Koha 765

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 maj 2017 Viti XVl Numër 765 Çmimi 0,50

Detaria e Ulqinit përmes dokumenteve ISSN 1800-5696

Dhuna në familje, sëmundje e shoqërisë

Në interesin e fuqive të mëdha


PËRMBAJTJE

5

10

Hapet drita jeshile

Fajësimi i grupimeve të veçanta fetare

Imperativ i kohës

Jeta në rrugën e natyrës

6

14

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017


PËRMBAJTJE

19

24

Pasqyrim i rrethanave shoqërore të pasluftës në Kosovë 22

Fakte të panjohura që na bëjnë të reflektojmë

Ndezja e gomave dhe mbeturinave të tjera rrezikon shëndetin e banorëve 33

Pjesëmarrës poetët Berjashi, Gjeçbritaj dhe Kovaçi KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 18 maj 2017 Viti XVl Numër 765 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Detaria e Ulqinit përmes dokumenteve

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Dhuna në familje, sëmundje e shoqërisë

Në interesin e fuqive të mëdha

shoqërisë sëmundje e familje, Dhuna në

mëdha e fuqive të Në interesin

dokumenteve Ulqinit përmes avoreHA Detaria e KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

743 Çmimi 0,50

avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

4 SHTATORI SHPALLET “DITA E NËNË TEREZËS” NË SHTETIN NJU JORK

Në respekt të veprimtarisë së saj Në një njoftim për mediat nga kryeqyteti Albany i shtetit Nju Jork, thuhet se Senati, që është dhoma e epërme e legjislativit të këtij shteti miratoi më 2 maj, 2017 rezolutën për të caktuar 4 Shtatorin si, “Dita e Nënë Terezës”, në kujtim të Shenjtores shqiptare dhe bamirëses së njohur anë e mbanë botës si, Nënë Tereza. Sponsorizuesi i kësaj rezolute ishte Senatori Republikan Martin Golden i lagjes Bruklin të Nju Jorkut. Senatorit Golden iu bashkuan edhe 30 senatorë të tjerë, demokratë të cilët ko-sponsorizuan nismën e Senatorit republikan Golden, duke siguruar kështu miratimin e kësaj rezolute për shpalljen e 4 Shtatorit si dita

4

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

kushtuar kujtimit të murgeshës dhe shenjtores shqiptare, Nënë Terezës. Miratimi i rezolutës u prit nga duartrokitje të ngrohta nga përfaqësuesit njujorkezë, në sallën e legjislaturës së Nju Jorkut në kryeqytetin, Albany. “Në kujtim të një jete të kaluar në shërbim të Zotit dhe duke ndihmuar më të varfrit, jam krenar të paraqes këtë rezolutë e cila përshtatshmërish nderon Nën Terezën në shtetin e Nju Jorkut, në përputhje me ditën e kanonizimit dhe shpalljes së saj Shenjtëreshe të Kishës Katolike. Për shumë vite, nëpërmjet urdhrit të saj “Misionarët e Bamirësisë”, ajo ia ka dedikuar jetën dhe veprimtarinë e saj, nevojave të sëmurëve dhe më

të varfërve”, është shprehur Senatori Martin Golden duke njoftuar miratimin e rezolutës. Senatori Golden vazhdoi duke theksuar se, “Si një simbol ndërkombëtar i dashurisë, Nënë Teresa -- e lindur në një familje shqiptare dhe e pagëzuar me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu -- me veprën e saj pati një ndikim të madh në botë dhe si e tillë, shteti Nju Jork do ta kujtojë dhe do t’a nderojë atë për gjithmonë”, përfundoi Senatori Martin Golden njoftimin se tani e tutje, 4 Shtatori, që është edhe data që shënon shënjtërimin e saj, do të njihet si ,“Dita e Nënë Terezës” në shtetin Nju Jork. F. Shkreli


NGJARJE JAVORE

Parlamenti i Spanjës ratifikoi Protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Hapet drita jeshile Parlamenti i Spanjës i ka hapur dritën jeshile Malit të Zi në rrugën për anëtarësim në NATO pasi që të premten ka miratuar Protokollin e anëtarësimit. Siç njofton qeveria e Malit të Zi, procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim ka filluar në vendet anëtare të Aleancës qysh në qershor të vitit 2012. Islanda ka qenë vendi i parë që e ka ratifikuar protokollin, më 8 qershor të vitit të kaluar, pikërisht dhjetë vjet pasi i njëjti vend e ka njohur pavarësinë e Malit të Zi. Ratifikimi për marrëveshjen e Atlan-

tikut të Veriut është miratuar njëzëri nga Kuvendi i Malit të Zi, më 28 prill të këtij viti. Më 1 qershor, pasi të hyjë në fuqi akti i ratifikimit në Holandë, ku ka përfunduar procedura, do të pasojë edhe ftesa nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, për Malin e Zi që t’i bashkëngjitet NATO-s, kanë sqaruar burimet nga qeveria e Malit të Zi. Siç ka paralajmëruar kryeministri Dushko Markoviq, Mali i Zi me krenari po përfundon një nga objektivat kryesore për zhvillimin e një shteti modern dhe demokratik. Me depozitimin e instrumenteve të rat-

ifikimit, që është planifikuar më 5 qershor, Mali i Zi do të bëhet zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s. Në të kaluarën Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO, por jo rrallë herë kishte kërcënuar ish-republikën jugosllave në mënyrë të hapur nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me aleancën. Në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi pati përpjekje për një grusht shteti, ndërsa zyrtarët malazezë fajësuan Moskën se qëndron prapa komplotit. (VOA)

E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Liderët dhe politika e papërgjegjshme

Fajësimi i grupimev

Para se të filloj, dua të rrëfej se kjo është një temë për të cilën nuk deshta të shkruaj, por është aq e rë

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Siç mund ta dijë lexuesi i rregullt, shkrimet e mia modeste kanë qenë gjithmonë dhe janë, në themel, të një fryme pajtimi, jo vetëm midis feve por edhe në favor të pajtimit shoqëror në përgjithësi, madje edhe faktorit politik shqiptar. Edhe ky shkrim modest është në të njëjtën frymë, në një frymë pajtimi e vëllazërimi midis shqiptarëve, sepse tjetër rrugë nuk ka. Fjala është për një intervistë që Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha i ka dhënë gazetës austriake, Der Standard, të ribotuar në gazetën Bota Sot. Njërës prej pyetjeve se, “Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi?”, Z. Basha i përgjigjet, ndër të tjera, duke thënë se, “95 për qind e personave me rekorde kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna, janë katolikë nga veriu i Shqipërisë.” Sipas intervistës të ribotuar sot në të përditshëm BOTA SOT, Kryetari i Partisë Demokratike – me dashje ose pa dashje -- duket se me këtë deklaratë të papërgjegjshme, si njëri prej dy udhëheqësve kryesorë të vendit – Edi Rama dhe Lulzim Basha -- që po kacafyten me njëri tjetrin për jetë a për vdekje politike, do që tërë fajin t’ia hedhë dikujt tjetër për problemet e tyre dhe të vendit. Sipas të gjitha vlerësimeve të brendshme dhe të jashtme, dy partitë kryesore- socialistët dhe demokratët, e kanë futur vendin në një rrugë të paparashikueshme politike, madje sipas disave, në prag të humnerës. Në kundërshtim me deklaratën e Z. Basha, nuk besoj se mund të bindet kush – as

6

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

brenda dhe as jashtë vendit -- se janë katolikët e veriut ata që janë fajtorë për krizën aktuale politike dhe ekonomike dhe të krimit në vend dhe as për kanabisin. Në këtë vështrim, deklarata e Z. Basha nuk ndihmon por shpresojmë që të mos përshkallëzojë krizën -- pa nevojë -- në një nivel të rrezikshëm për vendin, duke i shtuar atmosferës acaruese politike edhe elementin fetar e krahinor. Absolutisht e papërgjegjshme për cilindo udhëheqës që pretendon të jetë ose të bëhet udhëheqës dhe të qeverisi të gjithë shqiptarët! Fatkeqësisht, kjo deklaratë e Z. Basha, qoftë e bërë me qëllim ose pa u menduar mirë në nervozitetin e momentit, na sjellë në mend ditë më të zeza të pas Luftës së Dytë Botërore dhe të regjimit komunist, kur katolikët dhe Kisha Katolike akuzoheshin si forca “obskurantiste”, antishqiptare, që duheshin eliminuar për dëmet që i kishin sjellur Shqipërisë. Dihet se si e pësuan ata.

Por një gjë është e sigurt për Z. Basha dhe për të gjithë shqiptarët, se klerikët dhe katolikët e asaj gjenerate nuk ishin “llumi i veriut”, siç i quan Z. Basha në intervistën e tij “katolikët e veriut” sot, që sipas tij janë burim i krimeve në vend – por klerikët e vrarë dhe të persekutuarit nga regjimi komunist ishin përfaqësuesit më të denjë dhe nderi i kombit, jo vetëm në fushën fetare por edhe në fushën e gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës shqiptare. Unë nuk e di nëse shifrat që citon Z. Basha janë të vërteta ose jo, por edhe po të ishin të vërteta statistikat e tij, nuk është e këshillueshme për një politikan të përgjegjshëm që të fajësojë një grup të veçantë fetar, ose krahinor në këtë mënyrë – duke i akuzuar ata për krime dhe për të gjitha të zezat që kanë pllakosur sot Shqipërinë. Krimi nuk njeh as politikë, as fe, as krahinë, të nderuar politikanë shqiptarë. Kjo deklaratë, në qoftë se është bërë me

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ve të veçanta fetare

ëndësishme sa që ndërgjegjia nuk më lejon të heshtë. Po i shkruaj këto fjalë me zemër të thyer qëllim të keq, fatkeqësisht, të kujton një periudhë tjetër të hidhur, të historisë së Shqipërisë. Kjo deklaratë nënkupton se sipas Z. Basha, “problemi kanabis” dhe të gjitha pasojat që rrjedhin nga ky problem dhe që prekin zhvillimet politike të brendshme e të jashtme me të cilat përballet sot Shqipëria, na qenka një problem i shkaktuar prej “katolikëve të veriut” të vendit dhe jo i kësaj klase politike që ka (keq) qeverisur vendin për më shumë se një çerek shekulli. Duhet theksuar se, mbi të gjithë, fajtorë për këtë situatë të krijuar, në një mënyrë ose në një tjetër, janë të gjitha palët politike pa përjashtim të cilat kanë qeverisur Shqipërinë për gjysmë shekulli tani. Janë qeveritë e dy partive kryesore ato që kanë kontrolluar policinë, ushtrinë dhe çdo gjë tjetër në vend, përfshirë edhe krimin, dhe jo katolikët e veriut si entitet. Absolutisht se në radhë me të tjerë shqiptarë, ka kato-

likë në radhët e kriminelëve në Shqipëri dhe jashtë, por nuk besoj se vetëm katolikët e veriut, mund dhe duhet të veçohen si kryekriminelët e vendit, dhe të pretendohet se 10% e popullsisë kontrollojnë kanabisin dhe gjitha krimet e Shqipërisë. Në vend të këtyre statistikave që citon Z. Basha, politikanët shqiptarë, në vend të statistikave të cituara, duhet tu referohen statistikave të shpërnguljes së shqiptarëve që po zbrazin vendin, pikërisht si rrjedhim i politikave të dy partive kryesore, përfshirë sidomos mërgimin e katolikëve të veriut. Me një vizitë në ato troje, çdo kush mund ta vlerësojë shpejt gjendjen e mjerueshme të atyre zonave. Për këtë duhet të marrin përgjegjësinë politikanët shqiptarë. Po për këtë nuk qenka përgjegjëse politika shqiptare dhe udhëheqësit e saj?! Jo, për problemet e vendit sot na qenkan fajtorë “katolikët nga veriu i Shqipërisë”, që sipas të gjitha të dhënave zyrtare e

jozyrtare, janë shtresa dhe zona më e varfër dhe më me pak influencë politike dhe ekonomike në vend. Ja edhe dy pyetjet dhe përgjigjet e Z. Basha në lidhje me këtë temë, marrë nga BOTA SOT, të intervistës së tij me gazetën austriake, Der Standard: “Standard: Çfarë ju shqetëson juve më së tepërmi? Basha: Lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet. Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane. 95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë. Standard: Çfarë ka të bëjë kjo me politikën? Basha: Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhës. Në 2016 Shqipëria u kthye në plantazh kanabisi.” Krimi i çfarëdo lloji a forme qoftë, i nderuar Z. Basha, nuk njeh parti, fe as krahinë. Problemi ka qenë dhe është politika e këtyre pothuaj tre dekadave të fundit. Pajtohuni dhe bashkëpunoni me njëri tjetrin për të mirën e gjithë shqiptarëve pa dallime fetare e krahinore. Luftoni krimin e vërtetë, e jo “katolikët e veriut”.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Dhuna në familje, së

Dhuna në familje shikuar historikisht ka qenë e pranishme në të gjitha formacionet shoqërore-ekonomik në familje është çështje shumë e ndjeshme, sepse rëndom bëhen përpjekje që problemet familjare të zg

Qani Osmani

Dhuna në familje është një problem, për të cilin në botën bashkëkohore kanë filluar të bëhen studime, me qëllim të mirë, në mënyrë që përmes të dhënave që ofrojnë këto studime, të gjenden masa ligjore adekuate për parandalimin dhe eliminimin e kësaj dukurie. Dhuna në familje është një problem global dhe prekë të gjitha shtresat e popullsisë, të rinj dhe të moshuar, të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqarë, prek çdo kombësi, klasë race, apo grup etnik. Në shoqërinë tonë ky fenomen është shumë shqetësues nga vetë fakti se familja është studiuar nga shumë aspekte, si ai juridik, sociologjik, etik etj. Mirëpo, këtij institucioni aq të rëndësishëm në shoqëri nuk është trajtuar sa duhet në drejtim të hetimit të dhunës në familje. Pra, për ta njohur problemin e dhunës në familje, ka logjikë që së pari duhet ta njohim mirë familjen dhe se lidhur me këtë lind pyetja pse familja është institucion qendror në shoqëri? Përgjigjja nuk kërkon ndonjë përkufizim shkencor, sepse është një përgjigje e lehtë dhe besoj çdo njeri mund ta definojë lehtë. Njeriu lind, rritet, zhvillohet dhe vdes në familje. Së këndejmi, familja është institucioni më i afërt, më i dashur dhe më i ndjeshëm rreth të cilit sillet shoqëria njerëzore dhe mu nga rëndësia e saj, me të drejtë quhet qeliza e shoqërisë. Në këtë institucion ndodhin momentet më të rëndësishme në jetën e

8

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

individit si: çaste gëzimi (lindja, martesa), respekti, dashuria, ngushëllimi etj. Familja përkufizohet si grup themelor shoqëror i njerëzve, të lidhur me martesë dhe gjini, midis të cilëve ekzistojnë të drejta dhe detyrime të parashikuara me ligj. Shoqëria formohet nga familjet dhe raporti i shoqërisë me familjen është i drejtpërdrejtë dhe shumëfish i ndërvarur. Bashkëshortët, domethënë gruaja dhe burri, zënë pjesën qendrore në familje, prandaj raporti mes tyre vulos edhe raportet e tjera tek pasardhësit. Midis anëtarëve të familjes ka të drejta dhe detyrime të ndryshme të përcaktuara me ligj. Raporti i këtyre

të drejtave dhe detyrimeve ndryshon varësisht nga afërsia që ekziston ndërmjet tyre, si, për shembull, dallon ajo e prindërve ndaj fëmijëve, apo e fëmijëve ndaj prindërve të tyre të moshuar, në krahasim me vëllezërit apo motrat e rritura, raporti i nuses me vjehërrinë, ose me familjen e burrit e raporte të tjera.

Format e dhunës në shoqërinë tonë

Duke i analizuar të gjitha këto raporte të rëndësishme, mund të konstatojmë me të drejtë se dhuna në familje paraqet një krim serioz, që bën pjesë në krimet e përgjithshme kundër nje-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ëmundje e shoqërisë

ke. Prandaj, këtij problem i nevoitet një përkushtim serioz dhe i matur. Shqyrtymi i problemit të dhunës gjidhen brenda vetë familjes, me faktin real se familja konsiderohet si diçka e shenjtë

riut. Personi i cili pëson dhunë brenda familjes, nuk është në gjendje të kontribuojë në shoqëri. Prandaj, organet zbatuese të ligjit nuk guxojnë të jenë tolerante dhe të lejojnë dhunë, ngaqë çdo njeri është i lidhur me familjen. Dhuna në familje kohët e fundit ka filluar të raportohet, dhe ky raportim i tillë sa vjen e rritet, gjë që flet për një ngritje të vetëdijes së personave që përjetojnë dhunën, sidomos të femrave, sepse ato ose ata janë të vetëdijshëm se për asnjë veprim të papëlqyer nuk mund të ndëshkohen me masa dhune nga anëtari i familjes. Një arsye tjetër i raportimit të dhunës në organet e drejtësisë,

të policisë dhe OJQ-ve (të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm), është se praktika ka treguar që ato viktima mbrohen në mënyrë të duhur dhe efikase, si dhe ushtruesit e kësaj dhune arrestohen dhe më pas u nënshtrohen sanksioneve ligjore. Në shoqërinë tonë në praktikë del edhe problemi i diferencimit të formave të dhunës në familje, sepse rëndom këto paraqiten të gjitha në të njëjtën kohë, apo disa nga ato (fizike, psikike, emocionale). Disa nga format e dhunës në familjet tona janë: dhuna fizike, dhuna psikike, keqtrajtimet emocionale, mbyllja e dhunshme, ngacmimi, lënia e fëmijës pas dore, trazimi, pengimi i partnerit të ndarë për t’u takuar me fëmijën e saj, apo të tij. Te ne është shumë e shprehur dhe e raportuar dhuna fizike, madje kemi edhe përfundime tragjike: vrasje, shtytje në vetëvrasje (ose vrasje me inskenim të vetëvrasjes), tentim vrasjeje me armë zjarri, therje me thikë, duke bërë një kënaqësi shtazarake në trupin e gruas në prani të fëmijës, shkulje flokësh, lëndime në fytyrë, lëndime trupore, duke e akuzuar viktimën si të sëmurë psikike, rrahje të vazhdueshme duke e detyruar viktimën të pranojë edhe atë që s’e ka bërë etj. Këtë dhunë që përmendëm më lartë në të shumtën e rasteve e kryen: burri, babai, vëllai, vjehrri, kunati, djali, xhaxhai, daja etj.

Edhe femrat ushtrojnë dhunë

Mirëpo, praktika ka treguar se edhe femrat shpesh janë ato që shkaktojnë dhunë në familje, si, për shembull- ndaj pleqve, sidomos tash kur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nuk kanë edhe aq përkrahje materiale nga shteti, me të cilët u janë lënë në përkujdesje djemve, vajzave apo bashkëshorteve të djemve, nipërve dhe mbesave, duke shkaktuar kështu një keqtrajtim emocional dhe një dhunë të papërshkruar psikike. Ka raste kur edhe femrat bëjnë dhunë ndaj femrës, për shembull-vjehrrat ndaj nuseve, motra ndaj bashkëshortes së vëllait, nuset ndaj vjehrrave, ndaj motrave të burrit (kjo dhunë është reciproke) Kemi raste kur edhe femrat ushtrojnë dhunë ndaj mashkullit. Për shembull, gruaja me të lindur të fëmijës, e konsideron veten si pjesë qendrore të shtëpisë, kështu që prania e anëtareve të tjera të familjes së burrit (prindërve, vëllezërve, motrave etj) konsiderohen si pengesë në jetën e tyre. Shkaqet e shtyrjes për të bërë dhunë janë të shumta si: problemet ekonomike, familjet e mëdha, edukata patriarkale, çështja e pazgjidhur e banimit, frika nga pasiguria ekonomike, moslejimi i avancimit të personave me aftësi të ngritura në familje, jetesa e përbashkët bashkëshortore pa lidhje të kurorës etj..etj. Duke ardhur në përfundim mund të themi lirisht se dhuna në familje është një sëmundje e madhe për shoqërinë, në përgjithësi, dhe për shoqërinë shqiptare në veçanti, konsiderojmë se funksionimi efikas i mekanizmave kompetentë është një hap parandalues kundër dhunës në familje, duke përsosur dhe implementuar masat represive me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie negative. E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Imperativ i

Përshpejtimi i kalimeve në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan

Mbetet që përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe të Shqipërisë të ulen e të bisedojnë për një zgjidhje të shpejtë, efikase e të qëndrueshme, në të mirë të të dy palëve. Poashtu duhet punuar edhe në hapjen e disa pikave të reja kufitare me ç’gjë banorëve të fshatrave kufitare t‘u mundësohet kalimi i kufirit me kushte të caktuara

Gjekë Gjonaj

10

Sezoni veror po vjen. Bashkë me të edhe fluksi i madh i automjeteve në të gjitha pikë-kalimet në Mal të Zi. Referuar përvojës së viteve të shkuara më problematike pritet të jetë situata në pikën e kalimit në Muriqan, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Hapja e kësaj pike të

përbashkët në vtin 2009, e para e këtij lloji në Ballkan, e financuar nga Bashkimi Evropian, u cilësua nga kryeministri malazez Millo Gjukanoviq dhe kreu i Qeverisë shqiptare Sali Berisha si një ngritje e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer në mes dy vendeve fqinje

Është kërkesë e vazhdueshme dhe imperativ i kohës që shërbimet të thjeshtësohen edhe më tej, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata të automjeteve dhe pritjet disa orëshe, të mundimshme të personave që vendosin të kalojnë përmes këtij vendkalimi , veçmas gjatë stinës së verës

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

i kohës në rrugën e tyre të përbashkët drejt BE-së. „Ky është një atribut i vullnetit tonë të mirë për t‘u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe të perspektivës sonë euroatlantike. Duke arritur standardet, ndër të tjera edhe në menaxhimin e pikave kufitare, ne do të përshpejtojmë procesin e liberalizimit të vizave me vendet evropiane“, është shprehur asohere kreu i qeverisë malazeze. Ndërsa homologu i tij shqiptar Sali Berisha ndau mendimin se “Shqipëria i konsideron si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjët veriorë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor, dhe shtoi se ndërtimi i kësaj pike të përbashkët do të ndikojë fuqishëm në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Nuk ka dilemë se kjo pikë e përbashkët doganore ka shënuar një

periudhë të re në marrëdhëniet e mira ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë duke u reflektuar si një shembull i mirë dhe pozitiv për rajonin dhe më gjerë. Ajo ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë në zhvillimin dhe bashkëpunimin reciprok në shumë fusha mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Njëherësh e ka shkurtuar distancën midis dy qyteteve të lashta Shkodrës dhe Ulqinit në 38 kilometra , ka hapur lidhje të mira dhe të shpejta me portin e Tivarit, me bregdetin e Malit të Zi dhe me shtetin e Kroacissë, dhe ka lehtësuar procedurat e kalimit të qytetarëve të të dy vendeve. Shtetasit malazezë dhe shqiptarë tashmë mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në vend të pasaportave dhe në hyrje-dalje nuk kanë nevojë që dokumentet e tyre t’i tregojnë dy

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

herë pasi kontrolli bëhet miks nga punonjësit e të dy vendeve. Këto lehtësime kufitare nuk janë të mjaftueshme. Është kërkesë e vazhdueshme dhe imperativ i kohës që shërbimet të thjeshtësohen edhe më tej, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata të automjeteve dhe pritjet disa orëshe, të mundimshme të personave që vendosin të kalojnë përmes këtij vendkalimi , veçmas gjatë stinës së verës. Mbetet që përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe të Shqipërisë të ulen e të bisedojnë për një zgjidhje të shpejtë, efikase e të qëndrueshme, në të mirë të të dy palëve. Poashtu duhet punuar edhe në hapjen e disa pikave të reja kufitare me ç ’gjë banorëve të fshatrave kufitare t‘u mundësohet kalimi i kufirit me kushte të caktuara.

E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Cila do ishte pozita e shqiptarëve në një gjeostrategji të re të Ballkanit!?

Në interesin e fu

Shekulli 21’,për shqiptarët ka ndryshuar, dhe se definitivisht Rusia nuk do të mbetët faktor i skenave po Amerika ka luajtur një rol të rëndësishëm gjeostrategjik këto 70’ vitet e fundit në botë. Kështu që ed destabilizues, Amerika është duke e ndjekur me vëmendje, për t’ia ngadalësuar hovin

Haxhi Zeneli

*** Se si mund të rrjedhin saktësisht politikat gjeostrategjike të Ballkanit?, kjo nuk mund të dihet!, por nëse analizojmë dhe i japim një logjikë çështjes,duke u bazuar në ngjarjet e fundit, mund të thuhet se fushat që destabilizojnë rajonin e Ballkanit ekzistojnë më shumë se asnjëherë. Urrejtja ndëretnike mes këtyre popujve ka kaluar kufijtë, dhe e gjithë kjo ka gjasa të sigurta që do e çojë këtë rajon drejt destabilizimit. Politikën nuk e bëjnë vendet e vogla, ato mund të janë shkëndijat e para për t’i ndezur zjarret, kurse të mëdhenjtë marrin vendimet, shpeshherë në interesa të tyre gjeostrategjike, ashtu sikurse gjatë shekullit të kaluar, kur vendet e Ballkanit u copëtuan nga fuqitë e mëdha, dhe përfituan ata që kishin miqtë e fuqishëm. Kuptohet se në atë kohë në coptimin e tokave shqiptare, një rol pati edhe Rusia, duke favorizuar Serbin, Malin e Zi, dhe Bullgarinë (Maqedoninë), për interesat e veta, që nëpërmjet këtyre shteteve ti mundësohet dalja e tyre në detin e hapur. Por sot gjendja nuk është e njëjtë. Shqiptarët nuk i takojnë më shekullit të kaluar. Shekulli 21’,për shqiptarët ka ndryshuar, dhe se definitivisht Rusia nuk

12

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

do të mbetët faktor i skenave politike në botë, për ta vendosur fatin e shqiptarëve. Amerika ka luajtur një rol të rëndësishëm gjeostrategjik këto 70’ vitet e fundit në botë. Kështu që edhe sot, kurë është në pyetje Rusia, e cila kohët e fundit vazhdimisht po luan një rol provokues dhe destabilizues, Amerika është duke e ndjekur me vëmendje, për t’ia ngadalësuar hovin. Mendohet se Amerika do përdori një politikë të ngjashme si më parë!, që Rusisë të mos i lejohet dalja në Ball-

kan dhe Mesdhe. Me mbylljen e derës së fundit në Adriatik, duke e anëtarësuar edhe Malin e Zi në NATO, që Rusia bëri dhe po bën përpjekje të ndërhyjë aty, që ta destabilizojë Malin e Zi, nëpërmjet pakicës serbe atje. Mendohet se në një të ardhme jo të largët, në skenë do paraqitet edhe Turqia, si një partnere e fuqishme e Amerikës dhe anëtare e NATO, që ka një ekonomi dominante në Europë, ku ajo vazhdimisht është duke u injoruar nga Bashkimi Europian, ku ky shtet do të luajë një rol shumë të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

uqive të mëdha

olitike më në botë, për ta vendosur fatin e shqiptarëve. dhe sot, kurë është në pyetje Rusia, e cila kohëve të fundit vazhdimisht po luan një rol provokues dhe

rëndësishëm në gjeostrategjinë e Europës së ardhshme dhe mbarë Ballkanit, bile edhe më gjerë. Amerikanët përveç që do asistojnë Turqinë kundra Rusisë, ata do të ndihmojnë edhe në formimin e aleancave të reja në rajon, me shtete të ish bllokut komunist, në krye me Poloninë, Çekinë, Rumaninë, Hungarinë, ku Polonia do i kryesonte, sepse frika e këtyre shteteve ka qenë çdo herë nga Rusia, ku do i vejnë kufirin asaj. Parashihet që Turqia të bëhet një superfuqi e re në rajon. Po të ishte

kjo e vërtetë!, shtohet pyetja: se ku do jemi ne shqiptarët?, dhe kujt do ti qasemi?. Bashkimi Europian, me idenë e disa shteteve që nuk dëshirojnë të qëndrojnë në bashkësi, na jep të kuptojmë se kjo bashkësi ka gjasat që në një të ardhme edhe të mos ekzistoje, dhe se ëndrrat e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e kësaj bashkësie, duhet të rishqyrtohen edhe njëherë, sepse nuk besojë se bashkimi i tyre do bëhet në BE.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

*** Më kryesorja për shqiptarët është të konsolidohen të gjithë së bashku, sepse unifikimi duhet të ndodhë para gjysmës së parë të këtij shekulli , dhe nëse kalon ky rast!, , nuk do të përsëritet më, sepse pas vitit 2050 çdo gjë do të ndryshojë!. Mendoj se e gjithë kjo duhet të bëhet pas dobësimit të Rusisë, që të mos te kemi pengesë në arritjen e qëllimit tonë. Dhe sipas analistëve, dobësimi i Rusisë do të ndodhë rreth vitit 2020,ku do të ballafaqohet me Turqinë, për daljen e saj në Mediteran, nëpërmes Bosforit. Mendohet se këtë kohë Ballkani do trazohet përsëri nga Greqia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi, ku edhe një herë do të shembet Ballkani nga urrejtjet ndëretnike. Supozojmë se nëse këto analiza do të jenë përafërsisht të sakta!, atëherë shqiptarët më në fund do duheshin të bëjnë zgjidhjet e tyre të mençura për të mbijetuar si çdoherë tjetër gjatë historisë. Shqiptarët do të vihen para një sprove shumë të ndërlikuar, se me kë duan të qëndrojnë në ato kohëra të vështira. Populli thotë se: qengji i butë, thithë dy nëna”, pra mos të prishim miqësitë tona me Sh.B.Atë, të cilët u gjendën në momentet kritike pranë popullit tonë, sepse pas të gjitha këtyre ndryshimeve Amerika do mbetet përsëri superfuqi e cila do të dalë ngadhënjyese pas një konfrontimi të aleancës Turqi-Japoni, të vitit 2050. (Shkrimi është bazuar në disa nga analizat e amerikanit Xhorxh Fridman (George Friedman),:”The Next 100 Years”(100 vitet e ardhshme) E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Libri “Power of Myth” nga Joseph Campbell edhe në shqip

Jeta në rrugën e natyrës

Libri “Pushteti i Mitit” është i veçantë sepse është një intervistë mes burrave vërtetë të talentuar që re të marr pjesë në lojë, është një mrekulli edhe pse dhemb.” Nuk di se si mund ta përmbledhësh jetën më

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

“ 14

Shqipëria vazhdon të prodhojë bunkerë, jo prej betoni, por mendje të mbyllura, me dritare të vogla jo për të hyre drita por për të vjellur vrer kundër ideve të reja, për mungesën e të cilave vetë komunizmi dështoi. Regjimi jetoi aq gjatë sa ndoshta u hoqi njerëzve natyrën njerëzore dhe ata mbetën si

Shqipëria vazhdon të prodhojë bunkerë, jo prej betoni, por mendje të mbyllura, me dritare të vogla jo për të hyre drita por për të vjellur vrer kundër ideve të reja, për mungesën e të cilave vetë komunizmi dështoi. Regjimi jetoi aq gjatë sa ndoshta u hoqi njerëzve natyrën njerëzore dhe ata mbetën si pyll i trisht i zhveshur

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

pyll i trisht i zhveshur. Kush jemi, pse erdhëm, ku shkojmë? Të gjithë në udhëtimin për të provuar nëse jemi të denjë, ose të paktën kjo është ajo që Joseph Campbell gjeti kur na njohu me mitet që na kanë ndjekur gjatë shekujve. Libri “Pushteti i Mitit” është i veçantë sepse është një intervistë mes burrave vërtetë të talentuar që respektojnë njëri-tjetrin dhe flasin për atë që duan, për jetën në përgjithësi, dhe Campbell thotë: “Unë do të marr pjesë në lojë, është një mrekulli edhe pse dhemb.” Nuk di se si mund ta përmbledhësh jetën më mirë se kaq. Jeta është e mrekullueshme dhe dëmton. Campbell vazhdon: “Heroi është ai që vjen për të marrë pjesë në jetë


KULTURË

espektojnë njëri-tjetrin dhe flasin për atë që duan, për jetën në përgjithësi, dhe Campbell thotë: “Unë do ë mirë se kaq. Jeta është e mrekullueshme dhe dëmton

me guxim dhe vendosmëri, në rrugën e natyrës, jo në rrugën e mllefit, zhgënjimit apo hakmarrjes personale”. Shkrimtarët e ekranit e përdorin punën e Campbellit për të përshkruar filmat sepse është udhëtimi që ne të gjithë e njohim ose në sipërfaqe ose poshtë në nënndërgjegjen tonë dhe e dimë se ne jemi heronj të udhëtimit tonë. “Pra, Jezusi thotë, mos gjykoni që ju të mos gjykoheni, domethënë, vendoseni veten në pozicionin e Parajsës përpara se të mendoni për të mirën dhe të keqen.” Me këtë deklaratë, Campbell përpiqet të thotë se ne duhet t’i shohim gjërat nga një nivel më i lartë. Një gjarpër helmues nuk është i keq ashtu siç është. Kur e vrisni për të

shpëtuar dikë, ju jeni duke thënë jo për situatën, nuk jeni duke thënë se gjarpri është i keq. “Pushteti i Mitit”, Shtëpia Botuese Milosao, 2017 Tiranë, është i lehtë (rela-

tivisht) për të kuptuar dhe hapur para nesh botën e mitit - kjo e bën Joseph Campbell të jetë heroi i librit, dhe përkthyesin Faruk Myrtaj zëdhënësin e tij në shqip.

Campbell vazhdon: “Heroi është ai që vjen për të marrë pjesë në jetë me guxim dhe vendosmëri, në rrugën e natyrës, jo në rrugën e mllefit, zhgënjimit apo hakmarrjes personale”. Shkrimtarët e ekranit e përdorin punën e Campbellit për të përshkruar filmat sepse është udhëtimi që ne të gjithë e njohim ose në sipërfaqe ose poshtë në nënndërgjegjen tonë dhe e dimë se ne jemi heronj të udhëtimit tonë. E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

U mbajt edicioni i 14-të i manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”

Prezantim i trashë

Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” ka për qëllim ruajtjen e vlerave tradicionale dhe promovimin e pjesë shumë artistë shqiptarë me famë, duke i tejkaluar kufijtë e një manifestimi me karakter lokal. Ve Organizata joqeveritare “Ora” organizoi nga data 12-14 maj, edicionin e 14-të të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”. Manifestimi filloi të premten mbrëma në skenën në Kalanë e Shasit, ku në kuadër të ciklit “Ana e Malit nëpër vite” u shfaq filmi dokumentar mbi eposin e kreshnikëve, u kënduan këngë tradicionale nga këngëtarët vendas Fahri Zeneli, Fadil Velaj dhe Naxhije Popi, si dhe u hap ekspozita e piktorëve Gazmend Leka nga Tirana dhe piktorit vendas Agron Ujkashi. Për rëndësinë e eposit të kreshnikëve ka folur Prof. Dr. Zymer Neziri nga Prishtina, i cili e ka përgatitur dosjen për nominim në UNESCO,

16

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

ka realizuar filmin dokumentar dhe është marrë me promovimin e eposit të kreshnikëve. Ai ka treguar se dosja ka filluar të përgatitet në vitin 2009 dhe ka përfunduar në vitin 2012, kurse filmi dokumentar ka përfunduar në janar 2013. “Ky film bashkë me dosjen është dëshmi që eposi i kreshnikëve ka një shtrirje në pjesën ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, fatkeqësisht në pesë shtete. Por fatbardhësia për Ballkanin, për Evropën, është se ky është ndër eposet e fundit të epikës legjendare jo vetëm shqiptare e ballkanike, por edhe evropiane”, ka thënë Neziri.

Ai ka theksuar se shqiptarët e kanë vetëm një vlerë të pranuar në UNESCO, e që është polifonia e jugut, por që në të ardhmen duhet të përgatisin edhe dosje të tjera, duke filluar nga vallet e ndryshme. Zeqiri ka shprehur bindjen se eposi i kreshnikëve do të shpallet trashëgimi kulturore me vlerë botërore. “Presim që eposi i kreshnikëve të shpallet trashëgimi e vlerave etnokulturore botërore nga trashëgimia shpirtërore shqiptare”, ka thënë ai. Ndërkaq Dr. Ismail Doda ka folur mbi gjurmët e eposit të kreshnikëve në trevën e Anës së Malit. Ai ka thënë se në Anë të Malit ka vjelur rreth dhjetë këngë kreshnike, të


KULTURË

ëgimisë kulturore

e turizmit të Anës së Malit. Ai është shndërruar tashmë në një veprimtari prestigjoze, ku kanë marrë endosja e Shasit në qendër të këtij manifestimi ka bërë që të rikthehet vëmendja te ky qytet i lashtë cilat kanë mbi 1200 vargje dhe janë të pabotuara. “Fatkeqësisht edhe në atë kohë nuk janë përcjellur me lahutë. Lahuta është përdorur tepër rrallë. Lahutari më i mirë në atë kohë ka qenë Xhemal Hajdari Gjoni nga Selita, i cili i ka përcjellur baladat me lahutë. Por fatkeqësisht nuk ka ditur këngë kreshnike”, ka theksuar ndër të tjera ai. Doda ka thënë se këngëtarët tjerë në Anë të Malit kanë ditur këngë kreshnike, i kanë recituar ato, por jo me lahutë. “Që herët lahuta ka filluar të zbehet dhe të përdoret rrallë”, ka thënë ai. Ditën e dytë të manifestimit është mbajtur dita e sportit, ku janë zhvillu-

ar turne në shah, volejboll, pingpong, futboll ndërmjet institucioneve, ndërsa në mbrëmje është bërë prezantimi i trashëgimisë kulturore dhe mbrëmja muzikore me talenten e re Egzona Salaj. Në ditën qendrore të manifestimit është shfaqur program kulturor-artistik me pjesëmarrjen e ansamblit “Tradita”, grupit nga Tetova, këngëtarëve vendas, talenteve të rinj në fushën e muzikës, vallëzimit, recitimit etj. Po ashtu është prezantuar kuzhina popullore e Anës së Malit si dhe janë mbajtur lojërat popullore në hedhjen e gurit. Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit” ka për qëllim ruajtjen e vler-

ave tradicionale dhe promovimin e turizmit të Anës së Malit. I ideuar në fillim si një veprimtari ku para së gjithash do të bashkohen qytetarët e trevës së Anës së Malit dhe të trevave të tjera, „Pranvera në Anë të Malit“ është shndërruar tashmë në një veprimtari prestigjioze, ku kanë marrë pjesë shumë artistë shqiptarë me famë, duke i tejkaluar kufijtë e një manifestimi me karakter lokal. Ndërkaq vendosja e Shasit në qendër të këtij manifestimi ka bërë që të rikthehet vëmendja te ky qytet i lashtë, duke e promovuar atë si një qendër të zhvillimit të turizmit historik dhe kulturor. (Kohapress) E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Në kuadër të manifestimit “Java e arkivit 2017”

Ekspozitë dokumentare e vulave, faksimileve, logotipeve dhe simboleve Ekspozita është konceptuar si përmbledhje e vulave, faksimileve, logotipeve dhe simboleve të administratës shtetërore, organeve gjyqësore, shkollave, ndërmarrjeve ekonomike dhe subjekteve të tjera juridike, të nxjerrë nga fondet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Gjykatës Themelore të Ulqinit, shkollave fillore e të mesme, dhe fondeve private të familjeve Hajdinaga dhe Stanoviq nga Ulqini. Në të janë ekspozuar gjithsej 88 dokumente dhe 176 simbole Ulqin – Në kuadër të manifestimit “Java e arkivit”, e cila sivjet organizohet për të dhjetin vit me radhë nga Arkivi Shtetëror i Malit të Zi, me moton “T’i ruajmë arkivat”, të enjten mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin u hap ekspozita dokumentare e titulluar “Vulat, faksimilet, logotipet dhe simbolet nëpër dokumentet arkivore të Sektorit Arkivor Ulqin 1921-1961”, e përgatitur nga Sektori Arkivor i Ulqinit. Ekspozita është konceptuar si përmbledhje e vulave, faksimileve, logotipeve dhe simboleve të administratës shtetërore, organeve gjyqësore, shkollave, ndërmarrjeve ekonomike dhe subjekteve të tjera juridike, të nxjerrë nga fondet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Gjykatës Themelore të Ulqinit, shkollave fillore e të mesme, dhe fondeve private të familjeve Hajdinaga dhe Stanoviq nga Ulqini. Në të janë ekspozuar gjithsej 88 dokumente dhe 176 simbole (vula, simbole dhe logotipe). Drejtori i Arkivit Shtetëror të Malit të Zi, Stevan Radunoviq, ka thënë se qëllimi i organizimit të “Javës së arkivit”, në kuadër të së cilës organizohen ekspozita, është që të tërheqin vëmendjen mbi veprimtarinë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

me të cilën merren, “për rëndësinë e arkivave si institucione, por më me rëndësi se kjo të tërheqim vëmendjen për kujdesin dhe ruajtjen e lëndës arkivore dhe dokumenteve si pasuri kulturore dhe dëshmi e kohës në të cilën kanë lindur”. Ai ka lavdëruar punën e Sektorit Arkivor në Ulqin, duke thënë se ai po jep një kontribut të rëndësishëm dhe cilësor jo vetëm për realizimin e manifestimit “Java e arkivit”, por edhe për veprimtarianë arkivore në përgjithësi. “Ky kolektiv i vogël punon në mënyrë të përkushtuar, për kënaqësi të gjeneratave të ardhshme”, është shprehur ndër të tjera Radunoviq. Udheheqësja e Sektorit Arkivor – Ulqin, Liljana Bullatoviq, ka thënë se ekspozita është e pasur për llojllojshmërinë e përmbajtjes sepse përfshin periudhën prej 40 vjetësh, ku kanë gjetur vula, faksimile, dokumente e simbole të ndryshme. “Ne ruajmë pasurinë historike të qytetit tonë, memorien e tij historike”, ka thënë ajo, duke sqaruar se në përgatitjen e kësaj ekspozite janë shfrytëzuar dijet e arkivistikës bashkëkohore dhe përvoja e tyre në realizimin e ekspozitave të deritashme. Ajo ka treguar se ekspozita është

përgatitur me kolegun e ndjerë, Anton Filipaj, ndërsa sot i prezantohet publikut e plotësuar dhe teknikisht e punuar më mirë. Ekspozitën e ka hapur nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, e cila ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve dhe çdo gjëje me interes nga e kaluara. “Ne sot nga ky perceptim dhe pozitave kuptojmë se sa e rëndësishme është sikur të ishin ruajtur më shumë dokumente që flasin për ngjarje të shumta, për çdo gjë që ka ndodhur në këto hapësira gjatë shekujve dhe kohës së kaluar”, ka thënë ajo. Gjoni ka vlerësuar gjithashtu veprimtarinë e Arkivit Shtetëror, gjegjësisht Sektorit të këtij arkivi në Ulqin, duke thënë se “është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse me aktivitetin e tyre përpiqen të na kthejnë në disa kohë të tjera, por në një mënyrë cilësore dhe të dokumentuar”. Në kuadër të manifestimit “Java e arkivit 2017”, e cila këtë vit u organizua nga data 8-12 maj, të enjten mbrëma në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u mbajt orë përkujtimore me rastin e pesëvjetorit të vdekjes së punonjësit të arkivit dhe intelektualit i.k. të shquar, Anton Filipaj.


KULTURË

U përurua libri “Kujtimet e një firmëtari” i Hajredin Bej Cakranit

Fakte të panjohura që na bëjnë të reflektojmë “Çdo pasardhës ndjehet krenar kur paraardhësit e tij kanë luftuar, kanë kontribuar për çështje kombëtare dhe natyrisht për një kauzë – atë të bashkimit kombëtar. Me punën dhe luftën e tyre ata na kanë mësuar, na kanë bërë që ne sot të ndjehemi krenarë, por edhe të jemi borxhlinj ndaj kombit, ndaj këtij vendi që quhet Shqipëri”, ka thënë Kujtim Cakrani, pinjoll i autorit Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoi të shtunën në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin përurimin e librit “Kujtimet e një firmëtari” të Hajredin Bej Cakranit, i cili rrjedh nga një prej familjeve më të vjetra dhe më të mëdha në jug të Shqipërisë. Historiani Kastriot Bimo, redaktor i librit, ka thënë se duke qenë vetë protagonist i ngjarjeve që karakterizuan pjesën e dytë të shekullit XIX dhe pjesën e parë të shekullit XX, si dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, autori në libër flet në vetën e parë dhe na sjell një këndvështrim krejt ndryshe. Ai ka theksuar se është e vërtetë se e gjithë gjysma e dytë e shekullit XX ka qenë e mbushur me sulme dhe stigmatizim të figurës së bejlerëve, por e vërteta është se duke qenë të pasur kanë qenë ata që kanë drejtuar kryengritjet e Tanzimatit, kanë udhëhequr qeveritë e para, gjë që tregon se këta njerëz nuk vinin asgjë mbi kombin dhe bashkimin e trojeve të tij. “Këta në çdo fjalë përmendin ‘vatani, vatani’, gjë që tregon fare qartë se çdo gjë e kishin të lidhur me të”, është shprehur Bimo. Libri është botuar nën kujdesin e studiuesit dhe hulumtuesit Auron Tare dhe Kujtim Cakranit, pasardhës i Hajredin Bej Cakranit, të dy të pranishëm në përurim. Cakrani ka thënë se “çdo pasardhës ndjehet krenar kur paraardhësit e tij kanë luftuar, kanë kontribuar për çështje kombëtare dhe natyrisht për një kauzë – atë të bashkimit kombëtar”. “Me punën dhe luftën e tyre ata na kanë mësuar, na kanë bërë që ne sot të ndje-

hemi krenarë, por edhe të jemi borxhlinj ndaj kombit, ndaj këtij vendi që quhet Shqipëri”, ka thënë ndër të tjera ai. Studiesi Auron Tare ka treguar se çfarë e ka nxitur për t’u marrë me përgatitjen e librit “Kujtimet e një firmëtari”. Ai ka thënë se për dallim prej shumë të tjerëve, Kujtim Cakrani i ka gjetur dhe ruajtur shënimet e paraardhësve të tij. Tare ka sqaruar se “nuk ka qenë qëllimi për t’i botuar, për t’u bërë një libër, por ka qenë një ditar, një lloj bashkëbisedimi me veten e tij, që Hajredin Cakrani ka bërë gjatë jetës së tij të bujshme politike”. Sipas tij, në libër ka fakte të panjohura që na bëjnë të reflektojmë. Duke bërë një krahasim ndërmjet politikanëve të sotëm dhe atyre të periudhës për të cilën flet autori, Tare ka thënë se “këta njerëz i lanë paratë e tyre që kishin trashëguar, pronat, florinjtë etj. për çështjen kombëtare”. Në vështrimin e tij, Dr. Ilir Çapuni ka thënë se ky libër “hap një dritare të re në të cilën shihet qartë që fisnikëria shqiptare ishte e fisme në çdo kuptim të fjalës: e edukuar, e informuar dhe e respektuar”. Ai ka theksuar se duke lexuar librin

është habitur, por në të njëjtën kohë edhe kënaqur me faktin “se sa i informuar është autori për aneksimin e Bosnjes dhe arsyet e saj, për rolin e Malit të Zi, por edhe për dorëzimin dhe rolin e Ulqinit”. “Le të jetë ky libër dhe kjo njohje e sotme një hap i mbarë për ta kuptuar se sa shumë e kemi dashur dhe njohur njëri-tjetrin në të kaluarën, sa shumë na janë dashur gjyshërit dhe sa shumë duhet të duhemi sot ne nipërit”, ka përfunduar ai. Në emër të organizatorit ka përshëndetur kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, i cili ka thënë se është një nder i posaçëm që publikut shqiptar në Mal të Zi t’i prezantohet vepra mbi jetën e Hajredin Bej Cakranit. Folësit janë përgjigjur më pas në pyetjet e të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishin edhe pjesëtarë të autorit Hajredin Bej Cakrani. Libri “Kujtimet e një firmëtari” i Hajredin Bej Cakranit është botuar nga Shtëpia Botuese “Promo Print” dhe përbën një prej burimeve të dorës së parë mbi ngjarjet më të rëndësishme që ndodhen në periudhën para, gjatë dhe pas shpalljes i. k. së Pavarësisë së Shqipërisë. E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

19


PORTRET

Portret i shkrimtarit Adem Kurpejoviq (Kurpeja)

Krijues me stil të v

Duke lexuar poezitë e Ademit shohim se sa lehtë vjen ritmika dhe niveli ideo-artistik, në brenditë e tyre shihet origjinaliteti, besueshmëria, freskia e ndjenjave për kohën kurdo dhe kudo është gjendur ky poet i veçantë

Haxhi Lajçi

Një ndër shkrimtarët e veçantë është Adem Kurpeja nga fshati Sregjan i komunës së Rozhajës. Është i veçantë për shkakun se ka një talent të lindur në shkrimin e poezive tradicionale të popullit boshnjak-mysliman, por jo vetëm poezive. Adem Kurpeja u lind më 24 maj 1952. Shkollën fillore e ka kryer në fshatrat Prapaçan dhe Kryshec të komunës së Deçanit në Kosovë. Në kohën kur familja e tij jetonte në këtë fshat, ai mësoi gjuhën shqipe. Atje Ademi u martua me një shqiptare nga fshati Dujakë e Gjakovës. Edhe pse me përkatësi boshnjake, e flet shumë bukur gjuhën shqipe. Gjuhën amtare shqipe e flasin të gjithë fëmijet e Ademit. Pastaj familja u kthye në Rozhajë, në vendlindje, ku kreu shkollën e mesme, Dega e përpunimit të drurit. Me të kryer shkollën e mesme u punësua në Kombinatin e Drurit “Gornji Ibar”, si mjeshtër dhe specialist i punimit të dyerve dhe dritareve. U pensionua në vitin 2010, me 40 vjet e tre muaj përvojë pune në këtë ndërmarrje. Me shkrime ka filluar të merret nga koha kur ishte në bankat e shkollës së mesme. Përmbledhjen e parë me poezi të titulluar “Uzdisanje živo-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

ta” e botoi në librin “Doživljeno nezapamćeno” (Përjetime të paharruara) në vitin 2004. Ademi me poezitë e veta ka marrë pjesë në shumë takime të shkrimtarëve në Rozhajë, Novi Pazar e gjetiu. Shumë poezi të tij janë komponuar në këngë, siç është poezia me titull “Svilenica tanka”, e cila hyri në mesin e 12 këngëve të zgjedhura në Festivalin e këngëve “Perlat e Sanxhakut” në Sanxhak. Duke lexuar poezitë e Ademit shohim se sa lehtë vjen ritmika dhe niveli ideo-artistik, në brenditë e tyre shihet origjinaliteti, besueshmëria, freskia e ndjenjave për kohën kurdo dhe kudo është gjendur ky poet i veçantë. Pas librit të parë, të mirëpritur nga ata që merren me poezi si edhe lexuesit e thjeshtë, Kurpejoviq kishte punuar një kohë të gjatë për të grumbulluar materie në lidhje me gjenealogjinë e Kurpejoviqëve. Është i pari i cili shkroi një libër të këtillë në lidhje me historikun e gjenealogjisë së kësaj vëllazërie. Në këtë libër i cili titullohet “Kurpejoviqët dhe rrënjët e Kurpejoviqëve”, ai jep të dhëna etnohistorike, tregon për të kaluarën, lëvizjet (migrimet), kulturën jo vetëm të kësaj vëllazërie, por edhe të Rozhajës me rrethinë. Të gjitha të dhënat janë dorëshkrime burimore të vendasve duke i marrë ato nga njerëzit që nuk jetojnë më, por edhe nga prindi i tij i cili jetoi afër një shekull, duke deklaruar për vetveten se “nuk është as historian, as etnolog”. Monografia e tij “Kurpejoviqët dhe rrënjët e Kurpejoviqëve” është një

material me shumë vlerë për hulumtuesit sepse këto të dhëna tregojnë për prejardhjen e kësaj vëllazërie, vendin ku kanë jetuar dhe ku jetojnë tani. Periudha që më së shumti e ka shqetësuar autorin është periudha e migrimit në Turqi, jo vetëm e boshnjakëve por edhe e shqiptarëve të kësaj ane. Një pjesë të arkivit për rrënjët e kësaj vëllazërie e ka gjetur pikërisht në Turqi. Atje, thotë autori, kam gjetur edhe fotografi të shumta, të cilat kanë vlerë historike. Kjo popullatë e kësaj ane ka përjetuar dëbime e shpërngulje me dhunë pandërprerë, numri i të cilëve nuk ishte i vogël. Dorëshkrimet e tij janë po ashtu të veçanta, siç thotë recensenti i këtij libri Sait Kaçapor: “Kam dilemë se më me vlerë do të ishte gjuha origjinales e autorit sesa përshtatja e këtyre dorëshkrimeve me standardet gjuhësore malazeze apo boshnjake”. Pas botimit të këtij libri me vlerë për vendin dhe për vëllazërinë e Kurpejajve, Ademi në vitin 2015 doli edhe me pesë tituj të rinj, si në prozë ashtu edhe me poezi. Titujt e këtyre librave janë: “Priče, događaji i šale”, “Bošnjačke pjesme”, “Veseli svijet” (poezi), “Narodne izreke” dhe “Rječnik turcizama i manje poznatih riječi”. Autori Adem Kurpeja është vlerësuar lart nga ata të cilët kanë lexuar këto vepra mjaft të veçanta. Ai ka marrë pjesë në takimet tradicionale të manifestimit “Ora e maleve” në vitet 2011, 2012, ku është shpërblyer me mirënjohje të veçantë për kontributin


PORTRET

veçantë origjinal

e dhënë në shkrimet e tij. Adem Kurpeja ka një prirje edhe për poezi në gjuhën shqipe (gjuhë të cilën e flet në origjinalitet). Është mjaft i interesuar që veprat e tij t’i përkthejë edhe në gjuhën shqipe dhe është lexues i rregullt i të përjavshmes “Koha javore”. Një ndër poezitë në dorëshkrim është edhe poezia e tij, po ashtu e veçantë, e shkruar shqip, në gjuhën origjinale të vetë autorit: Dojm’ me jetu Dojm’ me jetu

Dojm’ me jetu, Elle festa me festu E flamurin n’dor me qu Abetaren shqip me shkru Elle emra tona dojm’ Drejtat tona i kerkojm’ Na shqiptar’ me jetu Per Kosoven me menu Gjith’ shqiptar’t me u grumbullu Qashtu dojm’ na me jetu Ashtu poplli me u zbashku Dojm’ me jetu, Dojm’ me jetu. Adem Kurpeja ka edhe një mori mirënjohjesh nga takimet e ndryshme

në të cilat ai ka marrë pjesë, të cilat vlerësime i ruan dhe i çmon shumë. Këto shpërblime i japin forcë dhe kurajo për të vepruar e shkruar pandalur. Është shumë i kënaqur sepse ka një familje të shëndoshë, të përbërë nga pesë djem dhe një vajzë, të gjithë të martuar, me gjithsej 32 nipa dhe mbesa. Siç thotë ai, “kjo është dhurata më e mirë dhe më e madhe që me ka dhënë Zoti”. Adem Kurpeja vazhdon të krijojë më tutje, pa u ndalur, derisa të jetë gjallë duke qenë i vlefshëm jo vetëm për veten, por për mbarë shoqërinë. E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

21


KULTURË

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaqi dramën “Dëshira Tours”

Pasqyrim i rrethanave shoqërore të pasluftës në Kosovë

Tuz- Trupa teatrore e Teatrit Kombëtar të Kosovës ka shfaqur dramën “Dëshira Tours”, ndërsa shfaqja është përshtatje e “Tramvaji i quajtur dëshirë” nga Tennesee Williams, me regji të Ardi Mejzinit, interpretuar nga aktorët: Qëndresa Kajtazi, Bujar Ahmeti, Molike Maxhuni, Labinot Raci, Adelina Xharrahu, Edlir Gashi dhe Flamur Ahmeti, ndërsa skenografinë e kësaj shfaqjeje e kanë realizuar Aziz Maloku dhe Arta Restelica. Në prani të një numri të vogël të artdashësve në sallën e QKI “Malësia”, aktorët në fjalë, me një interpretim jashtëzakonisht mjeshtëror dhe profesionist, ku janë mirëpritur ngrohtësisht nga publiku i pranishëm, kanë trajtuar rrethanat shoqërore në Kosovën e pasluftës të vitit 1999.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

Ngjarja zhvillohet në Fushë-Kosovë, një vend të cilin , sipas regjisorit të shfaqjes e karakterizon multi-etniciteti shoqëror dhe njerëz me prapavija të ndryshme të cilët takohen në këtë shfaqje, në shtëpinë e Zenel Berishës. “Kemi një personazh i cili ka origjinën nga një vend rural i cili takohet me kunatën e tij e cila është nga një prejardhje urbane. Këta të dy kanë botëkuptime të ndryshme dhe si pasojë e mos-korrespodencës së tyre në një gjuhë të përbashkët, përfundojnë në një rrëmujë dhe konflikt”, u shpreh për “Koha Javore”, regjisori i kësaj drame, Ardi Mejzini, duke shtuar se dëshira e tyre do të ishte që këtë dramë ta shfaqin edhe në Ulqin, Shqipëri dhe kudo që ka shqiptarë, nëse për këtë do të krijohen

mundësitë. Në të njëjtën kohë, njëri ndër aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që aktroi në shfaqje, në prononcim për Koha Javore theksoi se kjo shfaqje sociale, trajton lakminë e pushtetit, sidomos të qenit epror ndaj grave shqiptare, një fenomen që vazhdon dhe sot të jetë prezent në mesin e shumë çifteve. “Unë do ta definoja mesazhin e kësaj drame si njëfarë shtypjeje ndaj atyre që janë lakmiqarë që të përvetësojnë diçka pa të drejtë, diçka ndoshta dhe fizike e jo vetëm materiale”, u shpreh aktori, Bujar Ahmeti. Kjo është hera e parë që kjo dramë shfaqet në Tuz kurse premiera është dhënë më 7 dhe 8 të muajit të kaluar, në skenën e vogël të Teatrit Komt.u. bëtar të Kosovës.


FOTOGRAFIA E JAVËS

ALBERT CAMAJ LIQENI I HRIDIT

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Në edicionin e tetë të Festivalit “Pranvera Poetike Durrsake”

Pjesëmarrës poetët Berjashi, Gjeçbritaj dhe Kovaçi Poetët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi lexuan nga një poezi të papublikuar nga krijimtaria e tyre në konkursin e zhvilluar në kuadër të Festivalit. Poezitë e tyre u pëlqyen dhe u mirëpritën nga poetët dhe publiku i pranishëm Poetët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi përfaqësuan Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në edicionin e tetë të Festivalit “Pranvera Poetike Durrsake”, i cili u mbajt të shtunën në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Festivali i sivjetshëm, i cili organizohet nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës, përbëhej nga dy veprimtari. Në pjesën e parë u bë përurimi i krijimtarisë letrare të poetes Trandafile Molla Baja nga Durrësi, e cila jeton në Itali, për krijimtarinë e së cilës folën shkrimtarët Vladimir Muça dhe Agim Bajrami. Në fund të përurimit, asaj iu nda Çmimi i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

Në konkursin e zhvilluar në kuadër të Festivalit poezitë e tyre i lexuan rreth 50 poetë nga klubet e shkrimtarëve të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe shqiptarëve në Mal të Zi. Poetët Ibrahim Berjashi, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi lexuan nga një poezi të papublikuar nga krijimtaria e tyre, të cilat u pëlqyen dhe u mirëpritën nga poetët dhe publiku i pranishëm. Në fund të Festivalit u ndanë çmimet për poezitë më të mira. Juria në përbërje Gjergj Vlashi, Ibrahim Berjashi dhe Petrit Ruka me Çmimin e Parë vlerësuan poezinë e poetes Lola Shehi nga Tirana, me Çmimin e Dytë poezitë e Xhevat Latifit nga Gjilani dhe Merita Kuçi – Thartorit

nga Durrësi, kurse Çmimi i Tretë iu nda poetëve Arben Rashkaj nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Mimoza Rexhvelajt nga Shkodra dhe Adem Xheladinit nga Kërçova. Në arsyetimin e saj, juria theksoi se është përpjekur që të vlerësojë poetë më pak të njohur dhe të afirmuar. Me këtë rast, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës, i cili këtë vit shënon 10-vjetorin e themelimit të tij, vlerësoi me Çmimin e Karrierës shkrimtarët Petrit Ruka nga Tirana dhe Vilhelme Vranari - Haxhiraj nga Vlora. Ky është viti i katërt që SHAI “Art Club” mori pjesë në Festivalin “Pranvera Poetike Durrsake”. i.k.


KULTURË

Bashkësia Islame në Malin e Zi dhe Mexhlisi i Bashkësisë Islame – Ulqin organizuan mbrëmje kushtuar Haxhi Rexhep ef. Likës

Një jetë në shërbim të fesë

“Një element tjetër që duhet të veçohet gjatë punës së tij është kontributi i dhënë në unifikimin e besimtarëve myslimanë në trevat ku jetojnë dhe punojnë ata, si dhe duke nxitur frymën e bashkëjetesës ndërfetare dhe të respektit të ndërsjellë në mes konfesioneve”, ka thënë kryeimami i Ulqinit, mr. Ali Bardhi. Ulqin – Bashkësia Islame në Malin e Zi, gjegjësisht Mexhlisi i Bashkësisë Islame – Ulqin organizoi të shtunën mbrëmjen e titulluar “Një jetë në shërbim të fesë” kushtuar Haxhi Rexhep ef. Likës, ish-kryeimam i Tuzit dhe i Ulqinit. Në fjalën e tij, kryeimami i Ulqinit, mr. Ali Bardhi ka thënë se Rexhep ef. Lika është personalitet i shquar i vendit tonë, i cili kontribuoi si imam dhe si predikues i mësim-besimit në Ulqin dhe vazhdon të kontribuojë edhe tani në pension. “Me dijen, aftësitë e mençurinë e tij gjithmonë ka ditur që të promovojë vlera të duhura në kohën e vet, duke i prezantuar ato në mënyrë të kuptueshme dhe të qartë tek xhemati, si dhe çdoherë është munduar që të ruajë dhe të promovojë islamin bazë, të gërshetuar me traditën e vendit”, ka theksuar ai. Bardhi ka thënë se “një element tjetër që duhet të veçohet gjatë punës së tij është kontributi i dhënë në unifikimin e besimtarëve myslimanë në trevat ku jetojnë dhe punojnë ata, si dhe duke nxitur frymën e bashkëjetesës ndërfetare dhe të respektit të ndërsjellë në mes konfesioneve”. Sipas kryeimamit të Ulqinit, “edukimi jo si një hoxhë i thjeshtë, por si një dijetar i vërtetë, i pajisur me dituri të ndryshme fetare, atdhetare, shkencore, e bëjnë Haxhi Rexhep ef. Likën një njeri me dhunti të veçanta për

thithjen e diturive si dhe transmetimin e tyre tek populli”. Ai është shprehur po ashtu se puna, veprimtaria, edukimi e përkushtimi i Haxhi Rexhep ef. Likës për hapësirën ku ka jetuar e vepruar do të nderohet dhe vlerësohet gjithmonë. “Ne si institucion fetar dhe si imamë duhet të ndjehemi krenarë që jemi trashëgimtarë të këtyre figurave të shquara të vendit tonë dhe më gjerë, si dhe të marrim përsipër të çojmë më tej punën dhe veprimtarinë e tij”, ka përfunduar Bardhi. Për jetën dhe veprimtarinë e haxhi Rexhep ef. Likës kanë folur edhe prim. Dr. Gani Karamanaga në emër të besimtarëve të Ulqinit, Flora Basha si ish-nxënëse e mejtepit të udhëhequr nga Rexhep ef. Lika, kryeimami i Tuzit Islam Pepiqi, imami Ali ef.

Mehani në emër të imamëve të vjetër, zëvendësi i Reisit të Bashkësisë Islame në Malin e Zi Omer Kajoshaj, të cilët kanë vlerësuar dhe çmuar lart punën dhe kontributin e tij. Në fjalën e tij, Rexhep ef. Lika ka falënderuar folësit dhe të pranishmit, si dhe organizatorët e mbrëmjes. Haxhi Rexhep ef. Lika u lind në fshatin Brajshë të Komunës së Ulqinit, në vitin 1940. U edukua në qendra të rendësishme të edukimit. Më pas u kthye për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tij, fillimisht në treva të ndryshme në Mal të Zi, derisa u emërua kryeimam në Tuz dhe më pas në Ulqin. Ai njihet dhe çmohet nga të gjithë si model i klerikut që përçoi tek besimtarët vlerat dhe virtytet më të mira fetare dhe atdhetare. (Kohapress) E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Reportazh: Me arbëreshët e Zarës (4)

Ruajtja e ndjesisë së kombëtare dhe gjuh Shqiptarët e Arbanasit gjatë shekujve kanë dhënë personazhe të çmuara në çdo fushë të jetës dhe politikës, në shkencë, kulturë, muzikë e sport. Se sa është numri i arbëreshëve në Qarkun e Zarës, nuk dihet saktësisht. Sipas Edi Peroviqit, mendohet se në qytetin e Zarës, në Ploçe, Zemunik e Arbanas jetojnë afër 10 000 shqiptarë

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar)

Dita e tretë

Ditën e tretë, së pari vizituam njësinë e Bibliotekës së Zarës në Arbanas. Nuk e gjetëm përgjegjësen e bibliotekës, por na shoqëroi punonjësja e kësaj biblioteke. Ajo na çoi në repartin e veçantë të bibliotekës – Biblioteka Arbanasa, ku ishin vendosur libra, albume, fotografi, CD etj., që kryesisht bënin fjalë për arbneshët e Zarës, për të folmen, historinë, kulturën, sportin e çdo gjë që ndodhte apo kishte ndodhur ndër arbneshët vite me radhë. Vend të posaçëm zinte fotografia e akademikut Aleksandër Stipçeviq apo Shandrit, siç e quanin vendasit, dhe librat e tij dhe të gjithë autorëve arbëreshë apo të tjerë që kishin shkruar për ta. Na bëri përshtypje puna e përgjegjëses së bibliotekës e cila me saktësi vite me radhë mblidhte çdo artikull gazete apo raport televiziv që përbënte lajm për arbëreshët, i sistemonte dhe i lidhte në një libër të

26

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

veçantë dhe kështu kishte krijuar një arkiv shumë të pasur e të çmuar për

jetën, kulturën, sportin, arsimin e këtyre shqiptarëve këtu, të vendo-


KULTURË

ë përkatësisë hësore sur para afër 300 viteve në Arbanas, Zemunik apo Ploçe të komunës së Zarës. Edi Peroviqi na ftoi që në barin “Fontana”, pronar i të cilit ishte një shqiptar nga Maqedonia, të takohemi me disa anëtarë nga udhëheqësia e Klubit të Futbollit “Arbanasi” për të folur mbi pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në Turneun Mbarëkombëtar, që në shtator të këtij viti do të mbahet në Ulqin. Me Edin kishin ardhur lojtari veteran Pero Ratkoviqi, i cili në prezantim na tha Pero Gjurleka; “ashtu jemi thirr ne”, tha ai; Gjani Joviq –Bajla, po ashtu ish-futbollist, Marino Grdoviq, Rovish Milan dhe Miodrag Paunoviq, trajnerë të ekipit të futbollit “Arbanasi”. Fillimisht ata na treguan për historinë dhe sukseset e këtij klubi që ishte themeluar në vitin 1910, pra para “Hajduk”-ut të Splitit. Biseduam për shumë gjëra e më së shumti për atdheun e tyre të parë, për vendlindjen e stërgjyshave të tyre. Për çudi, edhe pse të gjithë flisnin nga pak arbnisht, nuk e kishin idenë se ku gjendej Brisku, Ljarja apo Shestani. Të gjithë thonin se të parët e tyre kishin ardhur këtu nga rrethi i Liqenit të Shkodrës, bile disa nga ata duke iu referuar mbiemrit Kallmeta që e mbanin shumë familje në Arbanas, mendonin se ndoshta këtu kishin ardhur nga fshati Kallmet i Shkodrës apo Lezhës. Ata të gjithë dinin të këndonin këngen “Zogu i verës”, për kishën e tyre thonin “Zonja jonë”, ndërsa pranuan se kur takohen me ndonjë shqiptar patjetër përdorin shprehjen “Gjaku jonë, toka jonë”. Kështu vepruan edhe kësaj dite, veçanërisht kur iu bëmë ftesën që fëmijët e tyre të moshës 15-vjeçare të bëhen pjesëmarrës të Turneut Mbarëkombëtar në Ulqin, e përsëritën disa herë dhe u shpre-

hën: “Pos e ka san zoti të shkojmë ne vend tet parve ton’” dhe shprehën gatishmërinë e pranimit të ftesës sonë. Kur iu shpjeguam se atdheu i të parëve të tyre, nga Ulqini nuk është më larg se 50 km, ndërsa Liqeni i Shkodrës më pak se 30 km, u gëzuan edhe më shumë dhe shprehën bindjen e plotë se do të vijnë në Ulqin. Sot, pas vdekjes së Shandrit (Stipçeviqit), studiues dhe njohës më i mirë i çështjes arbneshe është zonja Maksimiljana Barançiq, e lindur Karuc, e cila kishte doktoruar në temen: “Leksiku i të folurit të arbneshëve të Zarës si shprehje e takimeve gjuhësore”. U takuam me këtë zonjë dhe biseduam rreth njohurive të saj për atdheun e të parëve të saj. Ajo kishte vizituar Tiranën, Prishtinën, por asnjëherë atdheun e vërtetë të stërgjyshërve të tyre. E pyetëm se pse ishte kështu e ajo në arbnisht u përgjigj: “S’e di pse, kanë shkuo shum vet, kushtet nuk kanë pas t’mirë”. Maksimiljana e njihte mirë situatën në Arbanas, Zemunik dhe Ploçe. Ajo gjatë punimit të doktoraturës kishte vërtetuar se në Zemunik dhe Ploçe tanimë përveçqë shumë rrallë flitet gjuha shqipe, nuk ishte ruajtur asnjë toponim në gjuhën shqipe. Ndërkaq, në Arbanas tha se po ashtu fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 30-vjeçare nuk flasin shqip. Të tjerët, kush më shumë e kush më pak e flasin arbnishten duke marrë si shembull familjen Mazija, e cila sot e kësaj dite në shtëpi flasin arbnisht.

Kursi i mësimit të arbnishtes – që arbnishtja të mos vdiste

Për të dhënë kontributin e saj për ruajtjen e gjuhës së të parëve të tyre, ajo që dy vite organizonte dhe mbante kursin e mësimit të gjuhës

arbneshe. Në pyetjen tonë për numrin e kursistëve dhe strukturën e ndjekësve të kursit, ajo u shpreh se asnjëherë nuk ka pasur më shumë se 30 vetë dhe asnjëri nga ata nuk ishin më të ri se 20-vjeçar. Theksoi se është e kënaqur me interesimin për të mësuar gjuhën dhe shpreson se kjo gjuhë nuk do të vdesë, përkundrazi do të ruhet e kultivohet. Aq më parë, theksoi ajo, kur dihet se nga shtatori i vitit të kaluar, falë angazhimit të shqiptarëve të Zarës, me përkrahjen e qeverisë së Kosovës, në mënyrë fakultative, në një klasë të gjimnazit në Zarë mësohet gjuha shqipe. Nga biseda me të lartpërmendurit mësuam se në Arbanas jetojnë dhe ngapak e flasin gjuhën shqipe këto familje: Peroviq, Mateshiq (Kalmitani), Petani, Rela, Gjergja, Ratkoviq (Gjurleka), Joviq (Bajla), Nikpala, Stjepçeviq, Prengja, Krstiq, Mazija, Vladoviq (Rela), Jelenkoviq, Kallmeta, Paleka, Grdoviq, Kotllar, Deshpali, Dokoza, Marshani, Reliq (Rela), Duka, Krpeta, Golem, Perosh, Alviri. Shqiptarët e Arbanasit gjatë shekujve kanë dhënë personazhe të çmuara në çdo fushë të jetës dhe politikës, në shkencë, kulturë, muzikë e sport. Po përmendim disa nga ata: Aleksandër Stipçeviqi - akademik, Valter e Pavle Deshpali - muzicientë, Josip Rela - shkrimtar, Josip – Pino Gjergja - basketbollist i njohur, Josip Gjergja - diplomat, Dr. Ratomir Kalmeta pedagog, Gjani Marshani - këngëtar, Shime Kronja - gazetar, Hrvoje Macanoviq - doajen i gazetarisë, Prof. dr. sci. Hrvoje Mazija - profesor në fakultetin e veterinarisë, Dalibor Musap - fitues i këngës së Eurovizionit më 1989, Dr. Kruno Krstiq - sociolog dhe filolog, Ennio Stipçeviq - akademik, muzikolog, Niksha Stipçeviq - romancier, akademik, Bonifacije Peroviq - sociolog, Ivica Mateshiq – Jeremija - shkrimtar dhe diplomat ushtarak, Bozhidar Kallmeta, aktualisht kryetar i komunës së Zarës etj. Se sa është numri i arbëreshëve në Qarkun e Zarës, nuk dihet saktësisht. Sipas Edi Peroviqit, mendohet se në qytetin e Zarës, në Ploçe, Zemunik e Arbanas jetojnë afër 10 000 shqiptarë. (vazhdon) E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

27


KULTURË

Detaria e Ulqinit përmes dokumenteve të paraqitura në Fotoalbumin e Ulqinit

Koha e fundit për zbulimin dhe prezantimin e trashëgimisë sonë detare Gazmend Çitaku

Dëshmitë e para qytetëruese të Ulqinit si vend i lashtë bregdetar datojnë pa dyshim që nga neoliti. Këtë e dëshmojnë gjetjet në Kalanë e Ulqinit. Dëshmia më e mirë dhe më e fortë e kësaj periudhe është fragmenti i figurës Nëna e madhe (Pavle Mijović, Umjetničko blago Crne Gore, Beograd, 1980, fig. 27), që është karakteristikë e kohës parailire apo më mirë të themi neolitit (Aleksandar Stipçeviq, Ilirët, Prishtinë, 1990, fq. 430). Kjo periudhë (6000 vjet p. e. r.) karakterizohet me zbutjen e kafshëve, fillimin e mbjelljeve të kulturave bujqësore, peshkimin por edhe me përpunimin më fin të veglave të punës, që ishin prej guri. Kjo traditë e shërbimit me vegla guri të përpunuara vazhdon edhe në kohën e bronzit, ku në hapësirën e komunës së Ulqinit kemi gjetje të veglave të tilla (Banesa popullore në Anë të Malit, Ulqin, 2016, fq. 24). Është shumë me rëndësi të qartësojmë se Ulqini si vendbanim ka qenë gjithmonë këtu dhe se është themeluar

28

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

nga popullsia vendase. Gjetjet e murit ciklopik, që datojnë nga shek. VI-V p.e.r., dëshmojnë praninë e etnicitetit ilir, kurse në kronikat antike përmenden edhe periudha parailire si Veccio Olcini apo diçka e ngjashme. Pasuritë natyrore, pozita e përshtatshme gjeostrategjike dhe klimatike, bëri që Ulqini në periudha të ndryshme kohore të pranojë në gjirin e vet edhe kolonistë nga vendet e tjera si helenë, romakë e pse të mos themi edhe dalmatë. Këto kultura më së miri shihen në laramaninë e gjetjeve që nga Nëna e Madhe, Muri Ciklopik, Altari i Artemidës, Stemat e ndryshme familjare mesjetare, altarët hebraikë etj.

Jeta pranë detit ka bërë që këta banorë burim kryesor jetësor ta kenë detin dhe kulturat që mund të vilen nga ai, si peshkimi, lundrimi, tregtia, nganjëherë edhe piratëria. Se fiset ilire e me ta edhe ilirët-ulqinakë kanë njohur shumë mirë lundrimin dhe anijendërtimtarinë, me të drejtë konkludon Stipçeviqi kur thotë se ilirët nuk morën as nga grekët, por as nga romakët anijendërtimtarinë dhe lundrimin pasi që ata kaherë e kishin zotëruar këtë veprimtari dhe se ishin të njohura liburnat apo lembat ilire, të cilat me shumë sukses kopjohen nga romakët dhe futen në flotën ushtarake romake me po të njëjtin emër Liburna. Nuk kemi dëshmi për faktin

Nëna e madhe, figurë parailire e kohës së Neolitit gjetur në Kalanë e Ulqinit

Çekiç guri, i periudhës neolitike gjetur në fshatin Krythë të Ulqinit


KULTURË

Mbetjet e murit Ciklopik në Kalanë e Ulqinit, shek. VI-V p.e.re.

Altari i Artemidës, shek. V p.e.re gjendet në Muzeun e Ulqinit

se a i quanin romakët të gjitha mjetet lundruese ilire me një emër (unë mendoj se po) apo ilirët kishin edhe anije të formave dhe madhësive të ndryshme?! Për formën e tyre nuk kemi ndonjë të dhënë të detajuar dhe të saktë, përveç atyre pamjeve të anijeve që gjenden nëpër monedhat ilire të Daorsëve, Mbretit Gent apo edhe të Scodrit dhe Lissosit (A. Stipçeviq, Ilirët, Prishtinë, 1990, fq. 217).

zhvilluar anijendërtimtaria dhe anije të tipeve të ndryshme janë treguar mjaft të suksesshme për lundrim. Dikur edhe në Ulqin ka ekzistuar kantieri për ndërtimin e anijeve, madje në periudha të ndryshme kohore, historianë të ndryshëm Ulqinin e identifikojnë si vend i cili kishte një numër të konsiderueshëm mjetesh lundrimi e që nganjëherë ky numër edhe mund të ketë qenë mbi 250 mjete lundruese (Maksut Xh. Haxhibrahimi, Detaria e Ulqinit nëpër shekuj, Ulqin, 1994, fq. 89). Se Ulqini ka histori të bujshme detare nuk ka dyshim, pasi që në të gjitha periudhat kohore si qytet apo qytetarët e tij lojalë ndaj pushteteve të kohës, merr apo marrin pjesë në beteja të ndryshme detare duke filluar që nga Lufta e Parë Iliro-Romake, Beteja e Lepantit (ku ulqinakët marrin pjesë në të dyja palët ndërluftuese) (Noel Malcolm, Agjentët perandorakë, Tiranë, 2016), Lufta Veneto-Osmane (17141718), pastaj kemi nga tradita gojore këngë mbi heroizmat e detarëve ulqinakë si ajo e Lika Cenit (Dr. Bahri Brisku, Gjurmime shqiptare, Tiranë, 1994, fq. 130), Hysen Reizit (Dr. Bahri Brisku, po aty, fq. 136), Haxhi Alisë etj. Ulqinakët duke i lidhur gjuha, por edhe kombi, historikisht kanë anuar dhe kanë mbajtur lidhje të ngjeshura kulturore me portet shqiptare, kurse lidhje tregtare kanë mbajtur me Raguzën, Kotorrin, Venedikun, Stambollin, Tarabulluzin, Aleksandrinë etj. Andaj edhe lidhjet familjare të ulqinakëve janë shumë të ngushta me Durrësin, Shkodrën. Familjen ulqinake Bilali, për shembull, e hasim si në Ulqin, ashtu në Shkodër, por edhe në Durrës. Ashtu edhe familjet Shurdha, Fani,

Vlen të theksohet se nuk ka të dhëna për ngjashmërinë e anijeve që ndërtoheshin në bazenin e Neretvës (fisi ilir i Daorsëve) dhe atij të Liburnëve, nëse ishin të ngjashme apo të ndryshme etj. Por çka na shtyn të konkludojmë është se në brigjet e Adriatikut lindor, pra, aty ku jetonin ilirët, edhe sot është, por edhe në shekujt e kaluar ka qenë e

Lazoja, Kapidani, Truma etj. Mua gjithmonë më kanë bërë përshtypje tregimet mbi detin e veçanërisht përjetimet në kaltërsinë e detit dhe kjo ishte shtysa kryesore që atëherë, pra në vitin 1999, të filloj edhe unë aventurën e eksplorimit të traditës detare ulqinake. Duke filluar me një rubrikë modeste në gazetën “Kronika”, të quajtur “Mbledhim fotografi të vjetra të Ulqinit”, kjo nismë u bë shtysë kryesore që ngadalë ulqinakët të hapin arkat dhe në dritën e diellit të nxjerrin fotografi, dokumente, matrikulla dhe lloj-lloj dëshmie për traditën e tyre lun-

druese, por jo vetëm. Për një kohë të shkurtër fondi filloi të pasurohet aq shumë saqë në një moment vendosa të bëj një ekspozitë me fotografi dokumentare të Ulqinit pasi që dëshiroja që këtë sukses ta ndaja me bashkëqytetarë, e cila u titullua “Ulqini dje dhe sot”. Ekspozita u mbajt në mjediset e Bibliotekës së qytetit në fillim të vitit 2002 dhe ishte një ngjarje kulturore deri atëherë e paparë dhe më e vizituara. Nga kjo ekspozitë u desh të kalonin vetëm gjashtë muaj që fondi i dokumentacionit detar të dyfishohet dhe kjo bëri që të organizohet po më 2002 (pas gjashtë muajsh) ekspozita e dytë, e titulluar “Detaria e Ulqinit”, tërësisht me fotografi, dokumente e dëshmi deri atëherë të panjohura për opinionin. Edhe kjo ekspozitë ishte ngjarje kulmore kulturore, por që nga asnjë pushtet lokal nuk u njoh dhe as nuk u përkrah në drejtim që nga këto nisma të lindë diçka më serioze e pse jo një Muze Detar i Ulqinit. Traditën e lavdishme detare të Ulqinit e kam paraqitur në një monografi të tkurrur, të titulluar “Fotoalbumi i Ulqinit”, ku për herë të parë dokumentohen anijet ulqinake, pronarët e tyre, çertifikatat për lundrim, dekoratat dhe lëvdatat E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

29


KULTURË

për shkathtësitë e treguara etj. Për herë të parë prezantohet me fotografi kapidan Selim Shurdha, djali i tij, po ashtu kapidan, Shabani, velanija e tyre “Gloria”, matrikulla e Selim Shurdhës etj. Po ashtu të kompletuar me dëshmi paraqiten edhe Jakup Nimanbegu, Adem Tivari, por edhe të tjerët. Tani çdo gjë ishte më e lehtë. Vizitat e ngrohta në familjet ulqinake i bëja me

shkrimtarin Hajro Ulqinaku, ku ai traditën detare të familjes së vizituar e paraqiste me një artikull gazetaresk, kurse unë me syrin artistik mundohesha të nxjerr në dritë dokumentet më interesante nga moria e tyre. Duke falëndëruar mikpritjen ulqinake u bë e mundur që Hajroja të bëjë një cikël artikujsh për kapidanë, detarë, peshkatarë, të cilët i përmblodhi në disa libra publicistikë, kurse unë nxorra dy monografi me fotografi dokumentare, të cilat janë pasuri si për familjet ulqinake ashtu edhe për Ulqinin si qytet, Malin e Zi dhe mbarë kulturën shqiptare. Fotografitë dhe dokumentet me shumë kujdes i merrja, i skanoja dhe ashtu të padëmtuara ua ktheja pronarëve të tyre legjitimë, madje me shpenzime të veta ndonjë gjë që kishte shumë vlerë ua zmadhoja në mënyrë që ta ekspozojnë për më gjatë. Sot fondi im i fotografive dokumentare përbëhet prej një num-

ri të konsiderueshëm të fotografive origjinale dhe kopjeve të cilat më kanë dhënë familjet ulqinake, por kam edhe aso që i kam gjetur në hulumtimet e mia që kam ndërmarrë në periudha të ndryshme kohore nëpër arkivat e ndryshme, duke filluar nga ato private në Ulqin, pastaj Shkodër, Tiranë, Dubrovnik, madje një hartë kopjen e së cilës ia kam falur muzeut më ka ardhur nga Arkivi i qytetit të Frankfurtit (Gjermani). Me një ssfjalë, mbledhja e dokumentacionit kërkon sakrificë, kohë, dije e mbi të gjitha mjete materiale. Detaria është një gërshetim i shumë njohurive. Të jesh detar i mirë duhesh të jesh së pari i disiplinuar, guximtar, të njohësh detin, erërat, orientimin e ulqinakët i kishin dhe i kanë të gjitha këto tipare. Detaria nënkupton jo vetëm lundrim e peshkim, por edhe ndërtimin, riparimin e anijeve. Prapë ulqinakët i kishin këto veti. Sot për fat të keq ndërtimin e anijeve e ushtrojnë më tepër si hobi për kohë të lirë. Veçojmë Xhefko Kas’hoxhën, Adem Nimanbegun etj., të cilët e mbajnë gjallë këtë trashëgimi. Apeloj tek organet kompetente që sot është koha e fundit që të bëjmë diçka më shumë në zbulimin dhe prezantimin e trashëgimisë sonë detare. Të merret nisma për grumbullimin e gjësendeve për hapjen sa më të menjëhershme të një Muzeu Detar në Ulqin. (Kjo kumtesë është lexuar në takimin për Detarinë e Ulqinit, të organizuar nga Muzeu i Ulqinit, më 3 maj 2017)

30

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017


MOZAIK

Në Malësi u formua Organizata Joqeveritare “Pelikani Malësia“

Të mbrohet mjedisi me gjithë biodiversitetin që posedon

Nënhelm- Përfaqësues të Organizatës së sapoformuar Joqeveritare “Pelikani Malësia“ kanë prezantuar planet, qëllimet dhe synimet e shoqatës, në prani të një numri të konsiderueshëm të të ftuarve, në fshatin Nënhelm aty ku pikërisht graviton ky lloj zogu të cilin kjo shoqatë aspiron ta mbrojë. Kryetari i shoqatës në fjalë, Emin Çunmulaj duke falënderuar pjesëmarrësit në këtë tubim ka thënë se synimi i tyre kryesor është të mbrojnë mjedisin jetësor dhe trashëgiminë e tyre kulturore nëpërmjet formave të ndryshme duke renditur planet parësore të kësaj shoqate të sapo formuar. “Aktivitetet tona konsistojnë në luftën për vendosjen e marrëdhënieve kulturore të njerëzve dhe të fëmijëve ndaj mjedisit, parandalimin e çdolloj shkatërrimi ndaj mjedisit e sidomos ndaj pelikanit, organizimin e ligjëratave dhe ekspozitave, vendosjen e marrëdhënieve me organizatat bamirëse që do të zgjerojnë idetë në lidhje me raportet ndaj mjedisit, duke përfshirë edukimin e të rinjve, vazhdimin e punës për rivendosjen e kujdesit ndaj florës e faunës, evidentimin e çdo efekti negativ në lidhje me trajtimin ç ‘njerëzor të mjedisit, mirëmbajtjen dhe zgjerimin e kontakteve me organizatat me objektiva të njëjta brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin me institucione të tjera dhe me Parqet Nacionale, zhvillimin e turizmit rural

dhe ekologjik”, ka thënë mes tjerash Çunmulaj”. Ndërkohë, aktivisti për mbrojtje të ambientit, Pal Dreshaj theks të veçantë ka vënë te problemet që brengosin qytetarët e kësaj zone që gravitojnë përgjatë brigjeve të Liqenit të Shkodrës. “Gjendja është shumë alarmante. Nuk kemi asnjë udhërrëfyes turistik të liçensuar nga treva jonë si dhe asnjë të punësuar nga treva jonë në Bordin drejtues të Parkut Nacional të Liqenit të Shkodrës. Trashëgimia jonë kulturore është e pasur por ajo fatkeqësisht nuk gëzon kujdesin e merituar ku objekte të shumta as nuk restaurohen dhe as nuk mirëmbahen. Tumula dhe Kalaja Ilire, Mullinj dhe Kulla të vjetra, Ura dhe shtigje, kroje e burime të shumta si dhe folklori i lashtë dhe kuzhina tradicionale, janë një garant i eko-turizmit të qëndrueshëm. Por për këtë duhet plani zhvillimor dhe angazhim serioz i organeve kompetente shtetërore të cilat deri më tani kanë qenë indiferente. Se sa serioz dhe i sinqertë është interesimi i institucioneve, tregon fakti se as në tabelat info, gjuha shqipe e banorëve të këtushëm, nuk figuron fare, por injorohet”, ka thënë mes tjerash Dreshaj, duke i bërë apel Ministrisë së Turizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Parkut Nacional, Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit dhe sektorit civil, OJQ-ve që të ndërmarrin veprime për të zhvilluar këtë treve.

Ndërkaq, Saimir Hoxha, koordinator i “NOE Conservation” për Ballkanin Jug-Perëndimor, organizatë ndërkombëtare me seli në Paris, ka thënë se misioni i kësaj organizate është ruajtja e natyrës dhe bio-diversitetit në Francë, në rajonin e Mesdheut dhe në disa vende të Botës. “Ne si organizatë shprehim gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushën e ruajtjes së bio-diversitetit dhe ruajtjes së peizazhit natyror të Liqenit të Shkodrës, nxitjen e iniciativave fitimprurëse në përputhje me objektivat dhe funksionet e Liqenit që kanë të bëjnë me turizmin dhe eko-turizmin, për përfitime sa më të larta të banorëve vendas. Kritikat që do të ngreni ju për të përmbushur synimet tuaja, duhet të jenë të qytetëruara, të mobilizoni komunitetin e të punoni në dobi të tij për të ruajtur natyrën dhe pasuritë që ajo ka duke patur aktivitete miqësore me mjedisin”, ka thënë Hoxha. Drejtoresha e Parqeve Nacionale “Liqeni i Shkodrës” Azra Vukoviq ka thënë se pelikani ndodhet në një gjendje të mirë me 227 të tillë, që është dhe numri më i madh që prej shumë vitesh. “Unë si drejtoreshë e pesë parqeve Nacionale ju përgëzoj për formimin e kësaj shoqate e cila krijon mundësi që në mënyrë me zyrtare të vazhdohet më bashkëpunim në këtë drejtim”, tha Vukoviq. t.u. E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Përkrahja nga bashkëvendësit në SHBA për studentët nga Malësia

Dëshmi e dashurisë së pafund ndaj vendlindjes Urojmë që e gjithë kjo të jetë në shërbim të të mirës së përgjithshme, që brezat e rinj nga këto treva të arrijnë nivelet më të larta të shkollimit duke kontribuar kështu në përparimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë shqiptare në përgjithësi Bashkëvendësit tanë që jetojnë në SHBA vazhdojnë gjithnjë veprimtarinë e vet humanitare. Ata edhe këtë vit vazhduan me ndarjen e bursave për studentët nga Malësia, të cilët shkollimin e lartë e vazhdojnë në qendra të ndryshme universitare. Muajin e kaluar, Shoqata “Malësia e Madhe” nga Nju-Jorku dhe Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti, ndanë mbi 45 000 dollarë amerikanë për 57 studentë nga treva e Malësisë, të cilët ishin fitues të bursave për vitin akademik 2016/2017. Tashmë është e njohur veprimtaria e këtillë e bashkëvendësve tanë, të cilët në mënyrë të organizuar ndihmojnë studentët tanë dhe nëse kësaj shume i shtojmë edhe ndihmat individuale për të afërmit e vet, atëherë lirisht mund të themi se ata, me mjetet e veta, kanë rritur dukshëm numrin e studentëve nga këto hapësira të cilët e vazhdojnë shkollimin e lartë në qendra të ndryshme univer-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017

sitare. Aq më parë pasi kontributi i bashkëvendësve tanë është ndihma e vetme për rininë studentore nga Malësia sepse të tjerat janë minimale. Për shkak të obligimeve në vazhdimin e studimeve në Universitetin e Sarajevës, nuk pata mundësinë që, drejtpërdrejt, të falënderoj bashkëvendësit tanë për veprimtarinë e tyre të shenjtë për të ndihmuar në këtë mënyrë gjeneratat e reja në vendlindjen tonë. Edhe pse këtë vit nuk isha në mesin e fituesve të kësaj burse, dëshiroj të shprehi mirënjohjen time për gjithë kontributin e dhënë të bashkëvendësve tanë në fushën e arsimimit të brezave të rinj nga trevat tona. Me siguri se do të duhej një shkrim tepër i gjatë për të përshkruar këtë dhe kontributet tjera të bashkëvendësve tanë që jetojnë në mërgim dhe këtë do ta vlerësojë më së miri vetë koha, por vlerësoj se e kemi obligim që si pjesëtar i këtij brezi, qoftë edhe në këtë mënyrë, të

shprehi falënderimet vëllazërore për njerëzit tanë që jetojnë larg vendlindjes, në mërgim. Për të gjithë ata që veprimtarinë e vet dashamirëse ndaj tokës së të parëve të vet e kanë kultivuar edhe te brezat e rinj, të lindur dhe rritur në botën e mërgimit, por gjithnjë janë në ndjekje të gjurmëve të të parëve të vet. Vetia e këtillë e mërgatës sonë është unike dhe e veçon atë nga të gjitha të tjerat nga do që vijnë dhe është shembull i pashoq i dashurisë për tokën e të parëve të vet. Ndarja e bursave muajin e kaluar është edhe një dëshmi më tepër se përkushtimi dhe dashuria e tyre ndaj vendlindjes janë të pafund. Urojmë që e gjithë kjo të jetë në shërbim të të mirës së përgjithshme, që brezat e rinj nga këto treva të arrijnë nivelet më të larta të shkollimit duke kontribuar kështu në përparimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Kristjan Dukaj


MOZAIK

Banorët e katër fshatrave të KU të Tuzit apelojnë tek organet kompetente që të zgjidhet problemi i depos ilegale në Dinoshë

Ndezja e gomave dhe mbeturinave të tjera rrezikon shëndetin e banorëve

Dinoshë- Në afërsi të depos së grumbullimit të mbeturinave e cila ndodhet në periferi të Podgoricës, ka zënë vend një depo ilegale e mbetjeve të shumëllojshme e cila shtrihet në një sipërfaqe relativisht të gjerë, mbeturina këto të cilat vite me radhë i shkarkojnë njerëz të papërgjegjshëm të cilët për fat të keq ndotin ambientin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin e qindra banorëve të cilët gravitojnë në afërsi të kësaj sipërfaqeje të shëmtuar. Janë plotë pesë fshatra, banorët e të cilave pothuajse çdo ditë janë të detyruar të thithin në organizmin e tyre toksina të cilat nxjerrin mbetjet e ndryshme, përfshirë djegie të gomave të automjeteve e deri tek aromat shumë të rënda dhe të padurueshme të cilat vijn; nga kafshët e ngordhura që hedhen në këtë sipërfaqe e cila shtrihet përgjatë një pjesë ku kalon Lumi Cem. Banorët e fshatrave Rogath, Dinoshë, Milesh, Omerbozhaj por dhe Rakiqi pranë lumit Cem, përballen me këtë problematikë që zgjatë që prej katër-pesë vitesh por që ende nuk ka marrë zgjidhje, ndërsa shqetësimi i banorëve për këtë fenomen sa vjen e rritet çdo ditë. “Ka disa vite me radhë që të gjithë

jemi të detyruar të jetojmë në një mjedis jashtëzakonisht të ndotur dhe të rrezikshëm pasi nga mbetjet e llojllojshme të cilat i ndezin, krijohet një re e zezë e tymi që shtrihet përgjatë gjithë fshatrave që gravitojnë në afërsi të kësaj sipërfaqeje, duke sjellë me vete erëra të pakëndshme dhe herëherë të padurueshme. Ndotjen më të madhe e shkaktojnë gomat të cilave në një sasi të madhe ju vënë flakën në orët e vona të mbrëmjes, të cilat i ndezin kryesisht pjesëtarë të komunitetit rom, por jo vetëm ata, pasi disa të tjerë hedhin edhe kafshë të ngordhura që vërtetë shkaktojnë një atmosferë të padurueshme dhe të dëmshme. Ne bëjmë apel te të gjithë organet kompetente që të ndërmarrin masa urgjente për pastrimin e ambientit në fjalë dhe të ndalojnë njëherë e mirë hedhjen e mbetjeve të cilat po na rrezikojnë shëndetin vite me radhë”, u shpreh për “Koha Javore”, Shtjefën Kolçaj, banor i fshatit Omerbozhaj duke shtuar se deri më tani u janë drejtuar disa institucioneve për zgjidhjen e këtij problemi, por deri më tani, përpjekjet e tyre nuk kanë pasur sukses. Ndërkaq, edhe Admir Nikaj, banor i fshatit Rogath në prononcimin për

“Koha Javore”, shpreh brengosjen e tij për situatën e krijuar në këtë vend, duke thënë se mjedisi jetësor është duke u ndotur çdo ditë e më shumë, duke sjellë dhe pasoja në shëndetin e gjithsecilit që detyrohet të bashkëjetojë dita-ditës më këtë ambient të ndotur jetësor. “Banorët e këtyre fshatrave janë në një situatë aspak të volitshme duke qenë se mjedisi ku jetojnë është jashtëzakonisht i ndotur nga një sipërfaqe e gjerë e mbetjeve të ndryshme të cilat që disa vite janë rrënjosur aty, duke rrezikuar dhe shëndetin e njerëzve. Është koha që dikush të marrë hapa konkretë që ky problem të marrë fund njëherë e përgjithmonë, pasi vërtetë bëhet fjalë për një problematikë shqetësuese dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme”, u shpreh Nikaj. Banorët e këtyre fshatrave nëpër të cilat shtrihen shtëllunga tymi të zi me erëra të pakëndshme dhe toksike, pohojnë se deri më tani u janë drejtuar disa institucioneve për zgjidhjen e këtij problemi si: Inspeksionit për Ekologji, Ministrisë për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, etj, por siç u shprehën, askush deri më tani nuk ka ndërmarrë hapa seriozë për t’i dhënë fund t.u. kësaj çështjeje. E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

33


SPORT

34

Javore KOHA

E ENJTE, 18 MAJ 2017


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

GUARD

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Performs guard service to safeguard American Embassy property and personnel. Recognizes emergencies, unusual incidents, and developing problems. Checks ID cards, screens visitors and vehicles, and controls parking around Embassy building. Maintains log books and security equipment at various posts. May be required to work at other locations.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of high school is required. 2. EXPERIENCE: One year of experience in a security related field is required. 3. LANGUAGE: Level 2 (limited knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of Montenegrin is required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must have valid driver’s license cat B. Must be able to work 12-hour day or night shifts, weekends and holidays. Must be physically fit. 5. OTHER: Must pass security background check. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MAY 25, 2017 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Guard) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 18 MAJ 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 18 maj 2017 Viti XVl Numër 765 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO Numër 743

Çmimi 0,50

Numër 744

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi

0,50

rs triumfon në

0,50

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT

ISSN 1800-5696

Në interesin e fuqive të mëdha

E 1001 HALLEVE

guar e ulqina këve ISSN 1800-5696

Në udhëkry

Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

6965-0081 NSSI

ISSN 1800-5696

mjerimit Komedia e

e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

6965-0081 NSSI

Dhuna në familje, sëmundje e shoqërisë

2016 Viti XV

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

enjte, 15 dhjetor

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

Detaria e Ulqinit përmes e vdokumenteve mbiemra të it sllavizim e Dukuria itinerar Treni pa

2016 Viti XV

6965-0081 NSSI

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

amoralrëëve e lthuraorrersh uqiaptr are pushtettandaj dokumenteve sku ë p ë rb a a d fi S ë i uesshitkët Ulqinit përmesKM rijims 6965-0081 NSSI

shoqërisë sëmundje e familje, Dhuna në

JavoreHA KO JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

mëdha e fuqive të Në interesin

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV Numër 743

2016 Viti XV Numër 744

Çmimi 0,50

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

i hapësirës A e r Detaria e o H v a KJO KJO avoreHA e A avorH KJO KJO avoreHA ARSIM Podgo ricë e enjte,

19 janar 2017

748 Çmim i 0,50

15

Viti XVl Numër

Podgoricë e enjte, 23 shkurt

Podgo ricë e enjte,

26 janar 2017

Viti XVl Numër

SOCIALE

HISTORI VËSHTIME & OPINIONE

PORTRET PANORAMË SOCIALE

Çmimi 0,50

749 Çmim i 0,50

SPORT

SOCIALE

PANORAMË

2017 Viti XVl Numër 753

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË

ARSIM Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

SPORT

MOZAIK

MOZAIK

Çmimi 0,50

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

Javore KOHA

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

2017 Viti XVl Numër 754

KULTURË TEKNOLOGJI

SPORT

VËSHTIME & OPINIONE

ARSIM

TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

KULTURË

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 18 maj 2017 Viti XVl Numër 765 Çmimi 0,50

TEKNOLOGJI

PANORAMË

SPORT

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.