KOHA Javore Podgoricë e enjte, 1 qershor 2017 Viti XVl Numër 766 Çmimi 0,50
Maturantët defiluan nëpër sheshe ISSN 1800-5696
Plane famëkeqe ndaj shqiptarëve autokton
Relegjionet dhe agjërimi
PËRMBAJTJE
4
Një delegacion i senatit amerikan viziton Malin e Zi
NATO mirëpret Malin e Zi
Të mos biem në kurthin e devijimeve të shoqërisë së sotme 8
Turqia në vijën e parë të mbrojtjes 6 së vlerave demokratike
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
5
PËRMBAJTJE
14
18
Mrekullia letrare e Anton Gjuravçajt përmes njohjes historike 16
I askujt, por i gjithkujt
Periudha e artë e Ulqinit
Liri
28
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 1 qershor 2017 Viti XVl Numër 766 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Maturantët defiluan nëpër sheshe
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Plane famëkeqe ndaj shqiptarëve autokton
Relegjionet dhe agjërimi
autokton shqiptarëve famëkeqe ndaj Plane
dhe agjërimi Relegjionet
nëpër sheshe defiluan avoreHAMaturantët KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
743 Çmimi 0,50
avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në Bruksel u mbajt Samiti i Aleancës Veriatlantike
NATO mirëpret Malin e Zi
Bruksel - Mali i Zi nga dita e enjte ka ulësen e tij në takimet formale dhe joformale të NATO-s, kurse nga fillimi i qershorit do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se kryeministri malazez Dushko Markoviq, do t’iu bashkohet për herë të parë aleatëve në takimin që të enjten u mbajt në Bruksel. “Parlamentet e të 28 aleatëve dhe Parlamenti i Malit të Zi kanë ratifikuar pranimin e këtij vendi në NATO. Ky është një hap përpara për Malin e Zi, për qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe për vizionin tonë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, tha Stoltenberg. NATO i ka dhënë Malit të Zi planin për anëtarësim qysh në vitin 2009, ndërsa më 2015 i ka bërë ftesë për t’iu bashkuar Aleancës. Procesi e ka irituar Moskën, e cila, për kohë të gjatë, ka menduar se mund ta ketë Malin e Zi në sferën e saj të ndikimit. Qëkur Mali i Zi është ndarë nga
4
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Serbia në vitin 2006, Moska ka kultivuar lidhje të ngushta me republikën ish-jugosllave, ndërsa investitorët dhe turistët rusë kanë derdhur para të majme në këtë vend. Nga viti 2015, afërsia e tyre është kthyer në rrëmujë. Mali i Zi ka fajësuar Rusinë për një komplot për vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, në tetor të vitit të kaluar. Rusia, në anën tjetër, ka ndërprerë investimet në Mal të Zi, ka zvogëluar turizmin atje, ndërsa, së voni, ka ndaluar edhe importin e verës malazeze. “Jemi të përgatitur për çdo veprim të Rusisë, por asgjë nuk do të na pengojë në rrugën që kemi vendosur të marrim”, u tha gazetarëve, ditë më parë, kryeministri malazez Markoviq. “Ballkani, me shekuj, ka qenë skenë e luftës midis Perëndimit dhe Lindjes. Si asnjë vend tjetër në rajon, Mali i Zi ka lidhje të fuqishme me Lindjen, por në vitin 2006 (kur Mali i Zi ka shpallur pavarësinë), kemi marrë një vendim kyç, për të pranuar standardet dhe vlerat perëndimore”, tha Markoviq. Mali i Zi, vend me rreth 620 mijë banorë, ka një ushtri të vogël, me
rreth 2 000 ushtarë aktivë. Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, Mali i Zi dhe Serbia janë bombarduar nga avionët e NATO-s për 78 ditë. Me anëtarësimin e Malit të Zi, NATO bën zgjerimin e parë qysh në vitin 2009, kur në radhët e saj kanë hyrë Shqipëria dhe Kroacia. Përpos pranimit të Malit të Zi, Samiti i Brukselit është karakterizuar edhe nga pjesëmarrja për të parën herë në një samit të NATO-s të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. Ai ka bërë thirrje që të bëhet më shumë punë në luftën kundër terrorizmit dhe emigrimit, si dhe rreth çështjes së Rusisë. “NATO në të ardhmen duhet të ketë më shumë fokus ndaj terrorizmit dhe emigrimit, si dhe kërcënimeve nga Rusia dhe nga kufijtë lindorë dhe jugorë të NATO-s”, ka thënë Trump. Ndërkaq mediat kanë raportuar edhe për një incident kur gjatë një parakalimi, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e tërhoqi me dorë kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, duke e zhvendosur pas tij. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Një delegacion i senatit amerikan viziton Malin e Zi Senatori republikan Ron Xhohnson i cili po viziton Malin e Zi, në krye të një delegacioni të senatit amerikan e uroi kryeministrin e vendit, Dushko Markoviq, për rezultatet e arritura dhe për guximin e treguar si lider i vendit. “Mali i Zi është shembull i frymëzimit për shtetet e tjera”, tha senatori amerikan Ron Xhonson në një takim me kryeministrin Markoviq. Ron Xhonson po kryeson një grup
senatorësh amerikanë, të cilët prej të hënës po qëndrojnë në Mal të Zi dhe po njihen me zhvillimet ekonomike dhe politike të vendit ballkanik. Siç bën të ditur zyra e kryeministrisë, duke folur për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kryeministri Markoviq vuri në dukje se “objektivi do të ishte i paarritshëm pa mbështetjen e fuqishme të SHBAse si në aspektin politik, ashtu edhe në forcimin e demokracisë dhe të
institucioneve të saj”. Kryeministri Markoviq shfaqi gatishmërinë e Malit të Zi “për t’i respektuar të gjitha detyrimet që dalin nga anëtarësimi i vendit në NATO, duke vlerësuar se ky do të jetë investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe sigurinë e vendit”. Kryeministri Markoviq ritheksoi rëndësinë e pranisë së fuqishme të SHBA-së në Europë dhe rajon. a.s.
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Takimi Trump - Erdogan
Turqia në vijën e së vlerave demok Xhoana M. Perkaj
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është takuar më 16 maj me homologun e tij, presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. “Populli amerikan dhe turk janë miq
“
6
Në situatën aktuale, kur mbarë bota demokratike zhvillon luftë vendim sulme terroriste mbi popullatën civile anembanë Turqisë. Sot, Turqia g denti amerikan është i vetëdijshëm për këtë fakt më tepër se liderët e dhe aleatë shumë e shumë dekada”, ka deklaruar Trumpi. Ai ka cekur kontributin e jashtëzakonshëm të Turqisë në luftën globale kundër terrorizmit. “Forcimi i mëtejshëm i raporteve të cilat janë jashtëzakonisht të mira, do
të jetë tejet i rëndësishëm jo vetëm për interesat tona të përbashkëta, por edhe për stabilitetin dhe paqen në mbarë botën”, ka cekur Erdogani. “Besoj se vizita ime Shteteve të Bashkuara do të shënojë një kthesë
Turqia është bërë fuqi dominante ekonomike dhe ushtarake në rajon. Me sipërfaqen prej 780. 580 km katrorë dhe kufirin e gjatë 9.850 km, nga i cili 7.200 km është kufi detar, me resurset e mëdha njerëzore (78 milionë banorë), Turqia është sot partneri kryesor i NATO-s në Mesdheun lindor dhe aleati i sigurt i SHBA-së në luftën kundër ISIS-it në Siri
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
parë të mbrojtjes kratike
mtare kundër ISIS-it, Turqia shënon pothuajse përditë, viktima të mëdha, veçanërisht kur është fjala për gjendet në vijën e parë të mbrojtjes së vlerave demokratike të qytetërimit bashkëkohor. Duket se presie tjerë të botës perëndimore historike”, ka thënë ai. Erdogan ka theksuar se Turqia dëshiron të ketë sa më shumë aleatë në luftën kundër terrorizmit. “Raporti të cilin do ta zhvillojmë, do të jetë i pathyeshëm”, ka theksuar ai. Turqia dhe SHBA janë aleatë në kuadër të NATO-s që nga viti 1952, kur Turqia u bë anëtare e kësaj Aleance. Turqia ka qenë gjithmonë faktor i rëndësishëm politik dhe ushtarak në rajonin e Mesdheut Lindor. Gjatë mandatit të kryeministrit Bulent Ecevit (1999–2002), janë zbatuar
reformat të cilat e kanë shndërruar Turqinë në një shtet modern me të drejta të forcuara qytetare. Turqia është bërë fuqi dominante ekonomike dhe ushtarake në rajon. Me sipërfaqen prej 780. 580 km katrorë dhe kufirin e gjatë 9.850 km, nga i cili 7.200 km është kufi detar, me resurset e mëdha njerëzore (78 milionë banorë), Turqia është sot partneri kryesor i NATO-s në Mesdheun lindor dhe aleati i sigurt i SHBA-ve në luftën kundër ISIS-it në Siri. Në situatën aktuale, kur mbarë bota
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
demokratike zhvillon luftë vendimtare kundër ISIS-it, Turqia shënon pothuajse përditë, viktima të mëdha, veçanërisht kur është fjala për sulme terroriste mbi popullatën civile anembanë Turqisë. Sot, Turqia gjendet në vijën e parë të mbrojtjes së vlerave demokratike të qytetërimit bashkëkohor. Duket se presidenti amerikan është i vetëdijshëm për këtë fakt më tepër se liderët e tjerë të botës perëndimore. xhoanaperkaj@gmail.com E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Të mos biem në kur devijimeve të shoqë
Bota bashkëkohore sot gjendet në udhëkryq. Modernizimi i cili njeriut i ksihte premtuar lumturinë, përve shqiptare, ka nevojë që përmes mekanizmave të veta të luftojë këto dukuri dëmprurëse
Gjekë Gjonaj
Në kohën e sotme jemi të rrethuar me shumë lajme negative. Për fat të keq më shpesh dëgjojmë për fenomenet dhe dukuritë abnormale e patologjike sesa ato normale, vepra e sjellje që në psikologjinë sociale quhen devijuese. Për të këqijat moderne, krizën e moralit, konfliktet në familje, rritjen e përqindjes së delikuencës së të rinjve, korrupsionin, prostitucionin, abuzimet seksuale, krimin e organizuar, narkomaninë, alkoolizmin, duhanin , SIDA-n etj, disa prej të cilave deri para disa dekadash ishin probleme vetëm të Perëndimit, kurse sot paraqesin problem global. Të gjitha këto dhe anomali të tjera famoze të
“
8
shoqërisë së sotme moderne po e çorodisin njeriun, po e zhveshin atë nga vlerat njerëzore, e kështu me
radhë. Bota bashkëkohore sot gjendet në udhëkryq. Modernizimi i cili njeriut i
Për të këqijat moderne, krizën e moralit, konfliktet në familje, rritjen e përqindjes së delikuencës të së rinjve, korrupsionin, prostitucionin, abuzimet seksuale, krimin e organizuar, narkomaninë, alkoolizmin, duhanin , SIDA-n etj, disa prej të cilave deri para disa dekadash ishin probleme vetëm të Perëndimit, kurse sot paraqesin problem global. Të gjitha këto dhe anomali të tjera famoze të shoqërisë së sotme moderne po e çorodisin njeriun, po e zhveshin atë nga vlerat njerëzore, e kështu me radhë
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
rthin e ërisë së sotme
eç komoditeteve i solli atij kokëçarje. Njeriu i bashkëkohësisë në çdo shoqëri, përfshirë edhe shoqërinë
kishte premtuar lumturinë, përveç komoditeteve i solli atij kokëçarje. Njeriu i bashkëkohësisë në çdo shoqëri, përfshirë edhe shoqërinë shqiptare, ka nevojë që përmes mekanizmave
“
të veta të luftojë këto dukuri dëmprurëse. Sot më shumë se kurrë njeriu ka nevojë të jetë i mirë, human, bamirës, bujar, i fjalës e i besës, zemërgjerë, i
ndershëm, tolerant, i drejtë, i sinqertë, i solidarizuar. Pra, të jetë në gjendje të dallojë të mirën dhe të keqen, të mësojë të dëgjojë zërin e arsyes dhe të ndërgjegjes, zërin e brendshëm të tij dhe të jetë në gjendje të ndjekë këtë zë të brendshëm të zemrës së tij. Thënë shkurt kërkohet nga ai të mos bie në grackën (kurthin) e devijimeve të shqoërisë së sotme. E rëndësishme është të edukohemi dhe të arsimohemi, sepse ato janë armë të fuqishme. Veç kësaj duhet të bëjmë dhe të përhapim vepra të mira. Të edukojmë njëri-tjetrin. Të shpërndajmë njohuritë dhe përvojat tona, mjetet , kontaktet . Duhet të mbajmë qëndrim njerëzor e fisnik. Të tregojmë dashuri ndaj të gjthë njerëzve pa bërë dallime racore, shoqërore dhe fetare. Të jemi humanistë. T’i duam njerëzit, që i njohim . Edhe ata që nuk i njohim. T’u dëshirojmë të mirën dhe lumturinë. Të jemi të dhembshur me ta. Të ndihmohemi në mes veti. E, mos t’ia kthejmë shpinën njëri-tjetrit. Kjo kërkohet jo vetëm nga ne ( njerëzit), por edhe nga kafshët dhe gjallesat . Me shembullin tonë ne edukojmë të tjerët dhe ndihmojmë që kjo botë të jetë një vend më i mirë për gjeneratat e ardhshme.
Sot më shumë se kurrë njeriu ka nevojë të jetë i mirë, human, bamirës, bujar, i fjalës e i besës, zemërgjerë, i ndershëm, tolerant, i drejtë, i sinqertë, i solidarizuar. Pra, të jetë në gjendje të dallojë të mirën dhe të keqen, të mësojë të dëgjojë zërin e arsyes dhe të ndërgjegjes, zërin e brendshëm të tij dhe të jetë në gjendje të ndjekë këtë zë të brendshëm të zemrës së tij
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
”
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Në Plavë e Guci kryhen ceremoni te Kisha “imagjinare”
Plane famëkeqe ndaj shqiptarëve autokton Ky akt nuk paraqet asgjë tjetër pos një provokim të nivelit shumë të ultë, bazuar në idetë anti-shqiptare të elitave politike dhe akademike serbe të shekujve të kaluar, të cilat hartuan programe shoviniste për kolonizimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve në tokat e tyre autoktone
Asdren Çelaj
Rastet e diskriminimit kundrejt shqiptarëve nën Mal të Zi nuk kanë të ndalur, janë të përditshme dhe i janë bërë rutinë këtij pushteti! 1.Këto ditë, pikërisht në mëngjesin e 12 Majit papritmas në zemër të fshatit Martinaj (Plavë e Guci) disa persona të deleguar nga Kisha Ortodokse Serbe vijnë që të kryejnë ceremoni e rituale fetare te një objekt inekzistent, objekt apo Kishë e tyre ‘imagjinare’, të mbrojtur nga forca të shumta policore malazeze. Vijnë në befasi dhe nën masa të rrepta sigurie duke e ditur se janë në vend të gabuar dhe duke e ditur se do të hasin në rezistencë të banorëve shqiptarë! Ky akt nuk paraqet asgjë tjetër pos një provokim të nivelit shumë të ultë, bazuar në idetë anti-shqiptare të el-
“
10
itave politike dhe akademike serbe të shekujve të kaluar, të cilat hartuan programe shoviniste për kolonizimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve në tokat e tyre autoktone. Edhe sot këto plane famëkeqe po zbatohen në forma më të sofistikuara në trevat tona, të dirigjuara nga Kisha Serbe e me ndihmë edhe të shtetit malazez! 2.Vendimi i nisjes së procedurës disiplinore kundër klubit OTRANT të Ulqinit nga ana e Federatës së Futbollit të Malit të Zi dhe vendimi për denim të klubit për shkak të valvitjes së një flamuri shqiptarë gjatë ndeshjes, është një skandal, është akt tepër i ultë, është veprim qyqar! Veprim ky që më shumë i ngjanë kohës së komunizmit sesa një shteti
“demokratik”, një shteti që synon integrimet euro-atlantike! Nuk befasohem nga institucionet e këtij shteti, sepse nuk pres më mirë se kaq nga ta, por heshtja e përfaqësueseve të popullit shqiptarë (qofshin në Kuvend, Qeveri a poste tjera të larta shtetërore) është shumë brengosëse, është tepër shqetësuese, është e pajustifikueshme, është e pafalshme! Folne burra nga një fjalë se nuk bâhet kijameti, mos u frikësoni, nëse asgjë më tepër nuk mund të bëni, të pakten folni sepse nuk keni arritë në ato pozita me votat e Cetinjes po me votën e popullit shqiptarë, me votën e popullit tuaj! Shqiptarët nën Mal të Zi nuk kanë flamur tjetër, përveç shqiponjes dykrenëshe, nuk kanë vend tjetër
Këto ditë, pikërisht në mëngjesin e 12 Majit papritmas në zemër të fshatit Martinaj (Plavë e Guci) disa persona të deleguar nga Kisha Ortodokse Serbe vijnë që të kryejnë ceremoni e rituale fetare te një objekt inekzistent, objekt apo Kishë e tyre ‘imagjinare’, të mbrojtur nga forca të shumta policore malazeze
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
pos tokave të tyre autoktone e nuk mund të ikim e as do të ikim nga trojet tona, sado që ky shtet të përdor masa shtrëngimi të tilla si rastet i fundit! (Autori është kryetar i klubit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Guci)
“
Shqiptarët nën Mal të Zi nuk kanë flamur tjetër, përveç shqiponjes dykrenëshe, nuk kanë vend tjetër pos tokave të tyre autoktone e nuk mund të ikim e as do të ikim nga trojet tona, sado që ky shtet të përdor masa shtrëngimi të tilla si rastet i fundit!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
”
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Relegjionet dhe agjërimi Qani Osmani
Në gjuhën shqipe fjalët “religjion” dhe “fe” kanë të njëjtin kuptim. Fjala fe e ka burimin nga gjuha shqipe, ndërse fjala religjion është e prejardhur nga gjuha latine (religio-që do të thotë lidhje, marrëveshje ndërmjet njeriut dhe hyjnisë apo hyjnive) prej nga kjo fjalë ka ardhur edhe në gjuhët e tjera botërore. Fjala fe është përdorur edhe sot përdoret më tepër në jetën e përditshme, ndërsa fjala religjion përdoret më tepër në gjuhën shkencore. Fjala “agjërim” do të thotë të “abstenosh, të shmangesh, apo të heqësh dorë nga diçka”. Njëra nga elementet më të rëndësishme të çdo religjioni pa dyshim është agjërimi si veprim i mospranimit arbitrar të ushqimit. Agjërimi si komponent dhe element asketik është i vjetër sa edhe religjioni. Gati në të gjitha religjionet agjërimi trajtohet si ceremoni e pastrimit shpirtëror. Pendimi, pastrimi, durimi, zgjerimi i diturisë janë disa aspekte të agjërimit. Shumë filozof si Sokrati, Platoni, Aristoteli kanë besuar se agjërimi është një lloj terapie dhe si proces mjekues është i pashmangshëm për shëndetin dhe eliminimin e sëmund-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Pendimi, pastrimi, durimi, zgjerimi i diturisë janë disa aspekte të agjë proces mjekues është i pashmangshëm për shëndetin dhe eliminimin e jeve. Pra qëllimi i çdo agjërimi është askeza shpirtërore dhe fizike, një formë e disiplinimit.
Agjërimi në judaizëm
Te hebrenjtë Jom Kippur (Dita e shpagimit) është e vetmja ditë ku patjetër duhet të agjërohet. Këtë ditë hebrenjtë agjërojnë 25 orë nga perëndimi i Diellit deri në natën e ardhshme. Përveç kësaj hebrenjtë i festojnë 10 ditët e pendimit duke filluar me Rosh Hashanah (Viti i ri hebraik). Kjo është koha e pendimit prej mëkateve që janë mbledhur nga viti i kaluar. Jon Kippur është dita për të cilën hebrenjtë besojnë se në të përcaktohet fati i çdo hebreu. Te çifutët agjërimi nuk është një braktisje e thjeshtë e ushqimit dhe pijes por gjatë agjërimit nuk është e lejuar të punohet, të kesh marrëdhënie intime, të lahet trupi, si dhe të mos përdore pomat dhe këpucët e lëkurës. Agjërimi fillon me shërbimin special natën, i njohur me emrin si Kol Nidre (të gjitha përgjimet) ndërsa shërbimet te sinagoga zgjasin prej ditës së nesërme dhe derisa agjërimi të mbarojë. Shumë bashkësi hebraike praktikojnë të agjërojnë në
vigjiljen e Vitit të ri, Rosh Hashanah.... Përveç Jon Kippurit ekzistojnë edhe katër ditë të rregullta të agjërimit të bazuara në traditën hebraike për t’i ruajtur kujtimet për ngjarjet tragjike që i kanë përjetuar çifutët gjatë robërimit. Agjërimi te hebrenjtë fillon me lindjen e Diellit dhe mbaron me paraqitjen e yjeve të para në mbrëmje (me përjashtim të Jon Kippurit prej perëndimit deri në perëndimin e Diellit). Propozohet të ndajnë ushqim që është i nevojshëm për darkë.
Agjërimi te krishterizmi
Në predikimet e tij Krishti i ka udhëzuar dishepujt e tij të agjërojnë. Mënyra se si Krishti e paraqit agjërimin është gati identik me atë të bashkësisë hebraike: “ kush agjëron i vendosni vaj në kokë dhe lani fytyrën, ashtu që njerëzve nuk do t’u jetë e qartë se agjëroni, por vetëm për Atin tuaj, i cili është i padukshëm, por Ati juaj kur e sheh atë që fshehtësisht e keni bërë do t’u shpërblejë”. Sot, shumë të krishterë, duke e ndjekur kishën, nuk e praktikojnë këtë mënyrë të agjërimit, ata shmangin të hanë ushqim disa ditë ose në disa
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ërimit. Shumë filozofë si Sokrati, Platoni, Aristoteli kanë besuar se agjërimi është një lloj terapie dhe si e sëmundjeve raste hanë vetëm një porcion në ditë kur agjërojnë. Ndoshta për këtë arsye në Dhiatën e re nuk janë dhënë kurrfarë detaje si të agjërohet. Agjërimi i pashkëve të cilën e agjërojnë katolikët, ortodoksët dhe disa bashkësi të tjera kishtare, është agjërimi 40 ditësh dhe pendimi, sipas shembullit të Krishtit kur ka agjëruar në shkretëtirën e Judejës. Komponenta kryesore e agjërimit të pashkëve është urdhri për të abstenuar ata që janë mbi moshën 14 vjeçare. Për katolikët abstenim do të thotë që fare të mos konsumohet mishi, por jo edhe peshku. Te protestantët agjërimi është zgjidhje e individit, kishës ose bashkësisë. Dikush përmbahet nga ushqimi dhe pija plotësisht, disa të tjerë pinë vetëm ujë ose lëngje, hanë vetëm ushqim të caktuar. Agjërohet për zhvillimin shpirtëror, për solidaritet me të varfrit. Shumica e protestantëve agjërojnë gjatë pashkëve dhe krishtlindjes.
Agjërimi te hinduizmi
Agjërimi sipas Hinduizmit bëhet për arritjen e dobisë shpirtërore. Në bazë shkrimeve të hindu agjërimi ndihmon në përshtatjen me Absolutin. Përmes
agjërimit vendoset harmonia midis trupit dhe shpirtit, duke e kufizuar opsesionin e njeriut ndaj sendeve të kësaj bote. Te hindusët konsumimi i mishit të lopës është i ndaluar, por jo edhe i prodhimeve qumështore si qumështi, gjalpi dhe kosi sepse ato e zmadhojnë forcën shpirtërore. Nëse besimtarët hindu e hanë mishin atëherë kjo do t’u sjellë “Karmë” të keqe. Karma paraqet barrë shpirtërore, të cilën e akumulojnë ose e lirojnë gjatë jetës.
Agjërimi te budizmi
Të gjitha drejtimet e budizmit praktikojnë periudha të caktuara të agjërimit shpesh kur është hëna e plotë ose kur është ndonjë festë. Varësisht nga tradita, agjërimi kërkon të përmbajturit nga ushqimi i rëndë, por me leje që të përdoren disa lëngje. Agjërimi e ka funksionin e pastrimit dhe shfrytëzohet si mjet për “çlirimin e mendjes”
Agjërimi në islam
Kushti i katërt i fesë Islame është të agjëruarit gjatë muajit të Ramazanit. Në Islam të agjërosh do të thotë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mos konsumohet dhe të mos hahet asnjë lloj ushqimi si dhe të mos pihet as ujë apo lëngje dhe të mos pihet duhan, të mos përjetohet kënaqësi seksuale si dhe epshe të tjera trupore dhe atë prej agimit e deri në perëndim të diellit. Agjërimi në Islam është karakteristikë unike morale dhe shpirtërore. Agjërimi i muajit të Ramazanit është detyrë obligative për çdo mysliman dhe myslimane të moshës së rritur, të mençur dhe të shëndosh. Agjërimi e mëson njeriun për durim, e pajis me disiplinë sepse nuk ekziston ndonjë autoritet më i madh për ta kontrolluar, por ai e bën vullnetarisht për Zotin. Agjërimi në Islam nuk është vetëm çështje fetare dhe personale por detyrim shoqëror. Agjërimi në islam është unitet i askezës dhe i gëzimit, kurse në disa raste edhe i kënaqësisë, është masa më e natyrshme dhe më e veçantë edukative që praktikisht aplikohet. Agjërimin në islam në të njëjtën kohë me tërë joshësin e tij e gjejmë edhe në pallatin e presidentit, në kasollen e bariut, te shtëpia e shkencëtarit dhe e punëtorit. E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Shkrimtari Zuvdija Hoxhiq - skemë për një portet
I askujt, por Haxhi Shabani
1. Viti i mbrapshtë dhe vitet e mbrapshta, ose takimi i parë Së paku ka nja 40 vjet që letrarisht e kam njohur Zuvdija Hoxhiqin, në kohën kur u botua në shqip “Viti i Gucisë”. Atë kohë unë isha një djalosh 19 vjeçar, që kisha filluar studimet për gjuhë e letërsi shqipe në Prishtinë, me një zell idealisti, edhe pse kur i kisha treguar një të afërmi se kisha regjistruar këtë deg,ë më ishte shprehur edhe me një lloj keqardhjeje, por edhe ironie: “Gjynah për ty, ti je dhe nxënës i mirë, po a e di se gjuha shqipe ha bukë vetëm deri te ura e Merkotit. Librin “Viti i Gucisë” të cilin e kishte botuar “Rilindja” e Prishtinës, atëherë e vetmja shtëpi botuese, por shumë e rëndësishme për botimet shqipe në ish-Jugosllavi, kishte jo vetëm një titull të çuditshëm për një trevë të lashtë shqiptare, por edhe ishte shkruar nga një autor që në këtë libër mbante mbi shpatulla dy mbiemra Hoxhiq dhe Berisha dhe aq më shumë libri në origjinal ishte në gjuhën që atëherë quhej serbokroate. Ndonëse për Jugosllavinë e atëhershme, (nga shumë kush e kritikuar, por edhe sot ende nga një masë e njerëzve kujtohet me nostalgji) kjo ishte edhe simpatike, shenjat do të jepeshin shpejt se ajo do të shembej pikërisht në themelin e saj që ishte bashkëjetesa midis njerëzve të feve, kombeve e kulturave të ndryshme, në fillim të viteve të nëntëdhjeta. Kur kisha lexuar këtë vepër, në kohën kur formimi im në raport me letërsinë
14
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
ishte në krijim e sipër, kisha kuptuar një gjë themelore (për ta ripohuar edhe më shumë, kur vetëm rreth dy javëve më parë, lexova pjesë të këtij romani) se “Viti i Gucisë” ishte një vit i mbrapshtë për këtë vend e për popullatën e saj, apo edhe për ata që mësyenin dhe për ata që po e dorëzonin, ashtu siç ishin të gjithë së bashku: shqiptarë, boshnjako myslimanë, pushtuesit e saj (malazezët) dhe mbrojtësit (shqiptarët dhe banorët e tjerë) dhe ata që po e braktisnin (ushtarët e Perandorisë Osmane), ishin më fatkeqët e këtij globi, ndonëse ngjarja ndodhte në një cep të globit. Ishin më fatkeqët sepse për të satën herë edhe në “Vitin e Gucisë” kishte dështuar njerëzia e njeriut, për të cilën gjë do të investojë aq shumë shkrimtari Zuvdija Hoxhiqi në tërë veprën e tij, për të fituar dhuna, lufta, vrasja, vdekja. Rrjedha e historisë tashmë kishte marrë përpara Gucinë, pa i pyetur aspak gucinjanët të cilët do të rropatën nëpër tërë botën, pa gjetur qetësinë e duhur, kurse gjithë ajo trevë do të mbesë pothuajse e zbrazët, vetëm pak më shumë se njëqind vjet më vonë. Ky vend, Gucia tashmë kishte prodhuar personazhin që në të njëjtën kohë ishte edhe tragjik, por edhe sarkastik, i përçmuar e me identitete të miksuara: ky personazh sidoqë që të prezentohet në: Podgoricë, Shkodër, Sarajevë a Stamboll, prapë do të konsiderohet i huaj. Shkrimtari Zuvdija Hoxhiq, me një prozë tashmë moderne në letërisinë që në atë kohë shkruhej në Malin e Zi, po retushonte historinë zyrtare, duke ofruar një histori alterantive letrare, duke i emërtuar dukuritë, proceset, historinë në mënyrë më reale sesa vetë historiografia e atëhershme në Malin e Zi, por edhe ajo e sotme. (Unë në shumicën e rasteve vazhdoj të mos u besoj historive të shkruara për historinë e Ballkanit që shkruhen
nga vetë ballkanasit). Zuvdija Hoxhiqi me romanin “Viti i Gucisë” arrin që të emancipojë letërsinë që shkruhej në atë kohë në Malin e Zi, ku me ndonjë përjashtim të rrallë të gjithë shkruanin poezi, por pakkush prozë serioze.
2. Atdheu jetësor dhe letrar i shkrimtarit, ose takimi i dytë e takimet e tjera Dhe rrënimi i atdheut jetësor dhe letrar i shkrimtarit Zuvdija Hoxhiq, do të bëhet nga rrënuesit e ish-Jugosllavisë, nga elita politike e Serbisë, sidomos gjatë shekullit të kaluar, çuditërisht e përkrahur nga elita letrare e shkencore. Ata do të rrënonin ish – Jugosllavinë që aq shumë i besonte edhe shkrimtari Hoxhiqi. Zuvdija Hoxhiqi tashmë kishte botu-
KULTURË
r i gjithkujt ar librin e tij të dytë, mbase romanin jetësor të tij “Ylli i Davidit”. Një libër që kur e lexon ndjen frikë nga ai, aq më shumë kur ke pritshmërinë se do të thuash ndonjë fjalë për të, sepse ka shumë shtresa leximi. Ky libër është një ikje në dukje të parë nga ambienti ballkanik, në ambientin e lindjes, apo më mirë të themi atje ku civilizimet përplasen, por edhe bashkëjetojnë në një harmoni absurde, në Lindjen e Afërme, por pa lënë anash njeriun dhe ambientin e Ballkanit. Shtirja e këtij romani në hapësira, kohë, qytetërime, gjuhë të ndryshme është edhe një aventurë tetër e re, më e guximshme e autorit, për të bërë zbërthime humane si në rrëfenjën e e shkrimtarit humanist italian, Gjovani Bokaçio “Çifuti dhe Saladini” se të gjitha fetë, civilizimet, popujt, gjuhët, racat, përfshirë këtu edhe popullin hebraik (popull i çuditshëm për ne të tjerët, por shumë punëtor e me ndikim të madh e gati gjenial për personalitet që ka dhënë) kanë vlera të paçmueshme dhe të domosdoshme për botën në të cilën dëshirojmë të jetojmë. Menjëherë pas leximit të “Yllit të Davidit”, takimin tim të dytë që e mbaj mend me shkrimtarin Zuvdija Hoxhiqin, por tashmë jo një takim letrar, por sy më sy e kam pasur para rreth 20 vjetëve - tashmë në shëtitoren kryesore të Podgoricës, aty te ish - hoteli “Crna Gora”, i cili tashmë është zëvendësuar me hotelin “Hillton” (edhe një prishje tjetër e imazhit të Podgoricës që dikur thonë podgoriçanët kishte shpirtin e vet). Ne atëherë njiheshim në distancë, por që nga kjo kohë do të kishim edhe lidhje të drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme. Atëherë ishin grahmat e fundit të shtetit të ish-Jugosllavisë dhe ideja për pavarësinë e Malit të Zi kishte filluar të zgjohej. Shkrimtari Hoxhiqi, në atë kohë më kishte thënë me një
natyrshmëri të çuditshme dy gjëra të rëndësishme dhe mbase që mbetën konstante për jetën e tij. E para: më tregoi një fjalor xhepi, të shkruar me dorën e tij, në të cilën kishte të shkruar fjalë themelore të gjuhës malazeze dhe përkatëset e tyre në shqip, duke shtuar se kështu po përpiqej ta mësonte gjuhën shqipe. E dyta se të jesh i pavarur në vendet e vogla do të thotë të jesh shumë i varur. Pas këtij takimi unë kisha shkruar poezinë “Gjuha e njerëzimit”, kushtuar atij, në të cilën thosha se shkrimtari Zuvdija Hoxhiqi flet gjuhën e njerëzimit, me të rëndësishme se çdo gjuhë tjetër. Krahas veprës që shkruante shkrimtari Hoxhiqi i ishte bashkangjitur edhe një projekti tjetër madhor për rindërtimin dhe rikthimin e pavarësisë së Malit të Zi, në një projekt, që edhe shumica e shqiptarëve në Malin e Zi, do të marrin pjesë pothuajse pa përjashtim dhe me një entuziazëm të çuditshëm, duke besuar se ai do të jetë edhe shteti i tyre. Po a do të jetë kështu?
3. Të gjithë të mitë, testamenti letrar dhe jetësor i shkrimtarit
Dhe takimi i tretë, i pritur shumë gjatë (më kishte marrë malli të takohem letrarisht me këtë shkrimtar), takimet e tjera fizike i kisha më të shpeshta. Isha kurreshtar të di se çfarë mund të shkruajë një shkrimatar pas dy romaneve të cilat ishin në nivelin e shijeve elitiste letrare: “Viti i Gucisë” dhe “Ylli i Davidit”. A thua shkrimtari kishte ruajtur fuqinë për të mos përsëritur veten. Dhe pritshmëritë e mia nuk më kishin zhgënjyer. Romanin “Të gjithë të mitë” kisha filluar ta lexoj në përkthim, por shumicën e lexova në origjinal për të mos humbur magjinë e shkrimit burimor. Shkirmitari kishte bërë një lojë të stërholluar me jetën e tij, por tashmë duke e dhënë në një variant letrar. Ai në veprën e tij
“Të gjithë të mitë”, duke e ridëshmuar veten se ende vazhdon të rindërtojë, pothuasje pa u lodhur kurrë mirësinë midis njerëzve, atë projekt të cilin e rimodelon në këtë roman. Romani “Të gjithë të mitë” provon se letërsia postmoderne shkruhet edhe nga tashmë një klasik i prozës në Malin e Zi që është Zuvdija Hoxhiqi. Ai ndërton një mozaik, në të cilën gati asnjëherë nuk mungon rrëfimtari, herë në vetën e tretë njëjës e herë shumës e herë në vetën e parë njëjës e shumës, e as personazhi i fantazuar e real, që i përket një gjuhe apo tjetre, ose një rrëfim retrospektiv e perspektiv, duke përzier tmerrësisht kohën e hapësirën, me një linjë paksa mistike, por gjithsesi tërheqëse të dervishizmit, përkatësisht bektashizmit apo edhe të përplasjeve të ashpra. Dhe prapë sikur edhe në dy romanet e mëparshme Zuvdija Hoxhiqi me një ironi e autoironi, herë therëse, e herë pozitive na rikthen te projekti i tij i madh, besimin në njeri, pavarësisht diferencave të tij. Në këtë mënyrë Z. Hoxhiqi me veprën “Të gjithë të mitë” që është një testament i tij jetësor dhe letrar, beson se jeta është e mundshme edhe në një shtet të brishtë, sa i përket hapësirave për një jetë normale dhe bashkëjetesës midis popujve, gjuhëve, feve e interesave. Por a do ta dëshmojë e ardhmja projektin jetësor dhe letrar të shkrimtarit Zuvidja Hoxhiq, si projekt real dhe të mundshëm, mbetet të shihet? Një gjë është e sigurt: shenjat nuk janë të mira. Në Gucinë me të kaluar shqiptare, e tashmë me pakicë shqiptare, në vendlindjen e shkrimtarit Zuvdija Hoxhiqi banorë ka aq pak, sa krojet e Ali pashë Gucisë, në burimet e tyre më shumë gjëmojnë, sesa gurgullojnë. (Kjo ese është lexuar në përurimin e romanit “Të gjithë të mitë”, në Ulqin, më 16 maj 2017). E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Mrekullia letrare e Anton Gjuravçajt përmes njohjes historike (Refleksion për romanin ‘’Nata në Sion’’,botoi Toena,2016)
Për Koha Javore:
Vilson Culaj
Pas tre librave të tij ,, Baladë Vertikale ,,1994, Memento Prozë – poezi, 1995 dhe romanit ,, Vdekja e valëve,, 2008, Antoni vitin e kaluar 2016 ,lexuesin shqiptar e ka pasuruar edhe me një roman tjetër ,, Nata në Sion ,, i cili libër që në titull të mahnit për përmasat e tyre universale të njohjes dhe gjakimeve e bekimeve të tij ideo – artistike. Ky është roman i thellësive historike dhe të një kulture mahnitëse epistimiologjike që në epiqendër ka diskursin etno – psikologjik të shqiptarëve nëpër shekuj dhe përplasjet e tij për të mbijetuar nga dhuna osmane. Ky në fakt është roman i ashtënisë shqiptare, ku përshkruhet i gjithë kozmosi lirik dhe epik i këtij fisi të fisshëm që fati historik e përplasi me kulturën e robëruesit osman që kurrë nuk kurseu asnjë mjet për ta asimiluar , stërkequr, dezorientuar e zhbërë nga faqja e dheut këtë komb të lashtë. Etika letrare , epistimiologjia e njohjes historike dhe virtyti prej malësori i Anton Gjuravçajt janë kauza që këtë autor e kanë shtyrë që gjithmonë të trajtojë kësi lloj temash që në epiqendër të rrëfimit romanor e letrar e kanë etno – gjenezën tonë , psikologjinë shqiptare, virtytet e traditat e tij që nga mileniumet, por edhe disa elemente destruktiviteti të cilat sipas autorit janë edhe shkaku e
16
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
pasoja e rrëshqitjeve tona nëpër kohë e hapësirë. Këtë përmasë rrëfimore e ka edhe ky roman historik të cilin lirshëm falë edhe vlerave të tij letrare mund ta kategorizonim në zhanrin e romaneve ,, Etno psikologjike ,, që natyrshëm lidhin të kaluarën, të tanishmen por edhe të ardhmen tonë. Antoni kurrë nuk qëndroi indiferent ndaj këtyre përmasave historike, etnike e kulturore andaj lirshëm mund të konkludojmë se kjo penë e artë i takon letërsisë sonë kombëtare. Figurat, simbolet, krahasimet historike, metaforat, personifikimet, enumeracionet, shkallëzimet, paralelizmat figurativë që i përdor krijuesi Gjuravçaj tek ky roman, ta krijojnë imazhin e një vargu e relikti të lashtë, njohjeje empirike, dhe të një imagjinate marramendëse stilistike që rrallë e has tek krijuesit e tjerë. Krijuesi Gjuravçaj aq natyrshëm komunikon me personazhet dhe receptuesit ku shkrin pjesën më të mirë të qenies së tij në letërsi, ku personazhet ndriçojnë shtigjet e errëta të ekzistimit tonë kombëtar. Shtrohet pyetja : Cila është kjo shtytje intelektuale e thelluar në kohë – hapësirë që e shtyn individin të shkojë aq larg në shqiptimin e së vërtetave tona historike. Është shpirti i etur intelektual, gjenetika , ndjesia morale e letrare për të reflektuar për vlerat më sublime të atdheut të mbështjellura me shembuj të lartë vetëmohimi e sakrifice. Marshimi letrar drejt Golgotës që e përjetoi populli shqiptar për pesë shekuj është epiqendra rrëfimore në këtë roman të Anton Gjurafçaj i cili të mahnit me reflektimet e tij si një njohës universal i tabloidit , kronikave historike dhe detajeve të rrjedhave kombëtare. Për-
dorja e figuracioneve metamesazhore si satira e dyzuar Orveliane , invektiva e fyerjes së rëndë, ironifikimi, paradoksalja, komikja dhe e deformuara vetvetiu shpërfaqin unin dhe universin origjinal letrar dhe te njohjeve të autorit Gjuravçaj ,i cili si një kronikan kohërash krijon letërsi moderne. Vendosja e Rashid pashës në qendër të strukturës së rrëfimit romanor nga ana e autorit shpërfaq krejt kaosin moral shpirtëror e identitar, por edhe gjakimin për mbijetesë e liri të popullit shqiptar përballë shpirtit Aziatik mesjetar, ku siç shprehet autori është ,, shpirt që kurrë nuk di të falë ,,. Është ky roman i cili flet për hakmarrjet, vetërrënimet, kaoset shpirtërore e qeveritare, hierarkinë ushtarake në njërën anë përzier me zërat e daulleve e Miopinë e shekujve të errët të perandorisë Osmane në njërën anë, dhe shpirtin Spartan e gjakimin për liri të një kombi të vogël i cili pamëshirshëm dhunohet dhe abuzohet nga njerëzit e kësaj perandorie së bashku me një grup bashkëpunëtorësh servilë ku e kush më shumë rrënon pamëshirshëm atdheun dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Është shpata e dhuna që diktojnë ligjësitë e jetës, e jo arsyeja e shëndoshë, ë ngre kumtin e diskursit universal letrar ,autori Gjuravçaj. Autori
KULTURË përmes këtij romani aq bukur di ti demaskojë rrjedhat historike hipokrizitë shqiptare ,, oportunizmin, klerin hipokrit e teokratik, rrugët e djersës dhe gjakut të ngrirë në vena, përdhunimet barbare të femrave të arratisura në male, dhe racat e përziera , përfitimet ekonomike të legjionarëve Aziatikë nga toka e Arbërit, dhe identitetet e përziera, por ai me krenari di te ligjërojë edhe për kryqet e hekurta në kalatë e lashta Ilire. Romancieri Gjuravçaj ngjan me një Pasionnes ( orgj ) që i ligjëron ditëve të martirizimeve tona nëpër shekuj, por edhe modernitetit shpërbërës. Ky roman është një lloj skaneri letrar e historik, është një lloj kanoni e ,, Apokrifi ,, i fshehur në etjet e autorit që reflekton e shqyrton për destruktivitetet në hapësirat tona kolektive zhytur nëpër errësirë dhe ideologji që mekin, cënojnë dhe e stërkeqin bërthamën tonë kombëtare. I gjithe opusi krijues në këtë roman të Gjuravçajt reflekton nga vizioni i tij për ruajtjen dhe kultivimin e elementit evropian dhe identitar të popullit tonë. Dhe nëse kemi sensin të kuptojmë se pjesa e fshehur e jetës sonë janë rrënjët... atëherë ideali artistik është udhërrëfyes sipas të cilit veprimet e qëndrimet e njeriut arrijnë përtej caqeve të jetës së përditshme dhe pikësynojnë majat më të larta morale, adhetare,e mbi të gjitha njerëzore. Përmes largësive kohore, shkrimtarët si Anton Gjuravqaj na dërgojnë deri në kohën tonë, zërin e tyre të betejave mendore ideore, kulturore e artistike nëpër mote. Vepra e Anton Gjuravçajt ligjëron për kthesat dramatike që patën ndodhur tek populli ynë nën sundimin e Perandorisë Osmane, të cilat kthesa shkaktuan tensione e tronditje jo vetëm të historisë, por edhe të botës së personazheve të cilat përmes një mjeshtërie intiutive letrare e fiksionale na i sjell mendja e ndritur e këtij autori. I ngritur në shkallën e mesazhit filozofik, ky roman e kjo vepër është tejet sugjestive, është kundërshtimi i ideve të vjetra, pra ideve lindore, bizantino-osmane, është gjakimi i natyrshëm i lidhjes me Evropën Perëndimore, pjesë e së cilës ishim që nga gjeneza e kontinentit. Shkrimtari thur një spektër tjetër stilistik-ligjërimor, me një ritëm tjetër kompozicional, për dallim nga autorët e tjerë. Romani ‘’Nata në Sion’’ i Anton Gjuravçajt na rikujton romanin historik të Ismail Kadaresë ’’Kështjella’’, por gjithmonë duke ruajtur origjinalitetin dhe pikëpamjet individuale. Pse është unik në letërsi dhe në krijimtari Anton
Gjuravgjaj? – shtrohet pyetja. Sepse ky autor në planin e filozofisë artistike, paraqet qëndrimet e veta për realitetin tonë historik pa droje,dilema,pa shtytje e ndikime ideologjike, ku në fakt zbërthen atë që e shqyrton mendja, ndërdija dhe kultura e tij e njohjes empirike dhe historike. Thënë thjesht, ai në shkrimet e tij kundron atë që e njeh dhe e përjeton duke e shndërruar në art të mirëfilltë letrar. Romani i tij ‘’Nata në Sion’’ na ligjëron për trajtat e pasura të vizioneve të tij personale, për luhatjet e përplasjet tona në histori. Antoni ka aftësi të habitshme për strukturime e rrëfime romanore. Ai di t’i shtrijë idetë e tij në gjerësi e thellësi ideore, gjithëpërfshirëse, ku në mënyrë kontemplative di të depërtojë në botën e psikën e shqiptarit i cili shpeshherë ndër shekuj qe i keqpërdorur dhe i keqtrajtuar përballë pushtuesve të ndryshëm, qe koduar e kryqëzuar në realitete socialo-historike dhe nacionalo-historike. Rrëfimi romanor i A.Gjuravçajt rrëfen për sakatostjet tona psikologjike dhe cenet e cekëtësite tona, që si hijet e zeza gjithmonë qenë dorë e zgjatur e armikut. Ky roman, në fakt idetë e Antonit në roman, ishin të ushqyera nga bërthama kombëtare e autentikës dhe të vërtetave historike të kombit tonë,ku përmes magjisë së fiksionit arrin të krijojë shtresa e nënshtresime artistike, ligjërimore, e të mesazheve metatekstuale e ideore që lexuesi e receptuesi i rëndomtë e ka shumë të vështirë për t’i zbërthyer e kuptuar. Te ky roman, transidentalisht ligjërojnë vuajtjet e shqiptarit ndër shekuj dhe gjakimi i tij për liri. Autori përmes intuitës së tij letrare dhe intelektit e dijeve të akumuluara me dekada, aq bukur di ta demaskojë ndërgjegjen e ligë te dhe të fjetur të personazheve destruktive dhe botën e tyre të varfër shpirtërore njëkohësisht. Ky roman Prometheik, kontemplativ, i pleksur me trajtën e një libri të natyrës dokumentare dhe letrare, përçon mesazhe edhe drejt të sotmes si një zë i ndërgjegjësimit kolektiv. Është vetëdija historike që e bën autorin Gjuravçaj të tillë, sepse shpirti epik i malësorit kurrë nuk pranon dhe nuk di ti receptojë elementet e huaja që i’a cenojnë etninë e etnokulturën mijëravjeçare. Këto trajtime të personazheve përmes mendjes përndritëse të romancierit tonë Anton Gjuravçaj, të ballafaqojnë me dilema jetike të botës shqiptare në njërën anë, dhe përplasjeve e tentativave imponuese të civilizimeve të
ndryshme nga ana tjetër, por lajtmotivi i autorit është shumë i qartë: Ai përmes rrëfimesh e gjakimesh letrare, ngre kumtin e të rikthyerit tek integriteti e dinjiteti personal kolektiv e kombëtar. Autori A. Gjuravçaj nga reflektimet e këtij romani del se nuk është një vështrues pasiv i historisë kombëtare, por pjesëmarrës aktiv i saj dhe i disa episodeve të saj të lavdishme. Ai është i vetëdijshëm se historia jonë kombëtare është një golgotë e vërtetë , por qëllimi dhe mesazhi romanor i autorit është: ne nuk duhet të ndalemi në vend dhe të vendnumërojmë ose të kthehemi prapa, por gjakimi ynë duhet të jetë mënjanimi i ligësive e defekteve të së kaluarës dhe radhitja në mesin e popujve të civilizuar aty edhe ku e kemi vendin. Dikur Borhes thoshte : ‘’E çfarë është libri në qoftë se ne nuk e hapin dhe e lexojmë’’?. Atëherë çfarë kemi bërë ne nëse s’e kemi shpalosur një copë shpirt të Antonit i cili në mënyrë të përligjshme është pjesë e shpirtit dhe kulturës shqiptare. Romani shpërfaqë jo vetëm realitetin e zymtë të kohërave, por edhe lavditë e fisnikëritë tona si komb dhe jep shenja shprese se gjithmonë pas një ,, kryqi ‘’ vuajtjeje , vdekjeje, fshihet një dritë vezulluese , një kënaqësi e jetës më të mirë, për një të ardhme më të lumtur. Dhe kur shkrimtari arrin t’i krijojë vetes peizazh e profil shpirtëror dhe intelektual atëherë lirshëm mund të themi se ai e ka arritur majën letrare dhe të njohjes e përmes saj ketë e reflekton në logosin e fatin kombëtar lirshëm mund të konkludojmë se : Letërsia e Anton Gjuravçajt nuk na vjen si dëshmi e ekzistimit të parajsës sonë të rrejshme por në dritën e njohjes na shpërfaqet si ,, Nata në Sion ,, mu ajo natë që gjakon vetënjohjen dhe lirinë tonë shpirtërore dhe kombëtare. Dhe nëse dikur L. Da Vinçi thoshte se ,, Forca lind nga dhuna, kurse vdes nga liria ‘’ atëherë lirshëm mund të themi se autori përmes kësaj njohjeje e romani tenton që shpirtin tonë ta bejë të lirë. Romani i Antonit nuk është një mit apo trillim historik, por është realiteti ynë historik i gjakosur, e ngadhënjyes . Aftësia e tij për të krijuar politekst brenda shumësisë së përshkrimeve romanore, është dhunti e fuqi e intelektit të tij bazuar në dimensione të pamasa edhe të kulturës së leximit e përjetimit, sepse mendja e tij e ndritur hera- herës jeton edhe me të kaluarën për t’i krijuar të ardhme ardhmërisë së kombit të tij. E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Liri
Një njeri i lirë duhet të kënaqet kur nuk i mohohet liria për të shkuar aty ku dëshiron. Por ekzistojnë edhe liri të tjera që njeriut i duhen për të jetuar si gjithë të tjerët - i lirë të ecë e të ndalet kur të dojë, të punojë ose jo pa qenë i detyruar, të zgjidhet e të zgjedhë, të mendojë, të flasë, të veprojë dhe të gjitha t’i bëjë me dëshirën që buron nga zemra
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Shumë probleme do të zgjidheshin nëse veprohet me zemër. Një fjalë e urtë e indianëve të Amerikës thotë se njeriu i bardhë flet shumë, por nuk duhen shumë fjalë për të thënë të vërtetën. Me daljen e Twitter e Facebook edhe kjo thënie duket se bie dhe e vërteta shpesh humbet a
“ 18
“
Që njerëzit të trajtohen të gjithë njësoj të gjithë duhet të kenë të njëjtin ligj a shans për të jetuar e begatuar dhe të mos ndjehen si kolonë dhe qeveria të mos sillet si kolonizator
fshihet. Që njerëzit të trajtohen të gjithë njësoj të gjithë duhet të kenë të njëjtin ligj a shans për të jetuar e begatuar dhe të mos ndjehen si kolonë dhe qeveria të mos sillet si kolonizator. Një njeri i lirë duhet të kënaqet kur nuk i mohohet liria për të shkuar aty
ku dëshiron. Por ekzistojnë edhe liri të tjera që njeriut u duhen për të jetuar si gjithë të tjerët - i lirë të ecë e të ndalet kur të dojë, të punojë ose jo pa qenë i detyruar, të zgjidhet e të zgjedhë, të mendojë, të flasë, të veprojë dhe të gjitha t’i bëjë me dëshirën që buron nga zemra.
Një fjalë e urtë e indianëve të Amerikës thotë se njeriu i bardhë flet shumë, por nuk duhen shumë fjalë për të thënë të vërtetën. Me daljen e Twitter e Facebook edhe kjo thënie duket se bie dhe e vërteta shpesh humbet a fshihet
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
” ”
KULTURË
Libra të rinj
Kontribut për realitetet historike e bashkëkohëse të medias shqipe në Mal të Zi
(Ali Salaj, Mediat dhe kriza e identitetit, Art Club, Ulqin, 2017.) Në kuadër të edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” këto ditë është botuar libri “Mediat dhe kriza e identitetit” i autorit Ali Salaj. Libri përbëhet nga dy pjesë. Në kapitullin e parë, të titulluar “Strategjia tregtare e mediave”, trajtohen problemet dhe dukuritë e mediave shqiptare, me theks të veçantë në mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi, kurse në kapitullin e dytë, të titulluar “Kroki”, janë përfshirë artikujt që autori i ka shkruar në formë editoriali në gazetën “Koha javore”, në një hark kohor prej dhjetë vitesh, “me synim nxitjen sadopak të vetëdijes dhe përgjegjësisë në jetën politike dhe publike të shqiptarëve në Mal të Zi”.
Redaktor i librit është Prof. Dr. Hamit Boriçi, recensentë Mr. Anton Gojçaj dhe Ma. Ismet Kallaba, redaktor teknik Fahrudin Gjokaj, kurse dizajni është punuar nga Gent Salaj. Në vështrimin e tij, studiuesi i njohur i medias prof. dr. Hamit Boriçi thekson se libri përbën një sprovë të vlertë për rrjedhat e gazetarisë shqiptare në Malin e Zi dhe se kemi të bëjmë me një kontribut në dituritë për realitetet historike e bashkëkohëse të medias shqiptare në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Ndërsa recensenti mr. Anton Gojçaj thekson ndër të tjera se “Firma gazetareske e Ali Salajt nuk flirton me lokal-patriotizmin patetik dhe nuk është e rënduar nga kompleksi i ‘provincial-
izmit’. Në parim, gjakon që çështjet lokale t’i trajtojë ashtu që të jenë në sinkroni, mundësisht edhe në koneksion, si me interesat kombëtare ashtu edhe me rrjedhat rajonale, por gjithmonë brenda standardeve profesionale.” Ali Salaj është korrespondent i rregullt i “Zërit të Amerikës” (VOA) të Uashingtonit për Malin e Zi dhe kryeredaktor i gazetës “Koha javore”. Ai është autor i përmbledhjes me kritika të filmit “Në mbretërinë e imazheve”, e cila u shpërblye me Çmimin Vjetor të SHAI “Art Club”. Ky është libri i dytë i tij. Botimi i librit u mbështet nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi. i.k. E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
19
KULTURË
Libra të rinj
Edhe një bojë njeriu (Gazmend Çitaku, Tregime të çuditshme nga Ulqini, Diti&Oli Ulqin, 2017, faqe 114)
Çitaku si letrar, për habi, nuk vjen me një vëllim poetik (si ndodh shpesh), por me një vistër tregimesh, syzheun e të cilëve pothuaj çdo vendali e ka dëgjuar Jaho Kollari
Çfarë e bën gjësendin (apo individin) të madh? Vepra, pamja, jetëgjatësia, apo... Ndodh që të gjitha këto të ngërthehen në një trup të vetëm që bëjnë që madhështia të mos ketë si njësi matëse përmasat, proporcionet, vetitë, apo edhe ndonjë natyrë tjetër. Njeriu, edhe po të mos ketë bërë shumë në jetë, vetëm arritja e moshës së thellë e bëjnë atë të veçantë. Vendin po ashtu, meqë resursi më i madh i një vendi është dhe mbetej subjekti, pra, mbindërtimi i natyrës rreth së cilës ajo (natyra) njerëzore jep e merr me të, dhuron kreativitet për të marrë inspirim, që s´është veçse fuqia me të cilën qenia njerëzore ngrihej në piramidën e zinxhirit të të ushqyerit. Pikërisht kjo fiziologji, si marrja e ushqimit dhe çiftëzimi janë dhe mbeten kyçi i mbijetesës. Vendosja e Homo Sapiensit në pirgun e zinxhirit të të ushqyerit e bën atë Zot të planetit, njëkohësisht që atij i vihej detyra që, duke mbrojtur mjedisin, mbron edhe ekzistencën e vetvetes. Mbase me të drejtë parashtrohet pyetja: ç´kuptim ka jeta, kur jemi e vetmja qenie që është e vetëdijshme se një ditë do të vdesë?! Jeta, në vete, nuk do të ketë aq vlerë po të mos ekzistojë mekanizmi më i përkryer natyror, i cili është fort i ankoruar në gjenet tona, e ai është çiftëzimi. Vetë përcjellja e vetive tona prej brezit në brez e bën jetën e individit, ndonëse të shkurtër, të ketë kuptim.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Një veti tjetër që jetës së njeriut i jep kuptim është kreativiteti. Jo rralle njeriu identifikohej përmes aftësisë, apo aftësive që ka, përmes dhuntisë apo veprës së vet, si p. sh., përmes një vendi (të cilin e ka ndërtuar), fshat apo qytet qoftë. Për t´u lidhur me këtë të fundit mund të thuhej se jeta merr kuptim edhe atëbotë kur individi e ndjen veten si pjesë e një komuniteti. Sa më i moçëm të jetë ai komunitet aq më i rryer bëhej. Nga kjo mund të shkulej se secili individ e rrit shtatin e vendit ku jeton edhe për madhësinë e vetvetes. Duke u nisur nga fakti që madhësia e një qyteti, ta zëmë, matet me numrin e banorëve, ndërlidhej me atë se numri i banorëve ka rëndësi për madhësi fizike, mirëpo për madhësi dhe rëndësi të një vendbanimi nuk çon peshë vetëm numri i banorëve, në mos më tepër ngjarjet e, sidomos, vjetërsia e tij. Pikërisht këtu qëndron i strukur strumbullari i kësaj vepre letrare të Gazmend Çitakut: madhështia e Ulqinit nuk matet me numrin e popullatës apo hapësirës, por me ymrin e gjatë të tij. Është plotësisht e pamundur të jetohej gjatë e të mos përjetohej gjë, çka Ulqini bëri me bollëk në këta 25 shekuj. Duke filluar nga Mbretëresha Teutë, Odiseu, Sabataj Cevi, Likaceni, Ser-
vantesi... e mbaruar me Bego Babotin, legjenda këto që në trajtë letrare Çitaku me mjeshtri na i sjell këtu, çfarë edhe është madhështia e kësaj vepre. Veç përmasës së thellësisë që ka vepra, me të cilën i depërtohej mjaft thellë nocionit hapësirë-kohë, ajo ka edhe gjerësi dhe gjatësi, pra, horizontalitet dhe vertikalitet dhe kjo e fundit ka tejet shumë rëndësi, meqë vlera veprës i rritej me rritjen e numrit të lexuesve. Pikërisht ky fakt mund ta bëjë atë të madhe, pra, mosha dhe hapësira mbarëshqiptare e lexuesit. Çitaku si letrar, për habi, nuk vjen me një vëllim poetik (si ndodh shpesh), por me një vistër tregimesh, syzheun e të cilëve pothuaj çdo vendali e ka dëgjuar. Mirëpo tani ky ka edhe këtë mundësi: t´i ndjejë, dëgjojë dhe shijojë edhe në petkun artistik.
KULTURË
Në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin u përurua romani “Të gjithë të mitë” i autorit Zuvdija Hoxhiq (Berisha)
Testament letrar dhe jetësor i shkrimtarit Ulqin – Qendra e Kulturës – Ulqin, Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi organizuan të martën, më 16 maj, në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin përurimin e librit më të ri “Të gjithë të mitë” të akademikut Zuvdija Hoxhiq (Berisha), një roman autobiografik në të cilin autori trajton marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet kombësive, feve dhe brezave. Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Dimitrov Popoviq, ndërsa është botuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave. Popoviq ka treguar arsyen se çfarë e ka shtyrë për ta përkthyer këtë roman. “Së pari, një e kaluar që kam pasur afër fisit ku ka jetuar e ku është lindur Zuvdija. Me këto pleq që shkruan Zuvdija, që i përmend në fisin e vet, kënaqesh jo vetëm duke e lexuar librin, por kënaqesh sepse gjen diçka që e ke nga jeta e tij”, ka thënë Popoviq, njëherazi edhe redaktor i librit. Duke nënvizuar se autori është i gjithanshëm, me një horizont poliedrik, ai ka thënë se libri është një shembull që gjithkush ta shohë veten. Shkrimtari Hajro Ulqinaku ka bërë një paralele ndërmjet akademikut Zuvdija Hoxhiq dhe personaliteteve të shumta të letërsisë dhe fushave të tjera, që rrjedhin nga treva e Plavës dhe Gucisë, duke thënë se për dallim prej tyre, “Zuvdija ka përcjellur yllin e tij, është kthyer në Podgoricë dhe aty jeton, punon, krijon dhe rrëmben çmime”. Sipas tij, çdo libër i Hoxhiqit paraqet ngritje cilësore në aspektin artistik
letrar. “E kemi një roman të shkruar në mënyrë moderne, i shkruar në kapituj, ku kapitujt janë tregime të pavarura të përmbajtjeve më të veçanta dhe me një stil shumë lapidar, të mos them lakonik”, është shprehur ai. Në vështrimin e tij, studiuesi i letërsisë mr. Haxhi Shabani e ka cilësuar romanin “Të gjithë të mitë” një testament letrar dhe jetësor të shkrimtarit. Ai ka thënë se pas dy romaneve, që ishin në nivelin e shijeve elitiste letrare: “Viti i Gucisë” dhe “Ylli i Davidit”, edhe ky roman provon se letërsia postmoderne shkruhet edhe nga tashmë një klasik i prozës në Malin e Zi, siç është Zuvdija Hoxhiqi. Shabani ka theksuar se me këtë vepër Hoxhiqi “beson se jeta është e mundshme edhe në një shtet të brishtë, sa i përket hapësirave për një jetë normale dhe bashkëjetesës midis popujve, gjuhëve, feve e interesave”. Vetë autori ka falënderuar përkthyesin, botuesin, folësit dhe të gjithë të pranishmit. Për librin dhe krijimtarinë e autorit kanë folur edhe kryetari i BKSHMZ-
së, prim. Dr. Gani Karamanaga në emër të organizatorit, ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi, dhe në emër të botuesit përfaqësuesi i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Fikret Lulanaj. Përurimi është moderuar nga udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama. Në fund të përurimit, prim. Dr. Gani Karamanaga i ka ndarë mirënjohje nga BKSHMZ akademikut Zuvdija Hoxhiq, me motivacion “për kontributin e tij në letërsinë malazeze dhe shqipe në përgjithësi”. Zuvdija Hoxhiqi (Berisha) ka lindur në Guci, në vitin 1943. Është kryetar i Lidhjes së Luftëtarëve të Malit të Zi, kryeredaktor i revistës “Kodi”, redaktor i revistës “Almanah, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Ai ka statusin e krijuesit të shquar në kulturë. Është autor i një numri të madh të veprave dhe laureat i çmimeve “13 Korriku”, “Çlirimi i Podgoricës”, “Pena e Qamil Sijariqit”, “Stefan Mitrov Lubisha”, si dhe i çmimit “Ungjilli i Mirosllavit” për romanin “Të gjithë të mitë”. i. k. E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
21
MOZAIK
Gjimnazi “25 Maji” shënoi Ditën e shkollës dhe Akademinë e Maturantëve
46 vite veprimtari edukativo-arsimore Tuz- Gjimnazi “25 Maji” në Tuz me një organizim madhështor solemn ka shënuar Ditën e Shkollës dhe Akademinë e maturantëve dhe kujdestarëve të tyre, të cilës i janë bashkëngjitur personeli arsimor, prindër, nxënës të shumtë, përfaqësues të administratës lokale, përfaqësues të partive politike në vend, përfaqësues të Drejtorisë për Arsimimin e Popujve Pakicë, afaristë dhe njerëz të fushave të tjera të cilët ndoqën me shumë kureshtje një program të pasur të gërshetuar me këngë, valle e recitime poezish të përgatitura nga nxënës të dalluar të shkollës enkas për këtë ditë. Drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji”, Milijana Daboviq në fjalën e saj ka thënë se shkolla që ajo drejton, feston datëlindjen e 46-të, një ditë që sipas saj, përkujton krenarinë e shkollës dhe të arriturat e gjenerat-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
ave të tëra që janë arsimuar në këtë shkollë. “I kemi mësuar se dija është forca më e fuqishme dhe pasuria më e madhe. I kemi mësuar se askush dhe asgjë në këtë Botë, nuk është më i fortë se njeriu i ditur. Përveç kësaj, kemi mësuar se sa e rëndësishme është të jemi njerëz të mirë. Gjimnazi ynë edhe këtë vit në mënyrë tradicionale po përcjell një gjeneratë e cila do të lërë një vulë të fuqishme në historinë e pasur të shkollës sonë. Besoj se edhe në të ardhmen, ky Gjimnaz duke respektuar dhe kultivuar më të mirën nga tradita, me sukses do të vazhdojë veprimtarinë edukativo-arsimore”, u shpreh Daboviq. Risi në shënimin e sivjetshëm të Ditës së Shkollës dhe Akademisë së Maturantëve, ka qenë pikërisht uniforma e maturantëve dhe kujdestarëve të klasave të cilët e kanë zbukuruar
dukshëm këtë eveniment të shënuar të shkollës së tyre, të cilët që të gjithë së bashku përbënin një “kontingjent” të gjerë të cilët u mirëpritën ngrohtësisht dhe u duartrokitën nga e gjithë salla e mbushur përplot e QKI “Malësia”. Në Ditën e Shkollës janë ndarë diplomat, mirënjohjet, çmimet dhe falënderimet për nxënësit e spikatur të shkollës në garat shkollore në letërsi, sport e fusha të ndryshme dhe për mentorët e tyre, të cilat i ka ndarë drejtoresha Milijana Daboviq. Nxënës të gjeneratës së sivjetshme janë shpallur: Teuta Junçaj e mësimit në gjuhën shqipe dhe Andrijana Palusheviq e mësimit të gjuhës malazeze. Në fund të kësaj Akademie solemne është shtruar një koktej modest për të gjithë pjesëmarrësit. t. u.
MOZAIK
Fondacioni “Studenti” organizoi Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2017
Rumejsa Kaca, fituese e edicionit të 12-të
Në kategorinë e shkollave fillore vendi i parë i takoi Behar Palit, vendi i dytë Esmerinda Lekperiqit dhe vendi i tretë Elsadina Bajraktarit. Ndërkaq, në kategorinë e shkollave të mesme, vendin e parë e zuri Jonida Kovaçi, vendin e dytë Hedije Marku, kurse vendin e tretë Dëbora Popoviq Ulqin - Nxënësja e klasës së katërt të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, Rumejsa Kaca, ka fituar vendin e parë në edicionin e 12-të të Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2017, të organizuara nga Fondacioni “Studenti”, që u mbajtën të martën mbrëma, më 23 maj, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin. Ajo ka recituar përrallën në vargje “Lepuri dhe iriqi” nga Niko Tyto. Në kategorinë e shkollave fillore vendi i parë i takoi Behar Palit nga Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, vendi i dytë Esmerinda Lekperiqit nga Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros dhe vendi i tretë Elsadina Bajraktarit nga Shkolla Fillore “Marshall Tito” – Ulqin. Ndërkaq, në kategorinë e shkollave të mesme, vendin e parë e zuri Jonida Kovaçi, vendin e dytë Hedije Marku, kurse vendin e tretë Dëbora Popoviq, të trija nxënëse të Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”. Vlerësimi i garuesve u bë nga juria në përbërje: Hatixhe Nelaj, gazetare, Edita Nimanbegu, krijuese, dhe Bashkim Alaj, aktor. Në gara morën pjesë nxënësit e shkollave fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, “Boshko Strugar” – Ulqin, “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros, “Marko Nuculloviq”
– Shtoj, “Marshall Tito” – Ulqin dhe të Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim” – Ulqin. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Fondacionit “Studenti”, Hajredin Kovaçi, ka theksuar qëllimin dhe rëndësinë e kësaj veprimtarie. Ai ka thënë se “këto gara kanë për qëllim nxitjen e frymës garuese, gjetjen e talentëve të rinj që një ditë mund të bëhen yje, por mbi të gjitha, ngacmimin e të rinjve për të lexuar, për të zgjedhur prozën apo poezinë elitare dhe për të shmangur frikën dhe emocionet para publikut”. Sipas tij, bukuria e këtyre garave është se Fondacioni ndan mbi 100 libra në vit për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e tyre, duke pasuruar bibliotekat e tyre.
Për fituesit organizatori ka ndarë shpërblime në të holla dhe diploma, kurse të gjithë nxënësit garues dhe mësimdhënësit që i kanë përgatitur ata janë shpërblyer me libra. Në pjesën jogaruese të programit, para publikut janë prezantuar Agrina Musliq në violinë, nxënëse e Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin, si dhe fëmijët e Kopshtit “Xixëllonjat”, me një kolazh me këngë e vjersha, duke ngjallur emocione të shumta. Edicioni i sivjetshëm i Garave të recituesve të rinj – Ulqin 2017 është mbështetur nga Komuna e Ulqinit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Llolla Company, Fabrika e Mobiljeve “Kurti” dhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellës-Kanalizime”. i. k.
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Në Guci u shënua Dita e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”
Vatër me përvo pune edukativo
“Përkundër baticave dhe zbaticave të shumta që ka përjetuar në punën e vet shkolla e Gucisë, ajo vazhdimisht ka qenë vatër prej nga kanë dalë personalitete dhe fytyra markante të opuseve të ndryshme shkencore, kulturore, shoqërore e artistike të njohur anekënd planetit tonë. Por për fat të keq, shumë prej tyre nuk kanë mbetur t’i kontribuojnë vendlindjes së vet, aty ku i kanë marrë hapat e parë të dritës dhe diturisë”, ka thënë drejtori Sherif Feratoviq Guci - Në Gucinë piktoreske, qendër e komunës më të re të Malit të Zi, të premten më 19 maj u shënua Dita e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në përbërje të së cilës punojnë edhe katër paralele të ndara katër klasëshe në Vuthaj, Krushevë, Vishnjevë dhe Martinaj. Në sallën e godinës së Qendrës për Kulturë në Guci u tubuan mësimdhënësit, ish-punëtorët e saj në pension, prindërit e nxënësve, kryetarja e Komunës së Gucisë Anella Çekiq me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit e stafeve drejtuese të shkollave fillore në Plavë, Murinë dhe Andrijevicë, të shkollave të mesme në Plavë dhe Beranë, të Institucionit parashkollor në Plavë, të shoqatave të pensionistëve të komunave të Plavës dhe Gucisë dhe të diasporës, si dhe mysafirë të tjerë nga struktura të ndryshme shoqërore, politike, firmat private nga Komuna e Gucisë, Plavës dhe rajoni, anëtarët e Këshillit të shkollës, Këshillit të prindërve dhe shumë qytetarë të tjerë, për të shënuar sa më solemnisht përvjetorin e rëndësishëm, 153-vjetorin e punës së frytshme në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të vogëlushëve kureshtarë të kësaj treve kodrinoro malore përballë Alpeve Shqiptare. Manifestimi ka filluar në orët e hershme të paraditës me vendosjen
24
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
e buqetave të luleve në bustin përkujtimor të revolucionarit të shquar gucian, Xhafer Nikoçeviq, emrin e të cilit më se 50 vite e mban shkolla, i cili krenar qëndron në parkun përkujtimor në afërsi të objektit të saj, për të vazhduar pastaj me programin e begatë dhe të larmishëm kulturor, artistik e muzikor, të përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, i cili zgjati rreth dy orë. Programi i gërshetuar me këngë e valle autoktone burimore, të cilat u interpretuan dhe ekzekutuan nga nxënësit e tri nacionaliteteve – shqiptare, boshnjake dhe malazeze, të veshur në rroba të tyre tradicionale kombëtare, u përcoll me interesim
shumë të madh dhe u përshëndet me ovacione dhe duartrokitje frenetike nga të pranishmit. Interesim të jashtëzakonshëm zgjuan edhe skeçet, pjesët humoristike dhe dramatike të shfaqura nga nxënësit në gjuhën shqipe dhe atë malazeze. Mbi historikun e gjatë dhe të bujshëm të shkollës, të njërës ndër vatrat me përvojë më të gjatë në punën mësimore e edukative në Mal të Zi, foli drejtori i saj Sherif Feratoviq, i cili në fjalën e vet të rastit theksoi se këtë vit shkollor mbushen 153 vjet të ekzistimit dhe punës së kësaj shkolle. “Misionin e vet edukativo-arsimor e ka filluar në vitin e largët 1864, me mësuesin e parë Mato Shijakoviq,
KULTURË
ojë të gjatë o-arsimore në gjuhën serbe. Sot shënojmë më se një shekull e gjysmë ekzistimi dhe lirisht mund të thuhet përvjetor me shumë respekt. Si rrallë shkolla të tjera, shkolla jonë ka qëndruar stoike edhe në kohëra më të vështira dhe ka arritur të ruajë qëndresën, harmoninë dhe tolerancën në mes të njerëzve të të gjitha konfesioneve dhe nacionaliteteve që edukoheshin dhe arsimoheshin në të”, ka thënë ai. Duke folur mbi veprimtarinë e shkollës, drejtori Feratoviq theksoi se pos punës edukativo-arsimore kjo shkollë ka pasur edhe rol dhe ndikim të dukshëm dhe të rëndësishëm në shoqëri, jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në lëmit e tjera të jetës dhe punës shoqërore. “Në vitin 1907 është shpallur institucion i pavarur autoqefal. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore bëhet shkollë fillore shtatëvjeçare, kurse në vitin 1951 shndërrohet në shkollë tetëvjeçare. Prej vitit 1963, me propozim të Organizatës Komunale të Lidhjes së Luftëtarëve të Plavës shkolla mban emrin e revolucionarit – luftëtarit të mirënjohur nga Gucia, Xhafer Nikoçeviq, i cili dha jetën e vet
për liri”, theksoi ndër të tjera ai. Duke rrëfyer për rezultatet e konsiderueshme që ka shënuar ky institucion edukativo-arsimor në punën e vet 153-vjeçare, drejtori Feratoviq në mes tjerash nënvizoi se “në mesin e shumë mirënjohjeve, shpërblimeve, nderimeve, që i janë ndarë shkollës, veçohen: shpërblimi më i lartë shtetëror për arsim dhe shkencë “Oktoih”, me të cilën ajo është nderuar me rastin e shënimit të 110-vjetorit të themelimit të saj në vitin 1974, Pllaketa Federative me rreze të argjendta në vitin 1975 dhe Pl laketa e artë në vitin 2002, të cilën ia ka ndarë Redaksia e revistës pedagogjiko-arsimore ‘Prosvjetni rad’ nga Podgorica, si dhe disa dhjetëra mirënjohje, falënderime, diploma dhe pllaketa të cilat i fituan nxënësit gjatë pjesëmarrjeve në garat e ndryshme të diturisë në nivelet komunale, regjionale dhe shtetërore, me të cilat janë të stolisura muret e kthinave dhe korridoreve të shkollës”. Sipas tij, përkundër baticave dhe zbaticave të shumta që ka përjetuar në punën e vet shkolla e Gucisë, ajo vazhdimisht ka qenë vatër prej nga kanë dalë personalitete dhe fytyra markante të opuseve të ndryshme shkencore, kulturore, shoqërore e artistike të njohur anekënd planetit tonë. “Por për fat të keq, shumë prej tyre nuk kanë mbetur t’i kontribuojnë vendlindjes së vet, aty ku i kanë marrë hapat e parë të dritës dhe diturisë”, ka thënë drejtori Feratoviq. Shkolla fillore e Gucisë është njëra ndër njëzet shkollat e para fillore në Mal të Zi, në të cilën në vitin 2006 ka filluar aplikimi i mësimit të reformuar nëntëvjeçar. “Gjatë disa viteve të fundit, në godinën e re të shkollës është bërë rikonstruksioni i plotë i lokaleve më-
simore, kabineteve, punëtorive dhe i kthinave të tjera, të cilat edhe janë pajisur me mjete dhe inventar të paraparë për punën mësimore edukative. Edhe në godinën e vjetër të shkollës, po ashtu janë bërë ca adaptime dhe përmirësime të dukshme në lokalet e saj. Biblioteka e shkollës është pasuruar me tituj të rinj veprash të autorëve të ndryshëm. Kujdes i veçantë i është kushtuar përtërirjes së kabineteve me materiale të parapara për punë demonstruese”, është shprehur Feratoviq, duke shtuar në fund se Shkolla fillore “Xhafer Nikoçeviq” në vazhdimësi zhvillon bashkëpunim të ndërsjellë me shkollat simotra në Plavë, Murinë, Andrijevicë e Beran, por edhe më gjerë në Mal të Zi. Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, në fjalën përshëndetëse e ka uruar drejtorinë, personelin mësimdhënës dhe nxënësit me rastin e Ditës së Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq”. “Shumë komuna, si kjo e jona, do të ishin krenare ta kishin shkollën si kjo e jona në Guci, me traditë të gjatë pune edukativo-arsimore, e cila siç tha drejtori vepron qe më se 153 vjet. Andaj komunës sonë i parashtrohet detyrimi shtesë që me mbështetjen, përkrahjen dhe kujdesin e gjithanshëm të përcjellim punën e saj edukativo- arsimore”, është shprehur ajo. Kolektivi i kësaj shkolle, bashkë me mysafirët pjesëmarrës të manifestimit solemn, ca orë të pasdites i kaluan në luginën atraktive të Grebajës, rrëzë Alpeve Shqiptare përballë Gucisë, ku patën rast të mishërohen dhe frymëzohen me bukuritë e rralla natyrore me të cilat begaton ajo. Në njërin prej restoranteve të këtij vendi turistik, për të gjithë të pranishmit, stafi drejtues i shkollës shtroi drekë Shaban Hasangjekaj solemne. E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Reportazh: Me arbëreshët e Zarës (5)
Qëndresa shek
Hajrullah Hajdari
(vijon nga numri i kaluar) Edhe pse në një tokë të huaj, të rrethuar me popuj të tjerë që nuk kishin as gjuhë e as kulturë të njëjtë, edhe pse nuk patën asnjëherë për tre shekuj me radhë shkolla, gazeta e revista në gjuhën e tyre, edhe pse për tre shekuj u detyruan të përdorin dhe të shërbehen së paku me dy gjuhë të huaja - kroatisht e italisht, arbneshët e Zarës, larg atdheut të tyre të vërtetë, me zili dhe fanatizëm të pashoq arritën të ruajnë ndjesinë e përkatësisë kombëtare dhe gjuhësore. Po-
“ 26
Edhe pse në një tokë të huaj, të rrethuar me popuj të tjerë që nuk kishin revista në gjuhën e tyre, edhe pse për tre shekuj u detyruan të përdorin tyre të vërtetë, me zili dhe fanatizëm të pashoq arritën të ruajnë ndjesi thuaj të gjithë arbneshët mburren për përkatësinë e tyre kombëtare e veçanërisht për gjuhën e tyre – arbnishten. Me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë ndjesia kombëtare po zbehet, po mbizotëron dëshira për t’u quajtur kroat e gjuha arbnishte po tkurret aq shumë. Megjithatë, të gjithë bashkëbiseduesit tanë u shprehën se çdo banor i Arbanasit mund të deklarohet si kroat, por me zemër ata gjithmonë ndihen si shqiptarë dhe secili nga ata dëshirojnë që të dëgjojnë gjuhën e
stërgjyshërve të tyre. Ruajtja e toponimeve, mbiemrave dhe emërtimi i rrugëve me personazhe të historisë dhe kulturës shqiptare është evidente në Arbanas. “Lagjja Bregdeti”, “Shoqëria Bregdeti”, Rruga “Karma”, “Skenderbeg”, “Relja”, “Gjergj Fishta” apo edhe ndonjë tjetër, të lënë të shpresojmë se indentiteti shqiptar në Arbanas të Zarës do t’i qëndrojë kohës dhe se fjala e kënga shqipe, historia dhe kultura nuk do të harrohen. Përkundrazi, në kushtet e reja të krijuara, hapja e paraleles
Ruajtja e toponimeve, mbiemrave dhe emërtimi i rrugëve me personazhe të historisë dhe kulturës shqiptare është evidente në Arbanas. “Lagjja Bregdeti”, “Shoqëria Bregdeti”, Rruga “Karma”, “Skenderbeg”, “Relja”, “Gjergj Fishta” apo edhe ndonjë tjetër, të lënë të shpresojmë se indentiteti shqiptar në Arbanas të Zarës do t’i qëndrojë kohës dhe se fjala e kënga shqipe, historia dhe kultura nuk do të harrohen
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
”
KULTURË
kullore
n as gjuhë e as kulturë të njëjtë, edhe pse nuk patën asnjëherë për tre shekuj me radhë shkolla, gazeta e n dhe të shërbehen së paku me dy gjuhë të huaja - kroatisht e italisht, arbneshët e Zarës, larg atdheut të inë e përkatësisë kombëtare dhe gjuhësore në gjuhën shqipe apo i kursit të mësimit të gjuhës arbneshe, mundësia e leximit të lajmeve, informacioneve, historisë në shtypin elektronik dhe të shkruar, pse jo edhe vendosja e urave të reja të bashkëpunimit qoftë edhe në sport, ndjesia kombëtare shqiptare, edhe më shumë do të përqafohet e do të qëndrojë edhe në shekujt e ardhshëm. E gjithçka përjetuam për tri ditë në Zarë, ndër arbëreshët e këtushëm, e gjithë kjo histori e tyre e dhimbshme vuri në lëvizje procesin e inhibicionit retroaktiv, kujtesën, dhe përfunduam se historia e tyre nuk është shumë ndryshe nga e shumë pakicave shqiptare që jetojnë të shkëputura nga trungu mbarëshqiptar në përgjithësi. Vërtet thënia e tyre “Gjaku jonë, toka jonë” është kuptimplote. Shqiptari mbetet shqiptar kudoqoftë, ai vuan e sakrifikon vetëm për të ruajtur qenien shqiptare.
Shpresojmë që Turneu Mbarëkombëtar në futboll për fëmijë që do mbahet në Ulqin, në të cilin do të marrin pjesë edhe fëmijët e Arbneshit të Zarës, të jetë fillimi i njohjes së tyre me moshatarët e një gjaku të njëjtë e të përbashkët. Nëse do të jetë kështu, do të jemi krenarë që vendosëm një gur sado të vogël në bashkimin e tokës dhe gjakut tonë. Në fund, po japim një këngë popullore arbneshe, e cila më së miri përshkruan gjendjen shpirtërore të këtij komuniteti shqiptar, i cili shekuj me radhë i mbetur në vetmi i qëndroi stuhive të kohës dhe prapëseprapë e ndjejnë që janë shqiptarë. NI COP TË ZEMBRES JEM Atje pe ka kan art pleçet jon Atje ku po flejn eshnjet pe te pleçet te pleçnjet jon Ntje isht vendi i atunve
Ne tje jan ele mendimet jem Atje ko jet ni cop te zembres jem Ni cop Ni cop plot me lot Me lot e le sot E per ta po shtupen zembra jem Per te po plasen Per ta jan syt plot me lot Per ta po kjojn po vrijojn e sot O zember, zembra jem e plaset Leze zjarmin, Bushe, mbushma parzmet Parzmet jem te shprazum O zember, zembra jem e plaset Pe ka lotet Ele po vrijojn Ele sot kt dit Bushe, mbushma parzmet Parzmet jem te shprazut Per mos me e le me kjo As lotet e shtu rand mi mbo Atje ko jet ni cop te zembres jem. (Fund) E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
27
KULTURË
Kronologji e shkurtër e zhvillimeve socio-kulturore në Ulqin gjatë periudhës osmane
Periudha e a
Duke filluar nga mesi i shekullit XVIII, qyteti - kasabaja e Ulqinit kishte arritur lulëzimin e vet si rezultat këtë lindi nevoja për ndërtimin e një administrate të re në mes të Çarshisë për t’u përgjigjur kërkesave objekte, që pas një kohe u bë kompleks. Ky kompleks përmban Xhaminë e Namazgjasë, Mehqemen-Gjyk
Mr. Ali Bardhi
Kalaja e Ulqinit dhe varoshi i saj ka qenë e banuar pandërprerë që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Nëse flasim për shtrirjen e vendbanimeve dhe objekteve të Ulqinit gjatë historisë, do të shohim se ato janë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen politiko-ekonomike të tij. Duke mos dashur që të hyj në historinë e lashtë të Ulqinit, do të mundohem që të trajtoj kronologjinë kulturore-historike përgjatë periudhës osmane. Burimet historike tregojnë se Kalaja e Ulqinit kaloi nga venedikasit nën sundimin e osmanëve në vitin 1571, ku Venediku e ka mbajtur për 150 vjet. Edhe pasi u vendos pushteti osman në Ulqin, sulmet e shpeshta të Venedikut dhe të tjerëve për ta rimarrë Ulqinin do të zgjasin deri në vitin 1719, kur u nënshkrua Paqja e Pozharevcit. Pas kësaj paqeje, Ulqini arrin qetësinë e shumëpritur dhe nga qyteza do të shndërrohet në një qytet. Zhvillimin e qytetit e shohim në atë
“
28
që udhëpërshkruesi i shek. XVII, Evlija Çelebiu, na rrëfen për 20 anijet që posedonte limani i Ulqinit, ndërkaq rreth dy shekuj më pas Xhevdet Pasha pohon se Ulqini posedonte 80 anije tregtare. Kjo gjë mund të vërehet edhe nga hartat e Venedikut të shekujve XV-XVI për Kalanë e Ulqinit dhe rrethinën e saj, nga ku shihen qartë vendbanimet brenda kalasë
dhe varoshit, ndërsa rrethi i tij ishte pothuajse i pabanuar. Kështu në hartat e Venedikut të shek. XV-XVI shihen edhe disa objekte brenda kalasë, kurse jashtë saj nuk kemi objekte të tilla deri në fillim të shek. XVII-XVIII, kur fillon periudha e artë e Ulqinit. Në dokumentacionin osman për pjesën urbane të qytetit të Ulqinit vërejmë se në fundin e shekullit XVI
Nga shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII qyteti i Ulqinit fiton një shtrirje më të gjerë të vendbanimeve, ku me theks të veçantë kemi ndërtimin e objekteve kulturore-historike, si: Xhamia e Pashës me hamam dhe Kronin e Pashës, Xhamia e Meterizit, Xhamia e Lamit në Mëhallën e Re etj., tyrbet, teqetë - Teqeja e Madhe në mëhallën e Ranës, mektebet-shkollat, medresetë, çezmat etj. e deri tek objektet rezidenciale si Shtëpia e Pashës
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
”
KULTURË
artë e Ulqinit
t i mirëqenies sociale-ekonomike të krijuar në shtetin osman, duke u zgjeruar dhe forcuar mjaft, dhe për të reja të qytetarëve të saj. Si rrjedhojë e kësaj, në mes të Çarshisë së Ulqinit filluan të ndërtohen disa katën, Sahatkullën, dyqanet e vakëfit me çarshinë dhe Beledien
dhe fillim të shekullit XVII janë të cekura mëhallët brenda Kalasë së Ulqinit si: Mëhalla e Çezmes së Madhe, Iç kale - Kalaja e brendshme, Kalaja e Poshtme (Kala-i Zir) së bashku me varoshin e saj, Mëhalla e Ranës, e duke u shtrirë në drejtim të kundërt të kalasë. Kurse nga shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII qyteti i Ulqinit fiton një shtrirje më të gjerë të vendbanimeve, ku me theks të veçantë kemi ndërtimin e objekteve kulturore-historike, si: Xhamia e Pashës me hamam dhe Kronin e Pashës, Xhamia e Meterizit, Xhamia e Lamit në Mëhallën e Re etj., tyrbet, teqetë - Teqeja e Madhe në mëhallën e Ranës, mektebet-shkollat, medresetë, çezmat etj. e deri tek objektet rezidenciale si Shtëpia e
Pashës. Duke filluar nga mesi i shekullit XVIII, qyteti - kasabaja e Ulqinit kishte arritur lulëzimin e vet si rezultat i mirëqenies sociale-ekonomike të krijuar në shtetin osman, duke u zgjeruar dhe forcuar mjaft, dhe për këtë lindi nevoja për ndërtimin e një administrate të re në mes të Çarshisë për t’u përgjigjur kërkesave të reja të qytetarëve të saj. Si rrjedhojë e kësaj, në mes të Çarshisë së Ulqinit filluan të ndërtohen disa objekte, që pas një kohe u bë kompleks. Ky kompleks përmban Xhaminë e Namazgjasë, Mehqemen-Gjykatën, Sahatkullën, dyqanet e vakëfit me çarshinë dhe Beledien. Në kuadrin e këtij kompleksi ka qenë e ndërtuar edhe Beledia e Ulqinit. Fjala “beledie” rrjedh nga gjuha ar-
abe, nga “beled” që d.m.th. vend, qytet, krahinë dhe që ka hyrë në administratën osmane si fjalë “Beledie” që nënkupton komunën, bashkinë. Duke marrë parasysh periudhën e ndërtimit të këtij kompleksi dhe në anën tjetër krijimin e marrëdhënieve të mira të kazasë së Ulqinit me sanxhakun (pashallëkun) e Shkodrës, lë për të kuptuar se fillimi i ndërtimit të këtij kompleksi të ketë filluar nga periudha e vendosjes së administratës së Bushatlijve në Ulqin e duke u plotësuar edhe më pas sipas nevojave dhe reformave në sistemin administrativ të shtetit osman. Në periudhën klasike osmane, kazaja udhëhiqej nga Kadiu. Subashi mbante sigurinë e vendit, kurse kadiu drejtësinë. Ky sistem do të zgjasë deri në Tanzimat, konkretisht deri në vitin 1855, kur u bë organizimi i ri lokal, i quajtur “şehremaneti”, që kryente punët e beledies duke iu referuar rregullimit të ndarjes administrative lokale në Francë. Janë bërë në mënyrë të vazhdueshme reforma administrative, por me rregulloren e vitit 1868, për të parën herë beledia ka filluar punën e vet në kryeqytet, Stamboll. Me shpalljen e Kushtetutës së Parë Osmane të vitit 1876, konkretisht një vit më pas, ka filluar aplikimi i sistemit të beledies edhe në rrethe të tjera. Kurse ndërtimet e shumë beledieve në sanxhaqe e kaza janë realizuar në vitin 1871 kur Abdyl-Hamidi II ka hyrë në fron. (Kjo kumtesë është lexuar në tribunën “Beledia dhe Shtëpia e Pashës – Dikur-sot”, të mbajtur në Ulqin, më 28 prill 2017) E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
29
MOZAIK
Maturantët e Gjimnazit “25 Maji” festuan mbrëmjen e maturës
148 maturantë defi Sheshin kryesor të
Tuz- Maturantët e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz kanë kremtuar mbrëmjen e maturës, me defileun e organizuar nëpër Sheshin kryesor të qytezës së Tuzit, me pikënisje të parakalimit të çifteve nga Komuna urbane deri te Kisha Katolike, duke përmbyllur kështu zyrtarisht shkollimin e mesëm dymbëdhjetëvjeçar. Kanë qenë plot 148 maturant/e, të ndarë në gjashtë paralele, katër në
30
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën malazeze të udhëhequr nga drejtoresha e shkollës e nga kujdestarët e klasave të cilët janë mirëpritur ngrohtësisht nga një numër i madh i publikut të pranishëm i cili ka pushtuar të dyja anët e sheshit kryesor, duke i duartrokitur, fotografuar e xhiruar të gjitha çiftet që përshkonin sheshin, duke e zbukuruar dhe hijeshuar atë më bukur se kurrë, duke
vezulluar e shkëlqyer me kostumet dhe fustanet e tyre unike, të përzgjedhura enkas për këtë natë, në mesin e të cilëve ishin dhe dy vajza me veshjen tradicionale popullore të zonës së Malësisë, si një dëshmi e fuqishme që në këtë vend vazhdon ruajtja me fanatizëm e identitetit kombëtar shqiptar. Ndërkaq, të gjitha çiftet teksa kalonin rrugës duke u ndalur për një çast
MOZAIK
filuan nëpër ë qendrës së Tuzit për t’u regjistruar në objektivin e një numri të madh të fotoaparateve, në sytë e tyre vërehej gëzim, shkëlqim, hare e emocione si asnjëherë më parë, ku në mesin e shumë çifteve mund të vërehej dhe ndonjë pikë loti, të vetëdijshëm se po ndahen nga shokët e shoqet e klasës me të cilët kanë kaluar një pjesë të mirë të jetës së tyre në adoleshencë. Festimi i natës së maturës ka vijuar
në Restorantin “Troja” ku të gjithë së bashku kanë qëndruar me orë të tëra përreth tryezave të organizuar enkas për këtë natë, duke ngrënë e pirë, kënduar e vallëzuar nën ritme të muzikës së përzgjedhur e duke shkrepur fotografi me njëri-tjetrin, me kujdestarët e klasave dhe me kreun e këtij institucioni. Mbrëmja festive dhe argëtuese e tyre ka vijuar deri në orët e para
të mëngjesit, mbrëmje kjo sa e gëzueshme aq dhe e “hidhërueshme” duke ditur që secili nga ata do të ndahet, do të marrë timonin e jetës në dorë të vet, gjithseicili i pavaruar nga njëri-tjetri, për një të ardhme më të ndritur e cila do t’iu hap atyre një perspektivë të re, sidomos atyre që pas këtij shkollimi, aspirojnë të vijojnë shkollimin e lartë në degët e t.u. preferuara.
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
Gjysmëmaturantët e SHF “Mahmut Lekiq” përfunduan shkollimin nëntëvjeçar
Të emocionuar dhe të gëzuar, shijuan natën e gjatë festive
Tuz- Gjysmëmaturantët e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz kanë mbaruar zyrtarisht procesin edukativo-arsimor (të obligueshëm) nëntëvjeçar me defileun e çifteve të cilin e organizuan te restoranti “Troja” të shoqëruar nga drejtori dhe zv/ drejtori, nga kujdestarët e klasave dhe mësimdhënësit por edhe nga prindërit e tyre dhe nga një publik relativisht i gjerë. Kanë qenë plot 136 nxënës të ndarë në pesë paralele, tri në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën malazeze të cilët defiluan me partner/e të tyre të zgjedhur, të veshur me kostume dhe fustane të përzgjedhura enkas për këtë natë unike, duke u bërë objekt i shumë “fotografëve” dhe “kameramanëve“ të cilët me syrin
32
Javore KOHA
E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
optik shkrepnin foto në drejtim nxënësve të cilët në sy të prindërve që po i ndiqnin me shumë emocione dhe entuziazëm, dukeshin më mirë se asnjëherë më parë dhe më të gëzuar se kurrë. Sa i takon suksesit të kësaj gjenerate e cila sapo përfundoi shkollimin nëntëvjeçar, drejtori i shkollës, Nikollë Dukaj, në prononcimin për “Koha Javore”, tha se “në mesin e kësaj gjenerate ka nxënës të konsiderueshëm të cilët kanë sukses të shkëlqyer dhe që do të jenë fitues të çmimit “Pishtar”, por ka dhe nxënës me nota të dobëta, më pak të suksesshëm. Por, në tërësi jam i kënaqur me suksesin që kjo gjeneratë ka arritur gjatë këtyre viteve. Nëse potencojmë angazhimin e tyre
në aktivitete shkollore, organizime të ndryshme, dua të shpreh lëvdata ndaj të gjithë nxënësve të cilët që të gjithë kanë dhënë maksimumin duke realizuar me sukses projekte e kuize të shumta”, theksoi Dukaj duke shtuar se asnjë gjysmëmaturant nuk do të humb vitin shkollor, edhe pse disa do t’i nënshtrohen riprovimit. Gjysmëmaturantët të shoqëruar nga stafi edukativo-arsimor, kanë vijuar festën e tyre me organizimin e darkës solemne të shoqëruar dhe me tinguj të muzikës të cilët duke ngrënë e pirë, kënduar e vallëzuar, i kanë dhënë fund shkollës fillore nëntëvjeçare. Kjo është gjenerata e 59 me radhë e cila përfundoi Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. t.u.
IN MEMORIAM
Vatë Martini Lelçaj (Elezaj) (1921-2017)
Pishtar i arsimit shqip Më 16 maj ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare mësuesi veteran i arsimit shqip - Vatë Martini Lelçaj (Elezaj). Ai ishte një veteran i edukimit dhe shkollimit në gjuhën shqipe në Katërkollë, Shtoj, Reç e Shëngjergj. U lind në Shtoj në vitin 1921. Rrjedh nga një familje e varfër, por e pasur shpirtërisht, shumë e nderuar për bujari dhe mikpritje. Përpjekjet për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor, si dhe realizimin e së drejtës për arsimim në gjuhën shqipe, në periudha të ndryshme të historisë sonë, janë shënuar me emra të atdhetarëve dhe veprimtarëve të shquar, të cilët nuk kursyen asgjë në realizimin e qëllimit të tyre. Pa dyshim që mësuesi dhe veprimtari Vatë Elezaj është njëri prej tyre, i cili me punën dhe veprimtarinë e tij ndihmoi çështjen kombëtare në shumë aspekte. Vatë Elezaj ishte i biri i Martinit dhe Lenës, të cilët krijuan një familje të madhe, me 13 fëmijë, por nga sëmundja e malaries u vdiqën tetë prej tyre, kurse motra Prena vdiq nuse 24 vjeçare pas lindjes, për të cilën ai fliste shpesh. Mësues Vata la katër fëmijë – dy djem dhe dy vajza, të gjithë me fakultet. Shtëpia e tij njihet ndër konaqet më intelektuale në Shtoj dhe më gjerë, pasi që nga kjo familje kanë kryer fakultetin mbi njëzet vetë. Jo vetëm Vata, por edhe vëllezërit e tij kanë qenë të ngritur në aspektin e shkollimit. Vëllai i tij Zefi ishte mjek kirurg, i cili punoi një kohë të gjatë në Beograd. Ai vdiq aksidentalisht duke lënë pas dy fëmijë. Si rrallëkush në atë kohë, ai zotëronte gjashtë gjuhë të huaja. Vëllai tjetër Leka ishte për një kohë të gjatë drejtor banke, ndërsa Gjon Lekë Martini ishte gastronom i njohur në SHBA. Mësues Vata mësimet e para i kreu në Shtoj, në gjuhën serbokroate. Ai kishte vizion për të ardhmen, për kohën që do të vijë, e cila gjithnjë e më shumë do të ketë nevojë për njerëz të ditur e të arsimuar. Me përpjekje të mëdha arrin të shkollohet, duke tërhequr pas vetes për t’u shkolluar të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes që kishin mundësi. Në dimër dhe verë ndiqte seminaret në Kosovë. Në këtë mënyrë e ka mbaruar Normalen në Pejë, në vitin 1950.
Seminaristët e grupit të tij nga Komuna e Ulqinit ishin: Faik e Fadil Avdiu, Mehmet Cuca, Shaqir Duraku, Palë e Marije Lucaj, Gjergj e Kol Ndreka, File Palaj, por kishte edhe të tjerë nga fshatrat Martinaj e Vuthaj të Plavës dhe Gucisë. Dëshira e flaktë për t’u arsimuar e ndiqte gjithnjë dhe ai arrin të japë edhe provimin shtetëror. I gatshëm, i zellshëm dhe me një dashuri të paparë iu përkushtua punës së mësuesit, në fillim në Katërkollë e pastaj edhe në fshatra të tjera, si në Shtoj, Reç, Shëngjergj etj. Kudo që punoi u dallua për përkushtimin në punë, duke korrur suksese, sikur të kishte dashur të kapte kohën e humbur. Diti të mbante raporte miqësore me nxënësit dhe me fshatarët ku punonte, duke mbetur i dashur dhe i nderuar nga të gjithë. Pas përfundimit të Normales u kthye në vendlindje në Shtoj, ku punonin Palë Lucaj dhe Beqir Lamaj. Me ardhjen e mësues Vatës, ata u transferuan në Ulqin dhe Reç. Pas luftës, më 1945 u hap shkolla në Shtoj, por gjithnjë në shtëpi private. Deri më 1947 mësimi ka vijuar në gjuhën joamtare. Në shtator të vitit 1950, Vatë Martini e nis punën e mësuesit në Shtoj, ku ka punuar 22 vite. Ka punuar me klasë
të kombinuara dhe me kurset kundër analfabetizmit. Shpesh ka punuar edhe në tre turne duke ligjëruar lëndë të ndryshme në klasë të larta. Sa më shumë që punonte, aq më shumë e angazhonin, por kurrë nuk u dorëzua pasi që kishte një vullnet të paparë. Mësues Vata do të mbahet mend për përkushtimin e tij dhe përpikmërinë në punën e vet, jo vetëm si mësues, por edhe si punëtor i palodhur për organizimin e kurseve për zhdukjen e analfabetizmit dhe kurseve shëndetësore që i bënte në baza vullnetare. Ai diti që gjithnjë të nderojë dhe të vlerësojë jo vetëm punën e vet, por edhe të kolegëve që punonin për së mbari. Siç e thamë, punën si mësues e nisi në shkollën në Katërkollë, në kohën kur drejtor ishte Junuz Divanoviqi .Në këtë kohë ka mbajtur kurse kundër analfabetizmit, duke luftuar që të nxisë sa më shumë banorët e zonës së Anës së Malit të ndjekin kurse dhe të dalin nga errësira shekullore. Ka përcjellur gjenerata të shumta, nga ku kanë dalë shumë emra të njohur, si: Riza Rexha, Fadil Taipi, Zef Mirdita, Rrok Mirdita - arqipeshkëv mitropolit i Arkidioqezës Tiranë, Zef Shkreli, Anton Kastrati, Zef Martini e shumë të tjerë. Gjithnjë jepte këshilla me vlera të larta edukative dhe shoqërore, duke i argumentuar me thënie nga urtësia botërore e shqiptare, për të bindur për veprimet e moralshme që duhet të kryesh të cilat i përzgjidhte në përputhje me këshillën që jepte. Ai do të mbahet mend se asnjëherë nuk ka ditur të ngrinte zërin, por fliste me maturi dhe ngadalë duke argumentuar çdo mendim, gjë që vinte nga kultura e gjerë që kishte marrë dhe merrte çdo ditë pasi librin e kishte thesarin e çmuar. Nuk mburrej kurrë, gjithë jeta e tij karakterizohej nga modestia, qëndrimi korrekt ndaj detyrës, shoqërisë dhe familjes. Vdekja i erdhi natyrshëm, në moshën e pleqërisë, i rrethuar me dashuri nga familja dhe farafisi. Mësues i dashur, u prehsh në paqë. Ne do të kujtojmë si një shembull që duhet ndjekur. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe emri yt! Hatixhe Nelaj E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
33
SPORT
34
Javore KOHA
SPORT
Otranti në barazh me Rudarin
Përballja e të shtunës në Ulqin mes futbollisteve vendas të Otrant Olimpikut dhe Çelikut nga Nikshiqi ishte vendimtare për ulqinakët për të siguruar vendin e tretë në tabelën e klasifikimit të Ligës së Dytë të Malit të Zi, që i mundëson ndeshjen e barazhit për inkuadrim në Ligën e Parë malazeze. Takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë të bukur sportive në prani të afro 500 adhuruesve të futbollit, përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të Otrantit.
Rexhoviqi në minutën e gjashtëdhjetë dhe Taçibana në minutën e tetëdhjetë e tetë shënuan për fitoren e skuadrës së Ulqinit, me ç ‘rast i tërë stadiumi në Plazhin e Madh shpërtheu në festë të madhe. Kjo fitore me meritë në qarqet sportive të këtij qyteti vlerësohet si historike dhe e papritur, meqë Otranti këtë sezon të garave hyri në Ligën e Dytë dhe i befasoi të gjithë me lojëra të shkëlqyeshme gjatë gjithë garës.
Kundërshtar në barazh i skuadrës së Otrantit do të jetë ekipi i Rudarit nga Plevla, i cili këtë sezon zhgënjeu tifozët e vet në Ligën e Parë të Malit të Zi. Megjithë rezultatet e dobëta të sivjetshme të Rudarit, ndërrimin e katër trajnerëve brenda sezonit, kjo skuadër me shumë trofe për ulqinakët do të jetë pengesë e vështirë për t’u kapërcyer. Gjithsesi futbollistët e Otrantit, edhe pse me mjete modeste financiare dhe pa fushën e tyre të futbollit, nën drejtimin dinjitoz të trajnerit Xhemo Kapllanbegut bashkë me stafin e tij, janë optimistë se do ta mposhtin Rudarin në dy ndeshjet e radhës, ndonëse janë të vetëdijshëm se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. Topi është i rrumbullakët, prandaj nuk është e thënë se ekipi favorit gjithmonë ngadhënjen. Kjo në sport është dëshmuar shumë herë. Pse të mos ndodhë befasia kësaj herë në favor të skuadrës së Otrantit, djemtë e së cilës me suksesin e arritur këtë sezon kanë shkruar historinë e re të futbollit në Ulqin. (Gj.Gjonaj)
Karate Club REI, renditet ndër klubet më të mira Me rastin e ditës së Ulqinit u mbajt Turneu Ndërkombëtar “Ulqini Open 2017”. Në këtë turne morën pjesë 716 garues , 52 klube nga 9 shtete dhe Federata e Karatesë së Kosovës. Edhe këtë here klubi I karatesë REI
u rendit ndër më të mirët në këtë turne, ku këtë herë mori pjesë me fillestarë dhe kjo tregon që nga ky klub vazhdojnë të dalin talente të reja në sportin e karatesë që tashmë është bërë traditë në Ulqin. Trajnerët Nail-Shilo Kurti dhe Gjo-
van Shkrela i urojnë garuesit e tyre për rezultatet e arritura në këto gara dhe ndjehen të motivuar për të vazhduar tutje që këta talentë të arrijnë majat e tyre në këtë sport siç kanë bërë edhe me sportistë të tjerë. E ENJTE, 1 QERSHOR 2017
Javore KOHA
35
KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve
e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re
Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi
Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër
0,50
amoralë
Podgoricë e enjte, 2 mars 2017
753 Çmimi 0,50
Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50
kulturore shqipta
KOHA Javore
KOH Javore A
KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër
745 Çmimi 0,50
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
Mësuesit e harruar
Podgoricë e enjte, 1 qershor 2017 Viti XVl Numër 766 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve
APATIA politike
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Qençe nuk jetohet ma
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
ISSN 1800-5696
e luftës viktimat
Kadare meriton Nobelin!
6965-00
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
që nderoi Manifestim
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
81 NSSI
ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI
6965-00
Në udhëkryq
SHQIPTARË
e A vorH KJaO e A vorH KJaO Numër 743
Çmimi 0,50
Podgoricë
Podgoricë
Çmimi 0,50
Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore
” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-
e enjte, 8
dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi
e enjte, 15
dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi
0,50
rs triumfon në
0,50
“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT
E 1001 HALLEVE
guar e ulqina këve
ISSN 1800-5696
Relegjionet dhe agjërimi
Në udhëkry
Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI
q
Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
viktimat e luftës
Komedia mjerimit e
jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk
6965-0081 NSSI
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
mjerimit Komedia e
e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
6965-0081 NSSI
Plane famëkeqe ndaj shqiptarëve autokton
Numër 744
KJO avorH e A KJO avorH e A Osca
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
mbiem it të sllavizim e Dukuria
2016 Viti XV
shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje
ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,
6965-0081 NSSI
1 NSSI
6965-008
Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks
enjte, 15 dhjetor
Durmishi: Kosova ka shënuar progres
Maturantët defiluan nëpër sheshe rave Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili
itinerar Treni pa
2016 Viti XV
6965-0081 NSSI
origjinale e kulturës Fosilizimi
enjte, 8 dhjetor
Podgoricë e
Fosilizimi e kulturës origjinale
Treni pa itinerar
T E 1001 HALLEVE
Podgoricë e
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e
Dukuria e sllavizimit të mbiemrave
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja
Qençe
shmangur Ftohtë duhet Lufta e
Nobelin! meriton Kadare
politike APATIA
amoralrëëve e lthuraorrersh uqiaptr are pushtettandajnëpër sheshesku ë p ë rb a a d fi Mësuesshitkët S Krijim defiluan i i hapësirës A e r o H v a Maturantët K KJO JO avoreH 6965-0081 NSSI
autokton shqiptarëve famëkeqe ndaj Plane
Podgo ricë e enjte,
19 janar 2017
JavoreHA KO JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 15 dhjetor
dhe agjërimi Relegjionet
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor
2016 Viti XV Numër 743
2016 Viti XV Numër 744
Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor
748 Çmim i 0,50
15
Viti XVl Numër
JavoreHA KO
Çmimi 0,50
e A avorH KJO Podgo ricë e enjte,
26 janar 2017
Viti XVl
i 0,50 Numër 749 Çmim
ARSIM
SOCIALE
HISTORI
SPORT
VËSHTIME & OPINIONE
SOCIALE
PANORAMË
PORTRET PANORAMË SOCIALE
Podgoricë e enjte, 23 shkurt
KULTURË PORTRET
SOCIALE PANORAMË INTERVISTË
KJO avoreHA ARSIM Podgoricë e enjte, 2 mars
PORTRET SOCIALE
PANORAMË INTERVISTË
TEKNOLOGJI
PANORAMË
SPORT
MOZAIK
MOZAIK
KULTURË
ARSIM
KULTURË
TEKNOLOGJI
SPORT
VËSHTIME & OPINIONE
ARSIM
TEKNOLOGJI
TEKNOLOGJI
KULTURË
MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË
Podgoricë e enjte, 1 qershor 2017 Viti XVl Numër 766 Çmimi 0,50
TEKNOLOGJI
PANORAMË
SPORT
VJET ME JU www.kohajavore.org
ARSIM
Çmimi 0,50
A
Çmimi 0,50
Çmimi 0,50
VËSHTIME & OPINIONE
Javore KOHA
TEKNOLOGJI
VËSHTIME & OPINIONE
2017 Viti XVl Numër 754
KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE
2017 Viti XVl Numër 753
2016 Viti XV Numër 745
KOHA Javore