Koha 767

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 qershor 2017 Viti XVl Numër 767 Çmimi 0,50

Fabrikimi i së vërtetës

ISSN 1800-5696

Moment historik

Të mbrojmë Europën


PËRMBAJTJE

Themelohet Qendra e Përbashkët 5 për Bashkëpunim Policor

Mali i Zi bëhet anëtar i NATOS

Mujo Ulqinaku, qëndrestari që flijoi 10 jetën për lirinë e Shqipërisë

Dëshmi e rezultateve të punës

6

12

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017


PËRMBAJTJE

16

20

Një tufë kallëzash nga grunorja e fjalës… 18

Serioziteti i qasjes dhe thellësia e analizës

Heshtja që flet

Sa të gëzuar po aq edhe të emocionuar

24

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 8 qershor 2017 Viti XVl Numër 767 Çmimi 0,50

Fabrikimi i së vërtetës nuk

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Moment historik

Të mbrojmë Europën

6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

historik Moment

Europën Të mbrojmë

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

së vërtetës Fabrikimi i

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Mali i Zi bëhet edhe formalisht anëtari i 29-të i NATO-s

Moment historik Uashington – Që nga dita e hënë Mali i Zi edhe formalisht është bërë anëtar i Traktatit Veriatlantik, pas dorëzimit të instrumentit për anëtarësim në NATO, në selinë e Departamentit të Shtetit në Uashington. Instrumentin për anëtarësim në emër të Malit të Zi, nënsekretarit amerikan të Shtetit për çështje politike, Thomas Shannon, ia ka dorëzuar ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, prof. dr. Srgjan Darmanoviq. Në ceremoninë zyrtare të pranimit të Malit të Zi në NATO, kanë marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. “Nga sot, nga 5 qershori 2017 – ne jemi aleat që do të gëzojë benefitet e sistemit kolektiv të sigurisë, por edhe me një përgjegjësi të madhe që, së bashku me ju, pa u lëkundur dhe të përkushtuar të vazhdojë të ecë drejt paqës së përhershme, stabilitetit dhe sigurisë së Evropës dhe botës”, ka thënë kryeministri Markoviq. Ai ka theksuar se kjo është një ngjarje historike për një vend dhe popull që ka përjetuar viktima të mëdha në shekullin 19 dhe 20 për të mbrojtur të drejtën e vet për jetë të lirë, të drejtën që vetë të vendosë për të ardhmen e tij, të drejtën që bota ta njohë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

me emrin dhe historinë e tij. Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Thomas Shannon, ka konstatuar se në rrugën e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO të gjithë kanë dhënë kontribut. “Premtimi për anëtarësm ka bartur me vete vlera demokratike dhe respektimin e sundimit të ligjit. Kjo domethënë që është dashur të zbatohen reforma të vështira, e mu këtë e ka bërë Mali i Zi dhe prandaj sot bëhet anëtar. Po ashtu falënderojmë Malin e Zi që ka marrë përsipër obligimet financiare që sjell anëtarësimi”, ka theksuar ai, duke shtuar se Mali i Zi ka qenë partner i besueshëm në misionet e NATO-s. Shannon ka theksuar se dyert e NATO-s do të mbesin të hapura për të gjitha ato shtete që i plotësojnë kushtet për anëtarësim në Aleancë. Mirëseardhje Malit të Zi në Aleancën e vendeve më të zhvilluara të botës i ka uruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë në Uashington. “Sot Mali i Zi anëtarësohet në Aleancë dhe ulet me ne në tavolinë me të drejta të barabarta. Mali i Zi sjell guximin dhe përkushtimin e popullit të tij në NATO”, ka theksuar ai.

Stoltenberg ka thënë se anëtarësimi në Aleancë është mirë për stabilitetin e Malit të Zi, por edhe Ballkanit. “Hyrja e Malit të Zi iu dërgon sinjale vendeve tjera se në qoftë se janë të përkushtuara ndaj reformave, mund të bëhen anëtar”, ka porositur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili e ka përfunduar fjalimin e tij me fjalët në gjuhën malazeze: “Mirë se vjen Mal i Zi”. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka falënderuar sekretarin Stoltenberg dhe SHBA-të, si dhe zyrtarët më të lartë të këtij vendi, të cilët kanë ndihmuar që Mali i Zi të përjetojë këtë ditë historike. Ftesën zyrtare për anëtarësim, NATO ia ka dërguar Malit të Zi më 2 dhjetor të vitit 2015, kurse protokolli i anëtarësimit është bërë më 19 maj të vitit të kaluar. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është miratuar nga Parlamenti i këtij vendi më 28 prill të këtij viti, ndërsa opozita proserbe e ka bojkotuar seancën. Kundërshtari më i madh i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është Rusia, e cila kishte bërë disa herë përpjekje që ta bindë Malin e Zi të mos bëhej pjesë e NATO-s, por këto përpjekje kishin dështuar. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova me marrëveshje për bashkëpunim policor

Themelohet Qendra e Përbashkët për Bashkëpunim Policor Plavë – Ministritë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor. Ky protokoll mes tri shteteve është në vazhdën e mëtejme të bashkëpunimit policor dhe është bërë duke zbatuar nenin 34, seksioni 1 dhe nenin 29, të Konventës për Bashkëpunimin Policor në Evropën Juglindore, në të cilën palët nënshkruese, përveç të tjerëve janë Mali i Zi, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Me protokollin e bashkëpunimit parashikohet që palët nënshkruese do të përcaktojnë detajet në lidhje me krijimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor, autoritetet kompetente, qëllimin e bashkëpun-

imit, detyrat e Qendrës, gjuhën e punës, shpërndarjen e kostove, si dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Qendrës. Qendra do të jetë në Mal të Zi, në Komunën e Plavës, në godinën e stacionit të policisë kufitare Plavë, Qendra rajonale Veri. Fusha e bashkëpunimit ka të bëjë me shkëmbimin, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, si dhe ofrimin e mbështetjes në koordinimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes palëve nënshkruese, me qëllim: parandalimin dhe luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar, parandalimin e migracionit të paligjshëm, përdorimin më racional të burimeve njerëzore dhe teknike të palëve nënshkruese dhe forcimin e besimit të ndërsjellë dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunimit më intensiv ndërkuf-

itar. Protokolli i bashkëpunimit është nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Driton Demiraj, dhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Valdet Hoxha. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Margaret En Uehara, ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi, Hans Ginter Matern, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ernal Filo. Ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë i kanë përgëzuar qeveritë e tre vendeve për rezultatet e arritura në aspektin e bashkëpunimit rajonal dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre. (Kohapress)

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Mali i Zi bëhet a

28 Prilli 2017 konsiderohej si “Ditë D”. Kuvendi i Malit të Zi me shumicë të ngushtë dhe në kushtet e bo lantike. Në këtë mënyrë u vërtetuan kushtet për hyrjen e Malit të Zi në NATO

Për Koha Javore:

Xhoana M. Perkaj

Mali i Zi është zyrtarisht, anëtari i NATO-s. pasi që në Stejt Departamenetin u bë dorëzimi i dokument-instrumentit të hyrjes, SHBA-ve të cilat janë depozitari i Marrëveshjes transatlantike. Ceremoniali u zhvillua në prezencën e Sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens. Stoltenberg. Nga përtërirja e pavarësisë shtetërore më 2006, kjo është data më e rëndësishme për këtë shtet. Më 5 Qershor përfundoi rruga e cila ka filluar me 29 Nëntor 2006, kur Mali i Zi u ftua në Partneritetin për Paqe. Në Dhjetor 2009, Mali i Zi e mori ftesën për Planin aksional për anëtarësi. Në Qershor 2014, ministrat e punëve të jashtme të shteteve anëtare të NATO-s kanë vendosur t’i fillojnë negociatat intensive me Malin e Zi me obligim që deri në fund të vitit 2015 të shqyrtohet se a janë plotësuar kushtet për ta drejtuar ftesën për anëtarësim në NATO. Vendimi është vërtetuar në Samitin e NATO-s në Uells kur Aleanca bëri precedent dhe vendosi për të paren herë në histori, që një shteti t’i drejtohet ftesa jashtë dy samiteve. Reformat në lëmin e sigurisë rezultuan me ftesën për anëtarësim nga Samiti ministror i NATOS, drejtuar më 2 Dhjetor 2015. Në Shkurt 2016 kanë përfunduar me sukses negociatat e pranimit. Në këtë mënyrë janë krijuar kushtet për ta përgatitur Protokolin mbi anëtarësimin e Malit të Zi i cili është nënshkruar në takimin ministror më 19 Maj 2016. Me

6

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

anëtar i NATOS

ojkotimit të pjeses më të madhe të opozitës, e aprovoi Protokolin për vërtetimin e Marrëveshjes Veriat-

Mali i Zi është shtet i vogël, por ka pozitë gjeostrategjike të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, me bregdetin prej 290 km. Kufizohet me Kroacinë, BeH, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Italinë. Orientimi drejt integrimeve transatlantike dhe hyrja në NATO ka qenë procesi vendimtar për ardhmërinë e këtij shteti, por edhe për Ballkanin Perëndimor

faktin e nënshkrimit të Protokolit janë krijuar kushtet që Mali i Zi të ftohet të merr pjesë në të gjitha sesionet e Aleancës. Për të parën herë kjo ndodhi në Samitin e Varshavës. 28 Prilli 2017 konsiderohej si “Ditë D”. Kuvendi i Malit të Zi me shumicë të ngushtë dhe në kushtet e bojkotimit të pjesës më të madhe të opozitës, e aprovoi Protokolin për konfirmimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Në këtë mënyrë u vërtetuan kushtet për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Mali i Zi është shtet i vogël, por ka pozitë gjeostrategjike të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, me bregdetin prej 290 km. Kufizohet me Kroacinë, BeH, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Italinë. Orientimi drejt integrimeve transatlantike dhe hyrja në NATO ka qenë procesi vendimtar për ardhmërinë e këtij shteti, por edhe për Ballkanin Perëndimor. xhoanaperkaj@gmail.com Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Project Syndicate

Të mbrojmë

Krizat e reja dhe ndryshimet rrënjësore të politikës në Europë kërkojnë një rigjallërim të BE-së, i cili nuk duhet të vijë vetëm sipas sistemit tradicional, por edhe në mënyra të reja që lidhen me komunitetet dhe pranimin nga BE-ja të problemeve

George Soros

Bashkimi Europian i sotëm ka nevojë për shpëtim dhe ristrukturim radikal. Shpëtimi i BE-së duhet të marrë përparësi, sepse Europa është në rrezik ekzistencial. Por, siç e theksoi dhe presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fushatës së tij, rigjallërimi i mbështetjes që BE-ja ka pasur nuk është më pak i rëndësishëm. Rreziku ekzistencial me të cilin përballet BE-ja është pjesërisht i jashtëm. Bashkimi është i rrethuar nga fuqi që janë armiqësore me atë që ai përfaqëson – Rusia e Vladimir Putinit, Turqia e Recep Tayyip Erdoğan, Egjipti i Abdel Fattah el-Sisi dhe Amerika që Donald Trump do të krijonte nëse do të mundej. Por kërcënimi gjithashtu vjen nga brenda. BE-ja qeveriset nga traktatet, të cilat pas krizës financiare të vitit 2008, u bënë shumë të parëndësishme ndaj kushteve që prevaluan në eurozonë. Edhe inovacionet më të thjeshta të nevojshme për ta bërë monedhën e përbashkët të qëndrueshme duhet të trajtohen vetëm përmes marrëveshjeve ndërqeveritare jashtë traktateve ekzistuese. Dhe, ndërsa institucionet funksionuese europiane u bënë gjithnjë e më të ndërlikuara, BE-ja vetë gradualisht u bë jofunksionale në disa mënyra. Eurozona veçanërisht u bë krejt e kundërta e asaj që synohej të ishte në

8

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

fillim. BE-ja supozohej të ishte një lidhje vullnetare e shteteve që mendonin njëlloj të cilat kishin vullnetin të hiqnin dorë pjesërisht nga sovraniteti i tyre për të mirën e përbashkët. Pas krizës financiare të 2008-ës, eurozona u transformua në një formë ku vendet kreditore diktonin kushtet për vendet debitore që nuk mund të përmbushnin detyrimet e tyre. Duke diktuar kursime, kreditorët e bënë praktikisht të pamundur që debitorët të kapërcejnë pengesat e tyre. Nëse BE-ja vazhdon punën si zakonisht, ka pak shpresë për përmirësim. Kjo është arsyeja përse Unioni duhet të rikrijohet radikalisht. Qasja nga lart-poshtë që Jean Monnet përdori kur u lançua integrimi europian në vitet 1950 e ka sjellë procesin shumë përpara, derisa humbi shpejtësinë. Tani Europa ka nevojë për një përpjekje të përbashkët që kombinon qasjen e institucioneve të BE-së nga lart-poshtë me iniciativa nga poshtë-lart për të inkurajuar elektoratin. Marrim për shembull Brexitin, që është padyshim shumë dëmtues për të dyja palët. Negocimi i ndarjes me Britaninë do të shpërqendrojë vëmendjen e BEsë nga kriza e vet ekzistenciale dhe diskutimet pritet të zgjasin më shumë se dy vitet e parashikuara. Pesë vite duken më të mundshme – një përjetësi në politikë – veçanërisht në kohë revolucionare si tani. BE-ja duhet kështu të ketë një qasje të shpirtit konstruktiv për bisedimet e Brexit, duke njohur paparashikueshmerinë e të ardhmes. Gjatë procesit të stërgjatë “të divorcit”, publiku britanik mund të vendosë që pjesëmarrja në BE është më tërheqëse sesa largimi prej saj. Por ky skenar presupozon se BE-ja do të transformohet në një or-

ganizatë që vendet e tjera si Britania duan t’i bashkohen dhe se njerëzit nga të dyja anët e Kanalit Anglez mund të ndryshojnë mendje. Shanset që këto kushte të përputhen janë të pakta, por jo zero. Do të duhej një pranim i gjerë i BE-së se Brexit është një hap drejt dezintegrimit europian – dhe kështu një propozim me humbje për të dyja palët. Përkundrazi, bërja e BE-së tërheqëse sërish do t’i jepte njerëzve, veçanërisht të rinjve, shpresë për një të ardhme më të mirë. Një Europë e tillë do të dallonte nga marrëveshja aktuale në dy aspekte kyçe. Së pari, do të dallonte qartazi BE-në dhe eurozonën. Së dyti, do të pranonte që eurozona qeveriset nga traktate të vjetra të dala nga moda dhe se qeverisja e saj nuk mund të ndryshohet për shkak se traktati është i paprekshëm. Traktatet thonë se të gjitha vendet anëtare duhet t’i bashkohen euros

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Europën nëse dhe kur të kualifikohen. Kjo ka krijuar një situatë absurde ku vende si Suedia, Polonia dhe Republika Çeke e kanë bërë të qartë se nuk duan t’i bashkohen euros, por ato ende përshkruhen dhe trajtohen si hyrëse. Efekti nuk është vetëm në dukje. BEja është bërë një organizatë ku eurozona përbën thelbin e brendshëm dhe anëtarët e tjerë janë të një pozicioni inferior. Kjo duhet të ndryshojë. Problemet e shumta të pazgjidhura të euros nuk duhet të lejohen të shkatërrojnë BE-në. Dështimi për të qartësuar marrëdhënien mes euros dhe BE-së reflekton një defekt më të gjerë: supozimin se shtete të ndryshme mund të lëvizin me shpejtësi të ndryshme, por janë të gjitha të drejtuara për nga i njëjti destinacion. Në fakt, një proporcion në rritje i vendeve anëtare kanë refuzuar kategorikisht pretendimin e “një bashkimi më të ngushtë”. Zëvendësimi i një Europe “me shpejtësi të ndryshme” me një Europë “me korsi të ndryshme” që i lejon shteteve anëtare një varietet të gjerë zgjedhjesh demokratike do të kishte një efekt më të mirë. Vendet anëtare duan të rifitojnë sovranitetin e tyre, në vend që ta dorëzojnë më tej. Por nëse bashkëpun-

imi prodhon rezultate pozitive, sjelljet mund të përmirësohen dhe objektivat e ndjekur nga koalicionet mund të tërheqin pjesëmarrje universale. Progresi i thellë është i domosdoshëm në tre zona: dezintegrim territorial, si shembulli i Brexit; kriza e refugjatëve dhe mungesa e zhvillimit të mirë ekonomik. Që të tria këto çështje, aktualisht kanë një bazë të ulët bashkëpunimi. Kjo bazë është veçanërisht e ulët kur vjen te kriza e refugjatëve dhe trendi është në rënie. Europa ende nuk ka një politikë bashkëkohore të migracionit. Çdo vend ndjek atë që percepton të jetë interesi kombëtar, shpesh duke punuar kundër interesave të vendeve anëtare. Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte të drejtë: kriza e refugjatëve mund ta shkatërrojë BE-në. Por ne nuk duhet të heqim dorë. Nëse Europa mund të bëjë progres të thellë në ritrajtimin e krizës së refugajtëve, lëvizja do të ndryshonte në një drejtim pozitiv. Besoj shumë te lëvizja. Edhe përpara zgjedhjes së Macron, duke filluar me humbjen bindëse të nacionalistit holandez Geert Ëilders në zgjedhjet e përgjithshme të Holandës në mars, dikush mund ta dallojë zhvillimin e lëvizjes që mund të ndryshojë procesin politik nga lart-poshtë të BE-së për mirë. Dhe me Macronin, i vetmi kandidat pro-europian që fitoi në Francë, jam më shumë se i bindur rreth rezultatit të zgjedhjeve në Gjermani në shtator. Ka shumë kombinime që do të çonin në një koalicion pro-europian, veçanërisht nëse mbështetja për anti-europianen dhe ksenofoben Alternative für Deutschland vazhdon të bie. Kjo lëvizje në rritje pro-europiane mund të jetë pastaj mjaft e fortë për të tejkaluar rrezikun më të madh: një krizë bankare dhe migracioni në Itali. Jam gjithashtu i inkurajuar nga iniciativat spontane në komunitete – mbështetur kryesisht nga të rinjtë – që po shohim sot. Kam në mendje lëvizjen “Pulse of Europe” [Pulsi i Europës] që filloi në Frankfurt në nëntor dhe u përhap në 120 qytete në kontinent; lëvizjen “Best

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

for Britain” [Më e mira për Britaninë] dhe rezistencën ndaj Partisë Ligj dhe Drejtësi në Poloni dhe partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban në Hungari. Rezistenca në Hungari duhet të jetë po aq befasuese për Orbanin sa është për mua. Orban ka kërkuar t’i përkufizojë politikat e tij si konflikt personal me mua, duke më trajtuar si shënjestrën e fushatës së propagandës së paepur të qeverisë së tij. Ai e tregon veten si mbrojtës të sovranitetit hungarez dhe mua si spektator që po përdor paratë për të përmbysur Europën me imigrantë të paligjshëm si pjesë e një komploti të paqartë, por të lig. Por e vërteta është se jam krenar të jem themelues i Universitetit Qendror Europian, i cili pas 26 vitesh ka hyrë mes 50 universiteteve më të mira të botës në shumë shkenca sociale. Duke financuar universitetin, i kam dhënë mundësinë të mbrojë lirinë e vet akademike nga ndërhyrja e jashtme, qoftë e qeverisë hungareze, ashtu dhe e kujtdo tjetër (përfshirë themeluesit). Kam mësuar dy leksione nga kjo eksperiencë. Së pari, nuk mjafton të mbështetesh vetëm te sundimi i ligjit për të mbrojtur shoqëritë e hapura; duhet gjithashtu të ngrihesh për atë që beson. Universiteti dhe përfituesit e fondeve të mia po e bëjnë këtë. Fati i tyre është në peshore. Por kam besim se mbrojtja e tyre e vendosur e lirisë akademike dhe liria e shoqatava me kalimin e kohës do të vërë në lëvizje sistemin e ngadaltë të drejtësisë në Europë. Së dyti, kam mësuar se demokracia nuk mund të imponohet nga jashtë; duhet të arrihet dhe të mbrohet nga vetë njerëzit. E admiroj mënyrën kurajoze të hungarezëve që rezistuan mashtrimin dhe korrupsionin e shtetit mafioz që Orban ka krijuar dhe inkurajohem nga përgjigjja energjike e institucioneve europiane ndaj sfidave që burojnë nga Polonia dhe Hungaria. Ndërsa rruga përpara është e rrezikshme, mund të shoh qartazi në përpjekje të tilla perspektivën e rigjallërimit të BE-së. E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Mujo Ulqinaku, qënd jetën për lirinë e Shq

Edhe përkundër premtime ato munguan. Domethënë ulqinak në kuptimin e plot më shumë seç kanë shkru

Gjekë Gjonaj

Interesimi im për këtë figurë të shquar kombëtare ishte i kahershëm. Kjo dëshirë m’u rishfaq gjatë një vizite që i bëra Durrësit, respektivisht monumenteve kulturore-historike të këtij qyteti të lashtë shqiptar. Ishte 7 prilli i vitit 200o, kur u gjeta përballë, ose para bustit të Mujo Ulqinakut të vendosur pranë Kullës së Kalasë së Durrësit dhe Memorialit të tij me mbishkrimin: “ “ Lavdi Dëshmorëve të Atdheut që ranë më 7 prill 1939. Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit), Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Isak Metalia, Ismail Reci, Hysen Koci, Ramadan Velia dhe Ibrahim Osmani”. Çfarë konçidence ? Pata fatin dhe privilegjin e madh të qëndroj atë paradite të shtatë prillit të bukur me diell i përkulur, me nderim e respekt të madh para trupores së këtij trimi mbi trimat pikërisht në ditën e rënies së tij heroike në krye të betejës për mbrojtjen e Shqipërisë nga fashistët italianë. Po atë ditë mora përsipër mundimin e këndshëm, por jo të lehtë që Heroi i Poullit Mujo Ulqinaku të jetë njëri nga protagonistët e librit tim të fundit “ Bijtë e Shqipes”, ku kam

“ 10

sprovuar të dokumentoj jetën e disa figurave të shquara shqiptare në rrjedhat e ndryshme historike nga të gjitha trevat etnike të shqiptarëve në Mal të Zi, në Kosovë, në Shqipëri dhe në diasporë. Synimi im kryesor asohere ishte të paraqes të dhëna të pa dala në dritë deri më sot për Mujo Ulqinakun. Përpjekjet dhe këmbëngulja ime ishin të kota. Edhe përkundër premtimeve të familjarit të tij më të ngushtë në Ulqin se me kënaqësi do të më japë shënimet e kërkuara, ato munguan. Domethënë dëshira ime mbeti e parealizuar. Tani kur po i shkruaj këto pak rreshta për këtë burrë fisnik ulqinak në kuptimin e plotë të fjalës me pëmasa kombëtare , në kujtim të jetës dhe veprës së tij nuk mund të them asgjë më shumë seç kanë shkruar më parë gazetarë, publicistë e studiues shqiptarë dhe të huaj. Burimet e kohës bëjnë të ditur se Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1896 në familjen e varfër ulqinake Cakuli . Qysh në fëmijërinë e hershme punoi si ndihmësdetar. Më pas punoi si detar në Shkodër dhe Durrës. Agresioni fashist ital-

ian kundër Shqipërisë , më 7 prill 1939, e gjeti në detyrën e nënoficerit në një nënrepart të marinës në Durrës. Ai pa asnjë mëdyshje u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Në këtë luftim të pabarabartë në mbrojtje

Në respekt të veprës së tij madhore në këto dy shtete shqiptare janë shkruar këngë e libra. Ndërkaq qyteti i tij i lindjes e nderoi me një rrugë. Në gjykimin tim dhe jo vetëm është shumë pak. Kjo qasje e deritashme e popullatës vendase duhet të ndryshojë kur është fjala për nderimin e personaliteteve të mëdha me dimension kombëtar.

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


drestari që flijoi qipërisë

VËSHTRIM & OPINION

eve të familjarit të tij më të ngushtë në Ulqin se me kënaqësi do të më japë shënimet e kërkuara, dëshira ime mbeti e parealizuar. Tani kur po i shkruaj këto pak rreshta për këtë burrë fisnik të të fjalës me pëmasa kombëtare , në kujtim të jetës dhe veprës së tij nuk mund të them asgjë uar më parë gazetarë, publicistë e studiues shqiptarë dhe të huaj

të Shqipërisë me trimëri e guxim të rrallë i bëri qëndresë pushtuesit deri në momentin sublim, kur u vra nga ushtria fashiste italiane, duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. “Kush lufton ashtu në këmbë?/Kush ha hekurin me dhëmbë?/Është Mujua, një kapter,/ që lufton e vdes me nder! Në një këngë popullore kushtuar Mujo Ulqinakut rapsodi ynë popullor shprehet: Përmbi tradhëtinë moreee / me një grusht fishekeësh/ flamurin si gjaku /e ngrite perpjeeet. / Nëpër dallgët e detit/ dëgjojmë zënë e tija /si kështjellë qëndron ndër shekuj / s’bie Shqiperia. S’tu tremb syri nxiu deti,/ vapor e avionee,/seç ja bëre, Mujo fora,/mbi 40 milionë../ Mujua

nuk njeh vdekje,/do të rrojë përjetë./ Mujua dhe liria/ populli i tiiijaaa./ Do lulëzojë kjo tokë/do ketë veç pranverë,/ se shqiiiiiptaaaaaria /ndër beeedeena, do qëndrojë përherë. Për aktin heroik Mujo Ulqinaku u shpall Hero i Popullit Shqiptar, kurse Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e dekoroi me Dekoratën e Artë të Shqipërisë. Emrin e këtij personaliteti të shquar në rrugën e gjatë e të mundimshme për lirinë e Shqipërisë , i cili me mish e me shpirt punoi për çështjen kombëtare, e mbajnë rrugë, anije e shkolla në Durrës, Fier, Tiranë e qytete të tjera në Shqipëris. Edhe në Prishtinë një rrugë mbanë emrin e tij. . Kjo dëshmon se Shqipëria

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe Kosova e kanë nderuar dhe e nderojnë Mujo Ulqinakun. Në respekt të veprës së tij madhore në këto dy shtete shqiptare janë shkruar këngë e libra. Ndërkaq, qyteti i tij i lindjes e nderoi me një rrugë. Në gjykimin tim dhe jo vetëm timin, kjo është shumë pak. Kjo qasje e deritashme e popullatës vendase duhet të ndryshojë kur është fjala për nderimin e personaliteteve të mëdha me dimension kombëtar. Sepse, ata janë të pavdekshëm. Janë krenaria e kombit. Burim frymëzimi për brezat e rinj se si duhet të mbrohet atdheu. Lavdi Mujo Ulqinakut dhe të gjithë dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për liri. E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Hospitimi i orëve mësimore dhe roli i drejtorit

Dëshmi e rezulta

Duhet pranuar realiteti se punën edukativo- arsimore në shkollë pothuajse pakkush e kontrollon, ose e kontrollon por jo siç e kërkon nevoja, sistematikisht, me një plan dhe përgatitje të mirëfilltë

Haxhi Lajçi

Pas Luftës së Dytë Botërore, personi që në orët mësimore u jepte arsimtarëve (mësimdhënësve) instruksione lidhur me punën edukativo –arsimore quhej instruktor. Më vonë ishte inspektori i shkollave që kontrollonte, konstatonte, por edhe udhëzonte. Më pas ishte këshilltari arsimor-pedagogjik, vetë emërtimi i të cilit tregon punën e tij. Lidhur me këto veprimtari përdoreshin termat: inspekton, kontrollon, mbikëqyr, hospiton, konsulton etj., veprimtari për mbarëvajtjen e sistemit arsimor. Nga këto veprimtari që u përmendën, asnjëherë nuk ka mbetur anash funksioni i drejtorit të shkollës në këtë drejtim. Duhet pranuar realiteti se punën edukativo- arsimore në shkollë pothuajse pakkush e kontrollon, ose e kontrollon por jo siç e kërkon nevoja, sistematikisht, me një plan dhe përgatitje të mirëfilltë. Prej të gjithë faktorëve që hospitojnë e kontrollojnë orët mësimore, i pari është drejtori i shkollës. Kjo është detyrë parësore e tij. Çdo nënvlerësim lidhur me këtë shkon në dëm të mirëvajtjes së punës edukative dhe arsimore në shkollë, por edhe në dëm të vetë autoritetit të drejtorit. Ka drejtorë që mendojnë se nuk e kanë obligim ta kryejnë këtë detyrë me rëndësi kaq të madhe, siç është rasti i drejtorit të Shkollës Fillore “Dacaj” në Dacaj, i cili luan rolin e hospitimit të mësimdhënësit pa e ditur dhe njohur

12

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

shkrimin, as gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi, tash 20 vjet me radhë, me përkthyes nga gjuha malazeze në gjuhën shqipe pas çdo hospitimi nga ana e mësimëdhënësve që e njohin gjuhën shqipe e malazeze. Disa drejtorë të shkollave mendojnë se me anë të testeve vlerësohet puna edukativo-arsimore, duke menduar se drejtori s’është i obliguar të hospitojë orët mësimore. Paradoks! Testet qenkan të barabarta me drejtorin? Ndërkaq, shumica e drejtorëve e dinë se duhet mbikëqyrur puna e arsimtarëve për të parë nga afër rezultatet e arritura. Drejtori duhet ta bëjë këtë punë me metoda dhe forma të ndryshme (edhe me teste, pse jo), por jo testet të zëvendësojnë drejtorin. Drejtori ka për detyrë të kontrollojë punën edukativo-arsimore dhe ta ndjekë atë. Këtë detyrë të drejtorit, në kuptim të plotë të fjalës, mund ta quajmë bashkëpunim i drejtpërdrejtë me arsimtarin. Hospitimi në orët mësimore nga drejtori duhet të arrijë këto objektiva: së pari, për t’u njohur shkolla - arsimtarët, nxënësit, organet shkollore me rezultatet e punës; së dyti, për t’u njohur opinioni më i gjerë - prindërit, organet arsimore në komunë dhe instancat më të larta arsimore, mediat etj. lidhur me rezultatet në punë. Drejtori duhet të shkojë nëpër orë të lëndëve mësimore me plan të caktuar, së paku një orë në ditë apo së paku një periodë të klasifikimit të një arsimtari, ndërsa tek arsimtarët fillestarë shumë më shpesh. Kur drejtori i kërkon arsimtarit planin e punës, që është me vend, pse mos ta ketë edhe ai vetë?! Ai shkon për të vizituar (hospituar) orët rregullisht, siç u tha, pa paragjykime, pa qëllime tenden-

cioze, jo për ta zënë ngusht arsimtarin, por për ta ndihmuar. Arsimtarët e mirë, punëtorë të zellshëm, të disiplinuar, dëshirojnë që puna e tyre të shihet, të dallohet, të vlerësohet, të publikohet. Ata pa përvojë, fillestarët, gjithashtu dëshirojnë t’ju vijë drejtori dhe punëtorët tjerë me përvojë në klasë. Janë ata që duan ndihmë. Arsimtarët fillestarë e ndiejnë veten të vetmuar ndaj t’i pranojmë në gjirin tonë, t’u ndihmojmë të gjithë mësimdhënësit, jo vetëm drejtori. Ndërkaq, ka edhe arsimtarë që nuk e dëshirojnë kontrollimin e punës së tyre ngase frikohen se nuk kanë realizuar planprogramin e parashikuar, nuk janë të përgatitur për mësim, s’janë të disiplinuar. Çka duhet të ketë parasysh drejtori gjatë mbikëqyrjes së punës mësimore? Pos tjerash, ai duhet të shikojë:

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ateve të punës - Si është zbatuar planprogrami mësimor; - Përgatija e arsimtarit për mësim; - Metodat dhe format e punës për mësimdhënie; - Angazhimi i arsimtarëve dhe i nxënësve në punë; - Disiplina e arsimtarit dhe e nxënësve në punë; - Qëndrimi i arsimtarëve ndaj nxënësve dhe anasjelltas; - Çka e pengon mbarëvajtjen e mësimdhënies në përgjithësi dhe në veçanti; - Sa dhe si zbatohet reforma; - Si bëhet vlerësimi i nxënësve, i aftësive dhe i shprehive dhe ç’metoda e forma praktikohen; - Hartimet dhe provimet me shkrim, detyrat e shtëpisë dhe punimet e tjera me shkrim; - Sa dhe si përdoren mjetet e konkretizimit - kabinetet. (shënimi im: shkolla jonë në Dacaj nuk ka asnjë kabinet). Pas hospitimit të orëve vjen një etapë mjaft me rëndësi, që është diskutimi i drejtorit me arsimtarin mbi rrjedhat e orëve të hospituara, ku vihen në dukje anët pozitive dhe negative që duhet shmangur. Në qoftë se ka pasur ndonjë

dështim gjatë organizimit dhe mbajtjes së orës, drejtori duhet të jetë shumë i matur në mënyrë që arsimtari të mos demoralizohet (në vend të qortimit - udhëzimi). (Vërejtja ime: Si mund t’i vërejë dhe t‘i zbatojë të gjitha këto kërkesa dhe detyra drejtori i cili nuk e njeh gjuhën, shkrimin në të cilin zhvillohet mësimi, në shkollën tonë në Dacaj e cila e zhvillon mësimin në gjuhën shqipe?!) Në rast se drejtori ia del që të bëjë konsultimet e udhëzimet në mënyrë konsultative dhe reale, në qoftë se këto i bën sinqerisht, përzemërsisht, kolegialisht dhe me përkushtim – kjo ka për të ndikuar tek arsimtarët fuqishëm në punën e mëtejme. Kjo ndikon edhe tek arsimtarët që kanë mangësi kur u tregohen rrugët për të kapërcyer këto, por edhe atëherë kur u tërhiqet vërejtja se mosangazhimi në punë do të ketë pasoja shumë të dëmshme në shkuarjen përpara të nxënësve të tyre. Pas çdo kontrollimi të gjithanshëm, është e natyrshme të pasojë ndryshimi në të mirë të cilësisë së punës edukative-arsimore. Kohë pas kohe, drejtori, në bazë të shënimeve që ka përpiluar gjatë hospitimit, harton analiza në frymën pedagogjike-profesionale. Këto analiza më së miri është të bëhen sipas lëndëve për të pasur, për shembull, një pasqyrë të gjuhës amtare shqipe (apo të ndonjë lënde tjetër, sipas lëndëve, veç e veç). Drejtori për këtë punë duhet të përgatitet mirë sepse ai që kontrollon orët e dikujt duhet të jetë më i aftë dhe më i përgatitur sesa ai që i nënshtrohet kontrollimit. Madje, madje, pse të mos mbajë edhe drejtori ndonjë njësi praktike mësimore në ndonjë klasë, nga ndonjë lëndë mësimore? Pse, për shembull, të mos mbajë drejtori orë nga fizika, gjuha dhe letërsia shqipe, apo ndonjë orë të ciklit të ulët? Secili që konkurron për postin e drejtorit duhet t’i masë aftësitë e veta, por edhe kujdesi i atyre që bëjnë përzgjedhjen e drejtorit të jetë në nivel të vlerësimit profesional, pos të tjerave të këtë aftësitë profesionale-pedagogjike në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

radhë të parë. Përpos drejtorit, edhe arsimtarët (mësimdhënësit) duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin e madje të shkojnë në orët e njëri-tjetrit, si kolegë qëllimmirë. Në këto orë shkëmbehen dhe pasurohen përvojat. Kjo ka rëndësi të madhe në çuarjen përpara të nxënies dhe të vetënxënies. Reforma kërkon bashkëpunim të ndërmjetvetshëm. Përveç kontrollimit të procesit edukativ e arsimor drejtpërdrejt, drejtori duhet të bashkëpunojë me arsimtarët edhe në forma të tjera, si: merr pjesë aktive në të gjitha takimet profesionale dhe jep sugjerime e këshilla; paraqet para arsimtarëve risitë në fushën e mësimdhënies, duke rekomanduar literaturën pedagogjike-profesionale, libra, doracakë. Zbatimi i reformës aktuale në Mal të Zi don punë maksimale në aftësimin profesional-pedagogjik. Aftësimi që kërkohet nuk është punë momentale, por e përhershme. Arsimtari përherë duhet të jetë në rrjedhë. Aftësimi disaditësh nëpër seminare është vetëm fillimi. Drejtori është ai që këtë e inicon dhe e organizon. Aftësimi dhe bashkëpunimi duhet të jetë përherë aktual. Bashkëpunimi me prindërit në frymën e ligjit aktual të arsimit kërkon që në asnjë mënyrë të mos anashkalohen prindërit! Gjithashtu edhe bashkëpunimi prindër-nxënës-arsimtar, janë aktivitete me rëndësi maksimale për formimin e njeriut bashkëkohor! Propozim shumë me rëndësi është që me qëllim motivimi, arsimtarëve dhe nxënësve më të mirë t’u jepen mirënjohje, dhurata, çmime etj. (Shënim: Këto janë disa nga vlerësimet e mia si kandidat për pozitën e drejtorit të Shkollës Fillore „Dacaj“, konkurs i cili shtyhet që nga viti 2014 deri tani. Pra, në katër konkurset e përsëritura jam paraqitur me kohë dhe me program zhvillimor për institucionin ku punoj tash 30 vjet si mësimdhënës. Në konkurs paraqitem për një arsye ligjore, sepse drejtori i cili menaxhon tash 20 vjet nuk e njeh gjuhën e shkrimin shqip, gjuhë në të cilën punon shkolla jonë.) E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët, flamuri kombëtar dhe mediat në Mal të Zi

Fabrikimi i s

Raportimi i disa mediave me rastin e ngjitjes së bjeshkatarëve në Rumi është shembull konkret i gazeta ifestim popullor, i cili ka për qëllim ripërtëritjen e traditës së daljes së bjeshkatarëve në Rumi, shndërro

Ismet Kallaba

Roli i medias është tejet i rëndësishëm për funksionimin dhe shëndetin e demokracisë së një vendi. Funksioni bazë i gazetarisë është informimi i publikut, por ajo ndikon po ashtu në formësimin e opinionit të publikut për një çështje të caktuar. Nga ana tjetër, nëse nuk e kryen misionin e saj, nëse nuk zbatohen parimet gazetareske dhe nuk res-

14

pektohen parimet etike, në vend të pasqyrimit të saktë, media mund të shtrembërojë realitetin duke e dezinformuar publikun. Mediat dhe gazetarët në ish-Jugosllavi, gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, janë shembulli më i mirë i keqpërdorimit të rolit dhe misionit të medias, duke u shndërruar në mjet propagandues dhe zëdhënës

të ideologjisë sunduese të kohës. Studiuesit dhe kritikët e medias me të drejtë i akuzojnë një pjesë të medias dhe gazetarët e kohës si luftënxitës dhe fajtorë për luftën vëllavrasëse në ish-Jugosllavi. Ky lloj i gazetarisë nuk mbështetet në fakte, por në gazetarinë konstruksioniste, inskenimin e ngjarjeve, përdorimin e gjuhës së urrejtjes etj.

Mediat dhe gazetarët në ish-Jugosllavi, gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, janë shembulli më i mirë i keqpërdorimit të rolit dhe misionit të medias, duke u shndërruar në mjet propagandues dhe zëdhënës të ideologjisë sunduese të kohës. Studiuesit dhe kritikët e medias me të drejtë i akuzojnë një pjesë të medias dhe gazetarët e kohës si luftënxitës dhe fajtorë për luftën vëllavrasëse në ish-Jugosllavi

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

së vërtetës

arisë konstruksioniste dhe fabrikimit të së vërtetës nga media, kur një manohet në objekt lajmi të kronikës së zezë nga disa media serbe dhe malazeze

Ndonëse nga kjo periudhë ka kaluar disa kohë, është evidente se ky lloj i raportimit ka lënë gjurmë dhe pasoja në mediat në Mal të Zi, si dhe është përhapur edhe te brezi i gazetarëve të rinj. Kohë pas kohe, në mediat malazeze, kryesisht tek ato me orientim proserb, por edhe në mediat tjera, transmetohen lajme kundër shqiptarëve dhe çdo gjëje që lidhet me shqiptarët. Në shënjestër është në të shumtën e rasteve flamuri shqiptar. Gazetarët dhe mediat e tilla sikur nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë (nënkupto: e bëjnë me qëllim), se flamuri kuq e zi është flamuri kombëtar i shqiptarëve, domethënë edhe i shqiptarëve në Mal të Zi.

Raportimi i disa mediave me rastin e ngjitjes së bjeshkatarëve në Rumi është shembull konkret i gazetarisë konstruksioniste dhe fabrikimit të së vërtetës nga media, kur një manifestim popullor, i cili ka për qëllim ripërtëritjen e traditës së daljes së bjeshkatarëve në Rumi, shndërrohet në objekt lajmi të kronikës së zezë nga disa media serbe dhe malazeze. Duke u bazuar në disa fotografi nga rrjetet sociale, gazetarët e këtyre mediave nuk denjojnë të bëjnë lajm, ku flamuri shqiptar dhe bjeshkatarët pjesëmarrës, shumica e të cilëve sivjet ishin të rinj, paraqiten si armiqësorë dhe kërcënim për shtetin e Malit të Zi dhe popujt e tjerë. Falë kësaj lloj gazetarie, kampingu

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

i bjeshkatarëve paraqitet në sytë e publikut si kamp ushtarak, veshja e disa bjeshkatarëve me rroba të maskuara, karakteristike për bjeshkatarët, si uniforma të UÇK-së, pushka ajrore në duart e kryetarit të Komunës së Ulqinit si pushkë lufte e gatshme për “të goditur armikun” etj. Si rrjedhim, gazetaria e bazuar në paragjykime etnike dhe fetare, gjuhën e urrejtjes etj. nuk e pasqyron realitetin. Si e tillë është e destinuar të dështojë në aspektin afatgjatë, por ndikimi i saj te masa mund të ketë pasoja, sidomos në vendet shumëetnike, multifetare dhe me demokraci të brishtë, siç është Mali i Zi. E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Vështrim

Serioziteti i qasjes dh Në librin “ Mediet dhe kriza e identitetit” theksi i veçantë i Salajt përqendrohet të mediet në Malin e Zi, ku gjendja është shumë më e brishtë për shkak të traditës së pakët, të pozitës specifike të shqiptarëve si minoritet në këtë shtet të vogël, për shkak të presioneve nga më të ndryshmet dhe për shkak të interesave shpeshherë meskine

Gani Mehmetaj

Ali Salaj, analist, gazetar shumëvjeçarë, raportues për radio e televizion, njëri ndër njohësit më të mirë të mediave elektronike e të shkruara jo vetëm në Malin e Zi, por edhe në territoret etnike shqiptare, në librin më të ri: “Mediat dhe kriza e identitetit”, problemit te turbulencave politike e konfrontimeve partiake u qaset në mënyrë të gjithanshme. Nis me problemet në mjedisin ku jeton e vepron për të vazhduar për mediat në epokën e globalizmit. Nga këndvështrimi i vrojtuesit të paanshëm, nga këndi i prodhuesit të analizave e skicave, nga pozita e përgjegjësit të një reviste, ai jep edhe diagnozën e lëngatës së mediave në Mal të Zi, sepse e ndjenë thellë në shpirt turbulencën e mediave e të gazetarëve që lundrojnë në mes të Shillës e Harribdes mu si anija që tundet në detin e tërbuar, duke u përpjekur për të arritur në lima. Ndërkaq valët e përplasen sa në njërin shkëmb me

“ 16

rrezik çarjeje, sa e tërheqin në detin e trazuar me rrezik përmbytjeje. Salaj, që ua piu kupën radios, televizionit, revistave e portaleve vuan me pozitën e pakëndshme të mediave, i dhimbsen gazetarët e instrumentalizuar e të keqpërdorur, përpiqet të ngre alarmin për një qëndrim më të dinjitetshëm ndaj kësaj kaste, por edhe ndaj mediave që në rrethana e me trajtim normal, janë shumë të rëndësishme për demokratizimin e opinionit. Duke i analizuar ai përpiqet t’ua gjejë shërimin, mirëpo është shoqëria inerte apo e instrumentalizuar ajo që nuk ka interes ta ndryshojë gjendjen. Në librin “ Mediat dhe kriza e identitetit” theksi i veçantë i Salajt përqendrohet të mediat në Malin e Zi, ku gjendja është shumë më e brishtë për shkak të traditës së pakët, të pozitës specifike të shqiptarëve si minoritet në këtë shtet të vogël, për shkak të presioneve nga

më të ndryshmet dhe për shkak të interesave shpeshherë meskine. Për ta ilustruar gjendjen e mediave ai paraqet një informacion të mediave nga tradita që është kultivuar në mes të Shkodrës e Dubrovnikut, aty ku jetojnë shqiptarët e sotëm të Malit të Zi. Politizimi i mediave është gracka e parë që e shkel pavarësinë e mediave. Mecenati apo biznesi që i mbanë gjallë një pjesë të mediave është rreziku i dytë për pavarësinë e objektivitetin e tyre. Ndërsa, presion i i pushtetit lokal e qendror është gracka apo presioni i tretë. Janë edhe një mori grackash të tjera të cilat i analizon autori, duke u përqendruar edhe në mënyrën e zgjidhjes, sepse media e pavarur është kusht i zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Shkrimet apo prezantimet filmike e foljore në medie shpeshherë rrëshqasin margjinave të shoqërisë, sepse pronarët apo gazetarët janë të

Shkrimet apo prezantimet filmike e foljore në medie shpesh herë rrëshqasin margjinave të shoqërisë, sepse pronarët apo gazetarët janë të babëzitur për sa më shumë pëlqime, apo për ndikim komercial në opinion, kështu që në vend të merren me problemet fondamentale ata merren me çështjet banale të jetës private të yjeve të muzikës, të filmit apo personaliteteve publike

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017


KULTURË

he thellësia e analizës

Gazetaria hulumtuese është një segment më peshë, që e gjakojnë të gjithë gazetarët me personalitet e integritet. Mirëpo është gazetaria hulumtuese ajo që pëson më së shumti në këtë mori informacionesh të huazuara e të parëndësishme

babëzitur për sa më shumë pëlqime, apo për ndikim komercial në opinion, kështu që në vend që të merren me problemet fundamentale ata merren me çështjet banale të jetës private të yjeve të muzikës, të filmit apo personaliteteve publike. Në këtë banalitet rrëshqasin veçmas portalet e faqet e ndryshme elektronike. Gazetaria hulumtuese është një segment me peshë, që e gjakojnë të gjithë gazetarët me personalitet e integritet. Mirëpo është gazetaria hulumtuese ajo që pëson më së shumti në këtë mori informacionesh të huazuara e të parëndësishme. Televizion i cili i ka ndrydhur format e tjera të shprehjes publike duke e varfëruar tmerrësisht jetën shpirtërore ka depërtuar në të gjitha shtëpitë por e ka tëhuajësuar famil-

jen, individin e komunitetin, duke e bërë të varur nga ajo që i gatuhet, por të paaftë që të vendosë në mënyrë të pavarur. Edhe këto probleme janë shqetësim i autorit të këtij libri. Ndërkaq, rrjeti social, një shpikje revolucionare dhe demokratike e ka zhvlerësuar në shkallë të madhe komunikimin publik, duke i barazuar emrat e njohur: shkrimtarë, gazetarë e analistë më ata të paemër e gjysmë analfabetë që më shkrimet e tyre denigrojnë çdo gjë, veçmas peshën e fjalës së shkruar. Të gjitha këto fenomene devijante Salaj i analizon më përkushtim. Dhe mbi të gjitha Ali Salajt i dhëmb pozita e vështirë e mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi specifika e gjendjes në të cilën janë shqiptarët e atjeshëm aq edhe nga mediokriteti

i subjekteve politike që e përfaqësojnë etninë tonë. Në pjesën e dytë të librit, ku skicat apo lloji i veçantë kroki, sikurse u thotë autori, përkushtimi është preciz, i shkurtër, që godet në thelb të problemit. E nis me sfidat ndaj politikës, e vazhdon me lirinë e shprehjes si e drejtë fundamentale njerëzore, pastaj me mënyrën e rekrutimit të gazetarëve në dhe nga shërbimet sekrete, kufizimi i raportimit të lirë në kohë lufte etj. Ndër të rrallët autori merret me pikëpyetjen e mëdyshjeve morale: a duhet të transmetohet çdo gjë në media edhe atëherë kur pamjet janë të rënda, të papërballueshme dhe pa ndonjë qëllim. Libri e ka peshën e vet të kohës, por edhe thellësinë e depërtimin në fenomenet që i analizon. E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Qasje

Një tufë kallëzash nga grunorja e fjalës… Si për shumë të rinj që çelin si sythe në trungun e traditës e kam ndjekur veprimtarinë botuese e publicistike të Kristjanit, si vlerë për trasenë nga duhet të kalojë e ardhmja e rinisë në shtresimin e kombit, në altarin e civilizimit. Ai del mbi personalen dhe pengun e ditës për t’i dhuruar diçka nga vetja dritës

Zef Pergega

Ai ka guxuar të ngrihet vetë në këmbë duke u dhënë gjunjëve. Ai ka ditur t’i seleksionoi dëshirat, si copëza të shndritshme që fshihen nën perden e valës së lumit të rrëmbyeshëm të jetës, por disa kanë “ngecur” në rrjetën e tij. Disa kallëza të florinjta që e mbajnë kokën ulur nga pjekuria dhe mençuria. Dorë e parë mbi tharmin e parë të brumit të fjalës që po vjen. Në akordet e zërit që buron prej lirisë së shpirtit, lirisë së shprehjes, në gjethimin e blertë e në tokën që fsheh magjinë e universit të malësorit, rodit të shqiptarit prej shekujve të së kaluarës e kurrë të tjetërsuar ku në prushin e drurit të lisit në vatër flakëron tradita dhe zakoni i të parëve. Kallinj ngjyrë dielli që flasin e dëshmojnë fytyrën e kohës. Ndonëse

“ 18

është kohë moderne, ku vesi është virtyt. E ku veset me llamburitje marramendëse rrëshqasin në fytyrën e njeriut drejt shpirtit të tij, si një pikë helmi… Thonë se kjo është e reja! Më vjen të kujtoj vjershën e Migjenit “Të lind njeriu!” . Në Malësi ky njeri lindte e jetonte dhe pe nuk lëshonte… Mbas shpinës sime dëgjoj një zë: “Të çelim sytë e pastaj të lidhemi…!” Ishte mbrëmje vonë. Në skenë kishin dalur djem e vajza të reja malësore të grupit të teatrit të Kishës katolike të “Shna Ndout”, Tuz, tek luanin një pjesë të ardhjes së Shëlbuesit në mbrëmjen kushtuar mërgimtarëve që çdo vit patër Pashku Gojçaj e kujton madhërisht. Në Malësi nuk është ndonjë çudi të dëgjosh fjalë të mençura. Mendova, e këtë e tha ndonjë malësor që tisin mbi thinja e

ka si një çerdhe zogjsh. Por jo, kishte qenë një dukat i ri i fjalës dhe i veprimit në hapat e kohës që të gjithë e duam dhe e dëshirojmë. Kristjan Dukaj merrte pjesë jo rastësisht, por më shumë si një motiv dhe si një plis i bardhë që me fjalë të pengojë gjurmët e rënda të ikjes, të braktisjes së Malësisë… Si për shumë të rinj që çelin si sythe në trungun e traditës e kam ndjekur veprimtarinë botuese e publicistike të Kristjanit, si vlerë për trasenë nga duhet të kalojë e ardhmja e rinisë në shtresimin e kombit, në altarin e civilizimit. Ai del mbi personalen dhe pengun e ditës për t’i dhuruar diçka nga vetja dritës. Me çelësin e fjalës së lirë ai çel horizontin në kërkim të subjektit, jo për të kërkuar diellin përmes reve, por rreth vetes, ku sen-

Autori i “Dorës së parë”, fantazia djaloshare e të cilit nuk merr spunto mes tymit të dhomave të zymta, ku shtëllungat kërkojnë t’i zënë frymën zjarrit, por Kristjan Dukaj merr një gacë në pëllëmbë të dorës dhe me të ndez një tufë zjarresh të tjera

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017


KULTURË

det e fenomenet lëvizin herë –herë për inertes e herë-herë nga shtysa të jashtme apo të brendshme të interesit politik e personal për lavdi të rrejshme. Por, Kristjani ka një qëllim tjetër në rrëfimet e tij të shkurtra e të plota dhe me një këndshmeri leximi e mesazhi. I edukuar shumë me aktin njerëzor dhe profesional të prindit të vet, ai i çon zë kullave të braktisura të Malësisë dhe Trieshit, që ngjyra gri e shekujve të mos e ketë më pushtetin në ato anë. Ai nuk e harron bacën Dedë dhe flamurin e Deçiqit si frymë e poezisë dhe e shkrimeve të tij. Nuk e harron gurthemelin ku fshihen zëra që presin. Ai ka lidhje me atë gur, si një përjetim i veçantë edhe kur takon një bari, ndonjë bujk, të cilët i kanë mbetur besnikë jetës dhe fshatit. Në fund të fundit vetëm aty është pastërtia e ajrit, shpirtit e mikpritjes si shembulli i vetëm dhe tipik i virtytit të njerëzores. Janë ata që e zgjojnë

heshtjen e gurit dhe e bëjnë atë të gjallë. Këtë gjallëri m’u dha rasti ta lexoj dhe ta përjetoj në kallëzat e para që na sjell për lexuesin Kristjan Dukaj. Kristjani më kujton shkrimtarin e viteve ’30-ta, Nonda Bulka, i cili shkruante shkurt, por me fjalë të goditura dhe të ngarkuara me mesazh. Si një orëmirë festive e gjeneratës së vet, Kristjani e ka kurdisur zemrekun e zemrës së vet të punojë që parmenda e aspiratës malësore të jetë dija, arsimimi për të mbajtur gjallë të gjitha forcat për prosperitetin e shëndetit të Malësisë dhe kombit shqiptar. Në tufën e shkrimeve publicistike që po del para lexuesit, Kristjani është një i ri dinjitoz, që premton mbasi ai vlerëson çdo ide përparimtare e humane të personazheve të tij. Autori i “Dorës së parë”, fantazia djaloshare e të cilit nuk merr spunto mes tymit të dhomave të zymta,

ku shtëllungat kërkojnë t’i zënë frymën zjarrit, por Kristjan Dukaj merr një gacë në pëllëmbë të dorës dhe me të ndez një tufë zjarresh të tjera, plot flakërim mbi supe të maleve të Malësisë, që drita e tyre të flasë me pishtarin, puna me djersën e ballit, fjala me shpirtin, blegërima me këngën e folkut, ku zanoret e ëmbla si varg me zogj, marrin frymë mbi tel të lahutës e dallëndyshet e kthimit japin lajmin e mirë. Kristjani është fjala e jetës së terrenit dhe natyrës, ku shemben idhujt e ngjizin motivet poetike të çmimeve të para. Krushqit që do të marrin pjesë në “dasmën” e promovimit të librit të tij të parë “Dorë e parë”, do të shohin që kjo dorë do të zbulojë para nesh një fytyrë të bekuar dhe të adhuruar. Shpresojmë të jemi miq në atë gazmend për të thënë diçka tjetër se fjala nuk ndalet ashtu si vala e lumit drejt nesh! E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Maturantët e Plavës shënuan Mbrëmjen e maturës

Sa të gëzuar po edhe të emocion

Ndër pesë paralelet me gjithsej 122 maturantë të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, që këtë vit shkollor kryen shkollën e mesme, është edhe paralelja e vetme e drejtimit të gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe. Gjashtëmbëdhjetë nxënës, dhjetë vajza: Albane Kukaj, Arnesa Kukaj, Betina Haxhaj, Dorentina Dedushaj, Edita Sinanaj, Jona Gjonbalaj, Laura Kukaj, Liridona Kukaj, Mersiha Haxhaj e Violeta Curanaj dhe gjashtë djem: Argjent Gjonbalaj, Drilon Dedushaj, Egzon Vuçetaj, Ervin Qosaj, Jetuar Dedushaj e Miftar Kukaj, të mërkurën më 24 maj, shënuan mbrëmjen e maturës. Që në orët e hershme të mbrëmjes, para godinës së shkollës ku përfunduan maturën, janë tubuar djemtë dhe vajzat maturantë, të veshur me rroba asnjëherë më të bukura – vajzat me fustane të modës, ngjyrash dhe dizajnësh të ndryshme, kurse djemtë

20

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

me kostume të larmishme më moderne. Rrobat i kishin përgatitur më parë falë mirësisë, mirëkuptimit dhe përkujdesjes së prindërve të tyre, të cilët nga buxheti i vet familjar ua kishin siguruar, por edhe nga të afërmit e tjerë, për të shënuar dhe përjetuar në mënyrë sa më madhështore njërën ndër festat më të mëdha të jetës së tyre – mbrëmjen e maturës, mbrëmjen e gëzimit dhe mallëngjimit, por edhe të pikëllimit. Ajo ishte mbrëmje kur ata njëri-tjetrit me gaz në buzë, por edhe me lot në sy i thanë lamtumirën e fundit pas shumë vjetësh të kaluara bashkë, me disa nga katër, me ca të tjerë nga tetë, por me disa edhe nga dymbëdhjetë vite shkollore, duke ndarë të mirën dhe të keqen, gëzimin, e ndonjëherë edhe hidhërimin, lojën dhe piknikun, vizitat reciproke, por edhe ekskursionet njëditore apo më shumë dhiteshe brenda komunës, jashtë saj dhe më

gjerë. Edhe përkundër motit të lig, të përcjellë me rrebesh shiu, manifestimi i kësaj mbrëmjeje madhështore filloi mu në vigjiljet e mbrëmjes së ditës së mërkurë, kur në praninë e disa qindra personave, prindërve, familjarëve të ngushtë, por edhe të tjerëve të cilët kishin ardhur që gëzimin e Mbrëmjes së maturës ta ndanin me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Vargëzimi i djemve dhe vashëzave, maturantë të pesë paraleleve të kësaj shkolle, nga dy dhe tre rreshta, pikënisje pati platoun e oborrit të shkollës, për ta vazhduar pastaj parakalimin nëpër rrugën e sheshit të Plavës gjithnjë deri në afërsi të Kullës së Rexhepagajve, të mbrojtur nga shiu me ombrella mbi kokë, për të vazhduar pastaj rrugëtimin me autobus prej oborrit të shkollës për në Guci, ku po ashtu atje në vigjiljet e mbrëmjes defiluan nëpër sheshin e Gucisë deri te godina e Shkollës


MOZAIK

o aq nuar

Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në të cilën të gjithë nxënësit e paraleles me mësim në gjuhën shqipe kishin kryer klasat e larta të shkollës fillore, por edhe një numër i konsiderueshëm maturantësh të paraleleve të tjera po ashtu kishin përfunduar shkollimin fillor, për t’u kthyer pastaj sërish me autobus, maturantët e paraleleve me mësim në gjuhën malazeze në restorantin e motelit “Aqua”, që gjendet përballë Liqenit të Plavës, në afërsi të rrugës rajonale Plavë-Guci në fshatin Brezojevicë jo larg Plavës, kurse maturantët e paraleles me mësim në gjuhën shqipe në lokalin e restorantit “Abas”, i cili gjendet në lagjen Rudo Pole në afërsi të Plavës. Të shoqëruar nga shumë profesorë të vet, në krye me stafin drejtues të shkollës, drejtorin e shkollës Rifat Balliq dhe ndihmësdrejtorin Ranko Bojoviq, maturantët festuan deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës

së nesërme. Në fjalën e vet të rastit, drejtori Balliq përgëzoi dhe falënderoi maturantët për sjelljet, qëndrimet dhe rezultatet mësimore katërvjeçare, duke u dëshiruar shëndet dhe sukses në shkollimin e tyre të mëtejmë universitar. Maturantët sa ishin të gëzuar, po aq ishin edhe të emocionuar. Te gëzuar se po finalizonin punën e tyre dymbëdhjetë vjeçare të edukimit dhe arsimimit, e të emocionuar se po ndaheshin përgjithmonë si pjesëtarë të bashkësisë së klasës të cilës i takonin, të shoqërisë së ngushtë që kishin dhe shumëçka tjetër në këtë drejtim. Mirëpo, edhe përkundër gjithë kësaj, ata u zotuan se nuk do të jenë larg njëri-tjetrit, pa marrë parasysh se ku do vazhdojnë shkollimin e mëtejmë superior në universitetet e ndryshme të Malit të Zi, Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe gjetiu.

Në lokalet e restoranteve “Aqua” dhe “Abas”, deri në orët e vona të natës nuk pushuan tingujt e muzikës, me të cilat u përcollën vallet edhe këngët e maturantëve të hareshëm, të cilët nuk hezituan për të ngritur ndonjëherë edhe ndonjë gotë të uiskit, verës, birrës dhe pijeve të tjera joalkoolike së bashku me profesorët e vet, të cilët i shoqëronin. Barcoletat dhe humoreskat e ndryshme për profesorët e tyre, me të cilat shprehën qëndrimet dhe virtytet e tyre gjatë viteve të kaluara shkollore, krijuan surpriza të këndshme. Ndarja e tyre në fund, ishte momenti më i vështirë. Përqafimet me lot nëpër faqe, e ndonjëherë edhe me vaj, si dhe shtrëngimi i dorës lamtumirëse, ishin momentet që për shumë kohë dhe mot ata nuk do t’i harrojnë dhe në përjetimet e tyre do të qëndrojnë të pashlyera. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

21


KULTURË

Përvojë Njerëzit shtypen nga të tjerë në krye me mendje në të kaluarën. Populli është karroca dhe ata hipur e ngasin atë mbrapsht; nuk kanë vuajtur, as nuk janë penduar, prandaj mbetën edhe pa përvojë

Astrit Lulushi

Vuajtja është emri tjetër për përvojën - thotë Horaci - si njeriu i plakur a lëkurë e rreshkur. Në këtë botë asgjë nuk është e pandryshueshme, qoftë edhe si fushat që mbillen herë me një farë e herë me tjetër. Por ndryshimi për disa (regjime) duket se merr gjithë kohen. Njerëzit shtypen nga të tjerë në krye me mendje në të kaluarën. Populli

“ 22

Kështu edhe njeriu pas një faji a gabimi, mendon për atë që ka bërë, reflekton, natyrshëm kthehet tek vetja dhe pak nga pak, ndërsa përbrenda vuan, urtësohet duke pasuruar përvojën e tij

është karroca dhe ata hipur e ngasin atë mbrapsht; nuk kanë vuajtur, as nuk janë penduar, prandaj mbetën edhe pa përvojë. Atëherë c ‘kërkojnë në krye të vendit, por vetëm zullume e për të vjedhur, dhe popullin, si lypsin, e lënë të presë në ankth - nuk luhet me ushqim me të uriturin; është njësoj si t’i mohosh dashurinë të dashuruarit.

Në thelb, Universi është i bindur, në përputhje a baraspeshë, shkruan Markus Aurelius, dhe arsyeja që menaxhon veten, nuk lë vend për të keqen. Kështu edhe njeriu pas një faji a gabimi, mendon për atë që ka bërë, reflekton, natyrshëm kthehet tek vetja dhe pak nga pak, ndërsa përbrenda vuan, urtësohet duke pasuruar përvojën e tij.

Vuajtja është emri tjetër për përvojën - thotë Horaci - si njeriu i plakur a lëkurë e rreshkur. Në këtë botë asgjë nuk është e pandryshueshme, qoftë edhe si fushat që mbillen herë me një farë e herë me tjetër. Por ndryshimi për disa (regjime) duket se merr gjithë kohen

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017


KULTURË

Libra të rinj

“Nusja e detarit” në variantin e romanit Në edicionin botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“ këto ditë ka dalë nga shtypi romani më i ri i shkrimtarit Asllan Bisha „Nusja e detar Agronit“. Siç sqaron edhe vetë autori në shënimin e tij, libri është zgjerim i përmbledhjes me tregime „Nusja e detarit“, të botuar në vitin 1994, për të cilin ai ka fituar Çmimin e „Art Club“-it, e më pas ribotuar në vitin 2000 nga Shtëpia Botuese „Toena“ në Tiranë. Redaktor letrar i librit është Haxhi Shabani, recensent Basri Çapriqi, kopertina është punuar nga piktori Marxhan Lamoja, kurse redaktor teknik

është Gazmend Çitaku. Libri është shtypur në Shtypshkronjën „Fiorentia“ në Shkodër, ndërsa botimin e tij e ka mbështetur Ministria e Kulturës. Romani „Nusja e detar Agronit“ është libri i 16-të i shkrimtarit Asllan Bisha, i cili shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë korrespondent i gazetës “Rilindja” dhe i RTV të Kosovës, bashkëpunëtor i Radio Titogradit dhe i revistës “Koha”, ndërsa tani bashkëpunon me gazetën “Koha javore”. Po ashtu ka qenë kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zana”. Ai është mbledhës folklori, autor pun-

imesh nga ihtologjia (peshkimi) dhe i teksteve të këngëve për fëmijë dhe të rritur. Është njëri ndër përpiluesit e antologjisë “Dritaren lëre hapur”, si dhe është përfshirë në antologjinë “Putnici na putu” dhe përmbledhjen “Pet albanskih književnika u Crnoj Gori“. Disa nga krijimet e tij letrare janë përfshirë edhe në tekstet shkollore për shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani mbi 110 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi. i.k. E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Poezi

Heshtja

Ali Gjeçbritaj

24

Aty ku flet heshtja

Dora e qurrave

Perdja e tymit

Kotet, qepallat i janë rënduar, ka mbyllur sytë dremitë Kraja ime, bukuroshe e fjetur ëndërron në mes të errësirës e hijes së rëndë nën Rumi projektuesit e shfarosjes kërcasin gishtërinjtë, zgërdhijnë dhëmbët, dosat pjellin derrkucë, numri i derrave të egjër shtohet bredhin kudra me këlyshë, zagari nuk ndjek gjahun e duhur ngryset vendlindja ime me tingujt e vetmisë zgjohet e lodhur, assesi të kthjellet në Krajë po flet vetëm heshtja.

Njëri përdor dorën për të mbuluar fytyrën Tjetri për të fshirë djersën E i treti për të ndalur rrjedhën e qurrave. Ky i treti duket se ka frikë Se i mungon të ftohtit në dimër e vapa në verë. Vetëm ky i qurrave shfrytëzon fatkeqësitë e të tjerëve. E fshehë hundën me dorë Por flama asnjëherë nuk i ikën nga trupi Qoftë në dimër, qoftë në verë Dora e tij fshin vetëm hundë me qurra.

Perdet e tymit na zvogëlojnë shikimin Loti që ndizet diku u tret e iku Hijet endacake sillen vërdallë përqark shtëpisë Mosha shkund hirin. Nga qoshket e votrës nën oxhak Në dritare një rrjetë merimange Mbledh mizat e zjarrit të verbuar. Nga dera veshur me rroba të frikshme Hyjnë copa trishtimi. Me qiriun e Naimit në dorë Ndriçoj shtigjet e zëna të udhës Ujqit grabitqarë ikën pa pre Drita ua errësoi shikimin. Lahuta e Fishtës dhe Mrizi i Zanave Trishtimin e mbytën me vargje e hijeshi Unë kam mall e nostalgji Si zogu ndaj shpatit e pusi ndaj gurrës.

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017


KULTURË

që flet

Flejnë kujtimet në qenien time Në qenien time flejnë shumë kujtime Nga mendja s’më hiqen majat me borë As udhëtarët e vonuar të kohës Si sot më duken se ma bëjnë me dorë. Anija në Va të Shitarit në lindje të ditës Merrte me vete pjesë të jetës sonë Hudhëm këtu llokume e kokrra sheqerkash Atë ditë që u nisëm për në Kosovë. Në veten time mbaj poçin me vajguri Në Va të Sjerçit e mbusha me dritë Unë me pendë bojë e bishtagyp E motra qëndiste deri natën vonë Pajën stoliste, thurte kurorë. Në Radio Tirana çdo të hënë mbrëma Kangë shkodrane, labe, polifoni Valle përcjellë me fyell e çifteli

Dëgjonim tok krye m’krye. Në kujtimet e mia, në trurin tim Është gdhendur trungu sharruar për dysheme E në majat e kulmit të shtëpisë Dru gështenje stolisin kullat e lirisë. Jeta është udhëtim, këtë e di Më çoj në shtigje ëndrrash Jo sa isha i ri, por edhe tash në pleqëri Atëbotë nuk shkrova, më shumë ëndërrova Sot po shkruaj e ëndrrat mbeten ëndrra Në qenien time është ngulitur thellë Ëndrra e kohës dhe shpirti i trazuar. (Poezi nga përmbledhja në dorëshkrim “Heshtja që flet”) E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Në QKI “Malësia” u mbajt orë përkujtimore për Gjon e Agron Lucaj

Përkujtohen dy figurat e ndritura të shkencës e kulturës kombëtare Tuz- Rinia e Trieshit me një ceremoni përkujtimore ka kujtuar dy figurat emblematike të arsimit, shkencës e kulturës kombëtare, babë e bir (Gjon dhe Agron Lucaj), në të cilën përveç familjarëve dhe të afërmve të të ndjerëve, janë bashkëngjitur dhe shumë personalitete të fushave të ndryshme jetësore nga vendi, Shqipëria, Diaspora e Kosova, ku nga kjo e fundit kishin ardhur shumë studiues, ish-miq e ish-kolegë të Agronit në kohën kur ai ndoqi studimet në Universitetin e Prishtinës në katedrën e Shkencave Matematiko-Natyrore në degën e Fizikës, të cilët me kumtesat e tyre vlerësuan lart kontributin e pashoq dhe gjurmët e pashlyera të Agronit dhe babait të tij Gjonit për arsimin, kulturën, shkencën e në tërësi për çështjen kombëtare shqiptare në këto treva dhe më gjerë. Të gjithë studiuesit, folës në këtë akademi përkujtimore e cila përkonte dhe me 130 vjetorin e lindjes së Gjon Gjekë Lucat,, kanë folur në superlativ për Gjonin e Agronin, duke thënë se ata kanë qenë shembull për ruajtjen e gjuhës, kulturës e identitetit në këtë vend. Humbjen e Agronit e quajtën si humbje jo vetëm për familjarët e të afërmit por edhe për Universitetin e Prishtinës ku studioi e më vonë ligjëroi si profesor. Në fillim të kësaj ceremoni përkujtimore me një këngë kushtuar këtyre dy figurave të ndritura të kombit, ka përshëndetur këngëtari, Nikollë Nikprelaj, i cili më vonë me një këngë të dytë, e përmbylli këtë tubim përkujtimor. Në të njëjtën kohë, rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema ka thënë se Gjoni e Agroni krahas të gjitha tipareve morale dhe njerëzore

26

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

që i karakterizonin, kishin idealin e përbashkët të atdhedashurisë. Demaj ka folur për kohën kur Agroni studionte në këtë universitet, për sukseset e tij të jashtëzakonshme, për vizionin e tij si një gjeni i vërtetë por dhe për humbjen që pësoi ky universitet pas vdekjes së Agronit. “Pas përfundimit të studimeve themelore në Prishtinë, Agroni vijoi magjistraturën në Zagreb e më vonë dhe studimet e doktoratës. Ai në të gjitha fazat e jetës së tij akademike ishte model për të tjerët, punëtor shumë i madh, i saktë me studentë dhe staf, i qartë në kërkesa dhe i sinqertë në kryerjen e obligimeve. Ai bashkë me shokët bashkëmoshatar kishin ambicje të mëdha. Energjia e tyre pozitive rrezatonte fuqishëm. Universiteti me Agronin dhe shokët e tij u shndërrua në mit kombëtar. Gjenerata e asaj kohe jetonte në hijën e flamurit kombëtar kudo që shkonin. Mungesa e tij fizike kurrë nuk u kompensua, ndërsa ngushëllimi për të gjithë ne mbetet vepra e tij. Të rrallë janë të tillë siç ishte Agroni. Lum ajo nanë që e lindi, lum kjo Malësi që e rriti e lum ata njerëz që patën nderin ta njohin”, u shpreh Dema. Ndërkohë Prof. Dr. Palok Berisha, si gjurmues i palodhur për nxjerrje në dritë të jetës dhe veprimtarisë poliedrike të Gjon Gjekës si mësimdhënës i zellshëm, shpalosi biografinë e Gjon Lucajt, veprimtarinë e tij të ndritur politike dhe bashkëpunimin me figura të shquara të kombit si dialogjet e shumta me Fan Nolin, Faik Konicën, Vinçenc Prenushin, Zef Arapin, etj, përherë në dobi të çështjeve kombëtare. Ndërkaq Fran Camaj, shkrimtar e publicist, ka treguar disa kujtime nga

ditët e para të shkollimit të mesëm me Agronin gjatë ditëve të adoleshencës, të cilat për fat të keq nuk zgjatën më shumë se tre muaj. Camaj mes tjerash tha se Agroni ishte mbi të gjitha njeri. I qetë dhe i dashur, gjithherë i qeshur, i afërm me njerëz dhe gjithherë i gatshëm për t’u ndihmuar të tjerëve, i sinqertë dhe modest, student e studiues ndër më të mirët, ligjërues i shkëlqyer e njeri bujar, fisnik, atdhetar e përparimtar. Prodekani i Fakultetit të Shkencave Matekatiko-Natyrore dhe i Departamentit të Fizikës të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Naim Syla, tha se humbja e Agronit ishte humbje e madhe. Ai theksoi se ai ishte një gjeni i vërtetë, njeri ambicioz e mëndjemprehur. Ndërkohë që shpalosi një biografi të detajuar të studimeve dhe veprimtarisë së tij akademike, Syla tha se kalibra të tillë janë të rrallë. Prof. Dr. Anton Kolë Berishaj në fjalën e tij mes tjerash ka thënë se Agron Lucaj nuk ka nevojë për lëvdata e zbukurime që tingëllojnë bukur në vesh dhe lënë shije të keqe por tha se ai ishte “punëtor modest, i talentuar e i përtokshëm, i mençur dhe racional, i afërt dhe i dashur por mbi të gjitha i veçantë dhe shumë i aftë. Kolegët dhe studentët me të drejtë kishin rritur pritshërinë për karrierrën e suksesshme të një ligjëruesi, profesori e punëtori shkencor i përmasave të përtej kufijve kombëtarë”, tha Berishaj. Për jetën dhe veprimtarinë bujshme të Gjonit dhe Agronit si dy kolosë, në këtë akademi përkujtimore në emër të familjarëve dhe të afërmve të Gjonit e Agronit ka folur Kolë Gjelaj nga SHBA, ndërsa në emër të rinisë së Trieshit si organizatore e aktivitetit përkujtimor ka folur Marash Dukaj.


KULTURË

Krijuesi nga Malësia, Mark Lucgjonaj, ka recituar një poezi të titulluar “Babë e Bir”, ndërsa Miran Gashaj në emër të rinisë së Trieshit , familjarëve u dorëzoi një punim me portret të Gjonit e Agronit të punuar nga mjeshtri Gjon Lucaj nga Trieshi. Më herët, po të njëjtën ditë janë vendosur kurora me lule në varrin dhe bustin e Gjon dhe Agron Lucaj si dhe është vizituar kulla familjare e të ndjerëve në Stjepoh- Triesh. Gjon Gjekë Lucaj ka lindur në vitin 1887 dhe ka ndërruar jetë në vitin 1978 ndërsa i biri i tij Agroni ka lindur më 07.07. 1947 në Triesh-Malë-

si. Agroni pas përfundimit të shkollës fillore në vendlindje, vijoi Normalen në Prizren dhe Prishtinë të cilën e mbaroi me sukses të shkëlqyer në vitin 1968. Një vit më vonë, Agroni regjistrohet në degën e Fizikës në Universitetin e Prishtinës i cili përgjatë gjithë viteve të studimit ishte bursist i këtij univesiteti. Në vitin 1973 diplomohet në fushën e Fizikës Teorike me temën “Vetitë optike të shtresave të holla dialektrike”. Në vitet 1974/75 vazhdon studimet pasuniversitare në Zagreb në fushën e Fizikës Atomike-Molekulare.

Në fillim të viteve 1974/75-s emërohet asistent për degën e fizikës së përgjithshme për studentët e kimisë, biologjisë, makinerisë, elektronikës dhe mjekësisë. Më 18 Janar 1979 në Universitetin e Zagrebit “Rugjer Boshkoviq” mbroi me sukses temën e magjistraturës. Në vitin 1981, Agroni vijon studimet e doktoratës në të njëjtin Universitet por për fat të keq, nuk arriti t’i përfundojë pasi si pasojë e një aksidenti tragjik, ai ndërroi jetë më 19.09. 1981 duke ia ndërprerë kështu ëndrrat dhe vizionin e tij të gjerë. t. u. E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Shoqata HORIZONTI nxjerr librin “TOLERANCA DHE BASHKËJETESA FETARE TEK SHQIPTARËT”

Libër i një rëndësie të veçantë Në kuadër të aktiviteteve të veta për ruajtjen e identitetit dhe kulturës sonë kombëtare, Shoqata HORIZONTI (me qendër në Guci) nxori librin “TOLERANCA DHE BASHKËJETESA FETARE TEK SHQIPTARËT”. Libri përbëhet nga disa pjesë. Konkretisht, pjesa kryesore merret me kronologjinë historike të përhapjes së feve tek shqiptarët, me traditën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare tek shqiptarët, deri në ditët e sotme, si dhe pjesa hulumtuese, ku është paraqitur edhe anketa të cilën e ka realizuar kjo shoqatë, rreth çështjes së tolerancës e bashkëjetesës fetare tek populli ynë. Ky libër ka një rëndësi të veçantë për

28

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

kohën tonë, sepse promovon tolerancën dhe bashkëjetesën fetare te populli ynë, si dhe hulumton gjendjen e sotme në shoqërinë shqiptare rreth kësaj çështje! Me punën e tyre, realizuesit e këtij libri, janë munduar t’i paraqesin edhe problemet e shqetësimet me të cilat ndeshet sot shoqëria në këto aspekte, si dhe mendimet, se çfarë do duhej bërë që të mënjanohen pengesat e shfaqjet të cilat mund të rrezikojnë tolerancën e bashkëjetesën ndërfetare, e cila vlerësohet si një nga vlerat më të rëndësishme për popullin tonë. Në pjesën e fundit të librit janë publikuar edhe rezultatet e anketës

(pyetësorit), të realizuar në bazë të anketimit në shumicën e territoreve shqiptare. Botimi i librit është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi. Shoqata HORIZONTI është një organizatë joqeveritare, e formuar në vitin 2014 , në Guci, dhe merret me aktivitete , që kryesisht kanë të bëjnë me ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar në këto treva (edhe më gjerë), si dhe me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të popullit shqiptar në trevat shqiptare në Mal të Zi. Ndër të tjera, deri tani kanë realizuar dy libra, dhe ky ishte libri i tyre i parë.. Albert Camaj


MOZAIK

Shoqata e Gruas “Nita” realizoi projektin për fëmijë “Edhe unë do të vij“

Përfshirja e fëmijëve në krijimtarinë artistike dhe artizanale Tuz/Dinoshë- Shoqata e Gruas “Nita” ka realizuar projektin gjashtëmujor me moton “Edhe unë do të vij“ i cili konsiston në ndërtimin e disa punishteve për fëmijë që janë realizuar në dy Shkollat Fillore në Malësi, në atë “Mahmut Lekiq” në Tuz dhe në shkollën fillore “29 nëntori në Dinoshë” në të cilat është prezantuar kreativiteti artistik i fëmijëve me nevoja të veçanta duke iu bashkëngjitur dhe fëmijë të tjerë me krijimtarinë pamore, vizatime e piktura të ndryshme dhe punimeve artizanale. Sipas moderatores së projektit, Ismeta Gjoka, e asistuar dhe nga dy psikologet, Myrveta Beqaj dhe Gresa Muhaj, ky projekt që filloi nga muaji dhjetor i vitit të shkuar deri në fund të majit të këtij viti ka pasur për synim përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në krijimtarinë artistike dhe artizanale, duke ju dhënë mundësi për të treguar aftësitë e tyre ndryshe në një ambient ndryshe.

“Projekti është realizuar në tërësi dhe me sukses duke shfaqur pëlqyeshmëri dhe gatishmëri për punë nga të gjithë fëmijët pa dallim. Në këto punishte morën pjesë nxënës të ndryshëm të ciklit të ulët pa dallime aftësish dhe kapaciteteve psiko/fizike duke qenë se ky ishte dhe qëllimi thelbësor i projektit, bashkimi i të gjithë fëmijëve për të ndër-vepruar në shkolla, pa asnjë dallim. Punishtja e parë është realizuar në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” duke vazhduar me tre punishte të tjera në Shkollën Fillore “29 nëntori në Dinoshë”, sqaruan nga kjo shoqatë. Psikologia e kyçur në këtë projekt, Gresa Muhaj i tha “Kohës Javore” se aktivizimi i fëmijëve në projekte të tilla u krijon shans që të gjithë në mënyrë të barabartë të punojnë e të krijojnë. “Kësaj radhe nuk kishte përzgjedhje të“më të mirëve, të inteligjentëve, të ekselentëve, të aftëve, të shkelqyerve, të më të dalluarve”- jo, madje kësaj radhe as nuk kishte vend për pyet-

jen nën stres e frikë duke çuar dy gishtat e vegjël për të pyetur ashtu si në bankat e shkollës “a mundem unë?!”. Ishte një mundësi ndryshe nga e zakonshmja e “përcaktimit të mundësive dhe ndarjes së vlerave” ishte ajo që deri më tani askush nuk e kishte bërë në shkollat e këtyre vogëlushëve. Nga dy gishtat e vegjël e të tkurrur nga frika e stresi “i dijes apo i mosdijes”, u hapën duart e vogla dhe u bashkuan me buzëqeshjen e gjithësecilit pa ndonjë kompleks, dhe dora-dorës të bashkuar vinin në punishte me një moto “edhe unë do te vij”, theksoi Muhaj. Ky aktivitet artistik, artizanal, argëtues dhe gjithpërfshirës u përmbyll me hapjen e ekspozitës së punimeve të dala nga këto punishte në hollin e QIK “Malësia” në Tuz më dt. 26.05.2017. Ekspozita qëndroi e hapur për katër ditë me radhë dhe u vizitua nga qytetarë, personalitete dhe fëmijë të moshave të ndryshme. t. u.

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Mbi librin “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” të Hajrullah Hajdarit

Ndriçim historik i së veprimit të shqiptarë “Interesimi im për ndriçimin e ngjarjeve me rëndësi në historinë e popullit shqiptar, e ka zanafillën që në shkollën e mesme, pasi i takoi gjeneratës e cila përjetoi padrejtësitë ndaj shqiptarëve të kohës së para Plenumit të Brioneve, pas së cilës Kosova dhe shqiptarët filluan të merrnin frymë më lirshëm. Më vonë, duke kaluar nëpër rrugët e jetës dhe rrjedhat e saj, përjetova pothuaj të gjitha ato egërsi dhe padrejtësi të llojllojshme të pushtetit të shtetit ku jetoja, të cilat në një formë të tillë apo më të ashpër e kishin kaluar dhe përjetuar edhe paraardhësit e mi. Pastaj duke punuar, e sadopak i kyçur në rrjedhat politike, e duke qenë me profesion jurist, përjetova drejtpërdrejt të drejtat e mohuara dhe padrejtësitë që në vazhdimësi përjetoi dhe akoma po i përjeton, populli shqiptar në Mal të Zi, edhe më shumë m’u rrit dëshira që të hulumtoj të kaluarën tonë historike...”, shprehet në parathënien e librit të vet me titull “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” juristi dhe studiuesi nga Boboshti i Krajës, Hajrullah Hajdari. Librin në fjalë, redaktor i të cilit është Dr. Nail Draga, recensent Prof. As. Dr. Ilir Berhani, lektore Sanije Hajdari dhe redaktor teknik e artistik Qazim Muja, e botoi SHAI “Art Club” nga Ulqini në vitin 2016. U shtyp në Shtypshkronjën IVPE në Cetinë dhe përbëhet nga 728 faqe. Autori brumin e materialit tematik të përfshirë në libër e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në tri tërësi (pjesë) tematike: Në pjesën hyrëse - Vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, të sistemuar në tetë trajtesa shtjelluese; Në pjesën e parë - Rrethanat politike në Mal të Zi, të sistemuar në 156 trajtesa shtjelluese; dhe në pjesën e dytë - Rregullimi shtetëror i Malit të Zi dhe pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve në Mal të Zi, të sistemuar në 70 trajtesa shtjelluese. Lëndën e trajtuar dhe shtjelluar në

30

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

libër, autori e ka demonstruar, konkretizuar dhe prezantuar në 87 fotografi të ndryshme në teknikën bardhë e zi, katër foto portrete personalitetesh të shquara shqiptare, tetë harta topografike relevante dhe 35 skica tabelare me të dhëna të shprehura në shifra dhe fjalë nga vendngjarjet e ndryshme. Për shkrimin e këtij libri autori kryesisht është mbështetur dhe bazuar në dokumente të ruajtura në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi dhe Arkivin Qendror të Shqipërisë, disa nga të cilat për herë të parë janë në dorë të lexuesit. Po ashtu, ai është shërbyer me periodikun e kohës - shtatë gazeta dhe revista periodike shqiptare dhe nëntë periodikë të Malit të Zi, të cilat kanë shkruar për ngjarjet e viteve 1873-1941, si dhe me literaturën e 123 veprave të autorëve të ndryshëm, të cilët kanë shkruar, shpjeguar dhe trajtuar ngjarje historike me një vështrim retrospektiv. Objekt i librit është qëndresa e shqiptarëve në Mal të Zi përkundër vuajtjeve të pandërprera të tyre nga veprimet në vazhdimësi të pushteteve të ndryshme sllave, si djegia e shtëpive dhe fshatrave të tëra, plaçkitjet, vrasjet, dënimet, konvertimi me dhunë në fenë pravosllave, e deri te mohimi i të drejtave civile e politike, siç janë mohimi i arsimimit në gjuhën shqipe, mospunësimi në administratën publike, mospërfaqësimi në organet ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore dhe zhvillimi joadekuat i trojeve shqiptare, veprime këto që si pasojë patën tentativat e politikave shtetërore për shkombëtarizimin dhe asimilimin e tyre. Periudha kohore të cilën autori e ka paraqitur në këtë libër është e një rëndësie të veçantë historike për kombin shqiptar në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët e Malit të Zi. Në këtë periudhë të gjatë kohore, prej afro 60 viteve, populli shqiptar përjetoi shumë ngjarje të hidhura që nga okupimi e aneksimi, që si pasojë patën copëtimin

e trojeve shqiptare, e deri te Pavarësia e Shqipërisë më 1912, që për këtë periudhë paraqet aktin më të ndritshëm të historisë së saj. Në pjesën hyrëse të librit, përveç një vështrimi të shkurtër gjeografik dhe historik, autori me fakte ka paraqitur se trojet e okupuara shqiptare më parë kishin qenë të banuara me popullsi kryesisht shqiptare ose 100% shqiptare, siç është rasti i Ulqinit, ku në ditën e hyrjes së forcave malazeze nuk jetonte asnjë pjesëtar i kombit malazez, prandaj termi i përdorur në historiografinë malazeze “Oslobođeni krajevi” (Vendet e çliruara) nuk është i bazuar në fakte as i argumentuar shkencëtarisht, përkundrazi termi “okupim” apo “aneksim” është i saktë dhe i përgjigjet qëllimit të politikës shtetërore të Malit të Zi, në cilëndo fazë apo formë të rregullimit shtetëror. Në pjesën e parë të librit, autori ka përfshirë ngjarje me rëndësi të kohës duke filluar nga rrethanat politike para Kongresit të Berlinit, protestat e shqiptarëve kundër copëtimit të trojeve të tyre, organizimi i mbrojtjes dhe i kryengritjeve të ndryshme me qëllim të mbrojtjes së tërësisë territoriale shqiptare, e për t’i mos lëshuar asnjë pëllëmbë tokë Malit të Zi, e cila kulminon me formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e deri te Traktati i Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, ku u vendos fati i shqiptarëve, veçanërisht i atyre në Mal të Zi. Autori Hajdari thekson se Paqja e Shën Stefanit nuk ishte paqe për shqiptarët, ajo ishte helm vdekjeje, siç kishte cekur Kristo Dako në librin “Liga e Prizrenit”. Edhe formimit dhe aktivitetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i ka kushtuar kujdes të veçantë, pasi aktivitetet dhe angazhimet e saj paraqesin organizimin e parë për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare në përgjithësi. Autori në hollësi, po ashtu, ka paraqitur vijimin e punës dhe të vendimeve të Kongresit të Berlinit, veçanërisht ato


MOZAIK

ë kaluarës, jetës dhe ëve në Mal të Zi

pjesë që bëjnë fjalë për shqiptarët në Mal të Zi. Kujdes të veçantë i ka kushtuar heroizmit të popullit shqiptar në mbrojtjen e territoreve shqiptare të krahinave të Plavës e Gucisë nga ushtria malazeze dhe fitores brilante në Betejën e Nokshiqit, të krahinës së Hotit dhe Grudës dhe fitores së Rzhanicës, e cila ishte humbja e dytë e Mark Milanit, me prejardhje shqiptare, kundër shqiptarëve, si dhe mbrojtjes së Ulqinit, në të cilën morën pjesë shqiptarët e pothuaj të gjitha trojeve shqiptare, nga Shkodra, Dibra e Tetova, Plava e Gucia, Hoti dhe Gruda. Në pjesën e dytë të librit, autori në mënyrë të denjë, me fakte dhe argumente, ka pasqyruar ngjarjet dhe dokumente të ndryshme të cilët hedhin dritë mbi pozitën kushtetuese-juridike dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi, duke filluar nga organizimi i pushtetit, nxjerrja e akteve ligjore, kushtetutës

së parë të principatës malazeze, kushtetutës së Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe Mbretërisë Jugosllave, me theks të veçantë në ndikimin e këtyre akteve në të drejtat dhe liritë civile-politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Për të shpjeguar sadopak pozitën e shqiptarëve në sistemin juridik të shtetit ku u detyruan të vazhdojnë të jetojnë e punojnë, në një kapitull të veçantë “Vështrim mbi jetën, arsimimin, punësimin dhe përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi nën sundimin e Malit të Zi”, autori ka trajtuar çështje që kanë të bëjnë me kushtet jetësore, punësimin, arsimimin e tyre, përfaqësimin politik, kuadrin juridik dhe mundësinë e shqiptarëve në Mal të Zi, për një zhvillim ekonomik dhe prosperitet kombëtar. Ai veçanërisht ka trajtuar veprimet dhe keqtrajtimet e pushteteve shtetërore ndaj shqiptarëve të cilat patën ndikim në shpërnguljen nga trojet e veta, shkombëtarizimin dhe asimilimin e tyre, të cilët vazhduan të jetojnë në trojet e veta. Nga vështrimi retrospektiv i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Mal të Zi në kuadër të legjislacionit pozitiv shtetëror të kohës nga ana e autorit Hajrullah Hajdari, del qartë se pozita kushtetuese juridike e tyre ka qenë neglizhuese, e pabarabartë dhe diskriminuese kundrejt shtetasve të tjerë në Mal të Zi. Autori thekson se edhe përkundër vështirësive e padrejtësive të cekura, populli shqiptar në Mal të Zi mbijetoi deri në ditët e sotme dhe sado-kudo, u ruajt qenia shqiptare në këto troje.

Periudha kohore e trajtuar në këtë libër është shumë komplekse dhe e gjerë, për këtë arsye autori është i vetëdijshëm se ka mangësi, zbrazëti dhe hapësirë për të hulumtuar dhe studiuar edhe më tej me qëllim të nxjerrjes së fakteve të reja që do të ndihmojnë në ndriçimin e historisë sonë kombëtare, e veçanërisht të popullit shqiptar në Mal të Zi. Recensenti i librit, Prof. As. Dr. Ilir Berhani, në vështrimin e vet shprehet: “Autori Hajrullah Hajdari, për realizimin e studimit, ka përballuar një punë voluminoze kërkimi, analize dhe shqyrtimi të burimeve të shumta studimore dhe dokumenteve arkivore. Analizat në punim janë të hollësishme, deri në detaje, pothuaj të të gjitha fakteve e ngjarjeve dhe burimeve dokumentare që hedhin dritë për çështjen që bën objekt studimi”. Në fund, autori Hajrullah Hajdari ndien si obligim të falënderojë të gjithë ata të cilët me vërejtjet, mendimet apo sugjerimet e tyre dhe ata që i ofruan dokumente të ndryshme në përdorim, e ndihmuan në përfundimin me sukses të këtij libri. Posaçërisht ai falënderon recensentin për punën e palodhshme e cilësore dhe sugjerimeve që i ofroi. Me të gjitha lëshimet dhe mungesat eventuale që përmban ky libër, të cilin autori me mallëngjim ua ka kushtuar prindërve të vet: babait Muha e nënës Sutë (Sulltanë), të cilët në kohët më të vështira, nuk kursyen asgjë për t’i dhënë arsimimin në gjuhën shqipe, shpreson se ka dhënë një kontribut sado të vogël për ndriçimin e të vërtetës historike, për të kaluarën, jetën dhe veprimin e shqiptarëve nën sundimin e Malit të Zi, gjegjësisht në ndriçimin e të drejtave të mohuara në vazhdimësi të tyre. Autori Hajrullah Hajdari shpreson se ky studim do të nxisë studiuesit tjerë që edhe më detalisht të zbardhin të vërtetat e periudhës historike që janë përfshirë në këtë libër. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Teatri “Istref Begolli” prezantoi shfaqjen “Aventurat e Palaçove”

Të rinjtë të arsimohen dhe të punojnë

Tuz- Aktorë të Teatrit “Istref Begolli” të Pejës kanë prezantuar në QKI “Malësia” në Tuz shfaqjen për fëmijë “Aventurat e Palaçove”, interpretuar nga Fisnik Sykaj dhe Kreshnik Malushaj. Kanë qenë më të vegjlit të shoqëruar nga prindërit dhe mësimdhënësit e tyre të cilët e kanë mbushur sallën e shtëpisë së kulturës duke u kënaqur për afro pesëdhjetë minuata sa ka zgjatur kjo shfaqje. Aktorët e kësaj shfaqjeje të cilët punuan plot tre muaj për ta vënë në skenë, pasqyrojnë realitetin në të cilin ndodhen artistët sot në mbarë botën. Ata nuk përkrahen nga in-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

stitucionet duke u munguar trajtimi special që duhet të ketë një artist dhe një njeri që gjithë jetën ia kushton kulturës në tërësi, siç shprehet për “Koha Javore”, aktori i kësaj shfaqjeje Fisnik Sykaj. “Dihet që artisti i cilësdo fushë, është ambasadori më i mirë i një shteti por për fat të keq nuk gëzojnë mbështetjen e duhur. Tema që sot trajtojmë është kësisoj, dy palaço që vuajnë nga performanca në rrugë dhe me ato të holla që fitojnë prej njerëzve në rrugë, i shfrytëzojnë për të blerë një copë bukë për t’u ushqyer, pra një luftë ekzistence”, theksoi Sykaj.

Mesazhi kryesor që kjo shfaqje transmeton te të rinjtë e në veçanti te fëmijët, është vetëdijësimi që ata të mësojnë më shumë, të avancohen në arsim dhe të motivohen për punë sa më shumë, që të mos përfundojnë në rrugë sikur këta dy artistë. Premiera e shfaqjes “Aventurat e Palaçove” është shfaqur para dy vitesh në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, më pas në festivalin “Mono Aktiv” si dhe në shumë evenimente të tjera kulturore në qytetin e Pejës dhe më gjerë, ndërsa kjo është hera e parë që shfaqet në Tuz. t.u.


MOZAIK

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

33


SPORT & MARKETING

Në Kampionatin e Malit të Zi për fatosa, shpresa dhe pionierë

Katër kampionë nga KK “Rei” Kampionë të Malit të Zi u shpallën Elda Kurti, Dion Hoxha, Shpresa Osmani dhe Anida Subrahimi Klubi i Karatesë “Rei” fitoi katër medalje të arta dhe disa medalje të argjendta dhe të bronzta në Kampionatin e Malit të Zi për fatosa, shpresa dhe pionierë, duke u renditur klubi më i suksesshëm nga klubet e karatesë në Ulqin dhe njëri ndër klubet më të mira në Mal të Zi. Kampionë të Malit të Zi u shpallën Elda Kurti, Dion Hoxha, Shpresa Osmani dhe Anida Subrahimi. Trajnerët e KK “Rei”, Nail Shilo Kurti dhe Gjovan Shkreli, shprehen se ky

Mali i Zi Fondi për mbrotjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave Nr: 1295/17 Podgoricë, 01.06.2017

është një sukses i madh për këtë klub dhe për qytetin e Ulqinit.

Sipas tyre, rezultati i arritur “është edhe një dëshmi se në KK ‘Rei’ po punohet me një seriozitet të madh dhe se po lindin talentët e radhës”. Në Kampionat morën pjesë 382 garues nga 29 klube, ndërsa KK “Rei” u përfaqësua (Kohapress) me 11 garues.

LAJMËRIM

Në përputhje me dispozitat e nenit 18. të Statutit të Fondit dhe nenit 6 paragrafi 1 pika 3 e Vendimit për themelimin e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave ( Gazeta zyrtare e Malit të Zi nr. 13/08 dhe 64/11), Këshilli drejtues shpall:

Konkursin

për ndarjen e II (dytë) të mjeteve financiare të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave për financimin dhe bashkëfinancimin e projekteve për vitin 2017 1. Teksti i plotë i Konkursit gjindet në web faqen e Fondit : www.fzm.me. 2. Fletëparaqitja për Konkurs dorëzohet në formular të duhur, që gjendet në web faqen www.fzm.me. 3. Konkursi për dorëzimin e fletëparaqitjeve është i hapur prej 02.06.2017, duke u mbyllur më 23.06.2017. Kryetari i Këshillit drejtues Ivan Dragičević

34

Javore KOHA

E ENJTE, 8 QERSHOR 2017


SPORT

Arkiv

Otrant Olimpiku nuk shkroi historinë, nuk hyri në Superligë Futbollistët e Otrant Olimpikut të Ulqinit ishin në prag të Superligës malazeze. U duhej vetëm një barazim ose humbje me një gol diferencë ndaj skuadrës së Rudarit nga Plevla për të shkruar historinë. Me gjithë optimizmin e shprehur dhe dëshirën e madhe për të realizuar ëndrrën e parealizuar ndonjëherë në historinë e klubit që nga formimi i tij në vitin 1921 nuk ia dolën. U munduan, por nuk u gëzuan. Pra, mrekullia nuk ndodhi. Rivali i tyre, në një atmosferë sportive, në prani të afro 2500 tifozëve të vet, në fushë demonstroi lojë më të mirë dhe fitoi ndeshjen me rezultat të thellë 3:0. Rrjetën e golit të portierit ulqinak Arben Meqikuqiq i pari e tundi me kokë nga dhjetëmetërshi lojtari më i mirë i ndeshjes Drashko Bozhoviq. Vendasit deri në mbyllje

të pjesës së partë të ndeshjes patën edhe dy raste për të shënuar, por pa sukses. Në pjesën e dytë të ndeshjes ekipi i Rudarit ishte më i disiplinuar, më i organizuar , më i përqendruar dhe më i suksesshëm sesa skuadra e Otrantit. Shpresat e ulqinakëve i theu Mellunoviq në minutën e 53, duke e kaluar Rudarin në epërsi 2:0. Ky rezultat ishte i mjaftueshëm për skuadrën vendase që të ruajë statusin e saj në Supeligën malazeze. Megjithatë, nuk u kënaqën me kaq. Në minutën e 67 Mellunoviq përsëri shënoi dhe i siguroi skuadrës së vet fitoren e merituar. Ndërkaq ulqinakët pas këtij goli sikur mezi pritën të përfundojë ndeshja. Kujtojmë se Otranti për shkak të kartonëve të verdhë ka luajtur pa

kapitenin Senikoviq , Gjinoviq dhe dy lojtarë të tjerë standardë gjë që dukshëm ka ndikuar në cilësinë e lojës së klubit. Vërtetë në këtë situatë nuk ishte aspak e lehtë të luash mirë futboll e të eliminosh në fushën e vet një skuadër me kaq përvojë e lojtarë cilësorë siç ishte Rudari. Pavarësisht disfatës së Otrantit ditën e diel në fushën e ekipit me më shumë tituj pas pavarësisë së Malit të Zi përballë “ ujqve” të Plevlas meriton respekt, lëvdatë dhe mirënjohje nga të gjithë sportdashësit ulqinakë dhe jo vetëm. Pa dyshim Otranti është një skuadër me talentë që ka rrugë të gjatë përpara ku sukseset, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe sponsorëve potencialë, që patjetër nuk do të mungojnë. (Gj.Gjonaj) E ENJTE, 8 QERSHOR 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 8 qershor 2017 Viti XVl Numër 767 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

81 NSSI

6965-00

T E 1001 HALLEVE

e A vorH KJaO e A vorH KJaO Podgoricë e

enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

PANORAMË SOCIALE

Viti XV Numër

744 Çmimi

0,50

rs triumfon në

0,50

SHQIPTARËT

E 1001 HALLEVE

guar e ulqina këve Në udhëkry

Manifes tim që nderoi

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

mjerimit Komedia e

e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

JavoreHA KO JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

Europën Të mbrojmë

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

2016 Viti XV Numër 744

6965-0081 NSSI

SOCIALE

SPORT

Çmimi 0,50

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e

6965-0081 NSSI

PORTRET

Numër 744

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca

6965-0081 NSSI

SOCIALE

2016 Viti XV

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

Çmimi 0,50

e harruar së përb ashkët Mësue sit Krijim Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV Numër 743

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

kulturore shqipt are 2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

i i hapësirës

KJO avoreHA KJO avoreHA HISTORI ARSIM së vërtetës KULTURË

26 janar 2017

PANORAMË

enjte, 15 dhjetor

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

ISSN 1800-5696

Podgo ricë e enjte,

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

15

Viti XVl Numër

Numër 743

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

Të mbrojmë Europën

historik Moment

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

SHQIPTARË

ISSN 1800-5696

748 Çmim i 0,50

81 NSSI

6965-0081 NSSI

19 janar 2017

Në udhëkryq

Podgoricë

Moment historik

e A avorH KJO e A avorH KJO ARSIM Podgo ricë e enjte,

6965-00

ISSN 1800-5696

ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

amoralrëëve pushtettandaj Sfida

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk

Qençe

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

itinerar Treni pa

Kadare meriton Nobelin!

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

6965-0081 NSSI

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

Komedia e mjerimit

e luftës viktimat

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

ISSN 1800-5696

Fabrikimi i Dukuria e së vërtetës

sllavizimit të mbiemrave

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër

Podgoricë e enjte, 23 shkurt

2017 Viti XVl Numër 753

Çmimi 0,50

749 Çmim i 0,50

Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

2017 Viti XVl Numër 754

Çmimi 0,50

PANORAMË INTERVISTË

MOZAIK Fabrikimi KULTURËi SHKENCË SOCIALE VËSHTIME & OPINIONE

PORTRET PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

Javore KOHA

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

SPORT

MOZAIK

ARSIM

KULTURË

PANORAMË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

KULTURË TEKNOLOGJI

ARSIM

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 8 qershor 2017 Viti XVl Numër 767 Çmimi 0,50 SPORT

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË TEKNOLOGJI

SPORT KULTURË

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.