Koha 768

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 15 qershor 2017 Viti XVl Numër 768 Çmimi 0,50

Një kafe në Tiranë me shkrimtarin Ismail Kadare

Kadareja është

Kadare ISSN 1800-5696

Kinematë e vdekura të Ulqinit

Si u bë Facebook “shtëpia” e psikopatëve!


PËRMBAJTJE

4

14

Lektyra shkollore për dy shkollat e mesme në Ulqin

Rënia e murit të Berlinit dhe agimi i lirisë

Për gjallërimin dhe lulëzimin e Shqipërisë

Shpalosje ngjarjesh të shqiptarëve ndër kohëra

10

16

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017


PËRMBAJTJE

18

24

Lulja ilire

Kërcënim për familjen dhe shoqërinë

Njeri me autoritet që gëzon respekt të posaçëm

Në vigjilje të festave jubilare

20

30

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 15 qershor 2017 Viti XVl Numër 768 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

NjëShkodra, kafe në Tiranë me shkrimtarin Ismail Kadare

Kadareja është qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

Në udhëkryq

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet Kadare ma trit-o Teaje

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Kinematë e vdekura të Ulqinit

Si u bë Facebook “shtëpia” e psikopatëve!

Ulqinit vdekura të Kinematë e

e psikopatëve! book “shtëpia” Si u bë Face-

Kadare është

avoreHAKadareja KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Një kafe në Tiranë me shkrimtarin Ismail Kadare

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

KKSH vazhdon aksionin e pasurimit të fondit libror të bibliotekave të shkollave në gjuhën shqipe

Lektyra shkollore për dy shkollat e mesme në Ulqin Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vazhduar aksionin e dhurimit të librave për bibliotekat e shkollave në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, i shoqëruar nga sekretari Faik Nika, kryetari i Komisionit për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës Shqipe, Ismet Kallaba, dhe ndihmës-koordinatori i projektit Daut Ceka, u kanë dorëzuar të hënën Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim” dhe Gjimnazit Privat “Drita” donacionin e përbërë nga 45 ti-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

tuj, me gjithsej 630 kopje, pjesa më e madhe e të cilave janë lektyra shkollore. Drejtori i Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”, Hysejn Katana, dhe ai i Gjimnazit Privat “Drita”, Fejzo Hoxhiq, i kanë falënderuar përfaqësuesit e KKSH-së për donacionin, duke e vlerësuar atë si shumë të dobishëm për zbutjen e mungesës së literaturës në gjuhën shqipe. Aksioni i dhurimit të librave është zhvilluar në kuadër të projektit të cilin KKSH e realizon me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e

të Drejtave të Pakicave. Nga KKSH kanë njoftuar se aksioni i dhurimit të librave do të vazhdojë ditët e ardhshme në shkollat e mesme në Malësi dhe Plavë. Vitin e kaluar KKSH ka ndarë lektyra shkollore për bibliotekat e të gjitha shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pasurimi i bibliotekave shkollore me lektyra dhe literaturë tjetër të domosdoshme për nxënësit e shkollave në gjuhën shqipe është njëra ndër objektivat e KKSH-së në fushën e ar(Kohapress) simit.


NGJARJE JAVORE

Gjermania me një mini “Plan Marshall” për Ballkanin e papërfshirë në Bashkimin Evropian

“Berlin Plus”, iniciativa e re gjermane për Ballkanin Gjermania ka bërë gati një plan të veçantë për Ballkanin Perëndimor, që do të ishte kompensim për pritjen e gjatë të hyrjes në Bashkimin Europian. Berlini ka përgatitur një mini “Plan Marshall” për Ballkanin, i cili gjatë disa viteve të ardhshme do të duhej të mëkëmbë ekonomitë e rajonit dhe ai plan së shpejti do të dalë para Këshillit të Evropës në Bruksel, i cili duhet ta lejojë dhe të përcaktojë fondin e posaçëm për shtetet ballkanike. Ky plan është pagëzuar “Berlini plus”, ndërsa paratë për realizimin e tij do të duhej t’i siguronin, ndër të tjera, Zona Ekonomike Evropiane (EEA), që e përbëjnë vendet anëtare të BE-së, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, si dhe Asociacioni Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), në të cilin bashkë me shtetet e tjera bën pjesë edhe Zvicra. Shuma që do të mblidhej ende nuk dihet. Por ideja synon që brenda disa vitesh rajoni ynë të shndërro-

het në një hapësirë atraktive ekonomike. Ndër të tjera, qëllim i këtij plani është ndërlidhja e Ballkanit Perëndimor me infrastrukturë, siç janë autostradat që do të lidhnin Serbinë me Bosnjë e Hercegovinën, ose Beogradin me Tiranën e Prishtinën. Bashkimi Evropian në këtë mënyrë do të fitonte punëtorë të aftësuar dhe një rajon në pikëpamje teknologjike të gatshëm, por qëllim është që përmes rritjes së nivelit të jetesës Ballkani Perëndimor t’u afrohet partnerëve perëndimorë. Qëllim i fortë për aktivizimin e “Berlin-it plus” është edhe ulja e tensioneve në rajon. Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për sigurinë e Gjermanisë. Idenë për “Planin Marshall” për Ballkanin Perëndimore e ka konfirmuar Dr. Christian Hellbach, koordinator i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë. Ai ka thënë se nuk ka asnjë partner

në rajon, që bën më shumë për rajonin sesa BE-ja dhe Gjermania në planin bilateral. “Ne e mbështesim Ballkanin politikisht, financiarisht dhe me transferimin e dijes. Pa harruar investimet dhe tregtinë. Nga ana ekonomike, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës prej kohësh. Iniciativa ‘Berlin Plus’ do të zgjerojë mbështetjen e deritanishme. Ne duam bashkëpunim rajonal, me qëllim që të lehtësohet anëtarësimi i mëvonshëm i rajonit: përmes intensifikimit të mbështetjes për reformat e transformimit në shtete ligjore demokratike. Në të njëjtën kohë do të forcohet edhe bashkëpunimi rajonal”, është shprehur Hellbach. Rast për të bërë diçka më konkretisht për “Berlin Plus” do të jetë mesi i muajit të ardhshëm, kur në Trieste të Italisë do të mbahet samiti vjetor i përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e (Kohapress) Procesit të Berlinit. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Kinematë e vdekura Gjekë Gjonaj

Në vitet gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë të shekullit të kaluar kinematë kanë qenë pikë qendrore në jetën kulturore të Ulqinit. Ato kanë përfaqësuar kujtesën e përbashkët dhe identitetin kulturor të banorëve të këtij qyteti, respektivisht kanë qenë dhe kanë mbetur pjesë e kujtesës kolektive të qytetarëve të tij. Me një fjalë ishin simbol krenarie të këtij qyteti. Në ato vite të shekullit të kaluar, në këto objekte ishte e vështirë të gjendej një biletë nga interesimi i madh që mbretëronte për të parë vepra të rëndësishme kinematografike nga vendi, rajoni dhe bota, meqë kinemaja është univers,

6

Për fat të keq të gjitha kinematë e këtushme, në qytet dhe në fsh frekuentoheshin nga popullata vendase dhe vizitorët në kohën e moniz e kinemave artdashësi e qytetit e cilësojnë një bjerrje të kulturës. Një segment i kulturës është shpirti që i jep frymë dhe identitetit përtej flamujve dhe kufijve. Nostalgjikët, që mendojnë se kinemaja nuk duhet të vdesë, me mall e kujtojnë grimcimin e farave të kungullit apo të lulediellit para dyerve të kinemave. Për fat të keq të gjitha kinematë e këtushme, në qytet dhe në fshatin Katërkollë tashmë janë degraduar. Këto pasuri të përbashkëta kulturore që ekzistonin dhe frekuentoheshin nga popullata vendase dhe vizitorët në kohën e monizmit, pas demokratizimit të vendit u mbyllën, për të mos u hapur deri në ditët e sotme. Shkatërrimin e kinemave artdashësit e qytetit e cilësojnë një bjerrje të kul-

turës. Një ngërç të madh kulturor. Një shenjë të humbjes së identitetit kulturor, mbase janë të vetëdijshëm se ky segment i kulturës është shpirti që i jep frymë dhe identitetit. Objektet e ish- kinemave të Ulqinit janë në gjendje të mjerueshme. Pamjet e tyre ( rrënojat) tregojnë momente të trishta. Panoramat e gjendjes trishtuese të kinemave të vdekura të Ulqinit shqetësojnë dhe trondisin të gjithë kulturëdashësit e këtushëm, të cilët shprehen se është për të ardhur keq që në këtë epokë të zhvillimit teknologjik vizioni i autoriteteve vendore dhe qendrore të

Objektet e ish- kinemave të Ulqinit janë në gjendje të mjerueshme. Pamjet e tyre ( rrënojat) tregojnë momente të trishta. Panoramat e gjendjes trishtuese të kinemave të vdekura të Ulqinit shqetësojnë dhe trondisin të gjithë kulturëdashësit e këtushëm, të cilët shprehen se është për të ardhur keq që në këtë epokë të zhvillimit teknologjik vizioni i autoriteteve vendore dhe qendrore të jetë kaq primitiv, duke mos e kuptuar se kultura nuk është luks, por domosdoshmëri

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

a të Ulqinit

hatin në Katërkollë tashmë janë degraduar. Këto pasuri të përbashkëta kulturore që ekzistonin dhe zmit, pas demokratizimit të vendit u mbyllën, për të mos u hapur deri në ditët e sotme. Shkatërrimin ngërç të madh kulturor. Një shenjë të humbjes së identitetit kulturor, mbase janë të vetëdijshëm se ky

jetë kaq primitiv, duke mos e kuptuar se kultura nuk është luks, por domosdoshmëri. Dashamirët e këtushëm të kulturës janë të një mendimi se mungojnë politikat e zhvillimit të kinemasë. Sipas tyre qeverisja lokale në periudhën e tranzicionit gjithnjë është treguar indiferente, e paaftë dhe e painteresuar të stimulojë kulturën në këtë qytet, i cili bartë në vetvete kulturat dhe historinë e mijëra viteve civilizim dhe i cili pretendon të hyjë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESKO-së . Ngecja në zhvillimin e kulturës justifikohet me mungesën e mjeteve buxhetore. Ky fakt qëndron. Por, ka edhe vështirësi të tjera të cilat kanë bërë që kultura në këtë qytet të ketë ngelur në margjina. Shkakun e ngecjeve në fushën e kulturës duhet ta kërkojmë në mungesën e një strategjie për zhvillimin e kulturës në këtë qytet, të cilën është dashur ta kenë që moti autoritetet vendore dhe ato të Ministrisë së Kulturës. Normalisht, kur

Është për të ardhur keq që, në mungesë të kinemasë e teatrit, vakumi i aktiviteteve kulturore është mbushur me kafenetë, lojërat e fatit dhe lotot sportive, të cilat jo vetëm nuk kontribuojnë në emancipimin qytetar, por hapin plagë edhe më të thella sociale, për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe godasin sidomos rininë

mungon strategjia, atëherë mungon edhe zhvillimi. Pa sajimin e një strategjie për kulturën çdo gjë tjetër është e padobishme. Ky është hapi i parë i ndryshimit të politikave dhe qasjes ndaj institucioneve kulturore në këtë qytet. Në këtë rrafsh institucionet vendore dhe qendrore duhet të punojnë më shumë nëse mendojnë ta ndryshojnë fotografinë e përgjithshme të zymtë të kulturës, përfshirë këtu edhe kinematografinë. Është për të ardhur keq që, në mungesë të kinemasë e teatrit, vakumi i aktiviteteve kulturore është mbushur me kafenetë, lojërat e fatit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe lotot sportive, të cilat jo vetëm nuk kontribuojnë në emancipimin qytetar, por hapin plagë edhe më të thella sociale, për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe godasin sidomos rininë. Më shumë se kurrë të rinjtë kanë nevojë të ulen pranë njëri-tjetrit, të flasin dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, ndërsa kinemaja është mediumi më i mirë për të arritur këtë. Prandaj do të ishte mirë që Ulqini të ketë kinema ku do të shfaqeshin dokumentarë edukativë, kulturorë e të tjerë, nga të cilët të rinjtë do të përfitonin më shumë se sa nga kafenetë dhe rrjetet sociale. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The Observer

Si u bë Facebo “shtëpia” e psi Çdo kompani normale që do të kishte një produkt në gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte atë. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë Thënia e vjetër “kujdes se çfarë kërkon” të vjen menjëherë në mendje. Pak kohë më parë, Facebook filloi Facebook Live, një shërbim që u mundëson përdoruesve të transmetojnë video të drejtpërdrejta para botës. Menjëherë pasi u aktivizua shërbimi, themeluesi dhe CEO i kompanisë, Mark Zuckerberg, tha se ai do të mbështeste të gjitha mënyrat “personale dhe emocionale dhe të papërpunuara” me të cilat njerëzit komunikojnë. Përdoruesit u inkurajuan të “shfaqeshin live” në mjedise të rastësishme – duke pritur bagazhin në aeroport, për shembull, ose duke ngrënë në një restorant.

8

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Vini re frazën “të papërpunuara”. Facebook Live ka transmetuar tashmë live momentet kur një burrë me aftësi të kufizuara lidhet, rrihet dhe pritet me thikë. Në mars, dy adoleshentë në Chicago u shfaqën live duke përdhunuar një adoleshente. Dhe afro 40 përdorues të Facebook e panë videon, pa e raportuar tek Facebook apo policia. Me sa duket ishte vetëm preludi. Të dielën në mëngjes, Robert Goduin, një 74-vjeçar po ecte në rrugë në Cleveland, Ohio, duke parë punën e vet. Atij iu afrua një 37-vjeçar me emrin Steve Stephens, që i kërkoi të thoshte emrin “Joy Lane”. Goduin e

tha, dhe pas kësaj Stephens e qëlloi për vdekje. Stephens hodhi më pas tre video në Facebook, mes orës 11.09 dhe 11.22. Në të parën, shpallte qëllimin e tij për të kryer vrasje. Dy minuta më vonë, hodhi në Facebook një filmim të vrasjes. më pas në 11.22 doli “live” në Facebook duke u rrëfyer. Facebook e mori raportin e parë për vrasjen në orën 12.59 dhe e çaktivizoi llogarinë e Stephens 23 minuta më vonë. Joy Lane ishte emri i të dashurës së tij, me të cilën kish patur vështirësi kohët e fundit. Facebook, natyrisht, është i tmerruar nga e gjithë kjo. “Ky është një krim i tmerrshëm dhe ne nuk lejojmë këtë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ook ikopatëve! lloj përmbajtjeje në Facebook,” tha një zëdhënëse në një deklaratë të dërguar në Uashington Post. “Ne punojmë shumë për të mbajtur një mjedis të sigurt në Facebook dhe jemi në kontakt me organet e zbatimit të ligjit në raste emergjencash, kur ka kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë fizike”. Dakord. Por çfarë është kjo? Kompania ka një blog zyrtar të dedikuar për Facebook Live. “Që nga dalja e Facebook Live,” thotë artikulli në 18 prill – domethënë dy ditë pas vrasjes së Goduin – “kemi parë njerëz dhe botues anembanë botës që shfrytëzojnë mundësinë për të ndarë përvojat e tyre, teksa ato ndodhin, sidomos gjatë momenteve të rëndësishme kulturore. Ne kemi qenë të frymëzuar nga kreativiteti që kemi parë”. Pra, po shohim shfaqjen e një modeli: një përqindje e vogël e përdoruesve të Facebook (dhe duke qenë se janë 2 miliardë të tillë, ky është një numër i konsiderueshëm njerëzish) janë psikopatë, sociopatë ose të çmendur. Disa gëzojnë duke

shkaktuar dhimbje ndaj të tjerëve dhe – më keq – transmetojnë veprimet e tyre për sytë e botës. Deri kohët e fundit, kjo dëshira e fundit ka qenë e vështirë për t’u plotësuar. Por tani teknologjia digjitale, në formën e aplikacioneve të tilla si Periscope dhe shërbime të tilla si Facebook Live, u ka ardhur në ndihmë. Imagjinoheni si kanali “Psikopatët jemi ne”. Çdo kompani normale që do të kishte një produkt në gjendje për të prodhuar rezultate të tilla toksike, do ta mbyllte. Por Facebook nuk është një kompani normale: nuk i bën paratë e veta nga shitja e gjërave për ne, por nga analiza e veprimeve tona dixhitale, pëlqimeve dhe klikimeve, dhe fiton duke ua shitur ato të dhëna reklamuesve, të cilët shpresojnë që reklamat e tyre në këtë mënyrë mund të shënjestrohen më saktë. Duket se Facebook mund të kërkojë më shumë para, për reklama që vendosen në video, kështu që shërbimi Live sjell më shumë fitime. Duke pasur parasysh këtë, problemet e PR që vjen nga abuzimet me shërbimin nga psikopatët, është thjesht kosto-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ja e të bërit biznes. Përveç kësaj, a nuk do të ishte gabim të lejonim disa të marrë, që të frenonin kreativitetin e njerëzve që dëshirojnë të “ndajnë përvojat e tyre ashtu si ato ndodhin, veçanërisht gjatë momenteve të rëndësishme kulturore”? “E gjithë jeta njerëzore është aty”, ka qenë dikur një slogan i “News of the World”, tashmë e mbyllur. Nuk ishte asnjëherë e vërtetë për atë organ. Por është e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetëm nga Facebook Live, por nga media sociale në përgjithësi. Duket sikur Interneti mban një pasqyrë për natyrën njerëzore. Shumë prej atyre që shohim të reflektohen janë banale dhe të parashikueshme, por disa prej gjërave që na thotë për veten tonë janë ashtu si vrasja e Goduin, thellësisht shqetësuese. Ndoshta kjo është arsyeja përse Facebook mendon që ne nuk duhet të vrasim korrierin. Është një variant i argumentit të Shoqatës Kombëtare të Pushkatarëve: armët nuk vrasin njerëz – janë njerëzit që vrasin njerëz. Dhe është një gjepur. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

FJALIMI HISTORIK I PRESIDENTIT AMERIKAN QË SFIDOJ BASHKIMIN SOVJETIK

Rënia e murit të Berlinit Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë simbolizojnë fundin e sistemin monist dhe agimin e lirisë dhe demokracisë për popujt e shtypur deri atëherë në një pjesë të Europës, për shqiptarët në Ballkan, kjo ngjarje ka rëndësi të dyfishtë: Së pari, sepse kjo ngjarje ndikoj në përfundimin e sistemit të ashpër komunist në Shqipëri dhe së dyti me këte filloj shpartallimi apo dezintegrimi i dy shteteve më antishqiptare: Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë

Xheladin Zeneli

Para 30 viteve u mbajt një ndër fjalimet më të njohura dhe më influencuese të shekullit XX! Bëhet fjalë për fjalimin e ish presidentit amerikan Ronald Regan (1911-2004), të mbajtur më 12 Qershor 1987 me rastin e vizitës së tij në Berlin, me ç ‘rast iu drejtua liderit të Bashkimit Sovjetik, në mes tjerash, me këto fjalë : “Z. Gorbaçev, nëse kërkon paqe, nëse kërkon prosperitet për Bashkimin Sovjetik

“ 10

dhe Europën Lindore, nëse kërkon liberalizim, eja këtu te kjo portë ! Z. Gorbaçev, hape këtë portë ! Z. Gorbaçev, rrëno ketë mur !.” Dy vite pas mesazhit të fuqishëm të presidentit të atëhershëm amerikan, drejtuar udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, pra më 1989 do të hapet kufiri në mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Përendimore, do të marrë fund “lufta e ftohtë” dhe njohurit do të fillojë rënia e sistemeve totalitare komuniste në tërë Europën Lindore dhe Jug Lindore. Pra, derisa rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë simbolizojnë fundin e sistemin monist dhe agimin e lirisë dhe demokracisë për popujt e shtypur deri atëherë në një pjesë të Europës, për shqiptarët në Ballkan, kjo ngjarje ka rëndësi të dyfishtë: Së pari, sepse kjo ngjarje

ndikoi në përfundimin e sistemit të ashpër komunist në Shqipëri dhe së dyti me këtë filloi shpartallimi apo dezintegrimi i dy shteteve më antishqiptare: Bashkimit Sovjetik dhe

Sot, pas tre dekadave të fjalimit të Ronald Regan i cili ndryshoj historinë e Europës, shqiptarët në përgjithësi gjenden në pozitë gjeopolitike si asnjëherë më parë. Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë , pra në NATO, kurse Kosova, shtet i pavarur dhe aleat dhe mik me superfuqinë e vetme botërore, pra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlen të përmendet se dita e çlirimit të Kosovës koincidentalisht përkon me ditën e fjalimit të Regan-it, 30 vite më parë

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

t dhe agimi i lirisë

Jugosllavisë. Sot, pas tre dekadave të fjalimit të Ronald Regan i cili ndryshoj historinë e Europës, shqiptarët në përgjithësi gjenden në pozitë gjeopolitike si asnjëherë më parë. Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë , pra në NATO, kurse Kosova, shtet i pavarur dhe aleat dhe mik me superfuqinë e vetme botërore, pra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlen të përmendet se dita e çlirimit të Kosovës koincidentalisht përkon me ditën e fjalimit të Regan-it, 30 vite më parë. Me këtë rast ,është me rëndësi të përmendet një fakt interesant i cili tregon karakterin e vërtete dhe

guximin e një lideri siç ishte Ronald Regan . Kjo ka të bëjë me një pjesë të fjalimit të tij, konkretisht me pjesën ku thuhet: “ Z. Gorbaçev, rrëno këtë mur ...!”, i cili për pak është hequr nga fjalimi i presidentit. Me javë të tëra para fjalimit të njohur të Regan-it në Berlin, administrata e atëhershme ishte e ndarë lidhur me atë se a të përfshihet apo mos të përfshihet fjalia e lartpërmendur në fjalim. Sipas Peter Robinson, autorit të përpilimit të fjalimit, një pjesë e Departamentit të Shtetit ( State Departament) dhe e Këshillit të Sigurimit Kombëtar (NSC) kanë shfaqur kundërshtim ndaj fjalëve “... rrëno këtë mur !”, nga frika se një shprehje e tillë mund të keqkuptohej

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nga Gorbaçev-i dhe njëherit mund të pengonte ndryshimet për një shoqëri të hapur sovjetike, të cilat atëherë sapo kishin filluar. Por, Ronald Regan përkundër këshillave që të mos lexohet fjalia e kontestuar nga një pjesë e administratës së tij, ai pa asnjë hezitim e tha fjalinë “ Z. Gorbaçev, rrëno këtë mur!” , fjali kjo e cila më vonë do të hyjë në histori si ndër thëniet më të guximshme nga një president i një shteti demokratik. Mirënjohje presidentit Regan për demonstrim të një guximi të jashtëzakonshëm, si dhe meritë për SHBA për të një lidership (udhëheqje) të mirëfilltë, parimore e vizionare në një moment të rëndësishëm historik! E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

Një kafe në Tiranë me shkrimtarin Ismail Kadare

Kadareja ës Haxhi Shabani

Data e 3 majit 2017 do të mbetet e shënuar në jetën time. Vendi Tiranë, restoranti “Juvenilia”. Rreth një orë në anët time të djathë, i ulur qëndronte, duke pirë një kafe që nuk e çoi deri në fund, titani i letërsisë shqipe Ismail Kadare. (Për mua ishte një zgjëndërr që shumë kohë e kisha pasur ëndërr). Në anën e djathtë të tij qëndronte botuesi në shqip i veprave të tij, Bujar Hudhri, kurse bashkë me ne ishin edhe publicisti Ismet Kallaba dhe poeti Hajredin Kovaçi.

Kur titani kërkon falje

Bisedën i pari e filloi botuesi Bujar Hudhri, kurse ne me rend iu prezentuam z. Kadare-së. Ai, duke dlirë fytin me një të kollitur të thatë, pasi në pyetjen time se si ishte me shëndet, më ishte përgjigjur se një ditë më parë s’kishte qenë mirë, na tha: -Më falni se nuk mund të flas. (Me këto fjalë njerëzore, ai kishte thënë shumë më shumë se kaq, na kishte bërë me dije se në atë tavolinë, para së gjithash, ai na respektonte). Prapë e kishte marrë fjalën botuesi i tij, i cili pasi kishte pranuar librat që ne po ia dhuronim, atij dhe përmes tij edhe Kadaresë, thoshte se nuk i paragjykon botimet. Ia kisha ofruar në dorë vetë Kadaresë botimin jubilar të Art Clubi-t në 20-vjetorin e themelimit, të cilën e kishte shfletuar. Dhe papritmas, por shtruar dhe me një kthjelltësi dhe saktësi absolute e natyrshmëri, kishte marrë fjalën ai, Kadare duke pohuar se është pikërisht gjuha shqipe që i bashkon të gjithë shqiptarët. Unë i kisha thënë se nxënësve shqiptarë në Ulqin u flas se duhet të jeni krenarë për përkatësinë e vet kombëtare dhe gjuhësore pasi shqipja i ka rrënjët e

12

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

dokumentara dhe të shkruara pikërisht në trevat shqiptare të Ulqinit e Tivarit, duke marrë një po të tijën të prerë. Kadare fliste lehtë dhe shtruar dhe kur ne i kishim kumtuar dëshirën për të qenë pjesëmarrës në veprimtarinë “Kalimera poetike” që e organizon Art Club-i, botuesi Hudhri e kishte konsideruar si mundësi, kurse vetë Kadare, pasi tha se kishte refuzuar një ftesë në Itali për të marrë një çmim, u shpreh se dëshironte të ishte i përgjegjshëm ndaj publikut shqiptar më shumë se ndaj atij të huaj. (Edhe njëherë Kadare kishte përsëritur madhështinë e të shfaqurit të tij dhe mundësia pjesëmarrjes apo jo në “Kalimerën poetike” në Ulqin, kishte marrë përgjigjen e vet, ai Gjeniu i letrave shqipe di të respektojë, megjithë pohimet edhe të ndonjë “shkrimtari” për të kundërtën ).

Kadare, emri i mjaftueshëm

Kur botuesi i Kadaresë dhe unë e kishim përsëritur rëndësinë e ar-

dhjes së tij në Ulqinin, për shqiptarët në Malin e Zi, tashmë Kadareja kishte bërë tërheqjen e tij të parë, ishte pajtuar që ta linte të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në “Kalimerën poetike” që organizohet nga Art Club-i gjatë kësaj vere në Ulqin. Dhe me botuesin e tij Hudhri kishim propozuar sesi mund të shkonte mbrëmja me Kadarenë. Atëherë kur ne ishim qetësuar dhe duket edhe Kadareja, ligjërimi i tij tashmë po bëhej si gjithmonë nga një mjeshtër i gjuhës shqipe, në të shkruar e në të folur, siç do të thoshte populli. Ai, i Kadare edhe në këtë rast fliste “fjalë e ar”. Kadare, siç vetëm ai di ta bëjë, rrëshqiste nga një temë në tjetrën nga një civilizim në tjetrin, nga një argument në tjetrin për letërsinë, kulturën, gjuhët, qytetërimet. Lidhja e shqiptarëve me Evropën, kjo është e rëndsishme pohonte, Shkrimtari Ynë, është e rëndësishme madje që në krye të herës pasi që letërsia shqipe filloi të shkruhej në latinisht me 3-4 autorë, ajo edhe


KULTURË

shtë Kadare zgjodhi alfabetin me bazë latine, duke sjellë edhe shembuj të gjuhëve të tjera të cilat kishin për bazë alfabete të tjera, dhe si të këtilla kishin mbetur gjuhë të izoluara, duke marrë shembullin e greqishtes. Kadare, duke vazhduar me zhvillimet e disa dhjetëvjetshave të fundit, kishte nënvizuar sesa e rëndësishme ishte fakti që bota kishte qenë në anën e shqiptarëve, në anën e së drejtës sa i përket çështjes së Kosovës. Ai, Kadare, tha se në pasojat që janë shkaktuar pas bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja, prindërit serbë do ta kenë të vështirë t’u sqarojnë fëmijëve të tyre se pse bota i bombardoi ata për shkak të shqiptarëve. Në vazhdim kishim zënë në gojë edhe shkuarjen e fundit në Kosovë të shkrimtarit Ismail Kadare dhe disa zëra të atjeshëm e ndonjë tjetër i cili mund të dëgjohet që duan sado pak ta bëjnë të diskutueshëm veprën dhe personalitetin e Kadaresë. Është e çuditshme që

përballë një kolosi jo vetëm të letërsisë shqiptare, Kadare padyshim është shkrimtari i madh i letërsisë shqiptar i të gjitha kohërave, ai është shkrimtari më i madh i gjallë i Ballkanit dhe ndër dhjetë shkrimtarët më të mëdhenj aktualisht në botë, ka shkrimtarë shqiptarë që bezdisen kur përmendet emri i tij. Unë, përballë personalitetit të Kadaresë nuk kam asnjë arsye ta mbroj atë, sepse e mbron vepra e tij, po dua të them të vërtetën. Mund të them një gjë, le të imagjinojmë njëherë letërsinë shqipe pa veprën e Kadaresë dhe të shohim sesi do të na duket ajo... Nuk po e them përgjigjen pasi nënkuptohet. Letërsia shqipe duhet të kuptojë një gjë themelore: Kadareja është Kadare dhe pikë. Ju shkrimtarë të letërsisë shqipe që e doni, e ardhuroni Kadarenë, vazhdoni ta shijoni atë sepse ai është një thesar që nuk shuhet kurrë. Ju të tjerët që jeni pak, por jeni, e që besdiseni nga emri dhe vepra e tij është mirë të bëni këtë gjë. Bëni ju letërsinë

tuaj, tregu edhe i letërsisë është i hapur, jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në Evropë e në botë. Dilni me mallin tuaj dhe pastaj do ta shihni vetë vlerën e tij. Paç fat! Vetëm mos harroni, këtë para jush e ka bërë një emër që ka pasur pikërisht sukses në tri këto lloje tregjesh: shqiptar, evropian dhe botëror dhe ai është Ismai Kadare. Vetëm përmendja e emrit të tij, flet vetë.

Në vend të përfundimit

Shkrimtari Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i gjallë i letërsisë shqipe, është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqiptare në përgjithësi, është shkrimtari më i njohur nga Ballkani në nivel ndërkombëtar, është shkrimtar të cilin e njeh Evropa, i cili gjendet në çdo librari dhe bibliotekë të rëndësishme në botë, që vlerësohet nga kritikë e studiues seriozë në globlin tonë, përkatësisht dhe përfundimisht është shkrimtar që i takon letërsisë botërore më të mirë. Me një një fjali të thjeshtë në shqip kjo mund të thuhet kështu: Kadare është Kadare dhe pikë. Kishim qëndruar rreth një orë së bashku, duke bërë edhe fotografi dhe kur ishim ngritur, ishim përshëndetur ngrohtësisht, duke i thënë njëri – tjetrit mirupafshim. Titani, Ismail Kadare, së bashku me botuesin e tij kishin marrë rrugën drejt Pyllit të Tiranës në të cilin ai bënte ecjen 20-minutëshe të ditës: Mua më ishte kujtuar ajo kënga Lule të bukura ka Tirana, kënduar nga zëri i ëmbël e shumbullues i këngëtares Merita Halili. Ja ku ishte i gjallë i drejtë, një lule e papërsëritshme, e veçantë, e tërëbotshme shqiptare, lindur në Gjirokastër,jeton në Tiranë e Paris por me një aromë të sotme, të tërëkohshme dhe tërëbotërore, sot dhe gjithmonë Gjeniu i Gjallë Shqiptar, Isamil Kadare. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

ABBAT PRENG DOÇI (I)

Për gjallërimin dhe lu Secilit shekull, besimtarët mirditas dhe prelatë të tyre i rezervojnë ngjarje me rendësi në përpjekjet për forcimin e katolicizmit dhe theksimin e tipareve kombëtare të tij. Në përballje më pushtuesin turk në gjysmën e dytë të shekullit XIX, spikaste dom Preng Doçi, i lindur më 7 shkurt vitit 1846, në lagjen e Parasporit, në luginën më të bukur të Bulgrit të Mirditës

Dom Nike Ukgjini

Krahina mesjetare e Mirditës, ka një histori të bujshme dhe shumë kureshtare. Si mbiemër ndeshte për të parën herë në kadastrën Venedikase të Shkodrës të vitit 1416-1417, në personin Gjon e Pjeter Mirdita. Ndërsa Mirditën si fshat apo krahinë mirë të organizuar e gjejmë në regjistrat osmane të Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1533, 1571 etj. Historia e kësaj krahine legjendare pa dyshim lidhet ngushtë më zhvillimet kishtare, kulturore e politike të dioqezës së Arbrit të shek..XII - (Sancti Alexandri diocesis Albanensis), pikërisht abacive benediktine që funksiononin brenda shtrirjes së saj gjeografike, si: abacia e Shën Palit në Blinishtin e Vjetër, e Shën Marisë në Nderfanë, e Shelbuemit në Rubik, në veçanti të abacisë së Shën Llezhdrit në Orosh të Mirditës, e cila qe epiqendra më e rëndësishme që lidhet ngusht më ngjarjet historike të pushtimeve në harkun pesëshekullor (1468-1912) të gjysmë- hënës turke mbi Mirditën dhe trojet shqiptare në përgjithësi. Abacia së Shën Llezhdrit në Malin e Shenjtë të Oroshit (Agjios Oros), e themeluar në vitin 1319 dhe cila lidhet ngusht më jetën dhe veprimtarinë e abat Preng Doçit (16461917), gjatë kohës se pushtimeve të egra osmane ishte një vatër e

14

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

zjarrtë shpirtërore, morale e politike. Ajo qe shtylla më e fortë dhe faktor i rëndësishëm për mos-helenizimin e mosturqizimin e shqiptarëve në Mirditë e më gjerë. Abacia e Oroshit gjatë shekullit XVIII, shërbeu si vend dhe hapësirë për krijimin e unitetit të besës të 5 apo 12 bajraqeve të Mirditës, ashtu edhe në mënyrë të veçantë me krahinat fqinjë, si Malësi e Madhe, Mat, Dibër e Lumë, në përballje me pushtuesin aziatik i cili kishte për qëllim nënshtrimin e kësaj krahine e për ta vazhduar aksionin në përmbysjen e plotë në krahinave të tjera në veri të Shqipërisë. Qeveria Turke kërkonte futjen në përdorim të sheriatit (ligjit kuranor) duke zëvendësuar Kanunin e Maleve, ku kjo e fundit ishte ideja më e spikatur e shpirtit të shqiptarit, për ruajtjen e lidhjes nder fisnore, besës, mikpritjes, ndihmesës së tjetrit në rast ngushtice, kultivimin e ndërgjegjes kombëtare etj.. Katolicizmi, duke qenë vlerë universale dhe komunikim shpirtëror i njerëzimit dhe shkollë e ideve të qytetërimit evropian u ndje i fuqishëm në altarin e kulturës dhe identitetit tonë kombëtar në Arbëri, por në veçanti në krahinën e Mirditës, ku pushtuesi aziatik krijonte kurthe të veçanta shkatërrimi për nënshtrimin e islamizimin e kësaj krahine të ashpër e të paepur e legjendare.

Brumosja e Doçit

Secilit shekull, besimtarët mirditas dhe prelat të tyre i rezervojnë ngjarje me rendësi në përpjekjet për forcimin e katolicizmit dhe theksimi e tipareve kombëtare të tij. Në përballje me pushtuesin turk në gjysmën e

dytë të shekullit XIX, spikaste dom Preng Doçi, i lindur më 7 shkurt të vitit 1846, në lagjen e Parasporit, në luginën më të bukur të Bulgrit të Mirditës. Prenga, i nxitur nga ipeshkvi i Lezhës, atdhetari Pal Dodmazej dhe klerikët atdhetarë të abacisë se Oroshit si, poeti i njohur Dom Pjetër Zarishi dhe Dom Gasper Krasniqi, duke fituar thirrjen e meshtarisë, përfundoi mësimet e mesme klerikale në Seminarin e Jezuiteve në Shkodër, (18591861) për t’i vazhduar studimet e larta filozofike e teologjike në kolegjin Urbaniano të Romës të cilat i përfundoi me mjaft sukses në vitin 1871. Gjatë qëndrimit në Romë, ai krahas lëndëve mësimore u njoh edhe me gjuhën e letërsinë arbëreshe dhe poetin e madh Jeronim De Rada e Dimitër Kamarda dhe me disa vepra të njohura deri atëherë të shkrimtarëve tanë të vjetër, nga të cilat thelloi dijeni shpirtërore letrare e atdhetare. Doçi, gjatë pasurimit më dituri në Romë, krahas shqetësimit për gjendjen shpirtërore të popullit në Arbëri, në vëmendjen e tij vazhdimisht ishte gjendja e vështirë e mirditasve e mbajtur si “ishull” nga shtetrrethimet turke.

Nga mërgimi ëndrra për vendlindjen

Dom Preng Dochi, i frymëzuar qysh në fillim të rinisë së vet me idenë e thjeshtë atdhetare, sapo shkeli në tokën e të parëve, në Mirditë, në vitin 1871, për shkak të trysnive të vazhdueshme të pushtuesve, krahas përkujdesit shpirtëror të besimtarëve në Korthpulë e më vonë në Abacinë e Oroshit, u dha intensivisht pas çështjes kombëtare. Në fillim


KULTURË

ulëzimin e Shqipërisë si kapelan dhe sekretar tek Abati i Oroshit, dom Gasper Krasniqit gjatë viteve 1872-1875 dhe më vonë si famullitar në Kalivare rrëzë mali të Mëneles, kohë e cila lidhet me kryengritjet kundër turqve të viteve 1876-1877, ku Doçi luajti një rol të dorës se parë i ndihmuar nga princi i Mirditës, Preng Bibë Doda. Pas helmimit te Bid Dodës dhe të ipeshkvit Pal Dodmazein në vitin 1868, nga Perandoria Osmane dhe dështimit të kryengritjes në prill të vitit 1877, situata në Mirdite si vatër e fuqishme e qëndresës Shqiptare, shkoi duke u keqësuar dhe dita ditës kuptohej se do kalonte në shpërthim me armë. Për t’ia bërë të njohur Evropës situatën alarmuese, në maj po të këtij vitit, Dom Preng Doçi do të dilte jashtë kufijve të Perandorisë. Duke kaluar nepër shtigje malore nga Shkreli, Boga e Thethi, rruga e tij qe e shkurtër sepse në kufirin me Malin e Zi në Andrijevicë afër Plavës dhe Gucisë, u zu rob nga ushtarët turq dhe prej andej e dërguan në

Pejë dhe në fund në Stamboll të Turqisë. Nga ky vend rinisi për Preng Doçin 31 vjeçar, në jetë e re me plot sprova nëpër tre kontinente: Evropë, Azi e Amerikë, që do zgjaste plot 11 vjet. Pasi u dërgua në burgun e Stambollit, Doçi arriti të kontaktojë me patriarkun katolik të këtij kryeqyteti, armenin Stefan Azarjan, i cili sapo u njoftua për këtë çështje, ndërmori aksionin për ta liruar dom Prengën. Patriarku, falë zgjuarsisë se tij diplomatike arriti për ta liruar nga burgu Doçin, me emrin Pére Achile, me kusht që të mos kthehej në Shqipëri. Doçi, me zemër të thyer më 7.VII. 1877, nga Roma iu deshtë të niste një mision të ri në Tokën e Re, (New Foundland), duke u shënjuar si emigranti i parë shqiptar në Amerikë. Pas punës misionare për shumë vite në Gjirin e Ishujve në Kanada, nga letra e Doçit mësojmë së me 2 prill 1883 është ne Romë, dhe më 16 maj 1883, zbret në portin e Tivarit pasi gjoja kishte marrë të dhëna prej

Shkodre së asgjë nuk do e pengonte për kthimin e tij në Shqipëri. Por, pasi përpjekjet e ipeshkvit të Shkodrës, Imzot Guerrinit dhe autoriteteve diplomatike në Cetinë nuk sollën rezultatin e duhur për kthimin e tij në Mirditë, Doçi ishte kthye në Romë, dhe me porosi te Propaganda Fides, në gusht 1884, mori përsëri rrugën e mërgimit tashmë për në Indinë e largët në Bombei, ku qëndroi deri në vitin 1886, për tu kthyer po në këtë vit përsëri në Romë. Doçi, me kulturë të gjerë e vëzhgues i vëmendshëm gjatë qëndrimit në mërgim, u thellua në njohjen e botës e popujve të botës, e të kulturës dhe të mënyrës së tyre të qeverisjes. Prandaj është në vend të theksohet së kjo periudhe e qëndrimit të tij në Kanada e Indi e me pas në Romë, ka ushtruar një ndikim të madh në formimin e tij duke u bërë kështu një nga personat më të shëtitur e më të ditur të kohës së tij. Ai pasuroi në mënyrë të gjithanshme teorike e praktike dijen e përvojën e vet në fushën e luftës politike dhe organizimin e luftës për liri dhe në lëmin e kulturës dhe besimit katolik. Doçi edhe nga Bombei i largët, por edhe nga Roma e afërt, mbante lidhjet me atdhetarë shqiptarë, jetonte me brengat e atdheut të vet. Në pritje të përgatitjes së terrenit për kthimin në vendlindje, Doçi në Romë bëri disa hulumtime nëpër arkiva e biblioteka të Vatikanit, duke gjurmuar materiale për Shqipërinë e në veçanti për vjetërsinë e Mirditës dhe abacisë së Oroshit. Me këto materiale historike paraqiti Mirditën si princëri autonome. Më shumë dëshmi historike e këmbëngulje arriti t’ ia mbushi mendjen Selisë se Shenjtë, që abacia e Oroshit, me dekretin “supra montem Mirditarum”, Papa Leoni i XII datë 25 tetor 1888, të njihet si abaci e një rangu të veçantë me titullin “Abbacia Nullius”, që ishte e rangut të një dioqeze e cila nuk i jep llogari asnjë ipeshkvi, por drejtpërsëdrejti Selisë së Shenjtë. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Shpalosje ngjarjesh të shqiptarëve ndër kohëra (Mbi librin “Territoret lindore shqiptare 1912 – 1960” të autorit Qerim Lita)

Autori Qerim Lita lexuesin e veprës së vet e njofton se “në mbështetje të burimeve arkivore sheh se vendosja e njësiteve ushtarake komuniste jugosllave në trevat verilindore (nëntor-dhjetor 1944) u shoqërua me krime e masakra masive ndaj popullsisë civile shqiptare, djegie dhe plaçkitje të vendbanimeve të tëra, arrestimin e mbarë popullsisë mashkullore të aftë për luftë të cilët u vendosën nëpër kampet e përqendrimit, nëpër kazermat ushtarake e lokalitete të tjera”

Shaban Hasangjekaj “Lufta e Parë Ballkanike (tetor 1912) që përfundoi me tërheqjen e ushtrisë së Perandorisë Osmane dhe pushtimin e trevave verilindore shqiptare nga trupat ushtarake serbe, për kryeministrin e atëhershëm serb, Nikolla Pashiq, u konsiderua si luftë midis “krishterizmit evropian dhe islamizmit aziatik”, dhe se e njëjta sipas tij përfundoi me fitoren e “shteteve të krishtera të Ballkanit”. Si rezultat i një vlerësimi të tillë, pushtuesit serbë, përkatësisht aleanca ortodokse ballkanike, si dhe pjesa më e madhe e Fuqive të Mëdha, me përjashtim të Austro-Hungarisë e deri diku edhe të Italisë, shqiptarët i shpallën ”armiq të civilizimit të krishterë evropian” “, shprehet studiuesi dhe publicisti i mirënjohur Qerim Lita, në fillimin e parathënies së librit të vet me titull “Territoret lindore shqiptare 1912– 1960” (Punime studimore). Autori në këtë vepër ka përfshirë gjashtëmbëdhjetë punime studimore, përmes të cilave në mënyrë kronologjike përshkruhen ngjarjet e shumta politike, ushtarake, kombëtare, arsimore e kulturore të zh-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

villuara në këtë vis në harkun kohor 1912–1960, si vijon: 1. Qëndrimi i Perandorisë Osmane dhe i fuqive të mëdha ndaj çështjes shqiptare pas marrjes së Shkupit nga kryengritësit shqiptarë, 2. Burimet serbe për Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, 3. Shqiptarët në prag të Luftës së Parë Botërore, 4. Medresetë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup gjatë sundimit të Mbretërisë SKS (Jugosllave) (Punimi është i ndarë në dy trajtesa shtjelluese), 5. Shpërngulja e shqiptarëve për Turqi 1937–1941 dhe roli i Bashkësisë Fetare Islame në pengimin e saj (katër trajtesa shtjelluese), 6. Lëvizja kombëtare shqiptare në Shkup gjatë vitit 1941 (pesë trajtesa shtjelluese), 7. Shkollat e para kombëtare shqiptare në Prefekturën e Dibrës ( dy trajtesa shtjelluese), 8. Trevat lindore shqiptare pas kapitullimit të Italisë, 9. Zhvillimet politik- ushtarake në Kumanovë dhe Shkup, shtator–nëntor 1944 (pesë trajtesa shtjelluese), 10. Organizata nacional-demokratike shqiptare në Shkup 1945–1947 (shtatë trajtesa shtjelluese), 11. Shkollat shqipe NRP të Maqedonisë dhe plan- programet mësimore 1944–1946, 12. Kultura shqiptare në RP të Maqedonisë 1945–1946 (dy trajtesa shtjelluese), 13. Karakteri politik, social, ekonomik, kulturor dhe moral i të drejtave dhe obligimeve të shqiptarëve në Maqedoni, 14. Shqiptarët orto-

doks në Rekë të Epërme dhe çkombëtarizimi i tyre gjatë shekullit XX, 15. Shpërngulja e shqiptarëve nga Maqedonia në Turqi 1953–1959 (pesë trajtesa shtjelluese) dhe 16. Veprimtaria ilegale e mësuesve shqiptarë 1951– 1956, në burimet arkivore të Maqedonisë (tri trajtesa shtjelluese). Autori në këtë libër ka përfshirë dhe sistemuar edhe 3 shtojca : 1. Çështja shqiptare sipas një burimi diplomatik Italian, 2. Informatë e UDB-së, dërguar KQ të LKM-së, nëpërmjet së cilës përshkruhet veprimtaria politike e arsimore e mësuesve shqiptarë gjatë periudhës 1945–1955 dhe 3. Veprimtaria nacionalist-irredentiste në RS të Maqedonisë dhe ndikimi i SHZSH dhe organizatave të emigracionit shqiptaromadh mbi rritjen e asaj veprimtarie. Të gjitha punimet e sipër cekura, të cilat autori Qerim Lita i ka përmbledhur, radhitur dhe sistemuar në veprën e vet “Territoret lindore shqiptare 1912–1960“, mbështeten në materialet arkivore të zbuluara gjatë punës së vet hulumtuese shumëvjeçare në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Arkivin Qendror Shqiptar. Në shtjellimin e vet retrospektiv kushtuar trajtesës së punimeve studimore, autori lexuesit i ka ofruar material konciz të shprehur me fakte, fjalë dhe shifra, me qëllim të sensibi-


KULTURË

lizimit sa më konkret dhe më të qartë. Në këtë drejtim, në mes tjerash, shprehet: “Gjithnjë në emër të mbrojtjes së “krishterizmit evropian”, ushtria pushtuese serbe në mënyrë të pamëshirshme terrorizoi popullsinë shqiptare, duke vrarë e masakruar mijëra njerëz të pafajshëm, pastaj plaçkiti dhe dogji vendbanime të tëra shqiptare etj. Si pasojë e sjelljes së tillë, në shtator të vitit 1913, shpërtheu kryengritja e përgjithshme shqiptare kundër trupave pushtuese serbe, e cila në historiografinë shqiptare njihet si “Kryengritja e Shtatorit”. Autori Qerim Lita thekson se me mbarimin e Luftës së Parë Botërore dhe me krijimin e Jugosllavisë së Versajit, pozita e shqiptarëve u përkeqësua edhe më shumë. Në vitin 1919 Beogradi zyrtar solli Ligjin për Kolonizimin e pronave në viset siç ata i quanin “Jugore”, ndërsa në vitin 1931 edhe ligjin për Reformën Agrare. Duke u thirrur në këto dy ligje diskriminuese, pushtuesit serbo-mëdhenj, shqiptarëve ua konfiskuan tokat e tyre për t’ua dhënë kolonëve serbë e malazezë. Autori Lita shton se “me kapitullimin e Mbretërisë Jugosllave , këto vise u ndanë në dy zona pushtuese: Zona pushtuese italiane dhe Zona pushtuese bullgare. Në fillim të muajit korrik 1941, me dekret mëkëmbësor, Zona pushtuese italiane, përkatësisht, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërço-

va, Struga, si dhe një pjesë e Prespës u bashkua me Shqipërinë. Menjëherë pas kësaj, Qeveria shqiptare organizoi administratën lokale shqiptare, hapi shkollat e para kombëtare shqiptare. Ky bashkim, ndonëse erdhi si rrjedhojë e interesave strategjike të shteteve të Boshtit, u prit me një entuziazëm të madh nga popullsia shqiptare, duke e konsideruar këtë akt si “Çlirim kombëtar”.” Në shtjellimin e mëtejmë, autori kumton se “për dallim nga Zona pushtuese italiane, popullsia shqiptare në Zonën pushtuese bullgare ishte në një pozitë shumë më të rëndë shoqërore, politike, ekonomike e kulturore. Shqiptarëve këtu jo vetëm që nuk iu njiheshin të drejtat kombëtare, por atyre nuk u njiheshin as dhe të drejtat politike e qytetare. Nga pushteti bullgar, shqiptarët trajtoheshin si element i rrezikshëm për interesat bullgare, andaj, pra, nën pretekstin e kërkimit të armëve, forcat ushtarako-policore bullgare në shumë fshatra shqiptare kryenin një terror të paparë, duke vrarë, rrahur, plaçkitur tërë pasurinë e tyre. Dhuna dhe terrori bullgar nxiti udhëheqësit e Lëvizjes kombëtare në Shkup, Kumanovë, Preshevë, Gjilan, Kaçanik etj. të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e shqiptarëve.” Autori Qerim Lita, lexuesin e veprës së vet e njofton se “në mbështetje të burimeve arkivore sheh se vendosja e

njësive ushtarake komuniste jugosllave në trevat verilindore (nëntor-dhjetor 1944) u shoqërua me krime e masakra masive ndaj popullsisë civile shqiptare, djegie dhe plaçkitje të vendbanimeve të tëra, arrestimin e mbarë popullsisë mashkullore të aftë për luftë të cilët u vendosën nëpër kampet e përqendrimit, nëpër kazermat ushtarake e lokalitete të tjera”. Në librin e vet “Territoret lindore shqiptare 1912-1960”, autori Qerim Lita nuk ngurron për të theksuar se “si pasojë e krimit dhe gjenocidit të kryer nga njësitë pushtuese komuniste jugosllave, në fillim të vitit 1945 në Shkup, me nismën e disa intelektualëve dhe atdhetarëve shqiptarë, u themelua Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare. Ndër vendimet më të rëndësishme të organizatës në fjalë ishte depërtimi i anëtarëve të saj deri te kampet e përqendrimit në Kumanovë e Preshevë, ku qëndronin mijëra shqiptarë të robëruar nga njësitë komuniste jugosllave, me qëllim të refuzimit të tyre për të shkuar në luftën e Sremit“. Së fundmi, autori Lita vë në dukje se “me zbulimin e NDSH-së (korrik 1946), si dhe ngjarjet që ndodhën pas Informbyrosë (1948), u shfrytëzua maksimalisht nga klika komuniste e Beogradit dhe Shkupit, për riaktivizimin e procesit të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, proces i cili qe ndërprerë me kapitullimin e Mbretërisë jugosllave, ku sipas të dhënave arkivore në periudhën kohore 1953-1959 nga R. e Maqedonisë u shpërngulen dhunshëm për në Turqi gjithsej 143.800 banorë myslimanë shumica dërmuese e tyre shqiptarë. Ky numër me siguri do të dyfishohej, sikur të mos aktivizohej inteligjenca e atëhershme shqiptare, e cila sbëri të pamundurën t’i kundërvihej këtij plani antishqiptar në fjalë, të udhëheqjes komuniste jugosllave. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

LULJA GENTIANA,DHE SI U PAGËZUA ME KËTË EMËR?

Lulja ilire Gentiana është një lule, e cila lulëzon lulet e saja me ngjyra të zjarrta blu, dhe rritet pothuajse në tërë botën, përveç në Antartidë. Mrekullia e kësaj bime u zbulua në Iliri, pikërisht nga Genti(Gentius),i cili ishte Mbreti i Ilirisë,(180-167,PER) Sipas shkrimeve të shumta që hasim, kemi parë se bima apo lulja Gentiana, ka një histori të bujshme. Kjo bimë e cila ka hyrë në botanikën e bimëve botërore, si një bimë e dobishme, ka lidhje me paraardhësit tanë ilirët, pikërisht qysh nga koha e princit Ilir Genti, që tashti është shumë e njohur për ne shqiptarët anembanë botës, ku edhe i kemi pagëzuar shumë foshnje me këtë emër. Gentiana është një lule, e cila lulëzon lulet e saj me ngjyra të zjarrta blu, dhe rritet pothuajse në tërë botën, përveç në Antartidë. Mrekullia e kësajë bime u zbulua në Iliri, pikërisht nga Genti(Gentius),i cili ishte Mbreti i Ilirisë,(180-167,PER). Sipas mjekut grek Pedanius Dioscorides, thuhet se Genti ishte autori i parë i Shekullit, II P.E.R. që zbuloi këtë lule, por për këtë ka folur edhe botanisti dhe mjeku gjerman i shekullit të 16, Hieronymus Bock, për përdorimin e rrënjës së gentianës si mjekues për shërimin e plagëve. Si është historia e kësaj bime?.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Thuhet se gjatë sundimit të mbretit Gent, Iliria u shkatërruar nga s’mundja e murtajës, ku kjo smundje u përhap aq shumë, saqë gjetën vdekjen shumë njerëz. Genti si mbret i devotshëm ai dha dekretin e agjërimit dhe të lutjeve në një sezon. Pas kësaj, Genti ndërmori edhe një akt tjetër në atë kohë, i cili ishte drejtuar popullit, duke u thënë atyre, se është vullneti i Plotfuqishmit ,se unë do të gjuaj një shigjetë në ajër, dhe kur shigjeta do të kthehet prapështe drejt tokës, aty ku të ngulët ne do të provojmë fatin e shërimit të sëmundjes që po na shkatërron, dhe ashtu bëri, gjuajti shigjetën ,dhe kurë u kthye shigjeta, ajo shkoji dhe u ngul tek rrënjët e një bime që i kishte këto lule. Pas kësaj, Mbreti Gent udhëzoji që ta marrin rrënjën e kësaj bime për ta provuar në plagët e të sëmurëve. Pas disa ditëve ndodhi mrekullia, kur panë se kjo bimë kishte efekte kurative të forta shëruese, dhe prej asaj kohë kësaj luleje i mbeti emri Gentiana, sipas Gentit i cili u bë një ndër

mbretërit më të mirë dhe shumë të njohur. Lulet e gentianës janë shpesh ngjyrë blu, rozë, të kuqe, dhe të verdha. Gentiana e vërtetë blu është rritur shpesh në kopshte gurore. Rrënjët e gentianës kanë një shije të hidhur. Kjo lule është përdorur që nga kohët e lashta.


KULTURË

Për shembull: në Afrikë, është përdorur kundër malaries; në Amerikën e Jugut kundër kafshimit të gjarprit; në Evropë dhe Azi si ushqimtretëse; kurse në Azi është përfshirë edhe në parfumeri, peshë-humbje, dhe përkujdesje të lëkurës. Me rrënjët e kësaj bime prodhohen edhe shumë pije. Ka edhe pije me

emër Gentian, e prodhuar dhe e destiluar në Alpe. Disa lloje të gentianës janë vjelë për prodhimin e aperitivëve, likereve dhe tonikeve, por edhe si aromatizuese të pijeve, si për shembull:”Moksie”,mandej një likeri francez”Suze”,”Americano Aperitive”,ilikerit italian “Aperol”,edhe si aromë kryesore në digjestif gjerman

pas darkës i quajtur “Underberg”. Përdorimet e gentianës janë edhe në farmakologji, ku përdoret në mjekësinë bimore për të trajtuar probleme të tretjes, etheve, hipertensionit, spazmave muskulore, krimbave parazitarë, plagëve, kancerit, sinusit dhe malaries. Haxhi Zeneli E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Divorci

Kërcënim për fami

Ngjarjet që shkaktojnë ndarjen e familjes, shumë shpesh nxisin trauma të ndryshme, të cilat rrisin edhe rreziqet që ndikojnë në cilësinë e prindërimit dhe zhvillimin adekuat të fëmijës. Për këtë arsye kujdesi i shtetit është thelbësor Në shumicën e rasteve në Mal të Zi, familjet me një prind janë në pozitë shumë të pafavorshme. Mosnjohja e kësaj kategorie të prindërve në kornizat ligjore, paraqet një pengesë serioze për sigurimin e ndihmës adekuate. Prindërit e vetëm nuk kanë një sistem të rregulluar të mbështetjes institucionale. Në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Malit të Zi për vitin 2015 theksohet se: “Mbështetja për prindërit e vetëm në aspektin e ndihmës financiare dhe shërbimeve të ofruara është shumë e kufizuar”. Në Mal të Zi janë rreth 24 000 familje me prindër të vetëm, të cilat nuk njihen si kategori e veçantë në ligj, ndërsa nevojat e tyre materiale dhe sociale janë ende të pazgjidhura. Kështu, të dhënat për numrin e familjeve me prindër të vetëm janë vlerësuar vetëm në bazë të numrit të divorceve, pasi të dhënat e sakta nuk ekzistojnë. Sipas të dhënave të MONSTAT-it, përqindja e numrit të divorceve ka shënuar një rritje që nga viti 1990. Kështu që, në vitin 2015 përqindja e numrit të divorceve është rritur 78 për qind në krahasim me vitin 1990. Gjatë vitit 2015 ka pasur 577 raste të familjeve të divorcuara, nga të cilat 48 për qind kishin një ose dy fëmijë dhe 8.8 për qind kishin tre ose më shumë fëmijë. Në 79.8 për qind të

20

rasteve fëmijët i janë besuar nënës, ndërsa në 12.3 për qind të rasteve babait. Në Gjykatën Themelore në Ulqin gjatë vitit 2015 ka pasur 16 kërkesa për divorc, të cilat rezultuan me 13 vendime përfundimtare për divorc dhe tre propozime për divorc miqësor. Ndërsa gjatë vitit 2016 ka pasur 19 kërkesa për divorc, nga të cilat u ekzekutuan 12 vendime përfundimtare për divorc dhe u paraqitën 5 propozime për divorc miqësor. Mekanizmat për mbrojtjen e prindërve të vetëm pothuajse nuk ekzistojnë, prandaj shteti duhet të përcaktojë qartë konceptin e prindit të vetëm. Ligji për mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve thekson se person i vetëm është “prindi i cili është divorcuar ose kur prindi tjetër ka vdekur ose është i panjohur, që mban fëmijën, respektivisht që ushtron të drejtën prindërore të zgjatur, derisa të krijojë bashkësinë martesore ose jashtëmartesore”. Gjithashtu është e nevojshme të gjendet një mënyrë funksionale për pagesën e alimentacionit apo mbështetjes financiare, përkatësisht detyrimin e prindit tjetër për të ndihmuar në përkujdesjen e fëmijës. Mospagesa e këtij kontributi për mbështetjen e fëmijëve është problemi më i madh i prindërve të vetëm. Të dhënat tregojnë se një e treta e baballarëve në Mal të Zi, për më

shumë se dy vite nuk kanë paguar mjete për mbështetjen financiare të fëmijës, ndërsa 70 për qind e tyre nuk kanë paguar për më shumë se një vit. Është e rëndësishme të theksohet se shuma minimale për alimentacion është 60 euro, një shumë kjo tepër e vogël për sigurimin e kushteve për rritjen e fëmijës. Në Gjykatën Themelore në Ulqin gjatë vitit 2015 ka pasur dy vendime për dhënien e mbështetjes financiare për kujdesin ndaj fëmijëve; janë ngritur dy padi për dhënien e alimentacionit dhe janë marrë dy vendime për veprën penale të mosdhënies së alimentacionit. Ndërsa gjatë vitit 2016 ka pasur pesë vendime për dhënien e mbështetjes financiare për mbajtjen e fëmijëve, dy padi për dhënien e alimentacionit dhe dy vendime për veprën penale të mosdhënies së alimentacionit. Ekziston një pajtueshmëri dominuese se familja klasike është forma më e pëlqyer e funksionimit të familjes, por gjithashtu duhet të marrim parasysh se numri i familjeve me një prind është në rritje, si tek ne ashtu edhe në Evropë. Në fund mund të vihet në përfundim se ngjarjet që shkaktojnë ndarjen e familjes, shumë shpesh nxisin trauma të ndryshme, të cilat rrisin edhe rreziqet që ndikojnë në cilësinë e prindërimit dhe zhvillimin adekuat të fëmijës. Për këtë arsye kujdesi i shte-

Në Mal të Zi janë rreth 24 000 familje me prindër të vetëm, të cilat nuk njihen si kategori e veçantë në ligj, ndërsa nevojat e tyre materiale dhe sociale janë ende të pazgjidhura. Kështu, të dhënat për numrin e familjeve me prindër të vetëm janë vlerësuar vetëm në bazë të numrit të divorceve, pasi të dhënat e sakta nuk ekzistojnë

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017


MOZAIK

iljen dhe shoqërinë

tit është thelbësor. Për këto çështje dhe problemet tjera me të cilat ballafaqohen prindërit e vetëm, më hollësisht flet publikimi i fundit i OJQ-së “Horizonti i Ri” - “Çfarë pas divorcit”. Ky udhëzues për prindërit e vetëm është përgatitur në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale për komunat e Tivarit dhe Ulqin - Njësia Rajonale Ulqin, si

Sipas të dhënave të MONSTAT-it, përqindja e numrit të divorceve ka shënuar një rritje që nga viti 1990. Kështu që, në vitin 2015 përqindja e numrit të divorceve është rritur 78 për qind në krahasim me vitin 1990

rezultat i bashkëpunimit disavjeçar në fushën e shërbimeve sociale dhe

punës socio-edukative për fuqizimin e prindërve të vetëm. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

21


KULTURË

Bashkësia Islame organizoi mbrëmje fetare me rastin e muajit të Ramazanit

Islami është begati për të gjithë Teologu i njohur nga Tirana, Elvis Naçi, ka thënë se “Islami është begati jo vetëm për myslimanët dhe myslimanet, por kjo fe madhështore është begati për të gjithë” dhe se ““është një mrekulli e madhe për njeriun të kuptojë që lartësia, madhështia, pushteti dhe fuqia i takon atij që krijoi qiellin dhe tokën” Ulqin – Salla e Qendrës së Kulturës – Ulqin ka qenë e vogël për të gjithë të interesuarit që kanë marrë pjesë në mbrëmjen fetare të organizuar të shtunën mbrëma nga Bashkësia Islame në Malin e Zi dhe Mexhlisi i Bashkësisë Islame të Ulqinit, me rastin e muajit të Ramazanit. Në fjalën përshëndetëse, kryeimami i Ulqinit, mr. Ali Bardhi, ka thënë se kjo mbrëmje është e bekuar për shumë arsye. “Sepse është natë Ramazani, e ku ka bekim më të madh se Ramazani në jetën tonë”, është shprehur ndër të tjera ai. Kryeimami Bardhi ka thënë se Bashkësia Islame e Ulqinit punon vazhdimisht për organizimin e jetës fetare në qytet dhe për të avancuar thirrjen

22

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

islame në vend. “Krahas rinovimit të xhamive ekzistuese dhe ndërtimit të xhamive të reja, kujdesit për të vegjëlit tanë, organizimit të mësimbesimit, jemi duke punuar në projektin madhor të ndërtimit të medresesë së vajzave në Ulqin, duke ripërtërirë traditën e medreseve islame në qytetin tonë”, ka thënë ai. Pjesa kryesore e programit me moton “Ramazani, muaji i të gjitha mirësive”, ka qenë ligjërata e teologut të njohur nga Tirana, imamit të Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi. Ai ka folur për rëndësinë e islamit dhe të kuptuarit e drejtë të tij, duke bërë thirrje për orientimin në rrugën e drejtë të Zotit. Naçi ka thënë se “Islami është begati

jo vetëm për myslimanët dhe myslimanet, por kjo fe madhështore është begati për të gjithë”. Teologu nga Tirana ka theksuar se esenca e jetës së njeriut është pranimi i ekzistencës së Zotit, si krijues të botës dhe njerëzimit. “Është një mrekulli e madhe për njeriun të kuptojë që në fakt lartësia, madhështia, pushteti dhe fuqia i takon atij që krijoi qiellin dhe tokën”, ka thënë Naçi. Ai ka folur edhe për rëndësinë e muajit të Ramazanit, në të cilin tha se njeriu është në rrezik sepse shejtani don ta afrojë dhe Ramazani e largon prej shejtanit. “I madhi Zot don ta shohë besimtarin dhe besimtaren e vet – nëpërmjet Ramazanit, faljes, tubimeve, përmendjes së tij, kuptimeve të jetës si krijesa të mira në tokë”, ka thënë Naçi. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit në botë dhe përpjekjeve për shtrembërimin e imazhit të islamit, teologu Naçi ka thënë se islami real është ai që e besojnë dy miliardë njerëz dhe jo ai në emër të të cilit kryejnë akte terroriste një grup i vogël i njerëzve. Në program kanë marrë pjesë me recitime dhe këngë fëmijët e Kopshtit “Xixëllonjat”, si dhe nxënësit e Medresesë “Mehmed Fatih” - Milesh, të cilët kanë luajtur një fragment të shfaqjes teatrale. Ndërsa në emër të mysafirëve ka përshëndetur zëvendës myftiu i Shkodrës, Arben i. k. Halluni.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

23


PORTRET

Portret: Shyqyri Kahari

Njeri me autoritet që gëz

Shyqyriu ka filluar si marinar, pastaj edhe si kapedan i anijeve që kanë lundruar përgjatë brigjeve të A kohë të gjatë, për më shumë se 11 vite. Dy vjet ka naviguar edhe në anije tejoqeanike, pastaj kthehet n më vonë në kohën e tranzicionit, deri te pensionimi në vitin 2007

Ismet Karamanaga Shyqyri Kahari është një figurë interesante nga Rana e Ulqinit. Që një kohë të gjatë jeton në një banesë afër Komunës së Ulqinit, mirëpo gjenet dhe gjaku nga Rana, barkat, sanallat, peshku dhe deti e shtyjnë që për çdo ditë, sa i çelën sytë, të ulet në Ranë. Rana është magneti i cili i tërheq të gjithë ata që kanë lindur në shkumbën e detit, që ta fillojnë ditën në Ranë. Kafja e parë në kafenetë buzë detit, biseda me peshkatarët dhe “gjonja” e peshkut, dhe shëtitja deri në orët e pasdites. Pastaj prapë në Ranë dhe kështu një cikël i cili nuk ndërrohet kurrë, deri në fund të jetës së tyre. Shyqyriu i takon fisit të madh Kahari nga Rana jonë e bukur. Babai i tij, Musa Kahari, ka qenë detar dhe ka pasur një familje të madhe dhe të shëndoshë. Shyqyriut, si më të madhit prej fëmijëve, i ka takuar edhe barra më e madhe pasi që është dashur si i ri të punësohet në barka në det për të naviguar që t’i ndihmojë familjes. Në një familje të madhe me 9 fëmijë, nuk ka qenë lehtë të mbijetosh, në veçanti në kushtet e vështira të asaj kohe. Kjo familje ka jetuar

24

një kohë edhe në Kala dhe mua më kujtohet zonja Sabrije, e cila me të vërtetë ka qenë “kapedani“ i kësaj familjeje. Derisa ka ndërruar jetë, ka gëzuar një respekt të veçantë nga të gjithë, në veçanti nga fëmijët e saj. Inshalla shpirti i saj gjen prehje në Xhehnet, pasi që ajo ka qenë një zonjë e cila

me vështirësi, por me një autoritet të madh i ka rritur, edukuar dhe martuar të gjithë - shtatë fëmijët e saj që ende jetojnë. Shyqyriu ka filluar si marinar, pastaj edhe si kapedan i anijeve që kanë lundruar përgjatë brigjeve të Adriatikut. Ai ka punuar dhe ka naviguar në kompaninë ”Dalmatinska plovid-

Shyqyri Kahari i takon grupit të punëtorëve të turizmit të kohës kur është hapur Ada, si një plazh me renome dhe famë të madhe në tërë Evropën. Një plazh veçmas për nudistë, ku edhe janë xhiruar shumë filma artistikë dhe dokumentarë. Në këtë vend, pra mbi 30 vite, ai ka punuar si shef i plazhit më të njohur te ne dhe pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në Adë dhe në turizmin tonë

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017


PORTRET

zon respekt të posaçëm

Adriatikut. Ai ka punuar dhe ka naviguar në kompaninë ”Dalmatinska plovidba” në detin e Kroacisë, një në vendlindje dhe punësohet në Adë, ku punoi 30 vite, duke filluar nga kohët e arta të turizmit tonë dhe

ba” në detin e Kroacisë, një kohë të gjatë, për më shumë se 11 vite. Dy vjet ka naviguar edhe në anije tejoqeanike, pastaj kthehet në vendlindje dhe punësohet në Adë, ku punoi 30 vite, duke filluar nga kohët e arta të turizmit tonë dhe më vonë në kohën e tranzicionit, deri te pensionimi në vitin 2007. Shyqyriu sot jeton me bashkëshorten e tij Kadrijen në një harmoni të jashtëzakonshme. Duhet të përmendet se Shyqyriu ka një autoritet të posaçëm, në veçanti te vëllezëit, të cilët gjithmonë ia respektojnë fjalën. Gjithmonë Shyqyriu ka qenë nga të gjithë ata i respektuar, pavarësisht nga mosha. Ai sot në moshën 75-vjeçare për çdo

ditë bën ushtrime, stërvitet te vendi ku dikur ka qenë hoteli “Jadran”, gjë që i ka mbetur që nga koha e rinisë. Në vitin 1963 ka marrë pjesë në gara sportive në rremim, në Napoli të Italisë, si përfaqësues i Jugosllavisë, ku ka zënë vendin e katërt. Është mirë që gjërat e tilla të nxirren nga harresa pasi që shumë qytetarë tanë nuk kanë njohuri për gjëra dhe personalitete të cilët shpesh i takojmë në rrugë, kafene, Pazar, Ranë etj. Është markant, modest, i qetë, gjithmonë i veshur elegant, ecën deri në Ranë, kurrë nuk e çon zërin dhe të gjithë e respektojnë. Shyqyri Kahari i takon grupit të punëtorëve të turizmit të kohës kur është hapur Ada, si një plazh me renome dhe famë të madhe

në tërë Evropën. Një plazh veçmas për nudistë, ku edhe janë xhiruar shumë filma artistikë dhe dokumentarë. Në këtë vend, pra mbi 30 vite, ai ka punuar si shef i plazhit më të njohur te ne dhe pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në Adë dhe në turizmin tonë. Dhe në fund të këtij portreti të Shyqyri Kaharit, më duhet ta përmend edhe më të njohurin nga ky fis nga Rana, të ndjerin Bim Kahari. Bimi pa dyshim ka qenë njëri ndër figurat më markante të qytetit tonë. Ka kohë që ka ndërruar jetë, por mua më kujtohet figura e tij. Ka qenë i pashëm, i bukur, i sjellshëm, i gjatë dhe gjithmonë elegant i veshur me kravatë. Ai ka shërbyer si shembull se si duhet të duket një punëtor në hoteleri. Ai ende edhe sot përmendet si “ambasadori” i parë i turizmit tonë. Së bashku me një plejadë punëtoresh turistikë, të them më mirë artistësh në hoteleri, kanë qenë të parët që kanë vendosur gurthemelet e hotelerisë te ne në Ulqin. Bimi pa dyshim gjendet në majën e kësaj piramide. Shumë prej tyre nuk jetojnë më, por ne duhet t’i nxjerrim nga harresa sepse ata janë baza e fillimeve të turizmit tonë. Ata e kanë ngritur turizmin tonë në një nivel botëror dhe për këtë ne flasim për kohët e arta të turizmit, deri në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Në këtë turizëm ka punuar edhe Shyqyri Kahari. Dhe në fund, Shyqyriu gjithmonë ka qenë afër politikës. Ka qenë një ndër themeluesit e Lëvizjes Reformiste të Ante Markoviqit dhe në fund ka mbetur në Partinë Socialdemokrate, bindje të cilat nuk i ndërron kurrë. Ka qenë dhe ka mbetur reformist. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

25


MOZAIK

OJQ “Shoqëria malazeze për luftën kundër kancerit” organizoi ekspozitë për rreziqet që sjell duhanpirja

Largohuni nga duhani, praktikoni sportin

Tuz- OJQ “Shoqëria malazeze për luftën kundër kancerit”, në bashkëpunim me Komunën Urbane të Tuzit dhe QKI “Malësia” kanë organizuar ekspozitën e punimeve më të mira vizatimore të nxënësve nga shkollat Fillore në Mal të Zi me temën “Rreziqet që sjell duhanpirja në shëndetin e njeriut”. Këtë ekspozitë të punimeve të përzgjedhura e ka hapur në hollin e QKI “Malësia”, piktorja akademike, Seida Belegoviq, e cila në emër të OJQ-së “Shoqëria malazeze për luftën kundër kancerit” ka thënë se shoqëria nga lindja e deri më sot zbaton aktivitete parandaluese për luftimin e epidemisë së duhanpirjes e cila konsiderohet si shkaktari dhe risku kryesor për shfaqjen e një sërë sëmundjesh, duke thënë se te fëmijët që në fëmijëri të hershme duhet mbjellë stile të shëndetshme të të jetuarit si dhe të vihen në funksion aktivitetet parandaluese ndaj duhanpirjes. “Shprehitë për të pirë duhan te fëmijët

26

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

më së shumti fitohen në periudhën e adoleshencës çfarë përbën arsye të fillohet me luftimin e këtij fenomeni që në shkollë fillore. Minorenët dhe vitet e fëmijërisë janë vite të cilat na obligojnë dhe të cilat krijojnë themelet e pjekurisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të çdo individi. Kur fëmija sheh që prindërit e konsumojnë duhanin, edhe ata do të mendojnë se duhanpirja është e shëndetshme dhe zbavitëse, andaj apeloj te prindërit që të ndalojnë pirjen e duhanit, për hir të fëmijëve, vetës dhe të tjerëve pasi kjo mënyrë do të japë efekt shumëfish më të madh sesa t’ju thuhet: “Mos pini duhan”, është shprehur në mes tjerash Belegoviq. Nga kjo shoqatë kanë transmetuar mesazh sensibilizues ndaj fëmijëve duke sqaruar se mënyra e jetesës në një masë të madhe ndikon në gjendjen shëndetësore, duke i ftuar fëmijët që të merren më shumë me aktivitete të ndryshme sportive. Në të njëjtën kohë, kjo shoqatë ka

bërë të ditur se si pasojë e pirjes së duhanit si njëra ndër sëmundjet më të rënda të varësisë, çdo vit anembanë globit humbin jetën me miliona njerëz duke thënë se numri i humbjeve në vitet në vijim, fatkeqësisht do të rritet. “Vetëm gjatë vitit 2016-të, siç njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë në Botë kanë vdekur rreth 6 milionë njerëz kurse në Mal të Zi mbi 1500. Ky numër për fat të keq deri në vitin 2030 do të rritet sikurse te ne ashtu dhe mbarë globin dhe kështu do të arrijë shifrën e 9 milionë të vdekurve në vit si pasojë e konsumit të prodhimeve të duhanit”, njoftuan nga kjo shoqatë. Ndërkaq në konkursin të cilin shoqata në fjalë e ka organizuar, kanë qenë të përfshirë nxënës të shkollave fillore nga klasa e katërt deri në të nëntën nga i gjithë territori i Malit të Zi, ndërsa punimet janë hartuar në formatin e blokut 5 në teknika të ndryshme. t. u.


KULTURË

Libra të rinj

Sprovë në fushën e krijimtarisë letrare (Demë Mulliqi, Përtej shprese, Art Club, Ulqin, 2017.) Në kuadër të edicionit botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, këto ditë doli nga shtypi romani “Përtej shprese” i mësuesit dhe veprimtarit të njohur të arsimit dhe çështjes kombëtare nga Peja, Demë Mulliqi. Libri përbën sprovën e parë të këtij autori në fushën e krijimtarisë letrare. Historia e një familjeje në Kosovë, marrëdhëniet fisnore dhe me popujt tjerë, problemet e përditshmërisë etj. janë tema ku autori e bazon romanin e tij. Ai ndahet

në 23 kapituj, është shkruar me një gjuhë të qartë dhe të zhdërvjellët, ndërsa autori ka përdorur për ndërtimin e dialogjeve të folmen e Kosovës. Redaktor i librit është Ali Salaj, recensent Prend Buzhalla, lektor Osman Grabovci, kurse përgatitja teknike është bërë nga Qazim Muja. Libri është shtypur në Shtypshkronjën „IVPE“ – Cetinë. Demë Mulliqi ka botuar më parë librat: “Skënderbeu, edukator i kombit shqiptar”, “Shkollat e mesme

të Pejës nën okupim (1990/911997/98)”, “Rrugëtimi i shkollës dhe arsimit në komunën e Pejës deri në vitin 1945”, “’Zilja e thyer’ Shkolla fillore kosovare në Mal të Zi (1998-1999)” dhe “Raushiqi mbi themelet e ankikitetit (monografi)”. Ky është libri i tretë që autori boton me firmën e SHAI „Art Club“. Për kontributin në fushën e arsimit dhe çështjes kombëtare, Demë Mulliqit i janë ndarë shumë mirënjohje nga institucionet arsimore i. k. dhe shtetërore. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

SHF “Mahmut Lekiq” shpalli nxënësit “Pishtar” dhe “Nxënës i Gjeneratës” si dhe përuroi numrin e ri të revistës “Horizonti”

19 fitues të çmimit “Pishtar” dhe 4 fitues të “Nxënës i Gjeneratës”

Tuz- Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” me një ceremoni solemne ka bërë ndarjen e diplomave për nxënësit e shpallur “Pishtar” dhe “Nxënës i Gjeneratës” si dhe ka përuruar numrin e pestë të revistës shkollore “Horizonti”. Në prani të një numri të konsiderueshëm të nxënësve, prindërve, kujdestarëve të klasave dhe miqve të tjerë të shkollës, drejtori Nikollë Dukaj në fjalën përshëndetëse ka shprehur lëvdata për të gjithë 136 nxënësit e ndarë në pesë paralele në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze që sipas tij me sukses e kanë mbaruar tashmë zyrtarisht shkollën fillore nëntëvjeçare. “Të dashur nxënës, jemi të vetëdijshëm se nuk mund të kemi sukses të barabartë por notat janë ato që e bëjnë një diferencë por ato nuk janë më të rëndësishme sesa dituria. Ne si

28

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

shkollë në bashkëpunim me prindërit jemi krenarë për suksesin dhe arritjet e të gjithë nxënësve të shkollimit fillor të cilët reflektuan sjellje shembullore. Thonë se fëmijët rriten nga përkëdheljet dhe dashuria e prindërve, mirëpo dituria vjen nga mësuesi/ja, punët e të cilëve nuk mund ta zëvendësojë askush tjetër. Nuk është aspak e lehtë të punohet nëntë vjet me nxënës që në radhë të parë janë të vegjël dhe as për prindërit që të kujdesen dhe të arsimojnë fëmijët e shek. XXI”, u shpreh Dukaj duke apeluar te të gjithë nxënësit që gjatë shkollimit të mesëm të kenë primare diturinë, kurse dytësore notat. Në gjeneratën e sivjetme të gjysmëmaturantëve janë shpallur 19 nxënës fitues të çmimit “Pishtar”, dhe 4 “Nxënës të Gjeneratës”. Dodë Vulaj dhe Ledina Gilaj nga paralelja me mësim në gjuhën shqipe, kurse Amanda

Ujkiq dhe Mirza Fetiq nga paralelja me mësim në gjuhën malazeze. Ndërkaq, gjatë kësaj ceremonie është përuruar dhe numri i pestë i revistës shkollore “Horizonti” i botuar nga ky institucion edukativo-arsimor në të cilën është dokumentuar i gjithë kreativiteti dhe përfshirja e nxënësve në veprimtari të ndryshme, si prozë e poezi, analiza dhe vështrime të nxënësve për vepra të ndryshme letrare por dhe për probleme shoqërore. Ndryshe nga numrat e mëparshëm, nxënësit këtë radhë kanë provuar veten edhe në fushën e gazetarisë në rubrikën “Intervistë” si dhe shumë aktivitete të tjera shkollore që nxënësit i kanë realizuar brenda një viti shkollor. Revista në fjalë është botuar në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze me një tirazh prej treqind ekzemplarësh. t. u.


KULTURË

Në shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi përfundoi viti shkollor 2016/2017

Vit i suksesshëm për Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” dhe për Gjimnazin “25 Maji” Tuz- Viti shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi ka përfunduar zyrtarisht, përkatësisht periudha e katërt kualifikuese ashtu siç ishte në kalendarin shkollor të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi. Vitin shkollor 2016/2017 e vlerësojnë si njërin ndër vitet më të suksesshme edhe krerët e shkollës fillore dhe të mesme në Tuz duke thënë se gjatë katër periudhave klasifikuese të një viti, përveç suksesit të lakmueshëm që kanë arritur nxënësit në lëndët përkatëse, ata kanë treguar aftësi dhe talent dhe në aktivitete të ndryshme jashtëshkollore, veçanarisht në letërsi dhe në gara sportive. “Këtë vit jam tepër e kënaqur në radhë të parë me suksesin e maturantëve, duke i konsideruar si njërën ndër gjeneratat më të mira që kanë dalë nga kjo shkollë edhe sa i takon sjelljes shembullore që kanë treguar por edhe sa i takon rezultatit në mësime. Ata kanë qenë mjaft të përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që kanë pasur nga lëndët përkatëse shkollore. Ditët e fundit kemi dhe një arritje tjetër ku nxënësja jonë Anil-

la Lekiq fitoi vendin e tretë në garat shtetërore të Malit të Zi nga gjuha italiane. Pra në tërësi jam e kënaqur me përmbylljen e këtij viti shkollor duke apeluar me këtë rast te të gjithë nxënësit që në vitet në vijim të përkushtohen dhe më shumë, të respektojnë disa rregulla dhe standarde që parashikohen me etikë dhe duke i gërshetuar të gjitha, edhe rezultati do të jetë i shkëlqyeshëm”, u shpreh për “Koha Javore”, drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, Milijana Daboviq. Ndërkaq dhe për Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” viti shkollor 2016/2016 ka qenë viti më i suksesshëm shkollor, duke qenë se sipas drejtorit të shkollës, gjatë nëntë muajve krahas suksesit nga lëndët mësimore kanë arritur të realizojnë një seri projektesh të çmuara për nxënësit, prindërit e mësimdhënësit. “Veç suksesit në lëndët mësimore, nxënësit janë angazhuar në aktivitete të lira që unë i shikoj si një nevojë të madhe për nxënësit meqënëse ata e testojnë dhe aftësojnë veten edhe në fusha të tjera jashtë mësimit të rregullt duke ndikuar pozitivisht te të

gjithë. Asnjë nxënës nuk do ta humb vitin shkollor edhe pse disa do t’i nënshtrohen riprovimit në disa lëndë. Kemi zhvilluar me sukses edhe verifikimin ekstern të diturisë për të gjitha ciklet, dhe në këtë mënyrë duke qenë në bashkëpunim të mirë me prindërit dhe donatorët e shkollës kemi arritur të përmbyllim në tërësi me sukses vitin shkollor 2016/2017”, u shpreh drejtori Nikollë Dukaj. Rikujtojmë se gjatë vitit shkollor 2016/2017 në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, për herë të parë në bankat shkollore janë ulur 137 vogëlushë, 77me mësim do në gjuhën amtare dhe 66 në gjuhën malazeze, kurse në Gjimnazin “25 Maji” vitin e parë e kanë ndjekur 122 nxënës, nga të cilët 82 me mësim në në gjuhën amtare dhe 40 në gjuhën malazeze. Ndërkaq Drejtoria për Arsimimin e Përfaqësuesve të Popujve Pakicë dhe Komuniteteve të tjera Nacionale në Ministrinë e Arsimit, kishte siguruar falas 330 abetare në gjuhën shqipe në 12 shkolla në Mal të Zi në të cilat mësimi zhvillohet në dy gjuhë. t. u. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

SHKOLLA ‘’ GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU’’ NË TRIESH FESTOI DITËN E SHKOLLËS

Në vigjilje të fe

Këtij dhe gjatë vitit të ardhshëm shkollor - Nëntëvjeçarja e Trieshit ‘’Gjergj Kastrioti Skënderbeu ‘’shë zhvillimit të mësimit në gjuhën shqipe dhe 50 - vjetorin nga kur ky Institucion mban emrin e heroit to Sikur, tashmë, është krijuar traditë me rastin e kremtimit të Ditës së Shkollës - Nëntëvjeçarja e Trieshit ’’Gjergj Kastrioti - Skëndërbeu’’ është bërë qendër e rëndësishme kulturore e manifestimesh dhe si gjithnjë këto solemnitete zhvillohen në atmosferë tejet të gëzueshme e festive. Dita e shkollës dhe festat e tjera shkollore janë shndërruar në kremte të përbashkëta. Në radhë të parë festë e nxënësve, mësimdhënësve, trieshjanëve dhe e të gjithë atyre banorëve nga vendbanimet e tjera që kanë treguar besimin, shprehur vullnetin dhe dëshirën që fëmijët e tyre t’u edukohen e arsimohen pranë këtij Institucioni të denjë e të rëndësishëm, në këtë djep të lashtë të dijes, në këtë tempull të shenjtë të diturisë, në këtë vatër të dritës dhe të arsimimit në gjuhën shqipe. Gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm shkollor, Nëntëvjeçarja e Trieshit Gjergj Kastriorti - Skënderbeu shënon një mori datash e ngjarjesh të rëndësishme e domethënëse kulturore e arsimore : 130 – vjetorin e punës dhe të ekzistimit, 100 – vjetorin nga fillimi i zhvillimit të mësimit në gjuhën shqipe , 55 – vjetorin nga rritja në shkollë të plotë tetëvjeçare dhe të daljes së gjeneratës së parë të semimaturantëve si dhe 50 – vjetorin nga kur ky Institucion mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pikërisht, në vitin shkollor 1887 – 1888 në Triesh të Malësisë u hap shkolla publike, njëra ndër shkollat më të hershme jo vetëm në Malësi, po edhe në komunën e Podgoricës e më gjerë e që kjo datë përputhet me vitin e ardhshëm shkollor 2017 – 2018 kur edhe do të shënohet 130

30

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

– vjetori i kësaj vatre të arsimit. Për të gjitha këto data të rëndësishme të arsimit të Trieshit, për të gjitha këto ngjarje kulturore e arsimore brenda këtij Institucioni, për të gjitha rezultatet e arritura dhe sukseset në fushën e arsimit. për të gjithë ata breza intelektualësh, figura madhore – intelektualë të rangut më të lartë që kanë marrë njohuritë nga kjo Shkollë si dhe për ato figura intelektualësh që kanë dhënë kontributin e vetë të çmuar dhe kanë bërë emër në arsim, kulturë e shkencë – ne si kolektiv punonjës duhet të jemi më tepër se krenarë dhe të mburremi me paraardhësit tonë, me ata pishtarë të arsimit të Trieshit që gjatë karrierës

së vet , qoftë si mësues, arsimtarë, profesorë apo drejtorë në kushte e rrethana jo aq edhe të volitshme me shumë përkushtim, entuziazëm e dashamirësi përhapën dritë, edukuan e arsimuan, në këtë zonë të thellë të Malësisë.- tha drejtori i shkollës Zef Gjuravçaj, duke i përshëndetur pjesëmarrësit e solemnitetit të rastit. Nga kjo retrospektivë , drejtori foli edhe për momentin aktual të shkollës, duke renditur sukseset në procesin mësimor e në veçanti theksoi inovacionet cilësore në planet mësimore që po zbatohen në mësimin bashkëkohor si dhe radhiti sukseset e nxënësve dhe të arsimtarëve në aktivitetet shkollore dhe


MOZAIK

estave jubilare

ënon data shumë domethënëse: 130 - vjet të punës dhe të ekzistimit të saj, 100- vjetorin nga fillimi i onë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

jashtëshkollore, madje dhe veprimtaritë me karakter humanitar. Si zakonisht në Ditën e shkollës, Gjuravçaj falënderoi të gjithë donatorët nga vendi e posaçërisht mërgimtarët të cilët shkollën e vendlindjes dhe arsimin e Trieshit e kanë ndihmuar apo do ta ndihmojnë në të ardhmen e afërt. Falenderim të veçantë pati për Ministrinë e Arsimit për investime të rëndësishme në krijimin e kushteve dhe të përparimit të infrastrukturës shkollore pastaj për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve ‘’ART CLUB’’ që pasuruan bibliotekën e shkollës me tituj

të ri dhe lekturë shkollore. Drejtori i shprehi falënderim donatorit nga Nju – Jorku, bashkëvendësit - Gjekë Gjonlekaj për shpërblimin tradicional për nxënësit e shkollës. Po ashtu, falënderoi Fondacionin Prof.dr.Pjetër Toni Gjuravçaj për ndarjen e Mirënjohjes ‘’Shkëndija e dijës’’. Në vijim të manifestimit nxënësit shfaqën program të begatshëm e të larmishëm kulturor – artistik. Me ovacione u përcollën recitimet , skeçet, meloditë dhe interpretimet muzikore , hapat ritmikë të valltarëve duke ekzekutuar ‘’Vallën e Rugovës’’ dhe ‘’Shotën’’ të veshur në kostume kombëtare.

Solemnitetin e rriti pjesëmarrja në program e mjeshtrit të folklorit burimor Shtjefën Ujkaj dhe e këngëtares së estradës Amanda Ujkaj Nxënës i gjeneratës u shpall Kolë Nikollaj, fitues i Shpërblimit të Gjekë Gjonlekaj , bashkëvendësit me banim në Nju Jork, kurse Mirënjohja ’’Shkëndija e dijës’’ të Fondacionit Prof.dr. Pjetër Toni Gjuravçaj këtij viti i takoi Lindon Ivanaj, po ashtu nxënës i shkëlqyeshëm i klasës IX . Për rezultate të arritura në procesin mësimor , Drejtoria dhe Këshilli i Arsimtarëve shpërbleu një numër nxënësish me mirënjohje, diploma dhe falënderime. Katrinë Gjuravçaj E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në Shkollën e Mesme të Përzier në Plavë u ndanë diplomat “Lluça” (Pishtari)

Për suksesin e shënuar, vlerësime të merituara Plavë - Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, e enjtja e kaluar (8 qershor) ishte ditë më e veçantë se ditët tjera e të vitit shkollor. Atë ditë, në sallën e Qendrës mësimore të kësaj shkolle ishin tubuar maturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit dhe personalitete të tjera të shquara, për të marrë pjesë në ndarjen e diplomës “Lluça” (Pishtari), për rezultatet madhore më mësime që ata kanë shënuar gjatë tri dhe katër vitëve në këtë shkollë. Nga 122 maturantët e pesë paraleleve mësimore, një prej të cilave me mësim në gjuhën shqipe, 24 sish gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm, trevjeçar dhe katërvjeçar, kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore, pesë prej të cilëve notat në të gjitha lëndët mësimore i kanë pasur të shkëlqyera, të cilëve u është ndarë diploma “Lluça 1”, kurse 19 të tjerëve të cilët kanë pasur sukses të shkëlqyer, por jo në të gjitha lëndët mësimore, u janë ndarë diplomat “Lluça 2”. Për suksesin e arritur mësimor, me vendimin e kolektivit të mësimdhënësve të shkollës, nxënësit janë shpërblyer me nga një libër. Drejtori i shkollës Rifat Balliq, i cili ua ka ndarë diplomat maturantëve, në fjalën përshëndetëse ka thënë se dita e dorëzimit të diplomave “Lluça” për nxënësit të cilët me suksesin dhe sjelljet e veta kanë merituar të bartin epitetin e nxënësve më të mirë të gjeneratës, për shkollën është solem-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

niteti më i rëndësishëm gjatë vitit. “Ne si shkollë, u jemi mirënjohës këtyre nxënësve që janë këtu, por edhe atyre që nuk janë, të cilët me punën, entuziazmin, vullnetin dhe qëndrimin e tyre korrekt, këtë shkollë e kanë ngritur në nivel mjaft të rëndësishëm në aspektin e cilësisë dhe çdo vit ajo shënon rezultate të cilat janë për çdo respekt. Me këtë rast, në emër të kolektivit, i falënderoj për kontributin e dhënë në të gjitha aktivitetet e tyre, si nxënës të kësaj shkolle, duke u uruar shëndet, mbarësi dhe sukses në shkollimin e tyre universitar në të ardhmen”, është shprehur ai. Ndarja e diplomave “Lluça” është shënuar në mënyrë solemne. Në fytyrat e të gjithë të pranishmëve vërehej gëzimi, mburrja, krenaria dhe lumturia. Prindërit ishin të lumtur dhe krenarë kur përjetonin momentin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje të lartë për suksesin e arritur në mësim. Ata falënderuan përzemërsisht kolektivin e mësimdhënësve për kontributin e dhënë në avancimin dhe në ngritjen e tyre edukativo-arsimore në shkallë më të lartë. Edhe stafi punëdrejtues i Komunës së Plavës vlerësoi lart suksesin e arritur të maturantëve laureatë të diplomës “Lluça” të cilët i shpërbleu me nga një kopje të librit me titull “Album za prognane” (Albumi për të përndjekurit)të poetes së re boshnjake, Rebeka Çilloviq. Laureatë të diplomës “Lluça 1” janë : Gjorgje Mijoviq, Ivana Mijoviq, Sulejman Leshnjanin, Ellma Cikotiq dhe

Liridona Kukaj, kurse laureatë të diplomës “Lluça 2” janë: Llejlla Purishiq, Vlladimir Fatiq, Samra Nelkoviq, Angjella Petroviq, Arnell Balliq, Sanja Bjellanoviq, Rade Dashiq, Allina Nikoçeviq, Melldin Dreshkoviq, Llanella Cecunjanin, Elmaz Feratoviq, Armin Rexhematoviq, Allis Musiq, Allmina Arapoviq, Ajlla Arapoviq, Mirallem Purishiq, Laura Kukaj, Arnesa Kukaj dhe Drilon Dedushaj. Kolektivi i mësimdhënësve të shkollës për nxënës të gjeneratës për këtë vit shkollor me mësim në gjuhën malazeze në drejtimin e gjimnazit shpalli maturantët: Gjorgje Mijoviq dhe Lliejlla Purishiq, kurse në drejtimet profesionale maturantin Vlladimir Fatiq. Nxënës i gjeneratës në paralelen me mësim në gjuhën shqipe u shpall Liridona Kukaj. Të gjithë nxënësit e gjeneratës kolektivi i mësimdhënësve të shkollës nergut i shpërbleu edhe me nga një libër. Të gjithë nxënësit laureatë të diplomës “Lluça“ të kësaj shkolle u deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në fakultetet e ndryshme të universiteteve të Malit të Zi, por edhe në ato të shteteve në rajon dhe më gjerë. Katër nxënësit shqiptarë, laureatë të diplomës “Lluça 1” dhe “Lluça 2”, Liridona Kukaj, Laura Kuka, Arnesa Kukaj dhe Drilon Dedushaj , deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në fakultetet e ndryshme në universitete të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, por ende nuk janë përcaktuar se çka do të studiojnë. Sh. Hasangjekaj


IN MEMORIAM

IN MEMORIAM: PRELË SINISHTAJ

Figurë emblematike e diasporës Para pak ditësh, konkretisht më 31 Maj 2017, në Nju Jork, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Prelë N. Sinishtaj, duke lënë të pikëlluar e të vetmuar, jo vetëm familjen e ngushtë, të shoqen Pashkën, të bijat Norën dhe Linën, vëllaun e motrat, apo vëllazërinë e gjerë, por të gjithë komunitetin shqiptar, dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Prelë Sinishtaj do të mbetet si figurë emblematike e diasporës sonë, figurë që do t’i mungojë çdo takimi apo shoqërie ku mblidhej. Ishte një aktivist i papritueshëm, një donator zemërgjerë pothuajse i pashoq, si në aksione bamirëse për skamnorë apo studentë, ashtu edhe në aksione për luftë e për ndërtimin e Kosovës. Ishte një ndër aktivistët më të dalluar të fondacionit “Vendlindja Thërret”, i cili grumbulloi fonde të shumta për përkrahjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte pjesëmarrës i shumë aktiviteteve që kishin për qëllim edhe raujtjen e identitetit këtu në Amerikë, përmes punës në Këshillin e kishës, apo angazhimit për botimin e librave në gjuhën shqipe. Përkrahu botime e aktivitete, përkrahu intelektualë në Malësi, Kosovë e Shqipëri. Por, duhet veçuar edhe faktin se Prela përkrahu dhe mëkëmbi familjen e vet në Malësi. Prelë Sinishtaj i takon gjeneratës së parë të emigrantëve nga Malësia, të cilët erdhën pa njohur gjuhë as rrugë, u gjetën mjaft mirë, ndonëse me sakrifica të shumta, por arritën të mëkëmbin vehten dhe të ndihmojnë familjet e varfra në vendlindje. Arriti në SHBA, së bashku me motrën Lezen e kushrirën Colen, si i ri pa i mbushur 20 vjet, posa kishte kryer shkollën e mesme në Gjimnazin e Ulqinit në gjeneratën me Sabri Gjonin, Zef Camaj, Ded Dedvukaj e të tjerë dhe pas një vit studimesh në Universitetin e Kosovës në Prishtinë-degën e Historise. Edhe pse i ri, Prela dijti të kujdeset për motër e kushrirë, t’i përkrahë e t’i ndihmojë ato, dhe në anën tjetër të jetë prezent kudo që mblidheshin malësorët. Edhe pse e mori botën në sy shumë

i ri, ai ruajti dashurinë e pastër për Pashkën, të cilën e kishte njoftuar, qëkur kishte filluar studimet në Kosovë, e solli atë në Amerikë dhe krijoi një familje të mrrekullueshme, me të cilën patën dy vajza. Personalisht Prelën e njoha qëkur isha fëmi, mirëpo njoftimin e plotë e arrita vetëm këtu në Nju Jork, ku na përpjeku fati i përbashkët i mërgimit, fati i kërkesës së një jete më të mirë, por edhe fati i ikjes nga një sistem totalitar, i cili shqiptarëve u jepte tepër pak shpresë. Të gjithë ata që e kanë njohur Prelën, e dinë se Prela kurrë nuk e duroi padrjetësinë. Kurrë nuk u pajtua me atë që nuk i dukej e drejtë, kurrë nuk mundi të përkrahë, apo edhe të thotë një fjalë të mirë për atë që nuk i pëlqente, apo nuk ia donte zemra. Prela nuk fshehte emocionet e veta, ishte shumë i haptë në shoqëri dhe kjo ndonjëherë edhe i kushtoi me ‘humbjen’ e ndonjë shoku, por të cilët gjithnjë i ktheheshin mrapa, duke e njohur pastërtinë e shpirtit të tij, duke e njohur si njeri pa intriga dhe pa të keq ndaj askujt. Të gjithë e dinim se pavarësisht nga situata dhe çështja për të cilën flitej, një gjë ishte e pakontestueshme, Prela mbi të gjitha e donte shqipatrinë, punoi dhe u angazhua me të gjitha mundësitë e tij deri ditën e fundit te jetës së tij.

Prandaj, me mall e kujtojmë sot këtë njeri, i cili shumë shpesh na bënte edhe të qeshim; lodhjen na e kthente në gaz. Por kur ishin temat serioze, natyrisht u jepte rëndësinë e duhur. Për Prelën do të ndihet mungesa shumë gjatë; me siguri deri sa të jetojë gjenerata jonë, gjenerata që gjithmonë e dëshironte takimin me të. Edhe me dukjen e tij, me paraqitje markante, Prela tërhiqte vëmendjen, edhe të të panjohurve, sa herë gjendej në mesin e tyre, si në demonstrata ku tuboheshin edhe njerëz që nuk njihen ndër veti. Në udhëtimet e shumta të tij si dhe ne vendin e punës se vet, Prela gjithnjë angazhohej të edukojë të huajt për shqiptarët dhe novojat e tyre. Mund të them se Prela ishte një ambasodor i mrekullueshëm për të gjithë shqiptarët në trojet e veta etnike. I njohur në gjithë komunitetet e ndryshme të të gjithë shqiptarisë, kështu që kur përmendej emri i tij, medohej në malësorët besnikë, e kur përmendeshin malësorët, shumë nga të tjerët kujtonin burrin e thinjur para kohe, fjala e të cilit kishte peshë dhe zënte vend. Prandaj, Prela do të na mungojë të gjithëve, jo vetëm ne që e kishim mik, apo ne që e kishim bashkë malësor, por të gjithëve që e njihnin dhe patën punë me të. Dr. Pashko R. Camaj E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

33


SPORT

34

Javore KOHA

E ENJTE, 15 QERSHOR 2017


SPORT

Sezon për t’u mbajtur mend i futbollistëve të “Otrant-Olympic”

Një histori suksesi Ndonëse nuk kanë arritur të kualifikohen në Ligën e Parë të Malit të Zi, futbollistët e “Otrant-Olympic”-ut janë bërë pjesë e historisë duke arritur suksesin më të madh në historinë e këtij klubi Foto: arkiv

Edhe optimistët më të mëdhenj në fillim të sezonit nuk do ta besonin se futbollistët e “Otrant-Olympic”-ut, debutues në Ligën e Dytë të Malit të Zi, do të luftonin deri në fund të kampionatit për kreun e tabelës. Pas largimit të sponsorit korean, i cili u promovua me të madhe si shpëtimtari i klubit të futbollit nga Ulqini, u mendua se “Otrant-Olympic” do të pësojë fatin e viteve të mëparshme kur pas një apo dy sezoneve të mira, pasoi lufta për mbijetesë. Ulqinakët e nisën mirë kampionatin në Ligën e Dytë të Malit të Zi me fitore të njëpasnjëshme dhe nëse në fillim fitoret do të cilësoheshin si fat, pas fazës së parë askush nuk kishte të drejtë të përdorte këtë epitet sepse nga java në javë futbollistët e “Otrant-Olympic”-ut arritën të çimentonin pozicionin e tyre në krye të tabelës. Nëse objektivi në fillim të kampionatit ishte mbijetesa në Ligën e Dytë, orekset rriteshin pas çdo ndeshjeje. Kontribut të madh në suksesin e

futbollistëve të Ulqinit ka menaxheri i këtij klubi, Skender Rexha, i cili arriti të ruajë bërthamën e ekipit duke u mbështetur në potencialin vendor dhe fare pak lojtarë të huaj. Ndërsa trajneri i ri, Xhemal Kapllanbegu, është dëshmuar një strateg i vërtetë, duke krijuar një ekip solid, të konsoliduar në të gjitha repartet. Ajo çfarë i ka karakterizuar futbollistët e “Otrant-Olympic”-it gjatë këtij sezoni ishte loja kolektive dhe e disiplinuar, ku shquhet portieri Arben Meqikukiq, mbrojtja ku komandon kapiteni Arian Senika, përvoja e mesfushorit Mehmet Divanoviq, por edhe energjia e të rinjve Halil Muharremi, Kristjan Shkreli, Benjamin Rexha etj. Në përfundim të Ligës së Dytë, “Otrant-Olympic”-u u rendit në vendin e tretë në tabelë, duke siguruar barazhin për Ligën e Parë të Malit të Zi. Në ndeshjen e parë të barazhit, ulqinakët fituan në fushën e vet kundër ish-kampionit të Malit të Zi, ekipit të Rudarit, me rezultatin 1-0, por në ndeshjen e dytë në Plevla humbën

me rezultatin 3-0. Për të qenë objektiv, kundër ish-kampionit të Malit të Zi, interesave të Federatës së Futbollit të Malit të Zi dhe arbitrave që jo pak herë me vendimet e tyre ishin kundër “Otrant-Olympic”-ut, për momentin nuk mund të bëhej më tepër. Ndonëse nuk kanë arritur të kualifikohen në Ligën e Parë të Malit të Zi, futbollistët e “Otrant-Olympic”-ut janë bërë pjesë e historisë duke arritur suksesin më të madh në historinë e këtij klubi. Por shikuar realisht, me infrastrukturën ekzistuese “Otrant-Olympic”-u nuk e meriton të jetë pjesëtar i Ligës së Parë të Malit të Zi. Pa një stadium të vetin, me një terren ku vetëm futboll nuk mund të luash, nuk mund të pretendosh të luash në Ligën e Parë. Prandaj del si synim që në ardhmen e afërt, në radhë të parë, të punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës, si dhe që tani me këmbë në tokë të mendohet në planin afatgjatë për të ardhmen e kluI. Kallaba bit. E ENJTE, 15 QERSHOR 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 15 qershor 2017 Viti XVl Numër 768 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

Numër 743

Çmimi 0,50

Numër 744

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi

0,50

rs triumfon në

0,50

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT

E 1001 HALLEVE

guar e ulqina këve

ISSN 1800-5696

Në udhëkry

Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

6965-0081 NSSI

ISSN 1800-5696

Si u bë Facebook “shtëpia” e psikopatëve!

mjerimit Komedia e

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

6965-0081 NSSI

JavoreHA KO JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

e psikopatëve! book “shtëpia” Si u bë Face-

Ulqinit vdekura të Kinematë e

2016 Viti XV Numër 744

6965-0081 NSSI

e munguar e dëshirë e Teatri - një

amoralrëëve pushtettandajKadare Sfida është

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë

Kinematë e vdekura të Ulqinit

2016 Viti XV

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

ISSN 1800-5696

Kadare ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

enjte, 15 dhjetor

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Kadareja është

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

6965-0081 NSSI

Një kafe në Tiranë me shkrimtarin Ismail Kadare

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

Çmimi 0,50

e harruar së përb ashkët Mësue sit Krijim Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV Numër 743

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

kulturore shqipt are 2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

i i hapësirës A e r o H v Kadareja a KJO KJO avoreHA e A avorH KJO KJO avoreHA ARSIM Podgo ricë e enjte,

19 janar 2017

748 Çmim i 0,50

15

Viti XVl Numër

Podgoricë e enjte, 23 shkurt

2017 Viti XVl Numër 753

Çmimi 0,50

Një kafe në Tiranë me shkrimtarin Ismail Kadare

Podgo ricë e enjte,

26 janar 2017

Viti XVl Numër

749 Çmim i 0,50

SOCIALE

HISTORI

SPORT

VËSHTIME & OPINIONE

SOCIALE

PANORAMË

PORTRET PANORAMË SOCIALE

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË

ARSIM Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

SPORT

MOZAIK

MOZAIK

Çmimi 0,50

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

Javore KOHA

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

2017 Viti XVl Numër 754

KULTURË TEKNOLOGJI

SPORT

VËSHTIME & OPINIONE

ARSIM

TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

KULTURË

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 15 qershor 2017 Viti XVl Numër 768 Çmimi 0,50

TEKNOLOGJI

PANORAMË

SPORT

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.