Koha 769

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 qershor 2017 Viti XVl Numër 769 Çmimi 0,50

Kur policia tregon dhëmbët!

ISSN 1800-5696

Paralelet me të kaluarën

Për një përkthyes të madh, për të cilin media hesht


PËRMBAJTJE

6

14

Shumë vite – shumë tregime e histori

Të ndryshojmë imazhin e mjedisit

Një romani shkruar ndryshe

Për çështje lokale, me standarde profesionale

8

16

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017


PËRMBAJTJE

20

Ego

Bashkimi politik i fiseve shqiptare

22

Dhurojini njëri-tjetrit dashuri, paqe e tolerancë 27

Musa Kraja - personalitet i shquar 24 i pedagogjisë dhe i arsimit shqiptar KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 22 qershor 2017 Viti XVl Numër 769 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka Kur policia re mungu ë e tregon dhëmbët! dëshir nhjëet ma o t i tr je a e T

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Paralelet me të kaluarën

Për një përkthyes të madh, për të cilin media hesht

të kaluarën Paralelet me

cilin media hesht të madh, për të Për një përkthyes

tregon dhëmbët!

Kur policia

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Aksioni i Njësisë së ndërhyrjes së shpejtë të policisë në Ulqin shkakton reagimin e qytetarëve dh

Qytetarët anko dhunë dhe terr

Ulqin – Pjesëtarët e Njësisë së ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Malit të Zi nga Qendra e Sigurisë në Tivar në bashkëpunim me pjesëtarët e Njësisë së Sigurisë së Ulqinit kanë ndërmarrë të shtunën mbrëma një aksion të bastisjes së lokaleve në Ulqin, duke ushtruar kontroll ndaj çdo qytetari që gjendej në këto lokale. Sipas Drejtorisë së Policisë, aksioni është ndërmarrë me qëllim të kontrollit të personave që përbëjnë interes për policinë në aspektin e sigurisë, pas rastit të ndodhur të dielën e kaluar, kur një pjesëtar i Policisë së Ulqinit është sulmuar fizikisht,

4

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

dhe pas përpjekjes së zhvatjes së një qytetari të Ulqinit nga ana e pjesëtarëve të grupit të organizuar kriminal nga Tivari, të ndodhur para disa ditësh në territorin e Komunës së Ulqinit. “Nëpunësit e Qendrës së Sigurisë Tivar dhe Njësisë së Sigurisë Ulqin, me qëllim të gjetjes së personave të cilët policia i kërkon për shkak të veprave penale dhe me qëllim të kontrollit të të ashtuquajturve persona me interes për sigurinë, kanë ndërmarrë në Ulqin kontrollin e përforcuar të personave në objektet hotelierike. Me këtë rast nëpunësit e policisë kanë gjetur dhe i kanë sho-

qëruar në lokalet zyrtare tre persona të kërkuar”, thuhet në njoftimin për media të Drejtorisë së Policisë. Por aksioni i policisë ka ngjallur reagimin e qytetarëve, të cilët janë ankuar se gjatë ushtrimit të kontrollit pjesëtarët e policisë kanë ushtruar dhunë dhe terror ndaj të gjithë klientëve të lokaleve pa përjashtim, disa prej të cilëve madje kanë përjetuar edhe lëndime trupore. Aksioni i policisë ka bërë që disa dhjetëra qytetarë, në krye me udhëheqësit politikë në Ulqin, të protestojnë para godinës së Policisë në Ulqin. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Na-


NGJARJE JAVORE

he të politikës

ohen për ror nga policia zif Cungu, ka thënë se lidhur me aksionin e ka njoftuar ministrin e Punëve të Brendshme, Mevludin Nuhoxhiq. Edhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka, e ka dënuar aksionin e policisë, duke e quajtur brutal dhe të padrejtë. Ndërkohë nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka kërkuar nga qytetarët që të deponojnë dëshmitë mbi ushtrimin e dhunës ndaj tyre, si dhe ka paralajmëruar që nëse vërtetohet dhuna, duhet të shkarkohen personat përgjegjës në radhët e policisë. Në protestë kanë qenë të pran-

ishëm edhe deputeti i PDS-së, Luigj Shkrela, dhe kryetari dhe deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq. Kjo lëvizje e ka cilësuar ndërhyrjen e policisë si të panevojshme dhe si demonstrim të forcës, si dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Policisë që t’u kërkojë falje qytetarëve. Disa të rinj janë ankuar se janë keqtrajtuar, ndërsa hotelierët e Ulqinit e kanë cilësuar aksionin e policisë si të paprecedent, i cili do të ndikojë negativisht në sezonin turistik veror. Por nga Drejtoria e Policisë kanë thënë se nuk do të komentojnë deklaratat politike sepse “kontrolli i

personave që përbëjnë interes për policinë dhe parandalimi i krimit nuk kanë kurrfarë lidhjeje me politikën”. Megjithatë, sipas Drejtorisë së Policisë, nëse konstatohet se ndonjë nëpunës gjatë kontrollit policor i ka tejkaluar kompetencat e veta, ndaj tij do të ndërmerren masa dhe veprime me qëllim të sanksionimit të sjelljes së tillë. Drejtoria e Policisë ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e Ulqinit dhe të qyteteve të tjera dhe mbështetje për aktivitetet e këtilla të kontrollit në luftë kundër krimit të organizuar, zbulimit të veprave penale dhe parandalimit të krimit. (Kohapress)

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

75-VJETORI I VOA-s

Shumë vite – shum

Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të Zërit të Amerikës. Nja shtatë javë pasi Shtetet e Bashkuara 15-minutash nga një studio e vogël në Nju Jork, drejtuar Gjermanisë. Programi i parë i VOA-s filloi me f për Amerikën dhe për luftën. Lajmet mund të jenë të mira për ne. Ose lajmet mund të jenë të këqia. Por

Frank Shkreli

Ndërkaq, ç’prej vitit 1976, këto fjalë janë mishëruar në Kartën e Zërit të Amerikës, në dokumentin që sipas ligjit, Zëri i Amerikës, duhet të vazhdojë të, “shërbejë si burim i besueshëm dhe i mirinformuar lajmesh”. Për më tepër, ky ligj detyron VOA-n që trasmetimet e saj duhet të jenë, “të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”. Drejtoresha aktuale e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett është shprehur se, “Janë bërë 75 vjet ç ‘prej kohës që kemi filluar të transmetojmë lajme dhe informacione objektive

6

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

dhe se puna që jemi duke bërë tani është më e rëndësishme se kurrë më parë.” Brenda një kohe të shkurtër, pas transmetimit të parë shkurtin e vitit 1942, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Zëri i Amerikës kishte filluar transmetimet radiofonike në 40-gjuhë të huaja, përfshirë edhe gjuhën shqipe. Në një njoftim të shpërndarë për median ditët e fundit, Zyra e VOA-s për informimin e publikut thotë se, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Zërit të Amerikës, ky ent mediatik botëror vazhdon të marrë urime nga personalitete politike amerikane dhe ndërkombëtare, si dhe nga personalitete të tjera nga të gjitha anët e botës. Në këtë njoftim për publikun, pasqyrohen urimet nga ish-presidenti amerikan Xhimi Karter dhe ish-presidenti Xhorxh W Bush. Presidenti i 39-të i Shteteve të Bash-

kuara, demokrati Xhimi Karter citohet të ketë thënë në urimin dërguar VOA’s se: “Ne e dimë se transmetimet e Zërit të Amerikës kanë qenë dhe janë burim inkurajimi për gjenerata të tëra të mbrojtësve të të drejtave të njeriut anembanë botës. Unë jam krenar që ky ent mediatik i Shteteve të Bashkuara u kushton vëmendje dhe u jep një zë që nuk e kanë popujt e shtypur dhe të margjinalizuar kudo në botë.” Në njoftimin e VOA’s thuhet gjithashtu se Presidenti Karter, në mesazhin e tij të urimit, e cilësoi Zërin e Amerikës si, “një model i një shtypi të fuqishëm, të lirë e të pavarur”. Ndërsa Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara, republikani Xhorxh W. Bush, në urimin e tij dërguar VOA’s në 75-vjetorin e themelimit, shprehu respektin e tij ndaj dëgjuesve të Zërit të Amerikës, anembanë botës, të cilët sipas tij, gjatë viteve kanë rrezikuar shumë për të dëgjuar “zërin e lirë” të VOA-s,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

më tregime e histori

hynë në Luftën e dytë Botërore, për herë të parë, më 1 shkurt, 1942 u transmetua një program prej fjalët e folësit Uilliam Hejl: Po ju sjellim zërat nga Amerika. Sot dhe çdo ditë prej sodit, ne do t’ju flasim ne do t’ju themi të vërtetën.” një zë, që shtoi ai, i është përgjigjur dëshirës së çdo zemre të njeriut për të jetuar në liri. Presidenti Bush, në mesazhin e tij, e ka vlerësuar Zërin e Amerikës si, “një zë realist për paqe. Jo një zë idealist i pashpresë”. Kam folur shumë me udhëheqës të ndryshëm botërorë gjatë mandatit tim, tha ai, duke shtuar se në takimet me ta u ka “kujtuar atyre rëndësinë e rolit që luan shtypi i lirë, si një prej gurthemeleve të demokracisë. Ish-presidenti amerikan Bush ka nënvijuar me këtë rast se, “Liria nuk është një e drejtë amerikane, as nuk është një ide amerikane. Liria është një ide universale dhe Zëri i Amerikës është pjesë e këtij nocioni… Zëri i Amerikës na kujton këtë universalitet të lirisë”, është shprehur Presidenti Xhorxh Bush, në urimin e tij dërguar VOA-s kohët e fundit, në kujtim të 75-vjetorit të themelimit. Ndërkaq, VOA njofton se më heret, ndër personalitete të tjera të larta botërore, i kishte ardhur një mesazh urimi nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki Mun, në të cilin ai kujton kohën kur kishte filluar në rini, të mësonte anglisht, duke dëgjuar Zërin e Amerikës. Në atë kohë, tha ai, kishte pak radio aparate në Kore, që është vendlindja e tij, por tha se gjithnjë mban mend hapjen e programit: “Ju flet Zëri i Amerikës! Është shpresa e shumë njerëzve anembanë botës”, theksoi ish-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se VOA për ‘të, “Ishte një burim i mirë dhe i besueshëm lajmesh ndërkombëtare”. Ashtu si gjatë 75-viteve të ekzistencës së tij, me të njëjtin përkushtim ndaj së vërtetës dhe besueshmërisë në emisionet e tij, Zëri i Amerikës edhe sot vazhdon transmetimet në shumë gjuhë të huaja, përfshirë gjuhën shqipe, ndërkohë që korrespondentët e VOA’s vazh-

dojnë të raportojnë nga të gjitha anët e botës, përfshirë trojet shqiptare në Ballkan. Sipas VOA’s, në këtë 75-vjetor, ky ent ndërkombëtar mediatik me qëndër në Uashington – përveç emisioneve të drejtpërdrejta — transmeton lajme dhe informacione nepërmjet 2500 radio dhe TV stacioneve anembanë botës, ndërkohë që komunikon me audienca edhe nepërmjet medias shoqërore, siç është faqja fejsbuk dhe platforma të tjera. VOA me të drejtë mburret, se bazuar në të dhënat e vitit të kaluar, gëzon një audiencë javore prej 236 milionë vetash, në të gjitha platformat e shpërndarjes së lajmeve, anembanë botës. Nuk mund të mos përmend faktin se pjesë e kësaj historie të famshme 75-vjeçare të këtij enti të njohur ndërkombëtar lajmesh e informacioni ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, pjesë e Drejtorisë së VOA-s për Euro-Azinë, nën drejtimin e Dr. Elez Biberajt. Në raportin e fundit të Drejtorisë të Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, thuhet se programet e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, “tërheqin dhe influencojnë më shumë njerëz se çdo transmetues tjetër ndërkombëtar lajmesh në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.” Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti i agjencisë ndërkombëtare të anketimeve, “Gallup World Poll National Survey” për vitin 2016, në të cilin thuhet se VOA shqip llogaritet të ketë në Shqipëri një audiencë prej 60.5 për qind e të rriturve, në javë dhe 64 për qind e të rriturve në Republikën e Kosovës. Këto të dhëna, sipas VOA-s, janë më të larta për të dy shtetet shqiptare, në krahasim me ato të vitit 2015. Në raport thuhet gjithashtu se 4 nga 5 shikues në Shqipëri, të programit televiziv të VOA-s shqip, e vlerësojnë këtë emision si “shumë të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

besueshëm”. Në të vërtetë, ky fenomen është tepër i rrallë në fushën e transmetimeve ndërkombëtare – ndoshta i pa precedencë — kur një program lajmesh e informacioni nga jashtë, siç është Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, të tërheqë një përqindje kaq të madhe të shikuesve, në të gjitha trojet shqiptare. Për aq sa ky fakt është një vlerësim i meritueshëm i punës që Shërbimi Shqip i VOA-s ka bërë gjatë këtyre 75-viteve për mirë-informimin e shqiptarëve kudo — shpeshherë nën rrethana të vështira – aq më tepër kam drojë se është një tregues i dhembshëm i gjendjes dhe i mjedisit jo të mirë në të cilin vepron media, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ente që merren me mbrojtjen e lirisë së shtypit në botë, siç është organizata “Freedom House”, e kanë karakterizuar median në Shqipëri dhe në Kosovë si “gjysmë të lirë”, dhe subjekt kontrolli dhe influence nga partitë politike dhe nga interesa të tjera biznesi. Sipas ekspertëve, mungesa e një medias vërtetë të lirë, objektive dhe të besueshme në Shqipëri dhe në Kosovë, pasqyron edhe arsyet e vështirësive të këtij tranzicioni të stërgjatur, me të cilin është përballur shoqëria shqiptare, nga komunizmi gjysmëshekullor në një demokraci të vërtetë funksionale. Besoj se kjo është edhe arsyeja kryesore që Zëri i Amerikës, madje edhe 75-vjet pas themelimit të tij, vazhdon të jetë kaq popullor dhe të luajë gjithnjë një rol kryesor në hapësirën mediatike shqiptare, 27-vjet pas shembjes së komunizmit. (Autori ka shërbyer në detyra të ndryshme të Zërit të Amerikës gjatë një kariere 30-vjeçare, përfshirë shef i Shërbimit Shqip dhe drejtor i VOA-s për Europën) E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Të ndryshojmë ima

Mënyra më efikase për ndryshimin e kulturës sonë mjerane ndaj mjedisit ku jetojmë është nëse Atëherë, pse duhet t’i hedhim ato në mes ose pranë rrugës, në plazhe e gjetkë, e jo aty ku e kan

Gjekë Gjonaj

“ 8

Në Ulqin, sikur në të gjitha qytetet bregdetare në Mal të Zi, rastet e ndotjes së mjedisit janë të pafundme. Ndotjen e ambientit e gjejmë në forma të ndryshme. Kjo situatë sjell pasoja të rënda mjedisore dhe dëmton shëndetin e njerëzve. E, për të pasur një shëndet të mirë, nuk mjafton vetëm kujdesi për veten, por është i nevojshëm një mjedis i pastër e i

shëndetshëm. Mjedisi është i rëndësishëm, por shëndeti është kushti themelor për mirëqenien dhe veprimtarinë e njeriut Duke parë rëndësinë e mjedisit, lind nevoja e madhe për mbrojtjen e tij. Ruajtja dhe kujdesi për mjedisin nuk është vetëm një detyrim shoqëror. Mbi të gjitha është përgjegjësi individuale, pasi shoqëria dhe individi

Ruajtja dhe kujdesi për mjedisin nuk është vetëm një detyrim shoqëror. Mbi të gjitha është përgjegjësi individuale, pasi shoqëria dhe individi kujdesen për menaxhimin e burimeve natyrore, duke pasur parasysh mosshfrytëzimin e tyre pa kriter, në mënyrë që këto burime të jenë të dobishme jo vetëm për shoqërinë, por edhe për brezat e ardhshëm

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

azhin e mjedisit

e veprojmë ashtu siç veprojmë në shtëpinë tonë. Asnjëri nuk i hedh plehrat në mes të shtëpisë. në vendin kujdesen për menaxhimin e burimeve natyrore, duke pasur parasysh mosshfrytëzimin e tyre pa kriter, në mënyrë që këto burime të jenë të dobishme jo vetëm për shoqërinë, por edhe për brezat e ardhshëm. Për këtë arsye duhet të jemi , më shumë seç jemi, të kujdesshëm në veprimet tona dhe të kemi më shumë përgjegjësi shoqërore dhe individuale për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Imazhin e mjedisit në Ulqin as kësaj vere nuk mund ta ndryshojë vetëm ndërmarrja komunale e qytetit, e cila po punon vrullshëm në rregullimin, mirëmbajtjen dhe zbukurimin e hapësirave të gjelbra në parqet e qytetit, nëse mungon ndihmesa vullnetare e gjithë qytetarëve. Ndryshimi pozitiv do të jetë i vështirë, për të mos thënë

i pamundur, pa u vetëdijesuar qytetarët se duhet të japin kontributin e tyre për një mjedis higjienik. Është për të ardhur keq të shikosh se si në shumë raste, përshtypjet e vizitorëve dhe të gazetarëve për pastërtinë, respektivisht për marrëdhëniet tona me mjedisin, janë përshtypje që na turpërojnë të gjithëve. Kjo duhet të ndryshojë! Mënyra më efikase për ndryshimin e kulturës sonë mjerane ndaj mjedisit ku jetojmë është nëse veprojmë ashtu siç veprojmë në shtëpinë tonë. Asnjëri nuk i hedh plehrat në mes të shtëpisë. Atëherë, pse duhet t’i hedhim ato në mes ose pranë rrugës, në plazhe e gjetkë, e jo aty ku e kanë vendin. Ashtu siç secili prej nesh pastron shtëpinë e vet, ashtu edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Ulqini i bukur duhet të funksionojë si një familje, që e pastron shtëpinë përpara se të hyjmë në një stinë vere. Nëse e duam Ulqinin, natyrën e tij të mrekullueshme, plazhet e tij magjike të ndihmojmë të gjithë që ta mbajmë më të pastër. Të jemi të kujdesshëm me mënyrën se si i trajtojmë mbetjet tona. Të ngrisim përgjegjësinë dhe sensibilizimin për parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjeve, për përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes mjedisore dhe për rëndësinë e vlerësimit të ndotjes së mjedisit dhe ndikimit të saj në shëndetin tonë. Të ndryshojmë mentalitetin e deritashëm . Të aktivizohemi dhe të mos mendojmë se vetëm institucionet dhe shoqatat duhet t’i kushtojnë kujdes mbrojtjes së mjedisit. E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Macron mbi ish Jugosllavinë

Paralelet me të

Macron bëri paralele mes Masakrës së Oradourit dhe konflikteve në Siri, Ruandë dhe Jugosllavi. “Do të duhej të jam në gjendje të them se një gjë e tillë do të ndodhë larg nga shtëpitë tona, ose nuk do të ndodhë fare. Por, Ruanda ose Jugosllavia dje, Siria sot, ato janë larg vetëm disa orë rrugë me aeroplan”

Xhoana M. Perkaj

Presidenti i Francës, Emanuelle Macron e vizitoi më 10 Maj fshatin Oradour-sur-Glane, ku, me 10 Qershor 1944, 642 civilë janë vrarë nga nazistët gjermanë. Duke u bërë homazhë viktimave, ai e shfrytëzoi rastin ta rikujtojë tmerrin e Luftës së Dytë Botërore. Si raportojnë mediat, ai, në fjalimin e tij, bëri paralele mes Masakrës së Oradourit dhe konflikteve në Siri, Ruandë dhe Jugosllavi. “Do të duhej të jam në gjendje të them se një gjë e tillë do të ndodhë larg nga shtëpitë tona, ose nuk do të ndodhë fare. Por, Ruanda ose Ju-

“ 10

gosllavia dje, Siria sot, ato janë larg vetëm disa orë rrugë me aeroplan”, tha ai. Në terminologjinë e sotme politike, nocioni “Ballkani perëndimor”, përfshin shtetet e formuara pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë (Kroacia, BeH, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia plus Shqipëria). Sllovenia, as para që të formohej Mbretëria SKS me 1918, më vonë, Jugosllavia, nuk i ka takuar, as këtij areali as këtij mentaliteti. Vet Sllovenët e kanë konsideruar veten si një komb që i takon Europës së Mesme.

Shpesh më vie turp se çfarë e shohin të huajt Ballkanin. Të dashuruar në vetveten, duke jetuar në të kaluaren “heroike”, dhe duke gjeneruar probleme të reja, mendojmë se faji është tek ata të cilët na perceptojnë. Do të ishte mirë që ndonjëherë ta shikojmë veten me sytë e të tjerëve

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Shpesh më vie turp se çfarë e shohin të huajt Ballkanin. Të dashuruar në vetveten, duke jetuar në të kaluaren “heroike”, dhe duke gjeneruar probleme të reja, mendojmë se faji është tek ata të cilët na perceptojnë. Do të ishte mirë që ndonjëherë ta shikojmë veten me sytë e të tjerëve. xhoanaperkaj@gmail.com

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë kaluarën

Në terminologjinë e sotme politike, nocioni “Ballkani perëndimor”, përfshin shtetet e formuara pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë (Kroacia, BeH, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia plus Shqipëria). Sllovenia, as para që të formohej Mbretëria SKS me 1918, më vonë, Jugosllavia, nuk i ka takuar, as këtij areali as këtij mentaliteti. Vet Sllovenët e kanë konsideruar veten si një komb që i takon Europës së Mesme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Aksioni policor në Ulqin

Kur policia tregon

Që prej shumë vitesh, Ulqini mban epitetin e qytetit më të qetë në Mal të Zi, jo për shkak të rolit dhe kon së gjithash për shkak të qytetarëve të tij. Prandaj edhe demonstrimi i forcës dhe i dhunës ndaj popullsi

Ismet Kallaba

Mali i Zi është i njohur si shtet policor, ku policisë i janë dhënë kompetenca të posaçme. Në vend që policia të jetë instrument për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit, ajo është keqpërdorur në të kaluarën dhe vazhdon të keqpërdoret edhe sot nga pushteti për të arritur qëllimet e tij për të ruajtur me çdo kusht pushtetin. Ndërsa vetë policia ka ndërtuar imazhin e të gjithëpushtetshmit, duke e konsideruar veten mbi shtetin dhe që nuk ka kush çfarë t’i bëjë. Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, në kohën e luftës ndëretnike dhe çmendurisë kolektive, policia malazeze ka ushtruar dhunë, terror, frikë etj. ndaj shqiptarëve dhe pakicave të tjera në Mal të Zi. Kjo është arsyeja që te pjesa më e madhe e shqiptarëve në Mal të Zi, figura e policit është e urryer, ngjall neveri, vetëm një numër i vogël i shqiptarëve punojnë në polici etj. Prandaj edhe çdo aksion policor, pavarësisht qëllimit të tij, shikohet me dyshim nga shqiptarët. Pavarësisht faktit se që nga ajo kohë

12

kanë kaluar mbi njëzet vjet dhe rrethanat politike-shoqërore kanë ndryshuar ndjeshëm, ku Mali i Zi ka shpal-

lur pavarësinë dhe është bërë anëtar i NATO-s, një pjesë e pjesëtarëve të policisë së asaj kohe vazhdojnë të

Askush nuk duhet t’i mbrojë sulmuesit e policisë, por a duhet të hakmerret policia ndaj të gjithë qytetarëve, pavarësisht moshës, dhe ndaj një qyteti të tërë? Cili është faji i atyre klientëve që në natën e aksionit policor ndodheshin në njërin prej lokaleve ku është ushtruar kontroll? Si mund të arsyetohet demonstrimi i forcës ndaj popullsisë civile, duke i poshtëruar banorët dhe turistët që në fundjavë, në fillim të sezoni turistik, kishin ardhur në Ulqin?

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

n dhëmbët!

ntributit të policisë, sepse ajo është njëlloj si në qytetet tjera, por para isë civile në Ulqin është e pakuptueshme dhe e papërgjegjshme

jenë të angazhuar në polici, ndërsa metodat që përdor policia në veprimtarinë e saj kanë mbetur të njëjta. Kohë pas kohe, policia ndërmerr aksione duke përdoruar forcat e ndërhyrjes së shpejtë, siç ishte edhe aksioni të shtunën mbrëma në Ulqin, që të kujton vitet e errëta ’90 të shekullit të kaluar, kur policia malazeze dhe njësitë paramilitare, në luftën e shtrigave ushtronin dhunë dhe terror ndaj popullsisë shqiptare në Ulqin dhe qytetarëve të zhvendosur

nga zonat e luftës në ish-Jugosllavi. Ky nuk është rasti i parë që policia ndërmerr aksione të tilla në Ulqin, sidomos gjatë sezonit turistik, kur numri i banorëve rritet ndjeshëm. Në parim, aksionet e tilla duhet përshëndetur sepse dihet që rritja e numrit të banorëve, si rezultat i turistëve, bart me vete edhe rrezikun e rritjes së shkallës së krimit. Por metodat e përdorura nga policia në luftë kundër krimit nuk mund të arsyetohen. Arsyetimi me justifikimin se aksioni është

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ndërmarrë për shkak të keqtrajtimit të një polici, jo vetëm që nuk është bindës, por është edhe amator sepse ka shumë gjëra që nuk shkojnë dhe që nuk mund të arsyetohen. Askush nuk duhet t’i mbrojë sulmuesit e policisë, por a duhet të hakmerret policia ndaj të gjithë qytetarëve, pavarësisht moshës, dhe ndaj një qyteti të tërë? Cili është faji i atyre klientëve që në natën e aksionit policor ndodheshin në njërin prej lokaleve ku është ushtruar kontroll? Si mund të arsyetohet demonstrimi i forcës ndaj popullsisë civile, duke i poshtëruar banorët dhe turistët që në fundjavë, në fillim të sezonit turistik kishin ardhur në Ulqin? Përpos kësaj, policia nuk ka bërë as përzgjedhjen e orarit të përshtatshëm e as të lokaleve që mund të konsiderohen problematikë në aspektin e sigurisë. Që prej shumë vitesh, Ulqini mban epitetin e qytetit më të qetë në Mal të Zi, jo për shkak të rolit dhe kontributit të policisë, sepse ajo është njëlloj si në qytetet tjera, por para së gjithash për shkak të qytetarëve të tij. Prandaj edhe demonstrimi i forcës dhe i dhunës ndaj popullsisë civile në Ulqin, e cila mund të trajtohet edhe si përpjekje e disiplinimit të popullsisë dhe qytetarëve të tij, është e pakuptueshme dhe e papërgjegjshme. E nëse aksioni i dhunshëm i policisë përbën gabimin e parë, atëherë reagimi i Drejtorisë së Policisë lidhur me aksionin policor në Ulqin përbën gabimin e dytë sepse në vend që të kërkojë falje, policia mbron aksionin e dhunshëm të policisë duke u përpjekur që ta paraqesë policinë si viktimë. Në vendet perëndimore dhe demokratike, policia përdor forcën vetëm në rastet ekstreme të mosbindjes apo kur ndaj saj ushtrohet dhunë. Prandaj rasti i fundit i aksionit të policisë në Ulqin dëshmon se Mali i Zi nuk i plotëson standardet evropiane sa i përket policisë, rrjedhimisht nuk është i përgatitur për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Një romani sh (Shënime për librin “Nata në Sion” të Anton Gjuravçajt)

Dr. Tonin Çobani

Hyrje Kontakti i parë me romanin e dytë të Anton Gjuravçajt (“Nata në Sion”) është edhe pranimi i një proze të veçantë dhe të shkruar ndryshe, që do të mund ta quanim thjesht antoniane. Dhe mendja na shkon menjëherë tek Anton Çehovi, jo vetëm sepse të dy autorët kanë të njëjtin emër (Anton) por edhe për faktin se të dy ishin mjekë, në profesionin e tyre bazë. Por jo vetëm kaq. Të dy vijnë në fushën e letrave si artistë me karakteristika të theksuara individuale. Çehovi me lirizmin e tij të thellë që përcjell fundin e një bote aristokratike dhe Gjuravçaj me zhbirilimet e tij të thella që shoqërojnë fundin e një sundimi 500-vjeçar. Është edhe një Anton tjetër në letrat shqipe. Ai quhet Anton Pashku dhe vjen duke i paraprirë një proze thellësisht subjektive. Subjektive është edhe proza e Gjuravçajt. 1. “Nata në Sion” është një roman që të provokon qysh në frazën e parë. Ç’do të thonë fjalët (që, sipas autorit, janë një formulë magjike): “Ne e tjerët jemi këtu. E pse tjerët? Mirë e përcolle, turku të vë shalën në shpinën e tyre.”? Ç’do të thonë? Madje që në titull (“Nata në Sion”) kemi të bëjmë, gjithashtu, me një provokim: ku bie ky vend (Sioni), për natën e të cilit është shkruar një roman? Mos

14

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

është Mali i Shenjtë, prej nga vjen sionizmi i kohës sonë, që në shqiptimin e përditshëm na tingëllon me “z”, zionizëm? Pavarësisht pyetjeve të kësaj natyre, ne dhe të tjerët; shqiptarët dhe osmanlinjtë në Ballkan (në trojet shqiptare); si dhe përplasjet e të dy qytetërimeve (evropian dhe aziatik) përbëjnë tematikën po aq provokuese të romanit “Nata në Sion” të Gjuravçajt. 2. Përse të merret provokuese tema në romanin e Gjuravçajt? Sepse nuk kemi thjesht një roman historik (apo me sfond historik). Nga fillimi deri në fund kemi të bëjmë me një diskurs historik. Aty ngrihen pyetje gjithfarëshe dhe, madje, pyetje mbas pyetjesh. Si ka funksionuar institucioni i pashait (Rashid Pasha)? Po kështjella dhe administrimi i saj? Si u krijua kasabaja me mejhanet e veta (mejhania e vjetër, mejhania e re), me xhaminë, Rrugën e Kovaçëve, Sheshin e Hallkave, Shkallën e Hanës etj? Të gjitha ngjarjet dhe episodet e romanit janë të lidhura me këta institucione e toponime, madje, gjenerohen prej tyre ose së bashku me ta. 3. Nga kjo qasje, unë e kam quajtur “Natën në Sion” një roman të shkruar ndryshe që kërkon edhe një lexues me kërkesa ndryshe. Ky “lexues ndryshe” e njeh historinë e popullit të vet. Prandaj mund të marrë pjesë në çfarëdo diskurs që lidhet me të. Di edhe shtrembërimet që i janë bërë asaj historie dhe vazhdojnë t’i bëhen edhe sot e kësaj dite. Prandaj është i gatshëm në çdo kohë të ketë një mendim të vetin, jo thjesht për të mbajtur përmendsh data e beteja të fituara (apo të humbura, e

njëjta gjë është), por për të nxjerrë në çdo rast përfundime inteligjente për të tashmen e të ardhmen e vet dhe të komunitetit ku bën pjesë si individ (“në kasabanë që nuk ishte larg qendrës së vilajetit”, f.226) apo si qytetar i përbotshëm (diku më afër Perëndimit). Lexuesi i Anton Gjuravçajt është i familjarizuar edhe me prozën gojor të gjuhës shqipe: një narracion i kursyer në fjalë dhe i parënduar me përshkrime që e shpërqendrojnë subjektin. Kështu që ai (“lexuesi ndryshe”) tërhiqet nga episode heroiko-tragjike të mbrujtura me dhimbje dhe ironi therëse deri në palcë. I tillë është episodi i Hanës përballë një bote mashkulliste të egër që mbizotëron gjithë romanin (f.255). Imazhi i saj, i denatyruar prej zyrtarëve të kasabasë dhe të kalimtarëve të ras-


KULTURË

hkruar ndryshe kështjella e përpiu dhunshëm Hasanin e vet, vetëm e vetëm se ai vishej si një evropian...

tit poshtë kështjellës, të mbetet i gjallë në mendje dhe s’mund ta zhgulësh sysh çfarëdo që të lexosh më tej. Ironi e dhimbje i kanë shkaktuar lexuesit më herët edhe dy “episode femërore” (nëse do të mund t’i cilësonim kështu): nata e aventurës së Aishes me burrin e saj qiellor (të dashurin, pra) dhe java e orgjisë së Fatimes me ushtarët që ruanin shtëpinë e saj, më saktë, të bashkëshortit të saj, ndaj të cilit po hakmerrej seksualisht (respektivisht në f.206 dhe 140)... Por do të ishte i mangët mozaiku i imazhit femëror në këtë roman të Gjuravçajt, nëse mbështetemi vetëm në episodet e mësipërme. Dramë më vete

është nëna e Martinit, plaka që gërmonte me thonjtë e duarve tokën për të gjetur varrin e djalit të vetëm. Por, kur Martini i saj (konvertuar në Mahir) kthehet gjallë e shëndosh, ajo nuk e pranon. Dhe vajtimi i saj nuk dëgjohet më. Nusja e të birit “në vend të plakës pa një shpend... E kërkuan plakën gjithkund, por ajo humbi pa shenjë.” (f.263). Mjaft poetik është edhe imazhi i Katrinës në kapitullin e fundit të romanit (f.301). Ajo është e brishtë dhe më shumë një ëndërr se realitet. Është dashuria e madhe e Hasanit, që, për Katrinën, ishte Hans, siç mund të ishte një kushdo student austriak. Por

Përmbyllje Romani “Nata në Sion” është organizuar në shtatë kapituj të gjatë, pa tituj a nëntituj. Secili ndër të shtatë kapitujt qëndron si njësi narrative më vete: ka një linjë subjekti që mund të qëndrojë edhe pa linjat e subjekteve të kapitujve të tjerë, ashtu si edhe grupi i personazheve të një kapitulli nuk është se bashkëvepron mjaftueshëm me grupin e personazheve të kapitullit tjetër. Element koheziv i romanit (sipas këtij këndvështrimi) është kasabaja dhe rrethinat e saj. Madje, do të ishim më të saktë po të thoshim se është një kryengritje e kudogjendur përreth kasabasë, kështjellës dhe logut, ku është ngritur fushimi i Rashid Pashës që ka mbërritur aty në krye të ekspeditës së bujshme kundër kryengritësve. Këta të fundit nuk duken shumë në roman dhe për pasojë nuk ia cenojnë aspak autoritetin vetë pashait (sulltanit), por trupat e tij (të pashait) pësojnë çdo ditë e më tepër humbje. Çfarë është më në fund një prozë e shkruar ndryshe? Është mënyra e tregimit. Ajo që quhet narracion. Narratori i Anton Gjuravçajt është dhe s’është vetë autori edhe kur flet në vetë të parë edhe në vetë të tretë. Gjithsesi ai narracion është në çdo rast i subjektivizuar, sepse u referohet grupeve të ndryshme që, shpeshherë, shprehin qëndrime krejtësisht të kundërta. Prandaj ia vlen të studiohet edhe si pasurim i prozës shqipe. Ai është një narrator i gjithëditur që nxit diskursin dhe merr pjesë aktive në të. Ndoshta edhe vetëm për këtë tip narratori romani “Nata në Sion” është një prozë e shkruar ndryshe. E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Vështrim

Për çështje loka standarde profe (Ali Salaj, Mediat dhe kriza e identitetit, Art Club, Ulqin 2017)

Firma gazetareske e Ali Salajt nuk flirton me lokal-patriotizmin patetik dhe nuk është e rënduar nga kompleksi i “provincializmit”. Në parim, gjakon që çështjet lokale t’i trajtojë ashtu që të jenë në sintoni, mundësisht edhe në koneksion, si me interesat kombëtare ashtu edhe me rrjedhat rajonale, por gjithmonë brenda standardeve profesionale

Anton Gojçaj

Dalja e “Kohës javore”, duke filluar nga shkurti i vitit 2002, shënoi një fazë të rëndësishme për zhvillimin e mediave shqipe në Malin e Zi, veçanërisht të atyre të shtypit. Ali Salaj është redaktori përgjegjës i kësaj gazete që nga numri i parë i saj e deri sot. Gazeta krijoi imazhin e vet

16

dhe në faqet e saj lexuesi mund të marrë informacione për shumë aktivitete në të gjitha sferat (shoqërore, politike, kulturore, por edhe sportive, argëtuese etj.) e jetës të shqiptarëve në Mal të Zi, duke u shndërruar në promotoren e vlerave dhe veprimtarive të tyre, në gjuhën shqipe. Artikujt e pjesës së parë (“Strategjia tregtare e mediave”) të librit “Mediat dhe kriza e identitetit” paralelisht me përshkrimin e kontekstit të ndjeshëm kulturor e shoqëror theksojnë edhe “dhimbjet e lindjes”, sa të vonuar aq të papërgatitur, të medias së shkruar në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Vlera

e artikujve dyfishohet nga fakti se ato e refuzojnë njëanshmërinë, i ikin mendësisë “partizane”, nuk kënaqen vetëm me mendësi “apologjike”, por i nënshtrohen një vetëvlerësimi profesional shumëplanësh. Me pak fjalë prekin një hark të gjerë problematikash. Këtu diskutohen pa kompleks jo vetëm çështjet që janë objekt trajtimi në mediat shqipe në Malin e Zi, por edhe për vetë ato media, për vështirësitë objektive në ushtrimin e detyrës, si edhe për pikat e dobëta (profesionale) të mediave në fjalë. Këtu, për mediat shqipe në Malin e Zi, reflekton njëri prej protagonistëve

Në vende të vogla është e vështirë të bësh karrierë të madhe në cilëndo fushë, rrjedhimisht edhe në gazetari. Ajo që media/gazetari mund të bëjë është vëzhgimi aktiv i proceseve dhe dukurive të ndryshme shoqërore, si dhe demaskimi i veprimeve negative të individëve dhe klaneve që dëmtojnë komunitetin dhe interesin publik. “Kritikat” e Salajt nuk u adresohen individëve të veçantë dhe nuk përmendin emra individësh. Editorialet e tij merren me parime dhe jo me njerëz, por ata që mbajnë përgjegjësitë janë të identifikueshëm, nënkuptohen

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017


KULTURË

ale, me esionale të saj. Duke lexuar editorialet “kroki” të Salajt, lexuesi mëson, nga dora e parë, mbi tundimet dhe sfidat e gazetarisë shqipe në Malin e Zi. Editorialet shënjestrojnë dukuri me simptome anomalish të ndryshme siç janë: sjellja indiferente e lexuesit shqiptar në Mal të Zi ndaj mediave të shkruara në gjuhën e vet amtare - si një formë e shfaqjes së krizës identitare, “atomizimi” i partive politike nacionale dhe rrjedhimisht humbja në peshë e faktorit shqiptar në jetën politike dhe shoqërore në Mal të Zi – që, dorën në zemër, në vend se të prodhojnë politika të qëndrueshme për komunitetin e vet më shumë shërbejnë për instalimin e liderëve “afatgjatë”, mungesa e parimeve etike te politikanët e rajonit të cilët përgjegjësinë për dështimet e veta provojnë t’ia faturojnë tjetrit (shpesh – elektoratit), marshimi i pseudointelektualëve në hierarkinë e institucioneve kulturore dhe shoqërore në mikromjediset ku jetojnë shqiptarët, praktika e vënies së etiketave “patriot” (për veten) dhe “tradhëtarë” (të tjerët), klanet që i bashkon interesi i përfitimit përmes mashtrimit, inatet primitive ndërmjet atyre që do të duhej të ndërtojnë politikën kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi, përçarjet e ndryshme që kulmojnë me diçka sa absurde aq komike - rivalizimin ndërmjet “qytetarëve” dhe “katundarëve” dhe, si qershi mbi tortë, gjithë kjo në një ambient ku vazhdon të ketë urrejtje dhe intolerancë ndëretnike - sidomos ndaj shqiptarëve etj.

Në vende të vogla është e vështirë të bësh karrierë të madhe në cilëndo fushë, rrjedhimisht edhe në gazetari. Ajo që media/ gazetari mund të bëjë është vëzhgimi aktiv i proceseve dhe dukurive të ndryshme shoqërore, si dhe demaskimi i veprimeve negative të individëve dhe klaneve që dëmtojnë komunitetin dhe interesin publik. “Kritikat” e Salajt nuk u adresohen individëve të veçantë dhe nuk përmendin emra individësh. Editorialet e tij merren me parime dhe jo me njerëz, por ata që mbajnë përgjegjësitë janë të identifikueshëm, nënkuptohen. Opinionet përfaqësojnë qëndrime personale për çështje të ndjeshme publike, që kanë të bëjnë sidomos me komunitetin të cilit i takon autori. Salaj fokusohet te skicimi besnik i problemeve, pa i relativizuar dhe pa zbukurime. Ai shfaqet si një anal-

ist i “angazhuar”, i vetëdijshëm për rëndësinë e profesionit dhe misionit të vet. Në disa situata është i detyruar të balancojë ndërmjet rrymave e interesave të ndryshme, madje edhe antagoniste. Ndonjëherë ofron edhe ide për zgjidhjen e problemit. Në fund, pothuaj rregullisht, gjendet një përfundim konciz, me mesazhin përkatës. Firma gazetareske e Ali Salajt nuk flirton me lokal-patriotizmin patetik dhe nuk është e rënduar nga kompleksi i “provincializmit”. Në parim, gjakon që çështjet lokale t’i trajtojë ashtu që të jenë në sintoni, mundësisht edhe në koneksion, si me interesat kombëtare ashtu edhe me rrjedhat rajonale, por gjithmonë brenda standardeve profesionale.

Opinionet përfaqësojnë qëndrime personale për çështje të ndjeshme publike, që kanë të bëjnë sidomos me komunitetin të cilit i takon autori. Salaj fokusohet te skicimi besnik i problemeve, pa i relativizuar dhe pa zbukurime. Ai shfaqet si një analist i “angazhuar”, i vetëdijshëm për rëndësinë e profesionit dhe misionit të vet E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Përkujtim: Dom Simon Filipaj

Për një përkthyes të për të cilin media he

Është e vërtetë që në vitin 1988 ai mori titullin Monsinjor, Kapelan i Papës, ndërsa më 1992 u emëru më universale dhe më kuptimplote e jetës së tij njerëzore është viti 1994, kur Shtëpia Botuese “D përkthimin e plotë të Biblës së Shenjtë

Moikom Zeqo

Ka figura që luajnë një rol të posaçëm në kulturën shqiptare, por për arsye jo shumë të shpjegueshme duken si të padukshme, për ta shtypi hesht, media elektronike gati nuk ekziston dhe vetëm një rrafsh studiuesish dhe specialistësh mund ta kuptojnë humbjen e madhe dhe të pazëvendësueshme, që përfaqësojnë këto figura, kur nuk janë më. Rastësisht, gjatë një vizite, 18 vjet më parë, në Shkodër, Monsinjor Vinçens Malaj, në bisedë më foli mua, për vdekjen e një mjeshtri të përkthimit në gjuhën shqipe, Monsinjor Simon Filipajt, i pari dhe i vetmi në të gjithë

18

Në analet e kulturës shqiptare ky përkthim kolosal është një vepër unikale dhe kështu Simon Filipajn mund ta quajmë me plot gojë një Shën Jeronim Eusebi të ditëve tona

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

kohërat, që ka përkthyer tërësisht Biblën e Shenjtë në shqip - nga fillimi deri në fund. U trondita dhe u trishtova njëkohësisht. Si është e mundur vallë që vdekja e njeriut të mrekullueshëm dhe punëtorit të paepur të përkthimit në shqip, modestit dhe të paharruarit, të heshturit dhe sakrifikuesit të vetëdijshëm të vetvetes, njeriut dhe fetarit të urtë Simon Filipaj, të kalonte gati në heshtje të plotë në mediat, kur kjo vdekje duhej të ishte në qendër të vëmendjes si një humbje e pazëvendësueshme jo vetëm njerëzore, por dhe sidomos kulturore. Simon Filipaj vdiq më 02. 09. 1999, në orën 04 e dhjetë minuta, në spitalin e Tivarit, në Malin e Zi, në moshën 75-vjeçare. Ai kishte qenë prej vitesh meshtar i përkushtuar me përvujtëri pranë Kryeipeshkëvisë së Tivarit dhe famullitar i Kishës së Shën Gjergjit në rrethin e Ulqinit. Meshën e dritës për shpirtin e Monsinjor Simon Filipajt, në bashkëcelebrim, e udhëhoqi miku i afërt i tij imzot Rrok Mirdita i Arqipeshkvisë Durrës – Tiranë, imzot Zef Gashi - arqipeshkëv i Tivarit, imzot Mark Sopi, imzot Pjetër Perkoliqi - arqipeshkëv në pension e shumë meshtarë. Mesha e shenjtë u tha në kishën e Shën Gjergjit dhe në fund të saj u mbajtën disa fjalime lamtumire. Monsinjor Rrok Mirdita, i prekur thellësisht nga vdekja e mikut të tij të vjetër, kujtoi ditët e paharruara kur së bashku me të ndjerin kanë punuar

në shërbim të grigjës vendase në të njëjtën dioqezë. Ai ngriti lart virtytet e larta të klerit dhe vlerat e tij të mëdha si përkthyes i mirënjohur nga qarqe kulturore dhe shkencore shqiptare. Një fjalë të përmortshme mbajti dhe imzot Mark Sopi, ipeshkvi i Kosovës, për njeriun e dashur, të përkushtuar “që dha gjithçka për kombin shqiptar”. Simon Filipaj u varros në vendlindjen e tij në Kllezën.


KULTURË

ë madh, esht

ua Prelat i Shenjtërisë së tij, Papës Gjon Pali II. Por data më e madhe, Drita” në Ferizaj të Kosovës botoi kryeveprën e tij të pavdekshme -

Ai kishte lindur në këtë fshat afër Ulqinit, 75 vjet më parë. Fëmijëria dhe rinia e tij kaloi në mjediset e qytetit të Ulqinit dhe Shkodrës, si dhe Tivar. Në Shkodër ai studion pranë Seminarit Papnor të jezuitëve shqiptarë të Propagandës Fide. Studimet filozofike e teologjike i përfundoi në Fakultetin Teologjik të Arkipeshkvisë së Zagrebit në Kaptollë, ku dhe diplomohet në vitin 1950.

U shugurua meshtar po këtë vit në Katedralen e Zagrebit dhe meshën e parë e dha në vendlindjen e vet, në Kllezën, më 26. 07. 1950. Pa dashur të shënoj hollësira, që gjithsesi janë tepër të rëndësishme në jetën e tij si klerik, unë autor i këtyre rreshtave përkujtimore dhe me respekt të madh dhe të veçantë dua të ndalem në atë që quhet viti më i madh i jetës së Simon Filipajt. Është e vërtetë që në vitin 1988 ai mori titullin Monsinjor, Kapelan i Papës, ndërsa më 1992 u emërua Prelat i Shenjtërisë së tij, Papës Gjon Pali II. Por data më e madhe dhe universale dhe më kuptimplote e jetës së tij njerëzore është viti 1994, kur Shtëpia Botuese “Drita” në Ferizaj të Kosovës botoi kryeveprën e tij të pavdekshme - përkthimin e plotë të Biblës së Shenjtë. Kjo vepër vigane, së cilës ai i kushtoi tërë jetën, është deri më sot i pari dhe i vetmi përkthim tërësor i Kishës Katolike, ku janë të përfshira të gjitha librat e Biblës, së bashku dhe me librin e parë dhe të dytë të Makabejve, përkthime këto që nuk janë bërë më parë në gjuhën shqipe, që nuk gjenden në përkthimet e variantit të kishës së shenjtë të Kishës Protestane. Në analet e kulturës shqiptare ky përkthim kolosal është një vepër unikale dhe kështu Simon Filipajn mund ta quajmë me plot gojë një Shën Jeronim Eusebi të ditëve tona. Simon Filipaj ka përkthyer edhe tekste të tjera liturgjike dhe katekistike. Ai është dhe autor i një fjalori të

rëndësishëm të shpjegimeve me karakter teologjik, kronologjik dhe etimologjik që i kushtohet tërësisht përkthimit të tij të Biblës së shenjtë. Ky fjalor biblik i shkruar prej Simon Filipajt, është i pari dhe i vetmi i këtij lloji në gjuhën shqipe. Sa herë do të përmendim viganët e ndritur të kulturës shqiptare, Buzukun, Bogdanin, Budin, Bardhin, Grigor Gjirokastritin, Konstandin Kristoforidhin, Gjenoçin, Fishtën, nuk do të harrojmë të përmendet dhe shqipëruesi që e arriti deri më sot i vetmi të realizojë një ëndërr 20 shekullore. Ky është Simon Filipaj, i cili duke patur përpara syve të tij variantet e pjesshme, përkthime të ndryshme të Biblës nga autorë përpara tij ndjeu dhe kuptoi misionin historik: të përkthente jo pjesë të veçanta, as pjesë më të mëdha, por të përkthente të tërë Biblën pa përjashtim. Pas 20 shekujsh vetëm Simon Filipaj mund të krenohet se e ka bërë këtë gjë. Vëllimi i madh me mijëra e mijëra faqe i botimit të Biblës së Shenjtë është në vetvete një enciklopedi e pazëvendësueshme e thesarit të madh të fjalës shqipe, e frazeologjive të mrekullueshme dhe popullore, e materializimit të ideve dhe koncepteve abstrakte dhe shpirtërore si dhe të terminologjisë teologjike dhe historike etj., çka e bën autorin e këtij shqipërimi, Simon Filipaj, një nga punëtorët më të mëdhenj dhe nga mjeshtrit e paharruar të fjalës shqipe në shekullin XX. Ky shkrim In Memoriam është vetëm një gjest modest për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për një nga njerëzit më të rrallë të kombit shqiptar, të kësaj kohe. Askush nuk mund të justifikohet me injorancën e vet, turpi është i të paditurve dhe nderi është i të diturve. Nëse mediat dhe qarqet shkencore e kulturore të kombit shqiptar nuk i bënë jehonën e duhur vdekjes dhe humbjes së parakohshme të këtij shqipëruesi të pashembullt Simon Filipaj, ne nuk mund të mos bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe që na takon të bëjmë për këtë njeri dhe punëtor të përmasave të mëdha. Më vonë do të kuptohet me të gjithë madhështinë e vet humbja e pazëvendësueshme e njeriut të shquar, klerikut të shenjtë dhe shqiptarit të madh Simon Filipaj. E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Ego

Astrit Lulushi

Zhvillimi fillon nga vetja. Dhe një vend quhet i zhvilluar sepse shumica e atyre që banojnë aty janë të zhvilluar. Ka vende që janë më pak ose aspak të zhvilluar, dhe njerëzit aty

“ 20

Kundërshtimi i arbitraritetit është i vetmi parim, e vetmja mënyrë që i shtyjnë ata kaq shpejt, sa më pas nuk ka rezistencë janë të ndrydhur - sepse kush nuk dëshiron të jetojë i lirë nga shtypja që vjen vetëm nga pushteti arbitrar, egoist, kapricios, mashtrues, tiranik, despotik, autoritar, ‘dorë e fortë’,

me një fjalë ‘jodemokratik’ - ata që i shmangen këtij lloj etiketimi janë të tillë. Kundërshtimi i arbitraritetit është i vetmi parim, e vetmja mënyrë që

Kjo natyrë ‘dyndje barbare’, rritet çdo ditë gjithnjë e më shumë duke shtyrë e shkelur. Si kancer, ajo ha më shpejt dhe çdo orë. Njerëzit rriten më pak të qëndrueshëm, më pak të gjallë e më pak të virtytshëm, nga ata që bëhen më të korruptuar dhe çdo ditë shtojnë rrethin e vartësve të tyre derisa virtyti, integriteti, shpirti publik, thjeshtësia bëhen objekt talljeje dhe hiçi, luksi, egoizmi, ligësia e padrejtësia gëlltisin gjithë shoqërinë

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017


MOZAIK

ë mund të mbrojë liritë e çdo njeriu. Kur njerëzit ‘lëshojnë pe’, mashtruesit, të pabesët dhe shkatërruesit

mund të mbrojë liritë e çdo njeriu. Kur njerëzit ‘lëshojnë pe’, mashtruesit, të pabesët dhe shkatërruesit i shtyjnë ata kaq shpejtë, sa më pas nuk ka rezistencë. Kjo natyrë ‘dyndje barbare’, rritet çdo ditë gjithnjë e më shumë duke shtyrë e shkelur. Si kancer, ajo ha më shpejt dhe çdo orë. Njerëzit rriten më pak të qëndrueshëm, më pak të gjallë e më pak të virtytshëm, nga ata që bëhen më të korruptuar dhe çdo ditë shtojnë rrethin e vartësve të tyre derisa virtyti, integriteti, shpirti publik, thjeshtësia bëhen objekt talljeje dhe

Ka vende që janë më pak ose aspak të zhvilluar, dhe njerëzit aty janë të ndrydhur - sepse kush nuk dëshiron të jetojë i lirë nga shtypja që vjen vetëm nga pushteti arbitrar, egoist, kapricios, mashtrues, tiranik, despotik, autoritar, ‘dorë e fortë’, me një fjalë ‘jodemokratik’ - ata që i shmangen këtij lloj etiketimi janë të tillë

hiçi, luksi, egoizmi, ligësia e padrejtësia gëlltisin gjithë shoqërinë. Egoizmi, thotë Ayn Rand, nuk është thjesht gabim, por paraqet një “mar-

rëveshje intelektuale shkatërruese”, e cila eshtë përgjegjëse, më shumë se çdo faktor tjetër, për zhvillimin e kontrollit moral të shoqërisë. E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

21


KULTURË

ABBAT PRENG DOÇI (ll)

Bashkimi politik i fise Abat Doçi punoi me përkushtim të pazakontë në ruajtjen, kultivimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare duke dhënë dëshmi se është e mishëruar thellë ne popull. Kambanat e kishës së Oroshit kanë rënë jo vetëm për meshë, por edhe për meshën e lirisë duke i ngritur malësitë në kushtime të njëpasnjëshme

Dom Nike Ukgjini

Kthimi në Atdhe dhe vazhdimi i misionit në shërbim të Zotit e popullit

Pas shumë peripecive diplomatike, në Shkodër, Romë, Stamboll e Vjenë, më ndihmën e Austro-Hungarisë si garant pranë Portës së Lartë, Doçi më 27 tetor 1888, arriti pas 11 viteve mërgimi të kthehej në Shkodër, duke u caktuar abat në Oroshin e lavdishëm. Kthimi sipas dekreti të sulltanit dorëzuar Bahri Pashës në Shkodër, ishte kushtëzuar që të mos merrej më politikë dhe veprimtaria e tij kërkonte që të mos kalonte kufijtë e Provincës se Mirditës. Doçi, si autoritet i lartë kishtar i cili tani varej nga Roma dhe Vjena, i kishte dhënë vetes më tepër detyrë për të punuar në rrugën e veprimtarisë kishtare, për rimëkëmbjen e kishave të shkatërruara nga turku, për liri dhe për të mirën e atdheut. Përkundrejt pengesave që kishte përpara, punonte më plot energji për fuqizimin e faktorit te brendshëm me anë të besës e bashkimit, zhvillimit të jetës kulturore e shpirtërore. Mbarimi i shek. XIX, përben një moment me rendësi në historinë e Mirditës, pasi me nxitjen e Doçit u shënjua lulëzimi me i madh i përpjekjeve të shqiptarëve për liri kundër ushtrisë Turke. Qëllimi i Abat Doçit ishte edhe përf-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

shirja e shqiptarëve të Mirditës në koalicione politike te Evropës, çfarë do përfitonte dhe Shqipëria. Abat Doçi punoi me përkushtim të pazakontë në ruajtjen, kultivimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare duke dhënë dëshmi se është e mishëruar thellë ne popull. Kambanat e kishës së Oroshit kanë rënë jo vetëm për meshë, por edhe për meshën e lirisë duke i ngritur malësitë në kushtime të njëpasnjëshme. Sundimi turk u përpoq me te gjitha fuqitë e saj ta nënshtronte Mirditën, por nuk qe e mundur pasi mirditasit nuk pranuan për asnjë çmim sistemin e timarëve e ndërrimit të besimit dhe tjetërsimin e kulturës shekullore të

popullit të Arbrit. Kujdesin për kultivimin e kulturës arbërore Primo Dochi (Preng Doçi), e kishte treguar edhe gjatë qëndrimit të tij të përkohshme në Mal të Zi. Ai në relacionin e tij nga Tivari dërguar në vitin 1883 Kongregacionit për Përhapjen e Fesë, në mes tjerash thotë, se përveç në Cetinë e Rijeka (mendon në Rijeka Crnojeviq), ku jetonin 92 katolikë nga Shkodra, ka të tillë dhe në Nikshiq dhe në Danillovgrad. Në vargun e organizimeve përgatitore për t`iu kundërshtuar Perandorisë osmane në Shqipëri, ishte mbledhja e fshehtë e vitit 1893, organizuar në famullinë e Shkrelit (Malësia e Madhe). Gjykuar nga rëndësia e


KULTURË

eve shqiptare personave pjesëmarrës dhe ngjarjeve që pasuan, themi se, në këtë takim, qe hedhur një nga platformat e rëndësishme për organizimin e lëvizjeve dhe kryengritjeve popullore kundër sunduesve osmanë. Në mbledhjen e Shkrelit, Nikaj dhe Doçi, ndër të tjera, ishin zotëruar se do merreshin me afrimin e shqiptarëve të dy besimeve, katolik dhe mysliman. Në qytetin e Shkodrës, përçarja e shkaktuar nga turqit sipas, Nikajt, ishte e dukshme. Sipas këtij konstatimi, rezulton se afrimi i shqiptarëve të dy besimeve, do ishte puna bazë për përgatitjen e lëvizjeve dhe kryengritjeve, që do të zhvilloheshin kundër Perandorisë osmane, deri në shpalljen e plotë të pavarësisë së Shqipërisë. Nikaj, edhe përkundrejt pozicioneve të ndryshme kishtare që kishin me abatin e Mirditës, Preng Doçin, ndërmjet tyre mbanin lidhje të ngushta miqësie. Të dy kishin të njëjtin drejtim politik, “Shqipënin e lirë e vetsunduese” thekson Nikaj. Abat Preng Doçi, letrar, hulumtues

dhe diplomat, kishte paraqitur para krerëve të Mirditës në Orosh, në vitin 1897 programin me të cilin parashikonte organizimin e lëvizjeve dhe kryengritjeve nga 1897-1900 dhe në vazhdim. Në këtë program sipas konsullit, Theodor Ippeni, të datës 25 qershor 1897, ishte paraparë bashkimi i tri krahinave: Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Mirditës, nën administrimin e Prek Pashës. Duke pasur parasysh se ai, kishte pozicion të lartë kishtar, mori përsipër, para të huajve ta paraqesë programin si një ndërmarrje spontane të disa patriotëve e jo, si të udhëzuar nga ai apo nga Austro-Hungaria. Meqenëse kisha katolike në Shqipëri, që në vitin 1837 ishte nën protektoratin e kultit të Austro-Hungarisë, Doçi, me 7 dhjetor 1897, raporton Vjenën lidhur me programin në fjalë. Duke qenë se Doçi ishte Abat i një abacie të një rangu me dioqezën, kthimin në Mirditë, në vitin 1888, e kishte të kushtëzuar nga diplomacia evropiane si garant para Perandorisë osmane, për mosangazhimin e tij në politikë. Prandaj në veprimtarinë tij atdhetare u detyrua të ishte shumë i fshehtë dhe më i rezervuar në raport me çështjen në fjalë. Sidoqoftë, puna e tij nuk pat të ndalur, sepse vazhdonte të merrte pjesë tërthorazi apo drejtpërsëdrejti në organizimin e kryengritjeve të popullatës për çlirim-

in e vendit nga zgjedha turke. Për punën e tij të palodhur dhe heroike, diplomacia austro-hungareze do të shprehej se imzot Doçi, ishte burrë i zgjuar dhe energjik, i cili e kishte marrë përsipër që të realizojë bashkimin politik të fiseve shqiptare. Filozofi francez, Zhan Pol Sartër, ka shkruar se “nuk mund te jesh intelektual po qe se nuk zotëron, përveç dijes edhe guximin”. Doçi, duke e poseduar edhe njërën dhe tjetrën, vazhdoi të nxiste popullin në organizimin e kryengritjeve. Ai qe frymëzues i organizimit të kuvendit të mbajtur gjatë muajit prill në Kimëz dhe më vonë në Fan të Mirditës në vitin 1911, në të cilin ishte vendosur të kundërshtoheshin sanksionet e ndërmarra kundër popullit, nga Perandoria osmane. Nikaj dhe Doçi u gjetën edhe në vorbullën e shpërthimeve të kryengritjeve në Malësinë e Mbishkodrës, gjatë muajve mars-gushtë vitit 1911. Doçi në vazhdim qe përkrahës i mbajtjes së Kuvendit në Kallmet të Lezhës, në tetor të vitit 1911, kur krerët e 12 bajraqeve të Mirditës vendosën që të mos u binden autoriteteve osmane. Gjithashtu, Abati përkrahu dhe nxiti mbajtjen e kuvendit të Rubikut, organizuar po në këtë vit, në të cilin u hartua projekt-kushtetuta për Shqipërinë autonome, e cila në raportet e konsujve quhej Memorandumi i mirditasve. Kjo projekt-kushtetutë qe prezantuar, nëpërmjet delegacionit mirditor dhe në Besëlidhjen e Shkupit, më 10 gusht 1912. Nuk ka dyshim se Preng Doçi, klerik i lartë, qëndronte në ballë të lëvizjeve dhe kryengritjeve kombëtare si vizionar, me mjetet që i lejoheshin. Në lidhje me këtë, flet dhe fakti, i letërkëmbimit të vazhdueshëm të Doçit, me deputetin e Perandorisë osmane, e më pas kryetarin e qeverisë se përkohshme të Shqipërisë, Ismail Qemalin nga viti 1903, deri në 1912 dhe më pas, duke menduar për rregullimin e gjendjes edhe pas shpalljes se pavarësisë së vendit. E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

23


IN MEMORIAM

Musa Kraja - perso i pedagogjisë dhe i (Me rastin e vdekjes së tij më 13 qershor 2017, në Tiranë) Me dhembje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tonë të nderuar Prof. Dr. Musa Kraja, të këtij pedagogu dhe veprimtari të respektuar të arsimit, i cili tërë jetën dhe punën e tij ia dedikoi pedagogjisë dhe arsimit shqiptar. Vepra pedagogjike e tij është e pasur, shumëdimensionale, e njohur dhe e çmuar në mbarë gjeografinë shqiptare dhe zë një vend shumë të rëndësishëm në pasurinë diturore të arsimit dhe të mendimit tonë pedagogjik. Ai është vazhdues i veprës pedagogjike të pedagogëve të mëdhenj të kombit tonë: Aleksandër Xhuvani, Hamit Beqja, Bedri Dedja, Jashar Rexhepagiqi etj. Profesor Musa Kraja lindi më 1938 në Shkodër, ku mori edhe edukimin familjar, arsimin fillor dhe arsimin e mesëm pedagogjik. Po në Shkodër, përkatësisht në Institutin e Lartë Pedagogjik i kreu edhe studimet e larta për gjuhë-letërsi (1966) dhe për histori-gjeografi (1968), ndërsa studimet universitare për histori-gjeografi i kreu në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës (1970). Në vitin 1978 mbaroi studimet pasuniversitare për filozofi, pasuar nga gradat shkencore: kandidat i shkencave (1984), docent (1986), doktor i shkencave pedagogjike (1993), asistent profesor (1994), profesor universiteti (2000). Për qëllime studimi qëndroi edhe jashtë vendit, në Zvicër, Turqi etj. Gjithë jetën dhe punën e tij, prof. dr. Musa Kraja ia kushtoi arsimit dhe pedagogjisë. Gjashtë vitet e para të karrierës së tij ishte mësues në zona të thella malore të rrethit të Shkodrës, në rrethana tejet të vështira. Vazhdoi drejtor shkolle në shkolla të Velipojës, mësimdhënës dhe drejtor shkolle në Shkodër, mësimdhënës dhe zëvendësdrejtor në shkollën pedagogjike të Shkodrës, këshill-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

tar i arsimit dhe mësimdhënës në Filialin e Universitetit të Tiranës në Shkodër, mësimdhënës dhe titullar i lëndës së Pedagogjisë në Universitetin e Tiranës (26 vjet), zyrtar i lartë në Ministrinë e Arsimit, drejtor gjimnazi në Tiranë, themelues dhe drejtues i shkollës parauniversitare jopublike “Mësonjëtorja XXI” në Tiranë, punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike (19982001), kryetar i Shoqatës së Mësuesve dhe Pedagogëve Shqiptarë, rektor i Akademisë Pedagogjike të Tiranës, nismëtar dhe kryetar i shoqatës gjithëshqiptare “Akademia e Shkencave të Edukimit” me seli në Tiranë etj. Krahas punës didaktike dhe organizative mësimore, Musa Kraja u mor edhe me veprimtari kërkimore- shkencore, kryesisht në fushën e arsimit dhe të historisë së tij, për çka dëshmojnë reth tridhjetë vepra shkencore

dhe tekste universitare nga fusha e pedagogjisë së përgjithshme, didaktikës, pedagogjisë rurale, të aplikuar, etika e arsimtarit, historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar dhe botëror etj. Botimet e tij mund të ndahen në dy grupe të mëdha: a) me karakter aktual dhe b) me karakter historik. Në grupin e parë bën pjesë vepra “Pedagogjia” (1998, ribotuar disa herë), tekst universitar i pedagogjisë së përgjithshme, i cili u shfrytëzua dhe shfrytëzohet si tekst themelor në studimet e pedagogjisë (edukimit) në mbarë hapësirën shqiptare. Të kësaj natyre janë edhe disa vepra të tjera të tij si, “Për forcimin cilësor të shkollës” (1981); “Probleme të forcimit të punës edukative në shkollë” (1981); “Vizione pedagogjike rurale” (2003), e cila është vepra e parë nga pedagogjia rurale në gjuhën shqipe; “Pedagogjia e zbatuar” (2008)”, në


IN MEMORIAM

onalitet i shquar i arsimit shqiptar

Prof. dr. Musa Kraja u shqua, jo vetëm si profesionist i spikatur, profesor model, studiues i pasionuar dhe intelektual i dalluar, Mësues i Merituar, por njëkohësisht, ai u shqua si një personalitet dhe qytetar me vlera e tipare të larta njerëzore, për të cilën gjë ishte i dashur dhe i resperktuar nga të gjithë ata që paten fatin të bashkëpunojnë dhe komunikojnë me të, duke përfshirë këtu edhe studentët dhe kolegët e tij të shumtë. Vepra dhe personaliteti i Profesorit Musa Kraja rrojnë dhe frymëzojnë

të cilën autori paraqet përvojën e tij në shkollën parauniversitare; “Personaliteti i mësuesit dhe pedagogut: Etika profesionale” (2012), një vepër madhore shumë e vëllimshme për etikën e mësimdhënësit, shoqëruar me portrete etike mësuesish dhe pedagogësh të ndryshëm. Në veprimtarinë kërkimore-shkencore të prof. dr. Musa Krajës, vend

të rëndësishëm zënë veprat (botimet) nga fusha e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar dhe botëror, ndër të cilat veçojmë: “Portrete mësuesish dëshmorë” (1967), ku autori përjetësoi figura të ndritura mësuesish dhe veprimtarësh të arsimit e shkollës shqipe, që ranë në fushën e betejës për liri dhe pavarësi gjatë Luftës së Dytë Botërore; “Migjeni mësues” (1973, ribotuar edhe disa herë të tjera), monografi shkencore-letrare për punën e Migjenit si mësues; “Ndrec Ndue Gjoka…” (1974), e cila ka të bëjë me jetën dhe punën heroike të mësuesit mirditorë në krye të luftës për arsimin dhe shkollimimin e fëmijëve të Mirëditës; “Mësuesit e epokës së Pratisë” (1986), vepër kjo ku autori përshkruan entuziazmin, punën dhe sakrificën e mësuesve për ndërtimin e sistemit arsimor në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore; “Mati Logoreci” (1987, ribotuar më 2001), monografi shkencore për punën arsimore dhe patriotike të rilindësit të shquar, Mësues i Popullit, Mati Logoreci, nga Shkodra, i cili kontribuoi shumë për arsimin dhe shkollën shqipe në Prizren, përkatësisht në Kosovë; “Nexhip Alpan dhe mendimi pedagogjik i tij” (1992), studim monografik për pedagogun dhe publicitit shqip-

taro-turk Nexhip Alpan, me origjinë nga Gjirokastra; “Mësuesit për kombin shqiptar” (1993), një vepër e vëllimshme enciklopedike, e cila ngërthen me qindra mësues dhe veprimtarë të arsimit, nga lashtësia deri në kohën tonë, të cilët kontribuan shumë për formimin dhe zhvillimin e kombit shqiptar, si dhe vepra të tjera historike e histriko-pedagogjike. Prof. dr. Musa Kraja ishte bashkautor i disa veprave të tjera, siç janë: “Jonuz Emre poet dhe edukator i madh” (1999); “Idetë dhe pedagogjia e Harry Fultzit në Shqipëri” (2000), si dhe një varg veprash e studimesh të tjera për Pestalocin, Herbartin dhe herbartianët etj. Prof. Musa Kraja organizoi dhe mori pjesë aktive në shumë takime shkencore-profesionale në Shqipëri dhe jashtë saj. Me shkrimet dhe intervistat e tij ishte i pranishëm në media të ndryshme. U përpoq për përafrimin dhe integrimin e sistemit të arsimit shqiptar në shkallë mbarëkombëtare, për të cilën gjë, me nismën e tij, u themelua edhe shoqatat mbarëkombëtare “Akademia e Shkencave të Edukimit” (Tiranë, 2011), ku ai njëzëri u zgjodh edhe kryetar i saj. Prof. dr. Musa Kraja u shqua, jo vetëm si profesionist i spikatur, profesor model, studiues i pasionuar dhe intelektual i dalluar, Mësues i Merituar, por njëkohësisht, ai u shqua si një personalitet dhe qytetar me vlera e tipare të larta njerëzore, për të cilën gjë ishte i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin të bashkëpunojnë dhe komunikojnë me të, duke përfshirë këtu edhe studentët dhe kolegët e tij të shumtë. Vepra dhe personaliteti i Profesorit Musa Kraja rrojnë dhe frymëzojnë. Ndaj, me respektin më të madh i falemi kujtimit dhe veprës së tij të përjetshme. Prof. dr. Hajrullah Koliqi E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

25


MOZAIK

KKSH vazhdoi aksionin e dhurimit të librave për pasurimin e fondit libror për shkollat me mësim në gjuhën shqipe

Libra të ndryshëm për Gjimnazin “25 Maji” në Tuz dhe për Medresenë “Mehmed Fatih” në Milesh Tuz- Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vijuar me aksionin e dhurimit të librave me synim pasurimin e bibliotekave shkollore me lektyra dhe literaturë të domosdoshme për nxënësit që mësimin e ndjekin në gjuhën amtare. Javën e kaluar kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, i shoqëruar nga sekretari i KKSH-së Faik Nika, nga kryetari i Komisionit për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës Shqipe Ismet Kallaba dhe nga nënkryetari i këtij komisioni Albert Camaj, kanë ndarë 47 tituj me nga 10 ekzemplarë në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz ku janë pritur ngrohtësisht nga drejtoresha, Miliana Daboviq, nga një pjesë e stafit pedagogjik dhe nga dy nxënësit e sivjetshëm të gjeneratës. Fillimisht është bërë një prezantim i ndërsjellë i dy institucioneve, Gjimnazit “25 Maji” dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për veprimtarinë e tyre, problemet e sfidat të cilat i kanë bërë të ditur reciprokisht kryetari i KKSH-së Genci Foto: KOHA

26

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Nimanbegu dhe drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji”, Milijana Daboviq. Nimanbegu ka thënë se krahas veprimtarisë së gjerë që ushtron KKSH në një sërë fushash kur janë në pyetje shumë çështje të shqiptarëve në Mal të Zi, përmirësimi dhe avancimi i arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, është përherë në fokus të këtij këshilli. Ndërkohë, gjatë ceremonisë së ndarjes së fondit libror për Gjimnazin “25 Maji”, kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu duke falënderuar drejtoreshën për mirëpritje, ka thënë se KKSH edhe këtë vit vazhdon me aksione të dhurimit të lektyrave shkollore dhe veprave të tjera letrare. “Këta 47 tituj me nga dhjetë ekzemplarë të autorëve të ndryshëm, shpresoj se do të shfrytëzohen në këtë shkollë dhe ju siguroj se sikur unë ashtu edhe anëtarët e KKSHsë do të qëndrojmë gjithherë të gatshëm të ndihmojnë arsimin”, është shprehur Nimanbegu. Në të njëjtën kohë, drejtoresha e

Gjimnazit Milijana Daboviq në emër të saj dhe në emër të të gjithë trupit arsimor i ka falënderuar përzemërsisht përfaqësuesit e KKSH-së për këtë donacion të cilin e quajti si vlerë e paçmuar për shkollën që drejton duke thënë se biblioteka e Gjimnazit ka deficit të fondit libror, sidomos kur bëhet fjalë për autorë të njohur shqiptarë. “Librat që na sollët sot, do të përdoren nga të gjithë nxënësit e shkollës sonë dhe fondi i bibliotekës së shkollës nga sot është më i pasur, duke shpresuar që ky do të jetë vetëm vazhdimi i një fillimi që premton shumë”, është shprehur Daboviq. Përfaqësuesit e KKSH-së kanë vijuar aksionin e dhurimit të librave edhe në Medresenë “Mehmed Fatih” në Milesh. Rikujtojmë se vitin e kaluar Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka ndarë lektyra shkollore për bibliotekat e të gjitha shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi. t. u.


KULTURË

Foto: KOHA

Në QKI “Malësia” u shfaq monodrama “10 urdhërimet”

Dhurojini njëri-tjetrit dashuri, paqe e tolerancë Tuz- Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, në bashkëpunim me QKI “Malësia” kanë organizuar shfaqjen e monodramës “10 urdhërimet” të autorit Roberto Benini, me regji të Dritan Sulejmanit dhe interpretim të Rita Gjekës, aktore dhe drejtoreshë e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Kjo monodramë pasqyron fenomenet negative që për fat të keq ende vazhdojnë të jenë prezentë në shoqërinë shqiptare siç janë vrasjet, hakmarrjet, gjakmarrjet, tradhtia, lakmia ndaj të tjerëve, e dukuri të tjera negative, por njëkohësisht ka si objektiv ndërgjegjësimin e masës për të dhuruar njëri-tjetrit paqe, dashuri e tolerancë dhe të ndalojnë anët negative që degradojnë shoqërinë e në veçanti të rinjtë. “10 urdhërimet” e Zotit që i përkasin 3500 vjetëve më parë kur Zoti

me Mojsiun/Musain i kanë shkruar ato, janë dhjetë urdhërime si: mos vra, mos rrej, mos lakmo gruan e tjetrit, ndero Babë e Nanë, etj, pra janë dhjetë urdhra qe ne duhet të na shërbejnë çdo ditë në jetën tonë. Mesazhi kryesor që këto 10 urdhra transmetojnë përmes kësaj shfaqjeje është se në qoftë se rrejmë Zotin, e rrejmë veten, në qoftë se rrejmë veten, rrejmë dhe të tjerët. Pra, ne me veprime të mbrapshta, më dëm i bëjmë vetës sesa të tjerëve. Fjala “Mos vrit”, është mesazhi më i rëndësishëm që mund të jepet në ditët e sotme, sepse për fat të keq ende sot edhe pas 4 miliardë vjetësh, ne vazhdojmë me luftëra dhe me këto veprime dhe nuk jena në gjendje të nderojmë vetëm dy fjalë, “Mos vrit”, u shpreh në prononcimin për “Koha Javore”, aktorja që interpretoi këtë monodramë, Rita

Gjeka. Kjo është shfaqja e njëmbëdhjetë e kësaj monodrame, ndërsa premiera është dhënë vitin e kaluar në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, kurse është hera e parë që është shfaqur në Tuz. “10 Urdhërimet” janë dhjetë rregulla që kanë ndryshuar botën, janë dhjetë fjalë të shkruara në Bibël qe kanë hedhur themelet e civilizimit, themelet e të gjitha ligjeve, atyre morale dhe juridike. Fjalë të thjeshta por të mbushura me një emocion esencial. Kjo shfaqje është një himn që i thuret dashurisë si burimi prej nga rrjedh gjithçka e bukur dhe e mirë që përmban kjo tokë, që në fillim të krijimit të saj, përmban. Krejt e thjeshtë: Me dashtë... ndoshta është fjala më e përsëritur në këtë tekst por njëkohësisht edhe fjala më kuptimplotë, ajo që vërtet i jep sens t. u. ekzistencës sonë. E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Flamuri Kuq e Zi përsëri në shënjestër

Policia kërkoi largimin e flamurit kombëtar Dinoshë- Flamuri Kombëtar i Shqiptarëve ditëve të fundit ka qenë sërish në shënjestër për t’u larguar dhe për të mos u përdorur, duke u trajtuar si një “flamur i huaj që nuk lejohet të përdoret” Rasti i fundit ka ndodhur në familjen e Xhemal Nikajt në fshatin Dinoshë, në familjen e të cilit sipas familjarëve, ditë më parë kishin shkuar pjesëtarë të policisë të cilët u kishin kërkuar atyre që të largojnë flamurin Kuq e Zi nga çatia e shtëpsië familjare që e kishin vendosur që nga 28 NëntoriDita e Flamurit Kombëtar. Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i cili menjëherë së bashku me këshilltarin e tij, Nikollë Berishaj, e ka vizituar këtë familje ku kanë biseduar për disa minuta me bashkëshorën e Xhemalit, Vera Nikaj, duke qenë se Xhemali ndodhej për një vizitë në SHBA. Bashkëshortja e tij ka treguar se Policia ju ka kërkuar që të heqin flamurin kombëtar nga çatia e shtëpisë, duke ju kujtuar atyre se për këtë akt mund të dënohen deri në 2 mijë euro. “Ka qenë data 14 qershor pasdite kur një grup i policisë ka ardhur duke na kërkuar të largojmë flamurin kuq e Zi nga çatia e shtëpisë, me ç’ rast na thanë se dënimet janë të larta për veprime të tilla me arsyetimin se urdhrin për largim e kanë marrë nga lart, por duke mos konkretizuar se kush i ka urdhëruar të kërkojnë heqjen e flamurit nga shtëpia jonë”, u shpreh bashkëshortja e kryefamiljarit të Xhemal Nikaj. Në të njëjtën kohë nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, i ka njoftuar familjarët se përdorimi i flamurit është i

28

lirë “si me Kushtetutë, ashtu edhe me Ligjim mbi të drejtat dhe liritë e pakicave dhe Ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare (si aktet më të rëndësishme juridike për ne), se flamuri shqiptar është flamuri i vetëm yni dhe si i tillë është simbol i shqiptarëve në Mal të Zi. Lidhur me këtë edhe ne si Këshill Kombëtar i Shqiptarëve e kemi informuar zyrtarisht dy herë Ministrinë e Punëve të Brendshme (më 2011 dhe 2015.)”. Në deklaratën për media, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, e ka dënuar këtë akt duke e quajtur si antiligjor dhe ka shprehur gatishmërinë e tij se do të jetë në dispozicion për probleme eventuale të kësaj natyre edhe si

person, por edhe në emër të funksioneve që kryen. “Për mua është tejet zhgënjyese që Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka të qartë se Kushtetuta, Ligji mbi të drejtat dhe liritë e pakicave dhe Ligji mbi përdorimin e simboleve kombëtare, që mundësojnë përdorimin e lirë të simbolit kombëtar, në hierarkinë juridike janë më lart se Ligji mbi rendin publik, e posaçërisht kur çdo polic në rrugë e di mirëfilli se cili është simboli ynë. Lidhur me raste të tilla edhe si Këshill Kombëtar i Shqiptarëve e kemi informuar zyrtarisht dy herë Ministrinë e Punëve të Brendshme (më 2011 dhe 2015”, është shprehur mes tjerash Nimanbegu në deklaratën për media. t. u.

Foto: KOHA

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017


FOTOGRAFIA E JAVËS

ALBERT CAMAJ XHAMIA NË DACAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria

Kundër tregut të përbashkët në Ballkan “Kur pas një muaji në Trieste do të takohen liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pritet që ata të mbështesin idenë për krijimin e tregut unik në atë hapësirë. Për këtë shpreson komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, ndërsa llogarit që kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe liderët e tjerë të anëtarëve të rëndësishëm të BE-së do të japin kontributin për t’i bindur ‘partnerët në Ballkan’ që të mbështesin këtë ide”, thuhet në tekstin me titull “Krijohet projekti politik i ri rajonal” në gazetën kroate “Jutarnji list”. “Bashkimi i gjashtë shteteve për një qëllim të përbashkët ka mbështetjen e fuqishme të Angela Merkel”, theksohet në këtë shkrim, i cili citon përpjekjen e komisionerit Hahn për këtë projekt. “Në Bruksel Hahn para disa ditësh ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për union doganor, siç është cituar gabimisht në Beograd gjatë vizitës së paradokohshme, por për ‘territor ekonomik rajonal’. Megjithatë, vazhdon shkrimi, “qoftë treg i përbashkët ose unioni tregtar, kjo ide ka nxitur drojë dhe kundërshtime në rajon. Deri tash janë deklaruar kundër saj me këmbëngulje ose më pak këmbëngulësi Mali i Zi dhe Kosova, por as Shqipëria nuk ka qëndrim të qartë”, shkruan “Jutarnji list” i Zagrebit. Argumenti i Kosovës për kundërshtim është se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e kanë njohur si shtet dhe që njëherësh konsiderohet “pengesa

30

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

më e madhe” për formimin e një tregu të tillë. “Këto dy shtete nuk lejojnë as vizitat e shtetasve të Kosovës, e lëre më diç tjetër, dhe se në rrethana të tilla është e palogjikshme të flitet për treg të përbashkët”, shton kjo gazetë. Argument tjetër për “kundërshtim të vendosur të Kosovës” për krijimin e tregut të përbashkët për 20 milionë njerëz është ai që ka përmendur kohë më parë në Bruksel, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, fakti se Serbia synon tregti të lirë me Rusinë dhe me Zonën Evroaziatike, në ç’mënyrë “do të mund të rritej roli roli i Rusisë në rajon, ndërsa Kosova të vërshohet me mallra të lira me origjinë të dyshimtë”. “Ndërsa politikisht Kosova gjithë këtë e sheh si forcim të rolit të Serbisë në rajon”, vlerësohet më tutje. Po ashtu, pjesëmarrja e Kosovës në çfarëdo nismash rajonale “gjithmonë problematizohet, ndonëse besohet se kjo çështje është zgjidhur në Bruksel përmes dialogut. Bashkimi Evropian gjatë gjithë kohës bashkëpunimin rajonal dhe tregtinë e lirë e ka parë si mjet vendimtar për arritjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë afatgjate në rajon, duke konsideruar se ‘tregtia nuk njeh kufij’ dhe se kjo do të ndihmojë edhe në procesin e pajtimit”, shkruan më tutje “Jutarnji list”. Përveç Kosovës, idenë e tregut unik tash për tash e kundërshtojnë edhe Shqipëria e Mali i Zi. Shqipëria fillimisht e kishte mbështetur këtë ide, por më vonë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Dit-

mir Bushati shfaqën rezerva. Mali i Zi konsideron se kjo do të mund të krijojë alternativën e anëtarësimit të tij në BE Gazeta kroate rikujton se dikur, menjëherë pas luftës dhe nga fundi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, edhe vetë Kroacia ishte kundër krijimit të unionit jodoganor ose të një tregu të përbashkët, duke parë në të “rrezikun nga formimi i asociacioneve të reja rajonale, të ngjashme me ndonjë “Jugosllavi të re”, në të cilën nga shtetet e ish-Jugosllavisë nuk do të ishte Sllovenia, por do të ishte Shqipëria, prandaj Zagrebi këtë e shihte si një zëvendësim të mundshëm për anëtarësim në BE”. Megjithëkëtë , Johannes Hahn që nga mbledhja në Sarajevë para tre muajsh në të gjitha takimet me përfaqësuesit e shteteve të rajonit po lobon për këtë ide. “Tani ka shtuar përpjekjet në këtë drejtim sa më shumë që po afrohet samiti për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili kësaj here do të mbahet në Trieste, nga mesi i korrikut. Deri atëherë duhet të punohet për përgatitjen e kornizës ligjore që një treg të tillë do ta bënte efektiv, ndërsa në takim do të jepej vetëm mbështetja politike:”. Pritet që në Trieste edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe liderët e tjerë të vendeve të rëndësishme anëtare të BE-së do të kontribuojnë për t’i bindur partnerët e Ballkanit që të mbështesin këtë ide. (Koha Net)


MARKETING

KOMUNA URBANE E TUZIT

Me fat festën e Bajramit ALTERNATIVA SHQIPTARE

Të gjithë besimtarëve myslimanë për shumë mot gëzuar festën e

Bajramit E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

31


MARKETING

Materiale ndërtimore Ndërtimtari Turizëm

ko m

od

rv ojë

ite t

tel: 069 716 880 dhe 069 242 112 email: selca@live.com

ës cil

32

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Çdo gjë për shtëpinë tuaj

i

cil

ës

i

Izolime Keramikë Termo Fasadë Mallter me Makinë Nivelizime Knauf Dhe të gjitha punime tjera ndërtimore


MARKETING

MINISTRIA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE

Gëzuar festën e Bajramit

INICIATIVA QYTETARE

Për shumë mot festën e Bajramit E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

33


SPORT

34

Javore KOHA

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017


MARKETING

g r o . e r o v ja a h o k . w w w

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE

Gëzuar festën e Fitër Bajramit

E ENJTE, 22 QERSHOR 2017

Javore KOHA

35


i! m jra KOHA a Javore B r ë t iSfidat ndaj KJa O F vorH e A r a pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

G

ëzu

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 22 qershor 2017 Viti XVl Numër 769 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO Numër 743

Çmimi 0,50

Numër 744

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi

0,50

rs triumfon në

0,50

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT

E 1001 HALLEVE

guar e ulqina këve ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Në udhëkry

Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

6965-0081 NSSI

ISSN 1800-5696

Për një përkthyes të madh, për të cilin media hesht

Paralelet me të kaluarën

2016 Viti XV

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

tregon dhëmbët! e

mjerimit Komedia e

e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

6965-0081 NSSI

v mbiemra të it sllavizim e Dukuria

enjte, 15 dhjetor

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

Kur policia

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

6965-0081 NSSI

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

amoralrëëve e lthuraorrersh uqiaptr are pushtettandaj tregon dhëmbët! sku ë p ë rb a a d fi S ë i uesshitkët Kur policia KM rijims JavoreHA KO JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

cilin media hesht të madh, për të Për një përkthyes

6965-0081 NSSI

të kaluarën Paralelet me

e A avorH KJO e A avorH KJO ARSIM Podgo ricë e enjte,

19 janar 2017

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV Numër 743

2016 Viti XV Numër 744

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

Podgo ricë e enjte,

26 janar 2017

Viti XVl Numër

SOCIALE

HISTORI VËSHTIME & OPINIONE

PORTRET PANORAMË SOCIALE

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

SPORT

MOZAIK

2017 Viti XVl Numër 754

PANORAMË

MOZAIK

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

KULTURË TEKNOLOGJI

SPORT

VËSHTIME & OPINIONE

ARSIM

TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

KULTURË

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 22 qershor 2017 Viti XVl Numër 769 Çmimi 0,50

TEKNOLOGJI

PANORAMË

SPORT

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

2017 Viti XVl Numër 753

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

Javore KOHA

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

Çmimi 0,50

KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM Podgoricë e enjte, 23 shkurt

749 Çmim i 0,50

SPORT

SOCIALE

PANORAMË

2016 Viti XV Numër 745

i hapësirës

748 Çmim i 0,50

15

Viti XVl Numër

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.