KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 qershor 2017 Viti XVl Numër 770 Çmimi 0,50
Lufta me qentë endacakë ISSN 1800-5696
Premtimet e shkelura të Aleksandër Vuçiq ndaj Amerikës
“Tomka dhe shokët e tij” vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar
PËRMBAJTJE
4
12
Vazhdohen për gjashtë muaj sanksionet ndaj Rusisë
Mandat i fortë – përgjegjësi e qartë!
Pjesë e identitetit kulturor
“Në derë të oborrit” – aty ku ndodh historia
8
14
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Bulevar revolucije 15, Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
PËRMBAJTJE
20
28
Aktor i përmasave ndërkombëtare
Fishta dhe ‘gomarët’ e politikës
Turizëm në qark të mbyllur
Mbrëmje e këndshme artistike e muzikës së munguar në Malësi 31
26
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Podgoricë e enjte, 29 qershor 2017 Viti XVl Numër 770 Çmimi 0,50
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Lufta me qentë endacakë
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Premtimet e shkelura të Aleksandër Vuçiq ndaj Amerikës
“Tomka dhe shokët e tij” vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar
Amerikës Vuçiq ndaj Aleksandër shkelura të Premtimet e
ndërkombëtar tij” vazhdon rrugëtimin “Tomka dhe shokët e
endacakë me qentë Lufta
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
744 Çmimi 0,50
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Mali i Zi ndjek politikën e Bashkimit Evropian
Vazhdohen për gjashtë muaj sanksionet ndaj Rusisë Mali i Zi ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë edhe gjashtë muaj, deri në janar të vitit 2018. Në këtë mënyrë Mali i Zi i është bashkuar vendimit të liderëve të Bashkimit Evropian, të cilët të enjten kanë rënë dakord që të shtyjnë edhe për gjashtë muaj sanksionet ndaj Rusisë. “Mali i Zi është gjithmonë në pajtim me vendimet që merr BE në kontekstin e përbashkët për politikën e jashtme dhe sigurinë”, kanë deklaruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi. Mali i Zi prej verës së vitit 2014 ishte pajtuar me BE-në për sanksionet kundër Rusisë, të imponuara për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë. Për këtë arsye zyrtarët e Moskës kanë vendosur ndalesë
4
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
importi për prodhimet bujqësore të Malit të Zi, kryesisht për verërat. Në fillim të këtij muaji, Mali i Zi ua ka ndaluar hyrjen në këtë vend 149 rusëve dhe ukrainasve, në përgjigje të ndalesës së Moskës ndaj shtetasve të Malit të Zi, që udhëtojnë në Rusi. Personat që janë vendosur në listën e zezë të Malit të Zi janë përzgjedhur për shkak të rolit të tyre në aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës, në vitin 2014, me ç’rast është shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës, kanë raportuar mediat në Podgoricë, duke i cituar zyrtarët qeveritarë. Sipas raporteve, në listën e personave të padëshiruar përfshihen zëvendëskryeministri rus, Dmitry Ro-
gozin, shefi i shërbimeve të inteligjencës, Nikolai Patrushev, presidenti i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov etj. Kjo masë e autoriteteve të Malit të Zi ishte ndërmarrë pas incidentit të ndodhur më 28 maj, kur autoritetet e Rusisë nuk lejuan hyrjen në këtë vend të deputetit malazez, Miodrag Vukoviq. Pas këtij incidenti, zyrtarët e Malit të Zi thanë se Rusia kishte një listë sekrete prej afro 50 liderëve të Malit të Zi, të cilëve nuk u lejohej hyrja në Rusi, përfshirë kryeministrin Dushko Markoviq, kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, dhe liderin e partisë udhëheqëse në qeveri, Millo Gjukanoviq. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Fitore absolute e Partisë Socialiste Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama është fituese e zgjedhjeve të së dielës dhe do të mund të kontrollojë e vetme shumicën e Parlamentit. Sipas rezultateve paraprake, në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, PS do të ketë 74 deputetë, PD 43, LSI 19, PDIU 3 dhe PSD 1. Partia Socialiste është konfirmuar si partia më e madhe në Shqipëri edhe në votimet për zgjedhjet parlamentare të së dielës. Rezultatet paraprake e japin atë si fituesen e qartë me një diferencë të thellë ndaj rivales kryesore, Partisë Demokratike të udhëhequr nga Lulzim Basha. Socialistët kanë ruajtur avantazhin e shfaqur që në fillim të procesit, duke siguruar mbi 48 përqind të votave, ose 7 pikë më shumë krahasuar me rezultatin e vitit 2013. Një rezultat mjaft i lartë për një forcë politike pas katër vitesh në pushtet. Nga ana e saj, opozita duket se ka pësuar një tjetër tkurrje nga humbja e thellë që pësoi në zgjedhjet e 2013. Partia Demokratike, e cila kishte përfshirë në listat e saj dhe drejtuesit e partive kryesore të djathta, rezulton me 28.8 përqind të votave, afërsisht 2 pikë më poshtë se në 2013. Lëvizja Socialiste për Integrim, është konsoliduar si forca e tretë në vend, duke siguruar një rritje më afër 3.8 pikë nga zgjedhjet e kaluara. Me një përmirësim prej dy pikësh rezulton dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe
Unitet, PDIU e Shpëtim Idrizit, mbi 2 pikë më shumë se në 2013. Analiza e të dhënave sipas qarqeve e cila përkthehet edhe në mandate parlamentare, ofron një panoramë edhe më optimiste për socialistët, të cilët pritet të sigurojnë, sipas të dhënave të deritanishme, 9 deputetë më shumë, ose në total 74 vende në parlament. Për Partinë Demokratike, rënia me pak pikë përqindje, është shoqëruar me një humbje të një numri të konsiderueshëm prej 7 deputetësh, nga 50 që ka në parlamentin aktual në 43. Por nëse do të llogarisnim edhe 3 votat aktuale të republikanëve, atëherë humbja bëhet dhe më e rëndë. Rritja në përqindje e LSI-së është përkthyer në 3 mandate më shumë, nga 16 që ka në parlamentin aktual. Ndërkohë që PDIU-ja, në krahasim me 2013, ka humbur një deputet duke zbritur në kuotën e 3 mandateve. Në zgjedhjet e kaluara ajo u favorizua nga pjesëmarrja në koalicion, ndonëse kishte gati gjysmën e votave të mbledhura këtë herë. Partia Socialdemokrate i gëzohet votave të
kandidatit të saj Tom Doshi që duket se ka siguruar sërish një mandat në parlamentin e ri. Socialistët e kanë të garantuar objektivin e shpallur nga kryeministri Edi Rama për të patur të vetëm kontrollin e shumicës parlamentare. Ndërkohë që Partia Demokratike ka pësuar një tjetër goditje pas asaj të 2013. Ajo rezulton fituese vetëm në qarkun e Kukësit dhe atë të Shkodrës. Në pak të tjera ka ruajtur të njëjtat kuota, ndërsa në pjesën më të madhe ka lënë mandate. Për z. Basha, në katër vitet e drejtimit të opozitës, kjo është humbja e dytë e rëndë pas asaj në zgjedhjet lokale të 2015. Kritikat që shoqëruan zgjedhjen e tij personale në listat e kandidatëve, me gjasë do të rizgjohen me forcë, ndërsa pas pak javësh ai do të duhet të përballet dhe me garën për drejtimin e ardhshëm të demokratëve. Menjëherë janë shfaqur zërat që kërkojnë dhe dorëheqjen e tij të menjëhershme për t’i hapur rrugë me shpejtësi procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike. (VOA) E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Rasti i vëllezërve Bytyqi
Premtimet e shk Aleksandër Vuçi
Presidenti Vuçiç ka premtuar vazhdimisht se do të zgjidhë çështjen e vrasjeve të vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyqi në Serbi në vitin 1999, kështu që kur të vizitojë Uashingtonin, Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë atij presion ta zgjidhë më në fund këtë çështje
Praveen Madhiraju Tanya Domi “Duhet t’ju vijë turp nga vetja. Çfarë mendoni? Se do të lejoj dikë të më qëllojë në kokë?” OJQ-të dhe gazetarët serbë janë mësuar me sulme të tilla nga presidenti Aleksandër Vuçiq. Por ambasadori amerikan në Beograd jo. Ofendimi i Vuçiq erdhi pasi ambasadori amerikan Kyle Scott dhe Fatose Bytyqi me të drejtë pyetën pse i dyshuari kryesor në vrasjet e pazgjidhura të tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyqi në vitin 1999 është ende njeriu më i besuar i Vuçiqit. Ndryshe nga paraardhësi i tij, ambasadori Scott nuk tërhiqet lehtë para qëndrimit të zymtë të Vuçiqit, duke quajtur së fundmi një tabloid të lidhur me qeverinë, “plehra të zakonshme, siç do të thoshte
6
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
kryeministri juaj”. Përpjekjet e dobëta për të zgjidhur plotësisht djegien e ambasadës së SHBA-së në Beograd në vitin 2008 i kanë rënduar marrëdhëniet. Serbia e Vuçiqit dhe dhe Shtetet e Bashkuara gëzojnë një partneritet të shkëlqyer në një sërë drejtimesh. Por loja e Vuçiqit në çështjen Bytyqi duhet të jetë në fokusin kryesor të një vizite në Shtëpinë e Bardhë që i është ofruar atij nga zv/presidenti amerikan Mike Pence. Gjatë asaj vizite, Pence duhet t’i bëjë Vuçiqit një pyetje të thjeshtë: Kur do ta respektoni përsëri Amerikën? Vuçiq e nisi reputacionin e tij në lidhje me zgjidhjen e çështjes, fillimisht duke premtuar se do ta zgjidhte këtë deri në fund të verës 2014 dhe më vonë deri në mars 2015. Më pas, në një takim
në qershor 2015 në Shkollën Ndërkombëtare të Studimeve Johns Hopkins në Uashington, ai e quajti atë “detyrë” të Serbisë dhe u zotua se çështja do të zgjidhej “shumë shpejt ose më shpejt nga sa mund të prisnin”. Në takimet private, ai u ka bërë premtime të ngjashme zyrtarëve amerikanë, përfshirë një sekretari shteti dhe një zv/presidenti. Megjithatë, tre vjet më vonë, Vuçiq nuk ka bërë asgjë tjetër veçse e ka bllokuar këtë çështje. Vuçiq e mban të dyshuarin kryesor për vrasjet e vëllezërve, Goran “Guri” Radosavljeviq, nën mbrojtjen e tij. Një anëtar i lartë i Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit, Radosavljeviq ishte në komandën e policisë në Petrovo Selo, Serbi, ku vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan dhe u varrosën.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kelura të iq ndaj Amerikës
Radosavljeviq mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje. Ai thotë se ishte me pushime gjatë vrasjeve – një pretendim i çuditshëm duke qenë se ka të dhëna që tregojnë se vajza e tij adoleshente në atë kohë vizitoi kampin e largët gjatë atyre datave. Gjithashtu, në arkivat e qeverisë nuk figuron asnjë kërkesë për pushime dhe Radosavljeviq nënshkroi një faturë dorëzimi për në Petrovo Selo rreth kohës kur u kryen vrasjet. Pavarësisht kësaj, provave të tjera dhe presionit të vazhdueshëm nga familja Bytyqi, diplomatë amerikanë, Kongresit të SHBA-ve dhe dhjetëra ekspertësh ndërkombëtarë dhe OJQ-sh, Vuçiq ka refuzuar të ndërmarrë qoftë edhe hapat më të thjeshtë kundër Radosavljeviqit, siç është pezullimi i menjëhershëm i tij nga partia.
Masa të tjera kanë qenë po ashtu ofenduese. Javën para vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në qershor 2015, një pikë referimi në atë kohë, ministri i drejtësisë i Vuçiqit njoftoi se qeveria kishte gjetur dhe përpunuar “prova të reja” në çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Më vonë u zbulua se hetuesit amerikanë dhe serbë kishin disa vjet që i dinin këto prova. I njëjti shpërqendrim u përdor përsëri disa muaj më vonë, kur prokurorët serbë njoftuan se Vuçiç do të shkonte në Uashington me “prova të reja”. Të dyja njoftimet ishin mashtrime të pastra – lëvizje të ulëta për ta bërë Shtëpinë e Bardhë të Obamës të pëlqente Vuçiqin. Prisni më shumë ose të njëjtën gjë kur Vuqiç të kthehet në Uashington. Së fundmi, Vuqiç u mburr duke thënë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
se do të dërgonte dy ministra të kabinetit të merrnin në pyetje dëshmitarë dhe të dyshuar të mundshëm në këtë çështje. Megjithatë, të dy ministrat ishin anëtarë besnikë të partisë së tij politike dhe asaj të Radosavljeviqit. Njëri organizoi një festë “mirëseardhjeje në shtëpi” për një tjetër kriminel lufte të dënuar. Tjetri ishte ministri që bëri mashtrimin me “provat e reja” para vizitës së qershorit 2015. Secili ishte i paragjykuar në mënyrë të pashmangshme. Por Vuçiq arriti një tjetër lloj niveli të ulët kur sulmoi ambasadorin amerikan dhe familjen Bytyqi, duke u thënë atyre se “duhet t’u vijë turp” që i kërkojnë atij të marrë masa kundër Guri Radosavljeviqit. I nxitur nga mbështetja e Vuçiqit, Radosavljeviq tani ka filluar të japë intervista dhe t’u përgjigjet pyetjeve rreth çështjes Bytyqi, diçka që ai e shmangu me maturi për një dekadë. Pavarësisht të gjithë kësaj, ish- liderët e Shteteve të Bashkuara e kanë vlerësuar vazhdimisht Vuçiqin. Por presidenti i SHB-së Donald Trump dhe zv/ presidenti Pence kanë premtuar një tjetër lloj lidershipi, i cili do ta “bëjë Amerikën të respektuar përsëri dhe do ta bëjë Amerikën përsëri të madhe”. Derisa Vuçiq të ndërmarrë hapa të besueshëm për të zgjidhur vrasjet e vëllezërve Bytyqi, ai nuk e meriton të konsiderohet një partner i përgjegjshëm për Shtetet e Bashkuara. Ai nuk i respekton vazhdimisht zyrtarët dhe qytetarët e SHBA-së duke treguar mungesë respekti dhe duke luajtur me rastet e tre amerikanëve të vdekur. Besueshmëria dhe respekti nuk kanë çelës që ndizen dhe fiken. Ose Vuçiqi mban fjalën e tij ose mbetet me kriminelët që vranë tre amerikanë. ( BIRN) E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet në Shqipëri
Mandat i fortë – pë
Rama ia doli sërish që ta inskenojë me sukses këtë imazh – përmes një kombinimi të dimensionit folklo bashkëkombasve të tij ashtu edhe në atë të partnerëve europianë dhe vendeve donatore. Ky stil zë vend dron për forcën këmbëngulëse dhe modernizimin – një kombinim ky që me sa duket në Shqipëri ka efekt ndikues.
Adelheid Feilcke
Edi Rama është qartë fituesi i këtyre zgjedhjeve, sipas rezultateve të deritanishme. Kryeministri i deritanishëm ia doli që të marrë një rezultat të shkëlqyer për socialistët, Partia Demokratike në opozitë duket se ka humbur rëndë. Nëse konfirmohen zyrtarisht rezultatet e deritanishme, Rama nuk ka nevojë më as për partner koalicioni. Pas katër vitesh qeverisjeje, shqiptarët ia dhanë atij sërish besimin, madje me një mazhorancë të konsiderueshme. Ata duket se i besojnë atij si njeriut që do të çojë përpara Shqipërinë. Ai është lideri që qën-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Stili i Ramës
Rama ia doli sërish që ta inskenojë me sukses këtë imazh – përmes një kombinimi të dimensionit folklorik shqiptar dhe atij kozmopolitan europian. Ai di të luajë bukur e çlirët si në tastierën e nostalgjive të bashkëkombasve të tij ashtu edhe në atë të partnerëve europianë dhe vendeve donatore. Ky stil zë vend dhe zgjon pritshmëri. Tani Rama duhet të provojë që Shqipërinë mund ta “çojë drejt Europës”. Detyrat e para tij dhe qeverisë së tij janë të vështira: Shumë shtyrje kanë pasur reformat, sepse në muajt e vitet e fundit partitë bllokonin njëratjetrën. Tani Rama praktikisht ka dorë të lirë të jetësojë reformat. E kjo është më se e nevojshme: Korrupsioni në vend, droga e varfëria e
paralizojnë Shqipërinë. mijëra vetë kanë gati valixhet për të kërkuar një shans në Europë, sepse nuk shohin ndonjë perspektivë në Shqipëri. Në mënyrë paradoksale ata i dhanë votën Ramës e një shans të ri. Lista e prioriteteve të qeverisë së re është e gjatë, por e qartë: Reforma në drejtësi, reforma ekonomike, lufta kundër nepotizmit, kundër kanabisit -si edhe një politikë e vendosur kundër ekstremizmit fetar.
Kujdes me deklaratat ndaj fqinjëve
Këto janë edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, të BE për Shqipërinë, vend kandidat për në BE nga viti 2014. Vendet e BEsë, veçanërisht Gjermania, e kanë mbështetur masivisht Shqipërinë në këto vite. Përkundër disa fqinjëve ballkanikë, Shqipëria nuk e ka humbur ende forcën e saj të rrezatimit. As Rama nuk e ka humbur ende besimin e partnerëve. Janë këto premisa të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ërgjegjësi e qartë!
orik shqiptar dhe atij kozmopolitan europian. Ai di të luajë bukur e çlirët si në tastierën e nostalgjive të d dhe zgjon pritshmëri. Tani Rama duhet të provojë që Shqipërinë mund ta “çojë drejt Europës” mira që Rama do duhej t’i shfrytëzonte mirë në muajt e vitet e ardhshëm. Para së gjithash ai duhet të përqendrohet në problemet brenda vendit. Në muajt e shkuar Rama u prononcua disa herë me deklarata mbi çështjet e popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë, duke irrituar partnerët europianë. Kjo është e rrezikshme – por u shpjegua edhe në plan ndërkombëtar si taktikë zgjedhore. Por nuk ka më “pardon” në të ardhmen për këtë! Rama ka shumë për të bërë në vendin e tij. Shqipëria i ka të gjitha shanset të dalë nga këndi i vendit problematik dhe të kthehet në një vend shembullor në Ballkan. Për këtë nevojiet një politikë pragmatike bazuar në parimet e shtetit ligjor- vetëm kështu ekonomia do të rigjenerohet ngadalë dhe njerëzit do të shohin të ardhmen në vendin e tyre.
mënyrë të qetë dhe pa probleme të mëdha – gjë që vlen të theksohet, po të kujtosh përplasjet e brendshme politike dhe bojkotimin me javë të parlamentit. Por pjesëmarrja në votime ishte e ulët. Sigurisht këtu luajtën rol festimet e Bajramit dhe temperaturat e larta. Por ka shumë pakënaqësi ndaj politikës, ka shumë zhgënjim mes atyre që e ndjejnë veten të braktisur. E në fund por jo e fundit, – një arsye tjetër janë edhe listat zgjedhore të vjetëruara, ku gjenden edhe persona që ndërkohë kanë ndërruar jetë. Këtu qeveria duhet menjëherë të vendosë rregull -sepse me regjistrat e votuesve u kryen manipulime masive në vitet e shkuara. Sipas vëzhguesve të zgjedhjeve është pozitive që nuk ka pasur manipulime flagrante!
Opozita konstruktive – gati për monitorim
Ndërsa partitë e opozitës duhet
Pjesëmarrje e ulët në votime të tani shërojnë plagët dhe të përVotimet u zhvilluan habitshëm në
gatiten për një politikë të shpejtë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
opozitare përmbajtësore dhe të fuqishme. Edhe në këtë drejtim zgjedhjet e 25 qershorit mund të shihen si një fillim i ri. Demokracia ka nevojë për një opozitë konstruktive, sidomos në këtë moment reformash të rëndësishme në Shqipëri, po ashtu një opozitë që të kryejë funksionin demokratik të kontrollit mbi socialistët kaq të fuqishëm. Edhe në këtë pikë do të matet aftësia europiane e Shqipërisë: nëse do t’ia dalë të kryejë reformat e dhimbshme, nëse do të funksionojë dialogu me opozitën, por edhe mes kryeministrit Rama dhe presidentit të ri, Ilir Meta që merr postin më 24 korrik. Deri dje ata ishin kundërshtarë të fortë në fushatën elektorale. Tani ata duhet të demonstrojnë me ndarjen e re të roleve, se si do të funksionojnë institucionet demokratike, edhe nëse në krye të tyre qëndrojnë kundërshtarët e dikurshëm. Qytetarëve të Shqipërisë do të doje t’u uroje suksesin! E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
“ Mysafirët” e padëshiruar dëmtojnë imazhin e Ulqinit
Lufta me qentë enda Sivjet në Ulqin erdhën edhe qentë endacakë. Këta “ mysafirë “ të padëshiruar janë të pranishëm me shumicë nëpër rrugët e Ulqinit që nga fillimi i muajit maj, dhe vazhdojnë të jenë rrezik i madh për mjedisin, banorët dhe turistët
Gjekë Gjonaj
Ulqini siç dihet tashmë është një ndër qytetet më të rëndësishme turistike në Malin e Zi, me një pasuri të madhe kulturore, historike, natyrore si dhe një nga destinacionet kryesore për turistët nga Kosova, Shqipëria, rajoni Ballkani dhe nga vende të ndryshme të Europës dhe Botës. Pritshmëria e qytetarëve, repektivisht e punonjësve turistikë të këtij qyteti për këtë stinë verore është e madhe. Ata me të drejtë presin që kësaj verë numri i pushueve të jetë më i madh se verën e kaluar. Në këtë drejtim janë bërë përgatitjet për të pasur një sezon të mirë. Është fromuar një trup që do të koordinojë mbarëvajtjen dhe përcjelljen e sezonit të sivjetshëm tuiristik. Të dhënat statistikore që disponojmë tregojnë se nga muaji maj e deri më sot në Ulqin ka pasur një
numër më të madh të mysafirëve se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo i gëzon të gjithë. Mirëpo ata i shqetëson fakkti i hidhur se bashkë me turistët sivjet në Ulqin erdhën edhe qentë endacakë. Këta “ mysafirë “ të padëshiruar janë të pranishëm me shumicë nëpër rrugët e Ulqinit që nga fillimi i muajit maj, dhe vazhdojnë të jenë rrezik i madh për mjedisin, banorët dhe turistët. Qytetarët që e kanë përjetuar tmerrin e turmës së këtyre qenve kërkojnë mënjanimin e menjëhershëm të tyre nga rrugët e këtij qyteti me rrethinë. Edhe autori i këtyre rreshtave ka qenë njëri ndër personat që ka luftuar “ fyt me fyt” me qentë endacak. Por fatmirësisht falë shkathtësisë dhe përvojës ka shpëtuar mjaft mirë nga sulmi i tyre, për dallim nga një grua e cila kohë më parë ka
marrë plagë të konsiderushme në këmbë. Imagjinoni vetëm në këto dy raste po të kishte kaluar ndonjë fëmijë ky grup i qenve do të mund ta bënin copë e thërrime. Prurjet me shumicë të qenve nga qytete të tjera në Ulqin çuditërisht nuk janë të rralla. Muajin e fundit vërehen grupe ( turma) të reja të qenve të cilët janë bërë problem se-
Prania e qenve rrugaç nëpër rrugë, trotuare, parqe e hapësira të ndryshme publike, prishja e qetësisë publike me të lehurat e tyre, rreziku nga kafshimi, frika nga bartja e sëmundjeve të ndryshme pa mëdyshje dëmtojnë imazhin e qytetit të Ulqinit në sytë e shqiptarëve dhe tursitëve që do të verojnë sivjet në plazhet e bukura të këtij qyteti 10
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
acakë
rioz. Shoqata për kafshët e psatreha “ Panda “ në Ulqin javën që shkoi ka publikuar një video ku shihet qartë se një automjet pa targa zbarkon në fshatin ( lagjen) Gaç një numër të madh të qenve endacakë. Prania e qenve rrugaç nëpër rrugë, trotuare, parqe e hapësira të ndryshme publike, prishja e qetësisë publike me të lehurat e tyre, rreziku nga kafshimi, frika nga bartja e sëmundjeve të ndryshme pa mëdyshje dëmtojnë imazhin e qytetit të Ulqinit në sytë e shqiptarëve dhe tursitëve që do të verojnë sivjet në plazhet e bukura të këtij qyteti. Autoritete lokale e pranojnë se problemi me qentë endacakë mbetet shqetësues për Komunën e Ulqinit , duke marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që u kanoset
“
Prania e qenve rrugaç nëpër rrugë, trotuare, parqe e hapësira të ndryshme publike, prishja e qetësisë publike me të lehurat e tyre, rreziku nga kafshimi, frika nga bartja e sëmundjeve të ndryshme pa mëdyshje dëmtojnë imazhin e qytetit të Ulqinit në sytë e shqiptarëve dhe tursitëve që do të verojnë sivjet në plazhet e bukura të këtij qyteti
qytetarëve dhe turistëve çdo ditë. Ata si institucion kanë bërë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi të rëndësihëm në tërë territorin e komunës, duke e ngritur një qendër strehimore e cila për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme nuk mund të pranojë këtë numër enorm të qenve. Për këtë arsye përgjegjësit në nivel vendor e qën-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
dror në bashkëpunim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve duhet që seriozisht të ndryshojnë mënyrën e manxhimit të rrezikut nga qentë endacakë, për të gjetur një zgjidhje efikase, konkrete dhe mjete që këto kafshë të përfitojnë kujdesin e duhur dhe që atyre t’u pamundësohet që të frikësojnë, lëndojnë apo larg qoftë rrezkojnë jetë njerëzish. E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
11
KULTURË
Pjesë e identi
Ubla e Krajës, pjesë e identitetit kulturor të vendit dhe objekt nën mbrojtjen e shtetit, u devastua para d vetdijshëm se me shkatërrimin e gjurmëve materiale, e asgjësojnë historinë e një vendi, histori e cila n
Xhoana M. Perkaj
“Ka pasur gjithmonë vende reale (kështu që ende mund të vizitohen) që papritmas shndërrohen në mitike ..” thotë U. Ecco. Një vend i tillë është Kraja. Shtrihet pranë bregut jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës. Qendra lokale urbane është Tivari i cili për të parën herë përmendet si Antivari, në shek. X, te Konstantin Porfirogjeniti. Në Krajë ka shumë toponime dhe objekte që e kanë një histori legjendare dhe mitike. Një ndër objekte legjendare është Ubla e Krajes. Sipas legjendës lokale, ështe ndërtuar më v. 1001. Tregimi për Ublen bën pjesë në korpusin e legjendave popullore në Krajë të lidhura në Shën Vladimirin, i cili ka lindur rreth v. 970, dhe është ekzekutuar më 22 maj 1016 në Prespë. Rreth këtij sundimtari kanë shkruar Prifti Dioklitas dhe Joan Skil-
“
12
ica (Ιωάννης Σκυλίτζης). Disa nga legjendat të shënuara nga Dioklitasi, janë ende prezente dhe të gjalla në frymen e popullatës lokale. Në Krajë ka ubla shumë të vjetra dhe nuk është e njohur nga e cila kohë datojnë. Fillimi i ndërtimit të ublave daton, pa dyshim, nga popullata më e hershme, shkruan historiani serb, A. Joviqeviq. Ai e përshkruan Krajën si vend i cili ishte gjithmonë tërheqës, veçanërisht për shkak të klimes së butë, afërsisë së Liqenit dhe tokës së frytshme. Por, Kraja është e varfër me ujë, nuk ka lumenj, ndërsa ka pak ujëra të gjalla nëntokësore. Për t’u furnizuar me ujë vendasit mihin ubla, nga dhjetë në një sipërfaqe të ngushtë. Ublat i japin një bukuri të vëçantë peisazhit kranjan, thotë ai. Ai e jep një përshkrim piktoresk lidhur me marrjen e ujit nga kjo ubël. “Kur shteren ujrat në Krajë, atëherë shumica e Kranjanëve merr ujë nga kjo ubël”. Ai jep një përshkrim piktoresk të mënyrës se si është marrë uji në fillim të shekullit XX: Çdo mbrëmje, në verë, mund të shihen nga 50100 gra që vijnë për të marrë ujë. Uji është marrë me konopë dhe kove, dhe secila grua i sjell ato me vete.
Konopët kanë formuar ulluqe të thella në gurin e Ublës. ...Uji që shteret gjatë ditës, vie brenda natës ashtu që ka mjaft ujë për ditën e nesërme. Thellë poshtë shihet një shkëmb i madh nga i cili buron uji, përfundon Joviqeviq. Pranë Ublës është faltorja më të madhe lokale, kisha Shën Mria e Krajes. Siç informon Prifti i Dioklesë, kufoma e Vladimirit u vendosen në këtë kishë, pas ekzekutimit të tij në Prespë, rreth v. 1019. Mesjeta është e mbushur me legjenda mbi sundimtarët. Disa janë të vërteta dhe disa imagjinare. Mesjeta është kohë edhe e shenjtënve popullorë. Kishte sundimtarë dhe njerëz nga populli të cilët janë nderuar si njerëz të shenjtë, megjithëse nuk kanë qenë të kanonizuar. P. Dince-
Princ Vladimiri është një figurë historike që u zhvendos në legjendë. Edhe para se të vijë në fron, duke e trashëguar atin Pjetër, me sa duket rreth vitit 997, ishte i adhuruar nga populli. Fisnikëria e tij, jeta e tij asketike, pastaj fati tragjik, e bëri që ai ta fitojë aureolen e të shenjtit te populli i tij. Joviqeviq, në fillim të shek. XX, vë në dukje se Vladimiri, të cilin populli e quajti “Mbreti i Shenjtë”, sipas traditës gojore, ka jetuar në vendin Kështejë (në gj. malazeze: Koštanje), që konsiderohej vendi më i bukur në Krajë
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
KULTURË
itetit kulturor
dy deceniesh me një “restaurim” nga joprofesionistët lokalë. A janë njerëzit aq injorantë sa nuk janë të nuk është më histori, por kalon në përrallë lsbaheri shkruan për këtë fenomen: “Dukshëm më i përhapur ishte fenomeni i një njeriu të shenjtë i cili nuk u bë i tillë me anë të afërsisë së gjakut, konsekracionit, apo për shkak të pozitës në kishë. Ishin këta njerëzit, prania e të cilëve do të thoshtë një ndihmë konkrete, pasi që ai ose ajo ishte në gjendje për të bërë mrekulli.” Princ Vladimiri është një figurë historike që u zhvendos në legjendë. Edhe para se të vijë në fron, duke e trashëguar atin Pjetër, me sa duket rreth vitit 997, ishte i adhuruar nga populli. Fisnikëria e tij, jeta e tij asketike, pastaj fati tragjik, e bëri që ai ta fitojë aureolen e të shenjtit te populli i tij. Joviqeviq, në fillim të shek. XX, vë në dukje se Vladimiri, të cilin populli e quajti “Mbreti i Shenjtë”, sipas traditës gojore, ka jetuar në vendin
“
Në Krajë ka ubla shumë të vjetra dhe nuk është e njohur nga e cila kohë datojnë. Fillimi i ndërtimit të ublave daton, pa dyshim, nga popullata më e hershme, shkruan historiani serb, A. Joviqeviq. Ai e përshkruan Krajen si vend i cili ishte gjithmonë tërheqës, veçanërisht për shkak të klimes së butë, afërsisë së Liqenit dhe tokës së frytshme. Por, Kraja është e varfër me ujë, nuk ka lumenj, ndërsa, ka pak ujëra të gjalla nëntokësore
Kështejë (në gj. malazeze: Koštanje), që konsiderohej vendi më i bukur në Krajë. Ubla e Krajës, pjesë e identitetit kulturor të vendit dhe objekt nën mbrojtjen e shtetit, u devastua para dy deceniesh me një “restaurim” nga
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
joprofesionistët lokalë. A janë njerëzit aq injorantë sa nuk janë të vetdijshëm se me shkatërrimin e gjurmëve materiale, e asgjësojnë historinë e një vendi, histori e cila nuk është më histori, por kalon në përrallë. xhoanaperkaj@gmail.com
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Vështrim mbi librin e ri të prim. Dr. Gani Karamanagës
“Në derë të oborrit” – “Në derë të oborrit” është përmbledhje me kallëzime dhe fotografi nga Kalaja. Duke kujtuar fëmijërinë e tij, autori përmes tyre shpalos ngjarje e personazhe, duke u zhytur thellë në historinë dhe të tashmen e Kalasë. Ngjarje tragjike, anekdota, histori dashurie, shoqërie e detarie, përjetime personale, të gjitha këto gërshetohen dhe na sjellin para syve tanë jetën e banorëve të Kalasë dikur dhe sot
Ardita Rama
Kalaja e Ulqinit, kjo mbretëreshë krenare ilire, në gjirin e saj fsheh histori të patreguara kurrë, të mbuluara me pluhurin shumëshekullor. Disa prej tyre, duke u bartur gojë më gojë, gjeneratë pas gjenerate, i kanë shpëtuar harresës. Shumë prej tyre do të mbeten përgjithmonë të fshehura në gurët e Kalasë apo në thellësitë e detit që e rrethon. Gani Karamanaga është njëri prej atyre njerëzve që mblodhi kujtimet e tij dhe rrëfimet e të tjerëve në një vend, në këtë libër, duke i siguruar përjetshmëri shumë personazheve, por edhe duke zbardhur ngjarje që dikur kanë ndodhur nëpër rrugicat e Kalasë. “Në derë të oborrit” është përmbledhje me kallëzime dhe fotografi nga Kalaja. Duke kujtuar fëmijërinë e tij, autori përmes tyre shpalos ngjarje e personazhe, duke u zhytur thellë në historinë dhe të tashmen e Kalasë. Ngjarje tragjike, anekdota, histori dashurie, shoqërie e detarie, përjetime personale, të gjitha këto gërshetohen dhe na sjellin para syve tanë jetën e banorëve të Kalasë dikur dhe sot. Edhe titulli është simbolik: gratë kanë shfrytëzuar atë pak kohë të lirë
14
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
gjatë ditës që në derë të oborrit të shkëmbejnë të rejat e thashethemet me fqinjen apo kalimtaren e rastit. Protagonistë të këtyre bisedave, mu sikur në libër, ishin djemtë e vajzat e Kalasë, peshkatarët e kapedanët, nuset e vjehrrat. Vendngjarjet janë rrugicat e Kalasë, Jallia - Kacemja, Moli i Vogël e Moli i Madh, Rana e Zalli. Koha e ngjarjes: dikur dhe sot. Duke i lexuar kallëzimet, na duket se jemi mu aty, në Kala. Hyjmë te Porta e Madhe dhe me të mbërritur lart, nga bedenat, të mbuluara me lule bedençe, vështrimi na bie mbi Jalli – Kaceme, ku po laheshin disa fëmijë, të cilët kalonin me orë të tëra në këtë plazh, ku edhe kishin mësuar notin. Në të majtë të saj, në Molin e Vogël, peshkatarët të nxirë nga dielli, me duart e vrazhda nga era e kripa, po nxirrnin rrjetat e mbushura plot me peshk. Fytyra i shkëlqente nga gëzimi, sepse kishin siguruar bukën e gojës. Në të djathtë të Kacemes, në Mol të Madh po zbarkonte një anije me udhëtarë. Kapedani, një burrë trupmadh, kishte drejtuar kokën nga lart, me shpresë se do të shihte gruan e fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte parë me muaj të tërë. Të gjitha këto i shohim përmes kallëzimeve të Ganiut. Halla Esja, e cila qepte rroba duke marrë masat me pëllëmbën e dorës e Neçe Zyberi, mamia, u bënë fqinjet tona. U njohëm edhe me Nuradinin e Puntën e tij dhe me kapedan Bilalin. Edhe me Aliun, Ruzhdiun, Ramazanin, Pashen, Muzaferin, Ilminë, Junen, Nurijen... E me shumë e shumë të tjerë, prej të cilëve
shumë nuk rrojnë më. Në mesin e këtyre personazheve, Ganiu vendosi edhe Johani Bolanin, Servantesin e Sabataj Cevin. Kush ishte Johani Bolani? Venedikas apo shqiptar? Po Servantesi, a ka qëndruar si skllav në Kala? Emri i Dulcinesë, a thua ka buruar nga frymëzimi i tij me qytetin e bukur të Ulqinit? Legjendë apo e vërtetë? Po dashuria e Servetit e Servetes? Legjendë apo e vërtetë? Edhe ndërtimi i shtëpisë së Vojvodë Simo Popoviqit në Ranë me gurët e Kalasë, e vërtetë apo...? Në anën tjetër, kemi kallëzime të bazuara në ngjarje që kanë ndodhur dhe në fakte të vërteta, siç është festimi i Ditës së Flamurit në vitin 1967 në hotelin “Republika” në Ranë, ku edhe u këndua Himni i Flamurit, ngritja e flamurit kombëtar në Kala, më 30 prill 1968 nga Jakup Nimanbegu dhe Zyti Misherri, tërmeti katastrofal i 15 prillit 1979 dhe pasojat e tij, ndërtimi dhe rrënimi i kampit K-1 – shtëpizave të ndërtuara nga Sindikata e Kosovës... Edhe fejesat e martesat janë bosht tematik i shumë kallëzimeve. Dashuritë verore, po ashtu. Njëra bile u kurorëzua me martesë – djali kalali, Ganiu e nusja gjermane, doktoreshë Margareta! Historia e dashurisë së pafat e dy të rinjve L. dhe A. është vetëm njëra nga shumë të tilla, sepse atëbotë në shumicën e rasteve martesat bëheshin me shkuesi. Familjet njiheshin mirë me njëra-tjetrën dhe kujdes të posaçëm i kushtonin zgjedhjes së nuses, e cila ishte “me fat” po të martohej në Kala. Dhe në qoftë
KULTURË
– aty ku ndodh historia se djali ishte kapedan ose detar, fati ishte i dyfishtë. Do t’i sillte tesha nga Malta! Megjithatë, jeta nuk ishte e lehtë në Kala. Shtëpitë ishin shumë të vjetra dhe shpesh disa familje kishin meremetuar shtëpitë e tyre me ndihmën e bashkëqytetarëve të tyre. Edhe fakti që valixhja e Hamit Agës që e kishte sjellur nga Nju-Jorku dhe që për tridhjetë vite ishte shfrytëzuar nga familjet e Kalasë për të bartur pajën, tregon për solidaritetin në mes të banorëve të Kalasë. Libri nuk do të ishte i plotë pa kujtimet
“
Përveç kallëzimeve e fotografive, në libër hasim edhe tabela me të dhënat për banorët e Kalasë, nga të cilat shihet qartë se në Kala deri në vitin 1921 nuk ka pasur asnjë familje ortodokse. Edhe ato pak familje që u vendosën aty pas vitit 1921, u shpërngulën nga Kalaja pas tërmetit të vitit 1979. Kalaja ka qenë dhe është edhe sot e banuar vetëm me shqiptarë
personale të vetë Ganiut. I lindur dhe rritur në Kala, në një prej shtëpive të gurit, me qemer, edhe vetë ai e familja e tij janë protagonistë të bise-
dave te dera e oborrit. Takimi i parë me bashkëshorten Fitneten, biseda me prindër me rastin e regjistrimit në Fakultetin e Mjekësisë, pastaj rrëfimet për nipat Arlindin e Leartin, për shokë e pacientë, janë kujtime këto, që Ganiu i ndanë me ne. Përveç kallëzimeve e fotografive, në libër hasim edhe tabela me të dhënat për banorët e Kalasë, nga të cilat shihet qartë se në Kala deri në vitin 1921 nuk ka pasur asnjë familje ortodokse. Edhe ato pak familje që u vendosën aty pas vitit 1921, u shpërngulën nga Kalaja pas tërmetit të vitit 1979. Kalaja ka qenë dhe është edhe sot e banuar vetëm me shqiptarë. Rrëfimi për L. V. është një nga rrëfimet më rrëqethëse e domethënëse të librit. Pas dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi, në vitin 1880, shumë familje ishin të detyruara të shpërngulen për shkak të presionit të vazhdueshëm të Malit të Zi ndaj popullsisë shqiptare. Në mesin e tyre ishte edhe djaloshi L.V. Me profesion detar e në zemër patriot, luftëtar për bashkimin kombëtar, u detyrua të mërgonte në Hungari, duke lënë pas nusen e re dhe djalin trevjeçar. Porosia e fundit që kishte marrë nga Ulqini ishte “Mos u kthe ma në Ulqin!”. S’u kthye kurrë. Djali u rrit pa baba... L. V. s’ishte i fundit që mori rrugën e mërgimit. Edhe sot, Kalanë e Ulqinin tonë dita-ditës po e braktisin të rinjtë tanë në kërkim të një jete më të mirë. Presioni vazhdon. Kalaja rënkon... Por kokën e mban gjithnjë lart. Nuk dorëzohet. Dhe ruan historitë. Shqiptare. Që ndoshta një ditë përsëri dikush do t’i tregojë e t’i shkruajë. E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
ABBAT PRENG DOÇI (lll)
Angazhimi kultu
Doçi më të drejtë është cilësuar edhe si mbrojtës i nismave në lëmin e hapjes se shkollave ne gjuhën sh pas u çel shkolla në Spaç, Kashnjet, Rrëshen e Rubik. Në 5 shkollat fillore në Mirditë në vitin 1904, ndi dhe shoqëria Bashkimi, botuan librat të të gjitha lëndëve, për të tëra rendet e shkollës fillore
Dom Nike Ukgjini
Romancieri i parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj, në “Kujtime të një Jetës së kalueme”, rrëfen se hartimi i programit kulturore i Doçit ndodhi në kohën kur Nikaj qëndronte në krye të famullisë së Shkrelit. Takimi, rrëfen, Nikaj, qe mbajtur në vitin 1893, dhe pjesëmarrës ishin, abati i Mirditës Preng Doçi; prifti i Velipojës, Dom Mark Shllaku; i Rrjollit, Dom Zef Shkreli; i Shkodrës, dom Jak Sarreqi, dhe prifti nga Mirdita, dom Dodë Koleci. Synimi i tyre, sipas tij, ishte formimi i një lidhje kombëtare e cila mori emrin “Bashkimi Shqiptar”. Në vazhdim Nikaj shprehet se: “Nuk bame shkresa qe mos të ndodhte rrezik zbulimi nga ana e qeverisë turke edhe të n`a nxente me prova në dorë”. “U lidhme më shkrue në giuhen shqype se i cili mbas andjes së vet dhe mbas prirjet perkatëse“. Si rezultat i takimit ne Shkrel, ishte formimi i Shoqërisë Bashkimi ne vitin 1899, e me seli ne Shkodër e udhëhequr nga abat Doçi dhe nga ku 1908 doli Fjalori i Ri, i gjuhës shqipe i cili vlerësohej lart nga, prof. Ahmet Kelmendi e prof.. Gaetano Petrotta etj. Duke vlerësuar lart punën e kësaj shoqërie ne lëmin e letërsisë Luigj Gurakuqi shkruante: “Akademia Bashkimi, në pak vjet solli shumë ndihmë literaturës sonë me botime te veta te vlefshme”.
16
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Duke pasur parasysh vështirësitë e mëdha të Preng Doçit si klerik i lartë në Mirditë, lista e shoqërisë Bashkimi është e gjatë dhe e larmishme. Për afro 9 vjet nga themelimi i saj deri ne Kongresin e Manastirit, (1908) vuri në qarkullim mbi 35 libra nga autorët e fushave të ndryshme. Në kohën e lirisë Konstitucionale (1908), e cila ishte një manovrim perandorak, Nikaj hapi në Shkodër në vitin 1909 veprimtarinë e tij botuese, duke siguruar një shtypshkronjë të vogël me pakicë germash. Në janar të vitit 1910 ai filloi të botonte së bashku me Doçin, gazetën “Koha”, e cila duke
filluar nga numri i dytë, doli me emrin “Bashkimi” dhe si motiv të vetin kishte kujdesin për punët kombëtare dhe të diturisë. Doçi më të drejtë është cilësuar edhe si mbrojtës i nismave në lëmin e hapjes se shkollave ne gjuhën shqipe. Me kontributin e tij, rihapet shkolla në Orosh në vitin 1899. Më pas u çel shkolla në Spaç, Kashnjet, Rrëshen e Rubik. Në 5 shkollat fillore në Mirditë në vitin 1904, ndiqnin mësimet në shqip 96 nxënës. Pa u ndalur para vështirësive Doçi dhe shoqëria Bashkimi, botuan librat të të gjitha lëndëve, për të tëra rendet e
KULTURË
uror i Doçit
hqipe. Me kontributin e tij, rihapet shkolla në Orosh në vitin 1899. Më iqnin mësimet në shqip 96 nxënës. Pa u ndalur para vështirësive Doçi
shkollës fillore. Doçi dhe shoqëria Bashkimi, e mbronin me fanatizëm në Kongresin e Manastirit alfabetin e Bashkimit, duke u shprehur se: “është më estetik e më latin, ruan etimologjinë e gjuhës, është sistem i përdorur nga të parët tanë, Budi, Bardhi, Bogdani dhe arbëreshët, etj”. Duke u shqyrtuar nga ekspertët e gjuhës, alfabeti i Bashkimit mori epërsinë e duhur në formimin e alfabetit te Manastirit. Studiuesi i abat Doçit, kushëriri Pal Pjetër Doçi, shprehet se, “pa mohuar punën në lëmi të tjera, Prend Doçi ka bërë emër në radhë të parë si poet
dhe në poezinë shqipe të rilindjes, ai është një nga më të spikaturit.” Edhe nga studiues të tjerë dëshmohet fakti se pjesa më e madhe e krijimtarisë se tij, ka humbur e një pjesë tjetër është botuar pa emër. Prof. K. Denio, nga Franca, do shkruan: “ Greqinë moderne e bënë detaret dhe tregtarët, Shqipërinë e bënë poetet”. Duke u mbështetur në dëshmitë e Dora d’Istria për abatin, themi se Doçi ishte njëri ndër të tillët.
Përfundim:
Sipas vlerësimeve të Pal Pjeter Doçit, abati i Mirditës, Preng Doçi,
i rrahur me jetën kishtar e politike, nuk ka dyshim se i njihte pikësynimet e shteteve të ndryshme evropiane ndaj Shqipërisë dhe qëndrimet e tyre ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Në mënyrë të veçantë ai ndiqte me shumë vëmendje qëndrimin e Vjenës ndaj Shqipërisë, sidomos kur kishte të bënte me të drejtën e protokultit dhe të kulturës shqiptare. Si largpamës dhe i matur, Doçi kishte nuhatur dhe zhbirilua rivalitetet politike për Ballkanin në mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Disa diplomatë kanë vënë në dukje se Doçi synonte të jetë sa më i kontrollueshëm në punën e vet, për ta ruajtur sa me tepër pavarësinë e Mirditës, si nga Austro-Hungaria dhe Italia, duke ngritur tensione të vazhdueshme me pushtuesit osmanë. Qëndrimi i tij ndaj disa ngjarjeve në Mirditë e rreth saj ka shkaktuar jo pak dyshime, interpretime të ndryshme, mosbesime, e deri në akuza gjithfarësh. Të gjithë ata qe e kanë njohur, qofshin shkrimtarë, udhëtarë, diplomatë apo historianë, thonë se Doçi ishte i mbyllur, kishte një karakter misterioz, i paparashikueshëm, i padepërtueshëm. Duke qenë i mbyllur e i papërmbajtur dhe i matur e i prere ai kishte autoritet edhe tek ndërkombëtarët. Edith Durham do shprehej: “Një rilindës shqiptar, i burgosur e syrgjynosur nga Turqia dhe promotori kryesor i alfabetit modern shqip të “Bashkimit”, botues i veprave artistike e shkollore me pseudonim, një luftëtar i mençur,” Ndërsa Shahin Kolonja, shprehet “Shumë i përmendur, por pak i njohur”, siç e pati përcaktuar “pasi ne ende nuk jemi orientuar për kah kulmet e historisë. ”Prej këndej duhet nisur analiza e veprës së tij komplekse, si poet i fillimeve të Rilindjes, prelat i lartë kishtar e reformator kishe, flamurmbajtës.” Atë Gjergj Fishta me rastin e vdekjes se tij në gazetën Posta e Shqyniie, të vitit 1917, nder te tjera do shprehej: “..e mundet me u thanë për siguri se nuk asht kund nji skaj Shqypniet, ku burrat e meçëm a’kalemit mos ta kenë ndie e përmend kët emën”. ” Ka pas ndjesi poetike fort te shquara, në rini ka pas shkrua vjersha të bukura e me nam”. Më 22 shkurt shënjohet vdekja e Abatit të Oroshit të Mirditës, imzot Preng Doçit (1846-1917) si bari i vyer, letrar i shquar dhe atdhetar i flakët. E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
17
MOZAIK
Edhe një mirënjohje për prof. dr. David Kalajn
Laureat i Çmimit 13 Korriku
Përpos Kalajt, laureatë të Çmimit Vjetor 13 Korriku për vitin 2017 janë edhe skulptori akademik Miodrag Shqepanoviq dhe agronomi dr. Svetozar Saviq. Çmimi 13 Korriku jepet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi dhe është njëri ndër çmimet më të larta shtetërore për vepra ose të arritura në të gjitha fushat e punës dhe krijimtarisë, që janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Malin e Zi Laureatë të Çmimit 13 Korriku për vitin 2017 janë matematikani i shquar prof. dr. David Kalaj, skulptori akademik Miodrag Shqepanoviq dhe agronomi dr. Svetozar Saviq. Ata janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga Gojko Kastratoviq, kryetar, dhe anëtarët prof. emeritus Ilija Vujosheviq, prof. dr. Igor Llakiq, mr. Miomir Vojinoviq dhe prim. Dr. sci. med. Asim Dizdareviq, në mesin e 32 kandidatëve për këtë çmim. Vendimi është marrë në mbledhjen e jurisë, të mbajtur të hënën në Cetinë. Përpos laureatëve, në listën e kandidatëve për fitimin e Çmimit 13 Korriku kanë qenë edhe kritiku i filmit Aleksandar Beçanoviq, shkrimtari Andrej Nikolaidis, gjuhëtari Dr. Adnan Çirgiq, Aleksandar Damjanoviq, poeti Boris Jovanoviq Kastel, gazetarja, publicistja dhe shkrimtarja Branka Bogavac, shkrimtari Dushan Gjurishiq, boksieri Dejan Zllatiçanin, piktori akademik Ismet Haxhiq, artisti Mr. Igor Rakçeviq, Instituti për Shëndetin Publik, skulptori Krsto Andrijasheviq, historiania e artit Liljana Zekoviq, shkrimtari Milenko Ratkoviq,
18
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
shkrimtari Momir M. Markoviq, aktori Mirko Vllahoviq, Amza Malazeze, shkrimtari Mirash Martinoviq, Millovan Gjuriçkoviq, Ndërmarrja për Mbrojtjen Sanitare dhe Ekologjike “Hemosan” – Tivar, gazetari dhe publicisti Sllobodan Vukoviq, Prof. dr. Sllobodan Radonjiq, kompozitori dhe kantautori Sllobodan Kovaçeviq, filatelisti Tomo Katuriq, regjisori Vlladimir Peroviq, inxhinieri i makinerisë Zoran M. Ilinçiq, akademiku Zllatko Buliq, historiani prof. dr. Zhivko Andrijasheviq dhe regjisori Zhelko Soshiq. Çmimi 13 Korriku jepet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi dhe është njëri ndër çmimet më të larta shtetërore. Në bazë të Ligjit për Shpërblimet shtetërore, Çmimi Vjetor 13 Korriku i jepet qytetarit ose shtetasit të Malit të Zi, grupit të personave ose personit juridik me seli në Mal të Zi, për vepra ose të arritura në të gjitha fushat e punës dhe krijimtarisë në dy vitet e mëparshme, që janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Malin e Zi. Çmimi do t’u ndahet laureatëve nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, në
Podgoricë, më 13 korrik. Prof. dr. David Kalaj ka lindur në vitin 1971. Ka mbaruar Fakultetin Matematiko-Natyror në Podgoricë në vitin 1995, si studenti më i mirë i gjeneratës me notën mesatare 9.52. Studimet pasdiplomike i ka vijuar në Fakultetin e Matematikës në Beograd, në degën Analiza matematikore, dhe i ka përfunduar me notën 10. Ka doktoruar në vitin 2002. Që nga viti 1998 punon në Fakultetin Matematiko-Natyror në Podgoricë. Kalaj është autor i disa librave dhe i dhjetëra punimeve shkencore të publikuara në revistat prestigjoze ndërkombëtare. Ai është po ashtu recensent i një numri të madh të artikujve shkencorë dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe disa tekste mësimore të matematikës për shkollën fillore dhe shkollën e mesme. Përpos punës si pedagog në Fakultetin Matematiko-Natyror, ai është udhëheqës i Programit studimor për arsimimin e mësuesve në gjuhën shqipe pranë Universitetit të Malit të Zi, që nga themelimi i tij në (Kohapress) vitin 2004.
MOZAIK
Në Ulqin po mbahet
Kampi veror për lidership Organizatorët kanë theksuar se trajnimi fokusohet në fusha specifike, si: fazat e krijimit të një ekipi, komunikimi i efektshëm, strategjitë e lidershipit, menaxhimi i ekipeve virtuale dhe multikulturore, teknikat e vendim-marrjes, vlerësimi i nevojave të komunitetit, mbledhja e fondeve, dizenjimi i projekteve dhe menaxhimi i tyre Ulqin – Kampi veror për lidership, i cili organizohet nga Organizata Joqeveritare „iAct“ në bashkëpunim me organizatën “Leap4Change” nga SHBA ka filluar të hënën në Bibliotekën e Ulqinit. Organizatorët kanë theksuar se trajnimi fokusohet në fusha specifike, si: fazat e krijimit të një ekipi, komunikimi i efektshëm, strategjitë e lidershipit, menaxhimi i ekipeve virtuale dhe multikulturore, teknikat e vendim-mar-
rjes, vlerësimi i nevojave të komunitetit, mbledhja e fondeve, dizenjimi i projekteve dhe menaxhimi i tyre. Pjesëmarrësit janë kryesisht nga Ulqini, Tivari, Podgorica dhe Tirana, ndërsa kampi zhvillohet në gjuhën angleze, nën drejtimin e trajneres Romy Solomon nga SHBA. Në kuadër të programit të kampit, organizatorët kanë planifikuar punëtori interaktive me qytetarët, si edhe vizitë qytetit të Ulqinit dhe njohjen
e pjesëmarrësve me kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit. Organizata “Leap4Change” nga SHBA është e njohur në fushën e forcimit dhe zhvillimit të potencialit të të rinjve, me një përvojë të gjatë trajnimesh në katër kontinente. Kampi do të përfundojë nesër, ku pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata si dëshmi për përfundimin me sukses të trajnimit për lidership. (Kohapress)
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
19
KULTURË
7 vjet pa Bekim Fehmiun
Aktor i përmasave ndërkombëtare
Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore. Pas filmit “Mbledhësit e Puplave” disa nga filmat e tjerë ku ai u prezantua janë “Gethi i Gjerë”, “Kurthi për Gjeneralin”, “Era”, etj Më 15 qershor të vitit 2010 aktori i mirënjohur Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd. U mbushën shtatë vite që kur aktori i famshëm me prejardhje shqiptare ka vdekur. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit
“
20
dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore. Pas filmit “Mbledhësit e Puplave” disa nga filmat e tjerë ku ai u prezantua janë “Gethi i Gjerë”, “Kurthi për Gjeneralin”, “Era”, etj. Ndonëse në 2010, kur artisti vdiq,
“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”, pati thënë Bekim Fehmiu. Gjashtë ditë pas vdekjes së tij në Kinemanë ABC në Prishtinë u mbajt një mbledhje komemorative. Aty djali i tij Uliksi, duke plotësuar amanetin e të atit, recitoi baladën antologjike
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Parlamenti i Kosovës nuk denjoi të mbajë një minutë heshtje për vdekjen e tij, prej vitesh në Kosovë e Serbi organizohet festivali “Mirëdita Dobar dan”, që mëton t’i shkëmbejë kulturat e Kosovës e Serbisë dhe aktivitetet e artistëve më të mirë të të dyja vendeve. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”, pati thënë Bekim Fehmiu. Gjashtë ditë pas vdekjes së tij në Kinemanë ABC në Prishtinë u mbajt një mbledhje komemorative. Aty djali i tij Uliksi, duke plotësuar amanetin e të atit, recitoi baladën antologjike. “Njeriu këndon pas luftës” të poetit serb Dušan Vasiljev. Ishte testamenti i fundit i Bekimit që kjo baladë të recitohej pas shuarjes së tij. Balada u krijua në fillim të shekullit të kaluar. Ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë asokohe Ivica
KULTURË
Dačić, pati thënë se Fehmiu u gjet i vdekur në apartament dhe revolja ishte e regjistruar në emrin e tij. Ai vdiq në moshën 74 vjeçare. Rolet e tij në “Prova speciale”, “Odise-
ja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra. Për t’u rrëfyer edhe më mirë jeta dhe veprimtaria artistike e Fehmiut “Samizad B92” ka botu-
ar librin e tij “Shkëlqim dhe tmerr”. Aktualisht, i biri i tij, Uliks Fehmiu po vazhdon rrugën e aktrimit. Ai ka mbi 20 vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
PriFest sjell 3 premiera botërore tFestivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në Kosovë PriFest, që do të ketë edicionin e 9-të në korrik, ka bërë publik programin e parë të filmave midis gjithsej 10 programeve të ndryshme që ka ky festival. Bëhet fjalë për programin garues të filmave Middle – Length (Metrazh i mesëm) që do të sjell për publikun gjithsej 13 filma nga mbarë bota, prej tyre 3 premiera botërore të cilat shfaqen për herë të parë para publikut Kosovar para se të shfaqen kudo në botë, si dhe 1 premierë ndërkombëtare, 1 premierë Europiane, 4 rajonal dhe të tjerat premiera Kosovare, të gjitha do të shfaqen për publikun për herë të parë. “The kite that flies on its own”, film nga Gjermania, si dhe “Tisa” dhe “Once upon a time in Kosova” – filma nga Kosova janë titujt e premierave botërore të cilat do të shfaqen në programin Middle – Length, bashkë me projekte tjera nga vende të ndryshme të botës si nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra, Belgjika, Irani, Izraeli, Republika Çeke dhe nga Kosova. Të gjithë filmat në këtë program do të garojnë dhe vlerësohen nga juria ndërkombëtare për të marrë çmimin Silver Goddess (Hyjnesha e Argjendtë). Audienca e PriFest këtë vit nga data 13-20 Korrik, do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinema nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar. 1. KITE THAT FLIES ON ITS OWN, Gjermani, Premiere Botërore 2. ONCE UPON A TIME IN KOSOVA, Kosovë, Premiere Botërore 3. TISA, Kosovë, Premierë Botërore 4. THE MIGHTY BIGORNE, Francë, Premierë Ndërkombëtare 5. AVA IS GOING TO BE AN ORPHAN, Iran, Premiere Europiane 6. CONFECTION, Britani e Madhe, Premiere Regjionale 7. THE ISLAND, Republika Çeke, Premierë Regjionale 8. SPARTA, Francë, Premirë Regjionale 9. DOT, Gjermani, Premierë Regjionale 10. NAKED, Israel, Premierë Kosovare 11. LA FEMME ET LE TGV, Zvicër, Premierë Kosovare 12. THE SUMMER MOVIE, Francë, Premierë Kosovare TERRIER, Gjermani, Premierë Kosovare
22
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
PANORAMË
ALBERT CAMAJ LUMI CEM
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
“Tomka dhe shok rrugëtimin ndërko
Përfshirja e filmit “Tomka dhe shokët e tij” si pjesë e programacionit në platformën TCM duhet konsid thënë se prej disa kohësh ka zgjuar interesin e kritikës së specializuar në revistat më prestigjioze të k “Oxford Mail”, “Film Quarterly”, botimeve si “A Companion To Eastern European Cinemas”, “Studies In E Për herë të parë prej disa ditësh një film shqiptar mund të shihet në platformën digitale të krijuar nga bashkëpunimi mes kompanisë amerikane TCM (Turner Clasical Movies) që është kanali televiziv më popullor në rang botëror për transmetimin e filmave klasikë dhe Criterion që konsiderohet si distributori më serioz në përzgjeshjen e titujve dhe kualitetin për kinemanë klasike. Dhe, jo rastësisht filmi “Tomka dhe shokët e tij” është përzgjedhur nga kuratorët e kësaj platforme si një nga filmat
24
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
që i ofrohet ekskluzivisht publikut në SHBA, Kanada dhe Porto Riko për një periudhë gjashtë mujore me të drejtë rinovimi të kontratës. Pas restaurimit në Librarinë e Kongresit Amerikan, falë projektit të Kinemasë Shqiptare të drejtuar nga Regina Longo, ky film fillon rrugëtimin e tij të gjatë si asnjë film tjetër shqiptar, që nga Marsi 2014 me shfaqjen premierë në British Film Institute, që u pasua me 19 shfaqjet e tjera në 17 qytete të Britanisë së Madhe, e më pas në New York, Washington DC, Conectikat
dhe Paris, që siç duket nuk do të jetë ndalesa e fundit. Sipas Genc Përmetit, distributori ndërkombëtar i krijimtarisë së regjisores Xhanfise Keko, në vjeshtë të këtij viti, filmi “Tomka dhe shokët e tij” është programuar nga kuratorët e Cinematekës së Copenhagenit të projektohet përgjatë një muaji të plotë. Më pas, i njejti film do të bëhet pjesë e programeve të Cinematekave të Oslos dhe Stokholmit që bashkë me atë të Copenhagenit janë qendra kulturore tejet të rëndësishme në këto kryeqytete
KULTURË
kët e tij” vazhdon ombëtar
deruar një sukses jo vetëm për regjisoren Xhanfise Keko, por për tërë kinemanë shqiptare e cila duhet kinemasë botërore si “Sight and Sound”, “The Framework”, “The Journal Of Cinema”, “The Arts Desk”, Eastern European Cinema” apo dhe gazetave të mirënjohura si “The Guardian” nordike. Ky vit do të mbyllet për filmin “Tomka dhe shokët e tij” me prezantimin e tij në Festivalin e Filmit Hebre në Jerusalem. Vlen të theksohet se, kjo nuk është hera e parë që krijimtaria e regjisores Xhanfise Keko projektohet në sallat prestigjioze të Cinematekave evropiane. Vitin e kaluar Cinematekat e Tel Avivit, Haifas dhe Jerusalemit kishin pjesë të programit të tyre një tjetër film të saj, filmin “Kur xhirohej një film”. Përfshirja e filmit “Tomka dhe
shokët e tij” si pjesë e programacionit të kësaj platforme duhet konsideruar një sukses jo vetëm për regjisoren Xhanfise Keko, por për tërë kinemanë shqiptare e cila duhet thënë se prej disa kohësh ka zgjuar interesin e kritikës së specializuar në revistat më prestigjioze të kinemasë botërore si “Sight and Sound”, “The Framework”, “The Journal Of Cinema”, “The Arts Desk”, “Oxford Mail”, “Film Quarterly”, botimeve si “A Companion To Eastern European Cinemas”, “Studies In Eastern Eu-
ropean Cinema” apo dhe gazetave të mirënjohura si “The Guardian”. Çfarë po ndodh me krijimtarinë e regjisores tonë të njohur Xhanfise Keko, që pas më shumë se 40 vitesh vazhdon të zgjojë interes jo vetëm në Shqiperi, por edhe larg saj, nëpër botë ku shfaqen me sukses filmat e realizuar në Shqipërinë komuniste?… Përgjigja, duhet kërkuar tek vërtetësia, sinqeriteti dhe realizmi i tyre, tek problematika gjithnjë aktuale dhe për çdo brez fëmijësh, pse jo dhe të rriturish në marrëdhënie me ta. E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Fishta dhe ‘gomarët’ e politikës Aurel Plasari
Më 1994, kur më në fund u botua e plotë satira politike e Fishtës “Gomari i Babatasit”, d.m.th. tok me pjesën e saj të dytë të mbetur në dorëshkrim, kam pas shkruar në Parathënien e botimit: “Nëse britanikët e meritonin ‘Udhëtimet e Guliverit’, rusët ‘Shpirtrat e vdekur’ ose gjermanët ‘Përrallën e dimrit’, shqiptarët duhet t’i kenë pasur hak hem ‘Gomarin”, hem ‘Zogun e gomarit’”. Listën e identifikimit të personazheve me barasvlerësit e tyre
“
26
si persona realë të Parlamentit shqiptar dhe të politikës shqiptare, që Fishta i kishte mbërthyer si karkaleca në satirën e tij, e kam pas postuar më parë. Duhet edhe një herë t’i njihet z. Kolec Çefa merita që, nga shënimet e zbuluara në dorëshkrimet e Fishtës, e ka njoftuar publikisht faktin se kush ishte personi që Fishta, në pjesën e dytë të veprës, e shndërroi në “gomar”. Kush? Ky ishte Markashan Shirqi ose Shan Shirqi, i aktivizuar shumë
Është fat që Çefa ka regjistruar, nga kujtimet e At Viktor Volajt, një vizitë të këtij së toku me imzot Thaçin në spitalin e Barit ku personazhi i Fishtës ishte shtruar për “çështje nervash”. Fjala nxjerr fjalën dhe At Viktori i thotë: “A e ke lexue Fishtën? Me ty e ka...”. Markashan Shirqi i përgjigjet: “Jam konden (i kënaqur) që u bana sebep me u shkrue nji kryevepër satiret”
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
në fushata elektorale si njeri i Zogut. Ishte “njeri i hajmë”, me gjasë edhe neurastenik. Kishte studiuar në Austri, ishte shuguruar prift dhe ishte suspenduar nga priftëria për arsye që më mirë të mos përmenden... Por kishte edhe aftësinë për të qitur bejte, duke kontribuar ashtu në fushatë elektorale me talljet në shtyp për kandidatët për deputetë, si Fishta, Mjeda, Gurakuqi. Me këta e kishte mllefin. Nuk vihet në dyshim, siç e kam pohuar njëherë, që motivin e metamorfozës, d.m.th. të shndërrimit të njeriut në gomar dhe të gomarit në njeri, Fishta e ka huajtur nga vepra e latinit Luc Apuleu të shek. II “Metamorfozat” ose “Gomari i artë”. Mirëpo, në ndryshim nga personazhi i Apuleut, personi që Fishta e shndërroi në Gomar ishte kryekëput mediokër. Mishërim i mediokritetit. Është fat që Çefa ka regjistruar, nga kujtimet e At Viktor Volajt, një vizitë të këtij së toku me imzot Thaçin në spitalin
KULTURË
e Barit ku personazhi i Fishtës ishte shtruar për “çështje nervash”. Fjala nxjerr fjalën dhe At Viktori i thotë: “A e ke lexue Fishtën? Me ty e ka...”. Markashan Shirqi i përgjigjet: “Jam konden (i kënaqur) që u bana sebep me u shkrue nji kryevepër satiret”. Pjesa e dytë e veprës, që titullohet “Visku i Babatasit”, nuk ka të bëjë me ndonjë emër të trilluar. Visk Babata-
si, një nga të rrallët personazhe me emër të vërtetë në vepër, është person real i jetës sociale dhe politike shqiptare, i përgojuar dendur edhe nga Konica. Ishte korçar, jo vetëm antikatolik, por edhe antigegë. Por ishte demokrat nga pikëpamjet dhe kishte shumë humor. Fishtës i pëlqente humori i tij. Babatasi e kishte bërë zakon të vente në punë
me gomar dhe ta lidhte gomarin te dritarja e kryeministrisë, që ishte njëherësh edhe ministri e jashtme. Një ditë, ndërsa po lidhte gomarin për hekurash të dritares, i afrohet roja e i thotë: “Ka urdhnue zoti ministër mos me e lidhë ma gomarin këtu”. Atëherë Babatasi i kthehet e i thotë: “Ka të drejtë, dy gomarë në një ministri nuk bën të lidhen”. E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
27
MOZAIK
Dilema e qytetarëve të Kosovës
Turizëm në qark të mbyllur
Vendimi për stacionin e fundit nuk është keq të merret para se të mbërrihet në Milot, aty ku ndahen rrugët - një që çon nga Durrësi deri në Sarandë, e tjetra nga Shëngjini, Velipoja e deri në Ulqin
Elmaz Isufi Pushimet nuk janë më luks e as privilegj i një grupi të caktuar njerëzish. Tregu i hapur dhe komunikimi global kanë bërë që kostoja e të jetuarit për pak ditë jashtë vendit të mos dallojë shumë nga ajo që një individ apo familje shpenzon gjatë qëndrimit në shtëpi. Më shumë se aspekti financiar, sot brengë, edhe e kosovarëve, është mungesa e sigurisë dhe e perspektivës afatgjatë. Presioni i këtyre faktorëve dhe i të tjerëve, jo që po e pengojnë, por po e bëjnë edhe më të fortë nevojën për “terapi” të trupit e të trurit. Dhe, në këtë dramë kolektive, qytetarët e Kosovës mund të ndihen të “bekuar”. Dy vende me potenciale të mëdha turistike, sidomos për pushime të verës, Shqipëria dhe Mali i Zi, i gjenden pranë. Të dyja kanë standard dhe ekonomi që u përgjigjen mundësive reale të shumicës së turistëve. Dilema e vetme e tyre mbetet se cilën ta zgjedhin. *** Fqinjësia me Shqipërinë dhe Malin e Zi e vërteton thënien e moçme, se
28
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
një prone i dyfishohet vlera nëse i ka fqinjët e hairit, dhe e kundërta. Fatkeqësisht, shqiptarët, jo vetëm të Kosovës, historikisht kanë përvoja të këqija me disa nga “komshinjtë”. Asnjëri nga popujt me të cilët rrethohet nuk mbahet mend për dashamirësi, hiç vitet e fundit, kur Kosovës ia kanë njohur Pavarësinë Mali i Zi dhe Maqedonia. Këtë nuk e ka bërë Serbia, që po ashtu na gjendet pranë, e as Greqia e Bosnja, me të cilat nuk kufizohemi, por që për të parën ruajmë kujtesën e bashkëjetesës në ish-Jugosllavi dhe të dytën që, nëse jo me Kosovën, kufizohet me pjesën tjetër të hapësirës shqiptare. Sado që e dimë edhe ne, e edhe ata, se raportet nuk janë hiç fqinjësore, kemi insistuar dhe vazhdojmë të insistojmë për afërsi, mirëkuptim dhe bashkëpunim. Madje, një nga ambiciet është që në emër të tyre të harrojmë e të falim për çfarë na kanë bërë dhe sa e si i vuajmë ende pasojat. Përveçse e kemi shumë të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik me
Serbinë, Maqedoninë, pjesërisht me Malin e Zi e Greqinë, ne kemi prirje edhe për të frekuentuar më shumë se çdo popull tjetër këto vende, për pushime, për shërbime e për tregti. E për çudi, asnjëra nga to nuk na përgjigjet më të njëjtën “monedhë”. Meqë Serbia vazhdon të jetë e pasigurt për lëvizje të lirë, Maqedonia me ofertë të kufizuar e Greqia me regjim të vizave, kosovarët destinacionet kryesore për udhëtime e turizëm i kanë Shqipërinë, Malin e Zi e pjesërisht Turqinë. Nga kjo e fundit sado që është më larg, kemi përfituar nga marrëdhëniet e mira ndërshtetërore dhe nga heqja e plotë e barrierave kufitare. Me këtë numër të vogël opsionesh, ky mund të përkufizohet si turizëm pa viza, apo lëvizje e lirë në një qark të vogël e të mbyllur. * ** Pas zgjedhjeve parlamentare, pushimi veror është tema më e dominuar e fundit të qershorit. Nuk është se zgjedhjet dhe turizmi kanë
“
MOZAIK
Në këtë dramë kolektive, qytetarët e Kosovës mund të ndihen të “bekuar”. Dy vende me potenciale të mëdha turistike, sidomos për pushime të verës, Shqipëria dhe Mali i Zi, i gjenden pranë. Të dyja kanë standard dhe ekonomi që u përgjigjen mundësive reale të shumicës së turistëve. Dilema e vetme e tyre mbetet se cilën ta zgjedhin
të përbashkët vetëm aspektin kohor të organizimit të sivjetmë të tyre, por se të dyja bëhen sipas vullnetit e shijes së qytetarëve. Ashtu si votën, edhe pushimin secili e bën në mënyrën e vet. Edhe preferencat dhe shfrytëzimi i së drejtës për të votuar, apo udhëtuar janë individuale. Se si vendosën kosovarët më 11 qershor tashmë e dimë, e në diskrecion të secilit individ, familje apo grup shoqëror është edhe nëse ditët në vijim duan t’ia mësyjnë plazhit, malit apo të “trusin” në shtëpi. Prandaj do të ishte “cenim” i së drejtës për “vetëvendosje” po qe se u bëhemi avokat për zgjedhjet e tyre. Megjithatë, shumicës nga mbi 1 milion turistë, që vendosin të lëvizin brenda apo jashtë vendit, u këshillohet të sillen në mënyrën se si jetojnë pjesën tjetër të vitit. Kjo u garanton më shumë rehati. Pushimi nuk bëhet sipas ndonjë norme të caktuar. Çdo përpjekje për të imituar pikëpamjet “moderniste” e lëndojnë ndjesinë e të pushuarit pas
një viti të lodhshëm dhe stresues. Edhe vendet që vizitohen nuk zgjidhen sipas preferencave apo ato që të “afirmojnë” në kategoritë sociale. Vizita dhe pushimi, ta zëmë në det, mund të bëhen pranë plazhit duke qenë i strehuar në shtëpi private, mundet edhe në hotel, pse jo edhe në ambient të hapur, në tendë. Ushqimi nuk duhet të jetë aspekti tjetër vendimtar i zgjedhjes së një vendi, është çështje shije, jo “emancipimi”. As preokupimi se si do të dukem në plazh apo në ndejat e mbrëmjes nuk ishte dashur të të vërë në siklet para dhe gjatë kohës së pushimit. Dikush shkon pranë detit me sandale të shtrenjta, dikush me të lira e që i tërheq zvarrë, e dikush zbathur. Në plazh dikush e pi lëngun me “pip” e dikush e kthen me grykë të shishes. Ka të tillë që në orët e para të mëngjesit e pushtojnë plazhin e të tjerë që me bregun e detit shihen veç në orët e pasdites. Ka edhe që shkojnë me vite në të njëjtin vend
dhe nuk dinë asgjë për të, përveç emrit të pronarit të shtëpisë apo të hotelit. Është e drejtë e tyre të jenë kureshtarë e të përfitojnë sa më shumë nga një udhëtim i largët, e po ashtu e drejtë edhe e atyre që duan të jenë shpërfillës dhe të mos e lodhin mendjen për të tilla detaje, si historia e qytetit, traditat e banorëve... Pra, e rëndësishme është që turistët të ndihen mirë dhe të mos jenë bezdisës për pushues të tjerë. Ngase më shumë se të tjerat improvizime, pushimet i bën të bukura dëshira e atyre që shkojnë. Shije të mirë pushimit i jep edhe mënyra si e organizon dhe e menaxhon atë. Ata që nuk kanë buxhet të rezervojnë hotele të shtrenjta të tipit të Turqisë, të kujdesen që të përballojnë koston e vendeve fqinje. Vendimi për stacionin e fundit nuk është keq të merret para se të mbërrihet në Milot, aty ku ndahen rrugët - një që të çon nga Durrësi e deri në Sarandë, e tjetra nga Shëngjini, Velipoja e deri në Ulqin. E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
29
MOZAIK
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani nderoi Çun Mulën (pas vdekjes) me dekoratën- “Nderi i Kombit”
Vlerësim i çmuar për familjarët dhe Malësinë e Madhe Tiranë- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, i ka dhënë Çun Mulës (pas vdekjes), Dekoratën- “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e shquar si prijës në luftën për krijimin e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e kufijve të tij, duke organizuar me aftësi të larta strategjike e drejtuese forcat e zonës kundër armiqve; për rolin e madh në pajtimin e gjaqeve dhe vendosjen e harmonisë ndërfetare në të gjithë Shqipërinë. Për persekutimin familjar nga diktatura për shkak të qëndrimit të pathyer antikomunist dhe në mbrojtje të territoreve kombëtare shqiptare”. Ceremonia e dhënies së kësaj dekorate në bazë të protokollit për ndarje të dekoratave është organizuar në selinë e Presidencës në Tiranë, me ç’ rast Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dorëzuar dekoratën, Z. Smail Maliq Çunmulaj, pasardhësit më të afërt të Çun Mulës. Ndërkaq në këtë ceremoni zyrtare kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i personaliteteve të
30
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
shquara të Malësisë, këndej dhe andej kufiri, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Bashkisë “Malësie e Madhe”, Z. Tonin Marinaj, me stafin e tij administrativ. Pasardhësi i Çunmulës të cilit iu dorëzua ky urdhër, Smail Maliq Çunmulaj, në prononcimin për “Koha Javore” e vlerësoi lart këtë dekoratë duke e quajtur atë një vlerësim të drejtë dhe të denjë por dhe një nder jo vetëm për familjarët dhe të afërmit e Çunmulës por dhe për mbarë Malësinë e Madhe. “Unë e vlerësoj lart këtë akt, këtë dekoratë të Presidentit të Republikës, duke e konsideruar si shumë korrekte ndaj një personi që në të gjitha periudhat kohore, në të gjitha trazirat dhe okupimet që kaloi Malësia, dha kontributin e tij të paçmuar. Kësisoj , mendoj se Çun Mula si njeri i pathyer që ishte, mori vlerësim e merituar nga Presidenti i Republikës i cili tregoi kujdes dhe vlerësim ndaj veprimtarisë së gjerë që dha Çun Mula për kombin shqiptar. Ky çmim vendos një vulë të mirë në Malësi kur është fjala
për vlerësimin dhe nderimin e figurave historike të Malësisë”, u shpreh Çunmulaj për “Koha Javore”. Çun Mula, një figurë emblematike dhe poliedrike e kombit shqiptar, u nderua me këtë dekoratë të merituar pas një iniciative trevjeçare të ngritur nga familjarët (pasardhësit e Çun Mulës) të mbështetur fuqishëm edhe nga bashkia, “Malësi e Madhe” dhe diaspora shqiptare në SHBA, të cilët i dorëzuan presidentit Nishani propozimin për vlerësimin e veprimtarisë historike shumëdimensionale të atdhetarit, Çun Mula, iniciativë kjo që rezultoi me dhënien e dekoratës “Nderi i Kombit”. Urdhri “Nderi i Kombit” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë që me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë dhe deri më tani, ndër vite, ky urdhër u është dhënë një sërë figurave të shquara të kombit dhe disa institucioneve. t. u.
MOZAIK
Dyshja pianiste, Ana dhe Ida Murtagiq performuan në Tuz
Mbrëmje e këndshme artistike e muzikës së munguar në Malësi Tuz- Pianistet dyshe, motrat Ana dhe Ida Murtagiq nga Podgorica, kanë shfaqur një koncert të muzikës klasike në QKI “Malësia” në Tuz në prani të një numri të vogël të admiruesve të kësaj rryme muzikore, duke qenë se kjo muzikë ashtu sikurse dhe shumë zhanre të tjera dhe ngjarje të ndryshme kulturore, nuk kanë një traditë në këtë trevë, për të mos thënë mungojnë fare. Motrat Murtagiq, të cilat janë profesioniste të muzikës klasike, kanë sjellë çaste të këndshme me interpretimin e tyre mjeshtëror dhe virtuoz në piano, duke prezantuar një repertor të pasur nga kompozitorët e njohur vendas dhe të huaj siç janë: K. Slavicky, A. Piazzola, V. Marash, S. Gaçeviq , D. Golemoviq, B. Vlahek dhe B. Çuliq. Ana dhe Ida Murtagiq kanë lindur në Podgoricë në vitin 1987. Arsimin fillor dhe të mesëm të muzikës e kanë ndjekur në Shkollën artistike për muzikë dhe balet “Vasa Paviq” në Podgoricë, në klasën e profesoreshës, Diana Damjanoviq. Akademinë e muzikës e kanë ndjekur në Cetinë, fillimisht në klasën e profesoreshës,
Svetllana Bogino, e më pas në atë të profesorit, Vlladimir Ogarkov dhe të docentit, Bojan Martinoviqit. Studimet pasuniversitare për muzikë dhome i kanë vijuar nga viti 2009 në klasën e profesorit Çedomir Nikoliq, duke magjistruar kështu në vitin 2013. Motrat Murtagiq janë angazhuar si profesoresha të pianos dhe të muzikës së dhomës në Shkollën Artistike për Muzikë dhe Balet “Vasa Paviq” në Podgoricë. Dyshja në fjalë nga viti 1998 ka marrë pjesë në disa gara në vend dhe rajon. Nga një sërë çmimesh të fituara nëpër gara të ndryshme në kategorinë e duetit veçohen: “Lira e Artë” në Festivalin e 35-t të të Rinjve të Malit të Zi, në Kotor (2008), “Lira e
argjendtë” në garat ndërkombëtare “Davorin Jenko” në Beograd (2009), Çmimi special në garën e 11-të ndërkombëtare të të rinjve në Nish (2010) dhe Çmimi special në Festivalin e 39-t të të Rinjve të Malit të Zi në Kollashin (2012). Ndërkaq, gjatë sezonit veror 2011 dhe 2012, motrat Murtagiq kanë qenë pjesëmarrëse në festivalin prestigjioz të muzikës “Nei Suoni dei Luoghi”, në Itali. Ato kanë shfaqur koncerte në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe në Turqi. Repertori që ekzekutojnë është i shumëllojshëm, duke filluar nga muzika Barok që përshkruan stilin e muzikës klasike evropiane e deri te muzika bashkëkohore. t. u.
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
32
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
MOZAIK
Komuna Urbane e Tuzit
Punime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore
Tuz- Komuna Urbane e Tuzit ditëve të fundit është impenjuar në realizimin e disa projekteve që kanë qenë të parashikuara me planin financiar të vitit 2017, të cilat konsistojnë kryesisht në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe në atë të ndriçimit publik. Kryetari i komunës Urbane të Tuzit, Abedin Axhoviq në një prononcim për “Koha Javore” tregon për bilancin e punimeve të kryera në dytre muajt e fundit, duke thënë se deri më tani plani financiar sa i takon këtyre dy sferave, është zbatuar në
masën 45 përqind. “Deri më tani kemi arritur të vijojmë asfaltimin e një pjesë të aksit rrugor ende të papërfunduar relacionin Fudna-Kojë me vlerë 30 mijë euro, rikonstruksionin e rrugës, Vuksanlekaj-Dushiq, 1700 metra me vlerë 60 mijë euro, tamponimin e rrugës në fshatin KodërBudan drejt liqenit të Shkodrës me vlerë 24 mijë euro, një rrugë dytësore në Sukruq 450 metra me vlerë 30 mijë euro, si dhe është bërë rikonstruksioni i disa rrugicave nëpër Tuz si dhe kemi vendosur llamba elektrike në fshatrat:
Vuksanlekaj dhe Llofkë, pra deri më tani kemi realizuar 45 përqind e planit financiar nga 85 mijë euro që janë parashikuar për këtë vit”, theksoi kryetari i KU të Tuzit, Abedin Axhoviq. Nga planet e tjera që sipas tij priten të realizohen së shpejti, Axhoviq veçoi ndërtimin e trotuarit në fshatin Milesh dhe ndërtimin e urës për këmbësorë në Dinoshë i cili tha se projekti kryesor për këtë të fundit ka përfunduar, ndërsa sipas tij pritet të shihet nëse punimet do të mund të fillojnë pa kaluar shumë kohë. t. u. E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
33
SPORT
34
Javore KOHA
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
SPORT
Pas largimit të trajnerit të kombëtares kuqezi
Kush do të jetë pasardhësi i De Biasit? Largimi i trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, pas fitores së thellë me rezultatin 3-0 ndaj Izraelit në Tel Aviv, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, ka hapur dilemën se kush do të jetë pasardhësi i tij në stolin kuqezi. Në fakt, largimi i De Biasit ishte i pritur, por mendohej se ai do t’i çojë deri në fund ndeshjet eliminatore. Por pas pesë ndeshjeve të humbura nga Shqipëria, në ndeshjet zyrtare dhe ato miqësore, para ndeshjes me Izraelin, dukej që era e De Biasit ka përfunduar dhe se Shqipërisë i nevojitet një frymë e re. De Biasi do të mbahet mend si trajneri që shënoi suksesin më të madh në historinë e futbollit shqiptar, duke arritur që ta kualifikojë për të parën herë Shqipërinë në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Pavarësisht se Shqipëria nuk arriti të kalojë grupin në Kampionatin Evropian, ajo nuk zhgënjeu në tri ndeshjet e luajtura, duke arritur një fitore dhe dy humbje. De Biasi krijoi një ekip që nuk shquhej
për emra, por për lojën kolektive. Ai imponoi stilin e njohur të lojës italiane, me mbrojtje të fuqishme dhe të disiplinuar, e cila u tregua e suksesshme në shumë ndeshje. Falë këmbënguljes së tij, një pjesë e mirë e lojtarëve të rinj, të rritur apo që luajnë jashtë, u afruan me kombëtaren shqiptare. Ata sot përbëjnë bërthamën e ekipit kombëtar. Ai arriti që t’i bëjë krenarë shqiptarët duke bërë që tribunat e stadiumeve ku luante Shqipëria të ishin përplot me tifozë shqiptarë që e ndiqnin kudo atë. Shqipëria nuk konsiderohej më një ekip i lehtë edhe nga ekipet më të mëdhenj botërorë. Rezultatet e arritura nga De Biasi bëjnë që pasardhësi i tij në stolin kuqezi ta ketë të vështirë pasi që pritjet janë të mëdha. Sfida e parë e trajnerit të ri janë ndeshjet në vazhdim të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, dy prej të cilave kundër Spanjës dhe Italisë, disa herë kampionë të botës. Shanset për t’u kualifikuar në Botërorin “Rusi 2018” janë teorike, por Shqipëria do
të përpiqet që të paktën të sigurojë vendin e tretë në grupin G. Ndërsa për trajnerin e ri, këto ndeshje do të shërbejnë për njohjen e ekipit dhe skicimin e planeve për të ardhmen. Vetë De Biasi ka deklaruar se “janë tre ose katër emra që qarkullojnë… italianë ose me origjinë italiane,… Kandidati që po kërkohet është një trajner jo i ri, me një përvojë që vlerësohet”. Ditëve të fundit është folur shumë në media për mundësinë e uljes së Filippo Inzaghit në stolin e kombëtares kuqezi, si i preferuari i kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Por ky opsion ka rezultuar i pasuksesshëm, pasi që trajneri italian ka deklaruar se do të vazhdojë te Venezia, të cilën arriti që pas 12 vjetësh ta kthejë në Serinë B. Ajo që dihet tashmë dhe që është pothuajse e sigurt është se pasardhësi i Giani De Biasit do të jetë një i huaj, me shumë gjasa sërish italian.
i. k.
E ENJTE, 29 QERSHOR 2017
Javore KOHA
35
KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve
e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re
Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi
Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër
0,50
amoralë
Podgoricë e enjte, 2 mars 2017
753 Çmimi 0,50
Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50
kulturore shqipta
KOHA Javore
KOH Javore A
KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër
745 Çmimi 0,50
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
Mësuesit e harruar
Podgoricë e enjte, 29 qershor 2017 Viti XVl Numër 770 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve
APATIA politike
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Qençe nuk jetohet ma
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
ISSN 1800-5696
e luftës viktimat
Kadare meriton Nobelin!
6965-00
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
që nderoi Manifestim
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
81 NSSI
ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI
6965-00
Në udhëkryq
Qençe
Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja
SHQIPTARË
e A vorH KJaO e A vorH KJaO 2016 Viti XV
Numër 743
Çmimi 0,50
Numër 744
Çmimi 0,50
Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore
” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-
KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë
ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,
Podgoricë
e enjte, 8
dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi
e enjte, 15
dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi
0,50
rs triumfon në
0,50
“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT
E 1001 HALLEVE
guar e ulqina këve Në udhëkry
Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI
q
Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
viktimat e luftës
Komedia mjerimit e
jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
6965-0081 NSSI
mjerimit Komedia e
6965-0081 NSSI
“Tomka dhe shokët e tij” vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Premtimet e shkelura të Aleksandër Vuçiq ndaj Amerikës
2016 Viti XV
shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje
ISSN 1800-5696
v mbiemra të it sllavizim e Dukuria
enjte, 15 dhjetor
Durmishi: Kosova ka shënuar progres
6965-0081 NSSI
Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks
itinerar Treni pa
6965-0081 NSSI
1 NSSI
6965-008
Lufta me qentë endacakë e
Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
origjinale e kulturës Fosilizimi
Treni pa itinerar
enjte, 8 dhjetor
Podgoricë e
Fosilizimi e kulturës origjinale
të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e
T E 1001 HALLEVE
Podgoricë e
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Dukuria e sllavizimit të mbiemrave
e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
shmangur Ftohtë duhet Lufta e
Nobelin! meriton Kadare
politike APATIA
amoralrëëve e lthuraorrersh uqiaptr are pushtettandaj endacakë sku ë p ë rb a a d fi Mësuesshitkët S me qentë Krijim iih 6965-0081 NSSI
Amerikës Vuçiq ndaj Aleksandër shkelura të Premtimet e
ndërkombëtar tij” vazhdon rrugëtimin “Tomka dhe shokët e
e A Lufta avorH KJO e A avorH KJO ARSIM Podgo ricë e enjte,
19 janar 2017
748 Çmim i 0,50
JavoreHA KO JavoreHA KO Podgoricë e enjte, 15 dhjetor
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor
2016 Viti XV Numër 743
2016 Viti XV Numër 744
Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor
Podgo ricë e enjte,
26 janar 2017
Viti XVl Numër
SOCIALE
HISTORI
SPORT
VËSHTIME & OPINIONE
SOCIALE
PANORAMË
PORTRET PANORAMË SOCIALE
Podgoricë e enjte, 23 shkurt
749 Çmim i 0,50
KULTURË PORTRET
SOCIALE PANORAMË INTERVISTË
Podgoricë e enjte, 2 mars
PORTRET SOCIALE
PANORAMË INTERVISTË
TEKNOLOGJI
PANORAMË
SPORT
MOZAIK
KULTURË TEKNOLOGJI
MOZAIK
ARSIM
KULTURË
SPORT
TEKNOLOGJI VËSHTIME & OPINIONE
PANORAMË
ARSIM
TEKNOLOGJI
TEKNOLOGJI
KULTURË
MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË
Podgoricë e enjte, 29 qershor 2017 Viti XVl Numër 770 Çmimi 0,50
Çmimi 0,50
apësirës
SPORT
VJET ME JU www.kohajavore.org
ARSIM
2017 Viti XVl Numër 753
Çmimi 0,50
Çmimi 0,50
VËSHTIME & OPINIONE
Javore KOHA
TEKNOLOGJI
VËSHTIME & OPINIONE
2017 Viti XVl Numër 754
KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE
2016 Viti XV Numër 745
KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM
15
Viti XVl Numër
JavoreHA KO
Çmimi 0,50
KOHA Javore