Koha 772

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 korrik 2017 Viti XVl Numër 772 Çmimi 0,50

Ulqini refuzohet nga Komiteti i UNESCO-s ISSN 1800-5696

Radio Ulqini (s) kremton 30-vjetorin e themelimit !

Moikon Zeqo, laureat i çmimit jetësor “Teuta” i edicionit të sivjetshëm


PËRMBAJTJE

8

14

Demokratizimi i partive politike

Shumë fshatra vuajnë mungesën e ujit vite me radhë

12

Themelimi i Shkollës së muzikës dhe baletit, lajm i gëzueshëm për Malësinë 18

Progresi

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Business Centar “Çellebiq“ , 81000 Podgoricë Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017


PËRMBAJTJE

23

Sinonim i një kohe që nuk guxojmë ta harrojmë

Poezi: Anton Gjuravçaj

Eqrem Çabeji, një Institucion Mendor, 28 i Mëvetshëm dhe Universal

Vargjet baladike që paralajmëruan tragjedinë

26

30

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 13 korrik 2017 Viti XVl Numër 772 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka r e Ulqini refuzohet nga mungu ë e Komiteti i UNESCO-s dëshir nhjëet ma o t i tr je a e T

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Radio Ulqini (s) kremton 30-vjetorin e themelimit !

Moikon Zeqo, laureat i çmimit jetësor “Teuta” i edicionit të sivjetshëm

e themelimit ! kremton 30-vjetorin Radio Ulqini (s)

sivjetshëm “Teuta” i edicionit të i çmimit jetësor Moikon Zeqo, laureat

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Komiteti i UNESCO-s Ulqini refuzohet nga

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Dështon nominimi për regjistrimin e Kalasë së Ulqinit në Listën e trashëgimisë botërore UNESCO

Ekspertët: Shtresa veneciane në Ulqin nuk është ruajtur Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s ka pranuar që në Listën e trashëgimisë botërore të regjistrohen gjashtë komponentë të sistemit mbrojtës venecian që u përkasin shekujve XVI-XVII nga tre shtete, nga 15 komponentë që janë nominuar gjithsej. Në mbledhjen e 41-të të këtij Komiteti, që u mbajt në Krakov të Polonisë nga data 2-12 korrik, është vendosur që në Listën e trashëgimisë botërore të regjistrohen qytetet e fortifikuara Bergamo, Peskiera del Garda dhe Palmanova në Itali, sistemi mbrojtës i Zarës dhe kështjella Shën Nikolla në Shibenik të Kroacisë dhe kështjella e Kotorrit në Mal të Zi. Përpos Kotorrit, në listën e të nominuarve nga Mali i Zi kanë qenë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

edhe Kalaja e Ulqinit dhe ajo e Herceg Novit, të cilët nuk janë pranuar. Megjithatë, në vendimin e tij Komiteti i UNESCO-s ka lënë mundësinë që kështjella Forte Mare në Herceg Novi të përfshihet në Listën e trashëgimisë botërore pasi që të aprovohen studimet përkatëse dhe të realizohen masat konservatore. Ndërsa sa i përket Ulqinit, në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Kulturës theksohet se gjetjet e ekspertëve të UNESCO-s tregojnë se shtresa veneciane në Ulqin nuk është ruajtur në atë masë që të konfirmojë autenticitetin dhe integritetin, por megjithatë, duke qenë se kjo e mirë kulturore ka vlera kulturore të pakontestueshme që dëshmojnë për kompleksitetin e ndikimeve kulturore

që kanë lënë gjurmë në Ulqin, statusi i tij do të jetë objekt i vëmendjes së posaçme në bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Ministrisë së Kulturës. Në mbledhjen e 41-të të Komitetit për Trashëgimi Kulturore të UNESCO-s në Krakov, Malin e Zi e kanë përfaqësuar: Dragica Ponorac, ambasadore e Malit të Zi në Francë pranë UNESCO-s, Aleksandar Dajkoviq, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për Trashëgiminë Kulturore, prof. dr. Ilija Llallosheviq, person kontaktues për zbatimin e Konventës mbi Trashëgiminë Botërore dhe Milica Nikoliq, sekretare e përgjithshme e Komisionit Nacional të Malit të Zi për UNESCO. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” filloi realizimin e projektit “Vetëqeverisja lokale proaktive dhe pjesëmarrja qytetare”

Fokusi në parimin e përgjegjshmërisë së administratës publike Projekti ka për qëllim monitorimin e punës së organeve të vetëqeverisjes lokale të Komunës së Ulqinit përmes vëzhgimit të zbatimit të parimit të përgjegjshmërisë, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të organizatave lokale dhe mediave lokale për përkrahjen e Reformës së Administratës Publike në nivelin lokal Ulqin – Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” filloi realizimin e projektit me titull “Vetëqeverisja lokale proaktive dhe pjesëmarrja qytetare”. Në deklaratën për shtyp të kësaj organizate thuhet se projekti ka për qëllim monitorimin e punës së organeve të vetëqeverisjes lokale të Komunës së Ulqinit përmes vëzhgimit të zbatimit të parimit të përgjegjshmërisë, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të organizatave lokale dhe mediave lokale për përkrahjen e Reformës së Administratës Publike në nivelin lokal. Qeveria e Malit të Zi në korrik të vitit të kaluar ka miratuar Strategjinë e Reformës në Administratën Publike deri në vitin 2020. Ky dokument i referohet administratës publike si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal. Strategjia synon avancimin e punës së administratës publike në Malin e Zi, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të gëzojë besimin e tyre. Kjo strategji është ndërtuar në përputhje me parimet e administratës publike që ka hartuar Bashkimi Evropian përmes programit SIGMA. Parimi i përgjegjshmërisë në administratën publike do të jetë fokusi i këtij projekti në tetë muajt e ardhshëm. “Horizonti i Ri” konsideron se qasja në informatat që posedojnë organet e Komunës, janë një mekanizëm i

rëndësishëm i përgjegjshmërisë në raportin e qeverisjes vendore ndaj qytetarëve. Një komunë e hapur dhe e përgjegjshme kushtëzohet nga e drejta e qytetarëve për qasje në informata, të cilat ajo posedon. Megjithatë, situata reale në Komunën e Ulqinit nuk i përgjigjet këtij konstatimi. Në këtë kontekst, projekti do të hulumtojë se si organet e Komunës së Ulqinit zbatojnë Ligjin për qasje të lirë në informata, e veçanërisht se a e respektojnë detyrimin e publikimit proaktiv të informatave për punën e vet. Procesi i hulumtimit do të fillojë me monitorimin e punës së Kuvendit të Komunës e pastaj edhe të pjesës tjetër të administratës së Komunës. Njëkohësisht do të hulumtohet se cilat informata organet e Komunës së Ulqinit nuk i publikojnë edhe në gjuhën shqipe. Në fund të këtij procesi, do të publikohen të dhënat e hulumtimit dhe mbi bazën e rezultateve të fituara do të ndërmerret një fushatë e veçantë

mediatike për rritjen e ndikimit në Vetëqeverisjen lokale që të zbatojë parimet e Reformës së Administratës Publike. Në kuadër të këtij projekti do të organizohet edhe një seminar i veçantë për zyrtarët e qeverisjes vendore, aktivistët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e mediave si dhe do të hartohen rekomandime për përmirësimin e qasjes proaktive në informata, në organet e vetëqeverisjes lokale. Projekti realizohet në kuadër të programit WeBER – Projekt i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor për monitorimin e reformës së administratës publike, të cilin e financon Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Aktiviteti i parë i këtij projekti, njoftimi i përfaqësuesve të qeverisjes lokale me qëllimin dhe format e realizimit të aktiviteteve të planifikuara, u realizua të hënën në një takim në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së (Kohapress) Ulqinit. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Ulqini refuzohet nga K

Ekspertët e UNESCO-s kanë konstat mjaftueshme për t’u vërtetuar autent

Xhoana M. Perkaj

Në sesionin e 41. të Komitetit të UNESCO-s për trashëgiminë botërore, është marrë vendimi që fortesa San Giovanni afër qytetit të vjetër të Kotorrit, të regjistrohet në listën e trashëgi-

6

misë botërore. Përvej kësaj fortese, Qeveria e Malit të Zi ka kandiduar edhe dy fortesa për regjistrim në këtë listë: Forte Mare (Herceg-Novi) dhe Kalanë e Ulqinit. Komiteti i UN-

ESCO-s ka lënë hapësirë që Forte Mare të regjistrohen në Listë “pasi që të miratohet projekt-studimi adekuat dhe të zbatohen masat konservatore”. Sa i përket Ul-

Pasojë e logjikshme e devastimit të pamëshirshëm të kësaj fortese me bukuri unike! Kalaja e Ulqinit ka pasur profil karakteristik arkitektonik, duke i dhënë panoramë karakteristike qytetit. Por, çfarë dinë ata të cilët e ngrisin ashensorin monstruoz në pjesen lindore të Kalasë, ose ata të cilët e ndërtojnë hotelin pranë mureve të saj perëndimore

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Komiteti i UNESCO-s

tuar se fortesa venedikase në Ulqin nuk është ruajtur në masë të ticiteti dhe integriteti i saj”

qinit, ekspertët e UNESCO-s kanë konstatuar se fortesa venedikase në Ulqin nuk është ruajtur në masë të mjaftueshme për t’u vërtetuar autenticiteti dhe integriteti i saj”. Pasojë e logjikshme e devastimit të pamëshirshëm të kësaj fortese me bukuri unike! Kalaja e Ulqinit ka pasur profil karakteristik arkitektonik, duke i dhënë panoramë karakteristike qytetit. Por, çfarë dinë ata të cilët e ngrisin ashensorin monstruoz në pjesën

lindore të Kalasë, ose ata të cilët e ndërtojnë hotelin pranë mureve të saj perëndimore. Çfarë dinë edhe ata të cilët, së paku, heshtazi, e kanë toleruar dhe në këtë mënyrë përkrahur shëmtimin e forteses më të bukur venedikase në këtë pjesë të Adriatikut. Injorantët janë mashtruar se do ta fitojnë ndonjë euro më tepër. Çfarë dinë ata?! Kultura dhe Profiti nuk kanë shkuar kurrë bashkë. xhoanaperkaj@gmail.com

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Çfarë dinë edhe ata të cilët, së paku, heshtazi, e kanë toleruar dhe në këtë mënyrë e kanë përkrahur shëmtimin e forteses më të bukur venedikase në këtë pjesë të Adriatikut. Injorantët janë mashtruar se do ta fitojnë ndonjë euro më tepër. Çfarë dinë ata?! Kultura dhe Profiti nuk kanë shkuar kurrë bashkë

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Demokratizimi i

Qani Osmani

Zgjedhjet paraqesin njërën nga format më të rëndësishme të legjimitetit të pushtetit dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike që do të thotë se nëpërmjet zgjedhjeve qytetarëve u jepet mundësia që në mënyrë të tërthorta nëpërmjet përfaqësuesve të vet, gjegjësisht nëpërmjet opsioneve politike që i përkrahin, në njëfarë mënyre të jenë pjesëmarrës në realizimin e pushtetit. Zgjedhjet janë formë e të vendosurit dhe mënyrë e zgjedhjes së përfaqësuesve, bartësve të funksioneve politike dhe pushtetit politik. Ato nënkuptojnë vendosjen sipas një procedure të lirë të bazuar në ligj. Në shoqëritë bashkëkohore zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor luajnë rol mjaft të rëndësishëm në formimin e pushtetit shtetëror si dhe në jetën

8

politike në përgjithësi. Zgjedhjet janë institucion i vjetër dhe në forma të caktuara hasen qysh në Greqinë antike, por zgjedhjet demokratike paraqiten shumë më vonë. Ato korrespondojnë me demokracinë përfaqësuese qytetare dhe me postulatet e saj kryesore: zgjerimin e të drejtës së votës dhe zhvillimin e parlamentarizmit. Marrë në përgjithësi sistemi zgjedhor ka rëndësi të madhe për partitë politike si protagoniste kryesore në zgjedhjet elektorale, por njëherit ka rëndësi edhe për votuesit dhe politikanët si aspirues politikë. Shikuar nga ky aspekt, çdoherë ka tendenca që forca të caktuara shoqërore të mundohen që sistemin elektoral t’ua përshtatin nevojave të veta, domethënë të lihet hapësirë për manipulim gjatë

Ky sistem ka përforcuar një mentalitet të nënshtrimit politik para liderit, besnikëri të verbër dhe mungesë të debatit real brenda partive politike. Kështu , një nga vlerat apo kriteret kryesore për pozicionim në “vendet e sigurta” të renditjes në listën e votimit është dëgjueshmëria dhe lojaliteti ndaj liderit apo strukturës udhëheqëse të partisë

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

procesit zgjedhor. Demokratizimi i një shoqërie është proces kompleks i cili kërkon kohë të gjatë dhe përpjekje të vazhdueshme për të arritur transformimin e plotë të sistemeve autoritare apo totalitare, në demokraci funksionale. Krahas zhvillimit ekonomik që në thelb ka sistemin arsimor kualitativ, urbanizimin dhe industrializimin si parakushte për treg të lirë, ndërrtimin e instuticioneve të pavarura, shtetit ligjor, lirisë së mediave e të tjera parakushte që diktojnë qëndrueshmërin e demokracisë si sistem qeverisës, demokratizimi i shoqërisë nuk mund të përmbyllet pa demokratizimin e klasës politike, gjegjësisht partive politike. Pavarësisht statuseve, procedurave, praktikave dhe formave organizative brenda partiake të partive politike, sistemi elektoral në Mal të Zi me “lista të mbyllura votimi” disfavorizon demokratizimin e partive politike dhe përqendron forcën vendimmarrëse tek oligarkitë dhe liderët partiakë, duke krijuar SULLTAN PARTIA dhe një ambient të përshtatshëm për kontroll të plotë të partive nga një grup individësh. Kështu për shembull, jemi mësuar të shohim se si liderët e par-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

i partive politike Pavarësisht statuseve, procedurave, praktikave dhe formave organizative brendapartiake të partive politike, sistemi elektoral në Mal të Zi me “lista të mbyllura votimi” disfavorizon demokratizimin e partive politike dhe përqendron forcën vendimmarrëse tek oligarkitë dhe liderët partiakë, duke krijuar SULLTAN PARTIA dhe një ambient të përshtatshëm për kontroll të plotë të partive nga një grup individësh

tive politike dhe një numër i caktuar individësh pran tyre kanë fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet me rëndësi për partinë, institucionet dhe jetën e qytetarëve. Ky model elektoral me lista të mbyllura të votimit, ku qytetarët votojnë për partinë politike dhe renditjen e të zgjedhurve, përfaqësuesve sipas dëshirës së liderit dhe bërthamës partiake është një nga arsyet kryesore për devalvimin e vlerave dhe uljen e cilësisë së përfaqësimit në organet legjislative, qoftë në nivel lokal apo atë qendror. Ky sistem ka përforcuar një mentalitet të nënshtrimit politik para liderit, besnikëri të verbër dhe mungesë të debatit real brenda partive politike. Kështu , një nga vlerat apo kriteret kryesore për pozicionim në “vendet e sigurta” të renditjes në listën e votimit është dëgjueshmëria dhe lojaliteti ndaj liderit apo strukturës udhëheqëse të partisë. Kjo ka prodhuar një praktikë politike rezistuese ndaj prurjeve të reja kadrovike në partitë politike, ngulfatjen e ideve progresive, përjashtimin e konkurrencës përmes vlerave individuale, zhdukjen e meritokracisë profesionale (akademike),

Mundësia për të votuar individin dhe jo partinë do të nxiste konkurrencën e vërtetë të vlerave individuale, duke i bërë individët të jenë ato që sjellin vlerë të shtuar në partitë me të cilat garojnë dhe jo e kundërta. Ky ndryshim i kodit elektoral besoj se do të kishte efekt pozitiv që do të reflektohej në të gjithë shoqërinë dhe do të ishte një shtysë e fortë për Malin e Zi si shtet demokratik drejt integrimit në Bashkimin Evropian

një elitë të “konsumuar politike” dhe të moshuar. Ky problem nuk ndikon vetëm përbrenda partive politike por reflektohet në çdo pore të sistemit duke nxitur, kultivuar dhe mbajtur gjallë manipulimin e procesit zgjedhor përmes blerjes së votës, gjegjësisht klientelizmit politik. Politizimi i institucioneve dhe i arsimit, politizimi i gjyqësorit, prokurorit dhe së fundit standardi i ulët jetësor në Mal të Zi janë rezultat i drejtpërdrejtë i këtij sistemi elektoral. Prandaj, në qoftë se liderët politikë në Mal të Zi, e sidomos ata të partive në pushtet, janë të sinqertë në përkushtimin e tyre për të ndërtuar Malin e Zi si shtet demokratik, duhet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

urgjentisht të ndryshojnë kodin zgjedhor dhe të mundësojnë hapjen e listave të votimit. Ky hap do të ishte jetik në demokratizimin e partive politike, gjegjësisht në demokratizimin e shoqërisë dhe shtetit në përgjithësi. Mundësia për të votuar individin dhe jo partinë do të nxiste konkurrencën e vërtetë të vlerave individuale, duke i bërë individët të jenë ata që sjellin vlerë të shtuar në partitë me të cilat garojnë dhe jo e kundërta. Ky ndryshim i kodit zgjedhor besoj se do të kishte efekt pozitiv që do të reflektohej në të gjithë shoqërinë dhe do të ishte një shtysë e fortë për Malin e Zi si shtet demokratik drejt integrimit në Bashkimin Evropian. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Radio Ulqini (s)krem 30-vjetorin e theme

Radio Ulqini, para 30 vitesh ishte radio e vetme lokale në këtë mjedis, ku informimi bëhej edhe në gjuhën ndryshuar shumë gjëra, kështu që ne sot, në një farë mënyre mund të krenohemi me atë që është arritur. Ju të nderur dëgjues, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe, Radio Ulqini ka pasur edhe kriza, por megjithat e meritoni që t’u falënderojmë përzemërsisht. Ju dëgjues të dashur, e meritoni këtë, sepse jeni shumë t

Esat Mehmeti

Radio Ulqini, punën e vet e ka filluar më 13 korrik 1987, themelues i të cilit është pushteti vendor i Ulqinit. Asokohe, me 6 orë program në ditë. Sot, Radio Ulqini emiton 16 orë program në ditë. Dëgjohemi në dy frekuenca, në Mozhur,në 102.6 MHz dhe në Pinjesh,në 91.3 MHz FM stereo. Për mbarëvajtjen e punës në këtë medie informative, kujdesen 10 të punësuar. Prej tyre 3 janë me përgatitje universitare dhe 7 me përgatitje të mesme. Struktura e të punësuarve është jo e kënaqshme. Kështu, në programin informativ punojnë vetëm 2 gazetarë, 1 në gjuhën shqipe dhe 1 në gjuhën ser-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

bo-malazeze. Edhe përkundër mungesës së kuadrit të nevojshëm profesional (gazetarë), programi i Radio Ulqinit, në vehte përmbanë, pjesërisht program të pasur dhe cilësor. Radio Ulqini përcjell të gjitha ngjarjet-ndodhitë në Ulqin dhe më gjerë. Radio Ulqini është një medie paksa specifik, medium ku emiton programin në dy gjuhë (shqip dhe serbo-malaze.), kuptohet, relativisht, në përpjestim me popullatën e këtij mjedisi. Radio Ulqini, relativisht me një përvojë 30-vjeçare, nga themelimi e këndej, falë zhvillimit teknologjik, ka qenë dhe është urë lidhjeje mes radiove, si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar. Postulatet mbi të cilat Radio Ulqini ndërtoi sukseset e veta, janë që kjo medie të jetë e hapur për të gjithë, duke realizuar programin e punës, përmes emisioneve të ndryshme si : emisione informative, emisione për shkencë, art, kulturë, arsim, letërsi, sport, emisione për të rinj, për fëmijë, emisioni për persona me të meta ( hendikapatë ), kontakt emisione,

emisione për turizëm, për fshat dhe atyre muzikore. Për informim të gjithanshëm, programin e pasuron edhe me informata të marra nga interneti. Me vëmendje të posaçme përcjell aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjerë, si nga lëmi i ekonomisë, politikës, kulturës, ashtu dhe aktivitete të tjera. Emisionet informative plotësohen me kumtesa e deklarata nga takimet e zyrtarëve dhe aktiviteti i partive politike dhe shoqatave, nga tryezat e rrumbullakëta etj.

Radio Televizioni i Ulqinit (RTUL), vetëm në letër

Krahas mbarëvajtjes së programit, intensivisht është punuar në vazhdimin e punimeve në projektin e nisur për hapjen e Televizionit “Ulqini”, në vitin 2009. Projekt që pjesërisht u realizua, por mbeti vetëm në letër, RTUL, e kurgjë më tepër ? ! … I gjithë aktiviteti, projekti për hapjen e TV Ulqinit ( RTUL), nuk është përcjellur me ndonjë përmirësim të dukshëm

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION sëmundjen e vjetër dhe fitohet bindja se ilaçi për të s’është gjetur akoma?!. Si pasojë e kësaj, themeluesi, jo vetëm që nuk ka arritur të shlyejë obligimet e veta ndaj këtij institucioni për vitin paraprak, por vështirësitë sa vinë e rriten gjithnjë e më shumë dhe dukshëm reflektohen në realizimin e programit, e aq më tepër po ndrydhin jetën e të punësuarve në këtë institucion.

Radio Ulqini tani është duke përjetuar ditët e saj më të errëta në punën e deritanishme

mton elimit !

n shqipe. Gjatë gjithë kësaj kohe, kanë . Një falënderim të veçantë e meritoni të, Ju i qëndruat besnikë, andaj edhe të mirë nga ana e themeluesit. Autoritetet e qeverisjes lokale pohojnë se janë të vetëdijshëm për problemet që kanë në RTUL-it. Secila “garniturë” e qeverisjes vendore, në fillim të mandatit të vet, jep sinjalet e një shpresë për një përmirësim të mundshëm ? !…Mirëpo, kur është fjala për realizimin e premtimeve të dhëna, ata janë të rezervuar dhe atë pak shpresë na e kanë vrarë !.

Radio Ulqini i vogël, por me probleme të mëdha

Sot, Radio Ulqini kremton 30-vjetorin e themelimit. RTUL-i, tani është në një gjendje të pavolitshme materiale-teknike si dhe kadrovike. Radio Ulqini ka vite që përballet me problemet e trashëguara financiare, çka dukshëm vështirëson punën dhe ekzistimin e tij normal ? !!!. Gjendja materiale në këtë institucion prej vitit në vit ka ardhur duke u rënduar. Duhet veçuar se fillim viti i 2017-ës, edhe përkundër premtimeve të dhëna nga themeluesi, nisi me

Si arsye kryesore janë vështirësitë financiare me të cilat ballafaqohet sot Radio Ulqini. Borxhet janë të mëdha: Të ardhurat mujore të të punësuarve nuk u janë paguar me rregull dhe në trend me të punësuarit në komunë dhe ndermarrje të tjera.( janë 13 paga mujore pa u paguar ), duke mos i llogaritur këtu edhe kontributet e papaguara në (5-6 vitet e fundit ), si dhe borxhet e tjera; të radio-operatorit, elektrodistribucionit dhe pagesa të tjera të detyruara ende të pashlyera, ku çdo ditë e më shumë po rriten dhe sot, ato arrijnë shifra të majme. Duhet theksuar se; Radio Ulqini, jo vetëm se ka numrin më të vogël të të punësuarve, aty ku themeluese është vetë Komuna e Ulqinit, por duhet të veçojmë edhe këtë, se ka dhjetë vite e më shumë, që Radio Ulqini nuk është përtërirë me kuadro të reja, nuk është punësuar askush, që është më se e nevojshnme për mbarëvajtjen sa më të mirë të radios. Andaj, në këtë situatë të krijuar, ku të punësuarit në radio, me muaj të tërë nuk marrim mundin dhe djersën tonë, pagën që na takon !!!. Atëherë, pa dëshirën tonë jemi të privuar nga e drejta për të qenë të lumtur si të tjerët !. Ky “rrisk”, na përcjell vite me radhë. Ka vite të tëra, që në heshtje presim e përcjellim festa e gazmende të ndryshme familjare pa “ kokrrën e lekut”, vetëm e vetëm me shpresën e mirë, se një ditë do të bëhet mirë !. Andaj, ne, nuk kërkojmë lëmoshë, nuk kërkojmë hiç më tepër, por kërkojmë trajtim të barabartë si të tjerët. Kështu jemi të lënë pasdore dhe të pambështetur financiarisht. Çdo ditë e më shumë pesha e rëndë e barrës materiale rëndon mbi kurrizin tonë, e aq më tepër vështirësohet puna në radio. Kështu që nga mengjesi, puna nis me lodhje. Kështu të “ gëzuar“ edhe këtë vit j u b i l a r, në këtë përvjetor, në 30-vjetorin e themelimit të Radio Ulqinit, po e kalojmë në heshtje, me pamundësinë minimale për të kremtuar, qoftë edhe në mënyrë simbolike .!!! Jo

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

me fajin tonë !... Jo që s’dijmë e s’duam, por jemi të privuar nga e drejta materiale. Andaj, mua s’me mbetet tjetër, por në shenj kujtim, në këtë përvjetor, po e përfundoj këtë shkrim duke theksuar se, Radio Ulqini dhe të punësuarit në këtë instituicion informativ, po përjetojnë dhe po përballen me një krizë të thellë ekonomiko-materiale dhe dita-ditës kjo krizë sa vjen e thellohet. Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët e saja më të errëta në punën e deritanishme. Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja : vallë, si është e mundur që Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, dhe përvojë 30-vjeçare, me numër kaq të vogël të punësuarve, po ballafaqohet me probleme të mëdha ?!…Si është e mundur mos të vihet dorë në këtë institucion kur dihet se pagat mujore për Radio Ulqin, janë të barazvlefshme me drekën, apo udhëtimet “zyrtare”, të ndonjë delegacioni të qeverisjes lokale, ku ndoshta, shpeshherë edhe të panevojëshëm, në atë masë, apo pagesa e disa zyrtarëve, të cilët janë anëtarë në disa komisione, e që s’kanë rezultare .! Këtu diçka çalon, nuk shkon ashtu siç duhet ?! .Radio Ulqini, këtë se meriton ?. Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë deri më tani. Me siguri, kjo amulli, kjo k a t r a h u r ë, ndoshta edhe i shkon përshtati dikujt, që Radio Ulqini të fiket fare, të falimentojë !. Këtë, mendoj se e dëshirojnë, vetëm ata zhurmëxhinj që trumbetojnë në heshtje, të cilët pëngojnë dhe nuk japin zgjidhjen e duhur problemeve të akumuluara vite me radhë, vetëm e vetëm për oreksët e mëdha e interesat e tyre të ngushta. Nejse … Por edhe përkundër gjithë këtyre vështirësive, falë vullnetit të mirë dhe angazhimit indiviudual të punësuarve, Radio Ulqini serish ka arritur të mbijetojë. Procesi i punës zhvillohet pothuaj normalisht, me përjashtim të disa emisioneve të reduktuara. Sot, Radio Ulqini ka nevojë më shumë se kurrë. RTUL-i, kërkon ndihmën dhe përkrahjen e duhur financiare. Ka shansin të ndryshojë filozofinë në të mirë. Këto ndryshime kërkojnë që radio të sfidojë deri te shumëllojshmëria e problemeve me të cilat ballafaqohet sot shoqëria jonë në përgjithësi. Andaj, nëse themeluesi e sheh nevojën e duhur e të përbashkët, duhet ta mbështesë dhe të rri pas tij. Me një vullnet të mirë e angazhim të përbashkët dhe me një qasje tjetër të qeverisjes lokale, RTUL-i mund të jetojë. (Autori është gazetar i Radio Ulqinit) E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Infrastruktura e munguar hidrike në zonat malore të Malësisë

Shumë fshatra vua mungesën e ujit vit Toni Ujkaj

Malësi- Vala e të nxehtit tropikal e cila përfshin si rendomë çdo sezon veror rajonin e Ballkanit dhe vendin tonë, shtojnë dhe kërkesat për ujë, veçanërisht nëpër fshatrat malore të Malësisë, atje ku nuk ka ujësjellës dhe ku mungesa e ujit përbën vite me radhë një shqetësim dhe problem madhor për të gjitha familjet. Prezenca e thatësirës për javë dhe muaj të tërë gjatë stinës së verës sjell për pasojë dhe dëmet në prodhimtarinë bujqësore të dhjetëra familjeve

12

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Nevoja e madhe e banorëve dhe mosreagimi ndaj kërkesave të përvitshme të tyre për t’i furnizuar me ujë të paktën me autobote, për t’i përmbushur nevojat e tyre jetike në radhe të parë për të jetuar si njerëz të shek. XXI e më pas dhe për të korrur produktet e tyre bujqësore dhe për të mbajtur gjallë kafshët shtëpiake, përbën një shqetësim dhe problem i cili do të duhej të marrte fund njëherë e përgjithmonë pasi vit për vit përsëritet situatë e njëjtë si mungesë e investimeve kapitale në infrastrukturën hidrike të pjesës malore të Malësisë

për të cilat ky sektor përbën burimin kryesor të të ardhurave të tyre për të jetuar në këto vende me kushte të pafavorshme jetësore dhe të lënë pas dore e në mëshirë të fatit. Ndërkaq, përveç terrenit të thepisur

malor dhe të papërshtatshëm për kultivimin e të mbjellave, një hall më shumë padiskutim ua shton banorëve mungesa e ujit për t’i vaditur e shpëtuar të mbjellat nga flaka përvëluese e të nxehtit i cili u dëmton pothuajse tërësisht

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ajnë te me radhë atë pak ekonomi familjare që kultivojnë. Duke qenë se shteti siç duket nuk ka ndërmend që të vë dorë në ndërtimin e ujësjellësve të domosdoshëm që do t’i jepte fund në mënyrë permanente këtij problemi disavjeçar, e vetmja shpresë për këta banorë mbetet që ta lusin Zotin për të rënë ndonjë pikë shiu që t’ua shpëtojë të mbjellat e tyre pasi kërkesat dhe ankesat e tyre për t’u sjellë ndonjë autobot me ujë, në shumicën e rasteve bien në vesh të shurdhër dhe neglizhohen duke mos treguar as gatishmërinë më të vogël për t’u ardhur në ndihmë atyre banorëve që kanë më së shumti nevojë, vështruar nga kushtet në të cilat ndodhen. Problemi i furnizimit me ujë është tashmë një dukuri që nuk po gjen zgjidhje në këto fshatra dhe se jeta vështirësohet akoma më shumë duke ditur që ato pak të mbjella i kanë burim kryesor të të ardhurave për të jetuar.

Gjatë gjithë vitit në këtë vend kushtet e jetës janë të vështirësuara. Stina e verës e cila sjell vërtetë freski, që për shumë kë do të ishte një rehabilitim shpirtëror për pushim, për banorët që vuajnë kushtet minimale të jetesës, nuk qëndron kështu. Ata vite me radhë pësojnë nga mungesa e ujit. Thatësira e stinës i dëmton në masë shumë të madh të mbjellat duke i rrezikuar plotësisht. Në mungesë të ujësjellësit, banorët e fshatrave të largëta malore siç është Poprati, Korita, etj, të vetmen alternativ për furnizimi me ujë e kanë nëpërmjet autoboteve të cilat nuk përmbushin as përafërsisht nevojën e banorëve që të gëzojnë një jetë normale. Ata çdo vit kërkojnë nga pesëgjashtë autobote të cilat minimalisht do të plotësonin hendekun e krijuar për një funksionim të rëndomtë të jetës në fshat, mirëpo ato pak kërkesa që ju plotësohen përgjatë gjithë stinës së verës, padyshim që janë të pamjaftueshme jo vetëm për të vaditur e shpëtuar të mbjellat por dhe për të pirë dhe funksionuar në familje. Kjo dukuri për fat të keq i ndjek shumë fshatra malorë të zonës së Malësisë, me përjashtim të BL të Hotit ku para më shumë se një viti është ndërtuar

ujësjellësi dhe janë ndërtuar dy basene që furnizojnë disa fshatra me ujë. Është nevojë e kohës dhe domosdoshmëri që këtyre banorëve t’u vihet në ndihmë për të plotësuar nevojat e tyre jetike dhe më elementare njerëzore pasi ata nuk kërkojnë ndonjë luks, por thjesht kushte minimale që duhet të ketë një njeri. Nevoja e madhe e banorëve dhe mosreagimi ndaj kërkesave të përvitshme të tyre për t’i furnizuar me ujë të paktën me autobote, për t’i përmbushur nevojat e tyre jetike në radhe të parë për të jetuar si njerëz të shek. XXI e më pas dhe për të korrur produktet e tyre bujqësore dhe për të mbajtur gjallë kafshët shtëpiake, përbën një shqetësim dhe problem i cili do të duhej të marrte fund njëherë e përgjithmonë pasi vit për vit përsëritet situatë e njëjtë, si mungesë e investimeve kapitale në infrastrukturën hidrike të pjesës malore të Malësisë. Po t’u hidhej një sy dhe një analizë planeve financiare të KU të Tuzit ndër vite dhe bilancit të punëve të realizuara, vihet re qartë se më se paku ose shumëfish më pak është investuar dhe vazhdon të investohet nëpër zonat malore të Malësisë, përfshirë të gjitha sferat jetësore. Akoma më keq është fakti se çdo vit planifikohen investime dhe mirëmbajtje në shumë sfera por për fat të keq jo vetëm që nuk jetësohen ashtu sikurse definohen nëpër dokumente, por dhe shpresat për realizimin e tyre duken larg dhe janë sosur. Do të ishte e udhës dhe nevojë e kohës që kompetentët më në fund të ndërmarrin iniciativë imediate dhe plan serioz në zgjidhjen e këtij problemi, për krijimin e një infrastrukture permanente dhe të mirëfilltë hidrike dhe të mos qëndrojnë indiferentë, duke i trajtuar banorët e pjesës malore si banorë dytësorë ose tretësorë.

Po t’u hidhej një sy dhe një analizë planeve financiare të KU të Tuzit ndër vite dhe bilancit të punëve të realizuara, vihet re qartë se më se paku është investuar dhe vazhdon të investohet në zonat malore të Malësisë, përfshirë të gjitha sferat jetësore. Akoma më keq është fakti se çdo vit planifikohen investime dhe mirëmbajtje në shumë sfera por për fat të keq jo vetëm që nuk jetësohen ashtu sikurse definohen nëpër dokumente por dhe shpresat për realizimin e tyre duken larg dhe janë sosur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

13


Pro

VËSHTRIM & OPINION

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Atëherë ku është e vërteta? Ajo ka dy faqe; në anën e atij që adhuron diçka me të cilën është brum blehet; dhe në anën e atij që i shtyrë nga logjika e pamëshirëshme e besimit a idesë, nuk përulet, rradhë si ushtar pa-emër Lufta e brezave vazhdon, ajo nuk mëshiron as shoqëri, familje a “vatër”. Asgjë nuk e ndal progresin.

14

Kjo është një e vërtetë. Por, ndërsa vitet përparojnë, edhe cilësia e teleskopit rritet, dhe njerëzit shohin a

Lufta e brezave vazhdon, ajo nuk mëshiron as shoqëri, familje a “vatër”. Asgjë nuk e ndal progresin. Kjo është një e vërtetë. Por, ndërsa vitet përparojnë, edhe cilësia e teleskopit rritet, dhe njerëzit shohin a zbulojnë gjëra të reja edhe në ato që i kanë parë, ashtu si Toka që mbetet dhe tallet me njerëzit që përpiqen ta blejnë e shesin

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

zbulojnë gjëra të reja edhe në ato që i kanë parë, ashtu si Toka që mbetet dhe tallet me njerëzit që përpiqen ta blejnë e shesin. Vetë vazhdimi i progresit krijon probleme që nuk është në gjendje t’i zgjidhë ose nuk ka burime, dhe bëhet pengesë për progres të mëtejshëm, duke shkaktuar ngërçe, trazira e revolucione në emër të progresit. Atëherë ku është e vërteta? Ajo ka dy faqe; në anën e atij që adhuron diçka me të cilën është brumosur a mendja e tij është ushqyer, ose

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


ogresi

VËSHTRIM & OPINION

mosur a mendja e tij është ushqyer, ose bëhet servil i më të fortit dhe pret të shpërdhe kur i thonë “pranoje!”, ai heq dorë nga gjithçka, miq, post e famë, dhe hyn në

bëhet servil i më të fortit dhe pret të shpërblehet; dhe në anën e atij që i shtyrë nga logjika e pamëshirshme e besimit a idesë, nuk përulet, dhe kur i thonë “pranoje!”, ai heq dorë nga gjithçka, miq, post e famë, dhe hyn në rradhë si ushtar pa-emër. Njeriu kur shkruan është vetëm dhe me gjithë botën njëherësh, sepse asaj i drejtohet; dhe kur flet ndjehet i humbur, nuk di se ku është. Është logjika që e drejton njërin në një përfundim, dhe tjetrin në përfundim krejt ndryshe - si shkrimtari që i

jep librit një fund të dëshpëruar dhe deklaron, me sytë e lotët dhe du-

art deri në qiell, zemërimin e tij dhe rrëfimin.

Njeriu kur shkruan është vetëm dhe me gjithë botën njëherësh, sepse asaj i drejtohet; dhe kur flet ndjehet i humbur, nuk di se ku është. Është logjika që e drejton njërin në një përfundim, dhe tjetrin në përfundim krejt ndryshe - si shkrimtari që i jep librit një fund të dëshpëruar dhe deklaron, me sytë e lotët dhe duart deri në qiell, zemërimin e tij dhe rrëfimin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” përfundoi manifestimin kulturo-letrar “Muzat e Alpeve

Moikon Zeqo, laurea “Teuta” i edicionit të Tuz- Prof. Dr. Moikom Zeqo, poet, prozator, eseist, publicist dhe arkeolog, personalitetet eminent i shkencës dhe kulturës sonë kombëtare, është laureat i çmimit të sivjetshëm për veprën jetësore“Teuta”, i edicionit të pestë të manifestimit treditor të Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta”, të cilën e përbëjnë shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. Shoqata në fjalë, pas dy ditësh aktivitete intensive letrare që organizoi në Kosovë, në komunën e Istogut dhe në Shqipëri në Shkodër, dita e tretë dhe përbyllëse u organizua në Tuz, fillimisht me një vizitë në Muzeun etnografik të Malësisë e më pas aktiviteti qendror vijoi në restorantin “Troja”, në prani të një numri të konsiderueshëm të personaliteteve të shquara të shkencës e kulturës nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, mes të cilëve dhe laureati i çmimit të sivjetshëm, Moikom Zeqo, shkrimtarët e njohur malazezë, Jevrem Brkoviq dhe Mirash Martinoviq dhe figura të tjera. Në fillim të këtij manifestimi kul-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

turor-letrar që ka për synim prezantimin dhe njohjen e kulturave dhe krijimtarinë letrare të treshes, Kosovë-Shqipëri- Mali i Zi, është prezantuar një histroik i kësaj shoqate, rrugëtimi i saj ndër vite në fushën e letërsisë, laureatët e çmimeve ndër vite dhe rëndësia që kanë këto aktivitete për popujtë në tërësi. Nga kjo shoqatë u tha se karvani i muzave të Alpeve është më shumë një manifestim lëvizës sesa statik, që përshkon çdo vit nga dy-tre komuna. “Deri më tani kemi përshkuar: Pejën, Kotorrin, Rugovën, Rozhajën, Deçanin, Plavë-Gucinë, Junikun, Bajram Currin kurse sivjet, pas Istogut, ku folëm për krijimtarinë studimore të Ibrahim Rugovës dhe promovuam librin “Svih Moji-Të gjithë të mijtë” të autorit boshnjak Zuvdija Hoxhiq, dje në Shkodër vijuam aktivitetet me kumtesën “Letërsia shqipe dhe roli i saj historik” si dhe promovuam librin e autorit, Radovan Zogoviq “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, përkthim dhe botim i ri nga, Prof. Dr. Anton Nikë Berishaj, për të vazhdu-

ar me vizitën në Muzeun e trashëgimisë kulturore të Malësisë në Lekaj duke përmbyllur kështu aktivitetin tonë treditorë në Tuz”, tha Jeta Beqiraj nga shoqata “Teuta”. Çmimin për veprën jetësore “Teuta”, laureatit të sivjetëm, Prof. Dr. Moikom Zeqos ia ka ndarë laureati i parë i kësaj shoqate, shkrimtari i njohur malazez, Jevrem Brkoviq, i cili tha se sikur fitues i parë i çmimit “Teuta” ndjehet i privilegjuar që përshëndet dhe i ndan këtë çmim laureatit të pestë të kësaj shoqate, Prof. Dr. Moikom Zeqos, duke theksuar se mbretëresha Teutë është e të gjithë neve dhe me dhjetëra toponime në Mal të Zi e mbajnë emrin e saj. Brkoviq në fund recitoi një pasazh kushtuar Teutës. Nga ana tjetër duke e falënderuar shkrimtarin Jevrem Brkoviq, laureati i sivjetshëm i çmimit “Teuta”, Prof. Dr. Moikom Zeqo tha se është një nder shumë i madh për të që është laureat i çmimit të lartë “Teuta”, një emër që ai tha se edhe pas 24 shekujsh ende njihet mjaftueshëm dhe nuk jemi të vetëdijshëm se kush ka qenë


KULTURË

e 2017”

at i çmimit jetësor ë sivjetshëm në të vërtetë Teuta.. “Mretëresha Teutë është e para në Europë. Dy shekuj pas Teutës është mbretëresha Butika në Londër. Më pas në histori përmendet Zenobja e Balmirës që vjen akoma dhe më pas, për të arritur te Kleopatra që është më e famshmja në botë në shek 1 para krishit për të kaluar pastaj shumë më vonë në shek 14 te Zhandarka dhe Elizabeta e Madhe e Anglisë, figura më madhështore që ka pasur historia e njerëzimit. Nga të gjitha këto figura, e para, e para e para në historinë e Evropës është Teuta dhe s’ka tjetër”, u shpreh shkrimtari i madh, Moikom Zeqo. Ai shtoi se asnjëherë profesionet nuk janë përbashkuese siç është letërsia e cila nuk është përçarëse sikur politika por është një formë ekumenike, universale e bashkuese. Në ditën e tretë dhe përmbyllëse në Tuz është bërë dhe promovimi i librit “Zavjetne Pjesme- Këngët e përgjerimit”për të cilin kanë folur Prof. Dr. Sali Bashota dhe shkrimtari malazez, Mirash Martinoviq si dhe është shpalosur një histori e poezisë

“Kundra lufte”, të cilën e shpalosi, Prof. Dr. Anton Nikë Berishaj. Në fund të këtij manifestimi kulturor, për të pranishmit kanë lexuar poezi disa nga shkrimtarët prezentë në këtë aktivitet si dhe janë ndarë disa mirënjohje nga pronari i Muzeut etnografik të Malësisë, Shtjefën Ivezaj. Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” është themeluar më 08.02.2013 nga shkrimtarë të mirënjohur nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi me qëllim identifikimin dhe shkëmbimin e vlerave të mirëfillta letrare të autorëve të tre kufijve perëndimorë, Kosovë- ShqipëriMali i Zi si dhe promovimin e kulturës demokratike të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndër-rajonal. Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” është shndërruar në një bosht që tashmë tradicionalisht mbledh rreth vetës vlerat më të spikatura të letërsisë sonë, duke i promovuar dhe shpalosur ato për publikun e gjerë. Kurora e përvitshme e manifestimit “Muzat e Alpeve 2017”, e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA” është ndarja e çmimit për

veprën jetësore “Teuta” i cili ju ndahet shkrimtarëve më të shquar të tri shteteve të cilët kanë lënë gjurmë të çmuara në letërsinë tone, duke na radhitur denjësisht përkrah letërsisë së Popujve të tjerë në botë. Laureatë paraprakë të këtij çmimi ishin shkrimtarët e mirënjohur shqiptarë dhe malazezë: Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi dhe Mirash Martinoviq. Përderisaa sivjet, “Teuta” kalon tek njëri ndër personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Prof. Dr. Moikom Zeqo. Manifestimi “Muzat e Alpeve 2017”, i Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA” edhe sivjet u organizua në kuadër të „Ditëve të Diasporës“ me moton „Edhe ti je pjesë e atdheut“, mbështetur nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, pasuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës, komuna e Istogut, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Malit të Zi si dhe nga disa institucioneve të tjera. t. u. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Fokus

Themelimi i Shkollë baletit, lajm i gëzue

Themelimi i kësaj shkolle do të jetë një hap i guximshëm, sa edhe i mirëpritur për qytetarët e Malësis të shtigjeve të reja të shprehjes skeniko-muzikore. Ajo pritet të jetë një çerdhe entuziastësh, të drejt përkushtuar në artin e bukur të muzikës dhe kërcimit , të cilët do të japin çdo gjë nga vetja vetëm e ve të zhvillimit dhe të krijimit të artit të mirëfilltë të muzikës dhe baletit në Malësi, si dhe ta përhapin atë

Gjekë Gjonaj

Malësia kurrë nuk ka pasur një shkollë të muzikës e baletit. Themelimi i një institucioni të tillë shihet si shumë urgjent. Ka vite që çështja e themelimit të kësaj shkolle ka mbetur pezull sepse institucionet ende nuk kanë realizuar këtë dëshirë të shumë brezave tonë të mëparshëm. Të rinjtë nuk kanë ku ta shprehin talentin e tyre. Sipas ekspertëve të kësaj fushe , ndërtimi i saj do të duhej të përfundonte kahmoti. Por, më mirë vonë se kurrë, thotë populli ynë. Nëse këtë ëndërr nuk e re-

“ 18

alizuam ne, e as brezat para nesh, le ta realizojnë fëmijët tanë. Ëndrra të bëhesh artist (muzikant a balerin) të ndan nga çdo lojë fëmijërore. Fatmirësisht, para disa ditësh Ministria e Arsimit solli vendimin për hapjen e shkollës së muzikës dhe baletitit në Tuz. Këtë lajm të gëzueshëm dhe të rëndësishëm për Malësinë e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë në Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi, Marash Dukaj. “Për hir të kapaciteve infrastrukturore dhe kadrovike, shkolla fillimisht do të funksionojë si paralele e shpërndarë e Shkollës Artistike për Muzikë dhe Balet “Vasa Paviq” të Podgoricës. Këtë model fillimisht e kishte praktikuar edhe Ulqini, kur hapi shkollën e muzikës, ku për një kohë funksionojë si pjesë e shkollës së Tivarit, e më vonë u pavarësua. Procesi mësimor do të realizohet fillimisht në

Konsideroj që Shkolla e muzikës dhe baletit në Tuz do të jetë bazë shumë e mirë për secilin muzikant dhe për secilin kërcimtar të çfarëdo stili qoftë. Ata të cilët e duan artin, besojnë se i bën njerëzit më të njerëzishëm, elegantë e delikatë, por edhe madhështorë. Shkolla të tilla janë një vlerë e shtuar për nxënësit e rinj, sepse më pas , ata si artistë bëhen ambasadorët tanë më të mirë në botë

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

lokalet e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz”, ka thënë Dukaj. Ai


KULTURË

ës së muzikës dhe eshëm për Malësinë

së me rrethinë e më gjerë në kërkim tuar nga pedagogë profesionistë, të etëm për të arritur qëllimin e caktuar ë në masat e gjera këtë projekt e kishte paralajmëruar më parë, duke e konsideruar të

rëndësishëm për mbarë Malësinë, pasi që, sipas tij, kërkesat ishin të shumta nga prindërit dhe nxënësit e këtyre trevave. Duke iu referuar kësaj deklarate premtuese për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja të kombësisë shqiptare erdhi koha që institucionet tona shtetërore ta kuptojnë rëndësinë e kësaj fushe për kombin tonë, i cili aspiron zhvillim krahas popujve të tjerë të Europës

dhe Botës. Të besojmë në këto institucione dhe në ata që trokasin në dyert e tyre se pa zhvillimin e shkollave artistike, pa ndërtimin e sallave koncertale, pa ndërtimin e shtëpisë operistike, të mos mendojnë se dikush na çmon aq sa duhet, si popull e si shtet! Themelimi i kësaj shkolle do të jetë një hap i guximshëm, sa edhe i mirëpritur për qytetarët e Malësisë me rrethinë e më gjerë në kërkim të shtigjeve të reja të shprehjes skeniko-muzikore. Ajo pritet të jetë një çerdhe entuziasëtësh, të drejtuar nga pedagogë profesionistë, të përkushtuar në artin e bukur të muzikës dhe kërcimit , të cilët do të japin çdo gjë nga vetja vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e caktuar të zhvillimit dhe të krijimit të artit të mirëfilltë të muzikës dhe baletit në Malësi, si dhe ta përhapin atë në masat e gjera. Konsideroj që Shkolla e muzikës dhe baletit në Tuz do të jetë bazë shumë e mirë për seiclin muzikant dhe për secilin kërcimtar të çfarëdo stili qoftë. Ata të cilët e duan artin, besojnë se i bën njerëzit më të njerëzishëm, elegantë e delikatë, por edhe madhështorë. Shkolla të tilla janë një vlerë e shtuar për nxënësit e rinj, sepse më pas , ata si artistë bëhen ambasadorët tanë më të mirë në botë. Emersoni ka thënë: “E bukura nuk ka nevojë për shpjegime”. Një qytet pa muzikë, ka më pak vlera njerëzore, është më pak i vlefshëm dhe i përgjysmuar. Sepse muzika është fantastike. Është magjike. Është njerëzore. Është universale. Për të drejtuar me sukses një shkollë të tillë dhe për të prodhuar emra të shquar të muzikës dhe baletit shqiptar, sigurisht nuk do të jetë lehtë. Por nuk është as e pamundur. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në Tuz u mbajt Festivali për të rinj “Follow Us Summer Fest 2017”

Aktivizim dhe socializim i të rinjve në aktivitete dobiprurëse

TUZ- Organizata Joqeveritare “Follow Us” e themeluar para një viti nga një grup i të rinjve entuziastë, ka organizuar për të dytin vit me radhë, festivalin garues “Follow Us Summer Fest 2017”, i karakterit kulturorrekreativ-sportiv dhe muzikor të cilit edhe këtë vit iu bashkëngjitën një numër relativisht i madh i të rinjve dhe të rejave nga Malësia që për dy netë rresht u shoqëruan, argëtuam dhe zbavitën me njëri- tjetrin. Festivali në fjalë ka si objektiv të tij primar, socializimin dhe bashkimin e të rinjve për të vepruar dhe kontribuar në shoqëri përmes aktiviteteve frytdhënëse që favorizojnë gjeneratën e re, pa dallime kombësie, race, gjuhe, konfesioni apo

20

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

ndonjë përkatësie tjetër. Njëri ndër anëtarët e kësaj OJQ-je dhe bashkorganizator i këtij manifestimi, Mark Sinishtaj, i tha “Kohës Javore” se festivali ka për synim bashkimin e të rinjve të Malësisë dhe më gjerë, në mënyrë që të shoqërohen, të aktivizohen dhe të jenë kreativë. “Me mbështetje të donatorëve dhe njerëzve vullnetmirë do të përpiqemi që ky festival të bëhet tradicional. Në ditën e parë organizuam gara në lojëra individuale siç janë: Bangminton, Hedhja e gurit nga krahu, kërcim për së gjati, garat në konsumin e birrës dhe ushqimeve. Veç këtyre kemi pasur dhe lojën e quajtur “Selfi më i bukur” për të cilën personi që ka marrë më së shumti pëlqime ka

fituar biletën kthyese për një person me avion në Turqi si dhe disa çmime të tjera në disiplina të ndryshme”, u shpreh Sinishtaj. Ndërkaq, në ditën e dytë të këtij festivali kanë pasuar garat në lojërat grupore në të cilat kanë qenë të kyçura mbi dhjetë ekipe ku vendet e para, të dyta dhe të treta janë shpërblyer me një sasi të hollash dhe forma të tjera. Ky është viti i dytë që ky festival organizohet në Tuz, ndërsa ideja për themelimin e kësaj shoqate dhe këtij projekti për të rinj ka lindur si nevojë për të kyçur rininë e kësaj treve duke pasur parasysh mungesën evidente të aktiviteteve rinore në këtë trevë. t. u.


KULTURË

U përurua libri i Gazmend Çitakut “Tregime të çuditshme nga Ulqini”

Letrarizimi i legjendave

“Tregimet që më parë janë thënë nga mendja e popullit në trajtë legjendash, kallëzimesh, gojëdhënash, në trajta të bartura brez pas brezi, Gazmendi i ka riletrarizuar, i ka rikujtuar, i ka ringjallur, u ka dhënë një shpirt krijues”, ka thënë dr. Rrustem Berisha Ulqin – Në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të letërsisë dhe kulturës, miqve të autorit etj., në Galerinë e Qendrës së Kulturës Ulqin, të shtunën mbrëma, më 1 korrik, u bë përurimi i librit të Gazmend Çitakut “Tregime të çuditshme nga Ulqini”. Ky është libri i tij i parë në fushën e letërsisë. Vetë autori ka treguar se shtysë kryesore për ta shkruar këtë libër ka qenë personaliteti i shquar i letrave shqipe, Moikom Zeqo, autor i librit “Kalorësit dardanë”, të cilin e ka pasur një lloj reference ku është bazuar. Çitaku ka thënë se në Ulqin me rrethinë ka shumë më tepër legjenda sesa ai i ka përmendur në libër. “Ka shumë më shumë tregime, mirëpo këto kanë qenë ato që më kanë preokupuar më tepër dhe i kam përmbledhur në një libër”, është shprehur ai, duke treguar se libri është duke u përkthyer në gjuhën malazeze, kurse deri në fund të vitit do të përkthehet edhe në gjuhën gjermane. Redaktori i librit, Jaho Kollari, ka thënë se në realitet kemi të bëjmë me një ndërtim të mëtutjeshëm apo mbindërtim të gojëdhënave, përrallave, dëftimeve dhe kallëzimeve mbi njerëz, vende, ngjarje apo stinë që vrangullojnë gjithnjë hapësirës ulqinake. “Autori i këtij libri, i njohur që më parë me botimet e tij në fushën e fotografisë artistike, si dhe në publicistikë, bën këtu një kthesë duke e nxjerrë

në pah një tjetër përmasë të shpirtit ulqinak”, është shprehur ndër të tjera ai. Sipas Kollarit, “ndonëse këto tregime të çuditshme, siç i quan autori, gjallërojnë si organizma në veti, ato kanë aty-këtu ngjashmëri me rrëfimet helene çfarë e vë në pah edhe vetë ai në fjalën hyrëse”. Dr. Rrustem Berisha ka thënë se tregimet që më parë janë thënë nga mendja e popullit në trajtë legjendash, kallëzimesh, gojëdhënash, në trajta të bartura brez pas brezi, “Gazmendi i ka riletrarizuar, i ka rikujtuar, i ka ringjallur, u ka dhënë një shpirt krijues”. “Këto tregime sjellin te lexuesi zërin e legjendave të hershme, të moçme, por atyre u japin me gjuhën e sotme edhe një gjallëri… Shkrimet e Gazmendit e bëjnë të gjallë atë që ka mbetur si trashëgimi”, ka theksuar ai. Për poetin dhe kritikun letrar nga Korça, Arjan Kallço, “Tregime të çuditshme nga Ulqini” është vërtet një libër që të mëson shumë gjëra, të

cilat deri dje nuk i ka ditur. “Unë mendoj që të gjitha tregimet pa përjashtim, por në veçanti do të evidentoj ndonjë prej tyre, që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme. Kështu që këto tregime tashmë unë them se nuk duhet t’i përkasin Gazit edhe Ulqinit, por këto tregime duhet t’i përkasin mbarë Shqipërisë”, ka thënë ai, duke shtuar se “këto histori vërtet të japin kënaqësi”. Për librin dhe autorin kanë folur edhe udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, dhe Fatmire Duraku nga Shtëpia Botuese “FAD” – Prishtinë, kurse kanë lexuar apo recituar pjesë prej tij aktorët Shefqet Luca dhe Bashkim Alaj, pastaj Luljeta Avdiu – Cura dhe Edona Kallaba. Libri “Tregime të çuditshme nga Ulqini” është botuar nga “Diti&Oli”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, kurse përurimi i tij u organizua nga Qendra e Kulturës – Ulqin. i. k. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

21


PORTRET

Arritjet e tij të deritashme premtojnë shumë dhe i kanë hapur rrugë për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen në fushën e muzikës

Portret: Ilir Gjeçbitriqi

Muzikant i pasionuar Nisur nga pasioni i madh për muzikën instrumentale, në vitin 2017 ka përpunuar disa hite botërore në versionin instrumental, si “Major Lazer - Lean On” në versionin shqip, pastaj “Ed Sheeran – Shape of You” në versionin shqip etj., të cilët janë pritur shumë mirë nga dashamirës të shumtë të muzikës jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni Shumë të rinj sot kanë dashuri për muzikën, por pas hapave të parë, të nxitur më tepër nga ëndrrat rinore për të arritur çdo gjë, pak prej tyre vendosin që atë ta vazhdojnë dhe ta zgjedhin si profesion të jetës së tyre. Ndërsa Ilir Gjeçbitriqi është një i ri nga Kraja, me vendbanim në komunën e Ulqinit, i cili tashmë e ka zgjedhur rrugën e tij. Dashuria për muzikën ka qenë përcaktuese dhe ka ndikuar fuqishëm në jetën e tij. Hapat e parë në fushën e muzikës i ka bërë që në moshë të re, duke studiuar për piano te profesori i njohur i muzikës Hajdar Axhemi. Pas përfundimit të studimeve, ky muzikant i pasionuar filloi karrierën e tij në shoqëri kulturore-artistike të ndryshme vendore, duke dhënë një

22

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

kontribut të rëndësishëm në promovimin e vlerave kulturore të vendit dhe popullit të tij. Me prezantimin dinjitoz nëpër shoqata kulturore, ai avancoi në karrierën e tij duke marrë pjesë në ahengje familjare, koncerte si dhe në mbrëmje rinore ku paraqitet me të gjitha zhanret muzikore, që nga ai klasik, modern dhe zbavitës. Iliri po ashtu është i njohur edhe për produksione muzikore, ku kohëve të fundit ka marrë pjesë me elitën e muzikës popullore, jo vetëm nga Ulqini por edhe në rajon dhe më gjerë. Këngëtarët më të njohur të estradës shqiptare e ftojnë atë për të qenë pjesëmarrës në koncertet e tyre në Evropë e deri në Australi, ku duhet të potencojmë që deri tani ai ka mar-

rë pjesë në veprimtari të ndryshme muzikore në vendet e rajonit, si Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, por edhe në Greqi, Itali, Gjermani, Austri, Belgjikë e Australi. Nisur nga pasioni i madh për muzikën instrumentale, në vitin 2017 ka përpunuar disa hite botërore në versionin instrumental, si “Major Lazer Lean On” në versionin shqip, pastaj “Ed Sheeran – Shape of You” në versionin shqip etj., të cilët janë pritur shumë mirë nga dashamirës të shumtë të muzikës jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni. Arritjet e tij të deritashme premtojnë shumë dhe i kanë hapur rrugë për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen në fushën e muzikës. (Kohapress)


KULTURË

Poezi Anton Gjuravçaj

REQUIEM AETERNAM

Mikut tim poet, Dragolub Gjokiq T’u mbaruan ditët apo vargjet Poet Mund të jetë frymëzimi filloi ta ndiejë veten shtrënguat në këtë botë U ngute edhe një herë e shpejtove hapin tënd të lehtë kujt për t’i ndihmuar tani U ngute të shkosh në parajsë para vdekjes Uratën kaherë e ke shkri në poezi më mirë të merresh vesh me amshimin U ngute dhe këtë mund ta përsëris jo pse nuk e kuptoj pak fatin dhe lumturinë e poetit por pse sytë e tu do të mbesin të kthyer nga bota e qiri do të mbetesh edhe aje E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Mbi librin “Kosova 1945-1990”, të autores prof. dr. Sabile Keçmezi Basha

Studim monografik kombëtare shqiptar Shaban Hasangjekaj “Punën time studimore e kam përqendruar kryesisht në periudhën 19451990. Jam marrë me probleme të ndryshme të kësaj periudhe historike, që është edhe periudha më e ndjeshme për shqiptarët, të ngelur nën okupimin jugosllav. Qysh nga Kuvendi i Prizrenit më 1945, për shqiptarët kishte filluar një periudhë e errtë dhe e tmerrit. Të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodheshin ata (shqiptarët), nuk kishin qëndruar duarkryq. Pakënaqësinë e tyre e shprehnin në forma e mënyra të ndryshme. Në vitet e pasluftës organizatat atdhetare që kishin vepruar gjatë periudhave të mëhershme, vazhduan veprimtarinë e tyre patriotike edhe në vitet e mëvonshme. Por tani, atdhetarët ishin të detyruar të vepronin në ilegalitet të thellë, pasi ndiqeshin e vëzhgoheshin nga organet e ndjekjes, por edhe dënoheshin e likuidoheshin pa pasur faj”, shprehet në fillimin e parathënies së veprës së vet me titull “Kosova 1945-1990” (Vështrim historiko-politik), shprehet studiuesja, pedagogia, poetja dhe shkrimtarja e mirënjohur kosovare nga Koretina e Dardanës, prof. dr. Sabile Keçmezi Basha, dhe në vazhdim shton: “Aneksimi i Kosovës nga Serbia do të shohë më vonë se ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që u bëhej shqiptarëve në Jugosllavinë komuniste. Çështja e Kosovës nuk ishte krejt çështje shqiptare. Padrejtësinë që i bëhej popullit shqiptar në ish Jugosllavi e rëndonte edhe më tepër coptimi i trevave në të cilat shqiptarët ishin popullatë e vetme apo shumicë dërmuese në tri republika

24

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Autorja Sakibe Keçmezi Basha trajton gjerësisht ndikimin e situatës ndërkombëtare në Kosovë; Kërkesën legale për Republikën e Kosovës; Formimin e “Grupit Politik” të demonstratave 1968; Karakterin e bashkimit dhe të çlirimit kombëtar në programin e organizatës “LRBSH”

jugosllave: në Republikën e Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Kosova, u shkëput nga trungu amë, por asaj iu shpërbënë jo vetëm trevat e banuara kryekëput ose kryesisht me popullatën shqiptare në Maqedoninë Veriperëndimore dhe në Malin e Zi, por edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në të cilat shqiptarët ishin shumicë dërmuese”. Duke u nisur nga të gjitha ngjarjet që e karakterizojnë këtë periudhë, brumin e materialit të përfshirë në libër, autorja e ka ndarë dhe sistemuar në gjashtë pjesë kryesore: Pjesa e parë “Kosova 1945-1968: Vështrim historiko-politik”, të cilën e ka ndarë dhe sistemuar në tetë trajtesa dhe 23 nëntrajtesa shtjelluese, përfshin periudhën nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, apo nga fillimi i rezistencës ilegale të shqiptarëve, e deri tek organizimi i demonstratave studentore të vitit 1968. Në libër autorja veç e veç ka trajtuar ngjarje dhe situata politike që sollën deri te këto demonstrata që shënuan historinë e popullit shqiptar nën okupimin jugosllav. Kujdes të veçantë ajo i ka kushtuar aneksnimit të Kosovës nga Serbia; reagimet e forcave kombëtare në Kosovë, ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945); administrimi ushtarak në Kosovë; delegacioni shqiptar në takim me Titon; Formimi i Shtabit Suprem të Ushtrisë Popullore Demokratike Shqiptare në Kosovë; pavarësia e Shqipërisë, pikë referimi për veprimtarinë ilegale në Kosovë (19451990); shqiptarët dhe byroja informative; Aksioni i mbledhjes së armëve dhe torturat ndaj shqiptarëve, e në fund të

saj përmbyllet me kohën pas Plenumit të Brioneve. Edhe pse kishte “përfunduar” një kalvar i tmerrshëm për shqiptarët, kështu trumbetonin pushtetarët, megjithatë, Kosova kishte ngelur aty ku kishte qenë më parë. Në pjesën e dytë të veprës “Lëvizja ilegale atdhetare në Kosovë” (19451999), e ndarë dhe sistemuar në pesë trajtesa dhe 12 nëntrajtesa shtjelluese, autorja trajton: Lëvizjen ilegale shqiptare në ish Jugosllavi, shqyrton Pavarësinë e Kosovës dhe veprimtarët ilegalë të Lëvizjes Kombëtare; evoluimin e kërkesave të ilegales shqiptare


KULTURË

k brilant i çështjes re në Kosovë në Kosovë për bashkimin kombëtar, anëtarët e NDSH-së në shënjestër të UDB-së dhe arrestimet që vazhdojnë edhe në vitet e mëvonshme. Në pjesën e tretë të veprës “Demonstratat studentore 1968”, në tetë trajtesa dhe 19 nëntrajtesa shtjelluese, autorja Keçmezi Basha trajton gjerësisht ndikimin e situatës ndërkombëtare në Kosovë; Kërkesën legale për Republikën e Kosovës; formimin e “Grupit Politik” të demonstratave të vitit 1968; karakterin e bashkimit dhe të çlirimit kombëtar në programin e organizatës “LRBSH”; karakterin kombëtar të programit të demonstratave të vitit 1968; organizimin e demonstratave në Prizren; demonstratave në Suharekë; organizimin e demonstratave në Pejë; përgatitjet për demonstrata nga “Grupi politik”; mbledhjen e grupit politik; Parullat që do të përdoren në demonstrata; Anëtarët e “Grupit politik” në Prishtinë; demonstratat në Gjilan; Organizimin e demonstratave në Podujevë; Demonstratat në qytetin e Ferizajit; Tentimin për demonstrata edhe në gjimnazin “9 maji” në Kamenicë. Përveç këtyre ajo trajton edhe përfshirjen e demonstratave që u organizuan në Tetovë, duke mbyllur tërë kapitullin me nisjen dhe përfundimin e demonstratave në qytetin e Prishtinës, duke mos lënë pa përmendur edhe kërkesat e studentëve. Në veçanti duke theksuar, se për herë të parë nga vetë qytetarët, doli kërkesa që Kosova të shpallet Republikë. Në pjesën e katërt të veprës “Demonstrata studentore ‘81”, e ndarë dhe sistemuar në dhjetë trajtesa dhe 21 nëntrajtesa shtjelluese, autorja duke analizuar situatën kombëtare e ndërkombëtare në vend dhe situatën politike që solli tek ajo, iu imponua që në mënyrë të detajuar të shkruajë për demonstratat studentore ’81 - kthesë e madhe në historinë më të re të Kosovës; për politikën ndëshkuese ndaj demonstruesve; Për izolim-

in si masë e preferuar ndëshkuese e pushtetarëve; propagandën dhe dezinformimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar - si armë e fuqishme në duart e okupuesit; Për proceset politike gjyqësore ndaj shqiptarëve që nuk kishin të ndalur; për shtypjen e huaj që informonte për demonstratat; Për proceset gjyqësore; Për parullat që u përdorën gjatë demonstratave 1981; Për politikën ndëshkuese ndaj shqiptarëve pas vitit 1981; për proceset e para gjyqësore që u organizuan në gjykatat e qarqeve të Kosovës vetëm gjatë vitit 1981; për demonstratat studentore në shtypin e ilegales; Për aplikimin e formave të ndryshme të dhunës për nënshtrimin e shqiptarëve; Për demonstratat e shqiptarëve të Kosovës dhe shtypjen gjakësore të tyre; Për reagimin e shtypit ndërkombëtar; për reagimin e Qeverisë Komuniste të Shqipërisë, etj. Në pjesën e pestë të punimit të veprës “Kontributi i grave shqiptare për çështjen kombëtare, të ndarë dhe sistemuar në dy trajtesa shtjelluese, autorja prof. dr. Sabile Keçmezi Basha, në mënyrë koncize përfshin angazhimin dhe punën e madhe që bënë gratë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës duke trajtuar veprimtarinë atdhetare të shumë heroinave që vepruan në lëvizjen ilegale duke kaluar shumë vite nëpër burgjet jugosllave, duke mos kursyer as jetën. Në pjesën e gjashtë dhe të fundit të veprës “Diferencimet ideopolitike në Kosovë 1945-1990”, e ndarë dhe sistemuar në shtatë trajtesa dhe 10 nëntrajtesa shtjelluese, autorja në mënyrë dinjitoze trajton diferencimet ideopolitike ndaj intelektualëve shqiptarë në Kosovë 1945-1990. Ajo në vazhdim duke trajtuar çështje kulmore thekson: Historia fillon të përsëritet tek shqiptarët edhe pas vitit 1981; vën në dukje aplikimin e masave ndëshkuese ndaj shqiptarëve pas vitit 1981; propagandën e organizuar shtetërore jugosllave ndaj shqiptarëve; proceset politike gjyqësore ndaj shqiptarëve që nuk

kishin të ndalur; presionin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi; aksionin e mbledhjes së armëve - metodë tjetër presioni ndaj shqiptarëve; akademik Ali Hadrin në shënjestrën e UDBsë; shtypin ilegal për qëndrimet e intelektualëve shqiptarë në Kosovë dhe trajtimin e diferencimeve në shtypin jugosllav dhe ndërprerjen e autonomisë së Kosovës. Recensenti i veprës prof. dr. Ibrahim Gashi, në recensën e vet kushtuar vlerësimit të veprës në fjalë, shprehet: “Mendoj se njerëzit do ta harronin çfarë kanë thënë, madje ata do ta harronin edhe çfarë keni bërë, por nëse diçka mbetet e shkruar, kjo nuk harrohet. Prof. dr. Sabile Keçmezi Basha, me këtë studim monografik brilant sikurse edhe në librat e tjerë shkencorë, ka përjetësuar historinë më të lavdishme të Kosovës në një periudhë të sfidave dhe padrejtësive të mëdha”. Vepra shumë me vlerë “Kosova 19451990” (Vështrim historiko-politik), në fund mbyllet me Përfundimin dhe rezymenë të përkthyer në gjuhën angleze nga MA Mrika Limani; Treguesin e emrave; Literaturën dhe burimet; Shtojcën të pasuruar me faksimile dhe dokumente të ndryshme dhe shkurtesa që përdoren në monografi. Në përfundim autorja shpreson që me të dhënat që ka vjelë dhe argumentet që ka dhënë, ka arritur që deri diku të sjellë para lexuesit dhe opinionit të gjerë krijues, vetëm një pjesë të ajsbergut që quhej Kosovë e okupuar në vitet 1945-1999. Ajo u është mirënjohëse të gjitha vërejtjeve qëllimmira edhe në rast të ndonjë ribotimi do t’i ketë parasysh. Në fund me admirim theksojmë se autorja e kësaj vepre prof. dr. Sebile Keçmezi Basha deri më tani ka botuar 16 vepra shkencore dhe 13 botime letrare, prej të cilave 11 përmbledhje me poezi, një roman dhe një dramë. Jeton, punon dhe vepron me familjen e vet në Prishtinë. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

25


PORTRET

Portret: Fejzi Beg Bushati

Sinonim i një kohe që nuk guxojmë ta harrojmë

Ismet Karamanaga Fejzi Beg Bushati është një personalitet i rrallë nga qyteti i Ulqinit pasi që ka pasur një jetë dhe të kaluar shumë interesante. Ka lindur në Ranë, në shkumën e detit pranë Plazhit të Vogël. Ai është një njeri i thjeshtë, gjithmonë ka qenë markant dhe i pashëm, i sinqertë dhe kurrë nuk e ka ngritur zërin. Tashmë, në kohën moderne pa trazira të mëdha, me të cilat është ballafaquar më parë, si i ri dhe pak më vonë, ai e mban veten “fort” dhe është pothuajse gjithmonë i veshur me kravatë dhe elegant. Këto veti e kanë dalluar nga shumë persona të tjerë nga Rana. Gjaku i kaltërt nga Bushatlinjtë e Shkodrës, pa dyshim që gjithmonë kanë bërë që ta mbajë veten, pavarësisht nga gjendja ekonomike, vështirësitë dhe tragjeditë që shpesh u ka sjellë jeta. Tashmë është 78 vjeç, por ende është vital dhe “i fortë“. Vitet e fundit, derisa ka qenë për disa mandate i zgjedhur si këshilltar në gjyq, “porotnik”, për çdo ditë është veshur elegant me kravatë duke shërbyer si shembull se si duhet të respektohet detyra dhe besimi i dhënë një njeriu të thjeshtë, por i cili në gjenet e tij e ka të lindur drejtësinë. Prandaj, deri në fund të mandatit Fejziu ka gëzuar besim të rrallë dhe askush nuk ka

26

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Fejziu dhe të parët e tij kanë mbetur sinonim i një kohe të cilën nuk guxojmë ta harrojmë. Ai ruan kujtimin për babain dhe vëllain, të cilët kanë vendosur gurthemelet e demokracisë që ka arritur shumë më vonë tek ne pasur ndonjë vërejtje për gjykimin e tij. Fejziu është një njeri i veçantë. Të parët e tij janë me origjinë nga Shkodra, pasardhës të Kara Mahmud Pashës së Bushatlinjve, fisit më të njohur nga Shkodra, me grada dhe tituj të lartë në Perandorinë Otomane. Në Ulqin ky fis ka pasur dhe ende ka një famë të madhe. Për idetë përparimtare dhe respektin e veçantë në qytetin e Ulqinit, babain e tij Hodo Beg Bushatin dhe vëllain e tij Ahmetin, një intelektual të madh, i kanë pushkatuar barbarët komunistë pas një torture të madhe, më 26 nëntor 1944. Ata dhe një grup tjetër ulqinakësh përparimtarë, në mesin e të cilëve ishte edhe piloti i parë tek ne, Rafo Gorana, këta barbarë i kanë pushkatuar gjoja “në emër të popullit” për shkak të mendimeve ndryshe. Babai dhe vëllai i tij kanë qenë njerëz me autoritet. Babai ka qenë “perjanik” te mbreti Nikolla, kurse vëllai i tij Ahmeti, një intelektual i rrallë dhe sportist i dalluar, i cili ka luajtur fut-

boll në Kotorr. Fanela e tij me numrin 8 ruhet ende në arkivin e klubit në Kotorr. Ata kanë rënë në duart e komunistëve barbarë për shkak se kanë dashur ta çojnë flamurin, jo vetëm atë shqiptar, por edhe atë malazez. Vëllai i tij ka qenë edhe këshilltar “porotnik” në Gjykatën e Ulqinit, prandaj nuk është e rastësishme që edhe Fejziu mbi dhjetë vite ka qenë këshilltar në Gjykatën e Ulqinit edhe në kohën moderne. Sot, nga kjo distancë kohore, mendja e shëndoshë vështirë mund ta imagjinojë këtë barbarizëm të pashoq. (Po bëj një shkëputje të vogël për të përshkruar mentalitetin e këtyre barbarëve. Edhe babai im Hasan Cano Karamanaga ka qenë për disa minuta, me lopatë në dorë, duke çelur varrin për vete. Vetëm pak minuta para ekzekutimit e ka shpëtuar një njeri nga ky grup komunistësh barbarë, i cili e ka njohur, me arsyetimin se “ky njeri na nevojitet sepse është kapedan dhe detar”). Pas humbjes së babait dhe vëllait, Fejziu në atë kohë gjashtëvjeçar


PORTRET

mbeti jetim, vetëm me nënën dhe me motra. Prandaj i takoi barra e madhe për t’i ndihmuar familjes që të mbijetojë në kushte të vështira ekonomike. Vetë ai tregon se ka filluar të punojë në moshën 16-vjeçare me Ramazan Ishmin, në makinën e vajit të vjetër. “Më kujtohet puna e vështirë me kuaj, të cilët i kanë rrotulluar gurët dhe ‘presat’ e mëdha nga ku është prodhuar vaji. Aty kam punuar deri në vitin 1958. Pastaj kam shkuar në Dubrovnik, ku kam punuar në një barkë të vogël tri vagonash, ku kemi nxjerrë rërë që e kemi transportuar në ‘Gruzhë’. Më kujtohet emri i barkës ‘Lastavica’ (Dallëndyshja), e cila ka qenë shumë e bukur. Por ajo ka qenë punë e vështirë dhe jam kthyer në Ulqin për të punuar si berber në Ranë, te vëllezërit Enver dhe Avdo Abazi, afër dy vite”, shprehet Fejziu. Pas kësaj ai shkon në ushtri, ku ka qëndruar tre vite e gjysmë. “Kam qenë marinar dhe pavarësisht kohës së gjatë, mund të them se kam pasur edhe nafakë pasi që kam kaluar relativisht mirë. Pas gjashtë muajsh kam fituar ‘prekomandën’ në anijen më të bukur në detin tonë, velanijen ‘Jadran’, e cila ende sot është barka më e bukur në Detin Adriatik. Ajo gjithmonë ka shërbyer si anije për ‘kadeta’, për mësimin dhe edukimin e marinarëve dhe jetës në det. Përveç ekuipazhit prej 70 marinarësh, shpesh në të kanë qenë

edhe grupet me kadetë nxënës, deri në 100 persona. Kështu që rrallë kemi fjetur në shtretër, por gjithmonë në rrjeta të lidhura në vende të caktuara në bordin e barkës. 28 muaj kam fjetë në rrjetë. ‘Visaljke’ i kemi quajtur”, kujton Fejziu. Ai thotë se ka qenë i aftë në not dhe se është paraqitur për garat që janë organizuar në nivel të APJ-së, ku ka fituar vendin e parë në stilin “kraul”, duke fituar respekt dhe autoritet te komandanti i barkës, i cili e ka dashur shumë, pasi që gjithmonë ia ka “zbardhur fytyrën” në gara. Fejziu tregon se komandanti i anijes ka qenë adhurues edhe i peshkimit nënujor dhe se ai shpesh e ka shoqëruar, kështu që ka kaluar shumë mirë deri në fund të shërbimit ushtarak. Sipas tij, “Jadrani” ka pasur një trajtim të veçantë në kuadër të Armatës Popullore të Jugosllavisë së atëhershme. “Në të janë organizuar edhe gara të tjera. Në veçanti ka qenë ngjitja në direkë, sidomos në direkun e parë, i cili është 31m i lartë. Edhe aty kam qenë i pari. Për 36 sekonda jam ngjitur dhe jam ulur, pa kapërcyer asnjë shkallë. Ashtu kanë qenë rregullat. Besoj se kjo traditë ende edhe sot vazhdon pasi që ‘Jadrani’ gjendet në ujërat e Malit të Zi, në Tivat. Ka pasur afër njëmijë metra katrorë vela dhe shpesh kemi dalë në Mesdhe me të”, thekson Fejziu. I papërshkrueshëm për të mbetet

udhëtimi me anijen “Jadran” nga Spliti, në Maltë, Bejrut, Latakija, Rodos, Selanik dhe kthimi sërish në Split, vetëm me vela. Pas shërbimit ushtarak, ai u kthye në Ulqin në vitin 1962. Mësoi për kamerier në “Express restaurant” dhe punoi një vit në “Galebin” e vjetër. Kjo është koha kur janë xhiruar filmat “Dugi brodovi” me Riçard Vidmark dhe Beba Lonçar, si dhe filmi “Lazhni Car Shqepan Mali”. “Pastaj barkohem përsëri në det, në anije tejoqeanike, ku kam qëndruar nëntë vite. Kam kaluar tërë botën. Më së tepërmi kemi naviguar në Amerikën e Jugut dhe në Evropë. Gjithashtu kam punuar si ‘kormilar’ (timonier) edhe tre vite në ‘Sv. Stefan’, i cili ka lundruar në relacionin Bar -Bari. Më në fund, kthehem në Ulqin dhe punesohem si barmen në Adë, ku në kohën e lirë edhe kam mësuar ‘gjermanët’ me skijat në det. Karrierën e kam përfunduar në Hotelin ‘Galeb’, ku kam punuar si ‘maser’ dhe kujdestar në pishinë derisa jam pensionuar në vitin 2000”, thotë Fejzi Beg Bushati. Ai ka pasur një jetë interesante, në momente edhe të bukur. I biri Senadi është në Francë, kurse vajza jeton në Ulqin. Tash është në pensionin e merituar. Ka pasur një jetë e cila vlen të përmendet, të shënohet dhe të nxirret nga harresa për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Fejziu është një njeri i rrallë i cili i takon plejadës së madhe të detarëve, por edhe njerëzve të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në hotelerinë e kohës së artë të turizmit tonë. Ai meriton një vend të veçantë në këtë piramidë. Përpos kësaj, ai dhe të parët e tij pa dyshim kanë lënë gjurmë të pashlyera në trashëgiminë, kulturën dhe jetën tonë. Prandaj është mirë të përmenden, të shënohen dhe të mos harrohen kurrë. Fejziu dhe të parët e tij kanë mbetur sinonim i një kohe të cilën nuk guxojmë ta harrojmë. Fejzi Beg Bushati ruan kujtimin për babain dhe vëllain, të cilët kanë vendosur gurthemelet e demokracisë që ka arritur shumë më vonë. Fisi dhe emri i Bushatlinjve, në veçanti i babait dhe vëllait të tij Ahmetit, do të mbesë përgjithmonë në kujtesën e popullit tonë. Ai ka qenë dhe ka mbetur një ndër fiset më të njohura tek ne. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

27


KULTURË

Instituti “Eqrem Çabej” si një kauzë dhe apoteozë kulturore (1)

Eqrem Çabeji, një Inst Mendor, i Mëvetshëm Ai qe pra Institut jo thjesht nga emri i tij, jo thjesht nga veprat. Ai qe dhe është përfundimisht pa asnjë dyzim apo tjetërsim, një institut i referencës madhore për gjuhësinë dhe kulturën shqiptare, dhe askush tjetër nuk mund të mëtojë që të krijojë pikërisht këtë lloj instituti të pashembullt referencial, për shqiptarët, për albanologjinë, për dijetarët e botës, Institut i përbërë nga instrumenta mendorë dhe shpirtërorë, të cilët janë më të plotëfuqishëm, ndonëse shpesh duken si më të padukshmit

Moikom Zeqo

Në vitet ’70 të shekullit XX, gjatë një udhëtimi në Gjirokastrën, qytetin fantazmagorik të Jugut, kërkova në labirintin (gati kretez) e kalldrëmeve shtëpinë hijerëndë dhe madhështore, ku kishte lindur në 7 gusht 1908 Eqrem Çabeji. E gjeta shtëpinë, mbi portën e së cilës ishte një stemë e vjetër. Porta e drunjtë m’u duk gati si një portë kështjelle. Në shtëpinë e madhe takova një grua, në moshën e papërcaktuar, kur shkohet drejt pleqërisë, por ka ende një mbijetesë të rinisë së vonuar. I thashë se isha një gazetar i “Dritës” dhe se doja të shihja shtëpinë e Çabejit. Gruaja, e mirësjellshme dhe e qetë, më tha se ishte e vërtetë se në këtë shtëpi kishte lindur “Profesori i Madh”, por shtëpia i qe shitur një familjeje tjetër, ku ajo ishte nuse e shtëpisë. Madje, ndonëse unë nuk e kërkova, më solli një kontratë në fletë të zverdhura ku thuajse shtëpia e familjes së Çabejve i qe shitur në vitet ’60 një familjeje tjetër. Gruaja më gostiti me kafe dhe gliko, një

28

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

ritual gjirokastrit, shekullor. Befas e pashë një kyç të madh metalik prej hekuri, që m’u duk shumë i çuditshëm. E mora dhe e peshova në dorë këtë kyç. M’u duk një relike e vjetër, pa shëmbylltyrë. “Është kyçi i portës, të keqen nëna”, më tha gruaja, me një zë të ulët, sibilin. Sa do të doja ta rrëmbeja, ta merrja me vete atë kyç. Por thjesht në imagjinatë. Mjediset e brendshme të shtëpisë qenë gati kështjellore. Shumë vite më vonë, në vitet ’90 të shekullit që iku, unë isha për ca kohë ministër i Kulturës i Shqipërisë, e kam konceptuar dhe nënshkruar një shkresë, drejtuar Institutit të Monumenteve, për të shpallur shtëpinë e Çabejit një Shtëpi Muze. Më 1 korrik 2017, Brikena, vajza e denjë e Eqremit dhe Shyhretes, si dhe Gjergji, i shoqi i saj, më ftuan mua si dhe një grup personalitetesh të kulturës, të gjuhësisë, por edhe të mediave në përurimin e Institutit “Eqrem Çabej”. Ceremonia u bë në Vilën Çabej, dykatëshe, që tashmë do të shërbente si ndërtesa e Institutit. Kam ndjerë një emocion të madh. Në kokë m’u vetëtitën dhe më lëvizën me vërtik kujtime të shumta, që lidheshin me Çabejin. Shumë veta e morën fjalën. Folën me terma vlerësues për dijetarin. Po nuk lamë pa prekur edhe rëndësine human-

iste të këtij njeriu të rrallë. Më në fund u bë një realitet jetik ekzistenca e Institutit “Eqrem Çabej”. Që nga viti 1555 kur i mrekullueshmi Gjon Buzuku botoi librin e parë shqip, duke i bërë shqiptarët përfundimisht një Popull të Librit e deri në ditët tona, struktura kulturore e shqiptarëve ka funksionalizuar një simbolikë të brendshme, koncentruese dhe përbashkuese. Në këta pesë shekuj të kulturës, emri i Eqrem Çabejit hyn ndër 10 emrat më të rëndësishëm të të gjitha kohërave. E kam fjalën për mjeshtrit e kulturës, të cilët kanë dhënë shumë më tepër sesa shumë protagonistë të tjerë të historisë sonë. Kuptohet, që Instituti “Eqrem Çabej” përbën një ngjarje më shumë sesa një lajm për mediat shqiptare. Pikërisht në banalitetin dhe skenografitë e spektakleve të mediave, të përditshmërisë së marrëzive dhe të humbjes së motiveve dhe vlerave mendore, Instituti “Eqrem Çabej” përbën një kryelajm, që ngrihet mbi bëmat e politikanëve tanë, të sektit oligarkik, të injorantëve në pushtet të babëzitur ekonomik, të krimit të organizuar dhe të degradimit të jetës së vërtetë shoqërore, të manipuluar barbarisht me propagandë dhe injorancë. Por Instituti “Eqrem Çabej” nuk përbën thjesht një akt juridik, konfirmimi zyrtar, ndonëse tërë merita e nismës i takon


KULTURË

titucion m dhe Universal Brikenës dhe njerëzve të familjes. Në veprën e tij kolosale dhe të shumëdisiplinshme, vizionare dhe të një kulturologjie të epërme Eqrem Çabeji si askush qe shndërruar shumë vite më parë, pra që në mesin e shekullit të kaluar si një Institucion Mendor, i Mëvetshëm dhe Universal. Ai qe pra Institut jo thjesht nga emri i tij, jo thjesht nga veprat. Ai qe dhe është përfundimisht pa asnjë dyzim apo tjetërsim, një institut i referencës madhore për gjuhësinë dhe kulturën shqiptare, dhe askush tjetër nuk mund të mëtojë që të krijojë pikërisht këtë lloj instituti të pashembullt referencial, për shqiptarët, për albanalogjinë, për dijetarët e botës, Institut i përbërë nga instrumenta mendorë dhe shpirtërorë, të cilët janë më të plotëfuqishëm, ndonëse shpesh duken si më të padukshmit. Eqrem Çabeji është kapërcyesi i një Rubikoni, në kulturën e ndërlikuar por dhe të paçmuar të gjuhës shqipe. Ai kapërcen si askush, gati si një Marathomonak, fazën parashkencore, gjysmë mitike të studimit të origjinës së gjuhës shqipe, duke dalë nga gjuhësia shkencore gjermane dhe botërore e një strukturimi serioz të shkencës linguistike, për të zhvendosur përfundimisht epiqendrën gravitacionale të studimit të gjuhësisë shqiptare, të konceptualizuar si një shkollë shkencore e mëvetshme, pikërisht në metropolin e vet mendor, në Shqipëri. Çabeji bëri një punë pionieri, për të hedhur tutje mbi çdo “horroi vaqui”, mbi humnerat e mungesave kulturore, që kemi patur ne shqiptarët në histori, sepse Çabeji besonte, si askush, si asnjë shqiptar tjetër se vonesat kulturore nuk janë asgjë, nuk janë fatale, por janë vonesat konceptuale, ato, që lënë pasoja më prapambetëse, më primitive dhe se krijimi i një botëkuptimi shkencor, studimi me një metodologji, për të cilën ai theksonte gjithmonë fjalën e pashmangshme “akribi”, do të

bënte që shqiptarët të bëheshin paraprijësit e Albanologjisë në krejt botën, si dhe mjeshtrat e padiskutueshëm të gjuhës shqipe. Me këto përmasa të hatashme, duhet parë puna titanike, e paepur e Eqrem Çabejit, pa harruar këtu dhe punën e mundimeshme, të disa gjuhëtarëve dinjitozë, të heshtur, eruditë, të mrekullueshëm, si Aleksandër Xhuvani, Mahir Domi, Androkli Kostallari dhe sidomos i paharruari Shaban Demiraj, por dhe Selman Riza, Jup Kastrati, pa harruar ndërkohë një emër të madh të një gjuhëtari me vizion të pashembullt që këtë vit mbushi 100 vjeç, Idriz Ajetit, prijetarit trim dhe atdhetar, që në Konferencën Gjuhësore të vitit 1968 në Prishtinë kërkoi unifikimin e gjuhës letrare shqipe për shkak të karakterit unik të pjesëve të ndara historikisht të të njëjtit komb, të kombit të martirizuar shqiptar. Të tërë këta emra të mëdhenj që përjetuan një jetë modeste, nga më të thjeshtat që mund të mendohet krijuan Shkollën Shqiptare të Gjuhësisë dhe ngritën në mënyrë të epërme Shqipërinë kulturore. Duke biseduar me miqtë e mi, gjuhëtarët Seit Mancaku dhe Bardhyl Demiraj, që janë dishepuj dhe vazhdues të heshtur, gjithashtu shumë modestë të këtyre viganëve të së kaluarës në gjuhësi, u mundova të shpjegoj faktin paradoksal se si këto 27 vitet e fundit (pra e kemi tejkaluar çerek shekulli) nuk është treguar asnjë interes shtetëror, por dhe kombëtar për gjuhësinë, dhe pse nuk ka studiues të rinj, të cilët të jenë diplomuar dhe në universitetet më të mira të Evropës dhe të botës, të kenë një kauzë të palëkundur për ta zhvilluar shkencën e gjuhësisë në të gjitha parametrat dhe pafundësinë semantike të saj në situatën bashkëkohore, pa harruar asnjeherë perspektivën. Pse sot Shqipëria nuk ka më personalitete të mëdha akademike, përveç ndonjë përjashtimi – ndërsa në gjuhësi nuk bëhet fjalë për vazhdues të talentu-

ar dhe poligrafë të kësaj shkence kaq substanciale? Sot në Shqipëri mungojnë edhe latinistët, edhe osmanistët, edhe njohësit e greqishtes së vjetër apo dhe bizantine, apo dhe sllavistët, disiplinat e të cilëve ndërthuren në hulumtimin shumëplanësh dhe poliform të gjuhësisë së klasifikimit dhe etimologjisë së gjuhës. Gjithë këto universitete private, as nuk kanë çarë kokën për të patur katedra të studimit të gjuhës shqipe. Po si ka mundësi? Ç’na duhet turma gjysmë injorante e diplomuar virtualisht e të ashtuquajturve juristë, ekonomistë, menaxherë, specialistë të komunikimit, psikologjistë apo psikologë etj., ç’na duhen gjithë këta profesorë dhe doktorë që ngjajnë si personazhe të Akademisë së Laputës, që e ka përshkruar Suifti mjeshtërisht dhe ironikisht, të cilët nuk dinë të shkruajnë në mënyrë korrekte, në atë që quhet standardi normal, pra jo i thellë profesional, gjuhën shqipe. Si arritëm deri këtu? Si nuk ka Akademia e Shkencave e Shqipërisë, institutet që përfaqëson ajo, mundësi të botimit të revistave autoritative shkencore të dikurshme? Si ka mundësi që nuk botohen fjalorë të gjuhës shqipe për përdorim të gjerë popullor? Si ka mundësi që nuk luftohet, jo për purizmin absurd, por për pastërtinë e gjuhës shqipe, që përmban në vetvete mundësi të mëdha edhe të farkëtimit frazeologjik, por edhe terminologjik? Si ka mundësi që këto 27 vjet janë botuar një numër i frikshëm përkthimesh nga gjuhët e huaja, në një gjuhë shqipe banale dhe gjithashtu gati të frikshme? Si ka mundësi që janë zhdukur korrektorët letrarë dhe nuk respektohet ortografia e gjuhës shqipe? Duket sikur përjetojmë jo vetëm një kohë pa asnjë respekt për gjuhën shqipe, por gati censin e një barbarie gjuhësore. Politikanët tanë të cilët janë fjalamanët më të padurueshëm dhe ritualë të ekraneve dhe të mediave flasin në një gjuhë shqipe të kontaminuar, për shkak edhe të diturive sipërfaqësore dhe të mediokritetit në kokat e këtyre politikanëve. Si ka mundësi që në vend të gjuhës së mrekullueshme shqipe ne të ngulmojmë, në mënyrë të pashpirt të krijojmë një kitch - gjuhë shqipe? (vijon) E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

29


KULTURË

SHAI “Art Club” shënoi 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Radovan Zogoviq

Vargjet baladike që par

“12 këngët e poemës ‘Ardhësit. Këngët e Ali Binakut’ janë të vogla si një librezë, por të mëdha si një arm i janë kënduar”, ka thënë shkrimtari Mirash Martinoviq Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi të shtunën 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Radovan Zogoviq, me një takim përkujtimor të mbajtur në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, me ç’rast u bë edhe përurimi i botimit të ri të veprës “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut”, përkthyer nga Anton Nikë Berisha. Duke folur për jetën dhe veprën e Zogoviqit, shkrimtari Mirash Martinoviq ka thënë se poezia e madhe nuk vdes kurrë dhe se veprat e e mëdha dhe guximtare jetojnë gjithmonë, gjë që e dëshmon edhe takimi përkujtimor kushtuar Radovan Zogoviq. Sipas tij, Radovan Zogoviqi ka qenë personalitet i jashtëzakonshëm, i cili jeton edhe sot përmes veprës së tij. “Është gjallë, para së gjithash si shkrimtar dhe si poet, por është i gjallë edhe si njeri, si një figurë

30

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

monumentale e cila është shëmbëlltyrë e kohës së tij... “, ka thënë ndër të tjera Martinoviq, duke nënvizuar se “një njeri i tillë nuk ka mundur të qëndrojë indiferent në kohën kur ka jetuar, konkretisht në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë”. Ai ka thënë se 12 këngët e poemës “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut” janë të vogla si një librezë, “por të mëdha si një armatë, të mëdha sa një milenium, të mëdha si një popull siç është populli shqiptar, të cilit këto këngë edhe i janë kënduar”. Martinoviq ka rrëfyer për të pranishmit edhe kujtimet interesante nga takimet e tij me Zogoviqin. Studiuesi Anton Nikë Berisha, i cili ka përkthyer veprën “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut”, duke sjellë për lexuesin një botim të ri në gjuhën shqipe, të cilit i paraprinë një studim i tij i plotë mbi këtë vepër, ka thënë se ajo “në qenësinë e vet është zëri

dramatik i poetit dhe dëshmi e dinjitetit njerëzor dhe e shpirtit të madh të krijuesit përballë shqiptarëve të Kosovës, që iu shtruan një dhune dhe pësimi shtetëror të pazakonshëm në kohën e Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve po vazhdoi edhe më vonë në shtetin e Jugosllavisë deri në shkatërrimin përfundimtar të saj.” Sipas tij, “përmes tekstit dhe mesazheve poetike Zogoviqi shprehu dramën e popullit shqiptar”. Berisha ka thënë se “Këngët e Ali Binakut” nuk janë këngë, po janë vaje dhe në traditën shqiptare thuhet se kënga është vaji i burrit dhe se “përmes një teksti poetik mirëfilli të menduar e të konceptuar, një rrëfimi të natyrshëm lirik, të gërshetuar me përbërës të rrëfimit epik, sidomos të rrëfimit epik gojor, Zogoviqi përftoi pamje dramatike dhe tronditëse.”


KULTURË

ralajmëruan tragjedinë

matë, të mëdha sa një milenium, të mëdha si një popull siç është populli shqiptar, të cilit këto këngë edhe Në vështrimin e tij Qazim Muja e ka cilësuar Zogoviqin simbol të pashoq të altruizmit human. Ai ka thënë se “poezia e Zogoviqit është me të vërtetë historia e jetës së tij, por më shumë se kjo - ajo është pjesë e historisë së lëvizjeve të bujshme dhe të fuqizimit të forcave përparimtare në kohën kur kjo poezi u krijua”. Muja ka theksuar se “vargjet e mrekullueshme baladike nga Ardhësit - Këngët e Ali Binakut sot jehojnë jo vetëm me energjinë poetike moderne, por edhe me parafytyrimin dhe paralajmërimin e tragjedive që do të pasojnë dhe dëshmitarë të të cilave do të jemi edhe ne”. “Kështu, drama e përgjithshme intelektuale, nacionale dhe morale malazeze gjatë shekullit njëzet, tek Zogoviqi gjen interpretuesin dhe protagonistin më kulminant”, është shprehur ai.

Ndërkaq, në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, ka shprehur respektin për, siç ka thënë ai, “shkrimtarin dhe njeriun e madh, Zogoviq”. Ai ka përmendur disa segmente, që sipas tij, e bëjnë të veçantë Zogoviqin. “E para është personaliteti, karakteri i tij. Ato që i dijmë, e sigurisht do ketë edhe të tjera, na flasin se Zogoviqi ishte tepër i veçantë. E vërteta, e drejta, drejtësia ishin kredo dhe lajtmotiv i jetës së tij. Këtë e dëshmojnë vargjet e tij, këtë e dëshmon çdo veprim i tij”, ka thënë Durmishi. Ai ka thënë se Zogoviqi nuk mund të rrinte pa reaguar kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në Kosovë. “Reagonte me ato mundësi dhe mjete që kishte. Pena dhe vargu i tij vinte nga një shpirt i çiltër, nga një

njeri i lirë. Por kishte edhe trimërinë për të reaguar, me sensin kalorsiak, pavarësisht nga çmimi që mund të paguante”, ka theksuar ndër të tjera ambasadori i Kosovës në Mal të Zi. Gjatë takimit vargje të këngëve nga poema “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut” kanë lexuar gazetarja Stanka Vukçeviq, studentja e regjisë së teatrit Edina Mustafiq dhe shkrimtari Mirash Martinoviq. Radovan Zogoviq u lind më 19 gusht 1907 në katundin Mashnicë të Polimles – Mali i Zi. Familja e tij u vendos në Dukagjin me rastin e kolonizimit të Kosovës nga serbët dhe malazezët. Në vitin 1937 botoi poemën “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut”, ku përshkruan padrejtësitë dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve të Kosovës, e cila u ndalua për qarkullim. Më pas, për 17 vjet do të jetonte në izolim të plotë në Beograd. Vdiq më 5 janar 1986. i. k.

E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

32

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017


MARKETING

MALI I ZI Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në përputhje me Rregulloren për procedurën dhe mënyrën e zbatimit të debatit publik për përgatitjen e ligjeve («Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, Nr 12/12), organizon debat publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare dhe dërgon

FTESË PUBLIKE qytetarëve, institucioneve profesionale dhe akademike, organeve qeveritare, Kryeqytetit, dhe komunave, shoqatave profesionale, partitve politike, sindikatave, këshillave të pakicave, komuniteteve fetare, OJQ-ve, mediave dhe organizatave të tjera të interesuara, komuniteteve dhe individëve që të marrin pjesë dhe të angazhohen në debate publike për Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Komentet dhe sugjerimet mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare mund t’i dërgoni në adresën;Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Rimski trg 46, 81000 Podgoricë, fax Rimski trg 46, 81000 Podgoricë, Fax: 020/234 -198, ose e-mail adresa: leon.gjokaj@mmp.gov.me. Konsultimi publik do të jetë i hapur nga data 10 korrik 2017 deri më 04 shtator 2017. Programi për debatin publik; 10. korrik 2017 (e hënë): Publikimi i ftesës për qytetarët e Malit të Zi për t’u angazhuar në debatin publik për Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare në faqen e internetit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave: www.mmp.gov. me dhe portal E-uprave. (Afati për propozime dhe sugjerime është 20 ditë nga publikimi i kësaj ftese);

11. korrik 2017 (e martë): Publikimi i Ftesës Publike në të përditshmen “Pobjeda”,Botimi i tekstit të Projektligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, në numër te plotë të kësaj gazete. 17. korrik 2017 (e hënë): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Ulqin, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 19 korrik 2017 (e mërkurë): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Tivat, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 21. korrik 2017 (e premte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Rozhajë, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 27. korrik 2017 (e enjte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Tuz, në sallën e KU të Tuzit, duke filluar në orën 10.00; 28. korrik 2017 (e premte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Podgoricë, në sallën plenare ,në ndërtesën e vjetër të Qeverisë, duke filluar në orën 10.00; 04.shtator 2017, përfundon Debati publik mbi Projektligjin. Në perudhën prej 10 ditëve nga skadimi i afatit për mbajtjen e Debatit publik ne Web faqen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe E-uprava publikohet Raporti nga Debati publik. Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare mund ta shkarkoni ne Web faqen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave www.mmp.gov.me. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

33


SPORT

34

Javore KOHA

E ENJTE, 13 KORRIK 2017


SPORT

FSHF nuk e ka zgjidhur akoma enigmën e pasardhësit të trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi

Në lojë disa kandidatë

Klarens Sedorf është emri që tërheq më shumë presidentin e FSHF-së, Armando Duka, dhe marrëveshja do të ishte mbyllur nëse holandezi nuk do të kishte kërkesa financiare aq të larta. Një emër tjetër i pëfolur është italiani Xhixhi de Kanio, i cili konsiderohet si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të kërkojë pasardhësin e trajnerit italian Gianni de Biasi, pas largimit të tij nga drejtimi i kombëtare shqiptare. Në lojë janë disa kandidatë, emra të njohur të futbollit. Klarens Sedorf është emri që tërheq më shumë presidentin e FSHF-së, Armando Duka dhe marrëveshja do të ishte mbyllur nëse holandezi nuk do të kishte kërkesa financiare aq të larta. Ndër të gjithë kandidatët me të cilët Duka ka diskutuar së fundmi, Sedorf ka qenë ai që ka shfaqur pretendimet më të mëdha në aspektin financiar, duke kaluar ndjeshëm buxhetin e parashikuar nga kreu i FSHFsë për trajnerin e ri. Mediat në Shqipëri kanë pohuar që Sedorf i ka shpjeguar Dukës se me emërimin e tij, Kombëtarja shqiptare do të ndërronte plotësisht si mënyrën e lojës, ashtu edhe mënyrën se si do të përgatiste ndeshjen. “Do t’ju largoj nga katenaçio italiane. Do të bëj diçka që nuk e ka bërë asnjë trajner më parë”, mësohet të kenë qenë fjalët e holandezit. “Do të shkoj t’i takoj një nga një të gjithë futbollistët e Kombëtares, një lloj interviste me secilin për të parë se sa janë gati nga ana psikologjike për të luajtur në nivele të tilla”, ishte shpjegimi i Sedorfit për mënyrën e re të administrimit të Kombëtares, nëpërmjet të cilës kërkonte të justifikonte kërkesat e larta ekonomike. Një emër tjetër i pëfolur është italiani

Xhixhi De Kanio, i cili konsiderohet si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit, jo vetëm për faktin që është një trajner që plotëson pak a shumë vijueshmërinë e Xhani De Biazit. Sugjerimi për të nuk i ka ardhur nga ndonjë menaxher, siç ndodh rëndom në këto raste, por nga persona brenda Federatës Italiane të Futbollit. Persona të kësaj Federate i kanë sugjeruar Dukës që të afrojë De Kanion, duke ia prezantuar si një kandidat shumë serioz dhe që ishte një nga emrat më të përshtatshëm për të mbuluar këtë rol, i aftë të punonte me skuadra si Shqipëria. Ai plotëson edhe kushtet financiare

të FSHF-së, duke mos pasur pretendime shumë të larta për pagën e tij dhe për momentin, mes trajnerëve italianë, ai është i pari në listën e atyre që ka kontaktuar pala shqiptare. Megjithatë, Duka nuk ka mbyllur ende bisedimet me kandidatët italianë dhe do të kontaktojë me dy të tjerë. I pari është Alberto Malezani, një emër i njohur në kampionatin italian ku ka drejtuar shumë ekipe, ndërsa suksesin më të madh e kishte në stolin e Parmës me të cilën ka fituar edhe një Kupë UEFA. Ndërsa tjetri është Xhuzepe Pilon, i cili gjithashtu ka drejtuar shumë klube italiane gjatë karrierës së tij, në Serinë A dhe në Serinë B. E ENJTE, 13 KORRIK 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

amoralë

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

KOHA Javore

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar

Podgoricë e enjte, 13 korrik 2017 Viti XVl Numër 772 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO Numër 743

Çmimi 0,50

Halili njohur Merita n e

Numër 744

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë

Podgoricë

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi

0,50

rs triumfon në

0,50

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT

E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

Në udhëkry

Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

6965-0081 NSSI

ISSN 1800-5696

guar e ulqina këve ISSN 1800-5696

mjerimit Komedia e

e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

6965-0081 NSSI

Moikon Zeqo, laureat i çmimit jetësor “Teuta” i edicionit të sivjetshëm

Radio Ulqini (s) kremton 30-vjetorin e themelimit !

2016 Viti XV

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

v mbiemra të it sllavizim e Dukuria

enjte, 15 dhjetor

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

më këngëtarë kluzive timeve pa leje Ulqini refuzohetndërnga Intervistë eks apo dalldia e Kaosi urbanistik, Komiteti i UNESCO-s e

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

6965-0081 NSSI

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

amoralrëëve e lthuraorrersh uqiaptr are pushtettandajKomiteti i UNESCO-ssku ë p ë rb a a d fi S ë i iuhesshitkët Ulqini refuzohet ngaKM rijims ap 6965-0081 NSSI

e A avorH KJO e A avorH KJO Podgo ricë e enjte,

19 janar 2017

JavoreHA KO JavoreHA KO

sivjetshëm “Teuta” i edicionit të i çmimit jetësor Moikon Zeqo, laureat

e themelimit ! kremton 30-vjetorin Radio Ulqini (s)

748 Çmim i 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

2016 Viti XV Numër 743

2016 Viti XV Numër 744

Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

Podgo ricë e enjte,

26 janar 2017

Viti XVl Numër

ARSIM

SOCIALE

HISTORI

SPORT

VËSHTIME & OPINIONE

SOCIALE

PANORAMË

PORTRET PANORAMË SOCIALE

Podgoricë e enjte, 23 shkurt

749 Çmim i 0,50

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

PANORAMË

SPORT

MOZAIK

KULTURË TEKNOLOGJI

MOZAIK

ARSIM

KULTURË

SPORT

TEKNOLOGJI VËSHTIME & OPINIONE

PANORAMË

ARSIM

TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

KULTURË

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË

Podgoricë e enjte, 13 korrik 2017 Viti XVl Numër 772 Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

ësirës

SPORT

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

2017 Viti XVl Numër 753

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

VËSHTIME & OPINIONE

Javore KOHA

TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

2017 Viti XVl Numër 754

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

2016 Viti XV Numër 745

KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM

15

Viti XVl Numër

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.