Koha 773

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 20 korrik 2017 Viti XVl Numër 773 Çmimi 0,50

Partitë politike shqiptare dhe kulti i liderit ISSN 1800-5696

Fotaq Andrea me “Fletore koniciane”

Falënderoj Zotin për këtë që jam sot


PËRMBAJTJE

4

Avancim i përdorimit të simboleve kombëtare

Konfirmohet perspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE

Infrastruktura sportive, një mollë e ndaluar për ulqinakët 10

Pacientët ndjehen të braktisur nga 8 pakujdesia e duhur e stafit mjekësor

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

5


PËRMBAJTJE

Sprovë e vlertë për rrjedhat e 14 gazetarisë shqiptare në Malin e Zi

24

Shërues i trupit dhe i shpirtit...

Misteret e krijimit të ADN-së?

Integrimi i grave dhe fëmijëve në shoqëri

16

26

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave organizoi në Ulqin debatin e parë publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare

Avancim i përdorimit të simboleve kombëtare Ulqin – Në prani të një numri shumë të vogël qytetarësh, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave organizoi të hënën, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, debatin e parë publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare. Në fjalën hyrëse, drejtori gjeneral i Drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale të pakicave pranë Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Leon Gjokaj, ka nënvizuar nevojën dhe domosdoshmërinë e hartimit të ligjit të ri për përdorimin e simboleve kombëtare. Ai ka thënë se Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare në fuqi i ka kaluar koha, ndërkohë që edhe Kushtetuta e Malit të Zi, e miratuar në vitin 2007, ka mangësi në pjesën që i përket simboleve kombëtare. Gjokaj ka theksuar se me projektligjin e ri përkufizohet qartë zgjedhja, përdorimi dhe ngritja e simboleve kombëtare, si publikisht ashtu edhe privatisht, dhe situatat ku ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare. Sipas tij, projektligji që është nxjerrë në diskutim publik ofron zgjidhje të mira dhe është mbështetur në modelet më të përparuara të respektimit dhe garantimit të të drejtave të pakicave. Në këtë kuadër, ai ka vlerësuar si

4

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

një arritje tjetër përcaktimin se çfarë nënkuptojmë kur flasim për “një pjesë të konsiderueshme”, duke sqaruar se përveç përdorimit të simboleve në ato zona ku popullata pakicë përbën shumicën, simbolet kombëtare do të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicës është në nivelin prej 5 për qind. Në debat janë përfshirë disa nga të pranishmit. Juristi Hajrullah Hajdari ka përshëndetur zgjidhjet që ofron Projektligji për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare. Ai ka thënë se tashmë me dispozitat ndëshkuese të përcaktuara me këtë projektligj nuk lejohet keqpërdorimi nga ana e pushtetit qendror dhe lokal, sidomos nga organet e punëve të brendshme. Hajdari ka dhënë vërejtje dhe propozime në nenet 8, 10 dhe 11 të Projektligjit, që kanë të bëjnë me rastet kur dhe ku mund të ngritet flamuri, ekzekutohet himni dhe nuk mund të përdoren simbolet kombëtare. “Kur kemi mbërritur në shkallën e avancimit të këtij ligji, mendoj se duhet ta çojmë edhe një shkallë më tej në mënyrë që të jetë i zbatueshëm dhe i vlefshëm për të gjithë shfrytëzuesit”, është shprehur ai. Ish deputeti i Kuvendit të Malit të Zi, Muhamet Nika, ka shfaqur dyshim lidhur me përcaktimin e pjesës së

konsiderueshme në masën prej 5 për qind. Duke iu referuar statistikave zyrtare dhe regjistrimit të popullsisë, ai ka thënë se kemi të bëjmë me një zvogëlim të qëllimtë të numrit të popullsisë shqiptare në Mal të Zi. Gazetari Ibrahim Berjashi ka shprehur keqardhje që në debatin publik nuk ishte i pranishëm ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Mehmet Zenka, si dhe ka pyetur përfaqësuesit e kësaj ministrie se cilat janë pakicat në Mal të Zi. Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në fuqi është miratuar në vitin 2000. Ai është kritikuar shpesh për shkak të karakterit të tij që më tepër ka sanksionuar sesa ka garantuar të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare. Mospërcaktimi i qartë në këtë ligj, duke qenë në mospërputhshmëri me ligjet tjera që rregullojnë të njëjtën materje, është bërë shpesh shkak për keqinterpretime dhe keqpërdorime. Përpos përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në debat publik nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të partive politike shqiptare e as të subjekteve të tjera. Diskutimi publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare ka filluar më 10 korrik dhe do të zgjasë i. k. deri më 4 shtator 2017.


NGJARJE JAVORE

Në Trieste u mbajt Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor

Konfirmohet perspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE Samiti në Trieste i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka qenë ngjarje e rëndësishme dhe e suksesshme, i cili ka konfirmuar perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe që bëri një punë të përbashkët në projekte, ka kumtuar Bashkimi Evropian. Delegacionet qeveritare të vendeve të Ballkanit Perëndimor - Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi si dhe të vendeve anëtare të BE janë takuar të mërkurën e kaluar në Samitin e Triestes, në tre seksione paralele: seksioni i krerëve të shteteve e përfaqësuesve të ekzekutivit të çdo vendi pjesëmarrës, seksioni i takimit të ministrave të jashtëm dhe seksioni ekonomik me pjesëmarrjen e ministrave të financave e të ekonomisë së vendeve të Ballkanit Lindor. “Në këtë samit të rëndësishëm, mikpritës i të cilit ishte Italia, në radhë të parë kemi konfirmuar perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE”, theksohet në kumtesën e Komisionit Evropian pas përfundimit të Samitit. Nga Komisioni Evropian theksohet se liderët nga rajoni me bashkëbisedues nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë folur për “fushat kryesore të bashkëpunimit rajonal” dhe se “janë vënë masa konkrete me qëllim të lidhjes më të mirë të infrastrukturës, ekonomisë dhe njerëzve në rajon”.

Të gjithë, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, thuhet në kumtesë, e duan qartë integrimin e madh në BE dhe kjo përkrahet edhe nga qytetarët në rajon. “Nga ana e BE-së, ne jemi të vendosur të mbajmë dyert e hapura dhe të garantojmë se ekziston e ardhmja në Union për secilin nga ta. Sapo të përmbushen reformat e duhura, ne do t’i përmbushim premtimet nga ana jonë”, ka thënë në fund të samitit shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini. Ajo ka shtuar se “projektet praktike” janë suksesi tjetër i madh i këtij samiti. ”Shumë projekte janë financuar, kryesisht falë fondeve të BE-së, e është nënshkruar një marrëveshje shumë e fuqishme për Traktatin e Komunitetit të Transportit që hap lidhje të reja në rajon por edhe të rajonit me BE-në”, ka shtuar Mogherini. KE përkujton se krahas Federica Mogherinit, në takime, forume dhe në nënshkrimin e Traktatit ë Komunitetit të Transportit, kanë marrë pjesë edhe komisari për Zgjerim, Johannes Hahn dhe ajo për Transporte, Vioeleta Bulz, si dhe përfaqësuesit e Austrisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Sllovenisë dhe Britanisë së Madhe. ”Të gjithë pjesëmarrësit me kënaqësi presin takime të reja në nivelin më të lartë që do të mbahej në rajon”, thotë

kumtesa. Në kumtesë theksohet se në Samitin e Triestes liderët nga Ballkani Perëndimor janë marrë vesh rreth planit aksional për zhvillimin rajonal në fushën ekonomike e cila “do të krijojë treg nga 20 milionë njerëz, do të tërheqë investimet dhe do të hapë vende të reja pune”. Këtë iniciativë Komisioni do ta përkrahë me pakon prej shtatë milionë eurosh për të ndihmuar klimën investuese, strategjitë e “specializimit të mençur” dhe Forumin investues të Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka paralajmëruar edhe financim shtesë të programit për financim të ndërmarrjeve dhe të inovacioneve të Ballkanit Perëndimor me 48 milionë euro, që kompanive të rajonit do t’iu sillte rreth 250 milionë euro. Në Samitin e Triestes është mbajtur edhe Forumi i të rinjve BE – Ballkani Perëndimor, që tuboi më shumë se 100 liderë të rinj e përfaqësues të organizatave rinore, të cilët biseduan për ndërmarrësinë, lëvizshmërinë, përfshirjen dhe rolin e të rinjve. Objektivi i këtij Samiti është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, i nisur që me Procesin e Berlinit në vitin 2014, me Samitin e Vjenës më 2015 e me takimin e Parisit më 2016. (Kohapress) E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Partitë politike shqiptare dhe kulti i liderit

Përvoja e pluralizmit politik ndër shqiptarë, sidomos te shqiptarët në Mal të Zi, dëshmon se pjesa më e madhe e partive politike janë formuar jo duke u bashkuar rreth një ideje dhe programi të caktuar, por si pasojë e inateve dhe prishjes së marrëdhënieve të drejtuesve partiakë për shkak të mosrealizimit të ambicieve personale politike. Ajo që i përbashkon thuajse të gjithë është synimi për të qenë në pushtet me çdo kusht, pa ofruar ndonjë alternativë tjetër apo model më të mirë qeverisjeje

Ismet Kallaba

Partitë janë grupime politike të organizuara me qëllim të arritjes së një objektivi të përbashkët me interes të përgjithshëm publik. Ato kanë një pro-

6

Me mënyrën autoritare të funksionimit të tyre, luftën brenda llojit, brenda vetë faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, subjektet politike shqiptare janë nisur pashmangshëm dhe sigurt drejt theqafjes politike dhe kombëtare

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

gram ku janë përcaktuar qëndrimet e forcës politike përkatëse në fusha të ndryshme. Synimi i çdo partie është lufta për pushtet me qëllim të zbatimit të programit të saj. Partitë politike nënkuptojnë pasjen e strukturave të mirorganizuara, të cilat mblidhen rregullisht, për të diskutuar e debatuar dhe marrë vendime kolegjiale për çështje aktuale që e shqetësojnë popullin dhe komunitetin. Vendimi përfaqëson mendimin e shumicës së anëtarëve të një grupimi politik. Por përvoja e pluralizmit politik ndër shqiptarë, sidomos te shqiptarët në Mal të Zi, dëshmon të kundërtën. Pjesa më e madhe e partive politike janë formuar jo duke u bashkuar rreth një ideje dhe programi të caktuar, por si pasojë e inateve dhe prishjes së marrëdhënieve të drejtuesve partiakë për shkak të mosrealizimit të ambicieve personale politike. Ajo që i përbashkon thuajse të gjithë është synimi për të qenë në pushtet me çdo kusht, pa ofruar ndonjë alternativë tjetër apo model më të mirë qeverisjeje. Vendimet nuk merren në mënyrë demokratike, duke respektuar mendimin e shumicës, por është

kryetari i partisë dhe një grup i ngushtë rreth tij që vendos për çdo gjë. Kjo mbase edhe është e vetëkuptueshme nëse kemi parasysh mënyrën e formimit të partive shqiptare. Partitë politike shqiptare janë themeluar mbi kultin e individit, i cili rëndom është mbi partinë dhe pa të cilin partia nuk mund të ekzistojë. Ky fenomen, për të cilin nuk mund të thuhet se ekziston vetëm te shqiptarët, por është më i theksuar tek ata, rrënjët mund të kërkohen te bajraktarizmi që ka ekzistuar ndër shqiptarë. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e personifikuar me kryetarin e saj historik, dr. Ibrahim Rugova, apo të Partisë Demokratike të Shqipërisë, e personifikuar po ashtu me liderin e saj historik, dr. Sali Berisha, janë dëshmia më e mirë për këtë. Apo, a mund ta paramendoni Lëvizjen Socialiste për Integrim pa themeluesin e saj Ilir Meta? Mënyra e funksionimit të partive politike shqiptare në Mal të Zi është pothuajse primitive dhe në kundërshtim me parimet demokratike. Demokracia brendapartiake është zhvlerësuar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

aq sa sot njerëzit janë zhgënjyer dhe tëhuajësuar nga politika. Shpesh dëgjon zëra nga njerëzit që i kanë përjetuar të dy sistemet, se më mirë apo më demokratik ka qenë sistemi monist sesa ky i sotmi sa i përket mënyrës së funksionimit të demokracisë, sidomos asaj partiake. Kryetarët e partive i kanë shndërruar partitë politike në një qark të mbyllur, në grupe interesi ku pozitat drejtuese janë të rezervuara për një apo disa persona rreth kryetarit. Pjesa më e madhe e liderëve politikë shqiptarë qëndrojnë në krye të partive që nga themelimi i tyre. Kuvendet partiake nuk mbahen fare ose edhe nëse mbahen janë vetëm farsë, ku kryetari është paracaktuar dhe kuvendi mbahet sa për sy e faqe. Thjesht, zgedhjet brendapartiake e kanë humbur kuptimin. Shumica

Partitë politike shqiptare janë themeluar mbi kultin e individit, i cili rëndom është mbi partinë dhe pa të cilin partia nuk mund të ekzistojë. Demokracia brendapartiake është zhvlerësuar aq sa sot njerëzit janë zhgënjyer dhe tëhuajësuar nga politika

e partive politike shqiptare në Mal të Zi veprojnë nën nivelin e organizatave joqeveritare lokale, nuk kanë as program, as veprimtari, por zgjohen vetëm në kohë fushatash zgjedhore. Si model i keq përmendet shpeshherë, nga partitë tjera dhe udhëheqësit e tyre, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, kryetari i së cilës, edhe përkundër rrudhjes dhe dështimeve politike të kësaj force politike, vazhdon të qëndrojë në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

krye të saj që nga themelimi në vitin 1990. Por këta politikanë harrojnë se edhe ata vetë janë bërë kopje e keqe e kësaj partie dhe po ecin dalëngadalë rrugës së saj. Si përfundim, me mënyrën autoritare të funksionimit të tyre, luftën brenda llojit, brenda vetë faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, subjektet politike shqiptare janë nisur pashmangshëm dhe sigurt drejt theqafjes politike dhe kombëtare. E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz

Pacientët ndjehen pakujdesia e duhu Toni Ujkaj

Institucionet publike qofshin qendrore ose filiale, duhet të shërbejnë si pasqyrë e mirë dhe shembull i një veprimtarie e cila duhet të qëndrojë mbi baza të zbatimit të parimeve ligjore dhe etiko-morale për të mbrojtur integritetin institucional dhe për të rritur reputacionin dhe kredibilitetin e tyre. Sikurse çdo qytetar i zakonshëm që është i obliguar të zbatojë ligjet mbi baza kushtetuese dhe kodin etiko-moral, ashtu janë të obliguar edhe nëpunësit e institucioneve të ndryshme, që të veprojnë mbi parime dhe rregullore që janë të definuara qartë. Por, në shumicën e rasteve, ndodhë që në praktikë situata të qëndrojë ndryshe dhe këto rregulla të mos respektohen, madje dhe të cënohen. Në këtë shkrim jam fokusuar të pasqyroj një realitet të hidhur që ndodh tash e sa vite me radhë në Shtëpinë e Shëndetit në Tuz, ku pothuajse asgjë nuk funksionon siç do të duhej, për të plotësuar nevojat e banorëve të kësaj treve. Vështruar nga përvoja ime personale disavjeçare si qytetar dhe pacient që ka nevojë herë pas here të marrë shërbime të ndryshme, shërbimi në këtë institucion për fat të keq lë për të dëshiruar, duke nisur nga radhët e gjata të pacientëve të cilët presin me orë të tëra, si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të mjekëve të punësuar

8

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Në mënyrë që Shtëpia e Shëndetit në Tuz të pësojë një reformë të gj sensibilohet më shumë me pacientët dhe të jenë sensual ndaj atyre të të punësuarve në shëndetësi. Pacientët duhen trajtuar si qenie njerëz të cilët shpeshherë dinë të mbyllën në zyrë brenda orarit të punës, du dhe disa orë për të përfunduar por dhe si pasojë e mosrespektimit të orarit dhe braktisjes së vendit të punës nga ata pak mjekë që janë të punësuar aty. Çdo qytetar (pacient) që shkon për të marrë shërbim mjekësor, duhet të marrë një trajtim njerëzor dhe dinjitoz ashtu siç e meriton seicili dhe jo të injorohet dhe të neglizhohet nga papërgjegjshmëria e stafit mjekësor, siç ndodh të paktën nisur nga rastet e mia personale kur e vizitoj këtë shtëpi shëndeti, ku vërej që mjekët nuk i kryejnë detyrimet e tyre sipas Kodit etik. Në këtë institucion, problemet janë të natyrave të ndryshme duke filluar nga mosrespetimi i orarit të punës nga mjekët e punësuar që përbën një shqetësim dhe brengosje të madhe e cila do të duhej të ndryshojë dhe të marrë zgjidhje, nga radhë të gjata pritjeje, në mesin e të cilëve ka edhe të “privilegjuar” të cilët marrin shërbimin e tyre mjekësor pavarësisht pacientëve të moshuar, grave shtatëzëna që presin dhe rasteve të tjera më emergjente, përbuzje e gjuhës shqipe nga disa të punësuar të cilët edhe pse të paktën sipërfaqësisht e njohin gjuhën shqipe, ata refuzojnë ta flasin, duke krijuar kështu diskriminim ndaj popullatës vendase që përbën shumicën në këtë trevë. Ky fenomen çorienton edhe ata pacientë të cilët nuk

e njohin gjuhën malazeze dhe krijon vështirësi në komunikim. Jo rrallëherë, unë personalisht, teksa dorëzoja librezën e shëndetësisë dhe prisnja të më ftojnë të hyja te mjeku, edhe pse shumë qartë në këtë librezë emri dhe mbiemri im figuron në gjuhën amtare (shqipe), Toni Ujkaj, nga sportelistja jam ndjerë i fyer dhe i tjetërsuar, duke e thirrur emrin tim madje me zë të lartë në mes turmës, Ujkiq Toni. Kjo dhe shumë probleme të natyrave të ndryshme të brengosin thellë në shpirt, duke pyetur veten se si ka mundësi që një punonjës i shëndetësisë, jo vetëm të mos e zbatojë kodin etik dhe rregulloren e institucionit, por

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

n të braktisur nga ur e stafit mjekësor

jithanshme në strukturën e funksionimit të saj të përgjithshëm, stafi i punonjësve këtu, do të duhej të cilët kanë nevojë më shumë se askush për ndihmë pasi në fund të fundit ky është dhe misioni parësor i zore dhe siç e meritojnë, të përkushtohen maksimalisht dhe jo të neglizhohet dhe të braktisen nga mjekë uke të thënë: “Do të vish nesër se për sot e kemi mbaruar punën” edhe pse orari i punës mund të ketë

dhe të ketë guxim dhe tendencë për të më tjetërsuar si njeri dhe për të vendosur edhe mbiemër tjetër të cilin unë nuk e mbaj, duke i dhënë vetes superioritet dhe qëndrim suprem?!. Pothuajse çdo herë që shkoj për të marrë një udhëzim, ose për të kryer çfarëdo shërbimi tjetër, mjekët nuk ndodhen në orarin e punës dhe çfarë është akoma më keq, nuk kanë fare zavendësues. Një problem tjetër në vargun e problemeve që për mendimin tim është madhor dhe duhet zgjidhur një orë e më parë, është dhe mungesa e repartit të urgjencës por dhe autoambulancës së urgjencës në këtë institucion. Pacienët që kanë

nevojë për shërbime të tilla detyrohen të presin autoambulancën e urgjencës nga Podgorica, e cila natyrisht merr disa minuta kohë dhe kjo pritje mund të rezultojë fatale për ata që ndoshta minutat e jetës i kanë të numëruara. Gjithashtu në këtë shtëpi shëndeti ka të punësuar vetëm një mjek pediatër i cili padiskutim është i pamjaftueshëm, por edhe numri i mjekëve të punësuar aktualisht nuk i përmbush nevojat e banorëve për t’u dhënë atyre një shërbim efektivisht dhe pa pasur nevojë të presin radhë të gjata dhe kërkesat e tyre të anulohen për një rast tjetër, siç ndodh rëndom.. Ndërkaq, pavarësisht vendosjes së orarit të punës i cili në këtë institucion fillon nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 21 të mbrëmjes, më ka ndodhur jo rallëherë që pas orës 19 të mos ndodhet asnjë mjek në vendin e punës, ndërsa pacientët detyrohen të kthehen mbrapa. Kjo dukuri dhe një sërë problemesh të tjera që e kanë kapluar këtë institucion, janë brengosëse dhe kërkojnë ndryshim imediat pasi një situatë e tillë bie ndesh me parimet etike dhe ligjore të cilat është i obliguar t’i zbatojë secili i punësuar. Akoma më keq është fakti se kjo dukuri nuk ka filluar sot, dhe as dje, nuk është sporadike por si e tillë vazhdon dekada me radhë, e që ditaditës përshkallëzohet.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Në fund të këtij shkrimi modest por që ka si objektiv vetëdijësimin e të gjithë atyre që nuk respektojnë profesionin e tyre dhe parimet ligjore e etiko-morale dhe që papërgjegjshmërinë e tyre e vuan secili nga ne, do t’ju bëja apel të gjithë atyre të punësuarve në këtë institucion të cilët qëndrojnë indiferentë ndaj pacientëve të tyre, që t’i hedhin një sy kodit etik të Ministrisë së Shëndetësisë e cila shumë qartë dhe me precizitet ka definuar një sërë standardesh dhe sjelljesh profesionale që seicili i punësuar në sistemin shëndetësor duhet t’i zbatojë. Në mënyrë që Shtëpia e Shëndetit në Tuz të pësojë një reformë të gjithanshme në strukturën e funksionimit të saj të përgjithshëm, stafi i punonjësve këtu do të duhej të sensibilohet më shumë me pacientët dhe të jenë sensual ndaj atyre të cilët kanë nevojë më shumë se askush për ndihmë pasi në fund të fundit ky është dhe misioni parësor i të punësuarve në shëndetësi. Pacientët duhen trajtuar si qenie njerëzore dhe siç e meritojnë, të përkushtohen maksimalisht dhe jo të neglizhohet dhe të braktisen nga mjekë të cilët shpeshherë dinë të mbyllen në zyrë brenda orarit të punës, duke thënë: “Do të vish nesër se për sot e kemi mbaruar punën” edhe pse orari i punës, mund të ketë dhe disa orë për të përfunduar. E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Infrastruktura spo mollë e ndaluar pë Sporti në Ulqin ka kaluar nëpër periudha të ndryshme, duke u ballafaquar kështu me probleme të njëjta gjatë gjithë kohës. Problemi kryesor i sportit në këtë qytet në kohën e para-komunizmit, komunizmit dhe pas-komunizmit ka qenë dhe vazhdon të jetë infrastruktura sportive, mospërkrahja e duhur nga institucionet përgjegjëse dhe gjendja e dobët financiare janë vetëm disa nga faktorët të cilët kanë ngadalësuar dhe ngadalësojnë hapat e zhvillimit të sportit

Gjekë Gjonaj

Komuna e Ulqinit ka talente të mrekullueshëm të fushave të ndryshme sportive, futbollit, hendbollit, basketbollit, karatesë, tenisit e tjerë. Disa nga ata të përfshirë në klube e shoqata të ndryshme sportive kanë dëshmuar rezultate të larta në disa disiplina në nivel shtetëror, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. Te gjitha këto suksese, që shumëkush mund tua kenë lakmi, këta sportistë të rinj i arritën në

10

kushte të vështira pa terrene sportive adekuate dhe pa pajisje të domosdoshme. Por, vullneti, entuziazmi, dashuria e madhe ndaj sportit, mbështetja familjare dhe puna me përkushtim e trajnerëve sfiduan të gjitha problemet e kohës. Sporti në Ulqin ka kaluar nëpër periudha të ndryshme, duke u ballafaquar kështu me probleme të njëjta gjatë gjithë kohës. Problemi kryesor i sportit në këtë qytet në kohën e para-komunizmit, komunizmit dhe pas-komunizmit ka qenë dhe vazhdon të jetë infrastruktura sportive, mospërkrahja e duhur nga institucionet përgjegjëse dhe gjendja e dobët financiare janë vetëm disa nga fak-

Sporti sot është shkencë. Kërkon një sakrificë shumë të madhe. Kërkon kushte tepër të volitshme . Ulqini të gjitha këto nuk i ka. Madje as kushtet elementare për zhvillimin e sporteve, as palestrën e sportit, as fushën e vet të futbollit, as... Ndërkohë që autoritetet vendore e qendrore dëshmuan se nuk janë në gjendje të krijojnë kushte optimale në sport

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

torët të cilët kanë ngadalësuar dhe ngadalësojnë hapat e zhvillimit të sportit. Ky shqetësim për sportistët e Ulqinit ishte dhe mbeti një mollë e ndaluar. Është për të ardhur keq. Por ky është realiteti i hidhur. Erdhën e u ndërruan shumë pushtete në Ulqin. Shumë pushtetarë. Shumë kryetarë. Të kësaj dhe të asaj parti. Nga fshati e qyteti, shqiptarë e joshqiptarë. Aktivë e më pak aktivë. Të suksesshëm e të pasuksesshëm . Energjikë e dembelë. Me ose pa vizion. Të vullnetshëm e të pavullnetshëm. Të aftë e të paaftë. Megjithatë, politikat e tyre për sportin kanë dështuar. Asnjëri prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës nuk la ndonjë gjurmë në zhvillimin, përparimin dhe krijimin e kushteve optimale për sporte përkatëse të gjinisë mash-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ortive, një ër ulqinakët

kullore dhe femërore. Fitohet bindja se sporti nuk ka qenë askurrë pjesë e jetës ( programit) së tyre politike. E, sporti njësoj si arti ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një shoqërie të kulturuar, me vlera të larta morale dhe të shëndetshme. Si pasojë e mungesës së investimeve, kujdesit sistemor, strategjik dhe organizativ për krijimin e kushteve në të gjitha degët sportive, shumë talent janë penguar në rrugën e tyre. Sporti sot është shkencë. Kërkon një sakrificë shumë të madhe. Kërkon kushte tepër të volitshme . Ulqini të gjitha këto nuk i ka. Madje as kushtet elementare për zhvillimin e sporteve, as palestrën e sportit, as fushën e vet të futbollit, as... Ndërkohë që autoritetet vendore e qendrore dëshmuan se nuk janë në gjendje të

Kjo qasje dhe kjo gjendje e mjerueshme ndaj sportit duhet të ndryshojë. Nëse duam rezultate, duhet të krijojmë kushte dhe të investojmë. Për suksese nuk mund të flitet derisa nuk ka kushte. Të mos u krijosh mundësi djemve dhe vajzave që të merren me sport, është si t’i burgosësh ata. Gjermanët kanë një shprehje “In Gang komen” (Makina fillon të punojë, është vënë në punë)

krijojnë kushte optimale në sport. Kjo qasje dhe kjo gjendje e mjerueshme ndaj sportit duhet të ndryshojë. Nëse duam rezultate, duhet të krijojmë kushte dhe të investojmë. Për suksese nuk mund të flitet derisa nuk ka kushte. Të mos u krijosh mundësi djemve dhe vajzave

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që të merren me sport, është si t’i burgosësh ata. Gjermanët kanë një shprehje “In Gang komen” (Makina fillon të punojë, është vënë në punë). Kjo thënie shumë domethënëse nuk vlen për Ulqinin. Pasi këtu ende nuk ka filluar të punojë makina e sportit. E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

Fotaq Andrea me “F

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, sepse ata janë përgjegjës që Shqipëria vazhdon të renditet ndër v

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Disa thonë se është pozita gjeografike që i mban shqiptarët

12

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

jashtë Bashkimit Evropian, të tjerë thonë se është feja myslimane, pastaj ka edhe nga ata që fajin ia ngarkojnë vetë shqiptarëve. Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, sepse ata janë përgjegjës që Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet e fundit në Evropë, shkruante Faik Konica më shumë se një shekull më parë. Këto e fjalë e të tjera prej profeti, qëmtohen e përmblidhen në librin “Faik Konica

- Përlindësi Modern” të ciklit Fletore koniciane, nga studiuesi i njohur Fotaq Andrea. Edhe ato që shqiptarët kanë arritur, janë falë trashëgimisë së tyre të lashtë, dhe shumë pak nga puna e tyre sot, shkruante Konica kur ishte ende 21 vjeç. Fotaq Andrea, me zhdërvjelltësinë e penës së ngjyer në “bojën” e errët e jo rrallë të harruar të historisë koniciane, sjell në këtë libër rezultatet e


KULTURË

Fletore koniciane”

vendet e fundit në Evropë, shkruante Faik Konica më shumë se një shekull më parë

Fotaq Andrea, me zhdërvjelltësinë e penës së ngjyer në “bojën” e errët e jo rrallë të harruar të historisë koniciane, sjell në këtë libër rezultatet e hetimit të imtësishëm të punës dhe veprimtarisë së këtij filozofi, e cila para 25 vjetësh ishte krejt e panjohur ose plotësisht e denigruar nga vetë shqiptarët që kishin më shumë nevojë ta lexonin të parët

hetimit të imtësishëm të punës dhe veprimtarisë së këtij filozofi, e cila para 25 vjetësh ishte krejt e panjohur ose plotësisht e denigruar nga vetë shqiptarët që kishin më shumë nevojë ta lexonin të parët. Disa thonë, shkruan Konica, se intrigat e armiqve që kemi përreth na

pengojnë të bëjmë gjë të mbarë për ne. Nuk është e vërtetë, nuk... Ne nuk duam, ne po flemë gjumin e vdekjes dhe vetë e kemi fajin, thotë ky dijetar, ndarja për 50 vjet nga mendimi i të cilit, solli atë boshllëk ideor që ndjehet sot. Aq e hollësishme është ‘Fletorja

koniciane’, sa i ngjan një raporti mësimesh që Faiku ka lënë për brezat pas tij. Meraku i Konicës, thotë Fotaq Andrea, ishte si e si të zbutej e spastrohej zemra shqiptare nga mllefet, zemëratat, kapadaillëku, smira, meskiniteti, partitizmi, bajraktarizmi, pa lënë mënjëanë shpifjet, dëshmitë e rreme, pusitë dhe vrasjet, që kanë qenë si “buka e përditshme” e krimit në Shqipëri. Po ashtu, Andrea ndalet tek lloji i tipit “modern” a “i moderuar”, por thjesht primitiv i zyrtarit, që shfrytëzon postin për premtime punësimi “për pak seks”. Konica këtë akt e quan krim, thotë Andrea, tek sheh të përdoret kërcënimi dhe presioni psikologjik, abuzimi me pushtetin e xhandarit, që kërkon të shfrytëzojë mjedisin e izoluar e të egër malor për ta shtyrë viktimën femër drejt një krimi të padëgjuar, për të rënë në dorën e tij me përdhunë, ose për t’u hedhur në humnerë. Konica e kupton se në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me krim, dhunim me anë të kërcënimit, dhunim me presion psikologjik, abuzim me pushtetin “në emër të ligjit”, që sot quhet “krim seksual”, thotë Andrea. Krimi është fat tragjik, vrasja është kafshërore, asgjë nuk e përligj. Meriton veç ndëshkim - ky është një mësim i madh konician për Jetën dhe në emër të Jetës, shkruan Fotaq Andrea ne “Fletoren e tij koniciane” Faik Konica - Përlindësi Modern, Zenit Editions 2016. E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Sprovë e vlertë për gazetarisë shqiptare Një nga tiparet dhe veçoritë më karakteristikë të kësaj vepre është tematika dhe problematika. Ajo është e gjerë, e larmishme, gjithëpërfshirëse, sa interesante, aq edhe shoqërisht e dobishme

Prof. dr. Hamit Boriçi Kolegu Ali Salaj, gazetar, publicist, redaktor përgjegjës i gazetës “Koha javore”, që nga numri i parë i saj e deri sot, del këto ditë para audiencës së gjerë, politike, kulturore e profesionale në Malin e Zi dhe kudo në botën shqiptare me një libër të ri dinjitoz. Që në krye të herës shfaq mendimin se kemi të bëjmë me një libër, sprovë, kontribut në dituritë për realitetet historike e bashkëkohëse të medias shqiptare në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Arritjet në këtë tekst shihen: Së pari, në strukturën e mirëkonceptuar, në përshtatje me kohështrirjen e mediave në gjuhën shqipe në këtë rajon, organizuar me dy kapituj madhorë. Kjo i ka dhënë dorë autorit për të shqyrtuar, përshkruar e trajtuar çështjet më themelore të ecurisë dhe të problematikës së mediave. Në kreun e parë, krahas të dhënave e njohurive historike, marrim dituri për sfida e përjetime që lidhen me brendinë ideo-politike, misionin dhe rolin e gazetarisë shqiptare. Ndërsa në kreun e dytë, të titulluar “Kroki” (shprehje kjo e huazuar nga arti figurativ që nënkupton “vizatimin e shpejtë dhe të lehtë me vija të thjeshta dhe me pak detaje) janë përmbledhur disa skicë-ese të shkurtra, që, siç i karakterizon autori, janë “shkrime me

14

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Metoda e praktikuar në përshkrimin, analizën e përgjithësimin e fakteve e dukurive mishëruar në mediat që janë objekt shqyrtimi nga kolegu ynë, Ali Salaj, i ka dhënë frytet e veta. Në ndihmë të hulumtimeve dhe argumenteve, autori “ka ftuar” edhe studiues të ndryshëm, brenda e jashtë sferës shqiptare e malazeze

tone kritike për dukuri të ndryshme shoqërore, por edhe të natyrës politike”. Enkas u referohemi disa prej këtyre shkrimeve me elementë editorialë të natyrës teorike dhe të praktikës profesionale. Në to parashtrohen ide e probleme që motivojnë titullin e librit “Mediat dhe kriza e identitetit”. Së dyti, metoda e praktikuar në përshkrimin, analizën e përgjithësimin e fakteve e dukurive mishëruar në mediat që janë objekt shqyrtimi nga kolegu ynë, Ali Salaj, i ka dhënë frytet e veta. Në ndihmë të hulumtimeve dhe argumenteve, autori “ka ftuar” edhe studiues të ndryshëm, brenda e jashtë sferës shqiptare e malazeze. Së treti, ky punim karakterizohet nga stil i shtruar, fjalëkursyer, i shtruar por edhe dinamik, me ide e mendime përgjithësuese. Këto tipare, lehtësisht të lexueshme, fryt i formimit kulturor e profesional dhe i përvojës shumëvjeçare në drejtim të së përjavshmes “Koha javore”, kanë bërë të mundur që të nxirren në pah dukuri e faktorë më qenësorë të krizës që kanë ndikuar në tjetërsimin e përmbajtjes së mediave, misionin dhe rolin e tyre në shoqëri.

Në rend të parë vihet theksi në dukurinë, që, në zhargonin profesional, shënohet me togfjalëshin partishmëri në shtyp. Bëhet fjalë për aktorët politikë, që në këtë libër krahasohen me “komisarët politikë” të mediave në sistemin e diktaturës. Këtej është arritur në përfundimin se “Mediat u bënë magnet për aktorët politikë, të cilët pushtetin e tyre donin ta praktikonin në kuadër të pushtetit absolut mbi media”. Për rrjedhojë, kontrolli politik mbi mediat krijoi “mosbesim të thellë tek publiku, i cili çdo informacion e cilësonte si një “gënjeshtër të ngjyrosur””. Në rend të dytë sillet termi “Faktori treg”. Ndonëse ky faktor nuk ka parametrat e shtypit si në Shqipëri, ku “Ngjizja e mediave me politikën dhe biznesin” është tipar mbizotërues, elementë të një ngjizjeje të tillë gjallojnë edhe në mediat shqiptare në Malin e Zi. Në libër paraqitet si fenomen i pamundur vetëfinancimi i mediave joshtetërore, “bazuar në sistemin komercial, fondi i reklamës”. Kjo pamundësi ka cenuar pavarësinë e mediave, duke e kushtëzuar politikën editoriale të mediave nga interesat e atyre që financojnë. Faktori i tretë lidhet me statusin e gaze-


KULTURË

rrjedhat e e në Malin e Zi

tarit, lirinë e shprehjes dhe profesionalizmin e tyre. Nën titullin “Gazetarët dhe pronarët e mediave” thuhet shprehimisht se edhe “…në disa mjete ‘të pavarura’ të informacionit, gazetari, qoftë ai edhe me një përvojë dhjetëvjeçare, trajtohet si një skllav karshi pronarit të pangopur”. Prania e këtyre faktorëve motivon arsyetimin e kolegut tonë në këtë libër për ekzistencën e censurës në mediat e sistemit pluralist, po ashtu si në atë diktatorial; po ashtu edhe praninë e vetëcensurës, “agjentit hipotetik të brendshëm” në gazetari. Krizë në tërësi në të gjitha rrafshet e dukuritë e gazetarisë! Prandaj Ali Salaj me zë të lartë njofton: “... mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi aktualisht po shënojnë një ngec-

Në strukturën e mirëkonceptuar, në përshtatje me kohështrirjen e mediave në gjuhën shqipe në këtë rajon, organizuar me dy kapituj madhorë. Kjo i ka dhënë dorë autorit për të shqyrtuar, përshkruar e trajtuar çështjet më themelore të ecurisë dhe të problematikës së mediave

je, por edhe një kthim prapa...“ dhe shpreh shqetësimin se “Reduktimi dhe shuarja e mediave në gjuhën shqipe do të rrezikonte qenien kombëtare, pasi është e ditur se komuniteti pa media është i predestinuar të humbasë identitetin kombëtar, gjuhësor dhe kulturor”. Libri “Mediat dhe kriza e identitetit” të mbetet një tekst përshkrues publicistik

për ngjarje e zhvillime në jetën politike, shoqërore, kulturore të komunitetit shqiptar dhe të Malit të Zi në përgjithësi. Një nga tiparet dhe veçoritë më karakteristike të kësaj vepre është tematika dhe problematika. Ajo është e gjerë, e larmishme, gjithëpërfshirëse, sa interesante, aq edhe shoqërisht e dobishme. E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Fadil Kraja

Letërsia botërore në historinë e saj njeh emra të tillë, bile shumë të shquar... Me profesion mjekë, ndërsa hobi i tyre ka qenë letërsia. Njerëz, që si të thuash mjekësinë e kanë pasur bashkëshorte, ndërsa letërsinë dashnore. Kanë qenë, pra, edhe shërues të trupit edhe të shpirtit njerëzor. Mund të kujtojmë disa prej tyre. Avicena ( Ibn Sina) i lashtësisë arabe ishte mjek i shquar, por u bë proverbial me sentencat e tij filozofike dhe letrare. Edhe francezi Jul Verne ishte mjek, por në letërsinë botërore u njoh dhe njihet si romansieri fantastik, ndër më të shquarit e të gjitha kohërave. Mjekë nga profesioni kanë qenë edhe shkrimtarët e mëdhenj rusë, Ivan Turgenjev dhe Anton Çehov. Edhe në letërsinë shqipe njihen shkrimtarë që si profesion kanë pasur mjekësinë. Përmendim prozatorin Mirash Markaj, dramaturgun Zisa Cikuli, romancierin Dhimitër Xhuvani etj, Po bën emër në letërsi mjeku dhe njeriu i mirë, ulqinaku e shqiptari i thekur, Gani Karamanaga. Vitet e fundit shpërtheu me disa vëllime, ku, ndër më të përmendurit është libri me proza “Rrënjët” që pati dhe vazhdon të ketë jehonë. Libri i fundit që boton dhe për të cilin po flasim është edhe më interesant. Titulli i librit është “Në derë të oborrit “. Çdo krijues i përket kohës dhe hapësirës ku jeton. Dhe i qëndron kohës

“ 16

Shërues i tru Gani Karamanaga mjek, Gani Karamanaga shkrimtar. Pra, shërues i trupit dhe i shpirtit...

sin e tij, u bë i famshëm edhe vetë. Sot thuhet se : “Ai që nuk ka qenë ndonjëherë në Paris, mjafton të lexojë BalzÇdo krijues i përket kohës dhe hapësirës ku jeton. Dhe i akun dhe do ta shëtisë qëndron kohës si krijues nëse zbaton këtë sentencë filo- Parisin në zofike. Balzaku i madh duke bërë të famshëm Parisin e tij, u çdo rrugë e rrugicë të tij.” bë i famshëm edhe vetë. Sot thuhet se : “Ai që nuk ka qenë Kur lexova ndonjëherë në Paris, mjafton të lexojë Balzakun dhe do ta librin “Në derë të oborshëtisë Parisin në çdo rrugë e rrugicë të tij.” rit “ edhe unë thashë: Ai që

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

si krijues nëse zbaton këtë sentencë filozofike. Balzaku i madh duke bërë të famshëm Pari-

nuk ka qenë ndonjëherë në Ulqin dhe nuk e ka vizituar Kalanë historike dhe piktoreske të Ulqinit, të lexojë librin e Gani Karamanagës dhe ky do të marrë në dorë, do ta shëtisë me pëllëmbë këtë kala, me sokaqet e gurta, me tabelat, me emrat e familjeve që banojnë aty, me torën, me frëngjitë, por gjithashtu do t’i tregojë edhe historinë e kësaj kalaje. Do t’i njohë me


KULTURË

upit dhe i shpirtit...

Kur lexova librin “Në derë të oborrit “ edhe unë thashë: Ai që nuk ka qenë ndonjëherë në Ulqin dhe nuk e ka vizituar Kalanë historike dhe piktoreske të Ulqinit, të lexojë librin e Gani Karamanagës dhe ky do të marrë në dorë, do ta shëtisë me pëllëmbë këtë kala, me sokaqet e gurta, me tabelat, me emrat e familjeve që banojnë aty, me torën, me frëngjitë, por gjithashtu do t’i tregojë edhe historinë e kësaj kalaje

burrat edhe gratë e shquara ndër kohëra si kanë çelur dhe mbyllur sytë në këtë kala. Sepse, ky libër është një guidë e vërtetë turistike dhe letrare e Kalasë së Ulqinit. Autori, duke qenë vetë i lindur dhe banues në këtë kala, në këtë libër sikur dëshiron të zbatojë një thënie biblike , por edhe Kuranore: “ Ai që nuk di se nga ka ardhur, ai nuk

di as ku do të shkojë.” Pra, Gani Karamanaga, mjeku dhe shkrimtari , doktori i shpirtit dhe i trupit të njeriut, me këtë libër lan një borxh ndaj vendlindjes së tij. E shlyen me mall e pasion si shkrimtar, por edhe me kujdesin e një mjeku të përkorë , që profesioni e ka mësuar të mos lerë pa analizuar dhe shqyrtuar asnjë detaj. Ai, doktori i vështron de-

tajet më llupë, ndaj edhe Kalaja sikur i dorëzohet e tëra dhe i thotë: “Doktor, jam në dorën tënde, Ti bëj ç’të duash me mua...” Ndaj, autori pasi e zbërthen Kalanë, gjeografikisht, etnografisht, folklorikisht dhe administrativisht , nuk harron të futet edhe në guackat historike të Kalasë dhe si një detyrim kombësie , aty nga fundi i librit shkruan tekstin e Hymnit Kombëtar të Shqipërisë, e kjo ka shumë rëndësi. Ulqini është shqiptar! Ulqini ka folur dhe do flasë gjithmonë shqip...vetëm shqip...Diku nga fundi i librit autori thotë se që kur ishte i vogël babai i tij i thoshte: “ O bir, në jetë ec gjithmonë përpara, se ajo është rruga më e drejtë!” Gani Karamanaga po e zbaton me sukses porosinë e babait. Ai po marshon përpara në rrugën e tij të drejtë.Edhe si mjek. Edhe si shkrimtar! Për këtë meriton urime. Vetëm urime! E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

17


INTERVISTË

Koha javore: Gold Ag, emër tashmë i njohur dhe i dashur nga të gjithë. Ju keni një karrierë mjaft të pasur muzikore. Gjithë këtë në radhë të parë falë talentit dhe pasionit tuaj për këngën. Cila është formula e suksesit tuaj në fushën e muzikës? Gold Ag: E gjithë kjo që jam sot është dhuratë nga Zoti, të cilin e falënderoj pafund. Por, pa harruar të falënderoj të gjithë ata që më përkrahën e më përkrahin edhe këto ditë. Puna e vazhdueshme dhe e palodhshme, në fund është shpërblyer me këtë emër.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Koha javore: Kolegët këngëtarë flasin me mjaft respekt për të arriturat tuaja në fushën e muzikës. Aq më parë pasi Ju jeni i pranishëm në koncerte dhe evenimente të ndryshme muzikore. Cilat kishit veçuar nga këto? Gold Ag: Për kolegët e mi kam respekt të veçantë, sidomos për ata që janë më të vjetër. Por, edhe ata që janë të rinj në këtë drejtim mundohem t’i përkrahë në çdo aspekt. Secili koncert ka veçantinë e vet. Koha javore: Stili juaj është i veçantë, sidomos nga mënyra e interpretimit. A do t’i mbete-

ni besnik gjithnjë këtij stili edhe në të ardhmen? Gold Ag: Kënga ime buron nga zemra. Gjithmonë e kam kënduar atë që kam jetuar ose kam kërkuar diçka që e do krejt kombi im. Koha javore: Çka është më e bukura në profesionin tuaj? Gold Ag: Talenti! Koha javore: Keni edhe bashkëpunime të shumta me këngëtarë të ndryshëm. Sa ka ndikuar kjo në karrierën tuaj? Gold Ag: Bashkëpunime kam shumë dhe besoj do të kem edhe në të ar-


INTERVISTË

Bisedë me këngëtarin Gold Ag

Falënderoj Zotin për këtë që jam sot

Kënga ime buron nga zemra. Gjithmonë e kam kënduar atë që kam jetuar ose kam kërkuar diçka që e do krejt kombi im dhmen. Kjo tregon që jam i hapur me të gjithë.

popullin tim për përjetimin e veçantë që më japin.

Koha javore: Ju vazhdoni me të njëjtin përkushtim krijimtarinë muzikore. Si e përjetoni atë dhe çka është ajo për ju? Gold Ag: Është punë që e punoj me shumë vullnet. Ndërsa tani që e dëgjojnë të gjitha moshat, mundohem të jem sa më i kujdesshëm.

Koha javore: Me çka e ruani origjinalitetin tuaj kur shohim që në estradën muzikore ka shumë imitime? Gold Ag: Më i mirë është origjinali i dobët sesa kopja e mirë.

Koha javore: Jeni ndër këngëtarët më të preferuar kudo që këndoni. Çfarë përjetimi është ky për ju? Gold Ag: E falënderoj Zotin dhe

Koha javore: Të arrihet fama nuk është e lehtë. Por, sa është e vështirë që të mbahet ajo? Gold Ag: Fama është nganjëherë mallkim për njeriun sepse fama mund të japë edhe mendjemadhësi. Zoti na ruajt nga mendjemadhësia dhe nga

përbuzja e të mirave. Koha javore: Çka mund të quani suksesin më të madh deri tani? Gold Ag: Gjithë karrierën time! Koha javore: Keni lansuar videoklipin ‘E mira e Ulqinit’ në bashkëpunim me Shemin, këngë që po dëgjohet mjaft. Mund të presim ndonjë projekt tjetër gjatë këtij sezoni veror? Gold Ag: Edhe dy ose tre klipe tjera gjatë korrikut dhe gushtit. “E mira e Ulqinit” është këngë që e dua shumë! Bisedoi: Dijana Gj. Dukaj E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

19


KULTURË

Në 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit malazias Radovan Zogoviq (l)

Simbol i pashoq i

Thelbi i çështjes njerëzore dhe poetike i Zogoviqit mund të përmblidhet me katër vargjet emblem asnjëherë, ashtu si dhe Pasternaku, nuk hoqi dorë nga “fytyra”, nga fytyra njerëzore dhe poetike, n i gjallë”, edhe shpirtërisht edhe moralisht i gjallë

Qazim Muja

Nuk ka sot shumë shembuj të poezisë e cila në shumëçka më së miri dhe më saktësisht mund të sqarohet me vetë jetën e poetit, sikurse poezia e Radovan Zogoviqit, dhe mbase në tërë letërsinë malazeze nuk ka ndonjë poet i cili në mënyrë aq realiste të ketë përshkruar çdo ngjarje të rëndësishme, të ketë fiksuar frymët e shumta të jetës, ndryshimet dhe çdo lëvizje shoqërore, kujtimet dhe tronditjet, grevat, përndjekjet policore dhe burgjet, çdo emocion dhe ide, që e jetoi dhe e përjetoi vetë. Shikuar nga ky këndvështrim, poezia e Zogoviqit është me të vërtetë historia e jetës së tij, por më shumë se kjo - ajo

20

është pjesë e historisë së lëvizjeve të bujshme dhe të fuqizimit të forcave përparimtare në kohën kur kjo poezi u krijua. Në këto dy rrjedha të realitetit poetik dhe shoqëror, në këto dy aspekte të saj, e para, të jetës së poetit dhe e dyta, të realitetit shoqëror, gjegjësisht dy pjesë të së njëjtës jetë, si ajo personale e poetit, e përgjithshme me të tjerat, dhe ajo e përbashkëta, shoqërore, përbëjnë sintezën unike, poezia e Zogoviqit është ndërthurur njësoj fuqishëm, qoftë me të dhënat nga jeta dhe biografia shpirtërore e poetit, ashtu edhe me ato nga historia e zhvillimit shoqëror. Radovan Zogoviqi është njëri nga poetët e parë në hapësirën ballkanike i cili në mënyrën më të thjeshtë dhe më të saktë ka përshkruar pamjet e jetës së vështirë të ardhësve malazezë dhe të fqinjëve të tyre të ri, shqiptarëve autoktonë, nën pushtetin e monarkisë së Jugosllavisë së Vjetër. Në këtë “temë”, në fillimet e tij krijuese, shumë dominonte, është

Urrejtja dhe dashuria janë sistola dhe diastola e poezisë së Zogoviqit, duke u bërë kështu autor i një opusi poetik më dramatik që njeh letërsia e shkruar e shekullit XX në gjuhën malazeze, dramaticiteti i së cilës nuk ka rrjedhur vetëm nga drama ekzistenciale e poetit me të cilën është ushqyer, por edhe nga gjuha e përdorur në të cilën nga të gjitha nivelet ndjehen llojet e ndryshme të fërkimeve, kundërshtimeve, të luftës në mes përbërësve gjuhësorë në të cilën ndërrimi i roleve të sulmuesit dhe mbrojtësit përcaktojnë ritmin e rrëfimit poetik

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

bazuar edhe dëshmia e tij e mëvonshme, e cila mbështetjen e vet e ka pasur në të kuptuarit e letërsisë se ajo patjetër duhet të ketë edhe funksionin edukativo-shoqëror. Kjo do të thotë se për jetën e ashpër në Metohi në atë periudhë, edhe më mirë se të gjitha veprat e autorëve shqiptarë të asaj kohe, flet poema e Zogoviqit “Ardhësit. Këngët e Ali Binakut”. Edhe pse e botuar në vitin 1937, publiku i gjerë shqiptar u njoftua me të pas Luftës së Dytë Botërore. Cikli “Ardhësit” ka lindur nga përjetimet dhe njohuritë e drejtpërdrejta,


KULTURË

altruizmit human

matike të vetëpërgjërimit të Pasternakut, duke u nisur nga ajo se as Radovan Zogoviqi kurrë dhe ndërsa edhe poezitë më të vona të kohës së pleqërisë tregojnë se ia doli që deri në fund të “mbetet

nga kombinimi dhe trajtimi poetik i dukurive të vërteta të shtypjes së popullit shqiptar në Kosovë në vitet e njëzeta dhe të tridhjeta. Pas çdo kënge të kësaj poeme, pas të gjitha nyjave të veçanta, qëndrojnë fakte të drejtpërdrejta, dhe këtë jo vetëm ata që vijnë përmes pushtetit serbomadh, por dhe ata që në mënyrë indirekte vijnë përmes trashëgimtarëve, sidomos përmes atij lloji të malazezëve të cilët, kurdo që për këtë u sinjalizohej dhe mundësohej, ishin të gatshëm të luajnë rolin e xhandarit. Në këto këngë, as pas

personazhit lirik të ciklit, pra të Ali Binakut, dhe as pas personazheve të tjerë nuk qëndron asnjë prototip, aq më tepër jo një prototip me të njëjtin emër. Si njeri Ali Binaku është një përfaqësues përmbledhës, tipik dhe - në një masë përfaqësues i individualizuar, me një traditë edhe më të fuqishme fisnore në kohët dramatike të pushtimit, robërimit dhe shtypjes në Ballkan. Është e pakontestueshme se themelin e “Ardhësve” të Zogoviqit e bën lufta e shqiptarëve për çlirimin kombëtar dhe social. Poema

nuk është krijuar si pasqyrim i marrëdhënieve të acaruara ndërnacionale (siç kanë pasuar shumë dekada më vonë), por si rezultat i shtypjeve hegjemoniste fashistoide të regjimit të atëhershëm. Drejtpërdrejt dëshmimi poetik rreth shtypjes totale të njerëzve është simbiozuar me vrasjen e lejlekut të shenjtë mitik, për të cilin në mesin e shqiptarëve është besuar se sjell fat në shtëpinë mbi pullazin e së cilës bie. Në poemë nga ato pullaze rrjedh gjaku i tij, e që simbolizon fundin e shpresës njerëzore... (Ndiej, ndiej / nga streha ime/ pikon gjaku/). Dëshmi kjo se në të vërtetë, kjo vepër e Zogoviqit në mënyrë artistike ka vërtetuar jetën e ashpër në këtë pjesë të Ballkanit. Lidhur me këtë, vetë Zogoviqi ka deklaruar se në pjesën e parë të poemës së tij “Ardhësit”, malazezët, serbët nga Lika dhe Hercegovina pushteti i atëhershëm hegjemonist i vendosi në Kosovë me qëllim që t’i fusë në grindje me vendasit autoktonë për t’iu bërë të pamundur ekzistencën dhe qëndrimin dhe për t’i detyruar ata që të shpërngulen, ndërsa pjesa e dytë e poemës “Ali Binaku” simbolizon kundërshtimin e shqiptarëve. Dhe e gjithë kjo është trajtuar si një shembull i një dëshmie të vërtetë dhe të sinqertë të një ardhësi, pra të vetë Radovan Zogoviqit, e kënduar dhe e pranuar si një ode e traditës etnike dhe jetësore të shqiptarëve. Në gjuhën e tij ezopiane dhe në figurat alegorike, vërejmë qartë realitetin e përditshëm jetësor, dhe jo ndonjë vardisje të autorit ndaj shqiptarëve. (vazhdon) E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

21


MOZAIK

SHKA “Besa” organizoi mbrëmje folklorike

Program i begatë dhe i larmishëm kulturor-artistik SHKA “Besa” gjatë këtyre pesë dekadave veprimtarie kulturore-artistike ka dhënë kontribut të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e vlerave të folklorit autokton të këtyre trevave, duke na prezantuar denjësisht nëpër festivale me renome kombëtare dhe ndërkombëtare në mesin e popujve dhe kulturave të ndryshme TuzShoqëria-Kulturore-Artistike “Besa” ka organizuar këtë fundjavë në QKI “Malësia”, koncert me muzikë folklorike të trevës së Malësisë ku kanë marrë pjesë një numër i madh i adhuruesve të folklorit. Koncertit të kësaj shoqate i organizuar në kuadër të përvjetorit të SHKA “Besa” e cila së shpejti kremton 50 vjetorin e themelimit, i janë bashkëngjitur dhe SHKA “Rapsha” dhe SHKA “Liria” të cilat kanë shpalosur një program të begat nga repertori i tyre i pasur artistik, duke argëtuar dhe kënaqur kështu një publik të gjerë për më shumë se një orë. Në këtë mbrëmje folklorike SHKA “Besa” u prezantua me disa këngë solo, instrumentale të ndryshme, valle me koreografi të ndryshme të cilët u mirëpritën jashtëzakonisht mirë nga e gjithë salla e mbushur plot, duke dëshmuar kështu se kjo shoqatë po

22

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

vijon me sukses ruajtjen dhe kultivimin e thesarit të pasur kulturor në këtë trevë. Në këtë mbrëmje folklorike, i pranishëm ka qenë dhe themeluesi i SHKA “Besa”, Nua Dedivanaj që kishte ardhur për pushime nga SHBA i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, përgëzoi të gjithë ata që e kanë mbëshetur këtë shoqatë nga themelimi deri më sot, të gjithë ata që vijojnë ta mbajnë të gjallë dhe të cilët i ruajnë e kultivojnë vlerat shekullore të kësaj treve për t’i transmetuar ato te brezi pasardhës. Ndërkaq, pronari i muzeut etnografik të Malësisë, Shtjefën Ivezaj ju ka ndarë mirënjohje themeluesit të SHKA Besa, Nua Dedivanajt dhe aktores së parë të kësaj shoqate, Mri Dedvukaj. SHKA “Besa” gjatë këtyre pesë dekadave veprimtarie kulturore-artistike ka dhënë kontribut të çmuar dhe

të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e vlerave të folklorit autokton të këtyre trevave, duke na prezantuar denjësisht nëpër festivale me renome kombëtare dhe ndërkombëtare në mesin e popujve dhe kulturave të ndryshme. SHKA “Besa” ndër vite për origjinalitetin që e karakterizon në fushën e folklorit burimor, është shpërblyer disa herë me çmime të rëndësishme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, për mjeshtëri të rrallë të të ekzekutuarit në një varg instrumentesh por edhe për skenografi të shumta. Në vijim SHKA “Besa” do të jetë organizatore tashmë në mënyrë tradicionale e manifestimit kulturor “Logu i Bjeshkëve” i cili do të mbahet më 03 gusht në bjeshkën e Koritës si dhe do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtare Folklorik i cili do të mbahet në Vitojë nga data 18 t. u. deri më 20 gusht.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Misteret e krijimit të ADN-së? Në ADN-në e njeriut ekziston ndjenja e kuriozitetit për të mësuar diçka më tepër për krijimin, ekzistencën dhe vdekjen tonë. Dhe kjo ekziston në çdonjërin prej nesh. Shpeshherë na jep të kuptojmë, se ekziston një shtresë e shoqërisë në mesin tonë, e cila vazhdimisht përpiqet ta mbajë njerëzimin në errësirë

Haxhi Zeneli

Në librat fetare është shkruar për krijimin e njeriut, dhe sipas tyre tregohet, se si u krijua njeriu i parë, se Zoti urdhëroi, dhe tha se do ta krijoj në imazhin tim. Tashti mbasi na paska krijuar në imazhin e tij, dhe ne dukemi si ata!, lind pyetje: se kush është ai që urdhërojë, dhe përse e bëri ketë?, dhe pasi që na krijoj, ku shkojë, kah ja mbajti? Sot ata që flasin për këto tema tabu, konsiderohen nga fetarët si ateist, apo edhe të çmendur, sepse disa nga besimet fetare në vazhdimësi kanë luftuar shkencën dhe të arriturat e saj. Dhe ata të cilët kanë marrë guximin të hulumtojnë dhe të flasin për këto tema, shpesh-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

herë injorohen apo edhe sulmohen në media, nganjëherë edhe kanë kërcënime fizike. Dhe ne pasi që jemi të krijuar që të mësojmë diçka më shumë për krijimin tonë, atëherë mundemi edhe të lexojmë dhe hulumtojmë që të mësojmë apo edhe të argëtohemi me këto ide që na sjellin disa nga hulumtuesit e shkencave të dekadave të fundit. Mund të them, se për veten time çdoherë më ka interesuar të lexoj sa më shumë nga ato tema misterioze, dhe kam lexuar disa nga ato, siç janë: Karl Segan, Mauro Bilin (studius i teksteve antike dhe përkthyes i biblës),Zakaria Sitchin por edhe të tjerë. Ajo që më fascinojë më shumë ishte nga një studim këtij të fundit, Zacharia Sitchin,i cili u bë shumë i njohur për teoritë e tij, që truri i njeriut ende nuk është në gjendje ta zbërthejë, dhe për shumë nga ne duket një çmenduri, për shkak se feja dymijë vjeçare ka bërë të vetën, dhe kjo nuk është e lehtë të ndryshohet, por ata të cilët do i japin hapësirë këtyre ideve, ata do ta kenë

më lehtë të kuptojnë apo ndryshojnë mendimin ndaj krijesës tonë, dhe do të janë psigjikisht më të përgatitur një ditë, kur të thuhet e vërteta e kësaj krijese misterioze. Sitchin për pikëpamjet e tij është kritikuar shpeshherë nga fetarët mendjengushtë dhe fundamentalisët të ndryshëm. Sitchin na jep disa versione bindëse, duke na argëtuar si në filma fantastikë, me idenë rreth vizitorëve të lashtë nga universe të tjera, i cili supozon se mitet e lashta nuk janë mite, por janë tekste historike dhe shkencore. Duke punuar mbi të njëjtat zbulime arkeologjike, artifakte dhe të dhëna të tjera të gjetura, ashtu siç kanë bërë të gjithë arkeologët dhe gjahtarët gjatë 200 viteve të fundit, Sichin paraqet se sipas tij: Anunnakitë ishin një qytetërim i përparuar i planetit të dhjetë të sistemit tonë diellor, nga planeti i quajtur Nibiru, që do të thotë “planeti i kalimit’ dhe shfaqet në të gjitha vëzhgimet e tyre qiellore, te cilët erdhën


KULTURË

dhe kolonizuan zonën përreth Gjirit Persik, diku rreth 432,000 vjet më parë, më qëllim për të nxjerrë sasi të mëdha ari, për të mbrojtur planetin e tyre që ishte i rrezikuar. Dhe sipas sumerëve, ata i quanin Anunnaki, ata që erdhën nga qielli, kjo është e shkruar edhe në testamentin e vjetër hebraik, të cilët janë të njohur me emrat: Anakeim,Nefilin,Elohim dhe Neter.Dhe thuhet (siç e shpjegon Sitçin),se ata kur erdhën në Tokë, kishin edhe punëtorët e tyre që ndihmonin të nxjerrin arin. Për këto arsye në tekstet antike sumerët i përmendin me qindra herë fjalët “Nibiru” dhe “Anunnaki”,ku thuhet se: alienët kanë zbarkuar në Tokë, me një teknologji që ne pjesërisht e zotërojmë vetëm sot,(inxhinieri gjenetike),kanë manipuluar gjenomën e disa ekzemplarëve të Homos Erectus duke ia shtuar ADN-së së tyre. Si ndodhi kjo, dhe përse ata kishin interes të krijojnë njeriun e sodit? Sipas dokumenteve të gjetura, këta minatorë që punonin në miniera, që i kishin sjellur këtu në tokë, u rebeluan për kushtet e vështira, kështu që drejtoria apo menaxhmenti menduan për zgjidhje të reja. Ashtu edhe ndodhi! drejtoria e Anunnakit vendosi që të gjejë një zgjidhje, dhe të krijojë një krijesë tjetër që t’i zëvendësonte ata. Kuptohet se Anunnakit kishin me vete edhe shkencëtarët e tyre, mjekët e shumë të tjerë,që sipas sundimtarëve, ata zbatonin urdhërat.

Njëri nga këta ishte kryeshkencëtari i quajtur Enki, së bashku me kryemjekun, të cilët bënë disa prova që në fillim nuk dhanë rezultate të kënaqshme në çiftëzimin e kafshëve me gjenet e Homo Erectus. Pastaj ata provuan gjenet tona të Homo Erectusit me të tyret Anunnaki, ku i implementuan diku 200 gjene, dhe na prodhuan neve,(Homo Sapiens),një specie me dy lloje gjenesh, dhe na përdornin neve si skllevër për qëllimet e tyre. Duke qenë se ne ishim hibridë, nuk mundnim të riprodhoheshim, kështu që kërkesat ndaj paraardhëseve tanë si punëtorë ishte gjithnjë e madhe si mungesë e krahut të punës, dhe ata ndërhynë dhe manipuluan gjenetikisht për të riprodhuar, dhe kështu kjo vazhdojë deri rreth 6000 vite më parë, ku ata ndoshta kuptuan se po përfundonte qëndrimi i tyre në këtë planetë. Pra ne jemi produkt laboratori, të krijuar si skllevër. Ku gjendët tashmi ky planet i quajtur Nibiru? Pra, këtij planeti i duhen 3600 vite që të rrotullohet rreth diellit. Tani është larg, sipas llogaritjeve të mia(thotë Sitchin)do të jetë i dukshëm pas qindra vitesh.Cilido të ketë qenë interesi fillestar, Anunnakët jo vetëm na kanë krijuar, duke na bërë të ngjashëm me ta, por edhe na kanë dhuruar qytetërimin. Na kanë mësuar gjithçka që dimë, pra jemi bijtë e tyre. Tekstet e Mesopotamisë, që janë një raport historik, flasin për takime

të ndryshme mes perëndive dhe tokësorëve. Duke analizuar gjenealogjitë e tyre,(thotë Sitçin), kam arritur në një provë të prekshme, që e zbuloj në librin tim më të fundit: “Kur gjigantët banonin në Tokë”. Aty kam zbuluar se ekziston ende një femër e anunnakëve, sigurisht e vdekur, por trupi i së cilës është gjetur dhe mund të vazhdohet me analizimin e ADN-së. Dhe nëse bëhet krahasimi mes gjenomës së saj dhe tonës, ndoshta aty do të gjejmë ato 200 gjene që na i kanë shtuar, ndoshta do të zbulojmë përse ne sëmuremi me kancer dhe ata jo?. Kjo do të ishte një ngjarje revolucionare. Për këtë arsye i kam kërkuar tashmë botuesit tim italian që të pyesë Vatikanin se çfarë mendon? Nëse ekziston vërtetë një zbulim arkeologjik prej ku mund të shkëpusim ADN -në aliene, a duhet të bëhet testi apo jo?. Mund të nxirret një realitet që shkenca dhe feja nuk duan të zbulohet. Ka supozime që jep Sitchin, se Sumerët, një qytetërim njerëzor i mahnitshëm dhe shume i përparuar, u krijua nën udhëheqëjen e tyre në Mesopotami. Kjo racë njerëzore, gjenetikisht e modifikuar me shumë gjene të Anunnakëve, kishin marrë njohuri në teknologji, matematikë, astronomi, punime artizanale dhe me rrugët e një shoqërie të qytetëruar e të avancuar (shkolla që tani quhet ‘shkolla misterioze’). Zbulimet tregojnë se vendet e laboratorëve njerëzore, ku ishin prodhuar fillimisht njerëzit, në pjesën lindore të Afrikës Qendrore, pranë minierës së arit, pikërisht në vendin ku mendohet se janë bërë kërkimet mitokondriale të ADN-së, për gruan e parë Homo Sapiens dhe datojnë pikërisht në të njëjtën periudhë. Sitchin i cili është marrë një kohë të gjatë me analizat e teksteve të lashta të sumerëve dhe pllakave të argjirit të gjetura në Mesopotami (Iraku i sotëm),tregohet qartë se si është zhvilluar njerëzimi,(Adami dhe Eva) nga alianët e lashtë, ku ekzaminimi i ADN-së është kyçi, kjo është prova vendimtare. Por kjo edhe për një kohë të gjatë do të mbahet e mbyllur nga publiku, sepse e dinë që mund të jetë revolucionare për shkencën, për fenë dhe për gjithçka tjetër, ku mendohet se librat fetarë janë nxjerrë nga aty, duke e ruajtur mistikën. E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

25


INTERVISTË

Bisedë me kryetaren e Shoqatës së gruas “Nita”, Ismeta Gjoka

Integrimi i grave dhe fëmijëve në shoqëri

Koha Javore: Në çfarë viti u themelua Shoqata e gruas “Nita” dhe si lindi ideja për jetësimin e kësaj organizata joqeveritare? Ismeta Gjoka: Shoqata e gruas “Nita” u themelua në shkurt të vitit 2000, këtu në Tuz. Ato vite në Mal të Zi vepronin organizata joqeveritare nga fusha të ndryshme të cilat kishin përkrahje të madhe nga Bashkimi Evropian dhe financat për projekte i merrnin nga burime po të BE-së dhe nga burime të tjera. Këto organizata në atë kohë ishin të lira aq sa ka qenë e mundur kur kemi të bëjmë me vendimet dhe kreativitetin e tyre. Unë me disa kolege të atëhershme në Gjimnaz, ishim të etura për këtë liri të shprehjes së kreativitetit dhe ideve të cilat mund të bëheshin realitet. Dhe këtë mund ta bënim vetëm përmes OJQ- ve dhe kështu na lindi ideja për themelimin e kësaj shoqate, meqenëse nga këndvështrimet tona sikurse në atë kohë edhe sot ka probleme që kanë të bëjnë me pozitën e gruas, respektivisht me kuptimin e rolit të saj në shoqëri. Koha Javore: Cili është misioni parësor i kësaj shoqate dhe sa anëtare e përbëjnë? Ismeta Gjoka: Në fokus të interesimit tonë janë gruaja dhe fëmija, kurse misioni ynë është integrimi i tyre në shoqëri. Këtë do ta bëjmë

26

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

përmes aktiviteteve të ndryshme sikurse janë: ngritja e vetëdijes mbi kyçjen e gruas në reforma ekonomike, politike dhe sociale të shoqërisë; afirmimi i gruas në çdo fushë, posaçërisht i gruas shqiptare; dhuna në familje (dhuna ndaj gruas dhe fëmijëve); të drejtat e barabarta për fëmijë pa marrë parasysh cilit komb apo besim i përkasin dhe aktivitete të tjera të cilat kanë për objektiv të drejtat e gruas dhe fëmijëve dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Qe nga themelimi jemi gjashtë anëtare, kurse për projekte kemi angazhuar femra të tjera zakonisht studente. Koha Javore: Duke qenë se shoqata “Nita” është e para dhe e vetmja shoqatë e gruas në Malësi, sa ka gjetur mbështetje morale dhe materiale për të qenë funksionale? Ismeta Gjoka: Çdo fillim është i vështirë, prandaj edhe vendosja e shoqatës në funksion të misionit tonë ishte e vështirë. Përveç punëve administrative që përcjellin regjistrimin e një shoqate të tillë, kishim nevojë për kontakte dhe marketing. Këtë e bëmë përmes personave të njohur të asaj kohe, ku veç kishte fillua teknologjia kompjuterike dhe ende nuk kishim mjaft njohuri për të njëjtën. Po atë vit kur themeluam shoqatën realizuam një projekt në bashkëpunim me një shoqatë nga

Shkodra “Gruaja shkodrane intelektuale” kryetare e së cilës ishte Zejnepe Dibra. Tema e projektit ishte, “Pozita e gruas në shoqëri”, në kuadër të të cilit realizuam dy tryeza, në Shkodër dhe Tuz. Përkrahje morale kishim, mirëpo edhe kritika kishte, por këtë nuk e konsideronim barrierë por ishte sfidë për ide dhe projekte të reja. Koha Javore: Cilat janë disa nga veprimtaritë më të rëndësishme të kësaj shoqate të cilat do t’i veçonit e që i keni realizuar që nga themelimi e deri më sot? Ismeta Gjoka: Puna në një shoqatë të tillë kërkon angazhim të plotë në kërkimin e partnerëve, burimeve financiare, ideve, përpilim të projekteve, menaxhim e kështu me radhë. Të gjitha anëtaret e deritanishme të shoqatës janë te punësuara dhe familjare dhe angazhimi në shoqatë është puna shtesë, kështu që ne, sa kemi pasur potencial dhe kohë mendoj se ishim mjaft modeste në realizimin e aktiviteteve që kanë në fokus misionin tonë. Ne jemi përpjekur që obligimet tona ndaj familjes t’i harmonizojmë me ato ndaj shoqatës, se sa kemi pasur sukses do të tregojë koha. Por dua të them se ka ende hapësirë për të bërë akoma më shumë. Ne nuk i kemi sosur idetë tona, prandaj për femra kreative


INTERVISTË

dhe entuziaste jemi të hapur. Koha Javore: Sa mendoni se në Malësi ose në trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, respektohet barazia gjinore dhe a mendoni se pozita e gruas dhe pjesëmarrja e saj në pozitat vendimmarrëse është në nivelin e duhur? Ismeta Gjoka: Kjo temë është mjaft e ndërlikuar dhe ka nevojë për një trajtim më të gjerë nga profesionistë të profileve të ndryshme siç janë: sociologët, psikologët e kështu me radhë. Unë mëndoj se gruaja në shoqërinë shqiptare ka një vend të veçantë. Perceptimi i rolit të gruas si individ këtu në Malësi, gruaja së pari duhet shikuar si nënë e bashkëshorte, e pastaj ka edhe role të tjera. Kurse në trevat e tjera shqiptare, qoftë në Kosovë, Shqipëri, etj. botëkuptimet janë të ndryshme. Pra, gruaja përveçse është nënë dhe bashkëshorte e mirë, mund të jenë edhe menaxhere e mirë e pse jo edhe kryetare e shtetit. Mendoj

se gruaja ka kapacitet dhe dije për kryerjen e punëve të cilat i kërkon pozita vendimmarrëse. Shoqëria jonë ende kultivon traditën dhe unë i takoj gjenerates e cila ende e bën këtë edhe pse më pak sesa e ka bërë për shembull nëna ime. Mendoj se tradita e ruan familjen, mirëpo, këtë duhet harmonizuar me kohën të cilën ne jetojmë. Koha Javore: Çfarë mendoni se duhet ndërmarrë që roli i gruas në pozita të rëndësishme (vendimmarrëse) nëpër institucione publike qendrore e lokale dhe në parti politike të rritet ose të arrijë në nivel proporcional? Ismeta Gjoka: Kjo është gjë e thjeshtë. Nuk ka nevojë të bëhën studime konkrete dhe të përpilohet strategji se si të bëhet kjo. Duhet vetëm të përgatitemi për këtë dhe kjo do të arritet. Pra, kur them të përgatitëmi, mendoj të arsimohemi. Prandaj, koha, aftësia për punë, konkurrenca dhe kriteret e tjera e zgjedhin këtë problem. Kur të vi-

hen të gjitha këto në funksion edhe vetëdija mbi rolin e gruas në shoqëri do të ndryshojë. Koha Javore: Cilat janë planet e shoqatës tuaj për të ardhmen? Ismeta Gjoka: Ne vazhdojmë me aktivitetet tona, hapësirë për të vepruar ka shumë dhe idetë e reja nuk mungojnë. Para një muaji e kemi përfunduar projektin i cili ka patur në fokus fëmijët me nevoja të veçanta dhe dua të them se çdo punë me këta fëmijë ka qenë kënaqësi për mua dhe unë nga ky projekt kam dalë shpirtërisht më e pasur. Mendoj se çdo njeri përveç obligimeve që ka ndaj familjes së tij, ka obligim edhe ndaj shoqërisë dhe vendit ku jeton. Njeriu ka obligim që dijen dhe aftësinë që disponon ta vë në dispozicion dhe për të tjerët ( të mos jemi egoistë), në mënyrë që vendi dhe shoqëria të avancojë dhe të zhvillohet ashtu sikurse kanë arritur vendet e tjera. Mendoj se ne vendosim vetë për ketë me sjelljet dhe veprimet tona. Intervistoi: t. u. E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

27


KULTURË

Instituti “Eqrem Çabej” si një kauzë dhe apoteozë kulturore (2)

Dijetar dhe shq

Duke qenë dijetari më i madh i Shqipërisë, askush sa ishte gjallë ai nuk mund të krahasohej me të, por askush edhe tani që ai është i vdekur, nuk mund të krahasohet me të. Eqrem Çabeji sillej natyrshëm dhe me një modesti proverbiale

Moikom Zeqo

(vijon nga numri i kaluar) *** Eqrem Çabeji vdiq më 13 gusht 1980, në një klinikë të Romës, ku kishte vajtur për t’u mjekuar nga një sëmundje shumë e rëndë. Por ai jetoi një nga periudhat më dinamike dhe më të habitshme të historisë së Shqipërisë. Emri i tij është lakuar si emri i dijetarit të madh. Ndërkohë që jeta e tij vetjake dhe shoqërore, si Personalitet dhe Njeri, njihet ende sot shumë pak. Pritshmëritë i plotëson kontributi i padiskutueshëm i gjuhëtarit Shaban Demiraj, i cili shkroi dhe botoi monografinë e parë kushtuar Eqrem Çabejit, pra kushtuar një jete të pashembullt njerëzore për shkencën. Eqrem Çabeji vitet e fëmijërisë i kaloi në Gjirokastër. Kur u moshua, ai kishte shumë mall për Gjirokastrën dhe vinte, ndonëse jo shpesh, qëndronte te Sheshi i Çerçizit dhe tymonte cigaret e tij të pafundme duke parë monumentin e Çerçizit. Çabeji iku nga Gjirokastra 11 vjeç. Për

28

të vazhduar studimet Eqrem Çabeji u dërgua në Austri. Në Austri, Çabeji qëndroi një vit pranë familjes Rainmyler në St. Polten, afër Vienës, për të mësuar gjermanishten. Vitin tjetër ai mori dy klasë njëherësh të gjimnazit, që e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1926 në Klagenfurt të Austrisë. Mbas këtyre dy viteve në jetën e Çabejit pati një dyjëzim. I ati i tij qe një jurist i diplomuar në Stamboll. Ai e këshilloi të birin të vazhdonte universitetin për mjekësi. Në fillim djali “i bindur” u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Romës. Por ai shkonte të studionte vepra gjuhësore dhe letrare nëpër bibliotekat romane. Në këto kushte, babai e kuptoi pasionin dhe e la të lirë të birin të ndiqte studimet për gjuhësi. Në vitin akademik 1927-1928 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Grazit, ku ndoqi studimet për dy gjashtëmujorë (semestra). Pastaj studimet i vazhdoi në Universitetin e Vienës. Në Universitetin e Vienës në atë kohë punonin dijetarë me famë botërore, si indoeuropianisti dhe greqisti i njohur P. Kretschmer (1866-1956), albanologu i dëgjuar Norbert Jokl (1877-1942), arkeologu dhe historiani i njohur K. Patsch (1865-1945). Çabeji u njoh me veprën e shumëfishtë

Një pikë inkandeshente e opusit çabejan është dhe studimi i stilit të tij. Eqrem Çabeji ka shkëlqyer dhe do të shkëlqejë deri në fund për stilin e tij konciz, konceptual, sa shkencor, aq dhe estetikisht të arrirë. Çabeji është një nga stilistët më të mëdhenj shqiptarë të të shkruarit

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

të albanologut disiplinëkrijues Gustav Majer, që ishte profesor në Universitetin e Grazit, por edhe me krijimtarinë e Maximilian Lambertz-it. Ai u njoh dhe me krijimtarinë e Holder Petersenit dhe sidomos të Norbert Jokl-it. Kryerja me sukses e studimeve të larta i nxiti autoritetet e Universitetit të Vienës që t’i propozonin të diplomuarit Eqrem Çabej të rrinte në atë Universitet si asistent pranë Norbert Jokl-it. Por 25-vjeçari Eqrem Çabeji, me diplomën e Universitetit të Vienës, u kthye në Shqipëri. Në fillim u emërua si nëndrejtor i Konviktit “Malet Tona” pranë Gjimnazit të Shkodrës. Në vitin 1935-1938 Çabeji u transferua në Shkollën Normale të Elbasanit. Pas një viti u transferua në Ministrinë e Arsimit si specialist për arsimin e mesëm. Por një kërkesë e tij e datës 17. 12. 1936 drejtuar Ministrisë së Arsimit flet se dëshirontë të ikte nga ai dikaster për të punuar si profesor i letërsisë në Liceun e Tiranës. Kjo kërkesë nuk u pëlqeu drejtuesve të atij dikasteri. Dhe e dërguan, habitërisht, për të shkuar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Pastaj Çabeji shkoi si profesor në Gjirokastër. Më 25 korrik 1930 Çabeji në ceremoinë e varrimit të eshtrave të atdhetarit të Rilindjes Kombëtare, Bajo Topulli, mbajti një ligjëratë të paharruar. Çabeji tha: “Por ne djalëria, e kemi për nder të quhemi djem të idesë sate. Ti, o i rrëzuari lis, si ata lisa që ngrihen ndër malet tona, ti, mësues dhe edukator i kaq brezave shqiptarë! Bajo, prehu pra! Dergje trupin tënd te balta jote. Për atdhenë, që e bëre dhe na e le trashëgim,


KULTURË

qiptar i madh

mos ki frikë! Ne djalëria të betohemi këtu para trupit tënd, se ç’fitove ti, ne do ta ruajmë, qoftë edhe me gjakun tonë. Flas për lirinë e kombit.” Çabeji u shqetësua dhe e priti rëndë pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Në vitin shkollor ’39-’40 u transferua në Gjimnazin e Tiranës, ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Çabeji qe një atdhetar i spikatur. Në një shkresë që Federata e Fashios së Tiranës i dërgonte Drejtorisë Qendrore të Partisë Fashiste Shqiptare më 29. 07. 1940 jepet kjo karakteristikë për Eqrem Çabejin: “Eqrem Çabeji: drejtor. I vetmi person përgjegjës për veprimet e këqija të kryera nga studentët e Liceut në demonstratat e njohura të 28 Nëntorit 1939 deri më sot nuk ka dërguar asnjë shenjë afrimi me politikën fashiste, prandaj duhet konsideruar i rrezikshëm dhe duhen marrë masat për ta shkarkuar nga detyra që kryen tani.” Në këto rrethana autoritetet pushtuese italiane e larguan “me marifet” Çabejin nga Shqipëria. Ai shkoi pranë Akademisë së Shkencave në Romë për të punuar për “Atlasin Gjuhësor Shqiptar”. Çabeji ka qenë gjithmonë krenar dhe dinjitoz në qëndrimet e tij. Në një letër të datës 27. l0. 1942 drejtuar kryetarit të Institutit Mbretnuer të Studimeve Shqiptare, ai shkruan: “Ju lutem, në mënyrë miqësore, të keni mirësinë dhe të më shlyeni nga lista

e anëtarëve të Institutit të Studimeve Shqiptare. Arsyeja e kësaj kërkese është se si mik i këtij Instituti figuron Atë Fulvio Cordignano, të cilin unë vërtet as nuk e njoh personalisht dhe se njihet botërisht si armik i rreptë i rracës shqiptare.” Eqrem Çabeji mund të qëndronte në Itali, por mbas çlirimit, ai u kthye në atdhe. Këtu nis faza më e madhe e jetës së tij shkencore, arsimore, akademike, ndonëse në rrethana edhe shumë të ndërlikuara historike. *** Takimet dhe bisedat e mia me profesor Eqrem Çabejin kanë qenë të shpeshta. Gjithashtu e veçantë ka qenë dhe miqësia ime me gruan e tij Shyreten. Kam shumë kujtime të cilat do t’i shtjelloj patjetër, të artikuluara në shkrime të veçanta. Dua të theksoj se Çabeji qe shëmbëlltyra e një njeriu të shkëlqyer. Duke qenë dijetari më i madh i Shqipërisë, askush sa ishte gjallë ai nuk mund të krahasohej me të, por askush edhe tani që ai është i vdekur, nuk mund të krahasohet me të. Eqrem Çabeji sillej natyrshëm dhe me një modesti proverbiale. Tek ai ishte krejt e huaj krekosja që manifestohet kaq shpesh tek shqiptarët, e urrente ekzibicionizmin apo narcisizmin vetjak dhe manifestonte një thjeshtësi të mahnitshme.

Por ajo që do të mbetet në amshim nga ai, përveç staturës monumentale të shëmbëlltyrës, do të jetë pikërisht vepra shkencore. Instituti “Eqrem Çabej” ka kështu një perspektivë përmbajtësore të pafundme. Veç të tjerave duhet të finalizohet Omnia Opera e tërë veprimtarisë së Çabejit, e artikujve të tij, të bibliografisë së madhe si dhe të letërkëmbimit me dijetarë të huaj dhe shqiptarë. Nga ana tjetër nuk duhet harruar që është në nderin jetik të shtetit shqiptar të kujdeset për një botim thelbësor të përzgjedhur të librave të Eqrem Çabejit, në anglisht apo dhe në gjuhë të tjera të mëdha të botës për ta ndërkombëtarizuar, pikërisht krijimtarinë, siç e mbiquajta, krejt referenciale, të këtij dijetari dhe shqiptari të madh. Veç kësaj, Instituti “Eqrem Çabeji” patjetër që duhet të merret dhe me krijimtarinë letrare dhe përkthimet dhe studimet estetike, që e paraqesin Çabejin edhe si historian të letërsisë shqipe në kohëra, pra edhe në aspektin e mirëfilltë artistik dhe letrar. Çabeji ka botuar një libër me sonete. Por dhe ka përkthyer disa poezi botërore. Një pikë inkandeshente e opusit çabejan është dhe studimi i stilit të tij. Eqrem Çabeji ka shkëlqyer dhe do të shkëlqejë deri në fund për stilin e tij konciz, konceptual, sa shkencor, aq dhe estetikisht të arrirë. Çabeji është një nga stilistët më të mëdhenj shqiptarë të të shkruarit. Fjalët dhe fjalitë në shkrimin e tij nuk përfaqësojnë koleksione, sipas një rendi të vijueshëm morfologjik, leksikor apo dhe sintetik, por janë konceptime të mrekullueshme, të sakta, por dhe shumë simbolike të subjekteve dhe temave që trajton. Kështu e përfundoj këtë shkrim për përurimin e Institutit “Eqrem Çabej”, gati si një kauzë dhe apoteozë ringritjeje kulturore, shkencore për mbijetesën dhe zhvillimin progresiv dhe modern të kulturës dhe kombit shqiptar. (Fund) E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

29


KULTURË

Libra të rinj

Pasuri e çmueshme nga të parët Simë Gjon Dobreci (Përgatiti), Krijime popullore shestanase, Diti&Oli, Ulqin, 2017 Ditë më parë doli nga shtypi libri “Krijime popullore shestanase”, i përgatitur nga Simë Gjon Dobreci. Libri është përmbledhje e këngëve dhe e krijimeve të tjera popullore të gjinive të ndryshme. Në parafjalën e librit, Simë Gjon Dobreci sqaron se “në këtë libër paraqiten krijimet popullore shestanase (këngë, fjalë të urta, thënie…) të botuara në revistën ‘Buzuku’, si edhe demografia dhe autoktonia e shestanasve”. Ai shprehet se krijimtaria popullore e shestanasve e ka gëzuar dhe entuziazmuar gjithmonë dhe se përmbledhjen e tyre në një libër e ka bërë “me vullnet e dashuri, sepse kjo është pasuri e çmueshme që na e lanë të parët”. “Botimi i saj në revistën ‘Buzuku’, si dhe disa miq, më dhanë idenë dhe më shtuan dëshirën që t’i bashkoj në

30

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

një libër të vetëm, ashtu që të lexohen më lehtë”, thekson ai. Libri ndahet në dy kapituj: në kapitullin e parë janë përfshirë këngë dashurie, këngë lirike – dasme, këngë të barinjve, këngë kurbeti, vajtime, këngë humoristike, këngë të reja, këngë të autorëve, këngë historike, këngë balada - elegji dhe këngë kreshnike, kurse në kapitullin e dytë – urtësi – thënie, Kraja e Shestani, shestanasit më në zë. Redaktor i librit është dr. Rrustem Berisha, recensentë prof. dr. Emil Lafe dhe prof. dr. Hajrullah Koliqi, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Në vlerësimin e tij për librin, prof. dr. Hajrullah Koliqi shkruan ndër të tjera se ai është “mozaik poezish nga visari popullor shestanas dhe kranjan” dhe “një monument i rëndësishëm për Shestanin, Krajën dhe më gjerë”.

Libri “Krijime popullore sheshtanase” është botuar nga “Diti&Oli”, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE në Cetinë. Botimin e tij e ka mundësuar Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Prof. dr. Simë Gjon Dobreci ka punuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka ligjëruar lëndën e dermatologjisë. Është autor i disa librave nga fusha e sëmundjeve të lëkurës. Ka qenë kryeredaktor i revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës “Praxis Medica”, kurse tani drejton revistën “Gjon Buzuku”. Përveç shumë shpërblimeve të tjera për veprimtaritë e veta, Simë Dobreci është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga Presidenti i Kosovës në vitin 2016 dhe Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i i. k. Shqipërisë në vitin 2017.


IN MEMORIAM

Qamil Maraj (1950–2017)

Të hënën, më 17 korrik 2017, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 67-vjeçare u nda nga jeta profesori i gjuhës dhe i letërsisë shqipe nga Ulqini, Qamil Maraj. Lajmi për vdekjen e Qamilit u përhap me shpejtësi gjithandej kah frymojnë shqiptarët dhe jo vetëm. Qamili ka lindur në Ftjan, më 3 tetor 1950. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje, shkollë kjo e cila filloi punën dy vite më parë, saktësisht më 1958. Ciklin e lartë të tetëvjeçares e kreu në Ostros, më 1965, ndërsa shkollën e mesme-gjimnazin në Ulqin në vitin 1969. I takon gjeneratës së parë të kësaj shkolle të mesme në Ulqin me mësim në gjuhën shqipe. Pas kryerjes së gjimnazit, në tetor të vitit 1969 regjistrohet në Fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë. Ka qenë student i shkëlqyeshëm, kështu që në tetor të vitit 1974 diplomon dhe merr titullin “profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe”. Punën më nxënës e nisi në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Ostros, në shtator të vitit 1973 dhe pandërprerë dha mësimin e

gjuhës shqipe dhe letërsisë në këtë shkollë plot pesë vjet, deri në vitin 1978. Këtu ai afirmohet si mësimdhënës i zellshëm në procesin mësimor dhe shumë aktiv në aktivitetet jashtëshkollore. Në tetor të vitit 1978 kalon në Shkollën Fillore “Marshall Tito” në Ulqin, ku punon derisa doli në pension më 2016. Edhe këtu Qamili afirmohet si mësimdhënës i shkëlqyeshëm në procesin mësimor dhe në aktivitete të lira të shkollës. Për më shumë se dhjetë vjetë ishte redaktor i revistës “Fjala jonë” të Shkollës Fillore “Marshall Tito”, që botohet një herë në vit. Profesorin Maraj e hasim edhe në shumë recensura të teksteve shkollore, që janë në përdorim në shkollat shqipe në Malin e Zi e që botohen nga Enti për Shkolla i Malit të Zi. Po ashtu ka qenë i angazhuar në komisione të shumta për hartimin e planprogrameve mësimore për shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Qamili është autor dhe koautor i teksteve shkollore për mësimin e gjuhës shqipe, duke filluar nga viti 1990 e deri në ditët e sotme. Teksti letrar Libri i leximit për klasën e pestë dhe lektyra shtëpiake e të njëjtës klasë,

të cilët janë në përdorim në shkollat shqipe në Mal të Zi, Qamili është bashkautor me mr. Haxhi Shabanin. Vdekja e parakohshme e profesorit Qamil Maraj është pa dyshim humbje e madhe për shkollën shqipe në Mal të Zi, gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. S’ka dyshim se humbjen më të madhe me ikjen nga kjo botë e ka familja e tij, e cila mbeti pa njeriun e dashur dhe zotin e shtëpisë. Varrimi i Qamilit u bë të hënën në fshatin e lindjes në Ftjan. Ne ceremoninë mortore morën pjesë numër i madh qytetarësh nga Ulqini, Tivari, Shkodra, Kosova, Kraja, Ana e Malit etj. Qamili edhe pse fizikisht më nuk është në mesin tonë, ai la kujtime të pashlyeshme tek nxënësit e tij, kolegët e punës, tek të afërmit dhe tek të gjithë ata që e njohën. Vepra jetësore e profesorit Qamil Maraj do të mbetet e pashlyeshme gjithandej kah jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Kolegu dhe miku im, të qoftë i lehtë dheu i tokës që të rriti. Ajo tokë që kombit i dha intelektualë të mëdhenj. Një ndër ta edhe ti shoku ynë, Qamil Maraj. U prehsh në paqë. Ali Gjeçbritaj E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

32

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017


MOZAIK

E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

33


MARKETING

MALI I ZI Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në përputhje me Rregulloren për procedurën dhe mënyrën e zbatimit të debatit publik për përgatitjen e ligjeve («Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, Nr 12/12), organizon debat publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare dhe dërgon

FTESË PUBLIKE qytetarëve, institucioneve profesionale dhe akademike, organeve qeveritare, Kryeqytetit, dhe komunave, shoqatave profesionale, partitve politike, sindikatave, këshillave të pakicave, komuniteteve fetare, OJQ-ve, mediave dhe organizatave të tjera të interesuara, komuniteteve dhe individëve që të marrin pjesë dhe të angazhohen në debate publike për Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Komentet dhe sugjerimet mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare mund t’i dërgoni në adresën;Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Rimski trg 46, 81000 Podgoricë, fax Rimski trg 46, 81000 Podgoricë, Fax: 020/234 -198, ose e-mail adresa: leon.gjokaj@mmp.gov.me. Konsultimi publik do të jetë i hapur nga data 10 korrik 2017 deri më 04 shtator 2017. Programi për debatin publik; 10. korrik 2017 (e hënë): Publikimi i ftesës për qytetarët e Malit të Zi për t’u angazhuar në debatin publik për Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare në faqen e internetit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave: www.mmp.gov. me dhe portal E-uprave. (Afati për propozime dhe sugjerime është 20 ditë nga publikimi i kësaj ftese);

11. korrik 2017 (e martë): Publikimi i Ftesës Publike në të përditshmen “Pobjeda”,Botimi i tekstit të Projektligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, në numër te plotë të kësaj gazete. 17. korrik 2017 (e hënë): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Ulqin, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 19 korrik 2017 (e mërkurë): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Tivat, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 21. korrik 2017 (e premte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Rozhajë, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 27. korrik 2017 (e enjte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Tuz, në sallën e KU të Tuzit, duke filluar në orën 10.00; 28. korrik 2017 (e premte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Podgoricë, në sallën plenare ,në ndërtesën e vjetër të Qeverisë, duke filluar në orën 10.00; 04.shtator 2017, përfundon Debati publik mbi Projektligjin. Në perudhën prej 10 ditëve nga skadimi i afatit për mbajtjen e Debatit publik ne Web faqen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe E-uprava publikohet Raporti nga Debati publik. Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare mund ta shkarkoni ne Web faqen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave www.mmp.gov.me.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 20 KORRIK 2017


SPORT

Sipas mediave italiane

Panucci ka arritur marrëveshje me Kombëtaren e Shqipërisë Në karrierën si futbollist, Panucci numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma, ndërsa si trajner, ka vetëm një përvojë si ndihmës i Fabio Capellos, në Botërorin e vitit 2014, me kombëtaren e Rusisë Merr fund telenovela e gjetjes së një pasuesi për Gianni De Biasin, në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe Christian Panucci është përzgjedhur për të drejtuar kuqezinjtë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, në orët e vona të së hënës, është arritur marrëveshja mes Panuccit dhe Federatës Shqip-

tare të Futbollit. Ai është përzgjedhur mes një morie emrash si Clarence Seedorf, Walter Zenga, Paolo Di Canio, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares. Në karrierën si futbollist, Panucci numëron një sërë klubesh me emër si Milan, Real Madrid, Inter dhe Roma,

ndërsa si trajner, ka vetëm një përvojë si ndihmës i Fabio Capellos, në Botërorin e vitit 2014, me kombëtaren e Rusisë. Kjo do të jetë përvoja e parë e Panuccit si trajner i parë dhe do t’i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar. E ENJTE, 20 KORRIK 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve

e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re

Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi

Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër

0,50

Podgoricë e enjte, 2 mars 2017

753 Çmimi 0,50

Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50

kulturore shqipta

amoralë

KOH Javore A

KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër

745 Çmimi 0,50

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Mësuesit e harruar Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve

APATIA politike

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Qençe nuk jetohet ma

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

ISSN 1800-5696

e luftës viktimat

Kadare meriton Nobelin!

6965-00

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

që nderoi Manifestim

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

81 NSSI

ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI

6965-00

Në udhëkryq

Qençe

Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja

SHQIPTARË

e A vorH KJaO e A vorH KJaO

Podgoricë

SHQIPTARËT

e enjte, 8

dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi

e enjte, 15

dhjetor 2016

rs triumfon në

Në udhëkry

6965-0081 NSSI

Manifes tim që nderoi

q

Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

viktimat e luftës

Komedia mjerimit e

jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk

6965-0081 NSSI

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

mjerimit Komedia e

JavoreHA KO JavoreHA KO 2016 Viti XV Numër 744

6965-0081 NSSI

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

shmangur Ftohtë duhet Lufta e

Nobelin! meriton Kadare

politike APATIA

Çmimi 0,50

e harruar së përb ashkët Mësue sit Krijim 2016 Viti XV Numër 743

JavoreHA KO

Çmimi 0,50

KULTURË PORTRET

SOCIALE PANORAMË INTERVISTË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

SPORT

MOZAIK

2016 Viti XV Numër 745

Çmimi 0,50

i i hapësirës

KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM Podgoricë e enjte, 23 shkurt

749 Çmim i 0,50

VËSHTIME & OPINIONE

SOCIALE

0,50

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor

HISTORI

PANORAMË

744 Çmimi

kulturore shqipt are

SOCIALE

PORTRET

” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-

E 1001 HALLEVE

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor

SPORT

SOCIALE

PANORAMË

Viti XV Numër

0,50

guar e ulqina këve

ISSN 1800-5696

Viti XVl Numër

Çmimi 0,50

Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore

15 26 janar 2017

Numër 744

e munguar e dëshirë e Teatri - një

748 Çmim i 0,50

Podgo ricë e enjte,

2016 Viti XV

“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor

e A avorH KJO e A avorH KJO ARSIM Viti XVl Numër

enjte, 15 dhjetor

KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë

amoralrëëve pushtettandaj Sfida 19 janar 2017

Çmimi 0,50

shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje

ISSN 1800-5696

ve mbiemra të it sllavizim e Dukuria

Podgo ricë e enjte,

Numër 743

Durmishi: Kosova ka shënuar progres

ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,

6965-0081 NSSI

1 NSSI

6965-008

Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks

itinerar Treni pa

2016 Viti XV

6965-0081 NSSI

Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

origjinale e kulturës Fosilizimi

Treni pa itinerar

enjte, 8 dhjetor

Podgoricë e

Fosilizimi e kulturës origjinale

të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e

T E 1001 HALLEVE

Podgoricë e

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Dukuria e sllavizimit të mbiemrave

Podgoricë e enjte, 2 mars

PORTRET SOCIALE

PANORAMË INTERVISTË

TEKNOLOGJI

2017 Viti XVl Numër 754

PANORAMË

MOZAIK

ARSIM

KULTURË

VËSHTIME & OPINIONE

TEKNOLOGJI

KULTURË TEKNOLOGJI

VËSHTIME & OPINIONE

ARSIM

TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

KULTURË

MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË SPORT

PANORAMË

SPORT

VJET ME JU www.kohajavore.org

ARSIM

Çmimi 0,50

Çmimi 0,50

KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE

2017 Viti XVl Numër 753

KOHA Javore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.