KOHA Javore Podgoricë e enjte, 27 korrik 2017 Viti XVl Numër 774 Çmimi 0,50
Zjarrvëniet e qëllimshme ISSN 1800-5696
Burokraci
Veshjet e nusërisë me elemente dinjitoze
PËRMBAJTJE
Stop uzurpimit të lumenjve dhe 5 ndërtimit të hidrocentraleve
8
Mohimi i historisë dhe i identitetit kombëtar
Komuna e Gucisë, pengesë e zhvillimit të Komunës së Plavës 14
Boshnjakizimi
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
6
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
PËRMBAJTJE
26
Papunësia, varfëria dhe emigracioni, “armiqtë” e vërtetë të shqiptarëve 28
Lamtumirë kolegët e mi, do më mungoni !
Era e tyre po vjen
Pozita lavdërohet me punime, opozita
30 kritikon zvarritjen e investimeve
35
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 27 korrik 2017 Viti XVl Numër 774 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve Zjarrvëniet e ulqinaka re mungu ë e qëllimshme dëshir nhjëet ma o t i tr je a e T
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Burokraci
Veshjet e nusërisë me elemente dinjitoze
Burokraci
dinjitoze elemente nusërisë me Veshjet e
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
qëllimshme Zjarrvëniet e
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, u takua me Imzot Rrok Gjonlleshajn në Argjipeshkvinë e Tivarit
Në fokus marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare Tivar – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmet Zenka, ka vizituar të hënën Argjipeshkvinë e Tivarit, ku është pritur nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin ka biseduar mbi marrëdhëniet e komuniteteve fetare dhe shtetit. Në këtë takim ai shoqërohej nga Zhana Filipoviq, drejtoreshë e përgjithshme e Drejtorisë për marrëdhëniet me komunitetet fetare, dhe Katarina Pecoviq, këshilltare në këtë ministri. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave thuhet se ministri Zenka ka përsëritur përkushtimin e Qeverisë së Malit të Zi ndaj rregullimit dhe avancimit të marrëdhënënieve ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Ai ka theksuar se edhe vizita e tij ka për qëllim njohjen më të mirë me veprimtarinë e Argjipeshkvisë së Tivarit, detajet teknike dhe forcimin e bashkëpunimit me të. Sipas tij, komunitetet fetare në Mal të Zi akumulojnë potencial shoqëror të rëndësishëm, kurse në themel të mësimeve fetare janë vlerat shoqërore universale, respektivisht parimet mbi të cilat bazohet sundimi i ligjit. „Për këto arsye, ky potencial shoqëror është faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe paraqet respektin e ndërsjellë, tolerancën, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, multikulturalitetin dhe multikonfesionalitetin, demokracinë, shkurtimisht matricën qytetare të shoqërisë sonë“, ka theksuar Zenka.
Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj ka falënderuar ministrin për vëmendjen dhe kuptimin e rëndësisë së zhvillimit të dialogut të hapur dhe bashkëpunimit. Ai ka theksuar se Argjipeshkvia e Tivarit, gjegjësisht Kisha Katolike në Mal të Zi, në kuadër të veprimtarisë së saj nuk ka çështje të hapura me organizatat e tjera fetare dhe kishat e tjera. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se vetëdija mbi vlerën universale të lirisë në kuptimin më të gjerë, pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe nacionale, i ka mundësuar shoqërisë malazeze që të ndërtohet si shoqëri qytetare, duke valorizuar në këtë mënyrë pasurinë e diversitetit që e (Kohapress) karakterizon atë.
NGJARJE JAVORE
Protestë e qytetarëve të veriut të Malit të Zi në Plavë
Stop uzurpimit të lumenjve dhe ndërtimit të hidrocentraleve Plavë – Qytetarët e Plavës, Andrijevicës, Beranit dhe Bijello Poles kanë mbajtur të premten tubim proteste në Plavë, në të cilin kanë marrë qëndrim të përbashkët se nuk do të lejojnë ndërtimin e mini-hidrocentraleve në lumenjtë e komunave të veta. Në vendimin e marrë, i cili do t’i dërgohet Qeverisë së Malit të Zi, kërkohet që ajo t’i anulojë të gjitha kontratat e firmosura mbi koncesionet në lumenjtë e kësaj pjese të veriut të vendit, që Kuvendi i Malit të Zi të shpallë moratorium ndaj ndërtimit dhe dhënies së lumenjve me koncesion në 50 vitet e ardhshme, si dhe të shqyrtojë mundësinë që mini-hidrocentralet ekzistuese të mbyllen dhe sa më parë uji t’i kthehet natyrës. Këshilltari i Kuvendit të Komunës së Plavës dhe njëri prej organizuesve kryesorë të protestës, Ibër Hoti, ka theksuar se janë tubuar që si qytetarë të ngrejnë zërin për mbrojtjen e burimit të vetëm natyror që ekziston në këtë hapësirë dhe u mundëson ekzistencën jetësore në këtë trevë. “Kemi ardhur këtu, afër burimit të Lumit Lim, t’u themi fuqishëm ‘JO’ atyre të cilët fitimin e kanë në vend të parë, kurse qytetarët, natyrën dhe ekosistemin në tërësi në ndonjë vend të tretë. Jemi shtet ekologjik dhe synojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ata të cilëve detyra parësore është të mbrojnë ligjet dhe natyrën, kanë humbur busullën në atë rrugë. Kanë filluar të mbrojnë interesin e gjithëfarë kompanie private për paratë e të cilëve nuk kam guxim të betohem se janë me prejardhje të pastër. BE ka hequr dorë nga centralet e ujërave rrjedhëse, kurse ne kemi filluar t’i përurojmë ato. Na i kanë uzurpuar lumenjtë dhe kanë ndërtuar objekte fitimprurëse, janë shkatërruar
pyjet, janë dëmtuar rrugët e lumenjtë, sikur të ishin hedhur shumë bomba mu si ato me të cilat është bombarduar Hiroshima”, ka theksuar ai. Branko Kastratoviq nga Andrijevica ka theksuar se kjo hapësirë e krijuar për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit, me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në vazhdimësi do të shkatërrohet, kurse ekzistenca e njerëzve, të cilët kryesisht merren me bujqësi dhe nga ajo mbajnë familjet e veta, do të rrezikohet. “Koncesionet janë dhënë në të gjitha degët e Lumit Lim, që nga burimi në Guci e deri në Bijello Pole. Nëpër tërë Polimlen ndërtohen hidrocentrale të vogla, në mënyrën që askund më nuk aplikohen në botën bashkëkohore. Të gjithë koncesionerët i kanë hartuar projektet sipas parimit të njëjtë, që me sa më pak shpenzime të realizojnë fitime sa më të mëdha. Mënyra e tillë e projektimit dhe e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla është e nda-
luar në botë që më se 30 vite”, ka thënë ai. Kryetari i Bashkësisë Lokale të Murinës, Branisllav Otasheviq, ka veçuar se tubimi nuk ka konotacione politike e fetare, andaj ka falënderuar qytetarët që i janë përgjigjur ftesës për tubim, me qëllim që siç ka thënë ai “t’i kundërvihen këtij akti”. Në tubim kanë folur edhe kryetari i Klubit të Peshkimit Sportiv “Plavsko Jezero”, Omar Bashiq, dhe avokati nga Bijello Pola, Radivoje Shukoviq, i cili ka theksuar se në këtë rast kemi të bëjmë me dhunë juridike. Në tubim, në të cilin kanë marrë pjesë disa qindra qytetarë, përpos transparenteve të shumta me shkrim në gjuhën malazeze dhe shqipe, janë dëgjuar britmat “Hajna, hajna, nuk i japim ujërat”, kurse ka shpërthyer edhe një incident i vogël kur persona të caktuar të tubimit kanë reaguar ndaj paraqitjes së shefit të Kadastrës Sh. Hasangjekaj së Plavës. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Mohimi i hist i identitetit ko Frank Shkreli
Ia lëmë fajin muajve të verës, pasi politikanët janë në pushime dhe si rrjedhim ka shumë pak lajme për të shkruar e për të diskutuar nga analistë e komentatorë, pasi duhen mbushur faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve me debate. Por, a duhet që në këtë mungesë aktivitetesh politike të kësaj vere – me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike -- t’i kushtohet një diskutim i tillë një personaliteti të kombit siç është figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbe dhe etnicitetit të nënës dhe babait të tij? Është ky një debat i brendshëm dhe i panevojshëm midis shqiptarëve, por për më tepër është shumë i dëmshëm, pasi sjell ujë në mullirin e atyre që historikisht dhe sidomos viteve të fundit, kanë venë në pikëpyetje jo vetëm rolin e Gjergj Kastriotit Skenderbe, si Heroi Kombëtar i të gjithë shqiptarëve, por edhe identitetin dhe madje edhe historinë e shqiptarëve në përgjithësi, të cilën ata kanë kërkuar dhe kërkojnë që ta ndryshojnë, sipas interesave të tyre. Këta protagonistë, shqiptarë dhe të huaj -- të kësaj fushate për tjetërsimin e historisë së kombit shqiptar, ose të pakën për hedhjen e dyshimeve ndaj fakteve historike -- nuk janë as historianë, as akademikë, por janë politikanë të huaj dhe veglat e tyre shqiptare për të cilët, Faik Konica ka shkruar se nuk shqetësohen aspak për faktet historike, “Kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym”. Përsa u përket sulmeve të të huajve, kjo nuk është për t’u habitur, kështu ka
6
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
qenë dhe kështu do të vazhdojë të jetë qëndrimi i tyre ndaj historisë së kombit shqiptar dhe Heroit Kombëtar Gjergj Katsrioti Skënderbe. Por që shqiptarët, të luajnë kartën e të huajve duke hedhur dyshime mbi historinë dhe heronjtë e vet, kjo është pak e rëndë dhe e papërgjegjshme, sidomos nga ta që nuk kanë haber nga historia. Në të vërtetë, ky ka qenë dhe është objektivi përfundimtar i të huajve, që të mbjellin dyshime në vetë radhët e shqiptarëve, mbi identitetin e tyre kombëtar dhe mbi historinë dhe prejardhjen e tyre. Kujt i intereson që në këtë moment të historisë të sulmohet figura e heroit të kombit shqiptar, sidomos nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me historinë, por të cilët mund të kenë një platformë për të përhapur dyshime qëllimkëqia. Mohimi i historisë dhe i identitetit kombëtar të shqiptarëve nga të huajt dhe thirrjet për rishqyrtimin e historisë së tyre, historikisht, nuk është një subjekt i ri. Dihet se në kohë të caktuara është bërë dhe bëhet për qëllimet e tyre anti-shqiptare. Ne shqiptarët që kemi jetuar nën ish-Jugosllavinë e dimë mirë këtë lojë të armiqve të shqiptarëve, ndërkohë që regjimet e asaj kohe bënin ç’mos që të ndryshonin identitetin e shqiptarëve në trojet e veta, me ndryshim emrash e mbiemrash, por edhe toponimesh. Por, që kësaj fushate t’i bashkohen vetë shqiptarët, kjo është diçka e re dhe e turpshme. Këto mohime të historisë dhe të rolit të heronjve të kombit shqiptar, përfshirë Gjergj Kastriotin Skendërbe dhe familjen e tij, i kemi dëgjuar vazhdimisht nga qarqe politike, akademike dhe fetare, kryesisht nga qendrat, historikisht, anti-shqiptare: Beogradi, Stambolla e Athina. Këta kanë mohuar dhe madje kanë kërkuar zyrtarisht edhe ndryshimin e historisë së shqiptarëve sipas orekseve të tyre politike, fetare, ideologjike
dhe historike, të momentit. Këto pretendime, disa prej udhëheqësve më të lartë të këtyre vendeve i kanë shprehur madje edhe zyrtarisht, jo vetëm nga larg por edhe nga afër, gjatë vizitave zyrtare në Kosovë e në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe Presidenti turk Erdogan në disa raste, ndërkohë që udhëheqësit shqiptarë, nga të dy anët e kufirit, heshtin ndaj këtyre pretendimeve dhe sulmeve kundër historisë së shqiptarëve autoktonë në trojet e veta me mijëra vjetë. Për arsye që nuk dihen dhe mbeten të pashpjegueshme, përfaqësuesit e kombit shqiptar sot -- përballë këtyre sulmeve të vazhdueshme, të jashtme dhe të brendshme ndaj historisë kombëtare dhe veçanërisht fushatat e herëpashershme kundër Gjergj Kastriotit Skenderbe – nuk u përgjigen këtyre shtrëmbërimeve historike dhe nuk mbrojnë historinë, figurat historike dhe identitetin e kombit shqiptar. Mbrojtja e historisë, e heronjve kombëtarë si Gjergj Kastrioti dhe mbështetja e identitetit historik kombëtar janë çështje të shenjta të sigurimit kombëtar, të vet ekzistencës së kombit. Përgjegjësia numër një e një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
torisë dhe ombëtar “Jeta është e shkurtër e studimi është i lodhshëm, njeriu është përtac nga mendja, publiku është i durueshëm dhe perdja është e siguruar kundrejt vërshëllimave, kështu që përse dikush të shqetësohet për faktet, kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym?” Kjo thënje e të urtit Faik Konica m’u kujtua ndërsa po lexoja në shtypin shqiptar të ditëve të fundit, pohime sulmuese dhe reagime në lidhje me identitetin e nenës së Gjergj Kastriotit-Skënderbe shteti dhe e përfaqsuesve të tij është që të mbrohet historia dhe identiteti kombëtar ashtu siç do të mbrohej kufiri, në rast të një sulmi ushtarak armiqësor. Mbrojtja e interesave kombëtare historike dhe të identitetit kombëtar, kur ato sulmohen pa të drejtë dhe pa fakte nga kushdo qoftë, nuk është shprehje nacionalizmi, por është vetëmbrojtje e ekzistencës së një kombi. Kombi shqiptar nuk ka krizë identiteti dhe udhëheqësit shqiptarë nga të dy anët e kufirit, duhet të mbrojnë pak më me bindje dhe përgjegjësi politike dhe atdhedashuri, interesat kombëtare madje edhe para udhëheqsve të huaj – para
të cilëve shpesh bëjnë temena. Sikur në këtë moment, Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithsi, nuk kanë probleme të tjera për të cilat analistët dhe komentuesit e gazetarët duhet të ndihmojnë në propozimin dhe gjetjen e zgjidhjeve, në vend që të merren me historinë dhe identitetin e kombit. Me historinë le të merren historianët. Por, me të gjitha këto halle të vetë shkaktuara, shumica dërmuese e shqiptarëve e dinë se cili është identiteti i tyre, cila është historia dhe kush janë heronjtë e saj, si dhe cili është roli i Gjergj Kastriotit Skennderbe në historinë e shqiptarëve ndër shekuj.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Shpresojmë se Shqipëria do të jetojë përgjithmonë me identitetin e saj unik në zemrat e bijve dhe bijave të saj më të mirë, të atyre shqiptarëve që sipas At Gjergj Fishtës nuk janë vetëm shqiptarë me fis e me trup, por të cilët janë shqiptarë me shpirt. “Shqiptarët me shpirt” të At Gjergj Fishtës, sot më shumë se kurrë, duhet të ruhen e të kenë kujdes interesat kombëtare nga sulmet e “zuzarëve” të Faik Konicës që “u lindën në Shqipëri”, por të cilët luajnë lojën e dikujt tjetër. Shqiptarët nuk janë një popull pa atdhe, pa histori dhe pa identitet, siç janë munduar t’i paraqesin gjatë historisë armiqtë e tyre. Prandaj, Shqiptarë mos kini frikë nga identiteti kombëtar,, por të jeni krenarë, ta ruani, ta kultivoni dhe heronjtë e kombit, përfshirë Gjergj Katsriotin - Skënderbe t’i mbroni nga sulmuesit e mbrendshëm dhe të jashtëm. E fillova me fjalët e urta të Faik Konicës dhe po e mbaroj me Faik Konicën. O shqiptarë, në qoftë se nuk kini çka u bëni të hujave që sulmojnë historinë, identitetin dhe heronjtë e kombit, përfshirë Gjergj Kastriotin Skenderbe – atëherë Konica I porositë shqiptarët që të pakën t’i luftojnë ata që janë të “lindur shqiptarë” por që punojnë kundër interesave të kombit, pasi “Eshtë turp prej kësi krimbash,Të mundohet një komb trimash!” E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Boshnjakizimi Derisa në qytetin Raka të Sirisë, këto ditë, gratë publikisht po i djegin burkat e imponuara nga terroristët e ISIS-it që e mbajtën për disa vite këtë qytet nën pushtetin e tyre, këtu tek ne, dëgjohen thirrje e kërcënime për vrasje të atyre që guxojnë të thonë ndonjë mendim kritik për burkan. Çfarë paradoksi! Mos vallë kemi ardhur deri në atë pikë sa jemi bërë më arabë se arabët?
Blerim Latifi
Në serinë e gjatë të atyre që gjithë këto vite u përballën me lloj lloj kërcenimesh me jetë, i fundit këto ditë ishte publicisti Berat Buzhala. Një status sarkastik i Beratit për tre gra të veshura me burka shpërtheu një histeri të pafundme të sharjeve dhe kërcenimeve ndaj tij, sidomos nga Maqedonia. Pasuesit kokëbosh të këngëtarëve tallava apo komandantëve që kanë bërë emër me betejat e shpikura pas luftës u sulën kundër Buzhalës me një mllef linçimi që do ta kishin zili edhe salafistët më fanatikë në rrugët e Rakas apo Mosulit. Shtrohet çështja: prej nga ky pasion kaq i zjarrtë salafist të shqiptarët e Maqedonisë. Prej nga ky preokupim i tyre kaq i madh me detajet doktrinore të islamit? Çfarë po ndodhë me shqiptarët në Maqedoni? Si shpjegohet ky zell i tyre fetar që u ka pushtuar mendjet, zemrat dhe jetën sociale? Natyrisht spektri i këtyre pyetjeve është shumë i gjërë dhe përgjegjet në to kërkojnë një studim të thelluar shumë dimensional, sociologjik, historik dhe politik gjithsesi. Ky shkrim nuk mëton të sjellë këto përgjegje, por vetëm një konstatim i cili del nga një vëzhgim i thjeshtë i realitetit social dhe kulturor të shqiptarëve të Maqe-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
donisë. Kombi shqiptar, i cili me aq shumë vështirësi, pas një procesi të gjatë historik, i’a doli të ndërtohej në parametra të kombeve evropiane, sot, në pjesën e parë të shekullit XXI, është duke humbur një pjesë njerëzore të tij dhe pikërisht shqiptarët e Maqedonisë. Si pasojë e shumë faktorëve historikë dhe faktorëve të sotëm, ata janë duke përjetuar procesin e shndërrimit nga grup etnik në komunitet religjioz. Ky është procesi i boshnjakizimit, të cilin, me vetëdije apo jo, janë duke e përjetuar bashkatdhetarët tanë në Maqedoni. Gjatë këtij procesi përkatësia e tyre etnike humbet terren para përkatësisë së tye religjioze, që do të thotë se religjioni bëhet dimensioni primar i identitetit të tyre. Nga shqiptarë muslimanë, ata po shndërrohen në muslimanë shqiptarë. Dallimi në mes këtyre dy termave është tejet i rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar. Ky komb arriti të formohej në shekullin e XIX vetëm pse falë mençurisë së rilindasve u gjet formula e subordinimit të përkatësive të ndryshme fetare ndaj përkatësisë etno-nacionale. Falë kësaj formule shqiptarët arritën të ndërtonin unitetin e tyre politik përtej vijave ndarëse religjioze. Shembujt janë të shumë, por këtu po i përkujtoj dy prej tyre. Në fillim të shekullit XX, Shqipëria me popullatë shumicë myslimane
kishte një kryeministër ortodoks, Fan Nolin. Në fund të shekullit XX Kosova poashtu me shumicë muslimane e kishte shndërruar në profet politik Ibrahim Rugovën, i cili haptas promovonte dashurinë e tij për Vatikanin. Kjo është formula e cila e definon vetë shqiptarësinë si identitet : të jesh shqiptar do të thotë të pranosh se përkatësia nacionale është para përkatësisë fetare . Në momentin kur dikush heq dorë prej kësaj përparësie identitare ai pushon se qenuri shqiptar. Mund të vazhdoj të jetë shqipfolës, por shqiptar nuk është. Në këtë rast argumentet biologjike nuk kanë vlerë, sepse kombi, parasë gjithash dhe mbi të gjitha, është identitet kulturor. Sot shumë shqetësohen pse tipa si Gzim Kelmendi përbuzin figurën e Skenderbeut dhe idealizojnë ato të sulltanëve osmanë. Është shumë e kuptueshme pse ata e bëjnë një gjë të tillë. Si pasojë e vetasimilimit ata kanë pushuar se qenuri shqiptar. Ata mund të jenë vetasimiluar në turq, arab, boshnjak, ose në diçka prej krejt këtyre, por shqiptar më nuk janë. Si rezultat Skenderbeu nuk mund të jetë heroi i tyre. Heroi i tyre është Ballaban Pasha, shqiptari katolik i Matit që u bë turk dhe si komandant i Sulltanit derisa vdiq luftoi kundër atdheut të vet. Por, në fund të fundit vetasimilimi individual nuk është problem. Njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
idenitare. Problem është transformimi kolektiv identitar i shqiptarëve të Maqedonisë. Historikisht të pandikuar nga lëvizjet kombëtariste shqiptare të kohës së Rilindjes dhe më pas, të sunduar gjatë nga pushtete agresive serbe dhe maqedone që u mohonin kulturën e organizuar kombëtare dhe u afirmonin identitetin fetar, sot në kushtet e ringjalljes globale të përkatësive dhe ideologjive fetare, shqiptarët e Maqedonisë janë tërësisht të pambrojtur nga fenomeni i boshnjakizimit. Shkollat e tyre të dobëta kombëtare dhe kultura letrare e mediale e zbehtë nuk mund t’i bëjnë ballë nacionalizmit ortodoks maqedon që imponohet përmes presionit shtetëror, si dhe milionave të islamit politik turk dhe salafizmit arab. Vetë Shqipëria dhe Kosova janë duke pasur problem me këta dy të fundit, e lëre më shqiptarët e Maqedonisë që kurrë nuk e kanë njohur forcën ideologjike të shtetit nacional. Naty-
risht në këtë kontekst fajin e ka elita politika shqiptare atje, që, e dhënë pas obsesionit të pushtetit, është shkapërderdhur në dhjetra parti, duke varrosur mundësinë për të ndërtuar një subjekt të vetëm politik që mbron dhe shtyn përpara agjendën kombëtare të shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë. Nga kjo duhet përjashtuar zëra individualë në politikë dhe publicistikë, por ata janë të pafuqishëm para trendit kolektiv. Këta zëra janë jehona e fundit e mendimit politik të Arbër Xhaferit, i cili, sot, po të ishte gjallë, do të turpërohej nga histeria salafiste e bashkadhetarëve të tij kundër Berat Buzhales. Ndërkaq ne sot duhet të ndihemi tepër keq që në vend të veprave të Arbër Xhaferit tek shqiptarët e Maqedonisë lexohen me zell skolastik tekstet e propagandës salafiste, e cila, në fund të ditës, injorantët i transformon në militantë të përkushtuar të xhihadit. Kjo përbën një degradim kulturor, në përmasat e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
një tragjedie për një komb që ka aspirata evropiane. Në kontekst historik fenomeni i boshnjakizimit nuk është i panjohur për ne. Si pasojë e situatave në të cilat përkatësia fetare ka fituar terren përballë përkatësisë etnike ne kemi humbur një popullatë të tërë përgjatë Malit të Zi dhe rajonit të Sanxhakut, e cila është asimiluar në popullatën boshnjake. Teoria e orientalistit Hasan Kaleshi, se islamizimi i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi sllav këtu jo vetëm që përgenjshtrohet krejtësisht, por në fakt kemi një rast të qartë ku islamizimi ka shkaktuar asimilimin e shqiptarëve. Kur kjo kishte ndodhur ishin rrethana të vështira historike për shqiptarët, por të na përseritet sot e njejta histori është është e pafalshme për të gjithë ne që jemi gjallë dhe një kritikë për ata që me 1912 nuk arritën ta shpallin pavarësinë kombëtare shqiptare në Shkup, qytetin më të madh shqiptar të asaj kohe. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Zjarrvëniet e qëllimshme
Akte të turpshme që duhen sanksio Toni Ujkaj
Mbrojtja e mjedisit jetësor do të duhej të ishte në epiqendër të çdo individi, shoqërie civile, qeverie, e të kujtdo që admiron të ketë një planet të pastër, larg shkatërrimeve e degradimeve të ndryshme, nga faktorët e shumtë që për fat të keq po e rrezikojnë mjedisin dita-ditës. Mjedisi në tërësi dhe kujdesi që duhet të gëzojë ai nga çdo njeri nëpërmjet formave dhe strategjive të ndryshme, është herë pas here kryefjalë e samiteve të rëndësishme të liderëve të fuqive të mëdha botërore të cilët në kontinuitet bëjnë apel për ruajtjen
“
10
dhe mosshkatërrim të planetit. Ndotja e mjedisit dhe shkatërrimi i tij siç po ndodh për fat të keq viteve të fundit, është një problematikë e shkallës së gjerë e cila kërkon vëmendje dhe vigjilencë nga secili njeri, grup shoqëror, organizatë apo shtet. Tashmë dihet se fenomeni njeri, është shkatërrimtari dhe degraduesi më i madh i planetit anekënd botës nëpërmjet formave nga më të ndryshmet. Ndër problemet jo me më pak peshë që po influencon fuqishëm në shkatërrimin e planetit, janë dhe zjarrvëniet e qëllimshme të cilat fatkeqësisht çdo sezon veror përfshijnë sipërfaqe të tëra pyjesh, kullotash e shkurresh në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit. Zjarrvëniet e qëllimshme vijnë si
Është koha që njerëzit të ndërgjegjësohet për pasojat që i shkaktojnë planetit nëpërmjet zjarrvënieve të qëllimshme, të mos kryejnë akte të tilla të turpshme që rrezikojnë me qindra prona dhe jetë njerëzish si dhe organet kompetente të ndërmarrin aksione në identifikimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të gjitha atyre që kapen në kryerje të veprave të tilla penale që sjellin degradim, shkatërrim dhe shëmtim të mjedisit
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
rezultat i veprimeve të personave keqbërës dhe të papërgjegjshëm. Djegia e pyjeve, kullotave, rrezikimi i jetës dhe pasurisë, janë të klasifikuara si vepra penale që parashikojnë dënimin për këdo që kapet në kryerje të këtyre akteve të turpshme. Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një sërë vatrash zjarri të cilat shpërthyen anekënd vendit tonë por edhe në disa vende të rajonit. Në çdo cep kemi qenë të rrethuar nga flakët e zjarrit të cilat kapluan sipërfaqe të gjera pyjesh, kullotash, shkurresh e pronash. Zjarret kanë qenë aktive në pothuajse çdo vend (periferi), atje ku ka vargmale të ulëta apo të larta. Përhapja e flakëve në hektarë të tërë është shtrirë edhe si pasojë e erërave të fuqishme të cilat ishin prezente ditëve të fundit në vendin tonë dhe si pasojë e motit të thatë e pa të reshura. Prezenca e shumë vatrave të zjarreve që kanë shpërthyer ditëve të fundit, me qëllim për t’u përballur me to dhe për normalizimin e situatës në terren, Mali i Zi kërkoi ndihmë ndërkombëtare për të luftuar flakët sidomos në zonat pranë Detit Adriatik, nga ku janë detyruar të evakuohen qindra turistë të cilët po shijonin pushimet. Ministria e Punëve të Brendshme
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e dhe antiligjore onuar e Malit të Zi nëpërmjet një shkrese zyrtare adresuar Brukselit, ka kërkuar aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së duke qenë se Mali i Zi si anëtari më i ri i NATO-s është ndjerë i pafuqishëm të përballet me situatën e cila është paraqitur mjaft kritike në disa lokalitete nga ku zjarrfikësit janë penguar në operacionet tokësore nga erërat e fuqishme dhe moti i thatë. Pas kërkesës zyrtare, e para që i ka ardhur në ndihmë Malit të Zi ka qenë Ukraina me avionin special antizjarr “Antonov”, me kapacitet prej 8 mijë litra ujë, i cili arriti në vendin tonë nëpërmjet mekanizmit të NATO-s për ndihmë civile i cili ka kryer operacionet në shuarjen e zjarrit në viset bregdetare të Malit të Zi, i shoqëruar më pas dhe nga helikopterë specialë të shteteve të tjera që treguan gatishmëri për të ndihmuar Malin e Zi. Beteja me vatra zjarresh që shkatërrojnë sipërfaqe të mëdha pyjesh e kullotash ,aktivizon çdo sezon veror institucione të tëra, zjarrfikës, emergjenca civile, forca të armatosura e grupe të tjera, të cilat jo vetëm që kanë një kosto kolosale për buxhetin e një shteti, por pjesëtarët e këtyre
operacioneve rrezikojnë dhe jetët e tyre nëpër operacione aspak të lehta dhe shumë sfiduese që kryejnë për të mbrojtur pronat dhe jetën e banorëve të rrezikuar nga zjarret. Si pasojë e njerëzve të papërgjegjshëm dhe keqbërës, zjarrfikësit, emergjencat civile, forcat e armatosura, etj, nga ajri dhe nga toka, vihen në shërbim të vendit pa u kursyer në asnjë rast, duke u përkushtuar maksimalisht për të lokalizuar flakët e për të vënë nën kontroll sipërfaqe të tëra të zjarrit, por për fat të keq ata nuk kanë ç’ të bëjnë as nuk mund të ndikojnë në çrrënjosjen e këtij fenomeni i cili çdo vit është në rritje. I gjithë ky kontingjent i përfshirë në operacione antizjarr duke monitoruar dhe normalizuar situatën e për t’u ardhur në ndihmë banorëve, nuk do të reduktojë këto raste të përsëritura vit për vit. Shmangia ose reduktimi i tyre, për mendimin tim, do të ishte efektiv në rast se do të fillonin së praktikuari kontrolle paraprake në fillim të çdo sezoni veror, të monitorohen ato zona ku zakonisht çdo vit shpërthejnë vatra zjarresh ose ato ku ka më tepër predispozita për zjarrvënie, që të identifikohet çdonjëri që kapet në flagrancë për akte të tilla, të sanksionohet dhe ndoshta në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
këtë mënyrë do të vetëdijesoheshin të gjithë ata keqbërës dhe njerëz të papërgjegjshëm se natyra nuk duhet shkatërruar, përkundrazi ajo duhet ruajtur si një vlerë e paçmuar dhe e pakompensueshme. Shkatërrimi i kësaj pasurie të paçmuar natyrore që Zoti ia dhuroi njeriut që ta shfrytëzoj në mënyrën më efektive të mundshme, jo vetëm që është gjest i shëmtuar dhe akt i turpshëm për të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla, por është edhe akt antiligjor. Zjarrëvëniet e qëllimshme duhet marrë e ndjekur me shumë seriozitet, pasi kryerësit e këtyre veprave penale jo vetëm që ndotin në masë të gjerë ambientin jetësor por dhe rrezikojnë e cenojnë sigurinë e përgjithshme të një vendi. Është koha që njerëzit të ndërgjegjësohet për pasojat që i shkaktojnë planetit nëpërmjet zjarrvënieve të qëllimshme, të mos kryejnë akte të tilla të turpshme që rrezikojnë me qindra prona dhe jetë njerëzish si dhe organet kompetente të ndërmarrin aksione në identifikimin dhe sjelljen përpara drejtësisë të gjitha atyre që kapen në kryerje të veprave të tilla penale që sjellin degradim, shkatërrim dhe shëmtim të mjedisit. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Burokracia jashtë kontrollit apo byromania pati pasoja tepër të thella tek Kafka, nëse nuk harrohet fakti se për vitet që jetoi (1883 - 1924), ai nuk botoi asnjë roman dhe 90 për qind të krijimtarisë së vet, e dogji - që mund të kuptohet edhe si zhgënjim në dukje pafund i përpjekjeve të njeriut për të dalë kundër sistemit, dhe ndjekja e kotë dhe e pashpresë e një qëllimi të paarritshëm
Astrit Lulushi
Thuhet se një sistem i mirë shkurton rrugën drejt suksesit - kjo ndodh me një burokraci konkuruese ose nën
“
12
Burokrac kontroll. Por jo rrallë, burokracitë nuk përballen me konkurrencë reale prandaj veprojnë si çdo monopol tjetër që
Sociologu gjerman Max Weber ka argumentuar se burokracia e kontrolluar përbën mënyrën më të mirë për organizimin e aktivitetit njerëzor dhe se proceset sistematike dhe hierarkitë janë të nevojshme për të mbajtur rendin, për të maksimalizuar efikasitetin dhe për të eliminuar favorizimet. Por Weber gjithashtu e shihte burokracinë e pakontrolluar si kërcënim për lirinë individuale, dhe se një shtim në burokratizimin e jetës njerëzore mund t’i bëjë individët ta ndjejnë veten të mbyllur në kafaz
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
përdor burimet e veta pa-efikasitet, sepse nuk i duhet të konkurrojë. Sociologu gjerman Max Weber ka argumentuar se burokracia e kontrolluar përbën mënyrën më të mirë për organizimin e aktivitetit njerëzor dhe se proceset sistematike dhe hierarkitë janë të nevojshme për të mbajtur rendin, për të maksimalizuar efikasitetin dhe për të eliminuar favorizimet. Por Weber gjithashtu e shihte burokracinë e pakontrolluar si kërcënim për lirinë individuale, dhe se një shtim në burokratizimin e jetës njerëzore mund t’i bëjë individët ta ndjejnë veten të mbyllur në kafaz. Termi “burokraci” rrjedh nga frëngjishtja dhe është kombinim i fjalës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ci franceze bureau - zyrë ose tryezë pune - me fjalën greke kratos - sundim ose pushtet. Shprehja u krijua në mesin e shekullit të 18-të nga ekonomisti Jacques de Gournay dhe kishte kuptim satirik. Gournay kurrë nuk e shkroi atë, por në një letër nga një bashkëkohës citohet: I ndjeri Gournay ndonjëherë thoshte: “Në Francë kemi një sëmundje e cila i jep të drejtën vetes për të shkatërruar francezët, kjo sëmundje quhet byromani.” Që nga koha e krijimit, fjala “burokraci” ka zhvilluar kuptime negative. Burokracitë janë kritikuar si joefikase dhe poshtëruese për individin. Paso-
“
Që nga koha e krijimit, fjala “burokraci” ka zhvilluar kuptime negative. Burokracitë janë kritikuar si joefikase dhe poshtëruese për individin. Pasojat dehumanizuese të burokracisë së pakontrolluar u bënë temë kryesore në punën e shkrimtarit Franz Kafka dhe pjesë qendrore për romanet e tij Procesi dhe Kasta
jat dehumanizuese të burokracisë së pakontrolluar u bënë temë kryesore në punën e shkrimtarit Franz Kafka dhe pjese qendrore për romanet e tij Procesi dhe Kasta. Burokracia jashtë kontrollit apo byromania pati pasoja tepër të thella tek Kafka, nëse nuk harrohet fakti se për vitet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
që jetoi (1883 - 1924), ai nuk botoi asnjë roman dhe 90 për qind të krijimtarisë së vet, e dogji - që mund të kuptohet edhe si zhgënjim në dukje pafund i përpjekjeve të njeriut për të dalë kundër sistemit, dhe ndjekja e kotë dhe e pashpresë e një qëllimi të paarritshëm. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
13
MOZAIK
Në Plavë u shënua Dita e Komunës
Komuna e Gucis zhvillimit të Kom
Plavë – Dita e Komunës së Plavës është shënuar të premten. Pas himnit të Malit të Zi, manifestimi ka filluar me seancën solemne të mbajtur në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë, ku përpos këshilltarëve të Kuvendit të Komunës dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të kësaj komune dhe bashkëvendësve nga Diaspora, të pranishëm ishin edhe shumë personalitete të shquara të jetës politiko-shoqërore, kulturore, artistike, shkencore dhe fetare nga Komuna e Plavës, Malit të Zi dhe më gjerë, ndër të cilët nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Rafet Husoviq, ministrja
14
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
pa protofol Marija Vuçinoviq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, dr. Sulejman Uglanin, kryetari i Novi Pazarit, Nihad Bishevac, përfaqësuesit e qeverive dhe parlamenteve lokale të komunave: Rozhajë, Plevle, Budvë, Kotorr, Herceg Novi dhe Andrijevicë, ambasadorë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe OJQ-ve, subjekteve politike etj. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Kuvendit të Komunës së Plavës, Izet Haxhimushoviq, ka sqaruar se Dita e Komunës së Plavës, është e premtja e fundit e muajit korrik, por nëse bie më 28 korrik, kur shënohet përvjetori i krimit në fshatin Velikë me popul-
latë ortodokse, siç ka ndodhur sivjet, manifestimi mbahet një javë më herët. Kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, në fjalën e rastit, ka theksuar se kjo komunë disponon me burime të begata natyrore për zhvillimin e turizmit, bujqësisë e blegtorisë, përpunimit të drurit, biznesit të vogël dhe të mesëm, por që kanë resurse të varfra kadrovike dhe potenciale financiare. “Zhvillimi i deritashëm dhe rritja e kapaciteteve të ekonomisë lokale, nuk i ka realizuar objektivat e krijimit të pasurisë së banorëve të Plavës, rrjedhimisht të avancojë kushtet për
MOZAIK
së, pengesë e munës së Plavës jetën e tyre përmes rritjes së punësimit, fitimit real, vlerës së pasurisë personale, vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve publike, ndaljes së trendeve negative demografike. Komuna, për shkak të jolikuiditetit, është e mbingarkuar me kredi për çka tashmë e në periudhën e ardhshme një pjesë të konsiderueshme të buxhetit do ta shpenzojë në kthimin e huave dhe kredive bankare”, ka theksuar ai. Shahmanoviq ka vlerësuar se me formimin e Komunës së Gucisë, Komuna e Plavës është dëmtuar pasi që ka mbetur pa një të tretën e territorit dhe banorëve, respektivisht pa më shumë se një të tretën e të ar-
dhurave buxhetore, ndërsa administrata publike e projektuar për rreth 20 mijë banorë ka mbetur barrë e kësaj qeverisjeje vendore, e cila tani ka rreth tetë mijë banorë dhe radhitet ndër komunat më të vogla në Mal të Zi. Sipas tij, për shkak të vonesës së paarsyeshme lidhur me ndarjen e pasurisë dhe marrjes së të punësuarve nga ana e Komunës së Gucisë, që më se tri vite, të gjitha detyrimet i paguan Komuna e Plavës. “Për këtë dhe nga ky vend, i bëj apel Qeverisë së Malit të Zi që të bëjë presion ndaj Komisionit të Arbitrimit Shtetëror që procesi i ndarjes, res-
pektivisht vënies së kufirit, definitivisht të përfundojë”, është shprehur kryetari i Komunës së Plavës, duke e cilësuar situatën si alarmante. Në vazhdim, ai ka numëruar projektet me rëndësi të veçantë që Komuna e Plavës i ka realizuar në periudhën në mes të dy kremteve. Shahmanoviq ka vënë në dukje se në periudhën e ardhshme pret përkrahje të madhe nga Qeveria e Malit të Zi, Komisioni Evropian dhe organizatat tjera ndërkombëtare, por edhe sipërmarrësit nga Diaspora që të shprehin gatishmëri dhe interes për investimin e kapitalit bazuar në parimin e interesit privat-publik. Në kremten e shënimit të Ditës së Komunës së Plavës është shfaqur filmi dokumentar “Gjepura (përralla) veriore e Veriut të Malit të Zi” i autorit Goran Bijellanoviq, në të cilin në mënyrë dokumentare prezantohen bukuritë natyrore dhe atraksionet turistike, potencialet dhe ofertat me të cilat kjo komunë disponon, film që autori ia dhuroi Komunës së Plavës. Pjesë e manifestimit solemn ka qenë edhe programi muzikor, ku anëtarët e SHKA “Plavsko Jezero” nga Plava, të veshur me rroba tradicionale kombëtare boshnjake, shqiptare e malazeze, kanë lozur ca valle autoktone - burimore të vendit. Mesazhe urimi zyrtarëve dhe punonjësve të komunës së Plavës, këshilltarëve dhe qytetarëve të saj u kanë dërguar Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kryeparlamentari Ivan Brajoviq, kryetari i Qeverisë Dushko Markoviq, institucione publike dhe private, si dhe personalitete të jetës kulturore, politiko-shoqërore, artistike e shkencore nga komuna dhe Mali i Zi. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
2-4 gusht
Edicioni i 25-të i manifestimit “Kalimera Poetike” Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria, Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale, si dhe piktorja Majlinda Kelmendi, e cila do të hapë ekspozitën e saj. Po ashtu do të shfaqet edhe filmi dokumentar me rastin e 25-vjetorit të këtij manifestimi Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht edicionin e 25-të jubilar të manifestimit tradicional “Kalimera Poetike”. Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria, Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale, si dhe piktorja Majlinda Kel-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
mendi, e cila do të hapë ekspozitën e saj. Po ashtu do të shfaqet edhe filmi dokumentar me rastin e 25-vjetorit të këtij manifestimi. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët. “Kalimera Poetike” vlerësohet si ng-
jarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. (Kohapress)
KULTURË
Fotografi i ri nga Ulqini, Jetlir Kovaçi, hapi ekspozitë fotografike në Qendrën Rinore në Tiranë
Reflektimi si çelës i fotografisë “Për mua reflektimi është mbreti i fotografisë së Jetlirit dhe tash për tash, ai e ka kapur esencën, e ka kapur më të mirën e kësaj dhe kam besimin që në të ardhmen ai do të na vijë me një ekspozitë shumë profesionale, vetëm me reflektim”, është shprehur në hapje të ekspozitës fotografja e njohur Rozafa Shpuza nga Shkodra Në Qendrën Rinore në Tiranë, të enjten është hapur ekspozita fotografike e fotografit të ri nga Ulqini, Jetlir Kovaçi. Ekspozita është organizuar nga Organizata “New Vision” në kuadër të programeve për nxitjen dhe prezantimin e artistëve të rinj nga Shqipëria dhe trevat shqiptare. Fotografja e njohur nga Shkodra, Rozafa Shpuza, ka vlerësuar fotografitë e paraqitura në ekspozitë, duke thënë se Jetliri ka fotografi shumë të mira dhe të përkryera, dhe se ai si i ri shumë shpejt e ka kapur esencën e fotografisë. “Për mua reflektimi është mbreti i fotografisë së Jetlirit dhe tash për tash, ai e ka kapur esencën, e ka kapur më të mirën e kësaj dhe kam besimin që në të ardhmen ai do të na vijë me një ekspozitë shumë profesionale, vetëm me reflektim”, është shprehur ndër të tjera ajo. Ndërsa për fotografinë fituese të Festivalit të Fotografise “Pimi Photography” 2016 në Viti të Kosovës, e cila ishte pjesë e ekspozitës, Shpuza ka theksuar se “është fotografi shumë moderne, është fotografi që i përket
këtij shekulli. Ai ka sjellë diçka të re, një rrymë të re dhe është e mrekullueshme”. Ish ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj, ka thënë në fjalën përshëndetëse se Jetlirin e ka dashur shumë atje ku e gjeti, si student në Stamboll. “Erdhi në Qendrën tonë të Kulturës, bëri shumë punë. Këtë punë që e bën këtu, e bënte edhe atje. Edhe atje i bashkoi shqiptarët në formën e duhur. Unë jam shumë krenar për Jetlirin, shumë krenar vërtet ashtu sikurse jam krenar edhe për ju sepse brezi juaj i ri do ta bëjë Shqipërinë, ai do ta bashkojë Shqipërinë dhe do t’i thyejë ato kufijtë imagjinarë, administrativë, kufijtë politikë që nuk duhet të ekzistojnë midis shqiptarëve”, ka thënë ai, duke e përgëzuar Jetlirin për hapjen e ekspozitës dhe duke shtuar se ai nuk e befason kurrë, por e bën krenar. Autori i ekspozitës, Jetlir Kovaçi, ka falënderuar organizatorin për organizimin e ekspozitës fotografike, fotografen Rozafa Shpuza dhe të gjithë të rinjtë për pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së ekspozitës. Ai ka shprehur kënaqësi që pas
Stambollit dhe Ulqinit, Tirana është qyteti i radhës ku ai prezanton artij e tij fotografik. Kovaçi ka vlerësuar aktivitetet e tilla, duke thënë se ato janë të domosdoshme me qëllim të afrimit dhe bashkimit të rinisë shqiptare nga të gjitha trojet. “Arti nuk njeh kufij dhe përmes aktiviteteve të tilla përveçse prezantojmë punën tonë, arrijmë edhe të njihemi dhe të jemi të bashkuar”, është shprehur ai. Ekspozita fotografike e hapur në Tiranë është ekspozita e tretë personale e fotografit Jetlir Kovaçi, pas atyre të hapura më parë në Stamboll dhe Ulqin. Ai ka marrë pjesë po ashtu në disa ekspozita fotografike kolektive, ku vlen të përmendet ekspozita “Istanbul Photo Contest”, me pjesëmarrje të fotografëve nga e gjithë bota, ekspozita “Thesaret e fshehta te Ulqinit”, e organizuar në kuadër të projektit “Marubi” etj. Vitin e kaluar, ai ka fituar Çmimin e Parë për fotografinë më të mirë në ekspozitën “Po vijnë” të edicionit të dytë të Festivalit të Fotografisë “PIMI Photography 2016” në Viti të Kosovës. i.k. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Trashëgimi nga diaspora krajane
Veshjet e nusërisë me elemente dinjitoze Vashat krajane dinë t’i ruajnë traditat e tyre të pasura, si në kulturë, në fushën shpirtërore, në folklor etj., poashtu edhe në veshjet e tyre, e në veçanti veshjen e “nusërisë krajane (allaturka)”. Ajo gjithmonë është trajtuar si element kryesorë i kulturës shpirtërore e asaj materiale të vashës krajane, gjegjësisht të përkatësisë etnike të sajë
Për Koha Javore:
Hamid Alaj New York Veshja e nusërisë krajane-allaturka është trashëgimi e trevës së Krajës që e ka ruajtur origjinën e vet edhe brenda shukullit XX, mbase edhe më parë, e deri në ditët tona. Ajo paraqet një thesar të çmuar të kulturës tradicionale të trevës në fjalë, e cila po i kanoset rreziku i zhdukjes së saj nga vërshima e kohëve moderne. Kjo veshje me ngjyrat e saja dhe dekoracionet e larmishme si dhe estetika e sajë i ngjanë një petku magjik që mund të zgjojë kurreshtjen e artistëve ashtu siç ka zgjuar kurreshtjen e mjeshtreve krajane, të cilat e kanë qëndisur me gjilpërë duke formuar këtë veshje si formatike të ruajtjes së sajë në formë suveniri. Bukuria e kësaj veshje tradicionale e nusërisë krajane (allaturka) që i ngjanë një petku magjik, ajo shfaqet e qetë për bartëset e saj. Mirëpo, kurë e shpalosë pjesë-pjesë këtë dekor ke të bëshë me supriza, me shumë
18
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
mendime, me shumë gjykime etj., se si është krijuar dhe është ruajtur deri në ditët e sotit gjithë ky dekor i kësaj veshje, edhe pse me ndryshime të shumta që ajo ka kaluar nga dekada në dekadë. Një nga suprizë e tillë është edhe për ditët tona, që kjo veshje gjithnjë e më tepër po ruhet dhe po trashëgohet edhe në diasporen krajane, si në Amerikë, Australi, Gjermani e kudo ku ka krajane, e cila ja dinë vlerë dhe bukurinë e sajë. Kjo veshje është një trashëgimi e kulturës materiale, të cilën vasha krajane e ruan me fanatizëm, pa i’u shmangur asaj, kurse për nga zbukurimet e saja ajo është si pjesë e kulturës shpirtërore e vashave krajane, të cilat e kanë krijuar, dekoruar e dhënë formën e sajë të duhur, gjë që ka bërë të mundur mbajtjen gjallë të kësaj veshje, në radhët e tyre. Ajo jo vetëm është e pranishme në trevën e Krajës, por siç kemi cekur edhe
më parë, ajo ruhet dhe trashëgohet edhe në diasporën krajane. Sot kjo veshje është, pothuaj se më e pranishme në diasporën krajane se sa në vetë trevën e Krajës, prej nga është e trashëguar në diasporë. Po thuaj se nuk ka vashë krajane që kurë martohet nuk e veshë këtë veshje kur bëhet nuse, ndoshta jo ditën e nusërisë së sajë, por patjetër që e veshë për fotografi kujtimi, apo edhe për trashëgimi, me të cilën identifikohet prejardhja e sajë. Kur shohim ndonjë vashë krajane me veshjen e “nusërisë krajane (allaturka)”, çdo krajani i cohet zemra pesh, çdo krajani ia kujton vendlindjen e vet Krajën, çdo krajani ia kujton ato ditët e dasmave të hershme krajane , kur një dasëm e tillë , kur përcillej nusja, ajo ishte e veshur me një veshje “allaturka”. Sot kjo nuk ndodhë në trevën e Krajës. Kjo nuk ndodhë as në diaporë, sepse aty nuk ka ndodhur kur-
KULTURË
rë, por sot në diasporë kjo veshje po ruhet dhe kujtohet edhe më shumë se në vetë Krajën, prej nga rrjedh trashëgimia e saj në diasporë. E gjithë veshje e “nusërisë krajane (allaturka)” është produkt i punëve nga vetë dora e vajzës krajane, pra e punëdorës shtëpiake. Materialet e kësaj veshje kryesisht janë nga mëndafshi dhe pambuku. Dikur, secila shtëpi krajane e kishte tezjehun e vendosur horizontalisht ku endnin gratë për përgaditjen e veshjes së nusërisë krajane. Ato, përpos që endnin, qendisni, qepnin pjesë të kësaj veshje dhe thurnin në grep materialet e nevojshme të sajë. Vashat krajane dinë t’i ruajnë traditat e tyre të pasura, si në kulturë, në fushën shpirtërore, në folklor etj., poashtu edhe në veshjet e tyre, e në veçanti veshjen e “nusërisë krajane (allaturka)”. Ajo gjithmonë është trajtuar si element kryesorë i kulturës shpirtërore e asaj materiale të vashës krajane, gjegjësisht të për-
katësisë etnike të sajë. Kjo veshje ka shumë karakteristika të rëndësishme në përbërjen e sajë, por njëra ndër to është për tu veçuar, mbulesa e kokës “kaferxhiku”, i cili është i punuar nga mëndafshi me ngjyrë të kuqe ose me ngjyrë rozë (bajbakame), i dekoruar dhe në fund të pëlhurës së mëndafshit ka thakë që lëshohen poshtë shpinës së nuses. Në përbërjen e “kaferxhikut” bënë pjesë edhe kapuçi i vogël i cili vendoset mbi kokë dhe ka ngjyrë rozë (bajbakame), ose të kuqe, qe duhet të jetë e kundërta e ngjyrës së “kaferxhikut”. Pastaj, për tu veçuar është edhe vargu i madh me lira ari (teste me florinj), pa të cilat kjo veshje as që mund të paramendohet se do ta mbërrijë vlerën e sajë estetike për nga stolit që ajo përmbanë në kuadrin e vet. Paraqitja e veshjes së nusërisë krajane te bartësja e sajë, bëhej sa më dinjitoze dhe ishte diçka e veçantë, andaj krajanija, konkretisht prindërit
e saj, kompenzonion me vetëdije të plotë, sepse një sakrificë e tillë ekonomike për vajzën e vet (për t’ia përgaditur veshjen e nusërisë), konsiderohej si një gjë tradicionale apo detyrim shpirtëror ndaj fëmisë (vajzës) së vet, gjë së cilës nuk mund t’i shmangësh lehtë. Duke qenë kaqë e shtrenjtë dhe kaqë e çmuar në vlera materiale dhe ato shpirtërore, kjo veshje u bë shenjë e dashur e përkatësisë së vajzës krajane e sidomos atyre që e bartin atë. Mund të themi se ruajtja e kësaj veshje në diasporën krajane, si pasuri shpirtërore e vajzës krajane, si përkatësi etnike të trevës nga rrjedh ajo, veshja e “nusërisë krajane (allaturka)” është një veshje tradicionale që tregon për: relacionet në shoqërinë krajane, për ëndrrat, dëshirat, aspiratat, për të ruajtur traditën e vet, etj., të çdo vajzë krajane që ta ketë dhe ta ruajë si relike të origjinës së sajë, edhe pse sot kjo mund të konsiderohet si e tillë. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
19
KULTURË
Në 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit malazias Radovan Zogoviq (ll)
Poet i filozofisë së q
Vargjet e mrekullueshme baladike nga “Ardhësit - Këngët e Ali Binakut” sot jehojnë jo vetëm me pasojnë dhe dëshmitarë të të cilave do të jemi edhe ne
Qazim Muja
(vijon nga numri i kaluar) Andaj dhe kur sot me kujdes shikojmë jo vetëm polemikat e tij, shënimet dhe kritikat nga ajo kohë, por edhe poezinë, na del e qartë se Radovan Zogoviqin e ka udhëhequr ideja e luftës kundër padrejtësisë njerëzore. Pa çka se nga një qëndrim i tillë do t’i rrezikohej edhe jeta e tij, pa çka se do t’i censurohej edhe e gjithë krijimtaria e tij, pa çka se do të anatemohej emri dhe personaliteti i tij krijues dhe njerëzor, pa çka se për shkak të altruizmit të tij nuk do ta lënë të qetë as pas vdekjes. Një grup i redaktorëve nga Beogradi, i përbërë kryesisht nga shkrimtarë, madje nuk e renditën as në edicionin serb të Enciklopedisë Britanika duke renditur në të me dhjetëra shkrimtarë të malazezëve-serbë të dorës së dytë. Megjithatë, raportin e vrazhdë të pushtetit ndaj Radovan Zogoviqit, siç thotë Ali Binaku i tij i moçëm dhe stoik, më shpejt se ve-
“
20
prën e tij “do ta mbulojë bari bari i gjelbër harrestar sepse në varrin tim të tokës së kripur nga mjerimi dhe urrejtja nuk do të mbijë bari - bari i gjelbër harrestar”. Përkundër të gjitha kundërshtimeve, Zogoviqi deri në vdekje mbrojti të drejtën për të folur dhe për të shkruar ashtu siç edhe mendonte. Për këtë, ashtu si nëpër legjenda, mbahet mend si një person i fuqishëm dhe i pathyeshëm. Urrejtja dhe dashuria janë sistola dhe diastola e poezisë së Zogoviqit, duke u bërë kështu autor i një opusi poetik më dramatik që njeh letërsia e shkruar e shekullit XX në gjuhën malazeze, dramaticiteti i së cilës nuk ka rrjedhur vetëm nga drama ekzistenciale e poetit me të cilën është ushqyer, por edhe nga gjuha e përdorur në të cilën nga të gjitha nivelet ndjehen llojet e ndryshme të fërkimeve, kundërshtimeve, të luftës në mes përbërësve gjuhësorë në të cilën ndërrimi i roleve të sulmuesit dhe mbrojtësit përcaktojnë ritmin e rrëfimit poetik. Do të thosha një element Mekulian apo edhe Migjenian, në një hapësirë tjetër dhe në do rrethana tjera, ku përdorimi i
Fryma e altruizmit human të shembull të Radovan Zogoviqit, për fat të mirë gjeti mbështetje edhe tek një plejadë e shkrimtarëve malazezë edhe në luftën e fundit në hapësirën ish-jugosllave. Emrat si Brkoviqi, Martinoviqi, Peroviqi, Hoxhiqi, Llompari, Asanoviqi, Nikollaidisi e ndonjë tjetër jo vetëm që ruajtën, por edhe u përpoqën të ndërtojnë ura të reja të bashkëjetesës së popujve dhe kulturave në këto hapësira
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
imperativit, si një formë që qëndron më së afërmi me aksionin, mund të konsiderohet si shenjë mbrojtëse në nivelin paradigmatik të kësaj poezie. Imperativi shumë i guximshëm dhe i fuqishëm... që Ibishi, Ibish Nimoni nxënës, mos të qajë: “Mos qaj Ibish, Mos e copëto shpirtin Shtrëngoji dhëmbët Mbaje mend se kush je dhe i kujt je... Syno t’ia dalësh... që knjiga të quhet libër... glava të quhet krye... sloboda të quhet liri... e kështu me radhë...” Vargjet e mrekullueshme baladike nga “Ardhësit - Këngët e Ali Binakut” sot
KULTURË
qëndresës dinjitoze energjinë poetike moderne, por edhe me parafytyrimin dhe paralajmërimin e tragjedive që do të
jehojnë jo vetëm me energjinë poetike moderne, por edhe me parafytyrimin dhe paralajmërimin e tragjedive që do të pasojnë dhe dëshmitarë të të cilave do të jemi edhe ne. Kështu, drama e përgjithshme intelektuale, nacionale dhe morale malazeze gjatë shekullit njëzet, tek Zogoviqi gjen interpretuesin dhe protagonistin më kulminant. Nëse do të donim që më saktësisht të definojmë strategjinë e tij poetike, atëherë do të duhej ta emërojmë si një poet me një aktivizëm të luftëtarit fanatik, të inatosur me jetën, si poet i filozofisë së qëndresës dinjitoze përkundër rrethanave në të cilat jetoi. Fuqia dhe entuziazmi i papenguar i rebelimit të tij rinor as në poezi, as
në ese dhe as në polemika nuk e lëshoi asnjëherë deri në përfundimin e paraqitjeve krijuese. Ishte njëri nga intelektualët e parë malazezë i cili, pavarësisht nga qëndrimet dhe ndryshimet partiake, qysh në rininë e hershme ka ndjerë dhe kuptuar thellë çështjen kombëtare malazeze, andaj edhe për këtë arsye, nga regjimet, i janë ngarkuar edhe mëkatet që kurrë nuk i ka bërë. Andaj mendoj se thelbi i çështjes njerëzore dhe poetike i Zogoviqit mund të përmblidhet me katër vargjet emblematike të vetëpërgjërimit të Pasternakut, duke u nisur nga ajo se as Radovan Zogoviqi kurrë dhe asnjëherë, ashtu si dhe Pasternaku,
nuk hoqi dorë nga “fytyra”, nga fytyra njerëzore dhe poetike, ndërsa edhe poezitë më të vona të kohës së pleqërisë tregojnë se ia doli që deri në fund të “mbetet i gjallë”, edhe shpirtërisht edhe moralisht i gjallë. Në të vërtetë parulla, mbase pak edhe shekspiriane: “të jesh i gjallë dhe kjo është e gjitha”, në dramën jetësore dhe krijuese të Zogoviqit na vjen kryesisht si kundërshtim ndaj vdekjes morale: mos të bëhesh vdekatar më i vdekur se i vdekuri, mos të lejosh që në qenien tënde të vrasin qenien tënde e në trupin tënd të gjallë të jesh kaherë i vdekur. Kjo dhe është ajo vula simbolike me të cilën Radovan Zogoviqi vulos fuqishëm testamentin e lënë pas, mbase edhe si poeti më i madh malazez. Në fund dëshiroj të theksoj se fryma e altruizmit human i shembullit të Radovan Zogoviqit, për fat të mirë gjeti mbështetje edhe tek një plejadë e shkrimtarëve malazezë edhe në luftën e fundit në hapësirën ish-jugosllave. Emrat si Brkoviqi, Martinoviqi, Peroviqi, Hoxhiqi, Llompari, Asanoviqi, Nikollaidisi e ndonjë tjetër jo vetëm që ruajtën, por edhe u përpoqën të ndërtojnë ura të reja të bashkëjetesës së popujve dhe kulturave në këto hapësira. Dhe në fund fare, më lejoni që në emrin tim dhe tuajin të përgëzoj profesorin e nderuar, z. Anton Nikë Berishën për përshtatjen brilante që i ka bërë kësaj vepre madhore të Radovan Zogoviqit. (Fund) (Vështrimi është lexuar në takimin përkujtimor me rastin e 110-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Radovan Zogoviq, të organizuar nga SHAI “Art Club” në Ulqin, më 8 korrik 2017) E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
21
KULTURË
Së shpejti në gjuhën spanjolle, Dritëro Agolli e Rexhep Qosja Jose Carlos Rodrigo Breto, është një studiues spanjoll i cili ka shkruar tezën e tij me rreth 1 mijë faqe rreth Kadaresë. Jose Carlos Rodrigo Breto megjithatë nuk do të ndalet. Në një intervistë për Achtung Mag ai ka treguar se Kadare e ka stimuluar që ai ta eksplorojë më shumë letërsinë shqipe, dhe është njoftuar kësisoj me punët e autorëve të cilët nuk janë të përkthyer në spanjisht dhe në gjuhën kastiliane.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
“Autori që në fakt i afrohet më së shumti gjenialitetit të Ismail Kadaresë është Fatos Kongoli. Nga ky autor rekomandoj librin “Jeta në një kuti shkrepësesh”. Për ta kuptuar Shqipërinë moderne duhet lexuar librat e këtij autori” tregon Jose Carlos Rodrigo Breto. Ai tregon se i pëlqejnë edhe veprat e Bashkim Shehut, Ornela Vorpsit, Mitrush Kutelit, ndërsa thotë se ka autorë shqiptarë të cilët do të duhej të përktheheshin në gjuhën kastiliane,
spanjolle. “Petro Marko, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Esad Mekuli, Helena Kadare, Xhevahir Spahiu, Rexhep Qosja, janë autorë që duhet të përkthehen më shumë, e nëse janë të përkthyer duhet të shpeshtohet kjo lidhje me Shqipërinë me anë të letërsisë. Edhe unë do të angazhohem në përkthime aq sa kam mundësi por edhe letrarët tjerë duhet të veprojnë si unë” tregon më tutje studiuesi spanjoll, ekspert i Kadaresë dhe romaneve të tij.
FOTOGRAFIA E JAVËS
BESIM HAKRAMAJ BOGË
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Botime të reja
Magjepsja nga romani sentimental-historik (Dom Ndoc Nikaj, Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun, Diti&Oli, Ulqin, 2017.) Ditë më parë nga shtypi doli romani “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun”. Është ky botimi i tretë i këtij romani historik, i cili te lexuesi vjen sërish pas 100 vitesh. Ky roman konsiderohet si një ndër romanet e parë të letërsisë shqipe, ndërsa Dom Ndoc Nikaj njihet si nismëtar apo ”baba i prozës gege të shekullit XX”.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Romani “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun” u botua për herë të parë në vitin 1913. Me këtë lloj titulli të dyzuar, emërtues dhe sqarues, autori na rrëfen një ngjarje dashurie, që shkon kundër zakonit të fejesave në moshë të mitur, mjaft të përhapura në atë kohë në malësitë shqiptare. E gjithë kjo dramë ndodh në skenën e
një ngjarjeje historike, siç ishte lufta për mbrojtjen e Ulqinit, pas Kongresit të Berlinit (1878). Sipas recensentëve të librit, dr. Gëzim Pukës dhe Gjovalin Çunit, ”Lexuesi i sotëm do të gjejë vlera në poetikën e romanit të Ndoc Nikajt, aq më shumë në këtë vepër ku Ulqini, qyteti ynë i bukur, ka shërbyer si sfond për një histori dashurie të dy të rinjve. Duke e parë në këtë pikëvështrim simbolik, horizonti i pritjes së lexuesit të sotëm e pranon akoma me endje dhe magjepset nga një roman i tillë i tipit sentimental dhe historik”. Romani është i ribotuar në gjuhën origjinale të autorit, gjë që veprën e bën edhe më interesante për lexuesin e sotëm. Redaktor i librit është Jaho Kollari, recensentë Dr. Gëzim Puka dhe Gjovalin Çuni, botuar nën siglën e Shtëpisë Botuese “Diti&Oli” - Ulqin dhe përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. Dom Ndoc Nikaj ka lindur në Shkodër më 15 qershor 1864. Mësimet fillestare i bëri në Arqipeshkvinë e Shkodrës, në kohën e Karlo Pooten dhe në Seminarin Papnor, të udhëhequr nga etërit jezuitë. Studimet e larta i kreu në Romë, duke u shuguruar për meshtar në vitin 1888. Në vitin 1910 ka hapur shtypshkronjën e parë publike në Shkodër, Shtypshkronja “Nikaj”, në të cilën botohen gazeta, vepra letrare dhe tekste shkollore. Arrestohet më 9 shtator të vitit 1946, me akuzën si pjesëmarrës në Kryengritjen e Postribës dhe dënohet me 5 vjet burg. Për shkak të moshës së thyer vuan dy vjet e gjysmë të dënimit. Vdiq në moshën 87-vjeçare, në vitin (Kohapress) 1951, në Shkodër.
KULTURË
Botime të reja
Qasje e re në studimin e tekstit dramatik (Gëzim Puka, Në kërkim të një drame ndryshe, Diti&Oli, Ulqin, 2017.) Në këtë studim mbi dramën bashkëkohore shqipe, autori interesohet për tekstin dramatik dhe tenton t’i afrohet këtij procesi të evoluimit të kësaj gjinie letrare në letërsinë shqipe, përmes metodës së vëzhgimit të disa teksteve letrare, periodikëve dhe arkivave. Analiza përqendrohet mbi vështirësitë që formohen në brendësi të formës dramatike të disa autorëve që janë marrë si përfaqësues. Pikënisje janë disa tekste të dramave shqipe bashkëkohore, të cilat mbetën jashtë metodës së imponuar të realizmit socialist. Përgjatë zhvillimit të saj historik gjinia dramatike, si një formë apo instrument racional dhe i kontrolluar, ka pësuar disa lloje ndryshimesh. Gjatë viteve ’90, gjinia dramatike ndryshoi kursin nga dramë realiste drejt një drame moderne dhe postmoderne. Tekstet dramatike të Kasëm Trebeshinës, Serafin Fankos, Stefan Çapalikut, Albri Brahushës njohën suksesin në konkurse të ndryshme, por u zvogëlua ndikimi me lexuesin-spektator. Sipas prof. dr. Josif Papagjonit: ”Përmes kësaj monografie i jepet një orientim dhe përmasë e thelluar studimit të tekstit dramatik në një qasje të re, jo aq të prekur nga kritika jonë. Analizohen dhe interpretohen disa autorë interesantë të dramës shqipe, të cilët i bashkon një aspekt i rëndësishëm, ai i tjetërsimit që ka pësuar forma dramatike si e tillë përmes risive në gjuhë, në kodet e ligjërimit dhe ato të komunikimit. Përfundimet e librit janë interesante, hedhin dritë në procese të transformimit të modelit të dramës, duke u bazuar në njohjen e mirë të strukturave të saj të fundme si dhe koncepteve teorike. Vlerën studimit ia rrit, po aq, stili i autorit: thellësi mendimi, këqyrje e argumentit nga
një shumësi pikash, ligjërim teorik i thelluar, ndërthurje e dialektikë kahesh e idesh, strukturë e shkrifët, frazë e përpunuar me shije.” Ky studim ka miratimin e Qendrës për Studime Albanoligjike dhe botohet ekskluzivisht nga Shtëpia Botuese “Diti&Oli” nga Ulqini, me recensentë Prof. dr. Josif Papagjoni dhe Prof. dr. Stefan Çapaliku, redaktorë Prof. as. dr. Vinçens Marku dhe Dr. Erzen Koperaj, ndërsa botimin e mbështeti Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave
në Mal të Zi. Dr. Gëzim Puka është lektor pranë Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai është po ashtu anëtar i Bordit artistik të Bashkisë së Shkodrës. Ka botuar artikuj shkencorë dhe kumtesa në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. (Kohapress)
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
25
MOZAIK
Lamtumirë kolegët e mi, do më mungoni ! Bozho Brajkoviq dhe Igor Sekuliqi ishin sinonim të njerëzve të mirë. Edhe si profesionistë, edhe si kolegë e shokë. Familjet e tyre humbën njerëzit e shtrenjtë të zemrës. Por edhe kolegët e shokët humbën miqtë e tyre të dashur. Lamtumirë kolegë! Lamtumirë o miqtë e mi! Lamtumire o njerëz të mirë! Do më mungoni!
Gjeke Gjonaj
Javën e kaluar u ndanë nga jeta papritmas kolegët dhe miqtë e mi të dashur Bozho Brajkoviq, gazetar dhe Igor Sekuliq, kameraman të
“
26
Televizionit të Malit te Zi, si pasojë e një aksidenti fatal në komunikacion në rrugën rajonale Podgoricë-Kollashinë, në vendin e quajtur Drom-
Për njërin dhe tjetrin kam dhimbje e trishtim. I kam njohur shumë mirë për më se dy dekada përmes shoqërimit, bisedave, punës në terren, redaksi, montazh, studio. Kam shumë kujtime nga puna jonë e përbashkët në radiotelevizion , të cilat kurrë nuk do te harrohen. Jam shoqëruar me ta për shkak se mbi te gjitha ishin njerëz të mirë. Të qetë. Të thjeshtë. Modest. Kolegjialë. Të respektueshëm gjatë punës profesionale dhe në jetën e përditshme. Mburrem qe i njoha dhe që bashkëpunuam e u shoqëruam shumë vite bashkë
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
ira. Lajmi i hidhur për vdekjen e tyre të kobshme më tronditi thellë. Teksa po i shkruaj këto radhë në kompjuter e kam të vështirë. Shumë të vështirë. Sepse është shumë prekëse momenti kur duhet te shkruash për raste te këtilla. Për fatin e tyre të hidhur Bozho e Igori ikën nga kjo jetë. Ikën dhe na lanë përgjithmonë. Nuk jane me ne mesin tone. Na lane dhe u nisen vetem ne rrugen e amshueshme. Jeten e kishin nder. Nderin pune. Nuk dua te besoj se Bozho e Igori iken para kohe nga kjo jete per te mos u kthyer. Për njërin dhe tjetrin kam dhimbje e trishtim. I kam njohur shumë mirë për më se dy dekada përmes shoqërimit, bisedave, punës në terren, redaksi, montazh, studio. Kam shumë
MOZAIK
Bozho Brajkoviq
kujtime nga puna jonë e përbashkët në radiotelevizion , të cilat kurrë nuk do te harrohen. Jam shoqëruar me ta për shkak se mbi te gjitha ishin njerëz të mirë. Të qetë. Të thjeshtë. Modest. Kolegjialë. Të respektueshëm gjatë punës profesionale dhe në jetën e përditshme. Mburrem qe i njoha dhe që bashkëpunuam e u shoqëruam shumë vite bashkë. Bozho Brajkoviqi ishte gazetar i mirë. Shumë produktiv. Punëtor i rrallë. Objektiv e korrekt. Profesionist i vërtetë. Informoi drejt. Saktë dhe korrekt deri ne fund. Ashtu siç ishte edhe ai vet. Veçmas u bë i njohur si redaktor i emisionit për bujqësi “Agrosaznanje”. Ishte njeri paksa i mbyllur në vete. Ai këtë “kulturë” të gazetarit punëtor e heshtak e pose-
donte dhe e mbyllte në vete. Pse jo ? Kur te gjithë e lakmonim kulturën e tij të punës. Ishte një shpirt i ndjeshëm me kulturë. Përherë ishte i buzëqeshur dhe gojëmbël. Igor Sekuliqi punën e tij në Televizionin e Malit të Zi e filloi si tonist. Dhjetëra herë ka qenë pjesë e ekipit tonë në realizimin e emisionit në gjuhën shqipe “Kronika e javës”. Këtij profesioni iu qas me dashuri dhe vullnet të pashoq. Ai me pas ushtroi me shumë sukses detyrën e kameramanit. Me objektivin e kamerës shënoi shumë ngjarje nga pothuaj te gjitha qytetet dhe fshatrat e Malit te Zi. Bozho Brajkoviq dhe Igor Sekuliqi ishin sinonim të njerëzve të mirë. Edhe si profesionist, edhe si
Igor Sekuliq
kolegë e shokë. Familjet e tyre humben njerëzit e shtrenjtë të zemrës. Por edhe kolegët e shokët humben miqtë e tyre të dashur. Lamtumirë kolege! Lamtumirë o miqtë e mi! Lamtumirë o njerëz të mirë! Do më mungoni! Së fundmi dua të shpreh kënaqësinë time të madhe për shpëtimin e jetës së gazetarit Mlladen Gjuretiq, bashkëkolegut dhe bashkudhëtarit të Bozhos dhe Igorit, i cili në momentin e kësaj tragjedie të rëndë ndodhej pranë shoferit dhe mori lëndime të renda trupore. Ditën kur e vizitova në spitalin e Podgoricës , ne Repartin e Ortopedisë, fillimisht nuk e njoha nga plagët. Megjithatë u ndava nga ai i gëzuar kur mësova se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
27
RAJON
Ilir Meta betohet në Parlament dhe merr detyrën e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë
Papunësia, varfëria “armiqtë” e vërtetë “Gjithmonë do t’i shërbej frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit e gjithëpërfshirjes në interes të forcimit të institucioneve e bashkëpunimit ndërinstitucional e sidomos të avancimit të reformave më jetike që e bëjnë Shqipërinë një vend më demokratik, më të qëndrueshëm, më të sigurt e plotësisht evropian”, ka thënë presidenti Meta në fjalimin e tij Tiranë - Në Shqipëri kryetari i ri i shtetit, Ilir Meta, bëri të hënën betimin në Parlament. Pas një ceremonie të thjeshtë, ku u lexua betimi sipas Kushtetutës, Presidenti Meta u angazhua në detyrat e tij përmes një fjalimi, i cili përfshinte respektimin e Kushtetutës, reformat, marrëdhëniet me opozitën dhe rolin e Shqipërisë në rajon. “Gjithmonë do t’i shërbej frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit e gjithëpërfshirjes në interes të
28
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
forcimit të institucioneve e bashkëpunimit ndërinstitucional e sidomos të avancimit të reformave më jetike që e bëjnë Shqipërinë një vend më demokratik, më të qëndrueshëm, më të sigurt e plotësisht evropian”, tha Meta. Ai theksoi se papunësia, varfëria dhe emigracioni shqetësues i rinisë mbeten akoma “armiqtë” e vërtetë. “Reformat e qëndrueshme me rëndësi kombëtare, në funksion të forcimit të institucioneve dhe konsolidimit të
pavarësisë së tyre, nuk mund të jenë produkt vetëm i një mazhorance, por i një sipërmarrjeje kolektive kombëtare, ku roli i opozitës është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm”, tha presidenti Meta. Ai kujtoi se si një vit më parë në parlament u miratuan me konsensus të plotë ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. “Sot angazhohem edhe si President, për të mbështetur zbatimin e drejtë e transparent të kësaj reforme në in-
RAJON
dhe emigracioni, të shqiptarëve teres të forcimit të shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe përmirësimit të klimës së biznesit, aq e domosdoshme për të rritur ekonominë tonë më tej e sidomos për të krijuar vende pune të mirëpaguara për të rinjtë tanë”, tha Meta. Pas betimit në Parlament, një tjetër ceremoni u mbajt në selinë e Presidencës, ku Presidenti Nishani i dorëzoi detyrën Presidentit të ri Meta. Ilir Meta u zgjodh në këtë post më 28 prill duke marrë 87 vota pro dhe dy kundër, në një seancë ku mungonte opozita e cila kishte bojkotuar Parlamentin, ndërsa protestonte duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Meta, 48 vjeç, është ndër politikanët me një karrierë shumë të gjatë. Ai ka mbuluar pozicione të rëndë-
sishme ndër vite duke qenë dy herë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ndërsa në vitin 1999 u bë kryeministër në moshën 30-vjeçare. Në vitin 2004 së bashku me përfaqësues të tjerë socialistë, ai u shkëput nga kjo parti për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke arritur të jetë i vetmi që të imponohet në skenën politike të vendit, me një parti të re, falë lëvizjeve shpeshherë të guximshme. Në vitin 2009 ai befasoi me vendimin për të hyrë në koalicion me Partinë Demokratike. Ndërsa pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2013, ai do të dilte nga qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha, për t’u bashkuar në koalicion me socialistët, duke u rikthyer sërish në pushtet me ta. Por dhe marrëdhëniet me socialistët pësuan një krisje të fortë, pas marrëveshjes që kryeministri Rama arriti me drejtues-
in e opozitës Lulzim Basha, më 18 maj, duke i dhënë fund krizës politike në vend. Kjo marrëveshje u pa si një përpjekje për të reduktuar peshën e LSI-së e cila konsiderohej si një forcë përcaktuese në luftën për kontrollin e shumicës mes PS-së dhe PD-së. Megjithëse dha dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së, Meta u përfshi në fushatën zgjedhore, duke sulmuar me tone të ashpra si socialistët me të cilët vazhdon të ndajë pushtetin, ashtu dhe opozitën e djathtë. LSI-ja mundi të marrë 19 mandate, 6 më shumë se në vitin 2013, duke kaluar në opozitë pas ndarjes me PS-në. Qëndrimet e tij gjatë fushatës kanë ngritur pikëpyetje mbi raportet e ardhshme mes qeverisë socialiste dhe kreut të shtetit. Bashkëshortja e z. Meta, Monika Kryemadhi, u zgjodh pak javë më parë (VoA) në krye të LSI-së. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
29
MOZAIK
Kuvendi i KU të Tuzit zhvilloi seancën e XVIII-të rregullt
Pozita lavdërohet m kritikon zvarritjen e
Tuz- Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit ka mbajtur seancën e 18-të të rregullt në të cilën këshilltarët kanë debatuar dhe në fund kanë miratuar me shumicë votash, propozimin e llogarisë përfundimtare të planit financiar të KU të Tuzit për vitin 2016, informatën mbi aktivitetet për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të bujqësisë, Propozimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi pjesën variabile të pagës, Propozimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të komisionit për përgatitjen e propozimit të simbolit të komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Propozimin e vendimit për ndryshimet e vendimit mbi të ardhurat e funksionarëve lokalë të KU të Tuzit dhe Propozimin e vendimit për ndryshimet e Vendimit mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokalë të KU të Tuzit. Duke folur për llogarinë përfundimtare të planit financiar të KU të Tuzit për vitin 2016 i cili është realizuar në masën e përgjithshme 94.40 përqind, kryetari, Abedin Axhoviq e lavdëroi këtë raport duke thënë se po punohet çdo vit e më shumë në interes të përgjithshëm të qytetarëve, sidomos në dy- tre vitet e fundit. Ai vuri theksin në furnizimin e banorëve me ujë nëpër zonat malore gjatë këtij sezoni, duke thënë se deri më tani janë shpërndarë 250 autobote me ujë. Por këtë e demantoi opozita e cila punën e administratës në këtë drejtim e quajti joefektive, pasi ata u shprehën se shumë amvisëri presin një muaj për një autobot me ujë, duke apeluar te kjo administratë se është domosdoshmëri, që tani e tutje të disponojë me të paktën 2 autobote të ujit në mënyrë që banorët në këtë kohë thatësire, të mos vuajnë mungesën e ujit në këtë kohë të shek. XXI, që uji është kusht elementar për jetën e çdonjërit. Ndërkaq, këshilltari i PDS-së, Ni-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
kollë Gegaj, po ashtu tregoi për bilancin e investimeve, sipas tij, të rëndësishme, duke veçuar investimet në rrjetin e ujësjellësit në zonat fushore të Malësisë por duke mos potencuar ato projekte kapitale që vite me radhë janë bërë lajtmotiv i planeve financiare të kësaj komune e që ende nuk po realizohen, të cilat edhe në këtë seancë ishin në fokus të partive politike shqiptare, të cilat shprehën shqetësimin e tyre për një sërë investimesh kapitale që premtohen çdo vit e që do të ishin të domosdoshme për zhvillimin e përgjithshëm të trevës së Malësisë. Me vendimin mbi Planin financiar të KU të Tuzit për vitin 2016, i cili është miratuar në seancën e KKU të Tuzit, mbajtur më 17 dhjetor 2015 dhe hartuar në përputhje me Vendimin e buxhetit të kryeqytetit, Podgoricë për vitin 2016, janë përcaktuar mjetet e përgjithshme në shumën 2 milionë e 97 mijë e 500 euro, të sistemuara për shpenzimet operative në shumën 642 mijë e 500 euro, shpenzimet kapitale në shumën 1 milion e 385mijë euro dhe për transferta partive politike në shumën 70 mijë euro. Duke diskutuar dhe debatuar rreth informatës mbi aktivitetet për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të bujqësisë, këshilltarja për zhvillimin e bujqësisë dhe ruajtjen e mjedisit në këtë komunë, Ismeta Gjoka, theksoi se sfera e bujqësisë si një ndër degët kryesore të jetës në këtë trevë, është një sistem kompleks dhe i ndërlikuar i cili kërkon trajtim të veçantë, duke thënë se është punuar mjaft mirë e duke paralajmëruar që në vijim do punojë në ndërtimin e strategjive të reja për ta zhvilluar dhe avancuar bujqësinë edhe më shumë në këtë trevë. Ndërkaq, këshilltari i IQ-së Vasel Sinishtaj, ka thënë se është kërkesë e kohës që përfundimisht bujqësia në këtë trevë të avancojë, që fer-
merëve t’u garantohet plasmani i sigurt dhe permanent i produkteve të tyre, të ndërtohen fabrika të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në këtë trevë, në funksion të avancimit të sektorit së bujqësisë dhe zbutjes së problemeve nga më të ndryshmet me të cilat përballën fermerët e kësaj treve vite me radhë.. Në raportin e punës mbi aktivitetet për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të bujqësisë, janë radhitur në mes tjerash edhe problemet të cilat kjo zyrë e bujqësisë në KU të Tuzit i ka evidentuar e me të cilat përballen fermerët, dhe mbi të cilat ka ndikim Ministria e Bujqësisë dhe organet e tjera shtetërore. Në mes të këtyre rekomandimeve, theks të veçantë është vënë në or-
MOZAIK
me punime, opozita e investimeve
ganizimin e prodhuesve bujqësorë në shoqata/kooperativa bujqësore që aktualisht mungon në këtë trevë, problemi i ruajtjes së produkteve bujqësore (mungesa e frigoriferëve), mungesa e infrastrukturës për prodhim siç është mungesa e ujit, në veçanti për zonat malore, problemi i sigurimit shëndetësor , (prodhuesit bujqësorë vazhdimisht paguajnë këtë sigurim për vete dhe për pjesëtarët e familjes edhe kur nuk janë më të aftë për punë), dhe një varg problemesh të tjera që kanë aktualisht fermerët në Malësi. Në këtë seancë është prezantuar edhe formimi i Komisionit për përgatitjen e propozimit të simbolit të komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, në përbërje: Halil Dukoviq, Selman Axhoviq, Amra Turuskov-
iq, Beqir Gjokaj, Vasel Sinishtaj, Gjergj Camaj, Elvisa Rexhematoviq, Emin Axhoviq dhe Ivan Ivanaj, të cilët do të obligohen që të shpallin konkurs për hartimin e simbolit të komunës së Tuzit, të cilët pas procedurës së zbatuar do të deklarohen mbi zgjedhjet e propozuara, përkatësisht të zgjedhin projektin ideor të simbolit të komunës, jo më vonë se brenda afatit 60 ditor nga dita e shpalljes së konkursit. Sipas raportit lidhur me këtë çështje, arsyet për marrjen e këtij vendimi, bazohen në nevojën e përcaktimit të simbolit të komunës së Tuzit në përputhje me Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale, me të cilin është përcaktuar që komuna mund të ketë stemën dhe flamurin (simbolet), ndërsa forma dhe përmbajtja e simbolit, rreg-
ullohet me statutin e komunës. “Në dispozitat e statutit me të cilat përcaktohet forma dhe përmbajtja e simbolit dhe stemës, pëlqimin e jep Qeveria e Malit të Zi. Meqenëse është në fazë të hartimit Propozimi i statutit të komunës së Tuzit, kemi vlerësuar të arsyeshme që të emërojmë komisionin i cili do të shpallë konkurs për hartimin e simbolit të komunës së Tuzit si dhe të bëjë zgjedhjen ideore të simbolit të kësaj komune”, thuhet në këtë raport. Në të njëjtën kohë, këshilltari i LD në MZ, dega e Malësisë, Nikollë Camaj, i ka bërë thirrje këtij komisioni që të jetë i kujdesshëm në zgjedhjen e kësaj çështjeje, duke thënë se përcaktimi për simbolin e komunës është diçka që s’mund të ndërrohet përditë dhe nuk duhet të vihet në shërbim të politikës ditore. “Duhet punuar në atë drejtim që nesër të kemi një simbol ku do të përfshihet e kaluara jonë e bujshme, e sotmja dhe e ardhmja. Komisioni duhet të punojë duke pasur parasysh se heraldika nuk ka të bëjë me politikën ditore, s’ ka të bëjë me përfitime të subjekteve politike të cilitdo qoftë ai. Duhet ditur se kjo trevë është e mbushur me plot shembuj të burrërisë, rezistencës, qëndrimit dhe të gjitha virtyteve që karakterizuan paraardhësit tonë ndër shekuj në këto treva. Duhet të dini se kjo trevë ka pasuri, resurse të veçanta natyrore ku ne duhet ta gjejmë veten aty. Duhet të jemi të kujdesshëm që simbolika e qytetit, të jetë diçka që duhet t’u rezistojë politikave dhe shekujve”, theksoi Camaj. Si pikë e veçantë e këtij rëndi të ditës është përfshirë dhe ajo që ka të bëjë me çështjen e shitjes së truallit “Bregu i bukur” në Dinoshë e cila me shumicë votash u miratua si iniciativë për t’iu dërgua Qeverisë së Malit të Zi me kërkesë për ta ndaluar, sipas tyre, tjetërsimin e këtij trualli. t. u E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
32
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
MARKETING
MALI I ZI Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në përputhje me Rregulloren për procedurën dhe mënyrën e zbatimit të debatit publik për përgatitjen e ligjeve («Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, Nr 12/12), organizon debat publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare dhe dërgon
FTESË PUBLIKE qytetarëve, institucioneve profesionale dhe akademike, organeve qeveritare, Kryeqytetit, dhe komunave, shoqatave profesionale, partitve politike, sindikatave, këshillave të pakicave, komuniteteve fetare, OJQ-ve, mediave dhe organizatave të tjera të interesuara, komuniteteve dhe individëve që të marrin pjesë dhe të angazhohen në debate publike për Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Komentet dhe sugjerimet mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare mund t’i dërgoni në adresën;Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Rimski trg 46, 81000 Podgoricë, fax Rimski trg 46, 81000 Podgoricë, Fax: 020/234 -198, ose e-mail adresa: leon.gjokaj@mmp.gov.me. Konsultimi publik do të jetë i hapur nga data 10 korrik 2017 deri më 04 shtator 2017. Programi për debatin publik; 10. korrik 2017 (e hënë): Publikimi i ftesës për qytetarët e Malit të Zi për t’u angazhuar në debatin publik për Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare në faqen e internetit të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave: www.mmp.gov. me dhe portal E-uprave. (Afati për propozime dhe sugjerime është 20 ditë nga publikimi i kësaj ftese);
11. korrik 2017 (e martë): Publikimi i Ftesës Publike në të përditshmen “Pobjeda”,Botimi i tekstit të Projektligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, në numër te plotë të kësaj gazete. 17. korrik 2017 (e hënë): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Ulqin, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 19 korrik 2017 (e mërkurë): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Tivat, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 21. korrik 2017 (e premte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Rozhajë, në sallën e Komunës, në orën 11.00; 27. korrik 2017 (e enjte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Tuz, në sallën e KU të Tuzit, duke filluar në orën 10.00; 28. korrik 2017 (e premte): organizimi i tryezës së rrumbullakët në Podgoricë, në sallën plenare ,në ndërtesën e vjetër të Qeverisë, duke filluar në orën 10.00; 04.shtator 2017, përfundon Debati publik mbi Projektligjin. Në perudhën prej 10 ditëve nga skadimi i afatit për mbajtjen e Debatit publik ne Web faqen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe E-uprava publikohet Raporti nga Debati publik. Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare mund ta shkarkoni ne Web faqen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave www.mmp.gov.me. E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
33
SPORT
34
Javore KOHA
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
SPORT
Femrat e Formula 1
Era e tyre po vjen
Ndonëse pak a shumë ekziston pajtueshmëri se mundësia e drejtimit të formula 1 dhe eventualisht përfshirjes së femrave në gara është e vogël në periudhën e ardhshme, tashmë pothuajse të gjithë besojnë në rritjen e rolit të femrave në këtë sport Historia e femrave në Formula 1 është e shkurtër. Me dekada ka qenë sport i meshkujve, me vetëm pak femra në role të rëndësishme apo në timon. Vetëm gjashtë femra kanë drejtuar një bolid gjatë fundjavave të garave dhe nga ato vetëm dy kanë garuar në një garë, me italianen Lella Lombardi të fundit që e ka bërë këtë, shkruan NYT. Ka më tepër se 40 vjet që kur Lombardi garoi në një garë të F1. Por, jashtë bolidit, gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Monisha Kaltenborn është bërë femra e parë drejtuese e një skuadre, duke udhëhequr skuderinë e Sauberit. Ndonëse ajo dha dorëheqjen muajin e kaluar, prapa saj është një gjeneratë e femrave të talentuara që po
ngrihet. Claire Williams është zëvendësshefe e skuderisë Williams, Ruth Buscombe është inxhiniere strategjike e Sauberit, Bernadette Collins ka rol të ngjashëm te Sahara Force India dhe Marga Torres Diez është inxhiniere e motorit, duke punuar në motorët e prodhuar nga skuderia kampione Mercedes. E gjithë kjo është tregues se era e femrave në Formula 1 po vjen. Ndonëse pak a shumë ekziston pajtueshmëri se mundësia e drejtimit të formula 1 dhe eventualisht përfshirjes së femrave në gara është e vogël në periudhën e ardhshme, tashmë pothuajse të gjithë besojnë në rritjen e rolit të femrave në këtë sport.
Shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka thënë se shoferet “fizikisht nuk do të ishin në gjendje ta pilotonin një formula me shpejtësi të madhe”, duke mohuar kështu mundësinë e përfshirjes së tyre në këto gara. Duke folur me biznesmenin Sir Martin Sorrell, britaniku 87-vjeçar nuk mendon se femrat do të merreshin seriozisht në këtë sport. Por është i mendimit se në të ardhmen femrat do të marrin pozitat e shefeve ekzekutive në Formula 1. “Femrat janë më kompetente dhe nuk kanë ego të madhe”, ka thënë Ecclestone, i cili ka thënë se femrat në të ardhmen do ta drejtojnë F1.
(KohaNet/Kohapress)
E ENJTE, 27 KORRIK 2017
Javore KOHA
35
KOHA Javore Sfidat ndaj KJa O vorH e A pushtetarëve
e A KJaO vorH Krijimi i hapësirës H e rbAashkët avorpë KJO së re
Podgoricë e enjte, 19 janar 2017 Viti XVl Numër 748 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 26 janar 2017 Viti XVl Numër 749 Çmimi
Podgoricë e enjte, 23 shkurt 2017 Viti XVl Numër
0,50
amoralë
Podgoricë e enjte, 2 mars 2017
753 Çmimi 0,50
Viti XVl Numër 754 Çmimi 0,50
kulturore shqipta
KOHA Javore
KOH Javore A
KOH Javore A KOH Javore A Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër
745 Çmimi 0,50
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
Mësuesit e harruar
Podgoricë e enjte, 27 korrik 2017 Viti XVl Numër 774 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve
APATIA politike
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Qençe nuk jetohet ma
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
ISSN 1800-5696
e luftës viktimat
Kadare meriton Nobelin!
6965-00
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
që nderoi Manifestim
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
81 NSSI
ve ulqinakë ar e mungu e dëshirë het ma - një jeito Teatr nuk 81 NSSI
6965-00
Në udhëkryq
Qençe
Rëndësia e mbështetjes së nismave me ide të reja
SHQIPTARË
e A vorH KJaO e A vorH KJaO Numër 743
Çmimi 0,50
Numër 744
Çmimi 0,50
Nato mbetet gurthemeli i mbrojtjes së vlerave perëndimore
” ve perëndimore “Moonlightvlera themeli i mbrojtjes së triumfon në Oscars Nato mbetet gur-
KJO avorH e A KJO avorH e A Osca Podgoricë
Podgoricë
e enjte, 8
dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi
e enjte, 15
dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi
0,50
rs triumfon në
0,50
“Moonlight” Qençe nu Teat jeri - nj hëet m k dështo a mun irë e SHQIPTARËT
E 1001 HALLEVE
guar e ulqina këve ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Në udhëkry
Manifes tim që nderoi 6965-0081 NSSI
q
Shkodra qyteti më, joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
viktimat e luftës
Komedia mjerimit e
jetohet ma Qen ulqin akëvçe nuk
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
6965-0081 NSSI
ISSN 1800-5696
mjerimit Komedia e
e munguar e dëshirë e Teatri - një SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
6965-0081 NSSI
Veshjet e nusërisë me elemente dinjitoze
Burokraci
2016 Viti XV
shënuar progres Kosova ka Kaosi urbanistik, Durmishi: apo dalldia e ndërtimeve pa leje
ndërtimeve pa leje apo dalldia e Kaosi urbanistik,
6965-0081 NSSI
1 NSSI
6965-008
mbiem it të sllavizim e Dukuria
enjte, 15 dhjetor
Durmishi: Kosova ka shënuar progres
Zjarrvëniet e qëllimshme rave Halili njohur Merita n e më këngëtarë kluzive Intervistë eks
itinerar Treni pa
2016 Viti XV
6965-0081 NSSI
Intervistë ekskluzive më këngëtarën e njohur Merita Halili
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
origjinale e kulturës Fosilizimi
Treni pa itinerar
enjte, 8 dhjetor
Podgoricë e
Fosilizimi e kulturës origjinale
të reja ide nismave me së jes tet ësh mb Rëndësia e
T E 1001 HALLEVE
Podgoricë e
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Dukuria e sllavizimit të mbiemrave
shmangur Ftohtë duhet Lufta e
Nobelin! meriton Kadare
politike APATIA
6965-0081 NSSI
amoralrëëve e lthuraorrersh uqiaptr are pushtettandaj qëllimshme sku ë p ë rb a a d fi S ë i uesshitkët rijims Zjarrvëniet e KM
e A avorH KJO e A avorH KJO ARSIM Podgo ricë e enjte,
19 janar 2017
JavoreHA KO JavoreHA KO
dinjitoze elemente nusërisë me Veshjet e
Burokraci
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor
2016 Viti XV Numër 743
2016 Viti XV Numër 744
Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor
Podgo ricë e enjte,
26 janar 2017
Viti XVl Numër
SOCIALE
HISTORI VËSHTIME & OPINIONE
PORTRET PANORAMË SOCIALE
KULTURË PORTRET
SOCIALE PANORAMË INTERVISTË
Podgoricë e enjte, 2 mars
PORTRET SOCIALE
PANORAMË INTERVISTË
TEKNOLOGJI
SPORT
MOZAIK
2017 Viti XVl Numër 754
PANORAMË
MOZAIK
ARSIM
KULTURË
VËSHTIME & OPINIONE
KULTURË TEKNOLOGJI
SPORT
VËSHTIME & OPINIONE
ARSIM
TEKNOLOGJI
TEKNOLOGJI
KULTURË
MOZAIK INTERVISTË INTERVISTË
Podgoricë e enjte, 27 korrik 2017 Viti XVl Numër 774 Çmimi 0,50
TEKNOLOGJI
PANORAMË
SPORT
VJET ME JU www.kohajavore.org
ARSIM
2017 Viti XVl Numër 753
Çmimi 0,50
Çmimi 0,50
KULTURË SHKENCË PANORAMË VËSHTIME & OPINIONE
Javore KOHA
TEKNOLOGJI
VËSHTIME & OPINIONE
Çmimi 0,50
KJO avoreHA KJO avoreHA ARSIM Podgoricë e enjte, 23 shkurt
749 Çmim i 0,50
SPORT
SOCIALE
PANORAMË
2016 Viti XV Numër 745
i hapësirës
748 Çmim i 0,50
15
Viti XVl Numër
JavoreHA KO
Çmimi 0,50
KOHA Javore