Koha 775

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 3 gusht 2017 Viti XVl Numër 775 Çmimi 0,50

Siguria në rajon, temë e Samitit të liderëve të rajonit ISSN 1800-5696

Martir i kishës dhe i kombit

Manifestim kulturor i nivelit ndërkombëtar


PËRMBAJTJE

5

10

Fillimi i punimeve pas sezonit turistik?!

Buzëqeshje kosovarësh në rrugën e plazhit, Durrës!

Thyerja e miteve për planet ruse në Ballkan

Tërësia e elementeve që përbën historinë

8

14

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017


PËRMBAJTJE

16

Ende ruhet tradita e moçme e drugdhendjes dhe artit të përpunimit të drurit 20

Visar i trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore

Mungesa e institucioneve kulturore, 28 “ndëshkim” për gjeneratën e re

Vazhdim i rrugëtimit

30

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 3 gusht 2017 Viti XVl Numër 775 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve Siguria në rajon, ulqinaka r e temë e Samitit të mungu ë e dëshir nhjëet liderëve ma të rajonit o t i tr je a e T

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Martir i kishës dhe i kombit

Manifestim kulturor i nivelit ndërkombëtar

kombit kishës dhe i Martir i

ndërkombëtar kulturor i nivelit Manifestim

liderëve të rajonit temë e Samitit të Siguria në rajon,

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, vizitoi Malin e Zi

Siguria në rajon, temë e Samitit të liderëve të rajonit Podgoricë – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen, ka qëndruar gjatë kësaj jave në vizitë dyditore në Mal të Zi. Ai është pritur nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili ka shtruar të martën mbrëma darkë solemne për zëvendëspresidentin Pence, ku kanë marrë pjesë dhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq. Takimi zyrtar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan dhe kryeministrit malazias është zhvilluar të mërkurën, kur është zhvilluar edhe Samiti i lid-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

erëve të vendeve të rajonit në kuadër të Kartës Amerikane të Adriatikut. Siguria në rajon ka qenë pjesë e këtij samiti, ku kanë marrë pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Zëvendëspresidenti Pence ka takuar liderët e vendeve të rajonit. Kroacia, Bosnja e Hercegovina,

Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare të Kartës së Adriatikut, përderisa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit. Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s. Autoritetet e Malit të Zi e kanë cilësuar vizitën e Mike Pence si historike dhe shumë të rëndësishme për këtë vend dhe për orientimin pro-perëndimor të shtetit malazias. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Ministria e Transportit dhe Detarisë premton sërish ndërtimin e segmentit rrugor Krythë-Ulqin

Fillimi i punimeve pas sezonit turistik?! janë varur prej tyre, por për shkak të procedurave të tenderit. “Procedura e zgjedhjes së kryesit të punimeve është inicuar disa herë, por nuk është çuar deri në fund. Me vendim të Komisionit shtetëror, vendimi mbi zgjedhjen e kryesit të punimeve është përfundimtar dhe kontrata duhet të nënshkruhet deri më 10 gusht. Deri atëherë, kompania e përzgjedhur duhet të sjellë dokumentacionin origjinal të tenderit dhe garancinë bankare”, është shprehur Zhivkoviq. Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Krythë-Ulqin pritet t’i kryejë firma Gradnja promet, e cila është shpallur fituese në tenderin e fundit. Më parë, për shkaqe të ndryshme, kanë dështuar disa tenderë për ndër-

timin e këtij segmenti. Vlera e punimeve për ndërtimin e segmentit Krythë-Ulqin vlerësohet 9 milionë euro dhe paratë janë siguruar nëpërmjet kredisë së Bankës Evropiane për Investim. Segmenti rrugor Ulqin – Sukubinë konsiderohet një prej rrugëve me trafik të rënduar, sidomos gjatë sezonit të verës, kur edhe numri i automjeteve që kalojnë nëpër këtë rrugë dhe vendkalimin kufitar Sukubinë – Muriqan rritet ndjeshëm. Aksi rrugor nga Sukubina deri në Krythë është ndërtuar para disa vitesh, ndërsa vazhdimi i rikonstruktimit të saj nga Krytha deri në Ulqin ka disa vjet që premtohet, por deri tani punimet nuk kanë filluar. (Kohapress)

Foto: KOHA

Ulqin – Ministria e Transportit dhe Detarisë ka premtuar sërish se ndërtimi i segmentit rrugor Krythë-Ulqin, me gjatësi prej 13.5 kilometra, pjesë e rrugës Ulqin – Sukubinë, do të fillojë pas përfundimit të sezonit turistik. Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, sekretarja e Ministrisë së Transportit dhe Detarisë, Angelina Zhivkoviq, ka thënë se deri më 10 gusht pritet që të nënshkruhet kontrata me kryesin e punimeve. Ajo ka sqaruar se Ministria e Transportit dhe Detarisë, gjegjësisht Drejtoria për Komunikacion, ka filluar aktivitetet për ndërtimin e këtij segmenti në vitin 2014, por ndërkohë kanë hasur në disa probleme që nuk

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Liria ekonomik i një shoqërie t

Instituti i Lirisë Ekonomike pranë Fondacionit Heritage në Uashington, botoi këtë muaj Indeksin e Lirisë vjetor që mat nivelin e lirisë ekonomike në të gjitha vendet e botës. Indeksi bazohet në parimin, pak a përmbledhur në veprën e tij klasike Pasuria e Kombeve, “Se institucionet kryesore, të cilat mbrojnë lirinë sigurojnë begati më të mëdha edhe për mbarë shoqërinë.”

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Raporti i “Fondacionit Heritage” mbi lirinë ekonomike në botë për vitin 2017, nënvijon pikërisht këtë fakt se vendet ku tregtarët dhe sipërmarrësit janë të lirë që me krijimtarinë dhe aftësitë e tyre t’u ofrojnë njerëzve prodhimet dhe shërbimet të cilat ata i duan dhe për të cilat kanë nevojë, shënojnë një rritje shumë më të mirë ekonomike në krahasim me vendet të cilat janë tepër autoritare, kufizuese ose shkelëse të lirisë ekonomike dhe lirive bazë të njeriut, në përgjithësi. Raporti vjetor sjell shumë shembuj, ku vendet me lirinë më të madhe ekonomike kanë shënuar edhe suksese të mëdha dhe dinamike në sigurimin e begatisë -- si për individët ashtu edhe për shoqëritë e ndryshme të cilat gëzojnë lirinë ekonomike dhe liritë e tjera bazë të njeriut. Ndër 10 vendet me më shumë liri ekonomike, sipas raportit të “Fondacionit Heritage”, për vitin 2017 janë Hong Kongu, Singapori, Zelanda e Re, Zvicra, Australia, Estonia, Kanadaja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irlanda dhe Kili. Shqipëria radhitet në vendin e 65-të,

6

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

ndërsa Kosova në vendin e 46-të të listës për lirinë ekonomike, ku përfshihen180 vende të botës, të renditura në indeksin e lirisë ekonomike të “Fondacionit Heritage”, për këtë vit. Në profilin e raportit mbi Shqipërinë vihet në dukje se Shqipëria është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është anëtare e NATO-s dhe kontribuese në misionin e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan dhe shënon se, një marrëveshje për Partneritet Strategjik me Shtetet e Bashkuara, ka për qëllim rritjen e bashkpunimit, përfshirë përmirësimin në fushën e sistemit të drejtësisë dhe atij gjyqësor. Në raport thuhet gjithashtu, se tranzicioni drejt një sistemi ekonomik më të lirë është mundësuar 10-vitet e fundit nga një ristrukturim i dukshëm në vend, ndërkohë që Shqipëria po ecën në rrugën e një rimkëmbjeje graduale ekonomike, përballë disa kushteve sfiduese të jashtme dhe të brendshme. Por, megjithkëtë, autorët e raportit theksojnë se Shqipëria ka nevojë për “Më shumë reforma ekonomike, në qoftë se dëshiron të sigurojë rritjen e lirisë ekonomike, ashtu që të realizojë një zhvillim ekonomik më të fortë e më të qendrueshëm.” Thuhet mëtej se, “Në Shqipëri sistemi ligjor mbetet e paefektshëm dhe viktimë e ndërhyrjeve politike, ndërkohë që korrupsioni është tepër i përhapur në të gjithë sektorët e shoqërisë.” Në profilin mbi Shqipërinë, karakterizohet projektimi i legjislacionit mbi pronat si një ndër-

marrje copa-copa dhe aspak i bashkrenduar mirë dhe shton se ndonëse gjykatat, sipas kushtetutës janë të pavarura, ato mbeten subjekt presionesh politike dhe frikësimesh. Në Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë mbi Shqipërinë, përmendet, ndër të tjera, edhe ligji i vitit 2015 i cili ndalon të dënuarit për krime që të mbajnë detyra të larta në sektorin publik shtetëror e qeveritar, por thuhet se megjithë këtë ligj, “Administrata publike vazhdon të jetë e paefektshme, e paaftë dhe e prekur nga një korrupsion i gjithanshëm.” Ndërkaq, në profilin e raportit mbi Kosovën thuhet se tranzicioni i shtetit më të ri në Evropë, “Drejt një ekonomie më të hapur dhe të bazuar në ligjet e tregut, vazhdon të shkojë përpara me një ritëm në rritje e sipër të lirisë ekonomike”. Raporti thekson se megjithë atmosferën sfiduese të zhvillimeve ekonomike në rajon, Kosova edhe pse me një ekonomi pa dalje në det -- në krahasim me fqinjtë -- ka shënuar çdo vit, ç’prej shpalljes së pavarësisë, rritje të lirisë ekonomike. Por, megjithë përparimin e dukshëm në modernizimin e kornizave ligjore dhe hapjes së ekonomisë ndaj tregtisë botërore, raporti në fjalë shënon se, Kosova përballet “Me mungesa dhe pengesa të vazhdueshme institucionale dhe strukturore që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe me moszbatimin e ligjit”. Këto sipas raportit, “Po ngadalsojnë rritjen dhe konkur-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ke është çelësi të begatë

Ekonomike në Botë të vitit 2017 për 180-shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Është ky një indeks a shumë të ngjashëm me atë të Adam Smith-it, ekonomistit dhe filozofit skocez të shekullit XVII, 17 të ë e individit për të ndjekur dhe për të realizuar interesat e veta ekonomike, rrjedhimisht dhe njëkohësisht rencën ekonomike në treg, duke kufizuar kështu forcimin e një sektori më të fortë privat”, në atë vend. Ashtu si kurse në rastin e Shqipërisë, raporti thotë se gjykatat, sipas kushtetutës janë të pavarura në Kosovë, por në praktikë nuk janë të tilla dhe influencohen nga politika. Korrupsioni mbetet një problem i madh edhe për Kosovën, thuhet në raport. Shtetet e Bashkuara janë në vendin e 17-të indeksit për nga liria ekonomike, pas Estonisë, që duhet përmendur se është një shtet që ishte dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, por që ka miratuar dhe tani zbaton një politikë që ka për qëllim promovimin e lirisë dhe të rritjes ekonomike në vend. Raporti mbi Shtetet e Bashkuara kritikon atë që cilëson si, ”Agjendën e interesave të veçanta politike të viteve të fundit në Uashington”, politikë e cila ka kufizuar shumë lirinë ekonomike për amerikanët e thjeshtë, si individë dhe si sipërmarrës, thekson raporti. Autorët e Indeksit të Lirisë Ekonomike në botë të “Fondacionit Heritage” mbeten skeptikë nëse Kongresi dhe administrata Tramp do të mund të miratojnë politika dhe reforma ekonomike gjatë vitit të parë të administratës së re, ndërkohë që nënvijohet se disa shtete të tjera, megjithë mungesën, historikisht, të lirisë ekonomike dhe lirive bazë, siç janë shtetet – si Gjorgjia dhe Letonia -- që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, kanë shënuar përparim dhe suksese

të dukshme në fushën ekonomike. Në parathënjen e raportit, autorët Terry Miller dhe Anthony B. Kim thonë se në shumë vende, përparimi në fushën e lirisë ekonomike, pasqyrohet drejtpërdrejt në zhvillimet e suksesshme dhe të dukshme ekonomike të atyre vendeve dhe mund të shihet edhe në një jetë më të mirë e më të begatë për popujt e vet. Por, në parathënie të raportit thuhet se mbi të gjitha, “Shpirti njerëzor është burimi i vërtetë i begatisë ekonomike”. Indeksi i Lirisë Ekonomike në botë radhitë gjithashtu vendet të cilat kanë nevojë për një liri më të madhe ekonomike dhe liri të tjera bazë, në qoftë se dëshirojnë zhvillim më të dukshëm ekonomik dhe begati më të madhe për popujt e vet, duke i radhitur në këtë kategori në fund të listës së shteteve të Indeksit të “Fondacionit Heritage”, e që konsiderohen vende pa liri ekonomike, Korenë e Veriut, Venezuelën dhe Kubën. Nga përvoja e tyre -- ndërkohë që për përpilimin e këtij raporti dhe indeksi kanë studiuar ekonomitë dhe lirinë ekonomike në 180-vende të botës -autorët e raportit theksojnë se është e qartë se nuk ekziston një politikë e njëjtë lirie dhe zhvillimi ekonomik njësoj për të gjithë. Ata nënvijojnë se secili vend duhet të gjejë vetë rrugën e rritjes dhe të zhvillimit ekonomik, bazuar në kulturën, historinë dhe kushtet historike dhe gjeografike nën të cilat gjendet vendi. Por, përgjithësisht,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

autorët e këtij raporti kanë zbuluar se vendet të cilat gëzojnë një liri më të madhe ekonomike, në krahasim me të tjerët, përparojnë më shumë dhe më shpejt, sepse ato shfrytëzojnë njohuritë dhe aftësitë e të gjithë personave në shoqëritë e tyre, pa dallim. Por në fund të fundit, siç shkruan edhe “Presidenti i Fondacionit Heritage”, Jim Demint në parathënien e raportit, gjëja që ka më rëndësi se çdo gjë tjetër – është se zgjidhjet e problemeve të mëdha politike dhe ekonomike me të cilat përballen sot vendet e ndryshme dhe bota në përgjithësi – me siguri do të rrjedhin dhe do të realizohen, jo nga qeveritë dhe udhëheqës autoritarë --por nga individë, të cilët sipas Milton e Rose Friedman – janë të lirë të vendosin vetë fatin e tyre. Sepse në mungesë të lirive bazë të njeriut, përfshirë lirinë ekonomike, dikush tjetër, si qeveria, shteti ose udhëheqësi autoritar do të vendoste dhe do të ushtronte kontrollin e plotë mbi aktivitetet ekonomike të individit. Një qeveri e mirë dhe një udhëheqje politike legjitime nuk kufizon lirinë ekonomike as liritë e tjera bazë të njeriut, pasi duke mohuar dhe kufizuar ndër të tjera, lirinë ekonomike -- siç vihet në dukje në raportin vjetor të “Fondacionit Heritage” -- kufizohet dhe pengohet gjithashtu edhe begatia dhe mirëqenja ekonomike për të gjithë. Liria ekonomike është pra çelësi për krijimin e një shoqërie të shëndetshme dhe të begatë. E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Buzëqeshje kos rrugën e plazhit Artan Fuga

E njoh psikologjinë e njeriut që vjen për punë ose pushime larg vendlindjes së tij. Qoftë edhe kur vjen kosovari në vend të tij në territorin e Shqipërisë. Psikologjia e njeriut nuk shfaqet te fjalët, por te gjuha e trupit. Te lëvizja. Kur eci me veturë rrugës së plazhit

8

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

bëj kujdes që sidomos individëve burrë a grua, që kalojnë tej e tej, t’u le rrugën. T’i respektoj. Ndaloj dhe sipas rregullit të kortezisë ua bëj me dorë: Lutem kaloni! Pastaj u shoh fytyrën dhe ecjen. Fytyra u ndriçon nga gëzimi dhe buzëqeshja u kap buzët. Kok ulur, ecin me hap të shpejtë sikur të duan mos të më vonojnë duke pritur. Pse nxitoni? Se mos kam ndonjë punë urgjente unë? Ndonëse është e drejta e tyre të kalojnë dhe detyra im të pres! Nuk janë të gëzuar se kalojnë shpejt, jo, kanë kohë boll, por sepse ndi-

hen si të respektuar nga dikush me targa Shqipërie në Shqipëri. Atje ku ne të këtejshmit bëjmë pak si gjela pulastreni a thua se e kemi me tapi tokën, detin, rërën, diellin. Nga ai gëzim, ndjej se ata të urtët ndihen pak si të ndrydhur në plazhet tona. Ndryshe, ai gjest nuk kishte se përse t’u bënte përshtypje. Hajdeni kosovarë në plazhet tona! Janë edhe tuajat! Sa mijëra shqiptarë lahen e shpëlahen në plazhet e Greqisë, Italisë, e ju duhet të marrkeni leje për të ardhur në këto plazhet tona naive dhe paksa idiote ! Hajdeni për çfarë të doni dhe mos

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Nuk janë të gëzuar se kalojnë shpejt, jo, kanë kohë boll, por sepse ndihen si të respektuar nga dikush me targa Shqipërie në Shqipëri. Atje ku ne të këtejshmit bëjmë pak si gjela pulastreni a thua se e kemi me tapi tokën, detin, rërën, diellin

sovarësh në t, Durrës! Foto: KOHA

pyesni fare për ne budallenjtë dhe kokëtrashët! . Për patriotizëm, për t’u nxirë, për t’u dalldisur pas qejfit të klubeve të striptizës, këndoni këngët tuaja, lahuni me rroba, me bikini, me brekushe, sipas qejfit. Notoni, pllaqurisuni, vraponi, luani me top, hajdeni për seks, për çmime më të mira, për patriotizëm, kozmopolitizëm, a për komunizëm. Si ta keni qefin. Deti Adriatik dhe Jonian na bashkon ju me ne, ne me ju, ne dhe ju me peshqit, gaforret, kandilat e detit, me hënën që reflektohet mbi dallgë në muzg.

Hajdeni dhe hani çfarë të keni qejf, pula, këmbë bretkosash, pispili, sufflaqe, shli, sardele, ton, djathë, akullore stratçateli, bëni byreqet tuaja a hani byrek durrsak, bakllava Sulltan a torta me petë, pica Erdogan a qofte te pista Vitamin Aga. Hajdeni e mos pyesni se ne nuk jemi ata që mund t’u ftojmë ju! Nuk është prona jonë asgjë që i takon natyrës. Dhe bëni kujdes kur ne ju kthejmë kusurin, se ju vjedhim ne, mos u mërzisni që parkojmë keq se veturave nuk dimë t’u hipim ne, nuk mbjellim lule, plehra gjithandej, madje na falni se shpesh nga që nuk dimë mirë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shqip dhe nuk kuptojmë kur ju flisni shqipen e bukur dhe jo atë të katundit tonë. Madje edhe kur ca si unë u hapin udhën, as mos e kuptoni si nder, por si një të drejtë tuajën. Kaloni kosovarë! Kaloni çamë! Kaloni Kavajas! Kaloni Gjirokastritë! Kaloni tetovarë a çfarë të jeni nga Struga, Ohri, Gostivari! Shyqyr që nuk jemi vetëm! Mos na lini vetëm se jemi depresivë, ne dhe nga vetmia vrasim shpesh edhe veten! Hajdeni dhe ikni për çfarë të doni, kur të doni, sa të doni, ku të doni! Nuk ju uroj mirëseardhjen fare se kush jam unë që të kujtoj se jam te unë dhe ju jeni këtu te mua??? (Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë) E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Thyerja e mite planet ruse në E shitur më lirë nga Serbia Rusisë, në këmbim të përfshirjes së Serbisë në projektin e gazsjellësit “Rrjedha Jugore”, Rusia e ndaloi projektin e gazsjellësit praktikisht pa asnjë paralajmërim në 2014, duke e lënë Serbinë në anën e gabuar të marrëveshjes Marcus Tanner

Një libër i ri hedh një vështrim hulumtues mbi atë që ka në plan Rusia – dhe atë që s’ka në plan – në Evropën Juglindore. Diskutimi se Rusia “është rikthyer” në Ballkan është shndërruar në diçka të zakonshme në diplomaci dhe gazetari – sado i diskutueshëm është fakti nëse Rusia është larguar ndonjëherë që aty. Por, edhe nëse ringjallja e Rusisë në rajon është një fakt, pyetja kryesore është: Çfarë forme po merr kjo dhe me çfarë qëllimi? A “është kthyer” Rusia si sunduese perandorake dhe si një “vend që i prish punë” Perëndit – ose si aleate miqësore dhe kundërpeshë e nevojshme për një BE imponuese? Dallimi është shumë i rëndësishëm. Nëse është e para, Ballkani mund të presë telashe, ndërsa fuqitë e mëdha do të lëkunden dhe do të përballen me njëra-tjetrën në rajon. Nëse është e dyta, vendet e Ballkanit përfitojnë duke i shitur favoret e tyre atij që ofron më shumë. Me Rusinë që diskutohet kaq shumë, hulumtimi me detaje i studiuesit bullgar Dimitar Bechev i aspekteve të shumta të pranisë së ringjallur të Ru-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

sisë – në planin ekonomik, ushtarak dhe diplomatik – është në kohë. Është gjithashtu i matur. Pa e dramatizuar asnjëherë, në librin e tij “Pushtet rival, Rusia në Evropën Juglindore”, Bechev veçon mite të mëdha nga faktet e thjeshta për të realizuar një portret të ekuilibruar të një ish-superfuqie që është tepër e zënë duke kuptuar disa – por jo të gjitha – qëllimet e saj strategjike në pjesën juglindore të Evropës. Siç vëren Bechev, Rusia ka karta serioze për të luajtur në Ballkan. Ku tjetër mund të fitojë ajo duartrokitje kaq të ngrohta me kaq pak përpjekje – vetëm se është e pranishme atje? “Është e vështirë të mohosh se Rusia dhe Putini gëzojnë një mbështetje jashtëzakonisht të madhe në vendet me shumicë ortodokse lindore (Serbi, Bullgari, Greqi, Republika Srpska në Bosnjë dhe pjesa greke e Qipros),” shkruan ai. “Nga Banja Luka deri në Nikosia, liderë partish dhe opinionistë shprehen për bashkëpunim ose edhe bashkim të plotë me Kremlinin.” Megjithatë, duke pranuar se ndjenja pan-ortodokse dhe/ose pan-sllave është një aset i pranueshëm për Kremlinin, Bechev këmbëngul se është më pak e rëndësishme dhe më e thellë nga sa mendojnë shumë njerëz. Lëvdata e madhe e Rusisë për

“vëllezërit” e saj serbë rrallë përkthehet në favore ekonomike, vëren ai, duke cituar fatin e kampionit të gazit dhe naftës të Serbisë, NIS, si një paralajmërim. E shitur më lirë nga Serbia Rusisë, në këmbim të përfshirjes së Serbisë në projektin e gazsjellësit “Rrjedha Jugore”, Rusia e ndaloi projektin e gazsjellësit praktikisht pa asnjë paralajmërim në 2014, duke e lënë Serbinë në anën e gabuar të marrëveshjes. Ai shton se Greqia mori të njëjtin trajtim. Shoqëria greke është një tjetër shoqëri instinktivisht pro-ruse, vë në dukje ai, dhe partia e majtë e Syrizës ishte tepër pro-Kremlin në opozitë, duke e kritikuar ashpër Ukrainën “fashiste” dhe madje duke përshëndetur marrjen e Krimesë nga Rusia. Por kur lideri i ri i Greqisë, Alex Tsipras, u shfaq në mënyrë dramatike në Moskë me tasin e tij të lypjes, duke shpresuar se Rusia do të mblidhte para për të bërë të mundur që Greqia të sfidonte kushtet e ashpra të shpëtimit të Perëndimit, Putini ktheu shpinën pa u treguar i gatshëm ta mbështeste. Tsipras u detyrua të tërhiqej i poshtëruar, duke u kthyer në duart e evropianëve të frikësuar dhe Greqia ka mbetur nën tutelën e tyre ekonomike që atëherë. Rusia nuk është partneri i vetëm që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

eve për ë Ballkan

po luan një lojë komplekse në Ballkan, vëren ai. Serbia paralajmëron përkushtimin filial ndaj Rusisë, kujton ai, por kjo nuk e ka ndalur Serbinë të ndjekë në mënyrë pragmatike anëtarësimin në BE, apo t’i afrohet në heshtje NATO-s. Ndërkohë që proteston vazhdimisht vendosmërinë e saj për të mos iu bashkuar kurrë aleancës, ajo bashkëpunon në mënyrë diskrete me NATO-n në shumë mënyra të ndryshme. Ballkani Lindor, Rumania dhe Bullgaria, janë një tjetër zonë ku pamjet e jashtme të mashtrojnë, shkruan Bechev. Në legjendën gazetareske, shkruan ai, Rumania ka qenë gjithmonë “motra latine” e Perëndimit, duke sfiduar Rusinë edhe kur ajo ishte pjesë e bllokut sovjetik. Përkundrazi, Bullgaria përshkruhet gjithmonë si një portë ruse – “republika e 16-të sovjetike” në kohën e komunizmit – dhe jo shumë ndryshe tani.

Bechev shkruan se rusët me siguri shpresonin që të ishte kështu edhe me Bullgarinë, duke kujtuar se sa i lumtur ishte Kremlini kur Bullgaria u fut në BE, duke e parë Sofjen si “Kalin e Trojës” të Rusisë në Bruksel. Por Rumania shpesh ka qenë shumë më e interesuar për tregtinë ruse sesa e shpreh, shton ai, ndërsa Bullgaria, po aq shpesh, ka qenë një aleate më e vështirë sesa priste Moska. Në të vërtetë, Bullgaria rezulton se pëlqen një nga ata miq që të bëjnë gjithmonë lëvdata dhe janë servilë kur i takon në rrugë – por që shkojnë e zhduken në mënyrë misterioze kur u kërkon një nder. Bechev e përfundon librin e tij tërheqësh, i cili përfshin edhe Greqinë, Qipron dhe Turqinë, duke këmbëngulur se ajo që ne nuk po shikojmë në Ballkan është një rikthim drejt një perandorie të stilit të vjetër rus.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Rusia, thotë ai, është më e vendosur të ndërhyjë në planet e Perëndimit me rajonin, sesa të rikrijojë shtete satelitore atje si një mënyrë hakmarrjeje për humbjen e bllokut të vjetër sovjetik. Për të gjithë mekanizmin e saj mbi energjinë, asaj i mungon muskuli ekonomik për të nxjerrë plotësisht ndonjë nga këto shtete nga orbita e saj dhe as nuk ka ndonjë lloj “modeli” shtetëror për të eksportuar përtej thirrjeve të zbehta ndaj konservatorizmit kombëtar. Autori e mbyll librin duke hedhur poshtë nocionin se Moska është disi përgjegjëse për problemet e padyshimta të rajonit. “Nga Beogradi në Ankara,” shkruan ai “demokracitë jofunksionale, kapja e shtetit dhe kthimi i shpinës ndaj politikës autoritare janë në tërësi sëmundjet e brendshme, jo një rezultat i një komploti të keq moskovit.” E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Lul Vuksani Gjurashaj Alias Patër Andre Gjekaj

Martir i kishës

Më 4 dhe 5 gusht në Tuz dhe në Triesh do te përkujtohet rënja heroike e Lul Vuksanit, përndryshe i njoh të Nikmarashit emri i këtij martiri përmendej kurdoherë. Për këtë meshtar françeskan legjendar të Ma

Gjekë Gjonlekaj New York Për At.Andre Gjekaj sot e kësaj dite këndojnë rapsodët dhe këngetarët më të mirë të Malësisë së Madhe. Para pothuajse një gjysmë shekulli kisha dëgjuar emrin e këtij meshtari të madh i cili ishte vrarë nga ushtria turke,ndërsa po bënte shërbime fetare për të vrarët dhe të plagosurit në atë luftë. Ai kishte shkuar në Frontin e Shkodrës pas një kushtrimi të madh për të varrosur të vdekurit. Kishte qenë gjithmonë në traditën e kësaj familje pjesëmarrja në kushtrime dhe qëndresa për liri. Të tillë kishin qenë babai i tij Vuksan Deda dhe vëllai Mal Vuksani. Kjo derë e përmendur i kishte sjellur gjithmonë Trieshit fitore morale. Trimat e kësaj shtëpie ishin kurdoherë gati për luftë në mbrojtje të vendit. Vëllazëria Gjurashaj, biri i të cilës ishte At.Andre Gjekaj, kishte një histori të gjatë luftërash e përpjekjesh për çështje kombëtare e fetare. Meshtarët e parë të Trieshit kishin qenë nga vëllazëria Gjurashaj. Bir i kësaj vëllazërie është sot meshtari i mirënjohur françeskan shqiptar Patër Prela Gjurashaj. Fshati ku kanë lindur këto personalitete të nderuara është njëra prej trevave më legjendare të Malësisë. Për qëndresën spartane të Nikmarashit kishin shkruar autore të njohur shqiptarë dhe të huaj bile edhe në “Hyllin e Dritës” dhe në revistën “Leka”. Për aktin heroik të At.Andre Gjekaj. i ndjeri Patër Zef

12

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Jankaj kishte botuar në revistën “Drita” të Kosovës vargjet poetike më të bukura në jetën e tij. Këto poezi epike janë fakte historike. Patër Zef Jankaj nga Ljarja e Krajës kishte shërbyer në Triesh më shumë se tre dekada. Pater Zefi i Trieshit siç e quanin në Malësi kishte mësuar për At.Adre Gjekaj nga të parët e tij në Ljare, ku kishte shërbyer meshtari martir i Malsisë. Bile meshën e fundit të jetës At. Andrea e kishte thënë në kishën e Ljares në Krajë. Pas kushtrimit në Shkodër i kishte thënë lamtumirë Krajës dhe ishte nisur për misionin e tij hyjnor ku edhe kishte humbur jetën në moshën 35-vjecare. Vargjet poetike të Patër Zef Jankaj për rënien tragjike të këtij martiri janë monumentale, aq më tepër kur dalin nga shpirti i një vëllai meshtar françeskan shqiptar. Ja si e përshkruan Patër Zefi rënien e At.Andre Gjekaj: Tjetri kje Andrea Vellau i azganit I Mal Vuksanit Patër Andre kje frat, Mesa të pagëzimit Lul emnin e pat At.Andre Gjekaj kishte shërbyer për një kohë te gjatë në famullinë e Ljares dhe në famulli të tjera të Arqipeshkevise së Tivarit. Të moshuarit e atyre trevave kishin treguar me vonë për aty humbje të madhe, Patër Zefi kishte dëgjuar shumë nga ato rrëfime për vdekjen tragjike të këtij meshtari nga Malësia. Si famullitar N’t’Ljares famulli Për fe kje zelltar Mbas të vetash mundësi

Mandej me t’dymbdhetën Ia kushtoi jetën Të madhes dashuni E-pa e mbush vjetën Të gjashtën mbi tridhetënE banë ai fli Si kanë thanë motit “Krishti i Biri i Zotit Dashnin ma e madhe Tjetër s’egziston Se ajo që për mik jetën flijon”. Bota perëndimore e ka shumë të njohur rolin e meshtarëve në luftëra. Meshtarët (kapelanë) janë shumë të nderuar në shoqëritë e qytetëruara. Por edhe në vendet shume të përparuara siç është Amerika disa herë janë harruar nga historia. Bile shumë herë është biseduar gjerësisht për këtë çështje. Kështu ka ndodhur edhe me Patër Andrenë. Porsi vullnetar Tu’kenë guximtar I shtymë nga trimnija Që ia hjekë shpija, Zelli i madh i tij E çoi me ushtri Që me turk luftoi Më ndihmë me u gjetë Atyne që në luftë Të ketë fatin me mbetë Të gjithëve me u dhanë Ngushllimin e fesë Bestarëve tue dekë Në hovin e betesë. Patër Zefi i Trieshit për të kaluarën e At.Andresë kishte mësuar shumë nga vëllezërit Zef e Dedë Mal Vuksani. Ata kishin dëgjuar për ungjin e tyre nga prindërit dhe familjarët e tjerë. Ata kishin treguar se At.Andrea kishte pas dashuri dhe respekt për Trieshin, bile kurdo i jepej mundë-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

s dhe i kombit

hur me emrin kishtar Patër Andre Gjekaj. Në mortet e mëdha në Lamë alësisë, herë pas here vajtonin gjëmtarët e maleve tona sia thoshte meshë në kishën e Trieshit. Ata tregonin se Trieshi e kishte përjetuar rendë rënien e këtij martiri. N’kët detyrë humane Edhe kristiane Porsi françeskan Dhe atë e qëlloi Plumbi otoman E shpirtin ia çoi Në t’Zotit lumni Ndërsa trupin e tij N’Kolaj e kanë çue Ku përpara lterit Në kishë e kanë vorrue” Këto vargje homerike të Patër Zef Jankaj e bëjnë të pavdekshëm birin besnik të fesë e të atdheut At. Andre Gjekaj. Respektin dhe kujdesin për meshtarin martir të Trieshit po e vazhdon sot ish meshtari i mirënjohur i Malesisë Patër Mirash Marinaj. Disa personalitete fetare dhe shoqërore meritojnë nderime për kujdesin që treguan dhe po tregojnë për sakrificën maksimale të Patër Andre Gjekaj. Nipat e tij Zef Mali dhe Dedë Mal Vuksani kishin qënë shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm per axhën e tyre hero Lul Vuksanin-Patër Andrenë Gjekaj. Amanetin e tyre po e çojnë në vend të bijtë e Dedë Mal Vuksanit: Nikolla (Shari) dhe Lubi (Luigji). Ata nuk po kursejnë asgjë që emëri i Patër Andre Gjekaj të vendoset atje ku meriton. Vëllezërit Shari e Lubi Gjurashaj janë shembull i shkëlqyeshëm për shoqërinë shqiptare. Vepra e tyre është shumë fisnike. Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Astrit Lulushi sjell kalendarin historik

Tërësia e elementeve

Kalendari historik i Astrit Lulushit vjen si një vepër e plotësuar, dhe për herë të parë në botimet e kësaj për informacionin e gjallë që përfaqëson përgjithësisht kultura e gjerë botërore, por edhe nga mënyra se në kontrast të plotë në morinë e botimeve shqip që gëluan e vërshuan në libraritë tona nga autorë me formën e ‘’tallavasë’’, ku vlerat ishin dhe mbetën të diskutueshme edhe për sot

Për Koha Javore:

Aleko Likaj Francë

Kalendari historik: ‘Çfarë ka ndodhur më…?”, i publicistit dhe gazetarit të njohur të ‘’Zëri i Amerikës’’, Astrit Lulushi, që ka dalë këto ditë nga shtypi në Tiranë, përbën pa dyshim një ngjarje të veçantë në serinë e botimeve të letërsisë sonë dokumentare. Në fakt ky zhanër, për hir të realitetit, në këto vitet e fundit ka qenë me pikatore, duke përjashtuar këtu biografitë e personaliteteve të politikës, nga autorë të huaj, por edhe ato të kulturës sonë kombëtare nga të pakët studiues të dy a tre fushave. Voluminoz dhe i konceptuar si një kalendar klasik: Çfarë ka ndodhur më...?’’, jo vetëm datash, që shumica e tyre zënë fill me lindjen e Krishtit, por edhe tre a katër shekuj më parë, autori ka tentuar të na sjellë ngjarje dhe evenimente të karakterit historik, shoqëror e social. Pa dyshim, hapësira shqiptare ka marrë vëmendjen e autorit, duke gjetur vend në të gjithë dimensionin e saj, mbase edhe qendror, larg shtampave e politizimeve dhe qëndrimeve pasionante, që vërehen jo rrallë në interpretim që i bëhet asaj për lexuesin, sot në median shqiptare. Pasqyrohen e jepen qartësisht raportet e marrëdhëniet shumë- planëshe brenda vetes sonë, por edhe me fqinjët e kombet e tjera që nga pushtimi romak, madje duke përfshirë edhe festat pagane si

14

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Dita e Verës që është e na vjen përtej erës së re me lindjen e Krishtit.. I ndarë në dymbëdhjetë kapituj, libri i Lulushit vjen si një kujtesë për të gjithë brezat, e kryesisht tek të rinjtë, si një rezultat i hulumtimeve e një pune të madhe të gjatë sistematike në vjeljen dhe grumbullimin e materialeve, ku në një kornize të vetme është përfshirë brenda saj gazetari, studiuesi, enciklopedisti, shqipëruesi e historiani. Ky i fundit na prezantohet, e është tepër gjakftohtë, në mbledhjen e në radhitjen e fakteve, që na përçohen nga një gjuhë lakonike e pashembullt dhe e admirueshme. Ajo që bie menjëherë në sy, në punën e madhe që ka bërë autori, dhe që në fakt zë një hapësirë kohe, është përzgjedhja, përkthimi nga gjuha angleze, e shqipërimi i krijimtarisë së gati mbi dyzetë poetëve të huaj. Shumica e tyre krejt të panjohur për lexuesin shqiptar, kryesisht nga kontinenti amerikan, anglo-sakson, nordik, australian e aziatik, të cilët vetë autori i sjell mrekullisht në gjuhën tonë amtare, duke u përkujtuar ardhjen e ikjen nga kjo jetë, si Luis de Camoes, Samuel Butler, Robert Frost, John Keats, Robert Hamerling, Thomas Paine e deri tek romaku Marcus Valeri-

us Martialis e të tjerë. Kalendari historik i Astrit Lulushit vjen si një vepër e plotësuar, dhe për herë të parë në botimet e kësaj fushe, në një mënyrë tepër të kujdesshme e profesionale, gjë që i ka dhënë shumë vlera librit, jo vetëm për informacionin e gjallë që përfaqëson përgjithësisht kultura e gjerë botërore, por edhe nga mënyra se si rrezatojnë vetë ato tek lexuesi ynë. Me këtë rast do të thosha se, ky botim serioz, reflekton e është në kontrast të plotë në morinë e botimeve shqip që gëluan e vërshuan në libraritë tona nga autorë me formime të dyshimta dhe krejt pa përvojë, në periudhën e parë të tranzicionit, që na janë servirur në formën e ‘’tallavasë’’, ku vlerat ishin dhe mbetën të diskutueshme edhe për sot. Libri në fjalë i publicistit të njohur Lulushi, si një vlerë e shtuar, mund të shërbejë në mënyrë të suksesshme për formimin e pajisen me dije, kryesisht për brezat e rinj që janë në vitet e fundit të gjimnazit, por edhe për studentët e historisë dhe shkencave të tjera, në fakultete e universitetet e shumta në atë vend. Astriti është autor i disa botimeve të

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur Dashnor Kokonozi vëren për këtë autor, se është: ‘’Vëzhgues aktiv i debateve kulturor e politik në Shqipëri, Astrit Lulushi nuk mungon të sjellë një mendim ndryshe, një përvojë të re, një përfundim, që e nxjerr duke qëndruar përmbi konfliktin politik shqiptar, larg radikalizmit, por asnjëherë duke synuar që të jetë i pëlqyeshëm për të gjitha palët


KULTURË

e që përbën historinë

fushe, në një mënyrë tepër të kujdesshme e profesionale, gjë që i ka dhënë shumë vlera librit, jo vetëm e si rrezatojnë vetë ato tek lexuesi ynë. Me këtë rast do të thosha se, ky botim serioz, reflekton e është e formime të dyshimta dhe krejt pa përvojë, në periudhën e parë të tranzicionit, që na janë servirur në

tjera të veçanta, si ‘’Ndjenjë realiteti’’, ‘’Pak ndryshe’’, ‘’63 soneta të Shekspirit’’, ‘’Kujtesë lirie’’, ‘’Zhgënjime sporadike’’.... të cilat janë pritur mirë kur kanë shkuar tek lexuesi në këto vitet e fundit. Në përgjithësi Lulushi reflekton në krijimtarinë e tij njeriun e pafjalë, punëtor e të përkushtuar, që kërkon ti shërbejë me pasion e përkushtim shoqërisë dhe edukimit të brezave tonë. Studiuesi dhe shkrimtari i njohur Dashnor Kokonozi vëren për këtë autor, se

është: ‘’Vëzhgues aktiv i debateve kulturor e politikë në Shqipëri, Astrit Lulushi nuk mungon të sjellë një mendim ndryshe, një përvojë të re, një përfundim, që e nxjerr duke qëndruar përmbi konfliktin politik shqiptar, larg radikalizmit, por asnjëherë duke synuar që të jetë i pëlqyeshëm për të gjitha palët. Se mund të ndodhë që secili të ketë arsyet e tij, por është e pamundur që të ketë një të vërtetë për secilin. Në vështrimin e tij paanshmëria nuk do të

Astriti është autor i disa botimeve të tjera të veçanta, si ‘’Ndjenjë realiteti’’, ‘’Pak ndryshe’’, ‘’63 soneta të Shekspirit’’, ‘’Kujtesë lirie’’, ‘’Zhgënjime sporadike’’.... të cilat janë pritur mirë kur kanë shkuar tek lexuesi në këto vitet e fundit. Në përgjithësi Lulushi reflekton në krijimtarinë e tij njeriun e pafjalë, punëtor e të përkushtuar, që kërkon ti shërbejë me pasion e përkushtim shoqërisë dhe edukimit të brezave tonë

thotë pandjeshmëri. Nuk mund të krijosh një pamje të plotë të trajektores që përshkruan një komb pa tërësinë e elementëve që përbëjnë historinë e tij. Për këtë arsye ngjarjen historike ai nuk e veçon as nga lëvizjet e mëdha të shpirtit të kombit, nga lëvizjet fetare, nga interpretimi i së Drejtës, nga vrojtimet e natyrës antropologjike.’’ Kjo vepër ka dhe mbart vlera kombëtare. E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

U përurua libri “Krijime popullore shestanase” i prof. dr. Simë Gjon Dobrecit

Visar i trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore “Krijime popullore shestanase është një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore, gjuhësore, një begati e konsiderueshme e traditës së një popullate që për fat të keq është shpërndarë gjithandej nëpër botë, është edhe tjetërsuar në një farë mënyre një pjesë e tij”, ka thënë Ali Gjeçbritaj Ulqin – Qendra e Kulturës, respektivisht Biblioteka e Ulqinit, Shtëpia Botuese “Ulqini” dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi organizuan të premten mbrëma në sallën e mbushut plot të Bibliotekës së Qytetit përurimin e librit “Krijime popullore shestanase”, i përgatitur nga prof. dr. Simë Gjon Dobreci. Moderatorja e përurimit, Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Ulqinit, ka thënë se kemi të bëjmë me një përurim pak të pazakontë, pasi që autori është me profesion mjek, kurse libri s’ka të bëjë fare me mjekësinë. “Vetë prof. dr. Simë Dobreci është një person i pazakontë, një humanist, intelektual i shquar e dijetar i përmasave kombëtare”, ka thënë ajo. Për librin ka folur mësimdhënësi Ali Gjeçbritaj, i cili e ka vlerësuar atë “visar të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore”. “Krijime popullore shestanase është një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore, gjuhësore, një begati e konsiderueshme e traditës së një popullate që për fat të keq është shpërndarë gjithandej nëpër botë, është edhe tjetërsuar në një farë mënyre një pjesë e tij”, është shprehur ai. Sipas tij, autori Dobreci ka qenë mjaft i kujdesshëm gjatë punës për grumbullimin e materialit në terren. “Kjo shihet edhe në secilën këngë ku pothuaj pjesa më e madhe e tyre janë në disa variante”, ka theksuar Gjeçbritaj. Dom Gabriel Grabanica ka thënë se ai është një nxënës i cili po mëson di-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

ta-ditës nga jeta, veprat dhe shkrimet e prof. dr. Simë Dobrecit. “Unë e kam kryer një universitet, por universiteti i dytë është profesor Simë Dobreci”, ka thënë ai. Ndërsa për librin “Krijime popullore shestanase” ka thënë se është një kryevepër dhe enciklopedi. “Çdo numër i ri i revistës ‘Buzuku’ është një enciklopedi në miniaturë, kurse kjo është një enciklopedi e mirëfilltë”, është shprehur Grabanica. Botuesi Gazmend Çitaku, pronar i Shtëpisë Botuese “Ulqini”, ka folur për veprimtarinë botuese të tij, duke thënë se deri tani kjo shtëpi botuese

ka botuar rreth 60 tituj, përfshirë librin “Krijime popullore shestanase”. Vetë prof. dr. Simë Gjon Dobreci, në fjalën e tij, ka falënderuar të gjithë që e kanë nxitur dhe mbështetur në përgatitjen dhe botimin e librit. Në emër të organizatorit ka përshëndetur kryetari i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, prim. Dr. Gani Karamanaga, si dhe Safet Kurtagiq, drejtor i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, që e ka mbështetur botimin e librit. Në përurim janë lexuar edhe vështrimet e redaktorit të librit, dr. Rrustem Berisha, dhe recensentëve prof. dr. Emil Lafe dhe prof. dr. Hajrullah Koliqi. Këngë nga libri kanë lexuar aktori Shefqet Luca dhe Zana Dobreci, kurse Jozo Jakoviq, pedagog, dhe Simo Simonoviq, nxënës i Shkollës së Muzikës në Ulqin, kanë luajtur pjesë në fizarmonikë. Prof. dr. Simë Gjon Dobreci ka punuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka ligjëruar lëndën e dermatologjisë. Është autor i disa librave nga fusha e sëmundjeve të lëkurës. Ka qenë kryeredaktor i revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës “Praxis Medica”, kurse tani drejton revistën “Gjon Buzuku”. Përveç shumë shpërblimeve të tjera për veprimtaritë e veta, Simë Dobreci është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga Presidenti i Kosovës në vitin 2016 dhe Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i i. k. Shqipërisë në vitin 2017.


KULTURË

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave organizoi debatin e katërt publik mbi projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare

Përdorim më i avancuar i simboleve kombëtare Tuz - Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave ka organizuar në sallën e kuvendit të KU të Tuzit, debatin e katërt publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare. Në emër të kësaj ministrie dhe të ministrit, Z. Mehmet Zenka, ka përshëndetur Fikret Lulanaj i cili ka bërë të ditur shkaqet për të cilat ministri nuk ka marrë pjesë në këtë debat publik. Në fjalën hyrëse, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale të pakicave në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Leon Gjokaj, ka prezantuar në pika të shkurtra Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare, duke thënë se ligji i ri është më i avancuar kur është në pyetje zgjedhja, përdorimi dhe ngritja publike e simboleve kombëtare të pjesëtarëve të popujve pakicë. “Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare është miratuar në vitin

2000. Me këtë ligj, pjesëtarëve të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale të pakicave në Mal të Zi, u rregullohet e drejta e zgjedhjes, përdorimit dhe ngritjes së lirshme të flamurit dhe simboleve të tjera kombëtare. Duke marrë parasysh faktin se Ligjit në fjalë i kishte kaluar koha, dhe duke marrë parasysh mangësitë e këtij ligji sa i takon përdorimit të simboleve kombëtare, u ndërmorën hapa për projektligjin e ri. Kushtetuta në mes tjerash, ka garantuar dhe të drejta të veçanta për pjesëtarë të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale. Baza kushtetuese për nxjerrjen e këtij ligji të ri, përmbahet në nenin 79 (pika 2) e Kushtetutës së Malit të Zi me të cilën pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale u garantohet e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe shfaqjes së lirë publike të simboleve kombëtare”, nënvizoi Gjokaj. Ai shtoi se në bazë të ligjit të ri, flamuri kombëtar dhe simbolet e tjera të pjesëtarëve të popujve pakicë, do të jenë të lira kur është fjala për për-

dorimin privat në ato zona ku popullata pakicë përbën shumicën “kurse sa i takon përdorimit në vetëqeverisje lokale, në ato qeverisje ku pakica përbën të paktën 5 përqind, këto simbole mund të përdoren në festa shtetërore dhe në festa të asaj pakice kombëtare”. Në këtë Debat publik përveç përfaqësuesve të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, mediave “Koha Javore” dhe Radio Televizioni i Malit të Zi (Redaksia në gjuhën malazeze), nuk kanë marrë pjesë asnjë qytetar, asnjë përfaqësues i subjekteve politike të partive shqiptare dhe as të subjekteve të tjera që participojnë në kuvend, përveç kryetarit të KU të Tuzit, Abedin Axhoviq i cili iu bashkëngjit debatit në fjalë. Rikujtojmë se, debati publik mbi Projektligjin për zgjedhjen, përdorimin dhe ngritjen publike të simboleve kombëtare ka filluar më 10 korrik në Ulqin, duke vijuar më pas në Tivat, Rozhajë, Tuz dhe Podgoricë, ndërsa do të përmbyllet më 4 shtator 2017. t. u. E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

25 vjet të Kalimerës Poetike

Manifestim k nivelit ndërko Ali Salaj

Kalimera Poetike është ndër manifestimet e rralla kulturore në rajon ku në formatin më të bukur paraqet fjalën artistike, ligjërimin për librin, fisnikërinë e fjalës dhe trazimin poetik. Kalimera Poetike nisi si një tavernë poetike apo si një orë letrare për t’u shndërruar ngadalë, por sigurt në një manifestim kulturor të nivelit ndërkombëtar ku bashkoi krijuesit mbarëshqiptar, por edhe krijuesit nga rajoni dhe bota.

18

Në harkun kohor prej 25 vitesh në sheshin poetik parakaluan shkrimtarë dhe poetë të njohur dhe penat më të arrira në letërsi si Dritëro Agolli, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Enver Gjarqeku, Mehmet Kraja, Visar Zhiti, Agron Tufa, Mimoza Ahmeti, Mira Meksi, Zuvdija Hoxhiq-Berisha, Andrej Nikollaidis, Sllavko Pregl, Gilbert Beers e shumë të tjerë Për herë të parë në Kalimerën Poetike nisën miqësitë e letërsisë, e gjuhëve dhe e kulturave duke performuar së bashku dhe duke u gërshetuar kulturalisht. Kalimera Poetike u kthye në një simbol dhe emblemë kulturore e qytetit për t’u shndërruar sot në një festival letrar ndërkombëtar. Në harkun kohor prej 25 vitesh në sheshin poetik parakaluan shkrimtarë dhe poetë të njohur dhe penat më të arrira në letërsi si Dritëro

Kalimera Poetike gërshetoi në vetvete ekspozitat e piktorëve të shquar me synimin që në një vend të përmblidhen mendimet e tyre për fuqinë e letërsisë dhe imazhin e pikturës. Këtu shkrimtarë dhe kritikë shprehën magjinë e artit të letërsisë, për sfidat që po kalon, për prirjet e artit figurativ, përkatësisht të pikturës që sikur poezia konsiderohet art elitar. Është ky gërshetimi më i bukur artistik ku paralelizmi i fjalës së shkruar me tablot e piktorit krijojnë magjinë e artit dhe simbiozën më ekspresive duke e plotësuar në mënyrë të përkryer njëra tjetrën

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Agolli, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Enver Gjarqeku, Mehmet Kraja, Visar Zhiti, Agron Tufa, Mimoza Ahmeti, Mira Meksi, Zuvdija Hoxhiq-Berisha, Andrej Nikollaidis, Sllavko Pregl, Gilbert Beers e shumë të tjerë. Këto personalitete ndërtuan historinë e këtij manifestimi duke e shndërruar në një bibliotekë me thesare të mëdha letrare dhe në një ngjarje vërtetë artistike e kulmore. Kalimera Poetike gërshetoi në vetvete ekspozitat e piktorëve të shquar me synimin që në një vend të përmblidhen mendimet e tyre për fuqinë e letërsisë dhe imazhin e pikturës. Këtu shkrimtarë dhe kritikë shprehën magjinë e artit të letërsisë, për sfidat që po kalon, për prirjet e artit figurativ, përkatësisht të pikturës që sikur poezia konsiderohet art elitar. Është ky gërshetimi më i bukur artistik ku paralelizmi i fjalës së shkruar me tablot e piktorit krijojnë magjinë e artit dhe simbiozën më ekspresive duke e plotësuar në mënyrë të përkryer njëra tjetrën. Koncepti dhe qasja serioze në mënyrën e organizimit, përzgjedhjes dhe prezantimit dëshmojnë për


KULTURË

kulturor i kombëtar

punën e madhe dhe profesionale të Art Club-it, i cili përmbyti klishetë paragjykuese se edhe në provincë mund të organizohet manifestim kulturor të nivelit të lartë. Kalimera Poetike lindi në një realitet të brishtë kulturor, i cili vazhdon të jetë i tillë edhe sot. Kjo është pasojë e përçmimit që i bëhet krijuesve të kulturës nga institucionet përkatëse qofshin ato lokale apo qendrore. Megjithatë me punën e vazhdueshme të Art Club-it, Kalimera Poetike u bë shtylla kryesore mbi të cilën ndërtohet identiteti kulturor i këtij qyteti.

Kalimera Poetike lindi në një realitet të brishtë kulturor, i cili vazhdon të jetë i tillë edhe sot. Kjo është pasojë e përçmimit që i bëhet krijuesve të kulturës nga institucionet përkatëse qofshin ato lokale apo qendrore. Megjithatë me punën e vazhdueshme të Art Club-it, Kalimera Poetike u bë shtylla kryesore mbi të cilën ndërtohet identiteti kulturor i këtij qyteti E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në fshatin Pllucaj të Malësisë së Rozhajës

Ende ruhet tradita e moçme e drugdhendjes dhe artit të përpunimit të drurit Kjo traditë shumëvjeçare dhe talent i rrallë artistik ende mbahet gjallë edhe në ditët e sotme nga Tahir Lajçi, pasardhës i hotjanëve, i cili jeton dhe e punon me mjaft dëshirë dhe entuziazëm të rrallë këtë punë me shumë vlerë Kelmendasit dhe hotjanët e Malësisë nga kohët e lashta njihen si mjeshtër të punës me dru në mënyrën më të thjeshtë, siç quhet edhe sot e kësaj dite “me maje të briskut”. Malësorët i kanë krijuar vetë mjetet e thjeshta prej druri. Si material përdoret më tepër druri i ahut, pishës, bredhit, pajës, arrës, kumbullës etj. Këto lloje druri gjenden pa nyje, të drejtë dhe thahen për afro 2-3 vjet. Dikur në kohët e lashta objektet ishin të kufizuara dhe teknika e punimit ishte e thjeshtë. Me një çarje të drurit në dysh për së gjati, nisej puna, pastaj latoheshin bishta: shati, kazme, lopate, sopate etj., objekte për t’u ulur, furka për mbështetjen e leshit gjatë tjerrjes. Me një brisk xhepi, çobani zbukuronte hijshëm shkopin dhe furkën. Dikur nga druri punoheshin sahanat, lugët, shekat, buljerat, ka-

“ 20

cat, lahuta, çiftelia, sofrat, arkat e nuseve, magje, enë kripe etj. Kjo traditë shumëvjeçare dhe talent i rrallë artistik ende mbahet gjallë edhe në ditët e sotme nga Tahir Lajçi, pasardhës i hotjanëve, i cili jeton dhe e punon me mjaft dëshirë dhe entuziazëm të rrallë këtë punë me shumë vlerë. Tahir Lajçin kur e vizituam këtyre ditëve të verës, e gjetëm të vetmuar në punëtorinë e tij duke punuar gjësende nga druri. Edhe pse është i deklaruar shqiptar, shumë me vështirësi e flet gjuhën shqipe për shkak se e ëma e tij ishte boshnjake. Tahiri u lind në vitin 1938 po në këtë fshat, ku edhe ka kryer vetëm katërvjeçaren me mësues serbo-malazez, i cili quhej Ivan Kostiq. Pas përfundimit të shkollës fillore katërvjeçare, kryesisht është marrë me punët e shtëpisë. Ndër të tjera thotë: ”Jam

Në kohët e lashta objektet ishin të kufizuara dhe teknika e punimit ishte e thjeshtë. Me një çarje të drurit në dysh për së gjati, nisej puna, pastaj latoheshin bishta: shati, kazme, lopate, sopate etj., objekte për t’u ulur, furka për mbështetjen e leshit gjatë tjerrjes. Me një brisk xhepi, çobani zbukuronte hijshëm shkopin dhe furkën

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

shumë i mërzitur sepse kam mbetur gati i vetmuar këtu në këtë fshat. Dikur kishte shumë shtëpi, me plot e përplot familjarë, por për shkak se kishim pak tokë dhe se pyjet na i mori Partia Komuniste që dikur i kishim pasuri tonën. Nga viti 1936 deri në vitin 1969 këto pyje i shfrytëzonim, i punonim të gjitha veglat prej drurit, një pjesë të kësaj pasurie e shitnim në Kosovë dhe kështu siguronim bukën e gojës. Sot të gjithë vëllezërit e mi i kanë lëshuar këto troje dhe kanë marrë botën në sy, janë shpërndarë gjithëkund nëpër botë. Nuk po më pëlqen fare kjo tretje e popullit tonë, por nuk kam fuqi as mundësi të ndërmarr asgjë për ta ndryshuar”. Kur e pyesim se ku i shet prodhimet artizanale shumë me vlerë, me lot në faqe përgjigjet: ”Do të isha i kënaqur dhe shumë i gëzuar që këto prodhime të plasohen dhe të shiten te populli im shqiptar, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e gjetiu. Do të isha i kënaqur dhe shumë i lumtur sikur dikush nga nipat e mi të trashëgonin punën time. Kam shkuar edhe këtu në shkollën e fshatit për të biseduar me mësimdhënësit që t’i sjellin nxënësit këtu në punëtorinë time për t’u njohur për së afërmi me këtë punë që dalëngadalë,


MOZAIK

sipas meje, po harrohet dhe frikohem se do të vdesë“. Në punimet e tij artizanale gjejmë të gdhendur më se shumti shqiponjën dykrenare, kuti të ndryshme dhe shumë punime të tjera mjaft interesante dhe të bukura. Punimet e tij mjaft me vlerë dhe

shumë vështirë për t’i punuar, Tahir Lajçi nuk ka mundësi t’i plasojë diku më larg, por i shet shumë rrallë dhe me çmime shumë të ulëta, nga 10 euro, 20 euro deri në 30 euro. Ai tashmë ka fituar pensionin e pleqërisë që ia ka dhënë shteti i Malit të Zi me vlerë prej 60 eurosh.

Dëshira më e madhe e tij ka qenë që puna e tij të publikohet në gazetën “Koha javore” që shqiptarët në Mal të Zi dhe të gjithë ata që e lexojnë këtë gazetë përmes internetit të njihen me punën e tij. Haxhi Lajçi E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

UNESCO vlerëson lartë Eda Zarin

Ambasadori i UNESCO-s për dialog ndërkulturor, Herbie Hancock, në emër të UNESCO-s, Institutit të Xhazit ‘Thelonius Monk’ dhe Ditës Ndërkombëtare të Xhazit, i ka dërguar artistes shqiptare Eda Zari një letër falënderimi për kontributin në xhaz muzikë për gjatë vitit 2017. “Falë përpjekjeve në të cilat edhe ju keni marrë pjesë shënimi dhe festimi i kësaj dite me 30 prill ishte një sukses i jashtëzakonshëm’, thuhet në letrën e falënderimit. Ambasadori i UNESCO-s për dialog ndërkulturor ka falënderuar artisten shqiptare Eda Zari edhe për kontributin e saj në mbështetje të edukimit dhe ngritjes së vetëdijes

22

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

për bamirësi, qëllime këto të cilat që ky vit janë pjesë e programit të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës Xhaz. “Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë partnerë si ju për të përdorur Ditën e Xhazit për të promovuar aktivitete bamirëse dhe të bazuara në shërbime që ndihmojnë të bëjnë një ndryshim pozitiv në botë. Është me të vërtetë e përshtatshme që muzika e xhazit, veçanërisht më 30 prill, duhet të përdoret si një mjet për të bashkuar dhe fuqizuar të prekurit në shoqërinë tonë’, ka shkruar Herbie Hancock. Artistja ftohet sërish të marrë pjesë në organizimin e kësaj dite,

vitin 2018. “Dita Ndërkombëtare e Xhazit, nuk mund të ndodhte pa partnerë si ju. Ne ju kemi borxh për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe presim me kënaqësi të punojmë sërish me ju edhe vitin tjetër”, thuhet krejt në fund të letrës falënderuese drejtuar artistes shqiptare të muzikës xhaz, Eda Zari. Në nëntor të vitit 2011, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO zyrtarisht caktoi 30 prillin si Ditën Ndërkombëtare të Xhazit, për të promovuar muzikën xhaz dhe rolin diplomatik që ka në bashkimin të njerëzve në të gjitha anët e globit.


FOTOGRAFIA E JAVËS

ALBERT CAMAJ PLAZHI I VOGËL

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Vera kulturore “Lugina poetike 2017”

Për Koha Javore:

Sevdail Hyseni/ Preshevë

Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, nga Lugina e Preshevës, gjatë javës së parë të muajit gusht, fillon veprimtaritë në fushën e zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të vlerave kulturore, me moton: Vera kulturore “Lugina poetike 2017”. Ky eveniment i lartë kulturor do të fillojë me promovimin e veprimtarisë letrare të maestros së aforizmit shqiptar, Halim Hasani, një krijues i talentuar, që i dha botës shqiptare

24

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Halim Has i aforizmit

jo më pak se 2400 aforizma, i cili më shumë se dy dekada, ia kushtoi kultivimit të këtij zhanri shumë të kërkuar në letrat shqipe. Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, jo rastësisht, ka përzgjedhur në agjendën e veprimtarisë kulturore, Halim Hasanin, legjendën e aforizmës shqiptare, pikërisht gjatë periudhës së ardhjes së mërgimtarëve për pushime në vendlindje. Duke u motivuar nga autoritetet

e qeverisjes lokale në Komunën e Bujanocit, e cila 1 Gushtin e ka shpallur ‘Ditën e Mërgimtarëve, BKSH “Perspektiva”, ka vendosur për ta nisur verën kulturore me një program të pasur kulturor-artistik. Adhuruesit e fjalës së shkruar artistike nga trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën tonë të çmuar, do të kenë rastin që në këto ditë të ngrohta verore, të freskohen me fuqinë magjike të mendimit filozofik shqiptar, të autorit Halim Hasani, të


KULTURË

sani – maestro t shqiptar cilat paraqesin një thesar të pasur dhe një kontribut të çmueshëm, drejt çuarjes përpara të traditës sonë aforistike. Pak fjalë për personazhin e kalendarit veror të veprimtarive kulturore të “Perspektivës”: Vera kulturore “Lugina poetike 2017”. Për 24 vjet rresht Halim Hasani, nga Dobrosini, Komuna e Bujanocit, publikoi pesë libra me aforizma, duke shkrirë inspirimin dhe përvojën jetësore, nëpër këto mendime

të larta filozofike. Libri i parë i tij mban titullin “Aforizma të kohës” (2005), pastaj libri tjetër “200 Aforizma” (2005), për të vazhduar me “Aforizma bashkëkohorë” (2008), “Aforizma” (2010), “Fjali pa mahi” (2013), “1021 Aforizma” (2012) dhe “Aforizma 2400” (2016), për të vazhduar, me aforizma të tjerë, të cilët do të arrijnë lartësinë në 3000 sish, të cilat do të botohen në një libër të vetëm. Bashkësia Kulturore Shqiptare

“Perspektiva”, për publikun e Luginës së Preshevës, ka servuar edhe emra të tjerë të njohur të kulturës shqiptare, përmes të cilëve do të begatohet jeta shpirtërore e qytetarëve të kësaj krahine, të përmendur për fisnikëri, mirësi e dashamirësi ndaj fjalës së bukur artistike. Nëpër këto aktivitete të BKSH “Perspektiva”, do të marrin pjesë edhe krijues jashtë Luginës së Preshevës, nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini dhe Diaspora. E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Endërr Astrit Lulushi

Që nga kohërat më të largëta, ndoshta që kur Perëndia dënoi Abelin për vrasjen e vëllait të tij, individit gjithmonë i është dashur të

“ 26

luftojë me njerëzit përreth a më tej. Dhe si mjet për të mbijetuar ai zgjodhi privatsinë a kujdesin për vete. Të bëhesh vetja është punë shumë

Dhe liria e vetme që meriton të quhet e tillë, është ajo e ndjekjes së të mirës për vete, sipas mënyrës tënde, për sa kohë që nuk përpiqesh të privosh tjetrin nga mënyra që ka zgjedhur, apo të pengosh përpjekjet e tij për të fituar po të mirën për vete. Dhe këtu vijmë tek Aristoteli (..v322 pes), i cili thotë se shumë njerëz, në mos të gjithë, i kushtojnë më shumë vemendje gjërave që kanë vetë në zotërim, sesa atyre që kanë kolektivisht me të tjerët

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

e vështirë, sepse shpesh ndjehesh i vetmuar, dhe ndonjëherë i frikësuar. Por asnjë çmim, thotë Rudyard Kipling (..v1936), nuk është shumë i lartë të paguash për privilegjin e zotërimit të vetes. Dhe liria e vetme që meriton të quhet e tillë, është ajo e ndjekjes së të mirës për vete, sipas mënyrës tënde, për sa kohë që nuk përpiqesh të privosh tjetrin nga mënyra që ka zgjedhur, apo të pengosh përpjekjet e tij për të fituar po të mirën për vete. Dhe këtu vijmë tek Aristoteli (..v322 pes), i cili thotë se shumë njerëz, në mos të gjithë, i kushtojnë më shumë vemendje gjërave që kanë vetë në zotërim, sesa atyre që kanë kolektiv-


KULTURË

Të bëhesh vetja është punë shumë e vështirë, sepse shpesh ndjehesh i vetmuar, dhe ndonjëherë i frikësuar. Por asnjë çmim, thotë Rudyard Kipling (..v1936), nuk është shumë i lartë të paguash për privilegjin e zotërimit të vetes

isht me të tjerët. Cdo njeri është kujdestar i shëndetit të vet, qoftë trupor, mendor e shpirtëror. Por njeriut i duket se përfiton më shumë për vete duke i shkaktuar vuajtje tjetrit, i cili pastaj hidhet në luftë për të mbijetuar a jetuar siç i duket atij mirë për vete, sesa të jetojë siç është mirë për të tjetrin. Kjo duket se është zanafilla e të gjitha konflikteve dhe luftrave në botë. Ka nga ata që thonë se çlirimi i njerëzimit - liria fizike, mendore e shpirtërore - nuk është gjë tjetër veçse ëndërr, dhe kanë të drejtë, shkruan poeti Archibald MacLeish (..v1982), sepse ajo është Ëndrra Amerikane.

Cdo njeri është kujdestar i shëndetit të vet, qoftë trupor, mendor e shpirtëror. Por njeriut i duket se përfiton më shumë për vete duke i shkaktuar vuajtje tjetrit, i cili pastaj hidhet në luftë për të mbijetuar a jetuar siç i duket atij mirë për vete, sesa të jetojë siç është mirë për të tjetrin. Kjo duket se është zanafilla e të gjitha konflikteve dhe luftrave në botë E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

27


KULTURË

Të rinjtë në Malësi dhe vizioni i tyre drejt emancipimit të përgjithshëm

Mungesa e instituci “ndëshkim” për gjen Toni Ujkaj

Mungesa e institucioneve kulmore të artit dhe kulturës siç janë kinematografia dhe teatri, por edhe e institucioneve të tjera kulturore në Malësi, duket që i kanë lënë pasojat e tyre. Kjo dukuri reflektohet më mirë se askund tjetër, në organizimin e atyre pak evenimenteve kulturore në Malësi të cilat transmetojnë art dhe kulturë të mirëfilltë, ku vërehet qartë një mungesë pothuajse totale e pjesëmarrjes së popullatës vendase, me përjashtim të një numri shumë të vogël artdashësish, për të ndjekur këto ngjarje të cilat edukojnë dhe frymëzojnë për t’u avancuar dhe emancipuar. Nisur nga realiteti i hidhur që shikojmë çdo ditë, të rinjtë këtu nuk janë fare të motivuar për të parë dhe shijuar edhe këto pak aktivitete kulturore që na i shfaqin herë pas here aktorë, muzikantë, këngëtarë e njerëz të fushave të tjera, kryesisht nga vendet me një traditë teatrore siç është Kosova me disa qytete, Tirana dhe Shkodra.

28

Të rinjtë duket që janë tashmë janë mësuar prej shumë vitesh, si pasojë e mungesës së aktiviteteve kulturore në vend, që të ndjekin e të shijojnë vetëm muzikë zhurmuese që organizohet atykëtu në ndonjë nga lokalet vendase përgjatë stinës së verës, ndërsa hezi-

Aktivitetet kulturore të cilat te ne janë të munguara dhe të rralla, kanë ndikuar negativisht tek gjenerata e re duke qenë se ata duke mos pasur mundësi të shijimit të ngjarjeve të tilla sikurse i kanë bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, Prishtinë, Shkodër e gjetiu, ata kanë qenë dhe janë të detyruar ta jetojnë jetën në mungesë të tyre dhe si rjedhojë, kjo dukuri krijon një boshllëk të madh kur është fjala për jetën kulturore dhe emacipuese të të rinjve

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

tojnë dhe u shmangen evenimenteve të cilat ata do të duheshin të ishin të etur për t’i ndjekur, e të cilat do të favorizonin këtë komunitet për të cilin ngjarjet e tilla mbeten ende një“tabu”. Ajo që vërtetë është për të ardhur keq dhe që shikohet si një brengosje që të godet fuqishëm, është fakti se edhe sot e kësaj dite gjenerata e re vijon me traditën e vjetër, atë të indiferencës totale ndaj shfaqjeve të ndryshme edukative e kulturore. Ndonëse mungojnë institucionet e artit dhe të kulturës dhe kushedi se kur do të bëhemi me to, prapëseprapë ata do të duhej që të nxiteshin për të filluar të përshaten me ngjarje të tilla, pasi sikurse dihet, diçka që nuk starton kurrë, nuk mund të transformohet as në traditë. Në këtë mënyrë të rinjtë do të largoheshin dhe do të qëndronin larg


KULTURË

ioneve kulturore, neratën e re

fenomeneve negative të cilat fatkeqësisht i kanë mbërthyer sot në këtë epokë të evoluimit me hapa të shpejtë në sfera të ndryshme. Rinia me të filluar frekuentimin e ngjarjeve të tilla emancipuese, do të përkushtohej më shumë në leximin tradicional (libër), do të ishte më produktive në komunitet dhe gradualisht do të fillonte të distancohej nga bastoret sportive dhe lojërat e fatit, do ta zbehte interesimin për përdorimin në masë të gjerë të rrjeteve sociale, dhe kështu do të shërbente si shembull i mirë për punën e tyre konstruktive që do të mbillnin në rrethin shoqëror ku jetojnë. Aktivitetet kulturore të cilat te ne janë të munguara dhe të rralla, kanë ndikuar negativisht tek gjenerata e re duke ditur se ata duke mos pasur mundësi të shijimit të ngjarjeve të tilla sikurse i

kanë bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, Prishtinë, Shkodër e gjetiu, kanë qenë dhe janë të detyruar ta jetojnë jetën në mungesë të tyre dhe si rjedhojë, kjo dukuri krijon një boshllëk të madh kur është fjala për jetën kulturore dhe emacipuese të të rinjve. Ngjarjet e ndryshme kulturore edhe ashtu të rralla në Malësi, duhet të jenë ngjarjet më të ngrohëta dhe më të mirëpritura për gjithseicilin të ri, pasi vëtëm ato sjellin dobi të gjithanshme, të çojnë drejt një udhe të re civilizimi, drejt një stili tjetër të të jetuarit për këdo që aspiron të krijojë një status dhe reputacion të mirë në jetë. Arti dhe kultura janë ato që do të bënin një kthesë pozitive në këtë drejtim, sepse vetëm me startimin e frekuentimit të aktiviteteve të tilla, do të mund të shënohej një progres në këtë zbrazëtirë

Arti dhe kultura janë ato që do të bënin një kthesë pozitive në këtë drejtim, sepse vetëm me startimin e frekuentimit të aktiviteteve të tilla do të mund të shënohej një progres në këtë zbrazëtirë aktuale që ka secili i ri në këtë vend, sepse nisur nga situata aktuale ku gjenerata e re është protagonist vetëm e mbrëmjeve të zhurmshme muzikore, nuk tregon sinjal të mirë të kulturalizimit në këto treva

aktuale që ka secili i ri në këtë vend, sepse nisur nga situata aktuale ku gjenerata e re është protagoniste vetëm e mbrëmjeve të zhurmshme muzikore, nuk tregon sinjal të mirë të kulturalizimit në këto treva. Për arritjen e këtij objektivi me një peshë të paçmuar për avancimin tërësor të një vendi, do të duhej impenjim individual dhe kolektiv i të gjithëve që të fillojë në radhë të parë vetëdijësimi i gjeneratës së re, se sa me rëndësi është të ndërtohet një jetë kulturore, dhe kështu ata gradualisht do të çliroheshin nga ajo errësirë dhe boshllëk i rrënjosur prej vitesh si pasojë e mospasjes ambienteve ku të shijojnë art dhe kulturë. E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

U mbajt në Krajë edicioni i 25-të i manifestimit “Në fillim të verës“

Vazhdim i rru

Edicioni i 25-të i manifestimit “Në fillim të verës” 2017 – Ditët e kulturës dhe të sportit në Krajë, u mbajt të martën, më 25 korrik 2017, në Ostros Për ndryshim nga një vit më parë, manifestimi u organizua në Ostros, në oborrin e motelit “Rumia”. Edhe kësaj radhe si edhe vitin që shkoi, manifestimi zgjati vetëm një ditë. Më parë festa e Krajës zgjaste disa ditë dhe kishte karakterin e një jave kulturore e sportive. Qindra manifestues në mbrëmjen e 25 korrikut ia mësynë Krajës, këtë mbrëmje të bukur. Përveç nga Kraja, kishte manifestues të shumtë nga Ulqini, Tivari, Shkodra, Ana e Malit, si dhe shumë qytetarë nga Kosova e trevat e tjera shqiptare që pushimet verore i kalojnë në bregdetin e Ulqinit e Tivarit etj. Pjesëmarrja e një numri të madh mërgimtarësh jo vetëm nga Kraja, por edhe nga trevat e tjera e bënë manifestimin e Krajës edhe më madhështor. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Ernald Filo, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Skender Dyrmishi, si dhe personalitete të jetës shoqërore, ekonomike e politike të vendit. Elani rinor erdhi në shprehje përmes këngës dhe valles së bukur shqipe dhe vallëzimit tradicional dhe bashkëkohor, gërshetuar për mrekulli natyrshëm me bukuritë e kësaj treve. Hijeshi të veçantë kësaj mbrëmjeje i dhanë edhe tri vajza kranjane dhe njëra nga moderatorët e programit me veshje kombëtare të Krajës. Ishin këto vajza, dy nga diaspora dhe dy vajza nga Kraja. Dy të parat lindur e rritur në Nju-Jork nga nëna angleze dhe babai shqiptar nga Kraja, Hana dhe Leksi Demiri, vajzat e Xhemal Demirit nga Skjeja, bija këto të Krajës. Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe kombëtare është edhe qëllimi i këtij manifestimi, krahas traditës së daljes në majën e Rumisë. Këto katër goca me veshje kombëtare autoktone e dëshmuan këtë me paraqitjen e tyre dhe në hudhjen e hapave të lehtë si

30

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

sorkadhe në vallet e manifestimit jubilar. E bardha që e karakterizon këtë veshje na jep shpresë se këtu edhe pse shpërngulja ka marrë përmasa shqetësuese, jeta do të vazhdojë rrugëtimin e saj si dikur moti me bardhësi dhe këngë. Kjo dëshmoi se edhe përtej oqeanit mërgimtarët përpiqen ta ruajnë identitetin kombëtar, kulturor e gjuhësor, ndoshta ne këtu duhet t’i marrim

si model. “Sonte, kjo u pa ashiqare në Krajë”, më thotë një manifestues vendas dhe shton: “Ku jemi ne si kranjanë, ku është organizimi i të rinjve në gjallërimin e jetës kulturore këtu. Të shpresojmë se vitin tjetër dominante të jetë tradita e bukur e këtij nënqielli”, përfundon ai. Përndryshe manifestimin e hapi dr. Ismail Doda, kryetar i Këshillit organizues, i cili përshëndeti të pranishmit dhe


ugëtimit

uroi që të kalojnë çaste të hareshme në Krajë. Pjesa artistike e manifestimit nisi me daljen në skenë të poetit nga Kraja, Ali Gjeçbritaj, i cili me këtë rast lexoi dy poezi nga përmbledhja me poezi “Heshtja që flet” kushtuar vendlindjes - “Aty ku flet heshtja”, dhe “ Flejnë kujtime në qenien time”. Programin muzikor e nisi këngëtari vendas Myzafer Koliqi. Me radhë në

skenë pastaj dolën Vesel Pelinku, grupi “Treva” nga Shkodra me këngëtarët e njohur të melosit popullor: Fran Kodra, Nue Shytani dhe Gofile Papleka, Gëzim Salaj, Blerim Marshiqi, Hasan Aloshi etj. Dalja në skenë e këngëtares Egzona Salaj entuziazmoi publikun. Kanarina e këngës shqipe nga Ana e Malit, me paraqitjen e saj edhe një herë dëshmoi talentin e padiskutueshëm, se pa dyshim është zëri brilant dhe lirisht

MOZAIK

Ndoshta si manifestim jubilar do të duhej të kishte hapësirë edhe për ndonjë aktivitet kulturor e sportiv më të gjerë, por pamundësia financiare dhe mungesa e fondeve si dhe rrethanat tjera bënë që manifestimi të zgjasë vetëm një mbrëmje

mund të krahasohet me zërin e bilbilit. Freski të këndshme manifestimit i dha grupi humoristik “Gaz e maraz” nga Shkodra, me humoristët Qazim Çela e Gac Kodrina. Organizatori gostiti manifestuesit me ushqime tradicionale të trevës. Kënga dhe vallja vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes. Nisja e shiut aty kah mesnata e ndërpreu manifestimin para kohe, por nuk mund të thuhet se prishja e motit ndikoi në realizimin e programit kulturo-zbavitës. Sikur koha të mos prishej, s’do mend se kënga dhe vallja e të rinjve do të vazhdonte edhe më gjatë, por ajo që u synua edhe u realizua, theksuan në Këshillin organizues. Synimi i organizatorit ka qenë që manifestimi të vazhdojë rrugëtimin e tij. Kjo edhe kësaj here u arrit. Ndoshta si manifestim jubilar do të duhej të kishte hapësirë edhe për ndonjë aktivitet kulturor e sportiv më të gjerë, por pamundësia financiare dhe mungesa e fondeve si dhe rrethanat e tjera bënë që manifestimi të zgjasë vetëm një mbrëmje. Organizatori falënderon të gjithë donatorët që mundësuan dhe mbështetën edhe këtë radhë këtë manifestim, të parin që organizohet në vazhdimësi në trojet shqiptare në Malin e Zi tash 25 vjet. Kujtojmë se manifestimi i Krajës është themeluar nga LD në MZ në vitin 1993. Ky dhe manifestimi ekonomik, turistik dhe kulturor “Festa e Gështenjave” janë dy manifestime që bazat ua ka vënë ky subjekt kombëtar, Dega e LD në MZ-së, por ky i dyti kohëve të fundit është tjetërsuar përtej çdo mase. Ali Gjeçbritaj E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

32

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017


MOZAIK

m

t

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

33


IN MEMORIAM

Palokë Shkreli

Burri që na la trashëgim dashurinë njerëzore dhe atdhetare U mundua që gjatë gjithë jetës të bëjë vetëm punë të mira. Si i tillë mbeti në kujtesë të kolegëve, të shokëve dhe miqve. Motoja e tij e jetës ka qenë puna me ndershmëri në të mirë të gjithë komunitetit pa dallim Me shkuarjen e tij në amshim të Palokë Pjeter Shkrelit humbëm njeriun e ndershëm, fisnik, besnik, bamirës dhe atdhetar. Lindi në vitin 1929 në Shtoj të Ulqinit. U rrit, hodhi shtat dhe u formua në një familje bujare të ardhur nga Shkreli i Malësisë së Madhe dhe u mesua që të donte vendin e tij dhe njerëzit. Jeta e tij e fëmijërisë ka qenë mjaft e hidhur dhe e vështirë, sikurse e të gjithë bashkëmoshatarëve të tij. Jetoi me hallet dhe shqetësimet që kishte sjellë Lufta e Dytë Botërore. Gjatë jetës kaloi shumë sfida. U përballua me çaste të vështira në kohë shumë të liga . Por, nuk u gjunjëzua. Ai jetën e kishte nder, nderin – punë, kurse virtyti kryesor që e dalloi ishte siç e thoshte vetë – njerëzia. I rritur dhe i edukuar në një familje me tradita, kur e mori veten materialisht, nuk ka lënë pa ndihmuar asnjë njeri në nevojë. Plot 30 vite ushtroi detyrën e sekretarit në Shkollën Fillore “ Mark Nucullaj” në Shtoj, ku edhe u pensionua. U mundua që gjatë gjithë jetës të bëjë vetëm punë të mira. Si i tillë mbeti në kujtesë të kolegëve, të shokëve dhe miqve. Motoja e tij e jetës ka qenë puna me ndershmëri në të mirë të gjithë komunitetit pa dallim. Ishte

34

Javore KOHA

E ENJTE, 3 GUSHT 2017

burrëror. Serioz. I thjeshtë. Me një karakter të spikatur. Një guximtar i qetë, sa i vuri te gjithë ne “gjumë” e nuk arritën ta kuptonin heshtjen e tij. Shume i dashur me ata që e deshën. Edhe me mua! Një shembëllim i shpirtit fisnik. Atdhetar me ndjenja të kulluara. Ai e donte popullin e tij, jo sa për forme, modë apo përfitim material, por me pasion të kultivuar atdhedashurie. Pra ishte vetvetja. Por kishte respekt edhe për popujt e tjerë. Ishte nga ata njerëz që nuk njihte gënjeshtrën, servilizmin, nënshtrimin dhe këto veti i përcolli edhe tek brezi i ri. Nuk fliste shumë. Por kur fliste fjalët e tij kishin peshë. Të gjithë e respektonin, e çmonin dhe e vlerësonin për karakterin e tij të rrallë dhe të fortë burrëror. Ky njeri i mirë ishte halë në sy për pushtetin komunist. Pa asnjë faj burgoset në Ulqin me rastin e vizitës së parë që i beri Josip Broz Tito këtij qyteti, me pretekst si njeri i rrezikshëm për jetën e mareshalit te atëhershëm të Jugosllavisë. Ai më vonë dënohet me nëntë muaj burg, të cilin e vuajti me qëndresë e dinjitet në Tivar. Megjithatë nuk arritën ta zbejnë e jo më ta thyejnë karakterin e tij të fortë njerëzor dhe idealet e tij të pastra kombëtare. Dashuria

e tij për kombin e vet, krenaria e të qenurit shqiptar, idealet më të larta të njerëzimit, burrëria, besa, fisnikëria, bujaria, mikpritja, e drejta dhe e vërteta, ishin pjesë të pandara të jetës së tij. Përpjekjet dhe guximi i tij që të mos mbyllet mësimi në gjuhën shqipe në shkollën ku ka punuar është faqe e ndritur dhe e lavdishme atdhedashurie e arsimit tonë kombëtar. Ai këtë mision të shenjtë e mori për shkak se nuk mund të pajtohej assesi që nxënësit shqiptarë të privoheshin nga qeveria jugosllave që të ndjekin mësimin fillor në gjuhën e tyre amtare. Ajo çka nuk duhet harruar kur flitet për Palokë Shkrelin është gjithashtu kontributi që ai bëri në mbrojtje të simboleve kombëtare. I pari ne vendlindjen e tij mori guximin që më 11 nëntor të vitit 1968 në dasmën e tij të përdorë flamurin kombëtar, i cili për te ishte dëshmi e besnikërisë ndaj mëmëdheut dhe ndaj kombit. Po ashtu pa frikë u rreshtua në mesin e atyre burrave atdhetare te Ulqinit qe e ngritën dhe natën e ruajtën flamurin tonë të shenjte nga pushtetarët e kohës. Lavdi jetës dhe veprës së tij njerëzore! Gjeke Gjonaj


SPORT

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendos

Los Anxhelos do të organizojë Lojërat Olimpike Verore 2028 Lojërat Olimpike Verore janë organizuar në Los Anxhelos edhe më 1932 dhe 1984, ndërsa në Paris, më 1900 dhe 1924

Los Anxhelos do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2028, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke i hapur dyert për Parisin që të organizojë këto lojëra për vitin 2024. Marrëveshja pason javët e negociatave midis KON-së dhe zyrtarëve të qytetit. “KON mirëpret vendimin e Komitetit Olimpik dhe Paraolimpik të Los Anxhelosit, për çka me kënaqësi qytetit pritës për vitin 2028 mund t’ia japim kontratën në mënyrë transparente dhe me kohë”, tha presidenti i KON-së,Thomas Bach. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të kontribuojë me 1.8 miliard dollarë, thuhet në një njoftim të organizatës. Pas këtij vendimi, Parisi pritet të jetë organizator i lojërave që do të mbahen në vitin 2024, pasi paraprakisht, KON kishte vendosur që të shpallë në të njëjtën kohë qytetet organizatore të Lojërave Olimpike për vitet 2024 dhe 2028, për çka u kishte kërkuar të dy qyteteve që të ndihmonin në vendosjen se cili qytet cilin vit do ta përzgjedhë. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në shtator. Lojërat Olimpike Verore janë organizuar në Los Anxhelos edhe më 1932 dhe 1984, ndërsa në Paris, më 1900 dhe 1924. (Kohapress) E ENJTE, 3 GUSHT 2017

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.