KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 gusht 2017 Viti XVl Numër 778 Çmimi 0,50
Sezon i mbarë në bregdetin e Ulqinit ISSN 1800-5696
Zgjedhjet dhe fushatat elektorale
Përmbyllet edicioni i pestë i festivalit folklorit mbarëkombëtarë në Vitojë
PËRMBAJTJE
6
12
Pikë referimi dhe frymëzim i brezave
Iluzionet tona të humbura
Po të rrënoheshin muret, njerëzit do të ishin më afër
Vendlindja, Itaka e Krajës, Hoxhiqit dhe Ulqinakut 14
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
8
PËRMBAJTJE
16
Mishërimi i shumanshëm me vendlindjen
Motive që lidhen me traditën
20
Ndikimi i politikës rrezikon artin dhe kulturën shqiptare 30
Shpalosje e realitetit të hidhur mbi 26 jetesën e shqiptarëve në ukrainë KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 24 gusht 2017 Viti XVl Numër 778 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
Zgjedhjet dhe fushatat elektorale
elektorale fushatat Zgjedhjet dhe
6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Sezon i mbarë në bregdetin e Ulqinit
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Përmbyllet edicioni i pestë i festivalit folklorit mbarëkombëtarë në Vitojë
bëtarë në Vitojë folklorit mbarëkomi pestë i festivalit Përmbyllet edicioni
e Ulqinit në bregdetin avoreHA Sezon i mbarë KJO Podgoricë e enjte,
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
743 Çmimi 0,50
avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
MASHT-it dhuroi për të tretin vit Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi
Donacion shumë domethënës
Ulqin – Për të tretin vit me radhë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës ka dhuruar Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi. Donacionin në emër të MASHT-it ia ka dorëzuar të hënën kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Genci Nimanbegu, zëvendës ministri i kësaj ministrie, Agim Bërdyna. Ai ka thënë se me këtë tregojnë kujdesin ndaj arsimit shqip në trevat
4
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
shqiptare jashtë Kosovës. Bërdyna ka theksuar se ky bashkëpunim duhet të jetë edhe më i madh dhe të përfshijë edhe çështje të tjera në fushën e arsimit. Nga ana tjetër, kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, ka falënderuar për ndihmën, duke thënë se “kjo nuk është një dhuratë simbolike, por shumë domethënëse”. Sipas tij, KKSH ka arritur që të vendosë bashkëpunim institucional me MASHT-in, i cili ka lënë gjurmë dhe do të vazhdojë edhe në të ar-
dhmen. Nga KKSH-ja kanë bërë të ditur se në ditët në vijim do të bëjnë shpërndarjen e abetareve për nxënësit e të gjitha shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Abetarja mbarëkombëtare ka filluar të përdoret në vitin shkollor 2015/2016 për të parën herë nga nxënësit shqiptarë në Mal të Zi, pasi është lejuar që të përdoret si mjet didaktik me vendim të Këshillit Nacional për Arsim. i. k.
NGJARJE JAVORE
Në kulmin e sezonit turistik në Ulqin
Partitë mendjen te zgjedhjet e ardhshme lokale Ulqin – Partitë politike që veprojnë në Komunën e Ulqinit kanë qëndrime të ndryshme sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale në këtë komunë, që sipas rregullit do të duhej të mbaheshin në fillim të vitit të ardhshëm. Shumica e partive politike janë për shkurtimin e mandatit të qeverisjes aktuale, ndërsa nga Forca e Re Demokratike, e cila bashkë me pjesëtarët e tjerë të koalicionit qeverisës udhëheqin Komunën e Ulqinit, janë shprehur kundër shkurtimit të mandatit. Ithtarët e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale mendojnë se ato duhet të mbahen në nëntor, njëkohësisht me ato në Cetinë dhe Mojkovac, të parashikuara më 26 nëntor të këtij viti. Partia Demokratike, Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët e Malit të Zi, Lëvizja Qytetare URA dhe partitë e tjera opozitare kërkojnë shkurtimin e mandatit, me arsyetimin se koalicioni qeverisës aktual
nuk po funksionon dhe se për çdo ditë e më tepër thellohet kriza politike në Komunën e Ulqinit. Ndërkaq, kryetari i Forcës së Re Demokratike dhe i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se nuk ka nevojë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale, por se ato duhet të mbahen në afat të rregullt. Partneri tjetër në qeverisjen lokale, Partia Demokratike Socialiste, akoma nuk ka marrë vendim përfundimtar, ndonëse kryetari i Këshillit komunal të kësaj partie në Ulqin, Loro Nrekiq, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ka thënë se personalisht pajtohet që zgjedhjet lokale në Ulqin të mbahen në nëntor të këtij viti. Por si duket, vendimi përfundimtar i kësaj partie varet edhe nga interesat në nivel shtetëror. E gjithë kjo ndodh në kulmin e sezonit turistik në Ulqin, kur qeverisja lokale dhe partitë politike duhet të merren me shumë probleme të tjera prioritare.
Në zgjedhjet e parakohshme lokale, të mbajtura më 26 janar 2014, Partia Demokratike e Socialistëve fitoi nëntë këshilltarë, Forca e Re Demokratike tetë këshilltarë, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe LD në MZ - shtatë këshilltarë, UDSH tre këshilltarë, PSD dhe Mali i Zi Pozitiv nga dy këshilltarë, si dhe Partia Popullore e Socialistëve dhe Fronti Demokratik nga një këshilltar. Pas zgjedhjeve, Forca e Re Demokratike, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv arritën marrëveshje koalicioni për bashkëqeverisjen e Komunës së Ulqinit, të përbërë nga 17 këshilltarë prej 33 sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës së Ulqinit, por pas prishjes së këtij koalicioni, shumicën e re qeverisëse aktualisht e përbëjnë Partia Demokratike e Socialistëve, Forca e Re Demokratike, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe UDSH. (Kohapress)
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Me rastin e 5-vjetorit të vdekjes së Arbën Xhaferit
Pikë referimi dhe fry Pesë vite më parë, me 15 gusht 2012, ndërroi jetë, intelektuali, publicisti, politikani, por mbi të gjitha patrioti me zemër e me shpirt, i trevave shqiptare, Arben Xhaferi. Në jetë, secili prej nesh takon njerëz të thjeshtë dhe personalitete të njohura dhe jo aq të njohura dhe pas takimit me ta, disa qëndrojnë mbi të tjerët, për nga përshtypja që kanë lënë nga takimet sado të shkurtra, por të mjaftueshme për të arritur në një vlerësim të personalitetit dhe çfarë e dallon nga të tjerët
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Për disa njerëz shprehemi duke thënë se falënderojmë Zotin që m’u dha mundësia t’i takoj, Për mua, njëri nga këto përsonalitete të shquara intelektuale të botës politike dhe të publicistikës shqiptare që kam patur fatin, nderin dhe privilegjin ta takoja, ka qenë edhe Arben Xhaferi, i njohur si i tillë, anembanë trojeve shqiptare, 5-vjetori i vdekjes së të cilit bie këtë javë. Ishte viti 2005 dhe kisha vendosur që të bëja një turne fakt-mbledhës në trojet shqiptare, në kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (KKSHA) për t’u këshilluar me kryepolitikanët shqiptarë dhe me përfaqësuesit diplomatikë amerikanë në rajon dhe për raportuar mbi gjendjen -- me të kthyer në Washington – organizatës që përfaqësoja KKSHA-në, si dhe zyrave e personave përkatës të administratës dhe të Kongresit Amerikan, të interesuar për çështjet shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i vizitës në Tiranë, në Prishtinë, Shkup e Tetovë -- me kolegun tim David Scotton, këshilltarin e lartë të KKSHA-s – ishte për të parë dhe për t’u njohur nga afër me gjendjen
6
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
aktuale në rajon. Natyrisht, pjesë e këtij turneu ishin, takimet me udhëheqësit politikë shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, përfshirë edhe udhëheqësit e partive politike shqiptare, pa dallim, pozitë dhe opozitë. Vizitën në Maqedoni, si pjesë e këtij turneu, e filluam në Ambasadën amerikane në Shkup për të marrë vlerësimin e tyre për gjendjen në rajon dhe pastaj takimin e parë me përfaqësuesit politikë shqiptarë në atë vend, e filluam në Tetovë, pikërisht duke u takuar me Z. Arben Xhaferi. Në kapacitetin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Z. Xhaferi pati mirësinë të na priste për një takim – të rezervuar më herët -- e që zgjati gati një orë, në kryeqendrën e Partisë së tij në Tetovë -- ndonëse sëmundja kishte filluar ta rëndonte. Megjithëse dukej i lodhur fizikisht dhe i thjeshtë në pamje dhe modest në bisedë, në të shprehur të mendimeve, ishte i kthjellët dhe i thellë. Pas përshëndetjeve të rastit dhe kafesë, filluam të flasim për situatën në vend. Pyetjes sime mbi gjendjen aktuale politike, Z. Xhaferi iu përgjigj duke filluar të fliste për marrëdhëniet midis partive politike shqiptare në Maqedoni si edhe për marrëdhëniet e tensionuara midis popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase në atë vend. Ndërsa po fliste për marrëdhëniet ndërpartiake, më ra menjëherë në sy, për të mos thënë se më habiti fakti, se ndryshe nga takimet e mia, pothuaj me të gjithë përfaqësuesit
e tjerë të politikës shqiptare të asaj kohe anembanë trojeve shqiptare -me përjashtim të Ibrahim Rugovës, të cilin nuk e kam dëgjuar kurrë të fliste keq dhe kundër partive të tjera ose liderëve të tyre – gjatë atij takimi, Arben Xhaferi nuk e tha asnjë fjalë të keqe, as nuk shqiptoi ndonjë kritikë as dënim të pikëpamjeve ose të qëndrimeve të udhëheqësve të tjerë të partive politike shqiptare anembanë trojeve etnike, siç isha mësuar të dëgjoja në takime me përfaqësues të tjerë politikë shqiptarë. Çfarë freskie e këndshme por e pazakontë, ndonëse e mirëpritur për politikën shqiptare, thashë me vete – një cilësi dalluese kjo që e karakterizonte Arben Xhaferin, por që është aq e nevojshme sot për një diskurs të qytetëruar në radhët e udhëheqësve politikë në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë dhe gjithandej trojeve shqiptare. Ndonëse nuk tha gjë, specifikisht, mbi mosmarrëveshjet dhe grindjet politike ndërshqiptare të kohës, mua mu duk se vuante nga përçarjet dhe grindjet e vazhdueshme dhe të pakuptimta në radhët e udhëheqësve shqiptarë. Ai në të vërtetë, ndryshe nga të tjerët, është shprehur vazhdimisht për një politikë ndryshe në diskursin politik ndërshqiptar. Respekti për Arben Xhaferin, si njeri i arsyes dhe si politikan tolerant ndaj mendimeve të të tjerëve, kishte tejkaluar kufijtë ndërshqiptarë dhe si i tillë ka lënë mbresa të thella edhe ndër të huajt, me të cilët ishte takuar – mbi të gjitha, për diplomacinë dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ymëzim i brezave karakterin e tij, në takimet që kishte zhvilluar me udhëheqës të huaj, me përvojë ndërkombëtare. Njëri prej këtyre liderëve të huaj, ish-Presidenti i Italisë, Z. Giorgio Napolitano, citohet të ketë thënë për dy mendimtarë shqiptarë që i respektonte bota, se, “Nëse Arben Xhaferi dhe Ibrahim Rugova do kishin qenë amerikanë, gjermanë apo francezë, ata do ta kishin pushtuar botën me diplomaci, por për fat të keq këto dy figura i përkasin një populli shumë të vogël.” Një atribut
shumë me vend ndaj përkujtimit të Arben Xhaferit, në këtë 5-vjetor të vdekjes. Në vazhdim e sipër të bisedës në Tetovë më 2005, Z. Xhaferi u ankua se kontrata midis dy popujve, Marrëveshja e Ohrit, që ishte arritur midis shqiptarëve dhe maqedonasve, nuk po zbatohej nga pala maqedonase, e cila si dukej, nuk e kishte marrë seriozisht dhe nuk kishte për qëllim të përmbushte obligimet e marra. Si përfundim, shtoi ai, ajo marrëveshje
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
midis dy palëve nuk po zbatohej, sipas planit, nga ana e autoriteteve maqedonase – marrëveshje që e kishin nënshkruar në prani të dëshmitarëve ndërkombëtarë, theksoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare. Në zhvillim e sipër të bisedës miqësore që patëm mbi gjendjen politike në Maqedoni në atë kohë, Arben Xhaferi foli edhe për zgjedhjet vendore që ishin mbajtur në atë kohë e për të cilat mbaj mend se shfaqi pakënaqësinë e tij të thellë. Shpjegoi se, si rezultat i problemeve me zgjedhjet, ai dhe partia e tij kishin vendosur largimin e deputetëve të partisë së tij nga parlamenti maqedonas. E mbyllëm bisedën dhe takimin tonë me Zotin Xhaferi duke dëgjuar mendimet e tija edhe mbi gjendjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht, mbi gjendjen në Kosovë. E njoftova me atë rast Z. Xhaferi se, bazuar në burime të besueshme zyrtare të asaj kohe në kryeqytetin amerikan, Shtetet e Bashkuara -- në parim -- kishin vendosur në favor të Pavarësisë së Kosovës, por vetëm pritej rezultati i konsultimeve përfundimtare me aleatët evropiano-perëndimorë, para se të bënin publik njoftimin zyrtar të Washingtonit. Këtij lajmi, i ndjeri Xhaferi iu gëzua shumë – e priti me një buzqeshje të sinqertë -- dhe tha se shqiptarët në këto troje janë të vetdijshëm, por shtoi se edhe Washingtoni duhet ta dijë, se pa angazhimin serioz të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, asgjë e mirë nuk do të ndodhë për ne, në këto troje tona, u shpreh ai. U largova prej atij takimi me të ndjerin Arben Xhaferi, i ndërgjegjshëm për nderin dhe privilegjin për t’u njohur dhe për të biseduar me njërin prej vazhduesve të punës së rilindësve të vërtetë të kombit shqiptar dhe me njërin prej politikanëve, intelektualëve dhe publicistëve më të dalluar të botës shqiptare në përgjithësi -- vepra, filozofia politike dhe publicistika e të cilit, fatbardhësisht, mbeten një trashëgimi e artë dhe pikë referimi për frymëzimin e brezave E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Corriere della Sera
Iluzionet tona Më herët Londra. Duke shkuar më pas në kohë: Stokholmi, Londra, Berlini, Nisa. Në më pak se një vit tetë atentate me të njëjtën teknikë, frikshëm e thjeshtë - të godasësh një turmë me një automjet. Vrasësit nuk kanë fantazi; ne nuk kemi kujtesë. Është njerëzore dhe e kuptueshme kjo mangësi. Por nuk mund t’ia lejojmë vetes
Beppe Severgnini
Autoritetet e Barcelonës kanë ftuar të pranishmit që të mos përhapin foto dhe pamje filmike të sulmit. E kanë bërë në gjuhën katalane dhe në spanjisht Policia Nacional, përmes “Twitter”-it. Nuk vlejti. Dje në mbrëmje shihje kudo pamje të tmerrshme, të xhiruara nga afër: trupa përtokë, të vetëm, në ato minutat e tmerrshme mes arratisë në masë dhe rikthimit të vetëdijes kolektive. Shihen fëmijë dhe gra të reja të palëvizshme mbi valët e bardha të trotuarit të “Ramblas”. Shihen pozat e panatyrshme të trupave, veshjet e hequra, këpucët e shpërndara e të deformuara, gjaku që duket si i sajuar, kinematografik. Dëgjohen të qara dhe gjuhë të ndryshme. Zëra që thërrasin duke qarë «hijos de puta» (“bij kurvash”) dhe “malditos” (“mallkuar qofshi”). Po a u bëhet vonë për gjithë këto përbindëshave të largët të ISIS-it? Ideja e tyre e luftës është të vrasin të rinj që shëtisin një të enjte mbrëma të një nate vere. Nëse kanë një Zot, kush e di sa turp i vjen prej tyre. Tmerrit tonë, i shtohet turpi fajtor i përsëritjes. Çfarë mund të themi, që nuk e kemi thënë tashmë? Çfarë mund të rrëfejmë, që nuk e kemi rrëfyer tashmë? Transmetimet
8
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
e drejtpërdrejta televizive, faqet e internetit, pamjet dhe lajmet janë të ngjashme me ato që shënjuan verën e vitit 2016 e më pas vjeshtën, e më pas dimrin, e më pas pranverën 2017. Është radha e Barcelonës, bashkë me Londrën qyteti më evropian i Evropës. Turma e lumtur, kombet dhe brezat e përzierë, dielli dhe pushimet, deti shumë pranë: më e mira e kontinentit, në një ditë gushti. Pastaj të rinjtë imigrantë, furgoni, sulmi shumë i kollajtë, njerëzit që qajnë dhe vrapojnë. Hipotezat, arrestimet, shkëmbimet e zjarrit. Të paktën 13 të vrarë dhe 80 të plagosur, nga të cilët 15 rëndë. Bën miri djali i qytetit, Leo Messi, që shkruan: “Barcelona, ji e fortë”. Por nuk mjafton. Barcelona, Katalonja, Spanja, Evropa dhe të gjithë duhet të jemi edhe të qetë. Dhe të kuptojmë nëse, rastësisht, kemi gabuar diçka. Mund të duket mizore ta bësh pyetjen tani: Po si është e mundur që një furgon të futet në ‘Ramblas’, të zbresë me zigzage për 600 metra dhe të marrë përpara turmën, në kulmin e sezonit turistik? Ndërkohë që niveli i alarmit në Spanjë, prej dy vjetësh, është 4 nga 5? Si ka ndodhur që shëtitorja e famshme
nuk është e mbrojtur? Vendi është ikonë: ashtu si “Sheshi Trafalgar” në Londër, “Champs Elysees” në Paris, Koloseu në Romë, “D’uomo” në Milano. Dhe nuk ka asnjë dyshim që armiqtë tanë islamikë përmes veglave të tyre vendase kërkojnë pikërisht këtë - të godasin vende simbolike në qytete simbolike, me qëllim që të amplifikojnë terrorin. Kjo nuk i bën të parashikueshëm sulmet. Parandalimi absolut është i pamundur, fatkeqësisht. Por modus operandi i tmerrshëm i terroristëve të ISIS-it duket i qartë. Përveç vendeve simbolike, vënë në shënjestër vende me shumë njerëz: shëtitorja e Nisës, tregu i Berlinit, koncerti në Manchester. Ose stadiume, kisha. Në një lloj ekonomie të frikshme sforcosh, përpiqen që të bëjnë shumë dëm në pak hapësirë dhe kohë. Vetëdijesimi për këtë nuk na bën të paprekshëm, si e kemi parë; por pak më pak të brishtë, po. Një mendim i dytë, i hidhur: mënyra e atentatit demonstron gjestet e dëshpëruara të një force të mundur. Nuk ka asgjë më të kollajtë sesa të vrasësh një qenie njerëzore me një automjet. Banaliteti i sulmit është edhe më i frikshëm. Por tregon – një demonstrim pa të cilin mund të kish
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
a të humbura
bërë – se forcat e sigurisë evropiane po bëjnë një punë të mirë. Industrialët e terrorizmit janë ndalur; në vend të tyre kanë hyrë në lojë artizanë e terrorit. Të cilëve duhet t’u kishim kuptuar metodat. Me atë që ndodhi mbrëmë kuptuam se nuk është kështu.
Dhe një tjetër mendim, i dhimbshëm: një kontinent i madh i lirë si Evropa nuk mund të gjunjëzohet përballë goditjeve të një ideologjie primitive, që po humbet territor dhe mbështetje. Sigurisht, edhe këtë e kemi përsëritur. E megjithatë, në ditë si kjo duhet ta përsërisim me forcë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Duhet të kuptojmë se si të çmontojmë skizofrenitë identitare – vrasësit edhe këtë herë duket se janë rritur mes nesh – por nuk ka dyshim: dita kur e gjithë kjo do të marrë fund njëherë e mirë nuk është e largët. Por fatkeqësisht nuk e dimë se sa pranë është. E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet dhe fushatat elektorale Përzgjedhja negative e kuadrove për partitë politike shqiptare në praktikën e deritanishme të veprimit të tyre është dukuri e rëndomtë. “Ndaj inteligjencies kritike ato sillen si Kalifi Omar me rastin e djegies së bibliotekës së Aleksandrisë”
Qani Osmani
Në vendet me traditë pluraliste-partiake përcaktimi i votuesve nuk është thjesht çështje rutine, por para së gjithash proces i cili varet nga niveli i kulturës politike të masave të gjëra, tradita elektorale, fuqia mobilizuese e partive politike, platformat zgjedhore të tyre etj. Prandaj zgjedhjet kanë rëndësi të veçantë për çdo subjekt politik që merr pjesë në garat elektorale. Rezultatet e zgjedhjeve i përcaktojnë pozicionet e partive politike ndaj shtetit. Nga ato varet a do të jetë partia në opozitë ose në pozitë brenda një afati të caktuar kohor, i cili zakonisht nuk është më i gjatë se katër vjet. Zgjedhjet janë dukuri permanente dhe zakonisht për partitë politike mbarimi i njërit afat të zgjedhjeve paraqet fillim të zgjedhjeve të ardhshme. Partitë politike serioze çdoherë jetojnë nën “ethet e zgjedhjeve”, aq më shumë në qoftë se merret parasysh edhe dukuria e zgjedhjeve të parakohshme, që nuk është dukuri e panjohur për teorinë dhe praktikën e veprimit të partive politike. Partitë politike të cilat e kanë përkrah-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
jen e zgjedhësve, respektivishtë partia që i fiton zgjedhjet, është e logjikshme dhe racionale në përqindje të konsiderueshme të qeverisë në bazë të premtimeve të dhëna gjatë periudhës paraelektorale. Anëtarësia, simpatizuesit dhe votuesit në kuptimin më të gjerë që janë përcaktuar për partinë në fjalë, shpresojnë në premtimet e dhëna në periudhën para zgjedhjeve. Megjithatë, në praktikë një gjë e tillë shpeshherë nuk ndodhë, që do të thotë se partitë nuk i respektojnë premtimet e dhëna. Kjo nganjëherë bëhet qëllimisht, por ka raste që një gjë të tillë partisë t’ia imponojnë rrethanat objektive të cilat krijohen pas përfundimit të zgjedhjeve. Sido që të jetë, politikën e papërgjegjshme në shumë raste zgjedhësit e sanksionojnë në zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet si për zgjedhësit, ashtu edhe për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje paraqesin akt kënaqësie, në veçanti në qoftë se respektohen rregullat demokratike dhe vullneti i popullit i shprehur nëpërmjet votës së lirë. Megjithatë, garantimi i zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike është vlerë që shumë vështirë mund të realizohet me përpikëri, sidomos në shoqëritë pa ndonjë traditë pluralo-partiake, ku zgjedhjet e marrin karakterin
e luftës makiaveliste për pushtet. Kjo duhet të kuptohet si gjë e logjikshme por jo edhe demokratike, sidomos në qoftë se merren parasysh privilegjet që pushteti shtetëror ua ofron partive politike fituese dhe një pjese të ithtarëve të tyre, e në veçanti më të “merituarve” dhe atyre që qëndrojnë në raporte më të afërta me bërthamat partiake. Zgjedhjet në vete e ngërthejnë edhe përgjegjësinë e të zgjedhurve dhe ushtruesve të tjerë të funksioneve publike ndaj zgjedhësve. Partitë politike e kanë për obligim atë përgjegjësi ta kultivojnë dhe ta mbajnë të gjallë. Megjithatë gjatë fushatës elektorale ndodhin dukuri të cilat nuk korrespondojnë me karakterin e vërtetë të partive politike. Duke insistuar të tubojnë sa më shumë vota, partitë politike shmangen nga parimet e veta, me vetëdije ose pa vetëdije. Nganjëherë u shkon për dore të tërheqin numër të konsiderueshëm të ithtarëve të partive kundërshtare dhe zakonisht lufta zhvillohet për personat politikisht të papërcaktuar. Megjithatë, shmangia nga parimet themelore të verifikuara në programet dhe platformat e partive politike, në raste të caktuara mund të provokojë edhe efekte negative për partitë në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
fjalë. Jo rrallëherë ndodh që për shkak të “manovrave politike” shumë aktivistë, anëtarë dhe simpatizues t’ia kthejnë shpinën partisë të cilës i takojnë dhe kështu dëmi bëhet më i madh sesa dobia eventuale. Partitë politike dëshirojnë të paraqiten si përfaqësuese dhe mbrojtëse të interesave më të gjera shoqërore. Në ditët e sotme, në praktikën pluraliste të vendeve në tranzicion, gjatë fushatës ele3ktorale partitë politike më të mëdha e reklamojnë barazinë qytetare, e sidomos garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare, me të vetmin qëllim që ta fitojnë përkrahjen politike të tyre. Largimi nga parimet e përkufizuara të cilat anëtarëve dhe simpatizuesve partia ua imponon nëpërmjet ideologjisë partiake, lë gjurmë negative. Megjithatë, praktika e deritanishme flet se ndodhin çrregullime të mëdha brenda tyre. Ndoshta sipas ligjeve të inercisë, traditave ose nga motive të tjera, numri më i madh i anëtarësisë e ndjek flamurin partiak, pa marrë parasysh se çfarë programi partiak ajo do të ofrojë. “Ato votojnë edhe për “qenin e verdhë” sepse ai është i ngjyrosur me ngjyrën e partisë së tyre” thotë sociologu i mirënjohur Stjepan Pulisheliq. Në këtë mënyrë demokratizimi shndërrohet në kon-
formizëm të jashtëm, ndërsa në thelb ai ngulfatet dhe degradohet. Gjatë fushatës elektorale partitë politike tregojnë interes për të gjitha shtresat e shoqërisë, e sidomos për “inteligjencinë”. Intelegjencia pa dyshim është shtresa e vetme që krijon parakushte për një qasje shkencore të problemeve shoqërore.Sipas kësaj krijohen raportet ndërmjet intelegjencisë dhe partive politike, edhe pse intelektualët janë kategori e pazëvendësueshme. Oligarkitë partiake tregojnë një sasi të rezervës ndaj tyre, të mos e përdorim termin mosbesim. Ç’është e vërteta, kjo nuk vlen për tërë inteligjencinë, e sidomos për pjesën “servile” të saj. Së fundmi, derisa qasja kritike e inteligjencisë nuk është fokusuar kundër aktivitetit të partisë në pushtet, inteligjencia është e mirëseardhur për partitë, është e çmuar dhe e respektuar. Megjithatë, asnjë partie politike, (madje as atyre më ekstreme), nuk u shkon për dore në tërësi ta mbajnë nën kontroll frymën kritike të inteligjencisë. Prej momentit kur intelektualët fillojnë të tregojnë një lloj padëgjueshmërie, e cila para së gjithash shprehet nëpërmjet mospajtimit me disa veprime të caktuara të bërthamës partiake, lindin edhe problemet e ndryshme të cilat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në shumicën e rasteve “dënohen” shumë ashpër nga partia në pushtet. Në parim është shumë e vështirë që inteligjencia të disciplinohet deri në pakufi; partitë politike nuk munden pa të, thënë thjesht, pa angazhimin e intelektualëve ato janë të hendikepuara. Puna intelektuale është jo vetëm e nevojshme, por është diçka pa të të cilën nuk mund të paramendohet veprimi i mirëfillt i partive politike. Në vendet me demokraci të kufizuar ku bëjnë pjesë edhe shtetet në tranzicion, veprohet në drejtim të “partizimit të inteligjencës”. Thënë ndryshe, në këto shtete hapësira e “inteligjencisë kritike” është mjaft e kufizuar. Kam bindjen se kjo në përmasa të mëdha vlen edhe për partitë politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Përzgjedhja negative e kuadrove për partitë politike shqiptare në praktikën e deritanishme të veprimit të tyre është dukuri e rëndomtë. “Ndaj inteligjencisë kritike ato sillen si Kalifi Omar me rastin e djegies së bibliotekës së Aleksandrisë”. Gjatë dhënies së urdhrit që të digjet njëra nga bibliotekat më të rëndësishme të asaj kohe, Kalifi Omar mendonte kështu: Në qoftë se ajo që shkruan në këta libra grekë përputhet me Kur’anin atëherë ata janë të panevojshëm, në qoftë se nuk përputhen, është mëkat. Pra në të dyja rastet duhet të zhduken. Në mënyrë të ngjajshme sot rezonojnë oligarkitë partiake të partive politike shqiptare në Mal të Zi. Në qoftë se intelektualët kanë qëndrime identike me oligarkitë partiake atëherë janë të panevojshëm, në qoftë se mendojnë ndryshe, janë të rrezikshëm. Prandaj, ata me çdo kusht duhet të mbahen në distancë. Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, ç’është e vërteta nga praktika e deritanishme gjatë fushatave elektorale, ato janë munduar të vendosin relacione korrekte, kanë mbajtur tubime, kanë kërkuar ndihmë nga ana e tyre dhe janë deklaruar për bashkëpunum të pandërprerë. E gjihë kjo i ngjason një farse, nga shkaku se pas fitores eventuale partitë politike shqiptare në Mal të Zi vazhdojnë me avazin e vjetër, ato mbyllen në vete duke i realizuar interesat e një grupi shumë të vogël të anëtarësisë me status të privilegjuar. Nënkuptohet se në radhët e tyre çdoherë ka vend për intelektualët që nuk e “turbullojnë ujin”, por jo edhe për ata që gjithmonë e kultivojnë frymën kritike. E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Mbi përmbledhjen me poezi “Muret” të Enes Haliloviqit
Po të rrënoheshin muret, n Megjithatë Haliloviqi, prapëseprapë, me muret e tij, jep sadopak shpresë, duke e pasur atë në ndonjë rast edhe si partner, andaj dhe duket se nuk ka gëlqerosur kot dhe as ndërtuar dhe rrënuar kot muret, sa metafizike, po aq edhe shpirtërore, duke iu drejtuar më në fund lexuesit, në poezinë përmbyllëse dhe duke ia bërë me dije se ne jemi ata që ndërtojmë mure gjithfarësh
Qazim Muja
Ç’është e vërteta, njohja ime me shkrimtarin Enes Haliloviq ka filluar para disa vitesh, si rrjedhojë e bashkëpunimit, në fillim me revistën letrare prestigjioze “Sent” dhe më vonë edhe të ueb revistës për intervista letrare “Ekerman”, që udhëheq z. Haliloviq, duke prezantuar në to autorë shqiptarë, qoftë nga Mali i Zi, qoftë nga hapësira gjithëshqiptare. Pastaj, për t’i dalë hakut Enesit, ia përktheva një cikël poezish të cilat iu botuan në gazetën letrare “Nacional” të z. Buçpapaj në Tiranë. Dhe pas kësaj lindi ideja e përkthimit të “Mureve”, duke e parë se kjo përmbledhje duhet të përkthehet si tërësi sepse vetëm si e tillë e ruan kuptimin e vet. Mbështetjen financiare për këtë, si “Art Club”, e gjetëm tek Ministria e Kulturës dhe Informimit të Serbisë. Tani ç’të them për përkthimin. Normalisht nuk dua të hyj në hollësitë stilistike, figurative e gjuhësore të përmbledhjes “Muret”, por përgjithësisht të preki disa veçori që gjatë punës e përcjellin çdo përkthyes. Sidomos kur bëhet fjalë për poezinë. Duke e ditur se poezia, edhe brenda gjuhës së origjinës, të gjuhës në të cilën shkruhet, është një gjuhë në vete, atëherë nga kjo del se, me të vërtetë, toçitja e një vepre letrare nga njëra gjuhë në tjetrën është një përgjegjësi e madhe. Dhe ky asnjëherë nuk është një proces i zakonshëm,
12
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
pasi që me rastin e përkthimit shpirti krijues i autorit duhet të hyjë patjetër brenda nesh dhe nga aty pastaj të flasë me gjuhën dhe fjalët tona. Rëndësia e përkthimit të një vepre letrare, dhe në rastin konkret të përmbledhjes “Muret”, qëndron në faktin se autorit me ndihmën e përkthimit i rritet numri i lexuesve sepse libri më i përhapur është libri i përkthyer, por edhe për atë se një vepër e një letërsie mund të depërtojë në kuptimin e plotë të fjalës në një letërsi tjetër vetëm përmes përkthimit. Andaj edhe mendoj se botimi i përmbledhjes “Muret” të autorit Enes Haliloviq është shumë me rëndësi në forcimin e lidhjeve shpirtërore në mes dy kulturave, duke pasur parasysh se për njohjen dhe afrimin e kulturave dhe popujve njëra nga komponentat themelore sigurisht që është letërsia, në të cilën, siç është e njohur, vend të posaçëm zë poezia si pjesa më subjektive, më intime dhe më e sinqertë e saj. Me to krijohen njohuri rreth një periudhe, rreth një drejtimi apo grupimi poetik që lë gjurmë dhe karakterizon letërsinë e caktuar nacionale, dhe në mënyrën më të drejtpërdrejtë na shpie në shpirtin e autorit të saj, dhe njëkohësisht edhe në rrethin nga i cili vjen autori. Sepse sipas thelbit të saj poezia, si perla më e çmuar e çdo letërsie, është e krijuar për të qenë një lidhje intime në mes njerëzve, lidhje shpirtërore mes popujve dhe medie për njohjen e tyre të ndërsjellë. Në fakt, një libër i përkthyer njëkohësisht është edhe ftesë e veçantë e miqësisë e cila merr përsipër ta proklamojë këtë publikisht dhe më me zë, me bindjen se poezia megjithatë është vendtakimi
më i bukur në mes njerëzve (dhe si rezultat të kësaj mes nesh sonte kemi Enesin). Dhe këtu dua të them se si përkthyes, krahas të gjitha vështirësive, jam përpjekur që sa është e mundur t’u përgjigjem kërkesave shumë të ndërlikuara të mbartjes së idiomës poetike nga gjuha e autorit në gjuhën shqipe, gjegjësisht në shprehjen personale poetike, duke kërkuar ekuivalencën për veçantitë dhe vlerat e pakontestueshme dhe të jashtëzakonshme të krijimeve origjinale të Haliloviqit. Tani edhe disa fjalë për “Muret” e Enes Haliloviqit nga këndvështrimi im modest, por vetëm si formë dhe jo si përmbajtje, dhe vetëm duke u nisur nga ajo që unë kam pasur kujdes gjatë procesit të përkthimit. Pra, gjatë përkthimit të kësaj poezie gjithmonë është dashur të ruhet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
njerëzit do të ishin më afër rreptësisht semantika, duke pasur parasysh se Muri tek Haliloviqi është një simbolikë shumë e fuqishme. Muret ndërtojnë, por edhe diferencojnë (muret e getove të ndryshme do të thoshte vetë Haliloviqi, shumë mure, madje mitike gjithandej, që nga parahistoria). Ose muret simbolike, me dyer, pa dyer, me dritare, pa dritare, me fotografi diktatorësh të varura në të, pastaj muret shpirtërore, muret logjike brenda nesh, si simbolikë e atij uni të frikësuar njerëzor që poeti i shquar grek Kavafis e emërton si “izolim nga bota brenda”. Pastaj edhe muri metaforë si ai Sartrian, që na paraqitet si një barrierë për ta njohur dhe për ta kuptuar thellësisht tjetrin, të ngjashmin tonë - me idenë se ferri janë të tjerët, por se edhe ne jemi ferri i të tjerëve, diçka që shoqëria postmoderne nevrastenike e bën shpesh me ngutësinë, mospërfilljen dhe apatinë e saj. Sikur secili prej nesh është një tullë apo një gur i dikujt në një mur të dukshëm apo të padukshëm, si barrierë në jetën, në udhën tonë, e që poeti do t’i mallkojë jo pa qëllim në poezinë me numër 13, që në popull njihet si numër ters, “Breshka mallkon murin e ndërtuar në rrugën e saj”: Kot të gëlqerosshin.
Qentë të kapërcefshin. Zjarri të nxiftë me blozë. Të tërheqshin zvarrë si karrigen. Mos paç as dyer as dritare. Mijtë të brejtshin. Kundërmosh nga lagështia. Themeli t’u lëkundtë. Era të përmbystë. Uji të barttë. U shkatërrofsh nga acari. Të shëmtoftë dhëmbi i kohës. Guri mbi gur mos të mbettë. Gjithashtu duhet kuptuar se megjithatë Haliloviqi, prapëseprapë, me muret e tij, jep sadopak shpresë, duke e pasur atë në ndonjë rast edhe si partner, andaj dhe duket se nuk ka gëlqerosur kot dhe as ndërtuar dhe rrënuar kot muret, sa metafizike, po aq edhe shpirtërore, duke iu drejtuar më në fund lexuesit, në poezinë përmbyllëse dhe duke ia bërë me dije se ne jemi ata që ndërtojmë mure gjithfarësh, prandaj: Nëse të vjen të urresh të lutem më urrej mua mos urrej muret Dhe nga këto shembuj kuptojmë se gjuha poetike e Haliloviqit e përdorur mjeshtërisht ka me bollëk metafora burimore, simbole dhe asociacione të jashtëzakonshme të këtij lloji. Gjithashtu, bie në sy konstruksioni gjeometrik i kësaj përmbledhjeje, nga i cili shihet qartë se “Muret” e Haliloviqit janë të vendosura në një pozicion apo bosht simetrik si ajo tek prerja e artë, nga dy tërësi krejtësisht të barabarta për nga numri i poezive, duke filluar nga numri minus 22, duke zbritur në pikën zero, në poezinë bosht, dhe duke vazhduar pastaj deri në numrin 22, gjithsej dyzet e katër poezi, si prerja e artë tek Euklidi, dhe poezia bosht ZERO, duke krijuar një dihotomi poetike tejet interesante, por që të dyja të bashkuara mrekullisht. Duke i lexuar këto dy tërësi, ndien dhe kupton se ato rakordohen aq mirë mes vete, si aprok-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Si përkthyes, krahas të gjitha vështirësive, jam përpjekur që sa është e mundur t’u përgjigjem kërkesave shumë të ndërlikuara të mbartjes së idiomës poetike nga gjuha e autorit në gjuhën shqipe, gjegjësisht në shprehjen personale poetike, duke kërkuar ekuivalencën për veçantitë dhe vlerat e pakontestueshme dhe të jashtëzakonshme të krijimeve origjinale të Haliloviqit
simacione gjeometrike, sa duket qartë se janë vazhdime të njëratjetrës, sepse semantikisht kanë një fjalë domethënëse çelës - MURIN, edhe pse në ndonjë rast në nivele të ndryshme ligjërimi. Në fund, pas përpjekjeve të mia që të bëj një përkthim sa më të suksesshëm, dëshiroj të theksoj se ardhja në shqip e kësaj përmbledhjeje përveç të tjerave, ka edhe një rëndësi tjetër, duke pasur parasysh se çdo varg në të paraqet një kontribut jo vetëm për poezinë që krijon vetë autori Enes Haliloviq dhe për letërsinë e popullit të tij, por, shpresoj, edhe për letrat shqipe dhe për lexuesin shqiptar, në kuptimin e plotësimit qoftë edhe vetëm të një zbrazëtire sado të vogël në marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy letërsive si dhe të lidhjeve kulturore, si konkluzion që del nga semantika e kësaj përmbledhjeje po të rrënoheshin muret njerëzit do të ishin më afër vetes dhe të tjerëve. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit “Muret”, në Bibliotekën e Qytetit - Ulqin, më 13 gusht 2017) E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Mbrëmje letrare “Tre shkrimtarë dhe vendlindja”
Vendlindja, Itak Hoxhiqit dhe Ul
“Pikërisht vendi që ata do t’i japin vendlindjes në krijimtarinë e tyre, qoftë si nocion, shprehje, mendësi, ndjeshmëri, gjuhë, kolorit, stil etj. do të jetë i shumanshëm… Shkrimtarët Mehmet Kraja, Hajro Ulqinaku dhe Zuvdija Hoxhiqi jo vetëm me veprën e tyre, por me mbiemrat e tyre dëshmojnë për lidhjen e tyre të gjithanshme me vendlindjen”, ka theksuar studiuesi i letërsisë Haxhi Shabani Ulqin – Në kuadër të Panairit të Librit në Ulqin, të premten mbrëma, më 11 gusht, në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin është mbajtur mbrëmja letrare e titulluar “Tre shkrimtarë dhe vendlindja” kushtuar shkrimtarëve Mehmet Kraja (akademik), Zuvdija Hoxhiq – Berisha (akademik) dhe Hajro Ulqinaku. Udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, njëkohësisht moderatore e mbrëmjes, ka treguar se janë përcaktuar për temën e vendlindjes pasi që roli i saj në zhvillimin e identitetit është shumë i rëndësishëm nga shumë aspekte. “Rrethi në të cilin lindin e jetojnë ndikon në formësimin e karakterit dhe mentalitetit, çka doemos pasqyrohet gjatë jetës e posaçërisht këtë ndikim e hasim në letërsi”, është shprehur ajo, duke shtuar se tre shkrimtarët ngjarjet në veprat e tyre i vendosin pikërisht në vendlindje. Disa reflektime për temën e vendlindjes në veprat e shkrimtarëve Mehmet Kraja, Zuvdija Hoxhiq – Berisha dhe Hajro Ulqinaku, i ka paraqitur në esenë e tij studiuesi i letërsisë mr. Haxhi Shabani. Ai ka thënë se “pikërisht vendi që ata do t’i japin vendlindjes në krijimtarinë e tyre, qoftë si nocion, shprehje, mendësi, ndjeshmëri, gjuhë, kolorit,
14
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
stil etj. do të jetë i shumanshëm”. Sipas Shabanit, shkrimtarët Mehmet Kraja, Hajro Ulqinaku dhe Zuvdija Hoxhiqi jo vetëm me veprën e tyre, por me mbiemrat e tyre dëshmojnë për lidhjen e tyre të gjithanshme me
vendlindjen. “Sa i përket shkrimtarit Mehmet Kraja, mund të thuhet me siguri se nëse renditen romancierët më të mirë të letërsisë shqipe të cilët mund të numërohen brenda gishtave të një
KULTURË
ka e Krajës, lqinakut dore: shkrimtari Mehmet Kraja është gishti tregues, referencial e model për nga cilësia dhe sasia që në prozën shqipe dhe më gjerë. Si për analogji edhe shkrimtari Hajro Ulqinaku në letërsinë shqipe për fëmijë është ndër shkrimtarët më të shquar, sikurse edhe shkrimtari Zuvdija Hoxhiq-Berisha ndër prozatorët më të mirë në letërsinë që shkruhet në Malin e Zi”, ka thënë ai. Vetë shkrimtarët kanë pranuar se vendlindja ka pasur ndikim të madh në krijimtarinë e tyre, nga ku e kanë marrë brumin, lëndën e parë për veprat e tyre. Shkrimtari Mehmet Kraja ka thënë se
“tema e vendlindjes në rastin e letërsisë është e pakalueshme, sepse njeriu është pjesë e mbamendjes, vendlindja është pjesë e memories. Nuk mund të lirohet njeriu nga memorja e tij”. Ai ka potencuar rëndësinë që ka gjuha në bërjen letërsi, duke thënë se jashtë gjuhës nuk ka asgjë në letërsi. “Kjo magji e gjuhës për mua ka qenë sfida më e madhe letrare. Për mua ka qenë e jashtëzakonshme ajo që realisht e gjeja në gjuhën e një pjese të Krajës”, është shprehur Kraja. Duke folur për personazhet e veprave të tij, që vazhdimisht janë nga vendlindja, akademiku ka thënë se kjo nuk
ka të bëjë me kurrfarë realizmi magjik, por se personazhet e tij janë magjikë vetë. Akademiku tjetër, shkrimtari Zuvdija Hoxhiq – Berisha është shprehur se thonë që nuk ka shkrimtarë pa vendlindje, por që “për fat të keq, ka vendlindje pa shkrimtarë”. Ai ka thënë se ka pasur fatin që të lindë në një vend si Gucia, e cila vërtet ka një fuqi magjike për të bërë për vete. “Rrethanë me fat është se historia, fati, këtë mjedis e ka bërë shumë interesant, dhunti për të shkruar. Më besoni, unë nuk kam pasur nevojë të imagjinoj asgjë. Personazhet e mi janë realë, njerëzit për të cilët shkruaj janë realë”, është shprehur ndër të tjera Hoxhiq. Ndërsa shkrimtari Hajro Ulqinaku e ka quajtur vendlindjen “një mrekulli, të cilën mund ta përjetojë vetëm ai që nuk ka jetuar në vendlindje ose ka qenë i privuar nga e drejta që të jetojë në vendlindje”. Duke përkujtuar thënien latine se “ku e ke mirë, aty e ke atdheun”, ai ka thënë se “nuk është krejt ashtu sepse guri i rëndë peshon megjithatë në vendin e vet”. “Unë falë Zotit jam kthyer në Itakën time. Ulqini është Itaka ime dhe jam kthyer në Ulqin. Ulqinin e kam pasur gjithmonë në mendje, në zemër. Dhe çdo gjë që kam krijuar, prej letërsisë për fëmijë deri te librat dokumentarë, e kam pasur Ulqinin temë”, ka thënë Ulqinaku. Përpos mbrëmjes letrare “Tre shkrimtarë dhe vendlindja”, në kuadër të Panairit të Librit në Ulqin është bërë edhe përurimi i përmbledhjes me poezi “Muret” të autorit Enes Halii. k. loviq. E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Vendlindja - guri i rëndë që (s’)peshon në vend të vet (2)
Mishërimi i shumanshëm (Disa reflektime për temën e vendlindjes në veprat e shkrimtarëve: Mehmet Kraja, Zuvdija Hoxhiq-Berisha dhe Hajro Ulqinaku)
Shkrimtarët Mehmet Kraja, Hajro Ulqinaku dhe Zuvdija Hoxhiqi jo vetëm me veprën e tyre, por me mbiemrat e tyre dëshmojnë për lidhjen e tyre të gjithanshme me vendlindjen
Mr. Haxhi Shabani
(vijon nga numri i kaluar) Shkrimtari Mehmet Kraja është ndër të rrallët që qysh në fillim të krijimtarisë së tij shkruan prozë e jo poezi, pas prozave në të cilat këmbëngul të eksperimentojë në raport me formën dhe përmbajtjen: “Dritat e mesnatës”, tregime, dhe dy romanet: “Gjurmë në trotuar” e “Portali i perëndive të fyera”, që me botimin e romanit “Moti i madh”, do të ndërtojë shtratin që do ta bëjë shumë të njohur në romanin e letërsisë shqipe, në të cilin vërtet do të gërshetohen ujërat e modernizmit, posmodernizmit herë-herë, por edhe performatizmit. Romanet e tij, sidomos “Udhëzime për kapërcimin e detit” dhe “Sëmundja e ëndrrave”, janë pikërisht Itaka e shkrimtarit Mehmet Kraja, së cilës do t’i kthehet në mënyrë spektakolare në romanet “Selvitë e Tivarit” dhe “Im atë donte Adolfin”. Vendet si Kraja, Ulqini e Tivari, apo edhe Ana e Malit do të bëhen të njohura në letërsinë shqipe pikërisht përmes penës së shkrimtarit Mehmet Kraja, ashtu sikur u bë e njohur Makandoja nga Gabriel Garsia Markez në letërsinë latino-amerikane. Mishërimi i shkrimtarit Mehmet Kraja me vendlindjen, është i shumanshëm në krijimtarinë e tij. Ai, deri më tash ka shkruar romanin më tronditës në letërsinë shqipe “Im atë donte Adolfin”. Ky roman është
16
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
një lojë krijuese, deri në herezi, por e përsosur, me anëtarët e tij të familjes, duke vënë si personazh kryesor në këtë roman babain dhe lidhjet e tij me jetën vetiake dhe kolektive, luftën, kombin, civilizimet, diktaturat, diktatorët. Ai këtë personazh e zbërthen deri në kufirin e së pamundurës, me një gjuhë, stil, narracion, ironi e autoironi, për të dëshmuar edhe një herë, por këtë herë në formën më vezulluese, shkathtësinë e jashtëzakonshme të shkrimtarit, sidomos në përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha shtresat dhe variantet e saj. Dhe prapë Kraja, njeriu i saj në qendër. Romani “Im atë donte Adolfin”, të krijon disa pika takimi me “Kukullën” e Ismail Kadaresë, por duke u shkruar e botuar më përpara dhe duke qenë shumë më shumëplanësh, e bën atë romanin më sfidues, më të guximshëm dhe më me stil edhe si përmbajtje, por edhe si formë. Proza e Mehmet Krajës, duke ndërthuar temat dhe kohërat e ndryshme, përpiqet të rishikojë historinë e lashtë të shqipes së shkruar si në romanet “Moti i Madh”, “Udhëzime për kapërcimin e detit”, “Net bizantine”, pa iu ndarë mjediseve shqiptare bregdetare e liqenore, kurse personazhet e lashtë dhe më të rinj, sidomos Brokardi, Nel Gjeshku e Zuke Kalimani, ngrihen dhe skaliten jo vetëm në krijimtarinë e tij, por edhe më gjerë. Në anën tjetër, ky gërshetim kohërash, metodash, konceptesh, e bëjnë këtë shkrimtar të shtrihet gjerësisht në metodat e ndryshme letrare, me dominim të realizmit magjik, por edhe me zbatimin e postmodern-
izmit, herë-herë edhe me elemente të performatizmit. Shkrimtari tjetër, që është pjesë e trajtimit të temës së vendlidjes në veprën e vet, Zuvdija Hoxhiq- Berisha, është një shkrimtar që investon shumë në harmoninë ndërnjerëzore dhe etnike në jetën e tij inidividuale, por personazhet e tij, përjashto idilat afatshkurtra, dëshmojnë se nuk pajtohen “dreqërit në thes”, ndonëse janë të mbyllur brenda një thesi që është Ballkani, sidomos i deri sotëm. “Viti i Gucisë” i Hoxhiqt është një vit i mbrapshtë për këtë vend, për popullatën e saj, apo për ata që e mësyenin dhe për ata që po e dorëzonin, ashtu siç ishin të gjithë së bashku: shqiptarë, boshnjako-myslimanë, pushtuesit e saj (malazezët) dhe mbrojtësit (shqiptarët dhe banorët e tjerë) dhe ata që po e braktisnin (ushtarët e Perandorisë Osmane), ishin më fatkeqët e këtij globi, ndonëse ngjarja ndodhte në një cep të globit. Ishin më fatkeqët sepse për të satën herë edhe në “Vitin e Gucisë” kishte dështuar njerëzia e njeriut, për të fituar dhuna, lufta, vrasja, vdekja. Rrjedha e historisë tashmë kishte marrë përpara Gucinë, pa i pyetur aspak guciasit të cilët do të rropatën nëpër tërë botën, pa gjetur qetësinë e duhur, kurse gjithë ajo trevë do të mbesë, pothuajse e zbrazët, vetëm pak më shumë se njëqind vjet më vonë. Ky vend, Gucia, tashmë kishte prodhuar personazhin që në të njëjtën kohë ishte edhe tragjik, por edhe sarkastik, i përçmuar e me identitete të miksuara: ky personazh sido që të prezentohet: në Podgoricë, Shkodër,
KULTURË
m me vendlindjen
Sarajevë a Stamboll, prapë do të konsiderohet i huaj. Pra, vendlindja këtu del edhe si fat, edhe si mallkim. Romani i tij i dytë “Ylli i Davidit” është një ikje në dukje të parë nga ambienti ballkanik, në ambientin e lindjes, apo më mirë të themi atje ku civilizimet përplasen, në Lindjen e Afërm, por pa lënë anash njeriun e Ballkanit. Shtirja e këtij romani në hapësira, kohë, qytetërime, gjuhë të ndryshme është edhe një aventurë tjetër, e re, më e guximshme e autorit, për të bërë zbërthime humane si në rrëfenjën e Gjovani Bokaçios “Çifuti dhe Saladini” se të gjitha fetë, civilizimet, gjuhët, racat, përfshirë këtu edhe popullin jevrej, ky popull i çuditshëm për ne të tjerët, por shumë punëtor e me ndikim të madh e gati gjenial për personalitetet që i ka dhënë botës, kanë vlera të paçmueshme dhe të domosdoshme për botën në të cilën dëshirojmë të jetojmë. Romani i fundit i shkrimtarit Zuvdija Hoxhiq-Berishës “Të gjithë të mitë”, provon se letërsia postmoderne shkruhet edhe nga tashmë një klasik i prozës në Malin e Zi. Ai ndërton një mozaik, në të cilin gati asnjëherë nuk mungon rrëfimtari e as personazhi i
fantazuar e real, i një gjuhe apo tjetre, ose një rrëfim retrospektiv e perspektiv, duke përzier tmerrësisht kohën e hapësirën, me një linjë po ashtu paksa mistike, por gjithsesi tërheqëse të dervishizmit, përkatësisht bektashizmit apo edhe të përplasjeve të ashpra. Dhe prapë sikur edhe në dy romanet e mëparshme, Zuvdija Hoxhiqi me një ironi e autoironi herë therëse e herë ton pozitiv, na rikthen te projekti i madh i tij, besimin në njeri, pavarësisht diferencave, por asnjëherë pa u shkëputur nga Gucia e tij dhe guciasit, më shumë të shpërndarë nëpër botë, sesa në vetë Gucinë. Si përfundim, shkrimtarët Mehmet Kraja, Hajro Ulqinaku dhe Zuvdija Hoxhiqi jo vetëm me veprën e tyre, por me mbiemrat e tyre dëshmojnë për lidhjen e tyre të gjithanshme me vendlindjen. Sa i përket shkrimtarit Mehmet Kraja, mund të thuhet me siguri se nëse renditen romancierët më të mirë të letërsisë shqipe të cilët mund të numërohen brenda gishtave të një dore: shkrimtari Mehmet Kraja është gishti tregues, referencial e model për nga cilësia dhe sasia në prozën shqipe dhe më gjerë.
“
Vendet si Kraja, Ulqini e Tivari, apo edhe Ana e Malit do të bëhen të njohura në letërsinë shqipe pikërisht përmes penës së shkrimtarit Mehmet Kraja, ashtu sikur u bë e njohur Makandoja nga Gabriel Garsia Markez në letërsinë latino-amerikane
Si për analogji edhe shkrimtari Hajro Ulqinaku në letërsinë shqipe për fëmijë është ndër shkrimtarët më të shquar, sikurse edhe shkrimtari Zuvdija Hoxhiq-Berisha ndër prozatorët më të mirë në letërsinë që shkruhet në Malin e Zi. (Kjo ese është lexuar në mbrëmjen letrare “Tre shkrimtarë dhe vendlindja”, organizuar në kuadër të Panairit XVII të Librit në Ulqin, më 11 gusht 2017) E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Manifestimi “Kalimera Poetike”
Një çerek shek
Me shkrimtarët, studiuesit dhe piktorët e ftuar, “Kalimera Poetike” ka arritur të ruajë jo vetëm traditën, por edhe cilësinë, duke qenë një manifestim elitar. Me traditën e saj prej një çerek shekulli, “Kalimera Poetike” është shndërruar tashmë në një institucion të rëndësishëm kulturor me përmasa rajonale
“
Ismet Kallaba
Në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, në kohën e filleve të pluralizmit që përfshinë edhe kulturën, ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe në hapësirën mbarëshqiptare ka pasur shumë nisma në fushën e kulturës. Ato kanë lindur me qëllimin e mirë për të krijuar diçka ndryshe si rezu-
“ 18
Disa nisma tjera në fushën e kulturës, të lindura me qëllimin e mirë për të krijuar diçka ndryshe si rezultat i fitimit të lirisë krijuese, me kalimin e kohës, pas entuziazmit fillestar, nuk kanë arritur të mbijetojnë ose janë zvetënuar dhe deformuar, duke u shndërruar në veprimtari rutinë
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
ltat i fitimit të lirisë krijuese. Por me kalimin e kohës, pas entuziazmit fillestar, shumica e tyre nuk kanë arritur të mbijetojnë ose janë zvetënuar dhe deformuar, duke u shndërruar në veprimtari rutinë. “Kalimera Poetike” nisi në vitin 1993 si tavernë poetike, me qëllimin për t’i bashkuar shkrimtarët që gjatë verës gjendeshin në Ulqin. Gjatë viteve ajo e ka ndryshuar konceptin dhe profilin e saj, me synimin jo për ta masivizuar, por duke përzgjedhur ajkën e letërsisë shqipe dhe të vendeve të rajonit. Në këtë mënyrë, me shkrimtarët, studiuesit dhe piktorët e ftuar, “Kalimera Poetike” ka arritur të ruajë jo vetëm traditën, por edhe cilësinë, duke qenë një manifestim elitar. Me traditën e saj prej një çerek shekulli, “Kalimera Poetike” është shndërruar tashmë në një institucion të rëndësishëm kulturor me përmasa rajonale. Letërsia vërtet është art krijues, që shpeshherë nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin, por ajo është edhe memoria e kohës. Prandaj ajo vjen në edicionin e sivjetshëm
“Kalimera Poetike” nisi në vitin 1993 si tavernë poetike, me qëllimin për t’i bashkuar shkrimtarët që gjatë verës gjendeshin në Ulqin. Gjatë viteve ajo e ka ndryshuar konceptin dhe profilin e saj, me synimin jo për ta masivizuar, por duke përzgjedhur ajkën e letërsisë shqipe dhe të vendeve të rajonit
përmes letërsisë së kujtesës së Bashkim Shehut, temave letrare-historike të Jusuf Buxhovit, letërsisë së kujtimeve të vendlindjes dhe popullit të tij të akademikut Zuvdija Hoxhiq si dhe artit konceptual të Majlinda Kelmendit. Këto shpirtra, në pamje të heshtur, diagnostifikojnë realitetin ku jetojmë duke u bërë me artin e tyre “shërues” të plagëve të shoqërisë së sotme. Në këtë vit jubilar - 25-vjetor është vendi dhe koha që të falënderohen të gjithë ata persona që kanë kontribuar për themelimin dhe ngritjen e “Kalimerës Poetike”.
KULTURË
kulli traditë
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
19
KULTURË
Piktori shkodran Sytki Brahimi hapi ekspozitën personale në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Ulqin
Motive që lidhen me traditën
“Tematika e ekspozitës është më tradicionale, me një pikturë pak më figurative, ku figuracioni shpeshherë lidhet me historinë, me zakonet e trevave tona, kryesisht Shkodrës dhe Ulqinit, me veshjet e nuseve, me muzikantët në varkë, me malësorët që i biejnë çiftelisë, motive të detit etj.”, ka thënë piktori Sytki Brahimi Ulqin – Piktori nga Shkodra Sytki Brahimi ka hapur të martën e kaluar ekspozitën personale në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit. Ai ka zgjedhur për t’u paraqitur në këtë ekspozitë me një cikël që lidhet me historinë dhe traditën e dy qyteteve, Shkodrës dhe Ulqinit, aq të afërt me njëri-tjetrin. Vetë piktori ka thënë se është përcaktuar me qëllim për punimet me këto motive në mënyrë që ekspozita “të ketë ajrin, historinë, veshjet, ngjyrat e dy trevave tona, që janë pothuajse të pandashme”.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
“Tematika e ekspozitës është më tradicionale, me një pikturë pak më figurative, ku figuracioni shpeshherë lidhet me historinë, me zakonet e trevave tona, kryesisht Shkodrës dhe Ulqinit, me veshjet e nuseve, me muzikantët në varkë, me malësorët që i biejnë çiftelisë, motive të detit etj.”, ka thënë Brahimi, duke shtuar se “në përgjithësi ekspozita të afron me ngjyrat tona kombëtare, sigurisht edhe veshjet, por edhe lloji i pikturimit”. Kjo është ekspozita e parë personale e piktorit Sytki Brahimi në Ulqin, i cili më parë ka qenë pjesë e
disa ekspozitave kolektive në këtë qytet bashkë me piktorë të tjerë nga Shkodra. Piktori Sytki Brahimi ka lindur dhe krijon në Shkodër. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Pas viteve ’90 ka ekspozuar në vende të ndryshme të botës, si Austri, Itali, Britani e Madhe, Greqi, Mal të Zi, Belgjikë, Luksemburg etj., në ekspozita personale dhe kolektive. Ekspozita u organizua nga Qendra e Kulturës – Ulqin, në kuadër të Festivalit “Skena Verore – Ulqini 2017”. i. k.
KULTURË
Në shkollat në Turqi në tetor do të fillojë mësimi i gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje
“Mësimi i parë në gjuhën shqipe do të jepet në Izmir” Pas përcaktimit së gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake si lëndë me zgjedhje për mijëra nxënës të 150 shkollave në Turqi, kryetari i Qendrës për Hulumtime Strategjike të Ballkanit, Rıfat Sait, bën të ditur se Ministria e Arsimit të Turqisë ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me Rektoratin e Universitetit të Trakya-s, për përgatitjen e materialeve mësimore Kryetari i Qendrës për Hulumtime Strategjike të Ballkanit (BASAM), Rıfat Sait, thotë se vendimi për përfshirjen si lëndë me zgjedhje të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake në shkollat e mesme të ulëta, është mirëpritur nga qytetarët me origjinë nga Ballkani në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA). Sait në një deklaratë me shkrim duke rikujtuar se gjuha shqipe dhe ajo boshnjake janë futur në programin shkollor si lëndë zgjedhore, thotë se
kjo është pritur pozitivisht nga emigrantët e Ballkanit në Turqi. Pas përcaktimit së gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake si lëndë me zgjedhje për mijëra nxënës të 150 shkollave në Turqi, Sait, bën të ditur se Ministria e Arsimit të Turqisë ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi me Rektoratin e Universitetit të Trakya-s, për përgatitjen e materialeve mësimore. “Ministri i Arsimit İsmet Yılmaz dhe zv/ministri Orhan Erdem treguan përpjekje të mëdha që gjuha shqipe
dhe ajo boshnjake të vendosen si lëndë me zgjedhje. Ne si komunitet i Ballkanit i falënderojmë shumë. Në Izmir jetojnë një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë nga Ballkani. Ne u takuam edhe me ministrin e Arsimit, İsmet Yılmaz, i cili tha se ai do të marrë pjesë dhe shpresojmë që gjatë muajit tetor edhe me pjesëmarrjen e ministrave të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës, me një organizim të bukur në Izmir do të jepet mësimi i parë në gjuhën shqipe”. E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
Dua Lipa merr kurorën nga Adele Dua Lipa këtë javë ka siguruar vendin e parë në toplistën britanike, duke i dhënë fund dominimit të meshkujve që prej vitit 2015. Këngëtarja me prejardhje nga Kosova është e para femër që kur Adele me këngën Hello zuri këtë pozitë në tetorin e vitit 2015. “New Rules” është kënga e parë e Duas që arrin vendin e parë, ndërsa dy këngët e tjera “No Lie” dhe “Be The One” arritën të siguronin topdhjetëshen e këngëve më të mira në Britani. “Faleminderit për përkrahjen e New Rules – zyrtarisht jemi në vendin e parë! Faleminderit që e keni shpërndarë me shokë, që e keni dëgjuar e shkarkuar! Ju dua, kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Dua Lipa. Presidenti i studios së famshme muzikore Warner Bros. Records UK, ka shtuar: “Talenti i Duas kurrë nuk ka qenë në dyshim. Të jesh numër një në këtë fazë është një arritje e madhe në rrugëtimin e saj për t’u bërë pop-yll. Është rezultat i tre vite pune të madhe dhe kreativiteti nga Dua dhe ekipi i Tap Managmentit, dhe i gjith WB Recordsit”.
Ndërron jetë legjenda hollivudiane
t
22
Jerry Lewis, një nga komedianët më të suksesshëm në Hollywood, ka vdekur në moshën 91 vjeçare. Bashkëpunimi i tij 10 - vjeçar me Dean Martin i shfaqi në 16 filma duke arritur sukses të madh. Lewis u bë aktori më i paguar në Hollywood me paraqitjet në The Bell Boy, Cinderfella dhe The Nutty Professor. Aktori vdiq në shtëpinë e tij në Las Vegas.
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
FOTOGRAFIA E JAVËS
BESIM HAKRAMAJ DHËRMI
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Përmbyllet edicioni i pestë i festivalit folklorit mbarëkombëtarë në Vitojë
Prezantim dinjitoz i vle shumëshekullore nga Vendin e parë në edicionin e pestë të Festivalit Folklorit mbarëkombëtarë me vendim të jurisë, e fitoi ansambli folklorit “Rugova”, nga Kosova, me vendin e dytë u shpërblye grupi polifonik “Lungjeria”-Lungjeri, ndërsa vendin e tretë e fitoi ansambli i Kalabrisë (Arbëreshët) nga Italia Malësi- Edicioni i pestë i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Rapsha 2017”, u mbajt nga data 18 deri më 20 gusht në Malësi, organizuar nga Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha” e cila ishte nikoqire tashmë tradicionale e këtij festivali të rëndësishëm me renome mbarëkombëtare. Si zakonisht, grupet pjesëmarrëse, garuese dhe jogaruese kanë defiluar duke performuar këndshëm nëpër qendër të qytezës së Tuzit, me një shumëllojshmëri të kostumeve kombëtare dhe flamuj kuq e zi, të cilët u mirëpritën dhe u duartrokitën ngrohtësisht nga një numër relativisht i madh i admiruesve të folklorit, për të vijuar më pas në skenën e Vitojës, atje kur për të pestën herë me radhë, artistë, rapsodë e grupe valltarësh shpalosën në mënyrë dinjitoze krijimtarinë e tyre të pasur kulturore-artistike nga thesari i çmuar kombëtar i folklorit, duke i ndërthurur kështu meloset e bukura të këngës dhe valles shqipe të shoqatave vendase, por edhe nga e gjithë shtrirja gjeografike etnike shqiptare. Në edicionin e pestë të këtij festivali, ftesës së organizatorit i janë përgjigjur plot 26 grupe folklorike nga të gjitha trevat shqipfolëse, duke sjellë përgjatë tre netëve një repertor të mirëfilltë të artit e kulturës sonë kombëtare, doke, zakone, këngë, valle e koreografi, të cilat janë fryt i punës së palodhur qindra vjeçare të njerëzve që pareshtur kontribuojnë në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e vlerave tona kombëtare dhe evropiane që tashmë kanë zënë vend në “Europa
24
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Nostra” dhe në UNESCO. Vitoja piktoreske edhe këtë radhë u shndërrua në vendtakim të artistëve më të spikatur të folklorit, duke mbledhur kostumet tradicionale të të gjitha trevave shqiptare , artistët më të mirë të këngës, valles e melosit të bukur shqiptar, që janë pjesë e çmuar e historisë sonë kombëtare, me të cilët krenohet i gjithë kombi kudo e kurdo që ata kanë rastin të na prezantojnë e përfaqësojnë aq denjësisht. Në prani të një numri shumë të madh të artdashësve të kulturës më të lashtë, që është folklori burimor, mes të cilëve dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi dhe zv/ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, Elmira Braho
dhe personalitete të tjera nga të gjitha trevat shqiptare, performuan në skenë artistë e grupe folklorike të cilat sollën çaste të këndshme nga thesari i çmuar etno-kulturor, të cilin çdo komb mund ta kishte lakmi. Në natën e parë të festivalit, krijimtarinë e tyre të pasur kulturore-artistike e kanë shpalosur 8 grupe folklorike, (dy jo garuese) ,në mes të cilave dhe këngëtarë (rapsodë) eminentë që tashmë janë afirmuar dhe janë emra të njohur të estradës së muzikës shqiptare. Natën e dytë kanë marrë pjesë 9 shoqata garuese dhe natën e tretë dhe përmbyllëse kanë marrë pjesë 8 grupe folklorike garuese. Ka qenë SHKA “Rapsha” e cila si nikoqire e festivalit me disa pikë nga
KULTURË
erave tona autoktone thesari atno-kulturor repertori i tyre ka hapur këtë festival, duke pasuar më pas SHKA-të dhe ansamblet e njohura folklorike të cilat me veprimtarinë e tyre të zellshme kanë lënë gjurmë të pashlyer në hapësirën mbarshqiptare. Ndërkohë, në fjalën e rastit, duke e shpallur të hapur edicionin e pestë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar, kryetari i SHKA “Rapsha”, Lucë Junçaj, ka falënderuar të gjithë donatorët dhe njerëzit vullnetmirë nga vendi e diaspora, të cilët me kontributin e tyre, mundësojnë tash e disa vite me radhë, organizimin me sukses të këtij festivali të nivelit mbarëkombëtar duke thënë se qëllimi i këtij festivali është ruajtja, kultivimi dhe avancimi i traditave, dokeve, zakoneve dhe i folklorit kombëtar si në Malësi ashtu dhe në të gjitha trevat etnike shqipfolëse. Grupet folklorike dhe rapsodët kanë performuar dhe ekzekutuan përgjatë tre netëve në skenën e Vitojës, përpara jurisë profesioniste në përbërje: kryetar jurie, Prof. dr. Zymer Neziri, epikolog, Ramadan Bogdani, etnokoreolog (mjeshtër i madh), Prof. dr. Zeqiri-
ja Neziri, epikolog, Mr. Esat Ruka, studiues folklori (mjeshtër i madh) dhe Dr. Sc. Albin Sadiku, etnomuzikolog, të cilët në fund kanë bërë vlerësimin dhe kanë shpallur fituesit e këtij edicioni, ku krijimtarinë e tyre kulturore e artistike e shpalosën afro një mijë persona, rapsodë, instrumentistë e valltarë eminentë të folklorit muzikor i cili padyshim është cilësuar si pasuria kryesore e kombit shqiptar. Kryetari i jurisë prof. Dr. Zymer Neziri në natën e tretë (finale) të festivalit përpara shpalljes së fitueseve, ka rekomanduar grupet dhe ansamblet që sollën valle të ndryshme lirike dhe epike të cilat sipas jurisë kanë devijuar nga burimorja, që në vijim të jenë të kujdesshme pasi sipas tij, ata nuk sjellin vlera burimore, duke u bërë thirrje që elementët jashtë burimores t’i mënjanojnë. “Vlerat muzikore nga më të ndryshmet e pasuruan këtë festival por ato që nuk i përkasin traditës, duhet të mënjanohen. Ritet e doket po ashtu i dhanë ngjyrim autokton këtij festivali kurse veshjet ishin kryesisht paraqit-
je e vlerave tona shumëshekullore të trashëgimisë sonë”, u shpreh kryetari i jurisë, prof. Dr. Zymer Neziri. Vendin e parë në edicionin e pestë të festivalit folklorit mbarëkombëtarë me vendim të jurisë, e fitoi ansambli folklorit “Rugova”, nga Kosova, me vendin e dytë u shpërblye grupi polifonik “Lungjeria”-Lungjeri, ndërsa vendin e tretë e fitoi ansambli i Kalabrisë (Arbëreshët) nga Italia. “Valltari më i mirë i Festivalit Folklorit Mbarëkombëtar “Rapsha 2017”- Andrit Nuredini, valltarja më e mirë e festivalit “Rapsha 2017”- Alberita Totaj, Rituali më i mirë i festivalit “Rapsha 2017”- SHKA “Besa” nga Trieshi (rit morti), rapsodi më i mirë i festivalit “Rapsha 2017”- Jonuz Delaj, instrumentisti më i mirë i festivalit “Rapsha 2017”- Dritan Mustafa, grupi instrumental më i mirë- Grupi i Matit, drejtuesi artistik më i mirë i festivalit “Rapsha 2017”- Juli Paparisto, veshja më origjinale- grupi i Traboinit, çmimi i karrierës: Dida, Çela- Kovaçi dhe Palë Dedgjonaj”, njoftoi kryetari i jurisë, prof. Dr. Zymer Neziri në përmbyllje të festivalit. SHKA “Rapsha” në mënyrë efektive edhe këtë vit e organizoi dhe e përmbylli me sukses Festivalin Mbarëkombëtar të Folklorit i cili mbahet çdo katër vjet në Vitojë, ku përgjatë tre netëve, kreativitetin e tyre artistik nga thesari i pasur etno-kulturor e shpalosën afro një mijë artistë, në mesin e tyre afro 780 të rinj të moshës nga 18 deri në 25 vjeç. Grupet folklorike pjesëmarrëse sollën në skenë afro 70 valle me ritme e motive të ndryshme, mbi 100 këngë e 30 rite të cilët erdhën për të konkurruar nga të gjitha trevat shqiptare si nga Detroiti, Nju Jorku, Kalabria, Gjirokastra, Vlora, Elbasani, Mati, Laçi, Gostivari, Tetova, Kaçaniku, Bujanovci, Hasi, Rugova, Plava e Gucia, Trieshi, Traboini, etj. t. u. E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbi librin “Në kërkim të dritës - Shqiptarët në Ukrainë”, të autorit Kurtesh Devaja
Shpalosje e realitetit të hidhur mbi jetesën e shqiptarëve në ukrainë Libri i Kurtesh Devajës është edhe një rrëfim për shqiptarët që bashkëjetojnë ndërmjet dy kulturash të largëta nga njëra-tjetra. Dhe krejtësisht në fund e tërë ajo që autori ka parë dhe dëgjuar nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, që aktualisht jeton e vepron në rajone të ndryshme të Ukrainës, thekson se këto të dhëna sadopak japin një ndriçim të vërtetë burimor e shkencor, të realitetit shqiptar në stepat e Buxhakut
Shaban Hasangjekaj Libri “Në kërkim të dritës” të gazetarit, publicistit dhe shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Kurtesh Devaja, dedikuar shqiptarëve të Ukrainës, i përket zhanrit të publicistikës. Në fakt, është një rrëfim udhëpërshkrues nëpërmjet të cilit autori është përpjekur ta pasqyrojë një copëz historie të shqiptarëve të Ukrainës. Rezultatet e prezantuara në këtë libër, të mbledhura gjatë hulumtimit shumëvjeçar, autorin Kurtesh Devaja ia kanë mundësuar që për së afërmi ta njohë prejardhjen dhe jetën e shqiptarëve të Ukrainës. Gjatë punës hulumtuese në terren, të cilën e ka bërë në intervale të ndryshme kohore, autori ka vizituar vendbanimet më të rëndësishme ku kanë jetuar dhe jetojnë sot shqiptarët në vargmalet e Buxhakut. Mirëpo, me gjithë punën e bërë, rrethanat politike në atë pjesë të Karpateve e kanë pamundësuar qëndrimin e tij më të gjatë nëpër disa pjesë të vendbanimeve, atje ku jetojnë shqiptarët.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Secilën faqe të librit e përshkon vërtetësia, ideali dhe fryma patriotike e të mbijetuarve, në trajtimin dhe shtjellimin e ngjarjeve, si dhe shqetësimin për fatet e shqiptarëve në Ukrainë. Në këtë libër, autori ka përmbledhur copëza kujtimesh dhe ndjenjash për çështje që trajtohen. Mënyra si paraqiten ato, autori synon t’i përmbledhë në një botim të mirëfilltë me premisa historike, i cili do t’u shërbejë studiuesve dhe historianëve të ardhshëm. Në libër, po ashtu ka përfshirë edhe ca manipulime të historisë të komunitetit të periudhave të ndryshme nga ana e regjimit komunist. Libri mëton të jetë faktografik, kryesisht me dëshmitarë të gjallë që flasin për ngjarjet historike, të bartura nëpërmjet kujtimeve ndër shekuj, gojë më gojë e gjeneratë pas gjenerate. Dëshmitë rrëfejnë përvojën e njerëzve që nga fëmijëria, atë që kishin dëgjuar nga baballarët, gjyshërit e stërgjyshërit e tyre, për sfidat që kishin kaluar që nga zbarkimi i tyre në stepat e Karpateve, para më shumë se tre shekujsh, po ashtu ata dëshmojnë për tmerret e tyre, edhe për të gjitha ato që kishin mësuar jo nga historia, apo dokumentet arkivore (që mungonin), por nga gojët e më të moshuarve. Ngjarjet nga lënda e historisë i kishin mësu-
ar sipas porosisë së regjimit. Prandaj historia në vendin ku jetojnë shqiptarët, në shkolla mësohej e mësohet edhe sot për periudhat mesjetare dhe për carët rusë. Kështu për të shkruar libër, përkatësisht për të shpalosur historinë për popullin që pa fajin e tij është ndodhur jashtë trungut, që historia padrejtësisht e ka neglizhuar dhe privuar nga ruajtja e shënimeve të shkruara për gjurmët dhe faktet, autori thekson se ka pasur vështirësi edhe me rastin e kompletimit të materialit për këtë libër, për mbijetesën e shqiptarëve të Ukrainës dhe ruajtjen e identitetit të tyre. Megjithatë, nga kujtimet e disa protagonistëve, përmes këtij libri, autori është përpjekur të ngjallë kujtesën për të arritur që të zbulojë anën e panjohur të historisë së tyre, me qëllim që t’i japë dritë, pak a shumë, gjenezës për ngjarjet që sajuan historinë e ekzistimit të tyre. Dëshmitarët, në këtë libër, në një formë, zhveshin versionin zyrtar të shumë ngjarjeve që kishin përjetuar ata, pasi historia e deritashme e tyre ishte ashtu siç ka qenë edhe regjimi. Sipas regjimit, është shkruar edhe historia. Në këtë libër, dëshmitarët faktohen edhe me 40 fotografi, 5 fotoportrete personalitetesh dhe 2 harta të cilat autori i ka gjetur në
KULTURË
vendbanimet shqiptare, që i kishin ruajtur familjarët në arkivat personale. Autori, brumin e materialit të përfshirë në librin e vet “Në kërkim të dritës Shqiptarët në Ukrainë” e ka ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë është i paraqitur në tri trajtesa shtjelluese; Kapitulli i dytë në 14 trajtesa shtjelluese, dhe Kapitulli i tretë dhe i fundit në tri trajtesa shtjelluese. Libri flet për kohën kur shqiptarët e Ukrainës u vendosën në stepat e Buxhakut, por njëkohësisht sjell edhe të dhëna për periudhat shekullore kur ata janë dyndur nga një vend në tjetrin, duke bërë sakrifica dhe flijime për ta mbrojtur familjen dhe kokën në kohërat më të vështira, sidomos gjatë luftërave të tmerrshme gjatë shekujve XVIII-XX. Dëshmitarët rrëfejnë pa ngjyrim, aq sa dinë dhe sa kanë mësuar nga rrëfimet e stërgjyshërve të tyre. Përveç rrëfimeve të protagonistëve të kohës, libri sjell edhe dëshmi për sistemin e dikurshëm komunist në këtë vend dhe trajtimin e egër që u kishte bërë ai shqiptarëve. Dëshmitarët e kohës njëkohësisht flasin edhe për përpjekjet e tyre për mbijetesë, duke i bërë ballë dukurisë së asimilimit të tërësishëm, i frymëzuar nga sakrifica e madhe për mbijetesë e kësaj pjese të kombit, që me shekuj ka bërë dhe shumë sakrifica për ta ruajtur identitetin e vet. Me gjithë
kufizimet që autori kishte, të cilat e shoqëruan gjatë disa viteve, hulumtimet i mundësuan që të arrijë ta njohë realitetin e hidhur, në të cilin jetojnë shqiptarët në Ukrainë. Prandaj, shënimet e tij nga atje, vendosi t’i shpalosë në këtë libër, për të sjellë në vëmendjen e lexuesve realitetin në të cilin jeton ky komunitet shqiptar në Ukrainë. Ndërsa lashtësia e tyre në këtë rajon përbën një nga realitetet kryesore konfliktuale. Autori i librit, Kurtesh Devaja, thekson se elementi i vetëm kulturor i përbashkët, që u ka qëndruar pushtimeve të perandorive dhe uraganeve të asimilimit është gjuha shqipe dhe kodi i përgjithshëm i sjelljes sociale. Por, është e pajustifikueshme mungesa e të dhënave arkivore. Ka pak informacion konkret për to. Megjithatë, autori mendon se këto të dhëna arkivore paraqesin produktin e një realiteti të tërësishëm shoqëror për periudhën e caktuar. Autori shpreson se ky libër do t’u sjellë lexuesve sadopak kujtesa të një kohe, e cila do të ishte si një pikënisje për hulumtime të reja për të kaluarën e këtij komuniteti, për kulturën dhe jetën e tyre. Pasi komunikimi ndihmon ndërtimin e urave ndërmjet njerëzve dhe popujve, nëpërmjet njohjes së kulturave reciproke, në funksion të paqes, si vlerë e patjetërsueshme e
njerëzimit. Komunikimi bashkon simbolikisht shqiptarët, të cilët jetojnë të ndarë në gjashtë shtete, ndonëse kanë lidhje të forta shpirtërore dhe familjare. Ndryshe, libri i Kurtesh Devajës është edhe një rrëfim për shqiptarët që bashkëjetojnë ndërmjet dy kulturash të largëta nga njëra-tjetra. Dhe krejtësisht në fund e tërë ajo që autori ka parë dhe dëgjuar nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, që aktualisht jeton e vepron në rajone të ndryshme të Ukrainës, thekson se këto të dhëna sadopak japin një ndriçim të vërtetë burimor e shkencor, të realitetit shqiptar në stepat e Buxhakut. Tekefundit, thotë autori, ky është edhe qëllimi kryesor i botimit të këtij libri, burimi i të cilit u takon njerëzve që punuan dhe vepruan në atë kohë. Ai dëshiron të nënvizojë, gjithashtu, se nga përmbajtja dhe problemet e trajtuara në këtë libër, buron një mesazh sa i rëndësishëm, aq edhe aktual: “Komuniteti i shqiptarëve në Ukrainë, mund të ekzistojë pa u asimiluar, vetëm nëse ai vepron i bashkuar dhe i organizuar në shoqëri, shoqata apo klube që për flamurë të tyre kanë vetëm ruajtjen e identitetit dhe idealin kombëtar”. Librin në fjalë, redaktor i të cilit është Nazmi Rrahmani, konsulent: prof. Esat Kamberi, recensentë: prof. dr. Muhamet Mala, prof. Alexander Novik dhe Daut Dauti, lektor: Sabit Jaha, redaktor teknik: Enver Sylejmani, faqosja kompjuterike dhe ballina: Faton Bajgora, e botoi Shtëpia botuese Faik Konica në Prishtinë në vitin 2016. U shtyp në shtypshkronjën KGT dhe përbëhet prej 254 faqesh. Përndryshe, autori i librit “Në kërkim të dritës - Shqiptarët në Ukrainë” Kurtesh Devaja, është autor i mbi 10 librave të zhanreve të ndryshme publicistike. Veprat e botuara të tij janë: 1. Shtetësia e Kosovës (1995); 2. Gjon Lluka atdhetar i devotshëm (2002); 3. Me shqiptarët e Anadollit (2005); 4. Vitet e sfidave (2005); 5. Holokausti shqiptar (2005); 6. Fryma atdhetare e shqiptarëve të Rumanisë (2010); 7. Elementet bazë të gazetarisë (2010); 8. Familja Devaja, monografi (2012); 9. Te molla e kuqe (2012). Libri “Në kërkim të dritës Shqiptarët në Ukrainë”, është vepra e tij e 10. Gazetari, publicisti dhe shkrimtari Kurtesh Devaja, për punën e tij ka marrë shumë shpërblime e mirënjohje. E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
27
MOZAIK
Fokus
Sezon i mbarë në br
Sezoni në bregdetin e Ulqinit kësaj vere po shënon një rritje të dukshme të pushuesve,duke kontribuar k Ndërtimi i Rrugës së Kombit ka bërë që për shumë pushues nga rajoni, bregdeti i Ulqinit të mbetet vend Megjithatë, zyrtarë policorë mendojnë se pika kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Sukubinë-Mu Bregdeti i Ulqinit edhe kësaj vere ishte më i pëlqyeshmi për turistët nga rajoni. Sezoni shënoi një rritje të dukshme të pushuesve, duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike dhe sociale të kësaj komune. Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fuad Haxibeti e vlerëson si shumë të suksesshëm mbarëvajtjen e kësaj sezone. “Ishte një sezon i mirë
“ 28
dhe ishte më i gjati krahasuar me vitet e tjera, falë edhe motit, i cili ishte tejet i nxehtë dhe me temperatura të larta “-tha z. Haxhibeti, duke shtuar se numri më i madh i turistëve të regjistruar janë nga Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia, kurse nga Europa Perëndimore kemi nga Gjermania, Polonia dhe nga pjesa e Europës Qendrore.
Edhe në hotelet e paktë të Plazhit të Madh dhe të Adës shënohet një rritje e bujtjeve që tregon për numrin e shtuar të pushuesve në bregdetin e Ulqinit. Drejtori i shitjeve në Rivierën e Ulqinit, Isat Dragovoja, thotë se “ hotelet i hapën dyert që në fillim të majit dhe jemi të kënaqur me vizitorët që shënon një rritje prej 10 % në krahasim me vitin e kaluar dhe ky trend vazhdon edhe
Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fuad Haxibeti e vlerëson si shumë të suksesshëm mbarëvajtjen e kësaj sezone. “Ishte një sezon i mirë dhe ishte më i gjati krahasuar me vitet tjera, falë edhe motit, i cili ishte tejet i nxehtë dhe me temperatura të larta “-tha z. Haxhibeti duke shtuar se numri më i madh i turistëve të regjistruar janë nga Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia, kurse nga Europa Perëndimore kemi nga Gjermania, Polonia dhe nga pjesa e Europës Qendrore
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
”
MOZAIK
regdetin e Ulqinit
kështu në rritjen ekonomike dhe sociale të kësaj komune. di më i pëlqyer për pushime. uriqan duhet të zgjerohet me qëllim që të përballohet fluksi i madh i njerëzve dhe automjeteve sot”. Pas ndërtimit të Rrugës së kombit dhe pikës kufitare midis dy vendeve ka bërë që për shumë pushues të rajonit bregdeti i Ulqinit të mbetet vendi më i pëlqyer për pushime. Shefi i pikës së përbashkët kufitare, Svetislav Filipoviq, tregon për fluksin e shtuar. Ai thotë se “pika kufitare në Sukubinë është e njohur si një vend
“
me fluks të madh të njerëzve dhe automjeteve. Edhe sivjet kemi një lëvizje të shtuar që kalon 20% krahasuar me vitin e kaluar”. Filipoviq mendon se “kjo pikë kufitare duhet të zgjerohet dhe të modernizohet me qëllim që të përballohet më mirë ky fluks”. Bregdeti i Ulqinit është i njohur për plazhet më të mira dhe më cilësore në Mal të Zi dhe rajon. Disa plazhe të
Shefi i pikës së përbashkët kufitare, Svetislav Filipoviq tregon për fluksin e shtuar. Ai thotë se “pika kufitare në Sukubinë është e njohur si një vend me fluks të madh të njerëzve dhe automjeteve. Edhe sivjet kemi një lëvizje të shtuar që kalon 20% krahasim me vitin e kaluar”. Filipoviq mendon se “kjo pikë kufitare duhet të zgjerohet dhe të modernizohet me qëllim që të përballohet më mirë ky fluks”
Ulqinit janë certifikuar me çmimin “Flamuri i Kaltër”, duke u renditur në listën botërore të plazheve të pastra. A. Salaj
“
Drejtori i shitjeve në Rivierën e Ulqinit, Isat Dragovoja thotë se “ hotelet i hapën dyert që në fillim të majit dhe jemi të kënaqur me vizitorët që shënon një rritje prej 10 % në krahasim me vitin e kaluar dhe ky trend vazhdon edhe sot”
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
29
MOZAIK
Arti dhe politika
Ndikimi i polit rrezikon artin kulturën shqip
Falë njerëzve të kulturës, kombi ynë ka mbijetuar kombëtarisht. Këta misionarë të dyfishtë kulturën e artin e kanë konceptuaar si mision dhe detyrim kombëtar. Misioni i tyre, që nga Dom Gjon Buzuku,P. Budi , F.Bardhi, P.Bogdani, Jeronim de Rada e këndej, ishte kryesor , madje edhe vendimtar në të gjitha lëvizjet kombëtare. Me veprimtarinë e tyre kulturore mbajtën gjallë kujtesën historike të popullit shqiptar, sforcuan idealet për mbijetesë kombëtare dhe mobilizuan kombin për liri
Gjekë Gjonaj
Kultura dhe arti janë segmente shumë të rëndësishme pa të cilat asnjë shoqëri (komb) nuk mund të mbijetojë dhe as të ekzistojë. Vështruar në këtë kontekst nuk ka komb pa art e kulturë, sepse çdo komunitet njerëzish që e përbëjnë kombin ndërlidhet me identitetin kulturor. Një komb pa identitet të mirëfilltë e të njëmendtë nuk e ka të lehtë të gjejë rrugën drejt të ardhmes. Për më keq, një komb me identitet gjysmak e ka të pamundur të konsolidojë vetveten dhe të ardhmen e tij, shprehen eli-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
tat tona kulturore. Sipas tyre, kultura dhe arti janë vetë shteti, vetë kombi. Fanarë që mbajnë të ndezur flakën e atdhetarizmit brenda një etniciteti. Të dyja bashkë janë gjymtyrë të pandara të një trupi. Kultura e arti i afrojnë dhe i bashkojnë qytetarët rreth një ideje, ideali që është kombëtar. Përveç kësaj arti e kultura në vetvete janë shpirti i një kombi, sinonim i lirisë , i gjetjeve apo zbulimeve të vazhdueshme të inovacioneve . Dijetari Nibil Çinka shkruante: “Një kombi që i mungon njëtrajtshmëria dhe hemogjeniteti kulturor, atij i mungon ndërgjegjja kombëtare e vërtetë dhe e përsosur.Vlera e një kombi është në lidhje të ngushtë me ketë ndërgjegje, që është vepër kulture e qytetërimit”. Edhe psikologu dhe filozofi gjerrman Eduard Spranger thotë: “Një komb ja ka një kulturë kombëtare, ja s’ka asnjë”. Këtë mendim për kulturën e mbështetën thuajse
njëzëri mendimtarët e shquar shqiptarë të viteve të 20-30-ta shekullit të kaluar , Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan Noli, At Anton Harapi e shumë të tjerë më vonë , që përbëjnë aureolën e kulturës shqiptare. Falë njerëzve të kulturës kombi ynë ka mbijetuar kombëtarisht. Këta misionarë të dyfishtë kulturën e artin e kanë konceptuaar si mision dhe detyrim kombëtar. Misioni i tyre, që nga Dom Gjon Buzuku,P. Budi , F.Bardhi, P.Bogdani, Jeronim de Rada e këndej, ishte kryesor , madje edhe vendimtar në të gjitha lëvizjet kombëtare. Me veprimtarinë e tyre kulturore mbajtën gjallë kujtesën historike të popullit shqiptar, sforcuan idealet për mbijetesë kombëtare dhe mobilizuan kombin për liri. Politikat kulturore që udhëhiqen sot në Shqipëri e Kosovë janë në disfavor të kulturës kombëtare. Në këto dy shtete shqiptare politika e
MOZAIK
tikës dhe ptare ka shtrirë ndikimin në art e kulturë Investimet në këto dy fusha janë të pamjaftueshme. Ministrat e kulturës kanë kompetenca shumë të mëdha , karshi institucioneve të kulturës
“
e artit. Ata zgjedhin drejtorët e institucioneve kulturore jo në baza të aftësive profesionale, por kryekput në vija partiake. Këto emërime ( poste) politike pa mëdysghje e ulin
Politikat kulturore që udhëhiqen sot në Shqipëri e Kosovë janë në disafvor të kulturës kombëtare. Në këto dy shtete shqiptare politika e ka shtrirë ndikimin në art e kulturë Investimet në këto dy fusha janë të pamjaftueshme. Ministrat e kulturës kanë kompetenca shumë të mëdha , karshi institucioneve të kulturës e artit. Ata zgjedhin drejtorët e institucioneve kulturore jo mbi baza të aftësive profesionale, por kryekput të vija partiake. Këto emërime ( poste) politike pa mëdysghje e ulin cilësinë e krijimtarisë kulturore në përgjithësi, sepse në kulturë duhet të jetë kriteri vetëm vlera
cilësinë e krijimtarisë kulturore në përgjithësi, sepse në kulturë duhet të jetë kriteri vetëm vlera. Më e keqja është se politikëbërësit shqiptarë, në shumicën e rasteve, fare pak e përcjellin kulturën. Ata kryesisht komunikojnë më njerëzit e kulturës, poetët, shkrimtarët, artistët e të tjerët vetëm pak para fushatave elektorale ose në ndonjë moment kur e dinë se ka përfshirje mediale. Politikanët tanë vite të tëra trumbetojnë se duhet të shkojmë në Europë, se nuk jemi larg larg saj. Mirëpo harrojnë ose nuk duan të thonë se në Europë nuk shkohet vetëm me rrugë, drita e ujë. Në këtë familje evropiane futemi edhe me traditën, civilizimin dhe kulturën tonë. Kur të kemi liderë që vërtetë e shijojnë , e duan artin e kulturën gjithçka do të funksionojë shumë më mirë, edhe ekonomia, edhe rendi, edhe politika. E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
32
Javore KOHA
MOZAIK
m
t
Javore KOHA
33
SPORT
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll arrin të kalojë në fazën e rregullt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Kina 2019”
Kosova shkruan historinë Kosova ka shënuar fitore historike ndaj Estonisë në Prishtinë, me rezultatin 75-69, për ta siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll. Në një ndeshje të elektrizuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, djelmoshat e Brad Greenber-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
gut dhanë një performancë të jashtëzakonshme ndaj Estonisë së fortë, që tashmë ka siguruar plasmanin. Një nga më meritorët për këtë kualifikim të Kosovës ishte kapiteni Dardan Berisha, i cili shënoi 28 pikë, 6 asiste dhe pati 4 kërcime. Ai u ndihmua nga Erjon Kastrati që
shënoi 13 pikë. Me këtë fitore Kosova ka përfunduar e dyta në Grupin C me dy fitore, duke eliminuar Maqedoninë, që kishte shënuar vetëm një fitore, atë ndaj Kosovës në Shkup. Sot do të hidhet shorti për grupet kualifikuese, ku Kosova do të njihet me kundërshtarët e saj.
SPORT
Më 10-19 gusht në Podgoricë u mbajt Kampionati Evropian në basketboll për grupmoshën U16
Mali i Zi nënkampion i Evropës
Përfaqësuesja e kadetëve të Malit të Zi në basketboll ka shënuar rezultat historik, duke u shpallur nënkampion i Evropës, në Kampionatin Evropian për grupmoshën U16, që u mbajt nga data 10 deri 19 gusht në Podgoricë. Ky është rezultati më i mirë që shënon një përfaqësuese e Malit të Zi në basketboll në një veprimtari të madhe sportive. Në ndeshjen finale, të zhvilluar të shtunën mbrëma në Qendrën Sport-
ive “Moraça”, kadetët e Malit të Zi humbën nga Franca me rezultatin 75-68. Vendin e tretë e zuri Serbia, e cila në ndeshjen për vendin e tretë fitoi ndaj Kroacisë me rezultatin 76-71. Pas ndeshjeve në grupin D, ku u rendit në vendin e tretë, Mali i Zi fitoi në një të tetën e finales Italinë me rezultatin e thellë 68-47, pastaj në çerekfinale Lituaninë 80-74, kurse në gjysmëfinale Serbinë me rezultatin
73-67. Në ekipin e Malit të Zi u aktivizua edhe i riu nga Ulqini, Haris Karamanaga, një nga talentët e basketbollit prej të cilit pritet shumë në të ardhmen. Përpos vendit të dytë, Mali i Zi ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Argjentinë, duke qenë përfaqësuesja e parë malazeze që ka luajtur në një kampionat botëror. (Kohapress)
E ENJTE, 24 GUSHT 2017
Javore KOHA
35