Koha 780

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 7 shtator 2017 Viti XVl Numër 780 Çmimi 0,50

Gjuha shqipe e nëpërkëmbur ISSN 1800-5696

Modernizimi i tepruar...!

Ngjarje e veçantë për të gjithë shqiptarët


PËRMBAJTJE

Kërkohet regjistrimi i një numri më të madh 5 të kandidatëve shqiptarë nga Mali i Zi

Kriza vërtitet në Ballkan, Perëndimi rri e vështron

Në kushtet e mungesës së pluralizmit politik

Bija fisnike e racës arbërore

10

8

18

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017


PËRMBAJTJE

U promovua monografia e Argjipeshkvisë së Tivarit 26

“Kushtetuta” dhe “Raisa” fitues të 22 çmimeve kryesore të festivalit

Në SHF “Mahmut Lekiq” u regjistruan 125 fillestarë dhe në Gjimanzin “25 Maji”, 116 33

Shkurtohet mandati i kuvendit aktual, 28 zgjedhjet e reja priten të mbahen në nëntor KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 7 shtator 2017 Viti XVl Numër 780 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve Gjuha shqipe e ulqinaka r e nëpërkëmbur mungu ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Modernizimi i tepruar...!

Ngjarje e veçantë për të gjithë shqiptarët

i tepruar...! Modernizimi

shqiptarët të gjithë veçantë për Ngjarje e

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

nëpërkëmbur AGjuha shqipe e

avoreH KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Partia Demokratike e Socialistëve, Forca e Re Demokratike dhe UDSH arrijnë marrëveshje për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme lokale në Komunën e Ulqinit

Zgjedhjet lokale në afatin e rregullt Ulqin – Partia Demokratike e Socialistëve, Forca e Re Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve janë marrë vesh që zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e Ulqinit të mbahen në afatin e rregullt dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme lokale. Pas takimit të zhvilluar të mërkurën e kaluar, ku kanë marrë pjesë funksionarët e lartë të këtyre tri partive, ato kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku theksohet se në takim është vlerësuar që nuk ekziston arsye për shkurtimin e mandatit aktual të Kuvendit Komunal. “Në takim u vlerësua se sezoni i suksesshëm turistik i këtij viti dhe mundësia e realizimit të projekteve të rëndësishme që kanë nisur, ka nevojë për vazhdimësinë dhe shkon në favor të argumentimit se kjo dinamikë nuk duhet të ndërpritet”, thuhet në deklaratën për shtyp. Këto tri parti së bashku me koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, të kryesuar nga Partia Demokratike, përbëjnë shumicën qeverisëse në Komunën e Ulqinit, kurse PDS së

4

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

bashku me koalicionin “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) janë në koalicion qeverisës në nivel shtetëror. Më herët, disa përfaqësues të PDSsë kishin deklaruar se personalisht janë për shkurtimin e mandatit të koalicionit qeverisës në Komunën e Ulqinit për shkak të mosfunksionimit të tij. Të njëjtën gjë kishte kërkuar edhe Partia Demokratike dhe subjektet opozitare në këtë komunë. Por pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet tre subjekteve politike që janë në koalicion, nuk ka pasur ndonjë reagim nga partneri tjetër i koalicionit, Partia Demokratike. Ndërsa Lëvizja Qytetare URA, në reagimin e saj, ka theksuar se deklarata e fundit e PDS-së, Forcës dhe UDSH-së vërteton se ky pushtet lokal është më i dobëti në historinë e Ulqinit dhe se është i instaluar, që domethënë se për Ulqinin më shumë se ndonjëherë vendoset në Podgoricë. Pas arritjes së marrëveshjes, zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e Ulqinit pritet që të mbahen në fund të

janarit apo në fillim të shkurtit. Në zgjedhjet e parakohshme lokale, të mbajtura më 26 janar 2014, Partia Demokratike e Socialistëve fitoi nëntë këshilltarë, Forca e Re Demokratike tetë këshilltarë, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe LD në MZ - shtatë këshilltarë, UDSH tre këshilltarë, PSD dhe Mali i Zi Pozitiv nga dy këshilltarë, si dhe Partia Popullore e Socialistëve dhe Fronti Demokratik nga një këshilltar. Pas zgjedhjeve, Forca e Re Demokratike, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv arritën marrëveshje koalicioni për bashkëqeverisjen e komunës së Ulqinit, të përbërë nga 17 këshilltarë prej 33 sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës së Ulqinit, por pas prishjes së këtij koalicioni, shumicën e re qeverisëse aktualisht e përbëjnë PDS, Forca e Re Demokratike, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe UDSH. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi zhvilloi takime në MASHT-in e Kosovës dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Kërkohet regjistrimi i një numri më të madh të kandidatëve shqiptarë nga Mali i Zi Prishtinë – Një delegacion i Qeverisë së Malit të Zi, i përbërë nga drejtori gjeneral i Drejtorisë për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera të pakicave nacionale, Leon Gjokaj, drejtori gjeneral i Drejtorisë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale, Marash Dukaj, dhe Fikret Lulanoviq, këshilltar në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, kanë zhvilluar të mërkurën e kaluar një vizitë pune në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ata kanë biseduar lidhur me regjistrimin e kandidatëve nga Mali i Zi në universitetet e Kosovës me zëvendësministrin e MASHT-it, Agim Bërdyna, dhe me rektorin e UP

“Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave thuhet se Gjokaj i ka informuar bashkëbiseduesit me kërkesat e kandidatëve të interesuar nga Mali i Zi për regjistrimin në universitetet e Kosovës në afatin e dytë të regjistrimit, duke theksuar angazhimin e Ministrisë që në afatin e dytë, në përputhje me mundësitë ligjore dhe politikën e universiteteve, të lejohet regjistrimi i një numri sa më të madh të kandidatëve nga Mali i Zi. Nga ana tjetër, zëvendësministri Bërdyna e ka njoftuar delegacionin e Qeverisë së Malit të Zi me modelin e arsimimit të pakicave në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë e MASHTit të Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve dhe mundësisë për regjistrimin e kandidatëve të interesuar

nga Mali i Zi. Ndërkaq, në njoftimin për shtyp të Universitetit të Prishtinës thuhet se rektori Dema në takim me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi “premtoi mbështetjen maksimale për kandidatët për studentë që vijnë nga këto vise shqipfolëse, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për të qenë pjesë e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’”. Ai premtoi që do të jetë i gatshëm të shtyjë tutje çfarëdo marrëveshje në të mirë të këtyre studentëve që do të jenë pjesë e UP-së dhe atyre që aktualisht janë të tillë. Të dyja palët diskutuan për mënyrat e ndryshme se si mund të krijohen lehtësira për këta studentë, si dhe mënyra të tjera të bashkëpunimit në të mirë të studentëve, rrjedhimisht edhe të familjeve shqiptare nga këto (Kohapress) vise.

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Gjuha shqipe e

Si mund të presim që ta respektojnë të tjerët gjuhën shqipe, nëse nuk e respektojmë ne vetë? Nëpërkëmbja e gjuhës shqipe nga vetë ata që do të duhej ta mbronin, përbën një akt jokombëtar. Nuk ka mëkat më të madh sesa të nëpërkëmbësh gjuhën amtare (shqipe), për të cilën shumë atdhetarë kanë dhënë jetën gjatë historisë apo për të cilën, në kohën më të re, edhe janë burgosur e dënuar shumë shqiptarë në Mal të Zi dhe në trevat e tjera të ish-Jugosllavisë

Ismet Kallaba

Përdorimi i gjuhës amtare në komunikimin privat dhe publik është njëra ndër të drejtat themelore të çdo personi dhe komuniteti. Kjo e drejtë garantohet me konventat ndërkombëtare, siç është Karta Evropiane për gjuhët rajonale ose minoritare,

6

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

dhe me aktet ligjore të shteteve përkatëse. Edhe Mali i Zi e ka të sanksionuar përdorimin e gjuhëve të pakicave. Në paragrafin 3 të nenit 13 të Kushtetutës së Malit të Zi përcaktohet se gjuha shqipe, e cila flitet nga pjesëtarët e popullatës autoktone shqiptare, është në përdorim zyrtar në këtë vend. Krahas kësaj, Ligji mbi të drejtat dhe liritë e popujve pakicë e sanksionon akoma më qartë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe. Në nenin 11 të këtij ligji thuhet shprehimisht: “Popujt pakicë dhe komunitetet e tjera të pakicave nacionale dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre.

Në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjesëtarët e popujve pakicë dhe të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale përbëjnë shumicën ose një numër të konsideruar të popullsisë, sipas rezultateve të regjistrimit të fundit, në përdorim zyrtar është edhe gjuha e këtyre popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera të pakicave nacionale”. Por në praktikë, përdorimi institucional i gjuhës shqipe në jetën publike nuk është jetësuar, as në institucionet dhe organet e qeverisjes vendore, në komunat ku shqiptarët përbëjnë shumicën ose përqindje të konsiderueshme të popullsisë. Rasti i fundit i ndodhur në mbledhjen e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e nëpërkëmbur

Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ku seanca është ndërprerë për shkak se këshilltarëve nuk iu është dërguar materiali në gjuhën shqipe, por vetëm në atë malazeze, është treguesi më i mirë i përdorimit të gjuhës shqipe dhe i zbatimit të dygjuhësisë në këtë komunë, me shumicë shqiptare. Kjo nuk është një gjë e re, por përbën një rast të përsëritur, që tashmë është shndërruar në dukuri. Vetvetiu kuptohet se në komunat e tjera në Mal të Zi, ku jetojnë shqiptarët e ku ata përbëjnë pakicë, situata është edhe më keq. E drejta dhe liria e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, domethënë zbatimi i dygjuhësisë, ka qenë një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve dhe subjekteve politike nacionale shqiptare në periudhën e pluralizmit politik në Mal të Zi. Prandaj është absurde dhe nuk mund ta kuptosh se si ka mundësi që gjuha shqipe nuk gjen zbatim të plotë në përdorimin zyrtar në Komunën e Ulqinit kur dihet mirë fakti se që nga fillimi i pluralizmit kjo komunë drejtohet nga partitë politike shqiptare. Madje, sipas njohësve të çështjes, në disa aspekte më mirë ka qenë situata sa i përket përdorimit të

gjuhës shqipe në sistemin e kaluar njëpartiak sesa tani në demokraci. Akoma më absurd është fakti se vetë zyrtarët dhe nëpunësit shqiptarë në Komunën e Ulqinit komunikojnë ndërmjet tyre zyrtarisht në gjuhën malazeze. Aq më keq që edhe në shkresat e dërguara Komunës së Ulqinit në gjuhën shqipe, kryesisht merr përgjigje në gjuhën malazeze. Ka shumë arsye për këtë gjendje alarmante, një prej të cilave është fakti që, duam apo jo, duhet ta pranojmë se një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk mendojnë shqip dhe e kanë më të lehtë që të shprehen në gjuhën malazeze sesa shqip, sidomos ata që nuk e kanë kryer shkollimin në gjuhën shqipe, e aq më keq dinë ta shkruajnë gjuhën shqipe. Megjithatë, për këtë situatë nuk mund të gjendet kurrfarë arsyetimi dhe justifikimi nëse dihet se Komuna e Ulqinit ka shërbimin e përkthimit, ku janë të punësuar përkthyes për gjuhën shqipe. Pyetja që shtrohet është se kush (ku) tjetër duhet ta zbatojë përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin publik zyrtar nëse nuk zbatohet në ato institucione që drejtohen nga vetë shqiptarët? Apo vetë shqiptarët dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përfaqësuesit e tyre kanë menduar se kjo kërkesë e tyre nënkupton zbatimin nga të tjerët?! Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është tashmë një e drejtë e arritur e shqiptarëve në Mal të Zi, e cila duhet të jetësohet në të gjitha institucionet publike, në komunat ku jetojnë shqiptarët. Dygjuhësia kushton, por e drejta e përdorimit të gjuhës amtare në komunikimin publik zyrtar, krahas të drejtës së arsimimit dhe informimit në gjuhën amtare etj., përbën një nga të drejtat themelore të njeriut, që nuk mund të matet me para. Prandaj, ata që nuk e respektojnë gjuhën e tyre, nuk respektojnë as vetveten. Si mund të presim që ta respektojnë të tjerët gjuhën shqipe, nëse nuk e respektojmë ne vetë? Nëpërkëmbja e gjuhës shqipe nga vetë ata që do të duhej ta mbronin, përbën një akt jokombëtar. Nuk ka mëkat më të madh sesa të nëpërkëmbësh gjuhën amtare (shqipe), për të cilën shumë atdhetarë kanë dhënë jetën gjatë historisë apo për të cilën, në kohën më të re, edhe janë burgosur e dënuar shumë shqiptarë në Mal të Zi dhe në trevat e tjera të ish-Jugosllavisë. E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Stratfor

Kriza vërtitet në Ba Perëndimi rri e vës Cameron Munter

Në gjashtë muajt e parë të administratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, pesë sfida të politikës së jashtme kanë dominuar skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Roli i zgjeruar ekonomik dhe ushtarak i Kinës, marrëdhëniet e ngushta të Rusisë me Evropën dhe Lindjen e Mesme, luftërat në vazhdim në Afganistan dhe Siri, kërcënimet që rrjedhin nga Koreja e Veriut dhe Venezuela dhe e ardhmja e Evropës, mes lëvizjeve populiste në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë që tashmë kërkon të zërë vend mes politikëbërësve botërorë. Përmes gjithë kësaj, ka qenë e lehtë të harrohet se, jo shumë kohë më parë, pjesa më e madhe e vëmendjes së botës, ishte përqëndruar në Ballkan. Ndërkohë që lufta shpërthente në kufijtë e Evropës, shumë prej tyre kishin frikë se paqëndrueshmëria do të shkaktonte një konflikt më të gjerë. Luftimet e tmerrshme dhe jetët e sakrifikuara, veçanërisht në Bosnje (1992-1995) dhe Kosovë (në vitin 1999), shkatërruan dekada të tëra arritjesh në të gjithë rajonin. Dhe Olimpiada e Sarajevës e vitit 1984 – një simbol i paqes dhe bashkëpunimit botëror – dukej një kujtim i largët. Sot, luftërat që i dhanë fund Jugosllavisë, janë duke u zbehur nga vëmendja. Akti i fundit i madh i dhunës në rajon – djegia e Ambasadës të SHBA-së në Beograd në vitin 2008, një ngjarje që unë e kujtoj fare mirë, për shkak se shërbeja si am-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

basador amerikan në atë kohë – ka ndodhur gati një dekadë më parë. Në vitet që pasuan, sfidat e Ballkanit janë larguar nga faqet e para, ashtu sikurse dhe nga mendja e shumicës së liderëve me një rol në rajon. E megjithatë, shumë nga problemet themelore që shqetësojnë Ballkanin, janë ende të pazgjidhura. Marrëveshjet e Dejtonit që i dhanë fund luftës në Bosnjë në vitin 1995, ofrojnë një strukturë të keqe dhe shpesh jofunksionale vetëqeverisjeje. Serbia dhe Kosova ende nuk janë pajtuar, një hap ky i nevojshëm, nëse të dyja duan që të arrijnë qëllimin e vetëshpallur të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sfidat e brendshme vazhdojnë ende në Maqedoni dhe në Kroacinë anëtare të BE-së. Dhe në ndërkohë, më të mirët dhe më të zgjuarit e rajonit janë vënë në kërkim të mundësive gjetiu. Potenciali i madh i rajonit për zhvillim ekonomik, që nga turizmi, deri tek inovacioni dhe teknologjia e informacionit, po eksplorohet shumë pak. Padyshim, problemet gjeopolitike dhe tensionet etnike po ziejnë dhe po i afrohen sipërfaqes edhe një herë në Ballkan – për rrezikun potencial të rajonit. Pyetja është, a do ta vërejnë udhëheqësit perëndimorë dhe të ndërhyjnë në kohë?

Të etur për ndihmë ekonomike financimi në sektorin privat, që do të Lajm i mirë është se ka shpresë për përparim, dhe në këtë rast, ajo fillon me ekonominë. Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetje ekonomike, siç u bë e qartë në një takim të fundit të anëtarëve të Procesit të Berlinit në Trieste, i cili u përqendrua në integrimin ekonomik rajonal. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian ka në plan të kanalizojë 48 milionë euro (rreth 57 milionë dollarë) në mundësi të reja

promovojnë projektet e ndërlidhjes, të mbështesin zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe të rrisin bashkëpunimin ekonomik rajonal. Këto përpjekje synojnë të krijojnë një kornizë, e cila mund të çojë në një bashkëpunim më të thellë dhe larg nga politikat e lypjes së fqinjit, nga vendet që konkurrojnë për të përftuar financime prej Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ka pasur shumë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

allkan, shtron

Ballkani ende mund të provojë të jetë një histori surprizuese suksesi në vitet e ardhshme. Por, ndërsa rajoni largohet përtej vëmendjes së udhëheqësve globalë, shanset e tij për t’u zhytur në paqëndrueshmërinë e së kaluarës së vet do të rriten, nëse bota do të vazhdojë të rrijë e të vështrojë

prioritet i politikës së Pekinit. Kina tashmë ka patur një ndikim të dukshëm në disa projekte në rajon, duke përfshirë një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh Beogradin dhe Budapestin; Autostrada e Adriatikut, e cila do të lidhë Shqipërinë, Malin e Zi dhe anëtarët e BE, Greqinë dhe Italinë; dhe portin e Pireut, të cilin një kompani kineze e ka blerë për të krijuar një rrugë detare, nga Greqia, përmes Ballkanit Perëndimor, në tregjet e BE-së.

Zgjidhja fillon në shtëpi

raste të liderëve të biznesit, të cilët nuk kanë lejuar që kufijtë t’ua pengojnë punën, duke çuar gjithmonë përpara përpjekjet për bashkëpunim më të ngushtë. Edhe palët e jashtme po lënë shenja në ekonomitë e rajonit. Kina, për shembull, ka treguar interes të madh për të investuar në infrastrukturën e Ballkanit, si pjesë e Iniciativës “Belt and Road” – një program ambicioz dhe shumëkombësh, që është bërë

Por tani, më shumë se kurrë, Ballkani është i interesuar të angazhohet më ngushtë me Perëndimin, për të ndihmuar në adresimin e problemeve të rajonit. Udhëheqësit evropianë, më së shumti Gjermania, vazhdojnë ta vështrojnë rajonin, ndërkohë që Rusia ruan praninë e saj – për habinë e disa vëzhguesve – në sektorin energjetik të Serbisë. Pavarësisht nga marrëdhëniet e veta shpeshherë të vështira me rajonin, Shtetet e Bashkuara do të duhet të fuqizojnë edhe një herë praninë e tyre. Në fund të fundit, Uashingtoni ka interesa të konsiderueshëm në Ballkan, veçanërisht në Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO, si edhe në investimet e huaja direkte. (Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Shtetet e Bashkuara investuan 147 milionč dollarë në Ballkanin Perëndimor nga viti 2003 deri në vitin 2012.) Për më tepër, është po aq e rëndësishme që popujt e Ballkanit të kenë një vetëdijësim të qartë dhe të saktë, të pasojave të rritjes së influencës së Kinës, e cila do të jetë aktive në rajon për vitet që do të vijnë. Kjo nuk do të thotë që aktorët e huaj janë zgjidhja e problemeve të rajonit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Përkundrazi, është e rëndësishme që jo vetëm qeveritë, por edhe aktorët kryesorë shoqërorë në Ballkan – nga bizneset tek universitetet, e deri tek organizatat joqeveritare – të punojnë me forca të jashtme për të ndihmuar në formësimin e të ardhmes së rajonit. Zgjidhja fillon nga brenda. Në të vërtetë, disa masa shpresëdhënëse mund të merren, nga fakti se Beogradi dhe Prishtina kanë hapur një dialog për të lehtësuar tensionet midis tyre. Ndërkohë, qeveria e re e Maqedonisë, e cila erdhi në pushtet në qershor, tashmë ka bërë hapa të mëdhenj përpara, në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët e vet, duke adresuar zgjidhjet e mundshme për një mosmarrëveshje me Greqinë lidhur me njohjen e emrit të Maqedonisë; duke premtuar rritjen e bashkëpunimit midis Shkupit dhe Tiranës; dhe, pas dy dekadave bisedime, duke nënshkruar një traktat miqësie me Bullgarinë. Megjithatë, ky progres do të duhet të përshpejtohet, pasi zhvillimet e tjera problematike, duke përfshirë prurjet e mëdha të emigrantëve në rajon nga Afrika dhe Lindja e Mesme, përkeqësojnë rritjen e zërave nacionalistë myslimanë, kroatë dhe serbë, që mbështesin pakënaqësinë etnike dhe sociale. Ballkani Perëndimor do të përballojë më mirë këto sfida vetëm me ndihmë nga pjesa tjetër e botës. Ballkani ende mund të provojë të jetë një histori surprizuese suksesi në vitet e ardhshme. Por, ndërsa rajoni largohet përtej vëmendjes së udhëheqësve globalë, shanset e tij për t’u zhytur në paqëndrueshmërinë e së kaluarës së vet, do të rriten nëse bota do të vazhdojë të rrijë e të vështrojë. E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet e para pas Luftës së Dytë Borërore në Mal të Zi

Në kushtet e m së pluralizmit p

Me miratimin dhe shpalljen e Kushtetutës së re të Republikës Popullore të Malit të Zi, më 30 dhjetor 1 formal, juridik dhe material, përsëri rikthen shtetësinë e vet dhe bëhet shtet i organizuar dhe i rregu

Gjekë Gjonaj

Mali i Zi para Luftës së Dytë Botërore, që nga viti 1918, e humbi në mënyrë jolegale, jolegjitime ( të dhunshme) shtetësinë e vet shumëshekullore, madje edhe emrin e vërtetë. Me miratimin dhe shpalljen e Kushtetutës së re të Republikës Popullore të Malit të Zi, më 30 dhjetor 1946, në Cetinë nga ana e Kuvendit Kushtetutdhënës ky shtet, në kuptimin formal, juridik dhe material, përsëri rikthen shtetësinë e vet dhe bëhet shtet i organizuar dhe i rregulluar. Kushtetuta është ligj themeltar i shtetit, një akt më i lartë juridik , akt ideo- politik, programor deklarativ, i cili përcakton suazat e zhvillimit të rregullimit shoqëror e shtetëror, qëlli-

“ 10

met dhe detyrat e rendit kushtetues, përbën dispozita për zbatimin e të cilave duhet nxjerrë ligje. Vendimin për shpalljen e Kushtetutës së Republikës Popullore të Malit të Zi , e cila ruajti më shumë tiparet e një programi politik plotësisht të ideologjizuar me ideologjinë e kohës, e kanë nënshkruar Spaso Drakiq, sekretar dhe Petar Komneniq, kryetar i Kuvendit Kushtetutdhënës të Republikës Popullore të Malit të Zi. Miratimit dhe shpalljes së Kushtetutës së vitit 1946 i kanë paraprirë disa ligje, akte dhe vendime të cilat kanë pasur rëndësi juridike dhe politike për Malin e Zi. Pas këtyre akteve ( vendime e ligje) me të cilat sërish vendoset statusi i ndërprerë me dhunë shtetërore-juridike i Malit të Zi në Kuvendin e Podgoricës në vitin 1918, ky shtet ka vazhduar të ndërtojë, zhvillojë dhe modernizojë organizimin e vet shtetëror, pozitën dhe kompetencat, por gjatë gjithë kohës duke e lidhur rregullimin (strukturën) shtetërore, organizimin dhe kompetencat në kuadër të shtetit federativ

Kushtetuta është ligj themeltar i shtetit, një akt më i lartë juridik , akt ideo- politik, programor deklarativ, i cili përcakton suazat e zhvillimit të rregullimit shoqëror e shtetëror, qëllimet dhe detyrat e rendit kushtetues, përbën dispozita për zbatimin e të cilave duhet nxjerr ligje

me popujt e tjerë dhe republikat e tyre në shtetin federativ të Jugosllavisë . Në kushtet e mungesës së pluralizmit politik në bazë të Ligjit mbi Kuvendin Kushtetutdhënës të Re-

Në kushtet e mungesës së pluralizmit politik në bazë të Ligjit mbi Kuvendin Kushtetutdhënës të Republikës Popullore të Malit të Zi, Ligjit mbi zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin e Republikës Popullore të Malit të Zi dhe Dekretit ( urdhëresës) për shpërbërjen e Kuvendit Popullor më 3 nëntor të vitit 1946 u shpallën zgjedhjet për Kuvendin Kushtetutdhënës të Republikës Popullore të Malit të Zi

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mungesës politik

1946, në Cetinë nga ana e Kuvendit Kushtetutdhënës ky shtet, në kuptimin ulluar

publikës Popullore të Malit të Zi, Ligjit mbi zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin e Republikës Popullore të Malit të Zi dhe Dekretit ( urdhëresës) për shpër-

bërjen e Kuvendit Popullor më 3 nëntor të vitit 1946 u shpallën zgjedhjet për Kuvendin Kushtetutdhënës të Republikës Popullore të Malit të Zi. Me këto akte u krijuan

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kushtet dhe u përcaktuan rregullat e zgjedhjeve të para të lira të përfaqësuesve popullorë të Malit të Zi, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Modernizimi i Qani Osmani

Fillimi i shekullit XXI karakterizohet me faktin se trojet shqiptare po përjetojnë një periudhe tranzitore: atë të ndërrimit të sistemeve nga ai socialisto-komunist në kapitalizëm, respektivisht në sistemin e vlerave globaliste apo të asaj që sot quhet sistemi politik demokratik dhe ekonomia e tregut. Me daljen e shtetit universal të qytetërimit, njerëzit e tij duke menduar se kjo duhet të jetë forma apo mënyra e jetesës duke u përshtatur me kohën moderne. Ky tranzicion normalisht sjell ndryshime jo vetëm në rrafshin social, kulturor por edhe në rrafshin besimtar. Ajo që më shqetëson më shumë është se shoqëria moderne shqiptare po përballet me ndryshime të vazhdueshme në marrëdhëniet e njeriut me familjen dhe shoqërinë. Ky trekëndësh social duket se po bëhet më i brishtë dhe i papërcaktuar. Vetë raportet e njeriut me këto dy institucione të sigurisë morale, kanë ndryshuar ndjeshëm në dekadat e fundit. Shumë dukuri të relacioneve të njerëzve tanë në kohën e qytetërimit modern janë në mospërputhje të plotë në krahasim me familjen dhe shoqërinë tradicionale shqiptare. Nga pikëpamja morale dhe sociale,

Shqiptarët kudo që të jenë nuk duhet që në emrin e lirisë së tepruar apo të drejtave të tepruara të keqpërdorin lirinë duke e bërë atë skajshmërisht të pakufishme, sepse liria e pakufishme nuk mund të quhet njerëzore, sepse është liri e kafshës, liri që nuk njeh turp, moral, sjellje etj.

familja dhe shoqëria shqiptare momentalisht ndodhen në procesin e komplikuar kaotik të kalimit nga natyra tradicionaliste, nga rolet e dikurshme klasike drejt ndryshimit, përshtatjes me kohën dhe imperativat e qytetërimit modern. Familja shqiptare prej vitesh nuk është më ajo që kemi njohur. Struktura, marrëdhëniet, por edhe qasja mbi të ka ndryshuar. E kaluar tashmë është familja me gjysh e gjyshe....ndërsa e sodit përbëhet vetëm nga prindërit dhe fëmijët. Postmodernizimi po shkatërron gjithçka që ka vlerë, po e rrënon kulturën tonë fetaro-kombëtare që me dekada dhe shekuj e kemi kultivuar si komb. Shoqëria shqiptare e sodit kam për-

shtypjen se përqafon vlerat e shoqërive të huaja, fare pa i analizuar apo ndarë se cilat vlera ti bëjmë pjesë të kulturës sonë dhe cilat vlera t’i mënjanojmë. Nuk duhet të bëhet pjesë e jetës çdo gjë që duket e bukur dhe

Indikatorët kryesorë që iniciojnë prishjet morale janë mediat me përmbajtje rozë përfshirë këtu edhe rrjetet sociale të cilat çdo ditë i përcjellim dhei lexojmë. Bombardimi që i bëhet njeriut të sotëm me reklama, filma komercialë dhe emisione të pavlefshme, e ndjekin atë kudo, duke mos e lënë që të marrë frymë për asnjë çast. Njeriu humb ndjenjën e realitetit, kalon në hiper-realitet dhe bie nën ndikimin e mediave 12

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tepruar...!

joshëse, sepse ndonjëherë dukuritë që duken tërheqëse realisht mund të jenë me pasoja fatale negative. Rinia shqiptare sot në emrin e modernizmit po mundohet të imitojë kultura të ndryshme dhe po harrojnë veten e tyre. Sot i riu shqiptar dhe e reja shqiptare ndjekin trendet moderne në aspektin e pamjes, veshjes, dëfrimit, degjenerimit duke menduar dhe synuar që janë në hap me modën e shekullit të ri. Për të qenë në hap me kohën nuk është e thënun të ndjekësh vetëm modën e veshjes, dhe dukjes. Pjesë e kulturës së përgjithshme është të shpenzosh kohë në bibliotekë, të shkosh në kinemanë, teatër të qytetit, të jesh pjesë e shoqërisë civile me kontribute intelek-

tuale, po pse jo edhe të pish një kafe në kafteritë e qytetit me familje apo me shoqëri. Indikatorët kryesorë që iniciojnë prishjet morale janë mediat me përmbajte rozë,përfshirë këtu edhe rrjetet sociale të cilat çdo ditë i përcjellim dhe i lexojmë. Bombardimi që i bëhet njeriut të sotëm me reklama, filma komerciale dhe emisione të pavlefshme, e ndjekin atë kudo, duke mos e lënë që të marrë frymë për asnjë çast. Njeriu humb ndjenjën e realitetit, kalon në hiper-realitet dhe bie nën ndikimin e mediave. Mediat dhe shtypi rozë paraqesin materiale joshëse që në thelb janë shkatërruese. Paraqitja dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Postmodernizimi po shkatërron gjithçka që ka vlerë, po e rrënon kulturën tonë fetaro-kombëtare që me dekada dhe shekuj e kemi kultivuar si komb të kundërta. Çdo gjë që na paraqitet nuk është çdo herë ashtu si paraqitet. Ka mundësi që realiteti të jetë komplet ndryshe; pra duhet analizuar gjërat. Rinia është begatia më e madhe dhe më e çmueshme e një kombi. Pa një rini të shëndetshme, një komb nuk ka perspektivë të ndritur. Rinia e popullit shqiptar ka kohë që gjendet në udhëkryqet e saj. Modernizimi i popullit shqiptar në përgjithësi më duket shumë i tepruar. Po mundohemi të bëhemi më perëndimore se vetë popullit perëndimorë. Shoqëria jonë shqiptare ka vlerat e veta, ne kemi kulturën tonë të lavdishme të ndërtuar mbi baza fetare e kombëtare. Kthehuni në origjinalitet dhe ta kërkojmë vetveten, nuk na duhet kopjim i vlerave të huaja negative që na prishin shoqërinë dhe familjen. Shqiptarët kudo që të jenë nuk duhet që në emrin e lirisë së tepruar apo të drejtave të tepruara të keqpërdorin lirinë, duke e bërë atë skajshmërisht të pakufishme, sepse liria e pakufishme nuk mundet të quhet njerëzore, sepse është liri e kafshës, liri që nuk njeh turp, moral, sjellje etj. Për çdo gjë duhet të kemi kufi të caktuar, të mos lejojmë ta përvetësojmë kulturën e huaj duke pasur identitetin dhe kulturën tonë kombëtare. Duhet patur kujdes se si të përshtatemi me jetën, sepse depërtimi i kapitalizmit mbart në vetvete edhe rrezikun për vendet që janë në tranzicion, që mund të humbasin rolin e tyre në ruajtjen e vlerave kombëtare. Ndryshimet e tranzicionit dhe të transformimit shoqëror të shoqërive postkomuniste të Europës, janë pjesë e procesit të globalizimit. Për këtë arsye, globalizimi është tregues i faktit se sistemi botëror sot mund të integrojë, në mënyra të ndryshme, shoqëri dhe civilizime të ndryshme, pa marrë parasysh vetitë e tyre autentike. E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Trajtimi i kufijve nga k (Zhbërja e kufirit etnik të autorit Prof. Dr. Martin Berishaj, botues Toena, Tiranë 2017)

Studimi i fenomeneve të ndryshme shoqërore, politike, diplomatike, gjeopolitike, gjeostrategjike nga perspektiva shumëdimensionale janë sa të rëndësishme po aq edhe bashkëkohore. Qasja multiperspektive e studimeve shoqërore dhe humane hyn në kuadrin e studimeve të gjithmbarshme në të cilat gjejmë informacione nga më të ndryshmet nga fusha të rëndësishme të shkencave të cilat kanë korelacion ndërmjet tyre

Prof. Dr. Frashër Demaj Ato pasurojnë dhe plotësojnë njëra tjetrën në strukturim, fenomene, përmbajtje, qasje e metoda si: historike, kualitative, empirike, logjike, krahasuese, statistikore etj., duke bërë tërësinë e një studimi të gjithmbarshëm e kuptimplotë. Të gjitha së bashku ia ka arritur ti trajtojë në thellësi dhe gjerësi deri në detaje politologu Prof. dr. Martin Berishaj në studimin e tij “Zhbërja e kufirit etnik”. Libri ka 343 fq të ndara në tetë kapituj, faksimile të dokumenteve dhe në fund indeksin e emrave dhe literaturen. Autori Berishaj në nisje të studimit fokusohet në trajtimin e kufijve nga këndvështrimi historik, duke u bërë ndër të rrallët studiues që hap shtigje të reja në studimet kufitare shqiptare duke e pasuruar edhe me dimensione të reja dhe duke bërë krahasime të natyrave të ndryshme. Ai jep shembuj konkretë edhe për vendosjen e kufijve siç është kufiri që ndan territoret shqiptare në zonën e Malësisë së Madhe, për të vazhduar më tej çështjen e vendosjes së kufijve në periudha të ndryshme historike, përfshirë këtu vendosjen e kufijve pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore bazuar në vendimet e marrura në konferencat e paqes. Sipas profesor Berishajt, kufiri nuk është

14

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

kategori statike, por është jashtë mase fluid, terren rrëshqitës, kategori e ndryshueshmërisë mbi të cilin dhe për të cilin parreshtur negociohet siç e definojnë diskurset shtetformuese. Proceset e shënimit dhe konstruktimit të kufijve janë ato që prodhojnë ndjenjat nacionale, identitetin, dallimin në mes tyre e që njëkohësisht u japin frymë proceseve. Sipas autorit të studimit “Zhbërja e kufirit etnik”, në hapësirën etnike shqiptare janë tri grupe diskursesh që kanë rol të rëndësishëm: a) Historik b) Institucional politik c) Tekstual Secilën prej tyre, profesor Berishaj e detajizon, madje duke i krahasuar me teza të studiuesve eminentë botërorë që merren me studimin e “bërjeve dhe zhbërjeve” të kufijve etnikë e shtetërorë. Në kapitullin e parë dhe të dytë në fillim të analizës dhe vlerësimit të argumentit shkencor autori e përkufizon diskursin mbi kufijtë dhe rëndësinë e tyre, përdorimin e termave që përdorin gjeografët politikë: frontier, boundary, border dhe border landscape për të sqaruar pastaj kuptimësinë e secilit prej termave të përdorur. Ai në vazhdim vëmendje të posaçme i kushton edhe kufirit nacional dhe kundërthënieve shoqërore për të dalur tek etniciteti dhe nacionalizmi si koncept teorik dhe praktik që ndikon fuqishëm në bërjen dhe zhbërjen e kufijve sidomos në zonat e trazuara siç është Gadishulli Ballkanik. Në kapitullin e tretë ky studim përfshin: Kufirin si proces komunikues, nacionalizmin si diskurs, përplasjet e diskursit

nacional rreth çështjeve kufitare, gurin kufitar si “prajës” i çobanëve, proceset e subjektivizmit nacional, praktikat komunikuese... duke mbyllur këtë kapitull me dilemën: Si ta hulumtojmë kufirin në përditshmëri? Prof. Dr. Martin Berishaj në kapitullin e katërt, vëmendje të veçantë i kushton Krijimit të kufijve nacionalë, duke nisur që nga “ideja e tokës së shenjtë” për të vazhduar me kufijtë nga tradita hebraike, përcaktimi i normave biblike, pronat dhe kufijtë e bashkësive fetare dhe tendencat e Kishës Ortodokse Serbe për ta copëzuar Kosovën në emër të kufijve ndarës të eksterritorialitetit Në kapitullin e pestë trajtohen fenomene të rëndësishme brenda konceptit të territorit dhe territorializmit si perceptim hapësinor. Autori në mënyrë metaforike sqaron “vijën e rërës” dhe kufirin si arnim-qepje të cilin na e jep edhe në mënyrë figurative në ballinën e këtij studimi. Në kapitullin e gjashtë autori Berishaj trajton në hollësi konceptin e pushtetit modern dhe sovranitetin e shtetit, duke sqaruar se sistemi i sotëm ndërkombëtar mbështetet në themelet autoritare të qeverisjes në shtete ekskluzivisht territoriale të ndara në kufij diskretë dhe që pretendojnë pushtet absolut brenda këtyre kufijve. Kuptimi postmodern i kufirit bazohet në vlerësimin e proceseve globalizuese të cilat çojnë në dobësimin e kuptimit të kufirit por jo edhe në shlyerjen e tij. Sovraniteti, sipas profesor Berishaj në shumicën e rasteve e përkufizon shtetin modern qoftë në rrethanat e brendshme (autoriteti, demokracia, pushteti etj) qoftë


KULTURË

këndvështrimi historik në marrëdhëniet e jashtme (pavarësia, shtetësia, vetëvendosja etj) dhe si pasojë shtrohet në qendër të vëmendjes së transformimeve postmoderne. Në këtë kapitull zë vend të rëndësishëm edhe pikëpyetja si mund të sqarohen tendencat diametralisht të kundërta të konceptit të sovranitetit bazuar në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kapitulli i shtatë fillon me vijëzimin dhe demarkacionin e kufirit për të cilin është hapur debat i gjerë në përmasa ndërkombëtare jo vetëm në qarqet politike e shtetërore por edhe tek studiuesit e fushave të ndryshme dhe shoqëria civile. Autori konstaton se demarkacioni i kufirit në terren është çështje ekzakte e kushtëzuar shkencërisht në rend të parë sipas logjikës matematike, gjeografike, që kanë të bëjnë me faktet fizike të terrenit. Përkufizimi fizik në formë juridike i territorit, shpreh faktorë të rëndësishëm për shtetin dhe ekzistencën e tij. Zgjerimi territorial historikisht ka lëvizur nga brezat kufitarë e deri te konstruktimi linear i kufirit. Detyra parësore e demarkacionit është që të transferojë në terren, sa më saktë qe të jetë e mundur, vijën e kufirit ashtu siç është definuar në dokumentin e delimitimit. Delimitimi sipas profesor Berishaj ofron definimin e vijave ndarëse mes sovraniteteve të vendeve fqinjë përmes përshkrimit verbal dhe grafik të vend- ndodhjes së kufirit, nganjëherë duke qenë i shoqëruar me ndonjë hartë ose skicë. Ky përcaktim verbal i sanksionuar me marrëveshje apo me ndonjë vendim gjyqësor, arbitrazhi, duhet të zbatohet në terren përmes procesit të demarkacionit. Për të sqaruar këto fenomene deri në detaje autori merr në trajtim shembuj të ndryshëm duke filluar nga referimi i aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare në Nigeri-Kamerun (2002), rastin e Bashkimit Sovjetik, raste të ndryshme gjatë procesit të dekolonizimeve në Amerikën Latine, ish Jugosllavinë etj. Çështje tjetër e rëndësishme që zë vend në këtë studim është edhe çështja e vendosjes së kufijve detarë që sipas autorit behët sipas metodave të ndryshme të përcaktuara si efektive që bazohen në të drejtën ndërkombëtare. Profesor Berishaj analizon edhe kuptimin e kufijve “natyrorë” dhe “artificialë”.

Kufiri natyror mbështetet në formën natyrore të tokës, siç janë lumenjtë apo vargmalet. Adoptimi i kufirit natyror në praktikë shpesh sjell mospajtueshmëri. Në rast se kufiri natyror nuk është i shënuar në terren, mund të jetë shkak i konflikteve në të ardhmen. Mosmarrëveshje të shumta ndërshtetërore të këtij lloji janë zgjidhur në një hark kohor shumë vite pas miratimit të kufirit me verdikt të gjykatës së arbitrazhit. Autori konstaton se është tepër e rëndësishme që në mënyrë precize të përcaktohet vija kufitare me marrëveshje kur dy shtete ndahen me vargmale. Ajo vijë kufitare lidh majat e bjeshkëve apo ndjek kreshtat. Kufiri tërhiqet në atë mënyrë që ndan natyrshëm ujërat që derdhen në dy lumenj të mëdhenj apo në dy dete. Ky lloj kufiri më shumë iu shërben nevojave të banorëve lokalë në hapësirën kufitare që ndjek majat dhe kreshtat. Kufijtë artificialë janë vijëzuar që nga periudha e kolonializmit e këndej. Ky kufi është linjë imagjinare e drejtë gjeometrike që ndjek një meridian apo paralele gjeografike. Pastaj ajo vijë detyrimisht duhet shënuar në terren, veçanërisht nëse ajo hapësirë kufitare më vonë popullohet dhe për pasojë krijohen vendbanimet. Të tillë kufij autori Berishaj përmend në Kanada, SHBA, Afrikë etj. Kapitullin e tetë të titulluar Kufiri Shqipëri-Mbretëria SKS, autori e fillon me punën e Komisionit Ndërkombëtar të dalë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, për të vazhduar me problemin e shënimit të vijës kufitare të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore. Konferenca e Parisit kishte njohur tërësinë e kufijve të Shqipërisë të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve më 1913 dhe kishte formuar një komision ndërkombëtar në të cilin bënin pjesë përfaqësues të Shqipërisë, Greqisë dhe Mbretërisë SKS. Ky komision kishte përfunduar punën në janar 1925 dhe më 27 janar të po këtij viti u nënshkrua Protokolli i Firences. Çështja e kufirit verior vazhdoi, për t’u nënshkruar më 26 korrik 1926 po në Firencë. Profesor Berishaj jep detaje për caktimin e kufijve të Shqipërisë me Mbretërinë SKS duke përfshirë protokollet, marrëveshjet, aneks marrëveshjet dhe të

dhëna të tjera relevante për përcaktimin e kufirit në mes këtyre dy shteteve. Në fund autori i studimit “Zhbërja e kufirit etnik”, Prof dr. Martin Berishaj na ofron dokumente të ruajtura nga National Archives-Foreign Office në të cilat përfshihen nota, rezoluta, komunikata, protokolle, deklarata, projekte, regjistra, skica, faksimile dhe materiale të tjera që kapin periudhën e viteve 1925-26 ku përfshihen aspekte të ndryshme të detajuara që ndërlidhen me procesin e caktimit të kufijve të Shqipërisë, bazuar në vendimet e komisionit ndërkombëtar të sanksionuar me Protokollin e Firences. Pra, studimi “Zhbërja e kufirit etnik” mbështetet në burime arkivore të përzgjedhura me kujdes dhe sipas rëndësisë që kanë në trajtimin e një tematike të tillë. Krahas burimeve primare të studimit, autori ka marrë në trajtim edhe literaturën relevante nga autorë të ndryshëm kryesisht ndërkombëtare. Brenda këtij studimi gjejmë pasionin për tu thelluar në zbërthimin dhe demistifikimin e konstrukteve politike, shoqërore, ekonomike, diplomatike, gjeopolitike, kufitare si dhe aftësinë për t’i trajtuar faktet dhe faktorët e shumtë që kanë pasur ndikim në rrjedhën e ngjarjeve përgjatë gjithë historisë. Studimi “Zhbërja e kufirit etnik” i autori Prof. Dr. Martin Berishaj i dedikohet një komuniteti të gjerë shoqëror, përfshirë këtu studentë, studiues, profesorë, publicistë, intelektualë e posaçërisht politikanë e diplomatë shqiptarë që përfaqësojnë interesat kombëtare e shtetërore të shqiptarëve në vendet e ndryshme të botës. Profesor Berishaj meriton vëmendjen dhe respektin në rend të parë për kurajon e një studiuesi koshient për vështirësitë e natyrave të ndryshme që shfaqën në trajtimin e çështjeve të ndjeshme dhe shumë të debatuara siç është çështja e kufijve etnikë Në fund të kësaj fjale dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për personalitetin shkencor, akademik, qytetar dhe patriotik të profesorit të respektuar të përmasave ndërkombëtare Prof. Dr. Martin Berishaj. (Autori është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës) E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

15


MOZAIK

Në Tivar shugurohet Katedralja e Shën Pjetrit

Ngjarje e veçantë pë Në Tivar u mbajt shugurimi i Katedrales së re kushtuar Shën Pjetrit, ku morën pjesë qytetarë nga Mali i Zi dhe rajoni, të dërguar nga Vatikani, arqipeshkvë dhe ipeshkvë të shumtë nga vendet e Ballkanit. Shugurimi i Katedrales në Tivar vlerësohet si tejet e rëndësishme për besimtarët dhe banorët shqiptarë në Mal të Zi Shugurimi i Katedrales së re kushtuar Shën Pjetrit në Arqipeshkëvinë e Tivarit u mbajt në një atmosferë festive

16

ku morën pjesë qytetarë të shumtë nga të gjitha hapësirat e Malit të Zi dhe të rajonit.

Kryeipeshkvi i Tivarit imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili mbajti meshën solemne, vuri në dukje rëndësinë e kësaj Kat-

Kryeipeshkvi i Tivarit imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili mbajti meshën solemne, vuri në dukje rëndësinë e kësaj Katedrale për besimtarët dhe banorët e këtij rajoni. “Falënderojmë zotin në mënyrë të veçantë për këtë ngjarje shumë të rëndësishme sepse me shugurimin e Katedrales së re të Shën Pjetrit, e cila është vendosur mu në zemër të Tivarit ka një rëndësi shumë të madhe pasi zemra është qendra aty ku njeriu gjenë dashuri”

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017


MOZAIK

ër të gjithë shqiptarët edrale për besimtarët dhe banorët e këtij rajoni. “Falënderojmë zotin në mënyrë të veçantë për këtë ngjarje shumë të rëndësishme sepse me shugurimin e Katedrales së re të Shën Pjetrit, e cila është vendosur mu në zemër të Tivarit ka një rëndësi shumë të madhe pasi zemra është qendra aty ku njeriu gjënë dashuri. Edhe kjo Katedrale do të rrezatojë dashuri, dashuri ndaj zotit dhe të afërmeve” tha arqipeshkvi Gjonlleshaj. Famullitari dhe studijuesi i mirënjohur Dom Nikë Ukgjini, në këtë kuadër theksoi rëndësinë historike dhe kulturore të Arqipeshkëvisë së Tivarit, ndërkohë që shugurimin e Katedrales e cilësoi si një festë të veçantë për të gjithë shqiptarët. “Është një festë e veçantë për të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat, e sidomos për pjesën e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi . Arqipeshkëvia e Tivarit ka luajtur një rol koordinues për të gjitha kishat në trojet

Famullitari dhe studiuesi i mirënjohur Dom Nikë Ukgjini, në këtë kuadër theksoi rëndësinë historike dhe kulturore të Arqipeshkëvisë së Tivarit, ndërkohë që shugurimin e Katedrales e cilësoi si një festë të veçantë për të gjithë shqiptarët. “Është një festë e veçantë për të gjithë shqiptarët në të gjitha trevat, e sidomos për pjesën e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi si . Arqipeshkëvia e Tivarit ka luajtur një rol koordinues të gjitha kishave në trojet shqiptare pothuajse gjatë tërë historisë”

shqiptare pothuajse gjatë tërë historisë”, tha z. Ukgjini duke shtuar se “kjo ceremoni na kthen në kohën e mëparshme të historisë së kombit tonë kur Tivari ka qenë një dioqezë që ka mbuluar disa dioqeza brenda vendeve ballkanike, duke përfshirë edhe pjesën më të madhe të Shqipërisë”. Një kontribut të madh në ndërtimin e Katedrales dhanë mërgimtarët shqiptarë në ShBA, të cilët siç tha njëri nga donatorët z. Mark Shkreli “ mërgimtarët shqiptarë me të marrun vesh se u dha leja për ndërtimin e Katedrales menjëherë mblodhën donacionet dhe kontribuuam ash-

tu siç kontribuuam edhe për gjërat tjera në vendlindjen tonë në Malësi, Shqipëri dhe Kosovë e kudo gjetiu”, tha ai. Mbas 11 vitesh nga vendosja e gurthemelit dhe 8 vitesh ndërtim, Katedralja e Shën Pjetrit u hap me meshën e parë solemne në prani të të dërguarve nga Vatikani, arqipeshëve dhe ipeshkëve të shumtë nga rajoni. Arqipeshkëvia e Tivarit u themelua në shekullin XI dhe cilësohet ndër vatrat kryesore të zhvillimit të katolicizmit në rajon. A.Salaj

Një kontribut të madh në ndërtimin e Katedrales dhanë mërgimtarët shqiptarë në SHBA, të cilët siç tha njëri nga donatorët z. Mark Shkreli “ mërgimtarët shqiptarë me të marren vesh se u dha leja për ndërtimin e Katedrales menjëherë u mblodhën donacionet dhe kontribuam ashtu siç kontribuam edhe për gjërat tjera në vendlindjen tonë në Malësi, Shqipëri , Kosovë e kudo gjetiu” E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Kujtime nga morti i Nënës Tereze në Kalkutë 20 vjet më parë

Bija fisnike e rac

Më 5 shtator mbushen 20-vjet qyshse u largua nga kjo jetë Nëna Tereze, vetëm një javë pas vdekjes tragjike të Princeshës Dajanë. Nëna Tereze e kishte përjetuar rëndë vdekjen tragjike të princeshës së Uellsit. Ato kishin qenë shumë të dashura Nëna Tereze kishte mbajtur lidhje të ngushta dhe e respektonte këtë princeshë të famshme e cila kishte bërë shumë për të varfrit dhe për largimin e minave nëpër ish zonat e luftës. Nënë Tereza e nderonte misionin humanitar të kësaj princeshe moderne. Gjatë një vizite në New York në qershor të vitit 1997, Princesha Dajanë e vizitoi Nënën Tereze në Misionin e saj Bamirës në Bronx. Vizita e Dajanës në këtë lagje te varfër u prit mirë nga Nëna Tereze dhe nga mjetet amerikane të informacionit. Nëna Tereze dhe Princesha Dajanë biseduan gjerësisht, në lidhje më varfërinë dhe problemet e tjera urgjente të shoqërisë. Në fund të atij takimi u fotografuan së bashku. Ajo fotografi u bë e njohur në terë botën. Princesha më e bukur dhe më elegante në botë u fotografua me nënën më të dashur dhe më të nderuar të njerëzimit. Ne këtë rast ishin bashkuar mëshira e mirësia me bukurinë dhe elegancën. Pas lajmit për vdekjen e saj tragjike Nëna Tereze ishte lutur për dritë në amshim dhe për dy djemtë e saj jetimë. Për lutjet e Nënës Tereze u njoftua botërisht . Në shenjë nderimi dërguam në Konsullatën Britanike një tubë lule për Princeshën Dajanë. Ceremonia e mortit të Princeshës Dajanë u zhvillua në fund të javës së parë të shtatorit 1997. Londra ato ditë ishte në qendër të vëmendjes botërore. Në New York ishte ditë e hënë rreth orës 9 të mëngjesit. Isha ulur në një dhomë të zyrës dhe po lexoja shtypin amerikan. Pas pak hyri në dhomën time sekretarja Patricia Calvache dhe më pyeti: “A ke dëgjuar kush ka

18

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

vdekur. Jo i thashë nuk kam dëgjuar Ajo tha: ”Mother Tereza died ”(Ka vdekur Nëna Tereze). Për mua ishte lajm pikëllues. Sytë e mi u mbushën me lot si të kishte qenë nëna ime. E kisha takuar më 15 qershor 1997 më pak se tre muaj para largimit të saj nga kjo jetë. E mbaj mend si sot se gjatë atij takimi kishte qenë shumë e përzemërt. Më kishte folur gjerësisht për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për misionet e saj në Kinë , bile më kishte ftuar për vizitë ne Kalkutë. Gjatë bisedës bëra një koment për shëndetin e saj: “Nene Tereze, dukesh mirë në fytyrë, qe do të thotë se je mirë me shëndet” Ajo u përgjigj: ”Mbase dukem mirë por shiko gjithë këto aparate në trupin tim. Për një defekt të vogël ose për fikjen e një baterie zemra ime mund të ndalet përgjithmonë. Siç duket, kishte një parandjenjë të fortë se mund të ndodhë diçka e tillë. Fatkeqësisht ashtu kishte ndodhur. Natën vonë më 5 shtator 1997 ishte fikur rryma elektrike në dhomën e saj të gjumit, dhe zemra e saj kishte pushuar një herë e përgjithmonë. Më 5 shtator në ora 10 të mëngjesit më thirri “Zëri i Amerikës” në telefon për një intervistë për mortin e saj. Gazetarët e Zërit, sidomos Elez Biberaj, i kishin të njohura lidhjet e mia me Nënën Tereze. Një ditë më vonë u njoftua botërisht se ceremonia e varrimit të saj do të mbahej më 13 shtator në Kalkutë dhe do të jetë e nivelit më të lartë, ashtu siç ishte bërë për Mahatma Gandin dhe Xh.Nehrun. Pasi më kishte ftuar për vizitë dhe i kisha premtuar se do t’ia plotësoj dëshirën, e ndjeva detyrë morale

pjesëmarrjen time në funeralin e saj. Ajo më kishte ftuar në rolin e gazetarit shqiptar për të më treguar punët që kishte bërë atje. Bile më porositi të mos shkoja gjatë verës sepse bënte vapë e madhe. Më në fund u nisa për të qenë atje me kohë. Lidhja ajrore ishte: New York-BukureshtNew Delhi- Kalkutë. Pata fatin e mirë sepse në Bukuresht u bashkova me kryetarin e opozitës shqiptare Prof.D.Sali Berishën. Ai vinte nga Roma dhe ishte vetëm ashtu siç isha edhe unë. Pas disa orësh u nisëm për në New Delhi. Gjatë fluturimit ai flinte shumicën e kohës. U zgjua nga gjumi një orë para se të arrinim në New Delhi. Filluam të flasim për Indinë. Prof.Dr.Berisha kishte shumë njohuri për këtë vend. Fliste në hollësi për malet dhe lumenjtë historikë të Indisë, sidomos për lumin Gang. Pas një pritjeje të shkurtër në Deh u nisëm për Kalkutë. Qeveria e Indisë kishte organizuar pritje madhështore për të gjithë udhëheqësit dhe personalitetet botërore. Një pritje e e tillë u bë edhe për Sali Berishën.U prit me të gjitha ceremonitë shtetërore. Këto nderime u bënë edhe për mua, sepse isha me Sali Berishën. Pavarësisht se në atë kohë nuk isha gazetar i Zërit të Amerikës, vajta në Indi me iniciativë personale. Elez Biberaj më ngarkoi me detyrën e korrespondentit special të Zërit të Amerikës. Ai më krijoi të gjitha mundësitë për këtë punë. Pas ceremonive në aeroport u nisëm për në hotel. Rrugës pamë mjerimin që askush nuk mund ta imagjinonte. Nëpër trotuare njerëz të shtrirë për vdekje, që kishin pamjen e skeleteve të gjalla. Sali Berisha nuk


KULTURË

cës arbërore

bënte komente, lëvizte kokën dhe dukej shumë i mërzitur. Kur arritëm në hotel i thashë Berishës: nuk kam rezervim për hotel. Para se të na njoftonin nëse ka ndonjë dhomë të lirë ose jo, iu luta Berishës që nëse nuk ka dhomë të lirë të më pranonte në dhomën e tij me ndonjë shtrat ekstra. Ai tha po, nuk ka problem. Por pas një pritjeje të shkurtër gjetën një dhomë për mua. Nuk i harroj kurrë sjelljet vëllazërore dhe fisnike të Sali Berishës në Indi. Vajtja nga hoteli për në Kishën e Shën Tomës ku ishte vendosur për nderime e homazhe trupi i pajetë i Nënës Tereze ishte organizuar nga qeveria. Rrugët e Kalkutës ishin të pakalueshme, nga miliona qytetarë jo vetëm nga Kalkuta, por nga të gjitha viset e Indisë. Vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve të qytetit, përndryshe ishte e pamundur arritja jonë në Kishën e “Shën Tomës”. Para se të hynim në kishë gazetarët amerikanë dhe evropianë iu drejtuan Sali Berishës për problemet politike në Shqipëri dhe shtoi: ”Sot jemi në Kalkutë për varrimin e Nënës Tereze e jo për çështje politike. Pas nënshkrimit në “ Librin e Zisë”, bëmë nderimet e rastit para kufomës së Nënës Tereze. Radhët e qytetarëve për homazhe ishin tepër të gjata. Ata kishin ardhur atje edhe nga viset më të largëta të Indisë. Mbanin në duart e tyre lule dhe shumica qanin me lotë ndërsa bënin homazhe. Grumbulli i luleve e bënte të pamundur lëvizjen në kishë

dhe grupe të caktuara i largonin me shpejtësi. Njerëzimi nuk ka përjetuar kurrë një dhimbje të tillë. India kishte shpallur tre ditë zie. Ishte ndaluar muzika në vende publike për tre ditë e netë. Flamujt kombëtarë ishin ulur në gjysmë shtize. Edhe lokalet e natës ishin mbyllur. Ishte ndaluar alkooli. Në Kishën e “Shën Tomës” takuam shqiptarë nga Evropa dhe Amerika. Disa nga ata flisnin uratë në gjuhën shqipe, midis tyre ishin edhe dy tre meshtarë shqiptarë. Ajo natë e dhimbshme më kujtonte mortin e gjysheve shqiptare. Të nesërmen më 13 shtator në stadiumin Vaxhpaxhi në praninë e shumë autoriteteve botërore u tha mesha për shpirtin e saj. Mëshën e drejtoi kardinal Sodano, Sekretar i shtetit të Vatikanit, i dërguar special i Papës Gjon Palit të Dytë. Në atë meshë madhështore kishin marrë pjesë dhjetëra mijëra qytetarë dhe një numër jashtëzakonisht i madh personalitetesh botërore. India kishte vendosur që Presidenti I Shqipërisë Rexhep Meidani të vendoste i pari kurorë lulesh pranë kufomës. India e bëri këtë sepse Nëna Tereze ishte shqiptare. Ky ishte një nderim i veçantë për Shqipërinë. Pas meshës dhe ceremonisë trupi i saj i pajetë ishte vendosur në shtratin e topit ky ishin vendosur Gandi dhe Nehru, dhe shumë personalitete tjera të Indisë. Në rrugë e sipër për varrim, mbesa e Nënës Tereze-Age dhe djali i saj ishin ulur

të parët pas kufomës, pas tyre ishin ulur kardinal Sodano dhe Imzot Rrok Mirdita. Ata dhe disa autoritete të tjera fetare dhe politike shkuan në Shtëpine e Nënës për varrimin e saj. Pas vendosjes në varrin e saj ata u larguan dhe filluan vizitat e shumë personaliteteve të tjera. Delegacionin amerikan e drejtonte zonja e parë e Amerikës Hillary Clinton. Të nesërmen më 14 shtator zhvillova një intervistë me superioren e Misionit Bamirës , Nirmala Joshin. Ajo më tregoi relike të Nënës Tereze që i kishte sjellë nga dhoma e saj. Zhvillova intervista me Profesor Rexhep Meidanin, Imzot Rrok Mirditën,Bujar Bukoshin dhe Sali Berishën. Shqipëria kishte qenë shumë e përgatitur për këtë ceremoni, ndërsa Kosova jo. Nga autoritetet kombëtare dhe fetare të Kosovës ishte i pranishëm vetëm Bujar Bukoshi. Kishin ardhur edhe disa shqiptarë të Kosovës nga dy tri vende të Evropës perëndimore. Delegacioni fetar e kombëtar i Shqipërisë ishte i madh. E pyeta Bujar Bukoshin për mungesën e Kosovës? Ai nuk më dha asnjë përgjigje. Pjesëmarrja e shqiptaro-amerikanëve të Detroitit ishte shumë e madhe, ndërsa e New Yorkut tepër e vogël. Atë ditë Kalkuta u bë një vend i tretë i shenjtë për shqiptarët. Pas Jeruzalemit e Mekës shqiptarët do ta vizitojnë edhe Kalkutën si një vend të shenjtë. Shtëpia dhe Varri i Nënës Tereze do të vizitohen përgjithmonë nga mbarë njerëzimi. Atje kam parë kanale radio-televizive dhe gazetarë më shumë se asnjëherë në jetë. Të gjithë kishin qenë në Londër për funeralin e Princeshës Dajanë. Reportazhin e fundit për Zërin e Amerikës e mbylla me këto fjalë:” Këtu në Gjirin e Bengalit në dheun e Kalkutës jo larg Maleve Himalaje po e lëmë në përjetësi bijën më fisnike të racës arbërore. Për “Zërin e Amerikës”, Gjekë Gjonlekaj, natën e mirë nga Gj. Gjonlekaj India. E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

19


PANORAMË

Episodet 32 dhe 33 të “E gjithë Trashëgimia Amerikane” janë titulluar “Një vend i dhunshëm dhe i komplikuar – Suksesi dhe Tragjedia në Kosovë”

Seri për forcat amerikane në Kosovë Trupat amerikane të Divizionit 82 Airborne do të shfaqin një seri prej dy pjesësh ku do të tregohet për të bëmat e trupave amerikane gjatë intervenimit në Kosovë në vitin 1999 Seria në dy pjesë flet për paratrupat ushtarakë (trupa të lëshuar në fillim të një misioni me parashuta nga aeroplani) nga divizioni që ndërhyri në Kosovë në vitin 1999 për të vendosur paqe dhe ndalur dhunën e tensionin gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Me ndarjen e Republikës Federale të Jugosllavisë, Ballkani u shndërrua në një ferr; dekada me dhunë mes serbëve e shqiptarëve shpërthyen dhe ky regjion eksplodoi në një orgji dhune”, thuhet në këtë seri nga zyr-

20

tarë amerikanë. “Ligji nuk zbatohej, të pafajshëm masakroheshin, rrugët u mbushën me gjak. Karriget për tortura dhe varret masive ishin më të shpeshta se shkollat. Presidenti Bill Clinton shpalli emergjencë, dërgoi Gardën Amerikane të Nderit në regjion për të mbrojtur të dyja palët dhe për të kthyer një dozë normaliteti”. Episodet 32 dhe 33 të “E gjithë Trashëgimia Amerikane” janë titulluar “Një vend i dhunshëm dhe i komplikuar – Suksesi dhe Tragjedia në Kosovë”. Pjesa e parë fokusohet në zbarkimin e trupave amerikane në Kosovë në vitin 1999, misioni i të cilëve ende nuk ishte i qartë, thonë zyrtarët

amerikanë, dhe ishte diçka në mes të qeverisjes së vendit dhe policimit të tij. “Ishin kohë konfuze për trupat tona, me kërcënimin e përhershëm të shpërndarjes së dhunës etnike”. Pjesa e dytë e serisë flet për krimet e luftës që kërcënonin progresin. “Ishin momente që nuk do të harrohen kurrë nga ushtarët dhe tani ata këtu tregojnë historitë e tyre”. Episodi i dytë përmban pamje të dhunës seksuale dhe nuk rekomandohet për të gjithë audiencën, tërheqin vëmendjen autorët. Tč dy pjesët janë prodhuar nga Josh Harrison në kuadër të serisë së Airborn 82 për të festuar 100 vjetorin e brigadës.

Episodet 32 dhe 33 të “E gjithë Trashëgimia Amerikane” janë titulluar “Një vend i dhunshëm dhe i komplikuar – Suksesi dhe Tragjedia në Kosovë”

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017


PANORAMË

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

U mbyllë edicioni i tretë i Festivalit të Filmit “Seanema” në Ulqin

“Kushtetuta” dhe “Raisa” fitues të çmimeve kryesore të festivalit

Në Qendrën e Kulturës Ulqin u mbajtë nata e katërt dhe e fundit e edicionit të tretë të Festivalit të Filmit “Seanema”. Programi filloi me shfaqjen e filmit të shkurtër “Shok” të regjisorit Jamie Donoghye. Ky film ishte i nominuar për Oscar në vitin 2016, në kategorinë e filmit më të mirë i metrazhit të shkurtër ku pas shfaqjes njëri prej protagonistëve të filmit, Lumi Veseli përshëndeti publikun e pranishëm Pjesa më emocionuese e programit të edicionit të tretë ishte ndarja e çmimeve nga anëtarët e jurisë. Në kategorinë e filmit metrazh i shkurtër, çmimin e jurisë e mori çmimi “Soa” i regjisorit malazez Dushan Kasalica,

22

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

ndërsa filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër u zgjodh filmi “Raisa” i regjisorit Pavel Kuzoik. Në kategorinë e filmave të gjatë, çmimi i jurisë i takoi filmit “Dita zë fill” i regjisorit shqiptar Gentian Koçi. Çmimi i madh i “Seanema” për filmin më të mirë i shkoi “Kushtetutës” (“The Constitution”) i regjisorit kroat, Rajko Grliq. Regjisori Grliq përshëndeti për së dyti publikun e Ulqinit nëpërmjet një lidhjeje me Skype. Anëtarët e jurisë për filma metrazh të shkurtër ishin aktori malazez, Mirko Vllahoviq, regjisori Senad Shahmanoviq dhe Tomas Auksas. Juria që përzgjodhi dy filmat nga

kategoria e filmave me metrazh të gjatë ishin regjisori malazez Pavlle Simonoviq, bashkëthemeluesi dhe drejtori artistik i Prishtina Film Festival, Fatosh Berisha dhe autorja e shkrimeve për kulturën dhe çështjeve të tjera me tematikë sociale në Kosovo 2.0, Dafina Halili. Në përfundim të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, u shfaq filmi “Perla e Bunës”. Festivalin e mbylli drejtorja e “Seanema”, Drita Llolla e shoqëruar nga aktorët më të vegjël të “Perlës së Bunës”, Anastasija Knezheviq dhe Edin Karamanga. Me duartrokitje të forta u mbyll edicioni i tretë i festivali të filmit “Seanema”.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ TIRANË 2017

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

23


HISTORI

Ata pësuan mundimet e Krishtit në kalvarin e Hotit

Nderohen gjashtë t Për Koha Javore:

Gjekë Gjonlekaj New York Lufta e Dytë Botërore solli tragjedinë dhe shkatërrimin më të madh në historinë e njerëzimit. Këtij tsunami botëror nuk i shpëtoi as populli shqiptar. Këto stuhi katastrofike bënë kërdinë kudo u përplasën. Kush kishte menduar se ato dallgë oqeanike do të godasin aq fuqishëm Traboinin. Kush e kishte imagjinuar se kjo llavë vullkanike do të shpërthente pikërisht në Bardhaj të Hotit, në vendlindjen e Dedë Gjo’Lulit. Kush kishte kujtuar se ky tërmet do të përplasej në themelet e oxhaqeve të Mirash Gjelit dhe Gjelosh Ulës. Kjo tragjedi e madhe i bashkoi deri në përjetësi dy familje fisnike të vëllazërisë Dedvukaj e Gojçaj. U vëllazëruan edhe më shumë në qëndresën e tyre heroike, për te shpëtuar nga mundimet dhe vdekja, vëllaun e tyre Gjelosh Lulin e Hotit. Për këto llahtari kisha dëgjuar qysh në fëmijëri. Për besën dhe mundimet e Mark Mirit dhe Kolë Mirit flitej më shumë se për asnjë ngjarje tjetër. Ndërsa për Mark Gjelosh Ulën dhe vëllezërit e tij dëgjonim më pak sepse tragjedia e tyre kishte përfunduar në anën tjetër te kufirit shqiptar. Tre vëllezërit Gojçaj kishin përfunduar në burgjet e Shqipërisë, bile Lul Gjelosh Ula pas shumë vuajtjesh e mundimesh kishte dhënë shpirt në burgun shqiptar të diktaturës bolshevike. Markun e Lukën pas lirimit nga ferri komunist i kishin internuar në kampe përqendrimi. Ata kishin vajtur në amshim pa gëzuar asnjë ditë lirie. Dy legjendat e Malësisë sonë në Mal të Zi, Mark Miri dhe Kolë Miri kishin pësuar mundime të papërshkrueshme nga Toger Baba dhe forcat e tij barbare. Në gjyqin jugosllav Mark Miri e kishte marrë përsipër krejt fajësinë e vëllaut, kështu që Kola nuk u dënua me burgim. Mark Miri qëndroi në bur-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

gun komunist jugosllav disa vjet. Për Mark Mirin kisha dëgjuar në Malësi. Këtë burrë legjendar të Hotit e kisha takuar për herë të parë në New York, Natën e Sh’Njonit më 28 gusht të vitit 1981. Ky trim i përmendur ishte atë natë në shtëpinë e vëllait të tij, Kolë Mirit. Dukej shumë i qetë dhe i përzemërt. Mbaj mend se tërë natën qëndroi në këmbë, për nder të mysafirëve që kishin shkuar në këtë festë të famshme të Hotit. E kisha parë Kolë Mirin shumë herë në festën e tij, por kurrë nuk e kisha parë të lumtur si atë natë. Ndjehem keq edhe sot pas 36 vjetësh pse nuk bisedova më shumë me këtë burrë shqiptar të Malësisë. Për Mark Mirin kisha dëgjuar fjalë e komente të mira më shumë se për asnjë malësor shqiptar. Në rininë e tij thonë se kishte qenë ndër djemtë më të pashëm e sokola të Malësisë së Madhe. Ishte dalluar në logjet e Malësisë. Ndërsa në pleqëri dukej si ato figurat e shenjta të Leonardo Da Vinçit ose të Mikellangjelllos në katedralet evropiane. Pamja elegante përkonte me shpirtin e tij tepër fisnik. Ndërsa vëllain e tij Kolë Mirin e kam takuar dhjetëra herë këtu në New York. Kolë Miri ishte burri më i nderuar i Malësisë se Madhe në Amerikë . Ai kishte imigruar në Shtetet e Bashkuara në moshën 60-vjecare. Pa-

varësisht se ishte në gjendje të mirë shëndetësore për të punuar familja nuk e lejoi të bënte asnjë punë. Ndonjëherë kujdesej për fëmijë dhe kurrgjë më shumë. Familja e tij bëri përparime të dukshme ekonomike dhe nga ato përparime Kola gëzoi, sepse kishte mundësi për të marrë pjesë në të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e malësorëve në Amerikë dhe në Malësi. Me Kolë Mirin kam biseduar shumë për mundimet e tij e të Gjelosh Lulit, të Markut dhe të Mark Gjelosh Ulës dhe qëndresën e tyre heroike. Asnjë herë në jetë nuk e kam parë ose dëgjuar që të mburret me qëndresën e tij. Kur fliste për Gjelosh Lulin kishte shumë emocione. Kur këndonin rapsodët malësorë për qëndresën e tij dhe të Markut, Kola qante si fëmijë për tragjedinë e Gjelosh Lulit. Kolë Miri fliste shumë për mundimet e Mark Gjelosh Ulës. Tre trimat e Hotit kishin pësuar mundimet e Krishtit për shpëtimin e Gjelosh Lulit. E kishin traditë, sepse edhe Mirash Gjeli, babai i Markut dhe Kolës kishin bërë më shumë për shpëtimin e Dedë Gjo’Lulit se asnjë familje tjetër e Hotit. Kjo trevë e Hotit quhet Bardhaj. Mbase quhet Bardhaj se ka pasë burra zemër bardhë. Jo rastësisht këtu ka lindur Dedë Gjo’Luli dhe gjithë ata


HISTORI

trimat e Hotit trima të përmedur të familjes së tij që kishin rënë dëshmorë në kohëra të ndryshme për lirinë e Shqipërisë. Për mundimet e tij dhe të Markut e të Mark Gjeloshit, Kola mund të fliste ditë të tëra. Çastet më të hatashme kishin qenë kur forcat e Toger Babës kishin kërkuar nga Kola të zhvishej lakuriq. Ai kishte thënë se nuk zhvishej kurrë lakuriq. Ata i kishin thënë zhvishu duke i thënë se edhe Krishti ishte zhveshur lakuriq. Kola kishte bërtitur deri në kup të qiellit: nuk është e vërtetë, se Krishtin nuk e keni parë kurrë lakuriq. Ata e kishin lidhur në hell për ta pjekur si kafshën. E kishin parë se është e kotë dhe kishin hequr dorë nga ky tmerr. Më vonë kur ishte liruar kishte vajtur për ta parë atë vend, “Golgothën” e tij. Forcat komuniste të Bajo Stankoviqit kishin vepruar në marrëveshje të plotë me Toger Babën. Marku e Kola dhe Mark Gjeloshi për një kohë e kishin mbajtur Gjelosh Lulin në një shpellë të Bardhajëve në Mal të Zi. Gjelosh Luli tregonte Kola, kishte frikë se mund ta kapnin forcat komuniste jugosllave dhe kishte kërkuar ta kalonin në një shpellë të Shqipërisë. Marku e Kola nuk mund ta ndihmonin më, sepse ishin arrestuar nga sigurimi jugosllav, duke përfunduar në burgun e Podgoricës. Edhe Mark Gjeloshi

me vëllezër e kishin ndihmuar deri atë ditë që ishin arrestuar. Më vonë i kishte shkuar në ndihmë Mirash Gjoka i Kastratit. Siç duket kapedan dhe profesor Gjelosh Luli kishte vdekur atje diku afër Veleçikut në vitin 1946. Kush e kishte paramenduar se një pinjoll i Dedë Gjo’Lulit i edukuar në familjen më pariotike të Malësisë së Madhe dhe i arsimuar në shkollat më të larta ushtarake të Italisë me bursën shqiptare mund të përfundonte në këtë mënyrë. Gjelosh Luli ishte martuar me motrën e Kolë Bibë Mirakës, por nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë të kalonte në Itali, ashtu siç kishte bërë elita poltike shqiptare anti-komuniste. Mendoj shumë herë pse Gjelosh Luli nuk ishte larguar nga Shqipëria? Para disa vjetësh kam takuar të bijën e tij Isabela Lulin, por nuk biseduam për këtë çështje. Qëndruam së bashku në një darkë në shtëpinë e Marash Kolë Mirit në New York. Ishte shumë grua e zgjuar e atdhetare. Thonë se kishte qëndruar shumë e rreptë edhe në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ajo ishte ftuar për nderime në Parlamentin e Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Histori të tilla mund të lexohen vetëm në kohërat antike dhe biblike. Kjo trevë legjendare ishte shumë e orga-

Më 7 të këtij muaji Shoqata Mbarëkombëtarë e ish të persekutuarve politikë të Shqipërisë dega Malësia e Madhe, organizon një mbledhje të posaçme për të nderuar 6 trimat e Hotit. Kjo ceremoni nderimi do të mbahet në Koplik. Me këtë rast do të shpallen “Nderi i Shoqatës, 6 Trimat e Hotit” nizuar qysh në shekullin XIV. Pavarësisht stuhive Hoti gjithmonë triumfoi. Kam parë shumë burra shqiptarë dhe të huaj, por nuk kam parë kurrë burra si Mark Mirin e Kolë Mirin. Të tillë kishin qënë edhe Mark Gjelosh Ula dhe dy vëllezërit tij Luli dhe Luka. Besa e tyre ishte më e qëndrueshme se Mali i Veleçikut. Kështu kisha shkruar për Kolë Mirin para 25 vjetësh, një ditë pas vdekjes. Marku e Kolë Miri ishin si Shën Pali e Shën Pjetri. George Washingtoni ka thënë: Eshtë më vështirë me qënë hero në paqe se në luftë. Këta kishin qëndruar heronjë të vërtetë edhe në paqë. Pas Dedë Gjo’Lulit për ta është kënduar e folur më shumë se për këdo tjetër në Hot. Zoti i kishte pajisur me cilësitë më të larta njerëzore. Shoqata Mbarëkombëtare e të Persekutuarëve Politikë--Dega Malësia e Madhe bëjnë vepër të shkëlqyeshme, duke nderuar gjashtë trimat e Malësisë së Madhe. Ata meritojnë titullin “Nderi i Kombit” dhe monumente në Malësi të Madhe dhe më gjerë. Do të ishte nder i veçantë për autorët shqiptarë të bënin vepra letrare dhe artistike për këta trima legjendarë të Malësisë së Madhe. Qëndresa e tyre heroike është me vlera universale. Ky është tregimi më i madh i Hotit për më shumë se një shekull. Me këtë rast përkujtojmë gjashtë martirët antikomunistë të Malësisë që u pushkatuan nga forcat jugosllave të Bajo Stankoviqit te kisha e Grudës më 13 shkurt 1945. E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

“Takimi i Mërgimtarëve 2017”

U promovua mo Argjipeshkvisë

Ky takim, i XIV me radhë, u mbajt javën e fundit të muajit gusht, në skenën verore “Bratila”, afër Tuzit dhe si rëndom edhe këtë vit, kishte tubuar numër të madh , në veçanti të bashkëvendësve tonë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, në mërgim

Gjokë Dukaj

Në kuadër të aktiviteteve kulturore gjatë verës në trevën e Malësisë, një përmbajtje e veçantë iu kushtua edhe bashkëvendësve tonë që jetojnë në mërgim, tashmë i njohur si “Takimi i Mërgimtarëve”, të cilin tradicionalisht e organizon Mision Françeskan nga Malësia. Ky takim, i XIV me radhë, u mbajt javën e fundit të muajit gusht, në skenën verore “Bratila”, afër Tuzit dhe si rëndom edhe këtë vit, kishte tubuar numër të madh , në veçanti të bashkëvendësve tonë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, në mërgim. Takimi tradicional filloi me përshëndetjen e P.Pashko Gojçajt, i cili u dëshiroi të gjithë të pranishmëve një mbrëmje të bukur në skenën e hapur

26

verore e cila mban emrin e Bratilës legjendare, siç tha Gojçaj. Ai, duke i njoftuar të pranishmit me programin e paraparë për këtë takim, u shpreh në veçanti i kënaqur që më në fund, doli nga shtypi Monografia e Argjipeshkvisë së Tivarit e që u përshëndet me duartrokitje nga të pranishmit, në mesin e të cilëve, Argjipeshkvi i Tivarit, monsinjor Rrok Gjonlleshaj, pastaj Argjipeshkvi në pension, monsinjor Zef Gashi, klerikë në vise të ndryshme, etj. Në praninë e autoriteteve të larta kishtare si dhe të përfaqësuesve të jetës kulturore, publike dhe shpirtërore, fillimisht u bë prezantimi i Monografisë së Argjipeshkvisë së Tivarit e cila kohë më parë doli nga shtypi . Redaktori i kësaj monografie, patër Pashko Gojçaj ,njoftoi me ecurinë e punës dhe rëndësinë e kësaj vepre, e cila ishte planifikuar para gati 30 vitesh por për shkaqe dhe rrethana të ndryshme nuk u realizua edhe pse ishte aq e nevojshme. Ai, përkujtoi se nevoja e botimit të një vepre të tillë ishte folur që nga koha

Në praninë e autoriteteve të larta kishtare si dhe të përfaqësuesve të jetës kulturore, publike dhe shpirtërore, fillimisht u bë prezantimi i Monografisë së Argjipeshkvisë së Tivarit e cila kohë më parë doli nga shtypi

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

e monsinjor P.Perkoliq, i cili kishte dëshirë shumë të madhe të dalë në dritë sa më parë kjo vepër por, siç tha ai, falë vullnetit dhe punës së palodhur të argjipeshkvit, tashmë në pension, mons. Zef Gashi, në vitin 2012, u formua grupi punues i cili me përkushtimin më të madh filloi punën deri në realizimin e botimit të monografisë, e cila me përkrahjen e parezervë të mons. Rr.Gjonlleshaj, u përfundua dhe tashmë ndodhet në duart e lexuesve, tha mes tjerash, P.Gojçaj. Më pas, mons.Zef Gashi, si koordinator i grupit punues, përkujtoi se para gati 30 vitesh ishte paraparë që monografia të botohet me rastin e shënimit të 2000 vjetorit të Krishtërimit, por, siç tha ai, kjo ishte një punë tepër e madhe ashtu që kërkonte kohë dhe përgatitje të duhura që përmbajtja e monografisë të jetë sa më e plotë. Gashi, falënderoi të gjithë grupin punues në punën me përkushtim dhe me seriozitetin maksimal nga të gjitha famullitë e Dioçezit të Tivarit, në mënyrë që kjo vepër të ofrojë të dhëna dhe fakte sa më të plota për punën dhe historikun e famullive të përshkruara në këtë vepër kaq të rëndësishme, tha mes tjerash, mons.Gashi. Në vazhdim të programit të kësaj mbrëmje, po ashtu, u promovua edhe një vepër tjetër po aq e rëndësishme, respektivisht ribotimi i ve-


KULTURË

onografia e së Tivarit

prës “Kuvendi i Arbnit”, të autorit, tashmë të ndjerë, At Vinçenc Malaj . lidhur me rëndësinë e kësaj vepre, foli prof. dr. Anton Nikë Berisha, i cili e vlerësoi lartë punën e Misionit Françeskan nga Malësia, në ribotimin e kësaj vepre e cila, siç tha ai, paraqet njërën ndër veprat më të plota për një moment të rëndësishëm historik, jo vetëm për kishën dhe klerin kishtar të kohës, por edhe të një momenti të rëndësishëm të historisë kombëtare. Në këtë mënyrë, Berisha, veçoi rolin e autorit At V. Malaj, i cili falë punës së vet shkencore dhe dashurisë së madhe për rrjedhat vendimtare historike të kombit, na la në trashëgimi këtë vepër të çmuar dhe aq të nevojshme. Takimi i mërgimtarëve , ashtu siç ishte parashikuar, vazhdoi me

Në vazhdim të programit të kësaj mbrëmje, po ashtu, u promovua edhe një vepër tjetër aq e rëndësishme, respektivisht ribotimi i veprës “Kuvendi i Arbnit”, të autorit, tashmë i ndjeri, At Vinçenc Malaj

pjesën e dytë të programit, ku aktorja e merituar nga Shkodra, Rita Gjeka, u paraqit me monodramën “10 Urrnimet e Zotit”, e cila u përcoll me mjaft interesim nga auditori i pranishëm për interpretimin e saj të mrekullueshëm. Në fund të këtij takimi, argjipeshkvi i Tivarit, mons. Rrok Gjonlleshaj, falënderoi organizatorët, Misionin Françeskan në Malësi, në krye me P.Pashko Gojçaj, për organizimin e këtij takimi të bukur kushtuar bash-

këvendësve tonë që jetojnë në mërgim dhe pohoi se ata e duan aq shumë vendlindjen e tyre dhe të parëve të vet. Të rikujtojmë se programi i kësaj nate ishte i gërshetuar edhe me disa pikë muzikore me Piano dhe me violinë nga Kristjan e Gjystina Bojaj dhe Dea Nicaj. Ishte ky edhe një takim i përzemërt e vëllazëror siç janë gjithëherë takimet e ngjashme me bashkëvendësit tonë që jetojnë në mërgim. E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Kuvendi i KU të Tuzit mbajti seancën e XIX të veçantë

Shkurtohet mandati i zgjedhjet e reja priten Tuz- Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit, në seancën e XIX të veçantë, përkatësisht në seancën e fundit të përbërjes aktuale të kuvendit, ka diskutuar dhe në fund miratuar gjashtë pika të rendit të ditës: Informatën mbi realizimin e Planit financiar të KU të Tuzit për periudhën janar-qershor, 2017, Propozimin e vendimit mbi emërimin e komisionit për ndarjen e bursave për vitin shkollor/akademik, 2017/2018, Propozimin e vendimit mbi emërimin e jurisë për ndarjen e çmimit të KU të Tuzit për vitin 2017, propozimin e statutit të komunës në kuadër të kryeqytetit, Propozimin e vendimit mbi përcaktimin e numrit të këshilltarëve të cilët emërohen në Kuvendin e komunës në kuadër të kryeqytetit dhe Propozimin e vendimit mbi shkurtimit e mandatit të këshilltarëve në kuvendin e KU të Tuzit.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Në fokus të këshilltarëve gjatë kësaj seance ka qenë shkurtimi i mandatit të përbërjes aktuale të këtij kuvendi, një iniciativë që prej më shumë se një viti është ngritur me shkrim nga Iniciativa Qytetare e më vonë edhe nga partitë e tjera shqiptare si nga ASH dhe Lidhja Demokratike, e që gjatë kësaj seance me vota të koalicionit qeverisës, të IQ-së dhe ASHsë u miratua, dhe në këtë mënyrë kuvendi i KU të Tuzit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, datën e të cilave pritet ta shpallë Presidenti i Republikës, ndërsa përbërja e re e kuvendit do të shndërrohet në Kuvendin e Komunës në Kuadër të Kryeqytetit, ndryshim statuti. Kryetari i kuvendit të KU të Tuzit, Fadil Kajoshaj në prononcimin për “Koha Javore” u shpreh se ndryshimi i statutit nga komunë urbane në komunë në kuadër të kryeqytetit, është

më i avancuar dhe favorizues për çdo qytetar të kësaj treve. “Si komunë në kuadër të kryeqytetit do të kemi çdo ingerencë sikurse të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi përveç që do të kemi një lidhshmëri me Podgoricën kur bëhet fjalë për buxhetin operativ dhe votën e dyfishtë. Në këtë seancë të veçantë me vota të shumicës u miratua shkurtimi i mandatit të këtij kuvendi gjë që çon në zgjedhje të parakohshme, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen në nëntor të këtij viti, përkatësisht njëherësh me zgjedhje të cilat do të mbahen edhe në dy- tre komuna të tjera në Mal të Zi, por ende nuk kemi një datë definitive dhe zyrtare”, theksoi Kajoshaj. Kuvendi aktual i KU të Tuzit është përbërë nga 22 këshilltarë/e, ndërsa në përbërjen e re, në bazë të ligjit mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe


MOZAIK

kuvendit aktual, n të mbahen në nëntor deputetëve, do të ketë 32 këshilltarë/e. Në bazë të nenit 45, paragrafi 1 i Ligjit për vetëqeverisje lokale, me statutin e ri të komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, rregullohen të drejtat dhe obligimet e komunës dhe mënyra e arritjes së tyre, punët dhe mënyra e vendosjes së popullatës lokale, mënyra dhe kushtet e kryerjes së punëve vetijake, organizimi dhe mënyra e punës së organeve, mënyra e sjelljes së akteve, mënyra e kryerjes së mbikëqyrjes për punën e organeve të komunës dhe shërbimeve publike, financimi, përcaktimi i simbolit, përcaktimi i ditës së komunës dhe mënyra e shënimit të saj si dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin e vetëqeverisjes lokale. Sipas dokumentit i cili definon propozimin e statutit të komunës në

kuadër të kryeqytetit, thuhet se “në kuadër të territorit të kryeqytetit të përcaktuar me ligj, është territori i Tuzit, komunë në kuadër të kryeqytetit i cili do të përfshijë vendbanimet: Tuz (selia e Komunës), Arzë, Bardhaj, Benkaj, Budëz, Cem, Dinoshë, Delaj, Milesh i Poshtëm, Selisht i Poshtëm, Drume, Dreshaj, Dushiq, Milesh i Epërm, Selisht i Epërm, Gurrec , Haxhaj, Helmicë, Dheu i Zi, Kodërbudan, Kojë, Rakiq, Kshevë, Llovkë, Lekaj, Muzheçk, Nikmarash, Nabom, Omerbozhaj, Passhkallë, Pikalë, Pllaninicë, Nënhelm, Poprat, Priftën, Rrogath, Rudinë, Skorraq, Spi, Stjepo, Sukruq, Shipshanik, Traboin, Vuksanlekaj, Vrane, Vllanë dhe Trieshi dhe vendbanime të tjera të përcaktuara me vendim të posaçëm të komunës”. Organet e komunës janë: kuvendi i komunës dhe kryetari i komunës.

Kuvendi është organ përfaqësues i qytetarëve i cili veprimtarinë e tij e kryen në pajtim me kushtetutën, ligjin dhe statutin. Kuvendin e përbëjnë këshilltarët të cilët zgjedhën nga qytetarët në periudhën katërvjeçare, në pajtim me ligjin. Ndërkaq, mbledhjen e parë të kuvendit pas përfundimit të zgjedhjeve e thërret kryetari i kuvendit të përbërjes së mëparshme, në afatin prej 30 ditësh nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve. Thirrja për mbledhjen e parë u dërgohet këshilltarëve të zgjedhur, ditën e parë nga dita e dorëzimit të raportit të komisionit zgjedhor të kryeqytetit, kurse mbledhja mbahet jo më vonë se pesë ditë nga dita e dërgimit të ftesës së këshilltarëve. Në mbledhjen e parë të kuvendit deri në emërimin e kryetarit të ri të kuvendit, seancën e kryeson t. u. këshilltari më i vjetër.

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë u përurua godina e rikonstruktuar e Shtëpisë së Kulturë

Objekt universal m Vuthaj - Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë dikur ishte njëri ndër fshatrat më të mëdhenj në trevën e Komunës së Plavës. Asaj kohe numëronte mbi 200 familje me mbi 1200 banorë. Mirëpo, për fat të keq, migrimi i hovshëm i banorëve të tij po e bën të veten. Dita ditës fshati po boshatiset me të madhe. Destinacionet dhe orientimet e vuthjanëve janë kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe ato të Evropës dhe të kontinenteve të tjera. Por, edhe përkundër kësaj, vuthjanët ndjejnë mallëngjim, respekt dhe dashuri për vendlindjen e vet. Këtë e tregojnë godinat e reja të shtëpive familjare, numri i të cilave gjithnjë është në rritje. Fshati Vuthaj është vendbanim me popullatë tërësisht shqiptare. Është fshat piktoresk me pozitë kodrinore, me bukuri të rralla natyrore (kanione, ujëvara, shpella, etj.), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizituesve nga

30

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

komuna dhe më gjerë. Mysafirët, me rastin e vizitës së bërë fshatit, fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me një trevë atraksionesh e bukurish që ka krijuar natyra, e të cilat rrallëkund mund t’i hasim, si Ujëvara Gërrla, Syri i Kaltër (i Skavkaçit), Lugina e Ropojanit, Bjeshka e Bjeliçit, Krojet e Ali Pashë Gucisë, etj. Pos objektit të shkollës fillore katërklasëshe, fshati ka edhe Shtëpinë e Kulturës, e cila gjendet mu pranë shkollës fillore, e cila para pak vitesh nga pesha e rëndë e borës, pësoi dëme të mëdha, plotësisht u thye dhe u shkatërrua çatia e godinës, e po ashtu dëme të mëdha pësuan edhe hapësirat e lokaleve të saj shfrytëzuese. Godina e Shtëpisë së Kulturës u shndërrua në një gërmadhë e cila si e tillë u ra në sy dhe u ngulit në mendjen e vuthjanëve vendas, por edhe të atyre në Diasporë, duke i nxitur dhe motivuar që sa më

shpejtë të ndërmarrin nismën dhe t’i përvishen punës në ringjalljen, gjegjësisht rikonstruksionin e saj, për t’ia kthyer sa më parë funksionin që ajo kishte në jetën dhe veprimtaritë e ndryshme kulturore. Nismën e mbarë për rikonstruksionin e objektit në fjalë të parët e ndërmorën vuthjanët mërgimtarë në Nju Jork të cilët formuan këshillin “nismëtar”, hartuan projektin, mblodhën mjetet e destinuara për ndërtim dhe angazhuan zbatuesin e punëve ndërtimore. Në këtë drejtim gjetëm përkrahje të parezervë edhe prej vuthjanëve të tjerë në Evropë e gjetiu, e në veçanti nga ata që i kanë mbetur besnikë vendlindjes së vet në Vuthaj. Punët vajtën mbarë, u zhvilluan sipas planit të hartuar dhe brenda afatit të parashikuar ato u kryen me sukses. Godina e Shtëpisë së Kulturës fitoi pamje krejtësisht të re, u shndërrua në një objekt modern


MOZAIK

ës

me vlerë të madhe dhe bashkëkohor dykatësh me lokale dhe kthina të përshtatshme për destinimet e parashikuara. Në fillim të këtij muaji, pikërisht më 2 gusht, në Vuthaj u bë përurimi solemn, respektivisht inaugurimi i godinës së Shtëpisë së Kulturës. Në manifestimin e hapjes së saj ishin të pranishëm personalitete të shquara të veprimtarisë së kulturës dhe shkencës të këtij nënqielli, përfaqësues eminent të subjekteve të shquara dhe mirënjohura politike e shoqërore shqiptare, aktivistë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare nga vendlindja dhe Diaspora, si dhe bashkatdhetarë të shumtë nga Kosova, Shqipëria e më gjerë, ndër të cilët veçojmë pasardhësin e familjes Ferri, arkeologun prof. Naser Ferri, i cili në fjalën e rastit përshëndeti të pranishmit, evokoi të dhëna mbi trungun e familjes Ferri dhe vuthjanëve për Shtëpinë e Kulturës u dhuroi një foto

të trashëgimtarëve të e familjes Ferri e cila do të gjejë vend në sallën e Shtëpisë së kulturës, si dhe një libër për Jakup Ferrin i cili do të pasurojë bibliotekën e këtushme. Nderi për prerjen e shiritit dhe hapjen solemne të godinës së Shtëpisë së Kulturës i takoi regjisorit të famshëm dhe mirënjohur shqiptar, vuthjanit Isa Qosja, ndërsa vëllai i tij, akademik Rexhep Qosja, në pamundësi për të marrë pjesë në ceremonialin e përurimit, të pranishmëve u është drejtuar nëpërmjet një shkrese që u lexua në këtë solemnitet. Ndërkaq, personi më meritor i ndërmarrjes së projektit - kryetari i Këshillit nismëtar, vuthjani nga Diaspora në Nju Jork, Esat Gjonbalaj, në fjalën e vet të rastit u shpreh: “Të nderuar bashkëkombës, të nderuar bashkëvendës, të dashur dhe shumë të çmuar vuthjanë, jemi mirënjohës që sot ju bashkuat këtij manifestimi, ku sot po bëjmë inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës së Vuthajve, apo shtëpinë e përbashkët të të gjithë vuthjanëve, respekt mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që dhanë gjithçka nga mirëqenia e tyre që ky projekt të jetësohet. Faleminderit shumë, faleminderit të gjithëve. Vuthjanë, e gëzofshi shtëpinë tuaj”. Ai në deklaratën për Koha Javore theksoi: “Shtëpia e Kulturës së Vuthajve u ndërtua me iniciativën e mërgimtarëve tanë të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesisht, por për këtë objekt, përveç se kanë dhuruar me shumicë vuthjanë ka edhe nga trevat e tjera shqiptare që kanë dhuruar, e në veçanti nga Plava dhe Gucia. Kostoja e këtij projekti në total është 129 mijë euro dhe është bërë një punë e mirë dhe jashtëzakonisht e madhe, është një fillim i mbarë ku Shtëpia e Kulturës që para disa viteve ishte shndërruar në një gërmadhë, sot është shndërruar në një objekt shumë funksional që do të shërbejë për çdo nevojë të vuthjanëve në tërësi, por në veçanti për Shoqërinë Kulturo-Artistike “Maja e

Karajfilit”, por do të shërbejë për çdo rast, si për raste gëzimi, por edhe për raste mortore. Punët ndërtimore i ka kryer Kompania ndërtimore “Aljori Projekt” me një profesionalizëm të rrallë, pronë e bashkëvendasit tonë Gëzim Imer Ahmetaj. Është bërë një punë e jashtëzakonshme, ku mjeshtria dhe cilësia flasin vetë për gjithçka që shihni këtu. Një objekt, që thash më herët thuajse i dëmtuar nga koha dhe mosha e tij, u shndërrua në një objekt të jashtëzakonshëm që do ia kenë lakmi dhe do të jetë krenari e fshatit Vuthaj”. Ai në vazhdim shtoi se: “Hapësirat të cilat janë në katin e parë kryesisht janë lënë për raste të përmasave të mëdha si qofshin ato manifestime apo edhe të natyrave të tjera, si gëzime familjare, gëzime publike etj., kurse në katin e epërm janë të ndarë disa hapësira dhe anekse ku p.sh. me rëndësi është që do të jenë biblioteka e fshatit, muzeu që mendojmë me kohë të adaptohet, dhoma e urgjencës që kemi menduar që këtu të jetë një motër medicinale apo mjek dhe hapësirat e tjera anekse, dhoma e konferencave , por edhe dhoma e madhe të cilat pak i kemi adaptuar edhe për traditat tona në raste mortore. Një pjesë e ndarë e këtij objekti, një aneks i veçantë, me një hyrje të veçantë, e kemi lënë për rast mortor, ku është morgu të cilin do ta pajisim me pajisjet adekuate për lënien e personave të cilët ndërrojnë jetë. Mendoj se morgu ka një rëndësi të veçantë në kuptimin se aty do të ketë mundësi, për ata që janë në gyrbet të arrijnë pas një ose dy ditësh për ta varrosur afërmin e vet”. Ai në fund falënderoi Këshillin iniciues dhe donatorët për kontributin e dhënë në rikonstruksionin e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj. Programi manifestiv u bë më madhështor me pjesëmarrjen e anëtarëve të SHKA “Maja e Karajfilit” të cilët të veshur me kostumet tradicionale kombëtare shqiptare përformuan valle burimore autoktone. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Botime të reja

Mesazhe për një bashkëjetesë shembullore mes popujve, kombësive dhe feve (Zuvdija Hoxhiq (Berisha), Të gjithë njerëzit e mi, S H B “Onufri”, Tiranë, 2017)

Siç është njoftuar opinioni në natën e dytë të manifestimit “Kalimera Poetike” në Ulqin, që u mbajt këtë vit, ku mysafir ishte shkrimtari i madh Zuvdija Hoxhiqi, këto ditë doli nga shtypi nga Shtëpia Botuese “Onufri” e Tiranës, libri i fundit i Zuvdija Hoxhiqit “Të gjithë njerëzit e mi”. Ky është botimi i tretë brenda vitit i këtij romani (“Svi moji”, “Të gjithë të mitë”), i cili fitoi vitin e kaluar shpërblimin ”Ungjilli i Mirosllavit”, si romani më i mirë dhe më me vlera artistike në Malin e Zi. Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Dimitrov Popoviq, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe.

32

Javore KOHA

Duke ia dorëzuar romanin autorit Hoxhiq, drejtori i Shtëpisë Botuese “Onufri”, Bujar Hudhri, e vlerësoi shumë dhe tha se “është shumë i kënaqur me librin e Zuvdiut, për përmbajtjen dhe mesazhet që sjell në kohët e sotme, për një bashkëjetesë shembullore mes popujve, kombësive dhe feve”. Ai shprehu kënaqësinë që njihet me këtë autor dhe premtoi për një lidhje të mëtejshme me veprat e tij. Hudhri e ngriti lart realizimin dhe përkthimin mjeshtëror në gjuhën shqipe nga ana e përkthyesit, i cili ka sjellë në shqip disa nga shkrimtarët

më në zë në Mal të Zi. Libri është botuar me kujdes nga redaksia, me kapakë të trashë dhe të lidhur bukur, me ballinë, ku është vënë në mënyrë harmonike piktura e Bashkim Ahmetit. Librin e shoqëron si pasthënie edhe një vështrim letrar bashkëkohor i Et’hem Mandiqit, i cili i ka bërë një zbërthim mjeshtëror vlerave të këtij libri. Bujar Hudhri premtoi se së shpejti do të bëhet në Tiranë promovimi i librit dhe do të përgatitet një pllakat i madh për Panairin e Librit në Tiranë, që do të mbahet në nëntor të këtij viti. (Kohapress)


MOZAIK

Në shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi startoi Viti i ri shkollor

Në SHF “Mahmut Lekiq” u regjistruan 125 fillestarë dhe në Gjimanzin “25 Maji”, 116 Tuz- Viti i Ri shkollor 2017/2018 ka filluar të hënën më 04 shtator 2017 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi si dhe në institucionet parashkollore publike. Viti i ri shkollor e ka gjetur të gatshme për të startuar vitin shkollor edhe Shkollën Fillore ”Mahmut Lekiq” në Tuz me të gjitha degët e saj të shpërndara si dhe Gjimnazin “25 Maji” në Tuz. Në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, këtë vit shkollor janë regjistruar 125 vogëlushë, 65 të cilët mësimin do ta ndjekin në gjuhën shqipe e që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore për të mësuar shkronjat e para nga Abetarja Mbarëkombëtare dhe 60 që mësimin do ta ndjekin në gjuhën malazeze. Në këtë shkollë, sipas zv/drejtorit, Luigj Junçaj, janë formuar 59 paralele, 37 me mësim në gjuhën shqipe

dhe 22 paralele që mësimin do ta ndjekin në gjuhën malazeze, ndërsa numri total i nxënësve në këtë vit të ri shkollor është mbi 1160 nxënës. Ndërkaq, në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, sipas drejtoreshës, Miliana Daboviq, e prononcuar për “Koha Javore”, këtë vit shkollor në shkollën që ajo drejton, në vitin e parë janë regjistruar, 116 nxënës, 84 nxënës në gjuhën shqipe dhe 32 nxënës në gjuhën malazeze. Për Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, muaji gusht ka qenë mjaftë i favorshëm meqenëse sipas drejtoreshës, gjatë pushimit veror, janë kryer disa investime të cilat përmirësojnë dukshëm kushtet si për nxënës ashtu dhe për mësimdhënës të kësaj shkolle. “Në ambientin e brendshëm të shkollës kemi rinovuar komplet klasat dhe hollin duke i ngjyrosur me ngjyrë cilësore dhe të qëndrueshme. Kemi bërë dhe meremetimin e sallës

së pritjes së prindërve të cilët tani e tutje do të ndjehen mjaft komodë në ambientin e ri, atëherë kur do të vinë të interesohen për suksesin e fëmijëve të tyre te profesori përkatës si dhe do t’iu ofrohet një kafe ose lëng frutash falas, derisa do të qëndrojnë në këtë sallë. Gjithashtu gjatë këtij pushimi kemi bërë dhe kafenenë për profesorët e shkollës me qëllim që në kohën e lirë (pauzë) të qëndrojnë në shkollë dhe të mos dalin jashtë ambientit shkollor, pra kemi krijuar kushte komode si për nxënës ashtu dhe për të gjithë profesorët dhe miqtë që do ta vizitojnë shkollën tonë”, u shpreh drejtoresha Miliana Daboviq, derisa paralajmëroi në vijim dhe disa projekte të reja dhe me vlerë për shkollën që drejton si dhe bëri të ditur së eksursioni për maturantët e sivjetshëm është caktuar më 16 shtator 2017 në destinacionet: Budapest, Pragë dhe Vjenë. t. u. Javore KOHA

33


MOZAIK

34

Javore KOHA

E ENJTE, 7 SHTATOR 2017


SPORT

Kujtim Shala pritet si hero në Zagreb

Kur nuk të harrojnë tifozët! Një prej pjesëmarrësve, ndonëse vetëm në tribuna, ka qenë ish-futbollisti nga Kosova. Pjesëmarrja e Shalës ishte befasuese sepse ai gjithmonë ka qenë i dashur për tifozët. “Bad Blue Boys”, tifozëria e Dinamo Zagrebit, e pritën atë në mënyrë madhështore duke thirrur emrin e tij në kor gjë që e bëri të përlotej

Të jesh lojtar i mirë nuk do të thotë apriori të kesh edhe adhurimin e tifozërisë së ekipit për të cilin luan. Këtë e kanë provuar në lëkurën e tyre shumë sportistë, kurse ata që adhurohen nga tifozëria e konsiderojnë këtë si një ndjenjë të veçantë dhe të papërshkrueshme. Njëri prej futbollistëve më të mirë të Kosovës, ish-futbollisti i “Lirisë” së Prizrenit dhe i Prishtinës, Kujtim Shala, është pritur si hero në Zagreb, ku ai ka luajtur për një kohë për Dinamon e Zagrebit, ekipin më të mirë kroat. Kroacia ka organizuar spektaklin e përvitshëm në Futsall, në Shallat të Zagrebit, ku morën pjesë yje të shumtë të futbollit kroat. Por, një prej pjesëmarrësve, ndonëse vetëm në tribuna, ka qenë edhe

ish-futbollisti nga Kosova. Pjesëmarrja e Shalës ishte befasuese sepse ai gjithmonë ka qenë i dashur për tifozët. “Bad Blue Boys”, tifozëria e Dinamo Zagrebit, e pritën atë në mënyrë madhështore duke thirrur emrin e tij në kor gjë që e bëri të përlotej. “Gjithmonë kam qenë me ju dhe do të jem deri në fund. Gjithmonë do të jem me ‘Bad Blue Boys’ dhe me Dinamon. Ju falënderoj për këtë pritje. Kudo që kam qenë, në cilindo klub, gjithmonë e kam theksuar se Dinamo dhe ‘Bad Blue Boys’ janë më të mirët që kam parë në jetën time”, ka thënë Shala. Kujtojmë se Shala është paraqitur vetëm një herë për kombëtaren e Kroacisë, në fitoren 2-1 kundër SHBA-së, më 17 tetor 1990,

ndeshje kjo miqësore para se Federata Kroate e Futbollit të pranohej nga FIFA më 1992. Shala ka qenë edhe trajner i KF “Prishtina”. Në shkurt të vitit 2008, pasi Kosova shpalli pavarësinë, ai u emërua kryetrajner i ekipit përfaqësues të Kosovës. Ai ka luajtur fillimisht për Lirinë e Prizrenit, më pas për Partizanin e Beogradit (1983–1984), për Prishtinën (1984–1989), më pas për Dinamo Zagrebin (1989–1991). Kurse më vonë, ai e provoi veten edhe nëpër shtete tjera evropiane, në Rennes (1991–1992), Stuttgarter Kickers (1992–1993), Chemnitzer FC (1993–1995), Fortuna Düsseldorf (1995–1996), më pas VfB Leipzig (1996–1998) dhe VfR Mannheim (1998–2000). E ENJTE, 7 SHTATOR 2017

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.