Koha 781

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 shtator 2017 Viti XVl Numër 781 Çmimi 0,50

Oazë e kulturës së lartë urbane

ISSN 1800-5696

Janë të zhdukur por nuk duhet të jenë të harruar!

Natyrë njerëzore


PËRMBAJTJE

4

18

Zgjedhjet lokale në Malësi më 26 nëntor

Të mos i besosh Makiavelit!

Njeriu dhe fati si koncept universal i krijimtarisë 20

Pasqyrimi i shpirtit nëpërmjet fotografisë

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

8


PËRMBAJTJE

22

29

Hajrie Rondo, figura unike e teatrit dhe filmit shqiptar

Një virtuoz në violinë

Çeli diskutimet për mungesën e shqipes

Xhepin plot e zemrën bosh

26

30

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq vendosi

Zgjedhjet lokale në Malësi më 26 nëntor Podgoricë – Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme lokale në Komunën Urbane të Tuzit të mbahen më 26 nëntor të këtij viti. “Shpalli zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit. Zgjedhjet do të mbahen më 26 nëntor 2017”, thuhet në vendimin e Presidentit Vujanoviq, të publikuar të mërkurën e kaluar.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Më herët, në seancë të posaçme, Kuvendi i Komunës Urbane të Tuzit ka shkurtuar mandatin e vet me iniciativë të Alternativës Shqiptare dhe me mbështetjen e partive të tjera. Në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura më 25 maj 2014, shumicën e mandateve – 12 e fitoi Koalicioni “Për Tuzin Evropian – Millo Gjukanoviq” (PDS – UDSH - Partia Boshnjake Lista për Tuz). Koalicioni Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqip-

tare dhe Iniciativa Qytetare fitoi 4 këshilltarë, Lidhja Demokratike në Mal të Zi - 3 këshilltarë, Partia Socialdemokrate dhe Mali i Zi Pozitiv - 2 këshilltarë dhe Partia Popullore Socialiste një këshilltar. Tuzi pritet të fitojë statusin e komunës së pavarur nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm, pas hyrjes në fuqi të Ligjit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të (Kohapress) Zi.


NGJARJE JAVORE

Demarkacioni i kufirit Mali i Zi – Kosovë merr zhvillim të ri

Qeveria e Kosovës shkarkon Komisionin Shtetëror për Demarkacion Prishtinë – Qeveria e re e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të parë të mbajtur të hënën, ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion, me propozim të kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj. Shkarkimi i Komisionit është bërë pa asnjë votë kundër dhe me vetëm dy abstenime. Në të njëjtën kohë, kryeministri Haradinaj ka emëruar në krye të këtij komisioni ish-deputetin e LDK-së, ekspertin e njohur dhe profesorin e gjeografisë, Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion. Kryeministri Haradinaj ka thënë se do të veprojë shpejt për të zgjidhur çështjen e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, që është një nga sfidat e vjetra me të cilat do të përballet qeveria e tij. “Parimet e mia politike nuk bazohen në rast të opozitës apo pushtetit. Unë mbroj atë që besoj dhe deklarohem për atë që besoj. Versioni i tanishëm i marrëveshjes është i gabuar. Kufiri Kosovë-Mali i Zi është në Çakorr dhe në Kullë dhe në majat e larta. Pra, ne do të korrigjojmë këtë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ai ka theksuar se beson që do të gjendet një dalje e shpejtë nga gjendja ekzistuese, duke mos saktësuar se cilat janë hapat që do të ndërmarrin si dhe ka premtuar se nuk do të vonojnë me liberalizimin e vizave. I pyetur se a mund të zhbëhet marrëveshja, duke pasur parasysh se

tashmë Mali i Zi ka ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Kosovën, Haradinaj është përgjigjur: “Një marrëveshje është e mbyllur kur e ratifikojnë dy parlamente e jo njëri, sepse është marrëveshje ndërkombëtare dhe si e tillë ajo mund të kthehet edhe në pikën zero, pra nëse nuk e ratifikon edhe pala tjetër”. Ndërkaq kryetari i ri i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, dr. Shpejtim Bulliqi, ka thënë se do të qëndrojë pas fakteve me të cilat e kundërshtoi mënyrën se si Kosova e demarkoi kufirin me Malin e Zi. Bulliqi, deputeti më i zëshëm i shumicës së kaluar, fliste për fakte që Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë në marrëveshjen ndërshtetërore për kufirin me Malin e Zi. Mali i Zi, që ndërkohë është bërë

anëtar i NATO-s, e ka ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Kosovën. Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës nuk e ka ratifikuar akoma këtë marrëveshje, që e kishte nënshkruar Hashim Thaçi si ministër i Punëve të Jashtme dhe Skënder Hyseni si ministër i Punëve të Brendshme, për shkak të kundërshtimit të opozitës së mëparshme, të përbërë nga Lëvizja Vetëvendsoje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Pikërisht Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës ka qenë njëra ndër çështjet kryesore të luftës së ashpër politike ndërmjet shumicës qeverisëse dhe opozitës së mëparshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Kohapress) E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Janë të zhdukur por nuk d Më 30 gusht u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Bota e shënon këtë ditë çdo vit, ndërkohë që entet dhe organizatat ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe me aktivizim në këtë fushë, përfshirë Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Organizatën Amnesty International si dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ndër të tjera, ndërsa njëkohësisht shënohet dhe kujtohet edhe në shumë vende të botës

Frank Shkreli

Në bazë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme më 18 Dhjetor, 1992 si një rezolutë parimesh për të gjitha shtetet, Zhdukjet e detyrueshme të njerëzve ndodhin kur, “personat arrestohen, kur kapen dhe mbahen kundër vullnetit të tyre, ose përndryshe atyre u mohohet liria nga zyrtarë të ndryshëm të degëve ose niveleve të ndryshme të qeverisë, ose nga grupe të organizuara ose individë privatë të cilët veprojnë në emër ose me mbështetjen e drejt-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

përdrejtë, të tërthortë ose me aprovimin e qeverisë, gjë që përfundon në refuzimin nga ana e saj, për të pranuar fatin e njerëzve dhe mohimin e lirisë së tyre, mohimin e lirisë madje edhe vetë faktin e zhdukjes ose vendndodhjen, gjë që i vendos këta njerëz të zhdukur jashtë mbrojtjes së tyre nga ligji.” Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, viktimat në fjalë janë shpeshherë subjekt torturash dhe jetojnë të frikësuar për humbjen e jetës së tyre. Ata janë të vetëdijshëm se familjet e tyre nuk e dinë fatin e tyre dhe se mundësitë janë të vogla ose hiç fare se dikush mund t’u vijë atyre në ndihmë. Si të tillë, thuhet në shpjegimin domethënës të kësaj dite nga OKB-ja, të zhdukurit janë hequr nga ombrella e mbrojtjes nga ligji dhe janë zhdukur nga shoqëria, ndërkohë që të drejtat e tyre nuk u njihen më dhe janë krejtësisht në mëshirën e atyre el-

ementëve që kontrollojnë fatin e tyre. Edhe familjet dhe miqtë e viktimave vuajnë nga shqetësimet dhe ankthi i madh sepse nuk dinë nëse pjesëtarët e familjes janë gjallë ose jo, ku janë dhe si janë dhe nën çfarë kushtet mbahen dhe cila është gjendja e tyre shëndetësore. Ata presin me muaj e vite për ndonjë lajm, për ndonjë informacion mbi fatin e të afërmeve të tyre që ndoshta nuk vjen kurrë. Shqetësimet familjare, nga zhdukja e të afërmeve të tyre, shtohen edhe më shumë nga pasojat materiale që sjell kjo situatë. Mbase të humburit mund të kenë qenë i vetmi krah pune në familje. Në një kronikë të VOA-s, në përkujtim të kësaj dite kjo u pasqyrua më së miri në një raport nga Krusha e Madhe, një prej fshatrave më të prekura gjatë luftës në Kosovë, ku forcat terroriste serbe zhdukën me qindra burra të fshatit, fati i të cilëve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

duhet të jenë të harruar! nuk dihet as sot e kësaj dite. Llogaritet se gjithsejtë në Kosovë mbi 1600 personave – shumica shqiptarë -- nuk u dihet fati as rrethanat e zhdukjes. Gratë e mbetura pa burra, janë detyruar të kujdesen për familjet e tyre duke u organizuar në një kooperativë bujqësore për të ndihmuar njëra tjetrën, e kështu edhe familjet e veta, për të mbijetuar. Ndërkohë, në Shqipëri gjithashtu sipas VOA-s, Dita Ndërkombëtare e të zhdukurve u kujtua në Tepelenë, pikërisht në një nga ish- kampet më famëkeqe të internimit në Shqipëri, ku gjatë regjimit komunist humbën jetën qindra të pafajshëm, mes të cilëve shumica fëmijë. Të mbijetuarit nga ky kamp dhe të persekutuar nga regjimi komunist, raportoi VOA, morën pjesë të enjten në një aktivitet përkujtimor. Në mënyrë simbolike, para kazermave të dikurshme, nisi mbjellja e 300 fidanëve, për përkujtimin e fëmijëve që humbën jetën nga kushtet e vështira në Kampin e Tepelenës, njoftoi VOA shqip. Sipas Kombeve të Bashkuara, zhdukjet me forcë, kudo qofshin dhe kurdo që të kenë ndodhur, shkelin një mori të drejtash të njeriut, përfshirë të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore, qoftë për vetë viktimat e zhdukura, si dhe për familjet e tyre. Këtyre krimeve, fatbardhësisht nuk u kalon kurrë afati. Sipas Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Romës të viti 2001

dhe në bazë të Konventës për Mbrojtjen e të gjithë Personave të Zhdukur, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në Dhjetor të vitit 2006, kur krime të tilla si zhdukja me forcë e personave organizohet dhe vihet në veprim si pjesë e një sulmi të gjithanshëm kundër një popullsie civile – zhdukja me forcë e njerëzve konsiderohet si krim kundër njerëzimit dhe si i tillë, ndëshkimit kundër atyre personave, organizatave ose qeverive që kanë gisht në zhdukjen e tyre, nuk i skadon kurrë afati. Në bazë të këtyre konventave, familjet e të zhdukurve kanë të drejtë të kërkojnë reparacione dhe për më tepër të këmbëngulin për zbardhjen e së vërtetës mbi fatin e të afërmeve dhe të dashurve të tyre. Është interesant fakti se në raste të tilla, siç është përkujtimi i Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve ose i ndonjë dite tjetër ndërkombëtare që ka të bëjë me viktimat e komunizmit, udhëheqësit shqiptarë duket se janë të “zënë” me punë të tjera më të rëndësishme dhe nuk u del kohë që të kujtojnë ngjarje të tilla që kanë ndodhur aq shumë kohë më parë. Sipas lajmeve që kam parë deri tani, nuk vura re ndonjë përkujtim zyrtar të kësaj dite nga autoritetet qeveritare e shtetërore në Prishtinë, por as në Tepelenë nuk kam parë ndonjë zyrtar të lartë të institucioneve të Tiranës të ketë marrë pjesë dje në përkujtimin për të zhdukurit në atë kamp famëkeq internimi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të Enver Hoxhës. Fatbardhësisht, në kampin e shfarosjes kishte përfaqësues ndërkombëtarë nga OKB-eja dhe nga OSBE-ja që morën pjesë në ceremoninë e të mbijetuarve, ku përfaqësuesi i OKB-ës në Tiranë njoftoi se organizata që ai përfaqëson është e interesuar për Shqipërinë dhe për ato që kanë ndodhur në kampet e internimit, si famëkeqi i Tepelenës. Po si dhe kur Tirana zyrtare do t’u bashkohet ndërkombëtareve dhe vet udhëheqësit shqiptarë të fillojnë të interesohen për këto krime që kanë ndodhur në territorin e tyre, në emër të popullit dhe të shtetit shqiptar, ndonëse me një regjim tjetër? Udhëheqës me karakter janë ata që në emër të së drejtës bëjnë atë që duhet për popullin e vet. Udhëheqja që vepron për të ndryshuar gjërat për më mire, është një udhëheqje që është gati të bëjë të duhurën...Një udhëheqje e tillë merr edhe vendime që mund të konsiderohen si të vështira – por që merren nga një qëndrim moral, etik dhe i drejtë. Kushdo mund të jetë një timonier, por nevojitet një burrë i madh për të përcaktuar rrugën drejtë të cilës duhet të shkohet për një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa përjashtim, përfshirë edhe të mbijetuarit e kampeve të përqendrimit dhe familjet e të zhdukurve të luftës në Kosovë dhe të atyre që janë zhdukur në kampet e përqendrimit si ai i Tepelenës, e fati i të cilëve nuk dihet as sot pas aq shumë dekadash.

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Të mos i besosh Makiavelit! Është për t’u habitur si erdhëm kaq shpejt në këtë situatë, kur me gjuhën tonë nuk arrijmë ta shprehin të saktë atë që e mendojmë, sepse për shumë gjëra e kemi tejkaluar kuptimin e fjalëve që përdorim

Mehmet Kraja

Fjala Kosovë nuk thotë më asgjë nga ato që i kemi menduar dikur, nuk shpreh më asnjë nga idealet e dikurshme, më shumë është shndërruar në një përzierje fatale të krizës së përhershme të vlerave dhe e konfuzionit politik, identitar, historik, botëkuptimor, fetar dhe kulturor; një përzierje fatale e moralit të gënjeshtërt dhe e derivateve të tij me snobizmin, padijen dhe injorancën. Nuk e kemi besuar ndonjëherë se fjala shtet do të merrte këtë kuptim, një sajesë njerëzore gati e pavlerë, e përdorshme vetëm për oligarkët që e sundojnë dhe e poshtërojnë, që e rrjepin dhe e zhbijnë, që përmirën dhe hedhin mbi të pëgërat e tyre krupndjellëse; pra një sajesë që më së paku iu shërben atyre që kanë nevojë për të dhe që e duan

8

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

më së shumti. Fjala liri nuk e ka kuptimin e plotë te ne, sepse në brendinë e saj duhet ta përfshijë edhe zhgënjimin, pamjaftueshmërinë, neveritjen me kotësinë e saj, apo edhe dilemën nëse ajo është vërtet vlerë e përbotshme, për të cilën ia vlen të sakrifikohesh. Për fjalën krizë do të duhej gjetur një kuptim më të frikshëm se në çdo gjuhë tjetër të botës, sepse ajo, duke qenë gjithëpërfshirëse dhe ciklike në botën shqiptare është po aq ogurzezë dhe e mnershme sa korbat e zinj që e hanë dhe e hanë dhe prapë e hanë Prometheun. Ndërkaq, për fjalën politikë duhet zgjeruar rrethin kuptimor me një sërë atributesh, që nuk i ka njohur as Makiaveli, së paku jo në përmasa të këtilla, ku si kuptime të para hyjnë mashtrimi dhe gënjeshtra, banditizmi dhe korrupsioni, demagogjia dhe hipokrizia. Ndërsa politikani është bërë sinonim i zhvatësit dhe kriminelit, por mbi të gjitha i moralizuesit të rremë dhe vullgar, i cili kudo në botë thotë gënjeshtra me shumicë, por te ne gënjen më së shumti pikërisht atëherë kur thotë se të gjitha

i bën për Kosovën dhe popullin e saj. Edhe nga fjalët intelektual, profesor, akademik përfundimisht duhet hequr aureolën e idealistit dhe duhet shtuar nuanca të tjera kuptimore, në mënyrë që të davaritën mjegullat e reja e të vjetra dhe faqe botës të dalin të tillë siç janë, njerëz me vese dhe me vlera të dyshimta ose pa to fare, të gënjeshtërt, egoistë dhe servil deri në neveritje. Vërtet, të mos i besosh gjuhës! 2. Po kaq e çuditshme të duket ndonjëherë, pse perënditë, kur i stisën të gjithë këto shtete ose gjysmë-shtetet shqiptare u gjenden në një situatë të pavëmendjes dhe të konfuzionit të madh. Në këto shtete, si të vinin nga një mallkim qiellor, krizat zëvendësojnë njëra-tjetrën, alternohen, një herë i çorodit shqiptarët në Maqedoni, pastaj në Shqipëri, pastaj në Kosovë, pastaj do të kthehet sërish, nëse jo në një vend konkret dhe nëse ajo nuk do të jetë politike, do të përfshijë çështje të tjera, më pak “tokësore”, siç janë ato fetare, identitare, historike, ideologjike,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION civilizuese etj. Por ajo që të bën përshtypje, që është unike, e veçantë, tipike shqiptare, është njëlloj mekanizmi i brendshëm, një si mallkim i racës, i cili prodhon dhe gjeneron kriza të vazhdueshme. Te ne politika në mënyrë anekdotike vetë i prodhon krizat, i rrit, i zmadhon, i bën të pazgjidhshme, kriza që kundërmojnë, që u vjen era në tërë Europën dhe e kthejnë në gropë të zezë Kosovën dhe mbarë botën shqiptare. Dhe pastaj, sipas shembullit të politikës, vijnë reaksionet zinxhir: ekonomia jonë prodhon krizë ekonomike, sistemi jonë arsimor prodhon krizë arsimore, kultura prodhon krizë kulturore dhe akulturim. Kosova prodhon krizë të përgjithshme, politike dhe shoqërore, vetë zhytet në atë krizë dhe, me progresion gjeometrik, degjeneron vlerat e saj njerëzore dhe morale. Ky është rrethi i mbyllur. Por kjo duket teori, nëse gjatë këtyre tre muajve të fundit nuk je ulur qoftë vetëm një ditë të vetme para televizorit dhe të kishe parë se kriza jonë, në të vërtetë, është krizë e vlerave njerëzore, se klasa jonë politike është thellësisht shkatërrimtare, degjenerike, një kope gënjeshtarësh dhe mashtruesish ordinerë, pa kulturë, pa dije, pa sensin e masës për asgjë, moralizues të rremë, banditë, zhvatës, me procese të hapura gjyqësore, me dosje krimesh dhe korrupsioni. A i thamë të gjitha? Mbase jo, sepse përsëri të duket sikur fjalët nuk e thonë atë që duhet. Për ta plotësuar kuadrin dhe për ta ndjerë veten të neveritur dhe të pështirosur deri në klithje, mbi krejt këtë duhet shtuar gënjeshtrën lapidare, se të gjithë këta matrapazë e zorzopë e lapërdharë punojnë për të mirën e Kosovës. Për ta plotësuar kuadrin dhe për të ndjerë krupë më shumë se ç’mund të mbajë barku i njeriut, kësaj “llaçumie” të politikanëve tanë duhet t’ua vësh nga pas kopenë e analistëve, shumica syresh pa shkollë dhe pa dije politike, servilë dhe çanaklëpirës pa dinjitet, të cilët më shumë merren me shitblerjen e parimeve të veta sesa me analiza çfarëdo qofshin ato. Edhe këta, natyrisht, shumë të brengosur me fatin dhe ardhmërinë e Kosovës, e dendin eterin e këtij vendi me analiza pa asnjë vlerë, me fjalë boshe, me padijen e tyre anekdotike, me hipokrizinë morale dhe me batërdi marrëzish e gënjeshtrash politike. Dhe, së fundi, për ta plotësuar kuadrin e krupës dhe neverisë, duhet shtuar këtu edhe një pamje tjetër të Kosovës politike, atë të djemve dhe vajzave të reja, që sapo kanë hyrë si “rishtarë” në

politikën e këtij vendi. Rendi normal i gjërave e thotë ata do të duhej të ishin shpresa jonë e madhe për ndryshime, për një politikë ndryshe, për një ekspertizë profesionale, për moral tjetër politik dhe për një frymë europiane në institucionet tona vendimmarrëse dhe qeverisëse. Por, Zot i madh, nga ajo që shihet deri më tani, këta janë edhe më të frikshëm se pararendësit e tyre! Përveç karrierizmit agresiv dhe demagogjisë vulgare, ata nuk i ofrojnë asgjë më shumë këtij vendi. Ata janë tepër të rinj që të jenë kaq gllabërues, kaq ujqër të uritur, me “synin kokërr” në misionin e tyre për ta rrjepur Kosovën. Nga ajo që kemi mundur të shohim, para këtyre lubive Kosova duket aq e vogël, aq e pafuqishme. Që ta mbyll këtë mesele rreth politikanëve tanë, mbetet t’ju rrëfej se në njërën nga ditët e shkuara, kur më në fund u bë parlamenti i Kosovës dhe ndonjë ditë më pas, nuk më kujtohet tamam, në ekranin e televizorit pashë pikërisht fjalamaninë gënjeshtare për Kosovën, nga politikanët dhe analistëve tanë, dhe mendova se mbase ishte çasti më i përshtatshëm që televizorin tim ta hidhja nga dritarja, ose nga ballkoni i banesës. Nuk e bëra, nuk e di nëse u tregova dorështrënguar ose i paguximshëm, vetëm se, pas një shëtitjeje nëpër lagjen time “Ulpiana” të Prishtinës, nuk pashë gjëkundi asnjë televizor të thyer e të hedhur në rrugë. T’ju them sinqerisht, ishte një zhgënjim i madh me veten time dhe me bashkëqytetarët e mi. 3. Dhe, derisa politikanët tanë përpiqen të arnojnë pushtetet e tyre, duke pranuar çdolloj kompromisi dhe duke mbledhur copat e shteteve dhe të gjysmë-shteteve tona, në botën shqiptare ndodhin gjëra që kufizohen me një çmenduri kolektive dhe fatkeqësi kombëtare. Dhe, derisa opinionit shikon me shqetësim çfarë ndodh me politikën dhe bërësit e saj, në prapaskenë i bëhet gjëma Kosovës dhe institucioneve të saj. Dhe, derisa Kosova tashmë është bërë ferr për të gjithë idealistët e këtij vendi, më anë tjetër ajo është kthyer në parajsë për të gjithë njerëzit me vanitete dhe është bërë strofull i ngrohtë për të gjitha veset njerëzore. Kjo krizë morale, kjo krizë vlerash dhe ky shfytyrim që na ka përfshirë ka krijuar alibi për të gjithë plangprishësit, të hershëm dhe më të vonë, për ish-spiunët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë, për ata që kanë punuar në dëm të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kosovës dhe për ata që me bëmat e tyre e kanë shkatërruar prestigjin e saj. Të gjithë janë të amnistuar, pa kërkuar falje, madje mburren para syve tanë dhe ndihen krenarë. Ky konfuzion i bën të barabartë njerëzit e mirë dhe të këqij, ata që e kishin ideal lirinë e Kosovës dhe ata që në çdo formë u përpoqën ta mbanin Kosovën nën Serbi; ata që deshën autonomi dhe ata që deshën pavarësi; ata që çdo ditë shkatërrojnë institucionet e Kosovës dhe ata që përpiqen t’i ndërtojnë ato. Një Kosovë dhe një botë shqiptare me kriza që alternohen është hapësirë jashtëzakonisht e përshtatshme për krim të organizuar, për trafiqe, për pastrim parash, për korrupsion përmasash të mëdha, për çdo gjë. Dhe ky krim i organizuar është i lidhur ngushtë me politikën dhe paranë, prandaj syleshët siç jam unë duhet të kuptojnë më në fund dhe të mos llogorasin kot, sepse krizat i krijon vetë politika dhe ajo i shfrytëzon ato për hesapet e veta. Një Kosovë dhe një botë shqiptare e përfshirë nga krizat ciklike është jashtëzakonisht e përshtatshme që vendi të bëhet deponi mbeturinash, që qytetet e saj të përfshihen nga një kaos urban i paparë, ndërsa kryetarët e komunave sërish dhe sërish të kandidojnë të bëhen kryetarë. Në një Kosovë të këtillë sekush mund të fyejë idhujt kombëtarë, sekush mund të poshtërojë simbolet, sekush mund të propagandojë radikalizmin fetar, sekush mund të organizojë eksod ilegal dhe trafikim emigrantësh në qendër të Prishtinës, dhe sërish të mbetet i pandëshkuar. Një Kosovë e këtillë është parajsë për gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, për profesorët që regjistrojnë studentë me para, që shesin nota dhe tituj shkencorë e universitarë. Në një Kosovë të këtillë ndihet mirë intelektuali provincial, shkrimtari mediokër, piktori diletant, krijuesi i patalentuar. Gjatë kohës që Kosova jeton krizën politike, dhe gjatë kohës që kriza politike wshtw në të ikur dhe në ardhur njëkohësisht, institucionet tona të të gjitha niveleve jetojnë dhe për një kohë të gjatë do të vazhdojnë të jetojnë dëlirin e vetëshkatërrimit dhe idilin e vetëmashtrimit. Vetëm idealistët, ata që deshën ta bënin Kosovën një vend normal, vetëm ata nuk gjejnë asnjë ngushëllim. Që politika nuk ka punë me moralin, këtë e kanë mësuar të gjithë nga Makiaveli, por që një shoqëri e tërë të mos ketë punë me moralin, këtë nuk e kishte menduar as dijetari fiorentinas. E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Project Syndicate

Ballkani mes poleve BE-ja nuk duhet të mos përmbushë pritshmëritë që Tesla pa dyshim do të kishte për të. Të gjithë evropianëve duhet t’u ofrohet mundësia të marrin pjesë në projektin evropian dhe të përfitojnë nga potenciali transformues i tij. Kjo është pikërisht ajo që ende dëshiron një segment i madh i popullsisë ballkanike. Udhëheqësit e BE-së nuk mund të garantojnë se procesi i anëtarësimit në bllok do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Por vetëm ata mund të sigurojnë që udhëtimi do t’ia vlejë

Javier Solana

Pak rajone të botës janë më kompleksë kulturalisht dhe politikisht, sesa Ballkani. Dhe nuk mund të ketë një ilustrim më të qartë të së kaluarës dhe të tashmes së rajonit, sesa jeta dhe trashëgimia e njërit prej bijve të tij të jashtëzakonshëm: fizikanit dhe shpikësit Nikola Tesla. I lindur në një familje ortodokse serbe në vitin 1856, në një qytet që sot është pjesë e Kroacisë, kombësia e Teslës mbetet një objekt debati në rajon. Tesla besonte se përparimet shkencore duhet të përdoren për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve, dhe përfundimisht për të arritur paqen universale. Por ka disa në Kroaci dhe Serbi, që duan të përvetësojnë trashëgiminë e tij në mënyra që janë të padrejta. Edhe kontributet e Teslës në fushën e fizikës kanë risjellë në vëmendje dinamikën e komplikuar politike të vendit të tij. Në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive, një Tesla është një njësi matëse për dendësinë e fluksit të një fushe magnetike. Dhe, siç tha Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë, disa muaj më parë, “Ballkani mund

10

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

të bëhet lehtësisht një nga skakierat, ku mund të luhet loja e madhe e energjisë”. Në të vërtetë, rajoni ka qenë gjithmonë në mesin e poleve konkurrues, ku secili projektonte fuqinë e vet, nëpërmjet lidhjeve ekonomike, politike, historike dhe kulturore. Për BE-në, luftërat që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, ishin një dështim absolut. Pas shuarjes së dhunës, BE u përpoq të përdorte tërheqjen e vet magnetike për të sjellë së bashku ish-territoret Jugosllave, përmes një procesi rindërtimi dhe pajtimi. Por kjo strategji ka prodhuar rezultate të pabarabarta. Megjithëse disa vende me shumicë ortodokse lindore – Greqia, Bullgaria dhe Rumania – kanë hyrë në BE, të vetmet vende post-jugosllave që i janë bashkuar Unionit – Kroacia dhe Sllovenia – janë kryesisht katolikë, një realitet që ushqen një narrativë kundërproduktive. Kur Gjermania dhe Vatikani njohën shpejt e shpejt Kroacinë dhe Slloveninë në 1991 dhe 1992, ata përforcuan ndjenjën e asaj që politologu Samuel P. Huntington më vonë e quajti “përplasje qytetërimesh”. Për Huntingtonin, luftërat jugosllave i përshtaten paradigmës së thjeshtë të tij, me krishterimin perëndimor – katolicizmin dhe protestantizmin – nga njëra anë, dhe pjesën tjetër të feve të Evropës, nga ana tjetër. Kroacia dhe Sllovenia kanë kërkuar që “Ballkani Perëndimor 6” –

Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – të përfshihen edhe në BE. Por përparimi është penguar nga një seri mosmarrëveshjesh politike dypalëshe, midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE, të ngjashme me situatën kur Sllovenia, duke përfituar nga anëtarësimi në BE, bllokoi përkohësisht pranimin e Kroacisë. Për më tepër, rrethanat brenda vetë BE-së – krizat ekonomike dhe rritja e partive politike ksenofobe në vitet e fundit – e kanë vënë politikën e saj të zgjerimit në “sediljen e pasme”, teksa presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shpalli në vitin 2014, se asnjë anëtar i ri nuk do të pranohet para 2019-ës. Në të njëjtën kohë, normat dhe institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor janë gërryer. Vende të tjera me ndikim të fortë në rajon – Rusia, Turqia dhe Hungaria, ku BE nuk ka arritur të parandalojë një devijim drejt autoritarizmit nga ana e kryeministrit Viktor Orban – po ofrojnë modele politike alternative për vendet e Ballkanit Perëndimor. Paramendoni marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë. Gjatë një vizite në Beograd në vitin 2014, Presidenti rus Vladimir Putin shkoi aq larg sa të thoshte se “Rusia, ashtu si në të kaluarën, gjithmonë do ta shohë Serbinë si aleatin e vet më të ngushtë”. Përveç lidhjeve të saj të fundit kulturore me Rusinë, Serbia varet nga furnizimet me energji prej saj, si dhe fuqia e vetos e Ru-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e konkurruese

sisë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për sa kohë që Serbia mbetet në marrëdhënie miqësore me Rusinë, ajo mund ta bllokojë Kosovën që të anëtarësohet në OKB. Këta faktorë shpjegojnë pse Serbia nuk u bashkua me BE-në në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pas aneksimit të Krimesë në mars 2014. Bosnja dhe Maqedonia gjithashtu zgjodhën të mos marrin pjesë në sanksionet e BE, ndërsa anëtarët e NATO-s, Shqipëria dhe Mali i Zi, e bënë këtë. Megjithatë, vendet e Ballkanit nuk janë thjesht grimca që tërhiqen pasivisht drejt shtyllave magnetike përreth tyre. Serbia, për shembull, gjen frymëzim në trashëgiminë e Mareshallit Tito, i cili ishte president i Ju-

gosllavisë për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë. Duke iu larguar aleancës së ngushtë me Bashkimin Sovjetik, Tito ishte një themelues i Lëvizjes së të Painuadruarëve, dhe shkëlqeu në lojën e vënies së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik kundër njëri-tjetrit. Në mënyrë të ngjashme, Serbia sot është shpallur zyrtarisht si një shtet neutral. Por ajo bashkëpunon ngusht me NATO-n përmes Partneritetit për Paqen, ndërsa në të njëjtën kohë organizon stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse. Po ashtu, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq pretendon të jetë në favor të integrimit evropian, ai nuk ka treguar gatishmëri për t’u distancuar nga Rusia. Natyrisht, përveç Rusisë, edhe Kina ka kundërshtuar njohjen e Kosovës.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Përmes nismës së saj, ”Belt and Road Initiative”, Kina ka shpërfaqur forcën e vet ekonomike, duke investuar miliona dollarë në projekte infrastrukturore në Serbi dhe në pjesë të tjera të rajonit. Një iniciativë e tillë, është një linjë hekurudhore me shpejtësi të madhe midis Beogradit dhe Budapestit, që synon të lidhë portin grek të Pireut me Evropën Qendrore. Komisioni Evropian po heton aktualisht linjën Beograd-Budapest për shkeljet e mundshme të rregullave të tenderimit të BE. Hetimi lë të kuptohet për një prirje ekzistuese: edhe pse Kina nuk i ka ambiciet shkatërruese të Rusisë, veprimet e saj mund të bëjnë që Ballkani Perëndimor të vërë në pikëpyetje stimujt kinezë, nëse këta konvergjojnë me modelin institucional të BE dhe me rregullat përkatëse të tij. Përkundër këtyre sfidave, BE-ja ruan një pozicion të favorshëm në Ballkanin Perëndimor. Duke përjashtuar Kroacinë, 74% e tregtisë totale të vendeve të Ballkanit Perëndimor është me BE, krahasuar me vetëm 6% me Kinën, 5% me Rusinë dhe 4% me Turqinë. Në këtë kontekst, BE-ja nuk duhet të lejojë sfidat aktuale të dobësojnë strategjinë e saj të përgjithshme të zgjerimit. Samiti i Ballkanit Perëndimor muajin e kaluar ishte një hap pozitiv, me kusht që vendet ende të etur për t’u bashkuar me BE-në, të mos harrojnë nevojën për të zbatuar reforma të thella. BE-ja nuk duhet të mos përmbushë pritshmëritë që Tesla padyshim do të kishte për të. Të gjithë evropianëve duhet t’u ofrohet mundësia të marrin pjesë në projektin evropian dhe të përfitojnë nga potenciali transformues i tij. Kjo është pikërisht ajo që ende dëshiron një segment i madh i popullsisë ballkanike. Udhëheqësit e BE-së nuk mund të garantojnë se procesi i anëtarësimit në bllok do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Por vetëm ata mund të sigurojnë që udhëtimi do t’ia vlejë. E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Ese

Natyrë njerëzore Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Në periudhën kur Skënderbeu luftoi, Arbëria ishte plotësisht e Krishterë, dhe ai bëri gjithçka sa mundi për ta ruajtur në harmoni këtë përbërje, por jeta nuk e ndihmoi dhe vdekja nuk e fali. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

12

Vdekja është e përhershme, çka do të thotë se jeta është ndërprerje e p kemi të vështirë të pranojmë se ka shkuar në tjetër realitet. Prandaj, të b planeti tjetër të banuar. Jeta është kaq e gjerë; vdekja harrohet; e keqja k vdiq, lufta dhe qëllimi i tij dështuan. Arbërit ikën, duke u bërë arbëreshë në Itali e arvanitas në Greqi, sepse ata që mbetën u ndëshkuan me dëbime në krahina më të largëta të Perandorisë osmane; në trojet e fshatrat e tyre u vendosën banorë të ardhur osmanlinj; të tjerët u nënshtruan, morën kryesisht, jo të gjithë, fenë e pushtuesit duke përqafuar is-

Për të ngushëlluar veten, në mendje, ai krijon parajsën ku mund të bëjë çdo gjë të mirë, në formë simbolesh, që nuk e lanë ta bënte në Tokë. Por për çfarë apo kujt i vlejnë të mirat kur “parajsa”, tjetër jetë në qiell, është e ndarë nga kjo botë?

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

lamizmin me forcë a përfitime, madje ndërruan edhe emrin nga Arbëri në Shqipëri nën ndikimin e shumicës. Dhe hesperidium>perëndim>vdekje për ‘ta u bë ‘ri-lindje’. Vdekja është e përhershme, çka do të thotë se jeta është ndërprerje e përkohshme e vdekjes. Realiteti është bota që krijojmë. Kur dikush ikën e kemi të vështirë të pranojmë se ka shkuar në tjetër realitet. Prandaj, të besosh në Zot, është njësoj si të besosh në UFO ose në ekzistencën e një planeti tjetër të banuar. Jeta është kaq e gjerë; vdekja harrohet; e keqja kryesisht sundon, dhe njeriu i mirë beson se është ne gjendje ta ndryshojë. Por pas përpjekjesh, shumë prej tyre të dështuara, çdo gjë zbe-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

përkohshme e vdekjes. Realiteti është bota që krijojmë. Kur dikush ikën e besosh në Zot, është njësoj si të besosh në UFO ose në ekzistencën e një kryesisht sundon, dhe njeriu i mirë beson se është ne gjendje ta ndryshojë het, humbet besimin e shpresën se kjo botë mund të ndreqet, dhe ai i lë gjërat të rrjedhin në drejtimin e vet, të marrin udhën e fatit, jeta vazhdon me shumë pak ndryshime sesa kishte dashur. Për të ngushëlluar veten, në mendje, ai krijon parajsën ku mund të bëjë çdo gjë të mirë, në formë simbolesh, që nuk e lanë ta bënte në Tokë. Por për çfarë apo kujt i vlejnë të mirat kur “parajsa”, tjetër jetë në qiell, është e ndarë nga kjo botë? Trashëgimi mund të quhet shprehje e pafat, kur ajo sjell vetëm fatkeqësi, kur çdo brez i dorëzon brezit pasardhës një vend edhe më të shkatërruar. Dhe tjetri që vjen, i zemëruar ndërton sa për të qenë; i mjerë është njeriu në këtë gjendje natyrore, ku mbije-

tesa e vetes është qëllimi më i lartë; ai është i justifikuar për të dëmtuar cilindo që mendon se kërcënon mbijetesën e tij dhe nuk ka asnjë që ta ndalë, as autoritet, as ligje, përveç ligjit të xhunglës, ku kapriçot e natyrës njerëzore lejojnë orekset e momentit dhe sjelljet e shfrenuara të përcaktojnë drejtimin e jetës dhe të ardhmen e gjithë vendit. Prandaj, thonë disa, një dorë e fortë duhet; dhe kështu lind mbretëria, tirania e diktatura. Forma të tilla regjimi, janë ato që të tjerët i kanë përmbysur, ndërsa ne, mbyllur në salla konferencash, piramida, pallate kongresesh duartrokisnim a dridheshim nga frika, dhe prisnim të tjerët, të huajt, të na hiqnin prangat nga duart e këmbët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Prandaj, thonë disa, një dorë e fortë duhet; dhe kështu lind mbretëria, tirania e diktatura. Forma të tilla regjimi, janë ato që të tjerët i kanë përmbysur, ndërsa ne, mbyllur në salla konferencash, piramida, pallate kongresesh duartrokisnim a dridheshim nga frika, dhe prisnim të tjerët, të huajt, të na hiqnin prangat nga duart e këmbët

dhe ne të vërsuleshim të lirë si kafsha të mbjellave, si lumë i fryrë i rrëmbyer që përmbyt çdo trashëgimi. E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Mënyra e procedimit të zgjedhjes së deputetëve popullorë në zgjedhjet e vitit 1946

Votimi zgjedhor me kokërr

Deputet i zgjedhur popullor konsiderohet ai kandidat, lista kandiduese e të cilit ka fituar më shumë vota nga listat e tjera kandiduese, domethënë shumicën relative. Votimi bëhet në qendrat e votimit me kokërr votimi

Gjekë Gjonaj

Sipas Ligjit mbi zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin Kushtetutdhënës të Republikës Popullore të Malit të Zi, zgjedhja e deputetëve bëhet nëpër njësi zgjedhore. Çdo njësi zgjedhore zgjedh një deputet. Numrin e deputetëve e cakton Komisioni Zgjedhor në bazë të numrit të përgjithshëm të popullsisë të përcaktuar me rregulloren e miratuar më 31 dhjetor të vitit 1945. Në bazë të saj në çdo 3.500 banorë zgjedhet një deputet. Të drejtë aktive vote kanë të gjithë qytetarët e Republikës Federative Popullore të Ju-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Në pajtueshmëri me Ligjin për zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin Kushtetutdhënës, Komisioni Zgjedhor ka caktuar që për Kuvendin Kushtetutdhënës të zgjedhen 107 deputetë dhe ka formuar 107 njësi zgjedhore në katër qytet e dhe 14 rrethin administrative

gosllavisë të cilët kanë vendbanim të përhershëm në territorin e Republikës Popullore të Malit të Zi. Për deputet popullor mund të zgjedhet çdo shtetas i Republikës Popullore të Malit të Zi, i cili gëzon të drejtë vote. Listat e kandidatëve për zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin Kushtetudhënës mund t’i paraqesin partitë politike ose organizatat shoqërore të cilave me ligj u është lejuar puna, ose grupet prej më së paku 40 qytetarësh – shtetas të Republikës Popullore të

Malit të Zi. Lista e kandidatëve duhet të ketë një kandidat dhe zëvendëskandidat. Një person mund të kandidojë më së shumti në tri njësi zgjedhore dhe në dy njësi zgjedhore të të njëjtit rreth administrativ. Personit ( kandidatit) i cili zgjedhet për deputet popullor në disa njësi zgjedhore i duhet një afat prej tri ditësh, pasi që Kuvendi Kushtetutdhënës t’i vërtetojë zgjedhjen , të deklarohet për të cilën njësi zgjedhore do ta mbajë mandatin. Deputet i zgjedhur popullor konsiderohet ai kandi-


KULTURË

dat, lista kandiduese e të cilit ka fituar më shumë vota nga listat e tjera kandiduese, domethënë shumicën relative. Votimi bëhet në qendrat e votimit me kokërr votimi. Në pajtueshmëri me Ligjin për zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin Kushtetutdhënës, Komisioni Zgjedhor ka caktuar që për Kuvendin Kushtetutdhënës të zgjedhen 107 de-

putetë dhe ka formuar 107 njësi zgjedhore në katër qytete dhe 14 rrethe administrative. Qytetet ku u mbajtën zgjedhjet e para të pasluftës ishin Titogradi me 3 deputetë, Cetina, Nikshiqi dhe Plevla me nga (?) deputetë. Ndërkaq, zgjedhjet u mbajtën edhe në rrethin e Titogradit ( 10 deputetë), rrethin e Cetinës ( 5 deputetë), rrethin e Nikshiqit ( 10 deputetë), rrethin e

Plevles ( 7 deputetë), rrethin e Ulqinit (5 deputetë), rrethin e Tivarit (6 deputetë), rrethin e Kotorit ( 5 deputetë), rrethin e Herceg Noviqt ( pesë deputetë), rrethin e Danillovgradit ( 5 deputetë), rrethin e Kollashinit ( 5 deputetë), rrethin e Andrijevicës ( 8 deputetë), rrethin e Beranës ( 10 deputetë), rrethin e Bijollo Polës ( 11 deputetë) dhe rrethin e Shavnikut ( 6 deputetë).

Qytetet ku u mbajtën zgjedhjet e para të pasluftës ishin Titogradi me 3 deputetë, Cetina, Nikshiqi dhe Plevla me nga (?) deputetë. Ndërkaq, zgjedhjet u mbajtën edhe në rrethin e Titogradit ( 10 deputetë), rrethin e Cetinës ( 5 deputetë), rrethin e Nikshiqit ( 10 deputetë), rrethin e Plevles ( 7 deputetë), rrethin e Ulqinit (5 deputetë), rrethin e Tivarit (6 deputetë), rrethin e Kotorit ( 5 deputetë), rrethin e Herceg Noviqt ( pesë deputetë), rrethin e Danillovgradit ( 5 deputetë), rrethin e Kollashinit ( 5 deputetë), rrethin e Andrijevicës ( 8 deputetë), rrethin e Beranës ( 10 deputetë), rrethin e Bijollo Polës ( 11 deputetë) dhe rrethin e Shavnikut ( 6 deputetë). E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Festivali Internacional i Muzikës Klasike në Ulqin

Oazë e kulturës Festivali i Ulqinit sapo ka nisur të bëhet tradicional. Përkrahje për të gjithë ata të cilët kontribuuan që Ulqini, qytet me kulturë të lashtë, të gjendet në hartën e ngjarjeve të rëndësishme kulturore në Mal të Zi

Xhoana M. Perkaj

Në asnjërin nga dy festivalet e tjera të sivjetmë të kulturës elitiste në Mal të Zi, nuk morën pjesë krijuesit ose interpretuesit shqiptarë. Kjo sepse nuk mund të konkurrohet për programe të profilit dhe nivelit të tillë me prezan-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Në asnjërin nga dy festivalet e tjera të sivjetmë të kulturës elitiste në Mal të Zi, nuk morën pjesë krijuesit ose interpretuesit shqiptarë. Kjo sepse nuk mund të konkurrohet për programe të profilit dhe nivelit të tillë me prezantime folklorike

time folklorike. John Chadwick, arkeolog dhe studiues i famshëm i botës mikenase, duke shkuar gjurmëve të kësaj kulture, e kishte vizituar Ballkanin në gjysmën e shek. XX. Ishte i befasuar me faktin se këngët heroike që

këndohen me lahutë kanë mbijetuar me mijëra vjet. Në “Botën mikenase”, ai shkruante se nuk ishte i impresionuar me vlerën artistike të vargjeve që këndoheshin. Duke e lidhur këtë fenomen me fenomenin identik të


KULTURË

s së lartë urbane

Duke e lidhur këtë fenomen me fenomenin identik të botës kreto-mikenase, ai konstaton se rituali i këndimit me lahutë e ka pasur bukurinë në kohën antike, kur rapsodët thurnin këngë, në mbrëmje rreth zjarrit, duke i rikujtuar veprat e heronjve. Në këtë mënyrë bartej, me gjenerata, dhe ruhej kujtesa për ngjarjet e rëndësishme dhe veprat e të parëve

botës kreto-mikenase, ai konstaton se rituali i këndimit me lahutë e ka

pasur bukurinë në kohën antike, kur rapsodët thurnin këngë, në mbrëmje

rreth zjarrit, duke i rikujtuar veprat e heronjve. Në këtë mënyrë bartej, me gjenerata, dhe ruhej kujtesa për ngjarjet e rëndësishme dhe veprat e të parëve. Festivali i Ulqinit sapo ka nisur të bëhet tradicional. Përkrahje për të gjithë ata të cilët kontribuuan që Ulqini, qytet me kulturë të lashtë, të gjendet në hartën e ngjarjeve të rëndësishme kulturore në Mal të Zi. xhoanaperkaj@gmail.com E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Intervistë me Klaudia Kallollari

Pasqyrimi i shpirtit nëpërmjet fotografisë

Koha Javore: Na trego pak për veten tuaj, fëmijërinë dhe fillimet në profesionin tuaj si fotograf? Klaudia Kallollari: Quhem Klaudia Kallollari, jam 26 vjeçe dhe kam lindur në qytetin e Fierit, ku dhe kam kaluar fëmijërinë time, e cila ka qenë një fëmijëri e thjeshtë, e mbushur me momente të lumtura e kujtime të bukura, midis tyre do veçoja lojërat me moshatarët e mi. Në moshën 15 vjeçare jam zhvendosur me familjen në qytetin e Tiranës, ku dhe kam përfunduar gjimnazin e më pas kam ndjekur studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyres, Universiteti i Tiranës. Fotografia për mua ka qënë një ndër pasionet e hershme, i cili ka ardhur duke u rritur,veçanërsisht pas moshës 18 vjeçare. Koha Javore: Me çfarë projekti po merreni tani? Klaudia Kallollari: Aktualisht më së shumti jam përqendruar në punën si inxhiniere kimiste dhe mjedisi për të cilën kam mbaruar studimet, por pa lënë pas dore pasionin për fotografinë, pasi në muajin gusht sapo përfundova një kurs fotografie, të organizuar nga agjencia “Grace Models Albania”,me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Koha Javore: Çfarë do të thotë arti dhe fotografia për ju? Klaudia Kallollari: Arti për mua është pasion, të cilin unë e kam shprehur në forma të ndryshme si: pikturë, fashion designer dhe fotografi. Por fotografia përfaqëson formën më të gjallë të të shprehurit të këtij pasioni, e të të shfaqurit të përjetimeve dhe të botës së brendshme të secilit prej nesh. Një fotografi “flet”, “na rrëfen”, ndaj mjafton ta dish ta dëgjosh e ta kuptosh. Koha Javore: Me çfarë lloj fotografie meresh? Klaudia Kallollari: Përgjithësisht pak nga të gjitha: portrait, landscape ose natyre (një gjener shumë i dashur për mua), fotografimi i kafshëve, ku si protagoniste e kësaj lloj fotografie është macja ime Aria, si dhe fotografimi i jetës së përditshme, pra street photography. Koha javore: Çfarë ju jep frymëzim në punën tuaj? Klaudia Kallollari: Dëshira për të kapur momentin dhe për ta transmetuar te shikuesi. Përgjithësisht preferoj që fotot e mija të kenë ngjyra, gjallëri, të transmetojnë jetë, por jam dhe një adhuruese e fotografisë Bardhë e Zi, pasi e shoh si një pasqyrim të shpirtit.

Koha Javore: Me cilin projekt tuajin krenoheni më shumë? Klaudia Kallollari: Deri tani më së shumti kam fotografuar portrete, natyrë ose landscape si dhe jetën e përditshme, kam kapur momentin e duhur në çastin e duhur. Por për më tej kam dëshirë të merrem edhe me fotografi me tematikë Fashion ose Beauty, fushë që lidhet ngushtë dhe me pasionin tim për pikturën dhe fashion designer. Koha Javore: A planifikoni ndonjë galeri shou në të ardhme dhe cilat galeri /tema keni organizuar më përpara nëse po? Klaudia Kallollari: Momentalisht jam duke planifikuar të ndjekë studime të mëtejshme rreth fotografisë e artit, ndoshta në të ardhmen kam dëshirë të organizoj një galeri shou, ku ndër tematikat më interesante për mua është pasqyrimi i jetës së femrës shqiptare, të moshave dhe kategorive sociale të ndryshme. Koha Javore: Përveç fotografisë, me çka tjetër merreni, keni pasione të tjera? Klaudia Kallollari: Momentalisht punoj si inxhiniere mjedisi dhe kimiste, ndërkohë që ndjek dhe pasionet e tjera të mija si: piktura,muzika ku do


KULTURË

Klaudia Kallollari që në moshë të vogël ka qenë e pasionuar pas vizatimit, veçanërisht ndaj dizenjimit të veshjeve, fashion designer e më vonë edhe ndaj fushës së fotografisë. Fotografon natyrën dhe landscape të vendeve që frekuenton, portrete, foto të jetës së përditshme, por ka dhe një dëshirë të madhe ndaj fotografive “Fashion”, e cila e mundëson të lidhë bashkë dy pasionet e saj më të mëdha: fotografin dhë dizajnin. Klaudia Kallollari ka lindur më 16.12.1990 në qytetin e Fierit, në të cilin ka kaluar dhe fëmijërinë e saj dhe ka frekuentuar shkollën 8-vjeçare “Naim Frashëri”. Në moshën 15 vjeçare u transferua me familjen në qytetin e Tiranës, ku ka kryer gjimnazin te Shkolla e Mesme e përgjithshme “Arben Broci”. Në vitin 2014 Klaudia ka përfunduar studimet në Master Shkencor “Kimi Industriale Mjedisore” dhe prej afërsisht 1 viti punon si inxhiniere kimiste dhe mjedisi. Sapo kam ndjekur një kurs 3 mujor për fotografinë në studio dhe terren të organizuar nga Agjencia “Grace Models Albania”, me leksione nga fotografi i njohur z. Artan Korenica

veçoja rock-un klasik, leximi i librave, ecja në natyrë, kangoo jump, etj. Koha Javore: Çfarë do të komunikosh me artin tënd te publiku? Klaudia Kallollari: Nëpërmjet artit dëshiroj të komunikoj botën e brendshme si të timen si fotografe, por veçanërisht të personit të cilit jam duke fotografuar. Koha Javore: Çfarë e veçon artin tënd nga të tjerët? Klaudia Kallollari: Mendoj se të gjithë artistët i veçon nga njeri tjetri pasioni

me të cilin i transmetohen publikut. Pasioni ndaj fotografisë është e përbashkëta midis nesh, për secili e ngjyros në formën e vet, ndaj kjo gjë na bën të jemi aq sa të ngjashëm edhe unik. Koha Javore: Cilat projekte do konsideronit të suksesshme? Klaudia Kallollari: Si suksesin tim më të fundit konsideroj përfundimin e kursit për fotografinë ku kam marrë një informacion më të detajuar e shumë të vlefshëm për hapat e mëtejshme që dëshiroj të ndërmarr në këtë fushë. Një sukses tjetër i

madh për mua është dhe përfundimi me sukses i studimeve në Mastër Shkencor për Inxhiniere Kimiste, të cilin e ushtroj edhe si profesion. Koha Javore: Cilat janë planet tuaja për 2017 dhe synimet në të ardhmen? Klaudia Kallollari: Sapo kam përfunduar kursin e fotografisë, ndaj nuk kam planifikuar diçka të mëtejshme në fushën e fotografisë, sepse ka pak kohë që i jam dedikuar profesionit si inxhiniere. Por gjithmonë pa lënë pas dore fotografinë. Intervistoi: Ermira Babamusta E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me shkrimtarin (prozatorin), Anton Gjuravçaj

Njeriu dhe fati si koncept universal i krijimtarisë Koha Javore: Anton, emri juaj në krijimtarinë letrare është i njohur që mbi dy dekada,ku fillimisht spikatët pothuajse në të njëjtën kohë në poezi dhe prozë. A mund të na tregoni pak rreth fillimeve tuaja në botën e letërsisë dhe nga buroi frymëzimi që t’i hyni kësaj fushe? A. Gjuravçaj: Sikur fëmijë, duke ju falënderuar tim ati prof.dr Pjetër Gjuravçaj, kam pasur rastin të njihem me veprat e letërsisë shqipe dhe atë në formë të tregimeve. Në mbrëmje, pasi dita më kalonte me aktivitete të ndryshme të asaj moshe, me ëndje kam dëgjuar rrëfimet e reja apo vazhdimin e atyre që për shkak gjumi nuk i kam përcjellë deri në fund. Megjithatë, nuk ka mjaftuar vetëm narracioni. Ai më ka treguar edhe për jetën e shkrimtarëve që i kanë shkruar këto ndodhi dhe se pse i kanë shkruar ashtu. Shkrimtarët dhe personazhet e tyre janë bërë shokët e mi prej tregimeve dhe sigurisht se edhe do të kem ëndërruar dikë prej tyre. Në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti- Skendërbeu” në Triesh, ku e kam ndjekur filloren, i është kushtuar rëndësi e madhe përgatitjes së programeve me rastin e festave të ndryshme shkollore. Ka qenë një shpirt garues i përcjellë prej gjenerate në gjeneratë në mesin e nxënësve të klasave dhe në mes seksioneve të ndryshme: folklorit, recituesve, aktorëve, etj. Unë kam recituar kryesisht vjersha të gjata, kam marrë pjesë në recital dhe në drama. Në atë kohë kam filluar të shkruaj poezi për gazetën e murit. Pasdite, kur nuk luaja futboll, gjithmonë lexoja diçka, pasi mësimet e shkollës i përsërisja në mëngjes. Imazhin që krijova aso kohe, e mbaj mend edhe sot. Prej asaj kohe e ruaj edhe një fletore ku fantazinë time të asaj moshe jam munduar ta paraqes në formë romani. Frymëzimi? Mendoj se është dhunti. Nuk do të dija të përgjigjem në pyetjen se a është bekim apo mallkim. Koha Javore: Përmbledhja juaj me poezi “ Baladë vertikale” është botuar në vitin 1994, kurse një vit

20

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

më vonë publikuat librin “Memento” (prozë-poezi) ndërsa në vitin 2008 romanin “Vdekja e valëve”. Nga të gjitha këto vepra arrihet në konkluzionin se krijimtaria juaj letrare konsiston në mënyrë permanente te çështje të ndryshme të kombit shqiptar. Ç ‘mund të na flisni më tepër rreth tyre? A. Gjuravçaj: Në qendër të krijimtarisë sime është njeriu dhe fati i tij si koncept universal. Sikur është e zakontë që njeriu sado të përpiqet që t’i mësojë gjuhët e tjera, përsëri asnjë gjuhë nuk mund ta dijë si gjuhën e nënës. Kështu është e qartë që asnjë popull nuk mund ta njohësh më mirë se popullin tënd. Në anën tjetër nuk thuhet kot se më së vështiri është ta njohësh veten. Për një dashuri të vërtetë dhe të qëndrueshme apo së paku për një respekt, kryesorja është njohja. Njohja është edhe kushti thelbësor për të shkuar përpara në çdo lëmi. Në këtë kontekst unë shkruaj një letërsi të angazhuar. Koha Javore: Anton, jeni prozatori i parë në Malësi (në mos gaboj). Sa keni arritur ta lëvroni dhe ta avanconi këtë gjini letrare që ajo të njihet jo vetëm në Malësi por edhe jashtë kufijve, si në Shqipëri, Kosovë e në diasporë? A. Gjuravçaj: Sa e di unë, në kohën kur kam filluar të botoj në prozë, në këtë pjesë të Malësisë nuk ka shkruar kush prozë për të rritur. Për fëmijë e di se shumë kohë më parë ka shkruar i ndjeri Nol Berishaj. Sidoqoftë, me rëndësi është se nuk kam pasur rast që të bie në kontakt me një prozë të ndonjë prozatori që do të më shërbente pak a shumë si model për stilin, tematikën dhe karakteristikat e tjera që janë specifikë e çdo krahine. E di se në atë kohë shumë autorë kanë shkruar e botuar poezi. Njerëzit e shkolluar janë marrë me prioritete, pasi kemi qenë deficitarë në çdo lëmi. Sa kam arritur me prozë është diçka që i takon kritikës letrare dhe lexuesve. Ajo që është e sigurt është fakti se arti i mirëfilltë letrar, sikurse edhe të gjitha llojet e tjera të

artit, nuk mund të kufizohet në hapësirë dhe në kohë. Sigurisht se na nevojitet që të mësojmë shumë në këtë drejtim. Koha Javore: Cilat janë sfidat më të mëdha të cilat i keni tejkaluar gjatë krijimtarisë tuaj letrare mbi 20 vjeçare? A. Gjuravçaj: Ngaherë kam kuptuar se kam kokëfortësinë dhe pavarësinë e duhur prej krijuesi. Dilemën se a do të merrem me prozë apo poezi e kam zgjidhur qysh në fëmijëri kur edhe nuk e kam ditur se ekziston një dilemë e tillë. Më vonë kur kam m’u dha rasti të njoftoj poetë dhe prozatorë të njohur, e kuptova këtë hendek të pakalueshëm që ekziston në mesin e tyre. Në të vërtetë, poetët kam filluar t’i shikoja si ata asketët e shenjtë që tërë ditën e kalonin në poezinë e tyre si në shkretëtirë. Në anën tjetër prozatorët më janë dukur si mistikë që kërkojnë diçka që vetëm ata e shohin për ta çuar në punishten e tyre. Vetëm poetit Mirko Gashit, recensentit të veprës “Baladë vertikale”,nuk i kam treguar kurrë se shkruaj prozë për shkak të respektit që kam pasur ndaj përkushtimit të tij për poezinë. Për të tjerët kam pasur një përgjigje interesante: “Nuk jam aq i shenjtë që të merrem vetëm me poezi por as aq mëkatar që të merrem vetëm me prozë”. Kështu kam pasur, kam dhe do ta kem gjithmonë vetëm një sfidë: Kohën. Herë fitoj unë - herë ajo. Por, me çdo fitore njëherë edhe humbë diçka, dhe e kundërta. Koha Javore: Nga shumë shkrimtarë dhe kritikë të njohur letrar jeni cilësuar si prozator unik, që prozën e shkruani ndryshe nga të tjerët. Çfarë ju bën të jeni të tillë dhe ta mbani këtë epitet? A. Gjuravçaj: Prej hartimeve të gjuhës shqipe në gjimnaz në Shkup, ku më ligjëroi profesoresha Qamile, që e kujtoj me ëndje si një pedagoge të shkëlqyer dhe i jam mirënjohës prej tregimeve të para e gjer te libri i fundit , nga profesorët, studiuesit e kritikët letrarë, gjithmonë më është bërë një pyetje: Pse shkruan kështu? Unë kam pasur vetëm


INTERVISTË unë nuk kam trokitur në asnjërën prej tyre. Problemi mund të qëndrojë si edhe në fusha të tjera në prodhim vendas:“ intelektualë politikë”.

një përgjigje të cilën e kam edhe sot: Sepse nuk di ndryshe. Mund të jetë mënyra e të shprehurit tim artistik. Në fillim ka qenë një refleksion që ka pajtuar dy mënyra krejtësisht të ndryshme të jetës. Atë në Malësi dhe atë në një qytet të madh sikur ka qenë Shkupi. Një urë për të cilën kam kaluar me mend çdo ditë, me qëllim të artikulimit të reagimit tim. Si shenja pranë rruge me kohë janë paraqitur interesimet e mia të shumta për lëmi të ndryshme. Koha Javore: Duke qenë se jeni shkrimtar me përvojë disavjeçare dhe emri juaj është skalitur në mesin e shkrimtarëve të njohur shqiptarë në Mal të Zi, sa të motivuar janë shkrimtarët shqiptarë për të krijuar dhe sa kanë mbështetje institucionale për të kryer misionin e tyre? A. Gjuravçaj: Motivi për krijim nuk ka të bëjë me kushtet. Krijuesi krijon në çfarëdo rrethanash sepse ajo është nevojë e jo dëshirë. Krijuesit nuk janë materialist dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë ata që kanë pasur rast të lexojnë për jetën e shkrimtarëve më të mëdhenj. Shpërblimi për ta nuk ka qenë paraja por vepra e kryer dhe porosia e saj. Të gjithë ata që si shtytës të marrjes me letërsi kanë pasur dëshirën dhe përfitimin, kanë prodhuar një kuantitet. Pozicionin duhet ta krijojnë vetë. Ulqini është shembull i mirë sesi intelektualët mund të organizohen në shoqata e asociacione dhe të merren me sukses me aktivitete më të ndryshme. Për këtë nevojitet vetëdijësim i lartë dhe kapacitet intelektual dhe demokratik. Këtu diku duhet kërkuar shkakun pse te ne në Malësi nuk ka ndodhur diçka përafërsisht e tillë?! Sa i përket mbështetjes institucionale e di se ka dyer ku mund te trokitet megjithëse

Koha Javore: Në romanin e fundit, ’’Nata në Sion’’ keni prekur dhe trajtuar një sërë çështjesh që fatkeqësisht kanë goditur ndër vite kombin shqiptar, që nga pushtimi osman, realitetin e zymtë të kohërave por edhe anët pozitive, burrërinë, fisnikërinë dhe atdhedashurinë e shqiptarëve, pra një realitet historik ndër vite si dhe përplasjet e dy qytetërimeve (evropian dhe aziatik), etj. Na flisni diçka më tepër rreth çështjeve që keni trajtuar në roman? A. Gjuravçaj: Me qëllim e dashje në dy librat e fundit merrem me sistemin komunist dhe tranzicionin (Vdekja e valëve) dhe me robërinë nën perandorinë e fundit në këto anë - Perandorinë osmane (Nata në Sion). Shkaku është se këto dy periudha lanë gjurmë të madha në çdo lëmi të jetës së popullit tim, por edhe ndikuan negativisht në pozitën tonë në raport me fqinjët si dhe me pjesën tjetër të kontinentit. Çka është e çuditshme ndonëse nuk duket ashtu në shikim të parë, është se në të dyja rastet kemi të bëjmë me tentimin e shkoqitjes së një populli nga civilizimi evropian, edhe përkundër faktit se ai përbën njërën prej shtyllave të tij prej zanafillës së këtij qytetërimi. Përpjekja për krijimin e njeriut aziatik dhe njeriut të ri komunist do të shoqërohen me dhunën më mizore, por edhe me dëshmitë e qëndresës të pashoqe. Robëritë e shumta të popujve të ndryshëm kanë dëshmuar se popujt që nuk e humbin shpirtin, për së gjalli, mbesin të pathyeshëm. Koha dhe arsimimi duhet që të merren me pasojat, por Ballkani sikur e dimë të gjithë edhe sot ec me hapa më të ngadalshëm në krahasim me kontinentin. Romanet edhe pse i referohen historisë, në të vërtetë janë psikologjikë dhe paraqesin diskurs. Prandaj edhe janë sfidë e vërtetë dhe personale për lexuesin. Koha Javore: Si e shikoni gjeneratën e re në këtë kohë të evoluimit të teknologjisë digjitale, si një “kontingjent” që do mund të prodhonte talente të rinj në letërsi apo e kundërta? A. Gjuravçaj: Qëllimi i zhvillimit të teknologjisë është që njeriut t’ ia bëjë jetën më të lehtë dhe më kualitative.

Problemi mund të paraqitet vetëm kur teknologjia prej veglës e cila duhet t’i shërbejë njeriut fillon ta udhëheq atë apo ta mbyllë në një realitet virtual. Përdoret shprehja: “i mirë si buka”, por ne e dimë se as me bukë nuk duhet tepruar. Nuk dua që në këtë intervistë të flas si doktor, prandaj do t’i kthehem problemit me librin. Dashuria dhe respekti ndaj librit formohet në familje dhe në shkollë. Në shkollë fillon edhe të gdhendet talenti. Këtu qëndron edhe përgjegjësia e madhe e mësimdhënësit, por nuk përfundon këtu. Për çdo prodhim cilësor nevojitet përkushtim, e paramendoni sa nevojitet për një njeri të ditur dhe të edukuar. Pyetja është se a kemi shkuar ne përpara apo mbrapa në këtë drejtim. Koha Javore: Me profesion jeni mjek, si ndërthuret mjekësia me krijimtarinë letrare ose çfarë kanë të përbashkët këto dy fusha dhe në mos është mbase pikërisht mjekësia ajo që ju frymëzon të shkruani? A. Gjuravçaj: Prirja për art është dhunti dhe kjo është ajo që formon lidhjet me profesionet e jo profesioni me të. Te ne ekziston mendimi i gabuar se vetëm ata që merren me gjuhë duhet të jenë krijues edhe përkundër faktit se nuk ekziston shkollë për shkrimtarë apo poetë. Ka raste të shumta që ata që e kanë mbaruar akademinë e arteve kurrë nuk janë marrë me pikturë apo skulpturë. Burimi i të shprehurit artistik qëndron në personin e jo në edukimin e tij profesional. Mjekësia më ndihmon që ta kuptoj më mirë brishtësinë e jetës dhe jetën e krijuesit ta shikoj nga këndvështrimi mjekësor. Koha Javore: Cili është mesazhi juaj drejtuar lexuesve të “ Kohës Javore” dhe cilat janë planet tuaja më të afërta në fushën e letërsisë? A. Gjuravçaj: Sikurse mendoj se njerëzit sa më pak të dinë, e kalojnë jetën shumë më mirë, ashtu jam i bindur se momenti është ai që udhëheq me jetën artistike të krijuesit. Atë që e di është se kam shumë poezi të botuara të cilat shpresoj t’ i sistematizoj në një përmbledhje. Lexuesve tuaj ju them që kurrë mos ta humbasin besimin në forcën e librit. Letërsia zakonisht zbulon atë që realiteti e fshehë. Shumëkush përmes librit ka arritur ta njohë veten, por edhe të krijojë simpati për kulturat dhe popujt e ndryshëm. Intervistoi: t. u. E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

21


PANORAMË

Pas tetë vitesh përçarje

Hajrie Rondo, figura unike e teatrit dhe filmit shqiptar

Aktorja, që luajti mbi 120 role në teatër dhe 40 të tjerë në film, ka vdekur të shtunën pas betejës me një sëmundje të rëndë. Ajo ishte 66 vjeç. Rondo është cilësuar si njëra ndër aktoret më të zonja të skenës teatrore dhe të kinematografisë shqiptare. E lindur në Delvinë më 1951, Rondo ishte bërë një ndër figurat unike në ekranin e filmit shqiptar. “Profesioni ynë është jetë që na jep jetë”, kishte thënë ajo në një intervistë në pranverën e këtij viti. Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës në Shqipëri, ka thënë se Rondo do të mbetet gjithmonë në memorien kulturore shqiptare.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

“Ikën nga toka, por jo nga kujtesa kulturore aktorja që dinte ta shihte jetën me ngjyra, prandaj ia dha ato artit. Lamtumirë Hajrie Rondo”, ka shkruar Kumbaro në rrjetin social Facebook. Rondo veçohet në rolin e saj tek filmi “Përrallë nga e kaluara”, ku ka luajtur nënën e dhëndrit 14-vjeçar. Kolegia e saj Elvira Diamnata, e cila në këtë film si Marigoja ishte e reja e Tanës, ka thënë se humbja e Rondos është një dhimbje e madhe për artin shqiptar. Sa i përket kinematografisë Rondo veçohet në rolet e filmave “Nëntori i Dytë”, “Kur vdes në këmbë”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Një vit i gjatë”, ku kishte rolin kryesor, dhe në film-

in “Midis njerëzve”. Sipas asaj që shkruhet në biografinë e saj, ishte 31-vjeçare kur e interpretoi këtë rol në vitin 1982. Rolin e saj të parë në Teatrin Kombëtar e kishte pasur tek drama “Heronjtë e Linasit”, të Sulejman Pitarkës, që u vu në skenë në vitin 1972. Në qendër ishin dy heronjtë që u sakrifikuan në puset e naftës. Kishte rolin e gruas së heroit që u sakrifikua. Por në vitet kur ajo po përballej me sëmundjen, sipas familjarëve, Rondo ishte harruar nga shteti. Aktorja prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë.


FOTOGRAFIA E JAVËS

ALBERT CAMAJ KISHA E SHËN MËRISË NË KRAJË

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Mbi monografinë “Etnogjeneza e shqiptarëve” të autorit Kristo Frashëri

Vepër që trajton çës themelore të albano Shaban Hasangjekaj Autori në vazhdim të parathënies shton se “albanologjia dhe ilirologjia, ndonëse merren me problemin themelor historik të Shqipërisë, janë dituri më vete, pra nuk janë identike me Historinë e Shqipërisë. Ato nuk janë identike me Historinë e Shqipërisë, edhe pse pa zgjidhur problemin e tyre themelor, Historia e Shqipërisë nuk është e plotë. Kufijtë midis albanologjisë apo ilirologjisë dhe Historisë së Shqipërisë janë ndarë, ashtu siç janë të ndarë kufijtë midis gjeologjisë dhe gjeografisë, ose midis etnologjisë dhe etnografisë, ose midis etimologjisë dhe leksikografisë etj. Ky përcaktim është i domosdoshëm, mbasi atykëtu vihet re një ngatërresë rreth albanologjisë apo ilirologjisë dhe Historisë së Shqipërisë. Ka njerëz që mendojnë se albanolog është çdo njeri që merret me tema të Historisë së Shqipërisë apo të gjuhës shqipe, apo të etnografisë shqiptare. P.sh. të quash albanolog autorin e historisë së Skënderbeut, apo të Rilindjes Kombëtare, është e pasaktë. Gjithashtu është e pasaktë të quash albanolog autorin e një gramatike, të një sintakse, apo të një fjalori, pasi ata nuk merren me gjenezën e gjuhës shqipe. Edhe autori që përshkruan kanunet, zakonet, veshjet, këngët e një populli, nuk mund të cilësohet si albanolog, pasi ai nuk

24

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

merret me origjinën e kategorive të etnografisë shqiptare, por me përshkrimin e tyre”. Autori, po ashtu, thekson se edhe koncepti që kanë disa se “albanologë janë vetëm dijetarët e huaj që merren me gjenezën e etnisë shqiptare apo me atë të gjuhës shqipe nuk është i drejtë. Prof. E. Çabej, p.sh., edhe pse është shqiptar, është një albanolog par excellence, mbasi ai si shkencëtar është marrë me historinë e gjuhës shqipe dhe me etimologjinë e fjalëve të saj”. Ai, po ashtu shton se “i njëjti sqarim duhet bërë për ilirologjinë. Jo çdo historian që merret me ngjarjet e ilirëve është ilirolog. Ilirolog është ai studiues që merret me etnogjenezën e ilirëve dhe me gjenezën e ilirishtes. Në këtë rast, ilirolog padyshim është prof. Muzafer Korkuti”. Këto përcaktime dhe përkufizime e kanë udhëhequr autorin në trajtimin e problemit themelor të albanologjisë dhe ilirologjisë në këtë monografi. Autori prof. dr. Kristo Frashëri nuk pretendon se e ka zgjidhur problemin. Ai nuk është albanolog as ilirolog. Ai e ka trajtuar problemin si historian, duke u mbështetur në rezultatet e albanologëve dhe të ilirologëve. Numri i tyre, i cili nuk është i paktë, dëshmon për rëndësinë që dijetarët ndërkombëtarë të kësaj fushe i kanë dhënë gjenezës së etnisë shqiptare dhe asaj të etnisë ilire, po ashtu të gjuhës shqipe dhe të ilirishtes. Brumin e materialit të lëndës të përfshirë në monografinë “Etnogjeneza e shqiptarëve” (Vështrim historik) autori prof. dr. Kristo Frashëri e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në 22 krerë, në të cilët në mënyrë dinjitoze me të dhëna të bollshme e ka trajtuar

dhe shtjelluar tematikën e punimit të vet. Që në hyrje monografia trajton problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri më sot dijetarët e ndryshëm dhe pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të


shtjet ologjisë ilirologjisë, pastaj kalohet në trajtimin e mirëfilltë të dy problemeve. Nëpërmjet trajtesave të krerëve të monografisë, autori bën përpjekje për të hedhur sadopak dritë mbi popullatat e stërlashta që kanë banuar në kohët parahistorike në trojet e sotme shqiptare dhe të gjurmëve që ato kanë lënë në formimin e et-

KULTURË

Në monografinë me titull “Etnogjeneza e shqiptarëve” (Vështrim historik) të autorit prof. dr. Kristo Frashëri, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, trajtohet problemi themelor i albanologjisë - origjina e popullit shqiptar, formimi i tij si etni dhe gjeneza e gjuhës shqipe. Në interes të albanologjisë trajtohet edhe problemi i ilirologjisë: gjeneza e ilirëve, paraardhësve të shqiptarëve, formimi i tyre, si etni dhe lidhja e ilirishtes me shqipen”, thuhet në fillimin e parathënies të veprës në fjalë

nosit shqiptar dhe të gjuhës shqipe. Ai po ashtu bën fjalë për popullatat paraindoeuropiane që banonin në këto vise. Trajton, po ashtu, të ashtuquajturën çështje pellazgjike. Kalon në problemin e gjenezës së ilirëve. Përfundon me etnogjenezën e shqiptarëve. Monografinë e mbyll me shfaqjen në vitin 1043 në fushën e

dokumentacionit historik, të emrave Arbër dhe Albani si apelativë krahinore dhe shndërrimin e tyre më vonë në emërtime kombëtare. Autori deklaron se në këtë trajtesë është mbështetur në kronologjinë historike që disa dijetarë mendojnë se i përshtatet parahistorisë së Europës Juglindore: grupet njerëzore që banonin në Europën Juglindore në Paleolitin e vonë quhen në mënyrë konvencionale popullata të Cro-Magnon-it. Në këtë drejtim, autori veçon se “Popullatat që këtu banonin gjatë Neolitit të hershëm dhe të mesëm (7000-4000 p.e.r.) quhen popullata paleoballkanike. Ato të Neolitit të vonë që nga fillimi i mijëvjeçarit të katërt deri në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.e.r. (4000-2500), popullata të grupit etnikogjuhësor alarodik ose mesdhetar. Ato të epokës eneolitike (2500-2000 p.e.r.), popullata protoindoevropiane, ku bënin pjesë edhe pëllazgët. Për banorët e epokës së bronzit (e cila mbulon mijëvjeçarin e dytë p.e.r.) nënkuptohet se është fjala për popullatat indoevropiane - grekët, trakët, protoilirët, dorët, ilirët...”. Nga e gjithë kjo mund të konstatohet se monografia “Etnogjeneza e shqiptarëve” e autorit Kristo Frashëri ka vlerë shumë të madhe për ofrimin e të dhënave të bollshme mbi gjenezën e kombit shqiptar. Ajo padyshim është një vepër e cila mundësisht duhet të gjejë vend në bibliotekat familjare. Ajo pos që lexuesin e pasuron me njohuri të sakta, precize dhe decide mbi etnogjenezën e vet, studiuesve, historianëve, albanologëve dhe të tjerëve u ofron të dhëna të bollshme gjatë punës së tyre në lëmitë e opuseve dhe zhanreve të ndryshme. E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Portret: Selim Axhemi

Një virtuoz në violinë

Ai është një zotëri i veçantë dhe i rrallë, i cili edhe sot në moshën 75-vjeçare i bie “qemales”, me “vesh”, pa nota. Së bashku me orkestrën më të njohur të asaj kohe, në krye me Fiqri Hasanagën dhe Shaban Gjekën, Selimi ka bërë muzikë në dasma, restorante dhe hotele, por në veçanti verës në restorantin e “13 Korrikut”

Ismet Karamanaga Në qytetin e bukur të Ulqinit ka shumë njerëz që gëzojnë respekt të veçantë nga qytetarët e tij, të cilët meritojnë të përmenden dhe të shkruhet për ta duke i nxjerrë nga harresa. Disa prej tyre kanë qenë të veçantë dhe kanë lënë gjurmë të pashlyera në këtë qytet. Kjo është edhe arsyeja që dëshiroj t’ua kushtoj disa rreshta. Për mua, por mendoj se ndaj mendimin e shumë ulqinakëve, një respekt të veçantë kanë gëzuar Islami, farkëtari me nam i qytetit tonë, Beqo “Behari” me fes të kuq “Tunus”, Muhoja, i cili po ashtu ka mbajtur

26

fesin e kuq, Hamzi, Dalipi, Shabani, Shuqi, Begoja me “kapelen“ e tij dhe shumë të tjerë. Emrat e tyre në Ulqin ende përmenden me respekt të veçantë. Të gjithë kanë qenë dhe janë myslimanë, shumë falen në xhamitë në Ulqin dhe të gjithë e flasin pastër gjuhën amtare shqipe. Por dua të theksoj se në përgjithësi, sidomos në vitet ‘60 dhe më parë, pa të drejtë gjithmonë, pak e shumë kanë qenë të lënë në margjina të ngjarjeve dhe jetës shoqërore. Për shumë prej tyre kemi dëgjuar si fëmijë. Më vonë, disa prej këtyre personave edhe i kam njohur dhe shpesh i kam takuar në rrugë, në Pazar. Në kujtesën time kanë mbetur në veçanti Dalipi dhe kamioni i madh “Sauer” i “Kripores”, të cilin ai e ka “vozitë”, pastaj Shyqi me autobusin e tij, i cili ka qenë i gjatë dhe i pashëm, pa dyshim një figurë markante e qytetit tonë. Shumë nga këta qytetarë të Ulqinit

Të paramendosh që të bësh muzikë me “vesh”, pa nota, është një talent natyror i rrallë. Të gjithë e pranojnë se Selimi ka një talent natyror të trashëguar. Më thotë se ndoshta e ka nga nëna e tij, e cila ka qenë zonjë e veçantë nga Tivari, por edhe nga daja i tij, pasi që edhe ai ka bërë muzikë

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

kanë pasur jetë më të vështirë se ne të tjerët, mirëpo duhet theksuar se shumë prej tyre kanë qenë edhe mjeshtra “të fortë” në lëmitë e tyre. Në përgjithësi kanë qenë qytetarë të qetë dhe punëtorë të vyeshëm. Shumë prej tyre kanë pasur shtëpitë e veta apo kanë fituar banesa në lagjen “Totoshi”, sidomos pas tërmetit katastrofal të vitit 1979. Ndër më të njohurit nga këta njerëz të ndershëm të qytetit tonë, kanë qenë Beqo Behari, i cili ka përcjellur gjithmonë “Pajen” e nuseve pasi që populli ka pasur besim të madh tek ai, kurse Begoja ka pasur një humor të veçantë. Më shumë jemi shoqëruar dhe kemi mësuar së bashku në shkollë, vëllai im dr. Gani Karamanaga me prof. Hajdar Axhemin, ndërsa unë me Veselin, të birin e Begos, dhe në veçanti me Muharremin, për të cilin edhe flas me një respekt dhe pietet të veçantë, pasi që ka kohë që ka ndërruar jetë. Në varrimin e tij e kemi përcjellur në përjetësi, ndërmjet të tjerëve, edhe unë dhe Anton Kastrati, shokët e tij të ngushtë. Por në këtë shkrim kam dëshirë të theksoj një veti të posaçme të këtyre personaliteteve, pasi që shumë prej tyre kanë pasur prirje dhe “vesh për muzikë”, siç kanë qenë Dërguti, një


KULTURË

virtuoz me dajre, dhe më i fundit Muharremi, i cili ka qenë i pazëvendësueshëm në “gosti”, dasma, martesa dhe fejesa. Në “serenadat” me barkë në orët e natës, Muharremi së bashku me Fiqri Dabin dhe Mirsad Sukaliqin, kanë bërë muzikë për mysafirë të huaj. Këto “serenada” me barkë në det i kam organizuar në emër të “Kompas”-it nga Lubjana, agjencisë turistike më të madhe të ish-Jugosllavisë, për të cilën kam punuar afro 10 vjet. Mirëpo, në fokusin e interesimit tim është Selim Axhemi, një zotëri i veçantë dhe i rrallë, i cili ende sot në moshën 75-vjeçare i bie “qemales”, por me “vesh”, pa nota. Së bashku me orkestrën më të njohur të asaj kohe, në krye me Fiqri Hasanagën dhe Shaban Gjekën, Selimi ka bërë muzikë në dasma, restorante dhe hotele, por në veçanti verës në restorantin e “13 Korrikut”. Ai ende edhe sot bën muzikë në festa familjare. Është më i moshuari në familjen, sipas mendimit tim, më të njohurën në Ulqin nga ky fis. Është kjo familja e Islam Axhemit, njërit ndër farkëtarët më të njohur në Ulqin dhe më gjerë. Edhe unë si fëmijë kam shkuar me babain tim në punishten e tij në “Krye të Pazarit”, në afërsi të shtëpisë së

tij, për të mprehur ndonjë vegël për punë në ullishtë. Shpesh kanë pirë kafe së bashku pasi që për Islamin babai im ka pasur një respekt të madh. Këtë traditë e kemi vazhduar më vonë edhe ne, fëmijët e tyre. Më vonë edhe Selimi e ka ushtruar këtë zanat të trashëguar nga babai i tij, një zanat që, si shumë të tjerë, nuk ushtrohet më tek ne. Nuk kam njohuri nëse e punon më dikush në ndonjë fshat?! Kur përmendet vëllai i tij Hajdari dhe nipi Lami, i cili mban emrin e gjyshit të tij Islamit, nuk është për t’u çuditur pse kjo familje e ka muzikën në gjen dhe në gjak. Hajdari dhe i biri i tij Islami janë shkolluar në shkollat më të larta të muzikës, janë pedagogë të muzikës, kurse Selimi është diçka tjetër. Duke biseduar në një kafene me Selimin, më tregon se vetëm në një vend, duke luajtur një melodi ka ndërhyrë Hajdari duke i thënë se “këtu e ke kapërcy notën”. Të paramendosh që të bësh muzikë me “vesh”, pa nota, është një talent natyror i rrallë. Selimi e ka këtë veti dhe ai është virtuoz në violinë. Të gjithë e pranojnë se Selimi ka një talent natyror të trashëguar. Më thotë se ndoshta e ka nga nëna e tij, e cila ka qenë zonjë e veçantë nga Tivari,

por edhe nga daja i tij, pasi që edhe ai ka bërë muzikë. “Nëna ka kënduar shumë bukur dhe ka pasur një zë të fuqishëm”, tregon Selimi. Mirëpo, edhe Islami, babai i tij, ka mbetur sinonim i kërcimit, në veçanti e ka luajtur shumë bukur vallen e njohur “Nën hije t’limonit”, në dasma dhe festa familjare. Prandaj nuk është i rastit talenti dhe dashuria e Selimit kaq e madhe për muzikë dhe për instrumenin e dashur të tij - qemalen. “Qemalen e parë e kam bërë vetë prej dërrase dhe prej qimeve të kalit, kur kam pasur 13 vjet. Më vonë e kam porositë një qemale në një fshat dhe ajo ka qenë më e mirë. Në rrethinën e Ulqinit gjithmonë ka pasur mjeshtra të cilët kanë bërë instrumente muzikore - dajre, qemale, tarabuke, gajde dhe lahutë”, thotë ai. Ky fakt nuk duhet të harrrohet, duhet të përmendet dhe të nxirret nga harresa pasi që më herët në fshatrat tona dhe në Ulqin, ka pasur njerëz, mjeshtra të cilët kanë bërë muzikë popullore, por edhe kanë punuar instrumente muzikore. Selim Axhemi ka pasur një jetë interesante. Shumë vite ka punuar në Kripore, pastaj edhe në Ndërmarrjen Ndërtimore “Primorje”. Për të muzika ka qenë një hobi, një dashuri e madhe e jetës së tij, por edhe një dashuri e cila i ka ndihmuar të ketë edhe një jetë më të mirë dhe më të lehtë. Selimi është tash një kohë në pensionin e merituar. Ka një familje të shëndoshë, bashkëshorten dhe katër djem të edukur, të cilët kanë familjet e veta dhe të gjithë jetojnë dhe punojnë në Ulqin. Për çdo ditë është në “Pazar”, themi këtu në Ulqin, pasi që ai e ka shtëpinë në “Pazar”, në qendër. “Gjithmonë kemi kaluar mirë me kojshi, shkojmë dhe vijmë”, thekson ai. Edhe në familjen më të gjerë, por edhe në tërë fisin e tij të njohur nga Ulqini, Selimi gëzon një respekt të veçantë. “Zotnillëku i këndon”, thotë një thënie popullore. Ai është një njeri me autoritet të rrallë. Është modest, i pashëm dhe i qetë, një figurë markante e qytetit të Ulqinit. Selimi asnjëherë nuk di ta ngrejë zërin. Edhe pse është në moshë, ende bën muzikë për shpirt për mysafirë, në veçanti në dasma familjare. I dëshiroj jetë të gjatë, të mirë e të rehatshme. E ka merituar. E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Në Tuz filloi punën Shkolla e Muzikës dhe Baletit

Projekt që do të gëzojë gjenerata të tëra Tuz- Shkolla e Muzikës dhe e Baletit e cila është nëndegë e Shkollës së muzikës “Vasa Paviq” nga Podgorica, këtë vit shkollor për të parën herë do të startojë mësimin në Malësi, për ata vogëlushë të cilët kanë aftësi dhe talent në botën e artit. Me vendimin të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, para një muaji u miratua që në Malësi të hapen këto dy degë të cilat deri më tani nuk kanë ekzistuar në këtë trevë, andaj dhe hapja e tyre ka qenë e nevojshme dhe deficitare. Hapja e këtyre dy degëve i ka gëzuar pamasë të gjithë, e në veçanti të gjithë ata fëmijë të cilët kanë prirje për këto dy fusha e që atë talent deri më tani, nuk kanë pasur se ku ta evidentojnë. Nxënësit të cilët do të pranohen në këto dy degë, mësimin do ta zhvillojnë në ambientin e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz në një kabinet të veçantë, eventualisht në dy kabinete të cilët do te jenë të pajisur me kushte të nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor, ashtu siç e parashikojnë profesorët dhe plan-programi mësimor.

28

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Drejtori i Shkollës Fillore, “Mahmut Lekiq”, Nikollë Dukaj, i pyetur nga “Koha Javore” për numrin e aplikantëve që synojnë të mësojnë në këto dy degë, tha se në konkurs i cili ka zgjatur nga data 04 deri më 08 shtator 2017, janë paraqitur mbi njëqind nxënës, duke shprehur kënaqësi dhe vlerësim për talentet që ka Malësia por nga ana tjetër shprehu keqardhje për të gjithë ata që do mbesin “jashtë” mësimit duke qenë se numri i nxënësve që do të ndjekin mësimin në këto dy degë, është i limituar. “Vendimi i Ministrisë së Arsimin për hapjen e kësaj shkolle e cila deri më tani nuk ka ekzistuar në Malësi, na ka gëzuar tejmase nga vetë fatki se Malësia ka telentë, ka fëmijë me potencial jo vetëm në këto dy fusha por dhe në shumë profile të tjera. Ky është një projekt që nga tani e tutje do të gëzojë gjenerata të tëra të cilave do t’ ju hapë rrugë që aftesitë e tyre t’i shpalosin në këto dy fusha. Kemi pasur fatin që ta gëzojmë një shkollë të tillë e cila është e mirëpritur nga të

gjithë”, u shpreh Dukaj. Ai më tutje sqaroi se nxënësit konkurrentë janë të ndarë në tre grupe të cilët do të kenë mundësi të mësojnë pjesën teorike dhe praktike në disa instrumente muzikore si dhe për solo këndim. “Grupin e parë e përbëjnë nxënës të vitlindjes 2009/2010, grupin e dytë e përbëjnë nxënësit e vitlindjes 2007/2008 dhe grupin e tretë e përbëjnë nxënësit e vitlindjes 2005. Pas vlerësimit dhe përzgjedhjes së aplikantëve nga ana e profesorëve përkatës, do të fillojë mësimi i rregullt për shkollën e muzikës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Në Shkollën e Muzikës dhe Baletit në Tuz, këtë vit shkollor, sipas Dukajt, procesin mësimor do ta ndjekin në total dyzetë nxënës në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze, duke shpresuar që në të ardhmen ky limit të zgjerohet, në mënyrë që edhe talentët e tjerë në Malësi të kenë mundësi të shpalosin aftësitë e tyre t. u. në botën e artit.


MOZAIK

Inaugurimi i Katedrales në Tivar

Çeli diskutimet për mungesën e shqipes Besimtarët nga Amerika si dhe vendasit patën vërejtjet e tyre edhe në paraqitjen e kostumeve kombëtare rreth altarit, ku dominonte veshja malazeze, pa praninë e kostumeve shqiptare, kur këta të fundit përbëjnë 95 për qind të Kryedioqezës së Tivarit dhe e mbajnë Kishën katolike të gjallë në këto treva stërgjyshore Kisha katolike në Kryedioqezën e Tivarit, në Mal të Zi, u pasurua më 3 shtator të këtij viti, me një Kishë – Katedrale të re kushtuar Shën Pjetrit Apostull, e ndërtuar në pjesën e Tivarit të Ri. Në fjalimet e mbajtura nga përfaqësues të ndryshëm, në gjuhën serbokroate dhe me pakicë në gjuhën shqipe ndër të tjera u theksua se ky objekt i kishës, do të jetë vendtakimi me Zotin për të gjithë vullnetmirët ngado që ata do të jenë. Besimtarëve nga Amerika, rreth 70 persona, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre të konsiderueshme në ndërtimin e këtij objekti, u ra në sy fakti se kanë qenë të nënvlerësuar në mikpritje si dhe në mos celebrimin e plotë të meshës në gjuhen shqipe. Besimtarët nga Amerika si dhe vendasit patën vërejtjet e tyre edhe në paraqitjen e kostumeve kombëtare rreth altarit, ku dominonte veshja malazeze, pa praninë e kostumeve shqiptare, kur këta të fundit përbëjnë 95 për qind të Kryedioqezës së Tivarit dhe e mbajnë Kishën katolike të gjallë në këto treva stërgjyshore. Por, krahas lëshimeve që ndodhin në raste të tilla, inaugurimi i Katedrales së re të Tivarit, ishte një rikujtues për

vlerën dhe rolin që ka luajtur kjo kryedioqezë në të kaluarën tonë historike në përballje me Kishën Ortodokse Serbe nga shek. XI e në vazhdim dhe pushtimeve të egra osmane nga shek. XV e deri te Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912. Pastaj kjo ishte një ditë rikujtese kur në këtë seli qenë ulur personalitetet e njohura shqiptare, si: Gjon Bruno Harapi (1551-1571), Pjetër Mazreku(1624-1634), Gjergj Bardhi (1635-1644, Pjetër Bogdani (1656-1677), Gjergj Vlladanji etj. Prandaj, për shkak të historisë së la-

vdishme që pati kryedioqeza dhe të asaj tragjike pas Kongresit të Berlinit 1878, sot duhet respektuar heroizmi i popullit shqiptar në këto treva qoftë edhe në mënyrë formale. Falë popullit shqiptar, kishat në Mal të Zi, sot akoma janë të gjalla dhe mirë të frekuentueshme. Inaugurimi i katedrales është shenjë e një shprese të re për popullin e kësaj kryedioqeze, ku jetojnë 14 171 katolikë apo 2.65 për qind të katolikëve në rang republike, të shpërndarë ne 19 famulli. (Koha Net) E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Qasje

Xhepin plot e zemrën bosh

Teuta Gjeçbritaj Kurrë s’e kam ndjerë kaq të nevojshme të shpreh gjithë rrëmujën vetëm në dy-tri faqe që e di se nesër do të humbasin, por s’e di... Më

“ 30

duket se ka ardhur ajo kohë që më mirë të shkruash në këto dy-tri faqe sesa të flasësh me njerëz që më shumë s’të dëgjojnë se të dëgjojnë, pasi që mendja e tyre shpesh edhe fluturon. Fatkeqësisht, çdo ditë e më shumë shoh mungesë realiteti në sytë e

Hape vetëm pak zemrën o milioner dhe fillo e mendo se të gjithë janë njerëz, me sy që shikojnë e veshë që dëgjojnë! Po në fund të fundit, edhe nëse nuk e bën këtë, të lutem kujdes me fjalët që i thua dhe ato çfarë mban në dorë!

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

njerëzve, saqë ndonjëherë edhe kam frikë se mos do të zhytem në atë pellg mashtrimesh e urrejtjesh. Kjo botë si pa e kuptuar bëri një rrotullim aq të shpejtë ku pothuajse gjithçka që ishte mbarë u rrokullis mbrapsht! Unë në këtë moshë që jam ndjehem disi edhe e turpëruar të shprehem në këtë mënyrë, por ndryshe nuk gjeta si, vetëm t’ia nisë të gënjej e ta bëj një përrallë mjaft të bukur duke folur për lule e skena dashurie. E mbaj mend shumë mirë si fëmijë një jetë me një sens krejtësisht tjetër, me njerëz që u ndritnin sytë nga


MOZAIK

E mbaj mend shumë mirë si fëmijë një jetë me një sens krejtësisht tjetër, me njerëz që u ndritnin sytë nga gëzimi kur takoheshin, pavarësisht se ndoshta një ditë më herët ishin parë. Po sot? Më vjen shumë keq dhe nuk dua ta pranoj që e gjithë ajo dashuri e ai respekt nuk janë më

gëzimi kur takoheshin, pavarësisht se ndoshta një ditë më herët ishin parë. Po sot? Më vjen shumë keq dhe nuk dua ta pranoj që e gjithë ajo dashuri e ai respekt nuk janë më. Pse këtë vend kaq të bukur e mbuloi injoranca e s’po ia vret askujt syrin?! Më duket se etja e madhe për ato letra që shkojnë e vijnë, çoi gjithçka drejt fundit. Ndërton një vilë, ndërton një tjetër, e si përfundim? “Hallall të qoftë!” Po për çfarë o vëlla? Unë e di që xhepin e ke plot, por sa je ti i vetëdijshëm për vlerat që të kanë mbetur: moralin, dashurinë, respektin?!

Pikësëpari me fëmijët e tu nuk kishte kohë të merrej njeri e t’i edukonte ashtu siç duhej, sepse po merreshin me vila, e tash ti zotëri ke të drejtë t’ia ngresh zërin fëmijës tënd dhe ta kritikosh për sjelljet që ka?! Mos harro që shkaktar i degradimit të tyre je ti, pikërisht ti! Ajo që sot botën po e rrotullon në gisht pa dyshim që është paraja. Harrohet se dikush vdes pa ngrënë e dikush ngopet në restorantet më luksoze, bile edhe qesin bishta “ishte kështu, ishte ashtu”. Ngadalë o madhëri! Ule pak kokën poshtë e shiko ato duart e ngrira në rrugët

e qytetit pa shpresë, se si rrinë të zgjatura vetëm për një copë bukë, qoftë edhe pa u gatuar mirë. Eh, sikur të mendonim për njëritjetrin, jam shumë e sigurt që vuajtja do ta kishte emrin gëzim, e loti buzëqeshje... Hape vetëm pak zemrën o milioner dhe fillo e mendo se të gjithë janë njerëz, me sy që shikojnë e veshë që dëgjojnë! Po në fund të fundit, edhe nëse nuk e bën këtë, të lutem kujdes me fjalët që i thua dhe ato çfarë mban në dorë! (Autorja është studente e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë) E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Pas tetë vitesh përçarje

Iniciativa Qytetare dhe Alternativa Shqiptare unifikohen zyrtarisht

Malësi- Dy partitë politike shqiptare të cilat participojnë në Tuz, (Malësi), Iniciativa Qytetare dhe Aternativa Shqiptare, pas përfundimit të negociatave të ndërsjella, kanë arritur kompromis dypalësh për t’u unifikuar edhe zyrtarisht në një subjekt të vetëm të përbashkët politik. Kryetari i Këshillit drejtues të Iniciativës Qytetare, Smail Çunmualaj, në prononcimin për “Koha Javore” tha se iniciativa për një akt të tillë është ndërmarrë duke parë situatën politike në vend e cila sipas tij nuk i shkon në favor elektoratit në Malësi duke thënë se janë të gatshëm dhe të hapur për të bashkëpunuar me të gjithë përfaqësuesit e partive të tjera politike nacionale, me intelektualë, OJQ, etj. “Qytetarët e trevës së Malësisë por dhe më gjerë, kanë pritur që të ndodhë kjo mes subjekteve politike shqiptare, me qëllim që ato të mos shpërndahen dhe të jenë minore në

32

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

garat politike, por të prezantohen me kapacitete dhe me platforma cilësore dhe në interes të qytetarëve kështu që një synim i tillë arrihet vetëm me unifikimin e subjekteve politike shqiptare siç është rasti në mes IQ-së dhe ASH-së. Marrëveshja që nënshkruam me ASH-në do t’ ju paraprijë të gjitha aktiviteteve të cilat kërkohen nga ne, siç është mbajtja e kongresit për zgjedhjen e organeve të partisë, etj. Ky akt, jo vetëm që ishte nevojë dhe kërkesë e elektoratit këtu në Malësi por ishte dhe një kërkesë e vazhdueshme e diasporës shqiptare në SHBA, por edhe e qarqeve zyrtare siç është Tirana dhe Prishtina, të cilat shprehën shqetësimin e tyre të thellë për copëtimin e partive politike shqiptare në vend”, u shpreh Çunmulaj. Nga ana tjetër, kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, i pyetur nga “Koha Javore” se cili është objektivi

kryesor i unifikimit të këtyre dy subjekteve politike dhe a do të negociojnë me subjekte të tjera për zgjerimin e këtij unifikimi, tha se objektivi primar është që votat e zgjedhësve në Malësi në të ardhmen të mos shkojnë drejt subjekteve joshqiptare. “Me copëtimin e subjekteve politike me siguri se edhe votuesit shqiptarë janë të predestinuar të votojnë partitë joshqiptare dhe me qëllim që kjo të mos ndodhë, ne pas një sërë negociatash të gjata dhe pas presioneve të vazhdueshme që kishim nga diaspora shqiptare por dhe nga Shqipëria dhe Kosova, arritëm këtë unifikim, të vetëdijshëm se vetëm me bashkimin e subjekteve politike shqiptare mund të arrijmë përmbushjen e objektivave tona në interes të qytetarëve. Vetëm bashkimi bën fuqinë, andaj ne nuk do të ndalemi këtu por do të insistojmë që kësaj nisme t’i bashkëngjiten edhe ndonjë parti tjetër ose grup qytetarësh”, theksoi Camaj. Kryetari i ASH-së shtoi se e mira e gjithë vendit, elektoratit dhe e gjithë shqiptarëve në Mal të Zi do të ishte sikur në vijim, të gjitha partitë politike që participojnë në vend, të mund të shkriheshin (unifikoheshin) në dy subjekte politike nacionale dhe jo siç ndodh aktualisht, kur shqiptarët janë të copëtuar në disa parti politike, e cila gjë shkon në disfavor të zgjedhësve të cilët duan dhe dëshirojnë t. u. të votojnë shqip.


MOZAIK

Komuna e Ulqinit reagon ndaj vendimit të Gjykatës Ekonomike për rastin “K1”

Krim perfid dhe i organizuar Ulqin – Komuna e Ulqinit ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Ekonomike lidhur me prishjen e pushimores së Kosovës në Plazhin e Madh, të njohur si rasti “K1”, duke vlerësuar se me këtë vendim “pothuajse sillet në fund tentativa e personave të pautorizuar, të cilët joligjshmërisht dhe me punë korruptive kanë përvetësuar dhe privatizuar BVI-në për pushim dhe rekreacion të Kosovës”. Me vendimin e fundit, të datës 20 korrik 2017, Gjykata Ekonomike obligon Komunën e Ulqinit që për prishjen e objekteve në lagjen K1 t’i paguajë ndërmarrjes “Rekreaturs” nga Budva shumën prej 5 557 000 euro dhe kamatën nga data 20 prill 2012, si dhe shpenzimet e procesit gjyqësor, që sipas Komunës së Ulqinit, kapin vlerën e përgjithshme prej rreth 8 milionë euro. Në deklaratën për shtyp të Komunës së Ulqinit thuhet se gjatë tërë procesit gjyqësor kjo komunë

ka dëshmuar të gjitha paligjësitë që e kanë përcjellur procesin e transformimit, privatizimin dhe ndërrimin e selisë dhe pronarin e ndërmarrjes së lartpërmendur, mirëpo “Gjykata Ekonomike, siç shihet, nuk ka pasur sukses që të zbulojë këtë krim perfid dhe të organizuar”. “Veçmas theksojmë që Komuna e Ulqinit gjatë tërë procesit ka veçuar mungesën e legjitimitetit pasiv, nisur nga fakti që objektet që janë prishur e për të cilët kërkohet kompensimi, janë prishur në bazë të Aktvendimit të Komitetit Republikan për urbanizëm, ndërtimtari dhe punë banesore komunale të Malit të Zi e jo në bazë të vendimit të ndonjë organi komunal”, thuhet në reagim. Komuna e Ulqinit thekson se për dëmin e krijuar nuk është ajo fajtore sepse nuk e ka anuluar lejen e ndërtimit, por këtë e ka bërë inspektori republikan në vitin 1983. “Inspektori republikan më 1983 ka

sjellë aktvendimin për anulimin e lejes, katër vite pasi që ajo u bë e plotfuqishme, e kjo tregon që shteti është fajtor për prishjen e objekteve e jo Komuna që me dhënien e lejes i ka mundësuar BVI-së për pushim dhe rekreacion të punëtorëve të Kosovës që të ndërtojë, e në asnjë rast nuk mund të jetë bazë për dëmshpërblim”, sqaron deklarata për opinion. Komuna e Ulqinit ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi të Gjykatës Ekonomike dhe iu ka bërë ftesë organeve përkatëse që të kyçen në këtë çështje gjyqësore. Në të kundërt, në rast se vendimi do të bëhet i plotëfuqishëm në dëm të saj, nga Komuna e Ulqinit kanë theksuar se kjo do të krijonte një kolaps shumëvjeçar në funksionimin e organeve dhe ndërmarrjeve publike të kësaj komune, me pasoja të papara për të drejtat e qytetarëve dhe subjekteve ekonomike në Ulqin. (Kohapress) E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

33


SPORT

Si dhe kush i krijoi Tifozët Kuq e Zi?!

Krenaria e kombit Tifozët Kuq e Zi janë tifogrupi i parë në trojet shqiptare që janë themeluar për të mbështetur fuqimisht kombëtaren e futbollit. Në fakt, ideja e TKZ-së ishte që të përkrahnin kombëtaren jashtë Shqipërisë, veçanërisht në vendet evropiane, sepse në atë kohë në vendlindje ishte grupi (Dardanët) që kishte synim përkrahjen e kombëtares. Mirëpo, në fakt, ai grupim (Dardanët) nuk kishte vazhdimësi për shkak se ishte i përbërë nga tifogrupet lokale, të cilat ishin në hasmëri mes tyre, pavarësisht që ishte unifikim i tyre. Ndërsa TKZ kishte strategjinë që t’i përfshinte të gjitha tifogrupet lokale dhe individualisht, pa logo lokale, por vetëm nën ngjyrat kuqezi, dhe sot e kësaj dite, funksionojnë në këtë strategji. Ideatorët e kësaj iniciative kanë qenë një grup prej pesë personash. Anton Berisha, Artor Behluli, Burim Hana, Faruk Halimi dhe Valentin Muhaxhiri, që pastaj ftuan edhe katër të tjerë: Dardan Ibrani, Fatos Berisha, Fitim Xharra dhe Luan Xhafolli, të cilët filluan punën për themelimin e TKZ-së. Pak e nga pak më pas filluan të krijonin një grup të përbashkët virtual, ku e nisën me organizimet e TKZ-së, së pari duke vendosur për emër ku propozime kishte të ndryshme (Krushqit e Kombëtares, Kërlaqat, the ALB, Albaholics, Tifozat Kuq e Zi dhe disa rekomandime të tjera). Pas votimit, emri Albaholics dhe Tifozat Kuq e Zi u ndanë baraz, ndërsa në rivotim edhe ai që propozoi vetë emrin Albaholics votoi për Tifozat Kuq e Zi. Pas emrit, erdhi edhe logoja, e pastaj edhe uebfaqja dhe grupimi u bë më 25 dhjetor të vitit 2003. Më vonë TKZ-ja bëri përfaqësuesit e vet në çdo vend ku ka shqiptarë. Mbas Kosovës, pikësynimi ishte të gjenin një përfaqësues në Tiranë, dhe nëpërmes forumeve në internet, ranë në kontakt me Gert Peshkopinë, i cili më pas u bë përfaqësues në mëmëdhe. Më pas startuan edhe pranimet e anëtarëve të Tiranës, Durrësit si dhe

34

Javore KOHA

E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

në çdo skaj të Shqipërisë. Pastaj në Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë, dhe çdo ditë e më shumë lartësohej motoja “O sa mirë me qenë Shqiptar”. Sot organizata e TKZ-së numëron përfaqësues në shumicën e qyteteve kryesore të Shqipërisë Etnike dhe në shumë vende evropiane, por gjithashtu edhe në kontinente të tjera! Një pjesë mjaft e rëndësishme e këtij tifogrupi që ka bashkuar shqiptarët anekënd botës është edhe transferta. Udhëtimet jashtë Shqipërisë për të ndjekur kombëtaren pa marrë parasysh emrin e madh apo të vogël që kundërshtari disponon, i ka dhënë këtij tifogrupi një dimension krejt pozitiv. Tifozët Kuq e Zi kudo që kanë shkuar, janë vlerësuar për qëndrimin e tyre korrekt që në fakt vazhdojnë të mbesin pjesa më e ndritur e përfaqë-

simit të shqiptarëve. TKZ ka qenë në çdo vend, aty ku kombëtarja shqiptare ka qenë e pranishme, pra që 13-14 vite për ta përkrahur në çdo cep të Evropës, dhe deri më sot asnjë incident nuk është shkaktuar nga ana e tyre, ku dhe në shumë shtete është vlerësuar me notën 10. Në shumë raste disa media evropiane ishin “xhelozë” në kuptimin pozitiv pse kombëtaret e tyre nuk kanë një grupim të tillë, kryekëput vullnetar. Ndër transfertat më me rëndësi, mbetet ajo në Turqi, e cila është e para e tifozërisë së TKZ-së me organizim nga vendlindja, ku një grup prej 50 anëtarësh udhëtuan në Stamboll. Më vonë veçojmë transfertat e Zvicrës, në Bosnje, Mal të Zi, Itali etj. Gjithmonë flasim për udhëtimet e bëra dhe të organizuara nga vendlindja, sepse përfaqësuesit e TKZ-së


SPORT

Udhëtimet jashtë Shqipërisë për të ndjekur kombëtaren, pa marrë parasysh emrin e madh apo të vogël që kundërshtari disponon, i ka dhënë këtij tifogrupi një dimension krejt pozitiv. Tifozët Kuq e Zi kudo që kanë shkuar, janë vlerësuar për qëndrimin e tyre korrekt që në fakt vazhdojnë të mbesin pjesa më e shndritur e përfaqësimit të shqiptarëve në diasporë, në çdo ndeshje organizohen furishëm dhe në disa raste kanë qenë më shumë sesa tifozët vendas, siç është rasti më i freskët në Luksemburg, Lihtenshtein etj. Në ndeshjen me Zvicrën, arritën që të ishin mbi 15 000 tifozë shqiptarë, dhe asnjë incident nuk ndodhi, saqë mbas ndeshjes policia zvicerane iu drejtua duke u thënë që më shumë problem kemi në ligën e dytë zvicerane sesa në këtë ndeshje. Pra, qëllimi i TKZ-së ka qenë dhe vazhdon të jetë përveç përkrahjes së Shqipërinë për 90 minuta, të përfaqësojë shqiptarët në mënyrën më të mirë. Transferta e freskët ishte ajo në Itali, ku atje u pritën nga arbëreshët të cilët i pritën Tifozët Kuq e Zi ashtu si vëllezërit e tyre, pavarësisht faktit që të gjithë këta u njoftuan për herë të parë.

Viti i Evropianit, pengu ndeshja me Serbinë dhe befasia për Maqedoninë

Viti 2016 ishte më i suksesshmi në kuptimin futbollistik, me kualifikimin historik të kombëtares sonë dhe përfaqësimi ynë atje ishte shembullor, për të gjithë Evropën. Pavarësisht që nuk kishin bileta, sepse FSHF-ja vendosi t’i jepte biletat për tifozët e kombëtares, TKZ-ja arriti që të sistemohet atje në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëpërmjet lidhjeve të tyre, arritën që të gjithë anëtarët e shpërndarë nëpër stadium t’i grumbullojnë me një pikë dhe të gjithë së bashku si grupim të ishin më të zëshmit. Në fakt, TKZ-ja ishte i vetmi grup, i cili hapi flamurin dhe bëri koreografi

në atë Evropian. Ishte grupi i cili i ofroi përkrahjen përmes projektit “Fan Embassy Albania” të UEFA-s, arritën t’u ofronin shqiptarëve në Francë asistencën e çdo atmosfere dhe ishin personat kontaktues nga UEFA për të gjithë tifozët shqiptarë. Pra, TKZ-ja ofroi përkrahje për të gjithë ata shqiptarë, të cilët kishin të veshura ngjyrat Kuq e Zi, pa dallime grupimi. Në atë kampionat arritën të bëjnë harta shqip të transportit, udhëzues për tifozë në gjuhën shqipe, pikat e takimeve për tifozë, kontakte me ambasada për problemet e ndryshme etj. Dhe mbi të gjitha u bë hapja e flamurit më të madh të hapur, pra në plazh të Marsejës bënë hapjen e flamurit kombëtar në dimensionet 10 500 m2. Një nga sfidat që do të përjetohet gjatë në mendjen e çdo tifozi në TKZ është edhe ajo ndaj Serbisë. Ishte transferta, që për një pjesë të TKZ-së, mbetet merak që nuk ishin atje, sepse në fakt TKZ-ja kishte përgatitur një grup për të udhëtuar, mirëpo nuk arritën të pajiseshin me biletat e ndeshjes dhe një gjë e tillë u refuzua. Mirëpo, për fat të mirë, në atë ndeshje ishte heroi Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, i cili i zbardhi fytyrën gjithë kombit me atë vepër madhështore. Na dha një gëzim të cilin çdo shqiptar e bëri krenar me atë veprim, dhe ajo vepër ishte dhe do të mbetet si pjesa më e bukur në historinë tonë. Transferta e fundit ishte ajo ndaj Maqedonisë, kur 150 tifozë të grupimit Tifozët Kuq e Zi udhëtuan në Strumicë në mënyrë të organizuar, duke mbështetur për 90 minuta kombëtaren shqiptare me moton “O sa mirë me qenë Shqiptar”. Siç e kemi cekur edhe më lart, qëllimi i TKZ-së nuk është vetëm përkrahja e kombëtares shqiptare, por Tifozët Kuq e Zi janë më shumë sesa tifozë. E ENJTE, 14 SHTATOR 2017

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.