KOHA Javore Podgoricë e enjte, 28 shtator 2017 Viti XVl Numër 783 Çmimi 0,50
Si u ndërgjegjësua çështja e Komunës së Tuzit ISSN 1800-5696
Edhe varrezat “flasin” shqip!
Ç’janë këto “shahirat e Kosovës” në gjuhën tonë të bukur?
PËRMBAJTJE
4
10
Mali i Zi dhe Kosova, qëndrime të kundërta për demarkacionin 5
Presidenti i Malit të Zi nderon Zërin e Amerikës
Visar i trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore 16
Momenti i fundit për reflektim
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
PËRMBAJTJE
Miq dhe personalitete të njohura 20 nderuan figurën e paharruar të artit
25
Liri e Tirani
22
Demonstrim i teknikave të rralla dhe mjeshtërore të sportistëve të rinj 32
Aktivizim i të rinjve në projekte dobiprurëse KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 28 shtator 2017 Viti XVl Numër 783 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Edhe varrezat “flasin” shqip!
“flasin” shqip! Edhe varrezat
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Ç’janë këto “shahirat e Kosovës” në gjuhën tonë të bukur?
tonë të bukur? e Kosovës” në gjuhën Ç’janë këto “shahirat
Komunës së Tuzit çështja e Si u ndërgjegjësua
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Si u ndërgjegjësua çështja e Komunës së Tuzit
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Foto: KOHA
Presidenti i Malit të Zi nderon Zërin e Amerikës Drejtoresha e Zërit të Amerikës Amanda Bennett u prit të hënën mbrëma nga presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili nderoi me një mirënjohje shtetërore institucionin që ajo përfaqëson me rastin e 75-vjetorit. Presidenti Vujanoviq vuri në dukje rolin e veçantë të Zërit të Amerikës për dëgjuesit dhe shikuesit e rajonit me informimin objektiv e të paanshëm. “Zëri i Amerikës, - tha ai, - është medie globale ku jepet informacion
4
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
i balancuar dhe i besueshëm si për Malin e Zi ashtu edhe për rajonin dhe botën”. Nga ana e saj, Drejtoresha Bennett foli për rëndësinë e mediave të paanshme dhe për rolin e tyre në shoqëritë e sotme. “E vlerësojmë këtë mirënjohje dhe është shumë e rëndësishme që mediat të jenë të paanshme dhe të drejta në raportimet e tyre”, tha zonja Bennett. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, drejtoresha e Zërit të Amerikës u takua
me përfaqësues të mediave publike dhe private, gazetarë dhe zyrtarë. Zonja Bennett ndodhet në një turne në pesë vende të Ballkanit. Ajo ka vizituar Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi, ndërsa nesër do të shkojë në Shqipëri. Ndalesa e saj e fundit do të jetë Kosova. Në këto vizita ajo shoqërohet nga Dr. Elez Biberaj, Drejtor për Euroazinë në Zërin e Amerikës si dhe nga redaktorë përgjegjës të shërbimeve për vendet e Ballkanit në këtë institucion. a.s.
NGJARJE JAVORE
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, qëndroi të martën në vizitë në Mal të Zi
Mali i Zi dhe Kosova, qëndrime të kundërta për demarkacionin Podgoricë – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka qëndruar të martën për vizitë në Mal të Zi, ku është pritur nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq. Në qendër të bisedimeve ndërmjet shefave të diplomacive të dy vendeve ka qenë çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. Në deklaratën për media, pas përfundimit të takimit, Darmanoviq është shprehur se demarkacioni për këtë shtet është punë e përfunduar. “Unë besoj se institucionet kosovare do të marrin vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit, duke u bazuar në atë se kufijtë që kanë ekzistuar në ish-Republikën Federative të Jugosllavisë janë vërtetuar nga dy komisionet tona dhe një komision ndërkombëtar. Siç kam deklaruar më
herët, demarkacioni mes dy vendeve është punë e kryer”, ka thënë ai. Ndërkaq Pacolli ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës është i pamundur në këtë moment shkaku i raporteve të partive. “Ne jemi të vetëdijshëm që marrëveshja është nënshkruar, por kërkojmë mirëkuptim dhe durim”, ka thënë ai. Pacolli ka shtuar se Kosova është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje strategjike me Malin e Zi dhe të mbajë takime të përbashkëta të qeverive të dy shteteve. Siç dihet, Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar marrëveshjen e demarakacionit me Kosovën. Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës nuk e ka ratifikuar akoma këtë marrëveshje, që e kishte nënshkruar Hashim Thaçi si ministër i Punëve të Jashtme dhe Skënder Hyseni si ministër i Punëve të Brendshme, për
shkak të kundërshtimit të opozitës së mëparshme, të përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, si dhe disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së. Kryeministri i ri i Kosovës, lideri i AAKsë, Ramush Haradinaj, me të ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe ka emëruar komisionin e ri, në krye të të cilit është ish-deputeti i LDK-së dhe profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi. Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, shefi i diplomacisë kosovare është takuar edhe me Zv./Kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi, Zoran Pazhin, kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe drejtuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi. (Kohapress)
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Komuna e Tuzit dhe lobimi i diasporës shqiptare në SHBA
Si u ndërgjegjësua çështja e Me 27 Prill 2017, Kuvendi i Malit të Zi, me shumicë votash aprovoj Ligjin për organizimin territorial i cili parasheh realizimin e statusit të komunës së plotë të Tuzit, vendim ky i cili do duhej të hyjë në fuqi më 1 Shtator 2018. Menjëherë pas këtij vendimi përfaqësues të disa subjekteve politike shqiptare, dolën haptas me deklarata publike duke i atribuuar vetëm vetes këtë arritje dhe duke rrahur gjoksin se ishte meritë ekskluzive e tyre, pra si meritë e partive nacionale shqiptare !.
Për Koha Javore:
Xheladin Zeneli Nju Jork Është interesant se në këtë aspekt, askush nuk përmendi rolin dhe kontributin e Diasporës Shqiptare në SHBA. Pse mohohet dhe anashkalohet puna dhe kontributi disavjeçar i kësaj Diaspore lidhur me komunën e Tuzit !? Është tashmë e njohur për opinionin e gjerë se së paku gjatë 15 viteve të fundit, Diaspora Shqiptare në SHBA ka lobuar për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, duke pasur gjithnjë si prioritet kërkesën e realizimit të të drejtës së komunës së plotë për Tuzin ( Malësinë). Për hir të së vërtetës, me këtë rast po bëj një përmbledhje të shkurtër të disa aktiviteteve me karakter ndërgjegjësues ( lobist) që janë zhvilluar lidhur me çështjen e komunës së Tuzit: 1. Në Dhjetor të vitit 2002 në hotelin “Sheraton” në New York, Lidhja Qytetare Shqiptaro- Amerikane ( AACL) organizoi takimin me kongresistin e atëhershëm, tani i ndjerë, Henry Hyde ( Henri Hajd) i cili ishte njëherit edhe kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kongresin e SHBA-së. Në takim ishte prezent edhe ish kongresisti amerikan, miku i njohur i shqiptarëve Ben Gilman. Aty u paraqitën problemet kryesore që preokuponin atëherë shqiptarët në hapësirën ballkanike, me ç ‘rast kërkesat e shqiptarëve në Mal të Zi u shtruan për herë të parë në një nivel kaq të lartë, pra para ligjvënësit numër një të politikës së
6
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
jashtme të Kongresit Amerikan. Me ftesë të LQSHA dhe të z. Joseph DioGuardit, unë kam patur rastin të prezantoj kërkesat e atëhershme kryesore të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe vërtetoj me saktësi të plotë se kërkesa e parë dhe kryesore para kongresistit Hyde, ka qenë kërkesa për komunën e plotë dhe të pavarur të Tuzit ( Malësisë); 2. Vizita e delegacionit të Lidhjes Qyetare Shqiptaro- Amerikane nën udhëheqjen e kongresistit Tom Lantos ( tani i ndjerë), në trevat shqiptare në Mal të Zi ( vizitë e parë e nivelit të tillë), në fillim të gushtit të vitit 2003, vizitë kjo e cila ka pasur për qëllim mbledhjen e fakteve lidhur me pozitën e shqiptarëve në këtë republikë, me ç ‘rast në takimin që u mbajt në Tuz, është prezantuar edhe çështja e komunës së plotë të Tuzit ( Malësisë), para kongresistit Lantos ; 3. Më 30 Tetor 2003 mbahet seanca dëgjimore në Kongresin Amerikan me temën “ E ardhmja e shqiptarëve në Mal të Zi”, e organizuar nga LQSHA me në krye ish kongresistin Joseph DioGuardi dhe e drejtuar nga kongresisti Tom Lantos, udhëheqësi i radhës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kongres, ku në mesin e çështjeve të tjera që preokupojnë shqiptarët në Mal të Zi, është dëshmuar edhe për çështjen e komunës së plotë për Tuzin; 4. Gjatë viteve 2004 deri me 2007, pasuan letrat (korrespondenca) e kongresistit Lantos me kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Milo Djukanoviq ( Gjukanoviq) si dhe me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, Miodrag Vlahoviq ( Vllahoviq), përmes të cilave është kërkuar realizimi i të drejtave të shqiptarëve, me theks të veçantë- e drejta e komunës së plotë për Tuzin;
5. Në Korrik të vitit 2005 Delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptaro- Amerikan (NAAC) nën udhëheqjen e kongresistit demokrat Eliot Engel viziton Malin e Zi, respektivisht Tuzin; 6. Në Gusht të të njëjtit vit, Delegacioni i LQSHA, nën udhëheqjen e kongresistit republikan Dona Rohhrabacker ( Dana Rorabeker), gjithashtu viziton Tuzin ku njoftohet drejtpërsëdrejti me pozitën e shqiptarëve , konkretisht edhe lidhur me çështjen e komunës ; 7. Më 21 Dhjetor 2005 mblidhen shoqatat dhe organizatat Shqiptare me prejardhje nga trojet etnike nën Mal të Zi që veprojnë në SHBA për të kërkuar unanimisht të drejtën e themelimit të komunës së Tuzit ; 8. Nën organizimin e Shoqatës “ Malësia e Madhe” në Detroid, në vitin 2005 mbahet protestë kundër vendimit të qeverisë malazeze që Tuzit t’i jepet statusi i të ashtuquajturës komunë urbane; 9. Si rezultat i lobimit të Shoqatës “ Malësia e Madhe” dhe komunitetit shqiptar nga Detroit-i , në Prill të vitit 2010 pason letra e tre ligjvënësve amerikanë: Carl Levin ( senator) dhe Sander Levin e Gary Peters ( kongresistë) drejtuar sekretares së atëhershme të SHBA-ve, Hillary Clinton me qëllim që të ndikohet tek qeveria e Malit të Zi në realizimin e statusit të komunës së plotë për Tuzin ( Malësinë); 10. Në vitin 2009 , organizata e atëhershme e shqiptarëve nga Mali i Zi, me seli në New York, Lëvizja “ Atdheu na Bashkon”, në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë të drejtësisë nga Malësia dhe SHBA, përpilon elaboratin për “Qëndrueshmërinë e Komunës së Malësisë” i cili në atë kohë nuk është përkrahur nga pjesa dërmuese e politikanëve shqiptarë në Mal të Zi;
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e Komunës së Tuzit 11. Kurse më 22 Mars 2012 tre kongresistët amerikanë, Eliot Engel, Jean Schmidt ( Xhin Shmid) dhe Gary Peters ( Geri Piters), i drejtohen kryeministrit të atëhershëm Igor Lukšić ( Lukshiq) përmes letrës, ku shprehin shqetësimin e tyre lidhur me statusin e komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit të Podgoricës dhe kërkojnë që banorëve të Malësisë t’ju mundësohet themelimi i komunës me status të barabartë me komunat e tjera në Mal të Zi. Po shkëpusim një pjesë nga kjo letër: “Ne ( pra kongresistët,(shënimi im) do të kishim kërkuar që Mali i Zi të ndjekë vullnetin e banorëve vendas dhe të rikonsiderojë jetësimin e komunës së Tuzit para se të përfundojë viti 2012 . Gjithashtu ne besojmë se derisa Mali i Zi fillon negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, realizimi i komunës së Tuzit do të ndihmonte në angazhimin e Malit të Zi në konsolidimin e demokracisë së një shoqërie multi etnike me mbrojtjen e plotë të të drejtave të popujve pakicë”; 12. Vite me radhë ,posaçërisht që nga viti 2006 deri në vitin 2015 janë organizuar protesta, demonstrata në Washington DC e New York të Diasporës Shqiptare në SHBA me prejardhje nga trojet e veta etnike nën Mal të Zi me qëllim të ndërgjegjësimit të çështjes së të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet, duke përfshirë edhe kërkesën e shqiptarëve për komunën e plotë të Tuzit( Malësisë). Këtu duhet të veçojmë demonstratën paqësore në Washington DC që u mbajt më 8 Prill 2014, në ditën e takimit të kryeministrit malazez, Gjukanoviq me z/ presidentin amerikan, Joseph Biden, (Xhozef Bajden) në Shtëpinë e Bardhë . Nën udhëheqjen e anëtarit të Asamblesë së New York-ut, Mark Gjonaj dhe me organizimin e të gjitha shoqatave me prejardhje nga trojet etnike nën Mal të Zi si dhe me përkrahjen e disa organizatave të tjera të komunitetit shqiptar, u mbajt demonstrata më masive e kohëve të fundit para Shtëpisë së Bardhë (Washington DC). Shoqatat organizuese dhe pjesëmarrëse në demonstratë ishin: Shoqata “ Ana e Malit ( NY), Shoqata “ Dedë Gjo Luli” ( NY), Fondacioni “ Dom Simon Filipaj” ( NY), Fondacioni “
Plavë-Guci” ( NY), Fondi Humanitar “ Malësia” ( NY), Shoqata Atdhetare “ Kraja” ( NY), Shoqata “ Malësia e Madhe”( Detroid, MI ), Shoqata “ Ulqini” ( Chikago) dhe Organizata “Rrënjët Shqiptare” ( NY); Gjithashtu, gjatë 15 viteve të fundit janë bërë me dhjetëra reagime, apele e deklarata publike nga shoqatat dhe organizatat e lartpërmendura, duke kërkuar fuqishëm realizimin e statusit të barabartë të komunës së Tuzit me komunat e tjera në Mal të Zi. Kjo është vetëm një pjesë e aktivitetit të Diasporës Shqiptare në SHBA lidhur me çështjen e komunës së Tuzit dhe është e pamundur që të numërohen të gjitha, por më thelbësor është fakti se për një kohë të gjatë kjo Diasporë dhe organizatat e saj, përmes formave të ndryshme të lobizmit, në mënyrë konsistente, pa kompromis dhe me vendosmëri gjithnjë ka insistuar vetëm në opsionin e statusit të komunës së plotë dhe të pavarur për Tuzin ( Malësinë), me dallim nga disa parti shqiptare në Mal të Zi të cilat kanë luhatur më qëndrimet e veta apo kanë bërë kompromis me partinë në pushtet për një status degradues të komunës në fjalë, për interesat e tyre ditore apo partiake. Unë mendoj se presioni i vazhdueshëm që iu është bërë pushtetarëve të Malit të Zi kohë pas kohe, nga ligjvënësit amerikanë përmes lobizmit të Diasporës Shqiptare, ka patur efektin e vet. Gjithashtu, nuk besoj se ishte koincident aprovimi i Ligjit për organizimin territorial nga Kuvendi i Malit të Zi ( i cili lejon themelimin e komunës së plotë të Tuzit), pesë javë para anëtarësimit të Malit të Zi në NATO?!. (Ligji për organizimin territorial u aprovua më 27 Prill 2017, kurse anëtarësimi i Malit të Zi në NATO u bë më 5 Qershor 2017).Po ashtu, Mali i Zi është në vazhdim e sipër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në politikë zakonisht asgjë nuk i lihet rastit. Ka qenë gjithmonë qëndrimi i Diasporës Shqiptare që integrimi i Malit të Zi në organizatat euro-atlantike të kushtëzohet me realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Në mes tjerash, ky qëndrim reflektohet në letrën e lartpërmendur të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tre kongresistëve të SHBA-së ( Engel, Schmidt dhe Peters) të cilët i drejtohen kryeministrit malazez në vitin 2012, ku çështjen e komunës së Tuzit e lidhin me integrimin e Malit të Zi në organizatat euro-atlantike, përkatësisht me BE. Më në fund, duhet përmendur edhe fakti se derisa pritet që më 1 Shtator 2018, Tuzi të fillojë të funksionojë si komunë me status të plotë ,në ndërkohë është e arsyeshme ekzistimi i një dozë përmbajtjeje dhe mosbesimi lidhur me realizimin e saj në praktikë, duke pasur parasysh premtimet e shumta zhgënjyese në të kaluarën nga ana e pushtetit malazez, si dhe aftësitë e këtij pushteti për manipulimet, dredhitë apo manovrimet politike të radhës. Sidoqoftë, nëse në Shtator të vitit të ardhshëm vjen deri te realizimi i komunës së Tuzit në formën dhe modelin siç ka lobuar dhe angazhuar Diaspora Shqiptare në SHBA , pra komunë me status të plotë dhe të barabartë me komunat e tjera në Mal të Zi, atëherë kjo Diasporë e ka përmbushur obligimin e vet duke dhënë kontributin e saj të duhur në realizimin e një ndër kërkesave kryesore të shqiptarëve në Mal të Zi . Ashtu si deri më tani, Diaspora do të vazhdojë gjithnjë edhe në të ardhmen që të angazhohet për realizimin e të drejtave dhe lirive të plota të bashkëkombësve të vet . E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate
Vakumi i lidershipit global Javier Solana
Gjermania dhe Kina janë ndër vendet kryesore, politikat ekonomike të të cilave kanë tërhequr inatin e presidentit Amerikan Donald Trump. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë deficitin më të madh aktual në botë, Gjermania dhe Kina kanë suficitet më të mëdha dhe kjo e acaron Trump dhe këshilltarët e tij pafund. Këshilltari kryesor i tregtisë për Trump, Peter Navarro, këmbëngul se Kina po ndrysh vlerën e valutës së vet, renminbit. Më çuditërisht, Navarro e ka akuzuar edhe Gjermaninë, një aleate të Amerikës se ka “shfrytëzuar” SHBA-në dhe partnerët e vet europianë përmes një euro të nënvlerësuar. Shumica e ekonomistëve bien dakord se akuzat e Navarros janë shumë të pabaza. Vetë Trump ka gjarpëruar nëpër këto çështje, me raste edhe duke i dalë kundër Navarros, edhe pse ai mbetet shumë dyshues për politikat e partnerëve tregtarë të SHBA-së në përgjithësi. Që kur Trump u zgjodh në detyrë vitin e shkuar, Gjermania dhe Kina kanë qenë më kryesoret ndër vendet ku pritet lidershipi global i SHBA-së. Por Gjermania dhe Kina janë shumë të ndryshme dhe nuk ka konsensus se cili vend mund dhe do të zërë ven-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
din e SHBA-së. Në një çast të tillë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti kinez Xi Jinping janë pranë ngjarjeve të rëndësishme vendase që pritet të çimentojnë pozicionin e lidershipit të tyre në vitet e ardhshme. Në Gjermani, Merkel pritet të fitojë një mandat të katërt si kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale më 24 shtator. Një fitore do ta çonte drejt rrugës së Helmut Kohl i cili kaloi 16 vite në atë pozicion – mandat i tejkaluar vetëm nga Otto von Bismark. Debatet e sezonit të fushatës në Gjermani kanë qenë në qendër të politikës së Merkel të “dyerve të hapura” ndaj krizës së refugjatëve në 2015. Mirëpritja e refugjatëve nga ana e Merkel e ka ekspozuar atë ndaj sulmeve të ashpra – përfshirë nga vetë Trump – dhe i ka dhënë energji të djathtës ekstreme në Gjermani, përmes partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), që të mund të zgjedhë përfaqësues në Bundestag për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Për fatin e mirë të Merkel, mbrojtja e saj e vazhdueshme për vlerat humanitare duket se nuk i ka sjell[ shumë mbështetje mes votuesve të mëparshëm. Ajo dhe partia e saj, Bashkimi Demokristian, përjetuan një goditje në zgjedhjet shtetërore pas verës 2015, por ajo stuhi ka kaluar tashmë. Në fakt, politika e refugjatëve të Merkel në fakt i ka forcuar asaj popullaritetin te votuesit e rinj. Drejt fundit të shekullit XX, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e përkufizoi SHBA-në si një
A do të sigurojë Gjermania e Angela Merkel bashkëpunimin mes fuqive të mëdha që ky të mos degradojë në një pikë pa kthim në periudhën e Trump? Përgjigjja e kësaj pyetje do të përcaktojë fatin e rendit botëror në vazhdim “shtet të domosdoshëm”. Tashmë, thuajse 20 vjet më pas, revista The Economist e ka përcaktuar Merkelin si “europiane të domosdoshme”. Por siç ka paralajmëruar dhe Merkel vetë, do të ishte “groteske dhe absurde” të pritej që ajo të mbante standardin e internacionalizmit liberal. Gjermania, për shkak të historisë së saj, është hezituese të marrë një rol botëror në rendin global. Por në nivel europian, Merkel mundet dhe duhet ta përdorë një mandat të katërt për të krijuar një trashëgimi ndërkombëtare që i shkon për shtat vlerave të saj politike. Me zgjedhjen në dorë dhe një partner potencial si presidenti francez Emmanuel Macron, ajo do të ketë një mundësi kryesore të ndjekë masa që do të ribalancojnë dhe forcojnë Bashkimin Europian. Ndërkohë, edhe vetë trashëgimia e Xi është në lojë. Në mes të tetorit, elita politike në Kinë do të mblidhet për Kongresin e 19 Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze, një event që do të ketë pashmangshmërisht në qendër Xi. Sa për vitin e shkuar, Xi është shpallur zyrtarisht “lideri kryesor” i PKK, një nder që paraardhësi i tij Hu Jintao nuk e mori kurrë. Në kongres, delegatë të Partisë Komuniste Kineze do të zgjedhin një Komitet të ri Qendror, që më pas do të zërë pozicionet më të larta në Parti. Rizgjedhja e Xi si Sekretar i Përgjithshëm shihet si një fakt i kryer dhe shumica e analistëve presin që ai të vazhdojë ta rrethojë veten me aleatë të besueshëm dhe të largojë çdo rival të mundshëm, siç ka bërë tashmë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
përmes një fushate shumë të popullarizuar antikorrupsion. Në vitin 2015, Uang Qishan, krahu i djathtë i Xi i cili drejtonte fushatën antikorrupsion, ngriti pyetje ndaj “legjitimitetit” të PKK në një deklaratë që më parë kishte qenë tabu. Me ekonominë kineze në ngadalësim në vitet e fundit, PKK e di që nuk mund të mbështetet vetëm te zhvillimi si garanci e qëndrimit të vet politik në sytë e një kinezi të zakonshëm. Fushata antikorrupsion e Xi është një përbërës qendror i narrativës së re tashmë legjitimuese të PKK. Po kështu edhe nacionalizmi, që PKK e ka nxitur përmes një politike
të jashtme më të dukshme dhe më kategorike. Sipas traditës së PKK, mandati i dytë pesë-vjeçar i Xi duhej të ishte gjithashtu i fundit për të. Por nëse ai do të arrijë të përdorë pozicionet e tij të siguruara së fundmi për të çuar përpara reformat e veta ambicioze kjo mbetet për t’u parë. Roli i tij në Kinë pas vitit 2022 nuk dihet ende. Në frontin e politikës së jashtme, Xi ka sinjalizuar se mund të jetë gati për të përmbushur vakumin e lidershipit të krijuar nga qasja “Amerika e Para” e Trump. Por Kina nuk mund të shpresojë të zëvendësojë SHBA-në nëse nuk rrit fuqishëm “fuqinë e vet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të butë” dhe nuk kultivon aleatë dhe partnerë që aktualisht nuk i ka. Qasja nacionaliste kineze e PKK nuk ndihmon asnjë nga këto gjëra. Kriza e vazhdueshme e Koresë së Veriut nënkupton se marrëdhënia SHBA-Kinë gjatë periudhës TrumpXi do të jetë një konkurrim i fortë strategjik. A do të ndërhyjnë aktorë të tjerë, si Gjermania e Merkel apo BE-ja si një e tërë që bashkëpunimi i fuqive të mëdha të mos përkeqësohet në një pikë pa kthim? Përgjigjja e kësaj pyetjeje me gjasa do të përcaktojë nëse rendi botëror do të vazhdojë përgjatë viteve të ardhshme apo jo. E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet lokale në Malësi
Momenti i fundit për reflektim Asdren Çelaj
Ka ardhur koha që politika t’u lihet në dorë atyre që dinë dhe atyre që kanë vullnet dhe dëshirë për unifikim të faktorit politik shqiptar. Ka ardhur koha që të gjithë liderët, pa dallim, të lëshojnë pe, ti harrojnë inatet e vjetra dhe të mendojnë sadopak për interesin e përgjithshëm. Zgjedhjet lokale në Malësi duhet të hapin një kapitull të ri të politikës shqiptare në Mal të Zi. Nga Malësia mund të fillojë epoka e re, epoka e bashkimit të të gjitha forcave politike shqiptare. Besoj thellësisht se shqiptarët do të dinë të vlerësojnë drejtë situatën e krijuar; nënvlerësimi, nënçmimi dhe diskriminimi që na bëhet ç’do minutë, është pasojë e përçarjes
10
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Njerëz me pak ditë shkollë, formuan parti politike duke mos pasur asnjë koncept për zhvillim të vendit të vet apo avancim të të drejtave të popullit të vet, por vetëm i përdorën subjektet si instrumente për realizimin e kërkesave personale e familjare sonë dhe secili që dëshiron luan me neve. Nga shumica e votuesve të të gjitha subjekteve shqiptare, por edhe të atyre qe nuk kanë votuar subjektet shqiptare, sot shihet mundësia e artë për bashkim, rasti që t’u jepet hapësirë njerëzve të pa sprovuar në politikë dhe të cilët me zemër e shpirt dëshirojnë ndryshime, dëshirojnë bashkim e faktorizim. Poashtu të gjithë akterëve të politikës shqiptare në Mal të Zi duhet të ulen në një tavolinë dhe të arrijnë zgjidhje e cila do të pranohej nga të gjithë. Përndryshe, pozita dhe ndikimi i shqiptarëve do të shkoj drejt humnerës, do të jetë vetëvrasje poli-
tike e kombëtare. Ulqini, Tivari, Kraja, Malësia, Plava e Gucia, Rozhaja kanë njerëz, kanë intelektualë, kanë kuadro që dinë dhe duan të ndryshojnë sjelljen politike, që janë për bashkim dhe për punë të ndershme. Zgjedhjet lokale ne Malësi le të japin shembull në të gjitha trevat se shqiptarët në ç’do kohë mund t’i bashkoj një ideal, mund ti bashkoj një interes i përgjithshëm. Sot, më shumë se kurrë më parë është i nevojshëm unifikimi, është i kërkuar bashkimi rreth një qëllimi!. (Autori është këshilltar në K. K. Guci)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Organet e pushtetit në Republikën Popullore të Malit të Zi
Pa përfaqësues shqiptarë Në asnjërin prej organeve të pushtetit të Republikës Popullore të Malit të Zi të formuara pas zgjedhjeve të vitit 1946 nuk është përfshirë asnjë shqiptar
Gjekë Gjonaj
Edhe pse ky studim në fokus ka deputetët shqiptarë në Mal të Zi e vlerësoj të arsyeshme të përmend edhe disa të dhëna shtesë nga zgjedhjet e para të pasluftës në Republikën Popullore të Malit të Zi në periudhën mandatore 1946-50. Menjëherë pas këtyre zgjedhjeve u formuan organet e pushtetit dhe u emëruan drejtuesit e tyre. a) Petar Komneniq, kryetar i Kuvendit Kushtetutdhënës b) Millosh Radoviq, kryetar i Prezidiumit të Kuvendit Kushtetutdhënës. c) Petar Komneniq, kryetar i Kuvendit Popullor. ç) Bllazho Jovanoviq, kryetar i Qeverisë së Republikës Popullore të Malit të Zi. d) Kuvendi Kushtetutdhënës në për-
bërjen e tij, përveç kryetarit, kishte nënkryetarin, sekretarin e parë dhe sekretarin e dytë. dh) Presidiumi i Kuvendit Kushtetutdhënës përbëhej nga kryetari, nënkryetari i parë, nënkryetari i dytë , sekretari dhe 11 anëtarë të tjerë. e) Kryesia e Kuvendit Popullor kishte kryetarin, nënkryetarin, sekretarin e parë dhe sekretarin e dytë. ë) Presidiumi i Kuvendit Popullor përbëhej nga kryetari, nënkryetari i parë, nënkryetari i dytë dhe sekretari. f) Qeveria e parë e Republikës Popullore të Malit të Zi, pas Luftës së Dytë Botërore, u formua para zgjedhjeve të vitit 1946, më 17 prill 1945 me Dekretin e Kryesisë së Kuvendit Popullor në pajtim me Ligjin mbi formimin e Qeverisë Popullore, si organ më i lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës i Malit të Zi Federativ. Kjo qeveri përbëhej nga kryetari, nënkryetari dhe 9 ministra. g) Pas ndërrimit të emrit Malit i Zi Federativ në Republika Popullore e Malit të Zi në shkurt të vitit 1946, të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Kuvendit Popullor të Malit të Zi në Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Malit të Zi dhe të Qeverisë Popullore të Malit të Zi Federativ në Qeveria e Republikës Popullore e Malit të Zi , qeveria e atëhershme dorëhiqet. Për shkak të këtyre ndryshimeve me Dekretin e Kryesisë së Kuvendit Popullor , më 17 prill 1946 emërohet qeveria e re. gj) Kjo qeveri përbëhej nga kryetari, i cili njëkohësisht ishte edhe përfaqësues i një ministrie , 2 nënkryetarëve , të cilët në të njëjtën kohë ishin edhe ministra , 9 ministra të tjerë dhe dy kryetarë komisionesh. h) Më 2 janar 1947 qeveria aktuale jep dorëheqje për arsye se ndërpritet puna e Kuvendit Kushtetutdhënës dhe në vend të tij vazhdon punën Kuvendi Popullor. Kjo solli disa ndryshime në organizimin e e disa ministrive. Përfundim: Në asnjërin prej organeve të pushtetit të Republikës Popullore të Malit të Zi të formuara pas zgjedhjeve të vitit 1946 nuk është përfshirë asnjë shqiptar. E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
11
KULTURË
Edhe varrezat “
Varrezat e Vuksanlekajt janë një pasuri e jashtëzakonshme dhe, siç duket unikale, e artit popullor shqip
Robert Elsie
Shqiptarët nuk kanë një kulturë të zhvilluar të varreve. Madje shumë të rralla janë varret origjinale të mbetura në Shqipëri nga koha para Luftës së Dytë Botërore. Arsyet kryesore për këtë mungesë janë niveli i lartë i shkatërrimit dhe vetë-shkatërrimit që ka kapluar
12
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
trevat shqiptare në shekuj, si dhe kalimi i shumicës së shqiptarëve në fenë islame gjatë kohës osmane. Megjithëse kalimi fetar ka qenë më shumë formal se sa nga ndjenja e zjarrtë, dhe besimi fetar – qoftë mysliman, qoftë i krishterë – kurrë nuk ka qenë i fortë në Shqipëri, shqiptarët myslimanë përgjithësisht i kanë respektuar zakonet islame të varrimit. Kjo do të thotë se të vdekurit varrosen shpejt, mundësisht brenda24 orësh, dhe se varri shënohet vetëm me një tog dhéu ose me një gur të pagd-
hendur dhe anonim, sepse tradita islamike përgjithësisht i ka shkurajuar gurët e mëdhenj të varreve. Shqiptarët katolikë dhe ortodoksë kanë varre më të përpunuara, tradicionalisht me kryqe dhe simbole të tjera të krishtere. Në varrezat katolike të Malësisë së veriut gjenden edhe sot gurë varri dhe kryqe druri të zbukuruara me simbolet e artit popullor shqiptar – dielli, hëna, yje, zogj dhe gjarpërinj. Tek-tuk mbi kryqe mund të shihen edhe zogj të gdhendur në dru. Megjithatë, varre të tilla tradicionale, që hasen ende në Shalë, Kelmend, Hot, Grudë
KULTURË
“flasin” shqip!
ptar në trevat e Veriut dhe Triepsh, tani janë mjaft të rralla. Një përjashtim i habitshëm janë varrezat katolike të Vuksanlekajt (serbisht: Vuksanlekići) në Malin e Zi. Fshati Vuksanlekaj ndodhet në rrugën kryesore mes Podgoricës dhe Shkodrës, në tokën e fisit shqiptar të Hotit. Pas pushtimit ushtarak malazez, Hoti mbeti i ndarë (që nga viti 1913) mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe Vuksanlekaj mbeti në anën e Malit të Zi.Varrezat e Vuksanlekajt janë një pasuri e jashtëzakonshme dhe, siç duket unikale, e artit popullor shqiptar në trevat e Veriut.
“
Në varrezat katolike të Malësisë së veriut gjenden edhe sot gurë varri dhe kryqe druri të zbukuruara me simbolet e artit popullor shqiptar – dielli, hëna, yje, zogj dhe gjarpërinj. Tektuk mbi kryqe mund të shihen edhe zogj të gdhendur në dru. Megjithatë, varre të tilla tradicionale, që hasen ende në Shalë, Kelmend, Hot, Grudë dhe Triepsh, tani janë mjaft të rralla
Nuk dihet me saktësi se sa të vjetër janë gurët e varreve këtu, por hamendësohet se datojnë nga fillimi i shekullit të njëzetë, apo
nga gjysma e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Motivet e artit popullor në gurët e varreve, kuptohet, janë shumë më të vjetra.
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Mendime rreth librit “Në derë të oborrit” të autorit Gani Karamanaga
Libri si sfidë
Gani Karamanaga vendosi t’i hidhte në letër, të bashkëndante me lexuesin mbresat dhe të veçantat, që të shkakton madhështia e kësaj Kalaje dhe e banorëve të saj, për të lënë kështu një gur të çmuar në atë që quhet “malli i truallit” historia jo gjithnjë është treguar e drejtë. Mes këtyre botimeve, që në ditët e sotme mund të cilësohen si ripërtëritje Gjovalin ulqinake, zë vend edhe libri më i fundit i Çuni doktor Gani Karamanagës “Në derë të oborrit”, botim i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, financuar nga Shumë libra janë botuar kohët e fundit Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të për Ulqinin dhe të veçantat e tij, shu- Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. mica memoare ose kujtime, trajtesa Librin mund ta emërtoj si një sfidë perhistorike, gjuhësore, gjeografike, ve- sonale të doktorit. Ai nuk dëshiron të pra letrare, aktivitete të ndryshme kul- sfidojë paraardhësit, të cilët për hir të turore etj., që reflektohen, jo vetëm në së vertetës nuk janë të pakët, por t’i rritjen e numrit të botimeve, por edhe shtojë diçka kostelacionit të trajtesave të autorëve. Të gjitha botimet synojnë ulqinake, larmisë dhe pafundësisë së ringjalljen e kulturës shumëshekullore tyre. të një pjese të shqiptarëve mbi të cilin Libri i jetës fillon tek porta dhe mbyl-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
let po aty. Vetëm një vullnet i fortë të bën të kapërcesh pragun e saj. Përmes një prirjeje të natyrshme letrare, autori paraqet copëza shkrimesh, ku flladi i detit njësohet me atë të atdhedashurisë për vendin ku është lindur dhe rritur, për Kalanë, për njerëzit e saj, por edhe për ata që u larguan, apo që rrethanat e ndryshme të jetës i lidhën me Kalanë. Ndërthuret kështu, si rrallë herë në letërsinë tonë, jetësorja me legjendën, dy ulqinake që u martuan në Shkodër, me legjendën për Miguel De Servantesin e madh, apo dhe me Sabataj Cevi-n, izraelitin rebel, që pranoi besimin islam dhe vendasit e quajtën Mehmet Efendiu. Libri përpiqet t’u tregojë studiuesve, që
KULTURË
personale mundësitë e hulumtimit vijojnë të jenë të panumërta, fusha e kërkimit është akoma e gjerë, ndonëse në një terren të pakët dhe të përcaktuar. Doktori është një prej shkruesve, por Ulqini dhe Kalaja mund të kenë edhe të tjerë shkrimtarë, që kanë durimin dhe aftësitë të mbledhin materialin e nevojshëm për të shkruar historinë e plotë, jo thjesht të Kalasë, por të tërë Ulqinit dhe krahinave përreth. Për të kuptuar më mirë, pse autori shkruan për Kalanë, duhet të jesh edhe banor i saj, duhet të njohësh çdo gjë të Kalasë së Bekuar e nuk mjafton të njohësh banorët, gurët dhe sokaqet, legjendat, detarët, fatkeqësitë natyrore, por edhe kulturën shpirtërore dhe materiale, që aq bukur përmblidhet në lirikën dhe anekdotat. Gani Karamanaga vendosi t’i hidhte në letër, të bashkëndante me lexuesin mbresat dhe të veçantat, që të shkakton madhështia e kësaj Kalaje dhe e banorëve të saj, për të lënë kështu një gur të çmuar në atë që quhet “malli i truallit”.
Kur kemi të bëjmë me studime, gjithkush nget mbas arkivave, bibliografive, librave etj., ndërsa autori ka përdorur një burim dokumentar të llojit të veçantë, një ndërthurje të tekstit të zgjedhur mbi bazën e tregimeve gojore të shkurta dhe të sakta me fotografinë. Thënë ndryshe, Karamanaga ndërthur kumtin me ndalesën e kohës, fotografinë, duke i dhënë shpjegimin e duhur çdo gjëje që ai ka parë e dëgjuar. E këtë e bën jo pa qëllim. Përshkrimet dhe fotografia përdoren për t’i dhënë, jo thjesht kuptim kohës së kaluar (në hapësirë), por për t’i dhënë kuptim edhe të tashmes, për të mbushur diçka që i mungon kohës sonë, për të faktorizuar momente të tëra jete, që ia vlejnë për t’u ditur. Narrativa dhe fotografia janë kujtesë, një kujtesë jo e zakonshme, kujtesë historike. E kaluara është nxitje për të tjera momente, sidomos për të rinjtë, që nuk e njohin. Në jetën e sotme forca dhe dëshira e njerëzve, për të bërë më të mirën për Ulqinin e njerëzit e tij, duket se është në krizë, krahasuar me atë të ulqinakëve
“
Ai dëshiron për të lënë një gjykim personal të tij ndaj kujtimit të së kaluarës e të tashmes, që së shpejti edhe kjo ka për t’u bërë kujtim
të parë, por edhe pasuesve të tyre, që tërë jetën ia kushtuan fesë, atdheut e përparimit. Libri, e përsëris, është sfidë (e tejkalon vetveten), pse siç shkruante Aurel Plasari, “…njerëzit (natyrshëm të moshuarit) e kuptojnë kapërcimin e jetës fizike, që secili nga ne e ndjen, se po i afrohemi gjithnjë…”. Në këtë kuptim, ai dëshiron për të lënë një gjykim personal të tij ndaj kujtimit të së kaluarës e të tashmes, që së shpejti edhe kjo ka për t’u bërë kujtim. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” – Shkodër, më 17. 09. 2017) E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Vështrim mbi librin “Krijime popullore shestanase” të prof. dr. Simë Gjon Dobrecit
Visar i trashëgimisë ku Libri është një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore e gjuhësore, një begati e konsiderueshme e traditës së një popullatë që për fat të keq është shpërndarë gjithandej nëpër botë, ku një pjesë e saj në një farë mënyre është tjetërsuar
Ali Gjeçbritaj
Kur e mora në dorë librin “Krijime popullore shestanase” të autorit prof. dr. Simë Gjon Dobreci, e konsiderova vlerësim dhe respekt, pse jo dhe privilegj e nderim nga autori që më besoi të bëj këtë vështrim. Ky libër është visar i llojit të vet dhe jo vetëm. Me vëmendje e kam lexuar librin dhe kam arritur në përfundim se libri është një pasuri e madhe, një margaritar që i shtohet vargut të letërsisë popullore shqiptare, u shtrohet në sofrën e dijes të gjithëve që dëshirojnë të dinë dhe mësojnë më shumë për jetën, punën dhe veprimtarinë e popullatës së një treve, siç është Kraja, në veçanti Ana e Sipërme - Shestani, trevë kjo shqiptare, e cila me pasurinë e madhe të jetës shpirtërore është ruajtur e trashëguar brez pas brezi përmes këngës së bukur popullore e që dr. Simë Dobreci me mundim të madh,
16
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
e sakrificë, e ka mbledhur me kujdes këtë pasuri dhe e ka shënuar besnikërisht ashtu siç e ka burimin, nga goja e popullit, nga i cili i ka rrënjët. Një punë kjo kolosale e doktorit, pa dyshim e patriotit të pashoq të këtyre trojeve, i cili me kontributin e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mjekësi, arsim, shkencë, kulturë e kështu me radhë. Dëshmi për këtë pa dyshim është edhe libri “Krijime popullore shestanase” dhe jo vetëm. Libri është një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore e gjuhësore, një begati e konsiderueshme e traditës së një popullate që për fat të keq është shpërndarë gjithandej nëpër botë, ku një pjesë e saj në një farë mënyre është tjetërsuar. Autori në libër, lidhur me këtë shprehet: “Libri ju kushtohet njerëzve që e duan, e nderojnë gjuhën e shenjtë të të parëve të vet”. Këta paraardhës kanë lënë një pasuri të madhe kulturore e gjuhësore, e që autori Simë Dobreci një pjesë të kësaj pasurie kombëtare e ka vjelur dhe e ka renditur në këtë libër. Më tutje në parathënie, doktori
shkruan: “Të gjithë shestanasit ishin shqiptarë dhe ata folshin vetëm shqip, si shestanasit katolikë ashtu edhe ata ortodoksë, e po ashtu edhe myslimanët”. “Krijimtaria popullore e shestanasve më ka gëzuar dhe entuziazmuar gjithmonë”, thotë autori. Libri në fjalë është përmbledhje e këngëve dhe e krijimeve popullore të gjinive të ndryshme, por gjithsesi dominojnë këngët popullore. Libri “Krijime popullore shestanase” është ndarë në dy kapituj. Në kapitullin e parë, lexuesi do të hasë këngë popullore dhe ato të ndara në: Këngë dashurie, Këngë lirike–dasme, Këngë të barinjve, Këngë kurbeti, Vajtime, Këngë humoristike, Këngë historike, Balada dhe elegji, Këngë kreshnike etj. Në këtë kapitull lexojmë edhe këngë të kohës më të re ose siç i ka titulluar autori “Këngë të reja”, ku po ceki disa sosh, si bie fjala: Baba po ban kasavet, Kraja, Nusja jonë sa nji qytet, Nikjo Lena edhe Prena etj. Autori ka grumbulluar këtu edhe këngë të autorëve – këngë autoriale. Hajrullah Koliqi me këngën “E shtren-
KULTURË
ulturore dhe gjuhësore
jta Rumi”, Pjetër Perkoliqi - “Gjon Buzuku”, Vinçenc Malaj – “Rumisë” etj. Vlen të ceken me këte rast edhe disa tituj të këtij nënkapitulli prej 18 këngësh autoriale, krahas atyre që ceka, edhe këngët: “Jam shestanas”, “O burrat e Shestanit”, “Po çuditen t ‘ritë e soçëm”, “Rranxa e shqiptarëve”, “Zot çka ka kyj Mali i Zi” etj. Të gjitha këto këngë dhe të tjera nga ky nënkapitull kanë autorësi dhe lexuesi do t’i shohë kur librin ta ketë në dorë. S’do mend se autori Simë Gjon Dobreci, gjatë punës së tij në terren për grumbullimin e materialit ka qenë mjaft i kujdesshëm. Kjo shihet edhe në secilën këngë, ku pothuaj pjesa më e madhe e tyre janë disa variante (kënga “Ku kje vashë kur knova” është në tri variante dhe atë: (Ku kje vashë kurë kënova, Ku kje vashë kur kanova dhe Ku kje vashë kur qita pushkë), Larg ma luvdonjin ni vashë, edhe në variantin e dytë: Larg ma livdojshin nji vashë, pastaj kënga: “Mrika Lenë shoqëja jonë” paraqitet në shtatë variante etj.
Te nënkapitulli “Këngë dasme”: “Kënon zogeja m’llinj” paraqitet në gjashtë variante, si bie fjala: “Këndon zogu”, “Lumi djalë”, “Nuse miri”, “Këndon bilbili”, “Këndon turreci” etj. Në disa variante hasen edhe këngët: “Aga Ymeri na u martuo”, “Kënga e Kalasë së Shkodrës”, “Këndon blega”, “Oj Rumija bjeshkë e naltë”, “Ulu mal të dalë hana”, “Zot, ç’kjen ato valle mramë” etj. Në kapitullin e dytë, autori ka grumbulluar Urtësi dhe Thënie, ku lexojmë: Fjalë flori të shestanasve, Përshëndetje dhe urime të shestanasve, Emra familjarë të shestanasve, Emra shqiptarë të shestanasve, Shprehje të shestanasve etj. Në faqen 215 të librit lexojmë: Kranjanët dhe shestanasit shqiptarë autoktonë në Mal të Zi. Nga faqja 249 deri në faqen 256, lexuesi do të njihet me biografitë e shestanasve në za, siç janë: Leka i Macit Kols Perkolaj, Patër Vinçenc Malaj, Patër Zef Jankaj, Patër Zef Tagaj dhe Dom Pjetër Perkoliqi. Libri përmbyllet me recensionet e prof. dr. Emil Lafe nga Tirana dhe prof. dr. Hajrullah Koliqi nga Prishtina. Dua që në fund të vështrimit të citoj prof. dr. Hajrullah Koliqin, njërin nga recensentët e librit, i cili shkruan: “Krijime popullore shestanase e përgatiti një intelektual dhe shestanas i shquar, profesor doktor Simë Dobreci, pasues i denjë i shestanasve të tjerë në zë: i Gjon Buzukut, i kontëve të Ljares, i Pjetër Perkoliqit etj., i cili ndonëse në moshën 83-vjeçare, vazhdon të qëmtojë e të studiojë me ngulm e me përkushtim visarin popullor. Profesor Simë Dobreci krenohet me shestanasit dhe me kranjanët e tij në trojet stërgjyshore, në katundet e Nënrumisë, të cilët Atë Anton Harapi i cilësonte ‘burra të mëdhenj e asgana, të rrahun e të shetitun, por edhe mjaft të fjeshtë e t’arsyeshëm’ si dhe ata që janë me rrënjë nga lashtësia arbërore e këtyre viseve, por që nuk e kanë harruar gjuhën, as nuk e kanë braktisur shpirtin e të parëve të
tyre. Prof. Simë Dobreci, ky doktor i shquar i shkencave të mjekësisë dhe qëmtues vlerash nga muza poetike e të parëve të tij, është model për t’u ndjekur edhe nga të tjerët që jemi apo mbajmë rrënjë nga Shestani dhe nga Kraja jonë nën Ruminë e shenjtë.” Dhe fare në fund të këtij vështrimi, dua të lexoj një poezi kushtuar doktorit Simë Dobreci, të cilën e kam lexuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, këtu në këtë ambient, dhe që është botuar në përmbledhjen “Nata me hënë” në vitin 2014. Udhëtoi në vargun e moteve Lundroi nëpër valët e trazuara Dallgët s’e ndalën kurrë Në udhëtim gjithmonë rrezatoi mirësi Jetën ia fali njerëzimit Kombin e veshi me kostum të ri Nderoi veten, konakun, kullën e gurit Orës së shtëpisë i dha bukurinë Zanës së malit hijeshinë Nën sqetull mban Mesharin e Buzukut E pagëzon shqip gjithandej kah i ka rrënjët Mos i kërkoni rrathët e trungut tjetërkund Ai i ka atje ku i kanë pasur të parët e tij Në Dobrec, në Ljare, në Krajën nën Rumi Në rrudhat e ballit të tij Në qimet e bardha të flokut bilur Unë lexoj historinë e kombit tim E në bebzat e syve dritën e jetës Ulqinit i jep dritë e Tivarit blerim Në qytetin e bardhë thuri kurorë me degë ulliri E në kryeqytetin Dardan mbolli bardhësi Ata që kanë humbur rrugën E memorja i ka lënë Kam një porosi Çelsin do ta gjejnë në veprën e tij. Uroj që të ketë jetë të gjatë sa Rumia, të gëzojë shëndet të plotë dhe të na dhurojë edhe shumë vepra të tjera. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Bibliotekën e Ulqinit, më 28. 07. 2017) E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Ç’janë këto “shahira në gjuhën tonë të bu
Nga doli ky cak (term) i ri? Ç ‘është kjo energji, me të cilën p thonë këngë (kangë), këngëtarit këngëtar (kangatar). Kush d
Mehmet Elezi
Më doli rastësisht një video në internet, nën këtë togfjalësh, në video: burra me veshje kombëtare, ulur rreth një sofre me tërë të mirat, këndojnë me sharki e çifteli. Shahirat do të jenë lloj i veçantë muzike, si puna
“
18
e lahisë, për shembull? Çukita (klikova): këngë të zakonshme, melodi dhe mënyrë të kënduari si përherë. Më pas të tjera video. Një grup shoqërohet edhe me violinë, def, tupan. Prapë shahirat e Kosovës. Video me
Nuk mjafton që në Kosovë, në Republikën e Shqipërisë, në Maqedoni, po zvetënohet muzika shqiptare, gjithnjë e më shumë këngë me nota orientale. Dhe zëra të zvargur, melodi të shurupta, tallava. Dhe në krahun tjetër: shpesh klithma “moderne”, çirrje pa shije e pa art. Media shpall vip gjithfarë “këngëtaresh”, që shquhen veç për mishra cullak e kotësi
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
një këngëtare të vetme, me çifteli: shahirat e Kosovës! Pyes gjuhëtarin Gazmend Berlajolli në Prishtinë. Zihet disi tradhmend. Nuk di, nuk përdoret me thanë të drejtën, më shkruan. Shair është vjershëtar (turqisht). Me gjasë në këtë rast përdoret si këngëtar. E zbërthen mjeshtërisht Fjalori i Dizdarit (fjalorët e akademisë me të drejtë s’e kanë). Përmbledhtazi: vjen prej turqishtes sair (kjo prej arabishtes). Sair do të thotë vjershëtar, poet. Pra u përdorka në kuptimin këngëtarët. Ani pse shqiptarët s’e kuptojnë. As njerëzit e letrave. Nga doli ky cak (term) i ri? Ç’është
KULTURË
at e Kosovës” ukur?
po përhapet në internet, sikur të ishte zbulim i madh? Shqiptarët në Kosovë, si në krejt trevat, këngës i dashka me e shndërrua këngën shqiptare në “shahira”? Për ç ‘arsye?
kjo energji, me të cilën po përhapet në internet, sikur të ishte zbulim i madh? Shqiptarët në Kosovë, si në krejt trevat, këngës i thonë këngë (kangë), këngëtarit këngëtar (kangatar). Kush dashka me e shndërrue këngën shqiptare në “shahira”? Për ç’arsye? Ç’janë këto shahirat?, pyes një pejan të moshuar. Ka qenë mësues. Rrudh sytë e vegjël, i vetojnë prapa syzeve të trasha. -Ç’janë qafirat, the? Nuk mjafton që në Kosovë, në Republikën e Shqipërisë, në Maqedoni, po zvetënohet muzika shqiptare, gjithnjë e më shumë këngë me
nota orientale. Dhe zëra të zvargur, melodi të shurupta, tallava. Dhe në krahun tjetër: shpesh klithma “moderne”, çirrje pa shije e pa art. Media shpall vip gjithfarë “këngëtaresh”, që shquhen veç për mishra cullak e kotësi. Të merr malli për këngë si ato të Pagarushës, Liliana Çavollit, Luan Hajrës, Esat Bicurrit, dy Shpresave (Berisha e Gashi), deri te Qamili i Vogël. Edhe ato kishin erëza Orienti, siç ka krejt muzika në Ballkan, për shkaqe historike të njohura. Por ruanin vetvetësinë shqiptare. Bashkë me muzikën të tjetërsojmë me vetëdije edhe fjalët e bukura shqipe, këngët dhe këngëtarët pop-
“
E zbërthen mjeshtërisht Fjalori i Dizdarit (fjalorët e akademisë me të drejtë s’e kanë). Përmbledhtazi: vjen prej turqishtes sair (kjo prej arabishtes). Sair do të thotë vjershëtar, poet
ullorë t’i shndërrojmë në “shahira”?! (Gazeta 55) E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
Familjarët e të ndjerit Gjelosh Gjokaj përkujtuan piktorin në njëvjetorin e vdekjes
Foto: KOHA
Miq dhe personalite nderuan figurën e p
Palë Dreshaj
Tuz- Akademiku i njohur, mjeshtri i madh tashmë i ndjerë, Gjelosh Gjokaj, është përkujtuar në njëvjetorin e vdekjes së tij me një orë përkujtimore organizuar fundjavën e kaluar në QKI “Malësia” nga familjarë të tij e në prani të të afërmve, miqve e figurave të shquara të artit, kulturës, politikës, etj, nga vendi, Kosova e Shqipëria, ne mesin e të cilëve, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Mal të Zi, Ernal Filo dhe Skënder Durmishi, piktori akademik, Luan Mulliqi, etj. Në fillim të kësaj ore përkujtimore është shfaqur një film i shkurtër dokumentar i cili pasqyronte një kronologji të jetës dhe veprimtarisë së bujshme artistike të të madhit Gjelosh Gjokaj e më pas të pranishmit ia kushtuan një minutë heshtje figurës gjigante të artit me përmasa
20
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
ndërkombëtare, Gjelosh Gjokajt. Moderatori i kësaj ore përkujtimore, Pal Dreshaj, ka bërë një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së gjerë artistike të Gjelosh Gjokajt ndër vite, pjesëmarrjet e tij nëpër ekspozita individuale dhe kolektive në të gjitha kontinentet si dhe çmimet e shumta e të rëndësishme me të cilat u nderua Gjeloshi gjatë krijimtarisë dhe karrierës së tij të suksesshme artistike. Ndërkaq, në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik, Luan Mulliqi, ka folur për jetën dhe veprimtarinë shumëvjeçare të Gjelosh Gjokajt, për miqësinë e përbashkët gjatë studimeve dhe më vonë, si dhe për mbresat që ende i kishte të freskëta nga miqësia mbi dyzetvjeçare me Gjeloshin, duke thënë se figu-
Luan Mulliqi
ra e Gjeloshit do të mbesë e pavdekshme dhe përherë e freskët në mendjen e gjithsecilit që e njohu e që pati afrimitet me të. “Shpresoj që në të ardhëm këto përkujtimore të Gjeloshit të mos mbesin vetëm në barrën e familjarëve por të angazhohet dhe qyteti i Tuzit në mënyrë që kjo të bëhet një manifestim përkujtimor tradicional”, u shpreh Mulliqi. Në vështrimin e tij kushtuar kësaj figure emblematike të artit bashkëkohor, Mr. Anton Gojçaj, ka shpalosur disa frymëzime të shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë të cilët kanë krijuar duke u nxitur për të krijuar pikërisht nga veprat e Gjelosh Gjokajt ndër vite, vepra me një rëndësi të madhe dhe të paçmuar. “Dihet se piktorë të ndryshëm kanë punuar portrete të shkrim-
MOZAIK
ete të njohura paharruar të artit
Anton Gojçaj
tarëve dhe janë frymëzuar nga personazhe ose nga motive letrare të caktuara, por ndodh që dhe vetë poetët e shkrimtarët të frymëzohen nga veprat e personaliteteve të rëndësishme të botës së artit figurativ. Halil Kqiku në monografinë e tij kushtuar Gjelosh Gjokajt përfshiu dhjetë poezi të shkruara nga nëntë autorë. Në mesin e këtyre autorëve janë emra eminentë të letërsisë shqipe si Ali Podrimja, Azem Shkreli, etj. Këto vargje përgjithësisht janë homazhe për artistin i cili ka realizuar ekspozita anekënd Evropës dhe ka marrë çmime ndërkombëtare në shtete të zhvilluara me tradita të pasura e të rëndësishme kulturore”, u shpreh mes tjerash Gojçaj. Ndërkohë, në fund të kësaj ore përkujtimore në emër të familjarëve
ka folur vëllai i të ndjerit Gjelosh Gjokaj, Tomë Gjokaj, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit të cilët me prezencën e tyre nderuan figurën e artistit të madh. Gjokaj bëri të ditur se kohëve të fundit është ndërmarrë nisma për themelimin e një fondacioni jofitimprurës i cili do të mbajë emrin e Gjelosh Gjokajt, misioni i të cilit do të jetë ndarja e bursave të përvitshme për studentët më të spikatur nga fusha e artit si në pikturë, skulpturë, kompozim, aktrim, regji, etj. Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në fshatin Milesh të Malësisë. Shkollën e mesme të artit e kreu në Pejë, studioi në Akademinë e Arteve në Beograd ku dhe u diplomua në vitin 1963. Një vit më pas, ai themelon degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të
Tomë Gjokaj
Prishtinës kurse nga viti 1969 deri më 1983 punoi dhe jetoi në Romë. Nga viti 1983 jetoi në Augsburg në Gjermani dhe vitet e fundit të jetës i kthehet vendlindjes së tij, Mileshit që kishte lënë vulë aq të madhe në të. Ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve i Duklës. Gjokaj ishte fitues i Çmimit “Urdhri i Naimit të Artë” i akorduar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, fitues i Çmimit “13 Korriku” i Malit të Zi, anëtar nderi dhe laureat i çmimit Tradicional të “Art Club”-it por edhe i shumë çmimeve prestigjioze artistike të Italisë, Gjermanisë e gjetiu. Gjelosh Gjokaj la pas vetes si trashëgimi kulturore mbi 3 mijë vepra të çmuara artistike. t. u. E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
21
KULTURË
Liri e Tirani Popull do të thotë komb, nyje e pazgjidhur, rreth i mbyllur, në varësi të askujt, aq më pak të shtetit krijuar brenda tij, por që shpesh duket se është Zot i tij
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi Uashington Një brez shkon, brezi tjetër vjen. Kjo është rruga që ndiqet, dhe njerëzimi rron. Dielli ngrihet, dhe zbret poshtë, shkon në perëndim, duke lindur njëkohësisht përtej horizontit. Popull do të thotë komb, nyje e pazgjidhur, rreth i mbyllur, në varësi të askujt, aq më pak të shtetit krijuar brenda tij, por që shpesh duket se është Zot i tij. Diktatori pa popull nuk ekziston dot, ai del nga populli, por jo për popullin. Kur Lenini mori pushtetin në Rusi
22
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
“
Diktatori pa popull nuk ekziston dot, ai del nga populli, por jo për popullin. Kur Lenini mori pushtetin në Rusi më 1918, ai vendosi nëpër zyrat dhe korridoret e Kremlinit shenjat “Ndalohet Duhani”, për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Të tjerë mendojnë se kjo ishte një nga idetë e tij për të “ruajtur” popullin. Tirani ka nevojë për njerëz, pavarësisht se në çfarë gjendje, mjafton të jenë gjallë, pasi vetëm kështu, duke i vrarë, rrënuar, shtypur, kontrolluar të tjerët, ai ndjehet i fuqishëm
më 1917, ai vendosi nëpër zyrat dhe korridoret e Kremlinit shenjat “Ndalohet Duhani”, për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Të tjerë mendojnë se kjo ishte një nga idetë e tij për të “ruajtur” popullin. Tirani ka nevojë për njerëz, pavarësisht se në çfarë gjendje, mjafton të jenë gjallë,
pasi vetëm kështu, duke i vrarë, rrënuar, shtypur, kontrolluar të tjerët, ai ndjehet i fuqishëm. Dhe, mos prit drejtësi, thotë Platoni, atje ku i fuqishmi bën drejtësinë. Atje ku qeveria ka frikë nga populli, liria ekziston; kur njerëzit kanë frikë nga qeveria, ekziston tirania.
MOZAIK
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, u takua me përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare
Pakicat mbështesin fuqimisht integrimet euro-atlantike të Malit të Zi Podgoricë – Drejtori i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Evropën Juglindore, Mathew Palmer, ka pritur të premten në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare dhe të partive tjera parlamentare të pakicave. Me zyrtarin e lartë amerikan kanë biseduar kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka, kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, kryetari i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq, dhe kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate, Marija Vuçinoviq. Përfaqësuesit e partive të pakicave e kanë njoftuar Palmerin me pozitën dhe statusin e popujve pakicë në
Mal të Zi. Ata kanë theksuar se të gjitha subjektet politike në Mal të Zi, të cilat angazhohen për të ardhmen euro-atlantike të shtetit të Malit të Zi, do të kenë mbështetjen e partive të pakicave. “Partitë e pakicave janë të gatshme për dialog me partitë politike opozitare, i cili është i mundur vetëm në Kuvendin e Malit të Zi”, thuhet në deklaratën për shtyp. Përfaqësuesit e partive parlamentare të pakicave edhe njëherë kanë theksuar se janë të orientuar fuqimisht për integrimet euro-atlantike të Malit të Zi dhe kanë nënvizuar kontributin e madh të popujve pakicë në këto procese, duke shprehur njëkohësisht bindjen se Mali i Zi nuk do të
ndryshojë kursin e tij euro-atlantik. Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, drejtori i Zyrës së Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Juglindore, Mathew Palmer, dhe ambasadorja e SHBA-së, Margaret Ann Uyehara, kanë shkëmbyer mendime me zyrtarët e Qeverisë së Malit të Zi, liderët e partive politike dhe përfaqësuesit e sektorit civil në temën e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Malit të Zi. Nga Ambasada e SHBA-së kanë deklaruar se nëpërmjet këtyre takimeve, ambasadorja Uyehara dhe z. Palmer vazhdojnë angazhimin e tyre të gjerë në shumë segmente të shoqërisë malaziase, duke i kontribuar së ardhmes demokratike të Malit të (Kohapress) Zi. E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Botime të reja
Shkrimtari i detit magjik (Hajro Ulqinaku, Zëri i detit, B KS H MZ, Ulqin, 2017) Me rastin e 60-vjetorit të krijimtarisë së tij letrare, shkrimtari Hajro Ulqinaku vjen me një libër të ri, të cilin e ka titulluar “Zëri i detit”. Në të ai ka përmbledhur krijimet e tij letrare, duke filluar që me tregimin e parë, në vitin 1957, e deri në ditët e sotme, të cilat janë botuar më herët në periodikë të ndryshëm në Prishtinë, Shkup, Podgoricë e Ulqin. Siç thotë vetë autori, në parafjalën e librit, “ky vëllim është sajuar me krijime të tre, saktësisht, të katër gjin-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
ive letrare dhe të trajtave, formave të veçanta krijuese: monodramë, skenar, libret; artikuj analitikë-studimorë; fjalë të urta për detin etj.” Kryefjalë edhe e këtij libri është deti me të gjitha përmasat e tij, për të cilin shkrimtari është aq shumë i lidhur, duke fituar edhe epitetin e shkrimtarit të detit magjik. Libri është botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Paki-
cave, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën “Press Studio” - Ulqin. Redaktor i librit është Asllan Bisha, recensentë Sulejman Dërmaku dhe Sabit Jaha, redaktor artistik Qazim Muja, kurse ballina është punuar nga piktori Agron Ujkashi dhe autori. Përurimi i librit u bë të martën mbrëma në Bibliotekën e Ulqinit, në organizim të Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Qendrës së Kulturës – Bibliotekës në Ulqin. i. k.
MOZAIK
OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” vazhdon me projekte të reja për të rinj
Aktivizim i të rinjve në projekte dobiprurëse Tuz- Organizata Joqeveritare „Fëmijët e Malit të Zi“ është duke realizuar projektin për të rinj “Filantropia dhe të rinjtë”. Këtë herë theksi është vendosur tek ideja për hapjen e një klubi rinor ku të rinjtë do të mund të kalojnë kohën e lirë, të mësojnë aftësi të reja, të shoqërohen me njëri- tjetrin, të formojnë seksione të ndryshme dhe aktivitetete të tjera të dobishme për gjeneratën e re. Me datë 22 dhe 23 shtator në mënyrë të organizuar, u mblodhën një grup të rinjsh nga mosha 15 deri 20 vjeç, të cilët për disa orë diskutuan dhe shqyrtuan mundësi dhe planifikime për hapjen e klubit të cilët e filluan trajnimin e parë dyditor mbi filantropinë, aftësinë e komunikimit dhe vullnetarizmit. Rreth 23 të rinj kishin mundësinë që përmes aktiviteteve të ndryshme
gjatë këtyre dy ditëve të krijojnë idenë se si do të duket klubi, çfarë qëllimi do të ketë klubi dhe si do të funksionojë ai. Mysafir në këto orë trajnuese ka qenë Martin Berishaj, i cili ka përcjellur përvojën e tij në lidhje me aktivizmin, vullnetrizmin e filantropinë. Drejtoresha e kësaj OJQ-je, Sabra Deceviq, në prononcimin për “Koha Javore” theksoi se gjatë muajit tetor do të organizohen edhe dy trajnime dyditore për këta të rinj me këto tematika: si bëhet përgatitja e një projekti dhe se si menaxhohet klubi rinor. “Përveç trajnimeve gjatë zgjatjes së projektit do të nënshkruhet një memorandum me institucionet përkatëse. Të rinjtë në periudhen tetor-nëntor do të vizitojnë klubet dhe shoqatat e të rinjve në Mal të Zi, në Podgoricë, Cetinjë, Nikishiq, Ulqin, dhe Tivat.
Atë çfarë të rinjtë do të mësojnë gjatë trajnimeve do të kenë rast ta realizojnë gjatë organizimit të festivalit për të rinjtë. Klubi rinor planifikohet të hapet gjatë muajit dhjetor. Për më shumë informata mbi vendin se ku do të hapet klubi ndiqni lajmet tona”, u shpreh Deceviq. Projekti në fjalë është mbështetur nga Fondi për Qytetari Aktive (fakt) përmes programit De fakto aktiv i cili financohet nga Bashkimi Evropian, përkatësisht nga Delegacioni i BE-së në Mal të Zi. Ideja për hapjen e klubit rinor në Tuz është rezultat i një hulumtimi të cilin OJQ „Fëmijët e Malit të Zi“ realizuan me 300 të rinj nga ky vend, ku rezultoi nevoja që të rinjë përveç shkollës të kenë një vend, një hapsirë ku do të mund të realizojnë aktivitetet e tyre të lira. t. u. E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Arsim
25 vite të kalend parë shkollor në
Ky kalendar do të shërbejë si bazë dhe çelës i sigurt në organizimin e punës në shkollë, planifikimin e d Me këto fjalë, njoftova dhe inkurajova të gjithë subjektet planifikues të punëve në shkollë. Ky dokument
Rexhep Lleshi
Planifikimi dhe realizimi i punëve mësimore në Shkollën fillore ”Bedri Elezaga” në Katërkollë - Ulqin, nga viti në vit paraqisnin vështirësi. Shkaku i atyre mundimeve ishte papajtueshmëria e Ligjit të shkollave dhe Programit mësimor për shkollë fillore. Derisa Ligji në mënyrë të prerë definonte numrin e ditëve të punës-mësimit, Programi rregullonte fondin e orëve të lëndëve mësimore që duhej realizuar. Dilema zakonisht paraqitej në fund të vitit. Atëherë edhe u shtronin pyetje, si e kur me përfunduar mësimin? Me realizimin e orëve mësimore, si e parashikonte programi, apo të ditëve të mësimit, si e përkufizonte ligji? Ndodhte që pa dashje të cenohet njëri apo faktori tjetër. Duke i pasur në dijeni të gjitha ato rrethana të pavolitshme pune, unë në vete mendoja si ta gjej formulën e përbashkët për t’u ikur atyre mangësive, apo më saktë, si të rregullohet çështja, për të kënaqur njëkohësisht edhe bazën normative dhe realizuesin e saj, subjektin arsimor - mësimdhënësit.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Ishte qershori i vitit 1992. Si zakonisht, duke përcjellur përfundimin e punëve të vitit në vijim dhe duke koordinuar detyrat për vitin e ardhshëm, vetes i dhash detyrim që të mendoj për harmonizimin e obligimeve, që imponojnë ligji dhe programi, në përfundimin e mësimit. Një ditë, sa isha në një heshtje të thellë në zyrë, filloi të më lind ideja interesante. ”Mu shfaq” kalendari i veçantë! Këtë mrekulli, që se kisha parë kurrë, fillova ta ”përshkruaj”. Mendimin e përfundova dhe në letër shkrova, ”Kalendari shkollor për vitin mësimor 1992/93”. Ky ishte mendimi im, i një personi. Me të, së pari njoftova bashkëpunëtorët, kolegët e punës. Ata e pëlqyen si të tillë, por pa koment. Askush nuk i thoshte të metat eventuale, apo epërsitë e tij. As vetë nuk isha i sigurt si do të dukej në praktikë, si do të shkojë realizimi i punës në bazë të tij. Mendova të konsultoja dikë që din ta vlerësojë këtë dhe të më ndihmojë me këshilla. Që të marr mendimin e preferuar zgjodha pedagogun e shquar, Prof. dr Pavle Gazivoda, njëherësh dhe Ndihmësministër i Arsimit në republikën tonë. Sipas marrëveshjes, një ditë gushti shkova në kabinetin e tij me atë qëllim. Ia tregova Tabelën me komentim. Pas një shikimi, të gjatë të tabelës me tekst, profesori i mirënjohur u shpreh thekshëm: - Këtë dokument duhet ta ketë seci-
la shkollë! Deri tash, kështu nuk e ka punuar dhe nuk e ka askush në republikë. Nuk e kemi as ne këtu në ministri edhe pse është i nevojshëm ta kemi. Si tabelë është punuar mirë dhe zbatimi i tij nuk prodhon asgjë negative për procesin mësimor e punë të tjera në shkollë. Përparësitë eventuale vlen t’ia lëmë praktikës, të flasë ajo, më meritorja. Të jetë kjo një surprizë për shkollën tuaj në vitin e ri shkollor. Ky inovacion të vihet në zbatim, aty, në atë shkollë, ku edhe herët e tjera më parë njerëzit vendas kanë filluar e udhëhequr reforma. Në qoftë se praktika shkollore e pranon risinë, autori duhet të shpërblehet. Po them ”në qoftë se”, sepse nuk dua të paragjykoj edhe për faktin pse kam bindje që si punëtor operativ i procesit mësimor e ke menduar mirë dhe, duke e lidhur me punën e ”ke parë” edhe fundin. Përndryshe, ti nuk kishe ardhur këtu, për ”bisedë të kotë”, - e përfundoi mendimin ndihmësministri. Në mbledhjen e radhës, në gusht, Këshilli i mësimdhënësve e shqyrtoi dhe aprovoi Kalendarin shkollor për vitin 1992/93. Ai ishte dokumenti i parë i tillë i përgatitur dhe i prurë në këtë shkollë dhe do të jetë i vetmi i këtij lloji në Republikën e Malit të Zi. - Ky kalendar do të shërbejë si bazë dhe çelës i sigurt në organizimin e punës në shkollë, planifikimin e drejtë të të gjitha lëmive mësimore dhe jashtëmësimore. Me këto fjalë njoftova dhe inkurajo-
KULTURË
darit të ë Mal të Zi
drejtë te të gjitha lëmive mësimore dhe jashtëmësimore. t, kryesisht u dedikohej atyre
va të gjithë subjektet planifikues të punëve në shkollë. Ky dokument, kryesisht u dedikohej atyre. Vitin e parë të kalendarit, me vëmendje u përcollën rrjedhat dhe përfundimi i punëve të planifikuara në bazë tij. U bindëm se gjithçka shkoi në rregull. Kalendari e arsyetoi veten. Ai u bë ”manual” i yni, i punëtorëve të shkollës. Atë vazhdova ta punoj vetë edhe viteve të tjera,
deri më 1998/99. Si mjet pune e përdorën edhe drejtorët e tjerë të kësaj shkolle. Më vonë, Ministri i Arsimit në Mal të Zi, për herë të parë, shpall Kalendarin shkollor për vitin 2003/04 dhe i obligon shkollat që punën e tyre ta organizojnë sipas tij. Për shkollën tonë ai dokument nuk ishte i ri, as i panjohur. Ne atë e posedonim me vite e kishim shkruar vet. Me dallim
prej tij, kalendari ynë ishte më i qartë, më konkret, më praktik e funksional. Sipas tij, punën e organizuam me sukses, 11 vite rresht para atij shtetëror. Në këtë shkollë Kalendari shkollor punohet gjithnjë, me formë e përmbajtje të njëjtë, si projekti nismëtar i vitit shkollor 1992/93. Në vitin shkollor 2017/18, ai shënon 25 vite të jetësimit të tij. E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
27
MOZAIK
Me vendim të Qeverisë së Malit të Zi
NHT “Riviera e Ulqinit” jepet me qira për 30 vjet Podgoricë - Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që të japë me qira në një afat prej 30 vjetësh tokën dhe kompleksin e hoteleve të NHT “Riviera e Ulqinit” në Plazhin e Madh. Në mbledhjen e saj të 41-të, të mbajtur të enjten, me propozim të Këshillit për Privatizim dhe Projekte Kapitale, Qeveria ka miratuar Raportin mbi rezultatet e negociatave në bazë të tenderit publik ndërkombëtar për dhënien me qira afatgjate të tokës në pronësi të shtetit të Malit të Zi dhe objekteve në pronësi të NHT “Riviera e Ulqinit”. “Me vendim, konsorciumit ‘Karisma Hotels&Resorts’, i cili është paraqitur si ofertuesi i vetëm në tenderin publik, i jepet me qira afatgjate, për 30 vjet, toka në komunën e Ulqinit me sipër-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
faqe të përgjithshme prej 122.214 m², në pronësi të shtetit të Malit të Zi, shfrytëzuese e së cilës është NHT ‘Riviera e Ulqinit’ SHA, Ulqin, në të cilën ndodhet kompleksi i hoteleve ‘Olympic’, ‘Bellevue’ (Cer, Borik dhe Avala), restoranti dhe objektet tjera përcjellëse, në pronësi të ‘Rivierës së Ulqinit’”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë së Malit të Zi. Në të më tej theksohet se vlera minimale e qirasë për periudhën e kohëzgjatjes së qiradhënies prej 30 vitesh është 450 mijë euro në vit, kurse programi i investimit parashikon që në periudhën 2017-2019 të investohen 16.24 milionë euro, të avancohet cilësia dhe puna e objekteve ekzistuese të kompleksit deri në nivel të katër yjeve.
Sipas komunikatës për media, planifikohet edhe ndërtimi i objekteve të reja, kështu që pas përmbushjes së programit investues, i projektuar në vlerën e përgjithshme prej 31.84 milionë, deri në vitin 2027 kompleksi duhet të arrijë kapacitetin prej të paktën 600 dhomave të kategorisë me katër yje ndërkombëtare. Më herët kanë dështuar disa herë tenderet për shitjen e aksioneve të NHT “Riviera e Ulqinit” apo për dhënien me qira të objekteve të tij. Dikur simbol dhe bartës i turizmit të Ulqinit, kjo ndërmarrje është ballafaquar viteve të fundit me krizë të vazhdueshme si pasojë e keqmenaxhimit dhe dështimit të procesit të privatizimit. i. k.
MOZAIK
Një delegacion i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi qëndroi në vizitë dyditore në Kosovë
Bashkëpunim në shkëmbim përvojash dhe luftë kundër krimit të organizuar Prishtinë – Një delegacion i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, i kryesuar nga kryetari prof. dr. Mlladen Vukçeviq, ka qëndruar të enjten dhe të premten në vizitë në Kosovë, me ftesë të kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi. Pjesë e delegacionit ishin edhe avokati Loro Markiq, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, dhe Radmilla Gjurishiq, këshilltare për marrëdhënie me publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Sipas njoftimit për media të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetari Idrizi e ka njoftuar delegacionin nga Mali i Zi me funksionimin e sistemit gjyqësor, arritjet dhe sfidat, me të cilat ёshtё dashur të ballafaqohet sistemi gjyqësor në Kosovë. Më pas ai ka folur për reformën gjyqësore, vlerësimin e gjyqtarëve si dhe procesin e riemërimit të gjyqtarëve. Gjithashtu, ai ka nënvizuar disa objektiva kryesore që kanë për
detyrë të rrisin efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe ngritjen e besimit të qytetarëve. Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, prof. dr. Mlladen Vukçeviq, prezantoi funksionimin e sistemit gjyqësor të Malit të Zi. Vukçeviq, gjithashtu, e përgëzoi kryesuesin e KGjK-së, Idrizi, për emërimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si anëtar të bordit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësore. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e institucioneve që ata drejtojnë për të këmbyer përvoja pozitive. Delegacioni i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi është pritur po ashtu nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj. Bashkëpunimi ndërshtetëror, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërkufitar në luftë kundër krimit të
organizuar dhe veprave tjera penale, ishte fokusi kryesor i bisedës së takimit të kryesuesit Isufaj me kryetarin Vukçeviq. Ata kanë thënë se ngritja e bashkëpunimit ndërshtetëror në luftë kundër dukurive kunderligjore do të ishte në dobi jo vetëm të të dy vendeve, por edhe të rajonit. Përpos takimeve në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, delegacioni i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi është takuar edhe me kryetarin e ri të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci. Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga Mali i Zi ka vizituar edhe Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku kanë biseduar me dekanin, profesorët dhe studentët e këtij fakulteti, si dhe Akademinë e Drejtësisë dhe kompleksin e ri të Pallatit të Drejtësisë së Kosovës, ku janë vendosur të gjitha institucionet gjyqësore dhe (Kohapress) prokuroriale.
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
29
FEJTON
LUFTA PËR TIVARIN SIPAS S.GOPÇEVIQIT (I)
Pazarllëqet e Fuqiv
Duke analizuar vendimet e Kongresit të Berlinit Gopçeviqi me plot të drejtë thotë se “dhe ma keq është myslimanë të cilët llogariten armiqtë më të mëdhenj të malazezve”, duke konstatuar se “Malit të Zi i je
Dr. Nail Draga
Të dhëna me interes për shqiptarët
Edhe pse në artikujt dhe studimet e tij mund ti bëhet vërejtje për qasje subjektive e ca herë edhe joshkencore, libri Lufta malazezo-turke 1876-1878 ofron të dhëna me interes për ne shqiptarët, sidomos për viset shqiptare në Vilajetin e Shkodrës, para dhe pas Kongresit të Berlinit. Ishte pikërisht kjo periudhë kohore e cila në saje të pazarllëqeve të Fuqive të Mëdha, filloi në praktikë tkurrja territoriale e hapësirës etnogjeografike shqiptare dhe zvogëlimi demografik i shqiptarëve në viset përkatëse, të cilat iu dhanë Malit të Zi në sajë te vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ishte kjo koha e fillimit të shpërnguljes së shqiptarëve dhe popullsisë tjetër me përkatësi konfesionale islame sllavofone, duke u vendosur kryesisht në Shkodër, por edhe në mjedise të tjera të Shqipërisë.
Hapësira etnogjeografike shqiptare
Duke lexuar librin e Gopçeviqit del qartë se kemi të bëjmë me të dhëna të veçanta, sidomos kur është fjala për hapësirën etnogjeografike shqiptare. Çështja ka të bëjë me faktin se territoret e banuara me popullsi shqiptare i quan jo Perandoria Osmane por Shqipëri, dhe pse në atë kohë Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur, por ekzistonte me emër të tillë. Në aspektin territorial Gopçeviqi
30
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
hapësirën etnogjeografike shqiptare e ka ndarë në tre njësi përkatësisht regjione, apo nahije sikurse e cekën në libër, duke qenë autori i vetëm në kohë dhe më pas me një përkufizim të tillë gjeografik. Kështu kemi Nahijen e Shkodrës, me 376 km2 ku si qytet i përkiste Tivari me 8000 banorë, pastaj Nahija Shqiptare me sipërfaqe prej 379 km2 ku qytet kryesor ishte Podgorica me 6000 banorë dhe Nahija e Plavës, me 958 km2 me qytet Plavën me 14000 banorë(f.360).Po ashtu na ofron edhe të dhëna të përkatësisë konfesionale. Kështu për Nahinë shqiptare cekën se prej 22.000 banorëve sa janë gjithsej 8000 janë myslimanë të cilët i urrejnë malazezet.... (361). Nga këto të dhëna hapësinore del qartë se hapësira etnogjeografike shqiptare përfshinte sipërfaqen prej 1713 km2. Ndërsa duke analizuar vendimet e Kongresit të Berlinit Gopçeviqi me plot të drejtë thotë se “dhe ma keq është dhurata e danajve Nahisë së Plavës ku nga 14000 banorë as ma pak e as ma shumë në por 10000 janë myslimanë të cilët llogariten armiqtë më të mëdhenj të malazezve”(f.361), duke konstatuar se “Malit të Zi i jepen ato vise që popullata i urren malazezët dhe me të gjitha forcat mbrohet nga aneksimi”(f.362).
Lufta e Malit të Zi për zgjerim territorial
Në kontekstin gjeopolitik të kohës Principata e Malit të Zi parësore kishte projektin e pavarësisë se vendit nga Perandoria Osmane, por njëherit edhe të zgjerimit territorial, me synim daljen në det, ku aspiratat pushtuese ishin edhe ndaj viseve shqiptare në perëndim të Vilajetit të
Shkodrës. Lufta e zhvilluar në Bosnje e Hercegovinë, si dhe nxitja nga Rusia e shtynë Serbinë e Malin e Zi në një aksion të përbashkët kundër Perandorisë Osmane. Ato pasi lidhën marrëveshje me 12 qershor 1876 në Venedik, nga fundi i qershorit i shpallën luftë Turqisë. Por, në saje të situatës gjeopolitike Austro-Hungaria, e frikësuar se situata nuk do të zhvillohej në favor të saj, arriti një marrëveshje me Rusinë për caktimin e sferave të interesit. Ajo tentativë u paralajmërua në Rajshtat (Çeki) më 8 korrik 1876, ndërsa me Konventën e Budapestit, më 15 janar 1877, u përkufizuan obligimet ku me këtë rast Rusia lejoi që Austro-Hungaria ta pushtonte Bosnjën e Hercegovinën, ndërsa Rusia të mos ndihmonte në formimin e një shteti të madh sllav në Ballkan. Por, nga data 24 prill 1877 Rusia i shpalli luftë Turqisë, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime në hartën politike të territoreve që ishin në kuadër të Perandorisë Osmane. Se Rusia qëndronte pas veprimeve të Serbisë dhe Malit të Zi, nuk ishte veprim i panjohur, dëshmon edhe angazhimi i saj më 1 nëntor 1876, për të lidhur armëpushimin në mes Serbisë dhe Turqisë, ndërsa me ndërhyrjen e fuqive evropiane një armëpushim i tillë u arrit në mes Malit të Zi dhe Turqisë. Por, një paqe e tillë ishte e përkohshme sepse Serbia dhe Mali i Zi duke filluar nga muaji prill 1877, vazhduan luftën kundër Turqisë. Ishte kjo aleanca ortodokse e cila nga Perandoria Osmane kishte planifikuar përfitime territoriale me konceptet mesjetare, duke mos përfillur përkatësinë etnike të popullsisë në territoret përkatëse. Dhe e sulmuar si në lindje nga Rusia
FEJTON
ve të Mëdha
ë dhurata e danajve Nahisë së Plavës ku nga 14000 banorë as ma pak e as ma shumë por 10000 janë epen ato vise ku popullata i urren malazezët dhe me të gjitha forcat mbrohet nga aneksimi”
Ballina e librit e përkthyer serbisht (1963)
dhe perëndim nga Mali i Zi e Serbia, ishte e qartë se Turqia nuk do të ishte në gjendje të mbronte territoret qe i kishte pushtuar shekuj më parë në Ballkan. Rrjedhat e ngjarjeve treguan se qarqet drejtuese të principatave ballkanike e shfrytëzuan situatën e krijuar jo vetëm për të realizuar qëllimin e tyre për pavarësi kombëtare, por edhe
për të realizuar planet ekspansioniste, të cilat kalonin caqet e bashkimit të tyre kombëtar, duke synuar kufijtë e shteteve të tyre mesjetare, ku përfshihej edhe pjesa më e madhe e tokave shqiptare. Pikërisht gjatë shek. XIX sundimtarët dhe shtresa e lartë në Mal të Zi kanë shprehur dëshirën e tyre për zgjerim territorial të Malit të Zi dhe aneksim të tokave të reja,
ku si caku jugor i vendit të tyre ishte lumi Drin. Pra, kemi të bëjmë me një politikë të hapur pa improvizime për pushtimin e territoreve të reja, ku shqiptarët u vunë përballë sfidave të mëdha për të mbijetuar dhe qëndruar në territoret e tyre në rrethana të reja në prag të dy tubimeve ndërkombëtare (Paqa e Shën Stefanit dhe ( vazhdon) Kongresi i Berlinit). E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
31
SPORT
Skuadra e mjeshtrit të madh të taekwondosë nga Koreja e Jugut, Kim Yong Ki, mori pjesë në Tuz
Demonstrim i tekn mjeshtërore të spo
Këta mjeshtër të mëdhenj për më shumë se një orë ngjallën te publiku i pranishëm një adrenalinë të j duartrokitur për mjeshtërinë e tyre unike e të rrallë gjatë thyerjes së dërrasave nga pozicione të ndrys
Tuz- Asociacioni i Taekwondosë së Malit të Zi, në bashkëpunim me klubet që e përbëjnë dhe grupin demonstrues nga Koreja e Jugut nën patronatin e Ministrisë së Sportit të Koresë së Jugut kanë organizuar në Podgoricë një seminar me instruktorë të dalluar dhe trajnerë në disiplinat të ndryshme të sportit të taekwondos, në të cilin morën pjesë të gjitha kategoritë e sportistëve të klubeve të taekwondosë në Mal të Zi. Pas përfundimit të këtij seminari, grupi demonstrues i Koresë së Jugut i
32
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
kryesuar nga mjeshtri i madh i gradës mjeshtërore (8 Dan), Kim Yong Ki, i shoqëruar dhe nga trajnerë eminentë nga Koreja e Jugut, kanë organizuar në Tuz, në QKI “Malësia”, këtë fillimjavë, një spektakël të vërtetë sportiv dhe kulturor të artit marcial (taekwondosë). Në këtë eveniment të nivelit të lartë sportiv i cili është i pari i këtij lloji në Malësi, kanë marrë pjesë një numër i madh i të pasionuarve pas këtij lloj sporti, autoritete të politikës nga vendi, kryetari i Asociacionit të Taekwon-
dosë së Malit të Zi, Mirosllav Ivanisheviq, përfaqësuesi i Komitetit Olimpik të Malit të Zi, Igor Vushuroviq, trajneri i Klubit të Taekwondosë “Besa”nga Tuzi, Nikollë Gegaj, etj. Gjatë këtij evenimenti sportiv shumë të adhuruar e të mirëseardhur për të gjithë të pranishmit, skuadra e mjeshtërve të mëdhenj koreano- jugorë, demonstruan teknika të shumta nga disiplina të ndryshme të këtij lloj sporti, duke i prezantuar ato me një mjeshtri dhe shkathtësi të jashtëzakonshme që vetëm ata e zotërojnë.
SPORT
nikave të rralla dhe ortistëve të rinj
jashtëzakonshme, ku secili brohoriste me zë shumë të lartë, duke i mbështetur ata fuqishëm e duke i shme
Në fillim të kësaj ngjarjeje sportive, të pranishmit i ka përshëndetur këshilltari në Ministrinë e Sporti të Koresë së Jugut, Prof. Dr. Han i cili duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen e tyre, ka folur për lëmin e sportit të taekwondosë në tërësi, për rëndësinë dhe popullaritetin që gëzon ai kudo nëpër botë por dhe për angazhimin e madh që kërkon ky lloj sporti. Ndërkohë, kryetari i Asociacionit të Taekwonosë së Malit të Zi, Mirosllav Ivanisheviq, ka falënderuar të gjithë të pranishmit duke shprehur kënaqë-
si që në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit të Koresë së Jugut, kanë organizuar këtë ngjarje sportive, këtë spektakël demonstrimi, duke thënë se nuk është vetëm demonstrim i fuqisë dhe i teknikave të ndryshme por është një filozofi e tërë e cila kërkon inteligjencë, liri dhe fuqi të plotë të kreativitetit shpirtëror. Këta mjeshtër të mëdhenj për më shumë se një orë ngjallën te publiku i pranishëm një adrenalinë të jashtëzakonshme ku secili brohoriste me zë shumë të lartë, duke i mbështetur ata
fuqishëm e duke i duartrokitur për mjeshtrinë e tyre unike e të rrallë gjatë thyerjes së dërrasave nga pozicione të ndryshme. Në fund të këtij manifestimi për skuadrën demonstruese së bashku me trajnerët dhe instruktorët e tyre, janë ndarë disa çmime dhe falënderime nga ana e Komitetit Olimpik të Malit të Zi, në emër të të cilit ka përshëndetur Igor Vushuroviq i cili më pas ka nderuar me çmime skuadrën demonstruese të kësaj mbrëmjeje sportive nga Koreja t. u. e Jugut. E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
33
SPORT
Në Kampionatin Ballkanik të Kik-boksit për juniorë dhe seniorë në Bijello Pole
Katër medalje për garuesit e “Albulenës”
Garuesi me përvojë Emir Dervishi dhe garuesi tjetër Ardit Astafa janë shpallur nënkampionë të Ballkanit. Dervishi (-81kg) ka fituar medalje të argjendtë në disiplinën lou-kik për seniorë, kurse Astafa (-79kg) në disiplinën kik-lajt për seniorë. Ndërsa dy garuesit tjerë të Klubit të Kik-boksit “Albulena”, Antonio Llukiq (-69kg) dhe Ivo Kovaçeviq (-57kg) kanë fituar medalje të bronzta në disiplinën kik-lajt për juniorë Garuesit e Klubit të Kik-boksit “Albulena” kanë fituar katër medalje në Kampionatin Ballkanik të Kikboksit për juniorë dhe seniorë, i cili është mbajtur në fundjavë në Sallën e Sporteve “Nikoljac” në Bijello Pole. Dy prej tyre, garuesi me përvojë Emir Dervishi dhe garuesi tjetër Ardit Astafa janë shpallur nënkampionë të Ballkanit. Dervishi (-81kg) ka fituar medalje të argjendtë në disiplinën lou-kik për seniorë, kurse Astafa (-79kg) në disiplinën kik-lajt për seniorë. Ndërsa dy garuesit tjerë të Klubit të Kik-boksit “Albulena”, Antonio Llukiq (-69kg) dhe Ivo Kovaçeviq (-57kg) kanë fituar medalje të bronzta në disiplinën kik-lajt për juniorë. Katër anëtarët e Klubit të Kik-boksit “Albulena”, të cilët shoqëroheshin nga trajneri i tyre Agron Ujkashi,
34
Javore KOHA
E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
kanë përfaqësuar Malin e Zi në Kampionatin Ballkanik. Përndryshe, kik-boksierët e Malit të Zi kanë fituar 24 medalje, prej të cilave gjashtë medalje të arta, nëntë medalje të argjendta dhe nëntë medalje të bronzta, duke zënë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në Kampionat. Vendi i parë në renditjen e përgjithshme i ka takuar Serbisë, e cila ka fituar 12 medalje të arta, kurse vendi i dytë Bosnje e Hercegovinës me dhjetë medalje të arta. Përzgjedhësi i përfaqësueses së Malit të Zi, Goran Radonjiq, ka thënë se Kampionati Ballkanik ka qenë shumë i suksesshëm për kik-boksin e Malit të Zi. “Edhe në lou-kik, edhe në kik-lajt përfaqësuesit tanë kanë qenë në nivel, për çfarë më së miri flasin medaljet. Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen dhe presim që në
Kampionatin Ballkanik në Budapest, në muajin nëntor, të arrijmë rezultate të shkëlqyera”, ka theksuar ai. Në lou-kik, seniori më i mirë është shpallur Novak Radulloviq nga Serbia, kurse juniori më i mirë En-
“
Kik-boksierët e Malit të Zi kanë fituar 24 medalje, prej të cilave gjashtë medalje të arta, nëntë medalje të argjendta dhe nëntë medalje të bronzta, duke zënë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme në Kampionatin Ballkanik
SPORT
sar Kozo nga Bosnja dhe Hercegovina. Në disiplinën tjetër, kik lajt, seniorja më e mirë është shpallur Zehri Asllan nga Turqia dhe juniorja Ivana Radiq nga Bosnja e Hercegovina. Në Kampionatin Ballkanik të Kikboksit për juniorë dhe seniorë, i cili
është organizuar nën patronatin e Komunës së Bijello Poles, kanë marrë pjesë tetë përfaqësuese. Përpos Malit të Zi pjesëmarrës kanë qenë edhe Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova, e cila ka marrë pjesë për të parën
herë në këtë kampionat, duke fituar katër medalje (një medalje të artë, dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë). Kampionati Ballkanik i radhës do të mbahet vitin e ardhshëm në Sarajevë. i. k. E ENJTE, 28 SHTATOR 2017
Javore KOHA
35