KOHA Javore Podgoricë e enjte, 5 tetor 2017 Viti XVl Numër 784 Çmimi 0,50
Njeriu mediokër ISSN 1800-5696
Performanca serioze, dëshmi e traditës muzikore
Ndahet nga jeta albanologu i njohur kanadez Robert Elsie
PËRMBAJTJE
4
10
Kërkesat për pavarësi në Europë, rajonet që shfaqin tendenca 8
Miratohet Ligji kontravers për planifikimin hapësinor
Një roman që komunikon me botën shqiptare
Kërcënim serioz ndërkombëtar
14
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon & fax: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me, www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
PËRMBAJTJE
16
20
Dramë kombëtare mbi përpjekjet e vullnetarëve shqiptarë të Ulqinit 18
Arti dhe akti i rezistencës
Drejtimi profesional do të zbuste problemin e punësimit në të ardhmen 32
Zëri i buçet nga shpirti, kënga i gufon nga zemra KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 5 tetor 2017 Viti XVl Numër 784 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e Njeriu mediokër dëshir nhjëet ma o t i tr je a e T
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Performanca serioze, dëshmi e traditës muzikore
Ndahet nga jeta albanologu i njohur kanadez Robert Elsie
muzikore dëshmi e traditës Performanca serioze,
kanadez Robert Elsie albanologu i njohur Ndahet nga jeta
Njeriu mediokër
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në Kuvendin e Malit të Zi
Miratohet Ligji kontravers për planifikimin hapësinor Podgoricë – Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar të shtunën Ligjin mbi planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve me të cilin definohet në mënyrë gjithëpërfshirëse fusha e planifikimit hapësinor dhe mënyra dhe kushtet e ndërtimit dhe legalizimit të objekteve informale. Për këtë ligj kanë votuar 41 deputetë të koalicionit qeverisës, ndërsa i vetmi deputet që ka votuar kundër ka qenë deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Genci Nimanbegu, njëherazi nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Ai më herët ka parashtruar 16 amandamente në këtë Propozimligj, të cilët nuk janë mbështetur nga shumica parlamentare. Ligji i propozuar nga Ministria për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm është kritikuar dhe ka shkaktuar debate të shumta politike dhe pro-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
fesionale për shkak të centralizimit të planifikimit hapësinor dhe marrjes së kompetencave qeverisjeve lokale në fushën e planifikimit. Pothuajse të gjitha komunat bregdetare janë shprehur kundër zgjidhjeve që ofron ligji i ri. Pas shtyrjes së debatit në Kuvendin e Malit të Zi, për shkak të harmonizimit të disa çështjeve kontestuese, propozimligji ka fituar mbështetjen edhe të deputetëve të Partisë Boshnjake, Partisë Liberale dhe të Iniciativës Qytetare Kroate, deputeti i së cilës fillimisht ishte shprehur kundër këtij propozimligji. Deputeti Genci Nimanbegu është shprehur se ky është një ligj i cili i përjashton të drejtat që aktualisht i kanë vetëqeverisjet lokale. Pas miratimit të Ligjit për planifikim hapësinor, ai ka theksuar se do të
ftojë urgjentisht Koalicionin “Shqiptarët të vendosur”, ku përpos Forcës së Re Demokratike bëjnë pjesë edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, për t’u deklaruar nëse do të prishin koalicionin me partitë e pakicave dhe PDS-në. Sipas tij, njëri ndër parimet e marrëveshjes së koalicionit me partitë e pakicave ka qenë decentralizimi, të cilin duke votuar këtë ligj e kanë shkelur deputetët e Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Qytetare Kroate. Ndërkaq, Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar ka deklaruar se miratimi i Ligjit për planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve në Kuvendin e Malit të Zi paraqet fitoren përfundimtare të politikës ndaj profesionit, interesit privat ndaj atij publik dhe korrupsionit ndaj sundimit të ligjit. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Më në fund
Fillon ndërtimi i segmentit rrugor Krythë-Ulqin Ulqin – Pas shumë shtyrjesh, këto ditë ka filluar ndërtimi i segmentit rrugor Krythë-Ulqin, me gjatësi prej 13.5 kilometra, pjesë e rrugës Ulqin-Sukubinë. Punimet me vlerë prej 5 824 687 euro do t’i kryejë kompania nga Danillovgradi “Met&Alu Plast”, e cila është shpallur fituese në tenderin e fundit. Punimet janë planifikuar të zgjasin 360 ditë, që do të thotë se do të përfundojnë në shtator të vitit të ardhshëm. Investitor i projektit është Ministria e Transportit dhe e Detarisë, gjegjësisht Drejtoria për Komunikacion. Nga kjo ministri kanë bërë të ditur disa detaje teknike. Projektues kryesor i rrugës është inxhinieri i ndërtimtarisë Radivoje Mileusniq, mbikëqyrjen do ta
bëjë firma “Građevinski nadzor i laboratorijska ispitivanja” nga Podgorica, kurse dokumentacionin teknik e kanë hartuar “DB inženjering” nga Beogradi, “Mehanizacija i programat” nga Nikshiqi, si dhe “Geotehnical Projects-Consulting”, “Tekton group” dhe “Institut sigurnost” nga Podgorica. Paratë për ndërtimin e rrugës magjistrale Ulqin-Sukubinë janë siguruar nëpërmjet kredisë së Bankës Evropiane për Investim. Për shkak të kryerjes së punimeve, firma ndërtuese ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të qarkullimit në këtë segment rrugor, në periudhën kohore nga ora 9.00-11.00 dhe 13.00-15.00. Dy segmentet tjerë të kësaj rruge, Sukubinë-Katërkollë dhe KatërkollëKrythë, kanë përfunduar vite më parë,
ndërsa rikonstruktimi i segmentit rrugor Krythë-Ulqin, është shtyrë që disa vjet për arsye se, për shkaqe të ndryshme, kanë dështuar disa tendere për ndërtimin e këtij segmenti. Ministria e Transportit dhe Detarisë, gjegjësisht Drejtoria për Komunikacion, ka sqaruar se aktivitetet për ndërtimin e këtij segmenti kanë filluar në vitin 2014, por ndërkohë kanë hasur në disa probleme që nuk janë varur prej tyre, por për shkak të procedurave të tenderit. Segmenti rrugor Ulqin – Sukubinë konsiderohet një prej rrugëve me trafik të rënduar, sidomos gjatë sezonit të verës, kur edhe numri i automjeteve që kalojnë nëpër këtë rrugë dhe vendkalimin kufitar Sukubinë-Muriqan rritet i. k. ndjeshëm.
E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Njeriu medi Qani Osmani
Fjala mediokritet vjen nga fjala latine mediocritas, me të cilën Ciceroni, Lukrecie, Seneka dhe shumë shkrimtarë, oratorë dhe filozofë e të tjerë i kishin pagëzuar njerëzit me aftësi, mundësi, prirje dhe me vlera-mesatare. Me këtë shprehje ata etiketonin të gjithë bashkëvendësit e vet që s’kishin prirje të radhiteshin në krye të rreshtit, por as nuk pajtoheshin të gjendeshin diku në fundin e tij. Romakët e mëdhenj i kishin pagëzuar me këtë shprehje, pra, individët mesatarë, që e ndjenin veten të sigurtë ndërmjet të parëve dhe të fundmëve, duke ju shmangur ashtu peripecive, nëpër të cilat mund të kalojnë të parët dhe përbuzjeve, të cilave mund t’ju nënshtrohen të fundit. Me këtë shprehje ne sot nënkuptojmë më tepër se ç’kanë nënkuptuar filozofët, oratorët dhe shkrimtarët romakë. Shprehja mediokritet, përpos kuptimit të saj burimor, është pasuruar edhe me kuptime të reja, të cilat ia ka dhuruar jeta e saj e gjatë. Për këtë arsye çdo përpjekje që përmbajtja e kësaj shpre-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
hje t’i nënshtrohet ndonjë definicioni do ta ngushtonte kuptimin e saj, duke ia shkurtuar ashtu lexuesit mundësinë që të krijojë një përfytyrim sadopak të plotë e të tërësishëm mbi mediokritetin. Një nga tiparet që zakonisht e shoqëron njeriun mediokër është indiferenca, përballë krizave shoqërore dhe politike, të cilat edhe shpesh ato burojnë nga përgjegjësit politik, mediokrit duke u përpjekur për t’i kaluar ato vështirësi, bëhen të padukshëm, të përkulshëm, të heshtur dhe konformist. Ata presin çastin e volitshëm të ndonjë përfitimi personal. Me dëgjueshmërinë e tyre deri në mjerim të servilizmit ngritin karrierat e tyre shoqërore, politike e shkencore. Ata janë nuhatës e arrivistë të hollë të gjendjeve dhe rrethanave të ndryshme. Shpesh herë u afrohen të tjerëve me butësi, me interesim e dashamirësi deri sa të arrijnë qëllimet e tyre të errëta dhe në fund ndahen nga ata njerëz kinse të lënduar, të prekur nga ndonjë fjalë e të fyer në ndonjë parim, ani se ata nuk i njohin dhe nuk dinë fare për parime njerëzore. Njerëzve mediokër shpesh u pëlqen që të mos e ndajnë negativen nga pozitivja, pohimin nga mohimi dhe heshtjen nga deklarimi. Për një çështje të caktuar ata më mirë e më lehtë do të mjaftoheshin me heshtjen, servilizmin dhe kurrë nuk shohin me respekt të gjitha
mendimet kontradiktore. Nëse dikush është i bindur në të vërtetën, mediokri akuzohet për vetëbesim të tepruar. Ai ka shumë krenari, edhe pse nuk e di se çfarë është krenaria. Një lakmi të tillë njeriut mediokër do t’i kishte vetëm i afërti me servilin, i cili mediokrin do ta konsiderojë të mençur, të rezervuar dhe do ta admiroj për delikatesë mendimi e lavdërimi. Njeriu mediokër shpesh shpërthen në deklarata të stuhishme dhe përjashton propozimet e kundërta, por i tillë nuk është vetëm atëherë kur dikush nga të diskutuarit është miku, familjari apo i afërmi i tij. Ai nuk shërbehet me të vërtetat dhe kënd shikimet e tija janë tejet të ngushta. Mediokri është njeri pa dinjitet dhe një falsifikues i së vërtetës. Në virtytet e tij ekzistojnë turbullira, hije dhe në ndërgjegjen e tij nuk ekziston asnjë ndjejnë nderi. Në mungesë dinjiteti mediokrit janë si kopetë, skllevër në shërbim të injorancës. Mediokër është ai person që pa u përpjekur fare përfiton nga burimet shoqërore. Ai që në fushën e marrëdhënieve njerëzore mashtron dhe mashtrimi bëhet historia e jetës së tij dinake. Në veprimet dhe fjalorin e tij mungojnë kapacitetet e vuajtjes dhe të besnikërisë. Këta njerëz shpejtë tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Maskimi i tyre është i shkurtër në hapat e pabe-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
VËSHTRIM & OPINION
Në epokën tonë shoqërore, politike e kulturore në të cilën po kalojmë, jeta e përditshme frymon me një adhurim dhe me një ushtrim të lirë të karaktereve të ndryshme njerëzore, profesionale e mendore. Një ndër defektet e karakterit që po e përcjellin njeriun e ditëve tona është edhe mediokriteti i cili perceptohet si një defekt i mendjes, si një harlisje e disa njerëzve tanë. Madje edhe si një lloj sëmundjeje e pashërueshme që kërkon një terapi shoqërore
iokër sisë, frikës, zilisë e injorancës. Me pak fjalë, njerëzit e varfër shpirtërisht nuk janë të besueshëm për shkak të vlerave dyshuese të fisnikërisë së tyre. Për njeriun mediokër lumturia e tjetrit shikohet me zili dhe kjo gërryen zemrën e tij sikur një acid i ashpër. Sadizmi i tij buron nga vuajtja e të tjerëve. Kur të tjerët vuajnë mediokri duket se ndjen lumturi. Njerëzit e zakonshëm përdorin imagjinatën e tyre për të krijuar ideale të cilat u japin atyre një jetë të kuptimshme plot begati, ndërsa mediokri mësohet se si duhet të lakohet, si të bëhet protagonist i interesave vetjake. Mediokrit nuk pranojnë idetë e reja pozitiviste të kohës, ata në mënyrë narcisoide i besojnë dhe i gëzohen vetvetes dhe ideve të tyre dhe si të tillë ata janë dele të kopesë primitive. Nga ana tjetër, njeriu mediokër ka për zili dhe xhelozi idealistët, njerëzit pragmatikë të veprimeve shoqërore. Mediokri pareshtur bën përpjekje për të njollosur apo edhe rrënuar ndonjë veprim fisnik dhe këtë e bën nga frika se këto parime ngrihen mbi demaskimin dhe ekzistencën e tij. Mediokriteti shpesh është edhe mendjemadh. Spektri shpirtëror i njeriut të tillë është në gjendje të errët. Njeriu i tillë kurrë nuk gjen thjeshtësinë njerëzore, bukurinë konkrete të mirësisë dhe si i tillë ai është një mburravec i
përhershëm para rrethit dhe shoqërisë. Ky njeri kënaqet me një post, me një detyrë të cilën e ka zënë në shoqëri. Ky njeri e mban veten se ka merita të jashtëzakonshme prandaj edhe është shpërblyer për të qenë një drejtor apo udhëheqës i ndonjë dikasteri etj. Ai jo rrallë edhe keqpërdor këto detyra, abuzon me këto përgjegjësi. Përfiton nga posti e detyra. Kushtëzon njerëzit e zakonshëm, kolegët e punës dhe sillet me një kapadaillëk frustrues sikur ai të ishte qendra e lëvizjes së botës. Personi mediokër në nivel grupor është një shoqërues i keq brenda një grupi ose ekipi. Ai nuk është një i dedikuar për t’u përballur në rast të ndonjë emergjence, ose në situatat më të cilat aktiviteti përbën rreziqe të ndryshme. Njeriu mediokër është ai që nuk qëndron në kuptimin e jetës së tij, qoftë për mirë apo për të keq. Në këtë rast, njeriu i tillë nuk ka absolutisht asgjë të përbashkët për t’u u cilësuar si njeri i famshëm ose një figurë politike. Njeriu mediokër pavarësisht titullit, rolit të tij në shoqëri, postit politik apo shkencor, nuk posedon asnjë ide për t’u përballur me sfidat e shoqërisë. Ideja e tyre është vetëm vetvetja dhe mënyra se si duhet për t’u bërë i pasur materialisht, se si duhet manipuluar e falsifikuar qoftë të vërtetat historike apo edhe të vërtetën reale. Pa këto
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
deformime mendore njeriu i tillë nuk ka idenë se si duhet jetuar. Personazhet e mediokritetit duhet thënë se janë njerëz të neveritshëm. Premisat e kësaj neveritje ndoshta duhet shpjeguar më shumë tek një pjesë e rinisë së sotme. Ata duhet inkurajuar për të ruajtur me kujdesin më të madh vlerat, dinjitetin dhe idealet tyre. Njerëzit e dinjitetshëm, të rinjtë dhe inteligjenca njerëzore asnjëherë nuk duhet t’i dorëzohen rrjetës për tu shndërruar në forcë pasive të shoqërisë. Njerëzit e devotshëm dhe intelektualët e vërtetë vazhdimisht duhet të përballen me dukuritë mediokre, duke luftuar rehatinë dhe injorancën e tyre e cila është e pavlefshme si për vetë mediokrin, po ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi. Njeriu mediokër, në të vërtetë nuk është ndonjë përjashtim i jetës sonë e cila është e stërmbushur me përkeqësime dhe dukuri negative nga më të ndryshmet. Gjëja më e çuditshme është që rrethi dhe populli nuk denjon t’i japi hapësirën që ai të ngritët mbi njerëzit e merituar, intelektualët e vërtetë, krijuesit e çdo lëmi. Të tilla janë dukur të jenë edhe fushatat e partive politike, ku elektorati shpesh ka rënë në kurthet e verbëta të njerëzve të cilët me paraqitjen e tyre kanë pasur pamje engjëlli e përmbajtje mediokri. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Deutsche Welle
Kërkesat për pavarë rajonet që shfaqin te
Përkundër vullnetit të Madridit, qeveria rajonale e Katalonjës mbajti një referendum për pavarësinë. Por nuk është vetëm Katalonja që kërkon pavarësinë në Europë, pasi ka edhe rajone të tjera që dëshirojnë shkëputjen nga qeveritë qendrore. Në gjysmën lindore të Europës shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e ish-Jugosllavisë kanë bërë që të krijohen shumë shtete të reja. Në Europën Perëndimore në të kundërt duket se shtetet e vjetra nacionale janë të konsoliduar prej kohësh. Por në këto themele gëlon dëshira për pavarësi e rajoneve në një sërë vendesh europiane, madje në disa prej tyre ka edhe përpjekje militante. Shanset për realizimin e një kërkese të tillë janë të ndryshme në vende të ndryshme.
Katalonja
Askund tjetër në Europë nuk është kaq e fortë tendenca për pavarësinë sa në Katalonjë. Ndërsa në kohën e diktaturës së Frankos shtypje ndjenja katalonjase, rajoni tashmë ka arritur një masë të gjerë autonomie politike
8
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
dhe kulturore – ndër të tjera edhe duke pasur parlamentin e vet rajonal. Por kjo nuk u mjafton shumicës së 7,5 milionë katalonjasve. Ata duan një shtet më vete, kryesisht për arsye ekonomike. Ata thonë, se Katalonja është rajoni më i pasur prej nga thith shteti spanjoll në tërësi. Rreth 20 përqind e produktit bruto spanjoll në vend realizohet në rajonin lindor përreth Barcelonës. Më 1 tetor qeveria rajonale ka shpallur referendumin për pavarësinë. Qeveria konservatore në Madrid e Mariano Rajoyt e refuzon referendumin dhe e konsideron atë antikushtetues e po përpiqet juridikisht e madje edhe me forcën e policisë që ta bllokojë atë duke sekuestruar fletët e votimit.
Rajoni i baskëve
Shumë katalonjas orientohen nga rajoni i baskëve. Në të gjithë Spanjën qeveria qendrore në Madrid mbledh taksat dhe i shpërndan ato në rajone të veçanta – por jo në rajonin e baskëve dhe në provincën që i përket atij Navarra me kryeqytet Pamplonan. Rajoni i baskëve i administron në
mënyrë të mëvetsishme taksat dhe i paguan një shumë minimale Madridit. Rajoni i baskëve është ekonomikisht më i dobët se Katalonja. Ndonëse edhe nacionalizmi bask dhe gjuha baske janë shtypur nën diktaturën e Frankos, një pakicë e vogël e nacionalistëve të sotëm baskë është militante. Organizata baske në ilegalitet, ETA, në rreth 50 vjet ka vrarë mbi 800 vetë, për trë arritur qëllimin e vet shkëputjen nga Madridi. Më 2011 ETA hoqi dorë nga dhuna. Por as sulmet dhe as bisedimet politike nuk e kanë mundësuar një referendum, pa folur më për pavarësinë. Një referendum në nëntor 2014 u kthye në një votë simbolike. Vetëm qeveria qendrore në spanjolle mund të mbajë një referendum të tillë, sipaskushtetutës spanjolle, por qeveria në Madrid e refuzon atë po ashtu si edhe referendumin në Katalonjë.
Skocia
Qysh prej 300 vjetësh ekziston unioni mes Skocisë dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Por skocezët ka kohë që kërkojnë një au-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ësi në Europë, endenca tonomi më të zgjeruar. Një parlametn më vete ata e kanë. Por partia nacionale skoceze kërkon mëvetësinë. Më 2014 Londra lejoi referendumin për pavarësinë. Ndonëse shumica e skocezëve votuan kundër ndarjes, më 2016 fryma e pavarësisë u ringjall për shkak të referendumit ndaj BEsë në Britaninë e Madhe dhe procesin e daljes së saj nga BE-ja. Pas vendimit të britanikëve për daljen nga BE-ja kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon u orientua nga nacionalistët: përderisa zgjedhësit në Skoci kanë votuar me shumicë për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE, është e papranueshme, që Skocia automatikisht të dalë bashkë me Britaninë e Madhe nga BE-ja. Kur të bëhen të njohura më shumë detaje për brexit, në vjeshtën e vitit 2018 ajo do të mbajë një referendum për pavarësinë ngjashëm i në vitin 2014.
Flandra
Në zgjedhjete fundit parlamentare në Belgjikë më 2014 Aleanca e re flamande nën unter Bart De Ëever doli forca më e madhe politike në Flandër. De Ëever është i bindur, që shteti i tërë belg gjithsesi do të “shpërbëhet” dhe se Flandra pa Valoninë do të jetë më mirë ekonomkisht. Një Flandër të pavarur ai synon ta arrijë ëprmes bisedimeve. Separatizmi flamand është një rast i veçantë: Belgjika gjithsesi përbëhet nga flamandët që flasin holandisht dhe valonët që flasin frëngjisht duke përfshirë këtu edhe komunitetin gjermanofon dhe Brukselin që ka dy gjuhë zyrtare. Ndëse Flandra shkëputet, Belgjika do të humbiste më shumë se gyjsmën e popullsisë si dhe forcën ekonomike. Nga Belgjika do të mbejet shumë pak. Pika më e nxehtë e debatit është në këtë rast statusi i Brukselit, që është edhe selia e BEsë dhe e NATO-s. Se çfarë do të ndodhte me Valoninë, është edhe kjo
e paqartë. Madje ideja e atashimit Francës, Luksemburgut apo madje Gjermanisë ka qarkulluar përkohësisht. Sidoqoftë debati tashmë është i tejkaluar e deri më sot belgët jkanë afruare dhe më shumë ndër vete.
“Padania”
Lëvizja separatiste në Veri të Italisë është e motivuar thjeshtë nga ekonomia. Veriu me rajonet e Lombardisë, Aostës, Piemontit, Ligurias, Venetos dhe Emilia-Romagnas realizojnë me ndërmarrjet e tyre industriale dhe bankat pjesën më të madhe të produktit social italian. Shumë italiano-veriorë besojnë, se Italia e Mesme dhe ajo e Jugut konsumojnë paranë e fituar me mund në Veri të vendit. Partia Lega Nord në vitet 1990 donte shkëputjen e plotë të veriut “Padanias”, që rrjedh prej emërtimit italian “pianura padana” për luginën e Posë. Sot Lega Nord është bërë më e moderuar. Tani ajo synon vetëm, që veriu ta mbajë për vete pjesën më të madhe të parave të xhiruara dhe t’i administrojë vet ato, në vend që ato t’i kalojnë Romës.
Tiroli i Jugut
Në Tirolin e Jugut bashkohen faktorë ekonomikë, historikë dhe kulturorë. Tiroli i Jugut deri në fund të Luftës së Parë Botërore i përkiste Perandorisë Austrio-Hungareze, më pas ai iu caktua Italisë. Pas fazës së italianizimit në kohën e Musolinit Tiroli i Jugut pas Luftës së Dytë Botërore fitoi më shumë autonomi politike dhe gjuhësore. Madje në pjesën më të madhe të ardhurat shtetërore ky rajon lejohet t’i mbajë vet. Tirolezët jugorë dukeshin për një kohë të gajtë të kënaqur. Por kriza e burxheve shtetërore i rindezi përkohësisht ndjenjat e separatizmit. Italia është pas Greqisë vendi me më shumë borxhe në Eurozonë, e ekonomia nuk po rimëkëmbët. Shumë tirolezo-jugorë,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të cilët janë mirë ekonomikisht, nuk duan të kenë të bëjnë me problemet e Italisë dhe prandaj kërkojnë “shkëputjen nga Roma”.
Korsika
Shteti francez prej kohësh është përpjekur, që ta spostojë nga jeta publike dhe në shkolla gjuhën krosikane në ishull. përpjekjet për autonomi janë luftuar. Grupet militante, kryesisht ai FLNC, për shumë vite janë përpjekur të shkëputen me dhunë nga Franca, duke kryer sulme kundër përfaqësuesve apos imboleve të shtetit të Francës apo edhe shtëpive të pushimit në kontinent. Më 2014 FLNC dekalroi se do të heqë dorë nga lufta në ilegalitet. Por potenciali i konfliktit mbetet: propozimet e rezervuara për autonomi të qeverisë socialiste franceze nën Lionel Jospin në vitin 2000 e nxorrën opozitën konservatore në barrikada. Ajo besonte, se edhe rajone të tjera si Bretanja apo Alzasa mund të kërkonin pavarësinë. Tradicionalisht në Paris merren fare pak parasysh gjuhët rajonale, sepse tek to shihet të rrezikohet uniteti i vendit.
Bavaria
Fare pak bavarezë mendojnë soriozisht për krijimin e një shteti më vete. Por sidoqoftë Bavaria gëzon zyrtarisht qysh sot termin “shteti ilirë”. E me këtë Bavaria ka mundur të mbijetojë mirë. Ky është landi me sipërfaqen më të madhe ndër landet federale të Gjermanisë, me 13 milionë banorë ky rajon ka më shumë banorë se Suedia apo Portugalia dhe po ashtu ka rendimentin më të lartë ekonomik ndër landet federale. Nëse erkziston dëshira për më shumë mëvetësi të bavarezëve, atëherë kjo rrjedh kryesisht prej kompensimit financiar mes landeve, sistem ky përmes të cilit harmonizohen pjesërisht dallimet në mirëqenie mes landeve të pasura dhe të varfëra. Bavaria do të preferonte të paguante më pak në arkën e përbashkët. Por edhe këtu ka separatistë të mirfilltë. Politikani kristiansocial Wilfried Scharnagel në librin e botuar më 2012 bën thirrje, se “Bavaria mund t’ia dalë edhe vetëm” duke kërkuar kështu shkëputjen nga njësia e shtetit gjerman. Por deri më tani nuk ështëkrijuar ndonjë levizje më e madhe se kaq. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Dezinformimi rus në rrjetet sociale
Kërcënim serioz nd
Kohët e fundit, mediat amerikane dhe evropiane kanë shkruar dhe komentuar me shqetësim duke dhënë të rrejshme anembanë botës, me qëllim për të avancuar agjendat e politikave të Kremlinit. “Desinforma të çorientuar, ose për të futur në rrugë të gabuar, veçanërisht i referohet propagandës së përhapur nga n Këtij shqetësimi publik në rritje e sipër në media perëndimore, i janë bashkuar edhe institucione qeveri institucioneve është edhe Kongresi amerikan
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Këto ditë, Komisioni i Helsinkit i Shteteve të Bashkuara, organizoi një forum ose një sesion dëgjimor për të diskutuar desinformimin rus, -- përhapjen e lajmeve të rreme – fenomen ky të cilin ekspertet e cilësuan si kërcënimin më të madh ndërkombëtar, kërcënim që bën të mundur dhe justifikon agresionin nga ana e Rusisë, si brenda vendit ashtu edhe në mbarë rajonin e 57 vendeve anëtare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, (OSBE-së). Komisioni i Kongresit amerikan u shpreh se dezinformimi rus, me anë të përhapjes së lajmeve të rrejshme, i shërben interesave strategjike ruse të regjimit të Putinit, duke shkelur rëndë normat dhe standardet e përcaktuara të OSBE-së, duke filluar nga abuzimet me të drejtat bazë të njeriut brenda Rusisë e deri tek ndërhyrjet ushtarake në vendet fqinje si dhe ndërhyrjet ruse në zgjedhjet elektorale në disa vende, thuhet në njoftimin e Komisionit Amerikan të Helsinkit. Në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet elektorale, Fondi Marshall Gjerman njofton se ka dokumentuar ndërhyrjen ruse në zgjed-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
hje ose në çështjet politike të të pakën 27-shteteve, duke filluar nga viti 2004 e këtej, nëpërmjet fushatave dhe sulmeve kibernetike në rrjetet më të njohura sociale botërore. Në fjalën e hapjes së sesionit në Kongresin amerikan mbi këtë çështje – ku morën pjesë senatorë dhe kongresmenë nga të dy partitë politike kryesore të vendit --theksohet në njoftimin për median, se Senatori republikan i shtetit Kolorado, Kori Gardner nënvijoi kërcënimin serioz që paraqet përhapja e lajmeve të rrejshme nga Rusia ndaj rendit liberal politik ndërkombëtar dhe nënvijoi se si masat dezinformuese të ndërmarra nga Rusia, “minojnë sigurinë dhe shkelin të drejtat e njeriut të popujve në rajonin e vendeve anëtare të OSBE-së. Objektivi i Rusisë nepërmjet kësaj fushate”, shtoi senatori amerikan, “është që të përhapë frikën, të shkaktojë mosmarrveshje dhe keqkuptime midis palëve, me qëllim për të minuar institucionet demokratike dhe për të dobësuar institucionet politike dhe aleancat jetike Perëndimore, siç janë NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.” Ndërsa, kolegu i tij, Senatori demokrat i shtetit Mariland, Ben Kardin, vuri në dukje fushatën ruse të dezinfomimit, në lidhje me agresionin rus në Krime dhe në rajonin Donbas, duke theksuar gjithashtu përpjekjet ruse për të influencuar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Amerikë, duke nënvijuar se fushata të tilla ndermirën duke përdorur dhe duke përfituar nga institucionet tona
demokratike të hapura, me qëllim për të avancuar agjendat strategjike të Rusisë. Ndërkaq, bashkryetari i Komisionit të Helsinkit, Kongresisti republikan Kris Smith i shtetit Nju Xherzi – i njohur si mbrojtës i vendosur i të drejtave të njeriut anembanë botës -- i karakterizoi përpjekjet ruse të dezinformimit, si pjesë e një strategjie ruse të një “lufte hibride” që duhet të përballohet nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleatët e tyre, duke përdorur një strategji të një “mbrojtjeje hibride”, kundër dezinformimit aktiv të Rusisë. Në sesionin e Kongresit amerikan, javën e kaluar, mbi këtë temë, ishte i ftuar edhe Xhon Lansing, Drejtori i Bordit të Transmetimeve të SHBA, (BBG), kreu i agjencisë që ka nën mbikqyrje Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë dhe transmetues të tjerë qeveritarë. Z. Lansing në dësh-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dërkombëtar
ë alarmin mbi përpjekjet e Rusisë së Presidentit Putin për të përhapur lajme ation”, sipas fjalorit të Websterit, është informacion fals që ka për qëllim për një istitucion qeveritar kundër një shteti, një fuqie kundërshtare, ose medies. itare dhe joqeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Një prej këtyre
minë e tij para anëtarëve të Kongresit bëri një paraqitje të strukturave dhe të veprimtarisë transmetuese të enteve nen mbikëqyrjen e tij, si dhe rolin shpjegoi rolin që ato luajnë në neutralizimin e përpjekjeve ruse të dezinformimit. “Strategjia ruse” -tha përgjegjësi për transmetimin e programeve amerikane anë e mbanë botës --“përpiqet të shkatërrojë thelbin e vetë idesë të ekzistencës së fakteve dhe objektivitetit. BBG-ja po i përshtatet sfidës së re duke u ofruar audiencave anembanë botës një alternativë ndaj dezinformimit rus, me informacione dhe lajme objektive, të pavarura dhe profesionale”, u tha ai ligjvenësve amerikanë. Ndërsa Molly McKew, Drejtoreshë e“Fianna Strategies” i tha Kongresit se fushata e dezinfomimit nga ana e Rusisë, “është thelbi i një lufte që shteti rus ka ndërmarrë kundër Perëndimit
në përgjithësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara, në veçanti.” Ajo u foli ligjvënësve amerikanë mbi nevojën për një përgjigje të bashkërenduar mirë ndaj kësaj fushate ruse, nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe nga aleatët e tyre, ndërsa propozoi që ushtria amerikane të luajë një rol më të madh për të kundërshtuar përpjekjet ruse të dezinformimit. Melissa Hooper, Drejtoresha e “Human Rights and Civil Society Programs at Human Rights First”, i tha Kongresit se dezinformimi në fushën mediatike, është vetëm një prej metodave që përdor Moska për realizimin e agjendës së saj në nivel ndërkombëtar. Dezinformimi i Rusisë, shtoi ajo, “Është pjesë e përpjekjeje të koordinuara mirë, me qëllim që të ndërpriten dhe të sulmohen normat liberale të demokracisë perëndimore kudo që paraqitet mundësia, duke përdorur influencën e saj ekonomike, ndërprerjen e zgjedhjeve dhe dobësimin e institucioneve shumëpalëshe perëndimore.” Ajo veçanërisht theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Gjermani më 24 shtator dhe mundësinë që përpjekjet ruse të dezinformimit, të influencojnë rezultatin përfundimtar të tyre. Sesioni në Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbi përpjekjet ruse të dezinformimit në mbarë botën sidomos në rrjetet kryesore sociale, u mbyll me një paralajmërim të fortë nga Senatorja Xhinë Shahinë e shtetit Nju Hampshir. “Unë besoj”, u shpreh ajo, “se dezinformimi rus është një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
prej kërcënimeve më të mëdha me të cilën përballet sot demokracia jonë. Ky është një kërcënim ndaj themeleve të vetë demokracisë amerikane. Dhe kjo nuk ka asgjë të bëjë me republikanë ose me demokratë.” Ekspertët diskutuan gjithashtu edhe për efikasitetin e kundërmasave të marra nga Shtetet e Bashkuara ndaj dezinformimit rus, në platforma të ndryshme, përfshirë rrjetet sociale. Dhe nëse burimet aktuale buxhetore janë të mjaftueshme për t’u përballur me këtë kërcënim serioz ndaj rendit demokratik dhe nëse është i mjaftueshëm bashkpunimi aktual në luftën kundër manipulimit rus të rrjeteve sociale brenda vetë qeverisë së Shteteve të Bashkuara, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, Departamentin e Mbrojtjes dhe USAID-i, por edhe nëse bashkërendimi me aleatët e Amerikës në Evropë, është i mjaftueshëm. Senatori republikan i shtetit Kolorado, Kori Gardner – duke venë në dukje seriozitetin e situatës së krijuar nga përhapja e lajmeve false nga Moska – bëri në fund të forumit një paralajmërim se, “Objektivi përfundimtar i përpjekjeve për dezinformim nga ana e regjimit rus të Putinit, është për të zëvendësuar rendin aktual botëror të udhëhequr nga Perëndimi -- dmth, sundimi i ligjit dhe institucionet demokratike perëndimore -- me një rend të udhëhequr nga autoritarët, që kërkojnë nënshtrim të verbër e të pakundërshtueshëm ndaj pushtetit autoritar të tyre”. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Depot e mbeturinave përgjatë Malësisë dhe trafiku nëpër Tuz
Probleme që nuk ka
Mjedisi ku jetojmë do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete nga secilit individ, OJQ, qeveri e shtet, ku në sfera të ndryshme e të krijojnë imazh më joshës për vendin
Toni Ujkaj
Problemet dhe shqetësimet e ndryshme të njerëzve në përditshmëri nuk kanë të sosur. Çdo qytetar kudo që jeton, përballet me situata të këndshme, por dhe të pakëndshme dhe të pafavorshme për mirëqenie të tyre. Ata janë kërkues në çdo moment për të jetuar sa më mirë. Për të ngjasuar sadopak me një vend të zhvilluar dhe me një popullatë të civilizuar dhe vizionare, duhet punë, angazhim serioz dhe ndryshim rrënjësor. Natyra është një dhuratë nga perëndia e cila i është dhënë çdokujt në dispozicion, por për ta shfrytëzuar, mbrojtur e avancuar në mënyrën më efektive të mundshme dhe jo për ta degraduar, dëmtuar e shkatërruar nga dita në ditë dhe nëpërmjet formave të ndryshme siç po ndodh për fat të ke. Mjedisi ku jetojmë do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete nga secilit individ, OJQ, qeveri e shtet, ku të gjithë, në ndërveprim me njëritjetrin të punojnë në përmirësimin e kushteve jetësore, të investojnë në sfera të ndryshme e të krijojnë imazh më joshës për vendin. Në Tuz vite me radhë, vargut të problemeve të shumta që janë aktuale çdo ditë e çdo vit në këtë vend, i shtohet padyshim edhe hedhja e mbeturinave (vend e pa vend),
12
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
aty ku ditë për ditë, muaj për muaj e vit për vit përsëritet e njëjta situatë, depo të mbeturinave të cilat përveçse krijojnë imazh tepër të shëmtuar për vendin, ato mund të jenë dhe shkaktare të infeksioneve ose sëmundjeve të ndryshme për të gjithë ata të cilët gravitojnë përreth tyre. Përgjatë Malësisë nëpër zonën fushore për fat të keq, ka shumë lokalitetet ku njerëzit e papërgjegjshëm, vazhdojnë të ndërtojnë depo me mbeturina të cilat po bëhen shkaktar i përditshëm i dëmtimit të mjedisit, i shëmtimit e degradimit të tij, ndërsa ata që obligohen për eliminimin
e tyre nuk e kryejnë rregullisht pastrimin e mbeturinave, duke qëndruar në depo me javë dhe muaj të tërë.. Ndoshta ata të cilët veprojnë kështu çdo vit, kanë ende një mendësi të pandryshuar dhe nuk aspirojnë të jenë në hap me kohën dhe të bazohen mbi një rregull të jetës bashkëkohore. Por çfarë është më e keqja, askujt nuk i bie në sy një imazh i tillë, ndërsa kompetentët nuk angazhohen sa do të duhej që t’i evitojnë ato në kohën e duhur, ku çdo ditë kalojnë fëmijë, të rritur e të moshuar. Ky problem ende nuk është zbutur e as nuk ka gjetur një zgjidhje afatgjatë. Një neglizhencë dhe një indiferencë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
anë gjetur zgjidhje
u të gjithë, në ndërveprim me njëri-tjetrin të punojnë në përmirësimin e kushteve jetësore, të investojnë
e tillë ndaj kësaj problematike konkrete por edhe ndaj shumë çështjeve të tjera të cilat i vuan vite me radhë çdo banor i kësaj treve, e që kërkojnë ndryshim por nuk e kanë përjetuar ende, tregon qartë për mosinteresimin e atyre që i krijojnë këto depo por edhe një mosinteresim të administratës lokale e cila obligohet të dëgjojë shqetësimet e banorëve dhe të përmbushë nevojat jetike dhe thelbësore që duhet të gëzojë çdo qytetar, për të funksionuar dhe jetuar si njeri. Mendoj se do të duhej që kompetentët të mos rrinë indiferentë ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe
ndaj përmirësimit të kushteve të tyre, por të ndërmarrin masa konkrete, të veprojnë efektivisht ndaj plotësimit të kërkesave të qytetarëve, për t’ua ndryshuar imazhin e vendit ku jetojnë por dhe për të krijuar një përshtypje të mirë ndaj të gjithë atyre që e vizitojnë këtë vend qoftë përkohësisht ose në transit. Trafiku i rënduar në qarkullimin rrugor nëpër qendër të qytezës së Tuzit, shton edhe një problem jo më pak të rëndësishëm për banorët e kësaj treve, për çdo drejtues automjeti por edhe për të gjithë ata që e përshkojnë në transit këtë rrugë ndërkombëtare.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Ky fluks pritjesh dhe radhësh të gjatë të autokolonave të kategorive të ndryshme edhe pas përfundimit të sezonit veror, vazhdon të jetë aktual nga dita në ditë dhe assesi nuk po gjen zgjidhjen e duhur për të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Padyshim që rruga ndërkombëtare e cila nuk i plotëson kriteret për të qenë e tillë, e shton dukshëm fluksin në rrugë, por shkaktarët dhe fajtorët kryesorë për këtë rrëmujë trafiku, duhen kërkuar tek ata shoferë të cilët pa asnjë ndërgjegjësim, duke cenuar çdo rregull të kodit rrugor e duke mos respektuar tabelat e vendosura në rrugë, ndalojnë në mes të rrugës me minuta të tëra, por edhe parkojnë në vende ku parkimi është i ndaluar dhe sanksionohet. Pavarësisht faktit se janë të vendosura shumë qartë shenjat e qarkullimit rrugor dhe se policia pothuajse çdo ditë e monitoron këtë segment rrugor duke patrulluar e vendosur gjoba ndaj shkelësve të kodit rrugor, prapëseprapë edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra, ata ende nuk po ndërgjegjësohen por vijojnë si të tillë, të papërgjegjshëm duke krijuar një kaos të cilin e vuajmë që të gjithë. Ndërkaq, mendoj që ka ardhur koha të ndërmerren hapa konkretë në ndërtimin e një parkingu publik në Tuz, një projekt i cili tashme disa vjet premtohet dhe planifikohet por që as sot nuk ka ngjarë asgjë në këtë drejtim. Mungesa e një parkingu bashkëkohor është nevojë e kohës dhe do të evitonte dukshëm të gjitha këto parregullsi me të cilat ballafaqohemi çdo ditë nëpër këtë rrugë kaotike. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Mbi librin “Të gjithë njerëzit e mi” të shkrimtarit Zuvdija Hoxhiq
Një roman që komunik
Si çdo tekst letrar i prozës së gjatë edhe romani “Të gjithë njerëzit e mi” i ka të dyja shtresat q pozicionin që zë autori, i cili na ngjan se në raport me lexuesin shqiptar ka krijuar një lidhje afër dhe personazhit, që drejtojnë këtë komunikim Dr. Gëzim Puka Gjovalin Çuni “Të gjithë njerëzit e mi”, romani më i fundit i autorit malazez Zuvdija Hoxhiq, që vjen në sistemin tonë letrar i përkthyer, do të thoja mjeshtërisht, nga Dimitrov Popoviq, mbush një hapësirë të mirë të nevojës që ka lexuesi i sotëm shqiptar për letërsinë e fqinjëve tanë të ngjashëm. Letërsia bashkëkohore malazeze këtë autor e ka vendosur në majat e saj, por për ne si dhe për shumë lexues të tjerë shqiptarë, ai është ende i panjohur. Kjo mosnjohje e një shkrimtari që shkruan në gjuhën e fqinjëve malazezë deri tani është justifikuar me faktorë jashtëletrarë, por për fat erdhi koha të shijojmë prodhimin e freskët letrar të njëri-tjetrit. Kur prek me sy një tekst të panjohur dhe befasohet nga ai, lexuesi çuditërisht ndihet i lumtur, për arsye sepse shpeshherë letërsia e mirë befason dhe lumturon njëkohësisht. Kjo ndjesi të shoqëron deri në faqen e fundit, ndërsa shijon leximin e romanit. E përtypëm veprën dhe ligjërimin e saj në shqip, por me këtë rast edhe ndonjë shkrim kritik të bërë për të, qoftë në pasthënien nga Et’hem Mandiq, qoftë edhe nga ndonjë recensent tjetër, duke vërejtur se ka diçka të magjishme që e lidh këtë ligjërim, jo vetëm tematikisht me botën shqiptare, por edhe për nga teknika narrative, mënyra se si e prodhon artin e fjalës ky autor dhe si fjala artistike rrezaton në kontaktin me ne. Për të mos përsëritur me citueshmëri, mund të ndalemi vetëm
14
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
tek një aspekt gjuhësor, që spikat në prurjen përkthimore të kësaj vepre. Konkretisht është misteri i këndvështrimit në këtë vepër letrare, sidomos misteri se kush po rrëfen në roman. Mendojmë se lexuesi empirik do ta kishte përgjigjen e shpejtë: është autori. Në një rast tjetër do ta trajtonte si vepër memoristike. Në pikëvështrimin tonë, është shumë më tepër se kaq. Dikush këtu e ka trajtuar këtë rrëfimtari si të ngjizur me njëmendësinë bektashiane, që rreket të paraqesë një lloj ndërmjetësimi të diskurseve religjioze, aq të ndryshme në Bjeshkët e Nemuna, ku duket se më së shpeshti është skena hapësinore e këtij rrëfimi. Si çdo tekst letrar i prozës së gjatë edhe romani “Të gjithë njerëzit e
mi” i ka të dyja shtresat që përbëjnë një vepër letrare: historinë dhe rrëfimin. Duket se kjo e dyta lidhet drejtpërdrejt me pozicionin që zë autori, i cili na ngjan se në raport me lexuesin shqiptar ka krijuar një lidhje afërsie. Janë pikërisht lidhjet e brendshme emocionale e kuptimore nëpërmjet thënieve të rrëfimtarit dhe personazhit, që drejtojnë këtë komunikim. Le të citojmë një fragment në nisje të kreut 17. Ja si i drejtohet autori lexuesit: “A të kam treguar për Sheh Aganë? Njeri i mirë, tregtar i pashëm dhe i ndershëm, ka dhënë veresie, ka ndihmuar fukarenjtë, i matur, i ka besuar gjithkujt. Njeriu i mirë njihet në ditë të zymta. I erdhi një malësor që të blejë dy kile sheqer, ky ia peshoi, ndërsa u mendua…u mendua,
KULTURË
kon me botën shqiptare
që përbëjnë një vepër letrare: historinë dhe rrëfimin. Duket se kjo e dyta lidhet drejtpërdrejt me rsie. Janë pikërisht lidhjet e brendshme emocionale e kuptimore nëpërmjet thënieve të rrëfimtarit
kërkoi edhe dy. E, unë nuk mund të shes më, - i tha Sheh Aga. Si nuk mundesh! Po shih se ke? Ja ku e ke këtë pranë meje, Shqepon. Blije tek ai! Le të fitojë edhe ai diçka” (Zuvdija Hoxhiq, “Të gjithë njerëzit e mi”, Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë, 2017, f. 106). Ky lloj rrëfimi i subjektivizuar krijon një afërsi më të prekshme me lexuesin. Në këtë roman, marrëdhënia e autorit me lexuesin duket e thjeshtë në pamje të parë, por në të vërtetë është shumë e sofistikuar, pasi në vepër mbizotëron rrëfimi shumështresor, ku krahas zërit të autorit ndihet edhe zëri i shumë personazheve të tjera. Veç lojës vetore, në vepër ka edhe një alternim mjeshtëror të kohëve të foljeve, si dhe njëfarë shkallëzimi,
që formohet mes kohës së tashme dhe kohëve të së shkuarës, sidomos kohës së kryer. Mund të theksojmë se thyerja e rrëfimit përmes kalimit nga e kryera në të tashmen është një mundësi e mirë për krijimin e botës së magjishme të veprës, por edhe mënyra më e ndjeshme për të krijuar lidhjen emocionale midis autorit dhe lexuesit. Në përdorimin e këtyre kohëve rrëfimtare ka një analogji me ciklin e kreshnikëve (aq të përhapur në Ballkan), të cilin autori e ka përdorur edhe si paratekst në një nga historitë e tij. Po citoj: “Edhe atë pasdreke dolëm në shëtitje. Rrugica jonë u shkretua. Menjëherë, sikur dolën nga pylli, në rrugë dy meshkuj. Pos të tjerash, ecin, shihen, e kemi të qartë se janë nga anët tona dhe megjithëse njëri është më i bëshëm… Janë vëllezër. Duke u tallur, me gjysmë zëri shqiptova vargjet nga “krajishnikat” (Cikli i Kreshnikëve) Erë nuk ka, por bjeshka gjëmon Ja ku kemi Mujin e Halilin… Më dëgjuan dhe të çuditur u ndalën. “Kush jeni dhe nga na njihni?”- disi i pasigurt pyeti më i moshuari. “Jemi tanët”. U njohëm, folëm, pranuam të kthejmë një kafe. Bisedën e kemi vazhduar në çajtoren që kishim më afër. Kemi folur si më të njohurit e vjetër. Njerëz të thjeshtë dhe shpirtmirë, të vetmuar, dëshiruar për shoqëri dhe për biseda. Mujo dhe Halil Duraku u gëzuan se janë takuar me ne. Edhe ne na erdhi bukur dhe mirë. Gati me një naivitet fëmijëror dhe çiltërsi kanë folur për vete si me njeriun më të afërt, nga janë dhe pse kanë ard-
hur në Gjermani. Kanë ardhur sapo është përzier puna në Bosnjë. Janë nga Kladusha, nga Krajina, bjeshka e gjakosur, nën Kunarë, bjeshkën e gjelbër tamam si Hrnjica Mujo dhe Halil, për trimërinë dhe famën e të cilëve di gjithkush. Gjyshi ua ka dhënë emrat, që nipat të ngjajnë me ta. Jo për luftërat dhe betejat, mos ia jep o zot askujt, por për fuqi dhe bukuri. Për njerëzillëk. Kur një trimi ose bajraktari të dëgjuar i kanë uruar djalin, kanë thënë: Dhashtë zoti, ngjan me të atin… Ai u është përgjigjur me mençuri: Jo, mos e dhëntë zoti të jetë ashtu, por le t’i ngjajë kohës…” (Zuvdija Hoxhiq, “Të gjithë njerëzit e mi”, Shtëpia Botuese “Onufri”, Tiranë, 2017, ff. 153-154). Ky lloj rrëfimi zbulon aftësinë shpirtërore të autorit, trazimin e tij të ndjenjave, të cilat sa në mënyrë intuitiviste, ashtu edhe të ndërgjegjshme, gjejnë rrugën për të hyrë edhe në shpirtin e lexuesit shqiptar, që mes të tjerash është edhe lexues ballkanas, prandaj lidhet lehtësisht pas një autori tipik ballkanik. Fatmirësisht erdhi koha që faktorët jashtëletrarë të njëmendësisë së shkuar ballkanike, shumë agresivë gjer dje, të mos i përzihen më nëpër këmbë lexuesit, i cili kërkon të shijojë letërsinë pa sinorë që kufizojnë shijen e mirë të tekstit letrar. Përemri pronor “e mi”, në titullin e romanit, merr një kuptim më të gjerë në paraqitjen e tij para publikut shkodran. Që nga ky çast, Zuvdija Hoxhiq përmes librit “Të gjithë njerëzit e mi” do të na flasë si “të gjithë lexuesve të tij”. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Filozofia e interpretimit
Ron Salaj
1. Prelude
Le të fillojmë me një segment nga filmi “Ninotchka”, i prodhuar nga regjisori Ernst Lubitsch, në vitin 1939: dy protagonistët e filmit, Ninotchka dhe Léon, të ulur në kafene, në një bashkëbisedim jo t ‘këndshëm në mes tyre, Léon në tentativë e sipër për ta bërë t ‘qeshë Ninotchkën, i tregon një barsoletë: “një person hyn në një kafene, ulet në tavolinë dhe porosit një kafe pa krem. Pas pesë minutash kamerieri kthehet, dhe i përgjigjet: “na falni por nuk na ka mbet më krem, kemi vetëm qumësht. A mund t’ju sjell një kafe pa qumësht?”.
2. Adagio
Sipas Alain Badiou-së, filozofia varet nga katër kushte: arti, dashuria, politika dhe shkenca. Secila nga këto, në mënyrë të pavarur, përfaqësojnë një “procedurë të së vërtetës” [truth procedure]. Badiou thot se e “Vërteta është një inovacion en acte, singular në lokacion dhe rrethana, por universal në adresimin e tij” dhe se “një procedurë e së vërtetës e tillë mund të fillojë vetëm përmes një thyerje me situatën e zakonshme në të cilën ajo zhvillohet” – apo atë që Badiou e quan Ngjarje [Event]. Kështu që: Ngjarja, Subjekti, e Vërteta janë pjesë e një procesi të afirmimit që e sjell të vërtetën n ‘ekzistencë përmes subjekteve që i mbesin besnikë pasojave të ngjarjes. Kështu që, e Vërteta për Badiou-n ngjall logjikën e të qenurit të vërtetë ndaj diçkaje, e të mbajturit të së vërtetës mbi parime, persona, apo ideale. Ta ilustrojmë me dy shembuj (të marrë nga regjistri i Badiou-s), njëri nga kushti i dashurisë dhe tjetri nga kushti i artit/shkencës: dy të dashuruar që formojnë një Subjekt dashuror, por që thellë në rrënjë i mbesin besnik takimit të tyre që definohet si Ng-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
Arti dhe ak jarje. Apo, një artist ose shkencëtar i mbetet besnikë linjës kreative të hulumtimit e cila i hap horizonte për zbulime të reja ose thyerje me traditën e zakonshme. Badiou, katër kushtet e filozofisë i identifikon edhe si katër ‘tipe’ fundamentale subjektive: politike, shkencore, artistike, dhe dashurore [amoureux]. Dhe, secila nga këto katër tipa subjektive përfaqëson në vetvete një t ‘Vërtetë singulare. N’këtë shkrim do të merrem me Artin – apo më mirë të themi ngulfatjen e tij në kontekstin e Kosovës. Ngulfatjen artit në Kosovë duhet ta shtjellojmë në kontekstin e situatës filozofike. Çka do të thotë kjo? Badiou në librin e tij “Polemika” e shpjegon që situata filozofike është një takim. Një takim n ‘mes termave thellësisht të huaj. Badiou gjithashtu jep dy definicione për situatën filozofike. Definicioni i parë thotë: qartësoje zgjedhjen, vendimin. Ndërsa, definicioni i dytë thotë: qartësoje distancën n ‘mes fuqisë dhe t ‘vërtetës. Për të ilustruar këto, Badiou merr si shembull—n ‘fakt një ndër tre shembujt—filmin e jashtëzakonshëm të regjisorit japonez Kenji Mizoguchi – “Të Dashuruarit e Kryqëzuar” [The Crucified Lovers]. Padyshim një nga filmat më të mirë për dashurinë të prodhuar ndonjëherë. Për ata që se kanë parë filmin, duhet ta shpjegojmë shkurtimisht ngjarjen dhe përfundimin e filmit. Një grua e re është martuar me pronarin e një dyqani artizanal të vogël, një njeri i ndershëm që jeton në begati. Atij gjithashtu i pëlqen që të pijë alkool dhe t’i vëzhgoj gratë e tjera, jo domosdoshmërish në mënyrë amorale; por, ajo [gruaja e re] nuk e dashuron atë, nuk e dëshiron. Në skenë futet një djalë i rinj, i punësuar në dyqanin e vogël, në të cilin ajo dashurohet. Sigurisht, se në kohën
klasike ku Mizoguchi e vendosë filmin, gruaja e cila tradhton dënohet me kryqëzim. Dy të dashuruarit e ri, gruaja e martuar së bashku me punëtorin e ri, vendosin që të ikin në fshat. Kjo sekuencë, që përshkruan udhëtimin e tyre në pyje, në shtëpiza, liqeje dhe anije, është e jashtëzakonshme. Edhe pse burri i ndershëm mundohet që t’i mbrojë ata të dy, në fund burrat janë t’ obliguar që të denoncojnë tradhtitë bashkëshortore, përndryshe ata vetë do të japin përgjegjësi duke u konsiderua pjesë e asaj tradhtie. Gjithsesi, burri, dhe kjo është një provë që ai ende e dashuron gruan e vetë, mundohet që të fitojë kohë. Ai madje thotë se ajo ka shkuar tek prindërit e saj në fshat… Ai në t ‘vërtetë është burrë i mirë. Ai është një karakter shumë i bukur i filmit, një mediokritet i ngjeshur. Më n ‘fund të dashuruarit denoncohen dhe kapen. Ata merren për t’u torturuar. Në fund, ne i shohim sekuencat përfundimtare të filmit: dy të dashuruarit janë të lidhur mbrapa një gomari, ndërsa kamera i përcjellë ata duke ecur drejt vdekjes së egër; fytyrat e tyre kanë thjesht një shenjë buzëqeshjeje, një lloj fortifikimi në buzëqeshje. Ky imazh i fundit, shkruan Badiou, përkundrazi na thotë: dashuria është ajo që i reziston vdekjes. Në konferencën “La Femis” të organizuar me 1987, Gilles Deleuze gjatë ndërhyrjes së tij, citon André Malraux, duke thanë se “arti është diçka e tillë që i reziston vdekjes.”. Pikërisht në këtë sens, në ato pamjet mahnitëse, arti i Mizoguchit jo vetëm i reziston vdekjes por na ndihmon që të kuptojmë se dashuria gjithashtu i reziston vdekjes. Më tej, Deleuze flet mbi informacionin si një sistem të kontrolluar të ‘urdhër-fjalëve’ , që përdoren në çdo shoqëri. Megjithatë, përveç informacionit kemi edhe ‘kundër-in-
KULTURË
kti i rezistencës
formacionin’ [counter-information]. Për shembull, kemi shtete që janë nën regjime të egra diktatoriale ku, megjithatë, ekziston kundër-informacioni. Në kohën e Hitlerit, hebrenjtë që iknin nga Gjermania në shtetet të tjera, ishin të parët që tregonin për kampet e shfarosjes në Gjermani, njëkohësisht ata ishin edhe prodhuesit e këtij kundër-informacioni. Por, kundër-informacioni nuk është asnjëherë i mjaftueshëm për të bërë apo për të arritur diçka. Asnjë kundër-informacion nuk e ka trazuar kurrë Hitlerin, … përveç njëherë:
atëherë kur kundër-informacioni shndërrohet në mënyrë efektive në akt të rezistencës. Akti i rezistencës, vazhdon Delezue, nuk është as informacion e as kundër-informacion. Kundër-informacioni nuk është efektivë nëse nuk bahet akt i rezistencës, por, ekziston një afinitet thelbësorë ndërmjet punës artistike dhe aktit të rezistencës. Delezue gjatë përmbylljes së ndërhyrjes së tij në konferencën “La Femis”, thot se: “arti reziston, është ai çka reziston, edhe pse nuk është e vetmja gjë që reziston, por reziston. Dhe
prandaj kemi këtë lidhje të ngushtë ndërmjet aktit të rezistencës dhe punës artistike. Çdo akt i rezistencës nuk është punë artistike, edhe pse në njëfarë mënyre është. Çdo punë artistike nuk është akt i rezistencës, dhe prapë, në njëfarë mënyre është. Akti i rezistencës, siç duket, i ka dy fytyra: është njerëzore (humane) dhe, gjithashtu, është akt artistik. Vetëm akti i rezistencës i mbijeton vdekjes, qoftë përmes formës së punës artistike, ose përmes formës së luftës njerëzore (humane).”. (Vijon) E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Drama “Për mproje t’Ulqinit”
Dramë kombëtare m e vullnetarëve shqip Sipas revistës “Njeriu”, ishte një dramë e shkruar nga një student – Asim Lohja, e cila pritej të botohej së shpejti, por që ishte vënë në skenën e teatrit të Shkodrës e të Tiranës dhe kishte korrur një sukses të jashtëzakonshëm, për të cilin kishin shkruar fletoret e Tiranës e të Shkodrës
Hajrudin S. Muja
Një mik imi më dhuron një botim të vjetër të Revistës “Njeriu”, e përmuajshme shpirtnore dhe kulturore e organizatës “Drita hyjnore”, e cila u botua nga korriku 1942 deri në shtator 1944. Revista për të cilën po flas, i përket muajit shkurt të vitit 1943. Në të bëhet fjalë për një dramë “Për mproje t’Ulqinit”, për të cilën unë, por as shumica e lexuesve, nuk besoj se kanë dëgjuar. Ishte një dramë e shkruar nga një student – Asim Lohja, e cila sipas revistës, pritej të botohej së shpejti, por që ishte vënë në skenën e teatrit të Shkodrës e të Tiranës dhe kishte korrur një sukses të jashtëzakonshëm, për të cilin
18
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
kishin shkruar fletoret e Tiranës e të Shkodrës. Drama ishte ndarë në katër akte dhe shqyrtonte përpjekjet e vullnetarëve shqiptarë të Ulqinit, të cilin bashkë me Tivarin, Berlini ia kishte falë Malit të Zi. Dy aktet e para e paraqesin ngjarjen në Shkodër, fillimisht në një dhomë të vjetër shkodrane, ku pleqtë konsultohen për ndihmën që duhej çuar vëllezërve të tyre, dhe për përgjigjen që do t’i jepnin Pashës, i cili me çdo kusht mundohej t’i ndalte shqiptarët që të mos luftojnë kundër malazezëve. Akti i dytë, në oborrin e kështjellës së
Shkodrës, ku ishin mbledhur paria, refuzojnë ofertat e përfaqësuesit të Sulltanit, që mundohej me i thyer me para. Dy aktet e fundit paraqiten në Ulqin. Në aktin e tretë, një bareshë e vogël, e cila mendonte e brengosej për dhentë e saj, që nuk do të kishin më se ku t’i kullosin, mbasi armiqtë po grabisnin qytetin bashkë me kodrat e bukura, të cilat ajo aq shumë i donte. Në skenë paraqitet Drita, një vajzë e Shkodrës e fejuar në Shas, e veshur me rroba burri, që i kërkon plakut ulqinak vend dhe ndihmë kundër pushtuesve. Këtu gërshetohet dashuria e saj atdhetare dhe
KULTURË
mbi përpjekjet ptarë të Ulqinit
dashuria ideale që kishte për të fejuarin në Shas. Si e tillë, ajo luan rolin e djaloshit pa u vënë re. Jo më pak i prekshëm është edhe vajtimi i tokës dhe i ullishtave të plakut Bet, dhe kënga besatare, që djelmoshat këndojnë kur nisen në luftë: “Bini burra, bini djelm-e t’shkojm’ n’detyr na për Atdhe t’mos na trembin flak’ as zjerm-e pse sod near asht për ne.” Në aktin e katërt, i fejuari dhe e fejuara, japin shpirtin për lirinë e Atdheut. Në fundin e dramës katër kufoma, dy nga armiku dhe dy nga kreshnikët! Për vdekjen e dashnorëve, autori sjell tri zanat e malit, të
cilat duke kënduar bashkë, i mbulojnë me lule dhe njëzëri u hedhin fjalë lavdërimi: “Këto kufoma m’i bekue fillë prej qiellit na kem ardhë, dhe me lule m’i mbulue, pse kanë vdekë me faqe të bardhë”. Pastaj të tri zanat këndojnë veç e veç. Zana e parë: “Për Atdhe ai që mban vdekën, prej kurrkuj most e vajtohet, veç i thyemi të vajtojë veten vdekjes së thatë pse do ti shtrohet”. Zana e dytë: “Lum kush vdes për dhè të vet për gjuhë të parëve e për liri porta en qiellit hapt e prêt
dhe bashkohen me perri”. Zana e tretë: “Këto kufoma sot kunorzohen, me shpirt në qiell e trup në dhè dhe gjithmonë do të përkujtohen pse dhanë jetën për Atdhe”. Natyrisht, gjithë këtë histori, unë e nxora nga revista e lartpërmendur (shkurt 1943). Më falni për injorancën, por nuk kam dëgjuar ndonjëherë më parë për këtë dramë dhe nuk di nëse gjendet ndonjë botim ose ribotim i saj. Mendoj dhe shpresoj që njëra nga ndonjë shtëpi botuese, në një të ardhme të afërt, t’ia paraqesë lexuesit këtë dramë të shkruar me kaq përkushtim. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
Portret i rapsodit popullor: Rrustem Xhemë Ulaj
Zëri i buçet nga kënga i gufon n Rapsodët janë kategori e veçantë e interpretuesve të këngëve popullore, të cilët mesazhet dhe përmbajtjet krijuese i bëjnë më komunikuese, më intime dhe më masive. Ndër rapsodët e këtillë është lahutari dhe rapsodi i mirënjohur nga Vuthajt, zot i tri instrumenteve muzikore popullore: lahutës, çiftelisë dhe fyellit, Rrustem Xhemë Ulaj, i cili qysh në ditët e rinisë u rrit me këngën dhe rapsodinë e ushtroi edhe e kultivoi deri në shkallë të rapsodit profesionist. Janë të rrallë në krijimtarinë tonë gojore, artistët popullorë të kategorisë së Rrustemit. Para 77 vitesh, lindi në fshatin piktoresk, Vuthaj, të Komunës së Gucisë, mu rrëzë Alpeve Shqiptare. Ai si fëmijë filloi të bënte punë të rënda fizike, që të ketë një jetë sadopak mesatare sepse pa i mbushur gjashtë vjet mbeti jetim, meqë babai, mixha dhe vëllai iu vranë në Luftën e Dytë Botërore. Mirëpo edhe përkundër vështirësive që e përcillnin në jetën fëmijërore, në shpirtin e tij të njomë fshihej diçka e veçantë – dashuria për jetën, punën, sinqeritetin, bamirësinë, besnikërinë dhe virtytet tjera që e skalisin njeriun e ndershëm. Në moshën e adoleshencës, Rrustemi nisi të këndonte këngë malësorësh, këngë përkrye krahu, e në veçanti Këngën e tre shoshianëve dhe t’i bie e ta zotërojë artin e fyellit. Në këtë kohë u dashurua edhe në çifteli, sharki dhe lahutë, i frymëzuar nga këngëtarët dhe instrumentistët e vjetër dhe të mirënjohur nga Vuthajt dhe Martinajt, si: Selman Shpendi, Mehmet Brahimi, Brahim Haxhia, Smajl Salihi, Tahir Taka, vëllezërit Rizë dhe Hysen Zymedri, etj. Kështu Rrustemi u dashurua në folklorin tonë të bukur autokton e burimor, duke i përvetësuar dhe ushtruar mirë
20
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
këto instrumente historike dhe duke filluar të këndojë nëpër oda burrash, dasma, koncerte dhe festivale në të gjitha trojet shqiptare. Për dashurinë që kishte për folklorin, Rrustemi që nga viti 1962 i qaset punës në shkruarjen e teksteve të këngëve për historinë tonë të lavdishme, për trima dhe heronj të kombit, për burra e burrëresha, trima e trimëresha, si dhe këngë mallëngjyese të kurbetit. Në vitin 1969 i regjistroi këngët e para në Radio Prishtinë – 6 këngë me çifteli, nën mbikëqyrjen e mjeshtrit të madh të folklorit dhe të muzikës sonë kombëtare, Lorenc Antonit, tani të ndjerë. Në vitin 2007, po
ashtu incizoi një CD me 12 këngë të përcjella me lahutë e çifteli, si dhe tri melodi me fyell. Sipas rrëfimit të tij, por edhe të miqve, qysh herët ai e çmoi dhe e deshi jetën bukolike, kuptoi format e gjallimit dhe të ekzistimit të saj. Ai në mënyrë të denjë u vu përballë detyrës për të hulumtuar dhe për të gjetur temat me përmbajtje të fuqishme dhe me motive prekëse, rreth të cilave do të hartojë tekstin, në të cilin do të ndërtojë përmbajtjen dhe do të dërgojë mesazhin. Organizimi tematik dhe strukturimi i lëndës së interpretimit merr në spikamë dy momente thelbësore
MOZAIK
a shpirti, nga zemra
të këngës: fatin historik të njeriut shqiptar në përgjithësi, të Kosovës dhe të Diasporës, në këtë kontekst, në mënyrë të veçantë, fatin e njeriut shqiptar – të Vuthajve (ku lindi vet rapsodi Ulaj), të Plavës e Gucisë, por edhe të trojeve të tjera mbarëkombëtare shqiptare. Fati i njeriut shqiptar është temë që e preokupon rapsodin Ulaj, i cili duke i kënduar këtij fati me tekst e instrument denoncon dhe mallkon shkelësin, urren e kritikon metodat barbare të shtypjes e të dhunës që ushtrohen ndaj një populli autokton të urtë, demokrat e paqedashës. Këtë fat ai me kriter të rreptë e të
mprehtë e përcjell në vazhdimësi që nga koha e lidhjes shqiptare të Prizrenit, luftërat ballkanike, Lufta e Dytë Botërore, e këndej. Rapsodi Ulaj, realizimin konkret të idealit për liri e pavarësi e gjen tashti në luftën e Kosovës në vitin 1999, ku atje ngadhënjejnë fuqitë aleate të NATO-s dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rapsodi Ulaj, pos interpretimeve të këngëve me lahutë, sharki e çifteli, ai i vë përballë qëllimet që ta dëshmojë veten, pjesë të jetës së vendlindjes, por edhe të gjitha trojeve të tjera mbarëkombëtare përmes shkrimit të këngëve, artikulimet e porosisë së të cilave t’i bëjë pjesë të gjuhëve lokale të vendeve prej nga ato kanë burimin e inspirimit të tij. Elementet e gjuhës që ka përdorë autori, edhe pse janë lokale, kuptimisht si në sintaksë, ashtu edhe fonetikë, përcjellin në qartësi semantike konceptet logjike dhe gjithë botën e kuptimeve dhe të shqetësimeve emocionale që bartin tekstet e këngëve. Për të gjitha këto që i cekëm më lartë, Rrustemi vendosi që tekstet e këngëve të cilat i ka shkruar vetë t’i përmbledhë e t’i ruajë brenda kopertinave të katër vëllimeve: 1. “Zëri im” – 93 këngë (2011); 2. “T’i këndojmë bashkimit kombëtar” – 72 këngë (2012); 3. “Gjëmat e Limit” – 64 këngë (2015); dhe 4. “Jetimët” – 64 këngë (2015). Vëllimet në fjalë të autorit Rrustem Xhemë Ulaj, redaktor i të cilave është Sylë Osmanaj, i botoi Shtëpia botuese “BINDI” në Prishtinë në edicionin e bibliotekës Rapsodia dhe u shtypën në Shtypshkronjën TREND në Prishtinë. Tekstet e këngëve të përfshira në katër vëllimet e lartpërmendura të
autorit Ulaj, shquhen me ritëm e rimë të goditur dhe nocionet logjike. Figurat dhe metaforat poetike të këngëve janë të qarta, të afërta e gjithë përmbajtëse. Rrustemit (siç thotë ai), zëri i buçet nga shpirti, kurse kënga i gufon nga zemra, zë malësori, me tinguj të qartë e joshës, i buzëqeshur dhe i afërt me çdokënd, mahiçar dhe çehërli, si me pleq, ashtu edhe me të rinj. Rrustem Xhemë Ulaj, aktivitetin e vet e ka dëshmuar dhe shfaqur si anëtar i disa shoqërive kulturore -artistike në Kosovë dhe më gjerë, ndër të cilat veçojmë: SHKA “Bajrma Curri” Prishtinë (në vitin 1990 u nderua me mirënjohje); SHKA “Rilindja”, ku ishte koreograf i folklorit (u nderua me mirënjohje); bashkë me këngëtarin e mirënjohur Demir Krasniqi formojnë shoqërinë SHKA “Kosova” në Prishtinë; në Ansamblin folklorik “Rugova” të Rugovës; SHKA “Maja e Karajfilit” në Vuthaj të komunës së Gucisë dhe në SHKA “Bashkimi Kombëtar” që vepron në Nju Jork. Për aktivitetin e suksesshëm të punës së tij, Rrustemi është nderuar edhe me shumë dekorata dhe mirënjohje të tjera, ndër të cilat veçojmë Festivalin e lahutarëve nga të gjitha trojet shqiptare, të mbajtur në Lezhë të Shqipërisë në vitin 2010, ku u dekorua me “Çmimin e karrierës”. Edhe pse në pleqëri të thellë, Rrustemi ende është aktiv, tingujt e çiftelisë, lahutës dhe fyellit, kumbojnë në shtëpinë e tij familjare në Vuthaj, por edhe në Prishtinë dhe në Nju Jork të Amerikës, ku përkohësisht jeton, por edhe ndonjëherë në ahengje dasmash dhe manifestime folklorike të vendeve të ndrydhme të trojeve mbarëkombëtare shqiptare. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
Koncert i Ansamblit të Muzikës Kamertale “Pirolo” nga Gjakova në Qendrën e Kulturës në Ulqin
Performanca s dëshmi e tradi
Instrumentistët dhe grupacionet më të vogla të muzikës së dhomës trio, kuartete apo kuintete të këtij talentit edhe traditën muzikore të Gjakovës, qytetit nga vijnë Ulqin – Ansambli i Muzikës Kamertale “Pirolo” nga Gjakova shfaqi të shtunën mbrëma koncert të muzikës klasike në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës në Ulqin. Muzikantët e rinj nga Gjakova, pjesë të këtij ansambli, bashkë me dy instrumentistët nga Zvicra, Ola Sendecki në violinë dhe Lukas
22
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
Raaflaub në violonçel, shpalosën talentin e tyre në fushën e interpretimit muzikor, duke kënaqur publikun e pakët në numër, i cili pas çdo pike ka duartrokitur për ekzekutimin mjeshtëror. Instrumentistët dhe grupet më të vogla të muzikës së dhomës trio, kuartete apo kuintete të këtij ans-
ambli kanë bërë një performancë serioze, duke dëshmuar përpos talentit edhe traditën muzikore të Gjakovës, qytetit nga vijnë. Në repertorin e tyre kanë qenë pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë, si L. van Beethoven, C. Saint-Saëns, J. Haydn, A. Kurbatov, L. Boccherini, A. Honegger,
PANORAMË
Mungesa e publikut, alarm i kuq për artin dhe kulturën Më ka qëlluar shpesh që të ndjehem keq në aktivitete të ndryshme kulturore për shkak të numrit të vogël të publikut, sidomos kur janë të ftuar nga jashtë, por ajo që ka ndodhur në koncertin e Ansamblit të Muzikës Kamertale “Pirolo” nga Gjakova e tejkalon çdo kufi. Numri i pjesëtarëve të këtij ansambli serioz ishte pothuajse dyfish më i madh se numri i spektatorëve në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, prandaj ky është një alarm i kuq për institucionet e artit dhe kulturës. Madje nuk vijnë as ata që e kanë borxh të vijnë, që paguhen për organizimin e jetës kulturore të qytetit. Pavarësisht se nuk je në cilësinë e organizatorit, kjo gjendje të bën të ndjesh turp qoftë edhe si gazetar dhe keqardhje si qytetar i Ulqinit, i cili ia don të mirën qytetit të vet.
serioze, itës muzikore
j ansambli kanë bërë një performancë serioze, duke dëshmuar përpos
D. Shostakovich, për t’u mbyllur me Suitën Holberg të kompozitorit Edward Grieg, nën dirigjimin e Pëllumb Vulës. Ansambli i Muzikës Kamertale “Pirolo” nga Gjakova është formuar në vitin 2014 dhe qëllimi i tij është promovimi i artistëve të rinj dhe i muzikës artistike. Pjesë
e tij janë profesorë, nxënës, studentë të dalluar dhe të motivuar për punë. Ansambli është formuar me mbështetjen e Dorothea Fankahauser, udhëheqëse e Fondacionit “Pirolo” për Kosovë së bashku me prof. Pëllumb Vula. Fondacaioni “Pirolo” nga Baseli i Zvicrës është themeluar nga
Georg Fankhauser dhe kryesisht ndihmon muzicientët e rinj dhe të motivuar me instrumente dhe në ndihmën organizative për koncerte të ndryshme. Përpos Fondacionit “Pirolo”, mbajtja e koncertit në Ulqin është mbështetur edhe nga Ambasada i. k. e Zvicrës në Kosovë. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
KUJTIME NGA FESTIMET E ZOJËS SË TRIESHIT
Festa më e bukur
Lufta e Lepantos solli një prej fitoreve më të mëdha në historinë e Evropës. Flota detare e Venedikut dhe Spanjës e kishin dërmuar keq flotën detare otomane të luftës. Ky triumf i madh evropian u njoftua më 7 tetor të vitit 1571. Evropa kishte lutur natë e ditë Zojën e Bekuar për këtë fitore. Ishte lutur Zojës në qiell për shpëtimin e këtij kontinenti nga pushtimi barbar i hordhive turko-otomane. Lutjet e tyre kishin kontribuar shumë për shpëtimin e qytetërimit të këtij kontinenti
Për Koha Javore:
Gjekë Gjonlakaj New York Kisha Katolike e kishte shpallur ditë fetare të veçantë 7 tetorin dhe qysh atëherë e sot kjo ditë festohet me ceremoni e meshë kudo në botën katolike. Kjo ditë në kalendarin e Kishës është pagëzuar me emrin “Zoja Rruzare”. Mijëra famulli nëpër botë u pagëzuan me këtë emër të dashur. Kështu ishte emëruar edhe kisha e vendlindjes sime. “Zoja Rruzare” e Trieshit festohej gjithmonë te dielën e parë të Tetorit në mënyrë madhështore me miq e bija, me nipa dhe mbesa. Banorët autoktonë të Trieshit e kishin festuar këtë ditë për shekuj të tërë. Ajo pjesë e Trieshit që kishte prejardhjen prej Ba Keqit festonte Ditën e Sh’Njonit më 29 gusht, ashtu siç festonte dhe Hoti, pasi që këta kishin qenë një vëllazëri. Lutja e ndarë e kësaj feste kishte krijuar situata të papërshtatshme për Trieshin. Por paria e vendit kishte kërkuar nga autoritetet e larta fetare që krejt Trieshi ta festonte Zojën Rruzare të dielën e parë të tetorit. Ata që kishin festuar Sh’Njonin kishin hequr dorë nga festa e tyre më 29 gusht. Edhe pasardhësit e Ba’ Keqit kishin pranuar si festë të tyre Zojën Rruzare. Kjo
24
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
marrëveshje kishte qenë akti më simbolik i bashkimit të Trieshit. Kjo vepër e madhe u realizua në gjysmën e dytë të shekulit XIX, siç duket me rastin e 300-vjetorit të fitores së Lepantos. Kuvendi dhe Paria e Trieshit kishin arritur dy marrëveshje historike. Marrëveshja e parë që krejt Trieshi të festonte Zojën Rruzare dhe Marrëveshja e Dytë që kjo ditë të festohej gjithmonë të dielën e parë të tetorit. Ky vendim nuk u shkel asnjëherë për pothuajse një shekull e gjysmë. Këtë vendim të lartë njerëzor e kishin arritur burrat më të përmendur të Trieshit të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e atyre trojeve. Këtë vendim e kishin pëlqyer edhe autoritet e larta fetare të asaj kohe. Ky vendim nuk është lëkundur asnjëherë deri sot. Diaspora e Trieshit në Amerikë e feston Zojën Rruzare më mirë se asnjë krahinë tjetër për faktin se është në fund të javës, (during the weekend). Edhe amerikanët shumicën e festave kombëtare I kremtojnë në fund të javës ku përfshihet edhe dita e hënë. Ato festa që kremtohen gjatë ditëve të punës këtu në Amerikë janë në shuarje e sipër sepse ndërhynë për ata që përgatiten për festë dhe për ata që shkojnë për të festuar. Vendimi i Trieshit në atë kohë kishte qenë shumë pragmatik ashtu siç kishin qenë edhe vendimet amerikane. Djali i vëllait tim Tomë Gjonlekaj që është larguar nga Trieshi 47 vjet më parë në moshën 4-vjeçare e feston Zojën e Trieshit dy ditë e net me miq e bija
nga vende të ndryshme të Amerikës. Ai e fillon festimin të shtunën dhe vazhdon deri të hënën në mëngjes. Ai e nderon shumë këtë traditë fisnike të Trieshit. Kështu i ka edukuar edhe pasardhësit e tij. Zoja e Trieshit festohet gjithmonë në fillim të tetorit, që natyrisht është muaji më i frytshëm i gjithë vitit. Tetori është muaji i motit të mirë. është muaji i bereqetit i bagëtisë së majme sidomos i deshve për fërlik. Gjatë këtij muaji bjeshkatarët ulen në vërri. Është muaji i rrushit dhe verës e rakisë, sado që në Triesh nuk behët rrushi. Në kohën time kjo ishte festa më e dashur dhe më e bukur e vendit. Entuziazmi për këtë festë ishte më i madh se për çdo festë tjetër të motmotit. Në atë kohë, Zoja e Trieshit festohej tri ditë e net. Fillonte të shtunën në mbrëmje dhe merrte
KULTURË
dhe më e dashur fund të martën. Miqtë largoheshin të martën, ndërsa bijat e mesat mund të qëndronin dy javë dhe më shumë. Trieshi ishte shumë i kujdesshëm që pritjet e miqve të ishin në nivelin më të lartë. Në Triesh muaj të tërë flitej në lidhje me përgatitjet e kësaj feste. Burrat bënin meremetime të mëdha në shtëpitë e tyre. Ata i lyenin shtëpitë me gëlqere. Gratë shkonin te krojet për të larë rrobat dhe teshat e shtëpisë sidomos ato të shtretërve. Ato pastronin për bukuri oborret e shtëpive dhe rrugët aty afër. Pjesën më të madhe të artikujve ushqimorë i kishin të vetat, por ato që mungonin i blinin në Podgoricë. Trieshi e blinte rakinë e verën në Fundna të Kuçit. Ata ishin të njohur për kualitetin e mirë të këtyre dy pijeve tepër të rëndësishëm për festimin e Zojës së Trieshit. Buka, mishi, djathi e rakia e vera ishin të domosdoshme. Gratë e fëmija i pëlqenin shumë petullat e mjaltin. Djathërat e ndryshme të bjeshkës kishin shijet të veçanta. Miqtë e Zojës së Trieshit e pëlqenin shumë mazën e bjeshkës dhe djathin e zier. Trieshi ishte i njohur edhe për patate të mira. Mishi i dashit i pjekur në fërlik kishte rëndësi të veçantë, ky ishte kryesori (main course). Pjekja e fërlikut ishte një punë e vështirë dhe delikate. Ata që e merrnin përsipër këtë punë ishin seriozë sepse kjo punë kërkonte durim dhe
kujdes të veçantë. I Zoti i shtëpisë bënte muhabet me miq, ndërsa ata që ishin më të ri pinin e këndonin edhe më shumë se duhej, këtë nivel entuziazmi ua shtonte rakia. Në Zojë të Trieshit vinin për festë rapsodët më të njohur të Malësisë. Me ta vinte edhe Pjetër Mark Mirdita. Ata ishin lahutarë të njohur. Disa të tjerë këndonin këngë për maje krahu. Edhe bijat këndonin së bashku siç kishin kënduar në kohërat e vajzërisë në malet tona. Ato evokonin kohën e vajzërisë. Disa burra nga Hoti e Gruda ishin karakteristikë për veshjet e tyre kombëtare. Në ketë mes dallohej Pjetër Uci, Kolë Gjo’Nikë Shabi, Lekë Gjoni dhe Selman Juku, pastaj Nikollë Zeli e Mark Zeli të bijtë e Zef Miliqit. Kënga dhe hareja, natën e Zojës vazhdonte deri në orët e vona të mëngjesit. Shumica e miqve flinin deri vonë, ndërsa njerëzit e shtëpisë ngriheshin herët në mëngjes për shërbimet e drekës. Pas drekës Ditën e Zojës së Trieshit, i zoti i shtëpisë u printe mysafirëve drejt kishës së vendit për meshë dhe për logun e pas meshës. Bregu i Kishës së Trieshit ishte i madh, pastaj lisat e blinit e bënin edhe më të mrekullueshëm. Në logje këndonin por mund të kishte edhe gara të ndryshme. Por në qoftë se Trieshi kishte përjetuar ndonjë tragjedi të madhe gjatë atij viti nuk pëlqehej kënga, pavarësisht se familjarët bënin çmos që të gjithë të këndonin dhe të gëzonin ditën e festës. Në këtë log shumë herë janë mbajtur edhe fjalime të rëndësishme politike, sidomos gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Në Triesh kanë shërbyer meshtarë të njohur shqiptarë, por edhe shumë të huaj. Për disa familje nata e dytë e festës ishte edhe më e madhe se nata e parë. Edhe kjo natë vazhdonte me këngë e hare deri në mëngjes. Pas dy ditë e netësh shihej lodhja dhe mund të vihej re qetësia e lodhjes. Nuk kishte shtretër për të gjithë she shumica e familjarëve flinte në tokë. Gëzimi më i madh i kësaj feste ishte
prania e bijave, mbesave dhe nipave që vinin për festë nga viset e largëta të Malësisë. Disa nga ato bija ishin martuar larg vendlindjes. Ishin si ato ‘doruntinat’ e Ismail Kadaresë. Pas mbylljes së kufirit me Shqipërinë, kjo largësi u shkurtua dhe ato nuk shkonin përtej Hotit e Grudës ose Kojës e Luharit. Pjesëmarrja e burrave të dalluar të Malësisë e bënte festën edhe më të rëndësishëm. Përveç malësorëve katolikë në Zojë të Trieshit vinin edhe malësorët e besimit islam. Trieshi ndjehej mirë për praninë në këtë festë të Sul Brahimit, të Selman Jukut, Ibrahim Demës, të Iso Mujit dhe shumë të tjerëve. Në atë kohë marrëdhëniet ndërfetare ishin jashtëzakonisht të mira. Malësorët e krishterë ishin kryelartë për pjesëmarrjen e miqve malësorë muhamedanë dhe anasjellas. Të gjitha festat e krahinave të Malësisë së Madhe ishin një mrekulli, ishin kulmi i gëzimit, bujarisë, nderit e respektit familjar e shoqëror. Ato ishin një spektakël i vërtetë. Këto institucione jetuan nëpër shekuj dhe riorganizimi i tyre sidomos në trevat tona do të ishte një rilindje e dytë e traditës më fisnike të maleve të Malësisë. Ata që punojnë sinqerisht për rilindjen e këtyre festave bëjnë punë të mirë fetare e kombëtare. Bota sot po investon shumë për ringritjen e këtyre institucioneve klasike të fesë, të traditës dhe kulturës kombëtare. Malësorët në disaporë bëjnë shumë për ta ruajtur këtë traditë fisnike. Bile në këto festa të Malësisë shumë herë marrin pjesë edhe personalitete të shquara të shoqërisë amerikane. Ata i pëlqejnë shume festat e malësorëve sidomos pritjen e përzemërt dhe të sinqertë të malësorëve shqiptarë. Këto janë pjesë e kulturës dhe qytetërimit të vërtetë evropian. Festat krahinore ringjallin dashurinë për traditën tonë fetare dhe kombëtare. Unë personalisht i kujtoj ato kohëra dhe ato festa me shumë dashuri. Urime e gëzuar për shumë vjet Zojën e Trieshit. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Portret: Dr. Shuajb Resulbegu
Sinonim i mjekësisë dhe i humanizmit Ka qenë gjinekologu i parë shqiptar me grada të larta shkencore. Shumë publikime dhe tekste autoriale nga shkenca, të botuara në shumë revista shkencore në tërë hapësirën e ish-Jugosllavisë, dëshmojnë për këtë njeri kaq të famshëm të mjekësisë tonë. Prandaj, ai edhe është një sinonim i mjekësisë tek ne në Ulqin dhe në tërë Malin e Zi, për të cilin të gjithë flasin me respekt të madh dhe të veçantë
Ismet Karamanaga Të shkruash për dr. Shuajb Resulbegun është një sfidë e madhe. Në veçanti kjo është një sfidë për ata që e kanë njohur më mirë se ne të tjerët dhe me të cilët ai ka jetuar në Kala. Ne kemi qenë krenarë të gjithë, në veçanti kur ky personalitet u bë një ndër mjekët më të njohur në Ulqin dhe më gjerë. Të gjithë ne që kemi qenë pak më të ri se ai, kemi pasur respekt ndaj tij. Mirëpo, ai ka qenë një njeri modest dhe i thjeshtë, kështu që shpeshherë kemi biseduar në kafenenë “Teuta”, por edhe në zyrën e tij në Shtëpinë e Shëndetit. Tash, pas kësaj distance të gjatë kohore kur ai nuk është më me ne, më kthehen kujtimet për Dr. Shuajbin, dhe pa dyshim mendoj se duhet të përmendet emri i tij me shumë respekt, jo vetëm nga ne ka-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
lalitë, por nga të gjithë ata me të cilët ai ka punuar. Dr. Shuajb Resulbegu ka qenë dhe ka mbetur një sinonim i mjekësisë te ne dhe jam më se i sigurt se ndaj mendimin e shumë qytetarëve të Ulqinit se ai ka merituar që të paktën, një rrugë apo një institucion të quhet me emrin e tij. Prandaj, mendoj se të gjithë ne, këtij humanisti dhe specialistiti të mjekësisë së gjinekologjisë te ne dhe më gjerë, ia kemi borxh. Dr. Shuajbi ka kohë që ka ndërruar jetë. Në vitin 1993 është ndarë nga ne dhe nga familja e tij. Në moshën 49-vjeçare është ndarë nga qyteti i tij i dashur, nga vendlindja të cilën nuk e ka lënë kurrë, pavarësisht se edhe si student, por në veçanti më vonë ka pasur oferta të punojë në të gjitha viset e ish-Jugosllavisë dhe në Amerikë. Ka qenë i aftë dhe i njohur, modest, i pashëm dhe markant, dhe pa dyshim një njeri i cili “Betimin e Hipokratit” e ka pasur në zemër dhe ndër mend të lindur, gjithmonë. Ai ka specializuar në Beograd, pastaj ka kryer edhe sub-specializimin në SHBA, ku edhe ka pasur
oferta të punojë. Mirëpo, ai gjithmonë i ka mbetur besnik vendlindjes së tij Ulqinit dhe popullit tonë. Ka qenë gjinekologu i parë shqiptar me grada të larta shkencore. Shumë publikime dhe tekste autoriale nga shkenca, të botuara në shumë revista shkencore në tërë hapësirën e ish-Jugosllavisë, dëshmojnë për këtë njeri kaq të famshëm të mjekësisë tonë. Prandaj, ai edhe është një sinonim i mjekësisë tek ne në Ulqin dhe në tërë Malin e Zi, për të cilin të gjithë flasin me një respekt të madh dhe të veçantë. Për Dr. Shuajbin ende flasin të gjithë me superlativa, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga vdekja e tij. Qindra pacientë - gra, nëna dhe motra tona nga Ulqini, rrethina dhe më gjerë, kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij janë dëshmitarë të punës dhe humanitetit të tij. Dr. Shuajbi ka lënë gjurmë të pashlyera tek të gjithë ata, të cilët kanë kërkuar ndihmë te ky virtuoz i mjekësisë dhe humanist me virtyte të rralla. Pacientët janë shprehur të lirë si askund tjetër dhe kanë pasur besim të madh tek ai për shkak të ruajtjes
KULTURË së privacisë, pasi që gjithçka ka mbetur në ordinancën e tij. I tillë ka qenë Dr. Shuajbi. Kur ka ndërruar jetë, i gjithë qyteti ynë ka qenë i pikëlluar për këtë specialist, për këtë njeri kaq human. Zoti ka dashur që të mos jetojë më, por ai ka lënë në qytetit tonë një emër të famshëm, që duhet ta kujtojmë dhe kurrë mos ta harrojmë. Në varrimin e tij ka pasur shumë qytetarë nga të gjitha konfesionet, nacionalitetet, nga Ulqini dhe rrethina e tij, por edhe nga tërë Mali i Zi. Të gjithë qytetarëve u ka mbetur në kujtesë fjalmi i ndarjes prej tij i tashmë, gjithashtu të ndjerit Dr. Petar Gjuriq, i cili me vaj dhe me mall të madh ka folur për dr. Shuajbin. Ky personalitet e ka njohur mirë, kanë punuar së bashku dhe fjalimi i tij në varrimin e dr. Shuajb Resulbegut ka mbetur si një bisedë e rrallë kushtuar një kolegu. I përkujtoj lexuesit se edhe dr. Petar Gjuriq ka qenë një mjek i rrallë dhe i vyeshëm, i cili ka folur shumë gjuhë të huaja dhe i cili pa dyshim meriton të përmendet, pasi që nuk ka pasur shtëpi ku ai nuk ka qenë dhe çdokënd e ka pranuar në ordinancën e tij. Dr. Shuajbi ka lindur dhe ka jetuar në Kala, në kushte në të cilat kemi jetuar të gjithë ne. Ka qenë gjeneratë e vëllait tim Ruzhdiut, një gjeneratë e shëndoshë, të cilët më vonë pothuajse të gjithë janë bërë intelektualë “të fortë” në lëmitë e tyre. Ne më të rinjtë, si fëmijë, gjithmonë kemi dëgjuar bisedat e tyre apo i kemi përcjellur nëpër rrugicat e Kalasë, në Pazarin e Gjytetit. Jeta në Kala ka qenë interesante dhe të gjithë ne, pak e shumë të gjitha gjeneratat, i kemi pasur vendtakimet në “Shkala”, “Pazarin e Gjytetit”, “Tabje”, “Bedenin e Kanunes” apo në “Fushën e Qehajes”. Në këto vende jemi mbledhur për të luajtur dhe biseduar. Këto vende tash, përpos “Pazarit e Gjytetit”, janë shndërruar në pronë “private”. Këto janë kujtime nga ato kohë që i mban mend secili kalali. Sot është ndryshe pasi që koha moderne, interneti dhe shumë gjëra të tjera kanë filluar ta zhdukin këtë traditë, pavarësisht se edhe në gjenet e brezit të sotëm ka mbetur pak nga trashëgimia e mëparshme, por nuk ka mbetur shumë vend për t’u mbledhur.
Dr. Shuajb Resulbegu ka pasur gjenin “e fort”, të trashëguar nga babai i tij, i ndjeri Zenel Nelo Resulbegu i cili, sipas mendimit tim modest, ka qenë njëri ndër intelektualët më “të fortë” të asaj kohe në Ulqin. Fisi i njohur dhe i madh i Resulbegëve ka pasur gjithmonë intelektualë të lartë, por edhe njerëz në pozita në shtetin e Malit të Zi, mirëpo mua më duket se Zenel Begu është dalluar nga të gjithë ata. Edhe nëna e tij, znj. File, ka qenë “një zonjë e rëndë”, e qetë dhe e mirë, me një pedigre të veçantë nga fisi i njohur Lazoja. Zenel Begu ka qenë i veçantë. Më kujtohet një fjali njëherë kur e kam takuar në “Pazarin e Gjytetit”, ku ai ka dalë shpesh, dhe të cilën nuk e harroj kurrë. Në pyetjen e tij se “ku dhe çka studioj”, pas përgjigjes sime “Gjermanistikën në Beograd”, më tha: “Djali i Canit, ma kërko një libër në Beograd pasi që ti ke me u takuar me atë letërsi“. Libri është quajtur “Die Sitten des Deutschen Volkes” (Adetet e popullit gjerman). Kjo më ka shtyrë që të interesohem për Nelo Begun edhe më tepër. Për opinionin e gjerë, Zejnel Begu ka studiuar në Graz dhe në Vjenë, ku ka kryer Gjimnazin klasik në gjuhën gjermane. Të paramendosh një ulqinak në ato kohë të viteve ’30 në Vjenë, në një shkollë për të cilën kanë ëndërruar edhe ata që kanë lindur në Austri. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që edhe dr. Shuajbi e ka trashëguar këtë gjen kaq “të fortë” në gjakun e tij. “Gjaku nuk është ujë”, thotë një thënie popullore. Më kujtohet Biblioteka e të ndjerit Zenel Begu, e cila ka qenë shumë e pasur me libra të ndryshme, në veçanti nga kultura gjermane, por edhe të tjera. Këtë bibliotekë e ka kultivuar dhe e ka ruajtur e pasuruar më vonë edhe dr. Shuajbi me libra nga mjekësia, kur pas vdekjes së tij gjendet në shtëpinë e vëllait të tij, dr. Fatmir - Faqo Resulbegu. Kjo bibliotekë ka shërbyer gjithmonë si frymëzim edhe për dy djemtë tjerë të Zenel Begut, tashmë të ndjerin Sarin, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë para dy viteve, si dhe Dr. Faqon, për të vazhduar shkollimin e lartë, të cilët gjithashu janë bërë intelektualë të njohur në qytetin tonë. Dr. Shuajb Resulbegu është pa dyshim në majën e piramidës, jo
vetëm në këtë familje por edhe në tërë fisin e madh të njohur të Resulbegëve. Mirëpo, unë mendoj se biblioteka e Zenel Begut është dashur të vendoset në një hapësirë enkas të caktuar për të, në shtëpinë e tij të lindjes, në Kala. Trashëgimtarët e Nelo Begut, në veçanti Dr. Shuajbit, ua kanë pasur borxh. Megjithatë, mendoj se kurrë nuk është vonë që kjo bibliotekë të vendoset në Kala dhe të bëhet publike, për të gjithë ata që kanë dëshirë të njihen më mirë dhe më thellë me këtë personalitet të Kalasë dhe qytetit tonë. Mendoj se për këtë ndaj mendimin e shumë atyre të cilët nuk e harrojnë Dr. Shuajb Resulbegun. Njerëz të tillë duhet t’i nxjerrim nga harresa dhe mos t’i harrojmë kurrë. Ata janë pjesë e jetës, trashëgimisë dhe kulturës sonë. Njerëz siç ka qenë dr. Shuajb Resulbegu janë të rrallë dhe nuk lindin për çdo ditë. Prandaj, edhe emri dhe vepra e tij duhet të shënohet, të vlerësohet dhe të shpërblehet zyrtarisht nga organet kompetente të Komunës së Ulqinit, në veçanti nga institucioni ku ai ka punuar dhe vepruar. Ka qenë dhe ka mbetur mjeku më i mirë dhe më i famshëm i mjekësisë sonë. Unë nuk jam gjykatës, por dr. Shuajb Resulbegu ende përmendet me një pietet të veçantë si asnjë tjetër. Edhe si student në Beograd, edhe më vonë emri i tij ka qenë dhe ka mbetur sinonim se si duhet të jetë një mjek, një gjinekolog, me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale. Goja e tij asnjëherë nuk ka folur më tepër se është dashur në momentin kur ka intervenuar te pacientët, prandaj edhe besimi tek ai ka qenë i pakufi nga të gjithë pacientët e tij, si dhe nga personeli me të cilin ka punuar. Me këtë shkrim modest kam dëshirë të zgjoj edhe ndërgjegjen e të gjithë atyre, të cilët kanë mundësi që ky personalitet të fitojë vendin e merituar në qytetin tonë. E kanë lehtë ta shpallin më së pakëti “pas vdekjes“ edhe Qytetar Nderi, pasi që për të ndjerin Dr. Shuajb Resulbegun askush nuk do të ishte kundër, përkundrazi. Njerëz të tillë duhet të shpallen Qytetar Nderi sepse ata kanë lënë gjurmë në qytetin tonë, në trashëgiminë tonë. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
27
KULTURË
Ndahet nga jeta albanologu i njohur kanadez Robert Elsie Albanologu kanadez Robert Elsie ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare. Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër të Kanadasë. Ai studioi në Universitetin “British Columbia” për filologjinë klasike dhe gjuhësi dhe u diplomua në vitin1972. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor, pastaj në “Ecole Pratique des Hautes Etudes” në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta në Irlandë dhe në Universitetin
28
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
e Bonit, ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasuese dhe keltologji më 1978. Ai ka marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për vite me radhë. Pasi mësoi gjuhën shqipe dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë. Robert Elsie ishte autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të shumtë, kryesisht në fushën e albanologjisë.
Robert Elsie ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se me vdekjen e Robert Elsiet, “u shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike. Robert Elsie ka lënë një trashëgimi të pasur si historian i letërsisë. Ai, me shumë studime dhe libra, e afirmoi kulturën dhe letërsinë shqipe në përmasa botërore”. (VOA)
MOZAIK
Zgjedhjet e vitit 1950 në Republikën Popullore të Malit të Zi
Zgjedhjet nëpër njësi zgjedhore Gjekë Gjonaj
Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Malit të Zi, në seancën e mbajtur më 20 korrik 1950, nxjerr Ligjin mbi zgjedhjen e deputetëve popullor për Kuvendin Popullor dhe Vendimin për shpërndarjen e vet. Në pajtim me këto akte, Presidiumi i Kuvendit Popullor, me Dekretin e 21 korrikut 1950 shpall zgjedhjet për deputetë popullorë të Kuvendit Popullor për datën 8 tetor 1950, ndërsa me Dekretin nga 31 korriku 1950 ka konfirmuar numrin e deputetëve që do të zgjedhën dhe rrethet zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve popullorë në Kuvendin Popullor. Deputetët popullorë zgjedhën në bazë të numrit të banorëve: sipas normës, në çdo 2.500 banorë zgjedhet 1 deputet. Zgjedhjet bëhen nëpër njësi zgjedhore. Secila njësi zgjedhore zgjedh 1 deputet. Të drejtë për kandidim kanë një pjesë e caktuar e qytetarëve të cilët kanë të
Votimi bëhet me vota të fshehta me ndihmën e kokrrës së votimit, të cilën zgjedhësi e hedh në kutinë e kandidatit për të cilin voton. Në qendrën zgjedhore ekziston edhe një kuti pa listën e kandidatëve ( kutia qorre – e verbër) drejtë vote.Kandidati i propozuar për deputet duhet të mbledhë 50 nënshkrime nga më së paktën gjysma e qendrave të banuara, respektivisht e qyteteve në trevën e rrethit zgjedhor në të cilën kandidon. Votimi bëhet me vota të fshehta me ndihmën e kokrrës së votimit, të cilën zgjedhësi e hedh në kutinë e kandidatit për të cilin voton. Në qendrën zgjedhore ekziston edhe një kuti pa listën e kandidatëve ( kutia qorre – e verbër). Për dallim nga zgjedhjet e vitit 1946, në të cilat u zgjodhën 107 deputetë në këto zgjedhje në territorin e Republikës Popullore të Malit të Zi do të zgjedhën 161 deputetë. Në bazë të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor zgjedhja e deputetëve është ndarë në këto qytete dhe rrethe administrative: Emri i qytetit Numri i deputetëve Titograd 6 Cetinë 4
Nikshiq 3 Plevlë 2 Emri i Rrethit: Numri i deputetëve Titograd 15 Cetinë 7 Nikshiq 14 Plevlë 13 Tivar 15 Kotorr 7 Herceg Novi 7 Danillovgrad 7 Kollashin 7 Andrijevicë 12 Bijello Pole 17 Durmitor 9 Ivangrad 16
Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Malit të Zi , në periudhën mandatore 1950-1953, kishte Kryesinë, Presidiumin, Këshillat, Qeverinë dhe Këshillin Ekzekutiv. (vijon) E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
29
FEJTON
Lufta për Tivarin sipas S. Gopçeviqit ( III )
Luftë e veçantë për
Lufta kundër Perandorisë Osmane zhvillohej në disa fronte. Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane m të Stambollit. Kështu me 10 dhjetor 1877 pushtuan Plevnën, më 4 janar 1878 Sofjen, më 20 janar Edr këto fitore Mali i Zi vazhdoi luftën kundër Turqisë, ku parësore ishte depërtimi ndaj jugut, dalja në deti e Tivarit e Ulqinit për të vazhduar për në Shkodër
Dr. Nail Draga
Por, para se të fillonin operacionet luftarake për marrjen e Tivarit, ushtria malazeze veproi në mënyrë strategjike, fillimisht duke okupuar rrethinën e tij, për të siguruar territorin për veprime ushtarake pa pengesa ndaj qëllimit kryesor që ishte pushtimi i Tivarit. Kështu pasi kishte depërtuar në perëndim deri te fshati Kufin, më pas arriti afër Tivarit, e më pas me tetë batalione pushtoi Krajën më 13 nëntor 1877, duke djegur e plaçkitur fshatra, e madje duke treguar vandalizëm sepse shkatërruan, përkatësisht i thyen varret. Pasi kishin siguruar kushtet në terrenin pë rreth filluan bombardimin e Tivarit me topa më 16.11.1877. Po ashtu për qëllime strategjike më pas u nisën në aksion nga drejtimi i Dobravodës, Mërkotit e Goranës, duke djegur e plaçkitur fshatra të tëra. Por, ata nuk u ndalën këtu por ia mësynë edhe Anës së Malit ku më 19.11.1877 në vendin e quajtur Rrezigaqe te Suka e Hanit në Krythë u zhvillu një betejë e përgjakshme. Në këtë marshim të tyre në Anën e Malit, ku si qëllim kishin për të vazhduar tutje për në Shkodër, forcat malazeze humbën betejën dhe u tërhoqën për në drejtim të Tivarit. Në saje të të dhënave në këtë betejë kanë marrë pjesë nga ana e Perandorisë Osmane ushtarët shqiptarë vendas, shkodranë dhe dibranë të
30
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
udhëhequr nga Mehmet Mlika. Sipas disa burimeve, në luftën e Rrezigaqës kanë humbur jetën nga ana malazeze 38 ushtarë e 78 janë plagosur, ndërsa humbjet e turqve(shqiptarëve) ishin 71 të vdekur dhe 115 të lënduar. Në Anë të Malit kjo kohë njihet si “Koha e Shkjaut të parë: ”Ushtarët e vrarë janë varrosur në Sukën e Hanit, varrezë kolektive e cila ekziston edhe sot. Në ndërkohë bombardimi i Tivarit nuk kishte të ndalur, ku pasojat ishin të mëdha në objekte dhe në popullsinë e cila ishte e vendosur në Kala. Në rrethimin dhe luftën për pushtimin e Tivarit kanë marrë pjesë pothuaj të gjitha batalionet e Malit të Zi (rreth 20), përveç atyre qe kanë siguruar pozitat kufitare. Artileria ka qenë e përbërë nga 4 topa rusë e 6 topa turq dhe 8 të tjerë më të vegjël. Topat e malazezëve kanë gjuajtur ditën dhe natën, duke shkatërruar e djegur shtëpitë në qytet, ndërsa bedenet iu kanë përballuar goditjeve. Ishte kjo një luftë e paparë deri atëherë ne këto regjione. Sipas disa të dhënave, para rrethimit të Tivarit qyteti në Kala kishte 3000 banorë, ndërsa në Tivarin Poshtë 5000 banorë. Por, me të filluar lufta u krijua një situatë dekompozuese e popullsisë, sepse të frikësuar nga fillimi i luftës për të gjetur shpëtimin e vet në qytet u vendosën edhe popullsi nga rrethina e ngushtë. Banorëve të Tivarit iu kanë ardhur në ndihmë mërkotas, ulqinakë e shkodranë. Këtij numri duhet shtuar edhe 2800 ushtarë, andaj llogaritet se numri
i i banorëve në Kala të Tivarit arriti në rreth 8000 banorë. Së bashku më banorët në kala ishin kryetari i qytetit Ibrahim begu e po ashtu edhe Shaban begu e Selim beg Bushati. Pas rezistencës dymujore, humbjeve të mëdha në njerëz(250 banorë dhe 1400 ushtarë), mungesës së ushqimit dhe shkatërrimit të ujësjellesit, Ibrahim begu pranoi dorëzimin e qytetit përfaqësuesit të Principatës së Malit të Zi me datën 8 janar 1878, duke nënshkruar aktin përkatës. Ishte kjo një luftë e veçantë, sepse gjatë këtij rrethimi Tivari mbeti i izoluar, si nga toka ashtu dhe nga deti. Edhe pse forcat e Perandorisë Osmane tentuan disa herë ti ndihmojnë Tivarit përmes rrugës detare, duke vendosur anijet e tyre me armatime pranë bregdetit dhe duke bombarduar caqet malazeze, objektivi nuk është arritur. Në lidhje me luftimet për pushtimin e Tivarit Gopçeviqi shkruan hollësisht në librin e tij, por me këtë rast po paraqesim pjesën e cila ka të bëj me procesin përfundimtar të dorëzimit të qytetit, ku ai shkruan:
Rënia e Tivarit
“Në kala pamja ka qenë e tmerrshme, Nga 600 shtëpi që kanë qenë aty, asnjëra nuk ka shpëtuar, me tepër se gjysma e tyre janë bërë hi e pluhur, ndërsa disa ndërtesa të tjera janë shndërruar në gërmadha. Por, turqit megjithatë kanë qëndruar.(f.333) Me kapitullimin e Tivarit (10 janar 1878) përkatësisht me dorëzimin e tij (N.D.) malazezët kanë fituar një grumbull të madh gërmadhash. E
FEJTON
r rrethimin e Tivarit
më 24 prill 1877 dhe me shpejtësi korri suksese të mëdha në shumë fronte, duke depërtuar në drejtim renën, ndërsa më 24 shkurt 1878 e pushtuan Shën Stefanin, paralagje të Stambollit. Të frymëzuar nga in Adriatik dhe pushtimi i territoreve nga deti, lumi Buna e deri te liqeni i Shkodrës, përkatësisht marrja
Pamje nga qyteti i Tivarit në vitin 1877 (para luftës) tëra ka qenë e shkatërruar përveç kazamateve qe iu kanë përballuar bombardimeve, ku në të cilat janë gjetur 2600 banorë të stresuar-kryesisht gra, pleq dhe fëmijën. Nga meshkujt dhe njësitet kanë mbetur rreth 1400 të aftë për luftë dhe 200 të plagosur, ndërsa 1200 ushtarë dhe 400 joluftetarë kanë vdekur gjatë këtyre dy muajve të rrethimit. Janë rrëmbyer topa të kalibrit më të rëndë, 6 flamuj, 800 kuintal barut, 2000 pushkë të tipit “martina” dhe 1100 pushkë të tjera, disa qindra pjesë të armeve të vjetra dhe helmeta nga koha mesjetare sllave dhe venededikase, 1 milion fishekë për pushkën “martina” dhe me në fund ushqim për një muaj ditë për 4000 ushtarë. Kështu ka rënë kjo vendqendresë e Shqipërisë, pas një mbrojtje të lavdishme të
gjatë”.(f.337). Për luftën e zhvilluar për pushtimin e Tivarit dhe rënien e tij ka të dhëna të ndryshme, por me ketë rast po japim dy të dhëna të tjera nga autorë joshqiptarë. Kështu duke qenë pranë ushtrisë malazeze gazetari francez Aguste Maylan sjell dëshmi autentike në rrethimin e Tivarit. Ai në mes tjerash shkruan se: “Mali i Zi hodhi mbi këtë qytet 10.000 gjyle topi, që i pat dhënë Rusia dhe s la gjë në këmbë.Qelbeshin rrugët nga kufomat e mbuluara nën gërmadha. Në një xhami të rrëzuar u gjetën kufomat e 200 grave “muslimanka”(shqiptare), të vdekura nga uria. Kam parë shumë rrethime të tjera, por s kisha parë kurrë një gjë kaq të tmerrshme sa ky qytet i mjerë i Tivarit, ku s ka mbetur asnjë shtëpi
në këmbë...” Po ashtu edhe Antonio Baldacci jep të dhëna interesante për Tivarin duke cekur: I shkatërruar tërësisht nga një bombardim i gjatë dhe i vazdueshëm në vjeshtën e vitit 1877, sot është një grumbull rrënojash që ruhen me kujdes si një dëshmi e aftësisë së ushtrisë malazeze fitimtare në ato ditë kur e shkatërroi qytetin e bombarduar nga të gjitha anët, në fillim duke shembur minaretë dhe xhamitë, pastaj pallatet e bejlerëve dhe të krerëve myslimanë, dhe më në fund të gjithë qytetin që nuk donte në asnjë mënyrë të dorëzohej. Në këtë grumbullim kaotik të rrënojave ngrihen muret e bardha ndarëse të shtëpive të rrënuara, si një skelet i heshtur i një të kaluare të shkëlqyer.. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
Nevoja e hapjes së një dege të re në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz
Drejtimi profesional problemin e punësim
Përveç interesit të shfaqur të shkollës tonë në lidhje me këtë çështje, kemi edhe mbështetjen dhe intere e një dege të re të zanatit do të sillte dobi të shumëfishtë për komunitetin vendas, pasi nxënësit e dobë mund t’u vlente në jetë Tuz- Institucioni Publik, Gjimnazi “25 Maji” në Tuz është shkollë e mesme, e pavarur që para 43 vjetësh . Në vitin shkollor 1974/75, arriti gjenerata e parë e maturantëve, kurse këtë vit (2017), shkollimin në këtë gjimnaz e mbaruan gjenerata 42-të. Ndër vite, nga ky gjimnaz kanë dalë nxënës të dalluar e emra të shquar që sot kanë krijuar autoritet të lartë në fusha të ndryshme, deri te postet dhe funksionet e larta nëpër institucione të rëndësishme në administratë e në pozicione të tjera. Në këtë shkollë ku mësimin aktualisht e ndjekin mbi 600 nxënës të ndarë në paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe në ato me mësim në gjuhën malazeze, ekziston vetëm drejtimi i përgjithshëm i gjimnazit, edhe pse deri para një dekade ka ekzistuar edhe drejtimi i bujqësisë, por që më vonë është mbyllur. Nisur nga ky fakt, dhe nga numri i lartë
32
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
i nxënësve që e frekuentojnë mësimin në këtë shkollë, do të ishte në interes të të gjithëve sikur në një të ardhme të afërt të hapet edhe ndonjë drejtim tjetër në këtë shkollë, i cili do të krijonte mundësi të reja për shumë nxënës, për ata të cilët kanë prirje për ndonjë drejtim që për momentin nuk ekziston dhe si i tillë është deficitar. Nevojën e hapjes së ndonjë profili të ri pranë kësaj këtij institucioni edukativo- arsimor, të ndonjë shkolle profesionale e pohon edhe drejtoresha e këtij Gjimnazi, Miliana Daboviq e cila, duke u prononcuar për “Kohën Javore”, tha se hapja eventuale e një dege zanati, për momentin do të ishte më tepër se e mirëseardhur në këtë shkollë. “Në Gjimnazin “25 Maji”, ekziston vetëm drejtimi i përgjithshëm i planprogramit mësimor në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze. Ne kemi iniciuar një ide për nevojën e hapjes së një
dege të re në këtë shkolle, eventualisht hapjen e një dege zanati. Në lidhje me këtë çështje që ju pyesni, jemi në negociata e sipër me të gjithë drejtorët e shkollave profesionale të Podgoricës. Përveç interesit të shfaqur të shkollës tonë, në lidhje me këtë çështje, kemi dhe mbështetjen dhe interesimin edhe të shkollave nga Podgorica për një gjë të tillë, pra interesimi është i të gjitha palëve. Hapja e një dege të re të zanatit do të sillte dobi të shumëfishtë për komunitetin vendas, pasi nxënësit e dobët nuk do të iknin në Podgoricë por do të kishin mundësi të vazhdojnë shkollën për një zanat i cili do të mund t’u vlente në jetë”, u shpreh drejtoresha, Miliana Daboviq. Ndërkaq, hapjen e një dege të re në këtë Gjimnaz e shikojnë si nevojë të kohës edhe profesorët që ligjërojnë në këtë shkollë, duke thënë se të paktën shkollimi i mesëm do të duhej të
MOZAIK
do të zbuste mit në të ardhmen
esimin edhe të shkollave nga Podgorica për një gjë të tillë, pra interesimi është i të gjitha palëve. Hapja ët nuk do të iknin në Podgoricë por do të kishin mundësi të vazhdojnë shkollën për një zanat i cili do të
organizohej në profile dhe drejtime të cilat do të ishin në harmoni me kërkesat e tregut të punës. Profesori i Gjuhës dhe Letërisë Shqipe i këtij Gjimnazi, Nikollë Camaj, vë në dukje se Gjimnazi i Tuzit do të duhej të hapte ndonjë profil plotësues duke qenë se nevojat janë të atilla që nevojiten teknikë dhe profile të ndryshme. “Unë çmoj se me një drejtim plotësues (degë tjetër), do të relaksohej sadopak edhe Gjimnazi si një drejtim pak më elitar. Mendoj që do të ishte më tepër se e domosdoshme që të mendohet në këtë drejtim, gjithnjë duke konsultuar nevojat e tregut të punës. Ne duhet ta gjejmë të ardhmen tonë në kuptimin e zhvillimit edhe kur është në pyetje turizmi por edhe industria dhe zanatet e ndryshme, sepse ato janë baza për të jetuar. Në këtë kuadër, ne kemi mundësi dhe kapacitet njerëzor për
të jetësuar këto veprime”, u shpreh Camaj për “Kohën Javore”. Në të njëjtën kohë, profesori i lëndës së historisë në këtë Gjimnaz, Mark Junçaj, për “Kohën Javore“, shpehet se hapja e një ose më shumë degëve pranë këtij Gjimnazi, nuk do ishte hap i gabuar por një akt që do zbuste sadopak problemin e profileve të tregut të punës që ekziston në këtë vend, duke qenë se sipas tij, jo të gjithë nxënësit janë të suksesshëm dhe i plotësojnë kriteret për gjimnaz. “Së pari, të gjithë që vazhdojnë shkollimin këtu, mendoj që nuk e kanë aftësinë për gjimnaz. Së dyti, pas përfundimit të gjimnazit nuk zotërojnë ndonjë profesion, pasi shumë prej tyre e lënë me aq, ndërsa dihet që gjimnazi është fazë kalimtare për në Fakultet. Kështu që mirë do të ishte sikur të ndërmerrej diçka konkrete në këtë drejtim, që të hapej ndonjë zanat ose edhe të rikthehej drejtimi bujqë-
sor që dikur ekzistonte në këtë gjimnaz, duke ditur që pjesa dërrmuese e popullatës në Malësi jeton nga sektori i bujqësisë”, u shpreh, Junçaj. Duhet theksuar se mungesa e një drejtimi profesional sidomos në shkollimin e mesëm, është një mangësi jo e vogël për kohën në të cilën jetojmë, ku si pasojë e mungesës së një shkolle profesionale, nxënësit janë të detyruar të zgjedhin drejtimin e përgjithshëm me të cilin në të ardhmen nuk kanë mundësi punësimi ose vetëpunësimi, pasi shanset për këtë qellim janë minimale . Ndërkaq, për të arritur këtë nevojë të domosdoshme dhe të mirëpritur, do të duhet angazhim i gjithanshëm, si i drejtuesve të shkollës ashtu edhe i Ministrisë së Arsimit dhe i gjithë personave dhe institucioneve kompetente për jetësimin e kësaj çështjeje me rëndësi madhore. t. u. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
33
SPORT
Kombëtarja shqiptare mbyll me dy përballje të vështira eliminatoret për Botërorin “Rusi 2018”
Luftë e fortë p të mirë të Shq
Pavarësisht faktit se këto dy ndeshje nuk janë përcaktuese, pasi që Shqipëria i ka humbur pothuajse ed bëtaren shqiptare në përballjet kundër ekipeve të forta dhe për trajnerin e ri Christian Panucci, si dh edicionin e fundit të Kampionatit Evropian vitin e kaluar në Francë Shqipëria do të luajë gjatë kësaj jave dy ndeshjet më të vështira të grupit G, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror në Futboll “Rusi 2018”, ku përballë do të ketë Spanjën dhe Italinë, kampionë të shumëfishtë botërorë. Dy ndeshjet e para kundër këtyre kundërshtarëve, Shqipëria i ka humbur me rezultat të njëjtë 2-0. Pavarësisht faktit se këto dy ndeshje nuk janë përcaktuese, pasi që Shqipëria i ka humbur pothuajse edhe shanset teorike për t’u kualifikuar, ato
34
Javore KOHA
E ENJTE, 5 TETOR 2017
shihen si një test për kombëtaren shqiptare në përballjet kundër ekipeve të forta dhe për trajnerin e ri Christian Panucci, si dhe për ruajtjen e imazhit të saj të mirë, sidomos pas pjesëmarrjes në edicionin e fundit të Kampionatit Evropian vitin e kaluar në Francë. Por Shqipëria do të luftojë po ashtu për të arritur rezultate sa më pozitive në këto dy ndeshje, që të përforcojë vendin e tretë në këtë grup mjaft të vështirë, gjë që do të ishte në njëfarë mënyre plotësim i objektivave të vendosura në fillim.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, pranon se të përzgjedhurit e tij do ta kenë të vështirë të arrijnë rezultat pozitiv ndaj Spanjës nesër në stadiumin “Jose Rico Perez” të qytetit të Alicantes, dhe tri ditë më vonë në përballjen kundër Italisë, në ndeshjen e fundit të grupit, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Por Panucci në një konferencë të mbajtur të hënën, ka kërkuar nga futbollistët që do të jenë në fushë në këto dy ndeshje të fundit kualifikuese
SPORT
për imazh qipërisë
dhe shanset teorike për t’u kualifikuar, ato shihen si një test për komhe për ruajtjen e imazhit të saj të mirë, sidomos pas pjesëmarrjes në
për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, luftë të fortë për imazh të mirë të Shqipërisë.
Ish-trajneri De Biasi, tifo për Shqipërinë
Edhe pse jo më në stol, Shqipëria mbetet gjithmonë nën vëmendjen e Gianni De Biazit, që komentoi dhe dy sfidat e radhës së kuqezinjve me Spanjën dhe Italinë. “Më mungon Shqipëria, më shumë tani që nuk jam sesa kur isha. Kur ke kaluar një periudhë të mirë në një
vend ke gjithmonë nostalgji. Një ditë më parë mora një mesazh nga presidenti Duka dhe i thashë po fituat me Spanjën do ju bëjnë monument në Italinë. Uroj që të fitoni aty dhe pse në ndeshjen e fundit do të bëj tifo për Shqipërinë”, është shprehur ai. De Biazi ka debutuar më së miri në Primera Divizion me Deportivo Alavesh, duke fituar me skuadrën e tij të re 2-0 ndaj Levantes, pas gjashtë humbjeve radhazi që kishte pësuar më herët ky ekip. (Kohapress)
Lorik Cana, “lamtumirë” zyrtarisht Kombëtares me Italinë Ka kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Lorik Cana i dha lamtumirën Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më në fund, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të nderohet me ceremoninë që meriton para tifozëve nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndonëse ish-mbrojtësi ka qenë i pranishëm në stadium thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur ekipi kombëtar gjatë këtyre eliminatoreve, ai dhe FSHF-ja nuk kishin arritur që të organizonin ceremoninë e lamtumirës. Por kjo ceremoni lamtumire do të organizohet para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kur Cana do të ketë mundësinë të bëjë xhiron e fundit në pistë përpara tifozerisë për të cilën ai ka qenë një idhull për shumë vite me radhë. E ENJTE, 5 TETOR 2017
Javore KOHA
35