KOHA Javore Podgoricë e enjte, 12 tetor 2017 Viti XVl Numër 785 Çmimi 0,50
Gjak i humbur ISSN 1800-5696
Pse Katalonja nuk i ngjan Kosovës?
Angjelin Preljocaj
PËRMBAJTJE
4
5
Zhvillimi i Ulqinit i rëndësishëm për zhvillimin e tërë vendit
Hoteli i ri në maj të vitit të ardhshëm
6
10 Zhvillimi i potencialit njerëzor
Shtypi i lirë është gurthemeli i demokracisë
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
PËRMBAJTJE
12
Libri mjet i inicimit, krijimit dhe ruajtjes së lidhjeve multikulturore
Lufta që i parapriu Kryengritjes së Malësisë
24
Këngëtar i tabanit popullor
Ndriçim i procesit historik mbi rrjedhojat e origjinës dhe shfaqjes së ilirëve
18
26
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Podgoricë e enjte, 12 tetor 2017 Viti XVl Numër 785 Çmimi 0,50
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje 1 NSSI
6965-008
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Gjak i humbur ma uk Qençe n Në udhëkryq
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Pse Katalonja nuk i ngjan Kosovës?
Angjelin Preljocaj
Kosovës? nuk i ngjan Pse Katalonja
Preljocaj Angjelin
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
humbur
avoreHA Gjak i KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vizitoi të hënën komunën e Ulqinit
Zhvillimi i Ulqinit i rëndësishëm për zhvillimin e tërë vendit Ulqin – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka vlerësuar se Ulqini është hapësira ku mund të tregohet shumë shpejt dhe qartë se në çfarë drejtimi duhet të shkojë Mali i Zi kur bëhet fjalë për zhvillimin shtetëror. “Zhvillimi i Ulqinit në mënyrë të duhur dhe të qëndrueshme është i rëndësishëm për zhvillimin e tërë Malit të Zi. Nëse arrijmë të implementojmë planin, Ulqini shumë shpejt mund të bëhet komuna më e pasur në Mal të Zi”, ka deklaruar ai gjatë vizitës të hënën në Ulqin, në takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq. Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, dhe nënkryetarët e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni, Arian Murati dhe Vaso Radoviq. Në përfundim të vizitës së tij, kryeministri Dushko Markoviq ka deklaruar se qëllimi i vizitës së tij është që Qeveria dhe Komuna e Ulqinit të definojnë së bashku prioritetet e perspektivës zhvillimore. “Komuna e Ulqinit ka bërë çdo gjë që i përket dhe vërtet jam i befasuar pozitivisht me nivelin e përgatitjeve të projekteve që duhet të nxisin së shpejti në Ulqin zhvillimin e infrastrukturës, e paralelisht me këtë edhe projektet që do të avancojnë edhe ofertën turistike të Ulqinit. Jam i sigurt se shumë shpejt në Ulqin do të kemi projekte që do të avancojnë potencialin tonë turistik, do të kontribuojnë në cilësinë e re të jetës në Ulqin dhe punësimet e reja”, është shprehur ai. Me rëndësi të veçantë, Markoviq ka nënvizuar faktin se investitorë seriozë dhe të besueshëm tregojnë interesim për ndërtimin e hoteleve të kategorisë së lartë në Ulqin. Ai ka premtuar se në buxhetin e
4
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
qeverisë për vitin e ardhshëm do të parashihet realizimi i projektit të vazhdimit të Bulevardit „Nëna Terezë“ dhe lidhja me Bulevardin Teuta, për të cilin projekti është hartuar vite më parë. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se janë marrë vesh me qeverinë për vazhdimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore prioritare. Ai ka deklaruar se pret daljen nga plani i sanimit, në të cilin ndodhet Komuna e Ulqinit për shkak të problemeve financiare, dhe fillimin e zhvillimit të madh të Ulqinit. Cungu ka theksuar se e ka njoftuar kryeministrin e Malit të Zi mbi projektet për rregullimin e sistemit të kanalizimit për katër vendbanime në Ulqin. “Dokumentacioni është tërësisht gati, do të hapet tenderi dhe shpresoj se do të fillojë me realizimin deri në fund të vitit. Së dyti, i kemi të siguruara mjetet financiare për furnizimin me ujë, dokumentacioni projektues është në fazën përfundimtare dhe presim që deri në fund të vitit të hapet tenderi”, ka thënë ai, duke përmendur edhe investimet
që po bëhen nga Sistemi i Elektroshpërndarjes i Malit të Zi (CEDIS) në përmërësimin e rrjetit të energjisë elektrike. Gjatë qëndrimit të tij në Ulqin, kryeministri Dushko Markoviq ka vizituar dy kompanit të suksesshme në këtë komunë – Fabrikën e Mobiljeve “Tapacir Kurti” dhe Fabrikën e Dyshekëve “Faff&Co“, si prodhues dhe eksportues të rëndësishëm që dëshirojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre. Ai është njohur nga pronarët e këtyre kompanive me historikun e tyre dhe planet zhvillimore në të ardhmen. „Ata janë afaristë dhe individë pas të cilëve do të qëndrojë qeveria, të cilët qeveria do t’i mbështesë dhe nxisë në idetë e reja dhe do t’i fuqizojë në ambiciet e tyre zhvillimore“, ka thënë Markoviq. Kryeministri i Malit të Zi e ka përfunduar vizitën e tij në Ulqin me vizitën në Krythë të Anës së Malit, ku po kryhen punimet në rikonstruktimin e segmentit rrugor Krythë-Ulqin, pjesë e rrugës magjistrale Ulqin – Sukubinë. i. k.
NGJARJE JAVORE
Kompania “Karisma” prezantoi planet zhvillimore për pronën e marrë me qira nga NHT “Riviera e Ulqinit”
Hoteli i ri në maj të vitit të ardhshëm Podgoricë/Ulqin – Përfaqësuesit e Kompanisë “Karisma”, të cilët kanë marrë me qira për 30 vjet një pjesë të objekteve të NHT “Riviera e Ulqinit” në Plazhin e Madh, kanë prezantuar të enjten mbrëma në hotelin “Hilton” në Podgoricë planet zhvillimore të kësaj kompanie. Ata kanë paralajmëruar ndërtimin e hotelit të ri “Holiday village Montenegro” në maj të vitit të ardhshëm, që do të ndërtohet në fazën e parë gjatë rikonstruktimit të hotelit “Bellevue”. Drejtori i kompanisë së sapoformuar “Karisma Hotels Adriatic MNE”, Nemanja Kostiq, ka sqaruar se bëhet fjalë për një prej brendeve të partnerit gjerman TUI Group, me aktivitet në nëntë vende, e cila ka 8500 të punësuar, 2.7 milionë turistë në nivel vjetor dhe të ardhura vjetore prej 400 milionë dollarë. Ai ka sqaruar se planifikojnë të ndërtojnë hotelin e ri me 257 dhoma, objekte sportive, katër pishina dhe ofertën për pushim familjar dhe për fëmijë. Në hotelin “Olympic” në
fazën e parë do të mbesin 128 dhoma, në fazën e dytë, deri në maj të vitit 2019, do të ndërtohen edhe 100 dhoma në hotelin e ri, kurse në fazën e tretë edhe 115 dhoma shtesë, dy restorante etj. Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavle Radulloviq, ka thënë se ky investim është i rëndësishëm jo vetëm për NHT “Riviera e Ulqinit”, punëtorët e saj dhe Ulqinin, por për tërë Malin e Zi, dhe se investitori në tre vitet e para do të investojë 16 milionë euro, kurse gjithsej jo më pak se 31 milionë euro. “Deri në mbarim të ciklit të investimit në dhjetë vitet e para do të kemi 600 njësi akomodimi të kategorizuara me jo më pak se katër yje”, ka thënë ai. Në ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendit të Malit të Zi, Komunës së Ulqinit, NHT “Riviera e Ulqinit”, bankave në Mal të Zi, sektorit të biznesit etj. Përfaqësuesit e kompanisë “Karisma” u takuan të shtunën me kryetarin
e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor. Në njoftimin për media nga zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se një vëmendje e posaçme në takim iu kushtua çështjes së të punësuarve në objektet të cilat janë marrë me qira. Palët arritën marrëveshje që punëdhënësi të kyçet maksimalisht në edukimin dhe përgatitjen profesionale të kuadrove ekzistues dhe që të veprojnë së bashku me qëllim të animimit të një numri sa më të madh të personave për t’u paraqitur në thirrjen publike për kurset dhe përgatitjet e tjera profesionale që organizon kompania për të interesuarit e tjerë. Nga kompania “Karisma” kanë premtuar se do të angazhohen maksimalisht me qëllim që përgatitjet dhe punimet për ndërtimin e kompleksit të ri turistik të përfundojnë deri në fillim të sezonit të ardhshëm (Kohapress) turistik. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
REVOLUCIONI I NJERIUT
Zhvillimi i potencialit njerëzor
Njeriu i cili qëndron pasiv, mendon në vete: “Unë dua të jem një person i qetë, dhe kështu dua ta kaloj jetën në heshtje”. Ju kështu kurrë nuk do të mundeni për ta zhvilluar plotësisht potencialin tuaj unik. Pa pasur nevojë të ndryshoni tërësisht karakterin tuaj, ju mund të bëheni një person i cili, edhe pse në thelb i heshtur, të jetë në gjendje të thotë fjalën e duhur në kohë të duhur dhe me bindje të vërtetë
Qani Osmani
Jeta e njeriut të sotëm është një luftë në vetvete, është një betejë intensive mes lumturisë dhe mjerimit. Njeriu ndodhet vazhdimisht në ndryshim, por problemi i vërtetë është nëse ne ndryshojmë për të mirë apo për të keq. Nëse ndryshojmë pozitivisht ne kemi suksese dhe zgjerojmë këndvështrimin tonë të ngushtë, të përqendruar në veten tonë. Ne marrim një fushëpamje të zgjeruar dhe ngrihemi në piedestalin e vërtetë të emrit njeri. Një ndryshim i brendshëm pozitiv është kthesë thelbësore në procesin e bërjes së racës njerëzore të fortë dhe të mençur. Ky revolucion i njeriut është thelbësor dhe jetik i të gjitha revolucioneve. Ky revolucion (proces i brendshëm) është krejtësisht paqë-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
sor, është human dhe madje ai mund të bëhet pa gjakderdhje e pa viktima dhe nga i cili mund të përfitojnë të gjithë. Njeriu i sotëm çdo ditë përballet me situata të panumërta në të cilat i duhet të zgjedh ose të marrë vendime të duhura. Ne duhet të vendosim se cilat rrugë duhet për të marrë në mënyrë që të ndihemi mirë për veten dhe të bëhemi me të vërtetë individë me shpirt bujar. Nëse ne arrijmë të kemi sukses për të sfiduar pengesat e paraqitura dhe botërisht të kemi shpallur luftimin e tyre, edhe nëse këtë e bëjmë së paku në një nivel themelor, ne mund të shkojmë drejt të qenurit një person i admiruar nga mjedisi apo rrethi shoqërorë. Në këtë drejtim njerëzit do të na shohin si dikush që mund të ndikoj pozitivisht në jetën e tyre. Në fakt kjo duket e vetmja mënyrë që ne të krijojmë jetën tonë përmes zgjedhjeve të panumërta që na ofrohen për çdo ditë. Individualiteti dhe karakteri ynë i vërtetë nuk mund të lulëzojë plotësisht pa punë të vështira. Por, kjo punë herët a vonë jep rezultatet e saj.
Është një gabim të mendojmë se ata që jemi sot, duhet që të jemi edhe në të ardhmen. Çdo kohë kërkon punë të vazhdueshme e përsëritje të veprave të mira. Jeta është e mbushur përplot pengesa, të papritura, përplot kurthe e intriga që mund të na shfaqen para nesh. Duhet të jemi përherë vigjilentë dhe të dimë të përballemi edhe me njeriun xheloz. Duhet të keni kujdes... Bëhuni të vëmendshëm, por mos harroni të jeni edhe aktivë, sepse çdo heshtje e juaj mund të keqpërdoret. Njeriu i cili qëndron pasiv mendon në vete: “Unë dua të jem një person i qetë, dhe kështu dua ta kaloj jetën në heshtje”. Ju kështu kurrë nuk do të mundeni për ta zhvilluar plotësisht potencialin tuaj unik. Pa pasur nevojë të ndryshoni tërësisht karakterin tuaj, ju mund të bëheni një person i cili, edhe pse në thelb i heshtur, të jetë në gjendje të thotë fjalën e duhur në kohë të duhur dhe me bindje të vërtetë. Gjithashtu, një tendencë negative ndaj intolerancës mund të bëhet një cilësi e dobishme për të marrë gjërat shpejt dhe me efikasitet. Për njeriun asgjë nuk është e men-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
jëhershme, apo aq e vështirë për t’u përpjekur për të transformuar veten. Kërkohet vetëm vendosmëri dhe bindje për t’i thënë vetes: “Ky lloj i njeriut jam unë”. Nëse kjo prirje bëhet motoja e jetës, kjo do të bëhet edhe më e fortë me moshën. Përpjekja do të jetë triumfuese dhe e vlefshme në fund, sepse asgjë nuk prodhon një kënaqësi më të thellë sesa kjo për të sfiduar me sukses dobësitë tona. Revolucioni i njeriut është një ngjarje e jashtëzakonshme, ai duket sikur të jetë i pandarë nga jeta jonë e përditshme. Ky revolucion shpesh fillon në një mënyrë të vogël. Merrni shembullin e një njeriu që mendon vetëm për veten, familjen dhe miqtë e tij. Pastaj një ditë, ai bën një lëvizje për të thyer këta kufij të ngushtë, duke shkuar në fund të rrugës për t’i ndihmuar një fqinji në nevojë i cili vuan. Ky është fillimi i revolucionit të njeriut. Megjithatë, ne nuk mund ta kryejmë këtë proces vetëm. Kjo do të ndodh vetëm atëherë kur ndërveprimet tona janë të lidhura me të tjerët. Ndihma e rrethit shoqëror do të na japë shkëlqimin si qenie njerëzore. Kur veprimet e mira e fisnike i bashkërendojmë me të tjerët dhe kur bashkë me të tjerët angazhohemi pozitivisht,
ne do të bëhemi njerëz më të disiplinuar dhe më të mirë. Por kjo nuk i bën të gjithë të lumtur, ka edhe njerëz të tillë që injorojnë veten apo lumturinë tonë. Por ne duhet vazhduar tutje drejt lumturisë sonë si individë dhe duhet të krijojmë lidhje të forta me njëri-tjetrin, për të gjeneruar lumturinë e njerëzimit. Një shembull tipik që mund të ilustroj këtë çështje është edhe tregimi për jetën e Mahatma Gandh-it, kur ai si fëmijë ishte i dhembshëm dhe i turpshëm. Ai ishte gjithmonë i shqetësuar se njerëzit do ta tallnin atë. Edhe pas kalimit të provimeve për avokat ai gjithnjë ishte i trembur. Kur ai u përball për herë të parë për të paraqitur argumentet e tij gjyqësore, mendja dhe fjalët e tij shkonin bosh nga nervat dhe gati sa nuk hoqi dorë nga gjyqësia. Por siç thuhet një ndryshim i madh i ka ndodhur atij kur ishte në Afrikën e Jugut, atje ku popullata Hindus ishte e përballur me diskriminim të rëndë. Thuhet se Gandi ishte duke udhëtuar me tren, në një vagon të klasit të parë, kur papritmas ai urdhërohet për të ndërruar vagonin. Ai kishte refuzuar dhe më në fund ishte detyruar që të zbresë nga treni. Gandi në platformën e pritjes në sta-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
cion kishte qëndruar zgjuar gjithë natën, duke u hamendur dhe luftuar me mendimet për t’u kthyer në Indi, ose të durojë vështirësitë për të marrë një pozicion dhe për të luftuar për të drejtat e njeriut. Më në fund ai e kuptoi se me largimin ai do të ishte larguar si i diskriminuar dhe si njeri i cili do ta humbiste luftën e së drejtës së tij. Nga ai moment, thuhet se Gandi u ballafaqua drejtpërdrejt me natyrën e tij të turpshme dhe vendosi për ta sfiduar dhe për ta kapërcyer padrejtësinë. Ndryshimi i tij i brendshëm ishte shkëndijë e një prej zhvillimeve më të mëdha të shekullit të kaluar. Më në fund lirishtë mund të themi se çdo individ ka një potencial të madh që mbetet kryesisht i paprekur nëpërmjet punës së vështirë që është edhe revolucioni ynë njerëzor, këtë potencial duhet ta zbulojë dhe të krijojë një ndjenjë të pavarur dhe të pamposhtur. Pra, ne mundemi dhe duhet të përballemi me çdo situatë që mund të ofrojë jeta. Ky proces na lejon për të mbajtur në rritje dhe zhvillim individualitetin tonë gjatë gjithë jetës dhe me këtë kurrë nuk do të gjejmë një fund të vdekur në udhëtimin tonë të përjetshëm të vetërealizimit. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Pse Katalonja nuk i ngjan Kosovës? Të krahasosh Kosovën me Katalonjën është me të vërtetë sikur të krahasosh mollën me dardhën. Pa rënë në paradigmën e atij budallait që hedh një gur dhe shkojnë 100 të mençur dhe nuk e nxjerrin dot, ia vlen të bësh megjithatë disa krahasime, ndonëse krahasimi themelor është një shaka e kohërave moderne
Mentor Nazarko
Bashkimi Evropian dhe Spanja po merren, ndonëse jo me ndonjë alarm të shtuar, me të ashtuquajturën krizë katalonjase dhe madje po shtohen zërat për ndërmjetësim ndërkombëtar për zgjidhjen e saj. Brenda diskutimeve jashtëspanjolle për të duhen veçuar dy orientime: orientimi komik serb, sipas të cilit tani që Katalonja shpalli pavarësinë duke u thirrur tek rasti i Kosovës, 22 vendet që e kanë njohur Kosovën, duhet të rishikojnë njohjen. Së dyti, është orientimi i një pjese të zërave që vijnë nga vetë Katalonja për të tërhequr vija paralele mes dy rasteve. Të dyja këto orientime lidhen me njëri-tjetrin, ndaj në këtë shkrim po trajtohen bashkë.
Sjellja e gabuar spanjolle
Është krejt e qartë se Spanja ka gabuar me mosnjohjen e Kosovës, bashkë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian në valën e parë në vitin 2008. Madje ka gabuar dhe më shumë kur brenda institucioneve evropiane dhe atyre të sigurisë globale, veçanërisht vitin e fundit, e ka rritur
8
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
rezistencën ndaj pranimit të Kosovës në një mënyrë ose në një tjetër si shtet në planin protokollar, apo kontraktual. Pse Spanja e ka bërë këtë dhe çfarë ka fituar? Solidaritetin e Serbisë? Ky solidaritet nuk i ka sjellë dobi dhe vlerë për asgjë. As dhe intransigjenca e vet kundër Kosovës, se mos me pranimin e saj i krijonte pretekste nacionalizmit katalanas për t’u legjitimuar. Referendumi ndodhi dhe sjellja spanjolle kundrejt Kosovës nuk e pengoi dot. Madje personalitete indipendentiste katalonjase vijojnë dhe tallen me shtetin spanjoll kur thonë se do kërkojnë njohjen e Kosovës reciprokisht. Pra është krejt e qartë se kjo mosnjohje nuk ka prodhuar kurrfarë rezultati pozitiv për ruajtjen e integritetit territorial të Spanjës, pandashmërinë e saj sipas Kushtetutës së 1978-ës, përkundrazi. Kjo sjellje diplomatike spanjolle është rast tipik autolezionizmi: kur një shtet brendëson (internalizon) një çështje si ajo e Kosovës, që duhet ta jashtëzonte (eksternalizonte), pra ta mbante jashtë debatit të saj të brendshëm.
As Serbia nuk përfiton asgjë
Serbia ndërkohë nuk përfiton asgjë nga një iniciativë gjithashtu komike si ajo e kërkesave për 22 vendet e BEsë që e kanë njohur Kosovën: jemi
në rastin tipik kur shtetet e Ballkanit përdorin një lëvizje gjoja diplomatike për konsum të brendshëm. Sepse dihet qartësisht që rrota e historisë nuk kthehet dot më mbrapsht: pavarësia e Kosovës është vulosur përfundimisht me aksion të armatosur të NATO-s, me rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me 114 njohje dypalëshe, me anëtarësim të Kosovës në 60 organizata globale dhe rajonale, etj., etj.
Krahasimi i mollës me dardhën
Të krahasosh Kosovën me Katalonjën është me të vërtetë sikur të krahasosh mollën me dardhën. Pa rënë në paradigmën e atij budallait që hedh një gur në ujë dhe shkojnë 100 të mençur dhe nuk e nxjerrin dot, ia vlen të bësh megjithatë disa krahasime, ndonëse krahasimi themelor është një shaka e kohërave moderne, e cila nuk duhet të merret seriozisht në pikëpamje të së drejtës ndërkombëtare, por në pikëpamje publicistike, pse jo. Për ta lehtësuar këtë ndërmarrje publicistike për ata që duan ta bëjnë megjithatë, po heqim disa paralele. Shikoni agjencitë botërore të lajmeve, se ç’ bënte Kosova në 1999, çfarë ndodhte në Katalonjë në 1999? Në Kosovë vriteshin mbi 10 mijë vetë, digjeshin dhe shkatërroheshin dh-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
jetëra mijëra shtëpi, institucione kulti, dhunoheshin gra, fëmijë, pleq, ndaj NATO bombardonte Serbinë, kurse Katalonja organizonte Çmimin e madh botëror të motoçiklizmit!? Lufta e Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësim i ngjan luftës për pavarësi të vendeve afrikane, ndonëse shpallja e pavarësisë së Kosovës sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 2011, është rast sui generis. Pra Kosova mund t’i ngjajë rastit të kolonive afrikane, kurse Katalonja s’ka lidhje me kolonitë afrikane, sepse përndryshe duhet ta kërkonte pavarësinë më herët. Mobilizimi i indipendentistëve të Katalonjës mund t’i ngjajë atij të Legës Nord të Italisë, që nuk kanë rrëshkitur megjithatë deri në kërkesën për shkëputje nga Roma hajdute, por kurrsesi Kosovës. Shikoni shkallën e autonomisë që ka Katalonja si shtet autonom dhe atë që ka patur Kosova në 1998! Nuk ka kurrfarë krahasimi. Kosova ka qenë dhe mbetet zona më e varfër e Jugosllavisë, e Serbisë dhe
sot e Evropës, ndërsa Katalonja me të ardhurat për frymë 26 mijë euro, më shumë sesa mesatarja e Spanjës është njëri nga 4 rajonet më të zhvilluara ekonomikisht të Evropës (si Lombardia, Baden Vurtenbergu, etj.). Popullsia më e varfër (rasti i Kosovës) u shkëput nga pjesa më e pasur e shtetit federal që u disgregua, ndërsa me Katalonjën kemi popullsinë më të pasur që don të shkëputet prej pjesës më të varfër. Dikush mund t’i referohet parimit të vetëvendosjes së popujve. Parimi i vetëvendosjes ponderohet, ndërlidhet me një sërë kushtesh, të cilat Kosova i ka përmbushur. Spanja e sotme nuk është një shtet federal, i cili po copëtohet nga lëvizje pavarësuese të rajoneve të veta, përkundrazi. Kosova ishte entiteti i fundit federal i një republike federative si ish-Jugosllavia, e cila u shkëput si pasojë e diskriminimit etnik dhjetëravjeçar, aparteidit, pastrimit etnik të kryer mbi popullsinë e saj. Kosova ka vuajtur diskriminim
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
etnik, veçanërisht prej 1981, kurse Katalonja ka njohur vetëm zhvillim të vrullshëm të identitetit të saj dhe të ekonomisë së saj. Diskriminimi etnik, pastrimi etnik ndaj Kosovës është dënuar ndërkombëtarisht me rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së; ndërsa kundrejt Katalonjës nuk ka kurrfarë rezolute, sepse s’do kishte kurrfarë kuptimi. Vullneti popullor i kosovarëve është shprehur shumë herë pro pavarësisë. Kosova ka zhvilluar referendume me pjesëmarrje të mbi 90% të popullsisë, dhe u detyrua të shkonte tek lufta e armatosur e popullit të vet kundrejt regjimit serb, pasi në 1999, Serbia nxori nga territori afro 1 milion vetë në përpjekje për të ndryshuar strukturën etnike të popullsisë. E sigurisht ky nuk është rasti i Katalonjës. Spanja është shtet demokratik dhe i ka aftësitë për të tretur krizat e brendshme edhe si kjo me Katalonjën. Por rasti i Kosovës, kundërshtimi i pavarësisë së saj, nuk e ndihmojnë për asgjë në lidhje me këtë krizë. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
RIANGAZHIMI I KONGRESIT AMERIKAN NË MBROJTJE TË LIRISË SË SHTYPIT NË RUSI
Shtypi i lirë është gurt
Kohët e fundit vihet re një aktivizim i ri nga ana e Kongresit amerikan në lidhje me lirinë e shtypit në botë të medias në Rusi. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, në Kongresin amerikan u mbajtën dy sesione që kis mungesën e lirisë së shtypit në Rusi. Sesioni i fundit, i organizuar nga Komisioni Amerikan i Helsinkit diskutime morën pjesë, ndër të tjerë, edhe anëtarët e Kongresit, demokrati Adam Schiff, bashkëthemel Chabot dhe përfaqësues të organizatave qeveritare dhe joqeveritare, të interesuara për fatin e lirisë së
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Vihen re gjithnjë e më shumë përpjekje, në radhët e disa anëtarëve të Kongresit amerikan – si rrjedhim i shtypjeve të lirisë së medies sidomos në Rusi, por jo vetëm atje --për një mbështetje më të madhe për transmetimet e financuara nga qeveria amerikane, siç janë Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë. Grupi dypartiak i Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në Botë është themeluar në vitin 2006 nga kongresmeni Adam Schiff dhe nga ish-kongresmeni Mike Pence, sot Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. Me rastin e themelimit të Grupit të Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në Botë, Kongresmeni Schiff kishte deklaruar se, “Shtypi i lirë dhe i papenguar është jetik për një demokraci të shëndetshme. Është e papranueshme që gazetarët të punojnë në një atmosferë ku kanë frikë nga qeveria se për arsye të punës së tyre, ata mund të burgosen ose ata vetë dhe familjet e tyre mund ta pësojnë keq vetëm e vetëm se bëjnë detyrën e tyre si gazetarë të lirë.” Me atë rast gjithashtu ai pat thënë se objektivi i krijimit të këtij grupi ligjvënësish amerikanë për mbrojtjen e lirisë
10
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
së shtypit anembanë botës -- duke nënvijuar censurimin e lajmeve kudo që ndodh në botë -- ishte jo vetëm mbrojtja e gazetarëve nga persekutimi për punën e tyre që bëjnë, por njëkohësisht synon të mbrojë edhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të mirë-informuar dhe për të pasur në dispozicion lajme të lira dhe të pakontrolluara nga autoritetet. Ndërsa ish kongresmeni Mike Pence (sot Zëvendëspresident i Amerikës), si bashkëthemelues i këtij grupi të Kongresit për mbrojtjen e lirisë së shtypit anembanë botës, pat deklaruar me rastin e themelimit të këtij grupi se, “Aty ku nuk ekziston liria e shtypit, aty nuk ka as liri. Në qoftë se Amerika do të vazhdojë të jetë dritë e shpresës në botë, ne duhet ta mbajmë lartë si ideal dhe ta mbrojmë shtypin e lirë dhe të pavarur, duke e avancuar dhe duke e përhapur nëpër botë, ndërkohë që ta mbrojmë edhe në vendin tonë. E kam për nder të jem anëtar i këtij grupi burrash dhe grash të Kongresit amerikan të dy partive, qëllimi i të cilëve është mbrojtja e lirisë së shtypit për mbarë njerëzimin”, kishte deklaruar para pak më shumë se 10vitesh, ish-kongresmeni Pence, sot numri 2 i Shtëpisë së Bardhë. Ishte pikërisht në këtë frymë të mbrojtjes së lirisë së shtypit anembanë botës dhe të qarkullimit të lirë të lajmeve dhe informacionit—deklaruar një dekadë më parë nga Kongresi amerikan -- që këtë javë në njërën prej sallave të Kongresit u mbajt sesioni i organizuar së bashku nga Grupi
i Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në Botë dhe nga Komisioni Amerikan i Helsinkit -- kësaj radhe mbi lirinë ose mbi mungesën e lirisë së shtypit dhe mbi sulmet kundër gazetarëve në Rusi dhe në shtetet ish-sovjetike. Sesioni i Kongresit mbi sulmet ndaj lirisë së shtypit dhe medias së pavarur në Rusi, u mbajt një ditë para se policia të fillonte të ënjtën, bastisje me dhunë kundër një numri aktivistësh, gazetarësh dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
themeli i demokracisë
ë, në përgjithësi dhe në veçanti mbi masat shtypëse të Moskës ndaj gazetarëve dhe organeve të pavarura shin të bënin, njëri me keqinformimin rus anembanë botës dhe tjetri me lirinë ose më mirë të themi me dhe Grupi i Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në botë, u mbajt të mërkurën e kësaj jave. Në lues i një Grupi Dypartiak të Kongresit për Mbrojtjen e Lirisë së Shtypit në Botë dhe Republikani Steve ë shtypit anembanë botës
kundërshtarësh të regjimit të Presidentit Putin, anembanë Moskës, përfshirë edhe apartamentin e gazetarit të njohur Andrei Konyakin, i cili raporton mbi raste të mëdha të korrupsionit në vend, njofton portali amerikan i lajmeve Daily Beast. Tema e diskutimeve nga pjesëmarrës të ndryshëm mbi shtypjet ndaj lirisë së shtypit në Rusi, përfshirë Drejtoren e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet dhe Drejtorin e Radios
Evropa e Lirë, Thomas Kent, ishte se shtypi i lirë është gurthemeli i demokracisë, detyra e të cilit është për të mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe llogaridhënëse për punën e tyre ndaj qytetarëve dhe njëkohësisht të shërbejë si mjet informimi të saktë dhe objektiv për qytetarët. Historikisht është provuar se qeveritë diktatoriale dhe autoritare e konsiderojnë lirinë e shtypit si ferrë në sy dhe përpiqen gjithmonë të kërcënojnë, të frikësojnë dhe t’i mbyllin gojën gazetarëve dhe shtypit të lirë, duke i bërë gazetarët subjekt të sulmeve të vazhdueshme të tyre. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrës të ndryshëm theksuan se gazetarët në Rusi, në periferi dhe në shtetet post-sovjetike përballen me frikësime, bezdisje të lloj-llojshme, me arrestime e madje edhe me vrasje për kryerjen e detyrës së tyre si gazetarë të lirë. Sipas të dhënave nga media që morën pjesë në sesionin e Kongresit, diskutimet nënvijuan faktin se sa të përhapura janë masat që ndërmerr Kremlini kundër zërave të pavarur si dhe ndaj shtypit të lirë dhe të pavarur. Debati u përqendrua, jo vetëm për masat që duhen marrë për mbrojtjen e të drejtave dhe të sigurisë së gazetarëve, por edhe mbi ndihmën në të ardhmen dhe për promovimin e lirisë së medies në përgjithësi nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe nga ente të tjera qeveritare dhe joqeveritare perëndimore. Për të ndihmuar në luftën kundër
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
këtyre përpjekjeve – raporton VOA – kongresmenët Steve Chabot dhe Adam Schiff i thanë Komisionit të Helsinkit se Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve Ndërkombëtare, agjencia ombrellë e Zërit të Amerikës, është thelbësore. Demokrati Schiff, bashkëthemelues i grupit dypartiak të Kongresit për mbrojtjen e lirisë së shtypit në botë, u zotua se do të mbështesë përpjekjet e Bordit dhe të Zërit të Amerikës, ndërsa republikani Chabot u angazhua për mbështetjen e tij dhe të kolegëve në Dhomën e Përfaqësuesve, “Për një shtyp të lirë e të pavarur, si në Evropën Lindore ashtu edhe në Rusi”. Fatkeqësisht, në shumë vende të botës, përfshirë Rusinë, megjithëse ligji ndërkombëtar qartazi garanton lirinë e të shprehurit dhe të drejtën e lirisë së medies, këto të drejta vazhdojnë të shtypen gjerësisht dhe pa asnjë ndëshkim. Sipas disa statistikave të fundit të Komisionit për Mbrojtjen e Gazetarëve, deri më tani këtë vit, anë e mbanë botës janë vrarë 25 gazetarë, ndërkohë që vitin që kaloi ishin arrestuar 259 dhe 55 të tjerëve nuk u dihet fati. Riangazhimi i Kongresit Amerikan në mbështetje të lirisë së medies në Rusi dhe anembanë botës është i mirëseardhur dhe do të ndihmojë për të bërë të njohura për publikun e gjerë botëror kërcënimet ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj rreziqeve me të cilat përballen gazetarët, sidomos ata që veprojnë nën regjime autoritare, në vende dhe në kushte të rrezikshme pune. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
11
HISTORI
110 VJETORI I LUFTËS SË LEMAJËS E GRABOMIT KUNDËR USHTRISË TURKE
Lufta që i parapriu Kry Trieshi dhe diaspora e kësaj treve sidomos ajo në Amerikë ka detyrë morale financimin e studimeve serioze dhe ndërtimin e një monumenti për luftëtarët e Lemajës dhe Grabomit në qëndër të Trieshit
Për Koha Javore:
Gjekë Gjonlekaj New York Në tetor të vitit 2007 ishte 100-vjertori I Luftës së Lemajës dhe Grabomit. Më këtë rast ramë dakord me fratin e Trieshit në atë kohë At.Mirash Marinaj dhe me studiuesin e historisë Gjergj Nikprelaj për organizimin e një konference shkencore në Triesh, ku do të merrnin pjesë dijetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Patër Mirashi dhe Gjergj Nikprelaj filluan punën duke themeluar një këshill të posaçëm për këtë çështje. Ata shkuan disa herë në Shkodër dhe u konsultuan me historianë dhe studiues të atij qyteti. Intelektualët shkodranë e mirëpritën këtë iniciativë. Patër Mirashi dhe Gjergj Nikprelaj kishin punuar seriozisht për suksesin e kësaj konference dhe për disa veprime të tjera, ku bënte pjesë edhe mesha kushtuar luftëtarëve të Lemajës dhe Grabomit. Gjatë gjithë atyre përgatitjeve, dy tre vetë nga Nikmarashi kishin ngulur këmbë që të parët e tyre kishin qenë organizatorët dhe luftëtarët më të dalluar të Lemajës. Ata kishin ngulur këmbë që një i parë i tyre kishte qenë fillimi dhe mbarimi i asaj lufte. Gjergj Nikprelaj dhe këshilli përgatitor i Trieshit nuk kishin qenë dakord me këtë qëndrim, sepse ishte tepër absolut. Dy javë përpara se të mbahej kjo konferencë e ceremoni, kundërshtarët shkuan natën nëpër hënë në Kishë të Tuzit për të ndaluar festimet e 100-vjetorit të kësaj ngjar-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
je historike. Ata kërkuan nga Patër Pashku ndihmë që të mos realizohet ky projekt, duke kërcënuar se atë ditë do të derdhet gjaku në Triesh. Një kërcënim i tillë bëri që e gjithë kjo punë e përpjekje të dështojë. Pas një kohe ata që kundërshtuan manifestimin e kësaj ngjarje historike vendosën një pllakë përkujtimore të heroit të tyre në një shkëmb pranë rrugës. Përveç veprimtarisë për Gjon Ujkën nga familjarët e tij gushtin e kaluar, nuk është bërë asnjë aktivitet ose nderim për 154 luftëtarë të Trieshit në Lemajë dhe Grabom, në vitin 1907. Trieshi ashtu si edhe krahinat e tjera është sulmuar shumë herë nga ushtria turke. Qeta e Trieshit siç e quanin të moshuarit është sulmuar shumë herë nga ushtria turke. Lucë Lucaj në librin e tij:”Trieshi Ndërmjet Malësisë e Kuçit”, shkruan se kjo trevë u sulmua ashpër nga forcat turke në vitin 1717. Ata po kalonin nëpër Bregun e Cemit, për të hyrë në Triesh. Por pësuan keq në Dobërçin. Pozita gjeografike e Trieshit ishte shumë e veshtirë për pushtuesit. Trieshi është i rethuar me male të larta siç është: Suka e Grudës, Qytezat dhe Kazheniku. Ndërsa pjesa tjetër kundruall Cemit është shkëmbore dhe kalimi prej andej në Triesh mund të bëhet vetëm nëpër Grykë të Delajve, Smedecit, pastaj nëpër Qye të Rrasës dhe Qafë të Nagrivës dhe nëpër Lug të Ulicës. Trimat e Trieshit kur dëgjonin për ndonjë sulm të mundshëm turk zinin ato gryka dhe sulmi turk ishte i pamundur. Malësorët e krahinave të pushtuara njoftonin për rreziqet e mundshme. Shumë luftëtarë të njohur të maleve të Malësisë kërkonin strehim në Triesh, pasiqë ata ndiqeshin nga forcat turke.
Midis tyre kishte qenë edhe Vuksan Gela, i pari i Grudës. Kështu kishte ndodhur edhe me disa luftëtarë nga Hoti e Gruda, pastaj edhe nga Kuçi. Në Triesh nuk u ndërtua kurrë asnjë objekt turk. Ata e kishin të vështirë ta pushtonin Trieshin, jo se nuk ishin të interesuar por se kjo trevë ishte e papushtueshme në atë kohë. Trieshi kishte shumë prona në Cem. Turqit pas Kongresit të Berlinit kishin ndërtuar në Lemajë një karaull dhe në vitin 1906 kishin filluar ndërtimin e një karaullë të madhe në Shesh që ishte pronë e Trieshit, kryesisht e vëllazërive të Nikmarashit. Gjatë atyre viteve nizamët turq siç i quanin malësorët filluan shumë veprime të papërshtatshme kundër banorëve trieshianë në Lemajë dhe
HISTORI
yengritjes së Malësisë në Grabom. Banorët e atyre rajoneve ishin shumë të shqetësuar për incidente pothuajse të përditshme të ushtrisë turke. Ata kishin filluar të shkelin me dhunë edhe kodin moral të malësorëve trieshianë. Mosmarrëveshjet dhe përplasjet me nizamët u bënë të përditshme . Në Triesh flitej ditë e natë për këto shkelje brutale të pronave dhe moralit të tyre. Paria e Trieshit kishte rënë dakord për një luftë kundër Turqisë në Lemajë dhe në Grabom. Por ata nuk mund ta fillonin luftën pa ia bërë të ditur Malit të Zi dhe Knjaz Nikollës. Mali i Zi ishte në marrëdhënie të mira me Turqinë dhe një luftë e tillë kishte për t’i dëmtuar interesat e tyre dypalëshe. Knjaz Nikolla në këtë Luftë kishte luajtur rolin e Ponc Pilatit. Paria e Trieshit nuk kërkonte mbështetjen e ushtrisë malazeze. Kërkonte vetëm armë e municione. Natyrisht se Mali i Zi u kishte dhënë armatime dhe municione të mjaftueshme. Trieshi nuk kishte asnjë qëllim tjetër nga kjo luftë, përveç largimit të nizamëve
nga ato territore. Luftën e organizoi Trieshi e jo Mali i Zi. Luftëtarët e Trieshit u ndanë në dy çeta. Nikmarashi, Muzheçku dhe Budza ishin çeta e Trieshit të Poshtëm, ndërsa Stjepohi, Delajt dhe Bekajt ishin çeta e Sipërme. Lufta e Lemajës filloi një javë pas Zojës Rruzare të Trieshit që gjithmonë festohej të dielën e parë të tetorit. Prijësit e Luftës, Paria e Trieshit dhe të gjithë luftëtarët kishin rënë dakord që lufta të fillonte një javë pas kësaj feste. Ashtu kishin vepruar. Dy çetat e Trieshit së bashku kishin 156 luftëtarë, shkruan Gjergj Nikprelaj në një studim të tij të pabotuar për Trieshin. Në atë studim Gjergj Nikprelaj tregon shumë hollësi për organizimin e kësaj lufte. Ai është shumë kategorik kundër teorive individuale dhe familjare të kësaj lufte. Gjergj Nikprelaj ka bërë shumë kërkime në arkivat e Cetinës dhe Podgoricës për Kryengritjen e Malësisë të vitit 1911 dhe për Luftën e Lemajës dhe të Grabomit. Sipas Lucë Lucaj, në Luftën e Lemajës ishin
shquar trimat e Nikmarashit: Malotë e Gjeto Gjeka, Cub Smajli, Gjon Ujka dhe Mal Vata, bile Mali e kishte filluar luftën i pari sepse kjo shtëpi kishte qenë gjithmonë hijemirë. Lucë Lucaj shkruan për trimërinë e Tomë Prelit dhe Prelë e Zef Tomë Hasurit. Çeta e Epërme e Trieshit kishte luftuar më shumë në Grabom. Në luftën e Grabomit ishin dalluar Gjelosh Toma dhe Lucë Dedë Husi, bile të dy ishin plagosur. Kjo luftë mori fund pas disa ditësh. Ushtria turke siç duket nuk kishte bërë rezistencë. Ishte larguar pa dëme të mëdha. Disa trieshianë kishin hyrë në karakollën e tyre dhe kishin marrë armatime të ndryshme dhe pajisje shtëpiake. Si pasojë e kësaj lufte ata e ndaluan ndërtimin e karaullës së re në Shesh. As Trieshi nuk kishte pësuar humbje. Për Trieshin ishte një fitore e mrekullueshme. Kjo mund të jetë ndër luftërat e para antiturke në tokat shqiptare. Vetëm Kurbini në krye me Dom Nikollë Kaçorrin kishte bërë një përpjekje të tillë, tregonte Profesor Gazmend Shpuza. Profesor Skender Rizaj më kishte premtuar se do të shikonte arkivat turke të Stambollit për këtë luftë. Për arsye se u penguan aktivitetet për 100-vjetorin e kësaj lufte, u anuluan edhe përpjekjet e tjera. Vajtja e 156 trieshianëve në atë luftë ishte akt heroik sepse luftës nuk i dihet kurrë. Të gjithë ata që morën pjesë në atë luftë janë nderi i Trieshit e Malësisë dhe më gjerë. Kjo luftë i parapriu Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911. Historia e Trieshit pa luftën e Lemajës është e cunguar. Për këtë luftë duhet bërë edhe më shumë studime. Trieshi dhe diaspora e kësaj treve sidomos ajo në Amerikë ka në detyrë morale financimin e studimeve serioze dhe ndërtimin e një monumenti për luftëtarët e Lemajës dhe Grabomit në qendër të Trieshit. Kjo përmendore mbase mund të realizohet sivjet me rastin e 110-vjetorit, por as vitin e ardhshëm nuk është vonë. Më mirë vonë se kurrë, thotë fjala e urtë popullore. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Gjak i humb Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Konstantin Louloudis, lindur më 1991, është garues britanik; dy herë fitues i medaljes olimpike dhe dy herë kampion i botës në garat me jaht. I ati i tij është grek, i ardhur nga ishulli i Andros. E ëma e tij, britanike, është pjesëtare e oborrit të mbretëreshës Elizabeth II. Andros është ishulli më verior i arkipelagut grek Cyclades, rreth 10 km në juglindje të Euboea dhe rreth 3 km në veri të Tinos. Ishulli është kryesisht shkëmbor. Komuna, e cila përfshin Andros dhe disa ishuj të vegjël aty pranë, të pabanuar, ka një sipërfaqe prej 380 km2. Qytetet më të mëdhenj janë Andros, Gavrio, Batsi dhe Ormos Korthiou. Në vitin 1416, ishulli u pushtua nga osmanët dhe pothuajse e gjithë popullsia vendase u shpërngul. Në të njëjtën kohë, arvanitët, të ikur nga zonat jugore të Shqipërisë së sotme, kaluan nga Eubeja në ishull, duke u vendosur në pjesën veriore të tij. Emri i ishullit në gjuhen arvanite është Ëndërr. Në fillim të viteve 1770, gjatë Luftës
“ 14
“
Në vitin 1416, ishulli u pushtua nga osmanët dhe pothuajse e gjithë popullsia vendase u shpërngul. Në të njëjtën kohë, arvanitët, të ikur nga zonat jugore të Shqipërisë së sotme, kaluan nga Eubeja në ishull, duke u vendosur në pjesën veriore të tij. Emri i ishullit në gjuhen arvanite është Ëndërr
Ruso-Turke të vitit 1768-74, ishulli u pushtua nga rusët dhe u përdor si bazë për operacionet në Egje. Më 10 maj 1821, Theophilos Kairis, një nga intelektualët kryesorë grekë, deklaroi pjesëmarrjen e Andros në Luftën e Pavarësisë duke ngritur flamurin grek në ishull. Me anë të një fjalimi, Kairis frymëzoi pronarët e anijeve dhe tregtarët për të kontribuar me fonde për të ndërtuar një marinë greke për të luftuar osmanët. Arvanitët përbënin në atë kohë shtresën më të pasur në rajon. Pas fitores së pavarësisë, ishulli Andros u bë qendër e madhe e anijeve greke. Në këtë u ndihmua nga ardhja e refugjatëve nga Psara dhe rënia e qendrave të tjera tradicionale të transportit detar siç ishte ishulli Hidra, vendbanim tjetër arvanitas në Greqi. Tregtarët e Andros ishin veçanërisht aktivë në tregtinë e drithërave nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Ndërtuar fillimisht në nivel lokal, anijet Andrian u ndërtuan më vonë në Syros, sidomos kur filloi transiti me anije me avull. Deri në vitin 1914, anijet e regjistruar në
Më 1899, përfaqësuesit kryesorë të arvanitëve, mes tyre pasardhës të heronjve të pavarësisë së Greqisë, botuan një manifest ku u bëhej thirrje shqiptarëve jashtë Greqisë për t’u bashkuar për krijimin e një shteti shqiptaro-grek. Pasi Shqipëria shpalli pavarësinë, arvanitët në Greqi erdhën duke u ndarë gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe vendi ëmë, duke u vetë-identifikuar si grekë. Kjo mëri e trashëguar po sjell dëme të mëdha
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
Andros ishin të dytat në Greqi përsa i përket kapacitetit. Pas Luftës së Parë Botërore, numri i anijeve të regjistruara në Andros u rrit nga 25 më 1921 deri në 80 përpara Luftës së Dytë Botërore. Humbjet e pësuara gjatë kësaj lufte, si dhe ndërkom-
bur bëtarizimi i anijeve dhe transferimi i qendrave tregtare detare në Pire dhe Londër, sinjalizuan fundin e anijeve andriane. Sipas regjistrimit të fundit grek të vitit 2011, qyteti i Andros kishte 1,665 banorë dhe i gjithë ishulli 9,221 banorë. Disa nga komunitetet në Andros janë Arnas, Batsi, Kipri, Kochylos, Lamira, Livadia, Mermingetë, Mesaria, Sineti, Zaganiaris etj. Por dialekti arvanitas është në krye të gjuhëve që po zhduken, shkruan profesor Lukas Tsitsipis në “Arvanitica and Greek in Contact”. Arvanishtja sot është e rrezikuar, pasi folësit
KULTURË
Dialekti arvanitas është në krye të gjuhëve që po zhduken, shkruan profesor Lukas Tsitsipis në “Arvanitica and Greek in Contact”. Arvanishtja sot është e rrezikuar, pasi folësit e saj përdorin gjuhën greke dhe pjesëtarët më të rinj të komunitetit nuk e flasin më, thotë prof. Georgios Babiniotis në “Lexicon of the Greek Language” e saj përdorin gjuhën greke dhe pjesëtarët më të rinj të komunitetit nuk e flasin më, thotë prof. Georgios Babiniotis në “Lexicon of the Greek Language”. Por pse nuk e flasin? Më 1899, përfaqësuesit kryesorë të arvanitëve, mes tyre pasardhës të heronjve të pavarësisë së Greqisë, botuan një manifest ku u bëhej thirrje shqiptarëve jashtë Greqisë për t’u bashkuar për krijimin e një
shteti shqiptaro-grek. Pasi Shqipëria shpalli pavarësinë, arvanitët në Greqi erdhën duke u ndarë gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe vendi ëmë, duke u vetë-identifikuar si grekë. Kjo mëri e trashëguar po sjell dëme të mëdha. Gjuhëtarë dhe etnologë kanë sugjeruar se kjo prirje po shpie në humbje progresive të dialektit arvanitas dhe zhvendosje të brezit të ri arvanitas drejt greqishtes si gjuhë të tyre të vetme.
E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Filozofia e interpretimit (ll)
Arsimi me reformat Bolonjës dhe pësim Artin në këtë ese e trajtoj në kuptimin e tij të gjerë, duke shkuar përtej artit në kuptimin e ngushtë dhe specifik. Ndërsa ngulfatjen e artit në Kosovë do ta trajtoj në sekuencën e Kosovës së pasluftës. Është pikërisht kjo sekuencë që, në njërën anë hap mundësi dhe horizonte të reja, duke u thirre, fillimisht mbi lirinë e sapofituar e më vonë edhe mbi pavarësinë, zhvillimin dhe progresin – ndërsa në anën tjetër, përmes maskimit të ‘lirisë dhe pavarësisë’ u mundësua kamuflimi për ngulfatjen e artit ngadalë e ngadalë. Por, nga vjen kjo ngulfatje dhe nga kush?
Ron Salaj
Allegro ma non troppo Janë tre dimensione, thellësisht politike, që kanë kontribuar – dikush më pak e dikush më shumë, dikush në një mënyrë e dikush në një tjetër – në ngulfatjen e artit në Kosovë. Sigurisht këto tre dimensione mund të jenë pak abstrakte dhe jokomplete, por, gjithsesi, janë një pikëfillim i mirë për të ndërtuar një sërë mendimesh rreth ngulfatjes së artit dhe për t’i shndërruar këto mendime në akte të rezistencës. Dimensioni 1: Rrënja. Në emër të ‘autonomisë artistike’ dhe ‘modernizimit’, neoliberalizmi e ngulfatë artin duke e vënë nën thundrën e ‘menaxherializmit teknokratik’. Paolo Freire, themeluesi i lëvizjes së pedagogjisë kritike, në librin e tij “Pedagogjia e të shtypurve” shkruan mbi radikalizmin: “Nuk ka asgjë
16
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
të keqe të jesh radikal. Të jesh radikal do të thotë të hysh brenda, në rrënjë të problemit apo të çështjes. Sa më shumë radikal që një person është, aq më shumë ai apo ajo futet në realitet, dhe duke u futur brenda thellë në realitet, ai apo ajo e kuptojnë më mirë realitetin dhe kështu mund ta transformojnë atë.”. Ndërsa, në intervistën e tij të fundit, disa ditë para se të vritet, intelektuali italian Pier Paolo Pasolini thoshte se “fuqia është sistemi arsimor që ndanë njerëzit në nënshtrues dhe të nënshtruar. Po i njëjti sistem arsimor na formon të gjithëve neve, nga ata që i përkasin elitës/establishmentit e deri te klasat më të varfra shoqërore.”. Tashmë, pas dy referencave të mësipërme, besoj se është e kuptueshme që degradimi, shkatërrimi dhe korruptimi i sistemit arsimor qëndron në thelbin e problemit. Në emër të një lloj ‘modernizimi’, ‘autonomie’ (në kuptimin e ngushtë neoliberal ) dhe ‘menaxherializmit’, reformat në sistemin arsimor (këtu flasim për të ashtuquajturat Reformat e Bolonjës, reforma thellësisht neoliberale) shtyjnë fakultetet që të gjejnë fonde për të mbijetuar (kjo nënkupton çmime më të larta të studimeve për studentë
dhe kontrata korporatiste për profesorë) duke i hapur kështu rrugë universiteteve private. Por mbi të gjitha, këto reforma sjellin drejt shkatërrimit të asaj që Immanuel Kant e quante “përdorimi publik i arsyes” duke inkurajuar, përmes propagandës së saj, që letërsia, shkencat shoqërore dhe arti të konsiderohen si privilegje nga studentët, ndërsa teknologjia, inovacioni dhe ekonomia të jenë prioritet për gjithsecilin. Arsimi nën Reformat e Bolonjës tenton që të prodhojë, për të cituar Slavoj Žižekun, ekspertë teknokratikë që i shërbejnë tregut të lirë dhe pushtetit, për dallim nga arsimi i vërtetë që ka për qëllim të prodhojë mendimtarë, artistë, shkencëtarë, humanistë apo intelektualë autentikë që e këpusin veten e tyre me ideologjinë ekzistuese, duke krijuar kështu hapësira të reja, të panjohura më parë. Por, ‘menaxherializmi teknokratik’ i neoliberalizmit – në fushën e artit shpesh e maskuar nën petkun e fondacioneve – sjell shtrëngime dhe ngulfatje në vetë punën e artistit. I shtrënguar që të sigurojë fonde për t’i mbijetuar tregut neoliberal, artisti është i detyruar që të punojë brenda afateve të caktuara [deadlines], dhe nën këto kushte, shumë artistë
KULTURË
te mi i artit
përfundojnë në përsëritje të vetes së tyre; përfundojnë në art që kënaq shijet e një elite të vogël të pushtetit apo një kiçi monotono-rutinor pa kurrfarë vlerash artistike, i prodhuar për konsum. Njëlloj, shumica e ndërhyrjeve artistike në Kosovën e pasluftës nuk janë krijuese, nuk janë universale, por janë shërbyese të ideologjisë dominante: nga Newborn-i në LetGoEu (dhe shumë të tjera në fusha të ndryshme të artit), të gjitha këto ndërhyrje malinje në hapësira publike, servile ndaj ngjyrës së verdhë të Evropës teknokratike. Të gjitha këto ndërhyrje artistike të verdha që në vetvete ngërthejnë konsensusin e ideologjisë hegjemonike neoliberale, mund t’i përmbledhim së bashku në emërtimin e dhënë nga Agon Hamza: “ideologjia e NewBorn-it”. Dimensioni 2: Simptoma. Arti si komoditet; arti si konsum. Fjala ‘ngulfatje’ është specifike në kontekstin tonë: sepse ngulfatja është akt manual i një qenieje humane/ animale për t’ia marrë jetën qenies tjetër, ngadalë-ngadalë. Është akt i ftoftë, torturues, i paramenduar, vrasës. Pikërisht në këtë sens, prak-
tikat, politikat dhe eksperimentet neoliberale janë të paramenduara në mënyrë precize, të kalkuluara, për t’ia marrë jetën artit në Kosovë. Duke e ngulfatë artin, dhe si pasojë njërën prej procedurave të së Vërtetës, sistemi neoliberal tenton që ta ngulfasë edhe tipin subjektiv artistik apo të Vërtetën singulare, që do të thotë, figurën e Artistes. Me ngulfatjen e artit, si njëra prej procedurave të së Vërtetës, si dhe tipin subjektiv, Artistiken, që futet brenda kësaj procedure, përfundimisht, njëra prej katër kushteve të filozofisë, njëra prej katër shtyllave të shoqërisë do të shembej, e me të edhe e Vërteta singulare. Sigurisht, komodifikimi i artit është njëra prej praktikave dhe eksperimenteve neoliberale që ka çuar drejt ngulfatjes së artit. Ky komodifikim e shtyn artin që të funksionojë brenda ideologjisë ekzistuese: të mbrojë status quo-n, të jetë jo-kritike dhe apolitike, t’i shërbejë tregut për konsum, e kështu me radhë. Kur ne flasim sot mbi kryeveprat e mëdha muzikore të shekullit njëzet, ne flasim për një thyerje që këto vepra kanë bërë me ideologjinë dominante – thyerje e cila
ka hapur horizonte të reja për zbulime kreative të cilat pastaj kanë kulminuar me kryevepra. Shtrëngimi i artit që të funksionojë brenda pozitave ideologjike dhe logjikës së kapitalizmit – pra arti të prodhohet si konsum për tregun – nuk është gjë tjetër veçse një formë e fashizmit kulturor. Por ekziston një fushë artistike të cilën ky fashizëm kulturor, i ushqyer dhe mbështetur nga logjika kapitaliste neoliberale, nuk do të mundet asnjëherë ta mbysë (kjo nuk do të thotë se nuk do ta shtrëngojë dhe ngulfasë): kjo është poezia. Pier Paolo Pasolini thoshte se poezinë nuk mund ta konsiderojmë si një mall apo si një komoditet, sepse “poezia, edhe pse prodhohet, ky prodhim realisht është i pakonsumueshëm, dhe prandaj ekziston një raport i çuditshëm në mes të poetit dhe konsumatorit. Prandaj unë, thoshte Pasolin, prodhoj një mall, një komoditet, poezinë, që është e pakonsumueshme: do të vdesë unë, do të vdesë botuesi im, do të vdesë e gjithë shoqëria jonë, do të vdesë kapitalizmi, por poezia do të mbesë gjithmonë e pakonsumueshme.”. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Podgoricë u mbajt Panairi i Tretë Ndërkombëtar i Librit
Libri mjet i inicimit ruajtjes së lidhjeve Në Panairin e sivjetshëm Ndërkombëtar të Librit, për dallim nga një vit më parë, nuk mori pjesë asnjë shtëpi botuese nga Shqipëria, përveç shkrimtarit të njohur shqiptar nga Durrësi, Arian Leka, në këtë panair ka bërë promovimin e Antologjisë së prozës dhe poezisë bashkëkohore shqipe Podgoricë- Panairi i tretë Ndërkombëtar i Librit është mbajtur nga data 3 deri më 7 tetor në Podgoricë, në pallatin diplomatik “Capital Plaza”, në të cilin u prezantuan mbi pesëdhjetë shtëpi botuese nga Mali i Zi, Rajoni dhe Evropa, kurse shteti mysafir i panairit të sivjetshëm ka qenë Kroacia. Në ceremoninë zyrtare të hapjes së këtij panairi në të cilin morën pjesë personalitete të spikatura të shkencës, kulturës, politikës e fushave të tjera nga vendi dhe më gjerë, sekretarja e Sekretariatit për Kulturë dhe Sport të Kryeqytetit Podgoricë, Nella Savkoviq- Vukçeviq, u shpreh se përmes këtij panairi synohet mbështetja dhe promovimi i vlerave të vërteta siç është libri i mirë, duke
18
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
theksuar se “Libri na ofron ta njohim veten dhe t’i kuptojmë të tjerët dhe në këtë rrugë sfiduese, ky panair na jep dritë të veçantë”. Në të njëjtën kohë, drejtori artistik i këtij panairi, Vlladimir Vojinoviq, tha se është kënaqësi e veçantë kur në këtë numër kaq të madh, është libri ai që na bashkon. “Ky është rast ideal që të falënderojmë shkrimtarët dhe shkencëtarët nga Kroacia pasi ata kanë kontribuar shumë ndër vite për letërsinë malazeze”, tha mes tjerash, Vojinoviq. Ndërkaq, në emër të ministres së Kulturës të Kroacisë ka përshëndetur përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës së këtij shteti, Dubravka Gjuriq- Nemec, e cila duke përgëzuar organizatorët për orga-
nizimin e këtij panairi, tha se Mali i Zi dhe Kroacia kanë vlera të përbashkëta dhe ndajnë shumëçka tjetër të përbashkët. “Pjesëmarrjen në këtë eveniment kulturor, me pjesëmarrje të një numri të madh të autorëve kroatë, duhet ta kuptojmë si një platformë të fuqizimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe por edhe si mundësi që opinionit dhe lexuesve malazias, t’u prezantohen risitë më të fundit nga letërsia kroate. Jam e bindur që ky panair dëshmon se libri në vendet tona, edhe përkundër sfidave me të cilat përballet, është akoma aktual dhe gëzon një publik të tij midis të rinjve e të moshuarve. Është obligim yni që këtë dashuri që kemi sot për librin, t’ua transmetojmë gjeneratave pasardhëse”, u shpreh GjuriqNemec. Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, Sandra Gjurbuzoviq, ka folur për lidhjet e ngushta që ka pasur njeriu me librin gjatë shekujve, por dhe për vazhdimin e kësaj lidhshmërie të ngushtë që ekziston mes librit dhe njeriut, duke potencuar forcën që libri ka për unitetin e njerëve dhe kulturave të ndryshme. “Libri ka qenë dhe do të mbetet njëri ndër mjetet më të fuqishme përmes të cilit janë iniciuar, krijuar dhe ruajtur lidhjet multikulturore”, theksoi mes
KULTURË
t, krijimit dhe e multikulturore
tjerash, Gjurbuzoviq. Ndërkaq, shkrimtari dhe prozatori kroat, Miro Gavran, vuri në dukje se përherë panairet e librave janë mundësi e mirë që shkrimtarët të takohen me lexuesit e tyre dhe me njerëzit që jetojnë për librin dhe nga libri. “Panairi që ka karakter ndërkombëtar siç është ky në Podgoricë, krijon mundësi që lexuesit të takohen edhe me shkrimtarë dhe kolegë krijues nga shtete të tjera. Ky do të jetë rast i mirë që dy shtete, Kroacia e Mali i Zi, të njihen në mënyrë të
ndërsjellë me letërsinë dhe shkrimtarët e të dy vendeve”, u shpreh Gavran. Në fund të ceremonisë zyrtare të hapjes së këtij panairi, sekretarja e Sekretariatit për Kulturë dhe Sport e Kryeqytetit Podgoricë, Nella Savkoviq- Vukçeviq, ka ndarë disa dhurata simbolike për folësit e hapjes së kësaj ngjarjeje kulturore. Në kuadër të këtij panairi u bënë promovime librash të shkrimtarëve të njohur vendas dhe të huaj, ndërsa Shteti mysafir i panairit të sivjetshëm ka qenë Kroacia.
Në panairin e sivjetshëm ndërkombëtar të librin, për dallim nga një vit më parë, nuk mori pjesë asnjë shtëpi botuese nga Shqipëria, përveç shkrimtarit të njohur shqiptar nga Durrësi, Arian Leka, i cili në këtë panair ka bërë promovimin e antologjisë së prozës dhe poezisë bashkëkohore shqipe. Panairi i sivjetshëm Ndërkombëtar i Librit në Podgoricë, u organizua nga kryeqyteti Podgorica, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Ministrisë së Arsimit dhe qendrës t. u. “Capital Plaza”. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
20
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
MOZAIK
Angjelin Preljocaj mahnit publikun shqiptar me “Un trait d’Union” Baleti i titulluar ‘Stil life’ erdhi si një tablo e natyrës së vdekur, natyrës së qetë. Përmes lëvizjeve dhe jetës në skenë, koreografi foli për kohën që kalon, jetën, vdekjen dhe pasionin, por edhe për kotësinë, një nga karakteristikat e njeriut postmodern Mes emocionesh dhe duartrokjesh pafund, Pallati i Koncerteve priti premieren botërore të koreografit të famshëm, Angjelin Preljocaj, me idenë e jetës së njeriut brenda universit. Premiera ndërkombëtare e krijimtarisë së tij të re që deri dje mbahej “sekret”, shoqërohet nga rimarrja e duo-s mashkullore të vitit 1989 “Un trait d’Union”, një kërcim trup me trup “poetik dhe pasionant” i shkruar mbi muzikën koncertore të J.S. Bach dhe i interpretuar nga Glenn Gloud. Pjesa e parë e programit solli në skenë dy kërcimtarë, një balet të krijuar në vitin 1989. Krejt e kundërta e ‘Dasmës’ e pranishme në repertorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe duke ardhur në këtë mënyrë me një krijim të ri. Po ashtu, duke e shfaqur këtë të fundit jashtë pavionit të zi, vendit të krijimit të Preljocaj, sikurse është shprehur ky i fundit. Me një karrierë të çmuar ndërkombëtare, koreografi me origjinë shqiptare e nisi nga kryeqyteti shqiptar
“
“Sa herë vij këtu jam si në shtëpi, por si Shqipëria si Franca më kanë dhuruar shumë. Për këtë ndjehem sikur të kisha dy burime brenda shpirtit, secili kërkon dhe gjen rrugën për t’u shprehur brenda meje. Kur kthehem këtu jam shumë i gëzuar, sepse është diçka e rrënjosur, edhe është shumë e vërtetë. Jo më kot e kam zgjedhur këtë pjesë. Baleti flet për kohën që kalon, për jetën vdekjen dhe pasionin”
udhëtimin e premierës së veprës së tij më të fundit me titull “Still-life” (“Natyrë e qetë”). Baleti i titulluar ‘Stil life’ erdhi si një tablo e natyrës së vdekur, natyrës së qetë. Përmes lëvizjeve dhe jetës në skenë, koreografi foli për kohën që kalon, jetën, vdekjen dhe pasionin, por edhe për kotësinë, një nga karakteristikat e njeriut postmodern. Mjeshtri i baletit bashkëkohor, franko-shqiptari Angjelin Preljocaj foli më herët për premierën e tij botërore, duke nisur turin nga Tirana: “Trait d’Union & Création”. “Sa herë vij këtu jam si në shtëpi,
por si Shqipëria si Franca më kanë dhuruar shumë. Për këtë ndjehem sikur të kisha dy burime brenda shpirtit, secili kërkon dhe gjen rrugën për t’u shprehur brenda meje. Kur kthehem këtu jam shumë i gëzuar, sepse është diçka e rrënjosur, edhe është shumë e vërtetë. Jo më kot e kam zgjedhur këtë pjesë. Baleti flet për kohën që kalon, për jetën vdekjen dhe pasionin”. Koreografi i “Preljocaj Balet”, kompanisë së krijuar nga ai dhe e njohur ndërkombëtarisht, tashmë në trupën e tij ka edhe një shqiptar tjetër, Redi Shtyllën, që performoi. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
21
KULTURË
U përurua përmbledhja me poezi “Na dy” e Flutur Mustafës
Poezi që burojnë nga shpirti “Vargjet e saj janë ofshama shpirti, klithma dëshpërimi, përpirje kujtimesh, disa kujtime që ti mundohesh t’i kapërdish dhe ti prapëseprapë iu rikthehesh pafundësisht atyre. Ajo i quan shkarravitje, por unë do t’i quaja shkarravitje poetike rreshtat, vargjet e saj për dashurinë, humbjen, për harresën dhe për mallin e zjarrtë”, ka thënë dr. Sabina Osmanoviq
Ulqin – Në prani të një numri të konsiderueshëm të familjarëve, miqve dhe artdashësve, të shtunën mbrëma në restorantin “Pirate” në Kalanë e Ulqinit u bë përurimi i vëllimit poetik “Na dy” të autores Flutur Mustafa. Duke folur për librin, Dr. Sabina Osmanoviq, pedagoge në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, ka thënë se vargjet e Mustafës “janë ofshama shpirti, tekst klithma dëshpërimi, përpirje kujtimesh, disa kujtime që ti mundohesh t’i kapërdish dhe ti prapëseprapë iu rikthehesh pafundësisht atyre”. “Ajo i quan shkarravitje, por unë do
22
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
t’i quaja shkarravitje poetike rreshtat, vargjet e saj për dashurinë, humbjen, për harresën dhe për mallin e zjarrtë”, është shprehur ajo. Osmanoviq ka theksuar se vargjet e poeteshës kanë shumë dashuri brenda, janë shumë të ndjera, kanë shumë shpirt brenda tyre dhe se në këtë vëllim të dytë ajo vjen më e pjekur në ekspresivitetin e saj. “Uni lirik i autores ka evoluar. Ajo përdor forma të ndryshme poetike, eksperimenton vende-vende. Ajo mbi të gjitha mundohet të krijojë stilin e saj, që është shumë me rëndësi për një njeri që do të merret me letërsi dhe që do të afirmohet si poet
– të krijosh stilin tënd që do të identifikohesh te publiku”, ka thënë ajo. Në vështrimin e tij për librin, poeti Hajredin Kovaçi e ka përgëzuar autoren që i ka qëndruar besnike gjuhës gegë, duke zgjedhur për të shprehur ndjenjat dhe mendimet e saj, siç ka thënë ai, përmes “të folmes së bukur që kena Na, dhe me të cilën dallohemi, gja e cila e pasunon letërsinë shqipe”. Ai ka thënë se përmbledhja me poezi “Na dy” e autores Flutur Mustafa “i shkapërcen parashikimet e disave, se nji krijuese kaq e re në moshë, mund t’i ofrojë lexuesit nji poezi të kapshme, me stil të veçantë, origji-
KULTURË nal, me nji gjuhë të përkryme, gegnishte që tingëllon, amël, dhe të ngjallë emocion”. Kovaçi ka thënë se “poezitë e Fluturës, sidomos libri i dytë, janë poezi që dalin nga shpirti i saj i përvlum që autoren e ban me shpërthy, duke iu drejtuar Atij, që Na s’e dimë se kush ashtë, ‘Ndaç eja, ndaç mas eja, unë edhe pa ty kam me jetu!’” Në mungesë të tij, është lexuar fjala e botuesit Abdullah Zeneli, pronar i Shtëpisë Botuese “Buzuku” – Prishtinë, që e ka botuar librin, ku ai shprehet se libri “Na dy” i Flutur Mustafës pati fatin të mos presë shumë në tryezën apo sirtarët e botuesit, për të parë dritën e botimit shumë shpejt dhe arsyetoi largpamësinë, duke e botuar në vigjilje të Panairit të Librit të Prishtinës, në qershor të këtij viti, duke u radhitur ndër librat më të kërkuar të Panairit. Ai thekson se “një botues i mirëfilltë nuk e ka të vështirë të zbërthejë botën e një autori – autoreje në rastin konkret – të shkrirë në vargjet, në motivet, në thurimën figurative, pasurinë leksikore, duke qenë herë personazh, herë zbërthyese e kompleksitetit që ka mjedisi ku jeton ajo”. Autorja Flutur Mustafa është shprehur se “Na dy” është një libër me poezi, që sipas saj nuk është as i fundit dhe as i pari që e ka parë dritën e botimit, “mirëpo mundet me u lexuar shumë mes rreshtave”. Ajo ka falënderuar botuesin, i cili nuk e ka refuzuar, ndërkohë që ka treguar se ka provuar që librin t’ia ofrojë për botim një shtëpie botuese tjetër prestigjoze, e cila nuk ka dashur as ta lexojë. Mbrëmja letrare e titulluar “Mes muzikës dhe vargjeve” është gërshetuar me recitime të vargjeve nga përmbledhja, nga aktori Shefqet Luca dhe nxënësja Jetlira Hoxha, si dhe me muzikë e këngë nga dyshja e muzikantëve Florent Abrashi dhe Kreshnik Berisha nga Prishtina. “Na dy” është përmbledhja e dytë me poezi e Flutur Mustafës, pas librit të saj të parë “Përtej lajthitjes”, të botuar në vitin 2014. Mustafa ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe përpos letërsisë, ka pasion dramën dhe kinematografinë, ku numëron disa role i. k. në teatër dhe film.
Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi manifestimin letrar
Vjeshtë në Shkodër Shkodër – Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizoi të shtunën në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” manifestimin letrar “Vjeshtë në Shkodër”, ku morën pjesë shkrimtarë, artistë, studiues e kritikë letrarë, si dhe krijues nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini. Pjesë e programit të këtij manifestimi ishin biseda me shkrimtarin Zija Çela – Nderi i Kombit, recitimi i poezive dhe prozave poetike të pabotuara nga anëtarët e Shoqatës dhe të ftuarit, promovimi i vëllimit 3 të antologjisë “Pena e Shkodrës” dhe shpërndarja e çertifikave të mirënjohjes. Në fjalën e tij, shkrimtari Zija Çela Nderi i Kombit ka folur mbi rrugëtimin e tij se si u bë shkrimtar. Shkrimtari i lindur në Shkodër, nga ku u largua në moshën 18-vjeçare, ka thënë se “kudo që të kisha lindur, do të isha bërë shkrimtar se ky ka qenë vullneti i Zotit, por nuk do të isha ky shkrimtar që jam sot pa Shkodrën”. Duke thënë se është e vështirë të përgjigjet në pyetjen se si është bërë shkrimtar, Çelaj është shprehur se “jam bërë shkrimtar pa hangër mishin e kurrkujt, po duke hangër mishin tim”. Ai ka treguar se ka lindur në një familje me shumë fëmijë, me pak bukë dhe pa libra dhe se ky ka qenë paradoksi i parë: “Si mund të bëhesh shkrimtar në një edukim fëmijënor pa libër?!” Çelaj ka thënë se takimi i tij i parë me librin ka qenë me përmbledhjen “Vallja e yjeve” të Lasgush Poradecit, që i shërbeu si shkëndijë për t’u marrë me letërsi. Ai ka thënë se ka shkrimtarë të cilët e kanë shumë të drejtpërdrejtë lidhjen me qytetin e tyre, ndërsa ai ka një përvojë tjetër. “E kam tretur shpirtin tim nëpër të gjithë librat e mi”, është shprehur shkrimtari i njohur duke konkluduar se “letërsia e shkrimtari kanë një detyrë – të bëjnë dialog me bashkëkohësit e vet”. Më pas, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Skender Temali, i dorëzoi çertifikatën e mirënjohjes shkrimtarit Zija Çela, me motivacionin “gjatë rrugëtimit të tij si shkrimtar, në
tregimet e romanet e tij, një vend të rëndësishëm i ka kushtuar dhe Shkodrës, qyteti ku lindi e ku hodhi hapat e parë në rrugën e vështirë të krijimtarisë duke arritur edhe majat e saj”. Shkrimtari Çela duke pranuar çertifikatën e mirënjohjes ka thënë se “Shkodrës çdo krijues i mbetet borxh”. Në pjesën e titulluar “Mes nesh”, disa anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër dhe të ftuar të tjerë kanë lexuar poezi dhe proza poetike nga krijimtaria e tyre. Për vëllimin numër 3 të antologjisë “Pena e Shkodrës” ka folur Zija Vukaj, studiues, kritik dhe përkthyes. Ai ka thënë se ky libër përmbledh gjithë krijimtarinë letrare, studimore, reflektive etj. të anëtarëve të Shoqatës dhe në të janë përfshirë rreth 50 krijues. “Libri është konceptuar me të gjitha degët e krijimtarisë, me të gjitha zhanret letrare. E vetmja taksonomi këtu është rendi alfabetik”, ka shpjeguar Vukaj. Me këtë rast, Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës ka nderuar me çertifikata mirënjohjeje edhe z. Gjergj Leqejza, Konsull Nderi i Austrisë në Shkodër, znj. Keti Bazhdari, themeluese e “Cati Foundation” – “Aleanca Civile për Integritet”, dhe drejtorin e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, z. Gjovalin Çuni, për mbështetjen në funksionimin dhe punën e kësaj shoqate. Manifestimi letrar “Vjeshtë në Shkodër” është organizuar me mbështetjen e Konsullit të Nderit të Austrisë në Shkodër, biznesmenit artdashës i. k. Gjergj Leqejza. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Mbi librin “Etnogjeneza e ilirëve” të autorit Muzafer Korkuti
Ndriçim i procesit his e origjinës dhe shfaq Prof. dr. Muzafer Korkuti i është kthyer e rikthyer çështjes së origjinës së ilirëve e parailirëve, madje me ndërprerje të gjata kohore, sidomos kur i është kushtuar botimit të rezultateve në vendbanimet neolitike e eneolitike në Cakrran, Dunavec, Kolsh, Vashtëmi, Burimas, Katundas, Bënjë e Konispol, etj
Shaban Hasangjekaj Akademiku, specialist i Prehistoisë së Shqipërisë, arkeologu, ilirologu dhe prof. dr. i mirënjohur i shkencave historike, Muzafer Korkuti, në hyrjen e librit të vet me titull “Etnogjeneza e ilirëve”, në mënyrë të denjë, kronologjikisht me argumente dhe të dhëna të bollshme ka pasqyruar veprimtarinë e tij hulumtuese e studiuese shkencore në ndriçimin, zbardhjen dhe reflektimin e origjinës dhe shfaqjes së ilirëve: “Më 2 shtator të vitit 1957, pata fatin që pas 3 vjetësh pune si mësues, të ulesha si student në auditorët e Fakultetit Histori-Filologji, dega Histori të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Kjo është datë historike për arsimin e lartë të Shqipërisë pasi është edhe data e themelimit të universitetit të parë shqiptar. Në kursin e parë, lëndët kryesore që më tërhoqën më shumë ishin Historia e lashtë e Greqisë dhe e Romës, të cilën e ligjëronte prof. Todo Dhamo dhe lënda e Arkeologjisë që e zhvillonte prof. Selim Islami. Në vitin e dytë e të tretë lënda bazë ishte Historia e Shqipërisë të cilën, sipas periudhave, e ligjëronte prof. Kristo Frashëri dhe
24
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
prof. Aleks Buda. Në fund të vitit të parë akademik 1957-1958, ende pa dhënë provimet, i gjithë kursi iu bashkëngjit ekspeditës shqiptaro-sovjetike (ruse), e cila filloi një projekt afatgjatë për kërkime e gërmime në qytetin antik të Apolonisë. Kështu, gjatë viteve të verës 1958-1959 e 1960, si student u angazhova tërësisht në gërmimet që u bënë në Apoloni; në fillim punova në Sektorin C e në Sektorin F dhe në vijim në Nekropol-Tuma nr. 1. Në përfundim të studimeve universitare arrita të mbroj diplomën me temën ‘Nekropoli i Apolonisë, Tuma nr.1’ “. Në vazhdimin e hyrjes së librit të vet, prof. dr. Muzafer Korkuti, thekson: “Në verën e vitit 1961 mora pjesë në ekspeditën që ndërmori gërmime në kalanë e Gajtanit dhe në vitet 1962-65 në gërmimet me karakter shpëtimi në vendbanimin e Maliqit. Këto vite përcaktuan edhe profilin e kërkimeve e studimeve të mia në fushën e pre-e protohistorisë së Shqipërisë, kurse në aspektin praktik të kërkimeve në terren, baza e përgatitjes sime të përgjithshme për gërmim është ‘Shkolla e Apolonisë, e viteve 1958-190’ dhe për gërmime në vendbanimet prehistorike ‘Shkolla e Maliqit, e viteve 1962-65’ “. Autori prof. dr. Muzafer Korkuti bën me dije se Arkeologjia e Shqipërisë pa historinë e lashtë të Shqipërisë nuk mund të ishte e plotë, ndaj në rrugëtimin e tij formues ka punuar e synuar të bashkërendojë, të dhënat që ofron Arkeologjia e Shqipërisë në
plotësimin e ndriçimin e ndryshimeve e zhvillimeve, që ndodhën në trevën ilire në periudhën prehistorike e atë antike. Në këtë këndvështrim, përpjekja e tij e parë ishte në sesionin shkencor të vitit 1969 me bashkëreferatin “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”. Tri vjet më vonë, në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire, në referatin “Rreth formimit të etnosit ilir”, ka parashtruar në mënyrë më të plotë e të thelluar procesin e lindjes e të konsolidimit të etnosit ilir në trevën e Ballkanit Perëndimor. Pas disa vitesh ndërprerjeje të sistemit të kualifikimit pasuniversitar, me mbrojtjen e disertacionit për kërkimin e gradës “Kandidat i shkencave” në vitet 1976-1978 është përfshirë në sistemin e kualifikimit për kërkimin e gradës shkencore “Kandidat i shkencave historike”, me temë disertacioni “Probleme etnokulturore të pre e protohistorisë ilire”. Sipas rregullit, një kopje e disertacionit depozitohej në arkivin e Institutit të historisë dhe një kopje në Bibliotekën Kombëtare. Në pamundësi për ta botuar disertacionin në të njëjtën kohë, ai e ka përfshirë tërësisht në këtë vëllim pa bërë asnjë ndryshim. Botimi pas 38 vitesh, është pasqyrim i arritjeve të kohës rreth trajtimit të problemit të origjinës së ilirëve, ndaj çdo ndërhyrje do të cenonte vërtetësinë e rezultateve të kohës. Me interesim është edhe paraqitja e hollësishme e dy pikëpamjeve për origjinën e ilirëve: teza e prejardhjes veriore dhe teza e formimit autokton të etnosit ilir.
KULTURË
storik mbi rrjedhojat qjes së ilirëve Lidhur me ndërtimin dhe shtjellimin e lëndës së disertacionit, autori thekson që atë synon ta paraqesë (për herë të parë) në një tablo sa më të plotë të kulturës së epokës së bronzit e të epokës së hekurit, me përshkrime të hollësishme për vendbanimet e fortifikuara ilire dhe të treguesve kryesor të ritit tumular të varrimit. Mbi këtë tersi të dhënash të përgjithshme, ai ka arritur në përfundimin se në fund të epokës së bronzit, në territorin e Ballkanit Perëndimor është formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit njohu një zhvillim e lulëzim të brendshëm ekonomiko-shoqëror, u zhvillua edhe më tej, duke marrë një fytyrë gjithnjë e më të përcaktuar etnike. Kjo ishte periudha e formimit të plotë të bashkësisë së
madhe etnike ilire, e cila përmendet për herë të parë në burimet e autorëve antikë të shekullit VI p.e.s. Pas mbrojtjes së disertacionit në vitin 1978 dhe depozitimit të tij në Bibliotekën e Institutit të Historisë e Bibliotekën Kombëtare, punimi i Muzafer Korkutit u vu në qarkullim shkencor edhe pse të kufizuar. Brumin e materialit të lëndës së përfshirë në libër, autori Muzafer Korkuti e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në tetë krerë: 1. Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve në dritën e kërkimeve arkeologjike shqiptare, 2. Rreth formimit të etnosit ilir (në dritën e zbulimeve të bëra në Shqipëri), 3. Probleme etno-kulturore të pre-e protohistorisë ilire, 4. Mbi disa probleme lidhur me etnogjenezën e ilirëve, 5. Shuarja e bashkësisë primitive. Ilirët (shekulli XI-V p.e.s.). origjina dhe trualli historik i ilirëve, 6. Ilustrimet, 7. Bibliografia dhe 8. Shtojcë. Autori Korkuti, katër vite pas mbrojtjes së disertacionit i është rikthyer problemit të etnogjenezës ilire, në një këndvështrim metodologjik e përgjithësues, me botimin e artikullit “Mbi disa probleme lidhur me etnogjenezën e ilirëve”. Kështu duke i parë e ballafaquar dy tezat themelore rreth origjinës së ilirëve, autori i ka kushtuar vëmendje duke u thelluar në analizën e disa fenomeneve social-ekonomike e të rrethanave historike, të cilat kushtëzuan procesin evolutiv të formimit të etnosit ilir, si dhe çështje të tjera të karakterit të përgjithshëm si bije fjala së duhet kuptuar termi kulturë, vazhdimësi kulturore, etnos, etj. Recensenti i librit në fjalë, prof. dr. Lorenc Bejko, në recensionin e vet kushtuar vështrimit vlerësues të librit, shprehet: “Etnogjeneza e ilirëve nuk është thjesht një mbledhje studimesh dhe botimesh të mëhershme të profesor Muzafer Korkutit për këtë çështje. Ajo është një dëshmi historike e përpjekjeve të shkencës shqiptare të
gjysmës së dytë të shekullit XX për të ndriçuar një proces historik me rrjedhoja tejet të rëndësishme për historinë e lashtë të Ballkanit Perëndimor: Origjinën dhe shfaqjen e ilirëve. Së bashku me vazhdimësinë iliro-shqiptare, origjina dhe formimi i ilirëve përbënte një nga çështjet thelbësore të arkeologjisë së re shqiptare të pasluftës së dytë botërore. Muzafer Korkuti është përfaqësuesi më i mirë i brezit të ri të arkeologëve shqiptarë të formuar në vitet e pasluftës që kontribuoi më shumë se kushdo tjetër në studimin e etnogjenezës së ilirëve”. Me synimin dhe detyrimin për t’i bërë më të njohura një rrethi më të gjerë të interesuarish, përfundimet e historiografisë shqiptare për problemin e lashtësisë e autoktonisë së popullit tonë, në vitin 2003, prof. dr. Muzafer Korkuti botoi librin “Parailirët, ilirët, arbërit”. Në parathënie, profesori i tij dhe i shumë brezave historianësh, akademik Kristo Frashëri shkruan: “Me një material të pasur arkeologjik ai hedhë dritë të re mbi gjenezën e ilirëve duke e parë atë, jo siç është trajtuar nga disa studiues si një dyndje nga Evropa Qendrore në fund të epokës së bronzit ose fillim të epokës së hekurit, por si rezultat i një procesi autokton i cili ndriçohet me argumente të reja shkencore. Prof. dr. Muzafer Korkuti i është kthyer e rikthyer çështjes së origjinës së ilirëve e parailirëve, madje me ndërprerje të gjata kohore, sidomos kur i është kushtuar botimit të rezultateve në vendbanimet neolitike e eneolitike në Cakrran, Dunavec, Kolsh, Vashtëmi, Burimas, Katundas, Bënjë e Konispol, etj. Pjesë e këtij botimi është edhe një shtojcë, përfshirja e së cilës erdhi si nevojë e mbajtjes qëndrim ndaj botimit të mbi 20 librave të botuara 1015 vitet e fundit nga autorë shqiptarë, rreth çështjes së njohur tradicionalisht si çështje pellazgjike. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Intervistë me këngëtarin ulqinak të muzikës popullore Haxhi Zeneli
Këngëtar i tabanit popullor
Këngëtari Haxhi Zeneli, mbas 37 vјetëve, prej kur ai ishte nјë artist і rі, student shqiptarë, nga Ulqini,në Universitetin e Prishtinës, me pjesëmarrjen e tij në një audiencë, atje, do të realizonte ëndrrën parë, рër t’u bër një këngëtar i njohur e kësaj treve, që do të linte gjurmë në këngën popullore, origjinale të Ulqinit, Shkodrës dhe Ana e Malit. Tash, ai edhe pse jeton prej disa dekada në SHBA, realizoi edhe një video klip më të ri me këngë të tabanit popullor, “Kem një Gjuhë Kem një Flamur” me muzikë të Edmon Zhulalit Zoti Zeneli, rrjetet sociale njoftuan se :”Brenda një kohe të shkurtër, për adhuruesit e këngës atdhetare shqiptare, ju do të lansoni një video- klip me këngën më të re, të kompozuar nga kompozitori i mirënjohur, Edmond Zhulali. A mund të na tregoni diçka më shumë për këtë video klip? H. Zeneli: Po, mund të ju them se këto ditë përfunduan xhirimet e këtij video- klipi. Xhirimet i bëmë në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe në Kosovë, nga Produksioni “Labia Film”. Më duket se kombi ynë po kalon edhe një krizë identiteti, ku shumica e rinisë po e braktisë vendin edhe nga krizat që po ju krijojnë vetë shtetet shqiptare, dhe mendova se ky do ishte momenti më i qëlluar për t’ia rikujtuar popullit, se ne si komb nuk i kemi kryer të gjitha punët tona dhe se kemi ende shumë punë për të bërë, kështu që krijova një tekst të këngës ë thjeshtë, por me domethënie të madhe, me një mesazh për të na rikujtuar, se po harrojmë amanetin e të parëve tanë që disa nga ata sakrifikuan të gjitha për Shqipërinë. Muzikën e kësaj kënge e komponoi kompozitori tashme i shumë këngëve të njohura shqiptare, Edmond Zhulali, ku kënga më shumë
26
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
mund t’iu ngjajë motiveve shkodrane. Plani është që video- klipin ta lansojmë për festat e nëntorit. Shpresojmë që do të mirëpritet. Prej kur ju e filluat muzikën dhe sa video- klipe dhe disqe keni realizuar? H. Zeneli: Muzikën e kam filluar qysh nga bankat e shkollës se mesme ,dhe pasi që vazhdova shkollimin e lartë në Kosovë, atje u angazhova edhe më seriozisht, ku në vitet e 80’ta vajta në audicion në Radio Prishtinë, sepse ashtu ishte atëherë, dhe më pranuan, ku edhe incizova disa këngë, por për fat të keq siç duket ato kanë humbur, kur serbet okupuan Radio- Televizorin e Prishtinës. Dhe prej incizimeve më ka mbetur vetëm një këngë të cilën ma kishte nxjerrë një shok imi që punonte atëherë aty. Kam realizuar deri më tani 4 albume muzikore dhe disa xhirime në televizione shtetërore dhe private, kurse ky është video- klipi i dytë që po bëj. Shumica e këngëve të mia tashti gjenden në spotify, i Tunes, YouTube, Amazone etj. Si keni mundur ta ruani repertorin tuaj edhe këtu në mërgim, mbasi ju keni disa dekada që
keni lënë vendlindjen tuaj dhe këndoni në Amerikë ? H. Zeneli : Unë s’jam shkëputur asnjëherë nga vendi im. Repertorin tim e kam ruajtur dhe e ruaj me një fanatizëm. Megjithëse ka nga ata që më thonë se kam ngelur mbrapa me këngët, sepse unë i kushtoj shumë kujdes këngëve shkodrane. Unë jo vetëm që i dua ato këngë, por mundohem ti këndoj sa më mirë dhe t’i avancoj me melodi të kohës që të mos mbesin të vjetruara në disqet klasike. Dashuria ndaj këngës dhe artit popullor është e madhe, dhe kjo është ajo që unë edhe këtu në mërgim e kam ruajtur. Por në anën tjetër, unë nuk jam shkëputur për asnjë moment nga vendlindja ime, kështu që shumicën e incizimeve i kam bërë atje në vendlindje me kompozitorët më të mirë të kohës, duke filluar nga kompozitori Mark Kaftalli, Luan Borova, Pjetër Gaci, që nuk jetojnë më pastaj Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali, dhe në fund kam dëshirë të përmend edhe një të ri të lindur këtu në Amerikë, që është mjaft i talentuar. Ai është Alfred Popaj i cili më ka aranzhuar një album me këngë popullore shkodrane/ulqinake.
KULTURË
Sa e pëlqyer është kënga dhe muzika popullore, nga Ulqini, Shkodra dhe Ana e Malit, këtu në Amerikë, mbasi edhe ju vetë i përkisni muzikës popullore të kësaj treve ? H. Zeneli : Muzika tradicionale e trevave tona është mjaft e pëlqyer nga bashkëvendësit e mi, por mos të harrojmë se tani që nga koha kur unë punoja në dasmat e viteve 1985/95, gjërat kanë ndryshuar, ku në atë kohë këndohej krejtësisht një repertor tjetër, ishin këngët me taban kombëtar .Më vonë hyri shundi dhe ne nuk mund të përballonim këtë rrymë të degraduar, nuk e shihnim veten t’i këndonim ato këngë, dhe u tërhoqëm nga dasmat, unë dhe disa shokë të mi. Por tani po shihet se ka lëvizje pozitive në këtë aspak, ka filluar të rikthehet përsëri, sepse s’ka kah t’ia mbajë, do kthehet në vend të vet. Si e shpjegoni ju faktin se muzika popullore dhe folklorike janë më origjinale në diasporë, sesa në vendlindjen tonë ? H. Zeneli : Fakti se muzika tradicionale shqiptare është më origjinale këtu në diasporë, ka disa arsye. Njëra nga këto arsye, është se: këtu ndihet mungesa e melosit tradicional
më shume se në vendlindje, sepse popullit i mungon këtu më shumë ajo këngë e pastërti shqipe, e cila e identifikon atë me origjinën e tij. Kjo këngë origjinale atij i jep forcë për ta mbajtur gjallë lidhjen dhe dashurinë me vendlindjen. Mërgimtari dëshiron të dëgjojë atë që e rilidh me mëmëdhenë, aty ai e ndjen veten dhe i kënaqet shpirti, duke përjetuar ato momente që i sjellin nostalgji për vendin e ti. Në mërgim patriotizmi është më i theksuar, dhe ka qenë diaspora ajo që ka mbajtur të ndezur flaken çdoherë e atdhedashurisë Çfarë duhet bër për ta ruajtur, kultivuar dhe trashëguar më tej këngën popullore dhe folkolrike në diasporë, pasi kemi pak, për të mos thënë aspak këngëtarë e këngëtare të talentuara në komunitet, por edhe ato ose ata që dalin kur rriten marrin një linjë - zhanër tjetër , duke e “braktisur” muzikën tonë popullore ? H. Zeneli : E kuptoj, se Ju e keni fjalën për të rinjtë që rriten këtu, apo?. Ne s’kemi pse t’i çuditemi këtij fenomeni, nga ana e të këtyre që rriten në diasporë, kurë tani kjo po ndodh edhe në vendlindje .Atje të
rinjtë shumë pak merren me këngën tradicionale. Atje dihet shumë mirë se rinia në vendlindje është infektuar nga muzika”Rap”,por kjo nuk ndodhë këtu në diasporë që të rinjtë të emitojnë “Rapin”,sepse ata e kanë të qartë origjinën e kësaj llojë muzike. Ne kemi bërë përpjekje shumë të mëdha për t’i angazhuar të rinjtë, që t’i trashëgojnë vlerat folklorike kombëtare edhe këtu në diasporë, duke organizuar koncerte me këto shoqëri artistike dhe ansamble te ndryshme, ku mund të themi se Ansambli Bashkimi Kombëtar, për shumë vite ka bërë një punë shumë të madhe me të rinjtë dhe në saje të kësaj, një pjesë e atyre nuk e kanë humbur identitetin kombëtar. Pastaj, një punë të madhe ka bërë edhe qendra e kishës” Zoja e Shkodrës”, që për shumë vite organizon një spektakël të jashtëzakonshëm Festivalin Shqiptar këtu në Nju Jork, duke angazhuar adhuruesit e folklorit shqiptar të të gjitha moshave nga mbarë Amerika. Andaj sot, falë këtij angazhimi kemi valltarë shumë të mirë që kanë dalë nga këto grupe amatore. Por mos të harrojmë edhe diçka shumë rendësi, se në ruajtjen e këtyre vlerave folklorike, kontribuojnë edhe dasmat, që duhet t’i japim rëndësi të madhe. Për këtë arsye këngëtaret duhet t’i kushtojnë kujdes repertorëve të tyre, sepse të rinjtë nuk kanë ndoshta vende të tjera që ta mësojnë këtë folklor shqiptar, përveç këtyre gëzimeve familjare. Çfarë po bëni ju brezat e këngëtareve në komunitet , që të kemi sa më shumë muzikë popullore dhe folklorike? pra talentet të reja që po na mungojnë….. H. Zeneli : Siç thashë edhe më lart, unë për veten time kam qenë gati çdo herë për të ndihmuar, dhe kur më kanë ftuar, unë kam shkuar dhe kam dhënë kontributin tim. Shumë vite janë që punojmë dhe me shumë vështirësi po mbajmë Ansamblin “Bashkimi Kombëtar”, sepse ka rënë interesimi, dhe shoqatat apo edhe bizneset shqiptare nuk po interesohen shumë për të mbajtur gjallë frymën e artit folklorike për gjeneratat që vinë pas këtu në diasporë. Ishte dashur një angazhim më serioz në këtë drejtim, sepse kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur traditën komBisedoi: Beqir Sina bëtare. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
27
MOZAIK
Portret: Ali Suloviqi
Kapedani nga Krruçi Ismet Karamanaga Të shkruash për detarët dhe për detin, në veçanti për kapedanët nga Kalaja, është një sfidë e madhe, aq më tepër që kapedani Ali Suloviqi nuk ka lindur në Kala. Ai ka lindur në Krruç të Ulqinit në vitin 1932, në vendin ku për çdo ditë e ka pasur detin para sysh, aty ku valët janë përplasur për ishullin e “Adës së Krruçit”, siç e kanë quajtur detarët, e deri te horizonti i largët. Ëndrra që të lundrojë në ndonjë anije të bardhë të madhe, të cilat ditë për ditë kanë kaluar në horizontin e largët, një ditë është bërë realitet, të cilin e ka ëndërruar si i ri duke punuar në fshatin e vogël së lindjes. Krruçi dhe ishulli pranë tij në det gjithmonë ka qenë e edhe sot është një mistikë e lashtë, e lidhur me një legjendë e cila e ka pasur bazën në popullatën vendase, por edhe më gjerë. Edhe ne të gjithë më vonë kemi folur dhe ende flasim për hipotezën se në vendin ku gjendet sot “Ada e Krruçit” ka mundur të jetë qyteti i vjetër i Ulqinit. Bile ka pasur kohë në ish-Jugosllavinë e madhe, që edhe ekspertët nga Beogradi kanë ardhur këtu për të hulumtuar. Mirëpo, asgjë nuk është gjetur, pavarësisht se disa rrënoja nga mesjeta, një kështjellë ende gjendet në fillimin e “Adës së Krruçit”, rrënojat të cilat dëshmojnë se kjo hipotezë një ditë mund të fitojë një dritë tjetër. Bile edhe ne në kohët e arta të turizmit tonë, kurdoherë kur kemi shkuar nga Ulqini me sanalla për të bërë “fishpicknicke” me gjermanë, aty kemi pasur ndjenja të veçanta. Gjithmonë në ”Adën e Krruçit” ka pasur më tepër zogj dhe më tepër gjallëri, kurse në det më tepër peshk. Kurrë nuk e kemi
28
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
ngritur zërin shumë pasi gjithmonë aty në bregun dhe në plazhin piktoresk të saj, ka mbretëruar një qetësi mistike e rrallë. Për ne ulqinakët deti është dhe ka qenë gjithmonë sfida më e madhe, në veçanti lundrimi me anije, që nga kohët e lashta. Prandaj, detaria ulqinake e ka historikun e vet shumë të pasur. Shumë detarë tanë kanë lënë gjurmë të pashlyera në tërë kompanitë e mëdha lundruese në botë, në veçanti te ne në Mal të Zi dhe në Dalmaci. Shumë dokumenta, patenta, breveta dhe lëvdata, shumë barka në pronësinë e ulqinakëve flasin për këtë. Flota tregtare ulqinake i ka bërë të njohur ulqinakët në tërë detet e botës. Më në fund, ulqinakët e kanë treguar veten si detarë të aftë, marinarë dhe kapedanë me nam. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që edhe një djalë i ri 18-vjeçar, siç ka qenë Aliu, ka ëndërruar që të shkojë në det. Kështu edhe ka ndodhur. Në moshën 18-vjeçare barkohet në anijen e parë në Tivar. Me ndihmën dhe këshillat e disa detarëve ulqinakë, në veçanti të kapedanit Hysni Shabanit, shkon dhe barkohet në “Jugooceanija” të Kotorrit, ku lundron afër 20 vjet. Pasi që Aliu e tregon veten si detar i aftë, fillon të mësojë dhe jep provimin për kapedan të lundimeve të shkurtra, për anije të cilat kanë lundruar përgjatë brigjeve të Detit Adriatik. Mirëpo, ndërkohë Aliu martohet me një vajzë nga Kalaja dhe ajo është shtylla e cila e bën që të mendojë të kthehet në Ulqin. Fejesën dhe shkuesinë me këtë vajzë me nam nga familja e njohur Vogliqi, e bën Hysni Shabani, një kapedan me famë të madhe nga plejada e detarëve ulqinakë. Për kapedan Hysni Shabanin mund të shkruhen romane, pasi që ai ka mbetur sinonim i aftësisë detare dhe një komandant i vërtetë në det. Gjenin “e fortë” të tij e ka trashëguar i biri i tij, “Kapo” Nazif Shabani, i cili është një enciklopedi në këmbë, pastaj edhe i nipi i tij që mban emrin e babait të tij, kapedan Riza Shabanit.
Në vitin 1964, Aliu blen dhe e rinovon shtëpinë në Kala, pranë Taphanës, e cila edhe ka qenë baza për t’u kthyer në Ulqin. Zonja Esmaja, bashkëshortja e tij, ka qenë një zonjë e vërtetë dhe ajo pa dyshim ka qenë përkrahja më e madhe e Aliut. Pa dyshim, ajo edhe ka insistuar që Aliu të “zhbarkohet“ nga barka dhe nga deti, edhe insistimi i familjes së saj për të blerë shtëpi në Kala. Kështu kanë qenë gratë e “kalalinjve”, “të forta” në çdo pikëpamje, të afta për të luftuar me sfidat e jetës. Zonja Esmaja ka arritur që të ketë një jetë të bukur me Aliun dhe një familje të shëndoshë në shtëpinë e vet, në zemër të Kalasë. Para disa viteve, edhe Esmaja është ndarë papritmas nga jeta, por e kënaqur. Shtëpia pranë “Taphanes” ka qenë e mbarë dhe e beriqetshme pasi që sot aty i biri i tyre Vahidi ka hapur një ndër restorantet më të njohur sot në Ulqin. Duke iu falënderuar prindërve të tij, vizionit të tyre për blerjen e kësaj shtëpie, ai gëzon një jetë të mirë dhe të bukur në këtë vend . Në vitin 1972, “Jugooceanija” hap zyrën në Ulqin dhe Aliu fiton “shansin“ që të kthehet në Ulqin. Si kapedan ka pasur përparësi ndaj të tjerëve. Kjo kompani fillon të bëjë transportin e mysafirëve nga Ulqini deri në Kotorr dhe Dubrovnik. Aliu bëhet shefi i kësaj zyre, ku punon deri në daljen në pension. Duhet të përmendet se fëmijët Vahidin dhe tashmë të ndjerën Vahidën, e cila ka lënë gjurmë në Shtëpinë e Shëndetit tek ne, si një profesioniste e rrallë, e vyer, e sjellshme dhe gjithmonë e qeshur, Aliu i ka parë disa muaj pas lindjes së tyre. Kështu ka qenë jeta në det. “Gjemxhitë” dhe gratë e tyre kanë qenë të vetëdijshme se deti ka qenë gjithmonë “padishah në vete” dhe nga një herë edhe ”bukë e gjak”, pasi që detarëve u është dashur të sigurojnë bukën për familje, shpeshherë në kushte të vështira. Kështu që Aliu kthehet në Ulqin, fillon punën jashtë detit, por i lidhur me det
MOZAIK
Ali Suloviqi ka pasur një qëndrim të rrallë, ecje të bukur, elegante, duke u përkulur ashtu siç e kanë pasur ata që kanë ecur nëpër barkë duke lundruar në det. Edhe ai ka ecur ashtu siç ecin të gjithë detarët, gjithmonë duke u “përkundur“ si në “vapur”, thotë një thënie popullore
nëpërmjet ndërmarrjes së tij. Mirëpo, detin e ka pasur fare afër, duke filluar nga shtëpia e cila gjendet veç pak metra larg nga deti dhe bedeni i Kalasë, si dhe nga zyra e cila ka qenë afër “Plazhit të Vogël”. Ali Suloviqi ka qenë njeri modest, i sjellshëm, i komunikueshëm dhe “i butë”, gjithmonë i veshur elegant, i pashëm dhe i qeshur. Menjëfjalë, ka qenë një figurë markante e Kalasë dhe e qytetit tonë. Gjithmonë ka pasur një qëndrim të rrallë, ecje të bukur, elegante, duke u përkulur ashtu siç e kanë pasur ata që kanë ecur nëpër barkë duke lundruar në det. Edhe ai ka ecur ashtu siç ecin të gjithë detarët, gjithmonë duke u “përkundur“ si në “vapur”, thotë një thënie popullore. Aliu ka ndenjur rrallë i ulur në zyrën e tij, e cila ka qenë për-
ballë Kalasë në Ranë, veç pak metra larg nga deti. Ka pasur edhe ndihmësin i cili ka shitur biletat, kurse Aliu ka përcjellur dhe kontrolluar atobusat, të cilët dikur kanë ardhur deri te “Plazhi i Vogël”. Ai ka qenë pedant dhe i rregullt në punë, gjithmonë me uniformën detare, e cila i ka pasur shumë hije. Nga ajo nuk është ndarë kurrë. Në ato kohë, Ulqini ka pasur një turizëm të lartë, ka pasur pastërti dhe disiplinë në punë. Prandaj edhe Aliu si nëpunës dhe kapedan i kësaj kompanie të madhe të ish-Jugosllavisë e ka kryer punën e tij deri në perfeksionizëm, deri te pensionimi i tij. Në fund të këtij shkrimi, dëshiroj të ndaj një mendim timin për një shprehje që përdoret dhe dëgjohet në biseda, kur flitet për njerëz të cilët kanë lindur në rrethinën e Ulqinit. Për t’i nënçmuar thuhet: “e mar katunar”. Kjo dëgjohet ende sot ndërmjet njerëzve të cilët janë shokë dhe kojshi. Shpesh, kur nuk i pëlqen diçka, për ta nënçmuar thotë: “hajt mar katunar”. Këtë shprehje po e lidhi me të ndjerin Ali Suloviqin, i cili ka lindur në Krruç, pra në rrethinën e Ulqinit, në “katund”. Mirëpo ai është martuar me një “kalaleshë”, ndër familjet më të njohura nga Kalaja. Fëmijët e tij, tashmë e ndjera Vahida dhe i biri Vahidi, kanë lindur në Kala dhe janë kalalinj, kurse Aliu ka blerë shtëpinë dhe ka krijuar familjen në Kala, ka ndërruar jetë në Kala, dhe xhenazja i ka dalë prej Kalasë. Prandaj,
ka qenë një kalali dhe një qytetar me pedigre i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë banorët e Kalasë dhe Ulqinit. Po e parafrazoj të ndjerin Fuad Nimanin, banorin e Kalasë dhe shokun tim të ngushtë, kryetar i Komunës së Ulqinit dhe ish-ministër në Qeverinë e Malit të Zi, i cili shpesh e ka përdorur një fjali: “Ulqini është prej Shtegvashe deri në Kala, deri në Bunë dhe deri mas tunelit të parë”. Kështu duhet të kuptohet, mendohet dhe flitet. Po e përkujtoj opinionin e gjerë se në nëntor të vitit 1943 dhe në mars 1944, Ulqini është bombarduar dy herë dhe ka pasur shumë viktima dhe dëme materiale të mëdha në Mëhallën e Re, Mera dhe Ranë, bile ka pasur familje të cilave u kanë mbetur edhe nga dy anëtarë. Pas bombardimit, shumë familje ulqinake janë larguar në fshatra në rrethinën e Ulqinit, pra në “katune” dhe te “katunarët”. Këta “katunarë” në shumë raste ua kanë liruar shtëpitë e tyre “ulqinakëve”, kurse vetë kanë fjetur në ahure dhe në hajate, shpesh pranë bagëtive. Më në fund, duke falënderuar Jenuz Divanin, Fadil Taipin, Mehmet Bardhin dhe disa intelektualë të tjerë nga “katuni”, në qytetin tonë të bukur na vijnë edhe intelektualë me grada të larta shkencore, shkrimtarë, mësimdhenës në universitete, nëpunës në shumë lëmi në komunë dhe çdokund tjetër. Edhe autori i këtij shkrimi i ka pasur gjatë punës së tij në arsim nxënësit më të mirë nga rrethina e Ulqinit, pra nga “katunet”. Prandaj, le t’u shmangemi shprehjeve dhe fjalëve të cilat nuk i takojnë një popullate me një kulturë dhe traditë të lashtë qytetare. Gjeneratat e reja duhet të lindin dhe të edukohen duke mos pasur paragjykime, pasi që të gjithë ne i takojmë një gjuhe, një rrënze, një gjaku, një korpusi të njëjtë e të barabartë të një popullate e cila ditë për ditë po zvoglohet, duke braktisur vatrat e veta në kërkim të punës dhe të një jete më të mirë në shtetet perëndimore. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
29
FEJTON
Lufta për Tivarin sipas S. Gopçeviqit (IV)
Letër protestuese n
Pas pushtimit të Tivarit ushtria malazeze vazhdon me operacionet ushtarake drejt jugut dhe pas një luft është djegur, ku ka marrë flakë gjysma e qytetit si dhe vetë çarshia
Dr. Nail Draga
Protestat e shqiptarëve kundër aneksimit nga Mali i Zi
Në rrethanat e reja si pasojë e pushtimit të territoreve të tyre shqiptarët u shpërngulën kryesisht në Shkodër por edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Vetëm nga Ulqini behët me dije se janë shpërngulur 143 familje, e po ashtu edhe nga Tivari, Kraja e Ana e Malit, Podgorica, Spuzha e Zhablaku. Ishte kjo koha e eksodit i cili ka pasur pasoja të mëdha për popullsinë shqiptare. Në lidhje më këto çështje shqiptarët kanë ngritur zërin, duke shkruar memorandume, letra e peticione përfaqësive të ndryshme diplomatike, duke treguar gjendjen e tyre momentale dhe dëshirën për t’u kthyer në vendet e tyre. Në letrën e protestuese dorëzuar ambasadorit francez në Stamboll më
“ 30
8 maj 1878, të cilët e kanë nënshkruar delegatët nga Podgorica, Shkodra, Ulqini, Malësia e Tivari, thuhet: Ne poshtë të nënshkruarit, përfaqësues të Podgoricës, Spuzhës, Zhablakut, Tivarit, Ulqinit dhe rajoneve të Grudës(Malësia), Kelmendit, Hotit e Kastratit, të krahinës së Shkodrës, kemi nderin t’ ju drejtohemi shkëlqesisë Suaj, që përfaqësoni në këtë kryeqytet Republikën Franceze, për t’i parashtruar sa vijon: Fqinjët tanë malazezë, me anë të sulmeve të vazhdueshme kundër qyteteve tona na kanë detyruar prej shekujsh të jetojmë në gjendje mbrojtjeje të përhershme dhe nëpërmjet veprimeve të tyre të egra kanë bërë që të mos kemi asnjë lloj sigurie. Ne, katolikët e myslimanët, vëllezër që prej shekujsh dhe që jetojmë në bashkësi interesash e zakonesh, kemi qenë gjithnjë të bashkuar për t’u rezistuar akteve të kusarisë dhe kemi derdhur lumenj gjaku për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona. Mirëpo sot morëm vesh nga gazetat se qeveria osmane, duke mos i rezistuar dot presionit të Rusisë u detyrua të pranojë aneksimin tonë nga ana e
Në një memorandum dërguar Fuqive të Mëdha me 16 qershor 1878 gjenden nënshkrimet e tetë përfaqësuesve nga Shestani. Midis tjerash në atë memorandum shkruhet: “Ne ju lutemi që ta mbroni tërësinë tonë nacionale dhe territoriale”. Duhet cekur me ketë rast se nënshkruesit janë shqiptarë të konfesionit katolik e mysliman të kësaj pjese të krahinës së Krajës, që dëshmon qasjen unike ndaj çështjes kombëtare shqiptare nga të gjithë përfaqësuesit e popullit pa dallim feje e krahine
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
malazezve të egër, armiqtë tanë që prej katër shekujsh. Është fakti që në gjirin tonë ka një pakicë të vogël sllavësh, që u takojnë viseve të Podgoricës e Tivarit, ndërsa nëntë të dhjetave të banorëve të këtyre vendeve janë myslimanë dhe katolikë. Midis nesh (katolikë e myslimanë) dhe malazezëve nuk ka kurrfarë lidhjeje në pikëpamje feje, kurse ne jemi në pjesën më të madhe shqiptarë si nga feja, ashtu edhe nga gjuha. Malazeztë, duke mos respektuar kushtet e armëpushimit dhe duke përbuzur të gjitha zakonet e paqes, njerëzimit dhe qytetërimit, u janë vërsulur pronave tona dhe ullishtave, kanë plaçkitur pasuritë tona, në vlerë prej 100.000 lirash , e kanë keqtrajtuar priftin tonë, të cilin më në fund edhe e kanë arrestuar, kanë djegur me zjarr tempujt tanë, kanë detyruar të gjithë bashkëkombësit tanë nga 15 deri 70 vjeç për të kryer shërbimin ushtarak, fakte këto të papara në historitë e popujve, dhe kanë arritur deri atje sa edhe gratë tona i kanë çuar në fushën e luftës. A mund të lejojë Republika e Francës që vende të zhvilluara të shndërrohen në rrënoja? Mbeshtetur në sa u parashtrua mbi bazën e ligjeve të vendeve të civilizuar është e domosdoshme që forcat okupuese të largohen prej territoreve tona. Ne kemi ... ruajtur gjatë pesë shekujsh zakonet dhe fenë tonë, gjuhën dhe kombësinë tonë, prandaj ne protestojmë pranë Fuqive të Mëdha kundër aneksimit të vendit tonë nga Mali i Zi. Në qoftë se Evropa... dëshiron të na ndihmojë për të gëzuar një shkallë më të lartë qytetërimi nga ajo që kemi arritur deri më sot dhe ka dëshirë të garantojë përparimin dhe sigurimin tonë, si mund të lejojë aneksimin tonë
FEJTON
nga banorët e Krajës
te të përgjakshme Ulqini me 18 janar 1878 bie nën sundimin e Malit të Zi. Gjatë kohës së luftimeve Ulqini
Pamje nga qyteti i Tivarit (1878) para luftës nga një vend (tjetër)... Shkurtimisht, ne shohim rrezikun që na kërcënon dhe sa të vdesim nesër të poshtëruar dhe të skllavëruar, pëlqejmë të asgjësohemi sot duke mbrojtur nderin dhe lirinë tonë, prandaj kemi vendosur të mos biem nën skllavërinë e Malit të Zi. Lusim që shkëlqesia e Juaj të ketë mirësinë për t ia paraqitur ketë kërkesë tonën qeverisë franceze para se të mblidhet Kongresi i Berlinit”.
Letër protestuese edhe nga banorët e krahinës së Krajës
Në një protestë të fshatarëve të krahinës së Krajës, të dëbuar prej malazezëve, drejtuar Grinit, konsullit të Anglisë në Shkodër, ndër të tjera thuhet:” Ne të nënshkruarit, kryetarët e dymbëdhjetë familjeve fatkeqe... jemi prej fshatrave të Kështenjës dhe të Martiqit në Krajë. Që kur Mali i Zi
i ka pushtuar, shkatërruar dhe djegur fshatrat tona dhe pasurinë tonë, ne kemi ardhur në Shkodër, ku bëjmë një jetë të mjerueshme...Në fillim qeveria na caktoi një sasi misri për të ushqyer familjet tona fatkeqe edhe të mëdha në numër. Ky misër, në vend që të pakësonte vuajtjet e tyre, i shtoi edhe më tepër sepse, për të mos vdekur urie, këto familje e përdorën këtë misër të kalbur dhe të prishur... Këto familje vdiqën nga misri i kalbur. Nga ky shkak brenda një kohe fare të shkurtër vdiqën 240 vetë nga ata që kishin ardhur prej krahinës së shkretuar të Krajës, ku kishin lënë vatrat e tyre dhe ishin kthyer në njerëz pa shtëpi...Ndodhemi në gjendje të mjerueshme dhe të vajtueshme. Për shkak të kësaj gjendjeje të mjerueshme ne kemi vendosur të kthehemi në fshatrat tona për të punuar dhe nxjerrë bukën e gojës. Përndryshe, po të zgjatim qëndrimin tonë këtu, pa
strehë dhe pa ushqim do të duhej të pësojmë fatin e shokëve tanë tash të vdekur”. Gjendja nuk ishte më e mirë as në Ulqin. Pas rënies nën Mal të Zi(18 janar 1878), Ulqinin e lëshuan 143 familje, duke u vendosur kryesisht në Shkodër. Theksohet se në Tivar e Ulqin autoritetet malazeze konfiskojnë bereqetin e tokave të atyre qe kishin ikur. Në raportin e konsullit anglez në Shkodër, Grin, drejtuar qeverisë së vet, me 12 prill 1878, bën fjalë për Ulqinin në mes tjerash duke cekur se “... tre mijë banorë të Ulqinit janë thjeshtë shqiptarë. Kufiri natyror i propozuar me rrjedhën e Bunës nuk mund të pranohet nga ulqinakët...” Ndërsa në raportin e ambasadorit të Francës në Stamboll, Furnie, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Vadingtonit, pos tjerash theksohet, “... M u dorëzua nga Jusuf Efendiu, njëri nga deputetët shqiptarë të parlamentit të fundit të Turqisë, një protestë e bashkatdhetarëve të tij... Tivarit dhe Ulqinit... ku ishin kundër aneksimit të tyre nga ana e Malit të Zi. Ata do të rezistojnë...”. Gjithashtu ndaj sundimit të Malit të Zi treguan mospajtim edhe katolikët e Krajës. Kështu në një memorandum dërguar Fuqive të Mëdha më 16 qershor 1878 gjenden nënshkrimet e tetë përfaqësuesve nga Shestani. Midis tjerash në atë memorandum shkruhet: “Ne ju lutemi që ta mbroni tërësinë tonë nacionale dhe territoriale”. Duhet cekur me ketë rast se nënshkruesit janë shqiptarë të konfesionit katolik e mysliman të kësaj pjese të krahinës së Krajës, që dëshmon qasjen unike ndaj çështjes kombëtare shqiptare nga të gjithë përfaqësuesit e popullit pa dallim feje e krahine. (vijon) E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
Vazhdon unifikimi i subjekteve politike shqiptare
Aleanca Shqiptare bashkohet me ASH-në dhe IQ-në Tuz/Guci- Alternativës Shqiptare dhe Iniciativës Qytetare të cilat para një muaji arritën kompromis për unifikim, i është bashkëngjitur së fundmi edhe Aleanca Shqiptare nga Gucia e cila në vijim do të veprojë në kuadër të Alternativës Shqiptare. Arritjen e marrëveshjes për këtë
32
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
unifikim e ka bërë të ditur përmes një deklarate për opinion Alternativa Shqiptare, e cila ka kumtuar se vendimi për shkrirjen në një subjekt të përbashkët u mor në komunën e Gucisë më 01. 10. 2017, në takimin ndërmjet përfaqësueseve të Alternativës Shqiptare dhe përfaqësuesve
të Aleancës Shqiptare, ndërsa marrëveshja për unifikim u nënshkrua në Tuz më 04. 10. 2017. “Duke njohur situatën politike aktuale në skenën shqiptare që nuk është aspak e lakmueshme, Alternativa Shqiptare vazhdon me përpjekjen e bashkimit të skenës politike nacionale në Mal të Zi. Përfaqësuesit e Alternativës Shqiptare që janë prezent me dy këshilltarë në Kuvendin Komunal të Gucisë, potencuan rëndësinë e këtij bashkimi, duke apeluar që edhe subjektet e tjera nacionale nga të gjitha trevat shqiptare të ndjekin rrugën dhe strategjinë që Alternativa Shqiptare po e praktikon kohët e fundit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Alternativës Shqiptare dhe Aleancës Shqiptare të sapobashkuar me ASH-në dhe IQnë. Ndërkaq, në deklaratën për opinion në mes tjerash, Alternativa Shqiptare ka ftuar të gjithë intelektualët, të rinjtë, grupet qytetare dhe subjektet e tjera nacionale që t’i bashkëngjitën këtij procesi të rëndësishëm dhe fundamental për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për integrimin e merituar të popullit tonë në institucionet t. u. relevante.
MOZAIK
Në komunat Plavë e Guci
Bora e parë vjeshtore
Plavë/Guci – Natyra në mëngjesin e të shtunës së kaluar, në trevat e komunave Plavë dhe Guci, gdhiu e mbuluar me vello të bardhë nga bora që reshi gjatë natës, e cila për 3-4 orë krijoi shtresën, trashësia e së cilës ishte: në viset e ulëta 5-10 cm, në viset kodrinore e malore 15-25 cm dhe në ato bjeshkore mbi 30 cm. Në orët e para të mëngjesit, qarkullimi i automjeteve në akset e rrugëve lokale që vendbanimet rurale i lidhin me dy qendrat komunale Plavë dhe Guci dhe në aksin rrugor ndërurban (rajonal) Guci-Plavë-Andrijevicë, pak a shumë u zhvillua me vështirësi ngase ndërmarrjet kompetente për mirëmbajtjen e rrugëve, bora i zuri të papërgatitura për veprim dhe intervenim të shpejtë me mjetet e veta mekanizuese borëpastruese. Bora e hershme e vjeshtës së sivjetme, dëme të mëdha u shkaktoi bujqve dhe blegtorëve në trevat e dy komunave në fjalë të cilët i shqetë-
soi dhe i brengosi shumë. Nga pesha e rëndë e borës së lagësht, pësuan dëme të konsiderueshme pemishtet, arat, kopshtet dhe lulishtet. U dëmtuan, sidomos, pemët, kurorat e së cilave mbetën pa degë të cilat i theu bora. Në shumë kopshte dhe ara të bujqve frutat i zuri të pavjelura e të pambledhura, të cilave u solli dëme të dukshme. Blegtorët këtë ditë u detyruan që bagëtitë t’i mbajnë në stalla e lokale të tjera gjegjëse dhe t’i ushqejnë në grazhde duke shpenzuar ushqimin e tyre të përgatitur për dimër. Ca blegtorë nga vendbanimet rurale të të dy komunave me bagëtinë e vet, bora i zuri në t’ banishte në bjeshkët e larta Bjeliç, Bradë, Bogiqe, etj., të cilëve u shkaktoi vështirësi e brenga, duke i detyruar që bjeshkën ta braktisin para kohës së paraparë për zdirgjje në fshatra. Nga pesha e borës së rëndë, në veçanti dëm pësoi rrjeti i lart përçuesit
35 KW të energjisë elektrike në drejtimin Andrijevicë-Plavë-Guci, si dhe rrjeti i tensionit të ulët, me ç ‘rast vendbanimet e dy komunave këtë ditë mbetën pa energji elektrike deri rreth orës 21 të mbrëmjes, deri kur ekipet e punëtorëve elektricistë të Elektrodistribucionit të Beranit – Degët elektrodistributive në Plavë dhe Guci, ia dolën ta aftësojnë rrjetin për funksionim normal dhe vendbanimet e të dy komunave t’i pajisin dhe furnizojnë sërish me rrymë elektrike. Në fund, theksojmë se bora ka shkaktuar dëme të dukshme edhe në komplekset pyjore të të dy komunave, duke thyer dhe rrëzuar degët dhe trungjet e drurëve halorë dhe gjethembajtës. Ditën e diel, kur edhe po e hartojmë këtë raport, në viset e ulëta bora është shkrirë plotësisht, kurse në ato kodrinore-malore është në shkrirje e sipër. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në Tuz u promovua romani “Ligji i Maskave” i autorit Mark Lucgjonaj
Autori i revoltuar fton njerëzit që të mos maskohen
Tuz- Shkrimtari i ri nga Malësia, Mark Lucgjonaj ka përuruar romanin e tij të dytë të titulluar, “Ligji i Maskave”. Përurimi u mbajt në sallën e kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, në prani të një numri relativisht të madh të adhuruesve të fjalës së shkruar. Kjo vepër letrare brenda kopërtinave të saj, pasqyron një sërë dukurish e problematikash nga jeta e përditshme në Malësi, të cilat lidhen me jetën politike, ekonomike e sociale të kësaj treve. Autori i librit, Mark Lucgjonaj, për “Kohën Javore” tha se ky libër ka si tematikë kryesore portretizimin e atyre individëve të cilët tentojnë të largohen nga vetvetja dhe mospranimin e vetës së tyre ashtu siç janë në të vërtetë, në realitetin e përditshëm. “Njerëzit janë të prirë të fshihen pas maskave, të paraqiten ndryshe nga ajo çfarë janë realisht dhe pikërisht protagonisti i këtij romani, Aleksandri
34
Javore KOHA
E ENJTE, 12 TETOR 2017
gjendet përballë një situate e cila e çon të bëhet dikush tjetër. Aleksandri deri në çastet e fundit, kur e kupton se duhet të largohet ose të vendosë maskë, ai zgjedh të vendosë maskë por me synim që një ditë t’i shkatërrojë të gjitha maskat”, shprehet autori. Ai sqaron se për botimin e këtij romani është frymëzuar nga jeta e përditshme në Malësi, sidomos nga sfera e politikës në vend, nga njerëzit e maskuar siç edhe e ka emërtuar këtë roman duke thënë se njerëzit e maskuar në këtë vend po tjetërsojnë dhe po shesin çdo gjë që i përket Malësisë. Autori i romanit “Ligji i Maskave”, përmes kësaj vepre letrare, transmeton te lexuesit një mesazh, ku i fton të gjithë ata që vendosin maska, t’i heqin ato dhe të jenë vetvetja. Ndërkaq, vështrimet e tyre për këtë vepër letrare në këtë përurim i kanë
shpalosur Prof. Zija Vukaj dhe Prof. Dr. Ermira Çaku- Aliaj, të cilët e kanë vlerësuar këtë roman por edhe krijimtarinë e tërësishme të autorit Lucgjonaj, duke e inkurajuar atë që të jetë kreativ edhe në vazhdim për të nxjerrë në dritë vepra të reja letrare të cilat janë të nevojshme dhe të mirëseardhura në këtë trevë. Mark Lucgjonaj ka lindur në Podgoricë më 30 gusht 1986. Në Tuz përfundoi arsimimin e mesëm, kurse studimet universitare i kreu në Prishtinë, pranë Fakultetit Filologjik, dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Studimet pasuniversitare për specializim në Etnologji dhe Letërsi i mbaroi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Përmbledhja poetike “Zhurma e mendimeve” është libri i tij i parë, ndërsa me romanin “Fshati i Heshtjes” filloi edhe krijimtarinë letrare në prozë. “Ligji i Maskave”, është romani i tij i dytë. Jeton dhe punon në Tuz. t. u.
MOZAIK
Emisioni është xhiruar në maj të këtij viti dhe e paraqet Malin e Zi si një destinacion të veçantë në Ballkan që duhet zbuluar, me potenciale të mëdha dhe vende atraktive për t’u vizituar. Një vend të posaçëm në këtë emision zë qyteti i Ulqinit me të gjitha pasuritë e tij – natyrore, historike, kulturore, gastronomike etj Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin u shfaq premiera e emisionit “Pa kufi – Eksploroni botën: Mali i Zi” të televizionit gjerman SAT 1
Promovim i Ulqinit dhe i Malit të Zi si destinacion turistik i gjelbër Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës të premten mbrëma u shfaq premiera e emisionit “Pa kufi – Eksploroni botën: Mali i Zi”, të realizuar nga televizioni gjerman SAT 1, i cili pritet të transmetohet gjatë muajve të ardhshëm në këtë televizion të njohur. Emisioni është xhiruar në maj të këtij viti dhe e paraqet Malin e Zi si një destinacion të veçantë në Ballkan që duhet zbuluar, me potenciale të mëdha dhe vende atraktive për t’u vizituar. Një vend të posaçëm në këtë emision zë qyteti i Ulqinit me të gjitha pasuritë e tij – natyrore, historike, kulturore, gastronomike etj. Emisioni është realizuar me profesionalizëm, duke treguar përmes disa personave të zgjedhur të fushave dhe profesioneve të ndryshme bukuritë, veçoritë e Malit të Zi, histori të posaçme të tyre etj. Ai është mirëpritur nga publiku i pranishëm jo vetëm nga Ulqini, por edhe nga qytetet tjera të Malit të Zi. Njëri ndër protagonistët kryesorë të këtij emisioni, Martin Bader nga Utjeha.me, një gjerman i cili jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Utjeha të Tivarit, ka treguar se çdo gjë ka fillu-
ar në maj të vitit të kaluar me një fotografi të shkrepur nga ai në Liqenin e Shkodrës, të cilën e ka dërguar në fotokonkursin me temë “Vendi im i bukur i ndotur”, të organizuar nga Shoqata ADP “ZID” në kuadër të aksionit “Let’s do it Montenegro”. Ambasada e Gjermanisë në Podoricë e ka vendosur këtë fotografi në faqen e saj. Bader ka thënë se në mars të këtij viti i ka telefonuar Conny Schulze, producente e emisionit, e cila e ka pyetur nëse mund t’i ndihmojë për realizimin e emisionit, qëllimi i të cilit është që Mali i Zi të promovohet si destinacion turistik i gjelbër. “Ajo ka ardhur në prill dhe për katër ditë kemi shëtitur tërë Malin e Zi, duke gjetur njerëz, vende interesante etj. Dhe në fund xhirimi i emisionit ka qenë në fund të majit dhe ka zgjatur dhjetë ditë”, është shprehur Bader. Protagonistja tjetër e këtij emisioni, Zenepa Lika nga Asociacioni “Dr. Martin Schneider-Jacoby” ka thënë se arsyeja pse ky emision shfaqet premierë në Ulqin janë të shumta. “Emisioni fillon me Ulqinin dhe mbaron me Ulqinin”, është shprehur ajo. Përpos emisionit “Pa kufi – Eksploro-
ni botën: Mali i Zi”, në fillim të aktivitetit janë shfaqur dy filma të shkurtër, të realizuar në kuadër të PASCH Video Workshop nga nxënësit e shkollave të mesme nga Ulqini, Podgorica dhe Berani. Lika ka thënë se filmi i parë “Mali i Zi si një shtet multikulturor” e paraqet Ulqinin si qytet të tolerancës, multikulturës dhe multikonfesionalitetit, kurse filmi i dytë “Kriporja e Ulqinit – Thesari natyror i rrezikuar” tregon për bukuritë dhe potencialet natyrore të Ulqinit, në rastin konkret të Kripores së Ulqinit. Të pranishmit i ka përshëndetur përmes lidhjes në skype producentja e emisionit “Pa kufi – Eksploroni botën: Mali i Zi”, Conny Schulze. Në fund të aktivitetit është shfaqur spoti “Awareness”, i realizuar nga artistët e qytetit të Ulqinit në bashkëpunim me Asociacionin “Dr. Martin Schneider - Jacoby”, i cili ka për qëllim rritjen e vetëdijësimit të qytetarëve për Kriporen e Ulqinit. Aktiviteti është organizuar nga Asociacioni “Dr. Martin Schneider - Jacoby” dhe z. Martin Bader/Utjeha.me. i.k. E ENJTE, 12 TETOR 2017
Javore KOHA
35