KOHA Javore Podgoricë e enjte, 19 tetor 2017 Viti XVl Numër 786 Çmimi 0,50
Kultura në një krizë shoqërore ISSN 1800-5696
Partitë politike dhe fraksionet
Elbasanishtja si themel i duhur për gjuhën e njënjëshme letrare shqipe
PËRMBAJTJE
4
8
Vlerësohet lart ndihma e BE-së ndaj Komunës së Ulqinit
Ideologjia që shënoi krime të tmerrshme
10
14 Mungesa e tregjeve të jashtme ndëshkon prodhuesit vendas
Poeti i dy popujve fqinjë
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
PËRMBAJTJE
18
20 “Zëri i detit”, zëri i Hajro Ulqinakut
Edhe botimet e “Art Club”-it
26
35 Përmbledhje me peshë në historinë e folkloristikës shqiptare
Triumfon Nermin Hoxha KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 19 tetor 2017 Viti XVl Numër 786 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve Kultura në një ulqinaka r e krizë shoqërore mungu ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
1001 HALL EVE
Partitë politike dhe fraksionet
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
uk Qençe n dhe fraksionet Partitë politike
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
shqipe njënjëshme letrare për gjuhën e themel i duhur Elbasanishtja si
krizë shoqërore AKultura në një
avoreH KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
Elbasanishtja si themel i duhur për gjuhën e njënjëshme letrare shqipe
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, priti ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian
Vlerësohet lart ndihma e BE-së ndaj Komunës së Ulqinit Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka pritur javën e kaluar delegacionin e ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, të kryesuar nga ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Aivo Orav. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se Cungu i ka njoftuar mysafirët me projektet e përbashkëta që janë realizuar dhe vazhdojnë të realizohen nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte e kësaj komune në bashkëpunim me subjektet publike dhe private nga shtetet fqinje dhe Bashkimin Evropian. “Ndër të tjera, u vlerësua shumë lart ndihma që shtetet e BE-së bëjnë për Komunën e Ulqinit duke lobuar maksimalisht për ruajtjen e hapësirës, mbrojtjen e mjedisit e në veçanti të Kripores dhe të Valdanosit”, thuhet në deklaratë. Në takim u bisedua edhe për bash-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
këpunimin që Komuna e Ulqinit ka me disa qytete të vendeve të BE-së dhe shkëmbimi i përvojave që realizohet në kuadër të këtij bashkëpunimi. Cungu ka thënë se përvojat e këtyre qyteteve në ndërtim të infrastrukturës po i ndjek edhe komuna e Ulqinit me projektet që po realizohen në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me bankën gjermane KFW. Ai ka kërkuar nga ambasadorët e shteteve të BE-së që Komunën e Ulqinit ta mbështesin edhe financiarisht në realizimin e qëllimeve të saj, duke u fokusuar më së shumti në projekte infrastrukturore edhe zhvillimore. Nga ana tjetër, ambasadorët e shteteve të BE-së diskutuan edhe për pozitën që Mali i Zi ka në procesin e anëtarësimit në BE si dhe vlerësuan lart angazhimet që vetëqeverisja lokale në Ulqin bën në mbrojtjen e mjedisit, realizimin e projekteve infra-
strukturore dhe promovimin e potencialeve zhvillimore. Në takim është diskutuar edhe për Ligjin e ri për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve, të miratuar para disa ditëssh në Kuvendin e Malit të Zi, ku sipas deklaratës për shtyp, është konstatuar nga palët që ai çon drejt një centralizimi në këtë fushë duke shmangur nga vendimmarrja organet e vetëqeverisjes lokale. Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Aivo Orav, ka falënderuar për mikpritjen dhe u ka thënë përfaqësuesve të Komunës së Ulqinit se është i sigurt që në të ardhmen dialogu me përfaqësuesit komunalë do të jetë më i shpeshtë, duke u fokusuar në çështjet më të rëndësishme. Gjatë qëndrimit në Ulqin, delegacioni i ambasadorëve të BE-së në Mal të Zi ka vizituar Kriporen e Ulqinit dhe Valdanosin. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” shprehet i pakënaqur me realizimin e marrëveshjes së qeverisjes në nivel shtetëror
Disa pika të marrëveshjes varen vetëm nga veprimet e ministrive
Ulqin – Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur”, i cili përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, ka shprehur pakënaqësi lidhur me realizimin e marrëveshjes së koalicionit qeverisës në nivel shtetëror. Në takimin e përfaqësuesve të këtij koalicioni, të mbajtur në Ulqin, është diskutuar për realizimin e marrëveshjes së Koalicionit në nivel shtetëror, për angazhimin dhe qëndrimin në Kuvendin e Malit të Zi kundrejt Ligjit për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve, si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale në komunat e Tuzit dhe Ulqinit. Përmes një deklarate për shtyp pas këtij takimi, nga Koalicioni “Shqip-
tarët të Vendosur” kanë bërë të ditur se “nga diskutimi dhe analiza e hollësishme e ushtrimit të qeverisjes në nivel shtetëror është konstatuar një temp dhe intensitet i ngadalshëm i realizimit të marrëveshjes politike dhe veçanërisht është diskutuar për shkaqet e mosrealizimit”. Sipas këtij koalicioni, disa pika të marrëveshjes qeverisëse, të cilat janë fare lehtë të realizueshme, varen vetëm nga veprimet e ministrive përkatëse. Tema kryesore e takimit ka qenë qëndrimi i mbajtur nga deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”, Genci Nimanbegu, në Kuvendin e Malit të Zi, i cili ka votuar kundër Ligjit për planifikimin hapësinor dhe ndër-
timin e objekteve. “Është dhënë përkrahje unanime dhe e plotë veprimit dhe angazhimit të deputetit të Koalicionit, Genci Nimanbegu, dhe janë dakorduar hapat e ardhshëm në lidhje me vlerësimin se aprovimi i këtij ligji është në kundërshtim me marrëveshjet që Koalicioni ‘Shqiptarët të Vendosur’ i kanë nënshkruar, si me subjektet e partive të tjera nacionale në Parlamentin e Malit të Zi, ashtu edhe me marrëveshjen e përgjithshme mbi qeverisje në Mal të Zi”, thekson deklarata për shtyp. Pikë tjetër e takimit të përfaqësuesve të Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” ka qenë shqyrtimi i përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Është shqyrtuar se cilat janë mënyrat më optimale për bashkëpunim ndërmjet tre subjekteve në zgjedhjet e ardhshme në Tuz dhe pastaj në Ulqin. Synimi i Koalicionit do të jetë që të arrihen fitore në zgjedhjet e ardhshme, si në Tuz ashtu edhe në Ulqin”, thuhet në deklaratë. Në fund të saj theksohet se Trupi koordinues i Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” përbëhet nga kryetarët e tri partive politike që e përbëjnë këtë koalicion: Nazif Cungu, Mehmed Zenka dhe Gjergj Camaj, si dhe nga zyrtarët e lartë partiakë të këtyre partive: Genci Nimanbegu, Hatixhe Gjoni, Xhaudet Cakuli, Smail Maliq Çunmulaj, Nik Gjeloshaj, Ardijan Mavriq dhe Fadil Kajoshaj. (Kohapress)
E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Partitë politike dhe Emërues i përbashkët i të gjitha tentativave fraksioniste brenda partive politike shqiptare në Mal të Zi është ai se fraksionet nuk e arrijnë pjekurinë e tyre. Ato në pamundësi që ta krijojnë hapësirën e duhur manovruese brenda partisë që i takojnë, së paku deri tash e kanë zgjedhur rrugën e rezistencës më të vogël, që nënkupton formimin e grupeve të pakënaqura me politikën e partisë të cilat rrugëdaljen e vetme e shohin në diferencimin nga partitë ekzistuese dhe formimin e partive të reja si subjekte të mëvetësishme
Qani Osmani
Fraksionet janë rezultat i veprimit praktik të partive politike dhe pasojë e interesave të caktuara të individëve dhe grupazheve që formohen rreth tyre. Që në fillim duhet të përmendet se është tepër vështirë që me përpikëri të zbulohen shkaqet, motivet dhe faktorët që ndikojnë në paraqitjen e fraksioneve brenda një partie politike. Shpeshherë bartësit e tendencave fraksioniste qëllimet e vërteta (që mund të jenë edhe të karakterit personal), i fshehin me mjeshtri nga shkaku se ashtu më lehtë mund të gjejnë mbështetje të fuqishme nga bashkëmendimtarët e tjerë partiakë. Termi “fraksion” e ka prejardhjen nga fjala latine “frangere” që do të thotë copëtoj. Në kontekstin e partive politike duhet kuptuar “grup të anëtarëve të ndonjë partie politike që ndahet nga ajo (ose është ndarë) për shkak të dallimeve në qëndrime, por të mos ketë formuar parti të veçantë politike”. Duke u bazuar në përkufizimet e shumë sociologëve, me termin fraksion nënkuptojmë edhe “grupe
6
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
të strukturuara të anëtarëve të partisë, të cilët tentojn të udhëheqin me partinë”. Nga vetë përkufizimi i fraksioneve partiake mund të nënvizojmë se bëhet fjalë për grupe që veprojnë brenda partive politike. Ato veprojnë si të tilla me vetëdije. Thuajse nuk ekziston në botë parti politike, ku nuk veprojnë fraksionet në mënyrë të hapur ose të mbyllur, të lejuar ose të ndaluar, ose së paku ku nuk vërehen tendenca të cilat çojnë drejt fraksionizmit. Hulumtuesit e partive politike fraksionet i kanë emëruar me emra të ndryshëm, por çdoherë bëhet fjalë për të njëjtën dukuri. Kështu autorët italianë flasin për rryma (correnti), ata gjermanë për tendenca (Richtung ose Fligel), ndërsa autorët amerikanë për fraksione (fractions). Fraksioni si dukuri e vetekzistimit ka të bëjë me tendencat e grupeve që të marrin pozitë udhëheqëse në parti dhe në qoftë se kjo nuk është e mundshme, atëherë së paku të krijojnë fraksione që të kenë ndikim në udhëheqjen e partisë. Fraksionet dhe lufta politike midis tyre herë ka formë të hapur e herë të fshehur, herë ka intensitet më të ulët e herë më të shprehur, por në raste të caktuara ajo e arrin kulmin e acarueshmërisë që zakonisht rezulton me formimin e partisë së re nga ana e grupit i cili supozon se është mjaft i fuqishëm. Një gjë e tillë mund të jetë progresive ose reaksionare varësisht nga
kushtet dhe rrethanat konkrete. Por edhe nga qëllimet e fundit të grupit që formon parti të re. Partitë politike nuk kanë qëndrim të njëjtë ose identik ndaj ekzistimit dhe veprimit të fraksioneve partiake. Qëndrimet e tyre mund të ndahen në tre grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë ato parti politike që kanë qëndrim të skajshëm negativ dhe me çdo kusht tentojnë që të pamundësojnë ndarjet e brendshme. Në grupin e dytë bëjnë pjesë partitë politike që nuk e shohin me sy të mirë organizimin e grupeve brenda partive, por megjithatë, përsëri lejojnë dhe tolerojnë njëfarë lloj ndarjeje partiake. Dhe në grupin e tretë bëjnë pjesë ato parti politike që e lejojnë dhe e përkrahin ose stimulojnë ekzistimin dhe veprimin e fraksioneve. Në shfaqjen, mobilizimin dhe aktivizimin e fraksioneve partiake në mënyrë stimuluese ndikojnë më shumë faktorë dhe rrethana. Vlen të veçohen krizat që i përjeton partia në kushte kur ajo nuk është në gjendje t’i respektojë premtimet dhe platformën politike, edhe pse ajo participon në qeveri apo në pushtet vendor, kur idetë partiake gjenden në krizë për shkak të mosmarrjes së besimit nga zgjedhësit ose mosvlerësimeve të drejta për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në qeveri apo pushtet vendor. Rrethanë tjetër stimuluese për formimin e fraksioneve partiake janë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
fraksionet
edhe “zgjedhjet brendapartiake”, nga organet më të ulta deri tek ato qendrore dhe zgjedhjet politike, qofshin vendore ose të përgjithshme, sidomos gjatë periudhës kur bëhet evidencimi dhe propozimi i kandidatëve të mundshëm për funksione të ndryshme, me ç ‘rast gërshetohen dhe bien ndesh interesa të ndryshme individuale dhe grupore. Lufta ndërmjet fraksioneve të po të njëjtës parti në raste të veçanta për partitë politike është më e rrezikshme se lufta ndërmjet vetë partive politike, nga shkaku se kulmimi i kundërthënieve fraksioniste, ashtu siç u theksua edhe më parë, çon drejt dobësimit, përçarjeve dhe në raste, ekstreme, shkatërrimit të partisë politike. Se çfarë përmasash mund të marrin tendencat dhe ambiciet fraksioniste, shumëçka ofron përvoja e disa partive politike në Mal të Zi. Kur është fjala për “partitë politike shqiptare” në Mal të Zi, duhet të kemi parasysh dy momente. Si moment i parë, në dokumentet dhe aktet partiake nuk është i lejuar formimi dhe veprimi i fraksioneve, dhe si moment i dytë, së paku aq sa kemi pasur mundësi të futemi në brendinë e tyre, nuk mund të bëhet fjalë për fraksione në kuptimin e plotë të fjalës, por vetëm për tentativa fraksioniste, ase për fraksione në formën e tyre embrionale, domethënë fraksione të parrumbullakësuara.
Emërtues i përbashkët i të gjitha tentativave fraksioniste brenda partive politike shqiptare në Mal të Zi është ai se fraksionet nuk e arrijnë pjekurinë e tyre. Ato në pamundësi që ta krijojnë hapësirën e duhur manovruese brenda partisë që i takojnë, së paku deri tash e kanë zgjedhur rrugën e rezistencës pasive, që nënkupton formimin e grupeve të pakënaqura me politikën e partisë të cilat rrugëdaljen e vetme e shohin në diferencimin nga partitë ekzistuese dhe formimin e partive të reja si subjekte të mëvetësishme. Është interesante se ato si subjekte në vete edhe pse deklarativisht shprehin një armiqësi të skajshme, përsëri lënë shtigje për bashkëpunim dhe bashkëveprim në raste të “jashtëzakonshme” me partitë nga të cilat janë vetëdistancuar. Lëvizje fraksioniste mjaft të fuqishme që kulmuan me ndarje dhe përçarje në këto njëzeteshtatë vjet të pluralizmit partiak përjetoi Lidhja Demokratike në Mal të Zi e cila në fillim i kishte të gjitha karakteristikat e një lëvizjeje kombëtare dhe në vitet e para të veprimit politik e tronditi opinionin e brendshëm por edhe më gjerë. LD në MZ në momentet më kritike të veprimit të saj politik, kur ende nuk ishin të profilizuara qartë kahet e angazhimit politik të shqiptarëve të organizuara brenda kësaj partie, kur ishte në modë ndarja në “kombëtarë” dhe “tradhtarë”, nuk pati fuqi mobilizuese, e aq më pak sens politik të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
krijojë kushte për krijimin dhe funksionimin legal të fraksioneve brenda kësaj partie, që me siguri për momentin e dhënë do të kishte qenë shumë më dobishme sesa ndarja që ndodhi kur rryma e fortë pas shumë akuzave dhe peripecive e formoi partinë me emrin Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi. Në këtë kontekst duhet thënë se fërkime të ashpra që rezultuan me përçarje me pasoja shumë të rënda për të gjitha grupazhet ndodhen më vonë edhe brenda UDSH-së që më vonë rezultuan me formimin e partisë të emëruar si Forca e Re Demokratike dhe së fundi formimi i partisë më të re- Partisë Demokratike në Mal të Zi. Në fund vlen edhe një herë në mënyrë më taksative të theksohet fakti se deri te krijimi i fraksioneve partiake zakonisht vjen atëherë kur partia politike nuk është në gjendje ose nuk ka gatishmëri të bëjë balancimin e mendimeve, qëndrimeve dhe interesave të kundërta dhe orientimin e atyre drejt qëllimeve më të larta të arsyeshme dhe të kapshme për pjesën dërmuese të anëtarësisë. Në raste të tilla duhet të vijnë në shprehje standardet demokratike brenda partisë, të vihen në lëvizje mekanizmat partiakë, të respektohen procedurat dhe të ngrihet niveli i mirëkuptimit dhe tolerancës. Në rrethana të tilla, rol mjaft të rëndësishëm mund të luajë lideri i partisë me autoritetin dhe kompetencat statutare që i ka në disponim. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
NË UASHINGTON DO TË KUJTOHET 100-VJETORI I VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT
Ideologjia që s krime të tmerr Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Me rastin e këtij përvjetori, Fondacioni Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qendër në Uashington, më 7-9 të muajit që vjen, organizon në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, ceremoni përkujtimore dhe konferenca akademike, ku do të marrin pjesë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe një numër ekspertësh dhe historianësh të dalluar të kësaj fushe, të ardhur nga Evropa dhe nga Amerika. Në njoftimin për zhvillimin e punimeve në shënim të 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, Fondacioni në fjalë shprehet se me këtë rast “Do të mblidhemi për të nderuar kujtimin e më shumë se 100-milionë viktimave të komunizmit, njëkohësisht, edhe për të festuar lirinë atje ku ka triumfuar tanimë, por edhe për të vazhduar përpjekjet tona për një botë të lirë nga komunizmi.” Sipas programit të njoftuar, përkujtimi i viktimave të komunizmit me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik në Rusi, dita e parë e punimeve më 7 nëntor, do të fillojë me një konferencë për shtypin dhe me shfaqjen e filmit, “Gratë e Gulagut”, një film dokumentar ku pasqyrohen tregimet personale tragjike të 6-grave që kanë vuajtur si të burgosura politike në gu-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
lagun Stalinist sovjetik. Njoftohet se më 8 Nëntor, në njërën prej sallave të ligjvënësve amerikanë të Bibliotekës së Kongresit, do të mbahen me këtë rast ligjërata nga anëtarë të Kongresit, ndërsa panelistë të njohur në fushën e historisë së komunizmit do të diskutojnë dhe do të shqyrtojnë lidhjet midis ideologjisë marksiste dhe praktikave politike, ekonomike, kulturore dhe të politikës së jashtme, të përdorura nga regjimi i ish-Bashkimit Sovjetik. Në mënyrë më specifike, thekson programi, ekspertët do të diskutojnë se si idetë e Karl Marksit -- në të vërtetë -- u pasqyruan në përdorimin e praktikave revolucionare, në themelimin e regjimit komunist Bolshevik dhe të Bashkimit Sovjetik, si entitet politik e shtetëror. Temat për diskutim, nga një listë e gjatë e disa prej ekspertëve më të njohur të kësaj fushe në Amerikë dhe në Evropë, sipas njoftimit të Fondacionit Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, do të përfshijnë edhe luftën totalitare që sovjetikët kanë përdorur gjatë sundimit të tyre, kundër institucioneve vullnetare që përbënin shoqërinë civile, por do të preken edhe subjekte si imperializmi sovjetik, Kombet e robëruara nga komunizmi dhe Lufta e Ftoftë, ndër të tjera. Dita e dytë e kujtimit të viktimave të komunizmit në Uashington, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, do të përfshijë gjithnjë komente nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara si dhe diskutime nga ekspertë të ndryshëm dhe të njohur botërisht për ekspertizën e tyre historike të komunizmit gjatë
shekullit të kaluar. Ndër subjektet që pritet të diskutohen – sipas programit të njoftuar deri më tani – janë edhe lidhjet midis të Vërtetës, Kujtimit dhe Drejtësisë, me qëllim llogaridhënien dhe përgjegjësinë për krimet e bëra, por edhe për të pranuar dhe për t’u përballur me të kaluarën e krimeve të regjimeve komuniste. Përveç kësaj, një vend të posaçëm në diskutimet e ditës së fundit të përkujtimit të viktimave të komunizmit, do të zënë aktivitetet subversive sovjetike jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, përmasat e krimeve të komunizmit brenda vendit,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
shënoi rshme
si dhe pengesat me të cilat përballen sot historianët në përpjekjet e tyre për të shkruar një histori të vërtete të krimeve të regjimeve komuniste. Specifikisht, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik dhe të viktimave të komunizmit, ekspertët e ftuar dhe ligjvënësit amerikanë do të theksojnë sidomos edhe rëndësinë e kujtimit, të pajtimit dhe të drejtësisë për viktimat e komunizmit, por edhe rrezikun që paraqesin përpjekjet e tanishme për të treguar, ndryshe nga e vërteta, historinë e periudhës komuniste dhe nëse është e mundur të
Nëntori 2017 shënon 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik. Historia tregon se një natë të ftohtë në Petrograd, 100-vjetë më parë, një grup i vogël Rojesh të Kuqe morën nën kontroll Pallatin Dimëror dhe instaluan qeverinë e parë komuniste në botë. Revolucioni Bolshevik shënoi fillimin e një shekulli, gjatë të cilit mbështetësit e ideologjisë komuniste bënë disa prej krimeve më të tmerrshme që ka njohur historia e njerëzimit
tejkalohet trashëgimia sovjeto-komuniste dhe nëse, si përfundim, populli rus më në fund, mund të jetojë në liri të vërtetë. Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, që po organizon ceremonitë në nëntor, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, ka ftuar gjithashtu që në këtë përkujtim të marrin pjesë edhe përfaqësues të shumë nga vendet ish-komuniste, ose ish-Kombet e Robëruara, siç njiheshin me fjalorin e Luftës së Ftohtë. Njoftohet se nga Shqipëria është ftuar në Uashington të marrë pjesë në këtë përkujtim të viktimave të komunizmit edhe Z. Simon Mirakaj -- ish i përndjekur politik, familja e të cilit për dekada ka vuajtur internimet e tmerrshme të regjimit të Enver Hoxhës dhe aktualisht anëtar i Autoritetit për Informim i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit nga 30 Nëntori 1944 deri në 2 korrik të vitit 1991, në Shqipëri. Në një intervistë ditët e fundit me gazetën Telegraf në Tiranë, Z. Mirakaj, në kapacitetin e tij si anëtar i këtij Autoriteti për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, u shpreh se, “Diktatura komuniste duhet të shihet si një e keqe e përbashkët nga i gjithë spektri politik” shqiptar, duke shtuar se, “Ballafaqimi me të kaluarën komuniste dhe dënimi i saj është një domosdoshmëri për të pasur një të ardhme të sigurt drejt Evropës së bashkuar. Çdo nismë për të ndaluar simbolet e komunizmit, mendoj se i shërben të ardhmes, i shërben demokracisë”, përfundoi Z. Mirakaj. Besoj se gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan për të mar-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
rë pjesë në ceremonitë që do të shënojnë 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik, Z. Mirakaj do të gjejë mbështetje të fortë në Uashington për qëndrimin e tij se edhe Shqipëria, pas 27 vjet post-komunizëm, duhet që, më në fund, të përballet seriozisht me të kaluarën e saj komuniste – në këtë 100-vjetor të Revolucionit Bolshevik – duke iu bashkuar pjesës tjetër ish-komuniste të Evropës, për të kujtuar viktimat e shumta të regjimit komunist të Enver Hoxhës, me qëllim dhe shpresë që e kaluara të mos përsëritet më dhe që të ketë gjithashtu një distancim serioz dhe zyrtar nga trashëgimia e atij regjimi, trashëgimi që fatkeqësisht edhe sot pas më shumë se një çerek shekulli, vihet re kudo në jetën politike dhe shoqërore shqiptare --shpeshherë me aprovimin zyrtar ose dukuria publike e kësaj trashëgimie trajtohet në heshtje nga ana e autoriteteve. Tirana zyrtare e ka për detyrë që, të pakën aq sa Uashingtoni, që nuk ka vuajtur kurrë nga komunizmi, të tregojë më në fund gatishmërinë dhe seriozitetin e saj që duhet t’i kushtojë rëndësisë së kujtimit të krimeve të komunizmit, të pajtimit kombëtar dhe të drejtësisë për viktimat e atij regjimi -- të gjallë e të vdekur në Shqipëri -- ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, e të cilat sot janë anëtare të plota të organizmave euro-atlantike. Ky duhet të jetë një obligim solemn dhe angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtetërore të Shqipërisë, në qoftë se vendi dëshiron të shkojë përpara. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Kultivimi i rrushit dhe përpunimi i tij, traditë e hershme e familjeve në Malësi
Toni Ujkaj
Malësi- Sektori i vreshtarisë është sot e disa dekada më parë është një sektor që i kushtohet kujdes dhe rëndësi e veçantë. Në ditët e sotme pothuajse po i kushtohet po aq kujdes sa edhe degëve të tjera të bujqësisë që janë dominante në pjesën fushore të Malësisë, e që është degë kryesore e ekonomisë së qindra familjeve në këto treva. Prodhimtaria e rrushit dhe përpunimi
“ 10
Mungesa e t ndëshkon i tij, është shndërruar në traditë mbi njëqindvjeçare me të cilën janë marrë shumë familje, në veçanti ato të cilatt kanë pasur sipërfaqe më të mëdha toke dhe kushte më të favorshme për kultivimin e këtij produkti. Vreshtaria në këtë trevë, paralelisht me degët e tjera të bujqësisë siç është perimtaria e cila dominon në Malësi, është shikuar si degë profitabile pasi një pjesë relativisht e mad-
Vlen të potencohet se edhe sot e kësaj dite kur kultivimi dhe përpunimi i rrushit është gjithnjë në rritje dhe kushtet e punës favorizojnë kultivimin, prodhuesit përballen me mungesën e plasmanit të produkteve të tyre në treg, sidomos të eksportimit nëpër tregjet e jashtme, problematikë kjo që ende vijon dhe nuk ka gjetur një zgjidhje
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
he e familjeve, edhe pse në kushte jo të favorshme të punës, sikurse ekzistojnë sot, kanë siguruar të ardhura dhe një ekonomi më të qëndrueshme familjare. Sipërfaqet e vreshtave në kohën e mëparshme kanë qenë të pakta, mirëpo me kalimin e viteve e sidomos në ditët e sotme, kultivimi i këtij produkti falë zhvillimit të kushteve të punës dhe teknologjisë gjithnjë në avancim, është rritur dukshëm e në këtë kuadër shumë prodhues nga Malësia janë të suksesshëm, duke e shtrirë prodhimtarinë e tyre në qindra dhe mijëra hektarë. Një numër i vogël prodhuesish, falë përvojës që kanë përvetësuar edhe nga vendet e zhvilluara në këtë sektor, kanë bërë që produktet e tyre të përftuara nga rrushi siç është vera dhe rakia, t’i eksportojnë në tregjet e jashtme të cilat prodhimtarinë e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tregjeve të jashtme prodhuesit vendas tyre e kanë konsideruar si brende cilësore, konkurrente eventuale me ato të tregjeve të madha të vendeve ballkanike dhe evropiane. Edhe këtë vit, në këtë periudhë kohore që është dhe më idealja për vjelje të rrushit dhe prodhimin të verës dhe rakisë, sërish një numër i madh i prodhuesve të vegjël dhe të mëdhenj po i kushtojnë rëndësi të veçantë vreshtarisë, duke u angazhuar maksimalisht për prodhimin e një rakie dhe vere cilësore, një virtyt ky që përherë e ka karakterizuar prodhimin mjeshtëror në këtë trevë. Vlen të potencohet se edhe sot e kësaj dite kur kultivimi dhe përpunimi i rrushit është gjithnjë në rritje dhe kushtet e punës favorizojnë kultivimin, prodhuesit përballen me mungesën e plasmanit të produkteve të tyre në treg, sidomos të eksportimit nëpër tregjet e jashtme, problema-
“
Mungesa e tregut të jashtëm i ndëshkon të gjithë ata prodhues të cilët synojnë që ta zgjerojnë, avancojnë dhe promovojnë prodhimtarinë e tyre jo vetëm në suazat lokale por edhe përtej kufijve të Malit të Zi. Ekzistenca e një tregu të qëndrueshëm do të krijonte mundësi të shumëfishta për prodhuesit e këtyre produkteve, duke u çelur rrugë që prodhimi i tyre të njihet edhe nga ato vende ku tashmë vera dhe rakia janë të njohura globalisht si produkte të një cilësie të lartë
tikë kjo që ende vijon dhe nuk ka gjetur një zgjidhje. Mungesa e tregut të jashtëm i ndëshkon të gjithë ata prodhues të cilët synojnë që ta zgjerojnë, avancojnë dhe promovojnë prodhimtarinë e tyre jo vetëm në suazat lokale por edhe përtej kufijve të Malit të Zi. Ekzisten-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ca e një tregu të qëndrueshëm do të krijonte mundësi të shumëfishta për prodhuesit e këtyre produkteve, duke u çelur rrugë që prodhimi i tyre të njihet edhe nga ato vende ku tashmë vera dhe rakia janë të njohura globalisht si produkte të një cilësie të lartë. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
11
KULTURË
Kontributi i prof. dr. Rajko Nachtigal-it në fushën e albanologjisë (I)
Elbasanishtja si theme gjuhën e njënjëshme l
Rajko Nachtigal, u lind më 14 prill 1877 në Novo Mesto në një familje intelektuale. Shkollën fillore dhe ndërsa 6 klasat tjera në Lublanë. Diplomoi filozofinë në Vjenë, si student i profesorëve Jagiq, K. Jireçe
Nikollë Berishaj
Struktura e brishtë shtetërore e Shqipërisë, e shpallur botërisht më 28 nëntor 2012 në Vlorë dhe e pranuar prej fuqive të mëdha, mbeti objekt i politikës rrëmbyese të fqinjëve, si të malaziasve (rrethimi i Shkodrës) dhe serbëve që pretendonin pjesët veriore të shtetit, ashtu edhe të grekëve që kishin synime për rrëmbimin e pjesëve jugore, para së gjithash ortodokse. Edhe rolin e Italisë intelektualët e kohës e marrin si dëshirë për okupimin shqiptar, gjë që nuk ndodh me rolin e Austro – Hungarisë. Perandoria Austro –hungareze kohë më parë e kishte marrë rolin e mbrojtëses të katolikëve në pjesën shqiptare të Perandorisë Otomane, pra si mbrojtëse e shqiptarëve katolikë. Okupimi austro-hungarez në këtë mënyrë u pranua më parë si ndihmë dhe hap përparimtar për shqiptarët, sesa si okupim. Kjo, madje edhe nga veprimtarët atdhetarë dhe nacionalistë si Luigj Gurakuqi me shokë, i cili e vlerëson “okupimin” austro-hungarez të Shqipërisë si “okupim të fuqisë mikneshë”, për dallim nga “okupimet e fuqive anmike”, siç i vlerëson ndërhyrjet e shteteve tjera në Shqipëri. Vërtetë se Austro-Hungaria u fut në Shkodër më 23 janar 1916 duke sjell korpusin e XIX të përbërë nga tri di-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
vizione, mirëpo, ajo edhe në popull njihej si mbrojtëse e tokave shqiptare nga copëtimi serbo-malazez, veçanërisht si mbrojtëse e qytetit të Shkodrës në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913). Botërisht njihej presioni i fuqishëm që ia kishte bërë Malit të Zi në pranverën e 1913 për t’u larguar nga Shkodra pas më se një viti rrethim, me kosto rreth 10.000 viktimash që i kishin pasur malaziasit gjatë këtij rrethimi. Madje edhe udhëpërshkruesit nga territori i Perandorisë së Austro-Hungarisë nëpër tokat e Shqipërisë Veriore nuk ngurronin që autoriteteve të huaja, të vendosura në Shkodër, t’u mbajnë ligjërata për moskujdesin e tyre për kulturën shpirtërore të shqiptarëve. Ta përkujtojmë këtu sllovenin Niko Niniç dhe udhëpërshkrimin e tij “Albanija in Albanci” (“Shqipëria dhe shqiptarët”) . Fill pas librit të Niko Niniçit e kemi edhe librin e Fra Lovro Mihaçeviq (meshtarit kroat në Shqipëri) “Po Albaniji. Dojmovi s puta” (Nëpër Shqipëri. Mbresat nga udhëtimi), MH Zagreb 1911. Fryma e këtyre udhëpërshkruesve tregon qartë simpatinë e tyre për popullin dhe kulturën shqiptare, dhe kujdesin që, sipas tyre, Austro – Hungaria duhet t’ia kushtojë Shqipërisë. Gjithashtu t’i përmendim këtu edhe studimet arkeologjike të dy studiuesve austriakë, Camilo Praschniker dhe Arnold Shober publikuar në librin Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro në Vjenë 1919. Përgatitja e terrenit që i ishte bërë ‘okupimit’ austro-hungarez të Shqipërisë
bëri që AH të mos humbte kohë, por të ndërmerrte masa dhe aksione në frymën e Kultusprotektoratit. Planin e masave dhe aktiviteteve që duhej ndërmarrë në Shqipëri e futën në dokumentin Programi i veprimit, që parashihte, para së gjithash, përmirësimin e aparatit kishtar, sistemit shkollor dhe të kulturës në përgjithësi në Shqipëri. Se qëndrimi i Austro-Hungarisë nuk ishte vetëm rezultat i politikës së ditës dhe interesave të saj afatshkurtra në këtë pjesë të Ballkanit, tregon edhe fakti se në universitetet e kohës: në Vjenë mësohet edhe Albanien im Mittelalter (Shqipëria në Mesjetë) të cilën e ligjëronte prof. Dr. Jozef K. Jireçek-u . Po ashtu edhe në Universitetin e Gradcit (Grazit) bëheshin studime mbi gjuhën shqipe si pjesë e pandarë e lëndëve mësimore. Censori mbretëror për librat sllavë dhe ballkanikë, Jernej Kopitari, në interesimin e vet për shqipen, ngarkon me detyrë mbledhësit e folklorit ballkanik, në mes tyre edhe Vuk Karaxhiqin, të merren edhe me folklorin shqiptar. Pasuesi i tij, Franc Miklloshiçi, më 1870 boton punimin e vet Die slavischen Elemente in albanishchen, në libër jep edhe shtrirjen e shqiptarëve dhe të dhënat statistikore për popullsinë, por çka është më me rëndësi, në fund të librit e jep edhe një bibliografi të botimeve të deriatëhershme (për të të njohura) shqipe, që fillon me fjalorin e F. Bardhit –1635 dhe përfundon me Kangët e Milosaos të J. De Radës - 1886, por që nuk i njeh as Buzukun e as dokumentet para tij. Gjithashtu, fakt intere-
KULTURË
el i duhur për letrare shqipe
e dy vite të gjimnazit i përfundoi në Novo Mesto, ek, Vondrák, Meringer sant është edhe vendimi i shtatmadhorisë së ushtrisë austro-hungareze që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare e saj. Këtë e bën publike në Lajmet e ditës gazeta sllovene Slovenski narod. Por, t’i kthehemi objektit kryesor të interesimit tonë në këtë studim, e ky është njëri nga linguistët më të mëdhenj sllovenë, dhe jo vetëm, prof. dr. Rajko Nachtigal (Nahtigal). Rajko Nachtigal, u lind më 14 prill 1877 në Novo Mesto në një familje intelektuale. Shkollën fillore dhe dy vite të gjimnazit i përfundoi në Novo Mesto, ndërsa 6 klasat tjera në Lublanë. Diplomoi filozofinë në Vjenë, si student i profesorëve Jagiq, K. Jireçek, Vondrák, Meringer etj. Promovohet në doktor (Filologjia sllave dhe gjuhësia krahasuese) më 1901, në kohën kur, si bursist i Ministrisë së arsimit, ishte në studime në Moskë dhe Petrograd. Më 1902 merr pozitën e profesorit të rusishtes në Vjenë, bëhet docent i gjuhës ruse dhe lektor i po të njëjtës në Seminarin e historisë së Evropës lindore dhe Seminarin e filologjisë sllave. Më 1913 fiton titullin e profesorit inordinar, ndërsa më 1917 profesorit të rregullt të Universitetit të Grazit (Gradec / Graz), ndërsa më 1919 prof. i rregullt i Universitetit të Lublanës (u zgjodh dekani i parë i Fakultetit filozofik, më vonë edhe rektor i Universitetit, më 1927/28). Gjatë viteve të studimit, u njoftua dhe krijoi miqësi të vërtetë me diplomatin dhe linguistin shqiptar nga Ohri, Gjergj Pekmezin (1872-1938), i cili në vitin 1902 u promovua në bartës të katedrës së gjuhës shqipe pranë Institutit orien-
tal në Vjenë. Duhet cekur se Gj. Pekmezi, R. Nachtigali dhe Ivan Prijatelji, që të tre studentë të Vatrosllav Jagiqit ishin “treshe e pandarë miqësore” aq sa më 1902 edhe e morën banesën e përbashkët. Interesimi i përbashkët për linguistikën krahasuese i Pekmezit dhe Nachtigalit rezultojnë me botimin e veprës monumentale “Grammatik der albanesischen Sprache”, të nënshkruar nga Gj. Pekmezi, por që sipas të gjitha gjasave e ka edhe mbështetjen shumë të madhe të mikut të tij, Nachtigalit Interesimi i Nachtigalit për gjuhën shqipe rezultoi me publikimin e disa studimeve dhe publikimeve të rëndësishme për gjuhën shqipe dhe historinë e saj, si: • Die Bildung der Possessivpronomina im Albanischen und ihre bisherige falsche Auffassung (Posta e Shqypniës, Shkodër 28 Prill 1917, 3–4); • Die Frage einer einheitlichen albanischen Schriftsprache (Graz 1917); • O elbasanskem pismu in pismenstvu na njem (Arhiv za arbanasku starinu, jezik in etnologiju I, Beograd, 1923); • Luk. XV 11–32 v prevodu bratov Anastasija in Spyridona Tsellio (Tsel’o) iz Argyrokastra. Iz Kopitarjeve zapuščine (Arhiv za arbanasku starinu, jezik in etnologiju II, Beograd, 1924).
Komisija Letrare e Shkodrës dhe Nachtigali
”Dishiri dhe përkrahja e Austrisë për të mëkambë gjuhën shqipe i dhanë zemër veteranëve të kombit për punë përherë e ma të vlefshme në këtë drejtim. Kjo përkrahje trimënoi L. Gura-
kuqin të themelonte, më 3 gusht 1916, nën mbrojtjen e autoriteteve ushtarake të kryesueme nga gjeneral Trollman dhe i ndikuem nga Dr. R. Nachtigal, studiues ky i gjuhës sonë, si dhe nga dr. Gjergj Pekmezi Komisinë Letrare” . Më duhet të cekë këtu se nuk e kuptoj kundërshtimin e autorëve të nderuar Tomorr Osmanit dhe Mentor Qukut që e mohojnë rolin e Gurakuqit, Nachtigalit dhe Pekmezit si themelues të Komisisë, por këtë ia veshin vetëm Austro-Hungarisë përmes komandantit Trollman. 1 Edinost Trieste. Përkthimin tim të kësaj bro-
shure interesante e botoi revista Koha Javore
2 Botimin në shqip të këtij libri, me titullin
Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të Zi e bëri SHB “Pegi”, Tiranë 2003 3 shih Miroslav Karaulac, Rani Andrić, Prosvjeta Beograd, Svjetlost Sarajevo 1980, fq. 29, 36 4 dualizmi në shënimin e emrit të qytetit Gradec – Graz vjen nga emërtimi slloven apo austriak. Popullsia shumicë e këtij qyteti është sllovene, dhe emërtimi Gradec (në përkthim Qytezë) është rrjedhojë e kësaj 5 Slovenski narod (14.02.1914), viti 47, numri 36 6 shënimi Nachtigal na del gjithkund në botimet josllovene (pra Gjermane, ndërsa versioni Nahtigal në botimet sllovene 7 shih Rajko Nahtigal: Pisma Ivana Prijatelja s študijskega potovanja 1903-1904. në: Ljubljanski zvon, 57, 1937, str. 301-313 8 për më shumë shih: Franc Jakopin: Albanološke študije Rajka Nahtigala. në: Jezik in slovstvo, 23, 1977-78, fq. 65-70 9 Pal Duka-Gjini në monografinë “Gjergj Fishta jeta dhe vepra” (Tiranë, 1992, f.100) 10 Mentor Quku, Mjeda 4, fq 220 /shënimi 58/
E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Mbresë leximi
Poeti i dy popu (Para vetes kam përmbledhjen me poezi “Përtej shpresës” të Dimitrov Popoviqit, shkruar në gjuhën shqipe dhe, po atë vëllim të tij, të përkthyer në gjuhën malazeze, me titull ndryshe “Amfora”, botuar në Podgoricë, më 2008, respektivisht në vitin 2016)
Bajram Sefaj
Në fillim, një sqarim i shkurtër: Asgjë të mos ju befasojë kur është fjala për këtë poet e njeri fisnik. Emrin e ka Dimitrov, që në fakt është mbiemri i një personaliteti të shquar historik bullgar, Georgi Dimitrov (18821949). Ç’ti bësh hallit kur vogëlushi (ynë) lindi vetëm disa muaj pasi që vdiq (më 2 prill 1949) Dimitrovi i madh, emrin e të cilit, në shenjë respekti e kujtimi ndaj tij, do ta bartë terën jetën Dimitrovi. Ai kishte dy mbiemra: Popaj sa jetonte në Koplikun e lindjes dhe Popoviq, tash e disa vjet, kur jeton dhe punon në Podgoricë të Malit të Zi. Prandaj, pa ndrojtje mund të pohohet se Dimitrovi sa është poet shqiptar, po aq, është edhe poet malazias. Është poet i dy popujve fqinjë. Dimitrovi malazias poezinë e shkruan shqip (shih biografinë e tij të shkurtër!), ndërkaq, miqtë e tij shqiptarë, ia përkthejnë në gjuhën (tash) të tij, të nënës malazeze! Ndonëse në poezinë me titull “Dhoma ime” /Ne jemi katër. Unë, Gruaja vajza, Djali im, As shkallë, As oxhak, As vatër.../ poeti Dimitrov nuk
14
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
ngujohet brenda dhomës /...tre me katër/. Ai merr rrugë të gjatë, gjezdis e bredh, andej e këndej, këtu e atje, nëpër tërë hapësirën shpirtërore e gjeografike shqiptare dhe shkruan poezinë (biografinë) e tij shumëngjyrëshe. Në ecje e sipër do të ndeshë kosovarët që /“Kalojnë rrugës qetëqetë Veç një mendim e shprehin troç: Ne keq s’i bëmë askujt në jetë. Ndaj... dhe askujt s’i kemi borxh/. Poeti ngjitet në Bosnje dhe shtron pyetjen: /Më thoni: a ka nevojë për luftë më... bota ra të flejë, por gjumi s’po e zë, Si mund të flihet vallë mbi tmerret e Bosnjës/. Në rrugëtim e sipër, nëse Qeni i Hotelit i del përballë, çfarë ndodh /Unë eci, ai rri. Unë hesht, ai hesht. Nuk e di si ta ndjell, shqip apo serbisht... Unë filozofoj, ndërsa qeni tremb mizat/. Dimitrovin hapi e shpie Te Drini i Bardhë: /Atje ti i plakur e unë krejt fëmijë. Këtu ti i ri dhe unë krejt i zbardhur... Nuk di si të gjeta, O Dri! O Dri!... Me ndrojtje shumë Apo i mirëseardhur!?/. Poeti Dimitrov i ka nja dy llafe me Veteranët: / E njëjta kohë na u var në trup Herë në gjoks si medalje Herë në qafë si g u r. Herë falje Herë sharje/. – Poeti Dimitrov i ndërron dy-tri fjalë me të Dhunuarën:.. /Iu drejtua ekranit. Sa i vogël ekrani, Për sytë e njerëzve që tmerrin përcillnin Dhe mbeti për
një çast ora e Ballkanit, Nënat... fëmijë të huaj do të lindnin/. Poeti Dimitrov për një çast ndesh Rojën e Varreve e thërret: /O plaku Mark, sa zemra do ma donte, Gjithë natën me ty ta zbardhja der’ n’agim. Të të mbytja me pyetje pafund për të parët... Për plisat, gurët, varret. Që u hapen të reja, a me myshk u mbuluan/. Poeti për një copë herë vështron Kataraktin e fundit të lumit Mirushë, sa me e kallëzua legjendën: /Ularica - U la Rica. ... A ishin vallë sytë e djalit Që e panë vajzën të lahej në Mirushë....Rica ishte larë. S’e pamë, As unë, as bariu, as Lleshi/. Në poemën Ballkani, vjershëtori Dimitrov, siujdhesës ballkanike i këndon agollçe, që do të thotë, sipas Dritëro Agollit. (Është rasti i mirë e fatlum, të thuhet se Dimitrov Popoviq është një Homo Ballkanicus i vërtetë, në kuptimin më të mirë e më të drejtë të fjalës). Me të njëjtën dashuri e subtilitet këndon e ligjëron për Kosovën, për Podgoricën e tij në Mal të Zi. Me gjithë vargjet e poezisë së tij, sa është në Dragobinë e historisë, ku punoi si mësues, gjithnjë i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, ku ishte edhe drejtor shkolle: /Jo çdo gjë që fillon me “D” e dua, Por Dragobinë e kam tek dashuria... Kur dëgjon këngën e Rizasë majë krahut A me çifteli qiellin shkund Fatimja... Mes tupanëve përdridhte vallja e Deliut, Siç lako-
KULTURË
ujve fqinjë Dimitrovi sa është poet shqiptar, po aq, është edhe poet malazias. Është poet i dy popujve fqinjë. Dimitrovi malazias poezinë e shkruan shqip, ndërkaq, miqtë e tij shqiptarë, ia përkthejnë në gjuhën (tash) të tij, të nënës malazeze! het mes shtat’n grykësh e kthjelltë Valbona/. Në fund të kësaj poezie shtatgjatë, autori jep këtë shpjegim sqarues: (Fatime Sokoli - Laureate e Këngëve popullore me çifteli – kolege pune, Deli Metalijaj - Valltar i mrekullueshëm, nxënës, Riza Motina – Këngëtar i këngës majekrahu, Dul Pirani – mësues, jetuam bashkë, Dragobia - fshati në zemër të Alpeve ku fillova mësuesinë). Dimitrovi shkon të Shpella e Frashërit: /Kur plaku Palokë* para Shpellës u ndreq, Ma la me borxh t’i përmend të gjithë. Vërtet Malësia pati shumë pleq Në Bajzë, në Hot apo në Vrrith/ (* P. Lunaj- një begati mendore e Malësisë). Në ecje e sipër, nga Dragobia ku shërbeu si mësues, vjershëtori Dimitrov ngjitet deri në Milesh, afër Tuzit, dhe pin një kafe me piktorin e njohur Gjelosh Gjokajn: /Para gishtave të tij përzihet bardhësia... Në “gri-në” e mrekullueshme rri Malësia. Një pjesë guri. Dy pjesë mali. Shumë pjesë qiell/. E pamundur, e paimagjinueshme është që, midis vargjeve të këtij poeti të mos gjejë vend të merituar shkrimtari ynë, më i shquari i këtij shekulli, Ismail Kadare: /Erdh koha prapë të të lexoj Serish të ec mbi ato vargje... Jashtë shiu bie mbi gjethe ftoi, Jashtë gjethet bien nëpër parqe... Firmos për mua një vetëtimë, o firmë e firmave K a d a r e!/. Edhe kur rri e pi kafe me mikun poet Gj. Gjergjin, e porositë: /Duro edhe pak. Duro dhe mos bëj zë Siç duron në shqip “mali dëborën”/. Përmes vargjeve të poezisë me titull
“Këpucët e mia”, poeti Dimitrov e kujton Migjenin, kur thotë: /Ato nuk janë këpucët e Lulit Të cilat një ditë “mësuesin do ta hanin”/. Para se të mbërrihet në poezinë me titull “Në vend të mbylljes”. Dimitrovi e ka një fjalë me Bogdanin: /E kërkuan përsëri Buzëlythin, Vetullprerit lajm i çuan shpesh. Ku mundet Bogdanin ta mbyllim Pa e parë njerëzit në këtë shesh? Thërrisnin kështu të çmendurit plot vrer, zhvarrimi kërkohej; kërkohej varri. Pas treqind vjetësh Bogdani i ndjerë Një histori të re ngjalli/. (Autori sqaron: Buzëlythi dhe Vetullpreri janë personazhe te romani “Bimorja” të A. N. Berishës. Bogdani, është Pjetër Bogdani). Dimitrovi ec e ec, shumë e shumë dhe asnjëherë busullën nuk e humb: / Shkuan mjaft vite dhe të tjera mbeten Ndoshta... sa t’ja ndreq akrepat orës. Më mungoi koha ta bind vetveten... Vetvetes i dhashë ç’munda Me përjashtim të kohës. O koha ime, Sa fort më re ndesh!! E tashme, e pakryer, E kryer, E ardhshme... Me cilën folje do të merremi vesh?!/. *** Fundi (konac) veprën (djelo) hijeshon (krasi)! Lojë fjalësh hesapi, bëhet kjo përzierje gjuhësh fqinje, kur vëllimin shqip e serbisht, përmbyllet me këto vargje: /Shikim të largët të përcillja, Shikim të afërt më ndillje ti. Një grusht kujtimesh të të sillja Do ish shumë pak, o, Mali i Zi... Ndaj me respekt kokën përkuli N’altar të shenjtë që mbani në gji. Nga eshtrat kurrë nuk do ma shkulin, Atë ”kockën” tuaj, o të parët e mi/.
Cili është Dimitrov (Popaj) Popoviq?! Është lindur në Kamicë të Koplikut të Malësisë së Madhe, më 6 nëntor 1949. Aty kryen shkollën fillore, ndërsa gjimnazin në Durrës e më pas fakultetin gjuhë-letërsi të ILP - Shkodër, në vitin 1968, Universitetin Shtetëror të Tiranës më 1974 dhe kursin pasuniversitar të filozofisë në vitin 1990. Ka punuar si mësues në fshatin Dragobi - Tropojë, drejtor shkolle ishte në fshatin Vrrith - Razëm dhe në fshatin Bratosh. Punëtor në HC Fierzë 1976-1978, nëpunës Bajzë e Mjedë (1980-89) dhe mësues në gjimnazin “Sherif Hoxha” Koplik. Lidhjet e tij me letërsinë i ka që nga bankat e shkollës e auditoret e shkollave të larta. Libri me poezi “Përtej shpresës” dhe ai me ese “Një shtrëngim dore” u mirëpritën dhe kanë lexues të shumtë. Ka botuar shumë libra me përkthime nga gjuha malazeze, siç janë “Antologjia e poezisë malazeze” (antologjia e parë e këtij lloji me 40 autorë), vëllimin me poezi “Stinët e humbura” të P. Goranoviqit, dramën “Vezët” të M. Neleviq, librin “Tregimet e Montanaros” etj. Në punën si redaktor i botimeve të librave në gjuhën shqipe, pranë Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, ka përkthyer mbi 20 libra dhe ka redaktuar rreth 40 libra për shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme në Mal të Zi, ku ka përkthyer e redaktuar tekste mësimore e lëndë zgjedhëse, sidomos për gjimnazin në gjuhën shqipe, siç janë: Etika, Logjika, Sociologjia e kulturës, Arti e komunikimi viziv, Muzika ime etj. Ka qenë kryetar i komisionit dhe bashkautor i programit të lëndës Gjuhë shqipe e letërsi si gjuhë joamtare për shkollat fillore 9-vjeçare në Malin e Zi. Ka ndihmuar në vendosjen e marrëdhënieve të mira në fushën e kulturës dhe artit mes dy vendeve tona, sidomos me Universitetin e Shkodrës dhe Shoqatën e Shkrimtarëve. Dimitrovi jeton e punon në Podgoricë, Mali i Zi. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Filozofia e interpretimit (III)
Kultura në një k
Në një tjetër intervenim të tij, Pier Paolo Pasolini, flet për dy fjalë, në fakt dy fenomene, që ishin pjesë kryesore e diskursit publik të Italisë së viteve ‘60-ta dhe ‘70-ta; e këto dy fjalë kryesore, apo fenomene, janë: «zhvillimi» dhe «progresi». Për «zhvillimin», Pasolini thoshte se “fjala «zhvillim» ka sot një referencë që përdoret në një kontekst, padyshim, të politikave të djathta
Ron Salaj
Kush e dëshiron sot «zhvillimin»? Me fjalë të tjera, kush e dëshiron, jo në mënyrë abstrakte dhe ideale, por në mënyrë konkrete dhe për arsye të menjëhershme të interesave ekonomike? Është evidente: ata që e dëshirojnë «zhvillimin» në këtë sens janë ata që prodhojnë; janë ata, industrialistët. Dhe, është pikërisht ky «zhvillim», që në Itali, aktualisht, përmes industrialistëve, prodhon ‘mallra tepricë’. [...] Konsumatorët e ‘mallrave tepricë’, janë në anën e tyre [të industrialistëve], jo-racionalisht dhe padijeni janë në pajtueshmëri me «zhvillimin». Për ata [«zhvillimi»] do të thotë promovim shoqëror dhe liri, duke rezultuar kështu në mohimin e vlerave kulturore që ishin furnizuar nga modelet e të “varfërve”, të “punëtorëve”, të “kursimtarëve”, të “ushtarëve”, të “besimtarëve”. Masa, pra, është për «zhvillimin»: por ajo e jeton këtë ideologji të sajën vetëm ekzistencialist, dhe ekzistencializmi është bartësi i vlerave të reja të konsumit. Por kjo nuk e zvogëlon atë që zgjedhja e tyre të jetë vendimtare, triumfale, dhe e egër.”. Ndërsa sa i përket «progresit», Pasolini vazhdon kështu intervenimin e tij: “Kush e dëshiron «progresin»? E dëshirojnë ata që nuk kanë interesa të menjëhershme për t’u kënaqur, vetëm, përmes «progresit»:
16
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
e dëshirojnë punëtorët, fshatarët, intelektualët e majtë. E dëshirojnë ata që punojnë dhe që janë të shfrytëzuar. Kur them “e dëshirojnë” e them në një sens autentik dhe të përgjithshëm (mund të jetë edhe ndonjë “prodhues” që e dëshiron, përtej çdo gjëje, dhe ndoshta në mënyrë të sinqertë, «progresin»: por rasti i tij nuk përbën asgjë). «Progresi», prandaj, është një nocion ideal (social dhe politik): atje ku «zhvillimi» është një fakt pragmatik dhe ekonomik. Të dy shënjuesit [signifiers] – «zhvillimi» dhe «progresi» – që Pasolini i trajton në intervenimin e tij, janë sinjifikues të stërpërdorur në Kosovën e pasluftës. Por ato janë, gjithashtu, sinjifikues bosh [empty signifiers], pa kurrfarë përmbajtje. Prandaj, asnjë prej këtyre dy sinjifikuesit nuk mund të aplikohen në kontekstin ekzistues kosovar. Boshllëku i tyre, kriza identitare që të dy shënjesuesit pësojnë në kontekstin kosovar është, rrjedhimisht, e lidhur ngusht me krizën e gjerë kulturore në Kosovë (duke përjashtuar disa suksese aksidentale). Dhe kjo krizë kulturore vjen në një moment kritik të shoqërisë; në një moment kur një lloj shoqërie pushon së funksionuari (shoqëria kosovare e paraluftës), ndërsa një tjetër fillon (shoqëria kosovare e pasluftës), dhe në mes të pushuarit dhe fillimit ekziston një ‘moment bosh’, një ‘moment zero’. (Kështu Pasolini e emërton shoqërinë italiane të viteve “60-ta.). Pikërisht në këtë moment bosh, në këtë moment zero, kultura sillet rreth vetvetes, si një vorbull, si e trentë, sepse ata që e bëjnë
kulturën, artin (artistja, literasti, poetja, dramaturgu, kineasti, muzikantja, filozofi, etj.) nuk kanë më asnjë referencë të përpiktë në shoqëri që do ti shtynte ata ta shprehin përmes akteve artistike. Kriza artistike, kulturore, prandaj, është një krizë thellësisht shoqërore. Dhe në një krizë të tillë shoqërore, dualizmit të Pasolini – «zhvillim» dhe «progres» – duhet ti shtohet një fjalë tjetër, një sinjifikues tjetër – «revolucion». Ndonëse sinjifikues «revolucion» është degraduar jashtë mase përmes përvetësimit të kuptimit origjinal të tij, duke e përdorur në sensin strikt kapitalist, që do të thotë se, «revolucioni» lejohet në industri, në prodhim, në treg, në produkt, etj. Prandaj, jo më kot, sot dëgjojmë me një frekuencë të paparë se si çdo korporatë tenton të sjellë «revolucion» në treg përmes prodhimit të markave për t’u konsumuar pastaj nga masa. Nuk është ky shënjuesi «revolucion» që po e propozoj . Sinjifikuesi «revolucion» me këtë rast ka kuptimin e çlirimit në kuptimin strikt të iluminizmit evropian: çlirimin nga zotërimi, çlirimin nga të qenurit i zotëruar. Për ta përmbyllur këtë dimension, le t’i identifikojmë tre elementet kryesore, ndoshta përmes një triade hegeliane, ku në kontekstin ekzistues kosovar do të duken kështu: «zhvillimi» përfaqëson narrativen neoliberale të propaganduar dhe të shpërndarë nga ambasadat e huaja dhe organizatat ndërkombëtare; «progresi» përfaqëson narrativen e ideologjisë ekzistuese dominante, që në këto gati dy dekada të qeverisjes së pasluftës ka shkatërruar dhe privat-
KULTURË
krizë shoqërore izuar (gjithmonë në emër të «progresit» dhe «zhvillimit»); dhe «revolucion» përfaqëson sintezën e vetme që, jo vetëm se do t’i kthente identitetin e vërtetë «progresit» dhe «zhvillimit», por do ta shtynte shoqërinë që të dalë nga ky moment bosh, pra nga kjo krizë e thellë, dhe, rrjedhimisht, të fillonte një sekuencë të re për shoqërinë kosovare. Sekuencë të cilën Alain Badiou do ta quante si “mundësi e mundësive”. Dimensioni 3: Reaksioni. Tokë me nda nuk kam / Hasmi në rrotë t’samës / Me vdekë duhet mësue / Qençe nuk jetohet ma. Për ta parafrazuar Pasolinin: vdiq Podrimja, do të vdesin botuesit e tij, do të vdesë kapitalizmi, do të vdesim të gjithë ne, por jo, asnjëherë, nuk do të vdesin poezitë e tij. Vargjet e mësipërme të Podrimjes përshkruajnë më së miri atë që unë propozova më lartë, në dimensionin e dytë: revolucionin për t’u çliruar… nga zotërimi, kolonializmi, fashizmi, çnjerëzimi. Podrimja, përmes një akti autentik të rezistencës, thyen situatën e zakonshme apo ideologjinë dominante në të cilën jetonte – përmes artit të tij, poezisë – duke thirrur për t’u çliruar nga çnjerëzimi i të jetuarit çenqe. Kjo thyerje, për Podrimjën, përfaqëson një “procedurë të së Vërtetës” në kuptimin e plotë Badiou-an. Ashtu sikurse përfaqëson, në mënyrë të shkëlqyeshme, një tjetër poezi e tij, e titulluar “Magjupja” (Podrimja këtu përdorë qëllimisht termin përçmues për Romët—term që përdoret gjithandej Ballkanit—duke injoruar kështu totalisht artificialitetin hermeneutik të korrektësisë politike), vuajtjen, çnjerëzimin, diskriminimin dhe racizmin ndaj figurës së gruas Rome. Përmes kësaj poezie, Podrimja trajton një numër çështjesh: nga diskriminimi dhe abuzimi i gruas tek racizmi, etj. Vetëm përmes një poezie, Podrimja thotë shumë më shumë, është më feministë sesa feministët liberalë à la J. Trudeau, dhe jep një akt rezistence shumë më të madhe dhe autentike sesa donacionet e panumërta të
shpërndara në emër të «zhvillimit», «progresit» dhe humanitarizmit. Ja disa vargje nga “Magjupja” e Podrimjes: Unë jam gruaja mâ e bukur dhe mâ e keqe / E qytetit tim. / Unë jam e çnjerëzuame – / Rinin ua fala rrugëve t’unta / N’dalldisjen time, / Kur thimthat e gjinjve i shkurtova për jarana... / Unë jam dashnorja e gjithkujt. / Kam këndue, prej agimit n’agim, në shtëpinë e panjoftun / Shejtani im. / Prej agimit n ‘agim... / Kalle, Magjupe, pash besën, kalle! / Shtatë mahallë kanë pi kafen e zezë të syve t’mij filxhan, / Shtatë mahallë janë dejë me gurgullimat e gazit dhe vajit tim!. Në librin e tij “Epoka e poetëve dhe shkrime tjera të poezisë dhe prozës së shekullit njëzet”, Alain Badiou thekson se “në shekullin e kaluar, disa poetë vërtetë të shquar, në pothuajse të gjitha gjuhët e botës, kanë qenë komunistë. Në mënyrë eksplicite apo formale, për shembull, këta poetë ishin angazhuar për komunizmin: në Turqi ishte Nâzim Hikmet; në Kili, Pablo Neruda; në Spanjë, Rafael Alberti; në Itali, Eduardo Sanguinetti; në Greqi, Yannis Ritsos; në Kinë, Ai Qing; në Palestinë, Mahmoud Darwish; në Peru, César Vallejo; dhe në Gjermani,
shembulli i shkëlqyeshëm është, mbi të gjithë, Bertolt Brecht.”. Ky relacion ndërmjet poetëve dhe komunizmit, vazhdon Badiou, ekziston vetëm nëse e kuptojmë ‘komunizmin’ në sensin e tij primar, që është: shqetësimi për atë se çka është e përbashkët për të gjithë. Prandaj, “poetët janë komunistë për një arsye kryesore, e cila është absolutisht esenciale: fusha e tyre është gjuha, shpeshherë gjuha e tyre amtare. Dhe, gjuha është diçka që i jepet gjithkujt që nga lindja, si një e mirë e përbashkët absolute. Poetët janë ata që e bëjnë gjuhën të thotë atë që duket e pamundur të thuhet. Poetët janë ata që kërkojnë të krijojnë brenda gjuhës emra të rinj që të emërojnë ato, të cilat para poezisë, nuk kishin ndonjë emër. Është esenciale për poezinë që këto zbulime, këto krijime, të cilat janë internale në gjuhë, kanë fatin e njëjtë sikurse vetë gjuha amtare: por ato t’i jepen gjithkujt, pa përjashtim. Poezia është dhuratë që poeti ia bën gjuhës. Por kjo dhuratë, sikurse vetë gjuha, është destinuar që të jetë e përbashkët – që do të thotë, te kjo pikë anonime ku gjithçka çfarë ka rëndësi nuk është një person veçanërisht por të gjithë, në singularitet.”. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Vështrim
“Zëri i detit”, zëri i H
Veprimtaria e Hajrudin Pufjes, i njohur si Hajro Ulqinaku, është e begatë, perlë që ka vlerë jo vetëm pë të mirën e vendlindjes duke ndriçuar shumë personalitete të kësaj treve. Libri “Zëri i detit” është zëri Itakës dhe mbeti biri i saj besnik me vepra që janë xhevahirë
Asllan Bisha
“Zëri i detit” është libri i ri i Hajro Ulqinakut. Ai u lind në Ranë të Ulqinit më 1938. Hajrudin Pufja mësimet e para i kreu në vendlindje buzë detit. U dashurua me detin qëkur ishte nxënës i shkollës fillore, kur ishte normalist në Prishtinë. Që në kohën kur ishte normalist, i lindën dëshirat për t’u arsimuar dhe për të afirmuar vlerat kulturore të vendlindjes dhe kombit. Pas mbarimit të normales, e emëruan mësues në Ostros të Krajës, ku u mësoi shkronjat fëmijëve me dashuri. Ai kishte etje për të mësuar dhe i vazhdoi studimet në Beograd. Sa më larg vendlindjes dhe detit, aq më shumë i shtohej dashuria për vendlindje. Dhe këtu nisen shkrimet e para nga letërsia, folklori, gjuhësia. Kreu Fakultetin e albanologjisë në Beograd. Pas kësaj u punësua në Ferizaj, ku filloi punën në arsimimin e brezave të rinj. Themelon seksionin letrar “De Rada” dhe nxit aktivitetin letrar. Ishte gazetar i Radio Prishtinës dhe nga viti 1974 punon gazetar, redaktor i Programit për Fëmijë deri në vitin 1990, kur u përjashtua nga puna me dhunë nga policia serbe. U kthye në vendlindje, por për autorin e shumë veprave letrare, autorin e librit “Fëmijët e detit”, të botuar më 1967 në Prishtinë,
18
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
“Margaritarët e zez” (1969) dhe të 15 librave për fëmijë nuk u gjet një vend pune. Tregimet e parë për të rritur janë sprovë, por Hajro Ulqinaku i përkushtohet tregimit të shkurtër, ku del në pah talenti i tij. Motivet e detit dhe për detin në tregimet e tij janë
përjetime të fëmijërisë e cila është frymëzuese për të. Hajro Ulqinaku me tregimet e tij iu afron detin fëmijëve të Kosovës. Ata mësojnë, hetojnë rrëfimet e sinqerta nga deti, por edhe e pasurojnë fjalorin me shprehje detare. Interes të veçantë paraqesin
KULTURË
Hajro Ulqinakut
ër kulturën e Ulqinit, por edhe për atë mbarëkombëtare. Ky krijues me dashuri punoi për i Hajro Ulqinakut, i Ulqinakut të Madh i cili punoi për të mirën e vendlindjes. Ai iu kthye
legjenda për kusarët e Ulqinit, personazhi i Lika Cenit i cili e mund kryepiratin Karallampo. Melodrama është inspirim nga e kaluara e Ulqinit, po ashtu libreti “Dasma e Ulqinit”, me këngë dhe valle ulqinake. Bazuar në rrëfimin e Azem Hajdi-
nit, përshkruhet Tragjedia e Tivarit, për të cilën në vitin 2015 Hajro Ulqinaku hartoi “Libri-n për Tivarin”, në të cilin përmblodhi poezitë e të gjithë krijuesve tanë që kanë shkruar për ngjarjen makabre të Tivarit, për këtë fatkeqësi për të cilën u hesht shumë.
Me vlerë është edhe fejtoni “Gjurmëve të poetit” për poetin Migjeni. Të afërmit e tij flasin dhe ndriçojnë këtë figurë me interes për kombin tonë, për poetin që të tjerët deshën ta përvetësojnë. Fejtoni është shkruar drejt dhe sqaron jetën dhe veprën e Migjenit, i cili u detyrua të bëhet prift ngase nuk kishte mundësi të shkollohej sepse familja e tij s‘kishte mundësi ekonomike. Dhe Migjeni s’pranoi të punojë si prift ngase gjithmonë kishte dëshiruar të bëhet mësues. Punoi mësues në Vrake dhe në Pukë. Ishte i nderuar dhe i dashur nga nxënësit dhe prindërit. Fejtoni sqaron se Migjeni ishte shqiptar shkodran. Një kapitull të veçantë të këtij libri e përbën edhe ikja e arbëreshëve matanë detit dhe fati i tyre. Ikje, arratisje dhe mërgim. Shkrimtari në kapitullin e parafundit flet se Simon Simeonis, në vitin 1322, i cili erdhi me shokun e tij nga Raguza - Dubrovniku në Ulqin, vazhduan udhën për Durrës, për Tokën e Shenjtë - Jeruzalem-Palestinë. Këta dy pelegrinë anglo-irlandezë brigjet shqiptare i quanin Albania, ndërsa arbëreshët i quajtën albanezë. Veprimtaria e Hajrudin Pufjes është e begatë, perlë që ka vlerë jo vetëm për kulturën e Ulqinit, por edhe për atë mbarëkombëtare. Ky krijues me dashuri punoi për të mirën e vendlindjes, duke ndriçuar shumë personalitete të kësaj treve. Libri “Zëri i detit” është zëri i Hajro Ulqinakut, i Ulqinakut të Madh i cili punoi për të mirën e vendlindjes. Ai iu kthye Itakës dhe mbeti biri i saj besnik me vepra që janë xhevahirë. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
Në Bibliotekën e “Columbia University”
Edhe botimet e “Art Club”-it “Columbia University Libraries” është biblioteka akademike më e madhe në Shtetin e Nju-Jorkut dhe njëra ndër pesë bibliotekat kërkimore më të mëdha në Amerikën e Veriut. Koleksionet e saj përfshijnë mbi 13 milionë vëllime, mbi 160 mijë revista dhe seriale, si dhe burime të mëdha elektronike, dorëshkrime, libra të rralla, mikroforma, harta, materiale grafike dhe audio-vizuale Disa nga botimet kryesore të viteve të fundit të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” kanë gjetur vend në Bibliotekën e “Columbia University”, njëra ndër bibliotekat më të mëdha dhe më të njohura në botë. Në letrën e falënderimit, drejtoresha për katalogizimin e materialeve origjinale dhe të veçanta të kësaj biblioteke, Kate Harcourt, shprehet se “Columbia University” me bibliotekën
20
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
e vet është shtëpia intelektuale e shumë studiuesve dhe specialistëve të njohur të studimeve ballkanike dhe se këto libra do të ndihmojnë këtë mision. “Columbia University Libraries” është biblioteka akademike më e madhe në Shtetin e Nju-Jorkut dhe njëra ndër pesë bibliotekat kërkimore më të mëdha në Amerikën e Veriut. Koleksionet e saj përfshijnë mbi 13 milionë vëllime, mbi 160 mijë revista dhe se-
riale, si dhe burime të mëdha elektronike, dorëshkrime, libra të rralla, mikroforma, harta, materiale grafike dhe audio-vizuale. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” është botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe në kuadër të veprimtarisë së vet botuese ka botuar deri tani rreth 120 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi. (Kohapress)
KULTURË
Poezi
Heshtja që flet Burrat tradhtojnë më pak se gratë
Ali Gjeçbritaj
Botë teveqele Unë lahem, ti lahesh, ai lahet, Në shumës - lahemi, laheni, lahen, Gjininë tjetër e mënjanova sot Ato le të lahen vetë kur të duan. Të gjithë lahen në këtë botë mëkatesh Thonë se këtu paguhen të gjitha Po në botën tjetër, a mbetet ndonjëri të lahet? Ju thoni si të doni, por asnjëri s’erdhi nga ajo botë (pse s’erdhën as edhe një herë) Siç duket, u mbarua uji atje Për të shpërlarë bëmat e botës teveqele. Kjo botë qenka e lidhur me vargonj, Hallka e zinxhir me rrjetë merimangash Jo, them currilat e ujit rrjedhin gjithandej Por assesi të pastrojnë botën teveqele. Sot s’po shohim veten në pasqyrë Udhët e pafundta na shtrojnë sofrën Assesi të bie shi të na kujtojë lagjen Sadopak dhe larjen. Kur rreshtohemi për lutje Njëzërit brohorasim - falim, falim... Falim ngase toka i merr me vete mëkatet. I merr me vete fshehtësitë, i ruan, I merr me vete të palarat tona E bota teveqele mendon se falë e vetëm falë. Por të palarat na përcjellin edhe atje Të palarat mbesin edhe nën dhè Edhe pse bota këtu është teveqele.
Burrat tradhtojnë më pak se gratë Ata nuk i shohin kurrë rrobat e tyre Burrat gratë i zhveshin me sy Burrat në fantazi shohin Gjinj të fryrë, kofshë lakuriqe, Vithe gjysmë bostanë dhe barqe të dalë, Kjo u mjafton që botën ta kenë të tyren. Gratë kanë syrin e keq Nëse të shikojnë në sy, të hedhin për tokë, Fantazia i çon atje ku synojnë E ngjyrën e leshrave shpesh e ndryshojnë Gratë tradhtojnë, më shumë tradhëtojnë Kjo është sot dhe gjithmonë ishte Nuk thonë kot “gruaja shejtanin e fut në shishe”.
Gëzuar qofshi gjithmonë miqtë e mi Po ti kush je? Jam në botën time Pse më pyetni Kur fort mirë e dini Se edhe ju që pyetni Jeni në botën tuaj. Sot nuk e kam kohën Të pij raki Nesër urdhëroni Dolli do ngrejmë Për botën time Për botën tuaj Gëzuar qofshi gjithmonë Miqtë e mi.
Unë dhe ti miq në kohë Qielli posa ka ndezur dritat mbi qytet Unë dhe ti miku im jemi nisur për azil Ti në azil qensh e unë në azil pleqsh, Ti në të majtë të trotuarit në shesh Bishtin tund e më përshëndet Mua që trotuarit i bie përpjetë
Me baqun mbaj drejtpeshimin e trupit E ngadalë i bëj hapat me kapelën e hedhur në kokë Me syçka të futur thellë në zgavra të kokës Kthehesh pas miku im dhe prapë përshëndet Iku edhe një ditë për mua dhe ty Vitet numëroj me hapa, më rëndojnë, Mbi supe si bjeshka, si kala, Mos uluro në mua se kemi qenë shokë besnikë Pëjetësisht jam njeri e ti përjetësisht qen Mos u mërzit, të dy jemi frymorë, Jemi shokë, jemi miq, jemi n’azil, Të dy njësoj, ti qen unë njeri, Jetojmë jetën qençe në pleqëri Unë dhe ti miku im besnik Unë dhe ti shokë edhe në kohën moderne.
Vdekja e kalit Tërë jetën në kurriz ngarkesë kuintalëshe Tërë jetën ngarkesë në shpinë me shalë e pa të frenin e drejtuam kah deshëm pa të pyetur. Anash nuk shikove, vetëm përpara drejtimi yt, Të shaluam mëz, të ngarkuan peshë pa kufi, Shtëpinë mbajtëm, fëmijët t’i rrisin ndihmove Gjoku im, sot po dorëzohesh dhe po na lë. Një lutje kam në fund, në ndarje nga ti Të jam mirënjohës për gjithë jetën shoku im Kërkoj t’më falësh mëkatet që bëra me ty. - Të gjitha t’i falë, tha kali në prag të vdekjes Një gjë, padroni im, s’do ta falë kurrë gomarin e bëre prijës në rrugëtim Këtë s’do ta falë asnjëherë, padroni im. (Nga përmbledhja në dorëshkrim “Heshtja që flet”) E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
21
MOZAIK
Përmbushet amaneti i fundit i albanologut Elsie
Alpet Shqiptare, Foto: KOHA
Do të prehet në Alpet Shqiptare Albanologu i shquar, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka lënë si amanet që trupi i tij të prehet në Alpet Shqiptare. Në një njoftim për shtyp, Biblioteka Kombëtare njofton se “në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqip-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
tare, trupi i tij qëndroj të martën, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Ceremonia e përcjelljes për në Shkodër u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00”.. Elsie i ishte përkushtuar alban-
ologjisë prej më shumë se tridhjetë viteve, veçanërisht kulturës, letërsisë dhe historisë së shqiptarëve. Shumica e botimeve të tij përqendrohen në këtë fushë. Shkrimtar, interpret dhe albanolog, Elsie ka përkthyer në anglisht edhe poetët Migjeni, Lasgush Poradeci e shkrimtarin Fatos Kongoli.
PANORAMË
ALBERT CAMAJ BJESHKËT E DACAJVE
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Shënime për romanin “Ligji i maskave” të autorit Mark Lucgjonaj
Maska si ligj i ri i sh Ky roman përbën një stad zhvillimor në veprimtarinë e autorit, një rritje artistike, që pasqyrohet në gjetjet e guximshme, në përzgjedhje dhe përdorim mjeshtëror të teknikave letrare dhe në një forcë shprehëse, sintetizim mendimi dhe përvijime situatash e personazhesh si realitete dhe fiksione artistike Zija Vukaj
Shenjat e një guximi letrar autori Mark Lucgjonaj i ka shfaqur qysh në romanin e tij të parë “Fshati i heshtjes”; e tani kemi përpara një vepër që të provokon intelektin, jo më me analizat e procedimeve klasike, mbështetur në aftësitë riprodhuese të realitetit e pse jo edhe në teknikat tipizuese të skenave dhe të personazheve, të pamjeve mbresëlënëse dhe melodramave të jetës, të kthyera në melodrama artistike; por me rrymën e fuqishme të fiksionit dhe të elementëve konvencionalë që krijon shkrimtari i guximshëm për lexuesin e guximshëm. Para veprave dhe kuturisjeve të tilla, analistët dhe estetët vrasin mendjen dhe torturohen në sprova taksonomike, të gjasshme për t’i klasifikuar e kanalizuar në rryma e zhanre, në moderne apo postmoderne, në reale apo surreale etj. Mendoj se përpjekja për të standardizuar artin, për ta kthyer mendimin kritik në shkencë ekzakte, është një përpjekje pa fryt, që çon në keqkuptime, në mbingarkesa terminologjike, në klishe që thajnë dhe paralizojnë origjinalitetin dhe perceptimin vetanak të veprës. Vetë Umberto Eko, një nga eruditët planetarë më të spikatur, thoshte: “Unë nuk e kuptoj termin ‘postmodern’”. Së këtejmi mendoj se lexuesi është një entitet po aq i rëndësishëm sa edhe krijuesi. Në procesin e çdo komunikimi, qoftë ky edhe artistik, dhënësi (romancieri) dhe marrësi (lexuesi) kanë të njëjtën rëndësi, pasi nuk mund të imagjinohet njëri
24
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
pa tjetrin. Në rastin tonë, të këtij romani me titull “Ligji i maskave”, lexuesi futet vetë në lexim dhe meditim. Dhe hyrja në këtë galeri është në fillim e thjeshtë, e lehtë. Rruga për të hyrë është ajo e zakonshmja, e njohura, tradicionalja. Thuajse lineare. Nyjëza të vogla narrative që ndjekin hapat apatikë të protagonistit Aleksandër (alterego e autorit), në një hapësirë ku ndodhin gjëra fare të vogla, nën diktatin e një kotësie ekzistenciale afër spleen-it bodlerian. Jetë province, njerëz të vegjël, probleme të vogla, statueta njerëzore të projektuara qysh në kohëra të hershme, nën një dekor po aq të hershëm e stereotipik. “Aroma e kotësisë po i mbyste të gjithë, ndërsa një amulli ndihej kudo.” (fq. 12) Në këto pasazhe të veprës, autori Lucgjonaj ia ka dalë të vizatojë jo vetëm atmosferën inerte, si prelud i gjërave që nuk shkojnë në kahjen e duhur, por edhe të realizojë përmes digresioneve të imponuara në monologun e brendshëm të personazhit, shprehur në letërkëmbimin e tij drejtuar shokut, Agronit, gjykime dhe përsiatje meditative e filozofike për jetën në një kapitull të tërë eseistik të shkrirë në sharmin e një parashtrimi të hijshëm letrar: “Sa shumë gënjeshtra paska jeta (…) Fillimisht kujton se të kanë gënjyer ata që të kanë krijuar, pasi përballesh me vetveten real ashtu siç është në të vërtetë dhe jo ashtu siç të kanë thënë të tjerët. (…) Po gabove do të vuash secilin gabim që ke bërë dhe pastaj duhet të jesh i fortë që të guxosh përsëri të synosh diçka të njëjtë. (…) Rinia të mëson
të jesh revolucionar, t’i rrish në krah të vërtetës dhe të drejtës.” Në dinamikën narrative, që është mjaft e ngjashme me ritmin e një jete monotone, fillojnë ca spikama dhe tallazitje në fillim dhe në dukje të thjeshta, por që më vonë marrin trajta të thella dhe plazmojnë një realitet me nota absurdi. Këto “zhurma jete”, herë si thashethemnaja, herë si sekuenca të shpejta filmike me portrete që humbasin e shfaqen, me ngjarje që sajohen e marrin forma irreale, janë kapur me mjeshtëri nga
KULTURË
hoqërisë së sotme autori Lucgjonaj dhe janë përpunuar me intuitë në mekanizmin artistik të një lloj realizmi magjik. Kjo veshje artistike; kjo alegori e guximshme, pra alegoria e maskave, është gjetja kryesore dhe elementi determinues ideor dhe stilistik e kompozicional i veprës. Pas kësaj gjetjeje, që kthehet në element kryesor, gjithçka bëhet dytësore dhe vihet në funksion të saj. Edhe vargu i ngjarjeve, edhe monologjet, edhe përshkrimet, edhe dialogjet apo digresionet, gjithçka është dominuar nga ky element i fuqishëm – maska - dhe marrëveshja me lexuesin është vendosur menjëherë, si në teatër. Natyrisht që arketipi “maskë” është i njohur dhe mjaft i pëlqyer nga arti dhe letërsia si dhe nga elementët periferikë e qendrorë të ontologjisë njerëzore. Mjafton të kujtojmë veprën e famshme të Pirandelos “Maschere nude”. Në historinë e vet, njeriu e ka shpikur e përdorur maskën si strehë për t’u mbrojtur, por edhe si pritë apo pusi prë të sulmuar. Si vuajtje, por më së shumti si djallëzi. Maska është frikë nga realiteti, është frikë nga vetja, por edhe të fut frikën me pamjen e saj të gënjeshtërt e të pazakontë. Por këtu autori Lucgjonaj e ka stilizuar maskën me efektin e mashtrimit, të gënjeshtrës, të djallëzisë, të falsitetit. Dhe ka luajtur bukur me paradoksin e gënjeshtrës dhe të së vërtetës. Maska është kthyer në ligj; këtë autori na e gdhend qysh në titull. Është domethënëse ajo që ndodh në ditën e karnavaleve. Ligji ka vendosur që atë ditë të hiqen maskat. Por vetëm atë ditë. Së këtejmi raporti moral mes së mirës dhe së keqes është përmbysur. Nëse një herë në vit shoqëria njerëzore kishte të drejtë të vinte maskën, pra vetëm për karnavale, ky ligj i ri me të cilin punon shoqëria e sotme urdhëron njerëzimin që vetëm një ditë në vit të ishte i ndershëm. Dhe paradoksalisht, bash në ditën tradicionale të fshehjes së fytyrës. Gjetje mjeshtërore! Autori nuk ka harruar të evidentojë se këshilli i ka anëtarët e vjetër, se loja e falsitetit nuk është shpikur sot dhe mekanizmat e fuqishëm që e kanë mba-
jtur dhe ruajtur prepotencën e këtij ligji kërkojnë ta forcojnë e ta bëjnë të trashëgueshme. Por jo vetëm kaq! Ta bëjnë ligjin e vetëm të jetës; ta bëjnë kushtetutë. Dhe efektet e saj të marrin trajtat e një apokalipsi të kulturës shpirtërore e materiale që kanë ndërtuar brezat. Së këtejmi paraqitet edhe rezistenca që elementët pozitivë, përparimtarë e patriotë i kanë bërë rrezikut të kësaj lozhe masonike me efekte asgjësuese të kulturës dhe të trashëgimisë së brezave. E gjitha kjo, mishëruar më së miri në figurën e personazhit Kol. Autori Lucgjonaj e ka veçuar një çikë nga rreshti i personazheve fiktivë plakun Kol. Ky individ ka një aureolë misterioze. Ngjan si një copë shkëmbi, si një kockë e fortë e sekretit të mbijetesës e të rezistencës së genit të të parëve. Rrëfimet e tij kufizojnë me sekuenca bëmash konspirative, por simbolika mbetet e qartë artistikisht. Këtu nuk kemi templarë, por Kullarë. Përfaqësuesit gjenetikë të vazhdimësisë; ruajtësit e sekretit të asaj që autori e quan bukur Ëndërr jete. “Kështu këta Kullarët, sepse kështu quheshin, krijuan një zinxhir njerëzor aq të fortë, të bazuar më së shumti në mbajtjen e sekretit dhe veten e quajtën Të parët.” (fq.111) Këtu jemi në një luftë që në fillim paraqitet si okulte, si një rrjet rekrutues me maniera djallëzore me qëllim që të gllabërojë brenda qerthullit të saj elementin e ri e të vyer, mishëruar tek protagonisti, por më pas ashpërsohet duke u kthyer thuajse në përplasje mes ndërtimit dhe shkatërrimit të vlerave. “Për të ruajtur diçka - shprehet autori – duhet prishur diçka tjetër, ndërsa Aleksandri ndjente frikë të madhe se po shkatërroheshin ato që duheshin ruajtur. (…) Projektet e shkatërrimit janë gjithmonë më të shpejta se ato të ndërtimit.” (fq. 104) Ligji i maskave që po vendos hegjemoninë është simbolika e një asimilimi kulturor dhe gjithë hipotipoza e gjetjeve artistike në formën e detajeve që interferojnë me elemente giallo, si ai i çelësit të plakut Kol, i baulës, i hartës, i tekstit në formën e një testamenti me shije biblike përforcojnë idenë e domos-
“
Kjo veshje artistike; kjo alegori e guximshme, pra alegoria e maskave, është gjetja kryesore dhe elementi determinues ideor dhe stilistik e kompozicional i veprës
doshmërisë së ruajtjes së trashëgimisë dhe në një shikim përsiatës na kujtojnë neve, lexuesve, dramat që pësoi populli ynë në trashëgiminë e vet nga mungesa e gjuhës së shkruar ose nga shkrimi i saj i vonë. Ëndërr jete - do të parafrazoja autorin në atmosferën e një duble coding-u. Por përtej këtyre, nga arsenali simbolik i Ligjit të maskave mund të veçojmë edhe zakonet e përbotshme të hipokrizisë njerëzore, të instaluara në realitete të virgjëra humane, si stade moderne zhvillimi. Në një maskaradë të vogël që luhet në pallatin e kulturës nën ndriçime skenike infernale, me emra të stilizuar e arketipalë personazhesh, zbulohet akoma më mirë struktura e organizatës së Ligjit të maskave, si demaskim total i ndërtuesve dhe predikuesve të moralit fals. Lufta kundër rrymës së Ligjit të maskave peshon e tëra mbi supet e Aleksandrit dhe finalja e romanit përforcon idenë e qëndresës dhe të rezistencës si alternativë e vetme ku individi gjen kuptimin e ekzistencës së vet. Përfundimisht mendoj se ky roman përbën një stad zhvillimor në veprimtarinë e autorit, një rritje artistike, që pasqyrohet në gjetjet e guximshme, në përzgjedhje dhe përdorim mjeshtëror të teknikave letrare dhe në një forcë shprehëse, sintetizim mendimi dhe përvijime situatash e personazhesh si realitete dhe fiksione artistike. I uroj autorit suksese të tjera në rrugëtimin e vet me dinjitet në fushën e artit të bukur të fjalës. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Tuz, më 8 tetor 2017) E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
25
KULTURË
Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit
Përmbledhje me pe e folkloristikës shqi
Dr.sci. Ismail Doda
1.Zanafilla
Folklori në Ulqin dhe rrethinë më 1953 filloi të mblidhet dhe të botohet individualisht në revistën “Jeta e re “ e Prishtinës:nr.3, 1953 (f.223-243); nr.5, 1953 (f.453-459). Po atë vit, për herë të parë u regjistrua pjesa më e madhe e kësaj krijimtarie gojore në rrugë instuticionale në Gjimnazin e ulët, përkatësisht në shkollën tetëvjeçare te Ulqinit, falë nismës së studiuesve Vojisllav Dançetoviq (Vojislav Dančetović)(1905-1974), ligjërues nga viti 1948-49 dhe Anton Çetta (1920-1995),asistent nga viti 1950 në Seminarin Albanologjik (Arbanološki seminar) të Fakultetit Filozofik në Beograd që e rifilloi punën në vitin shkollor 1949-49, bashkë me stundentët e tyre: Ahmet Kel-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
(Ruzhdi Ushaku, Gjurmë dhe anëshkrime nga folklori i Ulqinit, mbledhur gjatë v 1952-1953; Botoi Fondacioni “Lika” & Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin mendi, i lindur më 1929, Salih Qilrexhiu (1928-2009), Ramiz Kelmendi (1930-2017), Jak Mita (?-?), Hilmi Agani (1927-1994). Ekipi hulumtues i udhëzoi nxënësit se si duhej t’i vilnin materialet folklorike nga prindërit e tyre dhe informatorë të tjerë.
2.Lënda folklorike
U mblodh nga 28 nxënës që përbënin nga një klasë paralele në gjuhë shqipe me disa lëndë në gjuhën serbokroate. Në moshën 12-14 vjeçe ata kishin kulturë te zhvilluar shkrimi. Rridhnin nga prindër atdhetarë, dashamirë të gjuhës shqipe. Vetëm dy mbledhës në mbiemrat e tyre përdorën prapashtesën sllave-viq, iq. Materialet i mblodhën në kohë të duhur, saqë edhe sot është për t’ui
marrë lakmi. Në aftësimin e tyre në këtë fushë ka merita edhe arsimtari i atëhershëm i gjuhës shqipe Lucë (Dokë) Lucaj (1916-2001), veteran i arsimit.
3.Dorëshkrimi
Xhemal Milla (1933-?), nxënës i klasës së katërt të gjimnazit të ulët, më 10 maj 1953, me një letërpërcjellëse, ia dërgoi dorëshkrimin Ajet Kelemndit në Beograd që ta përgatiste për botim. Por në rrethana të vitit 1951, kur censura jugosllave sapo na e kishte djegur ende pa dalë nga shtypshkronja përmbledhjen e parë folklorike të botuar në Kosovë “Kangë popullore shqiptare të Kosovës-Metohisë”, një botim me karakter antologjik, ndërsa për-
KULTURË
eshë në historinë iptare
itit shkollor e Zi, Ulqin, 2015) gatitësin e saj Zekeria Rexha ( 19101972), më 1958 e dëbuan me dhunë për në Shqipëri, kjo ishte e pamundur. Edhe vëllimin e dytë të përmbledhjes me të njëjtin titull, me këngë të ndryshme popullore nga trevat e Kosovës, botuar më 1952, tre vite më pas e vunë në shënjestër (sipas revistës “ Jeta e re”, nr.6,1955, f.552-555), duke i marrë në pyetje përpiluesit Vojisllav Dançetoviq dhe Anton Cetta. Ndërsa Kadri Halimi (9 shkurt 1921-2011) u dënua me dy vjet bur, profesor Anton Çettës edhe në vitin, 1974 do t’ia ndalonin ende pa dalë nga shtypshkronja, së paku për dy vite koleksionin “Këngë kreshnike”, të botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, vetëm për shkak të ndonjë fjale, çështje që u sqarua
në një vështrim kritik të “Jeta e re”, nr.6, 1976, f.156-178. Studiuesi Ahmet Kelmendi e ruajti me përkushtim këtë dorëshkrim deri në 1980, kur në Prishtinë ia dorëzoi kolegut të vet Ruzhdi Ushaku.
4. Përgatitja dhe redaktimi
Me gjithë kërkesat dhe problemet e shumta që dolën përpara në fazën përgatitore, studiuesi Ruzhdi Ushaku arriti t’i deshifrojë krijimet me rreshta të dendur me laps të thjeshtë, t’i përgatisë për botim dhe t’i redaktojë.
5. Botimi
Vepra ka si recensues Ahmet Kelmendin, redaktor gjuhësor Ali Llunjin dhe redaktor teknik Qazim Mujën. Botimi doli cilësor si nga brendia,
si nga ana teknike. Ballinat: R.Ushaku & Q.Muja. Në ballinën e parë parën -simbolike, është vendosur në sfond deti me ngjyrën e kaltër. Sipër piktura e kështjellës së lashtë iliro-arbërore-shqiptare. Riprodhohet ulqinakja me veshjë kombëtare dhe skaliten emrat e mbledhësve që e nxorën në dritë përmbledhjen. Në ballinën e dytë: fotografia e autorit me njëmbëdhjetë vepra të botuara dhe te rreshtuara sipas radhës se botimit, me ngjyra të posaçme. Libri ka 226 faqe. Botimi hapet shkurtimisht me Parathënien (f.7-8); vijon me Hyrjen (f.11-13). Faksimilet janë vënë në fund (f.165-226) me lëndë popullore të riprodhuar nga dorëshkrimi në Fletoren e autorit R. Ushaku, me një shkrim të bukur. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
27
MOZAIK
Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të institucioneve të tjera vizituan BL të Trieshit
Zyrtarët nuk saktësuan vazhdimin e punimeve në aksin rrugor të Trieshit Triesh- Përfaqësues të institucioneve të ndryshme të kryeqytetit Podgoricë të cilat janë të kyçura në rikonstruksionin e aksit rrugor, kilometri i shtatëFudna-Triesh, kanë zhvilluar një vizitë pune në fshatin Stjepoh dhe bisedun me banorë të disa fshatrave të cilat gravitojnë përgjatë kësaj rruge automobilistike. Në këtë takim morën pjesë kryebashkiaku i Podgoricës, Sllavolub Stijepoviq, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherësh dhe nënkryetar i Qeverisë së Malit Zi, Millutin Simoviq, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Putevi”, Violeta Klikovac, drejtori i Ndërmarrjes publike“Vodovod i Kanalizacija”, Vlladan Vuçeliq, kryetari i komunës Urbane të Tuzit, Z. Abedin Axhoviq, përfaqësues të Ushtrisë së Malit të Zi, etj. Në emër të banorëve të Trieshit ka përshëndetur Zef Gjuravçaj, i cili tha se kjo vizitë i gëzoi pa masë të gjithë të pranishmit në këtë takim, duke thënë se zyrtarët malazezë kanë ofruar mbështetje në këtë projekt si dhe falënderoi diasporën shqiptare për mbështetje të treguar ndaj vendlindjes së tyre. Gjuravçaj ka prezantuar përpara zyrtarëve malazezë një bilanc të punimeve të deritanishme të kryera në këtë aks rrugor si dhe shpalosi disa nga prioritetet kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre fshatrave. “Projektet primare për zhvillimin e BL të Trieshit do të ishin: Vazhdimi i tre kilometrave të tjera nga fshati Fudna deri në kilometrin e shtatë deri në fund të këtij viti, vitin e ardhshëm të vazhdohet me asfaltimin e katër kilometrave të tjera nga fshati Delaj deri në fshatin Poprat, i cili aktualisht ka mbetur pa asfaltim të rrugës, e në të cilin jetojnë 12 familje me 53 banorë. Asfaltimi i aksit rrugor nga fshati Poprat deri në Koritë, përbën po ashtu
28
prioritet pasi në rast se nuk vazhdohen punimet në këtë aks, e gjithë puna e kryer deri më tani në zgjerimin e kësaj rruge për shkak dhe të terrenit të papërshatshëm në të cilin ndodhet, do të degradohet”, tha mes tjerash Gjuravçaj. Ai më tutje shtoi se do të ishte e nevojshme që sa më parë të fillohet me ndërtimin e sinjalistikës rrugore vertikale në aksin rrugor të sapopërfunduar, për shkaqe sigurie por dhe për shkaqe estetike që ajo t’i ngjasojë sadopak një rruge të modernizuar, premtimin për realizimin e së cilës e mori edhe nga zyrtarët e pranishëm, të cilët deklaruan se së shpejti do të vijojë ndërtimi i sinjalistikës rrugore. Ndërkaq, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherësh dhe nënkryetar i Qeverisë së Malit Zi, Millutin Simoviq, shprehu falënderim ndaj diasporës shqiptare në SHBA për inicimin e këtij projekti madhor, duke premtuar se edhe qeveria e Malit të Zi do të punojë në drejtim të përmirësimit dhe modernizimit të kësaj rruge por edhe për përmirësimin e kushteve të tjera jetësore, siç është ndërtimi i
Zef Gjuravçaj Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
ujësjellësit. Kryebashkiaku i Podgoricës, Sllavoljub Stijepoviq, në pyetjen e gazetarëve se kur do të përfundohet në tërësi ky aks rrugor, ai shpalosi një bilanc të investimeve të deritanishme të realizuara nëpër zona rurale dhe urbane të Malësisë, duke treguar mburrje për këto investime të kryera, por duke mos precizuar dhe saktësuar se kur do të vazhdohet me asfaltimin e tre kilometrave të tjera të cilat do të plotësonin 15 kilometrat e premtuara më parë. Mbetet për t’u parë nëse kjo vizitë e zyrtarëve malazezë do të jetë frytdhënëse për vijimin e asfaltimit dhe përfundimit të këtij aksi rrugor më se të domosdoshëm, apo vizita është realizuar vetëm formalisht dhe rruga do të gëzojë fatin e deritanishëm, të mbetet në dorën e vetë iniciatorëve duke i lënë kështu disa fshatra me një rrugë kaotike e cila i ngjason një periudhe të shkuar dhe jo një vendi dhe një shteti i cili është në negociata e sipër për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. t. u.
Millutin Simoviq
Sllavolub Stijepoviq
MOZAIK
Zgjedhjet e dyta të pasluftës të vitit 1950
Në zgjedhje me sukses garuan edhe shqiptarët
Për Koha Javore:
Gjekë Gjonaj
Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Malit të Zi në seancën e mbajtur më 20 korrik 1950 nxjerr Ligjin mbi zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin Popullor dhe Vendimin për shpërndarjen e vet. Në pajtim me këto akte, Presidiumi i Kuvendit Popullor, me Dekretin e 21 korrikut 1950 shpall zgjedhjet për deputetë popullorë të Kuvendit Popullor për më 8 tetor 1950, ndërsa me Dekretin nga 31 korriku 1950 ka vërtetuar numrin e deputetëve që të do të zgjedhen dhe rrethet zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve popullorë në Kuvendin Popullor. Deputetët popullorë zgjedhen në bazë të numrit të banorëve. Sipas normës në çdo 2.500 banorë zgjedhet 1 deputet. Zgjedhjet bëhen nëpër njësi zgjedhore. Secila njësi zgjedhore zgjedh 1 deputet. Të drejtë për kandidim kanë një pjesë e caktuar e qytetarëve të cilët kanë të drejtë
Për dallim nga zgjedhjet e vitit 1946, në të cilat u zgjodhën 107 deputetë në këto zgjedhje në territorin e Republikës u zgjedhen 161 deputetë vote. Kandidati i propozuar për deputet duhet të mbledh 50 nënshkrime nga më së pakti gjysma e vendeve, respektivisht e qyteteve në zonën e rrethit zgjedhor në të cilën kandidon. Votimi bëhet fshehtas me ndihmën e kokrrës së votimit, të cilën zgjedhësi e hedh në kutinë e kandidatit për të cilin voton. Në vendin zgjedhor ekziston edhe një kuti pa listën e kandidatëve ( kutia qorre). Për dallim nga zgjedhjet e vitit 1946, në të cilat u zgjodhën 107 deputetë në këto zgjedhje në territorin e Republikës u zgjedhen 161 deputetë. Në bazë të Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor zgjedhja e deputetëve është ndarë në këto qytete dhe rrethe administrative:
Emri i qytetit Numri i deputetëve Titograd 6 Cetinë 4 Nikshiq 3 Plevlë 2 Emri i Rrethit: Numri i deputetëve Titograd 15 Cetinë 7 Nikshiq 14 Plevlë 13 Tivar 15 Kotorr 7 Herceg Novi 7 Danillovgrad 7 Kollashin 7 Andrijevicë 12 Bijello Polë 17 Durmitor 9 Ivangrad 16
Në këto zgjedhje për deputetë kanë garuar edhe shqiptarët me mjaft sukses. (vijon) E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
29
FEJTON
Lufta për Tivarin sipas S. Gopçeviqit (V)
Vendimet arbitrare t
Të dhënat e prezentuara nga S.Gopçeviqi, dëshmojnë të dhëna autentike sepse ai ishte dëshmitar okula
Dr. Nail Draga
Dekompozimi territorial sipas Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit
Në saje të marrëveshjeve paraprake, Paqja e Shën Stefanit në mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane u nënshkrua më 3 mars 1878. Rusia bëri çmos dhe mbështeti aleatët ballkanikë, duke i siguruar Malit të Zi zgjerim territorial, dalje në det duke legjitimuar aneksimin e territoreve shqiptare. Por, Anglia dhe Austro-Hungaria me kohë e kishin sinjalizuar Rusinë se nuk do të pranonin kurrfarë paqeje që nuk do të ishte në përputhje me interesat e tyre. Me një fjalë kemi të bëjmë me një Traktat politik sipas interesave sllave të udhëhequr nga Rusia për dominimin e saj gjeopolitik në Europën Juglindore. Kështu në Shën Stefan u muar vendim që pjesë të mëdha të hapësirës etnogjeografike shqiptare t’i jepeshin Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Kështu Malit të Zi i jepeshin Ulqini, Tivari, Kraja, Ana e Malit, Hoti, Gruda, Kelmendi, Vermoshi, Plava, Gucia, Rugova etj.(neni 1). Menjëherë u vendos për formimin e Komisionit përkatës për caktimin e vijës kufitare në mes Malit të Zi dhe Turqisë. Por, duhet theksuar se deri në Kongresin e Berlinit, mbi kufijtë në mes Malit të Zi dhe Turqisë në anën e Shqipërisë nuk është arritur marrëveshje e detajuar dhe globale. Traktati i Shën Stefanit ishte vepër e Rusisë dhe aleatëve të saj ballkanikë, dhe si i tillë ishte akt ndërkombëtar që konfrontoi interesat e Fuqive të Mëdha dhe shënoi fillimin e copëzim-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
it të trevave shqiptare në dobi të monarkive ballkanike. Ishte pikërisht ky traktat i cili u bë shkak përçarjesh e grindjesh të thella e të zgjatura midis popujve të Ballkanit, u bë nxitje për luftëra të reja e më të tmerrshme. Nga ky Traktat doli qartë se Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje të ruante tërësinë e saj tokësore në Gadishullin Ballkanik, por për më tepër, do t’ i detyronte shqiptarët të paguanin me tokat e tyre për disfatën që ajo kishte pësuar. Me një fjalë, Traktati i Shën Stefanit nxori në shesh tërë politikën grabitqare, rrezikun e madh të copëzimit të tokave shqiptare si dhe interesat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha në Europën Juglindore. Por, vendimet e Shën Stefanit mbetën vetëm në letër, sepse me një projekt të tillë nuk u pajtuan Fuqitë e Mëdha evropiane, rivale të Rusisë, të cilat nuk mund ta lejonin dominimin e Rusisë në Ballkan. Ato kërkuan që të rishqyrtoheshin të gjitha hollësitë e Paqes së Shën Stefanit. Pikërisht në lidhje me ketë çështje Austro-Hungaria, që më 6 mars 1878 dha propozimin që të thirret Kongresi në Berlin. Po ashtu edhe Anglia ishte kundër vendimeve të Shën Stefanit dhe më 1 prill 1878 u dërgoi notë shteteve nënshkruese të Traktatit të Parisit(1856) dhe Konventës së Londrës(1871), duke parashtruar tërë problematikën dhe arsyet e thirjes së Kongresit. Rusia u frikua nga situata e kriuar dhe iu përgjigj me Memorandumin e datës 9 prill 1878, duke theksuar se vendimet e Paqes së Shën Stefanit mund të korigjohen nga Fuqitë e Mëdha. Pas marrëveshjeve të fshehta, Fuqitë e Mëdha, në mënyrë që të fitonin beneficione të tjera duke siguruar edhe pjesë nga territoret që mbante Turqia, definitivisht u përcaktuan ta thirnin Kongresin e Berlinit më 13 qershor 1878. Duke parë intrigat e Fuqive të Mëdha
dhe rrezikimin e tërësisë tokësore shqipatre, shqiptarët vendosën formimin e një organizate politike e cila do të ishte në interes të popullit shqiptar. Pikërisht më 10 qershor 1878, në Prizren u themelu Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kuveni i Lidhjes vendosi të njoftonte Kongresin e Berlinit, që do të mblidhej me 13 qershor, që mos t’i jepte asnjë pjesë toke nga atdheu i shqiptarëve ndonjë shteti të huaj, se shqiptarët do të luftonin për t’i mbrojtur. Kongresi i Berlinit i zhvilloi punimet nga 13 qershori deri më 13 korrik 1878, ku morën pjesë gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglia, Gjermania, Franca, Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia. Përfaqësuesit e Turqisë nuk kishin të drejtë pjesëmarrje me përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, ndërsa përfaqësuesit e shtetëve ballkanike kishin të drejtë vetëm lidhur me pikëpamjet e qeverive të tyre. Ndonëse shqiptarët
FEJTON
të Fuqive të Mëdha
ar i ngjarjeve të zhvilluara rreth Tivarit, dhe në regjionin bregdetar
i dërguan Kongresit memorandume, letra e peticione kundër copëzimit të territoreve shqiptare, ato nuk u morën fare parasysh.Ky kongres kishte si mision për të rishikuar vendimet e Shën Stefanit, pra për hartimin e një harte të re gjeopolitike në Europën Juglindore, sipas interesave të Fuqive të Mëdha. Kështu në ketë kongres u vendos që Malit të Zi t’i jepen ato territore të cilat ishin definuar në Traktatin e Shën Stefanit, duke filluar në jug nga Tivari, Podgorica, Zhablaku, Spuzha Plava dhe Gucia, ndërsa Ulqini do të mbetej në kuadër të Perandorisë Osmane, përkatësisht të Shqipërisë. Ishin këto vendime të përcaktuara në nenin 28 të Traktatit të Berlinit, ndërsa i mbetej komisionit përkatës të përcaktojë në terren kufirin në mes Malit të Zi dhe Turqisë. Me një fjalë, Kongresi i Berlinit i dhuroi Malit të Zi territore që as historikisht, as etnikisht nuk i kanë takuar asnjëherë.
Ishin këto vendime arbitrare të Fuqive të Mëdha, duke mos e marrë fare parasysh parimin etnik, pra të kombësisë, por në shprehje kanë ardhë interesat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha që ishin në dëm të popullit shqiptarë. Ishte ky fillimi i tkurrjes së hapësirës etnogjeografike shqiptare, dhe zvogëlimit demografik, pasoja këto që do të jenë të pranishme në dekadat që do të pasojnë. Ndërsa më pas është e njohur çështja e Ulqinit që paraqet rast të veçantë diplomatik ndërkombëtar, duke rënë viktimë e pazarllëqeve të Fuqive të Mëdha. Dihet se në sajë të vendimeve të Kongresit të Berlinit u vendos që Ulqini t’i mbetet Shqipërisë-përkatësisht Perandorisë Osmane, andaj ushtria malazeze është tërhequr më 8.2.1879. Por Fuqitë e Mëdha, në kompensim për Plavën e Gucinë, përkatësisht Hotin e Grudën, bënë presion diplomatik dhe ushtarak ndaj Perandorisë Osmane, e cila ia dorëzoi Ulqinin Malit të Zi në nëntor të vitit 1880, edhe pse shqiptarët luftuan aq sa kishin mundësi për të mbrojtur tërësinë tokësore shqiptare. Këto ngjarje historike populli i ka pasqyruar në këngë të cilat janë dëshmi e sakrificës të të mbijetuar për lirë në trojet e veta. Se si ka ndryshuar madhësia e territorit të Malit të Zi dëshmojnë të dhënat se para Kongresit të Berlinit Principata e Malit të Zi e kishte sipërfaqen 4.400 km2, ndërsa pas Kongresit ajo u dyfishua në 8.665 km2. Ky zgjerim u bë në saje të nenit 28. të Kongresit të Berlinit. Ndërsa pas vitit 1880, kur iu dorëzu Ulqini Malit të Zi nga ana e Perandorisë Osmane dhe me disa ndryshimeve të tjera të vogla territoriale, sipërfaqa e Malit të Zi arriti në 9.475 km2. Këto të dhëna numërike flasin qartë së përveç luftës për pavarësi Mali i Zi po ashtu qëllim ka pa-
sur zgjerimin territorial që u arrit me mbështetjen diplomatike të Fuqive të Mëdha e atë kryesisht të Rusisë, duke krijuar hartën e re politike të Ballkanit.
Përfundim
Të dhënat e prezentuara nga S.Gopçeviqi, dëshmojnë të dhëna autentike sepse ai ishte dëshmitar okular i ngjarjeve të zhvilluara rreth Tivarit, dhe në regjionin bregdetar. Por këto të dhëna vërtetohen edhe nga burime të tjera nga literatura e konsultuar enkas për këtë ngjarje historike. Eshtë çështje tjetër se ai ishte përkrahës i pushtetit malazias të kohës, por ofron të dhëna objektive në lidhje me operacionet luftarake të zhvilluara në Tivar si dhe në regjion. Madje ky është autori i vetëm sllav i cili viset shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi pa komplekse i quan vise shqiptare sipas nahijeve përkatëse. Madje mendoj së është pikërisht kjo arsyeja që ky autor nuk citohet pothuaj aspak nga autorët sllavë në studimet e tyre, kur trajtojnë një çështje të tillë. Sepse sipas të dhënave të publikuara del qartë se autorë të tjerë kësaj çështje i janë qasur sipas interesave të politikës shtetërore, duke arsyetuar aspiratat ekspansioniste të monarkive ballkanike të kohës që u legjitimuan nga Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit(1878). Të dhënat qe na ofron autori del qartë se populli shqiptar luftoi me aq sa pati mundësi për të mbrojtur tërësinë tokësore shqiptare por ishte e pamundur të rezistohej më tepër duke marrë parasysh rrethanat ushtarake e gjeopolitike të kohës. Andaj ne të ardhmen çdo temë apo studim qe ka të bëjë ne lidhje me çështjen e Tivarit në vitet 1877-78 duhet patjetër të merret në konsiderim edhe libri i S.Gopçeviqit, duke qenë referencë e domosdoshme në literaturën historike. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
105 vjetë pas Luftës për mbrojtjen e Shkodrës
16 të rënë anamalas shpallen Dëshmorë të Atdheut
“Shqiptari e jep jetën dhe vdes si me le kur është rasti për të mbrojtur atdheun. Ky është shembulli që na japin këta 16 burra edhe sot e kësaj dite”, ka theksuar Zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Petro Koçi, duke porositur se “gjaku i derdhur për atdhe është një mesazh për të ardhmen” Pas më shumë se një shekulli nga Lufta për mbrojtjen e Shkodrës e viteve 1912-1913 nga rrethimi i forcave malazeze, 16 të rënë nga Ana e Malit që ranë në Qëndresën e Taraboshit, janë shpallur Dëshmorë të Atdheut. Vendimi është marrë nga Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” të Republikës së Shqipërisë, më 19 maj të këtij viti, mbështetur në kërkesën e Shoqatës Patriotike-Kulturore “Ana e Malit”, si dhe me propozimin e Këshillit të Qarkut Shkodër. Ceremonia e shpalljes së 16 Dëshmorëve të Atdheut, e organizuar nga Shoqata Patriotike-Kulturore “Ana e Malit”, është mbajtur të shtunën, më 8 tetor, në qendër të Oblikës, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Shqipërisë, Bashkisë Shkodër, krerëve të Organizatës
32
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
Kombëtare të Dëshmorëve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve të shumtë nga Ana e Malit, Shkodra, Ulqini dhe qytete të tjera. Ceremonia ka filluar me marshin funebër dhe vendosjen e kurorave me lule te monumenti kushtuar të rënëve anamalas në Oblikë, nën përcjelljen e Orkestrës Frymore të Qytetit të Shkodrës, dhe me interpretimin e himnit kombëtar. Në fjalën e rastit, Xhevdet Landa, anëtar i kryesisë së Shoqatës Patriotike-Kulturore “Ana e Malit”, ka thënë se në luftrat e gjata shekullore, kombi ynë i vlerësoi shumë heronjtë dhe ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, por çuditërisht na karakterizoi një ngecje në përcaktimin e tyre si heronj apo si dëshmorë. “Këta 16 burra anamalas, këndej dhe andej kufirit, uroj të na falin ne dhe brezat para nesh për një shekull
vonesë të vlerësimit të gjakut të tyre, të cilët luftuan një luftë që më shumë folën dhe e vlerësuan të huajt sesa ne shqiptarët vetë apo historia dhe historianët shqiptarë”, ka theksuar ai. Zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Petro Koçi, ka thënë se i vjen mirë që më në fund po realizohet një e drejtë morale, historike dhe patriotike e zonës së Anës së Malit, duke u shpallur Dëshmorë të Atdheut 16 burra të kësaj zone që luftuan për të shpëtuar Shkodrën dhe gjithë këtë zonë nga pushtimi i huaj. “Shqiptari e jep jetën dhe vdes si me le kur është rasti për të mbrojtur atdheun. Ky është shembulli që na japin këta 16 burra edhe sot e kësaj dite”, ka theksuar ai, duke duke porositur se “gjaku i derdhur për atdhe është një mesazh për të ardhmen”. Kryetarja e Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli, ka treguar
MOZAIK
se të gjithë anëtarët e këtij këshilli e kanë mbështetur vendimin, “por lobimi i fortë erdhi nga vetë Shoqata Patriotike-Kulturore ‘Ana e Malit’, e cila shpalosi të gjithë dashamirësinë, të gjithë kontributin e tyre ndër vite që lavdia e këtyre njerëzve sot të nderohet me këtë titull kaq të madh”. Mbi Luftën për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1912-1913, kontributin e Anës së Malit në këtë luftë dhe heroizmin e dëshmorëve të rënë, kanë folur edhe historiani prof. dr. Bajram Xhafa, deputeti nga Oblika Musa Ulqini, kryetari i Shoqatës “Ana e Malit”, Ruzhdi Poda, dhe Shaqir Vukaj, anëtar i Komisionit Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” dhe ish-ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë. Të gjithë folësit kanë nënvizuar rolin, angazhimin dhe këmbënguljen e Shoqatës Patriotike-Kulturore “Ana e Malit”, në veçanti kryetarit të saj Ruzhdi Poda, për shpalljen e 16 të
rënëve Dëshmorë të Atdheut. Në vazhdim, familjarëve të të rënëve u janë ndarë vendimet e Komisionit Qendror, çertifikata e Dëshmorit të Atdheut, si dhe simboli “Familje e Dëshmorit të Atdheut”. Pasardhësi i dëshmorit Shaban Gjoni nga Selita e Anës së Malit, Ahmet Gjoni, ka falënderuar të gjithë ata që, siç ka thënë ai, “kontribuan që edhe kontributi i gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, që dhanë jetën për mbrojtjen e trojeve të tyre, për mbrojtjen e atdheut, të mos harrohen nga ne dhe nga brezat që do të vijnë sepse ata vërtet ishin mbrojtësit e atdheut dhe meritojnë nderimin tonë”. Ai ka thënë se shpreh falënderim “edhe për të gjithë ata luftëtarë dhe të rënë për mbrojtjen e trojeve të tyre, nga Ana e Malit, Kraja, Mërkoti, Ulqini dhe Tivari, që koha dhe të tjera gjëra kanë bërë që emrat e tyre të harrohen”. Programi ka vazhduar me pjesën muz-
16 dëshmorët Dëshmorë të Atdheut janë shpallur 16 të rënë nga Ana e Malit në Luftën për mbrojtjen e Shkodrës: Rexhep Islam Haxhija, Reshit Adem Muja, Dan Jakupi, Ali Muja Duli, Ramë Fasli Ramja, Islam Beqir Alija, Salih Beqir Xhaka, Salih Feta Mani, Met Bajram Kopështi, Lan Resyli, Memë Muriqi, Elez Jakup Hoxha, Muha Sykja, Selim Lika, Shaban Gjoni dhe Beqir Xhafë Gjeloshi. Tre dëshmorët e fundit në listë janë nga pjesa e Anës së Malit, që sot i përket Malit të Zi. ikore për pjesëmarrësit dhe vizitën në Muzeun etnografik në Shkollën e Mesme në Oblikë, si dhe me ndarjen e çertifikatave të mirënjohjes nga Shoqata Patriotike-Kulturore “Ana e Malit” për disa kontribues për reali. k. izimin e veprimtarisë. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
33
MOZAIK
OJQ “Mladiinfo Montenegro” prezantoi projekte të reja për të rinj
Aktivizim i të rinjve për çështje të ndryshme
Tuz- Organizata Joqeveritare “Mladiinfo Montenegro” ka prezatuar dy aplikacione për të rinj në Tuz: Aplikacionin (m!M) dhe atë të “Erasmus Plus” si dhe projektin “Aktivizohu dhe merr pjesë”, gjatë një ligjërate dyorëshe të cilën e zhvilloi përfaqësuesja e kësaj OJQ-je, Milica Zhugiq, me nxënës të vitit të katërt të Gjimnazit “25 Maji” në Tuz. Zhugiq gjatë kësaj ligjërate ka thënë se aplikacioni (m!M), konsiston në kërkimin e mundësive të reja për të rinj, një aplikacion i cili tha se shkarkohet nga “Google Play” nëpërmjet të cilit, të interesuarve ju ofrohen ndihma kur bëhet fjalë për trajnime të ndryshme, bursa, vullnetarizëm, stazh, konkurse, punësim dhe informacione të tjera. “Të rinjve u prezantuam edhe aplikacionin “Erasmus Plus” si dhe ofertat aktuale për vullnetarizëm dhe trajnime në të cilat mund të kenë qasje gjimnazistët, për të cilat mund të infor-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 19 TETOR 2017
mohen si në aplikacionin e sipërpërmendur ashtu dhe në adresën www. mladiinfo.me”, u shpreh Zhugiq. Ndërkaq, Zhugiq ka vijuar më tutje me prezantimin e projektit “Aktivizohu dhe merr pjesë” i cili siç tha, ka si synim të përgjithshëm avancimin e veprimtarisë së punës të administratës lokale, realizimin e parimit të transparencës dhe përgjegjshmërisë në punën e administratës së Komunës Urbane të Tuzit. “Qëllimi specifik është rritja e nivelit të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes. Në kuadër të këtij projekti kemi krijuar fokus-grupin, përmes të cilit kemi identifikuar problemet në komunitetin lokal në të cilat këta të rinj dë të dëshironin të ndikonin. Rreth 30 të rinj, gjatë kësaj ligjërate kanë shprehur opinionin e tyre se çfarë nuk ju pëlqën dhe çfarë do të donin të ndryshonin. Ata kanë rënditur në listën e dëshirave, ndërtimin e parkut, terreneve sportive dhe
përmirësim në komunikacionin rrugor nëpër Tuz”, u shprehën nga kjo OJQ, duke shtuar se të rinjtë janë fokusuar më së shumti në ndryshime eventuale brenda shkollës, siç është rikonstruksioni i sallës së edukatës fizike, rikonstruksioni i bibliotekës së shkollës, ndërtimi i amfiteatrit, etj. Në të njëjtën kohë, nga kjo OJQ kanë njoftuar për aktivitetin e radhës, që do të jetë takimi me përfaqësuesit e administratës lokale të KU të Tuzit, gjatë të cilit do të prezantohen konkluzionet e fokus-grupit dhe do të shkëmbehen ide dhe mendime për realizimin e atyre nevojave që të rinjtë i kanë identifikuar si më të domosdoshmet. Organizata Joqeveritare “Mladiinfo Montenegro” është organizatë e të rinjve e cila merret me informimin dhe trajnimin e të rinjve si dhe me stimulimin e tyre për pjesëmarrje aktive në veprimtaritë jetësore të komunitet. u. tit.
SPORT
Në terrenet e Klubit të Tenisit “Challenge” në Podgoricë u mbajt Turneu masters për tenistët deri 18 vjeç
Triumfon Nermin Hoxha Fitimi i këtij turneu dhe sukseset tjera gjatë këtij viti bëjnë që Nermin Hoxha të renditet në vendin e parë në ranglistën e tenistëve deri në 18 vjeç në Mal të Zi në fillim të vitit të ardhshëm Tenisti i Klubit të Tenisit “Bellevue” nga Ulqini, Nermin Hoxha, ka triumfuar në Turneun masters deri në 18 vjeç, i cili është mbajtur gjatë fundjavës në terrenet e KT “Challenge” në Podgoricë. Në finale ai ka arritur të mposhtë tenistin e renditur në vendin e parë në ranglistën deri 18 vjeç në Mal të Zi, Bodin Aleksiq nga KT “Eminent”, me rezultatin 6-3, 6-3. Ndërkaq, në
gjysmëfinale ka fituar ndaj tenistit tjetër të KT “Eminent”, Andrija Jokoviq, me rezultatin 6-1, 6-1. Rezultati i thellë në meçet gjysmëfinale dhe finale të turneut janë treguesi më i mirë i lojës cilësore të Nerminit. Në turne kanë marrë pjesë tetë tenistët më të mirë në Mal të Zi për grupmoshën deri në 18 vjeç. Fitimi i këtij turneu dhe sukseset
tjera gjatë këtij viti bëjnë që Nermin Hoxha të renditet në vendin e parë në ranglistën e tenistëve deri në 18 vjeç në Mal të Zi në fillim të vitit të ardhshëm. Nermin Hoxha është tenist i talentuar, pjesë përbërëse e KT “Bellevue”, dhe konsiderohet njëri prej tenistëve më me perspektivë të këtij klubi dhe në përgjithësi në Mal të Zi. i. k. E ENJTE, 19 TETOR 2017
Javore KOHA
35