Koha 788

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 2 nëntor 2017 Viti XVl Numër 788 Çmimi 0,50

Shqiptarët dhe prirjet lokaliste

ISSN 1800-5696

Pse zien Beogradi?

Magjia e këngës popullore


PËRMBAJTJE

5

6 Prezantohet kultura dhe traditat e Ulqinit

Gjeneralët serbë të krimeve në Kosovë

8

14 Mark Gjoleviq, shqiptari i parë në organet e pushtetit të Kuvendit Popullor

Ne merremi me Trumpin, ndërsa Kina po bën histori

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017


PËRMBAJTJE

20

21 Vulë e kohës së shkuar

Arti i Podrimjes ia rrëfente Evropës bukuritë dhe tragjeditë e një kombi

24

26 Manifestim me vlera të shumta për kulturën e shqiptarëve të Rozhajës KOHA Javore KOHA Javore

Intelektual dhe studiues i guximshëm KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Shqiptarët dhe prirjet lokaliste nuk

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk n e Qenç 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

pozitiv

Podgoricë e enjte, 2 nëntor 2017 Viti XVl Numër 788 Çmimi 0,50

Pse zien Beogradi?

Magjia e këngës popullore

Beogradi? Pse zien

popullore këngës Magjia e

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë

2016 e enjte, 15 dhjetor

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

prirjet lokaliste

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Prishtina zyrtare me qëndrime të ndryshme për Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi

Pacolli: Rinegociimi i marrëveshjes është kohë e humbur Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka vlerësuar se rinegociimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është kohë e humbur duke pasur parasysh se nuk ekziston vullnet nga pala malazeze, e cila e ka ratifikuar Marrëveshjen në Kuvend, pasi që për të kjo është një çështje e mbyllur. Ai ka raportuar të hënën para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që udhëhiqet nga Vjosa Osmani. Duke folur për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Pacolli ka thënë se është çështje e mbyllur edhe pse kryeministri Ramush Haradinaj ka angazhuar Komision për rishikimin e

4

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

Demarkacionit. Sipas tij, tentimi për rinegociim të marrëveshjes me Malin e Zi është një kohë e humbur. Pacolli ka thënë se kur ishte në Podgoricë, ka insistuar t’ua shpjegojë autoriteteve malaziase se ky është një problem, të cilin një pjesë e madhe e popullatës e konteston, mendon se është një vijë tjetër kufitare, por ata në këtë drejtim nuk duan të flasin fare. “Demarkacioni për Malin e Zi është një çështje e mbyllur, është një marrëveshje që është nënshkruar dhe është ratifikuar në Parlamentin e Malit të Zi, është përmbyllur dhe praktikisht është punë e kryer për ta”, ka thënë Pacolli. Sipas ministrit të Jashtëm të Kosovës,

Marrëveshja nuk mund dhe nuk ka asnjë mundësi të rinegociohet. “Ata konsiderojnë se demarkacioni është ai i cili është me marrëveshje dhe se është bërë në njëfarë metode që në Jugosllavi është aplikuar që nga viti 1956 dhe bazohet në kufijtë kadastralë të komunave. Demarkacioni paraqet realitetin, se gjithë territori i Kosovës, i përcaktuar në bazë të hartave kadastrale ka mbetur në Kosovë, i gjithë territori i komunave të Malit të Zi ka mbetur në Mal të Zi”, është shprehur ai. Pacolli ka shtuar se nëse nuk ka fakte të forta se vija kufitare aktuale është gabim, do të jetë e vështirë që kjo ide të mbrohet para institucioneve ndërkombëtare. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Fëmijët nga Ulqini prezantuan nëpërmjet artit kulturën kombëtare në Londër

Prezantohet kultura dhe traditat e Ulqinit “Qëllimi i projektit është që t’i prezantojmë vlerat tona kulturore, veshjen tradicionale, folklorin etj. përmes aktiviteteve të fëmijëve nga Ulqini, të realizuara në bashkëpunim me bashkëmoshatarët e tyre në Londër”, thotë piktorja Vahida Nimanbegu Nëntë fëmijë nga Ulqini, pjesë e punishtes artistike e cila udhëhiqet nga piktorja Vahida Nimanbegu, kanë qëndruar nga data 18-25 tetor në Londër, në kuadër të një projekti për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve si dhe prezantimin e kulturës kombëtare. Vizita është realizuar me ftesë të organizatorëve të Festivalit “Green Culture” dhe Shkollës “Loxford” nga Londra, ku është hapur ekspozita me punime artistike të fëmijëve dhe janë prezantuar veshjet tradicionale dhe qyteti i Ulqinit. Pjesë e prezantimit ka qenë po ashtu edhe një video material për Ulqinin, i cili është shfaqur në prani të shumë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle. Piktorja dhe mësimdhënësja e artit figurativ, Vahida Nimanbegu, thotë se qëllimi i këtij projekti është që t’i

prezantojmë vlerat tona kulturore, veshjen tradicionale, folklorin etj. përmes aktiviteteve të fëmijëve nga Ulqini, të realizuara në bashkëpunim me bashkëmoshatarët e tyre në Londër. “Meqë kultura nuk njeh kufij, vizitat e ndërsjella janë të mirëseardhura për njohjen e kulturave të kombeve të ndryshme. Prezantimi i kulturës sonë në Londër nxit kureshtje që edhe ata të vijnë në Ulqin dhe të njihen më nga afër me kulturën dhe traditat tona”, shprehet ajo. Përpos Nimanbegut, grupi i fëmijëve në Londër u shoqërua nga mësimdhënësja e gjuhës angleze, Sanela Kovaçeviq, dhe arkitekti Jetlir Kovaçi, udhëheqës i disa punishteve me fëmijë. Kovaçi tregon se përpos prezantimit të kulturës kombëtare, ky projekt u mundësoi fëmijëve që të njihen më

nga afër me nxënësit dhe sistemin e arsimit në Britaninë e Madhe. “Fëmijët u bashkëngjiten orëve mësimore me nxënësit e kësaj shkolle, ku shkëmbyen informata të shumta në fushën e artit, shkencës, gjuhës angleze dhe gjeografisë. Të gjitha orët mësimore kishin për qëllim informimin dhe edukimin e fëmijëve mbi zhvillimin e qëndrueshëm, përfshirë ruajtjen e natyrës dhe ambientit ku jetojmë, riciklimin e materialeve dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore për prodhimin e energjise, ngrohjen globale dhe ndotjen e ajrit, ujërave etj.”, thotë ai. Me këtë rast, fëmijët patën mundësinë që të vizitojnë dhe eksplorojnë edhe qytetin e Londrës, ku u njohën me jetën e këtij metropoli, vizituan shumë muze dhe vende ku morën informacione mbi kulturën, historinë, artin etj. i. k. të këtij vendi.

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Gjeneralët serb krimeve në Ko

Një numër gazetash amerikane botuan lajmin e përhapur nga agjencia amerikane e lajmeve, Asosiejted Pres, se Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin lavdëroi ish-gjeneralin serb Vladimir Lazareviq -- një kriminel i dënuar për krime lufte në Kosovë -- për rolin e tij kundër ndërhyrjes së Aleancës ushtarake perëndimore, NATO në Kosovë, duke u shprehur se Serbia nuk duhet të jetë më e turpëruar për mizoritë e kryera, për vrasjet e mijëra civilëve të pafajshëm, burra gra e fëmijë shqiptarë të Kosovës

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Sikur Serbia të kishte shprehur më parë turpin e saj dhe të kishte kërkuar falje për krimet e shtetit serb në Kosovë kundër popullsisë civile gjatë luftës më 1999, por edhe më parë, gjë që nuk e ka bërë kurrë, Ministri serb i Mbrojtjes deklaroi se, “Ka kaluar koha e turpit dhe se tani është koha për një krenari të qetë”, duke shtuar se ish-gjenerali Lazareviq i dënuar me 14 vjet burgim nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte në ish-Jugosllavi, si dhe ushtarakët e tjerë serbë që morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të paarmatosur në Kosovë, “Duhet të dallohen si ndër më të mirët dhe më të guximshmit”, e ushtrisë serbe, për rolin e tyre në luftën kundër popullsisë civile shqiptare të paarmatosur në Kosovë. I lexon njeriu këto rreshta dhe është e pamundur të mos kujtohen imazhet

6

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

nga masakrat e civilëve shqiptarë të pafajshëm, si ajo në Reçak, por edhe të tjera mizori, anembanë Kosovës që kanë kryer forcat ushtarake dhe policore të Millosheviqit. Masakra kundër një popullsie të paarmatosur nga kriminelët, “më të mirët e më të guximshmit” e ushtrisë dhe të policisë serbe në luftën e Kosovës, me të cilët tani Serbia, sipas Ministrit serb të Mbrojtjes, jo vetëm që nuk duhet të jetë e turpëruar, por përkundrazi, duhet të krenohet. Nuk jam në dijeni nëse Bashkimi Evropian ka reaguar ende ndaj kësaj deklarate absurde dhe të pamoralshme – e që është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane – deklaratë kjo e një zyrtari të lartë serb, e për më tepër e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë. Deklarata e Ministrit serb u bë dy tre ditë para se të mbahej në Prishtinë një konferencë mbi perceptimet publike të Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, në të cilën mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë debatit, udhëheqësi i Kosovës shprehu dyshimet e tij nëse kjo gjykatë do të mund të vërë drejtësi dhe nëse me të vërtetë do të

ndihmojë pajtimin etnik në Kosovë. Dyshimet e Z.Thaçi janë me vend. Si mund të ketë pajtim etnik në Kosovë – me ose pa Gjykatë Speciale -- kur udhëheqësit më të lartë serbë, publikisht dhe pa pikë turpi, lavdërojnë si, “më të mirët dhe më të guximshmit” e ushtrisë serbe, pikërisht ata që kryen krime lufte kundër popullsisë civile të pafajshme dhe të paarmatosur shqiptare? Si është e mundur që, përballë deklaratave të tilla të zyrtarëve serbë – tani dhe në të kaluarën -- në kundërshtim me vlerat e saj, Evropa i hapë rrugën Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Kosovës i mohohet lëvizja e lirë e pa viza në zonën Shengen, ndërkohë që, sipas Presidentit Thaçi, ndonëse Kosovës iu premtua se do ta ketë ushtrinë e vet, as ky si një nga premtimet e bëra nga ndërkombëtarët nuk është realizuar? Sipas tij, këto ishin premtime të dhëna pasi Prishtina zyrtare pranoi krijimin e Gjykatës Speciale, por “ndërkombëtaret nuk e mbajtën fjalën”, theksoi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë sesionit të mbajtur në Prishtinë. Për më tepër, ai e cilësoi atë si një gjykatë etnike e cila do të kundërshtohet nga

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

bë të osovë

50 për qind e qytetarëve të Kosovës, pasi, sipas tij, do të merret me krimet e supozuara të shqiptarëve dhe jo me krimet serbe në Kosovë. Për gjendjen e krijuar me Gjykatën Speciale, një pjesë të fajit të ndërkombëtareve duhet ta marrin përsipër edhe autoritetet e Republikës së Kosovës, sepse nuk janë kujdesur siç duhet për punët e shtëpisë së vet, përfshirë drejtësinë në vend, ose,për vendosjen e një drejtësie të mirëfilltë”, siç u shpreh Presidenti Thaçi gjatë konferencës mbi “Perceptimin publik të Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, që u mbajt ditët e fundit në Kosovë. Megjithë këtë, Z. Thaçi u shpreh optimist se “Gjykata Speciale do të jetë një pikë drejtësi në oqeanin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”. Drejtësia, është një ndër “vlerat e përbashkëta” për të cilat supozohet

se Evropa mban qëndrim të fortë, për veten e saj dhe për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Serbinë. Në këtë këndvështrim, nuk mund të barazohet viktima e krimit me ata që kanë kryer krimin. Ndëshkimi i krimit është gjithashtu një vlerë e përbashkët. Zbatimi i ligjit, bazuar në institucionet demokratike kombëtare dhe ndërkombëtare (evropiane) është, pjesë e vlerave të përbashkëta, rrënjosur në besimin se pa drejtësi nuk ka paqë, as në Evropë dhe as në Ballkanin Perëndimor. Kosova, Serbia dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për një Evropë të forte, të drejtë dhe të vendosur, që i trajton të gjithë njësoj dhe pa dallime, por edhe për një Evropë që dallon viktimën nga ai që kryen krimin. Vetëm në këtë mënyrë – me ndihmën e një Evrope që mbron vlerat e për-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

bashkëta për të gjithë dhe pa dallim, përfshirë drejtësinë -- do të çohet përpara siguria, liria, demokracia dhe begatia, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor. E vetmja mënyrë kjo për tu përballur me sfidat e pasojave të luftërave, përfshirë vendosjen e drejtësisë në ish-Jugosllavi, përshirë luftën në Kosovë. Ishin padrejtësitë shekullore në atë territor që çuan në shpërthimin e konflikteve atje dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Më në fund, do të jetë vendosja e drejtësisë së vërtetë dhe e mohuar për aq shumë kohë, sidomos për shqiptarët në trojet e veta, ajo që do të sjellë paqe dhe stabilitet midis popujve të atij rajoni. Deklarata e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë nuk është pjesë e vlerave të përbashkëta evropiane dhe nuk ndihmon kauzën e një Evrope të lirë, demokratike, paqësore dhe të bashkuar! E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The Washington Post

Ne merremi me Trumpin, ndërsa Kina po bën histori

Fareed Zakaria

Ndërkohë që lajmet dhe analizat në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të fiksuara pas veprimeve dhe fyerjeve të përditshme të Presidentit Trump, në anën tjetër të botës, sapo ndodhi diçka historike. Kina sinjalizoi se tani e sheh veten si superfuqia tjetër botërore, duke u pozicionuar si alternativë, në mos rivale, e Shteteve të Bashkuara. Ky nuk është mendimi im, i bazuar në leximin e gjetheve të çajit të politikës kineze. Është pikëpamja e artikuluar qartë, e udhëheqësit suprem të Kinës, Xi Jinping. Në fjalimin e tij javën e kaluar në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste, Xi deklaroi se Kina është në një “moment historik”, duke hyrë në një “epokë të re”, në të cilën vendi do të bëhet një “forcë e fuqishme” në botë, dhe një model për zhvillimin politik dhe ekonomik. Ai pohoi se “sistemi politik i Kinës. . . është një krijim i madh, që ofron një zgjedhje të re për vendet e tjera”. Dhe Xi këmbënguli se vendi i tij do të

8

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

Roli i udhëheqjes historike të Amerikës në botë është zëvendësuar nga një ideologji mendjengushtë. Politika e jashtme është bërë një lojë partizane, me Uashingtonin që prish marrëveshje, ndryshon kurs dhe pothuaj zhbën totalisht politika, për të fituar pikë politikisht brenda vendit. Ndryshimi në reputacion që po shohim përreth botës, nuk ka të bëjë aq shumë me ngjitjen e Kinës, sesa më rënien e SHBA-së

mbrojë interesat e veta me zell, ndërsa njëkohësisht do të bëhet një lider global, për çështje të tilla si ndryshimet klimatike dhe tregtia. Që kur Kina braktisi izolimin e saj maoist në vitet ’70, filozofia e saj u përcaktua nga Ten Hsiaopini. Në atë kohë, Kina duhej të mësonte nga Perëndimi, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, dhe të integrohej në rendin ekzistues ndërkombëtar. Sipas Tenit, ajo duhet të ishte e përulur dhe modeste në politikën e saj të jashtme, dhe “të priste t’i vinte koha e saj”. Por koha tashmë ka ardhur, sipas mendimit të Xi, i cili shpalli se Mbretëria e Mesme është gati për të “zënë qendrën e skenës botërore”. Fjalimi i Xi është i rëndësishëm, sepse ky kongres i partisë bëri të qartë se ai nuk është një udhëheqës i zakonshëm. Ai u ngjit në një mandat të dytë në detyrë, pa përcaktuar asnjë pasardhës të qartë, nga gjenerata e ardhshme e zyrtarëve të partisë, duke ruajtur kështu një kontroll

mbi pushtetin, shumë më të fortë se paraardhësit e tij. Më e rëndësishmja, partia i “skaliti” mendimet e tij në kushtetutë, një nder që më parë e ka patur vetëm Mao Ce Duni, kur ishte gjallë. (Mendimet e Ten Hsiaopin u shtuan, por vetëm pas vdekjes.) Kjo do të thotë se për pjesën tjetër të jetës, Xi dhe idetë e tij do të dominojnë Partinë Komuniste të Kinës. Në një numër të fundit të “New York Review of Books”, Andrew Nathan vuri në dukje se politika perëndimore kundrejt Pekinit, përgjithësisht ka supozuar se me kalimin e kohës, ndërsa Kina modernizonte ekonominë e saj, do të bëhej më pluraliste së brendshmi dhe më bashkëpunuese së jashtmi. Sidoqoftë, Nathan shtoi se disa shkrimtarë dhe gazetarë, si James Mann, shqetësoheshin se Kina do të qëndronte autoritare dhe do të siguronte mbështetje për vendet e tjera anti-demokratike. Realiteti nuk është aq ekstrem sa parashikonte Mann. Kina ka mbe-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tur vendosmërisht autoritare – në fakt, edhe më shumë gjatë viteve të fundit. Por, për çështje të tilla si ndryshimi i klimës, tregtia dhe Koreja e Veriut, ajo në fakt është bërë më bashkëpunuese. Ndërsa Pekini është përpjekur të krijojë disa institucione ndërkombëtare alternative, ai është gjithashtu financuesi i tretë më i madh i Kombeve të Bashkuara, si dhe kontribuesi i dytë më i madh në buxhetin paqeruajtës të trupës ndërkombëtare. Kina kërkon një rishikim të sistemit ndërkombëtar, për të akomoduar fuqinë e saj në rritje, jo një revolucion dhe zëvendësim të rendit ndërkombëtar, të ndërtuar nga Perëndimi. Pjesërisht, qëndrimi i ri i Kinës ndaj botës dhe mënyra si është pranuar, janë rezultat i forcës së vazhdueshme të ekonomisë kineze, dhe rritjes së besimit politik të partisë

nën udhëheqjen e Xi. Por këto ndryshime po ndodhin edhe nën sfondin e rënies totale, të autoritetit politik dhe moral të Shteteve të Bashkuara në botë. Një studim i kohëve të fundit i Qendrës Kërkimore Pew tregon një rënie prej 14 pikësh, tek ata që favorizojnë SHBA, në më shumë se 30 vende të anketuara. Vende të tilla si Australia, Holanda dhe Kanadaja, sot kanë një pikëpamje më favorizuese për Kinën, se sa për Shtetet e Bashkuara. Shumë nga vendet e anketuara – përfshirë Gjermaninë, Kilin dhe Indonezinë – kanë besim më të madh tek udhëheqja e Xi, sesa tek ajo e Trump. Kina ka kërkuar agresivisht që të përmirësojë imazhin e saj në botë, duke shpenzuar miliarda për ndihmën e huaj, duke premtuar tregti dhe investime, dhe duke hapur institutet e Konfucit, për të promovuar kulturën kineze.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Ndërkohë, mendoni se si shihen tani Shtetet e Bashkuara, nga pjesa tjetër e botës. Paralizuar politikisht, jo në gjendje për të marrë vendime të mëdha. Midis një borxhi që rritet, investimet në arsim, infrastrukturë, shkencë dhe teknologji kanë mungesa serioze. Politika është bërë një degë e reality TV, me fyerje të përditshme, kundërpërgjigje dhe komente shumëngjyrëshe. Roli i udhëheqjes historike të Amerikës në botë është zëvendësuar nga një ideologji mendjengushtë. Politika e jashtme është bërë një lojë partizane, me Uashingtonin që prish marrëveshje, ndryshon kurs dhe pothuaj zhbën totalisht politika, për të fituar pikë politikisht brenda vendit. Ndryshimi në reputacion që po shohim përreth botës, nuk ka të bëjë aq shumë me ngjitjen e Kinës, sesa më rënien e SHBA-as. E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Dukuri

Shqiptarët dhe pri Shikuar historikisht askush më tepër se ne shqiptarët nuk ka bartur mbi supe politikat e ndarjeve, copëtimeve dhe padrejtësive historike, që na janë bërë dhe ende nuk pushojnë të na bëhen. Armiqtë tanë ende ndjellin kobe me sloganet Lindje-Perëndim, Veri-Jug. E mesme, e madhe e vogël, qytetare-fshatare, krishtere, muslimane...

Qani Osmani

Në vargonin e pashkëputshëm të mendimeve dhe veprimeve tona që bartin premisa negative, ekziston edhe një prirje jonë, e cila duket se dita-ditës dukshëm po fuqizohet me gjithë fatalitetin dëmprurës të saj. Prirjet, qëndrimet dhe ndjenjat lokaliste të një njeriu apo grupi njerëzish të caktuar, janë reflektimet e një shpirtngushtësie për të privilegjuar një hapësirë të ngushtë rajonale e farefisnore të një mjedisi të caktuar. Mjerisht, këto prirje po e përcjellin njeriun e ditëve tona thuajse në çdo sferë të jetës shoqërore dhe politike. Kjo marëzi duket sheshit, ku afrimet dhe rekrutimet lokaliste janë vërsulur sikur atavizma të shpërndarë gati në secilën veprimtari publike. Mësojmë se termi lokalizëm vjen nga gjuha latine dhe do të thotë: Vend. Në kuptimin e përgjithshëm lokalizmi është përqendrim në nivel lokal, në një krahinë apo rreth të caktuar. Ndërsa, në kuptimin socio-gjeografik termin lokalizëm e përdorim në kontekst për t’iu referuar njësisë territoriale më të vogël përballë rangut më të lartë. Veprimet lokaliste janë qëndrime të ngushta të prezantuara

10

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

në nivel të gjerë, në tërësinë e përgjithshme kombëtare, kulturore, arsimore e politike. Prirjet lokaliste për t’u mbyllur vetëm brenda rrethit të krahinës apo rajonit, në të cilin ndodhet edhe vendlindja jonë, është pasqyra më e dukshme e veseve dhe ceneve tona. Kultura jonë kombëtare ende nuk ka arritur të lirohet nga feudet e vockla të bërjes së jetës nëpër rrethe, klane e farefisni. Si duket ende nuk po mundemi të lirohemi nga getoja e rrethit, trupëzimi nga idetë dhe njerëzit e afërt. Sikur nuk po mundemi e nuk po duam të përkrahim para se gjithash kriterin e të merituarit para atij fisnor e gjeografik. Lokalizmi është mjerim i yni provincial, nga i cili ende nuk po mundemi të lirohemi, është ndarja më banale dhe më e pakuptimtë që mund t’ia bëjmë vetvetes. Krijimi i psikozave të tilla fataliste, të cilat janë të trashëguara nga kryeneçësia jonë se punët madhore në shoqëri duhet t’i qeverisim me rrethin dhe fisin, janë dukuri që cenojnë dhe margjinalizojnë synimet tona të përbashkëta kombëtare. Prirje lokaliste dhe vetëndarje të tilla sot kemi thuajse në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike. Kemi edhe nëpër fushat tona sportive, ku sjelljet jokorrekte shpesh nxiten nga sindrome të tilla. Po ashtu edhe në përditshmërinë tonë politike jo rrallë ndodh që një njeri, i cili është shquar si kuadër brilant ose profesionist i një lëmie ta menjanojmë nga udhëheqja e ngushtë apo e gjerë me të vetmen

arsye se ai nuk i takon klanit të fuqishëm, kështu që si i tillë kuptohet se prish estetikën e klanit lokalist që ne dimë ta ngrisim aq bukur në zenit. Nëpër këto delire të ngërthyera me kontradikta të zbehta e tej mase anormale, psikologjia jonë e ndarjeve vërshon pamëshirshëm edhe mbi kauzën kombëtare. Mendjet e cunguara shpesh dinë të bëjnë edhe ndarje lokaliste të festave, të heronjve, dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për çështjen kombëtare. Në këtë drejtim një gjë nuk duhet ngatëruar se dëshmorët e kombit nuk u flijuan për rajone, lokalitete e mbrojtje të mëhallave të tyre. Madhështia dhe vepra e tyre shkëlqen njëtrajtshëm në çdo skaj të atdheut. Heroizmat dhe veprat e tyre lapidare nuk i takojnë vetëm familjes, fisit apo lokalitetit të tij, por gjithë shoqërisë dhe kombit. Edhe shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi nuk qëndrojnë pas kësaj dukurie negative dhe denigruese. Po kështu edhe ata kanë thelluar ndarjet e refuzimet nga katalogu i proçkave lokaliste. Interesat e ngushta të veshura me imitime politike kanë bërë që sot në vend të një unifikimi të domësdoshëm të kemi grupime politike lokaliste, nepotike, demagogjike, fetare e vëlla-refuzuese deri në skajshmëri dhe fatkeqësi të copëtimit të identitetit kombëtar shqiptar. Mëtimi i disa pseudo intelektualëve për të ndjekur një kauzë multi-kulturore e universale bart me vete një konformizëm të mjerueshëm. Këto profilizime të ngushta dhe lo-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

irjet lokaliste kaliste kanë gjeneruar ndarje dhe kriza të një sistemi politik të mbërthyer në korrupsion, në ndarje sociale, intelektuale e politike. Si pasojë e gjithë kësaj sot kemi ndarje të shumanshme, manifestime të shfaqjeve lokaliste me përplot deficite morale. Kemi përzgjedhje, emërime, punësime e promovime të bazuara kryesisht në interesin personal, familjar e rajonal. Kemi mjerimin tonë të rrënjosur nga i cili nuk po mundemi të lirohemi, madje ai si një karikaturë vampiri i kohëve të kaluara po shfaqet në vetëdijon tonë lokaliste. Shikuar historikisht, askush më tepër se ne shqiptarët nuk ka bartur mbi supe politikat e ndarjeve, copëtimeve dhe padrejtësive historike, që na janë bërë dhe ende nuk pushojnë të na bëhen. Armiqtë tanë ende ndjellin kobe me sloganet Lindje-Perendim, Veri-Jug. E mesme, e madhe e vogël, qytetare-fshatare, krishtere, myslimane... Këto ndarje e copëzime duhet që t’i vetëdisojnë shqiptarët që sot të jenë të bashkuar si kurrë më parë. Hapësira jonë kombëtare është një pikë e vogël në glob, por është shumë e madhe për ata që kanë sy ta shohin e shpirt ta ndjejnë. Vendlindjet tona dhe të secilit nga ne janë gjymtyrët e kësaj hapësire. Janë heroizmi, dhembja dhe himnizimi i përbashkët. Ndarjet e tilla që sot po i bëjmë në forma, mënyra, mendime e ndjenja të ndryshme janë vetëdija jonë e ulët lokaliste dhe jo gatishmëria jonë për ta ndjerë bashkimin shpirtëror e madje edhe atë kombëtar. Duhet të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga ndjenjat se rajoni im, vendlindja apo mëhalla ime është më e shquar për trimëri, mençuri, atdhetarizëm, prirje për udhëheqje e madje edhe deri tek ajo se nahija jonë ka sportistë më të mirë se të tjerët. Shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë të çlirohen nga mentaliteti lokalist i dominimeve dhe epërsive mbi të tjerët. Marrja me imtësira të

tilla të dëmshme ngushton horizontet tona për të parë më larg se nahija apo kazaja ku jetojmë. Andaj nuk e shikojmë njëri-tjetrin me sy vëllazëror, shfrenohemi në urrejtje vëllazërore e lokaliste, siç po na ndodh nëpër shumë raste, qofshin ato sportive, kulturore, politike apo edhe fare njerëzore. Njeriu lokalist ka vizion të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

cunguar për ta parë tërësinë shoqërore dhe kombëtare si njësh. Ai dëshiron vetëm më të afërmit e tij që rrethohen gjeografisht dhe aty të fillon e mbaron gjithçka. Njeriu me ndjenja lokaliste mendon se rrethi i tij është qendra rreth të cilës duhet të sillen të gjitha ngjarjet, heroizmat dhe të gjitha mrekullitë. E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Pse zien Beograd

Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje debatit që ndezën në Beograd fjalët e shkrimtares nobeliste, Herta Müller mbi mentalitetin serb ndaj historisë Herta Müller, shkrimtarja nobeliste gjermane me origjinë nga pakica gjermane e Rumanisë ishte e ftuar nderi në panairin e librit në Beograd. Ajo ka ndezur një debat me vlerësimin e saj për mentalitetin serb ndaj historisë. “Die Welt” shkruan se Herta Müller e quajti bombardimin e NATO-s si rrjedhojë logjike të luftërave të shumta të Millosheviqit. Herta Müller i rekomandon madje shoqërisë serbe të ballafaqohet me fajin. “Shumë spektatorë reaguan të indinjuar, shtypi i afërt me qeverinë shkumëzoi, një gazetë bulevardeske madje e shfytyroi emrin e Müller - në Müll- (që në gjermanisht do të thotë plehrë. shën red.) Si përshtatet kjo

“ 12

me orientimin ‘proeuropian’ të Serbisë? “ Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje problemeve të shoqërisë serbe sot, ku jeta “party” e maskilizmi pompoz nuk e fshehin dot korrupsionin e thellë brenda saj. Në artikullin “Beogradi zien” nënvizohet se “ironia e historisë është se pikërisht në Beograd, ku propagandistët e Millosheviqit, (përfshirë ish-ministrin e informacionit, presidentin e sotëm Vuçiq) pretendojnë se nga këtu mbrohet perëndimi i krishterë, pikërisht në këtë Beograd, me ndihmën e fondeve të shtetit po ngrihet një projekt gjigand i financuar nga Abu Dhabi.”

Herta Müller, shkrimtarja nobeliste gjermane me origjinë nga pakica gjermane e Rumanisë ishte e ftuar nderi në panairin e librit në Beograd. Ajo ka ndezur një debat me vlerësimin e saj për mentalitetin serb ndaj historisë. “Die Welt” shkruan se Herta Müller e quajti bombardimin e NATO-s si rrjedhojë logjike të luftërave të shumta të Millosheviqit. Herta Müller i rekomandon madje shoqërisë serbe të ballafaqohet me fajin

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

Në artikullin “Beogradi zien” nënvizohet se “ironia e historisë është se pikërisht në Beograd, ku propagandistët e Millosheviqit, (përfshirë ish-ministrin e informacionit, presidentin e sotëm Vuçiq) pretendojnë se nga këtu mbrohet perëndimi i krishterë, pikërisht në këtë Beograd, me ndihmën e fondeve të shtetit po ngrihet një projekt gjigand i financuar nga Abu Dhabi.”

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


n di?

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

VËSHTRIM & OPINION

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Zgjedhjet e dyta pas Luftës së Dytë Botërore në Mal të Zi

Mark Gjoleviq, shq parë në organet e p të Kuvendit Popullo Në zgjedhjet e dyta të pasluftës, të mbajtura më 8 tetor 1950, nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi u shpallën fitues 6 deputetë, 1 më shumë se në zgjedhjet e para të pasluftës të vitit 1946. Kraja dhe Malësia, shikuar nga pozicioni i territorit, prodhuan nga dy deputetë

Gjekë Gjonaj

Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Malit të Zi në seancën e mbajtur më 20 korrik 1950 nxjerr Ligjin mbi zgjedhjen e deputetëve popullorë për Kuvendin Popullor dhe Vendimin për shpërndarjen e vet. Në pajtim me këto akte, Presidiumi i Kuvendit Popullor, me Dekretin e 21 korrikut 1950 shpall zgjedhjet për deputetë popullorë të Kuvendit Popullor për më 8 tetor 1950, ndërsa me Dekretin nga 31 korriku 1950 ka vërtetuar numrin e deputetëve që do të zgjedhen dhe rrethet zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve popullorë në Kuvendin Popullor. Deputetët popullorë zgjedhen në bazë të numrit të banorëve, ku sipas normës në çdo 2.500 banorë zgjedhet 1 deputet. Zgjedhjet bëhen nëpër njësi zgjedhore. Secila njësi zgjedhore zgjedh 1 deputet. Të drejtë për kandidim kanë një pjesë e caktuar e qytetarëve të cilët kanë të

14

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

drejtë vote. faqësues shqiptarë. Kandidati i propozuar për deputet Në vazhdim po japim emrat e të duhet të mbledhë 50 nënshkrime zgjedhurve politikë nga radhët e nga të paktën gjysma e zonave, re- shqiptarëve. spektivisht e qyteteve në rrethin zgjedhor në të cilin 1.Rizo (Oso) Muslijeviq Tivar, Vlladimir kandidon. 2. Januz (Omer) Pelinkoviq Tivarv, Zogaj Votimi bëhet fshehtas me 3. Andrija ( Gjergj ) Gjekvuçiq Tivar, Shestan ndihmën e kokrrës së voti- 4. Iso (Metë)Ardoliq Tivar, Ostros mit, të cilën zgjedhësi e 5. Dush (Daku) Gjokoviq Titograd, Tuzi 1 hedh në kutinë e kandida- 6.Mark (Kolë) Gjoleviq Titogradit, Triesh tit për të cilin voton. Në qendrën zgjedhore ekziston edhe një kuti pa listën e kan- Kuvendi Popullor i Republikës Popdidatëve ( kutia qorre). ullore të Malit të Zi në periudhën manNë zgjedhjet e dyta të pasluftës, të datore 1950-1953 kishte Kryesinë, mbajtura më 8 tetor 1950, nga radhët Presidiumin, Këshillat dhe Qeverinë. e shqiptarëve në Mal të Zi u shpallën Kryesia e Kuvendit Popullor përbëhej fitues 6 deputetë, 1 më shumë se nga kryetari ( Gjuro Çagoroviq, në zgjedhjet e para të pasluftës të vi- deri më 4 shkurt 1953 dhe Nikolla tit 1946. Kraja dhe Malësia, shikuar Kovaçeviq nga 4 shkurti 1953), dy nga pozicioni i territorit, prodhuan nënkryetarë ( Joksim Radoviq e Minga dy deputetë. haillo Vickoviq dhe sekretari ( DuNga Shestani u zgjodh një deputet, shan Ivkoviq). ashtu sikurse edhe Ostrosi, Tuzi dhe Kryetar i Presidiumit ishte Nikolla Trieshi. Kovaçeviq. Nënkryetarë,Jovan QetMe nga një deputet u përfaqësu- koviq e Mato Petroviq dhe sekretar, an, Zogajt e Ulqini dhe Vlladimiri ( Dushan Ivoviq. Katërkolla e Anës së Malit). Plava, Pjesë e Presidiumit ishin edhe 10 Gucia dhe Rozhaja mbetën pa për- anëtarë të tjerë. Në mesin e tyre


KULTURË

qiptari i pushtetit or

ishte edhe një shqiptar, Mark (Kolë) Gjoleviq nga Trieshi. Ky ishte shqiptari i parë i cili u përfshi në një organ kaq të lartë shtetëror të Republikës së Malit të Zi . Këshillat ( Dhomat) e Kuvendit Popullor ishin: 1. Këshilli Legjislativ 2. Këshilli për Planin Ekonomik dhe Financiar 3. Këshilli Mandator për Imunitet, 4. Këshilli për Kulturë dhe Arsim, 5. Këshilli Administrativ dhe Kujdesie Sociale, 6. Këshilli për Lutje e Ankesa, 7. Këshilli për Pushtetin Popullor dhe

8. Këshilli për Shëndetin e Popullit. Kuvendi Popullor, pas konstituimit të tij , në mbledhjen e mbajtur më 7 nëntor 1950, emëron Qeverinë. Kryeministër i Qeverisë ishte Bllazho Jovanoviq. Kabineti i tij qeveritar përbëhej prej 10 ministrash. Qeveria gjatë mandatit të saj pati disa ndryshime organizative dhe personale. Në radhët e saj nuk kishte asnjë shqiptar. Me Ligjin Kushtetues, nga 4 shkurti 1953, në vend të Qeverisë formohet Këshilli Ekzekutiv. Me zgjedhjen dhe konstituimin e tij ndërpritet puna e Qeverisë dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Këshillin Ekzekutiv në vend të Qeverisë e formoi Këshilli Popullor i Republikës Popullore të Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur më 4 shkurt 1953. Mandati i tij zgjati vetëm deri në konstituimin e Kuvendit të ri, më 15 dhjetor 1953. Këshilli i parë Ekzekutiv përbehej nga kryetari dhe 16 anëtarë të tjerë. Kryetar i Këshillit Ekzekutiv ishte Bllazho Jovanoviq. Në periudhën mandatorë 1950 -1953, shqiptarët , siç thamë më lart, për herë të parë kanë përfaqësuesin e tyre politik në organet e pushtetit , dhe atë në Presidiumin e Kuvendit Popullor. E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Kontributi i prof. dr. Rajko Nachtigal-it në fushën e albanologjisë (III)

Simpatia e dukshm ndaj gjuhës shqipe

Ekzistojnë tentativa që t’i mohohet autorësia ekskluzive e Die Frage... prof. Nachtigallit, duke ia shtuar D profesori Mentor Quku. Argumentimi i tij për bashkautorësinë bazohet në bashkëveprimin e të dy studiues

Nikollë Berishaj

Sa i përket bashkëveprimit, përpos Mjedës aty merr pjesë edhe prof. dr. Gjergj Pekmezi, por edhe Aleksandër Xhuvani. Siç e pamë edhe nga artikulli i dr. Ramovshit, Promemorja është vetëm njëra pjesë e librit, padyshim e bazuar në veprimtarinë shkencore të ekipit, përkthimin në shqip të së cilës e bëri Don Ndre Mjeda. (Ky version, sipas M. Qukut, nuk është zbuluar ende. Nachtigali ndërkohë ishte kthyer në Graz!) Gjithashtu, në mbledhjen e KLSH të datës 23. 01. 1918 vendoset që “përkthimi i promemories së Z. Dr. Nachtigalit, (theksimi im, N.B.) tue qenë se shumica e misvet (anëtarëve, vër. N.B.) janë të mendimit se nuk del nji fitim prej saj, mbasi s’asht vepër origjinale por përkthim, prandaj lihet me nji anë.”1 Vetë fakti se as pjesëmarrësit e tjerë të ekspeditës nuk shënohen si bashkautorë dhe bazuar në vendimin e sipërshënuar nga mbledhja e KLSH e 23. 01. 1918, ku padyshim merr pjesë edhe Mjeda, jam i mendimit se bashkautorësia e tekstit Die Frage... nuk mund të mbrohet. Pavarësisht vendimit të Komisisë

16

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

Letrare, argumenteve të fuqishme të shumicës së anëtarëve të saj, me në krye pjesëmarrësit e Ekspeditës, në punën e KLSH ka edhe divergjenca të mëdha, para së gjithash këtu mund t’i marrim kundërshtimet e Maksimilian Lambretzit, që ishte këmbëngulës që e folmja e Shkodrës të bëhet themel për gjuhën e përbashkët letrare shqipe, me pretekst se elbasanishtja nuk kishte traditë letrare, e Shkodra po, vendimi përfundimtar nuk u mor. Kjo edhe falë rrethanave historike pas Luftës së Parë Botërore. Lidhur me shkodranishten “Nachtigali tërheq vërejtjen për gjendjen tipike periferike të kësaj të folmeje, ku reduksioni ka arritur vrullin më të madh dhe për këtë nuk do të ishte e përshtatshme t’u imponohet shqiptarëve të tjerë kjo formë e gjuhës letrare” 2 Nachtigali e përdor thënien e njohur shqipja e Elbasanit e turçja e Stambollit, mirëpo alfabetet e ndryshme shpesh e kanë mjegulluar pamjen unike të gjuhës. Propozon edhe themelimin e Bletës shqiptare, apo Arkivit për gjuhën dhe kulturën shqiptare, që do të publikonte në vazhdimësi artikuj shkencorë dhe gjuhësorë, material folklorik, si dhe pasurinë gjuhësore shqiptare. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, (shkatërrimit të Perandorisë AH ...) interesimi i prof. dr. Rajko Nachtigalit për çështjet e gjuhës së njësuar letrare shqipe nuk përfunduan. I shtyrë nga kundërshtimet e Lambretzit dhe

qëndrimi i po të njëjtit mbi mungesën e traditës së të shkruarit shqip në Elbasan, ai në revistën e udhëhequr nga prof. Henrik Barić3 , që botohet në Beograd i boton dy studime tejet të rëndësishme4 : 1. O elbasanskem pismu in pismenstvu na njem (1923); dhe 2. Luk. XV 11–32 v prevodu bratov Anastasija in Spyridona Tsellio (Tsel’o) iz Argyrokastra. Iz Kopitarjeve zapuščine (ibid. II, 1924). Lidhur me punimin e parë, pra lidhur me alfabetin e Elbasanit, studenti i tij Franc Jakopin, përndryshe ndër linguistët më të njohur sllovenë të pjesës së dytë të shekullit 20 shkruan në artikullin e tij: Albanološke


KULTURË

me e Nachtigalit e dhe shqiptarëve

Don Ndre Mjedën si bashkautor. Këtë tenton ta argumentojë, studiuesi i spikatur, mjedologu më i madh, sve në ekspeditën studimore dhe aktin e përkthimit të Promemories në gjuhën shqipe nga Don Ndre Mjeda

študije Rajka Nahtigala5 , dhe mes tjerash thotë: “Nuk mund ta anashkalojmë konstatimin se nga i tërë shqyrtimi buron simpatia e dukshme e Nachtigalit ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve; ai sinqerisht dëshiron që ata të ngrihen sa më shpejt në aspektin kulturor dhe arsimor, e për këtë është parakusht – gjuha e përbashkët letrare.”6 Pra, gjashtë vjet pas Die frage... Nachtigali i qaset edhe një herë problematikës së albanologjisë. Në studimin e tij Mbi alfabetin e Elbasanit... ai e jep fillimisht historikun e zbulimit të atij alfabeti, për të cilin kishte folur në mënyrë mjaft sensacionale albanologu dhe vicekonsulli austriak në Ja-

ninë, J. G. Hahn. Hahni që me veprën e tij madhore “Albanesische Studien”, 1854, (Studime shqiptare), në tri vëllime njihet si themelues i studimeve mbi shqiptarët. Pavarësisht këtyre epiteteve, Hahni në ligjëratat e veta dhe në shtyp e vlerëson gabimisht alfabetin e Elbasanit si alfabet të burimit fenikas, që është edhe më i vjetër se alfabeti i greqishtes së vjetër. Edhe në fillim të shekullit, diku rreth vitit 1900 kur Gjergj Pekmezi solli në Vjenë të dhënat e para mbi alfabetin në fjalë, miku i tij i ngushtë, Rajko Nachtigalli ishte i mendimit se vjetërsia e këtij alfabeti nuk mund të jetë më e madhe se dy shekuj. Me një argumentim shkencor e me përpikëri të madhe, Nachtigali e hedh tezën se autori i alfabetit është dhaskal-i (mësuesi, shë.N.B.) Todhëri, elbasanasi që i kishte marrë mësimet në Moshopol (ashtu e quan fillimisht Voskopojën, shën. N.B.). Edhe Hahni e kishte lidhur këtë alfabet me Voskopojën dhe me Todhërin, por nuk e mendonte të kishte buruar pikërisht aty. Me këtë alfabet ishte marrë edhe paleografi zagrebas Geitler (Die albanesischen und slavischen Schriften, 1883), mirëpo teza e Nachtigalit se autori i këtij alfabeti ishte dhaskal Todhëri u pranua nga shkenca si i vërtetë. Ndihmë për argumentimin e autorësisë së alfabetit Nachtigalit i sjellin edhe shënimet e Dositej Obradoviqit, që i kishte kaluar disa vjet nëpër shkollat shqipe dhe greke të

kohës dhe që e kishte njoftuar në Veneci mësuesin voskopojar Todhërin. “Edhe përkundër dyshimeve të arsyeshme personale, Hahni është përcaktuar për një vjetërsi të madhe të alfabetit të Elbasanit, duke e parë në të motrën më të vjetër të alfabetit fenikas, apo motrën e alfabetit paragrek (shih fq. 863). Në faqen 853 ai e krahason alfabetin e Elbasanit me alfabetin fenikas dhe paragrek dhe vjen deri te përfundimi se: 1. alfabeti i Elbasanit si edhe ai grek, buron nga alfabeti i fenikasve dhe 2. alfabeti i Elbasanit në shumë forma më shumë bazohet në prototip se në alfabetin grek”. 1

AQSH, regjistri i procesverbaleve të KLSH, mbl. dt. 23.1.1918, cituar sipas M.Çuku, Mjeda 4, fq245

2 Shih: Franc Jakopin, Albanološke študije Rajka

Nahtigala, Jezik in slovstvo Letnik XXIII številka 3-4 Ljubljana, december-januar 1977/78, fq 65-71 3 Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju, Beograd 1923-1924 4 Të dy punimet e prof. dr. Rajko Nachtigalit i kam përkthyer në shkurt-mars të këtij viti (2015) në shqip me kërkesën e Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë. I pari mban titullin Mbi alfabetin e Elbasanit dhe letërshkrimin në të, ndërsa i dyti Luka XV 11-32 në përkthimin e vëllezërve Anastas dhe Spyridon Tsellio (Tsel’o) nga Argyrocastra (Nga punishtja e Kopitarit). Sipas informative të mia, përkthimi deri më tani nuk është botuar. 5 Franc Jakopin, Albanološke študije Rajka Nahtigala… 6 ibidem

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Zhvillohet në Shkodër edicioni i pestë i “Ahengut Shkodran”

Magjia e këngë

Për “Ahengun Shkodran” janë bërë me dhjetëra e qindra studime shkencore dhe shkrime publicistike, se pasuri e madhe që lidhet ngushtësisht me shpirtin shekullor të një populli, kështu që ai jeton i gjallë bas

Ramazan Çeka

“Ahengu Shkodran” është tanimë një institucion kulturor që na bën krenar. Në këtë shkrim nuk do të ndalemi tek vlerat dhe karakteristikat historike e bashkëkohore të “Ahengut Shkodran”, sepse për këto vlera më 29 shtator, Ditën e Trashëgimisë Kulturore nga Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike në mjediset karakteristike të Muzeut “Oso Kuka” në Shkodër mblodhi në odën e burrave të kësaj shtëpie të vjetër, specialistë të fushës së folklorit, të muzikologjisë dhe të historisë ku pati mjaft diskutime nga të pranishmit, që përmes fjalës së tyre evokuan vlerat e kësaj pasurie kombëtare, por vunë në dukje edhe problematikat që dalin për t’i ruajtur ato deri në ditët tona dhe për t’i transmetuar tek brezat e rinj. U ulën në këtë tryezë tradicionale dhe shkencore profesorët e shquar Ferid Bala, Zef Çoba, Ridvan Karakaçi, pedagogu Arben Prendi, si dhe profesor Behar Arllati nga Gjakova, i cili merr pjesë për herë të dytë në këtë manifestim të përvitshëm me shumë vlera, që ruan identitetin e “Ahengut Shkodran” dhe të vetë Shkodrës si qytet me tradita mijëvjeçare, të cilët evokuan emrat e mëdhenj dhe të paharrueshëm të artistëve shkodranë që krijuan këtë vlerë kaq të madhe të pa-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

surisë kombëtare të popullit tonë. “Çfarë është kjo magji, e filloi prezantimin e shfaqjes moderatorja simpatike Gentiana Dani, që mbart me vete kënga popullore shkodrane dhe këtë ju do ta shijoni dhe zbuloni gjatë kësaj mbrëmje”. Kështu iu drejtua ajo spektatorëve dhe kështu ndodhi. Tingujt e magjishëm të kësaj muzike të mrekullueshme, të këtyre këngëve të papërsëritshme, pushtuan sallën e këtij tempulli në një mënyrë krejt të re e befasuese, pasi këtë natë nuk këndonin korifejtë e “Ahengut Shkodran”, por bijtë e bijat, nipërit dhe mbesat e tyre, ai brez i mrekullueshëm që me talentin e tij i bën këngët e “Ahengut Shodran” të pavdekshme, duke treguar se tradita e këngës popullore qytetare shkodrane jeton e gjallë. Një traditë vdes kur nuk ka kush e trashëgon atë, por është vitale dhe e përjetshme kur trashëgohet brez pas brezi. Kjo për mendimin tim, por edhe sipas ideve që u hodhën në takimin shkencor është suksesi, e aq më shumë, kur në skenë e sjellin zërat e rinj. Koncerti ishte i mrekullueshëm, publiku e priti jo vetëm si spektator, por në pjesën më të madhe edhe si një këngëtar i apasionuar, duke kënduar bashkë me solistët, e duke i shoqëruar ato si një kor i madh shkodran, duke i përjetuar këngët si qindra vjet më parë në dasma e gëzime familjare. A mund të mos ishin pjesëmarrës të këtij aktiviteti edhe këngëtarë të shquar të këngës popullore që nga brezat më të vjetër e deri në mosha më të reja se ata. A mund mos të këndonte në këtë fes-

të virtuozi gjakovar, legjenda e gjallë e këngës shqipe Ismet Peja, këngëtari i shquar ulqinak Shaban Gjeka, e mrekullueshmja zonjë e Shkodrës, këngëtarja Mukades Çanga “Mjeshtre e Madhe”, si dhe këngëtarë të tjerë të ftuar si Ismet Bogujevci, Riza Bytyçi, Kamuran Gorançi, gjë që tregon se këngët e ahengut shkodran janë kënduar jo vetëm në Shkodër, por edhe në treva të tjera jashtë saj, që nga Shqipëria e Mesme, e deri në Kosovë. Një vend të veçantë meriton në këtë shkrim, ashtu siç meritonte edhe në shfaqje, këngëtari popullor aq i njohur e aq i dashur për shkodranët Agim Molla, që po të shprehemi me një metaforë është biblioteka dhe fonoteka e repertorit të “Ahengut Shkodran”. I saktë dhe i pagabueshëm, njohës autodidakt i këtij organizimi artistik që quhet “Ahengu Shkodran” me të gjitha rregullat dhe zbatues rigoroz që, me interpretimet e tij, të befason, jo vetëm në evente familjare e shoqërore, por edhe në një skenë madhështore siç


KULTURË

ës popullore

epse “Ahengu Shkodran” nuk është thjeshtë një krijimtari dhe manifestim artistik, por një shkë me vetë popullsinë që e ruan dhe trashëgon, duke krijuar kështu traditën

është ajo e Teatrit “Migjeni”. Katërmbëdhjetë këngëtarë të rinj interpretuan në këtë natë dhe e ndjej si detyrim dhe respekt ndaj tyre t’ua përmend emrat, jo thjesht si stimulim, por sepse e meritojnë një vëmendje të tillë. Anisa Smajlaj, një vajzë energjike me një zë potent që përshtatet me stile të ndryshme të këngës. Artemisa Mithi, ngjyra e zërit të saj bëri për vete anëtarët e jurisë “Gjeniu i vogël”. Glerdit Turmetaj, me një zë të ëmbël, pjesëmarrës në Festivalin “Zambaku i Prizrenit” që u organizua pak ditë më parë. Klodiana Vata, vajzë kurajoze, e kemi ndjekur edhe në “Talent Show”, guxon të këndojë edhe jare. Bruna Sata, talentin e ka në traditën e familjes. Klinsman Llazani, tipik ahengxhi ashik që edhe Shyqyri Alushi me Agim Mollën do t’ia kishin zili. Egzona Salaj, jetën e ndan mes Ulqinit dhe Shkodrës. Kemi fatin që ka studiuar në Shkodër dhe tani vazhdon studimet për kanto në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ilsi Ademi, sapo ka rrëmbyer një trofe në Festivalin

“Zambaku i Prizrenit” si interpretuesi më i mirë. Riad Bashi, përveç talentit me vullnet ai kërkon të arrijë limitet e suksesit me vokalin dhe prezencën e tij. Niki Mjeda, e hijshme në skenë dhe e sukseshme në interpretim. Migena Buci, këndon aq bukur dhe me pasion. Ademir Fresku, ndonëse është një instrumentist pianist, këngën dhe veçanërisht atë popullore e ka pasion. Marjana Begu, jo më kot është fituese, ajo nuk i trembet sfidave dhe guxon të këndojë këngët më të vështira. Xhuljana Pjetraj, fioriturat e zërit të saj janë origjinale dhe këngët e preferuara të saj janë jaret. Të gjithë këta këngëtarë në interpretimin e tyre të shkëlqyer live, u shoqëruan nga formacioni orkestral: Anton Kaftalli, Namik Jahja, Indrit Kodraliu, Dritan Mlika, Myrto Dibra dhe Fatmir Mesi, nën drejtimin e maestro Ilir Zoga. Një risi në këtë aktivitet të përvitshëm ishte nderimi që iu bë nga organizatorët figurave të shquara të “Ahengut Shkodran” ndër vite, duke iu akorduar “Mirënjohje” për kontributin e tyre të çmueshëm në krijimtarinë letrare, muzikore e të interpretimit si: Mark Kaftalli, violinist, kompozitor, 30 vjet drejtues i orkestrës Profesiniste në Teatrin “Migjeni”. Nazmi Lishi, mjeshtri i fizarmonikës dhe më gjërë, “dinasti” e familjes Lishi që gjeneratë pas gjenerate ka nxjerrë artistë. Hapat e parë të karrierës i hodhi në ish Klubin e Rinisë “Heronjtë e Vigut”, ndërkohë që kulmet e karrierës i arriti në skenën e Teatrit “Migjeni”, ku drejtoi për shumë vite me radhë orkestrën e këtij teatri dhe ku u dallua në fushën e interpretimit dhe orkestrimit të këngës popullore.

Luan Barova, virtuoz në instrumentin e fizarmonikës me të cilën shoqëroi sa e sa këngëtarë kur ishte drejtues në orkestrën e teatrit dhe të shtëpisë së kulturës. Regjistrimet e tija të këngës popullore janë akoma model për shumë muzikantë dhe një pasuri e vyer me vlera kombëtare. File Gjeloshi, këngëtare tipike popullore, ajo mbetet një pasuri e vyer në fonotekën e Radio Shkodrës, sidomos në origjinalitetin e valles së kënduar. Agim Molla, përfaqësues tipik i “Ahengut Shkodran”, ashik i lindur, për rreth 40 vite vazhdon të jetë i pranishëm në festat dhe gëzimet familjare, duke kënduar vetëm këngë të “Ahengut Shkodran”. Grupi “Karaifilat që ka Shkodra”, një grup origjinal dhe unikal, i papërsëritshëm në llojin e vet që për më shumë se një dekadë punoi dhe ripunoi këngën popullore qytetare shkodrane, duke e pasuruar atë me elementë të tjera artistike. Ferid Bala, të cilin të gjithë e thërrasin profesor Feridi. Edhe në këtë moshë të thyer ai nuk ndalet së punuari dhe botuari libra dhe studime që janë me vlerë për këngëtarë, muzikantë dhe interpret. Nga puna e tij si pedagog i kantos kanë dalë me dhjetra këngëtarë. Në studimet e tij të shumta mund të veçojmë librin “Kënga dhe këngëtarët shkodranë” që ai të meritonte titullin e profesorit. Atë natë një ndër këngëtaret që ka nxjerrë prof.Bala ishte këngëtarja lirike Sabahet Vishnja me një karrierë të gjatë në Ansamblin e Shtetit, duke interpretuar me finesë dhe mjeshtri këngën popullore shkodrane dhe veçanërisht këngët jare. E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

19


KULTURË

Arti i Podrimjes ia rrëfente Evropës bukuritë dhe tragjeditë e një kombi “Ali Podrimja in memoriam” është libri që shkrimtari grek, Dino Koubatis, ia dedikon poetit kosovar Ali Podrimja. Në promovimin e librit, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, javën e kaluar, ishin të pranishëm autori i librit, Dino Koubatis, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, si dhe miq e artdashës. Dino Koubatis në promovimin e librit ka thënë se Podrimja ishte “një mik i

20

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

shtrenjtë dhe vdekja e tij ishte si një humbje ndërkombëtare”. Siç ka kujtuar ai, kur mori përsipër të bënte një vepër për të, nuk mendoi të shkruante diçka të thjeshtë, “por, të bëj një studim të thelluar dhe analizë krahasuese për veprën e tij”. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, ka thënë se poezia e Podrimjes është zë i fuqishëm i Kosovës në botë. . Ai ka shtuar se arti i vërtetë përmes poemave të Po-

drimjes i kanë dhënë atij një emër të merituar në Panteonin e letrave shqipe. Gjatë promovimit foli dhe botuesi Muhamet Kurti, i cili ka vlerësuar lart gjithë krijimtarinë e poetit Podrimja. Por në një parantezë të tij botuesi nga Gjakova, duke iu drejtuar Pandeli Majkos me fjalët “vëllanë që e duam shumë”, ka thënë se “kur politika vjen te kultura, do të thotë që i kemi punët mirë”.


KULTURË

Botime të reja: Asllan Bisha “Në ‘Safari’”

Vulë e kohës së shkuar (Asllan Bisha, Në “Safari”, Art Club, Ulqin, 2017.)

Në kuadër të edicionit të botimeve të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, këto ditë ka dalë nga shtypi përmbledhja me novela e shkrimtarit Asllan Bisha “Në ‘Safari’”. Libri përbëhet nga nëntë novela, të cilat trajtojnë në mënyrë letrare-artistike ngjarje të përjetuara nga autori, ku shpeshherë realja dhe jorealja ballafaqohen me njëra-tjetrën. Në disa novela, që janë vulë e kohës, pasqyrohen fatet e intelektualëve gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar, ku personazhet janë të përndjekur sepse dyshohej se donin të shembnin sistemin e kohës. Por pothuajse të gjitha janë të lidhura me momente e përjetime të dashurisë. Në to ka edhe dashuri, edhe konspiracion, por edhe një vullnet për t’i tejkalu-

ar problemet dhe për ta mundur të keqen. Për autorin, dashuria është ajo që e bën një vepër të pastër, të bukur dhe është terapi për ta sfiduar të keqen. Ky stil i karakterizon veprat letrare të Asllan Bishës, që e bën atë të veçantë si krijues. Redaktor i librit është mr. Haxhi Shabani, recensent dr. Basri Çapriqi, lektor Ismet Kallaba, kopertina është punuar nga Marxhan Lamoja, kurse redaktor teknik është Gazmend Çitaku. Libri është shtypur në Shtypshkronjën IVPE në Cetinë, ndërsa botimin e tij e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. Asllan Bisha është autor i 13 veprave origjinale apo i gjithsej 17 librave, përfshirë ribotimet dhe përk-

thimet. Ai shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë korrespondent i gazetës “Rilindja” dhe i RTV të Kosovës, bashkëpunëtor i Radio Titogradit dhe i revistës “Koha”, ndërsa tani bashkëpunon me gazetën “Koha javore”. Po ashtu ka qenë kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zana”. Ai është mbledhës folklori, autor punimesh nga ihtologjia (peshkimi) dhe i teksteve të këngëve për fëmijë dhe të rritur. Është njëri ndër përpiluesit e antologjisë “Dritaren lëre hapur”, si dhe është përfshirë në antologjinë “Putnici na putu” dhe përmbledhjen “Pet albanskih književnika u Crnoj Gori“. Disa nga krijimet e tij letrare janë përfshirë edhe në tekstet shkollore për shkollat në gjuhën shqipe i. k. në Mal të Zi.

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Bibliotekën e Ulqinit u përurua kompleti i veprave “Tetralogjia e Ulqinit” e autorit Hajro Ulqinaku

Kurorëzim i punës së frytshme krijuese Kompleti përbëhet nga katër libra: “Ulqin, ti legjendë” (folklor për Ulqinin), “Ulqin, ti det” (poezi për Ulqinin), “Ulqin, ti gjurmë kohe” (publicistikë për Ulqinin) dhe “Ulqin, ti Kala jetike” (proza për Ulqinin) Ulqin – Qendra për Kulturë – Ulqin dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi organizuan të enjten mbrëma në Bibliotekën e Qytetit përurimin e kompletit “Tetralogjia e Ulqinit” të autorit Hajro Ulqinaku. Kompleti përbëhet nga katër libra: “Ulqin, ti legjendë” (folklor për Ulqinin), “Ulqin, ti det” (poezi për Ulqinin), “Ulqin, ti gjurmë kohe” (publicistikë për Ulqinin) dhe “Ulqin, ti Kala jetike” (proza për Ulqinin). Shkrimtari Hajro Ulqinaku ka treguar se si lindi kompleti “Tetralogjia e Ulqinit”, për të cilin ai ka thënë se është “Komedia hyjnore” e tij dhe e Ulqinit. Ai ka theksuar se me kohë, me punë dhe me mund ka arritur ta bëjë këtë komplet. “Shkrimtarët dhe autorët e ndryshëm gjithandej Ulqinit, ish-Jugosllavisë dhe gjithë botës shkruan si është

22

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

më së bukuri për Ulqinin. Me ditë e net nxora nga librat e mi, librat tuaj, poezi, proza, reportazhe, shkrime të tjera eseistike etj., i sistemova që të kemi në dorë këtë komplet”, ka thënë Ulqinaku. Në emër të botuesit, Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, prim. Dr. Gani Karamanaga e ka vlerësuar përurimin si një mbrëmje të veçantë dhe një moment historik për Ulqinit. “Ulqini është një ndër ato qytete të artit dhe kulturës të cilët e kanë tetralogjinë për folklor, poezi, prozë dhe shkrime të tjera”, ka theksuar ai, duke shtuar se “kjo meritë i takon Hajro Ulqinakut, i cili në këtë mënyrë e kurorëzon punën e vet 60-vjeçare shumë të frytshme në krijimtari të llojllojshme”, ka thënë kryetari i BKSHMZ-së. Ndërkaq, drejtori i Qendrës së Kul-

turës – Ulqin, Astrit Salaj, ka përkujtuar se kjo është hera e dytë që brenda një periudhe të shkurtër kohore shkrimtari Hajro Ulqinaku përuron një vepër, e cila siç ka thënë ai, “për nga volumi mund të konsiderohet vetëm si madhështore”. Ai ka thënë se “duhet ta pyesim veten nëse e gëzon autori Hajro Ulqinaku atë vëmendje dhe atë vlerësim që e meriton”. Botimin e kompletit “Tetralogjia e Ulqinit” e ka mbështetur Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike – Ulqin. Gjatë përurimit, poezi nga autorë të ndryshëm kushtuar Ulqinit, pjesë të “Tetralogjisë së Ulqinit” lexoi udhëheqësja Eljana Hasanaga – Peku. Në fund të përurimit, autori ndau libra për të gjithë pjesëmarrësit në i. k. përurim.


FOTOGRAFIA E JAVËS

EDITA LULANAJ CEMI

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

23


KULTURË

Portret: Dr. Nail Draga

Intelektual dhe stud E kanë kritikuar, më vonë edhe larguar nga puna, por nuk kanë mundur ta zbusin, as ta thyejnë shpirtin, intelektin dhe trimërinë e këtij intelektuali. Gjithmonë ka qenë dhe ka mbetur i rrallë dhe ”i fortë”, më së pari si intelektual, hulumtues, studiues dhe si një njeri me virtyte të veçanta

Ismet Karamanaga Që në fillim të këtij shkrimi dua të citoj një mikun tonë të përbashkët, i cili ka dhënë një mendim për dr. Nail Dragën, me të cilin unë pajtohem plotësisht. “Nail Draga është ndër intelektualët e rrallë që iu bëri sfidë stereotipeve të sajuara politike, kulturore e arsimore për shqiptarët në Mal të Zi, ku me një këmbëngulje dhe pasion të veçantë iu kundërvu dukurive negative, duke demaskuar prapavijën e tyre. I pajisur me dijet e duhura në shkencat humane dhe shoqërore, Draga bëri interpretimin më analitik dhe më të plotë të identitetit kombëtar dhe çështjes shqiptare në Mal të Zi. Pikëpamjet e tij për këto probleme nisin me librin ‘Shqiptarët në Mal të Zi’, ku me fakte dhe argumente shpjegon kufizimin dhe asgjësimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, për të vazhduar me të

24

Ai nuk është vetëm një gjeograf i dalluar me gradën më të lartë shkencore, por është shumë më tepër. Është njohës i mirë i historisë kombëtare, si dhe asaj regjionale

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

njëjtin pasion me librin ‘Komente dhe opinione’ dhe për ta përfunduar me librin ‘Meditime për identitetin’, me të cilin autori krijon trilogjinë më të fuqishme mbi pozitën dhe gjendjen e shqiptarëve gjatë një harku kohor prej më se dy dekadash”. Më duket se do të ishte e tepërt çdo gjë tjetër t’i shtoj këtij mendimi. Nga ky konstatim kanë kaluar afër shtatë vite, por mua më duket se në kuptimin e jetës dhe të shkencës, te personaliteti i Nail Dragës nuk ka ndryshuar asgjë. Ai ka mbetur i njëjtë, ende hulumton dhe shkruan për avancimin e popullit shqiptar. Asgjë nuk mund ta ndalë, as problemet të cilat i ka pasur - shëndetësore, politike etj. Gjithmonë ka mbetur “i fortë” dhe pena e tij nuk pushon kurrë. Shkruan në gazetën “Koha javore” artikuj që kanë një peshë të veçantë, ku trajton gjërat që nuk duhet të mbesin në errësirë. Kohën e fundit është duke publikuar artikullin për “Luftën e Tivarit” sipas S. Gopçeviqit, të vitit 1878. Lufta kundër Perandorisë Osmane, ku rusët pas disa fitoreve frymëzuan edhe Malin e Zi të vazhdojë luftën për daljen në Detin Adriatik, duke pushtuar Ulqinin dhe Tivarin deri te lumi Buna dhe më gjerë deri te Liqeni i Shkodrës, për të vazhduar deri në Shkodër. Naili, sipas dokumenteve të Antonio Baldaccit dhe të tjerëve që kanë shkruar për këto ngjarje, e nxjerr në dritë barbarizmin e pushtuesve: ”Vetëm në Tivar janë hedhur 10 000 gjyle topi, të cilat i ka lënë Rusia, kështu që ka pasur shumë dëme materiale dhe viktima civile myslimane. Më vonë edhe në Ulqin.” Unë nuk dua të hyj më thellë në këto ngjarje, po ia lë atij (Nail Dragës). Ai i

sqaron duke i nxjerrë në dritë përshkrimet e gazetarëve të cilët edhe në ato kohë gjithmonë kanë përcjellur luftërat dhe ngjarjet e asaj kohe. Më në fund, edhe në Romën e vjetër, 2000 vjet më parë, G. J. Cezari në luftërat kundër galëve, me vete ka pasur shkrimtarin e madh romak, Tacitin, i cili edhe atëherë ka përcjellur dhe ka përshkruar luftërat e tij ashtu siç i përcjellin sot gazetarët dhe mediat e tjera, në librin “De bello Galiko” dhe më vonë në “Germania”. Këto i përmenda për ta sqaruar sadopak opusin e hulumtimeve dhe shkrimeve të Nail Dragës, pavarësisht se unë kam për qëllim që vetëm pak të shkruaj për opusin e tij dhe të jap një kontribut modest të vogël për këtë intelektual të mirëfilltë tek ne. Ai nuk është vetëm një gjeograf i dalluar me gradën më të lartë shkencore,


KULTURË

diues i guximshëm por është shumë më tepër. Është njohës i mirë i historisë kombëtare, si dhe asaj regjionale. “Gjithmonë duhet ta njihni edhe anën tjetër për të qenë, jo veç objektiv, por për ta ditur ta nxirrni në dritën e historisë ngjarjen ashtu siç ka ndodhur”, shprehet shpesh ai. Për ne shqiptarët më së tepërmi kanë shkruar të tjerët, ashtu siç u është përshtatur atyre, prandaj është mirë që hulumtuesit dhe njerëzit, siç është dr. Nail Draga, të cilët nuk kanë frikë dhe të cilët janë njohës të mirë të këtyre ngjarjeve, të shkruajnë, të hulumtojnë dhe t’i nxjerrin në dritën e historisë. Nail Draga është njëri nga ata. Dr. Nail Draga gjithmonë është dalluar edhe si intelektual, i cili ka qenë ndër të parët me rastin e themelimit të “Art Club”-it, “Akademisë së artit të shqiptarëve në Mal të Zi”, siç e quaj unë, por edhe më vonë si drejtori i parë i Shkollës Fillore në Katëkollë, i cili e ka vendosur flamurin shqiptar në shtizën para shkollës në vitin 2001, në kohët e vështira të tranzicionit. E kanë kritikuar, më vonë edhe larguar nga puna, por nuk kanë mundur ta zbusin, as ta thyejnë shpirtin, intelektin dhe trimërinë e këtij intelektuali. Gjith-

monë ka qenë dhe ka mbetur i rrallë dhe ”i fortë”, më së pari si intelektual, hulumtues, studiues dhe si një njeri me virtyte të veçanta. Dr. Nail Draga më së tepërmi merret me studime shqiptare, me historinë e kombit tonë, por duhet të theksohet dhe të përmendet se ai edhe para kohës së tranzicionit, pa frikë ka thënë se shteti ynë amë është Shqipëria. Këtë e themi të gjithë ne pak a shumë sot, mirëpo këtë Naili e ka thënë në kohë kur nuk e kanë thënë të tjerët. Dua ta përmend se Naili është njohës i mirë edhe i veprës së madhe dhe jetës së Hafëz Ali Riza Ulqinakut. Ai ka mbajtur ligjërata shpesh në tryeza të rrumbullakëta në Ulqin dhe në Shqipëri. Përveç shkrimeve të shumta autoriale të cilat i publikon në revista të ndryshme, Naili është edhe autor i shumë librave, por edhe redaktor dhe recensent i shumë librave të autorëve tanë. Njëri prej tyre është edhe autori i këtij shkrimi modest, kushtuar mikut tim dr. Nail Dragës. Duhet të përmendi po ashtu se, ndër të tjera, ai ka punuar edhe si pedagog në Katedrën e Gjeografisë të Universitetit të Prishtinës për afro 13 vjet, prej vitit 1983 deri në vitin 1998. Më në fund, ai ka qenë edhe intelektuali i parë deri tash nga ne, i cili ka dëshmuar për çështjen shqiptare në Mal të Zi, në vitin 2003, në Kongresin Amerikan, i ftuar nga kongresmeni Tom Lantosh. Një veti, një karakteristikë tjetër e këtij intelektuali është se në çdo manifestim kulturor, në hapje të Panairit të Librit, në përurime të librave të autorëve të ndryshëm, në festa të tjera kombëtare, në shënimin e datave të rëndësishme që janë identiteti ynë, gjithmonë vjen i veshur në mënyrë elegante. Nail Draga pa dyshim është një autoritet në shkencën dhe historiografinë shqiptare, jo vetëm tek ne në Ulqin, por edhe më gjerë. Është i vyeshëm, punëtor i palodhur. Unë e vlerësoj lart kontributin e tij për promovimin e librit tim “ULQINI, monumente, portrete, ngjarje”, më 24 gusht 2016, në “Skenën Verore“

në Kalanë e Ulqinit. Kësaj mbrëmjeje Naili i dha një imazh dhe solemnitet të veçantë si moderator, por edhe si panelist. Përurimi dhe në përgjithësi të gjitha aktivitetet e kësaj mbrëmjeje, duke filluar nga pritja e mysafirëve deri te përcjellja, si dhe kokteji në “Pallatin Venezia” ishin nën kujdesin e tij. Prandaj, një falënderim i veçantë për dr. Nail Dragën. Shpresoj se edhe në librin tjetër që kam në dorëshkrim, ai do të jetë në mesin e ligjëruesve dhe panelistëve në prezantimin dhe përurimin e tij. Dhe në fund, një konstatim i imi për kohën kur ai ishte drejtor i “Qendrës për Kulturë” në Ulqin. Këto fjalë shpeshherë i kam përmendur, por nuk mund mos ta përkujtoj opinionin e gjerë se ai është edhe organizator i mirë, në veçanti i Festivalit “Skena Verore” në Kala. Duke u falënderuar lidhjeve të tij, në “Skenën Verore” tek ne në Kala ka pasur shfaqje dhe prezantime të aktorëve me famë evropiane dhe rajonale. Naili ka qenë për çdo natë i pranishëm dhe ky fakt e ka dalluar nga drejtorët që e kanë udhëhequr më parë këtë institucion. Mos të flasim edhe për promovimet e librave, aktorëve dhe muzicientëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Jam më se i sigurt se edhe drejtori i tashëm i “Qendrës për Kulturë” në Ulqin trashëgon veprën e Nailit dhe këshillohet gjithmonë me të, për të mirën e kulturës sonë. Përvoja e Nail Dragës mjafton për sigurimin dhe vazhdimin e një pune të mire në “Qendrën për Kulturë”, pavarësisht gjendjes së keqe materiale e cila vite me radhë sundon dhe brengos punonjësit në këtë institucion. Unë i dëshiroj dr. Nail Dragës edhe në të ardhmen suksese në punën e tij si krijues, studiues, por edhe si hulumtues i historio-gjeografisë sonë të bujshme, duke ndriçuar më tepër ngjarjet që akoma janë nën errësirën e historisë. Ai ka potencial, mençuri dhe dijeni, por edhe forcë psiko-fizike për t’u marrë me sfida të tilla. E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

DITËT E SHQIPES NË ROZHAJË

Manifestim me vlera të shumta për kulturën e shqiptarëve të Rozhajës Manifestimi “Ditët e shqipes në Rozhajë” filloi me defileun e grupit folklorik “Rugova” nëpër qendër të Rozhajës, ndërsa manifestimi qendror është mbajtur në sallën e madhe të Qendrës Kulturore në Rozhajë, e cila u mbush plot me dashamirë të librit, vendas dhe mysafirë të shumtë nga Ulqini, Plava, Tuzi, Peja, Prishtina dhe Gjilani. Përgjatë këtij programi, u bë promovimi i librit “Rrugëtimi i shqiptarëve të Rozhajës për mbijetesë nëpër kohë”, të autorëve Faruk dhe Kenan Daci. Hapjen e këtij manifestimi e bëri recensenti i librit, veterani i arsimit në Malësinë e Rozhajës z. Sokol Daci, i cili e vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e vëllezërve Daci për zbardhjen e historisë së shqiptarëve që jetojnë në Rozhajë. Në anën tjetër Prof. Dr. Muhamet Sadiku – redaktor i librit, vuri në dukje se vepra e autorëve Faruk dhe Kenan Daci, është një projekt historik dhe shumë i guximshëm, i cili me fakte dhe hulumtime të detajuara, tregon haptazi për historinë e trevave të tyre shumëvjeçare. Gjithashtu potencoi

26

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

se rozhajasit me rrethinë me dekada kërkuan për të drejtat e tyre njerëzore edhe për të mos u asimiluar. Botimin e librit e mundësoi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, ku në emër të këtij institucioni të pranishmit i përshendeti Drejtori z. Safet Kurtagiq. Vlerësime për këtë libër e ka dhënë Albanologu, Ekrem A. Kryeziu, i cili në mes tjerash shkruan: “Rozhajasit me rrethinë ndër dekada kurrë nuk pushuan së kërkuari për të drejtat elementare, njerëzore e qytetare, edhe pse asimilimi ndër shqiptarë la gravurat e veta, e plagë shpesh të pashëruara. Ndër dekada e breza, figura të shquara shqiptarësh, brenda dhe jashtë trungut, dhanë kontribut të paçmuar në përndrit-


KULTURË

jen dhe zgjimin e kombit shqiptar në këto troje. Një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë edhe vëllezërit Faruk e Kenan Daci, autorët e këtij libri, duke rrëmuar në arkivat jugosllave, e duke gjetur dokumente origjinale dhe unike për vendin dhe kohën. Ky libër historik është një zgjim ndjenjash e prekje faktesh e realitetesh historike, nëpër të cilat ka kaluar e vuajtur kombi shqiptar. Ky libër është udhërrëfyes i brezave të ardhshëm, se si të parët tanë, në mesin e tyre, sot dëshmitarë të gjallë, me aq shumë sakrifica e peripeci ruajtën traditat, kulturën, gjuhën e identitetin kombëtar ndër breza, ku shpesh të pamundurën e bënë të mundur, e të mundurën e skalitën në formë margaritari. Ndër margaritarët e kësaj plejade është edhe ky libër të cilin nga sot do ta keni në dorë.” Bashkautori i librit “Rrugëtimi i shqiptarëve të Rozhajës për mbijetesë nëpër kohë”, z. Kenan Daci, tha se realizimi i këtij libri, ishte një rrugë e gjatë, por falë përkrahjes së bibliotekës kombëtare të Tiranës, Malit të Zi, Arkivit Shtetëror të Malit të Zi

në Cetine dhe në Rozhajë, Arkivit Qendror të Shqipërisë në Tiranë, edhe atë të arkivit të Pejës, ia dolën mbanë për finalizimin e këtij libri.. Mes tjerash, bashkautori i këtij libri Faruk Daci, vuri në dukje mbështetjen e vazhdueshme për finalizimin e këtij libri dhe festivalit të folklorit, duke theksuar se populli shqiptar dha dhe vazhdon të japë kontribut për komunën e Rozhajës. Me dy aktivitete kulturore janë munduar të kremtojnë moton “Ditët e Shqipës në Rozhajë”, promovimin e librit dhe Festivalin e Folklorit Shqiptar Të pranishmit i përshëndeti Haxhi Lajçi, drejtor i Shkollës Fillore “Dacaj” në Dacaj të Rozhajës, i cili me këtë rast tha se ndjehet krenar me ish nxënësit e shkollës që kanë arritur që me hulumtime shkencore të nxjerrin në dritë historinë e shqiptarëve të Rozhajës. Në kuadër të këtij programi u bë edhe hapja e edicionit të parë të Festivalit Forklorik Shqiptar në Rozhajë. Manifestimi me kaq shumë vlera nuk do mund të bëhej i mundur pa përkrahjen e Komunës së Rozhajës.

Përmes mjeteve për Organizatat joqeveritare buxheti i komunës ndau mjete të nevojshme për realizimin e këtij manifestimi shumë të rëndësishëm për shqiptarët e Rozhajës. Në emër të Këshillit organizativ të Festivalit të Folklorit Shqiptar foli z.Nezir Dacii cili tha: “Esenca e këtij projekti të Festivalit i Folklorik Shqiptar është integrimi i shqiptarëve në kremtimin e Ditës së Rozhajës. Ne do ta ndihmojmë komunën që ta pasurojë këtë ditë duke e përshtatur dhe shënuar atë si një festival tradicional.” Në emër të ansamblit, të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti kryetari z. Vesel Nikçi, i cili pasi e vlerësoi punën e autorëve Daci, u bëri thirrje të rinjve të Pejës dhe atyre të Malësisë së Rozhajës, ta vazhdojnë traditën e të parëve të tyre, sepse sipas kryetarit Nikçi, kjo trashëgimi e luajtshme ka filluar të zhduket. Madhështinë gjithë kësaj feste ia shtoi Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” i cili para të pranishmëve u shfaq me një program të bukur kulturor-artistik me këngë dhe valle. Faruk Daci E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Këshilli i prindërve nis procesin gjyqësor ndaj SHF “Mahmut Lekiq”

Kërkojnë mësimdhënës shqipfolës për nxënësit në bojkot të mësimit Tuz- Këshilli i Prindërve i SHF “Mahmut Lekiq” përmes një deklarate për opinion ka njoftuar se situata në këtë shkollë mbetet e pandryshuar edhe përkundër kërkesave të tyre të vazhdueshme për punësimin e mësimdhënësve shqipfolës, duke thënë se diskriminimi ndaj nxënësve shqiptarë po vazhdon edhe më tutje. Në këtë kuadër, ky këshill ka njoftuar se ka autorizuar një avokat që të nis procesin gjyqësor për t’i dhënë fund, sipas tyre, kësaj dukurie joligjore, duke njoftuar se shkolla ka shpallur konkurs, por jo për ato orë të cilat janë duke u bojkotuar nga nxënësit. Ndërkaq, i pyetur nga “Koha Javore” për situatën e krijuar në këtë shkollë, drejtori i shkollës Nikollë Dukaj tha se pas miratimit të Rregullores për punë dhe sistematizim si dhe të lejes për shpalljen e konkurseve, ka shpallur konkurs publik për të gjitha orët e lira, me përjashtim të lëndëve ku ka më pak se gjashtë orë e që sipas tij në rastin konkret nuk mund të shpallet konkurs kur ka pak se gjashtë orë, duke pohuar se në disa lëndë nuk ka kuadër profesional për nxënësit në

28

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

gjuhën shqipe. “Ne nuk jemi në gjendje që brenda natës të bëjmë ndryshimet e pamundura që mësimdhënësit me status të përhershëm të punës t’i largojmë nga puna sidomos jo në këtë periudhë kur sapo ka filluar viti shkollor. Ne së bashku me të gjitha organet e shkollës do të bëjmë përpjekje maksimale me synim që ky problem të zgjidhet më së largu deri në fund të vitit 2017. Ftoj të gjithë nxënësit që të mos e bojkotojmë procesin mësimor”, u shpreh Dukaj. Ndërsa, Dukaj thotë se nuk mund të shpallë konkurs për lëndët që kanë më pak se gjashtë orë, këshilli i prindërve vë në dukje se janë plot tetë orë të italishtes ku mësimi ende zhvillohet në gjuhën malazeze, lëndë të cilën nxënësit shqiptarë vazhdojnë ta bojkotojnë. “Janë 200 fëmijë që jo vetëm se nuk ndjekin mësimin në gjuhën italiane, por ata madje janë dhe jashtë bankave të shkollës- në rrugë. Drejtoria siç duket, me mbështetje të plotë edhe të Ministrisë së Arsimit, në vend që të tregojë gatishmëri dhe

vullnet për të zgjidhur situatën e krijuar, ajo po vazhdon t’i injorojë dhe t’i fyejë prindërit duke i diskriminuar me paturpësi të madhe nxënësit dhe kuadrot shqiptarë. Dëshmia më e mirë për këtë është dhe konkursi i shpallur më 25 tetor 2017 për më shumë se 20 vende pune. Për çudi, në këtë konkurs në vend që të kërkohet kuadër për orët e italishtes që zhvillohen në gjuhën malazeze e që po bojkotohen nga nxënësit shqiptarë, shkolla kërkon një arsimtar/e të italishtes që t’i mbulojë orët e një punonjëseje që është në pushim lindjeje”, thuhet në mes të tjerash në kumtesën për opinion të lëshuar nga këshilli i prindërve i SHF “Mahmut Lekiq”. Ky këshill ka njoftuar se prindërit kanë filluar definitivisht rrugën gjyqësore deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, duke ftuar njëkohësisht edhe të gjitha institucionet që kanë ndikim dhe që e kuptojnë rolin e prindit, në veçanti Ministrinë e Pakicave dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, që t’i mbështesin në kërkesat e tyre. t. u.


MOZAIK

Banka “NLB” në Tuz organizon aktivitet dobiprurës për fëmijë

Vetedijësim i femijeve per te kursyer per te ardhmen Tuz- Filiali i Bankës “NLB” në Tuz, ka organizuar për herë të parë në Malësi një aktivitet për fëmijë të moshës nga 5 deri në 14 vjeç, të cilin e ka emërtuar “Kursimi/korrja” e që konsiston në punime figurative të cilat fëmijët nga SHF “Mahmut Lekiq” dhe nga shkolla të tjera në Mal të Zi, do t’i paraqesin nëpërmjet formave të ndryshme, duke u bazuar në tematikën e kursim/korrjes. Drejtori i Bankës “NLB”- Filiali Tuz, Martin Bojaj për “Koha Javore” tha se qëllimi i inicimit të këtij aktiviteti është inkurajimi i fëmijëve që ata të mësojnë të kursejnë e të korrin, të bashkëndajnë me moshatarët e tyre ide dhe mënyra të reja të të kursyerit. “Duke shikuar se dita-ditës fëmijët po devijojnë nga rruga e duhur, se po ndjekin të gabuarën në vend të të drejtës, së bashku edhe me prindërit dhe mësuesit e tyre, më lindi ideja

se ka ardhur koha të ndërmerret një nismë për vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e tyre që ata ta ndjekin një model të shëndetshëm të të kursyerit që më vonë edhe të korrin diçka prej kursimeve. Shumë të rinj po ndjekin një rrugë të gabuar me një të ardhme jostabile dhe për të qenë të gatshëm t’u japim fëmijëve një shembull efikas se si ndërtohet e ardhmja, duhet filluar nga shembuj konkretë dhe në këtë kuadër kemi ndërmarrë këtë aktivitet që fëmijët të aktivizohen, të mendojnë dhe të shpalosin ide se si duhet kursyer fillimisht, për të korrur më pas”, u shpreh Bojaj duke sqaruar më tutje ecurinë e ndrarjes së çmimeve për punimet më të mira. “10 vizatimet të cilat në sajtin e bankës do të marrin më shumë pëlqime do të hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë ku nga dhjetë, do të

shpërblehen tre punimet më të mira ose ato që do të kenë më shumë vota nga juria e NLB Bankës, ku vendi i parë, i dytë dhe i tretë do të shpërblehen me të holla. Ky aktivitet ka startuar më 20 tetor 2017, ndërsa do të zgjasë deri më 15 nëntor, atëherë kur dhe do shpallën fituesit e këtyre punimeve në faqen e internetit www.nlb.me/nedelja-stednje”, u shpreh Bojaj. Drejtori i kësaj banke bëri të ditur se nuk do të merren parasysh punimet të cilat bien ndesh me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Malit të Zi, “nëse ato do të jenë të dhunshme dhe diskriminuese, nëse punimi i deklaruar nuk është origjinal ose në një mënyrë shkel të drejtat intelektuale të palëve të treta dhe nëse të dhënat e dorëzuara dhe pëlqimi i prindërve për pjesëmarrje, janë të pakompletuara ose të rreme”. t. u.

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

OJQ “Djeca Crne Gore”- “Fëmijët e Malit të Zi” shënoi Ditën Ndërkombëtare të Varfërisë

Ndihmuan nxënës të familjeve në nevojë Tuz- Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Varfërisë u shënua këtë vit për herë të dytë në Malësi nga Organizata Joqeveritare “Djeca Crne Gore”- “Fëmijët e Malit të Zi”, të cilët në bashkëpunim me Klubin e Vullnetarëve të Gjimnazit “25 Maji” dhe me Klubin Rinor në Tuz, kanë organizuar një varg aktivitetesh të rëndësishme për nxënësit e Gjimnazit në Tuz. Drejtoresha e kësaj OJQ-je Sabra Deceviq për “Koha Javore” u shpreh se ideja për shënimin e kësaj date është ngritja e vetëdijes së nxënësve, që ata ta kuptojnë se varfëria është një fenomen i kohës së sotme, i cili është duke marrë përmasa të mëdha për shkak të, siç tha ajo, elementeve dhe gjendjeve të ndryshme që ndiko-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

jnë te popullata anekënd botës, siç mund të veçohet fenomeni i papunësisë. “Me nxënës të Gjimnazit fillmisht organizuam disa pun;tori që patën për qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve por gjithashtu synimi ishte që nxënësit të mendojnë se cila është mënyra më e mirë që të luftojmë dhe zvogëlojmë varfërinë. Si rezultat i kësaj, Klubi i Vullnetarëve bëri grumbullimin e disa mjeteve të nevojshme për shkollë, siç janë rroba e gjësende të tjera, për nxënësit që kanë nevojë. Anëtarët e Klubit Rinor- Tuz dhe të SHKA “Ramadan Sharkiq” kanë grumbulluar ushqime dhe veshmbathje për familjet në gjendje socijale të pavolitshme”, u shpreh Deceviq.

Ajo më tej shtoi se përmes organizimit të të gjithë të interesuarve u përgatitën dhe u shpërndanë paketime me ushqim, rroba (veshje) dhe mjete shkollore për procesin mësimor si: (fletore, lapsa, goma, ngjyra druri, vizore), etj, për 30 familje nga Tuzi. OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”është anëtare e rrjetit të shoqatave që luftojnë varfërinë END CHILD POVERTY- Arigatou International. Ky është viti i dytë me radhë që shënojnë këtë datë me një serë aktivitetesh të rëndësishme. Nga kjo OJQ njoftuan se do të vazhdojnë me këtë traditë të bamirësisë edhe vitin e ardhshëm. t. u.


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

GUARD

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Performs guard service to safeguard American Embassy property and personnel.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: Must have one year of experience in law enforcement or closely related field (military, police or security). 3. LANGUAGE: English language ability - Level II (limited knowledge) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required.

4. KNOWLEDGE: Must be familiar with procedures for conducting and reporting surveillance.

5. SKILLS AND ABILITIES: Possession of a valid driver’s license (category B) is required. Must have strong organizational and observation skills. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: NOVEMBER 4, 2017 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail:

podgoricajobs@state.gov

Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Guard) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

31


IN MEMORIAM

Iliriana (Selishta) Dervishi

Edukatore e përkushtuar ndaj profesionit dhe punës

Më 25 tetor 2017, në moshën 38-vjeçare, u nda nga jeta Iliriana Selishta - Dervishi, bashkëshortja e Afrimit, nëna e Vesës dhe e Liburnit. Vdekja e saj është humbje e madhe për familjen, për Qendrën Ditore për Fëmijët dhe të Rinjtë me Pengesa dhe Vështirësi në Zhvillim “Sirena” në Ulqin, e në veçanti për kolektivin e këtij institucioni, ku ajo punoi. Vdekja nuk njeh rend, as moshë, as person, por Ti punove ndershëm, jetove ndershëm dhe vdiqe ndershëm. Lajmi për vdekjen e papritur, sapo i mbushe 38 pranvera, u prit me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë. U ndamë për herë të fundit fizikisht nga kolegia, edukatorja e mrekullueshme, nëna e dy fëmijëve dhe bashkëshortja fisnike. U ndamë me dhimbje, por edhe me krenari që patëm fatin të punojmë dhe të shoqërohemi me këtë njeri të mirë. Vendi i punës në të cilin u ndodh në momentin e fundit të jetës, më se miri flet për person-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017

alitetin, përcaktimin dhe përkushtimin ndaj punës dhe profesionit të edukatores. Edukimin e ke dashur me zemër, e punove me shpirt dhe shpirtin e dhe për këtë profesion. Ke arritur rezultate spektakolare me fëmijët me pengesa dhe vështirësi në zhvillim, me punën e palodhur, dashurinë dhe përkushtimin profesional. Do të na kujtohen fjalët e tua kur thoshe se ”këta fëmijë dhe të rinj përcjellin mesazhin më të sinqertë dhe më të bukur të optimizmit dhe të jetës. Këta fëmijë nuk duan mëshirën e askujt, por vendin që u takon në shoqëri, se brenda të dukshmes së brishtë gjendet e padukshmja sfiduese plot art, shpirtgjerësi, ngrohtësi, dashuri, qytetari e mbi të gjitha vetëbesim, që zbukuron personalitetin e kësaj popullate.” Me qëndrim dhe dashuri prindërore ndaj kësaj popullate, Iliriana preferonte jo distancën por afërsinë, jo dekret as imponim, por respekt, dashuri dhe përkushtim.

Prindërit e fëmijëve të Qendrës Ditore thonë se ishe prindi i dytë për fëmijët e tyre… Ajo i kuptonte, na këshillonte, na përkrahte. Asaj i besuam, na bindi, na forcoi dhe krijoi vetëbesim të fortë në mendjet tona. Pa të do ta kemi shumë më vështirë. Iliriana nuk qëlloi rastësisht në këtë profesion, por e zgjodhi. Edhe njëqind herë po të kthehej në jetë, nuk do të zgjidhte profesion tjetër. Ne që patëm fatin të punojmë me të, e falënderojmë që ishte aq e mirë. Të vetëdijshëm se Ti nuk do të jesh më në mesin tonë, mungesën tënde nuk do ta zëvendësojë askush. Kolektivi i Qendrës Ditore “Sirena” do të të kujtojë gjithmonë si perlë të shndritshme që qëndron mbi çdo petale trëndafili. I bukur emri yt Iliriana, zë i ëmbël e qenie më e dashur te njerëzimi. Qoftë i përjetshëm kujtimi ndaj edukatores Iliriana Selishta - Dervishi.

Kolektivi i Qendrës Ditore “Sirena” - Ulqin


IN MEMORIAM

Mehmet Peri (1947-2017)

Të shtunën, më 28 tetor 2017, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 70-vjeçare u nda nga jeta mësimdhënësi Mehmet (Met) Peri. Ai u lind në fshatin Shas të Anës së Malit, më 15 mars 1947, në një familje të njohur për bujari e mikpritje. Shkollën fillore 8-vjeçare e kreu në Katërkollë, kurse Shkollën Normale në Ferizaj. Po atë vit që diplomoi (1967), filloi punën edukativo-arsimore në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, në paralelen e kombinuar katërklasëshe në Fraskanjel. Gjatë karrierës së tij të gjatë 42-vjeçare si mësues në këtë shkollë, ka punuar edhe në para-

lelet e ndara në Kllezën, Millë, Krythë, Megjureç, Kravar, Rashtishë. Si mësues i rregullt e me virtyte njerëzore, që i përkushtohej punës dhe ishte shumë i durueshëm, Mehmeti u emërua mësues në paralelen e përbërë nga fëmijë me aftësi të kufizuara në zhvillim, të hapur pranë Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”. Përkundër vështirësive dhe punës së madhe, Mehmeti ia arriti me sukses që secilit nxënës të kësaj paraleleje t’i mësojë shkrimin dhe leximin. Kudo që punoi, deri në daljen në pension në vitin 2012, Mehmeti u tregua mësues i mirë, i dashur e komunikues me nxënës dhe i afërt me

prindërit e tyre, shumë i hapur dhe i gatshëm për t’i ndihmuar në çdo situatë. Për nga natyra i qetë dhe tolerues, ai gjithnjë u dallua si mësues shembull, me veshje të bukur etj. Mehmet Peri i takon brezit të artë të mësuesve që kanë dhënë një kontribut të çmuar në arsimin shqip në Mal të Zi, për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Dy vitet e fundit të jetës është përballur me sëmundjen e kancerit. Varrimi i Mehmetit u bë në fshatin e lindjes në Shas, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh, duke treguar respektin që ai gëzonte në (Kohapress) rrethin shoqëror. E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

33


SPORT

34

Javore KOHA

E ENJTE, 2 NËNTETOR 2017


SPORT

Në edicionin e tretë të Turneut ndërkombëtar në taekwondo “Tirana Trophy 2017”

Një sukses tjetër i KT “Ulqini”

Në disiplinën e formave, garuesit e “Ulqini”-t fituan 13 medalje të arta, gjashtë medalje argjendi, një medalje të bronztë dhe pesë kupa, duke zënë vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Ndërkaq, në disiplinën e ndeshjes, KT “Ulqini” fitoi pesë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta, 11 medalje të bronzta dhe tri kupa. Ardiana Karamanaga u shpall garuesja më e suksesshme e turneut në kategorinë e senioreve, duke u shpërblyer me kupë Të shtunën në Tiranë është mbajtur edicioni i tretë i Turneut ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondo-së “Tirana Trophy 2017”, i cili ka tubuar rreth 480 garues nga tetë vende. Garat janë zhvilluar në dy disiplina: forma (poonsae) dhe ndeshje (kyorugi). Në mesin e klubeve pjesëmarrëse në këtë turne ka qenë edhe KT “Ulqini”, i cili sipas njoftimit nga ky klub ka marrë pjesë me 31 garues në të dyja disiplinat. Rezultatin më të mirë e ka arritur në disiplinën e formave, ku garuesit e këtij klubi kanë fituar 13 medalje të arta, gjashtë medalje argjendi, një medalje të bronztë dhe pesë kupa, duke zënë vendin e parë në rendit-

jen e përgjithshme. Medalje në disiplinën e formave fituan: Sumeja Bisha, Medina Kanaqi, Arta Ismailaga, Amra Dushku, Fiona Kraja, Merisa Malokraja, Enes Dushku, Amrudin Hoxha, Dion Mustafa dhe Dorian Vukaj. Vende të para, KT “Ulqini” zuri në kategoritë çift (pair) dhe ekipore (team). Ndërkaq, në disiplinën e ndeshjes, KT “Ulqini” fitoi pesë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta, 11 medalje të bronzta dhe tri kupa. Medalje të arta fituan Amella Nuti, Enes Dushku, Ardiana Karamanaga, Sara Kraja, Merisa Malokraja, medalje të argjendta Esad Kraja, Fiona Kraja, Medina Kanaqi, Amra Dushku, Bledar Kasmi dhe Arta Ismailaga, kurse medalje të bronz-

ta Edina Kraja, Amell Nuti, Amara Bakalli, Muhamed Ukoshata, Egzon Lika, Enis Kurti, Harun Dervishi, Abdullah Dervishi, Mervana Muca, Abdullah Dermaja dhe Jahja Dervishi. Vlen të theksohet se Ardiana Karamanaga u shpall garuesja më e suksesshme e turneut në kategorinë e senioreve, duke u shpërblyer me kupë. Në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” fitoi kupat e vendit të tretë në kategoritë Children dhe Cadet, si dhe kupën për paraqitje më masive të garuesve në të dy disiplinat. Nga KT “Ulqini” falënderojnë organizatorin e turneut, Endri Hoxha, si dhe prindërit dhe sponsorët që kontribuan për pjesëmarrjen e garuesve të këtij klubi në turne. (Kohapress)

E ENJTE, 2 NËNTOR 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 2 nëntor 2017 Viti XVl Numër 788 Çmimi 0,50

Shqiptarët dhe prirjet lokaliste

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Pse zien Beogradi?

Magjia e këngës popullore

Beogradi? Pse zien

popullore këngës Magjia e

prirjet lokaliste Shqiptarët dhe

Javore KOHA Podgoricë e enjte, 2 nëntor 2017 Viti XVl Numër 788 Çmimi 0,50

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.