KOHA Javore Podgoricë e enjte, 9 nëntor 2017 Viti XVl Numër 789 Çmimi 0,50
Politizimi i
pakicave
kombëtare në Shqipëri ISSN 1800-5696
Manifestim dinjitoz i artit dhe kulturës shqiptare
Shqiptarët nuk arritën konsensus për unifikim
PËRMBAJTJE
4
8 Pritet harmonizimi me ligjet e tjera
Jemi të gjithë pengje të një manipulimi
10
18 CUI BONI
Nobelistja gjermane dhe kurajoja e saj në Beograd
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
PËRMBAJTJE
20
24 Mision human, patriotik dhe atdhetar
Një skanim i kulturës popullore të Shestanit
28
30 Artizane e rrallë, rrugëtimi jetësor i saj shembull për të tjerët
Projekt me vlerë dhe mundësi e mirë për të gjithë talentet në Malësi KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk n e Qenç SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Qeveria e Malit të Zi miratoi Propozimligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare
Pritet harmonizimi me ligjet e tjera Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të enjten Propozimligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Në komunikatën për shtyp të Qeverisë thuhet se në pajtim me të drejtat e pakicave të përcaktuara me Kushtetutën e Malit të Zi, me Ligjin e ri u mundësohet pjesëtarëve të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale zgjedhja, përdorimi dhe shfaqja publike e simboleve kombëtare, si dhe definohen qartë situatat kur ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare. Qeveria ka ngarkuar ministritë kompetente që, me qëllim të harmonizimit me Propozimligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, të përgatisë
4
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi simbolet shtetërore dhe të Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike, në mënyrë që të dërgohen së bashku në procedurën kuvendore. Projektligji mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare është hartuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, e ka përshëndetur miratimin e këtij propozimligji nga Qeveria e Malit të Zi. Nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave kanë thënë se hartimi i Ligjit të ri është diktuar ngaqë Ligjin mbi përdorimin e simboleve nacionale, i cili daton nga viti 2000,
e ka shkelur koha, pastaj miratimi i Kushtetutës së re të Malit të Zi, si dhe mangësitë e Ligjit në fuqi në pjesën që ka të bëjë me zgjedhjen e simboleve kombëtare. Në përbërjen e Grupit të punës për hartimin e Projektligjit mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare kanë marrë pjesë përfaqësues të këshillave kombëtare të të gjithë popujve pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale në Mal të Zi, dy përfaqësues të Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut të Kuvendit të Malit të Zi, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Kulturës dhe institucionit të Avokatit të Popullit të Malit të Zi. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës
U miratuan një vistër vendimesh dhe raportesh të rëndësishme Plavë – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Plavës, në seancën e tretë të rregullt të mbajtur të martën më 31 tetor, në sallën e vogël të Qendrës së Kulturës, gjatë dy orëve e gjysmë ia dolën që të shqyrtojnë e pastaj edhe të miratojnë materialet e 24 pikave të propozuara të rendit të ditës, me shumicë votash të këshilltarëve të subjekteve politike në pushtet dhe të dy këshilltarëve të Frontit Demokratik. Kuvendi miratoi propozim vendime, raporte dhe informata të organeve të Komunës dhe të organizatave e institucioneve publike që veprojnë në trevën e saj. Para aprovimit të rendit të ditës, këshilltari i pavarur dhe i vetëm i “Iniciativës Qytetare”, Ibër Hoti, e braktisi në mënyrë demonstrative seancën për shkak se nuk ishte siguruar përkthyesi në gjuhën shqipe, gjë të cilën e kishte kërkuar në një seancë të mbajtur para një viti. Ai tha se organet relevante të Komunës së Plavës po cenojnë dhe diskriminojnë të drejtat e shqiptarëve, të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, për përdorimin e gjuhës së vet amtare
gjatë pjesëmarrjes në punën e seancave të Kuvendit, por edhe të komisioneve të tij. Hoti theksoi se nëse brenda 15 ditësh nuk zgjidhet ky problem, të drejtat do t’i kërkojë tek instancat relevante shtetërore, e madje edhe ato ndërkombëtare. Pas aprovimit të rendit të propozuar të ditës, të plotësuar me një pikë shtesë, këshilltarët me apo pa pjesëmarrje në debat, shqyrtuan e pastaj miratuan këto propozim vendime: Shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe të një anëtari të Këshillit të drejtorëve të SHPK “Veprimtaria Komunale” – Plavë, Emërimin e Këshillit administrativ të IP Qendra Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim “Lipa” - Plavë, të përbërë prej pesë anëtarësh, Shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Këshillit për veprimtari banesore e komunale, mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillim, ekonomi dhe financa; Shkarkimin e këshilltarit të mëparshëm dhe emërimin e këshilltarit të ri për lidhjen e martesave; Pranimin e nismës për realizimin e binjakëzimit të Komunës së Plavës dhe Komunës së Stambollit “Bajram Pasha” të Re-
publikës së Turqisë. Këshilltarët po ashtu shqyrtuan, miratuan dhe aprovuan edhe dy vendimet e kryetarit të Komunës mbi konfirmimin e interesit publik për shpronësimin e patundshmërisë për rikonstruksionin e rrugës së Prnjavorit dhe të aksit rrugor Plavë-Vojno Sellë-Guci. Ata po ashtu shqyrtuan dhe miratuan gjashtë raporte mbi punën dhe raportet financiare për vitin 2016 të kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale, të SHPK “Veprimtaria komunale”, të Qendrës për Kulturë, të Qendrës Ditore për fëmijë dhe të rinj me të meta në zhvillim “Lipa” dhe të Organizatës Turistike. Këshilltarët u njoftuan edhe me informatat e punës për vitin 2016 të sektorëve të inspeksioneve, të organizatave komunale, institucioneve publike etj., si dhe me konkluzionet e vendimit të Komisionit të arbitrazhit për ndarjen e pasurisë dhe vendimmarrjeve të tjera në mes të komunave Plavë dhe Guci. Këshilltarët parashtruan edhe disa pyetje për të cilat kërkuan nga Kuvendi përgjigje me shkrim. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Politizimi i pakicave k Barometër tregues i nivelit të demokracisë të çdo vendi përveç të drejtave dhe lirive të njeriut është edhe qasja e pushtetit ndaj pakicave kombëtare, përkatësisht qëndrimi i shumicës ndaj pakicës, sipas standardeve ndërkombëtare. Në këtë aspekt në vendet e ish kampit socialist pas dështimit të këtij sistemi shoqëror është punuar vazhdimisht për aplikimin e standardëve demokratike europiane, për të eliminuar qasjen hegjemoniste e cila ishte e pranishme dekada me radhë ne vendet përkatëse. Ndërsa rasti i Shqipërisë është specifik, sepse kemi përcaktimin e pakicave kombëtare jo sipas kritereve të njohura por sipas diktateve politike
Nail Draga
Gjatë muajit tetor vlen të ceken dy ngjarje me peshë që kanë të bëjnë me Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte një ceremoni përkujtimore me rastin e 70- vjetorit të ekzekutimit të 16 deputetëve në vitin 1947, nga ana e diktaturës komuniste, ndërsa e dyta ka të bëjë me miratimin e Projektligjit për pakicat kombëtare.
6
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
Pra, kemi të bëjmë me një projektligj i cili definon dhe legalizon pakicat kombëtare në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare. Trajtimi i kësaj çështjeje nuk është i panjohur për opinionin e gjerë, por të gjithë jemi dëshmitarë se edhe numri i pakicave kombëtare është politizuar sikurse edhe veprimtarit e tjera shoqërore. Është çështje tjetër sa është real numri i përgjithshëm dhe shtrirja territoriale e tyre, sepse vazhdimisht ka spekulime. Nga të dhënat e ndryshme arkivore dhe historike dihet se në hapësirën etnogjeografike shqiptare në të kaluarën janë vendosur pjesëtarë të popujve të ndry-
shëm, për motive kryesisht sociale, të cilët kanë punuar në pronat e shqiptarëve. Cekim me ketë rast pjesëtarët e pakicës greke në Dropull, apo të asaj malazeze(sllave) në Vrakë të mbi Shkodrës, të cilët vazhduan të qëndrojnë aty së bashku me popullsinë shqiptare, duke marrë statusin e qytetarëve të Shqipërisë. Dhe janë pikërisht këto dy pakica kombëtare të cilat janë pranuar në Lidhjen e Kombëve në vitin 1921, të propozuar nga qeveria shqiptare. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore, statusin e pakicës kombëtare e fituan edhe pjesëtarë të popujve të tjerë, duke u bazuar qoftë në aspektin et-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kombëtare në Shqipëri nik, gjuhësor apo kulturor. Bëhet me dije se në fillim të tetorit në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e të gjitha palëve është pranuar kërkesa e shoqatave bullgare për t’iu shtuar listës së minoriteteve në Shqipëri edhe pakicën e tyre. Ishte kjo një risi sepse deri më tash zyrtarisht në Shqipëri nuk njihej pakica bullgare, edhe pse një qasje e tillë spekulohej nga mediat e ndryshme. Madje cekej se shqiptarët janë deklaruar si bullgarë, duke marrë pasaportat e Bullgarisë, për të përfituar nga anëtarësimi i këtij vendi në Bashkimin Europian. Është pikërisht gjendja e pavolitshme ekonomike, që i ka detyruar shqiptarët të emigrojnë nga vendi i tyre, duke marrë pasaportat e vendeve të tjera, për t’iu mundësuar qarkullimin pa pengesa në Bashkimin Europian. Dhe pikërisht në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë të mbajtur më 13 tetor 2017, u miratua Projektligji për pakicat kombëtare, më 102 vota për, 10 kundër dhe 1 abstenim, ka njoftuar ATSH. Shqipëria vend specifik për pakicat Para se të miratohej në Kuvend një projektligj i tillë qarkullonin informata të ndryshme në media se Shqipëria po bëhet vend specifik, me vetë faktin se deri më tash janë të njohura ligjërisht tetë pakica kombëtare, e ato janë: pakica kombëtare greke, malazeze, maqedonase, vllehe/arumune, rome, egjiptiane, boshnjake, serbe. Dhe këtij numri i shtohen edhe bullgarët, duke e rritur në nëntë numrin e pakicave kombëtare. Me të drejtë shtrohet pyetja se cilat janë kriteret që një bashkësi komunitare të marrë statusin e pakicës kombëtare. Dhe a janë konsultuar institucionet shkencore apo subjekte të tjera relevante që njohin çështje të tilla. Me sa jemi në dijeni nuk ka ekzistuar ndonjë qasje shkencore apo profesionale në lidhje me këtë çështje, por ka dominuar ajo politike, nga del se kemi të bëjmë me politizimin e pakicave kombëtare. Një veprim i tillë
nga Qeveria e Shqipërisë nuk është për të çuditur sepse nuk ka veprimtari e cila nuk ka marrë përmasat e politizimit, dukuri kjo e cila do të ketë pasoja në të ardhmen. Por, sipas informacioneve del se në lidhje me minoritetin bullgar në Shqipëri, ka ekzistuar edhe një letër nga disa deputetë europarlamentarë, por gjithashtu edhe kërkesë nga qeveria bullgare për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri. Dhe nga një presion i tillë u dorëzua fillimisht qeveria shqiptare, e më pas deputetët me shumicë absolute të votave e votuan një projektligj të tillë. Dhe pas një votimi të tillë pati reagime të ndryshme në vend dhe jashtë, ku duhet veçuar atë nga diplomacia bullgare që e ka cilësuar si fitore të saj, sepse është arritur objektivi pas 104 viteve. Është çështje tjetër ana praktike, se sa është real numri i bullgarëve në Shqipëri, dhe si do të jetë qasja e popullsisë sllave maqedonase në të ardhmen, duke e ditur se deri më tash pakica bullgare nuk ka qenë e legalizuar. Në saje të gjendjes së pavolitshme ekonomike, qytetarët e Shqipërisë kanë emigruar me të madhe në këtë periudhë të tranzicionit, ku madje ceket se në emigracion janë rreth 1.2 milion shqiptarë. Në këtë valë të emigrimit, nuk ka dilemë se një numër i konsideruar i qytetarëve shqiptarë kanë marrë pasaporta të vendeve të ndryshme, ku përjashtim nuk bën as Bullgaria. Pikërisht ky ishte edhe motivi i angazhimit konkret të qeverisë bullgare për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri. Bëhet më dije se qytetarë nga krahina e Gollobërdës, Gora e madje edhe nga Kukësi janë pajisur me pasaporta bullgare. Është çështje tjetër se si do të jetë në të ardhmen deklarimi i maqedonasve, apo edhe ata do të joshen me pasaporta bullgare, duke e ditur se Bullgaria ka përparësi për lëvizje të qytetarëve si pjesëtare e Bashkimit Europian. Një veprim i tillë nuk duhet të jetë befasi duke ditur faktin se një numër i kon-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sideruar i qytetarëve të Maqedonisë, të deklaruar me kombësi maqedonase janë pajisur me pasaporta bullgare, nga del se si të tillë janë edhe nga aspekti kombëtar. Nuk dihet saktësisht se sa ishte ai numër, por bëhej me dije se ishin disa dhjetëra mijëra, që ishte shkak që ndikoj të anulohet edhe regjistrimi i popullsisë në Maqedoni në vitin 2011. Ishte ky një veprim i imponuar për të eliminuar realitetin e strukturës kombëtare të popullsisë në Maqedoni. Diversiteti kulturor i pakicave Një numër i tillë pakicash kombëtare paraqet një diversitet kulturor dhe nuk duhet të paraqesë ndonjë shqetësim sepse paraqesin një përqindje të vogël në kuadër të popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë, edhe pse përfaqësuesit e tyre japin shifra joreale, që nuk ia vlen të komentohen. Shqipëria si më herët edhe tash është vendi më homogjen në aspektin kombëtar të popullsisë, si rrallë ndonjë vend tjetër në Europë. Pakicat kombëtare me një të kaluar të konsiderueshme janë bërë qytetarë të Shqipërisë pa harruar origjinën e tyre dhe kanë dhënë kontribut në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror si në të kaluarën dhe në ditët tona. Kriteret e jo vendimet politike Pa mohuar të drejtën elementare të çdo individi që të deklarohet në aspektin kombëtar ashtu si e ndien veten, për legalizimin e pakicave të ndryshme kombëtare duhet patjetër të respektohen kriteret përkatëse e jo të merren parasysh vendimet politike. Nëse në të ardhmen do të vendosë politika si ishte rasti me pakicën bullgare, nuk përjashtohet mundësia që numri i pakicave kombëtare në Shqipëri të jetë në rritje. Sepse nuk do të jetë befasi që ndonjë grup të deklarohet, fjala vjen, si italian apo turq dhe të paraqesë për legalizim një kërkesë të tillë. Sepse nëse iu është mundësuar bullgarëve të jenë pakicë kombëtare, një dukuri e tillë për të tjerët nuk do të jetë përjashtim, nëse politika nuk vendosë ndryshe. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Personi digjital
Jemi të gjith të një manip
8
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
hë pengje pulimi Të zhytur në këtë vorbull virtuale, sa mendje dhe zemër u kushtojmë gjërave më të rëndësishme? Por ne jemi të gjithë pengje dhe eksperimenti do të vazhdojë, me ose pa mua
Federico Rampini
Jemi të gjithë pengje të një manipulimi, e dimë ose jo. M’u ofrua një shoqëri e madhe marketingu me filial në të gjithë botën. Propozimi ishte menaxhimi i imazhit tim në rrjetet sociale, me pagesë kuptohet. Meqë audienca ime është kryesisht italiane më ofruan një takim në Milano. Më dërguan dy të rinj shumë të përgatitur, por edhe mjaft simpatikë. Erdhën në takim me një dosje shkencore për personalitetin tim, më saktë për Federico Rampinin si person digjital, mbi prezencën në rrjetet sociale, nëse ka ndjekës, krijon debate, reagime apo urrejtje etj. Kishin studiuar për disa muaj prezencën time në Facebook, në Twitter dhe reagimet e publikut. Kishin krijuar edhe profilet konkurrente me të njëjtën lloj analize, për tre gazetarë të tjerë italianë. Pas analizës erdhi diagnoza: mund të bëj më shumë dhe më mirë. Me ndihmën e tyre kuptohet. Më kishin
përgatitur një plan strategjik, deri aty se cila ishte ora më e mirë për të postuar në Twitter, në mënyrë që të kisha impaktin më të madh. Nëse do të isha i ftuar në një spektakël, më treguan se si të amplifikoja reagimet e asaj që kisha thënë. Propozuan të më shoqëronin, udhëzonin me një qasje marketingu të testuar për të përmirësuar prezencën e tij në rrjetet sociale, duke ua kaluar konkurrentëve. Prezantimi zgjati 55 minuta dhe ishte qasja e parë. Nëse do t’i kisha inkurajuar edhe pak më shumë, do t’i ktheheshin analizës përsëri. U habita, m’u morën mendtë! Kam kohë që e vëzhgoj median që nga lindja e saj. Jetoja në San Francisco, kur fëmijët e mi filluan të përdornin Facebook-un, dhe ishte një lojë studentësh. As Zuckerbergu nuk e kishte menduar 2 milionë përdorues. I kam parë rrjetet sociale të rriten me ritme frenetike. I kam frekuentuar me moderim, kam llogari në Twitter dhe Facebook, por aktiviteti im është modest. Nuk përdor Instagram, network-un kinez Wēixìn ose WeChat e përdor vetëm për të komunikuar me fëmijët e birësuar që jetojnë aty. Besoja se kjo industri ishte për persona si Federer apo Beyoncé, nëse
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
je një popstar. Me audiencën që kanë Rolling Stone apo Vasco Rossi është normale që u janë ofruar këtyre marrëdhënieve publike. Sot ky tip promocioni gjendet edhe tek rrjetet sociale. Funksionon si një firmë, tani edhe në Facebook reklamohet një produkt i ri. Koha që politikanët i kushtojnë Twitterit mund të shfrytëzohet për të studiuar se si të zgjidhësh problemet e vendit, ose të konsultohesh me qytetarët. Ata që më kundërshtojnë thonë: Kohët tona janë përmes rrjeteve sociale. Me të gjithë apo me atë kategori që vetëpërzgjidhet më e zhurmshmja në web? Është i njëjti dyshim që kam për veten ose për gazetarët e tjerë. Të zhytur në këtë vorbull virtuale, sa mendje dhe zemër u kushtojmë gjërave më të rëndësishme? Më e rëndësishmja për mua është të shkruaj libra dhe artikuj. Do të më pëlqente të thellohesha, por dy të rinjtë më vështruan si një dinosaur. Ata të rinj janë të sigurt se do të më transformojnë në një Rampini më simpatik, më elokuent, më të dukshëm. Jemi të gjithë pengje dhe eksperimenti do të vazhdojë, me ose pa mua. (Federico Rampini është korrespondent i La Repubblica në Nju Jork) E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Fokus
Nobelistja gjermane kurajoja e saj në Be Në fjalimin e saj, në Panairin Ndërkombëtar të Librit në kryeqytetin serb, shkrimtarja Mueller citohet tu ketë thënë sy për sy dhe drejtë për drejt serbëve se së bashku me Kishën Oretodokse serbe, ata si popull, mbajnë përgjegjësi kolektive për luftërat e viteve 1990-ta në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Në fillim të tetorit, kam shkruar një artikull modest, ndërsa shpreha disa mendime ndaj mosreagimit zyrtar evropian, me atë rast, për deklaratat lavdëruese të Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë për ish-gjeneralin serb Vladimir Lazareviq, ish-kriminelin e luftës, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte kundër popullsisë civile në Kosovë. Duket se lëvdatat e Ministrit serb të Mbrojtjes për kriminelin Lazareviq javën e parë të tetorit, paskan qenë vetëm një njoftim paraprak për të përgatitur opinionin e brendshëm dhe at[ ndërkombëtar për emërimin e të dënuarit për krime lufte, ish-gjeneralit Lazareviq, në Akademinë Ushtarake të Serbisë disa ditë më parë. Më në fund, ndaj këtij emërimi në krye të Akademisë Ushtarake Serbe të një personi të dënuar për krime lufte, reagoi edhe Brukseli zyrtar nëpërmjet zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. Megjithëse i mirëpritur, reagimi zyrtar evropian, duke kritikuar emërimin e ish-kriminelit serb të luftës në këtë
10
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
post, ishte i vonuar dhe tepër i butë. Ky emërim tregon se serbët jo vetëm që nuk janë penduar për krimet e tyre në Kosovë dhe gjetkë, por ata as nuk kanë hequr dorë nga nacionalizmi i egër i personave si ish-gjenerali Lazareviq, të cilët në emër të këtij nacionalizimi të prapambetur, kanë kryer krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit në Evropë, ç ‘prej Luftës së Dytë Botërore. Por, fatbardhësisht, atë që nuk pranojnë serbët dhe që nuk ia tha Serbisë Brukseli zyrtar, me këtë rast edhe as më parë -- për rolin e Serbisë në krimet serbe kundër njerëzimit në Kosovë dhe në Bosnje-Hervegovinë -- ua tha troç, në surrat serbëve, disa ditë më parë, aty mu në mes të Beogradit, fituesja e Çmimit Nobel në letërsi, shkrimtarja gjermane , me origjinë nga Rumania, Herta Mueller. Mediat serbe dhe ndërkombëtare njoftuan se, një javë më parë, nobelistja Mueller ishte ftuar të merrte pjesë në panair Ndërkombëtar të Librit në kryeqytetin serb, ku shfaqi mendimet e saj mbi luftërat në ish-Jugosllavi dhe mbi rolin e Serbisë si shkaktare e atyre luftërave. Sipas të dhënave në median serbe dhe të huaj, sidomos asaj gjermane, fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Herta Mueller, shkaktoi kritika të ashpëra ndaj saj nga të pranishmit në sallë dhe nga media e Beogradit. Në
fjalimin e saj, në Panairin Ndërkombëtar të Librit në kryeqytetin serb, shkrimtarja Mueller citohet t’u ketë thënë sy për sy dhe drejtpërdrejt serbëve se së bashku me Kishën Oretodokse serbe, ata si popull, mbajnë përgjegjësi kolektive për luftërat e viteve 1990- ta në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë. Ajo irritoi edhe më shumë serbët në audiencë dhe jashtë takimit me deklaratën e saj me të cilën justifikoi sulmet ajrore të NATO-s kundër objektivave të Serbisë, pranverën e vitit 1999, për të parandaluar shpërnguljen me dhunë dhe masakrat e ushtrisë dhe policisë serbe kundër popullsisë civile të shqiptarëve autoktonë të Kosovës. “Në qoftë se një vend është shkaktar i katër luftërave në një periudhë prej nëntë vitesh”, ka shkruar më herët shkrimtarja gjermane, “duke shndërruar qytetet në varreza, fjalët nuk mjaftojnë për të ndaluar masakra të tilla”. Ajo është shprehur se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e justifikuar. Shkrimtarja gjermane tha në Beograd se nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me këtë çështje. Herta Mueller citohet të ketë thënë se, më luftërat e saj në ish-Jugosllavi, “Serbia i ka shkaktuar vetes shumë të këqija dhe se si pasojë, qytetarët e saj duhet të jetojnë me këto të vërteta”, për faktin se serbët i kanë shkaktuar vuajtje dhe mundime, vetes
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e dhe eograd dhe të tjerëve, ka thënë në kryeqytetin serb nobelistja gjermane Mueller. ”Shumë të këqija kanë ndodhur në Kosovë dhe në Bosnje, në emër të një nacionalizmi të tmerrshëm” dhe primitiv dhe se ka ardhur koha dhe është e nevojshme që populli serb të përballet me të vërtetën, ka nënvizuar ajo në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Beograd, disa ditë më parë. Ndonëse tani ajo jeton në Gjermani, Herta Mueller ka lindur dhe ka përjetuar përvoja të vështira në Romaninë komuniste të Çausheskut, ajo u shpreh duke krahasuar gjendjen e në Rumani në atë kohë me gjendjen në Serbi nën regjimin e Millosheviqit se “Do të kishte qenë shumë e lumtur po të kishte ndërhyrë NAT0-ja në Rumani”, për të rrezuar regjimin e Çausheskut, por nuk ndodhi një gjë e tillë”, tha ajo. Prandaj, si rrjedhim, “Rumunët u detyruan të luftonin njëri tjetrin për t’i dhënë fund njëherë e mirë regjimit komunist të diktatorit Nicolae Çausheskut.” E pyetur nëse dhuna është një zgjidhje legjitime e konflikteve politike, nobelistja Mueller u përgjigj se, “Fjalët shkaktojnë konflikte. Nuk jam pacifiste. Por besoj se disa situata mund të zgjidhen me marrjen e disa masave të veçanta. Në luftë, njëra palë duhet të mund palën tjetër, kështu që mendoj se ndërhyrja ushtarake është një qëndrim dhe zgjidhje njerëzore dhe morale” në raste të tilla të nevojshme, duke shtuar gjithashtu se njerëzve që sulmohen u duhet shkuar në ndihmë, sidomos në qoftë se ata nuk mund të mbrojnë vetveten. Serbët nuk janë mësuar të dëgjojnë fjalë të tilla të vërteta mbi të kaluarën e historisë së tyre, sidomos nga të huajt. Prandaj, fjalët e Zonjës Mueller shkaktuan kritika të ashpra nga të pranishmit, madje disa edhe u lar-
guan në shenjë proteste nga salla ku po mbahej Panairi Ndërkombëtar i librit, ndërkohë që mediat serbe, në përgjithësi, i cilësuan deklaratat e nobelistes gjermane në Beograd si skandaloze. Por gazeta e njohur konservatore gjermane, Die Welt, duke komentuar deklaratat e Nobelistes gjermane Mueller në kryeqytetin e Serbisë, u shpreh se serbët nuk janë përballur kurrë me të kaluarën e tyre dhe me krimet që janë bërë në emër të tyre. Kryeartikulli i gazetës prestigjiozë gjermane Die Welt, i titulluar “Askush nuk flet për krimet”, akuzon nacionalistët serbë se heshtja ndaj krimeve që janë bërë në emër të politikës, është pjesë e sistemit, ndërkohe që bën pyetjen se si një qëndrim i tillë i Beogradit zyrtar sot mund të jetë në përputhje me drejtimin e ri pro-evropian të qeverisë së Beogradit. Ironia e historisë, theksohet në artikullin e gazetës gjermane Die Welt, është se propagandistët e Millosheviqit në Beograd, përfshirë edhe presidentin aktual, Aleksandër Vuçiq, kishin deklaruar dikur se (me luftërat e saj gjatë 1990-ave) Serbia po mbronte Evropën e krishterë nga myslimanët, por sot në qendër të Beogradit ndërtohet një projekt i madh urban, me ndihmën e Abu Dabit. Nobelistja gjermane Herta Mueller ka të drejtë dhe duhet të duartrokitet për kurajon e saj prej një intelektuali evropian se mos përballimi i Serbisë me të vërtetën e së kaluarës së saj të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tmerrshme dhe me krimet e luftërave të saj në Kosovë, në Bosnje dhe në territore të tjera të ish-Jugosllavisë, është një problem serioz në çerek shekullin e parë të shekullit 21, jo vetëm për vetë popullin serb, por edhe për mbarë rajonin. Përderisa të mos ketë një përballje të tillë të popullit serb me atë histori të tmerrshme dhe përderisa Serbia të mos kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë dhe në mbarë territorin e ish-Jugosllavisë, është e vështirë të merret me mend paqja dhe pajtimi midis popujve të Ballkanit. Pa pendesë dhe pa kërkim faljeje nga Serbia për krimet kundër njerëzimit në Kosovë, nuk do të ketë paqe as siguri në rajonin e Balkanit Perëndimor, e ndoshta as në Evropë. Është vlerë evropiane të kërkohet falje për krimet e bëra dhe të ketë një përballje serioze me të kaluarën dhe me të vërtetën, sado e hidhur të jetë ajo. Shembull për këtë është vetë Gjermania. Nobelistja gjermane nuk tha asgjë më pak as më shumë se kaq. Reagimet serbe në sallë dhe jashtë saj kundër fjalëve të vërteta të shkrimtares gjermane Herta Mueller nuk janë shpresëdhënëse për Serbinë as për vendet fqinje të Serbisë, përfshirë Kosovën dhe as për paqen dhe sigurinë në rajon. Të kërkuarit falje për krimet dhe përballimi me të vërtetën historike, thonë disa, është një proces transformimi që merr kohë, por mendoj se si i tillë, nuk duhet të jetë më pak urgjent, sidomos në rastin e Serbisë. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Dy- vjetori i rënies së Kristjan Lekës
Heroizmi i tij u n me shumë dhim Për Koha Javore:
Gjek Gjonlekaj New York Dy vjet më parë më 31 tetor, natën e Halloween, humbi jetën tragjikisht në moshën 25-vjeçare shqiptaro-amerikani Kristjan Leka. Në muzgun e asaj nate tragjike, Kristjan Leka kishte vajtur për të shoqëruar motrën Fionën 10-vjeçare dhe të dashurën Gretën. Kishin shkuar në Morris Park Avenue, ku organizimet e këtij festimi ishin më të përgatitura. Natyrisht se motra dhe e dashura e tij ishin përgatitur për aktivitetet e këtij festimi shumë të njohur në shoqërinë amerikane. Nata e Halloween është festë pagane shumë e vjetër, bile keltët qysh në kohët antike kishin filluar të parët të kremtojnë këtë natë që për qytetërimin e sotëm mund quhen ndonjëherë qesharake. Në malësitë tona shqiptare “dita e halloween” quhej “dita e koreve”. Ato karnevale ishin shumë të ngjashme me ditën e halloween të Amerikës. Atje nuk jepte kush dhurata siç bëjnë në Amerikë. Në ato lojëra nuk kishte shtriga, por në vend të tyre kishte burra të veshur për hukubet, bile disa nga ata dukeshin si majmunë. Lojërat e tyre shumë herë ishin qesharake por disa herë edhe banale. Këtu në Amerikë këto ceremoni pagane shumë herë janë shoqëruar me incidente e tragjedi. Kështu ndodhi edhe me Kristjan Lekën. Ata ishin përgatitur për çaste të gëzuara por sa filluan aktivitetet e atij argëtimi një veturë që kishte humbur kontrollin total, kishte dalur nga rruga dhe ishte përplasur
12
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
në anën tjetër në trotuar ku po kalonin Kristjani, Fiona e vogël dhe Greta. Pas pak sekondash kjo rrufe do të shpërthente në tragjedi. Ndjenjat e tij superhumane e çuan Kristjanin drejt e fill në vdekje, duke shpëtuar kështu motrën e të dashurën. Ungjilli i Ri thotë se nuk ka vepër më të madhe se të japësh jetën për të shpëtuar dikë tjetër. Fundi i jetës së Kristjanit ishte shumë i ngjashëm me fundin e jetës së Shëlbuesit, emrin e të cilit e mbante me shume krenari. Fionën dhe Gretën i largoi nga vdekja, por ai vetë u godit nga ajo veturë si të kishte qenë shkëmbe meteori. Kristjani e pa vdekjen e tij me sy por nuk iu shmang vetëm për të shpëtuar motrën dhe të dashurën. Shoferi vuante nga epilepsia dhe nuk kishte marrë ilaçe ato ditë. Pasi kishte goditur Kristjanin, vetura u vërsul kundër 65-vjecarit Louis Perez dhe mbesës së tij Nyanna Aquill. Gjyshi dhe mbesa u goditën për vdekje. Edhe ata dhanë shpirt në vend. Louis Perez ishte dalluar në Luftën e Vietnamit dhe mbante titullin hero. Për rënien tragjike të Kristjan Lekës dhe Louis Perez e Nayanna Aquill njoftuan me shpejtësi rrufeje të gjitha kanalet radio-televizive të Shteteve të Bashkuara. Shkuan atje korrespondentët më të njohur të Amerikës për të dhanë lajme nga vendi ku ndodhi ajo tragjedi. Të gjitha kanalet e fillonin emisionin me këtë ngjarje tragjike dhe heroike. Aty për aty Kristjan Lekën e quanin hero, duke treguar për origjinën e tij kombëtare. Heroizmi i tij u nderua me shumë dhembje e lot nga qytetarët amerikanë e shqiptarë. Njerëzit e kishin parë me sy aktin e tij heroik. New Yorku e përjetoi rëndë këtë tragjedi. U komentua nga autoritetet më të larta të këtij qyteti. Bile edhe gazetat e mëdha siç është
“The New York Times” dhe “The Wall Street Journal” e cilësuan rënien tragjike të Kristjan Lekës si një akt të përkryer heroik. E nderuan me fjalët më të bukura të gjuhës anglishte. Gazetarët amerikanë njoftonin me lot në sy për këtë hero që kishte lindur në Bushat afër Shkodrës. Familja Leka imigroi në Shtetet e Bashkuara 20 vjet më parë. Kristjani pasi kishte mbaruar shkollën e mesme kishte filluar punën në një ndërmarrje të madhe transportuese madhërash. Atje bënte fitime të mëdha dhe ishte shumë i lumtur në punë. Shokët dhe shoqet e punës e nderonin sepse ishte shumë i dashur dhe bujar. Perëndia i kishe dhënë një hijeshi të jashtëzakonshme. Kristjani adhuronte të gjitha sportet. Ai kishte pamjen e një aktori. Prindërit e tij Martini dhe Landa tregojnë shumë për sjelljet e tij të shkëlqyeshme në familje. Ishte tepër i dashur me vëllain Aldo dhe motrën Fiona. Kristjani nuk kursente asgjë për familje. “Në një rast, tregon Martini, isha në përgatitje e sipër për një vizitë në Shqipëri. Kur e mori vesh se do të qëndroj atje disa javë më ofroi 25 mijë dollarë nga kursimet e tij për të meremetuar shtëpinë ku kishte lindur në Bushat”. Respekti i shqiptarëve dhe i amerikanëve shihet edhe sot pas dy vjetësh. Në 2-vjetorin e rënies së tij shkuan shumë shokë dhe shoqe të tij për ta parë atë vend tragjik ku kishte humbur jetën Kristjani. Bile në një prej atyre lokaleve organizuan një mbrëmje përkujtimore. Në vendin ku humbi jetën është vendosur një pllakë përkujtimore. Këtë nderim e realizoi asambleisti Mark Gjonaj. Ky politikan i mirënjohur shqiptaro-amerikan është treguar shumë i kujdesshëm ndaj familjes së Kristjan Lekës. Me rastin e dy-vjetorit të rënies së Krist-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
nderua mbje janit vizituam këtë familje ende shumë të tronditur. Ishin shumë të pikëlluar për djalin e tyre. E qanin me lot njësoj
Gazeta “The Wall Street Journal” shkruante dy vjet më parë se në Washington D.C do të ndërtohet një memorial ku do të gdhenden emrat e të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për shpëtimin e të tjerëve. Në këtë monument do të gdhendet me germa të arta edhe emri i Kristjan Lekës si para dy vjetësh. Gazeta “The Wall Street Journal” shkruante dy vjet më parë se në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Washington D.C do të ndërtohet një memorial ku do të gdhenden emrat e të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për shpëtimin e të tjerëve. Në këtë monument do të gdhendet me germa të arta edhe emri i Kristjan Lekës. Kjo mund të quhet njëra prej veprave më heroike të shqiptarëve të Amerikës. Për Kristjan Lekën janë shkruar e kënduar shumë këngë nga shqiptarë dhe amerikanë. Këngën “Kristjan Leka-Nderi i Kombit “ e këndoi artisti i mirënjohur Frederik Noci. Edhe rapsodët shqiptarë kënduan për këtë hero të diasporës shqiptare të Amerikës. Këtu shquhet rapsodi Gjovalin Shani për vargjet e tij të dhimbshëm dhe me shumë emocione. Ky kalorës që ishte si yll drite meriton nderimet më të larta të kombit shqiptar. Trima të tillë nuk ka shumë shoqëria njerëzore. Për trima si Kristjan Leka janë bërë vepra të mëdha poetike dhe artistike qysh në kohërat biblike. Gazetat më të mëdha të Amerikës i dhanë titullin shumë të merituar ‘Kristjan Leka is an Albanian-American hero”. Varri ku pushon Kristjan Leka në përjetësi në “Gates of Haven” duhet të vizitohet dhe të nderohet nga shqiptarët e Amerikës dhe ata që vijnë këtu nga trojet shqiptare. Krstjan Leka meriton nderimet më të larta të kombit shqiptar. Ai është nderi i kombit. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Kontributi i prof. dr. Rajko Nachtigal-it në fushën e albanologjisë (IV)
Alfabeti i fshehtë shqip i trashëguar në familje Nikollë Berishaj
Është interesant këtu ta japim fusnotën 5 nga teksti i Nachtigalit: “Për një alfabet të tillë të fshehtë nga Shqipëria e jugut raporton Hahni në faqen 867. Atij ia ka shpjeguar njëri nga udhëheqësit më në zë nga Argyra, “Vrastron Veso beu nga familja e Alisot Pashalidit.” Në rininë e hershme këtij ia ka mësuar alfabetin mësuesi i tij vendor - një hoxhë me prejardhje shqiptare. Alfabeti i fshehtë është trashëguar në familje, kështu që beu e ka përdorur këtë në letërkëmbim me të afërmit.” 1 Për Moshopolin (Voskopojën shën. N.B.) autori jep shënime të intelektualëve të tjerë të kohës, që nga Jireçeku e deri te dr. Vlladan Gjorgjeviqi, që ndonëse i njohur si antishqiptar i përbetuar (shih p.sh. veprën e tij Arnauti i velike sile, Beograd 1913) shprehet: “Në Arbaninë (Shqipërinë shën. N.B.) e epërme hasim në shkolla në shumë manastire, në veçanti në Ι’ςά μουή dhe në manastirin e Shën Naumit në Beograd (Berat), Koric, Ahridi, Siptiki. Shkolla më e rëndësishme e këtyre anëve ka qenë në Moshopolis (Voskopojë, shënimi im N.B.), ku në vitin 1710 është themeluar edhe shtypshkronja, duke iu falënderuar baronit S. Sini-t, me prejardhje prej atij vendi, shkolla ekziston edhe sot aty” Lajmet e para të reja mbi alfabetin e Elbasanit, sipas Hahnit, i ka sjellë nga Elbasani Gjergj Pekmezi, të cilin Komisioni ballkanik i Akademisë së Shkencave të Vjenës e dërgoi në vitin 1900 në Shqipëri me qëllim të studimeve dialektologjike. Mirëpo Hahni nuk gjen më shumë se një faqe të shtypur në atë alfabet, ndërsa dy artikuj të shtypur
14
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
Mirëpo, albanologët e ndryshëm e njohin shprehinë e vjetër të shqiptarëve për të komunikuar me shenja (shifra) të fshehta. Duket se vetë jeta nën okupim shekullor ua ka imponuar një gjë të tillë, pavarësisht se këto “alfabete” nuk kanë shtrirje aq të madhe territoriale i gjeti Gjergj Pekmezi në bibliotekën e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan me ligatura që përsëriten në mënyrë krejtësisht identike si në alfabetin e Elbasanit. Më tutje Nachtigali jep njohuri të tjera mbi dhaskal Todhërin, autorin e alfabetit, të fituara nga njerëz në manastiret e Elbasanit, por edhe tërthorazi, nga shënimet anësore në përkthimet e bëra nga Todhëri dhe të përshkruara nga pasardhës të tij. Ai e kundërshton tezën se bëhet fjalë për Teodor Kavalliotin, tezë kjo e lëshuar nga Dhimitër Camarda. Alfabeti nuk ka pushtuar përmasa të gjera gjeografike, më parë mund të themi se ka qenë mjaft i kufizuar sa i përket lokalitetit. Është njohur vetëm deri në Berat. Madje, Nachtigali në një vend shkruan: “Prej njerëzve që e kanë njohur ende shkrimin jam njoftuar me një grua të moçme. Mund të thuhet se alfabeti është kultivuar para së gjithash në qarqe familjare. Gjithsesi është koha e fundit që të konstatohet ç’mund të konstatohet, sepse njerëzit që kanë ditur çfarëdo rreth kësaj, shumica janë në moshë të thyer, në mes tyre edhe një igumen i plaktë i manastirit” 2 . Fati i keq deshi që, siç na njofton Hahni, dhe e përcjell Nachtigalli, Todhëri vdes nga një sëmundje ngjitëse: “... bashkatdhetarët, pas një epidemie të rëndë ngjitëse, nga frika e infektimit të ri i kanë djegur të gjitha shënimet e tij. Duke
marrë parasysh vjetërsinë e bashkëkohësve të tij, që ishin gjallë në kohën e Hahnit, ai me siguri ka vdekur diku kah fundi i shekullit të XVIII. Ka studiuar në Moshopol dhjetë orë në lindje nga Berati.”3 Pas përshkrimit të thuktë të historikut të paraqitjes së mundshme të alfabetit, autorëve të tij të mundshëm dhe përcaktimit të Nachtigalit për dhaskal Todhërin si përpilues të tij, e siç thotë vetë autori: “Jo i plotë do të ishte diskutimi në këtë Arkiv, sikur të mos e jepja pikërisht këtu një mostër të gjuhës së Todhërit, për ç’gjë, për Todhërin dhe për gjuhën e tij do të duhej të shkruhej edhe më shumë, veçanërisht kur të plotësohen të dhënat nga Elbasani”4 dhe pasojnë kopjet e “mostrave” të gjuhës së Todhërit, me shpjegime akribike të autorit, sipas të cilave mund ta shohim edhe thellësinë e njohjes së shqipes nga ana e Nachtigalit. Dhe krejt në fund, autori e jep edhe përshkrimin e 52 shkronjave të alfabetit të Elbasanit, krahasimin e tyre me nevojat e gjuhës shqipe të kohës, krahasimi i tyre me shkronjat e alfabetit grek dhe alfabeteve të tjerë që gjejnë përdorim të gjerë në kohën e përpilimit të alfabetit. Por, është pak për t’u çuditur fakti, që njohësi i mirë i jetës dhe veprës së Nachtigalit, Franc Jakopin, në artikullin “Albanološke študije Rajka Nahtiga-
KULTURË la” (Studimet albanologjike të Rajko Nachtigalit) të botuar në Lublanë, më 1977/78, pas përshkrimit të studimit të Nachtigalit O elbasanskem pismu... e përfundon artikullin e vet me: “Pas kësaj Nahtigali nuk është marrë më me çështjet albanologjike: njohjen e kësaj gjuhe aty-këtu e ka shfrytëzuar në debatet sllavistike.”5 Në fakt, pas studimit O elbasanskem pismu..., po në të njëjtën revistë6 të Henrik Bariqit, një vit më vonë (më 1924) e boton studimin tjetër po aq të mirë Luka XV 11-32 në përkthimin e vëllezërve Anastas dhe Spyridon Tsellio (Tsel’o) nga Argyrocastra. 7 Sipas të dhënave që i kemi në dispozicion nga vet Kopitari, censori mbretëror i Vjenës, vëllezërit shqiptarë Anastas dhe Spyridon Tsellio (Tsel’o) nga Argyrocastra (Anastas dhe Spiridon Çelo nga Gjirokastra), me ndërmjetësimin e M.G. Bojaxhiut kishin përkthyer për Jernej Kopitarin tregimin mbi djalin e humbur (Luka XV 11-32). Këtë përkthim Kopitari e kishte botuar më vonë në transkriptimin e tij në revistën Jahrbücher der Literatur që botohej në Vjenë, në vitet 1818-1849. Ishin pra vitet kur ndër shqiptarët ende shkruhej me alfabete të ndryshme: greke, latine, arabe e cirilike. Interesimi i Kopitarit për gjuhët ishte shumë i madh, në fakt ai shfaqte interesim për gjuhët sllave, por edhe për gjuhët e fqinjëve të tyre, ku padyshim shqipja ishte më interesantja si oazë gjuhësore pa asnjë pikëtakimi me gjuhët e tjera. Përkthimi në fjalë është i ruajtur në katër kopje dorëshkrimore, të cilat, për hir të studimit Nachtigali i shënon me versioni A, B dhe C, ndërsa versionin e botimit të Kopitarit e shënon me D. Të tri kopjet dorëshkrimore është dashtë të jenë bërë nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Kopitarit. Idenë mbi grafikën e Vuk Karaxhiqit, atë shpirtëror i të cilit ishte Kopitari, ai dëshironte t’ua impononte fqinjëve të sllavëve, pra shqiptarëve dhe rumunëve, për aq më tepër ngase Kopitari nuk ishte i kënaqur me grafikën e misionarëve latinë për gjuhën shqipe. Grafika e Vukut atëbotë ende nuk ishte ngjitur mirë as te sllovenët, te kombi i Kopitarit, që i kishte 4 alfabete në përdorim. Nachtigali na njofton se në të tri versioneve A, B dhe C të përkthimit, por edhe në atë të botuar, autorët janë të njëjtë, por emri i tyre shënohet me grafikë të ndryshme që ishte në përdorim në atë kohë: grek, gjerman dhe latin. Duket se versioni i parë është ai fillestari i dre-
jtpërdrejtë i vëllezërve Çelo, me titullin e shkruar Lukeit kríje 15 (Luka, kreu XV), e pastaj vijon shkrimi me shenja të përziera greke, gjermane dhe latine. Versioni B dhe C janë përshkrime me shkronja cirilike, të pasuruara me shkronjat e Vukut. Kemi një rrjedhje si vijon A-B-C. Duket se versioni B është përshkruar më me ngut dhe me jo aq shumë kujdes, që nuk është rasti me versionin C. Versioni B është përshkrim i saktë tekstualisht nga A, por grafika është tjetër. Versioni D, ai i botuari, është për autorin tonë më interesanti dhe debaton me të, shpesh duke mos u pajtuar. Gjen gabime edhe materiale në të, gjë të cilën mund ta bëjë vetëm njohësi i mirë i gjuhës shqipe. “Botimi i Kopitarit (D) mbështetet në përshkrimin C dhe devijon prej tij, në qoftë se e përjashtojmë grafikën krejtësisht të re, vetëm në disa imtësi të rralla, që kanë të bëjnë me anën tingullore të çështjes. Grafika në D mbështetet në alfabetin latin që për hir të shprehjes së tingujve në shqip është e plotësuar me shenja cirilike...”8 Edhe pse versioni i botimit të Kopitarit është përshkrim i përpiktë i versioneve B-C, “nuk mund ta marrim si botim të saktë dhe kritik të përkthimit të tregimit mbi djalin e humbur sipas vëllezërve Tsel’o”9 Ky fakt, si dhe pandjeshmëria gjuhësore dhe mosnjohja e detajeve të gjuhës shqipe e versioneve B-C, e bën problematike çështjen e përshkrimit cirilik, shprehet Nachtigali. Nachtigali mundohet që në çdo mënyrë ta identifikojë dorën që e ka bërë përshkrimin B dhe C dhe pas mjaft argumentimesh del me konstatimin se përshkrimi nuk është vepër e vëllezërve Çelo dhe as e Kopitarit, por sipas të gjitha gjasave e Bojaxhiut. E se nuk kemi të bëjmë me një material të panjohur për shqiptarët na përkujton edhe Nchtigali, kur i shënon të gjitha përkthimet e njohura deri më atëherë të të njëjtit tregim – birit të humbur. G. Meyeri në gramatikën e vet e boton paralelisht përkthimin gegë dhe toskë të Kristoforidhit, e po aty e shton edhe përkthimin në dialektin e Kalabrisë. Weigandi jep përkthimin në elbasanishte, por jo të Kristoforishit, Kopitari i përmend edhe dy versione të tjera, ndërsa më 1829 Kopitari na njofton për botimin e plotë të librit të ri të shenjtë në Korfuz.10 Përmbyllje Bindja ime e fituar kohë më parë se
ndër ne nuk është i njohur, e rrjedhimisht as i vlerësuar sa duhet kontributi i gjuhëtarëve sllovenë u përforcua edhe më shumë me rastin e përkthimit të dy studimeve të prof. dr. Rajko Nachtigalit për nevoja të dy akademive të shkencave (të Kosovës dhe të Sllovenisë). Për fatin e mirë timin, me këto informata isha njoftuar para më se 3 dekadash kur isha student në Universitetin e Lublanës. Atëbotë edhe i bëra publike disa shkrime të mijat lidhur me angazhimin e gjuhëtarëve sllovenë dhe kontributin e tyre në lëmin e albanologjisë. Një tekst i botuar në revistën e kohës Naši razgledi me titullin “Nachtigal je vedel, Miklošič tudi, pa mi?” (Nachtigali e dinte, Miklloshiçi gjithashtu, e ne? –gjuhën shqipe, kuptohet!!!) bëri bujë mjaft të madhe ndër intelektualët sllovenë, sa që redaksia e Enciklopedisë sllovene kërkoi autorizimin e tekstit për botim. Tekstin e rishqyrtova dhe ai u botua në Enciklopedija Slovenije, 1 11 . Kam bindjen që e tërë puna ime shumë dekadash në lëmin e përkthimeve, para së gjithash letrare, nga gjuha sllovene dhe anasjelltas, është një kthim borxhi dhe një shenjë miradije për ata njerëz të mëdhenj të kombit slloven, që ndihmuan vendosjen e themeleve të albanologjisë.12 I tillë – por jo i vetmi – padyshim është prof. dr. Rajko Nachtigal, që miqësinë e vet me një shqiptar – me prof. dr. Gjergj Pekmezin, diplomatin dhe linguistin shqiptar, kryetarin e parë të Komisisë Letrare të Shkodrës – diti ta valorizojë dhe t’ia vënë në shërbim njohuritë e veta shkencore gjuhës dhe kombit të mikut. Sikur të ishin marrë më shumë parasysh ato njohuri dhe propozime, sot do ta kishim një gjuhë letrare jo si imponim politik, por si rrjedhëjë e natyrshme e unitetit, siç e kanë shumë gjuhë të tjera bashkëkohore. 1 ibidem, fusnota 5 2 R.Nachtigal, O elbasanskem… në përkthimin tim 3 ibidem 4 ibidem
5 Jezik in slovstvo, viti XXIII nr 3-4 Ljubljana,
december-januar 1977/78, fq 70.
6 Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju,
Beograd 1924
7 shih fusnotën 16. 8 Luka XV –11, në përkthimin tim 9 ibidem
10 shih më gjerësisht, Ibidem 11 Albansko – slovenski odnosi, në Enciklope-
dija 1 / A-Ca, Lublanë 1987, fq. 39 - 41
12 por edhe për të gjithë intelektualët sllovenë
të kohës së re në ish Jugosllavinë, që i kishim krah të djathtë dhe bënë çmos për njohjen e të vërtetës për çështjen e Kosovës në vitet 80-90 të shekullit të kaluar
E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Manifestimi tradicional i Rozhajës “Ora e Maleve”
Manifestim dinjitoz i artit dhe kulturës shqiptare
Albina Idrizi
Me ftesën e z. Ali Daci, themeluesit dhe drejtuesit prej nëntë vitesh të këtij manifestimi, mëngjesin e 28 tetorit morëm rrugën për Rozhajë t’i bashkohemi edicionit të saj të nëntë bashkë me dy miqtë e mi bashkudhëtarë: profesorin e gjeografisë njiherit kryetar i Organizatës “Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi, dhe poeten e miken time të dashur, Safete Rexhepin
U deshën më pak se katër orë të përpiheshim nga mrekullia e maleve, grykave dhe shtigjeve që përbënin Malësinë e Rozhajës, kësaj pjese të Sanxhakut i cili nga Kongresi i Berlinit (1878), e deri tek Luftërat Ballkanike ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës.
“ 16
Na u bë sikur përnjëherë, brenda një kohe aq të shkurtër, kaluam nga një botë në tjetër. Prej një stine në tjetër. Vjeshtën e kuqërremtë dhe dimrin e bardhë i ndante një prerje e tërthortë të cilën ne e kaluam si të ishte një shirit i ajërt prej ylberi.
I pari që na doli përpara ishte fshati Dacaj. Fshati me më së shumti shtëpi nga shtatë fshatrat e tjera shqiptare përreth (Bukel i Sipërm, Bukel i Poshtëm, Husaj, Peshkaj, Boxhov, Plluncaj dhe Bralaj), që bënin komunën e Rozhajës, këtë trekëndësh të Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Asimilimi, kryesisht në myslimanë, dhe mërgimi i detyrueshëm në anën tjetër, kishin bërë të vetën në zvogëlimin gjithnjë e më të madh të numrit të shqiptarëve që flasin gjuhën shqipe dhe që ruajnë traditën shqiptare
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
Ishte kënaqësi në vete rruga kur për çdo majë mali që ngrihej para nesh, profesori Ismet kishte një emër dhe një shpjegim. I pari që na doli përpara ishte fshati Dacaj. Fshati me më së shumti shtëpi nga shtatë fshatrat e tjera shqiptare përreth (Bukel i Sipërm, Bukel i Poshtëm, Husaj, Peshkaj, Boxhov, Plluncaj dhe Bralaj), që bënin komunën e Rozhajës, këtë trekëndësh të Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Asimilimi, kryesisht në myslimanë, dhe mërgimi i detyrueshëm në anën tjetër, kishin bërë të veten në zvogëlimin gjithnjë e më të madh të numrit të shqiptarëve që flasin gjuhën shqipe dhe që ruajnë traditën shqiptare. Në po këtë fshat gjendej shkolla e parë dhe e vetme shqipe me themelet historike të ruajtura nga 1943-ta, e
KULTURË
cila në vitet 98/99 ishte qendër strehimi dhe edukimi për refugjatët kosovarë. Pata kënaqësinë të njoh nxënësen e vetme të klasës së parë në këtë shkollë, Jetën e bukur, së cilës i uroj që po me atë këmbëngulje t’i shtojë jetë kësaj shkolle dhe gjallëri këtyre maleve. Rozhaja na priti me gurgullimën e lumit Ibër (sipas profesorit, emri rridhte nga fjala shqipe – i bardhë), dhe lajmërimet festive që stolisnin sheshin për manifestimin që do të mbahej atë ditë. Në hyrje të Shtëpisë së Kulturës, na mirëpriti përzemërsisht vetë veprimtari i devotshëm i çështjes shqiptare në Mal të Zi dhe organizatori i kësaj ngjarjeje z. Ali Daci.
Manifestimi nisi me hapjen e ekspozitës në Galerinë Magaza ku u prezantuan dy kate pikturash nga krijimtaria e Majlinda Kelmendit. Pastaj u ngjitëm në sallën e madhe ku menjëherë pas Himnit Kombëtar, të pranishmit nderuan me një minutë heshtje 21 viktimat e rëna të refugjatëve kosovarë majin e vitit 1999, nga forcat paramilitare dhe militare serbo- malazeze, në përkujtim të të cilëve edhe mbahej ky manifestim. Fragmente nga disa prej filmave që tregonin të kaluarën tonë, të regjisorit Agim Sopi, na bënë të na mpiheshim trupat para skenave që shihnim siç mpihen dhembët kur kujtojnë kafshimin e një kumbulle të thartë, të
papjekur. Por, a nuk e ndjenë po të njëjtët më së miri ëmbëlsinë e saj kur piqet? Kështu edhe ne, morëm frymë thellë nën deklamimin e shkëlqyeshëm të Agim Gjekës poezive të Çun Lajçit gjatë promovimit të tre librave të tij. Poetë të ftuar nga të gjitha viset shqiptare, lexuan poezitë e tyre dhe përmbyllën me mirënjohje e falënderime edicionin e nëntë të këtij manifestimi, për të kaluar mbrëmjen e asaj nate në një festë njohjesh, bisedash, vargjesh të lira, këngësh e vallesh. Ajo që mbetet në ty, edhe pasi largohesh nga kjo qytezë e lashtë, e braktisur, është mënyra e të ndjerit në të kaq bukur, kaq ngrohtë, kaq…shqip E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
CUI BONI Anton Gjuravçaj Tërmeti dridh parajsën e ferrin epistulat mbërrijnë nëntë pashë nën dhe në qiell shpirtrat japin shpirt të shkripëzuar pa erë jete në udhëkryq... makijazhi e lakmia për para në terr...gjysmë terr... ...larg meritës që na nevojitet sa e bukur do të ishte një “Zoti të dhashtë ” /kush mund edhe të paramendonte një gjë të tillë / por jo... portreti i mjerimit të njeriut të ‘’dijshëm’’ dhe portreti i mjerimit të njeriut që neps lavdin krijojnë jetë shtesë pa pagëzim... Të shpërbërët përsëri zgjedhin rrugën më të lehtë madje edhe për t’u imtësuar duke shkelur veten në zmbrapsje të pakuptimtë ashtu me petk mendjemprehti mbi krahë në sy i tradhton ikja në ballë injoranca e në zemër marazi dija dhe vetëdija një kokërr rëre në erë ....jetim pa qenë jetim në ashtin e vet
18
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
rob pa qenë rob në lëkurën e vet me pallamar të lidhur deri në dhimbje për luciferin historik me fjalë të përflakta e vepra të pakta pafuqia merr frymë si shpirt i keq Në anën tjetër të akrepave të orës lypset vetëm të kesh lindur dhe mundësisht vdekur gjithçka tjetër nxirret prej thesit sa e bukur do të ishte një “Zoti të dhashtë” por jo... madje edhe atyre që më së paku u nevojitet.. kafshatë që përditë (s’)kapërdihet gjithçka ruan në vete arsyen e krijimit sendet institucionet parmenda ende shërben vetëm për të lëvruar /sa e vështirë të kuptohet në kohë “moderne”/ kur shumëçka e shumëkush lundron si e kundërta e vetes esnafët pa kryemjeshtrit si pjergulla shterpë.... në duart e një kandari të çmendur një duartrokitje nëpërkëmbeshe për krijesa ankthi
KULTURË
krye brimë edhe për arinjtë e cirkut në skenën e madhe dhe pas saj atyre që nuk mund t’i bartin pesë u ngarkojnë pesëdhjetë kilogramë në emër të “shkollës” sa e bukur do të ishte një “mos më merrni në qafë” por jo.... guri për lakra bëhet gur qoshku ....edhe “nderi” i demokracisë është këtu... ... barazohen gjërat vetëm e vetëm për hir të zbehjes peng të kaluarën në karikaturën e tashme
rënie e lirë në hon nuk është zbulim rritja e shpërbërje si lëngim Sa e bukur do të ishte një “Zoti të dhashtë” Sa e bukur do të ishte një “mos më merrni në qafë” për të gjallë e të vdekur por jo... zemrat gjithnjë e më shumë digjen flakë etja e lë malin në hije për një “qofsh faqe bardhë” por jo... koha len krahët e përkryer edhe nderi i “demokracisë” është këtu... Toronto, tetor 2017. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
19
KULTURË
Vështrim
Një skanim i kulturës popullore të Shestanit (Simë Gjon Dobreci, “Krijime popullore shestanase”, botoi “Diti&Oli”, Ulqin, 2017, fq. 266.)
Prof. dr. Hysen Matoshi
Kultura jonë tradicionale është aq e begatë në të gjitha drejtimet saqë tashmë është e qartë se kapacitetet profesionale nuk mjaftojnë për ta mbledhur, për ta ruajtur, për ta përgatitur, për ta botuar dhe për ta studiuar atë. Së pari është e domosdoshme të thuhet se margaritarët e kulturës sonë popullore kanë mbijetuar në saje të ruajtjes së tyre si një vlerë jona identitare dhe në këtë drejtim merita është kolektive, e përgjithshme dhe e shtrirë madje deri në mugëtira të shekujve të hershëm. Nevoja që kjo krijimtari të faktohet nëpërmjet shkrimit dhe publikimit të saj ka nxitur potencialet tona
“ 20
“
Vepra “Krijime popullore shestanase” është dëshmi e kujdesit dhe seriozitetit shkencor në trajtimin e materies dhe e dashurisë së pamasë për rrënjët e të parëve, për mbijetesën e fakteve kulturore shqiptare
intelektuale që ta mbledhin dhe ta botojnë atë. Që nga Frang Bardhi e këtej janë bërë përpjekje të pareshtura që të dëshmohet se jemi një identitet i veçantë kulturor i kësaj hapësire të Evropës. Dhe këto përpjekje kanë ardhur nga intelektualë me vetëdije të një përkatësie të qartë etnokulturore në krye të herës dhe kombëtare në faza të mëvonshme. Veçmas kur flasim për mbledhësit dhe botuesit e folklorit shqiptar duhet të pohojmë se ndër kontribuesit, krahas specialistëve të folkloristikës e të filologjisë shqiptare, renditen edhe një varg autoritetesh të shquara të fush-
Vëllimi “Krijime popullore shestanase” është një monument i rrallë që do të shtegtojë në mbarë hapësirën shqiptare dhe madje edhe në ardhmërinë tonë, duke i dëshmuar të sotmes dhe brezave tanë të ardhshëm se Shestani dhe Kraja përgjithësisht ishin treva të gjalla e produktive kulturore, pjesë e botës shqiptare, e vlerave të saj arkaike, origjinë dhe mbështetje e fuqishme e krijimit të njërit ndër ngulimet më me ndikim në historinë tonë, sikundër ishte kolonia e Arbëneshit të Zarës
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
ave të tjera të dijeve dhe të interesimeve të ndryshme profesionale. Ndër ata që asnjëherë nuk janë shkëputur nga rrënjët e traditës kulturore të vendlindjes, të krahinës së të parëve, është edhe Profesor Simë Dobreci, i doktoruar në shkencat e mjekësisë dhe me një bagazh të admirueshëm kontributesh profesionale të pranuara në këto shkenca. Njohuritë e fituara në qendra të përparuara universitare rajonale e botërore dhe studimet në fushën e dermatologjisë e kanë identifikuar dr. Simë Dobrecin si njërin ndër klasikët e dijeve të mjekësisë në Kosovë. Pa i munguar aspak sferës profesionale, Simë Dobreci ka dhënë një ndihmesë të çmuar edhe në planin e kulturës sonë kombëtare. Duke e botuar revistën kulturore “Buzuku” ka bërë përpjekje të vijueshme që të hedhë dritë mbi të kaluarën e viseve shqiptare në Mal të Zi, një pjesë e konsiderueshme e të cilave kanë tretur nën vorbullën e tmerrshme të mërgimit dhe të asimilimit. Rrjedhimisht i ka vënë detyrë vetes që ta qartësojë dimensionin etnik shqiptar të Shestanit veçanërisht dhe të Krajës përgjithësisht, duke ofruar dëshmi të qarta nga trashëgimia e kulturës popullore të këtyre viseve, por edhe duke prezantuar lëndë të çmuar
KULTURË
gjuhësore e historike si një aspekt i rëndësishëm dokumentar. Të gjitha këto vlera tradicionale i ka sjellë në librin, të cilin kemi nderin dhe kënaqësinë ta përurojmë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Vepra “Krijime popullore shestanase”, e botuar sivjet në Ulqin, është dëshmi e kujdesit dhe seriozitetit shkencor në trajtimin e materies dhe e dashurisë së pamasë për rrënjët e të parëve, për mbijetesën e fakteve kulturore shqiptare. Mund të ndryshojë edhe mijëra herë struktura demografike e këtyre viseve, por nuk mund të zhbëhet ky fakt kulturor që po e paraqesim sot si kontributin e çmuar të profesorit tonë të nderuar. Askush nga ne nuk do të mund ta niste një shqyrtim rreth kësaj vepre, pa e shqiptuar që në fillim një falënderim të madh për gjithë këtë punë kolosale, e cila them se, për shumë e shumë arsye, nuk do të mund të bëhej më asnjëherë. Sot, në epokën e globalizmit, kultura autoktone e kombit shqiptar ndodhet nën një trysni të madhe si rezultat i ndikimeve të huaja në jetën tonë, por edhe si rezultat i shpërfilljes së madhe që i bëhet traditës sonë, veçmas asaj shpirtërore, nga vetë institucionet tona. Ruajtja e veçantive tona identitare përgjatë shekujve, veç tjerash, është edhe një fat i madh për kopshtin e shumëngjyrshëm të kulturave botërore, por mungesa e mbështetjes institucionale është një fatkeqësi e madhe. Ne sot kemi adoptuar në jetën shoqërore, kulturore e arsimore plot standarde të vlerave moderne të jetës dhe mund të thuhet se nuk kemi asnjë grimë vullneti që të sillemi me përgjegjësinë e një kombi të qytetëruar kundruall kulturës tradicionale shqiptare. Fatmirësisht ka ende intelektualë që e çmojnë vlerën e papërsëritshme të kulturës shqiptare, të gjuhës shqipe, si shenjë e një identiteti specifik në këtë hapësirë ku ndeshen kulturat e qytetërimet e ndryshme. Vëllimi “Krijime popullore shestanase”
është një monument i rrallë që do të shtegtojë në mbarë hapësirën shqiptare dhe madje edhe në ardhmërinë tonë, duke i dëshmuar të sotmes dhe brezave tanë të ardhshëm se Shestani dhe Kraja përgjithësisht ishin treva të gjalla e produktive kulturore, pjesë e botës shqiptare, e vlerave të saj arkaike, origjinë dhe mbështetje e fuqishme e krijimit të njërit ndër ngulimet më me ndikim në historinë tonë, sikundër ishte kolonia e Arbëneshit të Zarës. Simë Dobreci, pasi i ka botuar pjesën më të madhe të këtyre krijimeve popullore dhe materialeve të tjera filologjike e historiografike në faqet e revistës “Buzuku”, i ka përfshirë në një vëllim të përbashkët, i cili do të jetë më funksional dhe gjithsesi unik në të gjitha drejtimet. Në aspektin strukturor libri përbëhet nga dy kapituj kryesorë dhe një varg nënkapitujsh të cilët ofrojnë specifikat e lëndës së prezantuar në kuadër të tërësive më të mëdha. Kështu, libri hapet me poezinë e Gjergj Fishtës “Gjuha shqype” – si një shenjë identitare e kombit, pasuar nga një parafjalë e shkurtër e autorit, ndërsa është kapitulli i parë pjesa kryesore që përmban në vete këngët popullore të kësaj treve, pa përjashtuar edhe ndonjë këngë autoriale. Ky kapitull çelet me këngët e dashurisë, që pasohen nga këngët e dasmës, këngë të barinjve, këngë të kurbetit, vajtime, këngë të reja, këngë të autorëve, këngë historike, balada, elegji dhe përmbyllet me një këngë kreshnike. Për këtë pjesë nuk do të ndalem më gjatë, ngaqë një fjalë me kompetencë profesionale e paraqet studiuesi Rrustem Berisha. Kapitulli i dytë është mjaft heterogjen si përmbajtje, ngaqë aty kanë gjetur vend materiale filologjike dhe historiografike, një pjesë e të cilave janë dhënë në variantin dy apo edhe tregjuhësh, shqip – sllavisht – anglisht. Pjesa e dytë e kapitullit ofron thënie, fjalë të urta shes-
tanase, frazeologji, përshëndetje, urime dhe mallkime, të cilat pa asnjë dyshim janë material interesant si për qasje folkloristike dhe etnokulturore, ashtu edhe për studime filologjike. Një material me peshë për antroponiminë shqiptare e përbën pjesa ku janë prezantuar emra të shestanasve. Studimi “Krajanët dhe shestanasit shqiptarë autoktonë në Mal të Zi”, i prezantuar në shqip dhe sllavisht, është një kontribut që hedh dritë mbi autoktoninë shqiptare të këtyre viseve, gjithnjë duke e faktuar me të dhëna shkrimore e burimore të kohëve të ndryshme, në krye të të cilave qëndron raporti i Marjan Bolicës i vitit 1614. Pjesa e tretë e këtij kapitulli ka një përmbajtje enciklopedike në saje të publikimit të të dhënave për shestanasit mâ në zâ, siç i quan autori, duke u fokusuar te figurat e Lekë Perkolajt, Vinçenc Malajt, Zef Jankajt, Zef Tagajt dhe Pjetër Perkoliqit. Përgjatë gjithë librit lexuesi do të gjejë edhe dëshmi interesante etnokulturore, sikurse janë veshjet popullore të trevës, fakte dokumentare, fotografi, dëshmi arkeologjike e arkitekturore etj., të cilat ia shtojnë vlerën këtij kontributi. Natyrisht meritor për këtë format të vëllimit, krahas autorit, janë edhe redaktori prof. dr. Rrustem Berisha, pa asnjë dyshim njëri ndër vjelësit dhe njohësit më të spikatur të vlerave të folklorit shqiptar dhe recensentët Profesor Emil Lafe dhe Profesor Hajrullah Koliqi, vlerësimet e të cilëve janë bërë pjesë e këtij botimi. Sikurse dihet, puna në mjekësi fokusohet në shpëtimin e jetëve të rrezikuara të njerëzve. Analogjikisht me këtë profesion, Simë Dobreci i ka vënë vetes si detyrë misionin e shpëtimit të trashëgimisë kulturore të trevës së tij më të dashur, Shestanit, të faktimit e të mbrojtjes së saj nga rreziku i harresës. Si mjek Profesori u ka shërbyer bashkëkohësve të tij, si intelektual, si autor i këtij libri, mund të them se, në rend të parë, u ka shërbyer brezave të ardhshëm të shqiptarëve. Duke i shprehur mirënjohjen për këtë punë të mbarë, fjalën time dua ta përfundoj duke e huazuar një shprehje, një urim shestanas, që ka gjetur vend në faqet e këtij libri: Profesor Simë Dobreci “Zoti t’dhântë shnet”! (Autori është drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë. Fjala e mbajtur me rastin e përurimit të librit në Prishtinë, më 23 tetor 2017) E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
21
KULTURË
Teatri “Teuta” mori pjesë me dramën “Nana” në “Festivalin e Teatrit Shqiptar” në Dibër të Madhe të Maqedonisë
Shkëmbim i vlerave dhe përvojës teatrore shqiptare Drama “Nana” është shfaqur në natën e tretë të këtij Festivali, në amfiteatrin e Qendrës për Kulturë në Dibër. Para publikut dibran kanë interpretuar aktorët Blerta Kurti, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti - Zeçeviq dhe Bashkim Alaj, të cilët janë përshëndetur me duartrokitje të zjarrta nga publiku i madh në numër dhe janë vlerësuar shumë lart nga panelistët e Festivalit Teatri “Teuta” nga Ulqini ka marrë pjesë me shfaqjen “Nana” në edicionin e 16-të të “Festivalit të Teatrit Shqiptar”, i cili është mbajtur nga data 31 tetor deri më 4 nëntor në Dibër të Madhe të Maqedonisë. Drama “Nana”, me regji të Munib Abazit dhe me asistente të regjisë Edina Mustafiq, është shfaqur në natën e tretë të këtij Festivali, në amfiteatrin e Qendrës për Kulturë në Dibër. Para publikut dibran kanë interpretuar aktorët Blerta Kurti, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti - Zeçeviq dhe Bashkim Alaj, të cilët sipas drejtuesve të Teatrit “Teuta” janë përshëndetur me duartrokitje të zjarrta
22
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
nga publiku i madh në numër dhe janë vlerësuar shumë lart nga panelistët e Festivalit. Edicioni i sivjetshëm i Festivalit teatror në Dibër bëri bashkë aktorët nga Ulqini, Shkodra, Gjilani, Presheva, Podujeva e Dibra e Madhe, të cilët shkëmbyen vlera të përvojës sonë teatrore, përvojës së përbashkët, si edhe të asaj bashkëkohëse botërore, por, mbi të gjitha, u fol shqipja në një gjuhë të bukur letrare. Drama “Nana” me autore Arlinda Morinën trajton një temë universale, siç është nëna, dashurinë ndaj saj, raportet familjare, problemet e brezave në familjen e sotme etj. Krahas
mesazheve artistike që përcjell në rreth 40 minuta, drama ngërthen në vetvete edhe mesazhe fetare, duke treguar rolin e nënës dhe peshën e fjalës së saj. Drama përçon mesazhin se amaneti i nënës duhet respektuar dhe çuar në vend. Që prej premierës së saj në Ulqin, në muajin mars të këtij viti, kjo dramë është dhënë në skena të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. “Nana” është drama e parë e Teatrit “Teuta”, i cili është themeluar në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Ulqin me qëllim të ringjalljes së jetës teatrore dhe kulturore në këtë qytet. (Kohapress)
FOTOGRAFIA E JAVËS
ZAIM HALILI KATASTROFË EKOLOGJIKE
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
“Pylli i djegur i pishave dhe selvive mbi fshatrat Bojk, Kosiq dhe Millë në Anë të Malit” E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
Në Ulqin u përurua “Fjalori enciklopedik i hapësirës shkodrane” i dr. Zenepe Dibrës
Mision human, patriotik dhe atdhetar “Libri të ngjan edhe si një rebelim i autores. Është rebelimi i intelektualit kundër harresës, që autorja i kundërvihet përmes konceptit të ringjalljes së një krahine dhe të miteve të saj, figurave të shquara. E shkuara mund të tejkalohet, por nuk fshihet, pasi ajo është dhe ngelet brenda natyrës njerëzore”, ka thënë redaktori i librit Gjovalin Çuni Ulqin – Dy vëllimet e botimit “Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane” të autores Zenepe Dibra, botuar nga Enti Botues “Gjergj Fishta” - Lezhë, janë përuruar të shtunën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Në afër 1800 faqet e tij, Fjalori jep në mënyrë lakonike historinë e Shkodrës dhe hapësirës së saj etnogjeografike në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj. Autorja ka treguar se pse në Fjalor nuk ka përfshirë vetëm qytetin e Shkodrës, por gjithë hapësirën shkodrane. “Është e pamundur që jeta e qytetit tim, jeta social-kulturore, historia e tij, luftrat për çlirim kombëtar të tregohen të palidhura me të gjithë hapësirën që na rrethon, ku Shkodra ka qenë kryeqendra e kësaj hapësire”, ka thënë Dibra. Sipas saj, misioni i librit që i kushtohet kryesisht lexuesit shkodran dhe të hapësirës shkodrane, është që të dinë historinë e tyre. Ajo ka theksuar se në Fjalorin enciklopedik, Ulqini zë një vend të veçantë dhe në të janë përfshirë
24
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
shumë personalitete ulqinake, ngjarje etj. që lidhen me Ulqinin. “Pas Shkodrës, Ulqini është qyteti i vetëm në këtë hapësirë, në pjesën veriore të Shqipërisë, i cili ka treguar që ka vlera dhe kontribute në të gjithë historinë e tij, qoftë në luftrat për çlirim kombëtar, në jetën social-ekonomike, jetën tregtare, jetën ekonomike, jetën detare”, është shprehur autorja. Redaktori i librit, Gjovalin Çuni, drejtor i Bibliotekës Publike “Marin Barleti” – Shkodër, ka thënë se me botimin e këtij libri, shkrimtarja ka kryer një gjest human, patriotik dhe atdhetar. “Atdhedashuria e sinqertë, siç thonin, tregohet edhe me sjellje njerëzore, me ushtrimin e detyrave të njerëzisë në heshtje dhe pa mburrje, në flijimin e vetes për mik etj. Ky libër vjen si kushtim në ditët tona, që qytetarët shkodranë të mos i ndërrojnë veset, por të qëndrojnë të palëkundur në traditën e tyre”, ka theksuar ai. Për Çunin, libri të ngjan edhe si një rebelim i autores. “Është rebelimi i intelektualit kundër
harresës, që autorja i kundërvihet përmes konceptit të ringjalljes së një krahine dhe të miteve të saj, figurave të shquara. E shkuara mund të tejkalohet, por nuk fshihet, pasi ajo është dhe ngelet brenda natyrës njerëzore”, ka thënë ai, duke shtuar se me këtë libër Zenepe Dibra “e ringjall Shkodrën e njerëzit e saj, por edhe ulqinakët e shumtë, që u vendosën dhe kontribuan për qytetin e Shkodrës”. Dr. Nail Draga, bashkëpunëtor i Fjalorit, ka thënë se kemi të bëjmë me një botim enciklopedik, i cili është gjithëpërfshirës për hapësirën shkodrane për një periudhë kohore prej 25 shekujsh. Duke iu referuar autores, ai ka thënë se “ky botim është homazh për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për mbrojtjen e tokave të hapësirës shkodrane”. Sipas tij, Dibra ka arritur të realizojë atë çfarë nuk e kanë bërë institucionet me buxhet shtetëror. Draga e ka cilësuar të arsyeshëm veprimin e autores që në këtë botim të përfshijë aktivitete e ngjarje nga hapësira e viseve shqiptare që sot
KULTURË
janë në kuadër të Malit të Zi. “Një veprim i tillë ka qenë i arsyeshëm sepse edhe këto vise shqiptare Shkodrën e kanë pasur qendrën e tyre referuese tregtare, kulturore dhe kombëtare”, ka theksuar ai. Gjatë përurimit, nxënësja Kujtesa Kurti recitoi poezinë “Dashni e Shkodër” nga Flutur Mustafa, kurse në fund të përurimit pronari i Muzeut Etnografik të Malësisë, Shtjefën Ivezaj, i dorëzoi autores Zenepe Dibra mirënjohje në emër të këtij muzeu. Dr. Zenepe Dibra, me profesion inxhiniere ndërtimi, është shkrimtare
dhe kryetare e Shoqatës “Gruaja Intelektuale Shkodrane”. Ka projektuar me dhjetëra ndërtime dhe vepra arti. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka botuar artikuj shkencorë në Buletinin e shkencave teknike të Universitetit të Tiranës. Përpos “Fjalorit enciklopedik të hapësirës shkodrane”, është autore e librave “Bijat e Rozafës”, “Gra të shquara të hapësirës shkodrane”, “Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare”, “Gruaja shqiptare në vështrimin e të tjerëve” dhe bashkautore e librit në anglisht “A Biographical
Dictionary of Womens Movements and Feminisms in South Eastern Europe”. Për kontributin e saj të gjithanshëm është dekoruar me “Medaljen e Punës” (1968), “Medaljen Naim Frashëri” (1980), si dhe me titullin “Mirënjohja e Qytetit” dhënë nga Këshilli Bashkiak Shkodër në vitin 2011. Përurimi u organizua nga Qendra e Kulturës – Ulqin, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi. i. k. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
25
POLITIKË
Zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Tuz
Shqiptarët nu konsensus pë
Fadil Kajoshaj
Tuz- Zgjedhjet lokale për ndryshimin e statutit të komunës, nga komunë urbane, në komunë në kuadër të kryeqytetit po afrojnë, ndërsa votuesit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme. Nga nëntë lista zgjedhore të cilat tashmë janë dorëzuar dhe verifikuar nga Komisionin Zgjedhor i Kryeqytetit, do të garojnë tre subjekte politike shqiptare në tre lista të cilat veprojnë në Malësi: Lidhja Demokratike Shqiptare e cila bartës të listës zgjedhore ka Ivan Ivanaj, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (Fadil Kajoshajn) dhe Alternativa Shqiptare (Nikë Gjeloshajn). Kohëve të fundit, duke u bazuar
Nikollë Camaj
26
Javore KOHA
Gjergj Camaj
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
POLITIKË
uk arritën ër unifikim në rrjedhat e negociatave që politikëbërësit shqiptarë zhvilluan me njëri- tjetrin me synim për të arritur një kompromis konstruktiv për unifikim, ndryshe nga herët e kaluara u vërejt një vullnet më i madh dhe një frymë më e ngrohtë bashkëpunimi që në të ardhmen të jenë faktor dhe zë më i fuqishëm për arritje dhe realizim të objektivave të tyre në interes të përgjithshëm të komunitetit që përfaqësojnë, mirëpo për fat të keq, kjo nuk ndodhi, ndërsa shqiptarët edhe këto zgjedhje po i gjejnë të përçarë. Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare Nikollë Camaj, për “Koha Javore” u shpreh se edhe përkundër një sërë takimesh dhe negociatash të cilat i zhvilluan me Alternativën Shqiptare e cila fillimisht kishte treguar gatishmëri për bashkëpunim, nuk u tregua një vullnet i mirëfilltë për t’u dakorduar për unifikim. “Të gjithë do të garojmë të vetëm në zgjedhjet e 26 nëntorit, mirëpo jemi dakorduar që pas zgjedhjeve të ulemi sërish të gjitha partitë politike shqiptare që të dialogojmë edhe nëse do të mbesim sërish opozitë, që të veprojmë së bashku dhe jo individualisht. Edhe kësaj herë u duk qartë një mungesë e vullnetit politik për t’u unifikuar. Shumë subjekte politike dhe individë kanë thënë se çështja e marrëveshjes së LDSHsë me ASH-në është varur nga ajo se kush dhe cilin vend do ta ketë në listë, por unë apsulutisht këto i hedhi poshtë si të pabaza. Kanë qenë thjesht disa dallime parimore
të cilat na detyruan të marrim këtë qëndrim për të garuar të vetëm”, theksoi Camaj. Ndërkaq, kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, në prononcimin për “Koha Javore” tha se edhe pse partitë politike nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor, ai nuk përjashton mundësinë për kompromis paszgjedhor, duke theksuar se pikësynimi i tyre është qeverisja eventuale e shqiptarëve në katër vitet e ardhshme në Tuz. Ndërkohë, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, dega e Malësisë, Fadil Kajoshaj, u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Alternativës Shqiptare kur bëhet fjalë për negociata, duke thënë se edhe pse kishin rënë dakord për unifikim, vetëm brenda njëzetekatër orëve kjo parti kishte ndryshuar qëndrim. “Ne Unioni Demokratik i Shqiptarëve nuk kishim asnjë pretendim dhe kusht por vetëm një synim për të vepruar në interes të qytetarëve të Malësisë, ku fillimisht arritëm marrëveshje për të dalë së bashku me ASH-në në zgjedhje. Mirëpo, vetëm një ditë më vonë doli një befasi ku ASH-ja na njoftoi se kanë ndryshuar mendim- (qëndrim) dhe se do të dalin të vetëm në zgjedhje duke na i bërë të njohura disa arsye të cilat sipas tyre, nuk i favorizojnë për të garuar së bashku me ne në këto zgjedhje”, u shpreh Kajoshaj. I pyetur për formimin eventual të koalicionit paszgjedhor , Kajoshaj theksoi se me dikë që brenda 24 orësh ndryshon qëndrim për një
çështje për të cilën më parë kanë rënë dakord, nuk lë hapësirë për marrëveshje paszgjedhore dhe se një vendim i tillë do të ishte absurd dhe përulje për UDSH-në. Në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Tuz nga partitë politike malazeze do të garojnë gjashtë lista zgjedhore: Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialiste Popullore, Partia Social-demokratike, Mali i Zi Demokratik, Social- Demokratët dhe Partia Boshnjake. Rikujtojmë se kuvendi aktual i KU të Tuzit është përbërë nga 22 këshilltarë/e, ndërsa në përbërjen e re, në bazë të ligjit mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, do të ketë 32 këshilltarë/e. Këto janë zgjedhjet e katërta lokale në Tuz si komunë urbane, ndërsa të parat për komunë në kuadër të kryeqytetit. Ndërkaq, mbledhjen e parë të kuvendit pas përfundimit të zgjedhjeve e thërret kryetari i kuvendit të legjislaturës së mëparshme, në afatin prej 30 ditësh nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve. Thirrja për mbledhjen e parë u dërgohet këshilltarëve të zgjedhur, ditën e parë nga dita e dorëzimit të raportit të komisionit zgjedhor të kryeqytetit, kurse mbledhja mbahet jo më vonë se pesë ditë nga dita e dërgimit të ftesës së këshilltarëve. Në mbledhjen e parë të kuvendit deri në emërimin e kryetarit të ri të kuvendit, seancën e kryeson këshilltari më i vjetër. t. u. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
27
KULTURË
Reflektim për një përkujtim: Zojë Ulaj (1922-2017)
Artizane e rrallë, rrugëtimi jetësor i saj shembull për të tjerët Kushtuar njërës ndër artizanet më të njohura të veshjes kombëtare, që ishte edhe qytetarja më e moshuar në Plavë e Guci Kohë më parë u nda nga jeta tokësore Zojë Hoxhaj - Ulaj, Lokja, siç e quanim për respektin që gëzonte, ngase sfidat e njëpasnjëshme të jetës nuk ia kishin zbehur dinjitetin prej njeriu e as shpirtin prej artizaneje të rrallë, deri në frymën e fundit. Ishte e lindur para gati një shekulli në fshatin me emrin e bukur Vajush, në një familje të nderuar të Malësisë së Madhe të Shkodrës, e cila ruante dhe kultivonte me kujdes traditën e mikpritjes, miqësisë e, mbi të gjitha, të burrërisë. Kjo familje kishte respekt të veçantë për shqiptarët e Plavës e Gucisë. Duke i njohur që prej kohësh për trimërinë dhe qëndresën e tyre, ajo me kënaqësi e kishte mirëpritur dorën e miqësisë me vëllazërinë Ulaj, përkatësisht me familjen e Ramë Binakut, të njohur më shumë me emrin e luftës si Bubë Binaku. Në fakt, ky ishte vazhdim dhe thellim i mëtejmë i miqësive të mëhershme me familjet malësore Likaj e Delaj. Çifti i ri, Zojë dhe Sadik Ulaj, do të martoheshin në kohë të vështira, në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Ndjenjën e gëzimit për shtimin e familjes, e fashittë ndjenja e ankthit. Asgjë s’ishte e sigurt. Aq më pak, jeta. Andaj, me rënien e
28
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
Plavës dhe Gucisë nën pushtimin e jugosllavëve (tetor 1944), e gjithë familja e Bubë Binakut, së bashku me parinë e Plavës e Gucisë, si Shemso Ferrin, Sali Nikoçin etj., të cilët e kishin mbrojtur e përligjur vullnetin politik të popullsisë së kësaj ane për të qenë pjesë e shtetit të vet shqiptar, do të jetë e detyruar t’i lëshojë trojet e veta etnike dhe historike dhe të marrë rrugën e shpëtimit. Ku tjetër, përveçse në krahun tjetër të Atdheut, ku kishte gjetur shpëtim popullsia shqiptare edhe më parë, pas riokupimit të trojeve të veta etnike dhe historike, në vitin 1913, në vitin 1919 dhe, një numër jo i vogël, pas vitit 1944 e këndej. Në rrugë e sipër për në Malësinë e Madhe, në bjeshkët e Nikçit, saktësisht në familjen e Sadri Delajt, malësorja e re do të sjellë në jetë djalin e saj, të cilin do ta pagëzojnë me emrin Binak, duke përtërirë kështu emrin e stërgjyshit të tij, luftëtar i dalluar në luftërat për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Binak Galit. Kushtet në të cilat kishte lindur, jo vetëm atmosferike, ka gjasa të jenë shkas që nusja e re të mos lindë më fëmijë. Kur furtuna e përndjekjeve kishte kaluar ca, familja Ulaj do të kthehet përsëri
në Vuthaj. Por, pa kaluar shumë kohë, brengës për të përballuar varfërinë e skajshme, do t’i shtohet edhe një brengë më e madhe. Mbyllja e kufirit, që ndante e vazhdon të ndajë trungun e atdheut tonë, në vitin 1948. Malësorja Zojë, si shumë bijë e bija të tjera, do të ndahet për së gjalli nga të afërmit e vet. Këtë ndarje, që do të zgjasë me dekada, ajo do ta përjetojë rëndë, por askush s’do t’ia shohë lotin. Si duket, mërzia e përditshme ia kishte shterrur ato. Apo, ndoshta, lotët kishin gjetur rrjedhë tjetër brenda, drejt zemrës, dhe nuk i dilnin në sipërfaqe. Pas ca vitesh do të mbetet edhe pa shokun e jetës, i cili do i lë lamtumirën në moshën më të mirë të jetës. Dhe, përsëri, nëna Zojë nuk do të dorëzohet. Me tërë qenien e vet do t’i përkushtohet rritës dhe shkollimit të djalit të vetëm. Mjetet do t’i fitojë me punë dore, apo, siç thoshte shpesh, me thonj të duarve. Ajo ishte artizane e rrallë në tjerrjen e spikut të leshtë për pështjellakë e krahca, të cilat i bënte dhe i zbukuronte si rrallëkush. Dashuria për këtë lloj arti do t’i lindë qëkur ishte fëmijë. Këtë e kisha kuptuar nga një rrëfim i shkurtër i saj: ”Disa vjet mas vdekjes së babës, të cilin nuk e maj
KULTURË
mend se hala isha n’djep, flitej se do të martohet nëna diku gjeti e mu do t’më lente. Unë kjajsha fshehtaz për këtë, po dhe lutesha - ishalla ma le arkën me rrueza.” Po nëna e saj nuk ishte martuar më, por u ishte kushtuar fëmijëve. Duke parë interesimin e Zojës fare të re, ajo do t’ia mësojë me zell zanatin e punimit të xhubletës me të cilën do të shkojë nuse. Këtë punë ajo do të vazhdojë ta bëjë me pasion çfarë i karakterizon vetëm ata që të bukurën e kanë në shpirt. Dashurinë për të bukurën nuk do t’ia shuajnë as vitet e pleqërisë së thellë. Ndaj, kur i jepej rasti, shpesh ndodhte t’i thoshte dikujt: “Sa të bukur e paske këtë këmishë, fustan, çorape…”
“
Ky zanat do t’i bëhet, jo vetëm ushqim i shpirtit, që ia trettë edhe mërzinë për të vetët e ndarë, por edhe burim i mjeteve për mbijetesë dhe shkollimin e djalit. Pothuaj nuk kishte vajzë nga kjo anë që shkonte nuse pa veshje kombëtare. Madje, edhe kur jetonin jashtë, veçmas në Amerikë. Dhe, kur priste që djali ta përfundonte shkollimin, të punësohej e martohej, atë do ta arrestojnë dhe dënojnë me burg të rëndë, në vitin 1969 dhe në vitin 1974. Më pas do ta arrestojnë përsëri, në vitin 1981 dhe 1989. Arrestimin e fundit Lokja do ta përjetojë më së rëndi, sepse flitej edhe për të mbytur me tortura, gjë që edhe Lokes i kishte rënë në vesh lajmi i hidhur. Pas pezullimit të asaj gjysmë autonomie që kishte Kosova, në mars të vitit 1989, djalin e saj dhe qindra intelektualë shqiptarë, do t’i arrestojnë dhe do t’i degdisin burgjeve anekënd Serbisë, në emër të zbatimit të së ashtuquajturës masë izolimi. Pas njoftimeve për torturat brutale që kishin pësuar, që në fakt ishin shfryrje e epsheve kafshërore nga urrejtja raciste, në opinion ishte përhapur lajmi se në mesin e të arrestuarve ka edhe të vdekur. “Edhe ata, bijë nënash janë”, kishte thënë Lokja, sa herë flitej për këtë mandatë të zezë. E, nënës Zojë, as tani, e as më parë, nuk i kishte vajtur mendja se me mallkimin e shpeshtë të atyre që ishin fajtorë për kufirin, me rrëfimet për mallin e pashuar për nënën, vëllain e vetëm dhe njerëzit e gjakut të vet, do të rrënjoste te djali ndjenjën e thellë liridashëse, mosdurimin ndaj padrejtësive dhe urrejtjen ndaj armikut. Ishte kjo kauza e saj fisnike e rrënjosur diku thellë në ndërdijen e saj, që shfaqej aq natyrshëm. Gjatë gjithë atyre viteve burg jashtë Kosove, nëna Zojë vetëm një herë do ta vizitojë djalin e vet. Dhe si do ta vizitonte kur duhej të udhëtonte qindra kilometra
Ajo ishte artizane e rrallë në tjerrjen e spikut të leshtë për pështjellakë e krahca, të cilat i bënte dhe i zbukuronte si rrallëkush. Zanatin e punimit të xhubletës do të vazhdojë ta bëjë me pasion çfarë i karakterizon vetëm ata që të bukurën e kanë në shpirt. Dashurinë për të bukurën nuk do t’ia shuajnë as vitet e pleqërisë së thellë. Ky zanat do t’i bëhet, jo vetëm ushqim i shpirtit, që ia trettë edhe mërzinë për të vetët e ndarë, por edhe burim i mjeteve për mbijetesë dhe shkollimin e djalit
larg, nëpër vise e qytete të huaja me tjetër popullsi, gjuhën e të cilit s’kishte pasur rast ta mësonte asnjëherë. Ashtu, nëna Zojë, vazhdonte t’i përballonte goditjet që i vinin nga ata prej të cilëve s’priste gjë të mirë. Por, ja që goditjet i vinin edhe nga ata prej të cilëve nuk e kishte paramenduar kurrë. Në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas, organet e dhunshme serbe, pasi ia largojnë djalin dhe renë nga puna, ashtu siç i kishin larguar dhjetëra mijëra shqiptarë tjerë, do t’i largojnë me dhunë edhe nga banesa në Prishtinë, për të cilën e kishte vendimin e organit legjitim. Pesha e dhunës dhe e padrejtësisë do të bie kështu, pamëshirshëm, edhe mbi katër fëmijët e vegjël, të moshës prej dy deri dhjetë vjeç. Dhe, atë banesë, organi i dhunshëm do t’ia japë juristes shqiptare, në të cilën jeton edhe sot e kësaj dite së bashku me burrin e vet, po ashtu jurist. Ishte ky një veprim tmerrësisht i ulët i juristëve shqiptarë, kontrast i thellë me parimet etike e humane të Nënlokes Zojë. Ndonëse e indinjuar thellë për një veprim të tillë dhe për faktin se as pas luftës së UÇK-së drejtësia nuk e kishte korrigjuar këtë krim, Nënlokja s’do të përulë dinjitetin e saj prej malësoreje. Kur i kishin thënë se do t’ia rregullonin çështjen e ndihmës së përhershme pensionale në Prishtinë, ku jetonte që prej vitesh, ishte përgjigjur: “Jo, jo. Ndihmën e marr në Vuthaj e këtu, ka kujt t‘i jepet. Kosova është djegë e pjekë.” Falë virtyteve prej malësoreje, virtyte këto që s’i tretin kohët, dhe besimit të palëkundshëm në Zot, Nënëlokja u përballoi me dinjitet sprovave jo të pakta. Andaj, rrugëtimi jetësor i saj mbetet shembull për të tjerët dhe testament udhërrëfyes për pasardhësit që e deshën dhe i deshi. Fadil Ulaj E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
29
MOZAIK
Nikollë Dukaj
Zoja Gjuroviq
Hapet zyrtarisht Shkolla e Muzikës në Tuz
Projekt me vlerë dhe mirë për të gjithë tale Tuz- Shkolla e Muzikës “Vasa Paviq” nga Podgorica, ka hapur zyrtarisht nëndegën e saj në Tuz, njëherësh dhe shkollën e parë të këtij lloji në Malësi, e cila do të funksionojë në kuadër të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz. Në këtë ceremoni solemne kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, përfaqësues nga KU e Tuzit, përfaqësues, nxënës e mësimdhënës nga Shkolla e Muzikës “Vasa Paviq” në krye me drejtoreshën , Zoja Gjuroviq, nxënës mësimdhënës e prindër të SHF “Mahmut Lekiq”, drejtorë të Shkollave Fillore dhe të Mesme në Malësi, përfaqësues të mediave të ndryshme, etj. Drejtori i SHF “Mahmut Lekiq”, Nikollë Dukaj, duke falënderuar të gjithë ata të cilët kontribuuan në jetësimin e këtij projekti madhor për gjenerata të tëra në Malësi, tha se ky është një projekt madhor jo vetëm për shkollën që ai drejton por
30
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
dhe për gjithë Malësinë, për ata të cilët talentin e tyre aspirojnë ta nxjerrin në dritë dhe ta afirmojnë. “Shkolla Fillore e Muzikës me vendim të ministrit të Arsimit, Damir Shehoviq, po hapet sot në ambientet e SHF “Mahmut Lekiq”. Në gjeneratën e parë të kësaj shkolle u regjistruan 40 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe malazeze. Jetësimi i këtij projekti madhor është për ne dhe për gjithë Malësinë një ditë e veçantë. Me këtë projekt sot e tutje i shtohet vlera kësaj zone”, tha në mes tjerash Dukaj, duke ju uruar suksese të gjithë fillestarëve të kësaj dege arti. Ndërkohë, drejtoresha e Shkollës së Muzikës “Vasa Paviq” nga Podgorica, Zoja Gjuroviq, duke përgëzuar të gjithë nxënësit e gjeneratës së parë, inkurajoi dhe ata të cilin nuk arritën të regjistrohen, që të kenë durim, pasi sipas saj, kufizimi i regjistrimeve të sivjetshme ka ndodhur për shkaqe teknike, në mungesë të
ambienteve shkollore. “Jemi të gjithë të lumtur që kemi arritur të hapim dy paralele të shkollës së muzikës në Tuz dhe Gollubovc, që është një mundësi e mirë për të gjithë ata nxënës që kanë talent në muzikë për ta patur një shkollë në vendin e tyre, për të shkurtuar distancën për të vijuar mësimin në Podgoricë apo diku tjetër. Mungesa e ambientit shkollor ka kufizuar këtë vit numrin e regjistrimit të nxënësve, por shpresojmë që vitin që vjen këtë do ta tejkalojmë dhe vitin që vjen nxënësit do të pranohen pa provim pranues. Është obligim yni që fillimisht nxënësve t’u dhurojmë një piano e pastaj t’u sjellim disa nxënës bashkëmoshatarë nga shkolla jonë, që t’i shikojnë nga afër se si ata ekzekutojë, që më pas ta kenë më të lehtë të përcaktoheni se cilin instrument do ta zgjidhni ta mësoni. Muzika është ilaç për shpirtin dhe ajo zhvillon inteligjencën. Ju uroj shumë suksese në këtë rrugëtim të
MOZAIK
mundësi e entet në Malësi bukur”, u shpreh Gjuroviq, në fjalën përshëndetëse të saj. Në përmbyllje të këtij solemniteti, tre nxënës të Shkollës së Muzikës “Vasa Paviq” kanë sjellur tinguj të këndshëm muzikorë duke ekzekutuar në tre instrumente: violinë, flautë dhe kitarë klasike.
Nxënës në bojkot të mësimit dhe prindërit e tyre me slogane në duar kërkonin të drejtat e tyre deri tani të parealizuara
Nxënësit shqiptarë të SHF “Mahmut Lekiq”, të shoqëruar nga prindërit e tyre (anëtarët e Këshillit të Prindërve), nëpërmjet pankartave me mbishkrime të ndryshme teksa personali edukativo-arsimor i shkollës priste për të kremtuar hapjen e shkollës së Muzikës, ata kërkonin me këmbëngulje atë që kërkojnë sot e disa muaj më parë, mësimdhënës shqipfolës për lëndën e italishtes e që sipas tyre ende askush nuk po ju vjen në ndihmë për zgjidhjen e këtij problemi jo të vogël që i ka mbërthyer.
Kryetari i këshillit të prindërve, Rako Camaj, i tha “Kohës Javore” se kërkesat e tyre disamujore deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhët, dhe se drejtori i shkollës, Nikollë Dukaj, po cenon të drejtat kushtetuese të nxënësve shqiptarë duke i diskriminuar ata edhe më tutje. “Ne u tubuam që t’ua prezantojmë situatën përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit të cilët sot ishin të pranishëm në hapjen solemne të Shkollës së Muzikës, duke kërkuar të drejtat e fëmijëve të cilat u cenohen. Ne kërkojmë mësimdhënës shqipfolës, një e drejtë kushtetuese dhe asgjë më shumë. Të gjitha masat të cilat gjoja janë ndërmarrë nga drejtoria e Shkollës “Mahmut Lekiq”, kanë qenë të pavërteta. Nisur nga kjo situatë e pandryshuar që shkon në disfavor të fëmijëve tanë, unë si kryetar i Këshillit të prindërve dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli, jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kësaj nisme, duke luftuar për të drejta të fëmijëve tonë të cilët meritojnë t’i gëzojnë ashtu siç ua garanton edhe Kushtetuta e Malit të Zi”, sqaroi Camaj. Ai më tutje paralajmëroi se po qe se problemi nuk zgjidhet së shpejti, do të kërkojnë edhe ndihmë ndërkombëtare deri në realizimin e plotë të të drejtave të tyre, duke thënë se drejtori po diskriminon nxënësit shqiptarë, duke mos treguar vullnet në realizimin e kërkesave të tyre sot e t. u. disa muaj më parë. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
31
MOZAIK
U mbajt seanca e katërt e Kuvendit të Komunës së Gucisë
Seancë me batica dhe zbatica Guci - Seancën e katërt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të premten në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës, e karakterizoi diskutimi i gjatë kushtuar procesverbalit nga seanca e fundit dhe e propozimit për plotësimin, gjegjësisht zgjerimin e rendit të ditës, me pikën mbi rregullimin e çarshisë së Gucisë. Përndryshe, të gjitha pikat e rendit të ditës (13 sosh) janë miratuar pa pjesëmarrjen e këshilltarëve në diskutim, për më pak se një gjysmë ore, kurse deri në aprovimin e rendit të ditës është diskutuar dhe debatuar rreth një orë e gjysmë. Vërejtjet në procesverbalin nga seanca e fundit e parlamentit lokal i kanë parashtruar këshilltarët Ruzhdija Radonçiq (Partia Boshnjake) dhe Asdren Çelaj (LD në MZ). Këshilltari Radonçiq ka kërkuar që pak a shumë t’i kushtohet kujdes formës dhe kuptimit të shprehjeve të këshilltarëve në diskutimet e tyre në seancë gjatë hartimit të procesverbalit. Në këtë drejtim, siç tha ai, kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet drejtshkrimit dhe interpretimit të drejtë dhe origjinal të shprehjeve të pjesëmarrësve në diskutim. Ndërkaq, këshilltari Çelaj, vërejtjen në procesverbalin nga seanca e fundit e ka përmbledhur, siç tha ai, në tri pika: 1. Injorimi apo ikja nga e vërteta; 2. Tentimi i vjedhjes dhe bishtënimi i të vërtetës, dhe 3. Frika nga diçkahi. “Kur nuk emetohet xhirimi filmik nga puna e seancës, atëherë në procesverbal mund të shkruajë çka kush të dojë. Pra, sikur xhirimi nga seanca t’u transmetohet qytetarëve, ata vetë do
32
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
të shohin dhe dëgjojnë se çka flitet e diskutohet në seanca nga këshilltarët, e jo të ndryshohet kuptimi i shprehjeve dhe diskutimeve të tyre deri në atë mënyrë saqë ata madje edhe nuk e njohin diskutimin e vet”, ka thënë ai. Në vërejtjet e këshilltarëve Radonçiq dhe Çelaj është përgjigjur sekretari i Kuvendit të Komunës, Enver Dedushaj, i cili siç ka theksuar, e përpilon dhe redakton procesverbalin, meqenëse Kuvendi i Komunës nuk ka nëpunës të ngarkuar me hartimin e procesverbalit. Ai ka pranuar se janë të mundshme gabimet gramatikore dhe ortografike, por kategorikisht ka mohuar dhe hedhur poshtë ndryshimin e kuptimit dhe formës së deklaratave të këshilltarëve, siç është shprehur sidomos këshilltari Çelaj në vërejtjet e veta në procesverbal. Dedushaj ka kërkuar që kur janë në pyetje vërejtjet e këtij lloji, ato duhet të konfirmohen me fakte, argumente, e jo kurrsesi të shprehura në mënyrë paushalle. Megjithatë, në fund, procesverbali është miratuar me 25 vota (23 të partive në pushtet dhe dy të këshilltarëve të PSD-së në opozitë). Katër këshilltarët e LD në MZ në opozitë votuan kundër. Para miratimit të rendit të propozuar të ditës, këshilltari i Partisë për Gucinë, dr. Said Çekiq, ka kërkuar plotësimin e rendit të ditës me pikën: Propozim vendim mbi rregullimin, gjegjësisht pllakëzimin e çarshisë së Gucisë. Shkurtimisht dhe në mënyrë decide ka përkujtuar se për çka në
këtë moment e kandidojnë këtë projekt, i cili pas polemikës së gjatë “Për” dhe ”Kundër”, në deklarimin me aklamacion, nuk është miratuar, me ç’rast pesë këshilltarët e Partisë për Gucinë e kanë braktisur seancën. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, ka deklaruar se edhe përkundër këtij veprimi të këshilltarëve të Partisë për Gucinë, kjo është qeveri e përgjegjshme e cila i kushton shumë kujdes veprimtarisë së ndërgjegjshme mbi zhvillimin e Komunës së Gucisë dhe nevojave të qytetarëve të saj. Këshilltarët me shumicë votash miratuan pikat e rendit të ditës nga të cilat veçojmë: dhënien e pëlqimit në vendimin e Këshillit të drejtorëve për zgjedhjen e Demir Bajroviq ushtrues të detyrës së drejtorit të SHPK “Veprimtaritë Komunale” - Guci, dhënien e pëlqimit në vendimin e Këshillit Drejtues të Qendrës për Kulturë të Gucisë për emërimin e Medina Hot për ushtruese të detyrës së drejtorit, dhe dhënien e pëlqimit për emërimin e Hasret Çekiqit kryeadministrator të Komunës së Gucisë. Para fillimit të seancës u bë verifikimi i mandatit të këshilltarit të ri Arbër Vukaj nga lista e koalicionit UDSH Aleanca Shqiptare, i cili e zëvendësoi këshilltarin e deritashëm Enver Dedushaj, të cilit i pushoi mandati për shkak të emërimit në funksionin e sekretarit të Kuvendit të Komunës së Gucisë. Seanca e punës së KK të Gucisë u karakterizua me batica dhe zbatica të ndërsjella. Sh. Hasangjekaj
MOZAIK
Në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz
Përjashtohen dymbëdhjetë nxënës që shkaktuan incidente të dhunshme
Milana Daboviq
Tuz- Drejtoria e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, në bashkëpunim me Këshillin e Shkollës, Këshillin e Profesorëve dhe Këshillin e Prindërve, në seancën e fundit të përbashkët, kanë votuar unanimisht për të përjashtuar dymbëdhjetë nxënës të kësaj shkolle nga procesi i rregullt edukativo-arsi-
mor. Ky vendim është ndërmarrë pas incidentit të ndodhur dy javë më parë në këtë gjimnaz, ku grupe nxënësish u përleshen mes njëri- tjetrit, për arsye banale ashtu siç i tha drejtoresha e këtij institucioni “Kohës Javore”, Miliana Daboviq, e cila dënoi fuqishëm
këto akte të dhunshme dhe vandale të cilat për dy ditë rresht u bënë turbullues i situatës në këtë mjedis shkollor. “Pasi arritëm t’i shpërndajmë nxënësit e irrituar nga kjo përleshje, së bashku edhe me forcat e policisë, ata përdorën kundrejt nesh edhe fjalë fyese dhe banale teksa shoqëroheshin në polici për të dhënë deklarata. Sapo janë identifikuar të gjithë ata që janë përfshirë në këtë incident, ne kemi miratuar vendimin për përjashtim të dymbëdhjetë nxënësve, ndërsa njëzetedy të tjerë kanë marrë vërejtje, (paralajmërim për përjashtim) pasi në shkollë nuk ka vend për dhunë. Ky është dhe slogani ynë”, u shpreh drejtoresha Miliana Daboviq teksa lavdëroi vullnetin e treguar të njerëzve për ta normalizuar situatën. “Për daljen nga këto situata aspak të këndshme për shkollën, kemi mbështetjen edhe të Këshillit të Prindërve të cilët i dënojnë të gjitha format e dhunës, të Këshillit të Shkollës por dhe mbështetje nga Parlamenti i Nxënësve të cilët kanë marrë pjesë aktive deri në sqarimin e gjendjes dhe normalizimin e plot të kësaj ngjarjeje. Gatishmëria dhe bashkëpunimi i treguar duhen përshëndetur dhe përgëzuar pasi pa ndihmën e tyre, nuk do të mund të bënim pothuajse asgjë”, përfundoi Daboviq. Në pyetjen e “Koha Javore” nëse administrata e shkollës ka ndërmarrë ndonjë nismë që në vazhdim në këtë shkollë të jetë i pranishëm një polic kujdestar ashtu siç ka qenë para dhjetë vjetësh në këtë shkollë, Daboviq tha se kanë bërë kërkesë për këtë, në mënyrë që të monitorohen lëvizjet dhe të ushtrohet kontroll ndaj nxënësve nga një polic kujdestar, por sipas saj pritet nëse kjo do të realizohet në vijim ose jo. Urojmë që incidentet e tilla të marrin fund, ndërsa shkollës t’i kthehet një imazh më i mirë duke pasur parasysh se të gjitha institucionet edukativo- arsimore duhet të shërbejnë si shembull dhe pasqyrë e mirësjelljes, të çrrënjosin e të shmangin të gjitha fenomenet negative të cilat njollosin dhe cenojnë autoritetin e një institucioni që edukon gjenerata të tëra. t. u. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
33
SPORT
34
Javore KOHA
E ENJTE, 9 NËNTETOR 2017
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
SHIPPING ASSISTANT TEMPORARY APPOINTMENT – REPLACEMENT FOR EMPLOYEE ON MATERNITY LEAVE
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION Prepares necessary arrangements and documentation for incoming and outgoing shipments of personal and government property, in order to obtain customs clearances, inspection, licensing and insurance coverage. Arranges and monitors pack out and delivery of personal effects. Submits for payment and processes all invoices related to shipment and GOV registration.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: Two years of related administrative experience is required. 3. LANGUAGE: English language ability - Level III (good working knowledge) (will be tested); Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. KNOWLEDGE: A detailed knowledge of the host country’s customs regulations and procedures is required. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must be tactful, yet effective in dealing with host country customs officials and other officials and with U.S. Personnel. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: NOVEMBER 13, 2017 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Shipping Assistant) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site http://podgorica.usembassy.gov An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 9 NËNTOR 2017
Javore KOHA
35
E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore