Koha 790

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 16 nëntor 2017 Viti XVl Numër 790 Çmimi 0,50

Partitë politike dhe demokracia interne

ISSN 1800-5696

Dije më pak të heshtura

Të pavdekshëm personalitetet që lënë vepra dhe emër


PËRMBAJTJE

4

8 Ulqini dhe Velipoja më afër

Gazetari i mirë duhet “t’i bëjë duart pis”

14

18 Ngjarje dhe persona në skicat e një gazetari

Vepër me vlerë të madhe e peshë shkencore

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017


PËRMBAJTJE

20

24 E dashuruar me Mbretëreshën Teuta

Problematikë që nuk po gjen zgjidhje vite me radhë

28

32 Libër që e ringjall Shkodrën dhe njerëzit e saj

Intelektual guximtar i vërtetë

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 16 nëntor 2017 Viti XVl Numër 790 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

Partitë politike dhe demokracia interne

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ma uk n e Qenç ISSN 1800-5696

Dije më pak të heshtura

1001 HALL EVE

heshtura pak të Dije më

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë

2016 e enjte, 15 dhjetor

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Të pavdekshëm personalitetet që lënë vepra dhe emër

dhe emër që lënë vepra personalitetet Të pavdekshëm

avoreHAdemokracia interne KJO reHApolitike dhe avoPartitë KJO Podgoricë e enjte,

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Shqipërisë planifikon ndërtimin e aksit rrugor Shëngjin - Velipojë

Ulqini dhe Velipoja më afër

Tiranë – Qeveria e Shqipërisë ka planifikuar me buxhetin e vitit 2018 ndërtimin e rrugës Shëngjin – Velipojë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, në një takim të mbajtur të mërkurën në Tiranë me përfaqësues të kompanive dhe sipërmarrjeve për modernizimin e infrastrukturës, përmes Buxhetit 2018 dhe Programit “1 Miliardë për Rindërtim”. “Do të vazhdojmë me ndërtimin e aksit të ri që lidh Shëngjinin me Velipojën, në mënyrë që të kemi një rrugë turistike në krahun e Rërës së Hedhun deri në plazhin e Shëngjinit dhe pastaj, lidhja e drejtpërdrejtë me Malin e Zi të jetë shumë e shkurtër dhe mundësia e zhvillimit turistik elitar në

4

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

atë zonë të hapët, duke krijuar edhe aty një hapësirë për zhvillim turistik, ekonomik dhe punësim”, ka thënë në fjalën e tij kryeministri Rama. Ndërtimi i kësaj rruge do të nxiste ndërtimin e urës mbi lumin Buna dhe hapjen e pikës së re kufitare, që do të lidhte Ulqinin dhe Velipojën e Shëngjinin, rrjedhimisht do të shkurtonte distancën ndërmjet Ulqinit dhe qyteteve të Shqipërisë e Kosovës. Realizimi i këtij projekti do të kishte ndikime pozitive të shumëfishta dhe do të ishte me interes për zhvillimin e turizmit në Ulqin, por edhe në pjesën e Shqipërisë. Ai po ashtu do të lehtësonte qarkullimin në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan. Por realizimi i këtij projekti vështirë

se do të ndodhë në një të ardhme të afërt pasi që Autostrada e Kaltër apo Adriatiko-Joniane që pritet të ndërtohet në brigjet e Detit Adriatikut dhe Detit Jon, duke bashkuar segmentin dalmat me brigjet greke, e ka anashkaluar Ulqinin. Segmenti malazez i kësaj autostrade pritet të kalojë nga pika kufitare Nudo me Bosnjë e Hercegovinën, duke vazhduar në Gjirin e Kotorrit, për të kaluar nëpër Podgoricë, duke përfunduar në pikën kufitare Bozhaj – Hani i Hotit në Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, ndërtimi i aksit rrugor Shëngjin – Velipojë përbën një hap konkret të rëndësishëm drejt rrugës së re që do të lidhte Ulqinin me (Kohapress) Shqipërinë.


NGJARJE JAVORE

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, u takua me liderin e Bashkimt Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Bashkëpunimi mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe Malit të Zi do të vazhdojë Tetovë – Një delegacion i Forcës së Re Demokratike, i kryesuar nga kryetari i kësaj partie Nazif Cungu, është pritur të premten në Tetovë nga Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni dhe pjesë e koalicionit qeverisës në këtë vend. Pas takimit, kryetarët e dy partive kanë thënë se takimi ka qenë i frytshëm dhe se ata kanë diskutuar për

çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me dy vendet, si në aspektin e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe politikës. “Kam mësuar shumë mbi rrjedhat, mbi zhvillimet në Mal të Zi, me ç’rast z. Cungu, kryetar i Ulqinit, do ketë mbështetjen e plotë në të gjitha iniciativat, veprimtaritë si kryetar komune për bashkëpunim me ne shqiptarët e Maqedonisë si në fushën e kulturës, arsimit, por edhe në zhvil-

limet politike. Sigurisht që edhe z. Cungu do të ndikojë me autoritetin e tij tek autoritetet më të larta të Malit të Zi, pasi tani Mali i Zi ka një përparësi nga ne sepse veç është anëtar i NATO-s, që do të inkurajojë autoritetet andej, që të kemi një përkrahje edhe më të gjerë, që edhe ne të bëhemi pjesë e NATO-s”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Nga ana tjetër, kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, njëherazi kryetar i Komunës së Ulqinit, ka thënë se bashkëpunimi mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të Malit të Zi nuk ka munguar dhe do vazhdojë edhe më tej. “Në rend të parë është bashkëpunimi i shqiptarëve të Maqedonisë dhe shqiptarëve të Malit të Zi. Ne kemi nevojë për një bashkëpunim, pasi ju edhe në numër jeni shumë më tepër, mendoj në të gjitha sferat, si në sferën e kulturës, arsimit, normalisht dhe të sportit. Gjithashtu janë edhe temat që nuk mund të anashkalohen, siç janë integrimet që jemi më se të interesuar jo vetëm ne, por edhe shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë ai. Edhe Ahmeti edhe Cungu ishin të të njëjtit mendim se edhe Maqedonia edhe Mali i Zi duhet të punojnë së bashku që në të ardhmen e afërt të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Në këtë takim, Cungu shoqërohej nga nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, Faik Nika, dhe funksionarët e kësaj partie, Gëzim Haxhibeti dhe Nazmir Sula. (Kohapress) E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Dita kombëtare e viktimave të komunizmit

Ideologji politike e papajtueshme me lirinë e njeriut Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Ishte 100-vjet më parë që një grup i vogël rojesh të kuqe nën udhëheqjen e Vladimir Leninit morën nën kontroll Pallatin Dimëror në Petrograd të Rusisë, duke themeluar kështu regjimin e parë komunist në botë, bazuar në një ideologji që shënoi fillimin e masakrimit, prej pothuaj një shekulli, të më shumë se 100-milion viktimave të regjimeve shtypëse të bazuar në ideologjinë komuniste, e të cilat kryen disa prej krimeve më të tmerrshme që ka njohur historia e njerëzimit. Në një artikull mbi këtë ngjarje kam shënuar muajin e kaluar se me rastin e këtij përvjetori, Fondacioni Ameri-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

kan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qendër në Washington, me 7-9 të këtij muaji organizoi në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, ceremoni përkujtimore dhe konferenca akademike, ku morën pjesë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe një numër ekspertësh dhe historianësh të dalluar në këtë fushë, të ardhur nga Evropa dhe nga Amerika. Në njoftimin për zhvillimin e punimeve me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, Fondacioni në fjalë është shprehur: “Do të mblidhemi për të nderuar kujtimin e më shumë se 100-milionë viktimave të komunizmit, njëkohësisht edhe për të festuar lirinë atje ku ka triumfuar tanimë, por edhe për të vazhduar përpjekjet tona, për një botë të lirë nga komunizmi.” Këtij kujtimi treditor në Washington, të viktimave të komunizmit, iu bashkua edhe Administrata e Presidentit Trump me një deklaratë që lëshoi

me këtë rast, për median në emër të administratës, Zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, duke deklaruar se, “Sot, është Dita Kombëtare e viktimave të komunizmit, ditë e cila shënon 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik në Rusi. Revolucioni Bolshevik themeloi Bashkimin Sovjetik dhe shënoi fillimin e disa dekadave të errëta të komunizmit shtypës, të një ideologjie politike, të papajtueshme me lirinë, begatinë dhe dinjitetin e jetës njerëzore”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë me të cilën u njoftua shpallja e 7 Nëntorit si Dita Kombëtare e Viktimave të Komunizmit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Memoriali në kryeqytetin amerikan Washington DC, në kujtim të viktimave të komunizmit botëror, mban mbishkrimin me fjalët kushtuar, “Më shumë se 100-milionë viktimave të komunizmit dhe të gjithë atyre që duan lirinë” dhe mbishkrimin tjetër

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Shtëpia e Bardhë ka shpallur 7 Nëntorin -- 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik Rus më 1917 – si Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, në kujtim të 100-milionë personave të vrarë shekullin e kaluar nga regjimet komuniste, anembanë botës

kushtuar, “Lirisë dhe pavarësisë së të gjithë kombeve dhe popujve të robëruar”. “Gjatë shekullit të kaluar”, thuhet më tej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, “Regjimet totalitare komuniste anembanë botës kanë vrarë më shumë se 100-milionë veta dhe kanë shfrytëzuar, dhunuar dhe shkaktuar dëme të papërshkrueshme për miliona të tjerë. Këto lëvizje, nën pretendimin se ishin lëvizje çlirimtare, kanë shkelur, sistematikisht, të drejtat e njerëzve të pafajshëm dhënë atyre nga Perëndia, siç janë liria e fesë, liria e asociimit dhe një numër lirish të tjera elementare të njeriut që ne i konsiderojmë si të shenjta.” Në deklaratën e Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë kujtohen viktimat e komunizmit si dhe ata që trimërisht dhe me kurajo kanë përhapur fjalën e lirë anembanë botës, duke theksuar se, “Sot ne kujtojmë ata që kanë vdekur si dhe ata që vazhdojnë të vuajnë nën komunizëm. Në kujtim të tyre dhe në nder të atyre që kanë luftuar trimërisht për të përhapur lirinë dhe mundësitë për një jetë më të mirë anembanë botës, kombi ynë rithekson angazhimin e patundur për të mbajtur të ndezur dritën dhe flakën e lirisë, për të gjithë ata që dëshirojnë dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë dhe më të lirë”, përfundon deklarata me të cilën Shtëpia e Bardhë njoftoi shpalljen e 7 Nëntorit si Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, anembanë botës. Fondacioni Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, që për tre ditë me radhë mbajti ceremoni dhe konferenca akademike përkujtimore

në Washington, me pjesëmarrës nga mbarë bota, -përfshirë edhe Gentiana Sula, Drejtoreshë e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe Simon Mirakaj, anëtar i këtij institucioni, ardhur nga Shqipëria – duke reaguar ndaj njoftimit të administratës Trump, tha se në Shtetet e Bashkuara nuk kishte, deri tani, një ditë kushtuar kujtimit të viktimave të komunizmit në botë. Si rrjedhim, Marion Smith, Drejtori Ekzekutiv i këtij Fondacioni, një ent i të drejtave të njeriut dedikuar kujtimit të atyre që vdiqën dhe vuajtën nën regjimet komuniste, si dhe atyre që vazhdojnë të jetojnë nën regjime komuniste, e mirëpriti deklaratën e Shtëpisë së Bardhë që caktoi 7 Nëntorin si Ditën Kombëtare në Amerikë,të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit në botë. Në një deklaratë për median, Fondacioni në fjalë u shpreh se, “Amerika nuk ka pasur kurrë më parë një ditë të tillë dedikuar viktimave të komunizmit. Për këtë arsye, nuk mund të kishte një datë më të përshtatshme se këtë ditë për të njoftuar këtë vendim – me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik.” Presidenti i Fondacionit Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit shfaqi gjithashtu solidaritetin e tij me, “të gjithë ata që vazhdojnë të vuajnë nën komunizëm.” Shtëpia e Bardhë e bëri deklaratën me të cilën shpalli Ditën Kombëtare të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit një ditë para se Presidenti Trump të nisej për në vizitën e tij 12-ditëshe në Azi, përfshirë Kinën komuniste. Kur u pyet nëse deklarata e Shtëpisë së Bardhë me rastin e përvjetorit të Revolucionit Bolshevik dhe për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dënimin e komunizmit mund të shkaktonte ndonjë problem në takimin e Presidentit Trump me udhëheqshin kinez Xi, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha revistës së njohur amerikane Njusvik, se deklarata mbi viktimat e komunizmit u bë në kohën e duhur, “për të venë në dukje angazhimin tonë ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut.” Megjithëse dy tre javë më parë kur kisha shkruar një artikull mbi 100-vjetorin e Revolucionit Bolshevik, nuk e dija se Shtëpia e Bardhë do të shpallte 7 Nëntorin si Ditën Kombëtare të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit, por po e përsëris pretendimin tim se edhe Shqipëria dhe Kosova, por edhe shqiptarët anembanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor -- si komb -- kanë vuajtur më së shumti në Evropë nga komunizmi sllavo-aziatik. Pas më shumë se një çerek shekulli ç ‘prej shembjes së komunizmit, të pakën de jure në mos de facto, udhëheqësit e këtij kombi e kanë për detyrë që, të pakën, aq sa bëri Washingtoni zyrtar, që nuk ka vuajtur kurrë nga komunizmi, të tregojnë më në fund, gatishmërinë dhe seriozitetin e tyre moral, si përfaqësues të këtij kombi sot dhe t’i kushtojnë rëndësinë e duhur kujtimit të viktimave të komunizmit dhe si rrjedhim edhe pajtimit kombëtar, duke venë në vend drejtësinë për viktimat e atij regjimi - të gjallë e të vdekur në Shqipëri dhe në Kosovë -- ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore. Ky duhet të jetë një obligim solemn mbarëkombëtar shqiptar, një angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtetërore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në qoftë se kombi shqiptar dëshiron të shkojë përpara, krah për krah, me kombet që kanë vuajtur nga ai regjim. Caktimi i një Dite Mbarëkombëtare për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk kushton asnjë lek, por kërkon kurajo morale, vendosmëri dhe vullnet serioz për të kujtuar viktimat e shumta të komunizmit, anembanë trojeve shqiptare, duke u përballur gjithashtu edhe me të kaluarën komuniste, me qëllim për të zbardhur njëherë e mirë krimet dhe viktimat e atyre që e pësuan edhe me jetë nga ai regjim i imponuar sllavo-aziatik. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Gazetari i mirë duhet “t’i bëjë duart pis”

Nismat e gazetave lokale shpeshherë ia dalin të shpëtojnë shkolla që rrezikojnë të mbyllen, të përmirësojnë shërbimet shëndetësore, të mbrojnë vende me interes historik, e kështu me radhë. Një gazetë apo radio lokale mund të shtyjnë publikun të veprojë, sepse mbulojnë një hapësirë mjaftueshëm të vogël, sa t’u lejojnë njerëzve që duan të angazhohen, që të takohen dhe të bëjnë diçka. Asnjë e përditshme kombëtare nuk mund të bëjë një gjë të tillë. Nëse zhvendosesh nga një gazetë lokale në një gazetë kombëtare, ndoshta fiton më shumë dhe merresh me tema të një interesi më të përgjithshëm, por humbet shansin për t’i ndryshuar gjërat David Randall Supozoj që pjesa më e madhe prej nesh nuk pret të arrijë suksese të mëdha në fillimin e karrierës së vet, dhe mendon se kënaqësitë do të vijnë më vonë. Kështu që, do të ishte pak e trishtuar nëse, po të rimendojmë jetën tonë në punë, ne vetëdijësohemi se gjënë për të cilën jemi më shumë krenarë, e kemi bërë në debutimin tonë. Por pikërisht kjo i ndodhi një reporteri që unë njoh. Shkruan për një gazetë kombëtare dhe artikujt e tij janë botuar në gjithë botën. Merret me tema të mëdha dhe lajme me rëndësi ndërkombëtare. Por, ai ka dyshimin se artikujt më të rëndësishëm të jetës, i ka shkruar dyzet vjet më parë, kur ishte 25 vjeç dhe punonte për një të përditshme lokale. Gjithçka kishte nisur kur një i pastrehë ishte gjetur i vdekur në stolin e një parku, në një qytezë në jug të Londrës, aty ku gazetari ynë po bënte praktikën në një të përditshme. Kishte shkruar një artikull dhe ia

8

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

kishte propozuar kryeredaktores së tij. “Po endacakët vdesin vazhdimisht”, i kishte thënë ajo. “Ku është lajmi këtu”? Gazetari ishte përgjigjur: “Nuk është askush që të ndihmojë ata të gjorët. Ky nuk është lajm? Ta hajë dreqi, jemi në 1976-ën!” Në fund, artikulli ishte botuar dhe gazetari kishte nisur të pyeste se sa të pastrehë kishte qyteti. U ishte drejtuar autoriteteve kompetente, por këta kishin mohuar që të kishte të pastrehë. Kështu, bashkë me një mik të tij, kishte vendosur të dilte vetë netëve, për t’i kërkuar. Kishin shkuar në vend parkime, në banjat publike, në shtëpitë e braktisura, në parqe dhe kishin gjetur disa dhjetëra të pastrehë. Gazetari i ri kishte shkruar një tjetër artikull, dhe kur ishte botuar, famullitari i qytezës kishte sfiduar atë dhe mikun e tij, që të mos ndaleshin vetëm te të folurit dhe të shkruarit, por edhe të bënin diçka. “Të bëj?”, kishte menduar gazetari. “Gazetarët nuk bëjnë, por shkruajnë”. Por prifti kishte këmbëngulur, kështu

që gazetari kishte shkruar një tjetër artikull, duke i ftuar të gjithë qytetarët që donin të ndihmonin të pastrehët, që të merrnin pjesë në një takim. Në takim ishin paraqitur rreth 25 vetë. Kishin themeluar një ent bamirësie të quajtur “Nightwatch”, që angazhohej për të sjellë supë të ngrohtë gjatë tre netëve të javës, si dhe panine apo të tjera gjëra, për të cilat të pastrehët kishin nevojë. Gazetari i ri në moshë ishte një prej tyre, dhe më vonë do të bëhej president i organizatës. Mundem ta rrëfej këtë histori me një farë sigurie, sepse ai gazetar isha unë vetë. Kohët e fundit mora pjesë në festimet e përvjetorit të dyzetë të entit të bamirësisë. Tani shpërndarja e gjellëve të ngrohta bëhet shtatë ditë në javë. Në këto vite, organizata ka ndihmuar qindra persona që të gjejnë një shtëpi, një punë apo ndihmë mjekësore për problemet e tyre mendore, si dhe të varësisë nga drogat. Ka hapur një hostel, ka ndihmuar migrantët pa shtëpi dhe ka themeluar një tjetër organizatë për të pastrehët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nën moshën 25 vjeç, që për çdo vit kujdeset për mijëra të rinj e të reja në Londër. Ndërkohë që isha ulur aty e dëgjoja gjithë këto gjëra, nuk mund të mos mendoja që, asnjë prej artikujve të mi, apo fushatave në të cilat kam marrë pjesë, nuk ka patur një efekt konkret, si ato radhë që kisha shkruar për të pastrehët, 40 vjet më parë. Përse? Pothuaj të gjithë ato gjëra që ne gazetarët bëjmë dhe për të cilat jemi krenarë, në afat të gjatë nuk kanë shumë rëndësi. Në momentet tona të marrëzisë më të madhe – dhe kemi shumë të tilla, ndonëse përulësia nuk është karakteristikë e gazetarëve – mund të imagjinojmë se autoritetet i studiojnë me vëmendje fjalët tona dhe se kjo, herët a vonë, do të prodhojë ndonjë farë ndryshimi në zgjedhjet e tyre.

Por është iluzion. Në kuptimin e efekteve konkrete, ajo që vërtetë ka rëndësi (përtej detyrës, thelbësore në një demokraci, të përhapjes së informacionit), është të shtyjmë lexuesit që të veprojnë. Dhe mundësia që kjo të ndodhë është më e madhe nëse punon për një gazetë lokale, sesa në një të tillë kombëtare. Nismat e gazetave lokale shpeshherë ia dalin të shpëtojnë shkolla që rrezikojnë të mbyllen, të përmirësojnë shërbimet shëndetësore, të mbrojnë vende me interes historik, e kështu me radhë. Një gazetë apo radio lokale mund të shtyjnë publikun të veprojë, sepse mbulojnë një hapësirë mjaftueshëm të vogël, sa t’u lejojnë njerëzve që duan të angazhohen, që të takohen dhe të bëjnë diçka. Asnjë e përditshme kombëtare nuk mund të bëjë një gjë të tillë. Nëse zhvendosesh nga një gazetë lokale në një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

gazetë kombëtare, ndoshta fiton më shumë dhe merresh me tema të një interesi më të përgjithshëm, por humbet shansin për t’i ndryshuar gjërat. Morali i parë i historisë është që angazhimi lokal funksionon. Mos u qani për një problem në nivel kombëtar, përpiquni ta zgjidhni atë në nivel lokal. I dyti është që, falë sfidës së atij priftit, në atë kohë unë vetë shkova kundër rregullave të gazetarisë, dhe u rrëmbeva prej lajmit. Në epokën e internetit, me botën e mbushur me njerëz që shkruajnë dhe komentojnë gjithçka, këto norma duken të tejkaluara tashmë. Gazetarët duhet të përfshihen më shumë. Sot jam 65 vjeç dhe me një tjetër organizatë bamirëse, po përpiqem të imitoj veten time kur isha 25 vjeç. (Autori ishte kryeredaktor i Independent on Sunday në Londër) E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Partitë politike dhe demokracia interne Parti demokratike mund të konsiderohen vetëm partitë politike në të cilat pushtetin e ushtrojnë anëtarët drejtpërsëdrejti, ose në mënyrë të tërthortë, atëherë kur organet partiake e realizojnë vullnetin e anëtarësisë, respektivisht vullnetin e shumicës, sidomos kur ai është në kundërshtim me qëndrimet e kreut partiak

Qani Osmani

Marrëdhëniet brendapartiake, në parim, paraqesin fshehtësi për njerëzit jashtë partive, por nganjëherë edhe për vetë anëtarët e rëndomtë të partive politike. Është e zakonshme që partitë para opinionit të plasojnë informata mjaft tërheqëse për strukturën e anëtarësisë partiake, për funksionimin e organeve partiake, për pjesëmarrjen e barabartë në diskutim të anëtarëve të partisë pa marrë parasysh pozitën e tyre në hierarkinë partiake etj. Megjithatë, edhe pse informatat që i ofrojnë organet partiake dhe individë të autorizuar lënë përshtypje se brenda partive politike lulëzon demokracia, analizat më të thella çdoherë e vërtetojnë të kundërtën, respektivisht se jeta partiake nuk përkon me marrëdhëniet e mirëfillta demokratike. Mbetet

10

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

një e vërtetë e pakontestueshme ajo që thonë shumë hulumtues se: “Udhëheqjet partiake në parim nga sytë e opinionit, por edhe nga anëtarësia e vet, me xhelozi e fshehin armaturën e brendshme dhe anatominë e partive të tyre”. Në bazë të raporteve të brendshme partitë politike ndahen në “demokratike” me shkallë të ndryshme të demokracisë në to dhe “autoritare (autokratike) “ me shkallë të ndryshme të autokracisë. Për partitë demokratike është karakteristike se anëtarët në to anëtarësohen me vullnet të lirë, ato në përmasa më të mëdha ose më të vogla janë pjesëmarrëse në formimin dhe realizimin e politikës së partisë dhe normalisht, në rast të largimit nga partia nuk kanë pasoja në aktivitetin e tyre profesional dhe në jetën e përditshme. Partitë autoritare (autokratike) llogariten partitë në të cilat anëtarët në parim gjenden jashtë procesit të formimit të politikës brendapartiake. Anëtarësia në këto parti rreptësisht i nënshtrohet udhëheqjes dhe pa parashtruar pyetje vihen në shërbim të zbatimit të urdhrave të saj. Në këto parti është

e pamundshme që anëtari vullnetarisht të largohet nga radhët partiake, ndërsa përjashtimi nga partia është i barabartë me ndjekje. Kur flasim për minimumin e raporteve demokratike brenda partive politike dhe në qoftë se si parametër e marrim vullnetin e lirë të qytetarëve në procesin e anëtarësimit, gjithsesi duhet theksuar se vullneti i lirë është kategori relative dhe drejtpërdrejt e lidhur me motivet e anëtarësimit që më tepër janë të natyrës psikologjike dhe është vështirë të zbulohen. Në qoftë se në shoqëri nuk funksionojnë instuticionet e sistemit dhe qytetari është i detyruar të anëtarësohet në parti politike për t’i realizuar disa të drejta dhe liri elementare që konsiderohen si vlera të përgjithshme të demokracisë moderne, siç është për shembull e drejta e punësimit. Në atë rast është tepër vështirë të flitet për anëtarësim në bazë të vullnetit, por mund të flitet për anëtarësim të një dhune të sofistikuar. Nënkuptohet se këtu duhet eliminuar motivet e anëtarësimit në fazën nismëtare të pluralizmit partiak, ku qytetarët e Malit të Zi, sidomos ata shqiptarë, në partitë e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tyre u anëtarësuan nga motive shumë të sinqerta, duke qenë të bindur se organizimi politiko-partiak i shqiptarëve në Mal të Zi është alternativa e vetme që çon drejt homogjenitetit kombëtar dhe avancimit të çështjes shqiptare në Mal të Zi. Megjithatë, me kalimin e kohës shumëçka u zbeh dhe votuesit shqiptarë dalëgadalë janë duke e mësuar “alfabetin” e funksionimit të partive politike me të gjitha përparësitë dhe mangësitë që i ngërthen në vete. Sot dihet mirëfilli se partitë politike në këtë shtet (sidomos ato të pozitës), veç tjerash e luajnë edhe rolin e enteve për punësim, se fati dhe perspektiva e shumë qytetarëve profesionalisht shumë të përgatitur varen nga vullneti i “bosave lokalë”, të cilët në të shumtën e rasteve nuk posedojnë kurrfarë vlerash shoqërore, por megjithatë janë shumë të “dashur” për oligarkitë partiake për arsye të njohura. Në qoftë se i marrim dhe i analizojmë dokumentet partiake të partive politike shqiptare në Mal të Zi, lirisht mund të përfundojmë se tek ato “lulëzon demokracia e brendshme (interne)”. Të gjitha partitë politike shqiptare në statutet e tyre e avancojnë pozitën e anëtarit të rëndomtë të partisë frymën kolektive në procesin e vendimarjes,

duke krijuar një opinion se bërthama partiake dhe udhëheqja e shprehin vullnetin e anëtarësisë së gjerë, se ato me çdo kusht janë vetëm transmetues të vendimeve paraprakisht të marra në nivele apo forume të ndryshme partiake etj. Megjithatë, çdo anëtar i rëndomtë i partive politike, por edhe trupi zgjedhor në përgjithësi, e kanë më se të qartë se dallimi ndërmjet deklaratives dhe të realizueshmes, teorisë dhe praktikës te këto parti politike është shumë i madh. Për partitë politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi, argument mjaft i randësishëm në këtë drejtim është luhatshmëria në bindjen politike të elektoratit shqiptar i cili në mënyrë drastike ndryshon pas një cikli të shkurtër kohor, duke ia dhënë votëbesimin subjektit më të ri shqiptar që u paraqit në skenën politike të Malit të Zi. Domethënë votuesit shqiptarë edhe pas dy dekadave e më tepër të jetës pluraliste-partiake edhe më tutje gjenden në fazën e kërkimit të subjektit politik shqiptar i cili në mënyrë të mirëfilltë dhe me konsekuencë do të prezantojë dhe do ta mbrojë interesin e popullatës shqiptare në mikro- dhe në makro-plan. Kur flasim për demokracinë brendapartiake (interne) çdoherë duhet të kemi parasysh se shikuar në përgjithësi, është fjala për demokraci të “tërrthortë”, domethënë indirekte që vetëvetiu e nënkupton edhe mundësinë e tjetërsimit të pushtetit politik,me ç’rast të zgjedhurit gjatë procesit të vendosjes, duke i shfrytëzuar pozicionet e krijuara, në vend që ta shprehin vullnetin e atyre që i kanë zgjedhur, ata e shprehin qëndrimin dhe vullnetin e tyre personal, duke mbajtur çdoherë llogari për interesat më të ngushta. Si faktor i dytë që ndikon në zhvillimin e demokracisë interne është “emancipimi” politik i anëtarësisë. Anëtarët e paarsimuar objektivisht mund të manipulohen shumë lehtë. Që procesi politik të jetë demokratik nuk mjafton që të jenë pjesëmarës në diskutim numër sa më i madh i anëtarëve të partisë. Pjesëmarrja në debate automatikisht nuk nënkupton se antarësia e gjerë me këtë bëhet edhe kreatore e vërtetë e taktikës dhe strategjisë partiake. Gjithësesi, anëtarët e partisë që nuk kanë së paku një minimum të njohurive e kanë shumë të vështirë të kyçen në debat, t’i japin kahe debatit, të japin propozime konkrete, të ofrojnë alternativa dhe së fundmi, të për-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

caktohen mëvetësishëm në bazë të vetëdijes së tyre. Si faktor tjetër që ndikon në nivelin e demokracisë interne është “informimi” permanent i anëtarëve të partisë dhe puna publike e organeve partiake. Partitë politike në praktikën e veprimit të tyre, me qëllim ose pa qëllim ndeshen me ngecje në atë që do ta kishim quajtur sistem i informimit brendapartiak. Do të thoja se në të shumtën e rasteve funsionon “sistemi informativ i dozuar”. Organet më të larta partiake, respektivisht funsionarët e lartë partiakë, një sasi të informatave që kanë të bëjnë me funsionimin e partive politike i mbajnë si “fshehtësi”. Mbajtja e informatave si diçka e fshehtë bëhet së paku për dy qëllime kryesore. E para, në këtë mënyrë funsionarët e lartë partiakë dëshirojnë të fitojnë në peshë, se gjoja ata janë diçka e veçantë dhe se roli i tyre në parti është shumë më i rëndësishëm se roli i të tjerëve, dhe e dyta, bërthamat partiake shumë shpejt “vetëdijesohen” për pozicionet e tyre dhe e kuptojnë se në duart e atij që i posedon informatat gjendet edhe pushteti i vërtetë. Shikuar nga ky këndvështrim, nuk janë aspak naive dhe pa prapavijë veprimet e liderëve të partive politike shqiptare në Mal të Zi, të cilët nuk mbajnë kontakte të rregullta me anëtarësinë e gjerë, i thyejnë edhe normat statutare në aspektin e mbajtjes së mbledhjeve me forumet e niveleve të ndryshme partiake, dhe së fundmi, edhe atëherë kur vendosin të mbajnë mbledhje, rendin e ditës e shpalosin aty për aty. Kjo bëhet me të vetmin qëllim që anëtarësia e rëndomtë ose funsionarët e niveleve më të ulta të mos kenë kohë të mjaftueshme që të jenë aktivë, të marrin qëndrim kritik ose të formojnë qëndrim të vetin që do të kishte qenë ndoshta edhe krejtësisht ndryshe nga ai që e imponojnë oligarkitë partiake. Andaj nuk është e rastit që intelektualët, e sidomos ata që janë të dëshmuar në profesionin e tyre, të mos jenë të mirëseardhur në mbledhjet partiake. Nga sa u tha mund të përfundojmë se si parti demokratike mund të konsiderohen vetëm partitë politike në të cilat pushtetin e ushtrojnë anëtarët drejtpërsëdrejti, ose në mënyrë të tërthortë, atëherë kur organet partiake e realizojnë vullnetin e anëtarësisë, respektivisht vullnetin e shumicës, sidomos kur ai është në kundërshtim me qëndrimet e kreut partiak. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

11


KULTURË

Ese

Dije më pak t

Sipas autorit T. J. Winnifrith, Cezari zbarkoi në brigjet shkëmborë të Himarës, paksa në jug të Palasë që shkruesit e tij e quajtën “Palaeste”. Prej andej, Cezari kaloi përgjatë brigjeve drejt Orikumit. Atje ngriti bazën e tij detare, dhe pastaj u nis për marrjen e Durrësit. Në librin “Badlands ~ Borderlands”, Winnifrith e quan Jul Cezarin personalitetin më të njohur që ka zbarkuar me sukses në brigjet shqiptare, pavarësisht nga fushata e dështuar për marrjen e Durrësit

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington Janë vende e ngjarje të vogla që shpesh luajnë rol të madh në zhvillime epokash historike - Jezu Krishti u kryqëzua sepse u kallëzua nga shoku i vet. Por shpëtimi i besimtarëve të krishterë nuk do të ndodhte nëse Jezusi nuk do të ishte gozhduar në kryq, vdekur dhe ringjallur. Kallëzimi i tij për 30 aspra ishte i domosdoshëm që plani i Perëndisë të zbatohej. Historia nuk harron rastin e plakut të urtë vlonjat Ismail Qemali; pritja e

12

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

ulët, pa respekt, pa dinjitet nga deputetët osmanë në parlament, shkaktoi zemërimin e tij dhe ikjen nga kryeqyteti i perandorisë për t’iu përkushtuar përpjekjeve për pavarësi të plotë të Shqipërisë nga perandoria. Edhe Shekspiri do të kishte mbetur tregtar i vogël leshi, nëse nuk do të kishte ikur nga qyteti i lindjes për në Londër, ku u bë shkrimtar i madh. Ndërsa Blase Paskal thoshte se sikur hunda e Kleopatrës të kishte qenë pak më e shkurtër, fytyra e botës sot do të ishte ndryshe. Sekretarët që Jul Cezari punësonte gjatë fushatave ushtarake, ishin ata që mbanin shënime rreth vendeve ku

shkelnin. Ata shpesh e gjenin veten të pa-familjarizuar me emrat e qyteteve e fshatrave që Cezari pushtonte. Malet e Vetëtimave, Akrokeraune ose Ceraunian , ata i quajtën “Geminiourum”. Dhe ishin pikërisht këto vargmale të bregdetit që Jul Cezari nuk mundi t’i kalonte gjatë marshimit kundër forcave të Pompeit. Sipas autorit T. J. Winnifrith, Cezari zbarkoi në brigjet shkëmborë të Himarës, paksa në jug të Palasë që shkruesit e tij e quajtën “Palaeste”. Prej andej, Cezari kaloi përgjatë brigjeve drejt Orikumit. Atje ngriti bazën e tij detare, dhe pastaj u nis për marrjen e Durrësit. Në librin “Badlands ~


KULTURË

të heshtura “

Borderlands”, Winnifrith e quan Jul Cezarin personalitetin më të njohur që ka zbarkuar me sukses në brigjet shqiptare, pavarësisht nga fushata e dështuar për marrjen e Durrësit. Por Cezari arriti të fitonte betejën e Farsalus, ku e ndesh me forcat Pompeit, duke ndryshuar plotesisht rrjedhën e historisë. Beteja, e cila ndodhi në vitin 48 pes, pranë Farsalës, Thesali, në Greqinë veriore, përfundoi me shpartallimin e ushtrisë së Pompeit. Ka studiues që thonë se ushtarët e Pompeit, që humbën në “Farsalë”, u shpërndanë dhe disa prej tyre u vendosën përfundimisht në atë që sot quhet “Frashër” (vendlindja e

vëllezërve te njohur Frashëriot, Abdyl, Sami e Naim). Të tjerë thonë se “Frashër” vjen nga emri i drurit me të njëjtin emër që gjendet pranë, ose vetë emri i pyjeve me Frashër rrjedh nga një “Farsalus”. Megjithatë, nëse zbarkimi i Cezarit në Palasë nuk do të kishte qenë i suk-

Edhe Shekspiri do të kishte mbetur tregtar i vogël leshi, nëse nuk do të kishte ikur nga qyteti i lindjes për në Londër, ku u bë shkrimtar i madh. Ndërsa Blase Paskal thoshte se sikur hunda e Kleopatrës të kishte qenë pak më e shkurtër, fytyra e botës sot do të ishte ndryshe

sesshëm, atëherë nuk do të kishte patur as Perandori Romake, dhe as muaj Gusht < August - August Oktaviani, perandori i parë romak. Kjo ndodhi pas vrasjes së Cezarit më 44 pes. Kështu, mund të thuhet se Shqipëria është vendi ku historia e botës ndryshoi.

Historia nuk harron rastin e plakut të urtë vlonjat Ismail Qemali; pritja e ulët, pa respekt, pa dinjitet nga deputetët osmanë në parlament, shkaktoi zemërimin e tij dhe ikjen nga kryeqyteti i perandorisë për t’iu përkushtuar përpjekjeve për pavarësi të plotë të Shqipërisë nga perandoria E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

13


KULTURË

Me rastin e botimit të librit të “Enigma e emrave ” autorit Gjovalin Shkurtaj

Vepër me vler e peshë shken Gjekë Gjonaj

Fondi i librave studimorë në fushën e gjuhësisë , në veçanti albanologjisë në përgjithësi, u pasurua në prag të Panairit të librit më Tiranë edhe me një libër të mirëfilltë shkencorë “ Enigma e emrave”( Shqyrtime, shpjegime dhe fjalor i ledhatimeve) të akademik Gjovalin Shkurtaj, botim i Shtëpisë Botuese “ Naimi”. Vepra e re e studiuesit serioz prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, një njohës i shkëlqyer i etnologjisë së antroponimeve, është fryt i një pune të palodhshme e të gjatë shumëvjeçare dhe ka si bosht idenë e tij të hershme dhe të përhershme se çdo emër ka një histori, që lidhet me faktorë të ndryshëm jo vetëm gjuhësorë, po edhe etnologjikë, historiko-shoqërorë dhe kulturorë, të cilët e kanë shoqëruar në rrjedhë të shekujve njeriun. Çdo emër, thotë autori, në një fare mënyre, është edhe një enigmë, që do të kishte si çelës pyetjet: pse të është vënë ky emër, për çfarë arsyeje, pse ta shkurtojnë emrin, pse të thërrasin për shkurt, ose me ndonjë nofkë etj. Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj në këtë vepër me vlerë të madhe e peshë shkencore ka trajtuar dukuri interesante të emrave vetjakë të shqipes, si përzgjedhja e emrit, shkurtimet ledhatuese, nofkat, shtjellime hyrëse

14

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

Në librin “ Enigma e emrave” gjuhëtari Shkurtaj ka trajtuar edhe traditën e emrave shqiptare, si dhe ndikimet nga onomastika e huaj, sidomos nëpërmjet besimeve fetare, po edhe “modën” atdhetare, që ka përshkuar në shekuj mjediset shqiptare, prej së cilës kanë mbetur një numër i madh emrash të pëlqyeshëm, nga fjalë të shqipes me kuptime pozitive, po edhe krijime të reja mbi bazën e shkronjave të emrave prindërore etj dhe fjalor i shkurtimeve dhe i emrave të pëlqyeshëm e që mund të jenë edhe të këshillueshëm për t’u përzgjedhur e përhapur. Në libër studiuesi Shkurtaj është ndalur në ato dukuri, që kanë jo vetëm mirëfilli interes studimor në aspektin gjuhësor dhe si lëndë e onomastikës, po edhe që përbëjnë prurje e mundësi për shqyrtime edhe më të përgjithshme në planin etnolinguistikë dhe sociolinguistikë. Dukuri ë tilla, shprehet prof.Shkurtaj, janë ruajtja e emrave të hershëm dhe përtëritje e tyre tradicionalisht nga një brez te tjetri, zbunimi ose ledhatimi i emrave, duke i shkurtuar, here duke i zgjatuar me anë prapashtesash, ndonjëherë edhe duke gjetur emra të dytë, krejt të ndryshëm nga emri zyrtar, duke krijuar një larmi të madhe të trajtave të dyta, që kanë vlerë njohëse dhe ia vlen të njihen sa më gjerë. Sipas prof.dr. Gjovalin Shkurtaj, format e dyta të emrave vetjakë të shqipes janë të larmishme dhe

pasqyrojnë qerthullin e gjerë të ndikimeve prej mjediseve të ndryshme familjare, miqësore, shoqërore, mendësiore etj, qysh nga përzgjedhja e emrit, deri në atë larmi ndonjëherë shumë të madhe dhe forma të dyta të tyre. Në librin “ Enigma e emrave” gjuhëtari Shkurtaj ka trajtuar edhe traditën e emrave shqiptare, si dhe ndikimet nga onomastika e huaj, sidomos nëpërmjet besimeve fetare, po edhe “modën” atdhetare, që ka përshkuar në shekuj mjediset shqiptare, prej së cilës kanë mbetur një numër i madh emrash të pëlqyeshëm, nga fjalë të shqipes me kuptime pozitive, po edhe krijime të reja mbi bazën e shkronjave të emrave prindërore etj. Profesor.dr. Shaban Sinanai në Parathënie të librit ndër të tjera shkruan: “Njohës i thellë i çështjes që ka zgjedhur të trajtojë në këtë libër, me karakter studimor e katalogues (vepra përmban edhe lexicon-et me karakter shpjegues), autori, Gjovalin


KULTURË

rë të madhe ncore Shkurtaj, ndërthur me shumë sukses kulturën e njeriut të terrenit me atë të ekspertit të katedrave. Këtu qëndron

dhe një prej shpjegimeve pse ky libër është një arritje me denjësi shkencore e me dobi praktike, interpretuese e

udhëzuese. Është e kuptueshme pse në këtë vepër sundojnë argumentet sociogjuhësore e etnogjuhësore, që nga shkaqet e dyfishësisë së emrit (këtu mund të kishte qenë rasti për pak më shumë vëmendje e krahasim të dukurive të sotme e të mëhershme me emrat e pagëzimit në regjistrat kishtarë dhe format “laike” të tyre), deri tek shmangiet për shkaqe emfatike (përdorimi familjar, përdorimi eufemistik, në ndonjë rast edhe kakofemistik). Me të drejtë ai ka bërë të njohur edhe ndikimin konservues të dialekteve, një tjetër shkak për variantistikën frikësuese të emrave me të njëjtin burim në shqipen e sotme. Shqetësimi i gjuhëtarit që beson në njësinë e shqipes letrare dhe të rendit brenda saj nuk e le të qetë autorin edhe kundrejt tronkimit agramatikor të emrave të të huajve; kundrejt anarkisë në dhënien e emrit (përkundër traditës fanatike, laike e kishtare, rregulluar me rreptësi, që ka ekzistuar dikur dhe që autori e evokon me vend).” Ky libër me siguri ka një vlerë të madhe sidomos për studiuesit e onomastikës , për studentë, doktorantë, po edhe për të tjerët e interesuar, duke qenë se mungojnë libra të kësaj përmbajtjeje –tematike që ka brenda tij. Libri shton dhe vërteton seriozitetin shkencor të autorit. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes, u përuruan dy botime në gjuhën malazeze të studiuesit mr. Riza Rexha

Të pavdekshëm personalitetet që lënë vepra dhe emër “Këto dy punime janë të vetmet në historiografinë shqiptare që merren kaq imtësisht me historinë e Ulqinit për periudhën e sipërpërmendur”, ka thënë prof. asoc. Dr. Edmond Malaj Ulqin – Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së pedagogut dhe historianit mr. Riza Rexha, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi të dielën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin

16

“Mr. Riza Rexha kudo që punoi u dallua me punën pedagogjiko-arsimore, duke qenë shembull edhe për kolegët e tjerë dhe duke fituar autoritet të madh. Ka mbetur në kujtesë të shumë gjeneratave si profesori model për ata nxënës që patën fat ta kenë pedagog të tyre”, ka theksuar dr. Nail Draga

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

përurimin e dy librave të tij në gjuhën malazeze, të cilat janë botuar së fundmi nga kjo shoqatë. Librin “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” e ka përkthyer në gjuhën malazeze Nikollë Berishaj, kurse librin “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912” e ka përkthyer Qazim Muja. Për rëndësinë e botimit të këtyre dy librave në gjuhën malazeze ka folur kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba. Ai ka thënë se ideja për përkthimin e disa prej botimeve kryesore të kësaj shoqate në gjuhën malazeze ka lindur nga arsyeja se pjesa më e madhe e tyre duke qenë në gjuhën shqipe i dedikohen vetëm lexuesit shqiptar. “Është pikërisht kjo arsyeja që na ka nxitur që disa prej botimeve kryesore t’i përkthejmë në gjuhën malazeze, për të qenë të shfrytëzueshme dhe komunikuar edhe me lexuesin sllavofon. Në këtë kuadër bën pjesë edhe përkthimi në gjuhën malazeze i veprës studimore të mr. Riza Rexhës”, ka theksuar kryetari i SHAI “Art Club”.

Kallaba ka thënë se me këtë veprimtari “Art Club”-i shënon edhe njëvjetorin e vdekjes së profesorit Riza Rexha, “njërit prej studiuesve më të mirë të historisë së Ulqinit, sidomos periudhës që lidhet me historinë e re të Ulqinit, vdekja e të cilit përbën humbje veçmas për historiografinë shqiptare në Mal të Zi dhe shkencën shqiptare në përgjithësi”. Duke nënvizuar se është obligim i yni që t’i përkujtojmë personalitetet që kanë dhënë kontribut me vlerë në fusha të ndryshme, siç është mr. Riza Rexha, ai ka thënë se mbetet emblematike dhe për të gjithë ne udhërrëfyes thënia e tij “I kam mbetur borxh kombit”, që është dëshmi e vetëdijes së lartë kombëtare, për shkak se nuk kishte arritur që të botojë librin e tretë, si vazhdimësi e studimeve të tij mbi historinë e Ulqinit, gjë që ai e konsideronte si detyrim kombëtar. Dr. Nail Draga, njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të mr. Riza Rexhës, ka folur për jetën dhe kontributin e tij në fushën e arsimit, organizimit të aktiviteteve kulturore dhe konferencave shkencore, si dhe


KULTURË

Foto: S. Ismajli

historiografinë shqiptare, duke e vlerësuar atë si pedagog dhe studiues me përmasa kombëtare. Duke evokuar kujtime nga veprimtaritë e ndryshme kulturore dhe shkencore, ai ka thënë se angazhimi dhe kontributi i mr. Riza Rexhës në organizimin e manifestimeve shkencore dhe kulturore, të organizuara nga SHAI “Art Club” në Ulqin, nga viti 1991 e më pas, ka qenë i jashtëzakonshëm. “Ndonëse ishte më i moshuari nga ne në ‘Art Club’, ai vazhdimisht ishte model se si duhet të organizohen, si duhet të nxiten të tjerët që të kemi manifestime të tilla të cilat do të jenë model për momentin, por edhe për të ardhmen”, është shprehur Draga. Sipas tij, mr. Riza Rexha kudo që punoi u dallua me punën pedagogjiko-arsimore, duke qenë shembull edhe për kolegët e tjerë dhe duke fituar autoritet të madh. “Ka mbetur në kujtesë të shumë gjeneratave si profesori model për ata nxënës që patën fat ta kenë pedagog të tyre”, ka theksuar ai. Draga ka thënë se peng i profesor Rexhës ka mbetur hulumtimi i Ulqinit nga viti 1912-1918, pastaj midis dy luftrave botërore 1918-1941 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke theksuar se mbesin të pavdekshëm ata individë të cilët lënë vepra dhe emër, Draga ka thënë se një ndër ata është profesor Riza Rexha. Për vlerat shkencore të dy librave të mr. Riza Rexhës ka folur Prof. asoc. Dr. Edmond Malaj nga Instituti i Historisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike – Tiranë. Ai ka thënë se vepra me titull “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Priz-

renit 1878-1881” është një studim i detajuar për sa i përket këtyre viteve. “Vepra shqyrton në mënyrë të detajuar të gjitha ngjarjet politike që pasuan, por edhe dramat social-ekonomike që lindën te popullsia shqiptare gjatë viteve të copëtimit të trojeve shqiptare dhe kalimit të tyre në rastin e Ulqinit dhe të Tivarit, nën Malin e Zi”, ka thënë Malaj. Sipas tij, “analiza që i bën autori këtyre ngjarjeve është e shkëlqyer dhe përveç kësaj, ngaqë ai është edhe vendas dhe e njeh mirë territorin dhe gjeografinë e vendit, pasqyrimi i ngjarjeve bëhet akoma më i qartë dhe më i gjallë”. Ndërsa duke folur për librin “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912”, Malaj ka thënë se “në këtë vepër që në vështrimin e parë të bie në sy fenomeni i malazezimit të Ulqinit dhe të trojeve përreth tij. Ky fenomen filloi që në vitin e parë të sundimit malazez në këto anë. Autori këtë politikë të sunduesit të ri e ka pasqyruar në mënyrë sistematike, duke e ndarë në kapituj”. Ai ka thënë se termi “malazezim”, të cilin e has për herë të parë në këtë libër, përbën një risi në fushën e terminologjisë historiografike shqiptare. Malaj ka përfunduar duke thënë se “këto dy punime janë të vetmet në historiografinë shqiptare që merren kaq imtësisht me historinë e Ulqinit për periudhën e sipërpërmendur”. Në emër të familjarëve, të pranishmit i ka përshëndetur Osman Rexha. Ai ka falënderuar SHAI “Art Club” për botimin e dy librave të mr. Riza Rexhës në gjuhën malazeze dhe organizimin e përurimit të tyre dhe shënimin e njëvjetorit të vdekjes së

tij, duke thënë se me këtë “na kanë afruar ne si familjarë, por edhe të tjerëve, Riza Rexhën edhe një herë”. Rexha ka thënë se mr. Riza Rexha ka pasur një natyrë të veçantë dhe ka qenë shumë modest. Sipas tij, mr. Riza Rexha ka qenë njeri me ideale, për realizimin e të cilave ka vepruar e punuar deri në fund të jetës së tij. “Ai hyn në atë brez që kanë krijuar parakushtet që të hapet gjimnazi, shkolla e mesme në Ulqin. Krejt kohën ka vuajtur dhe ka punuar që të ngritet masa”, ka theksuar Rexha, duke potencuar se puna e tij ka dhënë fryte. Rexha ka thënë se çdo krijuesi që lë gjurmë, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe mr. Riza Rexha, me kalimin e kohës i rritet vlera. Kujtime për mr. Riza Rexhën ka sjellë edhe Ismet Karamanaga, i cili ka thënë se të gjithë kanë mësuar prej tij se si duhet të sillen për të punuar në shkollë. “Unë kurrë nuk kam shkuar pa kravatë në shkollë duke parë edhe këtë njeri që ka ardhur gjithmonë i veshur elegant”, duke shtuar se “ai ka qenë simboli i historisë dhe i shkencës tek ne në Ulqin”. Librat “Ulcinj za vrijeme Albanske prizrenske lige 1878-1881” dhe “Ulcinj i politika Crne Gore 1881-1912” janë botuar nga SHAI “Art Club” me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Komunës së Ulqinit dhe Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan. Mr. Riza Rexha u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, më 12 nëntor të vitit të kaluar. i. k. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Vështrim

Ngjarje dhe persona në skicat e një gazetari (Aleksandar Janinoviq, Ulcinjske skice, ”Pobjeda”, Ulcinj, 2017)

Është meritë e punës profesionale të A. Janinoviq në themelimin e Muzeut të Ulqinit dhe të botimeve të ndryshme shkencore, që trajtojnë Ulqinin dhe rrethinën e tij 18

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017


KULTURË

Dr. Nail Draga

Të gjithë jemi dëshmitarë se në këtë kohë të pluralizmit, është rritur dukshëm numri i botimeve të zhanreve të ndryshme si nga profili shkencor, letrar dhe artistik. Por, duhet veçuar botimet nga fusha e publicistikes që janë të veçanta në saj të temave te trajtuara në mjedisin përkatës. Në gamën e botime të tilla bën pjesë edhe libri Ulcinjske skice(Skica ulqinake), e gazetarit e publicistit ulqinak Aleksadar Janinoviqi. Autori i këtij botimi edhe pse me përgatitje profesionale i përket profilit arsimor, ai me plot pasion iu përkushtua gazetarisë, duke dhënë kontribut me vlerë për katër dekada, si korrespodent nga Ulqini i të përditshmes “Pobjeda”. Ishte kjo media e vetme e shkruar në monizëm në Mal të Zi, ku autori ishte dëshmitar dhe kronist i ngjarjeve të ndryshme të kësaj periudhe. Nuk ka dilemë se përmbajtjen e artikujve të tillë duhet vlerësuar në varshmëri të kontekstit kohor të rrethanave shoqërore në mjedisin përkatës. Ndonëse autori tash është në pension, ai ka bërë një përzgjedhje të 70 artikujve nga gama e gjerë e veprimtarisë publicistike. Një veprim të tillë e vlerësojmë të qëlluar sepse kjo formë e botimeve është bërë dukuri bashkëkohore. Subjekt i trajtimit të këtyre skicave janë ngjarje dhe persona të profileve të ndryshme, si nga aspekti profesional, gjuhësor, fetar e nacional. Pra kemi të bëjmë me një mozaik social, multikulturor e multinacional, duke dëshmuar tolerancë praktike e njohur si modus vivendi, dukuri kjo e cila e veçon Ulqinin nga mjediset e tjera. Kemi të bëjmë me një kohë kur kanë ndodhur ngjarje të ndryshime të mëdha në ish shtetin e përbashkët, ku përjashtim nuk ka bërë as Mali i Zi e as Ulqini. Në veprimtarinë e vet të gazetarit autori i këtij botimi ka përjetuar monizmin dhe pluralizmin, por ai i ka qëndruar besnik profesionalizmit e jo devijimeve të politikës ditore, sepse me guximin dhe qëndrimin e tij personal Janinoviqi ka sfiduar rrethanat e kohës, duke qenë parimor

me qasje humane e energji pozitive, si rrallë kush në atë kohë. Një konstatim i tillë është dëshmuar kur ishte në funksione zyrtare, për tre vite si sekretar i Komitetit Komunal të Komunistëve, por edhe më pas kur ishte drejtor i Qendrës së Kulturës në Ulqin. Nga informacionet që disponojmë del se ishte guximi i tij personal duke iu kundërvënë klaneve apo individëve destruktivë në Ulqin, duke i bllokuar qëllimet e tyre djallëzore ndaj kuadrove shqiptare. Sepse ishte koha kur në mënyrë perfide individët e ndryshëm etiketoheshin si armiq, apo të papërshtatshëm për sistemin e kohës. Në këtë botim autori cekën një numër të konsideruar personash që lidhen me Ulqinin, nga e kaluara e deri në ditët tona. Të shkruhet për një galeri të tillë personash nuk ishte e lehtë, por autori me qasjen profesionale na ofron të dhëna që janë me interes për opinion e gjerë. Por, me të drejtë behët pyetja qytetare se a i kemi nderuar këto personalitete të cilët kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme për Ulqinin? A është aktualizuar një çështje e tillë nga intelektual, shoqëria civile apo pushteti lokal i Ulqinit, dhe sa është punuar në këtë drejtim? Unë më këtë rast dua të ceki një personalitet i cili prezantohet në këtë botim, e që ka të bëjë enkas me mozaikun e Krruçit, e ky është Pavle Mijoviqi. Fjala është për një person i cili nuk është nga Ulqini, por ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën e Ulqinit. Ai me profesion ishte historian i artit, por hiç më pak edhe arkeolog, studiues e mbi të gjitha intelektual. Ai deri në fund të jetës së tij i mbeti besnik shkencës duke mos u politizuar, sikurse disa kolegë të tij, të cilët kishin devijuar, duke u vënë në shërbim të politikës ditore. Është meritë e punës së tij profesionale në themelimin e Muzeut të Ulqinit dhe të botimeve të ndryshme shkencore, që trajtojnë Ulqinin dhe rrethinën e tij. Por, në lidhje me këtë personalitet të veçantë të shkencës dhe kulturës, me këtë rast dua të ceki, se me rastin e vdekjes së tij(1996), personalisht kam shkruar tekstin in memoriam, që e kanë botuar mediat në gjuhën shqipe në Ulqin, Prishtinë, Shkup e Tiranë. Ishte ky shkrimi i vetëm njoftues në shqip, për këtë studiues me përmasa ndërkombëtare.

Po ashtu duke vlerësuar punën e tij studimore, më 17.12. 2014, me propozim te Art Club-it, Qendrës së Kulturës dhe Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, Kuvendi i Komunës së Ulqinit e ka dekoruar me dekoratën “Mirënjohja e Ulqinit”(post mortem) me këtë motivacion: “për merita të mëdha në themelimin e Muzeut të Ulqinit, si dhe në hulumtimet dhe botimin e studimeve për Ulqinin nga fusha e arkeologjisë dhe historisë së artit”. Por nderimi i këtij personaliteti nuk përfundon me kaq, sepse Këshilli për dhënien e propozimeve për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve në komunën e Ulqinit, i propozon Kuvendit të Ulqinit që një rrugë të mbajë emrin e Pavle Mijoviqit në lagjen e Meterizit, propozim ky që është miratuar nga Kuvendi i Ulqinit më datën 07.9.2015. I ceka këto të dhëna sepse si qytetarë e kemi obligim moral të nderojmë personalitete të tilla, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin e Ulqinit, e një ndër ta padyshim është edhe akademik Pavle Mijoviqi. Mendoj se në këtë aspekt duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen, sepse mirënjohja është akt vlerësimi, nderimi dhe qytetarie. Dhe në fund e them pa dilemë së të gjithë ata të cilët duan apo kanë dëshirë të merren me gazetari kanë mundësi të mësojnë nga autori i këtij botimi, sepse skica është forma më e shkurtër dhe më e vështirë në gazetari. Sepse duhet të shkruash shkurt por të thuash shumë, me plot mesazhe për ata që dinë dhe duan të kuptojnë. Nuk ka dilemë se me këtë libër pasurohet fondi i botimeve nga fusha e publicistikës dhe si i tillë do të jetë i mirëseardhur për opinionin e gjerë, e në mënyrë të veçantë për qytetarët e Ulqinit. Andaj, duke marrë parasysh tematikën e trajtuar dhe qasjen e autorit, duhet të jetë referencë e domosdoshme për të gjithë ata të cilët do të trajtojnë tema të ndryshme në lidhje me Ulqinin. Uroj dhe shpresoj që autori i këtij botimi së shpejti të përgatisë edhe vëllimin e dytë, se nga përvoja shumëvjeçare, ka shumë çka t’i ofrojë opinionit të gjerë. Sepse ne vendet e qytetëruara thënia latine verba volant scripta manent mbetet testament i përhershëm, për të tashmen dhe të ardhmen. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Portret i piktores Stanisllava Krivokapiq

E dashuruar me M

Atë çfarë paraqet shkrimtari Mirash Martinoviq në letërsi, lirisht mund të thuhet se paraqet piktorja amatore Stanisllava Krivokapiq në art. Të dy i lidhën Mbretëresha Teuta, e cila është personazh i veprave të tyre. E frymëzuar nga e kaluara e Risanit nga ajo vjen dhe legjendat e tij, Krivokapiq e cila me profesion është mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë serbokroate, është e dashuruar “çmendërisht” në Mbretërëshen ilire, Teuta. Admirimin e saj për të, ajo e shpreh kudo. Për të Teuta është simbol i bukurisë, por edhe i zgjuarsisë dhe

20

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

i mençurisë. “Mbretëresha Teuta ka qenë femër e jashtëzakonshme. Zotërat i kanë dhuruar aq shumë bukuri saqë kanë qenë të habitur. Përpos kësaj, ka qenë edhe e mençur. Të bartësh tërë atë bukuri, nuk është lehtë, por edhe mençuri ngaqë ngjall urrejtjen sepse ekziston një thënie e moçme tek të gjithë popujt ‘se askush nuk e don atë që është më i mirë se vetja’”, shprehet Krivokapiq, duke thënë se Teuta si femër ishte personifikim i erotikës dhe i bukurisë. Krivokapiq thotë se e ka përcjellur Mbretëreshën Teuta përgjatë

shekujve deri në ditët e sotme. “Natyrisht, bukuria e Mbretëreshës Teuta është edhe sot e pranishme dhe ajo shtrihet mbi Mbretërinë e ilirëve që prej 2300 vitesh”, thotë Krivokapiq. Këtë admirim dhe dashuri për Mbretëreshën Teuta, ajo përpiqet ta transmetojë përmes pikturave të saj te publiku, ku Teuta zë një vend të posaçëm. “Unë kam pikturuar Teutën urbane, e cila bën plazh në Detin e bukur Adriatik, e cila nuk mendon për luftra”, thotë piktorja, duke shtuar se për të “secila Teutë është e


MOZAIK

Mbretëreshën Teuta bukur. Ajo është Miss Teuta, në shuplakën e së cilës ka fluturuar Pëllumbi i paqes”. Disa dhjetëra piktura të saj, të frymëzuara nga të vërtetat dhe legjendat për Mbretëreshën Teuta, janë prezantuar në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin, në ekspozitën e hapur në fund të muajit tetor. Piktori dhe kritiku i artit Qazim Muja thotë se shkrehja e saj artistike është formuar nën ndikimin e disa faktorëve të identifikueshëm, siç janë para së gjithash arkeologjia, pastaj ndikimi i letërsisë, arti

dhe traditat popullore, pikturimi i ikonave etj., si dhe shumë lëvizje avangarde të artit evropian të shekullit të njëzetë. “Disa elemente, siç janë: pëllumbi si simbol i paqes, lulja mitike e quajtur iris, që rrjedh nga gjaku i ushtarëve ilirë, byzylyku në formën e gjarpërit, po ashtu simbol ilir, monografitë monumentale të Risanit, monedhat e vjetra, amforat, bedenat, helmetat, shpatat, heshtat dhe kuajt ilirë, që në piktura shfaqen si një lloj i atributeve, paraqesin te piktorja Krivokapiq artefakte specifike që transmetojnë tek ne një pjesë të asaj çfarë e

ka karakterizuar këtë popull në krye të të cilit ka qenë Mbretëresha Teuta”, shprehet ai. Stanisllava Krivokapiq (1948) ka kryer studimet në Akademinë Pedagogjike në Nikshiq, dega Gjuhë dhe letërsi serbokroate. Ka punuar në Shkollën Fillore “Velko Drobnjakoviq” në Risan, deri në daljen në pension. Me pikturë merret si amatore me shumë përkushtim që prej disa vitesh. Ka pasur një ekspozitë personale në Mozaikët Romakë në Risan, në vitin 2005, ndërsa ekspozita në Ulqin është ekspozita e i. k. saj e dytë personale. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

21


MOZAIK

Përgatitjet e banorëve për stinën e dimrit

Drutë mbeten alternativa më e mirë për ngrohje

Malësi- Këto ditë vjeshte po i karakterizon një temperaturë relativisht e lartë për këtë periudhë kohore por, pavarësisht kësaj përgatitjet për stinën e acarët të dimrit ka disa javë që kanë filluar në Malësi, edhe pse ka mbetur edhe një muaj deri në përfundimin e vjeshtës. Në Malësi, pothuajse çdo kryefamiljar tashmë ka bërë një zgjidhje se si do ta kalojë stinën e dimrit, me çfarë do të ngrohet dhe cila mënyrë e ngrohjes ka më pak kosto për buxhetin e tyre familjar. Po të shikojmë në retrospektivë se me çfarë janë ngrohur familjet në Malësi gjatë stinës së dimrit, padyshim që do të dominonte lënda drusore e cila sikur më parë, ashtë edhe sot, po shfrytëzohet në mënyrë masive nga dhjetëra dhe qindra familje

22

Javore KOHA

në Malësi. Lënda drusore preferohet më shumë por dhe ka kosto më të ulët, krahasuar me përdorimin e pajisjeve elektronike për ngrohje. Nga një anketë e realizuar në terren me disa banorë të cilët dëshiruan të mbesin anonimë, rezultoi se pjesa dërmuese e banorëve preferojnë më shumë të ngrohen me lëndë drusore për faktin se siç thanë, ato kanë kosto më të ulët ekonomike nëse merret parasysh standardi i ulët ekonomik që mbizotëron në vendin tonë. “Për një sezon dimëror nevojiten afro 10 metra kub dru për shporet të zakonshëm, kurse për ata që posedojnë sistem qendror të ngrohjes u nevojitën rreth 20 metra kub. Pjesa më e madhe e banorëve i kanë siguruar tashmë lëndët për ngrohje por ka nga ata që këto ditë po vizitojnë

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

pikat e shitjeve të druve ku tregtarët stacionohen çdo ditë me kamionë në afërsi të tregut në Tuz”, u shpreh një banor. Ndërkaq, siç bëri të ditur njëri nga shitësit, një metër kub dru këtë vit kushton nga 35 deri në 40 euro, varësisht nga lloji i drurit. Për t’u përballur me motin e ftohtë banorët nuk e kanë edhe aq të lehtë sa i takon aspektit të ngrohjes pasi për t’u ngrohur kërkohen të ardhura ekonomike dhe kosto mjaft të larta, duke ditur që ngrohja si ajo elektrike ashtu edhe ngrohja me dru kërkon shpenzim relativisht të lartë. Sezoni i dimrit nuk është shumë i “mirëseardhur” për t’u përballur me të, por detyrohemi që çdonjëri nga ne të bëjë një zgjidhje sa më optit. u. male.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BINAK ULAJ MAJA E VAJZËS - VUTHAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

23


SOCIALE

Mungesa e Tregut në Tuz

Problematikë që nuk gjen zgjidhje vite me Toni Ujkaj

Nevoja për të pasur një treg në Tuz ashtu sikurse e kanë vendet e tjera urbane të zhvilluara, nuk është një kërkesë e cila ka lindur sot as viteve të fundit, por ajo i shtohet vargut të kërkesave të vazhdueshme të banorëve të kësaj treve e në veçanti të tregtarëve tash e

24

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

dy dekada më parë. Me të drejtë ata herë pas here kanë kërkuar ndërtimin e një tregu me infrastrukturë dhe kushte bashkëkohore, duke qenë se tregu aktual është po ai i njëjti siç ka qenë në fillimet e ndërtimit të tij, pothuajse pa asnjë ndryshim të dukshëm. Një treg i cili nuk përmbush as kushtet minimale për të qenë një vend tregtie me një fluks relativisht të madh të vizitorëve (blerësve). Qe në hyrje të këtij tregu, vërehet menjëherë një gjendje kaotike, mungesë e parkingjeve për automjete, tregtarë në mes të rrugës- në hyrje të tregut, të cilët ushtrojnë tregtinë e tyre, sigurisht në mungesë të një tregu ideal të

cilin ata e kërkojnë dhe e dëshirojnë prej shumë vitesh por që deri më sot, askush nuk ka menduar për ta dhe as për një komunitet të tërë në Malësi, pasiqë është tregu i vetëm në vend. Ditët e fundjavës janë ditët me fluksin më të madh të vizitorëve në këtë treg, por padyshim dhe ditët të cilat shkaktojnë edhe tollovi më të madhe, si në trafikun nga kalimi nëpër qendër deri te tregu dhe anasjalltas, por dhe tollovi në afërsi në tregut, aty ku ende nuk është bërë asfaltimi i një parkingu i cili do të ishte më se i domosdoshëm e që mungesa e hapsirës së duhur për të parkuar, e krijon këtë kaos të paparë trafiku.


k po e radhë Se tregu në fjalë nuk ngjason as përafërsisht me një treg siç mund ta ketë fjala vjen Podgorica ose vendet e tjera, vërehet menjëherë sapo të shikosh në tërësi mënyrën e infrastruktrurës së ndërtimit të tij, ku shikon çati të cilat pikojnë ditëve me reshje e të përvëlojnë në ditë vape, pastaj mungesa e kanalizimeve për kullimin e ujit që në ditët me reshje shiu përbën problem shumë serioz e që këtë treg kjo situatë e karakterizon prej vitesh. Ky treg ditëve me reshje shndrrohet në një “moçal”, kur qarkullimi nga një tendë në tjetrën, vështirë të kalohet pa pasur një palë çizme gome. Për gjendjen e mjerueshme në brendë-

SOCIALE

Vlen të theksohet se tashmë çdo qytetar i kësaj treve është ngopur me fjalë dhe premtime boshe. Do të ishte koha që premtimet të kthehen vërtetë në vepra, që edhe Malësia ta gëzojë një treg të gjelbër, një nevojë kjo jetike për të gjithë ata që merrem me biznesin e vogël në këtë kohë të krizës ekonomike dhe të papunësisë, për fat të keq gjithnjë në rritj

si të tregut, pohuan edhe disa tregtarë me të cilët bisedova për këtë çështje. Të gjithë pohojnë se edhe përkundër shlyerjes së përmuajshme të taksave të obligueshme, askush nuk ka vënë dorë në përmirësimin e kushteve të tyre, duke thënë se tendat për shitje i kanë ndërtuar nga buxheti i tyre familjar. Tregtarët nuk kërkonin luks dhe as diçka ekstreme por vetëm kushte elementare të cilat nuk janë përmirësuar që nga viti 1996 nga koha kur është hapur ky treg. Problem tjetër të cilin vizitorët mund ta vërejnë menjëherë sapo të kenë hyrë në brendësi të tregut, është padyshim dhe mungesa e instalimeve cilësore elektrike të cilat disa herë janë bërë edhe shkaktare të zjarreve në këtë treg, por për fat të mirë

pa pasoja në njerëz. Ndërkohë një problem tjetër dhe sigurisht më shqetësues paraqet mungesa e banjove me pajisje të duhura higjienike.

Tregtia në mes të rrugës si mungesë e tregut

Një problem tjetër jo më pak i rëndësishëm duhet shikuar dhe tregtia ilegale në Tuz e cila po ashtu nuk është një risi e kohëve të fundit, por ajo ka qenë prezente prej dekadash dhe si e tillë ende është aktuale dhe lulëzon mu në cep të rrugës ndërkombëtare ku tregtarë të shumtë shesin mallra nga më të ndryshmet si: peshk, prodhime qumështore, fruta- perime, etj. Atyre sigurisht që nuk u pëlqen dhe as që dëshirojnë të shesin aty çdo ditë, çdo vit dhe në kushte të tilla, jo, por ata janë të imponuar ta ushtrojnë këtë tregti pikërisht në mungesë të një tregu të shumëkërkuar dekada me rradhë. Ndërkaq, premtimet për ndërtimin e një tregu të gjelbër dhe me kushte bashkëkohore kanë qarkulluar tash 10 vjet e këndej. Secili kryetar komune sa herë që kam pasur rastin t’i pyes në lidhje me ndërtimin e tregut, më është përgjigjur “Është në plan dhe pritet të ndërtohet vitin që vjen”. Mirëpo nga atëherë deri më sot kanë kaluar plot një dekadë dhe ndërtimi i tregut nuk duket asgjëkund edhe pse çdo vit ky projekt radhitet nëpër planet financiare vjetore të Komunës urbane të Tuzit. Vlen të theksohet se tashmë çdo qytetar i kësaj treve është ngopur me fjalë dhe premtime boshe. Do të ishte koha që premtimet të kthehen vërtetë në vepra, që edhe Malësia ta gëzojë një treg të gjelbër, një nevojë kjo jetike për të gjithë ata që merrem me biznesin e vogël në këtë kohë të krizës ekonomike dhe të papunësisë, për fat të keq gjithnjë në rritje. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

25


KULTURË

Zgjedhjet e para në Republikën Socialiste të Malit të Zi

Njëmbëdhjetë shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi Zgjedhjet e vitit 1963 janë zgjedhjet e para në Republikën Socialiste të Malit të Zi, meqë zgjedhjet e mëparshme pas Luftës së Dytë Botërore u organizuan dhe u mbajtën në Republikën Popullore të Malit të Zi. Paraprakisht Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Malit të Zi në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Republikan dhe Këshillit të Prodhuesve miratoi dhe shpalli Kushtetutën e Republikës Socialiste të Malit të Zi, më 10 prill 1963 në Titograd. Vendimin për shpalljen e kësaj kushtetute e nënshkroi Filip Brajkoviq, kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Malit të Zi Zgjedhjet e para pas miratimit të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Malit të Zi u mbajtën në vitin 1963 në harmoni me Ligjin mbi zgjedhjen e delegatëve (deputetëve) në Kuvendin e RSMZ-së. Sipas ligjit të lartpërmendur, në zgjedhjet e vitit 1963 mandati i deputetëve zgjat dy vjet në çdo këshill. Zgjedhjet e dyta u mbajtën më 4 prill 1965[1] dhe atë për gjysmën e deputetëve të cilëve u ka përfunduar mandati dyvjeçar. Pas përfundimit të mandatit katërvjeçar gjysmës së deputetëve të cilët janë zgjedhur në vitin 1963, zgjedhjet për deputetë të rinj janë mbajtur në të gjitha kuvendet komunale më 23 prill të vitit 1967[2]. Zgjedhjet në periudhën mandatore 1963-1969 janë mbajtur në njësi zgjedhore, të cilat formohen në territorin e një ose më shumë komunave. Numri i njësive zgjedhore nuk ka qenë i njëjtë për disa këshilla, qoftë për nga numri, qoftë edhe për nga

26

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

organizimi nëpër komuna. Njësitë zgjedhore janë caktuar në këtë mënyrë: Këshilli Republikan përbëhej nga 70 deputetë. Këshillat e tjera, ( Ai Ekonomik, për Arsim e Kulturë, Social-Shëndetësor dhe për Organizim Politik ) kishin nga 46 deputetë. Nga konstituimi në qershor të vitit 1963 , e deri në përfundimin e mandatit në vitin 1969, në ulëset e Kuvendit të Republikës së Malit të Zi janë ulur 11 deputetë shqiptarë. Dy prej tyre kanë përfaqësuar popullatën e Komunës së Titogradit - Malësisë , kurse nëntë të tjerë kanë përfaqësuar popullatën e Komunës së Ulqinit. 1 Nikollë (Lucë) Gjonaj , Komuna e Titogradit-Malësi ( në Këshillin Republikan me mandat dyvjeçar); 2 Fadil (Omer) Taipoviq, Komuna e Ulqinit (në Këshillin Republikan me mandat dyvjeçar); 3 Ahmet ( Sulejman) Hoxhiq, Komuna e Ulqinit( në Këshillin

Republikan me mandat dyvjeçar); 4 Qazim( Rexhep)Gorana, Komuna e Ulqinit ( në Këshillin Ekonomik , me mandat dyvjeçar); 5 Osman (Shaqir) Demiroviq, Komuna e Ulqinit ( në Këshillin Ekonomik , me mandat dyvjeçar) ; 6 Adem (Sadik) Gjokoviq, Komuna e Titogradit – Malësi ( në Këshillin për Arsim e Kulturë, me mandat dyvjeçar); 7 Junus ( Oso) Divanoviq, Komuna e Ulqinit , ( në Këshillin për Arsim e Kulturë, me mandat dyvjeçar) ; 8.Dul ( Sul) Holloviq, Komuna e Ulqinit ( në Këshillin për Arsim dhe Kulturë, me mandat dyvjeçar); 9. Muhamed ( Beqir) Husiq , Komuna e Ulqinit ( në Këshillin Social-Shëndetësor me mandat dyvjeçar); 10.Xhemal ( Muhamed) Elezagiq, Komuna e Ulqinit, ( në Këshillin Organizativ-Politik) dhe 11. Osman ( Hasan) Ibroçeviq, Ko-


KULTURË

muna e Ulqinit , ( në Këshillin Organizativo-Politik, me mandat dyvjeçar) Në Kryesi të Kuvendit të parë të Republikës Popullore të Malit të Zi nga viti 1963 – 1967, e cila kryesohej nga kryetari Andrija Mugosha dhe gjashtë anëtarë të tjerë nuk kishte asnjë shqiptar. Po ashtu as në Kryesinë e Kuvendit nga viti 1967-1969, të cilën e kryesoi Velko Millatoviq dhe shtatë anëtarë të tjerë nuk kishte asnjë shqiptar. Deputetët shqiptarë nuk morën asnjë post shtetëror as në Këshillin Ekzekutiv, të zgjedhur më 25 qershor 1963, 9 prill 1965 dhe 5 maj 1967. Kryetar të Këshillit Ekzekutiv gjatë periudhës mandatore të Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi 1963-1969 ishin: Veselin Gjuranoviq, Mijushko Shibaliq dhe Vido-

je Zharkoviq. Sipas kësaj kushtetutë Republika Socialiste e Malit të Zi është bashkësi shtetërore socialiste demokratike e themeluar në pushtetin e popullit punues dhe vetëqeverisje, në përbërje të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Bashkësitë shoqëroro-politike janë komunat dhe republika. Në Republikën Socialiste të Malit të Zi nuk ekzistojnë më rrethet si bashkësi shoqëroro-politike. Funksionet e pushtetit dhe qeverisjen e punëve shoqërore e kryejnë trupat përfaqësuese të kuvendit. Kuvendi është organi më i lartë i pushtetit. Atë ( kuvendin) e përbëjnë delegatët ( përfaqësuesit) e qytetarëve dhe njerëzve punues, të cilët zgjedhen në 4 vjet drejtpërdrejt me të drejta të

barabarta zgjedhore. Organet e pushtetit në bazë të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Malit të Zi janë: 1. Kuvendi i Republikës Socialiste të Malit të Zi. 2. Këshilli Ekzekutiv 3. Organet Republikane Administrative 4. Gjykata dhe Prokuroia Publike Kuvendi i Republikës Socialiste të Malit të Zi është pesëdhomësh. Përbëhet nga : 1. Këshilli Republikan 2. Këshilli Ekonomik 3. Këshilli për Arsim e Kulturë 4. Këshilli Social-Shëndetësor dhe 5. Këshilli Organizativ-Politik Gj. Gjonaj (vazhdon) E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Portret: Mustafa Canka

Intelektual gux Ai kritikon jo vetëm pushtetin lokal, por edhe politikën e shtetit të Malit të Zi ndaj Ulqinit, qytetit tonë të bukur. Pena e tij shpeshherë është e ashpër, por jam më se i bindur se pa qëllim të keq. Të gjitha këto duhet të kuptohen si një mendim tjetër për realizimin e gjërave të cilat na brengosin ne si popullatë dhe si qytet me një potencial të jashtëzakonshëm, një dhunti të dhënë nga Perëndia

Ismet Karamanaga Vështirë të shkruash për të pasi që ai shkruan më tepër dhe më shumë se shumë nga ne të tjerët, për çdo ditë, kështu që pa dyshim në shkrimin tim do të ketë edhe ndonjë mungesë nga aktivitetet e tij. Mirëpo, shkrimet, në veçanti për personat publikë të cilët merren më gjëra të përditshme, siç është edhe Mustafa Canka, e kuptojnë më lehtë se këtu mundet edhe të ketë gabime, por edhe mendime të ndryshme. Natyrisht, ky është një vëzhgim i imi në përgjithësi për këtë personalitet të kulturës sonë, por edhe për të tjerët. Personazhet siç është edhe Mustafa Canka janë pesonalitete publike të cilët i njeh opinioni i gjerë, prandaj edhe të shkruhet për ata është një sfidë e madhe. Mirëpo, unë z. Mustafa Cankën e njoh që nga bankat në shkollën e mesme, bile një kohë i kam dhënë edhe mësim, kështu që kam marrë guxim t’i shkruaj disa rreshta për të, pasi që mendoj se duhet të jetë në librin tim më të ri. Ndoshta për të më vonë do të shkruaj edhe ndokush tjetër, por unë mendoj, pasi që e kam pasur nxënës në shkollë, se mund ta

28

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

vlerësoj sadopak kapacitetin e këtij intelektuali, sot një ndër gazetarët, publicistët dhe hulumtuesit më të mirëfilltë dhe më të shquar tek ne. Mustafa ka arritur që të bëhet një gazetar me famë të madhe jo vetëm në Ulqin dhe në rrethinën tonë këtu, por edhe në tërë Malin e Zi. Pjesëmarrja në tubime dhe tryeza të rrumbullakëta, dëshmojnë për çdo ditë për të. Ai është i pranishëm çdokund ku ka diskutime për tema të cilat brengosin qytetarët e vendit tonë, në veçanti të qytetit tonë. Tubimet, tryezat e rrumbullakëta për Kriporen, Valdanosin, hulumtimet për naftë dhe gaz në akuatoriumin e detit tonë në bregun e Ulqinit, shkatërrimi i turizmit etj., gjithçka është në fokusin e interesimit të tij. Është i shquar dhe i arsimuar, me një kulturë të gjerë. Ai ishte një ndër studentët e gjeneratës më të mirë në Fakultetin e Turizmit në Dubrovnik të Kroacisë, pavarësisht se veten e ka gjetur në gazetari. Por ai e njeh mirë turizmin dhe lëvizjet turistike tek ne dhe në rajon. Flet gjuhë të huaja, në veçanti gjuhën gjermane. Kjo është një trashëgimi, një gjen i fortë nga babai i tij dhe ky gjen vazhdon të forcohet edhe më tepër tek fëmijët e tij. Dy vajzat e tij e flasin dhe e zotërojnë shumë mirë gjuhën gjermane, kurse e dyta Sara, them me plot përgjegjësi si gjermanist, gjuhën gjermane e zotëron aq mirë saqë vështirë mund ta vëreni se ajo atë nuk e ka gjuhë amtare.

Shpesh takohem me të në Ranë, në kafenenë “Timoni” apo në ndonjë manifestim kulturor, në ndonjë ngjarje publike, ku rrimë dhe bisedojmë. Mustafa është një enciklopedi e vogël në këmbë, që për çdo ditë na sjell gjëra të reja në portalin e tij Ul-info, të cilin e ka themeluar ai, por me shtesa nga memoria e pashtershme nga truri i tij apo nga shkrimet në revista të ndryshme anembanë Malit të Zi. Përveç kësaj, ai shkruan edhe në revista të tjera, në veçanti për “Monitor”, një revistë në gjuhën malazeze, ku komenton ngjarjet nga politika, ekonomia, kultura dhe përditshmëria tek ne në Ulqin. Përveç shkrimeve të shumta, Mustafa është edhe autor i dy librave të cilat kanë një peshë të madhe në historinë dhe në kulturën tonë. Libri i parë “Qyteti - komente” përbëhet nga komente të cilat i ka shkruar si gazetar në Televizionin Teuta, të cilët janë pritur me pa durim dhe kanë pasur një jehonë të madhe te publiku ynë. Kurse libri i dytë “Ulqini në Perandorinë Osmane“, i cili ka një peshë të veçantë pasi që merret me ngjarje nga historia jonë nga shekulli XVI deri në shekullin XX. Isha edhe unë i pranishëm në përurimin e këtij libri në restorantin “Holegro“ në Ranë, ku njëri nga panelistët ishte edhe akademiku i njohur prof. dr. Sherbo Rastoder, me të cilin haptas në të njëjtën mbëmje, Mustafa me disa fakte nuk u pajtua. I tillë është Mustafa. Ai studion, hulumton, shkruan dhe ko-


MOZAIK

ximtar i vërtetë

menton. Jam më se i sigurt se ai ka pak kohë për të shkruar më libra, pasi që pandërprerje përcjell ngjarjet ditore, javore, të them më mirë përditshmërinë e qytetit tonë dhe më gjerë. Gjithashtu, ai është edhe shumë aktiv në tryeza të rrumbullakëta të cilat organizohen në tërë Malin e Zi. Prandaj dhe i sugjeroj që ta bëjë edhe një përmbledhje të këtyre shkrimeve në një libër që do të mbesë për gjeneratat të cilat do të vijnë pas nesh. Mustafa është i ri dhe ka kohë shumë më tepër se ne të tjerët, por sido që të jetë, është mirë të bëhet një përmbledhje e tillë. Fjala e shkruar mbetet përgjithmonë. Mustafa Canka shpesh është kritik i ashpër, por dikush edhe duhet për të qenë i kritikuar, si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Përndryshe, gjithçka do të ishte ideale, ndërsa të gjithë ne e dimë se në jetë ashtu edhe në politikë nuk është ashtu, pasi që ka mendime dhe ide të ndryshme. Kështu edhe duhet të kuptohet jeta. Ai kritikon jo vetëm pushtetin lokal, por edhe politikën e shtetit të Malit të Zi ndaj Ulqinit, qytetit tonë të bukur. Mustafa të gjitha këto i ka në fokusin e interesimit të tij. Pena e tij shpeshherë është e ashpër, por jam më se i bindur se pa qëllim të keq. Të gjitha këto duhet të kuptohen si një mendim tjetër për realizimin e gjërave të cilat na brengosin ne si popullatë dhe si qytet me një potencial të jashtëzakonshëm,

një dhunti të dhënë nga Perëndia. Ai mendon se në këtë drejtim, pra në drejtimin e zhvillimit të qytetit tonë të bukur, nuk ka përparim nga politika dhe politikanët që janë në pushtet tek ne. Zotëri Mustafa Canka është kritik sepse mendon se mundet gjithmonë më mirë, më shumë dhe më tepër për të punuar për zhvillimin e qytetit tonë, për avancimin e popullit tonë autokton në këto treva. Mendon se në këtë drejtim ka gabime, devijime dhe dëgjueshmëri shumë më të madhe sesa është nevoja, për qëllimet dhe aspiratat e pushtetit qendror ndaj qytetit tonë, i cili është në një shkallë të ulët të zhvillimit në nivel të Malit të Zi. Kjo, aq më tepër që qyteti ynë disponon me resurset më të mëdha dhe më të pasura në bregdetin e shtetit. Mjafton, thotë dhe mendon Mustafa, ta shihni zhvillimin e turizmit të sotëm dhe “largo Zot” mos ta krahasojmë me atë që ka qenë deri në vitet ’90të të shekullit të kaluar. Shkatërrimi i hoteleve, shitblerja e tyre pa investime, me tendere të gabueshme, në veçanti pa investime kapitale në këtë lëmi dhe në përgjithësi në qytetin e Ulqinit, janë për t’u kritikuar. “Më në fund, ky moszhvillim i ekonomisë, shitja e resurseve më të pasura tek ne, kanë shkaktuar edhe një mërgim të paparë në shtetet e Perëndimit dhe në Amerikë. Prandaj, edhe nuk mundem me hesht”, shprehet Mustafa, më shpesh dhe më shumë se të tjerët. Jam i bindur se ai, pavarësisht nga kritikat të cilat shpesh kanë edhe penën e ashpër, kurrë nuk ka qëllimin e keq, por gjithmonë sugjerime dhe kritika për përmirësimin e politikës së pushtetit lokal, si dhe kritika politikës së Malit të Zi ndaj popullatës sonë dhe qytetit tonë të bukur. Natyrisht në shumë raste, mospajtimi shkakton edhe kritika, e cila nuk i pëlqen pushtetit lokal, por pa kritika, pa mendime të ndryshme, po e përsëris, nuk do të kishte qenë jeta interesante dhe nuk do të kishte mendime të tjera.

Prandaj, kështu duhet të kuptohen edhe kritikat e z. Mustafa Cankës, intelektualit dhe guximtarit të vërtetë. E njoh mirë. Ai është edhe besimtar i mirë, bile një kohë të shkurtër ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ulqinit, por shpejt është larguar vetë pasi që nuk është pajtuar me “politikat e pushtetit në atë institucion në atë kohë”. Mirëpo, ai e falë namazin dhe është i rregullt si fetar dhe besimtar, por është dhe njohës i mirë i fesë dhe i Kur’anit. Natyrisht, unë nuk jam kompetent, as gjykatës të vlerësoj gjëra të tilla, por në bisedën me të disa gjëra vërehen. Në fund, diçka çka është veti e rrallë e këtij intelektuali, çka nuk mund të haset shpesh te njerëzit që merren me shumë gjëra. Mustafa është njohës i mirë i letërsisë botërore dhe asaj të vendeve të rajonit. Ai ka një memorie të hatashme, të jashtëzakonshme. Autori i këtij shkrimi kushtuar Mustafa Cankës ka pasur rast të shkojë dy herë me të deri në Shkodër, në kohën kur ka pasur librin e dytë në shtyp, në shtypshkronjën “Rozafat”. Gjithë rrugës më ka recituar Jevrem Brkoviqin, Vito Nikoliqin dhe disa të tjerë nga letërsia botërore, në veçanti nga letërsia gjermane. Shumë filozofë me famë botërore, shumë thënie iu përsërit, a thua se i ka në letër duke i lexuar. Njeriu mbetet i fascinuar. Gjithashtu edhe shumë këngë popullore burimore i ruan në memorie. Asgjë nuk harron. Ai di shumë vjersha, shumë thënie popullore. Është e pabesueshme një memorie e tillë. Njeriu mbetet i fascinuar se sa shumë informata ka të memorizuara në trurin e tij. Jam më se sigurt se z. Mustafa Canka edhe në të ardhmen me punën e tij, në lëmi të ndryshme, në veçanti në studimet në fushën e historisë, gazetarisë, por edhe për gjëra të cilat kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së popullit tonë, ka për të dhënë shumë kontribut për zhvillimin e qytetit tonë të bukur në lëmi të ndryshme. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

DETROITI HUMBI MJEKUN E NJOHUR DR. ZEF LUCAJ

Person i parimeve

Këto ditë herët në mëngjes ra telefoni im celular. Dëgjova një zë të trishtuar. Kush është, pyeta? Jam Marash Lucaj tha. Si kini njeh sot, e pyeta? Ai tha: “Si a ma zi për familjen tonë”. Pse, çka ka ndodhë? Sot herët në mëngjes vdiq papritmas doktor Zef Lucaj. E kishin njoftuar me telefon nga Detroiti se kishte vdekur pas një operacioni urgjent në zemër. Në ora 7:30 të mëngjesit Marashi ishte në aeroport. Për Dr. Zef Lucaj kisha dëgjuar shumë. E kisha takuar në dy vdekje tepër tragjike të kësaj familjeje në Nju Jork. Më kishte lënë përshtypje të mirë për sjelljet e tij shumë korrekte. Për herë të fundit e kisha takuar para tre muajsh në Nju Jork, në një mbledhje të Fondit Humanitar Trieshi. Ishte me axhë Marashin dhe axhë Gjergjin. Të gjithë u gëzuan kur e panë. Ishte shumë i sjellshëm dhe i qetë. Nuk tregonte asnjë lloj epërsie. Pas mbledhjes bisedova më shumë me të, sidomos për mundësinë e një interviste për Zërin e Amerikës.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

Premtova se do të bisedoj me kolegët e mi atje në Uashington për realizimin e një bisede për profesionin e tij në mjekësi. Vera dhe pushimet e bënë që ta shtyjmë intervistën për më vonë. Dëshira ime ishte të mësonte bota shqiptare për këtë mjek të përmendur shqiptaro-amerikan. Kjo familje e madhe u largua nga Trieshi në vitin 1973. Largimi i tyre ishte një trishtim që nuk ishte parë asnjëherë, bile shumë skena të atij eksodi ishin transmetuar nga televizioni i atij vendi. Familja e Kolë Palokës, siç e kishin njohur në Triesh, ishte shumë e respektuar për sjellje të mira në vendlindje dhe kudo. Shumica u vendosën në Nju Jork, ndërsa babai i Zefit-Prëla ishte vendosur në Detroit. Zefi kishte filluar mësimet në shkollën fillore të Trieshit. Atje kishte mbaruar vetëm klasën e parë. Kjo kohë sado e shkurtër e kishte ndihmuar për mësimin e gjuhës shqipe. Në Detroit kishte filluar mësimet dhe prej vitit të parë e deri në

vitin e fundit kishte qenë nxënës i shkëlqyeshëm. Për sukseset e tij në shkollë kishin shkruar shumë herë gazetat lokale që sot e kësaj dite i ruan familja e tij. Studimet e larta i mbaroi ne Wayne State University. Atje mbaroi mjekësinë, por përpara se të mbaronte studimet e larta në këtë fushë Zef Lucaj mbrojti me sukses tezën e disertacionit të doktoratit (PHD) gjithashtu në fushën e mjekësisë. Zef Lucaj ishte njëri prej studentëve më të përmendur në atë fakultet. Personeli akademik e nderonte për kërkimet shkencore në këtë fushë tepër të rëndësishme për jetën. Pas shumë kërkimesh shkencore filloi punën e tij professionale në spitalin Henry Ford. Dr.Zef Lucaj ishte specializuar në fushën mjekësore të neurologjisë. Pas disa vitësh hapi klinikën e tij dhe gradualisht u largua nga punët e spitalit. Në klinikën e tij private kishte shumë punë. Kishte fituar emër të shkëlqyeshëm për shërime dhe trajtime të suksesshme.


MOZAIK

e të forta humane Kishte pacientë amerikanë e shqiptarë dhe të të gjitha kombeve dhe kombësive të atij qyteti. Dr. Zef Lucaj ishte shumë korrekt dhe i dashur me shqiptarë. Shqiptarët e Detroitit ishin shumë të kënaqur për shërbimet e tij. Për ata që kishin vështirësi financiare Zefi ua lehtësonte shpenzimet. Ana financiare nuk ishte kusht për shërbimet e tyre shëndetësore. I mjekonte të gjithë si të kishin qenë anëtarë të familjes. Dr. Zef Lucaj jo vetëm që ishte specialist, por ishte edhe humanist. Pjesa më e madhe e pacientëve të tij ishin nga Kosova dhe Shqipëria. Dr. Zef Lucaj ishte një ndër personalitetet më të nderuara të Detroitit, ashtu siç kishte qenë edhe Dr.Lukë Gjokaj në Malësi. Dr. Zef Lucaj ishte shumë i dashur në familje dhe në shoqëri. Kishte respekt për gjuhën e për traditën tonë. Kishte parime të forta familjare dhe kujdesin për familje e kishte mësuar nga të parët e tij. Paraardhësit e tij, bijtë dhe bijat e Kolë Palokës je-

tojnë me nder e respekt në Shtetet e Bashkuara për pothuajse 45 vjet. Djemtë dhe vajzat e tyre që lindën në Amerikë mbase janë familja më e arsimuar shqiptaro-amerikane. Deri të hënën e kaluar kjo familje kishte 7 mjekë, të gjithë duke punuar nëpër spitale dhe klinika. Nuk kam dëgjuar dhe nuk kam lexuar kurrë që një familje të ketë pasë kaq shumë mjekë. S’ka asnjë dyshim se suksesi i tyre lidhet me suksesin e Zefit. Gjashtë prej tyre që sot e ushtrojnë këtë profesion janë në një mënyrë ose një tjetër nxënësit e Zefit. Ai ishte bërë shembull, për të gjithë. Zefi luante për ta rolin e prindit, të mësuesit dhe të profesorit. Ata veprojnë sot në Florida, në New York city dhe në Buffalo. Disa nga ata janë edhe specialistë, ashtu siç ishte Zefi. Dr. Zef Lucaj kishte vizituar disa herë vendlindjen e tij Trieshin. Bile kishte përshtypje të mira për këtë trevë dhe kishte pohuar se do të ishte vend i mirë dhe shumë i qetë për studime. Këto konstatime

ia kishte thënë axhës së tij Marashit. Familja e Kolë Palokës ka dhënë shumë kontribute për ndërtimin e objekteve të rëndësishme të Trieshit. Kjo familje ka dhënë kontribut të madh për rindërtimin dhe asfaltimin e Rrugës së Trieshit, bile Marash Lucaj është kryetar shumë i suksesshëm i Fondit Humar Trieshi në Shtetet e Bashkuara. Familja e Kolë Palokës Lucaj është njëra prej familjeve më të mira dhe më të arsimuara shqiptaro-amerikane. Vdekja e këtij mjeku specialist dhe humanist është humbje e madhe për familjen dhe për shoqërinë shqiptaro-amerikane. Është humbje e madhe edhe për amerikanët dhe grupet e tjera etnike me të cilët ka punuar dhe bashkëpunuar. Ky emër i bukur dhe i dashur shqiptaro-amerikan do të të kujtohet me shumë nder e respekt. Lusim Zotin që rrugën tënde do ta vazhdojnë djemtë dhe vajza jote. Doktor, prehu i qetë në dheun e Amerikës dhe Pusho në Paqe. Gj.Gjonlekaj E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Diskutim rreth librit “Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane” të autores dr. Zenepe Dibra

Libër që e ringjall Shkodrën dhe njerëzit e saj Duke e krahasuar me botime të ngjashme të së kaluarës, ky punim është antikonformist dhe i hapur, është përpjekeje për të paraqitur një truall dhe një shoqëri ashtu siç ishte dhe është, larg grindjeve dhe ngatërresave të kohërave të djeshme e të sotme

Gjovalin Çuni

Është një rast i bukur me pa kaq njerëz të mbledhur në një sallë biblioteke për përurimin e një libri. Duhet falënderuar kush na grishi në këtë mbrëmje të sotme. Falënderimet i takojnë Shoqatës “Art Club” - Ulqin, pastaj z. Nail Draga, por së pari i takojnë autores së librit Zenepe Dibrës dhe çdo miku që e ndihmoi atë për të përcjellë me vërtetësi lëndën e trajtuar në libër. Arti i shkrimit, për atë që e ushtron

“ 32

i jep kënaqësi, por edhe i shkakton trazime. Shkrimtari del para botës me një pajë vetiake përfitimesh dhe ndjenjash. Ai që ka diçka për të thënë dhe e ndjen nevojë ta thotë, “vuan” nga “malli i shtampës”, siç e pati cilësuar Ernest Koliqi, dëshirën për të botuar, pasi Zenepe Dibra është autore edhe e librave të tjerë. Jeta është e mbushur me raste. E këta raste në letërsi përbëjnë fabulat e shkrimit. Të përpjekurit me Shkodrën që kur lindi, të jetuarit dhe të shërbyerit asaj fatmirësisht edhe në vijueshmëri, ishin raste që e nxitën Zenepen të shkruajë dhe të zhvillojë dijen, jo thjesht për një person, por për një vend, një krahinë, për sa e sa njerëz të shquar, që ashtu si Zenepja veten nuk ditën ta ndanin kurrë me vendlindjen, por secili me mënyrat e veta u përpoq, që këtë

Me botimin e këtij libri shkrimtarja ka kryer një gjest human, patriotik dhe atdhetar. Atdhedashuria e sinqertë, siç thonin, tregohet edhe me sjellje njerëzore, me ushtrimin e detyrave të njerëzisë në heshtje dhe pa mburrje, në flijimin e vetes për mik etj. Ky libër vjen si kushtim në ditët tona, që qytetarët shkodranë të mos i ndërrojnë veset, por të qëndrojnë të palëkundur në traditën e tyre

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017

krahinë famëmadhe e njerëzit e saj, t’ia përcillnin të tjerëve ashtu siç ia ndiente zemra, dhe siç ia krijon mundësia e talentit të lindur, por dhe të trashëguar të trevave qytetëse. Libri që po paraqitet është kopirajt, ose pronë e Zenepes, por edhe e jona. Ndjesia e shkrimit i takon Zenepes, përvetësimi i asaj që shkruan na takon neve. Libri është tharmi i shkodranes. Brumi është jeta misionare e Zenepes, por edhe misioni human për të gjurmur vazhdimisht në atë çfarë ishte dhe çfarë duhet të jetë. Çdo libër e zë zanafillën në gjënë më tërheqëse që mund të jetë për lexuesin, në titullin që patjetër duhet të tërheqë. Zenepja, librin e saj e titulloi thjesht: “Fjalor enciklopedik i hapësirës shkodrane”, brenda të cilit, si në çdo enciklopedi zënë një vend të rëndësishëm fakte të ndryshme. Faktet në vetvete janë memece, ata flasin kur ekziston dikush që di t’i rrëfejë ata. Libri është rrëfenjë për njerëzit e rigjetur, figurativisht për lulet më të bukura, që mbidhen ndër lulishtet e largëta të shekujve, por edhe të ditëve të sotme. Ai është rrëfimi i autores për miqtë e rigjetur plotësisht në qytet. Mund të themi se janë rrëfimet e botës së vogël shqiptare të ndarë në dysh, në atë të faktit dhe


MOZAIK

i hulumtuesit, që u lidhën me “besë” t’i shërbenin njëri-tjetrit duke kaluar pengesa nga më të çuditshme, shpirtërore, por dhe financiare. Kjo enciklopedi është e përgatitur nga një person dhe jo nga një institucion, siç duhej të ishte, edhe pse kështu u nis, por pa sukses; u përgatit duke përdorur burime të shumta, duke gjurmuar të vdekurit dhe takuar të gjallët, kudo që të ishin ata: në varreza, shtëpi, mërgim, punë, e në kafe. Për sa kohë zgjati kjo punë, vetëm Zenepja e di si e ndau 24-orëshin e ditës. Kërkonte, por më vonë edhe e kërkonin, bisedonte, dëgjonte, shënonte, dhe lexonte materiale në dorëshkrim, apo edhe të shtypura, autentike apo edhe të publikuara, duke marrë të drejtën e autorit, familjes apo institucionit, e më pas radhiste, korrigjonte dhe printonte pafund. Rezultat i kësaj pune shumëvjeçare është botimi i enciklopedisë në dy volume, në paraqitje sasiore të “frikshme” për t’u lexuar, dhe jo më për t’u shkruar. Nga ana profesionale e ndërtimit, kompozimit dhe komunikimit me lexuesit, libri është një enciklopedi

e mirëfilltë: libër referues, gjithëpërfshirës, i përshtatur dhe i lehtë në përdorim për lexuesin, kudo që të jetë; libër tavoline për këdo të interesuar për të kaluar kohën e lirë, për të shuar kuriozitetin, apo edhe për të filluar një punim shkencor. Për këtë libri është i hartuar në renditje alfabetike të zërave që përmban. Libri mbulon të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, duke kaluar caqet e qytetit, ndonëse është hartuar për atë. Mjaft zëra i ka të përpunuara nga enciklopeditë pararendëse, sidomos ato të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Një vend të rëndësishëm si zëra bibliografikë zënë edhe zërat biografikë, që qytetit të Shkodrës, nuk i mungonin as nuk i mungojnë, si sasi por edhe cilësi të punës së bërë ndër vite. Si në çdo bibliografi autorja ka përdorur edhe referimet e ndërsjellta, apo siç quhen zërat bibliografikë thirrës të njëri-tjetrit, që në përgjithësi japin informacion më plotësues për zërin që lexohet. Duke e krahasuar me botime të ngjashme të së kaluarës, ky punim është antikonformist dhe i hapur,

është përpjekeje për të paraqitur një truall dhe një shoqëri ashtu siç ishte dhe është, larg grindjeve dhe ngatërresave të kohërave të djeshme e të sotme. Libri të ngjan edhe si një rebelim i autores. Është rebelimi i intelektualit kundër harresës, që autorja i kundërvihet përmes konceptit të ringjalljes së një krahine dhe të miteve të saj, figurave të shquara. E shkuara mund të tejkalohet, por nuk fshihet, pasi ajo është dhe ngelet brenda natyrës njerëzore. Zenepe Dibra me këtë libër e ringjall Shkodrën e njerëzit e saj, por edhe ulqinakët e shumtë, që u vendosën dhe kontribuan për qytetin e Shkodrës, mes të cilëve ashtu siç i shënon Hamid Bushati, një tjetër enciklopedist i shquar i qytetit, janë edhe familjet: Beci, Dizdari, Gjyli, Idromeno, Kadia, Luli, Rezi, Tabaku etj. Duke përfshirë në shumë zëra edhe kontributin e ulqinakëve në mbrojtje të çështjes kombëtare, por edhe Shkodrës, gjatë viteve 1912-1913, Zenepe Dibra jo vetëm ka nderuar ulqinakët, por nga ana tjetër ajo ka nderuar edhe veten. Libri pretendohet dhe është libër. Mund të ketë ndonjë pasaktësi apo mangësi, të cilat mund t’ia vini në dukje autores. Ajo ka për të qenë mirënjohëse dhe ka për t’i rregulluar dhe botuar së bashku me shtesa tjera, nëse ka forcë, durim, shëndet dhe para. E thotë dhe e shkruan edhe ajo vetë, që puna e bërë është shteg i lirë për çdonjërin që dëshiron të merret me pasurimin e veprës së saj. Me botimin e këtij libri shkrimtarja ka kryer një gjest human, patriotik dhe atdhetar. Atdhedashuria e sinqertë, siç thonin, tregohet edhe me sjellje njerëzore, me ushtrimin e detyrave të njerëzisë në heshtje dhe pamburrje, në flijimin e vetes për mik etj. Ky libër vjen si kushtim në ditët tona, që qytetarët shkodranë të mos i ndërrojnë veset, por të qëndrojnë të palëkundur në traditën e tyre. Ka mjaft për të thënë dhe shkruar, por le t’i mbetet lexuesit, kërshëria e leximit. Zenepe Dibra shkrojti një libër për njerëz dhe ngjarje që na bëjnë të krenohemi. I takon tanimë secilit prej nesh të kryejmë detyrat tona, për t’i dhënë brezit të ri shembullin, se fati i shqiptarizmës qëndron tek ata. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Ulqin, më 4 nëntor 2017) E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

33


SPORT

m

t t

34

Javore KOHA

E ENJTE, 16 NËNTETOR 2017


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

VISA CLERK

TEMPORARY APPOINTMENT – REPLACEMENT FOR EMPLOYEE ON MATERNITY LEAVE

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION Performs all aspects of day to day NIV operations, including pre-screening, intake, data entry, printing, researching, interviewing, and troubleshooting. Responds promptly to visa inquiries. Performs aspects of day to day IV operations, including petition acceptance. Reads, translates and prepares responses to incoming correspondence on various consular issues. Manages visa information on the Embassy’s website and finds opportunities for consular visa outreach.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: Minimum of two years in consular area, or area related to customer service and/or work applying regulatory material is required. 3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (will be tested); Montenegrin language - Level IV (fluent); and Albanian language Level III (good working knowledge) is required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must have excellent computer skills. Must have tact and good judgement in dealing with the public, and agencies and offices within the local government. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: NOVEMBER 23, 2017 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail:

podgoricajobs@state.gov

Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Visa Clerk) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/ or courts for relief. E ENJTE, 16 NËNTOR 2017

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 16 nëntor 2017 Viti XVl Numër 790 Çmimi 0,50

Partitë politike dhe demokracia interne

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

Dije më pak të heshtura

Të pavdekshëm personalitetet që lënë vepra dhe emër

heshtura pak të Dije më

dhe emër që lënë vepra personalitetet Të pavdekshëm

demokracia interne Partitë politike dhe

Javore KOHA Podgoricë e enjte, 16 nëntor 2017 Viti XVl Numër 790 Çmimi 0,50

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org www.facebook.com/kohajavore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.