KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 dhjetor 2017 Viti XVl Numër 794 Çmimi 0,50
Ngritja dhe rënia e faktorit politik shqiptar! ISSN 1800-5696
Viti i Ri, Ulqinin e gjen pa perspektivë
Shkaku, pasoja dhe diskriminimi politik i shqiptarëve
PËRMBAJTJE
4
5 Mali i Zi dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura
Pjesë e Master Planit të projekteve të Qeverisë së Shqipërisë
8
10 Shqipëria drejt Lindjes apo Perëndimit
Pse presidenti Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
PËRMBAJTJE
14
18 Pasqyrë e një brezi
Fëmijëve të mos u cenohet e drejta e arsimimit në gjuhën amtare
20
21 Shpluhurosje e harresës së mozaikut material dhe shpirtëror
Aktivizim i të rinjve në shoqëri KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 14 dhjetor 2017 Viti XVl Numër 794 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Ngritja dhe rënia e faktorit politik shqiptar!
ma uk n e Qenç SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Viti i Ri, Ulqinin e gjen pa perspektivë
Shkaku, pasoja dhe diskriminimi politik i shqiptarëve
perspektivë nin e gjen pa Viti i Ri, Ulqi-
i shqiptarëve diskriminimi politik Shkaku, pasoja dhe
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
politik shqiptar!
e faktorit avoreHA rënia KJO Ngritja dhe avoreHA KJO Podgoricë
2016 e enjte, 8 dhjetor
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, zhvilloi të hënën vizitë njëditore në Shqipëri
Mali i Zi dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura Tiranë – Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe nuk kanë çështje të hapura, por janë të interesuar për zhvillimin e mëtejshëm, sidomos në fushën ekonomike dhe infrastrukturore, kanë konkluduar Presidentët e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Filip Vujanoviq dhe Ilir Meta, në takimin që kanë zhvilluar të hënën në Tiranë. Pas zhvillimit të një takimi të veçantë kokë më kokë e më pas kryesimit të takimit të zgjeruar mes dy delegacioneve zyrtare, dy presidentët kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe janë përgjigjur interesit të mediave Në fjalën e tij, Presidenti Vujanoviq ka thënë se e përjeton këtë vizitë si konfirmim të afërsisë dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve, dhe shans për të kontribuar në avancimin e bashkëpunimit në ato fusha ku këto marrëdhënie mund të avancohen. “Ndërmjet dy shteteve tona nuk ka çështje të hapura. Kemi hapësirë për bashkëpunim, të cilën kemi interes të përbashkët që ta shfrytëzojmë”,
4
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
ka thënë ai, duke shtuar se, para së gjithash, në fushën e ekonomisë e sheh hapësirën për avancimin e bashkëpunimit. Ai ka shprehur kënaqësi që dy qeveritë kanë rënë dakort për zhvillimin e mbledhjes së përbashkët dhe se “në këtë mbledhje do të kërkohet hapësirë për avancimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, por edhe në fushat tjera”. Duke u pajtuar me Presidentin e Malit të Zi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nënvizuar se janë ambiciozë për t’i përmirësuar ato akoma më tej. Ai ka thënë se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një kufi të jashtëzakonshëm që i bashkon më shumë sesa i ndan, “që nga Alpet, liqeni i përbashkët i Shkodrës, Buna dhe natyrisht edhe Adritatiku, që është një pasuri e madhe për të cilin do të na duhet të kujdesemi edhe më shumë në drejtim të projekteve të përbashkëta për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, por njëkohësisht dhe për promovimin e
përbashkët me qëllim që të dy vendet të përfitojnë sa më shumë nga kjo pasuri unike dhe tepër e rëndësishme për dy vendet tona”. Sipas Metës, Shqipëria dhe Mali i Zi janë një shembull i bashkëpunimit të rajon dhe do të vazhdojnë të jenë kështu edhe në të ardhmen, dhe në këtë drejtim respektimi i pakicave është mjaft i rëndësishëm. “Ne jemi shumë të kënaqur për rolin përcaktues dhe të qartë që shqiptarët kanë luajtur në Malin e Zi në të gjitha sfidat që kanë patur të bëjnë me përcaktimin euro-atlantik të Malit të Zi, ashtu sikurse besojmë se duke forcuar më tej bashkëpunimin me autoritetet e Malit të Zi, ata do të mundin të ecin më tej në përmirësimin e të drejtave të tyre dhe të kushteve ku ata jetojnë”, është shprehur ai. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, dhe kryeministrin Edi Rama. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Rruga Velipojë-Ulqin dhe pika kufitare Pulaj-Shënkoll
Pjesë e Master Planit të projekteve të Qeverisë së Shqipërisë Shkodër – Ndërtimi i rrugës Velipojë-Ulqin dhe hapja e pikës kufitare Pulaj-Shënkoll janë pjesë e Master Planit të projekteve që Qeveria e Shqipërisë parashikon të realizojë në të ardhmen e afërt. Në ditën e dytë të mbledhjes së Qeverisë së Shqipërisë, që u mbajt gjatë fundjavës në Shkodër, Këshilli Kombëtar i Territorit në takimin e hapur për qytetarët, administratën qendrore dhe atë vendore, ka prezantuar Master Planin e projekteve në proces apo në përfundim, si dhe identifikimin e prioriteteve për investim.
Duke bërë prezantimin e Master Planit për Qarkun e Shkodrës, zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ka thënë se “infrastruktura dhe rilindja urbane janë shtyllat kryesore të një plani që synon shfrytëzim të turizmit si element kyç”. Ajo ka theksuar se është në proces përfundimi i rrugës së re të rikonstruktuar, Shkodër – Velipojë. “Gjatë vitit 2018 do të kemi rrugën e Velipojës dhe Shëngjinit, dhe projektin tjetër për ta vazhduar Velipojë – Ulqin”, është shprehur Mesi. Sipas saj, hapja e pikës kufitare Pulaj
– Shënkoll është një projekt tjetër që parashikohet me Master Plan. “Dhe në këtë projekt është menduar që të punohet pak edhe me Bunën që të bëhet lehtësisht e lundrueshme, sigurisht për lundrim të lehtë”, është shprehur ajo. Ndërtimi i rrugës Velipojë – Ulqin dhe hapja e pikës së re kufitare në këtë aks rrugor vlerësohet se do të kenë ndikim pozitiv në valorizimin e potencialeve turistike të zonave përreth Lumit Buna dhe Detit Adriatik, si dhe do të afronin më tepër Ulqinin me (Kohapress) Shqipërinë.
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
27 vite të pluralizmit politik në Mal të Zi
Ngritja dhe rënia e faktorit politik shqiptar! Gjatë këtyre 27 viteve të pluralizmit partiak në Mal të Zi, shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë të përfaqësuar më mirë dhe në mënyrë më dinjitoze si në kuvendin qendror ashtu edhe në kuvendet lokale në komunat e tyre përkatëse, kur kanë ekzistuar më pak subjekte politike shqiptare dhe kanë qenë të përfaqësuar më dobët dhe me një numër më të ulët kur kanë vepruar përmes partive të shumta politike apo të ndarë dhe të fragmentuar
Xheladin Zeneli
Më 9 Dhjetor, të këtij viti mbushen plot 27 vite nga zgjedhjet e para pluraliste (shumëpartiake) në Mal të Zi. Në këto zgjedhje, sukjekti i parë i
“ 6
atëhershëm politik shqiptar, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, korri sukses duke arritur 4 mandate në Parlamentin e Malit të Zi, numri më madh i arritur deri më sot nga një parti e vetme shqiptare, në këtë republikë. Gjithashtu, në Kuvendin e atëhershëm komunal të Ulqinit, LD në MZ fitoi 33 këshilltarë nga 45 të mundshëm, pra 74% e numrit të përgjithshëm të këshilltarëve. Njëkohësisht kjo parti fitoi edhe një numër të konsiderueshëm të mandateve në kuvendet lokale të
Ajo çfarë është mësuar për këto 27 vitet e kaluara është se numri i madh dhe i tepruar i subjekteve politike shqiptare, është problem dhe jo zgjidhje ! Gjithashtu, ajo çfarë do duhej të ishte mësuar deri më tani është fakti se sa herë që partitë shqiptare dalin në zgjedhje me lista të veçanta dhe të ndarë, rezulton me mossuksesin e tyre
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
komunave të Tivarit, Podgoricës, Plavë e Gucicë dhe Rozhajës. Sot, pas 27 viteve, partitë shqiptare kanë vetëm një deputet në Parlamentin e Malit të Zi. Kurse në zgjedhjet lokale të vitit 2014 në Komunën e Ulqinit, subjekti që fitoi numrin më të madh të këshilltarëve ishte PDS -ja ( DPS) e Millo Gjukanoviqit. Gjithashtu, në zgjedhjet e fundit në Komunën e Tuzit, që u mbajtën me 26 Nëntor 2017, shumicën e mandateve në Kuvendin e Komunës (me status në kuadër të kryeqytetit) e fitoi po ashtu PDS-ja . Pra, gjatë këtyre 27 viteve të pluralizmit partiak në Mal të Zi, shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë të përfaqësuar më mirë dhe në mënyrë më të favorshme si në kuvendin qendror ashtu edhe në kuvendet lokale në komunat e tyre përkatëse, kur kanë ekzistuar më pak subjekte politike shqiptare
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
dhe kanë qenë të përfaqësuar më dobët dhe me një numër më të ulët kur kanë vepruar përmes partive të shumta politike apo të ndarë dhe të fragmentuar. Pra, ajo çfarë është mësuar për këto 27 vitet e kaluara është se numri i madh dhe i tepruar i subjekteve politike shqiptare, është problem dhe jo zgjidhje !
Gjithashtu, ajo çfarë do duhej të ishte mësuar deri më tani është fakti se sa herë që partitë shqiptare dalin në zgjedhje me lista të veçanta dhe të ndarë, rezulton me mossuksesin e tyre. Nëse vazhdojnë gjithnjë edhe në të ardhmen me mosmarrëveshjet dhe përçarjet e tyre, ekziston rreziku që nga minimumi i për-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Nëse vazhdojnë gjithnjë edhe në të ardhmen me mosmarrëveshjet dhe përçarjet e tyre, ekziston rreziku që nga minimumi i përfaqësimit politik të tyre që kanë sot, të degradohen edhe më tutje, në nivelin e mospërfaqësimit total politik!
faqësimit politik të tyre që kanë sot, të degradohen edhe më tutje, në nivelin e mospërfaqësimit total politik! Tani është e qartë si asnjëherë më parë se shpëtimi apo mbijetimi i partive të shumta politike shqiptare qëndron vetëm në konsolidimin, bashkëpunimin dhe bashkimin (unifikimin) e tyre. E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Huffpost Italia
Pse presidenti Trump Jeruzalemin si kryeqy Lucia Annunziata
Presidenti Trump na ka mësuar me shumë vendime të paparashikuara dhe të habitshme në politikën e jashtme. Që nga prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin, afrimi me Rusinë, braktisja e protokollit të klimës dhe përshpejtimi i konfliktit me Korenë e Veriut, udhëheqësi i SHBA ka ripërcaktuar kufijtë e pjesës së dytë të shekullit të njëzetë. Vendimi më i fundit për të zhvendosur ambasadën e SHBA në Jeruzalem, mund të funksionojë si përshpejtuesi i një cikli të ri lufte. Në nyjen e ndërlikuar të jetës, historisë, arkitekturës dhe politikës që përbën mosmarrëveshjen midis palestinezëve dhe izraelitëve, gjeografia ka qenë gjithmonë kokëfortë dhe asnjë hartë nuk është më politike(dhe e hutuar) sesa ajo e Jeruzalemit, djepi i tre besimeve fetare dhe kryeqyteti i pretenduar nga dy vende, statusi i të cilëve ka qenë thelbi i konfliktit arabo-izraelit për dekada të tëra. Shtatëdhjetë vjet më parë, OKB votoi për ndarjen e Palestinës, në të cilën Jerusalemi u përcaktua si një “entitet i veçantë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare”. Në luftën e vitit 1948 qyteti u nda në dy zona nën kontrollin përkatës të Jordanisë dhe Izraelit. Në vitin 1967 ndarja u ndryshua nga fitorja e Izraelit, kur pushtoi dhe aneksoi zonën në lindje; një bashkim që kurrë nuk është njohur
8
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
ndërkombëtarisht. Sot qyteti realisht është i ndarë në dy koka, 37 % e qytetit, përbëhet nga arabët, ose pjesa lindore ndërsa pjesa perëndimore u përket izraelitëve. Të dyja palët e pretendojnë qytetin e shenjtë si kryeqytetin e tyre. Një qytet me një bashkëjetesë të vështirë prej dekadash mes palestinezëve dhe izraelitëve, ku lufta guerile ka vijuar prej kohësh. Një qytet i ndarë më dysh. Vendet e tjera kanë ambasadat ne Tel Aviv, ndërkohë në Jeruzalem kanë nga dy konsullata, një për secilin popull, izraelitët dhe palestinezët, shpeshherë konsullata që ndodhen jo më shumë se disa qindra metra larg. Por, çfarë do të thotë saktësisht kjo hartë e Trump-it. Njëri skenar parasheh mundësinë e njohjes së një kryeqyteti të dyfishtë, me Jeruzalemin e ndarë mes hebrejve dhe palestinezëve, ndërsa skenari i dytë, është ai i një kryeqyteti të vetëm, atij të Izraelit. Ky skenar është ai që i tremben të gjithë, madje edhe aleatët e Trump që kundërshtuan ashpër vendimin. Me këtë skenar duhet të presim një një periudhë të re dhe të zgjatur të përplasjeve dhe luftërave. Në fund të fundit, gjendja e alarmit është rritur tashmë në të gjithë botën. Por pse Trump do të prekë një ekuilibër të tillë të rrezikshëm? Ky është ndoshta aspekti më i pakuptueshëm i këtij vendimi. Përgjigjet që ofrohen janë shumë, por asnjëra nuk është vërtet bindëse. Shpjegimi zyrtar është se Presidenti kishte premtuar të lëvizë ambasadën amerikane nga Tel Avivi, në Jeruzalem në një fushatë zgjedhore dhe tashmë e ka vonuar vendimin për një kohë të
gjatë. Një ligj i vitit 1995 i bën thirrje Kongresit se Jerusalemi njihet si kryeqyteti i Izraelit, por që atëherë çdo president ka ushtruar të drejtën të mos autorizojë aplikimin e tij. Trump vetë ka shmangur autorizimin dy herë. Premtimi konsiderohet si një pikë identiteti nga shumë lëvizje radikale të krishtera, dhe nga mjediset më konservatore hebraike. Për të mos harruar se “dosja Izraeli” është në duart e dhëndrit, burrit të Ivankës, Jared Kushner, i cili është një hebre ortodoks, prandaj ky skenar shihet si më i mundshmi. Një premtim për t’u mbajtur, prandaj, koha e të cilit ka ardhur në mënyrë të përshtatshme, në momentin kur hetimet për marrëdhëniet midis grupit të Trump dhe Rusisë së Putinit bëhen më të rrepta. Gjithashtu, duhet të merren parasysh zgjedhjet e ardhshme. Por jo të gjitha këto shpjegojnë se pse Trump prek balancën e Lindjes së Mesme në pjatën e një konsensusi të brendshëm, ku SHBA ka shumë për të humbur. Për shembull, nëse rrugët e kryeqyteteve të Lindjes së Mesme po mbushen përsëri me demonstrata kundër Izraelit. Turbullira e ardhshme kundër Izraelit ka të ngjarë të jetë rasti për trazirat e ardhshme të brendshme në vende të ndryshme. Në një zhvillim të tillë do të ishte e vështirë të vazhdonte të vepronte fronti i përbërë nga Trump me Arabinë Saudite kundër Iranit dhe me Rusinë kundër ISIS. Pra, pse tronditet pema? Ndoshta sepse – thonë disa analistë – ekziston një mundësi e dytë e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
p njohu ytetin e Izraelit?
Sot qyteti realisht është i ndarë në dy koka, 37 % e qytetit, përbëhet nga arabët, ose pjesa lindore, ndërsa pjesa perëndimore u përket izraelitëve. Të dyja palët e pretendojnë qytetin e shenjtë si kryqytetin e tyre mundshme që administrata aktuale e konsideron: mundësinë e konsolidimit të një aleance mes Izraelit dhe ndoshta udhëheqjes së re të Arabisë Saudite. Ian Black, një gazetar në Lindjen e Mesme, raportoi dje për këtë skenar që ende duket i vakët. Qeveria izraelite është e bindur se në vitet e fundit të luftërave të
brendshme në botën arabe, madje një pjesë e mirë e opinionit publik arab ka bindur veten se Izraeli ishte në thelb një aleat i mirë, ndaj terrorizmit dhe përballë Iranit. Ndoshta me ndihmën e reformatorit Prince Bin Salman të Arabisë saudite, i cili sot bashkohet me dëshirën e Izraelit për të frenuar Iranin, në emër të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
hakmarrjes sunnite, kundër shiitëve, pavarësisht nga kostoja. Dhe nëse Mbretëria e njeh mirë një art, është të lëvizë njerëzit dhe paratë. Burra që palestinezët kanë me bollëk, dhe para që palestinezët kanë nevojë të madhe. Fantazi, mbase. Ose guxim. Por edhe këtë Lindja e Mesme e ka me bollëk… E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Shqipëria drejt Lindjes apo Perëndimit
Tiranës zyrtare gjatë gjithë kësaj periudhe, fatkeqësisht, i ka munguar vazhdimisht ndërmarrja e veprimeve konkrete dhe serioze për një transformim rrënjësor demokratik të vendit dhe si rrjedhim ka munguar edhe zbatimi i reformave që kërkohen nga Evropa si kushte për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Në takimin e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor organizuar nga “Miqtë e Europës” në Bruksel këtë javë, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, u ankua se Evropa nuk po ngutet të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe deklaroi se përveç integrimit në Bashkimin Evropian, për Shqipërinë dhe për Ballkanin, ka edhe alternativa të tjera. Ndër “alternativat” e tjera, ndoshta sipas tij të pranueshme për të dhe për vendin që ai përfaqëson, përndryshe pse do t’i përmendte, kreu i qeverisë shqiptare tha se ato alternativa përfshijnë Rusinë, Turqinë dhe Kinën dhe islamin radikal. Ja deklarata që bëri Z. Rama në Bruksel, në lidhje me këtë çështje: “Nuk jam shumë dakord apo tërësisht
10
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
me miken tonë këtu që përmendi Turqinë, Rusinë, Kinën si vende që s’kanë ç’të ofrojnë. Po, po kanë shumë të ofrojnë. Rusia për shembull ka një rrugë shumë të lehtë për të ofruar. Harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet, mbaje pushtetin për gjithë jetën dhe nuk është pa interes. Dhe kanë para që të mund t’i derdhin dhe nuk është se ka ndodhur në ndonjë pyll në Siberi, ka ndodhur në mes të Evropës që qeveria, që kryeministri gjatë zgjedhjeve u kërcënuan me vdekje dhe kryeministri gati u vra dhe kjo ndodhi në Malin e Zi, një vend që negocion në BE. Pra, rreziku është real, është rrezik i pranishëm, siç do thonin kolegët tanë amerikanë. Por që Kina mendon në afat të gjatë, për 20 vite të tjera, ndërkohë që këtu mendojmë për 4 vjet, megjithatë nuk mund të themi që nuk kanë asgjë për të ofruar, dhe ju harruat edhe një forcë tjetër që është islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë, shumëçka dhe tashmë me gjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE. Në qoftë se BE nuk do të vrapojë, të presë, por të vrapojë të
na kapë, atëherë më besoni do të kenë një larmi problemesh të tjera që do të nisin dhe do të jetë shumë herë më e kushtueshme që të martoheni me ne.” Që të jemi të drejtë, Z. Rama nuk është as i pari as i fundit ndër udhëheqësit shqiptarë që kanë bërë deklarata të tilla, megjithëse ky vetë i ka përsëritur disa herë këto “alternativa”, si opsione të mundshme, ose si mënyra trysnie, për të mos thënë shantazh ndaj Bashkimit Evropian. Është e vështirë të konstatohet nëse me këtë deklaratë dhe të tjera si kjo, Z. Rama ka ndër mend të kërcënojë evropianët apo është një flirtim i tërthortë me Putinin, Erdoganin e kinezët, për të tërhequr ato që ai i quan “alternativa” dhe influencën politike, ushtarake dhe ekonomike të këtyre vendeve në Shqipëri dhe në rajon, në qoftë se BE-ja, sipas tij, “nuk vrapon për t’i kapur” ato, duke ofruar integrim të plotë euro-atlantik për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, as komentet e kryetarit të opozitës shqiptare Z. Basha, dhënë një gazete ruse -- të raportuara nga disa portale shqiptare pothuaj në të njëjtën kohë – nuk i bëjnë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION nder atij, partisë që ai përfaqëson dhe as Shqipërisë dhe as nuk ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Në qoftë se Z. Basha pret simpati për Shqipërinë e shqiptarët nga lexuesit e një gazete pro-qeveritare ruse, ai gabohet rëndë. Bashkimi Evropian mund të ketë bërë gabime gjatë kësaj periudhe të tranzicionit në Shqipëri. Por Bashkimin Evropian dhe zyrtarët e tij nuk mund t’i akuzojë askush se nuk kanë qenë të qartë dhe transparentë me Shqipërinë mbi kushtet që kërkohen, për sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ashtu siç u është kërkuar të gjitha vendeve anëtare dhe siç u kërkohet të gjithë atyre të mbetura jashtë, e që aspirojnë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Rregullat dhe kushtet për anëtarësim në BE, janë të njëjtat për të gjithë dhe të tilla janë edhe për Shqipërinë. Por pse këto kushte të BE-së nuk i kanë zbatuar qeveritë shqiptare gjatë viteve, kjo është diçka tjetër. Zyrtarët evropianë kanë qenë kryesisht transparent dhe konsekuent në kërkesat dhe kushtet që duhet të plotësojë gjithnjë Tirana zyrtare, për anëtarësim. Të gjithë e dinë se Shqipërisë i kërkohen rezultate konkrete si dhe plotësimi i pesë kushteve të përcaktuara nga komuniteti evropian. Por është pikërisht mos plotësimi i këtyre kushteve, gjatë 27 viteve post- komunizëm nga klasa sunduese shqiptare, ai që ka ngadalësuar dhe që po vonon procesin e integrimit të plotë të shqiptarëve në Evropë, më shumë se një çerek shekulli pas rënies së Murit të Berlinit. Kryeministri Rama citohet të ketë thënë në Bruksel se Turqia, Kina dhe Rusia, “Po, po kanë shumë të ofrojnë (Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit)… kanë para që t’i derdhin…” -- sikur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë derdhur mjaft para në Shqipëri gjatë 27 viteve të fundit. Duket se autoritetet shqiptare e shikojnë Bashkimin Evropian si një thes me plot para, që me anëtarësimin në BE do të derdhën në Shqipëri. Fatkeqësisht, ky është problemi. Autoritetet shqiptare e kanë shikuar vazhdimisht anëtarësimin në BE si një përfitim ekonomik, që në të vërtetë do të ishte, por për vendet anëtare është diçka më tepër se kaq. Besohej se anëtarësimi në BE për Shqipërinë dhe për shqiptarët duhej të ishte diçka më shumë se një “derdhje parash”. Me shembjen e një regjimi komunist, ndër më mizorët
në botë, shqiptarët shpresonin dhe u deklaruan se e donin Shqipërinë si gjithë Evropa. Nënkuptohet, jo vetëm për paratë dhe ndihmat që mund të derdheshin aty nga Evropa, por mbi të gjitha për vlerat perëndimore, për lirinë dhe demokracinë, për drejtësinë, për të drejtat e njeriut, për respektin për jetën e njeriut, e të tjera. Tiranës zyrtare gjatë gjithë kësaj periudhe, fatkeqësisht, i ka munguar vazhdimisht ndërmarrja e veprimeve konkrete dhe serioze për një transformim rrënjësor demokratik të vendit dhe si rrjedhim ka munguar edhe zbatimi i reformave që kërkohen nga Evropa si kushte për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë pikë, nuk mund të mburren as pozita as opozita se njëra apo tjetra palë kanë bërë më shumë në procesin e integrimit. Fakti është se as njëra palë politike, në pushtet ose në opozitë në Shqipëri, nuk e kanë kuptuar ende se kanë përgjegjësi të përbashkët, jo vetëm për integrimin, por për mbarë mirëqenien e popullit shqiptar dhe të kombit në përgjithësi. Kjo klasë politike ende nuk ka mësuar se një nga përgjegjësitë ndaj popullit, në një demokraci të mirëfilltë, është dialogu serioz politik midis palëve kundërshtare, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, duke përfshirë edhe respektimin për rolin që duhet të luajnë mediat dhe shoqëria civile në një vend demokratik. Me fjalë të tjera, për çështjet madhore të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar duhet të ketë një konsensus politik midis palëve. Një ndër këto çështje madhore të kombit është edhe integrimi i i vonuar i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në përgjithësi, në Bashkimin Evropian. A ka evropianë që ndoshta nuk e duan Shqipërinë dhe shqiptarët në organizmat evropiane? Edhe mund të ketë. Por është kjo klasë politike shqiptare, me mosveprimin e saj, ajo që ua ka bërë qëndrimin e kundërshtarëve të integrimit të shqiptarëve në Evropë, më të justifikueshëm dhe më të lehtë për ta mbrojtur. Pa dyshim se Evropa ka përgjegjësitë dhe fajet e saj aktuale dhe historike ndaj shqiptarëve, por janë udhëheqësit shqiptarë të post-komunizmit, ata të cilët kanë vonuar, me qëllim e pa qëllim ndoshta, anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në organizmat euro-atlantike. Atyre dhe vetëm atyre duhet t’u kërkohet përgjegjësia, në qoftë se “alternativat” ruse, turke e kineze, për të cilat flet Kryeministri shqiptar në forume ndërkombëtare si
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në takimi i javës që kaloi në Bruksel, bëhen realitet. Ky do të jetë faji i kësaj klase politike dhe jo i Evropës dhe aq më pak i popullit shqiptar, i cili është përcaktuar me kohë se ku dëshiron ta ketë vendin e tij. Mendohej se Shqiptarët e kishin vendosur në fillim të 1990-ave se e donin Shqipërinë si gjithë Evropa. Madje me gjithë zhgënjimet e politikanëve shqiptarë gjatë këtyre dy-tre dekadave për të plotësuar më në fund këtë dëshirë historike, shqiptarët e thjeshtë -- gjatë kësaj periudhe - e kanë përcaktuar qartë alternativën e tyre të preferuar: me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara dhe jo me “alternativat” dhe opsionet e mundshme që përmendi Z. Rama në Bruksel: Rusinë, Turqinë, Kinën, apo radikalizmin islamik. Dihet se me qindra mijëra shqiptarë janë shpërngulur drejt vendeve perëndimore, duke votuar siç thuhet “me këmbë”, në favor të alternativës perëndimore, të vlerave dhe demokracisë perëndimore, që ata dëshirojnë edhe për vendin e tyre. A mund të thotë z. Rama ose ndonjë politikan tjetër aktual ose i periudhës post komuniste, se sa shqiptarë në këtë ndërkohë i janë drejtuar Rusisë, Kinës, ose Turqisë gjatë 30-viteve të fundit për një jetë më të mirë, si alternativë ndaj Bashkimit Evropian ose botës perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara? Kombi shqiptar është përcaktuar qartë se gjeografikisht dhe historikisht i përket Perëndimit. Fatkeqësisht, duket se autoritetet shqiptare të këtyre 27-viteve ende nuk e kanë të qartë dhe si rrjedhim nuk janë të vendosur, se kah do t’ia mbajnë, drejtë Lindjes apo Perëndimit? Drejt një demokracie të vërtetë perëndimore, apo drejt thellimit të mëtejshëm të një sistemi autoritar të llojit putinist dhe erdoganist lindor? E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Viti i Ri, Ulqinin e gj Rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend, sepse, nuk iu shkon fjala, s’iu dëgjohet mendimi, nuk kanë të ardhme të qëndrueshme, me një fjalë s’shohin perspektivën e duhur. Kështu, mangësitë ekonomike, rritja e papunësisë dhe në anën tjetër, varfëria e madhe, janë shifra që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë tash e sa vjet
Esat Mehmeti
Punësimi është një nga problemet më të mëdha që po përcjellë shoqërinë tonë. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i papunësisë është i lartë. Të shtyrë nga papunësia, rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend, sepse, nuk iu shkon fjala, s’iu dëgjohet mendimi, nuk kanë të ardhme të qëndrueshme, me një fjalë s’shohin perspektivë. Qeverisja lokale me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shndërruar në treg konsumues dhe në një g a n g r e n ë për të rinjtë tanë. Realiteti i sotëm na përballë me sfida të shumta. Na përballë me vorbullën në të cilën bëjmë pjesë secili prej nesh, por gjenerata më e prekshme është ajo e të rinjve . E vërteta është, se jeta në rini është përplot stuhi. Stuhi që sjellin herë dhimbje, herë dhe kënaqësi. Në këtë moshë, fillon edhe koha e shqetësimeve. Fillon një etapë e re e zhvillimeve fizike, psikike, sociale, emocionale, shpirtërore, intelektuale etj…. Por, në anën tjetër, rinia ka edhe sfida të tjera me të cilat ajo përballet. Ajo krijon pikëpamjen e vet ndaj jetës. Rinisë, sot, përveç të tjerave, i duhet të “ luftojë” edhe me paragjykimet e prindërve, për atë që ata bëjnë dhe problemi thelbësor është moskuptimi i gjërave që të rinjtë i përjetojnë. Problem tjetër në vete është se rin-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
ia e sotme preferon të largohet nga ky vend, sepse, nuk iu shkon fjala, s’iu dëgjohet mendimi, nuk kanë të ardhme të qëndrueshme, me një fjalë s’shohin perspektivën e duhur. Kështu, mangësitë ekonomike, rritja e papunësisë dhe në anën tjetër, varfëria e madhe, janë shifra që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë tash e sa vjet, andaj dhe të rinjtë tanë, sot ndodhen në udhëkryqe të jetës . Qeverisja e vendit, me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shndërruar në treg konsumues dhe në një g a n g r e n ë për të rinjtë tanë .
Papunësia, nuk është një problem i ri, është problem strukturor !
Sipas të dhënave zyrtare, del se në Ulqin, shkalla e papunësisë është e lartë. Andaj, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe e papunësisë, të rinjtë tanë po largohen, po ikin. Emigrimi i të rinjve tanë po shënon një rritje të dukshme. Dukuria e emigrimit ka marrë një hov të madh dhe për pasojë shumë vendbanime po boshatisen. Shumica e të tjerëve, dita-ditës mendojnë për t’ia mësyrë vendeve Evropiane dhe më larg, vetëm e vetëm për të siguruar një jetë më të mirë, por ka edhe nga ata, që nuk kanë edhe nga t’ia mbajnë ! .
Po, pse po ikë gjithë kjo armatë e të rinjve dhe çka i detyron ata të marrin rrugën pa kthim, drejt vendeve të largëta ?
Përgjigja është shumë e lehtë dhe mjafton të kthehemi në retrospektivë. Mundësitë që Ulqini ofron për
të rinjtë, janë tejet të vogla. Për vite me radhë, dora e shtetit, pothuaj nuk është dukur askund në vendbanimet shqiptare. Shumica e tyre mbijeton prej ndihmave dhe solidaritit të të afërmeve, të mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës . Andaj, eksodi i të rinjve, i trurit të ri, i pjesës më vitale të një populli, është rezultat i brishtësisë së shtetit, dominimit dhe indoktrinimit politik në çdo pore të shoqërisë dhe jetës së përditshme, është dominimi i klasave mediokre politike të zhytura në interesin personal, duke i anashkaluar të rinjtë tanë. Problem në vete është se një pjesë e madhe e rinisë i duhet të luftojë shumë për të marrë një vend pune. Shpesh, edhe përkundër dëshirës se tyre, preferojnë një parti, ose një lider të caktuar, duke marrë model njerëz të gjymtuar e rrallëherë edhe njerëz të suksesshëm !. Rinia, si e tillë, partinë e sheh si kyçin e zgjidhjes së problemeve të jetës së tyre .!
Të rinjtë pa perspektivë, por jo të pashpresë !
Politika si e tillë, nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë, duhet të ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të realizuar uljen e papunësisë te të rinjtë tanë, në rritjen e zhvillimit ekonomik. Këtu, problemi më i madh civilizues del ai i organizimit të brendshëm politik, institucional, i institucioneve të pushtetit vendor dhe më gjerë, ai i solidaritetit të përgjithshëm, i veprimit konkret. Gjendja e krijuar e rendit politik e social, mund të tejkalohet vetëm me veprime konkrete, të udhëhequra dhe të organizuara mirë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
jen pa perspektivë
Por, kjo politikë që ka pushtuar vendin, është një oktapod gllabërues që thellon humnerën e një keqqeverisjeje dhe mungesën e një vizioni për të ardhmen e vendit dhe duke servuar varfërinë dhe pasigurinë totale. Këtu, përveç mungesë së një strategjie për zhvillimin ekonomik, për tejkalimin e kësaj krize, për parandalimin e këtij trendi, nuk ka asnjë statistikë zyrtare për numrin e saktë të të ikurve. Kjo, me siguri do të ketë pasoja të mëdha për vendin në të ardhmen. Është e çuditshme dhe krejt e pakuptueshme, pse Ulqini me këtë potencial, me këto resurse natyrore, nuk ka zhvillimin e duhur, por ruan gjithnjë tretmanin e qyteteve më të pazhvilluar ekonomikisht ? ! . Por, derisa të rinjtë po ikin, këtu në këtë vend, ka filluar një fushatë zgjedhore, ku shumë nga politikanët, sërish kanë filluar me avazin e vjetër, me gënjeshtra dhe mashtrime për një
jetë më të mirë .
Sipas të dhënave që qarkullojnë, shumë të rinj duan ta braktisin vendin !
Numri i të ikurve është shumë i madh. Numra këta të ngjashëm me ato vende të pazhvilluara. Opsionet janë të shumta. Disa ikin duke marrë një vizë pune, disa një pasaportë të huaj, disa të tjerë duke u kurorëzuar me një person të panjohur më parë, e disa të tjerë në rrugë ilegale që çojnë në pa kthim etj. Padyshim, ka shumë arsye të vërteta, se edhe ne, si prindër, apo si edukatorë, duhet të jemi të shqetësuar për rrugën e të rinjve tanë, për të ardhmen e tyre. Nuk jemi fare të qetë, për faktin që në shoqërinë tonë, përditë e më shumë shtohet numri i të rinjve që jetojnë në një jetë të kotë, që kërkojnë jetë të lehtë, pa vështirësi, pa objektiva personale, me një fjalë,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
pa plane dhe qëllime jetike të përcaktuara, që nuk janë të orientuar dhe nuk dinë se çfarë do bëjnë me jetën e tyre !?... E gjithë kjo që i theksuam, janë vetëm disa nga problemet me të cilat të rinjtë po përballen pothuaj se çdo ditë. Por, është e dhimbshme kur në çdo bisedë me të rinjtë dëgjon dëshirat dhe planet e tyre për të ikur në vendet evropiane dhe më larg. Është edhe më shqetësuese kur sheh se si planet e së ardhmes, thuajse janë shuar. Duhet theksuar se, rinia është ardhmëria jonë. E ardhmja e një shoqërie, e një kombi, e një shteti. Ata në duart e tyre do të bartin përgjegjësisë dhe obligimet për të udhëhequr, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara shoqërinë në përgjithësi. Andaj, duhet të jemi më të ndërgjegjësuar, si prindër, politikanë, po dhe si shtet. E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Bojkoti i mësimit të mbi 100 nxënësve në SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz dhe heshtja e kompetent
Fëmijëve të mos u e arsimimit në gju Toni Ujkaj
E drejta e arsimimit në gjuhën amtare është një e drejtë themelore e garantuar si me Kushtetutën e Malit të Zi ashtu edhe me konventat ndërkombëtare, e drejtë kjo që do të duhej ta gëzonte çdo fëmijë i cili pa dyshim se më mirë sesa gjuhën e nënës, nuk mund ta zotojë gjuhën e tjetrit. Një problem i cili duhet konsideruar madhor dhe kërkon vëmendje dhe angazhim maksimal, është çështja e bojkotit të mësimit të mbi 100 nxënësve në SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, të cilët qe nga fillimi i vitit shkollor janë detyruar të braktisin mësimin në lëndën e italishtes si pasojë e neglizhencës totale ndaj kërkesave të tyre të cilët vazhdimisht dhe me të drejtë po kërkojnë mësimdhënës shqipfolës për këtë lëndë. Ky problem është identifikuar nga Këshilli i prindërve i SHF “Mahmut Lekiq” të cilët ende po luftonë me shumë këmbëngulje për ta zgjidhur problemin e të cilët që para tre muajsh e kanë bërë publike këtë situatë të krijuar jo ditëve as mujave të fundit, por siç kanë thënë ata, një situatë e cila ka qenë prezente vite me radhë në këtë institucion, por që si duket deri më tani ka kaluar në heshtje duke u neglizhuar nga hierarkia drejtuese e këtij institucioni edukativo-arsimor. Në të gjitha deklaratat e deritanishme të cilat Këshilli i prindërve i ka lëshuar për opinion të gjerë, qëndron vetëm një kërkesë e tyre legjitime, mësim-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
dhënës shqipfolës për gjuhën italiane pasi logjikisht nxënësit shqiptarë e kanë shumë më të lehtë që procesin mësimor qoftë në këtë lendë ose ciladoqoftë ajo, ta ndjekin në gjuhën amtare dhe jo në atë të huaj. Që nga muaji shtator kur Këshilli i prindërve reagoi për herë të parë për këtë situatë, ky këshill u shpreh se gjuha shqipe në këtë institucion po nëpërkëmbet dhe se nxënësit shqiptarë këtu po diskriminohen vite me radhë duke jua mohuar dhe cënuar të drejtën për t’u arsimuar në gjuhën e tyre të nënës. Ky këshill para tre muajsh kishte sqaruar opinionin se edhe pse përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë përkatëse kanë dalë me deklarata se problemi është zgjidhur plotësisht, e vërteta sipas këtij këshilli qëndron ndryshe dhe se problemi vijon të jetë ende aktual, pavarësisht kërkesave të tyre të adresuara herë pas here në drejtorinë e shkollës, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Në deklartën e fundit që ky këshill e ka lëshuar për opinion para dy javësh, përsëri thuhet se problemi vijon të mbetet i pandryshuar, duke bërë të ditur se institucionet kompetente dhe përfaqësuesit politikë kanë rënë në gjumë të thellë, duke mos bërë asnjë përpjekje për t’u ardhur në ndihmë nxënësve në bojkot të mësimit. Vërtetë është për të ardhur keq dhe për t’u brengosur se pse askush nuk po zgjon interesim për ta zgjidhur këtë situatë të pakëndshme të krijuar në këtë shkollë. Nëse dikujt prej drejtuesve të kësaj shkolle i shkon në favor që këtë problematikë ende ta heshtin, është e pafalshme që të mos angazhohen persona të tjerë të cilët
kanë influence dhe pozita vendimmarrëse e që mbi të gjitha ua duan të mirën fëmijëve të tyre dhe vendit ku jetojnë. Vlen për t’u theksur se deri më tani në bazë të kërkesave të vazhdueshme disamujore të Këshillit të prindërve për këtë çështje, ka reaguar pozitivisht Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi i cili përmes një deklarate për opionin ka sqaruar se ata e kanë përcjellur me shumë vëmendje situatën e krijuar prej disa muajsh në këtë institucion, duke shprehur shqetësimin e tyre për bojkotin e mësimit nga një pjesë e nxënësve shqiptarë, një situatë kjo që sipas tyre vjen si pasojë e politizimit të sistemit arsimor dhe e mosgarantimit të së drejtës së arsimimit të plotë në gjuhën shqipe duke bërë me dije se ky këshill ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit që të zgjidhet ky problem. Në këtë kuadër, KKSH ka ftuar Ministrinë e Arsimit dhe drejtorin e SHF “Mahmut Lekiq” që të ndërmarrin veprimet e nevoshjme për zgidhjen e situatës së krijuar, duke sqaruar se KKSH-ja do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e së drejtës së arsimimit në gjuhën amtare shqipe dhe se nuk do të lejojë dhe do të denoncojë shkeljen e të drejtave në dëm të arsimit shqip të fëmijëve shqiptarë në Mal të Zi. Në një prenoncim për “Koha Javore”, njëri nga anëtarët e Këshillit të prindërve të SHF “Mahmut Lekiq” javë më parë ishte shprehur se ata ndër vite përballën me problemin e mosligjërimit të gjuhëve të huaja nga mësimdhënës në gjuhën shqipe, duke vënë në dukje se drejtori i kësaj shkolle edhe këtë vit kishte tentuar të punësojë një arsimtare të pakualifikuar, madje në kundërshtim edhe të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tëve ndaj zgjidhjes së situates së krijuar
u cenohet e drejta uhën amtare
kolektivit të shkollës. Nisur nga kjo situatë e krijuar do të ishte më tepër se e domosdoshme që kësaj problematike jo të vogël t’i jepet fund njëherë e mirë në mënyrë që këta nxënës t’i gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj dhe t’i rikthehen normalitetit të procesit mësimor. “Edhe përkundër kërcënimeve dhe etiketimeve poshtëruese që po na bëhen, nuk do të ndalemi në kërkesat tona të drejta për fëmijët tanë. Ne
si prindër edhe pse pa mbështetje të askujt, nuk do të zbrapsemi por dita ditës do të bëhemi edhe më të fortë dhe më këmbëngulës për të drejtat tona të ligjshme, duke mos lënë asnjë gur pa lëvizur në çdo adresë, vetëm e vetëm që të ndalojmë këtë praktikë diskriminuese për arsimin shqip”, thuhet në mes tjerash në reagimin e fundit të Këshillit të prindërve të cilët kanë njoftuar se këtë shqetësim të përveçse mbi 100 nxënësve, po e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
vuajnë dhe mbi 200 prindër. Ndërkaq në këtë kuadër do të duhej që në mënyrë të menjëhershme kreu i këtij institucioni si dhe Ministria e Arsimit të ndërmarrin masa konkrete deri në zgjidhjen e plotë të kësaj situate të rënduar në këtë shkollë, pasi fëmijët janë ata të cilët janë krejtësisht të pafajshëm në këtë aspekt, duke pësuar për shkak të papërgjegjësive dhe indiferencës së të tjerëve ndaj tyre. E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Shkaku, pasoja dhe diskriminimi politik i shqiptarëve
Reflektim, përgjegjësi e veprim në favor të qenies shqiptare Në këto rrethana ndërgjegjja shqiptare është në udhëkryq, është e rrezikuar, ndaj duhet të kërkojmë rrugëdalje duke kërkuar ndihmë së pari nga vetëvetja secili nga ne, pastaj nga intelektuali dhe populli në përgjithësi, për të kërkuar së pari reflektim, përgjegjësi dhe veprim, me qëllim të arritjes së qëllimit të përbashkët: ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe krijimit të kushteve për zhvillim të mirëfilltë kulturor, arsimor, social-ekonomik e politik…
Hajrullah Hajdari
“Ra ky hall e u pamë”, kishin thënë dikur gratë shqiptare kur takoheshin në ndonjë pikëllim me shoqe, me të cilat nuk ishin takuar shumë kohë. Kështu po ndodh edhe me intelektualët, politikanët e të gjithë shqiptarët, të cilët pasi ndodhen rezultatet e dobëta zgjedhore të partive shqiptare në Malësi, pas këtij “halli” kombëtar, disi në mënyrë të frikshme, aty-këtu po ngriten zërat për t’u “takuar pas këtij halli”. Teposhtëza apo agonia e partive politike shqiptare nuk filloi me zgjedhjet e fundit lokale në Malësi, por ka kohë që po ecën me vrull, nga disfata në disfatë, e pa ndalim. Pas rezultateve zgjedhore zhgën-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
jyese të partive politike shqiptare për zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e parë në komunën, aq të pritur, të plotë të Tuzit, pas aq shumë mundimeve e premtimeve, shumë intelektualë shqiptarë pothuaj nga të gjitha trojet e Malit të Zi, me të drejtë ngriten zërin e tyre dhe zaptuan jo vetëm shtypin e shkruar, por edhe atë elektronik duke ndjerë keqardhje që Kuvendi i parë i Malësisë (lexo: Komunës së Tuzit) dhe pushteti lokal nuk do të udhëhiqet nga partitë politike shqiptare, por nga ato që këtë të drejtë malësorëve iu privuan plot 27 vite rresht. Por, fatkeqësisht lidershipi shqiptar nuk u bë i gjallë, ose shumë pak, përveç ndonjërit nga ata në mënyrë sporadike e ka pranuar ose kërkuar përgjegjësi për debaklin e radhës. Po vallë, jehona e fjalëve të shprehura të këtyre intelektualëve (vetëm në numrin e fundit të së përjavshmes “Koha javore” tre reagime) dhe jo vetëm të atyre, në lidhje me rezultatet zgjedhore në Tuz, a ka shkuar (se të zërë vend jo se jo) në
vesh të atyre që duhet t’i dëgjojnë e së fundi të reflektojnë, ndoshta. Vallë, lidershipi shqiptar (kushdo qoftë ai) ka ndërgjegje apo jo, ka përgjegjësi e obligim ndaj atyre që i votuan apo i ka kapluar vetëknaqësia personale duke u munduar vetëm për një kauzë: të ruajnë strofullin e tyre politik, atë strofull që populli me votat e tyre iu siguroi. Sidoqoftë, kauza shqiptare duhet të jetë mbi të gjitha interesat personale, ajo është në pritje të reflektimit, sepse përndryshe teposhtëza vazhdon e vazhdon. Nëntori i parë dhe nëntori i dytë ndodhën! Shqiptarët në Mal të Zi janë akoma në pritje, si duket, për të drejtat dhe liritë njerëzore të barabarta me të gjithë të tjerët, presin të ndodhë nëntori i tretë, apo? Në skenën politike shqiptare për 27 vitet e kaluara marshuan më shumë se dhjetë parti politike apo grupe qytetare. Vërtet nuk më kujtohet se ndonjëra në mënyrë studioze a të argumentuar ka analizuar e gjetur së paku dy elemente që varen nga vetë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“ ato: shkakun dhe shkasin dhe si rrjedhojë pasojat që ato sjellin e që pa dyshim kanë pasur dhe kanë ndikim direkt në shtrirjen e influencës së partive politike, jo vetëm te votuesi i vet, por në të gjithë spektrin politiko-ekonomik të shoqërisë. Elementi i tretë, diskriminimi politik, i cili ka forcuar e gjithnjë e më shumë po forcon ndikimin e parties-shtet, pa mëdyshje në disfavor të shqiptarëve, në marrëdhëniet e saj me popullin në të gjitha sferat e jetës, ato kulturore, arsimore, ekonomiko-sociale e politike, në mungesë të veprimit të partive politike shqiptare apo lidershipit të tyre, thellon edhe më tepër agoninë, jo vetëm politike, plagos pritshmërinë e tyre për një zhvillim më të shpejtë kulturor, arsimor e ekonomik të mirëfilltë në përputhje me resurset natyrore aq të pasura, që tokave shqiptare vetëm Zoti iu dha. Mosveprimi i tillë po e tjetërson ndjenjën kombëtare, shqiptarëve sikur nuk po u qëndrojnë këmbët atje ku shkelin, sikur po e humbin drejtpeshimin. Gjurmët a ndikimi nga mosveprimi, me pasoja të padëshirueshme e të hidhura, janë evidente dhe e keqja që po ndodh apo mund të ndodhë, mund të kenë pasoja të drejtëpërdrejta e të hidhura në ekzistencën e qenies sonë në këto troje etnike shqiptare. Në këto rrethana ndërgjegjja shqiptare është në udhëkryq, është e rrezikuar, ndaj duhet të kërkojmë rrugëdalje duke kërkuar ndihmë së pari nga vetëvetja secili nga ne, pastaj nga intelektuali dhe populli në përgjithësi për të kërkuar së pari reflektim, përgjegjësi dhe veprim, me qëllim të arritjes së qëllimit të përbashkët: ngritjes së vetëdijes kombëtare dhe krijimit të kushteve për zhvillim të mirëfilltë kulturor, arsimor, social-ekonomik e politik në përputhje me censusin dhe angazhimin e shqiptarëve në bazë të ligjeve
themelore të brendshme dhe ndërkombëtare dhe të kaluarës historike të shqiptarëve në Mal të Zi. Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Malësi, sado i dhimbshëm, për të gjithë ne, kudo jetojmë e veprojmë në Mal të Zi, ndoshta duhet të jetë këmbana e fundit për të gjithë ata që këto rezultate i përjetojnë si fatalitet, por jo si realitet, i skenës politike shqiptare. Shkaku dhe pasojat janë të prekshme, janë të dukshme, ato duhet kërkuar, analizuar, ndaj veprimi për të nxjerrë arsyen e teposhtëzës është më se i nevojshëm, mbase edhe urgjent. Rrethanat, dukuritë, por edhe faktori që të shtyjnë për të bërë diçka ose për të vepruar në një drejtim të caktuar, në këtë rast, nuk janë të panjohura për lidershipin shqiptar, as për intelektualin e as për votuesin e thjeshtë, vetëm se duhet të vetëdijësohemi, të njohim e të vëmë në lëvizje institutin e përgjegjësisë dhe reflektimit politik, thjesht të shohim realitetin në sy. Frymëzimi ekziston, besoj, pasi në rrethana krejtësisht të ndryshme politike, 27 vite më parë, kur në skenën politike shqiptare në Mal të Zi ekzistonte vetëm një parti – Lidhja Demokratike në Mal të Zi, rezultatet zgjedhore pothuajse ishin plebishitare. Ajo ishte frymëzuese e avangardë për jetësimin, njohjen dhe avancimin e të drejtave civile dhe politike të indentitetit kombëtar. Për çudi, pa kaluar 18 muaj pas rezultateve fantastike në zgjedhjet e para pluraliste, dikush u lodh nga lidershipi shqiptar i asaj kohe, kinse po mbante dy poste të rëndësishme, njërin politik e tjetrin administrativo-ekzekutiv, ndonëse asaj kohe nuk ishte ai që po e mbante edhe postin e përfaqësuesit ligjitim të popullit shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi. Nga kjo “lodhje” lindi Unioni Demokratik i Shqiptarëve e pastaj karvani i partive
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Teposhtëza apo agonia e partive politike shqiptare nuk filloi me zgjedhjet e fundit lokale në Malësi, por ka kohë që po ecën me vrull, nga disfata në disfatë, e pa ndalim
politike shqiptare po rritej vazhdimisht, fatkeqësisht pa ndonjë analizë të rrethanave apo dukurive që bëjnë të lindë si rrjedhim a si pasojë diçka tjetër, pa analizë të ndikimit të paraqitjes në skenë të partisë së re politike, të ndryshimit ose të zhdukjes së pasojës që u krijuan nga veprimi apo mosveprimi i partive ekzistuese politike shqiptare. Si duket, lufta politike për interesat vetjake apo të një grupimi të caktuar, të gjitha këtyre viteve, nuk prodhoi efekt te votuesi shqiptar për t’u bërë vetë ai shtysë për një veprim për nxjerrjen e arsyes, shkakut, shkasit dhe pasojës së rezultateve zgjedhore të partive politike shqiptare me ndikime negative në të gjitha sferat e jetës për shqiptarët, deri në boshatisje të trojeve tona etnike, pasi reflektimi dhe ndjenja e përgjegjësisë së lidershipit mungoi. Nëse ekziston arsyeja dhe frymëzimi, atëherë na duhet vetëm guximi. Guximi, jo për të anatemuar e dënuar, por për të vënë në levizje vullnetin a mekanizmat e duhura për të gjetur tërësinë e lidhjeve shkakësore, gjegjësisht lidhjen objektive të domosdoshme ndërmjet shkakut e pasojës për t’i dhënë zgjidhje, gjithmonë sipas mendimit tim, elementit më kryesor për jetën dhe veprimin politiko-ekonomik të shqiptarëve në Mal të Zi, diskriminimit politik. Mosveprimi nganjëherë është edhe më i rrezikshëm se veprimi. Ndaj, besoj, ka trokitur momenti që të veprojmë sipas thënies: “Mos pyet çka bëri shteti për ty, por pyet çka bërë ti të përmirësosh gjendjen”. Andaj të gjithë së bashku të instalojmë mekanizmin e analizës, veprimit, reflektimit e përgjegjësisë, të ndërgjegjësohemi në favor të qenies shqiptare e kundër praktikës së ruajtjes së strofullit politik me çdo kusht. Më mirë vonë se kurrë. E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Mbi librin “Një jetë e trazuar” të Muharrem Hardollit
Pasqyrë e një brezi
Me botimin e librit autori e bëri të pavdekshme një epokë me shumë trazira, të cilën e jetoi në vendlindje dhe jashtë saj. Libri “Një jetë e trazuar” është edhe një kalendar historik i dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe i gjithë viteve të shekullit XXI, për Krajën dhe më gjerë
Ali Gjeçbritaj
Kohë më parë doli nga shtypi libri “Një jetë e trazuar” e autorit Muharrem Hardolli. Libri në fjalë është një autobiografi. Hardolli deri më sot ka botuar shtatë libra, kryesisht monografi dhe biografi. Në librin “Një jetë e trazuar”, autori ka brumosur jetën dhe veprën e tij. Në këtë libër autobiografik, lexuesi do të mësojë për shumë ngjarje dhe veprimtari të autorit dhe jo vetëm. Nuk bëhet fjalë këtu për vetveten, për biografinë e një individi (në rastin konkret autobiografi), por edhe biografi të gjeneratës së tij, që gjithsesi paraqet një arritje dhe realitet të kohës që kemi lënë pas. Kjo monografi autobiografike vjen në momentin dhe kohën e duhur, kur harresa tenton të ngadhënjejë mbi kujtesën, kur përçarjet na kanë bërë pikë e pesë, siç thotë një shprehje popullore jo vetëm në Krajë por edhe më gjerë, te shqiptarët në Malin e
18
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Zi. Vazhdojmë të ecim në udhën pa fund, në rrugën pa krye, duke harruar veprimtarinë dhe punën kolosale shumëdimensionale të brezit të tij ndër vite. Ua kujton ai mes rreshtave autobiografikë të gjithë atyre që ikin kuturu atje ku na udhëheqë mjegullnaja në të cilën nuk po e shohim njëri-tjerin as dy hapa para vetes. Kur sot, vjen përçarësi, ne nuk rezistojmë, por shkojmë vetë tek ai. Ai nuk ka shumë nevojë të përçajë sepse ne vetë jemi të përçarë, më thotë një mik i vjetër e që jeta e ka mësuar më shumë se shkollimi i mbaruar. Autori Muharrem Hardolli në librin “Një jetë e trazuar” ka mishëruar përmes individit edhe brezin e tij, i cili u ka përballuar furtunave, ka ndalë errësirën dhe i ka bërë ballë stuhisë. Ka sfiduar të keqen.
“
Autori ka mishëruar përmes individit edhe brezin e tij, i cili u ka përballuar furtunave, ka ndalë errësirën dhe i ka bërë ballë stuhisë. Ka sfiduar të keqen
“Në gjimnaz isha nxënës shumë i mirë. Më i miri ndër ne ishte Mehmet Kraja. Ne ishim gjenerata e tretë e gjimnazit në gjuhën shqipe. Edhe pse shteti jugosllav në atë kohë e pati lejuar mësimin në gjuhën shqipe në Gjimnazin e Ulqinit, paralelet shqipe vazhdimisht ishin në gojë të ujkut. Na përcillte vazhdimisht UDB-a jugosllave, bile për të shkatërruar paralelet shqipe na dërguan një profesor matematike, njëfarë Nikollë Dakaj... Profesori në fjalë sillej shumë keq me ne dhe na jepte nota të dobëta pa i merituar. Kur na shkoi thika në asht, u organizuam dhe bëmë një demonstratë para gjimnazit... Qëndruam disa ditë në oborrin e gjimnazit duke kërkuar largimin e profesorit në fjalë... Na ka mbëshetur këtu profesori Ramo Dukaj, na dha zemër dhe ne fituam”. (fq. 22-23) Duke qenë dëshmitar okular i kohës dhe i rrethanave shoqërore për dekada, ai përmes personalitetit të vet biografik sheh pa dyshim rrjedhat shoqërore në sisteme të ndryshme shoqërore, monizëm dhe pluralizëm. Ai nuk ngurron ta thotë të vërtetën, nuk ka droje nga puna dhe vepra e tij në asnjë moment, gjithmonë shikuar në konteksin e kohës. Fokusohet në rrjedhat shoqërore dhe i shpjegon qartë me fakte pozitën në shoqëri ndër
KULTURË
vite, peripecitë jetësore, vështirësitë e secilës moshë të tij. Kjo s’do mend se është identike pothuaj me shumicën e moshatarëve të tij. Por jo të gjithë mund të veçohen si autori (ai). Jo vetëm kaq, është i drejtëpërdrejtë në rrëfimin jetësor. Ndërthur për mrekulli ngjarjet reale ndër vite. Këtë ai e ka dëshmuar me punë jo vetëm sa ka punuar e vepruar në vendlindje, Krajë, por edhe në mërgim, në Amerikë, ku jeton tash më shumë se pesëmbëdhjetë vjet. S’besoj se ka ndonjë që mund t’ia mohojë punën dhe veprën humane, shoqërore dhe kombëtare të tij (strehimi i familjeve të ikura nga lufta në Kosovë, vendosja e pllakës, Vorri i Kurtit në Ostros, realizimi i Dasmës së Krajës me SHKA “Kraja”, i vetmi inçizim filmik i bërë ndonjëherë për dasmën e Krajës, profesor shumëvjeçar i lëndës së historisë në Shkollën Fillore “Gjergj
Kastrioti - Skënderbeu” në Ostros, kryetar i parë i Degës së Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në Krajë, kryetar i Bashkësisë Vendore Ostros, këshilltar në Kuvendin e Komunës së Tivarit, angazhimi në vendosjen e bustit të Skënderbeut në oborrin e shkollës me të njëjtin emër në Ostros, autor i monografisë “Kranjanët në Amerikë”, “Shkolla shqipe në Krajë”, “Historianët që kanë shkruar për shqiptarët në Mal të Zi”, “Vëllëzërit martirë Abdyl e Xhelal Hardolli” etj. Ai në shumë ngjarje ku vetë ka qenë në ballë, nuk flet në vetën e parë, gjë që shihet qartë se nuk është aspak egoist dhe në situata të caktuara në asnjë moment sukseset nuk ia dedikon vetes, por brezit të tij, bashkëpunëtorëve, veprimtarëve e kështu me radhë. Konsideroj se “Një jetë e trazuar” është jo autobiografi e një individi,
por do të thoja pasqyrë e një brezi, shkëlqim i një gjenerate, dëshmitare e shumë ngjarjeve të kohës në Krajë dhe jo vetëm. Dëshmi e një kohe të trazuar që, pa dyshim, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrjedhat shoqërore, politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj. Përmes personazhit autobiografik kjo dëshmi e gjallë nuk mund të fshihet lehtë nga kujtesa. Gjurmët e veprimtarisë së autorit dhe bashkëveprimtarëve tjerë nuk mund të shlyhen lehtë ngase janë gdhendur në gurë. Këtë koha do ta dëshmojë më së miri. Me botimin e librit autori e bëri të pavdekshme një epokë me shumë trazira, të cilën e jetoi në vendlindje dhe jashtë saj. Libri “Një jetë e trazuar” është edhe një kalendar historik i dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe i gjithë viteve të shekullit XXI për Krajën dhe më gjerë. E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
19
KULTURË
Klubi Rinor i Tuzit organizoi koncert për grumbullim fondesh
Aktivizim i të rinjve në shoqëri Tuz- Klubi Rinor i Tuzit ka organizuar një mbrëmje argëtuese për të rinj në QKI “Malësia” në Tuz në kuadër të projektit “Të rinjtë aktivë”, një koncert ky që ka tubuar një numër të madh të të rinjve nga Gjimnazi “25 Maji” në Tuz por jo vetëm ata, të cilët kanë ndjekur me shumë vëmendje të gjitha pikat e shfaqura për këtë mbrëmje zbavitëse e cila ka si synim grumbullimin e mjeteve të nevojshme financiare për ndërtimin e një hapësire deri tani të munguar, në të cilën ky klub do të mund të zhvillonte aktivitetet e tyre në të ardhmen. Në fillim të këtij manifestimi, përfaqësues të Kubit Rinor të Tuzit kanë bërë me dije idenë dhe qëllimin e organizimit të këtij koncerti, duke theksuar se në Malësi rinia është pasive sa u takon nismave për organizime të ndryshme e që do të ishin të dobishme për rininë në këtë trevë. “Rinia në Malësi përveç se në klubin
20
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
e futbollit “Deçiq”, QKI “Malësia” në Tuz, më Shkollën Fillore dhe Gjimnaz, nuk kanë se ku të mblidhen dhe të organizojnë ndonjë aktivitet, të shprehin idetë e tyre dhe t’i realizojnë ato. Këtu rinia e përbën gjysmën e popullatës së vendit dhe kjo është njëra nga arsyet kryesore që na bëri të mendojmë që edhe vendi ynë sikurse Podgorica ka nevojë për një klub rinor, për një vend ku të rinjtë të mund të mblidhen, të shoqërohen e të organizojnë veprimtari të ndryshme për t’u ndjerë më mirë me njëri- tjetrin, me synim që Malësia të jetë një vend më aktiv dhe i zhvilluar në çdo drejtim”, sqaruan nga ky klub rinor, duke shtuar se klubi të cilin e drejtojnë, në mënyrë që të mund të funksiononte në të ardhmen, nevojiten edhe donacione. Gjatë këtij koncerti ku me disa pika muzikore ka marrë pjesë dhe SHKA “Liria”, përfaqësues të këtij klubi kanë vënë në dukje qëllimet parësore të
hapjes së këtij klubi, të cilat sipas tyre janë: krijimi i marrëdhënieve pozitive ndër-rinore pa paragjykime, kuptimi i kontekstit shoqëror në të cilin jetojnë si dhe aktivizimi i të rinjve nëpërmjet metodave të pjesëmarrjes. “Këto qëllime do t’i arrijmë përmes organizimeve të ndryshme, siç fjala vjen, organizimi i ngjarjeve sportive dhe kulturore, pjesëmarrjeve aktive nëpër aktivitete të ndryshme, komunikimeve artistike, etj, të cilat do t’i motivojnë dhe nxisin të rinjtë që të na shoqërojnë apo të na vizitojnë gjatë organizimeve të aktiviteteve tona”, njoftuan të rinjtë entuziastë të këtij klubi. Ky koncert i Klubit Rinor të Tuzit është organizuar në bashkëpunim me OJQ “Djeca Crne Gore” (Fëmijët e Malit të Zi), me mbështetje të Fondit Për Qytetari Vepruese, i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në t. u. Mal të Zi.
KULTURË
Në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin u hap ekspozita me temë “Thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare”
Shpluhurosje e harresës së mozaikut material dhe shpirtëror “Kjo ekspozitë ka për qëllim të mbajë hapur dritaren e memories kolektive duke ftuar vizitorët jo vetëm të prekin nga afër, por të reflektojnë, e pse jo, të frymëzohen mbi pasurinë e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore që prej shekujsh ky qytet mban mbi gurët buzë detit”, ka thënë realizuesja e projektit Alma Sulejmanoviq Ulqin – Në Galerinë e Arteve të Qendrës së Kulturës në Ulqin, të dielën mbrëma është hapur ekspozita me temë “Thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare”. Në ekspozitë janë prezantuar fotografi të monumenteve natyrore dhe kulturore-historike në komunën
e Ulqinit, të realizuara nga fotografja Valona Cakuli, si dhe sende të vjetra, mjete pune e objekte të ndryshme, pjesë e Muzeut Etnografik në Draginë të Anës së Malit. Realizuesja e projektit, Alma Sulejmanoviq, ka thënë se “kjo ekspozitë ka për qëllim të mbajë hapur dritar-
en e memories kolektive duke ftuar vizitorët jo vetëm të prekin nga afër, por të reflektojnë, e pse jo, të frymëzohen mbi pasurinë e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore që prej shekujsh ky qytet mban mbi gurët buzë detit”. Sipas saj, kjo ekspozitë multimediale “synon pak nga pak të shpluhurosë harresën që ka mbuluar mozaikun material dhe shpirtëror që formëson identitetin dhe thelbin jo vetëm të qytetit, por të secilit prej nesh”. Për të pranishmit është shfaqur një video e shkurtër, ku nëpërmjet udhëtimit të dy turisteve në Ulqin, eksplorohen kultura dhe bukuritë natyrore të këtij qyteti. Në fjalën e hapjes, Sulejmanoviq ka falënderuar për realizimin e projektit dy bashkëpunëtoret e saj, fotografen Valona Cakuli dhe disenjatoren e modës Leonora Basha, Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave i cili e ka mbështetur projektin, si dhe Muzeun Etnografik – Draginë, Qendrën e Kulturës dhe L&G Design për ndihmën e dhënë i. k. në realizimin e ekspozitës.
Foto: Jetlir Kovaci
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
21
PANORAMË
Një asociacion
Vështirë është të zgjohesh nga ëndrra Në video klipin e tij „Dangerous“ David Guetta, fantazon se është garuesi i Formula-1, dhe se garon për titullin e kampionit botëror, bashkë me kampionët Romain Grosjean dhe garuesin misterioz JP. Fantazon që jep intervista për televizionet
22
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
e mëdha, mban konferenca për shtyp, jep autografe i rrethuar me starleta dhe manekene lakuriqe, shkurt, bëhet pjesë e jet-setit botëror. Në garën e egër, fiton Guetta, natyrisht. Publiku i mahnitur e brohorit emrin e tij, ai feston me shishe të sham-
panjës. Në fund të rrëfimit, e shohim Guetten, me automobilët e tij lodra, duke luajtur në autopsitë lodër në dhomën e tij. Më pëlqen muzika e David Guettas. Ai nuk është vetëm një DJ i rëndomtë. xh.p.
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
ADMINISTRATIVE (PROGRAM) ASSISTANT – ICITAP
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Provides direct program support to the ICITAP Program, and keeps current in events associated with the police, law enforcement, justice, and government affairs. Assists in the coordination, implementation, tracking and evaluation of DOJ/ICITAP police development assistance programs. Serves as a liaison between the U.S. Embassy’s police development program and Montenegro government officials.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Bachelor’s degree or equivalent university degree in Law, Political Science or English language is required. 2. EXPERIENCE: Must have at least 3 years of previous experience in a related field or administrative/project management experience in assistance to international organizations. 3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (will be tested); Montenegrin language - Level IV (fluent) is required; Knowledge of police-related jargon is essential. 4. KNOWLEDGE: Strong working knowledge of Montenegro government structures and policies is required. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have the ability to draft correspondence in correct and precise English language. Must have proficiency in business software programs and office equipment. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: DECEMBER 14, 2017 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Admin Asst. - ICITAP) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/ or courts for relief. E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
23
MOZAIK
Zgjedhjet e vitit 1978
Pesë deputetë shqi periudhën legjislativ Në zgjedhjet e vitit 1978 shqiptarët janë përfaqësuar me 5 delegatë. Krahasuar me përbërjen e mëparshme të Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi pas zgjedhjeve të vitit 1974, numri i delegatëve shqiptarë në mandatin 1978-1982 është i njëjtë
Për Koha Javore:
Gjekë Gjonaj
Zgjedhjet për delegatë të kësaj përbërje janë shpallur më 13 shkurt, kurse janë mbajtur më 13 prill 1978. Kuvendi dhe këshillat, pas zgjedhjeve, janë formuar më 28 prill 1978. Parimet zgjedhore për zgjedhjen e delegatëve në këshilla dhe kuvend kanë qenë të njëjta sikurse për mandatin paraprak. Për dallim nga zgjedhjet e vitit 1974 në disa komuna janë zgjedhur më shumë delegatë në Këshillin e Punës së Bashkuar dhe Këshillin e Komunave. Me Amendamentin IV në Kushtetutë ( Amendamentet prej vitit 1978) në këto dy këshilla është shtuar numri i delegatëve. Kështu në Këshillin e Punës së Bashkuar numri i delegatëve nga 65 është rritur në 75, ndërsa në Këshillin e Komunave nga 35 në 55 delegatë. Zgjedhjet për 75 delegatë në Këshillin e Punës së Bashkuar janë mbajtur në këshillat e punës së bashkuar në të gjitha kuvendet komunale më 13 prill 1978. Në këtë këshill në mandatin 1978-1982 nga radhët e shqiptarëve është zgjedhur Xhelal Hoxhiq , Komuna e Ulqinit. Zgjedhjet për 55 delegatë në Këshillin e Komunave janë mbajtur në të gjitha kuvendet komunale më 13 prill 1978. Në këtë këshill janë zgjedhur
24
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
dy shqiptarë: Nikollë Gjonaj, Komuna e Titogradit dhe Hodo Resulbegoviq, Komuna e Ulqinit. Zgjedhjet, gjegjësisht deklarimi i këshillave politiko- shoqërore në të gjitha kuvendet komunale për 35 delegatë të Këshillit Politiko- Shoqëror janë mbajtur më 13 prill 1978. Për dallim nga dy këshillat e përmendura, ku shqiptarët janë përfaqësuar me nga dy delegatë, në Këshillin Politiko- Shoqëror është zgjedhur vetëm Ahmet Hoxhiq, nga Komuna e Ulqinit. Në zgjedhjet e vitit 1978 shqiptarët
janë përfaqësuar me 5 delegatë. Krahasuar me përbërjen e mëparshme të Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi pas zgjedhjeve të vitit 1974, numri i delegatëve shqiptarë në mandatin 1978-1982 është i njëjtë.
Kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi në mandatin 1978-1982 përbëhej prej shtatë anëtarësh. Në mesin e tyre nuk ka pasur shqiptarë. 1. Budisllav Shoshkiq,krytear i Ku-
MOZAIK
iptarë në ve 1978 – 1982 vendit deri më 13.8.1979; 2. Radivoje Brajoviq, nënkryetar i Kuvendit , deri më 31.10.1979, kurse prej kësaj kohë krytear; 3. Miro Popoviq, nënkryetar i Kuvendit; 4. Manojllo Mrdak, kryetar i Këshillit të Punës së Bashkuar; 5. Millutin Tanjeviq, kryetar i Këshillit të Komunave; 6. Danillo Miqunoviq, kryetar i Këshillit Politiko- Shoqëror dhe 7. Rajko Stijepoviq, sekretar i Kuvendit.
Këshilli Ekzekutiv
Këshilli Ekzekutiv në këtë mandat nga zgjedhjet e prillit të vitit 1978 përbëhej nga 18 anëtarë. Në këtë përbërje të Këshillit Ekzekutiv, sikurse në përbërjen e katër viteve të mëparshme, shqiptarët kanë pasur të njëjtin përfaqësues. 1.Momçillo Cemoviq, kryetar i Këshil-
lit Ekzekutiv; 2.Radivoje Shqekiq , nënkrytar i Këshillit Ekzekutiv; 3.Dr. Millorad Stanojeviq, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv; 4. Momçillo Vuçiniq, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv; 5. Gjorgje Vukmanoviq, anëtar deri më 27.09.1979; 6.Velko Vukoviq, anëtar dhe sekretar ( sekretar deri më 13.9.1979); Sllobodan Joovoviq, sekretar nga data 13.9.1979; 7. Veselin R. Gjuranoviq, anëtar; 8.Fadil Taipoviq, anëtar; 9.Vuçiq Çoguroviq, sekretar Republikan për Punë të Brendshme; 10.Sllavko Mariqeviq, sekretar Republikan për Mbrojtje Popullore deri më 28.04.1980; Momir Pejanoviq, sekretar Republikan për Mbrojtje Popullore nga data 28.04.1980; 11.Ollga Peroviq, anëtare;
12.Marko Markoviq, sekretar Republikan për Drejtësi dhe Organizim Administrativ deri më 28.04.1980; Dr. Lubo Sekuliq, sekretar Republikan për Drejtësi dhe Organizim Administrativ nga data 28.04.1980; 13.Velimir Shlivançanin, sekretar Republikan për Financa; 14. Ilija Çulkoviq, sekretar Republikan për Ekonomi, 15.Millan Shanoviq, sekretar Republikan për Bujqësi, 16.Dr. Branko Poçek, sekretar Republikan për Punë, Shëndetësi dhe Mbrojtje Sociale, 17. Dr. Bozhina Ivanoviq, sekretar Republikan për Arsim, Kulturë dhe Shkencë, 18. Avdyl Kurpejoviq, drejtor i Entit Republikan për Planifikim.
Kryesia e Republikës
Kryesia e Republikës Socialiste të Malit të Zi në mandatin 1978-1982 përbëhej nga kryetari dhe shtatë anëtarë: 1.Velko Millatoviq, kryetar; 2. Millovan Golluboviq, anëtar; 3.Drago Stanojeviq, anëtar; 4.Bozhidar Beshiq, anëtar; 5.Sulejman Rexhepagiq, anëtar; 6. Jovan Vujadinoviq, anëtar; 7.Vllado Strugar, anëtar, 8.Budisllav Shoshkiq, kryetar i Kuvendit-anëtar sipas funksionit deri më 13 gusht 1979; Radivoje Brajoviq, kryter i Kuvenditanëtar sipas funksionit nga data 31 tetor 19979; 9.Vojo Srzentiq, kryetar i KQ të LK të Malit të Zi-anëtar sipas funksionit deri në mars të vitit 1982; Dobrosllav Qullafiq, kryetar i KQ të LK të Malit të Zi-anëtar sipas funksionit nga marsi i vitit 1982; Bllazho Kallugjeroviq, sekretar i Kryesisë deri më 26.01.1979; Bozhidar Martinoviq, sekretar i Kryesisë nga 26.01.1979; E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
25
PORTRET
Portret: Veli Hoxha (Malohoxha)
Edukator i veçantë dhe aktor i talentuar Ky mësues i dalluar ka qenë një personalitet me kulturë të gjerë, i cili përveç punës në arsim është marrë edhe me shumë aktivitete kulturore në ato kohë të viteve ‘60 dhe më vonë deri në pensionim. Ai ka qenë i aftë dhe pa dyshim ka mbetur sinonim se si është dashur të zhvillohet mësimi tek fëmijët, duke e kombinuar dijen e tij dhe dashurinë për arsim, me moshën e fëmijëve
Ismet Karamanaga Të shkruash për personalitete të cilët e kanë shënuar qytetin tonë të bukur Ulqinin që nga mesi i shekullit të kaluar, prej viteve ’60-‘70 dhe më vonë deri tek kohët moderne, është një sfidë e madhe sepse gjithmonë ju shkon mendja se keni lënë pa përmendur ndonjërin i cili me siguri i takon kësaj plejade. Para disa ditësh isha në përurimin e librit të Aleksandër Aco Janinoviqit në Qendrën për Kulturë në Ulqin dhe duke menduar për t’i shkruar disa fjalë për punën e tij në arsim, më shkoj mendja te një mësues i famshëm tek ne, i cili ka lënë gjurmë në arsimin në gjuhën shqipe, për të cilin është shkruar shumë pak. Më duket se vetëm Hilmi Cungu e ka përmendur në një revistë në gjuhën malazeze ”Stvaranje”. Pra, më shkoi mendja te mësuesi dhe kujdestari i djalit tim, i cili i ka dhënë bazat në shkollën fillore. Fjala është për njërin nga pishtarët e arsimit dhe edukimit në gjuhën shqipe
26
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
tek ne, Veli Hoxhën. Veliu ka qenë një njeri i pashëm, markant, i qeshur, i vyeshëm, i veçantë, i rrallë. Ka qenë mësues i dalluar për të cilin kanë pasur fjalët më të mira znj. Anka - Bagja Drecun, Antonija Markoviq, Qothere Llunji dhe Minja Nikollaidisi, mësuesit e parë në gjuhën shqipe, gjegjësisht të arsimit tek ne. Kam pasur rast të bisedoj me zonjën Bagja, e cila kur fliste për punën e saj, shpesh i ka përmendur kolegët, sidomos kur ishte e sëmurë në shtëpinë e saj, më së tepërmi ka përmendur Veliun, i cili ka qenë ndër më të rinjtë e kësaj gjenerate. Ende i kam ndërmend fjalët e saj: “E mali, da samo znaš kakav je bio Velija, najbolji među mladima, glumac, ljepotan, poslušan, talenat jedan rijetki“. Ky mësues i dalluar ka qenë një personalitet me kulturë të gjerë, i cili përveç punës në arsim është marrë edhe me shumë aktivitete të kulturës sonë në ato kohë të viteve ‘60 dhe më vonë deri në pensionim. Shumë qytetarëve tanë, në veçanti më të moshuarve, u ka mbetur në kujtesë figura e tij markante, gjithmonë i veshur elegant dhe i qeshur. Është dalluar si mësues me një përgatitje dhe dijeni të rrallë, të fituar në shkollat e mësuesisë në Herceg Novi dhe Sarajevë.
“
Në kohën e lirë është marrë edhe me vallëzim, ka themeluar Teatrin e parë në Ulqin, pasi që ka qenë aktor i talentuar, të cilin derisa ka mësuar në Sarajevë e kanë lutur që të luajë në teatër dhe t’u bashkëngjitet aktorëve të mëdhenj s Jugosllavisë të asaj kohe
Të gjithë e kanë lavdëruar dhe shumë prindër kanë pasur dëshirë që i ndjeri Veli Hoxha të jetë kujdestar i fëmijës së tij, në mesin e të cilëve edhe autori i këtij shkrimi modest kushtuar këtij personaliteti me virtyte të larta njerëzore, humane dhe edukatori të veçantë. Si mësues i dalluar ka filluar të punojë në Plevlë, pastaj në Katërkollë, dhe në fund në Shkollën Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, deri në pension. Në arsim ka lënë gjurmë të pashlyera, çka
PORTRET
edhe mund të shihet në “Letopisin“ e shkollës, të cilin me një shkrim filigran të bukur e ka shkruar znj. Anka - Bagja Drecun. Veliu ka qenë i aftë dhe pa dyshim ka mbetur sinonim se si është dashur të zhvillohet mësimi tek fëmijët, duke e kombinuar dijen e tij dhe dashurinë për arsim, me moshën e fëmijëve. Fëmijët e kanë dashur gjithmonë dhe të gjithë ata që kanë qenë nxënësit e tij, flasin sot me një respekt dhe pietet të veçantë për mësuesin e parë në edukimin e tyre. Veliu ka lindur në një familje të njohur në Ulqin, në vitin 1922. Ishte kjo një familje detare e njohur nga qyteti ynë, e cila në radhët e saj ka pasur shumë detarë dhe kapedanë me nam. Babai i tij, Muhamed Smail Hoxha, ka qenë kapedani i parë me “Licenzë” në historinë e Malit të Zi, i “Obalske plovidbe”, siç është quajtur në atë kohë ky veprim si kapedan në det. Shumë anëtarë të kësaj familjeje kanë lundruar nëpër dete dhe oqeane të botës. Ata kanë pasur në pronësi edhe barka me vela, si edhe shumë tokë. Supozohet se kjo familje e njohur e ka prejardhjen nga rrethina e Krujës, ku njëri nga tre vëllezërit ka ardhur në Ulqin. Nga ky fis i njohur, më vonë vetëm njëri ka vazhduar lundrimin në det, kurse të tjerët janë larguar detit dhe lundrimit duke pasur parasysh thënien e të parëve tanë se deti është “bukë e gjak”. Kështu edhe Veliu është orientuar pikësëpari në arsim, por në kohën e lirë është marrë edhe me vallëzim, ka themeluar Teatrin e parë tek ne në Ulqin pasi që ka qenë aktor i talentuar, të cilin derisa ka mësuar në Sarajevë e kanë lutur që të luajë në teatër dhe t’u bashkëngjitet aktorëve të mëdhenj të Jugosllavisë s asaj kohe. Ai është gjeneratë me aktorët e mëdhenj - Viktor Starçiq, Luba Tadiq dhe të tjerë të asaj kohe. Por dashuria për vendlindje ka bërë që të kthehet në Ulqin dhe të punojë si mësues, por duke e mos e braktisur teatrin, aktrimin dhe vallëzimin.
Por një karrierë të madhe në një vend të vogël, siç është Ulqini, nuk ka mundur ta arrijë. Nuk ka pasur as kushte, as mundësi. Prandaj të gjitha këto aktivitete kanë mbetur në suazën e amatorizmit, dashuri dhe pasion i madh. Pak qytetarë tanë e dinë se ai ka qenë edhe regjisori i të gjitha shfaqjeve, të cilat i ka përgatitur vetë. Prandaj, ka qenë edhe regjisori i teatrit të parë amator tek ne. Veli Hoxha ka qenë po ashtu regjisori i parë i një shfaqjeje teatrale për fëmijë tek ne në Ulqin. Veli Hoxha ka qenë një talent i pashtershëm, një njeri që ka pasur energji të madhe. Emri i tij në popullatën tonë ka mbetur sinonim i adhurimit të bukurisë, të jetës në përgjithësi, në veçanti të artit, ku ai ka pasur talent të madh të pashfrytëzuar. Ka qenë një boem i vërtetë. Edhe si mësues dhe arsimtar ka qenë i dalluar. Kështu në orët e mësimit teknik, p.sh., në ato kohë ka pasur metodat e veta, prandaj ka zhvilluar mësimin teknik edhe në klasët më të larta. Djali i tij Sabaheti ka trashëguar gjenin “e fortë” të tij, kështu që nuk është e rastit që ai ka vizatuar më mirë dhe më bukur se të gjithë ne në shkollë. Edhe më vonë ka bërë shumë mbishkrime, reklama dhe shkrime nga citatet e Kur’anit në shumë xhami të Ulqinit dhe rrethinës. Të gjitha këto janë trashëgimi nga babai i tij. Gjeneratat e reja mbase një ditë do të hulumtojnë dhe do të ndeshen me këta njerëz që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë dhe trashëgiminë e qytetit tonë. Për të moshuarit, në Ranën e Ulqinit dikur ka qenë një ndër sallat më të mëdha dhe më të bukura në Malin e Zi. Sot aty është restoranti “Holegro”, të cilin e kanë bërë komunistët, duke prishur sallën e madhe të kinemasë, sallën e leximit dhe bibliotekën e pasur. Aty ka funksionuar edhe teatri i parë tek ne. Veli Hoxha ka qenë aktor i mirë dhe i talentuar. Në vitet ‘60 dhe ’70, Ulqini ka pasur famë të madhe në kulturë. Është koha e fillimeve të turizimit tonë, ku kanë dominuar turistët nga Perëndimi. Ky teatër ka dhënë shfaqje në hotelet “Galeb” dhe “Jadran”, ku edhe kanë filluar të bëjnë muzikë edhe grupet më të njohura të asaj kohe të Jugosllavisë, ndërmjet tjerash edhe “Korni Grupa”, “Sedmorica mladih” dhe shumë të tjera. Më kujtohet kjo kohë pasi që ne nga Kalaja dhe Rana, gjithmonë kemi shkuar për të shikuar se si njerëzit vallëzojnë në tarracat e njohura të asaj kohe. Veliu ka bashkëpunuar me Rexhep
Abazin. Ata kanë qenë edhe të parët që kanë ditur të vallëzojnë. Të gjithë ne më vonë i kemi pasur idhuj ata që kanë marrë pjesë aty. Më vonë edhe ne shpesh kemi shkuar si të rinj të shoqërohemi me të huaj, ditën në plazhin e “Ludvigut” dhe në “Skalica” të “Galebit”, por edhe në orët e natës në këto hotele të famshme të qytetit tonë. Veli Hoxha ka qenë ndër të parët i cili talentin e tij e ka treguar në shumë aktivitete të kulturës, por nuk duhet harruar se gjithmonë e ka pasur edhe detin në zemër dhe në gjenezën e tij. Më kujtohet se shpesh ka dalë me sanall në det në peshkim prej Kacemes. Veli Hoxha ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën dhe në arsimin tonë. Është e nevojshme të hulumtohet, të studiohen arkivat, pasi që gjurmët e këtyre entuziastëve të kulturës dhe të trashëgimisë sonë, ndër të cilët ka qenë edhe i ndjeri Veli Hoxha, janë në arkiv apo në bibliotekë tek ne të shkruara. Është mirë që njerëz të tillë të nxirren nga errësira pasi që janë trashëgimia jonë e lavdishme. Duke e përfunduar këtë shkrim modest kushtuar këtij njeriu të veçantë të arsimit dhe kulturës sonë, përkujtoj opinionim se në vitin 1913 Ulqini ka qenë qyteti i dytë me popullsi, tregti, zhvillim ekonomik, por edhe me art, kulturë dhe shumë gjëra të cilët kanë bërë që ky qytet të ketë një famë të madhe në Mal të Zi. Nuk duhet harruar se kjo kohë është disa vjet pas Kongresit të Berlinit, kur Ulqini kaloi nën pushtetin e Malit të Zi. Ky fakt ka bërë që Mali i Zi të fitojë një entuziazëm të madh pasi që del në det dhe fiton pjesën dhe qytetin më të pasur, me tregti të zhvilluar, toka pjellore dhe ullishtë mijëvjeçare. Knjaz Nikolla të gjitha këto gjëra i ka ditur shumë mirë, prandaj edhe në Ulqin ka sjellë inxhinierin rus Varman, i cili projekton hapjen e Kanalit të Port Milenës, i cili është dashur të ujisë pjesën e Shtojit për ta përmirësuar zhvillimin ekonomik të Malit të Zi. Kjo ka qenë ëndrra dhe obsesioni i Knjaz Nikollës për një zhvillim në përgjithësi, pasi që Ulqini dhe Shkodra kanë qenë qytetet më të rëndësishëm në këto hapësira. Sot është ndryshe. Prandaj është mirë që gjeneratat e reja të njihen me trashëgiminë tonë kulturore dhe ekonomike, por edhe me personalitetet që kanë qenë akterë të asaj kohe. Z. Veli Hoxha ka ndërruar jetë në vitin 1998. Inshallah shpirti i tij gjen prehje në Xhehnet. E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
27
KULTURË
SHAI “Art Club”- Ulqin përuroi monografinë dhe hapi ekspozitën retrospektive të piktorit Gjergj Noc Martini në Pavijonin artistik të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi
Vepër e çmuar për të përkujtuar dhe nderuar piktorin në pesë vjetorin e vdekjes Podgoricë- Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve, “Art Club” nga Ulqini, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativë të Malit të Zi, ka bërë përurimin e Monografisë dhe hapjen e ekspozitës retrospektive të piktorit Gjergj Noc Martini, në Pavionin Artistik të ShAFMZI- Podgoricë. Në këtë mbrëmje artistike e cila nga folësit është konsideruar edhe si homazh ndaj piktorit Gjergj Noc Martini me rastin e pesë- vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, kanë marrë pjesë pjesëtarë të familjes së piktorit të ndjerë, kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi, Igor Rakçeviq, kolegë të piktorit të ndjerë dhe anëtarë të ShAFMZI-së, akademikë, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Mal të Zi, Ernal Filo dhe Skënder Durmishi, nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi, njëherësh kryetar i KKSH-së, Genci Nimanbegu, përfaqësues të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës në Mal të Zi, përfaqësues të mediave të shumta si dhe personalitete të fushave të ndryshme. Në fillim të përurimit të monografisë dhe të hapjes së ekspozitës retrospective, të pranishmit i ka përshëndetur Igor Rakçeviq, kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi i cili shkurtimisht ka përgëzuar dhe lavdëruar mundin që ka dhënë “Art Club”-i në realizimin e kësaj monografie. Në të njëjtën kohë, në fjalën përshëndetëse, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se ky promovim i monografisë dhe ekspozita retrospektive janë në të njëjtën kohë dhe mbrëmje përkujtimore dhe homazh
28
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
KULTURË
ndaj jetës dhe veprës së këtij personaliteti të shquar të artit dhe kulturës sonë e cila organizohet në pesëvjetorin e ndarjes së piktorit nga jeta. “E kemi filluar me Ulqinin, me vendlindjen e piktorit ku të hënën mbrëma është përuruar monografia dhe është hapur ekspozita retrospektive, por dëshira jonë ka qenë që ta hapin ekspozitën restrospektive dhe ta përurojmë monografinë në ambientet e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi ku Gjergj Noc Martini ka qenë anëtar i shquar, por në të njëjtën kohë ka mbuluar edhe postet ose detyrat më të rëndësishme në këtë shoqatë. Ai ka qenë kryetar, nënkryetar dhe kryetar i Këshillit Artistik të kësaj shoqate. Gjergj Noc Martini kthehet sonte aty ku e ka vendin në shtëpinë e tij, kurse ju të nderuar kolegë dhe anëtarë të ShAFMZI-së, e dini më së miri se çfarë kontributi ka dhënë ai për këtë shoqatë dhe për tërë krijimtarinë artistike në Mal të Zi. Kallaba duke falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kontribuar në realizimin e monografisë, ka thënë se këtë projekt e kanë inicuar me një dëshirë, vullnet e dashuri të madhe dhe si një kurorëzim për piktorin, ndër-
sa siç tha, si kulm i kësaj pune është kjo monografi e cila Gjergj Noc Martinit i siguron përjetësinë si njeri dhe si artist i cili ka lënë si trashëgimi një numër të madh të punimeve me vlera të mëdha artistike të cilat janë vlerësuar lart nga Kritika e artit. “Ashtu sikurse dhe shumë bashkëkohës të tij, Gjergj Noc Martini ka besuar në ideologjinë e kohës dhe ka jetuar në atë frymë. Megjithatë, e tërë krijimtaria e tij është ngushtësisht e lidhur me identitetin e tij i cili i shërben për ndërtimin e stilit të tij të veçantë”, tha në mes të tjerave Kallaba. Ndërkaq, këtë ekspozitë e ka shpallur të hapur Akademik Pavle Pejoviq, njëherësh dhe drejtor i Muzeut Popullor të Malit të Zi i cili tha se edhe pse kanë kaluar pesë vjet nga kur piktori Gjergj Noc Martini nuk është në mes nesh, shpirti i tij i mirë është gjithandej me ne në këtë hapësirë ku sonte po hapin ekspozitën e veprës së tij. “Gjergji është padyshim krahas Gjelosh Gjokaj njëri nga artistët më të shquar i cili vjen nga radhët e popullit shqiptar në Mal të Zi por edhe një artist i cili në korpusin e tij të përgjithshëm të krijimtarisë artistike në Mal të Zi ka lënë gjurmë të pashlyera. Angazhimi i
tij në shoqatën tonë profesionale ku për një kohë të gjatë ka qenë njeriu kryesor, ka qenë një angazhim i njeriut i cili në mënyrë misionare ka menduar për situatën dhe ka shuar zjarret. Kështu ka qenë edhe si pedagog dhe si udhëheqës i shkollave ku ka punuar, besnik, i përkushtuar, dashamirës dhe mbi të gjitha profesionist”, është shprehur Pejoviq. Ai ndër të tjera vuri në dukje se arti i tij figurativ ka kaluar nëpërmjet fazave të ndryshme por që gjithherë ka qenë strehë dhe mbështetje për ato aspiratat intime ku kërkohet shmangia nga jeta e përditshme duke respektuar thellë traditën e të parëve të tij. “Më vjen mirë që Art Club-i nga Ulqini e ka botuar monografinë e pikturave të tij e cila në mënyrë shtesë do të kontribuojë që publiku i gjerë laik dhe profesional të ketë një pasqyrë më të mirë në krijimtarinë e tij”, ka thënë Akademiku Pavle Pejoviq. Monografia është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave dhe nga disa donatorë të tjerë. t. u. E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
29
FEJTON
Tharja e Fushës së Ulqinit (2)
Masat qeveritare për shtimin e malazezëve në Ulqin Pa hyrë mirë në Ulqin, duke ditur se kishte zaptuar një tokë arbërore, popullata e së cilës nuk fliste asnjë fjalë sllavisht, Princi i Malit të Zi i kishte vënë vetes dhe qeverisë së tij një obligim: të malazezojë Ulqinin sa më parë (vijon nga numri i kaluar) Në vitin 1889, pothuajse në të gjitha viset e Malit të Zi ishte paraqitur sëmundja e etheve, madje edhe në viset malore si në Andrijevicë, Kuç, Piper, Ostrog, Nikshiq. Natyrisht kjo sëmundje e rëndë ishte paraqitur edhe në Ulqin. Në muajin korrik të këtij viti, në Ulqin, për shkak të përmasave të mëdha të sëmundjes së përmendur, u organizua hapja e një spitali. Në lidhje me këtë Guvernatori i Ulqinit, Simo Popoviqi, më 1 gusht 1889, në mënyrë telegrafike njoftoi Cetinën. Në njoftim thuhej: “I kam regjistruar të gjithë të sëmurit. Përveç atyre që janë të sëmurë por ngrihen, 140 janë shumë të sëmurë dhe nuk ngrihen. Nga këta, deri më tani 36 janë vendosur në spital, prej të cilëve 4 kanë ethet tifoide, ndërsa të tjerët malarien e rrezikshme. Nga numri i madh do të jam i detyruar të marr edhe një shtëpi për spital.“ Është vërejtur se numri më i madh i të sëmurëve janë ardhacakët e varfër të cilët punojnë tokat e marra në Fushën e Ulqinit përreth Baltës së Zogajve, e shumica e tyre jetonin në varosh, kishte shkruar Dr. Petar Milaniqi në revistën “Grlica” të vitit 1890. Po në të njëjtin artikull, ai kishte cekur se sa i përket varoshit, i ndarë nga fusha me kodrina, është i shëndetshëm si për nga pozita ashtu edhe sipas evidentimeve. Ai (Ulqini) është një banjë
30
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
detare e mrekullueshme në duart e serbëve. Shumë shkodranë të pasur verojnë këtu, për t’u freskuar me ajrin e detit dhe banjot. Se Ulqini dhe Fusha e Ulqinit ishin të shëndetshëm, e vërteton edhe inxhinieri i njohur Hilingeri, i cili në një promemorie të tij kishte theksuar se Fusha e Ulqinit, sipas thënieve të banorëve të atyshëm, kishte qenë shumë e mirë, bahçe e vërtetë, çka na shtyn të mendojmë se para hapjes së kanalit nga Zogajt deri në bregdetin e Ulqinit, këtu nuk kishte pasur sëmundje që kushtëzohen nga moçalet dhe barushtinat e ndryshme nëpër fusha, siç është malaria apo ethet. Ai po ashtu theksonte se lumi Buna edhe pesë shekuj më parë ka qenë i lundrueshëm, çka do thotë se rrjedhja e tij ka qenë e rregullt dhe përmbytjet (e Fushës së Ulqinit) kanë qenë të rralla. Të njëjtën gjë për Fushën e Ulqinit mendonte edhe Zhivko Dragoviqi, i cili në mbledhjen e Kuvendit Popullor, ku po shqyrtohej Projektligji me të cilin autorizohet qeveria e Principatës se mund t’i japë me koncesion një shoqërie të huaj kapitaliste, të thajë, punojë dhe rivitalizojë Fushën e Ulqinit dhe ta eksploatojë për një numër të caktuar vitesh, kishte cekur: “Fusha e Ulqinit e cila deri më sot nuk ka qenë e përshtatshme të punohet, e mund të bëhet një xhardinë (bahçe), siç ka qenë dikur,
dhe është përmendur për pasurinë e saj, sot është një hapësirë ku rritet kallmi dhe ferrat.” Përkundër faktit të cekur më lart se shumica e atyre që ishin prekur nga sëmundja e etheve apo malaries ishin ardhacakë malazezë, numri i banorëve në qarkun e Ulqinit (së bashku me qytetin) u rrit konsiderueshëm, që ishte një ndër qëllimet kryesore të Knjaz Nikollës. Në vitin 1886, përveç atyre që tanimë ishin vendosur, në Ulqin u vendosën 92 familje, ndërsa në vitin 1888 edhe 50 familje të tjera malazeze. Në vitin 1887, Ulqini numëronte 1409 shtëpi me 6407 banorë. Ndërkaq, sipërfaqja bujqësore tanimë numëronte 8027 rrallë tokë pune, 1703 kosë livadhe dhe 67 276 rrënjë ullinj. Deri në vitin 1893, në Ulqin ishin vendosur rreth 400 familje malazeze, të cilave u ishin ndarë mbi 5000 rrallë tokë pune. Për shtimin e numrit të malazezëve në Ulqin, qeveria, me kohë, kishte ndërmarrë masat e duhura. Kështu, qeveria të gjithë ata malazezë që dëshironin të vendosen në Ulqin, së pari duhej të bëheshin banorë të përhershëm të Ulqinit dhe i kushtëzoi që para se të merrnin tokë aty, së pari duhet të shitnin tokën në vendin nga vinin në mënyrë që me të hollat e shitjes të ndërtojnë shtëpinë në Ulqin dhe të blejnë veglat e nevojshme për bujqësi, kërkesë kjo që e parafytyron haptazi qëllimin kolonizues të shtetit.
“ Në të vërtetë, pushteti e dinte se nëse i shitnin tokat e veta në vendbanimet e tyre, për ta nuk ka më kthim mbrapa dhe qëllimi politik i kolonizimit është arritur. Lidhur me këtë Simo Popoviqi, në një korrespondencë të tij, në shkurt të vitit 1891, kishte cekur: “Me këto punë në Fushën e Ulqinit dhe me vendosjen e malazezëve, prej Mozhurit deri në Bunë, arritëm që i gjithë rrethi i Ulqinit me një veprim të malazezohet”. Tharja e Fushës së Ulqinit sigurisht kishte efekte të mira, së paku shëndetësore, por nga ana tjetër ky veprim e përshpejtoi emigrimin e ulqinakëve. Sipas shënimeve të kohës, vetëm në vitin 1886, nga Ulqini kishin ikur 713 veta e pritej të largohen edhe 50 të tjerë. Në këtë shpërngulje masive, përveç rrethanave të tjera, ndikoi vendimi krejtësisht i padrejtë i qeverisë sipas të cilit pjesën më të madhe të shpenzimeve të tharjes duhej ta paguanin pronarët e tokave, që të gjithë ishin shqiptarë vendas. Sipas këtij vendimi, të gjithë ata pronarë, toka e të cilëve me hapjen e kanalit ishte siguruar nga përmbytjet ose së paku ishte përmirësuar gjendja, ishin të detyruar të paguanin të gjitha shpenzimet e punëve të kryera në përpjesëtim me sipërfaqet e fituara, sipas vlerësimit të komisionit. Pronarët e tillë u detyruan t’i paguanin shtetit nga 10 talirë, në të kundërtën gjysmën e tokës së tharë e merrte shteti si pronë të tij, ndërsa për ato toka që përsëri mund të përmbyteshin, pronari duhej t’i paguante shtetit 2-5 talirë për rrallë, në përpjesëtim të përmirësimit dhe madhësisë së tokës së tharë pjesërisht. Vendimi ishte rig-
oroz, sidomos për ata pronarë të cilët nuk deshën ose nuk kishin mundësi të paguanin shumën e caktuar sepse kjo pasuri shndërrohej menjëherë në pronë shtetërore. Lumi Buna, viteve në vijim vërshonte fushën pjellore të Ulqinit. Si rrjedhojë e përmbytjeve, sipas dokumenteve arkivore (627, III, të vitit 1895), 1500 rrallë tokë pune mbetën të pambjellura. Sipas gazetës malazeze “Glas Crnogoraca“, nr. 46, viti 1896, niveli i Bunës dhe i detit, si pasojë e erërave të forta që kishte pasur atë vit, e siç e cekëm më lart edhe për shkak të punimeve jocilësore të kanalit, ishin rritur shumë dhe kishin përmbytur jo vetëm tokat e thara, por edhe sipërfaqe të mëdha të tokave që më parë ishin punuar. Sipas disa autorëve, mendohet se atë vit ishin përmbytur më shumë se 1000 hektarë tokë pune. Ndërkaq sipas shënimeve stenografike të punimeve të Kuvendit të Malit të Zi, “8000 rrallë tokë e mirë pune, me mund dhe shpenzime të mëdha, u dëmtuan nga uji i detit i cili u soll në Baltë nga pakujdesia e inxhinierëve tanë shtetërorë.” Në fund të vitit 1892, toka për ndarje kishte filluar të mungonte, çka do thotë se mundësia për t’u vendosur malazezët në Ulqin zvogëlohej. Kjo nuk i pëlqente Knjazit, i cili nuk kishte të ngopur me toka shqiptare, pasi për të arritur qëllimin përfundimtar politik duhej të shtohej numri i popullsisë malazeze. Për këtë arsye, sigurisht, Knjazi vendosi që kërkuesve të rinj t’u jepej tokë pune nga ato 1000 rrallë që i kishte lënë për vete.
FEJTON
Në të vërtetë, pushteti e dinte se nëse malazezët i shitnin tokat e veta në vendbanimet e tyre, për ta nuk ka më kthim mbrapa dhe qëllimi politik i kolonizimit është arritur. Lidhur me këtë Simo Popoviqi, në një korrespondencë të tij, në shkurt të vitit 1891, kishte cekur: “Me këto punë në Fushën e Ulqinit dhe me vendosjen e malazezëve, prej Mozhurit deri në Bunë, arritëm që i gjithë rrethi i Ulqinit me një veprim të malazezohet”
Toka do të ndahej sipas rregullave të mëparshme përveçse tani tokë nuk mund të merrnin të pamartuarit, që pa dyshim kishte qëllim të caktuar politik. Për të shmangur sadopak përmbytjet që po ndodhnin nga viti në vit, Princ Nikolla I, në gusht të vitit 1894 kishte urdhëruar që në Ulqin të dërgohet inxhinieri ushtarak Andrija Radoviq, i cili kishte për detyrë të shikojë dhe shqyrtojë bregun e lumit Buna dhe vendet ku ky lumë tenton t’i hapë vetes shtrat të ri në drejtim të Baltës së Ulqinit. Me këtë rast, Radoviq do të bënte matjet e duhura, do të shqyrtonte dhe studionte me saktësi rrethanat në bregun e lumit të përmendur, në bazë të të cilave do të përpilojë projektin, në mënyrë që kësaj të keqeje të ardhshme t’i qëndrohet në rrugë ashtu që të mund të ndërmerret ndonjë punë në parandalimin e përmbytjeve. Për të kryer këtë punë me sukses Ministria e Punëve të Brendshme urdhëronte Simo Popoviqin që të udhëzojë të lartpërmendurin dhe t’i vendosin në dispozicion njerëz të cilët e njohin rajonin dhe do t’i ndihmojnë në punën e tij. (vijon) Hajrullah Hajdari E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
31
KULTURË
Në Plavë u mbajtën Takimet e XLI letrare dhe Kolonia e XVI figurative
Opus i gjerë i krijimtari Manifestimi i përbashkët dyditor i Takimeve të XLI Letrare të Plavës dhe i Kolonisë së XVI Figurative të këtij qyteti, i organizuar nën moton “Vjeshta kulturore e Plavës 2017”, filloi në orët e paradrekes të së premtes me takimet e poetëve dhe piktorëve me nxënësit dhe mësimdhënësit e dy shkollave fillore nëntëvjeçare në Plavë e Murinë dhe të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, me ç ‘rast u mbajtën orë letrare e takime me piktorë dhe janë zhvilluar biseda të ndërsjella, kurse në hollin e Qendrës për kulturë në Plavë, në muret e së cilës është hapur ekspozita me 19 piktura - retrospektive e piktorëve të kolonive të mëparshme figurative “Plavsko jezero”, të cilën e shpalli të hapur piktorja akademike nga Bosnja e Hercegovina, Hiba Allajbegoviq-Mustafiq, për të vazhduar pastaj në orët e mbrëmjes në sallën e madhe të Qendrës për kulturë me homazhin mbi jetën dhe veprimtarinë e bujshme dhe të gjithanshme letrare, shkencore, kulturore, shoqërore dhe arsimore të romansierit, poetit, eseistit dhe tregimtarit Husein Bashiq nga Plava, me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes së tij dhe të shfaqjes së filmit dokumentar 45minutësh me titull “Od sunca ogrlica” (Qaforja nga dielli) të autorit Bogiq Rakoçeviq nga Podgorica, kushtuar jetës dhe veprës së krijuesit letrar plavjan, Husein Bashiq. Moderatori i homazhit dhe i filmit dokumentar, në fjalën për jetën dhe opusin e gjerë krijues letrar të Husein Bashiqit, drejtori artistik i Qendrës për kulturë të Plavës, Alija-Alo Rexhematoviq, bashkëvendës i veprimtarit të ndjerë tha se “Sot jemi tubuar për të kujtuar jetën dhe veprimtarinë e bujshme dhe të gjithanshme të këtij personaliteti të shquar dhe mirënjohur plavjan, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të vdekjes së tij” dhe në vazhdim shtoi: “Në kuadër të programit të hartuar, do të lexoj bisedën e shkruar të akademikut Zuvdija Hoxhiq, i cili për shkaqe të arsyeshme
32
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
nuk ka mundur të jetë sonte me ne, e në të cilën bëhet fjalë për jetën dhe veprën e punës së Husein Bashiqit, e në mungesë të tij, sonte do të flas akademiku prof. dr. Sherbo Rastoder, e më pas të pranishmit do të kenë mundësinë të shikojnë filmin dokumentar me titull “Od sunca ogrlica”, kushtuar tërësisht letrarit dhe veprimtarit Husein Bashiq”. Pas nderimit me një minutë heshtje kushtuar letrarit të ndjerë, akademiku prof. dr. Sherbo Rastoder, përndryshe miku, kolegu dhe bashkëpunëtori i veprimtarit Husein Bashiq, me mallëngjim dhe admirim u shpreh: “Zonja dhe zotërinj, të dashur plavjanë, të dashur miq, besoni se ndihem i nderuar para së gjithash për konstatimin se ndihem si trashëgimtar intelektual i Husein Bashiqit, andaj me plot gojë mund të them se ka shumëçka të thuhet e fitet për jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit Bashiq. Fjala është për njeriun nga i cili vërtetë ka shumëçka të mësohet dhe trashëgohet. Fjala është për njeriun i cili edhe si shkrimtar, edhe si romancier, edhe si poet, edhe si njeri ka qenë mishërues vertikal i shpirtit, i ndershmërisë intelektuale dhe i gjithë asaj që është me rëndësi dhe me vlera pozitive për popullatën boshnjake. Unë mund të them atë se këtë vit janë dhjet vjet nga vdekja e Husein Bashiqit dhe 41 vjet nga themelimi i Takimeve letrare të Plavës, çka do të thotë se ai njeri para 41 vjetësh ka vepruar dhe ia ka dalë që në Plavë të tubojë vëllezërit e vet ‘të pendës’ dhe ato zgjasin deri në ditën e sotme. Pra, nga gjithë ajo që ka lënë si trashëgim pas vetes, janë dëshmi se ai është themelues i denjë i takimeve letrare të Plavës, andaj neve na detyron që me admirim dhe përkushtim ta përkujtojmë e nderojmë këtë kolos të fjalës së shkruar”, theksoi ai dhe në vazh-
dim shtoi: “Unë për veprën e tij nuk do të flas shumë, me supozimin se veprën e tij e dini të gjithë. Kur them kështu besoj që keni lexuar së paku një vepër nga opusi voluminoz i tij letrar. Megjithatë, kam të them edhe diç tjetër mbi Husein Bashiqin. Unë atë njeri e kam njoftuar qysh nga vitet e 90-ta të rënda dhe të vështira. Siç e dini ai nuk ka qenë njeri i tipit të një gojëtari të madh, ka qenë mjaft racional në bisedime, e në veçanti ka pasur diçka që ne nuk e kemi, ka pasur dinjitetin dhe qëndrimin e vet fisnik, e këtë e them me faktin se ai njeri këmbëngulësish ka refuzuar të merr pjesë në manifestimin e atëhershëm famëkeq “Ratkoviqeve veçeri poezije” për shkaqe të cilat sigurisht juve u janë të qarta. Ai njeri në veprat e veta ka lënë gjurmë të mëdha dhe të pashlyeshme në historinë dhe literaturën e popullatës boshnjake. Andaj në bazë të opusit të gjerë dhe të gjithanshëm të veprimtarisë së tij letrare, pa ngurrim mund të thuhet se Husein Bashiq nuk është vetëm shkrimtar malazez, por dhe ballkanik, evropian e më gjerë. Por para së gjithash temë primare në veprat e tij
KULTURË
isë letrare dhe artistike
janë boshnjakët, fati dhe trashëgimia e tyre”, përfundoi ai. Më pastaj, të pranishmit patën rastin të ndjekin filmin dokumentar 45minutësh kushtuar jetës dhe veprës së Husein Bashiqit. Sipas programit të manifestimit, orët e pasdites të ditës së dytë, mysafirët pjesëmarrës të takimeve letrare të Plavës dhe të kolonisë figurative i kanë kaluar duke vizituar dhe duke u njohur me objektet e monumenteve kulturore, historike dhe turistike me të cilat begaton Plava me rrethinë. Moti i lig ka bërë që piktorët pjesëmarrës të kolonisë XVI të Plavës nga tri shtete: Gjermanisë, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, motivet inspiruese nga bukuritë dhe atraksionet natyrore për punimet e veta figurative, të cilat do të ekspozohen dhe do të mbeten dhuratë e përhershme e këtij institucioni, t’i kryejnë brenda ambienteve të qendrës për kulturë në Plavë. Në orët e pasdrekes të ditës së shtunë, në sallën e vogël të Qendrës për kulturë, u mbajt tryeza e rrumbullakët “Krijimtaria letrare e Husein Bashiqit”, udhëheqës i programit të së cilës ishte Alija-Alo Rexhematoviq.
Për opusin e gjerë të krijimtarisë letrare të romancierit, poetit, eseistit dhe tregimtarit Husein Bashiq nga Plava (1938-2007) kanë folur: prof. dr. Nadia Rebronja nga Novi Pazari, drejtori ekzekutiv i revistës “Almanah” Atvija Keroviq, gazetari publicisti dhe shkrimtari Bogiq Rakoçeviq, drejtori i Qendrës për kulturë në Plavë Sulejman Shaboviq dhe akademiku prof. dr. Sherbo Rastoder. Nga të pranishmit e tryezës së rrumbullakët në fjalë, është përkrahur propozimi i pjesëmarrësve të tryezës së rrumbullakët nga takimet e XXXVIII letrare, që takimet letrare të Plavës të pagëzohen me emrin e Husein Bashiqit dhe ato të jenë të nivelit ndërkombëtar, dhe në ditën e shënimit të ditës së Komunës së Plavës, individëve dhe subjekteve juridike të suksesshme, t’u ndahet shpërblimi me emërtimin “Husein Bashiq”, si dhe propozimi që Qendra për kulturë e Plavës po ashtu të pagëzohet me emrin Husein Bashiq. Këto propozime t’i dërgohen për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Komunës së Plavës dhe organeve relevante të Ministrisë së Kulturës të Malit të Zi. Mbrëmja e takimeve të sivjetme letrare të Plavës, është mbajtur të shtunën mbrëma në hollin e Qendrës për kulturë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve plavjanë, me ç’rast është zhvilluar programi i manifestimit me sloganin “Vjeshta kulturore e Plavës 2017” të cilin në rrolin e moderatores e ka prezantuar poetja e re dhe sharmante nga Bijello Pola, Shejlla Hot. Takimet e sivjetme letrare të Plavës i ka hapur drejtori i Qendrës për kulturë Sulejman Shaboviq, i cili ka përshëndetur të pranishmit, kurse poetëve dhe piktorëve mysafirë u ka dëshiruar mirëseardhje dhei ka falënderuar për pjesëmarrje. Prej 13 poetëve të ftuar nga rajoni,
ftesës i janë përgjigjur tetë sish të cilët të pranishmëve u janë prezantuar me nga dy dhe tri poezi të zgjedhura nga opusi i krijimtarisë së tyre letrare poetike. Nga Mali i Zi: Bogiq Rakoçeviq nga Podgorica, Senadin Pupoviq nga Plava, Rebeka Çiloviq nga Berana, Mirsada Bibiq-Shabotiq nga Rozhaja, Rajko Jolliçiq nga Tivari dhe Sheilla Hot nga Bijelo Pola dhe nga Serbia Tode Nikoletiq dhe Nadija Rebronja nga Novi Pazari. Në takimet e sivjetme letrare të Plavës nuk mori pjesë asnjë poet shqiptar, edhe pse ishte e ftuar poetja nga Vuthajt e Komunës së Gucisë, Hasnije Kukaj-Gjonbalaj. Në ditën e dytë të manifestimit, në hollin e Qendrës për kulturë u hap ekspozita e pikturave të piktorëve pjesëmarrës të kolonisë XVI figurative të Plavës, nga Gjermania: Muharem Radetinac Raff, nga Serbia: Islam Hasiq, Ilvana Kadieviq, Sumera Crnovrshanin, nga Bosnjë e Hercegovina: Hiba Alajbegoviq-Mustafiq, Zehrina Kariq dhe Mirsada Masal. Piktorja akademike shqiptare nga Hakajt e Plavës, Fitore Hakaj, edhe pse ishte e ftuar për pjesëmarrje nuk mori pjesë në punën e kolonisë figurative. Kryetari i Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq, në fjalën e tij përshëndetëse, të pranishmit i njoftoi se propozimi i pagëzimit të Qendrës për kulturë me emrin e letrarit plavjan Husein Bashiq do të gjendet në shqyrtim dhe miratim në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës së Plavës që do të mbahet nga fundi i këtij muaji. Takimet e XLI letrare të Plavës dhe Kolonia e XVI figurative e këtij qyteti, të cilat në fund të programit i shpalli të mbyllura drejtori i Qendrës për kulturë Sulejman Shaboviq, u organizuan nga Qendra për kulturë e Plavës, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi dhe me mbështetje dhe përkrahje të Komunës së Plavës. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
33
SPORT
Klubi i Taekwondosë “Ulqini” fitoi 22 medalje të arta në Kampionatin e Malit të Zi
Kampionët e vegjël
KT “Ulqini” është përfaqësuar me 32 garues në këtë kampionat, ku kanë marrë pjesë të gjitha klubet e taekwondosë në Mal të Zi. Kampionati është zhvilluar në dy disiplina – në dyluftim dhe forma. Garuesit më të suksesshëm nga KT “Ulqini” ishin Sumeja Bisha, Esad Kraja dhe Edina Kraja, të cilët fituan nga tri medalje të arta Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” shënuan rezultat mbresëlënës në Kampionatin e Malit të Zi në sportin olimpik të taekwondosë, që u mbajt të shtunën në Podgoricë. Ata fituan plot 22 medalje të arta dhe disa medalje të tjera në argjendta dhe të bronzta. KT “Ulqini” është përfaqësuar me 32 garues në këtë kampionat, ku kanë marrë pjesë të gjitha klubet e taekwondosë në Mal të Zi. Kampionati është zhvilluar në dy disiplina – në dyluftim dhe forma. Garuesit më të suksesshëm nga KT “Ulqini” ishin Sumeja Bisha, Esad
34
Javore KOHA
E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Kraja dhe Edina Kraja, të cilët fituan nga tri medalje të arta. Në disiplinën e formave, kampionë u shpallën dhjetë garues të KT “Ulqini”: Enes Dushku, Muhamed Ukoshata, Arta Ismailaga, Amra Dushku, Fiona Kraja, Sumeja Bisha, Astrit Resuloviq, Esad Kraja, Edina Kraja dhe Medina Kanaqi, nënkampionë pesë garues: Bledar Kasmi, Merisa Malokraja, Dion Mustafa, Amrudin Hoxhiq dhe Sara Kraja, ndërsa medalje të bronztë fitoi Dorian Vukaj. Në kategorinë çift dhe ekipore, garuesit e “Ulqini”-t fituan vendet e para. Në disiplinën e dyluftimit, nga KT
“Ulqini” u shpallën 12 kampionë: Abdullah Dermaja, Bledar Kasmi, Jahja Dervishi, Harun Dervishi, Amella Nuti, Arta Ismailaga, Sara Kraja, Mervana Muçaj, Edina Kraja, Egzon Lika, Esad Kraja dhe Medina Kanaqi, nënkampionë: Havo Malokraja, Amra Dushku, Merisa Malokraja dhe Muhamed Ukoshata, kurse medalje të bronztë fituan Amar Bakalli, Enes Dushku, Abdullah Dervishi, Fiona Kraja dhe Amell Nuti. Nga KT “Ulqini” falënderojnë prindërit e garuesve për kontributin e dhënë. (Kohapress)
SPORT
Në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë të rinj U21
Medalje për Adnan Kuqin dhe Albert Rudoviqin
“
Dy anëtarët e KK “Ulqini”, pjesëtarë të Përfaqësueses së Malit të Zi, fituan tri medalje: një medalje të artë dhe dy medalje të bronzta. Adnan Kuqi fitoi medalje të artë në luftëra ekipore dhe medalje të bronztë në luftëra individuale për seniorë të rinj, kurse Albert Rudoviqi fitoi medalje të bronztë në luftëra individuale për kadetë. Ndërkaq Naim Duraku u licensua për refer ballkanik
Karateistët e Klubit të Karatesë “Ulqini”, Adnan Kuqi dhe Albert Rudoviq, janë kurorëzuar me medalje në Kampionatin Ballkanik për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë të rinj, që është mbajtur gjatë fundjavës në Herceg Novi. Kuqi u shpall kampion ballkanik në luftëra ekipore për seniorë të rinj U21, ku mori pjesë me ekipin e Përfaqësueses së Malit të Zi. Në xhiron e parë, ekipi i Adnan Kuqit fitoi kundër ekipit të Bosnjës e Hercegovinës, në xhiron e dytë ndaj ekipit të Kroacisë, në xhiron e tretë ndaj ekipit të Serbisë, kurse në finale ndaj ekipit të Shqipërisë, duke u shpallur kampion ballkanik për seniorë të rinj U21. Vlen të ceket se ky ekip për të dytin vit me radhë shpallet kampion ballkanik. Edhe vitin e kaluar, pjesë e këtij ekipi ishte një garues i KK “Ulqini”, Edin Kraja. Përpos medaljes së artë, Adnan Kuqi u kurorëzua edhe me medalje
të bronztë në luftëra individuale për seniorë të rinj +84 kg. Në xhiron e parë ai ishte i lirë, kurse luftën e dytë e humbi nga garuesi serb. Në luftën e tretë dhe të katërt, ku luftoi për medalje, fitoi garuesit nga Bosnja e Hercegovina: të parin me rezultat 5:3 dhe të dytin me rezultat 4:1. Ndërkaq garuesi tjetër i KK “Ulqini”-t, pjesëtar i Përfaqësueses së Malit të Zi, Albert Rudoviqi, u kurorëzua me medalje të bronztë në luftëra individuale për kadetë -75 kg. Ai u tregua shumë i fuqishëm dhe superior deri në gjysmëfinale, ku u ndalua nga garuesi bullgar. Në luftën e parë fitoi kundër garuesit nga Maqedonia, të dytën kundër garuesit nga Kosova, të tretën kundër garuesit nga Serbia. Në gjysmëfinale humbi nga garuesi bullgar, kurse në luftën e pestë për medalje fitoi bindshëm garuesin serb me rezultatin 4:0. Nga KK “Ulqini” kanë bërë të ditur se e përzgjedhur për këtë Kampionat ishte edhe garuesja e këtij klubi, Diellëza Rama, e cila për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nuk mundi të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik, kurse “të kualifikuar ishin dhe garuesit Elvir Islami dhe Ridvan Xhurreta, por pjesëmarrja e tyre ishte e pamundur për shkaqe objektive”. Krahas Kuqit dhe Rudoviqit, në Kampionatin Ballkanik mori pjesë edhe referi i vetëm nga Ulqini, Naim Dura-
”
ku, i cili u licensua për refer ballkanik. Duraku, i cili është pjesë e KK “Ulqini”-t, e kaloi me sukses provimin për refer ballkanik, ndërsa në të ardhmen e afërt pritet të marrë pjesë edhe në provimin për licensë evropiane. Udhëheqësit e KK “Ulqini”, kryetrajneri Kujtim Sukaliqi dhe trajnerët e këtij klubi shprehen shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik, pasi që sipas tyre, “tashmë sukseset janë të vazhdueshme dhe kurrë nuk mungojnë, por përkundrazi dita-ditës janë edhe më të mëdha”. Ata falënderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen në këtë Kampionat, si dhe prindërit e garuesve. (Kohapress) E ENJTE, 14 DHJETOR 2017
Javore KOHA
35