Koha 795

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 21 dhjetor 2017 Viti XVl Numër 795 Çmimi 0,50

Qasje

Shqiptarët mes zgjimit dhe nënshtrimit ISSN 1800-5696

Jemi të gjithë ekspertë të thashethemit

Mundësi të mëdha, shfrytëzim i dobët


PËRMBAJTJE

4

10 Femra në politikë, jo për dekor dhe statistikë!

Analizohen aktivitetet e përbashkëta, premtime për investime të reja

14

16 Asllan Bisha, shkrimtar ndërmjet tre ujërave

E përgjithshmja në rend të parë, individi në rend të dytë

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017


PËRMBAJTJE

18

19 Shfaqje që thërret njerëzit të duhen më shumë dhe ta evitojnë urrejtjen

Prezantohet përvoja e fëmijëve nga Ulqini në Londër

20

22 Shkrimtari që jeton me librin dhe shkrimin

Doli nga shtypi libri publicistik “Përjetësia e fjalës” e autorit Gjokë Dukaj KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 21 dhjetor 2017 Viti XVl Numër 795 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra,

qyteti më Qasje

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve Shqiptarët ulqinaka r e mes zgjimit u g n u m dhe nënshtrimit e ë ir h s ë d ma t e jë h n o t i tr je a Te uk joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

Jemi të gjithë ekspertë të thashethemit

Mundësi të mëdha, shfrytëzim i dobët

thashethemit ekspertë të Jemi të gjithë

dobët shfrytëzim i të mëdha, Mundësi

Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

dhe nënshtrimit mes zgjimit Shqiptarët

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Qasje

Podgoricë

2016 e enjte, 15 dhjetor

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Millutin Simoviq, vizitoi të hënën Ulqinin

Analizohen aktivitetet e përbashkëta, premtime për investime të reja Ulqin – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Millutin Simoviq, ka zhvilluar të hënën një vizitë zyrtare në Ulqin, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Nazif Cungu me bashkëpunëtorët e tij. Sipas deklaratës për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit, në takimin e punës u analizuan aktivitetet e përbashkëta dhe u morën vesh për investime të reja, thithje fondesh etj. në interes të komunës së Ulqinit. Sipas nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi, komuna e Ulqinit do të ketë përkrahjen e plotë në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme nga lëmi i bujqësisë, ekonomisë së ujërave etj. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bashkëpunëtorët e tij, në shoqërinë e zyrtarëve të komunës së Ulqinit, vizituan më pas disa objekte ku punimet janë në përfundim e sipër, siç është tregu i peshkut, projekt që realizohet në partneritet ndërmjet Komunës së Ulqinit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ambasadës së Mbretërisë Norveg-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

jeze, me një vlerë të përgjithshme mbi 40 mijë euro. Me realizimin e këtij projekti Ulqini do të pajiset me një treg modern për shitjen e peshkut konform standarteve evropiane. Pas kësaj ministri Simoviq vizitoi Kanalin Port Milena, që përbën një problem të kahmotshëm ekologjik për qytetin e Ulqinit, ku pritet që të rregullohet çështja e ndotjes me një investim në vlerë prej 450 mijë euro, të siguruara nga Agjencia TIKA. Në komunën e Ulqinit e vlerësojnë këtë projekt të një rëndësie të veçantë për peshkimin dhe peshkatarët e Ulqinit, por sidomos për turizmin. Mysafirët vizituan edhe degën e djathtë të Lumit Buna, ku po zhvillohen punimet në zgjerimin e shtratit të Bunës pas mbylljes së grykëderdhjes së saj. Drejtoria e Ujërave ka zgjedhur kompaninë “Cijevna komerc” si ofertuesin më të mirë për kryerjen e punimeve me vlerë prej 400 mijë euro për thellimin dhe zgjerimin e lumit Buna. Ndërkaq nga Komuna e Ulqinit theksojnë se kjo kompani do të të jetë e angazhuar në mirëmbajtjen e shtratit të Bunës edhe vitin e

ardhshëm. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se probleme të kësaj natyre në Lumin Buna nuk duhet që të përsëriten në të ardhmen. Në fund të vizitës, në Shas është nënshkruar marrëveshja për dhënien me qira kompanisë “Voli” të tokës bujqësore me sipërfaqe prej 69 hektarësh, në afat prej 15 vitesh. Nga Komuna e Ulqinit theksojnë se iniciativën për realizimin e këtij projekti e ka ndërmarrë Komuna e Ulqinit bazuar në interesimin e investitorëve dhe se shpresojnë që në këtë mënyrë do të valorizohet toka bujqësore në territorin e Komunës së Ulqinit. Cungu ka thënë se ndjen kënaqësi kur investohet në bujqësi, ndërkohë që nga Komuna e Ulqinit presin që kompania “Voli” të kontribuojë në zvogëlimin e importit të prodhimeve bujqësore e në të ardhmen që produktet e prodhuara në territorin e Ulqinit të eksportohen në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, priti gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

BE-ja ua rikonfirmon vendeve të Ballkanit perspektivën evropiane Bruksel - Në Bruksel të hënën mbrëma është organizuar një takim joformal, në formën e një darke pune, e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Në këtë takim, sipas asaj që thanë pjesëmarrësit pas përfundimit të tij, është përsëritur përkushtimi i BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit dhe i vendeve të këtij rajonit për të vazhduar reformat. “Siç është konfirmuar qartë këtë vit, përfshirë edhe nga Këshilli Evropian në mars dhe nga Presidenti JeanClaude Juncker në fjalimin e tij për gjendjen e Unionit në shtator, viti 2018 do të sjellë një rast unik për rajonin që të bëjë një hap të pakthyeshëm përpara në integrimin në BE, nëse prioritet i parezervë do t’u jepet reformave të domosdoshme, sidomos në sundimin e ligjit, drejtësisë dhe të drejtat themelore”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Përfaqësueses së lartë të BE-së.

“Me dinamikën e rivendosur në politikën e zgjerimit të BE-së dhe mundësitë për të shënuar progres të rëndësishëm në rajon, Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar nevojën për partnerët e Ballkanit Perëndimor që të përshpejtojnë reformat esenciale dhe të japin rezultate për pritjet e qytetarëve, dhe të bëjnë hapa konkrete drejt integrimeve evropiane“, thuhet në komunikatë. “Pjesëmarrësit nënvizuan përkushtimin e thellë të tyre dhe interesin për të forcuar bashkëpunimin dhe raportet e mira fqinjësore dhe të promovojnë mirëkuptimin rajonal. Në këtë kontekst, rëndësia e diskutimeve në vazhdim e sipër e presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës u potencua”, thuhet më tej në njoftim. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pos pjesëmarrjes në darkë së bashku me kolegët e tij nga vendet tjera të rajonit, ka pasur edhe një takim dypalësh me Përfaqë-

suesen e lartë, Federica Mogherini. Haradinaj pas këtyre takimeve nuk ka folur para gazetarëve në Bruksel. Për qëndrimet e tij në takim, zyra e tij ka vendosur një deklaratë në faqen zyrtare të kryeministrisë. “Kryeministri Haradinaj ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në BE është e pakthyeshme dhe se Kosova meriton një trajtim të barabartë. Kryeministri Haradinaj ishte i pari lider nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor që takohet me Mogherinin, para darkës së përbashkët joformale”, është shkruar në njoftimin e kryeministrisë. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ka thënë pas takimit se vendi i saj me, siç u shpreh “vullnet të mirë“ po dëshmon gatishmëri për të përmbushur obligimet e dala nga dialogu, por ka thënë se, sipas saj, “një vullnet i tillë nuk po shihet në Prishtinë“. Brnabiq ka insistuar edhe një herë që të zbatohet marrëveshja për krijimin e asaj që ajo e ka quajtur “Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë“. (REL)

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Shqiptarët mes zgjim

Shqiptarët nuk kanë nevojë vetëm për liderë politikë të kapur nga pushteti, që përkundër kërkesës së vaz jnë dritë jeshile, dhe të marrin leje nga partia që është në pushtet , por edhe për mendimtarë, ideologë

Qani Osmani

Në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale në Mal të Zi, nuk i ka humbur zgjedhjet populli shqiptar me vetëdije kombëtare dhe ideal të pastër që jeton në këto treva, por kanë humbur partitë politike shqiptare dhe ka fituar DPS-i që proklamon një koncept qytetar manipulues dhe të dështuar, ku vota shitet për një thes me miell dhe ku paga e mjekut është disa herë më e vogël se ajo e pastrueseve nëpër spitalet e vendeve perëndimore. Kjo parti e ashtuquajtur qytetare e përkrahur edhe nga një numër i madh i shqiptarëve të cilët i besojnë këtij koncepti qytetar dhe nuk janë të preokupuar me nënshtrimin, diskriminimin dhe me çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Mal të Zi. Në komunat dhe vendbanimet me shumicë shqiptare, beteja politike është zhvilluar mes shqiptarëve me vetëdije kombëtare, me vullnet dhe përkushtim për ndryshime e reforma dhe shqiptarëve të etshëm vetëm për pushtet, që dëshirojnë ta mbajnë këtë popull edhe më tej të nëpërkëmbur dhe të nënshtruar, pa liri dhe të drejta, si pakicë kombëtare të nënshtruar dhe të diskriminuar. Qytetarët shqiptarë me vetëdije kombëtare, si asnjëherë më parë e thanë fjalën e tyre në mënyrë të guximshme e plebishitare, se janë për ndryshime e reforma, për më shumë liri dhe të drejta. Populli që di t’i rezistojë mak-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

inerisë së fuqishme propagandistike, shantazheve, kushtëzimeve dhe kërcënimeve të këtij pushteti me të gjitha strukturat e tij, meriton një të ardhme më të lumtur! Prandaj këtë ua kanë borxh votuesve udhëheqësit e partive politike shqiptare, forcat progresive, klasa intelektuale dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë në diasporë. Në një betejë politike të padrejtë nuk humbet lufta, meqë kjo luftë e mundimshme dhe me shumë sakrifica zhvillohet me dekada, e drejta dhe e vërteta do të fitojë, drita mbi errësirën, e mira mbi të keqen, drejtësia mbi korrupsionin dhe krimin, e vërteta e mbuluar me mashtrime , e heshtur dhe e kamufluar me patriotizëm të rrejshëm, për gjendjen reale të shqiptarëve në Mal të Zi. Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, duke marrë parasysh rezultatet e tyre tepër negative dhe dëshpëruese në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, në të ardhmen të mos gabojnë kurrë që të pranojnë zgjedhje sipas kornizës ligjore aktuale, të përgatitura më parë nga organet e pushtetit, i cili nuk dëshiron ndryshime pozitive, nuk i respekton parimet elementare demokratike, përderisa funksionimin e tyre e mbështesin kryesisht në strategjinë manipuluese, kushtëzuese, kërcënuese, diskriminuese dhe antishqiptare, të përgatitura mirë nga qendrat e specializuara brenda vendit, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht shërbimeve sekrete, Entit Shtetëror të Statistikës dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (për shkak të partishmërisë së skajshme dhe nga organet e sigurimit shtetëror), të cilat nuk i mbështetin vendimet e veta në gjendjen faktike, por në të dhënat e falsifikuara para-

prakisht. Nga popullata shqiptare në Mal të Zi nuk duhet pritur që të kërkohen reforma të menjëhershme në ndryshimin e kursit politik të tyre, sepse ky popull bujar si duket busullën e orientimit e ka humbur shumë kohë më parë, pa fajin e vet, duke mos arritur të krijojë një klasë politike me përgjegjësi kombëtare dhe liderë të përgatitur për këto sfida me të cilat sot përballen shqiptarët në këto treva. Servilizmi dhe përulja e subjekteve politike shqiptare dhe e disa liderëve të tyre ndaj pushtetit dhe faktorit politik malazez konkretisht DPS-it për tri dekada, nënçmoi inteligjencien e shqiptarëve dhe u dëshmua fuq-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mit dhe nënshtrimit

zhdueshme të elektoratit dhe diasporës për unifikim të faktorit politik shqiptar do të vazhdojnë të kërkodhe strategë që do t’i hapin shtigje të reja dhe të sigurojnë rrugën e vërtetë të shpëtimit dhe fitores

ishëm së interesi i tyre është pushteti dhe jo problemet e qytetarëve shqiptarë. Përderisa shqiptarët në Mal të Zi, përmes subjekteve të veta politike do të vazhdojnë të futen në kurth, me legjitimimin e pushtetit dhe të sundimit mbi shqiptarët përmes ligjit zgjedhor aktual i cili është diskriminues për shqiptarët, përmes zgjedhjeve të falsifikuara, të padrejta, jo të lira dhe jodemokratike, të organizuara dhe kontrolluara nga pushteti, përmes listave të papastruara nga mijëra votues fiktivë, sistemit zgjedhor jodemokratik, njësive zgjedhore të pabalancuara, përjashtimet nga listat votuese të shumë shqiptarëve

pa shtetësi, si dhe duke mos pasur pasqyrë reale për numrin e votuesve të përgjithshëm shqiptarë në vend, përmes regjistrimit të popullsisë, jo sipas standardeve ndërkombëtare, shqiptarët edhe më tej do të trajtohen si shërbëtorë dhe rojtarë të këtij pushteti për tri dekada. Kur shqiptarët në Mal të Zi, edhe përkundër faktit se janë popull autokton, jetojnë në vazhdimësi historike në trojet e veta etnike, por edhe më tej trajtohen si pakicë kombëtare, në bazë të kushtetutës, në të cilën është përcaktuar se Mali i Zi është shtet nacional i popullit malazez edhe përkundër faktit se ky mjedis është tipik multinacional dhe multikulturor dhe si i tillë është një mjedis specifik në Evropën Jug-lindore, sepse asnjë popull nuk ka shumicën absolute mbi 50% në kuadër të popullsisë së përgjithshme, aq më tepër kur dihet se në shtetet me konceptin qytetar nuk ka as shumicë e as pakicë dhe se të gjithë popujt janë shtetformues, shqiptarët edhe më tej do të diskriminohen dhe do të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë. Përderisa subjektet politike të shqiptarëve nuk do të krijojnë strategji të përbashkët dhe nuk do të sigurojnë mekanizma për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të ligjshme të popullit shqiptar në Mal të ZI, ata do të trajtohen edhe më tej si qytetarë të rendit të dytë, do të diskriminohen në të gjitha sferat e jetës, do të varfërohen, do t’i braktisin vendlindjet e veta, do të ndëshkohen kolektivisht dhe individualisht përmes proceseve të montuara politike, ekonomike, fetare dhe përfundimisht do t’i nënshtrohen procesit të akulturimit, asimilimit dhe zhdukjes në masë, pavarësisht se cila parti politike shqiptare do të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

marrë pjesë në qeveri. Për aq më tepër, nëse qytetarët do të vazhdojnë të mbështesin dhe tolerojnë të mbetet në pushtet i njëjti subjekt politik për tri dekada, kur dihet se ky proces është një shkelje e rëndë e normave themelore të demokracisë dhe se i jep shans pushtetit për instalimin e diktaturës. Se kjo gjendje e tillë është, jo vetëm kundër interesave të shqiptarëve, por edhe kundër interesave të kundërshtarëve politikë të pushtetit në radhët e partive opozitare qytetare dhe nacionale malazeze. Populli shqiptar në Mal të Zi do ta vazhdojë betejën politike për të drejta dhe liri dhe se këtë luftë do ta fitojnë shqiptarët, meqë rrugë tjetër nuk kanë. Dhe se kjo do të ndodh sapo t’i bashkojnë forcat dhe dijen, ta kuptojnë se kjo betejë politike nuk ka nevojë për udhëheqës që e kanë preokupim të vetëm ardhjen e tyre në pushtet, por lirinë dhe të drejtat e nëpërkëmbura të popullit që e përfaqësojnë; ta kuptojnë se shqiptarët nuk kanë nevojë vetëm për liderë politikë të kapur nga pushteti, që përkundër kërkesës të vazhdueshme të elektoratit dhe diasporës për unifikim të faktorit politik shqiptar do të vazhdojnë të kërkojnë dritë jeshile, dhe të marrin leje nga partia që është në pushtet , por edhe për mendimtarë, ideologë dhe strategë që do t’i hapin shtigje të reja dhe të sigurojnë rrugën e vërtetë të shpëtimit dhe fitores, se kauza e shqiptarëve në Mal të Zi nuk janë interesat individuale, grupore dhe partiake, por të drejtat kolektive, qytetare dhe kombëtare, çlirim nga kthetrat e pushtetit të kapur nga korrupsioni dhe krimi, nga nëntoka kriminale dhe mafia politike aktuale. E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

GAZETARIA

Jemi të gjithë ekspertë të thashethemit

Një herë e një kohë, kur Interneti ishte ende një risi, pothuajse nuk kalonte një ditë pa dalë një artikull shikime tingëllojnë qesharake, sepse praktikisht të gjitha lajmet na mbërrijnë ende prej mjeteve tradici me një farë lehtësimi, nuk ka mbërritur ende në pikën e përfundimit në varrezën e zanateve të vjetruara

David Randall

Të paktën jo e gjitha. Por ka një kategori gazetarësh që ndoshta i ka hyrë asaj rruge: specialistët e thashethemeve. Thashethemja është një aspekt i çuditshëm i zanatit tonë. Nëpër tabloidë, rubrikat që zyrtarisht rezultojnë të shkruara nga një gazetar i vetëm, në të vërtetë bëhen bashkë prej ekipesh me të rinj ambiciozë që frekuentojnë aktivitetet mondane apo ngjiten pas telefonit, në kërkim të lajmeve. Në gazetat londineze më serioze, të cilat i quajnë “ditaristë” gazetarët e tyre të specializuar në thashetheme, ata që njoh janë, ose

8

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

personazhe të shoqërisë së lartë që nuk humbasin asnjë festë, ose individë të neveritshëm, që kanë aftësinë shqetësuese, që të gjendën vetëm pak hapa larg, sa herë që ndodh diçka. Dhe janë gjithmonë këta të dytët, që zbulojnë lajmet më të mirë. Por këta zotërinj janë vetëm hijet moderne të specialistëve të kronikës rozë, të të kaluarës sonë të palavdishme. Gazeta e parë që ka patur një rubrikë thashethemesh ka qenë Nju Jork Tajms në vitin 1840. Pak më vonë lindi argëtimi në masë dhe mbërritën njerëzit e famshëm që, ashtu si sot, nuk ishin vetëm talentet e mëdhenj, por edhe persona, të famshëm për faktin e thjeshtë që ishin të famshëm. Në fillim bëhej fjalë mbi të gjitha për aktore, aftësitë e pakta të të cilave në aktrim, kompensoheshin prej bukurisë (që në vitet shtatëdhjetë të Tetëqindës, fotografitë e tyre shiteshin me miliona), si dhe jeta private

plot ngjarje. Drejt fundit të shekullit, gazetarët ishin bërë tashmë mjeshtra të thashethemeve, që dikush e ka përkufizuar si “një lajm që na pëlqen, për një person i cili nuk na pëlqen”. Në këtë fushë, askush nuk ishte më i zoti sesa koloneli Uilliam D’Alton Man, në revistën e të cilit, “Taun Topiks” shfaqej një rubrikë që keqtrajtonte shoqërinë e lartë njujorkeze: “Zonja Van Elm duhet të ketë një problem në fyt. Përndryshe, përse vallë do të fillonte të pinte që në pikë të mëngjesit?” e kështu me radhë. Kishte hapur një zyrë në qendër dhe paguante bujarisht, këdo që i sillte një “kafshatë të shijshme”. Shtëpiakë, dyqanxhinj dhe rivalë kalonin nga ai, zbulonin atë që dinin dhe fusnin në xhep shpërblimin. Man korruptonte edhe telegrafistët që t’i zbulonin ato gjëra që u dëgjonin veshët. Shpesh herë nuk i botonte menjëherë lajmet, por ofrohej që të mos zbulonte ata më komprometues, në këmbim të një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

që paralajmëronte “vdekjen e gazetarisë”. Sot, njëzetë vjet më vonë, ato paraionale të informimit dhe prej gazetarëve profesionistë. Gazetaria, mund ta them a huaje, apo një investimi në një prej operacioneve të tij financiare. Natyrisht, “viktimat” nuk i shihnin më kurrë paratë e tyre. Në fund, agjenti i Manit u arrestua për zhvatje dhe i gjithë mashtrimi përfundoi në gjykatë. Vitet e arta të kronikës rozë ishin ato nga 1925 deri në 1950, dhe kishin si protagonistë tre “llafazanë të famshëm”. Rubrika e Valter Vinkel, që merrej me Broduejin, ishte një seri frazash të shkurtra të ngjashme me ato që shfaqen me titra në kanalet e lajmeve. E botonin më shumë se një mijë gazeta, dhe programi i tij radiofonik dëgjohej nga 50 milionë persona çdo javë. Pastaj ishin dy hundëgjatë të vjetër që merreshin me kinemanë, me një ligësi të pamëshirshme: Heda Hoper – mbretëria e terrorit e të cilës përmblidhej më së miri në emrin që i kish vënë vilës së saj në Beverli Hills, “Shtëpia e ndërtuar nga frika” – dhe Luela Parsons, e cila shfrytëzonte bashkëpunimin e bashkëshortit të

saj të tretë, një urolog i cili kuronte sëmundjet veneriane të banorëve të Hollivudit. Personazhe të tillë nuk do të shohim kurrë më, dhe duhet të pyesim nëse pas dhjetë vitesh, rubrikat e thashethemeve do të vazhdojnë të ekzistojnë, duke qenë se lajmet për njerëzit e famshëm tashmë shfaqen në faqet kryesore të shumë gazetave. Mjafton të shohësh Daily Mail, që sot ka faqen e lajmeve më të vizituar në botë, edhe falë thashethemeve që shfaqen në kolonën e saj të djathtë. Faqe si Bazfid, Tmz, dhe Popbiç përhapen me shpejtësi, dhe kushdo që ka pasur qoftë edhe një rol periferik në një seri televizive tashmë ka një zyrë shtypi që shkruan në Tuiter në emër të tij, mbi dashuritë e tij dhe atë që ka ngrënë për mëngjes. Një herë e një kohë, marrëdhëniet e supozuara jashtëmartesore të personazheve televizivë zbuloheshin vetëm nga gazetat. Sot jo më. Kohët e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

fundit, bashkëshortja e një prej këtyre të famshmëve e akuzoi të shoqin për tradhti bashkëshortore, në Fejsbuk. Ai e përgënjeshtroi kategorikisht, por cilido prej të dyve të ketë të drejtë, gjëja më domethënëse është që, sapo bashkëshortja pati dyshimin për tradhtinë, ajo rendi ta shkruajë në Fejsbuk. Rrjetet sociale kanë këtë efekt: njerëzit rrëfehen, akuzojnë dhe përsërisin në Tuiter thashethemet mbi njerëzit e famshëm. Tashmë ekzistojnë edhe aplikacione për shkollat, ku studentët mund të hedhin në qarkullim fjalë të këqija për shokët dhe mësuesit, duke imituar personazhe si Uinçell dhe Hoper. Në fund të fundit, për çfarë shërben Fejsbuku, nëse jo për të shkëmbyer gjëra që nuk i thua dot hapur? Me sa duket, tani të gjithë janë specialistë të thashethemeve. (Autori ishte kryeredaktor i The Independent )

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Barazia gjinore në pjesëmarrjen politike

Femra në politi për dekor dhe s Albina Osmani Markasheviq

kanë për qëllim arritjen e barazisë së femrave dhe meshkujve në shoqëri dhe mënjanimin e pabarazisë gjinore ekzistuese në nivele udhëheqëse dhe vendimmarrëse. Në këtë drejtim Ligji

zgjedhor partitë politike i detyron që 30% të kandidatëve të jenë të gjinisë femërorë në listat e kandidatëve të partive politike. Megjithatë me gjithë ekzistimin e bazës ligjore, kuotave

Barazia gjinore në pjesëmarrjen politike është aspekt fundamental i qeverisjes demokratike moderne. Sipas standardeve ndërkombëtare, meshkujt dhe femrat duhet të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta për pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet e proceseve politike. Megjithatë, në praktikën tonë është shumë sfiduese për femrat që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë këto të drejta. Shkalla e pjesëmarrjes së femrave në politikë si dhe qasja e tyre në vendimmarrje mund të merren parasysh si treguesit kryesorë të barazisë gjinore në një shoqëri. Pjesëmarrja aktive e femrave në politikë është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri për shoqërinë. Femrat përbëjnë një potencial të madh jo vetëm numerik por edhe profesional e intelektual. Barazia gjinore në vendimmarrje duhet të shikohet në kontekstin se a janë femrat në gjendje që të marrin apo të ndikojnë në vendimet publike njëjtë sikurse meshkujt. Edhe pse femrat përbëjnë gjysmën e popullatës në shoqëri, është e paimagjinueshme pjesëmarrja e tyre e ulët në politikë dhe në jetën publike. Normalisht në një vend ku gati 50% e popullsisë përbëhet nga gjinia femërore, pjesëmarrja në pozicionet vendimmarrëse të gjinive do të duhej të ishte në të njëjtat kuota. Në shtetin e Malit të Zi janë nxjerrë një varg ligjesh dhe politikash të cilat

10

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ikë, jo statistikë! Partitë politike janë çelësi për avancimin e pjesëmarrjes së plotë të femrave në procesin politik. Themelimi i forumeve të grave brenda këtyre partive ose renditja e tyre në fund të listave të tyre partiake nuk mjafton. Partitë politike duhet të zhvillojnë mundësi reale që femrat të marrin role udhëheqëse dhe vendimmarrëse gjinore të cilat garantojnë pjesëmarrjen e femrave në të gjitha proceset vendimmarrëse, kyçja e tyre reale është ende e kufizuar. Femrat janë të tejkaluara nga meshkujt thuajse në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe politike. Një ndër arsyet kryesore që kontribuon në marigjinalizmin e femrave në skenën politike është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak në listat e tyre. Kuota e 30% në vetvete nuk është e mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të femrave. Partitë politike janë duke përdorur mënyra të ndryshme për të anashkaluar këtë detyrim në mënyrë që 30% e kandidatëve femra t’i vënë në fund të listave ose në renditjet që nuk kanë kalueshmëri, të cilat në përzgjedhjet përfundimtare të mandateve të fituara të kandidatëve, redukton ndjeshëm numrin e deputetëve dhe këshilltarëve. Partitë politike janë çelësi për avancimin e pjesëmarrjes së plotë të femrave në procesin politik. Themelimi i forumeve të grave brenda këtyre partive ose renditja e tyre në fund të listave të tyre partiake nuk mjafton. Partitë politike duhet të zhvillojnë mundësi reale që femrat të marrin role udhëheqëse dhe vendimmarrëse. Prak-

tika dëshmon se shpeshherë ndodh që inkuadrimi i femrave në partitë politike të vendit të bëhet vetëm për ngjyrim dhe dekor gjinor, dhe shumë rrallë ndodh që ato të kandidojnë për poste të larta. Këto dhe qëndrime të ngjashme jashtëzakonisht kontribuojnë në gjendjen aktuale ku femrat në Mal të Zi e përbëjnë shumicën e popullatës me 50,6% dhe me sukses të kryerjeve të fakulteteve 60,5% në krahasim me meshkujt (39,5%). Kur është fjala për pozitën e femrës në vendimmarrje në Komunën e Ulqinit shikuar historikisht, kemi disa ndryshime pozitive. Dhe se këto ndryshime kanë arritur falë angazhimit të palodhur të vet femrave, por duhet pranuar se tek ne mungon gatishmëria e shoqërisë për ta emancipuar femrën në vendimmarrje si në pushtetin politik ashtu edhe në pushtetin ekzekutiv. Pjesëmarrja e femrave në pushtetin lokal, në pozitat vendimmarrëse, në udhëheqjen e partive politike në përgjithësi e veçmas e partive shqiptare është minimale. Të dhënat dhe analizat tregojnë për një pozitë jo të favorshme të femrës. Femra në komunën tonë është e margjinalizuar dhe shumë pak i ofrohen shanset për ekuilibër gjinor, ndërsa për barazi gjinore nuk bëhet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

fjalë. Fakti se listat e zgjedhjeve të fundit kanë përmbajtur 30% femra, këto femra pas zgjedhjeve u zhdukën nga skena politike?! Pra, femrat përdoren si “dekor” në listat zgjedhore nga ku merret një numër i madh i votave. Brenda organeve të Vetëqeverisjes lokale diskriminimi gjinor është i tërësishëm. Numrat dhe faktet tregojnë se ky është pushtet i plotë i meshkujve dhe këtu për femrën, aftësitë dhe profesionalizmi saj nuk ka në vend. Është më se e qartë se meshkujt zgjedhin njëri- tjetrin dhe se në vetëqeverisjen lokale femrave u takon një përqindje edhe më e ulët se 15% ku nga 16 vende udhëheqëse vetëm 2 vende u takojnë femrave. Shteti i Malit të Zi ka implementuar ligje, konventa të ndryshme ndërkombëtare për avancimin e rolit të femrës si dhe ngritjen e përfaqësimit të femrave në politikë. Mali i Zi ka një strukturë ligjore mjaft të avancuar për barazinë gjinore, duke u nisur nga Ligji për barazi gjinore, Ligji kundër diskriminimit si dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Barazi Gjinore si dokument më i rëndësishëm në ketë fushë që është miratuar në 2014, ku si rregull i ri që obligon partitë politike që përveç 30% të kandidatëve, çdo i katërti person, në renditjen e listës së partisë, duhet të jetë një person i gjinisë femërore. Megjithatë, ajo çka shihet në letër, nuk është gjithmonë e njëjtë në praktikë. Me gjithë përpjekjet për fuqizimin e femrës në vendimmarrje, kjo ende mbetet ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet shoqëria në Mal të Zi. Femrave në skenën politike ende nuk iu besohen poste të larta udhëheqëse, dhe fajtor kryesor për këtë janë vetë partitë politike të cilat të shtyra nga stereotipet dhe mendimi regresiv se zgjedhjet fitohen bindshëm vetëm nga meshkujt, i margjinalizojnë anëtarët e tyre të partisë të gjinisë femërorë, duke i ‘u zbehur mundësinë për të shtyrë procese të rëndësishme përpara dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Përfundimisht, jam më se e sigurt se femrat në pushtet nuk mund ta krijojnë një situatë më të rëndë sesa që kemi tani. Margaret Thatcher, ish kryeministre e Britanisë së Madhe, e përmbledh bukur këtë argument duke shtuar se “ në politikë, nëse kërkoni fjalë pyetni meshkujt, nëse kërkoni punë, pyetni femrat”. Populli është lodhur me fjalë, kërkon punë dhe vepra konkrete! E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Fondet evropiane dhe shfrytëzimi i tyre nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Mundësi të mëdha, Ndër fondet më të rëndësishme në nivel evropian janë: COSME, Horizon 2020, Creative Europe dhe Erasmus plus. Vetë fakti që këto fonde implementohen në nivel evropian do të thotë që kompanitë e interesuara duhet të jenë pjesë e iniciativave evropiane

Arsllan Hajdinaga

Në shumicën e shteteve me ekonomi moderne, të bazuar në parimet e ekonomisë së tregut, ndërmarrjet (bizneset) e vogla dhe të mesme (NVM) janë faktori kyç i cili në mënyrë vendimtare ndikon në zhvillimin e vendit, rritjen e standardit të qytetarëve dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas statistikave të Drejtorisë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Mal të Zi, 99 për qind e ndërmarrjeve i takojnë këtij sektori, i cili merr pjesë me 60 për qind në krijimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe me 67 për qind në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në Malin e Zi. Duke u nisur nga faktet e lartpërmendura, lehtë mund të arrihet në përfundimin që të gjitha nivelet e pushtetit – lokal, nacional, rajonal dhe evropian, duhet në mënyrë të fuqishme t’i përkrahin NVM-të. Sidomos aktiv në këtë drejtim duhet të jetë pushteti lokal nëpërmjet politikave lokale të zhvillimit ekonomik. Sipas kritereve të Komisionit Evropian, ekzistojnë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme. Ndërmarrjet mikro janë ato ndërmarrje që kanë më pak se 10 të punësuar, të voglat janë ato me 10-50 të punësuar, ndërsa të mesmet kanë mbi 50 të punësuar. Mundësitë për shfrytëzimin e fondeve të ndryshme për NVM-të janë

12

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

shumë të mëdha dhe ato mund të ndahen në katër grupe: fondet lokale, nacionale, rajonale dhe evropiane. Mirëpo shfrytëzimi i tyre është shumë i dobët dhe ky nuk është rast i vetëm me ndërmarrjet në Komunën të Ulqinit, por edhe me ato në nivel të Malit të Zi. Këtu do të përmendi ato fonde që paraqesin mundësi për financim nga niveli evropian dhe bëhet fjalë për grante (dhënie pa obligim kthesë). Këtu nuk përfshihen fondet para aderuese - IPA (Instrument for Pre-Acceccion) sepse ato edhe pse janë fonde të Komisionit Evropian kanë ndikim në nivel rajonal, andaj ato i konsiderojmë si fonde të nivelit rajonal. Ndër fondet më të rëndësishme në

nivel evropian janë: COSME, Horizon 2020, Creative Europe dhe Erasmus plus. Vetë fakti që këto fonde implementohen në nivel evropian do të thotë që kompanitë e interesuara duhet të jenë pjesë e iniciativave evropiane. COSME (Competitiveness of Enterprises and Small and Medium-sized Enterprises) - është program i dedikuar vetëm për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Buxheti total i COSME-s për periudhën 20142020 është 2.3 miliardë euro. Deri tani janë hapur konkurse për ndërmarrjet në fushën e turizmit si dhe për klaster për zhvillim të NVM-ve. Objektivi kryesor i COSME-s është eliminimi i pengesave të cilat kufizojnë rritjen e ndërmarrjeve të vogla

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

shfrytëzim i dobët dhe të mesme, krijimi i kushteve më të mira në treg, lehtësimi në qasjen e financave, si dhe internacionalizimi i NVM-ve. Grantet COSME janë me vlerë 350 000 euro dhe kjo paraqet 75 për qind të përkrahjes nga shuma e përgjithshme e projektit. Më shumë të dhëna rreth këtij programi mund të gjenden në linkun https://ec.europa. eu/growth/smes/cosme_en Horizon 2020 - është programi më i madh nga i cili ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Mal të Zi mund të shfrytëzojnë fonde. Buxheti i këtij programi është 80 miliardë euro për periudhën 2014-2020 (nga të cilat 25 për qind duhet t’u ndahen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme). Programi ofron mjete për hulumtim dhe inovacione si dhe zhvillim ndërsektorial në mes të organizatave hulumtuese dhe NVM-ve. Ky program përfshin dhjetë nënprograme duke ofruar në këtë mënyrë shanse si për ndërmarrjet prodhuese ashtu edhe për ato në fushën e shërbimeve. Kompanitë lokale këtu mund të jenë pjesë e konsorciumeve në nivel evropian. Në shumicën e rasteve fondet

nuk bashkëfinancohen. Në ato raste kur parashihet bashkëfinancim (p.sh. për inovacione), kjo kryesisht mbulohet nga udhëheqësi i konsorciumit. Në këtë moment në web faqen http://ec.europa.eu/research/participants/portal/desktop/en/home.html mund të gjenden rreth 70 konkurse për projekte në kuadër të këtij programi. Mirëpo, siç është sqaruar më lart, objektivi i këtij fondi janë iniciativat evropiane, andaj nuk është reale që kompanitë lokale të jenë ato që kanë kapacitet të mjaftueshëm të jenë në krye të kësaj nisme. Skenari më real është ai në të cilin kompanitë lokale i regjistrojnë profilet e veta në “Horizon 2020” dhe në këtë mënyrë u ofrohen konsorciumeve evropiane për bashkëpunim, normalisht në kuadër të konkursit i cili është interesant për to. Creative Europe - Programi i Komisionit Evropian nga i cili ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të shfrytëzojnë fonde. Ky program iu dedikohet, në radhë të parë, ndërmarrjeve të cilat veprojnë në sektorin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

“Horizon 2020” - është programi më i madh nga i cili ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Malin e Zi mund të shfrytëzojnë fonde. Buxheti i këtij programi është 80 miliardë euro për periudhën 20142020. Programi ofron mjete për hulumtim dhe inovacione si dhe zhvillim ndërsektorial në mes të organizatave hulumtuese dhe NVMve

e kulturës dhe atë audio-vizual. Buxheti i fondit është 1.46 miliard euro për periudhën 2014-2020. Kohëzgjatja maksimale e projekteve është 48 muaj. Më shumë të dhëna mund të gjenden në https://ec.europa.eu/ programmes/creative-europe Erasmus plus - Program të cilin mund ta shfrytëzojnë kompanitë për trajnimin e stafit të tyre duke u lidhur me kompanitë e njohura evropiane dhe qendra të formimit profesional të stafit (vocational educational training - VET). Buxheti i përgjithshëm për këtë pjesë të këtij programi është 8.7 milionë euro, kurse grantet mund të jepen në shumën prej 300 000 – 600 000 euro. Nëpërmjet Erasmus plus ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të rrisin kapacitetin e stafit të tyre si dhe të sjellin praktika evropiane në kompanitë e veta. Më shumë të dhëna mund të mësohen në https://ec.europa.eu/programmes/ erasmus-plus/node_en. (Autori është këshilltar për investime në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Ulqinit) E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Dikur dhe sot, një paralale mbi zgjedhjet lokale e parlamentare në Krajë (Tivar)

E përgjithshmja në rend të parë, individi në rend të dytë

Paralajmërimi i mossuksesit të subjekteve nacionale në zgjedhjet lokale nuk është i sotëm. Dështimi ka ndodhur katër vjet më parë në Krajë, në zgjedhjet lokale për Kuvedin Komunal të Tivarit. Edhe pse dikur bastioni më i madh i votës shqiptare te shqiptarët në Malin e Zi, ajo që ndodhi në vitin 2014 në Krajë qoftë e fundit dhe mos u përsërittë më. Në zgjedhjet vendore të majit 2014, pas më shumë se 24 vitesh shqiptarët nuk siguruan me votë shqip përfaqësues identik të mirëfilltë që të luftojë për interesat kombëtare në këtë komunë

Ali Gjeçbritaj

Pas mossuksesit të subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet e nëntorit në Malësi dhe në prag të zgjedhjeve tashmë të shpallura në komunën e Ulqinit (4 shkurt 2017), si dhe zgjedhjet vendore të pranverës që do të pasojnë edhe në komunat tjera në Mal të Zi e në mesin e të cilave edhe në komuna ku garojnë edhe subjektet shqiptare, votuesit shqiptarë që kryesisht votojnë subjektet nacionale s’kanë si të jenë indeferentë. Paralajmërimi i mossuksesit të subjekteve nacionale në zgjedhjet lokale nuk është i sotëm. Dështimi ka ndodhur katër vjet më parë në

14

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Krajë, në zgjedhjet lokale për Kuvedin Komunal të Tivarit. Edhe pse dikur bastioni më i madh i votës shqiptare te shqiptarët në Malin e Zi, ajo që ndodhi në vitin 2014 në Krajë qoftë e fundit dhe mos u përsërittë më. Në zgjedhjet vendore të majit 2014, pas më shumë se 24 vitesh shqiptarët nuk siguruan me votë shqip përfaqësues identik të mirëfilltë që të luftojë për interesat kombëtare në këtë komunë. Ç’është e vërteta, në këtë përbërje të Kuvendit u sigurua disi një këshilltar që rrjedh nga subjektet shqiptare (LD nëMZ, PD dhe Forca), por me koalicion parazgjedhor me Partinë Boshnjake. Duke përcjellur situatën e përgjithshme si qytetar, si protagonist dhe dëshmitar okular i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare qysh në fillet e pluralizmit në Malin e Zi, pra tash më shumë se 27 vjetë, dhe në të njëjtën kohë duke i analizuar rrjedhat shoqërore, politike, ekonomike, kulturore etj. në Krajë, m’u kujtuan zgjedhjet lokale e parlamenta-

re para 25 viteve, saktësisht zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 20 dhjetorit 1992, zgjedhje këto të parakohshme, të dytat pas rënies së sistemit monist. Sikur edhe zgjedhjet e para të 1990-s, edhe në të dytat, subjekti i parë dhe i vetmi atëherë në Krajë, LD në MZ, arriti suksesin më të madh në rrugëtimin e saj 27- vjeçar. Për dallim nga zgjedhjet e para duhet theksuar se në këto zgjedhje Bashkësitë Lokale më nuk ishin njësi të veçanta zgjedhore që prodhonin mandate, por tani njësi zgjedhore ishte komuna. E dallueshme nga zgjedhjet e para lokale në Krajë po ashtu ka qenë edhe dalja vetë në këto zgjedhje dhe jo si herën e parë në koalicion, atëbotë me PAD-SDA. Zgjedhjet e 20 dhjetorit 1992 patjetër duhet konsideruar zgjedhje historike për komunitetin shqiptar në Krajë dhe jo vetëm, por edhe në komunën e Tivarit. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve bënë që Dega e LD në MZ në Krajë të jetë pa dyshim njëra nga degët më

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të organizuara dhe më frytëdhënëse të subjektit. Rezultatet e arritura ishin pa dyshim pasqyrë e realitetit të punës së kryesisë së Degës, të udhëheqësisë së saj, anëtarësisë dhe aktivistëve të cilët me punë transparente jetësuan orientimet programore të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Vlen të ceket me këtë rast një e dhënë historike jo vetëm për komunitetin shqiptar në Krajë, por ndoshta edhe më gjerë në Malin e Zi. Dega e Krajës, më 16. 12. 1992, në tubimin madhështor elektoral të mbajtur në Ostros ngriti flamurin kombëtar pas më shumë se njëmbëdhjetë vitesh. Kujtojmë se flamuri kombëtar nuk ishte valëvitur këtu që nga fundviti i 1981-shit. Një entuziazëm i paparë ndonjëherë ndër qytetarët e Krjës dhe të tjerët u pa ditën e 16 dhjetorit 1992, kur u valëvit përsëri simboli i shqiptarëve i ndaluar nga shteti. S’do mend, një sfidë e gjallë kjo. Gëzimi dhe kënaqësia për rezultatet e arritura u bë edhe më i madh pas mbylljes së kutive të votimit dhe posaçërisht kur u shpallën rezultatet në mbrëmjen e 20 dhjetorit 1992. Me këtë u rrumbullakësua një punë kolosale që u bë gjatë fushatës. U arrit një rezultat i paparë ndonjëherë. Numri i votuesve shqiptarë u rrit dukshën në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e para. Në këto zgjedhje kranjanët i dhanë votë popullore LD në MZ-së, duke e mbështetur programin e saj fuqishëm. 86 për qind e votuesve në Krajë e mbështetën Lidhjen Demokratike dhe orientimet programore të saj. U siguruan katër këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Tivarit dhe Lidhja tashti ishte faktor kyç për formimin e pushtetit vendor në këtë komunë. Siç u tha edhe më lart, në këto zgjedhje LD në MZ-ja doli me listën e vet zgjedhore në këtë përbërje: Mr. Ismail Doda, Bajram Subrahimi, Xhevat Kanaqi, Hamz Gjeçbitriqi, Isuf Berjashi, Salo Duraku, Xhafer Perashi, Avdullah Vuka, Rifat Muja, Hajredin Ardolli, Beqir Popi, Shyqyri Lubani. LD në

MZ doli fitimtare absolute në Krajë me gjithsej 1394 vota të fituara, ndërsa në tërë komunën fitoi 1845 vota, gjë që i siguroi katër ulëse në parlamentin lokal. Lista e LD në MZ-së për deputet fitoi në këto zgjedhje 1306 vota vetëm në Krajë, ndërsa në tërë komunën e Tivarit 1470 vota. Në pasqyrën tabelare të mëposhtme janë pasqyruar numri i votave të fituara në këto zgjedhje - në vendvotime dhe gjithsej në Krajë: LD MZ PSD&LL DPS Vendvotimi Skje 76 21 x Arbnesh 310 16 6 Ostros i Madh 308 30 4 Martiq - Ostrosi i V. 363 375 Kështenjë 178 18 1 Bobosht 87 93 7 Ftjan 72 6 x Gjithsej 1394 221 23

Këshilltarë të LD në MZ në këtë përbërje të Kuvendit Komunal janë: Ismail Doda, Bajram Subrahimi, Xhevat Kanaqi dhe Hamz Gjeçbitriqi. Kryetar të Klubit të Këshilltarëve, Kryesia e Degës zgjodhi mr. Ismail Dodën. Duke patur parasysh bagazhin politik të fituar, besimin tek elektorati, kryesia e Degës u përkushtua që të forcojë më shumë strukturat organizative që kishte nisur dy vjet më parë dhe të krijojë pse jo edhe struktura tjera kulturore, humanitare, ekonomike etj. Kështu, bie fjala, në mars të vitit 1993 themelon manifestimin gjithëpopullor “Në fillim të verës”, manifestim i cili për të parën herë u mbajt më 12 qershor 1993. Me këtë u ringjall një festë e lashtë pagane e kranjanëve që mbahej pas të korrave dhe daljen në Rumi. Më 1995, Dega e Krajës në vendin ku dikur ishte Varri i Kurtit, sipas të cilit quhej edhe Vorri Kurt, vendosi një pllakë përkujtimore për të mos humbur nga kujtesa jo vetëm varri, por edhe mikrotoponimi Vorri Kurt. Luftrat që shpërthyen gjithandej e vështirësuan shumë jetën ekonomike

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të popullatës së Krajës dhe jo vetëm. Sanksionet e vendosura nga bashkësia ndërkombëare edhe më shumë e rënduan jetën e qytetarëve. Të shtyrë nga kjo dhe shumë rrethana tjera, dhe me ndihmën materiale të mërgimtarëve u themelua Këshilli Humanitar “Kraja”, anëtarët e të cilit e fokusuan aktivitetin e vet në grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave individëve dhe familjeve në nevojë. Themelimi i Këshillit të pajtimit, gjegjësisht riaktivizimi i tij, pa dyshim se është meritë e organizimit politik të Degës së këtyre viteve. Funksionimi edhe i SHKA “Kraja” s’do mend se i takon këtij organizimi. Pjesëmarrja në qeverisjen lokale, në koalicion me Partinë Socialdemokratike të Malit të Zi dhe Lidhjen Liberale të Malit të Zi, mundësuan që nga Kraja të punësohen në këtë periudhë kohore të gjithë të rinjtë që kishin mbaruar fakultete. Në fillim ata kryen stazhin e praktikantit në organet komunale e më pas edhe u punësuan në komunë dhe në ndërmarrjet publike themeluese e të cilave është komuna. Në këtë kohë nisi edhe ndërtimi i godinës së Bashkësisë Lokale dhe Shtëpisë së Kulturës në Ostros, e cila u përfundua më vonë. Projekti i furnizimit me ujë të Krajës ka qenë prioritet i Degës gjithmonë dhe në vazhdimësi është punuar në këtë drejtim. Vazhdimi i projektit të asfaltimit të rrugëve lokale po ashtu ka zënë vend të posaçëm në programin zhvillimor të kësaj përbërjeje e shumë projekte tjera, bazat e të cilave i ka vënë pikërisht kjo strukturë. Në fund duhet të theksoj se në këto zgjedhje asnjëri nga udhëheqësit e Degës nuk pretenduan për pozita dhe nuk kërkuan asnjë pozitë në pushtet, bile nuk hynë as në listën zgjedhore. Përkundrazi, punuan dhe u përpoqën për mirëvajtjen e përgjithshme, për prosperitet dhe avancim të përgjithshëm ekonomik e shoqëror të Krajës dhe për barazi kombëtare. E përgjithshmja në rend të parë, individi në rend të dytë. E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

15


KULTURË

Asllan Bisha, shkrimtar ndërmjet tre ujërave Gani Karamanaga Lumi Buna (ser.Bojana. lat.Barbana) buron nga liqeni i Shkodrës. Është i gjatë 44 kilometra, ndërsa me sasi të ujit që sjell në det, i treti në Mesdhe (pas Nilit dhe lumit Po në Itali). Ai është rezervat natyror i botës bimore dhe asaj shtazore. Ekspertët e brendshëm dhe ata të jashtëm, në deltën e këtij lumi kanë regjistruar 143 lloje dhe nënlloje peshqish. Ajo ka ruajtuar bukurinë e dikurshme, ngjyrën në mes të gjelbrës dhe të kaltërs. Buna bashkon dy shtetet, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Duke kaluar nëpër vendet tona së pari takohemi me vendbanimet : Lisna Bori, Fraskanjel, Reç, Shënjergj, mbërrijmë deri në Shënkollin e dikurshëm e deri te ishulli Ada ku derdhet në det. Asllan Bisha lindi në Lisën, në bregun e Bunës. Që nga fëmijëria Buna e frymëzonte, rrjedhja që nuk ndalohej asnjëherë, peshkimi, lundrimi , ëndërrimi për ngjarjet dhe njërëzit të cilët i takonin fshatarëve rreth e rreth. Shpeshherë në bregun e Bunës shi-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Duke lexuar para disa viteve librin e tij “Nusja e detarit”, në imagjinatën time ngjarjet dhe personazhet në libër i vendosa në Fushën e Qehajës, te feneri në fund të Kalasë konte anën tjetër ku ishte shteti amë. Asllanit i tregonin kur duke ecur nëpër lumë në Lisna Bori janë ndaluar edhe anije të mëdha. Njëra prej tyre ka qenë edhe “Bojana”.Një plak i tregonte Asllanit: “Bojana”. është ndaluar në Lisna Bori . Prej detarëve kemi marrë sheqer, krypë, makulure, na i kemi dhanë prodhimet tona..” Kur u bë 12 vjeçar Asllani filloi të shkoj në peshkim edhe në liqenin e Shasit. Një herë i vetmuar hyri ndër gërmadhat e vjetra të qytetit të lashtë 2500 vjeçar.. Vonë, pasdite mbërriti në shtëpi, kur kishin filluar për ta kërkuar. Pas mbarimit të arsimimit Asllani u punësua në shkollën tetëvjeçare nën Kalanë e lashtë të Ulqinit. Ditë për ditë shkonte në punë, me qëndrueshmëri edukoi shumë gjenerata. Nga natyra i qetë, por këmbëngulës qëndroi dhe përjetoi edhe kohërat e vështira pas viteve tetëdhjeta në vendin tonë. Asnjëherë nuk përkuli

kokën, vazhdoi punën dhe mbijetoi, doli fitues ndaj të gjitha turbullirave dhe presioneve. Asllani ka ditur të bashkëpunojë edhe me të tjerët, edhe malazezët e drejtë tek ai gjetën shokun dhe mikun e mirë. Në kohë të lira shkonte në Kala. Në hyrje të Kalasë menjëherë gjendet Pazari i qytetit. Në anën e jugut i rrethuar me bedenat e lashta. Këtu janë ulëse prej guri si edhe tri dritare të hapura drejt detit. Pamja është drejt Gurit të vogël dhe të Madh si dhe drejt lagjes Liman dhe Bashbylyk. Në vendin qendror është mektebi i dikurshëm (sot kancelaritë e Muzeut). Aty pranë gjendet Kroni i Kalasë . Nën mekteb është guri i madh, ngjyrë të verdhë ku kanë pushuar të moshuarit. Sipas tregimeve aty janë shitur dikur robërit të cilët i kanë zënë kusarët e Ulqinit. Mendohet se aty është shitur si rob edhe Miguel de Servantesi. Kur hyhet prej Portës së Madhe djathtas nën


KULTURË

Edhe kështu, Asllan Bisha ndërmjet tre ujërave : Lumit Buna, liqenit të Shasit dhe detit në Kalanë e Ulqinit është autori i 15 librave. Në këtë vit ai botoi veprat: “ Në Safari”, “Nusja e detar Agronit” si edhe përkthimin në gjuhën malazeze të “Nusja e detarit”

“Bojana” në Molin e Portamilenës –viti 1939

urën e cila shkon për Shkala (Citadela) janë qemerët dhe vazhdimësia e Pazarit të qytetit përpara xhamisë (sot muzeu). Këtu është skena verore për programe kulturore- artistike. Aty pranë është edhe Kulla e Ballshajve e restauruar, e cila shfrytëzohet për ekspozita të piktorëve. Duke lexuar para disa viteve librin e tij “Nusja e detarit” në imagjinatën time ngjarjet dhe personazhet në libër i vendosa në Fushën e Qeha-

jës, te feneri në fund të Kalasë. Asllani më tha se e ka gjetur tempullin e sakrificës në brendësi të CitadelësShkalasë në pjesën më të lartë të Kalasë. “ Vendin e sakrificës e kanë fshehur më qëllim, tash shkojmë një ditë së bashku për ta pa..” më tha Asllani. Edhe kështu, Asllan Bisha ndërmjet tre ujërave : Lumit Buna, liqenit të Shasit dhe detit në Kalanë e Ulqinit është autori i 15 librave. Në këtë vit

ai botoi veprat: “ Në Safari”, “Nusja e detar Agronit” si edhe përkthimin në gjuhën malazeze të “Nusja e detarit”. Gjithë këtë punë madhështore Asllan Bisha e bëri duke luftuar kundër sëmundjes së rëndë. Por, Asllan Bisha nuk u dorëzua: ai doli fitues se ai është me të vërtetë ASLLAN. (Nga përurimi i dy librave më të rinj të Asllan Bishës në gjimnazin “Drita”) E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

17


KULTURË

Në kuadër të projektit “Prezantimi i kulturës kombëtare përtej kufijve”

Prezantohet përvoja e fëmijëve nga Ulqini në Londër “Unë shpresoj se këta fëmijë nesër kanë me qenë ndoshta edhe piktorë të mirë. Përvoja dhe çdo gjë që kanë kaluar në Londër do t’u mbesin kujtime të mira”, është shprehur organizatorja e projektit, piktorja Vahida Nimanbegu Ulqin – Përvojën e tyre gjatë vizitës njëjavore në Shkollën “Loxford” në Londër, ku është hapur ekspozita me punime artistike të fëmijëve dhe janë prezantuar veshjet tradicionale dhe qyteti i Ulqinit, e kanë përshkruar dhe transmetuar nëpërmjet ekspozitës me punime të fëmijëve dhe një filmi të shkurtër, në një aktivitet të organizuar të hënën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Organizatorja e projektit “Prezantimi i kulturës kombëtare përtej kufijve”, piktorja dhe mësimdhënësja e artit figurativ Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka thënë se mendon që vizita në Londër ka qenë një gjë shumë e mirë për fëmijët dhe një përvojë që beson se ata do ta mbajnë mend. “Unë shpresoj se këta fëmijë nesër kanë me qenë ndoshta edhe piktorë të mirë. Përvoja dhe çdo gjë që kanë kaluar do t’u mbesin kujtime të mira”, është shprehur ajo. Nimanbegu ka thënë se punishtja artistike që ajo udhëheq është themeluar para 12 vjetësh, kurse fëmijët që kanë ekspozuar kanë 7-8 vjet që

18

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

mësojnë në këtë punishte. “Themelimi i saj ka filluar pak a shumë të nxisë interesimin për artin figurativ. Këta fëmijë janë diku 7-8 vite në punishten e artit figurativ dhe secili prej jush ka mundësi të shohë rezultatet vërtet të mira”, ka theksuar ajo. Pjesëmarrësja tjetër në projekt, Sanella Kovaçeviq, mësimdhënëse e gjuhës angleze, ka treguar se janë pritur në mënyrë fenomenale nga shkolla “Loxford” në Londër dhe se kanë fituar lëvdata nga të gjithë bashkëbiseduesit për kompetencat gjuhësore të fëmijëve nga Ulqini që kanë qenë pjesë e projektit. “Ata janë gjetur shumë mirë në komunikimin me fëmijët atje, kanë bashkëpunuar dhe kanë mahnitur me talentin e tyre për gjuhën”, ka thënë ajo. Ndërsa arkitekti i ri Jetlir Kovaçi, po ashtu pjesë e projektit, ka thënë se “qëllimi dhe ideja është që të punojmë me fëmijë që nga mosha e vogël, që t’i orientojmë dhe t’u japim një rrugë të mirë, që edhe ne të mburremi, si me këtë rast me aktivitetin

në Londër, ku jemi ndjerë krenarë kur kemi prezantuar punimet e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm”. Dashamirët e kulturës, fëmijët dhe prindërit e tyre, të pranishëm në këtë aktivitet, kanë shijuar punimet e prezantuara në ekspozitë të 12 nxënësve: Adea Lika, Allma Kroma, Anne Lisa Labreuil, Gent Dervishi, Genti Lula, Hana Katana, Iva Miniq, Jon Nimanbegu, Lisa Nimanbegu, Martina Mirdita, Sabrije Mollabeqiroviq dhe Teodora Mirdita, ndërsa më pas kanë shikuar një film të shkurtër, me autor Jetlir Kovaçin, ku pasqyrohet eksperienca e fëmijëve gjatë vizitës së tyre në Londër, nga data 18-25 tetor e këtij viti. Projekti “Prezantimi i kulturës kombëtare përtej kufijve” ka për qëllim prezantimin e vlerave kulturore, veshjeve tradicionale, folklorit etj. përmes aktiviteteve të fëmijëve nga Ulqini, të realizuara në bashkëpunim me bashkëmoshatarët e tyre në Londër, si dhe të nxisë kureshtjen që edhe ata të vijnë në Ulqin dhe të njihen më nga afër me kulturën dhe traditat tona. i. k.


KULTURË

Në Tuz u shfaq monodrama “Rrno për me tregue” e autorit, At. Zef Pllumi

Shfaqje që thërret njerëzit të duhen më shumë dhe ta evitojnë urrejtjen Tuz- Në kuadër të manifestimit DEUS (skena artistike e dhjetorit) në QKI “Malësia” në Tuz, është shfaqur monodrama “Rrno për me tregue” e autorit, At. Zef Pllumi, me regji të Milto Kutalit dhe e interpretuar nga aktori, Arben Derhemi. Kjo monodramë e cila pasqyron në mënyrën më të mirë të mundshme një periudhë të tmerrshme dhe të zymtë që përjetoi Shqipëria për gati pesë dekada, atë të komunizmit, është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga një numër i madh i spektatorëve në sallë, pasi ndryshe nga shfaqjet e mëparshme, interesimi për ta ndjekur këtë monodramë ka qenë i lartë, madje ajo është ndjekur me shumë kureshtje deri në fundin e shfaqjes, në mesin e të cilëve kanë qenë dhe klerikë. Aktori i kësaj monodrame, Arben Derhemi për “Koha Javore” tha se kjo shfaqje trajton fjalën e lirë karshi

diktaturës, një monodramë ku njeriu kupton se herë pas here më mirë e gjen fjalën e përbashkët me kafshët sesa me njerëzit. “Dhe ky është një tmerr i madh dhe njëkohësisht dhe një thirrje karshi dëgjimit të të gjithë njerëzve dhe karshi të gjithë shqiptarëve për të qenë shumë më të afërt dhe më njerëzor me njëri- tjetrin sesa që kemi qenë dhe se ç jemi edhe sot e kësaj dite”, u shpreh Derhemi. Në pyetjen se sa i nevojitet edhe sot shoqërisë shqiptare që ta shikojë këtë monodramë, Derhemi pohoi se vepra në fjalë i nevojitet ende çdokujt, sidomos popullatës në Shqipëri. “Populli në Shqipëri duhet ta shikojë, dëgjojë dhe shijojë këtë vepër për të kuptuar se nga vijmë, pasi harresa është njëra nga gjerat më të këqija të njeriut. Njeriu nuk duhet të marrë hak, por nuk duhet as të harrojë sepse në rast se do të harrojmë se nga vijmë,

ne s’ do të dimë as se ku do të shkojmë. Mesazhi kryesor që përcjell kjo monodramë është që njerëzit të mos harrojnë se nga vijnë dhe ku do të shkojnë. Të kultivohet dashuria dhe të ndërtohen ura më miqësore komunikuese dhe më të ngrohta ndërnjerëzore. Të duam më shumë njëritjetrin, të largojmë gjuhën e urrejtjes dhe të jemi më tolerantë. Premiera e Monodramës “Rrno për me tregue” është shfaqur në vitin 2016 në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, për të vazhduar më pas shfaqjen në skenën e Kuvendit Françeskan në Shkodër, aty ku jetoi dhe punoi shumë vite meshtari, At Zef Pllumi. Më pas ka vijuar në Pejë dhe në disa qytete të tjera në Shqipëri dhe Kosovës. Kjo është hera e parë që shfaqet për publikun në Tuz. t. u.

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

19


MOZAIK

Botime të reja

Doli nga shtypi libri publicistik “Përjetësia e fjalës” e autorit Gjokë Dukaj Kohë më parë doli nga shtypi përmbledhja publicistike e autorit Gjokë Dukaj, gazetar i RTMZ, i cili vite me radhë është i pranishëm në hapësirën mediatike, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë. Përmbledhja në fjalë përmban rreth 50 punime autoriale të tij: informacione, vështrime dhe refleksione, pjesa më e madhe e të cilave është emetuar në

20

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

valët e Radios së Malit të Zi për një periudhë të gjatë. Autori, me punimet e veta të këtij zhanri trajton çështje të ndryshme shoqërore dhe njëkohësisht duke informuar opinionin e gjerë me çështjet më aktuale nga e përditshmja. Aq më parë pasi që ai si autor në vazhdimësi është i pranishëm edhe në media të shumta të shkruara në gjuhën shqipe. Redak-

tor i kësaj përmbledhje është prof.dr Gjovalin Gjeloshi, ndërkaq recensent është prof.dr Hamit Boriçi. Libri është shtypur në shtypshkronjën “Fiorentia” në Shkodër, kurse botimi i këtij libri është mundësuar me përkrahjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Pakicave në Mal të Zi. (Kohapress)


MOZAIK

Ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve të Qendrës PEN të Shqipërisë

Promovimi i letërsisë dhe kulturës kombëtare Aktiviteti i përvitshëm i Qendrës PEN të Shqipërisë është pikërisht ceremonia e ndarjes së Çmimeve PEN Albania për letërsinë. Laureatët e PEN Albania 2017 u shpallën : Ylljet Aliçka - Shkrimtari shqiptar i vitit 2017, Ilirian Zhupa - Poeti shqiptar i vitit 2017, Romeo Çollaku - përkthyes i vitit 2017. Prof. Dr. Fatmir Sulejmani nga Universiteti Shtetëror i Tetovës u shpall laureat i çmimit PEN Albania 2017, në fushën e studimeve Albanologjike. Qendra PEN e Shqipërisë si çdo vit shpalli autorin e ri të vitit 2017, poetin dhe eseistin Akri Çipa, i cili aktualisht ndodhet me studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PEN Albania gjithashtu ndau tituj nderi për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare dhe promovimin e urave kulturore pavarësisht kufijve etnikë, politikë dhe gjuhësorë. Me titullin e lartë të Mirënjohjes për

kontribute të çmuara në kulturën kombëtare u vlerësua z. Zef Mark Zeka, studiues, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shpëtimin e Kambanës së Kishës së Pogut, e cila sot ndodhet në Muzeun Dioqezan të Shkodrës. Mirënjohja u takon atyre burrave të malësisë së Dukagjinit të cilët mundën ta shpëtojnë këtë dëshmi autentike të kulturës së Shqipërisë mesjetare nga shkatërrimi - u shpreh studiuesi Zef Mark Zeka gjatë ceremonisë së PEN Albania. Me titullin e lartë të mirënjohjes për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare dhe promovimin e gjuhës shqipe në hapësirat mbarëshqiptare dhe diasporë u vlerësua Z. Ali Daci, intelektual, krijues, veprimtar politik dhe aktualisht kryetar i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi. Z. Ali Daci u shpreh se ky është vlerësimi më i lartë që i bëhet nga Shqipëria, vendi

me të cilin e lidh identiteti nacional. Titullin e mirënjohjes për promovimin e urave të kulturës në botë përmes letërsisë Qendra PEN e Shqipërisë ia akordoi shkrimtarit Safet Vrbički Hadrović, dhe po ashtu u promovua vepra e tij letrare ‘ Viktima’ për të cilën referuan Dr. Sadik Bejko, si dhe Smajl Smaka, përkthyes i autorit në gjuhën shqipe. Shkrimtari Safet Vrbički Hadrović në fjalën e tij të rastit theksoi rëndësinë e komunikimit përmes letërsisë. Ai u shpreh se ky do të mbetet në kujtesën e shkrimtarit si një prej ditëve më të rëndësishme në kujtesën e tij. Qëllimi i PEN është promovimi i letërsisë dhe garantimi i të drejtave gjuhësore por edhe i lirisë së shprehjes. Letërsia është atdheu universal i njerëzimit, është përmasë dhe dimension lirie , u shpreh presidentja e Qendrës PEN Albania znj. Entela Kasi.

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Gjimnazin “Drita” në Ulqin u përuruan librat “Nusja e detar Agronit” dhe “Në Safari” të autorit Asllan Bisha

Shkrimtari që jeton me librin dhe shkrimin

„Shkrimtari Asllan Bisha, para së gjithash është një tregimtar, mjeshtër i tregimit. Ai edhe kur shkruan romane vërehet që është mjeshtër i fjalisë lakonike dhe është për t’u çuditur se si të mban peshë kur lexon veprën e tij”, është shprehur mr. Haxhi Shabani Ulqin - Në Gjimnazin Privat „Drita“ të mërkurën e kaluar u përuruan dy librat më të rinj të shkrimtarit Asllan Bisha – „Nusja e detar Agronit“ dhe „Në Safari“, të botuar kohë më parë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“. Takimi është konceptuar në formën e orës letrare, me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve dhe miqve të autorit. Vështrime mbi dy librat dhe krijimtarinë letrare të autorit kanë paraqitur mr. Haxhi Shabani dhe prim. Dr. Gani Karamanaga. Poeti dhe studiuesi Haxhi Shabani, njëherazi redaktor i librave dhe mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin „Drita“, ka thënë se shkrimtari Asllan Bisha, para së gjithash është një tregimtar, mjeshtër i tregimit. “Ai edhe kur shkruan romane vërehet që është mjeshtër i fjalisë lakonike dhe është për t’u çuditur se si të mban peshë kur lexon veprën e tij”, është shprehur ai. Shabani ka thënë se Asllan Bisha jeton me librin dhe me shkrimin dhe se çdoherë që takohet me kolegët e

22

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

tij, flet për librin dhe për letërsinë. Sipas tij, të shkruash më herët në gjuhën shqipe, në vitet ’70 të shekullit të kaluar e këndej, kur ka shkruar shkrimtari Asllan Bisha, ka qenë guxim. “Dhe kjo është meritë e jashtëzakonshme e këtij autori, krahas edhe ndonjë autori tjetër te shqiptarët në Malin e Zi, që ka mbajtur gjallë atë që quhet shkrimin më elitar të çdo gjuhe, që është shkrimtaria, letërsia”, ka thënë Shabani. Në vështrimin e tij, prim. Dr. Gani Karamanaga ka thënë se Asllan Bisha është shkrimtar ndërmjet tre ujërave: Lumit Buna, Liqenit të Shasit dhe detit në Kalanë e Ulqinit. Ai ka përkujtuar se vetëm gjatë këtij viti, ky autor ka botuar përpos dy librave në gjuhën shqipe, edhe përkthimin në gjuhën malazeze të librit „Nusja e detarit“. “Të gjithë këtë punë madhështore Asllan Bisha e bëri duke luftuar kundër sëmundjes së rëndë. Por, Asllan Bisha nuk u dorëzua: ai doli fitues sepse është me të vërtetë Asllan”, ka theksuar Karamanaga.

Vetë shkrimtari Bisha ka folur për nxitjen dhe frymëzimin e tij për t’i shkruar dy librat, temat e të cilave trajtojnë në mënyrë letrare-artistike legjenda dhe histori nga e kaluara apo ngjarje të përjetuara nga autori, për peripecitë e të shkruarit në kohën e monizmit dhe tani etj. Ai ka treguar se libri „Nusja e detar Agronit“ është vazhdim i librit „Nusja e detarit“, i cili i ka sjellë kënaqësi, por edhe shumë kokëçarje. „Dikur janë mbledhur strukturat politike që ta analizojnë se çfarë ka në këtë libër. Dhe vërejtja e madhe ka qenë se ka politikë, ka diçka të fshehur. Është thënë se në këtë libër unë e kam përshkruar femrën ulqinake si të pandershme. Ata ishin dashakeq, kishin qëllim të keq. Kjo nuk ishte fare ulqinake, por ishte shkodrane. Unë e trajtoj nusen si njeri”, ka thënë Bisha. Ai ka rrëfyer disa ngjarje nga jeta e tij, të cilat më pas i ka përshkruar në tregimet e tij gjë që tregon se si kanë lindur tregimet nga jeta. Gjatë përurimit janë lexuar fragmente nga librat e autorit, kurse shkrimtari Bisha ka dhuruar disa kopje të li-


KULTURË

brave për bibliotekën e Gjimnazit “Drita” dhe nxënësit më të mirë të kësaj shkolle. Në emër të organizatorit të pranishmit i kanë përshëndetur drejtori i

Gjimnazit „Drita“, Fejzo Hoxha, dhe kryetari i SHAI „Art Club“, Ismet Kallaba. Qëllimi i përurimit të librave në një institucion arsimor është që nxënësit

të njihen me shkrimtarët vendas dhe letërsinë shqipe që krijohet në Mal të Zi, të komunikojnë drejtpërdrejt me autorin etj. i. k. E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

23


MOZAIK

Portret: “Kapo” Nazif Shabani

“Deti dhe familja, më e madhe e jet Ismet Karamanaga

Të shkruash për detarinë e famshme ulqinake, për detarë dhe kapedanë, e mos t’i përmendësh ata që kanë dhënë një kontribut të madh dhe të veçantë në këtë lëmi, më duket se është mëkat. Këtë e kam ndër mend kurdoherë që e takoj në rrugë apo në Ranë njërin ndër detarët më të njohur, me një përvojë të madhe dhe gjen “të fortë“ të trashëguar nga të parët e një familjeje detare nga Kalaja, “Kapo” Nazif Shabanin. Për lexuesit, “Kapo” është shprehje e marrë nga gjuha italiane, për shkallën më të lartë të inxhinierëve të makinerisë në një anije tejoqeanike. “Kapo” Nazif Shabani është i vetmi nga Ulqini i cili është dekoruar me këtë titull. Kjo familje detare ulqinake nga Kalaja ka pasur pesë barka në pronësinë e vet, si edhe shumë detarë dhe kapedanë me famë të madhe. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që edhe “Kapo” Nazif Shabani e ka pasur dhe e ka detin në gjen, që është përcjellur brez pas brezi, kështu që edhe “Kapoja” ia ka lënë të birit të tij, kapedan Riza Shabanit II. Ai është një figurë e cila iu bien në sy me të ecurin e tij karakteristik, me një sjellje të jashtëzakonshme, me qëndrimin e trupit, e mos të flasim për kulturën, dijen dhe njohjen e gjuhëve të huaja. Flet dhe shkruan gjuhën angleze dhe italiane. Ende lexon dhe sheh pa syza. Ka një nostalgji të madhe për Jugosllavinë e dikurshme. “Aty kam lindur, jam shkolluar dhe kam pasur një jetë të bujshme, kam rritur fëmijët”, tregon “Kapoja” Përveç tyre, ai e flet pastër gjuhën shqipe dhe kroate. Është një “Kapo” i

24

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

vërtetë. Bile shpeshherë përdor shprehjen logjike: “Zemra e barkës është makina. A mundet trupi me jetuar pa zemër, kështu barka nuk mund të lundrojë pa makinë”. Aty, në zemrën e barkës ka qenë dhe është “Kapoja” Nazif Shabani, sot me mend dhe me shpirt. Kurdoherë kur ka naviguar në shumë anije tejoqeanike, gjithmonë ka qenë oficeri i parë, komandant i vërtetë i makinës. Mbi gjashtë herë ka lundruar përgjatë tërë rruzullit tokësor. “Pak ka vende ku nuk ka shkelur këmba ime”, tregon “Kapoja”. Ai është një figurë markante, i pashëm, i veshur elegant, me rroba “kaki” speciale detarësh. Më kujtohet se kështu ka qenë dhe është veshur edhe babai i tij, kapedan Hysni Shabani. “Kapoja” është një figurë pa të cilën është vështirë të imagjinohet, në veçanti të flitet për detarinë tonë të famshme. Ai i takon plejadës më të njohur të detarisë, prej viteve ‘70 deri në fund të shekullit XX. Në majën e kësaj piramide janë janë Maksud Tivari, Shaqir Peku dhe Muzavid Bilali. Aty e ka vendin edhe “Kapo” Nazif Shabani. Gjithmonë ka pasur një autoritet të rrallë të veçantë, në Kala, në det dhe në përgjithësi në qytetin e bukur të Ulqinit. Jam dëshmitar se ai është një njohës i mirë i letërsisë botërore, ka lexuar shumë. Në veçanti është i pajisur me dije nga trashëgimia jonë në përgjithësi, por në veçanti nga e kaluara jonë detare. “Kapoja” ka dhënë shumë intervista në radio dhe televizione lokale. Flet qartë dhe me një gjuhë të bukur, të pastër. Di shumë bejte, legjenda dhe thënie popullore. Kam pasur rast ta dëgjoj edhe në emisione në televizionet lokale, në radio, të lexoj në portale dhe media të shkruara, ku ai ka qenë i pranishëm si njohës i kësaj lëmie. Nga ai mund të mësohet shumë. Ka një memorie të hatashme. Flet për jetën e tij, për barka, për ndodhi

në det. Ai pa dyshim ka pasur dhe ende ka një jetë interesante, për të cilën mund dhe duhet të shkruhet shumë më tepër. “Kapo” Nazif Shabani, detin, barkat, anijet e mëdha tejoqeanike i ka në gjak dhe në gjen. Të gjithë anëtarët e kësaj familjeje kanë qenë detarë me nam. Riza Shabani, Jakup Shabani dhe të tjerët nga kjo familje kanë lundruar nëpër dete, duke filluar me velanije dhe barka tregtare të njohura të kohës, gjithmonë duke bërë emër i cili ka mbetur i njohur në qytetin tonë. Edhe pasardhësit e tyre më vonë, kanë qenë “gjemxhi” dhe detarë. Faiku dhe Avdoja gjithashtu kanë qenë detarë të njohur nga ky fis. Ashtu është edhe sot. I biri Riza Shabani është sot një ndër kapedanët më të njohur nga Ulqini, të cilët ende vazhdojnë tra-


MOZAIK

, dashuria tës sime” ditën e famshme të detarisë ulqinake. Kapedan Riza Shabani II sot navigon në anije tejoqeanike të mëdha, në dete dhe oqeane në tërë rruzullin tokësor. “Verës na vjen në Ulqinin tonë për të qëndruar disa muaj. Malli për vendlindje, familja e ngushtë, prindërit, shokët nga fëmijët e tij, e tërheqin që të vijë. Ulqini dhe Rana e sjellin këtu për t’i kaluar disa muaj, deri në barkimin përsëri në det”. Kapedan Riza Shabani II për çdo mëngjes e pin kafen e parë me shoqëri në kafenet pranë detit, në Ranë. Kështu është dhe ka qenë gjithmonë jeta e detarëve. Familja, bashkëshortja dhe fëmijët e dinë këtë, pavarësisht se sa është malli i madh. Kjo përsëritet me shekuj, natyrisht sot në kushte të tjera. “Kapo” Nazif Shabani, e them me plot përgjegjësi, është një njëri i rrallë, një enciklopedi detare në këmbë. Me të mund të bisedoni për çdo gjë, por nëse tema është deti, lundrimet, mbetni të fascinuar se sa të dhena ka ai në trurin e tij të pashtershëm. Ai me të vërtetë është një njeri i cili pa dyshim mund të flasë dhe të shkruaj për historinë e detarisë sonë shumë më mirë se të gjithë ne të cilët merremi me shkrime. “Kapoja” është krenar me punën dhe veprën e tij në det, por edhe me jetën e tij në përgjithësi. Ka tre djem të edukuar, të shëndoshë, të sjellshëm dhe të mirë. Zonja e tij Esmaja, e lindur Haxhibrahimi, me një pedigre të veçantë, pa dyshim që ka pasur durim të pafund, ashtu siç e kanë pasur të gjitha nënat dhe motrat tona, të cilave i kanë lundruar burrat, vëllezërit dhe fëmijët. “Navigimi” me barka në dete, gjithmonë ka pasur anën e mirë, pasi që ka qenë fitesa më e mirë, mirëpo ka pasur edhe anën tjetër, rrezikun e detit “pasi që deti është Padishah në vete”, si edhe dëshirën dhe mungesën te shtëpia, familja dhe për më të afërmit. “Kapo” Nazif Shabani ka lindur në vitin

1940 në Kala, në një familje të njohur detare nga Kalaja. Si të gjithë të rinjtë, të cilët i kanë pasur babatë kapedana apo detarë, edhe ai ka ëndërruar të barkohet në det. Në Kala ka pasur pak familje të cilat nuk kanë pasur më së paku një anëtar të familjes në det. Tradita, por edhe jeta kanë qenë ajo fuqi e cila i ka shtyrë që të barkohen në anije, të lundrojnë për të fituar bukën. Babai i tij kapedan Hysni Shabani ka qenë një ndër detarët dhe kapedanët më të njohur të asaj kohe i Ulqinit dhe më gjerë. Ai ka qenë i aftë dhe trim në det. Nuk ka pasur frikë nga deti dhe më kujtohet edhe mua si fëmijë kur ai vinte me një barkë të lundrimeve të vogla “Sutomore” në Molin e Madh, përtej bedeneve të Kalasë. Si detar në atë barkë ka punuar edhe i ndjeri Sheqer Dermaja. Më kujtohen këto figura me rroba “Kaki”, të cilat u kanë pasur shumë hije. Një thënie popullore të cilën na përkujton “Kapoja”: ”Deti qameti është Padishah në veti”, tregon qartë se sa i vështirë ka qenë lundrimi në det me anije dhe barka. Ai tregon se në vitin 1936 Kapedan Hysni Shabani me ekuipazhin ulqinak të përbëre nga Cuf Vogliqi, Faik Shabani, Sheqer Dermon, Man Kaharin dhe Ganush Tulishmin, në udhëtim prej portit të Durrësit për në Dubrovnik patën fatkeqësi të rëndë duke dalë nga porti. Mirëpo, kanë qenë trima dhe detarë me nam. “Çka ban dekiku, nuk ban mat-moti”, kanë thënë të parët tanë. Kapedan Hysni Shabani ka pasur autoritet të veçantë tek detarët, por edhe në tërë kompanitë detare ku ka punuar. Me autoritetin e tij shumë të rinj nga Ulqini dhe rrethina, i ka ndihmuar të barkohen në det dhe të mësojnë. Më vonë ai, por edhe me suksesin e treguar në shkollë, të birin e tij Nazifin e ka regjistrur në Shkollën e Mesme të Nautikës në Dubrovnik. Pas mbarimit të shkollës, “Kapoja“ fillon të punojë si kadet, asistent i makinës

në anije të mëdha tejoqeanike. Pas dy viteve jep provimin për oficierin e parë mekanik “poruçnik”, ku edhe barkohet në kompaninë “Jugotanker“ të Zarës, së bashku me kapedan Shaqir Pekun. “Një kohë kam punuar edhe për ‘Jadrolinijen’ e Rijekës, në anijen e bukur ‘Dalmacija’, e cila ende edhe sot lundron. Më vonë kam punuar edhe në ‘Stranca’ në kompani të ndryshme si “Kapo” - inxhinier i makinës, si oficier me titullin më të lartë në këtë lëmi. Në vitin 2004 jam pensionur, por gjithmonë kur më kanë thirrë përsëri jam barkuar dhe kam lundruar, deri në vitet e fundit kur nuk më lejon më familja”, rrëfen ai. “Kapoja” që nga fillimet e lundrimëve të tij ka treguar aftësi. Kështu fillon edhe ngritja e tij në majën e piramidës së detarisë. Ai vazhdon të studiojë dhe jep shkallën më të lartë në lëmin e mekanikës dhe bëhet oficieri i parë në anije. Ai ka një përvojë të madhe dhe ende sot, në moshën 77-vjeçare e thërrasin për të naviguar në anije, shumë kompani të ndryshme nga bota për të cilat ai ka naviguar. “Më kërkojnë, por e kam vendosur që mos të shkoj më, pavarësisht se ende jam në gjendje psiko-fizike të mirë”, tregon ai, me një kondicion i cili vërehet, bile edhe dëshirë që nuk i mungon. “Mirëpo mosha e bën të veten dhe e frenoj veten. Deti dhe familja kanë qenë dhe kanë mbetur dashuria më e madhe e jetës sime”. “Po të kisha zgjedhur profesionin, prapë detin, lundrimin, barkat dhe anijet i kisha zgjedhur”, flet “Kapoja” me një nostalgji të madhe. Për çdo ditë ulet në Ranë, i bën disa “xhiro”, përcjell peshkatarët dhe ndonjë barkë në horizontin e largët. Imagjinon. “Detin dhe lundrimin e kam pasur pasion dhe profesion. Sot kam shumë kohë të lirë dhe modeloj barka me vela, kështu që deti dhe barkat më kanë mbetur përgjithmonë në shpirtin dhe jetën time”, shprehet ai. “Kapoja” është krenar që njëri nga tre djemtë e tij vazhdon traditën e famshme detare të familjes së tij. Ai flet me nostalgji të madhe për detin, detarët dhe për detarinë tonë të lavdishme, ku ai dhe familja e tij në përgjithësi kanë dhënë dhe ende japin një kontribut të madh. Është mirë që gjeneratat e reja të njihen me këta persona pasi që ata janë pjesa e trashëgimisë sonë të lavdishme, jetës dhe kulturës sonë. Vetëm kështu mund të arrijmë edhe respektin për veten në të ardhmen. E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

25


MOZAIK

Rrëfimi i Luigj Camajt për rrugëtimin jetësor të Kolë Pjetrushit Dedvukaj

Njeriu që ka ndihmuar shumë, që ka shpëtuar, madje, jetë njerëzish Vitet kalojnë e kohët ndryshojnë. Me kalimin e moteve shumëçka edhe harrohet. Por jo edhe kujtesa kolektive e malësorëve për njerëz e ngjarje të rëndësishme. Rrëfimet dhe dëshmitë për burrat e respektuar në Malësi ruhen dhe përcillen nga brezi në brez. Edhe ky shkrim për rrugëtimin jetësor të Kolë Pjetrushit Dedvukaj vjen për lexuesin shqiptar falë rrëfimit të Luigj Camajt, nga fshati Vuksanlekaj. Nga biseda miqësore që zhvilluam muajin e kaluar në restorantin “ Troja” në Tuz mësuam se Kolë Pjetrushi i takon plejadës së burrave të mirë në Hot ( Malësi) me tipare të besës, burrërisë , mikpritjes e bamirësisë. Ky malësor i fisit të njohur në botën shqiptare, i fisit Dedvukaj të heroit tonë kombëtar Dedë Gjo’ Lulit, lindi në fshatin Bardhaj të Hotit në vitin 1890. Ai kishte një vëlla Gjokën dhe një motër Mrikën. Edhe pse ishte djali i vogël i çiftit bashkëshortor Pjetrush Nikut Dedvukaj dhe Lenë Gjurashaj nga mali i Trieshit, në moshë të re u dallua për zgjuarsi, për çka babai i tij e caktoi për zot shtëpie, kur ai kishte vetëm njëzet vjet. Roli i kryefamiljarit, siç rrëfen Camaj, i ka mundësuar Kolë Pjetrushit që në moshë të re të marrë pjesë në kuvende me Dedë Gjo’ Lulin dhe me burrat e tjerë të Malësisë qyh në vitin 1911. Shtëpia e tij ka qenë e hapur për çdo mysafir e kalimtar. Ka qenë strehë dhe vatër e ngrohtë për çdo njeri në nevojë pa dallim feje e kombësie.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Ndonëse pasanik i madh ( toka apo malli tij shtrihej nga maja e malit Bukoviq në kufi me Shqipërinë e deri në breg të Liqenit të Shkodrës ) në kohë të vështira ekonomike i ka ndihmuar njerëzit nevojtarë në mënyra të ndryshme, me para, ushqim, vegla bujqësore e gjëra të tjera të nevojshme për jetesë. Asnjëherë nuk ka hezituar t’u bëjë mirë njerëzve. Në livadhin e tij , në sipërfaqe prej një hektari , në fshatin Vuksanlekaj, të cilin e jep falas, ka qenë ndërtuar Kooperativa Bujqësore për nevojat e Malësisë. Kola, madje, ka shpëtuar edhe jetë njerëzish. Rrëfimtari Camaj veçon tri raste të tilla, që meritojnë të mos harrohen kurrë, dhe të shërbejnë si shembull Rasti i parë ndodh në vitin 1915 në fshatin Vuksanlkeja, ku Austro- Hungaria kishte ngritur një kamp në afërsi të shtëpisë së Kolë Pjetrushit. Asokohe ky bir i denjë i Hotit, falë miqësisë që krijoi me drejtorin dhe oficerët e këtij kampi, i shpëtoi nga vdekja disa malësorë e malazezë . Në mesin e tyre ishte edhe gjyshi nga nëna i ish-kryeministrit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq, i cili as sot e kësaj ditë nuk e ka harruar këtë vepër të madhe njerëzore të Kolë Pjetrushit. Gjukanoviq, miqësinë e vet me këtë familje e dëshmoi edhe me rastin e vizitës së tij të fundit, që i bëri asaj ( familjes së Pjetër Kolës Dedvukaj) në Vuksanlekaj, në muajin nëntor të këtij viti në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale për Komunën Urbane të Tuzit. Ja se çfarë tha me këtë rast në fjalën

e tij falënderuese, Millo Gjukanoviq: “Dëshiroj të falënderoj familjen Dedvukaj në mikpritje që na ofroi. Mua personalisht veçmas më imponon ajo çfarë ka ndarë Pjetri për miqësinë tonë. Për ata që nuk e dinë kjo familje përgjithmonë e ka obliguar familjen tonë. Kolë Dedvukaj e ka shpëtuar gjyshin tim. Në këtë mënyrë ka shpëtuar fisi ( familjen) Maksimoviq, që janë dajat e mi. Falë kësaj kjo familje është e suksesshme. Të gjithë ne që jemi pasardhës të asaj familje, përherë i jemi mirënjohës kësaj familjeje. Dhe pikërisht për këtë këtu ndjehem se jam në mes të miqve”. Rasti tjetër bujar i Kolë Pjetrushit ka ndodhur disa vite më vonë kur pushteti i atëhershëm jugosllav i kishte marrë në ushtri ( Kampin e Titogradit) afro 47 djem të ri malësorë, pa vullnetin e prindërve të tyre, për të luftuar kundër gjermanëve. Me të dëgjuar këtë lajm Kolë Pjetrushi, i brengosur për jetën e tyre, shkon te kumbara i tij malazez ,Gjoko Mirasheviq, general i ish- Ushtrisë së Jugosllavisë, për të kërkuar lirimin e tyre. Për fat të mirë pas pak ditësh të gjithë u kthyen shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre. Këtë vepër të madhe njerëzore të Kolë Pjetrushit e ka përjetësuar në vargje Palokë Luni : “… Kolë Pjetrushi i paska thanë/ Po i kjajë hallin kësaj rini/ Që i pruna me i çua në uhtri/ Me ba luftë me Gjermani/ Drua kta djelm i kam mahiret/ Se kjo lufta po ka adet/ Krena njerëzish dekë i qet/ Se janë të ri e t’pa mësua/Të


MOZAIK

pa stërvitun me luftua / Por gjeneralit i janë drejtua/… Predsjednik mos m’u ngushtua/ Se vesht po e marrim mirë çka thua. Njetash djelmtë duem me i lirua/ Në shtëpia të veta ata me shkua./Sa prej gjeneralit ka ndigjua/ Se djelmoçat i ka lirua./ Në ushtri ata mos me i çua/ Kol Pjetrushi fort u gëzua/ E gjeneralit i ka falënderua/E duart me ta fort i ka shtrengua/ Priherë Kola ka dalë jashtë/ Gjithë rekrutat i tubon bashkë/ E me gzim i

ka lajmua/ Jeni të lirë në shpi me shkua/… Vepra e tretë fisnike e Kolë Pjetrushit ka ndodhur pas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare, kur ai me autoritetin e tij arrinë t’i shpëtojë nga pushkatimi 11 vetë në Hot, të cilët pushteti i kishte akuzuar për bashkëpunim me okupatorin. ” … Se merrni gjinden pa farë hakut/ Për me i zhdukë prej ktij bajrakut/ E e me i vu doni në grykn’ e çarkut/ Se nuk

janë anmiq të Karadakut / E kta 11 vetë lidhë i keni marrë/ Janë të pa faj e t’lirë me i lane/ Kolë Pjetrushi sa u ligjëroj/ Operacioni hoqi dorë/ E i lanë të lirë në shpi me shkua/ Që sa prej tyne i panë zatet/ Për me i vra me i ba mushket/ Por Kol Pjetrushi i pshtoj pa dekë…” shkruan Palokë Luni , në librin e tij. Nga rrëfimi i bashkëbiseduesit tonë po ashtu mësojmë se Kolë Pjetrushi, falë peshës së fjalës dhe forcës së argumentit, ka qenë pajtimtar gjaqesh në Hot, Grudë, Triesh, Kojë, Krajë e Guci. Veç kësaj, Kola ka qenë i angzahuar edhe në Besëlidhjen e Malësisë bashkë me Gjergj Dakun Gjokaj, Nua Vuksanin Junçaj, Nikë Vasin Camaj, Iso Mujin, Kolë Markun Lulgjuraj, Fran Maçin Lucaj, Gjokë Prëtashin Ulaj, Patër Gjergjin, Martin Ivezaj, Liko Manin Çunmulaj, Pjetër Dreshaj, Nikollë Lucën Gjonaj, Rrok Pjetrin Gojçaj, Pashko Markun Dushaj e shumë burra të tjerë të dalluar në Malësi. Për këto dhe shumë tipare e vepra të tjera të mira të Kolë Pjetrushit të cilat e përcollën prej lindjes, rritjes, burrnimit e deri në pavdekësi, për të cilat do të duhej një gjurmim serioz, ai ka gëzuar autorit dhe respekt të veçantë në mesin e bashkëkohësve dhe bashkëvendasve të tij. Vajtori i mirënjohur nga Traboini i Hotit, Nikollë Prëka Dushajn, në vajtimin e tij kushtuar Prëtash Nikë Zekës, ish-kryetarit të Komunës së Tuzit, ndër të tjera u shpreh: “ Nuk e ke lanë të shoqin në këtë fushë/ Veç ni ka met edhe ni Kolë Pjetrush”. Domethënë se Kolë Pjetrushi ishte dhe mbeti i nderuar në Malësi. Si njeri që nuk rrahte gjoks, e kryente punë. Si burrë i të vërtetës, i fjalës dhe i besës. Dhe nuk ka se si të harrohet ky malësor që në kushte e rrethana të rrezikshme shpëtoi shumë jetë njerëzish. Në botën e qytetëruar njerëzit që shpëtojnë jetë njerëzish ( qoftë edhe një të vetme njeriu) pasurojnë kombin që i takon, shërbejnë si model për të rinjtë në botë dhe cilësohen si hero. Pse mos të jetë kështu edhe në shoqërinë shqiptare!? Dhe fare në përfundim të këtij shkrimi m’u kujtua njëra prej shprehjeve më të bukura të një filmi për mua të paharrueshëm “ Lista e Shindlenit”, në të cilin Oskar Schindler thotë : “Kushdo që shpëton një jetë, shpëton Gjekë Gjonaj gjithë botën”. E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

27


MOZAIK

Në Pejë u mbajt tryeza shkencore kushtuar 70-vjetorit të AFA “Rugova”

Institucion me pesh trashëgiminë kultur Në Pejë u organizua tryeza shkencore me titull AFA “Rugova” – thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare, kushtuar 70-vjetorit të punës së suksesshme dhe shumë të frytshme të njërit ndër institucionet më të shquara, më të vjetra dhe më të veçuara në Republikën e Kosovës dhe më gjerë, të shpalosjes dhe reflektimit të trashëgimisë kulturore shqiptare AFA “Rugova” nga Rugova e Pejës

Shaban Hasangjekaj Sipas programit të hartuar të rrjedhës së punës, me kumtesat e veta me shkrim u prezantuan 18 panelistë, profilesh të ndryshme profesionale e shkencore, prej të cilëve nëntë nga Republika e Kosovës: 1. Akademik Zeqirja Ballata, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë; 2. Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë; 3. Prof. Dr. Sabahajdin Cena, Universiteti i Prizrenit ‘’Ukshin Hoti’’, Prizren; 4. Prof. asoc. Dr. Bashkim Lajçi, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë; 5. Prof. as. Dr. Albin Sadiku, AFA ‘’Rugova’’- vlerë e madhe muzikologjike e etnokulturës shqiptare, Pejë; 6. Mr. sci. Melihate Zeqiri, shkolla “Meto Bajra¬kta¬ri”, Prishtinë; 7. Erodita Qorkadiu, Muzeu i Kosovës, Prishtinë; 8. Mr. sci. Fitim Veliu, kand. dr., Kolegji “Mehmet Akif”, Prizren dhe 9. Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës; katër nga Republika e Shipërisë: 1. Prof. Dr. Afërdita Onuzi, Akademia e Studimeve Albanolog-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

jike, Tiranë, 2. Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Universiteti i Vlorës ‘’Ismail Qemali’’, Vlorë, 3. Dr. sci. Rovena Vata, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë dhe 4. Fitim Çaushi, Gjirokastër; katër nga Republika e Maqedonisë: 1. Prof. Dr. Zeqirja Neziri, Universiteti i Shkupit, Shkup, 2. Prof. Dr. Hamit Xhaferi, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, 3. Prof. asoc. Dr. Bukurie Mustafa, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup dhe 4. Mr. sci. Rini Useini, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare, Shkup; dhe një nga Mali i Zi: Dr. sci. Ismajl Doda, Ana e Malit, Ulqin. Të pranishmit, në emër të organizuesve, i përshëndeti, panelistëve u dëshiroi mirëseardhje për pjesëmarrje Pro. Dr. Zymer U. Neziri. Panelistët e sipërshënuar, pjesëmarrës në punës e tryezës shkencore AFA “Rugova”-thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare, në mënyrë dinjitoze, vërtetë profesionale, me të dhëna dhe fakte argumentuese e shumëdimensionale, performuan 18 temat e kumtesave të veta me shkrim, siç vijon: AFA ‘’Rugova’’- vlerë e madhe etnokulturore kombëtare; AFA ‘’Rugova’’- vatër e madhe e ruajtjes së veshjeve kombëtare; Eposi heroik shqiptar dhe

lahutarët e Rugovës; Veçoritë e AFA ‘’Rugova’’ përballë trendeve bashkëkohore; Visare të çmuara të folklorit në Rugovë; Koncepti etnokulturor i së bukurës në lirikën e krahinës së Rugovës; Refleksionet e studiuesit Zymer Neziri për Koleksionin e Millmen Perit (Milman Parry) në Universitetin e Harvardit; Veshja popullore shqiptare e dhëndrit dhe e nuses në rrethinë të Shkupit; AFA “Rugova” - shembull frymëzimi për ruajtjen dhe për zhvillimin e folklorit në çdo vis shqiptar; AFA ‘’Rugova’’ - vatër e madhe e ruajtjes se Eposi i Kreshnikëve; Disa fjalë rreth valles luftarake ‘’Loja me shpata’’; AFA ‘’Rugova’’- thesar i madh muzikologjik i etnokulturës shqiptare; Epika legjendare e Rugovës - vlerë kulturore dhe shpirtërore; Krijimtari që dëshmon për fate historike të përbashkëta: Rugovë – Kurvelesh; Dasma e Strugës si trashëgimi kulturore dhe si atraksion turistik; E folmja verilindore e Rugovës; Veshja tradicionale e dhëndrit dhe e nuses në Rugovë; dhe Lahutari rugovas dhe ruajtja e trashëgimisë së këngës shqiptare. Nderi i fjalës përfundimtare të tryezës shkencore në fjalë, i takoi etnologut Prof. asoc. Dr. Bashkim Lajçi, i cili me admirim falënderoi panelistët për temat e kumtuara, vërtet cilësore dhe me vlerë të lartë.


MOZAIK

hë të madhe për rore shqiptare Organizuesit e tryezës shkencore, në emër të AFA “Rugova”, me mirënjohje i nderuan: Kryeministrin e Qeverisës së Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj, ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani, studiuesin e epikologun Prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe dy themeluesit e AFA “Rugova”, Ramë Kapllan Nikçin dhe Ramë Elez Lajçin, pas vdekjes së tyre. Pas përfundimit të programit të tryezës shkencore, për të pranishmit, këngëtarë dhe valltarë mysafirë nga të gjitha viset shqiptare, veri-jug, performuan, interpretuan e ekzekutuan program të larmishëm dhe të begatë kulturor e artistik deri në mesnatë. Përndryshe, Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”, u themelua me 14 qershor 1947, nga Këshilli popullor i komunës së atëhershme të Rugovës në Drelaj, drejtues i parë i të cilit ishte juristi Ramë Kapllan Nikçi, kurse drejtues i tanishëm është inxhinieri Vesel Nikçi. Gjenerata e parë kishte mbi 80 anëtarë moshash e profilesh të ndryshme, kryesisht nga krahina e Rugovës, kurse sot po ashtu ka mbi 80 anëtarë aktivë, saktësisht 52 meshkuj dhe 32 femra. Programi i këtij ansambli përmban vlera autok-

tone të trashëgimisë kulturore të krahinës së Rugovës: doke, zakone, rite pune, rite dasme, rite lufte, këngë të kreshnikëve me lahutë, valle, këngë malësorçe, këngë epike historike, këngë me gisht në fyt, këngë lirike të vajzave dhe të nuseve, këngë dhe valle me tepsi, loja e dyluftimit me jatagan, loja e dyluftimit me pisqolla, loja e luftës me pushkë dhe lojëra të tjera popullore. AFA “Rugova”, gjatë aktivitetit të punës së vet 70-vjeçare, është paraqitur në Kosovë, në të gjitha festivalet dhe në manifestimet kulturore, në festivalet gjithëkombëtare, nga Drenasi e deri në Gjirokastër, në shumë festivale ndërkombëtare në Ballkan e Evropë. Ai është vlerësuar me vende të para nga juritë ndërkombëtare rreth dyzet herë. Ka marrë edhe 5 medalje të arta dhe 11 medalje të argjendta. Me propozimin e epikologut Prof. dr. Zymer U. Neziri, të cilin e përkrahën etnologu Prof. asoc. dr. Bashkim Lajçi, profesori i folkloristikës Enver Mehmeti dhe etnomuzikologu Prof. as. Dr. Albin Sadiku, presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Z. Bujar Nishani, më 28 qershor 2017, miratoi propozimin e lartpërmendur për dekorimin e Ansamblit

Folklorik Autokton “Rugova” me rastin e shënimit të 70-vjetorit të veprimtarisë së tij etnokulturore dhe me dekretin nr. 10543, AFA “Rugova” ia dha titullin “Mjeshtër i madh” për veprimtari etnokultutrore. Po ashtu, me dekret të veçantë nr. 10545 me 28 qershor 2017, në këtë përvjetor edhe Kapllan K. Nikçit iu dha titulli “Mjeshtër i madh”. Ai është anëtari më i vjetër i Ansamblit “Rugova”, i lindur më 1939 në fshatin Shtupeq i Madh, Rugovë, mjeshtër i kavallit, i fyellit, i gjethit, i myshnicës dhe i surles. Kapllani, për 65 vjet në Ansamblin “Rugova”, ishte i dalluar edhe në këndim dhe në vallëzim të valleve rugovase. Ai është po ashtu lahutar i dalluar dhe rapsod. Me bashkëveprimtarët Bajram Ibishi dhe Hysen Asllani, kënduan këngë malësorçe, këngë të kreshnikëve dhe ekzekutuan melodi baritore në vitin 1966 në Langolen të Anglisë, ku zunë vendin e parë: gjeth, çifteli, lahutë, kavall. Kapllani dha kontribut të madh edhe në aftësimin e brezave të rinj në instrumentet frymore. AFA “Rugova”, në këtë 70-vjetor të themelimit, kujtohet se ka kaluar një rrugëtim historik shumë të suksesshëm. Kishte edhe vështirësi të mëdha. Në punën e ansamblit ka ndikuar edhe gjendja politike nën robërinë jugosllave, sidomos në periudhat e rënda që i përjetoi populli i Rugovës. Në fund, pa ngurrim dhe me plot gojë mund të thuhet por edhe të konstatohet se Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” është institucion me peshë të madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe botërore, ku janë ruajtur vlera të larta artistike edhe të shkallës së UNESCO-s, sidomos vijimësia e traditës së hershme ilire e riteve, e dokeve të lashta, e veshjes dhe e folklorit. E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

29


MOZAIK

Tharja e Fushës së Ulqinit (3)

Marrja e tokave pë

Ndarja e tokave malazezëve ardhacakë ishte bërë pa asnjë kriter e pothuaj edhe pa asnjë dokument valid mbi pronësinë. Mjaftonte vetëm të shprehte dëshirën për të ardhur në Ulqin dhe malazezi e fitonte tokën. Kjo situatë tani paraqitej problematike pasi, siç është e njohur, një pjesë e malazezëve ishin vendosur përkohësisht e pastaj kishin ikur, ndërsa një pjesë vetëm sa ishte paraqitur me rastin e ndarjes dhe s’kishin ardhur kurrë më

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) Në pranverën e vitit 1897, për shkak të përmbytjeve, kanali në Baltën e Zogajve e kishte ndërruar tërësisht rrjedhën e vet. Drejtoria e Porteve në Tivar këtë veprim e konsideronte si të mirë. Z. A. Zakarijai, më 5 mars 1897 kishte lajmëruar Kapitenerinë e Principatës Malazeze të Porteve dhe Shëndetësisë Detare në Tivar se te punta e Gjeranave, kanali është zgjeruar dhe tani është rreth 40 metra i gjerë dhe 3-5 metra i thellë, nga delta deri tek ura e vjetër, dhe për këtë arsye, ai mendonte se aty mund të vendosen shumë trabakula nga të cilat katër veç gjendeshin brenda. Këtë e arsyetonte me faktin se hyrja në kanal është e gjerë afër 10 metra dhe ka thellësi prej 2 metra e gjysmë dhe se nga jugu i fortë i mëvonshëm anijet do të jenë tërësisht të fshehura nga deti dhe nëse do të mbetej kështu, do të ishte një mbrojtje e mirë për trabakulat tona dhe do ia vlente të bëhej ndonjë punë e vlefshme sepse do të ishte përfitim i madh për vendin dhe anijet të kemi një mol të vogël, pasi gjer më tani kanë qenë të detyruar të kërkojnë mbrojtje në Bunë. Në përgjigjen e njoftimit të Zakarijas,

30

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Ministria e Punëve të Brendshme kishte cekur se sa i përket zgjerimit të kanalit, së shpejti atje do të dërgojmë një inxhinier që të bëjë planin dhe projektin. Kjo situatë e pazakontë (shteti shpenzonte para e punimet ishin jocilësore, kurse efekti ishte edhe më i pakët) vuri në lëvizje mekanizmat shtetërore, aq më tepër kur plani i malazezimit nuk po shkonte si duhet, për të bërë një studim të hollësishëm për tharjen e sipërfaqeve të reja në Fushën e Ulqinit dhe Baltën (Liqenin) e Zogajve. Lidhur më këtë, qeveria e Malit të Zi, gjatë vitit 1909, u përpoq që të studionte mirë dhe në tërësi çështjen e tharjes së atyre hapësirave dhe të hartojë detalet e planit për angazhimin e ndonjë shoqërie të huaj kapitaliste për tharjen dhe meliorizimin e fushave të përmbytura në këtë pjesë me shumë rëndësi për Malin e Zi. Të vetmet shënime për matjen dhe detalet e planit të tharjes janë ato të inxhinierit M. Gjukanoviq dërguar Këshillit Shtetëror. Në raport ceket se Fusha e Ulqinit ka mbi 5 500 hektarë, nga të cilat punohen vetëm tokat ndërmjet Pinjeshit, Malit të Bardhë, fundit të Mozhurit, gjirit të Port Milenës deri te Balta e Zogajve dhe lumit Brdhela, që përafërsisht përfshin afër 1/3 të kësaj sipërfaqeje. Dy të tretat e tokave të papunuara të Fushës së Ulqinit janë ndarë në tri pjesë: pjesa e parë - që përfshinte tokat nga mesi i Fushës së Ulqinit, që njihej nga ulqinakët si Kneta e Madhe dhe Kneta e Vogël dhe 200 hektarë

ose 1 100 rrallë tokë të Baltës së Zogajve, ka qenë e njohur si tokë e klasit të parë dhe përfshinte 12 060 rrallë tokë. Pjesa e dytë - që përfshinte tokat ndërmjet Knetës së Reçit, bregut të Bunës deri në Shënkoll, rrugës së Shtojit deri te Suka dhe deri në afërsi të Port Milenës përfshinte një sipërfaqe prej 6. 418 rrallë dhe për nga cilësia i takonte klasit të dytë, ndërsa pjesa e tretë përfshinte tokat ndërmjet pjesës së dytë dhe detit, me një sipërfaqe prej 1 650 rrallë ose gjithsej toka e papunuar përfshinte një sipërfaqe prej 20 128 rrallë. Prej këtyre sipërfaqeve pjesërisht punoheshin. Duhet theksuar se në tokat e klasit të parë (shfrytëzoheshin vetëm disa livadhe) nuk kishte asnjë shtëpi, ndërsa në tokat e klasit të dytë (shfrytëzoheshin vetëm 1 706 rrallë) për këto vite ishin vendosur vetëm dhjetë familje malazeze, ndërsa 6-7 banorë malazezë ishin vendosur si çifçi në tokat e huaja. Në Fushën e Ulqinit diheshin pronarët, ndërkaq Kneta duhej të matej dhe të përcaktohej kufiri i tokës private dhe asaj shtetërore, e cila akoma nuk i ishte ndarë askujt. Duke mos i konsideruar 1 500 rrallë si të mundshme për shfrytëzim, për t’i dhënë me koncesion mbeten 18 600 rrallë duke përfshirë edhe tokat private dhe ato shtetërore. Mirëpo shteti akoma e kishte të paqartë se cilat toka duhet të konsideroheshin private e cilat shtetërore. Dihet se ndarja e tokave


MOZAIK

ër “interes publik”

malazezëve ardhacakë ishte bërë pa asnjë kriter e pothuaj edhe pa asnjë dokument valid mbi pronësinë. Mjaftonte vetëm të shprehte dëshirën për të ardhur në Ulqin dhe malazezi e fitonte tokën. Kjo situatë tani paraqitej problematike pasi, siç është e njohur, një pjesë e malazezëve ishin vendosur përkohësisht e pastaj kishin ikur, ndërsa një pjesë vetëm sa ishte paraqitur me rastin e ndarjes dhe s’kishin ardhur kurrë më. Prandaj shteti duhej të vendoste se a duhej të konsiderohen toka private edhe ato toka të dhuruara të cilat nuk ishin punuar dhe për të cilat as nuk ishte shpenzuar para për përmirësimin e cilësisë së tokës e sidomos ato toka që përveç aktit të dhurimit as nuk ishin matur për të përcaktuar kufijtë. Inxhinieri Gjukanoviq mendonte se vetëm tokat e punuara duhen të konsiderohen si private, ndërsa të gjitha të tjerat të konsiderohen si pjesë e fondit të tokave shtetërore. Për të marrë punimet për tharjen e Fushës së Ulqinit dhe Baltës së Zogajve ishte paraqitur një Shoqatë nga Ravena e Italisë, e cila kërkonte së paku 3 000 hektarë tokë, sipërfaqe e cila nuk mund të plotësohej në asnjë mënyrë nga toka shtetërore,

duke llogaritur edhe 1 650 rrallë komunicë. Për të realizuar këtë kërkesë, shteti duhej të gjente mënyrën e përvetësimit të tokave private ashtu që sado-kudo pronarët të mos dëmtohen. Qeveria e Malit të Zi kishte hartuar një plan në bazë të të cilit: afër 2 000 rrallë tokë nga të dy anët e rrugës për Shtoj, fundeve të Knetës nën Zogaj, Mal të Brisë dhe Dolan të jepen me arendë në bazë të të ardhurave të deriatëhershme; malazezëve ardhacakë, të vendosur në Bisht dhe Shtoj, të cilët nuk ishin më shumë se dhjetë shtëpi, t’u jepet tokë në Zogaj dhe t’u ndihmohet në ndërtimin e shtëpive dhe ngritjen e vreshtave dhe kjo vetëm atyre të cilët nuk jetonin atje si çifçi në tokat e huaja, ndërsa vendasve, që ishin afër 20 shtëpi, përkohësisht t’u jepet tokë nën Mal të Brisë. Me lirimin e këtyre sipërfaqeve, me kusht që banorëve të Malësisë dhe Kuçit t’u ndalohet dimërimi i bagëtive në Mal të Brisë dhe Shtoj, do të mund të kompensoheshin tokat e pronarëve privatë. Qeveria malazeze e dinte se pronarët e tokave private – ulqinakët do të protestojnë për këtë mënyrë të marrjes së tokave, prandaj ajo shpalli se tokat merren

për interes publik. Me përvetësimin edhe të 200 rrallë toke të dy parive, vojvodë Simo Popoviqit dhe Marko Petroviqit, e cila do t’u paguhet dhe me marrjen e 1 100 rrallëve në Zogaj, sipërfaqja do të rritej në 17 500 rrallë për të cilën sipërfaqe shoqëria në fjalë sapo kishte pranuar të fillojë punimet në tharjen e tokës. Në vitin 1910 filluan punimet në hartimin e projektit, sipas të cilit për tharje ishin paraparë 17 500 rrallë ose afër 3 200 hektarë, pa llogaritur tokën në Baltën e Zogajve. Projektin e kishte përgatitur një komision i veçantë i Kuvendit Popullor, anëtar i të cilit ishin edhe dy deputetët ulqinakë - Jusuf beg-Resulbegoviqi dhe Pjetër Leka Dobrecoviqi. Sipas projektit, të gjitha tokat private në Fushën e Ulqinit do të jepen në arendë shoqërisë së përmendur me kusht që kjo shoqëri t’u paguajë pronarëve fitimin në nivelin e viteve të mëparshme ose të ekspropriohen për llogari të shtetit (Këshilli Ministror 1909, 20 ose 30/10). Në të vërtetë, sipas Ligjit për tharjen e tokës, shteti pa marrë parasysh kapitalin e shoqërisë ka ruajtur të drejtën e blerjes së koncesioneve pas kalimit të vitit të pesëmbëdhjetë nga dita e fillimit të tharjes (neni 4). Qeveria është dashur të caktojë komisarin e vet pranë Shoqërisë për të përcjellur punët financiare të saj, e cila më së afërmi do të rregullohej me kontratë në mes palëve. Kur në Kuvendin Popullor u diskutua projektligji për tharjen e Fushës së Ulqinit, kryetari i Këshillit Ministror, Lazo Tomanoviq, kishte theksuar se tharja duhet të përshëndetet për arsye se do të krijohej mundësia e punësimit për ata malazezë që për arsye se nuk kishin tokë u detyruan të shkojnë jashtë shtetit dhe nga ana tjetër për arsye të eliminimit të shtratit të sëmundjeve e sidomos malarjes. Është thënë se është koha që dora e njeriut t’i kundërvihet stihisë natyrore dhe të shpëtojë 20 000 rrallë tokë pune. (vijon) E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në Tuz u shënua 15-Dhjetori- Dita e Çlirimit të Tuzit

U shfaq program kulturorartistik dhe u shpërblyen laureatët e çmimit të Komunës Tuz- 15 Dhjetori- Dita e Çlirimit të Tuzit u shënua edhe këtë vit nga udhëheqja e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, me pjesëmarrje të një numri relativisht të madh të të ftuarve, në mesin e të cilëve përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të institucioneve të ndryshme të kryeqytetit Podgoricë, përfaqësues të partive politike në vend, ambasadorë të shumtë të ambasadave të huaja në Mal të Zi, klerikë dhe personalitete të fushave të ndryshme dhe qytetarë të thjeshtë. Në këtë manifestim solemn, fillimisht është intonuar himni i Malit të Zi e më pas përpara spektatorëve janë prezantuar Ansambli “Shqiponja” dhe SHKA “Ramadan Sharkiq”, të cilët kanë shpalosur disa pika argëtuese folklorike nga repertori i tyre artistik. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Z. Abedin Axhoviq, duke falënderuar të gjithë të ftuarit në këtë solemnitet, ka përkujtuar sakrificën dhe kontributin

32

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

që kanë dhënë të parët, në mënyrë që gjenerata e sotme dhe ajo pasardhëse të jetojë në paqe dhe harmoni të plotë, larg konflikteve dhe luftërave. “Kjo ditë është një rast për të kujtuar momentet e ndritura por dhe vuajtjet dhe përpjekjet e gjeneratave të cilat në një moment tragjik të historisë sonë por dhe të asaj evropiane dhe botërore, me sukses i kanë rezistuar fashizmit të keq i cili ka kërcënuar që civilizimit njerëzor t’ia sosë shpresën për të na futur në një humnerë të pakthim. Andaj, është detyrë jona dhe e gjithsecilit individ por dhe e gjithë komunitetit në Malësi, që bashkësinë tonë ta bëjmë vend në të cilin do të kultivohet dhe ndjehet shpirti i bashkimit për të dominuar më shumë bamirësia, solidariteti dhe respekti i ndërsjellë”, theksoi në mes tjerash Axhoviq. Në vijim të axhendës programore të këtij kremtimi, është bërë publik një pasqyrim i shkurtër i bilancit të punimeve të cilat kjo administratë tha se

i ka realizuar në Malësisë gjatë vitit që po lëmë pas e që kishte të bënte me investime në infrastrukturën rrugore, hidrike, në ndriçimin publik dhe në disa sfera të tjera të jetës së përditshme. Ndërkaq, në përmbyllje të kësaj dite festive, është ndarë dhe çmimi vjetor i komunës të cilin e ndanë juria e emëruar nga kuvendi i Komunës së Tuzit, në bazë të vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe procedurën e çmimeve dhe shpërblimeve. Çmimi i Komunës për vitin 2017 iu dha gazetarit, Gjokë Dukaj dhe koleksionistit Omer Dajbabiq. Rikujtojmë së Çmimi i Komunës së Tuzit ju ndahet individëve apo personave juridikë nga treva e Komunës së Tuzit, për rezultate të arritura në punën teorike dhe praktike dhe për veprimtari në të gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore, por mund t’iu ndahet edhe individëve që nuk jetojnë në trevën e Komunës së Tuzit, nëse arritjet kanë rëndësi të veçantë për t. u. Komunën e Tuzit.


MARKETING

Në bazë të nenit 6 të Rregullores për zgjedhjen e elektorëve të popujve pakicë dhe pakicave të tjera nacionale kombëtare („Fl. Zyrtare e MZ”, numër 014/17), Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shpall:

Thirrjen Publike Për aplikim për elektor të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për pjesëmarrje në kuvendin e elektorëve të Këshillit I.

Ftohen përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi të paraqiten për pjesëmarrje në Kuvendin e elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

II.

Të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvendin e elektorëve ka secili/a qytetar/e i/e moshës madhore, i/e cili/a deklarohet se i takon përkatësisë etnike shqiptare dhe se kandidaturën e tij/saj e mbështesin me nënshkrime së paku 60 përfaqësues të pakicës kombëtare shqiptare me të drejtë vote. •

Përfaqësuesi i pakicës kombëtare shqiptare mundet që, me nënshkrim ose me plotësimin e formularit SM-2, të përkrahë vetëm një (1) kandidat për elektor.

III.

Personi i cili paraqitet për të qenë elektor, përveç fletëparaqitjes dhe nënshkrimeve nga pika II e kësaj shpalljeje, duhet të dorëzojë deklaratën për përkatësinë etnike të pakicës shqiptare dhe dëshminë e nënshtetësisë së Malit të Zi.

IV.

Afati për t’u paraqitur për pjesëmarrje në kuvendin e elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve fillon nga data 21.12.2017 dhe zgjat deri më datën 10.01.2018. Dorëzimi i dokumentacionit bëhet çdo ditë pune, pranë zyrës së KKSH-së në Ulqin, me adresë: Bulevardi Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n., 85 360 Ulqin, nga ora 10.00 deri në orën 14.00 ose përmes postës me mbishkrimin: „Për konkursin për Kuvendin e elektorëve“, në adresën e lartpërmendur.

V.

Kandidatët e paraqitur në konkurs përveç dokumentacionit të nevojshëm sipas pikave II dhe III, duhet patjetër të shënojnë edhe adresat e kontaktit (nr. tel. dhe e-mail) dhe adresën e banimit.

VI.

Në web faqen e KKSH-së (www.knsh.me) mund të gjeni formularët e nevojshëm për plotësim, si dhe për çdo gjë mund të na kontaktoni përmes adresës së e-mailit knsh@t-com.me apo përmes telefonit: +382 30 411 302. E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

33


MARKETING

34

Javore KOHA

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017


MARKETING

E ENJTE, 21 DHJETOR 2017

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.