KOHA Javore Podgoricë e enjte, 28 dhjetor 2017 Viti XVl Numër 796 Çmimi 0,50
Lumi Cem shpallet “Monument Natyror“ ISSN 1800-5696
Të jesh a të mos jesh
Sinonim dhe lider i kulturës shqiptare në Mal të Zi
PËRMBAJTJE
5
6 Shqipëria dhe vota në Asamblenë e OKB-së
Komuna e Ulqinit vetëm pjesërisht publikon dokumente me rëndësi publike
12
14 Studim i vyer dhe kompetent
Vetja si Tjetri / Tjetri si Vetja
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
PËRMBAJTJE
16
20 Të ruhet dhe të kultivohet gjuha e bukur shqipe
Performancë mbresëlënëse e duetit Drlan-Desançiq
22
24 Trashëgimia dhe vlerat e arritura, një pasuri e madhe për arsimin
Mërgimtari që “ka bartur vendlindjen me vete” KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Podgoricë e enjte, 28 dhjetor 2017 Viti XVl Numër 796 Çmimi 0,50
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve Lumi Cem shpallet ulqinaka r e “Monument Natyror“ u g n u m e ë ir h s ë d jëet ma h n o t i tr je a Te uk
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Të jesh a të mos jesh
Sinonim dhe lider i kulturës shqiptare në Mal të Zi
jesh a të mos Të jesh
në Mal të Zi kulturës shqiptare Sinonim dhe lider i
“Monument Natyror“
Lumi Cem shpallet avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë
2016 e enjte, 8 dhjetor
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në zgjedhjet e përsëritura lokale në Bashkësinë Lokale Vrane të Komunës së Tuzit
Demokratët i rrëmbejnë një këshilltar PDS-së Tuz – Mali i Zi Demokratik ka arritur që t’i rrëmbejë një mandat të këshilltarit Partisë Demokratike të Socialistëve në zgjedhjet e përsëritura lokale në Bashkësinë Lokale Vrane të Komunës së Tuzit, që u mbajtën të shtunën, duke fituar këshilltarin e dytë në Kuvendin e Komunës së Tuzit. Sipas rezultateve në këtë vendvotim (123-A), PDS ka fituar 104 vota apo 20 më pak se në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit, Demokratët e Malit të Zi 82 vota apo 21 më shumë, Partia Boshnjake 62 vota, Alternativa Shqiptare 27 vota, Lidhja Demokratike Shqiptare 26 vota, Socialdemokratët e Malit të Zi 19 vota, Partia Popullore Socialiste 6 vota, UDSH 2 vota, kurse Partia Socialdemokrate nuk ka
4
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
fituar asnjë votë. Nga 433 votues të regjistruar në listën e zgjedhësve, kanë votuar 304. Zgjedhjet në BL Vrane janë përsëritur në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, e cila ka pranuar ankesën e Malit të Zi Demokratik për parregullsi në këtë vendvotim në zgjedhjet lokale të mbajtura më 26 nëntor. Komisioni Zgjedhor i Kryeqytetit ka njoftuar se pas përsëritjes së zgjedhjeve në Vranë, në zgjedhjet lokale për Kuvendin e Komunës së Tuzit PDS ka fituar 2881 vota dhe do të ketë 14 këshilltarë, Alternativa Shqiptare 1358 vota - 7 këshilltarë, Partia Boshnjake 751 vota – 3 këshilltarë, Lidhja Demokratike Shqiptare 586 vota – 3 këshilltarë,
UDSH 440 vota – 2 këshilltarë, Mali i Zi Demokratik 388 vota – 2 këshilltarë, Socialdemokratët e Malit të Zi 310 – 1 këshilltar, kurse Partia Socialdemokrate e cila ka fituar 151 vota dhe Partia Popullore Socialiste 124 vota nuk kanë fituar asnjë këshilltar. Sipas Ligjit të ri për organizimin territorial të Malit të Zi, Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të Kryeqytetit Podgoricë përbëhet nga 32 këshilltarë. Koalicionin e ri qeverisës në Komunën e Tuzit pritet që ta formojnë aleatët e mëparshëm PDS, Partia Boshnjake dhe UDSH, të cilët kanë gjithsej 19 këshilltarë, ndërsa këtij koalicioni mund t’i bashkangjiten edhe Socialdemokratët e Malit të Zi. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Seminar mbi qasjen proaktive në informata në vetëqeverisjen lokale
Komuna e Ulqinit vetëm pjesërisht publikon dokumente me rëndësi publike Ky aktivitet u realizua pas hulumtimit që Horizonti i Ri realizoi para disa muajve në këtë temë, i cili nxori në pah se Komuna e Ulqinit vetëm pjesërisht publikon dokumentet dhe informacionet me rëndësi publike, në faqen e vet të internetit Në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi seminarin me titull “Qasja proaktive në informata në vetëqeverisjen lokale”. Seminari ishte i dedikuar për funksionarët lokalë, zyrtarët e Administratës Vendore, këshilltarët e Parlamentit Lokal, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të mediave. Pjesëmarrësit e seminarit patën mundësi të përfitojnë më shumë informacion dhe të diskutojnë për çështjet siç janë: detyrimi ligjor i organeve të pushtetit që të publikojnë informacionet relevante që posedojnë; mekanizmat e kontrollit për moszbatimin e Ligjit për qasjen e lirë në informata; mospublikimi i dokumenteve në gjuhën shqipe nga organet e Administratës Vendore; transparenca dhe llogaridhënia në administratën publike, etj. Panelistë të seminarit ishin: Ana Gjur-
niq – hulumtuese e politikave publike në Institutin Alternativa, Hatixhe Gjoni - nënkryetare e Komunës së Ulqinit; Muhamed Gjokaj - Kryetar i Këshillit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasje të Lirë në Informata dhe Vuk Jankoviq - Koordinator i Programit Juridik të MANS-it. Ky aktivitet u realizua pas hulumtimit që Horizonti i Ri realizoi para disa muajve në këtë temë, i cili nxori në pah se Komuna e Ulqinit vetëm pjesërisht publikon dokumentet dhe informacionet me rëndësi publike, në faqen e vet të internetit. Këtë konstatim e përforcoi edhe më fort përfaqësuesi i MANS-it, i cili në kuadër të kumtesës së tij në këtë seminar tregoi se: nga 695 kërkesa për qasje në informata, që kjo organizatë i ka dorëzuar Komunës së Ulqinit, vetëm
“
Këtë konstatim e përforcoi edhe më fort përfaqësuesi i MANSit, i cili në kuadër të kumtesës së tij në këtë seminar tregoi se: nga 695 kërkesa për qasje në informata, që kjo organizatë i ka dorëzuar Komunës së Ulqinit, vetëm një përqind (1%) e informacioneve ishte i publikuar në faqen e internetit të Komunës
një përqind (1%) e informacioneve ishte i publikuar në faqen e internetit të Komunës. Ky seminar u realizua në kuadër të platformë WeBER – projekt i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor për monitorimin e reformës së administratës publike në nivelin lokal, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë së (kohapress) Holandës. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Veprim i pabesë
Shqipëria dhe vota në Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime për një rezolutë që kundërshton njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara, të Jeruzalemit, si kryeqytet të Izraelit. 21-vende nuk ishin të pranishme në votim. Dihet se megjithëse çështja e Jeruzalemit është një çështje delikate midis palestinezëve dhe izraelitëve, Kongresi i Shteteve të Bashkuara kishte miratuar një rezolutë në vitin 1975 me të cilën bëhet thirrje për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, por që administrata të ndryshme amerikane nuk kanë vepruar deri tani. Presidenti Trump kishte premtuar gjatë fushatës se do të bënte një gjë të tillë dhe ashtu, në përputhje me premtimin e tij, njoftoi vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Shqipëria votoi pro-rezolutës duke u bërë një prej 128-votave në favor dhe kundër qëndrimit amerikan. Shqipëria, nëpërmjet një deklarate të Ministrisë së Jashtme, apo të “Ministrisë për Evropën” siç e quajnë tani, përballë kritikave të shumta se vota e Tiranës ishte një votë kundër SHBA-së, e arsyeton votën e saj në favor të rezolutës kësisoj: “Në politikë të jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA-as, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërmuese të vendeve
6
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BEsë, partnerë historikë të SHBA-se”. Unë mendoj se ky ishte një vendim i nxituar dhe i pamenduar mire, për të mos thënë i gabuar. Hajde se nuk donte qeveria e Kryeministrit Rama të votonte kundër kësaj rezolute, ndoshta mund të kuptohet, por kush e ndalonte Shqipërinë që të abstenonte në këtë rast, ashtu siç abstenuan 35 vende anëtare të OKB-së, të cilat Ambasadorja amerikane Nikki Haley i falënderoi për abstenimin e tyre, ose të mos merrte pjesë fare në votim. Në minimum, abstenimi do të ishte vendimi më i përshtatshëm që duhej dhe mund ta bënte Shqipëria. Në deklaratën arsyetuese të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë thuhet se, “në politikën e jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet”. Plot e drejtë! Prandaj, si rrjedhim duhej abstenuar, në minimum, duke marrë parasysh, pikërisht, faktet e marrëdhënieve dypalëshe, midis Uashingtonit dhe Tiranës. E vërteta është se vota në OKB ishte simbolike dhe si e tillë as vota e Shqipërisë dhe as e 138 vendeve të tjera nuk do të ndryshojë asgjë në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Palestinezëve dhe as nuk do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Por simbolizmat janë të rëndësishëm në zhvillimet ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet mid-
is shteteve dhe kombeve. Shtetet e Bashkuara, edhe në periudhën më të errët të regjimit komunist, kur radio Tirana në shqip dhe në gjuhët kryesore të botës por edhe nëpërmjet përfaqësuesve të saj po në këtë Organizatë të Kombeve të Bashkuara, i kishte hapur luftë të hapët “imperializmit amerikan” – Uashingtoni zyrtar dhe populli amerikan ishin konsekuent dhe mbështetës të Shqipërisë dhe të të drejtave të kombit shqiptar, madje edhe gjatë asaj periudhe të zezë të marrëdhënieve midis dy vendeve. Më kujtohet, gjatë viteve të luftës së ftohtë, megjithë sharjet dhe helmin që përhapte regjimi komunist i Enver Hoxhës kundër Shteteve të Bashkuara dhe demokracisë ameri-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Asamblenë e OKB-së kane, Stejt Departmenti çdo vit na sillte në Zërin e Amerikës një deklaratë ose ofronte një zyrtar të lartë për ta intervistuar me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Pavarësisë, me qëllim për të theksuar miqësinë historike midis dy kombeve, ndërkohë që gjithmonë shpreheshin për marrëdhënie më të mira midis dy vendeve, në të ardhmen. Edhe gjatë asaj periudhe të errët të një politike armiqësore antiamerikane gjysmë shekullore në marrëdhëniet midis dy popujve, Shtetet e Bashkuara i qëndruan besnike miqësisë me kombin shqiptar Kjo besnikëri dhe miqësi e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, me Kosovën dhe me shqiptarët në përgjithësi, u shfaq shprehimisht dhe nga një person, jo më larg se një ditë para votimit në OKB – nga vetë Përfaqësuesja e Presidentit Trump në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, Ambasadorja Nikki Haley. Në vazhdimësi të kësaj besnikërie dhe mbështetjeje ndaj shqiptarëve, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, mori pjesë në një aktivitet në Nju Jork, me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikanë dhe me biznesmenë nga Shqipëria dhe Kosova. “Arsyeja qe e bëjmë këtë është se ne kemi disa lidhje të përbashkëta”, u tha ajo të pranishmëve. “Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në
Amerikë nga Shqipëria. Me komunitetin shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria ne kemi shumë gjëra dhe vlera të përbashkëta…. “Ne po përpiqemi që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në OKB dhe këtë do ta vazhdojmë deri sa ajo ta fitojë njohjen”. Ashtu siç kanë bërë edhe më parë dhe në çdo rast, zyrtarë të lartë amerikanë -- republikanë dhe demokratë – pasi, siç e kam theksuar shpeshherë, politika dhe mbështetja amerikane për shqiptarët, ç ‘prej fillimshekullit të kaluar, duke filluar nga Uilsoni – nuk ka qenë dhe nuk është e mbështetur në vija partiake, por është politikë amerikane! Anasjelltas, as politika shqiptare karshi Shteteve të Bashkuara nuk duhet dhe nuk guxon të jetë e bazuar në vija partiake, por duhet të jetë një politikë e bazuar në interesat kombëtare të shqiptarëve. Tradhtohen ata që mendojnë se në, këtë aspekt, do të përçajnë politikën amerikane ose komunitetin shqiptaro-amerikan. Në takimin e ambasadores Nikki Haley me shqiptarët, duke folur për marrëdhëniet midis Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve, ajo vazhdoi duke thënë: “Ne respektojmë njëri tjetrin, besojmë te njëri tjetri. Kemi të njëjtat vlera demokratike. Janë këto gjëra që formojnë lidhje dhe marrëdhënie të forta e që nuk thyhen. Pra, ne deshëm të jemi këtu për të respektuar komunitetin e këtushëm dhe për t’ju thënë se do të vazhdojmë të përpiqemi që Kosova të njihet si vend anëtare e Kombeve të Bashkuara. Desha t’ju them edhe diçka tjetër nga përvoja personale. Çdo vend përballet me vështirësitë e veta. Edhe Shtetet e Bashkuara patën sfida me uraganet këtë vit. Shqiptarët e Kosovës u treguan të gatshëm të na ndihmonin kur uragani goditi Teksasin. Dhe kjo flet për lidhje që ne kemi dhe për vlerat që ne ndajmë. Kemi ardhur këtu si miq dhe për t’ju uruar dhe për t’ju dëshiruar bekimet dhe gjithë të mirat për stinën e festave dhe jemi këtu për tu thënë se do të punojmë për lidhje më të forta mes komuniteteve shqiptaro-amerikane dhe Shteteve të Bash-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kuara”, përfundoi ambasadorja Haley fjalën e saj në takimin me shqiptarët në Nju Jork, një ditë para se Shqipëria të hedhte votën e saj kundër Shteteve të Bashkua, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Një ndër çështjet madhore të kombit shqiptar në këtë moment historik, për të cilën do të kemi nevojë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të zyrtarëve të administratës së presidentit Trump, siç është ambasadorja Nikki Haley -- është edhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga sa më shumë vende si dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në frymën e “dallimit të fakteve nga trillimet”, siç na sugjeron Ministria e Jashtme e Shqipërisë në lidhje me votën e saj kundër Shteteve të Bashkuara, në fushatën e nesërme për këto përpjekje, kujt t’i trokasim në derë: Uashingtonit, Moskës, Pekinit apo Ankarasë, të nderuar diplomatë shqiptarë. Apo do të bazoheni “në konsensusin ndërkombëtar” në lidhje me këtë çështje të rëndësishme të objektivave kombëtare? Bazuar në fakte dhe jo trillime, a mund t’i përgjigjeni shumicës pro-amerikane të shqiptarëve kudo? Në qoftë se deri tani nuk i dini ende faktet se në anën e kujt duhet t’i rendisim interesat afatgjata të kombit shqiptar, atëherë është tepër vonë dhe mund të konsiderohet si një pabesi ndaj një miku të madh e historik të kombit shqiptar dhe një tradhti ndaj interesave afatgjata të kombit. Ja dhe lajmi i fundit. Një numër mediash amerikane njoftojnë sot se Ambasadorja Nikki Haley u ka dërguar ftesë të gjitha vendeve që votuan me Shtetet e Bashkuara dhe atyre që abstenuan si dhe atyre që nuk morën pjesë në votim, për të marrë pjesë në një pritje të organizuar prej saj, me 3 janar, sipas njoftimit, “Për t’i falënderuar për miqësinë e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Natyrisht se Shqipëria nuk është e ftuar nga Nikki Haley. Vota e Shqipërisë nuk meriton koment tjetër! E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Fushatat zgjedhore në Mal të Zi
Të jesh a të mos jesh
E përbashkëta e gjitha këtyre zgjedhjeve në Mal të Zi është boshti rreth të cilit rrotullohen bisedat dhe platformat partiake. Kështu, “vlerat” parësore të cilat “hanë bukë e pinë ujë” në tregun politik malazez si dhe në fushatat paraelektorale janë demagogjia politike, kamuflimi ekonomik, patriotizmat e rrejshëm, loja me ndjenjat nacionale, koncepti qytetar i dështuar, që proklamon për tri dekada në kontinuitet partia në pushtet, dhe bisedat boshe rreth integrimit në BE
Për Koha Javore:
Qani Osmani
Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe se tanimë jemi zhytur në fushatën paraelektorale, si në çdo raund elektorale propaganda politike mundohet për të identifikuar paraprakisht fituesit dhe humbësit. Paraprakisht, bëhen analiza të sipërfaqshme, të njëanshme, apo dhe tendencioze në funksion të retorikës për të fituar sa më shumë pikë në elektorat. Fillimisht duhet konstatuar se në Mal të Zi, pavarësisht faktit se a bëhet fjalë për zgjedhje lokale apo parlamentare, si dhe pa marrë parasysh se a thua këto zgjedhje janë të rregullta apo të parakohshme, ato përcillen me ankth të paparë. Kështu, shpallja e zgjedhjeve i ngjan aktit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa fushata paraelektorale si ditë e zgjedhjeve i ngjanë një beteje të përmasave “të jesh apo të mos jesh”. Gjithashtu, e përbashkët e gjitha këtyre zgjedhjeve në Mal të Zi është boshti rreth të cilit rrotullohen bise-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
dat dhe platformat partiake. Kështu, “vlerat” parësore të cilat “hanë bukë e pinë ujë” në tregun politik malazez si dhe në fushatat paraelektorale janë demagogjia politike, kamuflimi ekonomik, patriotizmat e rrejshëm, loja me ndjenjat nacionale, koncepti qytetar i dështuar, që proklamon për tri dekada në kontinuitet partia në pushtet, dhe bisedat boshe rreth integrimit në BE. Gjithçka tjetër vjen në rend të dytë, duke përfshirë këtu edhe platformat e mirëfillta politike, ekonomike dhe zhvillimore. Me disa fjalë, zgjedhjet në Mal të Zi si në fazën e shpalljes së tyre, gjatë mbajtjes së tyre si dhe në periudhën më pas, janë sui generis dhe kryesisht bazohen në disa modele të demokracisë që i zbaton partia politike në pushtet për tri dekada në praktikën elektorale. E ato janë: modeli i demokracisë 1- Shit dhe blej vota, 2.- Modeli kërcënimit-shantazhimit, si dhe 3- Modeli i demokracisë kushtëzuese. E kur gjithë kësaj i shtohet realiteti i hidhur i cili dëshmon se në këtë shtet, personat e vdekur respektohen më shumë sesa ata që janë gjallë, dhe se për të vdekurit investohet më shumë sesa investohet për mirëqenien e të gjallëve, portreti i deformuar i këtij shteti virtual bëhet edhe më i shëmtuar.
Çështjet e mësipërme janë disa nga elementet të cilat e karakterizojnë fushatën e partisë në pushtet. Ndërsa, për më tepër, kur jemi tek blloku politik shqiptar, i cili në këtë rast na tangon drejtpërsëdrejti, dhe i cili është boshti kryesor i këtij shkrimi modest, që në fillim duhet konstatuar se, për këtë bllok zgjedhjet janë shumë të veçanta dhe hibride! Kjo nga shkaku se shumë parti politike shqiptare me një këmbë janë në opozitë e me tjetrën janë në pozitë dhe e kundërta. Të veçanta janë nga se në “manifestin” e partive politike shqiptare, është “lideri partiak” ai i cili vendos mbi fatin e partisë që e përfaqëson dhe trupit zgjedhor që e voton. Madje këta liderë, nga “ushtarët” e tyre partiakë identifikohen me tipare të jashtëzakonshme, si për shembull, si persona të cilët, jo vetëm që janë largpamës, por herëherë ata shohin me katër sy! E, bile ndonjëherë edhe me gjashtë sy! E, të mjerët harrojnë dhe nuk dinë se, verbëria e tyre është ajo që i bën ata që të mendojnë se lideri i tyre na paska katër apo gjashtë sy! Me të përcaktuarit e kandidatëve në listat zgjedhore që do të garojnë në zgjedhje, e të cilët, zakonisht janë po të njëjtat fytyra të cilët enden tashmë vite me radhë nga një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION parti në tjetrën, nga një eshalon në tjetrin, fillon fushata paraelektorale, sa e turpshme, po aq edhe qesharake. Gjatë fushatës, ata të cilët janë në opozitë premtojnë se, kur të vijnë në pushtet, lumenjtë do të rrjedhin mjaltë e qumësht dhe se populli më kurrë më nuk do të shijojnë hidhësinë e padrejtësisë, diskriminimin, dhe brengat e skamjes, duke tentuar në këtë mënyrë që t’i lënë në harresë bëmat e tyre të para disa viteve kur ishin në pushtet. Ndërsa, ata të cilët janë në pushtet dhe të cilët ëndërrojnë edhe për një mandat tjetër, ata tregojnë për aq shumë “suksese” të arritura, saqë njeriun e rëndomtë e vënë në dyshim se ndoshta mos vallë janë duke biseduar për ndonjë vend perëndimor Evropian, ngase fjalët e tyre nuk reflektojnë asgjë tjetër përpos rahatllëkut të tyre personal të cilin ua ka mundësuar pushteti, e të cilin e kanë arritur në kurriz të popullit të përvuajtur të cilin e përfaqësojnë. Në anën tjetër, përfaqësuesit e pushtetit lokal, të cilët i fitojnë zgjedhjet e fundit në saje të premtimeve boshe, në momentin që iu kujtohet se ditët e “pashallëkut” të tyre janë drejt mbarimit, ata nxitojnë së arnuari disa gropa në rrugë dhe së hapuri disa kanale dhe hendeqe duke e rënduar e vështirësuar edhe më tepër realitetin edhe ashtu të rëndë të qytetarëve, kanale dhe hendeqe këto të cilat do të qëndrojnë si të tilla deri në fushatën tjetër paraelektorale. E kur këto “manovra” të tyre banale nuk arrijnë ta bindin elektoratin e rraskapitur, ata fillojnë e premtojnë jo vetëm zgjidhjen e çështjeve madhore qytetare dhe kombëtare, por i dalin zot edhe zgjedhjes së problemeve globale dhe ndërkombëtare. Gjatë këtyre fushatave, “avangardat” partiake janë të mobilizuara deri në skajshmëri. Kanosjet dhe premtimet nuk kanë të ndalur. Sharjet, akuzat, kërcënimet dhe kushtëzimet bëhen përditshmëri. Ndërsa, i vetmi segment i cili shënon rritje profitimi janë operatorët e telefonisë mobile, e pikërisht, në saje të kartelave të mbushjes të cilat iu shpërndahen “partizanëve” partiakë. Kështu kalojnë vitet, e bashkë me to edhe shumë fushata dhe mandate, ndërsa gjendja e popullatës votuese shkon duke u vështirësuar prej viti në vit në të gjitha segmentet dhe poret e jetës. E, s’do mend se, sa më e mjeruar që bëhet jeta e popullatës,
aq më i lehtë bëhet nënshtrimi i po të njëjtës ndaj “lojtarëve” politikë të këtij pushteti për tri dekada, si dhe lojërave të tyre të fëlliqura dhe kushtëzimeve të tyre të pandershme. Në këtë mënyrë, popullata e mjerë në Mal të Zi u bë pronë e një përfaqësimi politik me koncept qytetarë dhe padronë të tyre, të cilët e shfrytëzojnë popullatën si mjet për të realizuar qëllimet dhe apetitet e tyre personale të pangopshme. Kjo praktikë dhe logjikë e deritanishme duhet të marrë fund, në prag të këtyre zgjedhjeve lokale. Aktorët politikë shqiptarë duhet të marrin masa serioze për të kanalizuar energjinë e tyre jo në dëm të popullit që e përfaqësojnë, jo në dëm të imazhit, jo në dëm të demokracisë, por në funksion të përmbushjes së premtimeve dhe standardeve demokratike. Subjektet politike shqiptare që janë në garën zgjedhore kësaj here do të bënin mirë që të kursenin dozat e propagandës, të akuzave dhe të sharjeve brenda partive shqiptare, se kjo është dëshirë dhe strategji e partisë në pushtet me dekada, por t’i japin përparësi luftës politike me pro-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
grame, platforma dhe alternativa. Fakti që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe lokale kam bindjen se shqiptarët i përfaqësohen nga humbësit politikë shqiptarë, të cilët tanimë e kanë bërë praktik që në fushatat parazgjedhore të dalin para elektoratit shqiptar me flamurin kombëtar, duke rrahur gjoksin dhe duke përdorur fjalë shumë të mëdha patriotike, e fjalët janë ato që i merr era, derisa veprat konkrete janë ato që i shkruan historia, e ka kuptimin e devalvimit të plotë politik të shqiptarëve dhe nënshtrimin dhe mohimin e vullnetit politik të popullit shqiptar në Mal të Zi. Sot kur Mali i Zi është anëtare e NATO’S dhe ndodhet në procesin e integrimit në BE, përfaqësuesit e partive politike shqiptare duhet ta kenë të qartë se patriotizmi nuk matet dhe çmohet me përralla, por me dije, ekonomi, investime dhe bashkëpunim ndërshqiptar në funksion të rikthimit të shpresës për rininë shqiptare, se ardhmëria e shqiptarëve është dhe duhet të jetë zhvillimi i vendbanimeve shqiptare e jo emigrimi masiv i rinisë shqiptare nëpër vendet e botës. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
27-vjetori i themelimit të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”
Sinonim dhe lider i k shqiptare në Mal të Z Ibrahim Berjashi
Ulqin, 28 dhjetor 2017 - Në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, në Ulqin themeluam Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me qëllim që të zhvillojmë, afirmojmë dhe promovojmë vlerat e kulturës dhe të artit shqiptar, jo vetëm në Ulqin, por edhe në qendrat tjera në viset etnike shqiptare në Malin e Zi. Si rezultat i vlimeve politike dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve në këtë periudhë edhe në Malin e Zi, në vitin 1988 kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga anëtarësia e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Shoqatës së Gazetarëve të Malit të Zi dhe Jugosllavisë së atëhershme moniste. Që në atë moment kam inicuar idenë për themelimin e një shoqate kulturore dhe shkencore, në mënyrë që ajo të tubojë të gjithë krijuesit shqiptarë, fillimisht në Ulqin, e pastaj të jetë e hapur edhe për ata që jetojnë e krijojnë në mjediset tjera etnike shqiptare në Malin e Zi. Me këtë nismë kam njoftuar piktorin Rudi Goga, poetin
“
10
Basri Çapriqi, prozatorin Asllan Bisha, piktorin Qazim Muja dhe kompozitorin Fiqri Hasanaga. Ka pasur paksa dilema, por dolëm në opinion. Pikërisht, më 28 dhjetor 1990, në lokalet e Bibliotekës së Ulqinit kam organizuar Kuvendin themelues të “Art Club”-it, në të cilin kanë marrë pjesë emrat më të spikatur të artit, letërsisë, shkencës dhe muzikës nga Ulqini. Edhe në kuvend, por edhe më vonë, një pjesë e anëtarësisë, sidomos nga pjesa urbane, dyshonin se kjo është nismë për ndonjë parti të re politike shqiptare, edhe pse shpjegimet e mia dhe të kolegëve ishin të qarta, se kemi të bëjmë me një asociacion joqeveritar, i cili pikësynim kryesor ka zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare, nxjerrjen nga satanizimi i kohës së emrave të shquar të jetës kulturore dhe shpirtërore shqiptare në Ulqin, si dhe integrimi i krijuesve shqiptarë në hapësirën kulturore mbarëkombëtare. “Art Club”-i ka filluar punën pa zyrë, pa mjete financiare, pa përkrahjen e politikës së atëhershme shqiptare në Ulqin, meqë Shoqata shikohej si “pushtet paralel” dhe rival i Qendrës së Kulturës. Mirëpo, falë entuziazmit të jashtëzakonshëm të anëtarësisë aktive dhe përkushtimit të tyre për të identifikuar e zhvilluar kulturën shqiptare në Ulqin, Anë të Malit, Krajë,
Që në embrionin e idesë, Shoqata është përkushtuar që me programin e saj të sensibilizojë opinionin kulturor në Ulqin. Në saje të këtyre lëvizjeve, ”Art Club”-i u bë, jo vetëm një emër i ri, por sinonim dhe lider i kulturës shqiptare në Ulqin e Mal të Zi, duke u integruar me sukses në rrjedhat kulturore gjithëshqiptare – Prishtinë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Tetovë, Diasporë etj., e njohur dhe e pranuar nga shoqatat dhe institucionet joqeveritare malazeze
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Malësi, Shoqata i ka sfiduar të gjitha barrierat, për të mbetur edhe sot e kësaj dite e bashkuar. Me librezë të “Art Club”-it janë pajisur edhe intelektualë që, detyrimisht përcaktoi emërtimin Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Monografitë e botuara deri më tash kanë cënuar dukshëm përkushtimin tim, duke reflektuar nisma inekzistente. Veç kësaj, kundërshtarët e SHAI “Art Club” kanë inkurajuar individë që të themelojnë shoqata me qëllim të konkurrencës së Shoqatës sonë, por nuk kanë pasur sukses. Që në embrionin e idesë, Shoqata është përkushtuar që me programin e saj të sensibilizojë opinionin kulturor në Ulqin. Në saje të këtyre lëvizjeve, ”Art Club”-i u bë, jo vetëm një emër i ri, por sinonim edhe lider i kulturës shqiptare në Ulqin e Mal të Zi, duke u integruar me sukses në rrjedhat kulturore gjithëshqiptare – Prishtinë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Tetovë, Diasporë etj., e njohur dhe e pranuar nga shoqatat dhe institucionet joqeveritare malazeze. Në gusht të vitit 1991, për herë të parë kemi takuar një shkrimtar të gjallë nga Shqipëria. Ka qenë ky dramaturgu dhe romancieri Fadil Kraja, të cilin e sollëm nga Ostrosi në Ulqin për të pirë një kafe vëllazërore edhe për ta njoftuar më në hollësi këtë shoqatë. Pastaj, një ngjarje tjetër me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare ishte përurimi i librit të Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut “Ulqini në gjurmët e shekujve”, që u bë në sheshin e muzeumeve të Kalasë së Ulqinit. Ky është promovimi i librit të parë shqip në këtë qytet të lashtë mbi 2500 vjeçar. “Art Club”-i, ndonëse pa asnjë mbështetje financiare të institucioneve të pushtetit lokal, as të ndonjë donatori tjetër, por nga vetë kontributi i anëtarëve aktivë ka organizuar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kulturës Zi mbrëmje autoriale me shkrimtarin Hajro Ulqinaku, regjisorin Emin Halili, me themeluesin e artit skenik - Bajram Rexhën, intelektualin malazias Dr. Pavle Mijoviq, me shkrimtarin Mehmet Kraja, piktorin Qazim Muja. Në periudhën 1990-1994, derisa kam qenë në krye të Shoqatës, janë organizuar dy manifestime të rëndësishme dhe përmbajtësore, kulturore, civilizuese dhe shpirtërore. Më 15 shkurt 1992, në Ulqin mbahet veprimtari kombëtare, kulturore dhe fetare. Pas 113 vjetëve në vendlindjen e tij sillet Hafiz Ali Riza Ulqinaku, personaliteti më i shquar i kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Ulqin. Projekti ka qenë i ndarë në dy pjesë: Mevludi, i kënduar në Xhaminë e Namazgjahut, dhe tribuna shkencore në sallën e Kuvendit të Komunës. Për realizimin e këtij projekti ka kontribuar Meshihati i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, i kryesuar nga Idriz efendi Demiroviq. Në saje të atyre mjeteve janë ftuar edhe studiues nga Shkodra dhe Prishtina, Tirana e Tetova. Mbi figurën e Hafiz Ali Riza Ulqinakut kanë mbajtur kumtesa edhe studiuesit vendorë, si Mr. Riza Rexha, Hajro Ulqinaku, Basri Çapriqi, Mr. Ismail Doda, Mr. Maksut Haxhibrahimoviq etj. Në tribunën shkencore, para një auditoriumi të jashtëzakoshëm për rrethanat e Ulqinit, në emër të SHAI “Art Club” kam lexuar vendimin e Shoqatës që një rrugë, institucion kulturor apo arsimor, të pagëzohet me emrin e këtij mendimtari dhe veprimtari kombëtar dhe fetar. Projekti i dytë, i cili afirmoi edhe më shumë veprimtarinë e Shoqatës në qarqet kulturore, intelektuale, shkencore, civilizuese e shpirtërore në përmasa gjithëshqiptare, ishte takimi me përkthyesin e pasionuar të literaturës biblike në gjuhën shqipe, imzot Simon Filipaj.
Gjatë kësaj periudhe “Art Club”-i është ballafaquar me sfida politike, financiare, karrieriste, nënvlerësuese, por ka mbijetuar duke qenë lider i kulturës shqiptare në Mal të Zi. Secila udhëheqje ka lënë gjurmët e veta, por embrioni i saj ka mbetur unik Derisa me aktivitetin kushtuar Hafiz Ali Riza Ulqinakut serioziteti i punës së “Art Club”-it “pushtoi” pjesën urbane, mbrëmja me imzot Filipaj sensibilizoi komunitetin rural, të të gjitha riteve, meqë kishim të bënim me një intelektual të formatit akademik, i cili shqiptarëve u solli librin e shenjtë. Mbi veprimtarinë e imzot Simon Filipajt kanë folur disa oratorë, si dom Marku, Maksut Haxhibrahimoviq, Mr. Ismail Doda. Një moment shumë i veçantë për kulturën dhe publicistikën shqiptare në Mal të Zi ishte dalja e të përmuajshmes “FATI”. Numri i saj i parë është përuruar më 31 mars 1994. Edhe pse kam kërkuar disa herë me gojë nga “Art Club”-i që të shënohet kjo datë e rëndësishme për median e shkruara shqipe në Mal të Zi, nuk është realizuar. Në redaksinë e gazetës kanë qenë të gjithë emrat kryesorë që merren me gazetari në gjuhën shqipe edhe sot e kësaj dite. Lidhja Demokratike në Mal të Zi nuk e ka shikuar me sy të mirë këtë të përmuajshme, dhjetë numra të së cilës i ka financuar “Fondacioni për shoqëri të hapur”. I gjithë ekipi që e ka përgatitur “Fati”-n ka punuar vullnetarisht, pa asnjë honorar meqë Shoqatës i kanë munguar fondet për këtë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Gazeta ka trajtuar tema të ndryshme të ndëlidhura për shqiptarët në Malin e Zi, me një fizionomi të pavarur, pluraliste. Pa dyshim se “Art Club”-i vëmendjen kryesore e ka përqendruar në artin e letërsisë, artet pamore, si dhe artin muzikor. Projekti më kulmor i gjithë veprimtarisë së SHAI “Art Club”, pa asnjë dyshim ka qenë Simpoziumi kushtuar 440-vjetorit të botimit të librit të parë shqip, “Meshari”-t të dom Gjon Buzukut, i organizuar në Ulqin më 19 dhe 20 maj 1995. Më 28 dhjetor të vitit 1994, kur e kisha konsumuar unë edhe kryesia mandatin 4-vjeçar, kam deklaruar dorëheqjen edhe të kryeredaktorit të gazetës “Fati” për t’u lënë vendin institucioneve të reja të SHAI “Art Club”. E di se kam apeluar që këtë rrugë ta ndjekin të ashtuquajturat parti politike shqiptare. Po shihet se nuk u paska pëlqyer! Edhe pas kësaj periudhe të gjatë, me rastin e Ditës së “Art Club”-it, falënderoj të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e kësaj shoqate të parë joqeveritare shqiptare në Malin e Zi. (Autori është nismëtar dhe udhëheqës disavjeçar i SHAI “Art Club”) E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
11
KULTURË
Etika diskursive e Këngëve... të Radovan Zogoviqit (1)
Vetja si Tjetri / Tj Anton Berishaj
Procesi i leximit dhe i receptimit të këtij teksti te ne kryesisht është realizuar në kornizat e kritikës kontekstuale (historike e politike) (Çapriqi 2015, Berisha 2016), prandaj edhe uni lirik (ich form), sipas koncepcionit të njohur hegelian, barazohet me zërin e poetit: “Këngët e Ali Binakut janë zëri i poetit Radovan Zogoviq, janë zëri i ndërgjegjes së tij dhe i atyre që nuk pajtoheshin me masakrat që shteti zbatonte ndaj shqiptarëve. “Dhe na rrëzuan, na zhveshën në bar, na shkelën” (Kënga e tretë). Ali Binaku përsiat për të kaluarën dhe të tashmen, ballafaqon fakte e të dhëna; i peshon me mprehtësinë e mendjes dhe me pasurinë e përvojës. Në të vërtetë, Ali Binaku është sa drama e shqiptarëve të Dukagjinit, aq edhe drama e Zogoviqit dhe e të gjithë atyre malazezëve që mendonin si ai; është zëri guximtar i shprehur përmes artit të fjalës kundër politikës shoviniste serbe.” (Berisha 2016, 20). Ndonëse leximet e tilla mund të konsiderohen deri diku legjitime, posaçërisht në kontekstin e paradigmës së pragmatikës së komunikimit, aq më parë kur vetë teksti ofron indicje, kronotope e figura ‘reale’ që e ankorojnë atë në kontekstin e kohës-hapësirës specifike sociale e politike, interpretimit të tij do t’i qasemi nga një perspektivë më e ‘reduktuar’, ‘formale’. Edhe pse është e ditur se çdo tekst hyn në relacione të veçanta me tekstet tjera dhe Tekstin kulturor përgjithësisht, se çdo diskurs, e posaçërisht diskursi letrar, hyn në relacione specifike me rrjetin dhe tërësinë e diskurseve, në interpretimin dhe anal-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
izën, gjithsesi të reduktuar, të kësaj vepre do të nisemi nga presupozimi se çdo tekst koherent dhe i përfunduar si tërësi e konstrukton, në një kuptim, një univers semantik. Por teksti poetik i Zogoviqit do të konsiderohet, siç e theksonte Kristeva, edhe si një hapësirë e prodhimit të kuptimeve, të cilat ia mundësojnë dhe e konstituojnë atë edhe si një hapësirë dialogjike intertekstuale. E gjithë kjo në funksion të shqyrtimit të relacionit midis etikës dhe letërsisë, çështje kjo tepër akute në debatet aktuale letrare, apo edhe të përgjegjësisë së formës, siç do ta formulojnë në kontekstin bartian. Në paratekstin në prozë, që u paraprinë dymbëdhjetë këngëve, Ali Binaku shfaqet si një dramatis personae, në një gjendje krize ekzistenciale, i ngu-
juar në një kohë të vështirë dhe në një hapësirë të mbyllur, të cilat dikur përfaqësonin kronotopin e kodit edenik që e konstituonte universin e tij ekzistencial (lebenswelt-in e tij), por që po i nënshtrohet shpërbërjes dhe shkatërrimit, sepse kanë ardhur sundues mizorë, të cilët duan t‘ia zhbijnë gjurmët edhe atij edhe fisit të tij nga Dukagjini... Këtë lebenswelt (i ofruar si figurë diskursive tokë, e cila me leksemat tjera e modelon një ndër fushat semantike mbizotëruese në universin diskursiv të Këngëve...) akterët diskursivë ‘anonimë’ – sunduesit dhe ardhësit, si dramatis personae kolektiv, tanimë janë në proces të transformimit në një lebensraum. Edhe pse teksti fillon me një prozë, si kategori liminale e pragut/kufirit midis botës fiksionale dhe asaj reale/
“ jetri si Vetja aktuale, në tërësinë e tij është i strukturuar si një modus lirik, në formë të dymbëdhjetë këngëve, me elemente të theksuara narrative, konsiderojmë se për përshkrimin e universit të tij semantik dhe proceseve të gjenerimit të kuptimit mund të shërbehemi me disa elemente të modelit aktancial të Greimasit, i menduar fillimisht për përshkrimin e strukturave narrative, por që në zhvillimin e mëvonshëm vetë Greimas, në mënyrë të qartë, e sheh si një instrument valid edhe për përshkrimin e proceseve të gjenerimit të kuptimeve në cilindo tip të diskursit (Greimas&Courtes 1979, 1986). Kështu, modeli bazik i tij do të mund të reduktohej në modelin: Subjekti – Objekti – Antisubjekti/Subjekti negativ ku Subjekti i përfshinë në vete si sub-
jektin e thënies, respektivisht subjektin diskursiv (Unë Ali Binaku numëroj rruzaret e nemitura...), por edhe ’Dhënësin’, i cili origjinarisht e ka në pronësi Objektin (i projektuar me figurën tokë nëpërmjet rezonancës së saj semantike në lebenswelt-in e akterit Ali Binaku), pronësinë e të cilit e pretendon dhe e merr me dhunë Antisubjekti (këtu dhe në rolin e ‘Marrësit’), i emërtuar më pas edhe si Subjekt negativ, duke ia nënshtruar një transformimi të dhunshëm: I shembën gjerdhet e mia si grurin, I shkelën gjerdhet e mia si grurin e shtrirë; I shtypën livadhet e mia të blerta Si rrushin.... (Kënga e dytë) ... Shkretí. Vërshima e territ i përmbyt gjemitë e çara të shtëpive. – ... Torishtat dhe kullosat u lëruan!... ... Rrugët tona të gjera u lëruan. Bé bëj – Në varre rritet patatja!.. (Kënga e pestë) Për Subjektin lirik (Ali Binakun), i cili në nivelin e diskursit lirik është analogon i Subjektit aktancial (element i strukturës së thellë semantike), ky transformim (i modeluar me imazhe apokaliptike) përfaqëson një shkatërrim dhe destruksion të plotë të lebensweltit të tij, të hapësirës ‘private’ e ‘publike’, por edhe të vetë korporalitetit dhe spiritualitetit të tij: Na goditën, tinëzisht na goditën, Në prehjen e mëngjesit nën bli na goditën. Dhe na plandosën, na lakuriquan, na shkelën Si dushmanët duajt e dushmanit... (Kënga e tetë) ...Erdhën tokëngrënësit, i matën arat, i prenë vijat, i regjistruan, dhe i nënshkruan, dhe vijë mbi vijë, dhe sinor mbi sinor i palosën,tokën tonë
KULTURË12
Vepra “Ardhësit – Këngët e Ali Binakut” (1937/1958) e autorit malazez Radovan Zogoviq është një vepër atipike në korpusin e letërsive ballkanike, si për kontekstin specifik të shfaqjes së saj, ashtu edhe për strategjitë diskursive, të cilat i vë në funksion, dhe posaçërisht për etikën diskursive dhe relacionin ndaj Tjetrit, i cili në letërsitë ballkanike (por jo vetëm) ka qenë dhe është per definitionem problematik
si fjalën tonë e myllën me shtatë vula. (Kënga e njëmbëdhjetë) Kalimi nga niveli aktancial i Subjektit te Subjekti lirik dhe i Objektit te hapësira dhe figurat diskursive të botës së jashme e shënon transformimin nga dimensioni i thellë semantik në universin semantik të diskursit. Hapësira, edhe ajo gjeografike (“Natë. Hëna e vështron trishtueshëm Shqipërinë dhe Dukagjinin...”), edhe si topografi tekstuale e diskursive e lidhur ngusht me temporalitetin, jo vetëm që luan një rol metaforik, si projeksion i gjendjeve të brendshme të subjektit lirik, e formëson identitetin (edhe etno-kulturor) e tij, por edhe identifikimin orfik me vetë natyrën: Dhe rri, rri. Me degët bisedoj me gjuhën e gjetheve. Dhe zogjtë i kuptoj. Dhe zogjtë thonë: nuk shungullojnë erërat në degë për t’i vrarë zogjtë, që zogjtë nga degët t’i rrëzojnë, por që degët, por që degët zogjtë t’i mbrojnë. (Kënga e tetë) duke e shtrirë kështu hapësirën diskursive drejt një eko po-etike. (vazhdon) E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
13
KULTURË
Mbi librin “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” të autorit Ali Bardhi
Studim i vyer dh
Punimi i Ali Bardhit nuk është subjekt arkeologjik, por kërkim profesional në terren, si dhe dëshmi epigrafike dhe e traditës skulpturore dhe dekorative të gurvarreve për kulturën urbane si një fazë më cilësore dhe me atributin e rezultantes historike, mund të them se treva koncentrike shqiptare me tiparet qendrore të Ulqinit të shekujve është Dr. Moikom Zeqo një imazheri e lexueshme e kontinuitetit të sigurt dhe të pandalur. Me të drejtë mr. Ali Bardhi vë në dukje në studimin e tij etnogjenezën, që Libri “Varrezat në Anë të Malit – Ul- nga neoliti, eneoliti, epoka e bronzit qin” me autor Mr. Ali Bardhin është dhe hekurit e prehistorisë së etnosit botim i “Art Club”-it, Ulqin, 2016. ilir, të cilët përfaqësohen me kulturën Është pa dyshim një botim i rëndë- mortore të specifikuar me arkiteksishëm shkencor i kulturës mortore turat rrethore dhe konike të tumave, të shqiptarëve të Anës së Malit - Ul- të quajtura dhe magile. qin në Republikën e Malit të Zi, në Zbulimi edhe në Antikitetin e vonë harkun kronologjik fillimi i shekullit të kulturës arbërore të hershme, që XVIII deri në gjysmën e shekullit XX. si terminus post quem ka shekujt IX Projekti i këtij botimi është realizimi i ose XI, tregon për një unitet në dinjë projekti për hulumtimin dhe stu- versitet me kulturën pagane mortore dimin e varrezave të trevave të Anës ilire me kulturën e krishterë mortore së Malit, Ulqin, që nisi në vitin 2012 arbërore edhe në ornamenistikë dhe dhe përfundoi në vitin 2015, ku kanë simbolikë. dhënë ndihmesë edhe disa bash- Ulqini është një nga qendrat më tikëpunëtorë shkencorë si Ermal Nur- pologjike të qytetërimit iliro-arbëroja, dr. Nail Draga, mr. Behlul Kanaqi, ro-shqiptar deri në vitin 1571 kur u Gazmend Kovaçi, Ismet Kallaba, fo- fiksua në hartën e Perandorisë Osmane. Ky fakt historik, duke mos e tografi Krenar Kurti etj. Claude Levi Strauss, antropologu tjetërsuar etninë e shqiptarëve anas, i madh francez, ka thënë se kultura bëri një përshtatje dhe një konvertim mortore me simbolikën e saj është edhe të kulturës mortore. ciklike dhe shpesh e konvertueshme Nga kërkimet në terren për Anën në konceptimin botëkuptimor të jetës e Malit, gurvarri më i hershëm me së një populli, ku edhe akulturimet mbishkrim i përket vitit 1707. Në fakt, alternative nuk e zhbëjnë dhe nuk e mbishkrimet osmane brenda kështmetamorfizojnë dot vetëdijen etnike jellës së Ulqinit janë edhe më të të etnogjenezës. Pra, shkëputjet his- hershme. torike nuk janë në hiatus, por në një Autori Ali Bardhi ka kataloguar kolekbashkëveprim dhe sintezë nocionesh sionin prej 600 gurvarresh, duke tradhe praktikash ceremoniale dhe për- jtuar karakteristikat e gurit, të epigrafisë dhe të motiveve dekorative dhe faqësuese. Mbasi edhe unë, me modesti, kam simbolike. Paraprakisht ka një mungbërë disa hulumtime për dëshmitë esë artefaktesh, ato të Principatës së arkeologjike ilire dhe arbërore në Balshajve në shekullin XIV, të periuhinterlandin e Ulqinit dhe të Shasit, dhës venedikase dhe të periudhës
14
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
osmane, deri në shekullin XVIII. Varret e ritit islamik janë vërejtur, ndërkaq, edhe në 25 fshatrat e besimit katolik të kishës së Millës, në Kllezën Nalt dhe në Fraskaniel. Autori Ali Bardhi ka kërkuar dhe identifikuar edhe varret e Nizamëve (varre ushtarësh të rregullt osmanë, në dallim nga ushtarët rezervë), po pa epitafe. Dy gurvarre të gjetura në varrezat e vjetra të xhamisë së Shasit, ku dokumentohet mbiemri Shasi (1199/1784 dhe 1206/1791), janë dëshmi vijimësie të gjeneratave të banorëve vendas. Për sa i përket formës së kokës së gurvarreve, tek meshkujt janë gjetur tri llojesh: çallmë, sarek, çallmë kavuk dhe fese. Për gurvarret e femrave, format janë të ndryshme. Mbishkrimet janë në dy mënyra: gdhendje në gur, si dhe gdhendje e sipërfaqes së gurit për të nxjerrë shkronjat epitafike. Gurvarret kanë edhe struktura dekorative me simbole të skalitura si Dielli (me gjashtë cepa), ylli apo vula (myhyri) i Sulejmanit, svastika, gjysmëhëna, ylli dhe Hëna, selvia, lule dhe simbole të tjera. Lloji i shkrimit është shkrimi nesih dhe rrallëherë si sylys. Shëndet edhe duaja për të vdekurin. Ja një shembull epitafik: “Kunna mithlukum se-tekunune mithlena” (“Ne ishim si ju e ju do të jeni si ne”). Gurvarret kanë emra tradicionalë si Zogo, Syna, Hëna, Ujk, Pirro, Agush, Voca, Çik. Janë gjetur dhe emra të tjerë si Nika, Lika, Koka, Luka, Ceka, Hoti, Halli, Kurti, Gjeloshi, Kasneci, Lleshi, Demiri, Kovaçi, Zoga, Pali, Ibroçi, Aloja, Çapra, Dibra, Bajra, Pelinku, Elezi, Kraja, Dabi etj. Në këto
KULTURË
he kompetent gurvarre s’ka mbiemra me mbaresat sllave me -iq dhe -viq. Për sa i përket datës, në këto gurvarre përdoret kalendari hixhri, por ndodh që përdoret edhe kalendari julian (rumi), por edhe ai gregorian. Por janë edhe 9 gurvarre në kalendarin miladi (me mbishkrime arabo-osmane të periudhës së vonë). Për sa i përket simboleve është edhe motivi i gjerdanit, i shpatës dhe i thikës. Simbolet si shqiponja dhe ujku nuk i gjejmë në këto simbole mortore. Shkronja Nun, e alfabetit arab, ka formën e gjysmëhënës dhe simbolizon ringjalljen. Ylli gjashtëcepash (hekzagrami) është ylli i Solomonit (Sulejmanit),
por simbol i heraldikës së Balshajve deri dhe tek stema e Skënderbeut. Hekzagrami dokumentohet që në periudhën bizantine. Te gurvarret e femrave, lulja është gjithashtu me gjashtë petale. Simbol tepër i vjetër, që nga prehistoria, është svastika ose ylli në formë helike. Simboli i shpatës është atribut mashkullor. Selvia ka shpesh një gjysmëhënë në majë. Selvia në artin islam është dhe gishti tregues i Shenedetit (Dëshmisë). Lulja e jetës, shpesh është simbol i përbërë prej rrathësh të mbivendosur. Rregulli qëndron në simetrinë për të krijuar një formë gjeometrike të ngjashme me një lule. Qendra e çdo rrethi përputhet me pikëprerjen e gjashtë rrathëve të tjerë, në të njëjtin perimetër. Pozicioni i tyre krijon një strukturë gjashtëkëndore të brendashkruar në një rreth më të madh. Lulja e jetës, e gjetur në gurvarret e trevës së Anës së Malit, është në formë konvekse dhe në formë konkave (lugore dhe kodrinore). Lulja e jetës është simbol në tempujt e Egjiptit (6000 vjeçarë), në Spanjë, Ballkan, Kinë, Japoni, Indi, si dhe në muzeumin (tyrben) e Haxhi Bektashit. Punimi i Ali Bardhit nuk është subjekt arkeologjik, por kërkim profesional në terren, si dhe dëshmi epigrafike dhe e traditës skulpturore dhe dekorative të gurvarreve.
“
Në shekullin XX, orientalisti shqiptar Vexhi Buharaja, i nivelit evropian, koleksionoi dhe transkriptoi qindra mbishkrime arabo-osmane me rëndësi kryesore. Të mos harrojmë dhe një tjetër orientalist të shquar shqiptar nga Kosova, Hasan Kaleshi. Mr. Ali Bardhi është pasues i denjë i kësaj hullie studimore
Islami, si hebraizmi, janë ikonoklastë për imazhin e njeriut. Paraqitja e çallmave dhe feseve është më tepër dëshmi e llojit gjenetal njerëzor. Në shekullin XVII, udhëtari i njohur Evlija Çelebiu (1611-1684), biri i një argjendari në Stamboll, vizitoi dy herë edhe trevat shqiptare. Ai la dëshmi të pazëvendësueshme për monumente dhe dëshmi epigrafike në qytete kryesore si Gjirokastër, Elbasan dhe Berat. Ai flet për një koleksion kronogramesh poetike dhe përdorimin e sistemit Etxheb. Në shekullin XX, orientalisti shqiptar Vexhi Buharaja, i nivelit evropian, koleksionoi dhe transkriptoi qindra mbishkrime arabo-osmane me rëndësi kryesore. Të mos harrojmë dhe një tjetër orientalist të shquar shqiptar nga Kosova, Hasan Kaleshi. Mr. Ali Bardhi është pasues i denjë i kësaj hullie studimore. E uroj autorin për këtë studim të tij të vyer dhe tepër kompetent. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, më 17 nëntor 2017) E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
15
KULTURË
Shkrimtari dhe mësimdhënësi Ali Gjeçbritaj promovoi librin për fëmijë “Kopshti i xixëllonjave“
Të ruhet dhe të k gjuha e bukur sh
16
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
KULTURË
“ në SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz
kultivohet hqipe Tuz- Pas një donacioni me libra të autorit Ali Gjerçbritaj (letërsi për fëmijë) të dhuruar për SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz nga kryetari i SHAI “Art Club”- Ulqin, Ismet Kallaba, është mbajtur një takim letrar me shkrimtarin Ali Gjeçbritaj, të cilin e organizuan mësimdhënësit e gjuhës dhe letërsisë Shqipe të shkollës “Mahmut Lekiq”. Nxënësit të cilët i kishin lexuar veprat e shkrimtarit Gjeçbritaj, duke shpalosur një jetëshkrim të punës dhe veprimtarisë së autorit ndër vite në fushën e arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave, fillimisht falënderuan autorin për praninë e tij, duke thënë se Ali Gjeçbritaj gjithë krijimtarinë e tij të deritanishme letrare ia ka dedikuar avancimit të çështjes kombëtare shqiptare, për ç gjë këta nxënës i qenë mirënjohës dhe e falënderuan pamasë për kon-
tributin e tij shumëvjeçar. Në prani të një numri relativisht të madh të nxënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, shkrimtari Ali Gjeçbritaj ka bërë promovimin e librit për fëmijë “Kopshti i Xixëllonjave“, një libër ky që brenda kopertinave të tij përmban vargje të bukura për fëmijë, me plot figura stilistike, ku përshkruhet një natyrë e gjallë përplot ngjyra, me rreze drite e shprese. Një libër që pasqyron ëndrrat dhe imagjinatat e bukura që ka secili fëmijë, por dhe brengat dhe trazirat që autori i ka shkruar me më stil të veçantë dhe me shumë dashuri për më të vegjlit. Takimi letrar përveç disa poezive të autorit Ali Gjeçbritaj që disa nxënës i lexuan gjatë takimit me të, është alternuar dhe me pyetje të nxënësve drejtuar autorit të librit të cilët e kanë pyetur për shumëçka që lidhet
me krijimtarinë letrare, me theks të veçantë për problemet që has sot një shkrimtar gjatë punës së tij dhe për sfidat që autori ka kaluar nga fillimi i rrugëtimit të tij në krijimtarinë letrare e deri më sot, si dhe për frymëzimin që ai gjen gjatë thurjes së vargjeve për fëmijë. Ndërkaq, shkrimtari dhe mësimdhënësi me përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit, Z. Ali Gjeçbritaj, me shumë dashamirësi dhe butësi u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të nxënësve duke i lavdëruar ata për interesimin që kanë ndaj librit por dhe duke i inkurajuar ata që edhe në të ardhmen të vazhdojnë me këtë frymë të të qenurit aktiv në thurjen e poezive dhe të qëndrojnë pranë librit. Duke shpalosur një vështrim të shkurtër për librin “Kopshti i Xixëllonjave“, profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe në SHF “Mahmut Lekiq”, Mark Lucgjonaj, ka falënderuar autorin për praninë e tij, duke thënë se ky takim është i pari i këtij lloji që zhvillohet në këtë shkollë, por që ka qenë shumë i mirëseardhur për nxënësit sepse ata e kanë pëlqyer shumë veprën letrare të shkrimtarit Ali Gjeçbritaj. “Ky libër është i ndarë në pesë kapituj ose siç do t’i quaja unë, në pesë botë: Bota e mësimeve (abetarja), Bota e Dëshirave (Dëshirat e artit), Bota e Kafshëve (Festivali i Kafshëve), Bota e Bimëve (Erdhi Pranvera) dhe Bota e Autorit (Vendlindja). Poezitë e këtij libri janë plot dritë, dashuri e ngrohtësi. Ato përçojnë pozitivizëm dhe nxisin imagjinatën. Mbi të gjitha janë poezi që edukojnë”, tha në mes tjerash Lucgjonaj. Ky takim letrar ka vazhduar në një frymë miqësore mes nxënësve dhe autorit të librit Ali Gjeçbritaj, ku nxënës të shumtë mësuan shumë për jetën dhe veprimtarinë e gjatë krijuese të shkrimtarit në fjalë. Nga ana tjetër, Ali Gjeçbritaj bëri thirrje që të ruhet dhe të kultivohet gjuha e bukur shqipe e cila është bazë për prosperitetin e kombit, duke përkujtuar një proverb se “Gjuha t. u. ruhet atje ku shkruhet”. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
17
KULTURË
Lumi Cem shpallet “Monument Natyror“
Hap i rëndësishëm për promovimin e Cemit dhe tërheqjen e vizitorëve Kuvendi i Kryeqytetit, Podgoricë më dt. 21 Dhjetor 2017, ka miratuar vendimin për shpalljen e Lumit Cem, “Monument Natyror”. Lajmin për këtë vendim e konfirmoi për “Kohën Javore”, Emin Axhoviq, këshilltar për Zhvillimin Ekonomik dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit. Axhoviq gjatë një prononcimi lidhur me këtë vendim, ka potencuar rëndësinë që ka kjo mbrojtje ligjore për Lumin Cem si dhe vuri në dukje disa nga potencialet dhe resurset natyrore të cilat lumi Cem i posedon e të cilat këtë vend do ta bënin të vizituar dhe shumë atraktiv. “Kanioni i lumit Cem ka rëndësi të madhe ornitologjike duke qenë se është zonë me potenciale të mëdha dhe akualisht është zonë e rëndësishme e zogjve duke lidhur në të njëjtën kohë tre zona të zogjve: Bjeshkët e Neamuna, Pjesën Fushore dhe Liqenin e Shkodrës. Shkëmbinjtë e Kanionit janë vendstrehim i mirë për zogjtë dhe për ushqimin e tyre. Avantazhet për vlerësimin e zhvillimin te turizmit të kësaj zone janë të reflektuara në ekzistencën e pozicionit të favorshëm gjeografik dhe lidhjet e mira me qendrën administrative si me Tuzin ashtu dhe me Podgoricën. Pasuria e biodiversitetit, me një shumëllojshmëri të bimëve endemike dhe njëra ndër qendrat e bio-
“
18
diversitetit në Ballkan si dhe natyra e paprekur e kësaj zone, sipas Axhoviq janë pasuri të tjera shtesë të cilat e karakterizojnë këtë zonë që e përshkon lumi Cem. “Këto pasuri që janë të pranishme në këtë zonë, ofrojnë mundësi për pushime tërheqëse dhe zhvillim të ekoturizmit. Këto avantazhe sigurojnë mundësi për zhvillimin e peshkimit të tre llojeve të troftës që ndodhen në këtë lumë. Pellgu i lumit Cem ka potencial të mjaftueshëm për zhvillim e turizmit në këtë rajon. Uji i pastër është njëri ndër resurset më të mëdha të këtij lumi që mund të shfrytëzohet për peshkimin sportiv dhe për lundrim në pjesën poshtë Urës së Tamarës”, u shpreh Axhoviq, duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e resurseve natyrore e bëjnë këtë rajon një vend unik dhe të rëndësishëm për zhvillimin eventual të turizmit. Axhoviq theksoi se ka përfunduar hartimi i planit të rrugës pranë lumit Cem që do të lidhte Malin e Zi me Shqipëri-Plavë-Guci dhe anasjelltas, duke shprehur besimin e tij se punimet do të fillojnë gjatë 2018-tës dhe të përmbyllen deri në fund të të njëjtit vit, një rrugë kjo që do të ishte vendimtare për zhvillimin dhe valorizimin e kësaj zone tërheqëse. “Mbrojtje e lumit Cem është hapi i parë që krijon kushte për promovimin e tij në arenën ndërkombëtare
Mbrojtja e lumit Cem është hapi i parë që krijon kushte për promovimin e tij në arenën ndërkombëtare dhe për tërheqjen e vizitorëve të huaj, duke përmirësuar jetën sociale-ekonomiko-shoqërore të banorëve të kësaj zone, në mënyrë që kjo zonë ndërkufitare të bëhet një destinacion i njohur turistik.
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
dhe për tërheqjen e vizitorëve të huaj duke përmirësuar jetën ekonomiko-shoqërore të banorëve të kësaj zone në mënyrë që kjo zonë ndërkufitare të bëhet një destinacion i njohur turistik. Përveç studimit paraprak që e kemi hartuar përpara shpalljes së Cemit Monument Natyre, kemi hartuar dhe një studim për zhvillimin e ekoturizmit në fshatrat përreth lumit Cem në të cilin janë përcaktuar udhëtimet për mjedisin si dhe iniciativat rikrijuese dhe promovimi i burimeve natyrore”, tha Axhoviq. Ai sqaroi se në këtë studim janë vlerësuar potencialet e zonës për zhvillimin e turizmit të disa formave të ndryshme me synim që të mund të krijohen aktivitete turistike dhe tregtare bazuar në sportet e ujit, në peshkim dhe në një varg mundësish të tjera që ofron lumi dhe natyra përreth tij. “Për të qenë i qëndrueshëm dhe për të sjellë përfitime në zhvillimin e zonës, turizmi duhet të jetë i planifikuar dhe i mirëmenaxhuar, duke ndjekur një plan të ndërgjegjshëm, veprim ky që përfshin kapacitetet e vetëqeverisjes lokale për të bashkëpunuar me banorët”, u shpreh ai. Në pyetjen se sa ky lum është dëmtuar dhe degraduar deri më sot nga faktori njeri, Axhoviq tha se nga inspektimet e kryera deri më tani nga ana e Komunës dhe institucioneve të kryeqytetit, është arritur në konkluzioin se ky lumë nuk ka pësuar shumë nga dëmtimet që i janë shkaktuar. “Kemi konstatuar se Cemi nuk është dëmtuar në shkallë të lartë. Aty nuk eksploatohet rëra në shumë vende, përveç në një vend ku eksploatimi ka qenë i përcaktuar. Me vendimin për shpallje të Cemit “Monument Natyror”, ne besojmë se janë krijuar
KULTURË
Foto: KOHA
kushtet ligjore për ta krijuar një ndërmarrje e cila do të funksiononte në kuadër të komunës sonë dhe e cila
do të menaxhonte dhe ruante këtë kanion në të ardhmen”, përfundoi Axhoviq.
Kanioni i lumit Cem radhitet në kategorinë e dytë të të mirave natyrore t. u. të mbrojtura. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
19
MOZAIK
Foto: A. Peroviq
“Katër stinët” e Vivaldit çelin edicionin e dytë të Sezonit koncertor “Vivo”
Performancë mbresëlënëse e duetit Drlan-Desançiq Sezoni koncertor “Vivo” është nismë e një grupi joformal të qytetarëve, me qëllim për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e jetës kulturore në qytetin e Ulqinit. Edhe gjatë këtij sezoni janë planifikuar që të jepen gjashtë koncerte për adhuruesit e muzikës, nga një në fund të çdo muaji Ulqin – Pas suksesit të vitit të kaluar, sezoni koncertor “Vivo” vijon edicionin e tij të dytë. Ai është hapur të premten mbrëma, me koncertin e parë të këtij sezoni, të duetit Safet Drlan në fizarmonikë dhe Dina Desançiq në violinë. Para publikut ulqinak, jo të shumtë në numër, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, ata kanë bërë një performancë mbresëlënëse të veprës më të famshme të kompozitorit të njohur italian Antonio Vivaldi “Katër stinët”, një poemë për natyrën, ku ai përpiqet të imitojë tingujt e katër
20
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
stinëve të vitit. Dueti Drljan-Desançiq nga Tivari janë instrumentistë të njohur për adhuruesit e muzikës klasike dhe popullore, në vend dhe jashtë tij. Ata e kanë filluar bashkëpunimin në vitin 2013 dhe deri tani janë prezantuar në koncerte të ndryshme në Podgoricë, Tivar, Bijello Pole, Plavë, Tivat, Budvë, Zagreb, Turqi etj. Sezoni koncertor “Vivo” është nismë e një grupi joformal të qytetarëve, me qëllim për të kontribuar në avancimin dhe përmirësimin e jetës kulturore në qytetin e Ulqinit. Këtë grup e përbëjnë
aktivistja Zenepa Lika, arkitekte me profesion, pianistja Fatime Buzuku dhe sopranoja Gjylije Pelingu. Edhe gjatë këtij sezoni janë planifikuar që të jepen gjashtë koncerte për adhuruesit e muzikës, nga një në fund të çdo muaji. Koncerti i dytë në kuadër të sezonit koncertor “Vivo” 2017/2018 do të mbahet në fund të muajit janar në Qendrën e Kulturës - Ulqin, me koncertin e treshes – Nevila Klakor në violinë, Anda Bushi në violë dhe Laureta Jacoviq në piano. i.k.
MOZAIK
OJQ “Sheher” hapi ekspozitën “Gjurmë të Kulturës Osmane në Tuz”
Eksponate të lashta nga periudha osmane e shek. XVIII Tuz- Organizata Joqeveritare “Sheher” ka hapur në QKI “Malësia”, ekspozitën “Gjurmë të Kulturës Osmane në Tuz” në të cilën morën pjesë një publik mjaft i gjerë i cili pati mundësi të njihet me një gamë të gjerë eksponatesh të ndryshme nga shek. XVIII. Në emër të QKI “Malësia” ka përshëndetur Vaid Dresheviq, i cili ka thënë se kjo ekspozitë prezanton eksponatet më të vjetra të gjetura në këto hapësira të cilat i ka grumbulluar dhe ruajtuar me shumë kujdes Haris Ramoviq, anëtar i OJQ “Sheher”, organizatë kjo që merret me ndërtimin dhe ruajtjen e objekteve kulturore dhe fetare islame. “Kjo ekspozitë është e një rëndësie të madhe për banorët e Tuzit dhe për fshatrat përreth, sepse Tuzi si një stacion ushtarak i Ilirëve, Romakëve,
Dokleatëve në veçanti në kohën e osmanëve ka pasur gjithherë rëndësi të veçantë strategjike. Në territorin e gjerë të Tuzit ka pasur fortesa ushtarake por edhe vende ku ushtri të ndryshme kanë pasur kampet e tyre përpara se të niseshin në luftë. Pikërisht kjo dhe karvanët e tregtisë drejt Shkodrës, Dubrovnikut e Sarajevës kanë bërë që Tuzi me kalimin e kohës të bëhet vend në të cilin ka ndodhur shumëçka, nganjëherë dhe me pasoja të rënda. Një jetë më e lehtë ka qenë në kohën e pushtetit Turk. Eksponatet që po shikoni sonte, bindshëm tregojnë për kushtet dhe mënyrën e jetesës së njerëzve të atëhershëm”, u shpreh ndër të tjera, Dresheviq. Ai më tej ka shtuar se koleksioni i shpalosur në këtë ekspozitë prezanton një kulturë dhe traditë të një periudhe të largët të shkuar, duke thënë
se çdo eksponat të përkujton një kohë luftërash dhe të një qëndrimi heroik të individëve të cilët i kanë vendosur vulën e historisë këtij vendi. “Eksponat e vjetra arkeologjike të cilat sonte kemi privilegjin t’i shikojmë, në llojin e tyre janë tregues i lidhjeve tregtare, kulturore dhe i lidhjeve të tjera të kulturës autoktone dhe osmane. Këto eksponate të grumbulluara dhe të ruajtura, kanë një rëndësi të madhe kulturore, duke na kthyer në një të kaluar e cila ka një rekomandim edukativ, siç thotë dhe një thënie e kahmotshme: “kush nuk e njeh të kaluarën, nuk mund ta ndërtojë me sukses të ardhmen”,theksoi Dresheviq. Këtë ekspozitë e ka shpallur të hapur Husein Ceno Tuzoviq i cili ka folur disa minuta për historinë e Tuzit në të t. u. kaluarën.
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
21
KULTURË
Botime të reja: Fiqret Mujeziqi “Malësi e mall”
Mërgimtari që “ka bartur vendlindjen me vete” (Fiqret Mujeziqi, Malësi e mall, Art Club, Ulqin, 2017) Fiqret Mujeziqi, një emër jo i panjohur për opinionin lexues shqiptar në Mal të Zi, pas disa sprovave poetike në gazeta e revista, vjen para lexuesit me përmbledhjen e parë me poezi, të titulluar “Malësi e mall”, e cila është botuar këto ditë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Në libër janë përfshirë 83 poezi, të ndara në gjashtë cikle, në të cilat autori prek tema të ndryshme, por ku dominon dashuria, nostalgjia dhe malli i tij për vendlindjen dhe popullin e tij. Siç shprehet në vështrimin e tij poeti Ibrahim Berjashi, “Mujeziqi, atje në mërgim, ‘vendlindjen sikur e ka bartur
22
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
me vete’. Kur i shpërthen nostalgjia për natyrën, fëmijërinë, të afërmit e tij, Liqenin e Shkodrës, malin e Rumisë, monumentet e trashëgimisë kulturore, mijëvjeçare kulturore, të cilat ‘e kanë rrethuar që në fëmijërinë e hershme’, dufin e brendshëm shpirtëror të kujtesës e hedh në vargje duke ndërtuar ‘Mburojën e kujtimeve’’’. Për Berjashin, “Brenda diskursit të vargut të kësaj vepre, heroi lirik është vetë poeti i pozicionuar në kohë dhe hapësira të ndryshme. Imazhet, ndjesitë, mesazhet, nostalgjitë, emocionet e metaforat jetojnë në botën e
brendshme të poetit”. Libri është botim cilësor me lidhje të fortë dhe është shtypur në shtypshkronjën IVPE - Cetinë. Përzgjedhjen e poezive e ka bërë poeti Ibrahim Berjashi, lektor është Ismet Kallaba, kurse përgatitjen teknike dhe artistike Qazim Muja. Fiqret Mujeziqi është lindur në Krajë, ku ka kryer shkollën fillore, të mesmen në Ulqin, ndërsa Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Një kohë ka punuar në Tivar, por prej vitesh me gjithë familjen ka emigruar në Gjermani. Ky është libri i i. k. tij i parë.
FOTOGRAFIA E JAVËS
ERMIR LAJÇI SHKOLLA NË DACAJ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
23
KULTURË
60-vjetori i themelimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Trashëgimia dhe vle një pasuri e madhe “Universiteti sot është rritur e zhvilluar. Në përbërjen e tij ka gjashtë fakultete e dy institute të kërkimit shkencor. Jemi zgjeruar me 26 programe studimi në ciklin e parë, 26 programe në ciklin e dytë, të ndarë në 12 masterë shkencorë dhe 14 masterë profesionalë, si dhe me Shkollën doktorale. Në auditoret tona studiojnë 8 mijë studentë, kryesisht nga Veriu dhe përtej kyfijve, nga Mali i Zi. Gjatë 60 viteve në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ kanë studiuar 72 mijë studentë”, ka thënë rektori prof. dr. Adem Bekteshi Shkodër - Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, institucioni lider i arsimit të lartë në Veri të Shqipërisë, në një ceromoni solemne ka zhvilluar të enjten në Teatrin “Migjeni” veprimtarinë përmbyllëse me rastin e 60-vjetori të themelimit. Presidenti i Republikës Ilir Meta, drejtues të lartë të institucioneve të ndryshme, figura të njohura në fushën e arsimit, shkencës e jo vetëm, me praninë e tyre bënë që kjo ngjarje të marrë dimensionet e një ceremonie festive kombëtare. Fjala përshëndetëse u mbajt nga Rektori i Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Adem Bekteshi, i cili duke falënderuar punën ndër vite të të gjithë stafeve akademike u shpreh se jemi krenarë për çfarë kemi arritur. “Universiteti sot është rritur e zhvilluar. Në përbërjen e tij ka gjashtë fakultete e dy institute të kërkimit shkencor. Jemi zgjeruar me 26 programe studimi në ciklin e parë, 26 programe në ciklin e dytë, të ndarë në 12 masterë shkencorë dhe 14 masterë profesionalë, si dhe me Shkollën doktorale. Universiteti ynë ka një staf prej 550 pedagogësh, 200 prej tyre janë të brendshëm. Në auditoret tona studiojnë 8 mijë studentë, kryesisht nga Veriu dhe përtej kyfijve, nga Mali i Zi. Gjatë 60 viteve në Universitetin
24
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
e Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ kanë studiuar 72 mijë studentë”, pohoi rektori Bekteshi. Urimin më të fundit në këtë përvjetor rektori ua dedikoi studentëve të së shkuarës, të së tashmes dhe të së
ardhmes së këtij universiteti. Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, këtë ditë e ka quajtur një ngjarje të jashtëzakonshme dhe e ka vlerësuar Universitetin “Luigj Gurakuqi” si shembull i
KULTURË
erat e arritura, për arsimin spikatur i dijes në Shqipëri. “60- vjetori i themelimit është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm për qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës, por për gjithë vendin. Shkodra dhe Universiteti përbëjnë një qendër të rëndësishme me ndikim për arsimin, kulturën e shkencën shqiptare. Historia, kultura, arsimi e tradita artdashëse e këtij qyteti kanë qenë e mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës e arsimit shqiptar. Historia e Universitetit të Shkodrës është shembulli më i spikatur i zhvillimit dhe rritjes cilësore të një institucioni të dijes në Shqipëri. Trashëgimia që keni krijuar për 60 vite dhe vlerat që keni arritur përbëjnë një pasuri të madhe për arsimin e vendit tonë duke dhënë një kontribut cilësor edhe në
zhvillimin ekonomik jo vetëm të këtij rajoni, por gjithë vendit për ecjen e tij në rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian”, ka thënë mes tjerash Presidenti Meta. Në këtë ceremoni Presidenti i Republikës së Shqipërisë i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” pedagogut të këtij universiteti, prof. dr. Dhimitër Dhorës, për punën e spikatur në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Veprimtaria vijoi me shpërndarjen e titujve të nderit, të akorduar nga Senati Akademik i USH-së. Titulli “Profesor Nderi” iu dha prof. dr. Fatmir Hoxhës dhe prof. dr. Damir Matanoviq, ndërsa titulli “Mirënjohje e Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’” iu dha përfaqësuesve të stafit akademik si më poshtë: Bajram
“
“Shkodra dhe Universiteti përbëjnë një qendër të rëndësishme me ndikim për arsimin, kulturën e shkencën shqiptare. Historia, kultura, arsimi e tradita artdashëse e këtij qyteti kanë qenë e mbeten vlera të spikatura të historisë, kulturës e arsimit shqiptar. Historia e Universitetit të Shkodrës është shembulli më i spikatur i zhvillimit dhe rritjes cilësore të një institucioni të dijes në Shqipëri”, ka thënë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Xhafa, Bardhyl Kraja, Gilman Bakalli (pas vdekjes), Ilir Berhani, Kolë Nuku, Mina Gera, Mirjam Taipi, Rifat Talani, Vjollca Medja, Muhamet Trepçi. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe dokumentari që prezantoi rrugëtimin ndër vite të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me standartet të cilat po i rrit çdo vit, mbetet vatra e dijes jo vetëm për Shkodrën, por tashmë për gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Ardi Hoti E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
25
MOZAIK
Zgjedhjet e vitit 1982
Dusha Dushaj-Kalaj, deputetja e parë dhe e vetme shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi Në zgjedhjet e vitit 1982 në Këshillin e Punës së Bashkuar nuk ka pasur delegatë shqiptarë nga Komuna e Ulqinit dhe Komuna e Plavës përbëhej nga :
Gjekë Gjonaj
Shqiptarët në zgjedhjet e vitit 1982 janë përfaqësuar me 6 delegatë. Krahasuar me përbërjen e mëparshme të Kuvendit të Republikës Socialiste të Malit të Zi pas zgjedhjeve të vitit 1978, numri i delegatëve shqiptarë në mandatin 1982-1986 është shtuar për një delegatë. Më 7 maj 1982 është zgjedhur dhe formuar Këshilli Ekzekutiv, me ndryshime të cilat kanë ndodhur më vonë. Këshilli Ekzekutiv në mandatin 19821986 përbëhej nga 22 anëtarë. Në mesin e tyre ka qenë edhe një shqiptar, Nikollë Gjonaj, Komuna e Titogradit, me mandat katërvjeçar. Këshilli Ekzekutiv përbëhej nga 22 anëtarë. Kryetar i KE ishte Radivoje Brajoviq, kurse nënkryetarë , Dr. Radoje Kontiq, Dr.Bozhidar Tadiq dhe Vuko Vukmanoviq. Kuvendi në mandatin 1982-1986 ka pasur katër kryetarë dhe katër nënkryetarë. Ndërkaq, kryetarët e këshillave janë zgjedhur dy herë radhazi me mandat dyvjeçar. Kryesia e Kuvendit
26
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
e Ulqinit dhe një Komuna e Titogradit. Tivari e Plava a)Kryetarët e Kuvendit b)Nënkryetarët e Kuvendit nuk patën delegatë 1. Millutina Tanjeviq 1. Gjorgje Vukmanoviq shqiptarë. Dele(maj 1982-maj 1983) (maj 1982-maj 1983) gatët shqiptarë 2.Omer Kurpejoviq 2.Millan Shanoviq gjatë mandatit (maj 1983-maj 1984) (maj 1983-maj 1984) 1982 -1986 ishin: 3.Çedomir Gjuranoviq 3.Sllobodan Simoviq 1. Rifat Tuzoviq Ko( mj 1984 – maj 1985) (maj 1984-maj 1985) muna e Titogradit 4.Marko Matkoviq 5. Fadil Taipoviq dhe ( maj 1985-maj 1986) (maj 1985-maj 1986 2. Fadil Taipoviq, Komuna e Ulqinit. Zgjedhjet për 75 delegatë të Këshillit Zgjedhjet për 35 delegatë të Këshillit të Punës së Bashkuar janë shpallur Shoqëroro-Politik janë shpallur më më 13 shkurt, kurse janë mbajtur më 13 shkurt, kurse janë mbajtur më 13 13 prill të vitit 1982. Në këtë këshill prill 1982. Në këtë këshill shqiptarët janë zgjedhur katër shqiptarë, një më u përfaqësuan vetëm ne një delegat. shumë se në zgjedhjet paraprake të Delegati i vetëm në këtë këshill ishte vitit 1978. Për delegatë u zgjodhën: Dulo Holloviq, Komuna e Ulqinit. 1. Qamil Canoviq, Komuna e Tivarit, Parimet zgjedhore për zgjedhjen e 2. Demush Gjokoviq, Komuna e Tito- delegatëve edhe për këtë mandat gradit, , domethënë për zgjedhjet e vitit 3. Dusha Dushaj-Kalaj, Komuna e 1982, kanë qenë të njëjta sikur në Titogradit dhe zgjedhjet paraprake të vitit 1978, me 4. Fadil Laleviq, Komuna e Tito- përjashtim të numrit të delegatëve. gradit. Me ndryshimin e Ligjit zgjedhor numri Në zgjedhjet e vitit 1982 në Këshillin i delegatëve i cili është zgjedhur në e Punës së Bashkuar nuk ka pasur disa komuna në Këshillin e Punës së delegatë shqiptarë nga Komuna e Bashkuar dhe Këshillin e Komunave Ulqinit dhe Komuna e Plavës. është ndryshuar. Për zgjedhjet e vitit Zgjedhjet për 55 delegatë të Këshil- 1982 nga disa komuna janë zgjedlit të Komunave janë shpallur më 13 hur ky numër delegatësh: shkurt, kurse janë mbajtur më 13 prill Në Këshillin e Punës së Bashkuar, të vitit 1982. Në këtë këshill u zg- Këshilli i Punës së Bashkuar të disa jodhën dy delegatë. Një nga Komuna kuvendeve të komunave zgjodhi 75
MOZAIK
delegatë ( deputetë) në këto komuna:Tivar 4 delegatë, Bijello Pole 5 delegatë, Budvë 2 delegatë, Danillovgrad 1 delegat, Zhablak 1 delegat; Ivangrad 5 delegatë, Kollashin 1 delegat, Kotorr 4 delegatë, Mojkovc 1 delegat; Nikishiq 11 delegatë, Plavë 1 delegat, Plluzhinë 1 delegat, Plevle 4 delegatë, Rozhajë 1 delegat, Tivat 1 delegat, Titograd 9 delegatë, Ulqin 2 delegatë, Herceg Novi 4 delegatë, Cetinë 4 delegatë dhe Shavnik 1 delegat. Në Këshillin e Komunave kuvendet e disa komunave zgjodhën 55 delegatë ( deputetë) në këto komuna: Tivar 2 delegatë. Bijello Pole 4 delegatë, Budvë 2 delegatë, Danillovgrad 2 delegatë, Zhablak 2 delegatë, Ivangrad 4 delegatë, Kollashin
2 delegatë, Kotorr 2 delegatë, Nikishiq 5 delegatë, Plavë 2 delegatë, Plluzhinë2 delegatë, Plevlë 3 delegatë, Rozhajë 2 delegatë, Tivat 2 delegatë, Titograd 9 delegatë, Ulqin 2 delegatë, Herceg Novi 2 delegatë, Cetinë 2 delegatë dhe Shavnik 2 delegatë. Në përbërjen e Kryesisë së Republikës Socialiste të Malit të Zi gjatë periudhës mandatore 1982-1986 nuk ka pasur asnjë shqiptar. Kryesia përbëhej nga : 1. Veselin Gjuranoviq, kryetar prej muajit maj 1982 deri në maj 1983, pastaj anëtar deri më 22.3.1984; Dr. Braisllav Shoshkiq, anëtar prej 7 maj 1984, pastaj kryetar prej 7.5.1985 deri më 6.5.1986; 2.Marko Orllandiq, anëtar, kurse prej
muajit maj 1983 deri në maj 1984 kryetar. Më pas anëtar deri në nëntor të vitit 1984; Shqepo Llazoviq,anëtar deri në shkurt të vitit 1985, 3.Miodrag Misho Vllahoviq, anëtar, e pastaj nga maji i vitit 1984 deri në maj të vitit 1985, kryetar; 4. Ramiz Bambur, anëtar; 5. Miro Popoviq, anëtar; 6. Drago Jovoviq, anëtar; 7. Dr. Lubica Radoviq, anëtar; 8. Dobrosllav Qullafiq, kryetar i KQ të LK të Malit të Zi, anëtar sipas funksionit deri në qershor të vitit 1984; 9. Vidoje Zharkoviq, kryetar i KQLK të Malit të Zi, anëtar sipas funksionit nga qershori deri në nëntor të vitit 1984. (vijon) E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
27
KULTURË
Epigrafika islame në Plavë e Guci
Studim me vlerë në afirmimin e trashëg Studimi monografik “Epigrafika islame në Plavë e Guci”, e studiuesit, shkrimtarit, publicistit dhe pedagogut plavjan, Halil R. Markishiq, paraqet veprimtari hulumtuese – historiografike dedikuar vendlindjes së vet dhe jep kontribut të rëndësishëm procesit të pashtershëm dhe të pafund të studimit të së kaluarës së trevës të Plavë-Gucisë
Shaban Hasangjekaj Temë hulumtimi e këtij studimi, është epigrafika islame, respektivisht mbishkrimet e shkruara me shkrim arab në gjuhët: osmane, turke dhe arabe, në xhamia, nishane, kulla dhe në shtëpia. Në harmoni me tematikën, studimi në fjalë, pas pjesës hyrëse përmban katër kapituj, në kuadër të së cilëve autori me sukses në formë interesante prezanton epigrafikën e ruajtur islame të trevës së Plavë-Gucisë. Në kapitullin e parë: mbishkrimet në xhamia, ka prezantuar katër fotombishkrime në teknikën bardhë e zi në xhamitë e Plavës dhe dy sosh në xhamitë e Gucisë; Në kapitullin e dytë: mbishkrimet në nishane (shenja), ka prezantuar 13 mbishkrime në nishanet në Plavë dhe gjashtë sosh në ato të Gucisë; Në kapitullin e tretë: mbishkrimet në kulla, ka prezantuar shtatë foto-mbishkrime në kullat në Plavë dhe nëntë sosh në ato në Guci, dhe në kapitullin e katërt: mbishkrimet në shtëpia, ka prezantuar mbishkrimin në shtëpinë e Abedin A. Kandiqit në Plavë dhe mbishkrimin në shtëpinë e
28
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Ismet Radonçiqit në Guci. Autori Halil R. Markishiq përmes prizmës së shpjegimit dinamik dhe thelbësor, të së kaluarës historike, lexuesin e njofton me fakte e argumente të reja të cilat qartë hedhin dritë në ca aspekte të errëta dhe deri më tani jo mjaft të njohura të së kaluarës së kësaj treve. Ky studim lexuesin e njofton edhe me një fakt tragjik, se pjesa e madhe e thesarit epigrafik, si dhe e përmendoreve të proeviencës islame të trevës së Plavë-Gucisë, pakthyeshëm janë zhdukur gjatë dekadave dhe shekujve të kaluar, në pjesën më të madhe si pasojë e sjelljeve barbare të sundimtarëve të rivendosur të cilët nuk kanë pasur qëllime të mira ndaj pasurisë islame, por edhe pjesërisht si pasojë e moskujdesit vetanak të vetpopullatës myslimane të kësaj treve ndaj trashëgimisë së vet kulturore. Autori Halil R. Markishiq prezantimin e denjë dhe faktografik të së kaluarës historike të visit të vet, ua ka lënë për dëshmi përmendoreve historike, respektivisht mbishkrimeve epigrafike, të cilat janë ruajtur në to. Në atë mënyrë, vetë e kaluara, gjegjësisht fragmentet e vjetra të shkruara e të ruajtura, njoftojnë lexuesin me shekujt e kaluar me ngjarjet dhe personat e rëndësishëm. Epigrafika islame paraqet burim të jashtëzakonshëm historik me vlerë, si dhe dokument origjinal historik, më së shpeshti i skalitur në gur. Përmes tij,
gjeneratat që moti nuk janë gjallë, komunikojnë me të sotmen dhe përcjellin informata me vlerë për veten. “Pushteti osman në trevën e Plavë-Gucisë, i cili zgjat prej vitit 1455 deri më 1912, ka lënë gjurmë dhe vulë të thellë dhe të pashlyer në formë të kulturës islamo-osmane, jo vetëm në sferën materiale, por edhe në të gjitha manifestimet e jetës shpirtërore”, shprehet autori dhe vazhdoni “Mu në gjysmën e dekadës së dytë të sundimit osman është ndërtuar xhamia e parë në trevën e Plavë-Gucisë. Ajo do të jetë shenjë e qartë e ardhmërisë shpirtërore të
KULTURË
ë ruajtjen dhe gimisë kulturore kësaj hapësire. Por, kthesë e dukshme dhe të shpejtë në orientimin fetar dhe kulturor të popullatës së Plavë-Gucisë, do të shënojë veçanërisht shekulli i XVII dhe ndërtimi i xhamisë së sulltan Ahmedit I në Guci në vitin 1611 e cila mjerisht më nuk është ndër xhamitë e ruajtura të kësaj ane (fati i njëjtë i ka gjetur edhe xhaminë e Gjul-Begut, Ali-Begut, xhaminë në Nokshiq, në Xhanicë, etj.)”. “Siç u theksua edhe më lart, osmanlinjtë në trevën e Plavë-Gucisë janë vendosur në vitin 1455, mu atëherë kur fillon të përhapet kultura e re islamo-osmane”, thekson autori dhe vazhdon “Me ndërtimin e qyteteve dhe vendbanimeve në rrethinën e Plavës (në vitin 1619, kur Plava për herë të parë përmendet si vend i banuar, e gjithnjë deri atëherë ka ekzistuar famullia e Plavës, përkatësisht zona e Plavës) dhe e Gucisë (në mes të viteve 1603-1611), me fortifikatat ushtarake me përmbajtje komunale dhe me institucione kulturore, në këtë trevë është zhvilluar proces diç më intenziv i përhapjes së fesë dhe kulturës islame. Ndërkaq, kalim i rëndësishëm në islam dhe krijimi i fitoreve të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, fillon prej dekadës së dytë të shekullit XVII, kur sulltan Ahmedi I (ka sunduar në periudhën 16031617), ka ndërtuar xhaminë në Guci në vitin 1611. Procesi i islamizmit ka zgjatur më shumë se një shekull”. Edhe mbishkrimet në xhamia kanë qenë viktima të vandalizmit dhe pakujdesisë njerëzore. Në Plavë, vetëm xhamia e Shaboviqve e ka mbishkrimin nga koha e ndërtimit, xhamia e Rexhepagiqve dhe xhamia mbretërore, nga koha e rindërtimit, kurse mbishkrimi nga xhamia Sulltania është zhvendosur pas luftërave ballkanike. Në trevën e Gucisë, vetëm xhamia e re dhe xhamia në fshatin Martinaj i kanë
“
Thesaret e arkitekturës banesore e mbrojtëse dhe simbolet e prestigjit, fuqisë dhe pasurisë, gjithsesi janë kullat e Plavë-Gucisë. Me përjashtim të kullës së Rexhepagiqve, të gjitha të tjerat janë ngritur në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të atij XX. Prej 55 kullave të ruajtura, 14 sosh kanë mbishkrimet në gjuhën osmane
të ruajtura mbishkrimet në gjuhën osmane. Edhe varrezat dhe nishanet e shumta në numër ndajnë fatin tragjik të xhamive. Varrezat më të vjetra të Plavës, në Racinë janë rrënuar e zhdukur në mesin e shekullit të XX, sepse kinse kanë qenë në shënjestër të zhvillimit urban të këtij qyteti. Fatin e njëjtë pothuajse e kanë përjetuar edhe nishanet dhe varrezat nga periudha osmane në varrezat e nizamëve dhe ato të Rexhepagiqëve, e më vonë edhe varrezat e shehidve. Të njëjtin fat e ndajnë edhe: varrezat e Gucisë, varrezat në shkëmbin e Çekiqëve dhe ato të Vuthajve të poshtëm. Nuk ekziston më as qyteti Dizdar, gërmadha e vjetër e tij nga shekulli XV është rrënuar që në fshatin Brezojevicë të ndërtohet infrastruktura bujqësore – blegtoralë “Državna dobra” (Të mirat shtetërore) e cila kurrë nuk ka shërbyer për destinacionin e vet. Nuk është më as biblioteka e Zenel Begut, e as Kulla e Sahatit e cila është gjendur në vendin e postës së sotme, jo larg fortifikatës. Janë zhdukur edhe shumë shtëpi të vjetra me veçori monumentale arkitektonike mjaft interesante. Thesaret e arkitekturës banesore e mbrojtëse dhe simbolet e prestigjit, fuqisë dhe pasurisë, gjithsesi janë kullat e Plavë-Gucisë. Me përjashtim të kullës së Rexhepagiqve, të gjitha të tjerat janë ngritur në fund të shekul-
lit të XIX dhe në fillim të atij XX. Prej 55 kullave të ruajtura, 14 sosh kanë mbishkrimet në gjuhën osmane. Përvoja negative historike e popullatës boshnjake të trevës së Plavë-Gucisë dhe dëmetimet e planifikuara dhe sistematike të pasurisë së saj kulturore, gjeneratave të tashme dhe të ardhshme u përcjellin qartë porositë zotuese se duhet të tregojnë më shumë vëmendje dhe kujdes ndaj përmendoreve dhe vlerave materiale të shkruara, sepse nëse ato zhduken pa kthim, përgjithmonë do të zhduken edhe themelet në të cilat kanë qenë të dëmtuara godinat e identitetit tonë kombëtar, fetar dhe kulturor. Studimi i autorit Halil Markishiq “Epigrafika islame në Plavë e Guci” është me peshë shumë të madhe dhe me kontribut e vlerë të paçmuar në ruajtjen dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore shumëshekullore të popullatës së trevës së Plavë-Gucisë. Kjo vepër është me vlerë shumë të madhe për opinionin lexues dhe me rëndësinë e vet tejkalon kornizën gjeografike të trevës e cila është lëndë e studimit. Në fund të librit janë përfshirë rezymetë: në gjuhën boshnjake nga autori Markishiq, të përkthyera edhe në gjuhën angleze nga Armin Spahiq, në gjuhën shqipe nga Shaban Hasangjekaj dhe në gjuhën turke nga Asmir Spahiq, si dhe recensionet e recensentëve mr. Sead Ibriq dhe mr. Esad Rahiq. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
29
FEJTON
Tharja e Fushës së Ulqinit (4)
Procesi i kolonizimit, jo sipas parashikimit të pushtetit Sot, pas një shekulli e më shumë, mund të konstatojmë se edhe pse malazezët u vendosën në Ulqin, morën tokën më prodhuese, procesi i kolonizimit dhe i ndërrimit të strukturës nacionale në rrethin e Ulqinit nuk u realizua krejtësisht ashtu siç e kishte parashikuar pushteti malazez i asaj kohe. Është e vërtetë se komuniteti malazez në Ulqin arrin në 15 për qind, por përsëri komuniteti shqiptar është shumicë dhe si i tillë vazhdon të rrojë qenia shqiptare në këto troje
Hajrullah Hajdari
(vijon nga numri i kaluar) Gjatë muajit maj të vitit 1911 vjen deri te realizimi i kontratës paraprake të shtatorit të vitit 1910, e cila përfundimisht nënshkruhet në mes të Këshillit Ministror, të përfaqësuar nga ministri i Punëve të Brendshme, M. Gjukanoviq, dhe Shoqërisë Komaditore të Përzier “Bravi – Mazini – Plati” nga Gjenova, të përfaqësuar nga Teodorik Bravi. Nga kontrata shihet se më 1 nëntor 1911, të gjitha tokat e matura për tharje në Baltën e Zogajve dhe tokat përreth i janë dhënë Shoqatës për 30 vite pa kompensim. Tokat private të shtetasve malazezë i janë dhënë Shoqatës pa pagesë nëse nuk janë punuar, ndërsa
30
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
ato të punuara me pagesë vjetore në bazë të kontratës së nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Ulqinit dhe kompanisë në fjalë. Tokat e shqiptarëve nuk janë marrë me koncesion e nëse ndonjë pjesë e tokave të tyre është përfshirë me punime dhe është përmirësuar kualiteti i tokës, është dashur që me ndërmjetësimin e Komisarit malazez, pronarët shqiptarë të paguajnë një taksë të caktuar në favor të Shoqërisë. Natyrisht, Shoqëria ka qenë e liruar nga pagesat e taksave të ndryshme (importimi i makinerisë dhe të gjitha nevojave për punën e Shoqërisë). Ndërkaq, Shoqëria ka qenë e obliguar t’i paguaj Qeverisë për çdo vit 30 për qind të të ardhurave të pastra, ndërsa pas amortizimit total të mjeteve të punës kjo përqindje duhej të rritej në 50. Me kontratë i është mundësuar shtetit që në vitin e gjashtëmbëdhjetë pas fillimit të tharjes mund ta blejë koncesionin, me kusht që të njoftojë
kompaninë një vit e gjysmë më parë. Në këtë rast Shoqatës do t’i takonte “përveç pagesës së pjesës së paamortizuar të ‘gllavnicës’, shuma mesatare e të ardhurave të fituara në tre vitet e fundit pasi të zbriten shpenzimet e punimit të tokës dhe të administratës, e shumëzuar për numrin e viteve që kanë mbetur nga shkëputja e kontratës deri në skadimin e saj”. Po ashtu qeveria malazeze pas gjashtë viteve të koncesionit ka mundur të marrë me qira tokat e thara nga uji, por me kusht që mos të pengojë punën e Shoqatës. Shuma e qirasë duhej të rregullohej në bazë të kualitetit dhe mundësisë së shfrytëzimit të tokës. Kaucioni duhej të kthehej gjatë 16 viteve të eksploatimit të koncesionit, ndërkaq nëse Shoqata do t’i shiste prodhimet jashtë koncesionit, atëherë obligohej që të paguante taksat komunale. Qeveria e Malit të Zi, në kushte të njëjta, ka pasur përparësi blerjeje të prodhimeve të Shoqatës duke marrë parasysh mesataren e çmimeve në
FEJTON tregjet kryesore evropiane. Me kontratë ka qenë e paraparë që Shoqata të punësojë kryesisht punëtorë malazezë, përveç në punët teknike mekanike dhe administrative. Po me kontratë Shoqata ka marrë obligim që për 15 vitet e para të koncesionit të aftësojë 9/10 të sipërfaqes së paraparë për tharje. Sipas dokumentit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vitit 1911, numër 5595, Shoqata ka qenë e obliguar të deponojë në emër të garancionit për këtë, vlerën prej 20 000 frankash franceze në para apo letër garantuese kreditore. Pas fillimit të luftrave ballkanike si dhe organizimit të dobët të aksionerëve të Shoqatës, puna në tharjen u zbeh aq shumë sa pritshmëria e qeverisë malazeze për mbarimin e këtij projekti po zvogëlohej gjithnjë e më shumë. Ngjarjet e mëvonshme dhe fillimi i Luftës së Parë Botërore bëri që Shoqata në fjalë të ndërpriste punimet, madje praktikisht ajo kishte ndërprerë punimet në fund të vitit 1913. Për shkak të konfliktit me Shoqërinë filluan ankesat e atyre pjesëtarëve që më parë i kishin bërë lëshime të konsiderueshme kësaj Shoqate duke shpresuar se do të përmirësonte kualitetin e tokës së tyre dhe kushteve më të shëndetshme jetësore. Mirëpo Ministria e Punëve të Brendshme mendonte se deri te përmirësimi i pritur nuk kishte mundur të arrihej, së pari për shkak të kohës së shkurtër të punimeve, dhe së dyti, për arsye të luftrave të përmendura. Shumica e banorëve të Ulqinit dhe Zogajve kishin shpresuar se edhe gjatë koncesionit do të mund të merreshin me peshkim dhe mbledhjen e zungave, por për shkak se niveli i Baltës së Zogajve duhej të ngritej, kjo atyre nuk iu mundësua. I gjithë peshku i gjendur në Baltë, me ndihmën e makinave hidrualike është dashur të grumbullohet në kanal, përndryshe peshku mund të mbetej në tokën e tharë dhe të bëhej burim i infeksioneve të ndryshme. Peshkatarëve nuk u lejohej t’i afroheshin kanalit me arsyetimin se mund të shkaktonin dëme të mëdha dhe për këtë arsye Ministria u desh të shesë peshkun. Sipas raportit të Ministrisë dhënë Kuvendit Popullor, Shoqata italiane për aq pak kohë kishte ngritur dy penda mbrojtëse dheu në gjatësi prej 1200 m me qëllim të mbrojtjes së zonës koncesionare nga rritja e nivelit të Bunës dhe kishte instaluar makinën hidrualike me të gjitha elementet përcjellëse. Po sipas këtij raporti, përgjatë Port
Milenës, me qëllim mbrojtjeje të tokave tjera punuese, ishte ngritur po ashtu një pendë e cila shërbente edhe si rrugë për në Ulqin, ishin blerë shumë vegla dhe makina më moderne bujqësore, farëra, hulumtime dhe pagat e punëtorëve që në total kapte vlerën e një gjysmë milioni. Sipas këtyre shënimeve, kontrata mbi koncesionin ishte nënshkruar pa u studiuar mirë, kështu që Shoqata, pa fajin e saj, u pru në një gjendje të palakmueshme. Sipas nenit 17 të Kontratës, puna koncesionare duhej të vazhdohej për aq vite sa zgjat lufta. Në fillim të vitit 1913, Shoqata kishte kërkuar rritjen e kapitalit për një milion perpera ose përndryshe në emër të kompensimit do të linte pasurinë e saj të angazhuar, me kusht që kohëzgjatja e kontratës të vazhdohet edhe për 20 vite. Po ashtu Shoqata kërkoi edhe rritjen e zonës koncesionare me kusht që një pjesë e të ardhurave prej 30 për qind, të cilat që nga fillimi duhej t’i paguante shteti, të ndalohej deri në amortizimin total të kapitalit ose për 20 vitet e ardhshme. Mirëpo në bazë të kontratës ekzistuese nuk ka qenë e mundur rritja e kapitalit, kështu që qeveria më 10 tetor 1913 e refuzoi parashtresën e Shoqatës për plotësimin e kontratës së vitit 1910. Pasi qeveria kishte refuzuar edhe disa kërkesa të tjera, Shoqata paralajmëroi se do t’i ulë shpenzimet në minimum dhe do të ndërpresë pagesën e rrogave të të punësuarve në komesariat. Në shtator të vitit 1913 qeveria emëroi një komision për vazhdimin e punimeve në kufizimin e zonës koncesionare me qëllim të revizionit të tokave të arenduara, për të cilat duhej të paguhej arenda. Komisionin e përbënin nga Ministria: gjykatësi, agronomi dhe gjeometri, dhe nga përfaqësuesi i Shoqatës, i cili gjatë punës së komisionit shpeshherë e veçonte mendimin nga anëtarët tjerë të Komisionit. Po ashtu Shoqata duke u arsyetuar me moratorium refuzonte të paguante arendën e obligueshme. Edhe pse kishte përfunduar instalimi i makinave për tharjen e Baltës, Shoqata pothuajse i kishte ndërprerë punimet. Në rast kur Shoqata nuk i përmbushë obligimet kontraktuese, në nenin 18 të kontratës ishte paraparë edhe përgjegjësia e saj, kështu që lëshimet e përmendura të Shoqatës ishin të mjaftueshme që ajo të thirrej para gjyqit të arbitrazhit. Mirëpo për shkak të konsideratës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, nuk erdhi
deri te kjo situatë pasi me nënshkrimin e kontratës së re do të shkaktoheshin dëme të mëdha. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme është dashur që edhe një herë të mundohet që kërkesat e reja të Shoqatës t’i harmonizojë me qëndrimin bazë të kontratës ekzistuese e në rast se nuk ka sukses, atëherë qeveria është dashur ta parashtrojë këtë pyetje para Kuvendit Popullor. Më vonë vetëm një komesar pranë Shoqatës kujdesej për realizimin e kontratës për shitjen e peshkut nga Balta e Zogajve. Si duket, deri atëherë ishin gjuajtur vetëm 3 680 kg peshk, por pasi në pranverë duhej të fillonte mihja e kanalit e kështu edhe organizimi më i mirë i peshkimit. Shoqata në pjesën e parë të vitit 1914 merrej vetëm me peshkim rreth makinës për tharje e cila ishte vendosur në kanal. Shteti nga e gjithë kjo kishte fitim vetëm nga shitja e peshkut, madje ishin bërë disa përpjekje që të vazhdohet puna edhe në tharjen e Baltës. Kështu pasi nuk ishte arritur marrëveshja për livadhet e Mato Nikoliqit, të cilat nevojiteshin për tharjen e Baltës, u urdhërua që kjo çështje të zgjidhet në bazë të nenit 3 të Ligjit për ekspropriim. Pasi Shoqata në këtë drejtim punonte shumë pak, përsëri pati ankesa të cilat iu drejtuan Kuvendit Popullor duke kërkuar që qeveria t’i kushtojë më shumë kujdes kësaj çështjeje. Ministria e Punëve të Brendshme në përgjigjen ndaj këtyre ankesave kishte theksuar se do të kujdesej që Shoqata t’u përgjigjej obligimeve ndaj të gjithë nënshtetasve malazezë dhe se do të jetë e obliguar që rreptësisht t’i përmbahet kontratës, edhe pse në të vërtetë Shoqata as që ka kryer punime të parapara me kontratën për koncesionin. Kështu përfundoi aksioni i parë i qeverisë malazeze për shtimin e sipërfaqeve të reja të tokës punuese me qëllim të kolonizimit masiv të këtyre trojeve, të zaptuara gati 30 vite më parë. Megjithatë, sot, pas një shekulli e më shumë, mund të konstatojmë se edhe pse malazezët u vendosën në Ulqin, morën tokën më prodhuese, procesi i kolonizimit dhe i ndërrimit të strukturës nacionale në rrethin e Ulqinit nuk u realizua krejtësisht ashtu siç e kishte parashikuar pushteti malazez i asaj kohe. Është e vërtetë se komuniteti malazez në Ulqin arrin në 15 për qind, por përsëri komuniteti shqiptar është në shumicë dhe si i tillë vazhdon të rrojë qenia shqiptare në këto troje. (Fund) E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
31
SPORT
Një tjetër pjesëmarrje e suksesshme për garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini”
15 medalje në “Sarajevo Open” Garuesit e “Ulqini”-t fituan shtatë medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe tri medalje bronzi në disiplinat ndeshje dhe forma. Në turne morën pjesë 730 garues të 61 klubeve, nga 12 vende
Në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, Sarajevë, të shtunën e kaluar është mbajtur Turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë, ku kanë marrë pjesë 730 garues të 61 klubeve, nga 12 vende. Në mesin e tyre ishte edhe KT “Ulqini”, i cili në këtë turne u përfaqësua nga 17 garues, në të dy disiplinat – ndeshje dhe forma. Në deklaratën për shtyp të këtij klubi thuhet se garuesit e tij nuk e patën të
32
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
lehtë dhe në një konkurrencë të fortë arritën të fitojnë 15 medalje: shtatë medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe tri medalje bronzi. Në disiplinën e ndeshjeve, me medalje të arta u kurorëzuan Bledar Kasmi, Amella Nuti dhe Arta Ismailaga, me medalje argjendi Enes Dushku, Merisa Malokraja dhe Sara Kraja, ndërsa me medalje bronzi Amar Bakalli, Harun Dervishi dhe Mervana Muçaj Në disiplinën e formave, me medalje
të arta u kurorëzuan Sumeja Bisha, Amra Dushku, Medina Kanaqi dhe Dion Mustafa, kurse me medalje të argjendta Amrudin Hoxhiq dhe Fiona Kraja. Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë sponsorët për përkrahjen e dhënë dhe prindërit e garuesve me ndihmën e të cilëve, siç thuhet, “me plot vështirësi arritëm ta kapërcejmë edhe këtë garë me sukses”. (Kohapress)
MOZAIK
m
t
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
33
MARKETING
34
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
MARKETING
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
35
Shqiptarët në Malin e SHTOJCË Speciale Zi në vitin 2017
SHTOJCË Speciale
Qeveria e Malit të Zi miratoi Planin Hapësinor Urbanistik të Komunës së Ulqinit
Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Planin Hapësinor Urbanistik të Komunës së Ulqinit. Në deklaratën për shtyp të Qeverisë së Malit të Zi thuhet se me PHU janë përcaktuar qëllimet dhe masat e zhvillimit hapësinor dhe urbanistik të Ulqinit, në përputhje me zhvillimin e planifikuar ekonomik, social, ekologjik dhe kulturor-historik. Përpara dërgimit për miratim në Qeveri, Plani Hapësinor Urbanistik, i përgatitur nga Qendra për Arkitekturë dhe Urbanizëm në Podgoricë,
është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit në seancën e fundit të vitit të kaluar. Ndonëse hartimi i PHU-së është kompetencë e qeverisjes vendore, me një vendim të vitit 2009 Komuna e Ulqinit ia delegoi këtë kompetencë Qeverisë së Malit të Zi, gjegjësisht Ministrisë për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizmit. Miratimi i këtij plani krijon kushtet për hartimin dhe miratimin e planeve detale urbanistike për territorin e Komunës së Ulqinit.
Në Malësi Qeveria e Malit të Zi miratoi Propozimligjin u mbajtën mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për “Karnavalet - organizimin territorial të Malit të Zi Koret 2017” Podgoricë – Tuz- Manifestimi kulturor e zbavitës “Karnavalet – Koret 2017” është organizuar edhe këtë vit në Malësi, një traditë kjo me vazhdimësi prej më shumë se dy dekadash. Manifestimi i sivjetshëm ka filluar si rëndom me vallëzimin e kapos dhe mazhoretkave, me natën e humorit dhe të satirës. Në natën e vallëzimit nën maska, vendi i parë i takoi maskës “Eliza në botën e çudirave”, vizatimi më i bukur është shpërblyer ai i “Jocker” dhe maska më e mirë kolektive u vlerësua “Ushtarët e Çliruar”, kurse çifti më simpatik ai me nofkën “Smile”. Ditën e tretë të karnavaleve kanë qenë më të vegjlit ata të cilët i kanë shtuar madhështinë dhe bukurinë këtij evenimenti kulturor në Malësi. Në karnavalin e sivjetshëm të fëmijëve, i cili nuk kishte karakter garues, morën pjesë tetë grupe. Nata finale e karnavaleve ka tubuar numër të madh të publikut. Në karnavalet e sivjetme kanë marrë pjesë pesë ekipe, katër nga vendi dhe një mysafire nga Budva. Karnavalet u përmbyllën si zakonisht me ndezjen e “shtrigës”.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, u takua me personalitete të shqiptarëve në Mal të Zi
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar në mbledhjen e saj Propozimligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, me të cilin parashikohet që Tuzi të fitojë statusin e komunës së pavarur. Në deklaratën për shtyp nga mbledhja e Qeverisë së Malit të Zi thuhet se në diskutim është theksuar se në këtë mënyrë fuqizohet e drejta e qeverisjes lokale të qytetarëve nga treva e Tuzit dhe ndërtohet shoqëria mbi bazën e parimeve të decentralizimit, si një prej parimeve themelore të Kartës Evropiane për vetëqeverisje lokale. Në bazë të Propozim ligjit, ai pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator 2018. Me qëllim të harmonizimit me këtë ligj, Qeveria ka miratuar edhe Propozimligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Kryeqytetin.
Ulqin - Në kuadër të vizitës në Malin e Zi me rastin e Ditës së Ulqinit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, mori pjesë në një veprimtari të zhvilluar në kompleksin “Lamiga” në Krythë të Anës së Malit, ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të jetës politike, publike e shoqërore të shqiptarëve në Mal të Zi. Në fjalën e tij, Nishani ka thënë se vizita e tij në Ulqin “ishte një ditë për të kaluar jo vetëm momente të mrekullueshme me vëllezërit dhe mo-
trat, me bashkëkombasit shqiptarë në Ulqin, por edhe një ditë për të reflektuar të gjithë së bashku për atë çka bota shqiptare ka kaluar gjatë këtyre viteve dhe për atë çka bota shqiptare e ka si orientim, si objektiv e si pikësynim të rrugëtimit të saj të gjatë që ka përpara”. Me këtë rast, ai ka dekoruar me titullin “Nderi i kombit” dy personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe kulturës së shqiptarëve në Mal të Zi prof. dr. Simë Dobrecin dhe prof. dr. Ruzhdi Ushakun. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
37
SHTOJCË Speciale
“Koha javore” shënoi 15-vjetorin e saj
Ulqin – Me një ceremoni ku morën pjesë gazetarë dhe bashkëpunëtorë, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi etj., në hotelin “Mediteran” në Ulqin u shënua 15-vjetori i daljes së gazetës “Koha javore”. Në emër të botuesit, kryetari i KKSHsë, Genci Nimanbegu ka thënë se shënimi i këtij përvjetori është rasti që të diskutohet për rolin e kësaj gazete javore në këto 15 vite, por edhe të reflektohet për të ardhmen. Redaktori përgjegjës i gazetës “Koha
javore”, Ali Salaj, ka përkujtuar fillimin e kësaj gazete duke thënë se “si çdo fillim, edhe ai i gazetës ‘Koha javore’ ishte më tepër se sfidues për shkak të mungesës së një tradite të mirëfilltë në gazetarinë e shkruar, por edhe nga synimi që të krijohet një gazetë me format dhe dizajn për t’i dhënë shpirt dhe frymë kombëtare, fjalës së lirë”. Ndërkaq, kryetari i Këshillit Programor të gazetës “Koha javore”, gazetari Gjekë Gjonaj, ka nënvizuar rolin e këtij këshilli në ndryshimet pozitive që janë bërë kohës së fundit në gazetë.
Shoqatat “Malësia e Madhe”- Nju Jork dhe “Malësia e Madhe”- Detroit bursuan 57 studentë Miratohet Ligji për Komunë të Tuz - Studentët malësorë të cilët studiojnë në gjuhën Pavarur të Tuzit amtare brenda dhe jashtë vendit kanë qenë edhe sivjet përfitues të bursës studentore të cilat i siguruan dy shoqatat atdhetare në diasporë, “Malësia e Madhe”Nju Jork dhe “Malësia e Madhe“- Detroit. Në emër të dy shoqatave, në ceremoninë e ndarjes së bursave ka përshëndetur Gjon Gjokaj, i deleguari nga SHBA për ndarje të bursave, i cili duke përgëzuar studentët për rezultatet e treguara në studime, njëkohësisht ka bërë apel që pas mbarimit të studimeve, secili të japë kontributin e tij në komunitetin ku do të jetojë, gjithnjë duke e pasur primare ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës e identitetit kombëtar. Shuma totale e të hollave të siguruara nga dy shoqatat për vitin studentor 2016/2017 kap vlerën 45 600 dollarë, me të cilat u ndanë bursa për 57 studentë, 32 studentë nga Shoqata “Malësia e Madhe”- Nju Jork dhe 25 studentë nga Shoqata “Malësia e Madhe” - Detroit.
Mali i Zi bëhet edhe formalisht anëtari i 29-të i NATO-s
38
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Parlamenti i Malit të Zi votoi ndryshimin e Ligjit për organizim territorial të Malit të Zi, me të cilin Tuzi do të jetë Komunë e pavarur me të drejta të plota si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi. Me ndryshimet e Ligjit po ashtu parashihet formimi i Këshillit organizativ, në mënyrë që komuna e re të funksionojë pa probleme. Detyrë e këtij këshilli do të jetë edhe organizimi i marrëdhënieve me komunat e tjera, kufizimi territorial dhe ndarja e pasurisë. Ligji i ri i Organizimit Territorial do të zbatohet prej 1 shtatorit të vitit 2018. Komuna e plotë e Tuzit ishte kërkesa themelore e parashtruar nga Koalicioni “Shqiptarët e vendosur”, në marrëveshjen për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar.
Uashington – Mali i Zi edhe formalisht është bërë anëtar i Traktatit Veriatlantik, pas dorëzimit të instrumentit për anëtarësim në NATO, në selinë e Departamentit të Shtetit në Uashington. Instrumentin për anëtarësim në emër të Malit të Zi, nënsekretarit amerikan të Shtetit për çështje politike, Thomas Shannon, ia ka dorëzuar ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, prof. dr. Srgjan Darmanoviq. Në ceremoninë zyrtare të pranimit
të Malit të Zi në NATO, kanë marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Ftesën zyrtare për anëtarësim, NATO ia ka dërguar Malit të Zi më 2 dhjetor të vitit 2015, kurse protokolli i anëtarësimit është nënshkruar më 19 maj të vitit të kaluar. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është miratuar nga Parlamenti i këtij vendi më 28 prill të këtij viti, ndërsa opozita proserbe e ka bojkotuar seancën.
SHTOJCË Speciale
Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova me marrëveshje për bashkëpunim policor
Plavë – Ministritë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës kanë nënshkruar Protokollin e bashkëpunimit për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor. Ky protokoll mes tre shteteve është në vazhdën e mëtejme të bashkëpunimit policor dhe është bërë duke zbatuar nenin 34, seksioni 1 dhe nenin 29, të Konventës për Bashkëpunimin Policor në Evropën Juglindore. Me Protokollin e bashkëpunim-
it parashikohet që palët nënshkruese do të përcaktojnë detajet në lidhje me krijimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor, autoritetet kompetente, qëllimin e bashkëpunimit, detyrat e Qendrës, gjuhën e punës, shpërndarjen e kostove, si dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Qendrës. Qendra do të jetë në Mal të Zi, në Komunën e Plavës, në godinën e stacionit të policisë kufitare Plavë, Qendra rajonale Veri.
Flamuri Kuq e Edhe një Zi përsëri në mirënjohje shënjestër për prof. dr. David Kalajn Dinoshë - Flamuri kombëtar i shqiptarëve ka qenë sërish në shënjestër për t’u larguar dhe për të mos u përdorur, duke u trajtuar si një “flamur i huaj që nuk lejohet të përdoret”. Rasti i fundit ka ndodhur në familjen e Xhemal Nikajt në fshatin Dinoshë, në familjen e të cilit sipas familjarëve, kishin shkuar pjesëtarë të policies, të cilët u kishin kërkuar atyre që të largojnë flamurin kuq e zi nga çatia e shtëpisë familjare që e kishin vendosur që nga 28 Nëntori - Dita e Flamurit Kombëtar. Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, i cili e ka vizituar këtë familje, ku kanë biseduar me bashkëshorten e Xhemalit, Vera Nikaj. Ajo ka treguar se më 14 qershor pasdite, një grup i policisë ka ardhur tek ata dhe ka kërkuar që ta heqin flamurin kombëtar nga çatia e shtëpisë, duke iu kujtuar se për këtë akt mund të dënohen deri në dy mijë euro. Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, i ka njoftuar familjarët se përdorimi i flamurit është i lirë “si me Kushtetutë, ashtu edhe me Ligjin mbi të drejtat dhe liritë e pakicave dhe Ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare”.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani nderoi Çun Mulën (pas vdekjes) me dekoratën “Nderi i Kombit”
Laureatë të Çmimit 13 Korriku për vitin 2017 janë matematikani i shquar prof. dr. David Kalaj, skulptori akademik Miodrag Shqepanoviq dhe agronomi dr. Svetozar Saviq. Ata janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga Gojko Kastratoviq, kryetar, dhe anëtarët prof. emeritus Ilija Vujosheviq, prof. dr. Igor Llakiq, mr. Miomir Vojinoviq dhe prim. Dr. sci. med. Asim Dizdareviq, në mesin e 32 kandidatëve për këtë çmim. Vendimi është marrë në mbledhjen e jurisë, të mbajtur në Cetinë. Çmimi 13 Korriku jepet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi dhe është njëri ndër çmimet më të larta shtetërore. Prof. dr. David Kalaj ka lindur në vitin 1971. Ka mbaruar Fakultetin Matematiko-Natyror në Podgoricë në vitin 1995. Studimet pasdiplomike i ka vijuar në Fakultetin e Matematikës në Beograd, në degën Analiza matematikore, dhe i ka përfunduar me notën 10. Ka doktoruar në vitin 2002. Që nga viti 1998 punon në Fakultetin Matematiko-Natyror në Podgoricë.
Tiranë - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka dhënë Çun Mulës (pas vdekjes) Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e shquar si prijës në luftën për krijimin e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e kufijve të tij, duke organizuar me aftësi të larta strategjike e drejtuese forcat e zonës kundër armiqve; për rolin e madh në pajtimin e gjaqeve dhe vendosjen e harmonisë ndërfetare në të gjithë Shqipërinë; për persekutimin familjar nga diktatura për shkak të qëndrimit të
pathyer antikomunist dhe në mbrojtje të territoreve kombëtare shqiptare”. Ceremonia e dhënies së decorates është organizuar në selinë e Presidencës në Tiranë, me c’rast Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dorëzuar dekoratën Smail Maliq Çunmulajt, pasardhësit më të afërt të Çun Mulës. Në ceremoninë zyrtare kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i personaliteteve të shquara të Malësisë, këndej dhe andej kufirit. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
39
SHTOJCË Speciale
Dështon nominimi për regjistrimin e Kalasë së Ulqinit në Listën e trashëgimisë botërore UNESCO
Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s ka pranuar që në Listën e trashëgimisë botërore të regjistrohen gjashtë komponentë të sistemit mbrojtës venecian që u përkasin shekujve XVIXVII nga tre shtete, nga 15 komponentë që janë nominuar gjithsej. Në mbledhjen e 41-të të këtij Komiteti, që u mbajt në Krakov të Polonisë nga data 2-12 korrik, është vendo-
U mbajt edicioni i 25-të i manifestimit „Kalimera Poetike“ Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” organizoi më 2-4 gusht edicionin e 25-të jubilar të manifestimit tradicional “Kalimera Poetike”. Mysafirë të këtij edicioni ishin shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria, Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, të cilëve u kushtuan mbrëmje autoriale, si dhe piktorja Majlinda Kelmendi, e cila hapi ekspozitën e saj në Galerinë Kulla e Balshajve në Kalanë e Ulqinit. Po ashtu u shfaq edhe filmi dokumentar me rastin e 25-vjetorit të këtij manifestimi. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët. “Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë.
Manifestimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2017’’ dhe Festivali mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja shqipe na bashkon”
40
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
sur që në Listën e trashëgimisë botërore të regjistrohen qytetet e fortifikuara Bergamo, Peskiera del Garda dhe Palmanova në Itali, sistemi mbrojtës i Zarës dhe kështjella Shën Nikolla në Shibenik të Kroacisë dhe kështjella e Kotorrit në Mal të Zi. Përpos Kotorrit, në listën e të nominuarve nga Mali i Zi kanë qenë edhe Kalaja e Ulqinit dhe ajo e Herceg Novit, të cilët nuk janë pranuar.
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, vizitoi Malin e Zi Podgoricë – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i shoqëruar nga bashkëshortja Karen, ka qëndruar në vizitë dyditore në Mal të Zi. Ai është pritur nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili ka shtruar darkë solemne për zëvendëspresidentin Pence, ku kanë marrë pjesë dhe kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq. Siguria në rajon ka qenë pjesë e Samitit të liderëve të vendeve të rajonit në kuadër të Kartës Amerikane të Adriatikut, ku kanë marrë pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Karta Amerikane e Adriatikut është themeluar në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe angazhimeve të vendeve të rajonit në aspiratat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s.
Më 1 gusht 2017, për të 20-in vit me radhë, u mbajt tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2017” në Plavë e Guci, e së bashku me të edhe Festivali mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na bashkon”. Në këtë tubim të organizuar me frymim 100 për qind shqiptar, në praninë e afër pesë mijë pjesëmarrësve, morën pjesë shoqëri kulturore- artistike si dhe figura të rëndësishme politike e kulturore nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët.
Këtij manifestimi tradicional, për të dytën herë në krahinën e Plavë-Gucisë, në zemrën e Alpeve Shqiptare, iu bashkëngjit edhe organizimi i Festivalit folklorik mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na bashkon”, që filloi më 30 korrik dhe përfundoi më 1 gusht 2017. Manifestimin e nderuan me pjesëmarrje ish-ambasadori amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Wallker, pastaj kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu etj.
SHTOJCË Speciale
U mbajt edicioni i 17-të i Panairit të Librit në Ulqin
Ulqin – Edicioni i 17-të i Panairit të Librit në Ulqin, i cili tuboi sipas organizatorit më shumë se 30 botues, librashitës e distributorë të librit nga disa vende të rajonit - Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, u mbajt në shëtitoren në Ranë nga data 10 deri më 14 gusht. Panairi i sivjetshëm u organizua nga Qendra e Kulturës – Biblioteka e Ulqinit, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike - Ulqin. I ftuar i edicionit të sivjetshëm të
Panairit të Librit në Ulqin ka qenë shkrimtari Mehmet Kraja, ndërsa në ceremoninë e hapjes së Panairit ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, prof. mr. Janko Lumoviq. Gjatë ditëve të Panairit të Librit, në Bibliotekën e Qytetit janë zhvilluar dy mbrëmje letrare. E para, e titulluar “Tre shkrimtarë dhe vendlindja”, u është kushtuar shkrimtarëve Mehmet Kraja (akademik), Zuvdija Hoxhiq – Berisha (adademik) dhe Hajro Ulqinaku, kurse mbrëmjen e dytë është bërë përurimi i librit “Muret” të Enes Haliloviqit.
Festivali Në Tivar shuguroMbarëkom- het Katedralja e bëtar “Rap- Shën Pjetrit sha 2017” Shugurimi i Katedrales Në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike “Rapsha”, për të pestën herë me radhë u mbajt Festivali Mbarëkombëtar “Rapsha 2017” në Vitojë të Malësisë së Madhe. Festivali filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në Tuz, nëpër Qendër të Malësisë, duke vallëzuar e kënduar dhe duke e hijeshuar pamjen e Tuzit me flamuj kombëtarë nga grupet pjesëmarrëse në natën e parë të Festivalit. Në festival, që filloi më 18 dhe përfundoi më 20 gusht, morën pjesë 30 grupe folklorike nga të gjitha trevat etnike shqiptare si dhe shoqëri nga Diaspora. Vendin e parë e fitoi Ansambli “Rugova” – Rugovë nga Peja, vendin e dytë Grupi Polifonik “Lunxhëria” nga Lunxheria dhe vendin e tretë Grupet arbëreshe “Shkëmbi” dhe “Shkëndija” nga Kalabria – Itali. Vlerësimi u bë nga juria profesionale në përbërje: Prof. Dr. Zymer Neziri (kryetar), Prof. Dr. Ramazan Bogdani, Prof. Zeqirije Neziri, Prof. Esat Ruka dhe Prof. Dr. Albin Sadiku.
Në Tuz filloi punën Shkolla e Muzikës dhe e Baletit
së re kushtuar Shën Pjetrit në Arqipeshkëvinë e Tivarit u mbajt në një atmosferë festive, ku morën pjesë qytetarë të shumtë nga të gjitha hapësirat e Malit të Zi dhe të rajonit, të dërguar nga Vatikani, arqipeshkvë dhe ipeshkvë të shumtë nga vendet e Ballkanit. Kryeipeshkvi i Tivarit imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili mbajti meshën solemne, vuri në dukje rëndësinë e kësaj Katedraleje për besimtarët dhe banorët e këtij rajoni. Një kontribut të madh në ndërtimin e Katedrales dhanë mërgimtarët shqiptarë në SHBA. Ajo u hap mbas 11 vitesh nga vendosja e gurthemelit dhe tetë vitesh ndërtim. Arqipeshkvia e Tivarit u themelua në shekullin XI dhe cilësohet ndër vatrat kryesore të zhvillimit të katolicizmit në rajon.
Tuz - Shkolla e Muzikës dhe e Baletit, e cila është nëndegë e Shkollës së Muzikës “Vasa Paviq” nga Podgorica, këtë vit shkollor për të parën herë filloi mësimin në Malësi, për ata vogëlushë të cilët kanë aftësi dhe talent në botën e artit. Me vendimin të Ministrisë së Arsimit u miratua që në Malësi të hapen këto dy degë të cilat deri më tani nuk kanë ekzistuar në këtë trevë, andaj dhe hapja e tyre ka qenë e nevojshme dhe defici-
tare. Hapja e këtyre dy degëve i ka gëzuar pamasë të gjithë, e në veçanti të gjithë ata fëmijë të cilët kanë prirje për këto dy fusha e që atë talent deri më tani, nuk kanë pasur se ku ta evidentojnë. Nxënësit e zhvillojnë mësimin në ambientin e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. Në Shkollën e Muzikës dhe Baletit në Tuz procesin mësimor do ta ndjekin dyzet nxënës në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe malazeze. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
41
SHTOJCË Speciale Tuz - Dy subjektet politike shqiptare të cilat participojnë në Tuz (Malësi), Iniciativa Qytetare dhe Aternativa Shqiptare, pas përfundimit të negociatave të ndërsjella, kanë arritur kompromis për t’u unifikuar edhe zyrtarisht në një subjekt të vetëm politik. Kryetari i Këshillit Drejtues të Iniciativës Qytetare, Smail Çunmualaj, ka thënë se iniciativa për një akt të tillë është ndërmarrë duke parë situatën poli-
Iniciativa Qytetare dhe Alternativa Shqiptare unifikohen zyrtarisht
tike në vend, e cila sipas tij nuk i shkon në favor elektoratit në Malësi, duke thënë se janë të gatshëm dhe të hapur për të bashkëpunuar me të gjithë përfaqësuesit e partive të tjera politike nacionale, me intelektualë, OJQ etj. Ndërsa kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, ka thënë se objektivi primar është që votat e zgjedhësve në Malësi në të ardhmen të mos shkojnë drejt subjekteve joshqiptare.
Pakicat mbështesin NHT “Riviera e fuqimisht integrimet Ulqinit” jepet me euro-atlantike të qira për 30 vjet Malit të Zi Podgoricë - Qeveria e Malit Podgoricë – Drejtori i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Evropën Juglindore, Mathew Palmer, ka pritur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare dhe të partive tjera parlamentare të pakicave. Me zyrtarin e lartë amerikan kanë biseduar kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka, kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj, kryetari i Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq, dhe kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate, Marija Vuçinoviq. Përfaqësuesit e partive të pakicave e kanë njoftuar Palmerin me pozitën dhe statusin e popujve pakicë në Mal të Zi. Përfaqësuesit e partive parlamentare të pakicave edhe njëherë kanë theksuar se janë të orientuar fuqimisht për integrimet euro-atlantike të Malit të Zi dhe kanë nënvizuar kontributin e madh të popujve pakicë në këto procese, duke shprehur njëkohësisht bindjen se Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin e tij euro-atlantik.
Miratohet Ligji kontravers për planifikimin hapësinor
42
Javore KOHA
E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
të Zi ka vendosur që të japë me qira në një afat prej 30 vjetësh tokën dhe kompleksin e hoteleve të NHT “Riviera e Ulqinit” në Plazhin e Madh. Në mbledhjen e saj të 41të, me propozim të Këshillit për Privatizim dhe Projekte Kapitale, Qeveria ka miratuar Raportin mbi rezultatet e negociatave në bazë të tenderit publik ndërkombëtar për dhënien me qira afatgjate të tokës në pronësi të shtetit të Malit të Zi dhe objekteve në pronësi të NHT “Riviera e Ulqinit”. “Me vendim, konsorciumit ‘Karisma Hotels&Resorts’, i cili është paraqitur si ofertuesi i vetëm në tenderin publik, i jepet me qira afatgjate, për 30 vjet, toka në komunën e Ulqinit me sipërfaqe të përgjithshme prej 122.214 m², në pronësi të shtetit të Malit të Zi, shfrytëzuese e së cilës është NHT ‘Riviera e Ulqinit’ SHA, Ulqin, në të cilën ndodhet kompleksi i hoteleve ‘Olympic’, ‘Bellevue’ (Cer, Borik dhe Avala), restoranti dhe objektet tjera përcjellëse, në pronësi të ‘Rivierës së Ulqinit’”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë së Malit të Zi.
Podgoricë – Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin mbi planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve me të cilin definohet në mënyrë gjithëpërfshirëse fusha e planifikimit hapësinor dhe mënyra dhe kushtet e ndërtimit dhe legalizimit të objekteve informale. Për këtë ligj kanë votuar 41 deputetë të koalicionit qeverisës, ndërsa i vetmi deputet që ka votuar kundër ka qenë deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Genci Nimanbegu, njëherazi nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Ai më herët ka parashtruar 16 aman-
damente në këtë Propozimligj, të cilët nuk janë mbështetur nga shumica parlamentare. Ligji i propozuar nga Ministria për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Turizëm është kritikuar dhe ka shkaktuar debate të shumta politike dhe profesionale për shkak të centralizimit të planifikimit hapësinor dhe marrjes së kompetencave qeverisjeve lokale në fushën e planifikimit. Pothuajse të gjitha komunat bregdetare janë shprehur kundër zgjidhjeve që ofron ligji i ri.
SHTOJCË Speciale
Qeveria e Malit të Zi miratoi Propozimligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Propozimligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Në komunikatën për shtyp të Qeverisë thuhet se në pajtim me të drejtat e pakicave të përcaktuara me Kushtetutën e Malit të Zi, me Ligjin e ri u mundësohet pjesëtarëve të popujve pakicë dhe bashkësive tjera nacionale zgjedhja, përdorimi dhe shfaqja publike e simboleve kombëtare, si dhe definohen qartë situatat kur ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare.
Qeveria ka ngarkuar ministritë kompetente që, me qëllim të harmonizimit me Propozimligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, të përgatisë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi simbolet shtetërore dhe Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike, në mënyrë që të dërgohen së bashku në procedurën kuvendore. Projektligji mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare është hartuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.
Zgjerohet Shqiptarët humbës, bashkëpunimi fiton PDS por jo mes Malit shumicën absolute të Zi dhe Zgjedhjet lokale për në kuadër të Shqipërisë komunë Kryeqytetit janë mbajtur Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, u prit në Podgoricë nga Ministri i Transportit të Malit të Zi, Osman Nurkoviq, dhe nga Ministrja e Ekonomisë, Dragana Sekuliq. Ministrat nënvizuan faktin se tashmë ka filluar puna për kryerjen e një Studimi të Fizibilitetit për autostradën Adriatiko-Joniane. Në takimin e përbashkët ministrat u ndalën tek angazhimi për projektin e përbashkët Jonian Adriatik Pipeline (IAP). Ata vendosen që nga faza e krijimit të një njësie të përbashkët të kalojnë në fazën për krijimin e një kompanie të përbashkët për projektin IAP. Në këtë kuadër, ministrat e dy vendeve morën pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të stacionit të përbashkët hekurudhor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Hapja e stacionit u vlerësua si një sukses i përbashkët dhe si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
U mbajt edicioni i gjashtë i Maratonës së Pavarësisë Shkodër-Ulqin
më 26 nëntor në Malësi, paralelisht me zgjedhjet edhe në tri komuna të tjera në Mal të Zi: Cetinë, Mojkovc dhe Petnjicë. Në zgjedhje kanë garuar nëntë lista zgjedhore. Sipas rezultateve është raportuar se Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar më së shumti mandate, përkatësisht 15 mandate, pasuar nga Alternativa Shqiptare me 7 mandate, Partia Boshnjake tre mandate, Lidhja Demokratike Shqiptare tre mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dy mandate, Demokratët dhe Socialdemokratët e Malit të Zi nga një mandat. Vlen për t’u theksuar se partitë politike shqiptare edhe në këto zgjedhje pësuan disfatë të thellë e cila pa dyshim që vjen nga mosunifikimi i tyre. Të drejtë vote kanë pasur 11 612 votues, në 28 qendra votimi, ndërsa dalja në zgjedhje ka qenë afro 60 për qind.
Maratona e Pavarësisë Ulqin-Shkodër, e nisur si një aktivitet me karakter simbolik në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për çdo vit e më tepër po fiton në seriozitetin e saj me pjesëmarrjen e maratonistëve cilësorë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës, krahas atyre nga trevat e ndryshme shqiptare dhe vendet e rajonit. Të martën, më 28 nëntor, është mbajtur edicioni i gjashtë i kësaj
maratone, këtë vit në relacionin Shkodër – Ulqin, ku kanë marrë pjesë 51 maratonistë për të rritur dhe një numër i fëmijëve. Në kategorinë e meshkujve triumfoi Ilir Këllezi nga Korça, kampion i Shqipërisë, me rezultatin 1:39:45. Në vendin e dytë u rendit Aleksandar Kiradjiev nga Maqedonia, i cili arriti rezultatin 2:46:33, kurse në vendin e tretë – Igor Jakimoski, po nga Maqedonia, me rezultatin 2:52:14. E ENJTE, 28 DHJETOR 2017
Javore KOHA
43