KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 janar 2018 Viti XVl Numër 797 Çmimi 0,50
Komuna e Ulqinit injoron krijuesit e artit, kulturës dhe shkencës
ISSN 1800-5696
Për një Besëlidhje të re shqiptare
Frikë e kohëve të shkuara
PËRMBAJTJE
4
6 Dhurata për festat e fundvitit
Nevoja e depolitizimit të KKSH-së
12
20 Drejt ëndrrës së aktrimit në Amerikë
Pa ndonjë zhvillim të theksuar
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
PËRMBAJTJE
22
24 Kënga dhe folklori mbajtën gjallë shqiptarët
Nëpër rrebeshet e luftrave
26
28 Malësia-treva që po shuhet..
Klasteri, mënyra më adekuate KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk n e Qenç SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Mërgimtarët dhe studentët ndihmojnë vendlindjen
Dhurata për festat e fundvitit
Plavë/Guci – Shoqata humanitare e mërgimtarëve shqiptarë – Fondacioni “Plavë-Guci” me seli në NjuJork, duke vazhduar misionin dhe traditën e vet humanitare, në prag të festave të fundvitit, me donacionin e vet të mbledhur në sasi të konsiderueshme dollarësh, organizoi aksionin e sigurimit dhe ndarjen e dhuratave për festën e Vitit të Ri. Ata ndanë pako për të gjithë vogëlushët e kopshtit të fëmijëve
4
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
në Plavë dhe njësinë edukative në Guci, për nxënësit e shkollave fillore në Plavë e Guci dhe paralelet e ndara që ndjekin mësimet në gjuhën shqipe, prej klasës së parë deri në atë të pestë, si dhe për disa familje me gjendje jo të mirë ekonomike-sociale në trevat e vendlindjes së tyre. Në kuadër të programit zbavitës “Përshëndetje Vitit të Ri”, të përgatitur nga vogëlushët e Kopshtit të Fëmijëve në Plavë dhe njësisë edu-
kative në Guci me edukatoret e tyre, në prani të prindërve dhe pjesëmarrësve të tjerë, më 27 dhe 28 dhjetor, 170 vogëlushëve në Plavë dhe 78 në Guci iu ndanë pako-dhurata për Vitin e Ri. Drejtoresha e Kopshtit të Fëmijëve, Minella Markishiq, në fjalën e vet përshëndetëse, lavdëroi angazhimin e suksesshëm të vogëlushëve dhe edukatorëve të tyre në programin e përgatitur festiv dhe në veçanti falënderoi donatorin në krye me përfaqësuesin e tij Shaban Prelvukaj, i cili siguroi dhe dorëzoi dhuratat që vogëlushëve ua ndau babadimri. Në shenjë falënderimi, donatori u nderua me “Mirënjohje”. Në këtë drejtim, drejtoresha Markishiq falënderoi edhe mërgimtarët e Klubit “Rotari” nga Anglia për donacionin e dërguar me rastin e Vitit të Ri për vogëlushët e njësisë edukative në Guci, të cilën e dorëzuan përfaqësuesit e tij dr. Ellvis Omeragiq dhe Allmas Çekiq. Përfaqësuesi i Fondacionit “Plavë-Guci” me seli në Nju-Jork, Shaban Prelvukaj, në deklaratën për media theksoi se nga donacioni i këtij subjekti humanitar, përveç dhuratave të ndara vogëlushëve të Kopshtit të Fëmijëve në Plavë e Guci, në prag të festave të fundvitit, 24 familjeve shqiptare në gjendje jo të mirë ekonomike-sociale nga territori i komunave Plavë e Guci, u janë ndarë dhurata në artikuj ushqimorë dhe material tjetër në vlerë prej 100 dollarësh amerikanë. Ai ka shtuar se pako-dhurata për Vitin e Ri janë siguruar edhe për 52 nxënës të Shkollës Fillore “Hajro Shahmanoviq” - Plavë dhe 58 nxënës të Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” - Guci dhe të tri paraleleve të ndara në Vuthaj, Martinaj dhe Vishnjevë, që mësimet i ndjekin në gjuhën shqipe. Humanitetin në vepër e kanë shprehur edhe studentët shqiptarë, anëtarë të Unionit të Pavarur të Studentëve Shqiptarë në Mal të Zi, dega Plavë-Guci, të cilët në aksionin e organizuar humanitar mblodhën 540 euro, me të cilat për nëntë familje me gjendje të dobët ekonomike, siguruan dhe ndanë dhurata në artikuj ushqimorë në vlerë prej 60 eurosh, për t’i bërë sa më të lumtur me rastin e Vitit të Ri. Sh. Hasangjekaj
NGJARJE JAVORE
U mbajt seanca konstitutive e kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit
Verifikohen mandatet e këshilltarëve të kuvendit të ri Tuz- Tridhjetedy këshilltarë të dalë nga zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Tuz, tre ditë para mbylljes së vitit 2017, zhvilluan seancën konstitutive të kuvendit të Komunës në kuadër të kryeqytetit. Seancën konstitutive e ka drejtuar këshilltari më i vjetër, Naser Krkanoviq nga radhët e PDS-së, gjatë së cilës u bë verifikimi i mandateve të këshilltarëve të kuvendit të ri, të cilin e përbëjnë dhjetë këshilltarë/e më tepër sesa që kishte përbërja e kaluar e këtij kuvendi.
Në rend të ditës të kësaj seance ishte dhe pika e cila kishte të bënte me emërimin e kryetarit të kuvendit të komunës në kuadër të kryeqytetit, por që pika në fjalë u shty për seancën e radhës e cila pritet të mbahet së shpejti në ditët në vijim. Sipas të gjitha gjasave ashtu siç kanë qarkulluar biseda gjatë ditëve të fundit por ende pa ndonjë konfirmimin, pritet që PDS-ja ta formojë pushtetin në Tuz me partnerët e qeverisjes së përbërjes së shkuar, me Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe
Partinë Boshnjake. Rikujtojmë se në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Tuz dhe në ato të përsëritura në një qendër votimi më 23 dhjetor, më së shumti mandate ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve me plot 14 mandate, pasur nga Alternativa Shqiptare me 7 mandate, LDSH-ja 3 mandate, Partia Boshnjake me 3 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 2 mandate, Demokratët 2 mandate dhe Socialdemokratët 1 mandat. t. u.
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi
Nevoja e depolitizimit të K Hajrullah Hajdari
Këto ditë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve bëri thirrje publike për aplikimin për elektor të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (besoj në Mal të Zi), për pjesëmarrjen në Kuvendin e elektorëve të Këshillit dhe në bazë të saj, natyrisht, edhe për zgjedhjen e anëtarëve të KKSH-së në Mal të Zi. Kjo thirrje, edhe pse pak në afat e vonuar, s’ka asgjë të keqe, është thjesht një obligim ligjor. Por më i rëndësishëm është fakti i veprimit të këtij Këshilli pas dy mandateve zgjedhore, rezultatet e (pa)arritura dhe pritshmëria e shqiptarëve në Mal të Zi nga veprimtaria, puna dhe angazhimi serioz e profesional i anëtarëve të tij. Analizat a komentet mund të jenë në varësi të shijes, perceptimit ose edhe të përkatësisë politike të cilitdo qoftë, kryesisht për përfitime politike e shumë herë edhe personale. Sidoqoftë, kur flitet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, për këtë çështje madhore të shqiptarëve, duhet t’u shmangemi shijeve, përkatësisë politike apo cilitdo interes personal, pasi kjo do të ishte e pafalshme. Këshillat kombëtare të popujve pakicë janë themeluar me qëllim të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe avancimit të lirive dhe të drejtave të tyre, të cilat, sipas Ligjit mbi liritë dhe të drejtat e pakicave, me qëllim të sigurimit të realizimit të tyre të vërtetë, nuk mund të jenë më të vogla se ato të arritura më parë. Ndërkaq, ky qëllim i mirë i themeluesit është vështirë të jetësohet pasi forma, struktura dhe kompetencat e tij, që në fillim e pamundësojnë realizimin e qëllimit thelbësor. Një konstatim i tillë, fatkeqësisht, mund të vërtetohet lehtë nga të arriturat ose thënë më mirë nga ndikimi i Këshillit në vendimmarrje të
6
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
organeve dhe të politikës shtetërore në përgjithësi e veçanërisht në lëmin e kulturës, arsimit, përfaqësimit dhe të gjitha atyre të drejtave dhe lirive që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit kombëtar. Fillimisht duhet cekur se vetë struktura e Këshillit, paraprakisht e vendos atë në pozitë inferiore e në favor të politikës aktuale shtetërore, me të cilën duhet thënë haptas se shqiptarët në Mal të Zi nuk janë të kënaqur. Vetë fakti se numrin më të madh të anëtarëve të Këshillit e përbëjnë anëtarët sipas funksionit i jep atij karakter politik, ndërsa nga ana tjetër e ngushton pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve nga lëmitë e ndryshme të shkencës, kulturës, arsimit etj. dhe kontributin e tyre në propozimin, hartimin dhe ndikimin direkt apo indirekt në organet e qeverisjes dhe politikës. Partitë politike shqiptare dhe përfaqësuesit e tyre politikë në organet legjislative apo edhe qeveritare, e kanë hapësirën dhe mundësinë e veprimit brenda në Parlament ose në organet qeveritare, dhe për këtë duhet nxitur dhe përkrahur çdo përpjekje në ngritjen e vlerave të identitetit kombëtar në të gjitha lëmitë e jetës. Anëtarët sipas funksionit, përjashtuar kryetarët e partive politike, në ulëset e Këshillit nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se dyfishojnë përpjekjet e tyre, besoj, pa ndonjë kontribut të veçantë, të shprehura në organet përfaqësuese ose qeveritare. Edhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit nëpërmes elektorëve nuk është e përshtatshme, pasi dihet mirë se zgjedhjet indirekte shpeshherë mund të jenë të manipuluara dhe të keqpërdorura, duke
lënë jashtë shumë anëtarë të tjerë me meritë dhe të cilët kishin mundur të japin kontributin e tyre profesional. Kjo dukuri është e dukshme dhe e faktuar, sidomos, në përbërjen e dytë të Këshillit, i cili pothuaj politikisht është njëngjyrësh, e që nuk duhet të jetë tendencë e askujt në të ardhmen. Ndaj, duhet bërë përpjekje që të lirohemi nga kjo mënyrë e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit dhe krijimit të shumicës politike në të, pasi siç cekëm më lart, politikanët e kanë vendin e tyre dhe të gjithë fuqinë e tyre për t’i kontribuar çështjes kombëtare duhet ta përdorin në parlament dhe qeveri. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi është dhe duhet të jetë i të gjithëve, prandaj është në interes të të gjithëve që të zgjerohet rrethi i atyre që munden dhe dëshirojnë t’i kontribuojnë zgjidhjes dhe avancimit të të drejtave dhe lirive kombëtare, individuale e kolektive. Kjo do të arrihet me ndryshimin e Ligjit në fjalë dhe aplikimin e zgjedhjes së drejtpërdrejtë të anëtarëve të Këshillit. Besoj se kjo mënyrë do t’i jepte mundësi secilit dhe do të rriste interesimin e qytetarëve shqiptarë për pjesëmarrje në zgjedhje, do të nxiste ekspertë nga lamitë e ndryshme të shkencës, kulturës, arsimit etj. të garojnë dhe nëpërmes parimit “një anëtar, një votë“ do të përmirësohet dukshëm struktura profesionale e anëtarëve. Mekanizmi i këtillë i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillave kombëtare nuk është i panjohur, përkundrazi ai funksionon shumë mirë, sidomos në Luginën e Preshevës. Forma dhe struktura organizative e Këshillit dhe parimet mbi të cilat është themeluar Këshilli, thënë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
KKSH-së
drejtën, nuk lë shumë hapësirë dhe mundësi për veprim të mirëfilltë kombëtar, për të vepruar në drejtim të përmirësimit cilësor të gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi, konform infrastukturës ligjore ndërkombëtare në aspektin e identitetit kombëtar. Këshilli mund të veprojë vetëm konform politikës shtetërore, natyrisht, pasi nga ajo themelohet, financohet dhe kryesisht udhëhiqet. Sipas Ligjit përkatës, kompetencat e Këshillit janë kryesisht këshillëdhënëse, pra nuk ka vendimmarrje për çështje të rëndësishme, bile nuk ka as kompetenca të bartura në asnjë lëmi të jetës së përditshme, as në kulturë e aq më pak në arsim. A janë shqiptarët të kënaqur? Nuk e di, pasi që secili ka bindjen e vet, ndonëse mendoj se jo! Cilat janë të arriturat e të paarriturat e Këshillit, duhet vetë ai t’i publikojë, pasi transparenca në punë është parim demokratik dhe i domosdoshëm. Këtu po i përmendi vetëm disa nga ato çështje të cilat Këshilli është dashur, jo vetëm t’i inicojë, por të ngrisë zërin për realizimin e tyre e të cilat në bazë të Kushtetutës së Malit të Zi janë të arritshme. Përdorimi i simboleve kombëtare, përkundër përmirësimeve në plotësimin e fundit të Ligjit, përderisa të mos lejohet përdorimi edhe në institucionet shtetërore (shkolla, gjykata komunale, njësitë e organeve të punëve të brendshme, njësitë ekonomike themelues i të cilave është shteti -posta, telefoni etj.), së paku në ato mjedise ku populli shqiptar është shumicë, i vendos shqiptarët në pozitë inferiore e të pabarabartë me popullin shumicë dhe përbën një të padrejtë në vijimësi.
Edhe pas afro 30 viteve demokraci, plan-programet shkollore, sidomos të gjuhës, historisë, lëndeve të shkathtësisë nuk i plotësojnë aspiratat e shqiptarëve dhe me keqardhje konstatoj se në disa aspekte ato janë edhe nën nivelin e para demokracisë. Edhe pse me aktin më të lartë shtetëror, me Kushtetutë është e parashikuar “që në mjediset me pjesëmarrje të konsiderueshme në popullatë, organet e vetëqeverisjes lokale, organet shtetërore dhe gjyqësore të udhëheqin procesin edhe në gjuhën e popujve pakicë“, ky veprim lë për të dëshiruar pasi, sidomos në gjyqësi, është i pamundur, e paarritur e sa më kujtohet edhe e pa-inicuar sa duhet. Udhëheqja e procedurës gjyqësore në gjuhën amtare është parim i njohur demokratik, mospërfillja e të cilit vështirëson realizimin e të drejtës në mbrojtje dhe realizimin e të drejtave individuale dhe kështu në vijimësi i vendos shqiptarët në pozitë inferiore dhe të pabarabartë me popullin shumicë. Edhe pse dispozitat e Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave parashikojnë që të drejtat dhe liritë e pakicave nuk mund të jenë më të vogla se ato të arritura më parë, zgjidhja aktuale ligjore për përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi është në kundërshtim të plotë, jo vetëm me normat e Ligjit në fjalë, por edhe me parimin kushtetues të përfaqësimit autentik, çka pa dyshim paraqet shkelje flagrante të të drejtave të tyre kushtetuese dhe i vendos ata, përsëri, në pozitë inferiore dhe të pabarabartë me popullin shumicë. Janë këto vetëm disa aspekte, pa prekur e përmendur aspektin ekonomik të vendbanimeve shqiptare, për të cilat shqiptarët në Mal të Zi duhet të ngrejnë zërin për realizimin e tyre. Edhe pse ndonjëri nga deputetët shqiptarë, bile vite me radhë, i ka ngritur e iniciuar këto kërkesa, ato kanë mbetur në sirtaret e politikës dhe qeverisë malazeze, pra angazhimi i tyre nuk ishte i mjaftueshëm. Prandaj, edhe këto momente shkojnë në favor te depolitizimit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Lirimi i vendeve të anëtarëve të përfaqësimit parlamentar dhe qeveritar në favor të anëtarëve nga radhët e strukturave të lartpërmendura si dhe zgjedhja e drejtpërdrejtë e anëtarëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të Këshillit do të kontribuonte shumë në përmirësimin e kërkesave shqiptare për ruajtjen, zhvillimin dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe nga ana tjetër, një Këshill i formatit të tillë do të ishte edhe një instancë tjetër e fuqishme e cila në veprim të koordinuar dhe unifikuar, së bashku me përfaqësuesit e politikës shqiptare, do të kontribuonte dukshëm për çështjet e përmendura shqiptare. Depolitizimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do t’i ndihmojë politikës shqiptare gjithsesi e nuk do të pengojë punën e tyre. Nëse jemi të kënaqur me rolin dhe veprimtarinë e Këshillit Kombëtar, sa vetëm për të festuar Ditën e Flamurit, e cila thënë të drejtën festohej e manifestohej edhe shumë vite para themelimit të Këshillit, ndoshta në forma edhe më gjithëpërfshirëse, nëse jemi të kënaqur vetëm me shpërndarjen e abetares kombëtare e cila më shumë mbahet si suvenir sesa përdoret në procesin mësimor, nëse jemi të kënaqur me Ligjin zgjedhor, nëse jemi të kënaqur me angazhimin e politikës dhe qeverisë shtetërore me zhvillimin ekonomik të trojeve shqiptare, nëse jemi..., nëse jemi..., atëherë forma dhe struktura e tanishme e Këshillit ndoshta nuk ka nevojë për ndryshime. Në të kundërtën shqiptarët duhen të përdorin të gjitha mekanizmat demokratike për realizimin e të drejtave dhe lirive, ashtu si edhe aktet normative të brendshme dhe ndërkombëtare e rekomandojnë, duke përfshirë edhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Mbi të gjitha, duhet theksuar se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, edhe pas dy mandateve të konsumuara, nuk ka arritur të ketë një dokument të rëndësishëm të veprimit – Planin strategjik të Këshillit, me të cilin do të përcaktonte në mënyrë të detajuar parimet, vizionin, mekanizmat e realizimit dhe planin e veprimit. Ky plan në mënyrë të qartë do të përcaktonte qëllimet e veçanta të cilat duhet të jenë të matshme, reale dhe të realizueshme, e mbi të gjitha do të përcaktonte përgjegjësinë para popullit për mosrealizimin e qëllimeve kryesore, së paku, nga plani strategjik i tij. Pa këtë dokument, Këshilli, vështirë se do të mundet t’i realizojë synimet dhe pritshmëritë e shqiptarëve për përmirësimin e statusit të tyre. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
El Pais
Martin Caparros
Fundjava është një shpikje relativisht e vonë. Java jo: fakti që ekziston dhe që zgjat shtatë ditë, është rezultat i një gabimi babilonian. Ata irakenë besonin se ekzistonin vetëm shtatë planetë, dhe se secili prej tyre përcaktonte një ditë të asaj jave, që vendosën ta krijojnë. Për mijëra vite, kush duhej të punonte e bënte për gjashtë ditë, dhe pastaj pushonte ditën e Perëndisë. Por në fillimet e tetëqindës, padronët e fabrikave angleze, të lodhur me punëtorët e tyre që mungonin të hënave për shkak se deheshin dhe bëheshin tapë të dielave, u ofruan që të shkëputeshin nga puna të shtunën në mesditë, të pinin,
8
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Zhdukja e fundjavës të pushonin të dielën dhe të riktheheshin në fabrikë të hënën në mëngjes herët: krijuan “të shtunën angleze”. Pavarësisht kësaj, oraret e punës mbeteshin të përjetshëm: punëtorët në vendet e pasura vazhduan të luftojnë për të siguruar pakëz më shumë jetë. Në vitin 1926, Henry Ford futi në fabrikat e tij javën e punës, prej pesë ditësh: jo vetëm që u pëlqente dhe stimulonte punonjësit, por u linte dhe pak kohë për të konsumuar, sepse punëtorët ishin duke u transformuar në konsumatorë. Pak kohë më pas, kriza e vitit 1929 solli një valë papunësie, dhe më pak orë pune për kokë, do
të sillnin pak më shumë punë për të gjithë. Java e punës prej dyzetë orësh u shndërrua në normë. Sikur të punonim të gjithë 15 orë në javë? Ata që si unë janë më shumë se 30 vjeç dhe më pak se 100, fundjava prej dy ditësh u duket gjëja më e natyrshme në botë. Ka patur kohë kur ka qenë e paprekshme. Mbi të gjitha në Evropë, fundjava ishte e ngurtë: njëzetë vite më parë, në Paris, Mynih dhe Stokholm, ishte shumë e vështirë të gjeje hapur, një librari apo një këpucar. Funksiononin vetëm shërbimet publike: transportet, vendet e dëfrimit, shërbimet shëndetësore, policia. Tani nuk
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Ndoshta zhdukja progresive e fundjavës do të ketë një prej atyre pasojave dytësore që askush nuk i përllogarit, dhe këta njerëz nuk do të vdesin më. Ndoshta pa fundjavën do të ishim të gjithë të pavdekshëm. Ose kushedi, do të ndodhë ekzaktësisht e kundërta është më kështu: është imponuar modeli amerikan, në të cilin fundjava është një moment për të blerë, dhe kjo kërkon që miliona njerëz të jenë në punë duke shitur. Por edhe kështu, dallimi për pak kohë u ruajt: ata punëtorë pranonin që të punonin gjatë ditëve speciale, që ishin përjashtim dhe zakonisht paguheshin më vete. Ndryshimi i madh është se tani, kufijtë mes punës dhe kohës së lirë janë bërë gjithnjë e më të padallueshëm. Ka gjithmonë e më shumë njerëz që punojnë gjithmonë dhe kudo. Disa prej nesh e bëjmë sepse na pëlqen ajo që bëjmë, të tjerë sepse janë shumë të shqetësuar nga ajo që
bëjnë, shumë të tjerë për shkak të një kombinimi të vetëdijshëm të të dyjave. Ndihmon fakti që punojmë nga shtëpia (dhe si pasojë kemi një mungesë kufiri mes kohës së lirë dhe punës) dhe që pajisjet elektronike bëjnë të mundur që, edhe për ata të cilët kanë orare dhe zyra, puna i ndjek kudo ku shkojnë. Në një epokë kur puna nuk shihet si peshë por si një privilegj, është e pritshme që ata që e kanë një të tillë, kujdesen duke u bërë të disponueshëm 24 orë në 24, shtatë ditë në shtatë, ose pothuajse. Entuziasmi për të patur kohë në dispozicion për veten, i blinduar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
përballë cilitdo mekanizëm të tregut, nuk është më në modë. Por jo të gjithë të këqiat vijnë për të bërë keq. Ekziston diçka që doktorët e quajnë “Efekti Fundjavë”: pacientët që shtrohen gjatë fundjavës vdesin dhjetë përqind më shumë se sa ata të shtruar gjatë ditëve të pushimeve. Nuk dihet as se si dhe as përse, por ndodh. Pra, ndoshta zhdukja progresive e fundjavës do të ketë një prej atyre pasojave dytësore që askush nuk i përllogarit, dhe këta njerëz nuk do të vdesin më. Ndoshta pa fundjavën do të ishim të gjithë të pavdekshëm. Ose kushedi, do të ndodhë ekzaktësisht e kundërta. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Në vitin kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut
Për një Besëlidhj
Mosmarrëveshjet dhe konfliktet politike aktuale midis kësaj klase politike që sundon sot shqiptarët në T kombit shqiptar. Rrezikohet që konfliktet politike aktuale të kthejnë mbrapa arritjet e deritanishme të s
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Ja edhe një Vit i Ri filloi, një vit dhe një fillim i ri që gjithmonë ofron shpresa se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se viti që kaloi. Pritshmëritë janë gjithmonë për jetë e shëndet për të afërmit tone, për familjen dhe miqtë dhe kolegët. Shpresojmë dhe lutemi në këtë stinë, për paqe e përparim, begati dhe bashkëpunim për shoqërinë ku jetojmë në veçanti dhe për botën në përgjithësi. Fundi i vitit që kaloi dhe fillim Viti i Ri, është gjithmonë një kohë për të reflektuar mbi vitin që kaloi, të bëmat dhe të pa bëmat -- sukseset dhe dështimet - si dhe ç’duhet bërë më mirë në Vitin që posa filloi. Reflektimi mund të jetë i një individi, i një shoqërie, i një shteti, i një qeverie, ose një kombi. Me shembjen e komunizmit dhe me çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj – arritje të cilat me të drejtë mund të cilësohen si historike për kombin shqiptar -- mendonim se kombi shqiptar do të merrte hovin e pritur aq shumë drejt përparimit, brenda trojeve shqiptare dhe në arenën ndërkombëtare. Pjesë e reflektimit me këtë rast të Vitit të Ri është pranimi i sinqertë se punët nuk po shkojnë mirë për shqiptarët as në Shqipëri as në Kosovë dhe as në trojet e tjera ku ata jetojnë. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet politike aktuale midis kësaj klase politike që sundon sot shqiptarët në Tiranë dhe në Prishtinë, përbëjnë rrezikun
10
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
më të madh që i kanoset sot kombit shqiptar. Rrezikohet që konfliktet politike aktuale të kthejnë mbrapa arritjet e deritanishme të shqiptarëve në Ballkan, duke u dhënë një goditje të rëndë interesave kombëtare afatshkurta dhe afatgjata – jo vetëm anembanë trojeve shqiptare por edhe një goditje të rëndë të imazhit të shqiptarëve në botë, e sidomos në radhët e miqve të tyre historikë, sidomos atyre që në momentet më kritike të historisë së tij e kanë ndihmuar kombin shqiptar, pa kurrfarë interesi. Ndonëse miqtë e shqiptarëve mund të mos jenë të kënaqur me situatën aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, si rezultat i grindjeve dhe mosmarrëveshjeve në radhët e politikanëve, sidomos siç pasqyrohet nga seancat në dy parlamentet shqiptare -- janë vetë shqiptarët në të dy anët e kufirit, ata që fajësojnë drejtpërdrejt këtë klasë politike dhe të cilët janë të revoltuar me gjendjen e krijuar politike dhe ekonomike – dhe si rrjedhim po braktisin trojet shqiptare, duke marrë rrugët e botës, shpresë e pa shpresë, për një jetë më të mirë e më normale. Fatkeqësisht, gjendja e krijuar në trojet shqiptare nga kjo klasë sunduese politike, po krijon gjithashtu një fushë pjellore për ndërhyrjen dhe provokimet nga jashtë, duke përdorur grindjet midis shqiptarëve në shërbim të interesave dhe politikave të tyre, historikisht, të njohura anti-shqiptare. Fatkeqësisht, ky vakuum politik, po shfrytëzohet me përpikëri nga provokimet dhe përpjekjet e putinëve dhe erdoganëve të kësaj bote, në bashkëpunim me Serbinë, në përputhje me interesat e tyre afatgjata, duke nxirë imazhin e shqiptarëve,
sidomos në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, duke i shkaktuar dëme të riparueshme emrit të mirë shqiptar. Viti i ri kërkon reflektim dhe ofron shpresa. Shpresa ime për Vitin e Ri – në këtë vit kushtuar heroit kombëtare Gjergj Kastriotit-Skenderbe mund të interpretohet ndoshta si një thirrje e kotë, si një thirrje në shkretëtirë, kur të merren parasysh antagonizmat politike që ekzistojnë në radhët e kësaj klase politike. Por, u takon këtyre politikanëve që në këtë vit të Heroit Kombëtar, të lënë mënjanë interesat vetjake, partiake dhe ekonomike dhe të tregohen të guximshëm dhe të denjë të Besës së Skenderbeut, në këtë vit që vetë e kanë shpallur si Viti kushtuar atij. Le të jetë ky pra, një fillim i ri i Besës dhe Bujarisë në radhët e kësaj klase politike shqiptare. Mos na zhgënjeni më! Paraardhësit dhe rilindasit e vërtetë të kombit, të cilët shkrinë jetën për të venë në dritë bujarinë e kombit shqiptar në momentet më kritike të historisë kombëtare, sidomos karshi njëri tjetrit dhe ndaj të tjerëve, nuk presin as më pak e as më shumë, që politikanët e sotëm të tregojnë atdhedashurinë e tyre me sjellje të mira dhe respekt ndaj njëri tjetrit dhe me vetëdije të përgjegjësive shoqërore e kombëtare dhe detyrave që kanë marrë përsipër në emër të popullit shqiptar dhe kombit. Lutemi pra dhe shpresojmë që në këtë vit të shenjtë, kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit –Skenderbe, politikanët dhe partitë politike në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, në këtë Vit të Ri historik --të lidhin me njëri tjetrin, besa-besën dhe të bëjnë një kthesë historike duke u angazhuar me atdhedashuri dhe kurajo
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
je të re shqiptare
Tiranë dhe në Prishtinë, përbëjnë rrezikun më të madh që i kanoset sot shqiptarëve në Ballkan politike për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet midis tyre dhe në traditën historike kastriote, të lidhin besën për një dashuri, në mos ndaj njëri tjetrit, atëherë ndaj interesave madhore të kombit shqiptar, duke çuar kështu përpara idenë e besës
së Krye-Heroit të Kombit Shqiptar, bazuar në pajtim të pikëpamjeve të ndryshme politike, në interes te kombit. Përndryshe, shpallja e Vitit 2018 kushtuat Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbe, nga autoritetet e Tiranës dhe të Prishtinës, nuk ka
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
asnjë kuptim. Në këtë Vit të Ri, këtë ia keni borxh kujtimit të Skenderbeut, historisë, fëmijëve, nipave e mbesave tuaja si edhe brezave të ardhshëm të kombit shqiptar, ashtu që ai të jetojë në paqe me vetveten dhe me të tjerët. Toka arbërore nuk duron më! Siç është shprehur me një rast ish-Arkimandriti Minishi i Abacisë së Arbëresheve të Italisë në Grotaferratë, “Tepër gjak ka skuqur plisat e tokës së Atdheut, shumë zira kanë shkëputur zemrat e popullit tone, tepër familje janë shkatërruar dhe prishur tragjikisht prej plumbit e shpatës, prej urrejtjes, prej mërgimit. Sytë e motrave tona dhe të vëllezërve tanë janë tharë, s’kanë më asnjë lot për të derdhur. Të gjitha lotët kanë rënë dhe kanë njomur tokën e Shqipërisë. Bëftë Perëndia që nga ajo tokë e vaditur të lëshonjën përjetë lulet e Lirisë dhe mirësisë e dashurisë dhe vëllazërisë, gëzimit dhe pajtimit”, ka thënë Arkimandriti arbëresh Minishi. Në fillim të këtij Viti të Ri, lutja dhe shpresa ime, nga kjo anë e oqeanit Atlantik është, që -- Viti kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbe – të jetë një vit që kombit shqiptar, i Madhi Zot t’i falë jetë, paqe e shpëtim, përparim dhe begati, si dhe fitore kundër atyre që nuk ia duan të mirën. I lutem Zotit gjithashtu që ta ruajë gjithmonë këtë popull trim e bujar, i dinjitetshëm ndaj traditave dhe lavdisë së Prijësit të tij dhe Fatosit të madh kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbe. Ky është Viti pra që autoritetet shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë – me një Besëlidhje të Re të Shqiptarëve -- të kujtojnë dhe të nderojnë Heroin e Kombit – duke iu kthyer bazës së traditave arbërore, Besës dhe vlerave të trashëguara nga Gjergj Kastrioti -- Skënderbeu! E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Viti 2017 në Malësi
Toni Ujkaj
12
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Pa ndonjë zhvillim të theksuar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Viti 2017 nuk mund të thuhet se ishte i ndryshëm nga të tjerët kur kemi të bëjmë me mirëqenien e përgjithshme të banorëve të Malësisë. As ky vit nuk solli ndonjë ndryshim pozitiv për banorët e kësaj treve sa i takon punësimit të të rinjve (hapjen e vendeve të reja të punës), investimit në sfera të ndryshme, zhvillimit në sektorin e bujqësisë, ndërtimin e objekteve kapitale, etj. Mungesa e investimeve që do t’i paraprinte hapjes së vendeve të reja të punës për ta zbutur sadopak papunësinë në vend, ka brengosur në masë të madhe rininë e kësaj treve. Shumë të rinj të cilët fatmirësisht janë arsimuar, duke u kualifikuar në profile të ndryshme, pas stazhit të praktikantit, përsëri vazhdojnë të mbeten të papunë dhe në shpresë të fatit. Nga ana tjetër, janë të moshuarit ata të cilët janë më së shumti të shqetësuar për shkak të ikjes së të rinjve nga vendlindja. Të detyruar të bëjnë një zgjidhje, shumë të rinj duke parë se situata në vend nuk ndryshon vite me radhe dhe duke mos sjellë ndonjë dritë shprese, ata me të drejtë emigrojnë drejt vendeve të kontinentit evropian dhe të atij amerikan, në kërkim të një pune dhe të një jete më të mirë. Viti 2017 nuk ishte i favorshëm as për sektorin e bujqësisë, për këtë degë e cila vazhdon të mbetet burim parësor i të ardhurave të ekonomisë familjare të qindra familjeve të Malësi. Fermerët as gjatë 2017-tës, nuk arritën t’i realizojnë kërkesat e tyre të kahmotshme për sa i përket shitjes së produkteve të tyre. Ata ende mbetën pa një treg të mirëfilltë të jashtëm ose edhe të brendshëm, në mënyrë që ata të mund t’i plasojnë produktete e tyre të shumëllojshme ushqimore dhe t’i promovojnë ato. Ndërkaq, vitet kalojnë por për fat të keq asgjë nuk ndryshon dhe nuk përmirësohet. Shumë projekte, që nga viti në vit iu premtohen banorëve të kësaj treve duke ju thënë se ata do të kenë një jetë më të mirë, për fat
“
U përmbyll edhe viti 2017 por tregu i gjelbër, kopshti i fëmijëve, varrezat e qytetit, rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh, nuk u realizuan dhe jetësimi i infrastrukturës në fjalë, nuk duket asgjëkundi, pra mbetën vetëm disa premtime boshe dhe asgjë më shumë
të keq ato nuk u realizuan as brenda vitit që shkoi dhe kushedi se kur do të jetësohen. U përmbyll edhe viti 2017, por tregu i gjelbër, kopshti i fëmijëve, varrezat e qytetit, rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh, nuk u realizuan dhe jetësimi i infrastrukturës në fjalë, nuk duket asgjëkundi, pra mbetën vetëm disa premtime boshe dhe asgjë më shumë. Krahas mangësive që dominojnë në zonat fushore të Malësisë, janë dhe zonat malore të cilat as gjatë vitit të shkuar, nuk shënuan përmirësim për një jetë më të mirë të banorëve. Shumë fshatra vuajnë mungesën e rrugës, mungesën e ndriçimit publik, mungesën e infrastrukturës hidrike dhe mungesën e sinjalistikës rrugore, siç është rasti i aksit rrugor që çon në fshatrat e Trieshit, një rrugë e lënë përgjysmë dhe pa asnjë kriter ndërtimi në ato 15 kilometra të asfaltuara gjatë 2017-tës. Pavarësisht premtimeve të bëra nga shumë autoritete që tetorin e vitit të shkuar e vizituan këtë aks rrugor, kilometri i shtatë-Fudna-Triesh, që siç ata patën thënë atë ditë se “së shpejti do të vendoset sinjalistika rrugore vertikale”, ajo edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet pa sinjalistikë dhe pa asnjë kriter i cili është kusht për të garantuar siguri për shoferët që kalojnë nëpër këtë rrugë. Një rast tjetër që do të duhej të tërhiqte vëmendje për të gjithë ata nëpunës që ngarkohen për mirëqenien e fëmijëve, është dhe neglizhenca për të rikonstruktuar shkollën fil-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
lore katërvjeçare në fshatin Kshevë, një kërkesë kjo shumëvjeçare e banorëve të këtij fshati, duke qenë se shkolla nuk i plotëson standardet e një institucioni edukativo- arsimor. Por pavarësisht kësaj, shkolla vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje. Këto që veçova më lartë në këtë shkrim modest, janë vetëm disa nga problemet që i shtohen vargut të kërkesave të banorëve dhe brengave të tyre sot e dekada të kaluara, si në zonën fushore të Malësisë ashtu dhe në viset malore, e që do të ishte koha që më në fund, pas shumë vitesh premtime, ato të realizohen. Nëse i referohemi politikës në vend, atyre që na përfaqësojnë në çdo vendimmarrje dhe instancë, arrihet lehtë në përfundimin se edhe 2017-ta ka qenë vit i humbjes së shqiptarëve në Malësi. Të përçarë si mos më keq, larg gjuhës konstruktive dhe konsensusit për bashkëpunim dhe unifikim, shqiptarët në zgjedhjet e nëntorit favorizuan PDS-in, që ajo edhe në këtë përbërje të re të parlamentit, të qeverisë së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët do të negociojë. I vetmi progres nëse mund të quhet kështu që shënoi Malësia gjatë 2017-tës ishte ndryshimi i Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi i cili parashikon që Komuna urbane e Tuzit të transformohet në komunë të plotë, një set ligjesh që hynë në procedurë për miratim në kuvendin e Malit të Zi dhe u aprovuan por që do të fillonin të hynin në fuqi nga 1 shtatori i 2018-tës, ashtu siç është parashikuar. Se a do të ndodhë kjo që Tuzi të fitojë statusin e komunës së plotë si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi gjatë këtij viti (2018), pritet për t’u parë. Ndërkaq viti 2018 e gjen administratën lokale me transformim nga komunë urbane që ishte deri në vitin 2017, në Komunë në Kuadër të Kryeqytetit. Kuvendi i ardhshëm do të përbëhet nga 32 këshilltarë/e nga 22 që kishte deri më tani. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Me shkas
Komuna e Ulqin krijuesit e artit, dhe shkencës
Shkenca, arti dhe kultura janë tregues të nivelit të emanicipimit të një shoqërie. Injorimi i artistëve, njerëzve të kulturës dhe të shkencës është dëshmi e mos respektit ndaj kësaj shtrese të popullsisë që janë në avantgardë të ecjes përpara të çdo populli, vendi apo qyteti
Ismet Kallaba
14
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Tanimë është bërë traditë që Komuna e Ulqinit në fund të çdo viti të dekorojë me mirënjohje dhe të shpërblejë nxënësit më të mirë të shkollave të qytetit, policët, zjarrfikësit dhe punonjësit shëndetësorë më të mirë, individët dhe klubet më të mira sportive e deri tek sportistët e rinj më me
perspektivë. Kjo përbën satisfaksion dhe nxitje për punën e tyre në të ardhmen. Sportistët nuk përfaqësojnë vetëm veten, por edhe klubin dhe qytetin e tyre. Duke përgëzuar këtë akt, më tepër simbolik, nuk ka se si të mos vërej se kjo ceremoni është shndërruar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
nit injoron “ kulturës tashmë në diçka rutinë pasi që disa individë nga fusha e sportit dekorohen pothuajse për çdo vit pasi që propozimi bëhet nga vetë klubet e tyre. Nga ana tjetër, dekorohen persona që janë të paguar për të kryer punën e tyre. Por ka edhe mjaft fusha të tjera, ku qytetarët e Ulqinit kontribuojnë në të mirë të qytetit të tyre, siç janë arti, kultura, shkenca etj. Por kjo shtresë, si duket, është harruar nga Komuna e Ulqinit. Një përvojë e keqe, gjithsesi, që përsëritet vit pas viti.
Shkenca, arti dhe kultura janë tregues të nivelit të emanicipimit të një shoqërie. Injorimi i artistëve, njerëzve të kulturës dhe të shkencës është dëshmi e mos respektit ndaj kësaj shtrese të popullsisë që janë në avantgardë të ecjes përpara të çdo populli, vendi apo qyteti. Por në një qytet të vdekur shpirtërisht si Ulqini, ku materializmi dominon mbi çdo gjë tjetër, nuk të çudit ky nënçmim dhe injorim. Betonizimi real i qytetit ka ngrirë edhe kokat e qeveritarëve lokalë. Të ndodhur në një tryezë në koktejin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Njerëzit e shkencës, kulturës dhe artit, në parim, janë të qetë dhe nuk dinë të imponohen. Ata nuk janë konformistë, por vëzhgues realë të fenomeneve. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, por vetëm për respekt sepse vlerësimi më i mirë për ta janë veprat
e fundvitit, të organizuar nga Komuna e Ulqinit, dikush do të vërente se në një tavolinë bashkë ndodheshin autorët e rreth 50-60 librave. Një tregues domethënës për punën dhe kontributin e një pjese të këtij komuniteti. Njerëzit e shkencës, kulturës dhe artit, në parim, janë të qetë dhe nuk dinë të imponohen. Ata nuk janë konformistë, por vëzhgues realë të fenomeneve. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, por vetëm për respekt sepse vlerësimi më i mirë për ta janë veprat.
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Etika diskursive e Këngëve... të Radovan Zogoviqit (2)
Një model i gjeniut po-ETIK ballkanik Diskursi letrar i Zogoviqit me etikën e tij jo vetëm që i kundërvihet traditës diskursive njegoshiane dhe etikës së saj tejet problematike në relacion me Tjetrin (për ç’arsye ka mbetur vazhdimisht në periferi të semiosferës serbe e malazeze), por me implikaturat nga fusha negative e destruksionit dhe e urrejtjes e ndërton semantikisht fushën semantike të dashurisë, agapes, ndaj Tjetrit Subjekti (lirik) në fund të tekstit e tejkalon strukturën antitetike të ideve dhe imazheve – të universit semantik – duke kaluar nga opozicioni Unë/Ne – Ju/Ata në një pikë korporale uniAnton ke: Thikën e ngulën midis nesh Berishaj Në mishin tonë prej toke! (Kënga e dymbëdhjetë) (vijon nga numri i kaluar) që përfaqëson edhe një mundësi Modelimi hapësinor realizohet si në të rikuperimit dhe vendosjes së një nivelin sintagmatik të hapësirës tek- universi unik semantik – kur (do të) stuale, ashtu edhe në atë paradig- tejkalohet logjika e opozicioneve matik/transcendental. Në nivelin e binare si logjikë e subordinimit dhe figurave të diskursit, vrasja e lejlekut dominimit. (edhe si shkatërrim në nivelin para- Kjo logjikë e opozicioneve binare tedigmatik/transcendental), për shem- jkalohet edhe nëpërmjet simulakrumit bull, modelimi hapësinor me logjik- të dyfishtë greimasian, qoftë përmes ën e opozicioneve binare tejkalohet modalieteve të ’mesazhit brenda meduke u bashkuar te sakralja orfike. sazhit’: Mbi mua të vetmin, në kohën Destruksioni realizohet në aksin e fisit në mua,/ ishin tre perandorë, lart - kulmi - oxhaku - lejleku që vinin për të mos shkuar,/ që var - sakralja ret tona dhe fshatrat tona i ngrenin si poshtë - toka - themelet - varret gota/ dhe ngrenin dolli mbi tavolina e kufij,/ dhe i bënin copë e grimë, nga Relacionet hapësinore të vizual- mënia a qejfi,/ dhe kuajt me bukë i izuara, është thënë shpesh, janë ushqenin, dhe shpatat me mish,-/ tre dominante në ekspresionizëm. Por, perandorë, që vinin për të mos u laredhe vetë organizimi vizual i tekstit, guar,/ dhe shkuan,/ u thyen si vorbat... me ritmin e vet diskursiv, i strukturon (Kënga e nëntë), po edhe përmes dimensionet hapësinore: dyzimit të diskursit nëpërmjet regjis Dëgjoj, dëgjoj: trit metaforik, ku subjektet, objektet, nga streha predikatet dhe adverbët semantikë, ime po ashtu edhe figurat e diskursit, si pikon në një ’pasqyrë narcisi’ projektohen gjak. te dimensionet e veta negative. Një (Kënga e parë) ndër to, figura diskursive libri, me an-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
tipredikatet semantike: ...me zemër ngadhënjeje/ edhe librin dhunues – kur është edhe libër edhe forcë,/ duro dhe mëso – pasi është tashmë forcë edhe libër.../ Prej dikah nga ai ka ardhur se atij që/ ligjin e ka në topuz, gjurma i kutërbon çnjerëzí... (Kënga e nëntë) Me tekstin e cituar më lart, nga “Kurora e maleve” e Njegoshit (“... atij që/ligjin e ka në topuz, gjurma i kutërbon çnjerëzí”) autori implicit, apo thënë më mirë autori abstrakt (Schmid 2010) Subjektin lirik e fut në hapësirën dialogjike intertekstuale, edhe përkundër faktit se kompetenca aktanciale dhe as ajo diskursive këtij subjekti nuk ia ‘lejon’ një gjë të tillë (nga aspekti i dijes së tij të presupozuar, sepse Ali Binaku si subjekt lirik dhe në rolin e tij akterial është i modeluar si një ‘Orfe/Ante’ mitik nëpërmjet kodit folklorik, edenik dhe kronotopit rural, i cili i përcakton koordinatat e ‘jetës’ së tij). Vërtet, i gjithë tekstualiteti i Këngëve... është i përshkuar nga kjo hapësirë dialogjike, si në nivel figurash (polisindeti biblik), stili (invokacioni, Psalmet) e gjer te figurat e teksteve kanonike të kulturës serbe e malaziase (antiteza e trefishtë nga teksti i famshëm epik “Hasanaginica / Gruaja e Hasan Agës) dhe citati i cekur më lart nga teksti pothuaj sakral në semiosferën malazeze e serbe, i cili për gati dy shekuj ka patur dhe ende ka sta-
KULTURË
tusin e tekstit qendror në kuadër të kësaj semiosfere, duke determinuar jo vetëm fushën e letërsisë dhe të historisë (si dy diskurse “totalizuese”, siç do t’i quante Greimasi), por posaçërisht fushën e diskursit ideologjik e historik. Dimensionin etik të tekstit të Zogoviqit e bën të një rëndësie të veçantë si vetë natyra dialogjike e tij në të gjitha nivelet e universit diskursiv të tij (të cilën, shpresoj, ta kemi demonstruar të paktën pjesërisht), identifikimi radikal me Tjetrin (dhe për pasojë rikuperimi edhe kulturor i Tjetrit: ...që knjiga të jetë libër, glava të jetë krye,/ sloboda - të jetë!-li-
ri. (nënv. im. “Kënga e nëntë”), por mbi të gjitha relacioni i këtij diskursi me rrjetin e përgjithshëm diskursiv të kulturës ballkanike - posaçërisht me diskurset politike, historike, religjioze dhe letrare -, në të cilin Tjetri rëndom modelohet si i rrezikshëm, armik, i cili duhet përjashtuar (në rastin më të mirë) dhe asgjësuar (në shumë raste të tjera). Në këtë kontekst, letërsia, fatkeqësisht, shpesh e ka luajtur një rol vendimtar. Ndër përjashtimet më emblematike është natyrisht vepra Ardhësit – Këngët e Ali Binakut e Radovan Zogoviqit, të cilin pa mëdyshje do të mund ta konsideronim si një model të gjeniut
po-ETIK ballkanik. Diskursi letrar i Zogoviqit me etikën e tij jo vetëm që i kundërvihet traditës diskursive njegoshiane dhe etikës së saj tejet problematike në relacion me Tjetrin (për ç’arsye ka mbetur vazhdimisht në periferi të semiosferës serbe e malazeze), por me implikaturat nga fusha negative e destruksionit dhe e urrejtjes e ndërton semantikisht fushën semantike të dashurisë, agapes, ndaj Tjetrit. Pra, është një diskurs që me etikën e tij thjesht i tejkalon strategjitë diskursive të afirmimit të të përjashtuarve apo të artikulimit simbolik të të shtypurve. (Fund) E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Frikë e kohëve t
Historikisht, periudha të paranojës së grupit mund të datohen nga shekujt 17-të, dhe 18-të. Ilus apo fotografitë e fshatrave të internimit dhe gjyqeve komuniste të shek. 20-të, kur për 50 vjet Sh ishte e pafuqishme, në mos e vdekur
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi Uashington Frika, tmerri, terrori - në kulturë dhe politikë - të gjitha janë reagime ndaj pasigurisë kolektive për të ardhmen që nuk dihet, dhe nostalgji për të kaluarën kur ajo mbahet e panjohur. Freud dhe Jung, psiko-analistë, sugjerojnë se tmerri mund të përkufizohet si diçka që kërkon të futet në çdo kulturë dhe të sundojë në emër të rendit gjoja “për hir të mirëqenies”. Mendohet se frika ka shtatë herë më shumë gjasa të përhapet më shpejt se çdo sjellje tjetër shoqërore: ajo zë vend, duke i lënë njerëzit të pambrojtur, të prekur, të ngrirë emocionalisht. Frika imagjinare është ikje nga bota reale ose një lloj trajnimi për konfliktet e saj. Tregimet si përrallat e Grimm-it (botuar së pari më 1812) ndihmojnë fëmijët të zotërojnë frikën. Kjo ide mund të shpjegojë deri-diku dëshirën për të përjetuar frikë, për të
“ 18
shikuar filma horror, për të bërtitur pa shkak, në një masë të caktuar. Por, rreth përpjekjeve individuale për të zotëruar frikën, ekziston gjithashtu një kontekst historik për shpërthimin e tyre. Nëse një mbiprodhim i frikës së lundrimit mbush atmosferën, ka më shumë gjasa për ta përjetuar dhe kapërcyer këtë frikë duke u marrë me heqjen e pluhurave të miteve të vjetra dhe thirrjen e përbindëshave nga e kaluara, për t’u marrë me konfuzionet e sotme. Në këtë mënyrë, frika personale shndërrohet në frikë të grupit ose kombit. Është interesante të mendohet se e njëjta epokë pa gazeta dhe pa forma të tjera komunikimi u bë edhe vendlindja e frikës në masë dhe shpesh të pabazë. Hedhja e një ideje, dëshira për ta formuar dhe ushqyer atë shoqërohet në mënyrë të pashmangshme nga mundësia e thashethemeve, informacionit të rremë dhe paragjykimit, në të cilin paranoja është prodhim i gatshëm reagimi. Paranoja, në fund të fundit, mund të jetë një formë ngushëllimi, ose përpjekje e shtrembëruar për të rifituar kontrollin mes kaosit. Sociologët si Barry Glassner në “Kultura e Frikës” kanë dokumentuar
Frika imagjinare është ikje nga bota reale ose një lloj trajnimi për konfliktet e saj. Tregimet si përrallat e Grimmit (botuar së pari në 1812) ndihmojnë fëmijët të zotërojnë frikën. Kjo ide mund të shpjegojë deri-diku dëshirën për të përjetuar frikë, për të shikuar filma horror, për të bërtitur pa shkak, në një masë të caktuar.
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
se si një karakteristikë e dallueshme e botës moderne - në të cilën frika e jashtëzakonshme fshihet nëpër segmente të mëdha të popullsisë - është përkrahur nga një rrjet mediash gjithnjë në rritje, si dhe nga politikanë, gazetarë, liberalë e konservatorë. Sigurisht shpejtësia me të cilën zhurma mund të bëhet virale është diçka që ka ndryshuar mrekullisht që nga fundi i shekullit 18-rë, si edhe numri i përditshëm në rritje i burimeve të mundshme të informimit apo dezinformimit. Historikisht, periudha të paranojës së grupit mund të datohen nga shekulli 17-të, 18-të. Ilustrimet e gjyqeve të terrorit nga periudha e Revolucionit Francez apo fotografitë e fshatrave të internimit dhe gjyqeve komuniste të shek. 20-të, kur për 50 vjet Shqipëria sundohej nga një parti e vetme, ngjallin frikën se arsyeja ishte e pafuqishme, në mos e vdekur. Kështu, ndërsa frika është gjithmonë e formuluar në aspektin e çështjeve bashkëkohore, ajo shpesh vjen nga tregimet dhe imazhet e kohëve të shkuara. Mitet e vjetra, frika ndaj asaj që ende s’ka ndodhur, përdoren për të kuptuar tmerret e reja të botës reale. Edhe kur shpjegime të tjera janë në dispozicion, gjuha e frikës i jep një peshë emocionale argumentit. Frika përmbyt për të mbushur boshllëqet faktike të thashethemeve. Kundërshtimi i çdo gjëje bëhet version i akuzave në politikën moderne dhe Kutia e Pandorës (dosjet e sigurimit) bëhet imazhi i duhur i frikës për mundësinë e shkatërrimit.
të shkuara “
strimet e gjyqeve të terrorit nga periudha e Revolucionit Francez hqipëria sundohej nga një parti e vetme, ngjallin frikën se arsyeja
KULTURË
Është interesante të mendohet se e njëjta epokë pa gazeta dhe pa forma të tjera komunikimi u bë edhe vendlindja e frikës në masë dhe shpesh të pabazë. Hedhja e një ideje, dëshira për ta formuar dhe ushqyer atë shoqërohet në mënyrë të pashmangshme nga mundësia e thashethemeve, informacionit të rremë dhe paragjykimit, në të cilin paranoja është prodhim i gatshëm reagimi. Paranoja, në fund të fundit, mund të jetë një formë ngushëllimi, ose përpjekje e shtrembëruar për të rifituar kontrollin mes kaosit
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me aktorin Joni Latifi
Drejt ëndrrës së aktrimit në Amerikë Joni Latifi është një aktor i talentuar shqiptar, lindur në Tiranë më 27 qershor 1994. Ka kryer studimet e larta dega “Administrim Biznesi” në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin 2016 ka lëvizur në Nju Jork, për të ndjekur ëndrrën e tij për t’u bërë aktor i “Hollivudit” dhe një yll i suksesshëm në fushën e aktrimit. Ka marrë pjesë në reklamën e Telekom Albania dhe në videoklipin “Pa Mua” të këngëtares së njohur Eranda Libohova, fituese e festivalit “Kënga Magjike”. Joni Latifi luan rolin “Laki” në filmin “Akuariumi”, me regji të Dhimitër Ismailaj dhe me rol kryesor Florind Belliu. Gjithashtu është protagonist i filmit “Buster” me regji nga Leandro Gualdi dhe luan në filmin “Winner winner chicken dinner” me regjisor Jun Ren. Ndjek studimet në akademinë prestigjioze “Stella Adler Studio of Acting” në Nju Jork për aktrim, në programin me emër “Professional Conservatory”, që njihet nga më të mirët në Amerikë për pregaditje në industrinë e filmit të Nju Jorkut dhe Hollivudit
Koha Javore:Na tregoni për fillimet në fushën e aktrimit? J.Latifi: Fillimet e mia në fushën e aktrimit kanë qënë të vështira, por s’kam hequr kurrë dorë nga pasioni im. Çdo përvojë në audicione më ka bërë më të fortë dhe më ka shtyrë për të punuar shumë e më shumë. Sidomos në Jo’në e parë që mora, kam pyetur veten, çfarë mund të jap më shumë nga vetja për të qenë i suksesshëm në qëllimet e mia. Fillova të marr disa klasa aktrimi dhe gjuhë personale për t’u përgatitur më së miri në nivelin profesional. Suksesi arrihet me shumë punë, duke punuar fort me orë të vona dhe duke u dashuruar me punën që po bën. Dhe sa herë që fitoj një audicion më bën t’a dua më shumë punën dhe më rrit besimin në aftësitë dhe talentin tim. Nuk i mbaj shpresat te fati, por te puna dhe këmbëngulja ime për të arritur aty ku dua unë të arrij. Koha Javore: Me cilat projekte po merreni tani?
20
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
INTERVISTË J.Latifi: Momentalisht marr audicione ose rol direkt nga dy agjencitë më të mëdha në Nju Jork. Tani po merrem me audicione të shumta, por konkretisht po punoj për një film, me regjisorin e njohur shqiptar, Dhimitër Ismailaj dhe me aktorin e talentuar Florind Belliu. Film është me metrazh të shkurtër i quajtur “Akuariumi”. Shpresojmë t’a xhirojmë në fillimet e vitit 2018. Do jetë dramë / romancë. Koha Javore: Çfarë ju pëlqen në rolin që po luani në filmin “Akuariumi”? Si lidheni ju me këtë personazh? J.Latifi: Me pëlqen roli shumë se do jetë ‘back in time’ i një djali me emrin “Laki”, humorist, me ambicie dhe feminist. Më përshtatet shumë në jetën reale. Duke parë se regjisori është shqiptar, shumë i aftë, ka mbaruar studimet në New York për regjisor, po më ndihmon shumë dhe ka goxha besim tek unë. Filmi do dërgohet në 50 festivale, shpresojmë për diçka të mirë! Gjithashtu jam me mikun tim të ngushtë Florind Belliu, i cili me jep këshilla dhe do ketë rol kryesor në këtë film. Ne shpresojmë filmi “Akuariumi” të pëlqehet jashtë Shqipërisë nëpër botë dhe brenda gjithashtu. Koha Javore:Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë? J.Latifi: Filmi më i bukur që kam marr pjesë quhet “Buster” i cili nuk është përfunduar ende. Aty luaj rolin kryesor dhe në fund tē këtij vitit do dali dhe Preview. Do jetë short movie drama. Kam rolin e “Buster”, një djalë me trauma, me probleme të forta psikologjike. Në këtë rol, ndjesia ime është dhuna dhe çdo ditë vej në dyshim ekzistencën e jetës sime. Kam punuar shumë fort për këtë rol, dhe xhirimet kanë vajtur shumë mirë. Filmi tjetër del nē janar të 2018 “Winner winner chicken dinner” short movie i stilit Tarantinos. Kam rolin e “John Kumarxhi” dhe mafjoz; i gjithë filmi ka vetëm një skenë në tavolinën e një Poker game. Kam rol dytësor. Të dy filmat do çohen në festivale në USA. Koha Javore: Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë? J.Latifi: Filmat që më pëlqejnë të marr pjesë janë: Drama, Horror, ro-
mancë, thriller. Kam refuzuar edhe shumë role si aktor extra pa dialogue sepse nuk dua të jem pjesë e asaj turme dhe pse i respektoj. I vetmi film që kam luajtur si extra është film Hollivudian “The Night Hawks” ku jam pjesë e një skene! Koha Javore: Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2018?
J.Latifi: Viti 2018 më pret me studimet në shkollën më të mirë “Stella Adler” të cilën e kanë mbaruar yjet e kinematografisë Marlon Brandon dhe Robert De Niro. Dhe shpresoj një ditë të jem në nivelin e aktorit tim të preferuar Johnny Depp. Bisedoi: Ermira Babamusta
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
21
KULTURË
Botime të reja
Kënga dhe folklori mbajtën gjallë shqiptarët (Haxhi Zeneli, Me këngë nga vendlindja në Amerikë, Art Club, Ulqin, 2018) Në ditët e fundit të muajit dhjetor, në edicionin botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” doli libri “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” i autorit Haxhi Zeneli. Në libër autori, i cili vetë është këngëtar popullor, trajton rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e ekzistencës së popullit shqiptar në Anën e Malit, Ulqin dhe në trevat tjera shqiptare në Mal të Zi, në një kohë kur çdo gjë në gjuhën shqipe i pengonte pushtetit dhe armiqve të shqiptarëve. Ai flet për kontributin e posaçëm të disa këngëtarëve dhe shoqërive kulturore artistike, në vendlindje e më pas në diasporën shqiptare në SHBA, për ruajtjen e folklorit burimor dhe traditave kulturore kombëtare.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Duke qenë vetë protagonist i disa ngjarjeve në të kaluarën, ai pasqyron po ashtu përjetimet e veta dhe shokëve të tij mbi këto ngjarje. Një pjesë të veçantë të librit e zënë këngët e dasmave në Anë të Malit dhe disa këngë popullore sipas ahengut shkodran, të cilat Zeneli i këndon me pasion. E gjithë kjo punë dhe angazhim i tij, siç thotë autori në hyrje të librit, ka për qëllim përkujdesin ndaj artit dhe kulturës kombëtare. Redaktor i librit është dr. Nail Draga, recensentë Isa Alibali dhe Ali Salaj, lektor Sabri Halili, redaktor teknik Gazmend Çitaku, kurse kopertina është punuar nga piktori Agron Ujkashi. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë.
Haxhi Zeneli ka lindur në Shtodër të Anës së Malit. Shkollën e Lartë Ekonomike e ka kryer në Pejë. Me këngën popullore ka filluar të merret që i ri dhe dallohet për interpretimin e këngëve popullore shkodrane. Në vitin 1982 është pranuar si këngëtar në Radio Prishtina, kurse pas kthimit në vendlindje, për një kohë udhëhoqi SHBA “Buna” – Katërkollë duke ndikuar në gjallërimin e jetës kulturore në Anë të Malit. Në vitin 1985 emigroi në Nju-Jork të SHBA-së, ku jeton dhe punon. Është pjesëmarrës në shumë koncerte, festivale mbarëkombëtare dhe veprimtari të tjera muzikore në vendlindje dhe diasporë. Deri më tani ka inçizuar katër albume me këngë popullore. Ky është libri i tij i. k. i parë.
FOTOGRAFIA E JAVËS
TIVAR (QYTETI I VJETËR) FAHRUDIN GJOKAJ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (1)
Nëpër rrebeshet Përveç masave për zhbërjen me zjarr e hekur, mbi popullsinë vendëse, shqiptare e boshnjake, do të bie e gjithë pesha e hakmarrjes së egër, shfryrja e inatit dhe e urrejtjes, për disfatën e pësuar në luftën e Nokshiqit. Jo vetëm pjesëtarët e ushtrisë pushtuese, por edhe secili serb a malazias, i kishte duart e lira të vriste e mbyste shqiptarë e boshnjakë. Për këtë arsye, krimet dhe terrori i ushtrisë malaziase do të marrë përmasa gjenocidi. Kujtesa e popullit, krimet e tilla i ka mbajtur mend si ditët e kiametit
Binak Ulaj Vuthaj
Krahina e Plavës dhe Gucisë shtrihet në juglindje të Malit të Zi dhe ka një sipërfaqe prej 486 km². Është vazhdimësi territoriale e krahinës së Kelmendit, që shtrihet në veri të Shqipërisë shtetërore. Lugina e lumit Luça i lidhë këto dy qyteza, tanimë komuna. Lumenjtë e rrjedhshëm, liqenet e rrethuar me një mbretëri hyjnore pyjesh të dendura industriale dhe majash të larta, mbi 2000 metra, e bëjnë këtë trevë ndër më të bukurat e atdheut tonë. Ndaj, nuk ishte e rastit që kjo krahinë ishte treva e parë shqiptare, të cilën do ta kërkojë Mali i Zi dhe të cilën do të vendosin t’ia japin Fuqitë e Mëdha në Kongresin e Berlinit, në vitin 1878. Pas këtij vendimi, në përpjekjet për ta pushtuar me dhunë Plavën e Gucinë, ushtria malaziase do të pësojë humbjen më të madhe nga forcat ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në luftën e Nokshiqit (dhjetor 1879 janar 1880). Falë jo vetëm heroizmit, por edhe organizimit me pjesëmarrjen e luftëtarëve nga vise të shumta shqiptare, ishte kjo ndër betejat më të njohura për mbrojtjen e tërësisë
24
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
territoriale shqiptare. Përveç pritjes dhe vendosjes së luftëtarëve në familjet vendëse, në këtë betejë, të udhëhequr nga komandanti ushtarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ali pashë Gucia, kanë marrë pjesë edhe shumë luftëtarë të kësaj krahine. Kur ishte dhënë kushtrimi se ushtria malaziase kishte depërtuar në Nokshiq, luftëtarët e Hotit, të udhëhequr nga Alush Smajli, të parët ia kishin mësyrë sheshit të luftës, pa pritur të bëhen bashkë me luftëtarët e Plavës e Gucisë dhe të fshatrave përreth. Në muajin janar të vitit 1991, kur isha në Hot mysafir te Xhemajl Sefa Sinanaj (1930), më kishte thënë: ”Në luftën e Nokshiqit kanë marrë pjesë 35 hotianë të vllaznisë Haxhaj e Hysenaj. Janë vra: Kurt Isufi, Smajl Arifi, Sadik Mehmeti, Imer Isufi, Rrustem e Et’hem Isi, Omer Elezi, Fekë Imeri, Bekë Mula, Çun Mula, Osman Tafili.“ Luftëtarëve hotianë u ishte bashkuar edhe Bajram Musa Dedushaj, i cili ishte plagosur, por kishte shpëtuar. Pas dështimit të ushtrisë malaziase për të marrë Hotin e Grudën, me intervenimin e flotës detare të Fuqive të Mëdha, Malit të Zi do t’i jepen Ulqini e Tivari. Megjithëkëtë, Mali i Zi nuk do të heqë dorë nga planet për ta pushtuar Plavën e Gucinë. Në tetor të vitit 1912, forcat malazeze do të mësyjnë Plavën e Gucinë, por do të hasin në rezistencë nga forcat mbrojtëse të Plavës e Gucisë, të cilat i mbronin edhe vendkalimet e ushtrisë malaziase drejt Pejës e Dukagjinit, në
linjën Pllaninicë-Çakorr, që përbën ujëndarësin e Lumbardhit (Bistricës) të Pejës e Limit. Gjatë luftimeve të ashpra, sipas Ujkan Sadrisë Kukaj, në Jeçmishtë janë vrarë: Rexhep Selmani Gjonbalaj, Rexhep Fazlia, Gal Dervishi dhe Taku nga Martinajt. Në luftën e Grebenit, sipas Isuf S. Balidemajt, janë vrarë Sadik Rama e Zenel Mehmeti Balidemaj. Është vra edhe Mustafë Haxhia Haxhihysaj, për të cilin Rrustem Salihi thoshte: “S’ka pas’ asi trimi”. Përkundër rezistencës së forcave mbrojtëse shqiptare, të mbetura pa përkrahjen e forcave të viseve të tjera, ushtria malaziase falë epërsisë numerike ushtarake dhe armatimit të shumtë do të arrijë ta pushtojë Plavën e Gucinë, në tetor të vitit 1912. Përveç masave për zhbërjen me zjarr e hekur, mbi popullsinë vendëse, shqiptare e boshnjake, do të bie e gjithë pesha e hakmarrjes së egër, shfryrja e inatit dhe e urrejtjes, për disfatën e pësuar në luftën e Nokshiqit. Jo vetëm pjesëtarët e ushtrisë pushtuese, por edhe secili serb a malazias, i kishte duart e lira të vriste e mbyste shqiptarë e boshnjakë. Për këtë arsye, krimet dhe terrori i ushtrisë malaziase do të marrë përmasa gjenocidi. Kujtesa e popullit, krimet e tilla i ka mbajtur mend si ditët e kiametit. Instruksionet e dhëna nga eprorët ushtarakë malazezë, të cilat i përshkruan Ibrahim I. Musiqi, tregojnë se me çfarë egërsie kryheshin ato krime.
KULTURË
t e luftrave
“Asnjë ushtar malazias nuk konsiderohej ushtar nëse nuk e kishte përgjakur bajonetën dhe grykën e pushkës në familjet plaviane e guciane turke, siç i quanin ata, pa kursyer fëmijët, gratë shtatzëna e, për të sëmurë, apo të moshuar, as të mos flasim. Të gjithë me radhë, thereshin me bajoneta. Kur të kihet parasysh se për të pasur vend në radhët e veta, secili ushtar është dashur të kishte therur së paku një, mund të merret me mend se sa ka qenë numri i viktimave.” (Ibrahim Ibro Musiq, “Plavën e Gucinë i ngriu pikëllimi”, Plavë, 2006, f. 40) Me arsyetimin se nuk kishin pranuar të ndërrojnë fenë dhe të kalojnë në fenë sllave ortodokse, në gjysmën e parë të vitit 1913, në Përvijë, jo larg Andrijevicës së sotme, në kujtesën e shqiptarëve të njohur me emrin Sudnicë (gjykatore, ngase në këtë qytezë përligjej dënimi me vdekje e burg të rëndë i shqiptarëve e boshnjakëve për çfarëdolloj mosbindjeje), janë ekzekutuar mbi shtatëqind shqiptarë e boshnjakë. Ka studiues që pohojnë se ky numër është shumë më i madh. Dihet se ata ishin ekzekutuar, jo pse nuk kishin pranuar ta ndërrojnë fenë, por për atë se nuk kishin pranuar të tjetërsojnë identitetin e tyre nacional.
Vrasjet dhe përndjekja masive e popullsisë së kthyer në Plavë e Guci, me intervenimin e faktorit ndërkombëtar, do të përsëriten edhe pas tërheqjes së ushtrisë së Austro-Hungarisë, në vitin 1918. ”Njëqind e pesëdhjetë e një shqiptarë, shumica gra, fëmijë e pleq, me të ndjerin Ramë Manin në krye, u vranë pa faj e pa mëshirë prej bishave... Po në atë kohë, në katundin Vuthaj të atij çereku, vriten 42 gra, fëmijë dhe pleq shqiptarë me të ndjerin Bajram Sadikun në krye, dhe digjej krejt katundi prej më se njëqind shtëpish, mbasi plaçkitej më parë sipas zakonit serb.” (Hakif Bajrami, “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (18841995)”, f. 77) Përveç terrorit të përjetuar, popullsinë e përndjekur që kishte arritur të ikë në krahun tjetër të atdheut e që ishte vendosur në kampin e Barbullushit të Shkodrës, do ta godasë edhe një gjëmë tjetër - tifoja e morrit, nga i cili do të vdesin disa qindra të ikur nga Plava e Gucia. Në pronat e atyre që ishin vrarë apo të atyre që nuk ishin kthyer, do të vendosen kolonë nga viset shkretinore të Malit të Zi. Në qoftë se ndodhte të mos ishte kthyer njëri vëlla, atëherë vëllait që ishte kthyer i merrej gjysma e
tokës dhe gjysma e shtëpisë, në të cilën vendosej ardhësi. “Sipas një dekreti të qeverisë së Malit të Zi të dt. 20. 2. 1914, në prill të vitit 1914, në Vuthaj ishin vendosur 54 familje kuçjane dhe bratonozhiqase.” (Hamdija Sharkinoviq, “Boshnjakët prej Naçertanies deri te Memorandumi”, Podgoricë, 1997, f. 85) Në forma dhe me intensitet të ndryshëm, krimet ndaj popullsisë së pambrojtur do të vazhdojnë deri me kapitullimin e Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene, në prill të vitit 1941. Ekzekutimet në masë, dhuna dhe terrori kishin për qëllim spastrimin etnik. Lidhur me këtë, akademik Rexhep Qosja shkruan: “Politika shtetërore serbe në Kosovë dhe në Maqedoni dhe politika shtetërore malazeze në Rrafshin e Dukagjinit, në Hot e Grudë, në Plavë e Guci, sendërtohej ashtu përmes pushtetit okupues dhe kishte një qëllim themelor: të bëjë spastrimin etnik, mundësisht sa më të plotë, të këtyre trevave prej popullsisë joserbe dhe jomalazeze, në radhë të parë prej popullsisë shqiptare.” (Rexhep Qosja, “Çështja shqiptare, historia dhe politika - programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve”, Prishtinë, 2010, f. 136) (vijon) E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
25
SOCIALE
Fondet evropiane dhe shfrytëzimi i tyre nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (2)
Klasteri, mënyra më adekuate
Shumica e këtyre fondeve kufizon pjesëmarrjen vetëm në subjekte joprofitabile, që do të thotë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në tërheqjen e fondeve, por këtë duhet ta bëjnë të organizuar në grupime të cilat kanë subjektivitet juridik
Arsllan Hajdinaga
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) mund të shfrytëzojnë mundësinë e tërheqjes së fondeve të nivelit rajonal siç janë fondet e asistencës para aderuese IPA (Instrument for Pre-accession Assistance). Fondet IPA mund t’i shfrytëzojnë shtetet kandidate për anëtarësim në BE (Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia) si dhe ato me status të kandidatit potencial për anëtarësim në BE (Kosova dhe Bosnja e Hercegovina). Duhet cekur faktin që shumica e këtyre fondeve kufizon pjesëmarrjen vetëm në subjekte joprofitabile, që do të thotë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk mund të marrin pjesë në mënyrë direkte në tërheqjen e fondeve, por këtë duhet ta bëjnë të organizuar në grupime të cilat kanë subjektivitet juridik. Mënyra më adekuate është grupimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në klaster (cluster). Sipas përkufizimit, klasteri është përqendrim gjeografik i kompanive të lidhura (me veprimtari të njëjtë apo të ngjashme) në radiusin prej 50 kilometrave. Në Bashkimin Ev-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
ropian nuk ekziston një legjislacion uniform për sa i përket klasterëve, andaj secili shtet këtë fushë e rregullon në mënyrë individuale. Në Mal të Zi mënyra më e mirë e formimit të klasterit për të marrë pjesë në tërheqjen e fondeve IPA është duke shfrytëzuar Ligjin për organizatat joqeveritare. Në këtë mënyrë, në një kohë relativisht të shkurtër, mund të regjistrohet klasteri (si p.sh. klasteri i prodhuesve të vajit të ullirit, klasteri i bletarëve etj.) dhe për këtë mjaftojnë vetëm tre themelues. Klasteri ka subjektivitet juridik, por nuk është profitabil, me ç’gjë i mundësohet pjesëmarrje në projekte të fondeve IPA. Dallojmë fondet bilaterale, trilaterale dhe transnacionale. Fondet bilaterale ose ndryshe ndërkufitare (cross border) Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë (në fondet bilaterale me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Komuna e Ulqinit nuk mund të marrin pjesë sepse Ulqini nuk është i përfshirë në territorin e sferën e këtyre programeve, kurse ai me Kroacinë nuk ekziston më që nga anëtarësimi i këtij shteti në BE, në vitin 2013). Fondi Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri - u ofron mundësi kompanive nga Ulqini të marrin pjesë në projekte, në partneritet me subjektet nga Qarku i Shkodrës dhe ai i Lezhës, si dhe me ato nga Rrethi i Tropojës. Programi ofron fonde për ndërmarrje të vogla
dhe të mesme në kuadër të prioritetit numër 1 - stimulimi i zhvillimit të turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore nëpërmjet aksioneve, siç janë rritja e konkurrencës në sektorin e turizmit, diversifikimi i ofertës turistike si dhe promovimi i potencialeve kulturore dhe natyrore të zonës. Po ashtu fonde ka edhe te prioriteti numër 3 i këtij programi – stimulimi i punësimit nëpërmjet aksioneve, siç janë bashkëpunimi i sektorit privat me qendrat për trajnim të personelit (kurse të formimit profesional), si dhe përkrahja e iniciativave për vetëpunësim dhe start-up (ndërmarrje në themelim), sidomos në zonat rurale. Për projektet që mund të zgjasin prej 18-36 muaj, ky program ofron ndërmjet 100.000 - 500.000 euro. Më shumë të dhëna lidhur me këtë mund të gjenden në faqen e internetit https://www.cbc-mne-alb.org/ Në Fondin Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë - kompanitë nga Ulqini mund të lidhin partneritete me subjektet nga pjesa perëndimore e Kosovës, ku përfshihen komunat e Pejës, Istogut, Klinës, Junikut, Deçanit dhe Gjakovës. Ngjashëm me atë të Shqipërisë, edhe ky fond ofron mundësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kryesisht nëpërmjet prioritetit tematik numër 1 – stimulimit të punësimit, ku përfshihen projektet që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe qendrave për trajnim të personelit, vetëpunësimit, krijimin
SOCIALE
e tregjeve rajonale, organizimin e panaireve të përbashkëta rajonale etj. Po ashtu, ekziston opsioni i aplikimit të projekteve në kuadër të prioritetit tematik numër 3 - stimulimi i zhvillimit të turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore, siç janë përkrahja e zhvillimit të sipërmarrësisë, trajnime për rritjen e cilësisë së shërbimeve në hotelieri, krijimin e produkteve të përbashkëta turistike rajonale (p.sh. turizmi hiking-biking), zhvillimin e industrisë kreative (artizanateve) etj. Kohëzgjatja e projekteve është 12-24 muaj dhe mund të kërkohen grante me vlerë mes 100.000 dhe 500.000 euro. Faqja e internetit e Fondit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë është www.cbc-mne-kos.org Kompanitë nga Ulqini dhe Mali i Zi mund të marrin pjesë edhe në programet trilaterale, siç janë Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi dhe Interreg IPA CBC Kroaci – Bosnjë e Hercegovinë dhe Mali i Zi. Këto janë fonde të kombinuara ku në partneritet duhet të jetë së paku edhe një subjekt nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi - është fond ku kompanitë e vogla dhe të mesme nga Ulqini dhe Mali i Zi mund të lidhin partner-
itet me subjektet nga Shqipëria dhe provincat italiane Puglia dhe Molise. Projektet duhen të fokusohen në rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe rritjes së atraktivitetit territorial etj. Shuma e përgjithshme e mjeteve të fondit Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi është rreth 78 milionë euro, kohëzgjatja e projekteve është deri 24 muaj, ndërsa vlera e granteve sillet nga 500.000 – 2 000 000 euro. Më shumë të dhëna për këtë fond ka në faqen e internetit www.italy-albania-montenegro.eu Në të njëjtën mënyrë funksionon edhe fondi trilateral Interreg IPA CBC Kroaci – Bosnjë e Hercegovinë dhe Mali i Zi, i cili të interesuarve u ka vënë në dispozicion rreth 57 milionë euro. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Ulqini dhe Mali i Zi mund të marrin pjesë në partneritet me subjektet nga 12 zhupanitë kroate si dhe me ato nga Distrikti Bërçko dhe 109 komunat nga Federata e Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës Serbe. Në kuadër të këtij fondi mund të financohen iniciativa siç janë: zhvillimi
i segmenteve të veçanta të turizmit, siç janë ekoturizmi, turizmi i gjuetisë, rural, malor, kulturor, aventurier, religjioz, nautik, shëndetësor, turizmi SPA, aplikimi i sistemit të çertifikimeve të cilësisë në fushën e turizmit, pastaj shkëmbimi i praktikave inovative si formimi i klasterëve, zhvillimi i sistemeve ndërkufitare të GPS-it, sistemit të booking-ut, realizimi i projekteve të vogla infrastrukturore në turizëm, valorizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore duke i zhvilluar nëpërmjet veprimtarive të përbashkëta kulturore, siç janë festivalet. Po ashtu ky program financon edhe iniciativa siç janë: përkrahja institucionale e bizneseve në mbrojtjen e prodhimeve, marketingut dhe zhvillimit të tregjeve ndërkufitare, aplikimin e teknologjive të informacionit në biznese, përkrahjen e aksioneve që kanë për qëllim zhvillimin e patentave, markave tregtare, dizajnit etj. Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë 18-30 muaj, ndërsa grantet fillojnë prej 400.000 deri në 2.000.000 euro. Për më shumë informacione mund të shikoni në faqen http://www. interreg-hr-ba-me2014-2020.eu (Autori është këshilltar për investime në Zyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit) E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Malësia-treva q Fenomeni i viteve 80-ta, të emigrimit të qindra të rinjve nga Malësia, duket se po kthehet në mënyrë më intensive dhe më me dhimbje. Të shkolluar, por të papunë dhe pa një të ardhme, të rinjtë nga Malësia po largohen çdo ditë e më shumë, me qëllim që në një vend larg nga Malësia të gjejnë një jetë më të mirë dhe më të lehtë
Kristjan Dukaj
“Nuk kërkova një jetë më të mirë, por kërkova liri”, kështu fillon artikulli në AlJazeera Balkans, që ka të bëjë me emigrimin e të rinjve nga Ballkani. Shkollimi i të rinjve nga trevat tona nëpër qendra të njohura universitare, çdo ditë rritet. Angazhimi i tyre për të përfunduar shkollimin dhe për të qenë sa më të përgatitur për punë, është mjaft i kënaqshëm, pasi që një gjë të tillë e them nga eksperienca personale dhe nga kontaktet e përditshme me studentë. Shkollimi i
“ 28
Të gjithë ata janë të gatshëm të sakrifikojnë vitet e shumta shkollim, ëndrrat e mëdha, vendin dhe familjen, për të ikur në një rrugë të gjatë dhe pa kthim. Me dhimbje të madhe shoh këtë realitet në të cilin nuk mund të ndikoj, por me frikë të madhe që një ditë mund të bashkëngjitëm edhe unë
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
lartë universitar sot, është bërë mjaft i shtrenjtë, ku madje shumë të rinj që për çështje ekonomike detyrohen ti ndërpresim studimet ose mos ti fillojnë ato. Gjendja e dobët ekonomike, papunësia si dhe jeta e shtrenjtë në këto hapësira, detyrojnë qindra të rinj të largohen nëpër vende të ndryshme të botës për një status më të mirë. Mirëpo, fenomeni i viteve 80-ta, të
emigrimit të qindra të rinjve nga Malësia, duket se po kthehet në mënyrë më intensive dhe më me dhimbje. Të shkolluar, por të papunë dhe pa një të ardhme, të rinjtë nga Malësia po largohen çdo ditë e më shumë, me qëllim që në një vend larg nga Malësia të gjejnë një jetë më të mirë dhe më të lehtë. Angazhimi disavjeçar nëpër qendra universitare dhe shpenzimet
MOZAIK
që po shuhet.. e mëdha duket që nuk po hasin në ndonjë zgjidhje në këtë vend. Malësia, si një trevë e vogël me afro 15.000 banorë, rrezikon që mbas disa viteve të mbetet e shkretë. Pakënaqësia e të rinjve është e dukshme, duke filluar nga gjendja ekonomike, politike si dhe tek ajo shoqërore. Një hulumtim i para disa muajve tregoi që një fenomen që po detyron të rinjtë të largohen, nuk është vetëm gjendja ekonomike, por edhe shoqëria në përgjithësi. Mosvlerësimi nga shoqëria dhe devijimi i vlerave, detyron të rinjtë të zhgënjehen dhe të marrin rrugët pa kthim. Përsëri këtu ndërlidhem me eksperiencën personale dhe bisedat e përditshme me të rinjtë nga këto hapësira. Unë fillova të angazhohem në gazetari që në vitin 2006 duke e avancuar atë çdo ditë.
Që disa vite kam filluar të kyçem në jetën politike, duke parë më qartë gjendjen e rëndë shoqërore dhe gabimet katastrofale të atyre që udhëheqin politikën në këtë vend. Mirëpo, pas shumë reagimeve të mia, shkrimeve dhe intervistave nëpër media të shumta, në vitin 2016 u sulmova në qendër të Podgoricës. Pas kësaj ngjarjeje isha i detyruar të qëndroj larg disa kohë, ku u zhvendosa në Sarajevë dhe njëkohësisht fillova studimet master. Pas disa kohe pushim, fillova prapë me shkrime dhe me reagime të ndryshme, ku fillova të marr kërcënime të ndryshme që vunë jetën time në rrezik. Për të gjitha këto, informuan edhe mediat më prestigjiozë në Mal të Zi, si Radio Televizioni i Malit të Zi, TV PINK, portale të shumta etj. “Koha javore”
“
Një hulumtim i para disa muajve tregoj që një fenomen që po detyron të rinjtë të largohen, nuk është vetëm gjendja ekonomike, por edhe shoqëria në përgjithësi. Mosvlerësimi nga shoqëria dhe devijimi i vlerave, detyron të rinjtë të zhgënjehen dhe të marrin rrugët pa kthim
në vitin 2016 bëri një shkrim të gjatë dhe të qartë për sulmet ndaj meje, ndërsa disa media të tjera në gjuhën shqipe ende heshtin. Miq të shumtë dhe dashamirë të së mirës në Malësi, më kanë sugjeruar që të qëndroj larg kësaj, të shikoj i qetë dhe mos të reagoj, sepse të gjithë njëzëri më kanë këshilluar “...këtu nuk ia vlen, do ta pësosh keq”, ku një gjë e tillë u dëshmua. Sulme, kërcënime, sharje, etj.., janë vetëm fillimi ndaj atij që dëshiron të bëjë diçka ndryshe. Mosintegrimi i shoqërisë në vlerat e vërteta dhe mospranimi i asaj që quhet e ndryshme, shpie deri te dorëzimi dhe emigrimi. Unë, sot kam me dhjetëra miq nëpër vende të ndryshme të botës me të cilët u rrita dhe u shkollova, mirëpo gjithashtu, kam me qindra miq që ende jetojnë në Malësi dhe shpresojnë që një ditë do të emigrojnë, për një jetë më të qetë dhe më të mirë. Të gjithë ata janë të gatshëm të sakrifikojnë vitet e shumta shkollimi, ëndrrat e mëdha, vendin dhe familjen, për të ikur në një rrugë të gjatë dhe pa kthim. Me dhembje të madhe shoh këtë realitet në të cilin nuk mund të ndikoj, por me frikë të madhe që një ditë mund të bashkëngjitëm edhe unë. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Në Gjimnazin 25 “Maji” në Tuz u promovua libri “Shtjellë Letrare”, i autorit Zija Vukaj
Ndërgjegjësimi i të rinjëve për lexim
Tuz- Shkrimtari dhe kritiku letrar, njëherësh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj, ka qenë i ftuar në një takim letrar të cilin e organizoi grupi letrar “Jehona” i Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, me iniciativën e mësimdhënësve, Mark Lucgjonaj dhe Sehad Lulanaj. Në këtë takim të mbajtur në ambientet e Gjimnazit “25 Maji”, ku morën pjesë anëtarë të grupit letrar “Jehona” dhe profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, u bë edhe promovimi i librit më të fundit të autorit Zija Vukaj, “Shtjellë Letrare”. Ky takim ka filluar me shpalosjen e krijimtarisë letrare dhe shkencore të Zija Vukaj ndër vite për të vazhduar më pas me interpretimin e disa pasazheve nga libri “Shtjellë Letrare” nga nxënës të pranishëm në këtë orë letrare. Veprimtaria letrare shumëvjeçare e Zija Vukajt, sfidat nëpër të cilat ka kaluar ndër vite dhe sfidat që kalojnë shkrimtarët shqiptarë si dhe problemet që has sot një shkrimtar për të botuar por dhe çështje të tjera që lidhen me letërsinë, kanë qenë në fokus të pyetjeve të nxënësve drejtuar autorit i cili me shumë kënaqësi u është përgjigjur
30
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
në detaje nxënësve. Në të njëjtën kohë në këtë takim ka përshëndetur drejtuesi i grupit letrar “Jehona”, Sehad Lulanaj, i cili e falënderoi pamasë shkrimtarin Vukaj për përgjigjen pozitive ndajë ftesës së bërë, duke thënë se grupi letrar “Jehona” po vazhdon traditën e organizimit të takimeve të herëpashershme me shkrimtarët të njohur shqiptarë. Ndërkohë, një vështrim të shkurtër për librin “Shtjellë Letrare” e ka paraqitur shkrimtari, Mark Lucgjonaj, i cili tha se “puna e autorit Zija Vukaj për kulturën tonë kombëtare është kolosale, një shtyllë e fort; ku do të mbështeten brezat që vijnë pas. Me punën që keni bërë në përkthimet nga gjuhë të ndryshme, në analizën profesionale dhe në aktivitetin tuaj letrar prej disa dekadash, nuk keni gëzuar ndonjë mbështetje institucionale apo materiale. Por edhe përkundër kësaj, puna juaj jo vetëm për Shkodrën por për mbarë shqiptarët është kthyer në një institucion të gjallë”, u shpreh Lucgjonaj. Libri “Shtjellë Letrare” brenda kopërtinave të tij ka dokumentuar përmbledhjen e disa eseve, vështrimeve kritike dhe recen-
sioneve për disa vepra letrare të letërsisë sonë dhe më gjerë, i cili është ndarë në pesë kapituj. Libri hapet me kapitujt: ftesë në lexim dhe me një vështrim për kritikën letrare të cilin autori e ka fokusuar tek tradita folklorike dhe kultura e femrës në ciklin e kreshnikëve. Në këtë libër, një sasi esesh autori ia ka kushtuar veprimtarisë së Migjenit, kryesisht skicave dhe prozave që kanë qenë më origjinale, mbi të cilat autori ka hedhur dritë sipas këndvështrimit të tij. Po ashtu në këtë libër janë pasqyruar disa krijues bashkëkohorë të Shkodrës e më gjerë, si dhe disa punime për disa drama që janë vënë në skenë, në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Libri “Shtjellë Letrare” përmbyllet me disa punime eseistike të autorëve bashkëkohorë që autori i ka zgjedhur nga letërsia evropiane, duke i përkthyer në gjuhën shqipe si modele tekstesh. Kjo vepër letrare, me mesazhin që përcjell, fton veçanërisht të rinjtë që të ndërgjegjësohen për rëndësinë që sjell leximi, për të shijuar letërsinë dhe për të qenë të pavarur në dhënin e mendimeve dhe kritikave për libra t. u. të ndryshëm.
MOZAIK
Doli nga shtypi numri 49 i revistës “Gjon Buzuku”
Materiale mbi tema dhe ngjarje të ndryshme Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar doli nga shtypi numri i ri (49) i revistës informative, kulturore e shoqërore “Gjon Buzuku”, e cila redaktohet nga prof. dr. Simë Dobreci. Ky numër është i pasur me materiale autoriale mbi tema dhe ngjarje që kryesisht lidhen me shqiptarët në Mal të Zi dhe në trevat tjera ku jetojnë ata. Revista fillon me një artikull mbi përurimin e librave të nëntë autorëve shqiptarë nga Mali i Zi, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, për të vazhduar me një artikull të autorit Skender Jashari mbi datëlindjen e Nënë Terezës. Për Festën e Mërgimtarëve shkruan Izabella Pepgjonaj, kurse Luigj Camaj për manifestimin tradicional “Ditët e Shën Ndout”. Për shkrimtarin Hajro Ulqinaku dhe veprimtarinë e tij shkruan prim. Dr. Gani Karamanaga. Po ashtu në revistë zë vend edhe artikulli mbi përurimin e librit të këtij shkrimtari “Zëri i detit”. Historiani i njohur prof. dr. Jahja Drançolli sjell të dhëna nga burimet arkivore për Ndre Durrsakun, një profesor i Univesitetit të Durrësit në pjesën e dytë të shekullit XIV, si dhe për flamurin dhe stemën arbërore në shekullin XIII. Revista i kushton hapësirë dekorimit të Gazmend Çitakut me titullin Ambasador nga Shoqata Universum Academy Switzerland, kurse arkeologu Anton Lulgjuraj shkruan për
fshatin Shën Gjergj dhe kishën e tij. Mbrëmja letrare e titulluar “Tre shkrimtarë dhe vendlindja” kushtuar shkrimtarëve Mehmet Kraja (akademik), Zuvdija Hoxhiq – Berisha (akademik) dhe Hajro Ulqinaku, e cila është mbajtur në kuadër të Panairit të Librit në Ulqin, është pasqyruar po ashtu në këtë numër. Ndërkaq Mehmet Latifi nga Struga shkruan për krijimin e Çmimit dhe themelimin e Institutit për Hulumtime Ilirologjike me emrin e ilirologut Aleksandar Stipçeviq nga Kolegji “Iliria” në Prishtinë. Dr. Rrustem Berisha sjell dy vështrime: një vështrim mbi librin “Krijime popullore shestanase” të prof. dr. Simë Dobrecit dhe tjetrin për librin “Tregime të çuditshme nga Ulqini” të autorit Gazmend Çitaku. Ndërsa vetë Çitaku paraqitet me artikullin “Pjesë nga detaria e Ulqinit”. Studiuesi Gjokë Dabaj, në vështrimin e tij “Katedralja dhe martirizimi i shqiptarëve”, shkruan për përurimin në Tivar Poshtë të Katedrales së re të Argjipeshkvisë së Tivarit. Dr. Nail Draga paraqitet me një recension mbi librin “Antropologjia politike” të autorit Gjon Keka, i cili është përuruar në Ulqin. Don Gabriel Grabanica shkruan për traditën e Festës së Zojës së Këshillit të Mirë. Në rubrikën “Të ndryshme” janë botuar vargje të poezive (këngëve): “Shqiptari mbetet shqiptar” nga Fadil
(Elez) Popi – Kraja, një fragment nga “Epi i Gilgameshit” dhe “Merakun ç’e treta i mjeri” nga Prenkë Jakova. Artikulli i Gjekë Gjonajt mbi librin “Krijime popullore shestanase” të prof. dr. Simë Dobrecit dhe një shkrim tjetër mbi përurimin e këtij libri në Ulqin, janë pjesë e revistës. Ajo përmbyllet me një fotografi të shestaneshës dhe përshkrimin e veshjes së saj nga studiuesit Aleksandar Stipçeviq dhe Marijana Gushiq, si dhe me shkrimin kritik të Agim Gashit për Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse në Shqipëri, Jani. k. ullatos. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në seancën e Kuvendit të Komunës së Plavës
U miratuan një vistër propozim vendimesh Plavë – Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur më 28 dhjetor, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë, këshilltarët, kryesisht me shumicë votash miratuan një vistër propozim vendimesh, programesh, informatash, nismash e propozimesh, që kanë të bëjnë me punën e organeve të komunës, por edhe të veprimtarive tjera në territorin e komunës. Para aprovimit të rendit të ditës, kryetari i Komunës, Orhan Shahmanoviq, propozoi që atij t’i shtohet pika e re – dhënia e pëlqimit për emërimin e Ervin Kandiqit kryeadministrator i Komunës së Plavës, kurse këshilltari i PDS-së, dr. Sabahudin Pupoviq, kërkoi që nga rendi i ditës në pako të tërhiqen pikat që kanë të bëjnë me tri nisma institucionale: nismën e OJQ “Sumeja” Plavë, që Qendra për Kulturë në Plavë të emërtohet me emrin e shkrimtarit plavian, Husein Bashiq, nismën e përbashkët të bashkësive lokale Murinë, Brezojevicë e Velikë, që sheshi i tanishëm i rinisë në Murinë në të ardhmen të mbajë emërtimin “Sheshi i viktimave të NATO”-s dhe nismën e OJQ “Lilan” Plavë, për ngritjen e shenjave përkuj-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
timore viktimave civile që pësuan në vitet 1912-1913, me arsyetimin e tij se ato kanë të bëjnë me tema të ndjeshme të cilat vazhdimisht dikë mund ta irritojë, por ato të shikohen dhe trajtohen në mënyrë të drejtë dhe përherë të jenë të qëndrueshme e jo të ndryshohen prej zgjedhjes në zgjedhje. Pas argumentimit dhe sqarimit të kryetarit të Komunës, Orhan Shahmanoviq, se për ekziston pajtueshmëri dhe Kuvendi t’i miratojë në këtë seancë, e pastaj ato t’i dërgohen Ministrisë së Kulturës për vendim për veprim të mëtejmë, me votim të këshilltarëve, kanë mbetur në rend të ditës për shqyrtim dhe miratim. Pas aprovimit të rendit të ditës prej 13 pikash, sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Sulejman Deshiq, ka sqaruar dhe arsyetuar propozimin e vendimit mbi Bilancin përfundimtar të Buxhetit të Komunës së Plavës për vitin 2016, duke precizuar se ai me të ardhurat e realizuara është konfirmuar në shumë prej 3.320.441,70 euro dhe se depozita prej 359.576 eurosh janë transferuar si të ardhura të buxhetit për vitin 2017. Lidhur me bilancin përfundimtar të bux-
hetit në fjalë, polemika të vrullshme e të ashpra janë zhvilluar në mes të këshilltarëve të PDS-së në opozitë, Rasim Osmançeviq dhe dr. Sabahudin Pupoviq, dhe kryetarit të Komunës Shahmanoviq e sekretarit Deshiq. Bilanci përfundimtar është miratuar me 19 vota të këshilltarëve (PSD, PB, PPS e FS), gjashtë vota “kundër” dhe katër “të përmbajtur” të këshilltarëve të PDS-së dhe të këshilltarit të pavarur të Iniciativës Qytetare “Ibër Hoti”. Propozim vendimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e vendimit mbi buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2017, po ashtu e ka prezantuar dhe arsyetuar sekretari Sulejman Deshiq, duke theksuar se të ardhurat dhe shpenzimet janë konfirmuar në shumën prej 4.781.750 eurosh, nga të cilat në buxhetin operativ 3.332.750 euro, në atë kapital 1.369.000 euro dhe në rezervën e përhershme dhe atë rrjedhëse nga 40.000 euro. Shuma e buxhetit para ribalancit arrin vlerën 2.353.300 euro. “Shkak i ribalancit të buxhetit kanë qenë të ardhurat prej 2.170.500 eurosh, të destinuara nga pagesat e detyrueshme të borxhit të Elektroekonomisë së Malit të Zi për instalimin e njehsorëve elektronikë dhe të tjerë, që në fund përkitazi me këtë fjalë përfundimtare do ta japë gjykata, si dhe pagesat e tjera të cilat shërbimet e Komunës, këtë vit, me përpikëri i kanë kryer. Me rëndësi është të ceket se komuna e Plavës, edhe nga dy mini-hidrocentralet elektrike ka realizuar të ardhura prej 1.200.000”, ka pohuar Deshiq. Lidhur me buxhetin në fjalë, këshilltari i PDS-së, dr. Sabahudin Pupoviq, ka deklaruar se i vjen mirë që buxheti i afrohet shumës prej 5 milionë euro, duke pyetur se a është ai real. Propozim vendimi i ndryshimit dhe plotësimit të vendimit të buxhetit për vitin 2017, pas diskutimesh të ca këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, është miratuar me 20 vota “Për”, 6 “kundër” dhe 3 “të përmbajtur”. Me 20 vota “për”, 7 “kundër” dhe 2 “të përmbajtur”, këshilltarët miratuan edhe Propozimin e vendimit mbi financimin e përkohshëm të Komunës së Plavës për periudhën janar-mars 2018. Në vazhdim të punës së seancës, këshilltarët kryesisht me shumicë votash, pa pjesëmarrje në diskutime, miratuan edhe 10 pikat tjera të rendit të ditës. Sh. Hasangjekaj
MOZAIK
Në seancën e pestë të Kuvendit të Komunës së Gucisë
U miratua buxheti i Komunës dhe plani i investimeve
Guci – Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Gucisë, në seancën e pestë, të mbajtur me 25 dhjetor, në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë, në kushte vërtet jonormale, ku temperatura ishte ca gradë nën zero, që detyruan disa këshilltarë të braktisin punën e seancës para përfundimit të saj, pas debatimit më se dy orësh, me 21 vota të partive në pushtet (PDS, PPG, PB dhe koalicionit UDSH – Aleanca Shqiptare) dhe 5 kundër të opozitës (PSD, LDSH dhe PPS) miratuan buxhetin e propozuar të Komunës së Gucisë për vitin 2018, në shumë prej 1 199 550 euro. Buxheti operativ është planifikuar në shumën 834 250 euro, ai kapital 338 300 euro, për rezervën e përhershme të buxhetit 17 000 euro dhe atë rrjedhës 10 000 euro. Kuvendi miratoi po ashtu edhe Planin e investimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2018, në shumë prej 2 176 000 euro. Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anel-
la Çekiq, duke argumentuar shumën e buxhetit dhe realizimin e tij është shprehur se ai në dallim prej viteve të kaluara është miratuar me kohë, andaj mund të zbatohet që nga fillimi i vitit. “Kapitujt e planifikuar të buxhetit në mënyrë analitike dhe sistematike do të kontribuojnë që Komuna të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe normale, me vëllim të planifikuar, andaj besoj se do të hasim në përgjegjësi dhe ndërgjegjësi të këshilltarëve, që këtë buxhet të propozuar ta miratojmë. Buxheti është i përgatitur që të shpalosë, reflektojë dhe pasqyrojë një realitet ku në mënyrë racionale kemi arritur të sigurojmë të ardhura në mënyrë që shpenzimet tona mund të realizohen ashtu siç janë planifikuar”, ka thënë ajo. Në fjalën e kryetares së Komunës mbi parashtrimin e buxhetit, katër këshilltarët e Lidhjes Demokratike Shqiptare në opozitë kanë paraqitur një vistër vërejtjesh dhe sugjerimesh në mosbaraspeshimin e zërave të buxhetit
të dedikuara për vendbanimet kryesisht me popullatë shqiptare (Vuthaj, Martinaj, Vishnjevë e Kukaj) dhe kanë kërkuar me propozime konkrete, se në çka duhet përqendruar vëmendjen dhe cilat aktivitete projektuese janë më se të nevojshme të investohen. Edhe këshilltari i vetëm i PPS-së, Mihajllo Jovoviq, ka dhënë vërejtjet e veta në buxhetin e propozuar duke aluduar në investimet e parapara në infrastrukturën e vendbanimit të tij – fshatit Dosugje. Këshilltari i PSD-së, dr. Ellvis Omeragiq, ka thënë se buxheti nuk është planifikuar realisht, duke përkujtuar se as buxheti i vitit të kaluar, i cili ka qenë i projektuar në shumë 1.040.000 euro, nuk është realizuar as 50 për qind nga plani. Këshilltari i PPG-së në pushtet, Fahrudin – Fujko Dervisheviq, ka thënë se është i fascinuar me konfirmimin e hartuesit të buxhetit, me të dhënën se ai do të realizohet 100 ose 120 për qind, por e shoh se kryetarja Çekiq sot e ka rishikuar qëndrimin e vet, e ka ulur në 80 për qind realizimin e tij, kurse frika ime është se nuk do të arrijë as në 60 për qind. Shqyrtimi i pikave të tjera të rendit të ditës nga këshilltarët është zhvilluar sipas automatizmit, kryesisht pa pjesëmarrje në diskutim dhe debat, duke u miratuar me shumicë votash nga këshilltarët e partive në pushtet. Para fillimit të seancës u verifikua mandati i këshilltares se re të Socialdemokratëve të Malit të Zi, Amra Kanjizha, nga lista e këtij subjekti, e cila e zëvendësoi këshilltaren e deritashme Medina Hot, së cilës i pushoi mandati i këshilltares për shkak të emërimit të saj u.d. e drejtorit të Qendrës për Kulturë në Guci. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
33
SPORT
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, synon Ligën e Evropës me Atalantën dhe kualifikimin në një tjetër kampionat evropian me Shqipërinë
Viti i jashtëzako
Berisha njihet si një profesionist i madh dhe puna e përkushtimi bënë që ai të dalë në Evropë, fillimisht në Suedi e pastaj në kampionatin italian. Ai iu bashkua Atalantës nga Lazio për një shumë prej pesë milionë eurove, më e madhja që është paguar ndonjëherë për portierët shqiptarë. Berisha është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2012. Deri më tani 28-vjeçari ka zhvilluar 46 ndeshje me ekipin kombëtar, ndërsa në ndeshjet e fundit ndaj Spanjës dhe Turqisë ka bartur edhe shiritin e kapitenit Se me punë arrihet gjithçka, këtë e ka dëshmuar njëri nga portierët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave Etrit Berisha, prishtinasi që nga lloçi i Kosovës është ndër portierët më të mirë në Serie A. Etriti njihet si një profesionist i madh dhe puna e përkushtimi bënë që ai të dalë në Evropë, fillimisht në Suedi e pastaj në njërën nga ligat më të mëdha në botë, siç është kampionati italian. Portieri shqiptar ka folur për fillimet e para, Atalantën e Kombëtaren shqiptare. “Karrierën e kam filluar me ‘2 Korrikun’ qysh në moshë të re, ku jam stërvitur çdo ditë, ndërsa edhe jashtë stërvitjeve kam menduar gjithmonë se si të përmirësohem. Përkushtimi në punë dhe besimi në arritje kanë qenë gjithmonë synimi im kryesor”, u shpreh Berisha. Etriti iu bashkua Atalantës nga Lazio për një shumë prej pesë milionë eurove, më e madhja që është paguar ndonjëherë për portierët shqiptarë. Edhe pse kishte oferta të tjera, dëshira e Etritit ka qenë të mbetet pjesë e zikaltërve edhe pas huazimit dhe kjo dëshirë u bë realitet. “Kam kaluar një vit shumë të mirë tek Atalanta dhe dëshira ime ka qenë të mbes këtu duke marrë parasysh edhe sukseset me klubin duke arritur
34
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
në vendin e katërt në Serie A. Tek Atalanta kam gjetur ambientin e duhur për t’u rritur si portier”, tha Berisha. Atalanta mori pjesë në grupet e Ligës së Evropës ku fati deshi që të jetë në një grup ferri me Evertonin, Lyonin dhe Apoelin, por me plot meritë dolën si kryesues nga grupi. “Me mburrje them që kemi bërë ndeshje shumë të mira duke e fituar grupin”, u shpreh Berisha. Por ngarkesa në Ligën e Evropës ka ndikuar tek skuadra zi-kaltër që të mbetet më mbrapa këtë edicion në Serie A. “Mirëpo tani jemi në rrugë të duhur për t’u rikthyer aty ku e meritojmë, të jemi në pesë ose gjashtë skuadrat më të suksesshme italiane”, vazhdon tutje portieri shqiptar. Tani klubi italian do të përballet me gjigantin gjerman Borussia Dortmund dhe për Berishën kjo ndeshje do të thotë shumë, pasi sipas tij, nëse e kalojnë klubin verdh e zi do të jenë kandidat për ta fituar Ligën e Evropës. “Kundër Dortmundit shpresoj dhe besoj shumë në kualifikimin tonë”, deklaroi Berisha.
Synon ta bëjë ëndrrën realitet në të ardhmen
Portieri shqiptar thotë se është i lumtur aktualisht tek Atalanta, por nuk
mund të garantojë asgjë për të ardhmen. Ai ka pasur gjithnjë oferta nga klube të ndryshme evropiane falë formës së mirë që po kalon në vitet e fundit. “Të ardhmes nuk i dihet. Unë besoj vetëm në punë e përkushtim të pandërprerë dhe pastaj gjërat herët apo vonë vijnë në vendin e vet”. Por edhe Etriti si gjithë lojtarët tjerë ka ëndërr që të luaj në një klub të madh evropian dhe këtë ëndërr do të mundohet ta bëjë realitet. “Të luash në një klub të madh evropian është ëndërr e secilit dhe unë do të mundohem që ta bëj realitet”, tha Berisha.
Me Kombëtaren për ta përsëritur suksesin historik
Berisha është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga viti 2012 kur edhe bëri debutimin në miqësoren ndaj Iranit, të fituar nga kuqezinjtë 1-0. Që nga ajo ndeshje, porta e Kombëtares shqiptare është blinduar nga gardiani prishtinas i cili gjithmonë ka sjellë siguri. Deri më tani 28-vjeçari ka zhvilluar 46 ndeshje me ekipin kombëtar, ndërsa në ndeshjet e fundit ndaj Spanjës dhe Turqisë ka bartur edhe shiritin e kapitenit. Në kualifikimet për në kampionatin botëror ‘Kuqezinjtë’ mbetën në
SPORT
onshëm
pozitën e tretë pasi kishin një grup të vështirë me Spanjën e Italinë favorite. Por për kualifikimet e radhës, Etriti shpreson në një short të mirë dhe ta përsërisin suksesin historik për t’u kualifikuar në evropianin e radhës. “Jemi shumë të karikuar për eliminatoret dhe dashtë zoti kësaj here të
kemi fat dhe të futemi në një grup më të lehtë sepse kemi mundësi të mëdha. Trajneri ka afruar disa emra të rinj që janë shumë interesantë dhe mund të kontribuojnë në skuadër. Kualifikimi për në Evropian është gjëja e vetme që mendojmë”, përfundoi Etriti.
Gjatë karrierës së tij, përveç Atalantës dhe Lazios, Berisha ka mbrojtur edhe në elitën e futbollit suedez me Kalmarin. Sa ishte pjesë e gjigantit suedez, Etriti fitoi titullin e kampionit me Kalmarin, por edhe kupën shtetërore. Romak Zeqiri E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
35