KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 janar 2018 Viti XVll Numër 798 Çmimi 0,50
Basri Çapriqi, në krye të vendit të poezisë shqipe ISSN 1800-5696
Të shmanget skenari i Tuzit
Poezia si metaforë e jetës
PËRMBAJTJE
4
6 I përgjithmonshmi i fisit shqiptar
Partitë politike ende në negociata për formimin e pushtetit
8
10 Zoti dhe njeriu
Letër dashurie gazetarisë, zanatit më të bukur në botë
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
PËRMBAJTJE
14
16 Praktikë e cila do të duhej të ndalohet
Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike shqiptare, krijon antivlerë !
20
33 Edukator dhe bejtexhi i rrallë
Luftë identitetesh KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk n e Qenç SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Pas zgjedhjeve të 26 nëntorit në Tuz
Partitë politike ende në negociata për formimin e pushtetit Tuz- Derisa në Tuz partitë politike janë duke negociuar për formimin e pushtetit në Tuz pas zgjedhjeve të 26 nëntorit, është duke u negociuar edhe për emërimin e kryetarit të ri të kësaj komune, i cili pritet të jetë nga radhët e PDS-së e cila në zgjedhjet lokale fitoi plot 14 mandate. Nga informacionet e deritanishme që kanë qarkulluar në media por ende pa ndonjë konfirmim, si kanditatë për kreun e komunës janë përmendur dy emra, të Marijan Junçajt- një i ri nga Malësia, ekonomist i arsimuar në
4
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Londër dhe Naser Krkanoviq, sekretar i PDS-së së Tuzit. Junçajn për ushtrimin eventual të këtij posti e ka propozuar Vlladan Vuçeliq, kryetar i PDS-së i Podgoricës, ndërsa Naser Krkanoviq është propozuar nga PDS-ja në Tuz. Ndërkaq, sipas mediave të ndryshme është njoftuar se negociatat për formimin e pushtetit në Tuz do të fillojnë deri në fund të kësaj jave ndërsa siç kanë njoftuar, PDS-ja pritet ta formojë koalicionin me partnerët e deritanishëm qeverisës, me Unionin
Demokratik të Shqiptarëve dhe me Partinë Boshnjake. Rikujtojmë se në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Tuz dhe në ato të përsëritura në një qendër votimi më 23 dhjetor, më së shumti mandate ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve me plot 14 mandate, pasur nga Alternativa Shqiptare me 7 mandate, LDSH-ja 3 mandate, Partia Boshnjake me 3 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 2 mandate, Demokratët 2 mandate dhe Sot. u. cialdemokratët 1 mandat.
NGJARJE JAVORE
Zgjedhjet vendore në Ulqin do të mbahën më 4 shkurt
Në garë tetë parti dhe dy koalicione Ulqin- Zgjedhjet vendore në Komunën e Ulqinit do të mbahen më 4 shkurt të këtij viti, në tëcilat zyrtarisht është konfirmuar pjesëmarrja e tetë partive politike dhe dy koalicioneve. Ndërkaq, partitë politike shqiptare në këto zgjedhje janë rreshtuar në tre lista zgjedhore. Ndërkaq, bëhet e ditur se Komisioni Lokal i Zgjedhjeve ka përcaktuar renditjen e subjekteve politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 4 shkurtit. Sipas shortit të hedhur, renditja vijon si më poshtë:
„SOCIALDEMOKRATËT – IVAN BRAJOVIQ –QËNDRUESHËM PËR ULQININ “ UDSH – ME ZEMËR PËRPARA PARTIA BOSHNJAKE DEMOKRATËT – FITORE E JO NDARJE FORCA E RE DEMOKRATIKE – TA MBROJMË TË ARDHMEN KOALICIONI “PËR ULQININ E SHËNDOSHË” (FRONTI DEMOKRATIK – PARTIA POPULLORE E SOCIALISTËVE) PARTIA SOCIALDEMOKRATE - RANKO KRIVOKAPIQ – TË
GJALLËROJË ULQINI KOALICIONI “ZGJOHU ULQIN” (PARTIA DEMOKRATIKE, LËVIZJA QYTETARE “PERSPEKTIVA”, LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI) URA – ULQINI GJENERATAVE TË REJA PARTIA DEMOKRATIKE E SOCIALISTËVE – “ULQINI FITON – MILLO GJUKANOVIQ” Zgjedhjet vendore në këtë komunë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, janë konsideruar si tejet të rëndësishme. t. u.
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
I përgjithmonshm
Kështu e pat cilësuar Fatosin e Kombit Shqiptar, Papa Pali i VI me rastin e ceremonive që janë zhvilluar në Romë në vitin 1968, në kujtim të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbe. Kremtimet me këtë rast zgjatën plot katër ditë në Romë dhe në Vatikan, ku udhëheqësi i atëhershëm i Kishës Katolike Papa Pali i VI priti pasardhësit e Skënderbeut në qytetin e përjetshëm, shqiptarë mërgimtarë nga Evropa, Amerika dhe më gjerë Vatikanit dhe Papa Palit të VI, të Arbëreshëve dhe të diasporës shqipPër Koha Javore: tare të njohur në Romë në atë kohë, përfshirë Profesor Ernest Koliqin dhe Frank Shkreli të tjerë, shqiptarët mërgimtarë nga të Nju Jork gjitha trojet shqiptare, me arbëreshët e Italisë -- të gjithë të bashkuar në Romë dhe në Vatikan (me përjashtim Ndërkohë që viti 2018 është shpal- të përfaqësimit të regjimit komunist lur nga qeveritë e Tiranës dhe të Pr- të Enver Hoxhës) – i treguan botës ishtinës, por edhe nga Kisha Katolike dinjitetin kombëtar dhe krenarinë në trevat shqiptare dhe në diasporë e tyre duke nderuar Fatosin e tyre si viti i Gjergj Kastriotit Skënderbe, të Madh. 500-vjetori i Vdekjes së kanë filluar tashmë përgatitjet për Gjergj Kastriotit - Skënderbe ishte të shënuar 17 Janarin si ditën kur gjithashtu një rast që vuri në dukje ndërroi jetë Heroi i kombit Shqiptar, respektin e Vatikanit për Heroin e ndërsa janë në plan të zhvillohen shqiptarëve dhe për kombin shqiptar programe të ndryshme kulturore, ak- në përgjithësi. ademiko-shkencore dhe ceremoni të Papa Pali i VI, i cili luajti në rol të rëndëndryshme, jo vetëm në trojet shqip- sishëm në ceremoninë e 500-vjetorit tare, por edhe anembanë botës ku ka të vdekjes së Skënderbeut, është shqiptarë, gjatë gjithë këtij viti. Këtu njëri prej papëve që nuk njihet aq në Shtetet e Bashkuara kanë fillu- mirë ndër shqiptarët, pasi jetoi dhe ar përgatitjet dhe janë njoftuar disa veproi gjatë luftës së ftohtë kur feja kremtime fillestare për të shënuar ishte e ndaluar me ligj në Shqipëri, këtë përvjetor me rëndësi historike, ndërkohë ishte edhe kulmi i vrasjeve, ku shqiptarët pa dallim feje a kra- përndjekjeve dhe i persekutimeve të hine, ashtu siç janë bashkuar gjith- klerit katolik në Shqipëri, në një kohë herë për raste të tilla, do të bashko- kur Shqipëria komuniste ishte shpalhen edhe kësaj radhe për të kujtuar lur “shteti i parë ateist në botë “dhe heroin e tyre kombëtar, me rastin e regjimi komunist i Enver Hoxhës e 550-vjetorit të vdekjes, këtë javë dhe quante Vatikanin si “qendrën e obskurantizmit botëror”. Megjithëkëtë, gjatë gjithë këtij viti. Ishte pikërisht, 50 vjet më parë që besimi i Papa Palit VI në vlerat, në diaspora shqiptare qe bashkuar në traditat dhe vetitë cilësuese të shqipRomë dhe në Vatikan për të shënu- tarëve, si dhe respekti i tij ndaj hisar 500-vjetorin e vdekjes së Kryet- torisë së shqiptarëve dhe vuajtjeve të rimit të kombit shqiptar dhe të ver- tyre në përgjithësi, e sidomos respekpimtarisë së tij epike. Me ndihmën e ti i tij ndaj Heroit Kombëtar të shqip-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
tarëve Gjergj Kastriotit – Skënderbe, u tregua me pritjen entuziaste që ai u bëri shqiptarëve në vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Fatosit kombëtar të shqiptarëve. Shqiptarët kishin shkuar në Romë për të festuar 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit nga të gjitha anët e botës, përveç Shqipërisë komuniste. Kishin vajtur atje arbëreshët e Italisë, shqiptarë nga Kosova, mërgimtarë nga Evropa dhe Australia dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Organizata Pan-shqiptare Vatra ishte e pranishme në krye të një delegacioni shqiptaro-amerikanësh, që i printe i ndjeri Anthony Athanas. Ishin këto festime e kujtime 3-4 ditëshe në Romë dhe në Vatikan më 1968, ku mërgimtarët e rinë të arratisur nga murtaja e komunizmit të shekullit XX u bashkuan me arbëreshët që ishin detyruar të largoheshin nga trojet e tyre nga otomanët, pesë shekuj më parë. U bashkuan në Romë dhe në Vatikan për një takim vëllazërimi, rreth heroit të tyre kombëtar, pa dallim feje e krahine — ashtu siç ishte dikur dhe si duhet të jetë edhe sot – të bashkuar ashtu siç i do Gjergj Kastrioti Skënderbe. Revista Shëjzat e botuesit Ernest Koliqi, në një përshkrim të gjatë të festimeve, shkruante se emri i Shqipërisë dhe i Fatosit të saj Gjergj Kastrioti -Skënderbeu gjatë festimeve të 500-vjetorit, bëri jehonë anembanë botës, si asnjë herë më parë, falë kryesisht edhe fjalimit që mbajti me atë rast para shqiptarëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
mi i fisit shqiptar të mbledhur në Vatikan, Papa Pali i VI dhe i cili u transmetua anembanë botës. Në fjalimin e shpërndarë nga media ndërkombëtare e kohës, Papa Pali i VI iu drejtua shqiptarëve të pranishëm dhe “gjakut të shprishur”, të përhapur anembanë botës, me këto fjalë: “Bij fort të dashur Shqiptarë, Po ju sjellim një mirëseardhje të veçantë në këtë ditë që jeni mbledhur për të kujtuar 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit – Skanderbeg, fatosit tuaj të emrit të krishterë, pranë kësaj Selie Apostolike, të cilën mund ta konsideroni si shtëpinë tuaj atnore. Ne ju shohim me kënaqësi, pse e dimë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrërisë (fjalë këto që Papa Pali i VI i tha në gjuhën shqipe). Fatosi Skandërbeg ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet se bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në roje e trashëgim të shenjte në Atdhe dhe në mërgim
Papa Pali I VI
Dhe në qoftë se se historia ju ka parë të shtypur e të shpërndarë, mirësia e Zotit ka premtuar që ju, me të gjitha të mirat e gjakut tuaj të shprishur, (edhe këto fjalë Papa Pali i VI i tha në shqip) me veprimtarinë e gjallë që e kini në shpirt dhe me njohuri të fituara, u bëtë urë miqësish e bashkëpunimesh, dhe në këtë mënyrë jeni bërë paraardhësit e ekumenizmit modern. Urimi ynë në këtë rast pra për ju, për të gjithë Shqiptarët, të jetë që vuajtja të shoqërohet gjithmonë nga shpirti i juaj kreshnik që kini trashëguar nga të Parët tuaj. Uroj që kjo trashëgimi të japë mundësi dhe meritim, që të jeni element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme. Këso dore do të rindërtohet testamenti i Skandërbegut dhe Atdheu i juaj do të shkëlqejë me meritime të reja, Atdheu i juaj, të cilin ne e kemi aq fort për zemër dhe që e bekojmë me dashuri atërore.”
kombit shqiptar, për të marrë bekimin e tij dhe që shqiptarët pa dallim feje a krahine -- për të treguar njëkohësisht ndjenjat dhe respektin e popullit shqiptar ndaj Selisë Apostolike, me gjithë propagandën komuniste anti-Vatikanit që në atë kohë kishte arritur kulmin. Fjalimi i Papa Gjon Palit të VI para grupit të shqiptarëve të mbledhur me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbe në Romë, ku ai i deklaroi botës cilësitë dhe vetitë dalluese të kombit shqiptar, besën, nderin e burrërinë, fjalë këto që ai i tha në gjuhën shqipe – janë dëshmi e historisë së ndjenjave të respektit dhe miqësisë midis Vatikanit dhe kombit shqiptar, ç’prej kohës së Skënderbeut. Deklaratat e Papa Palit VI me rastin e 500-vjeotirt të vdekjes së Skënderbeut 50-vjet më parë dhe të papëve të tjerë gjatë historisë, mund të jenë bërë në periudha të ndryshme his-
Shqiptarët e shpërndarë në të gjitha anët e botës së lirë kishin shkuar në Romë për të kujtuar heroin e tyre kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbe — i cili në 500-vjetorin e vdekjes i mblodhi ata ashtu siç i pat bashkuar princat shqiptarë më 1444, kundër armikut të përbashkët. Ata kishin vajtur aty gjithashtu për t’u takuar me Papën, për të dëgjuar fjalët e tija përshëndetëse dhe tepër miqësore ndaj
torike, por në thelb, përmbajnë vazhdimësinë e marrëdhënieve miqësore si dhe kujdesin, dashurinë dhe respektin e Vatikanit për kombin shqiptar dhe për mirëqenien e tij në hapësirat e veta gjeografiko-historike, por reflektojnë gjithashtu edhe respektin që kombi shqiptar ka pasur dhe vazhdon të ketë për Papët e Romës, ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit -Skenderbe.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Internazionale
Letër dashurie ga zanatit më të buk
Një prej avantazheve i të qenit mik i gazetarëve të mëdhenj është se do të përdorin aftësitë e tyre për të gjetur dhuratën e duhur për ty. Që nga rikthimi im në Tripoli kam mbajtur gjithmonë me vete dhuratën, ka qenë shumë e dobishme dhe një shoqëruese shumë e mirë, por kjo është një tjetër histori
Khalifa AboKhraisse Nuk mund të përshëndetim bashkë me vitin që shkoi, edhe problemet tona, por festimet për vitin e ri na lejojnë të bëjmë sikur edhe hallet kanë ikur bashkë me të. Janë një gjest simbolik, sikur të jemi duke groposur një arkëmort të boshatisur. I lejojmë madje vetes luksin që të ushqejmë ndonjë rreze shprese, firmosim një kontratë me të ardhmen, fiksojmë objektiva, bëjmë premtime me qëllime të mira. Në Tripoli nuk u vu re kalimi ceremonial mes fundit të një cikli dhe fillimit të një të riu. Ishte një natë si gjithë të tjerat, një natë vetmie, në të cilën Tripoli ngjante edhe më i trishtë. Nuk kemi shpesh raste për të bërë festë. I fundit më ndodhi disa muaj më parë, dhe e anulova, duke qenë se, paradoksalisht, bëhej fjalë për një festë lamtumire. I urrej lamtumirat e zgjatura, dhe festat e lamtumirës janë mënyra më e gjatë për t’u përshëndetur. Pastaj, nuk e konsideroj lamtumirën për
8
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
njerëzit që dua, një okazion që meriton të festohet. Për këtë arsye, disa ditë para rikthimit tim në Tripoli, shkova në redaksinë e revistës “Internazionale”, për të kërkuar ndjesë, sepse kisha kërkuar të anulohej një festë e organizuar për të më përshëndetur. Që të jem krejt i sinqertë, kisha frikë se mos prekesha shumë. Nuk doja të riskoja që të qaja, duke qenë se neni i parë i kodit universal të pashkruar të meshkujve, thonë se burrat mund të qajnë publikisht, vetëm në ndeshjet e futbollit. E megjithatë, më bënë gjithësesi të qaj. Ndodhi kur po largohesha nga zyra. Më bënë surprizë me një dhuratë. Në atë moment zbulova se cili është një prej avantazheve, i të qënit mik i gazetarëve të mëdhenj: i përdorin aftësitë e tyre, për të gjetur dhuratën e duhur për ty. Kisha rënë në një pritë emocionale të nivelit të lartë. Nëse do të keni fatin të vizitoni selinë e tyre, gjëja e parë që do të vini re është zilja. Ka një adeziv të vogël ngjyrë blu ku shkruhet “Internazionale”: pasi i keni rënë ziles, do të ndjeheni sikur jeni duke shfletuar një numër special të revistës. Një herë që hyni, duke ndjekur muret shumëngjyrëshe do të filloni t’u përgjigjeni me një buzëqeshje, fytyrave të buzëqeshura në të djathtë. Buzëqeshjet janë vërtetë ngjitëse
në këto salla, dhe nuk mund të mos i shkëmbeni. Po, janë simpatikë, por nuk rrijnë në radhë vetëm për të të përshëndetur: fiksojnë muret prapa shpinës tënde, ku janë varur faqet e numrit të ardhshëm të revistës. Po i kalojnë me radhë, përpara miratimit përfundimtar. Gabriel Garsia Markezi e quante atë të gazetarit, profesionin më të bukur në botë. Ka shkruajtur: “Askush që nuk ka lindur për gazetarinë dhe që nuk është gati të vdesë për të, do të mund të rezistonte në një profesion kaq të pakuptueshëm dhe të pangopur, puna e të cilit merr fund pas çdo lajmi, a thua përfundon përgjithmonë, dhe nuk të lë asnjë çast të qetë deri kur rifillon, me më shumë entuziazëm se kurrë, pas një minute”. Ndërkohë që i shihja të punonin, mu kujtuan fjalët e dikujt tjetër: “Ky zanat të bën të ndihesh vetëm”. Janë fjalë që shpjegojnë përsosmërisht çmimin e të jetuarit “për të dhe vetëm për të”. Gazetaria ndan disa aspekte me zanate dhe fiksime të tjera, si letërsia, piktura, fotografia dhe regjia. Të gjithë karakterizohen nga izolimi dhe vetmia, një homazh i domosdoshëm për perëndinë e krijueshmërisë. Ka edhe dallime. Më i rëndësishmi është se gazetaria nuk është një gjueti e egër për bukurinë, por për të vërtetën, dhe bukuria dhe e vërteta nuk
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
azetarisë, kur në botë shkojnë gjithmonë krah për krah. Për këtë arsye, puna e gazetarit mund të jetë edhe më e vetmuar.
Nga fillimi
Është e çuditshme: një moment ndjehesh i lidhur, i hapur, i frymëzuar dhe i vetëdijshëm për gjithçka, dhe menjëherë pas kësaj shkëputesh dhe zhdukesh. Ndërkohë që punon dashurohesh me atë moment, me atë që je duke bërë. I jep të gjithë dashurinë dhe vëmendjen tënde, për ta braktisur më pas, kur ke përfunduar. Është një dashuri speciale, me të cilën duhet të ndahesh dy herë: një herë kur ke mbaruar punën tënde, dhe një herë tjetër, përfundimisht, kur e boton. Dhe në atë pikë, fillon nga fillimi. “Ky zanat të bën të ndjehesh vetëm”, janë fjalët që Alessandra Beltrame më tha duke më treguar për filmin që po realizonte. Është duke xhiruar me 8mm dhe po e bën vetëm. Unë dhe
Alessandra jemi njohur në Bergamo. Përveçse bën filma dhe eksperimenton me muzikën, gjatë ditës punon në një laborator të specializuar për rikuperimin dhe vlerësimin e filmimeve që vijnë prej arkivave familjare, me objektivin për t’i transferuar në format digjital. Gjen, restauron dhe mbledh gjithë këto thesare të vjetra. Ka arritur të gjejë filmime të vjetra me origjinë nga Libia, në veçanti nga Tripoli. Kur më tregoi, doja t’i shihja menjëherë. Duke i parë, më pushtuan të tërin, ndjeja nostalgji për një epokë që nuk e kisha jetuar kurrë. Po punoj me një projekt për të njëjtën temë, lexoj dhe shoh shumë materiale, por nuk e prisja kurrë që kartolina më e bukur e Tripolit më priste në Bergamo. Ajo ishte e lumtur, mbi të gjitha kur kuptoi se sa më kish pëlqyer ai projektim i vogël privat. Këtë dashuri speciale për profesionin e kam parë edhe në sytë e disa gazetarëve dhe fotografëve që kanë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
punuar në Libi. Vazhdojnë të rikthehen këtu, në një vend shumë armiqësor ndaj tyre, ku është krijuar një lloj “perdeje e hekurt” në versionin libian, një sistem për censurimin e informacionit dhe kontrollin e gazetarëve. Duke qenë se nuk trembin dot gazetarët e huaj me të njëjtat metoda me të cilat trembin ata vendas, provojnë t’i kontrollojnë me mënyra të tjera. Përpiqen të kufizojnë atë që ata mund të shohin, vendet dhe kohët ku të shkojnë, dhe kjo që përpara se të mbërrijnë, kur kërkojnë vizë. Kërkesa për vizë për gazetarët duhet të vuloset nga departamenti për shtypin e huaj, dhe duhet shumë kohë para se kjo zyrë të vendosë se kush mund të hyjë në vend, dhe kush jo. Kur mbërrijnë, duhet të shkojnë në zyrë për të marrë lejen e punës. Por edhe me atë leje, ndonjëherë u është dashur të kalojnë disa orë nën arrest, sepse kanë ndeshur në milicinë e gabuar, në momentin e gabuar. Janë vetëm, duke qenë se shpeshherë, ambasadat e tyre nuk është se vdesin nga dëshira për t’i ndihmuar. Ka shumë mundësi që, ndërmjetësit dhe përkthyesit që punojnë me ta, i referojnë lëvizjet e tyre në departament. Hotelet kryesore ku qëndrojnë, Radisson Blue Hotel apo Haroon, gëlojnë nga funksionarë të po këtij departamenti. E megjithatë, asgjë nga të gjitha këto nuk i ka ndaluar, arrijnë gjithmonë të gjejnë një mënyrë. Këtë e di me siguri, duke qenë se kohët e fundit kanë zëvendësuar kreun e departamentit për shtypin e huaj dhe janë bërë edhe më të rreptë. Bërja e disa punëve kërkon të kalosh shumë orë vetëm, larg prej miqve dhe familjarëve. Ditë të gjata dhe netë edhe më të gjata. Dhe gjëja e fundit që mendon kur shkon të flesh, është edhe gjëja e parë që mendon në mëngjes kur zgjohesh. Është një dashuri speciale, por kur puna bëhet mirë, shpërblimi është shumë i madh. Pastaj, një prej avantazheve i të qënit mik i gazetarëve të mëdhenj, është se do të përdorin aftësitë e tyre për të gjetur dhuratën e duhur për ty. Që nga rikthimi im në Tripoli kam mbajtur gjithmonë me vete dhuratën, ka qenë shumë e dobishme dhe një shoqëruese shumë e mirë, por kjo është një tjetër histori. (Autori është regjisor) E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Zoti dhe nje
Nëse bëhet një studim pak më i thellë i librave të shenjtë, njeriu do të arrijë në përfundim se ekziston një kontinuitet i mesazhit hyjnor dhe një konsensus mes besimeve se Zoti krijoi gjithçka për njerëzimin
Qani Osmani
Perëndia para se të krijojë njerëzimin përgatiti të gjitha parakushtet që njeriu të ketë mundësinë të jetojë një jetë të lumtur dhe të qetë në këtë botë. Por, duke patur parasysh se njeriu vjen në këtë botë për herë të parë, dhe se do të ndodhet i rrethuar me shumë të panjohura, Zoti i ofron edhe mesazhin e tij, ku njerëzimi do të gjejë udhëzime, këshilla dhe historikun e së kaluarës, që të munde të shfrytëzojë më së miri gjithçka nga bota dhe sërish asgjë të mos prishet. Temë e këtij shkrimi nuk është puna dhe veprimtaria e Zotit, sepse për këtë flasin librat e shenjtë dhe shumë studiues dhe hulumtues të ekzistencës së tij, por temë e këtij shkrimi është fenomeni për të cilin flet Zoti në kaptinën për njerëzimin. Duke patur parasysh se Zoti i njerëzimit nuk flet kot, nuk flet për gjëra të parëndësishme dhe të pahetueshme, ndërsa në thelb prej aty buron jeta dhe vdekja e njerëzimit. Sipas këtij rekomandimi, Zoti kërkon nga njerëzit që ata të kërkojnë mbrojtje nga një kategori njerëzish që e përfaqësojnë djallin në mesin e njerëzve, pëshpëritësit që fshihen, apo njerëz të cilët fusin dyshime në shpirtin e njerëzve.
10
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Fatkeqësia bëhet edhe më e madhe kur duhet të besojmë se ajo kategori njerëzish mund të jenë edhe vetë politikanët, që duhet të jenë udhërrëfyes për popullatën në përgjithësi. Themi politikanët, sepse duke patur parasysh që jeta dhe ardhmëria e njerëzimit varet direkt nga politika dhe politikanët të cilët me mendjemprehtësinë, vizionin dhe largpamësinë e tyre, kanë bërë që një pjesë e njerëzimit të jetojë në siguri, qetësi dhe rahati të paimagjinueshme, ndërsa nga ana tjetër, kemi një kategori njerëzish po ashtu të politikës të cilët me djallëzinë e tyre, me ngritjen e kurtheve të ndryshme, kanë arritur që një pjesë të njerëzimit ta fusin brenda atyre kurtheve dhe në mënyrë të pavetëdijshme u kanë krijuar një ferr të paimagjinueshëm në të cilin njerëzit përpos vrasjes, urrejtjes, kacafytjes njëri me tjetrin, nuk shohin dhe nuk e imagjinojnë dot se ka mundësi të dilet nga ai labirint i përgatitur nga djalli-njeri, apo politikanë dhe sajues intrigash të paimagjinueshme. Jetojmë në një botë në të cilën një pjesë e njerëzimit, dëgjojnë për çdo ditë politikanët e tyre, apo sunduesit e tyre të cilët zëvendësojnë Zotin në tokë, duke përgatitur takime për konsultime, shkëmbim mendimesh dhe shpalosje vizionesh, për një të ardhme sa më të mirë të një pjese të njerëzimit, dhe në anën tjetër kemi politikanë apo sundues të cilët takohen fshehurazi për të bë plane dhe kurthe të ndryshme nga ku, të njëjtit politikanë do të dëshmojnë aftësinë dhe zgjuarsinë për të shtypur dhe grabitur sa më tepër popullin e vet,
për të krijuar në mes të ferrit një parajsë për veten dhe familjet e tyre. Të gjithë ata të cilët në këtë botë të globalizimit kanë sy për të parë, mund të shohin dy botë të ndryshme. Në njërën botë, kemi njerëzit që punojnë dhe veprojnë për çdo ditë për të forcuar sigurinë e popullit të tyre, qoftë nëpërmjet ushtrive moderne apo teknologjisë ushtarake moderne, që do të shërbej nëpër një mbrojtje dhe siguri sa më të madhe në të ardhmen. Po ashtu do të vërejmë një konkurrencë shumë të madhe nga njerëzit e dijes, që nëpërmjet shkencës dhe teknologjisë të arrijnë t’i sigurojnë popullit të tyre një jetë sa më të lehtë, ku forcën e njeriut apo djersën do të mund ta zëvendësoj edhe robotizmi. Në mesin e kësaj shoqërie , marrëdhëniet zhvillohen me një konkurrencë të madhe, me qëllim që nëpërmjet ligjit të eliminohen edhe padrejtësitë më të vogla në mesin e tyre. Nga puna e madhe e mendjes dhe dijes, arritën që të bëjnë që çdo qytetar apo njeri të jetë i ushqyer me bollëk, dhe në mesin e tyre të mos ketë të uritur, duke mundësuar që me pak punë të gjenerojnë shumë fryte. Fakti që këta njerëz apo politikanë arritën të krijojnë kushte dhe mirësi më të mira për popujt e vet, i bën që këta njerëz të kenë më shumë kohë të lirë të njohin dhe adhurojnë edhe më shumë Zotin e gjithë njerëzimit. Kjo pjesë e njerëzimit arriti që nga mesazhet hyjnore të nxjerr më të mirën e mundshme, dashurinë, tolerancën dhe mirëkuptimin mes tyre. Në pjesën tjetër të botës, kemi një konkurrencë të pashpirte mes
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
eriu politikanëve apo atyre që krijojnë konturat e zhvillimit të një shoqërie, që për çdo ditë e më tepër mundohen që popujt e tyre t’i fusin në një gjakderdhje të pafund, në një suspendim absolut të rendit dhe ligjit, në një anarki totale, ku mbisundon terri dhe zullumi i paparë ndonjëherë, ku sundon mashtrimi, shpifja, premtimet boshe urrejtja në emër të Zotit, plaçkitja në emër të Zotit, varfëria e skajshme, luftërat vetë shkatërruese, deri në atë pikë që duke parë nga këndvështrimi tjetër, të duket një ferr i vërtetë mbi tokë. Njerëz të cilët nuk arritën që për popujt e tyre të ndërtojnë asnjëfarë ardhmërie, sigurie, ekonomie, por thjesht që e bënë njeriun të harrojë veten, e lëre më Zotin. Më vjen mirë kur përcjelli ngjarjet me përmasa botërore, ku tubohen kokat e dijes dhe politikës, për të ofruar dorën e ndihmës edhe popujve të tjerë që të dalin nga ferri të cilin ia kanë përgatitur vetes. Nuk do të merremi me ata që i përgatitin vetes popujt e Lindjes, të cilët po kalojnë një periudhë të përgjakshme, por do të mundohemi të themi diçka për pjesën e Ballkanit, apo për pjesën e popullit shqiptar të cilit i takojmë edhe ne, që gjeografikisht gjendet në kufijtë e botës perëndimore, e cila jeton një jetë shumë më të sigurt dhe të rehatshme për popullin e tyre. Gjithmonë më ka interesuar se si është e mundur që kaq afër të jemi në kufi me këtë botë, dhe kaq larg të jemi në të gjitha aspektet e jetës. Kam arritur në një përfundim se përparimi i këtyre shoqërive ka arritur kulmin duke iu dhënë përparësi dhe duke i nxjerrë në sipërfaqe njerëzit e dijes, mendjes, drejtësisë dhe rendit. Me një fjalë, njerëz që zbatojnë pa hipokrizi urdhrat e Zotit. Kurse ne që jemi në fqinjësi të tyre, gjithmonë i kemi nxjerr përpara njerëzit pëshpëritës të fshehtë apo shpifësit, që gjithmonë në zemrat tona kanë futur dyshime, mashtrime, rrena dhe manipulime. Fatkeqësisht, ne
jemi mbështetur në ata njerëz ku Zoti i cilëson si djaj, dreqër, nga të cilët më së tepërmi duhet të ruhemi dhe të kërkojmë mbrojtjen e Zotit, ndërsa ne e kemi bërë të kundërtën, jemi shndërruar në ushtarë besnikë të djallit-njeri. Koha po dëshmon se djalli-njeri që merret me politik është i gatshëm që ta refuzojë çdo dorë të ndihmës, sepse dreqërve në politikë iu konvenon errësira, izolimi, vetëkënaqësia dhe futja e dyshimit dhe përçarjes në gjoksin e çdo njeriu. Andaj, këtë jetë të rëndë të cilën po e jetojnë popujt e Ballkanit e kanë dhuratë nga dreqërit që merren me politikë, nga dreqërit që merren me fe, nga hajdutët që merren me biznes, nga injorantët që merren me dije, dhe nga anarkistët që merren me shkatërrimin e drejtësisë në emër të drejtësisë. Çdo të thotë të jesh dreq në politikë apo njeri-dreq, pikërisht ashtu siç përshkruhet në librin e shenjtë? Të vjedhësh një popull dhe ta bindësh se nuk të kemi vjedhur ne, por Amerika, Evropa apo dikush tjetër. Të vrasësh në mënyrë tinëzare dhe ta bindësh se ne jemi mbrojtësit e tij. Të mashtrosh për çdo ditë duke i bindur se je duke ua thënë të vërtetën. Të ngatërrosh apo t’ua fusësh sherrin në shtëpi, familje, fqinjësi, duke i bindur se të gjitha të këqijat e kanë burimin në afërsi të tyre. Të bindësh injorantët se pa lexuar asnjë libër të vetë, mund të udhëheqësh një popull. Të bindësh shitësit e pazarit se mund të menaxhojnë një fabrikë apo një biznes të madh. Të gjitha këto nuk mund të jenë asgjë tjetër veçse punë dreqi. Të flesh me armikun në një shtrat, të kalosh natën duke thurur plane, duke bërë projekte për të zezën e popullit tënd dhe ta bindësh popullin se je duke sakrifikuar për ta udhëhequr në ardhmëri. Kjo nuk është asgjë tjetër përpos punë dreqi, dreqi-njeri. T’ ua marrësh votën me mashtrime, premtime të kota, me dhunë, me pak para sa për të blerë një thes miell, t’ ua
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
përgatisësh ferrin popullit tënd duke u premtuar parajsën. Kjo nuk është asgjë tjetër përpos punë dreqi, dreqi-njeri. Të futesh në oborr, në shtëpi duke përdorur afërsinë, miqësinë, besimin, për ta bërë ushtarë të dreqit, nuk është asgjë tjetër përpos dreq-njeri. Të ndihmosh fëmijën e dikujt, të manipulosh një nxënës, student, kinse për t’ia siguruar ardhmërinë, dhe t’ia shpërlash trurin duke e përdorur për punë të pista edhe vëllavrasëse, nuk është gjë tjetër përpos punë dreqi, dreqi-njeri. Të posedosh aftësi, mençuri, largpamësi për të shfrytëzuar mllefin, urrejtjen, dhe ndjenjën e padrejtësisë të një populli të grumbulluar në qenien e tij mbi 100 vite, dhe ta orientosh në një rrugë të pakrye dhe të vetëshkatrimit, nuk është gjë tjetër përpos aftësi e dreqit-njeri. Nga një lëvizje e madhe e masave të popullit shqiptar që u tubuan në fillim rreth një partie politike të LD në MZ-i, për një luftë politike për liri dhe drejtësi, për besim të lirë në Zot, adhurim të sinqertë, të gjitha këto qëllime të pastra dhe të çiltërta, të arrish t’i devijosh nga rruga e ardhmërisë dhe perspektivës kolektive, nuk mund të jetë gjë tjetër përpos politikan dreq i mallkuar. Që nga viti 1991 e deri në vitin 2017 çdo katër vite apo nga njëherë edhe çdo dy vite, të formohen pushtete qeveritare dhe lokale dhe të bindësh një popull të tërë që të luftojë mes veti, për përfitime personale, plaçkitje dhe për ëndrra, duke përdorur të gjitha mjetet me qëllim që të jenë sa më afër pushtetit ku ndahet kulaçi, dhe që të grabisësh një copë, duke harruar kombëtaren, fetaren dhe njerëzoren, nuk është asgjë tjetër përpos punë dreqi dhe politikë e djallëzuar. Prandaj, Zoti krijoi të gjitha të mirat para se të vinte njeriu në tokë dhe kërkoi nga njerëzit e mendjes, të dijes, të politikës, të fesë, që njerëzimin ta ushqejnë dhe ta afrojnë sa më afër të mirave të Tij. Një pjesë e këtyre njerëzve, që u shndërruan në djaj, pikërisht ashtu siç e përshkruajnë librat e shenjtë, ku kërkohet mbrojtje nga njerëzit e këtij soji, e bënë që njeriu të bëhet rob i pushtetit të djallëzuar, rob i politikanit të korruptuar, rob i njerëzve të petkut fetar të cilët për një ceremoni mortore, më shumë i duan njerëzit e vdekur sesa të gjallë. Njerëz të cilët Zoti u dhuroi të gjitha të mirat e kësaj bote, por që i humbën të gjitha duke punuar rregullisht punën e djallit, dhe e gjithë kjo me të drejtë mund të rrumbullakohet me fjalën e mençur të popullit shqiptar: “UA DHA ZOTI, UA MORI DREQI”. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Në prag të zgjedhjeve vendore në Ulqin
Të shmanget skenari i Tuzit Gjekë Gjonaj
12
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Nëse vërtetë duam që Komuna e Ulqinit të drejtohet nga shqiptarët, lidershipi shqiptar në këtë fushatë garuese duhet patjetër të përcjell tek elektorati ide, programe, projekte e vlera, dhe jo më inate e përçarje. Kjo aq më tepër për faktin se këtu garojnë edhe me ngjyra etnike Zgjedhësit e Komunës së Ulqinit do t’u drejtohen më 4 shkurt të këtij viti kutive të votimit për të dhënë votën e tyre për 33 këshilltarë që do të ketë parlamenti vendor. Partitë politike kanë bërë gati të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zgjedhje dhe i kanë dorëzuar Komisionit Komunal të Zgjedhjeve listat e kandidatëve të cilët sipas tyre do të artikulojnë më së miri interesat e qytetarëve. Praktika e deritashme ka treguar se, pothuaj në të gjitha zgjedhjet e kaluara vendore apo qendrore, partitë politike shqiptare, edhe krahas disa tentativave, gjithmonë kanë mbetur të përçara dhe pa një bashkim të mirëfilltë të tyre në një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Edhe në këto zgjedhje shqiptarët do të garojnë ndaras pa ndonjë program të unifikuar në tri kolona, gjë e cila kam
“
frikë ( jo vetëm unë) se edhe në Ulqin do të përsëritet skenari i zgjedhjeve lokale për Komunën Urbane të Tuzit. Nëse vërtetë duam që Komuna e Ulqinit të drejtohet nga shqiptarët, lidershipi shqiptar në këtë fushatë garuese duhet patjetër të përcjell tek elektorati ide, programe, projekte e vlera, dhe jo më inate e përçarje. Kjo aq më tepër për faktin se këtu garojnë edhe me ngjyra etnike. Dua të besoj se liderët shqiptarë do t’i kontribuojnë kësaj klime politike, duke i shmangur elementet e mundshme negative në këtë fushatë e duke promovuar qetësi, kulturë demokratike me vlera perëndimore. Partitë politike shqiptare, edhe pse të ndara e të përçara, në zgjedhjet lokale do të duhej të tregojnë maturi dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato përpjekjen e Partisë Demokra-
Partitë politike shqiptare, edhe pse të ndara e të përçara, në zgjedhjet lokale do të duhej të tregojnë maturi dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato përpjekjen e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe çdo partie tjetër malazeze për të përvetësuar votuesit shqiptar, duhet konsideruar si rrezik , i cili duhet shmangur. Është koha e fundit që faktori politik shqiptar të forcojë kreativitetin e partive të veta, të konsolidohet, të analizojë gabimet dhe të përëqëndrohet në problemet konkrete të shqiptarëve të cilat dallojnë thelbësisht nga ato të qytetarëve të etnisë malazeze, serbe etj
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tike të Socialistëve dhe çdo partie tjetër malazeze për të përvetësuar votuesit shqiptarë, duhet konsideruar si rrezik , i cili duhet shmangur. Është koha e fundit që faktori politik shqiptar të forcojë kreativitetin e partive të veta, të konsolidohet, të analizojë gabimet dhe të përqëndrohet në problemet konkrete të shqiptarëve të cilat dallojnë thelbësisht nga ato të qytetarëve të etnisë malazeze, serbe etj. Të dy blloqet politike , si ato shqiptare ( UDSH, Forca, Koalicioni “ Zgjohu” i përbërë nga PD, LDMZ dhe Perspektiva), po ashtu edhe malazeze ( PDS, PSD, Socialdemokratët, Demokratët, PB dhe lista e përbashkët PPS e FD, gara do të jetë e nxehtë dhe e pakompromisë për sigurimin e legjitimitetit të humbur, apo për forcimin e tij nga zgjedhjet e fundit parlamemntare. Domethënë edhe ky proces zgjedhor, sikur të gjithë të tjerët, do të jetë edhe çështje e legjitimitetit të partive kundrejt zgjedhësve. Për këtë arsye secila parti politike këto zgjedhje i vlerëson shumë të rëndësshme, mbase ato do të jenë një mundësi e mirë që subjektet politike fituese të dëshmojnë punën dhe përkushtimin e vet për të qenë në shërbim të qytetarit, dhe të përcaktojnë dhe testojnë rolin dhe pëprgjësinë e tyre në periudha të caktuara. Prandaj, këto zgjedhje nuk do të jenë thjesht lokale, por më shumë se kaq, meqë disa parti politike vlerësojnë dhe besojnë se do të rrisin numrin e votave për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet lokale në Ulqin
Mungesa e bashkëpuni subjekteve politike shqi E veçanta e zgjedhjeve lokale, në Ulqin, është se subjektet shqiptare, dalin ndaras dhe të përçara. Krerëve të politikës shqiptare, duket se iu mungon kuraja e bashkëpunimit. Këta, pa kapitalin politik, me veprimet e tyre të pamatura mirë, po bëjnë hapa të gabuar, japin shembullin e keq, karakterin e ulët politik. Një politikë që përçan e shkatërron për synime të rastit, është politikë shterpë dhe krijon antivlerë !. -Vaj halli !. Jemi ba me na kja n’pecë bindja, se këtu, lufta është më tepër për një revansh politik, për të shfryrë mllefin e ngujuar.
Esat Mehmeti
Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale që do të mbahen në Ulqin. Siç dihet, ato do të mbahen më 4 shkurt të këtij viti. E veçanta e këtyre zgjedhjeve, është se subjektet shqiptare, dalin ndaras dhe të përçara. Edhe përkundër faktit se, pushteti lokal në Ulqin ushtrohej nga koalicioni i gjerë, i “fortë” me diktat nga Podgorica,(me ndërmjetësimin e PDS-it,të Gjukanoviqit), nga fillimi nuk ka funksionuar ashtu siç duhej. Marrëdhëniet brenda këtij koalicioni ishin të brishta, madje këto marrëdhënie po rrëshqasin poshtë e më poshtë, aq sa është krijuar një huti e madhe në opinion. Megjithatë, plasaritjet janë të qarta dhe të dukshme. Krerëve të politikës shqipatare të këtij mjedisi, duket se u mungoi kuraja për bashkëpunim, për të gjetur një zgjidhje të duhur, për tejkalim të krizës së krijar. Por siç shihet, zemërimi, huqet dhe inatet e tyre e kanë thelluar krizën dhe kjo, tashmë është kurorëzuar me ndarje, në këto zgjedhje,( përjashtim bën këtu, një koalicioni tepër i ngushtë ). Fitohet
14
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Antivlerat e zgjedhjeve, zgjedhje pa zgjidhje !
Në parim, mungesa e kritikës, dëmton demokracinë, por si duket, subjektet e politikës shqiptare, nuk brengosen fare për ndasitë dhe dështimet e tyre . Këta, me veprimet e tyre të pamatura mirë, po bëjnë hapa të gabuar, japin shembullin e keq, japin karakterin e ultë politik, pa shikuar hallet e atyre që vrapojnë për të siguruar bukën e familjes. Këta, në vend që të jenë transparentë, karshi qytetarëve për mosrealizimin e premtimeve të pambajtura, kanë zgjedhur rrugën më të keqe, atë të ndarjes, duke reflektuar mungesën e kulturës politike. Këta, siç thotë një fjalë e urtë popullore; “Për një plesht, djegin jorganin”. Krerët e politikës shqiptare duhet të angazhohen që kriza të zgjidhet me kompromis, me vullnetin e mirë, duke lënë anash kryeneçësinë, përçarjet, huqet dhe ambiciet lideriste. Me keqardhje themi, por si rezultat i gjithë këtyre, shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë ende një qëndrim të përbashkët politik rreth mënyrës se zgjidhjes së kërkesave të shqiptarëve dhe rregullimit të statusit në këtë vend. Një platformë e përbashkët për
shqiptarët është më se e nevojshme, andaj duhet një organizim i përbashkët, i të gjitha forcave politike, duke i mbledhur të gjitha forcat kadrovike dhe intelektuale, pa ndonjë xhelozi ndaj njëri-tjetrit, ashtu sikur punohet kudo në botën e qytetëruar. Kështu, pa avancimin e forcave të reja e të pastra, pa një projekt për të ardhmen dhe perspektivën e shqiptarëve në Mal të Zi, po ashtu edhe pa një politikë konstruktive nuk do të ketë perspektivë të partive shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithësi . Shembulli më “i mirë” dhe më i freskët është rasti i komunës urbane të Tuzit, ku nga zgjedhjet e mbajtura muaj më parë, kulmoi rezultati zhgënjyes i subjekteve shqiptare. E gjithë kjo ishte rezultat i kryeneçësisë, i moskoordinimit të duhur dhe dalja me lista të ndara në zgjedhje. Nejse. Shkoi edhe kjo.” Çfarë kanë mbjellë, kanë korrur”, thotë një fjalë e urtë popullore ! . Në fakt, në qoftë se hedhim vështrimin nga realiteti shqiptar, del se çdo ditë e më shumë, elektorati shqiptar, pjesë-pjesë po shkapërderdhet. Mjafton t’u hedhim një shikim listave të partive joshqiptare, ku pothuaj pjesën dërmuese të tyre e mbulojnë “shqiptarët “,madje edhe ata “kinse” me shkollim të ” lartë”, si dhe me “grada shkencore “. Vaj halli !. Këtu, sa është për t’u qeshur, është edhe për të qarë !. Por, nejse. “Demokraci
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
imit ndërmjet iptare, krijon antivlerë ! ” i thonë kësaj, kemi demokraci më shumë se na duhet. Kemi aq liri, sa s’kemi çka të bëjmë me te ”!!!. Tashmë, politika e ka arritur objektivin e saj, atë të krijimit të një mjegullnaje. Boshllëku i krijuar në shoqëri është i rrezikshëm. Gjithë ky boshllëk është i mbushur nga politikat e klaneve, e interesave ekonomike. Tani, me këtë gjendje të krijuar, duhet ta kemi të qartë; jo një subjekt i vetëm shqiptar, por dy e më tepër, së bashku, vështirë se munden të arrijë numrin e nevojshëm për të drejtuar parlamentin e ardhshëm lokal, çka mandej duhet kërkuar shpëtim në vathën e dikujt tjetër!. Kështu, përdhosim vlerat tona kombëtare. Vaj halli !. Jena ba me na kja n’pecë !. Këtu, kemi mbetur një grusht shqip-
tarësh, dhe koha e tranzicionit ka krijuar ngjarje për të cilat askush nuk ndjehet krenar. Nisur nga fakti se, më shumë jemi ndarë, sesa jemi bashkuar, çka dukshëm ka kulmuar në zbehjen e vlerave tona. Ju zotërinj të politikës, pa kapitalin politik, e keni ndarë shoqërinë, jo vetëm në dyshë, por edhe më shumë se duhet.!. Ju lumtë !. Por, vallë, një politikë që përçan e shkatërron për synime të rastit, është politikë e mjeruar, është shterpë dhe antivlerë. Aty, ku interesi personal vihet mbi interesin e përgjithshëm kombëtar, aty nuk ka zhvillim të duhur. Ne, në vend që tehun e kritikës ta drejtojmë atje ku duhet, ne akuzojmë njëri-tjetrin. Jemi bërë si brirët në thes. Kështu nuk shkohet përpara !.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Servilizmi për pushtet !
Servilizmi është bërë mënyrë e sjelljes, mënyrë e të menduarit dhe e të vepruarit. Me fjalë të tjera, servilizmi ka arritur që të ndërhyjë në karakterin e njeriut, duke e shndërruar edhe shoqërinë në një shoqëri servile, të paaftë dhe të pavullnetshme për të kundërshtuar këtë model. Andaj, ky është ambienti moral në të cilin gjendet shoqëria jonë. Është kështu, sepse servilizmi i ngritur e zhveshi shoqërinë shqiptare nga çdo mekanizëm mbrojtës, përkatësisht e vuri përballë sfidave ekzistuese, psikologjike dhe kombëtare. Kështu, në këto rrethana, një parti mund të fitojë pushtetin, jo në bazë të programit dhe të besueshmërisë se mund ta realizojë atë program, por në bazë të gatishmërisë për t’u bërë servile e grupeve të caktuar të interesit. Kështu, mund të jesh i zhytur në korrupsion edhe të jesh në kundërshtim me ligjin, dhe jo vetëm që nuk ndiqesh penalisht, por përkundrazi, mund të gjesh strehë dhe mbrojtje në politikë, vetëm nëse vihesh në shërbim dhe nëse pranon të jesh servil ndaj grupeve të interesit. Por, vallë !, mos harroni, se vlerat dhe virtytet e bukura dhe të mira njerëzore, gjithmonë e lartësojnë dhe e pasurojnë njeriun dhe shoqërinë në përgjithësi . Këtë shkrin e përfundoj me një thënie të shkrimtarit tonë të madh, Esad Mekulit, ku në një poezi të tij, në mes tjerash thotë : “Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne - Breznitë veprat i gjykojnë ...“ Kohët e reja, kërkojnë politika të reja. Andaj, dhashtë Zoti e mbushemi mend, dhe pas zgjedhjeve, subjektet politike shqiptare do të jenë të bashkuar ! . E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION Lajmet e rreme si trend i portaleve të sotme
Praktikë e cila do të Toni Ujkaj
Opinioni i gjerë në çdo cep të botës informohet për ngjarje të ditës, për progrese e regrese në shoqëri, për paqe e luftëra si dhe për një mori çështjesh të natyrave nga më të ndryshmet nga një rrjet i gjerë i masmediave. Pra, mediat, qofshin ato të shkruara apo audio- vizuale luajnë rol të pazëvendësueshëm dhe tepër të rëndësishëm në shoqëri, në veçanti për ato shoqëri që aspirojnë të klasifikohen si shtete demokratike, sepse pikërisht liria e medias është njëra ndër kushtet e bazamentit të demokracisë. Shoqëria njerëzore pa gazetarë dhe media do të ishte gjysmake. Pse? Sepse çdo aktivitet apo iniciativë që ngjanë në shoqërinë njerëzore në cilëndo lëmi, pa ekzistencën dhe punën e punonjësve të medias në tërësi, do të mbeste në errësirë dhe në heshtje totale. Konsumatorët e produkteve mediatike krahas mediave të njohura dhe serioze, çdo moment dhe çdo ditë, janë të ekspozuar ndaj një rrjeti të pafund të lajmeve që vijnë nga portalet e ndryshme dhe mediat e tjera sociale të cilat po e tejngopin masën me lajme të pafundme të natyrave të ndryshme, të cilat nuk dihet se kush i “prodhon” dhe sa të sakta mund të jenë ato. Për fat të keq, kohëve të fundit populli është gjithnjë e më i ekspozuar ndaj lajmeve të rreme ose siç njihet ndërkombëtarisht termi “Fake News”. Këto produkte mediatike të ashtuquajtura lajme, opinioni i gjerë nuk i konsumon nga mediat serioze me një reputacion dhe kredibilitet të një
16
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Portalet të cilat shumë prej tyre fatkeqësisht nuk plotësojnë as standardet bazë për të qenë produksion i lajmit, janë çdo ditë duke u shtuar në numër por jo dhe në cilësi. Ato në shumicën e rasteve krijohen për interesa të individëve dhe grupimeve të ndryshme të interesit, më së shumti nga politikanë të suksesshëm apo të dështuar të cilët duke mos gjetur hapësirë në media serioze për të promovuar demagogjinë e tyre të pandryshuar nga viti në vit, i përdorin portalet si “armë” të tyre për të komprometuar rivalët e tyre politikë shkalle të gjerë, por nga portalet dhe adresat e ndryshme online të cilat kanë marrë guximin të bëjnë gazetari dhe të informojnë masën, por pa u shqetësuar fare për ato gafa të cilat i bëjnë dita ditës, shpeshherë duke e
dezinformuar publikun, duke mos respektuar kriteret bazë të etikës dhe standardeve profesionale për të bërë gazetari të mirëfilltë, duke prodhuar kështu lajme të rreme ose dhe duke fabrikuar ngjarje ku si pjesë të punës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ë duhej të ndalohet së tyre e kanë edhe plagjiaturën, pra praktikojnë një sërë parregullsish të cilat ndëshkohen me ligje vendase dhe ndërkombëtare. Këto portale si “strategji” të tyre për t’u klikuar dhe vizituar sa më shumë përdorin sensacionin (lajme sensacionale), por nuk preokupohen dhe as impenjohen për verifikimin e lajmit, burimin e tij, objektivitetin dhe saktësinë. Portalet të cilat shumë prej tyre fatkeqësisht nuk plotësojnë as standardet bazë për të qenë produksion i lajmit, janë çdo ditë duke u shtuar në numër por jo dhe në cilësi. Ato në shumicën e rasteve krijohen për interesa të individëve dhe grupimeve të ndryshme të interesit, më së shumti nga politikanë të suksesshëm apo të dështuar të cilët duke mos gjetur hapësirë në media serioze për të promovuar demagogjinë e tyre të pandryshuar nga viti në vit, i përdorin portalet si “armë” të tyre për të kom-
prometuar rivalët e tyre politikë. Jo rallëhere nëpër faqet e portaleve të ndryshme, përdoruesit të cilët tashmë janë bërë lexues të rregullt të këtyre “mediave”, ndeshen me lajme të fabrikuara edhe nga vetë drejtuesit e këtyre portaleve, duke e paraqitur lajmin me tituj tërheqës dhe bombastikë në sipërfaqe, por në thelb del një lajm tejet qesharak, duke krijuar kështu një konfuzion te lexuesi për të bërë dallimin se cilat janë lajme të rreme e cilat jo. Shumë analistë dhe gazetarë profesionist të mediave kanë vlerësuar se lajmet e rreme janë të qëllimshme, dhe si të tilla përhapen te masa për një sërë arsyesh dhe objektivash të ndryshme, por që bien ndesh me gazetarinë e mirëfilltë, me standardet profesionale gazetareske dhe me kodin etik të gazetarëve profesionist dhe të mediave serioze. Analistët kanë treguar se mediat të cilat prodhojnë dhe publikojnë lajme
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të rreme do të duhej të mbajnë përgjegjësi dhe të ndëshkohen, sidomos në raste kur ato transmetojnë lajme të cilat nxisin urrejte,, diskriminim apo çfarëdolloj dukurie negative. Kohëve të fundit, termi “Fake News” apo (lajme të rreme) është pika më e debatuar dhe në fokus të mediave serioze (gazetarëve) dhe të politikës (politikanëve), të cilët i konsiderojë lajmet e rreme një kërcënim shumë serioz për gazetarinë e mirëfilltë duke arritur në përfundimin se ato më shumë shkaktojnë dëme dhe prodhojnë antivlera sesa sjellin dobi për masën e gjerë. Për mendimin tim, prodhimi dhe publikimi i lajmeve të rreme duke mos iu përmbajtur asnjë kriteri profesional, nuk është produkt i gazetarëve profesionistë dhe të përgjegjshëm por nga gazetarë të papërgjegjshëm e të pakualifikuar të cilët duke qenë të tillë, janë të prirë të shkelin çdo normë të kodit etik profesional e të profesionit që ushtrojnë duke ngjasuar më shumë në militantë dhe zëdhënës partiakë sesa në gazetarë që janë të përbetuar t’i shërbejnë masës në mënyrën më të mirë të mundshme, të pandikuar dhe të paanshëm në kryerjen e misionit të tyre. Lajmet e rreme kohëve të fundit i ka dënuar edhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku i cili i ka konsideruar ato një “mëkat mediatik” por dhe personalitete politike si Presidenti i SHBAsë, Donald Trump, ai i Francës Emanuel Macron dhe disa shtete të tjera të cilët kanë kërkuar ndëshikime ndaj kujtdo që prodhon gazetari të tillë. Në këtë kuadër, do të ishte më tepër se i domosdoshëm ndërgjegjësimi i opinionit publik që të di të zgjedhë mediat e duhura për t’u informuar, duke shmangur ato media online që transmetojnë lloj-lloj lajmesh vetëm për të bërë bujë e për t’u klikuar, pasiqë lajmet e sakta dhe objektive mund t’i kërkojnë vetëm tek mediat serioze të cilat tashmë kanë krijuar traditë informative në shkallë vendi dhe më gjerë. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
In Memoriam
Basri Çapriqi, në krye të Poezia shqipe, muzat e saj janë të përlotura, ato nga kjo botë po përcjellin një nga engjëjt e saj, poetin Basri Çapriqin, për ta ngritur në botën e përjetshmëve atje ku banojnë: Lasgushi, Migjeni, Podrimja
Haxhi Shabani
Kurrë në jetën time nuk do të doja ta filloja ta shkruaja një shkrim për TY Basri, për këtë arsye. Aktualisht gjuha shqipe e ka të vështirë të gjejë një epitet që do të përmbledhë thellësinë dhe gjerësinë e humbjes për ikjen nga kjo jetë të Basri Çapriqit. Përmendja vetëm e emrit të tij flet vetë dhe shumë. Gremina dhe hone në zemrat tona: si në planin personal të familjes së tij, të miqve të tij (eh çfarë miku e vëllai ishte ai-e dinë vetëm ata që e njohën mirë), sikurse edhe për kulturën, shkencën, mësimdhënien, indentitetin shqiptar e evropian, mendimin e lirë. Poezia shqipe, muzat e saj janë të përlotura, ato nga kjo botë po përcjellin një nga engjujt e saj, poetin Basri Çapriqin, për ta ngritur në botën e përjetshmëve atje ku banojnë: Lasgushi, Migjeni, Podrimja. 58-vjet të Basri Çapriqit? Sa pak! Shumë pak: për Nënën tënde, për djalin Bindin, për vajzën Bulzën, për bashkëshorten Sazanën, vëllain, motrën, për të gjithë të afërmit e farefisin, për miqt e tu që i njohe e të njohën, që i deshe e të deshën, për lexuesit e zgjedhur të poezisë tënde që s’i njihje, por të njihnin. Ti Basri për të gjitha këtë ishe Modeli që duhet ndjekur sepse kishe dashuri, mirësi, kulturë, dije, qytetërim, inteligjencë,
18
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
sepse Ti ishe SHPIRT NJERIU, para së gjithash. Pak, tepër pak, 58 vjet për një Njeri si Ti. Në kohën kur me shpirt të trazuar për shëndetin tënd, prisnim të ktheheshe në jetën normale pas sëmundjes...Ti u shembe...O Perëndi pse e merr të Mirin, të Bukurin, të Diturin, a merret për vete Poeti? Basri Çapriqi për ne ishte Frymëzuesi! Ne të prisnim në Ulqin të vije dhe të bisedonim, ashtu siç veç Ti dije. Sepse Ti kishe fuqinë të artikuloje xhevahirë. Sepse, sidomos disa nga Ne, Ty të kishim pranë edhe kur nuk ishe me ne fizikisht, me Frymën tënde. I dashur Basri, a është e mjaftueshme të thuhet kjo për Ty? Ti, Arkitekti i poezisë shqipe të fundshekullit të kaluar dhe fillimshekullit të ri. Kur shumica e poezisë shqipe në kohën, kur u shfaqe Ti, ishte e ngarkuar me figuracionin e përsëri-
“
Pak, tepër pak, 58 vjet për një Njeri si Ti. Në kohën kur me shpirt të trazuar për shëndetin tënd, prisnim të ktheheshe në jetën normale pas sëmundjes... Ti u shembe...O Perëndi pse e merr të Mirin, të Bukurin, të Diturin, a merret për vete Poeti?
tur, Ti i dhe asaj aromën e papapërsëritshme të detit, apo më vonë atë irononinë e deriatëhershme të paparë, për ta zgjuar poezinë shqipe nga një gjumë letragjik, duke e emanacipuar atë, për ta bërë të krahasueshme me poezinë e gjuhëve të mëdha. Basri, unë i dëgjoj rënkimet e “Ullirit me dy mijë unaza” për ty: në Ulqin dhe Tivar, Durrës dhe Sarandë, Strugë e Artë e deri në Kalabri e Sicili. Kurse Liria, ky nocion e kjo ndjenjë themelore e njeriut, do të vuajë pa Ty: pa Fjalën tënde, pa Vargun Tënd. Basri, Ti në poezinë tënde shprehesh: “kontributi im për lirinë është zero”. Por ne e kemi kuptuar, e kemi parë, jemi dëshmitarë se Ndihmesa jote për lirinë është një shifër e lartë matematikore. Basri, ti arrije të bashkoje të pabashkueshmit. Me atë moskokçarjen tënde luksoze sfidoje edhe të pasfidueshmet: metodat letrare, ndonëse ishte studiues i tyre, stereotipet, pushtetet, regjimet, idhujt e rremë... Basri, ti ishe në majat e Shqiptarisë, në fushë të letërsisë, eseistikës, studimeve, kritikës letrare, publicistikës, mësimdhënënies, oratorisë. I kishe ndërtuar me kohë këto kulme dhe nuk zbrite asnjëherë nga to. Basri, ti për Ulqinin, për shqiptarët në Malin e Zi ishe dhe do të mbetësh Njeriu më i rëndësishëm në fushë të kulturës, letërsisë, mendimit të lirë, ajo urëlidhja e pazëvendësueshme me piemontin e shqiptarëve në Malin e Zi, Prishtinën. Ti i ndihmove, i frymëzove breza të tërë, sidomos të rinjtë, por edhe miqtë e tu në rrugën e dijes, shkollimit, kulturës. Basri gjithnjë, kur ta përmendnim emrin, në
KULTURË
vendit të poezisë shqipe Prishitinë, Tiranë, Shkodër, Tetovë, Podgoricë... dëshironim që të identifikoheshim me ty, sepse Ti ishe dhe do të mbetesh Ai që duhet parë sesi e jetoi jetën dhe çfarë i la kulturës, letërsisë, indentitetit kombëtar shqiptar dhe jo vetëm atij. Miku im Basri, Ti tash je ngritur në qiell dhe je duke hedhur “Vallen e
yjeve” së bashku me yjet e tjerë të poezisë shqipe dhe do të ulesh në Krye të vendit të kësaj poezie. Basri, a ka ndjenjë që shprehet më fuqishëm dhe më pastër për një mik se sa lotët, që nuk janë vetëm në dukje, por qan shpirti për Ty... Pushofsh në paqe! Ulqin,15 janar 2018
“
Përmendja vetëm e emrit të tij flet vetë dhe shumë. Gremina dhe hone në zemrat tona: si në planin personal të familjes së tij, të miqve të tij (eh çfarë miku e vëllai ishte ai-e dinë vetëm ata që e njohën mirë), sikurse edhe për kulturën, shkencën, mësimdhënien, identitetin shqiptar e evropian, mendimin e lirë
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
19
KULTURË
Luftë identitetesh Për Koha Javore:
Astrit Lulushi Uashington
Përse grimcat nuk mbeten vetëm grimca? Nëse ato nuk përzihen, nuk ndërthuren, as nuk bashkohen, atëherë as nuk do të ndërlikoheshin e mbylleshin në një trup të plotë. Nëse mendon se e plota është e thjeshtë, mendo përsëri dhe do të shohësh sa probleme krijon ajo. Bota kërkon të bëhet e integruar, edhe Europa, që do të thotë një e vetme, por në proces lindin shqetësime e konflikte, synimi humbet dhe mjeti bëhet sundues në emër të qëllimit. Por edhe grimcat nuk janë njësoj, disa janë të mëdha e disa të vogla, dhe kjo shkakton konfuzion e përplasje mes tyre, sepse janë copat e mëdha që përpiqen të gllabëro-
“ 20
Shqiptar, grek, vllah, sllavë, ortodoks, katolik, mysliman, gjithë këto identitete të lashta e më pak të lashta në Ballkan. Sa më shumë studiohen aq më shumë copëtohesh, tërhiqesh të bëhesh pjesë e secilit
jnë copat e vogla të cilat duan të ruajnë origjinalitetin e vet. Shqiptar, grek, vllah, sllavë, ortodoks, katolik, mysliman, gjithë këto identitete të lashta e më pak të lashta në Ballkan. Sa më shumë studiohen aq më shumë copëtohesh, tërhiqesh të bëhesh pjesë e secilit. Kur njeriu ngjitet një shkallë më lart nga ku gjërat i sheh si vëzhgues, kupton se çdo identitet është krijuar, sajuar, shtrembëruar thjesht për t’u shtuar e fuqizuar për vete nëpërmjet marrjes nga identiteti tjetër. Të gjithë rrjedhin nga një grimcë. Këtë e mbështet edhe shkenca që thotë se nga shpërthim i grimcës së vetme të vogël, lindi Gjithësia e përbërë
“
Bota kërkon të bëhet e integruar, edhe Europa, që do të thotë një e vetme, por në proces lindin shqetësime e konflikte, synimi humbet dhe mjeti bëhet sundues në emër të qëllimit
nga miliarda yje. Por njeriu që bën shkencën vazhdon me kokëfortësi të shkojë në drejtim të kundërt me veten.
Kur njeriu ngjitet një shkallë më lart nga ku gjërat i sheh si vëzhgues, kupton se çdo identitet është krijuar, sajuar, shtrembëruar thjesht për t’u shtuar e fuqizuar për vete nëpërmjet marrjes nga identiteti tjetër. Të gjithë rrjedhin nga një grimcë. Këtë e mbështet edhe shkenca që thotë se nga shpërthim i grimcës së vetme të vogël, lindi Gjithësia e përbërë nga miliarda yje
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
KULTURË
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
Vdiq këngëtarja e Cranberries Dolores O’Riordan, këngëtarja e grupit të njohur irlandez, Cranberries, ka vdekur në moshën 46-vjeçare. O’Riordan udhëhoqi bendin e saj
22
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
drejt suksesit të madh ndërkombëtar në vitet ‘90 me hitet “Linger” dhe “Zombie”. Lajmi u bë publik nga një përfaqë-
sues i grupit. Muzikantë të shumtë kanë nisur të shprehin ngushëllime për vdekjen e O’Riordanit.
PANORAMË
BESIM HAKRAMAJ LIQENI I SHKORËS
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Poezi kushtuar Basri Çapriqit
24
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
KULTURË HAJREDIN KOVAÇI Çoni fjalë! Sot fjalët janë në grevë edhe germat s’kanë rehati sapo morën një lajm të zi! Ah, tinëzare, tinëzare, he zuzare ku e gjete poetin pse ia këpute vargun fjalët në fyt ia zure e Ai akoma pat diçka për të thënë!
ARGËZON SULEJMANI Ai nuk e ka për herë të parë
Çoni fjalë gjithë miletit sot pushoi së shkruari penda e poetit!
(Basri Çapriqit)
(U prehsh në paqe miku im Basri Çapriqi)
FIQRET MUJEZIQI Lamtumirë
(Basri Çapriqit) Sot, zemra pikon lot gjaku për një meteor, për vargun lërë përgjysmë, për pendën-shigjetë në dorë. Lamtumirë mik nga Shasi i lashtë, që brengat e Atdheut tërë jetën ke mbartur në strajcë. Nga kjo botë ike faqebardhë, si kurorë ulliri mbi plisin e bardhë. Qysh nga bankat e shkollës shiheshim shumë rrallë, sot në ndarjen tënde, ndjej dhembje, mall dhe vdekjen fajësoj që shumë herët të ka marrë.
Ai nuk e ka për herë të parë Ka vdekur sa herë që Nuk e kuptonin, nuk donin ta merrnin vesh Nuk i jepej zë, nuk i shqiptohej fjala Nuk bënte dot punë, nuk nxjerrte mujore Nuk mbushte shportat, nuk gëzonte fëmijët Nuk i gjente paqe vetes, komshisë njerëzisë Ai nuk e ka për herë të parë Ka vdekur sa herë që Një i tij ka ndërruar jetë në luftë, në paqe, rrugëve të mërgatës Ka parë fëmijë gra pleq të luajnë macen e dromcave Ka parë zonja e zotërinj me kostume e kollare, të paimunizuar nga mesjeta Prijësit e vendit të tij tek ngriten ngrihen duke u shitur dhjerë fikur Kopshteve ka vu re partizanë të vegjël të marrive të mëdha Ai nuk e ka për herë të parë Ka vdekur sa herë është ndier poet i dërguar të vuajë të thotë deri në vdekjen e fundit(!?) Ne e kemi për herë të parë Një vdekje të Tij E shihni sa fort sa thellë dhembin shembin Vdekjet e poetit. Krythë / Ulqin 14. 01. 2018
Stuttgart 15. 01. 2018 E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Duke lexuar vëllimin poetik “Malësi e mall” të autorit Fiqret Mujeziqi
Poezia si metaforë Mujeziqi, atje në mërgim, ”vendlindjen sikur e ka bartur me vete”. Kur i shpërthen nostalgjia për natyrën, fëmijërinë, të afërmit e tij, Liqenin e Shkodrës, malin e Rumisë, monumentet e trashëgimisë kulturore, mijëvjeçare kulturore, të cilat “e kanë rrethuar që në fëmijërinë e hershme”, dufin e brendshëm shpirtëror të kujtesës e hedh në vargje duke ndërtuar “Mburojën e kujtimeve”
Ibrahim Berjashi
Prolog
Edhe në Diasporën tonë të madhe krijohet art - letrar, skenik, muzikor, filmik, pamor edhe temat bosht janë ato me motive të ruajtjes dhe kultivimit të ndjenjës së identitetit kombëtar. Kjo atmosferë krijuese frymon në Evropë, Amerikë, Australi, pse jo kudo ku gjenden kurbetçinjtë shqiptarë, të cilët gjithandej, “si mënyrë
“ 26
Brenda diskursit të vargut të kësaj vepre, heroi lirik është vetë poeti i pozicionuar në kohë dhe hapësira të ndryshme. Imazhet, ndjesitë, mesazhet, nostalgjitë, emocionet e metaforat jetojnë në botën e brendshme të poetit
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
për të ngushëlluar veten dhe shpirtrat e trazuar nga largësia në kohë e hapësirë” i qasen fjalës së bukur, ngjyrës, tingullit, monologut... Një mërgimtar mesoburrë ulqinak, i cili kishte kaluar shumë vite në perëndim, plotësisht i vetmuar. Ishte kthyer në vendlindjen e tij edhe kishte hapur një restorant që të mbijetojë. Rastësisht na vërejti në shoqëri me poetin, tashmë të ndjerë, me të madhin Azem Shkreli. Ulqinaku, me këmbëngulje na ftoi të jemi mysafirët e tij në darkë. “Sot, në mëngjes, atje përtej Gurit të Gjeranave, kisha një gjojë të bollshme të frutave të detit: karkaleca, gaforre, e në veçanti guaska. Do të bëj një gatim special sepse këtij shkrimtari i kam shumë borxh, madje shpirtëror.” Me shumë respekt e pranuam ftesën e ulqinakut mikpritës, por fjalët e tij ishin, sa fisnike, kureshtare edhe shumë enigmatike, sepse më kot shtruam hipoteza ne, të tre shoqëruesit vendorë të mikut tonë, Azem Shkreli. Pasi servoi një darkë mrekulli me fruta deti, mërgimtari ulqinak e zbuloi sekretin se “poezitë e këtij bardi të vargut më kanë shpëtuar në Zvicër. Isha më shumë se një dekadë i izoluar, pa familje, por punë e gjumë. Rastësisht, në një panair bleva vëllimin me poezi “E di një fjalë prej guri”. Në çastet më të ngarkuara shpirtërore, lexova poezitë e këtij libri, për mua të
shenjtë, edhe gjeja një ilaç edhe një miqësi të përhershme dhe të pasherr, madje magjike. Jo rastësisht e nisa me këtë prolog vështrimin mbi vëllimin poetik të autorit në mërgim, Fiqret Mujeziqi, me prejardhje nga Kraja. Brenda diskursit të vargut të kësaj vepre, heroi lirik është vetë poeti i pozicionuar në kohë dhe hapësira të ndryshme. Imazhet, ndjesitë, mesazhet, nostalgjitë, emocionet e metaforat jetojnë në botën e brendshme të poetit. Mujeziqi, atje në mërgim, ”vendlindjen sikur e ka bartur me vete”. Kur i shpërthen nostalgjia për natyrën, fëmijërinë, të afërmit e tij, Liqenin e Shkodrës, malin e Rumisë, monumentet e trashëgimisë kulturore, mijëvjeçare, të cilat “e kanë rrethuar që në fëmijërinë e hershme”, dufin e brendshëm shpirtëror të kujtesës e hedh në vargje duke ndërtuar “Mburojën e kujtimeve”. “Është një vend i ngrohtë Ku erdha në këtë botë, E kam vendlindje, Ajo është zemra ime.” (Shkëputur nga poezia „Vendlindja“) Jeta prej mërgimtari asnjëherë nuk shkëputet nga malli për të afërmit, sidomos nga ata që i kanë qëndruar pranë edhe i kanë dhënë shumë porosi, të cilat e kanë shoqëruar nëpër shtigjet e jetës dhe kanë qenë si një llavë frymëzimi. “...Vallë ç’numëron kështu gjyshi,
“ e jetës
Njerëzit apo varret, Apo mbi supet e tij, hallet...?” (Fotografia) Nipi kureshtar e përqendron vëmendjen edhe shikimin te plaku i urtë dhe i heshtur. Diçka mediton dhe numëron pareshtur, mbase njerëzit që nuk janë më në mesin e të gjallëve, apo hallet e jetës së mbijetesës së tij. Një peshë rënduese sociale. Poeti me shumë emocione e nostalgji kujton fjalët dhe ankthin e nënës, e cila orë e çast pret kthimin e të birit nga mërgimi, por ai nuk kthehet dot. Kaptinë më vete janë vjershat e motivuara nga vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, siç është Ubla e Krajës, Mali i Rumisë, Vau i Qyrjanit, Pullazet e Shasit, Shtegvasha, të cilat autorin e lidhin me kujtime jete apo me ngjarje të ndryshme historike vendore me pretendime që të kenë
KULTURË
Autori, Fiqret Mujeziqi, poezinë e krijon me një gjuhë dhe stil që lexuesi e ka lehtë ta kuptojë rrëfimin e tij lirik, por të mbushura me një dramaticitet të dendur të brendshëm. Vargu i poetit mishërohet me mallin që ndjen ai për çdo gjë që ka ruajtur në laboratorin e kujtesës, nga fëmijëria dhe sfidat e mërgimit
një shtrirje të përmasave më të gjera. Poeti ndjehet i zhgënjyer që ka qenë i detyruar të marrë udhët e panjohura të mërgimit. Me një dozë dëshpërimi përshkruan imponimin për të braktisur vendlindjen: “U linda për të qenë, Shkëmb i gjallë i tokës, E fati më sjell vërdallë, Metropoleve të botës.” (Refugjati) Njeriu, asnjëherë nuk e din se ku e shpiejnë sfidat e jetës, ndonëse duhet ta ketë një vizion për të qenë “Shkëmb i gjallë i tokës“. Vargjet e shënuara më lart pasqyrojnë fatin e mërgimtarit që shtegton metropoleve. Rëndom, mërgimtarët vendlindjet edhe prindërit i vizitojnë në pushimet e verës, edhe atë lëvizje nostalgjike e përjetojnë „si buzëqeshje qershie e lulëzim shege“, por malli i nënave plaka që shkrihen në vaj.
Epilog
Autori, Fiqret Mujeziqi, poezinë e krijon me një gjuhë dhe stil që lexuesi e ka lehtë ta kuptojë rrëfimin e tij lirik, por të mbushura me një dramaticitet të dendur të brendshëm. Vargu i poetit mishërohet me mallin që ndjen ai për çdo gjë që ka ruajtur në laboratorin e kujtesës, nga fëmijëria dhe sfidat e mërgimit. Edhe ky autor, në poezitë e tij përdor një leksik etnografik dhe toponomastik të mjedisit të vendlindjes. Ai ligjërim poetik ndërlidhet me ndonjë ngjarje personale apo kolektive, duke ndërtuar një kronikë të udhëve të jetës. Ky është libri i tij i parë, edhe parashenjat sikur sugjerojnë se i ka shterrë ndjesitë dhe frymëzimet nga mërgimi për trungun e tij që nuk luhatet... E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
27
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (2)
Dhuna dhe represio Menjëherë pas rënies së Plavës e Gucisë nën pushtimin e jugosllavëve (tetor 1944), do të fillojë ndjekja dhe vrasja e atyre prijësve dhe luftëtarëve, të cilët e kishin mbrojtur dhe përligjur vullnetin politik të popullsisë për të qenë pjesë e shtetit të vet shqiptar
Binak Ulaj Vuthaj
(vijon nga numri i kaluar) Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ndaj popullsisë shqiptare do të vazhdojë zbatimi i politikës antishqiptare. Platforma e një politike të tillë bazohej, kryesisht, në projektin e vitit 1937 të hartuar nga profesori i historisë Vasa Çubrilloviqi, i cili në referatin e tij të datës 3 nëntor 1944, kushtuar çështjes së pakicave kombëtare në Jugosllavi, ndër të tjera shkruan dhe porositë: ”Paqja dhe përparimi i Jugosllavisë Demokratike Federative mund të sigurohet vetëm me spastrimin etnik të tyre” (të pakicave kombëtare, b. u.). Duke përfunduar, akademiku serb shton: “Ndoshta kurrë më nuk do të kemi një rast të tillë të bëjmë shtetin tonë etnikisht të pastër.” (Revista “Mladina”, nr. 48, Lubjanë, 1988) Në zbatim të kësaj politike, menjëherë pas rënies së Plavës e Gucisë nën pushtimin e jugosllavëve (tetor 1944), do të fillojë ndjekja dhe vrasja e atyre prijësve dhe luftëtarëve, të cilët e kishin mbrojtur dhe përligjur vullnetin politik të popullsisë për të qenë pjesë e shtetit të vet shqiptar. Gjatë operacioneve për zënien e atyre që kishin luftuar dhe vazhdonin të mos pajtoheshin me ripushtimin, OZN-a përdorte metodat më çnjerëzore. Kur ndodhte të zbulonte
28
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
vendqëndrimin e tyre, njësitë ndëshkuese të OZN-es i detyronin familjarët dhe vendësit t’u prinin përpara duke i urdhëruar: ”Ose t’i bindni të dorëzohen, ose bëhuni me ta e luftoni.” Gjatë një periudhe ishin zënë e ekzekutuar qindra luftëtarë. Një numër jo i vogël i atyre që ishin dorëzuar dhe i kishin shpëtuar ekzekutimit, ishin dënuar me shumë vjet burg nga i cili disa nuk do të dalin kurrë. Për krimet e pushtetit ”popullor”, profesor Hakif Bajrami shkruan: ”Që nga viti 1945 deri në vitin 1947, janë likuiduar 710 banorë të Plavës e Gucisë.” (Hakif Bajami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1884-1995)) Siç më kishte thënë Xhemal Sefa (1930), pas LDB-së, më së shumti janë dëmtuar hotjanët. “Në pranverën e vitit 1945, në Fierajë mbi Deçan, janë sulmue 11 hotjanë. 8 prej tyne janë vra dhe tre kanë pshtue. Mas ni kohe, kta tre vinë të shpia e Mehmet Currit, të cilën ia kanë pa lshue grues së Milan Sinanoviqit me katër thmi se e kanë pasë probatin. S’ka pas burrë e thmitë e vogjël e i kanë marrë n’mbrojtje. Kur i heton se kanë ardhë ata të tre, ajo e çon ni djalë dhe i lajmron ushtarët. Masi dorzohen, pa i largue shumë, i vrasin: Imer Currin, Metë Rexhën e Zenel Mehmetiin. Kur i nie pushkët, Raza, nana e Zenelit, shkon me pa çka a ba dhe të tre i gjenë t’vramë. Djalin, a kenë ma i riu, e gjenë me krye t’çame e tru të derdhun. I mbledhë trutë, ia ve prapë n’krye dhe i lidhë me rubë, pa lshue pikë loti. Ajo a kenë nipja e Mic
Sokolit, vajza e motrës, e martueme n’Selimaj t’Valbons.” Duke u besuar verbërisht premtimeve të sivëllezërve jugosllavë se pas luftës së përbashkët antifashiste, do të respektohet e drejta e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës, luftëtarët e kësaj periudhe do të jenë të përndjekur edhe nga regjimi i Tiranës. Përndjekja, vrasjet dhe dorëzimi tek OZN-a famëkeqe i atyre që ishin zënë, do të vazhdojë deri në vitin 1948, kur del në shesh tradhtia dhe planet e regjimit të Beogradit për ta përfshirë Shqipërinë në kudër të Jugosllavisë. Lidhur me këto krime dhe tradhtinë e komunistëve jugosllavë, akademik Qosja do të shkruajë: “Nuk ishte kjo as gjakderdhja e parë, as gjakderdhja e fundit që komunistët jugosllavë do t’ua shkaktojnë shqiptarëve! Dhe, nuk do të jetë kjo as hera e parë, as hera e fundit që kërkesat e shqiptarëve që t’u njihet e drejta e vetëvendosjes, komunistët jugosllavë do t’i shuajnë me gjak! Njëkohësisht, kjo nuk do të jetë as hera e parë, as hera e fundit që komunistët jugosllavë i mashtrojnë shqiptarët! Por, ky do të jetë mashtrimi më i madh që komunistët jugosllavë ua bëjnë shqiptarëve”. (Rexhep Qosja, Çështja shqiptare, historia dhe politika - programet serbe për shpërnguljen e shqiptarëve, Prishtinë, 2010, f. 191) Dhuna dhe represioni ndaj shqiptarëve do të vazhdojë deri me rënien e klikës së Rankoviqit (korrik 1966), ndonëse rankoviqizmi si ide dhe praktikë politike, do të vazhdojë të zbatohet nga struktura të caktuara
KULTURË
oni ndaj shqiptarëve shtetërore. Më 18 korrik, në mes të fshatit Vuthaj, ekzekutohen pa gjyq Çung Tahiri e Isuf Zymeri Dedushaj. Në vazhdën e luftës speciale ishte edhe pengimi i zhvillimit institucional të shqiptarëve. Në vitin 1956 do të mbyllen e vetmja shkollë shqipe tetëvjeçare dhe dy shkolla të tjera fillore, sa kishte në krejt komunën e Plavës, përveç shkollës fillore në Vuthaj. Arsyetimi i organeve shtetërore: me shkollë shqipe ku do të gjeni punë?, ishte porosi e qartë: hiqni dorë nga të drejtat tuaja kombëtare. Bëhuni jugosllavë, ja zhdukuni. Edhe ndalimi i shfaqjes së çfarëdo forme të ndjenjave kombëtare ishte përpjekje për tjetërsimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe dobësimin e lidhjeve shpirtërore me pjesët e tjera të atdheut, Shqipërisë. Në dobësimin e lidhjeve shpirtërore me Shqipërinë, do të ndikojë rëndë edhe emigrimi ilegal i shumë qytetarëve nga Shqipëria. Për nxitjen e emigrimit sa më masiv, UDB-a i shfrytëzonte edhe vendasit, sidomos ata që kishin të afërm e miq në anën tjetër të kufirit. Duke i kërcënuar se ky është urdhër i shtetit dhe kush e refuzon atë, është kundër shtetit, rrallëkush guxonte të refuzonte. Të dërguarit e UDB-së, apo terrenistët siç i quanin, kishin për detyrë të kryenin diversione, të dërgonin materiale propagandistike, të rrëmbenin individë, të ndihmonin arratisjen e familjeve shqiptare etj. Detyra të njëjta UDB-a do t’u besojë dhe do t‘i kryejnë edhe disa të arratisur nga Shqipëria. Dhe, më kishte befasuar fakti kur, pas viteve të nëntëdhjeta, një numër i tyre do
të shpërblehen nga shteti shqiptar, madje, disa edhe do të dekorohen! “për merita në luftimin e komunizmit në Shqipëri”. Në fakt, ata vinin në një shtet komunist policor, çfarë ishte Jugosllavia, tani e ndjerë, e cila e mbante të pushtuar gati gjysmën e trojeve shqiptare dhe, turpshëm, viheshin në shërbim të UDB-së famëkeqe të saj. Për aksione të tilla kisha dëgjuar edhe vetë qëkur isha fëmijë, ndonëse nuk i dija arsyet, as përse emigrantët jetonin në kamje përrallore në krahasim me ne të pagjëshmit, zbatharakët. Me arratisjen e një numri sa më të madh të qytetarëve nga Shqipëria, Jugosllavia, të cilën të burgosurit politikë kroatë e quanin KUGOSLLAVIA ( MURTAJOSLLAVI), synonte të demoralizonte shtetasit shqiptarë, e me këtë, edhe çrregullimin e shtetit të tyre, me shpresë se do të krijoheshin kushtet për të ndërhyrë “e shpëtuar” atë, duke e futur në kuadër të Federatës, t’ua humbte besimin shqiptarëve në Jugosllavi, çfarë e kishin në shtetin shqiptar dhe t’ua shuante ëndrrën për çlirim e bashkim kombëtar (sipas një raporti sekret të CIA-s, të datës 23 mars 1953, të shpërndarë
nga Sali Mehmeti, më 13 mars 2017, numri i emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi, arrinte në 6000. (Fitim Raifi, Koha ditore, 16. 12. 2017) Përveç këtyre qëllimeve ogurzeza, duke u treguar aq “human” me emigrantët shqiptarë, krerët e Beogradit synonin edhe t’i mashtronin ndërkombëtarët për dëbimin e 400 000 shqiptarëve të Kosovës në Turqi, sipas Marrëveshjes Tito-Kyprili të vitit 1953. Të gjitha këto veprime të organeve shtetërore jugosllave krijonin edhe ndjenjën e pasigurisë e, me këtë, edhe nxitjen e shpërnguljes së vazhdueshme. Ndaj, nuk është e rastit që shpërngulja e shqiptarëve të Plavës e Gucisë do të arrijë përmasa eksodi. Sipas Entit të Statistikës së Malit të Zi, në Plavë e Guci jetojnë 2719 shqiptarë (regjistrimi i vitit 2011). Sipas raportit për statistikat e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, paraqitur nga diplomati austro- hungarez, z. Alfred Rappaport, më 22 janar 1916, kazaja e Gucisë kishte 6500 shqiptarë myslimanë, 1000 serbë, ndër ta 500 myslimanë. (Fitim Raifi, Koha ditore, 16. 12. 2017) (vazhdon) E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Zgjedhjet e vitit 1989
Delegatët e fundit shqiptarë në kohën e komunizmit Në zgjedhjet për delegatë në Këshillin e Punës së Bashkuar , të cilat u mbajtën më 12 dhe 13 korrik 1989 janë zgjedhur gjithsej 75 delegatë. Në mesin e tyre për delegatë nga radhët e shqiptarëve është zgjedhur Nazif Cungu, Komuna e Ulqinit Zgjedhjet e fundit në sistemin komunist janë mbajtur në gjysmën e parë të vitit 1989, pas protestave të tetorit të vitit 1988. Kuvendi i Republikës Socialiste të Malit të Zi në këtë mandat u formua më 12 korrik 1989. Ky mandat zgjati deri në dhjetor të vitit 1990. Është e rëndësishme të theksohet se Kuvendi i kësaj përbërje më 31 korrik të vitit 1990 bëri ndryshimet e Kushtetutës me Amendamentet. Me këto ndryshime u vendos pluralizmi politik (partiak). Kuvendi formohet si njëdhomësh. Në vend të Këshillit Ekzekutiv formohet Qeveria, ndërsa me Ligjin Kushtetues për implementimin e Amendamenteve , për shkak të këtyre risive në sistemin politik, u caktua që zgjedhjet për përbërjen e re të deputetëve të Kuvendit të mbahen deri në fund të vitit 1990 dhe se, në ditën e formimit të Kuvendit të porsazgjedhur , t’u mbarojë mandati delegatëve të zgjedhur në vitin 1989, me çka ndërpritet (shkurtohet) mandati i Kuvendit i zgjedhur në vitin 1989. Zgjedhjet e vitit 1989 u caktuan me Amendamentin Kushtetues XLIV të vitit 1989 dhe me Ligjin mbi zgjedhjen e delegatëve në Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi të cilat i ka miratuar Kuvendi i përbërjes së mëparshme. Parimet zgjedhore të caktuara me këto akte janë ndryshe
30
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
nga ato të zgjedhjeve të mëparshme, si për shembull: Delegatët në Këshillin e Punës së Bashkuar i zgjedhin punonjësit në organizatat e punës së bashkuar dhe organizata të tjera vetëqeverisëse dhe bashkësive. Për delegatë në këtë këshill mund të zgjidhet secili punëtor në organizatën e punës së bashkuar dhe organizatë tjetër vetëqeverisëse i cili i ka mbushur 18 vjet. Delegatët zgjidhen në përpjesëtim me numrin e punëtorëve , dhe atë një delegat në 3.000 punëtorë. Zgjedhja bëhet sipas dy parimeve: 1) Nga çdo komunë zgjidhet nga një delegat nga sektori i punës në të cilin ka më së shumti punëtorë dhe 2) nga sektori i caktuar i punës në Republikë. Zgjedhja e
“
Në zgjedhjet për delegatë në Këshillin e Komunave të cilat u mbajtën më 18 korrik 1989 u zgjodhën 55 delegatë. Në këtë këshill u zgjodhën dy shqiptarë: Lekë Lulgjuraj, nga Malësia-Tuzi dhe Cafo Kapetanoviq, nga Ulqini
delegatëve bëhet në vendvotime në organizatën vetëqeverisëse , me vota të fshehta, me fletë votimi. Delegat i zgjedhur konsiderohet ai kandidat i cili ka fituar më së shumti vota. Delegatët në Këshillin e Komunave i zgjedhin punëtorët dhe qytetarët të cilët kanë mbushur 18 vjet dhe kanë vendbanimin në territorin e asaj komunë, drejtpërdrejt dhe me vota të fshehta. Për delegatë në këtë këshill mund të zgjidhet çdo punonjës ose qytetar që i ka mbushur tetëmbëdhjetë vjet dhe i cili ka vendbanimin në territorin e komunës nga e cila zgjidhet. Një delegat zgjidhet përafërsisht në 16.000 banorë , dhe nga çdo komunë zgjidhen më së paku dy delegatë. Në pajtueshmëri me këtë kriter është caktuar që disa komuna të zgjedhin këtë numër delegatësh: Në Tivar 2, Bijello Polë 4, Budvë 2, Danillovgrad 2, Zhablak 2, Ivangrad 4, Kollashin 2, Mojkovc 2, Nikshiq 5, Plavë 2, Plluzhinë 2, Plevlë 3, Rozhajë 2, Tivat 2, Titograd 9, Ulqin 2, Herceg Novi 2, Cetinë 2, Shavnik 2. Njësitë zgjedhore për zgjedhjen e delegatëve në disa komuna caktohen me vendim të Kuvendit Komunal. Zgjedhja bëhet në vendvotime të cilat i cakton Komisioni Zgjedhor Komunal. Për delegatë janë zgjedhur kandidatët të cilët kanë marrë më së shumti vota. Për zgjedhjen e dele-
MOZAIK
gatëve në Këshillin Politiko-Shoqëror deklarohen punonjësit dhe qytetarët të cilët kanë mbushur 18 vjet, drejtpërdrejt , me vota të fshehta, në bazë të listës së kandidatëve të cilën me marrëveshje e caktojnë organizatat shoqëroro-politike në kuadër të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues, të cilën e konfirmon Komisioni Zgjedhor Republikan. Në zgjedhjet për delegatë në Këshillin e Punës së Bashkuar , të cilat u mbajtën më 12 dhe 13 korrik 1989 janë zgjedhur gjithsej 75 delegatë. Në mesin e tyre për delegatë nga radhët e shqiptarëve është zgjedhur
Nazif Cungu, Komuna e Ulqinit. Në zgjedhjet për delegatë në Këshillin e Komunave të cilat u mbajtën më 18 korrik 1989 u zgjodhën 55 delegatë. Në këtë këshill u zgjodhën dy shqiptarë: Lekë Lulgjuraj, nga Malësia-Tuzi dhe Cafo Kapetanoviq, nga Ulqini. Në zgjedhjet për delegatë në Këshillin Politiko-Shoqëror që u mbajtën më 18 korrik 1989, u zgjodhën 55 delegatë, prej të cilëve asnjë shqiptarë. Kuvendi i Republikës Socialiste të Malit të Zi përbehej nga kryetari, nënkryetari , sekretari dhe tre anëtarë
të tjerë. 1.Dr. Dragan Radonjiq, kryetar i Kuvendit , 2. Ivan Brajoviq, nënkryetar i Kuvendit, 3. Dr. Rade Filipoviq, kryetar i Këshillit të Punës së Bashkuar, 4. Radovan Damjanoviq, kryetar i Këshillit të Komunave, 5. Veselin Vuçuroviq, kryetar i Këshillit Politiko-Shoqëror 6. Novak Llakoviq, sekretar i Kuvendit. 1.3.Këshilli Ekzekutiv Kuvendi i porsazgjedhur, në mbledhjen konstituive të 12 korrikut 1989 , ka vendosur që , në vend të zgjedhjes së re, t’i vazhdojë mandatin Këshillit Ekzekutiv të zgjedhur më 29 mars 1989.( fund) Gj. Gjonaj E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
31
PORTRET
Portret: Sutki Malohoxha
Edukator dhe bejtexhi i rrallë
Me punën dhe me veprën e tij ai gjendet në mesin e plejadës së atyre të cilët kanë dhënë një kontribut të respektuar, më së pari në edukimin e shumë gjeneratave në Ulqin dhe më gjerë, por edhe në lëmitë tjera, si studiues, shkrimtar dhe përkthyes nga gjuha ruse apo maqedonase në gjuhën shqipe apo malaziase
Ismet Karamanaga Është vështirë të shkruash për një person me të cilin shoqërohesh një gjysmë shekulli. Si të fillosh dhe si ta përshkruash personalitetin e tij e mos të gabosh dhe mos të jesh subjektiv?! Sutkiu ka qenë gjithmonë dhe ende sot, në moshën e mesme, ka mbetur një njeri i rrallë. Në popullin tonë ka mbetur thënia është “i butë”, i mirë dhe i sjellshëm. Mua nuk më kujtohet se ndonjëherë e ka ngritur zërin, nuk ka ditur të reagojë ashtu siç reagojmë ne të gjithë, duke e shfaqur nganjëherë temperamentin dhe vetitë që sundojnë në Balkan, pavarësisht nga edukimi apo arsimimi dhe niveli ynë. Nervozat dhe reagimet tjera, fjalët e ashpra, i ka ruajtur në vete, kështu që ne shokët me të cilët Sutkiu shoqërohet apo me të cilët është shoqëruar, i kemi ditur këto veti, pasi që e kemi njohur mirë. Mirëpo, pa dyshim, Sutkiu gjithmonë ka qenë dhe ka mbetur më i sinqerti ndërmjet nesh.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Ai nuk mund të ndërrojë, të gjitha i mbanë në vete, por askujt nuk i mbetën “borxh”! Nëse nuk e thotë direkt, ju qet bejten të cilën e përcjellë ”thumbi” dedikuar atij që e ka merituar. Ne të cilët shoqërohemi me të për vite me radhë që nga shkolla fillore, që nga fëmijëria e deri tani, pa dyshim e njohim mirë dhe kemi respekt të veçantë për të, përveç disa shokëve të tjerë të cilët na kanë harruar. Mirëpo, këtë ia lëmë ndërgjegjes së tyre. Ndoshta edhe jeta dhe rrethanat e ndryshme na kanë larguar, por ne të tjerët shoqërinë e kemi mbajtur deri në ditët e sotme. Por t’i kthehemi personazhit të Sutkiut, për të cilin dëshiroj pas shumë viteve të shoqërimit përsëri t’i evokoj disa kujtime, t’i shkruaj disa rreshta, pasi që fjala e shkruar mbetet përgjithmonë. Ndoshta ndokush ndonjëherë i shfleton këto shkrime dhe studion punën tonë. Është e nevojshme që mos ta humbim shpresën se pavarësisht nga koha moderne, interneti dhe mjetet elektronike të cilat kanë dominuar rruzullin tokësor, librit dhe fjalës së shkruar kurdoherë do t’i kthehet vlera. Mendoj që Sutkiu meriton me punën dhe me veprën e tij të gjendet në mesin e plejadës së atyre të cilët kanë dhënë një kontribut të respektuar, më
së pari në edukimin e shumë gjeneratave në qytetin tonë dhe më gjerë, por edhe në lëmitë tjera, si studiues, shkrimtar dhe përkthyes nga gjuha ruse apo maqedonase në gjuhën shqipe apo malaziase. Si mësimdhënës Sutkiu ka fillur të punojë në Gjimnazin e Ulqinit, ku mbi 24 vite ka lënë gjurmë të pashlyera në edukimin e shumë gjeneratave. Gjithmonë ka qenë pak “i ashpër” pasi që ka mbajtur nivelin dhe disiplinën në orë duke qenë shembull për shumë të tjerë. Ka studiuar gjuhën dhe letërsinë ruse në Shkup të Maqedonisë dhe gjithmonë është munduar t’u ofrojë nxënësve një gjuhë dhe kulturë të madhe botërore, në veçanti një letërsi me famë të jashtëzakonshme të një populli të madh. Pavarësisht se gjuha ruse nuk ka qenë shumë aktuale në ato kohëra, por edhe jo shumë e dashur, jo në trend, Sutkiu gjithmonë ka dhënë maksimumin dhe punën e tij e ka punuar deri në perfeksionizëm. Sot, Sutkiu është në pension dhe si përkthyes është shumë i kërkuar nga shumë rusë të cilët këtu kanë blerë apartamente ose nga ata që edhe kanë ndërtuar shtëpitë e veta private. Të gjithë ata kanë nevojën e tij për secilën kontratë tek noteri apo në gjyq. Sot, pra, gjuha ruse është bërë “deficitare”. Kudo ku rrimë së bash-
PORTRET ku, në veçanti në kafene ku pimë kafe, shpesh cingërrojnë celularët nga të cilët Sutkiu nuk ndahet kurrë. Dua ta përmend edhe një sekuencë nga puna e tij në arsim. Sutkiu shumë vite ka punuar edhe si zëvendësdrejtor për tre vite në Gjimnazin e Ulqinit, por edhe në Shkollën Fillore “Boshko Strugar”, ku ka lënë gjurmë pa dyshim të pashlyera, nganjëherë sipas meje, edhe duke e tepruar me precizitet dhe disiplinë në punë. Gjithmonë ka qenë pedant dhe i saktë, dhe pa dyshim, sipas mendimit tim, shkolla nuk ka pasur dhe ende nuk ka administrator më të mirë. Jam më se i sigurt se ndaj mendimin e shumë mësimdhenësëve të asaj kohe. Por i këtillë është Sutkiu. Ai nuk mund të ndërrojë. Edhe tash në pensionin e merituar, ai është i tillë. Përpos tjerash, Sutkiu është edhe një bejtexhi i rrallë. Sot, ai ka më tepër kohë për të shkruar dhe së shpejti do të botojë edhe librin e tretë. Kjo veprimtari e Sutkiut është dhe ka qenë edhe më parë në fokusin e interesimit tim, por edhe shumë të tjerëve. Prandaj, dëshiroj t’i kushtoj një vëmendje të veçantë, pasi që është mirë të përmendet dhe mos të harrohet. Dua t’i kthehem shkurt përsëri bejtes dhe humorit, me të cilën është marrë dhe ende merret Sutkiu. Kjo rrymë ka qenë aktuale gjithmonë në Ulqin dhe në Shkodër. Për bejtexhinjtë e Ulqinit kam shkruar në librin tim të botuar vitin e kaluar ”Ulqini, monumente, portrete, ngjarje”, kështu që dëshiroj ta rikujtoj opinionin se në Ulqin janë ende aktualë dy bejtexhi - Silver Korda dhe Sutkiu. Ndoshta ka më ndonjë i cili qet bejte, por nuk kam dijeni a shkruan ndokush më. Prandaj është më se e nevojshme të përmenden dy librat e Sutkiut kushtuar kësaj rryme të letërsisë - bejtes. Në njërin me titull “Bejtexhinjtë e Ulqinit dhe veprat e tyre” Sutkiu shkruan për bejtexhinjtë e famshëm të Ulqinit, kurse në librin tjetër shkruan dhe boton bejtet të cilat i ka shkruar vetë ai, duke u frymëzuar nga rrethi ynë, nga qyteti, nga Pazari, dhe nga personalitetet e qytetit tonë të bukur. Titulli i librit “Nalt e posht Pazarit” është reflektim i jetës tek ne me plot humor, i cili për çdo ditë mund të dëgjohet. Një titull i qëlluar. Jam dëshmitar i përurimit të këtyre dy librave në Kalanë tonë të Ulqinit. Ishin këto mbrëmje të jashtëzakonshme,
të paharruara, ku ishin të pranishëm shumë mysafirë edhe nga Shkodra me bejtet e tyre. Përveç bejteve të botuara në këto libra, Sutkiu ka edhe një përmbledhje që i plotëson për çdo ditë dhe që presin të botohen më vonë. Mirëpo, Sutkiu shumë nga këto bejte të dedikuara disa personaliteteve të qytetit tonë i mbanë në vete dhe të shkruara në një “tefter”. Shpesh qeshet dhe thotë se tash i boton ndokush kur unë të jem në “Pinjesh”, pasi që ato kanë “thumbin” që mund të prekë dikë. Unë mendoj se bejtja është një humor i shëndoshë, por Sutkiu është i tillë, nuk don të prekë askënd, kurse në Pinjesh ai jeton tash 10 vite në shtëpinë e tij. Ndërsa për atë “Pinjeshin” të cilin e ka ndër mend, për atë vend atje nalt, duhet të kalojnë edhe shumë kohë pasi që ai do të jetojë sa gjyshja e tij “Hanko Lufja” - 100 vjetë. Në fokusin e interesimit të tij gjithmonë ka qenë edhe studimi i letërsisë së famshme klasike ruse, në veçanti përkthimet e teksteve të Dostojevskit, Pushkinit, Jesenjinit dhe të tjerëve, në gjuhën shqipe dhe malaziase. Të jesh përkthyes i mirëfilltë duhesh t’i njohësh të dyja gjuhët, atë nga e cila përktheni dhe atë në të cilën përktheni. Këtë veti Sutkiu e posedon, pasi është njohës i mirë i katër gjuhëve - shqipe, malazeze, ruse dhe maqedone. Sutkiu kujdes të veçantë i kushton strukturës së fjalisë, renditjes së fjalëve në fjali, duke bërë një përkthim të mirë në frymën e gjuhës përkatëse, por kuptohet,
gjithmonë ka kujdes që fjalia gjatë përkthimit të mos e humbë kuptimin. Këto përkthime dhe studime nga gjuha ruse së shpejti do të botohen në librin më të ri të Sutkiut, i cili është në dorëshkrim. Natyrisht, është kjo një përmbledhje e përkthimeve dhe teksteve autoriale të cilat Sutkiu i ka përkthyer ose i ka studiuar dhe botuar shumë më parë, duke filluar si student i sllavistikës në Shkup, por edhe më vonë si mësimdhënës, tash edhe si pensionist. Nga veprimtaria e Sutkiut është e nevojshme të përmenden edhe studimet e tij mbi Ali Hafiz Riza Ulqinakun, Cafin e Hasanagës, Hetin e Mulla Sylos dhe të tjerëve. Sutkiu ka marrë pjesë në shumë simpoziume në vend dhe jashtë vendit, në Tiranë, Lezhë Shkodër dhe Prishtinë, me kumtesa dhe ftesa të veçanta si studiues me një peshë të veçantë. Në shumë nga këto simpoziume e kam përcjellur pasi që shpesh kemi shkuar bashkë. Çdokund është pritur ngrohtë dhe atij dhe veprës së tij i është kushtuar respekt i veçantë. Dhe në fund, edhe disa fjalë për këtë njeri modest, të mirë, të sjellshëm, me një kulturë të gjerë. Çka t’i shtosh më personalitetit të tij i cili shumë dekada në arsim është munduar me shpirt të japë një kontribut të respektuar në edukimin e të rinjve të qytetit tonë dhe më gjerë. Ai është me siguri në majën e piramidës së arsimit dhe të edukimit tek ne. Pa dyshim që Sytkiu meriton të përmendet, të shkruhet për të dhe të mos harrohet sepse njerëzit siç është Sutki Malohoxha janë të rrallë. E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
Nxënësit po shijojnë pushimin dimëror
SHF “Mahmut Lekiq” e kyçur në projekte të reja
Tuz- Nxënësit e SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz dhe ata të Gjimnazit “25 Maji”, po i shijojnë pushimet dimërore që nga data 29 dhjetor ashtu sikurse nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi. Në SHF “Mahmut Lekiq”, gjatë pushimit dimëror janë duke u hartuar disa projekte të cilat priten të realizohen në gjysmëvjetorin e dytë si dhe po punohet në përmirësimin e ambienteve të brendshme të shkollës të cilat janë dëmtuar nga nxënësit gjatë pjesës së parë të vitit. Drejtori i këtij institucioni edukativo-arsimor, Nikollë Dukaj në prononcimin për “Kohën Javore” vë në dukje se për cilat projekte bëhet fjalë si dhe cili është objektivi i realizimit të tyre dhe përfitimi që kanë nxënësit e kyçur në to. “Kryesia e shkollës me një grup të arsimtarëve po punon në dy projekte, për kuizin shkollor i cili do të përfshijë nxënës të 20 paraleleve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën e që në shkollën tonë zhvillohet për të dytën herë, ndërsa grupi tjetër i arsimtarëve në krye me koordinatorin e shkollës
34
Javore KOHA
E ENJTE, 18 JANAR 2018
po përgatit tabelën inter-aktive e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë arsimtarët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Tabela inter-aktive ka për qëllim lehtësimin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies pasi çdo njësi mësimore do të paraqitet në mënyrë vizuale, një praktikë kjo që përdoret për herë të parë në shkollën tonë dhe është një metodë shumë e avancuar të cilën pak shkolla në Mal të Zi e aplikojnë”, theksoi Dukaj. Ai shtoi se në gjysmën e dytë të vitit shkollor, krahas projekteve të sipërpërmendura, po planifikojnë edhe botimin e numrit të gjashtë të revistës shkollore “Horizonti” si dhe përgatitjet për manifestimin “Karnavali i fëmijëve” i cili do të mbahet në muajin shkurt e që tubon afro pesëqind nxënës si dhe po përgatiten për gara në recitime në nivel të të gjitha shkollave fillore në Malësi. Sa i takon suksesit të nxënësve në gjysmëvjetorin e parë, Dukaj shpreh kënaqësinë për suksesin e treguar të nxënësve, duke thënë se suksesi do të avancojë në pjesën e dytë të vitit, atëherë kur dhe nxënësit janë më të
angazhuar dhe më të impenjuar për rezultate sa më të larta. Nga ana tjetër, drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji”, Miliana Daboviq, në prononcimin e shkurtër, i tha “Kohës Javore” se krahas suksesit të mirë që kanë shënuar gjimnazistët në pjesën e parë të vitit, shqetësuese për të mbeten mungesat e paarsyetuara të nxënësve, kryesisht nga maturantët. Daboviq tregoi dhe disa punime që priten të kryhen edhe në këtë shkollë me synim përmirësimin e kushteve për të githë nxënësit. “Në ditët në vijim presim tenderin se kush do të kryejë punimet në rikonstruksionin total të lokalit të nxënësve i cili pritet të jetë me standarde evropiane si dhe do të kryhet rikonstruksioni total i sallës së edukatës fizike të cilën do ta financojë Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”. Gjysmëvjetori i dytë shkollor për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi do të fillojë më 22 Janar 2018. t. u.
SPORT
Krasniqi në Superligën e Zvicrës Superligës së Zvicrës vazhdojnë t’i shtohen futbollistë shqiptarë. Të hënën asaj i është bashkuar edhe mbrojtësi i djathtë, Jetmir Krasniqi. 23-vjeçari është transferuar nga Chiasso e kategorisë së dytë zvicerane, ndërsa ka firmosur për dy vjet, ka njoftuar sajti i Federatës së Futbollit të Zvicrës. Krasniqi karrierën e ka nisur në Vaud, ndërsa më pas ka luajtur për Luasannen, Le Montin dhe në fund për Chiasson. Në vjeshtë kishte 16 paraqitje në kategorinë e dytë zvicerane. Ai ka kaluar tri edicione e gjysmë në kategorinë e dytë zvicerane dhe tash
do të sprovohet në Superligë. Mediat në Zvicër e Itali kanë bërë të ditur se Krasniqi ishte mjaft i kërkuar në afatin kalimtar të janarit. Skuadra nga Superliga e Zvicrës dhe e Serie B të Italisë kanë shprehur interesim për të. Krasniqi e ka zgjedhur Luganon që renditet e shtata në Superligë. Në 19 ndeshje ka mbledhur 22 pikë. “E di që konkurrenca është shumë e fortë, por unë pres që të luaj në Superligë. Pas tre vjet e gjysmë në Challenge Cup, vlerësoj se jam i gatshëm për Superligën e Zvicrës”, ka thënë Krasniqi të hënën për gazetën. Ai aktualisht është i vetmi shqiptar te Lugano. Lugano ishte një prej dy
klubeve të Superligës zvicerane pa lojtarë shqiptar. Superliga i numëron dhjetë ekipe, ndërsa tashmë vetëm Thuni nuk ka shqiptarë në përbërje. “Nesër nisi stërvitjet, ndërsa kam zgjedhur Luganon para shumë klubeve të tjera. Frosinone, Perugia Ascoli janë skuadrat e Serie B që më kanë kërkuar. Në Zvicër oferta kam pasur nga Luzerni e Grasshoppersi. Por projekti i Luganos më ka pëlqyer më shumë, më kanë bindur drejtuesit e klubit”, ka thënë Krasniqi. Ai është rritur në Zvicër, ndërsa shpreson që kalimi te Lugano do të jetë hap drejt sigurimit të ftesës nga përfaqësuesja e Kosovës.
E ENJTE, 18 JANAR 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 11 janar 2018
Viti XVl Numër 797 Çmimi 0,50
Komuna e Ulqinit injoron krijuesit e artit, kulturës dhe shkencës
ISSN 1800-5696
Për një Besëlidhje të re shqiptare
Frikë e kohëve të shkuara