KOHA Javore Podgoricë e enjte, 25 janar 2018 Viti XVll Numër 799 Çmimi 0,50
Përfaqësimi i femrës në politikë dhe zgjedhjet lokale në Ulqin
Sa për të përmbushur kërkesën ligjore ISSN 1800-5696
Kush don ta gjunjëzojë Ulqinin
Agjencia për Mediat Elektronike, vërejtje televizioneve “Boin” dhe “Teuta”
PËRMBAJTJE
4
5 Zgjedhjet presidenciale më 15 prill
Bashkëpunimi ndërkufitar Mali i Zi- Kosovë
8
14 Problem i pazgjidhur
Kremtim në lartësinë e merituar apo thjesht shënim i padenjë një përvjetori të madh
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
PËRMBAJTJE
16
18 U shfaq koncert me muzikë popullore dhe klasike
Poezitë e para evropiane për Gjergj Kastriot Skënderbeun
26
32 Ende nuk kanë arritur konsensus për ndarjen e posteve
Shëmbëlltyrë e intelektualit shqiptar
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 25 janar 2018 Viti XVll Numër 799 Çmimi 0,50
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ma uk n e Qenç ISSN 1800-5696
Kush don ta gjunjëzojë Ulqinin
1001 HALL EVE
Ulqinin gjunjëzojë Kush don ta
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
Përfaqësimi i femrës në politikë dhe zgjedhjet lokale në Ulqin
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Sa për të përmbushur kërkesën ligjore
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Agjencia për Mediat Elektronike, vërejtje televizioneve “Boin” dhe “Teuta”
dhe “Teuta” televizioneve “Boin” Elektronike, vërejtje Agjencia për Mediat
ligjore kërkesën përmbushur Sa për të dhe zgjedhjet lokale në Ulqin Përfaqësimi i femrës në politikë
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, shpalli zgjedhjet presidenciale
Zgjedhjet presidenciale më 15 prill Podgoricë – Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ka shpallur të premten zgjedhjet për kryetar të Malit të Zi, që do të mbahen më 15 prill 2018. “Besoj se zgjedhjet do të mbahen në atmosferë pozitive dhe demokratike dhe që të gjithë së bashku do të tregojmë edhe një herë se pse Mali i Zi është lider në rajon. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe qytetareve në moshë madhore që të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin kandidatin më të mirë”, ka deklaruar ai. Nga Kuvendi i Malit të Zi kanë bërë të ditur se Brajoviq ka njoftuar lidhur me vendimin e tij kryetarin e Malit të
4
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Zi, Filip Vujanoviq. Zgjedhjet për kryetarin e shtetit i shpallën kryetari i Kuvendit, në pajtim me nenin 89, paragrafin 2, të Kushtetutës së Malit të Zi. Kryetari zgjedhet me votim të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë, me mandat pesëvjeçar. Kushtet për të kandiduar i plotëson shtetasi i Malit të Zi, i cili dhjetë nga 15 vitet e fundit ka jetuar në Mal të Zi. Afati për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore fillon nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa propozimet e kandidatëve për kryetar të Malit të Zi i dorëzohen Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 26 mars 2018. Sipas Ligjit për zgjedhjen e kryetar-
it, kandidaturën mund ta propozojë partia politike ose grupi i qytetarëve, në bazë të nënshkrimeve të më së paku 1.5 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në regjistrin e votuesve, e që duke pasur parasysh zgjedhjet e fundit i bie diçka më pak se tetë mijë nënshkrime. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, në vitin 1990. Kryetar i Malit të Zi nga viti 2003 është Filip Vujanoviq, i cili këtë funksion e ka ushtruar për tre mandate radhazi. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Bashkëpunimi ndërkufitar Mali i Zi- Kosovë Në Konferencën mbi bashkëpunimin ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë, në kuadër të projekteve të BE-së, mbajtur në Podgoricë, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi që promovon rajonin dhe perspektivat zhvillimore të tij. Bashkëpunimi ndërkufitar midis Malit të Zi dhe Kosovës, cilësohet si më i miri në rajon, i cili njëherësh paraqet thelbin e integrimeve europiane. Bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, përmes projekteve IPA te Bashkimit Evropian, është përmbyllur në mënyrë të suksesshme. Kështu vlerësuan ministri për Integrime Europiane te Malit të Zi, Alek-
sandar Andrija Pejoviq dhe zv.ministri i Pushtetit Lokal te Kosovës, Beqir Fejzullahu. Ministri Pejoviq vuri në dukje sukseset e arritura përmes këtyre projekteve, të cilat promovojnë rajonin dhe potencialet e tij. “Jemi krenarë me rezultatet e arritura, nëntë projektet të cilat janë financuar nga IPA- programet, kanë qenë te përqendruara në arritjen e biodiversitetit, pylltarisë, bujqësisë, zhvillimit turistik dhe te rinjve. Kemi përdorur fondet e BE për te promovuar rajonin dhe potencialet që ajo ka.” Beqir Fejzullahu – zv/ministër në administratën e pushtetit lokal , theksoi “ Një ndër faktorët e rëndësishëm për
arritjen e këtyre rezultateve ka qenë edhe bashkëpunimi. Përvojat e deritashme, përkushtimi si dhe përpjekjet e vazhdueshme do te na ndihmojnë te arrijmë rezultate dhe suksese edhe me te mëdha”. Ne përfundimin e konferencës u theksua nevoja e thellimit të këtij bashkëpunimi ,pasi që fondet e BE -së do të jenë edhe me të mëdha dhe do të orientohen në nevoja të përbashkëta të dy shteteve. Bashkëpunimi ndërkufitar midis Malit të Zi dhe Kosovës, cilësohet si më i miri në rajon, i cili njëherësh paraqet thelbin e integrimeve europiane
i.m.
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Kush don ta gjun “Një popull që voton të korruptuarit, mashtrues, hajdutë dhe tradhtarë, ai popull nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre”
Qani Osmani
Të nderuar lexues, e dua pa kufi Ulqinin, e pamundur është të mos e duash nëse jeton dhe punon aty? Ulqinin e dua nga gjeneza e tij, ja dua gjuhën e pastër shqipe, natyrën e bukur, doket dhe zakonet e buta e të urta, dasmat e këngët e vjetra qytetare, kulturën urbane kombëtare e fetare, sinqeritetin e jo gënjeshtrën, gëzimet, vuajtjet, historinë dhe bujarinë e banorëve të saj. Nga gjiri i qytetarëve fisnikë të Ulqinit përherë kanë dalë tregime, gojëdhë-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
na e legjenda të ëmbla, të bukura, të mençura dhe kuptimplota. Megjithatë, për ta dashur këtë qytet nuk mjafton vetëm kaq, me kuptimin e plotë të fjalës, duhet të dish ta menaxhosh dhe ta mbash këtë qytet të lashtë. Ulqini duhet të mbahet me moral, edukatë e sjellje reciproke, me punë e përgjegjësi, me arsim e kulturë, fisnikëri e bujari, me urimet dhe gëzimet e lindjeve, me hidhërimet dhe ngushëllimet e vdekjeve. Ulqinin sot e kanë kapluar ethet e fushatës parazgjedhore, egoizmave, vetëpëlqimeve, interesave personale, nga disa rrapacakë politikë, që me shkollimet e tyre të vonshme, të ndërprera e të arnuara janë bërë pothuajse njerëzit e parë të udhëheqjes politike dhe kulturore Ulqinake. Duhet theksuar se Ulqini për shumëçka është edhe pasqyrë ku shihet fytyra
e vërtetë e shqiptarëve të Malit të Zi. Dhe duke qenë i tillë, atë shumëkush gjatë historisë ka tentuar ta sundojë e drejtojë, duke e ditur se kështu e drejton dhe e sundon popullin shqiptar në Mal të Zi. Njësoj siç do sot DPS-i nëpërmjet makinerisë së fuqishme propaganduese, shantazheve, kushtëzimeve dhe kërcënimeve me të gjitha strukturat e pushtetit, që nëpërmjet kandidatëve të vet, pa vetëdije kombëtare, që kanë barkun plot por kokat bosh, të mbuluar me parullën e konceptit qytetar, ta sundoj e ta drejtojë këtë “kryeqendër” të shqiptarëve të Malit të Zi. Të nderuar qytetarë, ora e zgjedhjeve lokale në komunën e Ulqinit numëron tik-taket e fundit. Dhe se për disa parti politike ka kohë që ka filluar të numërojë mbrapsht. Gjithçka është në lojë, përveç moralit, etikës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
njëzojë Ulqinin dhe frymës demokratike. Ajo që bën përshtypje në këtë fushatë parazgjedhore është tendenca e partisë e cila për tri dekada është në pushtet qendror dhe partnerit të saj me koncept qytetar që të tërheqin sa më tepër votues shqiptarë, duke u ofruar pazarllëqe nga më të ulëtat. Por kush e ka menduar që do të vijë kjo ditë që udhëheqësit e disa partive shqiptare që i kanë të gjitha karakteristikat e grupeve të interesit, në mungesë të programeve e platformave të bëjnë thirrje publike dhe tërë strategjinë e fushatës parazgjedhore ta bazojnë në kërkimin e votës shqiptare pasi ato janë më afër DPS-it, dhe se ata do të jenë në pushtetin lokal. Nga kjo dukuri e shëmtuar po shihet qartë se funksionimi i tillë i kamotshëm e i sotëm, në formë sekrete apo publike të këtyre partive politike shqiptare ka prodhuar që shqiptarët e këtushëm të fitojnë vetëm një gjë; institucionalizimin e vasalitetit si mënyrë e të mbijetuarit dhe të vepruarit politik të këtyre partive politike shqiptare, duke harruar apo duke mos ditur se po u afrohet fundi i turpshëm i tyre. Pra ka kohë që këto parti politike kanë kultivuar vetëdijen politike se realizimi i
kërkesave shqiptare nuk varet nga potenciali i tyre politik, por vetëm nga vullneti i pushtetit. Vota nuk është mall këmbimi, as monedhë kusuritjeje. Ajo është përgjegjësi dhe çelës i dyerve për ndryshime. Fakti që partia politike që ushtroi pushtetin qendror për tri dekada në këtë shtet ndërtoi piramida dhe metropole në shumë vende të Malit të Zi, por edhe më gjerë dhe anashkaloi vendbanimet shqiptare, duke i lënë të shkretuara, duke shkatërruar gjithçka me vlerë, duke detyruar rininë shqiptare të braktisë vendlindjen e tyre, nuk ka të drejtë politike e aq më pak morale të kërkojë votën shqiptare. Kjo parti politike, duke qenë në pushtet për tri dekada, manipuloi me kërkesat shqiptare. Edhe sot pas 27 viteve të pluralizmit dhe të demokracisë vazhdon diskriminimi i thellë i shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore dhe politike. Diskriminimi buxhetor dhe ekonomik, i shoqëruar me mungesën e investimeve kapitale publike dhe private në trojet shqiptare, e rrjedhimisht edhe në Ulqin, si vend me një potencial mahnitës turistik, shoqërohet me diskriminimin e thellë në sferën e arsimit, kulturës dhe me injorimin e plotë të karakterit multietnik dhe multikulturor. Të nderuar bashkëqytetarë shqiptarë, është fakt i pamohueshëm se partitë politike shqiptare në Mal të Zi kanë shumë mëkate dhe defekte të manifestuara. Dobësitë e tyre nuk mund të shihen të shkëputura nga dobësitë e elektoratit shqiptar, që i ka zgjedhur ata, as nga dobësitë e klasës intelektuale dhe e qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi dhe se kjo ka ndikuar në masë të madhe në mosrealizimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, por nuk mund të zgjidhen kurrsesi nga partia që për tri dekada ushtroi pushtetin shtetëror duke i konsideruar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë. Votuesit shqiptarë ulqinakë duhet ta kenë të qartë se duke votuar DPS-in dhe disa parti të tjera të ashtuquajtu-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ra qytetare që janë në pushtet heqin dorë vullnetarisht nga Ulqini, nga të drejtat kombëtare dhe nga identiteti i tyre kombëtar. Ata vetë humbasin të drejtën morale të kërkojnë trajtim të barabartë dhe zhvillim të qytetit të tyre. Andaj edhe deklaratat e udhëheqësve të DPS-it se ka ardhur koha që ta marrin ekzekutivin e komunës së Ulqinit nuk është asgjë tjetër përpos një thirrje dhe tentativë që ta “plaçkisin, ta përçajnë dhe gjunjëzojnë” Ulqinin. Fenomeni negativ i derdhjes së votave shqiptare në partitë malazeze është një fenomen, i cili po të tolerohet e të neglizhohet, mund të ketë pasoja të rënda për të drejtat kombëtare dhe për statusin e popullit shqiptar në Mal të Zi. Vota shqiptare duhet imponuar nëpërmjet faktorit politik shqiptar qeverisë dhe partive në pushtet se vetëm kështu do të ketë peshë në realizimin e kërkesave dhe aspiratave të popullit shqiptar. Avancimi i statusit kombëtar të popullit shqiptar në Mal të Zi, do të sjellë përmirësimin e statusit të tyre qytetar dhe jo e kundërta. Vota është e shqiptarëve dhe duhet të mbetet te partitë politike shqiptare. Sidoqoftë, gjithçka varet nga votuesit shqiptarë ulqinakë. Dhe më shkurt, ata do duhet në këto zgjedhje lokale të përgjigjen, se a janë pro vetvetes, apo pro atyre që duan ta “asgjësojnë dhe ta kolonizojnë indin politik dhe kombëtar të shqiptarëve” të Malit të Zi. Andaj edhe duhet thënë qartë e shqip: të votosh për partitë politike shqiptare nuk është vetëm përcaktim partiak, politik e kombëtar, por edhe legjitimim qytetar e civilizues. Pra, ky është përcaktim që të rreshton mes kundërshtarëve të mendësisë vasale të disa shqipfolësve si dhe kundër bindjes së drejtuesve të pushtetit (DPS-it) se kultura politike e shqiptarëve të Ulqinit nuk dallon shumë nga ajo e popujve endacakë që do të thotë: gjithmonë t’i nënshtrohesh më të fortit, e të pushtetshmit!, që kurrë gjatë historisë nuk ka qenë veti e këtij populli trim, fisnik dhe bujar. E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët në Malin e Zi në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut
Kremtim në lartësinë e merituar apo thjesht shënim i padenjë një përvjetori të madh Gjekë Gjonaj
Shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve të tyre kanë një simbol të përbashkët. Dhe ai është Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Ky hero kryesor i yni jeton brez pas brezi në shpirtin dhe zemrat tona më se pesë shekuj e gjysmë. Figura e tij, edhe për ne shqiptarët në Malin e Zi, është e përjetshme. E pavdekshme. E ad-
“ 8
Në këtë jubile kjo vlerë mbarënjerëzore dhe europiane do të ishte mirë të nderohet dhe të vlerësohet institucionalisht, por edhe në mënyrë individuale e kolektive, duke i ngritur ( ndërtuar ) një monument, shtatore, bust apo përmendore në ndonjërën prej trevave me shumicë shqiptare në Mal të Zi, në radhë të parë në Tuz e Ulqin mirueshme. E pakontestueshme. Inspirim. Frymëzim. Motivim. Reflektim. Krenari. Mësim. Përvojë. Guxim… Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut kërkon nga ne, edhe pse jemi pakicë e vogël për nga numri, të organizojmë një përvjetor të denjë në raport me madhështinë e tij të lavdishme.
Të parët që e kuptuan këtë fakt, pikërisht datën e vdekjes së Skënderbeut, 17 janarin, datë e cila është edhe arsyeja pse 2018 është shpallur vit i tij, ishin drejtuesit dhe anëtarët e Ansamblit “ Shqiponja”, të cilët në Qendrën Kulturore” Malësia” në Tuz organizuan një manifestim të bukur kulturor-artistik shumë domethënës, ku morën pjesë edhe grupe të tjera folklorike nga Malësia dhe Ulqini, sikurse edhe mysafirë nga qyteti i Shkodrës
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Ky vit duhet të zgjojë energji të reja te të gjithë ne. Jo për të fituar dikush kapital, por për të shlyer një detyrim kombëtar ndaj kësaj figure të qytetërimit të përbashkët të familjes evropiane, të mbarë botës së civilizuar dhe ndaj këtij simboli të qytetërimit evropian të kombit shqiptar. Të parët që e kuptuan këtë fakt, pikërisht datën e vdekjes së Skënderbeut, 17 janarin, datë e cila është edhe arsyeja pse 2018 është shpallur vit i tij, ishin drejtuesit dhe anëtarët e Ansamblit “ Shqiponja”, të cilët në Qendrën Kulturore” Malësia” në Tuz organizuan një manifestim të bukur kulturor-artistik shumë domethënës, ku morën pjesë edhe grupe të tjera folklorike nga Malësia dhe Ulqini, sikurse edhe mysafirë nga qyteti i Shkodrës. Po ashtu për nder të ditës kryesore të Vitit të Skënderbeut në Kalanë e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Po ashtu për nder të ditës kryesore të Vitit të Skënderbeut në Kalanë e Ulqinit u organizua një performancë interesante. Bashkëqytetarët e mi zgjodhën një mënyrë të veçantë për të kujtuar Princin e Arbërit nëpërmjet ndriçimit të Qytetit të Vjetër, i cili bashkë me pamjet e flamurit shqiptar dhe birit më të shquar të kombit tonë, dukej më magjepsës, më mbresëlënës, më i bukur dhe më madhështor se asnjëherë më parë në historinë e tij mijëvjeçare
Ulqinit u organizua një performancë interesante. Bashkëqytetarët e mi zgjodhën një mënyrë të veçantë për të kujtuar Princin e Arbërit nëpërmjet ndriçimit të Qytetit të Vjetër, i
cili bashkë me pamjet e flamurit shqiptar dhe birit më të shquar të kombit tonë, dukej më magjepsës, më mbresëlënës, më i bukur dhe më madhështor se asnjëherë më
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
parë në historinë e tij mijëvjeçare. Këto dy aktivitete për shqiptarët në Malin e Zi janë një fillim i mbarë i kremtimit të Vitit të Skënderbeut. Janë një porosi për të gjithë shqiptarët, drejtues të institucioneve, historianë, studiues, poetë, shkrimtarë, gazetarë, artistë, klerikë, politikanë, këshilltarë, deputetë, ministra, diplomatë, mësimdhënës, nxënës, e shtresa të tjera të shoqërisë shqiptare amatorë e profesionistë që me mundësitë e veta modeste gjatë këtij viti të kryejnë detyrën e vet, të përkujtojnë figurën madhështore të Skënderbeut. Me një fjalë, të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi duhet të shndërrohen në qendra që nderojnë këtë figure historike , e cila si asnjë tjetër në botën shqiptare nuk mund të shërbejë si shembull i frymëzimit dhe i bashkimit të shqiptarëve. Në këtë jubile kjo vlerë mbarënjerëzore dhe europiane do të ishte mirë të nderohet dhe të vlerësohet institucionalisht, por edhe në mënyrë individuale e kolektive, duke i ngritur ( ndërtuar ) një monument, shtatore, bust apo përmendore në ndonjërën prej trevave me shumicë shqiptare në Mal të Zi, në radhë të parë në Tuz e Ulqin. Edhe në këto dy qendra do të duhej të lartësohen monumentet - përmendoret e Skënderbeut, si në Tiranë e Krujë, Prishtinë, Gjilan , Shkup etj. dhe në qendra evropiane e botërore, sikur në Gjenevë, Londër, Bruksel, Romë, Vjenë, Budapest , Michigan etj. Ky do të ishte një sukses i madh për shqiptarët në Mal të Zi, të cilët deri më tani kanë arritur që emri i Skënderbeut të jetë i pranishëm vetëm në dy shkolla fillore, në Triesh - Malësi dhe në Ostros – Krajë dhe në një rrugë në Ulqin. Fundmja aty ku nuk ka vend Skënderbeu nuk kanë vend shqiptarët. Për të gjithë ata që nënës i thonë nënë dhe babait baba, për ata që atdheut i thonë atdhe, ujit ujë e bukës bukë, liriisë liri Skënderbeu është heroi i heronjve të popullit shqiptar. Ata që e urrejnë Skënderbeun e urrejnë vetveten dhe historinë tonë kombëtare. Identiteti i kombit shqiptar lidhet ngusht me emrin e tij. Pa figurën emblematike të Skënderbeut s’ ka shqiptar as shqiptari. E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet lokale në Ulqin - “ZgjohuUlqinMezemërpërparaTambrojmëtëardhmen”
Koha për reflektim Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Malësi, sado i dhembshëm që ishte, duhet të jetë këmbana e fundit për të gjithë ata që këto rezultate i përjetojnë si fatalitet, por jo si realitet, të skenës politike shqiptare
Hajrullah Hajdari
Për disa ditë, në komunën e Ulqinit do të mbahen zgjedhjet e nënta lokale me ç’rast qytetarët e kësaj njësie territoriale do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre politike dhe ekonomike në katër vitet në vijim. Qytetari është bërthama e demokracisë, ndaj atij i takon që me votën e tij të lirë të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme me qëllim të krijimit të kushteve për formimin e një pushteti lokal me një administratë publike neutrale, zyrtarë të përgjegjshëm, të pakorruptuar e të pakomprometuar, mbi të gjitha profesionale, për ta bërë atë të besueshme për të gjithë. Siç është e ditur Mali i Zi, që nga fillimi i demokracisë në vitin 1990, aplikon sistemin indirekt të zgjedhjes së përfaqësuesve të popullit, si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal. Sistemi zgjedhor e kushtëzon votuesin të votojë kandidatin që i imponohet nga partia dhe nuk ka mundësi në mënyrë të drejtpërdrejtë të votojë kandidatin që ia do zemra, tek i cili ka besim në pastërtinë, profesionalizmin e angazhimin e tij, tek i cili do të kishte besim se vota do të ruhej dhe do të shkonte aty ku vetë votuesi e orientoi, pra, votohet partia politike e jo individi. Kjo do të thotë se barra kryesore dhe përgjegjësia për të zgjedhur përfaqësuesit në
10
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
bankat e deputetit apo këshilltarit komunal, me tipare që i përmendëm më lart, u takon partive politike, në rastin konkret partive politike të deklaruara si parti shqiptare. Sidoqoftë, zgjedhësi, para se të marrë rrugën drejt kutive të votimit, duhet të ketë menduar mirë se cilat janë arsyet, kërkesat dhe pritshmëritë nga përfaqësuesit e listës zgjedhore të cilën do ta rrumbullakësojë, cilat janë përparësitë ndaj listave të tjera zgjedhore, ofertën e të cilave me votën e tij do ta refuzojë. Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Malësi, sado i dhembshëm që ishte, duhet të jetë këmbana e fundit për të gjithë ata që këto rezultate i përjetojnë si fatalitet, por jo si realitet, të skenës politike shqiptare, kështu që është koha të reflektojmë. Demokracia, liria, e drejta, dinjiteti, prosperiteti, përmirësimi i gjendjes se mjeruar sociale dhe përkrahja e biznesit – sidomos atij të vogël, garantimi i sigurisë në investime, sistem më të mirë shëndetësor, arsimim më të avancuar, më shumë vende pune, janë nevojë e domosdoshme për të gjithë. Por, edhe nevoja e kërkesa, pritshmëri të tjera janë arsyet që e shtyjnë qytetarin – votuesin t’u drejtohet kutive të votimit, të vendosë apo të vulosë fatin e vet për katër vitet në vijim ose po këto mund të jenë arsyet, pse qytetari nuk e gjen arsyen për të kryer obligimin qytetar. Por votuesi shqiptar, përveç këtyre kërkesave e pritshmërive të përgjithshme, më shumë se kurrë, duhet të kërkojë dinjitetin dhe ruajtjen e integritetit kombëtar i cili, fatkeqësisht, sa më e gjatë po bëhet rruga e demokracisë, po zbehet gjithnjë e më shumë në favor të një koncepti pa
identitet sociologjiko-juridik, siç është koncepti “parti qytetare”. Mbase, kontribues të këtij koncepti janë edhe vetë shqiptarët që aderojnë në këto parti, gjegjësisht partitë politike shqiptare, të përçara në mes veti, pa koncept e program të përbashkët, as ekonomik e as kombëtar, pa platformë të përbashkët politike, të ngarkuara me interesat personale dhe karrierën politike të vetëm disa anëtarëve dhe lidershipit të tyre, duke i lënë hallet e popullit dhe premtimet elektorale mënjanë dhe kështu mundësuan jetësimin e bindjes se vetëm “partitë qytetare“ do t’i zgjidhin hallet e tyre, se do t’i punësojnë, avancojnë të drejtat e tyre dhe do t’u sigurojnë një mirëqenie më të mirë ekonomike. Përralla apo pallavra, si të duash, të dëgjuara 28 vite me radhë, “bukuri sa të duash, por pamje aspak”, do të thoshte ndokush, e vërteta është se komuna e Ulqinit me të gjitha atributet që Zoti ia ka dhuruar e për të cilën dora e “partisë qytetare” s’bëri asgjë edhe pse 28 vite në pushtet (bile edhe tetë vite në pushtetin vendor të Ulqinit) e ai përsëri qyteti më i pazhvilluar në bregdetin malazez, mbase edhe më gjerë. Partitë politike “qytetare” si edhe ato të deklaruara shqiptare, i kanë mbushur rrugët e qytetit dhe portalet e ndryshme me fotografi të individëve – kandidatëve për këshilltarë komunalë dhe me premtime të llojllojshme, disa prej të cilave vetëm letra i mban. Ndërkaq, qytetari, në bazë të premtimeve të tilla krijon përshtypjen se e kanë përnjëmend, se ditën e nesërme pas votimeve Ulqini do të ndryshojë, do të kemi barazi kombëtare, zhvillim ekonomik, prosperitet e mirëqenie ekonomike, do të punësohen të gjithë e do të ndalet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION boshatisja e fshatrave dhe qytetit tonë. Por, kështu ishte edhe herëve të tjera, kurse gjendja në Ulqin dhe në fshatrat e tij nuk ndryshoi, veçse shtëpi të tëra u mbyllën dhe rrugët e qytetit thuajse u boshatisën. Partitë qytetare premtojnë se pasi të fitojnë shumicën apo të jenë pjesë e pushtetit (kjo është intenca kryesore e jo programi i ofruar i zhvillimit) në Ulqin do të ketë më shumë punë, gjendja ekonomike do të përmirësohet dukshëm dhe se rinia ulqinake nuk do ketë më nevojë të braktisë vendin e vet, do të krijojohen kushte më të mira për afaristët, do të lulëzojë biznesi, do të ndërtohen tregje e vendparkime të reja, do të modernizohet administrata lokale duke garantuar transparencë në punën e saj, thuajse vetëm me ata dhe vetëm tani, si fitues apo pjesë e pushtetit fillon lulëzimi i jetës në Ulqin. Fjalë të bukura këto, por në ofertë nuk lansuan asnjë program konkret zhvillimor me kosto e afat të caktuar realizimi, por edhe zotimi i tyre se nëse programet e propozuara nuk do të realizohen do të jetësojnë institucionin e llogaridhënies, përgjegjësisë dhe dorëheqjes si garanci për besimin e dhënë, që mungon. Kushdo që e ka mësuar ose së paku e ka lexuar Xhon Lokun do t’i kujtohet thënia e tij: “Teoria pa praktikë është e shurdhër, ndërsa praktika pa teori është e verbër”. Pra, fjalët dhe imagjinata pa programe konkrete zbatimi janë sterile, qytetari është mërzitur, është ngopur me premtimet e politikanëve tanë, pritshmëritë e premtimet janë zbehur mbase edhe alivanosur. Partitë “qytetare” pikësëpari ato që ishin në pushtet gjatë gjithë kohës ose pjesën më të madhe të saj, projektuese të centralizimit të paparë të pushtetit vendor e veçanërisht diskriminimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, ata që Ulqinin (dhe të gjitha viset shqiptare në Mal të Zi) e bënë qytet të pazhvilluar ekonomikisht, ata të cilët ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në ikjen e popullatës produktive me pasoja të rënda politike – boshatisja e trojeve etnike shqiptare, duhet të jenë të vetëdijshëm dhe përgjegjës për këtë gjendje të mjerueshme të krijuar nga qeverisja e tyre, nga premtimet boshe dhe imagjinare, ndaj votuesi shqiptar, së paku kësaj rradhe, duhet të ndërgjegjësohet duke e refuzuar ofertën e tyre boshe, duke i thënë jo ditën e votimit. Nga ana tjetër, partitë politike shqiptare
përsëri nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të dalë me një listë të përbashkët e cila do të krijonte te votuesi shqiptar besueshmërinë në fitore, sigurinë dhe mbrojtjen e votës së tij e cila nuk do të transportohej apo tjetërsohej duke ngjallur kështu shpresën në krijimin e një pushteti lokal efikas, transparent, profesional e të pakorruptuar nga kandidatët të cilët ai vetë i votoi. Virusi për të qenë me çdo kusht në qeveri (në të dyja nivelet), afër të fortit, si duket, edhe këtë herë edhe më tepër po depërton edhe në partitë politike shqiptare. Fatkeqësisht, ai sidomos ka kapluar lidershipin shqiptar, për interesat e përgjithshme apo personale të tyre, votues zgjidhe ti? Dhe e gjithë kjo është politikë?! Kjo e demoralizon votuesin shqiptar. Votuesi tradicional i partive shqiptare, dikur në shumicë absolute, s’e besoj se ka rrugë tjetër. Edhe kësaj radhe, zgjidhja e tij duhet të jetë vetëm shqip, ndonëse ato çka na ofruan deri tani dhe ato çka po ofrojnë edhe tani, vetëm fjalë, premtime si 28 vjet me radhë, pa programe konkrete zhvillimore, pa ndjeshmëri përgjegjësie, pa platformë të përbashkët politike, e ka të vështirë të vendosë cilën parti të votojë ose të mos votojë, prandaj duhet dialoguar me secilën prej tyre, të zgjedhë atë më premtuesen, pasi lidershipi vendosi kështu, mbase me vetëdije. “Zgjohu Ulqin”, të ka kapluar gjumi?! (edhe dimër është). Zgjohu se më mirë vonë se kurrë! Po ku ishe, çka bër më thuaj? E çka do bësh, po ashtu më thuaj, së paku të mendoj se ke ndërruar mendje, të besoj se vota ime është e imja, nuk do të tjetërsohet por do ta bashkosh me votën tjetër shqiptare, sepse vetëm për këto dua të votoj! “Me zemër përpara” do thotë kjo se deri tani për të gjitha çështjet tona, në të gjitha rastet iu bashkëngjite “partisë qytetare” pa zemër? Po për ç’arsye, për interes të cilit, më thuaj? Vërtet tani e ke përnjëmend, po ashtu më thuaj? Më thuaj se me zemër do të votoj, por a mund të më garantosh ruajtjen e identitetit të votës sime, të qëllimit tim?! “Ta mbrojmë të ardhmen tonë”, pasi e jetuam si e jetuam të kaluarën, ashtu si na e servuan, imponuan apo sadopak edhe ju i kontribuat. Gjithsesi, jo edhe aq mirë, po ti ç’bëre, ku ishe, nga ia mbajte, më thuaj? Po “partitë qytetare“ iu plotësuan kërkesat, të cilat me të drejtë Ju i kërkuat, u përmirësua
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
gjendja social-ekonomike e popullatës, a filloi zhvillimi i merituar ekonomik, po ashtu më thuaj? Të drejtat dhe liritë qytetare të shqiptarëve u përmirësuan sadopak, në punësimin, pjesëmarrjen e shqiptarëve në organet përfaqësuese, ekzekutive apo gjyqësore a ka përmirësime, a i përgjigjet realitetit, më thuaj?! Pranoni se në Ulqin ka diskriminim politik, dhe vërtet ka, duhet luftuar këtë dukuri sigurisht, por më thuaj, vërtet jeni të gatshëm ta luftoni këtë dukuri keqbërëse për shqiptarët, e cila nga Kongresi i Berlinit deri më sot nuk ka të ndalur. Ajo vazhdon dhe si rrjedhojë Ulqini (dhe të gjitha viset shqiptare në Mal të Zi) është në këtë gjendje të mjerueshme të zhvillimit ekonomiko-kulturor e kombëtar. Atëherë, gjithsesi më thuaj, me ndërgjegjshmëri, a mund të lidhni një konventë me votuesin shqiptar për luftimin e të gjitha këtyre dukurive negative dhe fatale për mirëqenien tonë sociale dhe kombëtare dhe të jetësoni institucionin e përgjegjësisë? Më thuaj se kështu populli mendon, dhe vërtet vetëm ty do të votojë?! Votuesi e ka të qartë se dalja në tri kolona e partive shqiptare është e dëmshme dhe aspak profitabile, as ekonomike e aq më pak kombëtare, dhe se shkon vetëm në favor të “partisë shtet”, e cila të gjitha këtyre viteve na servoi vetëm diskriminimin politik. Po ashtu, votuesi shqiptar e ka të qartë se dalja në tri kolona aktualizon edhe diskriminimin politik nga partitë shqiptare, ngase secila lufton për interesat e veta politike. Kjo është e rrezikshme dhe e papranueshme. Sidoqoftë, është obligim qytetar e moral ta shfrytëzojmë të drejtën demokratike të votës, t’i përkrahim partitë shqiptare për të mos mbetur peng i hatërmbajtjes dhe thënies “të tjerët do të vendosin - si me mua, si pa mua”. Të fuqizojmë votën shqiptare për të mundësuar formimin e një administrate të mirëfilltë, të pakorruptuar, profesionale, e cila do të ketë “vesh të dëgjojë” hallet e nevojat tona ekonomike dhe kombëtare nga njëra anë, kurse nga ana tjetër duke vepruar kështu të ngrejmë konceptin e përgjegjësisë së politikanit tonë, konceptin e llogaridhënies ndaj votuesit. Në rast të kundërt, edhe votuesi duhet të jetë i vetëdijshëm, i ndërgjegjshëm dhe përgjegjës për fiaskon eventuale të partive shqiptare e kështu edhe të çështjes tonë kombëtare. E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Dita kushtuar Martin Luther King-ut
Udhëheqës dhe frymëz
Në Shtetet e Bashkuara u shënua dita kushtuar Martin Luther King-ut, predikuesit protestant, aktivistit dhe udhëheqësit të lëvizjes për të drejtat civile në Amerikë, nga viti 1954 e deri më 1968. Është kjo një festë federale që shënohet çdo vit anembanë Shteteve të Bashkuara, të hënën e tretë të Janarit, e që përkon me ditëlindjen e tij më 15 të këtij muaji. Martin Luther King-u njihet në historinë amerikane dhe botërore për rolin e tij paqësor në avancimin e të drejtave civile dhe të drejtave bazë të njeriut duke përdorur taktika dhe mjete paqësore, përfshirë mosbindjen civile, bazuar në besimin e tij të krishterë dhe frymëzuar nga aktivizmi i padhunë i Mahatma Gandhit. Për veprimtarinë e tij paqësore, në mbështetje të të drejtave civile për afrikano-amerikanët, gjatë të 50-ave dhe 60-ave, atij iu akordua Çmimi Nobel për Paqe, duke u bërë kështu personi më i ri që mori këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar, në vitin 1964
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Dita kushtuar Dr. Martin Luther Kingut është një festë dhe ditë pushimi për shumicën e amerikanëve, ashtu siç janë edhe festat e tjera federale dedikuar presidentëve të Amerikës ose datave kyçe të historisë amerikane, siç është Dita e Pavarësisë. Sidomos në këtë ditë, media të ndryshme amerikane, përfshirë stacionet televizive, me këtë rast, kujtuan këtë burrë të madh duke i sjellur publikut fjalime dhe citime frymëzuese të këtij personaliteti të historisë së Shteteve të Bashkuara. Citimet dhe fjalimet e tij, megjithëse shqiptuar gjysmë shekulli më parë, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situata të popujve kudo në botë, pasi ai fliste për vlera dhe të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt
12
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
kudo, pa marrë parasysh, racën, fenë ose origjinën etnike. Njëri prej fjalimeve me rëndësi, por që ndoshta nuk tërheq aq shumë vëmendjen si fjalimet e tjera historike të njohura të tij -- jo vetëm për nga përmbajtja por edhe për nga oratoria e udhëheqësit të të drejtave civile -- ishte fjalimi i Martin Luther Kingut mbajtur në Katedralen Kombëtare në Uashington në mars të vitit 1968, para se të vritej në prill të vitit 1968. Duke folur për atë që e ka quajtur si “revolucioni i madh teknologjik”, si edhe për “revolucionin në fushën e të drejtave të njeriut”, me shpërthimin e lirisë në botë ai ka thënë se, “Kurdoherë që diçka e re ndodh në histori, sjell me vete sfida dhe mundësi të reja…Për t’u përballur me këto sfida, ne duhet të kemi një perspektivë botërore. Asnjë person nuk mund të jetojë vetëm, asnjë komb nuk mund të ekzistojë i vetëm. Kushdo që mendon se mund të jetojë i izoluar nga bota, ai është duke fjetur gjatë gjithë kohës së revolucionit modern. Bota në të cilën jetojmë është, gjeografikisht, një botë. Sfida, pra me të cilën përballemi është që t’a bëjmë botën një, në kuptimin e vëllazërimit dhe bashkëpunimit”, ka thënë Dr. King-u në fjalimin e mbajtur në Kate-
dralen Kombëtare në Uashington në vitin 1968. Dr. Luther King ka thënë me atë rast se është e vërtetë se identiteti ose njësimi gjeografik i kësaj periudhe historike për njerëzimin ka ndodhur pikërisht për arsye të shpikjeve shkencore dhe teknologjike të njeriut modern. Nëpërmjet zbulimeve shkencore dhe teknologjike, njeriu modern ka bërë të mundur pothuaj zhdukjen e largësive gjeografike, gjë që na tregon se, “bota në të vërtetë është një fqinjësi, një mëhallë.” “Nëpërmjet gjeniut tonë shkencor e teknologjik kemi krijuar një botë të afërt, të një fqinjësie të mirë me njëri tjetrit, por fatkeqësisht nuk kemi treguar angazhimin etik e moral që nga kjo fqinjësi të krijojmë një vëllazërim. Por deshëm apo s’ deshëm , jemi të detyruar që të bëjmë një gjë të tillë, ashtu që që të krijojmë në vëllazërim dhe bashkëpunim me njëri tjetrin për të mirën e përbashkët. Duhet të mësojmë të jetojmë me njëri tjetrin si vëllezër ose përndryshe do të vdesim të gjithë si budallenj”, është shprehur ai. “Të gjithë jemi të lidhur me njëri tjetrin, kemi të njëjtin fat të përbashkët dhe “Çdo gjë që afekton njëri prej nesh drejtpërsëdrejti apo tërthorazi, na prekë të gjithëve”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
zues i të drejtave civile deshëm a s’deshëm, ka thënë Martin Luther King. Ai kishte cituar poetin dhe klerikun anglez të gjysmë shekullit të 19të, Xhon Donne, i cili ka thënë se, “Asnjë individ nuk është dhe nuk mund të jetë një ishull në vetvete. Çdo person është pjesë e këtij kontinenti…” Ndërkaq, duke folur për problemet e Amerikës të periudhës që ai jetoi, sidomos për trajtimin e keq të afrikano-amerikanëve nga shoqëria e atëhershme, Martin Luther King ka cilësuar padrejtësitë raciale të atëhershme si “një barrë e afrikano-amerikanëve dhe si një turp i të bardhëve.” Ai ka folur për argumente e disa personave të periudhës së tij të cilët thonin se problemet nuk mund të zgjidheshin menjëherë, se duhej kohë, se koha në të vërtete, do të shëronte të gjitha plagët. “Koha”, ka thënë ish-udhëheqësi i të drejtave civile në Amerikë, “është një mit e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive dhe për të qëllime shkatërruese.” Forcat e errëta, ka theksuar ai, e kanë përdorur më efektivisht se forcat e vullnetit të mire, justifikimin se koha do t’ i shëroje të gjitha problemet. Koha do ta tregojë, ka thënë ai, se “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për të bëmat e forcave të errëta dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre, por edhe për heshtjen e tmerrshme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnetmirë e të cilët rrinë duarkryq” përballë problemeve me të cilat ballafaqohet një shoqëri, duke u shprehur, “Prit se koha do t’i zgjidhë”. Martin Luther King në fjalimin e tij në Uashington në mars të vitit 1968 ka thënë se asgjë në histori nuk ndodh vetvetiu. “Por, ngjarjet ndodhin si përfundim i përpjekjeve të vazhdueshme dhe punës së palodhshme të individëve të dedikuar ndaj kauzave të drejta e të cilët janë të gatshëm të jenë edhe bashkëpunëtorë të Perëndisë. Pa një punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme,
koha në vet-vete, bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqërorë, është shprehur ai. Koha për të vepruar është tani. “Kështu që duhet të jemi bashkëpunëtorë të kohës dhe të jemi të vetëdijshëm se koha është gjithmonë e përshtatshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë”, për të mirën e përbashkët. Mesazhi i Martin Luther King-ut 50vjet më parë ashtu si dhe sot është “vëllazërimi” dhe “bashkëpunimi” midis forcave vullnetmira, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim për të zhdukur problemet e shoqërive moderne, siç janë respekti për jetën e njeriut, liria dhe drejtësia e barabartë për të gjithë, zhdukja e varfërisë, diskriminimit dhe probleme të tjera shoqërore – të cilat më gjithë arritjet e shkencës dhe të teknologjisë moderne – nuk mund të zgjidhen pa “vëllazërim” e bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas Martin Luther King-ut, pasi asnjë njeri nuk është ishull në vetvete. “Në qoftë se njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as mundësinë për të qenë i kënaqur”. Duke njoftuar protesta paqësore kundër diskriminimit, “Kemi ardhur në Uashington”, përfundoi Martin Luther King fjalimin e tij në Katedralën Kombëtare të kryeqytetit amerikan në vitin 1968, “për t’u angazhuar në një veprim dramatik paqësor, për t’u kujtuar të gjithëve hendekun e madh
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
që ekziston midis premtimeve të bëra dhe mos- realizimit të premtimeve të dhëna. Për ta bërë të padukshmen, të dukshme”, theksoi ai duke paralajmëruar se, “Asgjë nuk do të realizohet drejt zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria, në qoftë se njerëzit vullnet mirë rrinë duarkryq me shpresën se koha do t’i zgjidhë eventualisht problemet. Është mesazhi i Martin Luther Kingut, para 50-vitesh, se tani është koha për veprim që “vëllazërisht” dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në mënyrë paqësore të zgjidhen problemet me të cilat përballet cilado shoqëri, sepse koha nuk pret, por shkon në favor të forcave të errëta të shoqërisë, të cilat e përdorin kohën për qëllime dhe interesa personale, por shkatërruese dhe në dëm të interesave për të mirën e përbashkët të shoqërisë. Megjithëkëtë, Martin Luther King ishte optimist se liria më në fund do të fitohej, “Sepse si trashëgimia e shenjtë e kombit tonë ashtu si dhe vullneti i përjetshëm i të Madhit Zot, janë të mishëruara në kërkesat tona për të drejta të barabarta. Ashtu që, sado i errët të jetë horizonti, sado të thella të jenë ndjenjat e zemërimit dhe sado të dhunshme të mund të jenë përplasjet, më në fund do t’ia dalim”, në qoftë se mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër, ka përfunduar Dr. Martin Luther King-u fjalimin e tij në Katedralen Kombëtare, në mars të vitit 1968. E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Problem i pazgj
Astrit Lulushi
14
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Së shpejti mbushen 30 vite nga rënia e diktaturës, dhe periudha kalimtare apo e daljes prej saj zgjatet; tregues deri diku se diktatura në një formë a një tjetër vazhdon; politikanë, së bashku me ata që kanë dalë prej tyre, duket se nuk kanë pasur mision tjetër por veç të tallen, diskreditojnë e korruptojnë lirinë. Ata janë hipokritët tanë. Sepse vetëm kështu, me hile, mashtrime, maska, ata përpiqen të provojnë se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin pa pasur një dorë të fortë të hekurt mbi kokë, ose nuk janë gati për demokraci a nuk duan sistem tjetër qeverisës veç atij që kanë pasur
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“ jidhur Edhe pse thonë, vështirë të besohet se historia përsëritet. Mes epokave të ndryshme shpesh ekzistojnë analogji që të habisin, në fakt janë problemet që përsëriten, jo kushtet që përcaktojnë zgjidhjen e tyre. Dhe një nga këto probleme, është babëzia e njeriut për pushtet, ndërsa koha është kusht për zgjidhje. Së shpejti mbushen 30 vite nga rënia e diktaturës, dhe periudha kalimtare apo e daljes prej saj zgjatet; tregues deri diku se diktatura në një
VËSHTRIM & OPINION
Me përhapje lajmesh të rreme, diktatura e tyre e shkuar krijon iluzion, duke e krahasuar jetën e asaj kohe me jetesën që bënin në Bllok, ata krijojnë nostalgji për rininë që atë kohë nuk e kanë njohur. Lëvdatat trushplarëse, që vijnë nga njerëz të cilët profesion kanë lajkat, lenë shije të hidhur, dhe bëjnë të mos harrohet pikërisht ajo kohë që ata duan të shuhet nga kujtesa jonë
formë a një tjetër vazhdon; politikanë, së bashku me ata që kanë dalë prej tyre, duket se nuk kanë pasur mision tjetër por veç të tallen, diskreditojnë e korruptojnë lirinë. Ata janë hipokritët tanë. Sepse vetëm kështu, me hile, mashtrime, maska, ata përpiqen të provojnë se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin pa pasur një dorë të fortë të hekurt mbi kokë, ose nuk janë gati për demokraci a nuk duan sistem tjetër qeverisës veç atij që kanë pasur.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Me përhapje lajmesh të rreme, diktatura e tyre e shkuar krijon iluzion, duke e krahasuar jetën e asaj kohe me jetesën që bënin në Bllok, ata krijojnë nostalgji për rininë që atë kohë nuk e kanë njohur. Lëvdatat trushplarëse, që vijnë nga njerëz të cilët profesion kanë lajkat, lenë shije të hidhur, dhe bëjnë të mos harrohet pikërisht ajo kohë që ata duan të shuhet nga kujtesa jonë.
“
Mes epokave të ndryshme shpesh ekzistojnë analogji që të habisin, në fakt janë problemet që përsëriten, jo kushtet që përcaktojnë zgjidhjen e tyre. Dhe një nga këto probleme, është babëzia e njeriut për pushtet, ndërsa koha është kusht për zgjidhje
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Poezitë e para evropiane për Gjergj Kastriot Skënderbeun Emri i lavdishëm e i pamortshëm i Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, është i lidhur edhe me poezinë botërore. Marin Barleti dëshmon për këngët popullore, pra për një traditë të këngës historike e legjendare të vetë popullit shqiptar
Moikom Zeqo
Vetë kryevepra e Barletit për bëmat e personalitetin e jashtëzakonshëm të Skënderbeut është shkruar plot me poezi të brendshme, me një forcë përgjithësuese, ku poezia në kuptimin e përgjithshëm dhe artistik është e pranishme. Librin e Barletit mund ta quajmë pa e tepruar edhe si një poemë epike. Ky libër, siç dihet u botua në Romë gjatë viteve 1508-1510. Interesant është, të vihet në dukje se që në fillim të librit botohen edhe dy poezitë latinisht nga dy poetë bashkëkohës të Barletit tonë, e me sa duket, miq të tij, që e vlerësojnë shumë lart jo vetëm figurën e ndritshme të Skënderbeut, por edhe vetë nismën e pavdekshme të shkrimtarit e të dijetarit humanist. Poezitë janë shkruar në distikë e kanë karakter kushtimor e vlerësues, apologjik.
16
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Njëra poezi është shkruar nga poeti Pjetër Reguli nga Viçenca, kurse tjetra nga Domeniko de Alcenjano, nga Padova. Këta dy poetë të kohës janë intelektualë, që u ka tërhequr vëmendjen Shqipëria, historia e saj dhe një nga pishtarët më të mëdhenj të lavdisë e lirisë shqiptare – Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ata kanë pasur patjetër lidhje me Barletin e shtojnë kështu nota për biografinë e tij, për rrethin e të njohurve të Barletit, për vetë procesin e shkrimit dhe të botimit të kryeveprës barletiane, e cila u përhap dhe u përkthye gati në të gjitha gjuhët e Evropës, duke e bërë Barletin shkrimtarin e parë shqiptar të kalibrit botëror. Në përfundim, shënojmë se Pjetër Reguli dhe Domeniko de Alcenjano janë poetët e parë të Evropës dhe të botës, që kanë shkruar për Skënderbeun, duke u bërë kështu paraardhësit e asaj tradite shekullore të poezisë së popujve të ndryshëm, që përmendin me nderim emrin e Skënderbeut dhe të Shqipërisë. Le të kujtojmë këtu poetët Ronsar, Agrippa D’Obinje, Gabriel Femi, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De
Vega, Kristofor Marlogu, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj. PJETËR REGULI I VIÇENCËS (SHEKULLI XVI) Kështu do të mahnitesh o lexues nga betejat E kapedanëve të famshëm heroikë. Ndër to çudi është Skënderbeu, rrufe e luftës, Sa kënaqësi do të ndjesh kur të lexosh për të! Prijës i madh, trim e shpirt hero Kërdi ka bërë mbi turqit kaq mizorë! Se emri i tij do të thotë “Aleksandër i Madh”, Mirëmbetsh o lexues me lavdinë e tij përherë! DOMENIKO DE ALCENJANO I PADOVËS (SHEKULLI XVI) Në qoftë se ti lexues do të tejshohësh Me aftësinë tënde në këtë vepër madhështore, Ke për ta çuar famën e autorit deri në zenith, Se ai këndoi Skënderbeun, bir i një populli të lartë. Këndoi trimëritë e bëmat e prijësit arbër Që asnjë mangut nuk i le Kamilit të
KULTURË madh. I pakrahasueshëm në fitore, i shkatërroi me ngulm Ushtritë pafund të perandorëve sulltanë. Le të gëzojë e larta Arbëri për këto triumfe, Le të ngrejë në qiell veprat e princit të vet. *** Albanologu i njohur, i ndjeri at Vinçenc Malaj, që vdiq para disa vjetësh në moshën 70-vjeçare në Tuz të Malit të Zi, ka bërë të njohur publikisht ekzistencën e një dorëshkrimi në gjuhën latine, të shkruar nga poeti italian, humanisti Girolamo Bologni. Dorëshkrimi përbëhej gjithsej nga 20 faqe dhe përmbante në 243 distikë një poezi, pothuaj një poemë prej 436 vargjesh gjithsej. Çdo distikt përbëhej nga dy vargje me ritme të alternuara, një varg qe hekzametër, kurse tjetri pentametër, teknikë vargëzuese kjo tepër e njohur në poezinë e latinitetit mesjetar. Poema kishte titullin « SCANDER », pra kemi të bëjmë me emrin e njohur të Gjergj Kastriotit, që u quajt nga turqit Skënderbe, formë kjo tipike e paraqitjes së emrit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Ky dorëshkrim qe zbuluar nga Dr. Vinçens Malaj në Bibliotekën e Splitit, ku ai kishte punuar për disa kohë. Kjo poemë unikale është akoma dhe sot e pabotuar. Malaj kishte projektuar ta kthente poemën në shqip, pasi «poema shton një subjekt dhe motiv të ri të rëndësishëm për bibliografinë skënderbejane». Gjirolamo Bologni është një poet që ka lindur në Italinë e Veriut në qytetin Trevizo në vitin 1454. Kur vdiq Skënderbeu në 1468 poeti italian qe 14 vjeç. Ai vdiq në vitin 1517 dhe mundet që poema e tij për Skënderbeun të jetë shkruar diçka para vitit 1517, pra në fillim të shekullit XVI. Në fletën e parë « dorëshkrimi » është shkruar latinisht « Huic Libello Est Titulus Scander », dmth., « Ky libër e ka titullin Skënderbe ». Ka dhe një nëntitull, ku thuhet në latinisht me dy vargje : Një ankim i mallëngjyeshëm mbi shkatërrimin E të krishterëve të gënjyer nga turqit e tmerrshëm.
Për të patur një ide më të qartë të fillimit të poemës po japim të përkthyer në shqip edhe dy distikë të tjerë : Skënderbeu, dëbuesi i turqve, që nga Venediku, Qe i ashpër, i tmerrshëm për dhunuesit. E meriton me këtë Hero ta titulloj këtë libër, Se me veprat heroike ia ka dhënë substancën. Poema në fjalë, afro 500 vargje, meriton e tëra, që të shqipërohet. Kështu krijohet një trinitet poetësh italianë që kanë jetuar midis fundit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Që të tre këta autorë janë me origjinë italiane, ç’ka tregon, se krijuesit humanistë europianë kanë qenë shumë të ndjeshëm dhe reflektues ndaj famës dhe bëmave të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Hulumtimet e ardhshme kanë për të zbuluar vepra dhe motive të tjera. *** Në vitin 1567 u përkthye libri i Barletit për Skënderbeun në portugalisht. Mbi këtë botim u mbështet Luis De Meneses, një nga emrat më të shquar të kulturës portugeze për të botuar në vitin 1688 në Lisbonë një libër, që përmban edhe 21 kushtime, sonete dhe decima të autorëve të ndryshëm. Për këtë koleksion poezish flet në një studim të saj në formë disertacioni Dr. Anila Bitri. Nuk ka shumë të dhëna për autorët e poezive që janë frymëzuar nga lavdia e Skënderbeut. Një sonet dihet, që është shkruar nga Markez De Arronche. Në sonetin e tij janë dhe këto vargje: Nga kjo lakmi e Diellit, mrekulli e artit E mbretit shqiptar kaq të lavdishëm Në çdo germë unë e ngre një kurorë Dhe në çdo fletë e vë një flamur. Një sonet tjetër është anonim, nuk e ka emrin e autorit. Mendohet se është shkruar në shekullin XVI. Veçojmë më poshtë këto vargje (shqipërimi është i Dr. Anila Bitrit): Në degë dafine, në djep prej ari Rilind sot ti i ndritur Feniks
Hero që me shkronja diamanti Shkruan në Zefir thesarin e pamort. Ai qe i pari është në Korin e Muzave Jetës që lind botën, ti këndoj Të lerë gjurmë në dritat vezulluese Dafinë pa rreze, pendë pa shkëlqim. Me njërën, dhe tjetrën është krahasuar Feniksi, që sot ringjallet në këtë shkrim Dhe i mençuri Apolon, që plot lavdi, Famën tregon në fluturimin e dyfishtë. *** I paharruar Frang Bardhi në kryeveprën e tij „Apologjia e Skënderbeut“ të botuar në 1636 citon librin „Argëtime te Parnasit“, të shkruar nga poeti italian Joan Jakov Ricci, i shekullit XVII. Frang Bardhi citon këtë fragment poetik nga Ricci me titull „Beteja e Herkulit dhe e Skënderbeut“: Me gëzim të madh dhe me furi Sulmon Skënderbeu shqiptar i pathyeshëm Kreshnik në beteja, ku del ngadhënjimtar Shpirtmadh, i vrullshëm dhe plot fuqi. Dhe më poshtë: Ndalon Skënderbeu i lindur nga Epiri Kali e tij madhështor dhe krenar, Që ka ecje të lehtë për çdo kundërshtar. Heroi i armatosur trimërisht Parzmore prej lëkure të ashpër ka, Shpatë, hark dhe shtizë të tmerrshme U hodhën heshtat e shpejta dhe Arbërori, Merr pozicion dhe hedh një topuz Krejt ndryshe nga topuzi i Herkulit të Tebës. Ne nuk e dimë librin me autor Riccin, ku padyshim një kapitull poetik i kushtohet Skënderbeut në shoqëri nga një hero mitologjik, siç është Herkuli i Tebës. *** Për poetin Ricci Skënderbeu është po aq i famshëm, kapërcen kohërat si një subjekt surrealist dhe lufton së bashku me Herkulin e Tebës. *** Në shekullin XVII edhe një poete italiane Margarita Sorochi, një mike e njohur e Galileo Galileut, ka shkruar një epos në qindra vargje për Skënderbeun, epos, që fatmirësisht është botuar dhe përkthyer edhe në gjuhën shqipe. E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Malësi u shënua 550- vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skendërbeut
U shfaq koncert m popullore dhe kla
Tuz- 550- vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjegj KastriotitSkendërbeut, u shënua në Malësi nga Ansambli folklorik “Shqiponja”, në bashkëpunim me QKI “Malësia”, të cilët organizuan një koncert madhështor kushtuar kësaj figure emblematike të kombit tonë, në të cilin morën pjesë një publik shumë i gjerë nga Malësia këndej dhe andej kufirit.
“ 18
Në fillim të kësaj mbrëmjeje kulturore-artistike është intonuar himni i flamurit kombëtar, ndërsa më pas është shfaqur një minidramë e vënë në skenë nga disa anëtarë të ansamblit “Shqiponja” kushtuar veprimtarisë së gjerë dhe të pashoqe të Skendërbeut, duke pasqyruar kështu rezistencën shumëvjeçare të heroit në përballje me fuqinë më të mëdhe të kohës gjatë tridhjetë betejave të tij
Madhështinë këtij koncerti ia shtoi kori profesional nga Shkodra “Rozafa Expression” në krye me drejtorin artistik dhe mjeshtrin e korit, kompozitorin dhe dirigjentin e njohur Zef Çoba të cilët interpretuan me një profesionalizëm dhe mjeshtri artistike të lart disa pikë muzikore të përzgjedhura nga repertori i tyre i pasur
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
të zhvilluara me armiqtë e huaj. Ndërkohë, madhështinë këtij koncerti ia shtoi kori profesional nga Shkodra “Rozafa Expression” në krye me drejtorin artistik dhe mjeshtrin e korit, kompozitorin dhe dirigjentin e njohur Zef Çoba, të cilët interpretuan me një profesionalizëm dhe mjeshtri artistike të lartë disa pika muzikore të përzgjedhura nga repertori i tyre i pasur. Kori në fjalë u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku, duke u duartrokitur përgjatë gjithë kohës që ekzekutonin live. Ndërkaq, një historik për veprimtarinë dhe jetën e Gjergj KastriotitSkendërbeut , për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij e ka shpalosur profesori i historisë Mark Junçaj, i cili ndarjen nga jeta të këtij kryetrimi të kombit para 550 vitesh, konkretisht më 17 Janar të 1468-tës
KULTURË
me muzikë asike
e quajti një ditë zie për mbarë shqiptarizmin duke qenë se shqiptarët mbetën pa udhëheqësin e tyre sypatrembur. “Gjergj Kastrioti- Skendërbeu edhe pse vdiq fizikisht ai nuk u harrua kurrë nga Shqiptarët por mbeti në kujtesën e tyre. Shpeshherë ai ishte frymëzim për qëndresë sidomos gjatë fazës së Rilindjes Kombëtare, ku rilindasit shkruan vepra të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave kombëtare ku secilën herë që përdorej e drejta historike përmendeshin edhe të bëmat e Gjergj Kastriotit- Skendërbeut”, u shpreh në mes tjerash Junçaj. Në të njëtën kohë, gjatë kësaj mbrëmjeje me disa këngë janë paraqitur edhe talentët më të rinj të ansamblit “Shqiponja” si dhe disa mysafirë (studentë) të ftuar nga Shkodra të cilët sollën çaste të këndshme ar-
“
Gjergj Kastrioti- Skendërbeu edhe pse vdiq fizikisht ai nuk u harrua kurrë nga Shqiptarët por mbeti në kujtesën e tyre. Shpeshherë ai ishte frymëzim për qëndresë sidomos gjatë fazës së Rilindjes Kombëtare, ku rilindasit shkruan vepra të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave kombëtare
gëtuese me interpretimin e tyre live. Koncerti në fjalë ka vijuar me pjesëmarrjen e SHKA- ve nga Malësia dhe Ulqini ku disa pikë nga repertori i tyre artistik me motive të ndryshme i shpalosën SHKA “Besa”, Ansambli “Trandafilat e Shën Terezes”- Ulqin, SHKA “Dedë Gjon Luli”, SHKA “Koha” dhe SHKA “Liria”. I ftuar ishte edhe lahutari Jonuz Delaj i cili përshëndeti të pranishmit me një këngë nga eposi i kreshnikëve.
Programi kulturor-artistik u përmbyll me disa valle të ansamblit folklorik “Shqiponja” me motive të ndryshme nga treva e Malësisë dhe më gjerë. Viti 2018 është shpallur nga dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, si “Viti i Skendërbeut”, përgjatë të cilit janë parashikuar aktivitete të ndryshme në përkujtim dhe nderim të figurës së pavdekshme dhe të pazëvendësueshme të kombit t. u. shqiptar. E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
19
MOZAIK
Përfaqësimi i femrës në politikë dhe zgjedhjet lokale në Ulqin
Sa për të përmbushur kërkesën ligjore
Përfaqësimi i femrës në listat zgjedhore është i ulët në aspektin sasior, ku në shumicën e listave mezi e kalon 30 përqindëshin, por sidomos në aspektin cilësor, domethënë vendin e renditjes në listat zgjedhore. Asnjëra prej dhjetë listave nuk kryesohet nga një kandidate femër, por pothuajse tek të gjitha listat zgjedhore femra e parë ndodhet në vendin e katërt
Ismet Kallaba
Përfaqësimi i femrës në politikë është një ndër problemet e trashëguara të shoqërisë së sotme shqiptare dhe asaj malazeze. Këtë e dëshmojnë më së miri listat zgjedhore të kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Ulqinit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 4 shkurt 2018. Nga një vështrim sipërfaqësor i dhjetë listave zgjedhore nuk është vështirë të arrish në përfundimin se përfshirja e femrave në këto lista është bërë vetëm me qëllim të përmbushjes së kërkesës ligjore dhe se femrat janë aty vetëm dekor. Në nenin 39a të Ligjit mbi zgjedhjen
20
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
e këshilltarëve dhe deputetëve theksohet se “Me qëllim të realizimit të parimit të barazisë gjinore, në listën zgjedhore do të jenë më së paku 30% të kandidatëve të gjinisë më pak të përfaqësuar. Në listën zgjedhore në mesin e çdo të katërtit kandidat sipas renditjes në listë (katër vendet e para, katër vendet e dyta dhe kështu deri në fund të listës) duhet të jetë të paktën nga një kandidat pjesëtar i gjinisë më pak të përfaqësuar”. Përfaqësimi i femrës në listat zgjedhore është i ulët në aspektin sasior, ku në shumicën e listave mezi e kalon 30 përqindëshin, por sidomos në aspektin cilësor, domethënë vendin e renditjes në listat zgjedhore. Asnjëra prej dhjetë listave nuk kryesohet nga një kandidate femër, por pothuajse tek të gjitha listat zgjedhore femra e parë ndodhet në vendin e katërt,
me përjashtim të listës zgjedhore të UDSH-së, ku nënkryetarja e kësaj partie renditet në vendin e dytë, kurse ndër katër vendet e para në listë janë dy femra. Këto të dhëna nuk janë për t’u çuditur nëse kemi parasysh traditën patriarkale dhe karakterin maskilist të shoqërisë sonë. Ato janë tregues të peshës reale të femrës në politikë dhe nënçmimit të saj në politikë, ashtu si dhe në shumë fusha të tjera të përfaqësimit publik. Në favor të kësaj flet edhe fakti se deri tani nuk ka pasur asnjë femër në krye të Komunës apo Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Se deri kur duhet të presim për këtë, askush nuk din të japë përgjigje! Niveli i përfaqësimit të femrës në politikë është tregues i shkallës së emancipimit të shoqërisë. Në përbërjen e fundit të Kuvendit të Komunës
MOZAIK
“ së Ulqinit ishin tri femra nga gjithsej 33 këshilltarë sa ka gjithsej Kuvendi, apo e shprehur në përqindje rreth 9 për qind. Si satisfaksion mund të shërbejë
parashikimi se në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit pritet të rritet numri i femrave. Megjithatë, a duhet të na kënaqë vetëm kjo? Sigurisht që jo.
Listat zgjedhore janë tregues të peshës reale të femrës në politikë dhe nënçmimit të saj në politikë, ashtu si dhe në shumë fusha të tjera të përfaqësimit publik. Në favor të kësaj flet edhe fakti se deri tani nuk ka pasur asnjë femër në krye të Komunës apo Kuvendit të Komunës së Ulqinit
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
Ky aktor mund të jetë James Bond i ardhshëm Ai pati mjaft komente për aktrimin në filmin Dunkirk dhe tashmë Harry Styles është në vëmendjen e shefave të James Bondit, të cilët kanë lënë të kuptohet se ajo mund të jetë protagonisti i filmit të
22
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
2022. Daniel Craig është konfirmuar se do të jetë në filmin e ardhshëm që do të dalë në nëntor të 2019-tës. Duke folur për Daily Star, editori i filmit Lee Smith thotë: “Harry
mund ta bëjë. Nëse ata duan një Bond më të ri pse jo? Ai e bën”. “Harry është shumë i mirë dhe ia del. Është një talent i padiskutueshëm dhe mjaft i natyrshëm në kamera”, thotë Smith.
FOTOGRAFIA E JAVËS
MIRSAD BEQIRAJ KORITË 2018
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (3)
Me qëndresë dhe vizion përballë politikës antishqiptare Sipas shënimeve, 44 për qind e gjithë territorit të komunës së Plavës dhe asaj të Gucisë, është i mbuluar me pyje me vlera të larta ekonomike. Një pjesë e madhe e tyre janë prona të shqiptarëve. Me pasuritë pyjore qeveris pushteti qendror. Shpallja Park Nacional e Alpeve Shqiptare, përfshin kryesisht prona të shqiptarëve, pjesërisht edhe të boshnjakëve. Edhe me to qeveris pushteti qendror
Binak Ulaj Vuthaj
(vijon nga numri i kaluar) Pas mëvetësisë së Malit të Zi, më 21 maj 2006, është pritur se do të avancohen të drejtat kombëtare dhe politike të shqiptarëve. Kjo, aq më parë ngase shqiptarët janë deklaruar pro kësaj pavarësie dhe vazhdimisht kanë pasur rol konstruktiv. Megjithatë, një avancim i tillë nuk ka ndodhur në masën që u takon ligjërisht.
“ 24
Në vend se t‘u kthehen pronat e nacionalizuara në kohën e regjimit komunist jugosllav, ato janë nxjerrë në ankand dhe shitur sipas Ligjit për privatizimin. Rast i tillë është edhe shitja e mullirit të Adem Dervishit, të nacionalizuar për shkak të veprimtarisë së tij politike në SHBA, si kryetar i Shoqatës “Ali Pashë Gucia”. Nuk janë kthyer pronat pyjore, që janë një pasuri e paçmueshme. Sipas shënimeve, 44 për qind e gjithë territorit të komunës së Plavës dhe asaj të Gucisë, është i mbuluar me pyje me vlera të larta ekonomike. Një pjesë e madhe e tyre janë prona të shqiptarëve. Me pasuritë pyjore qeveris pushteti qendror. Shpallja Park Nacional e Alpeve Shqiptare (toponimin Bjeshkët e Nemuna e
Përcaktimin e vet për çështjen kombëtare, ashtu siç e kishte dëshmuar në periudha vendimtare historike, do ta dëshmojë edhe në vitet e nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas. Pas shpërthimit të luftës çlirimtare në Kosovë, shumë të rinj shqiptarë nga Mali i Zi do t’u bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçmas nga SHBA-ja, por edhe nga vendi
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
përdor historiografia serbe, ndaj është absurde që mrekullitë e tilla të quhen të nemuna), përfshijnë kryesisht prona të shqiptarëve, pjesërisht edhe të boshnjakëve. Edhe me të qeveris pushteti qendror. Pabarazia në lëmin e punësimit është dukuri e kamotshme. Megjithëkëtë, shqiptarët e Plavës e të Gucisë i vlerësojnë raportet ndërmjet Shqipërisë e, veçmas ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, si dhe bashkëpunimin e tyre si indikatorë pozitivë dhe premtues. *** Përkundër masave të zbatuara e mjeteve të përdorura të dhunës dhe të represionit të institucionalizuar shtetëror, as qeveria e Beogradit, as ajo e Podgoricës, nuk ka arritur të zhbëjë e as të shuajë rezistencën dhe përpjekjet e popullsisë shqiptare edhe të Plavës e Gucisë për t’i realizuar të drejtat e veta kolektive kombëtare e qytetare. Me qëndresën e vet, me vizionin e qartë për të ardhmen e, veçmas, me shkollimin e bijave dhe bijve të vet, kjo popullsi, ndonëse me mundësi e kushte fare të kufizuara, ka arritur t’i bëjë ballë politikës së vazhdueshme antishqiptare.
KULTURË
Vetëm nga fshati Vuthaj sot janë disa qindra të diplomuar në fakultete të ndryshme, fatbardhësisht, edhe jashtë atdheut. Krahasuar me numrin e popullsisë, besohet se nuk ka fshat shqiptar me më shumë intelektualë. Shqiptarët e Plavës e Gucisë, por jo vetëm, mburren me akademikun e palodhur në dritësimin e mendjeve tona, Rexhep Qosjen, me doktorët e shkencave Isuf Dedushaj, Mujë Gjonbalaj, Verë Halili, Ibrahim e Mehmet Ahmetaj, me regjisorin e filmit Isa Qosja (që të gjithë këta nga fshati Vuthaj), prej nga është edhe shqiptari i parë i kësaj ane i doktoruar në Universitetin e Kembrixhit, Rexhë Meta Ulaj, me akademikun nga Nokshiqi, Esad Mekuli, dhe me profesorin Hasan Mekuli, me piktoren e dalluar, Zake Prelvukaj nga Martinajt e të tjerë. Për krijimin e një armate të tërë shkollarësh, meritë të veçantë kanë shkollat shqipe, të mesmet dhe të lartat, të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajit, Gjilanit. Në këto shkolla, të rejat dhe të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi do të gjejnë, jo vetëm vatrën e diturisë, por edhe të edukimit atdhetar. Në edukimin atdhetar të të rinjve rol të veçantë do të ketë literatura ilegale
e legale nga Tirana, profesorët, por edhe emisionet e radios e, më vonë, edhe të televizionit të Tiranës. Tani, kjo armatë e tërë e jep kontributin e vet anekënd Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare. Populli shqiptar i kësaj treve asnjëherë s‘e ka parë fatin e vet të ndarë nga fati i popullit që i përket e, assesi nga fati i pjesës tjetër të popullsisë shqiptare nën Jugosllavi, që jeton në një kompaktësi territoriale etnike e historike, të ndarë nga regjimi i Beogradit, me qëllim të dobësimit të faktorit shqiptar. Përcaktimin e vet për çështjen kombëtare, ashtu siç e kishte dëshmuar në periudha vendimtare historike, do ta dëshmojë edhe në vitet e nëntëdhjeta të shekullit që lamë pas. Pas shpërthimit të luftës çlirimtare në Kosovë, shumë të rinj shqiptarë nga Mali i Zi do t’u bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçmas nga SHBA-të, por edhe nga vendi. Imer Kukaj, Sadri Hoti, Ismet Dedushaj, Haxhë Balidemaj, Hysen Bruçaj... do t’i bashkohen batalionit Atlantiku. Eshtrat e dëshmorit nga Vuthajt, Jeton Dedushaj, prej nga janë edhe luftëtarët Lirak Çelaj e Qamil Ulaj, prehen në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit. Driton Gjon-
“
Vetëm nga fshati Vuthaj sot janë disa qindra të diplomuar në fakultete të ndryshme, fatbardhësisht, edhe jashtë atdheut. Krahasuar me numrin e popullsisë, besohet se nuk ka fshat shqiptar me më shumë intelektualë
balaj dhe Skënder Hasangjekaj i kanë ende në trup plagët nga beteja e Koshares, të cilën e ka drejtuar edhe Rrustem Berisha, tani ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, me prejardhje nga Zhanica e Plavës. Përveç kësaj, fondit Vendlindja Thërret - Atdheu në rrezik, do t’i përgjigjen në mënyrë masive. Me këtë rast vlen të veçohet kontributi i Bruno Selimajt, i cili e ka shkrirë gati gjithë pasurinë e tij të fituar me vite në SHBA dhe, pas luftës, ia ka nisur biznesit nga e para. (vazhdon) E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
SHAI “Art Club” organizoi Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së prof. dr. Basri Çapriqit
Shëmbëlltyrë e intelektualit shqiptar
“Kur shumica e poezisë shqipe të kohës, kur u shfaqe Ti, ishte e ngarkuar me figuracionin e përsëritur, Ti i dhe asaj aromën e papërsëritshme të detit, apo më vonë atë ironinë e deriatëhershme të paparë, për ta zgjuar poezinë shqipe nga një gjumë letargjik, duke e emancipuar atë, për ta bërë të krahasueshme me poezinë e gjuhëve të mëdha”, ka thënë në fjalën e rastit mr. Haxhi Shabani Ulqin – Në sallën e mbushur përplot të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të enjten u mbajt orë përkujtimore me rastin e vdekjes së poetit, studiuesit dhe pedagogut universitar, prof. dr. Basri Çapriqi. Ora përkujtimore filloi me një minutë heshtjeje në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e Çapriqit. Në emër të organizatorit, kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se Basri Çapriqi është modeli dhe shëmbëlltyra më e mirë e intelektualit shqiptar. “Ai do të bëhej urë bashkëpunimi ndërmjet krijuesve të Ulqinit dhe krijuesve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ai ishte përfaqësues i denjë i Ulqinit dhe i shqiptarëve në Mal të Zi në kryeqytetin e Kosovës. Me karizmën e tij, kudo ka përfaqësuar me dinjitet Ulqinin, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi”, ka theksuar ndër të tjera ai. Kryetari i “Art Club”-it ka thënë se Çapriqi ishte i lidhur shpirtërisht me Ulqinin. “Basri Çapriqi nuk ishte prej atyre që kur ikin nga Ulqini, e harrojnë atë.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Prandaj Ulqini i ka borxh Basriut”, ka theksuar Kallaba. Ai më tej ka shtuar se kontributi i Çapriqit për SHAI “Art Club” është i pamatshëm. “Sa herë që rrinim në Ulqin apo kur komunikonim, ai interesohej për veprimtarinë e Shoqatës, na jepte këshilla etj.”, ka thënë Kallaba. Fjalën e rastit në orën përkujtimore e ka mbajtur kolegu i të ndjerit, mr. Haxhi Shabani. Ai ka thënë se poezia shqipe, muzat e saj janë të përlotura ngase nga kjo botë po përcjellin një nga engjujt e saj, poetin Basri Çapriqi, për ta ngritur në botën e të përjetshmëve, atje ku banojnë: Lasgushi, Migjeni, Podrimja. Shabani ka thënë se për familjen, miqtë, të gjithë ata që e njohën dhe lexuesit e tij, Basri Çapriqi ishte “Modeli që duhet ndjekur sepse kishe dashuri, mirësi, kulturë, dije, qytetërim, inteligjencë, sepse Ti ishe SHPIRT NJERIU, para së gjithash”. Ai ka thënë se Basri Çapriqi ishte Frymëzuesi për të dhe të tjerët. “Ne të prisnim në Ulqin të vije dhe të bisedonim, ashtu siç veç Ti dije. Sepse Ti kishe fuqinë të artikulo-
je xhevahirë. Sepse, sidomos disa nga Ne, Ty të kishim pranë edhe kur nuk ishe me ne fizikisht, me Frymën tënde”, është shprehur Shabani. Ai ka thënë se Çapriqi ishte “Arkiteti i poezisë shqipe të fundshekullit të kaluar dhe fillimshekullit të ri”. “Kur shumica e poezisë shqipe të kohës, kur u shfaqe Ti, ishte e ngarkuar me figuracionin e përsëritur, Ti i dhe asaj aromën e papërsëritshme të detit, apo më vonë atë ironinë e deriatëhershme të paparë, për ta zgjuar poezinë shqipe nga një gjumë letargjik, duke e emancipuar atë, për ta bërë të krahasueshme me poezinë e gjuhëve të mëdha”, ka thënë Shabani. Të pranishmit në emër të familjarëve i ka përshëndetur Arbin Çapriqi, duke i falënderuar për pjesëmarrjen. “Posaçërisht falënderojmë ata të cilët u gjendën pranë nesh në Prishtinë, në përcjelljen e fundit të të dashurit tonë, duke na lehtësuar dhimbjen për vdekjen e parakohshme dhe të papritshme të poetit, që akoma pat diçka për të thënë”, ka thënë ai. Çapriqi ka falënderuar po ashtu edhe ata që kanë dërguar telegrame
KULTURË
Foto: ARS STUDIO
ngushëllimi dhe kanë thurur vargje me rastin e vdekjes së poetit. “Të dashur miq, Basriu nuk është më fizikisht në mesin tonë, por kujtimi për Të do të jetojë gjatë në mendjet dhe zemrat tona”, ka thënë ndër të tjera ai. Prof. dr. Basri Çapriqi u lind më 15 janar 1960 në Krythë të Anës së Malit. Që nga viti 1986 ka punuar në Universitetin e Prishtinës, ku ka doktoruar në vitin 2004, kurse në vitin 2016 merr titullin universitar Profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës.
Është autor i disa vëllimeve poetike dhe i librave studimorë dhe monografikë. Ka botuar më shumë se 100 studime e artikuj nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si dhe është përfshirë në dhjetra antologji të poezisë në gjuhë të huaja. Për krijimtarinë e tij poetike është shpërblyer me shumë çmime. Ai është njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pastaj Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, themelues dhe njëherësh kryetar i PEN Qen-
drës së Kosovës në vitin 2004. Ishte anëtar i redaksisë në revistën prestigjoze rajonale për letërsi, kulturë e arte “Sarajevske sveske”. Ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në dy mandate, kurse nga viti 2012 ishte anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Prof. dr. Basri Çapriqi vdiq në Prishtinë të dielën, më 14 janar 2018, një ditë pa i mbushur 58 vjeç, ndërsa u varros të martën, më 16 janar 2018, i. k. në varrezat e Prishtinës. E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
27
PORTRET
Bisedë me piktoren Valbona Dedvukaj
Në botën magjike të pikturës
Kush është Valbona Dedvukaj? Valbona është një vajzë 20 vjeçe, në prag të përfundimit të studimeve për artin figurativ, e lindur dhe e rritur në “SHBA” nga prindërit emigrantë shqiptarë. Ata emigruan në Nju Jork dhe pastaj u transferuan në Miçigan ku dhe lindi ajo. U arsimua në një shkollë ku ishin vetëm nxënës amerikanë, të cilët nuk e kuptuan asnjëherë, por patriotizmi i saj qëndroj lidhur ngusht me historinë e saj. Kjo edhe ndikoi shumë te pikturat e saj, ajo përherë me punën që bën përpiqet që ta vë në dukje patriotizmin e saj. Për këtë arsye edhe themeloi dhe është drejtoreshë e një organizate, ku ka për qellim t’u ndihmojë artistëve dhe të rinjve shqiptarë Koha Javore: Sa kohë ka që merresh me pikturë, dhe çfarë është piktura për ty? V. Dedvukaj: Që në moshë të
fëmijërisë ëndrra ime ishte pikturimi. Kështu duke pasur përkrahjen e prindërve, ka disa vite që merrem me këtë profesion. Piktura për mua është një botë e magjishme, e zhytur mes ngjyrave, ku shpeshherë humbet në botën imagjinare që nuk di të dalësh më. Kërkoj diçka perfekte nga vetja, pikturoj me orë të tëra dhe nuk lodhem. Përkundrazi, piktura për mua është një kënaqësi. Koha Javore: Pse vendose të merresh me këtë profesion? V. Dedvukaj: Arti është drejtimi im dhe mënyra më e mirë që të hyjë në një “Botë”
28
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
që mua më pëlqen. Ndihem mirë këtu. Edhe unë mendoj që kur kemi talentin, atë duhet ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dua të falënderoj Zotin për këtë talent, sepse ai ma dhuroi për një qëllim. Koha Javore: Sa të pëlqen jeta e artit? V. Dedvukaj: Arti është jeta ime, pa artin do të ndjeja një boshllëk, një pakënaqësi, një diçka e dorës së dytë që nuk do të më përmbushte. Arti është diçka që më ndihmon të gjej veten dhe të hyj në botën time. Më pëlqen të krijoj diçka të re, diçka ndryshe. Nëpërmjet artit mund të tregoj veten time se kush jam, e po ashtu të tregoj edhe identitetin tim. Koha Javore: Nga kush e ke këtë inspirim, dhe nga kush frymëzohesh më shumë? V. Dedvukaj: Unë u inspirova nga babai im që është piktor me profesion. Në moshën 16 vjeçare, isha shtruar në spital dhe një ditë babai më erdhi për vizitë, më sjelli një laps dhe një letër, unë nuk e dija arsyen e kësaj dhurate. Pas pak e kuptova se qëllimi i tij ishte që unë të marr dhe të vizatoj diçka që të filloj të largoj
PORTRET mendjen nga dhimbjet që kisha, e po ashtu të më ikte nga mëndja ajo trauma, ngaqë ai e dinte se çfarë më pëlqen mua. Gjithashtu kam disa njerëz që më ndihmojnë dhe frymëzohem nga ata. Njëri nga ata është edhe kushëriri im Kolë Dedvukaj që ka kohë që merret me artin, dhe është shumë i suksesshëm në këtë drejtim. Po ashtu në Gjermani kam një mentor timin që quhet Ben Kamili, dhe që është piktor i njohur në Evropë. Koha Javore: Deri tani kush të ka mbështetur në këtë drejtim? V. Dedvukaj: Në këtë drejtim më së shumti më ka mbështetur babai im, i cili më përkrahi edhe atëherë kur njerëzit nuk kishin besim se unë një ditë do të bëhem piktore, ai gjithnjë kishte shpresa. Por nuk mund të anashkaloj edhe pjesën tjetër të familjes që çdo herë i kisha pranë. Koha Javore: Cili është piktori yt i preferuar ? V. Dedvukaj: Piktori im i preferuar është Caravaggio të cilin e adhuroj shumë, ishte nga Italia dhe ka punuar piktura realiste. Unë frymëzohem shumë nga stili i tij, nga vetë fakti se ai tek piktura krijoj një kontrast dramatik mes errësirës dhe thellësisë së ambientit përreth. Ai ishte ndër artistët më të njohur në histori për këtë lloj stili. Koha Javore: Përveç pikturës ju keni dhe një organizatë që e udhëheqni dhe që quhet “Albanian Artists of America”. Pse po merreni me një organizatë të tillë, çfarë është qëllimi i kësaj organizate ? V. Dedvukaj: Unë dhe Katarina Berishaj, një autore e mrekullueshme , kemi për qëllim promovimin e artistëve shqiptarë, kemi dëshirë t’i ndihmojmë ata. Duam të ndihmojmë rininë që të jenë të suksesshëm dhe të kenë një të ardhme të mirë. Jemi duke bërë disa organizime dhe reklama që përkrahin artistët shqiptarë në Amerikë. Tani jemi duke punuar për një organizim që do të zhvillohet në Nju Jork, me këngëtarë, dizajnerë, model, dhe aktorë, do të organizojmë një eveniment të madh ku çdo artist do të mund të marrë pjesë. Po ashtu dua të cekë edhe ata të cilët na
ndihmojnë në ketë drejtim, si: Emina Çunmulaj, Nikollë Nikprelaj, Enisa Nikaj dhe Miranda Kurtishi. Jemi duke punuar të gjithë së bashku dhe shpresojmë që do t’ia arrijmë qëllimit. Koha Javore: Përveç artit, ke ndonjë profesion tjetër që të pëlqen ? V. Dedvukaj: Po, në të vërtetë di të luaj në piano, po ashtu kur kam kohë të lirë shkruaj edhe poezi. Koha Javore: Jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa e vështirë është të arrish diçka në atë vend të huaj ? V. Dedvukaj: Po, nuk është vështirë për të pasë një sukses të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sigurisht që duhet punë dhe lodhje, por më besoni se çfarëdo dëshire që keni në zemër, keni mundësinë të ia arrini qëllimit, dhe me realizimin e dëshirës pastaj as lodhjen s’do e ndjeni. Shumë shpejt do të vendos pikturat e mia në një nga galeritë e
artit në Nju Jork. Koha Javore: Sa kohë të duhet për përfundimin e një pikture? V. Dedvukaj: Krejt varet çfarë duam të pikturojmë, por prapë një diçka shumë e vështirë dhe shumë e madhe nuk mund të më marrë më shumë se 20 orë kohë. Një pikturë normale, mund të më marrë 2- 3 orë, me madhësi 91.44 X 121.92 centimetra. Koha Javore: Të lutem, një mesazh për të gjithë ata që duan të ndjekin udhën e një artisti, në këtë rast piktori? V. Dedvukaj: Mesazhi im është: të investoni në atë që dini ta bëni më mirë, në atë që ju bën të lumtur, sepse nëse ju vetë pëlqeni punën që bëni, suksesin do ta keni të garantuar. Edhe nëse lindeni me talent piktor, duhet të ushtroni shumë në këtë profesion. Mundohuni të bëni diçka të mirë për veten, “arti është i bukur, duajeni atë”. Intervistoi : Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Për shkak të transmetimit të spoteve muzikore të dy këngëve shqipe me rastin e 28 Nëntorit
Agjencia për Mediat Elektronike, vërejtje televizioneve “Boin” dhe “Teuta” Podgoricë – Agjencia për Mediat Elektronike e Malit të Zi u ka shqiptuar vërejtje televizioneve “Boin” dhe “Teuta” për shkak të transmetimit të spoteve muzikore të dy këngëve shqipe me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Në vendimin e Agjencisë për Mediat Elektronike, të datës 18 dhjetor 2017, të nënshkruar nga drejtori Abaz Xhafiq, thuhet se emetuesit të programit “Boin” i shqiptohet vërejtje si masë administrative-mbikqyrëse për shkak të shkeljes së nenit 48, paragrafi 2, dhe nenit 57, paragrafi 3, të Ligjit për mediat elektronike, nenit 19 të Ligjit për mediat, nenit 6, paragrafi 1, alineja d) dhe nenit 17 të Rregullores mbi standardet e programeve në mediat elektronike, dhe pikës 7.1. të Lejes për emetim, “me rastin e emetimit, më 28 nëntor 2017, të spotit muzikor për këngën ‘Jam shqiptare’, me interpretues Pëllumb Vrinca, në terminin 8:33:41 deri 8:38:32”. Sipas Agjencisë për Mediat Elektronike, vërejtja është shqiptuar për shkak të ritransmetimit të përmbajtjeve programore nëpërmes së cilës mund të nxitet urrejtja dhe diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike, shkeljes së detyrimeve nga emetuesi që emrin, shenjën, respektivisht shenjën e shkurtër identifikuese të medias elektronike ta shënojë edhe në rastin e ritransmetimit të programit nga emetuesit tjerë, shkeljes së detyrimit të medias që në një vend të përshtatshëm të vendosë emrin e medias nga
30
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
është marrë përmbajtja programore ose pjesa e saj, si dhe emetimit të përmbajtjeve me të cilat nxitet dhe përhapet gjuha e urrejtjes, me qëllim të krijimit të intolerancës ose urrejtjes nacionale, dhe në të cilën përdoren terma fyes që mund të lidhen me grupe shoqërore ose etnike. Ndërkaq Televizionit “Teuta”, në bazë të vendimit të Agjencisë për Mediat Elektronike, të datës 29 dhjetor 2017, i është shqiptuar vërejtja si masë administrative-mbikqyrëse për shkak të shkeljes së nenit 48, paragrafi 1, dhe nenit 57, paragrafi 3, të Ligjit për mediat elektronike, nenit 19, paragrafi 1, alineja 5) të Ligjit për mediat, dhe pikës 7.1. të Lejes për emetim,
“me rastin e emetimit, më 28 nëntor 2017, të spotit muzikor për këngën ‘Albanian’, me interpretues Etnon feat Lyrical Son & DJ Blunt, në termimin 10:27:09 deri 10:30:22”. Në bazë të vendimit, vërejtja i është shqiptuar TV “Teuta” për shkak të emetimit të përmbajtjes programore me të cilën mund të rrezikohet rendi kushtetues i Malit të Zi. Agjencia për Mediat Elektronike ka kërkuar nga TV “Boin” dhe TV “Teuta” që t’i harmonizojnë përmbajtjet e tyre programore në pajtim me detyrimet e Ligjit për mediat elektronike, aktet nënligjore të kësaj agjencie dhe lejes për emetim të programit. (Kohapress)
MOZAIK
Festivali i Këngës për Fëmijë në Ulqin
Eliza dhe Rejhana Zejnelaga fituese të Festivalit Në skenën e bukur të Qendrës Kulturore të Ulqinit fundjavën që lamë pas ka përfunduar nata finale e edicionit të 12- të të Festivalit të Këngës për Fëmjë në Ulqin. Para publikut në natën finale performuan 16 artistë të vegjël nga Komuna e Ulqinit , Shqipëria dhe Kosova. Juria në përbërje: Anton Kaftali, Zija Vukaj dhe Kozeta Bruçi nga Shkodra, fituese të festivalit shpallën Eliza dhe Rejhana Zejnelaga me këngën “ Flutur”. Vendi i dytë i takoi këngës “ Iriqi me temperaturë” kënduar ng Ajana Llunji, ndërsa vendi i tretë i takoi këngëtares Auresa Kosumi me këngën e saj “ Vendi im”. Çmimi special “ Fiqri Hasanaga “ shkoi në duart e Rajan Fanit, i cili këndoi këngën “
Pianist do të bëhem”. Anabella Rudoviq mori çmimin për interpretimin më të bukur me këngën e saj “ Për ty nënë”. Në këtë edicion çmimi i komponimit iu dha Aurora Axhemoviq, për këngën në gjuhën malazeze “ Kad porastem”- (“Kur të rritem”). Kënga “ Vëllau im” në interpretim të Xhenis Maniq u shpall hit ( kënga më e dëgjuar) e festivalit . E veçanta e këtij festivali ishte se ky manifestim kulturor për herë të parë këtë vit vjen në organizimin e një festivali televiziv, të Televizionit “ Teuta”. Drejtori i Qendrës Kulturore Astrit Salaj shprehet se kjo risi, prurja e Festivalit si festival televiziv, ka rezultuar pozitive , gjë e cila është vërejtur edhe në rritjen e numrit të konkur-
rentëve pjesëmarrës ndryshe nga viti i kaluar kur garuan 12 artistë të rinj. “Festivali i Këngës për Fëmijë në Ulqin tashmë është tradicional dhe i vetmi në Komunë që ka mbijetuar falë një organizimi të mirëfilltë. Interesimi ndaj këtij festivali ka qenë në nivel të lartë për të marrë pjesë në këtë festival, ndërsa salla e rregulluar bukur e qendrës për kulturë si rrallëherë ka qenë e stërmbushur deri në karrigen e fundit. Sponsor kryesor i këtij edicioni ishte Komuna e Ulqinit, kurse organizatorë ishin Qendra Kulturore e Ulqinit , Televizioni Teuta dhe Organizata Turistike e Ulqinit”, theksoi Salaj. (Gj.Gjonaj) E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
PDS-ja vazhdon negociatat me partitë opozitare në Tuz
Ende nuk kanë ar për ndarjen e pos
Bartësi i listës së PDS-së në zgjedhjet e nëntorit, Halil Dukoviq, i tha “Kohës Javore” se bisedimet në UDSH-së) janë në rrjedha e sipër, por pa dhënë ndonjë detaj për ndarjen e posteve me partnerët me të dy nënkryetarë komune, administratori dhe krerët e katër sekretariateve Tuz- Partia Demokratike e Socialistëve si fituese e numrit më të madh të mandateve në zgjedhjet e 26 nëntorit në Tuz, ka ftuar për negociata të gjitha subjektet politike në vend, përjashtuar demokratët me të cilët siç thanë nga PDS-ja, nuk mund të përbashkohen në koncepte politike.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Bartësi i listës së PDS-së në zgjedhjet e nëntorit, Halil Dukoviq, i tha “Kohës Javore” se bisedimet në mes PDS-së dhe partive opozitare, (Partisë Boshnjake, Alternativës Shqiptare, Socialdemokratëve dhe UDSH-së) janë në rrjedha e sipër, por pa dhënë ndonjë detaj për ndarjen e posteve me partnerët me të
cilët do të dakordohet për të qeverisur, ku pritet të emërohen: kryetari i Komunës, kryetari i kuvendit, dy nënkryetarë komune, administratori dhe krerët e katër sekretariateve. “Jemi ende në bisedime me të gjithë, përveç Demokratëve me të cilët nuk do të bisedojmë dhe me LDSH-në e cila nuk i është përgjigjur ftesës
MOZAIK
rritur konsensus steve mes PDS-së dhe partive opozitare, (Partisë Boshnjake, Alternativës Shqiptare, Socialdemokratëve dhe cilët do të dakordohet për të qeverisur, ku pritet të emërohen: kryetari i Komunës, kryetari i kuvendit,
sonë. Ne synojmë të formojmë një koalicion sa më të gjerë sepse vetëm në atë mënyrë mund të japim kontributin e duhur për trevën e Malësisë. Sa u përket posteve kemi dëgjuar të gjitha kërkesat e opozitës, mirëpo nuk kemi vendosur asgjë konkrete dhe s’mund të të japë ende më shumë hollësi”, u shpreh Dukoviq. I pyetur se kush ka më tepër gjasa që të emërohet kryetar i komunës, Dukoviq tha se ka një numër të madh të kandidatëve për këtë post, duke thënë se ende nuk është vendosur dhe se nuk ka asgjë zyrtare. Ndërkohë, kryetari i LDSH-së së Malësisë, Nikollë Camaj, i pyetur nëse kanë pasur negociata me
PDS-në dhe nëse eventualisht do të jenë pjesë e koalicionit me këtë parti, konfirmoi se edhe përkundër ftesës së marrë nga PDS-ja, ata e kanë refuzuar ftesën e tyre duke thënë se nuk do të jenë pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Socialistëve. “Ftesë kemi pasur por u jemi përgjigjur negativisht pasi që nuk duam të bëhemi pjesë e kusureve politike në kurriz të Malësisë”, theksoi Camaj. Ndërkaq, kryetari i UDSH-së së Tuzit ka konfirmuar për gazetën tonë se bisedimet mes tyre dhe PDSsë në parim kanë përfunduar dhe si rezultat i tyre Unioni Demokratik i Shqiptarëve në këtë përbërje
të parlamentit do ta mbajë postin e kryetarit të Parlamenti, të njëjtin post që e mbante edhe në qeverisjen e kaluar të kuvendit. Ndërkohë, kryetari i Alternativës Shqiptare, Gjergj Camaj për “Kohën Javore” shprehet se ata janë të gatshëm që të jenë pjesë e qeverisjes në të ardhmen dhe se kanë negociuar me Partinë Demokratike të Socialistëve. “Do jemi pjesë e pushtetit vetëm nëse na ofrohet ajo çfarë na takon që të mos jemi thjesht dekor, por të jemi faktor dhe të japim kontributin tonë. Ne kërkojmë të marrin pushtet aq sa na takon, në bazë të numrit të këshilltarëve që kemi”, theksoi t. u. Camaj.
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
33
SPORT
Futbollisti i njohur 29-vjeçar i Përfaqësueses së Malit të Zi largohet nga Dinamo e Moskës
Fatos Beqiraj te Mechelen në Belgjikë Kontrata e sulmuesit me klubin belg është e vlefshme deri në vitin 2021. Beqiraj do të ketë punë të vështirë në Belgjikë pasi që klubi i tij i ri është në pozitën e 15-të dhe kërkon shpëtimin këtë edicion. Në Mechelen ai do të bartë fanellën me numrin 19 Sulmuesi i njohur pejan dhe lojtari i Përfaqësueses së Malit të Zi në futboll, Fatos Beqiraj, është larguar nga Dinamo e Moskës për ta vazhduar karrierën në Belgjikë te Mechelen. 29-vjeçari Beqiraj është prezantuar para medieve belge me disa transferime të reja të ardhura në klub. Mësohet se kontrata e sulmuesit me klubin belg është e vlefshme deri në vitin 2021. Beqiraj edicionin e fundit ka qenë
34
Javore KOHA
E ENJTE, 25 JANAR 2018
pjesë e Dinamos së Moskës me të cilën ka zhvilluar gjithsej 60 ndeshje, ndërsa rrugën e rrjetës e ka gjetur plot 13 herë. Beqiraj karrierën e ka filluar te klubi Shqiponja, ndërsa më pas kishte kaluar te Besa ku kishte bërë edhe emër. Pas Besës kaloi te Buduqnosti i Podgoricës, ku shkëlqeu dhe vendosi ta veshë edhe fanellën e kombëtares së Malit të Zi. Beqiraj pastaj ka luajtur për Dinamon
e Zagrebit disa sezone, për të kaluar edhe një vit në Kinë te Changchun Yatai. Sulmuesi luajti në Bjellorusi te Dinamo Minsk për të kaluar pastaj te Dinamo e Moskës. Beqiraj do të ketë punë të vështirë në Belgjikë pasi që klubi i tij i ri është në pozitën e 15-të dhe kërkon shpëtimin këtë edicion. Në Mechelen ai do të bartë fanellën me numrin 19.
SPORT
Për shkak të problemeve me dopingun në peshëngritje
Kampionati Evropian 2018, jo në Shqipëri Një situatë e paprecendent, ku skandali i radhës me dopingun nuk gjunjëzoi vetëm peshëngritjen shqiptare, duke bërë që nga sporti më i suksesshëm kjo disiplinë të prekë pikën më të ulët, por që tashmë ndikoi edhe në të gjithë peshëngritjen evropiane Federata Evropiane e Peshëngritjes i ka hequr Shqipërisë të drejtën për të zhvilluar Kampionatin Evropian për të rritur, i parashikuar të zhvillohej nga 26 marsi deri më 1 prill 2018. Vendimi u mor pas situatës kaotike të krijuar në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, pasi Romela Begaj rezultoi me doping në Botërorin e zhvilluar në Amerikë, ku fitoi medalje ari në shkëputje dhe argjendi në dygarësh. Rezultati pozitiv i sportistes shqiptare në analizat e dopingut u shoqërua me dorëheqjen e presidentit Elez Gjoza, emërimin e përkohshëm në këtë post të Gudar Beqirajt dhe protestat e peshëngritësve dhe trajnerëve për këtë vendim. Në situatën e krijuar dhe duke mos pasur siguri për zhvillimin e Kampionatit Evropian, Federata Evropiane e Peshëngritjes njoftoi se Shqipëria nuk mund ta marrë përsipër organizimin e turneut. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj federate, Hasan Akkus, komenton situatën e krijuar. “Kishte një reagim të fortë publik dhe nga media në Shqipëri pas skandalit të dopingut, aq sa të gjithë u dorëhoqën. Praktikisht, sot në Shqipëri nuk ka një federatë të peshëngritjes dhe s’ka kush të organizojë Kampionatin Evropian. Ky është një problem i papritur dhe shumë serioz për Federatën Evropiane të Peshëngritjes”, thotë ai. Federata Evropiane e Peshëngritjes bëri të ditur se për momentin mbeten dy opsione. I pari, që është kthyer edhe në për-
parësi absolute, gjetja e një tjetër shteti i cili do të marrë përsipër zhvillimin e Kampionatit Evropian në datat e përcaktuara. Për këtë arsye kanë nisur edhe negociatat me disa prej vendeve kandidate për organizimin e aktivitetit nga 26 marsi deri më 1 prill. Për organizimin e këtij kampionati përfliten dy vende, Rumania dhe Gjeorgjia, dhe një vendim duhet marrë sa më parë, pasi koha nuk pret.
Opsioni i dytë është shtyrja e Kampionatit, në mënyrë që vendit të ri organizator t’i jepet mundësia për t’u përgatitur. Një situatë e paprecendent, ku skandali i radhës me dopingun nuk gjunjëzoi vetëm peshëngritjen shqiptare, duke bërë që nga sporti më i suksesshëm kjo disiplinë të prekë pikën më të ulët, por që tashmë ndikoi edhe në të gjithë peshëngritjen evropiane.
E ENJTE, 25 JANAR 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 25 janar 2018
Viti XVll Numër 799 Çmimi 0,50
Përfaqësimi i femrës në politikë dhe zgjedhjet lokale në Ulqin
Sa për të përmbushur kërkesën ligjore ISSN 1800-5696
Kush don ta gjunjëzojë Ulqinin
Agjencia për Media Elek tronike, vërejtj televizioneve “Boin dhe “Teuta”