KOHA Javore Podgoricë e enjte, 1 shkurt 2018 Viti XVll Numër 800 Çmimi 0,50
Votohet për të ardhmen e Ulqinit ISSN 1800-5696
Njeriu
Intervistë EKSKLUZIVE me modelen Jasminë Çunmulaj
PËRMBAJTJE
8
10 Oliveri
Religjioni tek Ilirët
12
14 Liria e mediave thelbësore për një demokraci të shëndetshme
Kur flitet për diasporën
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
PËRMBAJTJE
16
26 Ekranizim i legjendës mbi Servantesin në Ulqin
Emërtimet me ideologji komuniste te shqiptarët në Mal të Zi
27
31 Lokalitet unik me traditë shekullore
Rruga unike e Kosovës në politikën e saj të jashtme KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Podgoricë e enjte, 1 shkurt 2018 Viti XVll Numër 800 Çmimi 0,50
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Votohet për të ardhmen e Ulqinit
ma uk n e Qenç ISSN 1800-5696
Njeriu
1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Njeriu
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Intervistë EKSKLUZIVE me modelen Jasminë Çunmulaj
Jasminë Çunmulaj me modelen Intervistë EKSKLUZIVE
e Ulqinit
të ardhmen avoreHA Votohet KJO për A avoreH KJO Podgoricë
2016 e enjte, 8 dhjetor
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq
Parapërgatitje për vizitën e kryeministrit Dushko Markoviq në Kosovë Podgoricë/Ulqin - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar të premten në Podgoricë, ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq. Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se në takim kanë biseduar për zhvillimet në rajon dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. “Një takim i shkëlqyer në Podgoricë sot me Ministrin e Punëve të Jashtme, Darmanoviq, ku diskutuam për zhvillimet në rajon dhe agjendën europiane për Ballkanin Perëndimor.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Kosova dhe Mali i Zi do ta forcojnë bashkëpunimin në vitin 2018”, ka shkruar Hoxhaj. Vizita e Hoxhajt në Podgoricë vjen dhjetë ditë para se kryeministri malazez, Dushko Markoviq, ta vizitojë Kosovën, vizitë që është planifikuar të zhvillohet më 6 shkurt. Hoxhaj nuk ka përmendur nëse në takim me ministrin Darmanoviq është prekur edhe çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve. Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka hedhur për votim marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015,
ndërsa Parlamenti i Malit të Zi e ka ratifikuar atë. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë takim. Gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vizituar Komunën e Ulqinit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Nazif Cungu, ka bërë përurimin e librit të tij “Ngritja e një shteti”, ka vizituar Qytetin e Vjetër të Shasit si dhe ka marrë pjesë në përurimin e pikëvrojtimit në Shtegvashë të Anës (Kohapress) së Malit.
NGJARJE JAVORE
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, priti këshilltarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për parandalimin e gjenocidit, Adam Dienga
Të drejtat e njeriut, pjesë e rëndësishme e agjendës politike të Malit të Zi Podgoricë – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Adam Dienga, ka pritur të hënën nënsekretarin e Kombeve të Bashkuara dhe këshilltarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për parandalimin e gjenocidit, Adam Dienga. Në komunikatën për shtyp të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave thuhet se Zenka ka thënë që Mali i Zi është i njohur në Ballkanin Perëndimor si vend ku çështjet e të drejtave të njeriut ndodhen lart në agjendën e politikës së saj dhe në këtë drejtim shteti ynë realizon rezultate të dukshme. Ai ka theksuar po ashtu se me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të mundshme dhe vatrave të jotolerancës, diskriminimit dhe mosrespektimit të diversitetit, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave organizon në vazhdimësi trajnime të hartuara për organet dhe institucionet
e ngarkuara për ruajtjen e vlerave të garantuara me Kushtetutë dhe aktet tjera ligjore vendore dhe ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Dienga ka thënë se Mali i Zi ka rol udhëheqës në Ballkan për promovimin e paqes dhe sigurisë duke pasur parasysh se është vendi i vetëm i cili e ka ruajtur harmoninë dhe tolerancën ndërfetare, përkundër heterogjenitetit, dhe në të nuk ka pasur konflikte ushtarake, siç është rasti në disa vende fqinje. “Mali i Zi ka fituar shumë rekomandime në drejtim të forcimit të mëtejshëm të të drejtave të njeriut. Rezultatet e deritashme janë për lëvdatë kur bëhet fjalë për kornizën ligjore dhe institucionale. Raporti i përgjithshëm mbi gjendjen e të drejtave të njeriut është treguar tejet pozitiv, prandaj Mali i Zi ka fituar rekomandime pozitive, për më tepër pozitën e liderit në rajon kur bëhet fjalë për
korpusin e të drejtave të njeriut. Zyra jonë do t’ju ofrojë mbështetje të fuqishme në ndërtimin e sundimit të ligjit”, ka thënë ai. Sipas tij, “ndonëse në Mal të Zi nuk ka ekstremizëm dhe radikalizëm, jemi të vetëdijshëm për rritjen e këtij fenomeni në disa vende të Evropës, prandaj duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe të ndërmarrim masa parandaluese kundër këtyre dukurive”. Në fund të takimit, ministri Zenka ka deklaruar se Mali i Zi do të vazhdojë të avancojë më tej politikën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe tolerancës, të afirmojë dialogun global dhe të promovojë fuqinë e bashkëpunimit të përbashkët në luftë kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, përfshirë edhe fenomenet e ekstremizmit dhe radikalizmit, që përbëjnë kërcënim të hapur ndaj botës (Kohapress) demokratike.
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Votohet për të ardhm Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën me 4 shkurt, vlerësohen si zgjedhjet më të diskutueshme në Ulqin nga koha e miratimit të pluralizmit, jo se votohet për dhjetë lista zgjedhore, por kemi të bëjmë me një ofensivë të paparë të subjekteve malazeze të cilat kanë dezintegruar elektoratin shqiptar për të ulur peshën e subjekteve nacionale shqiptare, me qëllim për t’u bërë faktor kyç në pushtetin lokal, që do të ishte fillimi i asimilimit politik të shqiptarëve në këtë komunë sionale të pjesëmarrësve në garën elektorale.
Nail Draga
“Vota është më e fuqishme se plumbi! Me plumb mund të vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu...! Abraham Lincoln Në saje të përvojës nga zgjedhjet e kaluara, qytetarët e komunës së Ulqinit gjatë këtyre ditëve të fushatës parazgjedhore kanë pasur mundësi të përcjellin programet e subjekteve të ndryshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Por, ekziston përshtypje e përgjithshme se si më parë ashtu edhe tash pakkush lexon programet përkatëse, por më tepër bazohen në biseda dhe premtime të rastit, që janë bërë dukuri e zgjedhjeve. Në vendet me përvojë demokratike, qytetarët vlerësojnë programet e jo individët, duke gjykuar se cili subjekt do të jetë më real në realizimin e objektivave programore! Ndërsa ndryshe është tek ne, sepse çdo gjë ka të bëjë me individin pavarësisht deklaratave dhe realizimit të programit zgjedhor. Pra kemi të bëjmë me interesa personale dhe klane të ndryshme e jo me vlera dhe referenca si dëshmi e përgatitjes profe-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Votohet për dhjetë lista zgjedhore
Në zgjedhjet e së dielës më 4 shkurt do të marrin pjesë dhjetë lista zgjedhore, e nga ato tetë janë subjekte politike dhe dy koalicione, nga del se krahas partive nacionale garojnë edhe partitë malazeze, që sipas fjalorit të tyre trajtohen si qytetare. Nga partitë nacionale shqiptare janë tre lista(FORCA, UDSH dhe PD(LDMZ, LQ-Perspektiva) ndërsa nga ato malazeze janë DPS,SDP,URA,SD, DCG,DF-SNP dhe boshnjakët(BS). Si rrallëherë në këtë fushatë parazgjedhore partitë malazeze, janë shumë aktive me të vetmin qëllim për të përfituar sa më shumë votues, ku synim kanë marrjen e pushtetit lokal. Por, në veçanti bien ne sy partitë e vogla të cilat mund të marrin nga një deri në dy këshilltarë, ku duan të legjitimohen si subjekte me ndikim ne skenën politike të Ulqinit. Të tillët edhe pse nuk mund të jenë faktor në formimin e pushtetit lokal, angazhimi i tyre ka ndikuar në dekompozimin e elektoratit, kryesisht atij shqiptar, përmes formave të ndryshme të presionit, premtimeve të punësimit dhe manipulimeve ordinere për të siguruar vota. Ndërsa si zona më atraktive si duket ishte Ana e Malit, ku edhe pse me një numër të konsideruar votuesish, këtu
ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha partive politike, madje me kryetarët e tyre, çka jep për të kuptuar së për ta çdo votë ka peshë të madhe. Se si do të jetë rezultati i këtyre vizitave politike mbetet të shohim reagimin praktik nga elektorati votues të dielën në ditën e votimit.
Demagogjia dhe retorika parazgjedhore
Nga deklaratat e dëgjuara dhe të publikuara në media dhe portalet e ndryshme nga përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike që garojnë në zgjedhjet lokale del qartë se kemi të bëjmë me një retorikë demagogjike që nuk ka të bëjë me realitetin, por e tëra është në kuadër të fushatës parazgjedhore. Në veçanti kemi të bëjmë me subjektet politike që janë vetë pushteti shtetëror(DPS dhe SD). Kështu thënia nga përfaqësuesit e DPS-it se nuk mund të ketë zhvillim në Ulqin nëse kjo parti nuk e merr pushtetin, thënë më së buti është hipokrizi, sepse ata janë në koalicionin lokal dhe askush nuk i ka penguar në projekte dhe investime te ndryshme. Andaj është demagogji politike të premtohet para zgjedhjeve sepse ata janë në pushtetin qendror pa ndërprerje edhe në kohën e pluralizmit, dhe shkatërrimi total i ekonomisë së Ulqinit është bërë pikërisht në kohën e tyre. Përkujtojmë këtu shkatërrimin e kri-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
men e Ulqinit pores, hoteleve, ndërmarrjeve të ndryshme përmes procesit të privatizimit që ishte dështim i plotë, që barazohet me plaçkitje ordinere të strukturave të ndryshme përkatëse, me bekimin e qeverisë shtetërore. Ndërsa edhe investimet që janë realizuar për këto tri dekada, ato kanë qenë të pakta dhe të vonuara, edhe pse kërkesat kanë qenë të vazhdueshme, por nuk ka ekzistuar vullneti i pushtetit qendror për investime konkrete. Dhe pikërisht nga një status i tillë diskriminues socio-ekonomik, Ulqini është i vetmi qytet në regjionin bregdetar që ka rënie të numrit të banorëve dhe të punësuarve nga njëri regjistrim në tjetrin. Pra, kemi të bëjmë me emigrimin e popullsisë, proces që nuk ka të ndalur tash disa dekada, duke qenë fatal për shqip-
tarët në këtë mjedis. Dhe kur ndodh diçka e tillë me Ulqinin që është kryeqendra e shqiptarëve në Mal të Zi, për vendbanimet tjera në zonat rurale as që mund të diskutohet një qasje tjetër! Andaj, duke i pasur të njohura këto të dhëna, qytetarët e komunës së Ulqinit besoj se e kanë të qartë se për kë të votohet, duke i thënë ndal demagogjisë parazgjedhore. Sepse të votohen partitë malazeze do të thotë të pranosh me dorën tënde asimilimin politik, që do të jetë fatal për shqiptarët në këtë mjedis.
Çdokush Zot shtëpie në shtëpi të vet
Pa mohuar të drejtën e qytetarëve të votojnë sipas bindjeve të tyre, e them pa hezitim se partitë politike malazeze e duan Ulqinin vetëm për vota e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
jo se kanë ndonjë ndjenjë të veçantë për këtë qytet. Dhe s’ ka si të jetë ndryshe sepse ata nuk e kanë selinë e tyre në Ulqin, por në Podgoricë. I bindur se qytetarët e Ulqinit janë të ndërgjegjshëm dhe i kuptojnë me seriozitet këto zgjedhje, ata nuk do të lejojnë qe qyteti i tyre të udhëhiqet nga të tjerët që komandohen nga Podgorica, që i huaji të bëhet Zot shtëpie në shtëpinë e tyre. Andaj zgjidhja e vetme është të votoni partitë shqiptare e për të cilën ju mbetet ju që të përcaktoheni. Me votën tuaj do vendosni se kush do të udhëheq në mandatin e ardhshëm me Ulqinin. Pra, kujdes para kutive të votimit, vota e juaj është e ardhmja e Ulqinit! Ose më saktë kujtojeni thënien e A.Lincolnit!
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Oliveri Bisedimet në Bruksel u ndërprenë, tani për tani. Kur të vazhdohen – e Ivanoviqi, kjo është e qartë, është shfrytëzuar si viktimë për nevojën e dikujt që ky proces të ngadalësohet, rrezikohet apo madje ndërpritet – do të mbetet mister se si dhe çfarë mund të prodhojnë, nëse në shtabet dhe qendrat e politikave të Beogradit dhe Prishtinës nuk ka gatishmëri, vullnet dhe guxim që të bëhen lëvizje, ndryshime dhe koncesione të njëmendta
Miodrag Vlahoviq
Lucern, Zvicër, viti 2005. Në drekë, pas diskutimeve në njërin prej tubimeve ndërkombëtare të PER – Projekt për Marrëdhëniet Etnike – temë ishte Kosova dhe fqinjët e saj (më kujtohet, Ferhat Dinosha dhe unë ishim aty në emër të Malit të Zi), rrimë së bashku të gjithë “kosovarët”, flasim pa detyrime, tallemi, që të paktën për një çast të çlodhemi nga temat e rënda dhe hallet nëpër të cilat po kalojmë.... dhe e pyes Hashim Thaçin: “Hashim, më thuaj, si e flet ky nuni im shqipen?”. “Më mirë se unë”, përgjigjet Thaçi – dhe të gjithë qeshim, edhe Oliveri qesh... U talla tutje se si nuk është çudi që shumica shqiptare “ka problem” me serbët... Është gjithnjë problem, thash, kur serbët udhëhiqen nga malazezët... (Oliveri është Ivanoviq nga Kuçi, natyrisht. Babai i tij, Bogdani, ishte kumbarë i babait tim, në Gjakovë, 1961). Edhe me këtë qeshim, sepse të gjithë e dimë se cilët “malazezë” mund t’i përmendim si shembull të këtij “rregulli” historik.... Më pas i thash Oliverit, derisa
8
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
shëtitëm përskaj liqenit – nuk ishim parë aq shumë vite – në mënyrë (shumë) naive, mbase, se si duhet t’i shmanget Beogradit dhe se duhet të jetë, po e deshi fati, ministër i Punëve të Jashtme apo, për shembull, nënpresident i Kosovës së ardhshme, sepse Beogradi kurrë nuk e ka kuptuar Kosovën as nuk e ka ndihmuar, as nuk do ta ndihmojë... Nuk beson, natyrisht, se ajo që i them është serioze dhe reale dhe unë nuk ia zë për të madhe: ai këtë po e jeton, e unë po e shikoj nga distanca – dallimet janë të pashmangshme. Do t’u bëhej qejfi baballarëve tanë, sikur të mund ta dinin se jemi bashkë dhe bisedojmë, se pajtohemi, të paktën kaq. Vetëm këtë e mbaj mend, dhe ndiej keqardhje, derisa mendoj se si të birin e Bata Bojovit dhe vëllanë e Mirosllavit dhe Natalias e vranë mizorisht në Mitrovicë. Isha në Beograd, natyrisht, në fund të tetorit të vitit të shkuar, për një rast të trishtuar. Eci, më pas, përgjatë qytetit që gjithnjë e më pak i ngjason vendit, ku për të parën herë nisa “të merrem me politikë”, në ato kohë të turbullta që i paraprinë shpërbërjes së Jugosllavisë, dhe e shoh në një kioskë “NIN”-in me fytyrën e Oliverit në ballinë. I shkruaj, menjëherë, se e lexova dhe se i kishte tezat e mira. I shkruaj në celular që të shihemi, këtu jam, dhe më mbërrin përgjigjja, menjëherë: “Ika deri në Shabac... kthehem sonte vonë, mund të pimë diçka në mëngjes”. Eh, unë sonte duhet
të kthehem në Romë, i përgjigjem, mbetemi në kontakt.... Prej të gjitha atyre komenteve të shumta që u dëgjuan apo lexuan rreth vrasjes së Oliverit dhe pasojave, më bindësi e njëkohësisht më i trishtuari më tingëlloi komenti se vdekja e tij nuk do ta pikëllojë shumicën as në Serbi, as në Kosovë. Kjo është diagnoza më e mirë për gjendjen, për relacionin e trazuar Beograd-Prishtinë, në të cilin njerëzit e matur dhe të arsyeshëm ose heshtin, ose margjinalizohen, ose, nëse politika e frikësimit dhe përjashtimit shoqëror dhe politik nuk ka sukses, likuidohen, si tani Oliver Ivanoviqi. Vdekja e Oliverit do të ndryshojë pak gjë, druaj. Ekstremistët dhe nacionalistët e rëndë, të lig, janë të ngulitur në të dyja anët, me operuesit “në terren” (lexo: me mafi apo me vrasës, të mëdhenj dhe të imët), me mbështetje nga të gjitha anët, të lidhur me interesa prej më të ulëtave, të cilat shiten si mbrojtje e interesave të shenjta kombëtare. Marrëveshje nuk ka, e – marrëveshje të sinqertë dhe të njëmendtë - as që do të ketë, sepse një matrice të tillë politike dhe ideologjike, marrëveshjet dhe zgjidhjet mund vetëm t’u imponohen. E për më tepër një marrëveshje e tillë edhe nuk është marrëveshje, por një gjendje e pakëndshme e imponuar, detyrim i domosdoshëm, pra, që e pret rastin e parë për t’u rrezikuar, zmbrapsur dhe eliminuar. Të gjitha forcat tokësore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe ato që thirren në lidhjet hyjnore janë shfrytëzuar që të mos lejohet “tradhtia”, dhe liderët aktualë, e kemi parë këtë edhe kohë më parë (edhe në mesin e priftërinjve është rrezik kur malazezët ngrihen në mbrojtje të “serbizmave” dhe sporteve të tjera ekstreme), më shumë ia kanë frikën këtij mallkimi dhe etiketimi, sesa gjykimit dhe fatit të atyre që “i mbrojnë” në Kosovë, e më gjerë. Bisedimet në Bruksel u ndërprenë, tani për tani. Kur të vazhdohen – e Ivanoviqi, kjo është e qartë, është shfrytëzuar si viktimë për nevojën e dikujt që ky proces të ngadalësohet, rrezikohet apo madje ndërpritet – do të mbetet mister se si dhe çfarë mund të prodhojnë, nëse në shtabet dhe qendrat e politikave të Beogradit dhe Prishtinës nuk ka gatishmëri, vullnet dhe guxim që të bëhen lëvizje, ndryshime dhe koncesione të njëmendta. Logjika aktuale, por e trashëguar politike dhe forma (jo)kulturore është e qartë: njëra palë do të pëlqente ndarjen e territoreve apo këmbimin e tyre, duke llogaritur se pala tjetër mund ta pranonte një gjë të tillë, nëse kërcënohet dhe i tregohet grushti, e që për këmbim të fitojë ndryshim të kufijve apo “bashkim të territoreve historike”. Dhe anasjelltas. Para kësaj duhet treguar se të gjitha modelet, opsionet dhe zgjidhjet janë joefikase, të lodhura dhe të gabuara dhe
se logjika e dhunës dhe e shtrëngimit paraqet ligjin e këtyre hapësirave – si mënyrë e vetme, e pamohueshme dhe e pandryshueshme. Për këtë Oliveri fajësohej në mënyrë të rrezikshme dhe të pandreqshme: merreni me mend, tha, përveç shumë gjërave të tjera të guximshme, se për serbët e Kosovës kryeqyteti është Prishtina, e jo Beogradi! E po nuk bën kështu, dhe nuk bëhet, sepse kështu rrënohet rezoni i ekzistimit të njëfarë nacionalizmi që është i gatshëm t’i harrojë, asgjësojë dhe t’i hedhë poshtë interesat e njerëzve që gjoja se i mbron dhe ruan. Për këtë arsye edhe vdekja e Oliver Ivanoviqit, fatkeqësisht, është e logjikshme sipas kësaj renditjeje të gjërave dhe njerëzve, në historinë e harruar dhe të shlyer, në të cilën ishin të paktë ata që lexuan “Këngë të Ali Binakut”, të Radovan Zogoviqit tonë (të lindur në Pejë, mu ashtu si edhe Oliveri) dhe mendime e dëshmi të ngjashme armiqësore. Sikur të takoheshim atë 30 tetor, tani mund “të shes mend”, mendoja t’i thosha Oliverit se si mënyra e vetme e qëndrueshme që Serbia “ta mbajë” Kosovën dhe t’i ruajë njëmend njerëzit dhe popullin, për të cilët shqetësohet aq fort – zyrtarisht dhe pa sukses – është që të formohet bashkësia e dy shteteve të pavarura, të cilat më pas, me kufij dhe sistem reciprok të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mbrojtjes së të drejtave dhe kulturave të bashkësive kombëtare/etnike (serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në jug të Serbisë), do të punonin bashkërisht në agjendën evropiane – sepse, sot, të paktën në këtë, dhe të paktën në mënyrë retorike, pajtohen elitat politike në Prishtinë dhe Beograd. Kësisoj, përveç të tjerash, do të ndikohej në stabilitetin dhe tërësinë e gjithë rajonit, e pikë së pari Bosnjës dhe Maqedonisë, e të mos e përmendi skenarin e qartë dhe definitiv “ad act”, të cilin shumica nuk duan as ta përmendin – “bashkimi i territoreve etnike” – sepse kjo do të shpinte drejt një konflikti të ri luftarak ballkanas me pasoja të pallogaritshme. Ai do ta lavdëronte, sipas të gjitha gjasave, përsëri, naivitetin tim këmbëngulës kur bëhet fjalë për çështjet shtetërore dhe ndërshtetërore, e unë do të tentoja t’ia përsëris se si ky realitet yni ballkanas kërkon pikërisht këso zgjidhjesh “naive”. Ose zgjidhje nuk ka – krahas të shtënave dhe vajtimit, krimeve dhe vajit. Por, nuk mund më t’i them gjë Oliverit të Bogdanit, sepse edhe ai e pagoi me jetë këtë histori të trishtuar dhe të shëmtuar. (Autor ishte ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi dhe ambasador në Selinë e Shenjtë) E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Religjioni tek Ilirët Ilirët ishin populli i lashtë i Gadishullit ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë të siujdhesës Ballkanike. Në pikëpamje të besimit fetar Ilirët ishin paganë, domethënë besonin në shumë perëndi. Si të gjithë popujt e vjetër, ilirët u besonin objekteve dhe fenomeneve të natyrës
Qani Osmani
Kulti i ilirëve parahistorikë ka qenë “Dielli”. Këtë e vërtetojnë zbukurimet e gjetura në varreza, të cilat ilirët i kanë mbajtur me vete, varur në qafë ose veshë, ose i kanë ruajtur në shtëpitë e tyre. Në antikitet, si edhe te popujt e tjerë, në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ato pamje që nuk kanë elemente të përbashkëta me atë kult. Ky lloj besimi ka qenë karakteristike në pjesën veriore të Ilirisë, pasi që ata kanë qenë më së shumti në kontakt me romakët dhe kulturën e tyre. Në vendet jugore ka dominuar kulti i “gjarpërit”. Legjenda na tregon se Kadmi dhe Harmonia kishin pasur një djalë i cili duke fjetur në djep, e kishte mbështjellë një gjarpër të cilin hetitët e kanë quajtur Ilyrianka. Kur flasim për emrin ilir, njëri ndër mendimet është edhe ai se, emri ilir vjen nga emri i gjarprit ilyrios, për të cilin ilirët kan besuar se qëndron nën vatër dhe e mbron shtëpinë nga të
10
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
këqijat. Filozofi Maksim nga Tigri, i cili jetonte në kohën e Antoninit, në librin e tij “A duhet t’u ngritet perendive shtatore” përmend se Peonët, fis ilir, në Maqedoninë e sotme, e adhuronin diellin në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të lartë. Gjarpri si kafshë toteme tek ilirët ka një rol qendror në sistemin mitologjik dhe religjioz të ilirëve të jugut. Më lartë folëm për lidhjen e gjarprit me vetë emrin ilir, kurse duhet të shtojmë edhe faktin se një numër i madh paraqitjesh të kësaj kafshe bëhen të shpeshta, veçanërisht prej shekullit V, p.e.s, në stolitë e ndryshme. Gjarpri është paraqitur si roje e vatrës shtëpiake, si simbol i frytshmërisë etj. Gjarpri si simbol i fiseve ilire të jugut do t’u bëjë ballë të gjitha furtunave dhe do të arrijë deri në ditët tona. Edhe sot populli thotë se nëse e gjen gjarprin në themel themel të shtëpisë nuk duhet vrarë sepse është gjarpër themeli sjell fat dhe e ruan shtëpinë. Kjo do të thotë se edhe pse më vonë ilirët e pranuan krishterizimin dhe më pas islamizimin, ata nuk i harruan këto kulte pagane të cilat i ruajtën brez pas brezi deri në ditët tona ose edhe shumë aktivitete të tjera fetare si për shembull dita e verës, dita e pranverës, gjysma e dimrit etj. Religjioni tek shqiptarët (Arbërit) në Mesjetë
Në fillim të përhapjes, Krishterimi ishte rreptësishtë i ndaluar për popullatën që ishte në kuadër të Perandorisë romake. Në kohën kur Roma e shpalli fe shtetërore, po në atë kohë filluan ta merrnin këtë fe edhe shqiptarët. Pikërisht politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin Krishterimit. Që me Ediktin e Milanos, në vitin 313 u shpall fe zyrtare, intitucionale e shtetërore. Ka njerëz që nuk janë të informuar dhe mendojnë se krishterimi është feja me të cilën kanë lindur shqiptarët, duke mos ditur se, si islamizmin që e morën nga pushtuesit osmane, ashtu edhe fenë krishtere e morën nga pushtuesi i tyre romak. Pas persekutimeve të mëdha nga romakët në shek. IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar që ishte e organizuar mbi bazën e provincave administrative të epokës së Dioklecianit. Megjithëse u përqafua vullnetarisht krishterimi, si kudo edhe këtu, nuk shkuli dot menjëherë nga rrënja shumë shfaqje ideologjike të besimit të mëparshëm. Banorët e krahinave malore morën nga feja e krishterë vetëm nocionet e saj të përgjithshme por jo dogmën dhe ideologjinë e saj të plotë, ashtu siç e kishin përpunuar etërit e kishës. Krishterimi në këto vise mori tipare të veçanta të cilat u diktuan nga dy rre-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
thana historike: rrënjët tepër të thella që kishte te banorët e këtyre viseve feja pagane ilire dhe e dyta nga ulja e vazhdueshme e nivelit kulturor të klerikëve, që solli me vete izolim tepër të gjatë të vendit. Si pasojë e këtyre dy rrethanave, shqiptarët adaptuan një krishterizëm “Sui generis” , gërshetim të dogmës monoteiste të krishterë me paganizmin e lashtë ilir. Perandori Anastas (491-516) me origjinë nga Durrësi, ndikoi nga ana e tij për të forcuar lidhjet e Mitropolisë së Durrësit me Patrikanën e Kostandinopojës. Kurse perandori tjetër bizantin Justiniani I (527-565) po ashtu me origjinë iliro-shqiptare e njohu juridiksionin e Romës mbi kishën e Ilirisë. Është më se e sigurt se shfaqje të kësaj tradite mbijetuan në trupin e ideologjisë së krishterë për shumë shekuj. Madje këto gjurmë të paganizmit ilir ndeshen edhe sot sidomos te banorët e viseve të brenshme malore, jo vetëm të krishterë por edhe të atyre mysliman, të cilët i kanë trashëguar qëkur ishin të krishterë. Të tilla janë: kulti i zjarrit, i diellit, i bjeshkës, i burimeve ose perceptimet për jetën, vdekjen, bubullimën, stuhinë etj. Si gjurmë të paganizmit të krishterë, gjuha shqipe sot ruan emrin “E diell”, dita e fundit e javës ku duhet shkuar dhe lutur diellin që ka qenë edhe perëndi e ilirëve. Këto të dhëna na japin mundësi të
pohojmë se shqiptarët e mesjetës së hershme kishin mbetur gjysmë-politeistë. Ata e kishin ruajtur mitologjinë e tyre pagane. Për ta hyjnia e gjithëpushtetshme tani ishte Perëndia, por pranë saj vazhdonte të nderohej Dielli në qiell dhe biri i tij në tokë, zjarri i flakërishëm. Tempulli i tyre nuk ishte vetëm kisha, por edhe kreshta e lartë e malit, psh. maja e Tomorit, kurse në dimër vatra bubullitëse e shtëpisë ku sipas besimit pagan gjarpri i themelit rrinte aty dhe e mbronte shtëpinë nga gjërat e këqija. Më tej akoma, momentet kryesore të kultit kanë qenë jo vetëm krishtlindja apo pashkët por edhe dita e verës, gjysma e dimrit, ditët orgurzeza të eklipsit. Në atë kohë shqiptarët besonin edhe në Orët dhe Zanat të cilat sipas përfytyrimeve të tyre të mëvonshme, bridhnin në bjeshkë, pranë burimeve të kulluara, lisave shekullorë ose majave të paarritshme e që këto besime kanë mbetur edhe sot te shqiptarët myslimanë. Në vitin 548 Prokopie i Cezaresë shkruan se sllavët kaluan lumin Istra (Danub) dhe bënë masakra të mëdha mbi Ilirët, gjithkund deri në Epidamn (Durrës) duke vrarë dhe djegur gjithçka gjenin përpara. Edhe krahinat shqiptare që hynë nën administratën e prefekturës së Ilirikut po ashtu u shkatëruan, sepse nëpër krahinat shqiptare kanë kaluar shumë rrugë kryesore e sidomos rruga që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
çonte për në Durrës. Në vitin 551 Prokopie shkruan, se numër i madh i sllavësh dëpërtuan në Ilirik dhe “bënë atje krime të papërshkruara”... ”Ata i mbuluan të gjitha rrugët me trupa të vrarë dhe pasi plaçkitën dhe morën robër u kthyen prapë...” Këto lajme nga Prokopie qartë na tregojnë se vrasjet dhe plaçkitjet që kanë bërë sllavët në Ballkan por edhe në tokat shqiptare kanë qenë shumë të mëdha. Kjo ishte një periudhë kur pushteti Bizantin ishte shumë i dobësuar. Më vonë Theofani na tregon se perandori bizantin Justiniani II më 688-89 ka mundur që të deportojë deri në Selanik dhe ka nënshtruar një masë të madhe sllavësh. Në këtë kohë në teritorin e Mizisë në mes të Stara Planina dhe Danub u krijua një shtet i ri sllavobullgar të cilin shteti Bizantin u detyrua edhe zyrtarisht ta pranonte në vitin 681. Edhe gjat shek. VIII Bizanti nuk arriti të vendoste pushtet të qëndrueshëm mbi skllevëritë sllave të vendosura në tokat Ilire. Në sh. VIVII në kohën e kolonizimit nga sllavët, të tokave ilire, po edhe tokave të tjera në Ballkan, kishës së krishterë, organizimit fetar dhe jetës fetare iu dha një grusht shkatërrues. U shkatërruan deri në themel një numër i madh kishash dhe manastiresh, themelet e të cilave edhe sot vazhdojnë të zbulohen. Se sllavët të ndihmuar edhe nga avarët kanë shkatërruar kishat e krishtera në këtë kohë na njofton edhe Teofillakti i Ohrit në mbishkrimin kishtarë “Tiveriopolski maqenici”. Në mes të tjerave ai thotë se sllavët dhe avarët i rrafshuan për tokë ndërtesat e bukura dhe objektet fetare të Zotit. Në vendet ilirike që i kishin kolonizuar sllavët, filluan dalëngadalë ta merrnin krishterimin nga të krishterët vendas që ishin ilirikët-arbërit. Për këtë na flet edhe Teofilakt Ohridski në “Zhitieto na Tiveriopolskite Maqenici” ku thotë se sllavët nuk kanë ditur për emrin e Krishtit dhe i janë falur diellit, hënës ose yjeve. Nga këto burime shihet qartë se sllavët të cilët aq shumë mburren me pranimin e krishterimit duke thënë se e kanë pranuar atë para dy mijë vitesh, tash del se ata e paskan pranuar krishterimin nga populli më i vjetër i këtyre trojeve-shqiptarët dhe kishat për të cilat pretendojnë që t’i ruajnë nga shqiptarët, qenkan të shqiptarëve. E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Kur flitet për d Javën e kaluar u zhvillua një takim midis tre ministrave të diasporës, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë: zotërinjve Pandeli Majko, Dardan Gashi dhe Edmond Ademi. Sipas një komunikate që lëshuan, tre ministrat shqiptarë, pas takimit të tyre në Ohër, ata e konsideruan takimin e tyre, “si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik”
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Ministrat nuk njoftuan asnjë plan “veprimi të përbashkët” ose bashkërendim nismash për të ardhmen, përsa i përket diasporës, me përjashtim që siç thuhet në komunikatë, “Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera për të takuar komunitetet e diasporës”. Në komunikatë thuhet gjithashtu se, “Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tre vendeve.” Nuk i kam krejtësisht të qarta fjalët e përdorura në këtë komunikatë, por shpresoj që tre ministrat shqiptarë nuk i konsiderojnë shqiptarët në Maqedoni, si pjesë e “diasporës”, ashtu siç nuk janë “diasporë” as shqiptarët në Kosovë dhe as shqiptarët që jetojnë në trojet e veta shekullore nën Malin e Zi, megjithëse jetojnë jashtë kufijve të shtetit amë. Dua të besoj se kur tre ministrat flasin për diasporë, ata e kanë fjalën për shqiptarët e përhapur anembanë botës, për “gjakun e shprishur”, të detyruar të largoheshin nga vendlindja dhe trojet shekullore në Ballkanin Perëndi-
12
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
mor dhe të vendoseshin, për arsye të shtypjeve dhe diskriminimeve politike dhe ekonomike – sidomos gjatë shekullit të kaluar – kryesisht në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara – dhe jo për shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, gjysh pas gjyshi. Sidoqoftë, krijimi i tre ministrive të diasporës është një vendim për t’u mirëpritur, ndonëse i vonuar dhe takimi i parë midis tre ministrave të diasporës këtë javë në Ohër, shpresohet të jetë një hap i rëndësishëm drejtë bashëkrendimit të veprimtarive, por sukseset ose dështimet e veprimtarisë së tyre, veçmas ose të përbashkët, për diasporën, do të vlerësohen në muajt dhe vitet e ardhshme. Mirëpritet fakti, që pas më shumë se një çerek shekulli pas shembjes së komunizmit, më në fund Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia po i kushtojnë vëmendjen që meriton diasporës, të pakën me fjalë deri tashti. Shpresoj që marrëdhëniet e tre ministrave me diasporën, të mos jenë politike, d.m.th. reflektuese të politikave të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare - por të jenë patriotike, vëllazërore, mbarëkombëtare dhe njëkohësisht të rrinë larg influencave partiake të bosëve të tyre politikë në Tiranë dhe Prishtinë, me qëllim që diaspora ose pjesë të diasporës të mos përdoren për qëllimet e tyre politike dhe elektorale, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. Fatkeqësisht, ashtu si më parë, edhe vitet e fundit janë vënë re
prirje, nga përfaqësues të një partie politike ose një tjetre, për të influencuar politikisht, individë ose grupe të diasporës, ose duke bërë diferencime, sidomos në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan, në favor të një partie politike ose një udhëheqësi politik shqiptar. Ka patur raste që udhëheqësit më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës, gjatë vizitave të tyre në Amerikë, janë takuar vetëm me individë ose grupe të seleksionuara nga ambasadat e tyre dhe nuk kanë gjetur mundësi për takime me grupe gjithëpërfshirëse të komunitetit. Disa vëzhgues janë shprehur se si përfundim i këtyre përpjekjeve nga vizitorët prej trojeve shqiptare, për t’u takuar me individë dhe grupe të seleksionuara nga ambasadat, ndonjëherë edhe pa u njoftuar publikisht, dhe duke anashkaluar pjesën dër-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
diasporën muese të komunitetit – vitet e fundit vihet re një çangazhim politik i dukshëm, për të mos thënë një indiferentizëm i plotë i aktivitetit politik të komunitetit shqiptaro-amerikan. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ky indiferentizëm i atribuohet gjithashtu edhe zhvillimeve negative politike të disa viteve të fundit, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Zhvillime këto të cilat po pengojnë, në mënyrë të pakuptimtë, integrimin e mëtejshëm të kombit shqiptar në organizmat euro-atlantike. Në qoftë se shqiptarët janë ndër popujt më pro-perëndimorë, atëherë pse udhëheqësit e shqiptarëve, pikërisht kjo klasë politike e sotme, me grindjet dhe mosmarrëveshjet midis tyre, me bëmat dhe të pabëmat e saj gjatë çerek shekullit të kaluar, po pengojnë këtë proces, që shqiptarët kudo, përfshirë ne në diasporë mendonim se është një proces i natyrshëm dhe si i tillë, duhej të kishte ndodhur shumë më herët. Kjo, për fat të keq nuk ndodhi dhe po të marrim parasysh grindjet aktuale politike, korrupsionin dhe problemet me drejtësinë, në Tiranë dhe në Prishtinë, as nuk ka gjasë të ndodhë së shpejti. Një gjë e tillë demoralizon komunitetin shqiptaro-amerikan dhe ma merr mendja mbarë diasporën shqiptare kudo. Kësisoj, ministrat e ri të diasporës shqiptare – në qoftë se me të vër-
tetë janë seriozë për detyrën që kanë marrë përsipër dhe në qoftë se nuk do ta kalojnë kohën nëpër darka e dreka në restorantet e shqiptarëve në mërgim – i pret një punë e madhe për të bindur komunitetin se më në fund Tirana dhe Prishtina janë serioze dhe të sinqerta për të angazhuar diasporën pa dallim, për të mirën e përbashkët. Lufta e dytë Botërore për mbarë botën ka marrë fund pothuaj një shekull më parë – me përjashtim të shqiptarëve të cilët gjithnjë mbahen peng prej saj. Komuniteti shqiptaro-amerikan, historikisht, ka luajtur dhe duhet të luajë rolin në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në trojet e veta. Në të vërtetë, ai ka luajtur rolin e ambasadorit më të mirë që mund të kishte kombi shqiptar. Me vullnet të mirë dhe pa përzierje dhe ndërhyrje politike, me ndihmën e ministrave të rinj të diasporës, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos brezi i ri, mund dhe duhet të angazhohet përsëri në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, ashtu si në të kaluarën jo të largët. Ish- Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry, duke iu drejtuar përfaqësuesve të diasporës në Amerikë dy vjet më parë, është shprehur se “Shekulli 21 kërkon një politikë të jashtme më gjithëpërfshirëse. Komunitetet e diasporës janë të parat që mësojnë për një çështje me rëndësi ose krizë në vendet e tyre të lindjes dhe përfaqësuesit e diasporës janë të parët që njoftojnë zyrtarët e lartë të shtetit dhe të qeverisë amerikane”. Këtë fakt e kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër – para tij ose pas tij – Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Të nderuar ministra të ri të Diasporës, ju dëshiroj punë të mbarë, por në qoftë se me të vërtetë, ju dhe bosët tuaj politikë në Tiranë dhe në Prishtinë dëshironi angazhimin e diasporës dhe marrëdhënie më të mira me të, atëherë ndiqni shembullin e marrëdhënieve që kishte dikur Ibrahim Rugova me diasporën shqiptare në Shtetet e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Bashkuara të Amerikës dhe me diasporën në Evropë. Periudha e 1990-ave mund të konsiderohet si periudha e artë e bashkimit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth një udhëheqësi që kishte besimin dhe respektin, jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, por si rrjedhim siguroi shpejt edhe në radhët e zyrtarëve më të lartë amerikanë -- respektin e namin si simbol i bashkimit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth kauzës së Kosovës, pa dallime politike, fetare a krahinore. Gjatë krizës në Kosovë, influenca e komunitetit shqiptaro-amerikan në Uashington konsiderohej si më e fuqishmja pas Izraelit. Kjo fatkeqësisht nuk ekziston më! Lobimi i fuqishëm i shqiptarëve të Amerikës në Uashington gjatë 1990-ave dhe fillim-shekullit 21, është zëvendësuar tashti me pagesa jo-transparente ose gjysmëtransparente, prej qindra mijëra dollarësh dhënë kompanive lobiste amerikane nga udhëheqësit qeveritarë e partiakë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, vetëm për të siguruar ndonjë fotografi individuale me ndonjërin prej presidentëve amerikanë, për t’u përdorur për qëllime elektorale në vend. Nevojitet pra një angazhim më i madh e më serioz se kaq për një partneritet të vërtetë alla-Rugovian me diasporën shqiptare, në qoftë se me të vërtetë -- me ndihmën dhe bashkëpunimin e të gjithëve -- duam që Shqipëria dhe Kosova të jenë më në fund shtete të lira e demokratike, plotësisht të integruara në organizmat euro-atlantike. Roli dhe angazhimi i diasporës shqiptare, në Amerikë dhe në Evropë është jetik, sidomos në fushën e politikës së jashtme – jo vetëm për përforcimin e marrëdhënieve me shtetet mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Aleancës Euro-atlantike, por edhe për fatin dhe mirëvajtjen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar. Kur flitet për diasporën, ambasadorë më të mirë se diasporën nuk keni. E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Fuqia dhe roli i medias së lirë
Liria e mediave the një demokraci të s Toni Ujkaj
Liria e mediave është thelbësore për të garantuar që një vend të ketë një demokraci të shëndetshme, duke qenë se niveli i demokracisë së një vendi varet pikërisht edhe nga niveli i lirisë së medias e cila luan një rol të pazëvendësueshëm për mbarëvajtjen e çështjeve të ndryshme në shoqëri. Për fat të keq, gazetarët gjatë veprimtarisë së tyre sa të shenjtë po aq dhe të vështirë në shërbim të publikut, përballen me sfida nga më të ndryshmet. Thënë ndryshe, nuk është e lehtë të jesh gazetar dhe të raportosh vetëm të vërtetën ashtu siç e parashikojnë kodi etik i gazetarëve dhe ligji. Duke qenë se në shumë vende liria e shprehjes dhe e mediave është e kufizuar. Gazetarët janë të censuruar, të frikësuar, të dhunuar e të kërcënuar gjatë kryerjes së misionit
“ 14
të tyre. Kur flasim për lirinë e medias, duhet thënë se ajo është bërë lajtmotiv i shumë sesioneve ndërkombëtare, forumeve, konferencave, etj, i zyrtarëve të lartë botërorë të cilët e vënë theksin tek rëndësia që ka një media e lirë në shoqërinë njerëzore. Paralel me të bëjnë apel për lirinë e plotë të medias për ato vende ku liria e medias është pjesërisht e lirë ose thënë ndryshe, larg standardeve të vendeve ku tashmë liria e medias gëzon një liri të plotë. Ndërkaq, për rëndësinë që kanë mediat e pavarura dhe të mbrojtura nga ndikimet dhe presionet e ndryshme ka folur së fundmi dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav në konferencën rajonale, “Rëndësia dhe pozicioni i gazetarisë hulumtuese në mediat shtetërore në Ballkanin Perëndimor”, të mbajtur në Podgoricë, i cili ka vënë theksin te domosdoshmëria që mediat publike (shtetërore) duhet të jenë të pavarura. Orav, duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian të vitit 2016, ka thënë se ky raport ka treguar se Mali i Zi nuk ka bërë asnjë progres në lëmin e lirisë së medias. Ai ka shprehur
besimin se në raportin e radhës do të shënojë progres në këtë drejtim. Ndërkaq, sipas raportit të “Freedom House”, organizatës për të Drejtat e Njeriut, me titull: “Liria e medias 2016”, një organizatë e cila vlerëson shkallën e lirisë së medias në 199 vende të botës duke vëzhguar situatën politike dhe ekonomike të vendit
Gazetarët, redaktorët e kryeredaktorët duhet kudo dhe kurdoherë të “luftojnë” që mediat të jenë të lira, sidomos për tematika të “nxehta” të cilat kanë interes dhe peshë të madhe për një komunitet të tërë, siç do të ishte fjala vjen, identifikimi dhe denoncimi i atyre pushtetmbajtësve të cilët cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe zbehin vlerat demokratike. Një veprim i tillë padyshim do të shkonte në favor të një shoqërie apo një vendi i cili pretendon të jetë demokratik me një zhvillim të mirëfilltë të demokracisë
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
elbësore për shëndetshme “ përkatës, ndikimin e qeverisë, bizneseve apo grupeve kriminale në media dhe mbulimin e ngjarjeve në media, është vlerësuar se në Mal të Zi mediat janë pjesërisht të lira. Mali i Zi e ka përkeqësuar vlerësimin nga 39 që kishte një vit më parë, në 41, duke zbritur kështu në pozicionin e 34 në Evropë.
Duhet theksuar se mediat e lira janë një mbrojtje e fortë dhe jetike kundër abuzimit të pushtetarëve me pushtetin. Liria e shtypit dhe pavarësia e tij janë shpeshherë në shënjestër të personave dhe grupeve me ideologji antidemokratike të cilët evitojnë të japin llogaridhënie për veprimtarinë e tyre përpara qytetarëve (votuesve të tyre), falë të cilëve mbajnë funksione të ndryshme. Gazetarët, redaktorët e kryeredaktorët duhet kudo dhe kurdoherë të “luftojnë” që mediat të jenë të lira, sidomos për tematika të “nxehta” të cilat kanë interes dhe peshë të madhe për një komunitet të tërë, siç do të ishte fjala vjen, identifikimi dhe denoncimi i atyre pushtetmbajtësve të cilët cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe zbehin vlerat demokratike. Një veprim i tillë padyshim do të shkonte në favor të një shoqërie apo një vendi i cili pretendon të jetë demokratik me një zhvillim të mirëfilltë të demokracisë. Media e lirë ka aq shumë fuqi saqë jo më kot është klasifikuar si pushtet i katërt, pas atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Këtë potencial e përforcojnë më shumë faktet të cilat tashmë janë të njohura ndërkombëtarisht nëpër media prestigjioze anekënd botës, ku qindra-mijëra artikuj të gazetarëve të cilët kanë identifikuar dhe raportuar për mashtrime apo abuzime me pushtetin ose kanë nxjerrë në pah shumë ngjarje të padukshme për shoqërinë. Si të tilla, ato
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Media e lirë ka aq shumë fuqi saqë jo më kot është klasifikuar si pushtet i katërt, pas atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Këtë potencial e përforcojnë më shumë faktet të cilat tashmë janë të njohura ndërkombëtarisht nëpër media prestigjioze anekënd botës, ku qindra-mijëra artikuj të gazetarëve të cilët kanë identifikuar dhe raportuar për mashtrime apo abuzime me pushtetin ose kanë nxjerrë në pah shumë ngjarje të padukshme për shoqërinë
kanë rezultuar me dorëheqje individuale ose kolektive, ku më pas janë bërë reformime pozitive për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe larg fenomeneve negative. Një shtet i cili edhe pse pafundësisht mund të deklarohet si demokratik, ai s’mund të jetë i tillë derisa të mos ketë median e lirë dhe autonome në kryerjen e misionit të saj. Liria e shprehjes dhe e medias, janë pjesë e pandashme e demokracisë së një vendi. Në këtë kuadër çdo shtet i cili pretendon se është demokratik, duhet të bëjë përpjekje maksimale që të verë në veprim të gjithë mekanizmat për të zbardhur ngjarjet e pazbardhura deri më tani, siç është rasti i sulmit ndaj gazetarëve ose zbardhja e vrasjes së tyre. Shteti duhet të preokupohet për të shënuar progres pozitiv në fushën e lirisë së medias, e cila është një çështje shumë e rëndësishme për ta zgjeruar demokratizimin në vend, në veçanti për vendet që aspirojnë të jetë pjesë e familjes së gjerë evropiane. E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Emërtimet me komuniste te në Mal të Zi Gjekë Gjonaj
Këto dhe të gjitha institucionet e kulturës në përgjithësi, duhet të mbajnë emrat të denjë atdhetarë të shquar, njerëz të dijes, të artit e kulturës shqiptare për të cilët tashmë koha e ka thënë fjalën e vet dhe ato figura janë bërë ndërgjegjja kolektive e popullit shqiptar. Emërtimi i shkollave me emra të rinj është imperativ i kohës. Gjekë Gjonaj Institucionet shkollore me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi , ende vazhdojnë të mbajnë emërtime sllave nga periudha e komunizmit. Kjo
“
16
Edhe një shkollë fillore në Berlin mbanë emrin e një heroi të heshtur shqiptar, Refik Veselit, i njohur si njëri ndër shqiptarët jo të pakët që i kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
“
Vallë, pse mos ta bëjmë këtë ne shqiptarët ( autoritetet e shkollës) , në kohën kur edhe Mali i Zi në shumë raste i ka ndryshuar emërtimet sllave të periudhës komuniste dhe emrat e partizanëve e heronjve serbo-malazez ? Mangësitë dhe gabimet e tilla, mund dhe duhet të korrigjohen. Përndryshe, pranimi me indiferencë i një dukurie të tillë, mund të konsiderohet si nëpërkëmbje dhe përbuzje e vlerave të mirëfillta historike dhe kulturore kombëtare
bëhej në bazë të kritereve ideologjike dhe kornizave partiake e shtetërore të pushtetit, të cilin, veç tjerash, e karakterizonte antishqiptarizmi i skajshëm. Sa për ilustrim po përmendim Shkollën Fillore “ Jedinstvo” në fshatin Skorraq, në vendlindjen e kreut të shquar të fisit të Hotit, Dedë Gjo Lulit, mbase figurës më me zulmë të të gjithë luftëtarëve të Malësisë. Gjimnazin “ 25 Maji “ në Tuz”. Shkollën Fillore “ Mareshali Tito” në Ulqin. Nuk janë këto raste të vetme që nuk përfaqësojnë as vullnetin dhe as kulturën e popullit shqiptar në këtë republikë.. Drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe këshillat e prindërve nuk kanë fuqi , guxim apo janë të paaftë të bëjnë diçka në rishikimin me përgjegjësi të emërimeve sllave antishqiptare me ideologji komuniste dhe zëvendësimin e tyre me personalitete të mëdha historike nga radhët e shqiptarëve. Këto dhe të gjitha institucionet e kulturës në përgjithësi, duhet të mbajnë
emrat të denjë atdhetarë të shquar, njerëz të dijes, të artit e kulturës shqiptare për të cilët tashmë koha e ka thënë fjalën e vet dhe ato figura janë bërë ndërgjegjja kolektive e popullit shqiptar. Emërtimi i shkollave me emra të rinj është imperativ i kohës. Për këtë problem nuk duhet të heshtim më. Kemi heshtur mjaft. Patjetër duhet të ndryshojmë këtë mentalitet përulësie kohësisht i skalitur thellë në shprehi. Drejtuesit e shkollave shqipe në marrëveshje me mësimdhënësit dhe këshillat e prindërve duhet të kërkojnë zyrtarisht nga Ministria e Arsimit për ndërrimin e emrave aktual. Vallë, pse mos ta bëjmë këtë ne shqiptarët ( autoritetet e shkollës) , në kohën kur edhe Mali i Zi në shumë raste i ka ndryshuar emërtimet sllave të periudhës komuniste dhe emrat e partizanëve e heronjve serbo-malazez ? Mangësitë dhe gabimet e tilla, mund dhe duhet të korrigjohen. Përndryshe, pranimi me indiferencë i një dukurie të tillë,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e ideologji shqiptarët Javën e kaluar u zhvillua një takim midis tre ministrave të diasporës, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë: zotërinjve Pandeli Majko, Dardan Gashi dhe Edmond Ademi. Sipas një komunikate që lëshuan, tre ministrat shqiptarë, pas takimit të tyre në Ohër, ata e konsideruan takimin e tyre, “si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve, në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik”
“
Drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe këshillat e prindërve nuk kanë fuqi , guxim apo janë të paaftë të bëjnë diçka në rishikimin me përgjegjësi të emërimeve sllave antishqiptare me ideologji komuniste dhe zëvendësimin e tyre me personalitete të mëdha historike nga radhët e shqiptarëve
mund të konsiderohet si nëpërkëmbje dhe përbuzje e vlerave të mirëfillta historike dhe kulturore kombëtare. Edhe një shkollë fillore në Berlin mbanë emrin e një heroi të heshtur shqiptar, Refik Veselit, i njohur si njëri ndër shqiptarët jo të pakët që i kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë do t’u kthejmë shkollave tona identitetin dhe fytyrën e vet bujare si tempuj të dijes të shqiptarëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në një shtet që ka zgjedhur rrugën drejt Europës së bashkuar. Ne kemi personalitete të mëdha historike dhe nuk kemi nevojë të huazojmë emra figurash joqshqiptare. Me këtë do të nderojmë emrat e personaliteteve të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare. Emërtimet e këtilla kanë për qëllim që ne dhe gjeneratat pas nesh , t’i përkujtojmë dhe të afirmojmë personalietet historike dhe kulturore të kombit tonë. E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Imazhe
Njeriu Me pyetje të tilla njeriu ndeshet, derisa në fund lodhet, hesht a shuhet, duke lënë pas vetëm kujtime. Se çfarë merr me vete, nuk dihet. Gjithë ajo botë e tij e pasur mbetet. Dhe jeta rifillon, për disa me pak zhvillim dhe shume gjëra të përsëritura; brez i ri vjen, me ide të reja e disa shumë të vjetra, të cilat vazhdojnë të përsëriten, duke u tërhequr nga fije që e mbajnë në lidhje me botën tjetër
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi Uashington
Njeriu përbën misterin më të madh në këtë botë; thellësisht, ai nuk e di nga vjen, as ku po shkon dhe as çfarë do të ndodhë me ‘të kur ikën. Megjithatë ai lufton për të fituar një ditë më shumë. E çuditshme. A është kjo jetë vërtet e tillë, apo imazh i një jete tjetër? Me pyetje të tilla njeriu ndeshet, derisa në fund lodhet, hesht a shuhet, duke lënë pas vetëm kujtime. Se çfarë merr me vete, nuk dihet. Gjithë
“ 18
ajo botë e tij e pasur mbetet. Dhe jeta rifillon, për disa me pak zhvillim dhe shume gjëra të përsëritura; brez i ri vjen, me ide të reja e disa shumë të vjetra, të cilat vazhdojnë të përsëriten, duke u tërhequr nga fije që e mbajnë në lidhje me botën tjetër. Të gjithë janë fëmijë të një qenie të madhërishme të pakuptueshme misterioze (kjo duhet pranuar), dhe njerëzit caktohen si kujdestarë (prindër) për mbarëvajtjen e tyre.
Kështu nëpërmjet familjes, jeta dhe shoqëria ruan ekuilibrin e vet. Nëse kjo bazë organizimi prishet, njerëzimipak nga pak shuhet nga kjo botë dhe kafshë të tjera marrin kontrollin e saj. Skenari i ngjan Planetit te Majmunëve. Mendime të tilla nuk inkurajohen....Por nga thellësia e pusit të mendimeve dhe kohës, njeriu shikon vetëm një rreth të sheshtë e të kufizuar, është dalja prej tij që e bënë botën të plotë, të çliruar e të hapur.
Të gjithë janë fëmijë të një qenie të madhërishme të pakuptueshme misterioze (kjo duhet pranuar), dhe njerëzit caktohen si kujdestarë (prindër) për mbarëvajtjen e tyre. Kështu nëpërmjet familjes, jeta dhe shoqëria ruan ekuilibrin e vet. Nëse kjo bazë organizimi prishet, njerëzimi- pak nga pak shuhet nga kjo botë dhe kafshë të tjera marrin kontrollin e saj. Skenari i ngjan Planetit te Majmunëve. Mendime të tilla nuk inkurajohen....
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
KULTURË
“
Njeriu përbën misterin më të madh në këtë botë; thellësisht, ai nuk e di nga vjen, as ku po shkon dhe as çfarë do të ndodhë me ‘të kur ikën. Megjithatë ai lufton për të fituar një ditë më shumë. E çuditshme. A është kjo jetë vërtet e tillë, apo imazh i një jete tjetër?
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë
EKSKLUZIVE
me modelen Jasminë Çunmulaj
Dekorohet me çmimin MICHIGAN EARTH 201
“
Shqiptarja, Jasminë Çunmulaj 20 vjeçe, e lindur dhe e rritur në SHBA, në evenimentin e fundit ku mori pjesë u dekorua me çmimin “Miss Miçigen earth 2018”. Modelja në fjalë shprehet e kënaqur, gjithashtu thotë se “ëndrra po i bëhet realitet ”. “Si një vajzë e vogël, po shikoja veten si modele e Amerikës ”.
Koha Javore: Më fol pak për jetën e modelimit, dhe më thuaj sa vite eksperiencë ke në këtë profesion? J. Çunmulaj: Këtë profesion fillova ta ushtroj që nga mosha 16 vjeçe. Por ka më pak se një vit që i hyra profesionalisht këtij profesioni. Fillova duke bërë shfaqje të modës lokale dhe po ashtu të bëj diçka profesionale për “foto shoots”, dhe që përfundimisht talenti im u zbulua nga agjenti im Dawn Martin ( DMM Management ). Në Çikago mora kontratën time të parë me “BMG Mod-
els”. Koha Javore: A ishte ëndrra jote që pikërisht t’ i hyjsh kësaj udhe? J. Çunmulaj: Që në moshë të fëmijërisë, atëherë kur fillova të mendoj për jetën, gjithmonë mendova dhe kam dashur pikërisht të bëhem modele. Si një vajzë e vogël, po shikoja veten si “modele e Amerikës “ dhe çdo ditë ushtroja dhe performoja përpara pasqyrës. Kam punuar shumë për të arritur këtë qëllim dhe jam ende duke ju përqendruar çdo ditë e më shumë. Ndihem me shumë fat që jam duke përjetuar ëndrrën time . Koha Javore: Cila është modelja juaj e preferuar, mos është Emina Çunmulaj? . Apo ndoshta ke preferenca të tjera ? J. Çunmulaj: Natyrisht, Emina gjithmonë do të jetë modelja ime e preferuar. Ajo ndikoj shumë tek unë, kur isha 12 vjeçe, e kalova një ditë të tërë me Eminen. Ajo më ka dhënë këshilla aq të mira saqë mbeten në kujtimet e mia përgjithmonë. Ajo më tha: “Duhet të jesh e natyrshme, e sigurt dhe të shkosh pas ëndrrave tua”. Mësimi më i rëndësishëm që ma ka thënë ajo është se, edhe pse mund të jesh e suksesshme dhe me famë, gjëja më e rëndësishme është të jesh një njeri i mirë. Koha Javore: Kur more vendimin që t’ i hyje kësaj “bote”, si ishte reagimi i prindërve, e
20
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
mirëpritën ata ? J. Çunmulaj: Së pari unë ju tregova, por ata ma bënë të pamundur ngaqë ata ishin të mendimit se unë jam e shkurtër dhe nuk bëj për modele. Unë nuk ndala, duke u munduar që t’ i bindi ata, e sidomos nënën, t’ i tregoj se unë kam mbështetje dhe komente pozitive nga individë që dinë çfarë është moda, si për shembull nga fotografi Jennifer Alder, që më tha se unë bëj për këtë profesion. Më në fund bëmë një marrëveshje që nëse unë vazhdoj edhe shkollën paralelisht me modelingun, do të kam mbështetje. Përfundimisht, të dy prindërit e panë se unë kam shans të bëhem një modele, kështu që tani më japin mbështetje të pafundme. Koha Javore: Ti u vlerësove me çmimin “MISS MICHIGAN EARTH 2018” , si e ndjeve veten ti si shqiptare me një çmim të tillë? J. Çunmulaj : Duke parë familjen time si emigrantë që luftonin për të gjetur sukses në Amerikë, kam mësuar se çfarë pune dhe çfarë vështirësish kanë përjetuar ata. Unë jam me shumë fat që kam një jetë më të lehtë. Si një femër shqiptare, u ndjeva krenare që isha në garë me vajza të tjera , nuk e prisja por ja e fitova çmimin “Miss Michigan Earth”. Ndihem mirë ngaqë e krenova popullin tim, sepse ata kishin besim tek unë. Gjithashtu për mua është nder dhe kënaqësi e madhe që unë do të përfaqësoj tani Miçiganin në “Miss Earth USA”, duke e ditur se unë kam shans
INTERVISTË
n “MISS 018” për t’ u bërë femra e parë shqiptaroamerikane që përfaqëson SHBA-n në garën ndërkombëtare. Koha Javore: Më thuaj pak, në cilat evenimente more pjesë dhe cilat janë çmimet që ti u vlerësove me to? J. Çunmulaj: Fillimisht mora pjesë tek “Miss Michigan Earth 2016”, aty ndala dhe nuk këmbëngula që të marr pjesë në “Miss Earth USA”. Isha në vitin e parë të Universitetit, duke ndjekur studimet e mjekësisë dhe nuk isha e përqendruar shumë tek kjo pjesa e modelingut. Por drejtorët e “Miss Earth USA” panë potencialin tim dhe më dhanë mundësinë për t’ ju kthyer dhe për të përfaqësuar Miçiganin përsëri. Dua të them se “MISS MICHIGAN EARTH 2018” ishte çmimi i parë për mua, dhe po ashtu një çmim shumë i rëndësishëm. Koha Javore: Si e re që e ndjek këtë profesion, sa mendon që ja vlen ta bësh një gjë të tillë? J. Çunmulaj: Si një e re, mendoj se kjo që bëj është shumë me rëndësi, të paktën për mua. Nga këtu mësova shumë gjëra, mësova se si ti shprehë qartë gjërat në të cilat besoj. Çdo gjë që është me vlerë nevojitet përkushtim i madh, por çdo minutë që e shpenzon në këtë drejtim ja vlen. Gjatë kësaj kohe kam mësuar shumë mbi vetveten. Gjithashtu kam mësuar për gjërat që dua të arrij, po ashtu dhe të kujtohem për to. Koha Javore: Përveç modelingut, ke angazhime të tjera ?
J. Çunmulaj: Unë aktualisht jam një studente në Universitetin e Detroitit “Mercy”, duke studiuar neuro-psikologjinë. Unë zakonisht bëj veç detyrimet që kam për shkollë ose bëj ngjarje bamirësie. Por kur gjej kohë, më pëlqen të gatuaj, vërtet kënaqem me gatim dhe së shpejti jam duke përgatitur një shfaqje gatimi me një fotograf timin. Koha Javore: Që dikush të ndjekë udhën tuaj, çfarë standardesh kërkohen ? J. Çunmulaj: Personi që dëshiron të ndjekë këtë rrugë duhet ta ketë pasion të vërtetë që të arrijë të bëjë disa dallime. Duhet të ketë dituri për shumë gjëra, të ketë një personalitet, inteligjencë, dashamirësi, e po ashtu
të di të ndihmojnë ata që kanë nevojë. Edhe pse modelimi dhe shfaqjet shoqërohen me bukurinë, bukuria e vërtetë vjen nga besimi brenda zemrës së vet. Me këto gjëra të kombinuara, ata mund të konkurojnë kudo që dëshirojnë. Koha Javore: Sa i propozon ti moshës tënde që të vazhdojnë drejtimin tënd ? J. Çunmulaj: Të jesh një figurë publike është një përgjegjësi e madhe. Por nëse ju ngre një diçka e tillë, pse të mos e bëni !? Unë ju’ a kisha propozuar këtë profesion, por me një kusht që të punoni shumë nëse diçka doni të arrini. Pastaj kur të tjerët ju duan, do ndjeheni shumë të lumtur. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
Rita Ora konfirmon ardhjen në Kosovë Duke mos specifikuar datë, revista prestigjioze “The Vogue” ka konfirmuar se këngëtarja me famë botërore Rita Ora do ta vizitojë Kosovën gjatë vitit 2018. Në një intervistë brenda ceremonisë “Grammy”, Rita Ora ka folur për “The Vogue” për planet e saja
22
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
për vitin 2018, me ç’rast ka treguar se do ta vizitojë edhe Kosovën. “Në rrugën për ceremoninë e madhe të çmimeve në Madison Square Garden, Ora ndau gjithçka që pret këtë vit – turne në Amerikë dhe Evropë, album të ri, udhëtimin misionar për në vend-
lindje, Kosovë”, ka shkruar kjo revistë, duke mos e zbuluar akoma intervistën e plotë. Ditëve të fundit Rita Ora u përfol se do të performojë në një koncert të organizuar në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
FOTOGRAFIA E JAVËS
BESIM HAKRAMAJ LËPUSHË
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (4)
Dikur na i mbyllnin shkollat, sot po i mbyllim vetë Shumica e atyre pak të rinjve nuk duan të martohen. As vajzat nuk parapëlqejnë të martohen e të jetojnë në fshat. Madje, edhe disa prej atyre, që prej vitesh jetojnë në fshat, kryesisht gra, shpesh thonë: ”Asht dashtë ta thejmë edhe na qafen diku. S’jetohet ktu...” Dhe, njeriu e ka vështirë ta arsyetojë gjithë atë preokupim për të emigruar e, veçmas, pakënaqësinë ekstreme të ndonjërit
Binak Ulaj Vuthaj
(vijon nga numri i kaluar) Ditë vjeshte e diellzuar. Zhurma gazmore e vogëlushëve e vogëlusheve të shkollës fillore në Vuthaj më kishte bërë kureshtar. Isha ndalur për pak t’i shihja ashtu të lumtur e të hareshëm. Gëzoheshin se për herë të parë do të luanin me top në fushën e re të sportit, të sapondërtuar enkas për ta. Gëzimi i tyre aq i natyrshëm, më gëzonte edhe mua. Zërat e tyre të ëmbël, që shpërthenin herë pas here duke luajtur, e bënin të gjallë atë pjesë të fshatit, rrugëve të të cilit rrallë shihje njeri. Të rinjtë dhe të rejat, por edhe turistët e huaj, që e kishin gjallëruar gjatë verës, tanimë kishin ikur. Por, përjetimin e ëndshëm të atyre çasteve do të ma ndërpresë mësuesi Avdyl Qosja dhe mësuesja Emine Ulaj. “Këta jenë gjithë nxënësit e shkollës. Gjithsej, dhjetë. Punojmë me klasë të kombinuara. E para me të tretën dhe e dyta me të katërtën...”
24
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Përveç për kushtet e punës, nuk kishte si të mos bisedonim për kohën kur kjo shkollë i kishte rreth njëqind nxënës, ndonjë vit edhe më shumë. Mbi njëqind nxënës i ka pasur edhe kur kam qenë nxënës i kësaj shkolle, në vitet e pesëdhjeta të shekullit që lamë pas, por në një godinë tjetër. Godina ekzistuese është ndërtuar para sa dekadash me mjetet e siguruara nga Qeveria e SHBA-ve. Ndërtimin e fushës së sportit e kanë financuar bashkatdhetarët tanë në SHBA, djemtë e Sali R. Gjonbalajt, vëllait të Ajshe Gjonbalajt (1948), anëtares së lëvizjes klandestine për çlirimin e bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Fakti, se prej gjithë atyre veprimtareve të kësaj lëvizjeje, kjo bijë vuthjane ishte dënuar me më së shumti vjet burg, gjithsej 13, dëshmon për aktivitetin dhe përkushtimin e saj atdhetar. “Ndërtimin e kësaj fushe e kem bërë, jo vetëm të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit e kësaj shkolle, por edhe për t’u dhënë kurajë banorëve, veçmas të rinjve, të mos e braktisin aq lehtë vendlindjen, siç po e braktisin”, më kishte thënë Salihi me një rast. Me mjetet e bashkatdhetarëve tanë në SHBA, është rinovuar edhe shtëpia e kulturës përballë shkollës.
Kjo, me një shumë jo të vogël, 120 mijë dollarë. Që nga përurimi i saj, nuk është zhvilluar ndonjë aktivitet. Ka pak të rinj, e... Nismëtar dhe organizator për rindërtimin e këtij objekti ka qenë Esad Gjonbalaj. Njësoj, dhe për të njëjtin qëllim, kanë vepruar bashkatdhetarët tanë edhe për rinovimin dhe pajisjen e tërësishme me inventar të ri të kishës katolike dhe ndërtimin e shtëpisë së priftit në Doli, për çka i kanë dhënë mbi 400 mijë dollarë. Siç do të më tregojë Gjergj Dushi, gati s’ka kush të shkojë në kishë. “Me i thirrë n’drekë a darkë të gjithë katolikët e Gucisë, s’do të bajshin kurrfarë shpenzimi. Prifti na vjen ka i herë prej Ulqini”, pohon ai. Numër të vogël të nxënësve kanë edhe shkollat e tjera shqipe. Shkolla fillore në Guci, I-V – 24 nxënës, Martinaj, I-IV – 22 nxënës, në Plavë, I-V - 58 nxënës. Në shkollën fillore në Vishnjevë shkojnë nxënësit e tri fshatrave: Vishnjevë, Hakaj dhe Kukaj, I-IV, 11 nxënës. Klasat e larta të fillores: Guci, VI-IX - 75 nxënës dhe në Plavë, V-IX – 32 nxënës. Shkolla fillore në Hot, e hapur në vitin 1963, është mbyllur që nga viti 1989. Gjimnazi në Plavë, mësimi në gjuhën shqipe, i ka 67 nxënës. Maturantët: Elida, Melvina, Puhiza, Jehona, Fre-
KULTURË
skimi, Eriku, Endi, Sindoni, shprehen se duan të vazhdojnë shkollën, studimet. Gjatë vizitës së këtij gjimnazi, pamë se është shembull se si duhet zbukuruar e pasuruar mjedisin e shkollës. Përveç muzeut etnografik, bibliotekës së pasur, të gjitha muret e korridoret janë të mbushura me punime të nxënësve, poezi të autorëve malazezë, serbë, shqiptarë, të huaj, me herbariume me bimë mjekuese të këtij rajoni, me llojet e balsamuara të peshqve të liqenit të Plavës... Sipas banorëve të përhershëm, vitin tjetër shkollor, në Vuthaj nuk do të ketë nxënës në klasën e parë. Shumica e atyre pak të rinjve nuk duan të martohen. As vajzat nuk parapëlqejnë të martohen e të jetojnë në fshat. Madje, edhe disa prej atyre, që prej vitesh jetojnë në fshat, kryesisht gra, shpesh thonë: ”Asht dashtë ta thejmë edhe na qafen diku. S’jetohet ktu...” Dhe, njeriu e ka vështirë ta arsyetojë gjithë atë preokupim për të emigruar e, veçmas, pakënaqësinë ekstreme të ndonjërit. Në kohën kur mbretëronte thatësi e madhe verore dhe një zjarr kishte përfshirë një pjesë të bjeshkës dhe malit, më kishte rënë të dëgjoj edhe diç që s’kisha mundur ta merrja me mend: ”I hiftë flaka qosh e m’qosh edhe katunit!!!” Kur dëgjon diç të tillë, s’ka si të mos i vete mendja njeriut se e gjithë kjo pakënaqësi është edhe pasojë e propagandës së vazhdueshme, e cila s’ka të ndalur. Kjo tregon se
disa ende s’e kanë kuptuar se koha ka ndryshuar për të mirë, se është koha e veprimtarisë private ekonomike, se duhet liruar nga mentaliteti se vetëm shteti duhet të investojë. Aq më pak duhet pritur nga një shtet që s’ka investuar as në të kaluarën. Përkundrazi, ka penguar vazhdimisht. Ç’është e vërteta, sot ai nuk investon as në vendbanimet me malazezë të komunës së Plavës. Gjatë vizitës së këtyre vendbanimeve, më shumë kisha parë të moshuar, pleq e plaka, sesa të rinj. Por, për dallim nga të rinjtë shqiptarë, shumica e të cilëve kanë emigruar në SHBA dhe në shtetet perëndimore, të rinjtë malazezë, jo pak sish, kanë migruar në kryeqendrën dhe bregdetin e Malit të Zi dhe në Serbi. Lidhur me vazhdimin e emigrimeve dhe arsyet, biseduam me kryetaren e komunës së Gucisë, znjsh. Anella Çekiq, e cila theksoi: “Është e vërtetë se në Guci, që gjashtëdhjetë vjet nuk janë bërë investime kapitale. Deri para pak vitesh Gucia s’ka qenë komunë, ndaj të tjerët kanë vendosur për ne. Tani, ne si komunë, jemi të përkushtuar në ngritjen e mëtejme të një administrate funksionale, në të mirë të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Toka e pëlleshme, livadhet, kullosat e, mbi të gjitha, resurset turistike, janë resurse që mundësojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Pasuritë ujore, lumenjtë, liqenet, pyjet, bjeshkët me bukuri përrallore dhe të pasura me bimë
“
“Ndërtimin e kësaj fushe e kem bërë, jo vetëm të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit e kësaj shkolle, por edhe për t’u dhënë kurajë banorëve, veçmas të rinjve, të mos e braktisin aq lehtë vendlindjen, siç po e braktisin”, më kishte thënë Salih Gjonbalaj me një rast
mjekësore, janë potencial ekonomik i pazëvendësueshëm. Ndaj, të rinjtë, por jo vetëm ata, kanë perspektivë këtu, vetëm duhet angazhim dhe dije. E jona si komunë është të ndërmarrim veprime përkatëse për qeverisjen e mirë dhe shfrytëzimin racional të potencialeve ekonomike që i kemi. Është e vërtetë se planet strategjike zhvillimore të komunave miratohen nga pushteti qendror, që qeverisë edhe me pasuritë pyjore e parqet nacionale, ku bën pjesë edhe Parku Nacional i Alpeve Shqiptare, por ne do të jemi këmbëngulës në realizimin e planeve tona zhvillimore, ashtu siç na e garantojnë ligjet në fuqi, që janë në përputhje me legjislacionin e BEsë”. (vazhdon) E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
U shfaq premiera e filmit artistik “Cervantes”
Ekranizim i legjendës mbi Servantesin në Ulqin Pothuajse e gjithë ngjarja e filmit zhvillohet në Ulqin, ku shkrimtari i njohur spanjoll mendohet se ka qëndruar i zënë rob. Filmi bazohet në legjendën mbi dashurinë e Servantesit në kalaleshën e bukur, Dulcinenë. Ai është një realizim me aktorë nga vendi Ulqin – Një grup i artistëve të rinj nga Ulqini ka realizuar ekranizimin e legjendës mbi qëndrimin e shkrimtarit të njohur spanjoll, Miguel de Servantes në Ulqin. Në sallën e mbushur plot të Qendrës së Kulturës në Ulqin, të shtunën
26
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
mbrëma u shfaq premiera e filmit “Cervantes”, me regji të Robert Jankoviqit, bazuar në skenarin e Adriana Hoxhës. Pothuajse e gjithë ngjarja e filmit zhvillohet në Ulqin, ku shkrimtari i njohur spanjoll mendohet se ka qëndruar i
zënë rob. Filmi bazohet në legjendën mbi dashurinë e Servantesit në kalaleshën e bukur, Dulcinenë, e cila është kryepersonazhe e veprës së tij “Don Kishoti”. Filmi, i cili zgjat 48 minuta, është mirëpritur nga publiku. Ai është një realizim me aktorë dhe pjesëmarrës të tjerë nga vendi. Producent i filmit është Astrit Lajka, drejtoreshë e fotografisë Valona Cakuli, montazhi Robert Jankoviq, efektet vizuale Hristo Kolev, kostumografe Adriana Ceka – Salihi dhe Leonora Basha, grimi Beauty Salon “Aida”, muzika Imi Nimanebgu, kamera Shaban Bajraktari dhe distributor i filmit Ardijan Mavriq. Kasta e aktorëve përbëhet nga aktorë amatorë vendorë: Mirsad Suloviq në rolin e Miguel de Cervantes, Margareta Shkreli (Dulcinea), Shefqet Luca (Begu), Osman Leskovac (Tellalli), Suad Mehmeti (Kapidani), Imi Nimanbegu (Roja), Artan Uruçi (Arnaut Mami), Xhemal Peroviq (Roja 2), Ruzhdi Mehmeti (Peshkatari), Gazmir Lamoja (Jeniçeri), Xhenan Beci (Detari), Agim Gjinoviq (Detari 2), Artan Katana (Roja 3), Benhard Prenrekaj (Rodrigo), Azem Muçaj (Peshkatari 2), Astrit Lajka (Peshkatari 3), Ramazan Lubani (Roja 4), Shtjefën Ujkaj (Blerësi), Rajmonda Cukoviq (Shoqja 1), Naile Llolla (Shoqja 2), Azra Adroviq (Shoqja 3), Anita Ajdarpashiq (Vajza në treg), Ivana Rangjelloviq (Vajza në treg 2), Ardian Tërtini (Pirati algjerian), Aldin Suloviq (Shitësi), Danijel Kuzman (Shitësi 2), Gabriel Kërquku (Roja spanjoll), Anes Kurti (Djali i Begut), Gabriel Jankoviq (Servantesi fëmijë), Andrija Jankoviq (Servantesi i moshuar), Paulina Jankoviq (Gruaja e moshuar), Dëbora Vogliq (Vajza e vogël) dhe Rejna Çoboviq (Vajza e vogël 2). Regjisori i filmit Robert Jankoviq ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë në realizimin e këtij filmi dhe sponsorët për mbështetjen. Filmi “Cervantes” është projekt i Organizatës Joqeveritare “Ad Hoc”. Pas shfaqjes teatrore “Servantesi dhe Dulçinea”, ky është realizimi i dytë artistik brenda një periudhe të shkurtër mbi Servantesin dhe qëndrimin e tij në Ulqin. i. k.
KULTURË
U përurua libri “Ngritja e një shteti” e autorit Enver Hoxhaj
Rruga unike e Kosovës në politikën e saj të jashtme “Ky libër bën përpjekje që të japë një përgjigje në pyetjen se çfarë bëjnë shtetet e vogla, gjegjësisht cila duhet të jetë politika e jashtme që duhet ta ndjekë Kosova. Një pyetje tjetër është se çfarë bëjnë shtetet në politikën e jashtme kur nuk janë anëtare të OKB-së... Në libër unë përshkruaj edhe metoda, edhe mënyra, edhe rrugë të veçanta që ne i kemi përdorur që ta bindim një shtet që ta njohë Kosovën”, ka thënë Hoxhaj. Ulqin – Në sallën e konferencave të hotelit “Mediteran”, të premten mbrëma u bë përurimi i librit “Ngritja e një shteti – Politika e jashtme e Kosovës” e autorit Enver Hoxhaj, i cili njëherazi është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vetë autori ka bërë një paraqitje të librit. Ai ka treguar arsyen e prezantimit të librit të tij në Ulqin duke thënë se ka të bëjë me diçka të thjeshtë, njerëzore dhe politike. “Ideja e prezantimit të librit ka të bëjë me atë që përmes këtij libri ta shprehi mirënjohjen, vlerësimin, përuljen, që ka çdo qytetar i Kosovës për shqiptarët kudo që janë, për kontributin që kanë dhënë shqiptarët e Ulqinit, Tuzit, Plavës dhe Gucisë etj. në pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se “jam në Ulqin për ta prezantuar librin tim, për t’ju thënë faleminderit shumë për pavarësinë e Kosovës”. Ai ka folur për disa dimensione që trajton libri i tij, për të cilin ka thënë se i ka marrë diku rreth dhjetë vite për ta shkruar. Njëri prej dimensioneve kryesore të librit është tema e njohjes së Kosovës nga vendet tjera.
Sipas Hoxhajt, Kosova si një shtet i ri bën që të ketë një rrugë unike, të veçantë dhe më specifike sesa vendet tjera në politikën e saj të jashtme. “Ky libër realisht bën përpjekje që të japë një përgjigje në pyetjen se çfarë bëjnë shtetet e vogla, gjegjësisht cila duhet të jetë politika e jashtme që duhet ta ndjekë Kosova”, ka thënë ai. Një pyetje tjetër që i jep përgjigje libri, sipas tij, është se çfarë bëjnë shtetet në politikën e jashtme kur nuk janë anëtare të OKB-së, siç është rasti me Kosovën. “Në libër unë përshkruaj edhe metoda, edhe mënyra, edhe rrugë të veçanta që ne i kemi përdorur që ta bindim një shtet që ta njohë Kosovën”, ka thënë Hoxhaj. Përurimi i librit “Ngritja e një shteti” është organizuar nga Komuna e Ulqinit. Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i cili e ka moderuar mbrëmjen, ka thënë se ky libër përfshin përvojën personale dhe njohuritë e thella shkencore në këtë fushë, duke e bërë shumë të vlefshëm për të njohur historinë bashkëkohore të Kosovës. “Ky libër është një rrëfim i qartë për
ngritjen, fuqizimin e një shteti, njohjen ndërkombëtare dhe konsolidimin e tij”, ka thënë ndër të tjera ai. Cungu e ka falënderuar Hoxhajn për kontributin që ka dhënë në fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe subjektivitetit të tij ndërkombëtar. “Ngritja e shtetit të Kosovës i lumturon shqiptarët kudo që jetojnë sepse te ky shtet shohim shpërblimin e sakrificave të mëdha shekullore”, ka thënë ai, duke shtuar se sa herë që e vizitojnë Kosovën ndjehen si në shtëpinë e vet. Enver Hoxhaj ka studiuar në Universitetin e Vjenës, ku ka marrë gradën shkencore doktor i Filozofisë në Histori. Ai është Profesor i Asocuar në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ka qenë ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, kurse më pas, për shtatë vjet ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Aktualisht është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës. Libri “Ngritja e një shteti – Politika e jashtme e Kosovës” është botuar nga Botimet Dudaj – Tiranë. Në fund të përurimit, autori ka ndarë i. k. libra falas për pjesëmarrësit.
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
27
KULTURË
Mbi romanin “Misteret e Parisit të vogël” nga Kristaq Turtulli
Filantropia si v Romani ngjarja e të cilit zhvillohet në kohë të shkuar në qytetin e Korçës, sjell historinë e tij me heronj e “karnavale” dhe përhapet në mbarë Evropën, e përsëri në “Parisin e vogël”. Kristaq Turtulli, njohës i mirë i terrenit, tregon me stil të zhdërvjellë, me gjuhë plot metafora e personazhe të larmishëm, se filantropia është virtyt i njeriut që ndjen e që ka. Dhe Korça (Shqipëria) është e pasur me të dyja. Qyteti është me fat me pasanikë të tillë, me shpirt për të gjithë “Parisi i vogël” është padyshim një qytet plot mistere. Por çka e tërheq lexuesin është ajo që shqiptarët e djeshëm e të sotëm nuk kanë mundur ta kuptojnë; është misteri i filantropisë e i bamirësisë, mister pa të cilin çdo flijim, vuajtje, çdo punë e pikë djerse shkon kot, dhe qyteti nuk bëhet si “Parisi”. Na ishte një herë një i pasur...kjo është fabula që përcjell romani... Çdo gjë varet se ç’do të bëjë ai: a do ta përdorë pasurinë për t’u bërë edhe më i pasur duke përçmuar, shfrytëzuar, mashtruar, vjedhur, shtypur të tjerët? Apo do ta vërë pasurinë e tij në funksion të zhvillimit për të bërë veten dhe të tjerët më të pasur dhe mbarë qytetin shembull përparimi? Dhe autori Kristaq Turtulli, zgjedh për të pasurin rrugën e dytë: udhëtimet jashtë vendit që ai i përdor jo thjesht për luks, mburrje e shpenzime për veten, por për të nënshkruar kontrata, marrëveshje biznesi me
28
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
investitorë të huaj për tërheqjen e veprimtarisë së tyre në këtë qytet të vogël. Për të huajt, që nuk e njohin a nuk e paragjykojnë Shqipërinë, i pasuri bëhet një ambasador dhe jo i korruptuari, grykësi i pangopuri, siç njihen sot “parallinjtë” dhe familjet e tyre kur dalin për pushime në ishuj a kur udhëtojnë me xhepa plot e fodullëk nëpër botë. Romani ngjarja e të cilit zhvillohet në kohë të shkuar në qytetin e Korçës, sjell historinë e tij me heronj e “karnavale” dhe përhapet në mbarë Evropën, e përsëri në “Parisin e vogël”. Kristaq Turtulli, njohës i mirë i terrenit, tregon me stil të zhdërvjellë, me gjuhë plot metafora e personazhe të larmishëm, se filantropia është virtyt i njeriut që ndjen e që ka. Dhe Korça (Shqipëria) është e pasur me të dyja. Qyteti është me fat me pasanikë të tillë, me shpirt për të gjithë. Por fatkeqësisht, ata duket se ekzistojnë vetëm në roman, dhe
“
“Misteret e Parisit të vogël”, në amazon.com, është ftesë a thirrje për shqiptarët kudo të mos harrojnë e të kujdesen për vendlindjen e tyre, për ta bërë atë “Paris”, simbol të kamjes dhe qytetërimit. Tani për tani kjo duket Utopi, por mund të bëhet ëndërr e pastaj realitet;
në zemrën e autorit që digjet nga malli për vendin e tij. Prej afro 20 vjetësh, Kristaq Turtulli jeton në mërgim, në Kanada. “Misteret e Parisit të vogël”, në amazon.com, është ftesë a thirrje për shqiptarët kudo të mos harrojnë e të kujdesen për vendlindjen e tyre, për ta bërë atë “Paris”, simbol të kamjes dhe qytetërimit. Tani për tani kjo duket Utopi, por mund të bëhet ëndërr e pastaj realitet; Dhe “Misteret e Parisit të vogël” i Kristaq Turtullit ofron një rrugë, që mban emrin “Bamirësia”. A.Lulushi
virtyt
“
KULTURË
Autori Kristaq Turtulli, zgjedh për të pasurin rrugën e dytë: udhëtimet jashtë vendit ai i përdor jo thjesht për luks, mburrje e shpenzime për veten, por për të nënshkruar kontrata, marrëveshje biznesi me investitorë të huaj për tërheqjen e veprimtarisë së tyre në këtë qytet të vogël. Për të huajt, që nuk e njohin a nuk e paragjykojnë Shqipërinë, i pasuri bëhet një ambasador dhe jo i korruptuari, grykësi i pangopuri, siç njihen sot “parallinjtë” dhe familjet e tyre kur dalin për pushime në ishuj a kur udhëtojnë me xhepa plot e fodullëk nëpër botë
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Afati për legalizimin e objekteve në proces e sipër
Në komunën e Tuzit asnjë kërkesë për legalizim “Deri më tani në Tuz nuk kemi pasur asnjë kërkesë sa i përket çështjes së legalizimit të objekteve. Qytetarët duhet t’i dorëzojnë kërkesat në komunën tonë sepse jemi Komunë në kuadër të kryeqytetit dhe tani e tutje e kemi këtë kompetencë”, theksoi Axhoviq Sekretariati për Planifikim-Rregullim hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit ka përcaktuar një afat nëntëmujor për të gjithë ata persona të cilët duan që objektet e tyre të ndërtuara ilegalisht, t’i legalizojnë deri në fund të afatit të definuar për këtë çështje. Duke qenë se Komuna urbane e Tuzit, status të cilin e mbante deri në fund të nëntorit 2017, është shndërruar në Komunë në kuadër të kryeqytetit, qytetarët janë të obliguar që kërkesat për legalizim t’i paraqesin pranë kësaj komune, mirëpo deri më tani nuk është paraqitur asnjë kërkesë në lidhje me legalizimin e objekteve ilegale. Këtë për “Kohën Javore” e po-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
hoi kryetari i kësaj komunë, Z. Abedin Axhoviq. “Deri më tani në Tuz nuk kemi pasur asnjë kërkesë sa i përket çështjes së legalizimit të objekteve. Qytetarët duhet t’i dorëzojnë kërkesat në komunën tonë sepse jemi Komunë në kuadër të kryeqytetit dhe tani e tutje e kemi këtë kompetencë”, theksoi Axhoviq. Nga ky sekretariat kanë përkujtuar se për paraqitjen e kërkesave për legalizim të objekteve ilegale, në përputhje me ligjin për planifikim të hapësirës dhe ndërtimin e objekteve , është përcaktuar afati kohor prej nëntë muajsh nga dita kur ky ligj ka
hyrë në fuqi. Procesi për legalizimin e objekteve ilegale është në vijim e sipër, ndërsa afati për paraqitjen e kërkesave ka filluar që nga mesi i muajit tetor të vitit 2017, kur ka hyrë në fuqi ligji për planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve, kurse do të përfundoë më 15 korrik të vitit 2018. Nga Sekretariati për PlanifikimRregullim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit kanë njoftuar se obligim për dorëzimin e kërkesave kanë të gjithë ata që posedojnë objekte ilegale të ndërtuara pa leje ndërtimore. t. u.
MOZAIK
Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin u hap ekspozita fotografike “Valdanosi – simbol i Ulqinit”
Lokalitet unik me traditë shekullore Disa dhjetëra fotografi, që tregojnë për bukuritë natyrore të këtij lokaliteti unik dhe aktivitetet për mbrojtjen e Valdanosit, kthimin e ullishtës pronarëve dhe kundër dhënies së tij me qira janë ekspozuar në këtë ekspozitë Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të shtunën mbrëma është hapur ekspozita fotografike “Valdanosi – simbol i Ulqinit”. Disa dhjetëra fotografi, që tregojnë për bukuritë natyrore të këtij lokaliteti unik dhe aktivitetet për mbrojtjen e Valdanosit, kthimin e ullishtës pronarëve dhe kundër dhënies së tij me qira janë ekspozuar në këtë ekspozitë. Ekspozita është organizuar nga Organizata “MogUl”. Drejtori i kësaj organizate, Xhemal Peroviq, ka treguar se ekspozita që për ta “është më shumë se ekspozitë”, organizohet në kuadër të
projektit, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian. “Është një projekt i gjerë, në partneritet me disa organizata joqeveritare të Malit të Zi, që e kryeson ‘Green Home‘, dhe jemi të mbështetur nga i ashtuquajturi ‘Koalicioni 27’, i cili është formuar në Mal të Zi për mbrojtjen e mjedisit, nga të gjitha shoqatat joqeveritare që mbrojnë mjedisin, për t’i paraprirë çeljes së negociatave për kapitullin 27”, ka thënë ai. Duke folur më tej për qëllimet e këtij koalicioni, Peroviq ka theksuar se formimi i tij është konsideruar si kërcënim nga ata që kanë synuar devastimin e Valdanosit dhe disa pikave tjera në Mal të Zi. “Le ta marrin si kërcënim sepse tani jemi një grup i fuqishëm, i cili do të punojë fort në mbrojtjen e mjedisit në Mal të Zi”, ka deklaruar ai. Për vlerat unike të Valdanosit ka folur Zenepa Lika nga Shoqata “Dr. Martin Schneider – Jacoby”. Ajo ka thënë se sa herë që i kanë ardhur për vizitë miq nga jashtë, shëtitja në Ullishtën e Valdanosit ka qenë e pashmangshme. “Nuk mund t’ju përshkruaj se sa bukur është dhe sa të gëzojnë ata njerëz plot ‘gëzim dhe surpriza’. Çdoherë kjo më përkujton se jetojmë në një
qytet të bekuar me pasuri natyrore, me paraardhësit tanë të cilët kanë qenë vizionarë edhe pse nuk e kanë pasur lehtë! Në të njëjtën kohë më shqetëson lakmia jonë, mungesa e vetëdijes dhe pakujdesia për ruajtjen dhe përkushtimi jo i mjaftueshëm ndaj këtyre lokaliteteve unike”, ka thënë ajo. Lika ka cituar ekologun gjerman, dr. Michael Miler, i cili ka thënë se “çdo rrënjë ulliri në Valdanos është më e vlefshme se secili hotel që do të ndërtohej në këtë lokalitet unik natyror”. Ekspozitën e ka hapur kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i cili në fjalën e tij ka thënë se populli i Ulqinit ka dëshmuar gjithë këtë kohë se din edhe të rezistojë, edhe të mbrojë. “Gjithashtu jam i kënaqur që kemi mbërritur të gjithë së bashku si komunitet ta mbrojmë Valdanosin prej ndërtimit, shitjes dhe t’i ndalim ata që kanë qenë të gatshëm ta shesin dhe të bëjnë diçka tjetër në këtë pjesë”, ka thënë ai, duke shtuar se Ullishta e Valdanosit është traditë shekullore, me vlera shumë të larta. Cungu ka thënë se edhe më herët, por edhe tani si kryetar i Komunës së Ulqinit, është munduar të japë kontributin maksimal për mbrojtjen e Valdanosit. Ai ka thënë se shpreson që Valdanosi, “prej simbolit të Ulqinit, të kalojë edhe në simbolin e drejtësisë”. Drejtori i Organizatës “MogUl”, Xhemal Peroviq, ka paralajmëruar se në kuadër të projektit në të ardhmen do të organizohen emisione televizive dhe një tryezë e rrumbullakët kushi. k. tuar Valdanosit. E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Pasojat e tërmetit në Plavë e Guci
Dëmtoi shumë shtëpi dhe objekte tjera
Tërmeti me fuqi 5,2 shkallë të Rihterit, i cili më 4 janar, në ora 11,46 ka goditur Malin e Zi, epiqendra e të cilit ka qenë në bjeshkën Visitor, 7 kilometra në veriperëndim të Plavës, ka shkaktuar panik dhe shqetësim ndër qytetarët, posaçërisht ndër ata të komunave veriore, të cilët nga frika prej intensitetit të dridhjes, në numër të shumtë, kanë dalë në rrugë e gjetiu, nga objektet e banimit ku janë gjendur. Banorët më të moshuar të veriut të Malit të Zi, konfirmojnë se nuk mbajnë në mend tërmet më të fuqishëm deri më tani, se ky për të cilin është fjala, por i cili për fat të mirë pos dëmeve materiale në objekte, kaloi pa lëndime dhe viktima në njerëz. Tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në objektet e banimit, e ato ndihmëse, si dhe në ato të institucioneve lokale në qendrat e komunave Plavë e Guci, ku dëmet më të shprehura janë në objektet e vjetra prej gurit, në të cilat janë plasaritur e çarë muret brenda dhe jashtë. Në shumë objekte janë dëmtuar dukshëm pullazet e tymtarët, por edhe lokalet e banimit, disa prej të cilave janë dëmtuar aq shumë sa që si të tilla nuk janë më të banueshme. Menjëherë pas tërmetit, këshillat emergjente për fatkeqësi elementare, të të dy komunave kanë mbajtur seancat në të cilat janë marrë masat dhe veprimet e menjëhershme ndërhyrëse dhe janë formuar ekipet relevante të cilat kanë dalë në teren dhe kanë incizuar gjendjen e krijuar si pasojë e tij. Është konstatuar se
32
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Komuna e Plavës ka pësuar dëmtime më të mëdha në objektet e banimit, në ato ndihmëse dhe në ca sosh të institucioneve lokale, numri i të cilave është shumë- shifror, ca prej të cilave nuk janë më për banim. Edhe në territorin e Komunës së Gucisë janë shkaktuar dëme evidente në infrastrukturën e objekteve të banimit e në objekte të tjera, por në numër shumë më të vogël. Të dy komunat, fillë pas tërmetit i kanë vizituar ministrat e Punëve të brendshme, Punësimit dhe Mbrojtjes Sociale, Bujqësisë dhe Turizmit e Mjedisit Jetësor, të shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Situata të Jashtëzakonshme në Mal të Zi, Mirsad Mulliq, të cilët në takime me përfaqësuesit e organeve relevante të komunave, kanë biseduar për mundësitë e ofrimit të ndihmave materiale për sanimin e dëmeve në objektet e banimit dhe në objekte të tjera. Sekretari i Sekretariatit për Administrim të Përgjithshëm dhe Veprimtari Shoqërore, njëherit edhe komandant i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Plavës, Mirza Medunjanin, në deklaratën për “Koha Javore” theksoi se: “Një ditë pas tërmetit, Komuna e Plavës ka hapur zyrën për paraqitjen e kërkesave të qytetarëve që kanë pësuar dëme në objektet e veta të banimit dhe në ato ndihmëse. Kështu deri më tani kemi pranuar rreth 1780 kërkesa nga qytetarët, prej të cilave janë përpunuar 1200 sosh, e të tjerat janë në përpunim e sipër. Mirëpo nga
komisionet e dala në terren, qytetarët kërkojnë t’i regjistrojnë edhe objektet tjera që kanë pësuar dëme e nuk i kanë paraqitur, ato sepse dëmet në to nuk i kanë vërejtur. Kështu, numri i kërkesave sigurisht do të arrijë në afro 2000 sosh.” Ai në vazhdim të deklaratës shton: “Janë formuar tri komisione me nga tre anëtarë, me nga një ing. të ndërtimtarisë, ekonomist dhe jurist, të cilët çdo ditë janë në terren, me ç’rast vizitojnë nga 150 objekte, ashtu që deri më 1 shkurt do t’i kemi rezultatet përfundimtare dhe vlerësimin e dëmeve. Në objekte dëmet janë të niveleve të ndryshme, më të shprehura janë në ato të vjetra kryesisht me mur guri, ndërsa në ato të reja janë të vogla, gjithsej deri në 500 euro. Mirëpo, ca shtëpi, 10-15 sosh, nuk janë për banim, kanë pësuar dëme totale jo vetëm nga tërmeti, por edhe nga faktorë të tjerë, janë objekte të vjetra me material të dobët dhe të amortizuar ndërtimor, ca prej të cilave duhet rrënuar. Qeveria e Malit të Zi, si ndihmë urgjente për sanimin e dëmeve në objekte ka orientuar 70.000 euro. Fillë pas tërmetit dy familje (nga një nga Murina dhe Brezojevica) komuna i ka strehuar për banim në Hotelin “Rosi” në Guci, kurse pesë të tjera strehimin e kanë gjetur te të afërmit dhe fqinjët e vet ku edhe tani janë, e të cilat komuna i ka ndihmuar me artikuj themelorë jetësor. Komunën kohë më parë e ka vizituar Ministrja pa portofol, Marija Vuçinoviq, e cila ka theksuar se mjetet e orientuara materiale në të holla, janë mjete për ndihmë urgjente
MOZAIK
subjekteve të dëmtuara, e më vonë do të intervenohet edhe me mjete tjera shtesë”. Ndërkaq, kryetari i komisionit për vlerësimin e dëmeve në objekte në Komunën e Gucisë, Semih Rexhepagiq për “Koha Javore” deklaroi: “Menjëherë pas tërmetit, më 4 janar, administrata lokale ka formuar Komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe i njëjti menjëherë ka dalë në terren. Ai vazhdimisht ka punuar në katër grupe, dy në vendbanimet rurale, kurse dy të
tjerat në qytetin e Gucisë. Në zyrën e hapur pranë komunës, qytetarët çdo ditë kanë paraqitur kërkesat mbi dëmet në objektet e tyre nga tërmeti, numri i të cilave deri më tani ka arritur në rreth 550, por nuk është definitiv. Komisioni në të shumtën e rasteve i ka shikuar dhe përpunuar kërkesat gjatë qëndrimit në terren, ka konstatuar gjendjen faktike, me ç’rast ka bërë foto-shënimet e duhura dhe ka mbajtur procesverbalin mbi gjendjen e objektit”. Ai në vazhdim ka
shtuar se: “Kohë më parë Gucinë e ka vizituar Ministrja pa portofol, Marija Vuçinoviq, me ç’rast ka biseduar me pushtetarët relevantë të komunës mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke theksuar 50.000 eurot e orientuar nga Qeveria janë ndihmë urgjente për sanimin dhe mënjanimin e dëmeve nga objektet, duke theksuar se më vonë Qeveria do t’i orientojë edhe ndihma të tjera për këtë qëllim”. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
Reagim i OJQ-së “UNË VEPROJ”
Kur mediave u mungon informacioni Në një njoftim për media OJQ “Unë veproj” thekson se “në emisionin e realizuar nga TV Teuta, transmetuar më 26 janar 2018, ku diskutohet zhvillimi kulturor në Ulqin, vërejmë mungesë informacioni rreth arritjeve në fushën e kinematografisë gjatë tri viteve të fundit.” Për këtë qëllim, thuhet më tej në njoftimin për media se me qëllim të informimit të plotë, OJQ Unë veproj risjellë në vëmendjen e qytetarëve ulqinakë disa arritje në fushën e zhvillimit dhe promovimit të kinematografisë, të realizuara gjatë periudhës 2015-2017. “Seanema Film Festival organizuar nga OJQ Unë veproj, në shtator të vitit 2015 riktheu kinemanë në ambient të hapur, mbas më shumë se 20 vitesh mungesë. Gjatë tre edicioneve të Seanema, OJQ Unë ve-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
proj mori vlerësime pozitive, rrjedhimisht u mbështet nga Ambasada Amerikane në Podgoricë dhe qeveria malazeze, Ministria e Kulturës, Qendra kinematografike dhe Arkivi i Filmit. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kemi patur mbështetjen e diasporës shqiptare në SHBA, Komunës Ulqin, Organizatës turistike dhe bizneseve lokale. Nënvizojmë se Seanema vijon bashkëpunimet me festivale të rëndësishëm të rajonit, si Festivali ndërkombëtar për të drejtat e njeriut organizuar nga Akademia Multimediale e Filmit në Tiranë - Marubi, Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar në Beograd - Beldocs dhe Festivali i filmit në Prishtinë - PriFilmFest. Gjithashtu, Seanema ka fituar përkrahjen e njërit prej festivaleve më
të suksesshëm të filmit dokumentar në Europë, DokuFest Prizren.”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim. Në fund të këtij njoftimi thuhet se “duke gjykuar gjendjen sot në Ulqin dhe në Mal të Zi, ku terreni për pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete jopolitike është mjaft i brishtë, gazetarët dhe pjesëtarë të skenës së pavarur kulturore e intelektuale duhet t’i mbështesin, inkurajojnë e jo ti anashkalojnë nismat e këtij lloji. Të nxitur nga ky rast, ju bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve, të cilët synojnë që profesionin e tyre t’a ushtrojnë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, që të informojnë në mënyrë të paanshme publikun rreth aktiviteteve që kanë rëndësi për komunitetin dhe për progresin e përgjithshëm shoqëror.” (Kohapress)
SPORT
Pse duhet zgjedhur sporti si profesion?
Jo thjesht zbavitje Të studiosh për t’u bërë një specialist sporti është sot, dhe do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen, një zgjedhje inteligjente profesionale
Në një moment kur mijëra maturantë vendosin për të ardhmen e tyre profesionale është plotësisht e argumentuar ftesa për të zgjedhur sportin si profesion. Dhe argumentet janë shumë më tepër se sa duhen për të bindur një vajzë apo djalë që e njeh, vlerëson dhe ndjek sportin si aktivitet. Po rreshtojmë vetëm disa prej tyre: 1. Sporti është një nga aktivitetet më popullore në botë. Ai është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë vendi ku të gjithë do të vijnë: si ushtrues, spektatorë apo konsumatorë. E, natyrshme, do të ketë, gjithnjë e më shumë mundësi punësimi si specialistë, trajnerë, instruktorë, administratorë. Shifrat e sportit janë magjike: 15 milionë njerëz të punësuar vetëm në 27 vendet e Bashkimit Evropian me një GDP prej 45 miliardë eurosh ose 4.5 për qind e GDP-së së përgjithshme të vendeve të BE-së. 2. Sporti, në format e larmishme të ushtrimit të tij: si sport shkollor, rekreativ, elitar apo si aktivitet fizik rehabilitues, krijon mundësinë e përfshirjes së të gjithëve, nga fëmijët e vegjël deri tek mosha e tretë. Sot ka sport që mund ta bëjë një 6-vjeçar (bebi basket apo minibasket në sportin e basketbollit, p.sh.), ashtu siç shikon 80-vjeçarë që marrin pjesë aktive në aktivitete sport-
ive vjetore për moshën e tyre. 3. Shoqëria moderne po vuan gjithnjë e më tepër pasojat e jetës sedentare dhe mungesës së aktivitetit fizik. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar përfundimin e saj që, nga 10 persona që vdesin nga sëmundje joinfektive, 6 vdesin nga sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me mungesën e aktivitetit fizik. Kjo ka tingëlluar fuqishëm si kambanë alarmi për qeveritë botërore, ndaj zhvillimi i sportit është mbështetur e do të mbështetet gjithnjë e më aktivisht nga qeveritë e gjithë botës. 4. Njerëzimi po jeton gjithnjë e më gjatë, natyrshëm që edhe shqiptarët po ashtu, dhe ky aspekt pozitiv shoqërohet edhe me problemet përkatëse. Moshat e treta dhe të katërta kanë nevojë shumë të madhe për lëvizje, jetë aktive, shoqërizim. Sporti është pa dyshim mjeti më efikas për këtë, natyrisht i organizuar dhe zhvilluar në përputhje me veçoritë e moshës dhe kërkesat ndaj tij. Dhe këtë zhvillim mund e duhet ta bëjnë vetëm specialistë të kualifikuar. 5. Në Shqipëri dhe trevat shqiptare, me gjithë përmirësimet e vazhdueshme, përfshirja e njerëzve, veçanërisht e fëmijëve në sport është shumë e ulët. Kjo dukuri negative ka,
sidoqoftë, edhe aspektin e vet pozitiv. Rritja e pashmangshme e numrit dhe gamës së pjesëmarrësve në aktivitetin fizik e sportiv do të rrisë kërkesën për specialistë të kualifikuar në fushën e sportit ndaj duhet menduar që sot që ky profesion të zgjidhet si alternativë. Për sa u tha më sipër, por edhe për shumë arsye të tjera, të studiosh për t’u bërë një specialist sporti është sot, dhe do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen, një zgjedhje inteligjente profesionale. Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare janë akoma në fillimet e zhvillimit normal të sportit në gamën e përgjithshme të zhvillimit të tij. Disa fusha tradicionale si mësimi i edukimit fizik janë të konsoliduara si profesione dhe të rregulluara me ligj. Fusha të tjera si fitnesi, trajningu sportiv, etj., janë akoma të parregulluara me ligj dhe nuk garantojnë vlefshmërinë ligjore të diplomës, dhe prioritetin institucional të punësimit për zotëruesin e një diplome të tillë, megjithëse ekzistojnë si fusha punësimi. Ndaj zgjedhja inteligjente është ai program studimi që mundëson një gamë të madhe hapësirash punësimi me të njëjtën diplomë. Prof. Dr. Artan Shyti
E ENJTE, 1 SHKURT 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 1 shkurt 2018
Viti XVll Numër 800 Çmimi 0,50
Votohet për të ardhmen e Ulqinit ISSN 1800-5696
Njeriu
Z Intervistë EKSKLU me modelen Jasminë Çunmulaj