KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 shkurt 2018 Viti XVll Numër 801 Çmimi 0,50
Ethet paszgjedhore në Ulqin
ISSN 1800-5696
Kërcënimi nga Bitcoin
E pasionuar pas këngëve të huaja
PËRMBAJTJE
10
12 Orwell dhe konflikti i vazhdueshëm
Hapja e degëve deficitare do të hapte perspektiva të reja
14
16 Legjenda që nuk shuhet
Tetëmbëdhjetë pika sa për të filluar: Ndotja e ajrit
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
PËRMBAJTJE
20
26 At Gjergj Fishta: “Mbreti i poetënvet shqipëtarë”
Regjisorja Mrika Krasniqi me filmin “Prova” për luftën e Kosovës
30
32 U përmbushën kërkesat e tyre disamujore
Pjesëmarrës poeti Hajredin Kovaçi KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Podgoricë e enjte, 8 shkurt 2018 Viti XVll Numër 801 Çmimi 0,50
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ma uk n e Qenç ISSN 1800-5696
Kërcënimi nga Bitcoin
1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
nga Bitcoin Kërcënimi
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Podgoricë
Viti XV Numër
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
të huaja pas këngëve E pasionuar
743 Çmimi 0,50
2016 e enjte, 15 dhjetor
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
E pasionuar pas këngëve të huaja
avoreHA KJO avoreHA KJO në Ulqin Podgoricë e enjte,
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Ethet nuk paszgjedhore jetohet ma në Ulqin
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
744 Çmimi 0,50
paszgjedhore Ethet
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Pas vizitës në Ulqin të zëvendkryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj
Rruga Plavë-Deçan rikthehet në agjendën e Qeverisë së Kosovës Ulqin/Prishtinë – Gjatë vizitës së tij në Ulqin javën e kaluar, me ç’rast ka promovuar librin e tij “Ngritja e një shteti – Politika e jashtme e Kosovës”, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar se ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë do të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës. “Rruga për ne është prioritet dhe kemi filluar ta punojmë pjesën e Kosovës. Kemi pasur pakëz telashe me Manastirin e Deçanit. Por ju e dini se kur ka vullnet, ka edhe rrugë. Kështu që ma merr mendja se ne pjesën tonë e kryejmë. Ndërsa në takim me kryeministrin Dushko Markoviq, ju premtoj se kryeministri ynë
4
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
do ta ngritë këtë çështje”, ka thënë Hoxhaj, duke iu përgjigjur pyetjes së aktivistit nga Plava, Tahir Gjonbalaj. Ndërkaq mediat kanë bërë të ditur se pas kthimit në Kosovë, në mbledhjen e qeverisë, të mbajtur të enjten, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka inicuar diskutim në lidhje me projektin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën në Mal të Zi, ku ka kërkuar që të merret me prioritet përfundimi i tij. “Gjatë takimeve që kam zhvilluar gjatë vizitës në Mal të Zi me shqiptarët atje, në koordinim me kryeministrin Haradinaj, kam marrë kërkesa të shumta për përfundimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën, e cila është shumë e rëndësishme për lëvizjen
dhe lidhjet mes qytetarëve të Kosovës dhe të Malit të Zi. Dua t’ju kërkoj që kjo të merret me prioritet duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka për shqiptarët”, ka thënë Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë. Gjatë diskutimit, Hoxhaj ka kërkuar edhe nga Ministri i Infrastrukturës që ta ketë parasysh përfundimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë që ka për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për lidhjen në mes të të dy vendeve. Ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, është zotuar se do ta marrin këtë çështje me prioritet dhe se punimet do të rinisin shumë i. k. shpejt.
NGJARJE JAVORE
Për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës
Shtyhet vizita e kryeministrit Dushko Markoviq në Kosovë Podgoricë/Prishtinë – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, e ka anuluar vizitën e parashikuar për të martën në Kosovë, për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Nga Qeveria e Malit të Zi kanë bërë të ditur se vizita është shtyrë për javën e ardhshme. “Arsyeja e shtyrjes së vizitës është fakti sepse për shkak të mjegullës gjatë paradrekës ka qenë i mbyllur aeroporti në Prishtinë”, thuhet në
njoftimin për media të zyrës për media të qeverisë së Malit të Zi. Kryeministri Markoviq planifikonte që gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë të takohej me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai po ashtu pritej të takojë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe afaristët e Kosovës. Në njoftimin për media të Qeverisë së Malit të Zi thuhet se kjo vizitë është rast për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në marrëdhëni-
et dypalëshe të dy vendeve mike, përmes definimit të aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta konkrete, realizimi i të cilëve mund të pritet në periudhën e ardhshme. Pjesë e delegacionit të Malit të Zi në Kosovë ishte planifikuar të jenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Mevludin Nuhoxhiq, dhe ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Pavle Radulloviq. (Kohapress)
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Ethet paszgjedhore
A (s’) janë shqip të qeverisin me Gjekë Gjonaj
Ulqini të dielën e kaluar mbajti zgjedhjet lokale të radhës. Nga rezultatet paraprake të Komisionit Zgjedhor Komunal, qytetarët e kësaj komunë me të drejtë vote, edhe kësaj herë si çdo herë deri më tani, votuan shqip. Votëbesimin ua dhanë subjekteve të tyre të preferuara politike. Thënë me gjuhën e statistikës, u siguruan atyre 19 ulëse në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Me këtë veprim civilizues dëshmuan pjekurinë e tyre politike për t’u mundësuar shqiptarëve të qeverisin me Ulqinin katër vitet e ardhshme. Dhe derisa sovrani e tha fjalën e vet, tani ju mbetet partive politike shqiptare Forcës (9 këshilltarë),
“ 6
Partitë politike shqiptare në këtë komunë duhet të arrijnë të unifikojnë interesat dhe qëndrimet e veta politike e në asnjë mënyrë të ndahen, disa në pushtet e disa në opozitë. Sepse asisoji ujin e çojnë në mullirin e huaj dhe do merren veçse me njëra-tjetrën, duke harruar popullin shqiptar që ua dha votën dhe nuk i ndëshkoi për dështimet e tyre të deritashme Unionin Demokratik të Shqiptarëve (3 këshilltarë) dhe Koalicionit “ Zgjohu Ulqin” ( 7 këshilltarë) të përbërë nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Iniciativa Qytetare “ Perspektiva”, që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Të bëjnë atë që nuk arritën ta bëjnë para zgjedhjeve. Të tejkalojnë vetveten. T’i lënë interesat personale. T’i harrojnë mosmarrëveshjet. Mëritë. Mllefet. Inatet. Intrigat e kaluara dhe të bëhen bashkë këto parti , që të formojnë një koalicion serioz, stabil e të fuqishëm. Ndërkohë, partitë shqiptare në Ulqin, sikurse edhe në të gjitha trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi, vazh-
Ato për fat të keq ende vazhdojnë të jenë të përçara dhe shumë keq të çara në mes vete, saqë kjo duket se është e pamundshme. Megjithatë, mbështetësit e tyre duan të besojnë se liderët e partive të lartpërmendura shqiptare do ta kuptojnë se me teke nuk ecet në politikë. Dhe, se pikërisht mund të jenë ata që të ulen në tavolinë . Të bashkëbisedojnë e të shtrijnë dorën e pajtimit , duke lidhur besën me njëritjetrin dhe të tregojnë fuqinë e kombit shqiptar për të marrë timonin e drejtimit dhe të zhvillimit në këtë komunë.
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
dimisht kritikohen me të drejtë për mungesë bashkëpunimi dhe për mosarritjen e një uniteti të përbashkët. Ato për fat të keq ende vazhdojnë të jenë të përçara dhe shumë keq të çara në mes vete, saqë kjo duket se është e pamundshme. Megjithatë, mbështetësit e tyre duan të besojnë se liderët e partive të lartpërmendura shqiptare do ta kuptojnë se me teke nuk ecet në politikë. Dhe, se pikërisht duhet të jenë ata që të ulen në tavolinë . Të bashkëbisedojnë e të shtrijnë dorën e pajtimit , duke lidhur besën me njëri-tjetrin dhe të tregojnë fuqinë e kombit shqiptar për të marrë timonin e drejtimit dhe të zhvillimit në këtë komunë. Këtë “besëlidhje” të re të partive politike shqiptare e presin me padurim të gjithë bashkëqytetarët dhe bashkëkombësit e tyre brenda dhe jashtë vendit. Kjo do të ishte formula më e mirë dhe modeli më i preferuar për të zgjidhur ethet paszgjedhore në këtë komunë dhe për të zgjidhur dilemën se a janë apo jo shqiptarët e denjë për të qeverisur me Ulqinin. Partitë politike shqiptare në këtë komunë duhet të arrijnë të unifikojnë interesat dhe qëndrimet e veta politike e në asnjë mënyrë të ndahen disa në pushtet e disa në opozitë. Sepse asisoji ujin e çojnë në mulli-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ptarët e denjë Ulqinin
“
Nga rezultatet paraprake të Komisionit Zgjedhor Komunal, qytetarët e kësaj komunë me të drejtë vote, edhe kësaj herë si çdo herë deri më tani, votuan shqip. Votëbesimin ua dhanë subjekteve të tyre të preferuara politike. Thënë me gjuhën e statistikës u siguruan atyre 19 ulëse në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Me këtë veprim civilizues dëshmuan pjekurinë e tyre politike për t’u mundësuar shqiptarëve të qeverisin me Ulqinin katër vitet e ardhshme.
rin e huaj dhe do merren veçse me njëra-tjetrën, duke harruar popullin
shqiptar që ua dha votën dhe nuk i ndëshkoi për dështimet e tyre të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
deritashme. Pra , le të jenë bashkë, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë.
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate
Kërcënimi nga Bitcoin
Për sa kohë një monedhë nuk është certifikuar nga një qeveri, ka pak gjasa që ajo të jetë e besueshme. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të bëhet gjësend për të luajtur për naivët dhe symbyllurit, apo një armë e shkatërrimit financiar në masë për luftënxitësit politikë nëpër botë
Harold James
Luhatshmëria e jashtëzakonshme e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera është bërë kërcënim jo vetëm për sistemin financiar ndërkombëtar por edhe për rendin politik. Teknologjia e hallkave të zinxhirit (blockchain) mbi të cilën mbështeten kriptomonedhat premton një metodë më të mirë dhe më të sigurt pagesash se çdo gjë që kemi parë më parë dhe disa besojnë se kriptomonedhat do të zëvendësojnë paranë elektronike në llogaritë tona tradicionale bankare, njësoj sikur transfertat elektronike që zëvendësuan kartëmonedhat, të cilat zëvendësuan arin dhe argjendin. Por të tjerë janë me të drejtë dyshues sepse kjo teknologji e re mund të manipulohet apo abuzohet. Paraja është pjesë e fabrikës shoqërore. Për shumicën e qytetërimit, ajo ka ofruar bazën e besimit mes popujve dhe qeverive dhe midis individëve përmes shkëmbimit. Ajo ka qenë pothuajse gjithmonë shprehje e sovranitetit, ndërsa monedhat private kanë
8
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
qenë shumë të rralla. Në rastin e parasë metalike, monedhat në mënyrë tipike mbartnin simbole të identitetit shtetëror, ku një nga shembujt më të hershëm ka qenë një buf që simbolizonte qytetin e Athinës. Zakonisht, gjithsesi, ka pasur konfuzion nëse emblemat në një monedhë përfaqësonin sovranitetin apo hyjnoren. Koka e kujt është në këtë monedhë? A është Filipi i Maqedonisë apo Aleksandri i Madh, apo është Herkuli? Më vonë, perandorët romakë filluan ta shfrytëzojnë këtë ambiguitet, duke shtypur monedha me pamjen e vet “hyjnore”. Dhe edhe sot, monedhat britanike mbartin fjali që lidhin monarkinë me Zotin. Sido që të jetë puna, ka një tipar të qartë përgjatë historisë: shtetet e këqija prodhojnë para të keqe dhe paraja e keqe krijon shtete të dështuara. Gjatë periudhave të inflacionit apo hiperinflacionit, zhvlerësimi radikal i monedhës mund të shkatërrojë bazën e rendit politik. Për shembull, Lufta e Tridhjetë Viteve në Europën Qendrore në shekullin e shtatëmbëdhjetë u ushqye në një masë të madhe nga dezintegrimi shoqëror që pasoi një periudhë destabiliteti monetar. Në mënyrë të ngjashme, gjatë Revolucionit Francez, spekulimi me një kartëmonedhë të lidhur me pronën “kombëtare” që ishte konfiskuar
nga aristokratët dhe kisha minoi ligjshmërinë e Jakobinëve. Në shekullin e njëzetë, periudhat e inflacionit gjatë pas pas dy luftërave botërore shkatërruan institucionet politike dhe ndezën zjarrin e radikalizmit. Në fakt, Vladimir Lenin e konsideronte shtypjen e monedhës si “mënyra më e thjeshtë për të shfarosur vetë shpirtin e kapitalizmit” dhe demokracinë borgjeze. Përveç të qenit një nga faktorët kryesorë pas shpërbërjes së shteteve, monedha e keqe ka qenë gjithashtu tipar kyç i konflikteve mes shteteve. Sepse për shtetet në luftë, krijimi apo shfrytëzimi i trazirave monetare ka qenë historikisht një rrugë e lirë për të shkatërruar kundërshtarët. Edhe në kohë paqeje, shtetet i janë përgjigjur përkeqësimit të marrëdhënieve përmes hedhjes së parasë false për të ushqyer telashe përtej kufijve të vet. Shembulli më i mirënjohur i një lufte të tillë me para është skema e Gjermanisë Naziste për të shtypur kartëmonedha të fuqive aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kartëmonedhat e falsifikuara natyrisht që mund të përdoren për të blerë burime të rëndësishme apo për të paguar spiunë. Por Gjermania planifikoi gjithashtu të përdorte bombardues të distancave të gjata për të hedhur bankënota mbi të gjithë Britaninë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Vetëm imagjinoni demoralizimin dhe kaosin që do të pasonte. Çdokush me një shumë të madhe parash do të ishte automatikisht i dyshuar dhe besimi publik do të gërryhej menjëherë. Bombardimi me para mund të jetë shumë më shkatërrimtar sesa bombardimi me bomba. Paraja është edhe më e lehtë për t’u manipuluar kur ajo është e ndërkombëtarizuar. Në epokën moderne, shtete batakçinjsh të tillë si Koreja e Veriut kanë falsifikuar rregullisht kartëmonedha, veçanërisht ato të Shteteve të Bashkuara. Dhe transfertat ndërkufitare elektronike mes bankave janë përdorur shpesh për qëllime të këqija apo kriminale. Gjithsesi, deri tani nuk ka pasur sulme botërore shkatërrimtare jashtë botës së fantazisë kinematografike. Natyrisht, ka pasur prej kohësh përpjekje politike për të minuar apo zëvendësuar dollarin si monedhën dominuese botërore. Alternativa më joshëse duket se ka qenë ari. Teoricienti rus i “Euroazisë” shpesh mburret për përdorimin në ikonografinë ruse të arit. Më 2011, Mahathir Mohamad, në atë kohë kryeministër i Malajzisë, u përpoq të hidhte në qarkullim një “dinar të artë” si një përgjigje ndaj sistemit të monedhës me bazë në SHBA. Dhe më 2005, shefi i sigurisë
së Al- Kaedës Saif Al-Adl sugjeroi përdorimin e arit për të rrëzuar dollarin. Bitcoin duket si një version i arit për shekullin e njëzet e një dhe krijuesit e saj madje e kanë përqafuar këtë analogji. Ajo prodhohet – ose nxirret nga miniera – me punë. Dhe njësoj si çmimi i arit dikur reflektonte lodhjen njerëzore që nevojitej për ta nxjerrë atë nga toka në vende të largëta, krijimi i Bitcoin duket se kërkon sasi të stërmëdha fuqie kompjuterike, udhëhequr nga energjia e lirë në zonat e largëta të Azisë apo Islandës. Por ngritja e Bitcoin përfaqëson një ndryshim lidhur me atë se si shoqëria percepton vlerën themelore. Ndërsa monedhat metalike paraindustriale shërbyen si bazë për teorinë e vlerës së punës – ku mallrat dhe shërbimet kanë vlerë të barabartë me sasinë e punës njerëzore të hedhur për krijimin e tyre – teknologjia e blloqeve të zinxhirit i jep vlerë një kombinimi të fuqisë kompjuterike me energji të magazinuar, ku asgjë nuk është njerëzore. Në të njëjtën kohë, kriptomonedhat si Bitcoin kanë bërë pothuajse të pamundur të dallosh mes kriminalitetit shtetëror dhe atij privat. Koreja e Veriut dyshohet se ka vijuar përpjekjet e saj për manipulim të monedhave
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
duke gërmuar dhe krijuar Bitcoin, gjë që shtyu Kinën dhe Korenë e Jugut të marrin masa për ta mbyllur shkëmbimin e Bitcoin. Platformat madhore të kriptomonedhave, të tilla si Coincheck në Japoni, kanë pezulluar gjithashtu tregtinë. Megjithatë ne kemi mbërritur sakaq në pikën ku një kolaps i Bitcoin mund të sjellë komplikime seriose botërore. Ekspozimi aktual i institucioneve financiare ndaj kriptomonedhave është i paqartë, dhe me gjasa nuk do të zbulohet deri pas një katastrofe financiare. Mbart tiparet e viteve 2007 dhe 2008, kur askush nuk dinte realisht se sa ishte ekspozimi ndaj borxheve jocilësore me kolateral. Deri sa mbërriti kolapsi, ishte thjeshtë hamëndësi e njerëzve nëse një institucion ishte apo jo në rrezik falimenti. Njësoj si njeriu sot nuk mund ta dallojë menjëherë nëse një raport është “lajm fals,” askush nuk mund të dallojë menjëherë vlefshmërinë e një forme të re monetare. Për sa kohë një monedhë nuk është autentifikuar nga një qeveri, ajo ka pak gjasa që të jetë e besueshme. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të bëhet një objekt loje për naivët dhe budallenjtë, apo një armë e shkatërrimit financiar në masë për luftënxitësit politikë nëpër botë. E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Orwell dhe konfl i vazhdueshëm Në janar të vitit 1950 vdiq Eric Arthur Blair (25 Qershor 1903 – 21 Janar 1950) ose siç njihej më mirë me emrin George Orwell, novelisti, gazetari, kritiku dhe eseisti britanik, i njohur për veprat e tij mbi padrejtësitë shoqërore, për kritikat letrare dhe si gazetar polemik, ndërkohë që është dalluar sidomos për kundërshtimet e tija të forta ndaj totalitarizmit si dhe për shkrimet në mbështetje të socializmit demokratik
Frank Shkreli
Por Xhorxh Orwell njihet më së miri për dy veprat e famshme klasike, “1984” dhe “Ferma e Kafshëve”, të cilat BBC-ja i ka cilësuar si novelat më të njohura në botë, të shekullit 20. Ndërsa gazeta Times e Londrës e ka renditur Orwell-in të dytin në listën e 50-shkrimtarëve më të njohur britanikë ç ‘prej vitit 1945. “Ferma e Kafshëve” është botuar në vitin 1945, dhe vepra tjetër, “1984” është botuar katër vjet më vonë. Siç mund të kuptohet edhe nga titulli, kjo vepër është një fabul e shkurtër politike, por e bazuar në një të ardhme imagjinare totalitare. Si mbrojtës i vendosur i lirisë së individit, George Orwell luftoi të gjitha dukuritë dhe çdo formë shtypjeje. Kjo frymë përshkon pothuaj të gjitha veprat e tij kryesore. Siç dihet, në romanin e titulluar thjesht “1984”, Orwell-i përshkruan një botë të ndarë dhe të përçarë në konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e fortë të qeverisë
10
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
me qëllim për të kontrolluar dhe për të shtypur individin duke përdorur zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë. Orwelli, në këtë vepër përshkruan një botë ku jeta private e individit pothuaj nuk ekziston më. Ndërsa në veprën tjetër të famshme, “Ferma e kafshëve”, George Orwell i ofron lexuesit një gjendje të krijuar, ku kafshët, ndërsa heqin qafe pronarin e vjetër njerëzor të tyre, shpresojnë se në këtë mënyrë do të krijojnë një jetë më të mirë dhe më të kënaqshme për veten e tyre. Por, ndërkohë një elitë tjetër politike, më e mençur, më mizore dhe në mënyrë të vet më e djallëzuar, vjen në fuqi -- kafshët e tjera zbulojnë se janë katandisur në një gjendje edhe më të pashpresë se përpara, ndërkohë që sundohen dhe kontrollohen me të njëjtat mënyra mizore si më parë. Në të vërtetë, “Ferma e Kafshëve” është një libër që përshkruan komunizmin dhe totalitarizmin në përgjithësi, jo vetëm në Rusinë e asaj periudhe kur jetoi Orwell-i – por ishte një model që duhej të adoptohej dhe në “fermat”, vendet e tjera komuniste. Ndonëse sillej si anarkist në 1920at, me fillimin e dekadës së 1930ave George Orwell e konsideronte veten si socialist. Si i tillë, ai shkon në Spanjë për të luftuar në anën e republikanëve, kundër forcave nacio-
naliste të Francos. Nga Spanja, ai u detyrua të largohej nga frika se do të vritej nga komunistët e mbështetur nga sovjetët, të cilët po zhduknin kundërshtarët e tyre revolucionarë socialistë, siç ishte Orwell-i -- gjatë luftës civile në Spanjë. Kjo përvojë, sipas BBC-së, e bëri George Orwellin një anti-stalinist të përbetuar dhe të përjetshëm. Si rrjedhim, “Ferma e kafshëve” e shkruar pas kësaj përvoje të keqe që Orwell pati me komunistët sovjetikë, është një novelë alegorike e cila pasqyron, sipas tij, ngjarjet nga periudha para Revolucionit bolshevik të vitit 1917 e deri tek sundimi i diktatorit Stalin në Bashkimin Sovjetik. Orwell-i e konsideronte Bashkimin Sovjetik si një diktaturë brutale, e themeluar mbi kultin e individit dhe e mbështetur nga sundimi i terrorit. Derrat si karaktere kryesore në novelën e tij, “Ferma e kafshëve”, përfaqësojnë udhëheqjen komuniste dhe pjesa tjetër e kafshëve në fermë simbolizojnë pjesë të ndryshme të shoqërisë ruse dhe se si ardhja me dhunë në pushtet e komunistëve në Rusi -- kishte prekur jetën e tyre të përditshme. Dy karakteret kryesore të novelës -- derrat “Napoleoni” dhe “Snowball” -- që simbolizojnë Trockin dhe Stalinin, janë të mbërthyer në një luftë politike, pasi secili prej tyre dëshiron të udhëheqë të gjitha kaf-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
flikti shët e tjera në fermë. Më në fund, dy derrat kryesorë konfliktohen me njëri tjetrin se cili prej tyre duhet të ketë më shumë pushtet në fermën e kafshëve. Më në fund, derri “Napoleon” thërret nëntë qentë e fermës që t’i vërsulen derrit tjetër kundërshtarit “Snowball-it” për ta përzënë nga ferma. Kryederri “Napoleon” bëhet udhëheqësi numër një në fermë, anulon çdo mbledhje e konsultim dhe deklaron se këtej e tutje vetëm derrat, dhe jo kafshët e tjera, do të marrin të gjitha vendimet për të mirën e përbashkët, ndërsa deklaron se është mik i ngushtë i njerëzve. Ndërkaq, kafshët që dëgjojnë deklaratën e kryederrit, ashtu të konfuzuar, nuk dinë se cilët nga ata që gjenden brenda fermës, janë njerëzit e cilat janë kafshët. Sa aktuale aq edhe e dhimbshme dhe tragjike! Megjithatë, George Orwell nuk ngarkon me faj vetëm klasën sunduese politike për krijimin e një gjendjeje të tillë si Ferma e Kafshëve në shoqëritë moderne, por edhe ata që i votuan në pushtet elitat politike sunduese, duke thënë se, “Një popull që voton për të zgjedhur politikanë të korruptuar, mashtrues, hajdutë dhe tradhtare, ai popull nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre”. (George Orwell). Fatkeqësisht, është e pamundur që mesazhet politike dhe paralajmërimet (1984) e Orwell-it për fundshekullin e 20-të, të shkruara në fillimshekullin e kaluar të mos lidhen me jetën e sotme shoqërore pasi tingëllojnë aq aktuale me politikën kudo – diku më shumë e diku më pak -- përfshirë botën shqiptare. Si të tilla, megjithëse në mënyrë alegorike, (Ferma e Kafshëve) veprat e Orwell-it, na kujtojnë gjithashtu edhe
aktualitetin politik post-komunist, që po përjetohet sot, edhe në Shqipëri dhe Kosovë -- ku shpresohej se me shembjen e komunizmit enverist dhe me çlirimin e Kosovës nga komunizmo-fashizmi serb –duke hequr qafe njëherë e mirë derrat e vjetër të “Fermës së kafshëve”, -- kombi shqiptar do të krijonte një jetë më të mirë dhe më të kënaqshme për veten. Fatkeqësisht, shqiptarët sot e gjejnë veten përsëri në një gjendje të pashpresë, megjithëse në pushtet është një elitë tjetër sunduese, ndryshe nga ajo e më përparmja, ndonëse gjendja mund të ketë ndryshuar fare pak për shumicën dërmuese. Për të cituar Orwell-in, parulla ka ndryshuar nga, “Të gjitha kafshët janë të barabarta”, në parullën se “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se tjerat”. Sa për ilustrim, ja një tjetër shembull një citim nga vepra “1984” e Orwell-t: “Tani po ua jap përgjigjen ndaj pyetjes time. Partia kërkon pushtetin vetëm për përfitime të veta. Ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve. Ne jemi të interesuar vetëm të kontrollojmë pushtetin, pushtetin e vërtetë dhe asgjë tjetër. Çfarë do të thotë pushtet i vërtetë, ju do ta kuptoni tani. Ne jemi ndryshe nga oligarkitë e së kaluarës, për faktin se ne dimë ekzaktësisht se ç ‘jemi duke bërë. Të gjithë të tjerët, madje edhe ata nga të cilët kemi marrë shembull, ishin frikacakë dhe hipokritë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë ishin shumë afër nesh për nga metodat që përdornin, por ata nuk mundën kurrë të identifikonin motivet e tyre. Ata silleshin, e ndoshta edhe besonin sikur kishin marrë pushtetin pa dashur dhe pa vullnet dhe për një kohë të caktuar dhe se së shpejti do të krijohet parajsa, ku njerëzit do të jetonin të lirë dhe të barabartë. Ne nuk jemi si ata. Ne e dimë se kushdo që merr pushtetin me forcë, bën një gjë të tillë me qëllimin për të mos hequr kurrë më dorë nga pushteti. Pushteti nuk është një mjet për të arritur diçka por është qëllimi përfundimtar. Nuk themelohet diktatura për të ruajtur revolucionin. Jo, revolucioni bëhet për të mbështetur e ruajtur diktaturën. Objektivi i persekutimeve, janë persekutimet. Objektivi i torturës është tortura. Objektivi i pushtetit është pushteti. Tani, ke filluar t’a kuptosh?”. (George Orwell, “1984”). ”Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon kohën e tanishme, kontrollon edhe të kaluarën.” (George Orwell,”1984”) “Mënyra më efektive për të shkatërruar një popull është që atij t’i mohohet dhe t’i fshihet nga kujtesa, historia e vet.” (George Orwell) “Për derisa njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm, ata nuk do të rebelohen dhe pa u rebeluar, ata nuk do të bëhen të ndërgjegjshëm.” (George Orwell, “1984”) E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Programi studimor i degës së mësuesisë në gjuhën shqipe në Podgoricë, mundësi e vetme për n
Hapja e degëve defic të hapte perspektiva Toni Ujkaj
Vendimi i Universitetit shtetëror të Malit të Zi për hapjen e një shkolle të lartë për studentët shqiptarë në Mal të Zi pas shumë kërkesave, iniciativave dhe peripecive të shumta, ka qenë padyshim një lajm i gëzuar dhe jashtëzakonisht i mirëpritur nga nxënësit shqiptarë të cilët kanë pasur dhe kanë ambicie për të vazhduar arsimimin superior në gjuhën amtare. Vendimi për një akt të tillë kaq të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, i lumturoi gjimnazistët e trevave shqiptare në Mal të Zi, pasi për herë të parë atyre u është mundësuar që të fillojnë studimet në një fakultet ne vendin e tyre, edhe pse jo ndoshta në degën e tyre të preferuar. Një vendim i tillë duhet përgëzuar pasi vite me radhë, hapja e një dege të shkollës së lartë është ndjerë nga gjenerata të tëra gjimnazistësh shqiptarë, duke filluar nga gjysma e shekullit XX, kur u shfaq gjenerata e parë e maturantëve të cilët mbaruan gjimnazin në Kosovë e më vonë pasuar nga gjenerata e parë e maturantëve nga Ulqini, Tuzi e Plava. Pas kaq shumë vitesh pritjeje për t’u hapur ndonjë degë e shkollës së lartë për shqiptarët në Mal të Zi, duhet thënë se viti 2004 ishte më fatlum për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi. Pse ishte e domosdoshme hapja e një dege në gjuhën shqipe në Mal të Zi? Sepse deri në vitin 2004 pas kaq shumë vitesh pritjeje, gjimnazistët shqiptarë të cilët aspironin për të
12
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
“
Deri në vitin 2004, mësimdhënësit shqiptarë, qytetarët, intelektualët, shoqata e pavarur “Illyricum” dhe partitë politike shqiptare nëpërmjet formave nga më të ndryshmet, kanë kërkuar themelimin e një shkolle të lartë shqip në Mal të Zi. Duhet theksuar se si rezultat i këtyre përpjekjeve disavjeçare u përmbush një boshllëk në sferën e arsimit shqip në Mal të Zi, e cila rezultoi me hapjen e një fakulteti shqip (degës së mësuesisë)
vazhduar shkollën e lartë në gjuhën amtare, nuk kishin se ku ta vazhdonin atë brenda vendit. E vetmja zgjidhje për ta ishte, të vijojnë studimet në gjuhën e huaj (malazeze) në vend, ose të mësyjnë dyert e Universiteteve shqiptare jashtë vendit siç është: Prishtina, Shkupi, Tirana apo Shkodra. Referuar studimit voluminoz të prof. Dr. Palokë Berishajt për punën e periudhës dhjetëvjeçare të degës së mësuesisë në Podgoricë nga viti 2004-
2014, rezulton se në vitin akademik 2004/2005 vazhdoi studimet e larta në këtë degë gjenerata e parë e mësuesve në programin studimor në gjuhën shqipe e cila ishte e përbërë nga 49 studentë/e të cilët ligjëratat i ndoqën 80 përqind në gjuhën shqipe dhe 20 përqind në gjuhën malazeze. Ky program u hap enkas për të studiuar të rinjtë shqiptarë në gjuhën e tyre amtare nga pesë komuna në Mal të Zi: Ulqini, Tivari, Podgorica, Plava
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nxënësit shqiptarë për të studiuar në Mal të Zi
citare do të reja
dhe Rozhaja. Deri në vitin 2004, mësimdhënësit shqiptarë, qytetarët, intelektualët, shoqata e pavarur “Illyricum” dhe partitë politike shqiptare nëpërmjet formave nga më të ndryshmet, kanë kërkuar themelimin e një shkolle të lartë shqip në Mal të Zi. Duhet theksuar se si rezultat i këtyre përpjekjeve disavjeçare u përmbush një boshllëk në sferën e arsimit shqip në Mal të Zi, e cila rezultoi me hapjen e një fakulteti shqip (degës së mësuesisë). Mirëpo, sikurse vepruan gjatë asaj kohe, të njëjtit do të mund dhe do të duheshin të veprojnë edhe sot, për të hapur degë të reja studimi për qindra nxënës shqiptarë në Mal të Zi, të cilët sikurse viteve të kaluara ashtu edhe sot, për drejtime të preferuara jashtë degës së mësuesisë, detyrohen të studiojnë jashtë vendit nëpër universitete shqiptare të rajonit. Nga viti 2004 e deri më sot, që janë plot katërmbëdhjetë vjet, studentët shqiptarë në Mal të Zi vazhdojnë të
ketë të vetmen mundësi për vazhdimin e shkollimit superior brenda vendit, vetëm degën e mësuesisë me seli në Podgoricë. Në këtë kontekst shtrohet pyetja se a ka ardhur koha që për studentët shqiptarë në Mal të Zi të hapen programe të reja studimi të cilat padyshim se në këtë kohë dhe në këtë treg pune, janë më se të domosdoshme. Hapjen e degëve të reja të profileve të ndryshme sigurisht se do ta dëshironin dhe mirëprisnin shumë gjimnazistë shqiptarë të cilët do të preferonin që studimet t’i ndjekin brenda kufijve administrativë të Malit të Zi, gjithmonë në gjuhën amtare. Ndërkaq, duhen përgëzuar të gjithë ata pedagogë të zellshëm nga vendi dhe nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të cilët kanë punuar fort dhe po vazhdojnë të punojnë për kualifikimin e kuadrove të rinj të mësuesve shqiptarë në Mal të Zi, por prapëseprapë shtrohet pyetja se a kemi ende nevojë që për tregun e punës të nxjerrim vetëm mësues, të kualifikuar për mësimdhënie nga klasa e parë fillore deri në klasën e gjashtë, apo ka ardhur koha që të prodhojmë profesionistë të sferave të tjera të cilët janë deficitarë në tregun shqiptar të punës në Mal të Zi dhe të cilët do të jepnin kontributin e tyre për avancimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi?!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
VËSHTRIM & OPINION
Mendoj se ka ardhur koha që për nxënësit shqiptarë të Mal të Zi të hapet një universitet me një ose disa degë të reja për shumë arsye. Në radhë të parë sepse nëse vazhdohet me këtë trend do të kemi suficit të kuadrit të mësuesve shqiptarë në Mal të Zi dhe së dyti sepse i gjithë ky kontingjent mësuesish rrezikon të mbesë në mëshirë të fatit sa i takon punësimit në raport me kërkesat e tregut
Në këtë kuadër, unë mendoj se ka ardhur koha që për nxënësit shqiptarë të Mal të Zi të hapet një universitet me një ose disa degë të reja për shumë arsye. Në radhë të parë sepse nëse vazhdohet me këtë trend do të kemi suficit të kuadrit të mësuesve shqiptarë në Mal të Zi dhe së dyti sepse i gjithë ky kontingjent mësuesish rrezikon të mbesë në mëshirë të fatit sa i takon punësimit në raport me kërkesat e tregut. Sigurisht se një gjë e tillë nuk mund të bëhet realitet lehtë dhe menjëherë, mirëpo gjithherë mund të merren nisma konkrete në drejtim të këtij objektivi nga intelektualë, OJQ, subjekte politike e institucione relevante siç fjala vjen nga: Drejtoria për Arsimimin e Përfaqësuesve të Popujve Pakicë dhe Komuniteteve të tjera Nacionale në Ministrinë e Arsimit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, Ministria e Pakicave, etj, të cilët do të mund të ishin promotorë për nevojën e domosdoshme të hapjes së degëve të reja studimore në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Një nismë e tillë do të hapte perspektiva të reja për çdo të ri shqiptar në Mal të Zi që të ketë një të ardhme më të ndritur dhe më premtuese. E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Qasje
Tetëmbëdhjetë pika sa pë Pikat në vijim nuk janë program dhe as manifest. Janë një numër mendimesh, një listë e mundësive, sigurisht jo-komplete
Ron Salaj
1. Ndotja e ajrit duhet të trajtohet brenda kontekstit të luftës klasore dhe ekonomisë politike. Rrjedhimisht, ndotja e ajrit nuk mund të trajtohet si fenomen i vetëm në izolim, por ajo duhet të trajtohet brenda triadës: Kapital, Komoditet, figura e Punëtorit. 2. Ndotja e ajrit nuk duhet të de-politizohet sepse ajo është simptomë e prodhuar, thellësisht, nga konstelacionet politiko-ideologjike. 3. Si simptomë politiko-ideologjike, ndotja e ajrit, rrjedhimisht, duhet të shihet, të analizohet, të diskutohet nga prizmi i drejtësisë sociale dhe diskriminimit e racizmit ambiental, si dhe jo-barazisë ekonomike. 4. Ekziston një tendencë brenda hegjemonisë ekzistuese liberale që ndotja e ajrit të paraqitet si fenomen totalizues: të gjithë jemi brenda një singulariteti negativ (ndotjes së ajrit); të gjithë kontribuojmë në këtë singularitet negativ; faji shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë; të gjithë fajtorët duhet të vuajnë pasojat në mënyrë të barabartë. Kjo, në plotësi, është falsitet. 5. Totaliteti i paraqitur nuk merr parasysh klasat shoqërore. Trendet botërore, të paraqitura përmes hulumtimeve shkencore (si procedurë-e-së-Vërtetës), tregojnë se ata/o që emitojnë më shumë ndotje
14
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
në ajër i ekspozohen më pak ndotjes së ajrit; ata/o që i ekspozohen më shumë ndotjes së ajrit janë pikërisht ata/o që emitojnë më së paku ndotje të ajrit. Këtu theksi përsëri bie mbi triadën: Kapital, Komoditet, figura e Punëtores/it. 6. Si pasojë, totaliteti i promovuar nga hegjemonia liberale që “të gjithë jemi brenda një singulariteti negativ” duhet të rezistohet përmes maksimës: çka është ndotja e ajrit në krahasim me shfrytëzimin, dhunimin, dhe poshtërimin e Punëtores/it?
7. Shkenca është proces i së Vërtetës, dhe kjo e Vërtetë është gjithmonë në anën e të dobëtit. Që do të thotë: e Vërteta e lejon dhe inkurajon të dobëtin që të flasë; si pasojë e Vërteta transformohet në Ide. Të rikujtojmë Alain Badiou, i cili identifikon katër ‘lloje’ subjektive fundamentale: politike, shkencore, artistike, dhe dashurore [amoureux]. Secila nga këto paraqet një të Vërtetë singulare. Çdo kafshë njerëzore, sipas Badiou-s, që merr pjesë në një të Vërtetë singulare, mishërohet në një nga katër llojet subjektive të sipërpër-
KULTURË
ër të filluar: Ndotja e ajrit mendura. 8. Transformimi i së Vërtetës në Ide tmerron imperativin ekzistues liberal “të jetohet pa asnjë Ide”. Hegjemonia liberale për këtë arsye dëshiron që ndotjen e ajrit ta trajtojë në formën e saj të izoluar nga ekspertet teknokratë. Pra, sipas tyre “vetëm ekspertet mund ti zgjedhin problemet tona”. 9. Në një letërkëmbim në mes Slavoj Zhizhek dhe Nadezhda Tolokonnikova (anëtare e punk-bendit rus Pussy Riots) e cila gjendej në burg, Žižek shkruante: “ndoshta ekzistojnë disa probleme që ata [ekspertët] mund t’i zgjidhin, por ajo ata nuk mund të bëjnë është që të identifikojnë dhe të formulojnë problemet e vërteta. Ekspertët janë, si përkufizim, shërbyesit e atyre në pushtet: ata nuk mendojnë, por vetëm aplikojnë dijen e tyre në problemet që janë identifikuar nga
të fuqishmit e pushtetit.”. 10. Sot kemi nevojë, më shumë se kurrë, që t’i japim hapësirë filozofisë dhe disiplinave të tjera humanistike. (Poezisë, gjithashtu). Por, le t’i kthehemi filozofisë: është pikërisht filozofia ajo që zgjeron dhe ndërton hapësira të mendimit në të cilat, llojet e ndryshme subjektive, të shprehura përmes të Vërtetave singulare, bashkëjetojnë (Badiou). 11. Përmes hapësirave të reja të mendimit ne mund ta transformojmë të Vërtetën në Ide. Por kjo kërkon prishjen e triadës: Kapital, Komoditet, figura e Punëtores/it. Kërkon prishjen e totalitetit ‘të gjithë jemi brenda një singulariteti negativ’. Kërkon rithemelimin e figurës së Punëtores/ it. Kërkon një riorganizim kreativë kolektiv në nivel teorik, që është gjithmonë universal, dhe në nivel praktik, që është lokal dhe singular.
12. Dialektika ndërmjet të Vërtetës dhe Idesë, përmes një riorganizimi kreativ kolektiv, do të prodhonte një ‘intervenim’ që do ti ndryshonte rregullat e situatës, dhe si pasojë do të kishim një Ngjarje (në kuptimin e plotë Badiouan). 13. Ngjarja, si produkt i dialektikës së Vërtetës dhe Idesë, kërkon, megjithatë, dedikim dhe besnikëri të plotë të subjektit ndaj saj. Badiou thotë se “të qenurit besnik ndaj Ngjarjes do të thotë të lëvizësh brenda situatës që Ngjarja e ka krijuar, duke e menduar (megjithëse të menduarit do të thotë vënien e mendimit në praktikë) situatën ‘sipas’ Ngjarjes.”. 14. Ky dedikim dhe besnikëri e plotë e subjektit ndaj Ngjarjes, jo vetëm se do të zbulonte një mënyrë të re të të qenurit dhe të vepruarit, por gjithashtu do të prodhonte një totalitet të ri. 15. Ekziston vetëm një totalitet. Totaliteti i ri do të quhej: shoqëri e barabartë, pa klasa. 16. Vetëm brenda këtij totaliteti ne mund të flasim në mënyrë të sinqertë, pa spektakle, pa interesa, në lidhje me të mirat e përbashkëta: ujin, tokën, ajrin, pyjet, qytetin, e kështu me radhë. 17. Kështu, singulariteti i ri do të ishte: ne të gjithë, kolektivisht dhe në mënyrë konsensuale, mirëmbajmë, vetë-menaxhojmë, i mbrojmë, i promovojmë dhe i shfrytëzojmë të mirat e përbashkëta. 18. Por, në fakt, sot ndotja ekziston si ndotje, ndotja si ndotje është ndotja si e tillë. Dhe ndotja si e tillë është diçka e vështirë, sepse ndotja nuk ka përfaqësim. Sot, ne nuk kemi emra, dhe nuk kemi trupa. Kemi zëvendësim të emrave dhe të trupave. Ne nuk kemi emrin e Kapitalit, Pushtetit, Komoditetit, Punëtores/it, por kemi fotografinë e Korparatës, Qeverisë, Brendit – por pa fotografinë e Punëtores/it. Pushteti dhe Kapitali. Punëtorja dhe Punëtori. Ndotja e ajrit. Dhjetëra, qindra, mijëra trupa me emra dhe me fotografi, të mbuluara me dhe. E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Disa mendime mbi librin “Tregime nga Malësia e Gjakovës” të Xhenc Bezhit Për shkruarjen e një libri të tillë, një studio për të shkruar nuk mjafton. Shpesh autorit i është dashtë me i marrë ato direkt nga goja e njerëzve ndoshta pa dijeninë e tyre por veç duke i dëgjuar prej tyre. Pastaj i ka ‘përtypë, i ka mendue e përpunue dhe është ulë e i ka hedhë në letër.’ Kësaj i thonë edhe “mbledhje folklori”; puna që ka bërë autori Xhenc Bezhi, me banim larg por me zemrën gjithmonë në Gjakovën e lindjes
Astrit Lulushi
Libri i Bezhit përbën risi sepse kërkon të përtërijë tregimet gojore, duke i sjelle ato në formën e shkruar. Dhe kjo bëhet që legjenda të mos shuhet; sepse shumë nga legjendat a tregimet popullore kanë evoluar; është vetëm forma letrare që i bën të mbijetojnë. Dhe Bezhi sjell në libër ato që janë treguar brez pas brezi pranë vatrës, në oda e kuvende. Sa keq që “Oratoritë” në parlamentet e sotme pak u ngjajnë përrallave të urta të moçme prej nga njerëzit e mbledhur nxirrnin mësim. Xhenc Bezhi është diplomuar për gjuhë letërsi nga shkolla e Lartë Pedagogjike e Gjakovës. Lindur më 1961, pasioni i Xhencit është përral-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Legjenda la, legjenda, tregimi, si dhe poezia, mjeshtër i së cilës është;
si ky diell i paktë.” (Ky Diell i Paktë, XB)
“As pranverë, as vjeshtë; as zgjuet, as fjetë. Pak verë, dimën shumë Dielli i zbehtë, portokall, krejt pak dritë, pa ngrohtësi... Për një kore bukë, mundqarë pse s’deshtem me lypë, pak bukë të ngjyeme në lot e të lidhun në grykë. Rinia e trishtë, përditë e ma e largtë, e ardhmja - e zbehtë,
Prej vitit 1992, Xhenc Bezhi ndodhet në emigracion, në Austri. Librin Tregime nga Malësia e Gjakovës e shkroi për tri arsye, thotë Bezhi në parathënie: që tregime të tilla të mos humbasin; të mos mungojnë: që urtësia e shprehur në to të trashëgohet brez pas brezi, si tregime pleqërie në oda e kuvende burrash. Libri përmban 218 tregime, dhe çdo titull ngjan me një fjale të urtë. Janë anekdota plot urtësi që padashur të bëjnë të mendosh e buzëqeshësh njëkohësisht. Ato të kujtojnë shijen e mbetur pasi ke ngrëne një ush-
“
KULTURË
Shumë folkloristë i kanë interpretuar gojëdhënat si dokumente historike. duke besuar se ato kanë ruajtur detajet e kohëve të lashta. Tregimet e Bezhit rrjedhin nga goja e malësorit me gjuhë të zhdërvjellë, humor të hollë e gegnishte të pastër si gura e maleve që përhapet fushave e kudo, siç është edhe historia jonë
që nuk shuhet qim të mirë; bëjnë që kuptimi të mos harrohet e tregimi të ngulitet thellë në mendje. Këto e bëjnë librin tepër edukues. Për shkruarjen e një libri të tillë, një studio për të shkruar nuk mjafton. Shpesh autorit i është dashtë me i marrë ato direkt nga goja e njerëzve ndoshta pa dijeninë e tyre por veç duke i dëgjuar prej tyre. Pastaj i ka ‘përtypë, i ka mendue e përpunue dhe është ulë e i ka hedhë në letër.’ Kësaj i thonë edhe “mbledhje folklori”; puna që ka bërë autori Xhenc Bezhi, me banim larg por me zemrën gjithmonë në Gjakovën e lindjes. Shumë folkloristë i kanë interpretuar gojëdhënat si dokumente historike, duke besuar se ato kanë ruajtur de-
“
Libri i Bezhit përbën risi sepse kërkon të përtërijë tregimet gojore, duke i sjelle ato në formën e shkruar. Dhe kjo bëhet që legjenda të mos shuhet; sepse shumë nga legjendat a tregimet popullore kanë evoluar; është vetëm forma letrare që i bën të mbijetojnë. Dhe Bezhi sjell në libër ato që janë treguar brez pas brezi pranë vatrës, në oda e kuvende. Sa keq që “Oratoritë” në parlamentet e sotme pak u ngjajnë përrallave të urta të moçme prej nga njerëzit e mbledhur nxirrnin mësim
tajet e kohëve të lashta. Tregimet e Bezhit rrjedhin nga goja e malësorit me gjuhë të zhdërvjellë, humor të
hollë e gegnishte të pastër si gurra e maleve që përhapet fushave e kudo, siç është edhe historia jonë. E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
17
BISEDË
Bisedë me këngëtaren Enisa Nikaj
E pasionuar pas këngëve të huaja Enisa Nikaj 21 vjeçe, është këngëtare dhe kompozitore e lindur dhe e rritur në Bruklin, Nju Jork. Ka lindur në njërin nga qytetet më madhështorë dhe më të mëdhenj në botë, ku dhe i janë krijuar mundësi të vazhdojë me inspirimin e saj, me muzikën. Tani ajo është duke punuar disa këngë të reja, por një nga hitet që ajo ka promovuar deri më tani është kënga “ burn this bridge”. “Më pëlqen të bëj muzikë soul-pop, me disa tinguj klasikë. Dua që njerëzit të ndjejnë një lidhje emocionale me muzikën time”
Koha Javore : Ju jeni një këngëtare e muzikës moderne apo jo ? Më thuaj pak kush zbuloi talentin tuaj për muzikën, dhe sa kohë ka që jeni në skenë? E. Nikaj: Të them të drejtën më pëlqen që këngët e mia të tingëllojnë si klasike, jo edhe aq shumë moderne. Qëllimi im është që një ditë të frymëzoj miliona njerëz me këngën time, po ashtu me mesazhet që unë shpreh nëpërmjet muzikës time. Dua që njerëzit të ndjejnë një lidhje emocionale me këngët e mia. Talenti u zbulua pikërisht nga unë, po ashtu dhe nga familjarët e mi. Nëna ishte ajo e cila më xhironte me kamerë kur unë performoja si fëmijë. Kam filluar të këndoj që nga mosha trevjeçare, ngase e dija që këtë gjë duhet ta vazhdoj në jetën time. Në moshën 12vjeçe kam filluar të këndoj para qindra dhe mijëra njerëzve në koncertet që organizonte shkolla fillore. Ka disa vite që jam në skenë. Po ashtu tani merrem edhe me kompozime. Koha Javore : Ngaqë ju këndoni në gjuhën angleze dhe keni goxha audiencë të mirë, a ke ndërmend që një ditë t’ i kthehesh muzikës shqipe ? E. Nikaj: Jam krenare që jam shqiptare. Jam rritur në një familje ku çdoherë u dëgjuan këngë shqip. Edhe unë ndoshta një ditë do të bëj
18
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
një këngë shqip, ngaqë kemi një gjuhë të bukur. Koha Javore : Sa e vështirë është të bësh një muzikë të tillë në një vend të popullarizuar si SHBA-ja ? E. Nikaj: Nuk është e vështirë të bësh muzikë të tillë, çdo kush që ka pak talent mund ta bëjë. Pjesa e vështirë është që muzika të dëgjohet në një vend ku miliona njerëz të tjerë mundohen të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo industri bëhet si çështje politike, dhe çdo herë ka rëndësi të njihesh, të jesh i mirë dhe të besojnë njerëzit në ty. Mirëpo po vazhduat të punoni shumë dhe të kaloni kohë të vështira me shumë lodhje, do t’ ju vijë dita juaj. Koha Javore : Muzika është profesioni juaj i vetëm, apo keni prirje edhe tek ndonjë fushë tjetër? E. Nikaj: Tani për tani jam e fokusuar tek muzika, nuk kam dhe nuk bëj diçka të dytë. Unë tani ndjehem mirë që përfundova fakultetin dhe kam më shumë kohë të përqendrohem tek ajo. Koha Javore : Çfarë mund të na thuash për këngëtaret shqiptare, a i ndjek dhe sa të pëlqen muzika që bëjnë ato? E. Nikaj: Shqiptarët në përgjithësi janë të gjithë të talentuar, më pëlqejnë, po ashtu jam krenare që mun-
dem t’ i shikoj kudo dhe në shumë skena botërore. Por dua të theksoj këngëtaren e famshme Rita Ora, që është vërtet një “yll”, e po ashtu është shqiptarja e parë që ndihmoi të vendoset “Shqipëria në hartë”. Koha Javore : Kush është këngëtari/ këngëtarja që kur ishe e vogël, mendoje të bëheshe një ditë si ai/ ajo? E. Nikaj: Çdo herë më ka pëlqyer këngëtari Justin Timberlake, dhe shpresoj që një ditë të bëhem si ai. Unë mendoj se ai është një argëtues mahnitës, universal. Gjithmonë ka bërë muzikë të bukur, çdoherë duke bërë diçka të madhe në skenë. Në koncertin e tij mora pjesë kohë më parë, u frymëzova nga ajo çfarë bënte ai. Unë s’ do të heq dorë kurrë deri sa të bëhem pjesë e qendrës “Barclays”, aty ku interpreton ai. Po ashtu kam edhe disa këngëtarë tjerë që i preferoj si: Frank Sinatra, Amy Winehouse, Adele, Jay Z, Alicia Keys, Sam Smith, Coldplay. Koha Javore : Duke parë që tek Instagrami juaj keni më shumë se 149 mijë fansa që ju ndjekin, nga këta sa për qind mund të keni shqiptarë? E. Nikaj: Shqiptarët më mbështesin shumë, dhe me të vërtet ju jam mirënjohëse për këtë gjë. Nuk e di me përqindje, por kam goxha shumë. Po
BISEDË
ashtu kam ndjekës nga e gjithë bota, gjithmonë kur dal “live” njerëzit më tregojnë se nga janë, të gjithë janë nga vende të ndryshme, ndonjëherë edhe nga vende që s’ kam ditur as që ekzistojnë. Koha Javore : Më thuaj se në cilat festivale keni marrë pjesë, dhe cili është ai që e konsideroni më me rëndësi dhe pse ? E. Nikaj: Kam marr pjesë në disa festivale, por njëri që dua të veçoj dhe që është i rëndësishëm për mua është festivali “Albanian Parade”,
ku këndova këngën time “Burn this bridge”. Por pas kësaj kënge publiku më kërkoi të këndoj një këngë shqip. Unë vendosa të këndoj këngën “Xhamadani vija vija ”. Ishte paksa qesharake, me sens humori, por në fund doli mirë, ngaqë e gjithë turma këndoi me mua. Nuk isha e emocionuar, u ndjeva mirë dhe shumë rehat, se isha para popullit tim. Po ashtu të gjithë i kisha në mbështetje. Koha Javore : A keni ndonjë bashkëpunim/ duet, dhe sa ju pëlqen një gjë e tillë?
E. Nikaj: Më pëlqen të bashkëpunoj, bashkëpunimi im i fundit ka qenë një këngë me: DJ Statik Selektah, G- Eazy dhe Joy Badass. Po ashtu këtë vit pres edhe disa bashkëpunime të tjera me këngë emocionuese, ku mezi pres që t’ i publikoj. Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për mua, sepse po që se është i duhur mund të ndihmojë të fillosh karrierën, siç është rasti i disa artistëve që janë shumë të njohur tani. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
19
MOZAIK
Kinematografi
Regjisorja Mrika Krasniqi m “Prova” për luftën e Kosovë Për Koha Javore:
Ermira Babamusta Nju Jork
Pasi merr vesh se vajzës (luajtur nga Liza Hoxha) ia kanë vrarë prindërit, gjyshi (luajtur nga Xhevat Limani, “Ikona e Aktrimit Shqiptar”) pëson një traumë dhe vendos të qëndroj në bodrum edhe pas përfundimit të luftës. Duke qenë profesor i artit dramatik ai krijon brenda bodrumit hapësira të ndryshme për të argëtuar mbesën e cila gjendet në karrocë invalidësh nga një aksident i pësuar më parë. Filmi i dedikohet rreth 20 mijë fëmijëve të Kosovës, prindërit e te cilëve u vranë në luftën e vitit 1999. “Pasi lexova skenarin e Mrika Krasniqit mu duk sikur roli ishte shkruar
20
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Mrika Krasniqi, regjisorja e filmit “Prova” (Proof, 2018), ka konfirmuar projektin e saj të ri. “Prova” është një film autorial me metrazh të gjatë, me skenar, regji dhe producente Mrika Krasniqi, prodhim i kompanisë filmike amerikane “Nil Production”. Ikona legjendare e aktrimit shqiptar, i madhi Xhevat Limani luan rolin e protagonistit kryesor, përkrah Liza Hoxha. Filmi bën fjalë për gjyshin dhe mbesën e tij, të cilët mbesin të izoluar në bodrumin e një ndërtese gjatë bombardimeve të luftës së Kosovës për mua. Kisha shumë pikëtakime me personazhin dhe dramën e tij të brendshme. Bëmë disa seanca provash me regjisoren dhe ramë dakord të futemi në fazën parapërgatitorë dhe me forca të përqendruara filluam projektin. Puna hulumtuese me regjisoren ishte një eksperiencë e veçantë. Mrika ishte shumë kërkuese sa u përket skenave me partnerët, situatat e rënda me transformime të shpeshta psikologjike si dhe në ritmin e brendshëm të veprimeve konkrete në rrafsh natyrshmërie dhe spontaniteti. Mendoj se kemi realizuar diçka të veçantë,” tha Xhevat Limani. “E veçanta e këtij filmi ishte që për herë të parë po drejtohem nga një regjisore grua. Dhe kjo ishte pjesa më e bukur, Mrika është një regjisore e veçantë dhe me shumë energji, ajo dinte saktë të na tregonte se çfarë duhet të luajmë dhe të veprojmë. Shpresoj të kemi sa më
shumë regjisorë të kategorisë sikur Mrika Krasniqi. Po ashtu, ka qenë privilegj që të jem përballë aktorit të madh Xhevat Limani. Në përgjithësi mund t’a quaj një eksperiencë e veçantë. Për në fund dua të them për diopin Ibër Deari që ka qenë një punë e palodhme për të, sepse shumë qartë na tregonte e na lehtësonte neve aktorëve që të jemi sa më shpirtërisht e të saktë para kamerës,” tha aktori Mirsad Abazi. Rolet e tjera luhen nga aktorët e mirënjohur Mirsad Abazi dhe Julian Biba. Mirsad Abazi është aktor profesionist në Teatrin Profesional të Kumanovës në Maqedoni. Njihet si aktor që din të luajë shumë bukur role të ndryshme, si heroin edhe antagonistin. Mirsad Abazi tregoi një arritje të jashtëzakonshme si një aktor shumë i talentuar në filmat “A Long Way Home”, “My City Screams,” “Between Paradise and Hell” të cilat janë vlerësuar me shumë çmime në festivale ndërkombëtare. Julian Biba është një producent, skenarist dhe aktor i talentuar i cili jeton në Nju Jork. Karriera e tij ka qenë e mbushur me role të paharrueshme si Al Kapone në “Misteret në Muze” në Travel Channel. Gjithashtu ka marrë
MOZAIK
me filmin ës
pjesë në serialin e njohur “The Americans”, krijuar nga Joe Weisberg për FX. Si një skenarist i aftë, Julian Biba ka shkruar “Leap of Faith”, “The Bright Future”, “Paftuar”, puna e të cilit është paraqitur në revistën e njohur “Inktip”. Julian Biba ka përfunduar trajnimin profesional të skenaristit “ScreenwritingU” në Nju Jork. Regjisorja dhe skenaristja Mrika Krasniqi po bashkëpunon për këtë projekt me filmbërësin e suksesshëm në shkallë ndërkombëtare, Ibër Deari, i cili merr pjesë në filmin “Prova” si Drejtor i Fotografisë. Regjisori, skenaristi, producenti dhe Drejtori i Fotografisë Ibër Deari u bë i njohur me filmat e tij Toka, A long Way Home, My City Screams, Last Confession, të cilat janë shfaqur në mbarë botën. Lindur në Maqedoni, me origjinë shqiptare, Ibër Deari u bë mjaft i famshëm në skenat ndërkombëtare, duke fituar disa çmime si, Artisti Më i Mirë, Regjisori Më i Mirë, Filmi Më i Mirë. “Mrika me këtë skenar ka krijuar një botë të madhe me një vend shumë të vogël. Dy lokacione dhe aq shume veprime, aq shume aktivitet kjo, është mjeshtëria e një artiste dhe regjisore te veçantë që pata fatin të punoj. Ajo përveç skenarit të mirë dhe regjisures, ka arritur të krijoj edhe një ekipë shumë të mirë që ka mbajtur energji pozitive gjatë gjithë kohës së xhirimeve. Aktori Xhevat Limani që kisha privilegj të punoj me të, një njeri dhe aktor fantastik. Pastaj aktorja e re Liza Hoxha, që mendoj shume shpejt do të vazhdoj edhe në shumë filma të tjerë. Dhe dy aktorët fantastik Mirsad
Abazi dhe Julian Biba,” tha Ibër Deari. “Unë pasi përfundova xhirimet e këtij filmi e pash se nuk kishim vetëm përfundimit e një filmi, por edhe përfundimet e një shkolle të re. Gjatë tërë kohës mësova edhe shume gjëra të reja, dhe po e kuptoj se kinemaja është një studim i përjetshëm dhe se asnjëherë nuk do përfundojmë së studiuarit. Filmi i dedikohet fëmijëve të luftës, dhe kjo është një arsye e fuqishme se ne vend që të përdoren armë, ne përdorim artin dhe kinemanë,” shtoi Ibër Deari. Regjisorja, skenaristja, producentja Mrika Krasniqi është themeluese e kompanisë filmike “Nil Production”, artiste me renome ndërkombëtare, vlerësuar për kontributin e saj të madh dhënë në fushën e artit dhe biznesit. Mrika Krasniqi ka fituar disa çmime, si: Gruaja e Vitit nga Kongresi Amerikan, Artistja më e Mirë në Francë, Ambasadore e Paqes, Regjisorja Më e Mirë, Prodhimi Më i Mirë, Dokumentari Social Më i Mirë, Dokumentari Historik Më i Mirë. Krasniqi është organizatorja e dy eventeve të suksesshme në Amerikë, Java e Modës Shqiptare dhe Java e Filmit Shqiptar, tani riquajtur “International Filmmaker Festival of New York”. Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Ikona Xhevat Limani, bashkë me aktoren e re 12-vjeçare Liza Hoxha portretizojnë dy personazhe mjaft interesante, shkruar nga Mrika Krasniqi. Skenari i filmit “Prova” përcjell te publiku luftën psikologjike dhe shpirtërore me të cilën përballet gjyshi dhe mbesa përballë traumave dhe vështirësive të përjetuara nga lufta. Të izoluar në bodrum,
dy protagonistët e përkryer Xhevat Limani dhe Liza Hoxha sjellin dimensione të ndryshme të përvojës dhe emocioneve njerëzore. Drejtori i Fotografisë, Ibër Deari ka arritur të sjellë fuqishëm në ekran emocionet e forta të aktorëve, dhe vizionin e regjisores Mrika Krasniqi. Kompania “Nil Production” ka deklaruar se xhirimi i filmit “Proof” është bërë në Nju Jork. “Surprizë për mua ishte drejtori i fotografisë Ibër Deari i cili kishte shumë gjetje që nga groplanët e deri tek planet totale në një mini-hapsirë të ideuar në mënyrë të shkëlqyer nga skenaristja dhe regjisorja Mrika Krasniqi e cila me këtë film të gjatë do trokasë bindshëm nëpër festivale dhe pse edhe të mos triumfojmë. Jam i bindur s’e kam realizuar një protagonist tejet poliedrik që mund të lë gjurmë. Mendoj se filmi “Prova” është filmi i parë ndër shqiptarët e Amerikës dhe shënon një akt dhe nivel të avancimit të statusit kulturor të Diasporës,” u shpreh aktori legjendar Xhevat Limani. “Liza Hoxha është nxënëse e klasës së VI- në shkollën amerikane në Prishtinë (American School of Kosova) vajza e Ardian dhe Era Hoxha, përndryshe mbesa ime në jetë dhe në film, ku njihet si Dea. Përveç që është nxënëse e shkëlqyer Liza ka talent edhe për aktrim, dizajn dhe pikturë. Përcaktimi i regjisores për Lizën në rolin e Dea-s kishte avantazh raportet tona gjysh-mbesë nga jeta në film. Talenti i Liza Hoxhës do të evidentohet gjithsesi në film,” shtoi Xhevat Limani, protagonisti i filmit Prova. E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
Ovacione për Placido Domingon dhe Ermonela Jahon në Pekin Sopranoja Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Qendrës Kombëtare të Arteve në Pekin në rolin e Thaïs, personazhit kryesor të operës me të njëjtin titull. Ajo ka interpretuar në krah të baritonit me famë botërore Placido Domingo, që në veprën e kompozitorit
22
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
francez, Jules Massenet, u prezantua me rolin kryesor të murgut, Athanael. Forca krijuese që fshihet pas prodhimit të ‘Thais’-it nga Qendra Kombëtare e Arteve e Pekinit, është regjisori argjentinas Hugo de Ana. Ai është gjithashtu skenografi
dhe kostumografi i shfaqjes. Opera ‘Thaïs’ është vepra e parë e Qendrës Kombëtare të Arteve të Pekinit për kalendarin e vitit 2018, publiku është mrekulluar me performancën e kësaj shfaqje, ku edhe duartrokitjet e shumta nuk kane munguar.
FOTOGRAFIA E JAVËS
MIRSAD BEQIRAJ LUMI “CEM”
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (5)
Veç guri i mullinit s’na ka blue, se kem durue gjithçka Se me veprimtari turistike mund të merren edhe ata që s’mund të investojnë shumë, dëshmon edhe rasti i Rrustem Dedushajt. Ngjashëm me banorët e Valbonës, Thethit, Vërmoshit..., ai e ka rregulluar një pjesë të shtëpisë për turistë, të cilëve u ofron ushqim shtëpie. Përveç kësaj, turistëve u ofron shërbime transporti edhe me kuaj
Binak Ulaj Vuthaj
(vijon nga numri i kaluar) Se në trevat e Plavës e Gucisë veprimtaria ekonomike private është duke e marrë të mbarën dëshmojnë disa raste. Getoar Gjonbalaj, ekonomist, drejtues i firmës tregtare hoteliere ”Rosi”, thotë se biznesi i tij është biznes familjar. Punojnë tetë anëtarë të familjes, kurse verës i punësojnë edhe tetë punëtorë. “Vitin që shkoi dhe këtë vit kemi pasur një numër të konsiderueshëm të turistëve, shqiptarë dhe të huaj. Në Vuthaj, në shtëpinë e rinovuar dhe në shtëpiza druri, i kemi 65 shtretër dhe 52 shtretër në “Hotel Rosi” në Guci. Restoranti i hotelit i ka 100 karrige. Ushqimin e kemi nga prodhues vendës. Kemi kontrata bashkëpunimi me agjenci të ndryshme turistike, madje edhe me një agjenci turistike nga Ukraina. Duke parë interesimin gjithnjë e më të madh të turistëve, mendojmë edhe për turizmin dimëror. Për fat të keq”, shton Getoari, “rru-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
ga Guci-Vuthaj është shkatërruar e tëra”. Me atë rast më kishte vajtur mendja te shakaja e mërgimtarit tonë nga SHBA-ja, Ramiz Gjonbalaj, të cilën s’e kisha kuptuar menjëherë: ”Dje i kem’ shpërthyer dhjetë makina”, duke aluduar në gjendjen e kësaj rruge. Vitin e fundit, në qendër të Gucisë janë ndërtuar edhe dy hotele, njëri i Sadri Mehajt-Hotit dhe tjetri i vëllezërve Nezir, Imer dhe Arif Qosja. Genc Gjonbalaj, po ashtu ka një vetëshërbim në këtë qendër. Adem Isa Gjonbalaj, veprimtarinë e suksesshme në Plavë e ka zgjeruar edhe në Tivar (mjerisht, shumë shqiptarë, madje edhe të shkolluar, e quajnë me emrin sllav Bar, e patjetër do të duhej ta dinin për dy arsye që s’bën të harrohen kurrë: është emër vendi i rajonit që lidhet me botimin e “Mesharit” të Buzukut (1555) dhe me tragjedinë e vrasjes nga partizanët ”aleatë “ jugosllavë, të disa mijëra djemve shqiptarë të rekrutuar me dhunë në Kosovë, në mars të vitit 1945. Edhe një e dhënë: Nëse Tivari apo rrethina, në vitin 1555, ka pasur shtypshkronjë për botimin e librave, përkatësisht të Mesharit për besimtarët shqiptarë, mund të paramendohet sa ka qenë numri i shqiptarëve atëherë në Tivar, e sot janë vetëm
121 ose 0.89 %) (Enti i Statistikave i Malit të Zi, regjistrimi i vitit 2011). Jo pak shqiptarë kanë dyqane të vogla. Jo vetëm në qendra, restorante të bukura ka dhe po ndërtohen edhe në fshatra. Hanë Gjonbalaj, me paratë e fituara me punë në Gjermani, ka hapur një restorant të bukur mu te Krojet e Ali pashë Gucisë, burimi i të cilave nuk shteron kurrë, as dimër, as verë, dhe kanë një kapacitet prej 6-7 m3/sec. Edhe Kelmend Ahmetaj-Keli është i kënaqur me punën hoteliere që bën. Restoranti i tij është krejt afër ujëvarës në Vuthaj, andaj verës ka mysafirë të shumtë. Se me veprimtari turistike mund të merren edhe ata që s’mund të investojnë shumë, dëshmon edhe rasti i Rrustem Dedushajt. Ngjashëm me banorët e Valbonës, Thethit, Vërmoshit..., ai e ka rregulluar një pjesë të shtëpisë për turistë, të cilëve u ofron ushqim shtëpie. Përveç kësaj, turistëve u ofron shërbime edhe me kuaj. Gëzon fakti se edhe një numër i banorëve kanë ngritur dhe po ngrenë objekte turistike shumë të përshtatshme, të cilat nuk kërkojnë investime të mëdha. Luan Gjonbalaj ka zgjedhur një veprimtari tjetër. Përveç lëndëve drusore
“ për shtëpi, ai e ka edhe një fabrikë për prodhimin e peletit nga drurët e thatë, por edhe nga byku i sharrës i terur me kujdes. Sadri Balidemaj, përveç me shitjen e materialit ndërtimor, merret edhe me ndërtimin e objekteve të banimit. Se edhe blegtoria është veprimtari fitimprurëse tregon rasti i vëllezërve Deli, Zog dhe Metë Gjonbalaj. Që të tre, së bashku me bashkëshortet e tyre, i mbajnë më shumë se 500 dele. Verës, numri i tyre i dyfishuar, jo vetëm e zbukuron bjeshkën, por e përmirëson edhe cilësinë e barit. Bulmetin që e përgatisin nuk e shesin në treg. Të tërin ua blejnë në shtëpi, ndonëse çmimi nuk është edhe aq i lirë. Një kilogram mazë e shesin 15€. Të ardhura të mira siguron edhe Skënder Dedushaj me rritjen e gjedhëve. Tanimë, ai është bërë specialist i tharjes së mishit. Edhe Shpend Goçaj dhe Gëzim Vuçetaj i kanë në përfundim objektet hoteliere. Vlen të ceket se të gjithë këta ndërmarrës ankohen se nuk kanë punëtorë të mjaftueshëm. Të rinjtë nuk duan të punojnë për 300 €. Edhe arat janë shndërruar në djerrina. Vetëm ndonjë kopsht, se rrallë të sheh syri arë të mbjellë. Mjeshtri i rrallë i punës me gurë, tani në moshën 87-vjeçare, Ibrahim A. Ahmetaj, ende punon. Kur e kisha përgëzuar për mbëltimin e 250 bredhave, me çka e kishte zbukuruar mjedisin ku jeton, më ishte ankuar se shpesh nuk kishte gjetur punëtorë. “Kur të ritë s’po donë me punue, po ia nisi vetë.”
Përkitazi me investimet e qeverisë lokale, Ramë Sinanaj, ekonomist, këshilltar për financa në komunën e Plavës, thotë se kjo komunë nuk ka mjete për investime në zhvillim. ”Administrata është e ngarkuar me të punësuar mbi baza partiake, e jo profesionale. Pushteti qendror, jo vetëm që nuk investon, por nuk na i paguan as mjetet që na takojnë. Nuk na i paguan 70 për qind të koncesioneve për shfrytëzimin e pyjeve, të cilat na takojnë me ligj. Dihet se Plava ka sipërfaqe të mëdha pyjesh ekonomike, por me to qeverisë pushteti qendror. Pronarëve të dikurshëm nuk u janë kthyer pasuritë e paluajtshme, pyjet e kullosat e nacionalizuara nga sistemi i kaluar”. Për emigrimin e të rinjve shprehet se cilësia e standardit të jetesës, ka ndryshuar. “Të rinjtë e kësaj ane s’duan të punojnë për pak para, s’duan të kryejnë zanate. Këtë vit kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria 300 deri 400 punëtorë. Kryesisht mjeshtra ndërtimi dhe ndihmës. Tanët ëndërrojnë të dalin jashtë e të pasurohen shpejt. Nuk e dinë se edhe jashtë, edhe në SHBA kushtet kanë ndryshuar dhe nuk fitohet lehtë. Atje s’ka ditë pune, por orë pune. Duke punuar edhe nga 16 orë, s’u vetet mendja te shëndeti. Jetojnë për të punuar, jo për të jetuar. Kështu, fitimi, një ditë paguhet shtrenjtë. Ka edhe të tillë që kanë emigruar ngase i kanë ftuar të afërmit që kanë biznese jashtë. U duhen për punë. Xhevat Lecaj, ndonëse ka punuar inxhinier i mirëmbajtjes në Postën e Plavës, dhe ka punuar edhe
KULTURË
Se edhe blegtoria është veprimtari fitimprurëse tregon rasti i vëllezërve Deli, Zog dhe Metë Gjonbalaj. Që të tre, së bashku me bashkëshortet e tyre, i mbajnë më shumë se 500 dele. Verës, numri i tyre i dyfishuar, jo vetëm e zbukuron bjeshkën, por e përmirëson edhe cilësinë e barit. Bulmetin që e përgatisin nuk e shesin në treg. Të tërin ua blejnë në shtëpi, ndonëse çmimi nuk është edhe aq i lirë. Një kilogram mazë e shesin 15€
privatisht si elektricist, ka emigruar me gjithë familje. Kështu ka vepruar edhe Ismet Sinanaj, i cili ka punuar në mirëmbajtjen e rrjetit në të njëjtën postë.” Për arsye të tillë të emigrimit isha bindur edhe vetë para ca ditësh, derisa isha në Jasenicë te familja e Rrustem Salihit. Kujtimi, nipi i tij, do t’i merrte në Gjermani edhe dy vëllezërit, nuset dhe fëmijët e tyre, Gëzimin me pesë fëmijë, Afrimin me katër fëmijë. U ka rregulluar dokumentet, veç prisnin të niseshin. Kur e pyes, pse nuk investon këtu, përgjigjet: “Hala s’janë krijue kushtet ligjore e s’ka siguri për investime. Edhe shteti na pengon.” Duke e dëgjuar tek arsyetonte ikjen, më ishin kujtuar fjalët e gjyshit të tij: “Veç guri i mullinit, s‘na ka blue, se kem durue çka s’duron njeri.” Me atë rast, axha Jakup Rugova, do të më thotë, duke treguar me dorë : ”Shpia jonë i ka pas’ 30 mashkuj, e sot kemi metë vetëm tre të lodhun... Këtu i kemi pasë 100 hektarë, tokë, livadhe, male e kullosa. Shteti s’po do me na i kthye. Kemë ba kërkesë me të tjerët e me avokat, por kot.” (vazhdon)
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Vështrim
At Gjergj Fishta: “Mbreti i poetënvet shqipëtarë” Kështu e kishte cilësuar At Gjergj Fishtën Lefter L. Dilo, publicisti, historiani, studiuesi e muzeologu i njohur gjirokastrit në një artikull të titulluar “Patër Gjergji – ‘Mësues i të gjithë Shqiptarëve’, botuar në vitin 1941, në një botim të posaçëm përkujtimor, ku u botuan, pas vdekjes së Poetit Kombëtar, kujtimet dyzina shkrimtarëve dhe njerëzve të njohur të kulturës së asaj kohe -- vendas e të huaj -- të cilët e kishin njohur dhe që kishin bashkpunuar me At Gjergj Fishtën, gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij. Kjo përmbledhje e shkurtër dhe e rastësishme që pason, e artikullit të Lefter Dilos kushtuar At Gjergj Fishtës -- them e rastësishme pasi nuk lidhet me ndonjë përvjetor ose datë të veçantë -- është vetëm një kujtesë tjetër për ne sot, pas pothuaj 80-vjetësh të ndarjes nga kjo jetë e Fishtës, se ç’mendonin bashkohasit e tij për ‘të si person, si patriot dhe si shkrimtar e poet i Kombit shqiptar. Ja vlenë që vlerësimet e bashk-kohasve të Fishtës, të cilët e kishin njohur shumë mirë atë, t’i kujtojmë nga koha në kohë dhe të marrim frymëzim se si duhet të nderohen burrat e Atdheut, si At Gjergj Fishta – emrin e të cilit regjimi komunist i Enver Hoxhës e zhduku (së bashku me eshtrat e tija, fati I të cilave nuk dihet as sot) nga kultura, letërsia dhe nga historia e Kombit Shqiptar. E sidomos në një periudhë të ashtuquajtur demokratike, post-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
komuniste, ku edhe entet dhe institucionet zyrtare të shtetit shqiptar siç është Ministria e Kulturës, qëllimisht e kanë lënë pas dore duke e hedhur në harresë. Por sado që përfaqsuesit e “kulturës” së atyre, që janë sot në pushtet, duan ta lënë në harrresë Fishtën, bashkohasit e tij, si Lefter L. Dilo dhe të tjerë, nuk na lënë ta harrojmë atë as kontributet e At Gjergj Fishtës për të gjithë brezat e shqiptarëve – për kulturën, për letërsinë, për gjuhën dhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. “E me të vërtetë, kush tjetër”, ka shkruar Lefter L. Dilo në vitin 1941, “Veç Patër Gjergjit mund të paraqesi më shumë punë mendore e më shumë aktivitet kultural se akutori i Lahutës së Malcis? Si themelues i Gjimnazit Françeskan dhe si drejtor i gjithëherëshëm i Hyllit të Dritës, At Fishta u çqua kurdoherë dhe e bëri Gjymnazin, që ay vet e drejtoi për shumë kohë, një alma matter dhe Hyllin e Dritës një flamur e një fole përpjekjesh e mendimesh serjoze, një të përkohshsme, që nderon plotësisht botën intelektuale të Fretënvet të Kuvendit të Gjuhadollit.” Lefter Dilo ka theksuar kontributin patriotik e kombëtar të At Gjergj Fishtës, duke shkruar se, “Mbreti i Poetënvet Shqiptarë, Patër Gjergji, qe i pari që vuri në shkollë gjuhën shqipe dhe dolli e mprojti me trimëri
të drejtat e Kombit t’onë në çdo Konferencë ndërkombëtare dhe është i pari që me veprën e tij poetike i fali Shqiptarit epopenë, historinë e përpjekjeve të tij për liri. Nuk mjafton vetëm derdhja e gjakut. Luftat dhe peripecitë e një kombit të vogël, me kalimin e kohës harrohen, po të mos përjetësohen nga penda e shkrimtarit”, ka vlerësuar Llefter Dilo At Gjergj Fishtën, në shkrimin e tij në librin përkujtimor “At Gjergj Fishta –1871-1940”, botuar me 20 Tetor, 1941 në Milano. “Jetën e popujve e bën të gjallë e të pavdekëshme talenti i Poetit, i cili me shkrimet e veta pasqyron të shkuarën e kombit dhe i siguron të arthëmen, sepse epopeja kombëtare siç është kjo e Poetit shkodran, do të ushqejë brez pas brezi djalërinë shiptare nepërmjet fuqisë së vet,” është shprehur Lefter Dilo. “E me të vërtetë, kush mund t’i dalë përball diellit satirik të Patër Gjergjit e kush mund të prekte me kaq mjeshtri të metat tona të djeshme, si njerës, si qytetarë dhe si qeveritarë”, pyet Dilo dhe njëkohësisht përgjigjet: “Vetëm At Fishta, i cili sa qe gjallë punoi pa përtim, mund të quhet mësues i yni, sepse nuk jetoi në “kështjellën e fildishtë”, por u hodh me enthuasiasmë djaloshare nga një misjon në tjetrin, për të mirën e kulturës, e të racës shqiptare”. Lefter Dilo ka shkruar se megjithse kishte ndërruar jetë, Gjergj Fishta
KULTURË është i gjallë dhe më i flakët se kurrë, me veprën e tij e cila nuk do të vdesi kurrë, sepse sipas tij, “Kur me kalimin e kohës, familja shqiptare e mbledhur rreth e rrotull vatrës plot flakë, do të përmend emërin e fratit-poet, figura e këtij do të shkelqejë më me forcë, sepse ahere do të jenë zhdukur njëherë e mirë edhe vogëlsinat më të kota të njerëzvet. Ahere, jeta e poetit do të bëhet më interesante e më e pasur në kujtime”, ndërkohë që Lefter Dilo ka shprehur shpresën dhe optimizmin e tij se, “Ndërtesa e Kuvendit t’Arrës së madhe, ku qendronte Poeti do të bëhet atëherë vend pelegrinazhi …sepse aherë banesa e Poetit do të jetë bërë muze, vend përmallimi për të gjithë Shqiptarët.” Fatkeqsisht, Lefter Dilo do ishte sot shumë i zhgënjyer në Shqipërinë e ashtuquajtur demokratike, ashtu siç janë shumë shqiptarë kudo, se as sot e kësaj dite, pas pothuaj 30-vjet post- komunizëm, At Gjergj Fishta, të cilin ai e pat cilësuar si “Mbretin e Poetënvet Shqiptarë”, nuk ka një shtëpi muze as, “nuk shkëlqen me forcë” në Shqipërinë e tij post-komuniste. Për Gjergj Fishtën asgjë nuk ka ndryshuar, sidomos në qarqet akademike dhe të kulturës zyrtare të Shqipërisë. Fatkeqsisht, Gjergj Fishta dhe adhuruesit e tij duhet të presin edhe më gjatë ashtuqë, “familja shqiptare e mbledhur rreth e rrotull vatrës plot flakë”, të kujtojë, të nderojë dhe të përmend “Mësuesin e të gjithë shqiptarëve”, At Gjergj Fishtën, ashtu siç shpresonte Lefter Dilo në vitin 1941. Sot, 28 vjet pas shëmbjes së diktaturës komuniste, për fat të keq, jemi dëshmitarë të një atmosfere konfliktuale të përhershme midis rrymave të ndryshme të kësaj klase politike post-komuniste, anë e mbanë trojeve shqiptare, që në dëm të të mirës së përbashkët, vetëm lufton për interesat personale dhe partiake ndërkohë që ka harruar krejtësisht – nëqoftse i ka pasur ndonjëherë në zemër -- interesat kombëtare në përgjithsi dhe të drejtat dhe liritë e çdo shqiptari në veçanti. Sot, më shumë se kurrë, Kombi shqiptar ka nevojë për një “ndërmjetës” të autoritetit të At Gjergj Fishtës, mbasi për më shumë se 80-vjetë, shqiptarët nuk vepruan as nuk po veprojnë sipas idealit të tij atdhetar. Të këtij burri të madh -- që sipas At Benedikt Demaj, i cili shprehet në parathënien e librit kushtuar
Fishtës e ku është botuar edhe artikulli i Lefter Dilos, Gjergj Fishta ishte “Gjithëherë i gatëshëm me vrapue aty ku e lypte nevoja për të shtrue themelet e patrandshme të nji idealizmi kombëtar, për të pri ndër luftime në mprojtjen e Kombit, për t’i gërshetue kunora lumnije racës mijëvjeçare shqyptare, gjakut të derdhun e flijeve të vuajtuna të Kreshnikëve të Kombit.” Për këtë, At Gjergj Fishta meriton përmendore dhe muze, ashtu siç shpresonte Lefter Dilo, por për më tepër dhe mbi të gjitha, në këtë moment të rëndësishëm të historisë
së shqiptarëve, nevojitet -- ashtu siç i ka hije një kombi të qytetëruar -një bashkim i fuqive dhe i zemërave rreth idealeve kombëtare për të cilat veproi dhe të cilat At Gjergj Fishta i mbrojti dhe i kultivoi gjithë jetën e tij. Dhe të “Zhduken njëherë e mirë vogëlsinat më të kota të njerzëve”, në lidhje me veprimtarinë dhe kontributin e At Gjergj Fishtës, do të këshillonte sot Lefter Dilo.
Frank Shkreli
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Zgjedhjet lokale në Ulqin
Votuesit ia hedhin “topin” lid Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal, numrin më të madh të votave 2919 e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve, e ndjekur nga Forca e Re Demokratike me 2859 vota, të cilët do të kenë nga nëntë këshilltarë. Koalicioni “Zgjohu Ulqin” (Partia Demokratike, LD në MZ dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”) ka fituar 2383 vota apo shtatë këshilltarë, UDSH 1159 vota – tre këshilltarë, Socialdemokratët e Malit të Zi 1001 vota - tre këshilltarë dhe Lëvizja Qytetare URA 686 vota ose dy këshilltarë Ulqin – Zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në Ulqin nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim në skenën politike të kësaj komune, pasi që partitë kryesore politike kanë ruajtur në përgjithësi numrin e njëjtë të mandateve të këshilltarëve që kanë pasur në përbërjen e kaluar të Kuvendit të
28
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Komunës së Ulqinit. Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal, numrin më të madh të votave 2919 e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve, e ndjekur nga Forca e Re Demokratike me 2859 vota, të cilët do të kenë nga nëntë këshilltarë. Koalicioni “Zgjohu Ulqin” (Partia
Demokratike, LD në MZ dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”) ka fituar 2383 vota apo shtatë këshilltarë, UDSH 1159 vota – tre këshilltarë, Socialdemokratët e Malit të Zi 1001 vota - tre këshilltarë dhe Lëvizja Qytetare URA 686 vota ose dy këshilltarë. Ndërkaq katër listat tjera zgjedhore
MOZAIK
derëve të partive shqiptare – Partia Boshnjake, Demokratët, koalicioni Fronti Demokratik – Partia Popullore Socialiste dhe Partia Socialdemokrate nuk kanë arritur ta kalojnë pragun zgjedhor dhe të fitojnë numrin e nevojshëm të votave për të fituar këshilltarin. Fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve mund të konsiderohen Socialdemokratët e Malit të Zi, të cilët kanë fituar tre këshilltarë, kurse humbësit më të mëdhenj Partia Socialiste Popullore dhe Fronti Demokratik të cilët në përbërjen e kaluar kanë pasur nga një këshilltar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Po ashtu Partia Socialdemokrate (nga e cila ndërkohë është krijuar partia Socialdemokratët e Malit të Zi), e cila në përbërjen e kaluar ka pasur dy këshilltarë, tani nuk do të ketë asnjë këshilltar. Në bazë të rezultateve, tri listat zgjedhore shqiptare kanë fituar gjithsej 19
këshilltarë nga 33 këshilltarë sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës së Ulqinit dhe mund të formojnë shumicën. Nga ana tjetër, Partia Boshnjake pretendon se e ka fituar një këshilltar në bazë të parimit të aksionit afirmativ, të parashikuar me nenin 94 të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve. Në deklaratën për shtyp të Partisë Boshnjake thuhet se në zgjedhjet lokale në Ulqin, kjo parti ka fituar 339 vota apo 182 vota më shumë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016. “Rritja prej 116 për qind në kuadër të aksionit afirmativ në nivel lokal na ka sjellë statusin parlamentar në Kuvendin e Komunës së Ulqinit”, thuhet në deklaratën për shtyp. Forca e Re Demokratike ka shprehur kënaqësi me rezultatet e arritura. “Vlerësojmë se numri i votave dhe i mandateve të fituara të Forcës është
një fitore e madhe e opsionit tonë politik”, ka thënë kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, në një konferencë për shtyp të martën. Sipas tij, Forca e Re Demokratike ka konfirmuar “statusin e partisë më të fortë shqiptare, partisë me rritjen më të madhe në komunën e Ulqinit dhe të partisë më të fortë në komunën e Ulqinit”. Forca e Re Demokratike dhe Lëvizja Qytetare URA janë ankuar për shkak të disa parregullsive dhe fenomenit të blerjes së votave në ditën e zgjedhjeve. Në zgjedhjet lokale në Ulqin kanë marrë pjesë gjithsej dhjetë lista zgjedhore. Të drejtë vote kanë pasur 19869 vetë, prej të cilëve kanë votuar 12 152 apo 63.7 për qind. Zgjedhjet janë monitoruar nga Qendra për Monitorim CEMI dhe përfaqësuesit e i. k. disa misioneve diplomatike.
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Në takimin letrar “Pena e Flakës” në Gjilan
Pjesëmarrës poeti Hajredin Kovaçi Hajredin Kovaçi ka qenë poeti i vetëm ndër shqiptarët në Mal të Zi nga 23 poetët shqiptarë nga të gjitha trevat që recituan poezitë e tyre në Orën e madhe letrare, në Bibliotekën “Fan S. Noli” të qytetit të Gjilanit. Ai ka lexuar poezinë “Shtatëdhjetë e tre vite heshtje!” kushtuar Masakrës së Tivarit, e cila ndonëse nuk ka fituar çmim, është pëlqyer dhe mirëpritur nga publiku Gjilan – Poeti Hajredin Kovaçi mori pjesë të mërkurën e kaluar në Orën e madhe letrare në kuadër të takimit letrar “Pena e Flakës 2018” në Gjilan. Kovaçi, i cili përfaqësoi Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në këtë takim letrar, ka qenë poeti i vetëm ndër shqiptarët në Mal të Zi nga 23 poetët shqiptarë nga të gjitha trevat që recituan poezitë e tyre në Orën e madhe letrare, në Bibliotekën “Fan S. Noli” të këtij qyteti. Ai ka lexuar poezinë “Shtatëdhjetë e tre vite heshtje!” kushtuar Masakrës së Tivarit, e cila ndonëse nuk ka fituar çmim, është pëlqyer dhe mirëpritur nga publiku. Vetë poetët konkurrues kanë vlerësuar poezinë më të mirë. Çmimin “Pena e Flakës” e ka fituar poetja nga Shqipëria, Entela Kasi, përndryshe kryetare e PEN Qendrës së Shqipërisë, me poezinë “Nëse bota është e egër, Anja…”. Të gjitha poezitë e lexuara në Orën
30
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
e madhe letrare do të publikohen në revistën letrare-kulturore “AGMIA”. Në këtë takim janë shpallur edhe rezultatet e Konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër. Takimi letrar “Pena e Flakës”, që sivjet shënoi edicionin e 27-të, organizohet nga ARS Club “Beqir Musliu” – Gjilan, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”. Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” është një festival kulturor multidimensional, i cili fillon më 11 janar me ndezjen simbolike të flakadanit, për të vazhduar deri më 31 janar me aktivitete të ndryshme kulturore, duke mbledhur në Gjilan mijëra artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për tri javë rresht e shndërrojnë këtë qytet në kryeqendër të kulturës shqiptare. Përmes vlerave të artit ky manifestim nderon martirët e kombit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. i. k.
Shtatëdhjetë e tre vite heshtje! Shtatëdhjetë e tre vite më parë një Masakër e Madhe ndodhi në Tivar të gjithë i mbyllën veshët, edhe sytë për këtë tragjedi, që kurrë mos u përsërittë! Shtatëdhjetë e tre vite më parë, në Tivar i vranë në pabesi, mbi katër mijë askund asnjë shenjë, asnjë varr! Shtatëdhjetë e tre vite më parë, në Tivar edhe deti u bë i bardhë nga plisat e burrave kosovarë! Shtatëdhjetë e tre vite më parë, në Tivar qielli lotoi, deti u trazua, toka rënkoi veç shteti shqiptar, as pau, as dëgjoi! Shatëdhjetë e tre vite më parë, në Tivar mbi katër mijë mbetën të vrarë si s’u kujtua kush, as dje, as sot t’u ngrejë një lapidar?!
MOZAIK
U ndanë Çmimet “Hamit Boriçi” për gazetari për vitin 2017
Thirrje që Çmimi të ngritet në nivel mbarëkombëtar Çmimin “Hamit Boriçi” për vitin 2017 e kanë fituar gazetarja e Radio Shkodrës Merita Sokoli – Çoba, gazetarja Kozeta Bruçi nga TV1 Channel”, folësi i Televizionit Antena Nord, Ardit Kraja, fotografja Vjollca Tafili, gazetarja Bendis Druni nga Star Plus TV, gazetari Denis Bajraktari nga Televizioni Rozafa dhe gazetari i TV 1 Channel, Musa Kurtulaj Shkodër – Për të dytin vit me radhë, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë – Dega rajonale Shkodër ka ndarë çmimet “Hamit Boriçi” për gazetarët më të mirë në Shkodër për vitin 2017 dhe kontributin e tyre në fusha të ndryshme të gazetarisë. Kryetari i Degës rajonale të UGSH-së për Shkodër, Gaspër Marku, ka thënë se beson që Çmimi “Hamit Boriçi”, i themeluar me nismën e kësaj dege, do të jetë në vazhdimësi një nga çmimet më të spikatura të medias jo vetëm në Shkodër. “Do të këmbëngulim ta kalojmë në shkallë kombëtare, duke ia dedikuar një emri shumë të madh të kësaj fushe, shkodranit tonë të mirënjohur Hamit Boriçi”, ka thënë ai. I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve ka qenë vetë gazetari, studiuesi dhe pedagogu i gazetarisë prof. dr. Hamit Boriçi, i cili ka falënderuar UGSH-në, kolegët e tij dhe pjesëmarrësit për vlerësimin e punës së tij. “Unë jam një nga ata që janë vlerësuar, por këtu ka shumë të tjerë si unë
që kanë dhënë kontribute edhe më të mëdha. Ndihem krenar që i përkas një brezi tradicional të gazetarisë në Shkodër pasi që shokët e mi sot nuk janë. Mbaj përgjegjësi edhe për punën time që kam bërë dhe që do bëj për aq sa do të kem mundësi”, ka thënë ai. Më pas janë ndarë çmimet “Hamit Boriçi” për vitin 2017, të cilët i kanë fituar: gazetarja e Radio Shkodrës Merita Sokoli – Çoba për realizimin e emisionit tradicional për fëmijë në valët e kësaj radioje, gazetarja Kozeta Bruçi “për realizimin e emisionit të përjavshëm ‘Aromë Shkodre’ në TV1 Channel”, folësi i Televizionit Antena Nord, Ardit Kraja, si “folësi më i mirë në mediat vizive lokale”, fotografja Vjollca Tafili, gazetarja Bendis Druni “për realizimin e emisionit muzikor ‘Night star’ në Star Plus TV”, gazetari i ri Denis Bajraktari “për realizimin e kronikës më të mirë sociale në Televizionin Rozafa” dhe gazetari i TV 1 Channel, Musa Kurtulaj, për karrierën e tij të gjatë në media. Të gjithë fituesit kanë thënë se ndjehen krenarë për fitimin e këtij çmimi. Njëri nga fituesit e çmimit, gazetari
Musa Kurtulaj, ka bërë po ashtu thirrje që Çmimi “Hamit Boriçi” për gazetari të ngritet në nivel mbarëkombëtar. “Shfrytëzoj këtë takim që t’i bëjmë thirrje Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë që Çmimi me emrin Hamit Boriçi të jetë jo vetëm kombëtar, por gjithëkombëtar. Të bisedojmë edhe me shoqatat e gazetarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi që ta njohim këtë çmim në mënyrë që të vlerësojmë jo thjesht Hamit Boriçin, por një kolonë të godinës së medias shqiptare në tërësi”, ka thënë ai. Ndarja e çmimeve u bë në kuadër të aktivitetit të titulluar “2018 - nevojë për hapje të mëtejshme të UGSH-së në rajon dhe BE“, që u mbajt të shtunën në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” – Shkodër. Koordinatori Rajonal i Veriut dhe i Marrëdhënieve me Jashte pranë UGSHsë, Arben Lagreta, ka folur për historikun e punës së Degës rajonale të UGSH-së, shkëmbimet e përvojave dhe kualifikimet profesionale, si dhe nevojën e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe të BE-së, kurse në emër të UGSH-së, të pranishmit i ka përshëndetur Valdet Qyrfyçi, kryetare e degës së Unionit në Durrës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është organizata më e madhe që tubon i. k. gazetetarët në Shqipëri. E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Merr fund bojkoti i afro 100 nxënësve të SHF “Mahmut Lekiq”
U përmbushën kërkesat e tyre disamujore Tuz- Nxënësit shqiptarë të cilët prej disa muajsh bojkotonin procesin mësimor në lëndën e italishtes, i janë rikthyer procesit të rregullt mësimor pasi kërkesat e tyre për të pasur mësimdhënës që e njohin gjuhën shqipe, më në fund u realizuan. Lajmin mbi këtë vendim e konfirmoi për “Kohën Javore”, kryetari i Këshillit të Prindërve i SHF “Mahmut Lekiq”, Z. Rako Camaj, i cili së bashku edhe me anëtarë të tjerë të këshillit në fjalë, ishin iniciatorë të këtij bojkoti dhe të angazhuar me këmbëngulje për ta zgjidhur këtë problem në favor të nxënësve shqiptarë, duke ua adresuar institucioneve të ndryshme deri në arritjen e qëllimit të tyre të plotë. “Me keqardhje them se sikur institucionet dhe personat përgjegjës të kishin vepruar në harmoni me kornizat ligjore, nuk kishim ardhur deri te ky problem. Mirëpo, problemi u zgjidh edhe pse me vonësë. Kërkesat tona të formave nga më të
32
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
ndryshmet datojnë që nga viti 2015, duke i paraqitur ato në të gjitha adresat relevante, mirëpo deri para pak ditësh ato nuk u përfillën. Si rrjedhojë e kësaj ne u detyruar që të paralajmërojmë një fushatë më të gjerë sensibilizuese për këtë problematikë. Kështu, duke parë këmbënguljen tonë të vazhdueshme, organet përkatëse u detyruan të reagojnë dhe të miratojnë kërkesat tona të bazuara në korniza ligjore. Qëndrueshmëria dhe mos-heqja dorë nga kjo problematikë dha rezultate pozitive”, theksoi Camaj. Sipas kryetarit të këtij këshilli, në opinion kanë qarkulluar zëra se këshilli në fjalë ka kërkuar persona të caktuar për mësimdhënës, informacione të cilat ai i hodhi poshtë si të pavërteta. “Ne kemi kërkuar mësimdhënës të cilët e njohin gjuhën amtare dhe asgjë më shumë”, u shpreh Camaj. Ndërkaq, siç njoftoi kryetari i Këshillit të Prindërve, veprimtaria dhe im-
penjimi i këshillit nuk do të mbarojë këtu, por do të vazhdojë edhe më tutje duke kontribuar me vendosmëri ndaj të gjitha problemeve eventuale që do të brengosin nxënësit dhe fëmijët e tyre. Shqetësimi i prindërve dhe i këshillit të prindërve konsistoi në, siç ata patën thënë, mosrespektimin e gjuhës shqipe në këtë institucion dhe për diskriminimin e vazhdueshëm kundrejt nxënësve shqiptarë nga ana e drejtorisë së SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz. Rikujtojmë së bojkoti i afro 100 nxënësve shqiptarë filloi që nga muaji tetor i vitit 2017, pas disa kërkesave të tyre të cilat siç duket nuk zgjuan interesimin e duhur tek institucionet kompetente. Si rezultat i mospërmbushjes së kërkesave të tyre, ata u përfshinë në protesta dhe bojkotuan procesin mësimor në lëndën e gjuhës italiane për afro pesë muaj. t. u.
MOZAIK
Ndikimi i Goethe-s në prozën shqipe Studiuesja Albulena Blakaj, të hënën, në ambientet e bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”, ka promovuar librin e saj të ri, të titulluar “Goethe dhe receptimi i tij
në kulturën shqiptare”, që ndër të tjera flet për ndikimin e këtij shkrimtari në prozën shqipe. Ky libër vjen nga shtëpia botuese “OM”. Duke folur për “Goethe dhe re-
ceptimi i tij në kulturën shqiptare”, studiuesi dhe shkrimtari Ag Apolloni, i cili është edhe redaktor i librit, këtë studim e vlerësoi si monografinë e vetme shqiptare që trajton çështjen e receptimit të kryeshkrimtarit gjerman në kulturën shqiptare. “Interesimi kryesor i profesoreshës dhe studiueses Albulena Blakaj lidhet me figurën e shkrimtarit të madh botëror, Goethe, për veprën e të cilit ka bërë studimin e doktoratës dhe ka publikuar disa studime në gjuhën shqipe dhe gjermane. Studimi ‘Goethe dhe receptimi i tij në kulturën shqiptare’ është një kërkim mbi gjurmët e gjeniut gjerman në kulturën dhe letërsinë shqiptare. Ky kërkim mbi fenomenin Goethe, i bërë sipas metodës integrale, argumenton interesimin e përkthyesve, studiuesve, shkrimtarëve dhe lexuesve shqiptarë, për veprën kolosale të autorit gjerman, receptimi, adhurimi dhe ndikimi i së cilit në kulturën shqipe vjen bashkë me konsolidimin estetik të saj. Studimi ‘Goethe dhe receptimi i tij në kulturën shqiptare’ është monografia e vetme që trajton çështjen e receptimit të kryeshkrimtarit gjerman në kulturën dhe letërsinë shqiptare. Rrjedhimisht, kjo është monografia më e madhe shqiptare e shkruar sipas metodës gjermane të receptimit”, theksoi Apolloni për “Zërin”. Ai tutje konstatoi se libri i Blakajt, që ballafaqon një shkrimtar të madh me kulturën shqiptare, mbush një vakum në studimet tona. E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
33
SPORT
Bashkëpunimi i Ministrisë të sportit të Malit të Zi dhe Kosovës së shpejti do të konkretizohet Bashkëpunimi i Ministrisë të sportit të Malit të Zi dhe të ministrisë për sport , kulturë dhe të rinjtë e Kosovës së shpejti do të konkretizohet me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sportit dhe politikës të rinjve. Kjo është njoftuar nga takimi i dre-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
jtorit të përgjithshëm të drejtorisë për sport dhe të rinj Millosh Llalleviq dhe Nenad Koprivica me zëvendësin e ministrit për kulturë të Kosovës Boban Stankoviq. Marrëveshja, siç është vlerësuar do të nxisë bashkëpunimin më intensiv ndërmjet dy ministrive .
Të theksojmë se Stankoviq dhe drejtori i drejtorisë për të rinjtë dhe sportin në ministrinë e kulturës Xhevat Bajrami qëndrojnë për vizitë zyrtare në Mal të Zi me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën për të rinjtë .
SPORT
Skitari Tahiri merr flamurin e Kosovës, premton paraqitje të shkëlqyer Para nisjes për në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, delegacioni i Kosovës, në krye me skitarin Albin Tahiri që është sportisti i vetëm kosovar në këtë ngjarje, është pritur nga presidenti i shtetit, Hashim
Thaçi. Presidenti Thaçi të hënën paradite priti ekipin e Kosovës, kurse Tahirit pasi i uroi suksese, ia dorëzoi flamurin e shtetit të Kosovës. Ceremonia e dorëzimit të flamurit
ishte paraparë të mbahej të shtunën, por ajo u mbajt vetëm të hënën në mëngjes, në ditën kur delegacioni pesëanëtarësh i Kosovës mori rrugë për në Kore të Jugut. Zyrtarë të tjerë do të udhëtojnë më vonë.
E ENJTE, 8 SHKURT 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 8 shkurt 2018
Viti XVll Numër 801 Çmimi 0,50
Ethet paszgjedhore në Ulqin
ISSN 1800-5696
Kërcënimi nga Bitcoin
E pasionuar pas këngëve të huaja