Koha 802

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 15 shkurt 2018 Viti XVll Numër 802 Çmimi 0,50

Post festum i zgjedhjeve lokale në Ulqin

Përsëritja e zgjedhjeve komprometon procesin zgjedhor ISSN 1800-5696

Politikat e paplanifikuara prishin imazhin e qytetit

Institucion që ruan identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi


PËRMBAJTJE

4

8 Ofendim ndaj shqiptarëve

BE-ja tani do të bëhet vërtet ballkanike

12

18 “Kalimera Poetike” merr emrin e Basri Çapriqit

Tërheqje...

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018


PËRMBAJTJE

20

26 Muzika është pjesë e jetës sime

POEZI: ANTON GJURAVÇAJ

28

30 Pacientët ankohen për mungesë vendesh

Ma parë pranojmë vdekjen ndër ne se jetën nën robëni KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

Podgoricë e enjte, 15 shkurt 2018 Viti XVll Numër 802 Çmimi 0,50

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

Post festum i zgjedhjeve lokale në Ulqin

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq

Përsëritja e zgjedhjeve komprometon procesin zgjedhor Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ma uk n e Qenç 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Politikat e paplanifikuara prishin imazhin e qytetit

Institucion që ruan identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi

e qytetit prishin imazhin paplanifikuara Politikat e

Mal të Zi shqiptarëve në kombëtar të ruan identitetin Institucion që

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

procesin zgjedhor

avoreHAkomprometon KJO zgjedhjeve reHA e vo a O J K Përsëritja Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë

2016 e enjte, 15 dhjetor

Viti XV Numër

744 Çmimi 0,50

Post festum i zgjedhjeve lokale në Ulqin

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetari i KKSH-së, Genci Nimanbegu, proteston ndaj gjuhës së urrejtjes që përdoret në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi

Ofendim ndaj shqiptarëve Ulqin – Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Genci Nimanbegu, ka protestuar ndaj gjuhës së urrejtjes që përdoret ndaj shqiptarëve në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi në Podgoricë, në bazë të aktpadisë për tentim të grusht shtetit me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, më 16 tetor 2016. Në letrën e protestës dërguar kryetarit të Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Boris Saviq, deputeti Nimanbegu kërkon ndalimin e përdorimit të fjalëve fyese “shiptar, shiptarsko” etj., sepse në këtë mënyrë ofendohet

4

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

një popull, që me këtë proces nuk ka asgjë të përbashkët. “Gjatë tërë procesit që po zhvillohet pranë Gjykatës së Lartë në Podgoricë, sipas Aktpadisë për tentim të grusht shtetit në Mal të Zi, më 16 tetor 2016, pjesëtarët e të gjitha palëve në proces: të akuzuarit, dëshmitarët, por edhe avokatët, madje edhe gjykatësja S. Mugosha i përdorin fjalët ‘shiptar, shiptarsko…’”, thuhet në letrën dërguar Gjykatës së Lartë. Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët e vendosur” i përkujton kryetarit të Gjykatës së Lartë, Boris Saviq, se fjalët “shiptar, shiptarsko” janë ofenduese dhe nënçmuese për shqip-

tarët, ndërkohë që “gjykata me vetë qenien dhe aktivitetet e veta do të duhej ta mbronte dinjitetin e të gjithëve dhe të mos lejojë përdorimin e fjalëve, që në çfarëdo mënyre do të ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi”. Nimanbegu ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Boris Saviq, që letrën e tij të protestës t’ia përcjelli gjykatëses së procesit gjyqësor, Suzana Mugosha, e cila sipas tij, jo vetëm që e lejon përdorimin e fjalëve “shiptar, shiptarsko”, por ato edhe i dikton në procesverbal. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Me vendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale në komunën e Ulqinit

Forcës së Re Demokratike i merret një këshilltar, përsëritje e zgjedhjeve në dy vendvotime Ulqin – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka anuluar vendimet e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ulqin, duke i hequr një mandat të këshilltarit Forcës së Re Demokratike dhe duke ia dhënë atë Partisë Boshnjake, si dhe duke vendosur për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime në komunën e Ulqinit. KShZ ka miratuar ankesën e Partisë Boshnjake ndaj vendimit të KKZsë Ulqin, duke iu referuar parimit të aksionit afirmativ, të parashikuar me nenin 94 të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve. Por nga Forca e Re Demokratike kanë thënë se bëhet fjalë për një vendim i cili nuk është i bazuar as në Kushtetutën e Malit të Zi e as në Ligjin zgjedhor, si dhe që nuk është i harmonizuar me principin e aksionit afirmativ të bazuar në nenin 79 të Kushtetutës së Malit të Zi. “Bëhet fjalë për një vendim politik me

të cilin dëshirohet të dobësohet pozicioni negociues i partive kombëtare shqiptare në procesin paszgjedhor të formimit të pushtetit në Komunën e Ulqinit”, ka thënë ndër të tjera Gëzim Haxhibeti, përfaqësues ligjor i kësaj partie, në një konferencë për media. Forca e Re Demokratike ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi ndaj vendimit të KShZ-së. “Forca e Re Demokratike është e obliguar që të përdorë të gjitha mjetet juridike për të vërtetuar ligjshmërinë e Vendimit të KShZ-së, gjë që do ta bëjë me dorëzimin e Ankesës kushtetuese Gjyqit Kushtetues të Malit të Zi, kundër vendimit i cili shkon në dëm të popullit shqiptar si popull pakicë në Mal të Zi”, ka thënë Haxhibeti. KShZ ka vendosur po ashtu të hënën që të miratojë ankesën e Demokratëve të Malit të Zi për përsëritjen e zg-

jedhjeve në vendvotimet numër 13 (Darzë) dhe 34 (NKP), duke anuluar vendimin e KKZ-së Ulqin, e cila më parë kishte hedhur poshtë ankesën e Demokratëve. Numri i përgjithshëm i votuesve në këto dy vendvotime është 1243, prej të cilëve në zgjedhjet lokale të mbajtura më 4 shkurt kanë votuar 704 votues. Prandaj përsëritja e zgjedhjeve në këto dy vendvotime mund të ndryshojë rezultatet paraprake të zgjedhjeve, të bëra publike nga KKZ – Ulqin, sipas të cilave Partia Demokratike e Socialistëve dhe Forca e Re Demokratike kanë fituar nga nëntë këshilltarë, Koalicioni “Zgjohu Ulqin” (Partia Demokratike, LD në MZ dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”) shtatë këshilltarë, UDSH dhe Socialdemokratët e Malit të Zi nga tre këshilltarë, si dhe Lëvizja Qytetare (Kohapress) URA dy këshilltarë.

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Post festum i zgjedhjeve lokale në Ulqin

Përsëritja e zgjedhjeve komprometon procesin zgjedhor Ismet Kallaba

Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të anuluar vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ulqin, me të cilin Forcës së Re Demokratike i merret një mandat i këshilltarit duke ia dhënë atë Partisë Boshnjake, si dhe anulimi i vendimit tjetër të KKZ-së në Ulqin dhe miratimi i vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime, njollos procesin zgjedhor në Ulqin. Edhe pse juridikisht, ankimimi ndaj procesit zgjedhor është akt i ligjshëm, përsëritja e zgjedhjeve do të komprometojë procesin zgjedhor. Në këtë mënyrë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në vend që të jetë arbitër objektiv, bëhet palë në zgjedhje duke ndikuar në mënyrë të dre-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në vend që të jetë arbitër objektiv, bëhet palë në zgjedhje duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor. Hedhja poshtë e vendimeve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve po ashtu poshtëron punën e këtij komisioni dhe vë në pikëpyetje legjitimitetin e tij jtpërdrejtë në procesin zgjedhor. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e parregullsive, jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në zgjedhjet e mëhershme, por përsëritja e zgjedhjeve mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të tyre. Nga ana tjetër, është e qartë se fenomeni i shitblerjes së votave, i cili tashmë pranohet publikisht në qarqet e caktuara nga partitë politike, tani do të vijë edhe më tepër në shprehje. Hedhja poshtë e vendimeve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve po ashtu poshtëron punën e këtij komisioni dhe legjitimitetin e tij duke vënë në pikëpyetje edhe aftësitë profesionale të anëtarëve të tij. Se vendimi(et) i Komisionit Shtetëror

të Zgjedhjeve është vendim i pastër politik dëshmon më së miri fakti se aktorët politikë në Ulqin e dinin vendimin para se ai të merret zyrtarisht duke filluar me kohë përgatitjet për përsëritjen e zgjedhjeve. Duke e lidhur procesin zgjedhor në Ulqin me zgjedhjet lokale në Beranë, Ulqini bëhet pa dashur dhe pa nevojë pjesë e lojërave dhe e kusureve politike ndërmjet partisë në pushtet dhe opozitës proserbe. Këto lojëra politike mund të konsiderohen edhe si pjesë e skenarit të parapërgatitur për të shtyrë sa më tepër vendimin për krijimin e koalicionit qeverisës paszgjedhor në komunën e Ulqinit, në prag të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 15 prill.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

“ Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Duke e lidhur procesin zgjedhor në Ulqin me zgjedhjet lokale në Beranë, Ulqini bëhet pa dashur dhe pa nevojë pjesë e lojërave dhe e kusureve politike ndërmjet partisë në pushtet dhe opozitës proserbe

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

BE-ja tani do të bëhet vërtet ballkanike Volker Wagener

Kjo quhet një dilemë e vërtetë. Objektivisht, gjashtë kandidatët evropianë në dhomën e pritjes së BE-së janë aq larg nga standardet e Brukselit, sa edhe një motor gjerman me naftë kundrejt motorëve me gaz. Por që të presësh deri sa mini- dhe mikroshtetet e Ballkanit të përmbushin normat e BE-së, kjo do të ishte një dhuratë për kinezët. Ata nuk pyesin për sundimin e ligjit dhe nuk i bezdis korrupsioni - ata investojnë dhe japin kredi në Ballkan, i cili për Evropën Perëndimore është i ndotur madje që në emër. Por për këtë më poshtë. I gjithë rajoni fuçi baruti Edhe vetë fakti që “kinezët” kanë arritur tashmë në Ballkan, shpjegon se

8

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

pse BE heq dorë nga itinerari i saj i mëparshëm. Sepse pas pranimit të nxituar të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007, ajo premtoi të mos zgjerohej në të ardhmen në gjerësi, por në thellësi. Së pari, duhet të forcohen marrëdhëniet me anëtarët e rinj të Lindjes. Ky tenor tani me sa duket është harruar. “Me vullnet të fortë politik për zbatimin e reformave,” shkruan sot Komisioni, “Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë kompatibile me BE-në deri në vitin 2025”. Një dëshirë modeste, nëse jo edhe naive. Fakt është që po ta shohësh ditën për diell Ballkani Perëndimor është në pothuajse çdo aspekt një çmenduri - të paktën nga perspektiva e Brukselit. Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën i ngjajnë një lufte të ftohtë. Në Republikën Srbska Beogradi ndërhyn thuajse sheshit, duke destabilizuar një shtet që është më i brishti në rajon, Bosnjen dhe Hercegovinën. Maqedonia po grindet me Greqinë për emrin dhe në pothuajse të gjitha

shtetet e Ballkanit, nacionalizmi dhe korrupsioni lulëzojnë. Dhe pikërisht aty BE-ja dëshiron që brenda pak vitesh të valëvitet flamuri evropian. Mjaft e guximshme kjo. Kina jep kredi dhe ndërton, BE-ja shtron kërkesa Por BE-ja duhet ta bëjë këtë, sepse nëse fëmijët “e këqinj” në periferi të Evropës nuk do të bëhen anëtare të firmës së Brukselit, ata ndoshta do të shkojnë së shpejti në një drejtim tjetër. Në lindje domethënë. Madje drejt lindjes së largët. Kina nuk bën kërkesa për sundimin e ligjit, buzëqesh për deficitet e demokracisë, për burokratët e BEsë që mbushin me kujdes formularë dhe përsërisin kritika rituale. Kina bën fakte të kryera. Ndërton ura dhe kombinate çeliku në Serbi, aeroportet në Shqipëri, fabrika makinash në Hungari dhe porte në Greqi. Si shpërblim për investime të tilla që zbatohen me shpejtësi Pekini kërkon më

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Është fakt që po ta shohësh ditën për diellBallkani Perëndimor është në pothuajse çdo aspekt një çmenduri - të paktën nga perspektiva e Brukselit. Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën i ngjajnë një lufte të ftohtë shumë se një falënderim të sinqertë: ai pret mirënjohje politike. Me pak fjalë: huatë për projektet e ndërtimit në anën lindore të BE-së - përfshirë edhe shtetet e ardhshme anëtare po i mundësojnë Pekinit të qeverisë në BE që tani. Ndikimi politik është tashmë i dukshëm. Në shtetet e Vishegradit, stili autoritar i Pekinit vlerësohet. Pekini nuk jep mësime dhe udhëzime në adresë të Pragës ose të Budapestit si bën Brukseli. Nga pikëpamja e marrësve, llogaria është mjaft e thjeshtë: Kina jep shpejt dhe pa parakushte demokratike, ajo krijon fakte. Brukseli, nga ana tjetër, është shumë i ngadalshëm dhe sillet si mësues.

BE në kërkim të perspektivave në mes të krizës Prandaj, Komisioni i Brukselit ka arsye të mira për t’u frikësuar nga angazhimi i Kinës në oborrin e BE-së. Kina sheh në Evropën Lindore dhe Juglindore një stacion manovrimi për Rrugën e saj të re të Mëndafshit. Kjo nuk mund të jetë në interes të evropianëve. Por, përpjekjet integruese të BE-së për fqinjët e saj të këqinj nga Evropa Juglindore po bëhen në mes të krizës. Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia kanë formuar prej shumë kohësh brenda BE-së një grup kundër Brukselit. Ata kanë gjithashtu rritje të lartë ekonomike, gjë që nuk mund të thuhet për vendet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e reja në jug. Integrimi, megjithatë, ka të bëjë shumë me konvergjencën ekonomike. “Projekti gjashtë anëtarë të rinj të familjes së BE-së”, pra, mbetet një iluzion - për momentin. Po ashtu ndryshime nuk do të ketë edhe pse Brukseli përmend vazhdimisht demokracinë apo sundimin e ligjit. Në Perëndim shpesh harrohet se në ato vende janë ende në poste të rëndësishme në pushtet breza që janë rritur në komunizëm. Siç e dimë, ai u zëvendësua nga një epokë nacionalizmi, e cila në përgjithësi është ende shumë përcaktuese. BE-ja e vjetër dhe BE-ja e re sigurisht që janë një e përbashkët, por ato thjesht ende nuk përshtaten me njëra-tjetrën. E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Ulqini dhe konkursi për zgjidhjen ideore të statujës “Servantesi dhe Dulcinea”

Politikat e paplanifikuara prishin imazhin e qytetit

Servantesi ka qytetin e tij të lindjes, ndërsa lidhja e tij me Ulqinin është maksimalisht diskutabile. Ajo ka lindur si pasojë e komentimit amator dhe subjektiv të veprave të tij dhe kështu kemi prodhuar “kulturë mahalle”, të cilën duam ta përjetësojmë me një statujë të autorit dhe kjo është arritja jonë më e madhe në fushën e kulturës

Medjen Shaptafa

Ulqini është qytet që ekziston në kohë dhe hapësirë dhe përmban simbole të ndryshme gjeografike, historike, shoqërore dhe kulturore. Nëpër këtë qytet kanë kaluar perandori të ndryshme, por ai ka mundur t’u bëjë ballë të gjitha presioneve të ndryshme dhe të ruajë trungun e vet dhe identitetin e tij si dhe të pranojë dhe integrojë mjaft elemente origjinale nga qytetërimet botërore. Këtu parimisht mendoj tek fetë të cilat janë të dukshme përmes objekteve të kultit. Pikërisht pamja e qytetit flet për identitetin e tij kulturor, fetar etj. Personalitete dhe ngjarje të ndryshme historike si dhe objekte e monumente të tjera janë ato që përbëjnë “brumin” e formimit të identitetit si dhe frymën e edukimit dhe zhvillim-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

it të gjeneratave të reja. Ulqini, pa dyshim, ka nxjerrë nga gjiri i tij figura të mëdha gjatë historisë së tij të larmishme. Organizata Turistike e Ulqinit ka shpallur konkurs dhe ka zgjedhur idenë e figurës së Miguel de Servantesit, të punuar nga skulptori i ri Bujar Vani. Mendoj se me këtë kemi treguar se sa thellë jemi zhytur si qytet. Por, që ta kuptojmë, duhet së pari të parashtrojmë disa pyetje se çfarë është dashur të arrihet me statujën e Servantesit. A është kjo shprehje e kulturës së mikpritjes dhe çfarë nënkupton ajo? A kemi dashur me këtë të tërheqim më shumë turistë si pasurim i ofertës turistike në kuptimin e brendimit turistik të qytetit? A mos kemi dashur që të shpaguhemi te Servantesi sepse kinse e kemi zënë rob? Apo thjesht, të tregohemi para botës së qytetëruar? Do të mundohem të përgjigjem shkurt. Ajo çfarë unë nënkuptoj me mikpritje,

në këtë rast me konotacion negativ, nuk është bujaria në pranimin e tjetrit dhe të ndryshmit sepse kjo gjë është imperativ i kohës. Unë këtu nënkuptoj akumulimin e personaliteteve dhe ideologjive si dhe mungesën e vullnetit për të shkarkuar balastin historik. Për ta vërtetuar këtë, mund të sjell emërtimin e Shkollës së Mesme në Ulqin dhe simbole të tjera të kohës së Jugosllavisë, saktësisht tek Institucioni publik, periudha e të cilave ka kaluar qëmoti, e ne nuk jemi të vetëdijshëm. Kjo nuk është bujari e as pranim i tjetrit, por vetëm mossukses në rishikimin dhe krijimin e vizionit të zhvillimit të identitetit personal dhe kolektiv e që tregon nivelin e ulët të vetëdijes në shoqëri si dhe deficitin e kuadrove në organet përkatëse të pushtetit, në mënyrë që para trendeve globaliste të identiteteve kulturore universale dhe partikulare të krijohet vizioni personal i zhvillimit të individit dhe i shoqërisë si dhe të qytetit si sistem identitar. Krijimi i vizionit të vet të zhvillimit është i rëndësishëm edhe për qytetin si

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION brend turistik. Është e njohur se turistët krijojnë lidhje emocionale dhe kanë kënaqësi psikike dhe emocionale në qytetin që vizitojnë nëse ai qytet i ofron përmbajtje kualitative në domenin e interesit të tyre. Është interesante teoria e mikpritjes nga Derida (Zhak Derrida), e shikuar nga prizmi i shprehjes “Ndjehu si në shtepinë tënde”, ku sipas tij, gjithsesi qëndron dallimi mes të zotit të shtëpisë dhe mikut. Nësë kjo kuptohet fjalë për fjalë, vazhdon ai, atëherë secili prej tyre do të ishte zot shtëpie dhe mik apo mysafir sepse miku i cili ndjehet si zot shtëpie, edhe është i tillë. Në rastin tonë, në qytetin e Ulqinit, kam përshtypjen se kjo gjë kuptohet “bukvalisht” sepse shpesh nuk dihet se kush është mik e kush është zot shtëpie. Shpesh na servohen ide, ideologji dhe figura të ndryshme, të cilat bëhen zot shtëpie në Ulqin. Dhe aty mbesin me shekuj. Siç do të ndodhte me Servantesin. Të udhëhequr nga politika të paplanifikuara në zhvillimin e qytetit si destinacion turistik, me hapa ad hoc dhe snobizëm për t’iu dëshmuar botës, mendoj se edhe më tepër do të prishim imazhin e qytetit. Servantesi ka qytetin e tij të lindjes, ndërsa lidhja e tij me Ulqinin është maksimalisht diskutabile. Ajo ka lindur si pasojë e komentimit amator dhe subjektiv të veprave të tij dhe kështu kemi prodhuar “kulturë mahalle”, të cilën duam ta përjetësojmë me një statujë të autorit dhe kjo është arritja jonë më e madhe në fushën e kulturës. Të vjedhim figurën e Servantesit dhe mbi një tregim të trilluar të ndërtojmë vizionin e ardhshëm të shoqërisë dhe identitetit tonë është e papranueshme. Unë natyrisht jam edhe kundër idesë fituese të konkursit si dhe vendit të vendosjes së statujës. Statuja e Servantesit, me linjat e rrepta të saj që janë tregues i fuqisë, mund të konkurrojë me Poseidonin. Zoti i detrave në mitologjinë greke, edhe përkundër tredhëmbshit në dorë, është më i butë sesa shkrimtari Servantes, i cili qëndron në fron në kulmin e tij të fuqisë në breg të detit të Ulqinit dhe mban në dorë penën dhe letrën. Ende nuk e ka shkruar fatin e qytetit sepse pret që ta bëjmë ne.

Ndërsa ne kemi lëshuar timonin e qytetit në mes të stuhisë e valëve të detit si dhe erërave që fryejnë nga Lindja e Perëndimi, pa vizion se cilën rrugë duhet të ndjekim. Për atë zhytemi dhe humbim. Ndaj trendeve globaliste të qyteteve modernë monolitë dhe të njëtrajtshëm, ato qytete me identitete kulturore partikulare, që d.m.th. me traditë historike kualitative të konservuar drejt, ngjallin më shumë interesim tek turistët. Ulqini i ka të gjitha premisat materiale për zhvillim. Në vend që të afirmojmë njerëzit tanë dhe të konservojmë monumentet historike kulturore dhe Ulqinin ta shndërrojmë në një ambient i cili ka pamjen e vet karakteristike në breg të Adriatikut, në frymë mediterane, ne jemi përcaktuar për mosinvestim në infrastrukturë, kiç dhe triqe të lira që do të na kushtojnë shumë. Edhe historia do të na gjykojë. Dhe do të pyesë: a nuk ishte kush, të paktën, të ngrente zërin?

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Në vend që të afirmojmë njerëzit tanë dhe të konservojmë monumentet historike kulturore dhe Ulqinin ta shndërrojmë në një ambient i cili ka pamjen e vet karakteristike në breg të Adriatikut, në frymë mediterane, ne jemi përcaktuar për mosinvestim në infrastrukturë, kiç dhe triqe të lira që do të na kushtojnë shumë. Edhe historia do të na gjykojë. Dhe do të pyesë: a nuk ishte kush, të paktën, të ngrente zërin?

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Tërheqje...

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington

Tërheqja nga frika është e kushtueshme. Është si një nga ato

12

Dikur një tiran dëshironte që vasalët e tij të kishin vetëm një qa Në kohët moderne gjithçka që i duhet të bëjë një tiran është t’i fitoret e Pirros, që të lënë thjesht të jetosh. Kështu skllavëria ka arritur

Mendimi duhet të jetë i vetmi motivim, e vetmja shtytje për njeriun në jetë, përndryshe çdo gjë që kryhet është hipokrizi, shfaqje apo pretendim për standarde ose besime morale me të cilat sjellja nuk përputhet. Hipokrizia është akt, hipokriti aktor, i cili i përshtatet rolit që luan; hipokrit rrjedh nga një greqishte e vjetër për të treguar njeriun që është në sy të publikut ose nën vëzhgimin e tij, si aktori në skenë

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

të rrojë me mijëra vjet, dhe të vazhdojë të rishfaqet e ricikluar. Kush tërhiqet nga frika, ndrydhje, burg, izolim preferon në shkëmbim te lirisë; edhe pa pranga ta lënë, s’guxon as të mendojë; liria për ‘të është botë e paarritshme; ndjehet fajtor kur provon gëzim, e fsheh. Mendimi duhet të jetë i vetmi motivim, e vetmja shtytje për njeriun në jetë, përndryshe çdo gjë që kryhet është hipokrizi, shfaqje apo pretendim për standarde ose besime morale me të cilat sjellja nuk përputhet.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

afë të përbashkët që ai të mund t’i mbyste të gjithë në të njëjtën kohë. “edukojë njerëzit” që ata të kenë një mendje të përbashkët Hipokrizia është akt, hipokriti aktor, i cili i përshtatet rolit që luan; hipokrit rrjedh nga një greqishte e vjetër për të treguar njeriun që është në sy të publikut ose nën vëzhgimin e tij, si aktori në skenë. I zhgënjyer është personi i trishtuar apo i pakënaqur për shkak se dikush ose diçka nuk ka arritur të përmbushë shpresat apo pritshmërinë e tij. “Jam i zhgënjyer me ty!”, kjo shprehje përdoret kur njeriu ndryshon karakter, shenjën e tij dalluese, si emri, flamuri a kombi.

Nëse paraja nuk bëhet shërbyesi yt, do të bëhet zot i yt. Njeriu nuk mund të thotë se është i pasur nëse është skllav i parasë. Morali është të njohësh midis asaj që ke të drejtë të bësh dhe asaj që duhet të bësh. Dikur një tiran dëshironte që vasalët e tij të kishin vetëm një qafë të përbashkët që ai të mund t’i mbyste të gjithë në të njëjtën kohë. Në kohët moderne gjithçka që i duhet të bëjë një tiran është t’i “edukojë njerëzit” që ata të kenë një mendje të përbashkët.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Dikur një tiran dëshironte që vasalët e tij të kishin vetëm një qafë të përbashkët që ai të mund t’i mbyste të gjithë në të njëjtën kohë. Në kohët moderne gjithçka që i duhet të bëjë një tiran është t’i “edukojë njerëzit” që ata të kenë një mendje të përbashkët

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club“- Ulqin

Institucion që ruan kombëtar të shqipt Toni Ujkaj

Të gjitha veprimtaritë e cilësdo fushë jetësore do të mbeteshin të panjohura e në heshtje ose do të ndesheshin në barriera, derisa ato të mos gjenin një zgjidhje për t’u promovuar e zhvilluar, në mënyrë që ato të bëhen të dukshme dhe të qëndrueshme për të vazhduar të mbijetojnë në vazhdimësi. Po t’i referohemi kulturës, letërsisë, artit dhe shkencës te shqiptarët në Mal të Zi, përkatësisht personaliteteve që i kultivojnë dhe i avancojnë vlerat në këto fusha, duhet thënë se fatmirësisht kemi pasur dhe kemi emra eminentë që kanë prodhuar dhe vazhdojnë të jenë produktivë në lëmi të ndryshme jetësore. Mirëpo, veprimtaria e tyre e zellshme dhe përkushtimi i tyre maksimal për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar në këto treva nuk ka qenë evident në nivelin e merituar deri pas shembjes së pushtetit monist në Mal të Zi. Me kalimin në sistemin pluralist në Mal të Zi, shumëçka ndryshoi. Në vitin 1990, kur kishte filluar periudha e tran-

“ 14

zicionit politik, filloi të dalë në dritë jeta kulturore e shkencore e krijuesve të shquar shqiptarët në Mal të Zi. Në këtë vit, me iniciativën dhe angazhimin e vazhdueshëm të dhjetra intelektualëve të dalluar të Ulqinit, u themelua Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve, “ART CLUB”, e cila si mision të saj parësor kishte vlerësimin e krijuesve nga trevat shqiptare që jetojnë në Mal të Zi, dhe zhvillimin e promovimin e kulturës shqiptare në trevat shqiptare në Mal të Zi, e cila ishte lënë pas dore nga sistemi monist. Themelimi i “ART CLUB”-it paraqiti dhe bëri të njohur shumë personalitete vendase të kulturës, artit, letërsisë,

shkencës dhe të fushave të tjera, të cilët ishin lënë në harresë nga sistemi politik i kohës. Ulqini dhe trevat e tjera shqiptare kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin shumë krijues të dalluar por që deri para themelimit të shoqatës në fjalë nuk kishin mundësi që kreativitetin e tyre ta promovojnë. Në këtë kuadër, krijimi i kësaj shoqate ka qenë më se i domosdoshëm dhe i mirëpritur. Shoqata në fjalë që nga koha e themelimit ndërmori veprimtari të çmuara dhe me vlerë të madhe në promovimin e kulturës dhe shkencës nga krijues shqiptarë vendas në Mal të Zi. Puna e kësaj shoqate mori hov në vitin 1992, atëherë kur u mbajtën

Themelimi i “ART CLUB”-it paraqiti dhe bëri të njohur shumë personalitete vendase të kulturës, artit, letërsisë, shkencës dhe të fushave të tjera, të cilët ishin lënë në harresë nga sistemi politik i kohës. Ulqini dhe trevat e tjera shqiptare kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin shumë krijues të dalluar por që deri para themelimit të shoqatës në fjalë nuk kishin mundësi që kreativitetin e tyre ta promovojnë. Në këtë kuadër, krijimi i kësaj shoqate ka qenë më se i domosdoshëm dhe i mirëpritur

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

n identitetin tarëve në Mal të Zi tribuna shkencore kushtuar dy personaliteteve të njohura, Hafiz Ali Riza Ulqinakut, leksikografit dhe autorit të Mevludit në gjuhën shqipe dhe dom Simon Filipajt, shqipëruesit të Biblës, duke iu prezantuar opinionit të Ulqinit për herë të parë. Në të njëjtin vit u organizuan disa aktivitete me vlerë të cilat duhen përgëzuar dhe lavdëruar duke qenë se përmes një sërë veprimtarish kulturore e shkencore, vlerësuan, nderuan dhe ndriçuan veprimtarët dhe veprimtarinë e tyre krijuese vendase në fusha të ndryshme. Motoja e kësaj shoqate: “Ne ruajmë dhe integrojmë kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi”, flet për seriozitetin dhe përkushtimin maksimal të anëtarëve të saj, të cilët mbi të gjitha kanë prezantimin, zhvillimin, ruajtjen dhe avancimin e kulturës dhe shkencës në trevat shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë. Veprimtaria e kësaj shoqate është e gjerë, e frytshme dhe me vlerë të jashtëzakonshme. Misionin e saj botues kjo shoqatë e nisi fillimisht me botimin e librit “Ulqini në gjurmët e shekujve” të studiuesit të njohur, prof. Dr. Ruzhdi Ushakut, për të vazhduar më pas me veprimtari të tjera botuese, ku nga themelimi deri më sot ka arritur të botojë mbi 100 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Mal të Zi por jo vetëm. Firmën e “ART CLUB”-it e mbajnë edhe disa botime në gjuhë malazeze dhe në atë angleze (libra dhe revista). SHAI “ART CLUB”, është një model për promovimin dhe afirmimin e mirëfilltë të veprimtarisë kulturore dhe shkencore të krijuesve shqiptarë në Mal të Zi. Puna e vazhdueshme dhe serioze e kësaj shoqate ndër vite ka rezultuar edhe me arritje të shumta përmes realizimit të shumë projekteve të rëndësishme dhe me vlerë, ndër të cilat duhet të veçohet realizimi i një ve-

pre të zgjedhur të pesë shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi: Asllan Bisha“Ankthi i pritjes”, Ibrahim Berjashi“Ora e Rumisë”, Fran Camaj- “Rruga e pamëshirshme”, Haxhi Shabani- “Jam ai që nuk jam” dhe Anton Gojçaj“Ndërmjet kapakëve”. Ndër veprimtaritë më me peshë dhe më të dashura të kësaj shoqate do të veçoja “Kalimerën poetike” që e organizon kjo shoqatë tashmë tradicionalisht nga viti 1993 çdo sezon veror në kalanë e Ulqinit, e cila fillimisht u quajt “Taverna poetike”, veprimtarie kjo që u shndërrua në një festival letrar në të cilin viteve të fundit marrin pjesë jo vetëm krijues nga trevat shqiptare në Mal të Zi por dhe nga rajoni e më gjerë. Vëmendje të veçantë kjo shoqatë i kushton edhe veprimtarisë së arteve pamore, tryezave të rrumbullakëta, përurimit të librave të poetëve dhe shkrimtarëve, përvjetorëve, bashkëpunimeve me shoqata të ndryshme kulturore nga Prishtina, Shkodra, Mali i Zi, ndarjes së çmimeve vjetore dhe shumë aktiviteteve të tjera të çmuara që duhen përshëndetur dhe përgëzuar. Edhe përkundër problemeve financiare me të cilat është përballur dhe vazhdon të përballet “ART CLUB”-i ndër vite, kjo shoqatë falë punës dhe vullnetit të mirë të anëtarëve të saj ka bërë që qyteti i Ulqinit të shndërrohet në një qendër të njohur dhe të rëndësishme kulturore në Mal të Zi, ku nga dita në ditë bëhet edhe më tërheqës. Veprimtarinë shumëdimensionale dhe të ndritur të “ART CLUB”-it e kanë vlerësuar lart dhe pasqyruar ndër vite shumë kanale të mediave audio- vizuale dhe medie të shkruara. Në pjesën më të madhe të artikujve, kronikave dhe radio-kronikave të këtyre mediave, është folur në superlativ për punën e shoqatës në fjalë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Motoja e kësaj shoqate: “Ne ruajmë dhe integrojmë kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi”, flet për seriozitetin dhe përkushtimin maksimal të anëtarëve të saj, të cilët mbi të gjitha kanë prezantimin, zhvillimin, ruajtjen dhe avancimin e kulturës dhe shkencës në trevat shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë

SHAI “ART CLUB” është cilësuar nga shumë personalitete të kulturës, artit, shkencës dhe arteve të tjera, si subjekt kryesor i jetës kulturore bashkëkohore të shqiptarëve në Mal të Zi. Veprimtaria tashmë gati tridhjetëvjeçare e aktivistëve të “ART CLUB”-it e ka transformuar këtë shoqatë në një institucion kaq të rëndësishëm kulturor për shqiptarët në Mal Zi. Falë kurajës, impenjimit dhe funksionalizimit të saj të vazhdueshëm, ka bërë që puna e kësaj shoqate të jetë permanente, kredibile dhe me reputacion të gjerë. Në këtë kudër, unë ju uroj drejtuesve të SHAI “ART CLUB”, të udhëhequr nga kryetari aktual Ismet Kallaba, shumë suksese në misionin e tyre të shenjtë drejt afirmimit dhe avancimit të kulturës sonë kombëtare jo vetëm brenda trevave shqiptare, por tashmë atë e kanë bërë të njohur edhe në rrafshin kombëtarë nëpër qendra të rëndësishme kulturore shqiptare. E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Përvjetor

Si e shënoi diaspora n e vdekjes së Gjergj Ka

Siç dihet, viti 2018 është shpallur nga qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës, por edhe nga Kisha Katolike në është në plan të zhvillohen programe të ndryshme kulturore, akademiko-shkencore dhe ceremoni të tjera pë

Frank Shkreli Nju Jork Këtu në Shtetet e Bashkuara ky përvjetor është shënuar ditët e fundit nga diaspora me simpoziume në Nju Jork dhe në Detroit ku kanë marrë pjesë një numër studiuesish dhe historianësh të njohur nga Shqipëria, nga Kosova dhe diaspora, për të shënuar këtë përvjetor me rëndësi historike. Në këto simpoziume kanë marrë pjesë shqiptarët e diasporës pa dallim feje a krahine. Ashtu siç janë bashkuar gjithherë për raste të tilla, ashtu u bashkuan edhe tani për të kujtuar heroin e tyre kombëtar, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes. Është kjo pjesë e një tradite që diaspora, gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme, me gjithë mjetet e kufizuara për të shënuar përvjetorë të tillë kombëtarë – është përpjekur të kremtojë rregullisht datat historike dhe heronjtë kombëtarë të shqiptarëve. Shënimi këtë vit i 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut na sjellë në kujtesë 500-vjetorin e Skënderbeut dhe ceremonitë e simpoziumet që u organizuan nga diaspora shqiptare në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ishte pikërisht, 50-vjet më parë që diaspora shqiptare qe bashkuar në Romë dhe në Vatikan për të shënuar 500-vjetorin e vdekjes së Kryetrimit të Kombit shqiptar dhe të veprimtarisë

16

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

së tij epike. Me ndihmën e Vatikanit dhe Papa Palit VI, të Arbëreshëve dhe të diasporës shqiptare të njohur në Romë në atë kohë, përfshirë Profesor Ernest Koliqin dhe mërgimtarë të tjerë të dalluar shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare -- të gjithë të bashkuar në Romë dhe në Vatikan – i treguan botës dinjitetin kombëtar dhe krenarinë e vet për historinë kombëtare, duke nderuar Fatosin e tyre të Madh. 500-vjetori i Vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ishte gjithashtu një rast që vuri në dukje edhe respektin e Vatikanit për Heroin e Shqiptarëve dhe për kombin shqiptar në përgjithësi, gjë që u pasqyrua në pritjen entuziaste që iu bë shqiptarëve në vitin 1968 në Vatikan nga Pali Pali i VI, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Fatosit kombëtar të shqiptarëve. Shqiptarët -- përfshirë një grup të madh të diasporës shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga organizata pan-shqiptare Vatra që u prinin Peter Chicos dhe Anthony Athanas, kishin shkuar në Romë për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit -- nga të gjitha anët e botës, përveç Shqipërisë komuniste të asaj kohe. Në një frymë vërtetë kastriotjane bashkimi kishin vajtur në Romë arbëreshët e Italisë, shqiptarë nga Kosova, mërgimtarë nga Evropa, Australia dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishin këto festime e kujtime 3-4 dhiteshe në Romë dhe në Vatikan, ku mërgimtarët e rinj të arratisur nga

murtaja e komunizmit e shekullit 20, u bashkuan me arbëreshët të cilët ishin detyruar nga otomanët të largoheshin nga trojet e tyre, pesë shekuj më parë. U bashkuan në Romë dhe në Vatikan për një takim vëllazërimi, rreth heroit të tyre kombëtar, pa dallim feje e krahine — ashtu siç ishte dikur dhe si duhet të jetë edhe sot – të bashkuar -- ashtu si i do shqiptarët Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Revista Shëjzat e botuesit Ernest Koliqi -- e cila i kishte kushtuar një numër të tërë prej 250 faqesh me një përshkrim të gjatë ceremonive me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut-- shkruante se pjesëmarrja e diasporës shqiptare në Romë me atë rast nderoi botërisht Shqipërinë dhe Fatosin e saj Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. “Të huajt e ardhur nga katër anët e dheut çmeriteshin në atë shesh tue shikue ato vargje të ndritëshme shtegtarësh që ngitshin të dalun nga prehni i mesjetës, nga XV qindvjet i cili njofti lavdinë e Kruetanit të Madh. Pyetshin plot kureshtje se kush ishin ata burra e ato vasha. Emni i Shqipnisë e i Kastriotit tringulloi si za burije atë ditë në gojën e mija turistave ndërkombëtarë” do të shkruante Ernest Koliqi, në numrin e posaçëm4-6, 1968 të Shëjzave, kushtuar 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar. Koliqi e ka cilësuar pjesëmarrjen e Vatranëve dhe të tjerëve nga diaspora e Amerikës si një prani që ua “shtoi shkëlqimin kremtimeve”. “Hijet e madhnueshme të Fan Nolit e të Faik Konicës na shfaqeshin para syve, tue vërejtë në radhët tona kryesinë vatrane, që në këto kohëna të turbullta


KULTURË

në Romë, 500-vjetorin astriotit -Skënderbeut

trevat shqiptare dhe në diasporë, si viti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut Janë mbajtur disa manifestime dhe ërkujtimore, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe anembanë botës ku ka shqiptarë -- gjatë gjithë këtij viti përpiqet të ndjekë gjurmët e mëdha të atyne dy patriotëve të paharrueshëm, themeltarë të Shoqatës. Kishim përshtypjen se drita e agimeve të Rilindjes atë ditë po reshte mbi bashkimin e Arbëresheve me Shqiptarë. E bashkë me atë dritë edhe rrezja e bekimit të Perëndisë”, ka shënuar Koliqi në kronikën e botuar në revistën e tij Shëjzat. Në kronikat e Shëjzave për kremtimet e 500-vjetorit të Skënderbeut, përmenden disa prej emrave më të dalluar të diasporës shqiptare të asaj kohe në Amerikë, të cilët kishin marrë pjesë, si përfaqësuesit e lartë të Vatrës, Anthony Athanas e Peter Chicos, por edhe shkrimtari i njohur Nexhat Peshkëpia, Dr. Hamdi Oruçi, Selahudin Velaj, Adem Hodo shkrimtari Nelo Drizari, ndër të tjerë. Nga Evropa dalloheshin, Princi Ferdinando-Castriota-Scanderbeg, Dhimitër Berati, Profesor Ernest Koliqi, At Zef Valentini, Gjen. Zef Serreqi, Profesor Namik Resuli, major Rrok Nallbani, dr. Ragip Frashëri, dr. Ismail Verlaci, profesorët Abas Ermenji, Vasil Andoni e Zef Pali, Sulejman Meço, Kap. Ndue Gjomarkaj, dr. Luigj Zanga e poeti Martin Camaj. Ndër pjesëmarrës të tjerë dalloheshin edhe personalitete të diasporës së atëhershme, të dëbuar, të arratisur ose të ndaluar të ktheheshin në atdhe nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ishin edhe Ahmet bej Resuli, Nexhmedin Vrioni e Ekrem Telhajn, prof Giuseppe Gardilone, Omer Fortuzi e Aslan Zeneli, Tahir Zajmi si dhe Lin Shkreli dhe piktorët Ibrahim Kodra e Lin Delija. Ndër klerikët dalloheshin, Dom Prenk Ndrevashaj, At Daniel Gjeçaj,

At Jak Marlekaj, At Ambroz Martini, At Paulin Margjokaj dhe At Vinçenc Malaj, e shumë e shumë pjesëtarë të tjerë të njohur të diasporës shqiptare, të mbledhur të gjithë së bashku në Romë, me gjithë ndryshimet e tyre politike që ekzistonin midis tyre. Por ata u bënë së bashku me atë rast për të shënuar Krye Heroin e Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve. Unë kam pasur fatin të njoh disa prej këtyre personaliteteve shqiptare dhe mund të them se në gjykimin tim modest, ishin ajka e Kombit shqiptar dhe se çdo komb do krenohej me njerëz të tillë. Kombi i tyre, fatkeqësisht, i konsideron gjithnjë, shumë nga këta, si “kolaboracionistë” dhe “surretër”. Në kronikën e revistës Shëjzat thuhet gjithashtu se mallëngjim dhe ngushëllim të veçantë shkaktoi, ndër pjesëmarrësit në kremtimet kastriotjane, prania e një grupi të madh bashkatdhetarësh mërgimtarë, ndoshta më pak të njohur, por aspak më pak patriotë -- të udhëhequr nga Dom Prenk Ndrevashaj, i cili kujdesej për fatin e tyre. Ata, që

vitet e fundit kishin lënë Atdheun për të shpëtuar nga dhuna komuniste, u bashkuan me mërgimtaret Arbëreshë të cilët kishin ikur nga Shqipëria 500-vjetë më parë për t’i shpëtuar dhunës otomane. Thuhet se aty në Vatikan -- për herë të parë -- u bashkuan dy mërgatat shqiptare, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. 50-vjet më parë në Romë, ishte Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ai i cili bashkoi shqiptarët e të gjitha ngjyrave politike me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Kryetrimit të shqiptarëve. Ishte pikërisht, 50-vjet të shkuara që u bashkuan shqiptarët e diasporës rreth Gjergj Kastriotit, i cili ashtu si në kohën e tij, Ai pat bashkuar princat shqiptarë në luftën kundër hordhive otomane dhe armiqve të vendit. Po sot, me rastin e 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbe -- të pakën në vitin e shpallur si viti i Skënderbeut – a do të mblidhen “princat” aktualë të shqiptarëve që të kremtojnë dhe të veprojnë bashkërisht, në mbështetje të interesave madhore të Kombit??? E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Me vendim të Kuvendit të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”

“Kalimera Poetike” merr emrin e Basri Çapriqit “Çapriqi është njëri ndër themeluesit dhe ideatorët e manifestimit letrar ‘Kalimera Poetike’. Prandaj me këtë akt vlerësojmë kontributin shumëdimensional të Çapriqit për këtë manifestim dhe për SHAI ‘Art Club’ në përgjithësi. Jemi të bindur se emërtimi i ‘Kalimerës Poetike’ me emrin e Basri Çapriqit (Kalimera Poetike ‘Basri Çapriqi’) nderon këtë manifestim dhe do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të tij”, thuhet në komunikatën për media Ulqin - Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka vendosur që manifestimi letrar “Kalimera Poetike”, të cilin e organizon kjo shoqatë, në të ardhmen të mbajë emrin e poetit, studiuesit dhe pedagogut universitar prof. dr. Basri Çapriqi. Vendimi është marrë në Kuvendin vjetor të Shoqatës për të nderuar këtë personalitet të letërsisë shqipe dhe studimeve albanologjike, i cili u nda nga jeta më 14 janar të këtij viti. Në komunikatën për media të kësaj shoqate thuhet se Basri Çapriqi ishte i lidhur shpirtërisht me vendlindjen e tij - Ulqinin. “Ai do të bëhej urë bashkëpunimi ndërmjet krijuesve të Ulqinit dhe krijuesve shqiptarë nga të gjitha trev-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

at shqiptare, duke frymëzuar breza të tërë, sidomos të rinjtë, por edhe miqtë e tij në rrugën e dijes dhe kulturës, me fjalë dhe me vepra”, thekson komunikata. Çapriqi është njëri ndër themeluesit dhe ideatorët e manifestimit letrar “Kalimera Poetike”. “Prandaj me këtë akt vlerësojmë kontributin shumëdimensional të Çapriqit për këtë manifestim dhe për SHAI ‘Art Club’ në përgjithësi. Jemi të bindur se emërtimi i ‘Kalimerës Poetike’ me emrin e Basri Çapriqit (Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”) nderon këtë manifestim dhe do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të tij”, thuhet më tej në komunikatën për media. SHAI “Art Club” thekson se ky është

vetëm hapi i parë i kësaj shoqate, por në të ardhmen do të vazhdojë që me nisma dhe aktivitete të ndryshme të nderojë këtë figurë të shquar të letërsisë, arsimit dhe kulturës mbarëshqiptare. “Kalimera Poetike” është manifestimi më i rëndësishëm letrar që mbahet ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe njëra ndër veprimtaritë letrare më prestigjioze në hapësirën shqiptare dhe në rajon. Mysafirë të saj kanë qenë penat më të shquara të letërsisë shqipe dhe të letërsisë së vendeve të rajonit. Basri Çapriqi u lind në Krythë të Anës së Malit (Ulqin) në vitin 1960, kurse vdiq në Prishtinë, në moshën i. k. 58-vjeçare.


KULTURË

Vit i frytshëm për shoqatën “Don Gjon Buzuku” Numri 60 i revistës Buzuku, ishte botim jubilar me një përmbajtje më të gjerë. Në hyrje është fjala e zëvendësredaktorit, prof. Bahri Briskut, kurse kronologjinë e përgjithshme e paraqiti redaktori përgjegjës. Më tej në revistë u prezantuan ceremonitë e hapjes së dy katedraleve në Tivar dhe Prishtinë, si dhe hapja e qendrës islamike Selimia në Tivar. Në vijim u bënë prezantime të botimeve të ndryshme, katolicizmi në Shqipëri, punimet e Muhamet Nikës, intervistë me Nikollë Shabanin, kuriozitete të ndryshëm, etj. Po ashtu u bë botimi i akteve të

Konferencës së III-të për Tivarin, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Meqenëse interesimi ishte i madh nga ana e diasporës dhe lexuesve të tjerë, u bë ribotimi i menjëhershëm edhe në Tiranë. Siç kemi njoftuar, Shoqata është në përgatitje të Konferencës së IV me karakter ndërkombëtar. Besojmë se katër konferencat akademike do ta rrumbullakojnë historiografinë, kulturën, artin dhe folklorin e rajonit të Shestanit, por edhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Redaksia është në përgatitje edhe

të tre numrave në vijim të revistës, e që si bashkësponsor është Komuna e Ulqinit, në kuadër të shpërndarjes së mjeteve për OJQ-të për vitin 2017. Është me rëndësi të përmendet nisma e dy shoqatave, Fondacionit Simon Filipaj dhe Shoqatës Buzuku, për caktimin e lokacionit për ngritjen e përmendores së Skenderbeut. Financimin do t’a bëjë Fondacioni, kurse punët organizative dhe administrative do t’i bëjë shoqata Buzuku, ndërsa kryetar i Këshillit organizativ është prof. Bahri Brisku. Kristina Pepgjonoviq

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Bisedë me supertalenten, këngëtaren nga Shkodra Klodiana Vata

Muzika është pjesë e jetës sime 20

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018


INTERVISTË

Klodiana Vata është vajzë 15vjeçe nga Shkodra. Merret me muzikë që në moshën 6 vjeçare. Është pjesëmarrëse e shumë aktiviteteve, si: Junior Eurovision, Gjeniu i Vogël, Fresk Fare- The Mams, Festivali Ballkanik e të tjerë... Është përfaqësuese e Shqipërisë në Paris “International Festival of Language and Culture ” Koha Javore: Çfarë është muzika për ty? K.Vata: Për mua muzika është historia e shpirtit, ajo për mua është ajër, pa të cilin nuk mund të jetoj. Muzika është arti më origjinal dhe më i përshtatshëm i shprehjes së ndjenjave dhe emocioneve. Koha Javore: Si janë fillimet e tua? K.Vata: Lidhja ime me muzikën ka filluar në moshën 6 vjeçare, ku jam aktivizuar pranë Qendrës Kulturore në Shkodër, më pas kam qenë pjesëmarrëse në aktivitete të shumta, si : Junior Eurovision, Gjeniu i Vogël (finaliste), Fresk Fare-The Mams ( çmimi i parë ), Festivali Ballkanik ( çmimi i parë), përfaqësuese e Shqipërisë në Paris “ International Festival of Language and Culture ” dhe Mantova, së fundmi fituese e kompeticionit “ Les Voix de la Scéne ” në Francë. Po ashtu isha fituese e bursës në shkollën e muzikës “ Aicom ” me drejtues Pierre Yves Duchan ( trajner i Lara Fabian ). Në “ Les Voix de la Scéne ”, isha vajza e parë shqiptare që fitova çmimin e madh. Projekti më i fundit i imi është “ Shi Lodre ”, këngë e cila arriti të jetë e dyta në “The Top List”. Koha Javore: Sa orë në ditë ushtrim i përkushton muzikës? K.Vata: E gjithë dita i kushtohet muzikës, por ushtrimet të cilat janë të përditshme zgjasin për rreth 1orë.

Mua më ndodh të jem gjithmonë me punë intensive për shkak të aktiviteteve dhe projekteve të shumta, prandaj edhe ushtrimet e zërit janë pjesë e rutinës së përditshme. Koha Javore: Duke parë që ke marrë pjesë nëpër festivale të ndryshme si: Junior Eurovizion, Gjeniu i Vogël, Fresk Fare- The Mams etj, dhe ngaqë je edhe fituese e shumë këtyre aktiviteteve, si ndjehesh? K.Vata: Pjesëmarrja në këto aktivitete më ka bërë që të rritem si artiste dhe të mësoj shumë gjëra për sa i përket muzikës se mirëfilltë. Eksperienca që kam fituar më ka bërë që të jem më e sigurt në skenë dhe të përmirësoj gabimet e mia. Koha Javore: Shkodra është e njohur për këngëtarë e këngëtare të mirë/ a, nga kush frymëzohesh më shumë? K.Vata: Është fat të rritesh në Shkodër, sepse shembujt e mirë janë të shumtë. Kështu ndodh edhe me artistët. Ka shumë këngëtarë shkodranë, pa i marrë me emra, të cilët kanë arritur shumë brenda dhe jashtë vendit, e normalisht kjo gjë është frymëzim jo vetëm për mua, por për të gjithë artistët e rinj. Koha Javore: Duke parë që ishe përfaqësuese e Shqipërisë në “ Paris International Festival of Language and Culture” sa u

mirëprite aty? K.Vata: Në IFLC kam kaluar një ndër eksperiencat më të mira ndonjëherë. Kam patur rastin të krijoj miqësi me përfaqësues nga e gjithë bota dhe të këndoj me ta në skenë. Po ashtu dua të them se isha shumë e mirëpritur. Koha Javore: Me kë bashkëpunon, kush i realizon këngët tua ? K.Vata: Bashkëpunëtorët e mi deri tani kanë qenë të shumtë dhe nuk mund të veçoj dikë konkretisht. Kam patur fatin të punoj me profesionistë dhe kjo gjë më ka bërë të mësoj më shumë rreth muzikës. Koha Javore: Për këngën e fundit “ Shi Lodre”, a kishe pritshmëri që të jetë me kaq sukses. A mendoje që mund të arrijë të jetë kënga e dytë në “ The Top List ” ? K.Vata: Për këngën “ Shi Lodre” kam punuar për rreth 1viti. Kur kënga u publikua nuk e mendova se do të pritej kaq mirë dhe aq më shumë që do të ishte e dyta në “ Top Awards ”. Koha Javore: Pas gjitha këtyre sukseseve dhe çmimeve të deritanishme, çfarë presim në vazhdim nga Klodiana ? K.Vata: Për momentin po vazhdoj të përgatitem për “ Grand Finalen ” në Paris. Pas kthimit nga Parisi do të publikoj projektin tim më të ri. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Meta: Nuk e prisja fitoren Ermal Meta, fituesi i Sanremos, shprehu emocionet e tij me anë të një interviste telefonike në “Wake Up” për këtë triumf të madh. Këngëtari shqiptar theksoi se “sa herë që nxjerr një këngë mendoj se është më e mira”, por nuk priste të fitonte festivalin e këngës italiane me “Non mi avete fatto niente”, edhe pse ishte këngë me “mesazh shumë të fortë”. “Fabrizio më kontaktoi në qershor

22

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

mua. Ai më ka pëlqyer gjithmonë si artist dhe pranova menjëherë. Pas atentatit në koncertin e Ariana Grande, fansat kishin frikë të vinin në koncertet tona, por kur e lë veten në dorë të frikës… vendosëm të merrnim pjesë me këtë këngë”, shpjegoi Meta. Në lidhje me pezullimin fillestar të këngës nga Sanremo, Meta theksoi: “U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim

deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”. Në fund, Meta deklaroi se është shqiptar dhe kjo gjë nuk fshihet dot dhe as nuk ka dëshirë që ta fshehë, “por nga ana tjetër çdo njeri përfaqëson veten e vet”.


FOTOGRAFIA E JAVËS

ALLMI SUKA ULQIN 2018

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

23


REPORTAZH

Reportazh nga Plava e Gucia (6)

Kullat përsëri qesin tym

Përveç begative turistike, edhe hapja e kufijve dhe ndërtimi i infrastrukturës, veçmas asaj rrugore, që pritet të bëhet, e kanë ngjallur besimin e banorëve për zhvillimin e përparimin e Plavës e Gucisë. Këtë besim e dëshmojnë edhe dhjetëra e dhjetëra shtëpi të reja, por edhe kulla, në fshatrat: Martinaj, Hakaj, Kukaj, Vuthaj

Binak Ulaj Vuthaj

(vijon nga numri i kaluar) Nga biseda për dukurinë e dhembshme dhe me pasoja jo të vogla të mërgimit, Rama do të më njoftojë edh për diç shpresëtare. “Popullsia shqiptare në komunën e Plavës është në rritje. Ka edhe që janë kthyer. Nga SHBA-të është kthyer djali i Ali Hamzës, Sherifi, e ka ndërtuar kullën në Hot dhe jeton në të më familje; është kthyer edhe djali i Sali Sharit Haxhaj, nga Sllovenia është kthyer edhe jeton në Zabel, Rizë Vuçetaj; në rrënojat e kullës së prijësit të hotjanëve në Luftë të Nokshiqit, Alush Smajlit, e ka ngritur kullën e re Ibër Hoti, asambleist i komunës. Numri i shtëpive të pushimit sa vjen e shtohet”. Përveç kësaj Rama tregon se hotjanët, me vetëfinancim, e kanë ndërtuar rrugën Plavë-Hot, në gjatësi prej 10 km. “Në Jasenicë janë afro 30-40 shtëpi të reja... Rruga e asfaltuar, që lidhë

24

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Plavën e Gucinë me Shkodër, në gjatësi prej 108 km, ua ka shtuar vendasve besimin për përparimin e kësaj ane. Në pikëkalimin kufitar në Vërmosh, kalohet edhe me letërnjoftim. Sikur të ndërtohej edhe rruga e filluar Deçan-Plavë, turizmi do të zhvillohej hovshëm. Pjesa nga Plava deri në kufi me Kosovën, në gjatësi prej 26 km, është e kalueshme, por jo me automjete të vogla ndaj, s’duhen shumë para për ta asfaltuar. Për këtë rrugë, qeveria e Malit të Zi sivjet i ka ndarë 7 milionë euro, kurse për vitin e ardhshëm pritet t’i ndajë edhe 25 milionë. Dy ministrat nga Plava, që janë në Qeverinë e Malit të Zi, janë zotuar se do të angazhohen për këtë. Pritet që edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ta ketë prioritet këtë rrugë që nuk është shumë e gjatë. Nga qendra e Deçanit deri në qendër të Plavës, gjithsej janë 52 km. Në vitin 2012, qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Malit të Zi kanë arritur marrëveshje për hapjen e vendkalimit sezonal kufitar ndërmjet Plavës e Valbonës. Rruga ekzistuese, deri në pikën kufitare në Qafë të Vranicës, është e gjatë 17 km dhe është e kalueshme me automjete të larta. Edhe ndërtimi i kësaj rruge që lidhë dy ndër rajonet më të bukura turistike të atdheut tonë, do t’i kontribuonte

rritjes së shpejtë të turizmit”, pohon Rama. Përveç begative turistike, edhe hapja e kufijve dhe ndërtimi i infrastrukturës, veçmas asaj rrugore, që pritet të bëhet, e kanë ngjallur besimin e banorëve për zhvillimin e përparimin e Plavës e Gucisë. Këtë besim e dëshmojnë edhe dhjetëra e dhjetëra shtëpi të reja, por edhe kulla, në fshatrat: Martinaj, Hakaj, Kukaj, Vuthaj. Disa prej këtyre shtëpive, nuk janë vetëm godina banimi, por janë monumente banesore. Shumicën e këtyre shtëpive i kanë ndërtuar bashkatdhetarët nga mërgimi, por disa sosh i kanë ndërtuar pasardhësit e të përndjekurve të hershëm me dhunë në Shqipëri e gjetiu. Në disa raste, të kthyerit i kanë blerë trojet e të parëve nga të afërmit e vet, të cilët i kishin blerë ato para sa dekadash, nga kolonët. I tillë është rasti i Sadik I. Balidemajt, Ragip Martinit e ndonjë tjetri. Ndërtimi i këtyre shtëpive është dëshmi se mërgimtarët tanë nuk ia kanë kthyer përgjithmonë shpinën vendlindjes dhe se atë e duan me gjithë zemër, por sikur t’i bashkonin mjetet e të bënin ndonjë investim kapital të përbashkët, do të dëshmonin se, përveç në zemër, në mendje e kanë edhe zhvillimin e vendlindjes, e me këtë edhe të atdheut. Tani, edhe


REPORTAZH

Derisa nga Plava e tutje luginës së Luçës e deri në Zarunicë kudo të sheh syri ndërtime dhe shtëpi të bukura, në komunën e Plavës ka edhe fshatra shqiptare ku, jo vetëm se nuk ndërtohet shtëpi e re shqiptare, por as që frymon më shqiptar aty. Në Nokshiqin historik, tani me emrin e sllavizuar Novshiqe, që prej dekadash, s‘jeton më asnjë shqiptar. Aty jetojnë vetëm malazezët

Varrezat pa gurë varresh në qendër të Nokshiqit

ligjet në fuqi, edhe kushtet e komunikimit dhe të qarkullimit, e mundësojnë një veprim të tillë me peshë të shumëfishtë.

Malazezimi i fshatrave shqiptare

Derisa nga Plava e tutje luginës së Luçës e deri në Zarunicë kudo të sheh syri ndërtime dhe shtëpi të bukura, në komunën e Plavës ka edhe fshatra shqiptare ku, jo vetëm se nuk ndërtohet shtëpi e re shqiptare, por as që frymon më shqiptar aty. Në Nokshiqin historik, tani me emrin e sllavizuar Novshiqe, që prej dekadash, s‘jeton më asnjë shqiptar. Aty jetojnë vetëm malazezët. Fshati Pepaj, së shpejti do të ketë të njëjtin fat. Zhanica është rast ca më i veçantë. Meqë ishim në prag të

105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ishte rast i mirë që t’i vizitoja përsëri këto fshatra të qëndresës mbinjerëzore për mbijetesë. Së pari isha nisur drejt Nokshiqit. *** Dita e parë e nëntorit, e diellzuar dhe e ngrohtë si ditë vere, krijonte një kontrast të thellë me ndjenjat që kisha gjatë rrugëtimit këmbas. Kureshtja dhe ndjenja të pashpjegueshme më bënin të mos ndieja fare lodhje. Do të shkoja aty ku vetëm varret flasin shqip. Por, do të çmeritesha shpejt. Në qendër të Nokshiqit, s’ka më as varre, as rrënoja të xhamisë së dikurshme, të cilat i kisha parë para ca vitesh. Edhe atëherë kishin qenë të braktisura e të parrethuara. Atë kohë, thitë, lopët dhe delet, ecnin

dhe kullotnin nëpër to, por gurët e varreve nuk i rrëzonin. E tani, filistinët i kishin shkulur e, marrë. Çfarë sakrilegji. Çfarë bisharësh kishin bërë diç të tillë? Sipërfaqja e dikurshme e varrezave dhe e truallit të xhamisë ishte zvogëluar fare. Kishte mbetur vetëm një si rrip i ngushtë, në krye të të cilit ishin vetëm pak gurë varrezash, ca si të gjatë. Vetëm ai që e di se aty kanë qenë varrezat, mund ta dallojë vendin e tyre. Për midis të varrezave ishte ndërtuar edhe rruga për automjete, e paasfaltuar. Gjithë ata meritës, burra e burrëresha, të rinj e të reja, pleq e fëmijë - varrhumbur! Sikur ta kisha parandier se çdo të ndodhte, ca vite më parë kisha biseduar për këtë me një nokshiqas të njohur, por kot. (vazhdon) E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

POEZI ANTON GJURAVÇAJ

LA SERENISSIMA Sa e ëndrrës aq e zhgjëndrrës sa saktësi aq magji burg i përjetshëm për zemrën e poetit këmba e të cilit shkel në ty Nëpër shekuj ke marrë dorën të dallosh zemrat në erë sa prite sa përcolle me pak mjaltë e me shumë vrer Sa e brishtë qenie qielli a mundet nga ti me ik

26

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

vera e bekuar rrezja e diellit zjarrin tënd se lënë mu fikë   Ti fuqi që në shishe flenë mike e muzave në përjetësi botë e furçës tërë ky vend gacë që djegë e herë ngri.... Sa tregon dhe më shumë fshehë bukuri që dyert përplas nëpër sheshe ura e kanale tua trupi shpirtit i shkon pas

Sytë e drenushës së plagosur stinë që nuk ka të sosur as me muaj as me vjet në çdo mur pallati pëlhurë të ngjyrosur kërkoj me i gjet   Më kujto o hirplote që ke durim e s’ ke maraz moment kur të ndalen ujërat e kësaj bote qiellit të hapur çka ti flas Më fal mua ëndërrimtarin


KULTURË

që nuk desha të kuptoj në lartësi të ndaluara për mëkatarin sytë e saj të zi të shikoj   Dëshmitare ti Salute e atyre që krijuan këtë mrekulli të tunduar vetin munduan në ty gjetën pak qetësi gur metal letër qelq praruan u dhanë zë për jetë dashurisë

plagë gjithmonë e lënduar kurrë s’arritën t’i thonë krejt vullnet qielli apo dredhi toke për ata që fshijnë kufijtë e vet Krahë e duar të plagosur shpirtin leckosur zi prej fillimit në thelb të krijuesit rrënjosur e ‘’shenjta’’ papërsosuri Në ta a vërejte vulë mallkimin në buzë psherëtimën gjithmonë të njomë si festimi ashtu harrimi

kurrë plotësisht mos t’u takojë Ti o zemër bute që në këtë vend u lute për shëndet hapit tim jepi drejtimin mos të shkeli përsëri në gjurmë të vet Kush me sy çelur mund të ndahet nga ti bien kambanat apo e Vivaldit melodi zëri i saj i hollë i dridhur prej Shën Markut deri në Shën Mri Venedik, dhjetor 2017 E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Dokumenti i krerëve dhe parisë së Zonës Neutrale Nr. 2 të Malësisë së Madhe

Ma parë pranojmë vd ndër ne se jetën nën Gjekë Gjonaj

Nën presionin dhe me vendimin e Fuqive të Mëdha evropiane në vitin 1944 , një pjesë e Malësisë së Madhe gëzonte statusin e një zone neutrale. Në përbërje të Zonës Neutrale nr. 2 bënin pjesë fshatrat ( katundet) Kojë, Luhar, Ledinë, Llopar, Përmiq, Omerbozhaj, Rakiq, Vllanë dhe Vranë. Krijimi i Zonës Neutrale në fshatrat e lartpërmendura të Malësisë sigurisht se ishte një gjë pozitive , sepse kjo zonë mund të behej një strehë e sigurt e të gjitha veprimeve luftarake që mund të ndërmerreshin kundër pushtuesve gjermanë. Të nxitur nga momentet historike, krerët dhe paria e zonës asnjanëse në muajin gusht të vitit 1944 i drejtohen zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që në këtë zonë të mos bëhet asnjë ndryshim deri në përfundimin e luftës. Këtë dokument, i cili ndodhet në Arkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë, e kanë nënshkruar këta

“ 28

atdhetarë shqiptarë: Nikollë Zefi – flamurtar ( bajraktar), Prëtash Zeka- flamurtar, Selë Beqiri, Gjelosh Shabi, Pretarsh Uci, Lucë Maxhi, Vatë Martini, Bac Ethemi, Osman Bajri dhe Ahmet Muji. Ajo që bie në sy në këtë dokument është fakti se prej dhjetë këtyre prijësve të fshatrave të lartpërmendura vetëm tre nga ata dokumentin e kishin nënshkruar me dorë të vet, kurse të tjerët në mungesë të shkrimit kishin vënë gishtin. Megjithatë, mungesa e shkollimit dhe arsimimit të këtyre prijësve të Malësisë nuk e zvogëlonte aspak gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre për të mbrojtur me çdo kusht çdo pëllëmbë të tokës së të parëve të tyre, madje deri në vdekje. Për këta burra dhe të këtillë si ata jeta në robëri nuk kishte kuptim. Dokumentin njëfaqësh, që mban datën e dërgimit 10 gusht 1944, po e paraqes në mënyrë origjinale, të plotë, pa asnjë ndryshim, redaktim, lektorim a ndërhyrje tjetër.

P.T MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Ne krenë dhe pari të katundeve Koqë, Luharë, Ledinë, Llopar, Përmiq, Rakiq,

Nën presionin dhe me vendimin e Fuqive të Mëdha evropiane në vitin 1944, një pjesë e Malësisë së Madhe gëzonte statusin e një zone neutrale. Në përbërje të Zonës Neutrale nr. 2 bënin pjesë fshatrat ( katundet) Kojë, Luhar, Ledinë, Llopar, Përmiq, Omerbozhaj, Rakiq, Vllanë dhe Vranë. Krijimi i Zonës Neutrale në fshatrat e lartpërmendura të Malësisë sigurisht se ishte një gjë pozitive , sepse kjo zonë mund të behej një strehë e sigurt e të gjitha veprimeve luftarake që mund të ndërmerreshin kundër pushtuesve gjermanë

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Vllanë-Vranë dhe Omer-Bozhaj të Zonë Neutrale n. 2. të Malësisë së Madhe , marrim lejen t’i drejtohemi asaj P.T Ministrie me lutje që të merrni në konsideracion sa parashtrojmë: Zona Neutrale Nr. 2 e banuem nga nji shumicë dërmuese popullsije shqyptare i qe shkëputë padrejtësisht e përdhunimisht nënës Shqypni me traktate që i pat diktue forca e jo drejtësija. Raca, gjuha dhe gjaku thjeshtë shqyptar, interesat ekonomike ashtu edhe gjaku i të parve t’onë që shkojë rrëkajë për mbrojtjen e këtyre trojeve shejte, janë prova ma e kjarta se toka dhe populli i këtyne vuiseve me pak përjashtime janë shyqtarë e prandaj ma parë pranojmë vdekjen ndër ne se jetën nën robëni. Sikurse e kemi theksue edhe me telin tonë drejtue asaj P.T. Ministri, kishte me kenë dëshiri i jonë që të mos bëhet as ma i vogli ndryshim në Zonën Neutrale deri më mbarimin e luftës. Ndryshimi i status –quo-s do të komprometonte randë gjendjen në mes t’onë dhe të Malit të Zi. Jemi të mendimit që Zona Neutrale të merret në dorzim nga trupat gjermane tue u formue nji Komitet miks vendas në bazë të proporcionit të popullsisë. Për të pasë një ide mbi proporcionin e popullsisë së Zonës Neutrale mjafton me pa shënimet e kontrollueme që vijojnë:

Bajraku i Kojës shqyptarë 418 malaze Katund’i Luharit ,, 139 ,, ,, Ledines-Lloparë ,, 86 ,, ,, Përmiqit ,, ............ ,, ,, Rakiqit ,, 13 ,, ,, Vranes ,, 352 ,, ,, Vllanës ,, 188 ,, ,, Omer – Bozhaj ,, 62 ,, Shu


MOZAIK

dekjen robëni Banorët malazezë të katundit Vrane janë le e rritë po në Vrane e të gjithë flasin gjuhën shqype. Na nuk jemi kundra askuj, por po , jemi të vendosun me mprojtë me armë trollin e të parve. Na nuk kemi synime as lakmina tkseore, por dëshirojm me jetue të lir nder votra t’ona. Me nderime Krenët dhe paria e Zonës Neutrale nr. 2. Të Malësië së Madhe. Nikollë Zefi-Bajraktar, Pretash Zeka-Bajraktar, Sel Beqiri, Ali Zeku, Gjelosh Shabi, Pretash Uci, Luc Maxhi, Vat Martini, Bac ET-Hemi, Osman Bajri, Ahmet Muji. Nga ky dokument mund të nxjerr këtë përfundim. Firmëtarët e kësaj shkrese

Të nxitur nga momentet historike, krerët dhe paria e zonës asnjanëse në muajin gusht të vitit 1944 i drejtohen zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që në këtë zonë të mos bëhet asnjë ndryshim deri në përfundimin e luftës. Këtë dokument, i cili ndodhet në Arkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë, e kanë nënshkruar këta atdhetarë shqiptarë: Nikollë Zefi – flamurtar ( bajraktar), Prëtash Zekaflamurtar,Selë Beqiri, Gjelosh Shabi, Pretarsh Uci, Lucë Maxhi, Vatë Martini, Bac Ethemi, Osman Bajri dhe Ahmet Muji zyrtare dhe gjithë patriotët e tjerë shqiptarë që gjatë shekujve mbrojtën tokën e të parëve janë shembulli më i madh i të mbajturit të moralit dhe meritave të trashëguara për fisnikërinë dhe për kapacitetin e tyre që, megjithëse për shekuj me radhë kanë qenë nën ndikimin tiranik dhe zhvleftësues, e mbajnë përsëri kryet lart, nuk i humbën shpresat e veta dhe gjithnjë thonë se jemi shqiptarë, qoftë edhe në mes të zjarrit. Fjala e besës së tyre për mbrojtjen e tokave shqiptare ka qenë shumë

më e shenjtë sesa bëmat e mëdha të Fuqive të Mëdha të cilat me vendimet e tyre të padrejta e dëmtuan kombin tonë. Por shqiptarët edhe në rrethana të disfavorshme historike dëshmuan se janë mbi të gjitha popull fisnik e liridashës, të cilët me gjakun e tyre mbrojtën nga pushtuesit çdo pëllëmbë toke arbërore. Këto dhe virtyte të tjera të shqiptarëve, me të cilat jemi të njohur në mesin e popujve të tjerë të globit, duhet të jenë fyrmëzim për krerët tanë të sotëm dhe për brezat që vijnë.

ezë ------ 73 63 122 66 195 34 56 uma: 1258 E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Parkingu i Shtëpisë së Shëndetit në Tuz

Pacientët ankohen për mungesë vendesh Tuz- Parkingu i Shtëpisë së Shëndetit në Tuz i cili është i rezervuar vetëm për automjete të punonjësve të këtij institucioni dhe të pacientëve, është i zënë nga drejtues të tjerë të automjeteve që nuk i përkasin kësaj shtëpie shëndeti. Pavarësisht se në këtë hapësirë është vendosur tabela e cila qartë definon parkimin vetëm për automjete të shtëpisë së shëndetit, kjo si duket nuk vlen për shumë drejtues automjetesh të cilët duke qenë të papërgjegjshëm dhe duke mos iu bindur shenjave të sinjalistikës rrugore, vazhdojnë të parkojnë në këtë hapësirë. Kjo situatë më së tepërmi vështirëson qasjen e të gjithë pacientëve, veçanërisht të moshuarve, të cilët dita ditës shkojnë në këtë institucion shëndetësor për nevoja të tyre të ndryshme, e të cilët nuk kanë se ku

30

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

të parkojnë automjetin. Kjo është bërë tashmë një çështje problematike ashtu siç e pohuan edhe disa pacientë të cilët u pyetën nga “Koha Javore” se cili është opinioni i tyre për këtë problem. Duke kërkuar që të mbesin anonimë, disa nga ata theksuan se kjo situatë është aktuale prej shumë kohësh, por që askush deri më tani nuk ka marrë masa që ta zgjidhë këtë problematikë, e cila do të ishte më se e domosdoshme për të gjithë ata pacientë që nuk kanë ku të parkojnë afër stacionit shëndetësor. Disa nga këta pacientë theksuan se këtë hapësirë parkimi e zënë me dhjetra automjete kryesisht me targa shqiptare nga shteti amë (Shqipëria), të cilët siç thanë, stacionohen aty duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes, të cilët punojnë si tak-

sistë, por edhe si tregtarë të tregut të Tuzit. Ndërkaq, për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë, do të duhej që të reagonte menjëherë kryetari i Komunës së Tuzit, Z. Abedin Axhoviq, përndryshe dhe mjek i këtij institucioni, që të ndërmarrë masa konkrete, të angazhojë nëpunësit kompetentë për evitimin e këtij problemi. Problematika në fjalë do të zgjidhej nëse do të ndëshkoheshin të gjithë ata shoferë të cilët cenojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në rastin konkret ata shoferë që parkojnë çdo ditë në parkingun e Shtëpisë së shëndetit. Në këtë mënyrë ata do të vetëdijesoheshin që duhet të zbatohen rregullat e qarkullimit rrugor dhe jo të shkelen ato, sepse shkelja e tyre sjell pasoja për të gjithë. t. u.


MOZAIK

Përkthime

Luljeta Lleshanaku botohet në Mbretërinë e Bashkuar Sapo ka dalë në treg, libri me poezi në gjuhën angleze “Hapësira negative” i poetes Luljeta Lleshanaku, botuar nga shtëpia botuese Bloodaxe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky libër është një përmbledhje në anglisht e dy librave të botuar në origjinal nga shtëpia botuese OMBRA GVG: “Pothuajse dje” (2012), dhe “Homo Antarcticus” (2015). Përkthyesja e librit në anglisht është Ani Gjika, e cila, për përkthimin e këtij libri, së fundmi është vlerësuar me çmimin e PEN-it anglez, dhe me një grant nga National Endowment for Arts në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq “Hapësira negative”, është njëri nga librat e rekomanduar nga Poetry Society në Angli. Ja se si shprehet në komentin e tij, poeti dhe përkthyesi George Szirtes: “Hapësira negative” e poetes shqiptare Luljeta Lleshanaku, është libri i saj i

dytë i botuar në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse New Directions në Shtetet e Bashkuara, e ka botuar që në vitin 2002. E lindur në vitin 1968 dhe e vlerësuar si një poete kryesuese e brezit të saj, Lleshanaku është përkthyer fuqishëm nga Ani Gjika. Libri fillon me një poemë të gjatë që i referohet zbuluesit të Antarktidës Frenk Uajld, krahut të djathtë të Shakëlltonit. Kjo poemë është plot forcë dhe ofron një revokim të kursyer, por të gjallë, pothuajse filmik, të jetës së Uild-it, që mund të shërbejë si një lloj analogjie e vetë jetës së autores. Prej këtu, autorja lëviz nëpër një varg karakteresh dramatike, para se të rikthehet përsëri në vetën e parë. Syri i saj është kureshtar; shqisa e saj për të ndërtuar detajin, herë pas here të mahnit. Dhe ç’është më e rëndësishmja, ajo i paraqet lexuesit një version të besue-

shëm të botës… Ndërsa në prezantimin që botuesi i bën autores në kopertinë, ndër të tjera thuhet: “Shumë nga poezitë nuk i referohen ndonjë vendi specifik ose kohe specifike. Ngjarjet intervenojnë midis tyre dhe ngjarje të reja marrin formë, ashtu si në poemën e saj të gjatë “Homo Antarcticus”, e cila ndjek fatin e një heroi, i cili,ndërsa ia doli të përshtatej për muaj me radhë me vdekjen nga uria në Antarktidën e ftohtë nën zero gradë, nuk mundi të përshtatej më pas me jetën në qytetërim. Kjo është njëra nga poezmat në libër që flet për presionin e shoqërisë moderne mbi individin. Brenga dhe vdekja, dashuria dhe dëshira, burgosjet dhe zhgënjimi, janë të gjitha tema që bëjnë jehonë në poezinë magjepsëse të Lleshanakut.” “Hapësira negative” është libri i dhjetëi autores I botuar në gjuhë të tjera. E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Meritokracia dh i saj në sistemin

Meritokracia do duhej të futej sa më parë në përdorim, sepse nëse një herë populli shijon frytin e këtij s dëshirë të merret me politikë, por do jetë ai ose ajo që posedon njohuri të caktuar dhe nivel të domosdo

Kristjan Dukaj

Bota e sidomos vendet perëndimore kanë kaluar nëpër faza të ndryshme të qeverisjes, duke filluar nga aristokracia, monarkia e deri tek demokracia e shekullit të 21. Me kalimin e viteve dhe me pëlqimin e madh që i është dhënë, demokracinë e kanë pranuar pothuajse të gjitha shtetet e botës, në njërën apo mënyrën tjetër të funksionimit, por për fat të keq ajo nuk i ka zgjidhur të gjitha problemet, madje në shumë raste i ka zmadhuar ato. Demokracia do të thotë se pushteti është në duart e popullit, nga ata dhe për ta, por në shumë raste kjo ekziston vetëm në letër si teori. Në Indi sot jetojnë mbi 900 milion njerëz. Si mund ta kenë të gjithë ata pushtetin? Atyre u duhet që pushtetin t’ia dorëzojnë një personi. Në atë rast, i bie që nuk sundon populli, ai ata që e kanë vendosur për udhëheqës. Mirëpo, pyetja kryesore është, cilat janë arsyet e zgjedhjes së një pushtetari? Si ta zgjedhet? A jemi të aftë të zgjedhim dikë për të na udhëhequr ? A jemi të shkolluar për një pushtet demokratik? Jo, asgjë nga kjo nuk është dëshmuar. Masa mund të kontrollohet shumë lehtë, madje edhe me gjëra shumë të pavlera. Një shembull tipik i kësaj është që psikologët e kanë dëshmuar

32

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

në shekullin e kaluar, kur kandidati për president në SHBA, Nikson, ka humbur nga Kenedi, vetëm se ai dukej shumë më mirë në paraqitjet televizive. Por, edhe vetë Niksoni mësoi shumë nga kjo, sepse në zgjedhjet e tjera presidenciale, ai kishte ndryshuar mënyrën e të folurit, si të qëndrojë, si të eci dhe si të vishej. Disa psikologë thonë që edhe ngjyra e rrobave ka ndikim te populli që ju shikon nëpërmjet televizionit. Dikush nga ne mund të mbajë fjalime të mira, por kjo nuk do të thotë që do të jetë president i mirë. Kjo i bie që nëse dikush përdor rroba të mira, kjo do ta bëjë president të mirë? Shembulli më i mirë i gjithë kësaj është kur, ish presidenti historik i SHBA-së, Abraham Linkoln u shpall si president dhe gjatë fjalimit të tij të parë para senatit, senatorët kanë qenë shumë të zhgënjyer dhe të lënduar, sepse babai i tij ka qenë këpucëtar, ndërsa djali i tij (Abraham

Linkoln), arriti të fitojë aristokratët e mëdhenj të asaj kohe. Për ta skuqur dhe nënçmuar presidentin e atëhershëm, njëri nga senatorët u ngrit në këmbë dhe ju drejtua: a më njeh? Ti ke ardhur tek shtëpia ime shpesh, sepse babai yt bënte këpucët për familjen time, ndërsa ti i ke ndihmuar ! I gjithë senati shpërtheu në gaz! Kështu tentuan të nënvlerësojnë presidentin e sapozgjedhur, por njerëzit siç ka qenë presidenti Linkoln, nuk mund t’i nënvlerësoni. Ai e shikoi senatorin dhe ju drejtua: „ Unë u jam shumë falënderues që më kujtuat tim atë në këtë moment të rëndësishëm. Babai im ka qenë këpucëtari më i mirë i këtij shteti, ndërsa unë e di që kurrë nuk do jem aq president i mirë siç ka qenë babai im këpucëtar! Ai është ende shumë para meje!“ Në mbarë botën, e sidomos tek ne, mendoj që është koha për një sistem i cili do të ketë baza në vlera! Kemi

Meritokracia do të thotë që vetëm ata që janë të shkolluar për lëmi të caktuar, mund të votojnë për njerëz në atë lëmi ! Kjo i bie, që punonjësit e arsimit duhet të zgjedhin ministrin e arsimit. Në këtë mënyrë do të kemi ministrin më të mirë të mundshëm. Ministri i ekonomisë duhet të zgjidhet nga ata që kuptojnë dhe angazhohen në fushën e ekonomisë, e të tillë ka me mijëra. Për secilin vend duhet angazhuar që të zgjidhet individi i duhur, por vetëm nga ana e specialistëve që njohin fushën e caktuar


MOZAIK

he aplikimi n politik

sistemi, ata do jetojnë më mirë dhe politikan nuk do të jetë secili që ka oshëm shkollimi me mijëra universitete në mbarë botën, atëherë pse disa njerëz të thjeshtë të zgjedhin se kush do të jetë president apo lider i një qeverie dhe në këtë mënyre ata automatikisht i japin një fuqi të madhe, me të cilën ai mund të shkatërrojë popullin e vet, por edhe më gjerë! Meritokracia do të thotë që vetëm ata që janë të shkolluar për lëmi të caktuar, mund të votojnë për njerëz në atë lëmi ! Kjo i bie, që punonjësit e arsimit duhet të zgjedhin ministrin e arsimit.

Në këtë mënyrë do të kemi ministrin më të mirë të mundshëm. Ministri i ekonomisë duhet të zgjidhet nga ata që kuptojnë dhe angazhohen në fushën e ekonomisë, e të tillë ka me mijëra. Për secilin vend duhet angazhuar që të zgjidhet individi i duhur, por vetëm nga ana e specialistëve që njohin fushën e caktuar. Ministrin e shëndetësisë duhet ta zgjedhin ata që punojnë në mjekësi dhe të cilët merren me hulumtimet shkencore në këtë fushë, sepse vetëm ata e dinë më së miri se çfarë duhet ndryshuar

dhe përmirësuar. Në këtë mënyrë në krye të një shteti do kemi njerëzit më me vlerë të cilët do përkushtohen në punën e vetë dhe të cilët janë njohës të shkëlqyer të asaj që punojnë. Këtë sistem do e quanim meritokraci. Ndërsa, në fund kur të bëhet përzgjedhja e të gjithë këtyre njerëzve, ata së bashku mund të zgjedhin udhëheqësin e një shteti, kryeministrin apo presidentin. Por, edhe këtu duhet të kemi një limit, vetëm njerëzit të cilët kanë shkollim të lartë universitar do duhej të posedonin të drejtë vote, sepse nëse keni 18 vjet, kjo nuk do të thotë që ju dini shumë gjëra për jetën, politikën dhe për zgjedhjen e duhur të një pushtetari. . Njerëzit e shkolluar do duhej të zgjidhnin deputetët, sepse në këtë mënyrë do kishim një qeveri të shkolluar, të kulturuar dhe të emancipuar. Meritokracia do duhej të futej sa më parë në përdorim, sepse nëse një herë populli shijon frytin e këtij sistemi, ata do të jetojnë më mirë dhe politikan nuk do të jetë secili që ka dëshirë të merret me politikë, por do të jetë ai ose ajo që posedon njohuri të caktuar dhe nivel të domosdoshëm shkollimi. Qëllimi i meritokracisë nuk është që populli vetëm të votojë, qëllimi është që populli të jetë i kënaqur me qeverisjen dhe të ketë një të ardhme sa më të mirë!

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

33


SPORT

Në Korenë e Jugut po mbahen Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore

Dy Koretë nën një flamur, sporti sfidon politikën Në këto lojëra u shkrinë marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut pasi ato vendosën të kenë një ekip të përbashkët në hokei. Në ceremoninë e hapjes parakaluan së bashku të dyja Koretë, e Jugut dhe e Veriut, nën një flamur të vetëm

34

Javore KOHA

E ENJTE, 15 SHKURT 2018


SPORT

Lojërat e 23-ta Dimërore Olimpike kanë ngritur siparin në arenat e “Pyeongchang”-ut të Koresë së Jugut, me një ceremoni vërtet spektakolare të premten mbrëma, e cila kishte në thelb temën e paqes, në këtë vend mes dy Koreve. Në praninë e 35 mijë spektatorëve në Stadiumin Olimpik, në një temperaturë -12 gradë, në orën 20:00 me orën lokale kur po zhvillohej ceremonia, kanë parakaluar të 92 shtetet pjesëmarrëse. Në fund të ceremonisë parakaluan së bashku të dyja Koretë, e Jugut dhe e Veriut, nën një flamur të vetëm. Lojërat zhvillohen nga data 9 deri më 25 shkurt, në dy vende kryesore, Alpensia, vendpushim malor, dhe Gangneung në bregdet. Ndërkohë që të vendosurit në Gangneung janë në temperatura të ngrohta, 6-22 gradë Celsius, shkulmet e erës në rajonin malor e çojnë të ftohtin në minus 25 gradë Celsius. Kjo do të thotë se këto Lojëra e tejkalojnë të ftohtin e

Lojërave të mbajtura në Norvegji, në vitin 1994, me temperatura nën 11 gradë Celcius. Në këto lojëra u shkrinë marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut pasi ato vendosën të kenë një ekip të përbashkët në hokei, ndërkohë që ka pasur polemika për 169 sportistë rusë të vendosur për të konkuruar si neutralë. Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe ekipet olimpike të Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike Dimërore me vetëm dy sportistë skiatorë: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, kurse Kosovën e cila debuton në Lojërat Olimpike, në këtë Olimpiadë e përfaqëson skitari Albin Tahiri. Mediat vendase shkruajnë se rreth 28 700 policë janë mobilizuar për këto lojëra, për t’u ofruar sportistëve dhe spektatorëve siguri maksimale. Kjo është hera e parë që Lojërat Olimpike Dimërore mbahen në Ko(Kohapress) renë e Jugut.

Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe ekipet olimpike të Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike Dimërore me vetëm dy sportistë skiatorë: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, kurse Kosovën e cila debuton në Lojërat Olimpike, e përfaqëson skitari Albin Tahiri

E ENJTE, 15 SHKURT 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 15 shkurt 2018

Post festum i zgjedhjeve lokale

Viti XVll Numër 802 Çmimi 0,50

në Ulqin

Përsëritja e zgjedhjeve komprometon procesin zgjedhor

ISSN 1800-5696

Politikat e paplanifikuara prishin imazhin e qytetit

Institucion që ruan identitetin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.