KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 shkurt 2018 Viti XVll Numër 803 Çmimi 0,50
Java e Karnavaleve në Malësi
ISSN 1800-5696
Jubileu i parë i shtetit të Kosovës
Që e vogël kishte si ëndërr të bëhej poete
PËRMBAJTJE
8
10 Kosova për mua është një dashuri e pakushtëzuar që më frymëzon
Ambasadori Xhejms Përdu, pajtues i Ballkanit
12
14 O Shqypni e mjera...
Emancipimi politik dhe demokracia
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
PËRMBAJTJE
22
26 Durmishi: Hapa konkretë të progresit
Ndriçim i virtyteve të traditës etnokulturore shqiptare
28
30 Poezi: Ali Gjeçbritaj
Shqetësimi për rënien e qytetërimit islam KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Podgoricë e enjte, 22 shkurt 2018 Viti XVll Numër 803 Çmimi 0,50
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m e ë ir h s ë d jëet h n o t i tr je a Te Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk n e Qenç 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Jubileu i parë i shtetit të Kosovës
Që e vogël kishte si ëndërr të bëhej poete
të Kosovës parë i shtetit Jubileu i
bëhej poete si ëndërr të Që e vogël kishte
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
pozitiv
Java e Karnavaleve nuknë Malësi
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
në Malësi Karnavaleve
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Presidentët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi, nënshkruan Deklaratën lidhur me Marrëveshjen e Demarkacionit
Përpjekje për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit të kufirit Podgoricë – Presidentët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi, kanë nënshkruar të premten në Podgoricë një deklaratë të përbashkët, në formën e aneks Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit ndërmjet dy vendeve, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik për shkak të mos ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Në Deklaratë thuhet se Republika e Kosovës dhe Mali i Zi me vullnet të mirë duke respektuar fqinjësinë e mirë, sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e të dy shteteve me respektimin e parimit pajtohen që Republika e Kosovës të procesojë në Kuvend dhe të bëjë të gjitha përpjekjet për ta ratifikuar marrëveshjen sipas nenit 12-të të marrëveshjes. “Republika e Kosovës dhe Mali i Zi, pas ratifikimit, do të njoftojnë njëratjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre ligjore nëpërmes kana-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
leve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hyrë në fuqi që të formojë një grup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare”, thuhet në deklaratë. Më tej, “palët pajtohen se gjatë këtij procesi trupi i përbashkët punues do të identifikojë dhe do të adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit sipas kësaj aneks marrëveshjeje”. Sipas deklaratës, “trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlebit”. Deklarata është miratuar nga Qeveria e Kosovës në fillim të seancës solemne me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurt të këtij viti, pa praninë e përfaqësuesve të Listës Serbe. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët hap rrugën për një zgjidhje
të demarkacionit të kufirit dhe pritet ta konfirmojë Kuvendi i Kosovës. Deklarata është përshëndetur po ashtu nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ndërkohë që është kritikuar nga opozita proserbe në Mal të Zi. Deklarata ndërmjet dy presidentëve është firmosur pas vizitës së kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Kosovë dhe një ditë përpara shënimit të 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është nënshkruar në Vjenë, më 26 gusht 2015, por Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar deri tani në ratifikimin e saj për shkak të kundërshtimit nga një pjesë e deputetëve me arsyetimin se me këtë marrëveshje Kosova humb territor në dëm të Malit të Zi. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, qëndroi në vizitë dyditore në Kosovë
Mali i Zi dhe Kosova, bashkë në perspektivën evropiane dhe euroatlantike Prishtinë – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka zhvilluar të mërkurën dhe të enjten një vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të homologut të tij Ramush Haradinaj. Në takimin që kanë zhvilluar të mërkurën e kaluar, Markoviq dhe Haradinaj kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy shteteve si dhe për zhvillimet aktuale politike në rajon. Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se përveç tjerash u theksua roli bashkëpunues dhe perspektiva euroatlantike e Republikës së Kosovës dhe e Malit të Zi. Të dy kryeministrat theksuan gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen për perspektivën euroatlantike dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik të të dy vendeve. Po ashtu kryeministrat u zotuan se do të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e përshtatshme për çështjen e
demarkacionit. Për kryeministrin e Kosovës, vizita e Markoviqit në Kosovë është historike. “Kjo vizitë dëshmon se populli i Malit të Zi dhe populli i Kosovës, janë jo vetëm fqinj, por janë popuj që e duan njëri-tjetrin dhe që dëshirojnë të rrugëtojnë bashkë në perspektivën evropiane dhe euroatlantike. Këto marrëdhënie të mira që tanimë i konfirmon kjo vizitë dhe të gjitha zhvillimet e ndërsjella ndërmjet dy vendeve në periudhën që vjen, jam thellë i bindur që do të jenë shembull i mirë për marrëdhëniet ndërmjet të gjithë neve në rajon”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për shtyp pas takimit. Nga ana tjetër, kryeministri i Malit të Zi ka theksuar se kanë ardhur në një vizitë miqësore tek një fqinj i mirë dhe dëshirojnë që në të ardhmen të mbështesin Kosovën në rrugëtimin e saj të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
“Mali i Zi, si anëtar i NATO-s dhe një shtet që ka avancuar mjaft në negociatat me BE-në, dëshiron që t’i ndajë eksperiencat me ju dhe Qeverinë tuaj dhe kjo eksperiencë t’i kontribuojë një zhvillimi më të shpejtë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Markoviq. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë i parapriu nënshkrimit të Deklaratës ndërmjet Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten në Podgoricë, për tejkalimin e ngërçit politik që është krijuar nga Marrëveshja e Demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve. (Kohapress) E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Jubileu i parë shtetit të Koso Hashim Thaçi
Dita më e rëndësishme në historinë e Kosovës është 17 shkurti i vitit 2008. Në këtë ditë u lind shteti i Kosovës dhe kështu të gjithë ne-qytetarët e lirë të këtij vendi, u bëmë me shtëpinë tonë të përbashkët shtetërore, u bëmë shtetas të Kosovës. Secili prej nesh e kemi një rrëfim tonin individual dhe familjar se çka bëmë atë ditë shumë të ftohtë të dimrit, si i kaluam ato orët para se të mblidhej Kuvendi i Kosovës, në seancën e paharrueshme të tij, si iu gëzuam çastit kur me Deklaratën e miratuar në Kuvend, ne vendosëm për fatin tonë, një herë e përgjithmonë, duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur. Ishte ai çasti më i lumtur për të gjithë ne si popull, çast i përjetësisë për qytetarët e këtij vendi që, si rrallë ndonjë vend tjetër në këto anë të Evropës, e ka të mbushur historinë me tragjedi, me vuajtje, me heroizma dhe me dashuri për atdheun. Me pak fjalë, ju, qytetarët e Kosovës, shfaqët mendimin më të sinqertë, më të bukur, më të dashur, atë 17 shkurt, kur thatë një herë: ‘Bac u kry’, duke iu referuar Komandantit legjendar ,Adem Jasharit, dhe pastaj, ‘Edhe unë kam shtet’, që i rrinte mirë trashëgimisë së Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës. Dhjetë vjet në jetën e një individi, të një familjeje janë shumë, gjithsesi shumë, ndërsa në jetën e përbashkët të një populli, të një shteti, ato mund të kenë peshën vendimtare për fatin e tij, ato mund të paralajmërojnë saktësisht të
6
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Shteti i Kosovës është një rrëfim i suksesshëm dhe krenar i gjithë kos legjin, nderin dhe përgjegjësinë për të qenë në shërbim të këtij shteti ardhmen e tij, siç është rasti me ne në Kosovë. Kam pasur nderin më të madh në jetën time, që të dielën e 17 shkurtit të vitit 2008, në emër të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në respektim të një historie të lavdishme të këtij populli, në paralajmërim të ardhmërisë së ndritshme të këtij vendi, të shpall shtetin e Kosovës. E di mirë që pa qytetarët e Kosovës, pa atë vullnetin e paparë të tyre për të flijuar gjithçka për lirinë e këtij vendi, mbi të gjitha, jetën e tyre, ne kurrë nuk do të mbërrinim te krijimi i shtetit të Kosovës.
Ky shtet është një rrëfim i suksesshëm dhe krenar i të gjithë neve. Secili prej qytetarëve të tij ka hise në bërjen e këtij shteti. Këtë kurrë nuk duhet ta harrojmë të gjithë ne, që jemi në ballë të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kemi fatin, privilegjin, nderin dhe përgjegjësinë për të qenë në shërbim të këtij shteti dhe të qytetarëve të tij. E di mirë, po ashtu, që në të gjithë, kurrë nuk do të mbërrinim ta përcaktonim fatin tonë, të bëheshim të lirë dhe ta krijonim shtetin e Kosovës pa ndihmën e madhe politike, ushtarake, ekonomike e, mbi të gjitha, njerëzore dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
i ovës
sovarëve. Këtë kurrë nuk duhet ta harrojmë të gjithë ne që kemi prividhe të qytetarëve të tij miqësore të SHBA-së dhe të shteteve të tjera kryesore perëndimore. U bëmë bashkë një herë në të gjithë në Kosovë, e pastaj, edhe me SHBAnë, me Evropën, me botën e lirë dhe demokratike, për ta bërë këtë popull, këtë vend, këtë Kosovë, këtë shtet të lirë dhe demokratik. Liria dhe shteti i Kosovës janë në realitet vlera supreme të qytetërimit evropian dhe perëndimor. Kosova dhe populli i saj, sot e kësaj dite, janë qytetarët dhe shteti më pro-amerikan, më pro-evropian, më pro-perëndimor në këtë anë të botës. E për këtë fakt jemi krenarë.
Këto dhjetë vitet e para të ekzistencës së shtetit të Kosovës, mund t’i matim gjithqysh apo mund të ketë shumë njësi matëse për këtë dekadën e parë të shtetit të Kosovës. Pavarësinë e Kosovës e kanë pranuar 114 shtete, në mesin e tyre edhe shtetet më të rëndësishme të Perëndimit dhe të Evropës. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konfirmoi të drejtën tonë për të qenë shtet. Në vitin 2012 përfunduam periudhën e mbikëqyrjes së pavarësisë. Në vitin 2013 kemi nënshkruar Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke hapur kështu udhë për integrimin e plotë të veriut të vendit në sistemin politik dhe juridik të Kosovës. Në vitin 2015 nënshkruam Marrëveshjën e Stabilizim- Asociimit (MSA-në) me Bashkimin Evropian. Demokracia në Kosovë ka lëshuar rrënjë të thella dhe ne tani jemi në gjendje t’i mbajmë zgjedhjet e lira vetë, si ato për pushtetin qendror, ashtu edhe ato për pushtetin lokal, të cilat janë shembull për rajonin. Kemi krijuar institucione të qëndrueshme në të gjitha nivelet. Kemi shërbimin intelegjent, policinë dhe doganën më të mira në këto anë të Evropës. Kemi një FSK të shkëlqyeshme që së shpejti do të marrë detyrat dhe misionin e një ushtrie të mirëfilltë moderne. Kemi shënuar në vazhdimësi një zhvillim ekonomik që është më i larti në këtë pjesë të Evropës. Kemi avancuar shumë marrëdhëniet ndëretnike në shtetin e Kosovës. Kemi ruajtur të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
pacenuar trashëgiminë e tolerancës ndërfetare në Kosovë. Kosova merr pjesë në të gjitha garat sportive në botë. Sportistët valëvisin me krenari flamurin e Kosovës në të katër anët e rruzullit tokësor. Majlinda Kelmendi fitoi medalen e parë të artë olimpike dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios. Kosova i ka dhënë Evropës dhe botës këngëtare të famshme, ka bërë filma të çmuar në gjithë botën. Lista e arritjeve dhe e sukseseve në shtetin e Kosovës dhe të shtetit të Kosovës, është shumë e gjatë. Kjo na bën të gjithëve krenarë. Por, edhe kur shënojmë jubileun e parë të shtetit të Kosovës, ne duhet të jemi të sinqertë ndaj njëri-tjetrit dhe të themi që duhet për të bërë edhe më shumë që në Kosovë të fuqizohet rendi dhe ligji, që të sigurohet mirëqenia sociale për të gjithë qytetarët e Kosovës, që shteti i Kosovës të jetë konkurrent në të gjitha aspektet e mundshme ekonomike në Ballkan dhe në Evropë. Të gjithë ne e dimë mirë që kemi merituar të ecim më shpejt drejt Bashkimit Evropian, që tashmë do duhej të ishim anëtarë të OKB-së dhe të të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare, të nënshkruhej Marrëveshja finale për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura. Sidoqoftë, e dimë kah do të ecim në javët, muajt dhe vitet e ardhshme. Kemi vullnetin, vendosmërinë, sigurinë, besimin dhe shpresën që na bashkon të gjithëve në synimet tona. Jam i sigurt që dhjetë vitet e kaluara kanë qenë vitet më të rënda, më sfiduese, më të vështira për shtetin e Kosovës, por njëlloj kanë qenë vitet e krenarisë sonë të përbashkët. Jam edhe më i sigurt që ata që jetojnë këtu, në atdheun tonë që është shtet prej 17 shkurtit të vitit 2008, pas dhjetë vitesh apo në shkurtin e vitit 2028, kur ta festojnë ditëlindjen e njëzet të Republikës së Kosovës, do të shohin që Kosova ka ecur para me hapa të mëdhenj, që është bërë anëtare e OKB-së, e BE-së, e Paktit NATO, që ka një demokraci të qëndrueshme, që është bërë një shtet me stabilitet afatgjatë ekonomik dhe social, i cili, mbi të gjitha, ofron dinjitet dhe krenari për qytetarët e vet. Gëzuar ditëlindjen e dhjetë të shtetit të Kosovës! Qoftë i bekuar shteti i Kosovës përjetë dhe mot! E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Ambasadori Xhejms Përdu, pajtues i Ballkanit Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork, si pjesë e veprimtarive të saj në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, organizoi promovimin e librit të posabotuar të Ambasadorit amerikan Xhejms Përdu (James W. Pardew) me titull: “Peacemakers: American Leadership and the End of Genocide in the Balkans” (Pajtuesit: Udhëheqja amerikane dhe fundi i gjenocidit në Ballkan)
Për Koha Javore:
Frank Shkreli Nju Jork Ambasadori Përdu ka patur një karrierë të gjatë dhe të dalluar ushtarake dhe diplomatike. Para se të fillonte karierën e tij diplomatike, Z. Përdu kishte shërbyer në ushtrinë amerikane për 27 vjet, në detyra të larta të inteligjencës, përfshirë, ndër të tjera, postin e zëvëndës Drejtorit për Inteligjencë dhe Drejtor i Inteligjencës së Jashtme, në periudhën e shembjes së komunizmit anembanë Evropës lindore dhe qëndrore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik. Ai doli në pension nga ushtria amerikane në vitin 1994, për të filluar një karrierë të re në diplomaci. Gjatë krizës ballkanike, Xhejms Përdu ishte në qëndër të zhvillimeve dhe të veprimtarive politiko-diplomatiko-ushtarake të Shteteve të Bashkuara në atë rajon, duke filluar që në vitin 1995, fillimisht si pjesëmarrës në negociatat e ish-ambasadorit Riçard Holbruk për të ndaluar luftën në Bosnje, e deri tek shpallja e pavarësisë së
8
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Kosovës, në vitin 2008. Ambasadori Përdu llogaritë në rezymenë e tij profesionale edhe detyrën e kryenegociatorit amerikan në bisedimet e Ohrit midis palës shqiptare dhe palës sllavo-maqedonase. Z. Perdu ka kryesuar gjithashtu edhe taskforcat, ose grupet ndër-qeveritare të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, të organizuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Pentagoni gjatë krizave në Ballkan, ndërkohë që ka shërbyer edhe si këshilltar politik pranë Aleancës së NATO-s. Ishte në këtë kapacitet që unë kam pasur rastin dhe fatin e mirë që e kam takuar Ambasadorin Përdu, pasi isha caktuar Drejtor i VOA-s për Europën të merrja pjesë -- si përfaqësues i VOA-s si njëra ndër entet e interesuara -- në takimet ndër-qeveritare të punës për Ballkanin, ku merrnin pjesë përfaqësues të shumë agjencive amerikane, e të cilat kryesoheshin dhe koordinoheshin nga Ambasadori Përdu. Fillimisht, Z. Përdu u emërua Drejtor i Zyrës përgjegjëse për Ballkanin, në Departmentin e Mbrojtjes dhe nga viti 1996 e deri në vitin 2008 ka shërbyer në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në vitin 1997, Presidenti Bill Klinton e emëron Z. Perdu në detyrën e Ambasadorit, emërim i cili u miratua nga
Senati i Shteteve të Bashkuara. “Ai është i njohur në qarqet ballkanike dhe e njeh mirë Ballkanin”, ka thënë për Ambasadorin Përdu, ish-ambasadori dhe ish zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, edhe vetë ky njohës shumë i mirë i çështjeve ballkanike. Ambasadori Xhejms Përdu, duke filluar nga viti 1966 e deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka qenë në qendër të politikës amerikane kushtuar Kosovës dhe si i tillë ka luajtur një prej roleve kryesore në zhvillimet politike, diplomatike, ushtarake dhe ndërkombëtare, të cilat me në fund – nën udhëheqjen kryesore të Shteteve të Bashkuara – më në fund çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, 10-vjetori i të cilës festohet më 17 Shkurt. Nga viti 1999 e deri në 2001, Ambasadori Përdu ka shërbyer si Zëvendëskëshilltar i posaçëm i Presidentit dhe i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, gjatë luftës së NATO-s në Kosovë dhe si i tillë ka marrë pjesë në bisedimet diplomatike për paqe, që pasuan konfliktin. Në këtë kapacitet, Z. Përdu ka zhvilluar, gjatë asaj kohe, bisedime me kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviq dhe me udhëheqësit politikë shqiptarë të Kosovës. Në Uashington ai ka shërbyer si bashkërendues
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
i Misionit Verifikues Ndërkombëtar dhe pas fushatës së suksesshme të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Z. Xhejms Përdu ka luajtur rol të rëndësishëm në vendosjen e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë dhe në krijimin e institucioneve qeveritare dhe të sigurisë në atë vend. Përveç punës së tij të dalluar në lidhje me fatin e të ardhmes së Kosovës, Ambasadori Përdu është marrë gjithashtu edhe me të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi në rajonin e Ballkanit. Sekretari i Shtetit, në administratën e Presidentit Xhorxh W. Bush, Gjenerali Colin Powell e ka dërguar Ambasadorin Përdu në Maqedoni, në verë të vitit 2001, për të gjetur një zgjidhje politike ndaj konfliktit etnik të përmasave që rrezikonin të fusnin Maqedoninë në një luftë civile, me pasoja të rënda për mbarë rajonin e Ballkanit. Pas disa javë negociatash, të dy palët arritën marrëveshjen e quajtur “Marrëveshja e Ohrit”, e cila u nënshkrua nën mbikëqyrjen e Ambasadorit Përdu dhe përfaqësuesit evropian, në gusht të vitit 2001. Më vonë, nga viti 2005-2008, Ambasadori Përdu ka shërbyer në detyrën e Zëvendës Ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili ka mbikëqyrur stafin ndërkombëtar për Operacione dhe Menaxhim Krizash
me qendër në Bruksel, me përgjegjësi, ndër të tjera, për zhvillimin e politikës së NATO-s ndaj Kosovës. Falë përvojës së tij të gjatë në konfliktet e Ballkanit, Ambasadori Përdu ka marrë pjesë edhe në bisedimet e Grupit të Kontaktit, si përfaqësues i NATO-s, bisedime këto që kishin të bënin me zhvillimin e politikës ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe njëherazi ka dhënë ndihmesën e tij edhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të ashtuquajturin Plani Ahtissari, përpjekje këto që më në fund përfunduan në pavarësinë e Kosovës. Libri i posabotuar i Ambasadorit Përdu, “Pajtuesit: Udhëheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit në Balkan”, sipas botuesit, është historia e parë gjithëpërfshirëse e një ndërhyrjeje të suksesshme shumëkombëshe në Ballkan nga vitit 19952008, e treguar nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili gjendej në qendër veprimtarive dhe përpjekjeve të drejtpërdrejta, për të parandaluar krizat dhe si njeri nga përpiluesit kryesorë të politikave për zgjidhjen eventuale të tyre. Ai, ndër të tjera, përshkruan në hollësi se si i ndjeri Riçard Holbrooke dhe përfaqësuesit amerikanë pas tij, ndihmuan për të ndaluar ose parandaluar luftëra shkatërruese në Bosnje, Kroaci, Kosovë dhe Maqedoni. Në librin e tij, ai flet për dramën njerëzore në luftë por edhe në fushën e diplomacisë, duke pasqyruar njëkohësisht edhe motivet, karakterin, talentin dhe dobësitë e udhëheqësve të rajonit me të cilët i është dashur të punonte gjatë asaj periudhe. Në kujtimet e tij, “Ambasadori Përdu demonstron se përdorimi i fuqisë ushtarake amerikane për të pakësuar dhe për të eliminuar vuajtjet njerëzore, është në përputhje të plotë me vlerat amerikane”, thuhet në vlerësimin e librit nga ana e botuesit. Megjithëse kanë kaluar disa vite nga luftërat në Ballkan, libri i Z. Përdu është gjithashtu një kujtesë edhe për situatat e sotme të krizës në botë se pa udhëheqjen e vendosur të Shteteve të Bashkuara dhe pa një
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
bashkëpunim shumëkombësh, është e vështirë të merret me mend zgjidhja e krizave kritike ndërkombëtare kudo qofshin ato. Në një vlerësim të librit të ri të Ambasadorit Përdu, Marc Grossman, ish-Zëvendës Sekretari amerikan i shtetit për Çështje Politike shprehet se, amerikanët duhet ta ndjejnë veten të lumtur që Ambasadorin Përdu, siç ishte shprehur edhe ai vetë, “e kishte tërhequr diçka në Ballkan”. Ish-diplomati amerikan Grossman vlerëson se diplomati Xhejms Përdu ka kontribuar pa ndërprerje dhe pozitivisht për kauzën e paqes dhe të drejtësisë në atë pjesë të Evropës, të prekur nga dhuna. Ai e cilëson librin gjithashtu si një studim të rëndësishëm se si dhe kur duhet të përdoren të gjitha mjetet politike, diplomatike dhe ushtarake të shtetit, për të realizuar misionin e caktuar. Në këtë 10-vjetor të pavarësisë së Kosovës, jo vetëm Amerika duhet të jetë e lumtur – siç thotë Marc Grosmman – për rolin që ka luajtur Ambasadori Përdu dhe nëpërmjet tij dhe kolegëve të tij amerikanë e ndërkombëtarë të jemi mirënjohës edhe për rolin që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë Shtetet e Bashkuara në Kosovë dhe në rajon – gjatë luftës dhe më pas – por sidomos në periudhën e pavarësisë së Kosovës, deri në ditët e sotme. Ndërsa Profesori David L. Anderson i Universitetit Shtetëror të Kalifornisë i vlerëson kujtimet e Ambasadorit Përdue ,duke thënë se, “Rekomandimet e tij në favor të një diplomacie aktive, për lidhjet që duhet të ekzistojnë midis përdorimit të forcës kur është e nevojshme dhe përdorimit të diplomacisë, si dhe rëndësia që ka stabiliteti evropian për politikën e jashtme amerikane – janë këshilla dhe porosi me shumë vlerë për zyrtarët e sotëm publikë në Amerikë dhe për shtetasit ndërkombëtarë”. Duke marrë parasysh përvojën dhe rolin e Ambasadorit Përdu në politikën amerikane karshi Kosovës dhe Ballkanit në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe dekadën e parë të shekullit 21, Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju Jork, nuk kishte mundur të identifikonte një person më të përshtatshëm për të promovuar librin e tij -- në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës -- se sa librin e ushtarakut dhe diplomatit amerikan, Xhejms Përdu. E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Mbresa nga shënimi i 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Podgoricë
Kosova për mua ësht e pakushtëzuar që m
Kjo fitore historike e Kosovës u bë e mundur falë ndërhyrjes politike e ushtarake të Shteteve të Bas mbështetjen e partnerëve të saj u arrit ëndrra kosovare evropiane
Gjekë Gjonaj
Dhjetë vite më parë, më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë mënyrë u realizua dëshira shekullore e shqiptarëve për të fituar lirinë dhe pavarësinë. Kjo është një ditë e madhe për Kosovën. Është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Është dita
10
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
kur lindi shteti i dytë shqiptar. Është dita kur lindi shteti i lirë, i pavarur dhe sovran i Kosovës. Kjo fitore historike e Kosovës u bë e mundur falë ndërhyrjes politike e ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Me mbështetjen e partnerëve të saj u arrit ëndrra kosovare evropiane. Kontribut të çmuar për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës, përveç miqve perëndimorë e ndërkombëtarë, dhanë edhe shumë shqiptare e shqiptarë të cilët me gjakun e tyre të derdhur u bënë simbol qëndrese e heroizmi dhe frymëzim për brezat e ardhshëm. E rruga për të ardhur deri te pavarësia ka qenë e gjatë dhe shumë e mundimshme. Për mua dhe gjeneratën time ishte vetëm ëndërr, sikurse
“
Si shqiptar besnik ndaj shtetësisë së Kosovës dëshiroj që ajo të ketë një të ardhme të sigurt, të integrohet në NATO, në Bashkimin Evropian, të ketë rritje ekonomike, mirëqenie të banorëve të saj, përparim sportiv, kulturor e shoqëror
dhe për gjenerata të tëra shqiptarësh më përpara. Por, ëndrra për të qenë të lirë e zot shtëpie në shtëpi të vet,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
të një dashuri më frymëzon
shkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Me në vatrat e veta stërgjyshore, u bë realitet falë gjakut të të rënëve ndër breza të atyre që sakrifikuan çdo gjë, bile edhe jetën për këtë ditë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës! Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të enjten e kaluar në mbrëmje, në ambientet e Kapital Plaza në Podgoricë u organizua një pritje e mrekullueshme, nën kujdesin e Ambasadorit të Kosovës në Mal të Zi, z. Skënder Durmishi. Meqë ishte hera e parë të jem i pranishëm në Festën e Pavarësisë së Kosovës e kam të vështirë, madje të pamundur të përshkruaj ndjesinë që më përfshiu atë natë, pasi i urova Festën ambasadorit Durmishi dhe zonjës së tij të nderuar, Florës. Kjo për faktin se Kosova për mua është një dashu-
ri e pakushtëzuar (si edhe pavarësia e saj), që më frymëzon Një dashuri që e kam ndierë qysh në fëmijëri nga rrëfimet e babait tim tashmë të ndjerë, i cili menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore kreu Gjimnazin “Ivo Llolla Ribar” në Prishtinë dhe Shkollën Normale në Gjakovë. Në këtë truall të përvuajtur e të djegur për liri edhe unë i kalova si student ditët më të bukura të rinisë sime. Nga kjo tokë mikpritëse, nga kjo hapësirë ngrohtësie e mirëkuptimi, nga kjo çerdhe e dijes, babë e bir u kthyem në vendlindje me nga një diplomë mësuesi. Domethënë as njëri as tjetri nuk do të kishim qenë ata që ishim dhe ata që jemi pa Kosovën. Ajo na bëri çfarë jemi. Kjo është edhe arsyeja kryesore që në këtë ditë pavarësie e lirie iu gëzova
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Në këtë truall të përvuajtur e të djegur për liri edhe unë i kalova si student ditët më të bukura të rinisë sime. Nga kjo tokë mikpritëse, nga kjo hapësirë ngrohtësie e mirëkuptimi, nga kjo çerdhe e dijes, babë e bir u kthyem në vendlindje me nga një diplomë mësuesi. Domethënë as njëri as tjetri nuk do të kishim qenë ata që ishim dhe ata që jemi pa Kosovën
mëvetësisë së pakthyeshme të shtetësisë kosovare. Si shqiptar besnik ndaj shtetësisë së Kosovës dëshiroj që ajo të ketë një të ardhme të sigurt, të integrohet në NATO, në Bashkimin Evropian, të ketë rritje ekonomike, mirëqenie të banorëve të saj, përparim sportiv, kulturor e shoqëror. Faleminderit Amasador Durmishi që më mundësuat të ndaj gëzimin me Ju, me vëllezërit shqiptarë dhe me miqtë e tjerë ndërkombëtarë të pranishëm në këtë eveniment!
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Emancipimi politik d Demokracia sot është një fjalë e njohur për shumicën dërmuese të shoqërisë. Pra, sot termi demokraci botërisht kuptohet që rrjedh nga greqishtja: demos-popull dhe kratia-rend. Demokracia është “sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin dhe për popullin” (Abraham Lincoln), ky përkufizim i idealit bazohet në idenë e sovranitetit popullor, i cili siguron qeverisjen e drejtpërdrejtë ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të popullit
Qani Osmani
Ky koncept edhe pse përfaqëson konceptin burimor nuk shpreh realitetin shoqëror, i cili është përplot kundërthënie, konflikte interesash dhe pluralitet e diversitete shoqërore. Demokracia në fakt nënkupton sistemin që akcepton tërësinë e vlerave qytetëruese të cilat sigurojnë mirëqenien individuale dhe publike nga qytetarët përmes institucioneve demokratike. Në doktrinat bashkëkohore politike dominojnë qasjet realiste për demokracinë, të cilat lënë anash parimin e “sovranitetit popullor” dhe në epiqendër vendosin qytetarin, emancipimin politik të tij dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ndërtimin e politikave publike dhe zgjedhjen e organeve përfaqësuese.
Përkufizimi i demokracisë
Sipas përkufizimit ontologjik, në fjalorët e ndryshëm gjuhësor, demokracia “është qeverisje e popullit, ku pushteti suprem i takon popullit, i cili atë e ushtron vetë në mënyrë të drejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në sistemin e lirë elektoral”. Në përkufizimin juridik të demokracisë përmenden dy elemente të demokracisë: e para, ajo shpreh vullnetin politik, dhe e dyta, realizimi i këtij vullneti konsiston në lidhjen e funksionimit të shtetit me popullin, i cili duhet të sigurojë zbatimin
12
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
e vullnetit të tij. Në esencë demokracia është tërësi e ideve dhe parimeve për lirinë. Ajo institucionalizon lirinë dhe krijon kushte për realizimin e saj. Duke pamundësuar tiraninë dhe shtypjen, demokracia afirmon lirinë e popullit, vetëvendosjen e tij dhe institucionet politike popullore, “të cilat dalin nga populli dhe punojnë për të”. Botëkuptimi tradicional dhe klasik i demokracisë, si sistem i qeverisjes së popullit, sot në kushte të një zhvillimi të lartë ekonomik, teknologjik dhe kulturor, është mjaft abstrakt, madje edhe fizikisht i pamundur të realizohet. Në kuptimin politik demokracia mund të përkufizohet në kuptimin e gjerë dhe kuptimin e ngushtë. Në kuptimin e ngushtë demokracia nënkupton sistemin politik në të cilin sigurohet qeverisja-sundimi në emër të shumicës së popullit, sistem me të cilin, me kushtetutë dhe ligj është siguruar mundësia reale që qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, të marrin pjesë aktive në jetën politike dhe të kenë ndikim në të gjitha format e vendosjeve politike. Në kuptimin e gjerë demokracia nënkupton marrëdhëniet demokratike në të gjitha sferat e jetës shoqërore, funksionimin e institucioneve politike në kuadër të rregullave të shtetit ligjor, si dhe pozitën aktive dhe liritë politike të qytetarit si subjekt i jetës politike. Demokracia dhe parlamentarizmi janë të ndërlidhura ngushtë në mes veti, në kuptimin më të gjerë demokracia nënkupton parlamentarizmin dhe pluralizmin, si proces politik përmes të cilave artikulohet vullneti politik i qytet-
arëve. Parlamentarizmi krahas sovranitetit popullor, shtetit ligjor dhe qytetarit të lirë, paraqet element themelor të çdo sistemi dhe rendi demokratik. Me parlamentarizëm në kuptimin e përgjithshëm nënkuptohet një sistem përfaqësues në të cilin parlamenti si organ qendror i zgjedhur, luan rol qendror në procesin e marrjes së vendimeve të rëndësishme politike. Atributet themelore të demokracisë
Sistemi dhe rendi demokratik presupozon ekzistimin dhe sigurimin e parakushteve të cilat mundësojnë zhvillimin e marrëdhënieve demokratike. Atributet themelore të demokracisë janë: 1.Sovraniteti popullor, i cili nënkupton realizimin e vullnetit politik të popullit nëpërmjet konceptit të qeverisjes së shumicës, që realizohet drejtpërdrejt nga qytetarët ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. Krahas vullnetit të shumicës, demokracia duhet të krijojë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe demokracia edhe hapësirë politike edhe për artikulimin politik të pakicës dhe ta inkorporojë atë në jetën politike. 2. Shteti ligjor, i cili nënkupton respektimin e parimit të ligjshmërisë. I gjithë pushteti shtetëror duhet të dalë nga ligji dhe të bazohet në të. Shteti ligjor si koncept modern nënkupton shtetin demokratik të bazuar në të drejtat e qytetarëve, që të zgjedhin organet dhe institucionet përfaqësuese në një anë dhe obligimet e këtyre organeve që në punën e tyre të kufizohen me autorizimet e tyre që burojnë nga ligji. Element themelor i konceptit të shtetit ligjor është ndarja dhe kufizimi i pushtetit shtetëror. Asnjë pushtet nuk është absolut, ai kufizohet nga ligji, i cili cakton kornizën e fushëveprimit të tij. Gjyqësia e pavarur është institut i shtetit ligjor dhe demokratik, që duhet të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve nga arbitrariteti i pushtetit, mbrojtjen efikase të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, si dhe arbitrimin objektiv të gjykatave, në zgjedhjen e kontesteve publike dhe private. Pavarësia e gjyqësisë realizohet duke siguruar pavarësinë e gjyqtarëve, të cilët në punën e tyre duhet të udhëhiqen vetëm nga ligji. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria paraqet esencën e shtetit ligjor, i cili është në funksion të realizimit të së drejtës. 3. Parimi i ndarjes dhe i kufizimit të pushtetit është një nga parakushtet elementare të demokracisë. Vendosja e një ekuilibri midis tre pushteteve është bazë për funksionimin e demokracisë
në një shtet. Balanca dhe ekuilibri i pushteteve në shtetet me demokraci parlamentare duhet të arrijë dy qëllime: e para, të sigurojë pavarësinë e pushteteve dhe e dyta të kufizojë pushtetet, duke përcaktuar mekanizma të kontrollit të tyre reciprok. Varësisht nga mënyra e përcaktimit të balancës midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, funksionojnë tri modele të qeverisjes shtetërore: sistemi parlamentar, presidencial dhe i kombinuar. 4. Zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta dhe demokratike paraqesin institucionin qendror të sistemeve demokratike. Zgjedhjet e lire dhe demokratike sigurojnë konkurrencën midis subjekteve me opsioneve dhe alternativa të ndryshme politike. Në demokraci nuk ka mandate të përhershme, të gjitha organet dhe bartësit e pushtetit marrin votëbesimin për interval të caktuar kohor, pas skadimit të të cilit duhet sërish t’i nënshtrohen procesit zgjedhor. 5. Sigurimi dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit është në funksion të personalitetit dhe rolit aktiv të qytetarit në jetën politike. Liritë dhe të drejtat e qytetarit dhe sigurimi i mekanizmave kushtetues për mbrojtjen e tyre janë tregues i mirëfilltë i demokratizimit të shoqërisë. Për sigurimin e rolit aktiv të qytetarit në shoqëri, rëndësi të posaçme kanë të drejtat dhe liritë politike, siç janë: liria e të menduarit, liria e bashkimit politik, liria e fjalës. E shtypit, e informimit etj. 6. Pluralizmi politik dhe ekonomik është një parakusht tjetër i demokracisë. Pluralizmi politik nënkupton mundësinë e lirë të veprimit të partive politike si forma institucionale të artikulimit të aspiratave të tyre politike dhe si subjekte themelore të jetës parlamentare. Pluralizmi afirmon shprehjen e lirë të qëndrimeve, alternativave dhe opsioneve të ndryshme politike, ballafaqimin dhe konkurrencën e tyre. 7. Kultura dhe toleranca politike konsiston në sjelljen në pajtim me praktikën dhe normat me të cilat dëshmohet aftësia e popullit, që të qeverisë me vetveten. Toleranca politike si element i demokracisë nënkupton sjelljen kor-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
rekte të jetës politike, respektimin e tyre reciprok dhe gatishmërinë për të bërë kompromise politike. Kompromiset në jetën politike nuk “janë alternativë, por një domosdoshmëri e sjelljes politike”. Tipet-llojet e demokracisë Ekzistojnë klasifikime të ndryshme të demokracisë dhe sistemeve demokratike, duke marrë për bazë tri kritere kryesore: kriterin historik; raportin e demokracisë me marrëdhëniet shoqërore dhe mënyrën e realizimit të demokracisë. Në bazë të kriterit që ka të bëjë me realizimin e demokracisë janë të njohura: demokracia e drejtpërdrejtë dhe ajo parlamentare. Demokracia e drejtpërdrejtë-bazohet në qeverisjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe popullit me pushtetin shtetëror. Esenca e saj më së miri shprehet në parimin se “sovraniteti buron nga populli dhe i takon atij”. Format më të njohura të realizimit të demokracisë së drejtpërdrejtë janë: referendumi, plebishiti, iniciativa popullore, tubimet e zgjedhësve dhe forma të tjera të deklarimit personal të qytetarëve. Demokracia parlamentare- sovraniteti dhe qeverisja e popullit nuk sendërtohet drejtpërdrejt nga populli por përmes organeve përfaqësuese të zgjedhura nga populli dhe të fuqizuara me mandatin për qeverisjen e shtetit. Demokracia parlamentare (përfaqësuese) funksionon dhe realizohet në ndërlidhjen e ngushtë të tri institucioneve themelore: trupit elektoral, organit përfaqësues dhe qendrës së vendosjes politike. Elektorati është bartës i pushtetit sovran, pasi që këtë pushtet nuk mund ta ushtrojë drejtpërdrejt, ai zgjedh përfaqësuesit e tij që përbëjnë organin përfaqësues-parlamentin. Ky përfaqësues nga elektorati ngarkohet me mandatin dhe përgjegjësinë e qeverisjes së shtetit në afat të caktuar kohor. Roli i elektoratit në sistemin e demokracisë parlamentare është i dyfishtë: ai zgjedh organet përfaqësuese, duke i ngarkuar me mandat dhe përgjegjësi për qeverisje të shtetit dhe ushtron kontrollin politik ndaj punës së tyre përmes zgjedhjeve. E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
O Shqypni e
Dhe tani, pas 28 vite “reformash”, vendi duket më keq se kurrë, dhe në duart e bijve të atyre që reformat që patën zgjedhur etërit e tyre. Dhe pse të largohen? Me president me gruan në opozitë; me kryeministër që lëshon “batuta”; me kryeprok
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi Uashington Kur era e ndryshimeve u përplas në kufijtë e Shqipërisë Socialiste, më 1990, shumica kërkonte përmbysje sistemi. Veçanërisht këtë nevojë shprehën ata
14
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
“
Kjo e sotmja është Shqipëri e kriminalizuar në qelizë, me njerëz në liri të cilën duket se ua kanë falur, ku çdo gjë që ngrihet, natyrëshëm, është e destinuar të shembet. Dhe ende vajtimi i disave vazhdon - “O moj Shqypni e mjera Shqypni, kush t’ka qit me krye në hi?”
që vuajtje e dënime kishin provuar më shumë. Por, “Jo!” thanë njerëzit që mbanin pushtetin, “ne jemi me ju dhe këtë sistem do ta reformojmë!” Ata donin të
shpëtonin nga dënimet për gabimet që kishin bërë, ose me eufori vërtet mendonin se Shqipërinë mund ta “çlironin” edhe një herë si më 1944, kur vetë e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e mjera... i filluan. Ata nuk largohen, por futen edhe më thellë në rrugën e gabuar
kurore të komanduar; me parlament ku deputetët shkojnë për gallatë
keqja kishte filluar. Dhe tani, pas 28 vite “reformash”, vendi duket më keq se kurrë, dhe në duart e bijve të atyre që reformat i filluan. Ata nuk largohen, por futen edhe më thellë në rrugën e gabuar që patën zgjedhur etërit e tyre. Dhe pse të largohen? Me president me gruan në opozitë; me kryeministër që lëshon “batuta”; me kryeprokurore të komanduar; me parlament ku deputetët shkojnë për gallatë, kjo është Shqipëria sot, si ajo që Vaso Pashë shkodrani me dhimbje kishte
ironizuar, jo si ajo që të parët kishin ëndërruar të ishte. Por harroi edhe të parët. Ëndrrat e tyre, se liria duhet fituar pastaj shijuar, se liria nuk zbret tek njerëzit, por njerëzit duhet të ngjiten tek ajo, ëndrra të tilla janë shuar. Kjo e sotmja është Shqipëri e kriminalizuar në qelizë, me njerëz në liri të cilën duket se ua kanë falur, ku çdo gjë që ngrihet, natyrshëm, është e destinuar të shembet. Dhe ende vajtimi i disave vazhdon - “O moj Shqypni e mjera Shqypni, kush t’ka qit me krye në hi?”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Por, “Jo!” thanë njerëzit që mbanin pushtetin, “ne jemi me ju dhe këtë sistem do ta reformojmë!” Ata donin të shpëtonin nga dënimet për gabimet që kishin bërë, ose me eufori vërtet mendonin se Shqipërinë mund ta “çlironin” edhe një herë si më 1944, kur vetë e keqja kishte filluar
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
15
PORTRET
Katarina Berishaj është 30vjeçe, jeton dhe vepron në SHBA. Shkollën e lartë e mbaroi në Nju Jork, ku dhe diplomoi në degën “Business Marketing”. Ajo është shumë e pasionuar pas shkrimeve. Ndër shkrimet e tjera i kushtoi një libër edhe vëllait të saj të ndjerë, Kastriot Nikprelaj, i cili vdiq në moshë të re. Këtë libër ajo e shkroi me shumë mall dhe emocione shpirtërore
Të shkruash është diçka shumë e bukur, ilaç personal, paqe dhe qetësi e brendshme
Që e vogël kishte si ëndërr të bëhej poete Katarina Berishaj u lind dhe u rrit në Kosovë. Familja e saj vendoset të transferohet në SHBA si shumë familje të tjera shqiptare. Ëndrra e Katarinës ishte që ajo një ditë të bëhet poete, e po ashtu edhe autore e ndonjë libri. Ajo punoi shumë në këtë drejtim, dhe u fokusua më së shumti tek poezia, kështu që ëndrra e saj u bë realitet. Natyrisht se me shpërnguljen në SHBA hasi në vështirësi me gjuhën angleze, por ajo e kaloi atë pjesë me sukses, kështu që perfeksionoi gjuhën dhe filloi dita ditës t’ i përkushtohet shkrimeve dhe të rritet në profesion si shkrimtare.
16
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Ajo kur merr diçka të shkruajë, ka për qëllim të frymëzojë dhe të përhapë pozitivitet tek lexuesit. Ajo shkrimin e quan, “Ilaç personal, paqe dhe qetësi të brendshme”. Dashuria dhe natyra duket që i bëjnë thirrje krijesave të saj, sepse ajo i përkushton shumë kohë shkrimeve për natyrën, dashurinë dhe çdo gjë tjetër që është e bukur dhe që sillet rreth këtyre temave. Besimi më i fortë i autores është se “ Gjëja më e fuqishme dhe më e përjetshme është dashuria për diçka”. Njerëzit ndonjëherë mund të jenë të papërsosur, por ata frymëzohen nga bukuria për
jetën, duke u munduar për të gjetur dashuri të vërtetë përtej papërsosmërive. Por siç shprehet ajo, gjëja më e rëndësishme për të është familja. Prindërit e saj emigrantë u munduan për të, por kjo asnjëherë nuk ua prishi, përkundër i bëri krenarë me arritjet e saj. Prindërit e saj lanë shumë zbrazëtira për veten e tyre, që fëmijët ta kenë një jetë më të mirë, një shtëpi të sigurt dhe me kushte të mira, një jetë ku mos të kenë mungesa materiale. Katarina çdo herë ka dëshirë të shkruajë diçka që i rrjedh nga zemra,
PORTRET
e po ashtu të shkruajë diçka të bukur për të tjerët. “Kur një lexues lidhet me fjalët e mia ose dashurohet me një poezi timen, kjo është e mjaftueshme, kjo është një dhuratë e madhe për mua”, shprehet Katarina. Libri i saj i parë është “Blooming of the Soul” e që është në dispozicion në shumë vende të botës. “Kur të filloni ta lexoni këtë libër, pa e përfunduar së lexuari nuk do ta heqni nga dora”, thotë autorja. Është libër i përshtatshëm për grup-mosha të ndryshme, dhe aq i bukur sa që do të dashuroheni në të.
Katarina është shumë e suksesshme, jo vetëm për shqiptarët, por për një rreth shumë më të gjerë. Ajo shkruan poezi të bukura në gjuhën angleze, por asnjëherë nuk e lë pas dore gjuhën e saj, gjuhën e bukur shqipe. “Gjithë gëzimi im ju derdhet në formën e një lumi, Sa herë që më shikon mua, ti më lë pa fjalë, Këngët që ti këndon për mua do të shpërthejnë në mal. Kur shikoj sytë e tu, ti krijon shkallët që më çojnë në rrugë të shpirtit tënd,
E ke bërë zemrën time të plotë. Ujëvara e madhe i lanë të gjitha problemet e mia, Buzët e buta duke pëshpërit melodinë më të butë në veshët e mi, Rrezet e diellit u derdhën në fytyrën tuaj, që ndriçojnë tërë qiellin, Je i vetmi person që krijon lumturi në zemrën time.. Kur të kam në krahët e mi, Ti i shëron krejt plagët e mia, Unë gjithmonë gjej forcë në krahët e tu, Kur dhimbja kalon në rrugën tonë”. Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
109 Vjetori i gazetes “Dielli” Gazeta më e vjetër e Botës Shqiptare, me emrin simbolik “Dielli” të premten, më 15 shkurt mbushi plot 109 vjet. Gazeta ”Dielli” u themelua në Boston prej Shoqërisë atdhetare Besa-Besë dhe ka si ditëlindje datën 15 shkurt 1909. Më 11 mars 1912, mbasi shoqëritë shqiptare të Amer-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
ikës vendosën që të federohen në Vatër (dita zyrtare e themelimit të Vatrës 28 prill 1912, dita e njohjes nga Shteti i Massachusetts, 10 qershor 1912) Dielli u bë pronë e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe nisi të dalë dy herë në javë. Me 18 Nëntor 1914, Gazeta nisi të botohet tri herë në javë dhe më 9
nëntor 1915 u bë e përditshme nën drejtimin e Kostë Çekrezit. Natyrisht është kjo koha më e artë e Vatrës dhe gazetës së saj Dielli. Historishkruesit e Vatrës dhe të Diellit e kanë bërë tashmë publik faktin se Dielli erdhi si nevojë shpirtërore dhe informuese për shqiptarët e Amerikës në një kohë të vështirë.
MOZAIK
Nxënës të Gjimnazit “25 Maji” shënuan Ditën ndërkombëtare të Internetit të Sigurt
Thirrje të rinjve që të mos keqpërdorin internetin Dita e Internetit të Sigurt organizohet çdo vit në muajin shkurt nga organizata dhe sektorë të ndryshëm anekënd botës, ku përmes aktiviteteve të shumta nxisin përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt, informimin por dhe apelin ndaj fëmijëve dhe të rinjve për të qenë të vëmendshëm gjatë përdorimit të rrjeteve online Tuz- Klubi i vullnetarëve të Gimnazit “25 Maji” në Tuz ka shënuar 9 shkurtin- Ditën ndërkombëtare të Internetit të Sigurt nëpërmjet disa seminareve të cilat u organizuan nga nxënësit e viteve të para, të dyta dhe të katërta. Në këto seminare ata kanë diskutuar në hollësi për rrjetin e gjerë të internetit, për dobitë që sjellë përdorimi i tij, por edhe për pasojat që sjellë keqpërdorimi i tij sot në këtë kohë të evoluimit të hovshëm të teknologjisë së informacionit online. Në këto seminare ka marrë pjesë drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji”, Miliana Daboviq dhe mësimdhënësi Nikollë Camaj, të cilët së bash-
ku me nxënës të tyre kanë diskutuar në tërësi për këtë rrjet të gjerë, duke u sqaruar atyre keqpërdorimet që bëhen në rrjet nga një gamë e gjerë përdoruesish, për pasojat eventuale që vijnë nga hapja e adresave të rrejshme, etj. Në këto seminare që kishin karakter sensibilizues, nxënësit e pranishëm kanë folur dhe analizuar anët pozitive dhe negative të internetit. Disa nga ata kanë pyetur njëri- tjetrin se sa ata kanë informacion të përgjithshëm në këtë lëmi, me synim që të mos bien pre e rreziqeve që sjell rrjeti në përditshmëri. Në seminarin e fundit janë prezantu-
ar dy video- xhirime të shkurtra në të cilat është pasqyruar siguria e internetit. Gjithashtu, gjatë këtij seminari u potencua edhe dhuna në internet, për pasojat që mund të bart secili, si dhe për pasojat që mund të vijnë gjatë dërgimit të informacioneve personale në rrjet. Dita e Internetit të Sigurt organizohet çdo vit në muajin shkurt nga organizata dhe sektorë të ndryshëm anekënd botës, ku përmes aktiviteteve të shumta nxisin përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt, informimin por dhe apelin ndaj fëmijëve dhe të rinjve për të qenë të vëmendshëm gjatë t. u. përdorimit të rrjeteve online.
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
19
KULTURË
Java e Karnavaleve në Malësi
Grupe të shumta tra të ndryshme të shoq
Tuz- Organizata Joqeveritare “Karnavalet- Koret” organizoi edhe këtë vit manifestimin kulturor karnavalet “Koret 2018”, një eveniment kulturor madhështor i përvitshëm i kësaj treve dhe padyshim më i dashur dhe më i mirëpritur nga të gjithë banorët e kësaj treve, me një traditë të gjatë mbi njëzet vjeçare në trevën e Malësisë, përkatësisht që nga viti 1995.
Nata e Humorit dhe e Satirës
Si zakonisht, nata e parë e karnavaleve është hapur me natën e humorit dhe të satirës e cila u mbajt në Qendrën Kulturore- Informative “Malësia” në Tuz, salla e së cilës ishte e vogël për një numër aq të madh të adhuruesve të humorit dhe satirës. Në natën e parë të karnavaleve, për pjesëmarrësit e shumtë u paraqit një program mjaft i gjatë me pika humoristike të përgatitura enkas për këtë natë nga të rinj e të reja entuziastë dhe nga anëtarë të këshillit të kar-
20
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
navaleve, duke përcjellë tek publiku mesazhe dhe tematike nga më të ndryshmet të cilat janë sot aktuale në trevën tonë, në rajon dhe më gjerë. Ndërkohë, manifestimin kulturor “Karnavalet 2018” e ka shpallur të hapur, nënkryetarja e kësaj shoqate, zonjusha Anita Junçaj, e cila fillimisht teksa falënderoi pjesëmarrësit e mbrëmjes së parë të karnavaleve, shprehu mirënjohje dhe falënderim për të gjithë donatorët të cilët, me kontributin e tyre sikurse viteve të shkuara mundësuan edhe realizimin e manifestimit të sivjetmë në Malësi. Ndërkaq, ndryshe nga edicionet e kaluara të karnavaleve, këtë vit kishte një ndryshim në strukturën organizative të pjesëmarrjes duke i dhënë këtij manifestimi një karakter ndërkombëtar, ku përveç grupeve pjesëmarrëse nga Malësia dhe mysafirëve nga Budva, mori pjesë dhe një grup nga Bosnja dhe Hercegovina. Sipas organizatorëve, ka qenë e parashikuar
edhe pjesëmarrja e nga një grupi nga Shqipëria dhe Italia, mirëpo siç sqaruan ata, grupet në fjalë munguan për shkaqe objektive.
Ballo nën Maska
Ky manifestim ka tubuar një numër të madh të të rinjve dhe të rejave të cilët kanë prezantuar maskën e tyre individuale dhe kolektive, përmes të cilave kanë pasqyruar tematika nga më të ndryshme të fushave jetësore, që i kishin krijuar enkas për këtë natë të vallëzimit nën maska. Një numër i madh pjesëmarrësish kanë vallëzuar për disa orë nën tingujt e muzikës para jurisë e cila në fund bëri dhe përzgjedhjen e maskës më të mirë individuale dhe kolektive, e cila përveç vendeve të para, të dyta dhe të treta, i ka shpërblyer ata dhe me një shumë simbolike parash. Kjo natë e veçantë për gjeneratat e reja ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes, ku nuk ka munguar
KULTURË
ajtuan fenomene qërisë
atmosfera festive e karakterizuar me vallëzime dhe performanca të ndryshme.
Karnavali i Fëmijëve
Ditën e tretë të karnavaleve, kanë qenë më të vegjlit ata të cilët i kanë shtuar madhështinë dhe bukurinë këtij evenimenti kulturor në Malësi. Grupe të ndryshme fëmijësh nga shkollat fillore dhe kopshtet në Malësi, të udhëhequr nga koordinatorë dhe edukatorë të tyre e të mbështetur fuqishëm nga prindërit, kanë prezantuar kreativitetin e tyre artistik dhe botën imagjinare përmes tematikave nga më të ndryshmet të cilat sollën mesazhe të shumta sensibilizuese nëpërmjet sloganeve që mbanin në duar e të cilët u ndoqën me shumë vëmendje dhe ëndje nga pjesëmarrësit e shumtë. Nëpër rrugën kryesore të Tuzit kanë defiluar 200 fëmijë të veshur me kostume të ndryshme të
cilët u mirëpritën dhe u duartrokitën ngrohtësisht nga publiku. Ata përmes tematikave që transmetonin, kërkonin më tepër të drejta dhe prosperitet në çdo sferë të jetës.
Nata finale- Defileu kryesor i grupeve pjesëmarrëse
Nata finale është nata më e dashur dhe e shumëpritur nga të gjithë. Kështu ka treguar përvoja e mëparshme, mirëpo sivjet për dallim nga një vit më parë, kishte rënie të numrit të publikut por edhe të grupeve pjesëmarrëse, sidomos të atyre nga Malësia, rrjedhimisht edhe e interesimit për këtë manifestim. Në natën finale të karnavaleve “Koret 2018” kanë defiluar gjashtë grupe, tre grupe nga Malësia, dy grupe nga Budva dhe një grup nga Bosnja e Hercegovina. Grupi i Trieshit është paraqitur me tematikën “Dasma në Malësi”, duke pasqyruar kështu problemet mar-
tesore ndërmjet çifteve. Grupi i Sukruqit u paraqit me tematikën “Paqja” nëpërmjet të cilës imituan liderët politikë të botës, Donald Trump, Kim Yong Un, etj. Ata bënë apel që t’ju jepet fund mosmarrëveshjeve në Botë. Grupi i Tuzit ka paraqitur një maske mjaft interesante, që ka të bëjë me festivalin “Beer Fest” apo siç njihet ndryshe në Gjermani “Oktober Fest”. Ndërkohë, dy grupet nga Budva iu prezantuan publikut me dy maska, me maskën “Zanat” dhe “Zjarri”. Grupi nga Bosnja e Hercegovina i cili për herë të parë mori pjesë në këtë manifestim kulturor në Malësi, u paraqit me tematikën “Domoroci” (autoktonët) e cila solli një atmosferë të këndshme në këto karnavale. Karnavalet “Koret 2018” u përmbyllën si rëndom me djegien e “Shtrigës”.
t. u.
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
21
MOZAIK
Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë shënoi 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Durmishi: Hapa konkretë të progresit Podgoricë – Në prani të përfaqësuesve dhe zyrtarëve të lartë të Kuvendit dhe Qeverisë së Malit të Zi, ambasadorëve të disa vendeve, kryetarëve të partive politike shqiptare, përfaqësuesve të komuniteve fetare dhe mediave, Ambasada e Republikës së Kosovës shënoi të enjten mbrëma me një koktej pritjeje në Hotelin “Centre Ville” në Podgoricë 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e rastit, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skënder Durmishi, ka folur për rrugëtimin dhe rezultatet e arritura nga Kosova që prej shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008. Ai ka thënë se dhjetë vjet nuk janë shumë, por janë më shumë se shumë për nga rezultatet e arritura. “Kanë peshë e simbolikë të veçantë sepse janë dhjetë vitet e para të shtetit të Kosovës. Por përtej simbolikës flasin edhe statistikat për hapa konkretë të progresit që është arritur gjatë kësaj kohe”, ka theksuar Durmishi. Ai ka veçuar disa të arritura të Kosovës gjatë këtij dhjetëvjeçari. “Formimi dhe konsolidimi gradual i shtetit, ngritja e institucioneve demokratike, infrastruktura juridike, ndërtimi i sistemit dhe skemave sociale, shëndetësore e arsimore. Në planin e brendshëm kemi parametra stabilë të zhvillimit, rritje ekonomike në mesataren e rajonit. Vitin e kaluar arritëm në katër për qind të rritjes ekonomike, kurse projektojmë për këtë vit rritje prej 4.6 për qind”, ka theksuar Ambasadori i Kosovës. Ndërkaq në planin ndërkombëtar, Durmishi ka nënvizuar njohjen e Kosovës nga 115 vende si dhe anëtarësimin në mbi 50 organizata
22
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
ndërkombëtare e nisma rajonale. “Presim njohje të reja, aspirojmë anëtarësinë sa më të shpejtë në OKB, ndërsa prioritetet tona të politikës së jashtme janë NATO dhe Bashkimi Evropian”, ka thënë Ambasadori i Kosovës. Ai ka thënë se po punojnë seriozisht dhe presin rezultate të prekshme në normalizimin e raporteve me Serbinë. Sipas ambasadorit Durmishi, rezultatet e këtyre dhjetë viteve i bëjnë optimistë për të vazhduar edhe më tej në realizimin e objektivave të projektuara. Ambasadori i Kosovës ka potencuar se krahas burimeve të pasura minerale, bujqësore dhe potenciale tjera për zhvillim që ka Kosova, një faktor i rëndësishëm i zhvillimit është rinia e Kosovës, e edukuar në shkolla ose me kurrikula evropiane e amerikane. Durmishi ka vlerësuar raportet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. “Këtë e mbështes në veprimet, vizitat dhe përcaktimin e dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit, në interes të dy vendeve tona, por edhe në interes të rajonit, fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit”, ka thënë ai. Sipas tij, Kosova dhe Mali i Zi po ndjekin praktikat e bashkëpunimit të mirë fqinjësor e rajonal. “Ky është interes i qartë i të dy vendeve, por është edhe në të mirë të paqes e stabilitetit në rajon. Këto janë prioritetet e politikës së jashtme të të dy vendeve dhe ajo që është shumë me rëndësi, të dy vendet po tregojnë vendosmëri për implementimin praktik të këtyre principeve”, ka konstatuar Durmishi. Ai ka vlerësuar po ashtu rolin pozitiv që luajnë shqiptarët në Mal të Zi, “si faktor
dinamizues i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, por edhe për rolin e tyre aktiv e konstruktiv për zhvillimin dhe prosperitetin e Malit të Zi”. “Vërejmë interesimin e gatishmërinë e tyre për angazhim edhe më të fuqishëm për përfshirje e kontribut në efikasitetin e institucioneve të shtetit të Malit të Zi përmes angazhimit në administratën publike, në organet e gjyqësorit dhe në institucionet tjera. Përfshirja forcon ndjenjën e përkatësisë dhe përgjegjësisë”, ka theksuar Ambasadori Durmishi. Kjo është hera e dytë që Ambasada e Kosovës në Podgoricë shënon përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008. Deri tani Kosovën e kanë njohur 116 i. k. vende të botës.
FOTOGRAFIA E JAVËS
BESIM HAKRAMAJ ULQIN 2018
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (7)
Fëmijët mos i pagof gjynahet e të parëve Duke u larguar nga Nokshiqi kisha menduar për një zgjidhje të rastit të varrezave, ndoshta të pranueshme. Në pjesën e mbetur të varrezave, në qendër të Nokshiqit, do të duhej ngritur një lapidar me mbishkrimin, ta zëmë, Nokës (të parit të Nokshiqit) dhe pasardhësve që qëndruan këtu! Aty, një herë në vit, në datë të caktuar, do të mblidheshin nokshiqasit, por edhe të tjerët, për nderim. Ndryshe, ahti i gjithë atyre burrëreshave dhe burrave meritës, do të na mallkojë!
Binak Ulaj Vuthaj
(vijon nga numri i kaluar) I irur sa s’bëhet, kisha bredhur të takoja ndokënd, ngase rrallë shihja njeri. Dhe, pas pak, e kisha takuar një mesoburrë. Quhet Gojkoviq Ratko, i lindur në vitin 1956. Më thotë se ka edhe raki të mirë, por unë nuk e kisha dertin e rakisë. “Kjo ka qenë shtëpia e Imer Maliqit, ajo e Çelë Manit, e Dan Zeqit, e Smajl Asllanit, e...”, më tregon. Pasi e pyes për rrallësinë e banorëve që më ra në sy, më thotë se ka më shumë pleq e plaka se të rinj e fëmijë. “Shkolla është mbyllur. Dy djemtë e mi kanë qenë ndër nxënësit e fundit në këtë shkollë, në vitin shkollor 1988/89. Tani, i gjithë fshati i ka vetëm tre nxënës filloristë. Dy shkojnë në shkollë në Velikë, e një në Murinë”. Derisa fliste ashtu, si pa dashje, isha lutur vetë me vete Dashtë Zoti e fëmijët e kujtdo qofshin, mos i pagofshin gjynahet e të parëve!
24
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
“Varrezat janë varreza, pavarësisht se të kujt janë”, shton Ratkoja. “Është e vërtetë se aty ka qenë xhamia dhe varrezat. Në shtëpinë ku ka jetuar hoxha, e që është pranë varrezave, janë Knezheviqët. Tash, aty është vetëm plaku, se të dy bijtë i ka në Serbi. Ata i kanë zënë varrezat dhe e kanë zgjeruar kopshtin. Ja, aty ku po kullosin delet.” Kur e pyes, nëse do të pranonte t’i rrethojë varrezat, kuptohet me pagesë, përgjigjet: ”Jo! Atë punë s’do e bëja. Së pari nuk mund ta zë më rrugën e hapur nëpër to, s’jam ai që mund ta kthej pjesën e uzurpuar të tyre. Vetëm gjyqi me shërbimin kadastral mund ta kthejë... Nëse dikush prej jush, shqiptarëve, do ta zgjidhte problemin e tokës së uzurpuar të varrezave dhe të rrugës, do t‘u ndihmoja.“ Ngjashëm më kishte folur edhe Milka Knezheviq (1912 ), tani i ndjerë, që jetonte në shtëpinë e Imer Maliqit, kur isha në Nokshiq, bashkë me Ramë Sinanajn, në vitin 1992. Nga biseda me atë shpirtare, që ende mbahej, kisha shënuar: ”I kam thënë djalit tim, Markut, që jeton në Prishtinë, t’i rrethojmë këto varreza. Shumë njerëz të mirë janë varrosur aty... Me Shkurten kemi qenë si dy motra.” Atë kohë, edhe Millan Simonoviqi
(1924) më kishte thënë: ”Varrezat e vjetra të ilirëve janë te shitorja, por s’duken në sipërfaqe... Ujkan Colin - Mekuli, i cili s’ka pasur fëmijë dhe ka jetuar i vetmuar, viteve të fundit të jetës së tij, unë ia kam siguruar ushqimin. Në duart e mia ka vdekur në vitin 1986. Serbët ua kanë kallur shtëpitë shqiptarëve e jo ne, malazezët.” Duke e fotografuar vendin e varrezave dhe murin e kopshtit të Knezheviqëve, të rrethuar me gurë varresh!, mendja më kishte shkuar te varrezat e Zhanicës. Mjerisht, edhe ato janë të lëna shkretë dhe janë shumë të vjetra. Këtë e dëshmon edhe ndonjë gur varri me kryq të katolikëve, që e kanë mbuluar barojat e çufrat. Siç më kanë treguar, familja Popadiq, me gurët e këtyre varrezave kishte ndërtuar shtëpi, por vetëm një natë kanë fjetur në të. Më gjatë, s’kanë mundur. Me atë rast më ishte kujtuar libri me poezi “Ardhësit - Këngët e Ali Binakut”, i poetit humanist malazias Radovan Zogoviq, dhe vargjet e tij: “Be bëj - Në varre rritet patatja” ... dhe ”... Erdhën tokëngrënësit.” Duke përdorur një paralelizëm me këto vargje, ata që i përdhosin gurët e varrezave, do t’i quaja varrezangrënës. Mjerisht, zhdukja e gjurmëve të varre-
KULTURË
fshin e!
“ Berlloku ne varreza te Zhanices...
Ratko Gojkoviq
zave nuk është vetëm akt i shëmtuar i individëve, por edhe i vetë shtetit. Kështu ka ndodhur me varrezat në Racin, në qendër të Plavës, ku janë varrosur të ekzekutuarit në grupe, në vitin 1913, mbi të cilat është ndërtuar fusha e futbollit dhe çerdhja e fëmijëve. Po ashtu, edhe mbi varreza në qendër të Gucisë, ka qenë i ndërtuar tregu i bulmetit... Nuk mund të largohesha nga Nokshiqi, pa e vizituar edhe varrin e heroinës së Nokshiqit, Kajë Maliqes, bijë e familjes së trimit rugovas, Zhuj Selmanit. Kur isha ngjitur në kodër mbi fshat, i kisha dalluar lehtë varrin e Elez Buçajt (1908-1944) dhe të Ujkan Colit (1911-1986), banorit të fundit shqiptar në Nokshiq. Këto dy varre ishin të rregulluar, por mezi e kisha dalluar varrin e trimes Kajë. Ndonëse i punuar së voni dhe me material të qëndrueshëm e me pllaka me mbishkrim, mezi e kisha dalluar.
Të tërin e kishin mbuluar shkurret dhe ferrat. E denjë të nderohet, asaj do të duhej ngritur një përmendore. Jo nga pasardhësit apo fisanakët, por nga institucionet. Gjatë bisedës për këtë trimëreshë, që kisha bërë me Isa Z. Maliqin Buçaj (1916) shumë vite më parë, më kishte treguar: “Kur ka hi ushtria e Malit të Zi në Nokshiq (1879) dhe burrat kishin dalë të luftojnë, Kaja ish kenë ngujue n’kullë me Sadri Groshin Buçaj, që ishte qorr në t’dy sytë. Kaja ia ka mbushë pushkën e s’i lejshin malazeztë të afrohen. Pas do kohe, kur malazeztë iu kishin afrue kullës dhe kishin provue me hi mrena, Kaja i pritke mas dere me sakicë. Ai që e shtike kryet, ajo i mshonte dhe e mbyllte derën. Kur provoje tjetri, njisoj i mshojke. Kulla a kenë pak si n’shpat dhe sllubat i ka pasë mrena, n’izmë. Dera a mshelë me drang dhe prezoret janë kanë në katin e sirm, të vogla. Njeri s’ka mujt me hi për to. Aty a varrue Kaja, n’krye...” Trimëria e saj është përjetësuar në këngë. Edhe rruga jetësore e pesë djemve të Maliq Hakës është rrugë e luftëtarëve që s’dorëzohen për së gjalli. Aliu, Syla dhe Deliu do të bien për të mos e lejuar futjen e malazezëve në Nokshiq, në vitet e dhjeta të shekullit njëzet, ndërsa djali i katërt, Zymeri, do të vritet rreth vitit 1920. “Masi a vra Zymeri, kur e ka pa se i ka
“Varrezat janë varreza, pavarësisht se të kujt janë. Është e vërtetë se aty ka qenë xhamia dhe varrezat. Në shtëpinë ku ka jetuar hoxha, e që është pranë varrezave, janë Knezheviqët. Tash, aty është vetëm plaku, se të dy bijtë i ka në Serbi. Ata i kanë zënë varrezat dhe e kanë zgjeruar kopshtin. Ja, aty ku po kullosin delet”, thotë Ratko Gojkoviq
metë veç edhe ni vlla, edhe ai krejt i ri, motra Begia, i ka veshë tirqit dhe a ba Vizneshë. I bahet krah vllaut dhe del kaçak me ta. Me 1947, dora e OZN-ës e vret edhe Imerin.” “Deri vonë mas Luftës së Dytë Botnore, s’na ka dekë kush n’shtrat, po tanë kanë dekë prej pushke”, më kishte thënë djali i Imer Maliqit, Syla. Edhe rasti i motrës së Imer Maliqit është tragjik. Duke mos mundur t‘i durojë më torturat e llojllojshme të OZN-ës dhe duke mos pranuar me asnjë çmim t’i zbulonte dy djemtë e saj, Bekë e Budak Sefaj, ajo do të shkojë te lumi Luça, do të kridhet në ujë duke u kapur fort për një degë nënujore shelqeje, derisa mbytet. Më pas, gjithë familjen Sefaj do e shkatërrojnë organet e UDB-së. Tani ka mbetur vetëm Bajrami, i cili s’është martuar kurrë. Duke u larguar nga Nokshiqi kisha menduar për një zgjidhje të rastit të varrezave, ndoshta të pranueshme. Në pjesën e mbetur të varrezave, në qendër të Nokshiqit, do të duhej ngritur një lapidar me mbishkrimin, ta zëmë, Nokës (të parit të Nokshiqit) dhe pasardhësve që qëndruan këtu! Aty, një herë në vit, në datë të caktuar, do të mblidheshin nokshiqasit, por edhe të tjerët, për nderim. Ndryshe, ahti i gjithë atyre burrëreshave dhe burrave meritës, do të na mallkojë! (vazhdon) E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbi librin poligrafik “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I” të QRTK, Pejë (1)
Ndriçim i virtyteve të traditës etnokulturore shqiptare Punimet e projekteve, janë përmbledhur në librin poligrafik me titull të përbashkët “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I”, të cilën për shtyp e ka përgatitur epikologu i mirënjohur shqiptar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, i cili është edhe kryeredaktor në redaksinë shumanëtarëshe të librit
Shaban Hasangjekaj Duke pasur parasysh faktin e pamohueshëm se Peja me rrethinë është e njohur në histori, për tradita atdhetare, për bujari dhe atraksione të bollshme natyrore, por edhe për tradita etnokulturore, që janë ndër më të pasurat në Kosovë dhe rajon, që për nga rëndësia janë të shkallës së vlerave të institucioneve botërore Evropa Nostra dhe UNESCO, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Pejë, në kuadër të valorizimit të trashëgimisë kulturore të Pejës me rrethinë, ka realizuar me sukses tri projekte: I. Lojërat tradicionale të Rugovës, II. Sofra pejane – vlerë autentikë dhe III. Pleqnia në odat e anës së sipërme të Rrafshit të Dukagjinit. Janë këto projekte me vlerë dhe peshë të kësaj Qendre për të konkurruar në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të sportit, për t’u përfshirë në listën e trashëgimisë kul-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
turore të Kosovës. Për projektet në fjalë, të realizuara me maturi, dinjitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi, me përkujdesje të mirëfilltë të drejtoreshës së Qendrës, mr. Shpresa Tolaj – Gjonbalaj, janë hartuar tema përkatëse me shkrim nga fusha e etnologjisë, fusha e lojërave popullore të shkathtësisë dhe fusha e traditës në odat tona në rrafshin e Dukagjinit, të cilat janë fryt i veprimtarëve të mirënjohur nga opuset e ndryshme të krijimtarisë letrare në Prishtinë dhe në Tiranë, falë angazhimit të Qendrës së sipërpërmendur, njërës ndër më të dalluarat në Kosovë dhe rajon. Punimet e projekteve, janë përmbledhur në librin poligrafik me titull të përbashkët “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I”, të cilën për shtyp e ka përgatitur epikologu i mirënjohur shqiptar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, i cili është edhe kryeredaktor në redaksinë shumanëtarëshe të librit. Punimeve të përfshira në libër, u paraprin punimi i mr. Shpresa Tolaj – Gjonbalaj me titull “Trashëgimia shpirtërore – vlerë e pakontestueshme identitare. Për punën kërkimore – shkencore, analizat, do-
kumentimin, ruajtjen dhe promovimin e traditës sonë kulturore, autorja që në fillim thekson se ato mbesin detyrim institucional dhe përgjegjësi për të gjithë ne, meqë konsiderohet pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe pasuri e mbarë brezave të shoqërisë. Por, autorja shqetësohet se humbja eventuale është vlerë e pakthyeshme dhe në dëm identitetit dhe të diversitetit kulturor të vendit, si dhe apelon qe mbrojtja, ruajtja dhe promovimi, sipas parimeve BEsë dhe të kritereve të UNESCO-s, duhet të bëhen sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, që garantojnë jetëgjatësinë e trashëgimisë kulturore përgjithësisht. Vlerat e trashëgimisë janë thelbësisht dhe reciprokisht të lidhura me të kaluarën si pikënisje, thotë ajo duke shpresuar se në një të ardhme të afërt edhe trashëgimia kulturore e Kosovës do të bashkëjetojë me mozaikun e trashëgimisë kulturore botërore si vlerë e barabartë dhe universale për njerëzimin. Pjesa e parë e librit, e cila përbëhet prej gjashtë punimesh të autorëve, katër nga Kosova dhe dy nga Shqipëria, fillon me punimin e koreografit nga Shqipëria prof.
KULTURË
Skënder Haklaj i titulluar “Shpirti artistik i popullit të Rugovës i skalitur në larushinë e folklorit tradicional: lojërat popullore të Rugovës”. Autori vë në pah se folklori është njëri nga komponentët më kryesore të identitetit të një populli dhe është eveniment historik shpirtëror, i cili shërben edhe në dallimet e kufijve etnikë. Për zonën etnike të Rugovës ai thotë se ka veçoritë e veta folklorike, sa unike, aq edhe të dallueshme, si në doke e zakone, në ceremonitë e martesave, të lindjeve e të vdekjeve, në dasma e kanagjegje e, në punë e luftë, në marrëdhëniet e përditshme, në këngë e kërcime, në rituale të ndryshme e legjenda, në veshje tradicionale, si dhe në lojërat popullore, aq të llojllojshme e të larmishme. Lojërat popullore rugovase janë vlerat më të spikatura të shpirtit artistik krijues të kësaj popullate, të ruajtura me aq dashuri e fanatizëm nëpër shtigjet e historive të tyre aq të përgjakura, thotë ai. Autori Skënder Haklaj dallon në Rugovë: lojëra me elemente epike, të punës bujqësore, të jetës bleg-
torale, të punës artizane, të punës së ndërtimtarisë, të kulturës fizike, të zhvillimit intelektual (mençuria), të humorit, si për meshkuj, ashtu dhe femra. Pastaj, lojëra që demonstrojnë zhdërvjelltësinë e lëvizjeve fizike në përshtatje me shtrirjet gjeografike, lojëra me elemente kërcimi, si dhe kërcime, lojë të shoqëruara me muzikë e të kënduara, si dhe vetëm me recitim apo me thirrje inkurajuese, por, puna e hulumtimit të tyre duhet vazhduar, përfundon autori. Mirëpo, autori thotë me shumë sinqeritet dhe se përkundër konstatimeve të tij të paraqitura për Lojërat Tradicionale të Rugovës, këto nuk mjaftojnë të pretendojmë për të nxjerrë përfundime të plota, prandaj të shpresojmë se këto do të thellohen në një ekspeditë të ardhshme studimore në Rugovë për lojërat tradicionale. Studiuesja e mirënjohur nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, dr. Rovena Vata, në punimin “Lojërat tradicionale popullore të Rugovës”, shkruan se lojërat tradicionale popullore të Rugovës kanë karakter spontan dhe shoqëror me
fillimin, vazhdimin e mbarimin e lojës nga ana e lojtarëve. Megjithatë, numri i pjesëmarrësve në lojë është mjaft i madh, i cili shpeshherë arrin edhe deri tridhjetë e dyzet lojtarë, si te loja e tërheqjes se litarit, thotë ajo. Në vazhdim, autorja shkruan për mënyrat e lojës: disa nga ‘to luhen në mënyrë kolektive, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa ndarjen e lojtarëve në grupe, kurse disa të tjera luhen mes dy grupesh, duke filluar prej një-dy apo tre e më tepër personash, siç janë: gurapeshi, hedhja e lastarit, ngjitja në shilor, rrëzimi i duarve, mundja, sharra e vekut. Autorja shkruan edhe për përbërjen strukturore: lojërat popullore tradicionale të Rugovës janë të thjeshta, por me një stil mjaft të gjallë të veprimit, ndërsa për nga brendia, ato kanë një kolorit të pasur, janë të kuptueshme qartë dhe si të tilla mësohen shpejt e zbatohen lehtë. Këto lojëra janë shumë të bukura e tërheqëse, madje jo vetëm për lojtarët, por edhe për shikuesit, përfundon autorja Rovena Vata. (vazhdon) E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Shqetësimi për rënie “Popujt të cilët nuk kritikojnë veten dhe shoqërinë e tyre, ata popuj nuk kan; mundësi të përparojë dhe të eci “në barazi me të tjerët”
Haxhi Zeneli
“Kështu shkruan Dr.Albleahy,një intelektual,shkrimtar dhe filozof nga Arabia Saudite, i cili merret me vetë ndërgjegjësimin e popullit atje, për të kuptuar dhe treguar atyre, se ata kanë mbetur
28
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
mbrapa, dhe e gjithë kjo, si pasoje e mbylljes së tyre ndaj botës së përparuar, dhe refuzimit që të mësojnë nga Perëndimi. Është ky personalitet që po bën revolucion në shtetet Arabe, duke i treguar popullit për islamin ,si një religjion që e ka përfshirë prapambeturia. Ai, vë në dukje se ata po jetojnë në mitet dhe iluzionet e së kaluarës, dhe se ky popull është vonuar të ecë me popujt e tjerë. Ai tregon me fakte se shtetet arabe, nuk prodhojnë asgjë për botën, përveç që Zoti ju ka dhënë naftën, dhe thotë: po të mos ishte Perëndimi, as
atë nuk do të dinin ta përdornin, dhe kjo pasuri do ishte e pavlefshme për neve”,-thotë Dr.Albleahy). Ibrahim Albleahy është një Arab liberal, shkrimtar, mendimtar dhe filozof i cili aktualisht është anëtar i Këshillit “Arabia Shura”.Dr.Albleahy ka mbajtur një gamë të pozicioneve në qeveri dhe biznesit gjatë gjithë jetës së tij. Përveç postit të tij në Këshillin”Shura”,ai është i përfshirë në një shumëllojshmëri të organizatave të Arabisë dhe shoqërisë civile. Përveç faktit që është edhe një mysliman i devotshëm,
MOZAIK
en e qytetërimit islam ai është shumë kritik ndaj Islamit, dhe mënyrës së të praktikuarit të tij. Shkrimet e tij flasin për shqetësimet e rënies së qytetërimit islam, në krahasim me qytetërimet e tjera të botës. Në studimet e tij ai ka konstatuar se qytetërimet perëndimore kanë në thellësi kulturoren dhe parimet që e bëjnë atë më dinamik, shumë më pak paragjykues, dhe për këtë arsye është në gjendje për tu zhvilluar më shpejt. Dr.Albleahy fajëson dështimin e shoqërisë arabe për t’u zhvilluar dhe përtërirë me refuzimin e tyre për të mësuar nga qytetërimet e tjera ose për të kritikuar parimet e tyre të shoqërisë dhe për ta inkorporuar shkencën moderne dhe mendimin kritik në zemër të Kulturës arabe ashtu siç e bëri Japonia. Që shoqëria Arabe të zhvillohej e lirë, moderne dhe vetëkritike në linjat e trashëgimisë së Islamit duhet siguruar si bazë kryesore dhe shpirtërore qytetërimin arab.
Shqetësimin i Dr.Albleahyme qëndron tek përfundimi se “... situata në Arabinë Saudite është e trishtuar dhe e turpshme, kështu që është e qartë jo vetëm për t’u shqetësuar por edhe për t’u alarmuar. “Mësova qysh herët në jetën time se diçka e llahtarshme po godet jetën tonë, por në fillim unë nuk e kuptoja arsyen, që thellë mua më ka nxitur ankthin për të studiuar historinë dhe kulturën tonë në thellësi, në kërkim të burimit të prapambeturisë, dhe më bëri t’i kushtoj një vëmendje qytetërimit perëndimor si të avancuar, duke filluar që nga filozofia greke, duke vazhduar përmes politikës sociale, shkencore, antropologjike dhe arritjet e tjera të Perëndimit. Unë u binda se qytetërimet perëndimore janë të jashtëzakonshme, pra një qytetërim ekselent”, thotë dr.Albeahy. Përsosmëria e Perëndimi nuk qëndron në saje të arritjeve shkencore të artit dhe teknologjisë, por më tepër, këto
arritje janë rezultat i respektit për profit, të një sistemi të lirë dhe krijimin e shtetit në shërbim të popullit, që shteti u takon njerëzve,e ky është një ndryshim cilësor. Kur e pyetën dr.Albleahy për “Pranveren Arabe”,se si e koncepton, ai përgjigjet se vendet arabe nuk kanë vetëm nevojë të ndryshojnë prijësit e tyre, ata kanë nevojë një revolucion në mënyrën e të menduarit pasi pranga më e fortë është se si ne mendojmë. Kuptohet se pranvera arabe ka ngjallur një shpresë tek arabet, por kjo nuk mjafton pasi zëvendësimi i prijësit nuk do ta ndryshojë gjendjen pa ndyshuar konceptin e të menduarit. Shkenca nuk është vetëm posedim i informacionit dhe injoranca nuk është mungesë e informacionit, por më tepër është defekt i strukturës së të menduarit, thekson intelektuali dhe shkrimtari i njohur arab dr. Albleahy.
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Poezi Ali Gjeçbritaj
GURËT E TRUALLIT TIM Sa i fortë guri në truallin tim Sa e madhe puna e tij Ngritëm fortesë e bëmë shtëpi Sa të fortë unë dhe të parët e mi. Guri nuk ka dëshmi vitesh Si rrathët e trungut të ullirit Guri ka vlerë me peshë floriri E rrënjë në tokë sa shekujt. Keni ardhur nga stepet e qoftëlargut Thoni se gurët janë tuajt E keni gabim barbarë katila Toka ime nuk është e pistë. Ju nuk keni këtu rrathë mijëvjeçarë trungjesh Nga ana juaj nuk ka ullinj Ka vrer nga çorba e prishur Hajdutëri dhe njerëz të qitur. Unë, guri dhe trungu me mijëra unaza U bëmë ballë hordhive barbare Shekujt i mbështollëm me gjethe da-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
fine Thurëm kurorë për nusen e re. Asnjëherë nuk heshtëm Ju plasni nga hidhërimi Na marrshi të keqen Qafën e këputshi. Unë në shpirtin e kalasë Fle me pulëbardha Kuçedra vjell flakë, gurin s’e shkrin dot Brenda shpirtit tim ka ëmbëlësi fiku E mbys heshtjen me fluturim në yje. Muret e kullave heshtin janë veshur me tatuazh Ngjyra e bishtanit ua ka lidhë krahët Në heshtje presin zogun shtegtar T’ua kthejë zjarrin në votër e hirin e ndezur. Sa shumë shi ka rënë sot, veç këto gurë e dinë
U mbytën në ujë vëtëm lëkurë e gurit e di Liqeni nivelin e ngriti në pakufi Sot dita do të jetë e amshuar Heshtjen do ta mbysim me ullinj Unë dhe gurët e truallit tim.
MOZAIK
NJË GRUSHT DHÈ NË XHEP, NJË GUR NË VALIXHE Kam marrë një grusht dhè nga toka ime E kam ruajtur në xhepin e majtë të xhaketës Sot e nxora nga zemra në dasmën e djalit Po e shtie në vallen tonë që të flasë nga larg Që të mbysë heshtjen atje në truallin që s’bën zë Atje akrepat e orës kanë ndaluar si koha në vetmi. Kam marrë një guralec nga shtëpitë e braktisura E kam ruajtur me vite në valixhen e ikjes Mes lotëve të nënës e rrudhave të ballit të babait E kam ruajtur në rrjedhën e moteve. Sot po e nxjerri nga valixhja e vjetër Ai do flasë, do e mbytë heshtjen atje larg Sa të fortë jemi, sa shumë durojmë Guri nuk është më i fortë se ne assesi Por ai sot më ndihmon të mbys heshtjen. Mbyteni edhe ju si unë frikën Vendosni nga një gur në murin e zërit Muri thonë ka veshë e fusha sy Hapim sytë e veshët që të vrasim Heshtjen që flet.
MBRETËRIA IME Tridhjetë e gjashtë shkronja është mbretëria ime Tridhjetë e gjashtë tinguj është pasuria ime Heshtja nuk është pushteti im Zbrazi energjinë time nga zinxhiri i alfabetit Mbretëria ime nuk është heshtja. (Nga përmbledhja me poezi në dorëshkrim “Heshtja që flet”)
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Infrastruktura rrugore në disa fshatra të Malësisë në gjendje të mjerueshme
Banorët apelojnë te kompetentët për restaurim Malësi- Infrastruktura rrugore që lidhë disa fshatra në Malësi është përkeqësuar dukshëm, në veçanti gjatë muajit të fundit të vitit të shkuar e deri më sot që vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje. Dëmtimet serioze në rrugë janë të dukshme në aksin kryesore të fshatit Sukruq por edhe të fshatrave përreth. Në këto segmente rrugore qarkullimi i automjeteve është tejet i vështirësuar për shkak të gropave të cilat kanë pushtuar rrugët në të dyja krahët në çdo 100 metra të distancës së tyre që përshkohet. Për situatën e mjerueshme në të cilën ndodhen këto segmente rrugore sot e disa muaj më parë, u prononcua për “Kohën Javore”, ish- kryetari i Bashkësisë Lokale të Sukruqit, Z. Zef Dedvukaj, i cili theksoi se gjendja e infrastrukturës rrugore në shumë fshatra fushore të Malësisë paraqitet problematike, e cila kërkon zgjidhje
32
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
të menjëhershme. “Kemi mbi një muaj që rruga na është dëmtuar dukshëm dhe si pasojë e kësaj ne po shkatërrojmë automjetet tona në këto segmente rrugore, duke filluar nga fshati Sukruq me të gjitha rrugët që ka, fshati Nënhelm, Dreshaj, Vrane, etj. Pra kudo të shkosh, rrugët janë në një gjendje skandaloze përplot me gropa. Për këtë gjendje kam apeluar disa herë në Komunën e Tuzit duke kërkuar që të ndërmerren masa për përmirësimin e kësaj situate, pasi ka nevojë emergjente për ndërhyrje në këto segmente rrugore”, theksoi Dedvukaj. Por pavarësisht apelit të vazhdueshëm në administratën lokale, Dedvukaj sqaron se askujt deri më sot nuk po i bie në sy kjo situatë e cila po vështirëson qarkullimin e dhjetra banorëve edhe pse secili nga ata paguan taksën rrugore si çdo qytetarë tjetër i këtij shteti.
“Edhe përkundër apelit tim të vazhdueshëm në këtë drejtim, nuk kam gjetur mirëkuptim te zyrtarët përkatës. E kam njoftuar Komunën e Tuzit për këtë problem, mirëpo nga kjo komunë më është thënë se për problemin e krijuar është njoftuar drejtoresha e ndërmarrjes publike “Putevi”, mirëpo sipas tyre, ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje adekuate se kur do të mund të fillonin ndërhyrjet në këto segmente rrugore”, u shpreh Dedvukaj. Ndërkaq, duke parë neglizhencën e organeve kompetente për t’u ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave, ish- kryetari i BL të Sukruqit Zef Dedvukaj tregon se disa herë kanë ndërmarrë aksione nga fondet e tyre personale për të mbushur këto gropa, me synim përmirësimin sadopak të infrastrukturës rrugore. t. u.
MOZAIK
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë
Qeveria e Kosovës ndan 12 milionë euro Prishtinë – Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka nënshkruar të premten kontratën për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës kanë qenë deputetët që vijnë nga Deçani dhe kryetari i kësaj komune. “Në vigjilje të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj, në prezencën e depu-
tetëve të Parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Komuna e Deçanit dhe të kryetarit të Komunës, e nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milionë euro”, është shprehur ministri Lekaj. Nga Ministria e Infrastrukturës kanë bërë të ditur se në koordinim të plotë me operatorin e kontraktuar, ndërtimi i kësaj rruge do të fillojë në muajin mars të këtij viti, varësisht nga kushtet atmosferike. “Kjo rrugë do të përafrojë edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet
tona, Kosovën dhe Malin e Zi, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin”, thuhet në njoftim. Duke i uruar qytetarët e Deçanit për këtë zhvillim pozitiv, ministri Pal Lekaj ka thënë se “Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investojë në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojën e qytetarëve, por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.” (Kohapress)
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në Prishtinë u mbajt takimi i dytë i Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare të rajonit
Mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave dhe projekteve të suksesshme “Kur u bë takimi i parë, pati zëra të ndryshëm: ‘Po bëhet bashkimi kombëtar’, ‘Komunat shqiptare po bëhen të gjitha bashkë’. E themi sërish: Ne po bëjmë shkëmbim të përvojave të komunave shqipfolëse. Së pari, nuk kemi nevojë për përkthyes, e së dyti, është koha e bashkëpunimit. Është absurde të bashkëpunojmë me komuna të tjera para se të bashkëpunojmë edhe me njëri-tjetrin”, u shpreh kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti Prishtinë – Paralelisht me festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u zhvillua edhe takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit. Takimi u mbajt në dy ditë, 16 dhe 17 shkurt, dhe në qendër të diskutimeve ishin politikat për ruajtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit. Përgjatë këtyre dy ditëve, secila bashki paraqiti idetë e veta për “Qytetin e Gjelbër” dhe hapat konkretë për zhvillimin e qyteteve sa më të pastra dhe të sigurta për qytetarët. Delegacioneve në këtë takim u prinë
34
Javore KOHA
E ENJTE, 22 SHKURT 2018
kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Arian Murati, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, dhe administratori i përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, Florjan Muçaj. Në këtë takim po ashtu u diskutua për zgjerimin e mëtejshëm dhe mënyrën e funksionimit të këtij Unioni, i cili qendrën do ta ketë në Tiranë, por do të
përfshijë brenda vetes edhe më shumë komuna dhe bashki shqiptare të rajonit. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se Unioni është një mundësi shumë e mirë e shkëmbimit të përvojave dhe projekteve të suksesshme, dhe se tashmë është koha e bashkëpunimit. “Kur u bë takimi i parë, pati zëra të ndryshëm: ‘Po bëhet bashkimi kombëtar’, ‘Komunat shqiptare po bëhen të gjitha bashkë’. E themi sërish: Ne po bëjmë shkëmbim të përvojave të komunave shqipfolëse. Së pari, nuk kemi nevojë për përkthyes, e së dyti, është koha e bashkëpunimit. Është absurde të bashkëpunojmë me komuna të tjera para se të bashkëpunojmë edhe me njëri-tjetrin”, u shpreh Ahmeti. Në takimin e dytë të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare, u vendos për ngritjen e Sekretariatit teknik dhe vendosjen e selisë qendrore të Unionit në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi se Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të ecur më tej në projekte konkrete të përbashkëta. “Jam shumë i lumtur që Tirana do të jetë selia e Sekretariatit të Unionit. Kemi vendosur ta fuqizojmë këtë Sekretariat edhe me financa, duke caktuar në Tiranë një drejtues ekzekutiv dhe përfaqësues të të gjitha njësive tona. Sot në kryeqytetin shqiptar kemi Rrjetin e Koordinimit të Shkëmbimeve Rinore për gjithë Ballkanin, Fondi i Ballkanit Perëndimor gjithashtu e ka selinë në Tiranë, ndaj më vjen mirë që edhe selia e Unionit të Bashkive dhe Komunave shqipfolëse do të jetë gjithashtu aty. Jemi shumë të lumtur ta mikpresim dhe të ofrojmë bujarinë tonë”, ka thënë ai. Unioni i Bashkive Shqiptare ka për qëllim të krijojë klimën dhe mekanizmat e duhura të bashkëpunimit mes qyteteve shqiptare në rajon, ndërkohë që u krijon mundësi bashkive të rrisin shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në fushat e urbanistikës, inovacionit, mjedisit, kulturës dhe formave të reja të financimit. Mbledhja e radhës e këtij Unioni do të mbahet në Tetovë në muajin tetor. (Kohapress)
MOZAIK
Pas përsëritjes së zgjedhjeve në dy vendvotime në Ulqin
PSD fiton një, PDS humb një këshilltar Ulqin – Partia Socialdemokrate ka arritur të fitojë një këshilltar pas përsëritjes së zgjedhjeve në dy vendvotime në Komunën e Ulqinit. PSD ka fituar 15 vota më shumë të dielën në vendvotimet në Darzë dhe Ndërmarrja Komunala Publike, sesa në zgjedhjet e mbajtura më 4 shkurt 2018, duke e kaluar pragun zgjedhor. Ndërkaq, Partia Demokratike e Socialistëve përkundrejt rritjes së numrit të votave (66 vota më shumë se në raundin e parë), e ka humbur një mandat të këshilltarit, prandaj do të
ketë tetë këshilltarë nga nëntë që kishte fituar në raundin e parë të zgjedhjeve. Rritje të numrit të votave (66 vota) në dy vendvotimet ka pasur edhe Forca e Re Demokratike, por pa ndryshuar gjë në numrin e këshilltarëve. Edhe partitë tjera i kanë ruajtur numrin e mandateve të këshilltarëve, të fituara në zgjedhjet e mbajtura më 4 shkurt. Në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të përfaqësohen gjithsej tetë subjekte politike. Kështu
PDS dhe Forca e Re Demokratike do të kenë nga tetë këshilltarë, Koalicioni “Zgjohu Ulqin” (PD, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe LD në MZ) shtatë këshilltarë, UDSH dhe Socialdemokratët e Malit të Zi nga tre këshilltarë, Lëvizja Qytetare URA dy këshilltarë, kurse PSD dhe Partia Boshnjake nga një këshilltar. Dy lista zgjedhore, Demokratët dhe Koalicioni i përbërë nga Fronti Demokratik dhe Partia Popullore e Socialistëve nuk kanë fituar asnjë këshilltar. i. k. E ENJTE, 22 SHKURT 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 22 shkurt 2018
Viti XVll Numër 803 Çmimi 0,50
Java e Karnavaleve në Malësi
ISSN 1800-5696
Jubileu i parë i shtetit të Kosovës
Që e vogël kishte si ëndërr të bëhej poete