KOHA Javore Podgoricë e enjte, 1 mars 2018 Viti XVll Numër 804 Çmimi 0,50
Shqiptarët në Malin e Zi dhe gjuha e tyre amtare
Kujdesi (i munguar) ndaj gjuhës shqipe ISSN 1800-5696
Të mos zhvendoset misioni i fesë!
Romë e Rrymë
PËRMBAJTJE
8
14 Si po ndërhyn Putini në demokracitë perëndimore
Malësia mbeti një pakicë
18
20 Përkthimi si vlerë e veçantë e njohjes së kulturave
Të përkushtohemi ndaj idealeve tona kombëtare
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
PËRMBAJTJE
21
24 Apel për ruajtjen e ekosistemit detar
Edhe një edicion i suksesshëm
28
32 Kryetar i kuvendit të ri u rizgjodh Fadil Kajoshaj nga UDSH
Drama kontroverse “Touch Me Not” triumfon në “Berlinale” KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Podgoricë e enjte, 1 mars 2018 Viti XVll Numër 804 Çmimi 0,50
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Shqiptarët në Malin e Zi dhe gjuha e tyre amtare
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka Kujdesi (i munguar) re u g n u m ndaj gjuhës shqipe e ë ir h s ë d ma t e jë h n o t i tr je a Te uk
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Të mos zhvendoset misioni i fesë!
Romë e Rrymë
fesë! misioni i zhvendoset Të mos
Rrymë Romë e
ndaj gjuhës shqipe Kujdesi (i munguar)
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Shqiptarët në Malin e Zi dhe gjuha e tyre amtare
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministri i Shtetit për Diasporën në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, bën përgjegjës politikën shqiptare në Mal të Zi për gjendjen e shqiptarëve
Një pjesë e problemeve, pasojë e fenomenit të ndarjeve të brendshme Ministri i Shtetit për Diasporën në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, ka akuzuar politikanët shqiptarë në Mal të Zi për gjendjen e shqiptarëve në këtë shtet. Në një intervistë për televizionin “Albanian TV of USA”, ai ka thënë se mendon që një pjesë të problemeve që kanë shqiptarët në Mal të Zi janë pasojë e politikës dhe e politikanëve shqiptarë të këtushëm. “Unë mendoj se një pjesë e problemeve aty vjen nga marrëdhëniet e politikanëve apo të atyre që merren me politikë në emër të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka thënë ai. Majko ka thënë se politika shqiptare në Mal të Zi dominohet nga përçarjet
4
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
e brendshme. “Në politikën e shqiptarëve të Malit të Zi ka një fenomen të ndarjeve të brendshme, për arsye shpesh të pakuptueshme, të momenteve personale të politikanëve me njëri-tjetrin, të cilët e arrijnë marrëveshjen në momentin e fundit... Dhe kjo sigurisht sjell një kosto. Ka sjell një kosto edhe në marrëdhëniet e brendshme në Mal të Zi, edhe në marrëdhënie me votuesit që i votojnë”, ka thënë ai. Ministri Majko beson se është e nevojshme që shumë shpejt të ketë një marrëveshje për interesat e shqiptarëve në Mal të Zi. “Disa gjëra janë realizuar. Për shembull, çështja e ndarjes së komunave,
disa kërkesa të vjetra që i kanë pasur shqiptarët për reformën territoriale janë realizuar. Por unë këtë e konsideroj vetëm fillim”, është shprehur ai. Majko ka thënë se në marrëdhëniet me Malin e Zi, Shqipëria ka qenë shumë e kujdesshme duke qenë se e konsideron një vend partner, mik, një vend anëtar të NATO-s. Por sipas tij, kjo sigurisht nuk ndikon që Shqipëria të shmangë fokusin ndaj interesave të shqiptarëve në Mal të Zi. “Tema e interesave të shqiptarëve në Mal të Zi është një temë e hapur midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Dhe ne do ta diskutojmë në frymën më të mirë të bashkëpunimit”, është shpre(Kohapress) hur ai.
NGJARJE JAVORE
Në Londër u mbajt Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor
Prezantohen projekte zhvillimore konkrete Londër – Në Londër të Britanisë së Madhe është mbajtur takimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kryeministrat e gjashtë vendeve pjesëmarrëse kanë prezantuar me dhjetëra projekte konkrete, me qëllim financimin për realizimin e tyre. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka vlerësuar se nga perspektiva e këtij vendi me prioritet janë projektet rajonale të korridoreve pjesë të autostradës Adriatiko-Joniane, gazsjellësi dhe modernizimi dhe zgjerimi i infrastrukturës hekurudhore si parakusht për lidhje ekonomike të fuqishme dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, si dhe lidhjen në korridoret evropiane. “Procesi i Berlinit, si proces komplementar i hyrjes në BE, ka filluar me Agjendën e lidhjeve, gjegjësisht me inicimin e projekteve të përbashkëta rajonale në fushën e infrastruk-
turës. Lidhja infrastrukturore është parakusht i fuqizimit të integrimit ekonomik, respektivisht i konkurrueshmërisë së përgjithshme të rajonit”, ka thënë ai në panel diskutimin e organizuar në kuadër të Samitit. Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur përkushtimin e qeverisë që ai drejton në zhvillimin e projekteve regjionale dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur projektet si, ndërtimi i linjës së re hekurudhore që lidh Kosovën me Shqipërinë, një linjë tjetër që lidh vendin me Malin e Zi, përfundimin e autostradës Prishtinë – Shkup dhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gazsjellësin Trans Adriatik. Fillimin e punimeve të Samitit të Londrës me një fjalë hyrëse e ka përshëndetur presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, i cili u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndi-
mor dhe BERZH-it, duke shprehur përkrahjen e tij në mbështetjen e projekteve regjionale të këtyre vendeve dhe në projektet për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe të energjisë. Përveç tij, kanë përshëndetur po ashtu edhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, i cili njëherësh kryeson presidencën e BE-së dhe Matt Hancock, përfaqësues i Qeverisë Britanike, i cili tha se Ballkani Perëndimor ka potenciale reale për investime, por duhet një bashkëpunim dhe për këtë arsye jemi këtu. Në Samitin e Londrës kanë marrë pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ai i Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës – Ramush Haradinaj, i Maqedonisë – Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë – Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës – Denis Zvizdiq. (Kohapress)
E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Fokus
Të mos zhvendoset Fatkeqësisht, kohëve të fundit, jemi dëshmitarë të disa aktiviteteve dhe lajmeve ditore në rrjetet sociale që feve, respektivisht simboleve fetare po u atribuojnë një mision tjetër, duke i keqpërdorur ato për qëllime politike të ditës. Këto veprime kanë marrë përmasa shqetësuese dhe po rrezikojnë të zhvendosin misionin e shenjtë që feja dhe simbolet e saj kanë
Për Koha Javore:
Qani Osmani
6
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
misioni i fesë! Të rrallë janë ato vende që kanë popullsi heterogjene sikurse është Mali i Zi, andaj me të drejtë ky mjedis është tipik multinacional dhe multikulturor. Si i tillë është edhe vend specifik në Evropën Juglindore, sepse asnjë popull nuk ka shumicë absolute në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Duke qenë e tillë, ajo në vetvete gërsheton vlera të çmuara që janë të shtresuara te çdo pjesëtar i këtij nënqielli pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare. Në të njëjtën kohë çdo njeri në kuadër të kolektivitetit të vet, ka kultivuar devotshmëri për përkatësinë e vet, por njëherit edhe respekt dhe mirëkuptim edhe për përkatësinë e tjetrit. Në këtë frymë është kultivuar ky diversitet me shekuj dhe si i tillë ka qenë referencë e mirëkuptimit dhe harmonisë në mes njerëzve. Ndryshimet shoqërore dhe politike të këtij fillimshekulli mundësuan riafirmimin e vlerave fetare me çka u mundësua që çdo qytetar i kujtdo qofte komuniteti fetar t’i përdorë këto vlera lirshëm, t’i kultivojë si në jetën private e po ashtu edhe në atë sociale. Fatkeqësisht, kohët të fundit, jemi dëshmitarë të disa aktiviteteve dhe lajmeve ditore në rrjetet sociale që feve, respektivisht simboleve fetare po i u atribuojnë një mision tjetër duke i keqpërdorur ato për qëllime politike të ditës. Këto veprime kanë marrë përmasa shqetësuese dhe po rrezikojnë të zhvendosin misionin e shenjtë që feja dhe simbolet e saj kanë. Përdorimi i njëanshëm dhe polemizues i simboleve fetare nga kushtdoqoftë (komunitet, individ apo edhe institucion shtetëror) në rrethanat tona, rrezikon të ballafaqojë edhe komunitetet etnike si bartëse respektive të ndjenjave të ndryshme fetare. Këto veprime synojnë çrregullimin e harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike që janë në kundërshtim edhe me ndjenjat e vërteta të qytetarëve si dhe me vet parimet bazike fetare të të gjitha feve hyjnore. Realizimi i një synimi të tillë do të jetë mohim i qëllimeve dhe misionit të fesë si promovuese e paqes dhe tolerancës
dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme për relacionet ndëretnike dhe ndërkulturore në shtetin e Malit të Zi. Realizimi i një qëllimi të tillë gjithashtu do të ishte sa antihistorik po aq edhe një tradhti ndaj shumë gjeneratave të kaluara që me aq mund e sakrificë arritën të ruajnë këto vlera. Për më shumë, do të kishte edhe elemente antifetare, duke marrë parasysh misionin e vërtetë të feve. Një rrjedhë e tillë e padëshirueshme, në kontekstin e rrjedhave të përgjithshme globale, ku shumë paudhësi dhe veprime jonjerëzore ndërmerren në emër të fesë, mund ta ngarkojnë situatën edhe më shumë, gjë që nuk lë hapësirë për të qenë edhe indiferent. Prandaj, mendoj se është më se e nevojshme që të kyçen të gjitha instancat më të larta të të gjitha feve për të riafirmuar qëllimet hyjnore dhe shpirtërore të fesë dhe të deklarohen njëzëri kundër keqpërdorimit të fesë dhe simboleve të saj të shenjta, për qëllime politike dhe për çdo qëllim tjetër që nuk është në misionin e saj hyjnor. Duke patur parasysh edhe dimensionin rajonal dhe rrjedhat shqetësuese që zënë vendin e kryelajmit në shumë medie ndërkombëtare, këtë thirrje mund t’ua adresojmë edhe instancave më të larta ndërkombëtare-autoriteteve fetare, me qëllim që kjo çështje e keqpërdorimit të fesë dhe simboleve fetare, të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Kam shpresën që pas një qëndrimi të qartë nga autoritetet fetare edhe institucionet shtetërore do ta kuptojnë më mirë rolin dhe pozitën e vet në relacion me fenë. Politika le t’i realizojë synimet
“
“
Kam shpresën që pas një qëndrimi të qartë nga autoritetet fetare edhe institucionet shtetërore do ta kuptojnë më mirë rolin dhe pozitën e vet në relacion me fenë. Politika le t’i realizojë synimet me mjetet e veta të lejueshme dhe le t’i lejojë njerëzit, që secili me bindjet e veta, të jetojë në paqe me Zotin dhe fqinjin
me mjetet e veta të lejueshme dhe le t’i lejojë njerëzit, që secili me bindjet e veta, të jetojë në paqe me Zotin dhe fqinjin. Diskriminimi dhe jotoleranca mbi baza fetare që nënkupton çfarëdo dallimi , përjashtimi, kufizimi ose preferencë të bazuar ndaj fesë ose besimit është i ndaluar. Ndalimi i diskriminimit dhe i jotolerancës fetare nuk vlen vetëm për jetën publike, por gjithashtu ka të bëjë edhe me sferën private të individëve, në të cilën janë të futura thellë besimet dhe fetë. Kjo do të thotë, se as shtetit e as punëdhënësit tuaj, ose ndonjë individit tjetër, nuk i lejohet të ndërmarrë ndonjë veprim diskriminues ndaj besimit tuaj fetar.
Realizimi i një synimi të tillë do të jetë mohim i qëllimeve dhe misionit të fesë si promovuese e paqes dhe tolerancës dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme për relacionet ndëretnike dhe ndërkulturore në shtetin e Malit të Zi. Realizimi i një qëllimi të tillë gjithashtu do të ishte sa antihistorik po aq edhe një tradhti ndaj shumë gjeneratave të kaluara që me aq mund e sakrificë arritën të ruajnë këto vlera
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Editorial i The Economist
Si po ndërhyn Putin demokracitë perënd Në fund të viteve ’80, kur Mikhail Gorbaçov prezantoi perestrojkën, Rusia bëri paqe me Perëndimin. Në atë kohë ishte e mundur të krijoje idenë se secili do të hiqte dorë nga përpjekja për ta mbytur tjetrin në gënjeshtra e teori konspiracioni të Luftës së Ftohtë. Me akuzimin e 13 rusëve më 16 shkurt nga avokati amerikan Robert Mueller u bë e qartë sesa e brishtë ishte ajo ide. Mueller pretendon se në vitin 2014, Rusia nisi një komplot kundër demokracisë amerikane. Ai beson se ka provat që i duhen përballë mohimit të rusëve dhe përballë trupit gjykues. Ndoshta për arsye se Vladimir Putin, president i Rusisë, mendonte se CIA po nxiste një kryengritje në Ukrainë, Agjencia e Kërkimeve në Internet e mbështetur nga një oligark me lidhje me Kremlinin, ngriti një ekip talljeje me sisteme pagesash dhe identitete të rreme. Qëllimi i tij ishte të shtonte ndarjet në Amerikë dhe në fund të nxiste lëvizjen e votës së 2016-s nga Hillary Clinton te Donald Trump. Edhe Evropa ka qenë në shënjestër. Megjithëse detajet për këtë janë më të zbehta, Mueller nuk e ka në fokus të hetimeve të veta. Rusia mendohet se ka financuar politikanë ekstremistë, ka hakuar sisteme kompjuterësh dhe ka organizuar përhapjen e lajmeve të rreme. Sërish, qëllimi ka qenë thellimi i ndarjeve. Është e kotë të spekulohet se sa arritën përpjekjet e Rusisë që të ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve dhe të helmojnë politikën amerikane. Përgjigjja nuk mund të dihet. Por konspiracionet në vetvete janë të dëmshme dhe shtrirja e tyre veçse e rrit shqetësimin për dobësitë që kanë demokracitë perëndimore. Nëse Perëndimi do të mbrojë veten nga Rusia dhe sulmuesit e tjerë, ai duhet
8
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
t’i trajtojë akuzat e z. Mueller si një thirrje. Ndërhyrja ruse përmban në vetvete tre mësime të pakëndshme. Një prej tyre është ajo se mediat sociale janë mjet më i fuqishëm se teknikat e viteve ’60 për shpikjen e ngjarjeve. Nuk ka ndonjë kosto kushedi se sa përdorimi i Facebook-ut për të gjetur simpatizantë, për të bërë konvertime potenciale dhe për të përcaktuar një strategji si të depërtojë më thellë. Me pak zgjuarsi, sistemi mund të mashtrohet duke bërë që të favorizohen tuitet dhe postimet tuaja. Por nëse merr nën kontroll kompjuterat e të mëdhenjve te demokratët, siç bënë rusët, atëherë ke në dorë diçka të
madhe. Me një buxhet modest prej më shumë se 1 milionë dollarë në muaj , dhe për më tepër duke punuar nga siguria e Shën Petersburgut, rusët menaxhuan profile false duke fituar miliona pëlqime dhe ripostime në Tuiter. Grupe të tjera të financuara mirë shfrytëzojnë teknika të ngjashme. Askush nuk e di ende se si zemërimi që ato gjenerojnë mund të ndryshojë politikën, por e sigurt është që ai thellon ndasitë partiake dhe kufizon hapësirat e kompromisit. Mësimi i dytë është se fushata e Rusisë nuk krijoi në Amerikë ndarje të tilla si të mbahej një pasqyrë e deformuar mbi votuesit. Ajo ndikoi në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ni në dimore
garë, duke u bërë thirrje votuesve me ngjyrë ta shohin zonjën Clinton si armike dhe të rrinë në shtëpi ditën e zgjedhjeve. Kjo ndezi atë që quhet zemërim i bardhë (abstenim) edhe pse iu bë thirrje progresistëve të votonin Jill Stein e Partisë së Gjelbër. Pas fitores së Trumpit, për të cilën kishte punuar, kjo lloj fushate organizoi tubimet anti-Trump në Manhatan. Menjëherë pas sulmit me armë në shkollën Parkland, kjo fushatë e rusëve u fut në debatin për kontrollin e armëve. Evropianët janë më pak të ndarë, sidomos në lidhje me Brexit-in e Britanisë. Ndarjet që hyjnë kaq thellë në demokracitë perëndimore i lënë ato të hapura edhe për të tjerë.
Në mënyrë që demokracia të lulëzojë, liderët perëndimorë duhet të gjejnë një mënyrë për të rifituar besimin e votuesve. Kjo fillon me transparencë. Evropa ka nevojë për më shumë hetime me autoritetin e Mueller-it. Edhe pse rrezikojnë të zbulojnë burimet dhe metodat e inteligjencës dhe mund t’i bëjnë qejfin Rusisë, sepse dëshmia për suksesin e saj sjell mosbesim, ato gjithashtu krijojnë terren për veprim Mësimi më i rëndësishëm është se reagimi perëndimor ka qenë i dobët. Në kohën e Luftës së Ftohtë, Amerika e luftonte dezinformimin e Rusisë me diplomatë dhe spiunë. Për kontrast, Muller hyri në lojë sepse dy presidentët nuk e bënë këtë. Barak Obama u shqetësua për provat e ndërhyrjes ruse, por u përmbajt para se të vendoste sanksione, ndoshta sepse ai mendonte se Trump do të humbjes dhe për të ngritja e kësaj çështjeje vetëm sa do t’i ushqente dyshimet se si demokrat, ai po përpiqej të manipulonte garën. Ky ishte një keqinterpretim i rëndë. Dështimi i Trumpit është i një shkalle tjetër. Pavarësisht se ka pasur akses në agjencitë e inteligjencës që nga dita kur u zgjodh, ai e ka trajtuar skandalin e Rusisë thjesht në aspektin e legjitimitetit të tij. Ai duhej të kishte folur kundër Putinit dhe të mbronte Amerikën përballë armiqësisë ruse. Por në vend të kësaj, i mbështetur nga një numër kongresmenësh republikanë, ai është përkushtuar në diskreditimin e agjencive që hetojnë komplotin dhe ka lënë të kuptohet shkarkimi i Muellerit apo mbështetësve të tij në Departamentin e Drejtësisë, njësoj siç shkarkoi James Comeyin nga kreu i FBI-së. Mueller nuk ka mbaruar punë. Mes gjërave të tjera, ai duhet të thotë nëse komploti është shtrirë në fushatën Trump. Nëse Trump e shkarkon tani, kjo do të çonte në një rrëfim. Si të fitosh votën e qytetarëve të zgjuar Në mënyrë që demokracia të lulëzojë, liderët perëndimorë duhet të gjejnë një mënyrë për të rifituar besimin e votuesve. Kjo fillon me transparencë. Evropa ka nevojë për më shumë he-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
time me autoritetin e Mueller-it. Edhe pse rrezikojnë të zbulojnë burimet dhe metodat e inteligjencës dhe mund t’i bëjnë qejfin Rusisë, sepse dëshmia për suksesin e saj sjell mosbesim, ato gjithashtu krijojnë terren për veprim. Ligjet për financimin e partive duhet të identifikojnë se kush i ka dhënë para kujt. Dhe mediat sociale duhet të jenë të hapura për të shqyrtuar, në mënyrë që çdokush të mund të identifikojë se cili po paguan për reklama dhe në mënyrë që kërkuesit të mund të çrrënjosen më lehtë fshehtësitë. Më pas ven rezistenca, i cili fillon nga lart. Angela Merkel ia doli me sukses ta paralajmëronte Putinin se do të kishte pasoja nëse ndërhynte në zgjedhjet gjermane. Në Francë, Macron i frustroi hakerat rusë duke futur mes e-maileve të vërteta edhe false, gjë që dha rezultat. Në Finlandë, shtypi punon si një i tërë për të hequr lajmet e rreme dhe për të korrigjuar keqinformimin. Por në këto tri vende, rezistenca është më e lehtë, pasi besimi është më i madh se në Amerikë. Kjo është arsyeja pse hakmarrja dhe parandalimi janë të rëndësishme, jo si në Luftën e Ftohtë, përmes mashtrimeve të pista, por duke lidhur bashkëpunimin amerikan mbi misionet diplomatike, për sjelljen e Rusisë dhe, nëse është e nevojshme, edhe për sanksionet. Liderët republikanë në Kongres po e bëjnë të dështojë vendi i tyre. Më e pakta, ata duhet të mbajnë seanca emergjente dëgjimore për të mbrojtur Amerikën nga përmbysja në zgjedhjet afatmesme. Vetëm tani, me z. Trump që fajëson FBI-në dhe demokratët, duket sikur Amerika nuk beson se demokracia është një vlerë për të cilën ia vlen të luftosh. E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët në Malin e Zi dhe gjuha e tyre amtare
Kujdesi (i munguar) nda
Se në çfarë gjendje është sot gjuha jonë e bukur shqipe mjafton vetëm të gjuhës brenda dhe jashtë kufijve) gjëja e parë që do t’ua rëndojë v e përzier me sllavishten, më shumë se sa një e shqipe dialektoriale, ku
Gjekë Gjonaj
Derisa popujt e tjerë të botës së qytetëruar e vlerësojnë rëndësinë e gjuhës amtare, e ruajnë, e respektojnë , e kultivojnë, e përparojnë, e pastrojnë, shqiptarët në Malin e Zi , për fat të keq, nuk po kujdesen sa duhet për gjuhën e vet. Kjo (mos) kujdesje e jona ndaj saj më dhemb. Arsyeja është sa e natyrshme aq
“ 10
edhe e thjeshtë, sepse na është rrezikuar elementi kryesor dhe më i rëndësishëm i identitetit tonë kombëtar. Se në çfarë gjendje është sot gjuha jonë e bukur shqipe mjafton vetëm të vizitosh trevat shqiptare në Malin e Zi. Shtegtarëve e kalimtarëve të rastit (veçmas studiuesve të gjuhës brenda dhe jashtë kufijve) gjëja e parë që do t’ua rëndojë veshin dhe syrin është e folmja e komunitetit me shumicë shqiptare në këto treva. Një shqipe (e folme) e përzier me sllavishten, më shumë se sa një e shqipe dialektoriale, kurse shumë më pak për të mos thënë aspak një
Me këtë rast tërthorazi po veçoj disa nga shkaqet që mendojmë se po e rrezikojnë pozitën e gjuhës shqipe në këtë republikë, si: mungesa e kujdesit të organizuar e të drejtuar nga shteti, dobësimi i sistemit arsimor, rënia e autoritetit të arsimtarit, shpërfillja, ndjenja e përgjithshme e nënvlerësimit të “ shqiptarëve” ndaj gjuhës shqipe, mbishkrimet në objektet fetare, afariste dhe objekte të tjera në dëm të gjuhës shqipe, botimet e paredaktuara e të pakorrektuara, pazotësia e drejtuesve të mediave dhe pronarëve të portaleve në gjuhën shqipe të sigurojnë kuadro të aftë për të shkruar afërsisht pa gabime gjuhën shqipe etj
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
shqipe e njësuar letrare (standarde). Kjo ndodh për shumë arsye, të cilat kërkojnë qasje, sqarime e shpjegime të mirëfillta shkencore nga ekspertët e gjuhësisë, për të cilat unë nuk pretendoj. Por me këtë rast tërthorazi po veçoj disa nga shkaqet që mendojmë se po e rrezikojnë pozitën e gjuhës shqipe në këtë republikë, si: mungesa e kujdesit të organizuar e të drejtuar nga shteti, dobësimi i sistemit arsimor, rënia e autoritetit të arsimtarit, shpërfillja, ndjenja e përgjithshme e nënvlerësimit të “ shqiptarëve” ndaj gjuhës shqipe, mbishkrimet në objektet fetare, afariste dhe objekte të tjera në dëm të gjuhës shqipe, botimet e paredaktuara e të pakorrektuara, pazotësia e drejtuesve të mediave dhe pronarëve të portaleve në gjuhën shqipe të sigurojnë kuadro të aftë për të shkruar afërsisht pa gabime gjuhën shqipe etj. Nuk ke se si të mos brengosesh (vetëm nëse nuk ke ndjenja, brumë apo formim shqiptar) kur, ta zëmë, në Ulqin dëgjon shqipfolësit të shprehen madje edhe publikisht: Çfarë na duhet gjuha shqipe? Ajo na shërben vetëm deri në Braticë?! - Një lagje pesë kilometra nga ky qytet. Ose, kur shumica e këshilltarëve shqiptarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit diskutojnë në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
aj gjuhës shqipe
m të vizitosh trevat shqiptare në Malin e Zi. Shtegtarëve e kalimtarëve të rastit ( veçmas studiuesve veshin dhe syrin është e folmja e komunitetit me shumicë shqiptare në këto treva. Një shqipe (e folme) urse shumë më pak për të mos thënë aspak një shqipe e njësuar letrare (standarde) gjuhën malazeze. Ose kur të merr malli të dëgjosh se flitet shqip në kafene apo vende të tjera publike në Tuz. E të mos flasim për përdorimin e shqipes në vende publike në Tivar, Plavë, Guci e Rozhajë, ku gjuha jonë e nënës ecën drejt zhdukjes. Po përmend edhe një fakt tjetër i cili tregon se sa pak rëndësi i japim gjuhës shqipe ne shqiptarët në Malin e Zi , për të cilën, Xhon Kaur Hobhose ( Joh Caur Hobhonse ( 1786-1869), një mik i Lord Bajronit, ndërsa shtegtonte nëpër Ballkanin Osman vërente se “ vetëm shqiptarët janë të vetëdijshëm për kombësinë e tyre, të gjithë popujt e tjerë të perandorisë janë grupuar sipas fesë”. Më 21 shkurt në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Me keqardhje kjo ditë e shpallur, që ga vitit 1999 nga UNESKO dhe e pranuar në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara , me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhës amtare, tek ne në Mal të Zi kësaj ditë nuk i japim aspak rëndësi. Bile mund të them se plotësisht jam i atij mendimi se shumica, përfshirë këtu edhe intelektualët, dinë fare pak ose nuk dinë fare për ditën e mbrojtjes së gjuhës amtare. Nga ana tjetër, në të përditshëm
malazeze” Vijesti” të premten e kaluar lexova për tubimin shkencor të boshnjakëve në Mal të Zi që kishin organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ruajtjes së Gjuhës Amtare. A mundemi ne shqiptarët të ruajmë identitetin tonë kombëtar pa mbrojtjen e gjuhës shqipe? Natyrisht se jo! Akademiku Gjovalin Shkurtaj thotë se “Gjuha shqipe është
“
të hershme e të përhershme, të cilën, sot më tepër se kurrë, është koha që edhe ta njohim, edhe ta duam, edhe ta vlerësojmë, po, mbi të gjitha, ta mësojmë e ta ruajmë, natyrisht, edhe ta mbrojmë e ta pastrojmë e ta pasurojmë me aq sa është e mundshme, qoftë edhe në kohën e ndikimeve dhe trysnive, që i vijnë shqipes dhe shqiptarisë nga rrafshimet evropianizuese e global-
Nuk ke se si të mos brengosesh (vetëm nëse nuk ke ndjenja, brumë apo formim shqiptar) kur, ta zëmë, në Ulqin dëgjon shqipfolësit të shprehen madje edhe publikisht: Çfarë na duhet gjuha shqipe? Ajo na shërben vetëm deri në Braticë?! - Një lagje pesë kilometra nga ky qytet. Ose, kur shumica e këshilltarëve shqiptarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit diskutojnë në gjuhën malazeze. Ose kur të merr malli të dëgjosh se flitet shqip në kafene apo vende të tjera publike në Tuz. E të mos flasim për përdorimin e shqipes në vende publike në Tivar, Plavë, Guci e Rozhajë, ku gjuha jonë e nënës ecën drejt zhdukjes
nga tiparet më të rëndësishme të shqiptarisë dhe të kombit shqiptar, ajo na përbashkon e na lidh në një hallkë të fortë etnike e shpirtërore,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
izuese.” Nuk besoj se ka porosi më të sinqertë me peshë shkencore akademike se sa kjo për shqiptarët kudo që ndodhen. E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
“
Historitë e traditës që vijnë nga romakët e lashtë shpjegojnë origjinën më të hershme të qytetit të tyre në kuptim të legjendës dhe mitit. Më i njohuri nga këto mite është historia e Romulus dhe Remus, binjakët që u mikluan nga një ulkonjë. Ata vendosën të ndërtonin një qytet, por pas një grindjeje, Romuli vrau vëllanë dhe qyteti mori emrin e tij
Fjala dhe emrat
Romë e Rrymë Për Koha Javore:
Astrit Lulushi Uashington
Fjalët janë vetëm emra për gjërat që ekzistojnë pavarësisht nga fjalët. Ky është kuptimi i sipërfaqshëm që njerëzit i japin fjalës, thotë Saussure. Sepse në thellësi, shumica e fjalëve u referohen emrave që janë koncepte abstrakte. Emri Romë, për shembull, besohet se ka ardhur nga themeluesi i qytetit dhe mbreti i parë, Romulus. Megjithatë, ka mundësi që emri Romulus të rrjedhë nga vetë Roma. Po Roma nga erdhi? Që në shekullin e 4, ka pasur teori alternative. Disa hipoteza janë avancuar duke u përqendruar në rrënjët gjuhësore të cilat megjithatë
“ 12
Emri Romë, për shembull, besohet se ka ardhur nga themeluesi i qytetit dhe mbreti i parë, Romulus. Megjithatë, ka mundësi që emri Romulus të rrjedhë nga vetë Roma. Po Roma nga erdhi? Që në shekullin e 4, ka pasur teori alternative. Disa hipoteza janë avancuar duke u përqendruar në rrënjët gjuhësore të cilat megjithatë mbeten të pasigurta mbeten të pasigurta: * nga Rumoni ose Rumeni, emri arkaik i lumit Tiber, i cili nga ana tjetër, ka të njëjtin rrënjë si greqishtja “rho” dhe të dyja mund të shpjegohen me shqipen “rrymë” e “rrjedhë”. * nga fjala etruske “ruma” (shq. “rrufisje”), me referencë të mundshme për ulkonjën nga kanë thithur binjakët Romulus dhe Remus, ose për formën e kodrave Palatine dhe Aventine; * nga një greqishte e vjetër “rhomë”, që do të thotë rrënim, rrëmim, shkatërrim. Historitë e traditës që vijnë nga romakët e lashtë shpjegojnë origjinën
më të hershme të qytetit të tyre në kuptim të legjendës dhe mitit. Më i njohuri nga këto mite është historia e Romulus dhe Remus, binjakët që u mikluan nga një ulkonjë. Ata vendosën të ndërtonin një qytet, por pas një grindjeje, Romuli vrau vëllanë dhe qyteti mori emrin e tij. Sipas analistëve romakë, kjo ndodhi më 21 prill 753 pes. Por që legjenda të pajtohej me një traditë të dyfishtë - sipas së cilës Aenias i refugjatëve të Trojës gjeti strehim në Itali dhe nëpërmjet djalit të tij Iulus, krijoi dinastinë Julio-Claudian - poeti romak Virgil, krijoi Aeneidën, në shekullin e parë pes.
*nga Rumoni ose Rumeni, emri arkaik i lumit Tiber, i cili nga ana tjetër, ka të njëjtin rrënjë si greqishtja “rho” dhe të dyja mund të shpjegohen me shqipen “rrymë” e “rrjedhë”. * nga fjala etruske “ruma” (shq. “rrufisje”), me referencë të mundshme për ulkonjën nga kanë thithur binjakët Romulus dhe Remus, ose për formën e kodrave Palatine dhe Aventine; * nga një greqishte e vjetër “rhomë”, që do të thotë rrënim, rrëmim, shkatërrim.
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Malësorët më shumë se një gjysmëshekulli në mërgim
Malësia mbet
Më shumë se një gjysmë shekulli shqiptarët- malësorët tanë filluan të transferohen nëpër vende të ndryshme, fenomen ky shumë tragjik vështirësi dhe me plot skamje. Si fillim ata morën rrugën e kurbetit me drejtim për në SHBA, kur dukej që atje ishte vend i mirë për ta. Ishte një vend i pran-
Shtjefën Ujkaj
Flas për malësorët e Malësisë, por nuk anashkaloj edhe shqiptarët e tjerë nga vendet e ndryshme të Ballkanit. U larguan nga vendi i tyre për të gjetur një jetë më të mirë, një jetë më të frytshme, po ashtu një jetë ku të mos u mungojë edhe një copëz buke. Kjo nuk besoj se ka qenë e lehtë, as për ta dhe as për familjarët e tyre, për prindërit që i kanë rritur me shumë
14
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
“
ueshëm, sepse ishin të diskriminuar në vendin e tyre, në vendin ku u lindën dhe u rritën, në vendin ku e gjithë popullsia tjetër erdhi pas shqiptarëve që ishin
Kjo nuk besoj se ka qenë e lehtë, as për ta dhe as për familjarët e tyre, për prindërit që i kanë rritur me shumë vështirësi dhe me plot skamje. Si fillim ata morën rrugën e kurbetit me drejtim për në SHBA , kur duket që atje ishte vend i mirë për ta. Ishte një vend i pranueshëm, sepse ishin të diskriminuar në vendin e tyre, në vendin ku u lindën dhe u rritën, në vendin ku e gjithë popullsia tjetër erdhi pas shqiptarëve që ishin autoktonë“ por ndodh që shpeshherë në shtëpinë tënde të jesh si mysafir”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ti një pakicë “
Me këtë tregojnë që e deshën dhe e duan vendin e vet, por për fatin e keq u detyruan ta braktisin. Po pse tani të ndihmojnë? A nuk ndryshoi diçka për shqiptarët që nga ajo kohë ? Sigurisht që jo, është duke u bërë edhe më keq. Akoma mungojnë vende pune, akoma ka diçka që nuk shkon mirë, akoma ka përçarje. Fatkeqësisht dikush na bëri që edhe në mes veti të kemi përçarje dhe të mos gjejmë një gjuhë të përbashkët
autoktonë“, por ndodh që shpeshherë në shtëpinë tënde të jesh si mysafir”. Më shumë se një gjysmë shekulli shqiptarët- malësorët tanë filluan të transferohen nëpër vende të ndryshme, fenomen ky shumë tragjik, nga vetë fakti se Malësia mbeti një pakicë që nga ajo kohë. Po pse filluan të ikin nga vendi i tyre që nga ajo kohë? Mos këtu kishin një jetë të mirë ? Kishin të drejta ? Kishin vende pune ? Çdo gjë u mungonte, kështu që u de-
tyruan të bënin diçka për veten e tyre, e po ashtu të bëjnë diçka edhe për familjarët që lanë këtu. Ata si shkuan atje, punuan shumë, asnjëherë nuk harruan të afërmit e tyre, por as Malësinë. Ndihmuan sa mundën, po ashtu vazhdojnë edhe tani të ndihmojnë në projekte të ndryshme qofshin fetare, kulturore apo kombëtare. Me këtë tregojnë që e deshën dhe e duan vendin e vet, por për fatin e keq u detyruan ta braktisin. Po pse tani të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ndihmojnë? A nuk ndryshoi diçka për shqiptarët që nga ajo kohë ? Sigurisht që jo, është duke u bërë edhe më keq. Akoma mungojnë vende pune, akoma ka diçka që nuk shkon mirë, akoma ka përçarje. Fatkeqësisht, dikush na bëri që edhe në mes veti të kemi përçarje dhe të mos gjejmë një gjuhë të përbashkët. Asgjë nuk mbaron këtu. Sërish do të vazhdojmë me shpërngulje dhe me largimin nga Malësia jonë që duam. Edhe pse tanimë të gjithë të shkolluar, që ndjekin ligjërata nëpër fakultete të ndryshme me drejtime të ndryshme, përsëri mungon vendi i punës. Vitet dhe mundi që bënë për t’ u shkolluar, fatkeqësisht mbetën në errësirë. Nuk e di sa është e drejtë kjo, po ashtu nuk e di se ç’ e mirë është në këtë vend që t’ i mbajë këtu këtë pjesë të vogël rinie që kanë mbetur. Sa do të mbeten të rinjtë në këto troje ? Rrethanat tregojnë që do të mbesin shumë pak, e kështu do të vazhdojë edhe një gjysmë shekulli. E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Nobeli (i munguar) i Kadaresë habit New York Times E përditshmja amerikane “New York Times” ka botuar një shkrim dedikuar shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare si dhe një analizë për romanin e tij “Vajza në ekzil” Ka qenë kritikja e letërsisë Cynthia Haven, e cila i kushton një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson. “Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpall fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man
16
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç. Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër. Ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist. “E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë,
në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna në parkun përballë hotel “Dajtit”. Shkas për nënshkrimin e këtij libri , bëhet shoqja e Lindës, Migena. Migena krijon një marrëdhënie me dramaturgun , të cilën e mban te fshehur nga shoqja e saj e ngushtë. Në të njëjtën kohë, ky veprim i Migenës i pafalshëm, ishte tradhti ndaj shoqes së saj , por edhe fillimi i problemeve të mëdha për Rudianin. Rudiani thërritet në komitetin e partisë, pa e ditur përse-në. Kjo nostalgji epokash të përziera për
KULTURË
“
Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër. Ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist. “E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna në parkun përballë hotel “Dajtit”
kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Fundi i saj, është tepër tragjik, përfundon me vetëvrasje. Kryedramaturgu Rudia Stafa , është bartësi kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili padjallëzisht i nënshkruan një libër një vajze të panjohur. Atje ai përballet me një sprovë të dyfishtë, ku nga njëra anë mundohej të kuptonte vështirësitë ku ndodhej dhe nga ana tjetër përpiqet të kuptojë të vërtetën që ka të bëjë me Linda B. Kapërcimi i zonave të rrezikshme
, është një kapërcim i ankthshëm e tronditës por dhe hulumtues e ndërgjegjës. Në këtë mënyrë ai arrin të kuptojë shumë gjëra rreth fatit të tij dhe fatit të të tjerëve. Vetëvrasja e Lindës ka motive konkrete , por dhe të panjohura. Duke mbyllur jetën tragjikisht, Linda na jep të kuptojmë iluzionin jetësor që tingëllon si një metaforë e zezë ekzistenciale. Figura e Lindës është një realitet i zymtë e rrëqethës. Ajo përnjëmend është një qenie njerëzore , por pa të drejta jetësore. Fati tragjik i Lindës, lidhur me dramën e Rudianit është një gërshetim tepër i ndërlikuar, një dramë me thelb të dyfishtë, një rrëshqitje e padukshme nga rrafshi i zhvillimit të gjallëruar në përzierje të gjërave me prejardhje të
kundërt. Kjo vepër merr përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet, si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanrin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar. Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”. Ky libër ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare që pas përkthimit të tij në gjuhën angleze. E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Në QKI “Malësia” u shfaq monodrama “Dhembja mund dhembjen”
Të përkushtohemi ndaj idealeve tona kombëtare Tuz- Në Qendrën Kulturore- Informative “Malësia” në Tuz, është shfaqur monodrama “Dhembja mund dhembjen”, e interpretuar nga aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Avdi Gërvalla, një shfaqje e bazuar në antologji të poezive nga Bahri Fazliu, Asdreni, Azem Shkreli dhe Avdi Gërvalla. Kjo monodramë u mirëprit shumë mirë nga një numër i vogël i artdashësve në sallë, duke qenë se shfaqje të tilla kulturore nuk janë dhe aq të shpeshta në Malësi, për të mos thënë mungojnë dukshëm. Monodrama “Dhembja mund dhembjen” e cila është interpretuar në zhanrin muzikor duke luajtur në instrumente tradicionale dhe moderne, përmes të cilave shfaqet e vjetra dhe bashkëkohorja, pasqyron nëpërmjet tingujve muzikorë jetën e një djaloshi që nga fëmijëria e deri në moshën e pjekurisë, të një djaloshi me virtyte të larta që ishte i përkushtuar ndajë familjes dhe shoqërisë.
18
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
“Ky djalosh e filloi jetën në një fshat malor, fillimisht si i ri qe bari i deleve kurse më vonë arrin të bëhet një artist i kompletuar. Nga sinqeriteti që ka, ai has përherë në probleme pasi mendon se të gjithë njerëzit janë të sinqertë sikur ai. Edhe në dashuri përballet me probleme, pasi që vajza që e dashuronte e zhgënjeu. Edhe tek shoqëria, duke i parë që ata janë të pasinqertë dhe të mbushur me interes, ai vendos që të rri indiferent, pothuajse i vetmuar. Lëndimi i madh i personazhit në fjalë ishte humbja e shokut të fëmijërisë të vetmin që e kishte pa interes. Në fund, djaloshi duke mallkuar ata që gënjejnë, që mashtrojnë, që vrasin, që shkatërrojnë shpirtin njerëzor, afrohet te varri i shokut ku dhe vdes pas një kënge të kënduar me lahutë”, thuhet në konspektin e kësaj monodrame. Aktori i cili interpretoi këndshëm këtë monodramë për disa minuta dhe solli një freski shpirtërore tek publiku i pranishëm, thotë se me-
sazhi i kësaj vepre është përkushtimi ndajë artit, kulturës e traditës dhe apeli për të respektuar njerëzit tonë që sakrifikuan jetën që ne sot të jetojmë të lirë. “Ne duhet ta duam traditën dhe kulturën tonë e cila në këtë rast fillon nga fyelli- klasikja e deri te kitaramodernja. Ne duhet t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë këto vlera. Njerëzit duhet ta duan vetveten, kombin e tyre por t’i duan dhe respektojmë edhe fqinjët tonë të rajonit pa të cilët nuk mund të jetojmë, por gjithherë për të qenë pjesë e Evropës ne duhet ta duam së pari kulturën e traditën tonë”, u shpreh aktrori Avdi Gërvalla për “Kohën Javore”. Kjo është herë e parë që kjo monodramë shfaqet në Tuz, kurse premiera e saj është shfaqur në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, për të vazhduar më pas shfaqjet në të gjitha qytetet e Kosovës dhe në disa qytete në Maqedoni. t. u.
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
ADMINISTRATIVE ASSISTANT – (PFP COORDINATOR) - TEMPORARY POSITION – REPLACEMENT FOR EMPLOYEE ON MATERNITY LEAVE • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Position serves as the coordinator between the appropriate DOD elements at the U.S. Embassy and Montenegrin agencies. Coordinates bilateral events with US/Montenegrin military units. Analyzes information, summarizes meetings, obligates funding and provides admin support to joint DOD/ MOD programs. Facilitates through Montenegrin Ministry of Foreign Affairs and Ministry of Defense bilateral military-to-military cooperation between the United States and Montenegro. Coordinates all George C. Marshall Center training, education, and events.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: University Degree in Language, Economics (or related), or Political Science/ International Relations (or related) is required. 2. EXPERIENCE: Must have at least 3 (three) years of experience in one or more of the following: Administration, Military, or Security Sectors. 6 months experience in interpretation/ translation is required. 3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must be proficient in use of computers, and must have excellent word processing/spreadsheet and database management skills. Possession of a valid driver’s license (category B) is required. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MARCH 07, 2018 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: Via mail:
podgoricajobs@state.gov American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Admin Asst. - PfP) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
19
MOZAIK
Në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz u organizua një seminar letrar
Përkthimi si vlerë e veçantë e njohjes së kulturave
Tuz- Në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz u organizua një seminar letrar të cilin e organizoi përkthyesi Nikollë Berishaj i cili kishte ftuar kryetarin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Imerin dhe drejtorin e shtëpisë botuese “Ombra” Z. Gëzim Tafa, të cilët u mirëpritën nga drejtuesi i grupit letrar “Jehona”, Sehad Lulanaj dhe nga një numër i konsiderueshëm nxënësish. Në këtë seminar letrar është bërë prezantimi i një projekti të shtëpisë botuese “Dituria” të cilin e drejton Z. Petrit Imeri, një projekt që ka të bëjë me përkthimin e letërsisë evropiane në gjuhën shqipe për të cilin në hollësi kanë folur mysafirët nga Tirana. Fillimisht, përkthyesi Nikollë Berishaj i cili kishte përkthyer së fundmi në shqip librin “Kebaria Vajza që lexonte bukur” i botuar nga shtëpia botuese “Dituria”, ka thënë se përkthimi dhe përkthyesit janë ata që na sjellin gjera të mira prej një kulture tjetër, duke ia prezantuar atë lexuesit shqiptar. “Ne shqiptarët mund të mburremi pasi që një ndër hapat e parë të përkthimit fillon me Shën Jeronimin i cili qe njeriu i cili e bëri përkthimin e parë të “Biblës” , fatkeqësisht jo në shqip por në latinisht. Njëri ndër përkthyesit që la vulë më të madhe është i madhi Fan Noli, mirëpo kemi dhe Jusuf Vrionin e deri tek përkthyes të rinj të
20
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
sotëm. Detyra e përkthyesit është që të prezantojë një ide, një vepër, një të mirë shpirtërore të një kombi te një komb tjetër, sepse ndryshe nuk do të dinim se çfarë shkroi Danteja, ose si do do ta dinin të huajt se çfarë shkroi Kadare?!” theksoi Berishaj. Njëra nga hallkat e rrjedhjes së ideve dhe të të mirave kulturore -shtoi ai- është përkthyesi, gjithmonë i mbështetur nga botuesit pasi pa botuesin ai do të ishte zero. Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Imeri, njëherësh dhe drejtues i shtëpisë botuese “Dituria” në Tiranë, ka shpalosur një pasqyrim të gjerë të letërisë dhe të përkthimit, me theks të veçantë për rëndësinë që kanë përkthimet e veprave nga gjuha amtare në atë të huaj dhe anasjelltas, për t’i njohur sa më mirë kulturat reciproke. “Shtëpia jonë botuese “Dituria” është në kuadrin e projektit të Bashkimit Evropian “Creative Europe”, ku këtë radhë është duke botuar një grumbull librash për fëmijë dhe të rinj të cilët vijnë nga kultura të ndryshme, nga letërsi të ndryshme. Ne jemi një treshe që bashkëpunojmë ngusht, autori- përkthyesi- botuesi. Shumë njerëz të kulturës sonë, qoftë të së kaluarës qoftë të asaj bashkëkohore kanë lënë gjurmë të pashlyera të kul-
turës sonë në vendet e huaja. Gjuha shqipe ka një shkollë shumë të mirë përkthyesish”, tha në mes tjerash Imeri. Ai shtoi se një nga prioritet e shtëpisë botuese që drejton, është edhe njohja e letërsisë, e kulturave dhe e autorëve të vendeve fqinje, përkatësisht e historisë dhe e traditave të vendeve fqinje. Imeri i ftoi nxënësit e pranishëm që të lexojmë sa më shumë, të rriten sa më të lexuar dhe të kulturuar, duke theksuar se një rini e kulturuar i përballon më lehtë dhe më mirë sfidat evropiane të jetës. Nga ana tjetër, drejtuesi i shtëpisë botuese “Ombra”, Gëzim Tafa, në mes tjerash tha se emrat e mëdhenj të letërsisë nuk potencohen vetëm nga vlerat e tyre letrare, intelektuale dhe historike, “por shumica e tyre të përkthyer si Dante Aligeri, Petrarka, Dostojevski, Bajroni etj, janë në saj të një kontributi të rëndësishëm që lidhet me punën e përkthyesit”, u shpreh Tafa. Ky seminar letrar është gërshetuar dhe me pyetje të nxënësve drejtuar krijuesve letrarë të pranishëm të cilët me shumë dashamirësi iu përgjigjën interesimit të nxënësve. Këta të fundit mësuan dhe u njohën me shumë vlera shpirtërore që sjell letërsia. t. u.
MOZAIK
Muzeu i Ulqinit organizoi veprimtarinë “Deti, pasuri e Ulqinit”
Apel për ruajtjen e ekosistemit detar “Det i shëndetshëm do të thotë të kemi njerëz të shëndetshëm. Një ambient i pastër ndaj çdo lloj ndotjeje dhe pa ndikimin e ndryshimeve klimatike do t’u lejojë njerëzve të vlerësojnë edhe më shumë ekosistemin tonë”, ka thënë Nadia Frontier nga “Montenegro Dolphin Project” Ulqin – Muzeu i Ulqinit ka organizuar të mërkurën e kaluar në Galerinë e Qendrës së Kulturës veprimtarinë e titulluar “Deti, pasuri e Ulqinit”, në kuadër të së cilës në bashkëpunim me organizatën “Montenegro Dolphin Project” është trajtuar tema e rëndësisë së detit të shëndetshëm dhe ruajtjes së ekosistemit detar. Në fjalën e tij, udhëheqësi i Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçi, ka thënë se deti ka kontribuar shumë që Ulqini të jetë një prej qyteteve me të cilin mund të krenohemi dhe për këtë duhet të jemi të përgjegjshëm. Ai ka thënë se pasuritë që ia dhuron deti qytetit të Ulqinit janë të shumta, ndër të cilat ka përmendur zhvillimin urban si qendër turistike detare. “Kjo histori e madhe detare ka krijuar një trashëgimi të madhe që vërehet në Qytetin e Vjetër të Ulqinit, një trashëgimi e madhe që është mjaft e pavalorizuar në nivelin që duhet dhe
e pastudiuar”, ka thënë Kovaçi. Sipas tij, detaria, një prej simboleve të qytetit të Ulqinit, është një akt qytetërimi dhe qytetarie sepse të lundorsh do të thotë të jesh pjesë e trendeve më bashkokohore. Ai ka theksuar po ashtu se pasuria detare është e lidhur edhe me zhvillimin e turizmit detar. Ndërkaq në prezantimin e saj, Nadia Frontier nga “Montenegro Dolphin Project” ka folur për rëndësinë që të kemi një det të pastër. “Det i shëndetshëm do të thotë të kemi njerëz të shëndetshëm. Një ambient i pastër ndaj çdo lloj ndotjeje dhe pa ndikimin e ndryshimeve klimatike do t’u lejojë njerëzve të vlerësojnë edhe më shumë ekosistemin tonë”, ka thënë ajo. Frontier dhe kolegët e saj nga “Montenegro Dolphin Project” kanë prezantuar projektin të cilin po e realizojnë në bregdetin e Malit të Zi, i cili
ka të bëjë me hulumtimin e delfinëve. “Qëllimi ynë është që të dokumentojmë dhe të identifikojmë rrugën e delfinëve duke ndjekur sjelljen e tyre. Përpiqemi të identifikojmë shpërndarjen e delfinëve në Mal të Zi, identifikimin e habitateve të rëndësishme për delfinët”, ka thënë Frontier. Harta e gjetjeve të “Montenegro Dolphin Project” tregon se bregdeti i Ulqinit është shumë i populluar me delfinë. Anëtarët e kësaj organizate u kanë bërë thirrje të pranishmëve dhe të gjithë qytetarëve të Ulqinit që t’i ruajnë delfinët sepse në këtë mënyrë ruajmë ekosistemin tonë. “Ju jeni sytë tanë të detit. Çdo gjë varet nga ne. Ne duhet ta ruajmë detin”, kanë thënë ata. Nga Muzeu i Ulqinit kanë treguar se planifikojnë që ky aktivitet kushtuar hapësirës detare të Ulqinit të mbahet i. k. për çdo vit. E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
Saimir Pirgu magjeps publikun spanjoll me rolin e Romeos “Romeo dhe Xhulieta” është një prej historive më të njohura të dashurisë. Përshtatja operistike që Charles Gounod i ka bërë tragjedisë së Shakespearit, është rikthyer në “Gran Teatre del Liceu” në Barcelonë. Kjo operë për herë të fundit u performua në këtë teatër para 32 vjetësh.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
Derisa ky produksion ka shënuar 200-vjetorin e lindjes së kompozitorit romantik francez, tenori shqiptar Saimir Pirgu dhe laureatja e “Russian Operalia”, Aida Garifullina, mahnitën publikun, me rolin e të dashuruarve në këtë tragjedi. Ata u ngjitën në skenë për të sjellë versionin pak më ndryshe të kësaj tragjedie të njohur
në mbarë botën, duke lënë shije të ëmbël për publikun e Barcelonës. Në një storie katër minutëshe të realizuar nga “Euronews” Pirgu dhe Garifullina kanë sjellë rrëfimin e tyre për realizimin e kësaj opere. Televizioni që operon në disa vende të botës në shumë gjuhë performancën e tyre e ka cilësuar si “magjepsëse”.
FOTOGRAFIA E JAVËS
LIRIDONA GJOKAJ NEW YORK 2018
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Në Rozhajë u mbajt edicioni i 25-të i Festivalit Ndërkombëtar të Këngës për Fëmijë “Fjolla e Artë
Edhe një edicion
Sipas mendimit të specialistëve të muzikës, këngët kanë qenë mjaftë kualitative, ndërsa interpretuesit e vegjël shumë të talentuar, duke bërë që Rozhaja të ngritet lart në piedestalin e festivaleve më të njohura në vendet e regjionit dhe më gjerë Rozhajë – Më 23 dhe 24 shkurt, publiku i qytetit më verior të Malit të Zi, veçanërisht fëmijët e Rozhajës, për dy ditë me radhë janë kënaqur duke ndjekur interpretuesit e vegjël më të talentuar të vendit dhe ata nga jashtë, në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës për Fëmijë “Fjolla e Artë”. Edicioni i sivjetshëm ishte jubilar pasi që është viti i 25-të me radhë që me sukses u organizua ky festival i muzikës për fëmijë, me pjesëmarrës jo vetëm nga Mali i Zi, por edhe nga disa vende të tjera. Këtë vit morën pjesë fëmijë nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Ukraina, Hungaria, Rumunia dhe Sllovenia. Festivali është mbajtur në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës - Rozhajë, i cili është edhe organizator i Festivalit, me mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi dhe Komunës së Rozhajës. Sponsor mediatik ishte Radio Televizioni i Malit të Zi, i mbështetur edhe nga kompania M:TEL si dhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Autoriale Muzikore në Mal të Zi (PAM). Pas intërpretimit të 19 kompozimeve, juria profesionale ka zgjedhur më të mirat. Dita e parë e këtij festivalit i është kushtuar këngëve të interpretuesve të zgjedhur nga Mali i Zi. Pas interpretimit të disa këngëve, juria profesionale ka ndarë çmimet e këngëve më të mira në vend. Çmimi i Parë për interpretim, aranzhim dhe kompozim i ka takuar interpretueses Ana Vujosheviq nga Podgorica, me këngën e saj “Zazhmuri”, Çmimi i Dytë Anja Jestroviq, gjithashtu nga Podgorica, me këngën e saj “Dnevnik”, me muzikë dhe tekst të
24
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
përpunuar nga Lara Shqekiq, kurse me aranzhman nga Sasha Gajiq. Kurse Çmimin e Tretë e ka fituar kompozimi “Sreqa”, interpretuar nga Angjella Jovoviq nga Nikshiqi, tekstin e së cilës këngë e ka shkruar Tatjana Aleksiq, kurse muzikën e ka kom-
punuar Veselin Frenki Bogiqeviq. Çmimi i Dytë për kompozim i ka takuar Zdravko Gjuranoviqit, me këngën “Brzi Gonzales”, e cila u interpretua nga Stefana Joçiq. Asaj i ka takuar edhe Çmimi i interpretueses më të re në festival. Çmimi i tretë për
KULTURË
ë 2018”
n i suksesshëm kompozim i ka takuar Ladu Llesh, me këngën “Bez predaje”. Kjo këngë nga Vida Vicko Vukeliq, ka fituar edhe Çmimin “Dragan Raduloviq” për tekstin më të mirë të festivalit. Çmimin e veçantë për skenografi e ka fituar Vlladana Todoroviq nga Podgorica, e cila ka interpretuar këngën “Prva zhurka” të Vlladimir Andriqit, me muzikë nga Vesna Velkoviq, kurse aranzhim nga Zoran Bogdanoviq Riçi. Çmimin i Parë i jurisë për fëmijë i ka takuar interpretueses nga qyteti nikoqir i Rozhajës, Shejla Dautoviq, me këngën “Neda nana”. Çmimi
i veçantë i jurisë i ka takuar interpretueses nga Bullgaria Marija Zanova. Ndërsa vendi i tretë i ka takuar interpretueses nga Kosova, Erza Hasolli, Çmimi i Dytë për interpretim ka shkuar në duart e vogëlushes nga Ukraina, Ana Kotorki. Për çmimet ka vendosur juria e kryesuar nga Karin Eidenberger, diva operistike nga Austria. Interpretuesit janë përcjellë nga kori i Qendrës për Kulturë, me dirigjent Samir Kujeviq, grupi i valltarëve “Pahulja” (Fjolla), Aida Omeroviq dhe “Duga “ nga Berana. Programin e ka udhëhequr Davor
Dragojeviq, ndihmuar nga fëmijët: Amina, Edin, Muzafera dhe Ibrahim. Pjesëmarrës në programin e Festivalit kanë qenë edhe fëmijët e Shkollës Fillore në Dacaj. Festivali i këtij vitit i Këngës për Fëmijë “Fjolla e Artë “ është organizuar me sukses. Sipas mendimit të specialistëve të muzikës, këngët kanë qenë mjaftë kualitative, ndërsa interpretuesit e vegjël shumë të talentuar, duke bërë që Rozhaja të ngritet lart në piedestalin e festivaleve më të njohura në vendet e regjionit dhe më gjerë. H. Lajçi
E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (8)
“S’ka pas shqiptar që ka ba lum” “Këtu, masi ka hi partia, s’na i kanë kthye as tokat që na i kanë zaptue, s’kem pas as shkollë në gjuhë shqipe, as përkrahje e, sa për njerz tanë n’punë t’shtetit, mos dvet hiç... Ktu jem kenë popull, anmik i shtetit. Edhe për martesa e kemi pas fshtirë. S’dojshin varzat t’martohen këtu, midis malazezve”, më kishte thënë Hysen Dreaj (1912), shumë vite më parë. Kur e kisha pyetur se a kanë kërkuar t’u kthehen pronat, shkollë..., ishte përgjigjur: “Këtu e kem pasë emnin HESHT”!
Binak Ulaj Vuthaj
(vijon nga numri i kaluar) Me të arritur në fshatin Pepaj, nuk e di ç’më kishte nxitur, por më së pari kisha shkuar te rrënojat e secilës kullë. Dy sosh ende qëndronin të parrënuara. Derisa përpiqesha të parafytyroja jetën e njerëzve në to, por edhe djegien e tyre nga bisharë, më ishte kujtuar thënia e Beqir Sejdisë (1918): “N’Pepaj s’ka pas shqiptar që ka ba lum!”. Është kjo një thënie proverbiale, sintetizuese, për kushtet e jetesës në fshatin Pepaj, të cilën ma kishte thënë vite më parë ky mendar pepjan. Rrëfimet e tij për vrasjet, përndjekjet dhe uzurpimet gjatë Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene, por edhe pas LDB-së, janë rrëfime të një jete të zhbërë, dhunshëm. Për të mos pasur ku të ktheheshin të përndjekurit, edhe në Pepaj ua kishin vënë zjarrin të gjitha shtëpive. “Ma t’parën shpi”, tregonte xha Sejdiu, “e kanë djegë shpinë e Sejdi
26
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
Zukës, mandej t’Prelë Ademit, Bardh Qerimit...” Pasi ishin kthyer shumica e të përndjekurve, i kishin mbuluar disi ato dhe kishin filluar t’i lidhin fijet e shkëputura të asaj jete. Përsëri, më 1919, do të jenë të detyruar të ikin. Pasi kishte kaluar furtuna e përndjekjeve ishin kthyer, por jo të gjithë. Jo vetëm ushtarët e xhandarët, por edhe kolonët e vendosur në pronat e tyre dhe në shtëpitë e atyre që s’ishin kthyer, do t’ua nxijnë jetën. ”Na bajshin dam, na i shtishin dhentë, loptë, dhitë, në ara, kopshte... Në vitin 1920 shteti i ka formue do si kshilla me malazez venali. Ata mujshin me ba çka dojshin: me vra e rrahë ka t’dojshin. Po, më
“
e keqja ish se edhe kojshitë i shtike shteti me na vra. E mbaj men kur i kanë vra Hasan Salihin, 27 vjeç, Niman Ducin, 25 vjeç, dhe Gjon Prelën, 20 vjeç. I kanë vra kur kanë dalë në mal për dru. Ma vonë, para derës së shpisë së vet, e kanë vra Brahim Delinë, 30 vjeç; Gal Gimën e ka vra shumari para nan’s së vet, më 1937; e vrasin edhe Vesel Gimën, tue ardhë prej Murine. Ai a kenë i pari prej ktij katuni që e ka pa krye shkollën n’Pejë. E, nuk kish gja ma fshtirë për ne që e dishim kush na vrajke, e bash qata vishin n’krye shnosh. Duhej edhe me i pritë e qitë kafe. Ç’ka me ba? E kishim shtetin në shpinë. Edhe kur a hi partia, në
“Kam mbetur vetëm në shtëpi. Dikush ka vdekur, të tjerët janë në Amerikë...”, thotë i riu i vetëm shqiptar në Pepaj, Alen Dreaj (1995). Kur e pyes pse s’martohet e të krijojë familje, pasi ka tokë, shtëpi, përgjigjet i hidhëruar, thuajse e kisha pyetur ku ta dish se çka: “A të tregova se kam mbetur vetëm. Çka të bëj këtu pa askënd timin? Sa t’m’i dërgojnë letrat edhe unë ika”, përgjigjet në gjuhën malazeze, sepse shqipen gati e ka harruar krejt. Edhe shkollën e mesme e ka kryer në këtë gjuhë. S’ka as me kë të flasë shqip
KULTURË
Aleni, i riu i vetëm shqiptar në Pepaj
44-tën, kemi ikë dhe prapë na i kanë djegë shpiat. Dy plaka që s’kanë mujtë me ikë, Bejazja, bijë Nokshiqi, 85 vjeçe, dhe nana e Tomë Bacnit, 95 vjeçe, i kanë mytë me çekiq, i kanë qitë në zjarm në shpinë e Tomë Bacanit, masi i kishin vu flakën. Mas dy muejsh, kur jemi kthye, s’kemi mujtë me i dallue, cilët eshtna janë të njanës, e cilët të tjetrës. Ma vonë jemi shpërngulë mos me hupë gjuhën, mos me hupë krejt. Sot, çuditem kur m’thotë dikush, ktu, n’Pejë, Prishtinë...: ‘Është dashtë të rrini në venin tuaj!’ Po veni ku kemë le e rritë, veç i yni tek a? Edhe ai a ven i shqiptarëve a. S’e dinë se na, shqiptart e Plavës e Gucisë e, sidomos Nokshiqi, Pepajt e Zhanica, jemi kenë prita e parë kundër pushtuesve, prandaj na kanë dëmtue aq shumë dhe aq gjatë”, do ta përfundojë rrëfimin Xha Sejdiu. “Këtu, masi ka hi partia, s’na i kanë kthye as tokat që na i kanë zaptue, s’kem pas as shkollë në gjuhë shqipe, as përkrahje e, sa për njerz tanë n’punë t’shtetit, mos dvet hiç... Ktu jem kenë popull, anmik i shtetit. Edhe për martesa e kemi pas fshtirë. S’dojshin varzat t’martohen këtu, midis malazezve”, më kishte thënë Hysen Dreaj (1912), shumë vite më
Pepaj
parë. Kur e kisha pyetur se a kanë kërkuar t’u kthehen pronat, shkollë..., ishte përgjigjur: “Këtu e kem pasë emnin HESHT”! Me pak fjalë, edhe plaku Zymer Istrefi Bacaj (1911), i kishte përshkruar disa dekada: “Në kohë të fshtira kam le e në kohë të fshtira po des. Kurrë dritë s’kemë pa.” Ata pak banorë që kishin mbetur në Pepaj në vitet e nëntëdhjeta, nuk e kishin pasur lehtë. “Që sa ka fillue lufta në Bosne, as sytë s’donë me na i pa. Tash edhe toka ka nrrue e jo ma njerëzit. Për ne s’është ven me jetue këtu. Vajza e kunatës, e ka marrë malazezin... As tokën s’po donë të na e blejnë edhe pse e kemë lanë lirë. Donë me hangër falë”, më kishte thënë Fatime Bruçaj, e reja e hoxhë Pepës. *** Pasi e kisha dëgjuar gjëmën e rrënojave të kullave dhe u kisha lënë lamtumirën, kisha shkuar te shtëpitë e Dreajve, por i kisha gjetur të mbyllura. Më pas do e takoj të riun, Alen Dreajn (1995). Pasi i them se isha në shtëpi të tij, por ishte e mbyllur, më përgjigjet: “Kam mbetur vetëm në shtëpi. Dikush ka vdekur, të tjerët
janë në Amerikë...” Kur e pyes pse s’martohet e të krijojë familje, pasi ka tokë, shtëpi, përgjigjet i hidhëruar, thuajse e kisha pyetur ku ta dish se çka: ”A të tregova se kam mbetur vetëm. Çka të bëj këtu pa askënd timin? Sa t’m’i dërgojnë letrat edhe unë ika”, përgjigjet në gjuhën malazeze, sepse shqipen gati e ka harruar krejt. Edhe shkollën e mesme e ka kryer në këtë gjuhë. S’ka as me kë të flasë shqip. ”Vetëm katër shqiptarë jetojmë këtu, në tri shtëpia. Unë, Ramë Novaj me grue dhe Omer Bacaj“, shton Aleni, si të donte të arsyetohej pse e di aq pak shqipen. Derisa bisedoja me Alenin, do të na afrohet fqinji i tij, Millosh Popadiq (1951). Pasi i tregoj për atë që bisedonim me Alenin, ndërhyn: ”Edhe të rinjtë tanë kanë ikur. Punë s’ka e tokën s’po do ta punojë kush. As vajzat s’po duan të martohen në fshat. Po duan t’u kërcasin takët në asfalt”, shton duke qeshur. “Përpara kam punuar në KNI ‘Bor’ të Plavës, por tash s’ka as fabrika, as reparte fabrikash në këtë anë. Na ka harruar qëmoti shteti.” (vazhdon) E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Festivali i Filmit në Berlin
Drama kontroverse “To Not” triumfon në “Berl Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) i regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes Anderson e mori “Ariun e argjendtë” për regjinë e filmit të animuar “Isle of Dogs” (Ishulli i qenve). Për Pintilie, fitorja ka qenë befasi e madhe, thuhet në shkrimin e Variety. com. “Nuk e prisnim këtë”, ka thënë ajo, duke shtuar që tema e filmit, që sfidon perceptimet e pranuara të bukurisë, “është shumë e rëndësishme”. Derisa juria gjasht anëtarëshe e festivalit, e udhëhequr nga kineasti Tom Tykwer, shpërndau çmimet gjerësisht, talenti
28
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
gjerman vërehej qartë se mungonte nga lista e fituesve, sado që katër titujt e shquar vendas ishin në konkurrencë. Derisa ka pranuar çmimin në emër të Andersonit, i cili nuk ka mundur të jetë i pranishëm në ceremoni, Bill Murraj ka thënë “Asnjëherë s’e kam menduar se do të shkoj në punë si qen dhe do të kthehem në shtëpi me një ari”. Murray e ka përshkruar kryeqytetin gjerman si vend të mrekullueshëm, tek ka thënë se ishte shumë mirënjohës që ka pasur mundësi të kalonte kohë në Berlin. Ai ka cituar vargun e famshëm të presidentit John.F.Kennedy, duke shtuar se “unë jam një berlinas”. Murray po ashtu e ka lavdëruar Andersonin, duke thënë se regjisori është i dashuruar pas filmit dhe se me ve-
prat e tij e ka nderuar historinë e kinematografisë. Regjisorja polake Malgorzata Szumowska e ka fituar çmimin e madh të jurisë, “Sivler Bear Grant Jury Prize” për dramën e saj “Mug”, një film që shfaq fanatizmin nëpërmjet rrëfimit për një djalë të ri që detyrohet të bëjë operacion plastik në fytyrë, pasi që fytyra e tij shëmtohet shumë në një aksident. Drama “The Heiresses” e paraguajasit Marcelo Martinessi, që shpalos një rrëfim për lesbike, ka marrë çmimin “Silber Bear Alfred Bauer Prize” për film artistik, që hap perspektivë të re për filmin. Po ashtu aktorja e këtij filmi, Ana Brun, ka marrë çmimin e aktores më të mirë. “Ne jetojmë në një shoqëri shumë kon-
MOZAIK
ouch Me linale” servative dhe kjo nënkupton se duhet të fitojmë shumë çmime për të hapur perspektiva të reja”, ka thënë Martinessi duke pranuar çmimin. Anthony Bajon e ka marrë çmimin për aktorin më të mirë, me rolin e një djaloshi të ri që kishte qenë i varur nga droga, në filmin e Cedric Kahn, me titull “The Prayer” (Lutja). Manuel Alcala dhe Alonso Ruizpalacios morën çmime për skenar, për filmin “Muzeum”, një komedi e dramë e bazuar në fakte reale, që ka në role kryesore Gael Garcia Bernal, e që flet për dy studentë që thyejnë Muzeun Kombëtar të Antropologjisë në Meksikë dhe vjedhin artefakte të çmuara. Trofeu “Ariu i argjendtë” për kontribut
396 filma janë shfaqur në kuadër të seksioneve të ndryshme të festivalit. Me afërsisht gjysmë milioni aplikime dhe më shumë se 300 mijë bileta të shitura, “Berlinale” konsiderohet si festivali me publikun më të madh në botë të shquar artistik i takoi Elena Okopnayas për dizajnin e kostumeve dhe produksionin në filmin “Dovlatov” që flet për shkrimtarin disident rus, Sergei Dovlatov. Duke vlerësuar dhjetë ditët e fundit të festivalit, drejtori i “Berlinales”, Dieter Kosslich, ka dhënë një vlerësim optimist të edicionit të sivjetmë. “Ishte një atmosferë shumë e veçantë këtë vit. Kishte shumë buzëqeshje dhe qiej me diell. Njerëzit ishin po aq të ndryshëm sa edhe filmat”, ka thënë ai. Duke kujtuar disa nga momentet më të veçanta të ngjarjes, Kosslick ka thënë se ai veçanërisht ka shijuar performancën e “Songwriter” që u shfaq në kuadër të “Berlinale Special Gala” – dokumentari i Murray Cummings për
këngëtarin britanik Ed Sheeran. Prej 24 filmave që janë shfaqur në kuadër të seksionit konkurrues në edicionin e 68-të të Festivalit të Filmit në Berlin, 19 u shqyrtuan për “Ariun e artë”, mes të cilëve produksione ndërkombëtare si “Don’t Worry, He Won’t Get Far on Foot” i Gus Van Sant me Joaquin Phoenix në rol kryesor dhe komedia e David e Nathan Zellner, “Damsel”, me protagonistë Robert Pattinson dhe Mia Wasikowska. Në përgjithësi 396 filma janë shfaqur në kuadër të seksioneve të ndryshme të festivalit. Me afërsisht gjysmë milioni aplikime dhe më shumë se 300 mijë bileta të shitura, “Berlinale” konsiderohet si festivali me publikun më të madh në botë.
E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
29
RAJON
Bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë në fazën finale
Interesat gjeostrategj zgjidhjen e kontestit t
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se Perëndimi si asnjëherë më parë është i interesuar për zg Maqedonisë, por edhe për shkak të politikave gjeo-strategjike në rajon të BE-së dhe SHBA-së Bisedimet për kontestin e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, kanë hyrë në fazën finale, edhe pse ende mbetet e paqartë se cila mund të jetë zgjidhja për këtë problem mbi 27-vjeçar, apo nëse i gjithë procesi mund të dështojë ashtu siç kanë dështuar edhe bisedimet e deritashme që janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Deri tani janë zhvilluar disa takime të nivelit të larta mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, si dhe shefave të diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas, dhe përveç konfirmimit të vijave të kuqe, detaje tjera nuk janë dhënë, ndërkohë që procesit pritet t’i japin shtyt-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
je edhe përfaqësues të shteteve me ndikim ndërkombëtar. Pas takimeve të veçanta të dy kryeministrave me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila i inkurajoi për arritjen e zgjidhjes, të dielën në Shkup ishte presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, si dhe euro-parlamentarët, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se Perëndimi si asnjëherë më parë është i interesuar për zgjidhjen e këtij kontesti, jo vetëm për shkak të zhbllokimit të procesit euro-integrues të Maqedonisë, por edhe për shkak të politikave gjeo-strategjike në rajon të BE-së dhe SHBA-së. “Në planin ndërkombëtar mendoj se
strategjia e NATO-s dhe e SHBA-së, që janë partnerët tanë strategjikë, qëndron në atë se duan të mbyllin konceptin e çështjeve të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë rast, Maqedonia shihet si kyçe. Pra, duan të mbyllin problemin rreth integrimit tonë në NATO, por edhe procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe Malit të Zi”. “Në këtë kontekst, vlerësoj se përputhen interesat e lojtarëve apo strategëve më të mëdhenj në rajon me interesat tona, pra për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në rajon. Këtë gjithsesi se e ndihmon edhe ndryshimi që u bë në qeverisjen e vendit, pasi tani SHBA-ja dhe aleatët kanë një partner më të fuq-
RAJON
jike imponojnë të emrit
gjidhjen e këtij kontesti, jo vetëm për shkak të zhbllokimit të procesit euro-integrues të ishëm që së bashku me përmirësimin e raporteve me Bullgarinë do të ndihmojnë në raportet mes Lindjes dhe Perëndimit, apo dobësimit të ndikimit rus në rajon”, thotë Lubomir Fërçkovski, ish-ministër i Punëve të Jashtme. Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, ish-diplomati Alajdin Demiri, thotë se palët vazhdojnë bisedimet pavarësisht se në opinion krijohet përshtypja për ngecjen e procesit, por në gjithë këtë proces ai si vendimtar sheh rolin e diplomacisë perëndimore. “Si duket, kjo lëvizje diplomatike paraqet inkurajimin e fundit për palët për arsye se sensi i gjithë këtij presioni është anëtarësimi i Maqedo-
nisë në NATO dhe natyrisht se e gjithë kjo duhet të bëhet para korrikut, pasi samiti i NATO-s është më 7 korrik dhe këtu mund të ndodhë anëtarësimi. Si duket në këtë fazë edhe diplomacia e madhe kërkon të ketë rolin dhe suksesin e vet në këtë kontest”, vlerëson Demiri. I pyetur nëse pala greke mund të taktizojë dhe në momentet e fundit të heqë dorë nga zgjidhja, duke u thirrur në mbrojtjen e interesave të saj, Demiri thotë se Athina mund të taktizojë me disa kërkesa, mirëpo jo edhe të heqë dorë nga i gjithë procesi. Sipas tij, Greqia nuk ka se çfarë të humbë, ndërsa imazhi i saj nuk është edhe aq favorizues në skenën ndër-
kombëtare duke marrë parasysh kontestet edhe me vende tjera, si Turqinë, por edhe Shqipërinë si dhe problemet financiare me BE-në. “Detyrimisht, ajo duhet që në këtë fazë ndaj Maqedonisë të mos zmbrapset, të mos jetë këmbëngulëse. Ka disa zmbrapsje taktike, disa kërkesa që janë në shërbim të negociatave, pra nuk janë kërkesa që mund ta pengojnë procesin”, thekson Demiri. Ndryshe, nga fillimi i marsit, në Maqedoni pritet të arrijë edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas, në vizitën e parë të një lideri grek, që zbret në Aeroportin e Shkupit pas vendimit të Qeverisë për ndërrimin e emrit “Aleksandri i Madh”. (REL) E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit vazhdoi seancën konstitutive
Kryetar i kuvendi Fadil Kajoshaj ng
Në këtë seancë një hapësirë e konsiderueshme iu kushtua debatit me akuza të ndërsjella të përfaqësu politik shqiptar para zgjedhjeve lokale të 26 nëntorit 2017, por dhe partinë në pushtet. Nga ana tjetër ed shitblerjen e votave gjatë zgjedhjeve të nëntorit Tuz- Seanca konstitutive e Kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit e cila ishte ndërprerë në fillim të muajit janar, ka vazhduar të mërkurën në të cilën morën pjesë këshilltarët e dalë nga zgjedhjet e fundit lokale në Tuz. Seancën konstitutive e ka drejtuar këshilltari më i vjetër, Naser Krkanoviq nga PDS-ja i cili fillimisht njoftoi se këshilltarja e ASH-së, Lindita Çunmulaj ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltares të cilën në këtë post e zëvendësoi këshilltarja Lindita Gjonaj po nga ASH-ja.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
Në këtë seancë është parashtruar një pikë e rendit të ditës që kishte të bënte me emërimin e kryetarit të ri të parlamentit të kësaj komune. Fillimisht kryetari i grupit të këshilltarëve të PDS-së, Halil Dukoviq, në bazë të nenit 58, paragrafi 2 i statutit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ka propozuar që kryetar i ardhshëm i parlamentit të emërohet Z. Fadil Kajoshaj i cili këtë post e mbante dhe në dy përbërjet e kaluara të parlamentit. Ndërkaq opozita parlamentare nuk ka paraqitur asnjë propozim për emërimin e kryetarit të
parlamentit. Para formimit të komisionit treanëtarësh, dy nga pozita dhe një nga opozita, i cili më pas monitoroi votimin e këshilltarëve me vota të fshehta për emërimin e kryetarit të parlamentit, drejtuesi i seancës hapi debatin parlamentar në të cilin këshilltarët debatuan rreth procesit të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ndërkohë, në këtë seancë një hapësirë e konsiderueshme iu kushtua debatit me akuza të ndërsjella të përfaqësuesve të partive politike shqiptare të cilët akuzonin njëri- tjetrin për
MOZAIK
it të ri u rizgjodh ga UDSH
uesve të partive politike shqiptare të cilët akuzonin njëri- tjetrin për mosarritje të unifikimit të faktorit dhe demokratët kanë kritikuar PDS-në e cila sipas tyre ka ushtruar trysni tek votuesit dhe ka praktikuar
mosarritje të unifikimit të faktorit politik shqiptar para zgjedhjeve lokale të 26 nëntorit 2017 por dhe partinë në pushtet. Nga ana tjetër edhe demokratët kanë kritikuar PDS-në e cila sipas tyre ka ushtruar trysni tek votuesit dhe ka praktikuar shitblerjen e votave gjatë zgjedhjeve të nëntorit. Ndërkaq, pas përfundimit të debatit, filloi procesi i votimit të fshehtë për emërimin e kryetarit të kuvendit. Në momentin e propozimit të komisionit që përcolli procesin e votimit, këshilltarët e ASH-së, LDSH-së dhe të Demoratëve e kanë braktisur seancën
duke mos marrë pjesë në votim. Ndërkohë, me 20 vota pro të këshilltarëve të koalicionit qeverisës në katër vitet e ardhshme (PDSsë, UDSH-së, PB-së dhe të Social-demokratëve) u rizgjodh për kryetar të kuvendit të ri, Z. Fadil Kajoshaj nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Në përmbyllje të seancës në fjalë, Z. Fadil Kajoshaj në fjalën e rastit ka falënderuar në emër personal dhe në emër të partisë së tij të gjithë ata që ia dhanë votëbesimin për tu rizgjedhur në postin e kryetarit të kuvendit
në katër vitet e ardhshme. Rikujtojmë se në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Tuz dhe në ato të përsëritura në një qendër votimi më 23 dhjetor, më së shumti mandate ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve me plot 14 mandate, pasuar nga Alternativa Shqiptare me 7 mandate, LDSH-ja 3 mandate, Partia Boshnjake me 3 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 2 mandate, Demokratët 2 mandate dhe Socialdemokratët 1 mandat. t.u. E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
33
SPORT
Klubi i Karatesë “Ulqini” zuri vendin e katërt në renditjen e përgjithshme në Kampionatin e Malit të Zi për Seniorë
Nënkampionë Antigona Rama, Adnan Kuqi dhe ekipet në luftra dhe kata Garuesit e këtij klubi arritën të kurorëzohen me gjashtë medalje, prej të cilave katër medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta. Nënkampionë të Malit të Zi në luftra individuale u shpallën Antigona Rama, në kategorinë +68 kg, dhe Adnan Kuqi, në kategorinë +84 kg, ndërsa në disiplinën ekipore, ekipi i djemve në kata, në përbërje Allmir Hajdari, Marko Daboviq dhe Elvir Islami, dhe ekipi i vajzave në luftra, në përbërje Seida Suma dhe Antigona Rama Klubi i Karatesë “Ulqini” zuri vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, në Kampionatin e Malit të Zi për Seniorë, që u mbajt të shtunën në Podgoricë. Garuesit e këtij klubi arritën të kurorëzohen me gjashtë medalje, prej të cilave katër medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta. Nënkampionë të Malit të Zi në luftra
34
Javore KOHA
E ENJTE, 1 MARS 2018
individuale u shpallën Antigona Rama, në kategorinë +68 kg, dhe Adnan Kuqi, në kategorinë +84 kg, ndërsa në disiplinën ekipore, ekipi i djemve në kata, në përbërje Allmir Hajdari, Marko Daboviq dhe Elvir Islami, dhe ekipi i vajzave në luftra, në përbërje Seida Suma dhe Antigona Rama. Nga KK “Ulqini” kanë bërë të ditur
se ekipi i vajzave ishte i dobësuar pasi që garuesja e tretë Hantije Ibroçi, nuk mundi të marrë pjesë në këtë garë për shkaqe objektive, por prapëseprapë u arrit të ruhet primati i këtij ekipi që tash disa vite me radhë është ndër ekipet më të mira të senioreve në luftra, si në vend ashtu edhe në rajon. Në finale, ato luftuan kundër ekipit të KK “Omlladinac” nga
SPORT Podgorica, i cili është ndër ekipet më të mira në Evropë, ku dëshmuan një punë të shkëlqyer. Ndërkaq, me medalje të bronztë në luftra individuale u kurorëzua Seida Suma, në kategorinë -68 kg, si edhe ekipi i seniorëve në luftra, në përbërje Edin Kraja, Allmir Hajdari, Marko Daboviq dhe Adnan Kuqi. Edhe ky ekip tash disa vite me radhë gjendet ndër tre ekipet më të mira. Vlen të përmendet suksesi i karateistit të ri të KK “Ulqini”, Adnan Kuqi, i cili sapo i ka mbushur 18 vjet dhe për herë të parë garoi në kategorinë e seniorëve. Ai është bartës aktual i medaljes së bronztë ballkanike në luftra individuale për seniorë të rinj U21, në kategorinë +84 kg, dhe kampion ballkanik në luftra ekipore. Në finale, ai u përball me karateistin më cilësor në Mal të Zi, Allmir Cecunjanin, bartës i shumë titujve të nivelit evropian e botëror dhe me një për-
vojë shumëvjeçare. Përkundër kësaj, Kuqi u tregua shumë i fuqishëm me një përgatitje shumë të mirë duke u ballafaquar me mjeshtri me këtë garues të nivelit botëror. KK “Ulqini” u përfaqësua në Kampionatin e Malit të Zi me shtatër garues. “Edhe pse nuk ishim në përbërjen e kompletuar, pasi që na munguan dhe disa garues të tjerë të njohur dhe të fuqishëm, prapëseprapë mbetëm ndër katër klubet më të mira të Malit të Zi për seniorë. Jemi të bindur se edhe në kampionatet në vazhdim për gjenerata të reja do të jemi shumë të suksesshëm, pasi që kemi një armatë shumë të përgatitur të të rinjve, gjithsej 82 garues të gatshëm të paraqiten në arenat vendore dhe ato ndërkombëtare, të cilët do të vazhdojnë të përfaqësojnë me dinjitet e krenari qytetin tonë, emrin e të cilit e mbajmë tash 43 vjet”, shprehen të kënaqur për rezultatet e arritura ud-
hëheqësit e Klubit dhe kryetrajneri Kujtim Sukaliqi me trajnerët e tjerë të klubit. Mirëpo nga KK “Ulqini” ankohen se përkundër rezultateve të garuesve të tyre, nuk janë të kënaqur me përkrahjen financiare, e cila është shumë e vogël. “Prandaj Klubi ynë në garat në vijim do të marrë pjesë sa për të respektuar ftesat e bëra, me pak garues”, thekson deklarata për shtyp e KK “Ulqini”. Sipas këtij Klubi, duke mos pasur përkrahje financiare po i pritet perspektiva të rinjve të tyre të cilët kanë përfaqësuar kudo me dinjitet këtë klub dhe qytetin e Ulqinit. Drejtuesit KK “Ulqini” apelojnë për ndihmë te të gjithë qytetarët, komuna e Ulqinit, institucionet shtetërore e private, për hir të rinjve dhe traditës së gjatë prej më shumë se katër dekadash të këtij klubi. (Kohapress)
Në Ulqin do të organizohet Turneu Ndërkombëtar i Miqësisë Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti këto ditë drejtorin e QS „Çausheviq“ Misho Çausheviqin dhe ish-lojtarin e përfaqësueses të Jugosllavisë dhe futbollistin e KF „Sarajevo“ Mirsad Fazlagiqin. Në takim morri pjesë edhe nënkryetari i Komunës i angazhuar për zhvillim të sportit dhe rinisë, Arian Murati. Në takim, palët arritën marrëveshtjen për organizimin e Turneut Ndërkombëtarë të Miqësisë me rastin e Ditës së Ulqinit në fillim të muajit prill të këtij viti. Ky Projekt do të realizohet në bashkëpunim të Komunës së Ulqinit dhe QS „Çausheviq“ ku të angazhohet personalisht në këtë manifestim
sportiv z. Mirsad Fazllagiq. Në këtë turne pritet pjesmarrje masive e ekipeve nga Mali i Zi dhe shteteve të tjera të rajonit (Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe
Serbia) gjë që do të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në qytetin tonë. (Kohapres)
E ENJTE, 1 MARS 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 1 mars 2018
Viti XVll Numër 804 Çmimi 0,50
Shqiptarët në Malin e Zi dhe gjuh
a e tyre amtare
r) Kujdesi (i munguae ndaj gjuhës shqip ISSN 1800-5696
Të mos zhvendoset misioni i fesë!
Romë e Rrymë