KOHA Javore Podgoricë e enjte, 8 mars 2018 Viti XVll Numër 805 Çmimi 0,50
Në pritje të pushtetit të ri vendor në Ulqin
ISSN 1800-5696
Diversiteti fetar, vlerë qytetarie
Dëshmi për aktivitetin dhe aftësinë e gruas shqiptare
PËRMBAJTJE
4
14 Ndihmë sociale
Gatishmëri për mbështetje ndaj shqiptarëve në Mal të Zi
16
20 “The Shape of Water” fitoi çmimin “Oscar” si filmi më i mirë
Dritare ku miliarda njerëz përdorin këto portale
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
PËRMBAJTJE
22
24 Vlerat autentike dhe visaret e trashëgimisë shpirtërore
Regjisorja e “Ariut të kristaltë” që u inspirua nga Kosova
30
32 Rama: Me Izraelin marrëdhënie speciale
Kryetar i komunës u rizgjodh dr. Abedin Axhoviq në rivotim KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 8 mars 2018 Viti XVll Numër 805 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Dëshmi për aktivitetin dhe aftësinë e gruas shqiptare
qytetarie fetar, vlerë Diversiteti
shqiptare aftësinë e gruas aktivitetin dhe Dëshmi për
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Diversiteti fetar, vlerë qytetarie
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
pozitiv
Në pritje të pushtetit të ri nuk vendor në Ulqin
Çmimi 0,50 XV Numër 744
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës vizitoi komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit si dhe Plavë- Gucinë
Gatishmëri për mbështetje ndaj shqiptarëve në Mal të Zi Tuz- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, një delegacion të cilin e përbëjnë anëtarë të të gjitha partive politike në Parlamentin e Kosovës, kanë vizituar Komunën e Tuzit në kuadër të Kryeqytetit, të cilët u mirëpritën nga kryetari Abedin Axhoviq, kryetari i kuvendit, Fadil Kojoshaj dhe nga këshilltarë të administratës lokale. Vizita kishte për qëllim që të njohë nga afër situatën politike dhe ekonomike në vend por edhe të sferave të tjera të shqiptarëve në këtë trevë duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim sidomos në fushat ku hasen më tepër probleme dhe ku nevojitet mbështetja e kërkesave të shqiptarëve të kësaj zone. Kryetari i kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Fadil Kajoshaj, tha se ishte nder dhe privilegj që të mirëpresin një delegacion të nivelit aq të lartë në krye me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Z. Skender Durmishin, për t’u shprehur atyre nevojat, brengat e preokupimet e banorëve të kësaj zone, me objektiv kryesor përmirësimin dhe avancimin e tyre në vazhdim.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
“Unë, kryetari i Komunës dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga komuna jonë, i njoftuam në tërësi në lidhje me çështjen e komunës e cila tek ne ka kompetenca shumë më të kufizuara sesa kanë komunat në Kosovë, duke qenë se tek ne pushteti është më i centralizuar dhe shumë probleme të tjera që janë shqetësuese për shqiptarët në Tuz dhe në tërësi në trevat shqiptare në Mal të Zi”. Nga ana tjetër, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës kanë shprehur vërejtje dhe pakënaqësi kur bëhet fjalë për arsimin, kulturën, etj, duke shprehur njëkohësisht dhe gatishmërinë e tyre të plotë për të ndihmuar çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e jetës kulturore, arsimore dhe të fushave të tjera për shqiptarët e kësaj treve, varësisht nga kërkesat e paraqitura. “Për ne ishte një vizitë shumë konstruktive, një takim vëllazëror, gjatë të cilës arritëm në konkluzion se duke pasur parasysh problemet dhe sfidat tona të shumta, ata u shprehën të gatshëm për të na ndihmuar në çdo aspekt brenda mundësive të tyre dhe varësisht se sa do të jemi
të interesuar dhe të angazhuar ne në këtë drejtim. Anëtarët e këtij komisioni kanë pasur vërejtje edhe për nivelin e ulët të punësimit të të rinjve shqiptarë në institucionet shtetërore, të cilët i informova se për fat të keq edhe pse kushtetuta e parashikon punësimin proporcional, shqiptarët këtu janë larg asaj. Vërejtjet kanë qenë të natyrave të ndryshme për të cilat kemi rënë dakord që t’i tejkalojmë falë bashkëpunimit dypalësh në vazhdim, për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve në Tuz dhe në trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi”, theksoi Kajoshaj. Përveç vizitës që ky delegacion i Parlamentit të Kosovës e bëri për herë të parë në Komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ata kanë vizituar edhe komunën e Plavës dhe Gucisë, ku kanë diskutuar po ashtu për përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies se popullatës shqiptare të trevave përkatëse, me theks të veçantë për ndërtimin e aksit rrugor Plavë- Deçan, për të cilin qeveria e Kosovës i ka ndarë mjetet financiare për realizimin e kësaj infrastrukture. t. u.
NGJARJE JAVORE
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, në Malin e Brisë të Komunës së Ulqinit
Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i centraleve solare Podgoricë – Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i centraleve solare në Malin e Brisë, në Komunën e Ulqinit, ndërsa vlera e punimeve do të jetë më shumë se 300 milionë euro. Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se ekziston interesim i investitorëve për këtë projekt. Më herët është theksuar se dy investitorë potencialë kanë dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë letrat për shprehjen e interesit, por pa saktësuar se për cilat kompani bëhet fjalë. Ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekuliq, njëherazi edhe kryetare e Komisionit për valorizimin e tokës
shtetërore në Mozhur, ka deklaruar më herët se kjo ministri është duke punuar në përgatitjen e tenderit, i cili, “nëse çdo gjë shkon në përputhje me planin, do të duhej të shpallet më së voni në muajin mars”. Por në deklaratën më të re nga Ministria e Ekonomisë thuhet se tenderi do të shpallet në pranverë. “Në bazë të versionit të punës së dokumentacionit të tenderit, bëhet fjalë për central të madh me fuqi të instaluar prej 200MW/h, me mundësi të lënies së hapësirës për ndërtimin e centralit me fuqi 300MW/h”, kanë theksuar nga kjo ministri. Ata kanë theksuar se është herët të
flitet për vlerën e përafërt të projektit dhe për atë se sa amvisëri do të furnizojë me energji centrali me panele diellore. Ndërtimi i centraleve solare është në kompetencë të Komisionit për valorzimin e tokës në lokalitetin Mozhur në komunën e Ulqinit, të cilin Qeveria e Malit të Zi e ka formuar në janar, me detyrën që të koordinojë dhe të propozojë aktivitetet dhe modelet për valorizimin e tokës në pronësi shtetërore. Në Mozhur tashmë është duke u ndërtuar parku energjetik i cetraleve me erë, me vlerë 87 milionë euro. (Kohapress)
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Në pritje të pushtetit Sikur të ekzistonte vullneti i sinqertë politik ndërmjet Forcës së Re Demokratike - Forca ( 8 mandate) , Koalicioni “ Zgjohu Ulqin” në përbërje Partia Demokratike, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Iniciativa Qytetare “ Perspektiva ( 7 mandate) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve ( 3 mandate) pushteti i ri vendor në Ulqin do të formohej shumë shpejt. Por, a është real dhe i mundshëm në rrethana aktuale një skenar i tillë ?
Gjekë Gjonaj
Negociatat e para zyrtare për formimin e pushtetit të ri vendor në Ulqin ende nuk kanë filluar. Të gjitha forcat politike që kanë fituar të drejtën e përfaqësimit në parlamentin lokal në zgjedhjet e 4 shkurtit paraqiten të rezervuara në shfaqjet e tyre publike për koalicionet e mundshme paszgjedhore. Ato, fitohet përshtypja se nuk e kanë të lehtë formimin qeverisë së re , edhe pse kjo, pas shpalljes përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, dukej jo edhe aq e vështirë. Rezultati i zgjedhjeve vendore në Ulqin është në favor të partive shqiptare, për të mos thënë i kënaqshëm, , pasi që ato edhe pse garuan në tri kolona zgjedhore kanë fituar numër të mjaftueshëm vendesh ( 18 këshilltarë) për të
“ 6
marrë timonin gjatë katër viteve të ardhshme në këtë qytet. Sikur të ekzistonte vullneti i sinqertë politik ndërmjet Forcës së Re Demokratike - Forca ( 8 mandate) , Koalicioni “ Zgjohu Ulqin” në përbërje Partia Demokratike, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Iniciativa Qytetare “ Perspektiva ( 7 mandate) dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve ( 3 mandate) pushteti i ri vendor në Ulqin do të formohej shumë shpejt. Por, a është real dhe i mundshëm në rrethana aktuale një skenar i tillë ? Edhe pse liderët shqiptarë të subjekteve të lart përmendura politike në deklaratat e fundit publike në parim nuk e kundërshtojnë një mundësi të tillë , bashkëqeverisja vetëm e tyre duket jo e afërt , madje edhe vështirë e arritshme nëse kihen parasysh kundërthëniet në mes tyre gjatë ushtrimit të pushtetit këto dy vitet e fundit bashkë me Partinë Demokratike të Socialistëve (8 mandate), por edhe më përpara, kur subjektet politike shqiptare e ushtronin pushtetin pa PDSnë . Edhe në rastin e parë, edhe në të
dytin kanë qenë të theksuara mosmarrëveshjet, pakënaqësitë, konfrontimet dhe përplasjet brenda llojit të vet ( mes partive shqiptare) sa që kanë rezultuar edhe me rënie të pushtetit vendor. Nga kjo që thamë na imponohen pyetjet: a mund të qeveriset me sukses
Edhe pse liderët shqiptarë të subjekteve të lartpërmendura politike në deklaratat e fundit publike në parim nuk e kundërshtojnë një mundësi të tillë , bashkëqeverisja vetëm e tyre duket jo e afërt , madje edhe vështirë e arritshme nëse kihen parasysh kundërthëniet në mes tyre gjatë ushtrimit të pushtetit këto dy vitet e fundit bashkë me Partinë Demokratike të Socialistëve ( 8 mandate)
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
të ri vendor në Ulqin një komunë, kur njëri mban timonin dhe tjetri frenat? A mund të qeveriset mirë një komunë, kur njëri partner i koalicionit merr një vendim dhe tjetri e kundërshton? A është e këshillueshme që shqiptarët të vazhdojnë dhe të kenë besim te koalicionet politike, që në të kaluarën i kanë bërë akuza nga më të rënda njëri-tjetrit? Në këtë situatë më reale duket mundësia që Partia Demokratike e Socialistëve, e cila siç thamë ka në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit numër të njëjtë mandatesh, do të jetë çelësi kryesor i formimit të shumicës parlamentare në Ulqin. Siç ka ndodhur rasti në Tuz, ku fjalën kryesore në parlamentin vendor të Tuzit e ka Partia Demokratike e Socialistëve, e cila përveç shumicës parlamentare ka edhe kryetarin e Komunës Urbane në
“
Nga kjo që thamë na imponohen pyetjet: a mund të qeveriset me sukses një komunë, kur njëri mban timonin dhe tjetri frenat? A mund të qeveriset mirë një komunë, kur njëri partner i koalicionit merr një vendim dhe tjetri e kundërshton? A është e këshillueshme që shqiptarët të vazhdojnë dhe të kenë besim te koalicionet politike, që në të kaluarën i kanë bërë akuza nga më të rënda njëri-tjetrit?
kuadër të Komunës së Podgoricës, deri në zgjedhjet e radhës të planifikuara në fund të këtij viti. Mbetet për t’u parë se a do të përsëritet përvoja e dy viteve të shkuara që partitë politike shqiptare përsëri të bashkëqeverisin me Partinë Demokratike të Socialistëve në Ulqin , e cila kësaj radhe me këmbëngulje pretendon
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
edhe postin e kryetarit të ardhshëm të Ulqinit, apo ndonjëra nga ato do të mbetet në opozitë. Pavarësisht kësaj votuesit shqiptarë, që u kanë dhënë votëbesimin subjekteve të tyre nacionale që të udhëheqin me këtë qytet në katër vitet e ardhshme, presin nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që ata të ushtrojnë pushtetin.
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate
Momenti Bretton Woods për Europën Harold James
Pas shumë vitesh paralize gjatë krizës së borxheve që filloi më 2009, Bashkimi Europian duket se ka rifituar ca forcë. Në Francë vitin e kaluar, Emmanuel Macron dhe sllogani i tij République En Marche! fitoi presidencën dhe një shumicë parlamentare të fortë. Dhe në Gjermani, pas shumë vonesash, Social-Demokratët e qendrës së majtë po votojnë aktualisht mbi një marrëveshje për koalicion të ri me Bashkimin Kristian Demokratik dhe partinë motër bavareze, Unionin Kristian Social. Shpresa tashmë është për një rigjallërim të bashkëpunimit Franko-Gjerman dhe një Traktat të ri të Elizesë, për të përditësuar marrëveshjen historike të vitit 1963 të negociuar nga kancelari i Gjermanisë Kondrad Adenauer dhe Presidenti i Francës Charles de Gaulle. Një marrëveshje e re mund të përfshijë shpenzime më të larta në nivel të BEsë dhe kapërcimin e tabuve të vjetra të gjermanëve kundër një “bashkimi transfertash.” Por, që të ketë efektin e dëshiruar,
8
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
vizioni franko-gjerman për Europën duhet të jetë i ri dhe mjaftueshëm i fortë për të kapur imagjinatën e popullit. Shumë Europianë janë të lodhur nga sajesat teknokratike të negociuara pas skenave dhe thirrjeve boshe të idealeve universale. Njerëzit kanë nevojë për ideale, por ato kanë gjithashtu nevojë edhe për masa konkrete dhe të ndjeshme. Mendo për disa nga mirëkuptimet e mëdha të së shkuarës, jo vetëm më 1963, por edhe në periudhën menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur sistemet e demokracisë liberale u rikonceptuan nga themelet. Bota krijoi jo vetëm institucione të reja, por edhe me mënyra të reja të të menduarit mbi ndërveprimin shoqëror, politik dhe ekonomik. Për Europën, leksioni hihstorik është që përpjekja e sinqertë dhe e koordinuar për të trajtuar kërkesat institucionale dhe filozofike është me të vërtetë e mundshme. Një propozim premtues që gjendet në marrëveshjen për koalicionin në Gjermani është për një Fond Monetar Europian (FME), i cili do të mbikëqyret nga Parlamenti Europian. Një FME mund të përfaqësojë një përmirësim domethënës në institucionin ekzistues ndërqeveritar të BE-së që merret me shpëtimin nga falimentet, Mekanizmi Europian i Stabilitetit. Për më tepër, ajo mund të ofrojë një model për pjesë të tjera të botës. Në fakt, përpjekje të tilla të
ngjashme për të lidhur mekanizmat rajonalë të bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare janë sakaq duke u kryer në Azi, përmes iniciativës së shkëmbimit të monedhave Chiang Mai dhe Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë. Europa, nga ana e saj, ka qenë prej kohës e fiksuar me Bretton Woods, konferencën e vitit 1944 në Nju Hempshajr e cila, mes shumë gjërave të tjera, krijoi Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe sistemin ndërkombëtar monetar të bazuar në rregullin e kursit të këmbimit të fiksuar por të ndryshueshëm. Që nga shkatërrimi i të ashtuquajturit sistem i Bretton Woods në fillim të viteve 1970, Franca dhe Gjermania janë përpjekur të gjejnë një ekuivalent në nivel Europian. Për shembull, një iniciativë e vitit 1978 nga presidenti i Francës Valéry Giscard d’Estaing dhe Kancelari i Gjermanisë Helmut Schmidt solli krijimin e Sistemit Monetar Europian me kurs këmbimi të fiksuar por të ndryshueshëm dhe ofroi bazën për krijimin e një Fondi Monetar Europian të stilit të FMN-së brenda dy vitesh.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Udhëheqësit politikë në Francë dhe, së shpejti, në Gjermani, do të kenë një mundësi për të shpëtuar Bashkimin Europian nga sëmundja që e ka zënë, por vetëm në rast se dëgjojnë leksionet e duhura nga e shkuara. Suksesi i mirëkuptimeve të mëdha mes Francës dhe Gjermanisë më 1963, dhe mes fituesve të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945, flet për nevojën për një përqasje të fortë dhe tërësore
Por rimishërimi i FMN-së vdiq ende pa lindur, për shkak të kundërshtive nga Bundesbanku i Gjermanisë. Dhe kur ideja u rigjallërua sërish gjatë trazirave financiare të fillimit të viteve 1990 dhe në fazat e para të krizës së euros, kjo ide nuk u pëlqye politikisht më shumë nga sa qe pëlqyer në fund të viteve 1970. Megjithatë, ia vlen të shohim pas te konferenca e Bretton Woods, e cila iu përgjigj agresionit të pasluftës kundër globalizimit duke trajtuar varfërinë, autarkinë dhe luftën si fenomene me lidhje shkakësore. Projekti i pasluftës i internacionalizmit të iluminuar i mundësoi shumë vendeve të bashkojnë interesat e veta si agjentë ekonomikë dhe solli integrime të shteteve dhe tregjeve. Sistemi i ri pa dyshim që mbështetej në idealizëm të ndritur, por ishte një idealizëm që solli masa e institucione konkrete dhe realiste – e madje edhe cinike. Për çdo vend tjetër përveç Shteteve të Bashkuara, marrëveshja e pasluftës ishte në fakt një mbështjellje sheqeri në pilulën e hidhur të hegjemonisë së dollarit, e cila favorizonte kompanitë dhe punëtorët amerikanë. Dhe brenda SHBA-së, Bretton Woods ishte
një mbështjellje sheqeri që fshihte pilulën e hidhur të internacionalizmit, për të cilin kishte neveri izolacionizmi i “Amerika e Para” që dominoi periudhën mes dy luftërave. Pyetja tashmë është nëse një marrëveshje e ngjashme mund të zgjidhë problemet bashkëkohore mbi ligjshmërinë e procesit politik në nivel europian. Një tipar shpesh i anashkaluar i arkitekturës origjinale të Bretton Woods është që ajo u përpoq të lidhte interesat ekonomikë dhe politikë me interesat e sigurisë. Në vitet 1944-1945, të pesë aksionerët e mëdhenj të FMN-së dhe Bankës Botërore – SHBA, Bashkimi Sovjetik, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Franca – ishin të njëjtat vende që morën vende të përhershme në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, pas revolucionit komunist në Kinë dhe dështimit në Bashkimin Sovjetik për të ratifikuar Marrëveshjen e Bretton Woods, FMN dhe Banka Botërore shkuan në një drejtim tjetër. Bashkimi Sovjetik dhe Republika Popullore e Kinës u përjashtuan (së paku fillimisht në rastin e Kinës), dhe aspekti i sigurisë së marrëveshjes së
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
pasluftës nuk u materializua kurrë. Tashmë është koha që Europa ta rigjallërojë atë dhe të krijojë një model për ndërlidhje që pjesa tjetër e botës ta kopjojë. Përgjatë tetë viteve të fundit, shumica e propozimeve për trajtimin e krizës së euros kanë qenë të zymta dhe të dobëta, të tilla që joshnin vetëm teknokratët dhe ata që kishin njohuri të thelluara, ndërkohë që linin publikun e gjerë të habitur. Ajo që nevojitet tashmë është një pazar i madh për të lidhur ekonomiksin me çështjet e mëdha të sigurisë në një botë që po ndryshon nga tipa si Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Më shumë për këtë argument, krerët e shteteve të Europës kanë nevojë të hartojnë një zgjidhje që thjeshtëzon konceptet e komplikuara të çështjeve ekonomike – të cilat trajtohen në mënyrë të gabuar si beteja me rezultante zero për burimet – dhe mbrojtjen, e cila konsiderohet gjerësisht si një shqetësim i përbashkët. Është koha për të risjellë të menduarin tërësor të viteve 1944-1945, e cila theksoi të mirën e përbashkët përballë interesave të ngushta. E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Diversiteti fetar, vle qytetarie në botën Autorë të huaj janë mahnitur me realitetin shqiptar që ka të bëjë me diversitetin fetar si tek asnjë popull tjetër në Europë.Ndonëse një konstatim i tillë na bën të veçantë duke shprehur në praktikë tolerancën fetare, një diversitet i tillë është i pakonceptueshëm për popuj të tjerë, sidomos te fqinjët tanë grekë dhe sllavë, të cilët janë të njëjtësuar me konfesionin e tyre ortodoks. Diversiteti fetar ndër shqiptarët mbetet model për popujt e tjerë të cilët vuajnë nga komplekset teokratike
Dr.Nail Draga
Studiues të profileve të ndryshme shkencore të cilët janë marrë me raportet e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë te kombi ynë. Fjala është për tolerancën fetare, që lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme. Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishterimin në shek. IV, ndërsa më pas me ndarjen e Krishterimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shek. XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm. Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t’ iu përshtatën rrethanave të kohës. Andaj, edhe dukurinë
10
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për arsye politike e etnike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa politike e kohës. Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoksë kaluan në katolikë, pastaj ngjashëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. Ndërsa sipas rrethanave politike Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, ishte katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks si aleat i Stefan Llazareviqit më 1419-1426, mysliman si aleat i Muratit II më 1430-1438 dhe vdiq si katolik më 1443. Rastet e tilla të asaj kohe por edhe më pas janë të mjaftueshme për të kuptuar tolerancën fetare e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet preokupim i studiuesve të profileve të ndryshme shkencore. Në këtë vit kur shënojmë 550-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu si dhe 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e tërë bota shqiptare në hapësirën e saj etnogjeografike si dhe në diasporë më krenari kujton këto ngjarje të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Sepse kemi të bëjmë me kohën e mbijetesës kombëtare, duke marrë parasysh se shqiptarët përjetuan
dhunë, shpërngulje, asimilim dhe luftëra të ndryshme, por mbijetuan dhe sfiduan rrethanat e kohës dhe politikat ekspansioniste të fqinjëve tanë.
Diversiteti fetar, pasuri kulturore e kombëtare
Ndonëse populli shqiptar trashëgon një divesistet të theksuar fetar, bashkekzistenca, harmonia dhe toleranca fetare e kanë veçuar të kaluarën dhe të tashmen e shqiptarëve. Është kjo një vlerë e çmuar historike që rrallëkush e ka nga popujt e tjerë në botë, andaj ne me kënaqësi iu ofrojmë popujve të tjerë të botës luftën kundër intolerancës, fanatizmit dhe ekstremizmit fetar. Toleranca fetare, nuk është dukuri e re e as e panjohur për shqiptarët, sepse ajo gjatë shekujve u bë virtyt specifik i popullit tonë. Nga Mesjeta kur shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike u përhap islamizmi, u ruajt toleranca fetare, sepse vazhduan të njëjtët faktorë si territori i përbashkët, gjuha, tradita dhe marrëdhëniet shpirtërore. Në saje të të dhënave që disponojmë del se ekzistimi i tre konfesioneve fetare të shqiptarët: katolicizmit, ortodoksizmit dhe islamizmit, iu ka bërë përshtypje edhe person-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
erë n shqiptare
aliteteve të huaja të cilët kanë vizituar viset shqiptare në të kaluarën. Vazhdimisht ka ekzistuar bashkëpunimi reciprok në mes komuniteteve të tre besimeve të ndryshme, në rrethana të ndryshme shoqërore. Botimet e ndryshme të kësaj natyre janë dëshmi e një konstatimi të tillë praktik, si tek asnjë popull tjetër.
Shqiptarët, model për popujt e tjerë
Nëse analizojmë faktorët që patën ndikim të jashtëzakonshëm në kultivimin e tolerancës fetare te shqiptarët, nuk ka dilemë se rolin dominant e kanë pasur ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ata ndikuan që politika e përçarjes fetare të dështojë, sepse ata me veprat e tyre kultivuan atdhedashurinë, se me vetëdije vunë përpara kombin e më pas besimin. Ishte ky një veprim largpamës, që dallonte nga fqinjët tanë të cilët më parë vendosnin besimin e më pas kombin. Ka mbetur nga ajo kohë thënia emblematike e Pashko Vasës “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ishte ky një kushtrim për kohën por si i tillë vjen deri në ditët tona, plot emocion dhe idealizëm. Dhe kështu të bashkuar me idealizëm, me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, toleranca fetare dësh-
mohet në praktikë nga përbërja e Qeverisë së parë shqiptare e cila përbëhej nga përfaqësuesit e të tre konfesioneve fetare. Kujtojmë më ketë rast priftin katolik, atë Luigj Bumçi i cili në dhjetor të vitit 1919 shkoi te Papa në Vatikan, për të kërkuar mbështetje për çështjen shqiptare. Ai në mes tjerash i dëshmoi Papës se ndonëse shumica e shqiptarëve janë të besimit islam, ata e kishin zgjedhur për kryetar të delegacionit të tyre.
Shembujt që mburremi me to
Ndërsa në takimin në Gjenevë me 17.12.1920 në Lidhjen e Kombeve, ku diskutohej për pranimin e Shqipërisë në ketë organizëm, Shqipëria përfaqësohej nga Fan S.Noli. Po ashtu edhe Mbreti i shqiptarëve Zogu I, në ditën që u inaugurua për mbret më 1 shtator 1928 e bëri betimin me njërën dorë në Kuran dhe tjetrën në Bibël, duke simbolizuar kështu unitetin kombëtar. Kjo çështje pas Luftës së Dytë Botërore, me instalimin e diktaturës komuniste në hapësirën shqiptare, mbeti e margjinalizuar në çdo aspekt, sepse çështja e besimit trajtohej si e rrezikshme, e madje edhe e dënueshme. Ishte koha kur qasja ideologjike e partisë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shtet eliminonte çdo trajtim tjetër të çështjeve shoqërore, duke anashkaluar edhe përvojën pozitive nga e kaluara, nga çështja e besimit. Vetëm pas dështimit të monizmit dhe miratimit të pluralizmit ndryshuan rrethanat të cilat janë në favor të diversitetit të besimit dhe vlerave morale të tyre. Ndihma reciproke dhe bashkëpunimi i pjesëtarëve të komuniteteve fetare të popullit shqiptar edhe sot vazhdon në forma të ndryshme. Në ketë aspekt kemi shembuj qe janë për admirim dhe ne mburremi me to. Si e tillë, harmonia dhe bashkëjetesa fetare e shqiptarëve është rast unik në botë dhe shembull për popujt e tjerë. Nuk ka dilemë se ketë vlerë duhet mbrojtur dhe avancuar, sepse është vlerë civilizuese. Shqiptarët si një ndër popujt më të vjetër të Evropës do të vazhdojnë më ketë filozofi të veprimit, ndërsa kontributin e tyre do ta japim te gjithë aty ku jetojmë e veprojmë, sepse është obligim moral, profesional e kombëtar. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm në realizimin e aspiratave tona në shek.XXI, i cili cilësohet si shekulli i shqiptarëve, sepse shumëçka varet nga ne se si do ti koordinojmë veprimet brenda vetës dhe me aleatët tanë në mënyrë qe të realizojmë aspiratat tona kombëtare. E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
11
KULTURË
Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin u hap ekspozita “Veshja dhe piktura tradicionale në
Dëshmi për aktiv aftësinë e gruas
“Ne kemi lexuar për gratë shqiptare se si janë dukur dhe si kanë qenë përpara, me këto veshjet e bukura fëmijën. Por kohët kanë ndryshuar, janë modernizuar, por gruaja shqiptare nuk ka ndryshuar. Tradita vaz Ulqin – Etnologia Erodita Qorkadiu – Haxhiu dhe piktorja Valdete Berisha nga Kosova kanë hapur të shtunën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin ekspozitën “Veshja dhe piktura tradicionale në modernitet”, në të cilën janë prezantuar mbi 50 veshje kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare, dhe piktura me motive të veshjeve tradicionale shqiptare. Mr. sc. Erodita Qorkadiu – Haxhiu ka thënë se për këtë eskpozitë ka përzgjedhur veshje prej të gjitha trevave shqiptare, duke filluar prej Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisl dhe Malit të Zi. “E dimë se jemi një gjak, një komb, një kulturë dhe të gjitha gjërat i kemi të përbashkëta. Natyrisht edhe flamujt, edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë, jam munduar gjithmonë me i vendosur të gjitha gjërat bashkë”, ka thënë ajo. Piktorja Valdete Berisha, e ardhur nga Belgjika, e cila ka ekspozuar pikturat e saj me motive tradicionale, ka thënë se është kënaqësi dhe privilegj të kemi një kulturë dhe traditë siç e kemi ne. “Ne po mundohemi secili në mënyrën e vet t’i ruajmë, t’i rrisim, ta njohim krejt botën me kulturën tonë, me traditat tona”, është shprehur ajo. Në fjalën e saj, Luljeta Avdiu – Cura, kryetare e Shoqatës “Labeatët”, që në bashkëpunim me grupin e grave e kanë organizuar ekspozitën, ka folur
12
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
mbi rëndësinë e kostumografisë në kulturën e një populli. “Kostumografia apo veshja e një populli gjithmonë është trajtuar si elementi kryesor i kulturës shpirtërore e asaj materiale të një përkatësie etnike. Po ashtu veshja e një populli është edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe
përsosjes gjatë shekujve”, ka thënë ajo. Për dr. Nail Dragën kjo është një ekspozitë e veçantë e cila rrallëherë ka ndodhur në qytetin e Ulqinit. “Ne kemi plotësisht të drejtë të mburremi dhe të jemi krenarë në këtë mjedis ku jetojmë për arsye se historia jonë disa mijëvjeçare praktikisht ka
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
KULTURË
modernitet” e etnologes Erodita Qorkadiu – Haxhiu dhe piktores Valdete Berisha
vitetin dhe shqiptare
a, me turrë të druve në krah, në njërën dorë bojlerën e ujit, e në tjetrën zhdon akoma”, ka thënë piktori Jozo Koçoviq se si janë dukur dhe si kanë qenë përpara, me këto veshjet e bukura, me turrë të druve në krah, në njërën dorë bojlerën e ujit, e në tjetrën fëmijën. Por kohët kanë ndryshuar, janë modernizuar, por gruaja shqiptare nuk ka ndryshuar. Tradita vazhdon akoma”, ka thënë ai. Në program kanë marrë pjesë edhe
Foto: Studio PRO
ruajtur identitetin e vet”, është shpehur ai duke përgëzuar autoret dhe organizatorin e ekspozitës. Ekspozitën e ka shpallur të hapur piktori Jozo Koçoviq, i cili ka thënë se ajo është një dëshmi tjetër për aktivitetin dhe për aftësinë e gruas shqiptare. “Ne kemi lexuar për gratë shqiptare
këngëtarja e re nga Shkodra, Klodiana Vata, e cila ka kënduar potpuritë këngëve shkodrane, dhe nxënësi Behar Pali, i cili ka recituar poezinë “Cigarja”. Ndërkaq sekretari Faik Nika ka përshëndetur në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, që së bashku me Komunën e Ulqinit e kanë mbështetur këtë aktivitet. Bukurinë kësaj ekspozite ia kanë shtuar edhe fëmijët, gratë dhe një mashkull, të veshur me veshje popullore të disa krahinave shqiptare. Në fund të ekspozitës, Shoqata “Labeatët” ka ndarë mirënjohje për autorët e ekspozitës dhe pjesëmarrësit në program, kurse të pranishmit kanë pasur mundësi të shijojnë ushqimet tradicionale të përgatitura nga femrat nga Ulqini. Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm ndër të tjerë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ernal Filo, dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, Skënder Durmishi. i. k.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Ndihmë sociale
Njeriu jeton në varfëri të skajshme, në kasolle, në kushte kafshërore. Është i papunë, por mjafton të ke jashton nga ndihma sociale, duke hedhur në mjerim gjithë familjen me fëmijë, pleq e gra që vuajnë të gji restorante, që ushqimet që u teprojnë kur mbyllin dyqanin në mbrëmje i hedhin pasi nuk janë më të fres
Astrit Lulushi
Në kohën e diktaturës, njeriu që kishte më shumë shihej shtrembër, cilësohej borgjez, jetonte me frikë se mund të shpallej armik i shtetit e dërgohej i shoqëruar me policë
14
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
“
Në kohën e diktaturës, njeriu që kishte më shumë shihej shtrembër, cilësohej borgjez, jetonte me frikë se mund të shpallej armik i shtetit e dërgohej i shoqëruar me policë në kampe përqendrimi, thuajse i zhveshur, vetëm me rrobat e trupit. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo periudhë e zymtë. E çuditshme, kur sheh se sot ndiqet e njëjta taktikë
në kampe përqendrimi, thuajse i zhveshur, vetëm me rrobat e trupit. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo periudhë e zymtë. E çuditshme, kur sheh se sot ndiqet e njëjta taktikë.
Njeriu jeton në varfëri të skajshme, në kasolle, në kushte kafshërore. Është i papunë, por mjafton të ketë një TV a frigorifer në banesë dhe shteti e quan të pasur dhe e për-
KULTURË
etë një TV a frigorifer në banesë dhe shteti e quan të pasur dhe e përithë bashkë nga mungesa e gjithçkaje që gjendet me bollëk në treg dhe skëta jashton nga ndihma sociale, duke hedhur në mjerim gjithë familjen me fëmijë, pleq e gra që vuajnë të gjithë bashkë nga mungesa e gjithçkaje që gjendet me bollëk në treg dhe restorante, që ushqimet që u teprojnë kur mbyllin dyqanin në mbrëmje e hedhin pasi nuk janë më të freskëta. Ai që s’ka e vuan për një copë bukë mendon se atë që nuk e ka ia kanë vjedhur. Sepse edhe ai duhet të ketë të hajë si gjithë të tjerët. Nëse një person të vjedh dhe ti ia merr prapë, kjo nuk të bën ty vjedhës. Ushqimi normal dhe informimi i
njeriut (nëpërmjet TV) klasifikohet nga shteti si mënyrë të jetuari në kamje a luks. Një hap përpara, dy hapa prapa në përparim, thoshte Lenini. Kjo ideologji bolshevike vazhdon të jetë e pranishme ne Ballkan, madje kurrë nuk është larguar, së bashku me parullat e një qeverie a shoqërie të pandjeshme. Të gjithë e vranë ...disave u mungonte plani, ndonjërit guximi, tjetrit mundësia, por asnjëri nuk kishte mungesë vullneti. Kështu e vranë dikur Çezarin. Ata që e deshën ikën, të tjerë u vranë, dhe Roma filloi të sundohej nga një perandor.
“
Ushqimi normal dhe informimi i njeriut (nëpërmjet TV) klasifikohet nga shteti si mënyrë të jetuari në kamje a luks. Një hap përpara, dy hapa prapa në përparim, thoshte Lenini. Kjo ideologji bolshevike vazhdon të jetë e pranishme ne Ballkan, madje kurrë nuk është larguar, së bashku me parullat e një qeverie a shoqërie të pandjeshme
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Dritare k përd
Shtjefën Ujkaj
Akses në internet kanë të gjithë ata që dëshirojnë, e po ashtu të gjithë ata që kanë një “smart-phone”, një kompjuter, apo lap top. Rrjetet sociale dhe interneti ofrojnë mundësi të mira për ata që i përdorin në pikëpamjen
“ 16
pozitive. Të krijojnë shumë mundësi, qoftë brenda rrethit ku jeton, qoftë jashtë tij. Por sa të rinj e ndjekin këtë mendim pozitiv? Keqpërdorimet në rrjet janë aktuale, të cilat bëhen për interesat personale
Facebook, instagram, twitterr etj., janë dritare ku miliarda njerëz përdorin këto portale. Janë të bukura nëse çdokush do i përdorte për të mirë. Janë rrjete ku të lidhin me shoqërinë, me familjarët dhe me të gjithë ata që dëshirojnë një lidhje apo një komunikim. Çdoherë ke mundësi të zgjedhësh shoqërinë. Por këto rrjete tanimë i përdorin edhe ata të cilët përfaqësojnë një shtet apo edhe janë në krye të një shteti. Duket që është mënyra më e mirë dhe më e shpejt nga ku ata mund të informojnë për ndonjë ngjarje apo edhe thjesht të postojnë një foto të tyre.
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
apo edhe më gjerë. Këto janë shumë të dëmshme për shoqërinë, ngaqë krijojnë probleme nga më të ndryshmet. Këto keqpërdorime kryesisht bëhen nga adoleshentët. Por një sjellje e tillë çdo herë varet te karakteri dhe personaliteti i njeriut, sepse jo çdo i ri do të merret me keqpërdorime. Shumë nga të rinjtë janë të preokupuar me punë dhe me projekte të ndryshme, ku rrjetet sociale u shërbejnë shumë. Së pari për shpërndarjen e një informacioni në kohë reale, për reklamime, e për nevoja tjera të ndryshme. Po ka edhe nga ata që keqpërdorin, që mundohen të bëjnë dëme në rrjet, të përcjellin “lajme” të rreme në dëm të publikut, të “vjedhin” në mënyrë kibernetike e kështu me radhë. Ashtu si gjithë rinia e botës, çdo gjë praktikohet edhe nga rinia jonë. Bëjnë atë çfarë shohin, apo atë çfarë dëgjojnë nga të tjerët, qoftë në as-
KULTURË
Rrjetet sociale dhe shoqëria
ku miliarda njerëz dorin këto portale Bëjnë atë çfarë shohin, apo atë çfarë dëgjojnë nga të tjerët, qoftë në aspektin pozitiv qoftë në atë negativ. Më e keqja është kur fëmijët në moshë të vogël mundohen të bëjnë të njëjtat gjëra. Por kur vjen te ndonjë keqpërdorim, faji qëndron tek prindërit, që nuk bëjnë kontrolle se me çfarë po merret fëmija i tyre
pektin pozitiv qoftë në atë negativ. Më e keqja është kur fëmijët në moshë të vogël mundohen të bëjnë të njëjtat gjëra. Por kur vjen te ndonjë keqpërdorim, faji qëndron tek prindërit, që nuk bëjnë kontrolle se me çfarë po merret fëmija i tyre. Facebook, instagram, twitterr etj., janë dritare ku miliarda njerëz përdorin këto portale. Janë të bukura nëse çdokush do i përdorte për të mirë. Janë rrjete ku të lidhin me shoqërinë, me familjarët dhe me të gjithë ata që dëshirojnë një lidhje apo një komunikim. Çdoherë ke mundësi të zgjedhësh shoqërinë. Por këto rrjete tanimë i përdorin edhe ata të cilët përfaqësojnë një shtet apo edhe janë në krye të një shteti. Duket që është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë nga ku ata mund të informojnë për ndonjë ngjarje apo edhe thjesht të postojnë një foto të tyre.
Po ashtu shumë të tjerë këto rrjete i përdorin për informim, marrin lajme të ndryshme nga mungesa e kohës për të shikuar televizionin apo për ta lexuar një gazetë. Por e keqja e informimit nga ky rrjet është se nuk dihet se sa të sakta janë këto lajme, apo kush qëndron pas tyre? Shumë herë ato munden që të frymëzojnë negativisht. Në këto raste është shumë mirë që të vërtetohet se kush e drejton një faqe të tillë. Disa “gazetarë” tani mundohen dhe duan që çdo gjë ta bëjnë lajm, që një artikull t’ u lexohet ata bëjnë tituj nga më të ndryshëm që të jenë tërheqës për audiencën, përdorin atë strategji për klikime. Që një lajm t’u bëjë “bujë” ata janë në gjendje që të bëjnë shumëçka. Ata i kushtojnë shumë rëndësi senzacionalizmit. Prandaj në këto raste u kisha bërë thirrje të gjithëve që të kujdeseni ku dhe çfarë lexoni.
“
Disa “gazetarë” tani mundohen dhe duan që çdo gjë ta bëjnë lajm, që një artikull t’ u lexohet ata bëjnë tituj nga më të ndryshëm që të jenë tërheqës për audiencën, përdorin atë strategji për klikime. Që një lajm t’u bëjë “bujë” janë në gjendje që të bëjnë shumëçka. Ata i kushtojnë shumë rëndësi senzacionalizmit
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Plavë u bë përurimi i përmbledhjes me poezi “Poema e mërgimit” të autores Hasnije Kukaj-G
Poezi e mërgim brengës dhe ma Shaban Hasangjekaj
Poetja Hasnije Kukaj-Gjonbalaj nga fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, u prezantua edhe me librin e tretë me poezi me titull “Poema e mërgimit”, vëllim ky i cili është vazhdimësi e temave të trajtuara në dy veprat e saj paraprake “Vargje jete” dhe “Dua”. Të premten e kaluar, në Qendrën për kulturë në Plavë, u bë përurimi i përmbledhjes me poezi të poetes Hasnije Kukaj-Gjonbalaj. Moderatorja e programit të përurimit, Elita Kukaj, duke i përshëndetur të pranishmit, familjen e poetes, farefisin e saj, nxënësit dhe kolegët e dy shkollave ku ajo punon si pedagoge e gjuhës dhe letërsisë frënge, Shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci dhe Shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, por edhe të nxënësve shqiptarë të Shkollës fillore “Hajro Shahmanoviq” të Plavës, shumë aderues të tjerë të fjalës së shkruar letrare poetike nga Plava dhe Gucia me rrethinë, e në veçanti përfaqësuesin e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, Sallem Canoviq dhe anëtarin e Këshillit Drejtues të këtij fondi, Bujar Hasangjekaj, e shpalli të hapur përurimin. Pedagogu i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e mesme të përzier “Beqo Bashiq”, Fadil Ulaj, në recensionin e tij kushtuar vëllimit me poezi “Poema e mërgimit” të poetes Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, me ad-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
mirim u shpreh: “Të nderuara kolege, kolegë, nxënës, të pranishëm të tjerë, miq të fjalës artistike, ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve. Cicëroni në një fjalim të vetin ndër të tjera thoshte: ‘Sytë tregojnë shumëçka, e jo më fjala, vargu, strofa e të tjerat në përgjithësi’. Pra, sot, këtu na ka mbledhur fjala, vargjet, rreshtat e zonjës, koleges Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, për të treguar, pra, linjat e frymëzimit, njëkohësisht edhe shpirtin krijues në përgjithësi. “Poema e mërgimit” e Hasnije Kukaj-Gjonbalaj është përmbledhja e tretë me radhë e cila kryesisht, pra, mbështetet dhe e ruan atë lidhshmërinë me traditën, si dhe unitetin dhe vazhdimësinë ideo-tematike me dy përmbledhjet e para ‘Vargje jete’ dhe ‘Dua’ të po të njëjtës autore. Këtë e dëshmon frymëzimi poetik i disa poezive edhe të kësaj vepre që vjen nga e kaluara duke përshkruar ndjenjat më fisnike të popullit tonë, burrërinë, trimërinë, ndershmërinë, pastaj dashuria për të afërmit, nënën, babën, gjyshin, djalin, njerëzit e tjerë të gjakut, farefisin, duke u gërshetuar me ndjenjat e dashurisë për vendlindjen, se e bukura dhe lumturia mund të shijohen vetëm këtu. Mrekullitë e vendlindjes i rritën me heroizmin e t’ bëmat e trimave të krahinës së Plavës e Gucisë kundër armiqve, duke u mishëruar me figurën e gjyshit me poezinë e Sadik Isufit si simbol i trimërisë dhe i rrënjëve të fisit vuthjan. Në qendër të veprës e cila mban edhe titullin “Poema e mërgimit” është, pra, tema e mërgimit. Para 120 viteve, mjeshtri i fjalës shqipe dhe i vargut në poezinë shqipe, Faik Konica në Albaninë e vet shkruante: ‘Kur më merr malli për vendlindjen, farefisin dhe vendlindjen, më mbushen sytë me lot, preferoj vetminë, dry-
hem te librat e mia dhe kërkoj copa shkrimesh sentimentale për me e shue mallin dhe brengën. Kur filloj me lexue, malli m’shtohet më tepër, zemra m’plagoset ma ranë. Prej vuajtjeve shpirtërore, buzët m’përshpëritin vargje pa qenë poet. Për mos me e mbytë veten në pellgun e pafund të poezisë përpëlitem deri sa t’më zen gjumi i ranë, por, edhe në gjumë njerëzit e mi dhe Shqipnia më diftohen në andërr’. Ne e kuptojmë të gjithë se sa i madh ka qenë malli dhe sa e rëndë ka qenë barra e kurbetit e qindra mijëra shqiptarëve nëpër çdo vend të botës. Kështu që edhe sot, pra, kjo plagë shoqërore që na ka përcjellë shekuj me radhë, por edhe sot këtu jemi të shtyrë të rrahim këtë temë sikurse kolegji që se ka rrahur pra këtë temë, sikurse shumë krijues të tjerë tanë në përgjithësi dhe kemi të bëjmë me librin e titulluar pra ‘Poema e mërgimit’ ku kryesisht kjo plagë e thellë, kjo zbrazëti e madhe po hetohet edhe këtu para nesh, po edhe në krahinën e Plavës e Gucisë, që është prezent te vepra edhe në Malësi e në vise të tjera shqiptare në përgjithësi. Pra, me dëshirën e poetes se gëzimi dhe lumturia vetëm këtu na bashkon. Te ‘Poema e mërgimit’ hasim edhe në ndonjë personazh që shprehet anonim, që bie ndesh me ndjenjën e autores, lufta midis të mirës dhe të keqes, por gjithmonë duke i dhënë jetë dhe ndriçim reales. Disa poezi të tjera flasin për fatin e femrës sonë në të kaluarën si hyzmeqare dhe gozhduan familjen patriarkale dhe me ngjyra humori dhe element përqeshës përshkruan edhe parazitizmin dhe mendjemadhësinë e femrës së sotme. Me një peshë të veçantë, në fund të librit ‘Poema e mërgimit’ janë skicuar rrënjët dhe breznitë e Vutha-
KULTURË
Gjonbalaj
mit, allëngjimit jve, numri i banorëve të sotëm këtu, pastaj nëpër trevat e tjera shqiptare dhe nëpër botë në përgjithësi. Te ‘Poema e mërgimit’ të Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, poezia shfaqet me ngjyra origjinale, duke bërë përpjekje për t’u futur në psikologjinë e popullit në përgjithësi, e sidomos në shpirtin e njerëzve të krahinës tonë në veçanti. Edhe te ky libër, ashtu sikurse edhe te dy përmbledhjet e para, gjuha si mjet i shprehjes artistike është e kuptueshme, e thjeshtë dhe e rrjedhshme, ashtu si gurra e pastër e krahinës sonë. Duke pasur parasysh forcën e poezisë popullore, kryesisht, pra, është përdorur vargu tetërrokësh, strofa katërshe, rima të puthitura e të kryqëzuara me një figuracion të pranishëm poetik. Pra, libri, si çdo libër tjetër mund të ketë edhe mangësitë e veta, por begatia e çdo libri është shumë më e madhe dhe unë koleges i uroj suksese të mëtutjeshme me libra të reja dhe drejt krijimtarisë”. Ndërkaq, mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën fillore të Gucisë, Besiana Gjinbalaj, duke u përqendruar në vlerësimin kritik të poezive të përfshira në përmbledhjen “Poema e mërgimit” të poetes Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, me admirim dhe kureshtje shpalosi vizionin e vet meditativ. “Ndonjëherë është e vështirë të sjellësh fjalët për poetët, pasi ata për veten e tyre kanë vendosur që të flasin përmes vargjeve, ku mendimet e tyre i hedhin në letër dhe i ndajnë me të tjerët pa pasur frikë nga paragjykimet. Sot, kolegji jonë e çmuar, Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, përpara nesh na prezanton edhe një tjetër krijimtari të mrekullueshme, librin e saj të tretë “Poemën e mërgimit”. Poezitë që ajo i sjellë përpara lexuesve janë një re-
alitet që ne jetojmë çdo ditë. Poezitë e zonjës Hasnije kanë zanë vend tek nxënësit e Plavë-Gucisë, të cilët kanë marrë pjesë në gara recitimi në Tiranë, Ulqin dhe janë vlerësuar me vendet e para dhe të dyta. Tetë nga tekstet e poetes janë kënduar nga këngëtarët e Plavë-Gucisë dhe më gjerë. Ata këto tekste i kanë zgjedhur me plot dëshirë dhe pasion. Të kuptosh poeten se çfarë do të thotë ajo përmes vargjeve, nuk do të thotë të jesh patjetër në fushën e letërsisë, pasi poetja me vargjet e saj i përshtatet çdo moshe, çdo lexuesi. Tek “Poema e mërgimit” poetja jonë e shkëlqyer Hasnije Kukaj-Gjonbalaj ka trajtuar përmes vargjeve të poezisë plagën më të thellë shqiptare, atë të mërgimit. Në këtë poemë, poetja ka skicuar pemën e familjeve në breza të fshatit Vuthaj. Prandaj këtij vëllimi të poezive ju rritet vlera edhe njëherë më shumë. Pa zgjatur shumë, sepse fjalët nuk kanë vend aty ku flasin veprat, unë falënderoj shumë kolegen tonë të nderuar, zonjën Hasnije Kukaj-Gjonbalaj dhe i uroj suksese të mëtejshme”. Poetja Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, në fjalën e vet me kënaqësi dhe admirim
përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke i falënderuar për pjesëmarrje masive në tubimin, siç e quajti ajo “madhështor”, për të arriturat e saj në fushën e letërsisë shqipe. Ajo falënderoi folësit për shprehjet e tyre që evokuan për rëndësinë dhe vlerën e veprës që u promovua. Disa poezi të zgjedhura nga përmbledhja “Poema e mërgimit” të autores Hasnije Kukaj-Gjonbalaj i lexuan dhe recituan nxënësit e shkollave fillore të Plavës dhe Gucisë dhe të Shkollës së mesme të përzier “Beqo Bashiq” të Plavës. Ca tekste të poezive të poetes Kukaj-Gjonbalaj, të komponuara nga këngëtari i mirënjohur kosovar, i kënduan këngëtarët e rinj në fazën e afirmimit Rilinda Gjonbalaj, Ismail Balidemaj dhe Defina Novaj, të përcjellë në valle nga valltarët e vegjël. Poetja Hasnije Kukaj-Gjonbalaj me punën e vet të vazhdueshme, me hapa të sigurte është duke ecur drejtë rrugës së ndërtimit të personalitetit të një krijuese me përvojë poetike. Ajo me botimin e librit të tretë “Poema e mërgimit”, ka dëshmuar se në qenien e saj është një krijuese, skaji i së cilës nuk shihet. Shprehjet poetike që ajo i reflekton në vëllimet e veta janë të një peshe dhe rëndësie të posaçme ngase në to janë fjalë të një shqipeje që në vete, përveç kuptimësisë, kanë edhe një muzikalitet dhe origjinalitet të veçantë. Lexuesi duke i shfletuar veprat poetike të poetes Hasnije Kukaj-Gjonbalaj heton një lloj relaksimi, që do të thotë se ato në vete nuk përmbajnë vargje poetike që krijojnë momente monotonie. Pra, duke i lexuar vargjet e poetes, lexuesi padyshim relaksohet dhe freskohet dhe madje mund edhe të frymëzohet duke i vënë ato në gjendje meditimi për jetën.
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
19
MOZAIK
Mes shkëlqimit të Hollivudit, ndahen Çmimet “Oscar 2018”
“The Shape of Water” fitoi çmimin “Oscar” si filmi më i mirë
Në Hollivud u ndanë të dielën mbrëma çmimet “Oscar” për arritjet më të mira në film. “The Shape of Water”(Trajtat e Ujit) ishte pretendenti kryesor, i emëruar në më shumë kategori se çdo titull tjetër dhe mori nderimin më të lartë duke u zgjedhur si filmi më i mirë i vitit. Drama fantastike ka në qendër të subjektit një grua memece që punon si pastruese. Filmi shtjellon
20
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
një histori dashurie mes saj dhe një krijese jonjerëzore të sjellë nga Amazona. Ky film fitoi katër “Oscar”, përfshirë çmimin në kategorinë e regjisorit më të mirë për Guillermo del Toro. “Kur isha fëmijë në Meksikë më pëlqenin shumë filmat e huaj, filma si ‘E.T.’. Admiroja William Wyler, Douglas Sirk, apo Frank Capran. Para disa javësh, Steven
Spielberg më tha: ‘Nëse ngjitesh në skenë për të marrë çmim, ta dish se je bërë pjesë e një tradite, je pjesë e një grupi kineastësh, prandaj të ndjehesh i nderuar’. Jam shumë, shumë krenar,” tha regjisori del Toro. Në kategorinë e aktores më të mirë fitoi Frances McDormand për lojën në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” (“Tri
MOZAIK
Drama fantastike ka në qendër të subjektit një grua memece që punon si pastruese. Filmi shtjellon një histori dashurie mes saj dhe një krijese jonjerëzore të sjellë nga Amazona. Ky film fitoi katër ‘Oscar’, përfshirë çmimin në kategorinë e regjisorit më të mirë për Guillermo del Toro tabela jashtë Ebbing në Mizuri”). Ajo interpreton rolin e një nëne që i përvishet rajonit të policisë pasi nuk po tregohen aktivë në hetimet mbi vrasjen e së bijës. Sam Rockwell luan një ndër policët në këtë film. Ai u nderua në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin dytësor. Ndërsa si aktori më i mirë u zgjodh Gary Oldman për portretizimin e
Winston Churchillit si kryeministër i Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore në filmin “The Darkest Hour” (Ora më e errët”). Allison Janney fitoi në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor, për lojën në filmin “I, Tonya” (Unë, Tonya), ku ajo portretizon nënën e ish-patinatores Tonya Harding. Realizimi kilian “A Fantastic Woman” (Një grua fantastike) u zgjodh
si filmi më i mirë në gjuhë të huaj. Ndërsa “Coco” fitoi në kategorinë e filmit më të mirë multiplikativ. Ceremonia e 90-të e Akademisë për çmimet “Oscar” në Los Angelos nderoi filmat më të mirë të vitit 2017 në 24 kategori. “Oscar”-i është çmimi më prestigjioz i industrisë së filmit në botë. E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
Regjisorja e “Ariut të kristaltë” që u inspirua nga Kosova Një artikull për refugjatët kosovarë në Holandë do të bëhej shkak që regjisorja e re, Sarah Veltmeyer, të niste përgatitjet për një skenar filmi. Më pas këtë ide do ta përforconte edhe takimi i saj me një djalë të ri nga Kosova, i cili jetonte në Holandë. Fillimisht, ajo e kishte bazuar rrëfimin nga ajo që kishte dëgjuar, pa pasur shumë informata rreth jetës në
22
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
Kosovë e as për realitetin që do të gjente pasi vendosi t’ia mësynte Kosovës për një udhëtim “hulumtues”. Rishkrimi i tërësishëm i skenarit është dëshmi e mjaftueshme që tregon se ky hulumtim do t’i nxirrte në pah të tjera detaje. Filmi i saj 14-minutësh titullohet “Kiem Holijanda”. Aktorët janë nga Kosova e po ashtu
edhe filmi është i realizuar në gjuhën shqipe. Sheshi i xhirimit: një fshat kosovar. Me gjithë sfidat me të cilat është përballur, në fund triumfoi. Që në premierë filmi u shpërblye. Dhe atë jo nga një festival i thjeshtë, por mori “Ariun e kristaltë” në “Berlinale”. Kjo dëshmon se rrugëtimi i këtij filmi mund të jetë i gjatë dhe i suksesshëm.
FOTOGRAFIA E JAVËS
BESIM HAKRAMAJ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Mbi librin poligrafik “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I” të QRTK, Pejë (2)
Vlerat autentike dhe visaret e trashëgimisë shpirtërore Përmbledhja sjell të dhëna të hollësishme edhe për rregullat e Lojërave Tradicionale të Rugovës, për organizimin dhe mbajtjen e tyre të përvitshme në Rugovë, që janë të domosdoshme për rrjedhën normale të këtyre lojërave vjetore, sepse ato i saktësojnë standardet e të bërit garë të garuesve në të gjitha disiplinat, ndërsa në bazë të tyre, gjyqtarët e vlerësojnë lojën e garuesve që marrin pjesë në lojëra, sidomos për disiplinat: rrëzimi i duarve, mundja, ngjitja në shilor, hedhja e llastarit, hedhja e gurapeshit, tërheqja e litarit dhe sharra në vekë Punimi i radhës i pjesës së parë të librit, është ai i etnologut dhe studiuesit të Institutit Albanologjik të Prishtinës, prof. asoc. dr. Bashkim Lajçi, me titull “Veshja e garuesve në Lojërat Tradicionale të Rugovës”. Në kuadrin e veshjeve popullore shqiptare, shkruan ai, veshja e Rugovës zë një vend të rëndësishëm, kurse me përmbajtjen e saj, si vlerë materiale e artistike, ofron mundësi për studime krahasimtare, si në planin tipologjik, ashtu edhe në atë morfologjik e ornamentikë, me vështrime gjithmonë të mundshme sinkronike e diakronike, thotë autori. Kjo veshje, në aspektin funksional të saj, është e pranishme me ndryshime strukturale e morfologjike, ornamentike e tipologjike, varësisht nga destinacioni, konstaton ai dhe thotë se veshja e burrave Rugovës është një veshje e pasur karakteristike me gjurmë lashtësie e krijuar nëpër shekuj, e cila për fat të keq, sot, shumë pak po përdoret! Pra, tash, këtë veshje nuk e shohim as në lojërat tradicionale sikurse dikur, nga ana e pjesëmarrësve. Në fund autori Bashkim Lajçi thërret, duke pasur parasysh këtë fakt, por edhe gjenden jo të mirë të trashëgimisë materiale të kësaj krahine, se është e domosdoshme që institucionet tona përkatëse të krijojnë mundësi më të
24
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
mira për mbrojtjen dhe prezantimin e këtyre vlerave. Në punimin vijues të inxh. Vesel Nikçi “Historiku i lojërave tradicionale të Rugovës (1992-2017)”, autori në hyrje shprehet se lojërat e sotme tradicionale të shkathtësisë e të zhdërvjelltësisë në Rugovë ruajnë gjurmë të lashta ilire, të cilat janë mbajtur edhe në festa e në gazmende të fisit Kelmend, ku bën pjesë edhe krahina e Rugovës, kurse pas ricoptimit të tokave të krahut verior shqiptar, më 1912, në tri shtete, lojërat janë zhvilluar ndaras, por edhe me ndërprerje, në Vermosh, në Vuthaj e në Rugovë. Në vijim autori shkruan se lojërat tradicionale të shkathtësisë në natyrë janë: hedhja e gurapeshit, lastari, shilori, tërheqja e litarit, rrëzimi-mundja, rrëzimi i duarve, loja guxhe, prerja e lisit, kërcimet në largësi, kërcimet në lartësi, kalikoci, kut e klic, vrapimi me kingala. Ndërsa lojërat tradicionale të shkathtësisë në dhomë, po edhe jashtë saj, janë: shkelja e zhgunit, endja e spikut ose e gajtanit, matja e krypës, të vramit e deshve, xau-xau ose prerja e bletës, loja e kapuçave. Në kuadër të historikut, autori Vesel Nikçi sjell edhe këto të dhëna: pas vitit 1992, lojërat e sotme tradicionale të shkathtësisë e të zhdërvjelltësisë
organizohen çdo vit në Rugovë pa ndërprerje. Numri i pjesëmarrësve arrin deri në 7000, duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te rinia e Rugovës, e Pejës, Kosovës. Garues ka nga të gjitha viset e Kosovës, nga Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe mërgata. Lojërat përkrahen nga Ministria e Kulturës dhe nga Komuna e Pejës, ndërsa, një kohë, pas vitit 1999, kishin përkrahje financiare edhe nga Bashkimi Evropian dhe nga organizatat e tjera në Kosovë. Në përfundim, autori Vesel Nikçi thotë se Ansambi Folklorik Autokton i Rugovës është shumë meritor se për 70 vjet të punës së tij, krahas lojërave tradicionale lirike e epike, i ka vënë rregullisht në skenë edhe këto lojëra tradicionale të shkathtësisë e të zhdërvjelltësisë, brenda e jashtë vendit. Ndërkaq, ashtu siç konstaton edhe autori, për historikun e Lojërave Tradicionale të Rugovës, para vitit 1992 duhet vazhduar hulumtimin, sepse është me interes edhe për historikun e lojërave popullore edhe të viseve tona të tjera veriore. Në fillim të punimit vijues me titull “Rregullat e garave në lojërat tradicionale të Rugovës”, autori prof. Nazmi Ibërdemaj, shkruan se lojërat e shkathtësisë e zhdërvjelltësisë, si në disa vise të tjera shqiptare, tradi-
KULTURË cionalisht mbahen edhe në Rugovë, me emrin Lojërat Tradicionale të Rugovës. Ato organizohen çdo vit rregullisht, në verë, nga viti 1992, kurse përmbajtjen e tyre autori thotë se ato u rifilluan me qëllim të vazhdimit të traditës, të zhvillimit të shkathtësive dhe të zhdërvjelltësive, të frymës sportive të garës, por synimi kryesor i mbajtjes së tyre, ishte aftësimi fizik e psikik i garuesve për sfidat vijuese të historisë, sepse lufta çlirimtare ishte në prag. Ai përmend se në organizim ishin edhe dy dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mr. Selman Lajçi dhe inxh. Smajl Hajdaraj, disa eprorë dhe luftëtarë të brigadës 136 “Rugova”, po ashtu pedagogu tash i ndjerë, Ymer Neziri, dhe të tjerë veprimtarë që edhe sot e vazhdojnë organizimin e këtyre lojërave tradicionale në Rugovë. Shton se ato janë organizuar në Rugovë edhe përpara vitit 1992, sidomos për festa e gazmende, kurse mosha e tyre është shumë e madhe dhe besohet se është traditë ilire, e pasardhësve tanë. Autori Nazmi Ibërdemaj, sjell të dhëna të hollësishme edhe për rregullat e Lojërave Tradicionale të Rugovës, për organizimin dhe mbajtjen e tyre të përvitshme në Rugovë, që janë të domosdoshme për rrjedhën normale të këtyre lojërave vjetore, sepse ato i saktësojnë standardet e të bërit garë të garuesve në të gjitha disiplinat, ndërsa në bazë të tyre, gjyqtarët e vlerësojnë lojën e garuesve që marrin pjesë në lojëra, sidomos për disiplinat: rrëzimi i duarve, mundja, ngjitja në shilor, hedhja e llastarit, hedhja e gurapeshit, tërheqja e litarit dhe sharra në vekë. Teksti për projektin filmik “Lojërat Tradicionale të Rugovës”, pjesa e parë, i realizuar sipas skenarit të prof. dr. Zymer Ujkan Nezirit, përfshin lojërat tradicionale të shkathtësisë, kurse pjesa e dytë do t’i përfshijë lojërat lirike e epike, këngët e vallet lirike e epike, si dhe doket e ritet e lashta. Pjesa hyrëse e dokumentarit, 3 minuta, ka pamje të krahinës së Rugovës dhe pamje të valleve, të kërcimeve të burrave, të grave, të lojës me shpata, me pisqolle, me pushkë, etj. Pjesa qendrore e dokumentarit, 21 minuta, përfshin lojërat vjetore: rrëzimi i duarve, mundja, ngjitja në shilor, hedhja e llastarit, hedhja e gurapeshit, tërheqja e litarit, sharra në vekë. Në tekstin për folësin, autori veçon këto të dhëna për Rugovën:
Rugova, me 14 katunde është krahinë e vogël etnogjeografike në Alpet Shqiptare, në kufi me Pejën, Plavën, Gucinë dhe Tregovishten (Rozhajen). Bën pjesë në shtrirjen e gjerë të krahinës së Kelmendit; banorët janë të tri vëllazërive të mëdha të Kelmendit: Lajç, Vukël e Nikç; gjysma e tyre janë Lajç, kurse gjysma tjetër janë Vukël e Nikç, si dhe ka pak Selcë, ndërsa disa lagje me përkatësi të fiseve Kastrat, Shalë e Shkrel; ajo ka qenë e njohur për blegtori; tashti aty po zhvillohet edhe turizmi veror e dimëror. Rugova në histori ka emër të madh, për çlirim nga osmanët dhe për mbrojtje nga Mali i Zi. Epika e Rugovës është pasuri kombëtare dhe botërore, sidomos Eposi i Kreshnikëve. Edhe këngët lirike të Rugovës, e folmja e saj, veshja, vallja, ritet e doket janë po ashtu vlera të mëdha të trashëgimisë etnokulturore. Lojërat tradicionale të Rugovës, janë gara për të dëshmuar kalitjen fizike, zhdërvjelltësinë, shkathtësinë e guximin, dhe për të ruajtur gatishmërinë për mbrojtjen e kufirit. Në përfundim të këtij dokumentari të epikologut prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, theksohet karakteri edukativ, social e psikologjik i lojërave tradicionale të Rugovës, që ka rëndësi të madhe për zhvillimin e shkathtësive fizike, për afrimin në grup, për shoqërim, për zhvillimin e ndjenjës së përkatësisë kolektive dhe përforcimin e karakterit etnopsikologjik. Pjesa e dytë “Sofra pejane si vlerë autentike” në librin “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me
rrethinë, I”, përmban dy punime nga etnomuzikologjia. Prin autori Hivzi Krasniqi me punimin “Sofra pejane – vlerë autentike e qytetit të Pejës, traditë dhe identitet”. Në këtë punim me vlerë autori pohon se sipas dëshmitarëve të moshuar e dëshmive të tjera, supozohet se “Sofra pejane”, si një formacion vokal – instrumental, pra, si një grup muzikor, ka filluar veprimtarinë para rreth dy shekujsh. Sofra, thotë ai, në fillim, ditëve të tregut, çdo të shtunë mbrëma, esnafët, mjeshtrit e zejeve të ndryshme, shtronin qepenat dhe sipër tyre, vinin shishet me verë e me raki, gotat, pak meze dhe jehonte kënga, të cilën gati si një kor, e këndoni pothuajse të gjithë të pranishmit. Ai me të drejtë thotë se, sofra, vlerësohet si një shembull i mirë i traditës dhe i trashëgimisë, me përmasa muzeore të këtij rajoni të Rrafshit të Dukagjinit, që ka ndikuar në formimin e pastajmë të SHKA-ve: “Vëllezërit Bakraçi”, “Përparimi i Ri”, “Xhemajl Kada”, “Ramiz Sadiku”, etj. Autori shkruan se Sofra e ditëve të sotme është vënë në rifunksion gjatë viteve 90 të shek. XX, por, zenitin e kthimit të shkëlqimit e fiton nga përfundimi i luftës së fundit çlirimtare të Kosovës më 1999. Autori Hivzi Krasniqi thekson se Sofra ka arritur të mbajë të regjistruara mbi 160 këngë popullore dhe përfundon me të drejtë se ajo është një pasqyrë reale e vlerave të shumta kulturore, muzikore, trashëguese dhe qytetëruese që ka Peja në veçanti dhe të mbajë popullin shqiptar në përgjithësi. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (9)
Peripecitë e familje vëllezërve Ujkaj në
Në Zhanicë, fshatin e fundit shqiptar të komunës së Plavës, që shtrihet në të dy anët e rrugës Murinë– familjet e vëllezërve Ujkaj. Familja e Ramës (1975), e Skënderit (1981) dhe e Zuferit (1983). Vëllai i tyre i në Podgoricë. Që të katër janë djemtë e vëllezërve Bajram dhe Elez Ujkaj, të cilët jo moti e kanë paguar me i lëshuar trojet e veta stërgjyshore
Binak Ulaj Vuthaj
Më 13 nëntor isha në Zhanicë, fshatin e fundit shqiptar të komunës së Plavës, që shtrihet në të dy anët e rrugës Murinë–Çakorr. Aty kanë mbetur dhe gjallojnë tri familjet e vëllezërve Ujkaj. Familja e Ramës (1975), e Skënderit (1981) dhe e Zuferit (1983). Vëllai i tyre i tretë, Omeri (1978 ), jeton me familje në Podgoricë. Punon në shërbime komunale. Që të katër janë djemtë e vëllezërve Bajram dhe Elez Ujkaj, të cilët jo moti e kanë paguar me jetë vendosmërinë e tyre për të mos i lëshuar trojet e veta stërgjyshore. Të gjithë banorët tjerë në Zhanicë janë malazezë, apo serbë. Serbë, për arsye se në komunën e Plavës dhe të Gucisë, numri i serbëve është afro tri herë e gjysmë më i lartë se ai i malazezëve. Sipas regjistrimit të vitit 2003, serbë kanë qenë 2731, kurse malazezë 790 banorë. Pas pezullimit të asaj gjysmë autonomie që kishte Kosova deri në vitin 1989 dhe protestave masive kundër atij pezullimi, fqinjëria e tyre me
26
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
malazezë do të ndryshojë. Në vitin 1991, Elezin (1931) e kishte plagosur fqinji i tij, Gollubi. Një plumb ia kishte dëmtuar kurrizin dhe më s’kishte mundur të çohej në këmbë pa e ndihmuar. Siç më kishte treguar vetë Elezi kur e kisha vizituar për rastin e rëndë që i kishte ndodhur, në vitin 1992, ai e kishte blerë një livadh prej fqinjit, meqë kishin pak tokë e shumë anëtarë. Një vit më përpara ngjarjes tragjike, kjo familje i kishte tetëmbëdhjetë anëtarë. Familje tipike e organizuar shqiptare, me shumë anëtarë që jetonin së bashku. Me një rast fqinji e kishte akuzuar Elezin se ia ka shtyrë mezhdën. Pas fjalosjes, kur Elezi e ka parë se fqinji e ka me qëllim të keq, i kishte thënë ta vendoste mezhdën ku thoshte, por ai i ishte kërcënuar se më s’është punë mezhde, por duhej të qëroheshin nga aty. Përndryshe, Elezi i ishte përgjigjur se ishte në tokë të vet, se atë ia kanë lënë gjysh e stërgjysh, se prej tokës së vet s’ka kush e largon të gjallë. Një ditë gushti, derisa ishte duke mbledhur sanë bashkë me gruan dhe fëmijët, kishte kërcitur pushka. Pa i vajtur mendja se ç’po ndodhte, kishte thënë: ”Ç’është ky hajvan që qet kështu e gati na vrau?” Kur kishte parë se plumbat i binin kah këmbët, e kishte shtyrë djalin në një si gropë. Në atë moment, një plumb e kishte plagosur rëndë, mu në kur-
riz. Prej atij momenti kishte mbetur i paralizuar. I gozhduar ashtu për shtrat, pas pesë vitesh, Elezi kishte ndërruar jetë, në vitin 1996, duke lënë pas tre djem e dy vajza. Pas rastit tragjik të Elezit, vajza e vëllait të tij, Afërdita (1981) në vitin 2000, më kishte treguar, në gjuhën boshnjake, gjuhën e nënës. “I mbetur vetëm, babai robtohej për të na siguruar jetesën ne dhe familjes së axhës. Atëherë jetonim në një shtëpi dhe fëmijët i kishin mbetur të vegjël dhe pa krah. Pak me tokë e pak me bagëti, disi ia dilnim. Kështu kishim gjalluar deri në vitin 1999. Në dimër të atij viti, fqinjët malazezë na kishin thënë se dikush na i kishte djegur stanet në bjeshkën e quajtur Kërshi i Rushës, jo larg Çakorrit. Më 26 korrik të atij viti, babai Bajrami (1930) e merr vëllanë tim, të voglin, Xhemën, katërmbëdhjetë vjeç, marrin bukë dhe me kalë nisen për në bjeshkë, por nuk kthehen më. Atë ditë e sot s’dimë çka i ka gjetur. Të nesërmen kanë dalë fqinjët malazezë dhe djali i axhës, Skënderi, t’i kërkojnë, por e kanë gjetur vetëm kalin, pa litar dhe pa kapistër. Atë kohë, në Çakorr kanë qenë të stacionuar ushtarë dhe paramilitarë vendës... Dhe, askush prej shqiptarëve s’ka ardhur t’na shohë, madje as fisanakët, as të afërmit tjerë që i kemi, as ndonjë përfaqësues i subjekteve politike shqiptare. Policia ka ardhur një herë dhe
KULTURË
eve të Zhanicë
–Çakorr, kanë mbetur dhe gjallojnë tri tretë, Omeri (1978 ), jeton me familje e jetë vendosmërinë e tyre për të mos
“
Në vitin 1991, Elezin (1931) e kishte plagosur fqinji i tij, Gollubi. Një plumb ia kishte dëmtuar kurrizin dhe më s’kishte mundur të çohej në këmbë pa e ndihmuar... Prej atij momenti kishte mbetur i paralizuar. I gozhduar ashtu për shtrat, pas pesë vitesh, Elezi kishte ndërruar jetë, në vitin 1996, duke lënë pas tre djem e dy vajza
Bajrami e Xhema, të zhdukur (1999)
Familja Ujkaj, me dy kryefamiljarët, Bajramin dhe Elezin (1992)
vetëm na kanë pyetur se a ka diç të re. Asgjë tjetër.“ Më pas Afërdita më kishte treguar se vetëm vëllai i saj, Rama (1975), e kishte kryer klasën e tetë, se ajo e kishte lënë shkollën pasi e kishte kryer klasën e gjashtë, ngase e kishte humbur vullnetin, jo vetëm për mësim, por edhe për jetë. Merreni me mend, më kishte thënë: “Djali i axhës
dhe vëllai im kanë qenë në një klasë me djalin e vrasësit të axhës, kuptohet në shkollë në gjuhën malazeze, se s’kishin shkollë shqipe. Përveç kësaj, edhe nxënësit tjerë serbë e malazezë i ofendonin duke i quajtur turq... Edhe fqinjët na thoshin: Siç e kanë lypur e kanë gjetur, ikni në Kosovë!...” Më tej ajo tregonte se si nuk kishte pasur rast të shoqërohej me shqip-
tarë a shqiptare, se s’dinte si do ta pranonin dhe si do ta përjetonte një gjë të tillë. ”Të gjithë janë shpërngulur, vetëm ne kemi mbetur. Më saktë, babai e axha na kanë lënë këtu, porse s’mund t’i fajësoj. Aq më parë kur s’janë më të gjallë”. (vazhdon) E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Reagim
Kush shqetësohet për qytetërimin islam?! Në numrin 803 të gazetës “Koha javore”, të datës 22 shkurt 2018, është botuar shkrimi i autorit Haxhi Zeneli, me titull: “Shqetësimi për rënien e qytetërimit islam”. Pasi që e lexova shkrimin, në rend të parë m’u duk disi i çuditshëm si për nga stili, po ashtu edhe nga përmbajtja. Shkrimi ka për figurë kryesore Ibrahim El-Bulejhi-n, i cili njihet për mendimin e tij kritik rreth shoqërive arabe. Pas një hulumtimi të shkurtër në internet, vërejta se shkrimi i z. Haxhi Zeneli është pothuaj plotësisht i përkthyer nga anglishtja, nga Wikipedia, të cilën mund ta vërtetoni duke kërkuar në Google emrin e tij Ibrahim el-Bulejhi. Vendosa të nënvizoj me marker pjesët e përkthyera nga anglishtja dhe ngjyrosa pothuaj të gjithë shkrimin në fjalë. Një shkrim që bën fjalë për një temë delikate, na del se është një përkthim i thjeshtë, por i vendosur në një kontekst specifik, pra të perceptimit të islamit dhe pozitës së tij në shoqëri. Edhe pjesa e parë e shkrimit të panënvizuar është marrë nga një intervistë e tij në rrjetin Youtube. Ibrahim el-Bulejhi është kritik ndaj fenomeneve shoqërore dhe si i tillë ka ngjallë kureshtjen e qarqeve të ndryshme për të sqaruar më tej se kujt i atribuohet kritika e tij. Mirëpo ajo çfarë është më indikative në tekst, është thënia e cila i adresohet
28
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
vetë Ibrahim el-Bulejhit i cili, sipas z. Zeneli thotë se Ibrahim el-Buhejli “po i tregon popullit se islami është një fe që e ka përfshirë prapambeturia”. Do të doja të dija një burim të saktë se nga ku e mori autori i shkrimit këtë informacion dhe të na e paraqesë se në çfarë mënyre z. El-Bulejhi thotë se islamin e ka përfshirë prapambeturia. E para, sepse Ibrahim el-Buhejli nuk i bën kritikë islamit dhe e dyta, sepse vetë shprehja është diskutabile. Çfarë nënkuptohet me atë se islami është fe që e ka përfshirë prapambeturia. Dhe si mundet një fe ta përfshijë prapambeturia. Çfarë është feja në vetvete që ta përfshijë prapambeturia? Edhe pse jam i hapur të pres përgjigjen nga autori i shkrimit se nga kush rrjedh kjo shprehja e prapambeturisë së fesë islame, dëshiroj të theksoj se religjioni kërkon një qasje multidisiplinare në definimin e saj. Filozofia e religjionit, sociologjia e religjionit si dhe fusha tjera të ndryshme që kanë interesim ndaj fenomenit të religjionit kanë vështirësitë e veta në definimin e religjionit gjegjësisht në definimin substantiv dhe funksional duke lënë kështu hapur definimin e tij i cili dallon varësisht se prej cilës fushë apo nga cili kënd i qasemi. Po ashtu dallimet mes termave fe dhe religjion në kuptimin e ngushtë, të cilët në masë të caktuar i referohen edhe dallimit substantiv dhe funksional
të religjionit kërkojnë sqarime të hollësishme që t’na bëjë të mundur – sipas shkrimit të autorit – të kuptojmë se si feja apo religjioni janë të prapambetur dhe nga ana tjetër, se si feja apo religjioni mund dhe duhet të përparojnë. Po ashtu do t’i rikujtoja z. Zeneli, kur flasim për kodin etik të punimeve shkencore, thënien e sociologut të religjionit E. Dirkem që gjatë definimit të religjionit nuk duhet të nisemi nga paragjykimet, dëshirat apo veset. Do të ishte e udhës për autorin që të hulumtojë edhe rrëth shoqërive dhe qytetërimeve si dhe mënyrës se si ato funksionojnë që të kufizohet më saktë rreth definimit të fesë/religjionit për të na treguar se si feja apo religjioni mbesim prapa dhe si përparojnë. Në kohën kur islami si fe bëhët islam politik nga shoqëritë islame dhe manipulohet me të nga njëra anë, si dhe islami politik bëhet mjet i kritikës ndaj islamit si fe nga qendrat e ndryshme botërore, ne si shqiptarë duhet të ruajmë mendjen e ftohtë në të dy drejtimet dhe të mos biem në grackën e interesave politike qoftë nga njëra anë apo tjetra, por të kultivojmë identitetin kombëtar shqiptar në frymën e vlerave universale të multikulturalitetit, multireligjiozitetit e me radhë. Medjen Shaptafa
MOZAIK
E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit mbajti seancën e dytë
Kryetar i komun dr. Abedin Axho
Tuz- Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka mbajtur më 2 mars 2018 seancën e dytë, gjatë së cilës këshilltarët kanë debatuar për katër pika të rendit të ditës mes të cilave edhe për Propozim-Vendimin për emërimin e kryetarit të komunës në kuadër të kryeqytetit. Partia Demokratike e Socialistëve si fituese e numrit më të madh të mandateve në zgjedhje të nëntorit, ka propozuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Tuzit në Kuadër të Kryeqytetit, në emër të së cilës foli Halil Dukoviq, i cili propozoi për këtë post Z. Abedin Axhoviq, për të cilin shpalosi dhe një biografi të karrierës së tij të gjatë në fushën e mjekësisë dhe të politikës. Ky ishte dhe kandidati i vetëm i propozuar, duke qenë se partitë opozitare nuk kishin propozuar kandidat. Në votimin e parë Z. Abedin Axhoviq
30
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
nuk arriti të fitoj votat e mjaftueshme për ta ushtruar këtë post pasi që ai mori vetëm 16 vota nga 17 sa ishin të nevojshme duke qenë se rezultoi me dy vota kundër, mirëpo pas përsëritjes së votimit me 17 vota për dhe sërish 1 kundër ai u rizgjodh për kryetar të komunës së Tuzit në Kuadër të Kryeqytetit. Në këtë votim nuk morën pjesë këshilltarët e ASHsë dhe të LDSH-së. Për propozimin e Axhoviqit në këtë post kanë debatuar këshilltarët e partive politike shqiptare por edhe të Demokratëve të cilët nuk e mbështetën propozimin e PDS-së që për kryetar të komunës të rizgjedhet Abedin Axhoviq. Këshilltari i “Demokratëve”, Shtjefën Camaj tha se ai nuk mund të mbështes një kandidat të një strukture e cila vullnetin e lirë të popullit e blen me trysni, të holla dhe forma të tjera.
Këshilltari i ASH-së, Prelë Ujkaj, ka shprehur pakënaqësi ndaj propozimit të Axhoviqit, duke thënë se veprimtaria e tij as në të kaluarën nuk ka qenë konstruktive, duke dhënë si shembull projektet madhore që ende vazhdojnë të zvarriten nga viti në vit si dhe për mosnjohjen e gjuhës shqipe në nivelin e duhur të një kryetari i cili përfaqëson një popullatë ku shqiptarët përbëjnë shumicën. Nikë Gjeloshaj (ASH), tha se me zgjedhjen e Z. Axhoviq për kryetar komune është manipuluar votuesi shqiptar pasi sipas tij, Axhoviq nuk ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore dhe në media si dhe deri në momentin e fundit është përfolur për një kandidat tjetër për këtë post. Po kështu kritika ndaj kandidaturës së Z. Axhoviq kanë shprehur edhe këshilltarë të tjerë të partive politike shqiptare, ndërkohë që këshilltarë nga koalicioni qeverisës
MOZAIK
nës u rizgjodh oviq në rivotim kanë folur në superlativ për z. Axhoviq si njeri human në fushën e mjekësisë por dhe për aftësi sipas tyre në fushën e politikës. Në këtë seancë me 18 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim u miratua edhe Propozimi i vendimit për verifikimin e vendimit për financimin e përkohshëm të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit për periudhën Janar- Mars 2018. Po ashtu me vota të shumicës u miratua edhe Propozimi i vendimit për themelimin e forumeve punuese të Kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit dhe Propozimi i vendimit për vulat e komunës së re. Vërejtje për vulat paraqiti ASH-ja, konkretisht këshilltari Gjergj Camaj, i cili bëri thirrje që të ndryshohet neni 3 i dispozitave të përgjithshme, që ka të bëjë me vulat që sipas tij aktualisht është i mangët dhe vetëm në gjuhën
malazeze. Ai apeloi që çdo vulë e komunës së re, krahas gjuhës malazeze të jetë edhe në gjuhën shqipe, një rekomandim që u mbështet pastaj nga të gjitha partitë në kuvend. Ndërkaq, në dokumentin e kuvendit të hartuar për Propozimin e vendimit për verifikimin e vendimit për financimin e përkohshëm të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit për periudhën Janar- Mars 2018, thuhet se deri në miratimin e vendimit për buxhetin e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit për vitin 2018 do të kryhet financimi i përkohshëm për të cilin do të miratohen mjetet deri në shumën e cila iu përgjigjet një të dymbëdhjetave të shpenzimeve të realizuara në vitin fiskal paraprak. Ndërkaq, dokumenti i cili ka të bëjë me forumet e përhershme të punës të kuvendit parasheh formimin e këtyre këshillave të kuvendit:
“Këshilli për Statut dhe Rregullore, Këshilli për Zgjedhje dhe Emërime, Këshilli për Financa- Ekonomi-Zhvillim, Këshilli për Planifikim dhe Rregullim Hapësinor, këshilli për Veprimtari Komunale dhe Banim, Këshilli për Komunikacion dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, Këshilli për Veprimtari Sociale, Këshilli për Bashkëpunim Ndërkomunal dhe Ndërkombëtar, Këshilli për Dhënien e Propozimeve të Emërtimeve të Vendeve, Rrugëve dhe Shesheve dhe Këshilli për Çështje të Personave me Invaliditet dhe Parandalim të Varësisë nga Droga”. Në dokumentin e kuvendit të hartuar për vulat, në mes tjerash thuhet se “me këtë vendim rregullohet punimi, përdorimi, ruajtja dhe asgjësimi i vulës së Kuvendit së Tuzit në kuadër të kryeqytetit dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përdorimin e saj. t. u. E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
31
RAJONI
Rama: Me Izraelin marrëdhënie speciale
Ndërsa dhe disa nga shembujt e shumtë se si në periudhën më të errët të antisemitizimit, hebrenjtë në Rama u shpreh se “është një pyetje vërtetë e jashtëzakonshme sesi ka ndodhur që asnjë hebre nuk ju d i shkëlqyer i historisë sonë dhe kjo është ajo, pse unë besoj fort se nuk duhet ta marrim të mirëqenë, p thesar, i cili duhet mbrojtur fort e që duhet të shërbejë si frymëzim për të ardhmen” “Marrëdhënia e Shqipërisë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer” - deklarata u bë nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili ishte ftuar të merrte pjesë në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike në Uashington DC, një prej organizatave më të rëndësishme të komunitetit hebre në Shtetet e Bashkuara. Kryeministri Rama iu përgjigj disa pyetjeve që kishin të bënin kryesisht me historinë e veçantë të mbrojtjes që hebrenjtë morën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore por dhe marrëdhëniet e tanishme. Ndërsa dhe disa nga shembujt e shumtë se si në periudhën më të errët të antisemitizimit, hebrenjtë në
32
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
Shqipëri gjetën strehë nga popullsia vendase e cila i mbrojti ata nga nazistët gjermanë, kryeministri Rama u shpreh se “është një pyetje vërtetë e jashtëzakonshme sesi ka ndodhur që asnjë hebre nuk ju dorëzua gjermanëve nga shqiptarët, qofshin ata myslimanë apo katolikë, por po ashtu është një leksion i shkëlqyer i historisë sonë dhe kjo është ajo, pse unë besoj fort se nuk duhet ta marrim të mirëqenë, por duhet të bëjmë gjithçka mundemi që për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, ky të mbetet një thesar, i cili duhet mbrojtur fort e që duhet të shërbejë si frymëzim për të ardhmen”. Dhe pikërisht jo vetëm për ta treguar, por dhe për ta sjellë si shembull, këtë
pjesë të historisë, kryeministri Rama tregoi për projektin “për të ndërtuar një qendër kulturore për miqësinë shqiptaro-izraelite në zemër të Tiranës, kryeqytetit tonë dhe për këtë kemi angazhuar Daniel Libeskind, që është autori i madh i muzeut hebraik në Berlin, që po punon me ne për këtë projekt. Ne duam që në këtë qendër të tregojmë historinë e marrëdhënieve tona për fëmijët tanë, por edhe për fqinjët tanë. E ndërkohë do të doja shumë të shihja një binjakëzim të kësaj qendre të ndërtuar në Jerusalem, ku të gjithë njerëzit e të gjithë feve dhe besimeve të mund të mësojnë historinë e jashtëzakonshme se përtej çdo feje e besimi, shqiptarët i panë hebrenjtë si njerëz
RAJONI
ë Shqipëri gjetën strehë nga popullsia vendase e cila i mbrojti ata nga nazistët gjermanë, kryeministri dorëzua gjermanëve nga shqiptarët, qofshin ata myslimanë apo katolikë, por po ashtu është një leksion por duhet të bëjmë gjithçka mundemi që për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, ky të mbetet një
ndaj njerëzish”, u shpreh kryeministri shqiptar. Duke folur për Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë, zoti Rama tha se “dhe Kryeministri Banjamin Netanjahu na ka premtuar që Izraeli do të jetë nga partnerët kryesorë, që ta shndërrojnë këtë qendër në një pikë referimi në të gjithë rajonin”. Lidhur me forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve zoti Rama tha se “duam ta shohim të zhvillohet e duam të shohim që të ndodhin më shumë gjëra midis nesh”, ndërsa theksoi se “për herë të parë, këtë vit do të ketë një fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri përgjatë periudhës së verës. Kështu që unë dëshiroj fort,
që ajo çka një herë e një kohë përkufizohej nga Leo Elton, në raportin e vet të 1935-s, si toka e dytë e hebrenjve, të bëhet shtëpia juaj e dytë për pushime. Kështu që jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri”, u shpreh kryeministri Rama duke ju drejtuar pjesmarrësve të shumtë në Konferencë. Dhjetorin e kaluar vota e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në favor të rezolutës së paraqitur nga Jemeni dhe Turqia që hidhte poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA, shkatoi polemika në vend. Opozita foli për “një qëndrim të gabuar”, ndërsa kritika u shfaqën dhe nga presidenti Ilir
Meta, sipas të cilit një qëndrim i tillë i Shqipërisë kishte qenë “tërësisht i panevojshëm”. Por ministria për Europën dhe Politikën e Jashtme shpjegoi se “vota jonë në OKB reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian”. (VOA) E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
33
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
SECURITY GUARD SHIFT LEADER • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Provides direct guidance to Guards, and detects, recognizes and reports possible hostile surveillance against US Embassy and other USG facilities as directed by supervisor and RSO.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: Minimum of one (1) year of military, police, or private experience in the field of security is required. 3. LANGUAGE: English language ability - Level III (good working knowledge) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must have good computer skills and possess the ability to observe and report security activities. Must have category B valid driver’s license. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MARCH 12, 2018 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Security Guard Shift Leader) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 8 MARS 2018
SPORT
Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” të suksesshëm edhe në Zrenjanin
Katër medalje të arta dhe dy medalje të argjendta Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar një tjetër sukses në Turneun Ndërkombëtar të Taekwondo-së, i cili u mbajt të shtunën në Zrenjanin. Garuesit e këtij klubi kanë fituar gjashtë medalje, prej të cilave katër medalje të arta dhe dy medalje të argjendta.
Me medalje të arta janë kurorëzuar Sumeja Bisha, Dion Mustafa, Fiona Kraja dhe Bledar Kasmi, kurse me medalje të argjendta Amra Dushku dhe Medina Kanaqi. Nga KT “Ulqini” kanë bërë të ditur se ata janë përfaqësuar me gjashtë garues, në mesin e 600 garuesve
nga nëntë vende që kanë marrë pjesë në këtë turne. Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë për mbështetjen Fabrikën e Mobiljeve “Kurti”, “Kurti Ulcinj”, firmën “Mastering” dhe prindërit e garuesve, për të marrë pjesë në këtë turne. (Kohapress) E ENJTE, 8 MARS 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 8 mars 2018
Viti XVll Numër 805 Çmimi 0,50
Në pritje të pushtetit të ri vendor në Ulqin
ISSN 1800-5696
Diversiteti fetar, vlerë qytetarie
Dëshmi për aktivitetin dhe aftësinë e gruas shqiptare