KOHA Javore Podgoricë e enjte, 15 mars 2018 Viti XVll Numër 806 Çmimi 0,50
Intervistë EKSKLUZIVE me prokuroren dhe politikanen Suzanna Shkreli ISSN 1800-5696
Për shanse të barabarta dhe ndryshime të guximshme
Njohja e kombeve të huaja do të ishte e mundimshme pa punën e përkthyesve
PËRMBAJTJE
10
12 Debat
Vonesa e kandidaturave për president në dëm të shoqërisë malazeze
16
18 Thënie që i kalojnë caqet e një aforizmi
Identiteti kombëtar i shqiptarëve në Malin e Zi në udhëkryq
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
PËRMBAJTJE
30
32 89 vite traditë dhe suksese
Festë e reflektimit të vlerave arsimore kombëtare
34
35 Dy trofe për KT “Ulqini”
Askush nuk preokupohet për t’i shënuar KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 15 mars 2018 Viti XVll Numër 806 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Intervistë EKSKLUZIVE me prokuroren dhe politikanen Suzanna Shkreli
Për shanse të barabarta dhe ndryshime të guximshme
Njohja e kombeve të huaja do të ishte e mundimshme pa punën e përkthyesve
guximshme ndryshime të barabarta dhe Për shanse të
punën e përkthyesve e mundimshme pa të huaja do të ishte Njohja e kombeve
Suzanna Shkreli dhe politikanen me prokuroren Intervistë EKSKLUZIVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Mitchell: Rusia po luan rol destruktiv në Ballkan Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, tha të hënën në Prishtinë se Rusia po luan një rol destruktiv në Ballkan duke shpërndarë dezinformata dhe duke dëmtuar institucionet demokratike. Ai tha se u është bërë e qartë rusëve se kjo nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin e popujve të rajonit. Ai i bëri këto komente në fillim të vizitës së tij në rajon, të cilën e hapi me Kosovën ku siç thuhet në një njoftim të departamentit amerikan të shtetit, po qëndron për të inkurajuar qeverinë e Kosovës “që të përparojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të forcojë sundimin e ligjit, të nxisë rritjen ekonomike dhe të kapërcejë sfidat rajonale në të mirë të qëndrueshmërisë dhe integrimeve perëndimore”. Zoti Mitchell tha se fakti që udhëtimi
4
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
i tij i parë në rajon fillon me Kosovën dëshmon se Shtetet e Bashkuara kanë miqësi me Kosovën dhe do të vazhdojnë ta thellojnë atë. “Dua ta ritheksojë në këtë ndalesë të parë se Shtetet e Bashkuara janë për një Kosovë sovrane, shumetnike e demokratike dhe për t’u ri angazhuar për të mbështetur rrugën euroatlantike për Ballkanin Perëndimorë”, tha zoti Mitchell. Ai tha se Kosova ka përpara hapa me rëndësi përpara përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmbylljen e çështjes së kufirit me Malin e Zi dhe transformimin e Forcave të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese. Ai theksoi se askush nuk ka të drejtë vetojë në çështjet e sigurisë së Kosovës. Zoti Mitchell tha se këtë do t’ua bëjë të qartë edhe bashkëbiseduesve të
tij në Beograd, ku ai pritet të qëndrojë të mërkurën për të inkurajuar qeverinë serbe “që të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të bëjë reformat e duhura për të përmbushur synimin për anëtarësimin në BE dhe të mbështesë qëndrueshmërinë rajonale”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por do tu bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku në rrugën perëndimore. Zoti Mitchell të martën do të qëndrojë në Maqedoni, në një kohë kur janë shtuar shpresat për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar rreth emrit dhe integrimin e pritshëm të këtij vendi në strukturat euro-atlantike. Diplomati Mitchell që mori detyrën në nëntor të vitit 2017 më pas do të vizitojë edhe Greqinë dhe Qipron.
NGJARJE JAVORE
Projekt i ri i OJQ “Horizonti i Ri”
Edukimi i të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje Ulqin - Në kuadër të Planit të Veprimit për realizimin e Strategjisë për Rininë për vitin 2018, OJQ “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, fillojnë zbatimin e projektit “Të rinjtë marrin pjesë, të rinjtë marrin vendime!”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është nxitja dhe udhëzimi i të rinjve në Ulqin për mundësitë e përfshirjes në vendimmarrje në komunitetin lokal. Nga kjo organizatë kanë bërë të ditur se duke fuqizuar kapacitetet e 25 liderëve rinorë përmes një programi edukues inovativ, do të avancohen
njohuritë e tyre për mënyrën e funksionimit të organeve lokale dhe atyre shtetërore, por edhe do t’u mundësohet përfaqësimi i iniciativave rinore në komunitet. “Përveç kësaj, ky program do të ndihmojë në vendosjen e kontakteve ndërmjet organeve të vetëqeverisjes lokale dhe të rinjve, me qëllim të hartimit dhe zbatimit sa më të mirë të politikave rinore”, thuhet në deklaratën për shtyp. Pas përfundimit të ciklit të uorkshopeve me liderët rinorë, parashikohet që të ketë edhe aktivitete të tjera, si vizita studimore në Komunën
e Ulqinit dhe në Kuvendin e Malit të Zi, shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, iniciativa rinore drejtuar Vetëqeverisjes Lokale për hartimin e politikave rinore dhe miratimin e “Buxhetit për të rinj” etj. Pas përfundimit të kursit edukativ, pjesëmarrësve të cilët me sukses e kanë ndjekur programin e trajnimit, do t’u ndahen diploma për njohuritë dhe përvojat e fituara. Projekti “Të rinjtë marrin pjesë, të rinjtë marrin vendime!” mbështetet nga Drejtoria për Rini në Ministrinë për Sport të Malit të Zi. (Kohapress)
E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Roli i femrës në shoqërinë bashkëkohore
Për shanse të bar ndryshime të gux
Këmbëngulja për mundësi të barabarta, përtej rezistencës së fortë të patriarkalizmit, ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë gjeneratat e reja. Mirëpo, idetë e drejta nuk mbizotërojnë prej vetë virtytit që kanë. Për të ndërtuar shoqëri të shëndosha, të bazuara në respektimin e shanseve të barabarta, kemi ende rrugë të gjatë për të bërë
Drita Llolla
Ndihem e privilegjuar që gjendem përpara jush, si përfaqësuese e brezit të ri të aktivisteve, për të rikthyer në
6
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
vëmendje rëndësinë e fuqizimit të gruas, në familjen dhe në shoqërinë malazeze. Si fillim, le t’i kujtojmë me mirënjohje të thellë gratë dhe vajzat ndër shekuj, të cilat nga luftëtare për barazinë gjinore, janë kthyer në pioniere për ndryshime të rëndësishme shoqërore. Falë mosbindjes së tyre, luftës së mundimshme por gjithnjë të qëndrueshme, për drejtësi dhe shanse të barabarta, sot vajzat dhe gratë gëzojnë të drejtën
e votës, të drejtën e fjalës së lirë dhe të drejtën e fjalës në publik. Këmbëngulja për mundësi të barabarta, përtej rezistencës së fortë të patriarkalizmit, ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë gjeneratat e reja. Mirëpo, idetë e drejta nuk mbizotërojnë prej vetë virtytit që kanë. Për të ndërtuar shoqëri të shëndosha, të bazuara në respektimin e shanseve të barabarta, kemi ende rrugë të gjatë për të bërë. Ndryshimi nis te njësia bazë e sho-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
rabarta dhe ximshme qërisë, familja. Shoqëria malazeze duhet t`i përqaset me përgjegjshmëri të veçantë çështjes së barazisë gjinore brenda strukturave familjare. Roli i vajzës në familje apo në shoqëri nuk kushtëzohet nga karakteristikat biologjike, sepse kështu e predikon një besim i bartur dhe ideologji diskriminuese. Përkundrazi, diferencat biologjike plotësojnë spektrin gjinor dhe unifikojnë. Por në asnjë mënyrë nuk duhen parë si faktor kushtëzues për rolin e individit në familje dhe në shoqëri. Një vajzë ka të drejtën të edukohet dhe të trashëgojë nga familja, njëjtë si një djalë. Një vajzë mund të udhëheqë po aq suksesshëm sa një djalë. Kjo frymë instalohet që në fëmijëri, pikërisht në gjirin e familjes dhe nga aty bartet më tej në shoqëri. Dhe të mendosh që këto duhet të ishin standarde, gjerësisht të pranuara në vitin 2018, sot në Mal të Zi përballemi me një realitet
tjetër. Vajzat tona po i varfërojmë dhe po i lëmë në mëshirën e kompromiseve jo të ndershme. Po e dëmtojmë zhvillimin e shoqërisë duke e privuar nga realizimi i potencialit të gjysmës së popullsisë. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të ndryshojë! E ardhmja dhe progresi i shoqërisë malazeze nuk duhen mbajtur peng
“
nga patriarkati. Duhet të vazhdojmë rrugën e aspiratave perëndimore, me në qendër motorin e progresit të shoqërisë që është individi me kapitalin e tij intelektual dhe krijues. Kjo është detyra dhe sfida e brezit të ri sot, që këtë frymë progresiste, me kurajë t`a transferojmë në çdo qelizë të shoqërisë, në institucione dhe në vendimmarrje. Në këtë mënyrë shoqëria malazeze do të jetë më e sigurte, do të gëzojë më shumë paqe dhe prosperitet. Edhe pse ky është një marshim, një protestë ndaj pakënaqësive të shumta që ne si vajza e gra ndjejmë në përditshmëri, unë ftoj sot djemtë dhe burrat, që t’a zotërojmë kurajën dhe t`i japim fund kësaj marrëzie. Le t`a fillojmë ndryshimin nga familjet tona. Për shanse të barabarta për vajzat dhe gratë. Për një shoqëri të drejtë dhe të qëndrueshme.
Një vajzë ka të drejtën të edukohet dhe të trashëgojë nga familja, njëjtë si një djalë. Një vajzë mund të udhëheqë po aq suksesshëm sa një djalë. Kjo frymë instalohet që në fëmijëri, pikërisht në gjirin e familjes dhe nga aty bartet më tej në shoqëri. Dhe të mendosh që këto duhet të ishin standarde, gjerësisht të pranuara në vitin 2018, sot në Mal të Zi përballemi me një realitet tjetër. Vajzat tona po i varfërojmë dhe po i lëmë në mëshirën e kompromiseve jo të ndershme
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
The Washington Post
Injorimi i Amerikës ndaj kërcënimit rus Në përshkrimin e tij të frikshëm të dinastisë Romanov, historiani britanik Simon Sebag Montefiore citoi Pyotr Stolypin, i cili ishte ministri i brendshëm për Nikollën II, carin e fundit: “Në Rusi, asgjë nuk është më e rrezikshme se...
David Ignatius
Në përshkrimin e tij të frikshëm të dinastisë Romanov, historiani britanik Simon Sebag Montefiore citoi Pyotr Stolypin, i cili ishte ministri i brendshëm për Nikollën II, cari i fundit: “Në Rusi, asgjë nuk është më e rrezikshme se pamja e dobësisë”. Montefiore shpjegoi se gjatë 300 viteve të sundimit Romanov, pushteti kishte qenë një instrument jo thjesht i qeverisjes, por i mbijetesës. Ai përmendi aforizmin e shkrimtarit francez, Madame de Stael: “Në Rusi, qeveria është si një autokraci e zbutur nga shtrëngimi”. Presidenti Vladimir Putin e mishëron këtë etikë paranojake ruse, më shumë se kurrë gjatë fjalimit të tij luftarak të 1 marsit, duke lëvduar për një brez të ri raketash “të pamposhtur” me mbushje nukleare dhe silueta super të shpejta. Adresimi i Putinit përfshiu video të raketave të reja të lundrimit që ishin kaq luftarake, saqë ata do të vinin në siklet një studio të Hollywood-it. Çfarë duhet të bëjnë amerikanët për fjalimin e Putinit dhe për politikën sfiduese që i adresohet në mënyrë të veçantë Shteteve të Bashkuara?
8
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
Disa analistë me shpejtësi nënvlerësuan pretendimet ushtarake të Putinit si të ekzagjeruara. Teknologjitë e reja ruse që ai përshkroi, tashmë ishin të njohura për agjencitë e zbulimit të SHBA-së, thanë analistët. Fjalimi ishte padyshim një mesazh për Uashingtonin, por një mesazh me disa shtresa kuptimi. Në shikim të parë, ajo kishte për qëllim të frikësojë dhe intimidojë; por në atë nivel, ai me të vërtetë dështoi. Shtetet e Bashkuara kanë fuqi të madhe ushtarake për të penguar Rusinë, përfshirë sisteme të reja armësh që janë të paktën në përputhje me ato që përshkroi Putini. Në një shikim më të thellë, fjalimi i Putinit ishte një lutje për vëmendje nga një udhëheqës që e sheh veten si hakmarrës për poshtërimin e kombit të tij pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Pavarësisht nga sjellja si i plagosur e Putinit, më tronditi thelbi i fjalimit të tij, dhe ia vlen një përgjigje të mirëmenduar. Argumenti kryesor i Putinit është se Rusia u injorua gjatë viteve të saj të dobësisë dhe tani merret seriozisht vetëm për shkak se duket e rrezikshme. Putin tregoi se para se të merrte pushtetin, “pajisjet ushtarake të ushtrisë ruse po bëheshin të vjetëruara dhe forcat e armatosura ishin në një gjendje të keqe”. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, tha ai, “kombi kishte humbur 23.8 për
qind të territorit të saj, 48.5 për qind të popullsisë së saj, 41 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe 44.6 për qind të aftësisë ushtarake të saj. “Askush nuk donte të na fliste për thelbin e problemit [të bilancit të armëve bërthamore], dhe askush nuk donte të na dëgjonte. Pra, dëgjoni tani”, urdhëroi ai. Putini është një ngacmues, por i parashikueshëm. Ai ka reklamuar dëshirën e tij për të rikthyer lavdinë e humbur të Rusisë që kur ai u bë president në vitin 2000. Aktakuza e muajit të kaluar nga prokurori special Robert S. Mueller III ndaj 13 rusëve dhe tre kompanive për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, përshkruan një organizatë që sipas provave të tjera, provonte teknikat e manipulimit të internetit nga Putini në 2014 në Ukrainë para se t’i përdornin ato në Amerikë. Për të menaxhuar këto veprime të fshehta, Putin kërkoi ndihmë tek një shok miliarder oligark, Yevgeniy Prigozhin, i cili gjithashtu ndihmoi në organizimin e mercenarëve rusë në Siri. Ukraina ka qenë laborator i Putinit. Oleksandr Danylyuk, kryetari i Qendrës për Reformat e Mbrojtjes në Ukrainë, paralajmëroi në një letër të vitit 2016 në Shkollën Pasuniversitare Detare që Rusia “po kryen jo vetëm operacione informuese, por edhe operacione të tjera klandestine
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe speciale kundër Ukrainës për më shumë se një dekadë”. Përfundimi i tij: “Rusia nuk po përgatitet për luftë me Perëndimin; lufta tashmë po zhvillohet në mënyrë aktive – sipas kushteve të Rusisë”. Vetëm për shkak se Putin propozon diskutime të reja me Shtetet e Bashkuara, kjo nuk do të thotë se është një ide e keqe. Izraeli, Arabia Saudite, Japonia dhe India të gjithë kanë dialog serioz me Rusinë rreth çështjeve kryesore të politikës së jashtme, por Shtetet e Bashkuara nuk e bëjnë këtë. Ky është një gabim, veçanërisht tani. Nuk ishte e mençur, për shembull, që Shtetet e Bashkuara të anulo-
nin papritur bisedimet mbi sigurinë kibernetike që ishin planifikuar për në fund të shkurtit me një ekip rus prej 17 vetash, kryesuar nga këshilltari kibernetik i Putinit, Andrej Krutskikh. Rusët u përgjigjën duke anuluar diskutimet e planifikuara për stabilitetin strategjik. Ushtarakët e të dy vendeve vazhdojnë të kenë konsultime të përditshme rreth “zhdukjes së konflikteve” në betejat e mbingarkuara të Lindjes së Mesme, por dialogu duhet të jetë më i gjerë. Ky peizazh ruso-amerikan i rënduar, është një pasojë e pakontrolluar e përpjekjeve të Putinit për të ndërhyrë në politikën e SHBA-së dhe për të mbështetur kandidatin që vazhdoi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të deklaronte se sa lider i madh udhëheqësi rus ishte dhe sa dëshironte një afrim. Paradoksalisht, zgjedhja e Presidentit Trump e ka bërë dialogun me Rusinë politikisht toksik dhe kontrolli i armëve është zhdukur nga agjenda e SHBA-se. “Në një autokraci, tiparet e karakterit zmadhohen; çdo gjë personale është politike”, shkroi Montefiore për Romanovët. Putini është i pashmangshëm. Ushtria amerikane do t’i përgjigjet armëve vdekjeprurëse të Putinit, por ndërkohë, diplomacia amerikane duhet të hapë kanale më të mira komunikimi. Injorimi i Rusisë mund të jetë politikisht i mirë, por është një politikë e keqe. E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Mali i Zi në prag të zgjedhjeve presidenciale
Vonesa e kandidatu për president në dë shoqërisë malazeze Opozita qytetare edhe në këtë rast, sikur në shumë raste të tjera të mëparshme, u tregua e ndarë, jo kompakte dhe e pafuqishme të marrë vendim të përbashkët serioz, siç është zgjedhja e kreut të shtetit. Ideja e saj (opozitës) për një kandidat jopartiak për kryetar të shtetit në zgjedhjet presidenciale dështoi përfundimisht
Gjekë Gjonaj
Qytetarët e Malit të Zi më 15 prill 2018 do të dalin në vendvotime për të zgjedhur kryetarin e shtetit. Deri në ditën e votimit mbetën vetëm një muaj. Të gjitha forcat politike ende nuk kanë zgjedhur kandidatët nga radhët e tyre. Opozita dhe pozita një kohë të gjatë dukeshin sikur të kishin rënë në gjumë të thellë. Krahu i opozitës për habi shpenzoi pak kohë e energji në kërkim të një kandidati të përbashkët, i cili sipas tyre do të dilte fitues në këto zgjedhje përballë kandidatit të partisë më të madhe politike në vend , Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila tash 28 vite mban timonin e drejtimit të shtetit. As PDS-ja nuk u tregua aktive në këtë proces. Opozita qytetare edhe në këtë rast, sikur në shumë raste të tjera të mëparshme, u tregua e ndarë, jo kompakte dhe e pafuqishme të
10
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
marrë vendim të përbashkët serioz, siç është zgjedhja e kreut të shtetit. Ideja e saj ( opozitës) për një kandidat jopartiak për kryetar të shtetit në zgjedhjet presidenciale dështoi përfundimisht. Deri në mbyllje të këtij shkrimi, nga radhët e opozitës kemi katër kandidatura të propozuara. Një pjesë e opozitës, të cilën e përbëjnë Fronti Demokratik, Lëvizja Qytetare “ Ura” , Mali i Zi Demokratik dhe Partia Socialiste Popullore, ka rënë dakord që kandidati i tyre i përbashkët të jetë ish – deputeti dhe ekonomisti i njohur Mlladen Bojaniq. Sipas mbështetësve të tij, Bojaniqi është njeriu i cili me veprimin e vet të deritashëm në parlament dhe jashtë tij ka dëshmuar se është opozitar i respektueshëm dhe kandidat i denjë për president të Malit të Zi. Deputetja e Partisë Socialdemokrate prof.dr. Draginja Vuksanoviq do të jetë kandidate për kryetare të shtetit në zgjedhjet e 15 prillit. Kjo është kumtuar nga partia e Ranko Krivokapiqit. Krivokapiq ka thënë se Kryesia e partisë njëzëri e ka propozuar Vuksanoviq për kandidat presidencial.
Lideri i Malit të Zi të bashkuar, Goran Danilloviq, do të jetë kandidat i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Kjo është kumtuar në konferencën për media të kësaj partie në Podgoricë. Mirëpo, kryetari i Malit të Zi të Bashkuar Goran Danilloviq nuk ka qenë i pranueshëm për Frontin Demokratik dhe një pjesë të opozitës qytetare, si kandidat i përbashkët i opozitës për president të Malit të Zi. Kryetari i Mali të Zi të Vërtetë, Marko Millaçiq, do të jetë kandidat i kësaj partie për president të Malit të Zi. Kjo është bërë me dije në Kongresin themelues të kësaj parti në ndërtesën e vjetër të Qeverisë. Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet e Millo Gjukanoviqit ende nuk e ka propozuar kandidatin presidencial. Nga kjo parti është kumtuar se “ ka filluar faza finale e zgjedhjes së kandidatit të PDS-së për president të Malit të Zi dhe se është folur për disa propozime cilësore për kandidatë për president, i cili do të fitojë me siguri. ” Në mbledhjen e Këshillit Qendror, e cila do të mbahet brenda kësaj jave, Partia Demokratike e Socialistëve do të caktojë kandidatin e vet për kryetar të Malit të Zi”, thek-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
urave ëm të e
sojnë nga PDS-ja. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vërtetuar më 6 mars kandidaturën për president të Malit të Zi, Vasilije Miliçkoviq-njeriu që merret me ekonomi dhe Hazbija Kallaç-kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit. Nga ana tjetër kandidaturën e pavarur për president të Malit të Zi e kanë shpallur edhe dekani i Fakultetit për Studime Shtetërore dhe Evropiane në Podgoricë, Gjorgjije Bllazhiq dhe Dragan Hajdukoviq. Vonesa kaq e madhe e partive më të mëdha opozitare, veçmas e par-
tisë më të madhe në pushtet, për të propozuar kandidatët e tyre për president të Malit të Zi , tregon se shoqëria malazeze në përgjithësi akoma nuk është në gjendje të propozojë një figurë normale politike dhe kjo situatë nuk është e dëshirueshme. Bile do të duhej të jetë shqetësuese. Vonesa bën përshtypje se është në dëm të shoqërisë. Vlen të theksojmë se Mali i Zi asnjëherë deri më tani nuk ka pasur president jopartiak. A do të ketë kësaj herë ?.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Vonesa kaq e madhe e partive më të mëdha opozitare, veçmas e partisë më të madhe në pushtet, për të propozuar kandidatët e tyre për president të Malit të Zi , tregon se shoqëria malazeze në përgjithësi akoma nuk është në gjendje të propozojë një figurë normale politike dhe kjo situatë nuk është e dëshirueshme. Bile do të duhej të jetë shqetësuese. Vonesa bën përshtypje se është në dëm të shoqërisë
E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Debat Të kundërshtosh do të thotë se përpiqesh t’i japësh jetë një ideje a gjëje, duke e përplasur atë me mendimin tjetër (si ai që për hir të demokracisë voton kundër, kur sheh se të gjithë të tjerët kanë votuar për demokracinë). Anasjelltas, ta mbyllësh gojën, të heshtësh kur duhet folur, është krim që rritet e merr përmasa, dhe frika nuk është justifikim. Debat do të thotë dyluftim, mosmarrëveshje, por nuk është i tillë kur merr formë monologu a fjale të gjatë të një njeriu të vetëm edhe pse mes shumë vetëve ky e justifikon atë. Në këtë përfundim arriti Makiaveli në shek. XVI, a
ndonjë tjetër shumë kohë para tij. Disa njerëz e kthejnë cilësinë ose
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi Uashington Banesa, është gjëja e parë që njeriu ndërton dhe rreth saj krijon çdo gjë për të lehtësuar jetën apo për ta mbrojtur atë si në rastin “strehë”. Strehimi është i domosdoshëm. Dhe në këtë kuadër vjen Bota: Si u krijua dhe pse? A nuk është planeti Tokë banesë e njeriut dhe ai vazhdimisht përpiqet ta mbrojë? Pra, kush tjetër veç njeriut mund ta ketë krijuar? Kështu del se njeriu mund të jetë krijuesi i këtij planeti dhe jo e kundërta. Por kjo ka ndodhur në kohë kaq shumë të largët sa njeriu as që mund ta konceptojë, dhe për të mos pranuar mosdijen ai krijon Zotin, ose thotë se kjo botë është imazh i një bote a jete tjetër diku gjetkë. Është gjykim i përshpejtuar të thuhet se njeriu është qendra e gjithçkaje. Por gjithçkaja është synimi i tij, prandaj edhe ai nuk ngopet kurrë. Për të arritur këtë qëllim, ai e vendos veten në qendër, duke thënë se çdo përpjekje, çdo mjet i shërben qëllimit, a
12
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Është gjykim i përshpejtuar të thuhet se njeriu është qendra e gjithçkaje. Por gjithçkaja është synimi i tij, prandaj edhe ai nuk ngopet kurrë. Për të arritur këtë qëllim, ai e vendos veten në qendër duke thënë se çdo përpjekje, çdo mjet i shërben qëllimit, a ky e justifikon atë. Në këtë përfundim arriti Makiaveli në shek. XVI, a ndonjë tjetër shumë kohë para tij. Disa njerëz e kthejnë cilësinë ose artin e tyre në mjet për të fituar para; këtë ata e mendojnë të jetë qëllimi, dhe për arritjen e tij vënë në shërbim të gjitha mjetet që kanë, thoshte Aristoteli në vitet 300 p.e.s.
artin e tyre në mjet për të fituar para; këtë ata e mendojnë të jetë qëllimi, dhe për arritjen e tij vënë në shërbim të gjitha mjetet që kanë, thoshte Aristoteli në vitet 300 p.e.s. Të kundërshtosh do të thotë se përpiqesh t’i japësh jetë një ideje a gjëje, duke e përplasur atë me mendimin tjetër (si ai që për hir të
demokracisë voton kundër, kur sheh se të gjithë të tjerët kanë votuar për demokracinë). Anasjelltas, ta mbyllësh gojën, të heshtësh kur duhet folur, është krim që rritet e merr përmasa, dhe frika nuk është justifikim. Debat do të thotë dyluftim, mosmarrëveshje, por nuk është i tillë kur merr formë monologu a fjale të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
”
gjatë të një njeriu të vetëm edhe pse mes shumë vetëve. Kjo vërtet i ngjan luftës së personit të armatosur kundër një tjetri të pa-armë. Kështu është edhe pushteti absolut mbi njerëz, të cilëve nuk u lejohet për të debatuar, kundërshtuar, apo për të mbajtur armë, dhe kjo vetëm nga frika se mos prishet monologu.
E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Përkthimi si një veprimtari e hershme intelektuale dhe artistike
Njohja e kombeve të do të ishte e mundim pa punën e përkthye Toni Ujkaj
Studiues të shumtë, qofshin shqiptarë apo të huaj, e konsiderojnë sot përkthimin si një shkencë më vete, ndryshe nga disa vjet më parë kur kjo veprimtari cilësohej si nëndegë e gjuhësisë. Në ditët e sotme, duke iu referuar botës së emancipuar dhe shkencërisht të evoluar, ekziston shkenca e përkthimit e cila quhet traduktologji (përkthimologji). Të gjitha veprat e njohura letrare që na vijnë ne sot dhe kemi mundësi që t’i lexojmë, janë fryt i punës serioze dhe angazhimit të përkthyesve të mirëfilltë dhe si të tilla, ato janë shumë të mirëseardhura për cilindo intelektual
14
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
(njeri të letrave) i cili aspiron dhe është kureshtar ta njohë historinë, kulturën, traditën e zakonet e popujve të tjerë, të kombeve e qytetërimeve të huaja, të cilat mundësohen vetëm përmes përkthimit të veprave letrare të shkrimtarëve të vendeve të ndryshme. Fatmirësisht letërsia shqipe që para kohës së rilindësve shqiptarë e në vazhdim, ka pasuar emra të mëdhenj të penës të cilët me punën e tyre të frytshme kanë spikatur jo vetëm brenda qarqeve kombëtare por dhe më gjerë. Por emri i tyre është njohur dhe skalitur ndër kombe të tjera pikërisht falë përkthyesve seriozë të cilët kanë përkthyer veprat e tyre për t’ua prezantuar kombeve të tjera të qytetëruara. Shumë vepra të mëdha letrare që sot njihen ndërkombëtarisht nuk do ta kishin krijuar atë reputacion për të mos thënë se nuk ishin njohur fare, po të mos kishte ekzistuar puna e vyer e përkthyesve të mirëfilltë. Fjala vjen, vepra e Shekspirit “Hamleti” nuk do të
“
Vlera e veçantë e përkthimit konsiston në faktin se veprat më të mëdha që sot i njeh gjithë bota siç është “Bibla” e përkthyer në gjuhën shqipe nga Dom. Simon Filipaj dhe “Kurani” që një pjesë e tij u përkthye fillimisht nga Naim Frashëri por dhe shumë vepra të tjera janë njohur gjerësisht vetëm falë punës së vyer dhe të çmuar të përkthyesve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Edhe ne shqiptarët në Mal të Zi sot kemi përkthyes të mirëfilltë dhe seriozë siç është, Dom Simon Filipaj, si përkthyes i “Biblës”, Qazim Muja, Nikollë Berishaj, Anton Berishaj, Anton Gojçaj, Dimitrov Popoviq, Pjetër Dreshaj, etj, të cilët japin kontribut të çmuar në fushën e përkthimit të veprave kryesisht nga shqipja në malazezisht dhe anasjelltas pastaj nga shqipja në serbisht – sllovenisht dhe anasjelltas
ë huaja mshme esve ishte njohur në shqip po të mos ishte përkthyer ose veprat e të madhit Ismail Kadare, Fan Nolit, etj, nuk do të ishin njohur nga të huajt. Andaj në këtë aspekt, përkthimi duhet konsideruar si një vlerë e veçantë e njohjes së multikulturalizmit. Veprimtaria e përkthyesve është cilësuar nga njerëz të fushës si një art i cili përafron me skulpturën sepse skulptori atë model që e gdhend nuk e ka krijuar vetë por e rikrijon, ashtu sikurse dhe përkthyesi i cili një vepër letrare të një shkrimtarit e rikrijon sipas mënyrës së vet duke e përvetësuar atë artistikisht. Pra, përkthimi është konsideruar si një art dhe përkthyesi si një artizan. Përkthimi si një shkencë tashmë më vete është kthimi nga një gjuhë në një gjuhë tjetër. Veprimtaria kulturore dhe shkencore e shkrimtarëve të spikatur shqiptarë është njohur nga të tjerët, falë përkthimit të mirë por edhe letërsia e shkrimtarëve të kombeve të huaja është njohur në shqip falë përkthyesve
dhe shtëpive të njohura botuese shqiptare. Siç ka pasur dhe në të kaluarën sidomos në kohën e rilindësve, edhe sot kemi përkthyes të zotët, të kualifikuar dhe të përkushtuar, të cilët na mundësojnë që shumë vepra të huaja të rëndësishme t’i lexojmë edhe në shqip. Në këtë mënyrë nëpërmjet përkthimit, libri bëhet ambasadori më i denjë dhe si një urë lidhëse midis kombeve. Vlera e veçantë e përkthimit konsiston në faktin se veprat më të mëdha që sot i njeh gjithë bota siç është “Bibla” e përkthyer në gjuhën shqipe nga Dom. Simon Filipaj dhe “Kurani”, që një pjesë e tij u përkthye fillimisht nga Naim Frashëri por dhe shumë vepra të tjera janë njohur gjerësisht vetëm falë punës së vyer dhe të çmuar të përkthyesve. Ndër ne shqiptarët përkthimi si veprimtari intelektuale është njohur shumë herët, duke filluar nga Shën Jeronimi i cili qe njeriu që bëri përkthimin e parë të “Biblës” në latinisht , pastaj Jusuf
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Vrioni, Budi, Bardhi, Bogdani, ndërsa nga rilindësit tonë përkthyes të spikatur kanë qenë: Kristoforidhi, Naim Frashri, Çajupi, Fishta, Konica, Noli, Koliqi, etj, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës dhe shkencës. Edhe ne shqiptarët në Mal të Zi sot kemi përkthyes të mirëfilltë dhe seriozë siç është, Dom Simon Filipaj, si përkthyes i “Biblës”, Qazim Muja, Nikollë Berishaj, Anton Berishaj, Anton Gojçaj, Dimitrov Popoviq, Pjetër Dreshaj, etj, të cilët japin kontribut të çmuar në fushën e përkthimit të veprave kryesisht nga shqipja në malazezisht dhe anasjelltas pastaj nga shqipja në serbisht – sllovenisht dhe anasjelltas. Roli i përkthyesit sot nuk është i vogël por përkundrazi shumë i madh dhe i rëndësishëm në shoqëri, pasi pa përkthyesit rruga e njohjes së historisë, kulturës e traditave të kombeve të huaja, do të ishte e mundimshme dhe një mision tejet i vështirë. E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Në Ulqin u organizua debati publik me temë “Identiteti shqiptar në procesin e integrimit të Malit
Identiteti kombëtar i shqipta në Malin e Zi në udhëkryq Pjesëmarrësit në debat, studiues të fushave të ndryshme nga Tirana dhe Ulqini, shprehën shqetësimin lidhur me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, duke arritur në përfundimin se identiteti kombëtar i tyre ndodhet në rrezik nëse vazhdojnë fenomenet negative si emigrimi, asimilimi etj Instituti i Komunikimit “Medius” nga Tirana në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe gazetën “Koha javore” organizuan të dielën në hotelin “Albatros” në Ulqin debatin publik me temë “Identiteti shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”. Pjesëmarrësit në debat, studiues të fushave të ndryshme nga Tirana dhe Ulqini, shprehën shqetësimin lidhur me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, duke arritur në përfundimin se identiteti kombëtar i tyre ndodhet në rrezik nëse vazhdojnë fenomenet negative si emigrimi, asimilimi etj. Për studiuesin dr. Nail Draga, njërin prej panelistëve të debatit, defekti i i Malit të Zi ekziston tek integrimi i tij i brendshëm. Ai ka thënë se nga vendet e Evropës Juglindore, Mali i Zi është i vetmi mjedis me popullsi heterogjene ku asnjë pjesëtar i një populli nuk përbën shumicën absolute. “Nga miratimi i pluralizmit, nga zgjedhjet e para pluraliste të cilat janë mbajtur më 9 dhjetor 1990 e deri më tash, në Mal të Zi kemi një polarizim të vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërshoqërore, në kuadër të popujve që jetojnë në Mal të Zi”, ka theksuar ai. Draga ka konstatuar se shqiptarët janë i vetmi popull etnikisht josllav në Mal të Zi, që dallojnë prej të tjerëve. “Shqiptarët kanë probleme kyçe të identitetit të tyre, të cilat nuk janë të pranuara në aspektin e komunikimit
16
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
për arsye se në Mal të Zi ende ekziston mentaliteti unitar dhe mentaliteti i kohës së monizmit, me ndryshime kozmetike që ka ofruar pluralizmi”, është shprehur ai. Një problem tjetër, sipas tij, qëndron tek integrimi brenda vetë shqiptarëve. “Shqiptarët kanë fillimisht problem me vetveten. Pra, duhet të kemi një integrim të brendshëm dhe pastaj të integrohemi përmes shteteve përkatëse në integrimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai. Në paraqitjen e tij, studiuesi dhe kritiku i artit Agim Baçi nga Tirana ka nënvizuar faktin se në postmodernizëm ndeshemi me fenomene të çuditshme, pasi që ai e ka bërë asgjënë gjë të rëndësishme, ndërkohë që ka kaluar në skajet e shoqërisë çështjet e traditës, besimit dhe ato identitare. “Dhe çështja e identitetit duket si një luks kur e diskuton”, ka theksuar ai. Për të nuk ka rëndësi nëse partitë politike kanë ide të ndryshme. “Për mua ka rëndësi që ato të shqetësohen njëlloj për mbijetesën e shqiptarëve dhe identitetin shqiptar në Mal të Zi”, ka thënë Baçi, duke shtuar se “bashkë me identitetin tuaj mbrojmë edhe identitetin tonë që është i përbashkët”. Ai ka thënë se integrimi nënkupton ndjekjen e rrugëve që identiteti të jetë i tillë që të mos humbë asnjë nga vlerat që bartin shqiptarët. Regjisori Armand Bora nga Tirana ka konstatuar se informacioni apo prania e lajmit që vjen nga shqiptarët
në Malin e Zi në Tiranë, qoftë ai lajm pozitiv apo negativ, është minimalist, gjë që mund të jetë një prej arsyeve të indiferencës së Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Mal të Zi. Ai ka mbrojtur idenë se problematikat e shqiptarëve janë mbarëkombëtare. “Diferencat janë të vogla, por problemet janë pothuajse të njëjta”, është shprehur Bora. Duke nënvizuar se të gjitha problemet shqiptare mund të përmblidhen në tri fjali: se jemi një komb me një ekonomi të dobët, me politika konfliktuale në të gjitha shtetet ku shtrihemi dhe me ndikim shumë minimalist në rajon, krahasueshmërisht me kombet tjera, ai ka shpalosur mendimin se “kur ka problematika të njëjta, është më lehtë sepse edhe zgjidhja mund të jetë e njëjtë për të gjithë kombin shqiptar, si për ju këtu, si për neve në Shqipëri, në Maqedoni dhe në Kosovë”. Ai është shprehur kundër zgjidhjeve parciale sepse do të shpenzohej më shumë energji, para, punë dhe kohë, por ka kërkuar që të gjendet një formulë apo të hartohet një dokument i përbashkët në mënyrë “që të gjitha këto energji të konvergohen dhe të bëjnë të mundur që zgjidhja për shqiptarët të jetë zgjidhje kombëtare”. Publicisti Ali Salaj ka vërejtur se ndonëse “shqiptarët ishin kombi më lojalë që mbështetën pavarësinë e Malit të Zi, integrimin në NATO, siç e mbështesin edhe sot integrimin në
KULTURË
t të Zi në Bashkimin Evropian”
arëve
Foto: Art Photo
“
“Në qoftë se një sistem nuk e riprodhon veten me elementet e tij, ai është sistem jo i gjallë dhe nuk mund të mbështetet në elementet e jashtëm. Shqiptarët në Malin e Zi duke qenë pakicë kombëtare në një shtet, e kanë jashtëzakonisht jetike këtë lloj reference, pra referencën e një sistemi i cili ka nevojë të riprodhojë veten në mënyrë që të ruajë identitetin”, ka thënë politologu Fitim Zekthi
Bashkimin Evropian, shqiptarët për çdo ditë e më shumë po humbin terren”. Duke pohuar se sot shqiptarët në Mal të Zi janë gati t’i humbin zgjedhjet në komunën e Ulqinit, në një qytet ku shqiptarët etnikë përbëjnë gati 80 për qind të popullsisë, ai ka thënë se “kjo ndodh sepse shqiptarët janë të kapur pas interesave personale, dhe në këtë mënyrë i kanë harruar ato të drejta që duhet t’ia sigurojnë pakicës së vet, atyre prej të cilëve e kanë marrë votën”. Sipas tij, shqiptarët në Mal të Zi duhet të shihen edhe në kuadër të
krizës së identitetit. “Për çdo ditë po shënohet një asimilim. Sipas meje, aq sa është fajtor pushteti, janë edhe partitë politike shqiptare”, është shprehur ai. Salaj ka thënë se në Mal të Zi është evidente dukuria ku kërkohet integrimi me asimilim. “Dhe kësaj teze i ndihmojnë vetë partitë politike shqiptare”, ka konluduar ai. Politologu dhe gazetari Fitim Zekthi duke u bazuar në teoritë e sistemeve politiko-shoqërore, ka thënë se që një sistem të mbijetojë, duhet domosdoshmërisht të riprodhojë veten me elementet e tij. Sipas Zekthit, në qoftë se një sistem nuk e riprodhon veten me elementet e tij, ai është sistem jo i gjallë dhe nuk mund të mbështetet në elementet e jashtëm. “Shqiptarët në Malin e Zi duke qenë pakicë kombëtare në një shtet, e kanë jashtëzakonisht jetike këtë lloj reference, pra referencën e një sistemi i cili ka nevojë të riprodhojë
veten në mënyrë që të ruajë identitetin”, ka thënë ai. Zekthi ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar për shkak se shqiptarët nuk mund të jetojnë kurrë më mirë nëse do të asimilohen. Ai ka thënë se rreziku qëndron në faktin sepse ne jetojmë sot në një situatë të politikës frojdiane, ku politikën e shohim me syrin se kush merr, çfarë dhe kur. “Kjo është shumë e rrezikshme në një vend ku ne jemi pakicë kombëtare. Këtu kjo është më e rrezikshme sepse ata që marrin çfarë sot, gradualisht nuk do të marrin asgjë nesër”, ka thënë ai. Në debat morën pjesë si panelistë edhe sociologu Ergys Mërtiri, gazetari dhe pedagogu Ismet Kallaba, si dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Komunikimit “Medius”, Redi Shehu, i cili e moderoi debatin. Këndvështrimet e tyre për këtë temë i dhanë edhe disa pjesëmarrës të tjerë në debat. i. k. E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u përurua libri “Në agim të ditës së zgjedhur” i autorit Omer Kajoshaj
Thënie që i kalojnë caqet e një aforizmi
“Thëniet e botuara në këtë libër, herë janë poezi, herë janë proza poetike, herë janë filozofi, herë janë mendime të thella që flasin për raportet më të rëndësishme në këtë jetë dhe pas kësaj jete. Prandaj këto thënie i kalojnë caqet e një sentence, e një aforizmi, ngriten deri në thënie filozofike, sigurisht në baza në filozofinë fetare, por kanë edhe origjinalitetin e vet”, ka thënë mr. Haxhi Shabani Ulqin – Bashkësia Islame në Malin e Zi, gjegjësisht Mexhlisi i Bashkësisë Islame - Ulqin në bashkëpunim me Qendrën për Mirëkuptim Ndërkulturor “Horizonti” organizuan të premten mbrëma në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin përurimin e librit “Në agim të ditës së zgjedhur” të autorit Omer Kajoshaj. Për librin, i cili është përmbledhje e aforizmave, folën studiuesit dr. Bahri Brisku, mr. Haxhi Shabani dhe Muhamet Nika, duke e vlerësuar atë si një libër të veçantë në shumë aspekte. Në fjalën përshëndetëse, kryeimami i Ulqinit, Mr. Ali Bardhi, ka thënë se autori idetë dhe mendimet e tij i paraqet duke u bazuar në librin
18
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
e shenjtë Kur’anin, në hadithet e Pejgamberit a.s., në parimet morale, etike, universale që ka dhe paraqet gjithë shoqëria në mbarë botën. “Autori sonte na paraqitet me vargje të bukura në formë proze, ku idetë e tij spikasin në këtë libër”, ka thënë ai. Për studiuesit mr. Haxhi Shabani, “Në agim të ditës së zgjedhur” është një vepër që të imponon jo thjesht nga pamja, por një vepër e cila i tejkalon caqet e një vepre të ngushtë të një disipline. “Është një vepër që trajton çështjet jetësore dhe filozofike, vepër e cila ka vlera të bazuara jo vetëm në një nga librat më të rëndësishëm të njerëzimit, siç është Kur’ani, që
ka ndryshuar botën”, ka thënë ai. Shabani ka thënë se thëniet e botuara në këtë libër, herë janë poezi, herë janë proza poetike, herë janë filozofi, herë janë mendime të thella që flasin për raportet më të rëndësishme në këtë jetë dhe pas kësaj jete. “Prandaj këto thënie i kalojnë caqet e një sentence, e një aforizmi, ngriten deri në thënie filozofike, sigurisht në baza në filozofinë fetare, por kanë edhe origjinalitetin e vet”, ka theksuar ai. Dr. Bahri Brisku ka thënë se kemi të bëjmë me një vepër jashtëzakonisht të veçantë, me vlera të posaçme për gjuhën dhe kombin tonë, ngaqë fillon e mbaron me filozofi shqiptare të thellë.
KULTURË
“Libri ia fillon me filozofinë e ekzistimit të vlerave të përgjithshme”, është shprehur ai. Brisku ka thënë se këto “urtësina nuk janë të marra nga populli, por janë me shumë vlerë sepse janë të krijuara prej autorit”. Ndërsa Muhamet Nika ka thënë se në jetën tonë ne jetojmë me dualizma, me dy mendje. “Këtë problem e ka, më duket mua, edhe Omer Kajoshaj. Me mendimin e tij të ngjeshur, ky na tërheqë vërejtjen se a dimë ne se ku do të shkojmë. A jemi të vetëdijshëm se çfarë na pret?”, ka thënë ai. Sipas Nikës, ky libër nuk është rastësi. “Ky mendim intelektual, i peshuar mirë, nuk është rastësi. Këtu ras-
tësia është e barabartë me zero”, ka thënë ai. Autori i librit, Omer Kajoshaj, ka treguar se si ka lindur libri. Ai ka thënë se kur e kishte mbaruar medresenë në Shkodër, kishte menduar se do të punonte hoxhë, por rrugët e kishin çuar në një drejtim tjetër. Prandaj, i privuar nga mundësia që për çdo ditë të premte të mbajë hytbe, i kishte vënë vetes obligim që në vend të kësaj të shkruajë nga një porosi. “Të provoj që për çdo të premte në mëngjes, në agim të asaj dite, të dal me një mednim. Por jo të shtjelloj diçka që do të thoja për njëzet minuta në hytbe, por ta ngushtoja, ta bëj me vetëm një fjali. Kështu që ia vura vetes obligim
që të dal me një porosi. Por me porosit çka? Me porosi nga ajo që po shoh përditë. Me porosi të përditshmërisë”, ka thënë ai. Kajoshaj ka thënë se pavarësisht se kur e lexon librin “duket një frymë pesimizmi, por në fakt nuk është pesimizmi, por është optimizmi, është realizmi”. “Dominon realizmi, kjo është ajo porosia”, ka theksuar ai. Disa pjesë nga libri ka recituar aktori Shefqet Luca, kurse mbrëmja është moderuar nga Medjen Shaptafa. Libri është botuar në dy gjuhë: shqipe dhe boshnjake. Ai është botuar nga Qendra për Mirëkuptim Ndërkulturor “Horizonti” në i. k. vitin 2016. E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë E K S K LU Z IV E me prokuroren dhe politikanen Suzanna Shkreli
Do të mundohem të jem një zë i fuqishëm për shqiptarët kudo Suzanna Shkreli është një vajzë 31 vjeçe, e lindur dhe e rritur në SHBA. Në vitin 2016 ishte kandidatja e parë shqiptare për Kongresin Amerikan K.Javore: Suzanna Ju jeni një vajzë shqiptare që keni arritur shumë në SHBA, jeni prokurore në sektorin për mbrojtjen e fëmijëve në Michigen. Sa e vështirë ishte për ty për të marrë këtë post në një vend aq te populluar ? S.Shkreli: Që në moshë të re, kam pasur gjithmonë një interes të madh për drejtësinë. Gjatë studimeve juridike, bëra praktikën aty ku punoj edhe tani, në sallën e gjyqit “Macomb County Prosecuter’s Office”. Ata e pëlqyen punën time dhe më dhanë mundësi pune sapo mbarova shkollën. Kam punuar shumë, por gjithashtu kisha edhe fatin e mirë që mbeta këtu. Kështu që nuk ishte shumë vështirë. Ka shtatë vite që unë punoj si prokurore, por dy vitet e fundit paralelisht me këtë i ndjek krimet që u bëhen fëmijëve. Këto janë krimet më të urryera në shoqërinë tonë, megjithëse nganjëherë është edhe e vështirë kjo punë, por unë e mirëpres. Të them të drejtën, të gjithë krenohen me mua që mbaj këtë pozitë për mbrojtjen e fëmijëve dhe vënien e këtyre që u bëjnë dëm fëmijëve prapa hekurave.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
K.Javore: Nga Ulqini i bukur familja jote u shpërngul në SHBA, aty ku linde edhe ti. A të shkoj ndër mënd që një ditë të kthehesh dhe të jetosh aty ku u lindën dhe u rritën prindërit e tu ? S.Shkreli: Babin e kam nga Ulqini, kurse nënën nga Gruda, bijë Lulgjuraj. Më ka rastisë të vij në Malësi shpeshherë, po ashtu edhe në Shqipëri, dhe tani së fundmi në Kosovë. Përjetoj një ndjenjë të thellë kur jam në tokat e paraardhësve tanë. Unë kurrë nuk mund të kthehem të jetoj aty, por e di që edhe kur të kem familjen time, çdo herë do ta vizitoj Malësinë dhe tokat shqiptare. Jam jashtëzakonisht krenare për trashëgiminë tonë. K.Javore: Krahas punës që ushtron si prokurore, je shumë e aktivizuar edhe në jetën politike. Sa korrespondon politika me punën në gjykatë? S.Shkreli: Më pëlqen shumë politika. Unë “vrapoja” për Kongresin sepse nuk toleroj padrejtësi dhe dua të luftoj për kombin tim, për ata që nuk ngrisin një zë. Dua që t’i mbroj ashtu siç i mbroj fëmijët çdo ditë në
sallën e gjyqit. Si zgjedhën zyrtarët e tjerë, ashtu edhe gjyqtarët zgjedhën. Megjithatë, gjyqtarët janë jopartiakë, domethënë nuk janë as demokratë e as republikanë, ata janë neutralë. Politika nuk duhet të ndikojë në punët e gjyqit. Ne si një shoqëri e lirë demokratike duam të sigurohemi se po ruajmë ligjin dhe drejtësinë për të gjithë, pa marrë parasysh se kush është personi dhe pavarësisht nga raca, feja, gjinia, orientimi seksual ose përkatësia politike. Kështu që çdo herë bëj kujdes të mos ndërlidhi punët. K.Javore: Duke parë që ishe kandidatja e parë shqiptare për Kongresin Amerikan, si ndjehesh që ishe kandidate këtu? S.Shkreli: Të ju them të drejtën ndjehem shumë mirë, ngaqë isha kandidatja e parë shqiptare. U zhvillua një garë e madhe. Ne ishim në gjendje të krijojmë gati 160,000 vota, megjithatë siç e pamë në vitin 2016, këto vota nuk ishin të mjaftueshme për partinë Demokratike. Por e di se çfarë po ndodh që kur është në pushtet Presidentin Trump, demokratët po luftojnë shumë, vështirë për të fituar
INTERVISTË
vende për kandidim në vitin 2018. Njerëzit janë të motivuar për të bërë një ndryshim. K.Javore: Sa mbështetje kishe nga Shteti i Shqipërisë, nga kryeministri, presidenti… ? A e kishe Shqipërinë në përkrahje ? S.Shkreli: Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë nga komuniteti shqiptar këtu në Detroit, po ashtu nga të gjitha rrethinat si Nju Jorku, Nju Xhersi, Bostoni dhe më gjerë. Në Shqipëri, isha e kënaqur kur pashë se si kryeministri Edi Rama, Sali Berisha dhe Lulzim Basha mbështetën mua dhe shqiptarët e mi në Amerikë. Kjo do të thotë shumë për mua dhe ne si popull duhet të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar. K.Javore: Përveç Shqipërisë dhe shqiptarëve, kush ju mbështeti nga shteti amerikan gjatë kandidimit për Kongresin Amerikan? A kishe mbështetje nga ndonjë përfaqësues i lartë politik ? S.Shkreli: Fushata jonë u mirëprit nga senatorët demokratë dhe përfaqësues të SHBA-së në të gjithë vendin. Kam marrë mbështetje nga senatorët Debbie Stabenow, Gary Peters, Cory Booker. Unë u mbështeta gjithashtu nga udhëheqë-
si i pakicave Nancy Pelosi dhe Forumi Demokratik Stenny Hoyer e shumë të tjerë. Më e rëndësishmja ishte kur morëm miratimin zyrtar të Presidentit Barak Obama. Dua të them se kam pasur mbështetje edhe nga Presidenti Barak Obama dhe nga ish-presidenti Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton. K.Javore: Me të gjitha këto angazhime, a gjen kohë të lirë dhe si e shfrytëzon atë? S.Shkreli: Kur mbarojnë fushatat unë kam më shumë kohë të lirë. Por dua të kandidoj përsëri për zyrën publike në politikë, sepse zemra ime beson në të gjitha dhe e di që mund të bëj shumë. Karriera ime si prokurore më ka bërë shumë të zënë. Unë jam në gjyqet e jurisë në baza të rregullta, por gjithmonë është e rëndësishme të gjej kohë për familjen, miqtë dhe gjërat e tjera që më pëlqejnë, sepse të gjithë kemi nevojë për balancë në jetë. K.Javore: Çfarë mund të thuash për politikanët shqiptarë në Mal të Zi? S.Shkreli: Jam shumë e zhgënjyer për rezultatet e zgjedhjeve në Malësi. Shqiptarët duhet të qëndrojnë së bashku me çdo kusht. Ndërkohë që politikanët shqiptarë vazhdojnë
të ndahen në parti të ndryshme për përfitime personale, atyre nuk ju intereson komuniteti. Pakicat e tjera veprojnë së bashku dhe krijojnë vrull, kurse shqiptarët humbin ndikimin. Derisa Mali i Zi përpiqet të hyjë në BE, shqiptarët mund të jenë në gjendje të bëjnë disa kërkesa, po ashtu të ngrisin zërin në mënyrë kolektive. Organizatat ndërkombëtare duhet të dinë se në Malësi ka shqiptarë që duan të drejtat themelore të njeriut dhe mundësitë që të kenë një sukses. Mundësia për t’u ngritur në detyra si p.sh. gjyqtarë, kryeministër etj.. duhet t’u ofrohet shqiptarëve në Malësi, ashtu siç i kanë malazezët. Politikanët shqiptarë duhet të pyesin veten: A mund të bëjmë këto zgjedhje për komunitetin? Nëse shqiptarët fillojnë të qëndrojnë së bashku dhe të bëjnë zgjedhje për komunitet, gjërat do të ndryshojnë për mirë. K.Javore: Do vazhdosh të merresh me politikën në vazhdim apo jo, dhe çfarë mund të presim nga ty? S.Skreli: Nuk do të ndalem. Dëshira ime për të ndihmuar është më e fortë se asnjëherë më parë. Ju mund të prisni që unë të kam një sukses dhe do të mundohem të jem një zë i fuqishëm për shqiptarët kudo. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
21
MOZAIK
Në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare
Çmimi “Muharrem Gurra” për Grupin e Burrave “Burimi” Në edicionin e 15-të të këtij festivali, i cili i dedikohet këngës së bukur popullore qytetare, duke përfshirë brenda dy ditësh tingujt karakteristikë të muzikës së një sërë krahinash të ndryshme qytetare shqiptare, morën pjesë rreth 200 artistë të të gjitha grupmoshave, nga 15-70 vjeç Më 9 dhe 10 mars, në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit u mbajt Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare “Elbasan 2018”. Në edicionin XV të këtij festivali morën pjesë grupet folkorike nga Elbasani, Lushnja, Korça, Shkodra, Dibra, Përmeti, Fieri, Kruja, Ulqini, Kavaja, Berati, Peja. Për herë të parë u përfshinë në konkurrim edhe grupet që zhvillojnë krijimtarinë e tyre jashtë kufirit të Shqipërisë. Grupi i Burrave “Burimi”, nën drejtimin e profesorit Mustafa Zhugjeli, i përbërë nga Ali Zhugjeli, Muhamet Hasa, Isak Milla, Xhaudet Llazorja, Fatmir Mani dhe Husein Hasanaga,
22
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
u përfaqësua me dinjitet në këtë festival, duke prezantuar bukurinë dhe vlerat e këngës qytetare ulqinake. Për këtë, ai u vlerësua nga juria profesionale me Çmimin “Muharrem Gurra”. Përpos këtij çmimi, në Festival janë ndarë edhe Çmimi “Isuf Myzyri”, Çmimi “Mustafa Bodini”, Çmimi i Karrierës, Çmimi për Këngëtarin më të mirë, Çmimi për Këngëtaren më të mirë, Çmimi për Orkestrinën më të mirë, Çmimi për Këngëtarin e Ri më të mirë dhe Çmimi për Krijimtarinë e re më të mirë. Në edicionin e 15-të të këtij festivali, i cili i dedikohet këngës së bukur popullore qytetare, duke përfshirë brenda dy ditësh tingujt karakteris-
tikë të muzikës së një sërë krahinash të ndryshme qytetare, morën pjesë rreth 200 artistë të të gjitha grupmoshave, nga 15-70 vjeç. Festivali është organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit. Synimi i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare është ruajtja e vlerave folklorike të këngës qytetare. Ai ka shërbyer ndër vite si vend promovimi për të rinjtë dhe si mënyrë për të trashëguar këngët popullore brez pas brezi. (Kohapress)
FOTOGRAFIA E JAVËS
LIRIDONA GJOKAJ NEW YORK 2018
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Portret
Gjokë Dabaj, figurë dinamike dhe pasionante Ditëlindja e mësuesit, shkrimtarit dhe studiuesit, Gjokë Dabaj, u kthye në një festë familjare. Shtëpia e tij në Shkozet hapi dyert për miq e shokë, lexuesit dhe dashamirët e tij të shumtë. Mes të tjerëve, jetë të gjatë, shëndet e krijimtari të suksesshme si deri tani, i uruan prof. dr. Pëllumb Xhufi, dr. ing. Mark Palnikaj, Hamdi Hysuka, kryetari i Klubit Letrar “Pjetër Budi” Mat, Xhemajl Murtezi nga Tërpeza e Komunës së Vitisë në Kosovë e shumë të tjerë Për Koha Javore:
Hamdi Hysuka Tiranë Është nga fshati Shestan i komunës së Tivarit. Arsimin bazë e mori në Tivar dhe Ulqin. Pastaj në Prishtinë e Prizren studjoi për mësuesì. Gjuhën shqipe dhe dashurinë për Shqipërinë e kishte të gjallë. Është ndër të rinjtë e shkolluar atje që kërkuan lidhje me shtetin amë, njëri prej themeluesve të organizatës patriotike “Liria”, e cila kishte për mision bashkimin e shqiptarëve, komunikimin kulturor e fizik mes tyre. Në vitin 1962 arratiset nga ish-Jugosllavia dhe vendoset në Shqipëri, ku mbaron arsimin e lartë dhe punon mësues në disa rrethe të vendit, kryesisht në Klos të Matit. Pas daljes në pension, si pasojë e ikjeve masive nga zonat periferike të Matit, edhe Gjoka, në kërkim të një jete më të mirë, u vendos familjarisht në Shkozet të Durrësit. Gjokë Dabaj është publicist i njohur, autor i disa librave historikë, studimorë e artistikë. Ndër vite ka botuar veprat:
24
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
“Shestani”, studim filologjik gjthpërfshirës, vëllim I, II; “Ta kisha një forcë të madhe”, poemë shqip dhe sllavisht; “Prush plagësh të pambyllura”, poemë elegjiake për masakrën e Tivarit; “Prush mbi ujë”, përsiatje poetike; “Fjalor i Selman Rizës”, vepër leksikografike; “Strategjia e shqiptarëve”, manifest kombëtar; “Në rrugë rreziqesh me vetëdije”, jetëshkrim (bashkautor); “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, shqyrtim shkencor i një libri të I. Jovoviq; “Kriza e arkivistit”, kronikë beogradase, roman; “Apostol Barko-Malëshova”, jetëshkrim; “Rrnoj edhe unë për me tregue”, analizë ngjarjesh historike. Gjithashtu në portalin “Pashtriku.org” ka shkruar mbi 10 libra online, shumë poezi, prozë, reportazhe e kujtime, analiza veprash, lëndë shkencore dhe shkrime studimore. Siç shprehet prof. Agim Vinca, romani i tij “Kriza e aktivistit” është një dëshmi e tmerrshme e krimeve të shtetit serb mbi shqiptarët në një periudhë shumëvjeçare, një libër i tmerrshëm në kuptimin e plotë të fjalës, nga i cili mund të shihet se deri ku arrin urrejtja njerëzore, në këtë rast urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, e frymëzuar nga hegjemonizmi
dhe shovinizmi serbomadh. Gjokë Dabaj është autor dhe i një projekti kombëtar, i quajtur “Përkujdesja gjthshqiptare”. Sipas tij, ky institucion kërkohet të ndjekë trashëgimisht rrugën e Komitetit të Stambollit, themeluar në Stamboll në dhjetor 1877, prej një grupi rilindësish tanë më të përkushtuar. Si seli të përhershme të këtij institucioni ka menduar Prizrenin, sepse aty është realizuar i pari bashkim i mirëfilltë kombëtar në historinë tonë të re. Autorësinë e tij mbajnë dhe projektide të tjera, ku veçojmë atë me titull “E nesërmja e Matit”. Në veprimtarinë e tij botuese në gazetat ditore dhe portale online përfshihen shumë opinione, refleksione dhe reagime me tematikë gjithëkombëtare. Sipas një përllogaritjeje janë afërsisht 350 krijime me 5500 faqe format A4. Në arkivin e tij gjenden dhe shumë krijime të papublikuara, të cilët përbëjnë rreth 40 vëllime, mesatarisht me nga 300 faqe. Sot Gjokë Dabaj cilësohet një Sokrat i paepur dhe idealist tipik, burrë që të vërtetën e thotë troç, pavarësisht pasojave të mundshme nga rojet e territ, pavarësisht sesi do ta interpretojnë gojët e truçjerrët. ••• Për më se 20 vjet qëndrimi në trevën e Kryematës, Gjokë Dabaj ka zhvilluar një punë gjurmëlënëse në fushën e mësimdhënies, kërkues dhe praktikues i metodavet shumë efikase, gjurmues e grumbullues i pasurisë folklorike dhe etnokulturore të zonës, hartues i një vargu temash shkencore nga fusha e pedagogjisë, në folklor e gjuhësi, veçanërisht në leksikografi. Kur e pyesim se sa matjan ndjehet, përgjigjen e ka emocionuese dhe të ngadaltë: -Dua të jem i sinqertë: Ndjehem në radhë të parë, tërësisht dhe për gjithë jetën, shestanas nga krahina e Tivarit. Madje, jemi munduar, edhe Fotinia, edhe unë, t’ua ngulitim edhe të 5 fëmijëvet tanë vetëdijen se janë shestanas. Dua të të them edhe këtë: E kujtoj vendrrënjën time me dhimbje të papërshkrueshme, sepse shumica e bashkëkrahinasvet të mi po rrëshqasin dita-ditës drejt shkombëtarizimit. Ç’mund të bëj unë për Shestanin tim? Mund, vetëm të shkruaj dhe, në arrifsha, në kuadrin e “Përkujdesjes gjithshqiptare”, të lë, edhe mbas vdekjes sime, një udhë shërimi e rikthimi te gjuha shqipe dhe te traditat që Shestani i ka pasur nga më
KULTURË të bukurat e krejt Shqipërisë. Kam një pjesë të shpirtit në viset e Kosovës, në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Therandë, sepse kam jetuar atje dhe kam kaluar në ata vende një jetë sa të rrezikuar, aq edhe të mbushur me ndjenjë satisfaksioni. Një pjesë të shpirtit e kam edhe në Tepelenë, në Përmet e në Korçë. Me krejt Jugun tonë, me atë Jug shqiptar të përgjysmuar, lidha, fatmirësisht, edhe familjen time, që do të thotë se mbasardhësit e mi do të kenë edhe gjak të atij Jugu. Në Tiranë kalova katër vjet të bujshëm studentorë. U mbush tashmë një gjysmë shekulli dhe, të gjithë sa jemi shoqe dhe shokë të asaj kohe, i mbajmë lidhjet sikur të ishim të një familjeje. Të gjithë e dimë që jemi plakur tashmë, por nuk duam ta pranojmë. Kemi qenë një qindëshe që ka lënë gjurmë në historinë e Filologjikut. Tash kemi një çerek shekulli që jetojmë këtu, në hapësirën Durrës-Shijak-Tiranë. Me fqinjët, që i kam rretherrotull, ndjehem si të isha pjesëtar i këtij fshati denbabaden. Gëzime e hidhërime i kemi bashkë dhe, kur largohemi prej shtëpiet, nuk kemi nevojë ta mbyllim portën me dry. -Po për Matin, ç’të mbeti? -e ndërpres jo pa emocione. -Mbeta prapë i tëri i Matit! Mbeta i tëri i Matit dhe për Matin, sepse shpirti i njeriut nuk është si një copë gur që, kur ta kesh lënë në një vend, ai të mos mund të gjendet njëkohësisht edhe në një tjetër vend. Me Matin mua më është lidhur pjesa më e rëndësishme e jetës, sepse ka qenë puna e atillë. Të jesh mësues dhe sidomos të jesh i vetëdijshëm se je mësues, do të thotë që pjesë të mendjes tënde, pjesë të moralit tënd dhe pjesë të edukatës tënde, deri te mënyra e të folurit, të ecurit apo të qeshirit tënd, do të kalojë, do të interferojë te qindra nxënësit e tu. Midis masës së nxënësvet dhe mësuesit, veçanërisht kur kalon një kohë të gjatë midis tyre, krijohen marrëdhënie shpirtërore aq të pashkëputshme, sa ata i merr malli për njëri-tjetrin, sikur të ishin pjesëtarë të së njëjtës familje. Tani, një pjesë e tyre janë mbi 50 vjeç, por mua pandërprerë më ngacmon kërshëria: Çfarë arsimi të mëtejshëm kanë marrë, si u ka shkuar jeta në familje, ç’fëmijë kanë, ku jetojnë, në Atdhe apo diku nëpër botë? I kujtoj kur i kisha në klasë. Krenohem me ata që kanë arritur diçka në jetë dhe përjetoj një lloj mburrjeje, se edhe unë kam
sado pak meritë në sukseset e tyre. Ndjej dhimbje kur dëgjoj që ndonjëri s’është atje ku duhej të ishte apo që, në këtë kohë të vështirë, ka rënë në varfëri. Tërësia e nxënësvet të mi, që të gjithë të trevavet të Klosit, përbën për mua një familje të madhe. Vitet që i kaluam në Fullqet, në fshatin Fshat dhe në Klos, janë plot e përplot me mbresa. Aty përpunova metodat e mia të mësimdhënies, i përsosa nga viti në vit metodikën dhe pedagogjinë time vetjake dhe arrita ta konsideroj veten specialist të kësaj fushe, ashtu siç e konsideron veten specialist të fushës së tij një inxhinier. Punova shumë me bibliotekën shkollore, e cila për nxënësit e mi duhej të ishte ara që duhej korrur ditë për ditë, javë për javë, muaj për muaj e vit për vit. Punova me rrethin e letrarëvet të rinj, punova me recituesit, me grupet artistikë dhe me teatrin e nxënësvet, bashkë me Fitor Muçën, Avni Hoxhën e kolegë të tjerë. Ishte fati ynë dhe i asaj shkolle, që kishim një drejtor me fuqi e vullnet titanik, i cili nuk dinte ç’është lodhja. Dhe ky ishte miku im me vlera të mëdha, Ahmet Çollaku. ••• Heshti për një çast, por pati edhe shumë për të thënë. -Dëshira pa fund! Punë pa fund! Të meta dhe pengje pa fund! Asnjë orë mësimi nuk kalonte pa një merak: Ah, si gabova aty! Ta kisha thënë ndryshe! Ta kisha bërë ndryshe! Disa nga pengjet më shoqërojnë edhe sot e kësaj dite. Lidhja jonë e ngushtë me banorët midis të cilëvet jetonim, nuk u manifestua vetëm në apektet që kishin të bënin me shkollën dhe me edukimin. Lidhja jonë dhe shkrirja me ata banorë të Kryemates u shpreh në të gjithë spektrin e jetës, deri edhe në ekonomitë tona familjare. Ne ishim familje me pesë fëmijë dhe shpesh na ndodhte që, në fund të muajit të na mbaroheshin lekët. Në të tilla raste, kujtdo që t’i drejtoheshim, do të na i huazonte aq para sa na duheshin. A nuk është ky një shembull që, përveç në Shqipëri, askund ose rrallë në botë mund të haset?! Si mund të harrohet një zemërgjerësi e tillë e pashembullt? Dhe, përballë një të tillë zemërgjërësie, a mund të mos ishim edhe ne korrektë për t’ua kthyer huatë në afatin e caktuar? -Zyrtrisht, shtetërisht për punën që keni bërë, -e pyes në vazhdim, -sa stimuj, tituj apo dekorata zotëroni, me vulë e me firmë? -Edhe unë po të pyes ty: “A ka stimuj
e dekorata më të bukura se të ruash të këtilla kujtime nga vendi ku ke punuar?” Megjithatë, para vitit 1990 mua më janë dhënë: një medalje “Naim Frashëri” dhe një çmim i dytë në shkallë rrethi për një novelë që e kisha paraqitur për konkurs. Kemi marrë herëpas’here, edhe Fotinia, edhe unë, fletë nderi, të cilat u jepeshin në atë kohë punonjësvet më të dalluar. Ndërkaq, në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, më është akorduar titulli “Qytetar nderi” i Bashkisë së Klosit. Por nuk do harruar një e vërtetë. Unë kisha kryer veprimtari ilegale në Kosovë, në Ulqin e në Tivar. Në gjyqin që u është bërë shokëvet të mi, anëtarë të grupit ilegal “Liria”, vetëm në pretencën e prokurorit, emri im përmendet më shumë se 30 herë, (e kam atë dokument). Njerëzvet të tillë UDB-a ka arritur t’u vërë prangat edhe këtu, në shtetin shqiptar. Dënimi i tyre, pa dyshim, ka qenë vepër e zbulimit jugosllav me anë të shërbëtorëvet që i kishin në Ministrinë tonë të Brendshme dhe në organet e tjera. Por, në rastin tim, dora e UDB-s nuk arriti të zgjatet deri në Mat dhe unë për këtë u jam mirënjohës pikërisht matjanëvet, të cilët në mënyrën e vet më kanë mbrojtur. U jam mirënjohës gjithashtu edhe atyre kuadrove, të cilët kanë pasur në dorë për të më bërë keq edhe mirë, por ata, për arsyet që vetë ata i dinë (ose i dinin, sepse mund të mos jenë më gjallë), zgjodhën për të mos më bërë keq. Arrita kështu në këtë shkallë pleqërie. Mati ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në shpirtin e ne të dyvet si bashkëshortë, por edhe te fëmijët tanë, që u lindën dhe u rritën në atë ambient të mrekullueshëm njerëzor dhe natyror. Një meritë shumë të madhe, në mjaft raste vendimtare, në të gjitha këto që thashë, ka, sigurisht, edhe shoqja ime e jetës Fotinia, bashkëkrijuesja e familjes dhe koleg‘ja ime më e afërt në punët tona, si mësues dhe si edukatorë, në Klos dhe në të 14 fshatrat e Kryemates. Nuk ka dyshim se në historinë e letërsisë shqipe, për kontributin e çmuar që ka dhënë e jep në gjininë e prozës, poezisë dhe letërsisë dokumentare, Gjokë Dabaj zë një vend të vlerësuar. Ky, pra, është Gjokë Dabaj, figurë dinamike, pasionante, atdhetare dhe patriotike. Siç shihet, gjeografia e jetës dhe e veprimtarisë së tij krijuese është më se e larmishme, vlerë dhe çmim, që kujtesa dhe historia e vlerësojnë dhe do ta çmojnë. E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Reportazh nga Plava e Gucia (10)
Të harruar nga shqi
Si para ca dekadash, as tani familja e Ramës prej pesë anëtarësh, nuk ka ujë brenda, banjë, orendi... Vazh tridhjetë vjetësh, kur isha për herë të parë. I vetmi ndryshim ishte se nuk jetonte në të njëjtën shtëpi si d kanë ndërtuar një shtëpi të re, ndonëse të papërfunduar krejt
Binak Ulaj Vuthaj
(vijon nga numri i kaluar) Vrasja e Elezit dhe e Bajramit, dy kryefamiljarëve të vetëm me banim të përhershëm në Zhanicë, do të thoshte rrezikim i shkatërrimit të dy familjeve të fundit shqiptare në këtë fshat. Fatmirësisht, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Familja ishte shtuar dhe vazhdon të shtohet. Tani, kur i vizitoj sërish, pas sa vitesh, në atë rrëzomë, vërej se gjendja nuk ka ndryshuar shumë. Së pari, sipas rendit, shkoj te Rama. Jo vetëm pse është më i madhi ndër vëllazëri, por se ka mbetur edhe pa babë, edhe pa vëllanë e vetëm. I kanë vrarë e zhdukur. Si para ca dekadash, as tani familja e Ramës prej pesë anëtarësh, nuk ka ujë brenda, banjë, orendi... Vazhdojnë të jetojnë zgriptas, si para gati tridhjetë vjetësh, kur isha për herë të parë. I vetmi ndryshim ishte se nuk jetonte në të njëjtën shtëpi si dikur me djemtë e axhës, Elezit. Ata e kanë ndërtuar një shtëpi të re, ndonëse të papërfunduar krejt. “S’kem gjë tokë”, më qan hallin Rama. “Por edhe sikur të kishim, s’ka kush e punon”, shprehet në gjuhën boshnjake. ”Unë jam i paaftë për punë, jetoj me një ndihmë prej 75 eurosh, fëmijët janë të vegjël. Vajza, Elzana, është në klasën e parë gjimnaz, kurse djali, Eldini, në klasën e
26
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
gjashtë”. “Një lopë e mbajmë brenda, në kasolle”, tregon e shoqja. “Nuk e lëshojmë jashtë oborrit. Duhet ta ruajmë mos të hyjë në livadhe të fqinjëve se... Kur ka hyrë një ditë në livadhin e fqinjit, Rastoderit, na është kërcënuar: ‘Çka po mendoni ju? S’është Kosova këtu, he n...’ Ç’të bëja, isha ngutur të largohesha...” Kështu e ka jeta e ndrydhur e tyre. Jo një muaj, vit, por me dekada. Jo vetëm për t’i ngushëlluar, Ramës dhe të shoqes, u them se nëse do të duan ta vazhdojnë shkollimin Elzana dhe Eldini, institucionet tona arsimore do t’ua mundësojnë të studiojnë në Tiranë, apo në Prishtinë. Përveç kësaj, duke pasur parasysh veprimtarinë e deritashme të Fondacionit për Plavë e Guci, me seli në NjuJork, i cili vetëm këtë vit e ka financuar ndërtimin e dy shtëpive të reja, njërën për Zef Vukajn e tjetrën për Haxhi Goçajn, Ramës do t’i premtoj se do ta njoftoj këtë fondacion për aksionin e ndërmarrë nga miqtë e kësaj familjeje, Smajo dhe Zuvdo Srdanoviq, nga Plava, për grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e një shtëpie të re modeste dhe se aksionin do e përkrahim edhe ne këtu. Më pas, së bashku me Ramën dhe nënën e tij, do të shkojmë të Skënderi (1981). Na mirëpret bashkë me vëllanë, Zuferin(1983), nuset e tyre dhe nënën. Shtëpia e tyre është në të njëjtin oborr me atë të Ramës. “E kemi ndërtuar deri këtu, por ka ende shumë punë”, do t’më tregojë Skënderi. “Unë dhe vëllai kemi punuar si ndihmës mjeshtër e tani jemi aftësu-
ar edhe vetë dhe i kryejmë të gjitha punët e mjeshtrit. Kemi marrë edhe tokë të punojmë, se kemi pak tokë, por s’ia kemi parë hairin. Përkundrazi. Vjet na e kanë helmuar një e sivjet dy lopë në livadhin që e kemi marrë ta punojmë e që është pak larg shtëpisë sonë. Dëmi, mbi tremijë e pesë-gjashtëqind euro. Fqinjët malazezë nuk duan të na shohin se forcohemi ekonomikisht, por duan të na shohin të robtohemi. Ka vite që s’na ka ardhur shqiptar te dera, prandaj e kam harruar gati shqipen. Për subjektet politike shqiptare, as të mos flasim. E ne, gjatë luftës në Kosovë, kemi pritur e ndihmuar dhjetëra familje, veçmas rugovase, ku është e martuar tezja. Zuferin, pasi i ka dhënë 15 000 dollarë, e kanë qitur në Amerikë, por e kanë zënë dhe burgosur. Pas shtatë muajsh e kanë kthyer. S’ka pasur kush t’i ndihmojë”. Kur i pyes për festën e Vitit të Ri e ndonjë tjetër, thonë se i festojnë, por pa bujë. “Prej se na kanë vra babën, axhën e djalin e axhës, as urrejtjen dhe as gëzimin, nuk i manifestojmë zhurmshëm. E dimë se fqinjët i kënaqë të dukemi çfarë s’jemi dhe të bëhemi çfarë s’mund të bëhemi.” Me atë rast nëna e Skënderit ndërhyn. E kuptoj ç’dëshiron të thotë ne jetojmë këtu, e ti... Ngritja e nga një gote me raki vendi dhe dreka e mrekullueshme që kishte përgatitur nusja e Skënderit, e ndihmuar pak edhe nga motra, që të dyja janë edhe kunata, e kishte bërë të vetën - pa e hetuar, biseda për hallet e vazhdueshme, ishte shndërruar në një bisedë të lirë familjare.
KULTURË
iptarët
hdojnë të jetojnë zgriptas, si para gati dikur me djemtë e axhës, Elezit. Ata e
“
“Fqinjët malazezë nuk duan të na shohin se forcohemi ekonomikisht, por duan të na shohin të robtohemi. Ka vite që s’na ka ardhur shqiptar te dera, prandaj e kam harruar gati shqipen. Për subjektet politike shqiptare, as të mos flasim. E ne, gjatë luftës në Kosovë, kemi pritur e ndihmuar dhjetëra familje, veçmas rugovase, ku është e martuar tezja”, shprehet Skënderi
Shtëpia, gati e rrënuar - Rama, e shoqja dhe e ëma
Fëmijët, gëzimi i nënës
Mahitë për raportin vjehërr-re, për shëndoshjen ca si shumë të Zuferit, “falë kujdesit të nuses së tij”, kishin bërë që koha e drekës të kalonte në një atmosferë vërtet të këndshme. Por, ajo që e bënte edhe më të këndshme ndejën dhe i jepte kuptim edhe shkuarjes sime aty, ishin fytyrat e bukura gazmore të fëmijëve të Skënderit: Selmës (11), Alenit (10), Anelës (7) dhe të Zufrit: Elezit (10), Melindës (9) dhe Enesit (8). Mungonin tre fëmijët e vëllait, Omerit, e dy të Ramës, Elzana (15) dhe Eldini (12).
Dhurata modeste që ua kisha dhënë, jo vetëm që i kishte lumturuar, por i kishte bërë aq të afërm me mua mu sikur të më kishin njohur e ta kishin përjetuar dashurinë time qëmoti. Duke pasur parasysh mjedisin ku jetojnë, kisha menduar: Sa do të gëzohej ajo tufë fëmijësh nëse ndonjë individ, shoqatë bamirëse apo shoqatë e nxënësve, t’i vizitonte dhe t’u jepte dhurata për Vitin e Ri, sikur t’i vizitonin, me ndonjë rast tjetër, nxënësit e ndonjë shkolle shqipe, të ndonjë shkolle ku mësojnë shqip-
tarë, boshnjakë e malazezë, e të tilla ka edhe në Plavë, Guci, Tuz, Ulqin, Rozhajë, apo edhe nga vise tjera. Sa do të gëzoheshin ato vogëlushe e vogëlushë sikur të ftoheshin për pushime verore të organizuara për nxënësit e shkollave, në Durrës, Vlorë, Sarandë, Prizren, Strugë, Ulqin... Gjenet trashëgohen e fatit të njeriut nuk i dihet. Një rast i vetëm e ndërron rrjedhën e jetës. (Fund) E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
27
KULTURË
Mbi librin poligrafik “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I” të QRTK, Pejë (3)
Libër i rëndësisë së veçantë të trashëgimisë kulturore Shaban Hasangjekaj Punimi i dytë nga etnomuzikologjia, është i studiuesit Kreshnik Aliçkaj, me titull “Sofra pejane – një traditë shumëvjeçare në kultivimin dhe në ruajtjen e traditës tonë muzikore popullore”, që shkruan se “Sofra pejane” është një shoqëri kulturore – artistike, që ka një traditë shumëvjeçare në kultivimin dhe ruajtjen e traditës tonë muzikore popullore. Për repertorin e tyre thotë se ata kanë një numër të madh këngësh të cilat i kanë ruajtur në breza dhe janë interpretuar në mënyrë shumë origjinale. Autori konstaton se këto këngë kanë një vlerë mjaft të madhe artistike dhe janë shumë të larmishme në aspektin ritmik e melodik, në ndryshimin e tempit, në ndërrimin e takteve dhe në përdorimin e shkallëve – moduseve të ndryshme. Ai shkruan se ato kanë edhe modulime të ndryshme në tonalitete të afërta. Ai ka zgjedhur t’i shkruajë dhjetë këngë, që i kanë këto karakteristika, e që janë mjaft intere-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
sante edhe për muziktarët popullorë, por edhe për ata profesionistë. Autori Kreshnik Aliçkaj thekson rëndësinë e madhe që ka teksti dhe përshtatja e tij me melodinë përkatëse dhe i veçon këngët “Jam bandill” dhe “Pejë, o lule e Dukagjinit”. Punimin e përfundon me besimin se këto këngë do të vazhdojnë të interpretohen brez pas brezi dhe të bëhen studime rreth tyre nga etnomuzikologët dhe të shfrytëzohen edhe nga kompozitorët. Pjesa e tretë “Pleqnia në odat e anës së epërme të Rrafshit të Dukagjinit” në librin “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I” të QRTK, Pejë, e cila në vete përfshin tri punime me vlerë dhe mjaft interesante të autorëve nga Kosova dhe Shqipëria, fillon me punimin e studiueses së Institutit Albanologjik të Prishtinës prof. as. Dr. Vlorë Fetaj – Berisha, “Trashëgimia kulturore shqiptare në anën e sipërme të Rrafshit të Dukagjinit”. Në këtë punim autorja e vlerëson lart trashëgiminë kulturore shpirtërore në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos për vendin e rëndësishëm që zë ajo në trashëgiminë kulturore shpirtërore ndër shqiptarët. Sipas saj, kjo trashëgimi kulturore jomateriale është krijuar me shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet e popullsisë në funksion të rregullimit të jetës së tyre me natyrën e
historisë së tyre, duke u dhënë atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit, për llojshmërinë kulturore dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore. Në Rrafshin e Dukagjinit, thotë autorja, dikur këto veprime janë praktikuar në të gjitha familjet, në mjediset jetësore, por sot praktika të këtilla janë më të pakta dhe më të zbehura. Autorja Vlorë Fetaj – Berisha, shkruan edhe për bartësit e sotëm të trashëgimisë shpirtërore në Rrafshin e Dukagjinit, që kryesisht janë shoqëritë kulturore – artistike, ansamblet, festivalet e ndryshme, manifestimet, si: lojërat tradicionale, gazmendet, ahengjet, sofrat tradicionale, gëzimet familjare, dhe në fund përmend mbrojtjen shtetërore-institucionale që i bëhet kësaj trashëgimie, e që fatkeqësisht është fare pak e mjaftueshme. Nga trashëgimia shpirtërore në anën e sipërme të Rrafshit të Dukagjinit, autorja Fetaj – Berisha veçon sidomos Eposin e Kreshnikëve dhe projektin e vitit 2009 për paraqitjen e tij në UNESCO, të realizuar dhe të dorëzuar në Ministrinë e Kulturës në Prishtinë, nga kryetari i Komisionit Qendror, prof. dr. Zymer u Neziri, në maj 2013. Lidhur me këtë dosje, në cilësinë e dëshmisë për UNESCO, se eposi ynë është gjallë, ajo shkruan
KULTURË edhe për projektin paralel të epikologut Zmer Ujkan Nezirit, më 2010, projekt dëshmues hulumtues shkencor për UNESCO, për gjendjen e sotme të Eposit të Kreshnikëve, në krahinat veriore shqiptare në Ballkan, i përfunduar më 2017, me rezultate mahnitëse: 15 vëllime, material me mbi 100 vargje, që u vlerësua me Mendim Special nga Europa Nostra. Pjesa e tretë e librit në fjalë vazhdon me punimin e dr. Rovena Vates, “Pleqnia në Kanunin e Lekë Dukagjinit: pjesa teorike dhe e përgjithshme”. Ajo e fillon punimin me konstatimin se në Kanunin e Lekë Dukagjinit një vend të rëndësishëm dhe me shumë peshë luajnë pleqtë. Për pleqnitë thotë se janë praktikë juridike popullore, të ushtruara ndër shekuj, dhe me një rigorozitet të theksuar, duke konsideruar se pleqnitë në Kanunit e Lekë Dukagjinit ishin si e vetmja formë juridike për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme në mes dy personave, dy fshatrave, apo dhe dy fiseve. Nga këto kuvende të pleqnarëve, thotë ajo, që njihej madje si shkalla më e aftë dhe më e lartë për ndarjen e së drejtës kanunore këtu ndër ne, ishte dikur Oda e Madhe e Junikut, ku vinin nga vise të ndryshme njerëzit në konflikt dhe aty kërkonin zgjidhjen e konflikteve që kanë. Autorja Rovena Vata shkruan se shumë konflikte zgjidheshin edhe para një plaku të vetëm, pleqnarit, i cili ishte nj burrë i mençur, i drejtë dhe me përvojë, kurse kjo mënyrë e zgjidhjes së konflikteve ka qenë shumë e praktikuar dhe përfundon se synimi parimor i çdo pleqnari, ishte ta zgjidhë problemin sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, në mënyrën më të drejtë që të mos dëmtohet kush pa pasur faj. Pjesa e tretë e librit “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I”, mbyllet me punimin e mr. Avdyl Brahim Hoxhës, “Pleqnia në odat e anës së sipërme të Rrafshit të Dukagjinit”. Autori që në hyrje të punimit të tij, shkruan për të drejtën zakonore dhe lidhjen e saj me origjinën e popullit shqiptar, me historinë e tij, dhe me identitetin e tij nëpër shekuj. Pastaj shkruan edhe për institutin e besës shqiptare dhe të koncepteve etiko-morale, por edhe me të drejtë konstaton se ato e kanë origjinën në lashtësi, ashtu si edhe pleqnimi, i njohur që nga koha e rregullimit fisnor. Lidhur me konceptet etiko-morale, do shtuar edhe rezultatet e reja, sido-
mos ato të albanologut japonez K. Jamamoto, krahasues i kanunit shqiptar me Mitochin japonez, kurse në kohën pa shtet, kanuni ynë, sipas tij, është kodi më i lashtë në botë, që ka mbijetuar me shtatë koncepte etike të tij: Betimi, Besa, Gjaku, Nderi, Miku (miku-Zot), Ushqimi dhe Hakmarrja. Autori Avdyl Brahim Hoxha në vijim shkruan për ecuritë e pleqnitë në odat e Rrafshit të Dukagjinit, të cilat në terren i ka hulumtuar me përkushtim e sukses, duke filluar me thirrjen e pleqve në odë (dhoma e mysafirëve) dhe me ofrimin e pengjeve nga të dy palët në konflikt. Sipas tij, pleq thirreshin ata burra me za për urti, e që janë me përvojë ndër gjyqe e pleqni, prandaj ata duhet të gjykojnë me paanësi, dhe për këtë duhet të betohen. Vendimi, sipas autorit, mund të jetë gojor ose i shkruar, që mban firmën apo shenjën e gishtit të të gjithë pleqve që janë trup gjykues, kurse për pleqninë e bërë, dhe për realizimin e pleqnisë, garantojnë dorëzanët e të dy palëve në konflikt. Me interes për albanologjinë, është që autori të hulumtojë në terren edhe pleqninë në odat e anës së poshtme të Rrafshit të Dukagjinit. Pos projektit filmik “Lojëra tradicionale të Rugovës”, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Pejë, ka realizuar edhe projektet filmike dokumentare “Sofra Pejane” dhe “Pleqnia në Odat e Dukagjinit”, që sjell para shikuesve një traditë të hershme për odën e fjalës së mirë, për odën mësonjëtore, për odën gjykatore, ku drejtësia ndahej sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, si njërën ndër kushtetutat më të lashta popullore të shoqërisë pa shtet. Librin “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I”, tri pjesë, “Lojëra Tradicionale të Rugovës”, “Sofra Pejane si vlerë autentike” dhe “Pleqnia në odat e anës së epërme të Rrafshit të Dukagjinit”, e kanë redaktuar personalitete të njo-
hura të dijes dhe të veprimtarisë etnokulturore nga Prishtina e Tirana. Nderi i këtij ekipi të autorëve i takon prof. dr. Mark Tirtës, ndër dijetarët tanë më të mëdhenj të albanologjisë nga fusha e etnokulturës, akademik i asociuar, etnolog, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, dy drejtueseve të dalluara të institucioneve kosovare të trashëgimisë, mr. Vjollca Aliu, Departamanti i Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe mr. Shpresa Tolaj – Gjonbalaj, Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, krahas etnologut të njohur prof. asoc. Bashkim Lajçi, shef i Degës së Etnologjisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si dhe studiueses shumë të zellshme, dr. Rovena Vata, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Edhe ekipit të recensuesve të këtij libri, me ndihmesën e tyre me peshë, i prin albanologu ynë shumë i njohur, sidomos në fushën e etnokulturës, prof. dr. Shaban Sinani, akademik i asociuar, etnolog, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, profesori i njohur universitar i edukimit fizik dhe i sportit, prof. dr. Sadik Krasniqi, UP, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit, Prishtinë, si dhe prof. as. dr. Albin Sadiku, etnomuzikolog, Instituti Albanologjik i Prishtinës, një ndër etnomuzikologët tanë më të suksesshëm të brezit të vet. Të merituar për librin “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I” janë edhe ma Ylberza Halili, përkthyese e rezumeve në gjuhën angleze, lektori prof. Avdi Gashi, redaktori teknik Valon Fetahu dhe përpunuesi i ballinës prof. Shyqyri Nimani. Mirënjohje të veçantë kanë edhe QRTK Pejë dhe AFA Rugova, të cilat përmes Driton Hysenat, Shkrel dhe Studio Rugova Mountaine siguruar 70 fotografi në teknikën kolor dhe dy sosh në atë bardhë e zi të cilat janë përfshirë në libër. Pas librit “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, I”, i cili u shtyp në Shtypshkronjën Siprint në Prizren, më 2017, dhe përbëhet prej 229 faqesh, nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Pejë, pritet që së shpejti do të pasohet edhe vëllimi i dytë, por edhe vëllime të tjera nga trashëgimia e njohur kulturore e Pejës me rrethinë, duke shpresuar se disa nga to do të zënë vend në listat e trashëgimisë së Europa Nostrës dhe UNESCO-s. E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Ostros shënoi përvjetorin e saj
89 vite traditë dhe su
Në pjesën kulturore-zbavitëse nxënësit shfaqën një program të begatë kulturor- artistik. Ata shpalosën e veta duke vallëzuar, interpretuar, luajtur e kënduar. Nderuan dhe e begatuan programin mysafirët, nxë mentale dhe me valle popullore Ostros - Të shtunën, më 10 mars, Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Krajë shënoi përvjetorin e 89-të të saj. Me këtë rast nxënësit, anëtarë të seksioneve të ndryshme që veprojnë në gjirin e saj, për moshatarët, prindërit, mësimdhënësit dhe të tjerët kishin përgatitur një program të begatë kulturor-artistik, gërshetuar me këngë, valle, recitime dhe grimca humoristike. Programi festiv me këtë rast nisi në orën 10:00, me gara sportive dhe lojëra popullore. Pas një ore aktive në terrenet sportive të shkollës, u bë përurimi i revistës së shkollës “Valët”. Është ky numri jubilar i kësaj reviste të nxënësve e cila rrugëtimin e vet e nisi në vitin 1999, kur edhe u botua për të parën herë revista shkollore në shkollën e Krajës. Meritë për këtë ka pa dyshim seksioni letrar “Gjon Buzuku” që vepron këtu e më shumë se dyzet vjet. Për përmbajtjen e numrit jubilar dhe në përgjithësi për rrugën njëzetvjeçare të revistës foli redaktori i revistës, Ali Gjeçbritaj, autor i këtij shkrimi, i cili ndër të tjera tha se në kohën kur u botua numri i parë shkolla kishte 279 nxënës, ndërsa sot kur po përurojmë numrin 20 të saj, numri i nxënësve në shkollë është 86. Megjithatë redaksia e revistës me aktivitete të larmishme, duke shfrytëzuar talentet e rinj të seksioneve të ndryshme arriti të grumbullojë material për botim nga lëmi të ndryshme që zhvillohen në shkollë. Në brendinë numrit 20, te revistës “Valët” lexuesit, nxënësit dhe të tjerët kanë rastin e mirë të njihen me krijimet më të mira letrare të nxënësve, poezi në rubrikën “Mozaiku poetik” dhe në prozë në rubrikën “Krijime
30
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
letrare-prozë”. Vend të posaçëm në revistë zë edhe rubrika “Kalendari i shkollës”, pastaj rubrikat “Argëtuese”, “Ekspozita jonë” etj. Nxënësit krijues para dashamirësve të fjalës së shkruar lexuan punimet e tyre që janë botuar në këtë numër. Përndryshe edhe ky numër i revistës u botua falë sponsorizimit të familjes së Besim Markut me banim në SHBA. Kur bëhet fjalë për revistën “Valët” duhet cekur se falë një projekti që redaksia bëri para dy vitesh e që për fat të mirë u realizua falë mbështetjes së Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, u bë lidhja e 18 numrave në një libër në sasinë 300 ekzemplarë. Kjo lidhje, duke shtuar edhe dy numrat në vijim, pa dyshim se është arkiv i gjallë i veprimtarisë kulturore e arsimore të shkollës në Krajë gjatë 20 viteve të fundit. Në pjesën qendrore të programit festiv, që u mbajt në mesditë në sallën e edukimit fizik, mbushur përplot me nxënës, prindër, ish-nxënës të shkollës dhe të tjerë që kishin ardhur edhe nga Ulqini e Tivari për të marrë pjesë në këtë kremtim, nisi programi kulturo-zbavitës. Nderuan me pjesëmar-
rjen e tyre përfaqësues të pushtetit vendor, ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë, z. Ernal Filo, mësues dhe nxënës nga shkolla e binjakëzuar “Skënderbeu” nga Blinishti - Pejë, veteranë të arsimit, përfaqësues të institucioneve arsimore, kulturore e shkencore jo vetëm nga Mali i Zi por edhe nga Shqipëria etj. Në fillim të programit, për të arriturat e kolektivit, suksesin e nxënësve dhe synimet në të ardhmen foli drejtori Beqir Berjasheviqi. Përshëndetën me këtë rast kryetari i komunës së Tivarit, dr. Zoran Srzentiq, ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ernal Filo, dhe drejtori i shkollës së binjakëzuar “Skënderbeu” nga Peja, Hamdi Alushaj. Në pjesën kulturore-zbavitëse nxënësit shfaqën një program të begatë kulturor artistik. Ata shpalosën para publikut artdashës të arriturat e veta duke vallëzuar, interpretuar, luajtur e kënduar. Nderuan dhe e begatuan programin, mysafirët, nxënës nga Blinishti i Pejës me instrumentale dhe me valle popullore. Përshtypje pa dyshim lanë instrumentistët e rinj kosovarë kur luajtën Himnin e Kosovës. Vallja e Podgurit, luajtur po
MOZAIK
Në Krajë u shënua 7 Marsi – Dita e Mësuesit
uksese
para publikut artdashës të arriturat ënës nga Blinishti i Pejës me instru-
ashtu nga nxënësit kosovarë, ishte një arritje artistike e vallëzimit. Recitimet e poezive, grimcat humoristike, këngët dhe interpretimet e nxënësve u duartrokitën gjatë nga publiku. “Vallja e Tropojës”, me të cilën grupi i valleve të shkollës së Krajës u paraqit edhe me rastin e kremtimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në Ulqin, mbylli programin e festës së Shkollës në Krajë. Dita e mirë me diell, ambientet e zbukuruara me punime të ndryshme, vizatime dhe piktura nga lënda e artit figurativ, ekspozita e shkollës, punë dore të nxënësve gjatë aktiviteteve të lira jashtëshkollore, programi i larmishëm kulturor-zbavitës etj., bënë që të pranishmit të kalojnë një ditë të këndshme. Për këtë u kujdesën kolektivi i shkollës dhe nxënësit e saj. Si ditë e fillimit të shkollës në Krajë konsiderohet 10 marsi i vitit 1929, kur u hap shkolla e parë në Maxhuraj, atëbotë në gjuhën serbe. Hulumtimet dëshmojnë se në Krajë shkolla ka pasur shumë më herët në Skje më 1892, në Arbnesh më 1895 dhe në Ostros 1896. Përndryshe mësimi në gjuhën shqipe në Krajë për të parën herë zhvillohet në vitin 1942. Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është e vetmja shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në territorin e Komunës së Tivarit. Nga ana tjetër është trishtuese se për çdo vit numri i nxënësve në Krajë është gjithnjë e më i vogël. Dy paraleleve të ndara të shkollës për fat të keq u është vënë dryni. Drojë e madhe është së një fat i tillë i pret edhe paralelet tjera të Ali Gjeçbritaj ndara.
Shfaqet drama “Nuk vritet pranvera” e Fadil Krajës
Shënimi i festave kombëtare, siç janë 28 Nëntori - Dita e Flamurit dhe 7 Marsi - Dita e Mësuesit paraqesin një rëndësi të veçantë dhe janë pa dyshim ngjarje të shënuara me shkronja të arta në historinë e shqiptarëve anekënd rruzullit tokësor si dhe ngjarje kulturore të posaçme për kombin shqiptar gjithandej kah frymon, flitet dhe shkruhet gjuha shqipe, në veçanti aty ku edhe mësohet e kultivohet gjuha jonë e bukur, pra ku ka shkolla shqipe. Një vëmendje e posaçme në këtë drejtim ka vite që u është kushtuar këtyre ngjarjeve historike shumë të rëndësishme për kombin shqiptar. Të kujtojmë se me ardhjen e pluralizmit në vitin 1990 në Malin e Zi, subjekti i parë kombëtar, LD në MZ, në programin e vet vendosi edhe shënimin e këtyre festave. Për çdo vit ky subjekt e shënoi Ditën e Mësuesit me solemnitete të ndryshme. Dita e Mësuesit në Krajë ka nisur të shënohet në mënyrë të organizuar qysh në marsin e vitit 1991 nga LD në MZ. Më vonë, me rrjedhën e moteve, manifestimi mori përmasa më të gjera dhe ai u pasurua me shumë aktvitete kulturore dhe artistike. Seksioni letrar dhe ai i dramës të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros gjithmonë kanë dhënë kontributin e vet në këtë drejtim. Po ashtu edhe SHKA “Kraja” deri para shuarjes së saj dha një ndihmesë të konsiderueshme në realizimin e programeve festive. Viteve të fundit Grupi dramatik i shkollës, nën udhëheqjen e profesoreshës së gjuhës dhe letërsisë shqipe Aishe Gjeçbritaj është duke dhënë kontributin e vet të pazëvendësueshëm në shënimin e Ditës së Më-
suesit. Edhe këtë vit aktorët e rinj të Grupit, nxënës të klasës së nëntë, shfaqën dramën “Nuk vritet pranvera” të dramaturgut të madh Fadil Kraja. Edhe kësaj radhe manifestimi u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Ostros, të mërkurën, më 7 mars. Salla ku u dha shfaqja ishte përplot e mbushur me dashamirë të artit skenik, mësimdhënës, prindër të nxënësve dhe të tjerë që kishin ardhur të shohin një pjesë të përgatitur për mrekulli nga ky grup simpatik. Aktorët e rinj Qazim Doda, Samina Gjeçbritaj, Edona Kraja, Hindir Marku, Elmedina Ramusha, Blerim Maxhuri, Merita Mujeziqi dhe Elmir Husiqi për më shumë se gjysmë ore me lojën e tyre skenike kënaqën publikun në sallë. Ata me këtë rast përmes mesazhit të dramës përcollën te spektatori urimin për mësuesit dhe shkollën shqipe me rastin e 7 Marsit. Ishte ky një aktivitet kulturor kombëtar i cili la mbresa të pashlyeshme te publiku dhe një dhuratë për të gjithë mësuesit që dhanë kontribut me punën e tyre ndër shekuj në arsimimin e brezit të ri. Dita e Shkollës shqipe është datë e shënuar me shkronja të arta në arsimin shqip gjithandej ku frymojnë shqiptarët. 7 marsi 1987 është dita kur në Korçë hapi dyert mësonjëtorja e parë shqipe me mësuesin e parë Pandeli Sotiri. Shkolla e parë shqipe nisi rrugëtimin e saj me 35 nxënësit e parë. Sot shkollat shqipe janë të hapura gjithandej ku ka shqiptarë, gjegjësisht aty ku flitet e shkruhet shqipja lirshëm, falë mësuesve shqiptarë të cilët po e çojnë në vend amanetin e rilindasve. a.gj.
E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në Guci në mënyrë solemne u shënua 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Festë e reflektimit të vlerave arsimore kombëtare Duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin e plejadës së krijuesve letrarë, gjegjësisht të shkrimtarëve të shumënumërt shqiptarë të të gjitha gjinive, rilindas dhe bashkëkohorë, në avancimin dhe afirmimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në të gjitha nivelet e arsimimit, KKSH i dhuroi me këtë rast Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq“ - Guci 21 fotoportrete të shkrimtarëve shqiptarë
Manifestimi qendror i shënimit të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit në Mal të Zi, këtë vit u mbajt në Guci, pikërisht në Shkollën Fillore ”Xhafer Nikoçeviq”, në të cilën ishin tubuar prindër, nxënës, mësimdhënës, personalitete të jetës dhe veprimtarisë kulturore, arsimore dhe shkencore nga komunat e Plavës dhe Gucisë, përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, dhe të mediave në gjuhën shqipe - RTMZ dhe “Koha javore”. Moderatoret Enola Balidemaj dhe Zana Rugova, nxënëse të shkollës në fjalë, përshëndetën mësuesit e pranishëm dhe ua uruan festën, kurse falënderim dhe mirënjohje të veçantë i shprehën organizuesit të manifestimit - Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, të cilët
32
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
në këtë solemnitet e përfaqësonin nënkryetari Bujar Hasangjekaj, sekretari Faik Nika, kryetari i Komisionit për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe, Ismet Kallaba, dhe poetja nga Vuthajt, Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, anëtare e këtij Komisioni. Në emër të kolektivit të shkollës nikoqire, në fjalën e rastit, me admirim, të pranishmit i përshëndeti dhe mësuesve ua uroi festën, kurse mysafirëve u shprehi mirëseardhje, psikologia e shkollës Ilma Radonçiq. Moderatoret e manifestimit pastaj në mënyrë kronologjike evokuan dhe shpalosën të dhëna mbi historikun e bujshëm të arsimimit shqip. Në fjalën e rastit, kryetari i Komisionit për Arsim pranë KKSH-së, Ismet
Kallaba, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe mësuesve ua uroi festën e tyre, me kureshtje dhe admirim theksoi se arsimi është shtylla e identitetit kombëtar të shqiptarëve, kurse për ne shqiptarët në Mal të Zi, arsimi në gjuhën shqipe ka qenë dhe mbetet shtyllë e rezistencës dhe e mbijetesës në këto treva. Ai theksoi se arsimi është i shenjtë, kurse dija është burim i përparimit të shoqërisë njerëzore. Ndërkaq, duke folur për 7 Marsin, Kallaba tha se kjo është ditë kujtese, por edhe reflektimi, ditë kur kujtojmë të kaluarën e arsimit shqip, shikojmë problemet aktuale me të cilat ballafaqohet dhe mendojmë për të ardhmen. “7 Marsi është moment gëzimi, kur të gjithë duhet të festojmë, por
MOZAIK edhe të flasim hapur për problemet dhe sfidat me të cilat përballet arsimi shqip, sidomos ai në Mal të Zi, jo vetëm për t’i qarë hallin njëri-tjetrit, por për t’u munduar të gjejmë zgjidhje dhe përmirësuar pozitën e tij. Për shqiptarët në Mal të Zi, kjo datë është edhe më e rëndësishme kur dihet mirë roli i arsimit shqip në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi”, theksoi ai. Kallaba vuri në dukje se ne duhet ta pranojmë që shkolla nuk e ka rolin dhe primatin që ka pasur dikur. “Ajo sot nuk është i vetmi burim i dijes, pasi që ka edhe shumë burime të tjera. Por, shkolla mbetet institucion kryesor i dijes dhe i edukimit“, ka thënë ai, duke nënvizuar se arsimi në të gjithë hapësirën shqiptare sot është në krizë, kurse pozita e arsimit shqip në Mal të Zi nuk është aspak e lakmueshme. Kallaba ka folur edhe për nismat e ndërmarra dhe projektet konkrete të realizuara nga KKSH-ja për përmirësimin e pozitës së arsimit shqip në Mal të Zi. Duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin e plejadës së krijuesve letrarë, gjegjësisht të shkrimtarëve të shumënumërt shqiptarë të të gjitha gjinive, rilindas dhe bashkëkohorë, në avancimin dhe afirmimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në të gjitha nivelet e arsimimit, KKSH i dhuroi me këtë rast Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq“ të Gucisë 21 fotoportrete të kornizuara, të shkrimtarëve shqiptarë, të cilat përfaqësueses së kësaj shkolle, psikologes Ilma Radonçiq ia dorëzoi sekretari i KKSH-së, Faik Nika. Ato do të gjejnë vend në ballinat e kthinave dhe lokaleve gjegjëse ku deri më tani kanë munguar, përkundrejt atyre të kombeve e kombësive tjera që janë në mënyrë evidente. Manifestimi i 7 Marsit - Ditës së Mësuesit u shënua me program të begatë dhe të larmishëm kulturor e artistik, me recitime, recitale, këngë, valle e grimca teatrale, të përgatitura, performuara, shfaqura e interpretuara nga nxënësit e shkollës amë në gjuhën shqipe dhe të tri paraleleve të ndara katërklasëshe në Vuthaj, Martinaj dhe Vishnjevë. Për pjesëmarrësit e manifestimit, KKSH organizoi koktej rasti në restorantin “Centar”. Sh.Hasangjekaj
Në Shkollën fillore në Dacaj të Rozhajës u mbajt manifestimi për Ditën e Mësuesit dhe Ditën e Gruas Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mesuesit, edhe në shkollën fillore Dacaj në Dacaj të Rozhajës falë përkrahjës së K.K.SH.-së me sukses u mbajt ky manifestim me vlerë nacionale dhe kombëtare. Programin kulturo-zbavitës me nxënës kishin përgatitur mësimdhënësit e kësaj shkolle ,i cili u realizua nga nxënësi ,moderator,i klasës së VIII Denis Daci .Në program pati recitime kushtuar 7 Marsit –Ditës së Mësuesve dhe poezi kushtuar 8 Marsit –Ditës së Grave .Gjithashtu në program nxënësit e kësaj shkolle realizuan edhe disa skeqe dhe këngë e valle .Fillimisht programin e hapi drejtori i shkollës Z.Haxhi Lajçi cili fillimisht ka përshëndetur nxënësit,prindërit dhe mësimdhënësit ,duke theksuar se “në këtë ditë të shënuar të arsimit e shkollës shqip, ne të gjithë së bashku i kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun tonë. Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tanë të mrekullueshëm,që çdo fjalë e varg të mbetet e të ngulitët thellë në mendjet tona” Pastaj fjalën e k marrë z.Ali Dacit ,i cili ka uruar nxënësit për punën dhe suksesin duke ju përkujtuar mësuesit që tashmë nuk janë në jetë dhe ka ftuar pjesëmarrësit në një minutë heshtje për të nderuar veprën e tyre të çmueshme që kanë dhën në edukimin dhe arsimimimin e bre-
zave këtu në Dacaj dhe në Buxhov. Në mes të programit kulturo-zbavitës mësimdhënësja Muratka Nurkoviq ka prezentuar para pjesëmarrësve një projekt për nder të kësaj feste. Në fund të manifestimit kulturo zbavitës nga ana e mësimdhënësve është formuar Juria e cila ka përzgjedhur tri punime(vizatime) për mësuesit dhe tri punime për nënat. Vizatimet të punuara nga ana e nxënësve janë shpërblyer me mirënjohje. Duhet theksuar se nxënësit u shpërblyen me MIRËNJOHJE për here të pare në historinë e punës 50 vjeçare të punës në gjuhën shqipe të kësaj shkolle. Gjithashtu edhe janë shpërblyer mësimdhënësit dhe punëtorët e dalluar për karrierë dhe për punë gjatë këtij viti shkollor 2017 /2018 ,sikur punonjësit e shkollës po ashtu edhe disa veprimtarë nga diaspora. Ndër të shpërblyerit janë bashkëpunëtorët : Bali Daci - për karierë, Sabina Shreli - punëtore e vitit, Synavere Daci - për edukimin e klasave të ulëta, Azem Lajçi - për përkrahje me dhurata për Vitin e Ri nga viti 2012 deri 2018,Shefqet Vesel Daci përkrahës dhe udhëheqës i faqës zyrtare në diasporë me seli në Dortmund të Gjermanisë e cila mban titullin :”Ta ndimolmë shkollën shqipe “Dacaj”në Dacaj të Rozhajës në Mal të Zi si dhe Afrim Daci për punën dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. H.Lajçi E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
7 dhe 8 marsi në Malësi
Askush nuk preokupohet për t’i shënuar
Moskujdesi dhe neglizhenca totale ndaj këtyre datave, në veçanti ndaj 7 Marsit e cila ka një peshë të madhe për arsimin shqip në të gjitha trojet shqiptare, është një sinjalizues jo i mirë i cili mund të jetë edhe tregues i nivelit të zhvillimit kulturor të kësaj shoqërie Malësi- 7 dhe 8 Marsi, njëra festë kombëtare dhe tjetra ndërkombëtare, nuk zgjuan interesim nga administrata lokale dhe as nga OJQ-të në Malësi që të përkujtohen dhe të shënohen ashtu sikurse u kushtohet kujdes i merituar anekënd trojeve shqiptare dhe në mbarë botën. Për të tretin vit me radhë, 7 marsi- Dita e Mësuesit neglizhohet nga personeli edukativo- arsimor, të paktën për të ndërmarrë ndonjë aktivitet kulturor publik në nderim të kësaj date kaq të rëndësishme për arsimin shqip. Po kështu edhe 8 marsi- Dita Ndërkombëtare e Gruas anashkalohet nga ata që do të duhej të ishin aktivë, siç janë Komuna e Tuzit dhe organizatat joqeveritare në vend, të cilat janë themeluar gjoja për të qenë aktive në shoqëri, por për fat të keq realiteti qëndron ndryshe.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 15 MARS 2018
Moskujdesi dhe neglizhenca totale ndaj këtyre datave, në veçanti ndaj 7 marsit e cila ka një peshë të madhe për arsimin shqip në të gjitha trojet shqiptare, është një sinjalizues jo i mirë i cili mund të jetë edhe tregues i nivelit të zhvillimit kulturor të kësaj shoqërie. Për të ruajtuar dhe avancuar arsimin, kulturën, shkencën dhe artin e kombit tonë ndër vite u flijuan shumë veprimtarë dhe iluministë, andaj në këtë kontekst, edhe në Malësi kësaj ngjarjeje me vlerë për arsimin në gjuhën shqipe do të duhej t’i kushtohej vëmendje e posaçme, mirëpo për fat të keq as këtë vit nuk ndodhi kështu dhe askush nuk u preokupua që të inicojë dhe të organizojë ndonjë aktivitet. 7 Marsi- Dita e Mësuesit konsiderohet si ngjarje madhore kulturore dhe
kombëtare për të gjithë shqipfolësit dhe për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë pasi 7 Marsi i vitit 1887 shënoi hapjen e mësonjëtores së parë shqipe në qytetin e Korçës, mësimdhënës të parë të së cilës ishin Petro Nini Luarasi, Nani Nuci, kurse drejtori i parë Pandeli Sotiri. Ndërkaq, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 Mars çdo vit që nga shënimi për herë të parë i kësaj date më 28 shkurt 1909 në Nju Jork. 8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada. t. u.
SPORT
Në Turneun Ndërkombëtar të Taekwondosë në Sarajevë
Dy trofe për KT “Ulqini”
KT “Ulqini” ka zënë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave dhe vendin e tretë në disiplinën e ndeshjeve. Garuesit e këtij klubi kanë fituar gjithsej 28 medalje në të dyja disiplinat, prej të cilave 12 medalje të arta, 12 medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta Klubi i Taekwondosë “Ulqini” fitoi dy trofe në Turneun Ndërkombëtar të Taekwondosë, i cili u mbajt të shtunën në Sarajevë. Ai ka zënë vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave (poomsae) dhe vendin e tretë në disiplinën e ndeshjeve (kyorugi). Garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar gjithsej 28 medalje në të dyja disiplinat, prej të cilave 12 medalje të arta, 12 medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta. Në disiplinën e formave, KT “Ulqini” fitoi gjashtë medalje të arta, pesë medalje të argjendta dhe tri medalje bronzi. Me medalje të arta u kurorëzuan Enes Dushku, Fiona
Kraja, Dion Mustafa, Astrit Resuloviq, Medina Kanaqeviq dhe Fikret Dushku, me medalje të argjendta Sara Kraja, Bledar Kasmi, Amra Dushku, Sumeja Bisha dhe Amrudin Hoxha, ndërsa medalje të bronzta Amella Nuti, Merisa Malokraja dhe Arta Ismailaga. Ndërkaq në disiplinën e ndeshjeve, garuesit e KT “Ulqini” fituan gjashtë medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë. Medalje të arta fituan Amar Bakalli, Amell Nuti, Bledar Kasmi, Egzon Lika, Mervana Muçaj dhe Arta Ismailaga, medalje të argjendta Abdullah Dervishi, Enes Dushku, Enis Kurti, Amella Nuti, Amra Dushku, Merisa Malokra-
ja dhe Sara Kraja, kurse medalje të bronztë Jahja Dervishi. KT “Ulqini” mori pjesë me gjithsej 21 garues në këtë turne me karakter ndërkombëtar. Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë të gjithë ata që u angazhuan dhe kontribuan për arritjen e këtij suksesi. “Falënderojmë të gjithë prindërit e garuesve. Përzemërsisht falënderojmë të gjithë sponsorët të cilët kontribuan dhe mundësuan arritjet dhe sukseset e KT ‘Ulqini’. Ju urojmë suksese në punën tuaj, shëndet dhe lumturi në familjet tuaja”, shprehet kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku. (Kohapress)
E ENJTE, 15 MARS 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 15 mars 2018
Viti XVll Numër 806 Çmimi 0,50
Z IV
S K LU Intervistë EK me prokuroren dhe politikanen Suzanna Shkreli ISSN 1800-5696
Për shanse të barabarta dhe ndryshime të guximshme
Njohja e kombeve të huaja do të ish e mundimshme p punën e përkthy