Koha 807

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 mars 2018 Viti XVll Numër 807 Çmimi 0,50

Debati mbi identitetin shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në BE

Udhëkryqi historik i shqiptarëve

ISSN 1800-5696

A kemi nevojë për bastore të tjera

Shqiptarët në Malin e Zi po defaktorizohen


PËRMBAJTJE

4

6 Dorëzimi i kandidaturave deri më 26 mars

“Sulmi kundër gazetarëve është një sulm kundër të gjithë neve”

14

18 E majtë dhe e djathtë

Ky duhet të ishte lajmi i ditës

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018


PËRMBAJTJE

24

26 Vetëm në Elbasan duhet të jesh në këtë ditë feste

Dy monumente kulturore historike në ranë

30

35 Sukses që meriton përkrahje

Nuk lejojnë ndërtimin e mini-hidrocentraleve KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 22 mars 2018 Viti XVll Numër 807 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Debati mbi identitetin shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi nëQëndrimi BE Shkodra, anticivilizues qyteti më i një politikani joshës për krajanët nët kraja joshës për qyteti më Shkodra, ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Udhëkryqi historik i shqiptarëve

A kemi nevojë për bastore të tjera

Shqiptarët në Malin e Zi po defaktorizohen

të tjera bastore nevojë për A kemi

torizohen Zi po defaknë Malin e Shqiptarët

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

shqiptarëve historik i Udhëkryqi

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Debati mbi identitetin shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në BE

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Dorëzimi i kandidaturave deri më 26 mars Podgoricë – Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Mal të Zi, më 15 prill, do të garojnë sipas të gjitha gjasave shtatë kandidatë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vërtetuar deri të martën kadidaturat për President të Malit të Zi të kryetarit të Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbija Kalaç, kandidatit të pavarur Vasilije Milaçiq dhe kryetarit të partisë Mali i Zi i Drejtë, Marko Millaçiq. Ndërkohë që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale edhe kandidati Mlladen Bojaniq, i cili mbështetet nga pjesa më e madhe e partive të opozitës, përfshirë Frontin Demokratik, Demokratët e Malit të Zi, Partinë Popullore Socialiste dhe Lëvizjen Qytetare URA, pastaj kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq, e cila ka mbështetjen edhe të partisë DEMOS dhe kan-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

didati i pavarur, shkencëtari Dragan Hajdukoviq. Kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve për President të Malit të Zi do të jetë kryetari i kësaj partie Millo Gjukanoviq, i cili edhe më herët në një mandat ka qenë kryetar i Malit të Zi. “Vendimi im është shprehje e përgjegjësisë ndaj asaj çfarë janë detyrimet dhe të arriturat e Malit të Zi. Orientimi im personal ka qenë ndryshe, por kur merreni me punën me të cilën unë merrem për më shumë se një çerek shekulli, atëherë keni detyrime partiake, personale dhe shoqërore”, ka deklaruar Gjukanoviq, pas mbledhjes së Këshillit Qendror të PDS-së. Kandidaturën e tij për president më herët e ka tërhequr prof. dr. Gjorgjije Bllazhiq, i cili ka paralajmëruar se do të mbështesë kandidatin e opozitës, Mlladen Bojaniq, ndërsa kryetari

i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq, ka paralajmëruar se do të jetë kandidat i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale. Propozimet e kandidatëve për kryetar të Malit të Zi i dorëzohen Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 26 mars 2018. Kryetari zgjedhet me votim të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë, me mandat pesëvjeçar. Kushtet për të kandiduar i plotëson shtetasi i Malit të Zi, i cili dhjetë nga 15 vitet e fundit ka jetuar në Mal të Zi. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, në vitin 1990. Kryetar i Malit të Zi nga viti 2003 është Filip Vujanoviq, i cili këtë funksion e ka ushtruar për tre mandate radhazi. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Një delegacion i Sekretariatit të përbashkët teknik të Programit “IPA bashkëpunimi ndërkufitar 2014-2020 Kosovë - Mali i Zi” u prit nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Gjakova, pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë - Mali i Zi Gjakovë - Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur një delegacion të Sekretariatit të përbashkët teknik të Programit “IPA bashkëpunimi ndërkufitar 20142020 Kosovë - Mali i Zi”, të kryesuar nga Sanja Todoroviq, drejtuese e këtij sekretariati. Nga zyra për informim e kryetarit të Komunës së Gjakovës kanë bërë të ditur se në takim me anëtarët e këtij sekretariati është biseduar për

mundësitë e aplikimit në projekte të përbashkëta ndërkufitare në fushat me prioritet për të dyja vendet, siç janë punësimi, turizmi, mjedisi e të tjera. “Zyrtarët malazias janë zotuar para kryetarit Gjini se në kuadër të këtij bashkëpunimi, do ta ndihmojnë komunën e Gjakovës edhe në trajnimin e stafit komunal për hartimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme, me theks të veçantë të projekteve

ndërkufitare”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjakovës. Ndryshe, qëllimi i programit në fjalë është përmirësimi i standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën e fushëveprimit të programit, përmes zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor si dhe gjithëpërfshirjen e rajonit në respekt të ndërsjellë të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. (Koha Net)

E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Vritet gazetari, bie qeveria në Sllovaki

“Sulmi kundë një sulm kund

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ja, mu në qendër të Evropës, në Sllovaki, vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, është vrarë muajin e kaluar gazetari Jan Kuciak dhe e dashura e tij. Vrasja shkaktoi protesta të mëdha anembanë Sllovakisë, që sipas disa të dhënave në shtyp ishin më të mëdhatë që ka parë ai vend, ç’prej demonstratave anti-komuniste të vitit 1989, përfshirë protestat në kryeqytetin Bratislava, ku demonstruesit mbanin pankarta me fjalët: “Sulmi kundër gazetarëve është një sulm kundër të gjithë neve” dhe “Mafi largohu nga vendi im”. Si rrjedhim i protestave të mëdha politike mbarëpopullore, Kryeministri i vendit, Robert Fico u detyrua të jepte dorëheqjen nën presionin e kërkesave popullore që ai dhe qeveria e tij të dorëhiqeshin, si rrjedhim i vrasjes së gazetarit Jan Kuciak. Më së pari dha dorëheqjen Ministri i Punëve të Brendshme, Robert Kalinak, por largimi i tij nuk mundi të shpëtonte qeverinë e Kryeministrit të deritanishëm Robert Fico, i cili dha

6

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

dorëheqjen fundjavën që kaloi, përballë trazirave politike dhe protestave publike. Njoftohet se dhjetëra mijëra sllovakë anembanë vendit morën pjesë në protesta antiqeveritare gjatë javëve të fundit, për të kërkuar hetime të gjithanshme nga ana e qeverisë mbi vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova. Mediat vendëse dhe ndërkombëtare njoftojnë se kur u vra gazetari Kuciak, ai ishte duke përgatitur një shkrim që do të nxirrte në shesh lidhjet midis një grupi italian të krimit të organizuar, i njohur si “Ndrangheta” dhe disa individëve të afërt me kryeministrin Robert Fico. Moszbulimi i aktorëve të këtij krimi ka shkaktuar zemërimin e publikut mbi korrupsionin në vend, gjë që më në fund çoi në dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. Moszbulimin e këtij krimi, protestuesit e kanë cilësuar si një gjë të turpshme për vendin dhe kanë akuzuar qeverinë se ka keqinformuar publikun mbi këtë çështje. Presidenti sllovak, Andrej Kiska akuzoi qeverinë për ushtrim të një “pushteti arrogant” në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, është njoftuar se të premten ishte në plan të zhvilloheshin protesta të tjera në më shumë se 30-qytete, anembanë vendit.

Sllovakia, megjithëse anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian(BE), është prekur rëndë nga korrupsioni vitet e fundit, ndërkohë që si rrjedhim i këtij fenomeni të pakontrolluar, partitë politike të të gjitha ngjyrave kanë humbur besimin tek publiku. Por, fatkeqësisht, u nevojit vrasja e një gazetari investigativ dhe të dashurës së tij që të nxirrte nga gjumi masat e gjëra të zemëruara të popullit që të dilnin në protesta, jo vetëm për të demonstruar kundër korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë së Kryeministrit Sllovak, por edhe për të kërkuar drejtësi dhe për t’u bërë presion organeve qeveritare për zbulimin dhe kapjen e vrasësve të gazetarit në fjalë. Media të ndryshme thonë se kryeministri i dorëhequr Robert Fico konsiderohet si një arrogant që e ka zakon të tallet me kundërshtarët e tij politikë dhe me kritikët e tij në media – madje duke i quajtur gazetarët si, “prostituta anti-sllovake”, ndërkohë që sipas disa mediave, menjëherë pas vrasjes së gazetarit, ai bëri një sërë akuzash të një natyre konspirative, me qëllim për të larguar vëmendjen e publikut nga kriza e krijuar pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova. Njoftohet gjithashtu se hetimeve për vrasjen e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ër gazetarëve është dër të gjithë neve” tyre i është bashkuar FBI-aja amerikane dhe Policia britanike “Scotland Yard”. Dihet se gazetaria investigative është një zanat i rrezikshëm por i pazëvendësueshëm për cilëndo shoqëri që beson në ligj e drejtësi dhe për të mbajtur përgjegjës pushtetarët. Gazetarët që përballen me rreziqet më të mëdha në kryerjen e punës së tyre të përditshme janë pikërisht ata të cilët mbulojnë krimet financiare, organizatat që merren me shitblerjen e drogës dhe me mbulimin e korrupsionit në përgjithësi. Në këtë kategori gazetarie, bënte pjesë edhe gazetari i vrarë sllovak Jan Kucian dhe më herët Daphne Caruana Galizia, e cila është vrarë tetorin e vitit të kaluar në Maltë. Të dy këto shtete bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian dhe mund të merret me mend prej disave se krime të tilla nuk duhej të ndodhin ose nuk duhej të ndodhnin në vende si këto, ku të drejtat e gazetarëve dhe liria e shtypit janë të sanksionuara me kushtetutën vendase dhe me ligje që duhet të zbatohen anembanë BE-së dhe nga strukturat e bllokut evropian të cilat duhej të siguronin dhe të lehtësonin punën e gazetarëve, pa rrezikuar jetën e tyre, në krye të detyrës. Por, fatkeqësisht, njerëzit janë njerëz kudo, si në vendet

demokratike ashtu edhe në vendet me sisteme dikatoriale politike -- ka njerëz të korruptuar dhe kriminelë që merren me krime ose mbrojnë krimet dhe të korruptuarit, deri në nivelet më të larta qeveritare e shtetërore. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, në të gjitha rastet e vrasjeve të gazetarëve investigativë – fatkeqësisht, janë -- njëherazi qeveritë, individët dhe grupet që gazetari i vrarë po investigonte – të njëjtit persona të cilët njëkohësisht kontrollojnë gjithashtu policinë, prokurorët dhe gjykatësit, e të cilët sipas ligjit duhej të ushtronin drejtësinë në mbrojtje të gazetarëve të vrarë, duke sjellë para gjyqit vrasësit e fjalës së lirë. Në mungesë të drejtësisë nga autoritetet shtetërore, vrasjet e gazetarëve si në Sllovaki ashtu edhe në Maltë, me të drejtë kanë shkaktuar zemërim publik, trazira politike dhe protesta të mëdha në këto vende për të kërkuar drejtësi dhe zbulimin e vrasësve – në rastin e Sllovakisë duke shkaktuar dorëheqjen, fillimisht, të ministrit të brendshëm dhe më vonë të kryeministrit, duke shkaktuar kështu rënien e qeverisë. Liria duhet të mbrohet çdo ditë, ka thënë ish- presidenti amerikan Ronald Reagan. “Për lirinë duhet të lufto-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

het, liria duhet të mbrohet dhe t’u dorëzohet brezave të ardhshëm për të bërë të njëjtën gjë”, përndryshe do ta humbasim. “Detyra e parë e çdo qeverie”, ka thënë ai, “është mbrojtja e popullit, e qytetarëve dhe jo të shkatërrojë jetën e tyre…Ne populli i diktojmë qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe jo anasjelltas. Ne, populli, jemi shoferi e jo qeveria. Qeveria është vetura dhe ne vendosim se në ç’drejtim duhet të shkojë ajo, cilën rrugë duhet të ndjekë dhe me çfarë shpejtësie”, është shprehur dikur ish-Presidenti amerikan, Ronald Reagan. Një student pjesëmarrës në protestat më të mëdha popullore në Sllovaki ç’prej revolucionit anti-komunist të vitit 1989, i tha agjencisë së lajmeve AFP se, “Unë dua një Sllovaki të denjë e të ndershme, ku qeveria punon për të mirën e qytetarëve të vet dhe jo në dobi të saj”. Ashtu si në revolucionin anti-komunist të vitit 1989, me protestat paqësore të fundit, sllovakët treguan se zemërimi i popullit dhe vullneti i tyre për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe liritë në përgjithësi dhe siç u shpreh studenti sllovak, për një “Sllovaki të denjë e të ndershme”, është mjeti më i mirë për të bërë ndryshime në qeveri, përfshirë edhe rënien e saj kur vritet fjala e lirë. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The New York Times

Mirë se vini në epokë presidentëve të përje Në 1813, jo shumë kohë para përfundimit të mbretërimit të tij, Napoleon Bonaparte i tha ministrit të jashtëm austriak, Kontit Metternich, dobësitë e të qenit një burrë shteti i fortë. “Mbretëria ime nuk do të mbizotërojë ditën kur unë do të kem pushuar së qeni i fortë dhe si rrjedhojë të më kenë frikë”, tha Napoleoni. “Sunduesit tuaj, të cilët kanë lindur në fron, mund t’i lejojnë vetes të munden 20 herë dhe gjithmonë të kthehen në kryeqytetet e tyre”. Napoleoni i dinte më mirë se kushdo vështirësitë e mbetjes në pushtet përgjithmonë, veçanërisht nëse nuk ishe lindur në një fron. Vite më vonë, institucionet demokratike do ta zgjidhnin këtë problem, duke e bërë të mundur që një lider i mundur të rikthehej me anë të kutisë së votimit. Demokracia zgjedhore bëri të qartë se froni nuk është kurrë me pronësi, por vetëm me qira. Por fryma e demokracisë mezi kufizohej në idenë se vullneti i popullit shprehet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por gjithashtu, që sunduesit nuk duhet të inkurajohen që të tejkalojnë privilegjet e tyre dhe se pushteti i tyre duhet gjithmonë të jetë i kufizuar duke luajtur një rol të rëndësishëm në kuptimin modern të demokracisë liberale. Por ky konsensus, i përparuar gjatë shekujve, tani po vihet në pikëpyetje. Sot, disa nga drejtuesit e vendeve më të fuqishme të botës, demokratike dhe jodemokratike, po e promovojnë veten si perandorë të sotëm. Ata po përqendrojnë fuqinë në duart e tyre pa plan që të lënë zyrën gjatë jetës së tyre. Sipas pikëpamjes së tyre nuk ka rëndësi nëse një vend është një demokraci ose një autokraci; ajo që ka rëndësi është cilësia e udhëheqësit të saj. Dhe ata kanë shumë përkrahje: Në një kohë kur mosbesimi

8

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

ndaj politikanëve është i lartë, shumë njerëz shohin udhëheqës të fuqishëm si më të preferueshëm ndaj një establishmenti politik të korruptuar. Asnjë shembull i kësaj prirjeje nuk është më i qartë apo më i rëndësishëm sesa votimi i kësaj jave nga Kongresi Popullor i Kinës për të shfuqizuar kufizimin e mandatit presidencial. Nuk është ekzagjerim të thuhet se kjo lëvizje sinjalizon fundin e hegjemonisë së demokracisë si ideal politik në botë. Në ditët kur presidenti Xi Jinping i Kinës njoftoi vendimin e tij për heqjen e kufizimit të mandatit, shumë analistë konkluduan se përpjekja e tij për t’u bërë një perandor i vërtetë

sinjalizonte ambicien e Pekinit për të sfiduar haptazi udhëheqjen globale të Amerikës. Kjo është e saktë, por nuk është historia e plotë. Ajo që diskutohet rrallë në këtë kontekst është ajo që studiuesi politik Ken Jowitt e quan “efektin e Versajës”. Duke parë historinë, Profesor Jowitt demonstron se si fuqia mund të matet më së miri nga padurimi i të tjerëve për të imituar institucionet dhe mënyrat e jetesës. Në shekullin e 17-të, argumenton ai, Luigi XIV i Francës “krijoi një regjim shumë të fuqishëm dhe prestigjioz, i imituar nga Gjermania deri në Rusi, ku u ndërtuan mini-Versaje, u adoptua sjellja franceze dhe gjuha

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ën e etshëm franceze u fol nga elita e kohës”. Në shekullin e 19-të, Parlamenti i Britanisë u bë objekt i dëshirës politike – hungarezët sinjalizuan ambiciet e tyre politike duke ndërtuar një ndërtesë të Parlamentit neo-gotik në Budapest, aq madhështor si ai në Londër. Pas Luftës së Dytë Botërore, regjimet staliniste të instaluara në Evropën Lindore u zhvilluan të gjitha me një arkitekturë staliniste të njëjtë sa imponuese aq dhe çnjerëzore. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, imitimi i Perëndimit doli të ishte në anën e drejtë të historisë. Mbajtja e zgjedhjeve dhe shkrimi i kushtetutave të stilit amerikan ishte po aq e rëndësishme për imazhin e kom-

Pasi amerikanët i mësuan kinezët se si të luajnë golf, është koha që amerikanët të imitojnë kinezët. Po sikur dy mandate presidenciale të mos jenë kohë e mjaftueshme për ta bërë Amerikën përsëri të madhe?

bit, sa ka pajisja me një smartphone për vetëvlerësimin e një të riu. Për profesor Jowitt, “në epokën e pas Luftës së Ftohtë, duke luajtur golf për elitën jo-perëndimore kishte po aq domethënie sikur të vishje toga për elitën jo-romake në botën e lashtë ”. Dhe kufizimi i fuqisë së një sundimtari ishte një nga mënyrat kryesore që jo-demokracitë i përshtateshin moshës së demokracisë. Kjo është arsyeja pse shumë qeveri jodemokratike insistuan në ruajtjen e dekoreve demokratike, në veçanti zgjedhjeve dhe kufijve afatgjatë. Në vitin 2008, për shembull, Vladimir Putin i Rusisë i rezistoi tundimit për të ndryshuar Kushtetutën për t’i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhënë atij një mandat të tretë radhazi si president, sepse nuk donte që vendi i tij të dukej si një nga republikat e Azisë Qendrore ku presidentët nuk ikin kurrë nga pallatet e tyre. Edhe pse sistemi u manipulua, qeveritë jodemokratike e dinin se ishte e rëndësishme që të paktën të pretendonte se nuk ishte. Kjo – në vend të përhapjes së demokracisë liberale – është dëshmia reale e hegjemonisë së demokracisë. Edhe Kina ka luajtur këtë lojë. Deri më tani. Në këtë kontekst, vendimi i Partisë Komuniste Kineze për të shfuqizuar kufizimet e mandatit presidencial do të kenë impakt larg përtej Kinës. Mund të përfytyroni z. Putin duke e bindur veten se largimi nga Kremlini në vitin 2024, kur mandati i tij i ardhshëm do të përfundonte, nuk është më i nevojshëm. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë gjithashtu shumë mirë mund të sigurohet se ai mund të qëndrojë në pushtet për një kohë të pacaktuar. Udhëheqësit e zgjedhur në mbarë botën së shpejti do të nxitonin t’u tregonin votuesve të tyre se një ndryshim i lidershipit është një ide e rrezikshme. Kushtetuta e re do të shkruhet dhe kushtetutat e vjetra do të ndryshonin për të shënuar ardhjen e modës së re politike. Mbërritja e këtij “momenti të perandorit” është një lajm i keq për Evropën, ku mosekzistenca e një perandori është në zemër të projektit evropian. Është gjithashtu një lajm i keq për Shtetet e Bashkuara. Por mund të jetë një ndihmë për Presidentin Trump, i cili mund të vendosë që pasi amerikanët mësuan kinezët se si të luajnë golf, është koha që amerikanët të imitojnë kinezët. Po sikur dy mandate presidencialë të mos jenë kohë e mjaftueshme për ta bërë Amerikën përsëri të madhe? E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Debati mbi identitetin shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në BE

Udhëkryqi historik i shqiptarëve Qani Osmani

Më 11 mars në Ulqin, Instituti i Komunikimit “Medius” nga Tirana, në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe gazetën “Koha javore” organizuan debatin publik me temë “Identiteti shqiptar në procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”. Fillimisht dëshiroj t’i përgëzoj organizatorët e këtij debati të ashtuquajtur publik, pasi gjatë tërë kohës panelistët debatonin në mes vedi dhe ajo që pata mundësi të dëgjoj për pak kohë deri sa isha pranishëm, ishte shqetësimi i tyre lidhur me pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, Në pamundësi që të isha pjesë e këtij debati, shfrytëzoj rastin që nëpërmjet këtij shkrimi modest t’i shpreh mendimet personale rreth temës në fjalë. Populli shqiptar ka një histori me shumë gjak të derdhur dhe sakrifica të tjera të shumta, për ta ruajtur identitetin kombëtar dhe për mbijetesën dhe lirinë akoma të pakurorëzuara plotësisht të pjesës së kombit në trojet e copëtuara. Shqipëria e të gjitha periudhave, që nga koha e Ismail Qemalit, Zogut dhe Enver Hoxhës ka pasur një qëndrim indiferent dhe pa mundësi reale për t’i ndihmuar shqiptarët jashtë kufijve politikë. Një situatë e ngjashme vazhdoi edhe pas rënies së sistemit komunist. Në këtë drejtim

10

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

Shqiptarët sot gjenden në “udhëkryqin historik” dhe ballafaqohen me rrezikun që t’i humbin ose zbehin fitoret e fundshekullit të kaluar. Jam i bindur se përkundër faktit që Kosova u bë shtet i pavarur me probleme të theksuara të sigurisë dhe të funksionalitetit duke u çliruar nga okupimi njëshekullor serb dhe faktit që Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe aspirante për t’u bërë anëtare e BE-së, gjendja aktuale e shqiptarëve nuk është në nivel të sfidave të kohës në shumë drejtime lirisht mund të themi se edhe të gjitha qeveritë shqiptare të pluralizmit kanë qenë shumë indiferente ndaj padrejtësive të shumta që në vazhdimësi u janë bërë shqiptarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor. S’ka dyshim se ka munguar mesazhi i fuqishëm politik dhe civilizues i Shqipërisë deri te fqinjët e shqiptarëve se ne jemi komb evropian, dhe se shteti amë ka obligim kushtetues që t’i mbrojë shqiptarët jashtë kufijve të saj. Ndarja e shqiptarëve para një shekulli nuk ka dyshim se ka lënë pasoja në “identitetin shqiptar” në nivel të kombit në tërësi. Sot janë vetëm “gjuha shqipe” dhe “flamuri kombëtar”, dy shtylla të identitetit kombëtar që ruajnë kompaktësinë e kombit shqiptar. Diversiteti fetar, krahinor, ekonomik, social, asimetria arsimore dhe kulturore dhe kultura e ulët demokratike janë pengesa reale në integrimin modern kombëtar. Sot, në kohën e globalizimit dhe të integrimit global, elementet ndarëse shqiptare mbi-

zotërojnë mbi ato unike, pavarësisht nga demagogjia publike dhe publicistike që vijnë nga Tirana dhe Prishtina. Mbaj bindjen se shqiptarët, në përgjithësi, nuk kanë “elita” të mirëfillta politike, arsimore, ekonomike dhe kulturore. Çdo respekt përjashtimeve pozitive. Sot me të gjitha kriteret cilësore krahasuar me vendet e rajonit në kuptim të zhvillimit ekonomik dhe social, nivelit arsimor, standardit jetësor, shtetit ligjor, luftës ndaj korrupsionit dhe aspekteve të tjera, Shqipëria dhe Kosova si shtete shqiptare radhiten në vendet e fundit në Evropë, me gjithë faktin që kanë trend zhvillimor pozitiv. Pa një qasje sistemore institucionale në kuptim të kultivimit të përforcuar të identitetit të përbashkët kombëtar në ekonomi, arsim, kulturë, sport dhe në bashkime familjare, do të mbizotërojnë ndasitë në identitete, krahasuar me identitetin e përbashkët kombëtar. Që ironia të jetë më e madhe sot ne flasin për “identite-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tin e përbashkët kombëtar” studiues dhe panelistë nga Shqipëria nga e cila kemi faktin e hidhur se në dhjetë vitet e fundit ka me mijëra martesa të shqiptareve nga Shqipëria me serbë, maqedonas, grekë dhe malazezë, numër ky që është shumëfish më i madh në krahasim me martesat ndërshqiptare prej hapjes së kufijve e deri më sot. Sot, derisa fqinjët e shqiptarëve (maqedonasit, serbët, malazezët etj) tentojnë ta falsifikojnë dhe ta blejnë historinë duke i mbushur sheshet e qyteteve (që dikur ishin shqiptare) me “figura heronjsh” dhe identitet që nuk është i tyre, ne shqiptarët shesim identitetin tonë kombëtar mijëvjeçar. Në Kosovë, në kohë të fundit nëpër medie të ndryshme kemi debate të shumta nëse ekziston apo duhet të krijohet edhe një identitet i ri i quajtur “kosovar”. Një komb mund të krijojë dy shtete por jo edhe dy identitete të ndryshme. Në botë sot ka shumë raste kur një komb është ndarë në dy e më shumë shtete të ndryshme, por kombi dhe identiteti mbeten të njëjta. I tillë është rasti i Gjermanisë dhe i Austrisë që janë një komb i ndarë në dy shtete, po ashtu edhe rasti i Rumanisë dhe Moldavisë. Krijimi i një identiteti të ri “kosovar “do të thotë se t’i nuk je autokton, nuk ke të kaluar dhe histori, prandaj krijimi i një identiteti të ri më së shumti i shkon për-

shtat serbëve të cilët pretendojnë se në këto treva (të Kosovës së sotme) nuk ka pasur asnjëherë shqiptarë dhe se ata kanë qenë autoktonë. Shqiptarët sot gjenden në “udhëkryqin historik” dhe ballafaqohen me rrezikun që t’i humbin ose zbehin fitoret e fundshekullit të kaluar. Jam i bindur se përkundër faktit që Kosova u bë shtet i pavarur me probleme të theksuara të sigurisë dhe të funksionalitetit duke u çliruar nga okupimi njëshekullor serb dhe faktit që Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe aspirante për t’u bërë anëtare e BE-së, gjendja aktuale e shqiptarëve nuk është në nivel të sfidave të kohës në shumë drejtime. Shqiptarët vazhdojnë të jenë popull me kulturë demokratike të pamjaftueshme; shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në Evropë ku në vazhdimësi keqpërdoren proceset politike zgjedhore, klasat politike menaxheriale janë klasat politike ndër më të korruptuarat në Evropë. Në kancelaritë politike ndërkombëtare dhe në mediat evropiane dhe botërore shqiptarët vazhdojnë të etiketohen si popull me të cilin identifikohen dukuri shumë negative në më tepër drejtime. Kur këtyre dukurive do t’u shtohen faktet e pamohueshme se përqindja e varfërisë ekstreme arrin 30%, ndërsa në territoret shqiptare investohet shumë pak

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nga investitorë seriozë të huaj, kompletohet mozaiku se nuk ka vend për optimizëm real. Shqiptarët duhet të pranojnë të vërtetën e hidhur se janë kombi me “vonesë historike” shumë të theksuar, me identitet kulturor lindor dhe perëndimor, jemi komb ndër më të varfëritë në Evropë. Për pasoje të kësaj situate të palakmueshme shqiptarët duhet shumë më tepër të punojnë, të kursejnë dhe më shumë të investojnë në aspektin material dhe kulturor që të tejkalojmë vonesën historike sepse në kohën e globalizimit ekonomik dhe integrimit politik dhe të sigurisë kanë perspektivë vetëm popujt më të aftë, të tjerët do të ngelin evropianë të dorës së dytë ose do të asimilohen vullnetarisht. Të gjithë shqiptarët së bashku në NATO dhe BE, si shtëpi e përbashkët e të gjithë evropianëve, me të drejta, mundësi dhe përgjegjësi të barabarta, është një “slogan” dhe “vizion” i shpresës reale për kombin tonë, pavarësisht vendit ku jetojmë. Të gjithë shqiptarët pavarësisht nga konkurrimi i skajshëm politik në planin e brendshëm, politikat e revanshizmit dhe të politizimit të institucioneve të shtetit kur janë në pyetje çështjet madhore me rëndësi të veçanta kombëtare, duhet të shtrijnë dorën e pajtimit dhe të ndërtojnë urat e rrënuara të komunikimit si një vlerë e pjekurisë sonë demokratike dhe civilizuese. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Bastore apo teatre

A kemi nevojë për bastore të tjera Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk kemi një teatër, një kinema, një bibliotekë në kryeqendër të Malësisë, e që është diçka elementare që duhet t’i ketë një i ri në vendin ku jeton. Natyrisht që mungesa e tyre të “çon” në një drejtim të gabuar, në një drejtim që shpeshherë kushton shumë

Shtjefën Ujkaj

Nuk kam si ta quaj ndryshe përveç se fatkeqësi, ku të rinjtë por shpesh edhe të rejat po kalojnë kohën nëpër bastore. Ëndrra e tyre gjatë natës dhe preokupimi i tyre gjatë ditës se mos po “qëllojnë” lojën që luajtën mbetet i vetmi objektiv i tyre. Po nëse ajo lojë nuk u qëllua? Sigurisht që janë në humbje, kush më pak e kush më shumë. Kjo varet edhe

“ 12

nga mundësitë materiale të familjes, nga ata të cilët mundohen dhe djersiten që të japin lekun e fundit që i biri apo e bija t’i hedhin ato të holla në lotari. Kush është fajtor që të rinjtë po marrin këto drejtime? Mos drejtuesit e vendit, institucionet apo shoqëria po mundohen të rregullojnë diçka që të rinjtë të kenë ku të kalojnë kohën ?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk kemi një teatër, një kinema, një bibliotekë në kryeqendër të Malësisë, e që është diçka elementare që duhet t’i ketë një i ri në vendin ku jeton. Natyrisht që mungesa e tyre të “çon” në një drejtim të gabuar, në një drejtim që shpeshherë kushton shumë. Por për këto mungesa dhe mangësi asnjë qytetar i thjeshtë nuk është

Udhëheqësit (pushtetarët) e vendit , partitë politike të cilat premtojnë para zgjedhjeve të gjitha të mirat, këta mund të bëjnë diçka në këtë drejtim. Mos të mbesin veç premtime të kota që i merr era. Të mendojnë pak edhe për pjesën që nuk kanë pozitë, për ata që nesër presin që t’i votojnë

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

përgjegjës, sepse nuk mund të bëjë diçka. Udhëheqësit (pushtetarët) e vendit, partitë politike të cilat premtojnë para zgjedhjeve të gjitha të mirat, këta mund të bëjnë diçka në këtë drejtim. Mos të mbesin veç premtime të kota që i merr era. Të mendojnë pak edhe për pjesën që nuk kanë pozitë, për ata që nesër presin që t’i votojnë. Po të kishin ku ta shikonin një film, një dramë, një shfaqje kulturore, po të kishin ku ta lexonin një libër, ndoshta nuk do u kalonte koha nëpër kafene apo nëpër vende ku luhet bixhoz dhe kërkohet fati. Përveç fakteve të lartpërmendura mungon edhe puna, edhe vullneti për punën, ngaqë rrethanat janë të tilla e që faji këtu nuk qëndron tek të rinjtë.

A kemi nevojë për bastore të tjera ? Nuk besoj që kemi, për arsye se në qendër të Tuzit, pa shkuar në zona të tjera, kemi disa vende ku kemi mundësi që të sprovojmë fatin, e po ashtu t’ i mbushim këto bastore me paratë tona. Aspak nuk është gjë e bukur apo diçka që t’ i mburremi dikujt me këtë fakt, është e “ zeza” e prindërve që ju digjet mundi në “ flakë”. Me vështirësi mund të pranohet ky fakt, por ja realiteti i tillë është. Duhet të rrimë me shpresën se mos do të ndryshojë diçka. Ndoshta dikujt do t’i shkojë në mendje për përmirësimin e kushteve në vendin tonë. Se kështu jemi bërë qesharakë edhe për një kalimtar që një herë e përshkon rrugën nëpër vendin tonë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Po të kishin ku ta shikonin një film, një dramë, një shfaqje kulturore, po të kishin ku ta lexonin një libër, ndoshta nuk do u kalonte koha nëpër kafene apo nëpër vende ku luhet bixhoz dhe kërkohet fati

Mundohemi që të jemi me shumëçka si vendet e Evropës dhe të Botës, por akoma jemi larg prej tyre, e kështu dita ditës po mbesim edhe më larg. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Për mediat e shitura në Shqipëri

Ky duhet të ishte lajmi i ditës Sahid Muja është heroi i ditës jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë shqiptarinë sepse me investimin e tij dhe përkushtimin e stafit të tij që prej tetë vjetëve bëri të mundur zbulimin e një prej rezervave më të mëdha të kromit në botë, në Zogaj të Tropojës

Për Koha Javore:

Arben Lagreta

Mbrëmë pashë fare rastësisht në facebook statusin e një personi ende të panjohur për mua që më bëri shumë përshtypje. Quhet Sahit Muja. Me këtë rast po citoj fjalë për fjalë atë që ky zotëri i nderuar kishte shkruar jo më larg se para dy ditësh, pra më datë 16

“ 14

mars: “Live në Tropojë. Ëndrra e paimagjinueshme realitet. Pas 8 vitesh investimesh e sakrificave të mëdha në minierën tonë arritëm të kapim një ndër rezervat më të mëdha të kromit në botë, në Zogaj të Tropojës. Një trup gjigant

Bastardhimi i shijeve të publikut nëpërmjet ndihmës së mediave të shitura është arritur me sukses të plotë në Shqipëri, sidomos duke nisur nga 15 vjetët e fundit, periudhë në të cilën politika e pisët alla-shqiptare investoi fort me qëllim eliminimin e profesionalizmit në media dhe lënien jashtë saj të gazetarëve të guximshëm që do t’i prishnin punë. Është kjo arsyeja që krahas procesit të vetingut në politikë dhe në organet e drejtësisë, është i nevojshëm edhe një veting në media

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

që do t’i sigurojë kombit shqiptar miliarda dollarë. Ishte privilegj i madh sot të kem shkencëtarët më të mirë në botë e biznesmenë të klasit botëror që konfirmuan këtë masiv kromi që është ndër më cilësorët në planet. Të gjithë ata që nuk heqën dorë nga unë e qëndruan pas meje ju falënderoj për punën, fisnikërinë e besimin. Përulem me shumë respekt për të gjithë stafin e vëllezërit e mi, që së bashku si luanë erdhën nga Amerika për të bërë të mundur këtë arritje kolosale. Përulem me shumë respekt për pronarin e çdo gjëje në këtë univers. Zotin e madhëruar që na jep mundësinë të përdorim pasurinë e tij, të rrisim mirëqenien e njerëzimit. Zoti e bekoftë dhe bashkoftë kombin shqiptar.” Lajme të rëndësishme si ky i mësipërmi do të duhej që të hapnin edicionet kryesore të lajmeve në të gjithë tele-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


vizionet kombëtare të vendit dhe po ashtu faqet e para të gazetave qysh po atë ditë, të enjten, pra më datë 16 mars. Por askush nuk e bëri këtë as në ditët në vijim. Sahid Muja është heroi i ditës jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për mbarë shqiptarinë sepse me investimin e tij dhe përkushtimin e stafit të tij që prej tetë vjetëve bëri të mundur zbulimin e një prej rezervave më të mëdha të kromit në botë, në Zogaj të Tropojës. Por në Albanistan nuk ndodh kështu sepse zgjebarakët e ardhur në media, në një masë të konsiderueshme fillimisht si muhaxhirë në Qytetin “Studenti”, vijojnë që të helmojnë me sukses edhe sot e kësaj dite shijet qytetare nëpërmjet thashethemeve të aktorëve më të ndyrë të politikës. Nga ana tjetër, ata arrijnë që të habisin me sukses rininë dembele dhe gjithnjë e në rritje të kafeneve me perimetrin e ballkonit apo të shalëve të koketave të konvertuara në këngëtare të suksesshme nga “kritikët”, alias eunukë.

Zgjebarakët e ardhur në media, në një masë të konsiderueshme fillimisht si muhaxhirë në Qytetin “Studenti”, vijojnë që të helmojnë me sukses edhe sot e kësaj dite shijet qytetare nëpërmjet thashethemeve të aktorëve më të ndyrë të politikës. Nga ana tjetër, ata arrijnë që të habisin me sukses rininë dembele dhe gjithnjë e në rritje të kafeneve me perimetrin e ballkonit apo të shalëve të koketave të konvertuara në këngëtare të suksesshme nga “kritikët”, alias eunukë

Bastardhimi i shijeve të publikut nëpërmjet ndihmës së mediave të shitura është arritur me sukses të plotë në Shqipëri, sidomos duke nisur nga 15 vjetët e fundit, periudhë në të cilën politika e pisët alla-shqiptare investoi fort me qëllim eliminimin e profesionalizmit në media dhe lënien jashtë saj të gazetarëve të guximshëm që do t’i prishnin punë. Është kjo arsyeja që

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

krahas procesit të vetingut në politikë dhe në organet e drejtësisë, është i nevojshëm edhe një veting në media. Me këtë rast publiku do të mësonte se sa shumë sharlatanë dhe të shitur i kanë dhënë moral ose kanë bërë rolin e gjithologut në studiot kryesore televizive apo në faqet e para të gazetave. Shkodër, më 18 mars 2018 E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Në QKI “Malësia” në Tuz u organizua mbrëmje autoriale dhe përurimi i librave “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur” dhe “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh“ të autorit Haxhi Shabani

Shqiptarët në Malin e Zi po defaktorizohen Tuz- Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”- Ulqin, në bashkëpunim me QKI “Malësia” në Tuz, kanë organizuar mbrëmje autoriale me shkrimtarin, gazetarin dhe publicistin, mr. Haxhi Shabani dhe përurimin e dy librave të tij, “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur” dhe “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”. Në këtë mbrëmje kulturore morën pjesë shkrimtarë dhe studiues nga Ulqini dhe Malësia, ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Z. Skender Durmishi, zv/ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, përfaqësues të jetës kulturore, arsimore dhe politike nga Malësia dhe nga Ulqini. Në emër të SHAI “Art Club”, si organizator i këtij takimi, ka përshëndetur kryetari i saj Z. Ismet Kallaba,

“ 16

Ky takim mes tjerash i shërben integrimit kulturor të shqiptarëve në Malin e Zi. Ju bëj thirrje krijuesve nga Malësia të vijnë në Ulqin për të paraqitur krijimtarinë e tyre sepse “Art Club”-i është i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi në të mirë të artit, kulturës dhe shkencës shqiptare në përgjithësi”, u shpreh Kallaba.

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

i cili duke falënderuar të gjithë të pranishmit, ka shpalosur një historik të shkurtër të “Art Club”-it si shoqata më e vjetër e shoqërisë civile në Mal të Zi, duke treguar për sukseset e shoqatës në fushën e shkencës dhe kulturës nga themelimi deri më sot. Kallaba tha se si shoqatë elitare kulturore në Mal të Zi janë të prirë të shprehin ankesën ndaj mungesës së bashkëpunimit kulturor me Shqipërinë, Kosovën, etj, me theks të veçantë, në mungesën e bashkëpunimit ndërmjet vetë shqiptarëve në Malin e Zi. “Ne shumë rrallë vijmë në Malësi për ndonjë aktivitet kulturor e po ashtu edhe dashamirës të kulturës nga Malësia vijnë rrallë në Ulqin për të përcjellur aktivitetet kulturore. Ky takim mes tjerash i shërben integrimit kulturor të shqiptarëve në Malin e Zi. Ju bëj thirrje krijuesve nga Malësia të vijnë në Ulqin për të paraqitur krijimtarinë e tyre, sepse “Art Club”-i është i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi në të mirë të artit, kulturës dhe shkencës shqiptare në përgjithësi”, u shpreh Kallaba. Ndërkohë, Kallaba ka paraqitur disa refleksione për librin “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur” të autorit Haxhi Shabani, duke thënë se libri që në titull na lë të nënkuptojmë shqetësimin e autorit për fatin e shqiptarëve të këtushëm dhe rrezikun që u kanoset atyre si pasojë e rrethanave historike, politike e shoqërore të kohës së shkuar dhe fenomeneve negative të kohës së sotme. “Libri është përmbledhje e artikujve analitikë të botuara në media të ndryshme kryesisht në revistën prestigjioze “Albanica” nga viti 1995 deri në 2010-tën, një periudhë kohore me

shumë zhvillime për ne shqiptarët në Mal të Zi dhe shqiptarët në përgjithësi. Në këto përmbledhje autori trajton fenomene të ndryshme identitare të shqiptarëve në Malin e Zi, si pozitën e tyre politiko- shoqërore, gjuhën shqipe, kulturën, emigrimin, mediat shqipe, etj. Duke pasqyruar situatën në fusha të ndryshme, autori bën një skaner të gjendjes së shqiptarëve dhe na jep një tablo të përgjithshme të pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi”, theksoi në mes tjerash Kallaba. Këtë mbrëmje autoriale e moderoi studiuesja, Liridona Sinishtaj e cila pyeti autorin rreth veprimtarisë së tij të gjerë si gazetar, publicist e shkrimtar, për sfidat që ka hasur, por dhe për problemet e shumta që hasin sot shkrimtarët në Mal të Zi, për gjendjen politike në vend dhe për shumë çështje të rëndësishme që edhe sot janë shqetësuese dhe brengosëse, të cilat për fat të keq po rrezikojnë dita- ditës qenien shqiptare në këtë vend. Shabani duke paraqitur një vështrim të përgjithshëm të situatës së shqiptarëve në Malin e Zi nga e kaluara në kohën e sotme, tha se sot situata është vështirësuar, duke qenë se sipas tij, shqiptarët si në Ulqin, në Malësi dhe në treva të tjera po përjetojnë atë që ai e quajti të pandalshme “shpërnguljen”. “Shqiptarët në Malin e Zishtoi ai- përfshirë edhe Malësinë, po defaktorizohen gjithnjë e më shumë”. “Për këtë gjendje ne shpeshherë fajësojmë të tjerët, por mendoj se fajin kryesor e kemi ne shqiptarët. Ne nuk kemi arritur ende deri më sot që të hartojmë një platformë minimale për zgjidhjen e problemeve që janë jetike për shqiptarët në Malin e Zi”, tha ndër të tjera Shabani duke ju ka bërë


KULTURË

thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që ta ruajnë identitetin e tyre. “Ne shqiptarët jemi një ndër themeluesit e këtij shteti, këtë duhet ta dëgjojë edhe Podgorica zyrtare e po ashtu duhet ta dëgjojë me vëmendje edhe Tirana zyrtare edhe Prishtina zyrtare, sepse këtu janë rrënjët e shqipes së shkruar. Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia i kanë dhënë shumë historisë shqiptare, i kanë dhënë shqipes së shkruar. Ngado që ta sjellësh, shqipja e shkruar i ka elementët në trekëndëshin, Ulqin- TivarShkodër”, tha Shabani. Ndërkaq, i pyetur për situatën politike ndër shqiptarët në Mal të Zi, shkrimtari, gazetari dhe publicisti Haxhi Shabani tha se politika shqiptare në vend nuk e ka bërë punën që i takon. Sot shqiptarët në Mal të Zi- shtoi

Për këtë gjendje ne shpeshherë fajësojmë të tjerët, por mendoj se fajin kryesor e kemi ne shqiptarët. Ne nuk kemi arritur ende deri më sot që të hartojmë një platformë minimale për zgjidhjen e problemeve që janë jetike për shqiptarët në Malin e Zi”, tha ndër të tjera Shabani, duke ju bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që ta ruajnë identitetin e tyre

Shabani- kanë humbur besimin ndaj përfaqësuesve politikë në ndryshimin pozitiv të gjerave. “Politika do të duhej të kuptohej si një shërbim publik dhe përderisa shqiptarët në Malin e Zi, struktura qeverisëse për aq sa është nuk do ta kuptojnë politikën si një shërbim publik në shërbim të interesave të popullatës së vendeve, besoj se ne do të kemi probleme edhe më të mëdha”, theksoi Shabani. Në të njëjtën kohë, Shabani duke ju referuar peshës së ngjarjeve historike në Malësi, ka thënë se ngjarjet e kësaj treve i kanë paraprirë disa ngjarjeve që kanë qenë të rëndësishme në tërë nivelin kombëtar, fakt për të cilin sipas Shabanit, Malësia duhet të jenë krenare. Një vështrim mbi veprën “Viza-

tim hënor me shkëlqim yjesh” e ka shpalosur Dimitrov Popoviq, si përfaqësues i Entit të Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore në Podgoricë, të cilët e botuan këtë vepër , kurse libri “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur” është botuar nga SHAI “Art Club”. Popoviq vështrimin e tij e titulloi “Ndoshta thashë pak, të tjerat janë aty” duke thënë mes tjerash se Shabani me poezitë e tij është bërë një penë e dashur dhe e pranueshme për sferat letrare të krijimtarisë në shqip. Në fund të kësaj mbrëmje autoriale kulturore, autori ka lexuar dhe dy poezi nga libri i tij “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh”. Kjo është hera e parë që në Malësi mr. Haxhi Shabani promovon veprat t. u. e tij letrare. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

E majtë dhe e djathtë Spastrimet e herëpashershme, apo “fushata e luftës së klasave” tregonin se asnjë person nuk ishte i mbrojtur nga “gabimet”; njeriu nuk shpërblehej për atë që kishte dhënë, por për atë që jepte, ose jo. Kjo e bënte atë lehtë skllav përballë një dënimi apo një fjale a lëvdate publike

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington Njeriu, në dukje i qetë, dëshiron atë që nuk e ka vetë; paqe me botën e

18

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

Por kur mendon për të kaluarën, njeriu priret të harrojë keqbërësit dhe idiotët që i shërbyen asaj kohe, dhe kujton të urtët. Sepse në fund, nuk ka rëndësi se si, por në ç’anë ke luftuar. Dhe ishin vetëm dy anë; e majtë dhe e djathtë; e keqe dhe e mirë

jashtme apo një lloj armëpushimi. Përbrenda ai vlon. Por njeriu i vërtetë i qetë është në paqe. Kjo, jo më shumë për faktin se nuk di të ketë bërë gjë të

keqe, por sepse nuk i ka shërbyer imorales e amorales, atyre për të cilat një ditë duhej t’i vinte turp. Na ishte një herë një kohë kur liria nuk


KULTURË

kishte shumë vlere, madje nuk çmohej fare. Njeriu i trembur “kishte dëshirë” t’i dorëzonte vullnetarisht liritë e veta dhe ishte gati t’i nënshtrohej lehtësisht çdo autoriteti. Ishte epokë kur dijet merreshin e mbaheshin mbyllur që të mos përhapeshin, dhe virtytet nuk respektoheshin, shkeleshin, nuk ruheshin. Kjo gjendje e bënte njeriun të ishte injorant, padije, gjithmonë i zhgënjyer në veprimet e veta, të fundosur nën peshën e tyre edhe pa ndihmën e shtetit. Po ashtu, spastrimet e herëpash-

Na ishte një herë një kohë kur liria nuk kishte shumë vlere, madje nuk çmohej fare. Njeriu i trembur “kishte dëshirë” t’i dorëzonte vullnetarisht liritë e veta dhe ishte gati t’i nënshtrohej lehtësisht çdo autoriteti. Ishte epokë kur dijet merreshin e mbaheshin mbyllur që të mos përhapeshin, dhe virtytet nuk respektoheshin, shkeleshin, nuk ruheshin. Kjo gjendje e bënte njeriun të ishte injorant, padije, gjithmonë i zhgënjyer në veprimet e veta, të fundosur nën peshën e tyre edhe pa ndihmën e shtetit

ershme, apo “fushata e luftës së klasave” tregonin se asnjë person nuk ishte i mbrojtur nga “gabimet”; njeriu nuk shpërblehej për atë që kishte dhënë, por për atë që jepte, ose jo. Kjo e bënte atë lehtë skllav përballë një dënimi apo një fjale a lëvdate publike.

Por kur mendon për të kaluarën, njeriu priret të harrojë keqbërësit dhe idiotët që i shërbyen asaj kohe, dhe kujton të urtët. Sepse në fund, nuk ka rëndësi se si, por në ç ‘anë ke luftuar. Dhe ishin vetëm dy anë; e majtë dhe e djathtë; e keqe dhe e mirë. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

19


KULTURË

Mbi librin “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur” të autorit Haxhi Shabani

Përpjekje për ndërtimin e një platforme të shqiptarëve në Malin e Zi

Megjithëse libri nuk ka pretendime shkencore, pasi që ka karakter publicistik, analizat e thella dhe fuqia e argumentimit i japin atij tipare shkencore. Autori operon me atë që në gazetari njihet si shtresa e tretë e raportimit, që është forma më e lartë e gazetarisë, që nuk mjaftohet vetëm me pasqyrimin e ngjarjeve dhe dukurive, por me shkaqet dhe pasojat e tyre, duke ofruar edhe këndvështrimin e tij për zgjidhjen e ndonjë prej problemeve ekzistuese

Ismet Kallaba

Që në titullin e librit “Shqiptarët në Malin e Zi, çështje e pazgjidhur”, autori lë të nënkuptojë shqetësimin e tij për fatin e shqiptarëve të këtushëm dhe rrezikun që u kërcënohet atyre si pasojë e rrethanave historike, politike e shoqërore të kohës së shkuar dhe fenomeneve negative të kohës së sotme. Libri është përmbledhje e artikujve analitikë që janë botuar në media të

20

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

ndryshme, kryesisht në revistën prestigjoze “Albanica”, nga viti 1995 deri në vitin 2010, një periudhë kohore me shumë zhvillime për ne shqiptarët në Malin e Zi dhe shqiptarët në përgjithësi. Në to autori trajton probleme të ndryshme që lidhen me çështjet identitare të shqiptarëve në Malin e Zi, si pozitën e tyre politiko-shoqërore, gjuhën shqipe, kulturën kombëtare, emigrimin, mediat shqipe etj. Duke pasqyruar situatën në fusha të ndryshme, autori bën një skaner të gjendjes së shqiptarëve dhe na jep një tablo të përgjithshme të pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi. Megjithëse libri nuk ka pretendime shkencore, pasi që ka karakter publicistik, analizat e thella dhe fuqia e argumentimit i japin atij tipare

shkencore. Autori operon me atë që në gazetari njihet si shtresa e tretë e raportimit, që është forma më e lartë e gazetarisë, që nuk mjaftohet vetëm me pasqyrimin e ngjarjeve dhe dukurive, por me shkaqet dhe pasojat e tyre, duke ofruar edhe këndvështrimin e tij për zgjidhjen e ndonjë prej problemeve ekzistuese. Duke lexuar këto artikuj, më shkon ndërmend shtypi shqiptar i periudhës së Rilindjes Kombëtare i cili, siç dihet, ka qenë një shtyp i angazhuar, me mision të caktuar, dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare. Edhe Haxhi Shabani, me këto shkrime të tij, është modeli i intelektualit të angazhuar, i cili njëjtësohet me fatin e popullit të vet. Artikujt e tij janë thirrje ndaj ndërgjegjes së


KULTURË

“ gjithësecilit prej nesh, por në radhë të parë ndaj politikës shqiptare në Mal të Zi dhe qendrave vendimmarrëse shqiptare për të vepruar sa më shpejt sepse “nga ruajtja e zhvillimi i shqiptarëve në këto fu¬sha të jetës, do të varet e ardhmja e tyre”. Njëra ndër veçoritë e shtypit është karakteri i tij i përkohshëm. Por kjo nuk vlen për artikujt e botuar në këtë libër, të cilët sot mbase janë edhe më aktualë sesa në kohën që janë shkruar. Kjo dëshmon jo vetëm që pozita e shqiptarëve nuk ka ndryshuar, përkundrazi në disa fusha është përkeqësuar, por edhe për parashikimet reale dhe të drejta të autorit. Si studiues i gjuhës, autorin e preokupon shumë pozita e gjuhës shqipe dhe tkurrja e përdorimit të saj nga shqiptarët në Malin e Zi. Përshkrimi i situatës absurde në Tivar, në artikullin “Për shqiptarët dhe shqipen në Tivar”: “Nëse proceset vazhdojnë rrjedhën e deritashme dhe nuk ka thuajse asnjë argument që të ndryshojë kjo rrjedhë, shq¬iptarët dhe gjuha shqipe në Tivar do të jenë pjesë e historisë. Prandaj mund të thuhet se

në Tivar po ndodh tragjedia e dytë e shqiptarëve, ata po zhduken. Edhe historikisht, por edhe akualisht, populli apo një pjesë e tij nuk zhduken të gjithë fikizikisht, por ata realisht janë të zhdukur kur ndry¬shojnë gjuhën”; është në fakt këmbanë për shqiptarët dhe përdorimin e gjuhës shqipe edhe në trevat tjera shqiptare në Malin e Zi. Pasi që jemi në Malësi, kam shkëputur një pjesë nga artikulli “Midis ruajtjes së identitetit dhe integrimit”, për të parë se si e përshkruan autori Shabani situatën këtu: “Ndonëse jeta këtu ka edhe veçoritë e asaj bashkëko¬hore, ajo ngërthen në vete pasojat nga e kaluara e cila ka lavdi dhe humbje. Malësia është në fazën vendimtare kur krahas ruajtjes së identitetit dhe domosdoshmërisë për in¬tegrim, është në rrugën e gjetjes së vetvetes, në kohën kur gjysma e popullatës është jashtë vendit. Kjo për Malësinë ndodh kur nga ajo, Podgorica është shumë afër e Shkodra ende larg, më shumë sesa tregojnë kilometrat që i ndajnë këto dy vende”. Edhe në këtë artikull auto-

Njëra ndër veçoritë e shtypit është karakteri i tij i përkohshëm. Por kjo nuk vlen për artikujt e botuar në këtë libër, të cilët sot mbase janë edhe më aktualë sesa në kohën që janë shkruar. Kjo dëshmon jo vetëm që pozita e shqiptarëve nuk ka ndryshuar, përkundrazi në disa fusha është përkeqësuar, por edhe për parashikimet reale dhe të drejta të autorit

Artikujt janë thirrje ndaj ndërgjegjes së gjithësecilit prej nesh, por në radhë të parë ndaj politikës shqiptare në Mal të Zi dhe qendrave vendimmarrëse shqiptare për të vepruar sa më shpejt sepse “nga ruajtja e zhvillimi i shqiptarëve në këto fu¬sha të jetës, do të varet e ardhmja e tyre”

ri shfaq rrezikun e asimilimit të shqiptarëve nëpërmjet procesit të pseudo-integrimit në shoqërinë malazeze. Autori është kritik ndaj politikës së ndjekur nga vetë shqiptarët në Malin e Zi, të cilët sipas tij, “kanë zbatuar politikën e guaskës, duke mos arritur të bëjnë të njohur çështjen e tyre të pazgjidhur as në nivel kombëtar, as në atë ndërkom¬bëtar, por as në Malin e Zi, edhe pse ka pasur përpjekje”. Sipas autorit, identiteti i shqiptarëve në Malin e Zi është i dyzuar pasi që ata jetojnë në lidhje me shqiptarët e tjerë në vendet e Ballkanit, me popujt që jetojnë në Malin e Zi, pastaj me SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore, ndërmjet vendlindjes dhe mërgimit. “Së këndejmi, ata kanë identitet të shumë¬fishtë, që do të thotë se identiteti i tyre shqiptar nuk është i stabilizuar”. Autori është i vetëdijshëm se çfarëdolloj parashikimi për të ardhmen e shqiptarëve është e pamundur dhe e pasigurt. Prandaj, në parathënien e librit shprehet: “E kaluara, ak¬tualiteti dhe e ardhmja e shqiptarëve në Malin e Zi është komplekse dhe është e vështirë për t’u parashikuar epilogu përfundimtar i tyre”. Për ta përmbyllur: duke trajtuar probleme të fushave të ndryshme që lidhen me shqiptarët në Malin e Zi, Haxhi Shabani në fakt përpiqet të hartojë një platformë të shqiptarëve në Malin e Zi. (Vështrimi është lexuar me rastin e përurimit të librit në QKI “Malësia” – Tuz, më 17 mars 2018) E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Botime të reja

Monografi mbi historikun e parlamentarizmit shqiptar në Mal të Zi (Gjekë Gjonaj, Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit 1946-1990, Art Club, Ulqin, 2018) Gazetari dhe publicisti Gjekë Gjonaj ka botuar ditët e fundit librin “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit 1946-1990”. Libri trajton përfaqësimin e shqiptarëve në jetën politike, gjegjësisht në Kuvendin e Republikës Popullore të Malit të Zi, Kuvendin Federativ dhe Kuvendin e Republikës Socialiste të Malit të Zi në kohën e monizmit. Siç shprehet autori në Fjalën paraprijëse, “libri synon që, përmes fakteve dhe dokumenteve arkivore të Kuvendit të Malit të Zi, ligjeve kushtetuese të Republikës Popullore dhe Republikës Socialiste të Malit të Zi, Kushtetutës së vitit 1946, 1953, 1963 dhe 1974, të rikujtojë dhe të nxjerrë nga pluhuri i harresës, errësirat e kohës dhe kujtesës të gjithë deputetët (del-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

egatët) shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit.” Edhe pse në fokus ka deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, libri na ofron një pasqyrë informuese edhe mbi ndryshimet që ka pësuar gjatë viteve Kuvendi i Malit të Zi, në aspektin e rregullimit dhe organizimit, duke filluar që nga viti 1906, që konsiderohet si fillimi i Kuvendit në Mal të Zi e deri në vitin 1990. Në këtë studim monografik, autori pasqyron në mënyrë kronologjike të 11 palë zgjedhjet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe, duke arritur në përfundimin se gjatë 44 viteve të sistemit monist, në Kuvendin e Malit të Zi janë ulur gjithsej 46 deputetë (delegatë) shqiptarë. Një kapitull i veçantë i librit i është kushtuar

jetëshkrimit të deputetëve shqiptarë. Libri është botim cilësor me lidhje të fortë dhe është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Redaktor i librit është Ali Salaj, recensent Ismet Kallaba, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Gjekë Gjonaj ka botuar më herët librat: “Prekë Cali, piramidë e kufijve të Shqipërisë” (monografi), “Njëmendësi shqiptare”, “Gjurmëve të kohës”, “Shqipet e maleve”, “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve” dhe “Bijtë e shqipes”. Ky është libri i i. k. tij i shtatë.


MOZAIK

Infrastruktura rrugore e Malësisë, pasqyrë e pushtetit aktual Infrastruktura rrugore e dobët, e bazuar kryesisht në riparime dhe arnime, në Malësi, e sidomos në Tuz, që është qendra e Malësisë, është pasqyra më e mirë e këtij pushteti pothuajse 30- vjeçar, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Nëse të qëllon të udhëtosh me makinë nëpër Malësi, të bie në sy fakti se përpos trafikut të rënduar në qytezën e Tuzit dhe mosrespektimit të kodit rrugor, e infrastruktura rrugore, sidomos gjatë reshjeve të shiut, është në gjendje të mjerueshme. Kjo gjendje në qendrën e Tuzit, jo vetëm se është kaotike për trafikun, por gropat e hapura, të maskuara, sepse janë të mbushura me ujë, paraqesin rrezik potencial për vozitësit, automjetet e tyre, por edhe për qytetarët në përgjithësi.

Gjendja nuk është më e mirë as nëpër fshatrat e Malësisë, ku infrastruktura është joadekuate edhe në periudhën pa shira, sepse ka përplot hendeqe të hapura nga ndërtimi i ujësjellësit, të cilat nuk u riparuan kurrë. Një aks rrugor që duhet veçuar si tejet të dobët e të pambajtur është edhe rruga nëpër luginën e Cemit, ku gropat dhe arnimet joadekuate janë shumë të rrezikshme. Kjo rrugë e lënë pas dore, me vite është në plan që të ripunohet, për t’u lidhë me shtetin shqiptar, por jo se nuk është ripunuar, por ka vite që as nuk është arnuar. A thua ngase këto fshatra janë bastion i partive shqiptare? Vlen të ceket se nga kjo rrugë varet edhe hapja e pikës kufitare në

Grabom, ku Shqipëria veçse e ka ndërtuar rrugën deri në kufi me Malin e Zi. As rruga kryesore që lidh dy shtete, Malin e Zi dhe Shqipërinë, edhe pse e riparuar, nuk është në gjendje të mirë. Ajo paraqet pasqyrë të dobët për kalimtarët jovendas, të cilët fitojnë përshtypje sikur në këtë vend as që jetohet. E pra, falë banorëve të Malësisë, dhe me ndihmën e partive satelite, ky pushtet po mbijeton edhe sot. Në fund, duhet veçuar se deri te hyrjet e oborreve, madje edhe deri te garazhet dhe shtëpitë e funksionarëve partiakë, të partisë në pushtet dhe të aleatëve të saj, nuk mungon asfalti i ri. Albert Camaj

E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Dita e Verës (1)

Vetëm në Elbasan të jesh në këtë ditë sit ditën jo vetëm ta ruajnë këtë festë pagane, por dhe ta festojnë. Për Koha Javore:

Pëllumb Gorica Elbasan Gjithësaherë që nisem nëpër festa, ndjej emocione të papërshkueshme dhe, kur kthehem, kam mbartur me vete pasuri të pashlyeshme. Kështu ndodh dhe, saherë që marr rrugën drejt Elbasanit, në këtë qytet të lashtë, përfitoj risi e mbresa të reja, se “Dita e Verës” është kthyer në një manifestim të madh gëzimi,si një stafetë e bukur tradicionale që njëri brez ia dorëzon tjetrit. Dita e Verës, si një prej riteve më të lashta pagane është përcjellë, sa në antologjinë gojore popullore, aq edhe në plastikën e lëvizëshmërisë së jetës, si një dëshmi e kulturës sonë të lashtë. Në fashat e saj, ajo përshkohet nga tipari i i gëzimit njerëzor, që pasqyron kalimin e Dimrit, që mbyllte njerëzit brenda mureve të shtëpisë dhe ardhja e Pranverës, si përtëritje e natyrës. Është rizgjim në punë, gëzim, lëvizje e jetës, shëndet e mirësi në familje, shoqëri, miqësi… Kur shkruaj që “Vetëm në Elbasan duhet të jesh këtë ditë!”, merret vesh që fjala është për datën 14 mars, si “Ditë Vere”, natyrshëm që nuk është festë vetëm për Elbasanin, por, në ngulmoj dhe bëj një thirrje (si majëkrahi, kur thonë në Veri), mendoj se nuk jam fare i njëanshëm, por jam krejt i drejtë. Elbasani,-mendoj unë,- ka jo vetëm “tapitë” e kësaj feste kaq të bukur, me “vulë të thatë prej noteri”, por dhe”hipotekën” e saj. Dhe aq e kanë bërë të tyren Elbasanasit këtë festë, sa, dhe, kur i shkruaj si emër të përgjithshëm, nuk guxoj t’i shkruaj me gërmë të vogël. Vetëm Elbasana-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

Në Elbasan, “KRYEQENDËR” e festës

U nisëm drejt Elbasanit që në mëngjes herët. E ndërsa makina jonë e vogël, brenda së cilës udhëtojmë tre vetë, i kaloi kthesat gjarpëruese të rrjedhës së lumit Erzen, u fut më pas në brendinë e tunelit të ndriçuar nga dritat e shumta. Më tej, shpejtesia e makinës u shoqërua me një jehonë tingujsh kaotikë që binin në veshët tanë për gjatë luginës të rrethuar nga të dy anët prej një formacioni mbrojtjeje natyrore të Krrabës. Mëngjesi ka nderë mbi supe mantelin e dritës dhe premton një ditë të, me një qiell ngjyrë blu, edhe pse gjurma e një mjegulle resh notonte lehtë e shoqëruar nga një fllad i ftohtë. Anës rrugës, vende – vende, lulet e bardha e të ndrojtura, duket sikur dhurojnë edhe ato dritë. Kanë buisur në degët e zhveshura të kurorave të kumbullave, të bajameve, të pjeshkëve e dardhave. Bari i vesitur nga vesa e mëngjesit të mahniste dhe dukej si një qilim i gjelbërt, shtruar mb sipërfaqen e tokës; ndërsa degët e pishave të gjata e të gjelbërta era i tundtte lehtas. Të lumturon ringjallja e natyrës ripërtëritëse nga letargjia gjumashe dimërore. Kjo ringjallje, erdhi brenda makinës tonë që voziste e shtërnguar mes karvanit lumë të makinave që shpejtonin drejt Elbasanit. Janë të shumtë qytetarë nga gjithë Shqipëria që duan të festojnë në Elbasan. Sa mirë, kur i ndajmë bashkë gëzimet e festave tradicionale! Ka nga ata që udhëtojnë qindra- mijëra kilometra për të ardhur. Sidomos elbasanasit, të larguar në emigracion, kthehen me mall dhe fytyrat u shkëlqejnë, të festojnë këtë ditë kaq të veçantë, siç është “Dita e Verës”. Cila është ajo forcë e çuditshme që

i shtyn të marrin udhën?! Respekti dhe dashuria për festën rituale të parëve dhe malli për tokën që i lindi për të gëzuar me të afërmit e tyre të dashur. Natyrisht, as largësia dhe as vështirësitë që kanë hasur andej ku punojnë e jetojnë, nuk i ka penguar që të vijnë. I mbërthyer në këto ndjesi, i relaksuar nga këngët që dëgjoj, tek i afrohem Elbasanit, hedh sytë mbi fushën e Bradasheshit. Shpirtin sikur ma shpon një gjemb, tek shoh atë “karakoll gjigant” të ashtuquajtur “çlirimi i dytë i Shqipërisë” që u bë, si të thuash, gogoli që hëngri jo vetëm ekonomikisht tërë vendin, por u bë një çerdhe mutacioni vrasës për gjithë klimën e Elbasanit. Pa menduar se zmadhoj, por në vizionin tim, Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë”, me metastazat e tij vrasëse, as më pak dhe as më shumë, është i ngjashëm me Çernobilin ukarainas. Të vret sytë gërdalla skeletike dhe duket si përbindësh kërcënues në


KULTURË

duhet ë feste

udhën drejt qytetit. Një regëtimë dhimbjeje më del nga shpirti, heq sytë për ta bërë dalje një pamje të tillë dhe, mbasi i jap një “shkundje” trupit, bëj sikur e harroj. Qyteti zgjohet me ndjesinë e bukur të festës të shumëpritur. E ndjen këtë gëzim, që nga shtëpitë e vjetra e deri tek pallatet shumëkatshe, por me gjithë madhështi, ngado që hedh sytë, në rrugët, sheshet, parqet, bar- kafetë, që gëlojnë nga njerëzit. Festojnë jo vetëm banorët e qytetit dhe zonave përreth tij, por edhe të vizitorëve nga të gjitha trevat shqiptare. Edhe zogjtë në cicërima përjetojnë entuziazmin e festës, duke fluturuar mbi ndërtesat e larta. Ndjesitë e këtyre çasteve, të përpira nga kënaqësia, të bëjnë të zbresësh nga makina dhe të zhytesh në rrjedhën e njerëzve të gëzuar. Fëmijëve të buzëqeshur u lexohen në fytyrë gëzimi e gjallëria dhe i japin festës një amplitudë më të larmishme. Në mes kësaj atmos-

“Për gjithë shokët asht Ditë Vere, Dimni tem s’ka të mbaru Ç’janë k’to lajme, k’to habere? Ah, erdh koha me kalu…!.” Isuf Myzyri

fere, të krijuar nga kjo traditë e lashtë, përfshihesh nga emocione të bukura, dhe humbet në lumin e madh të veprimtarive gazmore. Elbasani jehon nëpërmjet këngëve të vjetra e të reja dhe kthehet në një aeropag të madh koncertesh të këngëtarëve popullorë. Tek dëgjon këngët e bukura popullore elbasanase, ringjallen njëri-pas tjetrit, këngëtarët e vjetër dhe, mbi të gjithë, vjen i gjallë me qemanen e tij, Mbreti, Isuf Myzyri apo Usta Isufi e mandej, pas tij, Marie Dhama e Tahir Gurakuqi, vëllezërit Zena, Albert Tafani e të tjerë më të rinj. Për një çast, je nga je dhe je bërë elbasanas. Je “infektuar” nga “virusi” i festës dhe nga pritja aq bujare e Elbasanasve.

Libri që i duhet festës

Në mes kësaj atmosfere i përfshirë nga emocione të bukura, të mezazhit që përcjell festa në shpirt, si një mysafir i përhershëm, takoj miqtë

e mi; Fatmirin, Lidën, Gëzimin, Ilirin, Vehapin dhe Ladin. Kënaqësinë, bukurinë, virtytet dhe madhështinë e shpirtit të tyre e lexon në bisedat e këndshme e plot dashamirësi, që nuk kanë kuptim pa bashkëndjenjën e traditës së lashtë. Fatmiri, me një gjest fisnik e po aq interesant e karakteristik të qytetarisë elbasanase, pasi të shtrin dorën, të uron: ‘‘Paçim një vit të mbarë dhe të qetë“. Vehapi me atë buzëqeshjen e tij të përhershme në fytyrë të dhuron ballokumen e famshme të “Ditës së Verës”. Pa më thoni:- A e gjeni kund, veç në Elbasan “Ballokumen e Elbasanit”? E falënderoj dhe nisim bisedën tonë për vlerat e krenarinë e kësaj feste tradicionale, që ua kanë lënë trashëgimi të parët. Iliri ndjehet tepër i përmallur. Ai ka ardhur nga Athina, ku jeton prej disa vitesh dhe nuk harron të vijë çdo Ditë Vere në Elbasan. Por si njeri i librave (pa modesti, unë shkruaj libra), sikur bëhem pak më shumë mbresues, kur në këtë ditë feste shoh diçka të re: Shoqata “Durana” ka organizuar një panair libri. Kjo risi, sipas meje, ua zbukuron ballin organizuesëve. Është pema më e bukur që si stafetë do të japë fruta të ëmbla. – I duhej ky panair Elbasanit, thotë Aqif Hysa, organizatori i panairit, – me vlera të rralla frymëzuese, kulturore, historike e morale, me kaq shumë personalitete të betonuara në murin e paharrueshëm të qytetit, edhe ‘’Ditës së Verës’’. Më prekës të bën ky panair, kur poetja e bukur, Iliriana Sulkuqi, ka ardhur që nga Amerika e largët vetëm e vetëm për të promovuar librin e saj poetik “Sot pagëzova dashurinë” në këtë ditë. E ç’mund të kërkosh më shumë për të pasur mbresa, por me mendimet u futa thellë në zanafillën e kësaj feste pagane e cila ka ardhur deri në ditët tona. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Dy monumente kult historike në ranë Gani Karamanaga

Qendra për kulturë

Në pjesën juglindore të Ranës sot është kompleksi –restoranti “Hollegro”. Por, dikur fillimisht aty ka qenë Qendra e parë për kulturë e Ulqinit. Sipas tregimit të disa të moshuarve, projektuesi ka qenë një ish i burgosuri, arkitekt gjerman. Punimet përfundojnë në vitin 1948 kur ishte edhe hapja solemne. Qendra për kulturë në Ranë ka pasur këto pjesë: kino sallën e cila përbëhej nga parteri dhe galeria, skena-bina e cila mbyllej me perde të kuqe. Gjithashtu ka qenë edhe biblioteka. Kur isha 10- vjeçar më kuj-

tohet Natasha Gazivoda si punëtore e bibliotekës. Përveç filmit, aty janë mbajtur edhe shfaqje teatrale, mbledhje, mbrëmje festive. Disa mbrëmje aty janë paraqitur Daut dhe Skender Zhygjeli-“Pelivani” me programin artistik. Në një program festiv me kuiz morra pjesë si nxënës i klasës së katërt fillore. Gjithashtu, në atë mbrëmje së bashku u përgjigjën në kuiz edhe i ndieri Dr. Shuajb Resulbegu dhe Sabir Nimanbegu. Sipas tregimit të mësuesit të vjetër Shefki Karamanaga ( 1936-2017) në Qendrën për kulturë në Ranë u mbajt mbledhja në vitin 1956, kur u miratua vendimi për mbylljen e shkollave shqipe në Ulqin. Ngjitur më këtë objekt është lulishtja të cilën me kujdes dhe pasion të veçante e ka rregulluar i ndjeri Rexhep Goga. … Sipas tregimit te një punëtori të

vjetër në turizëm, Josip Broz Tito në vizitën e parë të Ulqinit i tha stafit të politikës së Ulqinit se turizmit në Ulqin i nevojitet një ekspres- restorant për ushqim të shpejtë. Pas disa viteve, konkretisht në vitin 1962 u miratua vendimi që Qendra kulturore të shndërrohet në ekspres restorant. Ulqini atëherë ( por edhe sot) ka pasur hapësira të tjera për këtë lloj objekti. Në vitet e tranzicionit ky objekt është privatizuar. Pronari i ri i bëri disa ndryshime, por po e përmend një gjë të mirë: E ka rujtuar lulishten ku janë edhe eukaliptusi si simbol egzotik të cilin e kanë sjellë detarët ulqinakë nga lundrimet e tyre. Si përfundim: Qendra e kulturës në Ranë ishte aso kohe, por me siguri edhe për kohërat e sotme, një ndërtesë e bukur monumentale, dhe ruajtja e saj ka qenë obligim i të gjitha subjekteve shtetërore.

Konsulati turk

Në mjedisin e Pllazhit të qytetit i ngritur në kodërrafëshi dikur ishte ndërtesa monumentale konsulati turk. I ndërtuar në pjesën e dytë të shekullit XIX ka qenë shtëpi orientale me pamje mbi det .. Shkëmbi i madh mbi të cilin ishte konsulati e ndante plazhin në dy pjesë. Me ardhjen në Ulqin guvernati i Ulqinit vojvodë Simo Popoviq japi urdhër për thyerjen e këtij shkëmbit dhe hapjes kalimit në të dy anët e plazhit. Të moshuarve nuk i kujtohet se kur u rrënua konsulati turk Kjo gjë ndodhi në periudhën ndërmjet dy Luftrave

Përpara: Qendra për Kulturë e atëhershme (sot “Hollegro”), prapa: Stacioni Shëndetësor me banjë publike

26

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018


KULTURË

turore Botërore. Më vonë , në atë vend u vendos një ndërtesë e ultë e quajtur restaurant “Divlji nar” ( Shegë e egër shqip ). Restauranti ishte pronsia e sipërmarjes hotelierike. Në periudhën 1966-1969 restauranti “ Divlji nar” e kan mbajtur Shaban Mavriqi dhe Hamdi Dragovoja.

Sipas tregimit të mësuesit të vjetër Shefki Karamanaga (19362017) në Qendrën për kulturë në Ranë u mbajt mbledhja në vitin 1956, kur u miratua vendimi për mbylljen e shkollave shqipe në Ulqin

Mbas privatizimit në vitet e nëntdhjeta të shekullit XX , pronari i ri aty ndërtoji kompleksin hotelierik ku vendin kryesor e zënë hoteli “ Coloseum”. Është fare normale që blerësi i ri do të ndërtoji diçka për profitin dhe mendimin e tij. Por, “ fajtorët” e zhdukjes të këtij monumenti janë institucionet repub-

likane si edhe ato vendase si nuk u interesuan për ruajtjen e objekteve historike kulturore të Ulqinit. Shtroji pyetjen ? : A nuk ishte më mirë që kë vend të ruhet, kultivohet , dhe mundësisht ndërtohet një shtëpi me pamje të dikurshme e ngjashme me apartamente... ?

Konsulati turk

E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Dusha Dushaj-Kalaj femra e parë dhe e vetme shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi

Shqiptarja politi sfidoi edhe polit

Dusha Dushaj –Kalaj, në kujtesën e zgjedhësve dhe mbështetësve të saj, në Mal të Zi mbahet mend si shqiptarja e cila me dinjitet përfaqësoi popullin dhe partinë e vet në regjimin e atëhershëm komunist

Gjekë Gjonaj

Sipas një studimi që kam bërë kohën e fundit, në Kuvendin e Malit të Zi rezulton se prej fillimit të parlamentarizmit në këtë shtet, nga viti 1905 e deri më sot, shqiptarët kanë pasur vetëm një femër deputete. Ajo është Dusha Dushaj-Kalaj, politikania e parë dhe e vetme e cila mori votëbesimin e shqiptarëve për t’i përfaqësuar ata në organin më të lartë ligjvënës në Mal të Zi., në legjislaturën e XIV ( 19821986). Kjo gjë flet për një mentalitet ende të pastrukturuar qartë sa i përket vendit që i duhet lënë gjinisë femërore, që kanë të bëjnë me vendimmarrje apo çështje të rëndësishme sa i përket çështjeve të pushtetit, qoftë edhe në nivele më të larta shtetërore. Pse jo kur politikanet femra nëpër botë nuk janë vetëm kandidate të duhura për një vend pune, por edhe femra të cilat e kanë dëshmuar se janë të zonjat që të drejtojnë “ timonin” e një shteti, siç janë për shembull Margaret Thatcher, një prej femrave që la gjurmë në histori për pushtetin dhe karakterin e fortë. E ashtuquajtura “Zonja e Hekurt”, kancelarja

28

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

gjermane Angela Merkel, e cila u bë e famshme për “dorën e fortë” , ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton, njëkohësisht ish-Zonja e Parë e Amerikës, e cila u bë e njohur për politikat e ndjekura përtej detit, kryesisht në kontributin dhënë për ndihmën ndaj grave dhe çështjet e zhvillimit dhe arsimit, të cilat e çuan në majë ditarin e politikave të jashtme, Dilma Rousseff, presidentja e Brazilit ... Edhe shtetet fanatike u kanë besuar grave drejtimin, duke u nisur nga presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, Aung San Suu Kyi, sekretarja e përgjithshme e Ligës Kombëtare të Demokracisë në Birmani, kryeministrja e Australisë, Julia Gillard, Yingluck Shinawatra, kryeministrja e Tailandës, Joyce Banda, presidente e Malavit, dhe Ellen Johnson-Sirleaf, presidente e Liberisë etj. Rikujtoj se femrat shqiptare janë bërë për herë të parë pjesë e Parlamentit Shqiptar në Legjislaturën e parë, atë të viteve 1945-1950. Në një total prej 82 deputetësh, 6 prej tyre ishin femra. Po kush është gruaja e parë dhe e vetme e cila, duke e thyer akullin shekullor , hyri në histori në jetën politike të shqiptarëve në Malin e Zi? U lind më 3 nëntor 1950 në fshatin Skorraq- Hot. Shkollën fillore e ka kryer në Tuz. Shkollën e Mesme të Tregtisë „ Sergej Staniq“ dhe Shkollën e

Mesme Ekonomike „ Mirko Veshoqviq“ e ka përfunduar në Podgoiricë. Ka kryer edhe Shkollën e Lartë të Tregtisë dhe Fakultetin Ekonomik në Podgoricë. Pas vetes ka një veprimtari të pasur profesionale dhe politiko-shoqërore. Ka punuar në Industriaimport, në Organizatën punuese të Tregtisë së Jashtme si ndihmësdrejtoreshë në Sektorin “ Agroimpex” për import-eksport (19741999), Në vitin 1973 merr librezën e kuqe të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Anëtare e Sekretariatit të Konferencës Komunale të Organizatës Komunale të Rinisë së Titogradit, 1974. Anëtare e Konferencës së Lidhjes së Komunistëve të Industriaimportit dhe Këshillit Koordinues të Organizatës së Rinisë, 1974. Anëtare e Konferencës Komunale dhe Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore të Grave të Titogradit, 1974. Anëtare e Organizatës së Rinisë së Tuzit dhe organizatave të tjera politiko-shoqërore të kësaj bashkësie lokale. Anëtare e Komitetit Komunal të Lidhjes së Komunistëve të Titogradit dhe anëtare e Sekretariatit të KK të LK të Titogradit, 1975. Anëtare e Këshillit Botues të gazetës „ Omladinski pokret“( Lëvizja e Rinisë), 1976. Anëtare e Komitetit Qendror të LKJ si dhe anëtare e e Komisionit për Çështje Financiare pranë KQ TË LKJ, 1978. Anëtare e Komisionit Statutar të KQ të LK të Malit të Zi, 1982.Dele-


MOZAIK

ikane e cila tikanët gate e Këshillit të Punës së Bashkuar të Kuvendit të Malit të Zi dhe anëtare e Komisionit për Çështje Finaciare pranë Kuvendit të Malit të Zi. Delegate në Kongresin e VIII, IX, XI dhe XII të KQ të LKJ. Në vitin 1986-1990 ishte anëtare e Këshillit të Qendrës Marksiste të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Malit të Zi, Anëtare e Këshillit Botues të gazetës „ Pobjeda“. Anëtare e Këshillit Pedagogjik të Malit të Zi. Jeton në Podgoricë. Dusha Dushaj – Kalaj, në kujtesën e zgjedhësve dhe mbështetësve të saj ,në Mal të Zi mbahet mend si shqiptarja e cila me dinjitet përfaqësoi popullin dhe partinë e vet në regjimin e atëhershëm komunist. Ajo me paraqitjen e saj serioze në Parlament dhe në tubime të tjera partiake sfidoi edhe politikanët, shumica e të cilëve mendonin se politika është „ pronë“ e tyre . Edhe pse prej atëherë kanë kaluar tri dekada e gjysmë, Dusha për femrat e sotme shqiptare mbeti shembull dhe një ëndërr e parealizueshme që të ulen në bankat e Kuvendit të Malit të Zi, pavarësisht përmbysjes së sistemit monist dhe thirrjeve të ripërsëritura ndërkombëtare për përmirësimin e situatës së përfaqësimit të grave në politikë. Domethënë se përfaqësimi i femrës shqiptare në instancat e larta të politikës dhe të vendimmarrjes, është një “betejë” e cila ende vazhdon. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Banorët e fshatrave shqiptare të Malësisë së Rozhajës protestojnë

Nuk lejojnë ndërti mini-hidrocentrale

Banorët e fshatrave,Husaj ,Bukel i Epërm,Bukel i Poshtëm,Dacaj,Buxhov dhe Peshkaj ,fshatra të cilat kryesisht janë të banuara me shqiptarë kanë marrë vendim të përbashkët

30

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

se do nuk do të lejojnë kurrsesi që në vendbanimet e tyre të ndërtohen mini-hidrocentrale. Këtë qëndrim ata ua kanë deklaruar qartë organizatave të investuesve potencialë „ARTEK „

dhe „Erlang“ si dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal në mbledhjen e cila u mbajt javën e kaluar në ambientet e shkollës fillore Dacaj. Arsyeja e thjeshtë dhe parësore e


MOZAIK

imin e eve një vendimit të tillë të këtyre banorëve siç theksohet është frika se në rrjedhat e të dy lumenjve, atij të Husajve e Bukelit të Epërm do të vijë deri të tharja pikërisht në rrjedhat e këtyre dy lumenjve, vend ku është e planifikuar vendosja e gypave të mini-hidrocentraleve , gjë që do të shkaktonte dëme të paparashikueshme në sektorët e turizmit, të bujqësisë, blegtorisë , si degë jetike nga të cilat jetojnë ata pak banorë të kësaj ane. Kryetari i BL ,Hysen Daci, ka thënë qartë se :“Para disa ditësh së bashku me drejtorin e shkollës Z.Haxhi Lajçi dhe disa përfaqësues të këtyre fshatrave kemi biseduar me kryetarin e komunës z.Ejup Nurkoviq ku kemi qartësuar se nuk do të lejojmë kurrsesi ndërtimin e këtyre mini-hidrocentraleve në shtretërit e lumenjve tanë ,sepse deri më tani shfrytëzimi i pyjeve dhe shkëmbinjve (gurëthyesve), për banorët tanë ka shkaktuar shumë dëme të mëdha. Ky shfrytëzim i koncesionarëve të pyjeve dhe të gurëthyesve në trevat tona sjell vetëm dëme e kurrfarë dobie për banorët shqiptarë, prandaj kam shpresë në fjalën e dhënë të kryetarit z.Ejup Nurkoviq i cili në atë takim zyrtar na siguroi se nuk do t’u japë kurrë pëlqimin kompanive të ndërtimit të këtyre hidrocentraleve përderisa banorët të mos jenë janë në dakord„. Ndërtuesi (investuesi) potencial, i quajtur Marko Pavliqeviq siç ka qartësuar përmes dokumentacionit paraprak dërguar Komunës së Rozhajës, fjala është për ivestim i cili kap vlerën midis 2,5 deri në 3 milionë euro, ku planifikohet që të hapen 4-6 vende të punës. Pavliqeviq ka deklaruar se projekti nënkupton ndërtimin e një largpërçuesi të ri ,i cili do të jetë në tërësi me investime vetanake. Në kuadër të projektit është e parashikuar të punohen dy pellgje për rritjen

e peshqve. Gjithashtu ka deklaruar se ai do të ndajë mjete financiare për riparimin e Shkollës fillore në Dacaj .Ai ka deklaruar për mundësinë e ndriçimit të rrugëve të fshatrave. Po ashtu ka deklaruar se nëse vie deri të realizimi i projektit, do të ndihmojë në rregullimin e infrastrukturës rrugore. “ Ne kemi planifikuar të punësojmë 4 deri në 6 punëtorë ,dhe vetëm një ose eventualisht dy njerëz të kualifikuar do ta jenë drejtues të hidrocentraleve”, deklaroi z. Paviqeviq. Sokol Daci, një i moshuar dhe ahtivist nga Bukeli na ka shpjeguar të pranishmëve numrin e familjeve me tendenca të zvogëlimit në vazhdimësi të shumë banorëve. Ky në mes tjerash tha :“Migrimin e madh e kemi përjetuar në vitin 1999. Mendoj se me planifikimin e ndërtimit të këtyre mini hidrocentraleve neve përsëri po na hapën plagët e vjetra. Në vend që Shteti të stimulojë kthimin e njerëzve tanë të shpërngulur nga trojet e veta, dikush planifikon të na marrë edhe ujërat tona, të cilat janë bukuritë e këtyre vendeve ,ky është një vend me bukuri të rralla natyrore të paprekura .Këtu kanë mbetur një numër i vogël i banorëve dhe nëse realizohet plani i ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, kjo do të shkatërronte themelet e jetës sonë. Shteti na i ka marrë malet tona, ndërsa ne nuk kemi të drejtë të shfrytëzojmë as dru për djegie ...Ne gjithherë ishim dhe jemi lojalë ndaj shtetit të Malit të Zi edhe përkundër faktit se nuk kemi të punësuar asnjë shqiptar në polici , gjyqe si e gjetiu …“ Rrustem Lajçi, banor i fshatit Husaj, ka njoftuar për vendimin e këtij fshati ,duke theksuar se nuk do të lejojmë kurrsesi ndërtimin e këtyre mini-hidrocentraleve. Ky ndër të tjera ka thënë: „Shtëpitë tona në luftën e fundit në vitin 1999 kanë qenë të demoluara dhe pothuaj tërësisht të shkatërruara ,në vend që shteti të paguante dëmet në vlerë prej 50 .000 DM (pesëdhjetë mijë markave),deri më sot nuk janë paguar dëmshpërblimet, kemi shpërnguljen masive të të rinjve . Ne tash 15 vite po helmohemi me pluhur të gurthyesit ,tani doni të na lëni edhe pa ujë. Ne nuk jemi kundër askujt, por le ta dijë i gjithë Mali i Zi ,ne para do të japim jetën tonë se sa lumenjtë tanë në të cilët lumenj janë burim i jetës .Ne nuk do të lejojmë që askush të

realizojë këso lloj investimesh ,sipas meje të dëmshme për vendin tonë”, ka përfunduar Rrustemi“. Sekretari i zhvillimi ekonomik z.Nezir Daciq nëpunës në kuadër të Komunës së Rozhajës,ka deklaruar se pushteti lokal do të mbështesë vendimin e banorëve dhe se komuna nuk nuk do të japë kurrsesi pëlqimin për realizimin e ndërtimit të hidrocentraleve, nëse banorët janë kundër ndërtimit të tyre. Ky ka pranuar se këto fshatra janë lënë pas dore dhe harruar gjatë dekadave, duke aluduar se tash po planifikohet ky ndërtim dhe projekt i dëmshëm i cili sipas tij asgjë nuk do të ndryshoje në përmirësimin e jetës së banorëve edhe nëse ndodhë ndërtimi i këtyre mini- hidrocentraleve. Ndërsa këshilltari i KK Z. Muhamed Daci përfaqësues i Partisë Boshnjake, banor i fshatit Dacaj ,gjithashtu ka dëshmuar se pyjet tona po priten pandërprerë, duke vazhduar me këto fjalë: „Zoti na ka shpërblyer me pyje ,por ato dalëngadalë po shkatërrohen, duke u prerë pa plan. Ne në Kuvend kemi marrë vendim për ruajtjen e pasurive të bjeshkëve tona ,Hajlës,Shtedimt dhe Turjakut, me qëllim të zhvillimit të turizmit. Prandaj ndërtimi i këtyre mini-hidrocentraleve si projekte të parapara me vendimet tona paraprake të Kuvendit „do të bien në ujë“, prandaj jemi apsolutisht kundër ndërtimit të tyre „ ka përfunduar ai. Sa do të këtë Komuna e Rozhajës fuqi e kompetenca për të ndaluar ndërtimin e këtyre mini-hidrocentraleve mbetet për t’u parë në një të ardhme të afërt. Ose edhe kjo që po ndodh me banorët shqiptarë të këtyre viseve është edhe “një lojë e radhës” për arsye se fillet e ndërtimit përmes matjeve të kapaciteteve të rrjedhës së këtyre dy lumenjve ka më vazhduar vite më parë nga ana e organizatave (kompanive )punuese, prandaj deri tani askush nga organet kompetente, si ato lokale dhe qendrore asnjëherë nuk i kanë njoftuar banorët se çka po ndodh ,e tash në fund kur ka përfunduar pothuaj gadi çdo gjë me projektin e paraparë, pyetën banorët se a janë pro apo kundër ndërtimit të këtyre mini-hidrocentraleve , absueditet që nuk meriton komentim e shpjegim …!? H. Lajçi E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit zhvilloi seancën e tretë

Kryetar i Komunës u emërua Dr. Abedin Axhoviq Përfaqësues të opozitës nga partitë shqiptare dhe të Demokratëve edhe gjatë kësaj seance kanë vënë në dukje se ka pasur shkelje të statutit dhe të rregullores së kuvendit, duke e quajtur të paligjshëm ri-kandidaturën e të njëjtit person, i cili në votimin e parë nuk kishte fituar numrin e mjaftueshëm të votave

Tuz- Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit vetëm dy ditë pas përfundimit të seancës së dytë të mbajtur më 13 mars 2018, zhvilloi seancën e tretë më 15 mars 2018 me një pikë të rëndit të ditës: emërimi i kryetarit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit. Këtë seancë e thirri urgjentisht kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, pasi në vazhdimin e seancës së dytë pas shumë debatesh, opozita parlamentare evidentoi një sërë shkeljesh procedurale të statutit dhe të rregullores, të cilat sipas tyre i kishte bërë shumica qeverisëse gjatë votimit për emërimin e kryetarit të komunës. Në këtë seancë, me 20 vota pro të këshilltarëve të koalicionit qeverisës (PDS-UDSH-PB-SD) dhe 0 kundër, Z. Abedin Axhoviq, u emërua kryetar i komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ndërsa 12 këshilltarë të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018

LDSH-së, ASH-së dhe Demokratëve nuk votuan. “Dua t’ju falënderoj që më keni votuar. Falënderoj edhe qytetarët e Malësisë të cilët ndoshta kanë edhe më shumë besim tek unë. Do të vazhdojë të punoj me përkushtim dhe përgjegjshmëri ashtu sikurse kam punuar dhe të të kaluarën”, theksoi Axhoviq në fjalën e rastit. Ndërkohë, përfaqësues të opozitës, të partive shqiptare dhe të Demokratëve edhe gjatë kësaj seance kanë vënë në dukje se ka pasur shkelje të statutit dhe të rregullores së kuvendit, duke e quajtur të paligjshëm ri-kandidaturën e të njëjtit person i cili në votimin e parë nuk kishte fituar numrin e mjaftueshëm të votave. Nga ana tjetër, këshilltari i PDS-së, Halil Dukoviq, theksoi se nëse dikush dyshon se është shkelur sërish ligji, mund të ngre padi në

Gjykatën Administrative. Në seancën e tretë, propozimin e kandidatit për kreun e komunës e paraqiti në emër të koalicionit qeverisës, kreu i grupit parlamentar të PDS-së, Hilil Dukoviq, i cili propozoi që për kryetar të komunës të emërohet Dr. Abedin Axhoviq, për të cilin shpalosi edhe një jetëshkrim të shkurtër si një mjek me përvojë dhe politikan. As në këtë seancë nuk pati kundër-kandidat nga subjektet e tjera politike edhe pse nga “Alternativa Shqiptare” sqaruan se do ta kishin propozuar kandidatin e tyre, por siç theksuan ata e anuluan atë për shkak se sipas tyre, edhe kjo seancë u mbajt në kundërshtim me statutin dhe Ligjin për vetëqeverisjen lokale. Se seanca ishte në kundërshtim me statutin dhe rregulloren theksuan edhe këshilltarët e LDSH-së dhe të t. u. Demokratëve.


MOZAIK

Seanca në të cilën u konstatuan shkelje të statutit dhe rregullores

Kuvendi i komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit vazhdoi seancën e dytë të mbajtur në fillim të muajit mars Tuz - Në vazhdimin e seancës së dytë të kuvendit të komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit e cila ishte mbajtur më 02.03.2018 e që vazhdoi më 13. 03. 2018, këshilltarët konstatuan se gjatë seancës së dytë, përkatësisht më 02.03.2018 ka pasur shkelje procedurale, shkelje të rregullores dhe të statutit të këtij kuvendi gjatë votimit që rezultoi me emërimin e kryetarit të komunës, Z. Abedin Axhoviq. Këshilltarët e partive shqiptare por edhe të Demokratëve gjatë një debati mbi dy-orësh e kanë quajtur këtë kuvend si një kafene dhe jo si një institucion ku merren vendime të rëndësishme për përfaqësimin e interesave të popullit, pasi sipas tyre shumica qeverisëse nuk respekton ligjin, statutin dhe rregulloren por përkundrazi i shkel ato.

Nga ana tjetër, këshilltarët e mazhorancës u shprehën se ata u mblodhën në këtë seancë pikërisht për ta pranuar gabimin e bërë, duke konfirmuar se gjatë votimit për emërimin e kryetarit të kuvendit, janë bërë shkelje procedurale, statutore dhe të rregullores së kuvendit. Pas shumë debateve të ndërsjella në mes këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, para përmbylljes së kësaj seance, me 19 vota për dhe 12 kundër u miratuan propozimet që kreu i grupit të PDS-së, Halil Dukoviq i identifikoi si shkelje procedurale, e të cilat i shpalosi para këshilltarëve. Ai më tutje propozoi që kuvendi të miratojë këto konkluzione; “Në bazë të lëshimeve të evidentuara dhe gabimeve në procedurën e votimit të kryetarit të komunës, anulohet procedura e votimit të

fshehtë; obligohet kryetari i kuvendit që të udhëheq me procesin e votimit të fshehtë sipas nenit 79 të statutit, të formojë trupin punues i cili i ndihmon në atë procedurë; kryetari i kuvendit si person i autorizuar për udhëheqje të procesit të zgjedhjes së kryetarit të komunës është i obliguar që në procedurën e zgjedhjes dhe të votimit të fshehtë t’u përmbahet saktësisht dispozitave të statutit të cilat kanë të bëjnë me procedurën e zgjedhjes së kryetarit të komunës (nenet 77- 85 të statutit); Obligohet kryetari i kuvendit që urgjentisht me procedurë të përshpejtuar të thërrasë seancën me pikën e rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit të komunës”, tha Dukoviq, propozim i cili u miratua me shumicë votash. t. u. E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

MANAGEMENT CLERK TEMPORARY POSITION – REPLACEMENT FOR EMPLOYEE ON MATERNITY LEAVE • BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Provides a wide range of office management, technical and logistical support to the Management Officer, as well as the broader Embassy community. Handles all correspondence and filing, maintains the calendar of the Management Officer, handles phone inquiries, prepares routine cables, drafts and distributes management notices. For broader Embassy Community, employee serves as content webmaster for Embassy Intranet site, assists Protocol Assistant with major events. Acts as primary LES POC for all logistical issues related to VIP visits.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of college studies is required. 2. EXPERIENCE: Must have at least two years of experience in administration, including experience in interpretation/translation. 3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. KNOWLEDGE: Must be proficient in use of computers, and must have excellent word processing/spreadsheet, database and SharePoint management skills. 5. SKILLS AND ABILITIES: Ability to independently organize and manage the correspondence and records is required. Must be tactful with good communication and interpersonal skills. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MARCH 27, 2018 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Management Clerk) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 22 MARS 2018


SPORT

Klubi i Karatesë “Ulqini”, i 5-ti në renditjen e përgjithshme në turneun “Ilixha Open 2018” në Sarajevë, në mesin e 110 klubeve pjesëmarrëse

Sukses që meriton përkrahje Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun më të fuqishëm ndërkombëtar të karatesë në regjion, “Ilixha Open 2018” në Sarajevë, i cili u mbajt më 10-11 mars. Në këtë turne morën pjesë 110 klube me 1271 garues, nga 6 shtete. KK “Ulqini” në plasmanin gjeneral u rendit i 5-ti, duke lënë pas edhe 105 klube te tjerë shumë të fuqishëm. Në këtë klub, këtë sukses e vlerësojnë si një bum të radhës për KK “Ulqini”-n dhe qytetin e Ulqinit. “Garuesit tanë treguan një përgatitje superiore duke u hasur me më të mirët e karatesë së mbarë rajonit”, thuhet në komunikatën për shtyp të KK “Ulqini”-t.

Ky klub u paraqit në turne me dhjetë garues, të cilët arritën të fitojnë 13 medalje: gjashtë medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta. Garuesi më i suksesshëm në këtë turne nga KK “Ulqini” ishte i pandalshmi Riad Tafa, i cili u kurorëzua me dy medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë. Me medalje të arta në disiplinat individuale u kurorëzuan: Riad Tafa me dy medalje të arta, me nga një medalje të artë u kurorëzuan Marko Daboviq dhe Simon Simonoviq, me medalje të argjendtë u kurorëzua Paskual Koçoviq, kurse medalje të

KK “Ulqini” u paraqit në turne me dhjetë garues, të cilët arritën të fitojnë 13 medalje: gjashtë medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta. Garuesi më i suksesshëm në këtë turne nga KK “Ulqini” ishte i pandalshmi Riad Tafa, i cili u kurorëzua me dy medalje të arta, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë bronztë fituan Seida Suma, Adis Demiri, Simon Simonoviq dhe Riad Tafa. Në disiplinat ekipore kata, me medalje të artë u kurorëzua ekipi i seniorëve dhe ekipi i kadetëve dhe juniorëve. Ekipi i seniorëve ishte në përbërje: Marko Daboviq, Elvir Islami dhe Albert Rudoviq, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë; ekipi kadetë/juniorë, i përbërë nga Elvir Islami, Albert Rudoviq dhe Aldin Buliq gjithashtu u kurorëzua me medalje të artë, kurse me medalje të argjendtë u kurorëzua ekipi i katave i gjeneratës 2007/2008, i cili ishte në përbërje: Adis Demiri, Simon Simonoviq dhe Riad Tafa. Trajnerët dhe udhëheqësia e KK “Ulqini” shprehen të kënaqur me arritjen e garuesve të tyre në këtë turne shumë të fuqishëm. “Jemi të kënaqur dhe dita-ditës jemi duke ecur me hapa të sigurt drejt fitoreve të mëdha”, thonë me krenari ata, duke falënderuar sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë: Ndërmarrjen “Final Trade”, “Elita Group”, “Kallaba Company” dhe prindërit e garuesve. (Kohapress) E ENJTE, 22 MARS 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 22 mars 2018

Debati mbi identitetin shqiptar në

Viti XVll Numër 807 Çmimi 0,50

procesin e integrimit të Malit të

Zi në BE

Udhëkryqi historik i shqiptarëve

ISSN 1800-5696

A kemi nevojë për bastore të tjera

Shqiptarët në Malin e Zi po defaktorizohen


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.