Koha 808

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 mars 2018 Viti XVll Numër 808 Çmimi 0,50

Ulqini ka krizë ekonomike, politike dhe institucionale! ISSN 1800-5696

Frymëzimi për diçka merret në jetën e përditshme

Biznesmeni që la Amerikën dhe erdhi në Ulqin për të kultivuar ullirin


PËRMBAJTJE

8

10 John Bolton dhe shqetësimi i shqiptarëve

Rizgjedhja e Putinit dhe reagimi i Perëndimit

14

16 Monografi me vlera të veçanta politiko-shoqërore

Ndërthurje e artit poetik me trashëgiminë kulturore

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018


PËRMBAJTJE

18

26 Panoramë reflektuese mbi marrëdhëniet në Ballkan

POEZI: Hajredin Kovaçi

30

33 Vendi i parë në renditjen e përgjithshme

Nënhelmi me dhjetra hektarë tokë pjellore nën ujë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 29 mars 2018 Viti XVll Numër 808 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re ka krizë ekonomike, mungu ë e Ulqini politike dhe institucionale! dëshir nhjëet ma trit-o Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Frymëzimi për diçka merret në jetën e përditshme

Biznesmeni që la Amerikën dhe erdhi në Ulqin për të kultivuar ullirin

përditshme në jetën e diçka merret Frymëzimi për

kultivuar ullirin Ulqin për të dhe erdhi në la Amerikën Biznesmeni që

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

politike dhe institucionale! Ulqini ka krizë ekonomike,

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në zgjedhjet presidenciale do të garojnë shtatë kandidatë

Dy parti shqiptare mbështesin Gjukanoviqin, partitë tjera akoma nuk janë deklaruar Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 15 prill do të garojnë shtatë kandidatë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të hënën mbrëma, kur ka qenë afati përfundimtar për dorëzimin e nënshkrimeve, ka vërtetuar kadidaturat për President të Malit të Zi të kryetarit të Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbija Kalaç, kandidatit të pavarur Vasilije Millaçiq, kryetarit të partisë Mali i Zi i Drejtë, Marko Millaçiq, kandidates së Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq, e cila ka mbështetjen edhe të partisë DEMOS, kryetarit të Koalicionit Serb, Dobrillo Dedeiq, kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, dhe kandidatit Mlladen Bojaniq, i cili mbështetet nga pjesa më e madhe e partive të opozitës, përfshirë Frontin Demokratik, Demokratët e Malit të Zi, Partinë Popullore Socialiste dhe Lëvizjen Qytetare URA. Më herët, kandidaturat e tyre i kanë tërhequr kandidati i pavarur prof. dr. Gjorgjije Blazhiq dhe kryetari i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq,

4

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

të cilët kanë thënë se do të mbështesin kandidatin e opozitës Mlladen Bojaniq, kurse kandidati i pavarur, shkencëtari Dragan Hajdukoviq, nuk ka arritur të mbledhë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për dorëzimin e kandidaturës për president të Malit të Zi. Siç shihet, edhe në këto zgjedhje presidenciale nuk do të ketë asnjë kandidat shqiptar. Dy partitë shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Demokratike, kanë deklaruar se në zgjedhjet presidenciale do të mbështesin kandidatin e PDS-së, Millo Gjukanoviq. Në deklaratën për shtyp të UDSHsë thuhet se Këshilli Qendror i kësaj partie vendosi të mbështesë Gjukanoviqin për arsye se ai është garanci e stabilitetit dhe e përparimit të Malit të Zi. “UDSH dhe PDS ndërtojnë partneritetin e vet prej vitit 1997 dhe ky vendim i yni është vazhdim i natyrshëm i bashkëpunimit tonë të deritashëm. Po ashtu, Malin e Zi në periudhën e ardhshme e presin sfida të shumta në rrugën e arritjes së standardeve

evropiane dhe perëndimore. Që të arrihet kjo, atij i nevojitet stabilitet dhe ecje përpara, e garancia më e mirë e stabilitetit dhe përparimit të Malit të Zi është pikërisht Gjukanoviqi”, thekson deklarata për shtyp. Edhe Partia Demokratike mbështetjen e kandidaturës së Gjukanoviqit për president e ka arsyetuar me pothuajse të njëjtin argumentim. “Gjukanoviqi është partneri ynë i vjetër i koalicionit. Jemi të bindur se ai personalisht është garanci e integrimeve euroatlantike, i marrëdhënieve shumë të mira me vendet në rajon dhe i demokracisë multietnike në Mal të Zi”, kanë deklaruar nga kjo parti. Ndërkohë, dy partitë tjera parlamentare shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeverisës së nivel shtetëror, Forca e Re Demokratike dhe Alternativa Shqiptare, nuk janë deklaruar akoma publikisht nëse do të mbështesin ndonjërin prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale, ashtu si dhe partitë tjera joparlamentare shqiptare. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Në seancën konstitutive të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Verifikohen mandatet e këshilltarëve Ulqin – Në seancën konstitutive të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të mbajtur të hënën, janë verifikuar mandatet e këshilltarëve të përbërjes së re të dalë nga zgjedhjet lokale që janë zhvilluar më 4 dhe 18 shkurt. Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Pjetër Lulgjuraj, ka paraqitur raportin mbi rezultatet e votimit për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.

Seanca është drejtuar nga këshilltari më i moshuar i përbërjes së re të Kuvendit, Selim Resulbegoviq, nga Socialdemokratët e Malit të Zi. Megjithëse në rendin e ditës ka qenë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Komunës, për këtë nuk është diskutuar pasi që akoma nuk është arritur marrëveshja për formimin e shumicës qeverisëse, gjë që pritet të ndodhë pas zgjedhjeve presiden-

ciale më 15 prill. Në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit përfaqësohen gjithsej tetë subjekte politike. PDS dhe Forca e Re Demokratike do të kenë nga tetë këshilltarë, Koalicioni “Zgjohu Ulqin” (PD, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe LD në MZ) shtatë këshilltarë, UDSH dhe Socialdemokratët e Malit të Zi nga tre këshilltarë, Lëvizja Qytetare URA dy këshilltarë, kurse PSD dhe Partia Boshnjake nga një këshilltar. (Kohapress)

Drejtori i Drejtorisë për Komunikacion, Savo Paraça, vizitoi punimet në rikonstruktimin e aksit rrugor Krythë – Ulqin dhe u takua me zytarë të Komunës së Ulqinit

Të kënaqur me rrjedhën e punimeve Ulqin – Drejtori i Drejtorisë për Komunikacion, Savo Paraça, me bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar të enjten një vizitë pune në Ulqin, ku ka parë nga afër rrjedhën e punimeve në rikonstruktimin e aksit rrugor Krythë-Ulqin, si dhe është takuar me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, me bashkëpunëtorë. Në një deklaratë për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se në takim u konstatua se nisur nga kushtet klimaterike, mund të jemi të kënaqur me zhvillimin e punimeve, ndërkohë që nga Drejtoria për Komu-

nikacion nënvizuan se nga fillimi është punuar në vendet më kritike me qëllim të eleminimit të problemeve. “Të pranishmit u ndalën në punimet që duhet kryer kur është fjala për dislokimin e tubave të ujësjellësit që duhet bërë në periudhën e ardhshme në koordinim dhe konform planit. Theksojmë që mjetet për dislokimin e tubacionit janë siguruar nga Qeveria e Malit të Zi. Nisur nga e tëra kjo, në periudhën e ardhshme mund të pritet ndalimi i tërësishëm i komunikacionit në këtë aks. Pritet përgatitje e dinamikës së veçantë për përshpejtimin

e punimeve”, thekson deklarata për shtyp. Ndërkaq, gjatë sezonit turistik është paralajmëruar se do të ndërpriten në tërësi punimet në këtë aks rrugor ose eventualisht do të punohet në ato vende që nuk e pengojnë komunikacionin. Drejtori i Drejtorisë për Komunikacion, Sava Paraça, ka siguruar se për nevojat e sezonit turistik rruga do të përgatitet qoftë edhe me një shtresë të asfaltit me qëllim që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. (Kohapress) E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Fokus

Ulqini ka krizë ekon politike dhe instituc Ngecja ekonomike, rritja e papunësisë, paperspektiva e të rinjve dhe varfëria e madhe, janë disa nga shifrat që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë ekonomike, politike dhe institucionale. Përfaqësuesit kryesorë të këtij mjedisi me qëndrimet e veta kryeneçe, dëshmojnë joseriozitetin e duhur. Loja e tyre jo e hijshme, për pasojë, përshkallëzoi edhe më shumë krizën në qeverisjen lokale

Esat Mehmeti

Po bëhen dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe ende pa qëndrim zyrtar për formimin e përbërjes së re të pushtetit vendor. Moskrijimi i institucioneve të reja, bartë me vete ngecje në zhvillimin ekonomik. Situata politike reflekton kornizën e përgjithshme për gjendjen e krijuar. Mirëpo, edhe më parë, me muaj apo vite të tëra, , për arsye politike të një ngërçi politik, pushteti aktual në Ulqin nuk funksionoi ashtu si duhej dhe askush me arsye të shëndoshë nuk thotë se ka përpjekje për të tejkaluar këtë krizë. Askush nuk merr guximin e duhur, të pranojë fajësinë, apo të tërhiqet nga pozita që ai mbulon. Por, përkundrazi, gjithnjë këmbëngulin dhe mbajnë peng politikën, vetëm e vetëm për të qenë i pari, duke shprehur etjen për pushtet.! Situata jostabile që po e përcjell Ulqinin për vite me radhë dhe po shkakton dëme të pariparueshme. Andaj, nga kjo k a t r a h u r ë , më së shumti e pësojnë qytetarët, në veçanti të punësuarit në komunë dhe në ndërmarrjet publike, ku

6

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

themeluese është Komuna e Ulqinit. Edhe përkundër kësaj, më parë, pushteti lokal në Ulqin drejtohej nga koalicioni i gjerë, i “fortë” me diktim nga Podgorica, me ndërmjetësimin e PDSit,( Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit ),por, që në start të punës, u ndie i pafuqishëm, nuk iu bëri “ fajde“. Ai trashëgoi raporte të këqija, me një trend jo të mirë politik. Në tërë këtë situatë, emërues i përbashkët i gjithë kësaj, padyshim, është politika kryeneçe. Përfaqësuesit kryesorë të këtij mjedisi me qëndrime të tyre kryeneçe, dëshmojnë joseriozitetin e duhur, duke krijuar krizë ekonomike, politike dhe institucionale. Loja e tyre jo e hijshme, për pasojë përshkallëzoi edhe më shumë krizën në qeverisjen lokale. Qeverisja lokale me një politikë jo të mirëfilltë, tallëse dhe degraduese është shndërruar në treg konsumues dhe në një g a n g r e n ë për qytetarët e saj. Pushtetarët tanë sillen sikur jemi në një situatë krejt normale dhe se në Ulqin nuk po ndodhë asgjë.! Jemi dëshmitarë të situatës së krijuar në këtë mjedis. Ngecja ekonomike, rritja e papunësisë, paperspektiva e të rinjve dhe varfëria e madhe, janë vetëm disa nga shifrat që dëshmojnë se ekonomia e Ulqinit është në krizë të thellë dhe dukshëm po reflektohet në mirëqenien e popullatës. Komuna

e Ulqinit dhe ndërmarrjet publike, ku themelues është pushteti vendor, janë duke përjetuar ditët e tyre më të errëta. Po përballemi me grahmën e fundit. Problemet financiare janë tejet të mëdha. Ato dita-ditës po rëndojnë mbi kurrizin e të punësuarve. Të gjitha këto kalojnë në heshtje, pa marrë askush përgjegjësinë e duhur. Në ndërmarrjet publike, pagat e të punësuarve nuk u janë paguar prej 5 deri në 18 muaj. As në komunë situata nuk është aspak më e mirë. U bënë 5 muaj që pagat nuk u janë paguar, duke mos i llogaritur këtu kontributet të cilat janë vite me radhë pa u paguar, si për punonjësit e komunës, ashtu edhe në ndërmarrjet publike. Madje, këtu hyjnë edhe borxhet e tjera të akumuluara nga vitet e shkuara dhe ato çdo ditë po rriten. Theksojmë edhe faktin se deri më 31 mars të këtij viti, është në fuqi vendimi për financim të përkohshëm të Komunës së Ulqinit. Atëherë, ç’farë t’i themi kësaj.? Kjo është pasqyra e pushtetit aktual ?!… Të thuash se gjendja është katastrofike është pak. Kjo është vetëm një çmenduri e llojit të vet.! Fitohet përshtypja se askush nga pushtetarët tanë nuk e “ çanë “ kokën për situatën e krijuar dhe me paturpësinë më të madhe paraqiten sikur çdo gjë është në rregull dhe normale. E vërteta është së të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur, por përgjegjësitë ndahen sipas pozitave.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nomike, cionale!

Edhe pas zgjedhjeve lokale të 4 shkurtit të këtij viti, krerët e politikës shqiptare edhe përkundër asaj që i kanë numrat e duhur për të drejtuar pushtetin e ri në Ulqin, serish t i m o n i n e mbanë PDS-i ( Partia Demokratike e Socialistëve). Krerët e politikës shqiptare gjithnjë shkojnë me avazin e vjetër, kërkojnë “shpëtimin “te PDS-i. Kështu, duke vrapuar se kush është më i “fortë “, më i “dashur” dhe më afër DPSit. Andaj, me keqardhje, por fitohet bindja se shqiptarët mund të bëjnë aleancë me cilatdo parti të tjera, por mes veti jo!

Por, kjo nuk është e veçanta. Nuk është hera e parë që këtij mjedisi i mungon një organizim i mirëfilltë. Nisur nga përvoja disavjeçare, fitohet bindja se këtij mjedisi ende i mungon një strategji se si t’i qasemi realizimit të objektivave tona.

Formimi i qeverisjes lokale

Edhe pas zgjedhjeve lokale të 4 shkurtit të këtij viti, krerët e politikës shqiptare edhe përkundër asaj që i kanë numrat e duhur për të drejtuar pushtetin e ri në Ulqin, serish t i m o n i n e mban PDS-i ( Partia Demokratike e Socialistëve ). Krerët e politikës shqiptare gjithnjë shkojnë me avazin e vjetër, kërkojnë “shpëtimin “te PDS-i. Kështu, duke vrapuar se kush është më i “fortë “ e më i “dashur” dhe më afër DPS-it. Andaj, me keqardhje, por fitohet bindja se shqiptarët mund të bëjnë aleancë me cilatdo parti të tjera, por mes veti jo !. Çuditërisht !.Është për të ardhur keq !. Krerët e politikës shqiptare të këtij mjedisi janë fajtorët kryesorë për të gjitha këtë që po ndodhin, ku kostoja do të jetë tepër e lartë dhe humbja e dhembshme.

Krerët e politikës dhe përgjegjësia

Këtu, faktori politik shqiptar mban përgjegjësinë e duhur për qasjen ndej problemeve madhore. Krerët e poli-

tikës duhet të jenë më të përgjegjshëm, më të matur në veprime, e jo të jenë vetëm dekor.! Ulqini edhe ashtu është me normën më të ulët të zhvillimit në shkallë republike. Andaj, për ta ndryshuar këtë situatë, kërkohen masa urgjente. Nëse nuk bëhen reformat rrënjësore në politikën ekzistuese, në kuptimin e mirë të fjalës dhe nëse nuk funksionon mbrojtja dhe nxitja e zhvillimit vendor, atëherë në fakt, ekonomia e Ulqinit është drejt shkatërrimit. Anija do të fundoset. Politikanë që po mbajnë peng zhvillimin e këtij mjedisi, duhet të kenë parasysh se problemet nuk zgjidhen me deklarata dhe kumtesa publike, e as me rikompozim të pushtetit, por me reforma e aksione të veprimit konkret, duke iu dhënë shans të rinjve, duke rritur zhvillimin ekonomik, duke hapur vende të reja pune, duke ulur papunësinë dhe duke hapur perspektiva të reja.

Politika shterpë e subjekteve udhëheqëse

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare i kanë shterur dhe konsumuar të gjitha veprimet. Mendoj së shansi i vetëm për të shpëtuar nga kjo situatë kaotike, mbetet, vetëm akti më moral, të z b r i t n i nga politika. Tërhiquni dhe kthehuni shtëpisë, familjes e biznesit Tuaj. Lëshojuni radhën të tjerëve, atyre

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që mendojnë ndryshe, atyre që kanë dëshirë dhe vizion për zhvillimin dhe perspektiven e këtij mjedisi. Them këtë, ngase jeni të provuar mjaft. Mjaft keni konsumuar një politikë shterpe. Jo që nuk i keni sjellë zhvillim dhe perspektivë këtij vendi, por keni sjellë përçarje, neveri dhe varfëri të skajshme . Deri te ky vlerësim kemi ardhur duke parë se qeverisja lokale nuk ka strategjinë e duhur, nuk ka vizon për një zhvillim të mirëfilltë, thënë shkurt, nuk shohim një perspektivë ekonomike të vendit . Sidoqoftë, ata që humbin besimin e popullit, i kanë humbur të gjitha. Besimin e popullit e fitojnë vetëm ata që vihen në shërbim të tyre, duke qenë të zhveshur nga pasionet dhe veset ; nga karrierizmi, lakmia për pasuri dhe etja për pushtet. Populli tek udhëheqësit e vet vëren cilësitë dhe tiparet e tyre. Akademiku, Rexhep Qosja, në një shkrim të tij të publikuar kohë më parë, mes të tjerave shkruan :” Njeriu peshon dhe vlerësohet në bazë të diturisë, punës dhe mirëqenies që posedon...” E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Ylliriapress

John Bolton dhe shqetësimi i shqiptarëve

Shtatë arsye se pse asgjë themelore nuk do të ndryshojë për Kosovën dhe shqiptarët

Ruben Avxhiu

Shumë shqiptarë e kanë pritur me një lloj shqetësimi emërimin nga Presidenti Donald Trump, të Ambasadorit John Bolton, në postin kyç të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.Arsyeja kryesore është se Bolton është një nga diplomatët e rrallë amerikanë që është shprehur kundër pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Argumentet e Boltonit ndryshuan disa herë, por për ta përmbledhur, ai paraqiste pavarësinë e Kosovës si diçka që ishte në kundërshtim me interesat amerikane, si shkelje e ligjit ndërkombëtar, provokim i panevojshëm i Rusisë dhe një pikënisje për shpërthim të radikalizmit islamik në Europë. Shqiptarët nuk janë të vetmit që e shohin me dyshim emërimin e tij. Shumë nga kritikët e tij e akuzojnë si luftënxitës, si dikë që preferon përdorimin e forcës aty ku diplomacia mund të kishte mjaftuar. Në veçanti, disa janë të shqetësuar se Bolton është sjellë në kabinet nga Presidenti Trump për të grisur Marrëveshjen

8

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

gjashtëpalëshe me Iranin. Në bazë ta saj, Irani ka ndaluar prodhimin e armëve bërthamore në shkëmbim të heqjes së bllokadës tregtare. Trump, Bolton dhe një numër i madh politikanësh amerikanë janë të mendimit se Irani është duke e ndërtuar armën bërthamore gjithsesi. Sipas kritikëve të tyre, ata në fakt, thjesht duan luftën e radhës në Lindjen e Mesme. Ironia është se Trump u bë President pas një fushate ku u tall dhe kritikoi ashpërsisht angazhimet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan. Por ai ka ndryshuar tashmë shumë nga qëndrimet e fushatës. Për Korenë e Veriut, ai ka këshilluar një goditje paraprake që sipas tij do ta shpartallonte regjimin dhe do t’ia sabotonte aftësinë për të luftuar seriozisht. Deklarata si këto vetëm sa ia kanë rritur imazhin e dikujt që mund të veprojë në mënyrë të papërgjegjshme në krye të sigurisë kombëtare amerikane. Koreja e Veriut është peshë e lehtë për t’u ndeshur me Amerikën, mirëpo, pesimistët imagjinojnë skenarin ku një predhë e vetme me përmbajtje bërthamore arrin t’u shpëtojë raketave amerikane, duke vrarë nga dhjetëra mijëra deri në një milion vetë, në Korenë e Jugut, Japoni apo edhe në bregun perëndimor amerikan. Fitorja amerikane mund të humbasë shkëlqimin nëse vjen me një çmim të tillë.

Punët e botës po ua lëmë për momentin të tjerëve. Po sa duhet të shqetësohen shqiptarët në Ballkan për këtë emërim të John Bolton? Paniku do të ishte pa vend. Madje edhe shqetësimi disi arkaik. Të mos harrojmë se kur John Bolton u deklarua me forcë kundër pavarësimit të Kosovës, ai nuk ishte më një diplomat në detyrë, por një komentues në media dhe një studiues në institucionet e mendimit politik amerikan. Zyrtarët kur nuk janë më në detyrë shprehin mendime që shkaktojnë debate, por në detyrë ripërqafojnë vendimet dhe synimet e përcaktuara të shtetit amerikan. E dyta, të mos harrojmë se Ambasadori Bolton ishte në atë kohë i inatosur me Presidentin George W Bush dhe sidomos Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice. Ai ishte emëruar fillimisht Ambasador në detyrë i SHBA-së në OKB. Përballë pakënaqësisë në Senatin Amerikan dhe mes aleatëve të Amerikës për pikëpamjet e tij, administrate vendosi që ta zëvendësojë. Bolton nuk ua fali asnjëherë këtë ndryshim. Nuk është çudi pra, që nëse Bush dhe Rice do të dilnin kundër pavarësisë së Kosovës, Bolton të deklarohej si flamurtar i saj. E treta, Bolton ashtu siç është normale në SHBA ishte kundër njohjes së pavarësisë sakohë që nuk ishte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

bërë akoma fakt i kryer. Ai vijoi të shprehej kundër saj edhe në javët e para, po qysh atëherë i është shmangur me kujdes temës. Mund të provokohet nga serbët dhe rusët që ta përsërisë dhe mbrojë qëndrimin e tij, po kurrsesi të diskutojë atë që është tashmë një e vërtetë e pakthyeshme. Pavarësia e Kosovës nuk e destabilizoi Ballkanin, përkundrazi rajoni ka mbetur në paqe e bashkëpunimi mes vendeve fqinje, madje edhe mes Prishtinës dhe Beogradit, ka ardhur duke u përmirësuar e forcuar. E katërta, edhe sikur Bolton të kishte mbetur armik i pavarësisë së Kosovës (e pamundur, duke pasur parasysh heshtjen e tij 10-vjeçare, po për hir të argumentit), ai nuk do të kishte kohë që të merrej me të. Ai po hyn në kabinetin Trump për t’u angazhuar në fazën e dytë të presidencës, ku të gjithë kohën do t’ia hajë përplasja me Kinën pas fillimit të luftës tregtare, takimi i Presidentit Trump me diktatorin koreanoverior, dhe mbi të gjitha hartimi i një politike të re izoluese dhe luftuese ndaj Iranit dhe regjimit të Ajatollahëve. Kjo e fundit, më shumë se puna e Kosovës do ta vendosë Ambasadorin John Bolton, në radarin e shqiptarëve. Për ata që nuk e kanë vënë re, apo e kanë harruar, Bolton vizitoi Shqipërinë plot një vit më parë, me rastin e festës së Nevruzit, për të

festuar së bashku me opozitën e regjimit të Ajatollahëve, që është strehuar në Shqipëri. Këto ditë vizitën e radhës e kreu një tjetër personalitet i afërt me Presidentin Trump, Rudy Giuliani. Nëse Bolton do të hartojë një plan që përfshin nxitjen e rrëzimit të regjimit në Iran, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri do të jenë pa dyshim pjesë e tij. Cilat mund të jenë pasojat për Shqipërinë është vështirë ta imagjinosh. Ndoshta nuk do të ketë asnjë pasojë, po Tirana ka më shumë arsye se Prishtina që të ndjekë pasojat e emërimit të tij. E pesta, Bolton është shquar si një nga zërat më anti-Kremlin në SHBA. Edhe me një President që është simpatizues i Putinit, antipatia mbetet. Ajo madje mund të marrë përmasa të tjera sepse Rusia ka investuar shumë në Iran dhe nuk dëshiron një prishje të marrëveshjes, aq më pak një eliminim të kundërpeshës së Iranit ndaj Arabisë Saudite dhe influencave të tjera në rajon. Moska madje është përfshirë në farkëtimin e një trekëndëshi të paimagjinueshëm pak vite më parë: Rusi-Turqi-Iran. Të tre vendet mund të kishin hyrë në luftë me njëra-tjetrën për shkak të përplasjes së interesave në Siri, mirëpo druajtja nga kostoja e atij skenari dhe kundërshtimi i përbashkët ndaj një shteti të mundshëm kurd, i ka kthyer në aleatë. Jo pak kanë ndikuar grushti i dështuar apo i sajuar i shtetit në Turqi, prishja e marrëdhënieve mes sauditëve dhe turqve dhe sigurisht mosaprovimi mbarëperëndimor për çimentimin e Erdoganit si President i plotfuqishëm në vend, në kurriz të lirisë së medias, funksionimit të opozitës, gjyqeve të papolitizuara dhe të paqes me pakicën kurde. Që të rikthehemi te çështja jonë, vështirë se Bolton do të pranojë diktatin rus në Ballkan, aq më tepër kur marrëdhëniet Moskë-Uashington do të vijnë duke u keqësuar në mënyrë të pashmangshme pavarësisht nga ndjenjat dhe preferencat e Presidentit Trump. E gjashta, Bolton nuk do të jetë Sekretar Shteti, postin që ka ëndërruar, por këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Një arsye e thjeshtë është se ky post është i vetmi në kabinet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që nuk kërkon miratimin nga Senati Amerikan. Nuk është sekret, se jo vetëm Demokratët, po as Republikanët në Senat nuk do të votonin për Boltonin. Nuk e deshën për Ambasador në 2005, nuk e duan në kabinetin presidencial as sot. Ngjitja e tij në kabinet do ndodhte herët a vonë. Shumë shqiptarë dhe jo vetëm ata kanë mbajtur frymë nga perspektiva e Boltonit në kabinet. Në vitin 2008, në 2012 dhe në 2016. Të gjithë kandidatët kryesorë republikanë për presidentë e kanë pasur në krye të listës për Sekretar Shteti. Madje edhe John McCain e Mitt Romney. Shumë shqiptarë në SHBA kanë pasur një arsye më shumë për të votuar për një president demokrat nga dyshimi që kanë pasur për Ambasadorin Bolton. Tani ky “ankth” me apo pa bazë do të shuhet njëherë e përgjithmonë. Ndoshta është më mirë që ai vjen në pushtet tani, kur Kosova është punë e kryer, kur vëmendja ka shkuar tjetërkund dhe kur ai nuk është më aq influences sa në vitet e mëparshme. E fundit, do të shohim se sa gjatë do të qëndrojë Bolton në administratën Trump, ku zyrtarët më të lartë po qarkullojnë e zëvendësohen me një shpejtësi relativisht të madhe. Trump nuk është një president i zakonshëm dhe koha ka treguar shumë shpejt se është vështirë për figura me personalitet që të qëndrojnë nën hijen e tij. Përplasjet e prapaskenës duken të pashmangshme. Bolton është gjithashtu një personalitet i vështirë. Jo më kot, ndër vite, ka krijuar kundërshtarë e pakënaqësi të shumta. Ai mund të lulëzojë nën drejtimin e Presidentit Trump, por është më shumë e mundshme që një konflikt të shpërthejë mes të dyve. Trump vjen nga një botë, ku është mësuar t’i qëndrojnë në këmbë, Bolton për një dekadë e gjysmë ka shijuar lirinë e të mos qenit në detyrë, ku ka thënë e ka bërë çfarë ka dashur. Mund të krijojnë një duet shumë të mirë, po edhe mund të përplasen në mënyrë të tmerrshme. Koha do ta tregojë. Deri atëherë, shqiptarët mund ta ndjekin se çfarë do të bëjë njeriu të cilit i janë frikësuar aq shumë. Është e natyrshme që do të kishim dashur që dikush tjetër të ishte emëruar për atë post. Po, sipas gjasave, vështirë se do të ndryshojë ndonjë gjë themelore, për ne e për Kosovën. E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Rizgjedhja e Putin dhe reagimi i Perë Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Shtëpia e Bardhë e mbrojti Presidentin Trump. Sikur donte ta justifikonte urimin që Presidenti Trump i bëri Vladimir Putinit për fitoren e tij, Zëdhënsja e Presidentit, Sarah Sanders, u tha gazetarëve se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte i vetëm në këtë gjest, pasi ai “Iu bashkua udhëheqësve të vendeve të tjera që bënë të njëjtin urim, Gjermania dhe Franca uruan fitoren e Putinit”, tha ajo dhe shtoi se edhe “Presidenti Obama kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 2012”, duke i uruar Putinit fitoren e atëhershme, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Por gazeta Uashington Post, citon zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të kenë thënë se këshilltarët e Sigurisë Kombëtare i kishin thënë presidentit Trump që të mos uronte Putinin për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, por siç duket presidenti Trump injoroi këshillat e tyre dhe në bisedë e sipër me shefin e Kremlinit e uroi atë për fitoren e tij. Ndërkaq, mediat evropiane njoftojnë se Krye-Komisioneri i Bashkimit Evropian Jean Claude Juncker i dërgoi gjithashtu një letër urimi udhëheqësit rus, ndërsa kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ishte ndër të parët që uroi presidentin Putin, ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron ka dërguar gjithashtu urimet për shefin e Kremlinit, por të pakën i kërkoi Moskës që të zbardhte vrasjen e papranueshme të një ish-spiuni dhe vajzës së tij, në Britaninë e Madhe. Por ishte udhëheqësi i konservatorëve britanikë në parla-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

mentin evropian, Ashley Fox ai i cili kritikoi letër-urimin që kryekomisioneri i BE-së i kishte dërguar shefit të Kremlinit, duke e quajtur letrën si të “turpshme”, pasi në të nuk përmendej fare përgjegjësia e Rusisë për vrasjen e ish-spiunit rus, Skripal dhe vajzës së tij. Por senatorët republikanë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara janë çuar peshë në lidhje me këtë çështje. Janë pikërisht senatorët e Partisë së vet Z. Trump, ata të cilët shprehën indinjatën më të thellë për këtë çështje, përfshirë Senatorin Republikan nga Arizona, Xhon Mekejn, i cili kishte rezervuar kritikat më të ashpra për Presidentin Trump në lidhje me urimin që Z. Trump i kishte bërë Pres. Putin për rizgjedhjen e tij të fundit.

Në një deklaratë për median, Senatori Mekejn e cilësoi bisedën telefonike të Z. Trump me Z. Putin si një fyerje, siç u shpreh ai, ndaj “çdo qytetari rus, të cilit i është mohuar e drejta e votës në zgjedhje të lira dhe të drejta, ashtu që me votën e lirë të kenë mundësi të vendosin vetë të ardhmen e vendit të tyre, përfshirë edhe shumë patriotë rusë të cilët kanë rrezikuar shumë duke protestuar dhe duke kundërshtuar regjimin e Putinit,” gjatë viteve. Senatori republikan, i cili shpesh ka kritikuar politikën e jashtme amerikane të Presidentit Trump, sidomos qëndrimet e tij ndaj Presidentit Putin – nënvizoi në deklaratën e tij se, “Një president amerikan nuk mund të udhëheq botën duke u uruar diktatorëve fitoren në zgjedhje jo të lira.”

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nit ëndimit

Edhe udhëheqësi i republikanëve në Senat, Z. Mitç Mëkanëll është distancuar nga urimi për fitoren e Putinit që Z. Trump ia përcolli në bisedën telefonike me të para dy tre ditësh. Z. Mëkanëll deklaroi se Presidenti ka të drejtë t’i telefonojë kujt të dojë, por shtoi se numërimi i votave në zgjedhjet e fundit në Rusi i kujtojnë atij zgjedhjet që mbaheshin dikur nën regjimet komuniste, kur cilido të ishte udhëheqësi i radhës, gjithmonë fitonte me një përqindje dërmuese votash. “Kështu qe, një bisedë telefonike me të (Putinin) nuk do të ishte lart në listën time të prioriteteve”, është shprehur udhëheqësi i republikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Edhe një senator tjetër republikan, Çak Gresli, u tha gjithashtu gaze-

tarëve të mërkurën se as ai nuk do ta uronte Putinin për fitoren e tij. “Unë mendoj se Putini është një kriminel. Shiko se çka bërë ai në Gjorgji, në Ukrainë, në vendet baltike, ç’bëri në Londër ku helmoi njerëz me gaze nervore. Unë nuk do të bisedoja me një kriminel.”, u ka thënë ai gazetarëve. E pyetur nga gazetarët për të reaguar ndaj këtyre dhe tjera deklaratave në lidhje me këtë çështje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë refuzoi të thoshte nëse zgjedhjet në Rusi ishin të lira dhe të ndershme, por u përgjigj duke thënë se, “Ne nuk u diktojmë vendeve të tjera se si të veprojnë”. Zgjedhjet në Rusi, historikisht, nuk kanë qenë kurrë të lira, të drejta dhe demokratike. Kështu ndodhi edhe kësaj radhe, sipas vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë. Megjithëse, presidenti Putin u rizgjodh me vota dërmuese, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, si edhe kundërshtarët politikë të Putinit kanë lëshuar akuza se gjatë zgjedhjeve të fundit ishin shënuar çrregullime të mëdha. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nënvizoi në një deklaratë se, “Pengesat mbi liritë themelore, si edhe ato në lidhje me regjistrimin e kandidatëve kanë kufizuar shumë hapësirën për një angazhim politik dhe si rrjedhim është shënuar mungesë e një gare serioze”, në fushatën politike për president. Në të vërtetë, Putini nuk kishte ndonjë kundërshtar serioz politik në këtë garë, pasi udhëheqësi i opozitës më të madhe në vend, Alexei Navalny, ishte ndaluar të merrte pjesë në fushatën për president të vendit. Fatkeqësisht, kohët e fundit presidenti Trump dhe të tjerë udhëheqës botërorë, përveë Putinit, kanë uruar edhe diktatorë të tjerë për fitoret e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Mediat amerikane dhe anëtarë të Kongresit amerikan kanë shpërthyer me komente të ashpra në lidhje me lajmin se para disa ditësh, Presidenti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Putin, ndër të tjera, për t’i uruar atij rizgjedhjen në atë detyrë, për një mandat tjetër

tyre, përfshirë kohët e fundit Presidentin e Kinës, Xi Jingping i cili shpalli veten president të përjetshëm dhe Rexhep Erdoganin e Turqisë i cili me anë të një referendumi shumë të kritikuar, ka rritur edhe më shumë pushtetin autokratik, që ai gëzon tani. Mbështetja për Putinin është çkurajuese, u shpreh për gazetën Washington Post, ekspertja amerikane për Evropën dhe ish-këshilltare e Zëvendës Presidentit amerikan Joe Biden, Julie Smith. “Evropa pret prej nesh udhëheqje, veçanërisht në lidhje me Rusinë, por fatkeqësisht nuk po e gjënë këtë mbështetje”, tha ajo. Për Rusinë dhe për botën, përfshirë perëndimin, zgjedhja edhe për një mandat tjetër të Vladimir Putinit si presidenti i Rusisë nuk do të sjellë asgjë të mirë për lirinë dhe demokracinë në Rusi dhe asgjë pozitive në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi amerikan e di mirë këtë gjë, sidomos kur është fjala për marrëdhëniet e Moskës me fqinjët e saj, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Cari i ri si cari i vjetër! Turp për udhëheqësit e Perëndimit që nuk shohin ose nuk duan të shohin se asgjë nuk ka ndryshuar për më mirë -- dhe as nuk ka ndër mend të ndryshojë në të ardhmen -- me rizgjedhjen e Vladimir Putinit për një mandat tjetër si president i vendit të tij. Si rrjedhim, nuk meriton asnjë urim nga udhëheqësit perëndimorë. E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Bota dhe njeriu Vetëm kur njerëzit janë injorantë, ata bëhen më lehtësisht të korruptuar dhe degjenerojnë në turmë, sepse nuk janë në gjendje të ushtrojnë sovranitetin e tyre. Uzurpimi bëhet i lehtë. Së shpejti një uzurpator zbulohet, dhe njerëzit vetë bëhen instrumente të gatshëm për shkatërrim dhe shkatërrimin e vetes

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington

“ 12

Sipas Hobsit, “qytetarët nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen qeverisë kur kjo është shumë e dobët për të vepruar në mënyrë efektive” kundër dukurive, si kriminaliteti e korrupsioni që shqetësojnë jetën e tyre. Sipas teoricienëve të tjerë, si Locke e Rousseau, “kur qeveria dështon të kënaqë vullnetin e përgjithshëm apo të sigurojë të drejtat e tyre, qytetarët mund të tërheqin detyrimin për t’iu bindur një qeverie të tillë, dhe për të ndryshuar udhëheqjen, zgjedhjet, por edhe dhuna, mbeten zgjidhja

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

Bota përmban njerëz të vegjël. Aq shumë janë ata sa që i larti, i miri, mbetet i padukshëm. Por është ajo që s’duket që i jep ngjyrimet kësaj bote. Prej të padukshmes, bota vjedh e vishet, dhe ndryshon fytyrën e saj, për t’u shtirë a dukur njerëzore. Sepse po ta shohësh thellë Bota është tokë, baltë, dhè, pisllëk, e ndyrë, e natyrshme, plot miq të rremë, ziliqarë, të pangopur me gjak të pastër. Dhe këta krijojnë përgjithësime, vlera të rreme, edhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

i saj “

shprehje, si për shembull “popull”. Pastaj i japin atij fuqi, e bëjnë sundues të leckosur, manekin, vetë vihen në krye dhe çdo gjë e kryejnë “në emër të popullit”. Sa qesharake! Vetëm kur njerëzit janë injorantë, ata bëhen më lehtësisht të korruptuar dhe degjenerojnë në turmë, sepse nuk janë në gjendje të ushtrojnë sovranitetin e tyre. Uzurpimi bëhet i lehtë. Së shpejti një uzurpator zbulohet, dhe njerëzit vetë bëhen in-

Prej të padukshmes, bota vjedh e vishet, dhe ndryshon fytyrën e saj, për t’u shtirë a dukur njerëzore. Sepse po ta shohësh thellë Bota është tokë, baltë, dhè, pisllëk, e ndyrë, e natyrshme, plot miq të rremë, ziliqarë, të pangopur me gjak të pastër. Dhe këta krijojnë përgjithësime, vlera të rreme, edhe shprehje, si për shembull “popull”. Pastaj i japin atij fuqi, e bëjnë sundues të leckosur, manekin, vetë vihen në krye dhe çdo gjë e kryejnë “në emër të popullit”. Sa qesharake!

strumente të gatshëm për shkatërrim dhe shkatërrimin e vetes. Ligji dhe rendi politik janë krijime të njeriut. Kontratat shoqërore midis qytetarëve dhe rendit politik janë thjesht mjete drejt një qëllimi përfundimtar, që është përfitimi i individëve të përfshirë në ‘të. Kjo kontratë mbetet legjitime vetëm nëse nënshkruesit i përmbahen ose e përmbushin atë. Sipas Hobsit, “qytetarët nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen qeverisë kur kjo është

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shumë e dobët për të vepruar në mënyrë efektive” kundër dukurive, si kriminaliteti e korrupsioni që shqetësojnë jetën e tyre. Sipas teoricienëve të tjerë, si Locke e Rousseau, “kur qeveria dështon të kënaqë vullnetin e përgjithshëm apo të sigurojë të drejtat e tyre, qytetarët mund të tërheqin detyrimin për t’iu bindur një qeverie të tillë, dhe për të ndryshuar udhëheqjen, zgjedhjet, por edhe dhuna, mbeten zgjidhja.” E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi Ditën Botërore të Poezisë në Muzeun Etnografik në fshatin Draginë të Anës së Malit

Ndërthurje e artit poetik me trashëgiminë kulturore

Në takim morën pjesë poetë dhe krijues nga Ulqini dhe Shkodra, anëtarë dhe miq të SHAI “Art Club”, të cilët lexuan poezi nga krijimtaria e tyre dhe e poetëve të tjerë. Në takim u diskutua për poezinë shqipe, me theks të veçantë për poezinë shqipe që krijohet në Malin e Zi, si dhe për problemet që i shqetësojnë krijuesit letrarë Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi të mërkurën, më 21 mars, Ditën Botërore të Poezisë me një aktivitet të titulluar “Poezi dhe etnografi”, të organizuar në Muzeun Etnografik në fshatin Draginë të Anës së Malit. Në takim morën pjesë poetë dhe krijues nga Ulqini dhe Shkodra, anëtarë dhe miq të SHAI “Art Club”, të cilët lexuan poezi nga krijimtaria e tyre dhe e poetëve të tjerë. Në takim u disku-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

tua për poezinë shqipe, me theks të veçantë për poezinë shqipe që krijohet në Malin e Zi, si dhe për problemet që i shqetësojnë krijuesit letrarë. Pjesëmarrësit vlerësuan zgjedhjen e mjedisit të veçantë për mbajtjen e takimit, duke ndërthurur artin poetik me trashëgiminë kulturore. Në fund të takimit, pjesëmarrësit shijuan ushqimet e përgatitura nga familja e pronarit të Muzeut Etnografik - Drag-

inë, Hajredin Kovaçi, si dëshmi e kuzhinës tradicionale dhe mikpritjes anamalase. SHAI “Art Club” e shënon rregullisht që prej disa vitesh Ditën Botërore të Poezisë me aktivitete të ndryshme, si takime të poetëve nëpër shkollat shqipe në Malin e Zi, përurime të vëllimeve poetike etj., me qëllimin për t’i dhënë peshën që meriton poezisë dhe krijimtarisë letrare në përgjithësi. i. k.


KULTURË

Koncerti u zhvillua në kuadër të turit ballkanik që kjo orkestër simfonike zhvilloi në disa qytete shqiptare në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Për rreth 90 minuta, 50 muzikantët e kësaj orkestre luajtën me profesionalizëm pjesë të njohura simfonike nga kompozitorë shqiptarë, kanadezë dhe ballkanikë

“West Coast Symphony Orchestra” nga Vankuveri i Kanadasë shfaqi koncert simfonik në Ulqin

Promovim i vlerave të muzikës shqiptare, kanadeze dhe ballkanike Ulqin – Pas Gjirokastrës, Ulqini ka qenë qyteti i dytë shqiptar në kuadër të turit ballkanik të Orkestrës Simfonike “West Coast Symphony Orchestra” nga Vankuveri i Kanadasë, njëra prej orkestrave më të mira të këtij vendi, e udhëhequr nga dirigjenti shqiptar Bujar Llapaj. Për rreth 90 minuta, 50 muzikantët e kësaj orkestre luajtën me profesionalizëm të enjten mbrëma për publikun jo të shumtë në numër në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin, pjesë të njohura simfonike nga kompozitorë shqiptarë, kanadezë dhe ballkanikë. Në repertor ishin pjesë si “Goca e Kaçanikut” nga kompozitori Rauf Dhomi, pastaj nga Çesk Zadeja dhe G. Sviridov “Kuvendi i Pajtimit” dhe “Kavale-

ria” nga muzika e filmit “Skënderbeu”, “Suitë me këngë popullore kanadeze” nga Morley Calvert, “Ergen” për solo kuartet nga Marko Videnoviq, “Koncert” për soprano, saksofon dhe orkestër nga Stefan Hintersteininger, si dhe premierat “Equinox” për kuartet dhe orkestër nga Elizabeth Knudson, “Koncert” për klarinet, trombon dhe orkestër nga Kreshnik Aliçkaj dhe “Qyteti” nga West Coast Suitë nga kompozitori Jim Hopson. Programi i koncertit ishte ideuar shumë mirë nga presidenti dhe menaxheri i orkestrës Paul Mc Ewen dhe dirigjenti Bujar Llapaj, për të promovuar vlerat e muzikës klasike shqiptare, ballkanike dhe asaj kanadeze, nga vjen vetë orkestra.

Dirigjenti Bujar Llapaj ka qenë dirigjent i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë, ndërsa prej 15 vitesh jeton në Kanada, ku ka vazhduar karrierën e tij muzikore si dirigjent. Koncerti u zhvillua në kuadër të turit ballkanik që “West Coast Symphony Orchestra” nga Vankuveri i Kanadasë zhvilloi në disa qytete shqiptare në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Kjo është hera e parë që kjo orkestër u prezantua në Ulqin, ndërkohë që është hera e dytë që ndodhet në një turne ballkanik. Koncerti u organizua nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë – Ulqin. i. k. E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Autori Gjonaj me këto hulumtime hap shtigje për një qasje të përgjithshme të pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi, duke përfshirë këtu përfaqësuesit politikë, të cilët edhe pse nuk u zgjodhën në mënyrë demokratike, megjithatë janë tregues të mekanizmave të sistemit me të cilat u munduan të animohen pakicat në këtë vend

Monografi me vlera të veçanta politiko-shoqërore Ali Salaj

Libri i Gjekë Gjonajt “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e monizmit (1946-1990)”

“ 16

paraqet një qasje dokumentare dhe arkivore për një periudhë të rëndësishme historike. Është kjo periudha

kur shqiptarët në Malin e Zi dhe në përgjithësi shqiptarët në rajon, mbesin nën ndikimin e sistemit të ashpër

Libri i Gjekë Gjonajt “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e monizmit (1946-1990)” paraqet një qasje dokumentare dhe arkivore për një periudhë të rëndësishme historike. Është kjo periudha kur shqiptarët në Malin e Zi dhe në përgjithësi shqiptarët në rajon, mbesin nën ndikimin e sistemit të ashpër komunist. Edhe pse kjo mbetje u bë pa dëshirën e tyre, ata megjithatë në kushtet më ekstreme ideologjike u përpoqën të mbijetojnë në atë sistem jo edhe aq joshës për komunitetin shqiptar në Malin e Zi. Veprimtaria e tyre për mbijetesë ishte e pranishme në të gjitha proceset politiko-shoqërore, duke përfshirë këtu edhe institucionin popullor, Parlamentin e Malit të Zi

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018


KULTURË

“ komunist. Edhe pse kjo mbetje u bë pa dëshirën e tyre, ata megjithatë në kushtet më ekstreme ideologjike u përpoqën të mbijetojnë në atë sistem jo edhe aq joshës për komunitetin shqiptar në Malin e Zi. Veprimtaria e tyre për mbijetesë ishte e pranishme në të gjitha proceset politiko-shoqërore, duke përfshirë këtu edhe institucionin popullor, Parlamentin e Malit të Zi. Autori Gjonaj me këto hulumtime hap shtigje për një qasje të përgjithshme të pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi, duke përfshirë këtu përfaqësuesit politikë, të cilët edhe pse nuk u zgjodhën në mënyrë demokratike, meg-

Autori përmbledh dokumente, fakte biografike, dëshmi, përshkrime dhe shumë çështje të tjera që e bëjnë më të besueshëm këtë libër, por që pasqyrojnë edhe përfaqësimin kompleks të shqiptarëve gjatë këtij harku kohor. Edhe pse Gjonaj arrin në përfundim “se shqiptarët ishin të përfshirë në jetën politike dhe shoqërore të Malit të Zi në mënyrë të barabartë me të gjithë popujt e tjerë”, ai me qëllim nuk komenton dhe nuk jep opinione për veprimtarinë e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Malin e Zi, disa prej të cilëve, për shkak të qëndrimeve mohuese ndaj vlerave kombëtare u cilësuan si persona “kontroversë”

jithatë janë tregues të mekanizmave të sistemit me të cilat u munduan të animohen pakicat në këtë vend. Autori përmbledh dokumente, fakte biografike, dëshmi, përshkrime dhe shumë çështje të tjera që e bëjnë më të besueshëm këtë libër, por që pasqyrojnë edhe përfaqësimin kompleks të shqiptarëve gjatë këtij harku kohor. Edhe pse Gjonaj arrin në përfundim “se shqiptarët ishin të përfshirë në jetën politike dhe shoqërore të Malit të Zi në mënyrë të barabartë me të gjithë popujt e tjerë”, ai me qëllim nuk komenton dhe nuk jep opinione për veprimtarinë e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve

në Malin e Zi, disa prej të cilëve, për shkak të qëndrimeve mohuese ndaj vlerave kombëtare u cilësuan si persona “kontroversë”. “Deputetët shqiptarë në Mal të Zi në periudhën e monizmit (1946-1990)” është një libër i veçantë, ku me përkushtim dhe pedanteri përshkruhet organizimi politik dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë proces. Krahas përfaqësuesve politikë të shqiptarëve trajtohet edhe përbërja e organeve të pushtetit të Malit të Zi në kohën e monizmit, duke e shndërruar këtë libër në një monografi të pasur, e cila do të jetë një burim referimi për studiuesit e ardhshëm. E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Mbi librin “Shqiptarët, serbët dhe grekët” e autorit Enver Bytyçi (1)

Panoramë reflektue marrëdhëniet në Ba Shaban Hasangjekaj Në fillim të parathënies së librit ai shkruan se shqiptarët, serbët dhe grekët janë tre popuj shumicë dërmuese në Ballkanin Perëndimor e Qendror, duke shtuar se historia e të tre këtyre kombeve deri në fillimin e shekulli XIX ka qenë e mbushur me luftëra për të përballuar fuqitë e jashtme ballkanike, por edhe histori me konflikte të herëpashershme midis tyre, për shkak të ambicieve perandorake të serbëve dhe grekëve, të cilat u trashëguan nga Mesjeta e deri më tani. Autori në këtë kontekst thekson se luftërat para krijimit të kombeve ballkanike ishin në përgjithësi luftëra principatash, të cilat në të shumtën e herës kishin një ekuilibër të admirueshëm fuqie dhe për pasojë, shqiptarët, ndonëse u tkurrën në trojet e tyre etnike nga dyndjet sllavo-serbe ruajtën identitetin, fizionominë kombëtare, traditat dhe etninë, derisa erdhën të kompaktësuar në kohën e çlirimit nga sundimi osman. Atë botë shqiptarët ishin thuajse homogjenë në katër vilajetet osmane, përkatësisht në atë të Shkodrës, të Janinës, të Shkupit (Kosovës) dhe të Manastirit. Brumin e lëndës të përfshirë në librin e vet me titull “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, autori Enver Bytyçi e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në pesë pjesë: pjesën I “E vërteta shqiptare dhe aleancat serbo-greke të bazuara në mite” e ka prezantuar

18

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

në katër trajtesa shtjelluese; Pjesën II “Origjina, përmbajtja dhe burimet e terrorizmi ndër serbët, shqiptarët dhe grekët, në tetë trajtesa shtjelluese; Pjesën III “Feja dhe rroli i saj nacionalist”, në katër trajtesa shtjelluese; Pjesën IV “Shqiptarët etnikë në Greqi dhe kurthi i minoritetit grek në Shqipëri, në tri trajtesa shtjelluese dhe pjesën V “Qasja ndërkombëtare ndaj shqiptarëve” në gjashtë trajtesa shtjelluese. Libri në fjalë, redaktor i të cilit është Arben Bijo, është botuar në Shtëpinë botuese “KOHA”, Tiranë, në vitin 2005 dhe përbëhet prej 384 faqesh. Në pjesët, gjegjësisht kapitujt e sipërpërmendur të këtij libri, dalin në pah lakmitë e serbëve dhe grekëve ndaj trojeve shqiptare dhe përpjekjet që ata kanë bërë për zhdukjen e emrit dhe kombësisë shqiptare, pikërisht para dhe pas rënies së Perandorisë Osmane, thekson autori dhe në vazhdim shton se duke u mbështetur në të dhëna konkrete të kohës, në argumente dhe fakte të pakundërshtueshme, çdo njeri i paanshëm do të dilte me konkluzionin se në Gadishullin Ballkanik shqiptarët kanë qenë populli më i kërcënuar për ekzistencë. Ai shkruan se asnjë popull tjetër nuk ka përjetuar ato sakrifica të pashembullta e nuk është kërcënuar aq shumë sa shqiptarët. Asnjë komb tjetër në Europë nuk është sakatuar e përçmuar për shkak të egoizmave dhe ambicieve mikroimperialiste të fqinjëve, sa ç’janë sakatuar shqiptarët nga Serbia dhe Greqia. Autori madje vën në dukje se asnjë nacion tjetër nuk ka ndier në trupin e tij dhembjet e gërshërës së Fuqive të Mëdha, sa i ka ndier kombi shqiptar. Polonia përmendet shpesh si kombi i persekutuar europian, pohon ai. Megjithatë, shton se ajo do të vinte në radhën e

popujve europianë të persekutuar si e dyta pas Shqipërisë. Në studimin e vet të reflektuar në këtë libër, autori bën me dije se rreth 100 vite pas kësaj gërshëre, shqiptarët përsëri gjenden në udhëkryq, por në një udhëkryq me shpresë më të madhe sesa në të shkuarën. Në këtë libër, autori evidencon marrëveshjet antishqiptare ballkanike, lidhjet ksenofobike serbo-greke kundër shqiptarëve si dhe aktet e dhunshme për spastrimin etnik të trojeve shqiptare, për mohimin e ekzistencës së tyre në mëmëdheun e vet, për mohimin e gjuhës e të arsimimit, për mohimin e historisë së lashtë të shqiptarëve dhe të “drejtës së tyre të qenit banor i parë i gadishullit” etj. Në libër autori përshkruan aktet terroriste, që serbët dhe grekët kanë bërë kundër shqiptarëve nga mesi i shekullit XIX e deri më sot, më rolin e Kishës Ortodokse në funksion të nacionalizmave barbare e shoviniste etj. Çdo fakt i pohuar, çdo e dhënë e koncentruar, çdo moment i shënuar në marrëdhëniet midis shqiptarëve, serbëve dhe grekëve nga mesi i shekullit XIX e deri më sot, ka aktualizuar vazhdimisht përfundimin, në të cilin kishin ardhur mendimtarët e shquar të nacionalizmit shqiptar, sidomos Pashko Vasa e Sami Frashëri, se “serbët, grekët dhe sllavët në përgjithësi, janë armiqtë kryesorë ekzistencialë të shqiptarëve”. Ky përfundim i artikuluar në kohën kur ende nuk ishin zbuluar të gjitha praktikat dhe qëllimet antishqiptare të dy fqinjve kryesorë të jugut e të veriut, është betonuar në themelet e një përvoje të hidhur e të përgjakshme të këtyre 150 viteve të fundit. Nëse do të doje të gjeje një kohë të shkurtër të “qetë” e të “lumtur” në marrëdhëniet midis këtyre vendeve, do të ishte vërtetë vështirë


KULTURË

ese mbi allkan

të nënvizoje dy data të tilla të ndërmjetme. Autori në vështrimin e vet studiues konkludon se në pamje të parë qëndrimi antishqiptar i serbëve sikur ndryshon nga qëndrimi antishqiptar i grekëve në 50-60 vitet e fundit. Grekët “mbaruan punë” me shqiptarët në territorin grek që para 60 vitesh dhe i lanë duart edhe nga ekzistenca e shqiptarëve ortodoksë arvanitas e çamë, duke i konvertuar ata me forcë si grekë. Prandaj edhe ndryshuan taktikë në qëndrimet ndaj Shqipërisë. Tani ata kishin dorë të lirë të manipulonin me minoritetin grek në Shqipëri dhe të pretendonin të ashtuquajturin “Vorioepir”, ose Shqipërinë Londineze të Jugut. Autori shkruan se grekët u afruan politikisht me Perëndimin, madje u bënë anëtarë të dy organizmave më prestigjioze perëndimore, NATO-s dhe BE-së. Në kushtet e Shqiptarisë së izoluar, ose të rraskapitur e të shkatërruar, shprehet madje ai, ata kanë mundur të infiltrojnë politikisht në disa kancelari dhe segmente të politikës europiane për realizimin e ambicieve që kanë. Ndërkohë, nga pikëpamja shpirtërore, shqiptarët dhe grekët ndryshojnë krejtësisht, konstaton autori dhe duke shtuar se shpirti dhe ndjenjat e grekëve përkojnë me lindjen, me ortodoksinë, me Moskën e Beogradin, ndërsa kon-

Studiuesi, albanologu, filozofi dhe gazetari shqiptar nga Hasi i Qarkut të Kukësit, në librin e vet me titull “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, me përkushtim, maturi dhe dinjitet është përpjekur që lexuesit t’i sjellë një panoramë shteruese të marrëdhënieve midis këtyre tre popujve, sidomos gjatë shekullit XX dhe në momentet aktuale të fillimit të shekullit XXI

feksioni shpirtëror i shqiptarëve është destinuar, siç dëshmojnë të gjitha të dhënat dhe anketimet, drejtë Perëndimit, progresit dhe zhvillimit. Në shtjellimin e vet studimor, autori Enver Bytyçi shkruan se derisa serbët nuk mundën “ta zgjidhin” problemin e Kosovës e të shqiptarëve në ish Jugosllavi, në mënyrën si e zgjidhën më 1944-1945 grekët problemin e Çamërisë. Masakrat e spastrimit etnik në Çamëri u imituan shpesh nga ana e serbëve, por vetëm Millosheviqi, në vitin e fundit të mijëvjeçarit të dytë pas Krishtit, do të përpiqej të aplikonte pikë për pikë

në Kosovë atë që aplikuan grekët në qershorin e vitit 1944 e më pas në Çamërinë shqiptare. Serbët nga ana tjetër nuk patën shansin që të ishin në pozicione politike të favorshme, siç ishin dhe janë grekët, veçon autori. Luftërat e njëpasnjëshme pas rënies së perdes së hekurt dhe të perandorisë komuniste ruse që serbët ndërmorën në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë, e në fund në Kosovë, e vunë Serbinë në karantinë, e vetmja dalje për të ishte Greqia dhe grekët, ndihmën e së cilës krimineli Karaxhiq e krahasonte me ndihmën e Perëndisë. E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Bisedë me piktoren nga Shkodra Kristina Cetina

Frymëzimi për diçka merret në jetën e përditshme K.Javore: Si të lindi ideja që të merresh me pikturën? K.Cetina: Me pikturë kam filluar të merrem që në moshë shumë të vogël, por duke u rritur kuptova se përveç që e kisha si pasion ajo do të ishte edhe një profesion në të ardhmen. Nxitje për të vazhduar më tej gjithashtu edhe për të ndjekur një shkollë arti kan qenë vlerësimet me çmime të ndryshme. K.Javore: Pse u vendose me banim në Shkodër dhe nuk vazhdove jetën në Athinë, aty ku u linde. Mos Shkodra të jep më shumë mundësi për rrugëtimin tënd artistik? K.Cetina: Kthimi në Shkodër ka qenë zgjedhja e prindërve të mi. Unë isha në një moshë të vogël për të vendosur për të ardhmen time. Shkodra aktualisht është një vendbanim aktual për mua ku dhe kam përfunduar një pjesë të studimeve të mia, por nuk është i vetmi vend që më jep mundësi në rrugëtimin tim artistik. Një artist mendoj se duhet të eksploroje në shumë vende dhe në çdo vend të marrë njohuri dhe eksperienca të reja për të arritur sukses, sepse çdo vend është i ndryshëm dhe të lë një mbresë te veçantë. K.Javore: Nga çfarë frymëzohesh më shumë? K.Cetina: Për mua frymëzimi është

20

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

Kristina Cetina është një vajzë 25 vjeçe, e lindur në Athinë të Greqisë, por jeton dhe vepron në Shkodër. Ka marrë pjesë në ekspozita të shumta ku dhe u vlerësua me çmime të ndryshme. Ndër çmimet e fundit është edhe çmimi ndërkombëtar që e fitoi në Portugali element qenësor në krijimtarinë artistike, sepse çdo artist varet nga vullneti dhe frymëzimi. Frymëzimi merret në jetën e përditshme në çdo detaj të natyrës, ku prej saj nxjerrim një pafundësi imazhesh. Inspirimi gjithashtu merret edhe nga memoria, nga kujtimet fëmijërore që vijnë në mendjen tonë nga e kaluara. K.Javore: Kur don diçka të pikturosh, ku fokusohesh më shumë..? Ka ndonjë detaj që të merr shumë kohë ? K.Cetina: Çdo ide në një projekt artistik më lind natyrshëm dhe për ta konkretizuar atë duhet zhvilluar, gjatë zhvillimit edhe pse tema është e qartë shpeshherë ndodh të bëhen ndryshime të papritura gjatë punës në mënyrë që në fund të jem plotësisht e kënaqur me punën time artistike. Gjithashtu puna ime duhet të ketë një koncept në mënyrë që të transmetoj një emocion te publiku dhe artdashësit. Për sa i përket detajit që më merr më

shumë kohë është një teknikë tjetër, ajo e grafikës, e cila kërkon kohë sepse kalon në disa faza dhe duhet përkushtim. K.Javore: Ke mbaruar master shkencor “pikturë-kavalet” pranë Fakultetit të Arteve të Bukura në Tiranë. A është vështirë që në vendin ku jeton të gjesh një vend pune? K.Cetina: Po, është e vështirë, sepse mundësitë e punësimit në degën që përfaqësoj unë janë të kufizuara në vendin tim. K.Javore: Me pikturat e tua, a ke marrë pjesë në ndonjë ekspozitë, qoftë brenda rrethit ku jeton qoftë jashtë tij...? Dhe a je vlerësuar me ndonjë çmim? K.Cetina: Ekspozitat ku unë kam marrë pjesë kanë qenë të shumta. Ato kanë qenë përgjithësisht kolektive, pra në grup. Por ndërkohë po punoj për ekspozitën time të parë personale që do hapet së shpejti.


INTERVISTË

Po, jam vlerësuar me çmime të ndryshme gjatë rrugëtimit tim artistik. Çmimet që ia vlen të përmenden janë: Konkursi i zhvilluar nga USAID, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës për promovimin e turizmit shqiptar në botë, ku nga 1200 pjesëmarrës jam vlerësuar si fituese e vendit të dytë kombëtar. Më pas jam vlerësuar me çmimin e parë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër sidës në Shkodër. Dhe së fundmi jam vlerësuar dhe me një çmim ndërkombëtar në Portugali. K.Javore: Ku mund të dallohet një piktor profesionist nga një piktor amator? K.Cetina: Për mendimin tim dallimi i një piktori profesionist dhe një piktori amator nuk ka të bëjë vetëm me talentin, por nga këndvështrimi dhe nga ajo çfarë ofron. Piktorët profesionistë në shumicën e punimeve të tyre kanë një koncept, shprehin diçka dhe krijojnë emocion. Ata nuk kërkojnë të jenë imitues të natyrës dhe shprehen me anë të ndjenjave të tyre dhe për ketë arsye ata krijojnë një stil të veçantë të tyre i cili i personifikon. Pra i bën të dallueshëm nga

njëri tjetri. Ata janë gjithnjë në kërkim të së bukurës dhe e demonstrojnë në mënyrën e duhur. Kurse për sa i përket piktorëve amatorë, ata gjithnjë janë të prirur t’i qëndrojnë besnik realitetit, nuk kërkojnë të eksplorojnë më tej dhe kjo i bën imitues të mirë, por jo profesionistë. Ata kanë ngjashmëri me njëri tjetrin tek punët e tyre dhe prioriteti i tyre është ta kthejnë artin në biznes personal.

K.Javore: Përveç artit, a ke ndonjë profesion tjetër që të pëlqen? K.Cetina: Jo, nuk kam profesion tjetër, sepse çdo profesion kërkon punë intensive dhe impenjim të vazhdueshëm. Unë e kam zgjedhur rrugën time dhe i kam kushtuar një pjesë të madhe të kohës gjatë etapave kohore që kam kaluar deri tani, për këtë arsye do të ishte e padrejtë t’a braktisja profesionin tim ose të heq dorë nga ai për ndonjë profesion tjetër sado i bukur që të jetë ai dhe përveç kësaj do të ndjehesha shumë inferiore ndaj diçkaje që nuk i kam kushtuar kohën që i takon. K.Javore: Çfarë mesazhi jep për talentët e rinj të artit? K.Cetina: Mesazhi im për talentët e rinj është... të mos heqin dorë asnjëherë nga ëndrrat e tyre dhe nga ajo që i bën të ndjehen mire, të mos lejojnë askënd të vendosë për zgjedhjet e tyre në jetë. Nëse pëlqejnë rrugën e artit është një profesion që kërkon punë, durim, mbi të gjitha guxim për të arritur sukses. Guximi është një pjesë e rëndësishme sepse “Kush nuk guxon, nuk fiton”. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Në kuadër të ciklit “Natë stine”

Natë pranvere komike në Ulqin Programi ishte ideuar në formën e një debati televiziv ndërmjet protagonistëve në emisionin e emërtuar “Sy n’sy” të Televizionit të Shqiptarëve në Malin e Zi (TVSHNMZ), ku dy të ftuarit Bashkim Alaj dhe Jetmira Hoxha, nën moderimin e drejtueses së emisionit Edina Mustafiq, trajtojnë tema të ndryshme “të nxehta” aktuale në komunën e Ulqinit Ulqin - Në kuadër të ciklit “Natë stine”, të shtunën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës është organizuar aktiviteti i titulluar “Natë pranvere komike në Ulqin”, me grimca humoristike të vëna në skenë nga regjisorja Edina Mustafiq, aktori Bashkim Alaj dhe Jetmira Hoxha, koreografe dhe skenografe. Programi ishte ideuar në formën e një debati televiziv ndërmjet protagonistëve në emisionin e emërtuar “Sy n’sy” të Televizionit të Shqiptarëve në Malin e Zi (TVSHNMZ), ku dy të ftu-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

arit Bashkim Alaj dhe Jetmira Hoxha, nën moderimin e drejtueses së emisionit Edina Mustafiq, trajtojnë tema të ndryshme “të nxehta” aktuale në komunën e Ulqinit. Përmes lojës së tyre ku kritikojnë realitetin dhe disa dukuri negative të kohës, ata kanë bërë të qeshin të pranishmit të cilët i kanë duartrokitur pandërprerë aktorët e rinj duke treguar se janë të etur për programe të këtij lloji. Aktiviteti u cilësua si freski në këtë atmosferë të zymtë që mbretëron në Ulqin, sa nga moti me shi aq edhe nga

situata e gjithëmbarshme politike dhe ekonomike. Programi humoristik është shoqëruar edhe me disa pika muzikore të kënduara nga këngëtarja e re e talentuar Jetlira Hoxha, nën përcjelljen e Imi Nimanbegut në kitarë. Organizimi i aktivitetit “Natë pranvere komike në Ulqin” është mbështetur nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Qendra e Kulturës – Ulqin, Teatri “Teuta” dhe Hoteli “Riva”. i. k.


FOTOGRAFIA E JAVËS

SAMIRA GJOKAJ UBLA E MILESHIT

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Dita e Verës (2)

Festa që u mbijetoi e pushtimeve, edhe fet Për Koha Javore:

Pëllumb Gorica Elbasan

Festa që u mbijetoi edhe pushtimeve, edhe fetarëve

Origjina e kremtimeve të kësaj feste me rite pagane te ne, më së shumti, është Çermenika (Kandavia), një krahinë afër Elbasanit, e cila është e banuar që në kohët e lashta parahistorike. Këtu qëniet mitike të indentifikuara dhe me kultin e perëndive gjatë periudhave parahistorike kanë lënë gjurmë në kujtesën e popullit. Duke hyjnizuar dukuritë që njerëzit e asaj kohe nuk dinin t’i shpjegonin, krijuan besime tek idhujt paganë, të lidhur ngushtë me rite. Një nga figurat e mitologjisë ishte Zana apo Diana, që jetonte pyjeve, ujëvarave, shpellave e lëndinave. Ajo ishte perëndia e pyjeve, e gjuetisë, dhe e gjithë Natyrës. Zana sikurse perëndia ilire më e njohur, simbol bukurie, e kalonte kohën me festa, me muzikë, duke kënduar e hedhur valle mes luleve, shelgjeve, burimeve dhe ndjehej e pranohej si fatsjellëse e engjëllmbrojtës ndër banorët dhe ata i organizonin asaj festa, duke i blatuar dhurata. Kështu, duke buruar nga kulti i figurës mitologjike të Dianës, ritet pagane për nder të saj morën karakterin e mirëfilltë të një feste me pije, ushqime, lojëra, etj. Profesor Hasan Ceka do të shkruante: “Dita e Verës i kushtohej Dianës së Kandavëve, bukurisë së saj dhe ku dëshmohet karakteri pagan i festimit që lidhet me natyrën, me ndërrimin e stinës, ardhjen e pranverës, fillimin e punëve bujqësore”. Me lindjen e formimin e qyteteve dhe gjatë periudhave të mëvonshme his-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

torike, festa u përhap duke u shtrirë më gjërë, si e gjithë shqiptarëve, ku ka ka nuanca festimesh të ndryshme, por shtratet e riteve kryesore janë njëlloj. Elbasani që në kohët e hershme, me pozitën gjeografike dhe si një stacion i rrugës Egnatia, me ecurinë në kohëra kësisoj, duke u kthyer në një qendër të zhvilluar në vazhdimësi, këtë festë pagane e mbështolli, e trashëgoi dhe e festoi më bukur për të shprehur shpirtin bujar të gëzimit. Është mbresëlënëse se si kjo festë ka përshkuar shekujt. Ka përballuar mugëtirat e kohëve të vështira, sisteme shoqërore me fe e religjone të ndryshme, luftra e pushtime të të huajve duke prurë kulturat e tyre. Sidoqoftë, pushtuesit kurrë nuk arritën ta shprishin, ç’ish arrritur tradicionalisht. Nuk arritën ta tjetërsojnë as Fetë dhe as misonarët e tyre. Ajo “Dita e Verës” mbeti e bukur si në paganizmin e lashtë dhe asnjëherë nuk e humbi atë bukuri. Elbasanasit, kanë meritën e madhe se ruajtën atë nga cunami i kohëve. Dhe tek i referohesh këtij fakti kaq domethënës, ia vlen, -them unë,- që të paktën këtë ditë, të jesh në Elbasan dhe ca më shumë: të jesh elbasanli! Asnjëherë dhe në kohën e diktaturës kjo festë nuk është ndëprerë. Ndaj them që në ballin e elbasanasve lexohet tradita. Kur erdhi demokracia, gëzimi qe në infinit. Dhe, sa herë që vjen kjo ditë, shpërthen gazi e hareja. Edhe pse tani, kjo festë është bërë si Mbarëkombëtare, të gjithë bëhen sy e veshë, se si festohet në Elbasan. Ballokumet shiten gjithandej, por janë larg, shumë larg nga Ballokumet e Elbasanit.

Fryma pagane e “Ditës së Verës”

Dita e Verës rrjedh nga thellësia e etnitetit të jetës sonë ilire me rite të

bukura, të rrënjosura në vetëdijen e kohëve, që rrallë i gjen në ndonjë vend tjetër kaq të vyera. Në mbrëmje, majëkodrave ndizen zjarre për të dëbuar errësirën e Dimrit. Djemtë i kapërcejnë flakët, duke besuar se kështu marrin shëndet e fuqi dhe ky rit tregon zhdukjen e të këqiave, që kishte mbartur viti i kaluar. U bien zileve e këmborëve, trembin zhapikët, gjarpërinjtë e tërë të këqijat e Tokës. Vajzat përreth zjarrit këndojnë e hedhin valle për ardhjen e stinës së re. Vendosin verore në qafat e duarve. Veroret janë një ndërthurje penjësh të kuq, të bardhë dhe të gjelbër,


KULTURË

edhe tarëve

fëmijët, që njihet ndryshe edhe si shpërndarja e hiseve për ata, që të nesërmen në mëngjes trokasin në derën e shtëpisë për të uruar Ditën e Verës, ku u dhurohen ëmbëlsisht. Të moshuarit, me përpikmërinë e riteve, në mëngjesin e 14 marsit shpejtojnë të hapin derën për të sjellë bujari e mirësi. Bëhet stolisja e pragut të derës me degë bimësh, sytha e lule të çelura, por edhe një plis me bar. Gratë mbushin ujë të freskët, ku hedhin lule e degë të gjelbërta. Fëmijët spërkaten me këtë ujë. Me këtë ujë bëjnë zgjimin e fëmijëve e ,më pas, lajnë fytyrën. Bëhet spërkatja e themeleve të shtëpisë dhe bagëtive, pasi besohet se do të jenë më të shëndosha. Këto rite bëhen mes një morie formulash urimi si: “Unë dimërova, ti vero!”, “Lulëzo si këto lule!”, “Të shkoftë Vera me shëndet!” etj. Vajzave u vendosem lule mbi jastëk. Në “Ditën e Verës” nuk punohej. As nuk pritej dru i njomë, apo filiz i ri, që do të thoshte se e reja e ka jetën e gjatë. Fëmijët ngjiteshin lart, nëpër sheshe, ku çel gjethi e avullon toka, ku cicërojnë zogjtë e lëvrijnë gjallesat e ku bari ka filluar të shpërthejë nga toka. Zënë e zhvillojnë lojërat e tyre popullore si: vrapime me kuaj, hedhje guri, mundje, ngjitje në pemë, etj; për të pasur shëndet e lumturi. Ata këndojnë e hedhin valle nën tingujt e fyejve, pipëzave, daulleve, nën shoqërinë e freskisë ripërtëritëse të natyrës. Vajzat përkëdhelin flokët e njëra- tjetrën e me këngë mbledhin lajmëtaret e pranverës, manushaqet dhe karakaftet, duke stolisur flokët me kurora lulesh.

Mirëseardhje e trokitur në rite që simbolizojnë gjakun e brezave, pastërtinë e shpirtit dhe gjelbërimin e Natyrës. Shkrimtari elbasanas, Hyjni Ceka e konsideron veroren një distiktiv që elbasanasit e vendosin gjatë festimit të Ditës së Verës. Ato hiqen nga dora, kur vijnë dallëndyshet pas shtegtimit. Verorja ka fuqi mbrojtëse nga e liga. Gratë e prisnin mëngjesin me gatime për ditën e nesërme. Ziejnë misra, vezë, gatuajnë gjelin e detit, ballokumen, tavat me pistil, nxjerrin nga arkëzat: arrat, lajthitë, palat e fikut, shegët, mollët e ruajtura pikërisht për këtë ditë. Po ashtu, pregatiten dhuratat për

Duke i pranuar Elbasanit ‘‘autorësinë’’ e festë së Ditës së Verës, festimet janë zgjeruar dhe pusheti lokal apo ai qendror, janë inkuadruar në këtë event të bukur me investime kulturore dhe artistike apo sportive. Vite më parë, klubi letrar “Kostandin Kristoforidhi“ në Elbasan, i identifikuar me emrin e merituar të Milianov Kallupit i shtonte shkëlqim festës së Ditës së Verës, me festivalin poetik “Trëndafilat e Elbasanit”. Emocionet mes bukurive të qytetit, si natyrshmëri e takimeve të tilla, i shoqëronin vargjet e poetëve, të mbledhur bashkë me shpirtin e tyre plot lirizëm pranveror në “Lulishten e Poetëve”, ku dikur mbillej pema simbolike me emrin e

një poeti. Por sot këto takime me këtë domethënie janë harruar dhe klubi letrar është i amullt sa pseudopoetët i gjen në ndonjë tavolinë lokali për të vrarë mërzinë e tyre me gota rakie. Festa e ‘’Ditës së Verës’’ në Elbasan thith një angazhim moral e material dhe në thelb ruan traditën. Ajo vijon aq këndshëm me një repertor të pasur në familje, në shoqëri me një begati ushqimesh e me shumë rite pagane, blatime, shëtitje, këngë, etj. Ajo hyn në çdo shtëpi të këtij qyteti me një gëzim të veçantë dhe i pushton aq shumë, sa përgatitjet fillojnë shumë ditë më parë. Çdo familje përgatit ushqimet më të mira për këtë festë. Nënat dhe gjyshet gatuajnë, në heshtje e me një solemnitet për t’u përgëzuar e të ndërthurura me urime si: “T’u bëftë jeta behar”!, “Kështu të gjetë behari!”, etj gjithçka për një ditë të tillë, por më shumë ballokumet, që është ëmbëlsira më e veçantë e kësaj feste dhe karakteristike e Elbasanit, me gatimin nazik të saj. Por më shumë se ditët e tjera, elbasanasit vrapojnë për të festuar me familjen, të afërmit; me miq e shokë në lëndina, në pyje dhe pranë gurgullimës së ujërave të lumit Shkumbin; atje te Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Tepja, Ullini i Qejfit, Teferiçi, Shëngjoni i bekuar, Krastë, Çezma e Kasinës, Burimi i Bushekut, Çezma e Lepurit, etj. Kjo është edhe pjesa më e bukur e festës, si një forcë shpirtërore ripërtëritëse, jo vetëm në sytë e fëmijëve, mbushur me dritë gëzimi, por edhe në rrudhat e të moshuarve. Ndaj, dhe, veç origjinalitetit, duke shtuar pak romantizëm në të, e ndjejnë gëzimin e festës, me bisedat e ngrohta, humorin shpotitës që t’i shkul të qeshurat nga thellësia e kraharorit. Këtë ditë vetëm në Elbasan duhet të jesh! Sepse nuk është vetëm era e luleve dhe joshja e papërballushmja e ballokumeve të Elbasanit; nuk janë vetëm festimet, nuk është vetëm luhatja e zjarreve magjike pagane, që ndezeshin në kodrat e sheshet këtij qytetit, por është edhe vërshimi i një stine të tërë, që buron nga thellësitë e nëntokës dhe mbitokës, në trajtë gjethesh, gonxhes e lulesh shumëngjyrëshe, edhe buzëqeshja e vajzave, ndërrimi i ballokumeve, të cilët përbëjnë madhështinë e vërtetë të një folku të tërë shpirtëror, që simbolizon prologun e kësaj feste të mrekullueshme vetëm elbasanase. E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Poezi Hajredin Kovaçi

Mure rrëzoni

edhe dhëmbët!

Do ta bëj zemrën gur Do t’i bie murit me kokë E do ta rrëzoj përtokë Atë mur që na ndanë Botës do t’i çoj fjalë Ejani shikoni Bëni dhe Ju si unë Mure rrëzoni!

Mund të m’i nxirrni sytë të më qorroni edhe kokën të ma shtypni sa të doni!

Kockë e fortë Derën mund ta thyeni, derën mua brenda do më gjeni! Mundeni edhe të më rrihni të m’i thyeni duart e këmbët

26

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

Mundeni… se Ju gjithçka mund të bëni! E unë s’do bërtas, vërras se s’kam këmbë as sy s’kam dhe zëri më është shterrë! Por, nëse filloni të më hani do të hasni në kocka të forta dhe do t’i thyeni dhëmbët more të mjerë!

Gjurmë që s’i mbulon as bora Sot po bie borë, qetë, qetë mjaftueshëm për fëmijë! Disa luten të bie më shumë shumë më shumë, me nxitim t’ua mbulojë gjurmët që tash sa vite i kanë lënë gabim! Dhe harrojnë të shkretët se bora shpejt do të shkrihet dhe gjurmët e tyre përsëri do të shihen! Veç paqje jo Ti botë a ke sy me pa e vesh me dëgju? Po priten koka fëmijësh


KULTURË

para syve tu po digjen njerëzit për së gjalli dhe të gjallë po varrosen urrejtja ka kaluar në çmenduri e ti pret kohën?! Po Ti që as emnin s’po ta di!? Ta dhjefsha Çmimin Nobel për Paqe se në vendin tënd gjthçka ka, po, po veç paqje jo!

Zemra më thotë jeto, jeto!

Lëkura

(Prof. Dr. Simë Gjon Dobrecit)

Lulja në gur

Askush më mirë se Ti, S’e di Se ç’është lëkura Ç’heq Ç’duron Si shërohet Kur ndërrohet

Vështirë është të jetosh në gur për dashuri ti s’thahesh kurrë Mbijeto në gur për mua të të çoj tek ajo që dua Të të këpus, apo jo?

Askush, askush Më mirë se Ti S’e di Pse dikujt i kruhet shpina Ku i kruhet

Pse i nxihet Pse i skuqet fytyra Pse i bie lëkura Sado e ngushtë që të jetë Njeriu më mirë ndihet Në lëkurën e vet!

Askushi Çdo ditë matem t’ia them Dhe përtypem me neveri Një ditë do të bëhem i pafytyrë Do t’ia them të gjitha ndër sy Do t’i them: s’je njeri Askushi I paburrë e faqezi Dhe në fund kam për ta pështy!

E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Osman Kallaba, fitues i dy medaljeve në Manifestimin Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhue

Biznesmeni që la Am në Ulqin për të kulti Me shumë punë e vullnet parcelën me shkurre, në të cilën mund të lëviznin me vështirësi vetëm kafshët e egra, e shndërroi në një plantacion të bukur me 1 600 rrënjë ullinj. Ky investim, duke llogaritur të gjitha shpenzimet e bëra deri më tani, kap shumën rreth 200 mijë euro. Në parcelën e tij ka 8-9 varietete të huaja ulliri, në mesin e të cilave ka edhe varietete vendëse unike shqiptare që mbartin vlera të mëdha ushqimore antikancerogjene

Gjekë Gjonaj

Osman Kallabën e njohin si biznesmen të suksesshëm në Amerikë. Si atdhetar i angazhuar shumë vite në demonstrata të mërgimtarëve tanë për pavarësinë e Kosovës. Si burrë i mirë e kontribuues nëpër fushata të mëdha të Fondit “Vendlindja thërret”. Si veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare e veprimtari të tjera fisnike e bujare. Por pakkush e di profesionin e tij të ri, pasi u kthye nga Amerika në Ulqin, ku investoi në ullishtari.

“ 28

Vendi ku Osmani ngriti ullishtën për herë të parë quhet Darzë - Mali i Brisë, një fshat pak kilometra larg Ulqinit. Atje kthehet pas dyzet vitesh qëndrimi në Amerikë, për shkak se nuk mund të pajtohej që shtëpia dhe toka në sipërfaqe prej 39 mijë metra katrorë, të cilën e kishte blerë babai i tij Ramë Bajrami, për 20 milionë dinarë, të vazhdojë të mbetet djerrinë e papunuar. Më shumë se kjo që të kthehet të investojë këtu e shtyri mundimi, djersa dhe puna e tij disavjeçare ditë-natë për të shlyer borxhin e blerjes së kësaj prone. Aithot se kjo ishte dëshira e tij më e madhe për të vënë në shfrytëzim këtë pronë të trashëguar nga babai. Dhe kështu me shumë punë e vullnet parcelën me shkurre, në të cilën mund të lëviznin me vështirësi vetëm kafshët e egra, e shndërroi në një plantacion të

Produkti i tij organik u shpërblye me medalje të argjendtë dhe me medalje të bronztë për cilësinë në Manifestimin Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhuesve të Vajit të Ullirit “Noqnjak 2018”, i cili u mbajt më 15-18 mars 2018 në Vodice të Kroacisë. Një sukses i madh për këtë fermer i cili tash tetë vite ka filluar rrugëtimin e tij në këtë biznes të ri, pa pasur përvojë të gjatë, duke nderuar veten dhe ullishtarët e Ulqinit në këtë konkurs ndërkombëtar

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

bukur me 1 600 rrënjë ullinj. Ky investim, duke llogaritur të gjitha shpenzimet e bëra deri më tani, kap shumën rreth 200 mijë euro. Në parcelën e tij ka 8-9 varietete të huaja ulliri, në mesin e të cilave ka edhe varietete vendëse unike shqiptare që mbartin vlera të mëdha ushqimore antikancerogjene. “Ulliri është një kulturë e begatë, e cila si gjithë të tjerat ka nevojë për trajtim, por e jep fitimin më vonë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë mbushen xhepat”, tregon me shaka Osmani. Ky shtatëdhjetëvjeçar nga Zheji i Anës së Malit thotë se ulliri kërkon shumë punë, shumë kujdes, shumë njohuri e krahë pune. “Familjen e kam në Amerikë. Krahu i punës më mungon. Jam i vetëm për momentin. Për këtë arsye gjatë gjithë vitit punësoj 3-6 punëtorë, të cilët i paguaj me ditë e me muaj. Edhe unë punoj çdo ditë, prej mëngjesit deri në darkë. Dhe nuk lodhem, sepse jam mësuar të punoj shumë punë më të rënda se kjo në Nju-Jork”, shprehet Osmani. Për këtë prodhues të ullirit, i cili çdo kokërr ulliri e vjel me dorë, sezoni i vitit të kaluar dhe i këtij viti ishin të mbarë dhe i tejkaluan pritshmëritë e tij, pasi prodhimi i ullinjve dhe më tej i vajit të ullirit kanë qenë me rendimente të mira. “Këtë vit prodhova rreth 120 kuintalë ullinj dhe mora 1200 litra vaj të cilësisë ekstra të virgjër”, thotë ai.


MOZAIK

esve të Vajit “Noqnjak 2018”

merikën dhe erdhi ivuar ullirin Ky produkt i tij organik u shpërblye me medalje të argjendtë dhe me medalje të bronztë për cilësinë në Manifestimin Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhuesve të Vajit të Ullirit “Noqnjak 2018”, i cili u mbajt më 15-18 mars 2018 në Vodice të Kroacisë. Pjesëmarrja e tij në këtë panair është një sukses i madh për këtë fermer i cili tash tetë vite ka filluar rrugëtimin e tij në këtë biznes të ri, pa pasur përvojë të gjatë. Kjo, përveç njohjes dhe shkëm-

bimit të përvojave me ullishtarë me shumë përvojë nga shtete të ndryshme të Mesdheut, do t’i hapë dyert për tregje jashtë Malit të Zi. Po ashtu duhet të jetë krenar që ka nderuar veten dhe ullishtarët e Ulqinit me këto dy çmime për vaj cilësor në këtë konkurs ndërkombëtar për vajin e ullirit, që zhvillohet çdo vit në Kroaci. Motoja e Osman Kallabës është: “Shije dhe cilësi për tryezat e konsumatorëve tanë”.

E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara

Nënhelmi me dhjetra hektarë tokë pjellore nën ujë Nënhelm - Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë pushtuar rajonin, sidomos ato të dy javëve të fundit, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe te ne në veçanti në sektorin bujqësor por dhe në blegtori. Në Malësi nga përmbytjet më së shumti vuan fshati Nënhelm, sepse duke qenë i pozicionuar mu në brigje të Liqenit të Shkodrës, është kurdoherë më i rrezikuari nga reshjet e shiut dhe nga rritja e nivelit të Liqenit. Ky fshat ka më shumë se dy javë që po vuan pasojat e përmbytjeve pasi i gjithë fshati, përkatësisht dhjetra hektarë tokë të cilat i shfrytëzojnë për kullota janë nën ujë e po ashtu dhe të mbjellat janë nën ujë dhe rrezikohet asgjësimi i tyre nga dita në ditë. Për situatën e rënduar në fshatin Nënhelm prej disa ditësh, u prononcua Smail Çunmulaj, i cili tha se situata nga dita në ditë është përkeqësuar, duke thënë se përveç dëmeve materiale ku uji ka depërtuar në disa shtëpi, problem parësor për banorët paraqesin të mbjellat të cilat që të gjitha janë nën ujë e po ashtu me dh-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

jetëra hektarë kullota. “Reshjet të cilat kanë filluar pothuajse nga dhjetori i vitit të shkuar e deri sot që jemi në fund të marsit në bregun e liqenit të Shkodrës, kemi një situatë tepër të rënduar pasi që të gjitha tokat pjellore i kemi nën ujë por dhe ato që i përdorim për kullosa. Situata është aq e përkeqësuar saqë nuk e dimë as ne se si do ta tejkalojmë këtë gjendje. Niveli i ujit të liqenit është aq i lartë saqë po përngjan me përmbytjet e vitit 2010. Me dhjetëra hektarë tokë kemi të mbjella me patate që janë nën ujë dhe si të tilla ato do të asgjësohen dhe ne do të detyrohemi t’i mbjellim sërish. Edhe në sferën e blegtorisë situata është e pafavorshme, pasi si pasojë e kullotave të përmbytura, ne detyrohemi që bagëtitë t’i nxjerrim në mal për t’i ushqyer, pasi rezervat ushqimore për to na kanë mbaruar”, theksoi Smail Çunmulaj për “Kohën Javore”. Ai shtoi se nëse situata do vazhdojnë të jetë e rënduar, ata do të detyrohen që ta zvogëlojnë numrin e krerëve dhe t’i sheshin ato, pasi sipas tyre

nuk dinë sesi t’ia dalin ndryshe e të sfidojnë këtë gjendje të krijuar. Çunmulaj tha se situatën e kanë parë nga afër zyrtarë nga Komuna e Tuzit, mirëpo siç tha asnjë ndihmë nuk u është ofruar banorëve të zonës nga kjo administratë. “Kujdesi ndaj nesh qoftë nga institucione të qarqeve lokale ose qëndrore, është zero. Kanë ardhur kryetari i Komunës me bashkëpunëtorë por ata s’ kanë dhënë asnjë ndihmë. Qëndrimi i Komunës së Tuzit ndaj problemit tonë do të thoja se është arrogant. Ata e dinë fare mirë se në ç’ situatë jemi, por ata prapëseprapë nuk e vlerësojnë situatën në terren dhe nuk ndërmarrin asnjë masë, qoftë dhe më e vogla e mundshme”, u shpreh Çunmulaj. Situatë e ngjashme në këtë fshat ka qenë ajo e vitit 2010, kur qindra shtëpi kanë qenë të izoluara nga uji dhe dëmet materiale kanë qenë kolosale. Gjithashtu dhe sektori i bujqësisë në atë kohë pësoi shumë, ku sipërfaqe të mëdha të të mbjellave u dëmtuan t. u. nga përmbytjet.


MOZAIK

Në kuadër të Javës së parasë përfaqësues të Bankës Qendrore të Malit të Zi vizituan Gjimnazin “25 Maji” në Tuz

Dhuruan pesë kompjuterë për kabinetin e informatikës Tuz- Në kuadër të javës së të hollave nga data 12 deri më 18 mars, përfaqësues të Bankës Qendrore të Malit të Zi e vizituan Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, të cilët ligjëruan mbi temën “Paraja e Falsifikuar”. Nxënës të disa klasave të vitit të katërt, patën rastin të dëgjojnë nga afër shumëçka që lidhet me fushën e financave, me fokus të veçantë për falsifikimin e parave dhe pasojat që sjell ky fenomen negativ për rrethin shoqëror. Përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Malit të Zi kanë diskutuar me nxënësit në fjalë në detaje rreth parasë së falsifikuar, duke i udhëzuar dhe këshillu-

ar se si ata në të ardhmen të veprojnë pozitivisht dhe të shmangin çdo veprim negativ i cili mund të sjellë pasoja për ta. Gjatë këtij takimi zyrtarët në fjalë kanë dhuruar për Gjimnazin “25 Maji” në Tuz pesë kompjuterë të rinj të cilët nxënësit do t’i përdorin për mësimin në lëndën e informatikës. Drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, Miliana Daboviq, ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Malit të Zi për këtë donacion, duke e vlerësuar atë lart, pasi sipas saj me donacione të tilla çdoherë përfitojnë nxënësit dhe shkolla. “Përdorimi i kompjuterit në orën më-

simore ndikon pozitivisht pasi bëhet më efikas, më tërheqës dhe më interesant. Këta kompjuterë do të përdoren për zhvillimin e orës së informatikës si dhe për zhvillimin e orëve të hapura”, u shpreh Daboviq. Java e parasë me nismë të lëvizjes ndërkombëtare për edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve shënohet çdo vit në mbarë botën. Qëllimi i shënimit të Javës së parasë është që popullata më e re të njihet me nocionet bazë nga fusha e financave nëpërmjet formave didaktike të përshtatshme, me organizimin e ligjëratave dhe të aktiviteteve të tjera. t. u.

E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Fondi Humanitar “Rapsha” nga Detroiti vazhdoi aksionin e bamirësisë

Ndihmohen me të holla 45 individë me nevoja të veçanta Fondi Humanitar “Rapsha”, në bashkëpunim me SHKA “Rapsha” nga Malësia, ka vazhduar edhe këtë vit

32

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018

aksionin e bamirësisë duke siguruar një shifër të konsiderueshme të hollash për njerëz të cilët janë me nevoja

të veçanta, rapshjanë të cilët jetojnë këndej dhe andej kufiri. Ky fond edhe këtë vit ndihmoi plot 45 persona me nevoja të veçanta, 15 që jetojnë në Mal të Zi dhe 30 që jetojnë andej kufirit, në shtetin amë, për të cilët u sigurua një shifër prej 9 mijë dollarësh amerikanë. Koordinatori për çështje humanitare pranë SHKA “Rapsha” Luigj Junçaj e vlerësoi lart këtë kontribut të çmuar të bashkatdhetarëve tanë në SHBA, duke thënë se kontributi i tyre është human dhe shumë i çmuar. “Në këtë fond, kontributin e tyre e japin të gjithë rapshjanët në SHBA që kanë origjinë nga Malësia e Madhe, këndej dhe andej kufirit. Ky kontribut në të kaluarën është dhënë kryesisht në vigjilje të festës së Krishtlindjes si shenjë solidariteti ndaj këtyre personave të cilët kanë nevojë më shumë se askush tjetër për vëmendjen e të gjithëve. Kohëve të fundit ky kontribut jepet në vigjilje të festës së Pashkëve, një kontribut i cili padyshim i gëzon këta persona tej mase” u shpreh Junçaj. Ai shtoi se përveç se është një ndihmë materiale për personat me nevoja të veçanta, ky kontribut në të holla “është dhe një lloj përkrahjeje dhe stimulimi për jetën e tyre për arsye se atyre u dëshmohet se përveç anëtarëve të familjes po i kujton dhe dikush tjetër nga jashtë gjirit familjar që mendon për ta, të paktën një herë në vit me synim që ata të mos e ndjejnë veten keq, të izoluar dhe në vetmi por të ndjehen të barabartë si të gjithë të tjerët”. Ai më tej shtoi se Fondi Humanitar “Rapsha” nga Detroiti do të vazhdojë me këtë traditë bamirësie edhe në të ardhmen, duke thënë se ata do të japin kontribut të çmuar për qëllime të ndryshme në vendlindje, varësisht nga problemet që do të paraqitën e që do të kenë nevojë për ndihmë t. u. eventuale.


MOZAIK

Sukses i radhës për Klubin e Taekwondosë “Ulqini” në Kampionatin e Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë

Vendi i parë në renditjen e përgjithshme Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar suksesin e radhës duke fituar kupën për vendin e parë në renditjen e përgjithshme në disiplinën e formave në Kampionatin e Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë, i cili u mbajt të dielën në Podgoricë. Garuesit e këtij klubi kanë fituar gjithsej 24 medalje në të dy disiplinat, atë të ndeshjeve dhe formave, prej të cilave 17 medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë.

Kampione e dyfishtë e Malit të Zi, në të dyja disiplinat, është shpallur Medina Kanaqi. Në disiplinën e ndeshjeve, përpos Medina Kanaqit kampionë shtetërorë u shpallën edhe Ardiana Karamanaga dhe Edina Kraja, kurse nënkampionë Enis Kurti, Amell Nuti, Amra Dushku dhe Egzon Lika. Ndërkaq në disiplinën e formave garuesit më të suksesshëm ishin Sumeja Bisha dhe Amrudin Hoxha, të cilët fituan nga tri medalje të

arta. Me nga dy medalje të arta u kurorëzuan Fiona Kraja dhe Amra Dushku. Dion Mustafa dhe Astrit Resuloviq fituan nga një medalje të artë dhe një medalje të argjendtë, Edina Kraja dhe Medina Kanaqi nga një medalje të artë, kurse Mehrudin Muça u kurorëzua me medalje të bronztë. Nga KT “Ulqini” falënderojnë të gjithë ata që kontribuan në sukseset (Kohapress) e këtij klubi.

Ju uron të gjithë Besimtarëve Katolikë

Gëzuar Pashkët

E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

33


MARKETING

34

Javore KOHA

E ENJTE, 29 MARS 2018


MARKETING

Të gjithë besimtarëve të fesë Katolike

Gëzuar Pashkët

E ENJTE, 29 MARS 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 29 mars 2018

Viti XVll Numër 808 Çmimi 0,50

nomike Ulqini ka krizë eko cionale politike dhe institu ISSN 1800-5696

Frymëzimi për diçka merret në jetën e përditshme

Biznesmeni që la Amerikën dhe erdhi në Ulqin për të kultivuar ullirin


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.