Koha 809

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 5 prill 2018 Viti XVll Numër 809 Çmimi 0,50

Kriporja e Ulqinit, një histori korrupsioni ISSN 1800-5696

Finalja e dialogut Kosovë-Serbi

Është privilegj i paparë të jesh më e bukura e Ballkanit


PËRMBAJTJE

8

10 Ndoshta thashë pak,… të tjerat i keni aty

Emri Dardan

12

14 Duke i shërbyer të vërtetës në një vend demokratik

Jeta nuk është poezi, por poezia është jetë

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018


PËRMBAJTJE

22

28 Të avancohen raportet e ndërsjella, prind- fëmijë

Humanizëm dhe kontribut i çmuar për arsimimin e rinisë në vendlinje

32

34 Bjeshkatarët sfidojnë motin

Kompleksi etno-turistik “Jella“, e një bukurie të veçantë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 5 prill 2018 Viti XVll Numër 809 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Kriporja e Ulqinit, një histori korrupsioni ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Finalja e dialogut Kosovë-Serbi

Është privilegj i paparë të jesh më e bukura e Ballkanit

Kosovë-Serbi dialogut Finalja e

bukura e Ballkanit paparë të jesh më e Është privilegj i

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

korrupsioni

histori avoreHA Ulqinit, një KJO Kriporja e avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në zgjedhjet presidenciale më 15 prill

Partitë kryesore shqiptare në mbështetje të Gjukanoviqit Partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi kanë dalë hapur në mbështetje të kandidatit për president nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, njëherazi kryetar i kësaj partie, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 15 prill. Partitë parlamentare që përbëjnë koalicionin “Shqiptarët të bashkuar”, Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës në nivelin shtetëror, si dhe Partia Demokratike janë shprehur të bindur se Gju-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

kanoviqi është kandidati më i mirë për shqiptarët në Malin e Zi dhe garanci për stabilitetin e Malit të Zi. Pothuajse të gjitha partitë kanë potencuar proceset e integrimeve euro-atlantike si arsyen kryesore për të votuar Gjukanoviqin. Sondazhet e rendisin favorit kandidatin për president të PDS-së, Millo Gjukanoviq, të cilit i interesojnë votat e partive të pakicave me qëllim që të arrijë fitoren që në raundin e parë të zgjedhjeve. Kandidati më serioz që pritet ta sfidojë Gjukanoviqin është Mlladen Bo-

janiq, i cili mbështetet nga pjesa më e madhe e partive të opozitës, përfshirë Frontin Demokratik, Demokratët e Malit të Zi, Partinë Popullore Socialiste dhe Lëvizjen Qytetare URA. Ndonëse nuk theksohet hapur, mbështetja për Gjukanoviqin nga katër partitë shqiptare lidhet edhe me formimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës në Komunën e Ulqinit, që pritet të formohet vetëm pas zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht se zgjedhjet lokale janë zhvilluar më 4 shkurt dhe tashmë është bërë konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Ndërkaq partitë tjera shqiptare nuk janë deklaruar nëse do të mbështesin ndonjërin prej kandidatëve. Në zgjedhjet presidenciale do të garojnë shtatë kandidatë. Përpos Gjukanoviqit dhe Bojaniqit, kandidatë për Presidentë të Malit të Zi janë edhe kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbija Kalaç, kandidati i pavarur Vasilije Millaçiq, kryetari i partisë Mali i Zi i Drejtë, Marko Millaçiq, kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq, e cila ka mbështetjen edhe të partisë DEMOS, dhe kryetari i Koalicionit Serb, Dobrillo Dedeiq. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, në vitin 1990. Kryetar i Malit të Zi nga viti 2003 është Filip Vujanoviq, i cili këtë funksion e ka ushtruar për tre man(Kohapress) date radhazi.


NGJARJE JAVORE

Moska i përgjigjet me të njëjtën monedhë Malit të Zi

Rusia do të dëbojë një diplomat malazez Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka shpallur të mërkurën e kaluar person të padëshirueshëm një diplomat të akredituar në Ambasadën e Rusisë në Podgoricë. Përmes një postimi në Twitter, Qeveria malazeze sqaroi se diplomati rus ka shtatë ditë kohë për t’u larguar nga Mali i Zi. Qeveria në Podgoricë po ashtu tha se i ka tërhequr pajtimin për veprim konsullit rus të nderit. Këto veprime u bënë në koordinim me masat që kanë ndërmarrë vendet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s kundër Rusisë, të cilën Mbretëria e

Bashkuar e fajëson për një sulm me gaz nervor në tokën e saj. Britania e Madhe ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia. Por Rusia është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të dëbojë një diplomat të Malit të Zi, në përgjigje ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Podgorica zyrtare, pas dyshimeve se Moska qëndron prapa sulmit me agjent nervor në Britani. Britania, Shtetet e Bashkuara dhe

dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë dëbuar mbi 150 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi. Pavarësisht lidhjeve gjuhësore, fetare dhe ekonomike, marrëdhëniet mes Moskës dhe Podgoricës janë përkeqësuar, pasi Mali i Zi ka kërkuar raporte më të ngushta me Perëndimin. Hyrja e Malit të Zi në NATO ngjalli zemërim në Moskë. Autoritetet në Podgoricë kanë thënë se inteligjenca ruse qëndron prapa një tentim puçi në vitin 2016. (Kohapress/REL) E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Finalja e dialogu Formati i dijalogut Kosovë – Serbi, që për qëllim kishte normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, u tregua me mangësi serioze që ndikuan në vonesa dhe moszbatim të marrëveshjeve të arritura. Dialogu zhvillohej pa afate dhe instrumente penalizuese sepse BE-ja, si lehtësuese e dialogut, nuk e kishte autoritetin e mjaftueshëm kushtëzues

Shkëlzen Maliqi

Stimulues i vetëm për dinamizimin e dialogut ka qenë vlerësimi i sukseseve në dialog si momente shpërblyese për hapa avancues në proceset integruese. Serbia shfrytëzoi më mirë këtë ndërlidhje të dialogut me hapat e integrimit, ngase hyri në biseda për anëtarësim. Kosova, ndërkaq, ngeci shumë, duke mos e marr madje as liberalizimin e vizave. Kjo nuk ndodhi ngase Kosova ishte më pak kooperative. Problemi ishte te mosuniteti i BE-së rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës. Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro nuk e njohin pavarësinë, kështu që në cështjet e përparimeve për integrim mungonte koncensusi i duhur në instancat vendimarrëse të BE-së. Ngecja karshi avancimit të Serbisë ndikoi në rritjen e pakënaqësisë në Kosovë me efekte negative për procesin e dialogut. Gjatë përplasjeve të brendshme politike në Kosovë janë fuqizuar dukshëm forcat të cilat kanë qenë që nga fillimi kundër dialogut. Atyre iu dha një argument propagandues i fuqishëm se dialogu i formatit ekzistues shkon në favor të Serbisë. Nëse vazhdohet trendi, thoshin ata, do të vijmë në situatë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së shumë para Kosovës. Me këtë Serbia fiton fuqi shtesë bllokuese pasi që vendim-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

marrja në BE është me koncensus. Nëse Serbia arrin e para në cak, pamundëson anëtarësimin e Kosovës në BE! Kuptohet, ky skenar negativ nuk ka qenë asnjëherë intencë reale e Brukselit. Nëse jo zëshëm, atëherë me gjysmë goje, zyrtarët e BE-së gjithnjë pohonin se momentin e caktuar Serbisë do t’i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës, si dhe mospengimi i anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara. Rolin vetëdijesues ndaj Serbisë për qëllimin e fundit të dialogut prej kohësh e kishte marrë Gjermania, si një zëdhenëse më me ndikim e BEsë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Është e vërtetë pra që Serbia ka përparuar më shpejtë, I ka hapur edhe bisedat për anëtarësim, por që në kapitujt e parë të bisedimeve ajo është vënë që të ballafaqohet me çështjen e normalizmit të marrëdhënieve me Kosovën. Me këtë edhe kushtëzon çdo përparim i mëtutjeshëm të Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Dhe kjo krijon mundësinë që edhe Kosova ta zë hapin, aq më parë që njohja eksplicite ose implicite e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do tëndruyshonte rrënjësisht situatën, sikundër që do të ndikonte edhe te pesë anëtaret e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, që ta ndryshojnë mendjen. Megjithatë, janë edhe dy faktor të tjerë madhor në zhvillimet gjeostrategjike, që kushtëzuan ndërrimin aktual të formatit të dialogut dhe caktimin me urgjencë të një afati një vjeçar, ose 18 maujsh, për arritjen e mar-

rëveshjes gjithpërfshirëse dhe obliguese të normalizmit të marrëdhënive Kosovë – Serbi, që është ajo finale e madhe e dialogut me të cilën të dy shtetet e hapin portën e BE-së. Çështja e parë ka të bëjë më krizën e brendshme të BE-së: referendum i Britanisë për dalje nga BE-ja, kriza e euros, borxhi marramendës i Greqisë, fuqizimi i euroskepticizmit dhe nacionalizmave në shumë shtete anëtare të BE-së… Në këtë kontekst edhe vonesave e dialogut Kosovë – Serbi, merr hijën e të qenit pjesë e gjendjes së pasigurisë në tërë kontinentin. Për më shumë, jostabiliteti i Ballkanit perceptohet si bombë me sahat që kërcëenon BE-në. Faktori i dytë kërcënues janë proceset në Evropën Lindore ku Rusia ringjalli ambicjet për ta rikthyer rolin e superfuqisë botërore, pasi që aneksoi Krimenë, e ndau Ukrainën në dysh, patronizoi shkëputjet e pjesëve të territoreve të Gjeorgjisë, intervenoi ushtarakisht në Siri etj. Po kështu, duke përfituar nga vetoja në Këshillin e Sigurimit që bllokoi Kosovën, Rusia investoi shumë që Serbinë ta fut në orbitën e interest të saj: bleu të gjitha resurset energjetike të saj, ndërtoj e bazën ushtarake në Nish ( e maskuar si “humanitare”), kontron mediat serbe etj.). Rusia punoi që të vendos kontrollin edhe mbi Maqedoninë, Malin e Zi dhe Republikën Serbska etj. mbase e udhëhequr me pretendimin që ta kthejë formulën e vjetër të ndarjes së sferave të interesit 50 me 50 % sipas paktit të Jaltës Churchill – Stalin të vitit 1945. Këto ndërmarrje të Rusisë gjithsesi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ut Kosovë-Serbi

janë sfiduese për stabilitetin dhe sigurinë e Kontinenti të Vjetër. Ndërkaq në rajonin tonë kjo drejtpërsëdrejti bie ndesh me interesin e BE-së që tërë Ballkani, me gjith vendet që nuk janë anëtare, konsisderohet si pjesë të BE-së, konfirmuar kjo nga Samiti në Selanik I vitit 2003. Depërtimi i Rusisë në Ballkan kërcënon nëse jo përçarjen, atëherë gjithësesi dobësimin e mëtejmë të BE-së. Perëndimi dhe NATO aktualisht janë alarmuar nga ambicjet e Rusisë, duke e ndëshkuar me sankcione. Këto zhvillime rreth Rusisë nuk mund të kalojnë pa ndikime edhe në dialogun Kosovë – Serbi, madje edhe duke imponuar dinamikë, format dhe përmbajtje të re. Pasi që në dialogun paraprak shumica e marrëveshjeve teknike janë

realizuar ose të paktën janë draftuar zgjidhjet e tyre, faza e re do të duhej të ishte esencialisht politike, një lloj strategic end game që qëllimin kryesor e ka pengimin e depërtimit të Rusisë në Ballkan. Unë jam i bindur se edhe marrëveshja finale për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë – Serbi në pikat kryesore tashmë është draftuar. Për të biseduar kanë mbetur disa çështje ku kërkohet arritja e kompromiseve diplomatike statutore që do t’i rrumbullaksonin zgidhjet tashmëm të paralajmëruara me elemente siç janë anëtarësimi i Kosovës në OKB, zbatimi i detyrueshëm i Asociacionit të komunave serbe me kompetenca që nuk janë ekzekutive. Assesi nuk bëhet për marrëveshjë eventuale “kompenzusese” çfarë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kërkon Serbia duke përmendur ndarjen ose këmbimin e territoreve. Kosova në këtë end game nuk do të duhej të hynte e përçarë, pa aritjen e një unitetit të shumicës shqiptare. Kjo mund të arrihet qoftë përmes rikonstruimit të Qeverisë në koalicionit të madh, ku individët duhet të heqin dorë nga sedrat dhe ambicjet personale, qoftë duke autorizuar një ekip të unitetit që do t’i zhvillojë dhe përfundojë bisedimet. (Ky editorial është shkruar në kuadër të projektit të KDI-së ‘Fuqizimi i rolit të kuvendit në mbikqyrjen e ekzekutivit dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë proces’ i financuar Departamenti Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës. Vëzhgimet e autorit, jo domosdo përputhen me qëndrimet e KDI-së dhe donatorit) E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

7


KULTURË

Mbi librin “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të autorit Haxhi Shabani (1)

Ndoshta thashë p të tjerat i keni aty Dimitrov Popoviq

Kohë më parë, diku para dhjetë vitesh, më kanë rënë në dorë poezitë e deriatëhershme të Haxhi Shabanit. Ta them drejt se edhe kam shkruar për to e i kam botuar, edhe sot ndjehem i lumtur se për çfarë kam shkruar, kam pasur të drejtë. Vërtetohet plotësisht ajo që kam thënë, se pas vargjeve të këtij poeti fshihet një penë që do t’i kalojë kufijtë e vetvetes e do të bëhet i dashur e i pranueshëm në sferat letrare të krijimtarisë në shqip. Kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja kryesore që ngula këmbë në përzgjedhjen e poezive nga disa libra të tij, për të botuar një libër të ri, që do të ishte esenca e krijimtarisë së deritashme dhe njëkohësisht t’i jepja edhe një shtytje të mëtejshme, duke e garantuar se je në rrugën tënde origjinale, në rrugë të mbarë që shoqërisë t’i shërbesh përmes artit. Dëshira ime si redaktor i librit mori krahë, kur Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, brenda marrëdhënieve të mira mes nesh, e propozoi që në vitin që shkoi, duke vazhduar traditën e mirë të botimit të autorëve shqiptarë, të botonim edhe përzgjedhjen e Haxhi Shabanit. Dhe libri është botuar në Bibliotekën më me vlerë që ka Enti i Teksteve, në atë “Savremenik” (Bashkëkohësi) ashtu si duhet, nën kujdesin e vazhdueshëm të drejtorit Pavle Goranoviq, që është vetë një poet i kohës, me fletë të shkëlqyera, me kapakë të trashë dhe ilustrim special.

8

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Librin e shoqërojnë emrat e recensentëve dr. Basri Çapriqi e Liridona Sinishtaj dhe një parathënie mjaft e bukur dhe kuptimplote nga ana e Liridonës. Libri ndahet në pesë pjesë, kryesisht sipas librave të botuar më parë. Nuk më takon të them se “jam befasuar” kur i kam lexuar këto poezi. Jo, jo. Befasimi vjen aty ku nuk e pret. Por nga Haxhiu është pritur, sepse tek ai bashkëjetojnë dija dhe përgatitja teoriko-shkencore si mësues i lëndës së gjuhës e letërsisë, por edhe ajo e shpirtit të frymëzuar që krijon duke formuar këndin e vet të shikimit të sendeve e fenomeneve që na rrethojnë. Ai e ka kuptuar se për të shkruar, lexuesit të sotëm nuk i duhen fjalë të mëdha, të stërholluara, të pagjetura as në fjalorë, që duhet të lodhesh t’ua gjesh kuptimin e derisa të arrish t’i sigurosh këto, të humbet ajo dëshirë për të lexuar e s’di se ku të tretet vëmendja nga leximi. Prandaj ai shkruan thjesht, figura e tij letrare e stilistike është e kuptueshme dhe e kapshme, mobilizuese, përjetuese. Ky edhe ka qenë motivi i shkrimit të librave, me qëllimin dhe njetin e mirë, pavarësisht se deri ku është arritur. Poeti e di dhe shprehet edhe përmes poezive, por edhe në intervista të ndryshme se “Poezia është art elitar”. Ai i përmbahet këtij qëndrimi dhe për mendimin tim e justifikon më së miri. Çështja se çfarë janë librat dhe si ndikojnë, vazhdon edhe sot e kësaj dite. Për Kafkën, kjo ka qenë “sëpata në detin e ngrirë brenda nesh”, Për Karl Saganin “një tregues se njerëzit janë të aftë të bëjnë të magjishmen”, për Xhejms Boldvinin “mënyra që të ndryshohet fati ynë”, për Nil Gejmenin “transmetues i të vërtetave më të thella njerëzore”, për fituesen e Nobelit, polaken Simborska “kufiri

ynë i fundit i lirisë”. Galileu e ka parë leximin si “mënyrën që të posedosh fuqi mbinjerëzore”, kurse eseisti i famshëm, Herman Hese, rolin historik të fjalës së shkruar e konsideron: “Për të gjithë njerëzit fjala dhe të shkruarit janë të magjishme dhe të shenjta; të emëruarit dhe të shkruarit janë punë origjinale e magjike, një pushtim magjik i natyrës përmes shpirtit, dhe kudo talenti dhe të shkruarit është konsideruar me origjinë hyjnore. Për shumicën e njerëzve shkrimi dhe leximi kanë qenë sekret dhe artet e shenjta kanë qenë të rezervuara vetëm për klerikët”. Por me kohën kanë ndryshuar edhe gjërat dhe vetë fakti se sot promovojmë një libër të tillë, na jep të drejtën të mendojmë se edhe mes nesh shkruhet, krijohet dhe afirmohesh shumë mirë. Libri për herë të parë iu paraqit publikut të kryeqytetit të Shqipërisë, në Panairin e 20-të të librit në Tiranë. Shumë vizitorë, profesorë e akademikë, poetë e prozatorë që e panë stendën tonë gjatë të gjitha ditëve, e sidomos në ditën e promovimit, e kanë pëlqyer librin dhe janë shprehur me fjalë shumë të mira. Me mjaft interes është parë nga studentët dhe krijuesit shqiptarë, por edhe të Kosovës dhe të Maqedonisë që me praninë e tyre i dhanë librit dhe autorit vlerësimin e duhur. Ishte kënaqësi që në promovim kishin ardhur shumë qytetarë nga Ulqini, të gjithë kërkonin nga një libër. Por kulmi ishte atëherë kur mbërritën nxënësit e Gjimnazit Privat “Drita” , ata që janë përditë me profesorin, për ta parë si ndrin ai që u jep mësim për ditë, në një ambient tjetër, në një tempull të lartë të kulturës e krijimtarisë shqiptare, siç ish Pallati i Kongreseve në ato ditë. S’kam pse ta fsheh, vetë


KULTURË

pak,… y personalisht kam ndjerë një gëzim të madh siç ndjehet në raste të tilla

Ai e ka kuptuar se për të shkruar, lexuesit të sotëm nuk i duhen fjalë të mëdha, të stërholluara, të pagjetura as në fjalorë, që duhet të lodhesh t’ua gjesh kuptimin e derisa të arrish t’i sigurosh këto, të humbet ajo dëshirë për të lexuar e s’di se ku të tretet vëmendja nga leximi. Prandaj ai shkruan thjesht, figura e tij letrare e stilistike është e kuptueshme dhe e kapshme, mobilizuese, përjetuese për shokun, mikun, familjarin dhe njeriun e mirë, mësuesin e gjuhëtarin e

shquar. Dhe kam pasur të drejtë. Në libër ka poezi shumë të bukura, që ju do t’i shikoni dhe lexoni. Sigurisht secili do të ndalet sipas pëlqimit të vet, por është e pamundur të mos ndalesh te poezia “Amerika më merr me të mirë”. Një ndër poezitë më të bukura, e cila ka vlerën e një kapitulli të veçantë, diçka që rrallë mund ta ndeshësh (fq. 71). Në njëzet vargjet, fjala “Amerikë” përdoret mbi dhjetë herë. Vetëm kurioziteti të bën t’i numërosh sa herë është përdorur, se ajo është shkruar aq bukur sa të vjen keq pse mbaroi. Por forma e shkrimit, pa ortografi e shenja të pikësimit, të bën ta ndjesh si një të vetme, si një mur që gurët i ka lidhur edhe me gëlqere, edhe me çimento, por edhe me hekur, që ti (në kuptimin çdokush) mund t’i lexosh me vëmendje të veçantë. Nëpërmjet vargjeve, ku fut një ironi të thellë, të cilën e shpreh vetë titulli, kalon deri në një sarkazëm të fuqishme. Lexojmë, por korrim të kundërtën, domethënë autori jep mësimin - predikimin dhe korr bumerangun… më jep të gjithë të mirat/ … por edhe arkivolin të fluturoj-oj-oj (oj: vaji i çdo nëne që priti djalin e vdekur në dhe të huaj) që veç me “KOKË” e bleu dheun për t’u mbuluar. Kam shkruar për shumë poezi, që kanë si objekt mërgimin, por mendoj se me këtë Haxhiu ka krijuar me të vërtetë diçka që rri te kryet e vendit. Por me një forcë te madhe përshkruese janë edhe poezitë “Letër Gjergj Fishtës”, “Gjuha e çizmeve” etj. (vijon) (Vështrimi është lexuar me rastin e përurimit të librit në QKI “Malësia” – Tuz, më 17 mars 2018)

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Emri Dardan Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Në Librin e Zanafillës thuhet se Dodanimi ishte bir i Javanit (një stërnip i Noas). Dodanimi është lidhur zakonisht me prejardhjen e njerëzve të ishullit të Rodosit. Dorëshkrimet hebraike japin shpjegime të ndryshme të shqiptimit Dodanimi, dhe thonë se është ndoshta gabim i kopjuesit,

“ 10

Në Targum Pseudo-Jonathan (një kapitull i Toras hebraike) përmendet vendi Dordania, dhe studiuesit sugjerojnë se ka lidhje me Dodonën në Epir dhe Dardaninë në Iliri pasi shkronjat hebraike R dhe D janë mjaft të ngjashme grafikisht. Në Kronikat 1: 7, ky emër shkruhet Dodanimi, ndërsa ne Septuagint (Të Shtatëdhjetët), Dodanimët konsiderohen të afërt me Helenët. Në Targum Pseudo-Jonathan (një kapitull i Toras hebraike) përmendet

Egjiptologu britanik Kenneth Kitchen, më 1930, paraqiti dy etimologji të tjera të mundshme; se Dodanim rrjedh nga Dordanim, duke humbur shkronjën ‘r’. Dardanai ndodhet në një listë të emrave Hititë që luftuan kundër Ramesit II të Egjiptit në betejën e Kadeshit më 1275 pes, madje disa i lidhin ata me Dardanët e luftës së Trojës. Kitchen gjithashtu sugjeron se emri Dodanium mund të jetë një formë e ndryshuar e Danunim, një popull i lashtë i Lindjes së Afërme, përmendur në mbishkrimin Amarna, por origjina dhe identiteti i këtij emri, si, ku, dhe nga kush u zbulua mbetet për t’u vërtetuar, dhe deri atëherë shkencëtarët do të vazhdojnë ta shohin me dyshim

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

vendi Dordania, dhe studiuesit sugjerojnë se ka lidhje me Dodonën në Epir dhe Dardaninë në Iliri. Francezi Samuel Bochart, studiues me ndikim i shekullit 17, e lidh formën Dodanimi me emrin e lumit Rhones Rhodanus, që buron ne Alpet zvicerane dhe derdhet në Mesdhe; dy shekuj më vonë, teologu gjerman Franz Delitzsche e identifikoi figurën e Dodanimit me Dardanus të mitologjisë greke; ndërsa studiuesi britanik Joseph Mede, nga mesi i viteve 1600, e thoshte se Dodanim është i njëjtë me Dodonaeus, i cili e kishte vendin e shenjtë në Dodonë. Egjiptologu britanik Kenneth Kitchen, më 1930, paraqiti dy etimologji të tjera të mundshme; se Dodanim rrjedh nga Dordanim, duke humbur shkronjën ‘r’. Dardanai ndodhet në një listë të emrave Hititë që luftuan kundër Ramesit II të Egjiptit në betejën e Kadeshit më 1275 p.e.s, madje disa i lidhin ata me Dardanët e luftës së Trojës. Kitchen gjithashtu sugjeron se emri Dodanium mund të jetë një formë e ndryshuar e Danun-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

im, një popull e lashtë i Lindjes së Afërme, përmendur në mbishkrimin Amarna, por origjina dhe identiteti e këtij emri, si, ku, dhe nga kush u zbulua mbetet për t’u vërtetuar, dhe deri atëherë shkencëtarët do të vazhdojnë ta shohin me dyshim. Në një fjalor biblik të antikitetit nga një autor anonim në vitet 70 p.e.s, thuhet se bijtë e Dodanimit janë Itheb, Beath dhe Fenek; ky i fundit udhëhoqi Jafetët në kohën e Kullës së Babelit.

Francezi Samuel Bochart, studiues me ndikim i shekullit 17, e lidh formën Dodanimi me emrin e lumit Rhones Rhodanus, që buron ne Alpet zvicerane dhe derdhet në Mesdhe; dy shekuj më vonë, teologu gjerman Franz Delitzsche e identifikoi figurën e Dodanimit me Dardanus të mitologjisë greke; ndërsa studiuesi britanik Joseph Mede, nga mesi i viteve 1600, e thoshte se Dodanim është i njëjtë me Dodonaeus, i cili e kishte vendin e shenjtë në Dodonë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

11


KULTURË

U përurua vëllimi poetik “Malësi e mall” i autorit Fiqret Mujeziqi

Jeta nuk është poezi, por poezia është jetë “Autori me tone melankolike, mallëngjimi, por dhe kënaqësie i këndon vendlindjes në disa poezi, edhe është metafora kyçe: pikturon një ndjenjë të çiltër, duke regjistruar se në të gjitha ëndrrat, kujtimet më të bukura që janë ngulitur në shpirtin e tij, është dashuria më e kristaltë për ‘vendlindjen trime’”, ka thënë poeti Ibrahim Berjashi Ulqin – Në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të letërsisë, miqve dhe shokëve të autorit, të shtunën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin u bë përurimi i përmbledhjes me poezi “Malësi e mall” të Fiqret Mujeziqit. Për librin kanë folur poeti Ibrahim Berjashi dhe përkthyesi e kritiku Qazim Muja. Poeti Ibrahim Berjashi, i cili e ka bërë përzgjedhjen e poezive që janë përfshirë në vëllimin poetik “Malësi e mall”, ka thënë se me të drejtë apostrofohet se “kur flitet mbi letërsinë shqipe në përgjithësi, nuk duhet harruar as atë që krijohet në diasporë nga autorët me origjinë nga viset etnike shqiptare në Malin e Zi, pa marrë parasysh nivelin e diskursit dhe atë ideoartistik”. Ai ka thënë se në këtë përmbledhje me poezi, Mujeziqi “sjell para lexuesve përkushtimet e tij poetike mbi dashurinë edhe mallin që ruan për ambientet e vendlindjes, ndaj njerëzve të afërt të tij, kujtimet rinore,

“ 12

të cilat i ka përjetësuar në këtë vepër letrare”. Sipas tij, “autori me tone melankolike, mallëngjimi, por dhe kënaqësie i këndon vendlindjes në disa poezi, edhe është metafora kyçe: pikturon një ndjenjë të çiltër, duke regjistruar se në të gjitha ëndrrat, kujtimet më të bukura që janë ngulitur në shpirtin e tij, është dashuria më e kristaltë për ‘vendlindjen trime’”. Në vështrimin e tij, kritiku dhe përkthyesi Qazim Muja ka folur për imazhet në vëllimin poetik “Malësi e mall”. Ai ka thënë se parë në këndvështrimin poetik, imazhi tek ky autor është thelbësor, sa i takon botës personale të poetit, por edhe komunikimit me lexuesin. “Shihet qartë se autori e di mirë që imazhi në poezinë moderne, ka marrë një rëndësi aq të madhe, sa duhet të përshkojë veprën e poetit, me gjithë larminë poetike të vargjeve, nga fjala e parë gjer në të fundit. Është fjala, pra, për të krijuar një

“Në shumicën e rasteve imazhi poetik i Mujeziqit është në lëvizje, i ndërtuar në një veprim shumë të theksuar ku domethënia estetike e deklarimit poetik formohet në nivelin e shfaqjeve narrative të situatave të përditshme ekzistenciale”, ka theksuar kritiku Qazim Muja

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

strukturë të fortë të imagjinatës për të cilën vetë poeti e ka një nevojë të brendshme, nevojën për funksionimin logjik e struktural në vepër”, është shprehur Muja. Ai ka thënë se imagjinata e Mujeziqit është një laborator mendor për krijimin e imazheve dhe ideve të reja dhe kjo lidhje teorike në poezi shihet në shumicën e poezive të tij. “Në shumicën e rasteve imazhi poetik i Mujeziqit është në lëvizje, i ndërtuar në një veprim shumë të theksuar ku domethënia estetike e deklarimit poetik formohet në nivelin e shfaqjeve narrative të situatave të përditshme ekzistenciale”, ka theksuar Muja. Autori i librit, poeti Fiqret Mujeziqi, në fjalën e tij ka thënë se “jeta nuk është poezi, por poezia është jetë”. Ai ka thënë se poezinë e ka bartur gjithmonë, “që nga bankat e shkollës me valixhe, nga vendi në vend”. “Por jeta është e atillë që ka sfidat e veta. Dhe ato sfida duhet tejkaluar. Dhe krijimtaria është diçka e cila udhëton bashkë me ne nëpër kohëra”, ka theksuar poeti. Mujeziqi ka treguar se si frymëzim për të krijuar i shërbejnë “të dashurit, të afërmit, vendi ku jeton, vendi ku ka lindur, historia, por pse jo edhe e ardhmja e këtij vendi”. Ai ka thënë se meritën më të madhe për botimin e librit e kanë bash-


KULTURË

Foto: ROZAFA

këshortja dhe tri vajzat e tij, të cilat e kanë nxitur për ta botuar librin, ndërkohë që një pjesë e madhe e poezive në të kaluarën i kanë humbur gjatë ndërrimit të vendbanimeve sepse disa herë ka filluar jetë të re. Gjatë përurimit, poezi nga libri ka lexuar nxënësja Jonida Kovaçi dhe vetë autori.

Fiqret Mujeziqi është lindur në Krajë, ku ka kryer shkollën fillore. Shkollën e mesme e ka mbaruar në Ulqin, ndërsa Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Një kohë ka punuar në Tivar, ndërsa që prej vitit 1992 është larguar nga vendlindja dhe është vendosur në Shtutgart të Gjermanisë, ku jeton me familje. Vël-

limi me poezi “Malësi e mall” është libri i tij i parë. Përurimi i librit u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, që e ka botuar librin në fund të vitit të kaluar. Në fund të përurimit, autori ka dhuruar libra për të gjithë pjesëmarrësit e i. k. interesuar. E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Vatranët e Usterit sjellin Zërin e Amerikës përmes krijimtarisë në gazetari dhe kujtimet e Frank

Duke i shërbyer të vë në një vend demokra Pasditen e 26 Marsit Zhani Lito (kryetari i degës së “Vatrës”-Uster), shprehu mirëseardhjen për z.Frank Shkreli dhe bashkëshorten e tij Viktoria dhe paraqiti një përmbledhje të jetës dhe veprimtarisë, ndërsa njohjen e rreth 30 pjesëmarrësve dhe mysafirëve e paraqiti Franklin Zdruli Ardian Murraj

Shtysë për këtë veprimtari u bë njohja dhe nënshkrimi për lexuesit i botimit para pak kohësh të librit “Demokracia nuk pret” (përmbledhje shkrimesh për vitet 2014-2015), ku të pranishmit diskutuan anë të ndryshme të historisë dhe aktualitetin e zhvillimeve shqiptare. Në fjalën e tij Frank Shkreli çmoi ftesën e bashkatdhetarëve të Usterit duke e cilësuar atë si një nga bashkësitë më të vjetra dhe ndër më të mëdhatë në SHBA. Edhe pse larg nga Usteri (Uashingtoni dhe Nju Jorku ku ai ka jetuar dhe punuar), kjo shënon vizitën e parë te ky vend që jetohet nga shqiptarë dhe që ka qenë tepër i

14

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

njohur në lidhjet personale dhe profesionale me njërin prej kolegëve të hershëm të tij në Zërin e Amerikës, si Ilia Louis Prifti njëkohësisht pjesë e kësaj bashkësie shqiptarësh dhe Kishës së Shën Marisë. Shreli u ndal në njohjen me Zërin e Amerikës, pasi për 34 vjet ai punoi në të (madje është rritur aty). Koha kur ai filloi si gazetar ishte se gjeti ish luftëtare të LDB si Louis Prifti, epoka kundër komunizmit ndërkombëtar dhe ku llogorja mbrohej tashmë jo me plumba dhe bomba, por me fjalën e lirë dhe thënien e së vërtetës. Frank Shkreli kujton se transmetimi i së vërtetës është kryefjala dhe misioni i Zërit të Amerikës. Presidenti J.F Kenedi, në 20 vjetorin e Zërit të Amerikës është shprehur se VOA mban mbi supe një përgjegjësi të madhe, barra e së vërtetës nuk është e lehtë për t’u mbajtur

mbi shpatulla. E vërteta duhet t’i shpjegohet një bote sa kurioze aq edhe të dyshimtë”. Ka qenë një nder i madh dhe privilegj për t’i shërbyer së vërtetës në një vend si SHBA, që u bë atdheu i dytë, na priti dhe na dha mundësinë për t’i shërbyer atdheut të të parëve tanë dhe forcimit të lidhjes mes dy vendeve tona mike. “Në historitë e viteve të para, më 1974 kur fillova punë, tregon Shkreli, ishim vetëm pesë veta dhe ata me moshë nga 62-65 vjeçar, ndërsa unë, vetëm 24 vjeç. Zëri i Amerikës ka vuajtur për gazetarët profesionistë, por kjo nuk ishte me e keqja,…pas një dite të ngjeshur pune dhe dhënies së transmetimit, ne nuk dinim se sa ishim dëgjuar për shkak të izolimit dhe të largësisë.” Shembja e murit të Berlinit solli dhe fillimin e ndryshimit të gjerave në Shqipëri. Në Mars të 1991, Shqipëria dhe SHBA rivendosën marredheniet diplomatike ku unë isha pjesë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Elez Biberaj ishte në përbërje të Kongresit Amerikan, atëherë ne pamë për të parën herë jo vetëm që kishim patur një dëgjueshmëri të madhe dhe të rregullt, por vumë re se Zëri i Amerikës në shqip mund të kishte patur edhe dëgjuesin më të madh në numër krahasuar me shërbimin në gjuhët e tjera. Përveç misionit për lajmin e balancuar dhe gjithëpërfshirës, si mision Zëri i Amerikës në një gjuhë si shqipja dhe një vend si Shqipëria i izoluar dhe i censuruar, ne ishim të vetëdijshëm se Liria duhej të mbrohej çdo ditë (citon


KULTURË

Shkrelit

ërtetës atik presidentin Ronald Regan), pasi po të mos mbrohej ajo do të zhdukej pas një gjenerate. “Për Lirinë, duhet të luftohet, Liria duhet të mbrohet çdo ditë dhe t’u dorëzohet brezave të ardhshëm për ta mbrojtur. Detyra e parë e çdo qeverie është mbrojtja e popullit dhe e qytetarëve dhe jo të shkatërrojë jetën e tyre. Jemi ne populli që i diktojmë qeverisë se ç’duhet të bëjë dhe jo anasjelltas. Ne populli jemi shoferi dhe jo qeveria. Qeveria është vetura dhe ne vendosim në ç’drejtim duhet të shkojë ajo, cilën rrugë duhet të ndjekë dhe me çfarë shpejtësie”. Veç lajmeve për lirinë dhe demokracinë në SHBA dhe në botë, Zëri i Amerikës, shërbente njëkohësisht edhe si një urë midis dy kombeve, si një ambasadë shqiptare ku shpesh njerëzit drejtoheshin për infomacion, pra që nga qeveria, kongresi, akademikët apo njerëzit e thjeshtë. Prandaj të gjithë presidentët kishin një respekt shumë të madh për Zërin e Amerikës, e vizitonin rregullisht dhe sidomos gjatë luftës së

ftohtë. Xhimi Karter thoshte se Zëri i Amerikës është burim inkurajimi për breza të tërë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut anembanë botës. Xhorh Bush (43), thoshte se Zëri i Amerikës i është përgjigjur dëshirës së çdo zemre të njeriut për të jetuar në liri. Në vitet e fundit ndryshimet kanë sjellë përmirësimin profesional dhe teknologjia ka diktuar horizonte të reja. (Fillimi i ZA në shqip ishte më 13 maj 1943, valët e shkurtra në radio për disa dhjetëvjeçarë, pranvera e 90-të solli lidhjet e para telefonike dhe intervistat e para, viti 1999 shënon formatin e ri në video, “Ditari” dhe tani larmia e shpërndarjes në internet. Raporti i fundit tregon se Zëri i Amerikës është ndikimi më i madh në krahasim me çdo medie tjetër në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, dhe ku jetojnë shqiptarë. Pra në këtë 75 vjet u arrit mirinformimi i tyre, ndryshe nga media në Shqipëri dhe Kosovë ku entet ndërkombëtare si “Freedom House” e cilësojnë si

gjysmë të lirë dhe të ndikuar nga subjektet politike dhe interesa të tjera. Në lidhje me këto libri përmbledh shkrime me tema të larmishme si liria e shtypit, fjala e lirë, krimet e komunizmit, dështimi i Shqipërisë post- komuniste, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, roli i diasporës, personalitetet e njohura por të harruara, politika e SHBA-së në përgjithësi dhe ajo e ndërkombëtarëve ndaj kombit shqiptar, përfshirë vlerat e drejtësisë dhe lirisë. Në vijim takimi u zgjerua në diskutime ku folën Thanas Gjika (mbi vlerat e librit kryesisht nën qartësinë e autorit kur shkruan dhe analizon me frymë sa reale aq dhe ndërtuese duke u shprehur se” shpresa vdes e fundit!”), rrëfimet mbi dëgjimin në radio të Zërit të Amerikës në vitet e diktaturës, historitë e dhimbjes nga persekutimi i familjeve Mihallaq e Efi Qeleshi dhe Qemal e Mukades Biçoku. Pyetjet u përqendruan kryesisht në mënyrën e qeverisjes dhe politikës shqiptare, ndikimin ndërkombëtar në rajon, çfarë i duhet tani opozitës, drejtuesve të brezit të ri, etj. Në fund të takimit autori Frank Shkreli nënshkroi për lexuesit dhe mësuam se vetëm 10% e shkrimeve të tij janë në ketë libër ku ndihmuan botuesit e gazetës “Telegraf” Engjëll Musai dhe Klaus Çiraku. Ato përbëjnë pjesën e parë të librit “Demokracia nuk pret” me autor Frank Shkreli dhe të tjera përzgjedhje, besojmë se do të pasojnë në të ardhmen e afërt). VOAL.CH

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

15


MOZAIK

Kriporja e Ulqinit, një histori korrupsioni

“ 16

Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse ndërmarrja falimentoi, meqenëse nuk ishte në gjendje të paguante energjinë elektrike. 14 mijë euro fatura të energjisë elektrike nuk “mund” të paguheshin kështu që ndërmarrja doli në treg. Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Kriporja e Ulqinit - një histori me pasuri natyrore dhe korrupsion, shumë e ngjashme me të tjera të Ballkanit, e quan DW. Kriporja e Ulqinit u ngrit në vitin 1926 nga italianët dhe ka një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katrorë që është lagunë dhe ndodhet në deltën e lumit Buna. Aty ka edhe një pasuri të madhe shpezësh. Ujërat e ëmbla të lumit ndahen nga uji i kripur i Detit Adriatik nëpërmjet kanaleve. Si shumë pasuri të tjera, Kriporja e Ulqinit ka qenë pasuri shtetërore pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2003 është privatizuar, sepse ndërmarrja falimentoi, meqenëse nuk ishte në gjendje të paguante energjinë elektrike. 14 mijë euro fatura të energjisë elektrike nuk “mund” të paguheshin kështu që ndërmarrja doli në treg. Privatizuesi e bleu për 800 mijë euro. Çmimi i tokës u vendos 5 cent metri katror. Për të bërë blerjen ai mori kredi nga dy banka të Malit të Zi. Por falimentoi dhe nuk ishte në gjendje

të shlyente kredinë. Kriporja mund të kthehet kështu në pronë të bankave, pronarë të të cilave janë familjarë të Milo Gjukanoviqit, disa herë president dhe kryeministër i vendit, që pritet të hedhë sërish kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Historia që po tregohet këtu shkurt, përfshin shumë procese gjyqësore, vendime qeveritare, ndërhyrje evropiane, studime zhvillimore, protesta lokale, peticione, fushata. Por kryesisht korrupsion dhe atë në nivelin më të lartë. Korrupsioni shkatërron një nga vendbanimet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë Këtë tregoi në filmin e saj Milka Tadiq Mijoviq, gazetare, presidente e Qendrës për Gazetari Investigative në Mal të Zi. Filmi u shfaq ditët e fundit në Institutin Harriman në NjuJork. Dokumentari “The Saline: In the Net” u ndoq nga studentë, anëtarë të institutit dhe migrantë shqiptarë e malazezë të Nju-Jorkut. “Filmi hedh


MOZAIK

dritë mbi korrupsionin që është duke shkatërruar një nga vendbanimet më të rëndësishme të shpendëve në Evropë”, thotë Milka Tadić për Deutsche Wellen. “Ky dokumentar investigon problemet ekonomike dhe ekologjike që rrezikojnë këtë qendër biodiversiteti”. Filmi është financuar nga fonde amerikane dhe u shfaq këtu për herë të parë. “Një version të shkurtuar të filmit do ta dërgoj në BE dhe vende të tjera”, shton ajo. Milka Tadiq mendon se meqë ka të bëjë me nivele të larta korrupsioni çështja e kripores mund të zgjidhet vetëm duke kërkuar ndihmë nga jashtë. Kriporja dhe BE Kriporja e Ulqinit është një nga dhjetë kriporet më të mëdha dhe një nga më të rejat në Mesdhe. “E lirë kripa në Durrës, po e ha qiraja rrugës”, thonë shqiptarët që e dinë mirë si shkon kjo punë. Banorët e zonës me përqendrim më të madh shqiptar, jetojnë të papunë pranë një pasurie të tillë. Rreth 400 punëtorë ka pasur kriporja

Kriporja e Ulqinit është një nga dhjetë kriporet më të mëdha dhe një nga më të rejat në Mesdhe. “E lirë kripa në Durrës, po e ha qiraja rrugës”, thonë shqiptarët që e dinë mirë si shkon kjo punë. Banorët e zonës me përqendrim më të madh shqiptar, jetojnë të papunë pranë një pasurie të tillë. Rreth 400 punëtorë ka pasur kriporja në ditët e saj më të mira. Sot, pajisjet e ndryshkura vazhdojnë të ndotin ambientin. Prandaj shqiptarët e AANO, organizatës së shqiptarëve migrantë në Amerikë u angazhuan të krijojnë një fond për të financuar zgjidhjen e çështjes nëpërmjet institucioneve ligjore malazeze dhe evropiane

në ditët e saj më të mira. Sot, pajisjet e ndryshkura vazhdojnë të ndotin ambientin. Prandaj shqiptarët e AANO, organizatës së shqiptarëve migrantë në Amerikë u angazhuan të krijojnë një fond për të financuar zgjidhjen e çështjes nëpërmjet institucioneve ligjore malazeze dhe evropiane. Kriporja e Ulqinit është parku i parë

privat natyror në Malin e Zi. Rëndësia e tij është vlerësuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili financoi edhe studimin për mbrojtjen dhe rivitalizimin e kripores. Po ashtu Bashkimi Evropian ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim me kapitullin 27 të marrëveshjes, kapitull që i kushtohet parkut natyror të Ulqinit.(DW). E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Mbi librin “Shqiptarët, serbët dhe grekët” e autorit Enver Bytyçi (2)

Kosova dhe perspek e shqiptarëve në raj Shaban Hasangjekaj Libri “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, shpreh shqetësimin edhe për të sotmen e të ardhmen e shqiptarëve, thelbin e së cilës e përcakton ardhmëria e Kosovës. Në libër shprehet optimizëm për faktin se, për herë të parë në historinë e njerëzimit Fuqia më e Madhe e kohës është aleate dhe mike e shqiptarëve, për shkak të parimeve universale, që SHBA-të kanë konservuar dhe i mbrojnë. Shpreh optimizëm gjithashtu fakti që Anglia është orientuar në miqësinë me shqiptarët, pa përmendur atë që popujt gjermanikë historikisht kanë shprehur solidaritet me çështjen shqiptare. Ndërkohë evidentohet si moment i rëndësishëm pozicioni i Turqisë, si vend mik i sinqertë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Pikërisht në këto vende, shprehet autori, opinioni publik ishte shprehur me shumicë në pranverën e vitit 1999 pro bombardimeve të NATO-s në Serbi. Madje, në shumicën e këtyre vendeve popujt mbështesnin një fushatë ushtarake tokësore kundër makinerisë ushtarake të Serbisë për rikthimin e të drejtës së shqiptarëve të Kosovës. Në këtë kontest, autori pohon se në SHBA mbi 70% e amerikanëve i kishin mbështetur vendimet e presidentit Clinton për intervenim ushtarak në Kosovë. Po ashtu në Angli, në Gjermani e Turqi. Por edhe në Francë opinioni francez ishte shprehur pro aksioneve ushtarake ajrore të NATO-s, madje në një kuotë të paparashikueshme, prej 73%. Vetëm në

18

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Greqi, 97% e grekëve votuan kundër ndërhyrjes ushtarake në Kosovë. Po kështu kuota të ulëta ishin regjistruar në Itali, etj, bën me dije autori. Duke u mbështetur në këto realitete, autori Enver Bytyçi shkruan se shqiptarët kanë pse të jenë optimistë, por edhe do të duhej që të ishin të vëmendshëm. Ashtu si në fillimin e shekullit XX, edhe tani, kur çështja shqiptare është vënë në tavolinën e zgjidhjes, serbët synojnë që Kosovën ta mbajnë në varësinë e tyre dhe grekët punojnë që Shqipërinë Londineze ta kenë si zonë patronazhi, domethënë ekspansioni të vazhdueshëm. Nuk është e tepërt të thuhet se serbët bëjnë të gjitha përpjekjet që Kosova të mbetet përsëri pjesë e Serbisë, në formën e një konfederate apo konfiguracioni tjetër, kjo s’ka rëndësi për ta. Për Qeverinë e Beogradit e rëndësishme është që Prishtina të komandohet prej andej, që në Kosovë të emërohen e të zgjidhen për qeverisjen “lokale” njerëzit e “dëgjueshëm” proserbë, që shqiptarët e Kosovës të orientohen në të gjitha zhvillimet nga Beogradi, etj. Ndërsa në Greqi ka filluar të lansojë teza shoviniste që “para hyrjes së Shqipërisë në BE të mundësohet krijimi i një lidhjeje ndërshtetërore (konfederatë apo federatë) me Greqinë”, d.m.th., që Shqipëria e pavarur të pushojë se ekzistuari. Llogaritë mund të bëhen të tilla, që nëse do të kishte ndonjë reaksion nga pjesa veriore e Shqipërisë, pas shpalljes së bashkimit shqiptaro-grek, të bëhej një ndarje “paqësore” e Jugut të Shqipërisë dhe kjo pjesë e mëmëdheut t’i bashkëngjitej Greqisë. Në lëndën shtjelluese të librit të vet autori lexuesin e njofton se Athina, jo vetëm, por edhe Beogradi i bën të gjitha për t’i arritur qëllimet e tyre antishqiptare në mënyrë paqësore,

me të dëgjueshmit e tyre në qeverisjen e Kosovës ose të Shqipërisë Londineze. Në këtë drejtim autori veçon: në Shqipëri ka dhjetë fish të dëgjueshëm qeveritarë për Athinën, sa ç’ka në Maqedoni politikanë shqiptarë të dëgjueshëm për maqedonët shumicë. Shumë qarqe synojnë një balanc të tillë edhe në Kosovë. Dëgjueshmëria ndaj Greqisë i lidershipit në Shqipëri ka penetruar edhe te opozita demokratike, ndërkohë që qeverisja socialiste e Tiranës, nuk do të mund të quhej ndryshe, veç se një qeverisje filial i Athinës”. Në Kosovë po bëhen përpjekje të shumta që dëgjueshmëria e Beogradit “të kufizohet” te një pjesë e opozitës. Sa më shumë të kufizohet ndikimi i Beogradit në Prishtinë, aq më mirë do të jetë për shqiptarët në Kosovë e Ballkan. Dhe, sa më shumë të kufizohet dëgjueshmëria e politikanëve shqiptarë në qeverisje e në opozitë në Shqipërinë Londineze ndaj Athinës, përsëri aq më mirë do të jetë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dëgjueshmëria ndaj Athinës është në të njëjtën kohë edhe dëgjueshmëri ndaj Beogradit dhe anasjelltas. Evitimi i kësaj dëgjueshmërie forcon pozitat e shqiptarëve në Ballkan, forcon vetëdijen e tyre për të qenë faktor stabiliteti, zhvillimi e progresi, konkludon autori. Mendimi vetanak i autorit është se zhvillimet në Kosovë do të përcaktojnë në njëfarë mënyre edhe perspektivën shqiptare në rajon. Qeverisjet dhe qytetarët shqiptarë, para së gjithash në Kosovë dhe në Shqipëri, do të duhej të vetëdijesohen se i kanë të gjitha mundësitë që të zhvillohen më mirë pa patericat e fqinjëve serb e grekë dhe në partneritet me ta, sesa nën ombrellën e tyre politike, ekonomike e kulturore. Vetëm partneriteti dhe marrëdhëniet reciproke sjellin


KULTURË

ktiva jon

midis tri vendeve harmoninë e sjelljes politike e njerëzore. Çdo marrëdhënie varësie sjell çoroditje, akumulimin e armiqësive, shpërthime zemërimesh për padrejtësitë, e për pasojë, destabilizim të vazhdueshëm dhe konflikte të pandërprera. Në librin “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, të autorit Enver Bytyçi, jepen shembuj, fakte dhe argumente të shumta për dobitë dhe padobitë e qëndrimeve të shqiptarëve, për aleancat, miqësitë dhe partneritetin e tyre me vendet e tjera. Sigurisht që problemet e tyre nuk shterojnë në libër, ato kanë nevojë të argumentohen e zgjerohen më tej, madje kritika mund të ndalet në përcaktimet që jepen aty. Por, thelbi i çështjes për të cilën janë të interesuar lexuesit, autori beson se jepet qartë dhe qëllimi për të cilin është shkruar ky libër dhe se në masë të mjaftueshme është arritur. Për punimin e librit të vet, autori Enver Bytyçi falënderon përzemërsisht të gjithë bashkëpuntorët e revistës “Koha”, e cila u botua në Tiranë nga viti 1998 deri në qershor të vitit 2002. Shumë nga të dhënat burimore për hartimin e librit autori ka mundur t’i gjejë në këtë revistë, sidomos siç shprehet ai në shkrimet brilante e shkencore të Abdi Baletës e Besnik Konçit, të prof. Ramadan Sokolit e prof. Zekrija Canës, të dr. Muhar-

Libri “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, shpreh shqetësimin edhe për të sotmen e të ardhmen e shqiptarëve, thelbin e së cilës e përcakton ardhmëria e Kosovës. Në libër shprehet optimizëm për faktin se, për herë të parë në historinë e njerëzimit Fuqia më e Madhe e kohës është aleate dhe mike e shqiptarëve, për shkak të parimeve universale, që SHBA-të kanë konservuar dhe i mbrojnë

rem Dezhgiut, Mitro Çelës, Ndriçim Mehmetit, Sherif Delvinës, dr. Blerim Çelës, dr. Hysamedin Ferajt, Beqir Haçit, Qemal Velisë, punimet e Avenir Pekës etj. Një literaturë modeste të cilën autori ka mundur ta marrë me vete në emigracion, i ka shërbyer gjithashtu si burim i konsiderueshëm të dhënash e faktesh, ndërkohë që me vlerat e shumëfishta janë botimet në Gjermani për Shqipërinë dhe shqiptarët. Redaksia e gazetës gjermane “Allgemeine Sollinger” në qytetin e Usllarit për autorin ka mirënjohje të veçante, sepse i ka mundësuar studimin e botimeve të saj në periudha të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë, sidomos gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 1999, prej ku ka mundur të sistemojë jo vetëm ngjarjet dhe faktet e ndodhura, por të zbulojë edhe disa qëndrime, pozicionime dhe aranzhime të atyre zhvillimeve. Pa ndihmën e kësaj

redaksie, ngjarjet e dekadës së fundit në Kosovë, nuk do të ishin pasqyruar në libër me shqetësimin dhe argumentimin e duhur. Gjatë punës në koncipimin e lëndës së përfshirë në libër, si burim i rëndësishëm të dhënash e faktesh autorit i kanë shërbyer gjithashtu radioja gjermane “Dojçe Velle”, si dhe shërbimet e teletekstit në televizionet ZDF dhe ARD. Gazetat shqiptare, të cilat botohen në perëndim “Bota Sot”, “Zëri” dhe “Koha Ditore” përbëjnë një nga burimet referuese të të dhënave që jepen në këtë libër, të cilat njëkohësisht kanë shërbyer edhe për koncentrimin e disa përfundimeve të rëndësishme në të. Libri “Shqiptarët, serbët dhe grekët” është vepra e dytë e autorit. Librin e parë me titull “Shqipëria, peng i një demokracie të manipuluar” u botua në vitin 2004, po ashtu nga Shtëpia botuese “KOHA” në Tiranë. E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë me modelen dhe arkitekten Atalanta Kërçyku

Është privilegj i paparë të jesh më e bukura e Ballkanit K. Javore: Atalanta, Ju jeni një modele që keni bërë emër brenda dhe jashtë vendit. Më thuaj pak çfarë të shtyri më shumë që t’i hyjsh këtij drejtimi që për shumëkënd është një ëndërr? A.Kërçyku: Përshëndetje Shtjefën dhe faleminderit që më zgjodhët mua si personazh të gazetës suaj. Unë jam ndër të shumtat vajza të vendit tonë e të botës që rriten me idenë e miseve dhe modeleve në kokë si ideal perfeksioni. Por pavarësisht dëshirës së madhe dhe idesë se mund t’ia dilja, kurrë nuk tentova të lë mbas dore shkollën dhe iu përqendrova studimeve te mia. Në një moshë relativisht të pjekur kur isha në vit të dytë në universitet mora një ofertë modelingu nga jashtë, ku ishin bazuar thjesht në fotot e mia në facebook. Aty jeta ime ndryshoi dhe hyra në botën e magjishme të modelingut. K.Javore: Përveç modës ke mbaruar dhe studimet për arkitekturë. A është e vështirë për ty që në të njëjtën kohë të mbash dy profesione të ndryshme? A.Kërçyku: Si fillim ka qenë e vështirë ndjekja e mësimeve kur isha në studime. Ndodhte të shkëputesha një semestër të tërë e të detyrohesha vitin tjetër të ndiqja dyfishin e lëndëve mësimore kur bashkëmoshatarët e mi ndiqnin gjysmat. Por falënderoj pedagogët e mi të universitetit “Albanian University” të cilët gjithmonë më kanë mirëkuptuar dhe mbështetur në mbarëvajtjen time sa më të

20

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

mirë në shkollë. Tashmë e diplomuar pas pesë viteve universitare është ende më e vështirë se në fillim. Po mbështes një rrugë të mesme duke u marrë me interior derisa te stabilizoj dëshirën time për modë. E ardhmja sigurisht do ketë më shumë vend për arkitekturë. K.Javore: Duke parë që ke qenë fituese dhe mbartëse e disa kurorave të bukurisë, çfarë ndjesie të kanë dhënë?... Janë motiv për ty ? A.Kërçyku: Është motiv të marrësh një kurorë. Imagjino të marrësh pesë të tilla. Ndjehem super me fat që kam rijetuar këtë ëndërr kaq shumë herë. Janë me shumë motiv për t’i treguar

vetes e botës se shqiptarët mund të arrijnë dhe më shumë se kaq. K.Javore: Në vitin 2015 përfaqësove Shqipërinë në evenimentin “Miss New Year of Ballkan”, po ashtu ishe fituese, u shpërbleve me vendin e parë dhe more titullin Mbretëresha e Ballkanit. Para se more këtë çmim, a ishe optimiste, a mendoje se mund ta marrësh ? A.Kërçyku: Cilado vajzë që shkel në një pasarele missi ëndërron ta fitojë atë kurorë për të cilën bëhet fjalë. Normalisht dhe unë ëndërroja ta fitoja. Është privilegj i paparë të jesh më e bukura e Ballkanit. Për Shqipërinë ishte hera e parë që merrte pjesë


Atalanta Kërçyku, e lindur në Elbasan por jeton në Tiranë. Është fituese dhe mbartëse e disa çmimeve me vlerë, e po ashtu edhe prezantuese e disa spektakleve. Fituese e pesë kurorave të miseve: Miss International Automoto Sporta 2014 (Kroaci), Beauty of Albania 2015 (Kosovë), Miss Ballkan NY 2015 (Maqedoni), Miss Grand Sea World 2015 (Bullgari), Miss Elbasani 2016. Përfaqësuese e Shqipërisë në kompeticione modelesh si: Next Top Model of the World 2014 (Lebanon), Supermodel International 2015 (Korea e Jugut) Imazh i firmave te mëdha si: Imazh i syzeve “Police Sunglasses” në Kroaci 2014, Imazh i “Kryoline MakeUp” Serbi 2014, Imazh i firmës së këpucëve dhe veshjeve “Gala” Shqipëri. Prezantuese në spektakle bukurie: 1- “Top Model of Albania 2015” , 2“Miss Europe Continental 2015” Prishtinë/Kosovë, 3- “ Miss Elbasani 2017” Theater Skampa Elbasan dhe normalisht hera e parë që fitoi. K.Javore: Ke udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Botës, cili mendon se do ishte për ty vendi më i përshtatshëm për të vazhduar me profesionet e tua ? A.Kërçyku: Amerika mbetet toka e ëndrrave për cilindo profesion. Por nuk mbetet pas as Evropa me Parisin, Milanon, Londrën etj. K.Javore: Ushtron dy profesione, cili të bën të ndjehesh më mirë?.. Moda apo Arkitektura? A.Kërçyku: Unë gjithmonë them se ndërthurja e të dyjave çon në perfeksion. Një miss me një mendje arkitekteje! Secila ka kohën e vet te

ushtrimit. Arkitektura do më shoqërojë kurdoherë, ndërsa nga missi një ditë do mbeten disa tituj e kurora me shumë kujtime. K.Javore: Cili është modeli apo modelja me famë që preferoje që në fëmijëri ? A.Kërçyku: Adriana Lima është më se perfeksioni. Ka diçka përtej trupit e fytyrës, ka besimin, feminilitetin, ëmbëlsinë dhe ndjeshmërinë e një femre shumë larg të përditshmes. K.Javore: Cili mendon se është kriteri kryesor që duhet të posedojë një i ri/ e re që të merret me modeling? A.Kërçyku: Siç e thashë dhe më

lart, çelësi mbetet besimi në vete. Bazat dihen: një trup i gjatë i palestruar dhe një fytyrë e mirë. Por mbi të gjitha sjellja e zbukuron vërtet një aspirues model. Nëse nuk je i komunikueshëm, i përpiktë dhe punëtor asgjë që të fal nëna natyrë nuk vlen. K.Javore: Me çfarë je duke u marrë momentalisht ? A.Kërçyku: Momentalisht kam një surprizë tejet të madhe që do të më stacionojë në një profil larg modës dhe arkitekturës. Ka qenë një pasion i imi që në fëmijëri që vetëm familjarët e mi e dinë. Mbetet surprizë derisa të zbulohet nga unë! “Më uroni fat”. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq drama “Burra pa gra”

Të avancohen raportet e ndërsjella, prind- fëmijë Tuz- Në QKI “Malësia” në Tuz, të premten mbrëma është dhënë drama “Burra pa gra”, me regji të Kushtrim Mehmetit dhe në interpretim të aktorëve, Fisnik Sykaj e Agon Balaj, ndërsa producent i shfaqjes është Faik Zekaj. Kjo shfaqje e përbërë prej autorëve: Mon Kafka, Lon Goni dhe Mero Gavrani, është pritur shumë mirë nga një numër i vogël i ndjekësve në sallë, meqënëse interpretimi i aktorëve ka qenë shumë i këndshëm dhe profesional. Drama “Burra pa gra”, ka si tematikë raportin babë- bir, prej fillimit të jetës së tyre deri në moshën e tyre të thyer, një tematikë e cila pasqyron se si trajtohet djali nga baba dhe ky i fundit nga djali të cilët jetojnë pa gra pasi gjatë lindjes i vdes nëna djalit dhe babai nuk martohet më asnjëherë.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Nga ana tjetër, djali martohet disa herë dhe lind disa fëmijë por asnjëherë nuk i shkon jeta për së mbari. Regjisori i kësaj shfaqjeje, Kushtrim Mehmeti tha për Kohën Javore se në shoqërinë tonë gjykohet shpeshherë raporti i ndërsjellë i babait më fëmijën por dhe neglizhencën që i bën fëmija babait, pasi sipas tij, ne na mungon ajo dëgjueshmëria jo ekstreme por dëgjueshmëria e cila do të krijonte njëfarë marrëveshjeje mes babait dhe djalit. “Këtu ndeshemi me dy mendësi, një baba që mundohet me çdo kusht që ta bëjë djalin e tij sportist dhe një djalë që me çdo kusht don të ndjekë ëndrrën e tij për t’u bërë aktor, pra ndeshen dy botëkuptime të ndryshme që përfundojnë herë mirë e herë keq por në fund i gjithë epi-

logu është se ne çdo herë kthehemi tek ajo etika jonë që babës së vet t’ ia realizojmë një dëshirë, pra është një shfaqje që fundin e saj nuk e ka fund por të lë të kuptosh se këto raporte do të vazhdojnë tutje”, u shpreh regjistori Kushtrim Mehmeti. Shfaqja përcjell mesazhin që sot ka ardhur koha të thyhet ajo tabu-ja e raporteve që sot shikohen si të ndërlikuara, pra raportet prind- fëmijë të jenë më të hapura, më të lirshme dhe prindërit t’i lejojnë fëmijët e tyre ta jetojnë jetën e tyre nën mbikëqyrje dhe jo t’i udhëzojnë ata se si duhet jetuar. Premiera e dramës “Burra pa gra” është shfaqur për herë të parë në qytetin e Pejës, ndërsa ka vazhduar më pas në disa qytete të Kosovës, ndërsa kjo është hera e parë që t. u. shfaqet në Tuz.


MOZAIK

Në manifestimin mbarëkombëtar për kulturë dhe sport “Flakadani i Karadakut” në Viti

SHKA “Maja e Karanfilit” u vlerësua me dy çmime të larta Në edicionin e XVII të Manifestimit tradicional mbarëkombëtar kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut” që u mbajt prej 21-26 mars në sallën e Qendrës së kulturës në Viti, në organizim të Drejtorisë për kulturë, rini dhe sport të kësaj qendre komunale në të cilën morën pjesë 15 SHKA dhe Ansamble vokalo-instrumentale, nga të gjitha trevat shqiptare: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Kosova, Shoqëria kulturore artistike “Maja e Karanfilit” e Plavë-Gucisë, me seli në Vuthaj, për suksesin e konsiderueshëm që tregoi në prezantimin e denjë të ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe traditës autoktone shqiptare në krahinën e Plavës dhe Gucisë, nga juria

profesioniste tre anëtarëshe u vlerësua me dy çmime të larta: “Valltarët më të mirë” dhe “Medalja e Nderit”. Kryetari i Shoqërisë Kulturore- Artistike në fjalë, z. Gani R. Kukaj, në deklaratën për Koha Javore theksoi se 17 anëtarët e kësaj shoqërie të veshur në kostume tradicionale kombëtare shqiptare, publikut folklordashës të Vitisë iu prezantuan me tri valle burimore autoktone të Malësisë së kësaj treve me “Vallen e vajzave”, “Vallen festive” dhe “Vallen dyshe” si dhe me këngën folklorike autoktone të femrave “Hoj dado hoj”. Gjatë ekzekutimit dhe interpretimit të valleve dhe këngës, performuesit u përcollën me vëmendje dhe u përshëndetën me ovacione dhe duar-

trokitje të pandërprera frenetike nga shikuesit e shumënumërt në sallën e Qendrës për kulturë. Kryetari i SHKA-së në fjalë, z. Gani R. Kukaj, po ashtu bëri me dije se anëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Maja e Kranfilit”, e cila këtë vit shënon 29 vjetorin e themelimit, janë pjesëmarrës të rregullt, pothuajse në të gjitha manifestimet kulturoreartistike dhe festivalet folklorike që organizohen dhe mbahen në trevat mbarëkombëtare shqiptare, ku vërtetë janë duke shënuar rezultate impozante në prezantimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, artistike dhe muzikore, burimore dhe autoktone të krahinës së Plavë-Gucisë. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

23


MOZAIK

Nikollë Gjonaj gjithm Nikollë Gjonaj i takon atij grupi të rrallë të njerëzve me më autoritet. Si pajtimtar i gjaqeve në Malësi pajtoi shumë familje në ngatërresë. Në tubimin në Malësi në vitin 1970, kur themelohet Besëlidhja e Malësisë, zgjidhet kryetar i saj për krahinat Hot, Grudë, Triesh, Kojë, Fundna dhe Tuz, falë së cilës u ndaluan shumë hakmarrje dhe u vu pikë në Kanunin e Lekë Dukagjinit gjashtë shekuj të vjetër “ sy për sy, dhëmb për dhëmb, gjak për gjak”

Gjekë Gjonaj

Emri i Nokollë Lucë Keqit Gjonaj nga fshati Drume i malit të Hotit të Malësisë është i njohur jo vetëm në mesin e shqiptarëve, por edhe të popujve të tjerë në ish-Jugosllavi. Vëmendjen e opinionit ( popullit) e tërhoqi që në moshën 15-vjeçare, kur i bashkëngjitet Lëvizjes Popullore Nacionalçlirimtare, nga fundi i vitit 1942 dhe fillimi i vitit 1943. Edhe pse në moshë shumë të re merr pjesë në çlirimin e Tuzit, në radhët e Brigadës së 22të shqiptare. Që atëherë e dëshmoi shpirtin e tij çlirimtar për liri e për pavarësi. Në luftë u tregua guximtar e trim. Në paqe u dëshmua si paqedashës me vlerat më të ndritshme dhe më të larta të dinjitetit njerëzor. Gjithmonë në shërbim të popullit dhe të interesit të përgjithshëm publik. U rrit, u edukua, u formua dhe u arsimua me nder. Me nder jetoi gjithë jetën e tij të gjatë. Lindi më 7 nëntor të vitit 1926 në Drume të Hotit , Komuna e Titogradit . U rrit në kohën e tronditjeve të paraluftës. Në moshë të re mbetet pa baba, të cilin e pushkaton Ushtria e Mbretërisë së Kroatëve dhe Sllovenëve. Furtuna e luftës ia ndërpreu lojërat e fëmijërisë dhe ua zuri frymën vizioneve të jetës. Ky burrë i ndershëm e zëmadh, në

24

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Malësi e më gjerë, do të përmendet gjithmonë për të mirë. I këtillë ishte edhe në kohën e paraluftës edhe të luftës edhe pasluftës Gjithnjë aktiv për të mirën e banorëve të Malësisë dhe të gjithë qytetarëve të shtetit në të cilin jetoi. Ishte dhe mbeti person i dalluar edhe si drejtues i zhvillimit të ardhshëm të shoqërisë. Pas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare, me angazhimin e tij në punë dhe me aktivizmin politik ai ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin dhe formimin e shtetit të ri të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë: si sekretar i Lidhjes së Komunistëve të Rinisë së Jugosllavisë, si kryetar i parë i Komunës së Tuzit pas luftës 1952-1955, si delegat i Kuvendit Popullor të Malit të Zi në dy mandate, si ministër pa portofol i Këshillit Ekzekutiv të Republikës së Malit të Zi nga viti 1982, si këshilltar në Kuvendin e Malit të Zi, si sekretar dhe kryetar i Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Komunës së Podgoricës, si kryetar i Kryqit të Kuq të Malit të Zi dhe Kryqit të Kuq të Jugosllavisë, si kryetar i Komisionit për delegim në Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë, si kryetar i Komisionit Republikan për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe Komisionit për Buxhet e Politikë të Brendshme, Komisionit për zgjedhje e emërime dhe çështje kadrovike dhe dhjetë komisone të tjera. Të gjitha çmimet, mirënjohjet , përkujtesat e medaljet iu dhanë me meritë në shtetin i cili sot nuk ekzis-

ton, në të cilin Nikolla ka jetuar, ka krijuar dhe ka punuar me nder e dinjitet. Ka marrë pjesë në aksione punuese vullnetare në autostradën “Vëllazërim-Bashkim” në vitin 1949 , kur është shpallur sulmues i dyfishtë. Në atë kohë pjesëtarët e aksioneve punuese shpërthyen malet, ndaluan lumenjtë e shpejt dhe ndërtuan sallat e fabrikave. Nikolla me kënaqësi e kujtonte shoqërimin ku askush nuk shtronte pyetjen “ kush është kush” dhe parullat e dikurshme “ Ne ndërtojmë hekurudhën, hekurudha na ndërton ne “, “ Autostrada Vëllazërim- Bashkim dhuratë e rinisë së popullit, partisë dhe Titos”, aksionet e rinisë në të cilat morën pjesë më shumë se dy milionë të rinj të cilët i dhuruan popullit të vet më shumë se 130 milionë orë pune. Shteti i ri, konteksti i ri politiko-shoqëroro kërkuan saktësimin e asaj çka duhet, pse dhe në ç’ mënyrë duhet të realizohet. Përfundimisht, duhej përcaktuar drejt bashkësisë nacionale në rrethana të reja. Kur shtrohej pyetja që të mbyllen shkollat në gjuhën shqipe, në fillim të viteve 1950 të shekullit të kaluar, Nikolla nismën e priti i përgatitur. Ka organizuar me përfaqësuesit e partisë-anëtarët e Komitetit vizitën nëpër fshatrat e Malësisë në mënyrë që banorët drejtpërdrejt të deklarohen për nevojën e arsyeshme të shkollimit të tyre në gjuhën amtare ( shqipe). Kjo zgjidhje ka qenë e bazuar në ligjet e shtetit, si


MOZAIK

monë do të nderohet shprehje imediate e demokracisë së popullit pakicë. Mbrojti pa hezitim nevojën e shkollimit dhe arsimimit të të rinjve nga treva e Malësisë edhe jashtë Malit të Zi, sidomos të femrave, duke u përpjekur që të thyejë format patriarkale të sjelljes dhe veprimit. Në këtë kontekst gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dakordohet me udhëheqësin e Kosovës dhe siguron shkollimin dhe stipendimin e femrave të para nga treva e Malësisë. Në marrëveshje me gjeneralin Jaukoviq, objekti i kazermës ushtarake të Tuzit i jepet Gjimnazit “ 25 Maj”, meqë deri atëherë ka punuar si paralele e ndarë e Gjimnazit “ Sllobodan Shkeroviq” të Titogradit. Në hapjen e Gjimnazit “ 25 Maji” në vitin 1974 Nikolla theksoi rëndësinë e hapjes të një istitucioni të tillë arsimor për Malësinë dhe vuri në dukje se rëndësia e saj është si “ një fabrikë e madhe e dijes” për të ardhmen

dhe prosperitetin e vendit. Pas tërmetit të 15 prillit 1979 si kryesues i Komisionit për fatkeqësi elementare arriti t’i orientojë mjetet financiare në shumë prej 7 miliardë dinarë për ndërtimin e objektit të Gjimnazit të Tuzit , i cili kushtoi 14 miliardë. Nën mbikëqyrjen e tij janë ndërtuar shumë objekte të infrastrukturës. Përcolli shpërthimin e rrugës Tuz-Hot, e cila u ndërtua në vitin 1966 falë punës së palodhshme të banorëve vendas dhe pjesëtarëve të Ushtrisë së Jugosllavisë, kurse është asfaltuar në vitin 1971, me pjesëmarrjen e bashkësisë shoqërore , banorëve vendas dhe mërgimtarëve. Nikolla ishte nismëtar i asfaltimit të rrugës Titograd – Tuz në vitet 60 të shekullit të kaluar. Me kontributin e tij për modernizimin e kësaj rrugë kjo rrugë u rëndit në planin e zhvillimit të Malit të Zi për vitet 1966 -1967. Mjetet buxhetore federale u transferuan në

rikonstruksionin e kësaj rruge nga Fondi për trevat e pazhvilluara ndërkufitare dhe rekonstruksionin e rrugës Tivar-Ulqin. Nikollë Gjonaj i takon atij grupi të rrallë të njerëzve me më autoritet. Si pajtimtar i gjaqeve në Malësi pajtoi shumë familje në ngatërresë. Në tubimin në Malësi në vitin 1970, kur themelohet Besëlidhja e Malësisë , zgjidhet kryetar i saj për krahinat Hot, Grudë, Triesh, Kojë, Fundna dhe Tuz, falë së cilës u ndaluan shumë hakmarrje dhe u vu pikë në Kanunin e Lekë Dukagjinit gjashtë shekuj të vjetër “ sy për sy, dhëmb për dhëmb, gjak për gjak” . Idenë e pajtimit të gjakut e shtriu edhe në Shqipëri meqë gjakmarrja sipas dëshmive historike dhe analeve gjyqësore ka qenë një ndër fatkeqësitë më të mëdha në Mal të Zi dhe Shqipëri. Nikollë Gjonaj ka folur pak , kurse ka punuar shumë. Si njeri shumë modest kurrë nuk e ka ngritur veten dhe nuk e deshti të huajën. Çdo njeri e priti buzagaz . Me ballë çel, e me fytyrë të çiltër. Përherë i është përmbajtur thënies “ Në gjykime të jesh i përmbajtur” , çka me siguri e rekomandoi që të marrë Çmimin Ambasador Botëror i Paqes . Ishte i përkushtuar edhe ndaj familjes dhe bashkudhëtar besnik jetësor i bashkëshortes së tij Marisë. Njeri i vërtetë dhe i drejtë në kuptimin e plotë të fjalës. I pajisur dhe i stolisur me virtytet më të larta njerëzore. Njeri i denjë për nderim dhe admirim. Në kujtimet e njerëzve ka mbetur si njeri i mrekullueshëm . Njeri i madh. Njeri me shpirt fisnik. Njeri me zemër të madhe. I përmbajtur. I durueshëm. Jovetjak. Shpirtdlirësia , njerëzia dhe morali i pastër janë virtyte që e kanë brumosur dhe ushqyer qenien e tij. Këto vlera dhe qëndrime të tij të jetës v[rehen edhe tek anëtarët e familjes shumantarëshe të Nikollës, shokëve e miqve të tij. Lum ai që jeton e vepron me nder e me autoritet si Nikollë Luca, thonë në Malësi. E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

26 vjet nga vdekja e Martin Camajt

Poet i reflektimi

Këto ditë u bënë 26 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camaj në Munih. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë te proza. Martini u lind në Dushman të Dukagjinit më 13 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Datëlindja 1925 duket të jetë një gabim shtypi. Vendlindja e tij është “… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”, sipas vetë Martinit. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen - pse jo - për meshtari. Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atëbotë qe P. Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 - pas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës. Ai themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kapiten Gjon Destanishtës

26

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

dhe në gusht qe i detyruar për të jetuar në ilegalitet derisa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me At Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetash. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik - 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”. Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955 duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej në kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviq. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç - kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë. Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956. Po atë vit, duke parë shëndetin në rënie të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të ‘56s) ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë. Nën mentoratin e Koliqit më 15 mars 1960 mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoratës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistës “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) me titullin: Il

Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi. Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nëntor të vitit 1987. Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më dt. 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i merituar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Munih. Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroi shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer. Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981.


KULTURË

it simbolik

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës

së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij. Një përzgjedhje e poezive të tij u përkthye në gjuhën angleze nga

Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991. E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe- Nju Jork bursoi 47 studentë në Malësi

Humanizëm dhe kontribut i çmuar për arsimimin e rinisë në vendlindje Kjo shoqatë gjatë gjithë këtyre viteve ka mbështetur financiarisht pandërprerë të sëmurët e të varfrit dhe gjithashtu duke bursuar një numër të madh studentësh nga Malësia. Kjo shoqatë ka investuar në ndërtimin e objekteve të ndryshme për nevojat e popullit në vendin tone, ndihmuan në ndërtim të infrastrukturës rrugore, në ndërtimin e funeralit të Malësisë si dhe kontribuuan shumë në investime të tjera humane, njerëzore dhe kombëtare Tuz- Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” me seli në New York, ka bursuar edhe këtë vit akademik 47 studentë malësorë, përkatësisht 35 studentë të cilët studimet i ndjekin brenda vendit dhe 12 të cilët studimet i ndjekin nëpër universitete në degë të ndryshme në rajon, me një sasi totale të të hollave prej 36 mijë e 500 dollarë amerikanë. Ceremonia e ndarjes së bursave për vitin akademik 2017/18 u organizua në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, ku morën pjesë studentët fitues të bursës së sivjetme të cilët në emër të shoqatës atdhetare “Malësia e Madhe”, i ka përshëndetur bashkëpunëtori dhe koordinatori për pranimin dhe dorëzimin e mjeteve financiare i autorizuar nga kjo shoqatë, Agron Berishaj, i cili duke i përgëzuar studentët fitues të bursës, shpalosi një historik të shoqatës në fjalë, duke treguar për kontributin e saj human të dhënë për vendlindje në

28

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

sektorë të ndryshëm qe 25 vjet në kontinuitet . “Studentë të nderuar, aktiviteti i bashkëvendësve, i vëllezërve dhe i motrave tona nga kjo shoqatë filloi para 25 vjetësh. Ata gjithnjë ishin të orientuar për mbështetje të vendlindjes së tyre. Ata në kohëra kur ishte nevoja, kanë ndihmuar edhe Kosovën por edhe viset tjera ku jetojnë shqiptarët si popull vendas e autokton. Kjo shoqatë gjatë gjithë këtyre viteve ka mbështetur financiarisht pa- ndërprerë të sëmurët e të varfrit e gjithashtu duke bursuar një numër të madh studentësh nga Malësia. Kjo shoqatë ka investuar në ndërtimin e objekteve të ndryshme për nevojat e popullit në vendin tonë, ndihmuan në ndërtim të infrastrukturës rrugore, në ndërtimin e funeralit të Malësisë si dhe kontribuuan shumë në investime të tjera humane, njerëzore dhe kombëtare”, u shpreh Berishaj. Shoqata “Malësia e Madhe” nga Nju

Jorku - shtoi ai - edhe këtë vit po i stimulon të rinjtë duke e ndihmuar të ardhmen e Malësisë, “me synim që ju të rinj dhe të reja t’i përballoni sa më lehtë shpenzimet për të përfunduar studimet, që në të ardhmen të punoni dhe të veproni në vendin tonë, sepse Malësia ka nevojë për intelektualë, veprimtarë, shkencëtarë, humanistë dhe kontribuues të rinj”. Ndërkaq, për kontributin e kësaj shoqate ndër vite ka folur dhe ish- bursistja, Sanella Dreshaj, e cila duke ju uruar fituesve të bursës së sivjetme suksese në studime, falënderoi tejmase këtë shoqatë e cila vite me radhë po jep ndihmesë të madhe për zhvillimin dhe avancimin e kulturës dhe shkencës në vendlindje. “Dua të shpreh konsideratë të veçantë për bijtë dhe bijat tona të Malësisë që jetojnë në SHBA, të cilët edhe pse të shkëputur nga trungu fizikisht, ata janë të pranishëm emocionalisht dhe


MOZAIK

shpirtërisht në vendlindje më shumë sesa vet ne. Shoqata Malësia e Madhe nga Nju Jorku lindi si rezultat i bashkimit të dy shoqatave malësore, Fondit Humanitar Malësia dhe Shoqatës Dedë Gjon Luli. Aktivitetet e kësaj shoqate që nga viti 1994 deri më sot, janë të shumta, por njëri ndër më të rëndësishmit është ndihma ndaj studentëve në Malësi pasi mbi 600 studentë ndër vite ishin fitues të bursës, për shumën e të cilave duhet falënderuar donatorët

malësorë që ndanë mundin e tyre me të tjerët”, tha ndër të tjera ish- bursistja, Sanella Dreshaj. Në të njëjtën kohë, për ndikimin që kjo e mirë materiale ka tek studentët, folën dhe disa studentë të pranishëm të cilët shprehën mirënjohje të thellë dhe falënderim të veçantë për të gjithë ata humanistë që çdo vit i mbështetësin materialisht për të vazhduar studimet e tyre me objektiv kryesor, zhvillimin dhe avancimin e kësaj treve në fusha

të ndryshme. Studentët të cilët studimet e tyre i ndjekin jashtë Malit të Zi u shpërblyen me nga 1 mijë dollarë amerikanë, kurse ata të cilët studiojnë brenda vendit u shpërblyen me nga 700 dollarë amerikanë. Në fund të ceremonisë së shpërndarjes së bursave, studentët shijuan një koktej modest të mundësuar nga organizatorët. t. u. E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

29


KULTURË

U përurua libri “40 hutbe të zgjedhura nga xhamia Selimije” e autorit mr. Muidin Milaimi

Model për sjelljet që duhet të ketë besimtari

“Autori flet për tema të ndryshme, shumë të rëndësishme, siç janë: agjërimi, besimi në Zotin, zekati, haxhi etj., që përbëjnë shtyllat e fesë islame. Mirëpo autori nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai po ashtu na jep këshilla në lidhje me temat shoqërore, që trajtojnë edhe atë anën tjetër të ibadetit, pra marrëdhënien njeri-njeri”, ka thënë dr. Behlul Kanaqi Ulqin – Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, të enjten u bë përurimi i librit “40 hutbe të zgjedhura nga xhamia Selimije” të autorit Muidin Milaimi. Libri është përmbledhje e ligjëratave të mbajtura nga autori në periudhën 2014-2017 në xhaminë “Selimije” në Tivar, ku ai është kryeimam. Kryeimami i Ulqinit, mr. Ali Bardhi, ka folur mbi rëndësinë e shkrimit dhe të librave në përgjithësi, duke thënë se “ajo që e bën të veçantë këtë libër është se ka qëllim të përjetësojë mesazhet e minberit apo foltores së imamit”.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Ai ka theksuar se “shkrimi dhe botimi i hutbeve është një mënyrë për t’u lënë trashëgimi gjeneratave që vijnë për të shikuar arritjet tona dhe për t’i avancuar ato”. Bardhi ka thënë se libri i autorit mr. Muidin Milaimi ka për të qenë një libër model i sjelljeve që duhet të kenë besimtarët e rajonit tonë dhe njëherit edhe për ata që do të na pasojnë neve. “Po kështu, kjo praktikë e re në vendin tonë do të motivojë edhe hoxhallarët tjerë për të aplikuar një praktikë të tillë në shkrimin e hutbeve

apo edhe ligjëratave të tjera”, është shprehur ai. Dr. Behlul Kanaqi, zëvendës i Reisit të Malit të Zi, ka folur mbi metodologjinë e përdorur për shkrimin e veprës. Ai ka thënë se autori e fillon librin me abdestin, gjë që “si duket na ka bërë me dije ose na ka dhënë shenjë që çdo punë, sidomos ibadetet duhet të bëhen me abdest”. “Është një simbol i mirë, që në fund të fundit, çdo punë e mirë nëse bëhet me abdest është diçka e vlefshme, është diçka e mirë”, ka theksuar Kanaqi. Ai ka thënë se e ka tërhequr shumë titulli i librit dhe se në librin e tij, autori flet për tema të ndryshme, shumë të rëndësishme, siç janë: agjërimi, besimi në Zotin, zekati, haxhi etj., që përbëjnë shtyllat e fesë islame. “Mirëpo autori nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai po ashtu na jep këshilla edhe në lidhje me temat shoqërore, që trajtojnë atë anën tjetër të ibadetit, pra marrëdhënien njeri-njeri. Ai po ashtu në këtë libër, duke përfshirë edhe temat mbi alkoolin, bixhozin (kumarin), kamatën, që janë ndër plagët më të rënda që po shqetësojnë shoqërinë e sotme, mundohet që përmes këtyre këshillave t’ua tërheqë vërejtjen muslimanëve që të jenë më


KULTURË

të kujdesshëm për atë që i pret jashtë xhamisë”, ka thënë Kanaqi. Teologu mr. Suad Ukoshata, i cili e ka përkthyer librin në gjuhën shqipe nga gjuha boshnjake, ka thënë se për të ka qenë sfidë përkthimi i këtij libri “sepse ke të bësh me një mesazh i cili nuk arrin vetëm deri te mendja, por arrin edhe deri te zemra e njeriut”. “E për të dashur që teksti të arrijë deri te zemra e njeriut, ai duhet të lëvrohet shumë dhe të arijmë deri te një përkthim, nuk po them perfekt, por deri te një tekst i cili me të vërtetë kur ta lexojë dikush, i flen në zemër”, është shprehur ai. Ukoshata ka thënë se ajo që vërehet në pamje të parë kur i lexon hutbet është brengosja e autorit për gjendjen e përgjithshme të muslimanëve në botë, me theks të veçantë në gjendjen e besimtarëve në vendin tonë. Në fjalën e tij, autori i librit, mr. Muidin Milaimi, ka thënë se është kënaqësi e

madhe që njeriu të merret me shkrim, i cili është njëra prej veprave më të mira. Ai ka treguar se përpos rregullimit të infrastrukturës për të cilën ka pasur nevojë Mexhlisi i Bashkësisë Islame të Tivarit, Zoti i ka mundësuar që të merret edhe me shkrimin e këtij libri, i cili ka vlerë të posaçme për imamët që kanë punë me popull. Milaimi ka thënë se ka vërejtur se mesazhet të cilat i ka dërguar përmes hutbeve gjatë njëzet viteve të punës së tij si imam në Tivar, “kanë të njëjtën forcë dhe lënë mbresë shumë të madhe sikurse edhe një hutbe e mbajtur para një jave”, sepse “mesazhet e Allahut dhe të dërguarit të tij kurrë nuk vjetërohen”. Ai ka thënë se renditja e hutbeve në libër është bërë sipas alfabetit e jo sipas temave, të cilat janë aktuale, “tema që kanë nevojë gjithmonë të shtjellohen dhe të lexohen”. Mr. Muidin Milaimi ka lindur në Bro-

dosan të Prizrenit. Ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë në vitin 1997. Që nga viti 1997 shërben në Bashkësinë Islame të Tivarit, kurse që nga viti 2001 është kryeimam i Bashkësisë Islame të Tivarit. Ka qenë kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi. Është mësimdhënës në Medresenë “Mehmed Fatih” në Milesh. Në vitin 2014 është emëruar kryeimam i xhamisë “Selimija” dhe udhëheqës i Qendrës Kulturore Islame në Tivar. Përurimi i librit është organizuar nga Bashkësia Islame në Malin e Zi, Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin, Mexhlisi i Bashkësisë Islame Tivar dhe Qendra për Kulturë – Biblioteka Ulqin, ndërsa është moderuar nga udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama. Libri “40 hutbe të zgjedhura nga xhamia Selimije” është botuar vitin e kaluar nga Meshihati i Bashkësisë Isi. k. lame në Malin e Zi. E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në bjeshkët e Rozhajës

Kompleksi etno-turistik “Jella“, e një bukurie të veçantë Rozhaja është një ndër vendet e veriut të Malit të Zi me bukuri të rralla natyrore si me pyje e bjeshkë të bukura ,me ujëra e burime me ujë të pijshëm, kudo mbretëron një bukuri e rrallë për syrin e çdo vizitori .Por deri më tani kanë munguar qendra të një lloj turizmi të ri ,të panjohur deri më parë në vendin tonë . Fjala është për fshatin etno-turistik „Jella“, i cili projekt ka një vlerë bukur të madhe financiare dhe ka filluar para dy viteve, i cili shtrihet në anën

32

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

e djathtë të Lumit të Zi, siç është i njohur nga banorët e Rozhajës lumi Crrnja. Fshati është i vendosur në një gryke gjysmë të thepisur ,buzë lumit me të njëjtin emër ,mes malit në një lartësi mbidetare 1200 metra. Fshati do të jetë një ndër atraksionet më të preferuara turistike jo vetëm për banorët e veriut të Malit të Zi ,por edhe më gjerë . Janë muajt e fundit të përfundimit të punimeve të këtij kompleksit unik në këto anë, kompleks turistik i

cili është i përbërë prej : restorantit, lojërave për fëmijë, terreneve sportive, pishinave, pushimoreve atraktive kryesisht ekologjike të punuara nga druri më cilësor i vendit. Së shpejti të gjithë vizitorët e interesuar do të kënaqen me bukuritë përrallorë të këtij kompleksi. Sipas fjalëve të pronarit të këtij kompleksi Z.Muamer Dedeiq, hapja solemne e këtij kompleksi mund të pritet gjatë muajit qershor të këtij viti. H. Lajçi


MOZAIK

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës

Miratohet buxheti dhe plani i investimeve të komunës për 2018 Plavë – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur të enjten më 29 mars, në sallën e Qendrës së Kulturës, pas aprovimit të procesverbalit nga seanca e kaluar, këshilltari i partisë boshnjake, Besim Musiq, kërkoi që prej 23 pikave të propozuara të rendit të ditës të seancës, të shqyrtohen shtatë të parat me radhë, kurse të tjerat që kanë të bëjnë me raportet e shërbimeve komunale, planet dhe informatat e institucioneve lokale e shtetërore, të shtyhen për seancat e radhës, që njëzëri u aprovua, e pastaj u miratua edhe rendi i shkurtuar i ditës. Në vazhdim të seancës, me 19 vota “PËR” të këshilltarëve (të PB, PSD, PPS në pushtet) dhe dy të FB në opozitë, tetë “KUNDËR” të këshilltarëve të PDS-së dhe një “TË PËRMBAJTUR” të këshilltarit të Alternativës Shqiptare, pa pjesëmarrje në debatim, u miratua buxheti i Komunës së Plavës për v. 2018 në shumën prej 3.315.000 eurosh, nga të cilat në buxhetin operativ 2.370.000 euro, në atë kapital 795.000 euro, në rezervën e përhershme të buxhetit 110.000 euro dhe në rezervën rrjedhëse 40.000 euro. Buxhetin në mënyrë analitike dhe kronologjike e arsyetoi sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Sulejman Deshiq. Gjatë shqyrtimit të planit të investimeve në shumën prej 2.829.000 eurosh,të programit të rregullimit të tokës ndërtimore, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të infrastrukturës të Komunës së Plavës për 2018, të cilin e argumenti drejtori për investime Fuad Feratoviq, këshilltari i PSD-së Enes Dreshkoviq, në sugjerimin e vet dedikuar hartimit të projektit dhe zhvillimit të punëve në rikonstruksionin e rrugës Plavë-Bogiqevicë, e cila në anën e Kosovës vazhdon me rrugën

për në Deçan, u shpreh: “Në këshillin për veprimtari komunale dhe banesore jemi njoftuar me planin e rikonstruksionit të atij aksi rrugor. Na kanë prezantuar kërkesën e paraqitur për kushtet urbane teknike dhe detyrën e projektit, me të cilat plotësisht jemi dakorduar, por vetëm në një pjesë të tij kam sugjerim. Në projekt, pos tjerash, definohet që aksi rrugor në fjalë të ketë karakter rajonal, ngase në të ardhmen duhet të lidhet me rrugën që shpie për në Deçan. Në ato dokumente qëndron që të thirren në planin hapësinor të Malit të Zi deri më 2020 dhe në planin urbanistik hapësinor të Plavës, ku propozoj që në formë të konkluzionit të bëhet korrigjimi që në vend si tani ku qëndron rikonstruktimi i rrugës Plavë-Bogiqevicë deri te bjeshka Bogiqe të thuhet rikonstruksioni i rrugës rajonale Plavë-Bogiqevicë deri në kufi me Kosovën, ku rruga lidhet dhe vazhdon me atë për në Deçan”. Në këtë drejtim, këshilltari i vetëm i Alternativës Shqiptare, Ibër Hoti, propozoi që aksi rrugor në fjalë të quhet Rrugë ndërkombëtare. Plani u miratua me 20 vota “PËR” dhe 8 “KUNDËR”. Dy pikat e radhës të rendit të ditës, propozimet e vendimeve mbi dëmshpërblimet për pajisjen komunale të tokës ndërtimore dhe të tokës ndërtimore për objektet e paligjshme, siç ka arsyetuar kryetari i Kuvendit, Izet Haxhimushoviq, janë shtyrë për seancën e radhës sepse deri në momentin e shqyrtimit të tyre, edhe pse është pritur, nuk ka arritur pëlqimi i Ministrisë së Financave që është obligative që ato të shqyrtohen dhe miratohen. Këshilltarët miratuan njëzëri propozimin e vendimit që në zgjedhjet lokale të 27 majit të votohet për 31 këshilltarë, sa do të numërojë Kuvendi i Komunës së Plavës në mandatin katërvjeçar. Sipas propozimit të vendimit për shit-

jen e patundshmërisë – hapësirës publike, këshilltari i PDS-së Rasim Osmançeviq ka shprehur mllefin, duke theksuar se nuk është në rregull që hapësira publike të shitet pa ftesë publike. Në këtë kontest, kryetari i Kuvendit të Komunës theksoi se komunës i kanë arritur shumë kërkesa lidhur me shitjen e tokës dhe se çmimi është 10.000 euro për ari. Këshilltari Osmançeviq nga vendi ku ishte i ulur ka shprehur mllef dhe indinjatë të thellë duke mbetur kategorik në qëndrimin që hapësira publike nuk mund të shitet në këtë mënyrë. Atë e ka mbështetur dhe përkrahur kolegu i tij partiak Husnija Shaboviq, duke theksuar se klubi i këshilltarëve të PDSsë do të jetë kundër. Por, megjithatë, propozimi vendimit është miratuar me 19 vota “PËR”, 8 “KUNDËR” dhe një “TË PËRMBAJTUR”. Për propozimin e vendimit që të shfuqizohet marrëveshja mbi bashkimin e Komunës së Plavës, organizatës turistike rajonale Bijellasica dhe Komovi, me arsyetimin se ajo është e dëmshme për Komunën e Plavës, kanë votuar për 20 këshilltarë, kurse 8 sish të PDS-së kanë qenë kundër. Është thënë se edhe në Beranë, Bijello Pole dhe Kollashin këtë e kanë bërë më parë, ngase agjencia nuk ka bërë asgjë për ato komuna, por as për Komunën e Plavës. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Foto: Muho Dushku

Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” organizoi shtegtimin “Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit”

Bjeshkatarët sfidojnë motin Për të tretin vit me radhë Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” organizoi shtegtimin në rrugën Tivar i Vjetër – Ljare, me gjatësi rreth 15 kilometra, të emërtuar “Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit”. Rreth 60 bjeshkatarë nga disa treva shqiptare – Ulqini, Tivari, Shkodra, Shkupi, Tetova, Kaçaniku, Prishtina, Shtimja etj. morën pjesë në shtegtim. Aktiviteti filloi me një vizitë ish-godinës së Monopolit të Duhanit në Tivar, ku mendohet se është kryer ma-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 5 PRILL 2018

sakra dhe gjenocidi më i madh ndaj shqiptarëve në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945. Pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtjeje në nderim të viktimave të Masakrës së Tivarit dhe vendosën lule në rrethojat e ish-godinës së Monopolit të Duhanit. Më pas, bjeshkatarët u drejtuan nga Tivari i Vjetër, nga ku u bë nisja me këmbë. As koha me shi, borë dhe breshër, në një pjesë të mirë të rrugës, nuk i penguan bjeshkatarët

në përmbushjen e misionit të tyre. Dëshira dhe vullneti i madh sfiduan motin. Sipas organizatorit, çdo gjë shkoi siç ishte planifikuar. Bile, edicioni i këtij viti sipas shumicës së pjesëmarrësve ishte më madhështor në shumë aspekte. Pas mbërritjes së të gjithë bjeshkatarëve në fshatin Ljare, ata u përshëndetën dhe u ndanë me premtimin se do të jenë sërish bashkë vitin (Kohapress) e ardhshëm.


SPORT

FIFA publikon listën e gjyqtarëve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”

Mungojnë anglezët Lista përbëhet nga 36 arbitra kryesorë, të cilët do të drejtojnë 64 ndeshjet e fazës finale të Kampionatit Botëror që do të mbahet nga data 14 qershor deri më 15 korrik. Komisioni i posaçëm i FIFA-s ka caktuar gjithashtu edhe 63 gjyqtarët asistentë të këtij aktiviteti. Evropa spikat me numrin më të madh të arbitrave. Dhjetë janë gjyqtarë kryesorë, ndërsa njëzet është numri i asistentëve nga kontinenti i vjetër FIFA përcakton listën përfundimtare të 36 arbitrave që do të drejtojnë 64 ndeshjet e fazës finale të kampionatit të ardhshëm botëror, kompeticion që do të fillojë më 14 qershor në Rusi dhe do të përfundojë më 15 korrik. Komisioni i posaçëm i organizmit më të lartë të futbollit botëror caktoi gjithashtu edhe 63 gjyqtarët asistentë të këtij aktiviteti. Sidoqoftë, bie në sy shpërndarja e zakonshme gjeografike, që përkon edhe me moton e FIFA-s për masivizimin e sportit më të dashur në planet, anembanë globit. 99 gjyqtarët e caktuar përfaqësojnë 46 shtete dhe janë përzgjedhur nga plot 53 treshe arbitrash, të cilët u përgatitën dhe testuan për një periudhë 3-vjeçare. FIFA organizoi seminare të vazhdueshme dhe arbitrat kaluan përgjatë një procesi përgatitor, ku u vlerësuan aftësitë individuale e personaliteti, si dhe aftësia e çdonjërit prej tyre për t’u përshtatur me taktikat e veçanta që përdorin skuadrat apo dhe leximin

e situatave të ndryshme të lojës. Evropa spikat me numrin më të madh të arbitrave. Dhjetë janë gjyqtarë kryesorë, ndërsa njëzet është numri i asistentëve nga kontinenti i vjetër. Ndër emrat më të rëndësishëm nga Evropa është gjermani Felix Brych, që drejtoi finalen e edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve ndërmjet Realit të Madridit e Juventusit dhe ka përvojë edhe në botërorin brazilian si dhe në kampionatin e fundit evropian “Francë 2016”. UEFA përfaqësohet gjithashtu me italianin Gianluca Rocchi, turkun Cuneyt Cakir, rusin Sergei Karasev, holandezin Bjorn Kuipers, serbin Milorad Mazic, spanjollin Mateu Lahoz, sllovenin Damir Skomina, polakun Szymon Marciniak si dhe francezin Clement Turpin. Për sa i përket pjesës tjetër, dy arbitra janë nga Oqeania, ndërkaq gjithë konfederatat që mbeten kanë një ndarje të barabartë ndërmjet tyre, me Afrikën, Azinë, Amerikën e Jugut si dhe Amerikën Qendrore e Veriore

që përfaqësohen me nga 6 gjyqtarë secila. Një tjetër seminar dyjavor do të mbahet në Itali, në Coverciano, në gjysmën e dytë të muajit prill, ku do të marrin pjesë gjithashtu edhe kandidatët që do të ngarkohen me përgjegjësitë e VAR-it (Video Assistant Referee), ndërkaq zyrtarë të lartë të FIFA-s kanë bërë të ditur se seminari përfundimtar për arbitrat do të zhvillohet në Moskë, dhjetë ditë përpara se të fillojë kampionati i ardhshëm botëror. Spikat mungesa e madhe e shpikësve të futbollit, Anglisë, që nuk do të ketë arbitër në një aktivitet të këtyre përmasave për herë të parë që nga Kupa e Botës e vitit 1938, megjithëse në botërorin rus bie në sy gjithashtu edhe mungesa e gjithë vendeve të vendeve të origjinës së futbollit në këtë aspect. Pra, përveç Anglisë në edicionin e 21-të të Kampionatit Botëror nuk do të ketë qoftë edhe një gjyqtar as nga Skocia, Uellsi apo dhe Irlanda.

E ENJTE, 5 PRILL 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 5 prill 2018

Viti XVll Numër 809 Çmimi 0,50

Kriporja e Ulqinit, një histori korrupsioni ISSN 1800-5696

Finalja e dialogut Kosovë-Serbi

Është privilegj i paparë të jesh m bukura e Ballkan


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.