Koha 810

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 12 prill 2018 Viti XVll Numër 810 Çmimi 0,50

Debati pjesë e kulturës politike ISSN 1800-5696

Në Malësi u përkujtua 107 vjetori i Kryengritjes

Pelingu kënaqi tejmase publikun e etur për muzikën klasike në Malësi


PËRMBAJTJE

6

10 Millo Gjukanoviqi i bashkon partitë shqiptare

Kush e solli Flamurin e Deçiqit, që u valëvit 107 vjet më parë

14

18 Intervistë ekskluzive me këngëtaren Shpresa Gojani

Tema që nuk kanë fund

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018


PËRMBAJTJE

20

22 Të merresh me art, akt heroik

Filmi “My Name is Somebody” i regjisorit Orges Bakalli nominohet për tre çmime

26

32 Sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit

Të njohësh lirinë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 12 prill 2018 Viti XVll Numër 810 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

ëve Debati pjesë e ulqinaka re mungu ë e kulturës politike dëshir nhjëet ma o trit Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

U shfaq koncert me këngë, valle e poezi me motive atdhedashurie

Pelingu kënaqi tejmase publikun e etur për muzikën klasike në Malësi

atdhedashurie poezi me motive me këngë, valle e U shfaq koncert

klasike në Malësi e etur për muzikën tejmase publikun Pelingu kënaqi

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

kulturës politike Debati pjesë e

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

U kremtua Dita e Komunës së Ulqinit

Nën hijen e pritjes së qeverisjes së re vendore Ulqin – Në një atmosferë të zymtë, në sallën gjysmë të zbrazur të Qendrës së Kulturës në Ulqin, të shtunën është kremtuar Dita e Komunës së Ulqinit – e shtuna e parë e muajit prill. Me këtë rast, në sallën e Qendrës së Kulturës është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ku kanë qenë të pranishëm ndër të tjerë edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe përfaqësues të disa ambasadave të tjera, përfaqësues të Qeverisë dhe pushteteve vendore, anëtarë të Shoqatës Kulturore “Ulqini” nga Durrësi etj. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka përmendur të arriturat e qeverisjes vendore ndërmjet dy kremteve. Ai ka thënë se koalicioni qeverisës aktual gjatë kësaj periudhe ka pasur të arritura të konsiderueshme, por se nuk janë të vetëkënaqur. Ndër të arriturat ai ka theksuar miratimin e Planit Hapësinor Urbanistik, që sipas tij, “hapi rrugë për interesimin e investitorëve si kurrë më parë

4

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

për të investuar në fushën e turizmit, zhvillimit rural, energjitikës dhe burimeve tjera të rinovueshme”. Cungu ka thënë se Komuna e Ulqinit ka arritur që nga mjetet e veta buxhetore të realizojë disa projekte. “Ne si Komunë e vlerësojmë shumë ardhjen e brendit të njohur, pra të ‘Karismas’ dhe normalisht agjencisë ‘TUI’. Këtë e cilësojmë një fillim të mbarë për turizmin e Ulqinit që në të ardhmen t’u hapë dyert edhe investitorëve tjerë me renome”, ka deklaruar ai, duke shtuar se në objektet e rikonstruktuara të kompanisë “Karisma”, e cila i ka marrë me qira hotelet “Bellevue” dhe “Olympique”, do të punësohen një numër i madh i të rinjve të Ulqinit dhe se ka edhe investitorë të tjerë të interesuar për të investuar në fushën e turizmit, si “Tomas Kuk”, pas të cilit qëndron Agjencia Turistike “Neckerman”. Ndërsa ish-kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, ka thënë ndër të tjera se kuvendet dhe parlamentarizmi kanë sfidat e tyre, por Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka ditur çdoherë që me mençuri dhe me

përkrahjen e të gjithë këshilltarëve t’i kalojë këto sfida. “Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë për të bërë, por secili nga ne është i gatshëm të kontribuojë për përparimin e Ulqinit dhe të rinisë sonë”, është shprehur ai. Me këtë rast është shfaqur premiera e spotit publicitar ku prezantohen bukuritë e Ulqinit, i realizuar nga ekipi i autorëve të rinj vendas, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit. Më pas, për të pranishmit është shfaqur një program kulturor artistik, ku kanë marrë pjesë sopranoja Gjylie Pelingu nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku, sopranoja Bojana Pejanoviq nga Tivari nën përcjelljen e pianistes Merita Subashiq – Shabanoviq, Grupi i Burrave “Burimi” dhe bendi i Suad Mehmetit. Për nder të Ditës së Komunës së Ulqinit janë organizuar edhe disa aktivitete të tjera. Por festimi ka kaluar nën hijen e pritjes së formimit të qeverisjes së re në Ulqin dhe zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen i. k. të dielën.


NGJARJE JAVORE

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Përgatitjet në fazën përfundimtare Plavë/Guci – Fushata parazgjedhore për zgjedhjen e presidentit të Malit të Zi, të cilat do të mbahen më 15 prill të këtij viti në komunat Plavë e Guci, janë në fazën përfundimtare. Komisioni zgjedhor pesë anëtarësh i Komunës së Plavës, në krye me zëvendëskryetarin Emir Shaboviq, gjatë fushatës parazgjedhore i ka bërë përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në fjalë të cilat janë në fazën përfundimtare. Me kohë ka vizituar të gjitha objektet në qendrat e votimeve, në të cilat do të mbahen zgjedhjet, si dhe ka emëruar këshillat zgjedhore pesë anëtarëshe, trajnimin dhe edukimin e të cilëve e kanë bërë para pak ditësh edukatorët eminent të dërguar në Plavë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Malit të Zi. Gjatë javës në të gjitha qendrate votimit do të bëhet distribuomi i regjistrave të votuesve, pajisjet (aparatet) elektronike për identifikimin e votuesve, si dhe materiali dhe inventari paraprak për zgjedhje. Votimet do të mbahen në lokalet e objekteve shkollore, në ato

të shtëpive të kulturës, si dhe në shtëpitë private. Në deklaratën për Koha Javore, zëvendëskryetari i këshillit zgjedhor komunal, Emir Shaboviq, njoftoi se zgjedhjet presidenciale në këtë komunë do të mbahen në 22 qendra votimi: katër në Plavë dhe 18 në vendbanimet rurale periferike: Brezojevicë, Potkrajë, Papratishte, Nokshiq, Zhanicë të epërme, Mashnicë, Murinë, Rudo Pole, Gllavicë, Përnjavor, Skiqë – Korita, Bogaiq – Mallo Sello, Zaversh – Gjuriqka Rijeka, Jasenicë – Hot, Vojno Sellë – Hakaj, Budojevicë, Meteh – Komoraçë dhe Jara – Babino Pole. Të drejtë votimi në zgjedhjet presidenciale për zgjedhjen e presidentit të Malit të Zi kanë 9175 qytetarë të regjistruar, 26 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit të vitit 2016. Edhe në Komunën e Gucisë Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, po ashtu me kohë i ka bërë përgatitjet paraprake për mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale për zgjedhjen e presidentit të Malit të Zi, që do të mbahen

më 15 prill. Komisioni në fjalë ka vizituar objektet në të cilat do të mbahen zgjedhjet, si dhe ka emëruar këshillat zgjedhore të cilat do t’i udhëheqin zgjedhjet në fjalë, edukimi dhe trajnimi i të cilëve është bërë gjatë kësaj jave, kur edhe do të bëhet edhe distribuimi i regjistrave të zgjedhësve, pajisjeve elektronike për identifikimin e votuesve dhe inventarit dhe materialit të nevojshëm për votim. Në deklaratën për Koha Javore, kryetari i Këshillit komunal të komunës në fjalë, Sanid Rexhepagiq, njoftoi se zgjedhjet do të mbahen në dhjetë qendra votimi, nga të cilat: tri në Guci dhe shtatë në vendbanimet rurale periferike: Martinaj, Dosugjë, Gërnçar, Kolinë, Dola, Krushevë – Vishnjevë dhe Vuthaj, në të cilat të drejtë vote do të kenë 4563 votues të regjistruar, 11 më pak se në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në zgjedhjet presidenciale do të garojnë shtatë kandidatë. Zgjedhjet do të fillojnë në ora 7:00 dhe do të përfundojnë në orën 20:00. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Kush e solli Flamurin e Deçiqit, që u valëvit 107 vjet më parë

Ky flamur është porositur nga Dedë Gjon Luli, i cili dërgoi në Vjenë të birin Kolën kur u bë porosia dhe pa flamur, lindi një problem se Kol Ded Gjon Luli nuk shkonte dot se ishte komandant ushtarak i trupave të

Kolec P. Traboini

Më 6 prill 1911 u ngrit flamuri shqiptar në Deçiq. Është pikërisht ky flamur në fotografi që historianë poturexhinj dhe lakadredhës të politikës e anashkalojnë jo pa qëllim, na kujton sot me shkrimin e tij Kolec Palok Traboini. Flamurin e Deçiqit e solli në Hot, përmes Dalmacisë, Palok Traboini, si sot, 107 vjet më parë, shkruan Kolec

6

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Palok Traboini, pa i kursyer nga ironizomi ata “Që t’i japin mundësi vetes të sajojnë histori të paqena, ta zëmë siç sajon përralla historiani i politikës së djathtë, deputet në listën e Shkodrës, që thotë se ky flamur është punuar nga terzinjtë e Krajl Nikollës”. Ky është mashtrim. Se edhe flamurët na i paska bërë Krajl Nikolla. Aq më tepër se gjyshi i vet a ndonjë kushëri i tij me mbiemrin Gurakuqi, punonte te sarajet e Krajl Nikollës dhe duan ta vendosin në histori përdhuni. Por histori me histeri nuk shkruhet. Ky flamur është porositur nga Dedë Gjon Luli, i cili dërgoi në Vjenë të birin Kolën kur u bë porosia dhe pagesën e ka bërë Alardo Kastrioti. Por kur erdh

puna për ta marrë atë flamur, lindi një problem se Kol Ded Gjon Luli nuk shkonte dot se ishte komandant ushtarak i trupave të Hotit, që kishte filluar luftën kryengritëse. Atëherë Deda dërgoi për ta marre atë flamur sekretarin e vet, Palokë Traboini (1889-1951) / familja Çeku nga ku është edhe dëshmori Gjon Ujk Çeku/ fisi Gojçaj /dhe Palok Luc Çeku (Traboini) e solli atë flamur në Hot, te Kisha, dhe ia dorëzoi Ded Gjon Lulit. Deda urdhëroi djemtë luftëtarë ta shpalosnin në një pikë të lartë dhe u vendos në një grumbull gurësh në Bratilë të Deçiqit, më saktë aty ku bashkohet Hoti me Grudën. Bashkë me fotografinë e Flamurit Marubi ka ruajtur edhe një foto

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

agesën e ka bërë Alardo Kastrioti. Por kur erdh puna për ta marrë atë Hotit, që kishte filluar luftën kryengritëse shumë të rrallë, një grup luftëtaresh që i ka shënuar luftëtarët e Deçiqit. Në atë fotografi janë Palokë Traboini, që solli flamurin, Mirash Luca i Kastratit dhe Gjok Prel Çeku e disa që nuk i njohim e nuk i identifikojmë dot, që edhe ky Gjok Prela me vonë është vrarë në luftë kundër forcave esadiste. Po këta historianët e sajuar, as fotografitë nuk i marrin si dokumente, madje as poemën me 1700 vargje që Palok Traboini ka shkruar po atë vit që u bë kryengritja, e cila është e botuar tre herë. Është poemë historiko-epike me ngjarje e persona realë. As kësaj nuk ia hedhin sytë se duan vetëm rrena që të kenë mundësi të manipulojnë historinë. T’i sajojnë ngjarjet ndryshe.

Sipas një zbulimi të fundit në Arkivin e Shtetit është gjetur nga Nikoll Loka viti i saktë i lindjes së Palok Traboinit, më 29 mars 1889 si dhe janë gjetur vitet dhe vendet ku ka shërbyer si mësues, në Shkodër e rrethina, në Kosove dhe në trojet shqiptare në Mal të Zi. Dihet që Palok Traboini që në moshë të vogël është rritur në Shtëpinë e Motrës Tone dhe është martuar me të bijën e saj, Katrina Skanjeti -Traboini. Shkrimet e Palok Traboinit, poema dhe publicistika e botuar në vitin 1910, tek gazeta “Bashkim” e Dom Ndoc Nikës, janë mbledhur të gjitha në një libër të veçantë dhe janë botuar nën titullin “Flamuri në Deçiq” 2012, ku autor i librit është mësuesi Palok Traboini.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Bashkë me fotografinë e Flamurit Marubi ka ruajtur edhe një foto shumë të rrallë, një grup luftëtarësh që i ka shënuar luftëtarët e Deçiqit.. Ne atë fotografi janë Palok Traboini, që solli flamurin, Mirash Luca i Kastratit dhe Gjok Prel Çeku e disa që nuk i njohim e nuk i identifikojmë dot, që edhe ky Gjok Prela me vonë është vrarë në luftë kundër forcave esadiste

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Kryengritja e Malësisë më 6 prill 1911

Në kujtim të prijësit 6 prilli i vitit 1911 është përvjetori i ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Heroi i kombit, Ded Gjo’ Luli, për herë të parë në pothuaj 500-vjet të pushtimit Osman në trojet shqiptare. Ngritjes së Flamurit Kombëtar të Shqiptarëve i pat parapri Kryengritja e Malësisë së Madhe, një kryengritje kjo që mund të thuhet se nuk kishte ndodhur më parë në trojet shqiptare, që nga prej koha e Gjergj Kastriotit-Skënderbe

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Në këngën e 28 të Lahutës së Malësisë, epopesë sonë kombëtare, i madhi i letrave, At Gjergj Fishta i këndon trimërisë së Ded Gjo’ Lulit dhe malësorëve të tij, ndërsa shpjegohet në parathënien e kësaj kënge se Deda me një grusht malësorësh niset për në Rapshë të Hotit, për t’u takuar me plakun Marash Ucin, të cilin e njofton, me qëllim që të merrte edhe pëlqimin e tij, për kryengritjen –sepse me djemtë që kishte me vetin, kishte vendosur t’i binte Turkut para afatit të caktuar nga paria e maleve. Deda ngarkon Marash Ucin me detyrën që të lajmërojë, për këtë nismë, fiset Shkrel e Kastrat, pasi ushtarët e tij ishin vetëm 20 -- me shtatë pushkë e një allti. Kryengritësit malësorë marrin nën kontroll postet e mbretit dhe zunë robër 60 ushtarë anadollakë, të cilëve u marrin armët dhe i nisin për Shkodër. Luftimet pëlcasin aty- këtu, ndërsa Fishta përshkruan me zotësinë e tij prej poeti, se si rojet turke bien e dorëzohen anembanë Malësisë. Me të marrë vesh për luftën e malësorëve, Sulltani dërgon në Shkodër 70-taborre, nën komandën e Turgut Pashës, por malësorët nuk dorëzohen. Paria e maleve mblidhet

8

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

me Luigj Gurakuqin në krye dhe vendosin t’i përgjigjen Pashës me barut. Mësynë Turkun me furi, e pret Malësia me trimëri, këndon At Gjergj Fishta në vjershën 28 të Lahutës së Malësisë. Vendi kallet flakë: gjëmojnë male e kodra, ushtojnë gryka e humnera, fishkëllejnë plumba e gjyle topash. Et’hem Pasha mësynë Kelmendin nga ana e Gucisë dhe malësorët tashti gjenden mes dy zjarreve, por nuk ligështohen. Forcat dërmuese anadollake fitojnë, por toka lahet në gjak dhe shtrohet pëllëmbë për pëllëmbë me ushtarë të vdekur anadollakë. Evropa habitet nga trimëria e malësorëve dhe më në fund e sheh vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta, pas pushtimit Osman prej 500-vjetësh, interpreton Fishta. “Në mend habitun kqyrë Evropa Si kjo Malcia mixore Veç me ‘i pushkë, pa shujtë, pa topa Mazull mban shtatdhetë taborre?!” Në këtë 6 prill kujtojmë pra kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe Dedë Gjon Lulin, i cili me aktin e ngritjes së Flamurit Kombëtar për herë të parë në 500-vjet të pushtimit osman, tregoi guximin dhe trimërinë të sfidonte perandorinë më të madhe të asaj kohe dhe kolonializmin e institucioneve të saj mbi trojet shqiptare, duke ndryshuar përgjithmonë historinë e kombit shqiptar dhe duke e çuar atë drejt fillimit eventual të lirisë shoqërore dhe pavarësisë politike. Megjithëse ngritja e Flamurit Kombëtar nga Ded Gjo’Luli dhe malësorët ishte hedhur në har-

resë nga regjimi komunist për arsyet e tij ideologjike, gjë që nuk ka ndryshuar shumë as këto 28 vjet post-komunizëm – ngritja e Flamurit në Deçiq të Malësisë së Madhe, sot e kësaj dite, mbetet një akt i madh historik e patriotik, që do të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe të kombit shqiptar në përgjithësi kundër pushtuesve të huaj dhe armiqve historikë të kombit, atëherë dhe sot. Por, rëndësia historike e Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit kombëtar në Deçiq më 6 prill 1911, nga Dedë Gjo’ Luli me malësorë, është se në një mënyrë, ajo ka meritën për konsolidimin dhe hovin që i dha idesë së Lidhjes së Prizrenit (1878) për një Shqipëri të lirë e të pavarur, për një Shqipëri që brenda kufijve të saj do të përfshinte të gjithë ata që e konsiderojnë veten nipa, stërnipa e mbesa të Gjergj Kastriotit -- Skënderbeut. Një meritë tjetër e këtyre burrave, është se kryengritësit malësorë i erdhën në ndihmë kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt, e ndarë dhe e harruar nga bota perëndimore, nga ajo botë ku e kishte vendin. Ata i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe kur fqinjët, lakmues të tokave shqiptare -- nëpër kancelaritë e Evropës -- bërtisnin duke thënë se nuk ka komb shqiptar, Ded Gjo’ Luli me malësorët e vet, u tha atyre dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Dedë Gjo’ Luli botës: pak ma ngadalë, zotërinj se këtu -- po --ka komb shqiptar dhe se nuk do të shitet kjo tokë e vjetër. I tha lahutës mos vajto më dhe ngriti flamurin e Gjergj Kastriotit e ri-ngjalli atë dhe në këtë mënyrë ndërroi përgjithmonë epokën e Shqiptarit. Lëvizja e kryesuar nga prijësi i Malësisë së Madhe Ded Gjon Luli dallohet gjithashtu edhe nga lëvizjet e tjera kombëtare të deriatëhershme, pikërisht për nga jehona që trimëria dhe lufta guximtare e malësorëve bëri anembanë botës së asaj kohe, sidomos në Evropë. Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet që paralajmëruan pavarësinë kombëtare të shqiptarëve, e cila u shpall një vit më vonë. Ata ishin lajmëtarët e kombit që i njoftuan botës se toka e Gjergj Kastriotit, më në fund, kishte zot. Ismail Qemali e pat quajtur Ded Gjo’ Lulin pushkë të ngrehur të Shqipërisë.

Trimëria dhe lufta serioze e malësorëve menjëherë gjeti ndihmën dhe përkrahjen e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, të cilët të inkurajuar nga lufta e malësorëve kundër armikut, shkuan për t’u takuar me Dedë Gjonin për të përpiluar Memorandumin historik që, ndër të tjera, përmbante kërkesat e Malësorëve dhe të gjithë Shqiptarëve, për një Shqipëri me administratë në gjuhën shqipe dhe për buxhet të vetin. Mund të ishte ky fillimi i një përpjekjeje, që sot do ta quanim “ndërkombëtarizim të çështjes shqiptare.” Rëndësia e këtij Memorandumi qëndron gjithashtu në faktin se, kërkesat ekspozuan jo vetëm vullnetin e Malësorëve shumë të përvuajtur, dhe historikisht të diskriminuar por në të njëjtën kohë, me luftën e tyre, pasqyruan edhe dëshirën e të gjithë shqiptarëve për liri e pavarësi. Ishin malësorët ata të cilët në emër të kombit shqiptar, i parashtruan botës së

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

atëhershme të qytetëruar, kërkesat e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor e kombëtar. Kryengritësit malësorë ishin pra, jo vetëm përfaqësuesit, por dhe vitrina e aspiratave të mbarë kombit shqiptar për liri e pavarësi. Lufta e Malësorëve, në vitet 1911-12 dhe ngritja e flamurit të Skënderbeut ne Deçiq, u bënë pra simbol i bashkimit të kombit shqiptar dhe njëkohësisht i shpalli botës se Shqiptarët kishin një atdhe që donte liri dhe dëshironte dritë për të dalë nga errësira shekullore e robërisë osmane. Për më tepër, sipas historianëve, kryengritja e Malësorëve në krye me Ded Gjo’ Lulin, frymëzoi edhe kryengritje të tjera në Kosovë dhe anembanë trojeve shqiptare, duke çuar më në fund në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, me 28 Nëntor, 1912. Ishte gjithashtu një mesazh i fuqishëm për atë kohë, por edhe sot se shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet – pa ndërhyrje nga jashtë -- në paqe e siguri me fqinjët, si pjesë e familjes së madhe evropiane. Në botën e sotme shqiptare të koncesioneve ekonomike, publiko-private, të interesave të llojllojshme personale e partiake, përfshirë interesat e huaja -është mirë të kujtohet me këtë rast se kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit në Deçiq më 6 prill, 1911, u bë thjesht për ideale të larta kombëtare. Nuk ishte një ndërmarrje për përfitime të përkohshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte një luftë për jetë a vdekje -- për mbijetesën dhe lirinë e kombit shqiptar-- dhe si e tillë kishte qëllime dhe objektiva të interesit mbarëkombëtar. Si e tillë pra, kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit kombëtar nga Ded Gjo’Luli në Deçiq më 6 prill, 1911, nuk duhet hedhur në harresë zyrtare siç ka ndodhur deri tani, por të respektohet si pjesë e pandarë e historisë së vërtetë të shqiptarëve, ashtu qe të ruhet përgjithmonë në kujtesën e kombit. E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët dhe zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

Millo Gjukanoviqi i bashkon partitë shqiptare Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë as Sali Berisha, as Edi Rama, as Hashim Thaçi, as Albin Kurti apo ndonjë tjetër, që t’i bashkojnë shqiptarët më herët në zgjedhjet parlamentare apo së fundmi në zgjedhjet lokale në Tuz dhe Ulqin, ka arritur ta bëjë Millo Gjukanoviqi, duke i bashkuar partitë shqiptare, jo për interesat e shqiptarëve, por për interesin e vet dhe të politikës që ai përfaqëson

Ismet Kallaba

Zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën, më 15 prill, në Mal të Zi, janë edhe një sprovë për politikën e partive shqiptare dhe (jo)konsistencën e qëndrimeve të tyre, në raport me votuesit e vet dhe pushtetin në Mal të Zi. Në këto zgjedhje do të garojnë shtatë kandidatë, prej të cilëve asnjë shqiptar. Kjo edhe nuk është për t’u çuditur sepse në asnjë nga shtatë palë zgjedhjet e deritashme për president të Malit të Zi, gjatë periudhës së pluralizmit, nuk ka garuar ndonjë kandidat shqiptar nisur edhe nga fakti se shanset për të fituar janë pothuajse të barabarta me zero. Por ajo që të befason është “uniteti” i partive shqiptare, të përçara jo vetëm politikisht, por në shumë aspekte, në mbështetjen e kandidatit për president. Tashmë partitë krye-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

sore shqiptare dhe ndonjë parti minore janë rreshtuar hapur në favor të kandidatit të partisë në pushtet, Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, si kandidati më i pranueshëm për shqiptarët dhe Malin e Zi. Arsyetimi i pothuajse të gjitha partive shqiptare është i njëjtë: Millo Gjukanoviqi është garant i stabilitetit dhe i proceseve integruese euro-atlantike të Malit të Zi. Problemi i vetëm ishte, si duket, se cila parti shqiptare do të jetë e para që do të çajë ujin, domethënë do të mbështesë Gjukanoviqin. Më pas, si në kor, njëra pas tjetrës, jo me shumë bujë, deklaruan se e mbështesin Gjukanoviqin. Pra, atë që nuk kanë arritur ta bëjnë as Sali Berisha, as Edi Rama, as Hashim Thaçi, as Albin Kurti apo ndonjë tjetër, që t’i bashkojnë shqiptarët më herët në zgjedhjet parlamentare apo së fundmi në zgjedhjet lokale në Tuz dhe Ulqin, ka arritur ta bëjë Millo Gjukanoviqi, duke i bashkuar partitë shqiptare, jo për interesat e shqiptarëve, por për interesin e vet dhe të politikës që ai përfaqëson. Me pafytyrësinë dhe paturpësinë më të madhe partitë

politike shqiptare i kanë ftuar simpatizantët e vet të votojnë për Gjukanoviqin, pa çka se vetëm para dy muajsh, në zgjedhjet lokale në Ulqin, deklaronin se duhet t’i votojnë ata (partitë nacionale) sepse PDS-ja përbën rrezik për Ulqinin! Arsyetimi se përkrahja për Gjukanoviqin mbështetet në bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm nuk qëndron pasi që ky lloj bashkëpunimi është karakterizuar nga hegjemonizmi i PDS-së dhe servilizmi i partive shqiptare, të cilat jo rrallë nga populli dhe votuesit akuzohen si parti satelite të PDS-së dhe të kapura nga pushteti. Edhe arsyetimi se Millo Gjukanoviqi është garanci për komunën e plotë të Tuzit (Malësisë) nuk duket bindës kur dihet mirë se pikërisht Gjukanoviqi dhe politika që ai personifikon është shkaktar se pse Malësia nuk e ka fituar deri tani komunën e pavarur. Nëse i referohemi së kaluarës, politikat konfliktuale dhe mbajtja e vazhdueshme e situatës në tension, që në fillim të viteve ’90 e deri tani, ka bërë që shqiptarët të gjenden gati çdo herë në pozitën “të jesh apo të mos

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

jesh”, ndërmjet dy të këqijave, duke zgjedhur shpesh të keqen më të vogël. Nga ata është kërkuar, rrjedhimisht është dashur të luajnë shpesh, gjoja, rolin e shpëtimtarit të Malit të Zi. Kujtojmë zgjedhjet për president të Malit të Zi në vitin 1992, kur në rrethin e dytë zgjedhor, ndërmjet dy kandidatëve, Momir Bullatoviq nga PDS dhe Branko Kostiq, kandidat i Shoqatës së Luftëtarëve 19911992, shqiptarët u përcaktuan për Bullatoviqin. Apo në zgjedhjet e vitit 1997, në kohën e ndarjes së PDSsë, ndërmjet dy kandidatëve të kësaj partie për president, Momir Bullatoviq dhe Millo Gjukanoviq, shqiptarët me shumicë u përcaktuan për këtë të dytin. Rasti tjetër, në referendumin e vitit 2006, kur votat e shqiptarëve ishin përcaktuese për fitimin e Pavarësisë së Malit të Zi, por ky kontribut deri tani nuk është shpërblyer. Gjatë periudhës së pluralizmit, domethënë sundimit të PDS-së dhe Millo Gjukanoviqit, shqiptarët në Malin e Zi kanë pësuar tkurrjen dhe asimilimin më të madh për një kohë të shkurtër, pak më shumë se një çerek shekulli. Shifrat flasin qartë në favor të këtij konstatimi. Nëse në vitin 1991, sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë, në Mal të Zi jetonin 40 415 apo 6.57 për qind shqiptarë, në vitin 2011 kanë jetuar pak më shumë se 30 mijë apo 4.91 shqiptarë. Procesi i emigrimit të shqiptarëve për sh-

kak të situatës së përgjithshme politiko-ekonomike, por edhe asimilimi i tyre nën pretekstin e gjoja integrimit në shoqërinë shumënacionale dhe shumëfetare në Malin e Zi, janë ndër faktorët kyçë të kësaj dukurie. Trupin votues të përçarë shqiptar në Mal të Zi nuk mund ta unifikojë Gjukanoviqi, por vetëm një kandidat shqiptar me dinjitet dhe i papërlyer në lojërat politike të deritashme. Është më se e kuptueshme që kandidati shqiptar nuk ka gjasa të fitojë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai do të fitonte votat e votuesve shqiptarë me bindje të vërteta nacionale, kurse nga ana tjetër do t’i vinte në sprovë partitë shqiptare të cilat në këtë rast do të tregonin fytyrën e vet të vërtetë. Kjo po ashtu do të forconte edhe pozitat e shqiptarëve në rast të rrethit të dytë të zgjedhjeve për president. Duke i ftuar votuesit e vet që të votojnë për kandidatin e PDS-së, me arsyetimin se nuk ka kandidat tjetër më të mirë dhe se të tjerët paraqesin rrezik për shqiptarët dhe Malin e Zi, siç kanë bërë edhe në të kaluarën, partitë shqiptare bëjnë autogol politik. Në këtë mënyrë i hapin rrugë dhe i edukojnë votuesit që deri tani kanë votuar për ta, të cilët në të ardhmen nuk do ta kenë më problem që të votojnë për PDS-së apo ndonjë parti tjetër të ashtuquajtur qytetare. Për më tepër, çfarë do t’i thonë partitë shqiptare votuesit të zhgënjyer,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

besnik dhe të sinqertë, në zgjedhjet e ardhshme?!

Trupin votues të përçarë shqiptar në Mal të Zi nuk mund ta unifikojë Gjukanoviqi, por vetëm një kandidat shqiptar për president me dinjitet dhe i papërlyer në lojërat politike të deritashme. Është më se e kuptueshme që kandidati shqiptar nuk ka gjasa të fitojë, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai do të fitonte votat e votuesve shqiptarë me bindje të vërteta nacionale, kurse nga ana tjetër do t’i vinte në sprovë partitë shqiptare të cilat në këtë rast do të tregonin fytyrën e vet të vërtetë

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Debati pjesë e kulturës politike

Ne shoqëritë e mirëfillta demokratike, hapja e debatit qytetar dhe intelektual është dukuri normale sep rolin parësor, sepse mundësohet pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të pushtetit , e subjekte

Nail Draga

Duke marrë parasysh faktin se në monizëm nuk ka ekzistuar mundësia e shprehjes së mendimit të lirë,

“ 12

me të drejtë është pritur që në pluralizëm të bëhet avancimi i vlerave, përmes debatit si metodë e verifikuar në botën demokratike. Por, në mungesë të qasjes serioze në lidhje me këtë çështje të mediave shqiptaret në Mal të Zi, një dukuri e tillë ende është për t’u dëshiruar, që është dëshmi e mungesës së kulturës politike në përgjithësi. Nuk ka dilemë se një vendnumërim i tillë nuk është në favor të subjekteve

Në lidhje me këtë çështje nuk ka dilemë se vendin kryesor e kanë mediat, dhe kryesisht ato elektronike, edhe pse mediat e shkruara nuk duhet nënçmuar. Por, jemi dëshmitarë se media elektronike shtetërore(TVMZ) për shqiptarët është e pranishme vetëm në fushatat parazgjedhore. Gjatë kësaj kohe shqiptarët përmes subjekteve politike janë të pranishëm vetëm kur prezantojnë programin e tyre partiak, duke iu ofruar të dhëna qytetarëve, gjegjësisht elektoratit të tyre votues. Një veprim i tillë është bërë dukuri normale, por shqiptarët kanë nevojë që të jenë të pranishëm në ekranin e televizorit edhe pas zgjedhjeve, ashtu sikurse qytetarët e tjerë në Mal të Zi

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

politike në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi, sepse përmes debatit prezantohen në mënyrë transparente vlerat e dobësitë e përgjithshme të cilat janë të pranishme në mjedisin tonë. Mediat dhe debati Në lidhje me këtë çështje nuk ka dilemë se vendin kryesor e kanë mediat, dhe kryesisht mediat elektronike, edhe pse mediat e shkruara nuk duhet nënçmuar. Por, jemi dëshmitarë se media elektronike shtetërore(TVMZ) për shqiptarët është e pranishme vetëm në fushatat parazgjedhore. Gjatë kësaj kohe shqiptarët përmes subjekteve politike janë të pranishëm vetëm kur prezantojnë programin e tyre partiak, duke iu ofruar të dhëna qytetarëve, gjegjësisht elektoratit të tyre votues. Një veprim i tillë është bërë dukuri normale, por shqiptarët kanë nevojë që të jenë të pranishëm në ekranin e televizorit edhe pas zgjedhjeve, ashtu sikurse edhe qytetarët e tjerë në Mal të Zi. Andaj, është e nevojshme që debati të jetë i pranishëm në vazhdimësi, qoftë në ekranin e TVMZ por edhe në televizionet private(TV BOIN,TVTEUTA). Sepse, duke organizuar emisione

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

pse eliminohen dilemat ne lidhje me qeverisjen, proceset politike dhe bartësit e tyre, ku mediat luajnë eve politike por edhe e qytetarëve në lidhje me çështjet e tyre preokupuese në mjedisin përkatës të ndryshme, opinioni i gjerë do të kishte mundësi të informohej hollësisht në lidhje me rrjedhat aktuale dhe çështjet preokupuese të shqiptarëve në mjediset ku jetojnë e veprojnë si popullsi autoktone ne gjashtë komuna në Mal të Zi, por edhe mbi çështje të tjera në nivel të vendit.

Debate jo vetëm në fushatë parazgjedhore Por, deri më tash nuk kemi informacion se udhëheqja e TVMZ ka shprehur gatishmëri që në ekranin e kësaj medieje të ekzistojnë emisione të veçanta debatuese të paktën një herë në muaj edhe për shqiptarët, ashtu sikurse organizojnë në gjuhën malazeze për popullatën sllavishtfolëse. Një veprim i tillë dëshmon në mënyrë transparente se nuk kemi të bëjmë me një medie të hapur, në rastin konkret edhe për ne shqiptarët, edhe pse në kuadër të saj ekziston redaksia në gjuhën shqipe. Në ketë aspekt duhet të jemi këmbëngulës, sepse një kërkesë e tillë është legjitime, por duhet gjetur forma se si ajo të realizohet, sepse shqiptarët kanë nevojë të debatojnë për çështje të ndryshme, qoftë me njëri tjetrin

por edhe më të tjerët, gjegjësisht me përfaqësuesit e pushtetit për të avancuar pozitën dhe statusin e tyre në ketë mjedis. Nga mungesa e tillë e debatit, popullatës malazeze dhe të tjerëve në Mal të Zi nuk u janë të njohura kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve në këtë mjedis për avancimin e pozitës dhe të statusit të tyre në Mal të Zi. Nuk mjaftojnë të dhënat informative vetëm gjatë fushatave elektorale, sepse problemet janë të vazhdueshme, dhe si të tilla mbesin edhe pas zgjedhjeve. Edhe pse pushteti qendror në marrëveshje me subjektet politike shqiptare ka trajtuar kërkesat e shqiptarëve, në këtë aspekt është punuar shumë pak, sepse pritshmëria ka qenë më e madhe. Në lidhje me këtë çështje përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin qendror, por nuk mund të anashkalohen as subjektet politike të shqiptarëve të cilët duhet të jenë më këmbëngulës për arritjen e objektivave programore, para elektoratit të tyre.

Përgjegjësia dhe spekulimet Organizimi i debateve me pjesëmar-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

rjen e përfaqësuesve të subjekteve politike është obligim për subjektet përkatëse, duke dëshmuar përgjegjësi para elektoratit të vet në veçanti e qytetarëve në përgjithësi. Vetëm në këtë formë të debatit do të ofroheshin të dhëna transparente në lidhje me funksionimin e pushtetit lokal, mundësitë dhe pengesat ne realizimin e programeve përkatëse. Paraqitja e dëshmive publike përmes fakteve konkrete do të eliminonte dilemat për përgjegjësinë e individëve në kohën përkatëse. Pikërisht në lidhje me këto çështje mediat kanë rol të veçantë, sepse në këtë formë punohet kudo në botën demokratike. Një formë e tillë e prezantimit të çështjeve do të dëshmonte përgjegjësinë dhe profesionalizmin e kuadrave në dikasteret përkatëse, sepse përgjegjësia duhet të jetë personale e jo kolektive. Nuk ka dilemë se qytetarët e kanë të nevojshme të njihen publikisht për shumë çështje të (mos)funksionimit të pushtetit lokal të Ulqinit i cili ballafaqohet me ngecje dhe pengesa të vazhdueshme, duke krijuar dilema të cilat në shumë raste marrin përmasa të spekulative. E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Reagim

Tema që nuk k Zakonisht temat që mund të debatohen me orë të tëra janë ato të natyrës politike dhe fetare. Këto janë tema ku njerëzit shpesh konsumojnë shumë energji në rrjetet sociale. Por sidoqoftë, nganjëherë na ndodhë që nuk përmbahemi dhe reagojmë ndaj këtyre temave

Haxhi Zeneli

Edhe unë vlerësojë opinionet, kjo është e drejtë e çdonjërit nga ne. Unë s’e kisha quajtur reagim, por më shumë si sqarim, për një shkrim timin që ka botuar gazeta “Koha Javore”. Më ra në sy para do ditësh, që dikush nga lexuesit e paska vlerësuar si shkrim që ishte përmbledhur nga “Website” të ndryshme. Kjo ka një të vërtetë, se unë nuk e shkrova përmendësh, pa hulumtuar një pjesë të këtij shkrimi. Shkrimin e përktheva nga anglishtja, që në të vërtetë, atë ma kishte dërguar në e-mail një mik i imi maroken, dhe pasi që e lexova, mësova për një filozof arab, Ibrahim El-Bulejhi, që kishte dhënë intervistë për një gazetë gjermane .E bëra këtë vetëm për të treguar një gjë!, se sa demokrat dhe autokritik ishte Ibrahim El-Bulejhi!,e veçanërisht në një shtet si Arabia. Mendimi im është se, Ibrahim El-Bulejhi me të drejt bën krahasimet e shteteve arabe me shtetet e perëndimit. Dhe mendoj se ata që kanë pyetje për këto, do ishte e udhës t’i drejtohen autorit, se ku i ka marrë ato të dhëna ai(!?),të cilat i ka të publikuara në media dhe në video. Por unë kuptova se arsyeja nuk

14

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

qëndron aty! Mendoj se është diçka tjetër! Kam vërejtur se çdoherë dikush del dhe i paragjykon këto shkrime si “tendencioze”, dhe në këtë moment siç thotë një fjalë, “kërkojnë gozhdimin e lajmëtarit”. Mendoj se duan që t’ua mbyllin gojën të gjithë atyre që ngrinin zërin në debatet rreth këtyre temave. S’e kuptoj përse këta njerëz i japin vetes të drejtën ekskluzive të behën avokatët e fesë?. Por kemi vërejtur se, kur është në pyetje të mbrohet nga njollosjet heroi kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, nuk i shoh që këta “avokatë” të dalin në mbrojtje. Kam dëshirë të besoj se kohën e injorancës e kemi lënë pas, dhe sot mund të kuptojmë lehtë të mirën dhe të keqen, të logjikshmen dhe të palogjikshmen. Për ata që duan të mësojnë të bëhen të dobishëm për shoqërinë dhe të ecin paralel në një vijë lineare me kohën, është rasti më i favorshëm se asnjëherë më parë në histori që kjo të arrihet, sepse sot teknologjia dhe shkenca na mundëson për të përfituar njohuri jashtë mase, por e gjithë kjo varet nga vullneti dhe orientimi që ka ai individ, se çfarë preferon, “dritën apo terrin”?. Të arriturat e një ideologjie fetare, apo cilado qoftë ajo, nuk maten më me të arriturat, se sa njerëz tubohen në xhamia apo kisha, sa njerëz konvertohen, sa njerëz largohen etj. Sot në besimet fetare gjërat duhen të maten me të arriturat, se në çfarë shkalle gjendet një shoqëri, një popull, sa i shërben njerëzimit në shkencë, në mjekësi në astronomi, etj. Një popull

i përparuar, gjegjësisht akademitë e tyre duhej të merreshin me hulumtimin e ideologjive, së a janë ato në harmoni me arritjet e tanishme, se a janë në kundërshtim apo në konflikte me ruajtjen e virtyteve dhe në mirëqenien e atij populli?. Për shembull, ata që jetuan në ideologjinë komuniste, e dinë mirë se si ishte ajo ideologji!?. Në fund populli e largoi, pa marrë parasysh se ishte shkruar me fjalë të bukura, ajo mbeti utopi, sepse në praktikë doli e dhunshme, duke zhdukur shumë njerëz që mendonin ndryshe. Andaj dua që të ju rikujtoj, se po të lexoni Sami Frashrin tek “Qytetërimi Islam”, i cili ka shkruar për një islam më ndryshe se ky që shohim sot! ,siç e quan ai islami i vërtetë, si një qytetërim më i përparuar i kohës. Samiu shkruan se”në,8-9 shekujt e parë të Islamit që udhëhiqej nga parimet e pastërta islame, të cilët në atë kohë bënin gara në dituri, shkencë, në zbulime dhe shpikje”. Islamizmi në atë kohë merrej me shkencën e astronomisë, gjeografisë, mjekësisë, filozofisë, historisë, letërsisë, matematikës, natyrës etj. Në qytetërimin islam të asaj kohe riradhiteshin shumë emra të njohur të këtij qytetërimi, të cilët përkthyen veprat e Aristotelit, Ptolomeut, Arkimedit e shumë filozofëve tjerë grekë. Kishte shkencëtarë që ndihmuan njerëzimin e mbarë botës në të gjitha lëmit e shkencave me shpikjet e shumta që i dhuruan Evropës dituri dhe dritë. Evropa e asaj kohe në krahasim me qytetërimin islam ishte e prapambe-


KULTURË

kanë fund

tur dhe dihet se çfarë ndodhte atje, kur dikush dilte kundra kishës, siç ishte rasti i Gjerdano Brunos! Për shembull, me një shpikje mekanike të një “ore me zile”, që ia dërgoji kalifi Harun er-Rashid mbretit të Francës Karlit të Madh, bëri të çuditej gjithë Evropa. Atëherë shtro-

het pyetja, se çfarë ndodhi me këtë qytetërim?. Qytetërimi i atyre shekujve “nuk u paraqit duke kundërshtuar dhe sakrifikuar jetë dhe duke sjellë vështirësi e fatkeqësi”, ashtu siç po ndodh sot, nga “hipokritët e islamit”, duke varfëruar popullin e vetë, kurse ata për vet nuk dinë se ku ta çojnë

pasurinë e kësaj bote, sepse i kanë shndërruar parimet fetare në biznes. Andaj si thoni!?a nuk kemi të drejt të pyesim, çfarë ndodhi me qytetërimin islam, përse ka ngecur? Sipas mendimit tim, këto janë pyetjet që duhet shtruar sot. Populli ynë ka një fjalë të urtë që thotë, “Ai që dvetë nuk tretë”. E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbi librin “Vizatim hënor me shkëlqim yjesh” të autorit Haxhi Shabani (2)

Ndoshta thashë p të tjerat i keni aty Dimitrov Popoviq

(vijon nga numri i kaluar) Tematikë të veçantë zënë në vëllim poezitë që i kushtohen nënës. Linja nënë - bir realizohet mjaft mirë, sidomos në dinamizimin e ndjenjave të djalit dhe heshtjes së nënës, asaj që i dha gjithçka. Edhe te poezitë e vëllimeve të tjera, edhe këtu, poeti do t’i dalë zot qëndrimit se e vetmja gjë që s’i bie përshtat hiç figurës së nënës janë dërrasat e arkivolit dhe ato dy metra vend. Aty s’ka vend për fjalë “pompoze”. Ato lexohen dhe meditohen njëkohësisht: /shtrati yt/ pa ty/ ai më ndjell/ të shtrihem mbi të. Të duket se je në pozicionin që i tregon dikujt ngadalë e bukur. Nëna është i pari yt më i afërt e më universal. Të kësaj natyre janë poezitë Kur vjen të më zgjosh, Orët, Nënënusja etj. Sa të bukura janë këto vargje kushtuar nënës: Edhe Zoti po të thotë se Nënusja ime

“ 16

mund të mblidhet e të kyçet në mbyllje dërrasash unë nuk e besoj. Nënusja ime! Edhe pse ke dhimbje edhe pse shkrihesh e shkrihesh pakohesh e pakohesh e merr frymë me zor Ti s’do të shkosh askund Ne do të jemi së bashku. A s’është kështu? Nënusja ime! Ti vetëm ke rënë në shtratin e lindjes të lyer me parfum nusërie për të më lindur mua Zogun tënd të Vogël. Shumë interesante janë edhe poezitë mbi dashurinë, të cilat janë kryesisht në ndarjen e fundit “Çorapet e saj”. Poeti nuk përdor fjalë “të bukura” në gojën e djaloshit që dashuron, për të shprehur betime, lutje me një platonizëm ëndërrimtar, por me fjalë tregon veprimet, të cilat zbresin në rrafshin tokësor, ku veprojnë shqisat edhe materialisht si p.sh.: /deri në rrëzë të gjuhës do të të puth/…/ t’i puth gjer në dhimbje buzët/ (fq. 50). Këto poezi i rrethon një imazh sa real, aq edhe artistikisht i përfytyruar. Ndonëse flasin për dashurinë, ato kanë karakter të thellë shoqëror. Si

Realizimit artistik të librit, poeti i ka dhënë fuqinë e figurave artistike, të cilat me një shprehje prej gjuhëtari të vërtetë, kanë zënë vendin që meritojnë, siç janë: simbolet - konkretisht për gjinjtë: dy ftonjtë, dy portokajtë, dy hënat; epitetet e shumta si: zgavruar, kokërzuar, gunguruar, eshtëruar, skeletuar, anaforat, gradacioni (shkallëzimi) sidomos te “Dielli vdiq” perëndimi i ngadalshëm, si dhe shumë antiteza e personifikime të goditura

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

fenomen shoqëror dallohen shtresa e nënshtresa. Te poezia “Dashnorët” (fq. 43) i dallon qartë të tri grupimet: ato që kanë qenë dashuruar, ato që dashurohen momentalisht dhe ato që nuk janë dashuruar akoma. Sa herë e lëviz spektrin me tri faqe, trekëndëshi kurdoherë del brinjëndryshëm. Në ndonjë variant tjetër, pas fjalëve të ashpra e kërcënuese, del e kundërta e tyre: / M’i hedh duart rreth qafës/…/ dhe më thua/ se po të mbys/. Dashuria e pastër dhe me shpirt bën që “e zeza të kthehet në të bardhë”. Me origjinalitet kjo temë shtjellohet edhe te poezitë “Deri në rrëzë të gjuhës”, “Çorapet e saj”, “Fjalë veshi” etj., duke realizuar bukur e njerëzisht, brenda arsyes e moralit bashkëkohor, autori shquan tiparet thelbësore të bukurisë së syve, buzëve, gjinjve etj. Por do të ishim të mangët, po të mos përmendnim edhe veshin dhe fjalën e lehtë që mezi ndihet e vjen deri tek ai me onomatopeiken “shshsht”. Nëpërmjet një shkallëzimi të shkëlqyeshëm do ta përdorë poeti dritaren e zemrës: syrin, ku në sytë e vajzës: “…lahem, zhytem, shihem, krihem, aty kam djepin që më përkund.”, vargje shumë të bukura, të cilat me forcë shprehin shumëçka dhe më kujtojnë të kahershmen poezi të Aragonit “Sytë e Elsas” dhe vargun e tij që e mbaj si medaljon: “Sytë e tu janë aq të thellë, /sa kur u ula për të pirë…”/ etj. Marrëdhëniet e tij me poezinë dhe lufta për të mos dalë nga mbretëria e saj na bën shpesh të pyesim: kush është i parë këtu? A më shumë e ndjek poeti dashurinë, apo dashuria lyp poetin që ta shprehë me modesti jashtë formave të vjetra e të ngurta. Vargjet e tij janë të çliruara nga rima. Ato, metrikisht, janë të çliruara edhe nga aftësia e tyre në rrok-


KULTURË

pak,… y je ku kufijtë e vargjeve e kanë ngrënë limitin e vet.

Marrëdhëniet e tij me poezinë dhe lufta për të mos dalë nga mbretëria e saj na bën shpesh të pyesim: kush është i parë këtu? A më shumë e ndjek poeti dashurinë, apo dashuria lyp poetin që ta shprehë me modesti jashtë formave të vjetra e të ngurta. Vargjet e tij janë të çliruara nga rima. Ato, metrikisht, janë të çliruara edhe nga aftësia e tyre në rrokje ku kufijtë e vargjeve e kanë ngrënë limitin e vet Realizimit artistik të librit, poeti i ka dhënë fuqinë e figurave artistike, të

cilat me një shprehje prej gjuhëtari të vërtetë, kanë zënë vendin që meritojnë, siç janë: simbolet - konkretisht për gjinjtë: dy ftonjtë, dy portokajtë, dy hënat; epitetet e shumta si: zgavruar, kokërzuar, gunguruar, eshtëruar, skeletuar, anaforat, gradacioni (shkallëzimi) sidomos te “Dielli vdiq” perëndimi i ngadalshëm, si dhe shumë antiteza e personifikime të goditura. Duke dashur t’i japë sa më shumë jetë asaj që do të shprehë, bën që edhe një tingull i vetëm të krijojë emocion e ndjeshmëri. P.sh. përdorimi i “sh”së te “Fjala e veshit”, apo përmes përsëritjes së “f”-së (fustani fërfërin) etj. nëpërmjet gjuhës së pasur e të pastër nga fjalët e huaja, ai krijon epitet me fjalë të reja si: të pustë, të qielltë, të hëntë, të erëmolltë, të qorrtë, të gjethtë etj. Për t’i dhënë shtrirje e shtrat fjalës, ai krijon edhe fjalë e shprehje të tilla si: letër-letërzohem, qiellzohem, valohem, trupohem, trupëzohem etj. Duke e mbyllur diskutimin tim, do të dëshiroja që emrin e këtij libri të mos e harroni, dhe për t’u bindur, shkoni në faqen 88 dhe lexoni poezinë që i jep edhe emrin këtij libri. Duke përfunduar, përzemërsisht dhe shpirtërisht uroj autorin Haxhi Shabani për librin, falënderoj “Art Club”-in e Ulqinit dhe kryetarin e tij Ismet Kallaba, që gjatë këtij viti ishte shembull i organizimit të aktiviteteve të tilla dhe që në emër të KKSH–së propozoi autorin, njëkohësisht edhe Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore – Podgoricë për botimin e këtij libri dhe librave të tjerë në gjuhën shqipe. (Fund) (Vështrimi është lexuar me rastin e përurimit të librit në QKI “Malësia” – Tuz, më 17 mars 2018) E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

17


INTERVISTË

Shpresa Gojani është vajzë 28 vjeçe, nga Kosova. Është një këngëtare e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar. Ka magjistruar për Trombon pranë Akademisë së Arteve në Prishtinë

Intervistë ekskluzive me këngëtaren Shpresa Gojani

Me kënaqësi të madhe këndoj këngët patriotike 18

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018


INTERVISTË K.Javore: Shpresa, Ju jeni një këngëtare e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar. Si ishin fillimet e tua?.. Si i hyre jetës së muzikës? Sh.Gojani: Fillimet e mia për muzikën kanë qenë të hershme, që në kohë të fëmijërisë. Në shkollën fillore çdo herë kam qenë aktive, si për ditën e shkollës ashtu edhe për aktivitete të tjera të ndryshme që janë bërë brenda shkollës. Kështu dita ditës fillova t’i përkushtohem më shumë muzikës dhe pas mbarimit të shkollës fillore vazhdova në shkollën e mesme profesionale të muzikës “ Prenkë Jakova” në Prishtinë. K.Javore: Jeni e aktivizuar nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme.. Sa e vështirë është për një këngëtar/ e të përshtatet me publikun shqiptar që kërkon shumë? Sh.Gojani: Po tani jam e aktivizuar nëpër dasma të shumta që bëhen brenda dhe jashtë vendit tonë. Nuk është e vështirë të përshtatemi me publikun tonë shqiptarë, sepse kemi një publik të mrekullueshëm. Po ashtu e dimë se jemi një popull që e duam dhe e ruajmë kulturën tonë, prandaj edhe gjejmë gjuhën e përbashkët dhe festojmë me zemër të madhe në çdo festë apo dasëm që mblidhemi.

K.Javore: A ke bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, dhe a të pëlqen të bashëpunosh? Sh.Gojani: Deri tani nuk kam pasur këngë në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë, por nuk them që nuk më pëlqen të kem. Nuk i dihet, ndoshta në një të ardhme të afërt do të kem edhe bashkëpunim, pse jo. K.Javore: Çfarë këngësh të pëlqejnë më shumë që t’i këndosh: ato dashurie, patriotike, kurbeti..? Sh.Gojani: Në përgjithësi të gjitha këngët më pëlqejnë, ngaqë çdo këngë ka një vend të veçantë, por me kënaqësi të madhe këndoj këngët patriotike, ndonëse jemi popull që kemi pasur vuajtje të mëdha. E kështu them sepse këto këngë na emocionojnë shumë, si mua që i këndoj e po ashtu edhe publikun. Por mund të them që çdo këngë që këndoj rrjedh nga brendësia dhe ndjenjat shpirtërore.

K.Javore: Më thuaj se në cilat festivale të këngës ke marrë pjesë? Po ashtu nëse ka pasur, më thuaj edhe çmimet me të cilat u shpërbleve? Sh.Gojani: Të them të drejtën, në festivale si këngëtare nuk kam marrë pjesë asnjëherë. Sigurisht ka qenë neglizhenca ime që nuk jam marrë fare me festivale. Por dua të them se kam pasur shumë koncerte që kemi mbajtur si orkestër, aty performova si tromboniste dhe çdo herë këtu kam qenë shumë e fokusuar. K.Javore: Çfarë presim nga ty në vazhdim?.. Do dalësh me ndonjë këngë të re? Sh.Gojani: Po, tani jam në përfundim të këngës sime të re e cila së shpejti do të lançohet. Është një këngë që është punuar nga kompozitori Ilir Berani dhe është e orkestruar nga Wirusi. “Shpresoj të ju pëlqejë atyre që e dëgjojnë këngën time”. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj

K.Javore: Keni mbaruar studimet master për muzikë.. Më thuaj pak më saktësisht në cilin drejtim diplomove? Sh.Gojani: Po, kam mbaruar master në drejtimin trombon. K.Javore: Përveç se këndon, cila është një punë tjetër të cilën e ushtron? Sh.Gojani: Punoj në Forcën e Sigurisë së Kosovës ( FSK ) si anëtare e bendit të ushtrisë së Republikës së Kosovës. Jam tromboniste. K.Javore: Duke parë që je e angazhuar nëpër vende të ndryshme.. Përveç Kosovës që është vendlindja jote, cili vend tjetër të tërheq më shumë? Sh.Gojani: Të them të drejtën në çdo vend ku këndoj dhe ku ka shqiptarë, aty e ndjej veten si në shtëpinë time. Pa marrë parasysh se në cilindo vend që ndodhem. E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervista me regjisorin dhe skenaristin Orges Bakalli

Filmi “My Name is Somebody” i regjisorit Orges Bakalli nominohet për tre çmime

20

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018


INTERVISTË

Filmi “My Name is Somebody” me regji dhe skenar nga Orges Bakalli ka fituar çmimin “Best Cinematography” (Kinematografia më e mirë) nga Genre Celebration Festival 2018 dhe ka marrë tre nominime: “Best Screenplay Narrative Short” (Skenari më i mirë për metrazh të shkurtër), “Best Actor” (Aktori më i mirë) për aktorin e njohur Artan Telqiu dhe “Best Actor” (Aktorja më e mirë) për aktoren amerikane Christina Vinsick. Në rolet kryesore luajnë Artan Telqiu, Christina Vinsick dhe Tony Naumovski. Filmi u përzgjodh të shfaqet në Festivalin prestigjioz të Kanës në Maj 2017. Orges Bakalli ka lindur në Shkodër por ka ardhur në Nju Jork kur ishte vetëm tetë vjeç. Ka filluar të bëjë filma shumë herët, edhe ka punuar në projekte të ndryshme që janë shfaqur në Kanalin 13, BRIC TV, Kanal 25 NYC Life, MoMA, BAM, Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork, edhe Festivalin e Kanës (Cannes Film Festival). Orgesi është nominuar për çmimin John F. Outcalt për “Outstanding Filmmaking”, nominuar për çmimin e “Regjisorit me të Mirë” në Brooklyn College Film Festival, edhe është nominuar për NBR Grant për “Outstanding Filmmaking”. Me 21 prill 2018 filmi “My Name is Somebody” do shfaqet në festivalin Blackbird Film Fest në Nju Jork (www. orgesbakalli.com). Koha Javore: Na tregoni më shumë rreth vetes dhe fillimeve tuaja si regjisor filmash? Orges Bakalli: Unë kam filluar karrierën time kur kam qenë në shkollë te mesme me një organizatë të quajtur Reel Works. Në Reel Works, kam filluar të punoj për projekte dhe dokumentarë të ndryshëm Koha Javore: Cilat janë disa nga arritjet tuaja deri tani? Orges Bakalli: Kam punuar në shumë filma të cilët janë shfaqur në festivale nëpër botë, dhe në kanale të ndryshme televizive. Koha javore: Me cilat projekte po mëreni tani? Për çfarë bën fjalë, skenari, producenti? Orges Bakalli: Projekti im i fundit është My Name is Somebody, një film i shkurtër që është shfaqur në Festivalin e Kanës. Filmi tregon historinë e një karakteri që përpiqet të harroj të kaluarën por e kaluara kthehet gjithmonë mbrapa tek ai. Koha Javore: Cilat janë personazhet kryesore në këtë film dhe aktorët që marrin pjesë? Orges Bakalli: Personazhi kryesor, Bruno, luajtur nga Artan Telqiu, është i martuar me Lindën, luajtur nga Christina Vinsick. Ata jetojnë të lumtur derisa një karakter nga e kaluara e Brunos, Toni Naumovski, shfaqet dhe

mundohet të shkatërrojë këtë lumturi.

shumë të mirë.

Koha Javore: Flisni për zgjedhjen e aktorëve dhe realizimin e projektit, ku po xhirohet? Orges Bakalli: Aktorët që kam zgjedhur ishin shokë të mi, me të cilët kam punuar më përpara në projekte të ndryshme. Karakteri kryesor ka punuar për filmin tim të parë, një nga karakteret kryesore është një artist me të cilin unë gjithmonë kam dashur të punoj dhe më në fund na u dha mundësia të bashkëpunojmë.

Koha Javore: Si e vlerësoni ju kinemanë sot? Çfarë roli luan arti dhe kinemaja në shoqëri? Orges Bakalli: Kinemaja është një art që ka shumë fuqi dhe mund të abuzohet shumë thjeshtë si propagandë. Unë besoj që regjisori ka një përgjegjësi të madhe për filmin që realizon.

Koha Javore: Cilët filma të tjerë keni realizuar dhe në cilat festivale janë shfaqur? Orges Bakalli: Filmi im i parë është Made in Amerika, i cili është shfaqur në Festivalin e Filmit Shqiptar në 2013. Filmi më i fundit, My Name is Somebody, është shfaqur në Festivalin e Kanës në 2017. Koha Javore: Cili është filmi apo projekti i radhës? Orges Bakalli: Sapo kam mbaruar së shkruari skenarin e një filmi të ri. Është projekti im i parë për një film metrazhë të gjatë. Koha Javore: Çfarë e bën një film një prodhim të mirë? Orges Bakalli: Kur një film është më afër të vërtetës dhe nuk është sipërfaqësor, unë e konsideroj prodhim

Koha javore: Këshilla juaj për aktorët kur përgatiten për personazhin që luajnë, si ta përvetësojë rolin? Orges Bakalli: Unë përpiqem t’u them aktorëve që të mendojnë diçka nga jeta e tyre që i ngjason karakterit që do luajnë. Koha javore: Çfarë talente të tjera keni? Orges Bakalli: Pasioni im pas filmit është vizatimi dhe sporti. Koha Javore: Çfarë projektesh keni për të ardhmen dhe çfarë mund të presim nga ju për vitin 2018? Orges Bakalli: Për vitin 2018 shpresoj të realizoj skenarin e shkruar nga unë që tregon historinë e dy vëllezërve të ardhur në Nju Jork. Faleminderit shumë për intervistën!

Bisedoi Ermira Babamusta

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Ekspozitë e piktorëve dhe artistëve nga Ulqini në Galerinë e Qendrës së Kulturës

Të merresh me art, akt heroik

Shkrimtari Andrej Nikolaidis ka thënë se artistët sot krijojnë në një kohë që është e orientuar në mënyrë armiqësore ndaj shpirtit krijues. Por nga ana tjetër, procesi i globalizimit ka bërë që të mos jetë i rëndësishëm vendi ku krijon Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin të enjten mbrëma është hapur ekspozita e piktorëve dhe artistëve tjerë nga Ulqini. Veprat e tyre në këtë ekspozitë i kanë prezantuar Allma Sulejmanoviq, Allmedin Suka, Bilal Nikeziq, Brigita Antoni, Edin Kapllani, Mersiha Resulbegoviq – Mavriq, Naser Hasa, Jetmira Hoxha, Jozo Koçoviq, Vahida Hasanaga – Nimanbegu dhe Valona Cakuli. Shkrimtari Andrej Nikolaidis, i cili ka folur në hapje të ekspozitës, ka thënë se kjo ekspozitë është dëshmi e shpirtit njerëzor dhe njëkohësisht edhe e shpirtit të Ulqinit, hapjes së tij dhe krijimtarisë artistike konstante. Ai ka vënë në pah vështirësitë me të cilat përballen sot krijuesit e artit. “Të merresh me art në ditët e sotme është një ndërmarrje donkishoteske dhe heroike. Artit në kohën e sotme

22

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

i është hequr kurora që ka pasur, ajo fuqia që botën e bën më të mirë. Sot botën e ndryshon teknologjia dhe arti apo çfarëdo veprimtarie tjetër nuk mund të përballet me të”, ka thënë ai. Por megjithatë, sipas tij, “në këtë qëndron në njëfarë mënyre edhe përparësia e artit sepse duke qenë se është privuar nga detyrimi që botën të përpiqet ta bëjë më të mirë, arti mund t’i kthehet asaj çfarë është në fakt thelbi i tij, e kjo është bukuria, sidomos ajo bukuri e cila në pamje të parë mund të jetë e papërshtatshme, e kjo do të thoja që është më e bukura prej të gjitha bukurive”. Nikolaidis ka thënë se artistët sot krijojnë në një kohë që është e orientuar në mënyrë armiqësore ndaj shpirtit krijues. Por nga ana tjetër, procesi i globalizimit ka bërë që të mos jetë i rëndësishëm vendi ku krijon. “Sot nuk ka rëndësi, sa i përket

cilësisë artistike, nëse do të krijoni në Ulqin apo do të krijoni në Paris. Sepse artin nuk e përcakton madhësia e qytetit, as pasuria e vendit, as madhësia e popullit, por e përcakton shpirti njerëzor i cili është në të njëjtën kohë gjëja më e brishtë dhe më e fuqishme në këtë botë”, është shprehur ai. Ndërkaq kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë në fjalën përshëndetëse se Ulqini si vend turistik ka nevojë për sa më shumë piktorë dhe krijues, të cilët mund t’ua prezantojnë edhe turistëve artin e tyre. “Shpresojmë se edhe përkrahja nga institucionet komunale do të jetë çdo ditë më e madhe”, ka deklaruar ai. Ekspozita u organizua në kuadër të programit për nder të Ditës së Komunës së Ulqinit. i. k.


FOTOGRAFIA E JAVËS

VINKO PRENKOÇAJ LIQENI I SHKODRËS

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Në Malësi u përkujtua 107 vjetori i Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911

U shfaq koncert me e poezi me motive a Me këtë mbrëmje folklorike kulturore, artistët pjesëmarrës së bashku me të gjithë të pranishmit, kujtuan një datë historie të lavdishme dhe të ndritur të Malësisë së Madhe, atë të Kryengritjes së Malësisë e cila ishte një simbol i rezistencës dhe një ngjarje e cila triumfoi fuqishëm mbi sulmet e herëpashershme të armiqve shekullorë të shqiptarëve Tuz- Shoqëria Kulturore- Artistike “Dedë Gjon Luli”, ka përkujtuar në Malësi 6 prillin e vitit 1911, njërën ndër ngjarjet historike më të lavdishme të kësaj treve, atë të ngritjes së flamurit kombëtar në Deçiq të Malësisë nga prijësi dhe strategu i pavdekshëm Dedë Gjon Luli, ngjarje kjo e cila i parapriu pavarësisë së shtetit shqiptar të vitit 1912 në Vlorë të Shqipërisë. Me një koncert të organizuar në QKI “Malësia” në Tuz, kjo shoqatë tuboi një publik të gjerë vendas nga të gjitha viset e Malësisë, por jo vetëm, pasi kësaj mbrëmje të këndshme folklorike, iu bashkëngjitën edhe mysafirë të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare si dhe personalitete të jetës politike, kulturore dhe të fushave të tjera nga vendi dhe nga disa troje shqiptare. Në këtë mbrëmje të shënuar për të gjithë Malësinë këndej dhe andej kufirit, shoqata “Dedë Gjon Luli” kishte përgatitur një program të pasur kulturor- artistik, të cilët transmetuan në publik çaste të këndshme me këngë dhe valle me motive patriotike atdhedashurie të cilat u mirëpritën me duartrokitje të zjarrta nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij koncerti. Ndërkohë, madhështinë këtij koncerti ia shtuan dhe dy këngëtarët e njohur shqiptarë nga Kosova, tenori i mirënjohur me një zë të fuqishëm, Shkodran Tolaj dhe bashkëshortja e tij Besjana Mehmeti, të cilët me

24

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

disa këngë dhe poezi kushtuar dy figurave tona të mëdha kombëtare, Gjergj Kastriotit- Skendërbeut dhe Dedë Gjon Lulit, ngjallën emocione

të shumta atdhedashurie dhe krijuan atmosferë të zjarrtë në këtë natë të shënuar në analet e historisë sonë kombëtare.


KULTURË

e këngë, valle atdhedashurie Moderatorja e kësaj mbrëmjeje, Besjana Mehmeti, ka thënë ndër të tjera se bijtë dhe bijat e kësaj Malësie, kanë ruajtur dhe vazhdojnë të ruajnë edhe sot shpirtin e pastër të shqiptarit. Ndërkaq, një atmosferë të këndshme, një këngë patriotike shumë të dashur nga të gjithë e ka sjellë e reja nga Malësia, Arta Çunmulaj, e cila gjithashtu u paraqit me një interpretim dhe performancë shumë të këndshme dhe e cila dhuroi çaste të gëzueshme tek të gjithë të pranishmit. Atmosferë festive sollën dhe dy

këngëtarët nga Kosova, Xhavit dhe Fatmir Maxhara të cilët begatuan programin e kësaj mbrëmjeje. Një koreografi të valleve dhe të këngëve patriotike dhe folklorike kushtuar përvjetorit të 107-të të Kryengritjes së Malësisë e sollën në skenë anëtarë të ansamblit folklorik autokton “Rugova” nga Kosova. Kjo mbrëmje e një përvjetori të shënuar për Malësinë e Madhe u përmbyll me disa këngë dhe valle të përgatitura nga SHKA “Dedë Gjon Luli” dhe nga tenori i njohur shqiptar, Shkodran Tolaj.

Tolaj fillimisht interpretoi këngën “Gjaku i Kastriotit”, një këngë të cilën ai ia kushtoi 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës e më pas vazhdoi me një kolazh të këngëve popullore. Me këtë mbrëmje folklorike kulturore, artistët pjesëmarrës së bashku me të gjithë të pranishmit, kujtuan një datë historie të lavdishme dhe të ndritur të Malësisë së Madhe, atë të Kryengritjes së Malësisë e cila ishte një simbol i rezistencës dhe një ngjarje e cila triumfoi fuqishëm mbi sulmet e herëpashershme të armiqve t. u. shekullorë të shqiptarëve.

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington

Të njohësh lirinë

Vendi ka ecur pa bërë qoftë edhe një hap përpara, që, për nga mendësia, i ngjan një banke të amortizuar. Ashtu i ka ndërtuar edhe institucionet. Sa herë është hapur një shteg, diçka ka stisur, dhe përsëri është mbështjellë e ngatërruar në lëmshin e vet. Edhe të huajt nuk është se asnjë s’e ka dashur, madje e kanë ndihmuar, por ai vetë i ka përzënë e fajësuar, kur këta janë përpjekur të zgjidhin fillin e tij Njeriu që lindi e vdiq në robëri ose diktaturë, kuptohet, iku pa e njohur lirinë. Sa vdiqën të tillë?! Por kombi është ndryshe nga njeriu i vetëm. Një shoqëri, një komb, që lind dhe ende nuk e njeh lirinë, e ka të pamundur

26

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

ta kuptojë atë. Gjithashtu, i mungon mundësia të kuptojë sa liri ka humbur. Fakti është se këtë koncept nuk e njeh, prandaj as nuk e di nëse ka humbur apo ka fituar. Por as që do t’ia dijë, sepse, si në rast zgjedhjesh,

fitoren dhe humbjen, e trajton njësoj. Vendi ka ecur pa bërë qoftë edhe një hap përpara, që, për nga mendësia, i ngjan një banke të amortizuar. Ashtu i ka ndërtuar edhe institucionet. Sa herë është hapur një shteg, diçka ka


KULTURË

stisur, dhe përsëri është mbështjellë e ngatërruar në lëmshin vet. Edhe të huajt nuk është se asnjë s’e ka dashur, madje e kanë ndihmuar, por ai vetë i ka përzënë e fajësuar, kur këta janë përpjekur të zgjidhin fillin e tij. Vendi ka ngecur në vorbullën e vet. I ngjan njeriut në fazën e parë, pa përvojë, pa asgjë, përballë stepës pafund e mundësive pa anë. Dhe ai mundohet të kapet pas së shkuarës me pyll të errët e të dendur. Por edhe këtë e ka rrjepur, aq shumë e ka përdorur, për të justifikuar çdo gjë, dhe gabimet e veta. Jeton në grup, në

komunitet pak a shumë të organizuar sipas traditës, a thua se ka pasur ndonjë traditë siç e kërkon koha sot. Jeton në një rajon me kufij të caktuar, por i ndarë nga ligjet dhe partitë e veta, në bazë fisesh, klanesh të gjitha deri diku të lidhura, duke krijuar nyje, si në spango, të cilat nuk e lejojnë të shtrihet. Liria konsiston në dëshirën për të zotëruar veten, thoshte Sokrati. Dmth., se njeriu nuk është i varfër, jo sepse ka shumë, por sepse ka nevojë për pak, dhe të ardhurat e tjera shkojnë për kulturë, art, qeverisje e përparim të vendit.

Kombi është ndryshe nga njeriu i vetëm. Një shoqëri, një komb, që lind dhe ende nuk e njeh lirinë, e ka të pamundur ta kuptojë atë. Gjithashtu, i mungon mundësia të kuptojë sa liri ka humbur. Fakti është se këtë koncept nuk e njeh, prandaj as nuk e di nëse ka humbur apo ka fituar. Por as që do t’ia dijë, sepse, si në rast zgjedhjesh, fitoren dhe humbjen, e trajton njësoj

Vendi ka ngecur në vorbullën e vet. I ngjan njeriut në fazën e parë, pa përvojë, pa asgjë, përballë stepës pafund e mundësive pa anë. Dhe ai mundohet të kapet pas së shkuarës me pyll të erret e të dendur. Por edhe këtë e ka rrjepur, aq shumë e ka përdorur, për të justifikuar çdo gjë, dhe gabimet e veta. Jeton në grup, në komunitet pak a shumë të organizuar sipas traditës, a thua se ka pasur ndonjë traditë siç e kërkon koha sot. Jeton në një rajon me kufij të caktuar, por i ndarë nga ligjet dhe partitë e veta, në bazë fisesh, klanesh të gjitha deri diku të lidhura, duke krijuar nyje, si në spango, të cilat nuk e lejojnë të shtrihet E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Në QKI “Malësia” u shfaq koncert recital i sopranos së njohur shqiptare, Gjylie Pelingu

Pelingu kënaqi tejm etur për muzikën kl Tuz- Qendra Kulturore- Informative “Malësia” në Tuz, ka organizuar të enjten e kaluar një koncert recital të sopranos së njohur shqiptare nga qyteti i

28

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Ulqinit, Gjylie Pelingu, nën përcjellje të Fatime Buzukut në piano dhe të Joko Jakoviq në fizarmonikë. Në këtë koncert të muzikës së përzg-

jedhur klasike, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i të pranishmëve në sallë, ndryshe nga herët e mëparshme ku koncerte të llojit të tillë nuk zgjojnë


KULTURË

mase publikun e lasike në Malësi pothuajse fare interesim për t’u ndjekur nga popullata vendase dhe nga të rinjtë e kësaj treve. Gjatë këtij koncerti i cili zgjati afro një orë, sopranoja Gjylie Pelingu me zërin e saj të fuqishëm dhe brilant, ka mahnitur publikun në sallë. Ajo duke dhuruar përgjatë gjithë kohës tinguj të këndshëm të një muzike të munguar në Malësi, është duartrokitur pa reshtur nga publiku gjatë tërë kohës së interpretimit. Repertori i sopranos Gjulie Pelingu ka qenë i pasur dhe i përzgjedhur. Pelingu ka interpretuar vepra muzikore të njohura botërisht sipas këtij programi: 1.Giacomo Puccini – “ Donde lieta La Boheme” 2. Vicenzo Bellini – “ Eccomi in lieta vesta “ Capuleti e Montecchi” 3. Kengë Arbëreshe – “ Vajta kalova “ 4. Ludwig Van Beethoven – “ O war Ich schon mit dir vereint “ Fidelio 5. Franz Lehar “ Meine Lippem Sie kussen so heiss “ Giuditta 6. Viktor Vlasov “ Ritam “ 7. Yann Tiersen “ La Noyee “ Jozo Jakoviq – Harmonika 8. Avni Mula “ Agimet Shqiptare” 9. Rodolfo Falvo “Dicitencello vuje “ 10. Giacomo Puccini – “ Chi il bel sogno di Doretta “ La Rondine 11. Emmerich Kalman – “ Heia an den Bergen “ Die Csardasfurstin.

Ndërkaq, para përmbylljes së koncertiti teksa këngëtarës i sollën buqeta me lule disa fansa/e, Pelingu kërkoi nga publiku që këngën “Vajta kalova” ta këndonte së bashku, dhe kështu ngjalli emocione të shumta tek të pranishmit të cilët përgjatë të gjitha interpretimeve të saj mjeshtërore e duartrokitën fuqishëm pasi ajo solli atmosferë të freskët dhe të këndshme muzikore duke u mirërpritur ngrohtësisht. Vlen për t’u theksuar se koncerti i sopranos Gjylie Pelingu, për dallim nga koncertet e mëparshme të organizuara mjaft rrallë të kësaj natyre në QKI “Malësia”, ka ngjallur interesim mjaft të madh, ndonëse të merituar për një këngëtare me një potencial të këtillë. Publiku vendas është i etur për këtë zhanër muzikor dhe padyshim se s’ do të ishte e tepër që në të ardhmen, koncerte të tilla të organizohen më shpesh. Kjo është hera e parë që sopranoja e njohur, Gjylie Pelingu organizon koncert në Malësi. Gjylie Pelingu ka lindur më 03.02.1992 në qytetin e Zvicrës- Walenstadt. Shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Ulqin. Ka marrë pjesë si në konkurse republikane ku ka fituar cmimin e tretë dhe të pare po ashtu edhe në konkurse internacionale si të “Bruna Spiler” ku fitoi çmimin e dytë dhe në “Ars Kosova” çmimin e parë.

Vlen për t’u theksuar se koncerti i sopranos Gjylie Pelingu, për dallim nga koncertet e mëparshme të organizuara mjaft rrallë të kësaj natyre në QKI “Malësia”, ka ngjallur interesim mjaft të madh, ndonëse të merituar për një këngëtare me një potencial të këtillë. Publiku vendas është i etur për këtë zhanër muzikor dhe padyshim se s’ do të ishte e tepërt që në të ardhmen, koncerte të tilla të organizohen më shpesh

Në vitin 2010 u regjistrua ne Universitetin e Arteve në Tiranë me pedagogen prof. Manjola Nallbani. Ka diplomuar në vitin 2013 me notën maksimale, ku ka vazhduar edhe studimet master gjithashtu në Tiranë me pedagogen prof. Manjola Nallbani. Ka magjistruar më12 korrik 2015 në Tiranë. Aktualisht vazhdon studimet në Gjermani – Dusseldorf me profesoreshën Caroline Merz. Ka marrë pjesë në shumë manifestime si në Ulqin ashtu dhe jashtë Ulqinit në pothuajse të gjitha qytetet kryesore të Malit të Zi. Ka bashkëpunuar me orkestrën e Operas dhe Baletit të Tiranës, me Filharmoninë e Tiranës me dirigjent Petrika Afezolli, me orkestrën e harqeve të “Aleksandër Moisiut” në Durrës, me orkestrën e Universitetit të Cetinës, me kuartetin e harqeve dhe me sopranon nga Vjena Petra Halper Koning. Pelingu gjithashtu ka bashkëpunuar me artistë të njohur të Malit të Zi nën udheheqjen e orkestrës së Zhuti Sehratliq me mbeshtetjen e CEKUM ( Qendrën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës në Mal të Zi, “Biseri narodnog melosa”. Koncertet recitale të Gjylie Pelingut janë si më poshtë: 2009 – Koncert Recital në Ulqin 2013 – Koncert recital në Shkodër 2013 – Koncert recital në Tiranë 2014 – Koncert recital në Durrës – me orkestrën e harqeve të teatrit “Aleksandër Moisiu” 2015 – Koncert recital në Zagreb – Kroaci. Gjylie Pelingu është njëra ndër themelueset e sezonit koncertor ‘Vivo’ në Ulqin si dhe kontribuon për International Music Festival ‘Belcanto’ – Ulqin. t. u. E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

29


KULTURË

Pikëpamje për përkthimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit në anglisht

Kontribut për nj e të drejtës zakonore shqipt Gjekë Gjonaj

Para pak muajsh një mik imi më solli dhuratë librin “ Kanuni i Lekë Dukagjinit” në gjuhën angleze, botuar nga Shtëpia botuese: Gjonlekaj Publishing Company , Nju Jork, në vitin 1989. Atë vit , disa miq të mi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më njoftuan për përkthimin në anglisht të këtij libri me vlerë të çmuar për kulturën shqiptare. Në pamundësi që të kontaktoja me pronarin e shtëpisë botuese, nga ato pak të dhëna që kisha shkrova

një informatë për të përjavshmen në gjuhën shqipe “ Polis”, shtojcë e cila botohej në kuadër të “ Titogradska tribina”, në Podgoricë, ku punoja si redaktor përgjegjës i saj. Edhe pse për ne shqiptarët ky lajm ishte shumë i rëndësishëm , meqë ishte përkthimi i parë i Kanunit të Maleve të Shqipërisë në gjuhën angleze , u prit me pakëz dyshim nga drejtoresha e atëhershme e “Titogradska tribina”. Në momentin kur shtojcën në gjuhën shqipe e kisha bërë gati për shtyp, pak para përfundimit të orarit të punës të asaj dite , drejtoresha proserbe më ftoi në zyrën e saj. Në fillim të bisedës, si zakonisht, e njoftova për përmbajtjen e shtojcës të përgatitur për atë numër. Dhe për çudi timen, kur i erdhi radha informatës për Kanunin e Lekë Dukagjinit,

Përkthimin e kësaj lënde komplekse në anglisht e konsideroj si një kontribut për njohjen e një segmenti të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Ky botim në anglisht për kodin e dokeve zakonore shqiptare bën që popujt e tjerë të kenë mundësi ta njohin traditën tonë zakonore në histori, ku janë përfshirë: familja, martesa, trashëgimia, pronat, kufiri, tregu i tokës, ndera dhe vrasja 30

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

drejtoresha kërkoi nga unë shpjegime të hollësishme për përmbajtjen e Kanunit, për rëndësinë që ka ai për shqiptarët, për serbët, për anglezët, për... Këto pyetje më bëheshin me qëllim që të gjendet ndonjë “arsye” e mosbotimit të kësaj informate si e parëndësishme. Megjithatë u tregova shumë i durueshëm dhe i matur në përgjigjet e mia, sepse e dija se fjala ime nuk ishte vendimtare, por fjala e saj si drejtoreshë dhe kryeredaktore e gazetës. Së fundmi arrita ta “ bindë” drejtoreshën dhe informata për përkthimin në anglisht të Kanunit të Lekë Dukagjinit fatmirësisht u botua. Prej atëherë kaluan 9 vite. Dhe tani falë botuesit, ky përkthim ndodhet në bibliotekën time, pranë botimit të Kanunit në shqip. Pas kaq vitesh vendosa që të shkruaj disa fjalë më shumë se në rastin e përmendur për këtë përkthim në anglisht nga Leonard Fox. Ajo që, për mendimin tim, e nxiti dhe e shtyu botuesin për botimin dhe përkthimin e Kanunit në anglisht ishte në radhë të parë nevoja që të tjerët të njihen me realitetin e gjallë, të një strukture të detajuar të organizimit dhe funksionimit të shoqërisë shqiptare të asaj kohe, e cila ka qenë përcaktuese në jetën e shumë brezave. Qëllimi i botuesit dhe përkthyesit mendoj se nuk ishte vetëm të bë-


KULTURË

johjen

tare jnë një shërbim të thjeshtë në përkthimin e kësaj vepre historike dhe shkencore, përmes së cilës janë zbuluar normat shoqërore të dokeve dhe zakoneve të vjetra shqiptare me karakter juridik e social, me të cilat është shërbyer popullata e trojeve shqiptare, por edhe që popujt e tjerë të njoftohen se zakonet dhe doket e vjetra shqiptare, jo vetëm që kanë bartur një kulturë të vjetër, por edhe kanë ditur të krijojnë ligje dhe baza juridike, përmes së cilave shqiptarët janë shërbyer dhe i kanë zgjidhur problemet juridike të kohës. Përkthimin e kësaj lënde komplekse në anglisht e konsideroj si një kontribut për njohjen e një segmenti të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Ky botim në anglisht për kodin e dokeve zakonore shqiptare bën që popujt e tjerë të kenë mundësi ta njohin traditën tonë zakonore gjatë historisë, ku janë përfshirë: familja, martesa, trashëgimia, pronat, kufiri, tregu i tokës, ndera dhe vrasja. Falë këtij përkthimi shumë personalitete botërore, jo vetëm se janë

njoftuar me Kanunin e Lekë Dukagjinit, por kanë folur dhe kanë studiuar këtë vepër madhore të At Shtjefën Gjeçovit. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton e ka cilësuar atë të ngjashëm me Kushtetutën Amerikane. Sepse në Kanun, ashtu si dhe në Kushtetutë mbrohen të drejtat e jetës së njeriut dhe respektimi i trinisë së shenjtë: Zot, fe e atdhe. Përkthimi në anglisht i Kanunit

është më shumë se një kulturë e një shoqërie njerëzore, përmes së cilës kuptohet e kaluara e shqiptarëve në kushte e rrethana të vështira ekonomike e sociale dhe pa institucione juridike , por në jetën e tyre ka pasur rregulla e ligje të cilat i ka krijuar vetë populli në mungesë të institucioneve përkatëse dhe përmes tyre është shërbyer deri vonë, kur janë krijuar kushte dhe rrethana të tjera bashkëkohore.

Qëllimi i botuesit dhe përkthyesit mendoj se nuk ishte vetëm të bëjnë një shërbim të thjeshtë në përkthimin e kësaj vepre historike dhe shkencore, përmes së cilës janë zbuluar normat shoqërore të dokeve dhe zakoneve të vjetra shqiptare me karakter juridik e social, me të cilat është shërbyer popullata e trojeve shqiptare, por edhe që popujt e tjerë të njoftohen se zakonet dhe doket e vjetra shqiptare, jo vetëm që kanë bartur një kulturë të vjetër, por edhe kanë ditur të krijojnë ligje dhe baza juridike, përmes së cilave shqiptarët janë shërbyer dhe i kanë zgjedhur problemet juridike të kohës E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim organizoi konferencën e 10-të shkencore me temë “Novacioni, arsimi, kërkimi dhe shkenca në funksion të zhvillimeve globale”

Sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit

“Iniciativat e bashkëpunimit rajonal si kjo e sotmja, përbëjnë mjete potenciale efikase për avancimin ci bashkëpunimi rajonal me programe dhe projekte, do të na shërbejnë për adresimin me sukses të sfidav prof. dr. Elez Osmanoviqi Ulqin – Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim – Ulqin dhe Komuna e Ulqinit, në bashkëpunim me disa universitete dhe kolegje nga rajoni dhe bota, me mbështetjen e Organizatës Turistike të Ulqinit, organizuan të premten në Ulqin konferencën e 10-të shkencore ndërkombëtare me temë “Novacioni, arsimi, kërkimi dhe shkenca në funksion të zhvillimeve globale” dhe konferencën e dytë me temë “Ruajtja dhe avancimi i gjuhës, letërsisë, edukimit, gazetarisë dhe historisë kombëtare te pakicat në Malin e Zi”. Sipas organizatorit, në këto dy konferenca punimet e tyre i kanë paraqitur rreth 135 studiues nga vende të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

ndryshme të rajonit dhe më gjerë. Në fjalën përshëndetëse, drejtori i Institutit për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, prof. Dr. Elez Osmanoviq, ka thënë se janë përcaktuar që të organizojnë këtë konferencë me qëllim që nga aspekti shkencor-arsimor t’i analizojnë përpjekjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të Malit të Zi dhe vendeve të rajonit. Ai ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimeve akademike përmes projekteve të përbashkëta rajonale me institucionet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. “Iniciativat e bashkëpunimit rajonal si kjo e sotmja, përbëjnë mjete poten-

ciale efikase për avancimin cilësor të reformave në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Jam gjithashtu i bindur se forcimi i këtij bashkëpunimi rajonal me programe dhe projekte, do të na shërbejnë për adresimin me sukses të sfidave ekonomike dhe konkretizimin e integrimit të plotë të arsimit tonë në hapësirën evropiane”, ka thënë Osmanoviqi. Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. Dr. Adem Bekteshi, ka vlerësuar pjesëmarrjen në konferencë të personaliteteve shkencore në fushën e tyre, por edhe të studiuesve të rinj. “Kjo tregon që konferenca është bërë shumë atraktive jo vetëm për ata që


MOZAIK

ilësor të reformave në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Jam gjithashtu i bindur se forcimi i këtij ve ekonomike dhe konkretizimin e integrimit të plotë të arsimit tonë në hapësirën evropiane”, ka thënë kanë dhënë dhe i japin shkencës, por edhe për ata që duan të hyjnë në fushën e shkencës, kërkimit shkencor, që është mjaft e rëndësishme veçanërisht për institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe rajon”, është shprehur ai. Një element tjetër pozitiv për rektorin e Universitetit të Shkodrës përbën gjeografia e pjesëmarrësve. “Shumë studiues nga të gjitha vendet e Ballkanit me kënaqësi kanë ardhur dhe janë bërë pjesë në aktivitetet e kësaj konference. Për mendimin tim, kjo është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme. Kontaktet intelektuale, bashkëbisedimet ndërmjet kolegëve në rajon janë shumë të rëndësishme

pasi që dihet se rajoni ynë i është futur zhvillimit dhe integrimit evropian të tij”, ka theksuar Bekteshi. Prof. Dr. Sllobodan Neshkoviq, anëtar i Akademisë Ekonomike të Serbisë dhe Akademisë Teknologjike të Ukrainës, ka theksuar se që disa vjet ka bashkëpunim frytdhënës dhe korrekt me Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim. “Jam i sigurt se do të vazhdojmë bashkëpunimin me këtë Institut të jashtëzakonshëm dhe do t’i kontribuojmë zhvillimit të shteteve tona dhe avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka thënë ai. Në fjalën e saj përshëndetëse në emër të Komunës së Ulqinit, nënk-

ryetarja Hadixha Gjoni ka thënë se dëshiron që punimet shkencore që do të prezantohen në konferencë “të jenë pjesë e themeleve të zhvillimit jo vetëm të Ulqinit, Malit të Zi, regjionit, por edhe e zhvillimeve globale”. Ndërkaq, mr. Fuad Haxhibeti, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, ka thënë se do të vazhdojnë ta mbështesin këtë konferencë për arsye se shpresojnë që punimet e pjesëmarrësve, analizat dhe përfundimet e tyre do t’i shërbejnë edhe industrisë së turizmit, sidomos sa i përket komunikimit dhe përpunimit të informacionit. Konferenca shkencore u organizua në kuadër të programit me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit. i. k. E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

LDSH nuk mbështetë kandidatin e partisë në pushtet Në një kumtesë për opinion Lidhja Demokratike e Shqiptarëve e bënë të qartë për zgjedhësit shqiptarë se nuk do ta mbështetë kandidatin e partisë në pushtet, Millo Gjukanoviq. “Për shumë arsye, të njohura nga i gjithë opinioni shqiptar, si nga e kaluara e kandidatit, si nga pritshmëritë për të ardhmen, por edhe për faktin se LDSH nuk është në koalicion që e obligon, si partitë e tjera shqiptare, satelite të pushtetit, dhe se LDSH nuk i ka askujt gjë borxh, përpos votuesve të vet besnikë, nuk do të rreshtohet në taborin përkrahës të Millo Gjukanoviq”. Përndryshe, theksohet në kumtesë “Për LDSH-në është e pakuptimtë, madje e pamoralshme që përkrahja të vijë nga subjekte, të cilat, në retorikën parazgjedhore atë e fajësojnë për të gjitha të këqijat, që nga ligjet diskriminuese (përfaqësimi politik, simbolet kombëtare, përdorimi i gjuhës, shkollimi...); për (pa)punësim

34

Javore KOHA

E ENJTE, 12 PRILL 2018

(numri i të punësuarve në organet e shtetit dhe të qeverisjeve lokale, as përafërt nuk i afrohet përqindjes së shqiptarëve në Malin e Zi, por edhe tutje është nën 1%); uzurpimi dhe grabitja e pronave (Parqet Nacionale, Valdanosi, Dheu i Zi, Kodra e Tuzit, pyjet në veri), për dhunën shtetërore, “Fluturimi i shqiponjës” etj. dhe me këtë retorikë është fituar përkrahja e votuesve. Një metamorfozë e tillë politike, për fat të keq, nuk paraqet risi, ndër përfaqësuesit shqiptarë, në Malin e Zi, por sa i përket LDSHsë, paraqet një koncept të papranueshëm politik dhe manipulim me popullin e vet. Njëjtë siç është e pakuptimtë dhe i zbehtë edhe arsyetimi i përkrahjes me „premtimin” për komunë të Tuzit (!?), pasi që kjo çështje, ka kohë që mbahet si e zgjidhur me ligj! Apo, personi na qenka mbi ligjin?!” Më tej vihet në dukje se “në bazë të gjitha këtyre, dhe të sjelljes së par-

tisë në pushtet ndaj kërkesave tona, premtimet boshe, mospërfillja dhe injorimi i kërkesave legjitime për përkrahjen dhe respektimin e veçorive specifike të popullatës shqiptare ne MZ (si ne arsim, punësim, informim dhe sferat tjera të jetës), LDSH nuk sheh asnjë arsye që të përkrahet Millo Gjukanoviq, prandaj përmes abstenimit në këto zgjedhje shpreh kundërshtimin ndaj një politike të tillë. Kjo fushatë nuk ofroi ndonjë alternativë tjetër, e që meriton përkrahjen dhe besimin tonë, sepse që të gjithë kandidatët i kanë mëkatet e veta, prandaj LDSH ka besim te votuesit e vet se do të dinë të sillen konform qëndrimit të partisë.” LDSH , thuhet në fund të komunikatës “do të vazhdojë të jetë zë i ndërgjegjes kombëtare, dhe mbrojtës i interesave të shqiptarëve në Malin e Zi, pa marrë para sysh presionet, premtimet apo shantazhet që (kohapress) mund të ushtrohen.”


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

CONSULAR ASSISTANT TEMPORARY POSITION – FOR APPROXIMATELLY 1 YEAR • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Serves as senior position in Consular Section with primary responsibilities for passport and nationality services, emergency American citizen services, fraud prevention, and cashiering. Secondary responsibilities include immigrant visa services, services for legal permanent residents, correspondence, and outreach.

• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: Two years of experience in an English-language office environment connected with extensive public contacts and contacts with local institutions. 3. LANGUAGE: English language ability - Level IV (fluent) (will be tested), and Montenegrin language - Level IV (fluent) is required. 4. KNOWLEDGE: Must have thorough knowledge of local government and national government systems, as well as their legal systems. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have excellent computer skills. Must have the ability to apply regulations correctly and to conduct case work with little day-to-day supervision. Must have tact and good judgment in dealing with the public and agencies within the national and local governments in Montenegro. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: APRIL 20, 2018 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Consular Assistant) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

E ENJTE, 12 PRILL 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 12 prill 2018

Viti XVll Numër 810 Çmimi 0,50

Debati pjesë e kulturës politike ISSN 1800-5696

U shfaq koncert me këngë, valle e poezi me motive atdhedashurie

Pelingu kënaqi tejmase publikun e etur për muzik klasike në Malës


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.