Koha 811

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 19 prill 2018 Viti XVll Numër 811 Çmimi 0,50

Kisha dhe xhamia e Tuzit ruajnë simbolikën e bashkëjetesës fetare ISSN 1800-5696

Hipokrizi e politikë

Millo Gjukanoviqi në krye të Malit të Zi


PËRMBAJTJE

8

10 Lexojini lajmet dy-tri ditë më vonë se të tjerët

Paralelizmi nostalgjik i Rusisë dhe Shqipërisë për diktatorët komunist

12

16 Bashkëjetesa me një mendje të shëndoshë

Shqiptarët po shkojnë drejt një krize identiteti

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018


PËRMBAJTJE

18

20 Imazhe poetike plot kolorit

Kronikani i ditëve tona

28

34 Qasje analitike dhe kritike ndaj çështjeve preokupuese për shqiptarët

Familja Hidri dhe kontributi i tyre në shërbimin shëndetësor KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 19 prill 2018 Viti XVll Numër 811 Çmimi 0,50

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Hipokrizi e politikë

Millo Gjukanoviqi në krye të Malit të Zi

politikë Hipokrizi e

të Zi në krye të Malit Millo Gjukanoviqi

bashkëjetesës fetare Simbolikën e e Tuzit ruajnë Kisha dhe xhamia

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Kisha dhe xhamia e Tuzit ruajnë Simbolikën e bashkëjetesës fetare

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq mori pjesë në ceremoninë e 10- vjetorit të themelimit të Medresesë “Mehmed Fatih“

Qeveria financon këtë institucion me 500 mijë euro për vitin 2018 Podgoricë- Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të kremtimit të 10- vjetorit të Medresesë “Mehmed Fatih”, e cila është organizuar javën që shkoi në Qendrën Kulturore- Informative, “Budo Tomoviq” në Podgoricë. Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i Qeverisë së Malit të Zi. Kreu i qeverisë ju ka thënë mësimdhënësve, të punësuarve, maturantëve dhe maturanteve të Medresesë “Mehmed Fatih”, se qeveria malazeze vite me radhë me përkushtim, projekton sistemin arsimor i cili do t’i mundësojë çdo nxënësi dhe studenti pajisjen me njohuri të domosdoshme për sukses në karrierën profesionale dhe se në Malin e Zi multikonfesional nuk ka përgatitje më të mirë për jetën sesa arsimimi i cili është garancia më e mirë e respektit ndaj të tjerëve. “Arsimimi kualitativ është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës i avancimit të shoqërisë sonë demokratike dhe ekonomike. Qeveria vite më herët, me përkushtim projekton sistemin arsimor i cili do t’i mundësojë çdo nxënësi dhe studenti arritje të njohurive të domosdoshme për sukses

4

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

në karrierë profesionale. Por, ne nuk përkushtohemi vetëm për afirmimin individual por dëshirojmë që njohuritë e të rinjve tonë, të jenë mbështetje e fortë për shoqërinë malazeze në kohën që kemi para nesh. Vetëdija e zhvilluar e karakterit multikonfesional të Malit të Zi paraqet përparësi për njohjen e kulturës, historisë dhe traditës. Nuk ka përgatitje më të mirë për jetën në një shoqëri të pasur, sesa arsimimi cilësor i cili është dhe garanci më e mirë i respektimit të tjerëve dhe që janë të ndryshëm nga ne në shoqërinë tonë”, ka thënë kreu i qeverisë, Dushko Markoviq, në ceremoninë e mbajtur në QKI “Budo Tomoviq” me rastin e 10- vjetorit të themelimit të Medresesë dhe të ndarjes së diplomave për 63 maturantë/e të diplomuar të kësaj medreseje. Kryeministri ka thënë se ky institucion arsimor dëshmon se Mali i Zi është një shtet me një demokraci të ndërtuar me një sistem arsimor bashkëkohor. “Kjo shkollë tashmë një dekadë të plotë e realizon misionin e saj edukativo- arsimor në përputhje me politikat dhe standardet bashkëkohore në fushën e arsimit. Programi i saj ka rëndësi dhe një program të vlef-

shëm të një gjimnazi të përgjithshëm në Mal të Zi, ndërsa diplomat e medresesë janë të vlefshme në sistemin tonë arsimor. Kjo medrese përfaqëson një arsimim të gjithanshëm për histori, filozofi, letërsi dhe art. Duke vlerësuar pikërisht këto fakte, qeveria e Malit të Zi para më pak se një muaji ka pranuar financimin e medresesë “Mehmed Fatih” me shumën prej gjysmë milioni euro për vitin 2018 dhe po kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, është shprehur ndër të tjera kryemiminstri Markoviq. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi Rafet Husoviq, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Mehmet Zenka, ministri i Komunikacionit dhe Detarisë, Osman Nurkoviq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kenan Purishiq, ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, kryebashkiaku i Podgoricës, Sllavolub Stijepoviq, drejtori i Entit për Punësim Sulo Mustafiq, ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhad Galip, ambasadori i Palestinës Rabii Alhantouliju, zv/ambasadori i SHBAve në Mal të Zi dhe avokati i Popullit, t. u. Shuqko Bakoviq.


NGJARJE JAVORE

Drejtoria për komunikacion

Punimet në rikonstruktimin e rrugës nga Ulqini deri në Krythë edhe gjatë sezonit Nga Drejtoria për komunikacion kanë njoftuar se po kryhen punimet në projektin e rikonstruktimit të aksit të rrugës magjistrale Ulqin – Sukubinë, nga Ulqini deri në Krythë me gjatësi prej 13 kilometrash. “Këto punime kanë filluar në tetor, ndërsa afati për përfundimin e tyre është 360 ditë pune. Momental-

isht po kryhen punimet në gërmime, ndërtimin e mureve, punimet për ndërtimin e urës, ndërsa së shpejti do të fillojnë edhe punimet në tunelin i cili ndodhet në këtë aks, për ç’arsye komunikacioni do të jetë i mbyllur në periudhën 30 ditore. Këto punime do të përfundojnë jo më vonë se deri në gjysmë të majit”,

shpjeguan nga Drejtoria. Rikonstruktimi i rrugës Ulqin – Krythë do të vazhdojë edhe gjatë sezonit turistik në vendet ku është e mundur, ku nuk do të rrezikohet zhvillimi normal i komunikacionit dhe jashtë aksit rrugor. (Ul Info)

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Kisha dhe xhamia e simbolikën e bashk Për malësorët feja gjithmonë ka pasur kuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit dhe humanizmit. Ata edhe në këtë kohë, kur shumë vlera janë zbehur dhe kanë humbur domethënien e mëparshme, duhet të qëndrojnë të bashkuar në vlerën e bashkëjetesës fetare

Gjekë Gjonaj

Malësia mburret me atë që të tjerët e quajnë tolerancë fetare, por që në fakt është diçka më e madhe se tolerancë: është bashkëjetesa midis qytetarëve të besimit mysliman dhe të krishterë. Për malësorët feja gjithmonë ka pasur kuptimin e paqes, mirëkuptimit, solidaritetit dhe humanizmit. Ata edhe në këtë kohë, kur shumë vlera janë zbehur dhe kanë humbur domethënien e mëparshme, duhet të qëndrojnë të bashkuar në vlerën e bashkëjetesës fetare. Nëse ka ndonjë qytezë ku bashkëjetesa fetare në trevat shqiptare në Mal të Zi me vite të tëra ka gjetur mishërimin e vet, ky është Tuzi, kryeqendra e Malësisë. Jo më kot, shqiptarët ( malësorët) e besimit të krishterë dhe myslimanë prej vitesh në këtë qytezë të vogël funksionojnë si vëllezër të një gjaku, të një gjuhe dhe të një trashëgime të përbashkët kulturore. Dhe kjo gjen shprehje në terren. Në qendër të qytezës ndodhet xhamia e Tuzit, një monument i vyer i trashëgimisë së kësaj qytezë. Dhjetëra metra larg saj në dalje të qytezës ndodhet Kisha e Shna Ndout, po ashtu një vlerë e posaçme his-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Në kohën kur unë isha nxënës i gjimnazit të Tuzit kam parë diçka të pazakontë, që nuk e kisha parë ndonjëherë më parë. Aty asokohe prifti hynte në xhami dhe hoxha futej pa asnjë hezitim në kishë. Kjo nuk ishte fotografia e vetme që shfaqte tolerancën ndërfetare në këtë qytezë. Prifti i kishës katolike të Tuzit Patër Gjergji dhe hoxha Rexhep Lika ishin miq të mirë. Një miqësi e krijuar ndërmjet tyre tregon se toleranca fetare gjithmonë ka qenë për çdo lakmi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e Tuzit ruajnë këjetesës fetare toriko-kulturore e së kaluarës. Në kohën kur unë isha nxënës i gjimnazit të Tuzit kam parë diçka të pazakontë, që nuk e kisha parë ndonjëherë më parë. Aty asokohe prifti hynte në xhami dhe hoxha futej pa asnjë hezitim në kishë. Kjo nuk ishte fotografia e vetme që shfaqte tolerancën ndërfetare në këtë qytezë. Prifti i kishës katolike të Tuzit Patër Gjergji dhe hoxha Rexhep Lika ishin miq të mirë. Një miqësi e krijuar ndërmjet tyre tregon se toleranca fetare gjithmonë ka qenë për çdo lakmi. Miqësia dhe respekti i ndërsjellë e kanë bërë gati të padukshëm faktin se ata predikojnë besime të ndryshme fetare. Pikërisht kjo tolerancë fetare më ka mrekulluar gjithmonë sa kam jetuar në Malësi. Këto të dy objekte kulti bashkëjetojnë qindra vjet në harmoni të plotë. Falë

tyre Tuzi njihet si trevë me bashkëjetesë fetare, e cila i ka rrënjët prej krijimit të këtyre dy objekteve fetare. Prej atëherë e deri më sot ka pasur gjithnjë mirëkuptim dhe harmoni. Kështu ka qenë, kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen. Ato për momentin ruajnë simbolikën e bashkëjetesës fetare dhe janë shembull i gjallë jo vetëm i tolerancës por edhe i bashkëveprimit. Janë dy nga shembujt më origjinalë dhe më konkretë të bashkëjetesës fetare në këtë hapësirë shumë të vogël. Qytetarët e kësaj qytezë thonë se kjo është vërtetë një pasuri për ta. Kisha dhe xhamia e Tuzit, sikurse edhe të gjitha objektet e tjera të kultit në Malësi, gjithmonë funksionuan si qendra baritore , duke qenë në shërbim të fesë që përfaqësojnë. Domethënë, janë përdorur për t’u ar-

Nëse ka ndonjë qytezë ku bashkëjetesa fetare në trevat shqiptare në Mal të Zi me vite të tëra ka gjetur mishërimin e vet, ky është Tuzi, kryeqendra e Malësisë. Jo më kot, shqiptarët ( malësorët) e besimit të krishterë dhe myslimanë prej vitesh në këtë qytezë të vogël funksionojnë si vëllezër të një gjaku, të një gjuhe dhe të një trashëgime të përbashkët kulturore

dhur në ndihmë besimtarëve dhe fesë së tyre. Për fat regjimi komunist nuk i shkatërroi as nuk i prishi këto objekte fetare, të cilat gjithsesi kanë rëndësi historike dhe shërbejnë për të identifikuar periudha të veçanta të historisë së trevës. Të dy këto objekte fetare , ku predikohet feja, paqja, harmonia mes njerëzve, atdhetarizmi dhe gjithçka në dobi të individit dhe shoqërisë, janë një oazë paqeje e qetësie, të cilat i zhysin besimtarët në një atmosferë devotshmërie, përkujtimi e lutjeje. Prandaj ato duhet t’i mbrojmë , t’i ruajmë , e pse jo edhe t’i valorizojmë si vlera turistike për turistët vendas dhe të huaj. Ka ardhur koha që të kultivojmë më shumë dashuri ndërmjet vete pavarësisht përkatësisë fetare dhe të mos lejojmë që aspekti politik të ngurtësojë zemrat. Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The Guardian

Lexojini lajmet dy-tri ditë më vonë se të tjerët Mënyra më e mirë për të qenë të mirinformuar pa u shqetësuar shumë, është të lexojmë lajmet dy apo tre ditë pas gjithë të tjerëve. Të besuarit tek letra e shtypur është mënyra më e mirë për ta bërë, por funksionon edhe online: më ndodh gjithnjë e më shumë që të lundroj në internet dhe të ruaj shumë artikuj, në një aplikacion që më mundëson t’i lexoj më vonë

Oliver Burkeman

Këto kohë, nuk kalon një javë pa dalë dikush që të propozojë një sistem të ri, për të mbetur të shëndetshëm mendërisht, në një botë ku lajmet na shpien në çmendinë. Në të kaluarën na këshillonin të rrinim një ditë në javë pa kompjuter dhe telefon, apo një periudhë “dezin-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

toksikimi social”. Por, prej disa muajsh flitet për gazetarin që ka kaluar në një dietë vetëm me letër të shtypur, shkrimtarin që mbijeton pa teknologji qysh prej vitit 2016 (artikulli i tij i shkruar me dorë për The Guardian është hedhur në kompjuter nga një redaktor), dhe për Erik Hagermanin, një burrë nga Ohaio në SHBA, profili i të cilit është shfaqur në New York Times, i cili jeton në një fermë derrash pa asnjë lidhje me informacionin, dhe kur hyn në kafenenë e fshatit, mbyll veshët për të mos dëgjuar asgjë. Por ekziston rreziku, siç ka vërejtur gazetari dhe kritiku letrar Jeet Heer, që një ditë të përfundojmë duke e

ekzagjeruar me këto sisteme dhe Hagermani me të ngjashmit e tij, mund ta gjejnë veten si ushtarët japonezë që vazhdonin të luftonin Luftën e Dytë Botërore, deri në vitet shtatëdhjetë. Kur Trumpi të përfundojë nën akuzë, të mundet apo të vdesë prej mbidozës së patatinave, si do ta marrin vesh? Megjithatë, duke parë që edhe unë e kam këtë problem, jam gjithnjë e më i bindur që shkaku i vërtetë i ankthit që na shkaktojnë lajmet, nuk janë zhvillimet e reja shqetësuese për të cilat informohemi, por më shumë fakti që nuk dimë se për cilët nga këto lajme, ia vlente të shqetësoheshim. Nga 45 lajmet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

shqetësuese që keni lexuar në rrjetet sociale sot në mëngjes, dy apo tre do të rezultojnë shenja paralajmëruese të ngjitjes së fashizmit / shkatërrimit të mjedisit / rënies së Mbretërisë së Bashkuar për shkak të Brexit. Por gjithë të tjerat jo. Një herë e një kohë ishte detyrë e gazetave të filtronin informacionet dhe të zgjidhnin më të rëndësishmet. Sot, nëse një gazetë shtyn me një javë shpërndarjen e në lajmi, për të parë nëse mban, akuzohet se po fsheh të vërtetën. Kalimi i kohës është filtri më i mirë për të vendosur se çfarë ka vërtetë rëndësi, por mbërritja me vonesë është një gjë që, asnjë rrjet

social dhe asnjë media nuk mund t’ia lejojë vetes. Por ne vetë mundemi. Prandaj kam zbuluar se mënyra më e mirë për të qenë të mirë informuar pa u shqetësuar shumë, është të lexojmë lajmet dy apo tre ditë pas gjithë të tjerëve. Të besuarit tek letra e shtypur është mënyra më e mirë për ta bërë, por funksionon edhe online: më ndodh gjithnjë e më shumë që të lundroj në internet dhe të ruaj shumë artikuj, në një aplikacion që më mundëson t’i lexoj më vonë. Kur në fund i lexoj, filtri i kohës ka bërë magjinë e vet: ata me të vërtetë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm janë shumë pak. Është një sistem jo i përsosur,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sepse natyrisht për ta hequr mënjanë duhet të dish që një lajm ekziston, por më pas e mëson kollaj se cilët të zgjedhësh. Pasi e kam bërë për pak kohë, kam kuptuar se në fund të fundit, ishte vetë sistemi që përdorja prej vitesh për shqetësimet e mia personale: hidhja një shënim në kalendar dy apo tre javë më herët, dhe vendosja të mos mendoja fare deri kur të vinte dita. Pothuaj gjithmonë, kur vinte data që kisha vendosur, më dukej absurde që i kisha kushtuar vëmendje atij problemi. Të gjithë na këshillojnë të jetojmë të tashmen, por edhe ta shtyjmë atë moment me disa ditë, nuk është ide e keqe. E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Paralelizmi nostalgjik i Ru Shqipërisë për diktatorët k Edhe në Shqipëri, ashtu si në Rusi me mallin e rusëve për Stalinin, vitet e fundit është vënë re një nostalgji e shprehur publikisht dhe e promovuar nga qarqe të caktuara për rolin dhe për trashëgiminë e diktatorit Enver Hoxha gjatë sundimit të regjimit të tij prej pothuaj gjysmën shekulli

Për Koha Javore:

Frank Shkreli Nju Jork Sipas një sondazhi të kohëve të fundit në Rusi, rezulton se 57% e rusëve mendojnë se ish-diktatori sovjetik, Jozef Stalini, ishte një “udhëheqës i mençur”. Qendra e pavarur e sondazheve, Levada, thekson se kjo përqindje në favor të Stalinit – në krahasim me të kaluarën -- paraqet një mbështetje në rritje e sipër dhe në nivelin më të lartë deri tani në radhët e rusëve për ish-diktatorin sovjetik. Thuhet se vetëm në 10-vitet e fundit, mbështetja për Stalinin ka shënuar një rritje prej 10%. Njëkohësisht, sipas sondazhit të botuar dje, pyetjes nëse ishin dakord me mendimin se Stalini ishte një “tiran brutal”, 62% thanë se po, Stalini ishte i tillë, ndërkohë që 23 për qind u shprehën se nuk ishin dakord me këtë pikëpamje. I pyetur për reagimin e tij ndaj rezultatit të këtij sondazhi dhe si mund të shpjegohet mbështetja në rritje e sipër për Stalinin në radhët e rusëve, Z. Jan Rachinsky, njëri prej themeluesve të Grupit Memoriali për të drejtat e viktimave të komunizmit -- i cili gjatë viteve ka dokumentuar spastrimet dhe krimet e komunizmit në Rusi – tha se kjo në të vërtetë pasqyron kontradiktat e politikës qeveritare të Kremlinit mbi Stalinin dhe trashëgiminë e tij. Ai citohet të ketë

10

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

thenë se, “Nga një anë, autoritetet qeveritare (ruse) kujtojnë viktimat e shtypjeve dhe krimet e komunizmit, por nga ana tjetër i ndërtojnë monumente Stalinit”, u shpreh ai për median. Një tjetër aktivist dhe ishkryetar i këtij grupi të respektuar, Arseny Roginsky, i cili ka ndërruar jetë dhjetorin që kaloi, citohet nga Evropa e Lirë të ketë akuzuar autoritetet qeveritare ruse, se po përpiqeshin të shtynin dhe të izolonin kujtesën e krimeve të Stalinit, deri në, “periferitë më të largëta të ndërgjegjes.” Është e vërtetë se vitet e fundit – sipas historianëve dhe kritikëve të Presidentit Putin – udhëheqësi aktual i Rusisë ka ndërmarrë një fushatë për një rishikim të rolit dhe të trashëgimisë së Stalinit, me qëllim që të minimizohet roli i tij në krimet në masë, si “gabime” që janë bërë nga një udhëheqës i madh, sipas tij. Le t’i kthehemi gjendjes aktuale në Rusi dhe në botë. Pothuaj të gjithë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme, janë dakord se marrëdhëniet e sotme midis Kremlinit dhe Perëndimit, janë në nivelin më të ulët ç ‘prej Luftës së Ftoftë. Kjo situatë e tensionuar, sipas tyre, rezulton si rrjedhim i okupimit rus të Krimesë së Ukrainës, mbështetjes së Kremlinit për separatistët rusë në pjesën lindore të Ukrainës, rolit rus në konfliktin e Sirisë dhe helmimit t një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe, muajin që kaloi. Në të vërtetë, marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, aktualisht janë

aq të këqija, sa që këshilltari veteran i Presidentit Putin, Vladislav Surkov, në një artikull botuar para dy tre ditësh në revistën “Global Affairs”, shprehet se Rusia është zhgënjyer shpresat e saj prej shekujsh që të integrohet në Perëndim, ndërkohë që po përgatitet për një periudhë të re izolimi gjeopolitik, duke i dhënë kështu fund “përpjekjeve të pafrytshme (prej katër shekujsh) për t’u bërë pjesë e qytetërimit perëndimor”. Ai shkruan se mosmarrëveshjet e vitit 2014 në lidhje me Ukrainën shënuan fillimin e një periudhe të re, në të cilën Rusia do të “përballet me një izolim gjeopolitik prej 100, 200 ose 300 vjetësh?”, është shprehur këshilltari i Kremlinit. Vladimir Putini pasi qe zgjedhur President i Rusisë për here të parë në vitin 2000 pat treguar shenja angazhimi me Perëndimin, por shumë shpejt humbi durimin dhe filloi kritikat dhe mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, duke i akuzuar ato si armiqësore ndaj Rusisë. Dikush ndoshta mund të pyes, po çfarë ka të bëjë kjo me Shqipërinë. Është e vërtetë se Shqipëria nuk është Rusi, por shihen disa paralelizma. Edhe në Shqipëri, ashtu si në Rusi me mallin e rusëve për Stalinin, vitet e fundit është vënë re një nostalgji e shprehur publikisht dhe e promovuar nga qarqe të caktuara për rolin dhe për trashëgiminë e diktatorit Enver Hoxha gjatë sundimit të regjimit të tij prej pothuaj gjysmën shekulli. Sikur Shqipëria nuk ka hal-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

usisë dhe komunist

le të tjera që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, kohët e fundit këtyre elementëve u janë hapur dyer e dritare të televizioneve dhe gazetave shqiptare, ku këta apologjetë të regjimit enverist, madje arsyetojnë edhe ekzistencën e kampeve të përqendrimit – për gra, fëmijë, pleq e plaka dhe për armiqtë dhe kundërshtarët e regjimit komunist, me zëdhënës si historiani Pëllumb Xhufi. Me miq si Profesor Xhufi, të përndjekurit e regjimit komunist nuk kanë nevojë për armiq. Një shembull tjetër i kësaj prirjeje për të paraqitur Enver Hoxhën dhe regjimin e tij në një dritë më pozitive ishte edhe intervista e fundit e Mustafa Nanos me një gazetë të Tiranës. Mos harroni, tani kemi të bëjmë me “ajkën” shqiptare, me opinionistët dhe me historianët që shkruajnë dhe interpretojnë historinë kombëtare. Këta po i thonë brezit të ri të shqiptarëve, të cilët fatbardhësisht nuk e kanë përjetuar atë regjim, se “kampi i Tepelenës nuk ishte aq i keq”, e kam këtë nga CIA, pretendon historiani, sikur CIA e dinte më mirë gjendjen atje sesa ata që vuajtjen në atë kamp. Shko, pyeti ata se sa i mirë ishte kampi i Tepelenës, Z. Xhufi. Ndërsa Mustafa Nano shprehet për gazetën Mapo, “për zhdukjen e pronës private, me fjalë të tjera shpronësimin, për vendosjen e pronës shoqërore mbi mjetet

e prodhimit, e të gjitha këto nuk të mbajnë larg asaj që ndërtoi Enver Hoxha nën shembullin e Stalinit. Vet izolimi e bunkerizimi ishin shpikje të Enver Hoxhës. Të tjerat i kemi peshqesh nga Marksi e Engelsi. Literally.” Por kjo, na këshillon Z. Nano, nuk e bën Enver Hoxhën anti-evropian, sepse ai “vishej allafrënga”, përkundrazi shton ai, “Regjimi i Enver Hoxhës ishte europian. Ishte antikapitalist, por jo antieuropian e antiperëndimor. E gjithë struktura edukative e asaj kohe nuk prodhonte antieuropianë. Përkundrazi, në një formë a në një tjetër e inkurajonte simpatinë për Europën. Vetë krerët e regjimit visheshin allafrënga. Madje, bazuar te veshja e te paraqitja e jashtme, Enver Hoxha ishte udhëheqësi më allafrënga i gjithë Lindjes komuniste,” shprehet Mustafa Nano. Nuk di, a të qeshë, a të qaj! Për më tepër, në manifestimet zyrtare, ku kanë marrë pjesë autoritetet më të larta të qeverisë dhe të shtetit shfaqen edhe fotot e diktatorit, ndërsa autoritetet zyrtare heshtin. Keni dëgjuar që ndonjë zyrtar të ketë denoncuar shfaqje të tilla? Ndoshta këta mendojnë si Mustafa Nano, që Enver Hoxha të ketë qenë pro-perëndimor! Ok, pasi jemi tek zyrtarët, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në një intervistë të kohëve të fundit me agjencinë e lajmeve Reuters është shprehur

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

se, “Unë mendoj se është realiste që Shqipëria, dhe vendet e tjera të rajonit të bashkohen me BE-në në 10 vitet e ardhshme,” ka thënë Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Shpresoj që deklarata e Ministrit të jashtëm të Shqipërisë të mos interpretohet si ajo më lart e këshilltarit rus për një izolim të Rusisë prej 100, 200 ose 300 vjetësh. Por megjithëkëtë, kjo deklaratë pasqyron një mungesë angazhimi serioz të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që mund të çojë në një izolim gjeopolitik të saj dhe herët ose vonë, ta hedhë atë në prehër të Putinit dhe të Erdoganit. Fatkeqësisht, përballë kërcënimeve të Kryeministrit Rama se në mungesë të përshpejtimit të proceseve të integrimit të vendit nga ana e BEsë, Shqipëria ka alternativa të tjera, përfshirë Rusinë, Turqinë, Kinën e të tjera -- mundësitë, ndonëse të vonuara për një integrim të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duken gjithnjë e më të zymta. Nuk jam i sigurt nëse shfaqjet zyrtare dhe jozyrtare në Shqipëri për rehabilitimin e Enver Hoxhës janë politika kontradiktore të pa koordinuara, apo janë përpjekje të bashkërenduara mirë për të minimizuar krimet e regjimit enverist deri në “periferitë më të largëta të ndërgjegjes,” ashtu siç po ndodh në Rusi me krimet e Stalinit. Koha do ta tregojë! E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi dhe përfaqësuesit politikë shqiptarë

Shqiptarët po shkoj drejt një krize identi Toni Ujkaj

Se shqiptarët në Mal të Zi, përkatësisht përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare po shkojnë drejt një krize të identitetit, , kjo s’ do të duhej të vihej tashmë në dyshim. Dëshmia më e mirë për këtë konkluzion timin personal, vjen pikërisht nga zgjedhjet presidenciale të mbajtura këtë të diel në Mal të Zi, të cilat nxorën fitues liderin e “përjetshëm”, siç e quajnë disa media dhe agjenci të huaja, Millo Gjukanoviqin. Përfaqësuesit politikë shqiptarë në Mal të Zi u rreshtuan sikur në një garë sporti, se kush i pari ta mbështesë kandidatin në fjalë, duke i potencuar edhe arsyetimet e tyre se pse shqiptarët në Mal të Zi duhet ta votojnë kandidatin në fjalë, tashmë presidentin, Millo Gjukanoviq. Por, si duket këta “patriotë të flaktë” për çështjet e interesave kombëtare, kishin harruar thirrjet që ata ju bënin votuesve të tyre besnikë në prag të zgjedhjeve lokale të para pak muajve, përfshirë zgjedhjet në Tuz dhe Ulqin, ku këta përfaqësues politikë bënin thirrje të votohen ata (partitë nacionale) dhe të mos e votojnë PDS-në dhe drejtuesin e saj Millo Gjukanoviq, me arsyetimin e tyre të atëhershëm se Gjukanoviq përbën rrezik. Duke i analizuar veprimet e këtyre liderëve “besnikë” që flasin në emër të atyre që i përfaqësojnë, me keqardhje mund të konstatohet se këta liderë, me paturpësinë më të madhe të ndikuar nga interesat dhe postet personale, nuk e kanë problem të ndryshojnë qëndrim dhe të sillen siç

12

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

thotë një fjalë popullore “nga të fryjë era”, duke harruar tërësisht interesat e përgjithshme të popullit që përfaqësojnë, e duke i tradhëtuar ata në mënyrë direkte. Për fat të keq, votuesi shqiptar nuk pëson befasinë dhe zhgënjimin e pare nga liderët e tyre Për ta është një zhgënjim në vargun e zhgënjimeve, pasi liderët e tyre i kanë fjalët e mëdha nëpër fushata parazgjed-

hore por pas zgjedhjeve, veprat flasin ndryshe, patriotizmi i tyre është i barasvlefshëm me zero, dhe votuesit tradhëtohen pa pikë problemi. Duke u nisur nga kjo praktikë e cila për fat të keq është prezente prej shumë dekadash tek lidershipi shqiptar në Mal të Zi, marr shkas t’i pyes ata votues të ndershëm se mos vallë a ka ardhur koha që të vetëdijesohen se përfaqësuesit e tyre nga një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

jnë iteti palë zgjedhje në zgjedhje të tjera, po ju tradhtojnë si mos më keq. Pse? Sepse praktika e deritanishme e politikëbërjes së këtyre liderëve, ka treguar se interesat e përgjithshme të shqiptarëve (të votuesve të tyre) nuk janë parësore por dytësore ose tretësore, duke rendur pas interesave të tyre vetjake e duke anashkaluar ato të popullit që i votoi dhe i solli nëpër poste të ndryshme.

Nisur nga realiteti i hidhur ekzistues, këta përfaqësues “patriotë“ në mënyrën më transparente po i tradhtojnë votuesit e tyre. Të ndikuar verbërisht pas posteve që ju ofrohen, ata harrojnë votuesit e tyre të ndershëm dhe besnikë e po kështu harrojnë se kush janë në të vërtetë (kush do të duhej të ishin), cilat janë qëllimet e tyre dhe detyrimet morale ndaj votuesve dhe ndaj kombit dhe kështu fatkeqësisht nuk dinë më se në ç’ udhëkryq të radhës do të përfundojnë

Kanë qenë plot katër subjekte politike shqiptare që në këto zgjedhje presidenciale kanë ftuar simpatizantët e tyre që ta mbështesin dhe votojnë kandidatin Millo Gjukanoviq me arsyetimin se ai po çon vendin drejt integrimeve euro-atlantike dhe garant i stabilitetit. Nisur nga ky qëndrim i tyre, mund të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

konstatoj se këta përfaqësues politikë shqiptarë janë nisur drejt një krize identiteti, pasi që një herë bëjnë thirrje t’i votojnë ata, pra partitë nacionale shqiptare e në anën tjetër i harrojnë thirrjet e tyre, duke bërë apel që të votohen ata të cilët këta përfaqësues politikë shqiptarë në prag të çdo fushate parazgjedhore i akuzojnë. E akuzojnë Gjukanoviqin dhe partinë e tij për shumë të këqija që ju kanë sjellë shqiptarëve në Mal të Zi. Në deklarimin për pro ose kundër kandidatit në fjalë, ka qenë vetëm një parti politike shqiptare që është deklaruar kundër mbështetjes së Gjukanoviqit e cila njëkohësisht ftoi simpatizantët e saj që këto zgjedhje presidenciale të bojkotohen, e po kështu për mendimin tim do të ishte dashur të veprojnë dhe partitë e tjera nacionale nëse do të ishin besnikë ndajë votuesve të tyre edhe pse ndoshta nuk ka pasur kandidat më të pranueshëm për shqiptarët duke shikuar orientimin e disa kundër-kandidatëve që garuan në këtë garë. Megjithëkëtë, duhet potencuar se këto zgjedhje presidenciale ishin edhe një test i radhës dhe një sprovë për politikëbërësit shqiptarë, se sa ata u qëndrojnë besnikë votuesve të vet dhe se sa ata respektojnë qëndrimet e tyre në raport me votuesit shqiptarë në Mal të Zi. Nisur nga realiteti i hidhur ekzistues, këta përfaqësues “patriotë“ në mënyrën më transparente po i tradhëtojnë votuesit e tyre. Të ndikuar verbërisht pas posteve që ju ofrohen, ata harrojnë votuesit e tyre të ndershëm dhe besnikë e po kështu harrojnë se kush janë në të vërtetë (kush do të duhej të ishin), cilat janë qëllimet e tyre dhe detyrimet morale ndaj votuesve dhe ndaj kombit dhe kështu fatkeqësisht nuk dinë më se në ç’ udhëkryq të radhës do të përfundojnë. E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Hipokrizi e politikë Çdo individ ka nevojë për ndryshim, përmbysje, ripërtëritje, por jo duke i detyruar të tjerët nën maskën hipokrite të dashurisë ose ndjenjës së përgjegjësisë ose eufemizmave të tjera. Nëse njerëzit edukohen për të parë qartë hijen e natyrës së tyre, mund të shpresohet se ata gjithashtu do të mësojnë të kuptojnë dhe t’i duan më shumë të tjerët. Më pak hipokrizi dhe pak më shumë vetëdije mund të kenë rezultate të mira. Sepse njeriu është i prirur për të fajësuar tjetrin për gabimet dhe padrejtësitë e veta

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Hipokrizia nuk është e mirë, është gënjeshtër me emër tjetër; mashtrim, lajkë, shpifje, pretendim, që jeton me lavdi të huazuar. Njerëzit që shkojnë në kishë a xhami, por nuk besojnë në Zot; njerëzit të cilët janë vegjetarianë, por veshin këpucë e xhaketa lëkure; ata janë të angazhuar në hipokrizi, ose sillen ndryshe nga ajo që thonë se besojnë. Feja e dënon hipokrizinë. Por në politikë ndodh ndryshe. Ndonjë edhe mund të thotë se politika është e vlefshme, por meqenëse është e lidhur pashmangshmërisht me hipokrizinë, gënjeshtra nuk duhet të jetë e gjitha e keqe. Njerëzit pranojnë më lehtë atë që duket se është sesa atë që është, thotë Makiaveli tek Princi. Nisur nga parimi i

14

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Benjamin Franklin thoshte se hipokrizia është vetë-mashtrim. Kur mbron një vendim a një post, njeriu hipokrit përpiqet të krijojë prova të rreme. Dhe, kur kërkohet të japë dëshmi, ai përpiqet të kërkojë dhe interpretojë “prova” që konfirmojnë atë që tashmë beson. Për më tepër, njerëzit priren të mendojnë shumë për veten e tyre, duke theksuar pikat e forta dhe arritjet, dhe duke anashkaluar dobësitë dhe dështimet e veta

mbijetesës së më të fortit (Seleksionimi Natyror), duket se njerëzit evoluojnë për të luajtur lojën e jetës sipas mënyrës makiaveliane. Të tjerë thonë se mënyra më e mirë për të qenë i drejtë është që të jesh i drejtë. Por meqenëse është shumë më e vështirë të jesh i drejtë sesa të dukesh i drejtë, njeriu për lehtësi shpesh zgjedh si duket dhe jo si është. Kështu, njeriu mbushet me fuqi e pushtet që në fakt nuk i takon. Dhe nga puna e ndikimi i tij, shtrembërimi i realitetit zmadhohet. Aq më tepër që pushteti dhe privilegji vetë e përkrahin shtrembërimin.

Hipokrizia ka qenë prej kohësh në vëmendje të psikologëve. Karl Jung thoshte se hipokritët nuk janë në dijeni të hijes së natyrës së tyre. Çdo individ ka nevojë për ndryshim, përmbysje, ripërtëritje, por jo duke i detyruar të tjerët nën maskën hipokrite të dashurisë ose ndjenjës së përgjegjësisë ose eufemizmave të tjera. Nëse njerëzit edukohen për të parë qartë hijen e natyrës së tyre, mund të shpresohet se ata gjithashtu do të mësojnë të kuptojnë dhe t’i duan më shumë të tjerët. Më pak hipokrizi dhe pak më shumë vetëdije mund të kenë rezultate të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mira. Sepse njeriu është i prirur për të fajësuar tjetrin për gabimet dhe padrejtësitë e veta.

Benjamin Franklin thoshte se hipokrizia është vetë-mashtrim. Kur mbron një vendim a një post, njeriu hipokrit

Ndonjë edhe mund të thotë se politika është e vlefshme, por meqenëse është e lidhur pashmangshmërisht me hipokrizinë, gënjeshtra nuk duhet të jetë e gjitha e keqe. Njerëzit pranojnë më lehtë atë që duket se është sesa atë që është, thotë Makiaveli tek Princi. Nisur nga parimi i mbijetesës së më të fortit (Seleksionimi Natyror), duket se njerëzit evoluojnë për të luajtur lojën e jetës sipas mënyrës makiaveliane

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përpiqet të krijojë prova të rreme. Dhe, kur kërkohet të japë dëshmi, ai përpiqet të kërkojë dhe interpretojë “prova” që konfirmojnë atë që tashmë beson. Për më tepër, njerëzit priren të mendojnë shumë për veten e tyre, duke theksuar pikat e forta dhe arritjet, dhe duke anashkaluar dobësitë dhe dështimet e veta. Studime të ndryshme kanë provuar se rregullat morale të njeriut çojnë në dënimin e pabesisë, ndërsa rregullat e çiftëzimit e nxisin një person ta kryejë atë. Fuqia i zmadhon këto efekte. Njeriu me pushtet, ka më shumë gjasa të kryej pabesi, duke sfiduar kështu besimin e tjetrit. E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Festojmë Krishtlindje e festojmë Bajram, por shqiptarinë e kemi bashkë

Bashkëjetesa mendje të shë

Duhet të mundohemi që të jetojmë si një familje, të jetojmë një jetë të qetë e të bukur ashtu si Zoti e ka paraparë për ne. S’ besoj që kemi nevojë të shkojmë në drejtime të tjera dhe të na shkojë mendja për diçka dytësore

Shtjefën Ujkaj

Nuk besoj që një shqiptar, pa marrë parasysh se cilit konfesion i takon, ka nevojë të shohë me një sy të keq atë shqiptarin tjetër. Të gjithë jemi me një shpirt, me gjak dhe me një trup. As Bibla e as Kurani nuk predikojnë që njerëzit të përçahen, por ato shkruajnë dhe predikojnë diçka që njerëzit të jetojnë një jetë sa më të mirë, të lehtë nga ana shpirtërore, predikojnë që

16

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Të gjithë jemi me një shpirt, me gjak dhe me një trup. As Bibla e as Kurani nuk predikojnë që njerëzit të përçahen, por ato shkruajnë dhe predikojnë diçka që njerëzit të jetojnë një jetë sa më të mirë, të lehtë nga ana shpirtërore, predikojnë që jeta të jetohet në atë rrugën e drejtë dhe pa kthesa. Ndoshta dikush nuk kupton kaq, ndoshta dikush mundohet të përçajë nga vetë injoranca dhe mosdija e tij, kështu që do t’i dallojë njerëzit duke i ndarë në atë çfarë besojnë dhe kujt i përkasin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

me një ëndoshë

jeta të jetohet në atë rrugën e drejtë dhe pa kthesa. Ndoshta dikush nuk kupton kaq, ndoshta dikush mundohet të përçajë nga vetë injoranca dhe mosdija e tij, kështu që do t’i dallojë njerëzit duke i ndarë në atë çfarë besojnë dhe kujt i përkasin. “Ky është katolik, kurse ky tjetri “mysliman”, një tjetër “ortodoks” e kështu me radhë. A thua që një shqiptar, një shqipfolës ka nevojë që ta bëjë një gjë të tillë?

A thua se nuk kemi marrë shembuj të mjaftueshëm, e të dobët nga e kaluara? Mos kemi nevojë të luftojmë me njëri tjetrin? “Mos bëni kështu o vëllezër”. Duhet të mundohemi që të jetojmë si një familje, të jetojmë një jetë të qetë e të bukur ashtu si Zoti e ka paraparë për ne. S’ besoj që kemi nevojë të shkojmë në drejtime të tjera dhe të na shkojë mendja për diçka dytësore. Festojmë Krishtlindje e festojmë Bajram por shqiptarinë e kemi bashkë,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Festojmë Krishtlindje e festojmë Bajram por shqiptarinë e kemi bashkë, të jemi sa më solidarë dhe të bashkëjetojmë. Çdo gjë është e bukur, e po ashtu bëhet edhe më e bukur kur bëjmë diçka në bashkëjetesë. Kur diçka që ka ndodhur e harrojmë, ato “konfliktet” i harrojmë dhe mundohemi të vazhdojmë jetën me një mendje të shëndoshë. Të mendojmë të gjithë së bashku për të mirën e të gjithëve, nuk besoj se mjafton që vetëm një individ të jetë mirë. Një rreth i mirë, një shoqëri e mirë bëhet shëmbëlltyrë për një shoqëri shumë më të gjerë se kaq

të jemi sa më solidarë dhe të bashkëjetojmë. Çdo gjë është e bukur, e po ashtu bëhet edhe më e bukur kur bëjmë diçka në bashkëjetesë. Kur diçka që ka ndodhur e harrojmë, ato “konfliktet” i harrojmë dhe mundohemi të vazhdojmë jetën me një mendje të shëndoshë. Të mendojmë të gjithë së bashku për të mirën e të gjithëve, nuk besoj se mjafton që vetëm një individ të jetë mirë. Një rreth i mirë, një shoqëri e mirë bëhet shëmbëlltyrë për një shoqëri shumë më të gjerë se kaq. E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Imazhi në vëllimin poetik “Malësi e mall” të Fiqret Mujeziqit

Imazhe poetike plot kolorit

Parë në këndvështrimin poetik, imazhi te ky autor është thelbësor, sa i takon botës personale të poetit, por edhe komunikimit me lexuesin. Shihet qartë se autori e di mirë që imazhi në poezinë moderne, ka marrë një rëndësi aq të madhe, sa duhet të përshkojë veprën e poetit, me gjithë larminë poetike të vargjeve, nga fjala e parë gjer në të fundit

Qazim Muja

Në poezinë e sotme bashkëkohore, imazhi apo imazhimi është trajtë e përdorimit edhe në gjerësi edhe në lartësi, që shërben për të sjellë një zbukurim dinamik dhe që e bën substratin poetik shumë impulsiv. Pa imazhim një poezi do të ishte e pashprehshme, memece, e verbër, pa aftësinë dëgjimore, dhe e palëvizshme ndjeshmërisht për të depërtuar në ndjenjat njerëzore. Ajo buron nga ndjenjat dhe përcillet te ndjenjat. Ndaj sot çdo krijues e përdor gjerësisht imazhin, e që është produkt i një imagjinate krijuese me kapacitet dhe intelekt. Nëse duam të flasim për imazhet në poezi, gjithmonë na rëndon pyetja për një zbulim thelbësor: Çfarë është imazhi, apo imazhimi në poezi? Është kjo një pyetje e cila ka shoqëruar gjatë gjithë kohëve filozofët, estetët, studiuesit, vetë autorët lëvrues, kreativë të poezisë, poetët. Por këtu nuk do të merrem me çështjet teorike dhe nuk dua të bazohem në teoritë ekzistuese për imazhin, qofshin këto përkufizimet e E.Paundit, apo të studiuesve të tjerë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

si Xh. Kardi, A. G. Bachelard, por megjithatë dua të theksoj se imazhi shihet më shpesh pikërisht në poezi pasi që të jetë shkruar, sepse gjuha e shkruar nuk ka vetëm thjesht vlera përfaqësimi gjuhësor, por ajo njëkohësisht është edhe një laborator mendor imagjinativ për krijimin e imazheve dhe ideve të reja. Le të mos flas tani vetëm gjëra abstrakte, por, duke lexuar, përjetuar dhe ndjerë poezinë e Fiqret Mujeziqit si një sërë tablosh në një galeri arti pamor, apo në një galeri imazhesh brenda shpirtit, brenda shëmbëlltyrës, brenda imagjinatës dhe ndijimeve, të shohim ku shihet kjo lidhje teorike në poezinë e tij. Parë në këndvështrimin poetik, imazhi te ky autor është thelbësor, sa i takon botës personale të poetit, por edhe komunikimit me lexuesin. Shihet qartë se autori e di mirë që imazhi në poezinë moderne, ka marrë një rëndësi aq të madhe, sa duhet të përshkojë veprën e poetit, me gjithë larminë poetike të vargjeve, nga fjala e parë gjer në të fundit. Është fjala, pra, për të krijuar një strukturë të fortë të imagjinatës për të cilën vetë poeti e ka një nevojë të brendshme, nevojën për funksionimin logjik e struktural në vepër. Do të japim shembullin e parë të kësaj aksiome, dhe këtë në poezinë “Heroina ime”, kushtuar dashurisë së jetës së tij ku është dhënë imazhi i bukurisë:

Si çdo refleksion, në të cilin fonia apo zëri poetik është peizazhi i shpirtit, edhe poezia e Fiqret Mujeziqit, më saktësisht imazhet poetike në to, janë plot kolorit; ato njëkohësisht i janë të eksponuara perceptimit vizual por edhe përjetimit intim dhe ndikojnë në përgatitjen intelektuale dhe emocionale të lexuesit, në kuptimin e tij të brendshëm më shumë se në çdo gjë tjetër

Kur shkallëve zbret, Sikur je zânë, Syri, n’tym’ka mbet’, N‘zemër më ke prek‘, Heroinë, engjëllushë. E që shtrihet deri në strofën e fundit S’na ka ndarë furtunë,


KULTURË S’do t’na ndajnë stuhi, Jemi pemë e fortë, Zemrat kuq e zi. Këto fjalë me siguri kanë dalë qindra herë nga shpirti i autorit, por pasi që fjala humbet porsa të shqiptohet, atëherë poezia mbetet ai dispozitiv temporal ose kohor që e mban, që e ruan fjalën, që e ruan korelacionin inventiv të motivit. Poezia, përveç kësaj, është takimi intim me botën, ose mënyra më intelektuale për të prekur vërtetësinë e jetës, sepse shkrimi artistik është një akt ekzistencial ku autori vet-invertohet që të jetojë, të përjetojë dhe të shprehet. Pas kësaj, në cilën poezi tjetër të tij mund të gjesh imazhe më të bollshme dhe më të bukura sesa te poezia që mban titullin e përmbledhjes “Malësi e mall”? Këtu do të gjejmë një tablo të mrekullueshme përplot imazhe ku na paraqiten: Rumia shtatlartë si Kurorë mbi Liqe, pastaj Buna vërdallë, Balluket e zeza qëshëtisin / Nga vau në va. Pylli me gështenja që Shfaqet dalëngadalë / Dhe kulla të rrënuara / Me mure të trashë, / Oborre të zbrazura, / Pa barinj e kope,/ Ferrëkuqe të thata / Mbi një mur të gjatë / Ara të blerta /por edhe Lulëkuqe mbi bar... Nga kjo mori fjalësh dhe përshkrimesh, na shfaqen në mendjen tonë një grumbull imazhesh që renditen dhe zënë vend, duke qenë çështje e preokupimit të përhershëm që frymëzon autorin, imazhe këto shumë domethënëse dhe aq të bukura në poezinë e Mujeziqit që preokupojnë lexuesin e poezisë dhe që na vijnë, siç do të thoshte Ezra Paund në definicionin e tij për imazhin, si “... një kompleks intelektual dhe emocional në një moment të kohës së caktuar”, dhe ku flitet, sa për ndikimet e ndryshme dhe të pashmangshme direke apo indirekte të poetikave të bazuara në kontekstin letrar-historik dhe të ndikimeve poetike, aq edhe për origjinalitetin e poetit të cilat kanë të bëjnë kryekëput me sensibilizimin e botës së brendshme të këtij krijuesi, ose për të qenë edhe më metaforik, të peizazhit të shpirtit të tij. Imagjinata e Mujeziqit është një laborator mendor për krijimin e imazheve dhe ideve të reja dhe kjo lidhje teorike në poezi shihet në shumicën e poezive të tij si: Te Vau i Qyrjanit, Fotografia, Kullës sime, Buzëmbrëmja mbi liqe, Tablo, Mungesa, Pasqyra e thyer, Vjeshta, Ulqinit, Shenja dashurie, Në Venedik, Calledei Albanesi, Pullazet e Shasit, Shtegvasha, Malli i mërgimtarit,

Në Krujë, Vendlindja etj., që plotësojnë tërë arsyen praktike për të kuptuar rolin e imazhit në poezi dhe i cili siguron vendin e vet duke u përfshirë brenda tërësisë stilistikore, kuptimore dhe estetike. Në shumicën e rasteve imazhi poetik i Mujeziqit është në lëvizje, i ndërtuar në një veprim shumë të theksuar ku domethënia estetike e deklarimit poetik formohet në nivelin e shfaqjeve narrative të situatave të përditshme ekzistenciale, për shembull: Aroma e detit vjen Bunës, ose Buzëmbrëmja zbret nga malet Rrezja puth malin Balluket e zeza shëtisin / Nga vau në va Pylli me gështenja / Shfaqet dalëngadalë... Një shpirt i trazuar / Vlon etje – dashuri Syri më shkon te qielli Rrezet e arta kalojnë va mbi va... etj. Nga kjo shohim se shprehja poetike te ky autor është, në thelb impuls figurativ sepse me modelet shqisore vizuale të botës që përshkruan, në të vërtetë sublimon metabolën invizibile: Kur pasqyra thyhet / mijëra copëza vazhdojnë/ rrugën e vetmisë. Ky “korrespondim”, në stilin e poetëve në zë, është përpjekje e vënies së botës totalitare nga shpirti ose shëmbëlltyra e tij në një rrafsh shumëngjyrësh dhe shumëkuptimor, gjegjësisht në funksion të bashkimit të plotë të njeriut dhe natyrës. Si çdo refleksion, në të cilin fonia apo zëri poetik është peizazhi i shpirtit, edhe poezia e Fiqret Mujeziqit, më saktësisht imazhet poetike në to, janë plot kolorit; ato njëkohësisht i janë të eksponuara perceptimit vizual por edhe përjetimit intim dhe ndikojnë në përgatitjen intelektuale dhe emocionale të lexuesit, në kuptimin e tij të brendshëm më shumë se në çdo gjë tjetër, si për shembull ndjesia shpirtërore te poezia “Kur të vdes”në vargun Më sillni një lule maji – dhe jo zëra vaji, por duke krijuar imazhe edhe me bukurinë e luleve të tjera siç janë luleshega, lulekurora, lulëkuqja, por edhe tablo imazhesh që sjell dhe loti si atribut i veçantë imazhimi te poezia “Shenja dashurie”: Dy lot nga syri, mbi faqet e mia, pastaj lotët po ashtu në poezitë “Kur të vdes”, “Ndarja”, “Malli”, “Ubla e Krajës”, “Kthimi” etj. Në tërësinë e saj poezia e Mujeziqit është një ekspozuese komplekse e fuqisë së fjalës që vjen nga shkathtësia e transformimit të vargut në një sinjalizues iluzionesh dhe imazhesh në

tërë dialektikën e tyre mesazhdhënëse. Që të shprehet kjo me një kuptim më të thjeshtë, në poezinë e këtij autori shihet prania e mjaft llojeve të ligjërimit ku fjalët përdoren sipas rregullsive të mjaftueshme të caktuara nga vetë autori. Kuptimi sintaksor i shmangur jo tërësisht, por në një masë të caktuar nga autori, vjen në përputhje me dinamikën e tij letrare të poezisë që, megjithatë, domosdoshmërisht manifestohet si një prioritet për shkak të kërkesave shprehëse. Në poezinë e tij shihen pak a shumë fjalë të lëna dhe që mungojnë midis fjalëve të përdorura, që do të ishin të zakonshme për ndërtimin normal sintaksor. Andaj dhe kemi të bëjmë me një varg tipik poezie bashkëkohore dhe pse jo edhe moderne në tërë fuqinë e tij të shprehjes. Pikërisht ky stil dhe kjo qasje e bën poezinë e këtij autori të ndjeshme, të plotë, dinamike, ritmike dhe kuptimplote, ndërkohë që në mendjen e lexuesit krijon përfytyrime dhe imazhe të shumta që shfaqen si rezultat i pasazheve derivuese. Dhe në fund, siç do ta quanim me gjuhën e pikturës, do ta mbyll me një tablo prekëse, i zotëruar nga imazhi tepër surrealist me shumë nënkuptime që lëvizin si kaleidoskopë shumëngjyrësh, apo, me një peizazh të shpirtit të ngarkuar me sensualitet poetik, që vështirë se e lë të qetë cilindo lexues, të paraqitur te poezia “Mungesa”: Më mungon një shtrat, ku do të prehja trupin tim të lodhur nga shtegtimi i gjatë. Më mungon një sofër që do të ishte imja, një qiell i lirë, një Atdhe. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, më 31 mars 2018) E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

19


KULTURË

Mbi librin “ULQINI FLORINI – Portrete - In memoriame” të autorit Ismet Karamanaga

Kronikani i ditëve tona Ismet Kallaba

Libri i ri i Ismet Karamanagës “ULQINI FLORINI – Portrete - In memoriame” është vazhdim i dy librave të mëparshme të këtij autori, “KALAJA – Legjendë dhe art” dhe “ULQINI – Monumente – Portrete – Ngjarje”. Ai vjen si rezultat i dashurisë së autorit ndaj vendlindjes dhe qytetit të tij Ul-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Me bagazhin e njohurive mbi të kaluarën e Ulqinit, Karamanaga na caktuar, me të vetmin qëllim për t’i nxjerrë nga harresa e kohës dhe portreteve të tij janë njerëz të thjeshtë, por që me punën dhe veprën e për qytetin dhe popullit e vet qinit. Libri përbëhet nga dy pjesë kryesore: portrete dhe in memoriame, që së bashku përbëjnë një tërësi. Me bagazhin e njohurive mbi të kaluarën e Ulqinit, Karamanaga na sjell atë pjesë të figurave të harruara që kanë shënuar një epokë të caktuar, me të vetmin qëllim për t’i nxjerrë nga harresa e kohës dhe që të ku-

jtohen nga brezat e ardhshëm. Në përgjithësi, personazhet e portreteve të tij janë njerëz të thjeshtë, por që me punën dhe veprën e tyre në fusha të ndryshme shquhen sepse kanë bërë diçka të veçantë për qytetin dhe popullit e vet. Autori i pëshkruan ata si “markantë, të mirë, të butë, të cilët nuk e kanë ngritur kurrë zërin...” Ndërkaq In memoriamet janë dedikim


KULTURË

sjell atë pjesë të figurave të harruara që kanë shënuar një epokë të që të kujtohen nga brezat e ardhshëm. Në përgjithësi, personazhet e e tyre në fusha të ndryshme shquhen sepse kanë bërë diçka të veçantë ndaj atyre njerëzve që nuk jetojnë më. Karamanaga, ky kronikan i ditëve tona, vrojton dhe regjistron me kujdes, kurse me aparatin e tij fotografon çdo gjë që ndodh në Kala, Ranë dhe në pjesët tjera të qytetit të Ulqinit. Vëzhgimet e tij, që përbëjnë memorjen e kohës së shkuar dhe të sotme, i publikon në profilin e tij në facebook dhe në gazetën “Koha ja-

vore”, duke i ndarë me miqtë e tij dhe lexuesit. Sintagma “Ulqini florini” përdoret zakonisht për të treguar bukuritë natyrore dhe pasuritë e mëdha të Ulqinit, por “florinj” për Karamanagën janë ata njerëz të mirë dhe të shtrenjtë, me vlera të larta njerëzore dhe morale, mbi të gjitha, të cilët Ulqinin e tij e bëjnë më të bukur.

Sintagma “Ulqini florini” përdoret zakonisht për të treguar bukuritë natyrore dhe pasuritë e mëdha të Ulqinit, por “florinj” për Karamanagën janë ata njerëz të mirë dhe të shtrenjtë, me vlera të larta njerëzore dhe morale, mbi të gjitha, të cilët Ulqinin e tij e bëjnë më të bukur

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Filmi Rreze nga Kosova në Cannes Short Corner Filmi i shkurtër Rreze /Ray/ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, i sjellë si adaptim nga Ditari i luftës me autore Rreze Abdullahu, është filmi i vetëm shqiptar që këtë vit do të jetë pjesë e programit Film Short Corner në kuadër të festivalit më prestigjioz në botë – Cannes Film Festival. Festivali i Cannes në Edicionin e 71-të do të mbahet nga data 8 – 19 maj dhe do të hapet me filmin ‘Everybody Knows’ të regjisorit Iranian Asghar Farhadi me Penelope Cruz dhe Javier Bardem në rolet kryesore. Në programin Short Film Corner do të shfaqen më shumë se 70 filma nga vende të ndryshme të botës dhe më shumë se 100 filma të përzgjedhur në seksionin e shollave më prestigjioze të filmit. Filmi kosovar Rreze /Ray/, do të shfaqet me datë 17 maj në Palais G në ora 15.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Filmi Rreze, trajton një ditë të vetme të ditarit të mrekullueshëm të Rreze Abdullahut, e cilësuar si Ana Frank e Kosovës. Pikërisht, në ditëlindjen e nëntë, gjatë vitit të luftës 1999, Rreze Avdullahu kishte shkruar Ditarin e Frikës. Atë ditë të shenjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: Nuk donte të vdiste. Atë ditë, Rrezja shkon te ushtari serb që bënte roje dhe i thotë: unë sot e kam ditëlindjen dhe nuk po due me vdekë! Veq po due me mbetë gjallë... Ushtari nis e qan. Rrezja befasohet sepse kishte kujtuar se ushtarët nuk qajnë. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, mbi gërmadhat e së kaluarës, Rrezja shfaqet e dëshpruar me botën që nuk është bërë më e mirë... Filmi prej 12,30 minutash me titull ‘Rreze’ /Ray/ është prodhuar nga AS Film Production nga Prishtina.

Filmin Rreze, gjatë muajve në vijim, e presin edhe shumë evente të tjera të rëndësishme. Në rolet kryesore paraqiten Agron Shala, Glorioza Shala dhe Aurita Agushi. Në rolet e tjera vijnë Beslidhje Bytyqi, Selman Lokaj, Uran Duli, etj. Drejtor i fotografisë është Besnik Hasolli, mjeshtër zëri Gëzim Rama, skenograf Uran Duli, kompozitor Mendi Mengjiqi dhe producent Agim Sopi. Lorena Sopi, është studente e regjisë dhe produkcionit në Toronto Film School, njëren ndër shkollat më prestigjioze të botës. Deri më tani ka realizuar disa filma të shkurtër. Filmat e saj ‘Mona’, ‘Më e bukur se pranvera’ dhe ‘Përjetësisht Fëmi’, kanë qenë pjesë e më shumë se 50 festivaleve ndërkombëtare dhe kanë fituar më shumë se 20 çmime kinematografike.


FOTOGRAFIA E JAVËS

BESIM HAKRAMAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

23


POLITIKË

Të dielën u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

Millo Gjukanoviqi në Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se vota e pakicave ka qenë sërish përcaktuese për fitoren e Gjukanoviqit dhe se në qytetet ku jetojnë pakicat në Mal të Zi, si në Rozhajë, Plavë, Guci, Petnjicë dhe Ulqin, ai ka arritur fitoren më të madhe në përqindje, me rreth 65-85 për qind, ndonëse në këto komuna, dalja në zgjedhje ka qenë më e ulët në nivel të vendit Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe njëkohësisht kryetari i kësaj partie, Millo Gjukanoviq, ka fituar në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në Mal të Zi. Ai ka fituar 180 274 vota apo 53.9 për qind, i ndjekur nga kandidati i pjesës më të madhe të opozitës Mlladen Bojaniq, i cili ka fituar 111 711 vota apo 33.4 për qind, dhe kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq, me 27 441 vota apo 8.2 për qind. Kryetari i Malit të Zi të Drejtë, Marko Millaçiq, ka fituar 9 405 vota apo 2.81 për qind, kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbija Kallaç, 2 677 vota apo 0.8 për qind, kandidati i pavarur Vasilije Miliçkoviq 1 593 vota apo 0.48 për qind dhe kandidati i Koalicionit Serb, Dobrillo Dedeiq, 1 363 vota ose 0.41 për qind. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhje kanë dalë 340 462 votues apo 63.92 për qind, prej të cilave 334 464 kanë qenë vota të vlefshme. Menjëherë pas shpalljes së fitores, kryetari i PDS-së dhe presidenti i ardhshëm i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve konfirmon vendosmërinë e Malit të Zi për të vazhduar në rrugën e jetës evropiane cilësore dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai i ka falënderuar edhe partnerët e koalicionit të cilët, sipas tij, kanë treguar besnikëri ndaj PDS-së dhe kanë dërguar mesazh se janë “koalicion i pafitueshëm”. “Ky rezultat është aq bindës dhe triumfues saqë është rasti të shqyr-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

toni atë çfarë janë qëndrimet tuaja politike, sepse nuk mund të bëhet asgjë e mirë duke mohuar të arriturat e Malit të Zi”, është shprehur Gjukanoviq, duke u drejtuar kandidatëve të opozitës. Ai ka thënë se Mali i Zi ndodhet para shumë sfidave, por prioritet është zhvillimi ekonomik i cili duhet të garantojë rritjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe eliminimin e ndarjeve në shoqëri. Sipas tij, kjo fitore është një tregues i mirë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në pjesën më të madhe të komunave në Mal të Zi më 27 maj. Ndërkaq, kandidatët e opozitës nuk e kanë uruar fitoren e Gjukanoviqit,

duke vlerësuar se zgjedhjet nuk kanë qenë të rregullta dhe se qytetarët kanë votuar nën presion. Kandidatin e PDS-së, Millo Gjukanoviq, e kanë mbështetur në zgjedhjet presidenciale partnerët e koalicionit qeverisës Socialdemokratët e Malit të Zi, Partia Boshnjake dhe Iniciativa Qytetare Kroate, pastaj Partia Liberale. Atë e kanë mbështetur po ashtu shumica e partive shqiptare – Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, të cilët me PDS-në janë në koalicion qeverisëss në nivel shtetëror, si dhe Partia Demokratike. Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se vota e pakicave ka qenë sërish për-


POLITIKË

ë krye të Malit të Zi caktuese për fitoren e Gjukanoviqit dhe se në qytetet ku jetojnë pakicat në Mal të Zi, si në Rozhajë, Plavë, Guci, Petnjicë dhe Ulqin, ai ka arritur fitoren më të madhe në përqindje, me rreth 65-85 për qind, ndonëse në këto komuna, dalja në zgjedhje ka qenë më e ulët në nivel të vendit, dhe është sjellë nga 34.5 për qind në Guci, 47 për qind në Plavë, 48 për qind në Ulqin etj. Kështu në Rozhajë, nga 11 042 vota të vlefshme, Gjukanoviqi ka fituar 8 454 apo 77 për qind, në Guci nga 1 556 vota të vlefshme ai ka fituar 1 331 apo 86 për qind, në Petnjicë nga 2 854 vota të vlefshme 2382 vota ose 83 për qind, në Plavë nga 4257 vota të vlefshme ka fituar 2829 apo 66 për qind dhe në Ulqin, nga 9 442 vota ka fituar 7 353 ose 78 për qind. Agjencitë e lajmeve dhe mediat më të rëndësishme botërore e kanë transmetuar lajmin mbi fitoren e Millo Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Agjencia AP shkruan se Gjukanoviqi ka fituar bindshëm duke shmangur

Meta, Thaçi dhe Haradinaj uruan Gjukanoviqin për fitoren Urimet e para për fitoren, Millo Gjukanoviqi i ka marrë nga udhëheqësit shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur se fitorja e Gjukanoviqit ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal. “Jam i bindur se, gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngusht me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer”, thuhet në urimin e Presidentit Meta. Edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka uruar fitoren “mikut të vjetër” të tij, siç thekson ai, përmes një postimi në rrjetin social Twitter. “Urime mikut tim të vjetër, Millo Gjukanoviq për fitoren e tij në Mal të Zi. Kjo është një fitore për Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE”, ka theksuar Thaçi, duke vijuar se pret rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale si dhe për fitoren presidentin e zgjedhur, Millo Gjukanoviq. “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për perspektivën euro-atlantike”, është shprehur ai. raundin e dytë zgjedhor, si dhe që bëhet fjalë për personin i cili e ka refuzuar Rusinë me qëllim që vendin e vet ta fusë në NATO. Edhe agjencia Rojters thekson se në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi ka fituar politikani veteran proevropian, partia e të cilit e ka futur shtetin në NATO dhe po e udhëheqë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, agjencia ruse e lajmeve TASS, duke përkujtuar se Gjukanoviqi ndodhet në pushtet që prej 27 vitesh, thekson se për nga gjatësia e sundimit, ai mund të krahasohet me liderin e Zimbabves, Robert Mugabe, i cili ka qenë në pushtet 40 vjet. Millo Gjukanoviqi dhe Partia Demokratike e Socialistëve janë në pushtet në Mal të Zi që prej fillimit të

pluralizmit politik. Gjukanoviqi konsiderohet politikani më i pushtetshëm në Mal të Zi, i cili gjatë karrierës së tij politike ka qenë disa herë kryeministër dhe po ashtu president i vendit. Ai ishte kryeministri më i ri i një vendi evropian, kur në vitin 1991, në atë kohë vetëm 29-vjeçar, u zgjodh në këtë funksion. Ai e ka udhëhequr Malin e Zi drejt shpalljes së pavarësisë në vitin 2006 si dhe në krye të PDS-së ka udhehequr proceset euro-atlantike të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe drejt anëtarësimit në BE. Kryetari i Malit të Zi zgjedhet me mandat pesëvjeçar. Këto ishin zgjedhjet e shtata presidenciale nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, i. k. në vitin 1990. E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

25


MOZAIK

Kuvendi i komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit zhvilloi seancën e pestë me radhë

Miratohet buxheti i komunës për vitin 2 Tuz- Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka mbajtur seancën e pestë me radhë në të cilën këshilltarët debatuan për shtatë pika të rëndit të ditës ku si pikë e parë e vlerësuar si më me peshë, është renditur propozimi i vendimit për buxhetin e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit për vitin 2018. Para fillimit të seancës, këshilltari i ASH-së Gjergj Camaj, kërkoi që kjo seancë të shtyhet për disa ditë, me arsyetimin se materiali i pikave të rëndit të ditës u është sjellë vetëm dy ditë para mbajtjes së seancës, gjë që sipas tij është dashur së paku 10 ose 15 ditë para t’u sillet për të pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar në detaje. Mirëpo, shtyrja e kësaj pike nuk u miratua pasi nuk mori votat e shumicës në votim. Një pikë tjetër e propozuar nga LDSH për t’iu shtuar pikave të rendit të ditës, ishte propozim- vendimi për vendosjen e shtatores së GjergjKastriotit- Skënderbeut në qendër të Tuzit e cila ngjalli shumë debate dhe të cilës iu kushtua një minutazh mjaft i gjatë kohor. Kjo pikë e propozuar nga këshilltarë të LDSH-së u mbështet në parim nga të gjitha partitë politike që veprojnë në këtë kuvend, sidomos nga partitë shqiptare të cilat e quajtën këtë nismë të qëlluar dhe me vlerë të madhe për vendin. Nga ana tjetër, PDS, gjegjësisht këshilltari Nikollë Gegaj kërkoi që në këtë nismë të kyçen të gjitha partitë politike për të dhënë kontributin e tyre dhe jo vetëm një parti, duke e quajtur këtë propozim si “ad hoc” që sipas tij ka të bëjë me përfitime politike. Nga PDS-ja u kërkua që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet për seancën e parë të ardhshme, gjegjësisht në seancën e parë pas datës 27 maj. Ndërkohë, pasi këshilltarët e LDSH-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

së treguan arsyetimet e tyre për nismën e këtij projekti madhor në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skendërbeut, kjo pikë u shty për një seancë tjetër. Ndërkohë, pikën e parë të rendit të ditës, propozimin e vendimit për buxhetin e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit për vitin 2018 e ka prezantuar para këshilltarëve kryetari i komunës, Z. Abedin Axhoviq i cili duke treguar për ndarje të buxhetit sipas pozicioneve të ndryshme, shprehu kënaqësi që për herë të parë propozon një buxhet të një komune e cila nuk është më urbane por me një status tjetër. Ky propozim i buxhetit është vlerësuar lart nga ana e PDS-së si pjesë e qeverisjes në këtë kuvend, duke u cilësuar si një buxhet zhvillimor për trevën e Malësisë. Nga ana tjetër, këshilltarët e opozitës kanë shprehur pakënaqësi në lidhje

me Propozimin e buxhetit për vitin 2018, duke thënë se buxheti në fjalë ka shumë mangësi dhe si i tillë nuk përmbush nevojat reale të banorëve të Malësisë. Nga LDSH-ja thanë se nuk e mbështesin këtë buxhet për arsye se sipas tyre ai është i mangët, me investime shumë të vogla dhe sipas tyre me investime qesharake. “Sa i takon pjesës rurale të Malësisë në veçanti investimet janë qesharake. Në këtë plan është definuar një shumë prej 30 mijë eurosh për pjesën rurale, një sasi kjo e pamjaftueshme në raport me kërkesat dhe nevojat e banorëve të këtyre zonave. Kjo sasi nuk mjafton për plotësimin e nevojave që ata kanë për ujë të pijshëm gjatë verës e të mos flasim për nevoja të tjera. Këto investime nuk bëhen sipas interesave të banorëve por sipas interesave vetjake. Po kësh-


MOZAIK

2018 tu ka dhe shumë mangësi të tjera që ne si këshilltarë të LDSH-së nuk e mbështesim këtë buxhet”, i tha Kohës Javore, këshilltari i LDSH-së, Vasel Berishaj. Nga Demokratët sqaruan se pse ata abstenuan kur është fjala për buxhetin e vitit 2018. “Ne mendojmë se ky buxhet si shifër nuk është i papranueshëm, por jemi skeptikë ndaj disa pikave që kemi marrë nga dokumenti i këtij buxheti të cilat nuk janë të sqaruara mirë dhe nuk janë dhënë arsyet se pse është definuar në këtë mënyrë. Duke ditur se planet financiare në të kaluarën nuk janë realizuar në mënyrën e duhur dhe kjo është dhe një arsye shtesë që ne abstenojmë si parti. As me këtë buxhet ne nuk shohim një realizim të mirë, duke pasur parasysh faktin se ne me 1 shtator kalojmë në një komunë tjetër dhe në këtë

Shuma totale e buxhetit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqyteti është definuar në shumën prej 2 milionë e 390 mijë e 800 euro të ndara në: mjetet për shpenzime operative në shumën 898 mijë e 700 euro; mjetet për shpenzimet kapitale në shumën 1 milion e 390 mijë euro; mjetet për transferta të partive politike në shumën 90 mijë euro; mjetet për pagesën e obligimeve në shumën 17 mijë e 100 euro dhe mjetet rezervë në shumën 5 mijë euro

kuadër lind pyetja, se si do të funksionojmë ne si komunë nëse nuk do të transferohen para nga kryeqyteti në buxhetin e Komunës në kuadër të kryeqytetit”, u shpreh Shtjefën Camaj, këshilltar i Demokratëve. Me vota të koalicionit qeverisës (PDSUDSH- PB- Socialdemokratët) u miratua buxheti i komunës së Tuzit në kuadër të kryeqyteti për vitin 2018. Kundër votoi Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, ndërsa të përmbajtur ishin Demokratët. Shuma totale e buxhetit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqyteti është definuar në shumën prej 2 milionë e 390 mijë e 800 euro, të ndara në: mjetet për shpenzime operative në shumën 898 mijë e 700 euro; mjetet për shpenzimet kapitale në shumën 1 milion e 390 mijë euro; mjetet për transferta të partive politike në

shumën 90 mijë euro; mjetet për pagesën e obligimeve në shumën 17 mijë e 100 euro dhe mjetet rezervë në shumën 5 mijë euro. Projektvendimi për planin financiar të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit për vitin 2018 nuk është vënë në diskutim publik, përkatësisht në proceduarat në afatet e parashikuara për arsye që siç shpjegohet në arsyetim të këtij vendimi, ka qenë në zhvillim e sipër fushata parazgjedhore për zgjedhjen e këshilltarëve në kuvendin e komunës, zgjedhje të cilat kanë përfunduar në fund të dhjetorit 2017. Ndërkaq, për buxhetin e vitit 2018 të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit sasia më e madhe mjeteve financiare është dedikuar për shpenzimet kapitale, përkatësisht për infrastrukturën lokale në shumën prej 1 milion e 325 mijë eurosh. Në rënd të ditës të kësaj seance kanë qenë dhe gjashtë pika të tjera si: Propozim- vendimi për kompensimin e këshilltarëve në kuvendin e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit; Propozim- vendimi për të ardhurat e funksionarëve lokalë dhe të personave që i emëron kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit; Propozim- vendimi për të ardhurat e zyrtarëve dhe nëpunësve lokalë të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit; Projekt- vendimi për kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare; Projekt- vendimi për financimin e sportit dhe Projektvendimi për të të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve. Këto pika pas një debati disa orësh ndërmjet këshilltarëve të pozitës dhe opozitës, me vota të koalicionit qeverisës janë miratuar. t. u. E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Nga historiku i shërbimit shëndetësor në Ulqin

Familja Hidri dhe kontri shërbimin shëndetësor Largimi nga jeta e Adem ( Musli ) Hidrit ( 1958-2018 ) më inspiroi që të shkruaj për familjen Hidri e cila ka dhënë kontribut të veçantë, posaçërisht në dekadën katër, të pestë dhe të gjashtë të shekullit XX shëndetësi. …

Tri gjenerata në shërbimin shëndetësor të Ulqinit Gani Adem (Mehmet) Hidri (1902-1957) Karamanaga I lindur në Ulqin në vitin 1902. Mund të thuhet se ka qenë ndër punëtorët më të parë shqiptarë në Punëtorët shqiptarë në mjekësi fil- shërbimin shëndetësor të Ulqinit. lojnë të punojnë në vitet e pesëdhje- Ka punuar si infermier. ta . Mjeku i parë shqiptar ka qenë Dr. Gjithashtu është ndër punëtorët e parë Simë Dobreci, prej viti 1963 , kurse në luftë kundër malaries në regjionin e stomatologu i parë i diplomuar Dr. Ulqinit . Minir Mavriqi, kurse dentisti me shkollë Ka qenë ndihmësi i dr. Marko Popotë lartë Muhamed Hysa. viqit. Drejtori i parë shqiptar i Shtëpisë së Punën e ndërpret në vitin 1954, pas shëndetit në Ulqin ka qenë Dr. Gani Karamanaga në mandatin 1978-1982. … Largimi nga jeta e Adem ( Musli ) Hidrit ( 1958-2018 ) më inspiroi që të shkruaj për familjen Hidri e cila ka dhënë kontribut të veçantë, posaçërisht në dekadën e katërt, të pestë dhe të gjashtë të shekullit XX. Në një takim i ndjeri avokati Mustafë Ibrahim Çapuni ( 1948- 2017 ) më tha: “Familjet Hidri dhe Çapuni e kanë prejardhjen nga Çamëria”. Në tekstin e mëposhtëm do të përshkruhen punonjësit e familjes Hidri në

Musli Hidr

28

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

sëmundjes së rëndë cerebro- vaskulare. Ulqinakëve të vjetër u kujtohet ky person i cili gjithmonë ka pasur kohë për të sëmurin. Ka punuar në Stacionin Shëndetësor në Ranë, në afërsi të ish hotelit “Galeb”, si edhe në të gjithë territorin e Komunës së Ulqinit. Ka vdekur në vitin 1957. … Musli (Mehmet) Hidri (1908-1980) Ka qenë i lindur në vitin 1908 në Ulqin në një familje të vjetër Ulqinake. Është vozitësi i parë i autoambulancës në Ulqin. Në periudhën pas Luftës së Dytë


MOZAIK

ibuti i tyre në Adem Hidri

Botërore ka pasur automjetin e parë në Ulqin. Në fotografinë e mësipërme është Musliu dhe vetura e markës “Ford”, të cilën e ka vozitur njëzet e pesë vjet. Ajo ka shërbyer për të gjitha nevojat e qytetit. Në vitin 1960 punësohet në shëndetësi dhe deri në vajtjen në pension në vitin 1974 punon në transportin e të sëmurëve. Musli Hidri nuk ka qenë vetëm vozitës, por shpeshherë edhe ndihmës i mjekut. Për arsye të rrugëve të vështira dhe të gjata, disa herë i kanë ndodhur që gruaja shtatzënë të lindë gjatë transportit, deri te Materniteti në Cetinë ose në Tivar. … Ismet ( Musli ) Hidri ( 1939) Në vitet e gjashtëdhjeta ka qenë vozitësi i ambulancës në Stacionin shëndetësor të Ulqinit. Në atë kohë si mjekë të rinjë punojshin : Dr. Simë Dobreci, Dr. Halit Buliqi, Dr. Ali Muharremi… Një kohë të gjatë gjendet në Amerikë. Është rëndë i smur një kohë të gjatë.

Adem Hidri, Gani Karamanaga

… Adem ( Musli ) Hidri ( 1958-2018 ) Sot në moshën gjashtëdhjetëvjeçare ndërroj jetë Adem ( Musli ) Hidri. I takonte familjes së vjetër ulqinake e cila ka lënë gjurmë të mëdha në shërbimin shëndetësor të Ulqinit. Fillimisht fillon punën në hotelierinë e Ulqinit, por së shpejti punësohet në Shtëpinë e shëndetit si vozitës i ambulancës së emergjencës e mandej një kohë të gjatë ka qenë kryeshefi i repartit teknik. Ka dhënë kontribut në mirëmbajtjen e automjeteve si edhe në objektet e shtëpisë së shëndetit , posaçërisht në ndërtimin e maternitetit. Ishte edhe kryetari i organizatës së sindikatit. E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

29


KULTURË

Arsyeja pse të rinj përdorin shprehje Krahas përdorimit të shprehjeve nga gjuha angleze, që është e kuptueshme, në gjuhën ose zhargonin e të rinjve zviceranë është shumë i shprehur edhe përdorimi i shprehjeve nga gjuha shqipe dhe ajo turke. Në përgjithësi, gjuhët ballkanike janë “in” sa i takon “slangut” ose zhargonit rinor, shkruan “20minuten” dhe merr për këtë mendimin e dy ekspertëve gjuhësorë. Disa fjali që në fakt janë përzierje në mes të gjermanishtes (dialektit zvicer-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

an), anglishtes, shqipes dhe turqishtes janë pjesë e përditshmërisë nëpër “shisha-baret” (lokalet ku frekuentojnë shumë të rinj, kryesisht adoleshentë) ose në oborret e shkollave. Por përse është kështu? pyet gazeta, ndërsa përgjigjen përpiqen ta japin studiuesit e gjuhës, Christina Siever nga Universiteti i Cyrihut dhe Daniel Perrin nga universiteti ZHAW. Sipas Siever, në krijimin e gjuhës së të rinjve në Zvicër luan një rol të madh i ashtuquajturi “Code-Switching”

ose huazimi i shprehjeve nga gjuhët e tjera. “Anglishtja ka një prestigj të madh, para së gjithash për faktin se shumë filma dhe këngë janë në këtë gjuhë. Ndërsa shprehjet në gjuhën shqipe dhe turke janë të pëlqyera në Zvicër për faktin se kemi këtu përfaqësues (folës) të këtyre gjuhëve”. Por nuk përbëjnë vetëm shprehjet nga Ballkani aspekt të rëndësishëm të gjuhës së sotme të të rinjve. Është edhe stili i huaj i të folurit, i njohur me emërtimin “Balkanslang” ai që karak-


KULTURË

jtë zviceranë po të gjuhës shqipe terizon këtë gjuhë. Ja se si e shpjegon këtë studiuesi Daniel Perrin: “Kur një stil të foluri tingëllon fuqishëm, ai përvetësohet nga ata njerëz që dëshirojnë të duken të fuqishëm dhe t`u takojnë të fuqishmëve”. Perrin shton se gjuhët gjithmonë kanë disa funksione në të njëjtën kohë. Dy prej tyre janë: funksioni për të impresionuar të tjerët dhe ai për t`u distancuar nga të tjerët. Ndërsa Siever thotë se “shprehjet e

caktuara përdoren për t`u distancuar nga gjeneratat më të vjetra. Këtu luan rol në mënyrë të qartë edhe segmenti protestues: gjuha rinore bie ndesh shpesh me normat gjuhësore dhe ato shoqërore. Madje këto shprehje përdoren për t`u distancuar edhe nga grupimet e tjera të të rinjve. Po ashtu të rinjve u pëlqen loja me gjuhën dhe zbulimi i gjërave që janë të tyre, me të cilat identifikohen vetëm ata. Është për t`u theksuar se nuk e flasin të rinjtë e të gjitha regjioneve të Zvi-

crës të njëjtën gjuhë rinore, përcjell albinfo.ch. “Vendi i banimit nuk ka ndikim vetëm në sjelljen e të rinjve por edhe në gjuhën e tyre”, sqaron Perrin. Një banor fshati nga malet, fjala vjen, flet ndryshe nga një banor qyteti. Po ashtu ka dallime në mes regjioneve ashtu si dhe në mes dialekteve. Por në të njëjtën kohë ka edhe shprehje që njihen dhe pëlqehen në gjithë hapësirën gjermanishtfolëse pasi që medie të caktuara në Gjermani dhe në Zvicër i konsumojnë ato.

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

31


KINEMATOGRAFI

In Memoriam: Milosh Forman

Regjisori që çoi n frymën e rebelim

Frymëzimet hyjnore të çmendurisë - dykuptimësia e tyre, kreativiteti, mendja e shëndoshë dhe mbulesa e legjitimitetit që i jep mundësi të protestojë kundër shtypjes dhe keqtrajtimit të cilitdo nivel - ishin idetë të cilat i dhanë energji Milosh Formanit në krijimtarinë e tij madhështore. Ai ka qenë emigrant çek, i cili solli shpirtin e rebelimit antisovjetik në Hollywood dhe bëri që strategjitë komike tinëzare dhe pasioni njerëzor të lulëzojnë në dhjetëra forma të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

ndryshme. Ai po ashtu u bë një prej shumë regjisorëve, vepra e të cilit kishte marrë formë duke punuar me skenaristin e mrekullueshëm JeanClaude Carriere. Forman ka qenë fitues senzacoinal i çmimit “Oscar” me filmin “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (1975), ku luan Jack Nicholson në rolin e një hajduti hiperaktiv, i cili shtiret se është i çmendur për të marrë atë që mendon se është mundësi e lehtë në një objekt të psikiatrisë; dhe “Amadeus”

(1984), miti për jetën, suksesin dhe telashet e Wolfgang Amadeus Mozartit, të rrëfyera nga Antonio Salieri, kompozitori bashkëkohor, i cili ka qenë tejet xheloz në talentin e Mozartit dhe i cili kishte thënë se e kishte vrarë atë. Forman është nderuar për ringjalljen e dramës dhe performancave të yjeve prej një ansambli me role të vogla. Skena në çmendinë, me gjithë farsën dhe mbikëqyrjen politike “foucauldiane”, u bë pika kryesore e filmave të


KINEMATOGRAFI

në Hollywood mit antisovjetik tij, e cila doli në sipërfaqe edhe në filmin e fundit, “Goya’s Ghosts” në vitin 2006, ku luajnë Natalie Portman, Javier Bardem dhe Stellan Skarsgard. Forman studio për skenar në Akademinë e Arteve Perfromuese në Pragë dhe suksesin e parë e arriti në vitin 1965 me “A Blonde in Love”, i cili, sikur shumica në kulturën perëndimore, u kategorizua në film romantik dhe erotik. Një grua e re e cila punon në fabrikë të këpucëve kalon një natë me një burrë, por kur vendos që të shpërngulet në një tjetër qytet bashkë me të pas takimit me prindërit e tij, e kupton se diçka nuk shkon. Hiti i tij i radhës ishte satira sentimentale “The Firemen’s Ball” në vitin 1967, ku sjell një mbrëmje të mbledhjes së fondeve për shërbimin lokal të zjarrfikësve, në të cilin burokracia luan rol të madh. Ndërtesa në të vërtetë digjet gjatë natës që u dedikohet zjarrfikësve. Është komedi brilante dhe shtytëse. Por ky film ishte ndaluar nga autoritetet çeke si vepër paradoksale mbi kritikën e rëndësishme, të cilën e shpërfaq filmi. Pas kësaj, kur Praga u vërshua nga tanket, Forman e gjeti veten në New York. Komedia e tij e vitit 1971, “Taking Off”, edhe një herë preku të njëjtën temë ku gjeneratat e vjetra dështojnë të kuptojnë fëmijët e tyre, por ishte filmi i vitit 1975, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, i cili e vendosi Formanin në një nivel tjetër. Ky film është bazuar në romanin e Ken Kesey, i cili tashmë ishte përshtatur në teatër me Kirk Douglasin në rolin kryesor. Me ndihmën e producentit të djalit të tij, Michael Douglas, Kirk ishte bindur që t’i lërë mundësi, asokohe aktorit të ri, Jack Nicholson nën drejtimin e Forman, i cili me perfromancën e tij të zymtë në mesin e të çmendurve dhe

njerëzve të tjerë, arrtitë të dalë në pah. Ka qenë film brilant, megjithëse ndoshta jo tërësisht i kuptueshëm: Forman drejtoi një skenë të mrekullueshme ku infermierja e urryer, Ratched, zbulon se nuk drejtohet nga sadizmi por një lloj profesionalizmi i gabuar. Regjisori i përkëdhelur i Formanit, James Mangold u inspirua prej tij për filmin “Girl, Interrupted’, ku luajnë Winona Rider dhe Angelina Jolie. “Hair” ka qenë filmi i radhës i Formanit, përshtatje në ekran e mjuziklit antiluftë i cili ishte protestë e pranueshme për klasat e atyre që shkojnë në teatër. Ishte një tjetër shembull se si Forman kishte prirje për “zeitgeist” (shpirtin e kohës), dhe për kundërshti artistike, por mbase nuk e përafronte ndikimin që “Hair” kishte në skenë: vepër teatrale që në vete duket më e butë krahasuar me rock-legjendat e kohës. Por ky film ishte vepër shumë inteligjente dhe e rrjedhshme. “Amadeus” ishte përshtatja tjetër e Formanit – dhe edhe një herë, aktori i cili ishte në rolin kryesor në skenë u desh të bindej që t’ia lëshonte rrugën dikujt tjetër në film. Bëhet fjalë për Simon Callow, i cili ndoshta meritonte një shans që të drejtohej nga Forman dhe është mëkat që performanca e tij nuk u përjetësua në ekran. Por Tom Hulce, me të qeshurën e tij të papritur dhe nervoze, ishte megjithatë përzgjedhje e suksesshme për rolin e Mozartit dhe F. Murray Abraham ishte rebel si Salieri, dhe bindës sikur dikush që e shtyn fatin e tij drejt ferrit. “Amadeus” është më pak i njohur se “Cuckoo’s Nest” në mesin e veprave të Formanit, por disi së bashku qëndrojnë më mirë. Dhe për të përdorur një fjalë të rëndomtë që zakonisht përdoret për vepra serioze, ishte “i jashtëzakonshëm”. Ishte ideal për vetë sofistikimin e Formanit dhe për

përvojën e tij reale të të përjetuarit të artit dhe përballjen me autoritetet: se si agjencitë e shtetit, me gjithë pompozitetin, thonë se janë patronë dhe sponsorë të artit, por që krejt çka bëjnë është ta shpërndajnë fjalën e konformizmit për të asistuar në biznese dhe për të kontrolluar mendjet a zemrat e njerëzve, dhe duke vepruar kështu të krijojnë mediokritet të dëmshëm. Ndoshta Forman e ka parë batalionin e Salieris në Çekosllovaki dhe në tërë Evropën Perëndimore, pa miratimin e një regjimi të pashpirt në këmbim të dallimeve të vogla. Në fund të karrierës, Forman realizoi filmin “Valmont”, përshtatje e romanit “Les Liaisons Dangereuses”, film i cili mbase ishte më pasionant dhe erotik sesa filmi “Dangerous Liaisons” i Stephen Frears i cili doli një vit më parë – por ky version shkëlqeu mbi atë të Formanit, me performancat kolosale të Glenn Close dhe John Malkovich. Forman i portretizoi edhe dy klasikë amerikanë: botuesin e revistës pornografike Larry Flynt dhe komedianin kult Andy Kaufman. Në “The People vs. Larry Flynt” (1996) impulsivi dhe ekstravaganti Woody Harrelson portretizon Flyntin, i cili bëhet figurë satirike në një poster që flet për lirinë e fjalës. Në “Man on Moon” (1999), Jim Carrey portretizon Kaufmanin si stand-up komedian. Forman asnjëherë nuk e zgjodhi problemin se si një film duhet të jetë qesharak, por ishte i mirë në përzgjedhjen e kastës dhe ai kishte simpati për komedianët dhe i vlerësonte ata si formë të guximshme artistike. Forman ishte artist fascinues dhe triumfues i shekullit XX – karriera e tij ishte një përmbysje karnavalesh e tiranish. E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Qasje analitike dhe kritike ndaj çështjeve preokupuese për shqiptarët Pas librit të tij të parë “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi”, botuar në vitin 2016, Qani Osmani vjen para lexuesit me librin e tij të ri “Vizione – shoqërore, politike, fetare”, botuar ditët e fundit. Libri është përmbledhje e artikujve, vështrimeve dhe opinioneve të autorit, që trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh, nga dimensioni shoqëror, politik dhe fetar, të cilat janë preokupuese për autorin. Një numër i tyre janë botuar në gazetën “Koha javore” dhe në portalet në gjuhën shqipe në Malin e Zi, si dhe në mediat shqipe në hapësirën mbarëshqiptare. “Edhe në këtë libër jam përpjekur për qasje analitike dhe kritike ndaj

34

Javore KOHA

E ENJTE, 19 PRILL 2018

çështjeve që janë preokupuese për shqiptarët në këto treva. Çështjet e tilla nuk janë vetëm të dimensionit lokal, por edhe atij më të gjerë. Duke qenë gjithnjë i mendimit se hulumtuesi duhet detyrimisht të zhvishet nga të gjitha ndjenjat, në mënyrë të paanshme, se vetëm ashtu do të qëndrojë në dimensionin e teorisë dhe shkencës”, thekson autori në parathënien e librit. Redaktor i librit është Ali Salaj, rencensent dr. Nail Draga, lektor Ismet Kallaba, korrektore Valdete Osmani, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE - Cetinë, ndërsa botimi

i tij është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Malin e Zi. Qani Osmani u lind në vitin 1960, në Gostivar të Maqedonisë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e përgjithshëm i mbaroi në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik – dega Filozofi-Sociologji, i kreu në Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 1986 jeton në Ulqin, ku edhe themeloi ndërmarrjen private “Qani Comerc”, të cilën e drejtoi deri në fund të vitit 2013. Që prej vitit 2013 është anëtar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. “Vizione – shoqërore, politike, fetare” është libri i dytë i këtij autori. i. k.


SPORT

Në Turneun ndërkombëtar “Tirana Challenge 2018”

KT “Ulqini” fitoi kupën për vendin e tretë KT “Ulqini” u përfaqësua me 24 garues në këtë turne, të cilët fituan gjithsej njëzet medalje, prej të cilave pesë të arta, shtatë të argjendta dhe tetë të bronzta, duke zënë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme dhe shpërblyer me kupë Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqinit” fituan gjithsej njëzet medalje, prej të cilave pesë të arta, shtatë të argjendta dhe tetë të bronzta, duke zënë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme dhe shpërblyer me kupë, në Turneun Ndërkombëtar “Tirana Challenge 2018”, që u mbajt të dielën në Tiranë. KT “Ulqini” u përfaqësua me 24

garues në këtë turne, ku morën pjesë mbi 500 garues nga vendet e rajonit. Me medalje të arta u kurorëzuan Mervana Muçaj, Sara Kraja, Amella Nuti, Amar Bakalli dhe Hava Malokraja, me medalje të argjendtë Enis Kurti, Bledar Kasmi, Arta Ismailaga, Amra Dushku, Merisa Malokraja, Harun Dervishi dhe Mersida Demiri,

ndërsa me medalje të bronzta Amell Nuti, Edina Kraja, Medina Kanaqi, Isuf Gjençiq, Enes Dushku, Abdullah Dervishi, Besart Kuqi dhe Jahja Dervishi. Nga KT “Ulqini” kanë deklaruar se falënderojnë të gjithë ata që kontribuan në sukseset e këtij klubi si dhe mikun Julian Caca për mikpritje. (Kohapress)

E ENJTE, 19 PRILL 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 19 prill 2018

Viti XVll Numër 811 Çmimi 0,50

Kisha dhe xhamia e Tuzit ruajnë Simbolikën e re bashkëjetesës feta ISSN 1800-5696

Hipokrizi e politikë

Millo Gjukanoviq në krye të Malit të Zi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.