Koha 812

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 26 prill 2018 Viti XVll Numër 812 Çmimi 0,50

Presidentin e përcaktuan votat e popujve pakicë ISSN 1800-5696

Në Malësi u përkujtua figura e Gjergj KastriotiSkënderbeut

Bisedë me fotografen Eridona Ymeri


PËRMBAJTJE

8

10 Pse po hesht Vuçiqi për dënimin e Sheshelit?

Kur inati peshon më rëndë se vota

14

16 Zero

“Edhe muret kanë veshë”

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018


PËRMBAJTJE

24

26 Letërsia nuk ka nevojë për sasi autorësh e veprash por për cilësi

Mjedisi kërkon punë të përditshme e të përvitshme

28

30 Duartorkitje për lojën virtuoze

Poezi: Ali Gjeçbritaj KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 26 prill 2018 Viti XVll Numër 812 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Presidentin e përcaktuan votat e popujve pakicë Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në Malësi u përkujtua figura e Gjergj KastriotiSkënderbeut

Bisedë me fotografen Eridona Ymeri

Skënderbeut Gjergj Kastriotipërkujtua figura e Në Malësi u

Ymeri Eridona fotografen Bisedë me

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

pakicë votat e popujve e përcaktuan Presidentin

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Pas shumë zvarritjesh

Rifillojnë punimet për ndërtimin e rrugës Plavë-Deçan Deçan – Ministria e Infrastrukturës e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me komunën e Deçanit kanë organizuar të martën ceremoninë e inaugurimit të rifillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës PlavëDeçan, e cila lidh Malin e Zi me Kosovën, duke shkurtuar ndjeshëm distancën. Ceremonia është mbajtur te “Hidrocentrali Lumbardhi”, në kilometrin e gjashtë të rrugës Deçan-Plavë. Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se punimet në këtë rrugë pritet që të zgjasin për rreth dy vite, ndërsa sa i përket kostos, Lekaj tregoi se për fillim kjo ministri ka ndarë katër

4

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

milionë euro për ndërtimin e kësaj rruge. “Punimet e rrugës që lidhin Deçanin me Malin e Zi, konkretisht me rajonin e Plavës, nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve do të përfundojnë në 2020. Ne si fillim për t’u nisur punimet i kemi ndarë katër milionë euro, por në total mund të shkojë deri në rreth 10 milionë euro”, ka thënë ai. Në muajin shkurt, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. Në atë kohë, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se në koordinim me operatorin e kontraktuar, ndërtimi i kësaj rruge do të fillojë në mua-

jin mars të këtij viti, por për arsye që nuk janë bërë publike, ato janë shtyrë për një muaj. Rruga Deçan – Plavë, e cila ishte paraparë të ndërtohej tash e sa vite, deri më tani ka mbetur peng i burokracisë dhe ankesave të Kishës Ortodokse Serbe, lidhur me trasenë e planifikuar të saj. Për disa vjet janë ndërtuar vetëm 1.5 kilometra për shkak se Qeveria e Kosovës me buxhetin e saj ka ndarë pak mjete financiare për këtë qëllim. Nga ana tjetër, Qeveria e Malit të Zi nuk ka ndërmarrë deri tani ndonjë hap konkret për ndërtimin e pjesës së kësaj rruge që kalon nëpër territorin (Kohapress) e saj.


NGJARJE JAVORE

Në Bërdo të Sllovenisë u mbajt Samiti i vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Shkëmbim i mendimeve mbi çështjet aktuale Në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Bërdo të Sllovenisë u mbajt Samiti i vendeve të këtij procesi, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Përpos tij, në Samit kanë morën pjesë edhe kryeministri i Sllovenisë, Mirosllav Cerar, ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i Kroacisë Andrej Plenkoviq, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, si dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Moldavisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vendi i të cilit do të kryesojë SEECP-në pas Sllovenisë, gjatë periudhës 2019-2020, ka theksu-

ar përkushtimin dhe angazhimin e Kosovës në forumet dhe iniciativat e bashkëpunimit rajonal, me qëllim të arritjeve të standardeve të duhura për Kosovën dhe rajonin drejt integrimit të plotë në strukturat evropiane. “Kosova po e dëshmon përkushtimin e saj në ndërtimin e raporteve korrekte me fqinjët dhe vendet e Evropës Juglindore, duke qenë pjesë dhe kontribuar në nismat dhe angazhimet e përbashkëta, në të mirë të paqes dhe të ardhmes”, ka thënë ai. Në Samit janë shkëmbyer mendime mbi ngjarjet aktuale në vendet e Evropës Juglindore në kontektstin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përparimin e këtyre vendeve në procesin e integrimeve evropiane dhe është emëruar sekretari i përgjithshëm i Qendrës Rajonale për Bashkëpunim,

si trup i SEECP-së. SEECP është një proces rajonal i institucionalizuar, i koordinuar nga shteti që mbanë kryesinë në detyrë. Misioni i tij kryesor është të nxisë perspektivën e BE-së për Evropën Juglindore dhe të punojë drejt lidhjes, sigurisë, stabilitetit dhe përparimit ekonomik të rajonit. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) filloi në vitin 1996, në Sofje, me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin rajonal. Pjesëmarrës në SEECP janë: Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia dhe Sllovenia. (Kohapress)

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Presidentin e pë votat e popujve p

Ndikimi i votuesve të pjesëtarëve të popujve pakicë në Mal të Zi (kryesisht boshnjakët dhe shqiptarët), p parë në referendumin për pavarësi të Malit të Zi, të mbajtur më 21 maj 2006, e po ashtu edhe në zgjedhje për një politikë integruese që duhet të jetë në favor të barazisë qytetare e nacionale në këtë mjedis mul europiane, e jo të politikës utilitare

Nail Draga

Zgjedhjet e treta presidenciale pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi, kësaj radhe u dalluan nga të mëparshmet me numrin e lartë të konkurruesve për postin e presidentit si dhe me kohën e shkurtër të fushatës zgjedhore. Por, ajo që i ka befasuar qytetarët është e dhëna se opozita ndonëse kishte paralajmërime se do të dalin në zgjedhje me një kandidat të vetëm, ata nuk patën konsensus, duke u përcaktuar në momentin e fundit për një kandidat i cili dukej se ishte një zgjidhje e imponuar, gjoja si kandidat jopartiak, por pa ndonjë epitet karizmatik në opinionin e gjerë në Mal të Zi. Nga ana tjetër opozita e vetëquajtur qytetare u paraqit me kandidaten e cila ishte përfaqësuese e Partisë Socialdemokratike që u mbështet edhe nga subjekti politik DEMOS-i, duke qenë risi sepse ishte kandidatja e vetme femër deri më tash në zgjedhjet presidenciale.

6

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Edhe pse është pritur që DPS-i të dalë me herët me kandidatin e vet për president ata u përcaktuan në javën e fundit për kryetarin e partisë së tyre M.Gjukanoviqin, duke eliminuar spekulimet se ai kësaj here nuk do të kandidohet. Duke marrë parasysh rrethanat politike aktuale, këtë kandidat e mbështetën partnerët e koalicionit qeveritar, do të thotë partitë politike të pakicave në Mal të Zi. Një mbështetje e tillë nga fillimi jepte për të kuptuar se M.Gjukanoviqi është në përparësi të madhe ndaj konkurrentëve të tjerë, që u dëshmua edhe nga sondazhet parazgjedhore. Por, dilema qëndronte në faktin se sa do të jenë të motivuar qytetarët për të dalë në zgjedhje dhe si do të jetë përcaktimi i tyre në kutitë e votimit.

180.274 vota apo 53.9% e votave të përgjithshme, M.Bojaniqi 111.711 vota (33.4%), D.Vuksanoviqi 27.441 vota(8.2%), M.Millaçiqi 9.405 vota (2.81%), H.Kallaçi 2.677 vota (0,8%), V.Miliçkoviqi 1.593 vota (0.48%) dhe D.De-de¬i¬qi 1.363 vota (0,41%). Duhet cekur me këtë rast se nga të dhënat numerike të votave të kandidatëve konkurrues, del seç tre kandidatë kanë fituar numër simbolik të votave, përkatësisht më pak se kanë siguruar nënshkrime për t’u kandiduar, nga del se ato kanë qenë të vetëdijshëm për mundësitë e tyre, por si duket në lojë ishte përfitimi financiar e asgjë më shumë.

Zgjedhje pa befasi

Të dhënat numerike dëshmojnë fitoren e M.Gjukanoviqit i cili vetë ka fituar më shumë vota se të gjithë të tjerët së bashku. Një rezultat i tillë nuk ishte befasi duke pasur konkurrentë të dobët, por pyetja ishte se sa do të ishte diferenca me vota ndaj të tjerëve. Por, nëse analizohen votat sipas komunave, përkatësisht vendvotimeve te popujve pakicë, del se fitoren presidentit të ri ia kanë siguruar në rundin e parë pikërisht ata.

Sipas të dhënave nga KQZ nga 532.599 qytetarë me të drejt vote, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 340.462 votues apo 63.92% e qytetarëve apo 10% me pak votues, së në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016. Nga ana tjetër, fletëvotime të vlefshme gjithsej kanë qenë 334.464. Pas numërimit të votave kandidatët për president kanë marrë këtë numër votash: Gjukanoviqi

Votat e popujve pakicë vendimtare për fitore

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ërcaktuan pakicë

paraqet rast unik në regjion, sepse ata ishin përcaktues edhe më et presidenciale te mbajtura me 15 prill 2018, duke u përcaktuar ltinacional, çështje të cilat kërkojnë zgjidhje sipas standardëve Një e dhënë e tillë nuk është befasi se tashmë njëzet vite janë votat e popujve pakicë që janë duke përcaktuar fituesin. Kujtojmë me këtë rast zgjedhjet presidenciale(rundi i dytë) më 19.10.1997, ku Millo Gjukanoviqin president e kanë bërë votat e popujve pakicë e po ashtu kanë qenë vendimtare edhe në referendumin për pavarësi të Malit të Zi më 21 maj 2006. Po ashtu edhe Qeveria e formuar pas zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2016 është formuar duke u mbështetur në deputetët e popujve pakicë. Nuk ka dilemë se një dukuri e tillë këtu është specifike, që e veçon këtë vend nga të tjerët në regjionin e Ballkanit perëndimor.

Rekomandime nga Shqipëria e Kosova

Me të shpallur kandidaturën për president M.Gjukanoviqit i ofruan mbështetje subjektet politike parlamentare të popujve pakicë, si të boshnjakëve e kroatëve po ashtu nuk mungoi as mbështetja e subjekteve politike parlamentare te shqiptarëve(UDSH, AA, FORCA). Ndërsa nga ato joparlamentare ndër të parat që i ofroi mbështetje ishte Partia Demokratike. Por, duhet cekur se vetëm një subjekt politik i

shqiptarëve nuk i ofroi mbështetje e ajo ishte LDSH, duke dhënë arsyetim për një veprim të tillë, duke ftuar anëtarët e elektoratin shqiptar që të abstenojnë në votim. Në lidhje me këto zgjedhje presidenciale, siç duket në saje të rrethanave gjeopolitike në regjion dhe më gjerë, subjektet politike shqiptare kanë pasur rekomandime nga përfaqësuesit politikë e shtetërorë nga Shqipëria dhe Kosova që shqiptarët pa hezitim ta votojnë M.Gjukanoviqin. Dhe nga një situatë e tillë mediatike e politike, duke mos pasur ndonjë alternativë tjetër, shqiptarët me shumicë e votuan M.Gjukanoviqin, duke e vlerësuar si kandidatin më të pranueshëm në krahasim me konkurrentet e tjerë. Por, nëse analizojmë daljen e votuesve shqiptarë në qendra votimi, del se një numër i konsiderueshëm ka abstenuar, duke e shfrytëzuar të drejtën e tyre qytetare për të mos votuar asnjë kandidat, ku rasti i Ulqinit meriton një analizë të veçantë!

Dështimi i opozitës dhe abstenimi i qytetarëve Nga të dhënat statistikore të këtyre zgjedhjeve bie në sy abstenimi i një numri

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të lartë të qytetarëve. Madje në total një numër i tillë nuk është i vogël por 195.137 qytetarë me të drejtë vote nuk kanë votuar. Atëherë më të drejt behët pyetja se kush humbi më së shumti nga një abstenim i tillë. Nuk ka dilemë se më së shumti humbi opozita, përkatësisht kandidatët e tyre, sepse ka munguar motivimi i qytetarëve për të dalë në zgjedhje. Një konstatim të tillë e mbështesim në faktin se kanë abstenuar më së shumti ata nga ana e opozitës e jo të pozitës, që dëshmon edhe rezultati përfundimtar. Opozita nuk duhet të akuzojë të tjerët për dështimin e tyre, sepse ky nuk është dështimi i parë, por duhet të jenë kritikë se me retorikë të demoduar, me qasje destruktive e madje edhe antishtetërore ka qenë e pamundur të arrijnë më shumë, duke shënuar dështimin e radhës. Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe joseriozitetin në përcaktimin e kandidatit për president duke e caktuar atë në momentin e fundit, si dhe ndarjen e opozitës në dy grupe, ishte e qartë se kandidati i DPS-it, përkatësisht i shumicës parlamentare kishte përparësi, sepse pas tij ka qëndruar e tërë infrastruktura shtetërore me të gjitha kapacitetet ekzistuese.

Opozita aktuale i konvenon pushtetit

Për një dështim të tillë më së paku janë fajtorë qytetarët të cilët nuk kanë qenë të motivuar për të dalë në votime. Përkundrazi dështimin duhet kërkuar te liderët e opozitës të cilët vuajnë nga kompleksi i egoizmit dhe atavizmit politik, të cilët edhe pse kanë përjetuar humbje të vazhdueshme, qëndrojnë ende në pozitat e tyre, pa menduar për të dhënë dorëheqje, duke mos iu dhënë mundësi të rinjve të cilët janë pa hipoteka dhe kanë gatishmëri e guxim të ballafaqohen me realitetin e skenës politike në Mal të Zi. Vetëm një ndryshim i tillë kadrovik në strukturat udhëheqëse dhe me një qasje politike optimale për qytetarët e këtij vendi, do të ishte mundësi reale për ndërrimin e pushtetit në mënyrë demokratike. Në rast të kundërt, pushtetit aktual i konvenon një opozitë e tillë destruktive, ataviste e heterogjene dhe pa vizion, sepse duke i falënderuar asaj këta vazhdojnë pushtetin pa ndërprerje tashme tri dekada nga miratimi i pluralizmit, duke qenë rast i veçantë në vendet e ishkampit socialist në Europën Juglindore. E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

BIRN

Pse po hesht Vuçi dënimin e Sheshe Millosh Qiriq

Vendimi i fundit nga gjykata e Hagës që shpalli Vojisllav Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit është më i mirëpritur, por thjesht simbolik. Edhe pse asnjë nga krimet e vërtetuara ose jo të Sheshelit nuk ishin të vegla apo të parëndësishme, ai u gjet fajtor vetëm për atë që një prokuror i paaftë mund të provonte – krimin e gjuhës së urrejtjes që nxiti dhunën në Serbi. Vendimi ishte një goditje tjetër për viktimat e luftës në Bosnje dhe Kroaci, ku ai u lirua nga akuzat për ndonjë keqbërje, por megjithatë është e rëndësishme – Shesheli tani është një kriminel i dënuar lufte. Pavarësisht kësaj, politikisht ai mbetet po aq aktiv sa gjithmonë, një anëtar i parlamentit serb si lider i Partisë Radikale Serbe, një mysafir i shpeshtë në emisionet televizive dhe aktiv në mediat sociale. Ai arrin gjithmonë të japë shfaqje gjatë tubimeve të tij në Beograd – më i rëndësishmi ishte gjatë fushatës zgjedhore të SHBA-së në 2016, kur ai dhe mbështetësit e tij përkrahën Donald Trumpin për president. Gjatë këtij tubimi të veçantë, ai përdori gjuhën e tij të zakonshme, plot me urrejtje ndaj amerikanëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, madje duke pretenduar se djali i zv/presidentit Joe Biden vdiq nga “një mbidozë nga barnat e ofruara nga shqiptarët”. Idetë e tij ultranacionaliste që ndihmuan në nxitjen e luftërave për një “Serbi të madhe” – në të cilën të gjithë serbët do të jetonin në të njëjtin shtet, të spastruar nga pakicat

8

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

dhe ‘të tjerët’ – kanë mbetur gjithashtu të paprekura mes serbëve që prej përfundimit të konflikteve. Sot retorika e ngjashme me atë të Sheshelit mbizotëron në sferën publike serbe, ndërsa ai vazhdon të ofendojë, tallë dhe kërcënojë armiqtë e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë të projektit të Serbisë së Madhe të cilin ai e mbështet ende haptazi, duke sulmuar këdo që e pengon atë. Në reagimin e tij ndaj vendimit që e shpalli atë fajtor, Shesheli si gjithmonë nuk e shfajësoi veten. Ai tha për BIRN se është “krenar për të gjitha krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit” që i ngarkuan atij dhe se ai “është gati t’i përsërisë ata prapë në të ardhmen e afërt”. Partia e tij Radikale Serbe ka ende 22 deputetë në parlament, por me kalimin e viteve, ndjekësit e tij janë ulur në numër dhe marrëdhënia me Vuçiqin, ish-dishepulli i tij në parti, së bashku me Tomislav Nikoliqin është përkeqësuar. Në fillim u zgjodh Nikoliqi president i Serbisë, pastaj Vuçiqi. Por në ditët kur ata ishin zyrtarë të Partisë Radikale, ata mund të shiheshin përkrahë Sheshelit në krye të tubimeve që nxitën pasionet nacionaliste në Bosnje dhe Kroaci. Nikoliqi dhe Vuçiqi shërbyen të dy si altoparlantë të tij në parlament deri në vitin 2008, kur ata u shkëputën dhe krijuan Partinë Progresiste Serbe tani në pushtet. Megjithatë, përfshirja e tyre si krahu i djathtë dhe i majtë i Sheshelit është e padiskutueshme. Mjafton të shohësh pamjet e tmerrshme të një Vuçiqi të ri duke vizituar kodrat e Sarajevës me Sheshelin dhe duke vështruar rrethimin e qytetit nga forcat serbe të Bosnjës. Vuçiq, pavarësisht pozitës së tij të

mirë mes liderëve perëndimorë, ende duket se i ka borxh një nder ish-shefit të tij. Nëse nuk do të ishte kështu, ne do të kishim dëgjuar të paktën një fjalë prej tij lidhur me vendimin që së fundmi e shpalli Sheshelin fajtor për krime lufte në Serbi. A nuk ishte e pritshme që presidenti i një vendi të flasë për një vendim që shpall fajtor për krime një njeri në vetë vendin ku ai është president? Në rastin e Vuçiqit – jo. Është tepër e qartë pse Vuçiqi vendosi të heshtë. E kaluara e Vuçiqit, e mbushur me veprime dhe fjalë të ngjashme me Sheshelin, e pengon atë që të flasë bindshëm apo të bëjë ndonjë gjë në lidhje me atë që ndodhi. Le të mos harrojmë se në vitin 2007, me urdhra të Sheshelit, Vuçiq ofroi parlamentin serb si një shtëpi të sigurt për kreun ushtarak serb të Bosnjës së atëhershme Ratko Mlladiq. Ai madje shkoi edhe më tej, duke e ftuar “Gjeneralin” të fshihej në shtëpinë e tij, të cilën ai ia përshkroi Mlladiqin si një strehë e sigurt. Nuk është për t’u habitur atëherë që Vuçiqi nuk ka pasur ndonjë gjë për të thënë për vendimin e Sheshelit pasi ai kurrë nuk e ka denoncuar Sheshelin dhe as nuk ka kërkuar ndjesë për kontributin e tij në retorikën e nxitjes së luftërave të viteve 1990. Përkundrazi, anëtarët e tjerë të partisë së tij që ishin pjesë e grupit të Shesheli po ashtu janë zyrtarë publikë nën administrimin e Vuçiqit sot. Shembulli më i fundit është kryetari i Komitetit për Kulturë dhe Informacion i parlamentit serb, Mirko Krliq, një anëtar i partisë së Vuçiqit, i cili ishte përfshirë në rekrutimin e vullnetarëve paramilitarë nga rajoni serb i Vojvodinës që të shkonin në Bosnje dhe Kroaci.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

iqi për elit?

Kjo është arsyeja përse Vuçiq është i heshtur kur është fjala për Sheshelin – pasi ka arritur të manipulojë elektoratin serb dhe të luajë rolin e viktimës së përjetshme, duke u ofruar në altarin e interesit kombëtar, ai jo vetëm që ka mbijetuar politikisht, por ka lulëzuar. Të gjithë e dinë këtë, por gjendja e shoqërisë serbe është e tillë që Vuçiq, nga të gjithë njerëzit, shihet si shpresa jonë më e mirë si brenda dhe jashtë si një “faktor stabiliteti” në Ballkan. Gjatë këtyre periudhave të shtrembëruara, epoka pas të vërtetës, përveçse ka luajtur një rol të nënshtruar si i mbrojturi i Angela Merkelit dhe Vladimir Putinit në Ballkan – Vuçiq po rigrupon në heshtje forca të këqija dhe po dyfishon retorikën nacionaliste që filloi agresionin serb në rajon në fillim të viteve 1990. Duke bërë atë që ai di më mirë – të kënaqë nevojat e mentorëve të tij,

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i preferuari i politikanit nacionalist Vojisllav Shesheli gjatë kohës së luftës, kështu që s’është habi që ai nuk ka thënë asgjë në lidhje me dënimin e ish-liderit të tij për krime kundër njerëzimit

ndërkohë që në Serbi mburret në mënyrë arrogante se është shpëtimtari i kombit – Vuçiq ka arritur ta portretizojë veten si e vetmja e ardhme që na ka mbetur. Pas të gjitha lutjeve të tij rreth “situatës së rëndë” që Serbia po përballet aktualisht me Kosovën, për shkak të së cilës ai “nuk mund të hajë apo të flejë”, qeverisja autokratike e Vuçiqit mbetet e pakontrolluar dhe kundërshtarët e tij të paaftë të hutuar, ndërkohë që popullariteti i tij vazhdon të rritet. Megjithatë, Vuçiq është politikani më i talentuar në një brez – ai ka arritur të mbajë aurën radikale të Sheshelit, e cila e ndihmon atë midis nacionalistëve të shumtë që e admirojnë, por e ndihmon gjithashtu atë të mbajë gjallë idetë e Sheshelit dhe të Sllobodan Millosheviqit. Kjo shihet më së miri në mbështetjen e tij për përpjekjet e presidentit serb të Bosnjës Milorad Dodik për të sh-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

katërruar Bosnjën dhe në përpjekjet e tij antagoniste kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Ndoshta Shesheli është ende më i zëshmi në promovimin e urrejtjes që ka përhapur për dekada me radhë, por mbështetësi më i rëndësishëm i heshtur i politikës së tij është apostulli i tij më i mirë, njeriu më i fuqishëm në Serbinë e sotme – Aleksandar Vuçiq. Shesheli është fajtor, por ai fitoi. Krimi i tij ishte i përsosur. Veprimet e tij helmuese krijuan mjaftueshëm përkrahës për të mbështetur idetë e tij në dekadat që pasuan. Kjo është arsyeja pse Vuçiqi, mbështetësi më i suksesshëm i Sheshelit, është i heshtur këto ditë, por ka një nënqeshje fitimtari në fytyrë. (Autori është një politolog, shkrimtar dhe aktivist i medias dhe i të drejtave të njerut nga Beogradi) E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Partitë politike shqiptare dhe formimi i pushtetit lokal në Ulqin

Kur inati peshon më Albert Camaj

Ditë më parë, në Komunën e Ulqinit filluan negociatat për formimin e pushtetit lokal. Edhe pse partitë politike shqiptare në këtë komunë fituan më së shumti mandate, duke ua

“ 10

mundësuar ta formojnë vetë pushtetin lokal, sipas paralajmërimeve të mediave lokale nga kjo komunë, kryetar i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve. Sipas portalit Ul-Info, në këtë insiston kjo parti, në negociatat për formim-

Edhe pse partitë politike shqiptare në këtë komunë fituan më së shumti mandate, duke ua mundësuar ta formojnë vetë pushtetin lokal, sipas paralajmërimeve të mediave lokale nga kjo komunë, kryetar i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

in e pushtetit, të cilat filluan ditë më parë. Po sipas këtij portali për diçka të tillë partia e Gjukanoviqit ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Mehmed Zenkës, që do të thotë se ka përkrahjen e 18, nga gjithsej 33 këshilltarë në parlamentin lokal. Pjesë e pushtetit lokal në Ulqin, sipas paralajmërimeve do të jenë edhe Social Demokratët me 3 këshilltarë dhe Partia Boshnjake me një këshilltar. “Drejtuesve të Forcës së re demokratike, me të cilët dje negocioi drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë rëndë se vota dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie dhe koordinatori për Ulqinin dr. Halil Dukoviq, e që kërkojnë që atyre t’u takojë vendi i Kryetarit të Komunës, u është dhënë afati deri të hënën që të deklarohet se a dëshiron të jetë pjesë e koalicionit të gjerë, por jo kryetari”, shkruan portali Ul Info. Është e dhimbshme se si partitë shqiptare i dëgjojnë liderët nga Tirana e Prishtina, për të përkrahur Millo Gjukanoviqin për president, por jo për të bërë pushtet shqip, në Ulqin. Për fat të keq dhe duke iu falënderuar partive shqiptare, si duket kjo komunë po shkon nën drejtimin e timonit të DPS-së, pasiqë për disa liderë

shqiptar më me rendësi kanë inatet personale se çështjen kombëtare. Forca, e cila këmbëngul në kryetarin e komunës, nëse këtë gjë nuk e arrin, do të mbetet në opozitë, çka do të shihej si veprim i denjë, dhe me siguri

këtë subjekt do ta veçonte nga ata që shiten për një gram pushtet. Votuesit shqiptarë u dhanë mundësi partive shqiptare që të qeverisin Ulqinin, por atyre më rëndë u peshon inati se vota.

Forca, e cila këmbëngul në kryetarin e komunës, nëse këtë gjë nuk e arrin, do të mbetet në opozitë, çka do të shihej si veprim i denjë, dhe me siguri këtë subjekt do ta veçonte nga ata që shiten për një gram pushtet. Votuesit shqiptarë u dhanë mundësi partive shqiptare që të qeverisin Ulqinin, por atyre më rëndë u peshon inati se vota

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Beogradi nuk i trajto Preshevës si qytetar Me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale, Republika e Serbisë nuk i trajton qytetarët e saj nga pakicat nacionale dhe në veçanti pakicën shqiptare si një çështje kyçe dhe i trajton si qytetarët “të tjerë”. Qeveria serbe nuk ka vullnet politik, që qytetarët shqiptarë t’i njohë si qytetarë të barabartë me popullsinë shumicë, thuhet në Kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës

Për Koha Javore:

Sevdail Hyseni Preshevë Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga kryetari i këtij institucioni të lartë politik, Shukri Ymeri, pas përfundimit të tryezës së organizuar, në Beograd, për draft-ligjet e këshillave kombëtare të pakicave në Serbi, nxorën një kumtesë për opinion, me të cilën bëhet e ditur se shteti ku ata jetojnë nuk i njeh si qytetarë të barabartë me shumicën serbe. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka qenë që në fillim shumë aktiv me propozime, vërejtje dhe sugjerime brenda Grupit koordinues të këshillave kombëtare të pakicave nacionale si dhe në diskutimet publike të organizuara nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe OSBE-ja. Brenda Grupit Koordinues, të këshillave kombëtare të pakicave nacionale bashkërisht jemi akorduar sa i përket amendamentit dhe përmirësimit të disa neneve, në veçanti të atyre që kanë të bëjnë me: Depolitizimin, Pronën, Kulturën, Arsimin, Fi-

12

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

nancimin, Sanksionet e ashpra ndaj këshillave, statusin e anëtarëve të këshillave, si dhe ka pasur diskutime të ashpra rreth statusit juridik të këshillave, thuhet mes tjerash në Kumtesën e KKSH.. Gjithashtu, në kuadër të kësaj Kumtese bëhet e ditur se Këshilli Kombëtar Shqiptar, para përfaqësuesve të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe përfaqësuesve të Qeverisë, ka theksuar se përgjigja ndaj sfidave të këtij institucioni janë vlera evropiane. Se propozimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale, nuk pasqyron dhe nuk shpreh nevojën e Këshillit Kombëtar Shqiptar për formën e organizimit administrativo – territo-

rial me funksion në sferat e gjyqësisë, policisë, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, kulturës, planifikimit lokal, planifikimit hapësinor, ambientit ekologjik, resurset natyrore, sferën e banimit, shërbimet sociale etj. Për më tepër, sipas kësaj Kumtese, ky Projektligj është drejtpërdrejt në kundërshtim me nenin 20, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Serbisë i cili në mënyrë eksplicite thotë: “Niveli i arritur i të drejtave të njeriut dhe të pakicave nuk mund të zvogëlohet.” Me këtë Projektligj nga “kompetencat” e parapërcaktuara me ligjin ekzistues, si propozim i Ministrisë është shndërruar në “autorizime publike”, me ç’rast Këshilli

Ky Projektligj është drejtpërdrejt në kundërshtim me nenin 20, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, i cili në mënyrë eksplicite thotë: “Niveli i arritur i të drejtave të njeriut dhe të pakicave nuk mund të zvogëlohet.” Me këtë Projektligj nga “kompetencat” e parapërcaktuara me ligjin ekzistues, si propozim i Ministrisë është shndërruar në “autorizime publike”, me ç’rast Këshilli Kombëtar Shqiptar diskualifikohet nga atributi juridik i institucionit (organit) dhe imponohen prerogativa të organizatës

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

on shqiptarët e rë të barabartë

Kombëtar Shqiptar diskualifikohet nga atributi juridik i institucionit (organit) dhe imponohen prerogativa të organizatës. Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk është i gatshëm të besojë se si disa ligje të tjera do të kenë mundësinë për të plotësuar nevojat për mbrojtjen dhe promovimin e bashkësisë etnike shqiptare. Sepse ka tashmë 3 vjet që Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi konkluzionin për rezultatet e Komisionit Ndërkombëtar për regjistrimin e popullsisë për Ko-

munën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të evidentohen si rezultatet e regjistrimit të popullsisë nga vitit 2011 dhe çdo institucion është i detyruar t’i referohet vlerësimit të numrit real të shqiptarëve në Serbi. Ndërkaq, edhe institucionet e këtij shteti konsiderojnë 5.809 shqiptarë, çka bie në kundërshtim me nenin 14, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, që thotë se “Shteti garanton mbrojtje të veçantë për pakicat kombëtare, me qëllim të ushtrimit të barazisë së plotë dhe ru-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ajtjen e identitetit të tyre “. Me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për këshillat kombëtare të pakicave nacionale, Republika e Serbisë nuk i trajton qytetarët e saj nga pakicat nacionale dhe në veçanti pakicës shqiptare si një çështje kyçe dhe i trajton si qytetarët të “tjerë”. Qeveria nuk ka vullnet politik që qytetarët shqiptarë t’i njohë si qytetarë të barabartë me popullsinë shumicë, thuhet në Kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës. E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Muaji i ndërgjegjësimit dhe parandalimit të gjenocidit

“Edhe muret kanë v Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Si një punonjës dhe zyrtar i Zërit të Amerikës për tre dekada, përfshirë kulmin e luftës së ftohtë, shpresoj që Z. Zane të mos ketë pësuar ndonjë pasojë, si përfundim se ka dëgjuar Zërin e Amerikës, madje edhe fshehtas. Dihet se shumë shqiptarë të tjerë e kanë pësuar keq, jo vetëm se mund të kenë pranuar publikisht se dëgjonin Zërin e Amerikës, ose mund të jenë paditur se kishin bërë një gjë të tillë, por edhe për çdo deklaratë tjetër që mund të konsiderohej nga regjimi si kritikë ndaj Partisë Komuniste ose udhëheqësve të “pushtetit popullor”. Ishte një mësim i hidhur për shqiptarët, por dihej se spiunët ishin kudo, madje edhe në familje edhe atje ku nuk i shihje, as ku nuk i prisje, prandaj duhej kujdes – siç tregon edhe Hyqmet Zane në shkrimin e tij të lartpërmendur botuar në gazetën Telegraf – se ç’bisedoje bile edhe me miq e shokë të besueshëm, sepse edhe “Muret kanë veshë” dhe si rrjedhim do e merrte vesh Sigurimi dhe partia dhe do e pësoje rëndë -- për një fjalë goje – shpesh pa hak, as hile. Kanë kaluar pothuaj 30-vjet nga

“ 14

Dy protagonistet e projektit “Edhe Muret Kanë Veshë” Alketa Xhafa Mripa dhe Kristale Ivezaj Rama duke u intervistuar nga Rudina Dervishi e Zërit të Amerikës shembja e Murit të Berlinit. Në vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, gjatë viteve janë kujtuar krimet e komunizmit dhe janë ndërtuar muze dhe monumente kushtuar viktimave të komunizmit, ndërkohë që janë marrë masa për ndriçimin e krimeve të komunizmit. Nëpërmjet datave të veçanta kombëtare dhe ndërkombëtare, kujtohen viktimat e komunizmit anembanë Evropës. Fatkeqësisht, gjatë gjithë kësaj periudhe, kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri, e cila nuk ka reflektuar pothuaj aspak dhe asgjë mbi krimet e komunizmit dhe pasojat me të cilat përballet vendi gjithnjë. Ndërsa ish-zyrtarë të lartë të regjimit komunist ende mund të gjenden në poste të lar-

Prilli është përcaktuar si Muaji i Ndërgjegjësimit dhe Parandalimit të Gjenocidit, shënon përvjetorë të rëndësishëm për aktet e shumta të gjenocidit në shekullin e 20-të. Përkujtohen ata që u vranë në gjenocid dhe në vrasje masive në mbarë botën. Enver Hoxha ishte përgjegjës për 100,000 vdekje - ekuivalente me më shumë se një të tridhjetën e popullsisë së Shqipërisë. U prehshin ne paqe shpirtrat e tyre. (Nga Facebook e Projektit, “Edhe Muret Kanë Veshë”

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

ta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar, nostalgjikët e regjimit komunist lejohen të marrin pjesë në aktivitete të sponsorizuara nga qeveria me fotografi të diktatorit Enver Hoxha, ndërkohë që autoritetet qeveritare ende nuk i kanë shqyrtuar siç duhet dosjet e ish-Sigurimit të shtetit– të pakën ato që kanë mbetur pa u zhdukur – dhe për pothuaj 30-vjet post-komunizëm në Shqipëri nuk janë dënuar ende krimet e komunizmit, ashtu siç ka ndodhur në ish-vendet komuniste të Evropës. Ndërkohë, që të përndjekurit ose familjet e tyre 30-vjet pas komunizmit e ndjejnë veten si të huaj në shtëpinë e vet, pasi shumë prej tyre e konsiderojnë veten se janë lënë jashtë proceseve politike dhe


KULTURË

veshë” ekonomike që sjellë demokracia, duke zgjedhur të vetmen alternativë jetese – shpërnguljen nga vendi. Jo vetëm të përndjekurit e regjimit komunist në Shqipëri, por e mbarë bota është e zhgënjyer nga mosveprimi i autoriteteve shqiptare në lidhje me përballimin e vërtetë dhe serioz të shoqërisë shqiptare me të kaluarën e saj komuniste dhe nuk janë përpjekur të bëjnë sadopak për të ndriçuar të vërtetën mbi krimet e komunizmit. Gjermania dhe ambasada e saj në Tiranë kanë qenë shumë aktive në këtë fushë, duke u përpjekur që përvoja e saj e përballimit me të kaluarën naziste dhe komuniste të përdorej si shembull nga shqiptarët, për t’u përballur me të kaluarën komuniste edhe në Shqipëri. Kohët e fundit, madje edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara iu bashkëngjit një projekti në Shqipëri për të zbardhur të vërtetën mbi të kaluarën komuniste, duke mbledhur dëshmi nga qindra të persekutuarish të mbijetuar të atij regjimi që kanë vuajtur tmerrin në burgjet dhe në kampet e internimit. Media të ndryshme, përfshirë edhe Zërin e Amerikës, kanë njoftuar kohët e fundit se Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit si pjesë e projektit të ri “Edhe muret kanë veshë”, ka filluar të mbledhë dëshmi gojore nga ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë të regjimit komunist. Projekti në fjalë drejtohet nga artistja kosovare, Alketa Xhafa Mripa, e cila solli përmes artit vuajtjet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Këtë herë, ajo ka vendosur të hedhë dritë mbi historitë e të mbijetuarve të komunizmit në Shqipëri, ka njoftuar Zëri i Amerikës. Në një intervistë me VOA-n shqip, ajo është shprehur se projekti që ajo kryeson, “Edhe Muret Kanë Veshë” synon të ngjallë debatin në shoqërinë shqiptare duke kujtuar heronjtë e heshtur të asaj periudhe, tregimet e të cilëve do të hidhen gjithashtu në një libër nga gazetarja Kristale Ivezaj Rama, pjesëtare e këtij projekti. Sipas tyre, instalacioni -- i

Ditë më parë gazeta “Telegraf” në Tiranë botoi një artikull të Z. Hyqmet Zane, titulluar, “Kur shqiptarët dënoheshin se dëgjonin “Zërin e Amerikës”, ku ndër të tjera ai tregon një rast bisede me një shok të tijin, në kohën e komunizmit: “Në darkë tek rrija me shokun tim, më tha me gjysmë zëri: “Ti e ke dëgjuar ndonjëherë “Zërin e Amerikës?”. Shtanga, se mu kujtuan fjalët e xhaxhait, që askujt të mos i tregoja, por ndaj këtij shoku kisha një besim të madh dhe i thashë: “Ndonjëherë”. Dhe ai mu përgjigj, “Edhe unë e kam dëgjuar, por bëj kujdes se edhe muret kanë veshë dhe mendohu para se të flasësh se çfarë thua”. E mirëkuptova!”, shkruan Hyqmet Zane cili është konceptuar të hedhë mbi mure thëniet e viktimave të komunizmit -- do të shfaqet në shtatë qytete të Shqipërisë në datën 8 maj. E gjithë kjo veprimtari është tepër e vonuar -- por më mirë vonë se kurrë -- pasi shumë dosje janë zhdukur dhe shumë të përndjekur dhe vuajtjes të atij regjimi kanë vdekur dhe me ta ka vdekur edhe një pjesë e historisë së vërtetë të burgjeve dhe kampeve të internimit në Shqipëri. Fatkeqësisht, duket se ky ishte edhe qëllimi i qeverive post-komuniste në atë vend, të cilat gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë minimumin në këtë drejtim, prandaj personat vendas dhe jashtë vendit, të dedikuar ndaj këtij projekti, meritojnë falënderimet tona dhe mbështetjen e shoqërisë shqiptare që t’ia dalin në këtë mision fisnik dhe patriotik. “Ka ardhë koha”, ka shkruar ditët e fundit Profesori i nderuar dhe ish i burgosuri politik i regjimit enverist, nga viti 194656, Dr. Sami Repishti: “ edhe për ne me ba hapin e madh kualifikativ, me u ba “zot të vetëvetes”, me fillue tranzicionin tonë nga faza fëminore dhe logjika e saj, në atë të burrënimit me sensin e plotë të përgjegjsisë personale; me arrijtë fazën e jetës kur kërkohet zotënimi i plotë i pasioneve të errëta, dhe tentimeve satanike, efektet e të cilave shqiptarët i njohin shumë mirë. Ka ardhë koha “me qetësue bishën që kemi përmbrenda”. “Le të bajmë përpjekje me rindërtue modelin e karakterit të njeriut shqiptar, me nji kulturë që inkurajon identifikimin e “të metave tona”. Kjo ashtë rruga ma e mirë me evitue tragjedi të reja në vendin tonë martir. Identifikimi i “të metave tona” ashtë hapi i parë; hapi i dytë, ashtë identifikimi i “pikave të përbashkëta,

dhe bashkëpunimi me të gjithë”. Kështu mund të arrihet “pjekunia e shoqnisë shqiptare”! Kjo pra është porosia e vlefshme nga shumë i nderuari dhe i respektuari dhe për më tepër nga një vuajtës i burgjeve famëkeqe të regjimit të Enver Hoxhës, Profesor Sami Repishtit, për shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe për klasën politike post-komuniste të Shqipërisë në veçanti. Ka ardhë koha “E burrënimit me sensin e plotë të përgjegjësisë…” Si përfundim pra, në këtë mision të shenjtë, nismëtarët e projektit, “Edhe Muret Kanë Veshë”, meritojnë mbështetjen e autoriteteve qeveritare dhe shtetërore të Shqipërisë – ashtu që më në fund, të pakën, të zbulohet dhe të pasqyrohet sadopak një pjesë e asaj historie të tmerrshme, nëpërmjet dëshmive të të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit. Nga ana e tyre, më gjithë vuajtjet e tyre dhe krimet çnjerëzore ndaj tyre, të përndjekurit nuk kanë kërkuar kurrë hakmarrje as kurrfarë ndëshkimesh për torturuesit e tyre. Kërkojnë vetëm drejtësi dhe që e vërteta të thuhet e të ndriçohet për brezat e ardhshëm me shpresën që e kaluara të mos përsëritet më. Ky duhet të jetë prioritet dhe përgjegjësi morale dhe kombëtare për autoritetet qeveritare dhe shtetërore të vendit. Ka ardhur koha që autoritetet shqiptare -- sipas fjalëve të një të persekutuari në kampet e përqendrimit të Shqipërisë -- që më në fund, “Të mos joshen me sorrat, por të fluturojnë me shqiponjat”, duke i dhënë këtij projekti ndihmesën që meriton dhe mbështetjen e nevojshme që i duhet – tani dhe në të ardhmen – ashtu që që të dalë me sukses në zbulimin sadopak të pjesshëm të së vërtetës mbi të kaluarën komuniste. E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Zbrazëtia si karakteristikë e mendjes

Zero Zbrazëtia shihet edhe si gjendje qetësie, karakteristikë e mendjes së zgjuar. Në këtë kuptim, zbrazëtia është burim i shumë veprave të mira. Nuk është nihilizëm. Mungesa e boshllëkut është mungesë e të menduarit. Aristoteli argumenton se ajo që është jomateriale është mendja. Ndryshe nga organet e tjera, mendja nuk ka një vend të caktuar në trup, sepse nëse po të kishte, ajo do të ishte gjithashtu e ndjeshme ndaj syrit, dhe veshit. Personi, mendja e të cilit është mbuluar nga errësira e mashtrimit, krijon vetëm një realitet të rremë që e armiqëson atë me realitetin ekzistues

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi Uashington

16

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Ndjenja e “zbrazët” shpesh shihet si negative. Disa njerëz që përballen me ndjenjë zbrazëtie përpiqen të dalin prej saj nëpërmjet heshtjes ose varësisë së barnave a drogës. Të tjerë hidhen në veprime agresive me fjalë ose dhunë për të fshehur zbrazëtinë e tyre. Në sociologji, një ndjenjë boshe shoqërohet me tjetër-

sim shoqëror të individit, si në rastet kur kalon nga një ideologji në tjetër, ndryshon partitë ose emrat e tyre. Zbrazëtia shihet edhe si gjendje qetësie, karakteristikë e mendjes së zgjuar. Në këtë kuptim, zbrazëtia është burim i shumë veprave të mira. Nuk është nihilizëm. Mungesa e boshllëkut është mungesë e të men-


KULTURË

duarit. Aristoteli argumenton se ajo që është jomateriale është mendja. Ndryshe nga organet e tjera, mendja nuk ka një vend të caktuar në trup, sepse nëse po të kishte, ajo do të ishte gjithashtu e ndjeshme ndaj syrit, dhe veshit. Personi, mendja e të cilit është mbuluar nga errësira e mashtrimit, krijon vetëm një realitet të rremë që e armiqëson atë me realitetin ekzistues. Zbrazëtia i ngjan Zeros. Prej saj pafundësia krijohet. Ajo bëhet e pamatshme ose e pallogaritshme.

Ndjenja e “zbrazët” shpesh shihet si negative. Disa njerëz që përballen me ndjenjë zbrazëtie përpiqen të dalin prej saj nëpërmjet heshtjes ose varësisë së barnave a drogës. Të tjerë hidhen në veprime agresive me fjalë ose dhunë për të fshehur zbrazëtinë e tyre. Në sociologji, një ndjenjë boshe shoqërohet me tjetërsim shoqëror të individit, si në rastet kur kalon nga një ideologji në tjetër, ndryshon partitë ose emrat e tyre

Dhe të mohosh pafundësinë është njësoj si të braktisësh Zeron, dhe anasjelltas. Zero vjen nga venecian-

ia “zevero”; italishtja “zefir, arabishtja “sifr”. Pa ’të as matematikë s’do kishte.

Zbrazëtia i ngjan Zeros. Prej saj pafundësia krijohet. Ajo bëhet e pamatshme ose e pallogaritshme. Dhe të mohosh pafundësinë është njësoj si të braktisësh Zeron, dhe anasjelltas. Zero vjen nga veneciania “zevero”; italishtja “zefir, arabishtja “sifr”. Pa ’të as matematikë s’do kishte E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Në Malësi u Përkujtua dhe nderua figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut d

Aktivitet i qëlluar dhe të Vitit Mbarëkombët Për jetën, pasqyrimin e figurës së Skënderbeut në letërsinë shqipe nga studiues, shkrimtarë e historianë të mëdhenj shqiptarë, për kontributin e fretërve françeskan për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe çdo gjë tjetër që e personifikon figurën madhore të Skënderbeut, kanë folur gjerësisht studiueset e letërsisë, Prof. Dr. Dhurata Shehri me temën: “Miti letrar i Skënderbeut“ dhe Dr. Ernestina Gjergji- Halili me temën: “Një dramë e sapozbuluar për Skënderbeun” Tuz- Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Ambasada e Kosovës në Mal të Zi në bashkëpunim me Institutin për Zhvillimin e Kulturës- Tuz, kanë organizuar aktivitet historiko- letrar me temën: “Skënderbeu në letrat shqipe”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit. Në këtë aktivitet me vlerë dhe të qëlluar për një jubile kaq të rëndësishëm, kanë marrë pjesë, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo, ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Z. Skënder Durmishi, Ramë Manaj, drejtor i Arkivit të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, përfaqësues të jetës politike, kulturore, shkencore dhe të fushave të tjera në vend si dhe mysafirë e zyrtarë të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova. Për të folur për figurën emblematike të heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kanë qenë të ftuara Prof. Dr. Dhurata Shehi (studiuese e letërsisë) nga Universiteti Evropian i Tiranës, Dr. Erenestina Gjergji- Halili (studiuese e letërisë)UT dhe Prof. Dr. Jahja Drançolli (historian) por që për shkaqe shëndetësore mungoi.

18

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Moderatorja e mbrëmjes dhe bashkëdrejtuesja e Institutit për Zhvillimin e Kulturës- Tuz, studiuesja Liridona Sinishtaj, ka thënë se Skënderbeu është heroi më i madh i Popullit shqiptar por dhe njëri ndër heronjtë më të mëdhenj që është paraqitur në skenën historike të Ballkanit dhe Mesdheut Lindor. “Skënderbeu është emblema e shëmbëllimit të shqiptarit që pas disa shekujsh do ta portretizojnë të gjithë autorët e letërsisë shqipe dhe rilindësit. Prandaj, ne vendosëm që Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut ta ndërlidhim me Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit. Skënderbeu është metaforë e Lirisë, dhe askund më mirë se në letërsi nuk mund ta gjejmë atë dhe ta shohim se si është paraqitur”, u shpeh Sinishtaj në fillim të këtij aktiviteti kulturor. Ndërkohë, për figurën, jetën dhe veprën e Skënderbeut ka folur ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo. Ai ka thënë se përkujtimi i 550- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut i shpallur zyrtarisht si Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut na bën të ndjehemi krenarë, të bashkuar dhe më shumë rreth vlerave më të mira kombëtare: flamurit, identitetit e historisë sonë. “Përmes këtij aktiviteti dhe duke qenë se jemi në Ditën Ndërkom-

bëtare të Librit, ne vendosëm ta shohim dhe analizojmë figurën e Skënderbeut dhe përfaqësimin e tij në letrat shqipe. Krijimet, qofshin shkrime fetare, artistike apo folklorike, e lartësuan emrin dhe famën e tij duke e bërë më të prekshëm jo vetëm për popullsinë mbarë shqiptare por dhe ndërkombëtarisht. Ato kanë bërë të mundur të kuptohet dhe ndriçohet më thellë madhështia e veprës së Tij si hero i epokës së tij në planin ideor, moral dhe historik. Roli i padiskutueshëm historik i heroit tonë kombëtarë, na bën dhe më shumë krenarë sot kur pak ditë më parë Shqipëria mori rekomandimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian”, u shpreh ndër të tjera Filo. Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Z. Skënder Durmishi, ka thënë se gjithandej trojeve shqiptare nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore, orëve historike, letrare, garave sportive, etj, po përkujtohet e nderohet figura e Skënderbeut, duke thënë se edhe sot në Tuz u mblodhën me këtë motiv dhe përkushtim për të nderuar kryelegjendën e shqiptarëve. “Konica dhe figura të mëdha të historisë sonë shpesh të ndodhur para situatave të vështira, të komplikuara dhe pa zgjidhje, i kanë shtruar vetës pyetjen, si do të bënte Skënderbeu


KULTURË

dhe u shënua Dita Ndërkombëtare e Librit

e me vlerë në kuadër tar të Skënderbeut

në këto situata, sepse Skënderbeu bënte gjithmonë gjënë e duhur dhe gjithmonë me sukses. Edhe sot mrekullohemi me magnitudën, gjeografinë e shtrirjes së veprimeve, me numrin e aleatëve dhe të aleancave, me rrjetin e tij diplomatik, me komunikimet dhe korrespodencat diplomatike me qendrat kryesore të kohës. Jeta dhe vepra por dhe legjenda e vërtetë, është burim i pashtershëm, inspirim dhe model i figurës së tij prej strategu. Ai është inspirim dhe orientim për vënien në anën e duhur të historisë. Me këto motivacione, jo vetëm ne por dhe të tjerët e mbajnë portretin dhe shtatoren e Skënderbeut nëpër qendra të dijes dhe të kulturës nëpër Evropë e gjetiu. Ky është Gjegj Kastrioti- Skënderbeu: fuqi, strategji, dije,

guxim, lider besnik i emrit dhe i origjinës, simbol i dinjitetit dhe unitetit”, u shpreh ndër të tjera, Durmishi. Në të njëjtën kohë, për jetën, pasqyrimin e figurës së Skënderbeut në letërsinë shqipe nga studiues, shkrimtarë e historianë të mëdhenj shqiptarë, për kontributin e fretërve françeskanë për ndriçimin e figurës së Skënderbeut dhe çdo gjë tjetër që e personifikon figurën madhore të Skënderbeut, kanë folur gjerësisht studiueset e letërsisë, Prof. Dr. Dhurata Shehri me temën: “Miti letrar i Skënderbeut“ dhe Dr. Ernestina Gjergji- Halili me temën: “Një dramë e sapozbuluar për Skënderbeun”, vepër kjo nga At. Bernardin Palaj, e gjetur në Arkivin Shtetëror në Tiranë. Në fund të këtij aktiviteti madhor, or-

ganizatorët shtruan një koktej për të gjithë të pranishmit. Kjo është hera e parë që në Malësi me një aktivitet kaq madhor përkujtohet jeta dhe vepra e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, ndërsa është hera e dytë që shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtës së Autorit nga Instituti për Zhvillimin e Kulturës në Tuz. Viti 2018 është shpallur nga dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, si “Viti i Skënderbeut”, përgjatë të cilit po zhvillohen aktivitete të ndryshme në përkujtim dhe nderim të figurës së pavdekshme dhe të pazëvendësueshme të kombit shqiptar. t. u. E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Bisedë me fotografen Eridona Ymeri

Fotografia si një pasion i lindur Eridona Ymeri është vajzë 21 vjeçe, nga Kopliku. Ndjek studimet universitare pranë fakultetit të drejtësisë në Tiranë. Por jo vetëm kaq, ajo është e pasionuar pas fotografisë dhe e do këtë profesion që nga mosha e fëmijërisë. Është fotografe dhe montazhiere, e ndër të tjera, si punonjëse e një gazete dhe shumë angazhimeve të tjera posedon edhe studion personale, Studio Ymeri K.Javore: Si të lindi ideja që pikërisht të merresh me fotografi? E.Ymeri: Fotografia më duket sikur është një pasion i lindur bashkë me mua. E rritur mes kamerave, televizionit, montazheve të festave e dasmave nën ndikimin e punës të babait tim si gazetar, spiker dhe kameraman. K.Javore: Çfarë ndjesie të krijon ky pasion? E.Ymeri: Tek fotografia unë gjej veten. Nëse shikoj diçka që tërheq syrin e zemrën time, duhet medoemos të kem aparatin në dorë, të mos humbas çastin. K.Javore: Për çfarë arsyeje e ushtron më shumë këtë profesion?.. Për përfitime personale apo? E.Ymeri: Një pyetje interesante që nuk ma ka bërë askush deri tani. Përveç përfitime personale, përfitoj shumë kënaqësi dhe emocion. Nuk e trajtoj fotografinë si biznes, por më shumë si një mundësi shprehjeje. Kur dëshirës ia zë postin primar aspekti material, atëherë dhe shkrepjet duket se e humbasin magjinë. K.Javore: A mundet që një per-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

son i zakonshëm e që ka një aparat fotografik, të shkrep të njëjtën panoramë me po aq kapacitet, me të njëjtën kuadro sa një fotograf që ushtron çdo ditë këtë punë? E.Ymeri: Një foto nuk është thjesht një pamje e bukur, është perceptim e transmetim jete dhe emocioni brenda saj. Mund të bëhet një foto e bukur, por që një foto të mbetet në zemër e të skalitet në mendje duhet një sy kritik profesionisti të pasionuar pas punës. K.Javore: Syri yt, çfarë konsideron të rëndësishme e që ja vlen të nxjerret në foto?.. Një natyrë e bukur, një person i bukur...? E.Ymeri: E bukura gjendet kudo para syve tanë, në një gjethe që po bie apo në buzëqeshjen e një fëmije. Në sytë e mi çdo gjë që më rrethon mund të bëhet objektiv i aparatit tim

nëse më prek në shpirt. K.Javore: Ke bërë kurs profesional tek fotografi i njohur Artan Korenica, po ashtu kurs online nga Shaw Academy... Pse nuk iu hyre më thellësisht studimeve për fotografi, por vazhdove studimet për drejtësi? E.Ymeri: Studimet për drejtësi kanë qenë dëshirë e imja që kur isha e vogël. Ëndërroja të bëhesha juriste, por kjo nuk e përjashton mundësinë që përkushtimi im ndaj fotos të jetë i njëjtë. E lë të hapur mundësinë për vazhdimësi studimesh në këtë fushë. K.Javore: Ke realizuar një set fotografish.. Kur dhe ku do të kemi mundësinë që këto foto t’i shikojmë në ndonjë ekspozitë personale tuajën? E.Ymeri: Artin tim nuk e mbaj të kyçur por e publikoj vazhdimisht në rrjete

Një foto nuk është thjesht një pamje e bukur, është perceptim e transmetim jete dhe emocioni brenda saj. Mund të bëhet një foto e bukur, por që një foto të mbetet në zemër e të skalitet në mendje duhet një sy kritik profesionisti të pasionuar pas punës


INTERVISTË

sociale, sepse me atë çfarë fotografoj përpiqem të përcjell kurdoherë një mesazh që i përmbahet kohës. Sa i përket ekspozitës, ky është medoemos një hap i madh në karrierën time që kërkon shumë punë dhe përgatitje. Një të tillë lëvizje e kam në mëndje dhe ndoshta në një te ardhme të afërt do të mund të shikoni nga afër fotografi që mbajnë autorësinë time. Duke e çmuar Tiranën si një qytet te mundësive, shpresoj dhe besoj se ekspozita ime e parë do të zhvillohet po aty. Duke krijuar një kontakt të drejtpërdrejtë me artdashësit, kështu dhe mund të mirëpres hapur kritika e sugjerime nga persona që gëzojnë më shumë përvojë se unë. K.Javore: Punon si video montazhiere e po ashtu edhe fotografe për revistën amerikane Votra Magazine.. A ke ndonjë

punë tjetër që e ushtron e që ne nuk jemi në dijeni për këtë? E.Ymeri: Jam mësuar që e vogël me punën. Fillimisht kam punuar si video montazhiere në “ Tv Malësia”. Pastaj dhe si fotografe dhe video montazhiere në “Studio Ymeri”, e drejtuar kjo nga babai im. Më pas kam punuar me “Studio Mataj” e “GraceModels” në Tiranë, aty ku kam bërë dhe kursin. Për momentin punoj fotografe në studion time personale dhe ndihmoj dhe në bizneset e familjes time kurdo që mundem. Përkushtimin më të madh e kam ndaj shkollës pasi është dhe viti i fundit i fakultetit. K.Javore: Çfarë eksperience të ka dhënë agjensia e modelingut GraceModels në Tiranë?.. A ke mësuar ndonjë fshehtësi apo diçka që të ka lënë përshtypje nga të rinjtë dhe të rejat e

Nuk e trajtoj fotografinë si biznes, por më shumë si një mundësi shprehjeje. Kur dëshirës ia zë postin primar aspekti material, atëherë dhe shkrepjet duket se e humbasin magjinë

modës, e që tek fotografia çdo gjë duket perfekte pasi përpunohet ? E.Ymeri: Nuk jam e mendimit se diçka e përsosur mund të ekzistojë. Bota e fotografisë fsheh sekretet e veta në funksion të një realizimi sa më të mirë të punës. Duke punuar me imazhe të moshës së re, më ka bërë veçënarisht përshtypje roli i mënyrës së qëndrimit përpara kamerës. Kam mësuar se suksesi i një fotoje nuk qëndron në fokusimin e një fytyre apo trupi perfekt, por në aftësinë për të përqafuar mangësitë në një nivel pranimi e pse jo dhe krenarie. Në agjensinë Grace Models jam ndjerë vërtet mirë. Puna me një staf aq të ngrohtë më ka ndihmuar të zhvillohem shumë personalisht e profesionalisht. \ Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Aktorja nga Kosova, Vjosa Mala në festivalin “The One” të New Yorkut Prej datës 23 deri në 29 prill në Nju Jork mbahet festivali “The One”, një platformë në të cilën interpretues të ndryshëm dhe krijues solistë kanë një mundësi për të shfaqur talentin e tyre. “The ONE Festival” u krijua në vitin 2006. Themeluese e festivalit ishte një veterane e skenës së teatrit të Nju Jorkut, e përfshirë në drejtimin dhe prodhimin e interpretimit solo te-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

atror, prej vitit 1993. Festivali është kthyer në një vitrinë vjetore për zërat më emocionues dhe inovativë të intepretimit teatror solo në të gjithë botën, i cili mbahet në Nju Jork City. Në edicionin e 13 të tij merr pjesë dhe një artiste e talentuar nga Kosova, Vjosa Mala. Ajo vjen me pjesën teatrale “Rozi’s Fate”, “Fati i Rozës” shkruar dhe intepretuar nga vetë ajo,

me regji te Kreshnike Osmanit dhe muzikë të Arbër Krasniqit dhe koreografi të Driton Saqipit. Pjesa teatrale bazohet tek legjenda e njohur shqiptare mbi kështjellën e Rozafës, që flet rreth fatit të një gruaje dhe nëne të re, e zgjedhur për t’u sakrifikuar duke u varrosur në muret e kështjellës. VoA


FOTOGRAFIA E JAVËS

ERIDONA YMERI MODELJA K.MARKU

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës

Mjedisi kërkon punë përditshme e të për

Pa një mjedis të pastër e ardhmja jonë nuk mund të jetë e sigurt dhe e shëndetshme. Prandaj, detyra j ponent të mjedisit nga dora e keqe e njeriut, në mënyrë që ndotja e tokës të jetë e kontrolluar, e mirë

Gjekë Gjonaj

Një mjedis më i pastër sot, një mjedis më i shëndetshëm nesër. Këtë fjali na e kanë mësuar mësuesit e biologjisë qysh në bankat e shkollës fillore. Por, a mjafton vetëm kaq? Them pa mëdyshje, jo! Pse? Sepse pakkush nga ne veprojmë dhe sillemi në përputhje me domethënien e plotë të kësaj fjali. E ajo është të ruajmë nga ndotja dhe të pastrojmë më shumë mjedisin publik përreth nesh. Në këtë mënyrë ne nuk i vijmë në ndihmë vetëm Tokës, por edhe vetes tonë, mbase, siç dihet, Toka është shtëpia jonë, është oborri ynë, është kopshti ynë. Pa një mjedis të pastër e ardhmja jonë nuk mund të jetë e sigurt dhe e shëndetshme. Prandaj, detyra jonë, e të gjithëve, është të ndalojmë shkatërrimin në çdo komponent të mjedisit nga dora e keqe e njeriut, në mënyrë që ndotja e tokës të jetë e kontrolluar, e mirë

24

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

menaxhuar dhe brenda standardeve të BE-së. Duhet të bëhemi pjesë e aksioneve vullnetare, siç ishte për shembull ajo në Ulqin, e cila u organizua më 22 prill me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në aktivitete që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. Edhe për Ulqinin kjo ishte një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështetet në të gjitha format e jetës. Tri gjëra veçmas më bënë përshtypje. Në njërën anë shqetësimi për ndotjen e mjedisit ku jetojmë. Në anën tjetër ndërgjegjësimi i grupmoshave të reja dashamirës të natyrës për të pas-

truar Plazhin e Madh nga mbeturinat urbane dhe mosinteresimi për angazhimin e duhur të popullatës vendase në mbrojtje të mjedisit të tyre, të cilët për fat të keq ende nuk e kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është mjedisi dhe për të menduar “ekologjikisht”. Gjëja më pozitive e këtij aktiviteti gjithsesi ishte dhënia e një porosie ndërgjegjësimi, se të gjithë duhet të kontribuojmë për të mbrojtur dhe mbajtur pastër tokën dhe mjedisin, meqë janë shumë të dobishme për shëndetin tonë. Sigurisht se nuk mjafton vetëm një ditë të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit. Mjedisi kërkon punë të përditshme e të përvitshme. Për t’u kujdesur për planetin tonë, ne kemi nevojë për çdo orë e çdo ditë! Mos harrojmë se tokën nuk e kemi trashëguar nga babai, por e kemi hua nga djali, thotë një proverb amerikan.


KULTURË

ë të rvitshme

jonë, e të gjithëve, është të ndalojmë shkatërrimin në çdo kommenaxhuar dhe brenda standardeve të BE-së

Gjëja më pozitive e këtij aktiviteti gjithsesi ishte dhënia e një porosie ndërgjegjësimi, se të gjithë duhet të kontribuojmë për të mbrojtur dhe mbajtur pastër tokën dhe mjedisin, meqë janë shumë të dobishme për shëndetin tonë. Sigurisht se nuk mjafton vetëm një ditë të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit. Mjedisi kërkon punë të përditshme e të përvitshme

Edhe për Ulqinin kjo ishte një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështetet në të gjitha format e jetës. Tri gjëra veçmas më bënë përshtypje. Në njërën anë shqetësimi për ndotjen e mjedisit ku jetojmë. Në anën tjetër ndërgjegjësimi i grupmoshave të reja dashamirës të natyrës për të pastruar Plazhin e Madh nga mbeturinat urbane dhe mosinteresimi për angazhimin e duhur të popullatës vendase në mbrojtje të mjedisit të tyre, të cilët për fat të keq ende nuk e kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është mjedisi dhe për të menduar “ekologjikisht” E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

A mund të bëhet çdokush shkrimtar?!

Letërsia nuk ka nev autorësh e veprash, Të jesh një shkrimtar i mirë, i njohur, i dalluar, me autoritet dhe me vlera të spikatura për një shoqëri të caktuar, nuk është e lehtë por përkundrazi, është një mision mjaft i vështirë dhe plot sfidues. Nuk është e thënë se shkrimi dhe botimi i disa librave e bëjnë një njeri shkrimtar të njohur dhe të mirë, pasi ka shumë të tillë të cilët kanë shkruar vetëm një ose dy vepra letrare por që kanë lënë edhe sot gjurmë të pashlyera në letërsinë shqipe por dhe botërore. Nga ana tjetër, ka pasur dhe ka shumë shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj që kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë një varg me libra por që nuk kanë krijuar admirim të duhur tek lexuesi. Për të trajtuar këtë tematikë, se a mundet çdokush të bëhet shkrimtar, bisedova me shkrimtarin, publicistin dhe gazetarin, Haxhi Shabani, dhe me studiuesen dhe kritiken letrare, Liridona Sinishtaj. Ata shprehën opinionet e tyre në lidhje me këtë çështje duke arritur në konkluzionin se letërsia nuk ka nevojë për sasi autorësh e veprash por për cilësi. “Ka shembuj të shumtë që as 10 libra të

“ 26

botuara nuk e bëjnë një person shkrimtar të vërtetë. Por, ka edhe shembuj të atillë që vetëm me një libër letrar me vlerë mund të bëhesh poet, siç është shembulli i poetit francez, Artyr Rembo, apo fjala vjen, Migjeni që vetëm dy libra ka botuar, por është sigurisht një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Te shqiptarët në përgjithësi, po edhe te shqiptarët në Malin e Zi ka shembuj të këtillë, ka njerëz që kanë para apo i sigurojnë përmes mbështetjeve nga konkurset përkatëse që botojnë libra, madje në formë serike, por nuk do të mund të arrijnë të bëhen shkrimtarë”, u shpreh Shabani. Ndërkaq, studiuesja Liridona Sinishtaj thotë se sot ka një lloj ‘’demokratizimi’’ të tregut të librit dhe kjo ka sjellë një liri të tepruar botimi dhe kërkesë tregu për numër botimesh. “Madje edhe në vetë shprehjen ‘’treg libri’’ ka diçka që besoj se nuk shkon pasi kjo d.m.th. që libri tashmë nuk ka më një status të privilegjuar siç ka pasur në të shkuarën, por është kthyer në një mall të zakonshëm konsumi. Fakti që boton nuk të bën autor dhe nuk është as tregues i cilësisë”, shprehet

Të jesh një shkrimtar i mirë, i njohur, i dalluar, me autoritet dhe me vlera të spikatura për një shoqëri të caktuar, nuk është e lehtë por përkundrazi, është një mision mjaft i vështirë dhe plot sfidues. Nuk është e thënë se shkrimi dhe botimi i disa librave e bëjnë një njeri shkrimtar të njohur dhe të mirë, pasi ka shumë të tillë të cilët kanë shkruar vetëm një ose dy vepra letrare por që kanë lënë edhe sot gjurmë të pashlyera në letërsinë shqipe por dhe botërore. Nga ana tjetër, ka pasur dhe ka shumë shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj që kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë një varg me libra por që nuk kanë krijuar admirim të duhur tek lexuesi

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

ajo. I pyetur se cilat do të ishin kriteret që një shkrimtar/e do të duhej të zbatojë për të shkruar dhe botuar një vepër letrare, Shabani në këtë aspekt tha se sot ka mungesë të kritereve, fakt ky që sipas tij është bërë një fenomen negativ. “Mungesa e kritereve për të botuar po jua merr frymën edhe atyre pak autorëve e veprave të mira që botohen, sidomos te shqiptarët në Malin e Zi. Te ne paradoksalisht në monizëm kanë ekzistuar disa kritere për botimin e librave, sidomos në Kosovë, kurse tash janë të pakta shtëpitë botuese që kanë parime. Në anën tjetër të kërkosh kritere nga “poetët” sidomos “poetet” të cilat gëlojnë gjithandej, që më shumë janë të rinj e të reja e herë-herë edhe fëmijë që botojnë me këmbënguljen e prindërve, apo femrat që burrat i kanë biznesmenë, nuk mund të pritet. Kjo dukuri ndodh sidomos në Tiranë, Prishtinë e Tetovë. Këtu te ne, nuk është se nuk ekziston ndonjë rast i këtillë, por thuajse është bërë dukuri që pleqtë e plakat, pasi dalin në pension të shkruajnë. Kurse, po të përpiqemi të flasim për kritere, atëherë duhet thënë se shkrimtari i mirëfilltë nuk e dorëzon veprën e tij në shtyp, para se të jetë i kënaqur vetë me të. Shpeshherë kjo gjë nuk mund të sqarohet deri në fund, por më shumë ndjehet nga vetë shkrimtari. Janë studiuesit që mund të shpjegojnë arsyet se pse një vepër ka vlera apo jo, por janë të pakët shkrimtarët që dinë edhe të shkruajnë vepra me vlera të larta estetike, por janë edhe studiues të mirë”, tha Shabani. Nga ana tjetër, Sinishtaj pohon se nuk ka kritere të caktuara. “Besoj që në radhë të parë duhet ndershmëri me veten. Një shkrimtari i duhet dhunti, kurse një studiuesi shumë punë”. Lexuesi sot për të bërë zgjedhjen e


KULTURË

vojë për sasi , por për cilësi duhur se një vepër letrare është ajo e duhura, është i çorientuar në këtë drejtim, pasi siç shprehen bashkëbiseduesit tonë, sot nuk ka një kritikë letrare si dhe mungojnë recensionet që Z. Shabani thotë se dikur i shkruanin specialistët nëpër gazeta. “Në anën tjetër, lajmet për botimin e librave në mediat e mëdha elektronike, shumica ose nuk jepen fare, ose jepen të fundit. Ka ndonjë media që ka emisione kushtuar librit letrar, por ato janë të pakta. Këtu te shqiptarët, në Malin e Zi, nuk është se nuk përcillen ngjarjet kur përurohen libra, por është një mjedis shumë i vogël, në përurime pastaj flitet vetëm pozitivisht… Por, lexuesi shqiptar, nëse ka, duhet ta di, unë shpreh sigurisht mendimin tim, se midis atyre që shkruajnë libra letrarë të cilët vlejnë të lexohen janë nja 4-5 sish. Dikush mund të thotë se janë pak, por nuk është pak, duke pasur parasysh numrin e shqiptarëve të këtushëm. Në një rast poeti, tashmë i ndjerë, Basri Çapriqi më kishte thënë se nëse një poet gjatë krijimtarisë së tij arrin t’i shkruajë 100 poezi të mira dhe nga këto 10 poezi antologjike e ka kryer punën e vet”, tha Shabani. Ndërkohë, Sinishtaj thotë se çdo lexues zgjedh nga shijet e veta dhe si të tillë ata vendosin vetë për parapëlqimet. “Unë si lexuese (ndikon fakti që kam studiuar letërsi) kam këto kritere: zgjedh gjithmonë autorët klasikë nga letërsia shqipe dhe e huaj. Përpiqem të pikas ndonjë autor të ri qe kam lexuar në ndonjë revistë letrare për të ndërsa e shmang letërsinë “best seller”, theksoi ajo. Të pyetur se çfarë e bën një shkrimtar/e të mirë dhe të dalluar, bashkëbiseduesit në fjalë konstatojnë se vendimtar për këtë është talenti krijues, inteligjenca, cilësia dhe jo sasia e veprave, këmbëngulja, botuesi, gjuha në të cilën shkru-

an, lexuesi, rethanat e përshtatshme, mediat, etj. “Unë po sjell një shembull, besoj të jem i saktë. Çmimin Nobel për letërsi e kanë fituar së paku 14 shkrimtarë që kanë shkruar në gjuhën frënge (gjuhë e madhe e letërsisë). Në anën tjetër nuk e ka fituar shkrimtari ynë Ismail Kadare edhe pse, prapë sipas mendimit tim, letërsia e tij që ka krijuar ka vlera më të shumta se shumica e nobelistëve që veprën e tyre e kanë shkruar në frëngjisht”, tha Shabani. Në lidhje me atë se cili është rreziku më i madh që i kanoset librit tradicional sot, të prononcuarit tonë arritën në konkluzionin se rreziku më i madh i librit tradicional është libri elektronik, por sipas tyre nuk do ta sdifojë atë tradicional. Por, si rrezik të librit tradicional ata e shikojnë edhe internetin me të gjitha format e tij. “Si rrezik të librit tradicional e shikoj edhe reklamimin e letërsisë së botuar

ngushtësisht për qëllime komerciale”, thekson Sinishtaj. Ndërkaq, Shabani thotë se kriza më e madhe është rrënimi i vlerave të vërteta në raport jo vetëm me librin, letërsinë, por edhe në tërësi me artet duke theksuar se kjo ndodh më shumë me vendet ish-socialiste, përfshirë këtu edhe vendet ku jetojnë shqiptarët. “Sidoqë të jetë, libri letrar, qoftë tradiconal apo elektronik do të mbijetojë, para së gjithash sepse është një alternativë e jetës, edhe pse jo e vërtetë, është e besueshme, pasi letërsia e këtillë është, është e magjishme. Kështu besoj do të jetojnë edhe format, gjinitë letrare: poezia proza, drama sepse njeriu ka nevojë për të gjitha këto siç ka nevojë të ushqehet, të vishet. Poeti Lasgush Poradeci, njëherë e një kohë,ha duke e krasuar ushqimin me letërsinë thoshte se proza është si buka e ha e ngopesh, kurse poezia e ha, por nuk ngopesh dot”, përfundoi Shabani. t. u. E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Ali Gjeçbritaj

POEZI

28

Ora e maleve

Zana e malit

Vasalët

Nuk e di çfarë je, grua apo gjarpër të kanë vënë mes gjinjve të fryrë nuset e reja dhe vajzat e virgjëra. Të kanë vendosur në trarin në ballë të derës së shtëpisë na solle fat, ndëshkove armiqtë verbove syrin e keq. Jeni të bardha, prore të lumtura unë them jeni të mira, të bukura, pa ua theksuar emrin. Mua më keni lëvizur gjakun në damarë në shekuj sollët vetëm bekimin nga bota mashtruese flakët mallkimin. Shpresa në orët e maleve tona nuk e fikë dot braktisja as heshtja që flet, as ikja.

Ndihmon trimat, i mbushë me burrëri, ndihmon kreshnikët në betejë, ndihmon poetët, i mbushë me frymëzim, ndihmon vajzat, i mbushë me bukuri. Mbrojtja e saj bri dhie të egra, kryetrimi e vendosi në përkrenare. Në majat e bjeshkës qielli gati preket me dorë nuk ikëm nga tradita flasim me zë të lartë, këndojmë u bëjmë në dije, mos na shitoni. Jo, nuk jeni xheloze, na hijeshoni. Nuk je si Artemida, as si Diana assesi me ta s’të krahasoj je si ilirikja Thana. Ruaji o Zot në malet tona të bukurat Zana.

Dikur vasalët kishin vetëm një qafë, Të gjithë Tirani i priste me një shpatë. Më vonë, diktatori me një plumb, I vriste në kokë Kundërshtarët i hidhte në lumë. Sulltani i vriste gratë në harem Se në majë të hundës Nga xhelozitë u tremb. Sot në shekullin e ri Padroni modern zi e më zi ia kalon monizmit me njëmendësi. Sa shumë vasalë ka sot Pakkush e di.

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018


KULTURË

Dy stinë

Dialog

Patë e çka nuk patë në stinën e mbrapshtë Fjalë të pista, pordhë, shurrë, fendë e mut Rrena, dallavera, hajni e kurvëni Ngjarje të pista sa të duash s’ti zë veshi e s’ti sheh syri. Patë e çka nuk patë në stinën e mbarë Simpati, dashuri, fejesa, martesa, dasma Dashamirësi, miqësi, urtësi, bujari e begati Buelleku i mbushi zemrat, plotësoi zbrazëtinë e një stine më parë. Stinë e mbrapshtë, qafën e këputsh Stinë e mbarë, gjithmonë ardhsh e mbarë.

Më tha popullorçe: Burri të bën zojë, burri të bën tojë. Popullorçe edhe përgjigjja: Gruaja e keqe e bën burrin teneqe. Hajt e merre vesh kush ka sot të drejtë.

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

29


KULTURË

Koncert i Ansamblit “Tiracellos” nga Tirana në kuadër të Sezonit koncertor “VIVO”

Duartorkitje për lojën virtuoze

Ansambli “Tiracellos” përbëhet nga katër violonçelistë - Pjetër Guralumi, profesor në Universitetin e Arteve në Tiranë, dhe studentët e tij të violonçelit, Blerina Durmishaj, Arven Pjetri dhe Herbert Ahmetaj. Pjesë e programit të tyre kanë qenë veprat e autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë Ansambli “Tiracellos” nga Tirana, i përbërë nga katër violonçelistë, ka kënaqur publikun e pakët në numër me paraqitjen e vet të parë në Ulqin, të premten mbrëma, në Galerinë e Qendrës së Kulturës. Ata kanë marrë duartrokitje të shumta për ekzekutimin virtuoz dhe performancën e tyre. Pjesë e programit të tyre kanë qenë veprat e autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë, si G. Bizet, J. Pachelbel, A. Borodin, W. A. Mozart, A. Vi-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

valdi, G. Rossini, G. Verdi, G. Donizzetti, J. Strauss, T. Harapi dhe K. Jenkins. Ansambli “Tiracellos” është themeluar nga Pjetër Guralumi, violonçelist dhe profesor në Universitetin e Arteve në Tiranë, së bashku me studentët e tij të violonçelit, Blerina Durmishaj, Arven Pjetri dhe Herbert Ahmetaj, si një alternativë dhe propozim i ri i jetës muzikore në Shqipëri dhe jashtë saj. Themelimi i këtij ansambli ka për qëllim promovimin e instrumentit të vi-

olonçelit, i cili nga bashkëtingëllimi i përfituar në ansambël, krijon ngjyrime dhe timbrika sa të ngrohta e njerëzore, aq edhe të thella e shprehëse. Ky ansambël ka marrë pjesë deri tani në shumë koncerte e bashkëpunime me artistë kombëtarë e ndërkombëtarë në disa vende evropiane dhe në SHBA. Koncerti i Ansamblit “Tiracellos” në Ulqin është mbajtur në kuadër të Sei. k. zonit Koncertor “VIVO”.


MOZAIK

Mbi 400 faqe dokumentim i krimeve serbe edhe në mjekësi Të dhënat për 780 pacientë shqiptarë, nga të cilët 207 gra dhe 573 meshkuj, janë përmbledhur në një libër. Nga ky numër, 102 pacientë kishin vdekur gjatë trajtimit. Ky është bilanci që ka nxjerrë në pah doktori Salih Krasniqi pas mbledhjes së fakteve për shqiptarët e trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Të dhënat janë shpalosur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës,

“Pjetër Bogdani”, kur Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës promovoi librin “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, autor i të cilit është Krasniqi. Recensenti i librit, juristi Ismet Salihu, ka thënë se autori në libër flet me fakte dhe dokumente të pamohueshme

për keqtrajtimet, torturat dhe vrasjet nga forcat serbe të pacientëve dhe mjekëve e personelit tjetër mjekësor. Recensenti tjetër, Azem Hajdari, ka thënë se botimet janë mënyra më e mirë e ruajtjes së kujtesës historike dhe prezantimit të së vërtetës së Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është shprehur se librin e ka lexuar me një frymë. E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

31


EKONOMI

Në Podgoricë u mbajt Konferenca IV Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kripores së Ulqinit

Momenti i fundit për ta shpëtuar Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, përfaqësive diplomatike, organizatave ndërkombëtare dhe vendore të specializuara për mbrojtjen e shpezëve dhe mjedisit si dhe të organizatave joqeveritare kanë deklaruar se derisa Mali i Zi të mos gjejë zgjidhje të qëndrueshme për Kriporen, ai nuk do të mund ta mbyllë Kapitullin 27 që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit jetësor Podgoricë – Pjesëmarrësit në Konferencën IV Ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit kanë vlerësuar se Qeveria e Malit të Zi ka bërë shumë pak për mbrojtjen e këtij lokaliteti që nga viti 2015 dhe se është momenti i fundit për ta shpëtuar atë. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, përfaqësive diplomatike, organizatave ndërkombëtare dhe vendore të specializuara për mbrojtjen e shpezëve dhe mjedisit si dhe të organizatave joqeveritare kanë deklaruar se derisa Mali i Zi të mos gjejë zgjidhje të qëndrueshme për Kriporen, ai nuk do të mund ta mbyllë Kapitullin 27 që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, në bisedimet për anëtarësim në BE. Shefi i Sektorit për Bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së në Malin e Zi, Herman Spic, ka thënë se është punuar shumë pak prej vitit 2015 sa i përket çështjes së Kripores, kështu që përfundimet e Konferencës së parë tek tani duhet të realizohen. “Pronësia nuk duhet të ndikojë në procesin e mbrojtjes. Mali i Zi pret të hapë Kapitullin 27, i cili është shumë sfidues dhe nuk do të mbyllet pa gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për Kriporen e Ulqinit”, ka thënë ai. Në të njëjtën linjë me të është edhe qëndrimi i Gjermanisë. “Nëse hapja e Kapitullit 27 vendoset si kusht, atëherë nuk do të vonohet

32

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

me mbrojtjen e Kripores. Për këtë arsye Qeveria e Gjermanisë do të insistojë me ngulm për këtë, kurse Mali i Zi duhet ta respektojë”, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Podgoricë, Hans Gunter Matern. Shumë kritike ndaj punës së deritashme në mbrojtjen e Kripores dhe realizimin e përfundimeve të Konferencës së Parë ka qenë ish-ambasadorja e Gjermanisë, Gudrun Shtajnaker, Ajo ka thënë se ka qenë e shokuar me gjendjen që ka parë në Kriporen e Ulqinit gjatë vizitës së saj javën e kaluar. “Zgjidhja e çështjes së pronësisë është kruciale për Kriporen. Askush nuk do të investojë në Kripore pa pasur një situatë të pastër lidhur me pronësinë. Vendimi pret me vite, kurse kjo çështje ka përfunduar në gjyq. Nëse kjo nuk zgjidhet këtë vit, mund të jetë vonë, e ndoshta dikush e pret këtë. Qeveria duhet të bëjë diçka lidhur me mbrojtjen e jo të flasë se si do ta mbrojë Kriporen”, ka deklaruar Shtajnaker. Shefi i Zyrës së Bird Life International për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ariel Bruner, ka thënë se e ka vizituar Kriporen e Ulqinit dhe se është fakt që ky mjedis po vdes. “Këtë e them në bazë të përvojës shumëvjeçare me ligatina. Po ashtu jam i shokuar me gjendjen shkatërruese të të gjithë lokalitetit. Kjo nuk

ofron një imazh të mirë për vendin që dëshiron të tërheqë investitorë të shëndoshë. Jam i inkurajuar me premtimet konkrete të cilat i ka dhënë ministri Radulloviq, por kemi fituar shumë premtime edhe në të kaluarën dhe asgjë nuk është bërë, por situata vetëm është përkeqësuar”, ka theksuar ai. Ndërkaq ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Pavle Radulloviq, ka përkujtuar se me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian, në vlerë prej 300 mijë euro, është hartuar Studimi i mbrojtjes së Kripores së Ulqinit. Sipas tij, ky studim i punuar nga ekspertët e huaj ka treguar se Kriporja e Ulqinit nuk mund të jetë e vetëqëndrueshme, prandaj janë propozuar dy modele: i pari, si mjedis i mbrojtur, ku nuk do të prodhohej kripë, dhe i dyti, ku do të prodhohej kripë, por problem paraqet gjetja e investitorit. Reagime të ashpra ka ngjallur deklarata e ministrit Radulloviq se çështja e pronësisë së Kripores nuk është e lidhur me mbrojtjen e saj. Ai ka thënë se do të japë dorëheqje nëse Kriporja e Ulqinit nuk do të mbrohet në atë mënyrë siç e parashikon Qeveria e Malit të Zi dhe nëse në të do të ndërtohen hotele. Kriporja e Ulqinit është ndërtuar në vitin 1938, kurse në kulmin e punës së saj ka arritur të punësojë deri në 400 punonjës, duke qenë bartëse e


EKONOMI

zhvillimit ekonomik të Ulqinit. Ashtu si dhe shumë ndërmarrje të tjera në Mal të Zi, në vitin 2006 është bërë privatizimi i saj për rreth 800 mijë euro nga Eurofondi, me ç’rast ka filluar procesi i shkatërrimit të saj. Grumbullimi i fundit i kripës në Kriporen e Ulqinit është kryer në vitin 2013. Ndërkohë punëtorët janë pushuar nga puna për

shkak të falimentimit, kurse Qeveria e Malit të Zi ia ka dhënë Kriporen në menaxhim Ndërmarrjes “Parqet Kombëtare të Malit të Zi”. Konferenca IV Ndërkombëtare është organizuar nga Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpezëve, Asociacioni “Dr. Martin Schneider-Jacoby”, EuroNatur, Bird Life International,

Tour du Valat dhe Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar me qëllim për të ndikuar në zbatimin e përfundimeve të parealizuara për të cilët është rënë dakord në Konferencën e Parë, në prill të vitit 2015.

(Kohapress)

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

33


IN MEMORIAM Pas një sëmundjeje të rëndë, të premten, më 20 prill 2018, në moshën 78-vjeçare ndërroi jetë Adem Hajdari, veteran i arsimit në pension. Ademi ka lindur më 2 janar 1940, në fshatin Bobosht të Krajës. Shkollen fillore e ka kryer në Ostros më 1956. Pas kryerjes së gjysmëmaturës, strukturat udhëheqëse të vendit, në koordinim me instancat e larta politiko-shoqërore të kohës, e caktuan të vijojë mësimet në Shkollën e Mesme Bujqësore në Tivar, për të cilën gjë i ishte siguruar edhe bursa. Shkollën e Mesme Bujqësore, edhe pse në gjuhën joamtare, e kreu në qershor të vitit 1960 me sukses të shkëlqyeshëm. Prej vitit 1961 deri në fund të vitit 1963 punoi në Kooperativën Bujqësore në Krajë. Në fund të vitit 1963 shkoi në shërbimin ushtarak, në Shkollën e Eprorëve Rezervë, ku qëndroi një vit, e pastaj vazhdoi punën në Kombinatin Bujqësor “Ereniku“ në Gjakovë. Atje punoi deri në vitin 1967. Pa shkëputje nga puna, me dëshirë të madhe për t’u bërë mësues, edukator i brezit të ri, kreu edhe Shkollën Normale në Prizren. Po atë vit, menjëherë pas diplomimit në normale, në vitin 1967 filloi punë në Shkollën Fillore në Ostros, paralelja e ndarë në Bobosht. Pas një viti kyçet të japë mësim në klasat e larta ngase mungonte kuadri mësimor lëndor. Pas ca kohësh pune në klasat e larta, kalon në Paralelen e ndarë në Skje. Në vitin 1977, Këshilli i Shkollës e zgjodhi drejtor, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 1981. Pas këtij mandati, punoi në Paralelen e ndarë në Kështenjë derisa doli në pension, në vitin 2000. Gjatë punës shumëvjeçare në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros është dalluar për punën vetëmohuese me nxënës në shkollë dhe jashtë saj. Gjenerata të shumta të nxënësve që mësuesi Adem ka pritur e përcjellur, asnjëherë nuk e kanë harruar mësuesin e tyre të dashur. Një punëtor të zellshëm, që me pasion e dashuri ka punuar me dekada në Krajë, do ta kishin dëshirë ta kishin në gjirin e tyre shumë institucione simotra. Kanë qenë shumë me fat gjeneratat që ka arsimuar dhe edukuar mësuesi Adem Hajdari. Edhe si drejtor i shkollës është dëshmuar në vepër si organizator i

34

Javore KOHA

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Adem C. Hajdari (1940-2018)

pashoq i punës në shkollë dhe jashtë saj. Ka qenë një ndër drejtorët e rrallë të kohës që nuk ka pasur ngarkesë politike. Profesionalizmi, kolegjialiteti, organizimi i punës në kolektiv si dhe shumë veti jo vetëm organizative, e kanë karakterizuar këtë njeri të mirë edhe si drejtor i shkollës. Është dalluar edhe në jetën shoqërore jashtë shkollës. Ka qenë kryetar i SHKA “Liria”, së cilës strukturat moniste të kohës ia ndaluan veprimtarinë më 1981. Edhe këtu Ademi ka dhënë kontributin e tij në organizimin e jetës kulturore në Krajë. Ademi ka qenë aktiv edhe në shkrime të ndryshme. Ka publikuar shumë artikuj, vështrime, ese etj. në gazeta dhe revista të ndryshme të kohës. Për punë me nxënës ai shprehej: “Më tepër na ka gëzuar fakti se të punosh në arsim është kënaqësi e veçantë dhe obligim i madh. Kënaqesi është sepse fëmijët që sapo fillojnë jetën e tyre dhe socializimin e parë duhet drejtuar rrjedhave arsimore – shkronjat e para që janë pikënisje e tyre. Obligim se duhet edukuar që të zhvillohen duke pasur respekt dhe moral të konsideruar”.

Ai citonte edhe filozofë grekë duke thënë: “’Të prishësh 50 mijë palë këpucë është dëm material, ndërsa të prishësh aq femijë është dëm fatal’. Nga kjo del se sa është përgjegjësia e mësuesit për zhvillimin e personalitetit dhe nga ana tjetër, kënaqësia nëse ia arrin qëllimit”. Për punën e tij ka qenë laureat i çmimeve: “Medaljes së Punës”, “Dekoratës me yje të argjendta”, “Medaljes për Merita Ushtarake” etj. Me ikjen nga kjo jetë, familja mbeti pa më të dashurin, kolegët pa shokun e tyre të dashur, nxënësit pa ish mësuesin e merituar. Ademi iku nga kjo botë fizikisht, por në kujtesën e nxënësve, miqve, shokëve, kolegëve, fqinjve, puna dhe vepra e tij jetësore nuk do të vdesin kurrë. Bujaria, dashuria për njërëzit, morali i lartë, karakteri i fortë, besa dhe burrëria kanë qenë dhe e kanë përcjellur gjatë gjithë jetës. Lamtumirë miku, shoku dhe kolegu im. Vepra dhe puna jote do të mbetet udhërrëfyes për shumë punëtorë të arsimit. Këtë e ke dëshmuar me punën dhe veprën tënde. Ali Gjeçbritaj U prehsh në paqë.


SPORT

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” vijon me suksese

Tetë medalje në turneun “Skopje Open” 2018 KT “Ulqini” u paraqit me dhjetë garues, të cilët fituan gjithsej tetë medalje, prej të cilave gjashtë medalje të arta dhe dy medalje të argjendta. Turneu tuboi rreth 530 garues nga vendet e rajonit Klubi i Taekwondosë “Ulqini” vazhdon të përfaqësohet me sukses në turne të ndryshme ndërkombëtare. Fundjavën e kaluar, garuesit e këtij klubi morën pjesë në Turneun ndërkombëtar “Skopje Open”, i cili tuboi rreth 530 garues nga vendet e rajonit. KT “Ulqini” u paraqit me dhjetë

garues, të cilët fituan gjithsej tetë medalje, prej të cilave gjashtë medalje të arta dhe dy medalje të argjendta. Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se me medalje të arta u kurorëzuan Merisa Malokraja, Arta Ismailaga, Enes Dushku, Sara Kraja, Bledar Kasmi dhe Amar Bakalli,

kurse me medalje të argjendta Amella Nuti dhe Mervana Muçaj Për të arritur deri te medaljet, ata fituan nga dy deri në tri ndeshje. Drejtuesit e KT “Ulqini” falënderojnë prindërit e garuesve dhe sponsorët, që mundësuan pjesëmarrjen në këtë aktivitet sportiv. (Kohapress)

E ENJTE, 26 PRILL 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 26 prill 2018

Viti XVll Numër 812 Çmimi 0,50

Presidentin e përcaktuan votat e popujve pakicë ISSN 1800-5696

Në Malësi u përkujtua figura e Gjergj KastriotiSkënderbeut

Bisedë me fotografen Eridona Ymeri


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.