KOHA Javore Podgoricë e enjte, 3 maj 2018 Viti XVll Numër 813 Çmimi 0,50
Mençuri e shtatore të rreme ISSN 1800-5696
Mbyllja do të ishte humbje e madhe për etnografinë malësore
Përkthyesi i mirë, krijues dhe artist
PËRMBAJTJE
10
14 Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, ”Jezusi i Nazaretit”
Ruajtja dhe mbrojtja e pasurisë etnokulturore të zonës së Anës së Mlit
16
18 Tento dhe mos ki frikë nga dështimi
Cemi, një vlerë natyrore e pashfrytëzuar
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
PËRMBAJTJE
20
24 Përkthyesi i mirë, krijues dhe artist
Nxitje për t’u marrë me letërsi
26
30 Realizimi i dëshirave kundrejt sfidave reale
Nxënësit u njohën me krijimtarinë letrare të krijuesve vendas KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 3 maj 2018 Viti XVll Numër 813 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
nuk jetohet ma Mençuri e shtatore të ëve ulqinaka rreme e r u g mun ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje uk Qençe n
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
ISSN 1800-5696
1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Mbyllja do të ishte humbje e madhe për etnografinë malësore
Përkthyesi i mirë, krijues dhe artist
malësore etnografinë e madhe për ishte humbje Mbyllja do të
dhe artist krijues i mirë, Përkthyesi
rreme
avoreHA shtatore të KJO Mençuri e avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka, u takua me krerët e Qeverisë dhe arsimit në Kosovë
Premtime për më shumë vende të rezervuara për studentët nga Mali i Zi Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar se do të rritet numri i vendeve të rezervuara për të rinjtë shqiptarë nga Mali i Zi që dëshirojnë të studiojnë në universitetet publike të Kosovës. Ai i ka bërë këto premtime në takimin që ka zhvilluar të premten me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmed Zenka, i cili shoqërohej në këtë takim nga sekretari i kësaj ministrie, Valon Dasharami, dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Arsimimin e Pjesëtarëve të Popujve Pakicë dhe Bashkësive të Tjera Nacionale të Pakicave në Ministrinë e Arsimit, Marash Dukaj. “Kosova e pavarur nënkupton përmbushjen e kërkesave dhe pritjeve të qytetarëve tanë në Kosovë, por edhe të shqiptarëve që jetojnë përreth Kosovës. Prandaj, në takimin e sotëm me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat në Qeverinë e Malit të Zi diskutuam për kuotat që universitetet publike në Kosovë duhet t’i ofrojnë për shqiptarët e Malit të Zi, duke pasur parasysh që interesimi i tyre për të studiuar në Kosovë është i madh”, ka shkruar Hoxhaj.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
“Një projekt që do ta realizojmë shumë shpejt”, ka shtuar më tej. Ministri Zenka është pritur edhe nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi. Sipas njoftimit të MASHT-it, me këtë rast u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, konkretisht për sigurimin e kuotave për regjistrim të studentëve dhe lirimin nga pagesa me rastin e strehimit në konvikte. Ministri Bytyqi u shpreh se është i gatshëm që të mbështesë arsimin dhe edukimin e të rinjve shqiptarë të Malit të Zi dhe se një gjë e tillë është obligim kombëtar, ndërsa sa i përket çështjes së kuotave, më saktësisht është i nevojshëm një bashkëbisedim me universitetet publike për të parë mundësitë që kanë. Ministri Bytyqi po ashtu tha se është i interesuar që kjo çështje të zgjidhet për një periudhë të gjatë kohore dhe do të insistojë që kjo të bëhet në koordinim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe në bashkëbisedim me përfaqësuesit e shqiptarëve të Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë. “Qasja ime në këtë drejtim do të jetë
shumë pozitive, por zgjidhja mund të ndikohet edhe nga mundësitë buxhetore”, theksoi ministri Bytyqi. Zenka e ka falënderuar ministrin Bytyqi për pritjen dhe gatishmërinë që Kosova të mbështesë shkollimin e të rinjve shqiptarë të Malit të Zi në studime të larta dhe theksoi se shqiptarët e Malit të Zi janë përherë falënderues për mbështetjen që gjithmonë e kanë gjetur në Kosovë. Ndërsa drejtori Dukaj ka theksuar se mbështetja e studentëve shqiptarë të Malit të Zi është e nevojshme veçanërisht për faktin se në Mal të Zi nuk kanë një mundësi të tillë, ndërkaq insistoi që brenda mundësive, studentët e Malit të Zi të lirohen edhe nga pagesa e konvikteve, ndërsa theksoi nevojën e sigurimit të kuotave edhe në nivelet master dhe doktoraturë. Gjatë vizitës në Kosovë, delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi është pritur edhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i UP-së, Esat Kelmendi, dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, prof. dr. Tahir Arbneshi. (Kohapress/KohaNet)
NGJARJE JAVORE
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, takon homologun Bogdanović në Malin e Zi
Ura bashkëpunimi në kulturë Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përfundoi vizitën zyrtare në Cetinë, Mali i Zi, ku u takua me homologun e saj, Ministrin e Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq. “Të bashkojmë forcat artistike si dhe të bashkojmë skenat tona, sepse historitë tona të përbashkëta duhen treguar- u shpreh Kumbaro në konferencën për shtyp, duke shtuar se “Ky takim kryhet përpara takimit të dy qeverive tona dhe shpreh edhe
njëherë vullnetin dhe angazhimin politik të institucionit që unë drejtoj për të bashkëpunuar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë”. Në datat 24-25 prill u mbajt në Cetinë të Malit të Zi një takim i Ministrave të Kulturës të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Mirela Kumbaro dhe Aleksandar Bogdanoviq, me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës. Ministri Bogdanoviq u shpreh se projektet e përbashkëta ndërkom-
bëtare në projektet IPA apo Creative Europe do të konkretizohen me një bashkëpunim dypalësh mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, që do të nënshkruhet shumë shpejt mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit në nismat që tashmë janë në vijimësi si projektet IPA CBC: “HAMLET”, “MONET”, “Parku i Artit” si dhe në projektimin e bashkëpunimeve në kuadër të Creative Europe apo programe të tjera të huaja. Takimi dypalësh u konkretizua me propozime konkrete në fushën e krijimtarisë muzikore, filmit, ekspertizës në trashëgimi, etj. “Takimi i sotëm i tejkaloi pritshmëritë tona- u shpreh Ministrja Mirela Kumbaro nga Cetina- duhet të kalojmë në aksione konkrete, pasi artistët prej vitesh e kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit. Të institucionalizojmë atë çfarë ata kanë arritur përmes krijimtarisë artistike”. Drejtues të lartë të ministrive përkatëse diskutuan për bashkëpunime konkrete që do të përfshihen në kalendarin e përbashkët 2018-2020 Bashkëpunimet konkrete do të parashikohen në një Marrëveshje të re bashkëpunimi mes dy vendeve. Në takim u diskutua për bashkëpunime konkrete, për qendrat kombëtare kinematografike, teatrot respektive, bashkëpunime me trupat e baletit, orkestrat simfonike, ansambli i këngëve dhe valleve popullore, etj. Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri do të vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm të vendosur deri më tani (Balkan Film Market etj) duke intensifikuar marrëdhëniet përmes një bashkëproduksioni me palën malazeze. Gjithashtu u diskutua për bashkëpunime mes Muzeut Marubi në Shkodër dhe Qendrës së Artit Bashkëkohor.
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Muzeu Etnografik i Malësisë, një pasuri e çmuar kulturore e Malësisë së Madhe
Mbyllja do të ishte madhe për etnogr Toni Ujkaj
Muzeu Entograik i Malësisë, i cili pasqyron në mënyrën më të mirë kulturën materiale dhe shpirtërore të popullatës së Malësisë së Madhe ndër shekuj, u ngrit pikërisht para 16 vitesh në Malësi nga një njeri i etur për ruajtjen dhe trashëgiminë e kulturës së vet, nga Z. Shtjefën Ivezaj, një veprimtar i palodhur për të arkivuar dhe ruajtur gjësende të ndryshme të cilat na identifikojnë si popull i lashtë e autokton në këtë trevë. I pasionuar tejmase për grumbullimin e koleksioneve të ndryshme në seksionin e filatelisë, galerisë, fototekës dhe bibliotekës, Ivezaj pareshtur, me kurajo, këmbëngulje dhe dëshirë të madhe, i ndihmuar edhe nga bashkëshortja e tij e cila qe një krah i djathtë i tij prej fillimi deri më sot, ka bërë një punë kolosale në evidentimin dhe ruajtjen e vlerave materiale dhe shpirtërore që e identifikojnë dhe e personifikojnë ndër shekuj Malësinë e Madhe. Ky muze, që nga themelimi i tij është vlerësuar lartë dhe vazhdon të vlerësohet duke qenë se ai paraqet një pasuri të paçmuar në ruajtjen dhe trashëgiminë e vlerave tona etnografike dhe etnokulturore të cilat padyshim që do i kishte mbuluar pluhuri i harresës sikur të mos ishte ngritur kjo shtëpi muze që është e para në Malësi këndej dhe andej kufirit. Duhet pranuar që ngritja e kësaj shtëpie muze nuk ka qenë e lehtë, duke iu referuar edhe kushteve jo të fa-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
vorshme në të cilat është ndërtuar. Por, si duket, dëshira dhe pasioni i flaktë për të jetësuar një vepër kaq madhore, ka triumfuar përballë kushteve të vështira ekzistenciale. E potencova këtë realitet pasi pronari i këtij muzeu, Z. Shtjefën Ivezaj, në bashkëveprim me të shoqen e tij, vendosën përfundimisht para 16vitesh që shtëpinë e tyre familjare ta shndërrojnë në muze, një veprim që jo shumëkush do ta kishte bërë. Bashkëshortët u dakorduan që të bëjnë një sakrificë të skajshme, të jetojnë në kushte të vështira dhe mizore. vetëm për të ruajtur, kultivuar e trashëguar një pasuri kulturore dhe të paçmuar të një populli autokton, me synim që të mos shlyhen dhe të mos humbasin gjurmët dhe origjina e pasurisë kulturore të këtij populli kaq të lashtë. Themeluesi i këtij muzeu në çdo aktivitet kulturor ku ka qenë i ftuar por dhe nëpër përvjetorë të muzeut, ka treguar një modesti njerëzore, duke thënë :“Nuk kam mundur më shumë të bëj për Malësinë dhe kombin shqiptar, veç ngritjes dhe mirëmbajtjes së këtij muzeu etnografik prej vitesh”. Kjo modesti e gërshetuar me një butësi shpirtërore që reflektohet në vetë natyrën e Shtjefën Ivezajt dhe kjo punë kolosale, ka krijuar një admirim te një gamë e gjerë e personaliteteve dhe figurave të ndritura të shqiptarëve si nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, e diaspora shqiptare në Evropë, SHBA e gjetiu. Ndër vite ky muze u vizitua nga një numër i madh vizitorësh, admiruesish të trashëgimisë kulturore, studiuesish, mediash, personalitetesh politike e publike nga të gjitha anët, nga autoritete të larta shtetërore të cilët nga çdo vizitë mbetën të mahnitur e të befasuar pozitivisht duke u vetëpyetur se si një njeri i vetëm ka arritur të grum-
bullojë dhe të sistemojë një thesar kaq të pasur kulturor, një kontribut që ata e kanë vlerësuar lart, duke e barasvlerësuar me një veprimtari që mund ta kishte bërë vetëm një qeveri, dikaster kulturor apo ndonjë shoqatë e fuqishme. Por, fatkeqësisht kjo shtëpi muze edhe pse ruan një pasuri të çmuar dhe të shenjtë të vlerave kulturore, nuk ka gëzuar asnjëherë vëmendjen e duhur dhe të merituar të institucioneve kompetente për ta vlerësuar dhe mbështetur në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës së gjithanshme që ende i mungojnë. Pothuajse çdo vit, në çdo vizitë apo përvjetor, pronarit të këtij muzeu i janë dhënë premtime të njëpasnjëshme se ai do të asistohet për mirëmbajtjen dhe administrimin e këtij muzeu, madje ai shpeshherë ka marrë premtime nga autoritete të larta të kulturës si të Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi ashtu dhe nga ajo e Shqipërisë të cilët janë zotuar se do ta ndihmojnë për ruajtjen e kësaj pasurie, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë nismë për këtë çështje. Duke e parë realitetin ekzistues, siç duket, premtimet nuk kanë qenë asgjë më tepër sesa fjalë boshe. I ndodhur përballë këtij realiteti të hidhur, në kushte të vështira financiare, me të ardhura simbolike që nuk i mjaftojnë as për të paguar energjinë elektrike që shpenzon për këtë muze, Shtjefën Ivezaj siç duket i ka sosur shpresat dhe durimin për të vazhduar që ta mbajë funksional këtë muze. Jo se ai dëshiron ta pezullojë veprimtarinë e këtij muzeu, për të cilin ai sakrifikoi çdo gjë, por është i detyruar nga halli që e ka kapluar, nga pamunësia financiare për ta mbajtur të gjallë këtë muze. Ivezaj duke mos parë asnjë dritë në fund të tunelit, duke sosur shpresat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e humbje e rafinë malësore nga premtimet që paskan qenë vetëm iluzione për të, kohëve të fundit ka paralajmëruar opinionin se këtë shtëpi muze në përvjetorin e saj të 16- të, do ta mbyllë për vizitorë, studiues e media. Mosfunksionimi dhe mbyllja e këtij muzeu nuk është një lajm i gëzuar për popullatën autoktone shqiptare që jetojnë në trevën e Malësisë, por përkundrazi është një lajm i hidhur për të gjithë ata që dinë t’i vlerësojnë, t’i çmojnë e t’i ruajnë vlerat e tyre të pasura kulturore që na karakterizojnë ndër shekuj. Në këtë muze gjenden materiale qindravjeçare nga jeta, puna, tradita dhe shpirti i pasur i malësorëve. Aty ruhen nga pluhuri i harresës shumë vegla
shtëpiake, vegla pune, vegla për bujqësi e blegtori, orendi, vegla muzikore, armë, veshje popullore e gjëra të tjera të vjetra, por të rëndësishme nga etnokultura. Në këtë kontekst, mendoj që do të ishte një domosdoshmëri që më në fund dikush nga institucionet kulturore si të Malit të Zi, Shqipërisë apo Kosovës, të inicojnë ndonjë projekt konkret për t’i ardhur në ndihmë që ta mbajnë të gjallë edhe më tutje këtë shtëpi muze, por jo vetëm për ta mbajtur të gjallë në këto kushte që ai ndodhet prej 16- vitesh, por dhe për t’i krijuar atij kushte optimale sikurse i gëzon çdo muze tjetër etnografik nëpër vende të zhvilluara.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Në këtë muze gjenden materiale qindravjeçare nga jeta, puna, tradita dhe shpirti i pasur i malësorëve. Aty ruhen nga pluhuri i harresës shumë vegla shtëpiake, vegla pune, vegla për bujqësi e blegtori, orendi, vegla muzikore, armë, veshje popullore e gjëra të tjera të vjetra, por të rëndësishme nga etnokultura
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
The Washington Post
E vërteta “e rreme revolucionit të inte
Ndërkohë që shkatërruan disa profesione, shpikjet e shekullit të XX krijuan vende pune të reja dhe kontri Por progreset sociale të premtuara nga teknologjitë e reja mbetën pas. Çdo shkatërrim nuk është krijue duhet të gjejmë një ekuilibër më të mirë: më pak shkatërrim, më tepër krijim
para se t’i linin vendin avionëve për distancat e gjata. Makinat zëvendësuan karrocat. Rrjetet e mëdha të shpërndarjes kishin të drejtën mbi Robert Samuelson bizneset e vogla (në vitin 1929, tabelat e supermerkatove “A&P” numëroheshin në 16.000 magazina, shkruan Marc Levinson në artikullin e tij “A&P “Shkatërrimi krijues” nuk na jep e madhe dhe Lufta për Biznesin e paranë tonë. Të apasionuarit e his- vogël në Amerikë”). Kompjuteri e la torisë do ta pranojnë këtë koncept. makinën e shkrimit në harresë. I shpikur nga Joseph Schumpeter (1883-1950), një nga ekonomistët Çmimi që paguhet më të njohur të shekullit XX, ai Këto progrese kanë pasur gjithmonë përcakton një nga karakteristikat një kosto njerëzore. Kategori profethelbësore të kapitalizmit: kapital- sionesh u zhdukën plotësisht. Në izmi rrit mirëqenien materiale duke fillim të viteve 1900, numëroheshzëvendësuar teknologjitë, produktet in 238 000 farkëtarë dhe 109 000 dhe praktikat tregtare në fuqi, me prodhues të parzmoreve për kuajt zëvendësues më modernë. Nëse në dhe kafshët, relaton ekonomisti Mifillim, kjo destabilizon industrinë dhe chael Cox, i Universitetit Jugor Metokomunitetin, ai është megjithatë mo- dist të Dallasit. Në vitet 1970 dhe 1980, importet dhe teknologjitë e tori kryesor i progresit ekonomik. Ja çfarë thoshte Schumpeter te “Ka- reja e vunë industrinë metalurgjike të pitalizmi, socializmi dhe demokracia” Midwest në gjunjë. (1942): “Kapitalizmi … revolucionon Por ishte zakon të thuhej se ishte pa pushim strukturën ekonomike çmimi që duhej paguar. Sektorët e të brendshme, duke shkatërruar pa rinj krijonin vende pune të reja: në pushim elementët e tij të vjetruar dhe vitin 1900 nuk kishte as shoferë, as duke krijuar pa pushim elementë të pilotë linjash ajrore. Niveli i jetesës rinj. Ky proces i “shkatërrimit krijues” nuk ka pushuar së përmirësuari. E përbën të dhënën më të rëndësishme korrigjuar nga inflacioni, e ardhura për banor ishte në vitin 2000, të kapitalizmit”. Historia e Shteteve të Bashkuara 28 herë më e lartë se niveli në vitin i jep të drejtë Schumpeterit. E reja 1790, sipas shifrave të dhëna nga shkatërroi të vjetrën. Hekurudhat ekonomisti Richard Sutch, i Universipërjashtuan kanalet dhe karrocat, tetit të Kalifornisë në Riverside.
8
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Ajo çfarë ishte krijuar e kalonte në plan të dytë atë që ishte shkatërruar. Pra, kjo është shqetësuese, ky pohim sot nuk është më ndoshta i vërtetë, ose në çdo rast është më pak sesa e kaluara. Në një ese të botuar kohët e fundit, historiani i ekonomisë John Komlos, i Universitetit të Mynihut, pohon se vlera ekonomike e teknologjive të reja u ul me kohën. Rreth një shekull më parë, “llamba inkandeshente” zëvendësoi llambën me vajgur dhe vlera e shtuar [në të ardhurën kombëtare] si dhe në mirëqenien në drejtim të komfortit, shëndetit dhe sigurisë ishte e madhe. Besueshmëria ishte e konsiderueshme”, shkruan ai. Një numër i madh teknologjish të shekujve XIX dhe XX si metalurgjia, telefoni, vetura, avioni, antibiotikët, radio apo televizioni shkaktuan tronditje të një niveli të lartë. Por ky nuk është rasti i shumicës së teknologjive të informacionit, thotë Komlos. Merrni Facebook. “Në qoftë se krijimi i një rrjeti social i lehtësuar nga Facebook, është një funksion veçanërisht për internetin, ai thjesht ka bërë të zëvendësohen praktikat e kaluara të rrjetëzimit, pa shtuar gjë të madhe në ndjesinë tonë të mirëqenies”, shkruan ai. “Facebook-u thjesht i ka monetizuar aktivitetet që për shumicën ishin deri atëherë të rëndësishme për tregun”.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e” e ernetit
ibuuan në një nivel jetese më të mirë. es; disa janë thjesht shkatërrues. Ne
Dobësia jonë
Në qoftë se teknologjia është impresionuese, vlera e saj sociale dhe ekonomike është më e vogël. Shembujt janë të shumtë. Aparatet fotografike, të konsideruar si mjete të mrekullueshme janë veçse një evolucion i kamerave “Kodak”. Këto ishin mjete të reja. Pa llogaritur që disa risi, si Interneti, shkaktojnë kosto sociale dhe ekonomike që e tejkalojnë atë që Schumpeter kishte imagjinuar. Ne filluam pak e nga pak të kuptonim që piratimi informatik është i aftë të mbjellë panik tek individë të veçantë, si dhe në shoqëri. Nuk kalon as dhe një javë pa një vjedhje masive të të dhënave, apo një çrregullim të funksionimit të mirë të ndërmarrjeve. Kohët e fundit, piratët kanë vjedhur arkën amerikane të sigurimit shëndetësor “Anthem”, bashkë me të dhënat e 80 milionë personave; të tjerë kanë piratuar faqen e internetit Forbes. com për të hyrë në faqet e web-it të ndërmarrjeve të sektorit të mbrojtjes dhe të shoqërive financiare. Ne jemi bërë të varur nga një teknologji që na
vë përballë një forme të re pritshmërie të frikshme. Gjithçka e konsideruar e mirë, konkludon John Komlos, “avantazhet nga shkatërrimi krijues janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme me kalimin e kohës”. Ekonomisti Robert Gordon, i Northwestern University të Çikagos, arriti në të njëtin konkluzion. Statistikat zyrtare i japin pjesërisht të drejtë skepticizmit të tyre. Ekonomistët masin performancën e përgjithshme në aspektin e produktivitetit të punës – ose prodhimin orarit të punëtorit mesatar. Pas Luftës së Dytë Botërore, produktiviteti u rrit në 3 % në vit, gjatë një periudhe njëzet vjeçare. Duke filluar nga viti 2004, rritja vjetore është në rreth 1 % dhe qysh prej vitit 2010, ajo është më e ulët se gjysma. Në qoftë se këto shifra janë të rëndësishme, kjo është për faktin se një produktivitet në rritje është faktori i parë i rivlerësimit të pagave dhe avantazheve sociale (për disa ekonomistë produktiviteti është matur keq. Edhe nëse është e vërtetë, do të duhet që gabimet e llogaritjes
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të jenë të mëdha për të përmbysur këtë tendencë rënie.) Vërehet një dallim midis teorisë dhe fakteve. Sipas logjikës së shkatërrimit krijues, çrregullimet kibernetike që i vërejmë kudo janë një lajm i mirë. Ato në fushën e teknologjisë shpallin përparime spektakolare, të cilat do të kompensojnë mjaft humbjet dhe do të rrisin standardin e jetesës. Por ne pothuaj nuk shikojmë fare shenjat. Në të vërtetë mund të themi se shoqëria arriti në përfundimin e një tregu të dyshimtë: në këmbim të të mirave modeste të internetit, ajo ekspozohet në mënyrë të rrezikshme ndaj rrezikut të sulmeve të individit apo shteteve me qëllim të keq, kundër rrjeteve kibernetike të një rëndësie thelbësore. Nëse nuk është e lehtë (as në përgjithësi e dëshirueshme) të pengohet përhapja e teknologjive të reja, formula e Schumpeterit do të duhej megjithatë të korrigjohej. Çdo shkatërrim nuk është krijues; disa janë thjesht shkatërrues. Ne duhet të gjejmë një ekuilibër më të mirë: më pak shkatërrim, më tepër krijim. E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Gjergj KastriotiSkënderbeu, ”Jezusi i acNazareti Shqiptarët janë një popull që krijuan një histori të lavdishme, por në anën tjetër kishin vështërsi ti mbronin tokat dhe historinë e tyre nga armiqtë që vazhdimisht e okuponin këtë popull për ta ndryshuar apo eliminuar nga faqja e dheut
Haxhi Zeneli
Gjatë historisë, nga gjiri i këtij populli heroik lindën modele të legjendave shekullore. Nuk ka padyshim që një nga këto ishte edhe Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Dekadave të fundit kjo figurë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar, ka pasur shumë përplasje që t’i mohohet heroizmi kësaj figure, duke u munduar që ta ngjyrosin me petkun fetar. Gjoja se Gjergj Kastrioti paska luftuar për të mbrojtur krishterimin në Europë, kurse disa të tjerë thonin që ka “vrarë myslimanë”. Të gjithë këta njerëz japin mendimet e tyre sipas politikës së ditës, duke mos llogaritur dhe kuptuar politikat e asaj kohe dhe sakrificat e popullit shqiptar për të mbijetuar dhe Skënderbeu erdhi në ndihmë të tyre. Shpeshherë për të shpëtuar shqiptarët, Skënderbeu është vënë edhe në shërbimin e Romës, dhe në asnjë mënyrë në shërbimin e fesë. Kanë kaluar më shumë se pesë shekuj, e
10
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
ne ende po na shfrytëzojnë armiqtë tanë. Jo rastësisht gjatë historisë, fqinjët tanë shfrytëzonin dobësitë tona, çka dëshmon edhe sot, së kemi nga ata që duan ta largojnë Skënderbeun nga gjiri kombëtar, kurse në anën tjetër kemi serbët dhe grekët që janë munduar ta përvetësojnë si të tyrin. Për t’i influencuar disa nga shqipfolësit me këto ide, bile disa turq nga Turqia kanë arritur deri tek varri i Gjergj Kastrioti në Lezhë për ta quajtur “tradhtar të Perandorisë Osmane”. Siç duket, turqit kanë harruar se Skënderbeu ishte një bimë e tokës arbërore, dhe nuk ishte turk. E vërteta e Skënderbeut ishte, se ai lidhte aleanca me Venedikun për të financuar luftën e tij, por nuk do të thotë se ata e ndihmonin çdoherë. Duhet të kemi parasysh faktin se gjatë sundimit Otoman, shqiptarët në luftën kundër osmanëve, ishin të vetëm dhe të pambrojtur. Dhe me ardhjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në krye të tyre, shqiptarët për një çerek shekulli u çliruan. Noli shkruan për një rast të një sulmi shpartallues në Dibër në vitin 1502, ndaj një kontingjenti turk nga Skënderbeu, ku u kapën dokumentet, që tregon se venedikasit i kishin nxitur
turqit që ta sulmojnë Skënderbeun. Kjo do të thoshte se nuk ishte në pyetje feja. Edhe pse venedikasit ishin të krishterë, ata bashkëpunonin edhe me turqit për interesat e tyre, edhe kundër Skënderbeut. Luftërat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut për formimin dhe konsolidimin e Shqipërisë janë të pamohueshme, dhe se ato për një çerek shekulli ishin fatale për turqit. Pasi që Gjergji u sëmur nga malaria, vdiq me 17 Janar 1468 në moshën 63 vjeçare, trupi i tij u varos në Katedralen e Lezhës. Për këtë Noli e ka thënë më së miri “së bashku me varrosjen e trupit të Skënderbeut, është varrosur edhe liria e shqiptareve”. Pas kësaj shqiptarët paguan një çmim shumë të madh, si në humbje tragjike të njerëzve në shumë aspekte, ashtu në ekonomi, arsimim, politikë, liri dhe emigrim, ku atyre nuk u doli askush në ndihmë, shqiptarët u lanë në mëshirën e xhelatëve turq. Në librin e historianit Edwin E. Jacques,”The Albanians”,përshkruhen disa kronika të luftërave të Skënderbeut kundër Turqve. Thuhet se në një betejë: “Murati i dytë ai vetë kishte udhëhequr invazionin në pranverën e vitit 1448, me një ushtri prej 80.000 trupash, duke sulmuar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
it”
pandërprerë për 18 muaj, që Skënderbeu i fitoi këto beteja të gjitha një pas një. Dhe në vitin 1449, Murati u kthye prapa. Por ai u kthye përsëri në vitin 1450 me djalin e tij Muhamedin, më një ushtri me shumë se 100.000 ushtarë, me 4 topa të mëdhenj që gjuanin gurë në mure të kalasë, kundër Skënderbeut në Krujë i cili kishte vetëm 17,500 luftëtarë të organizuar dhe të planifikuar mirë për betejë. Lufta zgjati deri ë fund të tetorit. Murati i dytë e braktisi betejën duke lënë pas 20.000 trupa të vrarë dhe ia mbathi për në Anadoll, i cili nga depresioni vdiq pas disa javësh në Janar të vitin 1451”. Kur flasim për luftërat e Skënderbeut, shpesh herë dëgjojmë nga disa, së Skënderbeu ka luftuar për krishter-
imin, apo ka qenë i motivuar nga religjioni!, kurse disa të tjerë thonë se Skënderbeu ka përdorur fenë për të arritur pavarësinë e Shqipërisë. Por cila do ishte e vërteta?. Nga pikëpamja e disa myslimaneve të kohës, ai quhet si “Gjenerali i Kryqit”, të cilët kanë deklaruar se Skënderbeu nuk ka luftuar për kryqin. Pa marrë parasysh se atij i është dhuruar përkrenarja me mbishkrime si “Jezusi i Nazaretit”, ai shpeshherë ka kërkuar ndihmë nga ata aleatë, në armë, njerëz, ushqime etj. Skënderbeu ka mbrojtur atdheun e tij, dhe nuk ka luftuar kundër fesë islame, por ai ka luftuar kundër turqve. Dallohen edhe disa historianë të tjerë të besimeve të tjera që kanë shkruar se: kur Skënderbeu ka vërejtur
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
se ushtarët e tij kanë qenë më pak të motivuar të luftojnë kundër ushtarëve të krishterë, sesa atyre turq! Skënderbeu u ka thënë se “duhet të ndahet religjioni i armikut si pretendim i padrejtë, sepse nuk jemi duke luftuar krishterimin por uzurpatorët”,(Edwin E.Jacques,The Albanians,188). Andaj një hero i përmasave europiane siç ishte Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është fati i një kombi që e ka pasur një të tillë, dhe duhet të mbrohet nga ata të cilët janë munduar dhe po mundohen ta njollosin si luftar fetar. Skënderbeu ka qenë, është dhe do mbetet inspirimi dhe simboli i rezistencës së të gjithë shqiptareve, për lirinë dhe bashkimin tonë kombëtar. E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Mençuri e shta Në Romë, rreth vitit 200 p.e.s., kur historiani Kato i Vjetri u pyet gjatë përurimit të një statuje kushtuar një figure tjetër, pse nuk kishte statuja të tij, ai u përgjigj: Pasi të kem vdekur, do të dëshiroja që njerëzit të pyesnin pse nuk ka shtatore për mua, sesa sot që jam gjallë të pyesin, pse Kato ka një të tillë?
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi
Shqipëria vazhdon të jetë plang në lojë bixhozi mes bijve të saj. Duke filluar nga shpallja e pavarësisë, ajo
“ 12
është udhëhequr nga qeveri që kanë përfunduar në dështime, shumica për shkaqe të brendshme. Madje, edhe rreziku i copëtimit të saj nga të huajt është përdorur thjesht sa herë e ka dashur interesi i atyre që marrin pjesë në këtë lojë. Vendi ka provuar
çdo sistem; të mirë, thuajse të mirë, e deri më të keqin; dhe tani, për afër 30 vjet, fati i saj është në tryezën e lojës mes oligarkësh. E njëjta gjendje vazhdon; qëllimi i atyre që udhëheqin është fitimi, ndërsa opozita pret rradhën e saj. Populli është i lodhur.
Vendi gjithmonë ka patur në krye njerëz të pa-aftë, aspak të mençur, por vetëm të djallëzuar. Sot për sot në Shqipëri, dhënia e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian do të shkaktonte habi. Do të pritej me brohoritje në televizionin e Kryeministrit, ndërsa populli i thjeshtë, në kufirin skandal të varfërisë, do të dridhej nga mirëqenia e lartë në vendet e BE-së
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
atore të rreme Shumica e njerëzve të mirë kanë ikur; edhe ata me pak shpresa kërkojnë rrugë për t’u larguar, ndërsa të gjithë pyesin: Ç’po ndodh?, apo Çfarë ka ndodhur? Në kohët e lashta, rreth 400 vjet p.e.s., në Athinë, një djalë i ri i afrohet Sokratit dhe e pyet; “Filozof, si mund të bëhem i mençur? “Më ndiq mua”, i tha Sokrati, dhe e çoi në det. Aty filloi ta lagte pak nga pak. Papritur, Sokrati e kapi dhe e zhyti djalin në ujë. I riu luftoi me dëshpërim dhe pak para se t’i zihej fryma, Sokrati e tërhoqi. I zemëruar, djali i bërtiti: “Çfarë bën?! Kërkon të më mbysësh?’ Me qetësi, Sokrati u përgjigj: “Absolutisht jo. Nëse ky do të ishte qëllimi im, nuk do të kisha tërhequr “. “Atëherë, pse
“
Shqipëria vazhdon të jetë plang në lojë bixhozi mes bijëve të saj. Duke filluar nga shpallja e pavarësisë, ajo është udhëhequr nga qeveri që kanë përfunduar në dështime, shumica për shkaqe të brendshme. Madje, edhe rreziku i copëtimit të saj nga të huajt është përdorur thjesht sa herë e ka dashur interesi i atyre që marrin pjesë në këtë lojë. Vendi ka provuar çdo sistem; të mirë, thuajse të mirë, e deri më të keqin; dhe tani, për afër 30 vjet, fati i saj është në tryezën e lojës mes oligarkësh
e bëre?” pyeti i riu. “Kur të duash mençuri aq shumë sa ke nevojë për ajër, vetëm atëherë do ta kesh atë”, iu përgjigj Sokrati. Pastaj, u kthye në breg dhe u largua.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Sa afër një prove të tillë kanë qenë ata që kanë udhëhequr Shqipërinë në të kaluarën dhe tani? Thuajse aspak! Prandaj vendi gjithmonë ka pasur në krye njerëz të pa-aftë, aspak të mençur, por vetëm të djallëzuar. Sot për sot në Shqipëri, dhënia e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian do të shkaktonte habi. Do të pritej me brohoritje në televizionin e Kryeministrit, ndërsa populli i thjeshtë, në kufirin skandal të varfërisë, do të dridhej nga mirëqenia e lartë në vendet e BEsë. Të gjithë e dijnë s’e në ç’gjendje ndodhet vendi, ku qeverisja më e mirë është mosqeverisja, ndërsa korrupsioni përshkallëzues dhe papërgjegjshmëria e përgjegjshme, janë ato për të cilat çdo vendas natyrshëm reagon: Është ndikimi i rrezikut rus në Ballkan që i jep vendit këtë status, apo vërtet standardet ekonomike Shqipëri - BE përputhen? Sepse askush nuk po flet për përmbushjen e standarde të tjera, veç atyre në gjyqësor e polici? Në Romë, rreth vitit 200 p.e.s., kur historiani Kato i Vjetri u pyet gjatë përurimit të një statuje kushtuar një figure tjetër, pse nuk kishte statuja të tij, ai u përgjigj: Pasi të kem vdekur, do të dëshiroja që njerëzit të pyesnin pse nuk ka shtatore për mua, sesa sot që jam gjallë të pyesin, pse Kato ka një të tillë? E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Muzeu Etnografik i Draginës
Ruajtja dhe mbrojtja e pasurisë etnokulturore të zonës së Anës së Malit Në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi veprojnë disa muze etnografikë që tregojnë për traditën dhe pasurinë e veçntë kulturore të këtyre zonave. Edhe në zonën e Anës së Malit, në Komunën e Ulqinit, kohë më parë u hap një muze i tillë me eksponate të shumta etnokulturore. Këto muze kanë për qëllim jo vetëm mbrojtjen dhe ekspozimin e objekteve, por edhe zhvillimin e turizmit kulturor në këto treva Në rajonin ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi gjenden disa muze etnografikë që u hapën falë angazhimit të adhuruesve të kulturës popullore. Në mungesë të
“ 14
objekteve institucionale këto muze u hapën nëpër godinat e vjetra me qëllim të mbledhjes, ekspozimit dhe mirëmbajtjes së objekteve tradiciona-
Në mungesë të objekteve institucionale, këto muze u hapën nëpër godinat e vjetra me qëllim të mbledhjes, ekspozimit dhe mirëmbajtjes së objekteve tradicionale popullore. I tillë është edhe muzeu etnografik në Draginë të Anës së Malit, komuna e Ulqinit, që u hap për të shpëtuar objektet e rralla etnografike
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
le popullore. I tillë është edhe Muzeu Etnografik në Draginë të Anës së Malit, komuna e Ulqinit, që u hap për të shpëtuar objektet e rralla etnografike. “Filluam të mbledhim disa eksponate që kanë vërtetë vlerë, sepse ishte momenti i fundit të ruhet ajo pasuri. Me tërmetin e vitit 1979 shumë gjësende kanë humbur, pasi njerëzit nuk kishin ku t’i ruanin dhe për pasojë janë gjuajtur ose dëmtuar. Duke ditur se ato janë pjesë e kulturës sonë, është shumë keq që ta humbim këtë kulturë, sepse Ana e Malit është një trevë specifike që dallon nga të tjerët, por edhe pasur-
KULTURË on, pasi gjithsesi jemi pjesë e kulturës mbarëkombëtare”, thotë pronari i këtij muzeu, Hajredin Kovaçi. Muzeu etnografik në Draginë ka një pasuri të veçantë të objekteve që nga veglat e ndryshme, enë dhe orendi shtëpiake e deri tek objektet unikale në llojin e tyre. “Në këtë muze ka eksponate të ndryshme, duke filluar nga veglat e punës, enë dhe orendi shtëpiake, të cilat i kanë përdorur për punë dhe për shtëpi. Këto eksponate janë mbledhur kryesisht në Anë të Malit dhe asgjë këtu nuk ka jashtë kësaj zone” vë në dukje z. Kovaçi. Muzetë etnografike në Malin e Zi janë vendosur nëpër shtëpitë private si në Guci , Malësi ashtu edhe në Draginë, gjë që shkakton probleme tek objektet e ekspozuara. Ambientet e këtyre shtëpive nuk janë të përshtatshme për një aktivitet të tillë, por përkundrazi
“
Muzetë etnografike në Malin e Zi janë vendosur nëpër shtëpitë private si në Guci apo Malësi ashtu edhe në Draginë, gjë që shkakton probleme tek objektet e ekspozuara. Ambientet e këtyre shtëpive nuk janë të përshtatshme për një aktivitet të tillë, por përkundrazi lagështia e mureve dhe moskonservimi i duhur rrezikon ekzistencën e këtyre objekteve e që janë të një rëndësie të veçantë kulturore dhe etnografike. Vazhdimisht është kërkuar që pushteti vendor dhe ai qendror të mbështesin kulturën popullore me hapjen e muzeve etnografike që do t’i jepnin hov edhe zhvillimit të turizmit kulturor nëpër këto treva
lagështia e mureve dhe moskonservimi i duhur rrezikon ekzistencën e këtyre objekteve, që janë të një rëndësie të veçantë kulturore dhe etnografike. Vazhdimisht është kërkuar që pushteti
vendor dhe ai qendror të mbështesin kulturën popullore me hapjen e muzeve etnografike që do t’i jepnin hov edhe zhvillimit të turizmit kulturor nëpër këto a.s. treva.
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
15
EKOLOGJI
Bukuritë natyrore të Malësisë
Cemi, një vlerë natyrore e pashfrytëzuar Shumë lloje bimësh e peshqish jetojnë përgjatë këtij lumi. Shumë lloje gjallesash priren të afrohen pranë Cemit për shkak të insekteve dhe gjallesave bimore nënujore të bollshme. Shpendë të shumtë enden poshtë e përpjetë lumit duke u ushqyer me peshq, insekte, karkaleca, kërmij dhe kafshata të tjera të shijshme. Edhe njerëzit kanë, gjithashtu, nevojë për Cemin. Ai banorëve përgjatë tij u mundëson ujin e pijshëm, vaditjen e kulturave të tyre bujqësore, mbushjen e tubacioneve, larjen gjatë muajve të verës, peshkimin dhe lundrimin
Gjekë Gjonaj
Njëra nga bukuritë që ka vendlindja ime – Trieshi është lumi Cem. Kjo dhuratë e çmuar e natyrës i jep trevës një pamje të mrekullueshme e të papërshkrueshme dhe qetëson syrin dhe shpirtin e çdo kalimtari apo
“ 16
vizitori të rastit. Lugina e tij e freskët e me gjelbërim, jep ndjenjën e qetësisë dhe relaksit. Po ashtu edhe Kanioni i Cemit i quajtur “ Kolorado” malazeze, i cili fsheh plazhe të bukura me rërë dhe vorbulla uji, është atraksion i llojit të veçantë natyror dhe potencial turistik i Podgoricës dhe i Malit të Zi. Ky kanion ofron shumë opsione për dashamirët e raftingut, kanoes, kajakimit, ngjitjeve malore dhe pesh-
Muaji qershor, e veçmas korriku e gushti i shndërrojnë plazhet e lumit Cem, nga një zonë rurale, në një mjedis mjaft atraktiv e të preferuar për pushime dhe të populluar nga pushues të ndryshëm që i pëlqejnë bukuritë e këtij lumi, ku duhet veçuar Plazhin e Tërgajës , i cili është bërë vend për larje, pushim e rekreacion për banorët e Malësisë dhe Podgoricës
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
kimit. Një shëtitje më këmbë, por sidomos një shëtitje me një mjet të vogël lundrimi do të shpalosë madhështinë e këtij lumi me rrjedhje të shpejtë. Një udhëtim i vetëm në brigjet e Cemit të ngjallë ndjenja nderimi të thellë për krijuesin e të gjitha gjërave, duke përfshirë këtu edhe bukuritë madhështor të lumit. Shumë lloje bimësh e peshqish jetojnë përgjatë këtij lumi. Shumë lloje gjallesash priren të afrohen pranë Cemit për shkak të insekteve dhe gjallesave bimore nënujore të bollshme. Shpendë të shumtë enden poshtë e përpjetë lumit duke u ushqyer me peshq, insekte, karkaleca, kërmij dhe kafshata të tjera të shijshme. Edhe njerëzit kanë, gjithashtu, nevojë për Cemin. Ai banorëve përgjatë tij u mundëson ujin e pijshëm, vaditjen e kulturave të tyre bujqësore,
EKOLOGJI
mbushjen e tubacioneve, larjen gjatë muajve të verës, peshkimin dhe lundrimin. Muaji qershor, e veçmas korriku e gushti, i shndërrojnë plazhet e lumit Cem, nga një zonë rurale, në një mjedis mjaft atraktiv e të preferuar për pushime dhe të populluar nga pushues të ndryshëm që i pëlqejnë bukuritë e këtij lumi, ku duhet veçuar Plazhin e Tërgajës , i cili është bërë vend për larje, pushim e rekreacion për banorët e Malësisë dhe Podgoricës. Falë mbi të gjitha larmisë së terrenit, klimës, florës dhe faunës, lumi Cem, sikur të kishte interesim institucional, do të mund të shfrytëzohej jo vetëm për turizëm për pushime pranë lumit, por edhe për lloje të tjera të turizmit dhe argëtimit. Andaj, do të ishte me interes që në të ardhmen lumi Cem të ketë një përkujdesje më të madhe nga shteti, duke filluar nga përmirësi-
mi i rrjetit rrugor përgjatë lumit dhe deri tek sigurimi ( ndërtimi ) i kapaciteteve të mjaftueshme për gjallërimin e tij nëpërmjet nxitjes dhe shtimit të shërbimeve, që përbën boshtin kryesor të zhvillimit të turizmit në këtë
“
zonë. Deri atëherë Cemi do të jetë një vlerë natyrore e pashfrytëzuar, e cila pret me padurim valorizimin në drejtim të përshpejtimit të këtij procesi sa të nevojshëm po aq të domosdoshëm në të mirë të të gjithëve.
Falë mbi të gjitha larmisë së terrenit, klimës, florës dhe faunës lumi Cem, sikur të kishte interesim institucional, do të mund të shfrytëzohet jo vetëm për turizëm për pushime pranë lumit, por edhe për lloje të tjera të turizmit dhe argëtimit. Andaj do të ishte me interes që në të ardhmen lumi Cem të ketë një përkujdesje më të madhe nga shteti, duke filluar nga përmirësimi i rrjetit rrugor përgjatë lumit dhe deri tek sigurimi ( ndërtimi ) i kapaciteteve të mjaftueshme për gjallërimin e tij nëpërmjet nxitjes dhe shtimit të shërbimeve, që përbën boshtin kryesor të zhvillimit të turizmit në këtë zonë E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
17
INTERVISTË
Intervistë ekskluzive me zëdhënësen e FSHF-së, Jona Dervishi
Tento dhe mos ki frikë nga dështimi
“
Jona Dervishi është një vajzë 30 vjeçe, e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ka mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, kurse masterin e ka mbaruar për komunikim kulturor panë Universitetit të Tiranës. Është njohëse e katër gjuhëve të huaja dhe ndërkohë është duke mësuar gjuhën e pestë, e cila është frëngjishtja. Hobi i saj e të cilin e do shumë është muzika, pastaj poezia, po ashtu i pëlqen edhe vrapimi, sporti i vetëm që e do. Tani Jona e ushtron punën si zëdhënëse e FSHF-së në Shqipëri
K.Javore: Jona, Ju jeni e njohur si femra e parë që drejton Federatën Shqiptare të Futbollit.. Na thuaj pak çfarë të shtyri që ti hyje kësaj pune sa të bukur, po aq edhe të vështirë? J.Dervishi: Gjithnjë kam qenë e mendimit se aty ku ka pasion nuk ka vështirësi. Unë punoja në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në zyrën e shtypit, kishte pak kohë që kisha filluar kur më erdhën zëra se kërkohej një zëdhënëse në Federatën Shqiptare të Futbollit. Kureshtja, risia, sporti, e shumë nga këto më bën ta provoja, të nisja këtë rrugëtim të ndryshëm nga formimi im profesional. Më pëlqen e panjohura, vetëm kështu mund të bëhemi njohës të mirë jo vetëm të profesionit por edhe të vetë jetës. Të tentosh pa pasur frikë nga dështimi. K.Javore: Çfarë ndjesie të krijon të drejtosh këtë institucion? J.Dervishi: Unë nuk e drejtoj, pasi janë eprorët e mi ata që drejtojnë, por unë mundohem të “drejtoj “zërin e tyre, duke e bërë të vijë në veshët e shqiptarëve në mënyrën më të mirë.
18
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Patjetër që ndjesia është shumë e bukur, edhe pse m’u bënë tashmë 4 vite në zyrën e shtypit, përsëri në çdo event, apo konferencë shtypi që drejtoj kam emocion. K.Javore: Para se i hyre punës, a ishe konkurrentja e vetme femër? Dhe më thuaj më saktësisht si u bëre pjesë e FSHF-së ? J.Dervishi: E kam thënë e rithem me dhjetëra herë që një nga arsyet kryesore te pozicionimit tim në Federate ishte sepse kërkohej një zëdhënëse femër, dhe unë isha mes 4 meshkujsh në garë dhe kështu kisha privilegj për ta fituar. Patjetër, pastaj dhe mendimet, idetë, pasionin që kisha për të qenë në krye të marrëdhënieve me publikun ma bënë dhe më të mundur këtë pozicion. Plus fakti që kolegët e mi që garonin ishin gazetarë të njohur, ndërsa unë isha ende e panjohur dhe Federatës i duhej pikërisht ky imazh. K.Javore: Tek federata, a keni vajza që luajnë futboll, dhe sa të suksesshme janë ato në
”
këtë drejtim? J.Dervishi: Ne kemi ekipin kombëtar “A” të femrave, i cili tashmë ka hyrë në vitin e 6-të të krijimit dhe merr pjesë në kompeticione njësoj si ekipi kombëtar “A” i meshkujve. Patjetër që ka shumë talente femra dhe të suksesshme në fushë. K.Javore: Cili është ai futbollist tek ekipi kombëtar që e simpatizon më shumë dhe pse ? J.Dervishi: Nëse do të veçoja një, do prishja pikërisht thelbin e ekipit. Një skuadër, janë si mosketieret “të gjithë për një, një për të gjithë”, ndaj nuk dua të veçoj askënd. Kushdo që ka pasur fatin të veshë fanellën kuqezi është simpatik për mua dhe mbarë shqiptarët. K.Javore: Para kësaj aventure, çfarë pune bëje?.. A kishe eksperiencë në Marrëdhënien me publikun? J.Dervishi: Të kesh marrëdhënie të mira me publikun, është një art që mendoj se në shumicën e rasteve është i lindur. Që në fëmijëri isha shumë fëmijë i shkathtë që u
INTERVISTË
veçoja herë pas here nga të tjerët sepse isha dhe e guximshme. Më pas patjetër që përfitohet edhe me anë të leximit, praktikës dhe padyshim moshës. Gjithsesi masterin e kam përfunduar për komunikim dhe komunikimi është arti i “gjërave të mëdha”. Është fenomeni kyç i arritjes ose dështimit të objektivave në jetë. K.Javore: Federata juaj është e njohur edhe për bamirësi apo jo ? J.Dervishi: Patjetër që po, federata ka bërë dhe vazhdon të bëjë bamirësi si për shembull: ka bërë fushën me bar artificial të Shoqatës së të Verbërve dhe vazhdon me fazën e dytë me dhomat e zhveshjes dhe mbulimin e fushës, ka bërë fushën
e stafit SOS me tartan, do të bëjë edhe fushën te fondacioni për fëmijët autikë. Po ashtu ka bërë dhe fusha në institucionet e riedukimit në burgun e Peqinit, në burgun e Fushë Krujës e të tjera... K.Javore: A ke marrëdhënie të mira me homologët nga vendet e ndryshme? Besoj që krijon një respekt të veçantë? J.Dervishi: Po patjetër, mbi të gjitha kur janë gra, respekti është edhe më i madh, sepse të punosh në një grup ku shumica janë meshkuj, ka edhe vështirësitë e veta, edhe pse duhet thënë se në punë femrat janë pak më të ashpra. K.Javore: Mendon që edhe në
të ardhmen do të vazhdosh me të njëjtin profesion ? J.Dervishi: Federata erdhi në jetën time si një surprizë shumë e bukur, të them të drejtën s’e kisha menduar kurrë në jetë se do merresha me futboll. U bënë tashmë 4 vite që kanë rrjedhur shumë shpejt në jetën time, thuajse pa kuptuar, sepse kur kalohet mirë, vitet nuk ndihen. Unë patjetër që në të ardhmen do të largohem nga ky profesion në këtë institucion sepse kam objektiva të tjera në jetë që nuk lidhen me futbollin, por gjithësesi duhet ta pranoj që emri që më dha federata do më shoqërojë deri në fund dhe unë do të kem një kujtim shumë të bukur. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
19
KULTURË
Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë “Arti i përkthimit – sfidat e përkthyesit bashkëkohor”
Përkthyesi i mirë, krijues dhe artist “Ajo që më shqetëson është fakti se përkthimet shpesh bëhen më të këqija se ç’është origjinali dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe përkthyesi duhet të dijë se para vetes ka një sfidë shumë më të madhe sesa të përkthejë diçka dhe të sjellë në një gjuhë tjetër. Përkthimi është shumë më tepër sesa kjo”, ka thënë studiuesja e letërsisë Adriana Hoxha Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, Biblioteka e Qytetit në Ulqin ka organizuar të martën e kaluar tryezën e rrumbullakët me temë “Arti i përkthimit – sfidat e përkthyesit bashkëkohor”. Lidhur me këtë temë është zhvilluar një diskutim aktiv, ku kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në tryezë - përkthyes, krijues dhe botues shqiptarë nga Ulqini dhe Malësia. Udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, ka thënë se takimin e kanë titulluar “Arti i përkthimit” sepse në radhë të parë përkthimi është art duke marrë parasysh faktin se përkthyesi është edhe krijues. Ajo ka treguar se qëllimi i kësaj tryeze është që të tubojë “dashamirë të librit e të fjalës së shkruar, për të diskutuar e biseduar për përkthimin dhe sfidat e një përkthyesi”. Rama ka thënë se përkthimi është komunikim, ndërkohë që ka cituar përkthyesin Edmond Tupja, për të dhënë një përkufizim teorik të përkthimit, i cili thotë se “përkthimi është një veprimtari psiko-gjuhësore, e ushtruar nga dikush me gojë a me shkrim, për të vendosur komunikim midis bashkësisë apo individëve që nuk flasin të njëjtën gjuhë dhe që duan të ko-
20
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
munikojnë me njëri-tjetrin. Në rastin e përkthimit letrar, kjo veprimtari ka një rezonancë estetike”. Një trajtesë mbi teorinë e përkthimit ka paraqitur studiuesja e letërsisë, Adriana Hoxha. Ajo ka thënë se një ndër çështjet kryesore që shtrohet me rastin e përkthimit është se sa është ai besnik ndaj origjinalit. Hoxha i është referuar studiuesit dhe shkrimtarit të njohur italian, Umberto Eco, sipas të cilit “Të përkthesh është të thuash gati të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër”. Ajo ka thënë se mendon që “nuk mund të thuhet njëqind për qind ajo që një shkrimtar e ka thënë në momentin e parë që e ka shkruar veprën” pasi që “në momentin që përkthehet, gjithmonë diçka humb nga vepra”. Sipas saj, “përkthyesi duhet të jetë shumë i kultivuar dhe të njohë jo vetëm gjuhën në të cilën përkthehet dhe nga e cila përkthen, por duhet të njohë edhe kulturën e popullit” të cilit i përket autori. Hoxha ka thënë se shpesh ndodh që të mos ruhet stili i autorit, por ndodh edhe që përkthyesi ta përkthejë ndoshta veprën edhe më mirë sesa është e shkruar në origjinal. Këtë ajo e ka ilustruar duke sjellë disa shembuj të përkthimit të veprave letrare të
njohura botërore dhe shqiptare. “Megjithatë, ka edhe studiues të tjerë që mendojnë se nuk mund të ekzistojë një përkthim më i mirë sesa ç’është origjinali”, është shprehur ajo. Hoxha ka thënë se ajo që e shqetëson “është fakti se përkthimet shpesh bëhen më të këqija se ç’është origjinali dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe përkthyesi duhet të dijë se para vetes ka një sfidë shumë më të madhe sesa të përkthejë diçka dhe ta sjellë në një gjuhë tjetër. Përkthimi është shumë më tepër sesa kjo”. Përkthyesi Nikollë Berishaj ka theksuar se puna e përkthyesit është një punë në vetmi. “Shpeshherë në orët e vona të natës je vetëm me autorin, me tekstin që e ke përpara”, ka thënë ai. Berishaj ka thënë se teoria e tradukologjisë ose e shkencës mbi përkthimin i njeh pesë kritere të cilët duhet plotësuar në mënyrë që një përkthim të vlerësohet si i mirë. Ato janë: kriteri i ekuivalencës, i mosnjohshmërisë, i ekonomizimit në përkthim, i kuptueshmërisë së përkthimit dhe i letrarësisë. Sipas tij, kryesore janë sidomos dy parimet e para. “Sa më i afërt të jetë përkthyesi me autorin, për mendimin tim, aq më i mirë është përkthimi”, ka thënë Ber-
KULTURË
ishaj duke sqaruar kriterin e ekuivalencës. Ai ka vazhduar më tej duke thënë se në teorinë e përkthimit, shpeshherë përkthimi krahasohet me femrën. “Në qoftë se është i bukur, pyetja është se sa është besnik. Në qoftë se është besnik, pyetja është se sa është i bukur. Në qoftë se përkthyesi ia arrin që të jetë sa më besnik dhe sa më i bukur, ai është përkthim i qëlluar”, është shprehur Berishaj. Për të problemet në fushën e përkthimit janë të gjithëfarshme. Për shkrimtarin Ibrahim Berjashi për të përkthyer një poezi, tregim, roman, dramë, ese, skicë poetike etj. duhet në radhë të parë të njohësh sa më mirë gjuhën amtare.
“Nuk mund të përkthesh në gjuhën e tjetrit derisa gjuhën tënde e flet sikurse një gjuhë e cila është tepër minore”, është shprehur ai. Berjashi ka thënë se shqiptarët në Malin e Zi kanë traditë në fushën e përkthimit. “Ka përkthime që kanë mbetur edhe si kryevepra të kohës”, ka thënë ai, duke përmendur me këtë rast Hafiz Ali Riza Ulqinakun, i cili ka përkthyer Mevludin në gjuhën shqipe, dhe Dom Simon Filipaj, i cili ka përkthyer Biblën në gjuhën shqipe. Sipas Berjashit, përkthimi është një guxim, por edhe hulumtim. Përkthyesi nga gjuha ruse, Sutki Malohoxha, ka thënë se përkthyesi i mirë është artist dhe krijues.
Ai e ka vënë theksin te kujdesi që duhet t’i kushtojë përkthyesi në mënyrë që të mos humbë origjinaliteti i fjalisë dhe i tekstit. “Mendoj se përkthyesi nuk guxon t’i japë vetes liri për së tepërmi, të zgjerohet fort sepse e humbë origjinalitetin”, është shprehur Malohoxha. Mendimet e tyre lidhur me këtë temë i kanë paraqitur pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët, të cilët kanë folur për probleme të ndryshme në fushën e përkthimit, duke e vënë theksin sidomos në disa dukuri negative të përkthimeve në gjuhën shqipe. Disa nga pjesëmarrësit sollën shembuj kur veprat e tyre apo të autorëve të tjerë janë përkthyi. k. er në mënyrë jo të mirë. E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
Kulturë
PriFest bën thirrje për projektet filmike Ngjarja me e rëndësishme e industrisë së filmit në vend – Prishtina International Film Festival, ka hapur thirrjen për projekte filmike për garën e BEST PITCH për edicionin e ardhshëm të PriFest, që ndodh më 17-22 korrik 2018, në kryeqytet. Thirrja i dedikohet të gjithë producentëve dhe regjisorëve nga Ballkani që kanë në fazë zhvillimi projektin e tyre filmik të parë apo të dytë. Data deri kur mund të dorëzohen projektet është 1 qershor, 2018. Projektet e përzgjedhura do t’i nënshtrohen trajnimeve me ekspertë të huaj dhe prezantimit para jurisë ndërkombëtare për t’u përzgjedhur fitues të njërit nga shpërblimet që ofron festivali me partnerë. Edicioni i 10-të i festivalit PriFest gjatë një jave në korrik, pritet të sjell në Prishtinë një numër të madh të mysafirëve, artistë dhe profesionistë të industrisë së filmit nga rajoni, Evropa e bota, por duke mos lënë anash edhe programin e veçantë të shumë filmave premierë që mund të ndiqen vetëm gjatë këtij festivali. Së shpejti
22
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
do të sjellim më shumë informacione të detajuara për festivalin. Përmes kësaj thirrjeje ftojmë për aplikim projektet e filmit artistik të metrazhit të gjatë në fazën e zhvillimit, apo të financimit nga filmbërës nga Ballkani që e kanë vepër të parë apo të dytë projektin që e dorëzojnë. Projektet filmike të përzgjedhura do të marrin pjesë në ciklin 4 ditor të zhvillimit të projektit që konsiston nga: Seancë kokë më kokë me ekspertin financiar të EAVE, në temën Planifikimi biznesor dhe strategjik i kompanisë në industrinë e filmit, strategjia e financimit dhe bashkëprodhimit për projektin filmik; Seanca për zhvillim skenari me ekspertë të EAVE BEST PITCH ka karakter garues, andaj seanca e pitchingut do të vlerësohet nga Juria Ndërkombëtare dhe vota e publikut të përbërë nga mysafirët e akredituar të festivalit (koproducentë, fonde filmi, distributorë dhe agjent shitjeje). Këtë vit do të përzgjidhen më shumë se një projekt fitues dhe do të garohet për me shumë çmime, të cilat do të zbulohen me vonë.
Të gjitha projektet e përzgjedhura për Best Pitch do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në Prishtina Rendezvous pas seancës së pitchingut. PriFORUM është platformë zhvillimore e industrisë së filmit, pjesë integrale e PriFest – Prishtina International Film Festival, që do të ketë edicionin e 10-të në korrik 17-22, në Prishtinë, Kosovë. Ndërkohë datat e PriFORUM janë 19-22 korrik. Përvec Best Pitch, PriFORUM përmban në vete edhe dy module tjera: PRISHTINA RENDEZVOUS, është fundjavë e dedikuar distributorëve ndërkombëtar të filmit dhe agjentëve të shitjes. Prishtina Rendezvous ka për qëllim që të mbledh së bashku talentet nga Ballkani, duke u dhënë shansin që të takohen me disa nga kompanitë më të rëndësishme botërore të distribuimit dhe shitjes së filmit, të cilët ftohen në këtë fundjavë që të gjurmojnë projektet filmike nga regjioni I Ballkanit në fazën e tyre zhvillimore. Filmbërësit do të kenë shansin të artikulojnë idetë dhe storjet e tyre në ‘speed date style’ / takime individuale kokë më kokë.
FOTOGRAFIA E JAVËS
FAHRUDIN GJOKAJ LIQENI I SHKODRËS
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Orë letrare me shkrimtarin Ibrahim Berjashi në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë
Nxitje për t’u marrë me letërsi Ka tri vjet që SHAI “Art Club” ka filluar projektin, ku krijuesit shqiptarë në Malin e Zi, anëtarë të kësaj shoqate, por edhe krijues të tjerë, vizitojnë shkollat shqipe në Malin e Zi duke organizuar takime dhe orë letrare me nxënës të këtyre shkollave me qëllim të rritjes së dashurisë ndaj letërsisë dhe nxitjes së interesimit të të rinjve për t’u marrë me letërsi Në Shkollën Fillore „Bedri Elezaga“ në Katërkollë, të premten u mbajt orë letrare me shkrimtarin Ibrahim Berjashi, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Librit. Ora letrare është konceptuar si njohje e nxënësve me krijimtarinë letrare të këtij poeti, i cili ka treguar për rrugën e tij letrare që nga shkrimet e para deri tani. Vetë poeti dhe mësimdhënësja e gjuhës angleze Luljeta Avdiu – Cura kanë lexuar disa poezi nga krijimtaria e autorit, ndërsa nxënësit përpos poezive të Berjashit,
24
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
kanë lexuar edhe poezi dhe ese të krijuara nga ata vetë, kanë recituar poezi të autorëve të tjerë dhe kanë luajtur një fragment nga drama “Halili dhe Hajria”. Në vazhdim të orës letrare, autori është përgjigjur në pyetjet e nxënësve mbi krijimtarinë e tij letrare dhe karrierën gazetareske. Ora letrare është organizuar nga Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Ajo është përgatitur nga mësim-
dhënësja e gjuhës shqipe dhe letërsisë, Zaime Çapriqi, dhe mësimdhënësit tjerë të kësaj shkolle. Ka tri vjet që SHAI “Art Club” ka filluar projektin, ku krijuesit shqiptarë në Malin e Zi, anëtarë të kësaj shoqate, por edhe krijues të tjerë, vizitojnë shkollat shqipe në Malin e Zi duke organizuar takime dhe orë letrare me nxënës të këtyre shkollave me qëllim të rritjes së dashurisë ndaj letërsisë dhe nxitjes së interesimit të të rinjve për t’u marrë me letërsi. i. k.
KULTURË
Teatri “Teuta” nga Ulqini shfaqi në Tuz dramën “Nana”
Të nderohet dhe të respektohet më shumë figura e Nënës Tuz- Aktorët profesionistë të teatrit “Teuta” nga Ulqini, kanë shfaqur në QKI “Malësia” në Tuz, dramën “Nana”, autore e së cilës është Arlinda Morina, regjisor: Munib Abazi, me skenografi dhe kostumografi nga Jetmira Hoxha, ndërsa interpretuan: Blerta Kurti, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti- Zeçeviq, Bashkim Alaj dhe Benjamin Abazoviq. Në prani të një numri të konsiderueshëm spektatorësh, aktorët në fjalë kanë paraqitur një tematikë mjaft interesante dhe të domosdoshme për të hequr vëmendjen në veçanti ndaj të rinjve, që ata ta duan dhe ta respektojnë nënën ashtu sikurse ajo e meriton. Kjo shfaqje e cila është dhe shfaqja e parë me të cilën ka startuar veprimtarinë e vet kulturore teatri “Teuta” i themeluar vetëm para një viti e gjysmë, është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, ndërsa duhet pranuar se shfaqje të tilla mungojnë në Malësi, andaj janë kurdoherë të mirëseardhura. Regjisori i dramës “Nana”, Munib
Abazi u shpeh për “Kohën Javore” se kjo shfaqje e cila simbolizon një figurë shumë të madhe që është ajo e nënës, është vënë në skenë me qëllim që ajo të ketë ndikim pozitiv që nëna të jetë njeri i lumtur siç e meriton. “Mirëpo rrethanat nuk shkojnë gjithherë ashti siç i planifikon njeriu dhe një ndërmjetësuese shumë e madhe e cila bën një përçarje ndërmjet nënës dhe djalit është nusja e cila vjen në shtëpi. Pra, kam dashur në një moment që të paraqes një jo stabilitet të djalit pasi ai është i obliguar ndaj nënës dhe jo nusja. Djali si person paraqitet jashtëzakonisht si jostabil, në fillim ata janë jetimë, jetojnë në kushte shumë të vështira, mirëpo djali fillon duke u rritur dhe më vonë nëna e marton. Mirëpo, në martesë fillon një përçarje ndërmjet tyre, ku djali ndahet dhe jeton vetë dhe po kështu nëna mbetet vetëm në shtëpi tjetër. Ambiciet e mëdha të nuses, dëshira e madhe që ajo të jetë shumë e respektuar në aspektin e punës së saj, bën që gradualisht
edhe djali të fitojë një animozitet ndaj nënës dhe ai në fakt fillon të pësojë dëmtime shëndetin e tij. Fillon të pijë, të bëjë shamatë me gruan, duke i shkuar përherë ndërmend se në mos është pikërisht faji ndaj nënës kjo që po i ndodh”, shprehet Abazi. Kjo dramë përcjell mesazh të qartë se duhet të përkujdesemi më shumë për nënën dhe të mos e lëmë atë asnjëherë të harresë, por t’i kushtojmë më shumë vëmendje e respekt. Kjo është hera e parë që teatri “Teuta” nga Ulqini e shfaq dramën “Nana” në Tuz, ndërsa premiera e saj është dhënë në qytetin e Ulqinit. Aktorët e këtij teatri duke treguar sukses të madh me shfaqjen “Nana” e cila është pëlqyer tejmase nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta ndjekin deri më tani, më pas do të vazhdojnë rrugëtimin e shfaqjeve edhe përtej Oqeanit atlantik, ku do ta paraqesin dramën “Nana” në teatrin e madh, “Simphony space” në qytetin e Nju Jorkut- Manhatan më 6 t. u. maj.
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
“Karvani i shkrimtarëve vendas” i SHAI “Art Club”, vizitoi Medresenë “Mehmed Fatih”
Nxënësit u njohën me krijimtarinë letrare të krijuesve vendas “Karvani i shkrimtarëve vendas”, i dhuroi bibliotekës së Medresesë “Mehmed Fatih”, një kontingjent me libra të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve, “Art Club”, i cili është dhe botuesi më i madh shqiptar në Mal të Zi dhe të disa krijuesve, autorë të shoqatës “Art Club” ose që kanë botuar me firmën e Art Club- it Tuz- Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve, “Art Club” Ulqin, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Librit në Medresenë “Mehmed Fatih” në Milesh, me ç’ rast “Karvani i shkrimtarëve vendas”, i përbërë nga Ibrahim Berjashi, Nikollë Berishaj, Ali Gjeçbritaj dhe Hajredin Kovaçi, zhvilluan një takim letrar me nxënës, profesorë dhe udhëheqës të këtij institucioni edukativo- arsimor, me nxënës të Shkollës Fillore “29 nëntori” në Dinoshë, me prezencën edhe të zv/reisit të Bashkësisë Islame në Malin e Zi. Në fillim të këtij programi kulturor- letrar, ka përshëndetur kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve, “Art Club”, Ismet Kallaba, njëherësh dhe organizator i këtij takimi, i cili duke falënderuar drejtorinë e këtij institucioni, tha se kjo shoqatë ka dy vjet që e filloi këtë veprimtari kulturore të titulluar “Karvani i shkrimtarëve vendas”, ku këta krijues vizitojnë shkolla të ndryshme në gjuhën shqipe në Mal të Zi. “Para dy vitesh kemi qenë në shkollën “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu “ në Triesh. Vitin e kaluar kemi qenë në dy shkolla në Plavë- Guci kurse sivjet kemi menduar që të vijmë këtu tek ju, pra në Medresenë “Mehmed Fatih” në Podgoricë. Qëllimi i kësaj veprimtarie e cila organizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit është
26
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
që Ju të njiheni me krijuesit shqiptarë në Mal të Zi. Sot me ne kemi katër krijues shqiptarë në Mal të Zi të cilët janë të përfshirë edhe në programet mësimore- në lektyrën shkollore”, u shpreh Kallaba. Në të njëjtën kohë, shkrimtari, publicisti dhe gazetari, Ibrahim Berjashi, ka lexuar para të pranishëmve tri poezi: “Lashtësi”, “Zemra e Nënës“ dhe “Vjeshtë e Trishtë“, poezi kjo kushtuar 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit, Esad Mekuli. Berjashi ju ka dhuruar nxënësve të shkollës “Mehmed Fatih” në Milesh, një broshurë me disa poezi të autorëve nga vise të ndryshme të cilët kanë janë paraqitur herëpashere nëpër aktivitete letrare në Ulqin. Ndërkaq, mësuesi dhe shkrimtari Ali Gjeçbritaj, ka lexuar poezitë: “Rruga e jetës” dhe “Zana e malit”. Gjeçbritaj në të njëjtën kohë sikur redaktor i revistës shkollore të SHF “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në Ostros, i ka dhuruar bibliotekës së medresesë një libër (përmbledhje) e disa numrave të kësaj reviste, përkatësisht tetëmbëdhjetë numra të saj. Ky program kulturor- letrar është gërshetuar me lexim poezish, përveç krijuesve të pranishëm, edhe nga disa nxënës të kësaj medreseje të cilët interpretuan poezi të ndryshme me shumë ëndje dhe pasion. Shkrimtari dhe përkthyesi, Nikollë
Berishaj, ka lexuar poezinë “Nënë”, një poezi nga përmbledhja e tij e poezive e titulluar “E thënë ndërmjet luleve” si dhe poezinë “Mos Nënë“, po nga i njëjti cikël poezish. Berishaj po ashtu, ju ka prezantuar nxënësve dhe pjesëmarrësve krijimtarinë e tij të deritanishme letrare, i cili njëkohësisht i dhuroi këtij institucioni edukativo- arsimor, librin “Një jetë dhuruar Malësisë”, kushtuar Gjergj Gjokajt, veprimtarit më të madh që ka pasur Malësia. Ndërkaq, shkrimtari Hajredin Kovaçi, duke falënderuar nxënësit dhe drejtuesit e kësaj medreseje për një mikpritje shumë të ngrohtë, shpalosi krijimtarinë e tij letrare, duke njoftuar se gjatë këtij viti do të botohen edhe dy libra me poezi, përkatësisht vepra e pestë dhe e gjashtë e krijimtarisë së deritanishme letrare e autorit, Hajredin Kovaçi. Ai në këtë takim letrar është paraqitur me dy poezi: “Hëne moj“ dhe “Lulja në zemër“. Kovaçi i cili është dhe kryetari i Fondacionit “Studenti”, që organizon garat e recituesve të rinj në nivel të të gjitha shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi, i ka ftuar nxënësit e Medresesë, “Mehmed Fatih” që të jenë pjesë e këtyre garave, të cilat çdo vit organizohen në muajin nëntor në qytetin e Ulqinit, duke i vlerësuar këta nxënës për recitimin e shkëlqyeshëm të poezisë.
KULTURË
Ndërkaq, “Karvani i shkrimtarëve vendas”, i dhuroi bibliotekës së Medresesë “Mehmed Fatih”, një kontingjent me libra të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve, “Art Club”, i cili është dhe botuesi më i madh shqiptar në Mal të Zi dhe të disa krijuesve, autorë të shoqatës “Art Club” ose që kanë
botuar me firmën e Art Club- it. Në fund të këtij takimi letrar, “Karvani i shkrimtarëve vendas”, vizitoi seksionin e herbariumit të cilin e kishin paraqitur nxënësit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Planetit si dhe vizituan ambientet e brendshme dhe të jashtme të Medresesë “Mehmed
Fatih”, e cila ka një infrastrukturë ndërtimi bashkëkohore dhe kushte shumë të mira për zhvillimin e procesit mësimor. Kjo është hera e parë që “Karvani i shkrimtarëve vendas” viziton Medresenë, “Mehmed Fatih” në Milesht. u. Tuz. E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Shtëpia e vojvodës Ilija Plamenac dhe barnatorja e vjetër në Ranë
Dy shtëpi të veç Gani Karamanaga
Shtëpia e vojvodës Pas ardhjes së Malit të Zi në Ulqin u ndërtuan disa objekte interesante. Njëra prej shtëpive në Ranë ishte edhe ajo të cilën e ndërtoi Ilija Plamenac, vojvodë në shtetin e ri të Malit të Zi i cili ka pasur edhe tri shtëpia tjera: në vendlindje në Boleviq sipër Virpazarit, në Nikshiq dhe në qendër të Cetinës. Ishte ministri për Financa në qeverinë e Malit të Zi. Si nxënës i Shkollës së mesme për infermieri në Cetinë një vit kam banuar me Dr.Myrto Salaj në shtëpinë
Shtëpia e vjetër e vojvodë Plamenacit në Ranë
28
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
e Prof. Milutin Plamencit ( djali i vojvodës ). Në shtëpinë e tyre në Ulqin një kohë ka qenë Kapitaneria e portës së Ulqinit, ku fillimisht ishte udhëheqës Simo Sekuliqi, pastaj Filip Batriqeviqi dhe Miqo Gjurashkoviq. Kujtimet e mia më tepër janë të lidhura me këtë të fundit. Një herë Miqoja tha : “ Çdo gja si e kemi na ka dhanë deti, ne detit nuk i kemi kthye asgja..” (Këtu ka menduar se në Ulqin nuk ka port dhe asnjëfarë mbrojtje për sandalla e anije..). ... Milutin dhe Ana Plamenac vijnë në shtëpinë e tyre në Ranë pas daljes së Milutinit në pension. Disa herë i kam vizituar. Milutini ka qenë drejtori i Muzeut në Cetinë dhe piktor i njohur, ka studiuar në Universitetin e Sorbonës në Paris. Kam dëgjuar se kur ka kaluar pranë Tyrbes Fani,
zotëri Milutini është përulur, duke treguar respekt të posaçëm. Djali i tyre Pavle-Pajo Plamenac ka qenë mjek i dalluar, profesor në Universitetin e Sarajevës dhe atë të Beogradit në Institutin e patologjisë. Pas vdekjes së prindërve Milutinit dhe Anës , shtëpia i shitet një biznesmenit i cili jetonte në Suedi. Pas vdekjes së tij tragjike shtëpinë e bleu familja e Mustafë Nimanbegut. Rreth kësaj shtëpie ka vend të lirë të mjaftueshëm për ndërtimet e ardhshme. Për këtë arsye kjo shtëpi është e domosdoshme të ruhet.
Barnatorja e vjetër
Në fillim, barnatorja e B. Vujosheviqit ka qenë përkohësisht në shtëpinë private të Jovan Pejoviqit (ndërtesa e ekspoziturës së atëhershme të Bankës Popullore të Jugosllavisë – 1998) përballë pazarit të moçëm të qytetit. Ajo është hapur në mars të vitit 1922 . Barnatorja-shtëpia e farmacistit Bogdan Vujosheviq është përfunduar në vitet 1930/1931. Ka qenë në qendër të qytetit. Në të ka punuar pronari, mr. farm. Bogdan Vujosheviqi ( 1894-1944) , gjithnjë deri në rastin e vdekjes ,në janar të vitit 1944. Projektuesit e barnatores kanë qenë: Gvido Grizigoni dhe Ante Kolunduroviq, të cilët ishin edhe projektuesit e kripores në Ulqin. Disa të dhëna për farmacistet e parë: Mr. farm. Bozhenka (Bogdan) Vujosheviq – LAZOVIQ (1924-1983) e ka mbaruar Fakultetin e Farmacisë më 1950 në Zagreb. Si bursiste e Qeverisë së RP të Malit të Zi, është kthyer në punë në “Narodna apoteka” në Ulqin, në të cilën ka punuar dhe ka qenë udhëheqëse e Barnatores së Shtëpisë së Shëndetit për 30 vjet. Mr. farm. Gojko (Todor) HAJDUKOVIQ, (1931-1976) Farmacinë e ka
MOZAIK
çanta në Ulqin studiuar dhe mbaruar në Fakultetin e Farmacisë në Zagreb, më 1957. Në Ulqin ka punuar nga viti 1960 deri 1976 në barnatoren e Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit.
Barnatorja „Krka” (Novo Mesto)
Në fillim të gushtit të vitit 1982, bashkë me shefin e kontabilitetit Lano Sefa udhëtuam për Novo Mesto (Sll-
oveni). Drejtori gjeneral Mr. Ph. Boris Adriançiç i Fabrikës farmaceutike „Krka“ të Novo Mestos, një pjesë të stazhit të obliguar e kishte mbaruar te farmacisti Bogdan Vujosheviq në Ulqin. Pas tërmetit, ai tregoi interesim për t’i ndihmuar Ulqinit. Kontaktuam dhe kështu u realizua ky projekt. Lindi në Novo Mesto në vitin 1910. Fakultetin e Farmacisë e përfundon në Zagreb në vitin 1935. Gjatë
viteve1948-1949 ka punuar në „Farmacinë Popullore“ në Ulqin. Drejtori i „Krka“-s ka qenë prej vitit 1954 deri në vitin 1985. . Pas tërmetit të vitit 1979 barnatorja është dëmtuar. Djali i Bozhenkës Mile Lazoviq e rrënoi dhe në atë vend ndërtoi një shtëpi të re. Kështu humbi edhe një shtëpi karakteristike në Ulqin. Barnatorja e vjetër në Ulqin
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Nga Malësia në Sarajevë
Realizimi i dëshir kundrejt sfidave r
Çdo i ri në realizimin e dëshirave të veta përballet me sfida dhe pengesa të natyrave të ndryshme në realizimin e ëndrrave të veta rinore, ku njëra nga më të bukurat është shkollimi superior universitar. Po ashtu në realizimin e kësaj dëshire të bukur, çdo student dëshiron që rrugëtimin e vet të shkollimit të lartë, ta vazhdojë në ndonjë qendër sa më të madhe universitare për të arritur nivelin më të lartë të arsimimit
Kristjan Dukaj
30
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
Periudha e studimeve është koha më e bukur në këtë fazë të jetës për çdo të ri. Edhe krahas obligimeve të përditshme shkollore, çdo i ri fazën e studimeve të larta e përjeton në
mënyrë të veçantë. Në radhë të parë vijimi i shkollimit të lartë është shprehje e dëshirës për të arritur në jetë, për të mësuar dhe për t’u njohur me kushtet dhe mënyrën e përgatitjes
MOZAIK
rave reale më të mirë për të jetuar dhe për të krijuar vlera më të dobishme për shoqërinë. E gjithë kjo është e bazuar në vullnetin e individit për një vend të merituar në shoqërinë të cilës i takon. Çdo i ri në realizimin e dëshirave të veta përballet me sfida dhe pengesa të natyrave të ndryshme në realizimin e ëndrrave të veta rinore, ku njëra nga më të bukurat është shkollimi superior universitar. Po ashtu, në realizimin e kësaj dëshire të bukur, çdo student dëshiron që rrugëtimin e vet të shkollimit të lartë ta vazhdojë në ndonjë qendër sa më të madhe universitare, për të arritur nivelin më të lartë të arsimimit. Mirëpo, më se shpeshti, një gjë e tillë varët nga rrethana dhe kushte të ndryshme. Përveç suksesit të deriatëhershëm në shkollim, mundësitë materiale janë pengesa kryesore në këtë drejtim. Këtë e flas nga përvoja personale, në mungesën e mundësive materiale isha i detyruar që shkollimin universitar ta vazhdoj në qendrën më të afërt universitare vendbanimit tim, në Podgoricë. Suksesi i arritur në studime, ishte rezultat i dëshirës sime për të përfunduar me rezultat sa më të mirë studimet pranë këtij Universiteti. Kontaktet e përditshme me kolegët studentë dhe profesorët nga qendra të ndryshme nga vendet e rajonit dhe më gjerë, madje edhe nga Washingtoni, e kanë rritur gjithnjë dëshirën time për të vazhduar studimet e thelluara pasuniversitare në ndonjë qendër më të madhe dhe me traditë më të gjatë. I vetëdijshëm për mundësitë e vogla materiale nga buxheti familjar ,
“
Sarajeva është një qytet i bukur me përmbajtje të bukura dhe të shumta për qytetarët e të gjitha moshave, në veçanti për të rinjtë. Banorët vendas janë mikpritës dhe të dashur, që njerëzve nga jashtë u krijon mundësinë të ndjehen mirë sikur në shtëpinë e vet. Në takimet e përditshme me kolegë dhe miq, ata janë kureshtarë të dinë sa më shumë për vendet nga vijmë, për shkollimin e mëparshëm, për kulturën dhe mënyrën e jetesës. Çdo takim me banorët vendas është një përvojë më tepër për të gjithë ata që vijmë nga jashtë me shpresë se ne që kemi ardhur për të vazhduar shkollimin do t’ ia arrijmë qëllimit dhe do të realizojmë me sukses dëshirën dhe planet tona në rrugën e arsimimit të lartë
kam shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të bëj ndonjë punë, kryesisht në publicistikë, të ndihmoj buxhetin dhe të vazhdoj aftësimin profesional në ndonjë qendër tjetër. Në kuadër të opsioneve të shumta u përcaktova për universitetin e Sarajevës dhe pas vështirësive fillestare u jam përshtatur mirë kushteve të këtushme të studimeve dhe të jetës së përditshme studentore. Falë dashamirësisë së disa miqve familjarë të cilët më kanë ndihmuar dhe lehtësuar vendosjen në kushte mjaft të mira të banimit në pajtim me kushtet e mia materiale. Universiteti i Sarajevës është qendër e madhe universitare, me traditë të gjatë të trashëguar nga ish Jugosllavia në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës. Sarajeva është një qytet i bukur me përmbajtje të bukura dhe të shumta për qytetarët e të gjitha moshave, në veçanti për të rinjtë. Banorët vendas janë mikpritës dhe të dashur, që njerëzve nga jashtë u krijon mundësinë të ndjehen mirë sikur në shtëpinë e vet. Në takimet e përditshme me kolegë dhe miq, ata janë kureshtarë të dinë sa më shumë për vendet nga vijmë, për shkollimin e mëparshëm, për kulturën dhe mënyrën e jetesës. Çdo takim me banorët vendas është një përvojë më tepër për të gjithë ata që vijmë nga jashtë me shpresë se ne që kemi ardhur për të vazhduar shkollimin do t’ ia arrijmë qëllimit dhe do të realizojmë me sukses dëshirën dhe planet tona në rrugën e arsimimit të lartë. Ne, studentët nga Malësia, e Madhe, në Mal të Zi, u jemi mirënjohës
të gjithë atyre bashkëvendësve tonë nga SHBA, të cilët na kanë ndihmuar materialisht në shkollimin tonë të deritashëm për gjeneratat e shumta studentore. Shpresoj se sakrificat e shumta të familjes dhe të afërmve tonë do t’i shpërblejmë me suksese sa më të mira në shkollim dhe në punë të ardhshme profesionale në dobi të shoqërisë.
“
Ne, studentët nga Malësia e Madhe në Mal të Zi, u jemi mirënjohës të gjithë atyre bashkëvendësve tonë nga SHBA, të cilët na kanë ndihmuar materialisht në shkollimin tonë të deritashëm për gjeneratat e shumta studentore. Shpresoj se sakrificat e shumta të familjes dhe të afërmve tonë do ti shpërblejmë me suksese sa më të mira në shkollim dhe në punë të ardhshme profesionale në dobi të shoqërisë E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Pas arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës në Komunën e Ulqinit
Dr. Ilir Çapuni, kryetar i Kuvendit Ulqin – Drejtori politik i Forcës së Re Demokratike, dr. Ilir Çapuni, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e kaluar. Për të kanë votuar 30 këshilltarë, që pritet të përbëjnë shumicën qeverisëse në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të dalë nga zgjedhjet lokale të zhvilluara më 4 shkurt të këtij viti. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nga radhët e Forcës së Re Demokratike është bërë pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Forcës së Re Demokratike, sipas së cilës PDS do të ketë kryetarin
32
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
e Komunës së Ulqinit, kurse Forca e Re Demokratike kryetarin e Kuvendit. Përpos këtyre dy partive që kanë nga tetë këshilltarë, për zgjedhjen e Çapunit kanë votuar edhe shtatë këshilltarët e Koalicionit “Zgjohu Ulqin”, i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, tre këshilltarët e UDSH-së, tre këshilltarët e Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe këshilltari i Partisë Boshnjake, kurse të përmbajtur kanë qenë dy këshilltarët e Lëvizjes Qytetare URA dhe këshilltari i Partisë Socialdemokrate. Ilir Çapuni ka mbaruar studimet në Fakultetin Matematiko-Natyror në
Podgoricë, ku ka punuar si asistent në periudhën 2003-2006. Studimet e doktoratës i ka kryer në Universitetin e Bostonit në vitin 2012. Ka punuar në Universitetin “Epoka” në Tiranë, ndërsa aktualisht punon në Qendrën për Studime të Avancuara Kompjuterike pranë Universitetit të Nju-Jorkut në Tiranë dhe pedagog në këtë universitet. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, pritet që së shpejti të zgjedhet edhe kryetari i Komunës së Ulqinit. Nga Këshilli Komunal i PDS-së në Ulqin kanë njoftuar se kandidati i vetëm për këtë funksion është kryetari i këtij këshilli, (Kohapress) Loro Nrekiqi.
MOZAIK
Romani i Vorpsit botohet në Francë Ornela Vorpsi, sapo ka nxjerrë në Francë romanin e saj më të ri, me titull “Vera e Olta”, botuar nga shtëpia e njohur botuese “Gallimard”. Subjekti i këtij romani na çon në Shqipërinë e fundviteve 70-të, ku një vajzë e re, Olta, do të tronditet nga zhdukja e papritur dhe e pashpjegueshme e babait të saj. Bashkë me të ëmën, Veronikën, ato do të përballen me ndjesitë e misterit të kësaj mungese. Veronika është një grua aq e bukur sa nuk ndjehet e sigurt për veten, e bën me mëndje skenarë të ndryshëm për të shkelur kurorën. Ndërsa Olta është thjesht një vajzë
e cila ëndërron lirinë. Ajo përpiqet ta mbajë veten larg dramës që i ka ndodhur dhe të jetë e buzëqeshur përpara të tjerëve, në një vend ku nderohet Kina komuniste… Libri është një kronikë e Shqipërisë para rënies së Murit, treguar me sinqeritetin e një vajze, e cila zbulon një botë të rremë. Duket që romani ka tone autobiografike, por për kritikën franceze Vorpsi është një shkrimtare e thellësive. Librat e Vorpsit janë përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë dhe janë vlerësuar me shumë çmime të njohura: “Grinzane Cavour”, “Elio Vittorini”, “Premio Rappallo”, “Premio
Viareggio”, “Premio Luco Mastronardi”, “Premio città di Tropea”, “Prix méditeranéen des lycéen”, etj. Ornela ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, për të kaluar më 1991 në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, në Milano të Italisë. Më 1997, Vorpsi migroi në Paris për t’i përfunduar studimet e saj në Universitetin e Parisit VIII. Ajo është po ashtu fotografe e piktore. Ornela Vorpsi ka qenë vlerësuar si njëra prej 35 shkrimtarëve më të mirë evropianë, sipas antologjisë “Best European Fiction”, botuar nga Aleksandar Hemon, në vitin 2010. E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
Vepra e piktorit të njohur serb Paja Jovanoviq për shqiptarët
Shitje rekord në ankandin e Londrës Paja Jovanoviq ka rreth tetë tablo me tematika shqiptare dhe njihet si “orientalisti” më i madh serb. Jovanoviq ka udhëtuar disa herë në Shqipëri, duke qëndruar në Shkodër për t’u njohur me kostumet kombëtare shqiptare, ku thuhet se krijoi një miqësi të fortë me piktorin e shquar të Rilindjes Kombëtare, Kolë Idromenon Piktura e njohur me titull “Dy rojet shqiptare para portës”, që paraqet dy roje shqiptare në Egjipt, një nga kryeveprat e piktorit serb të shekullit XIX, Paja Jovanoviq, është shitur në Londër. Piktura është shitur në ankandin e famshëm të artit, “Sotheby’s”, duke filluar nga shifra e 150 mijë stërlinave deri në shifrën përfundimtare të afro gjysmë milioni stërlinash, duke e bërë atë pikturën më të shtrenjtë të këtij piktori. Paja Jovanoviq ka rreth tetë tablo me tematika shqiptare dhe njihet si “orientalisti” më i madh serb. Jovanoviq ka udhëtuar disa herë në Shqipëri, duke qëndruar në Shkodër për t’u njohur me kostumet kombëtare shqiptare, ku thuhet se krijoi një miqësi të fortë me piktorin e shquar të Rilindjes Kombëtare, Kolë Idromenon. Ai ka qëndruar në mesin e shqip-
“ 34
Ai ka qëndruar në mesin e shqiptarëve, që nga Mali i Zi e deri në Egjipt, dhe njihet si një ndër piktorët e rrallë që ka nxjerrë me ngjyra në pëlhurë madhështinë dhe krenarinë e shqiptarit, së bashku me rrobat karakteristike
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MAJ 2018
tarëve, që nga Mali i Zi e deri në Egjipt, dhe e njihet si një ndër piktorët e rrallë që ka nxjerrë me ngjyra në pëlhurë madhështinë dhe krenarinë e shqiptarit, së bashku me rrobat karakteristike. Ndër pikturat me tematikë shqiptare janë: “Përgatitja e nuses shqiptare”, “Mësimi i shpatës”, “Vallja e shpatave”, “Vajza me çifteli”, “Dredhja e
duhanit”, “Shqiptari duke pushuar” etj. Edhe pse nuk dihet blerësi, media serbe ka kritikuar ashpër qeverinë që nuk investon në blerjen e këtyre veprave për Muzeun e tyre Kombëtar. Ndërkohë që në Shqipëri, asnjë nga këto piktura nuk është pronë e fondit të artit, apo ndonjë koleksionisti shqiptar.
SPORT
Në Turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Podgorica Open” 2018
KT “Ulqini”, vendi i parë në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” fitoi gjithsej 28 medalje, prej të cilave dhjetë medalje të arta, dhjetë medalje të argjendta dhe tetë medalje të bronzta, si dhe tri kupa. Garuesja më e suksesshme e Turneut u shpall garuesja e KT “Ulqini”, Amella Nuti, me tri ndeshje të fituara Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme, duke u shpallur kampion i Turneut ndërkombëtar “Podgorica Open” 2018, i cili u mbajt të dielën në Podgoricë. “Ulqini” është paraqitur me 34 garues në të gjitha kategoritë (pionierë, kadetë, juniorë dhe seniorë) në këtë turne, ku morën pjesë rreth 400 garues nga vendet e rajonit. Paraqitjen më të mirë e kanë bërë pionierët e këtij klubi, të cilët janë renditur në vendin e parë, ndërsa juniorët janë renditur në vendin e dytë.
KT “Ulqini” fitoi gjithsej 28 medalje, prej të cilave dhjetë medalje të arta, dhjetë medalje të argjendta dhe tetë medalje të bronzta, si dhe tri kupa. Garuesja më e suksesshme e Turneut u shpall garuesja e KT “Ulqini”, Amella Nuti, me tri ndeshje të fituara. Me medalje të arta u kurorëzuan Edina Kraja, Medina Kanaqeviq, Amra Dushku, Amella Nuti, Harun Dervishi, Bledar Kasmi, Enes Dushku, Besart Kuqi, Mervana Muçaj dhe Sofjan Beci, me medalje të argjendta Fiona Kraja, Egzon Lika, Amrudin Hoxha, Sumeja Bisha, Jahja Dervishi, Abdul-
lah Dervishi, Mersida Demiri, Merisa Malokraja, Sara Malokraja dhe Hava Malokraja, kurse me medalje bronzi Dion Mustafa, Amell Nuti, Hakush Fici, Isuf Gjençiq, Erblind Avdiu, Enis Kurti, Amar Bakalli dhe Arta Ismajlaga. Nga KT “Ulqini” kanë falënderuar prindërit e garuesve për kontributin e tyre, si dhe Komunën e Ulqinit, gjegjësisht anëtarët e Komisionit për Sport pranë kësaj komune, Asllan Llunji, Arijan Lamoja dhe Alban Gjoni për përkrahjen e tyre. (Kohapress) E ENJTE, 3 MAJ 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 3 maj 2018
Viti XVll Numër 813 Çmimi 0,50
Mençuri e shtatore të rreme ISSN 1800-5696
Mbyllja do të ishte humbje e madhe për etnografinë malësore
Përkthyesi i mirë, krijues dhe artist