Koha 814

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 10 maj 2018 Viti XVll Numër 814 Çmimi 0,50

Themelimi i SHKA “Liria” dhe aksioni për pengimin e aktivitetit të saj ISSN 1800-5696

Studim me burime të shumta historike, dokumentare dhe arkivore

Homazh në urën e Ribnicës në Podgoricë Vendi ku ka rënë baca Isë Boletini


PËRMBAJTJE

6

8 Rudi Goga, një artist i veçantë i përmasave kombëtare

Frashëri, vendi i shenjtë i shqiptarëve

12

14 Një rrëfim i Lankschit për Martin Camajn ende të pazbuluem

Sakrificat e shqiptarëve për ruajtjen e identitetit

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018


PËRMBAJTJE

16

20 Ndryshimi

Luksi im është prania e familjes dhe lumturia e tyre

24

28 U përurua monografia dhe u hap ekspozita retrospektive

Vepra që nxjerrin në dritë të vërtetën e shkuar sado të dhimbshme për shqiptarët KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 10 maj 2018 Viti XVll Numër 814 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Studim me burime të shumta historike, dokumentare dhe arkivore

Homazh në urën e Ribnicës në Podgoricë Vendi ku ka rënë baca Isë Boletini

dhe arkivore dokumentare historike, të shumta Studim me burime

Isë Boletini Vendi ku ka rënë baca Ribnicës në Podgoricë Homazh në urën e

aktivitetit të saj për pengimin e “Liria” dhe aksioni Themelimi i SHKA

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Themelimi i SHKA “Liria” dhe aksioni për pengimin e aktivitetit të saj

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Përfundon rikonstruksioni i sallës së fizkulturës së Shkollës Fillore “Marshall Tito” në Ulqin

Projekt i vogël me rëndësi të veçantë Ulqin – Salla e fizkulturës së Shkollës Fillore “Marshall Tito” në Ulqin është objekti sportiv i radhës në të cilin Ministria e Sportit ka investuar 34 800 euro për rikonstruksionin dhe adaptimin e saj. Ceremonia e përfundimit të punimeve është zhvilluar të hënën, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Sportit, Nikolla Janoviq, dhe autoritetet vendore. Kontratën për bashkëfinancimin e sanimit, rikonstruksionit dhe adaptimit të sallës së fizkulturës e kanë firmosur në tetor të vitit të kaluar drejtori i Shkollës Fillore “Marshall Tito”, Arben Llunjiq, dhe ministri i Sportit, Janko Lumoviq, ndërsa punimet janë kryer sipas dinamikës së planifikuar. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Sportit thuhet se duke e vizituar sallën me bashkëpunëtorët e tij, udhëheqësit e Komunës së Ulqinit dhe të Shkollës, ministri Lumoviq ka thënë se infrastruktura sportive adekuate është parakusht për zhvillimin e sportit rekreativ dhe profesional, si dhe ka përkujtuar se Ministria e Sportit

4

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

që nga themelimi bashkëpunon me qeverisjet vendore, dhe se në infrastrukturën sportive deri tani në vazhdimësi janë investuar më shumë se gjysmë milion euro. Ai ka thënë se Ministria e Sportit bën çdo gjë që fëmijëve t’u sigurojë kushte sa më të mira për t’u marrë me sport. “E ardhmja e sportit malazias qëndron në këto salla të vogla të fizkulturës, në të cilat gjithmonë janë zhvilluar dhe pjekur sportistët tanë të mëdhenj”, ka theksuar Janoviq. Për nder të hapjes së sallës së rinovuar, nxënësit kanë demonstruar aftësitë e tyre në taekwondo, pas së cilës ministri Janoviq ka shpallur zyrtarisht finalen shkollore në ping pong. Drejtori i Shkollës Fillore “Marshall Tito”, Arben Llunjiq, ka theksuar se të gjitha punimet për rikonstruksionin e sallës së fizkulturës e kanë arsyetuar investimin me vlerë të Ministrisë së Sportit, dhe se salla ka fituar pamje dhe funksion krejt të ri, në të mirë të nxënësve, shkollës dhe klubeve sportive nga Ulqini.

Përpara hapjes solemne të sallës, ministri Janoviq u prit nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ku është vlerësuar se rikonstruksioni i sallës së fizkulturës së Shkollës Fillore “Marshall Tito” është një projekt i vogël, por me rëndësi të madhe për Ulqinin. Duke e falënderuar ministrin Janoviq për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen e Ministrisë së Sportit për rikonstruksionin e sallës së fizkulturës, Cungu ka shprehur besimin se ajo do t’i kontribuojë afirmimit të sportit shkollor dhe atij të klubeve sportive në Ulqin dhe do të jetë në funksion të promovimit dhe zhvillimit të turizmit në Ulqin. Ai po ashtu ka thënë se Komuna e Ulqinit po punon në hartimin e projekteve për ndërtimin e stadiumit të futbollit të qytetit dhe qendrës sportive në Plazhin e Madh. Salla e fizkulturës e Shkollës Fillore “Marshall Tito” shfrytëzohet për trajnim dhe zhvillimin e ndeshjeve zyrtare nga disa klube sportive të Ul(Kohapress) qinit.


NGJARJE JAVORE

Prezantohet projekti i ndërtimit të rrugës Shëngjin – Velipojë, distanca kohore shkurtohet në vetëm 19 minuta

Në plan vazhdimi i ndërtimit të rrugës për Ulqin Projekti infrastrukturor Shëngjin – Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i qeverisë së Shqipërisë me vlerë 3.8 miliardë lekë. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, u shpreh të martën në prezantimin e këtij projekti në Lezhë se rruga shkrurtohet në vetëm 14.8 kilometra. “Sot për të përshkuar rrugën nga Shëngjini në Velipojë, duhen kaluar 66 kilometra për 1 orë e 20 minuta dhe duhen kaluar katër akse të ndryshme rrugore. Me investimin prej 3.8 miliardë lekësh, shkurtohet distanca në vetëm 14.8 kilometra dhe

rruga mund të përshkohet për 19 minuta”, tha ai. Beci ka përshkruar edhe veçoritë e rrugës së re. “Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Kjo rrugë është tejet panoramike. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës”, ka thënë ai. Kjo rrugë, sipas Becit, do të bëjë gjithashtu lidhjen e dy qendrave kryesore turistike. “Rruga Shëngjin – Velipojë do të

vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin. Po shohim mundësinë për një bashkëpunim me Malin e Zi për një cross-border dhe hapjen e portave të turizmit deri në Shëngjin”, u shpreh ai. Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Velipojë pritet t’i hapë rrugë vazhdimit të ndërtimit të rrugës për Ulqin, e cila do të lidhte dhe afronte akoma më shumë këtë qytet dhe Malin e Zi me Tiranën dhe qendrat tjera në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. (Kohapress/Koha Net) E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Pak më shumë respekt për krijuesit e artit, kulturës e shkencës

Rudi Goga, një artist i veçan

Edhe kritikët e tij më të ashpër besoj se pajtohen se ai ishte dhe mbeti një artist i veçantë, i njohur Megjithatë, institucionet përkatëse vendore kam bindjen e plotë se në vazhdimësi janë ndjerë të “ m vlerësojnë këtë pasuri artistike që la trashëgim

Gjekë Gjonaj

Shënimi i njëvjetorit të vdekjes së piktorit akademik nga Ulqini Rudi Gogës, organizuar në qytetin e tij të lindjes të premten e kaluar nga Shoqata e Intelektualëve “ Art Club”, ishte i qëlluar dhe për çdo lëvdatë. Me këtë aktivitet, edhe pse pa pjesëmarrjen e asnjë zyrtari vendor e politikani, shoqata tregoi se nuk harroi pa e përkujtuar anëtarin dhe njërin ndër themeluesit e saj të shquar i cili ka lënë gjurmë të pashlyera me krijimet e tij artistike në fushën e artit pamor. Edhe kritikët e tij më të ashpër besoj se pajtohen se ai ishte dhe mbeti një artist i veçantë, i njohur në qarqet kombëtare, i cili më tepër është nderuar e respektuar kudo tjetër më shumë sesa në Ulqin. Megjithatë, institucionet përkatëse vendore kam bindjen e plotë se në vazhdimësi janë ndjerë të “ mërzitura” nga krijimtaria e tij produktive artistike e Rudi Gogës, dhe se nuk deshën apo nuk ditën të vlerësojnë këtë pasuri artistike që la trashëgim. Po përmendi një fakt të dhimbshëm kur piktori Goga kishte planifikuar ekspozitën e tij në Gjemani dhe nga arka e Komunës së Ulqinit për këtë veprimtari, në të cilën prezantohej edhe Ulqini, siç më tregoi ai, i kishin dhënë vetëm 100 euro. Ky mosvlerësim pa meritë i piktorit Goga në veçanti dhe i figurave të tjera të dalluara të kulturës dhe artit në shoqërinë shqiptare është një problem i madh

6

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ntë i përmasave kombëtare

r në qarqet kombëtare, i cili më tepër është nderuar e respektuar kudo tjetër më shumë sesa në Ulqin. mërzitura” nga krijimtaria e tij produktive artistike e Rudi Gogës, dhe se nuk deshën apo nuk ditën të

Të bësh art ( kulturë) në Ulqin dhe në trevat e tjera të banuara me shqiptarë në Mal të Zi është problem shumë i madh, pasi pasohet nga vlerësimet subjektive, që janë larg mendimit kritik e të saktë, dhe se artin ( kulturën) në përgjithësi institucionet e mbajnë të izoluar, duke mos kontribuar sa duhet në ruajtjen e veçorive të mirëfillta të vlerave artistike e kulturore të cilat krijuesit shqiptarë i kultivojnë

që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Këtë shqetësim e vuri në dukje edhe panelisti i kësaj mbrëmje piktori Qazim Muja, duke pyetur: “Sa e vërejtëm ne piktorin e mirënjohur Rudi Goga sa ishte i gjallë , sa e vërejmë dhe sa interesohemi për veprën e tij tani kur nuk jeton më, dhe a është vallë ky një shqetësim për të gjithë piktorët? Ka vallë ndonjë institucion apo ndonjë subjekt tek shqiptarët në Malin e Zi që të vërë dorë mbi këto vepra, sadopak që kanë mbetur, pa u zhdukur fare, së paku një koleksion për gjeneratat e ardhshme si dëshmi se këtu jetoi dhe krijoi vepra me vlerë një artist që i kaloi kufijtë e artit kombëtar, duke lënë pas vepra të veçanta dhe me shumë vlerë artistike, si pjesë e kulturës sonë dhe si pjesë përbërëse e atij trungu artistik gjithëkombëtar”. Përgjigjja ime është: Shumë pak, për të mos thënë aspak! Të bësh art ( kulturë) në Ulqin dhe në trevat e tjera të banuara me shqiptarë në Mal të Zi është problem shumë i madh, pasi pasohet nga vlerësimet subjektive, që janë larg mendimit kritik e të saktë, dhe se artin ( kulturën) në përgjithësi institucionet e mbajnë të izoluar, duke mos kontribuar sa duhet në ruajtjen e veçorive të mirëfillta të vlerave artistike

e kulturore të cilat krijuesit shqiptarë i kultivojnë. Mendoj se është e rëndësishme që të mos zvogëlohet rëndësia e krijimtarisë artistike e Rudi Gogës, dhe e krijuesve të tjerë të mirëfilltë shqiptarë , por të përshëndeten e të lavdërohen të gjitha arritjet e tyre të shumta. Vlerësimi institucional i krijimtarisë së tyre kulturore, artistike e shkencore luan një rol të rëndësishëm për kulturën e këtij qyteti , ngaqë pranimi i krijuesve në përgjithësi tregon për kulturën që e posedon një qytet, një vend. Ulqini në fushën e artit vërtetë ka një vlerë që quhet Rudi Goga së bashku me krijuesit e tjerë. Andaj më shumë

respekt, më shumë vlerësim për këto figura të ndritura të këtij qyteti të lashtë. Zyrtarë e pushtetarë vendorë e qendrorë shqiptarë, mos vazhdoni të mos çani kokën për doajenët e kulturës dhe të artit, apo edhe për pjesën tjetër të intelektualëve, që kanë bërë emër jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijve të shtetit ku jetojnë ose kanë jetuar, duke e bërë të njohur Ulqinin, Anën e Malit, Krajën, Malësinë - Tuzin, Rozhajën, Plavën e Gucinë jashtë Malit të Zi. Duhet ta kuptojmë se vlerësimi i njerëzve të kulturës, artit e shkencës dhe çështja e emancipimit tonë kulturor e artistik është çështje e përcaktimit dhe zhvillimit të identitetit tonë kulturor pa të cilin nuk mund të pozicionohemi në integrimet evropiane. Mos të harrojmë se një komb shquhet edhe për identitetin kulturor. Dhe, po u shua ky identitet, kombi vdes.

Mendoj se është e rëndësishme që të mos zvogëlohet rëndësia e krijimtarisë artistike e Rudi Gogës, dhe e krijuesve të tjerë të mirëfilltë shqiptarë, por të përshëndeten e të lavdërohen të gjitha arritjet e tyre të shumta. Vlerësimi institucional i krijimtarisë së tyre kulturore, artistike e shkencore luan një rol të rëndësishëm për kulturën e këtij qyteti , ngaqë pranimi i krijuesve në përgjithësi tregon për kulturën që e posedon një qytet, një vend

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Trashëgimia kulturore dhe historike shqiptare në zhdukje e sipër

Frashëri, vendi i shenjtë i shqiptarëve Detyra numër një e çdo qeverie është mbrojtja e sigurisë dhe interesave kombëtare, pjesë e së cilës është edhe mbrojtja e identitetit kombëtar, e kulturës, historisë, gjuhës dhe traditave të një populli…

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Janë të pakën dy mënyra për të shkatërruar trashëgiminë kulturore dhe historike të një vendi, ose të një kombi. Njëra është si përfundim i ndonjë lufte siç ka ndodhur në Afganistan, ku në fillim të këtij shekulli talebanët kanë shkatërruar me mina dhe tanke monumente prej më shumë se 1700 vjet të vjetra. Raste të tjera janë Iraku dhe Siria, ku i ashtuquajturi “shteti islamik” (ISIL) ka shkatërruar qytetin e vjetër sirian Palmyra dhe monumentet e vjetra të tij. Mënyra tjetër e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe historike të një kombi është pakujdesia ose mosinteresimi zyrtar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të një kombi. Isha duke shikuar programin “Gjurmët Shqiptare”, një dokumentar të gazetarit nga Tirana, Marin Mema, në lidhje me Frashërin, “Vendin e Shenjtë të Shqiptarëve”, vendlindjen e tre

8

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

vëllezërve të mëdhenj, Avdyl, Naim dhe Sami Frashërit. Shikoni dokumentarin e Marin Memës, i cili nuk ka nevojë për propagandimin tim të këtij seriali televiziv dokumentarësh mbi historinë dhe kulturën shqiptare anembanë trojeve të tyre dhe më gjerë. Por Frashëri është në Shqipëri dhe jo në disa zona jashtë Shqipërisë, dikur të banuara nga shqiptarët ose nga ilirët, por të cilat Marin Mema i ka programuar me aq mjeshtëri, e të cilat gjithashtu janë pjesë e trashëgimisë së historisë së shqiptarëve. Janë këto programe që ai përgatit, e të cilat flasin vetë për vlerën dhe rëndësinë që mbartin për shikuesin dhe për kulturën dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Si gazetar, Marin Mema meriton vlerësimet më të larta nga shikuesi dhe lexuesi shqiptar, pasi që me programet e tij, ai jo vetëm që informon me objektivitet, gjë që është detyra e parë e një gazetari, por me punën e tij të palodhshme ai, njëkohësisht, edhe edukon. Për më tepër, për ata që duan të shikojnë dhe të reflektojnë mbi historinë dhe trashëgiminë e shqiptarëve, programi “Gjurmë Shqiptare”, është edhe një zgjim i ndërgjegjes dhe përgjegjësive kombëtare për të mësuar, për të kultivuar dhe për të ruajtur historinë dhe

kulturën e Kombit Shqiptar në trojet e veta -- po se po -- por edhe larg kufijve shqiptarë, në vende të tjera ku edhe pas qindra vjetësh, mund të gjenden edhe sot gjurmët e kulturës, të gjuhës, traditave dhe të historisë shqiptare në përgjithësi. Dokumentari i radhës i programit “Gjurmë Shqiptare” i gazetarit Mema i kushtohet fshatit historik të Frashërit, “vendit të shenjtë të shqiptarëve”, siç quhet. Fjalët e mia nuk mjaftojnë që të zgjoj tek lexuesit interesimin për këtë program mbi fatin e keq të shtëpisëmuze të vëllezërve Frashëri, pasi duhet ta shikoni vetë videon e mësipërme që të bindeni se në çfarë situate të mjerueshme gjendet sot trashëgimia kulturore dhe historike e kombit shqiptar. Ky mund të jetë një simbol i vogël i një problemi shumë më të madh i moskujdesjes zyrtare për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare dhe të monumenteve të kulturës. Unë me disa të tjerë, për një kohë të gjatë, kemi bërë thirrje -- por të cilat kanë rënë vazhdimisht në veshë të shurdhër të njerëzve përgjegjës për kulturën shqiptare -- për restaurimin e shtëpisë ku ka jetuar At Gjergj Fishta. Kur të shikoni programin e mësipërm, “Gjurmët Shqiptare” mbi gjendjen në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të cilën ndodhet sot shtëpia muze e vëllezërve Frashëri, do të konstatoni se diçka nuk është në rregull me ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore në Shqipërinë tonë. Jo, ajo shtëpi-muze nuk është sulmuar as nuk është dëmtuar në luftë me të huajt, por ka degjeneruar në pikën që gjendet sot nga moskujdesi, nga moskokëçarja dhe mosrespekti zyrtar ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike, në të këtë rast, të tre vëllezërve Frashëri, të cilët kanë dhënë aq shumë për kombin e vet. Merrni me mend, kemi të bëjmë me shtëpinë-muze të Avdyl Frashërit, ideatorit të frymës kombëtare të Lidhjes së Prizrenit dhe të bashkimit kombëtar????!!!! At Gjergj Fishta nuk qenka i vetëm përsa i përket negligjencës zyrtare dhe mos njohjes së kontributeve të tija për kombin e vet, nga ana e atyre që sot janë përgjegjës për mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve. Frashëri, si shumë zona anembanë Shqipërisë, nga jugu në veri – për arsye ekonomike e të tjera, është zbrazur dhe ka mbetur me shumë pak banorë, kryesisht të moshuar. Banorët kërkojnë ndërtimin e rrugës, duke thënë se mungesa e rrugës për tu lidhur me zonat dhe qytetet përreth, është një prej arsyeve që është boshatisur fshati. Por cilat do qofshin arsyet e largimit të banorëve, shtëpia-muze e tre vëllezërve Frashëri nuk meriton të jetë në gjendjen që është sot. Është turp!

Në programin e gazetarit Marin Mema mbi fatin e keq që ka katandisur fshatin Frashër, shihen dëmet që i janë bërë ndërtesës nga moti ose nga vandalët. Janë thyer dritaret, librat janë të hedhura në tokë e të shpërndara sikur i kanë përhapur qentë duke kërkuar për ndonjë copë mish. Të pakën ato libra shpëtoni, se mund të jenë me vlerë. Duket se dëmet materiale në shtëpinë që ka rritur Avdylin, Naimin e Samiun, janë të konsiderueshme dhe nevojiten ndërhyrje të menjëhershme. Por ama si rrjedhim i pakujdesisë si kjo, dëmet ndaj trashëgimisë shpirtërore, kulturore dhe historike të shqiptarëve janë shumë më të mëdha dhe mund të jenë të përhershme, në qoftë se nuk ndërhyhet menjëherë. Duke shikuar “Gjurmët Shqiptare” mbi fshatin Frashër dhe veçanërisht mbi shtëpinë-muze të vëllezërve Frashëri, mbeta me ndjenjën se, fatkeqësisht, më duket sikur kam parasysh shkatërrimin e jo vetëm të një fshati dhe të një zone, por edhe zhdukjen e identitetit të një shoqërie dhe qytetërimi të kombit – dhe jo vetëm të atyre banorëve të paktë që gjithnjë jetojnë aty, por edhe të brezave të tërë, në të kaluarën dhe në të ardhmen. Ka ndodhur dhe ndodh që në kohë lufte dhe konfliktesh – shqiptarët e dinë këtë më mirë se shumë popuj të tjerë – monumentet dhe simbolet që përfaqësojnë identitetin dhe rrënjët e përbashkëta të një kombi, bëhen objekte sulmesh dhe dhune me qëllim

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

për t’i zhdukur ato nga faqja e dheut, e me to edhe identitetin kulturor dhe historik të një populli. Por një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë në kohë paqeje, si pasojë e moskujdesit, nga moskokëçarja dhe mosinteresimi zyrtar për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore dhe historike – siç është shtëpia-muze e vëllezërve Frashëri dhe shtëpia ku ka jetuar At Gjergj Fishta, ndër të tjera. Raste si këto, të pasqyruara nga gazetari Marin Mema në programin e tij dokumentar, “Gjurmë Shqiptare”, duhet të zgjojnë interesimin e ndërgjegjen, por edhe zemërimin mbarë-kombëtar për gjendjen e krijuar në fushën e mbrojtjes së monumenteve kulturore dhe të bëhet pyetja nëse me të vërtetë është duke u bërë mjaft në mbështetje të trashëgimisë kulturore dhe historike, të identitetit kombëtar, të traditave dhe vlerave të kombit shqiptar, të cilat po vihen në dyshim dhe po sulmohen madje edhe sot nga ata që me shekuj janë munduar t’i mohojnë historinë dhe identitetin kombit shqiptar. Dhe si rrjedhim, të kërkohet llogari nga ata që janë përgjegjës. Detyra numër një e çdo qeverie është mbrojtja e sigurisë dhe interesave kombëtare, pjesë e së cilës është edhe mbrojtja e identitetit kombëtar, e kulturës, historisë, gjuhës dhe traditave të një populli… por edhe nderit të emrit shqiptar, do të thoshte Naim Frashëri: Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqiptar, Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Dhe ti lutemi Perëndisë, gjithnjë me Naimin, me shpresën që shqiptarëve t’u tregojë “udhën e punës së mbarë” dhe bashkimin, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, interesave dhe të identitetit kombëtar: Tregomu dhe shqipëtareve udhën e punës së mbarë, Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë, Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë, Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë. Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë, Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë. (Naim Frashëri) Lutemi për mbrojtjen dhe kultivimin e dashurisë për trashëgiminë historike dhe kulturore të shqiptarëve! E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Fillet e organizimit të jetës kulturore në Krajë që i paraprinë formimit të Shoqërisë Kulturore- Ar

Themelimi i SHKA “Lir për pengimin e aktivite

Ali Gjeçbritaj

Kur flitet për organizimin e jetës kulturore në Krajë gjatë viteve, duhet theksuar se aktivitetet e para e kanë zanafillën në shkollë, ku sadopak në njëfarë mënyre kishte organizime kulturore dhe artistike që përgatiteshin me rastin e festave shtetrore, ashtu siç edhe ishte në atë kohë sistemi shoqëror. Po t’u hedhësh një vështrim arkivave, organizimet kulturore të asaj kohe ishin me tipare ideologjike të sistemit, bile në shumë raste dominonte përmbajtja e programeve ishte në gjuhën joamtare. Fillet e organizimit të mirëfilltë të akti-

“ 10

viteteve kulturore duhet thënë se nisen (gjithnjë duke u bazuar në materiale të shkruara arkivore) dhe sipas mendimit tim më 4 gusht 1964, kur studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të Shkollës tetëvjeçare në Ostros shfaqën program kulturo-zbavitës në Ostros, jashtë ambienteve të shkollës. Në arkiv hasa se me këtë rast në programin e shfaqur u dhanë: Pjesa teatrale “Zani i fëmiut”, valle popullore “Xhemilja”, këngët popullore “Mori vashë me sy të zi”, “Po më sillesh pa kujdes”, ”Mori çikë që shkon për ujë” etj. Programi u ndoq me interes të madh ngase për herë të parë në skenë u ngjitën shkallëve të saj edhe vajzat kranjane jashtë programeve që organizoheshin në shkollë. Me këtë u dëshmua se edhe femra kranjane krahas mësimit të rregullt në shkollë është edhe shumë kreative në zhvillimin e jetës kulturore e artistike të rrethinës ku jetojnë dhe punojnë. Kjo vlen të ceket gjithsesi

Ringjallja e plotë e jetës kulturore-artistike duhet thënë se rinis në vitin 1980, kur shfaqen dy koncerte madhështore në Ostros dhe në Gjuraç (Shestan). Ky aktivitet i rinisë së Krajës i parapriu pa dyshim një fillimi të mbarë për organizimin e rinisë e cila me shkollimin në gjuhën amtare në Kosovë ishte formuar dhe kishte fituar gjatë shkollimit edhe kulturë kombëtare

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

ngase tashti jeta kulturore-artistike i kapërceu hapësirat brenda shkollës dhe u ngjit në një nivel më të lartë. Zakonisht në vitet e njëmendësisë komuniste, në kohën e socializmit, shumë aktivitete kulturore jashtë institucioneve të arsimit në Krajë janë organizuar përmes Lidhjes Socialiste të Popullit Punues. Kështu Organizata Bazë e Rinisë Socialiste e Ostrosit në aktivitetin e vet, edhe pse në kushte jo të volitshme, ka organizuar programe të larmishme kulturore-zbavitëse me rastin e festave dhe kremtimeve të atëhershme. Ringjallja e plotë e jetës kulturore-artistike duhet thënë se rinis në vitin 1980, kur shfaqen dy koncerte madhështore në Ostros dhe në Gjuraç (Shestan). Ky aktivitet i rinisë së Krajës i parapriu pa dyshim një fillimi të mbarë për organizimin e rinisë e cila me shkollimin në gjuhën amtare në Kosovë ishte formuar dhe kishte fituar gjatë shkollimit edhe kulturë kombëtare. Këta të rinj dashamirë të kulturës dhe artit iniciuan themelimin e një shoqërie kulturore-artistike. Aktivitete për themelimin e shoqatës nisën në fillim të vitit 1981, për ta kurorëzuar me sukses me formimin e SHKA “Liria” më 13 gusht 1981. Kjo datë lirisht mund të konsiderohet dita kur iu vunë themelet organizimit të jetës kuturore artistike në mënyrë të pavarur nga organizata e Lidhjes së Rinisë Socialiste. Që në fillim u pa se puna do të vejë mbarë, kjo nga vetë fakti se 30 anëtarë u anëtarësuan brenda një kohe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

rtistike “Kraja” (1)

ria” dhe aksioni etit të saj Fillet e organizimit të mirëfilltë të aktiviteteve kulturore duhet thënë se nisen (gjithnjë duke u bazuar në materiale të shkruara arkivore) dhe sipas mendimit tim më 4 gusht 1964, kur studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të Shkollës tetëvjeçare në Ostros shfaqen program kulturo-zbavitës në Ostros, jashtë ambienteve të shkollës shumë të shkurtër, pothuaj brenda një dite. Këshilli artistik i Shoqërisë, të cilin e përbënin anëtarë që kishin afinitet dhe sadopak kishin edhe një përgatitje shkollore për art, nga të cilët shumica sish kishin kryer shkollën normale dhe fakultete, e kuptonin rëndësinë e kultivimit të kulturës dhe artit në vendlindje ku ishin kthyer t’i shërbenin, krahas kualifikimit që kishin kryer në shkolla dhe fakultete për mësimdhënie dhe profile të ndryshme. Shumë nga ata ishin edhe instrumentistë të shkëlqyeshëm në instrumente me tela. Në kuvendin themelues të Shoqatës, që u mbajt më 13. 08. 1981, u zgjodh udhëheqësia e Shoqatës, ku kryetar u zgjodh Adem Hajdari, mësimdhënës, atëbotë drejtor i shkollës, sekretar u zgjodh Muharrem Hardolli, profesor i historisë, ndërsa arkatar u emërua Xhafer Vukaj, student i ekonomisë. Në Këshillin artistik u zgjodhën Zija Bardhi, mësues dhe instrumentist, Qamil Canoviq, mësues i fizarmonikës, Muja Koliqi, mësues dhe instrumentist, Rifat Ardolli, aktor amator, humorist, dhe Jenuz Bardhi, rapsod dhe instrumentist etj. Në përbërjen e Këshillit mbikëqyrës u zgjodhën Rexhep Gjeçbitriqi, mësues, Aishe Gjeçbritaj, profesoreshë e letersisë dhe e gjuhës shqipe, dhe Riza Milla, arsimtar. Për të parë se me të vërtetë organizimi i jetës kulturore në Krajë është më se i nevojshëm, e dëshmoi edhe koncerti i dhënë më 15 korrik 1981, i cili i para-

priu themelimit të shoqërisë. Ky u bë pikërisht për të promovuar vlerat artistike për themelimin e SHKA “Liria”. Në këtë program prej 26 pikave, të gërshetuara me këngë, valle, instrumentale e grimca humoristike, për të parën herë në Krajë u dha një shfaqje e zhveshur tërësisht nga ideologjia komuniste apo thënë ndryshe nga ideologjia e bashkim-vëllazërimit, vetëqeverisjes socialiste dhe patriotizmit jugosllav, që proklamohej me të madhe e që në fakt nuk kishte të bënte aspak me atë çka proklamohej, por përkundrazi. Shfaqjet kuptohet se dominoheshin kryesisht nga këngët lirike, por me grimcat humoristike të rinjtë për të parën herë thumbonin dukuritë negative të sistemit. Duhet thënë se nga instrumentistët popullorë u luajtën pjesë instrumentale me çifteli, fyell e zumare e që nga dashakëqinjtë e kulturës dhe artit shqiptar autokton konsideroheshin si melodi armiqësore me pretekst se melodi të tilla instrumentale dhe këngë me çifteli shpesh i emetonin Radio Tirana, Radio Shkodra, Radio Kukësi e ndonjë radiostacion tjetër, valët e të cilëve kapeshin në Krajë. Po në këtë vit kalendarik, me rastin e festës së 29 Nëntorit, tashti SHKA “Liria” shfaqi koncertin e dytë të madh brenda pak muajsh. Edhe kjo shfaqje zgjoi interesim të madh te publiku i Krajës dhe jo vetëm. Patën guxim që edhe kësaj radhe programi u gërshetua me përmbajtje njëqind për qind shqip. Pasi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

që koncerti u dha në Ditën e Republikës (atëherë 29 Nëntori), pushteti në fillim nuk u trazua shumë, por pas dy koncerteve tjerë të mëvonshëm, që u dhanë në Ostros dhe në Katërkollë, u alarmua dhe filloi aksioni për pengimin e aktivitetit të mëtutjeshëm. Nuk shkoi gjatë dhe anëtarët e Shoqatës, organizatorët, u thirrën në biseda informative, në fillim në Organizatën e Lidhjes Komuniste e më vonë edhe në organet shtetërore. Kështu si sot më kujtohet (kam udhëhequr programin dhe kam bërë radhitjen e tij, shënimi im.) një diskutim në një mbledhje të sekretarit të atëhershëm të partisë, LK, i cili ndër të tjera tha se “si është e mundur që në koncertin e fundit të mos ketë vend në program asnjë këngë që bën fjalë për vetëqeverisjen socialiste ose ndonjë këngë nga lufta e partizanëve, si për shembull kënga “Kraj Sutjeske hladne vode”. Pasi ai nuk e njihte siç dukej gjuhën serbokroate u shpreh: “kraj Suqeske lladne vode”. Pasuan në vazhdimësi aktivitetet e pushtetit, në fillim për të zbehur dhe demotivuar të rinjtë e më vonë edhe për ta shuar aktivitetin e tyre, për ta shuar aktivitetin e Shoqërisë. Pushtetit, në favor atëbotë i shkojnë edhe trazirat në Kosovë të vitit 1981, të cilat i shfrytëzonte për momentin si shkaktare e që konsideroheshin ngjarje kundërrevolucionare, nacionaliste, separatiste, irredentiste etj., për të ndërprerë punën edhe “Liria”. (vijon) E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Vështrim

Sakrificat e sh për ruajtjen e i ((Nail Draga, ETN IA D H E HAP Ë S I RA, Botoi: Art Club, Ulqin, 2017))

Në këtë libër autori me kompetencë të lartë shkencore shtjellon zhvillimet etno-gjeografike nga Konferenca e Berlinit 1878 e deri me tani, duke shfaqur në pah të gjitha mundimet dhe sakrificat e popullit shqiptar për ruajtjen e identitetit kombëtarë dhe shtrirjes territoriale Prof. asoc. Dr. Florim Isufi Prof. asoc. Dr. Shpejtim Bulliqi Libri ETNIA DHE HAPËSIRA, i prof. dr. Nail Dragës, ka për objekt studimi gjeo-hapësirën shqiptare dhe analizat etno-gjeografike dhe politiko- shoqërore të zhvillimit etnik dhe territorial të shqiptarëve nëpër etapa historike në Siujdhesën e Ilirisë (siç e quan autori), pra në Gadishullin Ballkanik e me theks të veçantë për trungun e tij me Malin e Zi. Libri ETNIA DHE HAPËSIRA, është material i shkruar në 208 faqe i pasuruar me harta, tabela dhe fotografi. Në këtë libër autori me kompetencë të lartë shkencore shtjellon zhvillimet etno-gjeografike nga Konferenca e Berlinit 1878 e deri më tani, duke vënë në pah të gjitha mundimet dhe sakrificat e popullit shqiptar për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shtrirjes territoriale. Që në fillim autori bën një analizë të hollësishme të ndryshimeve demografike në pjesët veriperëndimore të territoreve të banuara me shqiptarë para dhe pas Kongresit të Berlinit. Këtu autori zbulon se si territoret

12

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

e shteteve fqinje rriteshin në dëm të territoreve shqiptare dhe se si prej padrejtësive të mëdha dëmtohej hapësira e jonë si nga aspekti territorial ashtu edhe nga ai demografik. Në këtë kohë filluan shpërnguljet e mëdha si një nga elementet parësore të ndryshimeve demografike dhe luftërat për pushtime të reja në dëm të territorit dhe popullsisë shqiptare. E gjithë kjo sipas autorit ishte me bekimin dhe sipas planeve shtetërore për ndryshime etnike në viset shqiptare. Më pastaj autori analizon të dhënat e S. Gopçeviqit mbi luftën për Tivarin. Këtu autori thekson se këto të dhëna janë autentike dhe objektive pasi që S. Gopçeviqi është dëshmitar okular i ngjarjeve të asaj kohe dhe se shkrimet e tij paraqesin objektivitet. Në kumtesën “Çështja e Ulqinit dhe gjeopolitika e fuqive të mëdha (1880) autori analizon në tërësi mënyrën e shkëputjes së Ulqinit nga Perandoria Osmane. Këtu autori tregon se kërcënimet dhe shantazhet e Fuqive të Mëdha edhe në atë kohë kanë pasur sukses. Autori duke analizuar në thellësi këtë problematikë shkruan se si Fuqitë e Mëdha i’u kanë kërcënu-

ar Perandorisë Osmane se po qe se nuk e dorëzon Ulqinin do të sulmojnë qytetin e Izmirit. Ky kërcenim pati sukses sepse për Perandorinë Osmane shumë më mirë ishte të sakrifikonte Ulqinin sesa të hynte në luftë të drejtpërdrejtë për qytetet në thellësi të territorit të saj me forcat perëndimore. Ajo që këtë libër e bën të nevojshëm për lexim jo vetëm nga profesionistët por edhe nga masa e gjerë është analiza që i bën autori periudhës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe pozitës së shqiptareve në Mal të Zi. Pas Kongresit të Berlinit vjen periudha e formimit të shteteve kombëtare dhe harta e re gjeopolitike e Ballkanit. Këtu autori thekson se tokat shqiptare u dëmtuan shumë dhe u ndanë në shumë pjesë. Ky dëmtim nuk ishte vetëm në aspektin territorial por është në aspektin demografik, duke e sjellë shtetin shqiptar dhe popullsinë e tij në një nga faktorë me ndikim tepër të vogël politik dhe strategjik në këto hapësira. Më pas autori analizon shtrirjen territoriale të vendbanimeve dhe popullsisë shqiptare në Mal të Zi. Ai këtë analizë e bën në aspektin gjeografik

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

hqiptarëve identitetit dhe demografik, duke paraqitur shifra të lëvizjeve në kohë. Nga të dhënat e prezantuara nga autori konstatohet se numri i shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore rritet vazhdimisht si në vlera absolute ashtu edhe në vlera relative. Popullsia shqiptare në Mal të Zi rritet nga 19.425 banorë në vitin 1948 në 47.682 në vitin 2003, apo në vlera relative nga 5.15% në vitin 1948 në 7.09% në vitin 2003. Autori gjithashtu në këtë libër

bën analizën hartografike dhe demografike të Shasit si vendbanim shqiptar. Autori me kompetencë të plotë propozon mundësinë e valorizimit turistik, duke u bazuar në atraktivitetet natyrore dhe shoqërore të tija. Ajo që autori thekson në këtë libër është edhe shpopullimi i viseve malore të banuara me shqiptarë. Ky shpopullim vjen si pasojë e kushteve të rënda për jetesë në këto zona dhe mungesa e infrastrukturës përc-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jellëse. Popullsia e këtyre zonave kryesisht ka emigruar në botën e jashtme e gjithashtu edhe në viset urbane. Krejt në fund autori i librit analizon dhe studion regjistrimin e fundit të popullsisë në Malin e Zi, me theks të veçantë në zonat e banuara me shqiptarë në Malin e Zi si dhe indikatorët e zhvillimit në zonat e vijës kufitare Mali i Zi – Shqipëri. Nga e gjithë kjo autori konstaton se lëvizjet demografike sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2003 paraqesin një mjedis heterogjen për nga aspekti kombëtar me diversitete etnike. Sipas autorit, çështjet mjedisore duhet të jenë prioritet veçanërisht në brezin Ulqin-Shkodër si zona të banuara me shqiptarë dhe hapësira me zhvillim të lartë të turizmit. Nga kjo autori konstaton se edhe infrastruktura dhe investimet në të, duhet të jenë të rregullta dhe të mirëfillta. Nga e gjithë kjo autori konstaton së këtu kemi të bëjmë më një zonë të veçantë gjeografike e cila meriton një qasje profesionale nga strukturat qeveritare. E gjithë kjo sipas librit të autorit do të ndikonte në sqarimin e ecurisë së lëvizjes së popullatave dhe ecurive socio-politike të popullsisë shqiptare në Mal të Zi, e gjithashtu do të ndikonte edhe në kontributin e shqiptarëve në stabilitetin rajonal dhe integrimet në organizatat evropiane dhe botërore. Bazuar në atë çka ka shtjelluar autori në këtë libër mund të konstatohet se ia ka arritur qëllimit dhe se vepra e tij përbën një thesar të çmuar për zonat e banuara me shqiptarë në Mal të Zi. E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

Një rrëfim i Lanksch Camajn ende të paz Libri “Martin Camaj ende i pazbuluem”, shkruar me një shqipe të shlirët, që të përkujton gegnishten tingullore të Camajt, kryen funksionin e kodeksit për të shijuar artin e shkrimtarit

Behar Gjoka

Libri “Martin Camaj ende i pazbuluem” i Hans Joackim Lanksch, bashkudhëtari i shkrimtarit në disa vite, përkthyesi i poezisë moderne, përçon dy përmasa: Me Camajn, për Camajn! Fatlumnia me qenë ish-student i Martinit, mik dhe bashkëbisedues, ia ra shorti me pa ngat, fare pranë, si pak të tjerë. Me qenë në shoqënim me vlimet dhe përmallimet njerëzore, që prej dashnie u ngujua në gegnishten, në copën e dheut që mori me vete, ka qenë një shans unik. Me dasht me ditun për Martin Camajn njeri, shkrimtar dhe albanolog, për mjeshtrin e fjalës shqipe, ky libër, nëpërmjet faktesh dhe këndvështrimesh të befta, hedh dritë mbi aspektet jetësore dhe natyrën e shkrimit letrar dhe shkencor të Camajt. Po kaq, autori i librit ka ndjek pa ndërpremje fatin e krijimtarisë, si është pritur pas botimit të saj në Shqipëri, mënyrat se si është interpretuar dhe sërish me të drejtë sugjeron se, ende vepra e gjerë letrare dhe shkencore e Martin Camajt vijon të mbetet e pazbuleume në vatrat ligjërimore artistike dhe albanologjike. Rrethana e marrëdhanieve, njerë- zore dhe intelektuale, projekton figurën e Martin Camajt, më përtej legjendarizim-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

it dhe nihilizmit. Pa mëtuar një biografi, ndonëse përmes fakteve dhe kujtimeve, sjell në vë- mendje travëlimet dhe të mbërrimet ma qenësore të Camajt. Qartësimi i rrethanave të ikjes prej atdheut, që kishte ra në komunizëm, daljes në Mal të Zi, Prishtinë e Beograd, i shpërnguljes në Romë në vjetin 1956, i vendosjes në Mynih më 1961, japin udhështegtimet e shkrimtarit. Faktologjia e shoqëruar me dëshmi kujtimesh dhe bisedash e zbulojnë Camajn të gdhendur në copën e udhës së bame bashkërisht. Udhëtimi kontekstual përkon me kohëzgjatjen dhe in-

teresimet e përbashkëta, për letërsinë dhe gjuhën shqipe. Megjithëse, libri përfshin shkrime, kujtime dhe intervista, realizuar kohë mbas kohe, endet në shqiptimin e të dy anëve. Në përvijimin e linjave të portretizimit të Camajt, por edhe të argumenteve për praninë e vlerave, që sendërgjon vepra gjuhësore, letrare dhe shkencore e Martin Camajt. Kjo atmosferë, e pranisë së papranishme, një term i U. Eco-s, që e simblimon fatin e Camajt, përcillet përmes titullit që rimerr idenë e Camajt për Kutelin, gjë që e përforcon fatin e


KULTURË

hit për Martin zbuluem mjeshtërve të letrave shqipe, që letnohen në gjallje dhe amshim. Bartja e titullit tregon ecjen në fashën e dritës që pati çelur Camaj, në gjurmim të vlerave letrare të mbetuna në hije. “Martin Camaj ende i pazbuluem”, dëshmi bashkëpërjetimit, është klithëm dhe thirrje për t’u ndalur ma vëmendshëm në tekstet e Camajt. Larmia e qasjeve me shkrime, kujtime dhe intervista, të cilat paraqesin shestimet e autorit, për të hulumtuar në shtrirje kohore, mbi figurën dhe vlerat shkrimore të Camajt. Përcaktimi: Ai âsht njeni i ma të mëdhejve të letrave shqipe, një klasik i modernes. (2017: 9), shqipton thelbin e veprës si lajmëtim me shiju vatrat e shkrimit letrar. Në mesin e përfundimeve të Lanksch-it, të bën përshtypje theksimi i dikotomisë, kur thekson: “Dysia e të kenët më vete e me të tjerë ishte njiherësh karakteris-

tikë për personin dhe veprën e Camajt. Ai ka kenë edhe shkrimtar, edhe shkencëtar. Si shkrimtar ka kenë edhe poet, edhe prozator…”, e cila skalit dimensionet dhe vlerën e veprës shkrimore, ndërkohë që studimet letrare iu sillen përqark. Njëra prej prurjeve në libër është toni argumentues, në lidhje me mënyrat si është trajtuar vepra nga ana e studimeve letrare dhe gjuhësore. Shpesh, në faqet e librit, krahas kundërshtisë, ndesh formulime që të japin dorë për të depërtuar prapa magjisë shkrimore të Martin Camajt. Për vlerat e poezisë, shprehet: “Gjuha poetike e Camajt merr hir të shtuem dhe nji element hermetik me përdorimin e leksemave të rralla nga thesari i letërsisë së vjetër shqipe dhe nga idioma shqipe e arbëreshëve t’Italisë”. (2017: 11), që zbulon kodet e ligjërimit të Camajt, por edhe burimet e poetikës së poetit. Toni polemizues vjen në pohimin: “Martin Camaj nuk ishte shkrimtar i tipit “mërgimtar””. (2017: 25), që nuk lë asnjë mëdyshje, se vepra e shkrimtarit nuk ka lidhje me përpjekjen për ta rreshtuar te mërgata. Me sqimë dhe ironi vjen edhe situata: “Thania se poezia e Martin Camajt asht idilike dhe ruraliste, duket qesharake sapo lexojmë poezitë e tij”(2017: 37), e cila shoqërohet me sjelljen e poezive, që nuk kanë lidhje me keqkuptimin. Theksimi logjik i natyrës së poezisë: “Martin Camaj nuk ngec në botën e kulturës blegtorale malësore, por lëvron botën e psikës njerëzore, temat psikologjike dhe filozofike që s’kanë me ba me nji si poezi ambientale”(2017: 38). Po kaq interes zgjon pohimi: “As në poezi e as në prozë nuk ka shfaqë ndonji orientim që mundet të quhet “katolik” pa lëre që do të kishte përfshi ndonji tematikë katolike”(2017: 42), që thekson pamundësinë për ta keqpërdorur, nëpër qarkëzimet fetare. Një nga momentet që ka tërhequr in-

teresin e autorit ka qenë gjuha, ku përvijohet vetëdija unike e shkrimit: “… gjuha ka kenë jo vetëm hallka në mes artit letrar dhe shkencës gjuhësore, por edhe hallka ndërlidhëse me vendlindjen”(2017: 48), që pasohet nga argumenti: “Po të bahej asi përkthimi, do të ishte nji zhveshje, një zvetënim sikur këndoheshin kangë popullore shqiptare…”(2017: 70). Libri “Martin Camaj ende i pazbuluem”, një dialogim me shkrimtarin, kohën e dyzuar, e sidomos me larushinë shkrimore, që tashmë është e shpalosur në tekste, ka vlera të shumëfishta: Së pari: Për gërshetimin e të dhënave jetëshkrimore me etapat e shkrimit letrar të Camajt, duke argumentuar tiparet moderne, vatrat që e mundësojnë poetikën e autorit. Së dyti: Të shkrimit të librit në dy prani, ku fillimisht ka gjalluar në median e shkruar. Fakti që libri ka mbërritur te lexuesi në bazë të parimit kronologjik, të shtrirë në vite, si dhe në formën e përmbledhjes së shkrimeve, kujtimeve dhe intervistave, pra në formën përfundimtare, dëshmon kontributin e vyer për mënyrën se si është trajtuar në kohë. Së treti: Të përzgjedhjes së poezive, mbi dhjetë të tilla, të cilat përcjellin vatra antologjike, që shenjëzon poetin e veçantë dhe magjinë e poezive. Libri “Martin Camaj ende i pazbuluem”, shkruar me një shqipe të shlirët, që të përkujton gegnishten tingullore të Camajt, kryen funksionin e kodeksit për të shijuar artin e shkrimtarit. Vlerat e bashkëlidhuna të jetës dhe veprës, të verifikimit dhe mungesës së receptimit të shenjave estetike, mishëruar në faqet e librit, tashmë pjesë e fondit të librave të rëndësishëm, shkruara gjatë kësaj periudhe, që ka në qendër figurën, krijimtarinë shumëpërmasore të Martin Camajt. E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Ndryshimi

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

Si valë të vogla që formohen në lumë, kështu janë lëvizjet e ndryshimit; proces i vazhdueshëm, i

“ 16

Ndryshimi i vërtetë, që duhej të ishte shfaqur, ende nuk ka ardhur. Dhe lajkatarë, mashtrues, që shkatërrojnë vendin e tyre, si bagëtitë që në rr shkatërrojnë çdo gjë që është e tyre, kënaqësinë e masin me barkun, k përgjegjësinë që rrjedh prej saj, lirinë gjithmonë e kalojnë nga një des thyer në forma të tjera nga goditjet me pengesa. Kjo jep arsyen pse ndryshimi duhet të jetë ose i vër-

Në periudhën kur njeriu fle dhe trupi bie në qetësi, pamjet e ëndrrave në tru reflektohen duke shfaqur imazhet e pamjeve të ditës. Në këto ëndrra, herë-herë njeriu duket i hutuar, i çuditshëm, pa lidhje, i ethshëm, a si i dehur. Ka ëndrra që nxisin e frymëzojnë. Ka edhe nga ato që shkaktojnë trazira e shqetësim. Këto të fundit i ngjajnë ndryshimit që shfaqet si imazh i pasqyruar në mënyrë plotësisht të shtrembëruar, duke sjellë pamje krejt ndryshe nga origjinali

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

tetë a i plotë, ose hiç fare; ndryshe nga ëndrra e keqe gjatë gjumit pas ngrënies. Ndryshimi pasqyrohet qartë vetëm kur lëvizja e valëve pushon. Në periudhën kur njeriu fle dhe trupi bie në qetësi, pamjet e ëndrrave në tru reflektohen duke shfaqur imazhet e pamjeve të ditës. Në këto ëndrra, herë-herë njeriu duket i hutuar, i çuditshëm, pa lidhje, i ethshëm, a si i dehur. Ka ëndrra që nxisin e frymëzojnë. Ka edhe nga ato që shkaktojnë trazira e shqetësim. Këto të fundit i ngjajnë ndryshimit që shfaqet si imazh i pasqyruar në mënyrë plotësisht të shtrembëruar, duke sjellë pamje krejt ndryshe nga origjinali. Ndry-


KULTURË

e nuk ka si të vijë me njerëz që vazhdojnë të jenë të këqij, dredharakë, rëmujë ikin për t’i shpëtuar ujkut, dhe shkelmojnë çdo që u del përpara, kurrë s’e kanë njohur lirinë, as duan ta njohin, e shpërdorojnë, nuk duan spot në tjetrin shimi i vërtetë, që duhej të ishte shfaqur, ende nuk ka ardhur. Dhe nuk ka si të vijë me njerëz që vazhdojnë të jenë të këqij, dredharakë, lajkatarë, mashtrues, që shkatërrojnë vendin e tyre, si bagëtitë që në rrëmujë ikin për t’i shpëtuar ujkut, dhe shkelmojnë çdo gjë që u del përpara, shkatërrojnë çdo gjë që është e tyre, kënaqësinë e masin me barkun, kurrë s’e kanë njohur lirinë, as duan ta njohin, e shpërdorojnë, nuk duan përgjegjësinë që rrjedh prej saj, lirinë gjithmonë e kalojnë nga një despot në tjetrin. Vendi ndërtohet për vendasit dhe njerëzit duhet të mësohen një herë e përgjithmonë se nuk janë kope a

bagëti. Ata duhet ta bëjnë këtë për veten e tyre, ta konsiderojnë fillimisht si një detyrë të thjeshtë shtëpie. Por mund te thuhet se tani për tani, ata kanë nevojë për një kujdestar, deri sa një brez i ri të dalë, të bëhet i vetëdijshëm për përgjegjësitë që duhen të kenë për vendin e tyre. Këtë rol nuk ka kush ta marrë tjetër veç ndërkombëtaret, nga shqiptarët që vërtetë e duan vendin pak kanë mbetur. Ndryshimi nuk ka ardhur. Do të fillojë të vijë, kur ata që sot udhëheqin, qoftë edhe opozita, të ikin. Një komision ndërkombëtar i përkohshëm duhet ta drejtojë vendin deri sa ta nxjerrë nga moçali prej të cilit duket se kurrë s’ka dalë.

Vendi ndërtohet për vendasit dhe njerëzit duhet të mësohen një herë e përgjithmonë se nuk janë kope a bagëti. Ata duhet ta bëjnë këtë për veten e tyre, ta konsiderojnë fillimisht si një detyrë të thjeshtë shtëpie. Por mund te thuhet se tani për tani, ata kanë nevojë për një kujdestar, deri sa një brez i ri të dalë, të bëhet i vetëdijshëm për përgjegjësitë që duhen të kenë për vendin e tyre. Këtë rol nuk ka kush ta marrë tjetër veç ndërkombëtaret, nga shqiptarët që vërtetë e duan vendin pak kanë mbetur

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

U përurua libri “Etnia dhe hapësira” i dr. Nail Dragës

Studim me burime t historike, dokument “Duke u mbështetur në dy koncepte gjeografike që përdoren gjerësisht për të kufizuar raportet midis gjeohapësirës dhe etnogjenezës së një komuniteti njerëzor, autori ka ditur të trajtojë një problematikë të gjerë e komplekse të karakterit historik, gjeopolitik, demografik, ekonomik, social dhe mjedisor të lëndës së marrë në studim”, ka thënë redaktori i librit, prof. Dr. Selman Sheme Ulqin – Në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, të shtunën mbrëma është përuruar libri “Etnia dhe hapësira” i dr. Nail Dragës, i cili është botuar vitin e kaluar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Në libër janë përmbledhur 11 studime, referate dhe kumtesa të prezantuara nga autori në dy dekadat e fundit, në konferencat dhe tubimet shkencore të mbajtura në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. Redaktori i librit Prof. Dr. Selman Sheme ka thënë se libri “Etnia dhe hapësira” ka si objekt kryesor studimi hapësirën etnogjeografike shqiptare të skajit veriperëndimor të trungut etnik, që historikisht ka qenë dhe është populluar nga shqiptarët. “Duke u mbështetur në dy koncepte gjeografike që përdoren gjerësisht për të kufizuar raportet midis gjeohapësirës dhe etnogjenezës së një komuniteti njerëzor, autori ka ditur të trajtojë një problematikë të gjerë e komplekse të karakterit historik, gjeopolitik, demografik, ekonomik, social dhe mjedisor të lëndës së marrë në studim”, ka thënë ai. Sipas Shemes, ky libër ka vlera të veçanta teoriko-shkencore pasi në shkrimin e tij janë përdorur dhe zbatuar parime dhe metoda bashkëkohore në trajtimin diakronik dhe sink-

18

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

ronik të objekteve, fenomeneve dhe strukturave gjeografike. “Ky botim ka edhe vlera shkencore aplikative dhe praktike pasi shqyrtimi dhe analiza e problemeve komplekse gjeografike, demografike, ekonomike dhe mjedisore përfundojnë me një seri sugjerimesh dhe rekomandimesh, që i ofrojnë pushtetit vendor e qendror, faktorit politik shqiptar etj. që të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm në këtë hapësirë shqiptare ndërkufitare”, është shprehur ai. Sheme ka theksuar se me përfundimet që ofron, libri shërben si bazë solide për planifikim hapësinor rajonal dhe subrajonal në rrugën e krijimit të eurorajonit të Adriatikut, si një bazë tranzicioni të integrimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Ndërkaq publicisti Ali Salaj ka thënë se Nail Draga është ndër studiuesit dhe intelektualët e rrallë që u bëri sfidë stereotipave të sajuara politike, kulturore e arsimore për shqiptarët në Mal të Zi. “I pajisur me dijet e duhura në shkencat humane dhe shoqërore, Draga bëri interpretimin më analitik dhe më të plotë të identitetit kombëtar dhe të çështjes shqiptare në Mal të Zi”, ka thënë ai. Duke iu referuar librit të fundit të këtij autori, ai ka thënë se kemi të

bëjmë me një vepër me burime të shumta historike, dokumentare dhe arkivore, përfshirë edhe literaturën e gjithanshme, gjë që e bëjnë librin “Etnia dhe hapësira” shumë interesant dhe të kapshëm për të gjitha strukturat e lexuesit. “Studimet dhe punimet shkencore të Nail Dragës kanë të bëjnë kryesisht me shqiptarët dhe viset shqiptare në Mal të Zi duke filluar me gjendjen territoriale dhe demografike para dhe pas Kongresit të Berlinit, Çështja e Ulqinit, Lufta e Tivarit, shtrirja territoriale e viseve shqiptare, procesi i emigrimit, shpopullimi i vendbanimeve e deri te regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi në vitin 2003”, ka theksuar Salaj. Sipas autorit të librit, dr. Nail Draga, ky botim nuk do të thotë se është shterues për arsye se studiuesit tjerë të cilët do të merren me çështje të tilla në të ardhmen kanë se çka të trajtojnë dhe të analizojnë. “Por unë mendoj se kam dhënë disa baza praktike të cilat do të jenë me siguri të nevojshme që të tjerët edhe t’i konsultojnë, por njëkohësisht edhe t’i përdorin si referenca në studimet e tyre në të ardhmen”, ka thënë ai. Draga është shprehur se gama e studimeve për shqiptarët në Mal të Zi paraqet një çështje shumëdimen-


KULTURË

të shumta tare dhe arkivore

sionale dhe ajo nuk mund të përfundohet me një studim dhe me një libër, siç është libri i tij. Ai ka paralajmëruar se është duke punuar për një libër tjetër, pothuajse me tematikë të njëjtë, i cili do të jetë vazhdimësi i librit “Etnia dhe hapësira”, që pritet të dalë vitin e ar-

dhshëm. Opinionet e tij lidhur me librin i ka paraqitur edhe Sami Flamuri, është lexuar recensioni i recensentëve të librit, prof. Asoc. Dr. Florim Isufi dhe prof. Asoc. Dr. Shpejtim Bulliqi, si dhe janë lexuar disa fragmente nga libri nga moderatorja Vjollca Lika –

Çobaj. Përurimi i librit është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Qendra e Kulturës - Ulqin.

i. k.

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Bisedë me modelen bukuroshe nga Tirana Kristjana Marku

Luksi im është prania e familjes dhe lumturia e tyre 20

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018


INTERVISTË

Kristjana Marku, është një vajzë 19 vjeçe nga Tirana, është studente e degës së psikologjisë pranë Universitetit të Tiranës. Ajo që në fëmijëri merrej me sport, e një nga sportet më të pëlqyera të saj ishe Volejbolli, ku dhe ishte e aktivizuar për disa vite tek ekipi i Tiranës. Ajo përveç sportit ju bashkëngjit edhe baletit dhe modelingut. Tani ajo është modele dhe për momentin këtë profesion të bukur e ushtron brenda Shqipërisë K.Javore: Kristjana, Ju jeni një modele e re, e që këtë profesion e ushtroni brenda Shqipërisë. Na thuaj pak si u bëre pjesë e këtij rrugëtimi? K.Marku: Kur isha 14-vjeçe, mami më regjistroi tek agjencia Grace Models. Para se të merresha me modeling, kam luajtur volejboll me Tiranën dhe më pas kam bërë edhe kurs baleti. Por, mami mendoi se fusha që më përshtatej më shumë ishte modelingu dhe falë saj jam sot këtu. K.Javore: Sa vite ka që merresh me modeling dhe çfarë mbresash të lë kjo fushë? K.Marku: Çdo fushë ka anët e veta pozitive dhe negative. Por mund të them se deri më tani kam vetëm mbresa të mira. Në çdo profesion dhe punë mësojmë gjëra të ndryshme, edhe këtu kam mësuar dhe do vazhdoj të mësoj dita-ditës, sikurse të gjithë të tjerët. K.Javore: Ke përfunduar kurs tek agjencia Grace Models në Tiranë. Çfarë njohurish ke marrë e që nuk i dije përpara se të aktivizoheshe tek kursi ? K.Marku: Sikurse ju thashë edhe pak më lart, në moshën 14-vjeçare jam aktivizuar tek agjencia. Natyrisht aty kam hedhur hapat e parë dhe aty

kam mësuar gjithçka rreth kësaj fushe. Duke filluar që nga detajet më të vogla në skenë, gjatë foto-shooting apo kontrollit të emocioneve gjatë çfarëdo eventi, e të tjera. K.Javore: Si vajzë e re, si e sheh jetën në Tiranë, apo më mirë të them në përgjithësi në Shqipëri?.. A mendon se mund të ia arrish me planet dhe dëshirat e tua? K.Marku: Shqipëria është një vend shumë i bukur. Natyrisht, është atdheu im dhe e dua, gjithashtu edhe Tiranën pasi këtu jam rritur. Por, nga ana tjetër ka gjëra që do dëshiroja të përmirësoheshin, por besoj se nga viti në vit gjërat do të bëhen edhe më mirë. Me vullnet, dëshirë dhe besimin tek Zoti gjithçka arrihet dhe besoj do t’ i dal me sukses edhe unë. K.Javore: Ndiqni studimet për Psikologji pranë Universitetit të Tiranës.. Pse pikërisht zgjidhe psikologjinë? K.Marku: Më pëlqen t’i studioj njerëzit dhe sjelljet e tyre, këtu bën pjesë edhe psikologjia, prandaj e zgjodha. Është degë shumë interesante dhe përfiton prej saj shumë mësime që të shërbejnë në jetë. Sidomos kundrejt sjelljes së njerëzve e situatave të ndryshme.

K.Javore: Sa të pëlqen jeta e luksit ? K.Marku: Luksi im është prania e familjes dhe lumturia e tyre. K.Javore: Tek cila agjenci mode je e aktivizuar aktualisht?.. Po ashtu më thuaj a ke pasur ndonjë ofertë nga jashtë vendit ? K.Marku: Aty ku kam hedhur hapat e parë, aty vazhdoj të jem, tek Grace Models. Po, më kanë kontaktuar disa menaxherë, por për momentin jam e fokusuar tek shkolla dhe ndihem mirë tek agjencia ku jam. Në të ardhmen shohim. K.Javore: Kush të mbështet më shumë në drejtimin tënd? K.Marku: Natyrisht, familja është ajo që më mbështet dhe motivon për të vazhduar para në këtë drejtim, janë gjithnjë pranë meje. Por asnjëherë nuk anashkaloj edhe mbështetjen nga miqtë e mi. K.Javore: Çfarë mund të presim nga ty në vazhdim? K.Marku: Me ndihmën e Zotit, gjëra të mira. Çfarë të kemi për pjesë kanë thënë të parët tanë. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË

Dy sopranot kosovare në garë për çmimin prestigjioz “Operalia” Dyshja e njohur e Kosovës në skenat operistike botërore vetëm sa e ka dëshmuar edhe një herë nivelin artistik. Sopranot Elbenita Kajtazi e Marigona Qerkezi do të jenë pjesë e njërës prej garave prestigjioze në nivel ndërkombëtar. Ato janë zgjedhur në mesin e 40 artistëve që do të konkurrojnë në konkursin e famshëm operistik “Operalia” për çmimin me të njëjtin emër, shkruan sot “Koha Ditore”.

22

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Qerkezi e Kajtazi e kanë vlerësuar lart faktin se do të janë pjesë e garës së themeluar më 1993 nga legjenda e lirikës, Plácido Domingo. Çmimi synohet nga mbi 1 mijë veta nga të katër anët e botës. E më 2016 tenori kosovar Ramë Lahaj kishte fituar vendin e tretë. Një tjetër emër shqiptar qe nderuar me çmimin prestigjioz të operës. Në edicionin e parë të “Operalias”, çmimin e parë e kishte marrë sopranoja me nam botëror, Inva Mula.

Kajtazi e Qerkezi do të performojnë në Lisbonë të Portugalisë, në edicionin e sivjetmë që do të mbahet nga 27 gushti deri më 2 shtator në “Teatro Nacional de Sao Carlos”. “Përzgjedhja ime është një hap tjetër i rëndësishëm i rrugëtimit tim si artiste. Do të paraqitem me pjesë që personifikojnë dhe identifikojnë personalitetin tim si artiste qoftë teknikisht ashtu edhe artistikisht. Janë akoma në proces pune”, ka thënë Kajtazi.


FOTOGRAFIA E JAVËS

SHTJEFËN UJKAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Në QKI “Malësia” u përuruan dy librat e autorit Robert Camaj “Rojtarët e nderit” dhe “Shtypi në

Vepra që nxjerrin në d shkuar sado të dhimb Tuz- Qendra Kulturore- Informative “Malësia” në Tuz dhe OJQ “Ilyricumi”, kanë bërë përurimin e dy librave: “Rojtarët e nderit” dhe “Shtypi në Mal të Zi për çështjen shqiptare (1990- 2000)”, të autorit Robert Camaj. Në këtë përurim, të pranishëm kanë qenë një numër i konsiderueshëm adhuruesve të fjalës së shkruar, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Z. Ernal Filo, përfaqësues të subjekteve politike, personalitete të fushave të ndryshme shkencore, kulturore, e të profileve të tjera në vend, ndërsa për librat në fjalë kanë folur shkrimtari, publicisti dhe gazetari, Fran Camaj dhe përkthyesi Nikollë Berishaj, të cilët kanë folur gjerësisht dhe në detaje për këto dy vepra letrare mjaft me vlerë. Autori i këtyre dy librave i prezantohet lexuesit me prozë, me romanin e tij të parë “Rojtarët e nderit” dhe me studimin me të cilin e ka mbrojtur gradën shkencore “mas-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

ter” pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike- Instituti i Historisë në Tiranë, “Shtypi në Mal të Zi për çështjen shqiptare (1990- 2000)”. Shkrimtari, publicisti dhe gazetari, Fran Camaj, duke folur për librin, jo një vështrim kritik pasi atë ua la lexuesve, por shpalosi materialet e dokumentuara në libër, duke theksuar se në kapitujt që e përbëjnë romanin “Rojtarët e nderit”, lexuesi has në fakte dhe ngjarje historike që përshkruhen në këtë libër por dhe në imagjinatë, fantazi, etj. “Në dorë kemi një roman shoqëror me mjaft elemente historike dhe të dhëna historike dhe monografike. Romanin autori e ka ndarë në 37 kapituj, të cilët i ka shënuar me tituj të veçantë, ata përbëjnë një tërësi dhe secili kapitull paralajmëron ngjarjen për të cilën do të bëhet fjalë në vazhdim. Në 15 kapitujt e parë, flitet në mënyrë të përgjithshme për Malësinë tonë të dikurshme, për jetën e njerëzve të saj, për zakonet dhe traditat e bukura të tyre

por edhe të dhimbshme si dhe për pushtimet e huaja të njëpasnjëshme të cilat pothuajse asnjë ditë nuk i kanë dhënë liri këtij populli, duke ia imponuar atij ligjet, gjuhët dhe kulturën e vet, gjë të cilën malësorët nuk e pranuan askurrë”, u shpreh Camaj. Ai më tutje tha se përveç përshkrimeve të natyrës që vijnë në shprehje, veçanërisht në kapitullin “Kohë të mbrapshta”, hasim edhe në shumë lloje të krijimtarisë gojore si: ninulla, këngë humoristike me elemente të satirës- elegji, përralla, që i japin freski veprës dhe e çlodhin lexuesin nga datat e karakterit historik. Camaj shtoi se autori i librit është përpjekur që të mos lë jashtë librit ndonjë thënie që e ka dëgjuar nga populli, duke i përdoruar ato në mënyrë sa më origjinale, në të folmen e malësorëve, gjë që sipas tij e vështirëson leximin e romanit nga lexuesit jo malësorë, por nga ana i tjetër i kontribuon ruajtjes së kësaj të folme dhe që në të ardhmen


KULTURË

Mal të Zi për çështjen shqiptare (1990- 2000)”

dritë të vërtetën e bshme për shqiptarët mund t’i shërbej studiuesve në aspektet e ndryshme të gjuhësisë në këtë territor. Camaj në fund të fjalës së tij, duke e përgëzuar autorin për këto dy vepra letrare, tha se çdo libër do të jetojë aq sa do të dojë lexuesi. Ndërkohë, një vështrim të tij mbi librin “Shtypi në Mal të Zi për çështjen shqiptare (1990- 2000)”, e ka paraqitur përkthyesi Nikollë Berishaj, njëherësh dhe recensent i këtij libri, i cili tha se puna e mirëfilltë që bëri autori, mund të jetë bazë e mirë për vazhdim të studimeve nga fusha të ndryshme lidhur me vendin, kohën dhe subjektet në fjalë. “Pra, lidhur me vitet e mbrapshta të Ballkanit të viteve 1990- 2000, lidhur me Malin e Zi si shtet me kapërcim të fazave që nga struktura shtetërore e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përmes Republikës Federale të Jugosllavisë e deri te plasaritjet e para dhe distancimit ndaj politikës hegjemoniste serbomadhe të personi-

fikuar në figurën e Sllobodan Millosheviqit dhe klikës së tij si shkaktar kryesor të tragjedisë ballkanike të fundshekullit të kaluar dhe lidhur me vlerësimin e fqinjëve (malaziasve) për ne shqiptarët”, theksoi Berishaj. Për Berishajn, pasqyra që fitohet gjatë leximit të tekstit, e veçanërisht për tekstet e publikura deri në vitin 1997, na tregon qëndrimet e politikës malaziase, pra jo më të mediave por të politikës malaziase, e cila sipas tij në atë kohë ishte e zhytur deri në fyt në makinerinë luftarake antidemokratike, antinjerëzore e antishqiptare. Berishaj tha se autori Camaj, me hulumtimin e tij në këtë libër, do të nxjerr dritë mbi të kaluarën sado e deformuar qoftë ajo. “Armiku rezervë për dështimet e politikës shtetërore gjithmonë gjendej te shqiptarët. Për ta flitet sipas kuzhinës serbomadhe. Shtypi malazias i kohës që lirisht mund të vlerësohet si kryekëput shtyp

luftënxitës, as që kërkon shembuj pozitivë ndër shqiptarët. Gjuha e urrejtjes përcjell çdo veprimtari sado paqësore të shqiptarëve, qoftë ajo e nivelit individual e lëre me atë të organizuar”, theksoi ndër të tjera Berishaj, duke ju prezantuar të pranishmëve trajtimin e të gjitha ngjarjeve që janë reflektuar në këtë libër për një periudhë dhjetëvjeçare, lidhur me ngjarjet e shqiptarëve në Mal të Zi, Shqipëri e Kosovë në shtypin e Malit të Zi. Ndërkaq, autori i këtyre dy librave, Robert Camaj, ka falënderuar të gjithë ata të cilën kanë dhënë kontributin e tyre nëpërmjet formave të ndryshme për të nxjerrë në dritë këto vepra letrare të cilat janë fryt i punës së tij disavjeçare. Autori në fund ju ka dhuruar të gjithë të pranishmëve libra falas si dhe ka shtruar një koktej të begatë. Botimin e këtyre dy veprave letrare e financoi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave t. u. në Mal të Zi. E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Homazh në urën e Ribnicës në Podgoricë (1)

Vendi ku ka rënë baca Isë Boletini Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë andaj edhe në cilindo vend që të ndalosh në këtë shtet, hasë në gjurmë shqipe

Gazmend Çitaku

Pranvera e vitit 2018 ka filluar me ditë shumë të nxehta andaj edhe vizita e vendeve të ndryshme kulture- historike paraqet një pikë interesi shumë të madhe për çdokënd që i intereson kjo lëmi. Këtë fundjavë (05 maj 2018), së bashku me Sami Flamurin dhe Gëzim Mavriqin vendosëm që të vazhdojmë hulumtimet tona, por kësaj radhe na u bashkëngjit edhe djali im i madh Indriti. Preferencat janë të shumta. Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë andaj edhe në cilindo vend që të ndalosh në këtë shtet, hasë në gjurmë shqipe. Parashikimet e motit nuk ishin shumë premtuese për këtë fundjavë, andaj vendosa të planifikoj dy rrugë: njëra nëse është mot i mirë dhe me diell, kurse tjetra nëse ndodh që moti është i lig dhe me shi. Parashikimet e motit ishin të sakta. Fundjavë me shi. Andaj, ne vendosëm që të marrim rrugën e dytë e që duhej vizituar këto vende: Vuksanlekaj (Tuz, varret misterioze malësore) – Duklë (Podgoricë, qyteti antik ku ka lindur

26

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Diokleciani) – Rotec (Tivar, Manastiri benediktin i shek. IX). Këtij rrugëtimi i kisha përgatitur edhe një destinacion e që përbënte befasi për të gjithë e ajo ishte Homazhi në Urën e Ribnicës në Podgoricë, vendi ku i ishte ngritur kurthi dhe kishin vrarë bacën Isë Boletini. Siç ishim marrë vesh, nisemi nga Ulqini dhe pika e parë është Vuksanlekaj. Samiu gjatë rrugës flet për varret misterioze. Asnjë nga ne nuk kishim qenë më parë por unë e Samiu kishim disa informata. Robert Elsie s’ka se si të anashkalohet. Kur ai flet për varret e Vuksanlekajve thotë se edhe ai ishte befasuar me to, sepse shqiptarët kanë humbur kulturën e dekorimeve të gurëve të varreve. Edhe ai pohon se varret nuk janë shumë të vjetra, siç pretendohet, dhe se datojnë diku nga fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX. Vetura ecën vetë, gjarpëron rrugicave të Zetës, ndalim në udhëkryqin e parë të pyesim se a jemi në rrugën e duhur. Për habinë tonë me një shqipe të pastër na pohon kalimtari i rastit si dhe na jep disa këshilla si të mbërrijmë më lehtë. Vazhdojmë rrugën dhe i afrohemi destinacionit. Filloi shi. Rrebesh. Gjarpërojmë rrugicave. Ndalon shiu, ndalojmë edhe ne të pyesim a jemi afër. Harta elek-

tronike na thotë 4km deri në vendin e duhur, bashkëbiseduesi i ri nuk di shqip për habinë tonë por, me një dashamirësi na thotë të vazhdojmë drejt dhe të kthejmë dy herë majtas e kur të dalim në rrugën kryesore jemi aty, 200m nga destinacioni. E falënderojmë dhe vazhdojmë. Shiu filloi prapë të bie, vozitëm edhe pak dhe arritëm në cak. Ndoshta ngase jemi nga bregdeti (Ulqini) dhe parapëlqejmë që për ngasjen e veturës të themi VOZIS po ndajë me ju shpjegimin nga fjalori elektronik shqipshqip (1. VOZITËS m. sh. – 1. Ai që nget barkën, lundërtar. 2. VOZITJE f. sh. – Veprimi sipas kuptimeve të foljes VOZIT. Vozitje me barkë.) Pra, e kuptuat që ne të bregdetit të gjitha i kemi lidhur me det dhe me barkë. Por t’i kthehemi tregimit tonë. Ndaluam ne, ndaloi edhe shiu, apo më mirë të themi shiu ndaloi 1minut para nesh, kurse në vendin tonë të interesit nuk kishte rënë aspak. Samiu mendonte se kemi gabuar vendin pasi që në oborrin e kishës kishte varre gjigande luksoze me mermer të zi. Gëzimi përgatiti aparatin fotografik kurse unë u prija drejt cakut. Kaluam rendin e parë dhe të dytë të varreve dhe para nesh u shfaqën kompleksi i varreve të vjetra. Gurë të lartë e të gdhendur me figura nga më të


KULTURË ndryshmet. Asnjëri nuk kishte figura të njejta. U shpërndamë. Që të katërt me aparate fotografike u mundonim që të dëshmojmë sa më shumë. Ja disa shenja pagane, ja disa shenja florale. Në njërin varr një malësor me veshje kombëtare, në një tjetër një nënë me fëmijën e vet. Në një gurëvarr koburja e në tjetrin shpata, në njërin gjarpri e në tjetrin dielli. Nuk gjetëm as edhe një shkronjë nga të gjitha varret e që ishin dikund 30 me zbukurime. Për habinë e të gjithëve në këto varre malësore, katolike ishte edhe një varr i një myslimani. E gjeti Samiu. Po si, kush, kur, pse? Misteri mbetet së bashku me këta gurvarre. Pas disa minutash bredhjeje majtas-djathtas, poshtë-lartë dolëm nga mbresat që na kishin kapluar bëmë një fotografi bashkërisht dhe vazhduam rrugën tonë për në pikën e dytë – Doclea apo Dukla si thuhet në gjuhën lokale. Shokët i paralajmërova se ka ardhur koha që t’ua tregoj befasinë që ua kisha përgatitur. Në hyrje të Podgoricës, kur vjen nga bregdeti në të majtë është një lulishte ku luajnë fëmijët e pushojnë pensionistët e që në të vërtetë dikur aty kanë qenë varret myslimane të Podgoricës, por me rritjen e qytetit ato zhvendosen në një vend tjetër. Samiut i bie në mend se aty ka qenë varri i Isa Boletinit. Dhe bingo. Ia qëlloi temës por jo edhe asaj se çka unë u kisha përgatitur. Kaluam disa blloqe nëpër qytet dhe duke kërkuar vendparkim Samiu veç ia kishte filluar ligjërimit për atë çka dinte rreth bacit Isë. U parkuam dhe dolëm nga vetura. Hapat u shpejtuan. Askush nuk bëzënte, kaluam rrugën kryesore dhe poshtë nën urën e madhe në vendin ku lumi Ribnica bashkohet me Moraçën para nesh u shfaq Ura e Ribnicës. • Ja pra miq, kjo është ura dhe vendi ku u vra baca Isë me trimat e vet – thashë unë. Ura e Ribnicës në Podgoricë. Vendi ku iu ngrit kurtha dhe u vra baca Isë Boletini së bashku me shokët e tij më 23 janar 1916. Qetësi. Samiu tha një lutje për shpirtërat e dëshmorëve dhe ashtu të befasuar që të katërt bëmë një homazh pranë vendit ku iu kishte ngritur kurtha Isa Boletinit. Matanë lumit fillonte kalaja e Podgoricës dhe lagja Qyteti i vjetër apo tani si e quajnë në gjuhën lokale Stara varosh. Ura ishte e ruajtur mirë dhe mund të mësonim

(Varret misterioze në Vuksanlekaj, Tuz-Malësi e Madhe. Nga e majta Indrit dhe Gazmend Çitaku, Sami Flamuri, Gëzim Mavriqi. 05.05.2018)

(Varret misterioze në Vuksanlekaj, Tuz-Malësi e Madhe. Nga e majta Indrit dhe Gazmend Çitaku, Sami Flamuri, Gëzim Mavriqi. 05.05.2018)

(Ura e Ribnicës në Podgoricë. Vendi ku iu ngrit kurtha dhe u vra baca Isë Boletini së bashku me shokët e tij më 23 janar 1916)

se nga do të ketë qenë e mundur që baca të kishte rënë në kurth. Si gjithmonë Samiu online përmes rrjeteve sociale lë dëshminë përmes videoxhirimit të vendit bashkëngjitur një sqarim dhe histori të shkurtër të asaj ku jemi e çka po bëjmë. Bëmë homazhin, fotografuam çka na dukej interesante, kujtuam trimat tanë, dhe me apelin që kushdo që vjen në Podgoricë, mu në zemër të saj – mu në qendër përballë Parlamentit republikan gjendet vendi i vrasjes së

Bacës Isë dhe nuk do ishte keq që të vizitohej ky vend dhe të përkujtojmë trimat tanë sepse vetëm kështu nderojmë mundin e tyre e bashkë me këtë nderojmë edhe veten tonë. • Gazi, kësaj radhe më ke lënë pa fjalë. Sa herë kemi ardhë në Podgoricë, sa herë kemi kaluar atyparit e një gjë të tillë nuk e kemi ditë. Të falenderojmë pamasë që na e bëre të mundur të mësojmë vendin ku ka rënë baca Isë – thanë njëzërit Sami Flamuri e Gëzim Mavriqi. (Vazhdon) E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së piktorit akademik Rudi Goga

U përurua monogra hap ekspozita retros “Fusha e tij e interesimit në kuptimin psikologjik dhe artistik, shikuar globalisht, është njeriu bashkëkohor me mikro dhe makrokosmosin e tij, të cilin Goga e prezanton në formë jo të zbukuruar, por të zhveshur, të thjeshtësuar, pothuaj si një grafi rëntgeni, si një organizëm që vështirë se eksponon pjesët e tij përbërëse, si një hije apo njollë duke mos iu përshtatur shijeve të publikut, por duke ecur gjithmonë rrugës së vet të individualizmit me vetëbesimin për të krijuar artin e tij me karakteristika njohëse origjinale”, ka thënë piktori dhe kritiku i artit Qazim Muja Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“ organizoi të enjten mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin përurimin e monografisë „Të menduarit është formë“ dhe hapjen e ekspozitës retrospektive të piktorit Rudi Goga, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Kjo veprimtari homazh në kujtim të jetës dhe veprës së piktorit kishte për qëllim vlerësimin e kontributit të tij në fushën e artit te shqiptarët në Malin e Zi, artit malazias dhe artit kombëtar në përgjithësi. Monografia është botuar në vitin 2014 nga SHAI „Art Club“, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Ndërkaq në ekspozitën retrospektive janë prezantuar një pjesë e veprave të këtij piktori. Në vështrimin e tij mbi krijimtarinë artistike të Rudi Gogës, piktori dhe kritiku i artit Qazim Muja ka thënë se piktori Rudi Goga kishte artistin e madh Joseph Beuyes idol të vetin, në jetë dhe në krijimtari, andaj dhe motoja e tij “Arti është jetë, jeta është art”, siç duket edhe ka dalë nga bindja e Bojsit se vetëm arti mund ta ndryshojë jetën dhe se jeta është vepër e artit. Sipas tij, krijimtaria e piktorit Rudi Goga është shumë e frytshme dhe e

28

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

larmishme. “Fusha e tij e interesimit në kuptimin psikologjik dhe artistik, shikuar globalisht, është njeriu bashkëkohor me mikro dhe makrokosmosin e tij, të cilin Goga e prezanton në formë jo të zbukuruar, por të zhveshur, të thjeshtësuar, pothuaj si një grafi rëntgeni, si një organizëm që vështirë se eksponon pjesët e tij përbërëse, si një hije apo njollë duke mos iu përshtatur shijeve të publikut, por duke ecur gjithmonë rrugës së vet të individualizmit me vetëbesimin për të krijuar artin e tij me karakteristika njohëse origjinale”, ka theksuar Muja. Ai ka thënë se Goga nuk shqetësohej fare për atë se a do të pëlqehej apo jo arti i tij nga shikuesi, janë apo nuk janë personazhet e tij të lirë, të frenuar apo të shfrenuar, bizarë apo normalë, të bukur apo të shëmtuar, me forma të rregullta, të thyer, të deformuar, apo edhe të tejtheksuar. “Megjithatë, ata kanë fuqinë e fshehtë psikologjike dhe janë tërheqës në mënyrë të çuditshme, sikur janë të hibernuar në momente, të ndaluar në kohë. Goga i vinte në lëvizje, i çlironte për t’iu gjetur rrugën e tyre dhe për të realizuar misionin e ekzistencës në një hapësirë të tyre klaustofobike brenda së cilës do të përballeshin me aspek-

tet negative apo pozitive të psikes apo asaj hijes misterioze të një qenieje të dytë që jeton paralel në çdonjërin nga ne, duke na frikësuar me principin e dualitetit apo me të ashtuquajturën metafizikë të kundërthënieve, qofshin këto pozitive apo negative”, është shprehur Muja. Për publicistin Ali Salaj, Rudi Goga është një piktor i dimensioneve surreale, i cili me krijimtarinë artistike i kaloi përmasat e një krijuesi të suazave lokale duke u shndërruar në një artist të niveleve rajonale dhe ndërkombëtare. Ai ka thënë se Goga me mburrje theksonte se ishte nxënës i pedagogut të njohur kosovar Muslim Mulliqi dhe i mjeshtrit të njohur gjerman Jozef Bojs, që donte të tregonte se kishte një përgatitje të duhur shumëdimensionale dhe një qasje të veçantë dhe profesionale ndaj artit pamor. “Nga profesor Mulliqi, Goga mori fuqinë ekspresioniste dhe inspirimin e çastit duke krijuar aspekte të veçantë kolorite, linja dhe forma surreale. Ndërkaq nga Bojsi, i cili në veprat artistike ndërthurte shtazët mistike siç janë lepujt dhe kaprojtë, ashtu edhe Goga ndërlidhte gati në të njëjtën formë aktet e nudos me mjellmën, bletët, fluturën etj. Goga ishte i fascinuar me artin rev-


KULTURË

afia dhe u spektive olucionar të Bojsit saqë edhe në veshje, qëndrim dhe në përditshmëri e kopjonte atë”, ka theksuar Salaj. Ai ka thënë se monografia “Të menduarit është formë” kushtuar piktorit Rudi Goga paraqet diapazonin e gjerë të referencave ideore dhe figurative që autori i projektonte në punimet e tij. Rudi Goga ka lindur në vitin 1948. Studimet universitare i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, në klasën e prof. Muslim Mulliqit, në vitet 1975-

1979, dhe në Diseldorf te profesori Joseph Beuyes, 1980-1982. Ka hapur rreth 70 ekspozita individuale, në vend dhe në shtete të Evropës, ndërsa me punimet e tij është prezantuar në shumë ekspozita kolektive. Për veprat e tij kanë shkruar shumë kritikë të njohur arti. Ka qenë anëtar dhe fituesi i parë i Çmimit Vjetor të SHAI „Art Club“. Vdiq më 3 maj të vitit të kaluar. i. k.

Nismë për emërtimin e Galerisë në Kullën e Balshajve me emrin Rudi Goga Kryetari i SHAI „Art Club“, Ismet Kallaba, bëri publike nismën e kësaj shoqate që Galerisë në Kullën e Balshajve në Kalanë e Ulqinit t’i jepet emri i piktorit Rudi Goga. „Nisur nga qëllimi për të vlerësuar dhe përjetësuar kontributin e personaliteteve nga fusha e kulturës, SHAI ‘Art Club’ në Kuvendin e saj vjetor ka marrë vendim që t’i propozojë Qendrës së Kulturës që Galeria në Kullën e Balshajve në Kalanë e Ulqinit të emërtohet me emrin e piktorit Rudi Goga. Ne vlerësojmë dhe besojmë se kjo nismë është e qëlluar dhe e realizueshme, si dhe që na bën nder edhe neve si qytet dhe institucioneve kulturore të qytetit tonë“, ka thënë ai.

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Dita e Shën Gjergjit

Festë tradicionale jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të tjerët Dita e Shën Gjergjit, sipas kalendarit Gregorian festohet më 6 maj, ndërsa sipas kalendarit Julian festohet më 23 prill. Dita e Shën Gjergjit është festë tradicionale e shqiptarëve nëpër të gjitha viset etnike, e cila është përcjellë brez pas brezi, duke e promovuar ceremonialin për nder të kësaj dite. Përveç shqiptarëve, këtë ditë e kremtojnë edhe serbët, bullgarët, romët deri vonë, turqit, etj. Disa studiues pretendojnë t’i japin karakter fetar kësaj ditë-feste, teksa rituali për nder të saj i tejkalon ngjyrimet fetare

Haxhi Lajçi

Thjesht, Dita e Shëngjergjit, mbetet dhe kështu do të jetë, si një festë tradicionale pagane. Fjala Gjergj në greqishten e vjetër do të thotë bujk. Nisur nga ky fakt, festa e Shën Gjergjit ka të bëjë me kultin e pjellorisë dhe të bujqësisë, që do të thotë se ritet e kësaj feste kanë të bëjnë me blegtorinë, bimësinë dhe mirëqenien që, i vjen njeriut duke i shfrytëzuar ato. Një ditë më parë, më 5 maj, të rinjtë, vajzat dhe djemtë shkonin e mblidhnin degë pemësh, sidomos mështekën dhe shelgje, dhe me këto degë stolisnin derën dhe dritaret e shtëpive, në ndërkohë prej degëve të mbledhura disa prej tyre i çojnë edhe në kopshtet dhe arat e mbjella me thekër e patate. Lulet dhe barishtet që i kanë mbledhur bashkë me degët e pemëve, hidhen në ujin

30

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

me të cilin lahen të vegjlit. Besohet se të gjitha sëmundjet të cilat mund të prekin të vegjlit, transferohen në livadhin ku janë mbledhur lulet. Kjo festë aq e dashur për vendasit, përveç karakterit ritual, ringjalljes së natyrës, ka fituar edhe karakterin e festës së të rinjve, duke u bërë pjesë e jetës së tyre. Në Ditën e Shëngjergjit, vajzat kryejnë parashikime për dashurinë dhe martesën. Fati lexohet sipas shenjave të luleve. Herët në mëngjes, vajzat zbukurojnë flokët me lule dhe shkojnë në kroje. Brenda enëve të ujit, lëshojnë lule dhe barishte, me qëllim që uji të marrë ngjyrë. Me ujin e ngjyrosur, brumosen kulaçët e Shën Gjergjit. Teksa, po me këtë ujë lajnë sytë burrat dhe gratë dhe spërkaten ambientet e shtëpive. Zonjat e shtëpisë, të cilat janë ngritur herët marrin hithra me të cilët i zgjojnë fëmijët herët që të mos bëhen dembelë, dhe kur i zgjojnë ato u varin në qafë kungull të egër, që të mos i marrë mësysh dhe syri i keq. Në shumë vende , karakteristike, janë vallet e mëdha për nder të kësaj feste. Garat me kuaj, ndeshja e qeve, mundja dhe sporte e lojëra të tjera zhvillohen në këtë ditë, si festë e

ripërtëritjes së natyrës, si festë e luleve, si festë e luftimit dhe mallkimit të së keqes, si festë e trembjes së shpirtrave të këqij dhe dhimbjeve. Gjatë Festës së Shëngjergjit kryhen rite që lidhen me shëndetin, me punën, me përtacinë, shërimin e sëmundjeve, me fatin, me bukurinë, me dashurinë etj. Shën Gjergji si festë pagane ka pasur për qëllim të kremtohet, sepse që nga kjo ditë (6 maj) çdo gjë i takon stinës së pranverës së plotë. Kungulli i egër, peri i bardhë dhe i kuq, bërja e qaforeve të vajzave dhe fëmijëve të vegjël ka për qëllim shëndetmirësinë e tyre. Pastaj, larja me ujë të vakët dhe me gjethe pemësh dhe lulesh, si dhe prekja e trupit, gjymtyrëve të këmbëve dhe duarve me nga një fije hithi që të djeg pak, ka pasur për qëllim që shëndeti të jetë për tërë vitin i mirë. Në shumë fshatra, kjo ditë festohet në natyrë, ku banorët shijojnë ushqimet në sofrat e përbashkëta në lëndinat afër vendbanimit. Në sofrën e festës nuk mungojnë hudhrat e njoma, simbol i gjelbërimit pranveror dhe i mbrojtjes nga të këqijat. Në sofër nuk mungon djathi i parë i dhisë. Copëzat më të mëdha të djathit u


MOZAIK

hidhen nuseve të reja, që të lindin shumë fëmijë. Përpos kësaj, ritet e kësaj dite u janë kushtuar barinjve dhe kopeve të deleve, sepse në këtë ditë sipas legjendës, barinjtë dhe kopetë e dhënëve u çliruan, mbasi ishin robëruar nga zanat mitike. Ndaj dhe therja e një qengji në këtë ditë konsiderohet e vlefshme, e po në këtë ditë paguhen barinjtë e kopeve, të cilët janë caktuar t’i ruajnë ato deri në ditën e Shën Dhimitrit. Edhe në Kosovë unë personalisht isha për të shikuar afër e shijuar festën e Shën Gjergjit në fshatin Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës në një vend të caktuar e cila quhet Tyrbja Pulaj ,(Tyrbja e Dervish Nezirit), në këtë vend të caktuar ceremonial bëhet therja e shumë viçave, qengjave, edhave -(kurbaneve ), të cilët sillën falas nga njerëz të cilët besojnë së kanë kryer një obligim fetar, një traditë 400- vjeçare e më e vjetër për banorët e kësaj anë. Pas therjes së qengjave ,në një vend të caktuar afër “Tyrbes” ju derdhet gjaku, atyre ju rrjepet lëkura dhe mishi dërgohen në një vend të caktuar për t’u

zier në kazana të caktuar ku njerëzit marrin dhe hanë mish qengji gratis gjatë gjithë ditës …Sipas banorëve që marrin pjesë tradicionalisht thuhet se Dervishi i lartpërmendur para se të vdiste ua ka lënë amanet pasardhësve, për shkak të skamjes dhe mungesës së bukës, që gjithmonë banorëve që do të vijnë në vizitë t’ju kthehet ushqim dhe se këtë traditë ta mbajnë brez pas brezi. Dikur priteshin 100(njëqind) kurbane, ndërsa pas luftës priten deri në 500 (pesëqind ) kurbane kryesisht qengja. Pos prerjes së kurbaneve njerëzit presin në radhë të gjata për të kryer rituale të ndryshme brenda tyrbes si dhe duke pirë edhe ujin afër tyrbes, i cili ujë besohet se rregullon shëndetin dhe ua cakton fatin e jetës… Njerëzit në këtë vend vijnë nga të gjitha viset e trojeve tona, por edhe nga diaspora…Besohet që të gjithë ata njerëz sjellin kurbane në këtë vend të caktuar do të sjellë shëndet e lumturi në të ardhmen… Edhe në këtë pjesë të trojeve tona, në Malësinë e Rozhajës ,gjithashtu në një mënyrë tradicionale shëno-

het Dita e Shën Gjergjit. Jo vetëm tek shqiptarët që por edhe myslimano-boshnjakët ende shënohet kjo ditë pikërisht më 6 maj… Në shumë shtëpi sillen nga disa lloje të drurëve, gjethet e të cilave vendosen në një vend të caktuar tek hyrja e çdo shtëpie. Në agun e zbardhjes së dritës secila grua hap dritaret e shtëpive, ku vendosen plaçka të ndryshme për të ajrosur . E zonja e shtëpisë në mëngjesin e datës 6 maj kryen larjen e fëmijëve me lule të llojeve të ndryshme të mbledhura nëpër livadhe natën e Shën Gjergjit. Në një kohë jo shumë të largët të gjithë fëmijët ,por edhe të rriturit luhateshin në një luhajë speciale ,e cila vendosej në një degë të drunjve afër shtëpisë gjatë gjithë ditës. Për të respektuar këtë ditë nuk punohet nëpër fusha dhe livadhe, pra nuk është e preferuar të kryhen mbjellje ,duke menduar se “ai që punon ose kryen të mbjellat pranverore gjatë ditës së Shën Gjergjit ,ajo punë që do të kryhet nuk do të ketë rendimente “… E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

31


KULTURË

Kulla e hoxhë Bushatit Kulla e hoxhë Bushatit është një ndërtesë e vjetër monumentale në mesin e Kalasë. Çdo turist i cili ka hyrë në Kala është ndalur përpara kësaj shtëpie-kulle. Shumë piktorë e kanë pikturuar

Gani Karamanaga

Si fëmijë, më ka mbetur në kujtime piktorja e moshuar, e cila ka ardhur disa vite në Kala dhe gjithmonë përsëri e ka pikturuar kullën e hoxhë Bushatit. Më kujtohet figura e Musa ef. Bushatit (1876-1955) në Pazarin e Gjytetit. Ishte imam i dalluar me autoritet të veçantë. Prej martesës me motrën e mulla Sulejman ef. Peshkut ka pasur një vajzë (Shemsija e cila jeton në Shkodër). Prej martesës së dytë, me Laçen, nga familja e Resulbegëve ka pasur, gjithashtu, një vajzë (Xhemilja), e cila ka ndërruar jetë. Përveç obligimeve në xhami ka mbajtur edhe mektebin në shtëpinë e vjetër në Kala (sot është aty kancelaria e muzeut). Pas vdekjes të mulla Musa ef. Bushatit, familja ku ka qenë e martuar vajza e dytë, Xhemilja, së pari e ka shitur oborrin, ku blerësi Hashim Milla ndërtoi shtëpinë familjare. Më vonë është shitur edhe kulla shtëpia e vjetër. Pronari i ri ishte Rexhep Goga. Bashkëshortja e Musa ef. Bushatit, Laçja, ka qenë e detyruar fillimisht të vazhdojë për të jetuar në shtëpinë e

32

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

vjetër në Kala, ku më përpara ishte familja e Zejnel - Nelo Resulbegut. Më vonë, komuna i ka dhënë Laçes një banesë të vogël në lagjen Totosh. Kështu, Laçja, e lindur në shtëpinë e Resulbegëve, në breg të detit në Lima, dhe mandej, duke jetuar pas martesës në kullën e madhe në Kala, ishte e detyruar që pleqërinë ta kalonte në një dhomë larg detit... Tërmeti i vitit 1979 kullën e hoxhë Bushatit e rrënoi. Atë ditë humbi jetën edhe djali i vogël i Rexhep Gogës, Agroni (1966). Më vonë, familja Goga e rindërtoi shtëpinë- kullë, por ajo humbi karak-

teristikat e mëparshme. Rexhep Goga (1923-2006) ishte pronari i ri i kësaj shtëpie monumentale në Kala. Ka qenë kopshtari i parë në mirëmbajtjen e lulishteve të qytetit. Njeri i qetë, ka pasur një gjë karakteristike: prej shtëpisë së tij, e cila ishte në buzë të Kalasë, gjithmonë është ulur dhe ngjitur nëpër bedenin e Kalasë, përmes një rrugice të ngushtë nën shtëpinë e tij. Rudi (Ruzhdi ) Goga (1948- 2017) ka jetuar në këtë shtëpi. Pikturat e para dhe ato tjerat i krijoi në Kala. Rudi Goga, u lind në vitin

Akademiku Zuvdi Hoxhiqi botoi në të përditshmen “Pobjeda” një kritikë lidhur me këtë ngjarje. Rudi Goga nuk ishte fare i kënaqur me shkrimin e Zuvdiut. - Rudi më duket i çuditshëm, - iu drejtova Zuvdiut. - Da nije pomalo čudan, ne bi bio tako dobar slikar. (Po të mos të ishte pak i çuditshëm nuk do ishte aq piktor i mirë). Ky ishte konstatimi i akademikut Zuvdija Hoxhiq-Berisha


KULTURË

Kulla e hoxhë Bushatit

1948 në qytetin e Ulqinit. Është diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në klasën e akademikut Muslim Mulliqi, në vitin 1979. Ka mbaruar studimet pasuniversitare në Dyseldorf të Gjermanisë, me profesorët e njohur gjermanë, Rolf Sokenhajm (Sockhenheim) dhe Jozef Bojs (Joseph Beuys). Ekspozitën e parë vetjake, të titulluar Kulla e Balshajve, e hapi në Ulqin, në vitin 1978, e cila më pastaj do të pasohej nga një numër i madh ekspozitash dhe aktivitetesh artistike, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë karrierës artistike, Goga numëron rreth 65 ekspozita personale dhe po aq kolektive, jo vetëm në Ulqin dhe brenda kufijve të Malit të Zi, por edhe në Gjermani, Holandë, Francë, Nju-Jork, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Punimet e tij gjenden në galeri dhe koleksione private, në vende të

Musa ef. Bushati

ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar. Ndërkohë Goga numëron edhe disa çmime, mes të cilave në vitin 1991 merr çmimin vjetor të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve Art Club, Ulqin; në vitin 1995 çmimin Kombëtar “Onufri”, Tiranë; në vitin 1998 shpërblimin e Shoqatës së Juristëve të Malit të Zi, Podgoricë. Rudi Goga në vitin 2014 botoi monografinë kushtuar krijimtarisë së begatë artistike. …… Si mjek i ri disa herë e vizitova nënën e Rudi Gogës, Meleqen. Rudi m’i dhuroi dy pikturat e tija, më të parat në krijimtarinë e tij. Shumë më vonë, në fillim të vitit 2003, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi e organizoi ekspozitën e piktorëve shqiptarë nga Mali i Zi. Kjo ekspozitë u mbajt dy herë në Ulqin, Tuz, Shkodër, Tiranë.

Për herë të parë piktorët shqiptarë ishin prezent në Biliardën e Cetinës. Rudi Goga ishte prezent në këtë ekspozitë. Akademiku Zuvdi Hoxhiqi botoi të përditshmen “Pobjeda” një kritikë lidhur me këtë ngjarje. Rudi Goga nuk ishte fare i kënaqur me shkrimin e Zuvdiut. - Rudi më duket i çuditshëm, - iu drejtova Zuvdiut. - Da nije pomalo čudan, ne bi bio tako dobar slikar. (Po të mos ishte pak i çuditshëm nuk do ishte aq piktor i mirë). Ky ishte konstatimi i akademikut Zuvdija Hoxhiq-Berisha.. - Do të kalojë shumë kohë që të lindë edhe një piktor si ka qenë Rudi Goga!- më tha Hajro Ulqinaku Në fund Jam i mendimit, se ka qenë detyra e të gjithëve për ta ruajtur këtë monument kulturo-historik në Kala. E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

OJQ “Djeca Crne Gore”, (“Fëmijët e Malit të Zi”) me projekte të reja për të rinj

Promovim i aktivizmit dhe vullnetarizmit Tuz- OJQ “Djeca Crne Gore”, (“Fëmijët e Malit të Zi”), janë duke realizuar edhe një projekt të rëndësishëm për të rinjtë në Tuz. Këtë radhë ata janë fokusuar në aktivizimin e të rinjve në udhëheqjen e aktiviteteve mbi baza vullnetare. Drejtoresha e kësaj OJQ-je, Sabra Deceviq, i tha “Kohës Javore” se qëllimi kryesor i projektit është që të krijohet një atmosferë në kuadër të shkollës e cila do të mundësojë motivimin e të rinjve për realizimin e aktiviteteve vullnetare në klubet rinore përmes fuqizimit të të rinjve dhe mësimdhënesve për përgatitjen, realizimin dhe mbështjetjen e programeve rinore në shkollë. “Aktivitetet konkrete të këtij projekti janë: Trajnimi 2- ditor i 50 të rinjve

34

Javore KOHA

E ENJTE, 10 MAJ 2018

nga Tuzi dhe nga Podgorica mbi vullnetarizmin, aktivizmin dhe udhëheqjen e klubeve rinore, trajnimi 2- ditor i 25 mësimdhënesve që së bashku me nxënësit e tyre të realizojnë aktivitete të ndryshme në klubet rinore që veprojnë në kuadër të shkollës, promovimi i aktivizmit dhe vullnetarizmit përmes përgatitjes së materialeve të ndryshme promovuese, organizimi i konferencës mbi sfidat dhe shembujt e mirë nga praktika me të cilat ballafaqohen klubet rinore dhe vullnetare në Mal të Zi, si dhe shumë aktivitete të tjera që të rinjtë do të përgatisin në klubet rinore në Tuz dhe në Podgoricë e që kanë lidhje me këtë projekt dhe me frymëzimin e të rinjve që të aktivizohen në komunitetin ku jetojnë”, u shpreh Deceviq.

Ajo tha se trajnimi i cili u realizua me të rinjtë e Gjimnazit “25 maji” dhe Gjimnazit “Sllobodan Shkeroviq”, me datë 26 dhe 27 prill , ishte më se i suksesshëm. “25 të rinj nga këto dy shkolla patën rastin të mësojnë shumë gjëra interesante mbi vullnetarizmin dhe gjithashtu përpiluan një plan se si në shkollat e tyre do të organizojnë punëtori të ngjashme me qëllim të motivimit të bashkëmoshatarëve të tyre që të marrin pjesë më aktive në aktivizimin e të rinjve”, përfundoi Deceviq. Projekti i titulluar: “Fuqizimi i klubeve rinore të udhëhequra në bazë vullnetare”, mbështetet finaciarisht nga Ministria e Sportit e Malit të Zi. t. u.


SPORT

Në Turneun ndërkombëtar “Top Tirana Open” 2018

KT “Ulqini”, vendi i parë në kategorinë e pionierëve Klubi i Taekwondosë “Ulqini” e ka filluar në mënyrën më të mirë vitin 2018 dhe si duket, sukseset për këtë klub gjatë këtij viti nuk kanë të ndalur. Pas trofeve në turne të ndryshme rajonalë dhe ndërkombëtarë, ka ardhur një trofe i ri. Kësaj radhe, garuesit e këtij klubi në kategorinë e pionierëve kanë fituar vendin e parë në Turneun ndërkombëtar “Top Tirana Open” 2018, i cili është mbajtur të shtunën, ku kanë marrë pjesë 530 garues të 50 klubeve nga 11 shtete.

KT “Ulqini” është paraqitur me 22 garues, 18 prej të cilëve janë kurorëzuar me medalje, prej të cilave dhjetë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta. Medalje të arta kanë fituar Amar Bakalli, Harun Dervishi, Amra Dushku, Bledar Kasmi, Sara Kraja, nis Kurti, Egzon Lika, Merisa Malokraja, Mervana Muçaj dhe Medina Kanaqi, medalje argjendi Arta Ismailaga, Enes Dushku, Sumeja Bisha, Besart

Kuqi, Amella Nuti dhe Amell Nuti, kurse medalje bronzi Mersida Demiri dhe Fiona Kraja. KT “Ulqini” po ashtu ka fituar edhe kupën për vendin e parë në kategorinë e pionierëve. Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë të gjithë prindërit për përkrahjen e tyre si dhe sponsorët që lehtësuan pjesëmarrjen në këtë aktivitet sportiv. (Kohapress)

E ENJTE, 10 MAJ 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 10 maj 2018

Viti XVll Numër 814 Çmimi 0,50

Themelimi i S H KA i “Liria” dhe aksion për pengimin e aktivitetit të saj ISSN 1800-5696

Studim me burime të shumta historike, dokumentare dhe arkivore

Homazh në urën Ribnicës në Podg Vendi ku ka rënë Isë Boletini


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.