KOHA Javore Podgoricë e enjte, 31 maj 2018 Viti XVll Numër 816 Çmimi 0,50
Vrasësi i heshtur ISSN 1800-5696
Kontributi i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës
Artistët shqiptarë e “ndezën” skenën “Altice Arena” të Lisbonës
PËRMBAJTJE
10
12 Të parët tanë dhe vështirësitë për ekzistencën
Nostalgjia për Jugosllavinë e Titos dhe identiteti i humbur i boshnjakëve
14
16 Dëshmi arkivore për Ulqinin dhe rrethinën e tij
Vepër me burime të shumta historike dhe dokumentare
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
PËRMBAJTJE
20
22 Me defileun nëpër qendër të Tuzit përmbyllën shkollimin e mesëm
Sa të hareshëm e të gëzuar, po aq edhe të përmalluar
26
30 Mbrëmje e paharrueshme
Ëndrra dhe realiteti i nënave dhe fëmijëve të mbijetojë dhe të zhvillohet KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 31 maj 2018 Viti XVll Numër 816 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve Vrasësi i heshtur ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet ma trit-o Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kontributi i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës
Artistët shqiptarë e “ndezën” skenën “Altice Arena” të Lisbonës
Kosovës shtetformimin e Ibrahim Rugova në dentit historik dr. Kontributi i presi-
të Lisbonës “Altice Arena” e “ndezën” skenën Artistët shqiptarë
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
avoreHAVrasësi i heshtur KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministri i Transportit dhe i Çështjeve Detare, Osman Nurkoviq, u takua në Prishtinë me ministrin e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Pal Lekaj
Bisedohet për zhvillimin e infrastrukturës dhe heqjen e taksës kufitare Prishtinë – Ministri i Transportit dhe i Çështjeve Detare, Osman Nurkoviq, dhe homologu i tij Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, kanë biseduar për një sërë temash dhe projektesh bashkëpunimi në infrastrukturën rrugore, ajrore dhe hekurudhore, e që kanë rëndësi për qytetarët e të dyja vendeve, por edhe për lidhjen e korridoreve me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e të dyja vendeve me Evropën. Ata janë takuar në Prishtinë të hënën gjatë vizitës së ministrit Nurkoviq në Kosovë. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës thuhet se “në këtë takim ministrat e të dyja vendeve kanë biseduar edhe për tunelin Pejë-Rozhajë, projekt ky i cili do ta shkurtojë distancën mes dy vendeve dhe do të lehtësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave mes dy vendeve mike, si dhe për mundësinë e heqjes së sigurimeve kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi si dhe lidhjen hekurudhore mes dy vendeve tona”. Po ashtu ministrat e të dyja vendeve biseduan edhe për projektin e rrugës Deçan-Plavë, i cili tashmë ka filluar së implementuari në pjesën e Kosovës, kurse ministri Nurkoviq ka dhënë zotime se edhe pala e Malit të Zi do ta vazhdojë këtë projekt nga kufiri deri në Plavë. Në konferencën për shtyp pas takimit, ministri Nurkoviq ka thënë se projekti më me rëndësi të cilin shpreson se do ta fillojnë shumë shpejt, është projekti madhor i ndërtimit të tunelit Pejë – Rozhajë. “Për këtë projekt kemi biseduar që një vit e gjysmë dhe kemi arritur që ta kemi përkrahjen e qeverive tona. Pra, ka arritur në nivel të dy kryeministrave tanë
4
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
dhe shpresojmë që të fillojmë sa më parë”, është shprehur ai. Temë tjetër, sipas tij, ka qenë projekti i rrugës Deçan-Plavë, si dhe për lidhjen hekurudhore ndërmjet Pejës dhe Rozhajës. “Ne e kemi kryer projektin ideor për ndërtimin e kësaj pjese dhe do t’ia dorëzojmë këtë plan ideor Qeverisë së Kosovës dhe ministrit Lekaj”, ka theksuar Nurkoviq. Ai ka konfirmuar se në takimin ndërmjet dy ministrave është biseduar edhe për mundësinë e heqjes së taksës kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. “Këtë e kemi identifikuar si një barrierë e cila i pengon bizneset dhe besoj që shumë shpejt do ta mënjanojmë, ku edhe për këtë çështje kemi përkrahjen e të dy kryeministrave tanë. Kjo përveç që do ta rriste qarkullimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit, do t’i ngriste në nivel edhe më të lartë marrëdhëniet mes dy shteteve”, ka deklaruar ministri i Transportit dhe i Çështjeve Detare në Qeverinë e Malit të Zi. Ai ka paralajmëruar se gjatë muajit korrik të këtij viti do të nënshkruhet marrëveshja në fushën e transportit ndërmjet dy ministrive të Malit të Zi dhe Kosovës. Ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, ka theksuar po
ashtu se kanë biseduar për tri çështje me rëndësi që do të ndikojnë në lidhjen e korridoreve dhe në lidhjen hapësinore. “Ajo që ne u dakorduam sot është që ne të zhvillojmë infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe heqjen e taksës kufitare”, është shprehur ai. Lekaj ka bërë të ditur se sa i përket tunelit Pejë –Rozhajë “po punohet studimi i fizibilitetit me intensitet të shtuar dhe nuk do të mbetet vetëm në fjalë, por do të implementohet me përpikëri”. Ai e ka falënderuar ministrin Nurkoviq për garancinë e dhënë se rrugën Deçan- Plavë, Mali i Zi do ta zhvillojë si projekt në domenin e përgjegjësive që i ka. Ministrat Lekaj dhe Nurkoviq, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, kanë vizituar urën që po ndërtohet në autoudhën “Arbën Xhaferi”, e cila është një nga urat më të gjata në rajon dhe një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Kosovë. Vizita e ministrit Osman Nurkoviq në Kosovës është vazhdimësi e takimeve dhe qëndrimeve të harmonizuara që dy ministrat i kanë patur edhe në samitet ndërkombëtare, që janë mbajtur në Bruksel, Sofje, Lubjanë dhe takime të tjera rajonale dhe ndërkombëtare. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE Në Podgoricë dhe Plavë fiton mandate ASH Në Mal të Zi janë zhvilluar zgjedhjet lokale në 11 komuna, në mesin e të cilave edhe në Podgoricë dhe në Plavë. Zgjedhjet në Podgoricë, sipas rezultateve paraprake i ka fituar DPS me koalicion e cila mori 32 nga 61 mandate sa ka Kuvendi i kryeqytetit. Në kuvendin e Podgoricës për të parën herë do të jetë edhe Alternativa Shqiptare e cila fitoi një mandat. Si forcë e dytë në Podgoricë është koalicioni DemokratëtUra me 17 mandate, ndërsa DF-SNP 8 mandate dhe SD 3 mandate. ASH-ja gjithashtu fitoi një mandat edhe në komunën e Plavës.
Në Zgjedhjet lokale në Komunën e Tivarit
Partitë shqiptare pësojnë fiasko Për herë të parë në historinë e shumëpartiakësisë në Mal të Zi, partitë shqiptare nuk do të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Komunës së Tivarit. Kjo pasi që Koalicioni “Shqiptarët për Tivarin”, i përbërë nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Partia Demokratike, e vetmja listë zgjedhore shqiptare në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën në Komunën e Tivarit, kanë fituar vetëm 163 vota apo 0.8 për qind, duke mos fituar asnjë këshilltar. Numrin më të madh të votave, gjegjësisht të këshilltarëve, e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve – 7218 vota apo 15 mandate këshilltarësh. Pas saj renditen Socialdemokratët e Malit të Zi me 3824 vota apo 7 këshilltarë, Radomir Novakoviq – Cakan me 2580 vota apo 5 këshilltarë, koalicioni “Tivari për shekullin e 21-të” (Demokratët
– URA) me 2401 vota apo katër këshilltarë, Partia Socialdemokrate 1432 vota apo dy këshilltarë, koalicioni Fronti Demokratik dhe Partia Popullore e Socialistëve 1 133 vota apo dy këshilltarë, Partia Boshnjake 814 vota apo një këshilltar dhe Mali i Zi i Drejtë 662 vota apo një këshilltar. Këto tetë subjekte do të përfaqësohen në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Tivarit, i cili përbëhet nga 37 këshilltarë. Ndërkaq, përpos koalicionit “Shqiptarët për Tivarin”, nuk kanë siguruar asnjë mandat këshilltari edhe Demos, i cili ka fituar 246 vota dhe lista “Reforma për Tivar” e cila ka fituar 194 vota. Rritjen më të madhe e kanë pësuar PDS-ja, Socialdemokratët dhe Radomir Novakoviq – Cakan. PDS ka arritur të fitojë 15 këshilltarë në këto zgjedhje, apo dy më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2014, kur kishte
fituar 13 këshilltarë. Edhe Socialdemokratët kanë pësuar rritje të ndjeshme duke fituar shtatë këshilltarë. Në vitin 2014, PSD e bashkuar ka fituar tetë këshilltarë. Ndërsa rritje të madhe ka pasur lista Radomir Novakoviq – Cakan, duke fituar pesë këshilltarë, nga dy këshilltarë sa kishte fituar në vitin 2014 si pjesë e Malit të Zi Pozitiv. Rënie të madhe kanë pësuar Fronti Demokratik dhe PPS, të cilët së bashku kanë fituar dy këshilltarë. Në vitin 2014, Fronti Demokratik kishte fituar nëntë këshilltarë, kurse PPS tre këshilltarë. Në zgjedhje kanë marrë pjesë 27 162 votues apo 55.35 për qind nga 38 235 votues sa ka qenë numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Censusi për të fituar mandatin e këshilltarit ka qenë 627 vota. (Kohapress) E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Kontributi i president historik dr. Ibrahim Ru në shtetformimin e K Me rastin e Ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, në Muzeun e Republikës së Kosovës u hap ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”. Ftesës për të marrë pjesë në këtë ekspozitë të organizuar nga bashkautorët Dr. Sadik Krasniqi dhe Magjistër Besnik Rraci, i ishin përgjigjur familja e ngushtë e ish-presidentit të ndjerë, Presidenti aktual i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, ish-bashkëpunëtorë të Presidentit Rugova dhe personalitete të tjera të Kosovës
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Para se të fliste në Muzeun e Kosovës për veprën historike të Presidentit Ibrahim Rugova, Presidenti Thaçi ka dekoruar Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën me “Çmimin për Liri dhe Pavarësi” duke ia dorëzuar dekoratën bashkëshortes së të ndjerit Dr. Rugova, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një vendim që Z. Thaçi e kishte njoftuar disa ditë më parë. Duke folur me rastin e ekspozitës, “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”, në Muzeun e Kosovës në Prishtinë, Presidenti Thaçi u shpreh për paraardhësin e tij dhe Presidentin e parë të Kosovës me fjalë mjaft fisnike, që ishte një freski në diskuri-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
sin politik shqiptar, gjë që ndodhë pak e më pak në radhët e politikanëve shqiptarë në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. Z. Thaçi vuri në dukje – që për disa prej nesh që e kemi njohur Dr. Ibrahim Rugovën – ato ishin disa prej cilësive më të mira njerëzore dhe politike që posedonte Presidenti Ibrahim Rugova. Presidenti Thaçi u tha të pranishmëve se Dr. Ibrahim Rugova, “Ishte njeri i durimit dhe pajtimit, ishte njeri i vizionit”, theksoi ai. “Sot çdo parti dhe çdo lider politik duhet të shikojë të ardhmen stabile dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, para interesave dhe adresave të caktuara të partive politike, ashtu siç vepronim bashkërisht në të kaluarën. Sot, çdo qytetar i Kosovës kudo që jeton në Kosovë, apo diasporë është liridashës, është çlirimtar”. Zoti Thaçi foli me një gjuhë rugoviane për bashkim të politikës rreth interesave të Kosovës dhe të kombit, mbi interesat personale dhe partiake. “Sot, Kosova është shtet, ka simbolet e veta, Kosova ka identitetin e vet kombëtar dhe shtetëror, Kosova ka iden-
titet evropian. Prandaj, secili duhet të ndjehet krenar me të arriturat. Shteti i Kosovës është mbi të gjitha dhe para çdo adrese politike. Të gjithë ne duhet të jemi në shërbim të vendit tonë”, ka nënvijuar Presidenti Thaçi. Me Presidentin Ibrahim Rugova, shtoi Z. Thaçi, e bindëm botën për të drejtën tonë për liri dhe për shtet të pavarur, duke iu referuar viteve të vështira të Kosovës në fund-shekullin që kaloi, ndërsa theksoi se ekspozita për kontributin e Presidentit Rugova në shtetformimin e Kosovës e hapur në Muzeun e Kosovës, e çon vizitorin në një “Udhëtim në kohë të viteve të rënda dhe tragjike të vendit, të cilat, pashmangshëm lidhen edhe me emrin e Presidenti Rugova”, ka thënë Presidenti Hashim Thaçi. Lëvizja për pavarësinë e Kosovës, sipas presidentit Thaçi, si në dimensionin politik, ashtu dhe atë ushtarak, bëri bashkë politikanë, intelektualë, ushtarakë, gra dhe burra, pleq dhe të rinj, me një qëllim të vetëm, për pavarësinë e Kosovës. Presidenti Thaçi ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk erdhi si incident
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tit ugova Kosovës apo aksident politik, por u fitua me vetëmohim dhe sakrificë të pashoqe. Ai ka thënë se “Mosbindja civile në ato vite kundër Serbisë ishte monumentale në lëvizjen politike botërore, derisa UÇK-ja ishte lëvizja çlirimtare me e suksesshme politike dhe ushtarake në historinë botërore”. “Kombinimi i këtyre dy komponentëve të lëvizjes kombëtare, nuk kishte si të mos rezultonte në unitetin qytetar, në përkrahjen masive ndërkombëtare, për të kulmuar më në fund me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi në fjalën e tij me rastin e hapjes së ekspozitës në Prishtinë, për kontributet e Presidentit Ibrahim Rugova në pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës. Fjalimi i Presidentit Thaçi në ekspozitën e Muzeut të Kosovës për kontributet e Presidentit historik të Kosovës, Dr Ibrahim Rugovës, në të vërtetë, u mbajt jo vetëm në një atmosferë por edhe në një frymë rugoviane. Thirrjet për bashkim, njohja e kontributeve politike dhe ushtarake, e vetëmohimeve dhe e sakrificave sublime, ishin veti të asaj periudhe plot vështirësi për Kosovën dhe e sakrificave për të gjithë – të një periudhe në historinë e kombit shqiptar, ku siç theksoi edhe Presidenti Thaçi, Presidenti Ibrahim Rugova luajti rolin dhe dha kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Për ata që e kanë njohur, një ndër parimet kryesore të Presidentit Rugova ishte bashkimi, bashkimi i të gjithëve për arritjen e qëllimeve të larta, pa dallim feje, krahine ose ideologjie, sidomos në mbështetje të interesave të përbashkëta kombëtare. Dr. Ibrahim Rugova ishte shprehur në
vitin 1989 në Lubljanë të Sllovenisë se, “Qysh në kohën e Rilindjes Kombëtare në shekullin e 19-të, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.” Në bazë të kësaj vlere ai jetoi dhe veproi me të gjithë dhe për të gjithë. Ishin këto parimet dhe kultura e tij njerëzore plot urtësi e modesti, të gërshetuara me vlerat më të mira të kombit shqiptar, ato që e ndihmuan atë që përveçse të siguronte mbështetjen e shumicës së shqiptarëve në ato kohë të vështira, ai njëkohësisht me personalitetin e tij, mundi të bënte miq për kombin shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në trojet autoktone, ku kanë jetuar me shekuj. Ndonëse nuk e kam parë ekspozitën për kontributetet e tij në shtetformimin e Kosovës, jam i bindur se aty pasqyrohet dhe kujtohet roli i Dr. Ibrahim Rugovës, në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, së bashku me kontributin e tij në fusha të tjera, për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavarur, por edhe për rolin e tij në përforcimin e marrëdhënieve miqësore midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar, i cili si askush tjetër, bëri miq të shumtë për Kosovën dhe për Kombin shqiptar. Ekspozita, jam i sigurt, pasqyron gjithashtu Dr. Ibrahim Rugovën edhe për shëmbëll-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tyrën dhe për rolin e tij si njeri dhe si udhëheqës – i cili besonte, mbi të gjitha, në dashurinë për kombin dhe në të drejtën e mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave kombëtare dhe njerëzore të popullit të vet -- dëshmohet në marrëdhëniet me botën, përveç tjerash, edhe duke ruajtur nderin e emrit shqiptar dhe nderin personal, si në jetën private ashtu dhe në jetën politike të vendit, si qytetar i thjeshtë dhe si udhëheqës. Njohja e kontributeve të Presidentit të parë të Kosovës për shtetformimin e Republikës së Kosovës në ekspozitën e Muzeut të Kosovës -- siç ka theksuar me të drejtë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi – “Shpreh vlerësimin institucional të të gjithë neve, për rolin historik të Presidentit Rugova”. Shpresojmë që ekspozita të shënojë gjithashtu një hap përpara në diskursin politik, në nivel personal dhe institucional të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë mbi historinë jo të largët dhe mbi gjendjen politike aktuale në Kosovë dhe në Shqipëri dhe njëkohësisht t’i bashkojë shqiptarët e të gjitha trojeve dhe kudo, ashtu siç ishin të bashkuar në kohën e Ibrahim Rugovës, për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, në miqësi të përhershme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç shprehej shpesh, Dr. Ibrahim Rugova. E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Festivali Europian i Këngës 2018
Artistët shqiptarë e “ndezën” skenën “Altice Arena” të Lisbonës Tre shqiptarët e këtij festivali u renditën në Top 11. Përfaqësuesja e Qipros, shqiptarja Eleni u pozicionua e dyta. Përfaqësuesi i Italisë shqiptari Ermal Meta, fituesi i San Remos, zuri vendin e pestë, ndërsa përfaqësuesi i Shqipërisë kantautori Eugent Bushpepa, është renditur në vendin e 11-të. Sukses ky i madh, pa asnjë dyshim
Gjekë Gjonaj
“ 8
Nuk e preferoj shumë muzikën klasike. Aq më pak e njoh atë. Megjithatë me mjaft dëshirë e interesim e ndoqa në ekranin televiziv Eurovizionin e sivjetshëm të Lisbonit në Portugali. Përse ? Arsyeja ishte se ky spektakël muzikor ishte një garë historike për shqiptarët. Në natën finale si asnjëherë më parë
Nuk e preferoj shumë muzikën klasike. Aq më pak e njoh atë. Megjithatë me mjaft dëshirë e interesim e ndoqa në ekranin televiziv Eurovizionin e sivjetshëm të Lisbonit në Portugali. Përse ? Arsyeja ishte se ky spektakël muzikor ishte një garë historike për shqiptarët. Në natën finale si asnjëherë më parë në 63-vite Eurosong në skenën e madhe të “Altice Arena” mes 26 konkurrentëve, tre prej tyre ishin shqiptarë. Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë, Ermal Meta që përfaqësoi Italinë dhe Eleni Fuereira, e cila përfaqësoi Qipron.
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
në 63-vite Eurosong në skenën e madhe të “Altice Arena” mes 26 konkurrentëve, tre prej tyre ishin shqiptarë. Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë, Ermal Meta që përfaqësoi Italinë dhe Eleni Fuereira, e cila përfaqësoi Qipron. Për mua ky ishte detaji më interesant dhe më i këndshëm pavarësisht kritikave të shprehura se Festivali Europian i Këngës 2018 sikurse edhe të mëparshmit, ishte i ndikuar nga politika. Pjesëmarrja e tre shqiptarëve në këtë festival të këngës e bën atë të veçantë dhe ai tek shqiptarët do të mbahet mend, veç tjerash, si festivali i “ shqiponjave”. Unë personalisht u kënaqa me performancën e tre këngëtarëve shqiptarë. Të gjithë shkëlqyen me vokalin e tyre të magjishëm, duke rrëmbyer duartrokitjet pa fund të publikut. Eleni u shqua për mesazhin e fortë ndaj terrorizmit. Ermali me vokalin dhe performancën zjarr. Eugenti
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
me zërin e tij brilant mori vlerësimin e madh si zëri më i mirë mashkull i këtij edicioni. Thëne shkurt, të tre këngëtarët shqiptarë e “ ndezën “ skenën. Vërtetë ishin fantastikë dhe të veçantë. Kështu i vlerësoi edhe juria profesionale. Tre shqiptarët e këtij festivali u renditën në Top 11. Përfaqësuesja e
Unë personalisht u kënaqa me performancën e tre këngëtarëve shqiptarë. Të gjithë shkëlqyen me vokalin e tyre të magjishëm, duke rrëmbyer duartrokitjet pa fund të publikut. Eleni u shqua për mesazhin e fortë ndaj terrorizmit. Ermali me vokalin dhe performancën zjarr. Eugenti me zërin e tij brilant mori vlerësimin e madh si zëri më i mirë mashkull i këtij edicioni. Thënë shkurt, të tre këngëtarët shqiptarë e “ ndezën “ skenën. Vërtetë ishin fantastikë dhe të veçantë. Kështu i vlerësoi edhe juria profesionale
Qipros, shqiptarja Eleni u pozicionua e dyta. Përfaqësuesi i Italisë shqiptari Ermal Meta, fituesi i San Remos, zuri vendin e pestë, ndërsa përfaqësuesi i Shqipërisë kantautori Eugent Bushpepa është renditur në vendin e 11-të. Sukses ky i madh, pa asnjë dyshim. Elem, Ermal dhe Eugent urimet më të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mira e më të përzemërta për profesionalizmin, qetësinë dhe garancinë absolute të performancës tuaj. Nderuat veten dhe gjithë shqiptarët në mbarë globin. Mbajeni kokën lart. Ne u krenuam me ju. Të gjithë jeni super artistë. Nga ju presim të na dhuroni kënaqësinë që e përjetuam gjatë tri netëve të festivalit. E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
QASJE
Nostalgjia për Jugoslla dhe identiteti i humbu Profesori Enver Imamoviq, shpeshherë është i ftuar nga imamët e xhamive që të mbajë fjalime para popullit, për të ringjallë identitetin e humbur. Profesori gjatë fjalimeve shpjegon prejardhjen e vërtetë të tyre, duke thënë se: “ka prova dhe fakte se jemi ilirë, me mijëra vite aty, dhe shton se nga ilirët janë edhe shqiptarët. Por ai thotë se boshnjakët e kanë humbur gjuhën, dhe kanë adoptuar gjuhën sllave (serbishten),dhe zakone të tjera nga këta popuj që na rrethuan këtu me shekuj, ku ne ishim të pafuqishëm t’u rezistojmë”
Haxhi Zeneli
Kanë kaluar më se dy dekada që Jugosllavia artificiale e Titos është shkatërruar. Por ende edhe sot kemi nga ata që e kujtojnë kohën e Titos me një mallëngjim dhe admirim, duke mos kuptuar se përse kishte populli një jetë ma të mirë se shtetet e tjera komuniste në rajon. Për të mos e zgjatur, këtu ishte ndikimi i anglezëve dhe amerikanëve në krye me presidentin Truman në atë kohë që i jepeshin kredi Jugosllavisë, vetëm që të mos hyjë në Paktin e Varshavës, pothuajse të njëjtat politika që edhe sot i kemi në Ballkan në raport me Rusinë. Por në të vërtetë a e kuptuan shqiptarët dhe disa etnitete të tjera të ish Jugosllavisë, rrezikun që u kanosej nga Serbo/Jugosllavia, të cilët shfrytëzonin situatën në favorin e tyre, dhe a ishin në dijeni për planet e tyre Shkombëtarizuese ndaj tyre? apo ndoshta mbase ju pëlqente më
10
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
shumë të shkriheshin në kombe të tjera. Komunistët e bashkuar në të ashtuquajturën bashkësi: Serbo/kroato/ sllovene, me parullën e kamufluar “Vëllazërim Bashkim”, mashtruan shumicën e popujve që jetonin brenda këtij shteti artificial. Vetë fjala Jugosllavi, tregonte se aty nuk kishte vend për shqiptarët, apo të ashtuquajturat pakica, por ishte shteti i sllavëve të jugut, dhe në veçanti shqiptarët do të mbeten si popull i rendit të dytë. Gjatë sundimit serbo/ komunist në ish Jugosllavinë, planet kryesore ishin: që këto “pakica” të shkrihen në një komb të ri jugosllav. Kjo ideologji e shkrirjes në një shtet Jugosllav, kishte prapavijë, që drejtohej nga qendra e Beogradit në krye me ekstremistët: Çubrilloviq, Qosiq, Gjillas, Andriq e të tjerë. Mareshali Tito ishte në dijeni për këtë, por ai është munduar më vonë pak a shumë të mbajë një ekuilibër në mesin e popujve që jetonin përbrenda kësaj bashkësie jugosllave, dhe ndoshta nuk ka pasur fuqinë e duhur t’i kundërvihej shovinizmit serb. Megjithatë lista e të persekutuareve kryesohej nga shqiptarët dhe kështu të tjerët me radhë. Por këto plane për t’i shfarosur dhe dëbuar shqiptarët i dëshmoi edhe
udhëheqësi i U.D.B-së, njeriu i dytë i asaj kohe, Rankoviqi. Pak a shumë nga ideologjia shoviniste serbe, kanë vuajtur dhe janë persekutuar edhe kroatët, boshnjakët etj. Kur flasim për boshnjakët, që veç e kishin humbur gjuhën dhe identitetin e tyre, serbët thonin se janë serb të islamizuar, ku në anën tjetër, edhe kroatët thonin për një pjesë të boshnjakëve se ata ishin kroatë të islamizuar, kështu që boshnjakët me kalimin e kohës hynë në një krizë identiteti. Por planet e fshehta që ishin zier në kuzhinat e Beogradit, shqiptarët i kuptuan, që rezultuan të ishin fatale për ta. Kosova mbeti nën Serbinë, pra jashtë Shqipërisë. Që kishte parapërgatitje, plane dhe ide të tilla ,mund të kuptojmë nga shkrimet e filozofit Vladimir Dvornikoviq, i cili në librin e tij, nga viti1939, “Karakterologjia e Jugosllavëve”(The Characterology of the Yugoslavs), ai parashtroi që t’i shkrijë kulturat e të gjithë popujve në një popull të fortë Jugosllav. Për kundër gjithë këtyre fakteve, ai nuk i mohon dallimet kulturore të këtyre popujve në mes tyre, por ai thotë se: “këto janë të përkohshme, populli do të harrojë këtë, dhe do të zhduken në një kohë të shkurtër” .Këtë ide e be-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
avinë e Titos ur i boshnjakëve
sonte edhe vetë diktatori komunist i Jugosllavisë së asaj kohe Mareshali Tito. Ai thotë në shkrimet e tij se: ”kisha pasur dëshirë të jetoj gjatë, që të shoh një ditë që të gjithë këta popuj të Jugosllavisë, të jenë shkrirë në një popull unik”. Për tu bindur për këto plane asimiluese, ju mund t’i shikoni edhe emrat dhe mbiemrat e shqiptarëve, që ende edhe sot jetojnë në një bashkësi me serbo/malazezët me prapashtesat “viq”, për të mos u dalluar nga ata. Dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore filluan masakrat dhe përndjekjet që ta kishin më të lehtë këtë proces pa shqiptarët, në të vërtetë ata pëlqenin tokat e shqiptarëve pa shqiptarë, por përsëri shqiptarët nuk hoqën dorë nga e drejta e tyre
territoriale dhe kombëtare. Një popull tjetër që u ishin nënshtruar masakrave dhe shtypjes ishin edhe boshnjakët, dhe nuk mund të rezistonin, ku ata veç e kishin humbur identitetin e tyre. Se kush ishin boshnjakët më së miri e shpjegoi prejardhjen e tyre para një shekulli në librin e tij, Safet Begbasheviq, ku në ish Jugosllavinë ky libër iu ra në sy serbëve për të vërtetat e këtij populli, dhe që nga ajo ditë, ky libër nuk e pa dritën e diellit, por u mbajt i mbyllur deri ne vitin 1992.Tani për identitetin e humbur që mundohen ta rikthejnë, dr. prof. dhe arkeologu Enver Imamoviq, shpeshherë është i ftuar nga imamët e xhamive që të mbajë fjalime para popullit, për të ringjallë identitetin e humbur. Pro-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
fesori gjatë fjalimeve shpjegon prejardhjen e vërtetë të tyre, duke thënë se: “ka prova dhe fakte se jemi ilirë, me mijëra vite aty”, dhe shton se nga ilirët janë edhe shqiptarët. Por ai thotë se boshnjakët e kanë humbur gjuhën, dhe kanë adoptuar gjuhën sllave (serbishten),dhe zakone të tjera nga këta popuj që na rrethuan këtu me shekuj, ku ne ishim të pa fuqishëm t’u rezistojmë”. Andaj, sipas kësaj përvoje historike të asimilimit të Iliro/boshnjakëve, nëse shqiptarët nuk janë koshientë, ka mundësi që fati i tyre të manifestohet edhe te ky popull, e sidomos te shqiptarët e Malit të Zi, që ta kenë të njëjtin fat sikurse ata të viseve të tjera, që nga Pazari i Ri e deri në Ulqin. E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Të parët tanë dhe vështirësitë për ekzistencën Sot ka ndryshuar çdo gjë. Mendësia e njerëzve të sotëm dallon shumë nga mendësia e njerëzve të asaj kohe. Sot durimi është i barabartë me zeron. Shumë pak mundohemi të përballemi me vështirësi që sjell jeta, me probleme të ndryshme. Çdo gjë duam të rregullojmë me nxitim, çdo gjë duam të rregullojmë pa u munduar fare. Për fatin e keq, shumë po praktikohet “puna e natës”
Shtjefën Ujkaj
Ata edhe pse jetuan me vështirësi dhe me plot skamje, si koha e tillë që ishte, ishin me plot respekt dhe shumë të dashur. Shpeshherë u ka munguar edhe buka e gojës për veten e më e keqja edhe për fëmijën, trashëgimtarin për të cilin janë mun-
“ 12
duar të bëjnë çdo gjë. Koha e gjyshërve dhe e gjysheve tona ka qenë kohë me plot probleme, me plot mund, që shumë herë dëgjoj njerëz të moshuar që thonë: “ mos u ktheftë ajo kohë”. Duket se ka qenë periudhë e zorshme. Po pse këta asnjëherë nuk u dorëzuan dhe nuk u përkulën para problemeve? Pse vazhduan të punonin me krahë e të derdhin djersë? A nuk kishte atëherë drogë dhe pisllëqe të tjera ? Besoj se kanë pasur mundësi të krijojnë një rrjet e të vazhdojnë të mer-
Po të fillojmë dhe të bëjmë krahasime me njerëzit e ditëve të sodit, ata kishin pasur dallime të dukshme. Së pari kanë pasur një mendje dhe një zemër të shëndoshë, nuk kanë dashtë “haram”, po ashtu besimi në Zot ka qenë më i theksuar. Sigurisht që kjo e fundit u ka ndihmuar shumë dhe u ka dhënë vullnet për jetën
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
ren me krime, e të rrisin fëmijët, të punojnë një punë që është e lehtë dhe të mos e mundojnë shumë veten. Por ata s’zgjodhën atë rrugë, vazhduan të punojnë tokën, të punojnë nëpër ara, e po ashtu edhe nëpër pyje që shumë herë ndoshta edhe u janë kanosur rreziqe të ndryshme për jetën. Por ndershmëria, e po ashtu edhe respekti ndaj familjes kanë qenë në nivelin e duhur. Po të fillojmë dhe të bëjmë krahasime me njerëzit e ditëve të sodit, ata kishin pasur dallime të dukshme. Së pari kanë pasur një mendje dhe një zemër të shëndoshë, nuk kanë dashtë “haram”, po ashtu besimi në Zot ka qenë më i theksuar. Sigurisht që kjo e fundit u ka ndihmuar shumë dhe u ka dhënë vullnet për jetën. Sot ka ndryshuar çdo gjë. Mendësia e njerëzve të sotëm dallon shumë nga mendësia e njerëzve të asaj kohe. Sot durimi është i barabartë me zeron. Shumë pak mundohemi të përballemi me vështirësi që sjell jeta,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“ me probleme të ndryshme. Çdo gjë duam ta rregullojmë me nxitim, çdo gjë duam të rregullojmë pa u munduar pak. Për fatin e keq shumë po praktikohet “puna e natës” . Por aspak s’ është për t’u çuditur. Nëpër botë bëhen gjëra nga më të ndryshmet, energjia negative gjendet
kudo dhe kurdo. Mbetemi me shpresën se diçka do të ndryshojë në të ardhmen, të mendojmë edhe ne për një jetë të ndershme, të mendojmë se dikush para nesh ka bërë shumë dhe është munduar për të mirën tonë. Kanë bërë që të rritemi dhe të jetojmë shëndosh.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Mbetemi me shpresën se diçka do të ndryshojë në të ardhmen, të mendojmë edhe ne për një jetë të ndershme, të mendojmë se dikush para nesh ka bërë shumë dhe është munduar për të mirën tonë. Kanë bërë që të rritemi dhe të jetojmë shëndoshë
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Vepër me burime të shumta historike dhe dokumentare (Me rastin e promovimit të librit “Etnia dhe hapësira” të Nail Dragës)
I pajisur me dijet e duhura në shkencat humane dhe shoqërore, Draga bëri interpretimin më analitik dhe më të plotë të identitetit kombëtar dhe të çështjes shqiptare në Mal të Zi. Pikëpamjet e tij për këto probleme nisin me librin “Shqiptarët në Mal të Zi” që në vitin 1994 dhe i cili një vit më vonë u përkthye edhe në gjuhën serbe, ku me fakte dhe argumente shpjegon kufizimin dhe asgjësimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve
Ali Salaj
Nail Draga është ndër studiuesit dhe intelektualët e rrallë që u bëri sfidë stereotipave të sajuara politike, kulturore e arsimore për shqiptarët në Mal të Zi, ku me një këmbëngulje dhe pasion të veçantë iu kundërvu dukurive negative, duke demaskuar prapavijën e tyre. I pajisur me dijet e duhura në shkencat humane dhe shoqërore, Draga bëri in-
“ 14
terpretimin më analitik dhe më të plotë të identitetit kombëtar dhe të çështjes shqiptare në Mal të Zi. Pikëpamjet e tij për këto probleme nisin me librin “Shqiptarët në Mal të Zi” që në vitin 1994 dhe i cili një vit më vonë u përkthye edhe në gjuhën serbe, ku me fakte dhe argumente shpjegon kufizimin dhe asgjësimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, për të vazhduar me të njëjtin pasion në librin “Komente dhe opinione”, “Meditime për identitetin”, “Kultura dhe shoqëria civile” si dhe “ Intelektuali dhe paragjykimet” për të krijuar një mozaik të fuqishëm dhe kuptimplotë mbi pozitën dhe gjendjen e shqiptarëve gjatë një harku kohor prej më se dy dekadash.
Studimet dhe punimet shkencore të Nail Dragës kanë të bëjnë kryesisht me shqiptarët dhe viset shqiptare në Mal të Zi, duke filluar me gjendjen territoriale dhe demografike para dhe pas Kongresit të Berlinit, Çështja e Ulqinit, Lufta e Tivarit, shtrirja territoriale e viseve shqiptare, procesi i emigrimit, shpopullimi i vendbanimeve e deri tek regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi në vitin 2003
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Ndërkaq, libri ”Etnia dhe hapësira” përmbledh studime dhe kumtesa me vlera të veçanta shkencore dhe historike, të cilat autori Draga i paraqiti nëpër simpoziume dhe tubime shkencore në qendrat shqiptare të rajonit. Studimet dhe punimet shkencore të Nail Dragës kanë të bëjnë kryesisht me shqiptarët dhe viset shqiptare në Mal të Zi, duke filluar me gjendjen territoriale dhe demografike para dhe pas Kongresit të Berlinit, Çështja e Ulqinit, Lufta e Tivarit, shtrirja territoriale e viseve shqiptare, procesi i emigrimit, shpopullimi i vendbanimeve e deri tek regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi në vitin 2003. Draga shfrytëzon burime të ndryshme historike, dokumentare e arkivore, duke konsultuar literaturën e gjithanshme që pasurohet me elemente të reja që e bëjnë këtë vepër shumë interesante dhe të kapshme për të gjitha strukturat e lexuesit. Një ndërtim të ngjashëm strukturor kemi parë edhe në botimet e mëparshme të këtij autori siç janë “Gjurmë gjeografike” dhe “Shpalime gjeografike”, të cilat nxjerrin në pah historinë dhe kulturën e shqiptarëve në Mal të Zi. Njëherësh këto libra përm-
KULTURË bushin një zbrazëti të dukshme në fushën e studimeve mbi çështjen shqiptare në këto treva, prandaj nuk është aspak e çuditshme që librat e Nail Dragës janë një burim i pafund literature të autorëve të ndryshëm që merren me problematikat e shqiptarëve në Malin e Zi, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhë të huaja. Të tilla janë referencat e studimeve të Dragës të botuara në gjuhën angleze, kroate, serbe dhe malazeze. Kjo tregon se veprat e autorit Nail Draga do të mbeten një arkiv i pasur për gjeneratat e ardhshme e sidomos për studiuesit e ndryshëm që do të merren me problematikën e shqiptarëve në Malin e Zi.
“
këto libra përmbushin një zbrazësi të dukshme në fushën e studimeve mbi çështjen shqiptare në këto treva, prandaj nuk është aspak e çuditshme që librat e Nail Dragës janë një burim i pafund literature të autorëve të ndryshëm që merren me problematikat e shqiptarëve në Malin e Zi, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhë të huaja. Të tilla janë referencat e studimeve të Dragës të botuara në gjuhën angleze, kroate, serbe dhe malazeze. Kjo tregon se veprat e autorit Nail Draga do të mbeten një arkiv i pasur për gjeneratat e ardhshme e sidomos për studiuesit e ndryshëm që do të merren me problematikën e shqiptarëve në Malin e Zi
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Dëshmi arkivore për Ulqinin dhe rrethinën e tij (Hajrullah Hajdari: ”Ulqini në dokumentet malazeze (1880-1915)”; Botoi: Art Club, Ulqin 2018)
Lënda arkivore është hulumtuar dhe është përdorur gjatë përgatitjes së botimit të librit të parë, ndërsa tani përzgjedhja e dokumenteve paraqitet në formën e tyre të plotë, duke qenë dëshmi autentike për pozitën dhe statusin shoqëror që kishin shqiptarët, përkatësisht Ulqini dhe rrethina e tij në këtë periudhë kohore
Dr. Nail Draga
Në gamën e gjerë të publikimeve shkencore, burimet arkivore paraqesin lëndën bazë të hulumtimit dhe studimit të çështjeve përkatëse, sipas profilit profesional të autorëve të ndryshëm. Eshtë çështje tjetër se sa arkivat kanë qenë të hapura për studiuesit tanë, duke ditur ngjarjet e kaluara dhe paragjykimet që kanë ekzistuar ndaj ne shqiptarëve. Një konstatim i tillë vlen sidomos për ne shqiptarët këtu në Mal të Zi, të cilët duke qenë në margjina të shoqërisë, arkivat dhe lënda arkivore pothuaj ka qenë dukuri e panjohur në sistemin monist, sepse pasojat ishin evidente. Por, pas dështimit të sistemit monist, disa studiues treguan interesim dhe guxim për hulumtime arkivore në Arkivin e Shtetit të Malit të Zi në Cetinë. Ndër ata persona bën pjesë edhe Hajro Hajdari, i cili ndonëse me
16
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
profesion është jurist, ai me plot pasion është interesuar për hulumtimin e kësaj lënde nga koha e Kongresit të Berlinit e më pas. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse nga ajo kohë filloi dezintegrimi i hapësirës etnogjeografike shqiptare, ku në saje të vendimeve të padrejta vise shqiptare iu dhënë si dhuratë vendeve fqinje, ku bën pjesë edhe Mali i Zi. Pra kemi të bëjmë me kohën kur popullsia e viset shqiptare të aneksuara nën administrimin e ri sfiduan rrethanat e kohës, duke mbijetuar në hapësirën e tyre etnogjeografike. Pas librit të tij të parë “ Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”, Botoi:Art Club, Ulqin, 2016“, Hajro Hajdari i paraqitet opinionit me librin e tij të dytë me titull ”Ulqini në dokumentet malazeze 1880-1915”. Nga vetë titulli del se kemi të bëjmë me një botim të veçantë me dokumente te prezantuara që i përkasin përiudhës kohore 1880-1915 dhe vijnë të përkthyera në shqip nga vetë autori. Duhet cekur së lënda arkivore është hulumtuar dhe është përdorur gjatë përgatitjes së botimit të librit të parë, ndërsa tani përzgjedhja e dokumenteve paraqitet
në formën e tyre të plotë, duke qenë dëshmi autentike për pozitën dhe statusin shoqëror që kishin shqiptarët, përkatësisht Ulqini dhe rrethina e tij në këtë periudhë kohore. Dhe janë pikërisht këto dokumente që dëshmojnë në mënyrë transparente rrethanat e kohës nën pushtetin e ri malazias. Duke analizuar disa dokumente të tilla del qartë politika e kohës e pushtetit të principatës së Malit të Zi në territorët e reja të dhuruara e sidomos qendrimin e popullatës shqiptare ndaj administratës së re malazeze. Kështu kemi të bëjmë me rezistimin e shqiptarëve ndaj pushtetit, sidomos me mosdërgimin e fëmijëve në shkollën serbe, pastaj mosshkuarja në shërbimin ushtarak si dhe refuzimin e valëvitjes së flamurit malazias në anijet e tyre në det. Dhe nga një qendrim i tillë nuk ka dilemë se kemi demoralizimin e popullsisë shqiptare ku si pasojë kemi emigrimin në Shkodër e gjetiu në Shqipëri, që ndikoi dukshëm në zvogëlimin e popullsisë së Ulqinit. Ishte kjo politika perfide e pushtetit sepse ndaj atyre që ishin shpërngulur pushteti kishte marrë masa për
KULTURË
t’ua konfiskuar edhe pronat, nga del se kishim të bënim me një pastrim të heshtur etnik. Ndërsa nga ana tjetër kishte filluar kolonizimi i Ulqinit dhe rrethinës me malazezë, duke iu dhurar prona kolonistëve në Fushë të Ulqinit, Mal të Brisë, Zogaj etj. Sipas burimeve të publikuara del se në periudhën kohore 1881-1892 në Ulqin janë vendosur rreth 400 familje kolonistësh malazezë. Se si ka ndryshuar struktura e popullsisë në Ulqin dëshmohet edhe nga dhënat për numrin e banorëve të Ulqinit në vitin 1899 ku gjithsej ishin të regjistruar 4306 banorë apo 934 shtëpi e nga ato 671 shtëpi shqiptare (71.84%) dhe 263 shtëpi malazeze (28.15%). E dhëna e tillë është e mjaftueshme për të kuptuar politikën kolonizuese të pushtetit të Malit të Zi të kohës, e cila si mision politik shtetëror kishte ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë, sepse deri në vitin 1880 këtu nuk ka pasur popullsi të përkatësisë malazeze, sepse ka dominuar në mënyrë absolute popullsia shqiptare. Me mjaft interes janë të dhënat për numrin e vendbanimeve dhe shpëndarja e tyre hapësinore në njësinë territoriale të njohur me emrin e kapetanisë. Nga të gjitha dokumentet e botuara duhet veçuar Protokollin e haraçit të vitit 1882, që ka të bëjë me regjistrimin e familjeve dhe të pasurisë që pushteti mendonte për mbledhjen e haraçit për qytetin dhe vendbanimet përkatëse.Janë këto
të dhëna me interes sepse banorët paraqiten me emër dhe mbiemër. Po ashtu duhet cekur se patronimet e familjeve në dokumente paraqiten në formën origjinale, ku shumëkush sot mund të gjejë paraardhësit e tyre. Me këtë rast po cekim disa patronime familjare të kohës në pesë lagjet e Ulqinit (Kala, Ranë, Mëhallë të re, Meteriz dhe Mera) të cilët janë: Alibegaj, Ahmeti, Arapi, Axhemi, Beci, Beti, Broci, Bazi, Bushati, Brajsha, Bilali, Brisku, Cakuli, Cungu, Canka, Çapuni, Çapra, Çoça, Çela, Musta, Muçoja, Mani, Duraku, Dervishaga, Dibrani, Dermani, Elezaga, Lazoja, Lazorja, Lajka, Lamoja, Lula, Lika, Lisha, Luca, Llunji, Leka, Fani, Fici, Fteja, Neli, Noga, Gorana, Guçi,Gjyli, Gjura, Selita, Sadiku, Spahija, Shurdha, Mujali, Malokraja, Mema, Mollabeqiri, Kadija, Kasmi, Kasa, Kashi, Kalavrezi, Karamanaga, Katana, Komina, Kovaçi,Kollari, Kruja, Kroma, Krymi, Milla, Molla, Misheri, Pali,Pulti, Peku, Rashketa, Resulani, Hasanaga, Hamoj, Hoti, Hoxha, Ishmi, Qurkanj, Shata, Vogli, Vuli, Tafili, Tafa, Tuzi, Truma, Tirana, Tivari, Xhuxha, Zuberi, Zenka, Zhugjeli etj. Ndërsa çështje të veçantë paraqet deformimi i patronimeve të shqiptarëve nga administrata e pushtetit, duke filluar nga fillimi i shek.XX., duke iu mveshur pothuaj të gjithë patronimeve të shqiptarëve prapashtesën sllave viq dhe iq. Ishte ky realizimi praktik i misionit politik të pushtetit për sllavizimin e popullsisë shqiptare,
pasojat e të cilës janë të pranishme edhe në ditët tona.Në këtë aspekt në këtë botim ofrohen të dhëna autentike që dëshmohen përmes dokumenteve të publikuara në këtë periudhë kohore. Po ashtu duhet theksuar se nga dorëzimi i Ulqinit Malit të Zi nga nëntori i vitit 1880, shumë familje ulqinake në shënjë të pakënaqësisë me pushtetin e ri kanë emigruar në Shkodër apo Durrës, që llogaritet se numri i familjeve të tilla arrin ne 413. Madje ende sot e kësaj dite familjet e tilla ulqinake mbajnë patronimet e tyre që i kanë pasur në Ulqin, duke qenë dëshmi autentike e origjinës së tyre. Nuk ka dilemë së duke analizuar këto dokumente del se kemi të bëjmë me çështje shumëdimensionale si: politike, arsimore, ushtarake, demografike, sociale, ekonomike, turistike etj. Andaj çdo studiues varësisht n profilit profesional ka mundësi për t’i shfrytëzuar dokumentet në fjalë, që janë në favor të temave përkatëse në lidhje me Ulqinin dhe rrethinën e tij të ngushtë në këtë përiudhë kohore. Pa dyshim, këto dokumente pasurojnë fondin në fjalë, çështje kjo e cila mbetet e hapur për t’u plotësuar nga arkivat e vendeve të tjera që në mënyrë direkte apo indirekte kanë të bëjnë më Ulqinin, i cili në dekadën e tetë të shek.XIX, ishte në fokus të diplomacisë ndërkombëtare evropiane. Dokumentet e publikuara dëshmojnë për rrethanat shoqërore të kohës me të cilat është ballafaquar populli shqiptar në këtë mjedis, i cili me shumë sakrificë ruajti dhe mbrojti identitetin e vet kombëtar.Duke marrë parasysh se hulumtimi dhe sistematizimi i këtyre dokumenteve nuk ishte punë e lehtë por sakrificë personale e profesionale për autorin, këtë botim e vlerësojmë si një dhuratë të çmuar nga autori për të gjithë ata që iu intereson të dijnë për Ulqinin në këtë përiudhë kohore. Andaj si i tillë ky botim pasuron regjistrin e botimeve të autorëve të cilët si preokupim profesional kanë të kaluarën e qytetit të Ulqinit që padyshim do të mirëpritet nga opinioni i gjerë shkencor e kulturor. (Lexuar me rastin e përurimit të librit në Ulqin me 14 maj 2018, në organizim të “Art Club-it” dhe Qendrës Kulturore) E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Fëmijët dhe pajisjet teknologjike moderne
Vrasësi i heshtur Prindërit ndonjëherë për t’i hequr qafe fëmijët i shohin këto mjete teknologjike si shkaktare të vetme për mërzinë e fëmijës, por edhe si një zgjidhje që ata të kryejnë obligimet e veta pa i penguar fëmija. Por ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë përpara se ky brez i tërë i fëmijëve të jetë nën mjekim
Arlinda Sukaliq
Prindër të dashur! Zgjohuni! Një „virus“, vrasës i heshtur, po zhvillohet te fëmijët. Prindër të dashur! Ju nuk po e vëreni, por një tragjedi e heshtur po zhvillohet nëpër shtëpitë tona dhe ka të bëjë me më të vlefshmit tanë, me pasurinë tonë më të çmuar - fëmijët tanë. Psikologë të shumtë dokumentojnë se nëpërmjet punës së tyre si terapistë kanë parë qindra fëmijë dhe familje që kanë dëshmuar se kanë parë tragjedi të shumta që ndodhin para syve të tyre. Ata dëshmojnë se fëmijët në kohën e sotme janë në gjendje të shkatërruar emocionale, ku propozojnë që të bisedohet sa më shumë me prindër, mësues dhe profesionistë që kjo dukuri të jetë më e ulët në numër. Ju pyesni me siguri se për çfarë po flasim deri tani? Ehhh... Janë pikërisht pajisjet moderneteknologjike që dalëngadalë po shkaktojnë këtë tragjedi të heshtur. Vitet e fundit janë publikuar të dhëna alarmante të sëmundjeve mendore te fëmijët, që kanë arritur përmasa shumë të mëdha. Shenjat e para që paraqiten te ky fenomen janë: probleme me shëndetin mendor,
18
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
probleme me shikimin, nervozizëm i pabazë, mospërqendrim si në shkollë ashtu dhe në shtëpi, rritje e depresionit, për të mos anashkaluar edhe vetëvrasjet e shumta që ndodhin tek adoleshentët, sidomos nëpër vendet perëndimore. Shtrohet pyetja: a keni nevojë për më shumë prova? Fatkeqësisht, një pjesë të fajit e kanë prindërit, sepse stilet e përkujdesjes prindërore që po aplikojmë ose praktikojmë po e drejtojnë trurin e fëmijës në një drejtim të gabuar dhe kështu kontribuojmë për më të keqen e tyre në jetën e përditshme e jo për të mirën e tyre. Po vallë, çfarë po gabojmë? Fëmijët sot po përballen me këto pamje: prindër jo të pranishëm në çdo aktivitet të tyre, ushqyerje e çekulibruar, moslëvizje fizike, kohë boshe dhe momente mërzie... A mund të imagjinojë dikush se është e mundur të rritet një brez i shëndetshëm në një mjedis kaq të sëmurë? Sigurisht që jo. Po të hyjmë në një anlizë më të detajuar, do të shohim se rezultatet janë shkatërruese, si dhe fëmijët tanë paguajnë për humbjen e fëmijërisë së balancuar me mirëqenien e tyre emocionale. Sot secili nga ne prindërit mendojmë se fëmijës sonë nuk i mungon asgjë, siç thotë një fjalë popullore „i ka ardh’ dita e qefit“, duke menduar se ai sot ka çdo gjë që dëshiron, çdo gjë që e plotëson atë si individ i një shoqërie moderne. Ne nuk po shohim se para nesh janë
prindër të shpërqendruar nga pajisjet digjiitale, prindër tolerantë që e lejojnë fëmijën „të drejtojë botën“. Po ashtu shohim fëmijë të rraskapitur nga këto pajisje, gjumë të pamjaftueshëm dhe ushqyerje të pashëndetshme. Me fjalë të tjera, fëmijët tanë po bëjnë një stil jete pasive që nënkupton stimulim pa fund, përdorim të pajisjeve teknologjike si dado, plotësim të kënaqësisë në moment etj. Prindër të dashur! Akoma jeni në kohë t’i ktheheni realitetit dhe të zgjoheni nga ky ankth. Nëse doni fëmijë të shëndetshëm, vendosni njëherë e mirë se ju jeni prindi e jo shoqja ose shoku i fëmijës suaj. Mundësojani fëmijës suaj një jetë
“
Mundësojani fëmijës suaj një jetë brenda suazave normale, ofrojani një jetë të ekuilibruar mirë duke i dhënë atë çfarë ka nevojë, jo çdo gjë që dëshiron. „Jo“-në si përgjigje praktikoje në jetën tënde, sepse të thuash „Jo“ nuk është krim kur ai kërkon diçka që në të vërtetë nuk i nevojitet
KULTURË
brenda suazave normale, ofrojani një jetë të ekuilibruar mirë duke i dhënë atë çfarë ka nevojë, jo çdo gjë që dëshiron. „Jo“-në si përgjigje praktikoje në jetën tënde sepse të thuash „Jo“ nuk është krim kur ai kërkon diçka që në të vërtetë nuk i nevojitet. Poshtë po rendisim disa këshilla se si të ndërroni stilin pasiv të jetës së fëmijës suaj: 1. jepni ushqime të shëndetshme (bio); 2. kaloni së paku 1-2 orë në natyrë me fëmijën tuaj; 3. hani një të diel një vakt familjar duke mos u shqetësuar se çfarë keni lënë pa përfunduar në zyrë ose pa shqetësimin e teknologjisë; 4. jepjani një detyrë fëmijës suaj që ta praktikojë çdo ditë - qoftë kjo detyrë lidhur me punët e shtëpisë (rregullim shtrati, palosje e rrobave, hedhje e mbeturinave, shtruarje e tavolinës etj.); 5. vendosni një orar fiks të gjumit; 6. largoni të gjitha pajisiet teknolog-
jike, së paku gjatë fundjavës; 7. mësojeni të presin kënaqësinë dhe lërini të mërziten nga koha boshe. Nëse i praktikojmë këto këshilla të lartpërmendura, me siguri do të shihni një anë tjetër të fëmijës suaj. Ju do të kuptoni se ju nuk jeni shkaktar i mërzisë së tyre dhe nuk do të ndjeheni përgjegjës për t’i argëtuar gjithë kohën ata. Detyra juaj është të jeni të pranishëm emocionalisht për t’u lidhur me fëmijën tuaj dhe mësojeni të jetë vetë menaxhues i vetvetes. Prindërit ndoshta nga modernizimi i tepruar pajisjet teknologjike i shfrytëzojnë dhe vetë më shumë sesa duhet dhe kështu ata nuk e shohin dëmin që po shkaktojnë te fëmijët e tyre, ku sidomos edhe te foshnjet dhe fëmijët 3-5 vjeçarë po përdoren me masë të madhe, ku prindërit ndonjëherë për t’i hequr qafe ata i shohin këto mjete teknologjike si shkaktare të vetme për mërzinë e fëmijës, por edhe si një zgjidhje që ata të kryejnë obligimet e veta pa i penguar fëmi-
“
Fatkeqësisht, një pjesë të fajit e kanë prindërit sepse stilet e përkujdesjen prindërimore që po aplikojmë ose praktikojmë po e drejtojnë trurin e fëmijës në një drejtim të gabuar dhe kështu kontribuojmë për më të keqen e tyre në jetën e përditshme e jo për të mirën e tyre
ja. Por ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë përpara se ky brez i tërë i fëmijëve të jetë nën mjekim. Nëse dikush mendon se nuk është vonë që të ndalet ky „vrasës i heshtur“ dhe mbytës, besojeni që së shpejti do të jetë... E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
19
MOZAIK
Maturantët e Plavës shënuan Mbrëmjen e maturës
Sa të hareshëm e të gëzuar, po aq edhe të përmalluar Ndër gjashtë paralelet me gjithsej 73 maturantë të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, që këtë vit shkollor kryen shkollën e mesme, është edhe paralelja e vetme e drejtimit të gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe. Tetë nxënës, katër vajza: Elita Kukaj, Jehona Prelvukaj, Melvina Balidemaj dhe Puhizë Qosaj e katër djem: Erik Rekaj, Endi Ulaj, Freskim Qosaj dhe Lindon Rekaj, në krye me kujdestarin e klasës Fadil Ulaj, të premten më 25 maj, shënuan Mbrëmjen e maturës. Që në orët e hershme të mbrëmjes, para godinës së shkollës, ku përfunduan maturën, janë tubuar djemtë dhe vajzat maturantë, të veshur me rroba asnjëherë më të bukura – vajzat me fustane të modës, ngjyrash dhe dizajnesh të ndryshme, kurse djemtë me kostume të larmishme më moderne. Rrobat i kishin përgatitur më parë falë mirësisë, mirëkuptimit dhe përkujdesjes së prindërve të tyre, të cilët nga buxheti i vet familjar ua kishin siguruar, por edhe nga të afërmit e tjerë, për të shënuar dhe përjetuar në mënyrë sa më madhështore njërën ndër festat më të mëdha të jetës së tyre – mbrëmjen e maturës, mbrëmjen e gëzimit dhe mallëngjimit, por edhe të pikëllimit. Ajo ishte mbrëmje kur ata njëri-tjetrit me gaz në buzë, por edhe me lot në sy, i thanë lamtumirën e fundit pas shumë vjetësh të kaluara bashkë, me disa nga katër, me ca të tjerë nga nëntë, por me disa edhe nga trembëdhjetë vite shkollore, duke ndarë të mirën dhe të keqen, gëzimin, e ndonjëherë edhe hidhërimin, lojën dhe piknikun, vizitat reciproke, por edhe ekskursionet njëditore, apo më shumëditëshe
20
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
brenda komunës, jashtë saj dhe më gjerë. moti i bukur mundësoi që manifestimi i kësaj mbrëmje madhështore të fillojë mu në vigjiljet e mbrëmjes së ditës së premte, kur në praninë e disa qindra personave, prindërve, familjarë të ngushtë, por edhe të tjerëve, të cilët kishin ardhur që gëzimin e mbrëmjes së maturës ta ndanin me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Vargëzimi i djemve dhe vashëzave, maturantë të gjashtë paraleleve të kësaj shkolle, nga dy dhe tre rreshta, pikënisje pati platoun e oborrit të shkollës për të vazhduar pastaj parakalimin nëpër rrugën e sheshit të Plavës të shtruar me shirit tepihu të kuq gjithnjë deri në afërsi të Kullës së Rexhepagajve duke u kthyer më pas sërish në oborrin e shkollës për të vazhduar rrugëtimin me autobusë për në Guci, ku po ashtu atje në vigjiljet e mbrëmjes defiluan nëpër sheshin e qytetit deri te godina e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në të cilën të gjithë nxënësit me paralele në gjuhën shqipe kishin kryer klasat e larta të shkollës fillore, por edhe një numër i konsiderueshëm maturantësh të paraleleve të tjera po ashtu kishin përfunduar shkollimin fillor, për t’u kthyer pastaj sërish me autobusë në lokalin e restorantit “Abas”, i cili gjendet në lagjen Rudo Pole në afërsi të Plavës. Të shoqëruar nga shumë profesorë të vet, në krye me stafin drejtues të shkollës, drejtorin e shkollës Rifat Balliq dhe ndihmës drejtorin Ranko Bojoviq, maturantët festuan deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme. Në fjalën e vet të rastit, drejtori Balliq përgëzoi dhe falënderoi maturantët për sjelljet, qëndrimet dhe rezultatet
mësimore tre dhe katër vjeçare, duke u dëshiruar shëndet dhe sukses në shkollimin e tyre të mëtejmë universitar. Maturantët sa ishin të hareshëm e të gëzuar, po aq ishin edhe të përmalluar. Të hareshëm e të gëzuar se po finalizonin punën e tyre dymbëdhjetë dhe trembëdhjetëvjeçare të edukimit dhe arsimimit, e të përmalluar se po ndaheshin përgjithmonë si pjesëtarë të bashkësisë së klasës të cilës i takonin, të shoqërisë së ngushtë që kishin dhe shumëçka tjetër në këtë drejtim. Mirëpo, edhe përkundër gjithë kësaj, ata u zotuan se nuk do të jenë larg njëri-tjetrit se ku do vazhdojnë shkollimin e mëtejmë superior në universitetet e ndryshme të Malit të Zi, Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe gjetiu. Në lokalin e restorantit “Abas”, deri në orët e vona të natës nuk pushuan tingujt e muzikës, me të cilat u përcollën vallet dhe këngët e maturantëve të hareshëm, të cilët nuk hezituan për të ngritur ndonjëherë edhe ndonjë gotë të uiskit, verës, birrës dhe pijeve të tjera joalkoolike së bashku me profesorët e tyre, të cilët i shoqëronin. Batuat, barsoletat dhe humoreskat e ndryshme për profesorët e tyre, me të cilat shprehën qëndrimet dhe virtytet e tyre gjatë viteve të kaluara shkollore, krijuan surpriza të ndryshme. Të gjithë maturantët e paraleles me mësim në gjuhën shqipe, në pyetjen për Koha Javore, u deklaruan se në vitin e ardhshëm akademik do të regjistrohen në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë: Eriku gjuhën gjermane, Lindoni psikologjinë, Fre-
MOZAIK
skimi drejtimin e kulturës fizike dhe sportit, kurse Melvina, Jehona dhe Elita gjuhën angleze. Ndarja e maturantëve në fund, ishte
momenti më i vështirë. Përqafimet me lot nëpër faqe, ndonjëherë edhe me vajë, si dhe shtrëngimi i dorës lamtumirës, ishin momentet që për
shumë kohë dhe mot ata nuk do t’i harrojnë dhe në përjetimet e tyre do të qëndrojnë të pashlyera. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
21
MOZAIK
Maturantët e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz
Me defileun nëpër përmbyllën shkolli Tuz – Maturantët e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, kanë organizuar defileun tashmë tradicional të mbrëmjes së maturës, duke i përmbyllur kështu edhe zyrtarisht katër vite të shkollimit të mesëm. Kanë qenë plot 110- maturantë të cilët u tubuan në hapësirat e jashtme të komunës së Tuzit, nga ku e kishin dhe pikënisjen e tyre, për të vazhduar më pas përgjatë gjithë rrugës kryesore nëpër qendër të qytezës së Tuzit.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Atyre iu printe drejt turmës, drejtoresha e këtij institucioni e cila ndiqej më pas nga qindra maturantë/e, ku çdo klasë shoqërohej edhe nga kujdestari përkatës. Krahasuar me një vit më parë, numri i ndjekësve të defileut të maturantëve ka qenë shumëfish më i lartë. Qindra njerëz kanë qenë të pozicionuar në të dyja anët e rrugës kryesore, nga ku me shumë duartrokitje, kureshtje dhe entuziazëm ndiqnin çdo çift i cili parakalonte nëpër shesh duke sjellë
me vete plot shkëlqim e atmosferë pozitive, të veshur më bukur se kurrë, me kostume dhe fustane shumëngjyrëshe dhe vezulluese të cilat i kishin zgjedhur me shumë kujdes enkas për këtë natë të shënuar për ta. Drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji”, Miliana Daboviq, i tha Kohës Javore, se gjenerata e sivjetshme ka qenë mjaft e suksesshme sa i takon suksesit në lëndët shkollore, sukses të cilin sipas saj, një numër
MOZAIK
r qendër të Tuzit imin e mesëm i konsiderueshëm i maturantëve do ta kurorëzojë edhe më diplomat “Pishtar”. “Se kush do të pasijet me diplomat “Pishtar”, do të vendosë komisioni i sapoformuar i cili gjithashtu do të përcaktojë edhe se kush do të shpallet “Nxënës i Gjeneratës”, që do te jenë dy nxënës, një nga mësimi në gjuhën shqipe dhe një nga paralelet në gjuhën malazeze. Gjenerata e sivjetshme, për dallim nga gjenerate e vitit të kaluar, nuk
ka pasur aq shumë suksese nëpër gara të ndryshme në nivel kombëtar të shtetit, mirëpo do të kujtohet si një gjeneratë tepër e pjekur dhe shumë e shkëlqyeshme përsa i përket suksesit të arritur në lëndët mësimore. Jam e bindur që një pjesë e tyre që kanë rezultate të shkëlqyera, do të regjistrohen nëpër Universitetet e njohura brenda vendit por dhe në Universitete të Shkodrës, Tiranës, Prishtinës dhe Maqedonisë”, theksoi Daboviq.
Festa e maturantëve dhe darka solemne ka vazhduar në restorantin “Troja” në Tuz, ku ata të shoqëruar me shokë/shoqe, me profesorë (kujdestarë të klasave), i shijuan çastet e fundit të shkollimit të mesëm, duke kënduar, vallëzuar e duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. Maturantët rikujtuan edhe një herë çastet më të bukura por dhe grindjet që kaluan përgjatë katër viteve të shkuara së bashku në bankat shkollore. t. u.
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Homazh në urën e Ribnicës në Podgoricë (2)
Vendi ku ka rënë baca Isë Boletini Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë andaj edhe në cilindo vend që të ndalosh në këtë shtet, hasë në gjurmë shqipe
Gazmend Çitaku
Unë vazhdoja të gjarpëroja rrugëve të Podgoricës sepse i kishte ardhë radha Duklës – Doclea. Vendit që shteti nuk ka bërë asgjë për të e që paraqet një sit arkeologjik të klasit të parë. I përgatis miqtë se ky vend nuk mund të përshkruhet me fjalë, atë duhet parë sepse vetëm atëherë mund të kuptosh rëndësinë që ka pasë dikur Dukla dhe çka ka përfaqësuar ajo dikur. Kalojmë anës së majtë të lumit Moraça në drejtim të Danillovgradit dhe pas disa kilometrash kthejmë në të djathtë, kalojmë urën dhe prapë në të djathtë pranë një shenje miniature që me shkronja shumë-shumë të vogla tregonte drejtiminDukla vazhduam rrugën. Unë kam qenë një herë më parë në Dukël para disa vitesh me mikun tim arkeologun Anton Lulgjuraj mirëpo si duket me kalimin e viteve edhe kisha harruar pak edhe rrugën. Por jo, para nesh filluan të shfaqen gërmadhat. Të gjithë mbeten me gojë hapur. Dolën fjalët e mia se Duklën duhet parë sepse nuk ka fjalë të përshkruhet. Tani filloi një rrëbesh shiu shumë i madh. Një bari që ruante bagëtinë e vet në sitin arkeologjik
24
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
të Duklës na përshëndeti dhe mundohej të strehohej diku të mos te lagi shiu. Ne vendosëm të presim në veturë deri sa të ndalet shiu. Samiu nxori i-phon-in dhe na tha se videoja që ka postuar nga Ura e Ribnicës kishte mbërritur në 1000 shikime e nuk kishin kaluar ende as një orë. Pra, edhe kësaj radhe i kishim rënë mu në qendër të shënjestrës. Homazhi në vendin e vrasjes së Isa Boletinit paraqiste kulmin e rrugëtimit tonë të sotëm. Dioclea antike – Dukla. Vendi antik i Dokleatëve ilirë. Këtu ka lindur Perandori romak Diokleciani i cili sundoi prej vitit 284-305 e.re. Nuk vonoi shumë dhe shiu ndaloi. Ndaloi enkas për ne, e ne shpejt dolëm të armatosur me aparatet fotografike dhe telefonat e mençur në mënyrë që të përjetësojmë sa më shumë nga kjo ditë dhe ky vend. Vetëm tani u bindën në madhësinë e vendit. Majtas tabela që thotë se këtu gjendej një terme e vogël (e kjo ishte gjigande) po sa do të jetë ajo e madhja? Gëzimi nxorri dronin dhe e ngriti në ajër.Pamje fantastike. Në Dukël ka lindur edhe Perandori Romak (me prejardhej ilire) DIOKLECIANI i cili sundoi prej vitit 284305e.re. Më poshtë qartë shihen gërmadhat e një katedraleje gjigande. Çdo gjë ishte gjigande, kolonat, stelat, ornamentet e rozetat e ndryshme. Të gjithë kishim mbetur të habitur. Si ka mundësi që asgjë nuk
është prekur në këtë vend për revitalizim? Po përgjigja vjen aq natyrshëm se vendi ka themele ILIRE, ka kulturë, të kaluar, histori ILIRE dhe sllavët ende nuk janë të gatshëm të pranojnë faktin se ne na gjetën këtu dhe se përvetësuan shumë prej objekteve tona si të kultit ashtu edhe të kulturës. Po tekefundit popujt bashkëjetojnë dhe nuk ka asnjëfarë problemi, pra ndoshta ka ardhur koha që edhe ata ta pranojnë realitetin e hidhur për ta. Dukla ende qëndron dhe dëshmon për rëndësinë e saj në kohën kur kishte pikën e lulëzimit. Dukla e ngritur me themele ilire të fisit Dokleat, në shek. I të e.re ka pasur prej 8000-10000 banorë. Në shek.II-III bëhet, ta quajmë, kryeqytet i Prevalitanës dhe supozohet se shkatërrimin e parë të madh e përjetoi nga sulmet e fiseve barbare nga shek. IV-V, pastaj pason një tërmet i madh dhe përfundimisht dyndjet sllave nga shek. VII i japin fundin. Më vonë ka tentative që të ngritët përsëri, por shkëlqimin që ka pasur nuk e arriti më kurrë. Dukla ende qëndron, ende dëshmon dhe ende fascion të gjithë ata që e vizitojnë. Shiu filloi përsëri duke na e bërë me dije se shfaqja mbaroi. U mblodhëm me përshtypjet më të mira dhe vazhduam rrugën tonë për në shtëpi. Gëzimi shfaq dëshirën që në një të ardhme të afërme të vizitojmë edhe kalanë e Spiçit apo siç e quajnë në gjuhën lokale Haj-Nehaj. Por Sa-
KULTURË
(Varret misterioze në Vuksanlekaj, Tuz-Malësi e Madhe. Nga e majta Indrit dhe Gazmend Çitaku, Sami Flamuri, Gëzim Mavriqi. 05.05.2018)
miu jep propozim më të mirë. Roteci. Manastiri i murgjve benediktinë që në shkrimet e para përmendet që nga shek.IX. Kuvendi (Abati) i Rotecit është vend ku shumë lehtë do të ketë qenë e mundur që aty të jetë shtypur Meshari i Gjon Buzukut. Pa dyshim dokumentet dëshmojnë për praninë e Gjergj Pelinit (Georgius Pelino ?-1463) i cili jo vetëm se ishte kryemurg i Kuvendit të Rotecit por ishte edhe diplomat i Skënderbeut për çështje lidhur me Republikën e Vendikut. Muret e Rotecit janë të (Ura e Ribnicës në Podgoricë. Vendi ku iu ngrit kurtha dhe u vra baca Isë Boletini së bashku me shokët e tij më 23 janar 1916) ndërtuar me gurë të latme rëndësinë e Kuvendit të Rotecit likën e Venedikut, Tivar, Mali i Zi. uar, dritare të gjata e të holla që të bën të vish në përfundim ngret dronin dhe bën fotografi të pa- Dielli kishte filluar të perëndojë dhe të ndërtimit të stilit romanesk (500- përshkrueshme. Të gjithë së bashku ne duhej të merrnim pjesë në përu1100). Historia shfaqet si një libër i ngjitemi në pikën më të lartë dhe rimin e librit të dr Nail Dragës i cili hapur. Samiu thërret Skënderbeun, vijmë në përfundim se komunikimi bëhej në Ulqin. Nisemi të mbushur paramendojmë se do të kishte qenë i Kuvendit të Rotecit është shumë plot mbresa të papërshkrueshme. ulur në gurin pranë pemës së fikut i mundshëm pasi që deti i hapur të Me premtim se edhe vikendin e ardhe të ketë kuvenduar me Gjergj Pe- jepte pamjen deri në kalanë e Skën- dhshëms do bëjmë një rrugë që me të vërtetë e meriton të vizitohet linin si për çështjet diplomatike me derbeut në Kepin e Rodonit. Kuvendi (Abati) i Rotecit, vendi ku dhe përjetimi të ndahet me të gjithë Venedikun ashtu edhe rreth çështjes kryemurg ka qenë Gjergj Pelini, dipshokët e miqtë si real ashtu edhe virsë zënkës së tij me Lekë Dukagjinin. lomat dhe përfaqësues i Skëndertual. Deri në takimin e radhës. MiruGëzimi përjetëson momentet me fobeut lidhur me çështjet me Repubtakofshim. tografi. Kur dëgjon të dhënat lidhur E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
25
MJEKËSI
Ta shpëtojmë Maternitetin
Ëndrra dhe realiteti fëmijëve të mbijetoj Materniteti në Ulqin u hap me datën 5 shkurt 2005. Qytetarët në mënyrë masive hynë brenda. Ishin të befasuar me rregullin dhe bukurinë e tij
Prim.dr Gani Karamanaga Materniteti ka qenë ëndrra e shumë gjeneratave, mjekëve, si edhe nënave që të lindin në vendin e tyre. Pas vitit 1945 në lokalitetin e hotelit “Jadran” në gadishullin Suka u propozua që ky objekt të transformohet në Spital të Përgjithshëm me Maternitet, por nuk pati mirëkuptim për këtë ide. Në atë kohë të gjithë ulqinakët lindnin në Tivar dhe në dokumentet identifikuese të tyre figuronte Tivari si vendlindje. Mirëpo, shumica e tyre, si njerëz që e duan shumë vendin e vet, kishin dëshirë që fëmijët e tyre të lindin në Ulqin. Në ato kohëra kjo dëshirë nuk u realizua, edhe pse shumë spitale e maternitete janë ndërtuar në vende të tjera të Malit të Zi. Materniteti në Ulqin u hap me datën 5 shkurt 2005. Qytetarët në mënyrë masive hynë brenda. Ishin të befasuar me rregullin dhe bukurinë e tij. Një mjeke më takoi në mes të popullit dhe më tha: ”Drejtor, materniteti ynë është si Bewerlli Hills” “Në shumë degë të tjera të mjekësisë pacienti edhe pas shërimit humb diçka, në maternitet gruaja shtatzënë bëhet nënë, në botë vjen një jetë e re...“ ka thënë një profesor imi në Beograd.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Rikualifikimi i kuadrove : Doktoreshat Sadije Hollaj, Teuta Hoxha dhe Zylfije Duraku ishin në qendrat universitare në Beograd, Novi Sad dhe Prishtinë. Dr. Milan Roloviqi në Ljubljanë. Pediatrët janë aftësuar në qendrën klinike- spitalore Podgoricë. Mamitë dhe infermieret pediatrike në Tivar , Podgoricë dhe Prishtinë. Gjatë dhjetë viteve të para të punës stafi mjekësor si edhe personeli tjetër ka punuar shumë mirë, janë arritur rezultate të shkëlqyera. Por, në pesë vitet e fundit është evidentuar rënie e numrit të lindjeve në Maternitetin e Ulqinit. Kjo mbase ka rezultuar edhe si pasojë e zvogëlimit të numrit të punëtorëve sipas sistematizimit të vendeve të punës në Shtëpinë e Shëndetit nga Ministria e Shëndetësisë. Ish ministri i shëndetësisë në Qever-
inë e Malit të Zi Dr Budimir Shegrt me një deklaratë tha se në maternitetet jospitalor duhet të ndalohen lindjet. Pas reagimeve, u mbajt takimi te kryetari i komunës Nazif Cungu lidhur me çështjen e maternitetit. Atëherë ministri Dr. Shegrt e ndërroi mendimin e vet dhe materniteti vazhdoj punën si më parë. Edhe ngjarja në maternitetin e Spitalit në Bijelo Pole deri diku pati pasoja negative. Udhëheqësia e Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit u “frikësua”, dhe përkrahja për maternitet u zvogëlua. Por, kjo ngjarje nuk ka pasur lidhje sa i takon maternitetit tonë. Materniteti i Ulqinit është i njohur për punë të rregullt, higjiena është në nivel të lartë, angazhimi i të gjithë stafit mjekësor është i plotë. Për këtë arsye, një prej qëllimeve
MJEKËSI
i nënave dhe jë dhe të zhvillohet për të shkruar këtë tekst është që të riaktivizojmë të gjithë forcat tona, të luftojmë prapë si në fillim dhe Materniteti, ëndrra dhe realiteti i nënave dhe fëmijëve, të mbijetojë dhe të zhvillohet edhe më tutje. Po veçoj që mjekët gjinekologë kanë dhënë kontribut të veçantë me punën e tyre ditë e natë në maternitet. Por, edhe mjekët e fëmijëve, pediatret gjithashtu janë pjesë e kësaj pune. Angazhimi i tyre e ka bërë të mundur të mbijetojnë të gjithë të posalindurit. Nuk duhet të harrohet edhe puna e mamive dhe infermiereve pediatrike. Para tre muajve isha në përcjellje të një shokut tim deri në urgjencën e spitalit në Tivar. Kirurgu Dr. Knezheviq më prezantoi te një mjeke e re: “Dr. Karamanaga ka qenë në krye të mjekëve të cilët hapën maternitetin në Ulqin. Ata kanë krijuar histori të re në mjekësinë e Ulqinit” Isha i emocionuar, krenar. Po u drejtohem mjekëve të cilët morën pjesë në punën e deritanishme në maternitet: “ Gjatë këtyre viteve keni dhënë kontribut të madh. Duke punuar keni harruar edhe obligimet e tjera. Për Ju, vetëm materniteti gjithmonë ishte në vend të parë. Mjeku i ri Dr. Egzon Sulejmani për ju tha: “ ato janë heroina. Mos nguroni, zgjohuni, vazhdoni punën e Tuaj si në fillimet e Maternitetit.. Të rikthehet entuziazmi i mëparshëm. Mos lejoni që të ndërrohet historia të cilën e shkruam së bashku”.. Po shtoj: Është detyrë profesionale dhe qytetare që udhëheqësia e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin të luftojë më tepër për maternitetin. Qytetarët e Ulqinit e duan maternitetin e tyre. Ta shpëtojmë Maternitetin.
Personeli në vitin 2005
Tabela Lindjet në Maternitet viti gjithsej djem 2005 125 58 2006 149 76 2007 153 84 2008 172 79 2009 160 81 2010 141 76 2011 126 66 2012 126 58 2013 83 45 2014 98 47 2015 72 2016 52 2017 45
vajza 67 73 70 93 79 66 64 68 38 51
Katër foshnjet e para të lindur në Maternitet: Egzon Hoxha, Arlind Karamanaga, Sara Muratoviq, Dajana Koçoviq
Binjakët e parë: Leona dhe Leoni
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë mori pjesë publicisti dhe botuesi nga Ulqini, Gazmend Çitaku me librin “Tregime të çuditshme nga Ulqini”
Çitaku diskutoi për kulturën dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi Podgoricë – Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë, në mesin e shumë shkrimtarëve që promovuan krijimtarinë e tyre letrare, ka qenë i pranishëm edhe publicisti, fotografi dhe botuesi nga Ulqini, Gazmend Çitaku. Në këtë mbrëmje letrare të moderuar nga shkrimtari dhe botuesi, Jovan Nikollaidis, Çitaku është paraqitur me librin “Tregime të çuditshme nga Ulqini”, ku morën pjesë numër
28
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
i konsiderueshëm pjesëmarrësish. Mbrëmja ishte e konceptuar e tillë, ku u bisedua rreth librit, idesë së librit, rreth asaj çfarë reflektohet në këtë libër dhe për mesazhet që përcjell libri te lexuesi. Publicisti dhe botuesi, Gazmend Çitaku për Kohën Javore thekson se gjatë kësaj mbrëmjeje letrare, ai ka biseduar mbi kulturën shqiptare në Mal të Zi dhe problemet, për pozitën dhe vështirësitë qe ka por edhe për
përkthimin dhe problematikën që ka si dhe mbi pozitën e lexuesit sot. “Kemi diskutuar edhe për Odiseun, Servantesin e Sabataj Cevin, duke qenë se pikërisht këto personazhe gjenden në librin tim të pasqyruar në legjendat Ulqinake. Gjithashtu, kam lexuar tregimin “Bukurina”, e cila flet për legjendën që tregohet në Ulqin, rreth krijimit të këtij lloj peshku, pra këtu kemi transformimin e një vajze në peshk me emrin Bukurina”, theksoi Çitaku. Gazmend Çitaku ka lindur më 1970 në qytetin e Ulqinit. Është publicist, fotograf dhe botues. Çitaku është kryetar i Asociacionit Ulqini, shoqatë e cila kryesisht merret me kulturën në gjuhën shqipe në Mal të Zi si dhe me afirmimin e gjuhës, kulturës, traditave dhe të vlerave të tjera të shqiptarëve në Mal të Zi. Çitaku ka qenë anëtar i Qendrës Mediterane të Fotografisë (2000), i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi (2002), i Shoqatës National Geographic (2004), i Asociacionit të Ulqinit (2006), i Shoqatës së Koleksionistëve të Malit të Zi (2016) dhe i University Academy of Swizerland (2017). Ka qenë pjesëmarrës i shumë ekspozitave individuale dhe kolektive brenda dhe jashtë vendit. Çitaku ka realizuar edhe filmat dokumentarë: “Servantesi në Ulqin” (2005) dhe “E dua qytetin tim”, në bashkëpunim me “Green Agenda” (2010). Ai ka botuar dhe disa vepra letrare të rëndësishme për kulturën shqiptare në Mal të Zi si dhe ka qenë autor i shumë artikujve artistikë dhe shkencorë që janë botuar nëpër revista dhe medie të shkruara në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. t. u
MOZAIK
Takim letrar “Dy vëllezër – dy shkrimtarë” me autorët Arbër dhe Bislim Ahmetaj
Krijimtaria letrare si refleksion ndaj realitetit shoqëror Pas Gjirokastrës, Ulqini ka qenë stacioni i radhës i shkrimtarëve Arbër dhe Bislim Ahmetaj, ku në bibliotekën e këtij qyteti të enjten është mbajtur takimi letrar me moton “Dy vëllezër, dy shkrimtarë”. Dy shkrimtarët nga Tropoja, njëri prej të cilëve jeton në Tiranë, kurse tjetri në Sion të Zvicrës, kanë treguar për qëllimin e këtij takimi duke thënë se misioni i tyre është që ta çojnë librin kudo ku ka njerëz, ku flitet shqip dhe ku kanë miq e të njohur. Moderatori i takimit, poeti Hajredin Kovaçi, e ka vlerësuar takimin të veçantë duke thënë se “dy vëllezër – dy shkrimtarë” është diçka e pazakonshme për botën e letërsisë shqipe në kohën e sotme. Në bisedë me moderatorin, dy shkrimtarët kanë zbuluar për publikun e pranishëm disa prej veçorive të krijimtarisë së tyre letrare, e cila mund të thuhet se është pasqyrim i jetës së tyre dhe refleksion ndaj realitetit të shoqërisë ku jetojnë. Arbri shkruan më tepër prozë, kurse Bislimi e ka më afër poezinë. Duke u përgjigjur në pyetjen e moderatorit se cili është qyteti që pëshkruhet në librin e tij “Fletë hyrje për në varr”, Arbër Ahmetaj ka thënë se qyteti i librave të tij është i ngjashëm me Ulqinin dhe me të gjithë qytetet
ku ka shkuar. “Në bazë të romanit është drama e njerëzve në mungesë lirie. Personazhet e romanit janë të deformuara nga mungesa e lirisë dhe jo nga veset e lindura natyrore. Nuk ka emra rrugësh, nuk ka personazhe reale, pavarësisht se ata janë njerëz që unë i kam parë në fëmijërinë time si kushdo”, ka thënë ai, duke shtuar se në këtë roman ka edhe ngjarje të bukura, përpjekje për të dashuruar, përpjekje për t’ia kaluar mirë. Ai ka thënë se largimi nga Shqipëria dhe jeta ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë ka ndikuar në krijimtarinë e tij letrare. “Pas njëzet vitesh kur hedh rrënjë në një vend tjetër dhe e shikon që mund të rritesh, në kuptimin e mirë të fjalës, si shkrimtar dhe si njeri, e vë re që tërë ajo hipotekë, histori që ke marrë me vete, është e panevojshme që ta mbash në kurriz tërë kohën dhe viteve të fundit kam filluar ta ndryshoj pak stilin e shkrimit. Nuk ka më histori me varreza, gjëra të errëta ka më pak”, ka treguar ai. Edhe Bislim Ahmetaj ka folur për rrugëtimin e tij letrar, i cili ka filluar para viteve ’90 të shekullit të kaluar. “Libri i parë ‘Lot dreri’ janë poezi që janë shkruar më herët, janë lot që mua më rridhnin brenda, por ka qenë
koha kur vetëm për një poezi ke mundur të shkosh në burg, prandaj vetëm në vitin 1993 e ka parë dritën e botimit. Pra, lotët e drerit shpërthyen në vitin 1993”, është shprehur ai. Poeti ka treguar se përmbledhja e tij e dytë me poezi “Trishtim blu” përshkruan një periudhë kur Shqipërisë iu hapën sytë, por i ndodhi katastrofa e vitit 1997. “Dhe libri është pasqyrim i asaj periudhe. Deri në vitin 2000 Shqipërisë i vinte era barot”, ka thënë ai. Ndërkaq për librin e radhës “Gjuetar ëndrrash” ka thënë se “është pak më i ngrohtë, ka më shumë dritë, më shumë jetë. Është koha kur ne mendonim se po e kapnim kohën e humbur, po i prekim disi ëndrrat”. Duke folur për përmbledhjen poetike “Edhe zogjtë i mashtrojmë”, ai ka thënë se ky libër është sintezë e zhvillimeve politike, kaosit social dhe deformimeve në mbarë botën shqiptare. Të dy shkrimtarët kanë pranuar se për shkak të rrethanave të kohës, njohja e tyre me letërsinë shqipe në Malin e Zi, me përjashtim të ndonjë autori, si poeti Basri Çapriqi, kanë qenë relativisht të kufizuara. Gjatë takimit, moderatori Hajredin Kovaçi ka lexuar pjesë nga krijimtaria i. k. e dy shkrimtarëve. E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Përshtypje mbi vizitën e artistëve nga Ulqini dhe rajoni në Nju-Jork (1)
Mbrëmje e paharrueshme Për të parën herë në mes të Brodvejit, në dërrasat e një teatri me famë botërore, u dëgjua kënga, poezia dhe fjala në gjuhën tonë të bukur shqipe, nga qyteti ynë i bukur i Ulqinit. Edhe në fjalën time kam thënë se nuk mjafton të dëgjohet gjuha jonë vetëm në shtëpi, restorante, rrugë, por është me rëndësi të madhe të dëgjohet edhe në vende publike, siç është teatri
Ismet Karamanaga Kanë kaluar disa ditë nga kthimi i grupit të aktorëve të Teatrit “Teuta” dhe artistëve të muzikës klasike nga Nju-Jorku. Pas disa shkrimeve në rrjetet sociale, mendoj se është mirë të shkruaj edhe një vështrim të shkurtër për “Koha javore”, të vetmen revistë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Jam më se i sigurt se është mirë që opinioni i gjerë të njoftohet me këtë ngjarje të kulturës sonë me rëndësi të madhe për ne dhe për komunitetin tonë në Nju-Jork.
“ 30
Për të parën herë në mes të Brodvejit, në dërrasat e një teatri me famë botërore, u dëgjua kënga, poezia dhe fjala në gjuhën tonë të bukur shqipe, nga qyteti ynë i bukur i Ulqinit. Edhe në fjalën time kam thënë se nuk mjafton të dëgjohet gjuha jonë vetëm në shtëpi, restorante, rrugë, por është me rëndësi të madhe të dëgjohet edhe në vende publike, siç është teatri, për shembull. Prandaj, edhe po i shkruaj disa mbresa për opinionin te ne dhe më gjerë për këtë ngjarje, aq më tepër që edhe një nga folësit i cili na përshëndeti në fillim të koncertit tha se kanë pasur sukses që edhe në shkollat në NjuJork, të cilat i ndjekin edhe fëmijët nga trevat tona, për të parën herë në planprograme të futen edhe disa orë në gjuhën shqipe.
Ka qenë ky një koncert madhështor në mes të Nju-Jorkut, në një sallë të madhe e quajtur “Symphonyspace”. Një argëtim dhe një ëndërr për të gjithë ne. Duke iu falënderuar një njeriu me zemër të madhe, një humanisti dhe një adhuruesi të artit, një mërgimtari i cili asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen, z. Cafo Boga, erdhi tek organizimi dhe vazhdimësia e Festivalit muzikor “Belcanto Dolcinio”, si edhe deri te shfaqja e një drame për të parën herë në këtë teatër, me titullin “Nana”
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Është vështirë të shkruash për këtë ngjarje kaq të madhe për qytetin tonë të bukur, për kulturën tonë, për gjuhën tonë, pasi që unë nuk jam kompetent të vlerësoj muzikantët dhe solistët e shkolluar në Gjermani, Beograd, Tiranë apo diku tjetër. Mirëpo këto janë opinionet e njeriut me një kulturë të gjerë, i cili shkruan mbi përshtypjet e tij dhe të publikut, i cili me emocione të thella, eufori dhe duartrokitje i përcolli të gjithë këta artistë. Prandaj, kështu duhet të kuptohet kur them se të gjithë ishin të mrekullueshëm, kurse vlerësimin më studioz e japin kritikët e artit, sepse janë ata të cilët janë më kompetentë se ne. Është ndryshe dhe më lehtë të shkruani kur keni fotot dhe ato ngjarje i përshkruani shkurt dhe në mënyrë konciz, sepse ato janë përshtypjet tuaja në momentet kur i keni përjetuar dhe fotografuar. Kështu që të shkruash më vonë, në mënyrë më studioze për këtë ngjarje, është një sfidë e madhe, pasi që të japësh vlerësime për gjëra të tilla është edhe një përgjegjësi e madhe. Por unë gjithmonë distancohem nga mendimet se i tejkaloj kompetencat e mia, pasi që këto janë mbresat e një adhuruesi të artit dhe të muzikës, një publicisti, shkrimtari dhe një gjermanisti. Në këtë mënyrë duhet të kuptohen shkrimet që i kam postuar më parë nëpërmes rrjeteve sociale,
MOZAIK
konkretisht në facebook. Prandaj nuk qëndrojnë kritikat e atyre që unë i tejkaloj kompetencat e mia kur vlerësoj personat dhe personalitetet të cilët kanë marrë pjesë konkretisht në koncertin e madh në Nju-Jork. Ka qenë ky një koncert madhështor në mes të Nju-Jorkut, në një sallë të madhe e quajtur “Symphonyspace”. Një argëtim dhe një ëndërr për të gjithë ne. Duke iu falënderuar një njeriu me zemër të madhe, një humanisti dhe një adhuruesi të artit, një mërgimtarit i cili asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen, z. Cafo Boga, erdhi tek organizimi dhe vazhdimësia e Festivalit muzikor “Belcanto Dolcinio”, si edhe deri te shfaqja e një drame për të parën herë në këtë teatër, me titullin “Nana”. Ishte kjo finalja e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme e cila do t’i mbetet secilit aktor dhe të pranishmëve përgjithmonë në kujtesë. Dua të citoj zonjën Kozeta Zylo, “një zonjë të rëndë” themi ne në Ulqin, nga gazeta “Illyria”, e cila tha se: “’Symphonyspase’, një nga skenat prestigjoze gjëmoi shqip. Dashamirësit e artit dhe të muzikës vinin grupe-grupe për të mbështetur artistët e ardhur nga vendi i bukur, qyteti me një kulturë të lashtë, Ulqini”. Mbrëmjen e qëndisi Etrita Ibroçi, një vajzë nga Ulqini e lindur në shkumbën e detit, në limanin e Ulqinit, e cila mbi tri orë me veshjen kombëtare, moderoi mbrëmjen duke i dhënë me bukurinë dhe sharmin e saj, një solemnitet të veçantë. Pas fjalës përshëndetëse të z. Cafo Boga, nismëtarit dhe organizatorit të gjithë kësaj ngjarjeje, fjalën e mori edhe Biri i Kombit, Mark Gjonaj, si edhe konsulli i Malit të Zi në Nju-Jork, z. Zhelko Stamatoviq. Ata theksuan
se në këtë mënyrë të gjithë ne promovojmë kulturën, traditën, forcojmë rrënjët tona me vendlindjen, si dhe ndërtojmë urat lidhëse ndërmjet diasporës dhe vendlindjes, nga ku vinin shumë prej atyre që edhe ishin të pranishëm. Pjesa e parë e mbrëmjes ishte Koncerti “Belcanto Dolcino” me pjesëmarrës profesionistë të muzikës klasike. Ishte ky një koncert i pasur në një nivel të lartë artistik. Mezzosopranoja Sanije Matoshi, nën shoqërimin e pianistes Natasha Mitroviq, po citoj veten: “zonja me gishtat më të fortë në Mal të Zi”, pastaj sopranoja Eleonor Valkenburg, gjithashtu nën shoqërimin e pianistes Natasha Mitroviq. Ilirijana Gjoni, që sapo kishte ardhur nga Gjermania, doli dhe e qëndisi
skenën në piano, vajza më e talentuar dhe e shkolluar në Gjermani, një pianiste e jashtëzakonshme. Më pas baritoni i mirënjohur Ergin Oda, nën shoqërimin e pianistit Lek Salihu. Të gjithë ishin në nivelin evropian dhe botëror. Dhe në fund sopranoja Gjylie Pelingu, nën shoqërimin e pianistes Fatime Buzuku, ishte ylli i mbrëmjes. Zëri i saj i fuqishëm, argëtimi në skenë u përcoll me duartrokitje të forta. Figura e saj, buzëqeshja, argëtimi në skenë dhe zëri i bukur më përkujton primadonat e mëdha të skenës botërore. Në përgjithësi, ishte ky një koncert me profesionistë të cilët na i mbushën zemrat me krenari dhe e ngritën famën e qytetit tonë në një nivel të lartë botëror. (vijon) E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Gjimnazi “25 Maji” në Tuz shënoi Ditën e Shkollës
Krenar me sukseset e arritura të gjeneratave
Tuz – Gjimnazi “25 Maji” në Tuz, ka kremtuar Ditën e Shkollës dhe ka organizuar Akademinë Solemne të Maturantëve në të cilën kanë marrë pjesë dhjetëra nxënës, prindër, mësimdhënës, mysafirë të ftuar, personalitete të fushave të ndryshme jetësore, etj. Drejtoresha e këtij institucioni, Miliana Daboviq, gjatë fjalës së rastit ka thënë se shkolla që drejton, feston datëlindjen e 47- të të saj e cila siç tha, i bën krenar me suksesin e arritur dhe me gjeneratat që kanë dalë nga kjo shkollë. “Jemi krenarë për misionin fisnik dhe vlerat gjatë historisë së shkollës sonë. Qëllimet tona strategjike janë që nëpërmjet planifikimeve dhe projekteve, me krenari të vazhdojmë rrugën tonë si një kështjellë diturie, si një institucion nga ku përherë do të dalin plejada shkencëtarësh të ardhshëm, të njerëzve të ditur dhe të aftë në të gjitha fushat e jetës”, ka theksuar Daboviq,
32
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Ajo me këtë rast, ka shpalosur një bilanc të veprimtarive dhe projekteve të ndryshme që ka realizuar Gjimnazi “25 Maji” përgjatë këtij viti shkollor, duke veçuar angazhimin e palodhur të Klubit të Vullnetarëve të Shkollës nëpër aktivitete humanitare dhe edukative. “Me iniciativë të vetë nxënësve është krijuar ky klub dhe çdo ditë me veprat e tyre na tregojnë se ata janë pjesë e krenarisë së shkollës tonë por edhe të Malësisë. Shkolla jonë nga muaji gusht i vitit të kaluar është kyçur në projektin “Ngritja e Kulturës Demokratike në Shkollë”, projekt i cili mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Enti për Shkollim, me bashkëfinancim të BE-së dhe Këshillit të Evropës në Mal të Zi, në kuadër të projektit “Horizontal Facility”, për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ndërkohë, Daboviq ka treguar ndër të tjera se krenari e shkollës është dhe grupi letrar “Jehona” i cili qe nga themelimi i tij prej shumë vitesh
ka përcjellë gjenerata të shkëlqyera nxënësish , të cilët kanë qenë pjesë e pandashme e konkurseve të ndryshme letrare dhe fitues të shumë çmimeve. “Gjatë ditëve në vijim do të fillojmë me realizimin e dy projekteve: rikonstruksioni gjeneral i sallës së fizkulturës nga ana e TIKA-s, në bashkëfinancim të Ministrisë së Arsimit dhe rregullimi i oborrit të shkollës ku do të krijohet një ambient sa më i këndshëm për gjimnazistët tanë por dhe për fëmijët e këtij vendi”, tha Daboviq. Në të njëjtën kohë, duke folur për maturantët e sivjetshëm, ajo u është drejtuar atyre duke ju thënë se dituria është forca më e fuqishme dhe pasuria më e madhe, duke uruar dhe besuar se Gjimnazi në fjalë, do të vazhdojë veprimtarinë edukativo-arsimore me të njëjtën frymë suksesi edhe në të ardhmen, duke kultivuar dhe respektuar më të mirën nga trat. u. dita.
Krijesë e mjerë
“
KULTURË
Cili është fati politik i kësaj krijese kaq të mjerë? Pak lumturi mund të pritet. Më e mira që mund të shpresojë është jeta nën një tiran; më e keqja është jeta në gjendje ku dhuna, pasiguria dhe kërcënimi është i vazhdueshëm
Aftësia e tyre për të arsyetuar është e brishtë, sa edhe ajo për të njohur mundësitë e shumta të vendit të tyre; historinë duhet t’ua kujtosh; priren drejt gabimit, ndikohen nga çdo lloj mendimi i paarsyeshëm; edhe kur veprojnë, këtë e bëjnë në mënyrë impulsive bazuar në injorancë e mendim të gabuar, në ideologji të keqe, në bullizëm ose në fjalët emocionale të të tjerëve
Astrit Lulushi
Njerëzit ndjehen të pambrojtur e gjithmonë në nevojë; janë thuajse të humbur për të njohur njëri-tjetrin e botën përreth; nuk dinë ç’ bëjnë, enden, ngrihen në mëngjes e kthehen në mbrëmje, pa shkuar gjëkundi. Aftësia e tyre për të arsyetuar është e brishtë, sa edhe ajo për të njohur mundësitë e shumta të vendit të tyre; historinë duhet t’ua kujtosh; priren drejt gabimit, ndikohen nga çdo lloj mendimi i paarsyeshëm; edhe kur
veprojnë, këtë e bëjnë në mënyrë impulsive bazuar në injorancë e mendim të gabuar, në ideologji të keqe, në bullizëm ose në fjalët emocionale të të tjerëve. Cili është fati politik i kësaj krijese kaq të mjerë? Pak lumturi mund të pritet. Më e mira që mund të shpresojë është jeta nën një tiran; më e keqja është jeta në gjendje ku dhuna, pasiguria dhe kërcënimi është i vazhdueshëm. Cilën duhet të zgjedhë? Jetën boshe nën tirani apo jetën natyrore mes pasigurisë e frikës? Deri tani vetëm këto të dyja ka njohur. Edhe politikanët alternativë tjetër nuk kanë ofruar, ndërsa hedhin baltë mbi jetën e cila mund të bëhet e lumtur bazuar në mendim të arsyeshëm, vullnet të mirë e mirëqenie.
“
Cilën duhet të zgjedhë? Jetën boshe nën tirani apo jetën natyrore mes pasigurisë e frikës? Deri tani vetëm këto të dyja ka njohur. Edhe politikanët alternativë tjetër nuk kanë ofruar, ndërsa hedhin baltë mbi jetën e cila mund të bëhet e lumtur bazuar në mendim të arsyeshëm, vullnet të mirë e mirëqenie
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
Interesimi për legalizimin e objekteve në Malësi ka filluar
Axhoviq: Do të veprojmë në favor të qytetarëve Tuz – Interesimi për çështje të legalizimit të objekteve ilegale, ndryshe nga pesë muaj më parë ku në komunën e Tuzit nuk kishte të paraqitur asnjë kërkesë, ka filluar, edhe pse afati i përfundimit të procesit të legalizimit është shumë pranë, ndërsa komuna e Tuzit ende nuk ka një vendim definitiv për klasifikimin e zonave dhe vendosjen e tarifës. Kryetari i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqyteti, Z. Abedin Axhoviq, në një prononcim për Kohën Javore, thekson se për çështjen e legalizimeve të objekteve ilegale është mbajtur para tre javësh debat publik ku një numër relativisht i madh i banorëve i ka paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për sa i takon ndarjes së zonave dhe tarifës për metër katror të objektit për zonat përkatëse. “Me ndryshimin e statusit të komunës, edhe ne sikurse çdo komunë tjetër në Mal të Zi, i kemi të gjitha të drejtat të cilat kanë të bëjnë me legalizimin. Në debatin qendror i cili u mbajt me 9 maj, janë dhënë shumë vërejtje dhe sugjerime të cilat për ne janë të mirëseardhura, pasi ne do t’i analizojmë e shqyrtojmë dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë në interes të qytetarëve. Më së shumti vërejtje ka pasur mbi klasifikimin e zonave, çfarë paraqet edhe problemin më të madh pasi klasifikimi i zonave ka disa kushte specifike, sepse Malësia nuk ka një plan të mirëfilltë. Ne nuk i kemi ato dokument-plane në bazë të të cilave do të mund të lehtësonim çështjen e klasifikimit të zonave. Krahas vërejtjeve, tashmë kemi dhe sugjerimet nga kryeqyteti në të cilat kemi ndikuar menjëherë
34
Javore KOHA
E ENJTE, 31 MAJ 2018
me tendencë për të ndryshuar disa zona siç është Karabushko Pole dhe Rakiqi që ato të klasifikohen si “Zona 3” dhe jo si “Zona 1”, tha Axhoviq. Sipas Axhoviq, pas takimesh që do të zhvillojë me këshillin për Planifikim dhe Rregullim Hapësinor dhe me shefat e Klubeve të Këshilltarëve, ai do të insistojë që të gjejë një zgjidhje sa më të mirë dhe më të pranueshme për banorët e Malësisë sa i takon klasifikimit të zonave por dhe tarifës së objektit për metër katror. “Ende nuk është definuar me saktësi se sa zona do të kemi, tre- katër apo pesë, por jemi në fazën e negociatave për shqyrtimin e sugjerimeve të cilat në detaje do t’i analizojmë dhe në bazë të tyre të bëjmë ndryshimet e duhura sa i përket klasifikimit të zonave, të cilat patjetër do të ndryshojnë dhe përherë në favor të banorëve të kësaj treve siç kam bërë thirrje përherë që Rakiqi dhe Karabushko Pole të renditen si “Zonë e Tretë” dhe jo e parë e kështu edhe për vende të tjera në bazë të vërejtjeve dhe sugjerimeve”, u shpreh Axhoviq, duke u zotuar se
do të përpiqet që të ndikojë për të gjetur një formë të përballueshme për banorët, me synim që askush të mos mbes pa përfunduar legalizimin e objekteve. Ndërkaq, pasi këshilli për Planifikim dhe Rregullim Hapësinor dhe shefat e klubeve të këshilltarëve të sjellin vendimet e tyre, ato do t’i dërgohen Ministrisë së Turizmit për dhënie pëlqimi, e më pas do të paraqiten në seancën e kuvendit të Komunës para këshilltarëve. Sipas projektvendimit për kompensimin e tokës ndërtimore për objekte të paligjshme territori i Tuzit është ndarë në katër zona ku qytetarët do të paguanin tarifën për objektin e tyre nga 26 deri në 48 euro për meter katror. Mirëpo, ky vendim nuk është definitiv, pasi janë në shqyrtim e sipër vëretjet dhe sugjerimet në bazë të të cilave do të mund të ndryshonin zonat dhe tarifat. Rikujtojmë se afati për paraqitjen e kërkesave për legalizim të objekteve ilegale përfundon më 15 korrik t. u. 2018.
SPORT
Në Turneun ndërkombëtar të karatesë “Danillovgrad Open 2018”
KK “Ulqini”, i treti në renditjen e përgjithshme Klubi i Katratesë “Ulqini” ka fituar 30 medalje, duke zënë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, në Turneun ndërkombëtar të karatesë “Danillovgrad Open 2018”, i cili u mbajt të shtunën. Në turne kanë marrë pjesë 32 klube nga gjashtë shtete, me mbi 550 garues, ndërsa KK “Ulqini” është paraqitur me 22 garues, kryesisht të rinj. Ata kanë fituar dhjetë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe 14 medalje të bronzta, si dhe një kupë për vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Me medalje të arta në disiplinat individuale, kata dhe luftra, janë kurorëzuar: Diellëza Rama dhe Vasilisa Miranoviq me nga dy medalje të arta, kurse Albert Rudoviq, Paskual Koçoviq, Simon Simonoviq, Amella
Xhurreta dhe Stefani Selimoviq me nga një medalje të artë. Me medalje të argjendta u kurorëzuan Ridvan Xhurreta, Ardita Dibra, Medin Xhurreta, Izabella Hakanjin dhe Lejla Nishiq, ndërsa me medalje të bronzta Smajl Zulfaj (dy medalje), Aleks Simonoviq, Rejan Xhurreta, Fatmir Zulfaj, Stefani Selimoviq, Armin Lajka, Allmir Peri, Riad Tafa, Ardita Dibra dhe Simon Simonoviq. Në disiplinën ekipore luftra, ekipi i juniorëve të KK “Ulqini”-t, i pëbërë nga Albert Rudoviq dhe Ridvan Xhurreta, u shpall kampion, ndërsa ekipi tjetër në luftra, i gjeneratës 2007/2008, i përbërë nga Simon Simonoviq, Riad Tafa dhe Paskual Koçoviq, fitoi medaljen e bronztë. Në disiplinat ekipore kata, me medalje të argjendtë u kurorëzua ekipi i
parë i djemve, gjenerata 2007/2008, në përbërje: Riad Tafa, Simon Simonoviq dhe Paskual Koçoviq, kurse me medalje të bronztë u kurorëzua ekipi i vajzave i gjeneratës 2007/2008, i përbërë nga Izabella Hakanjin, Stefani Selimoviq dhe Vasilisa Miranoviq. Po ashtu me medalje të bronztë u kurorëzua ekipi i dytë i djemve, i gjeneratës 2007/2008, i cili përbëhej nga Armin Lajka, Allmir Peri dhe Medin Xhurreta. Kryetrajneri i KK “Ulqini”-t, Kujtim Sukaliqi, shprehet shumë i kënaqur me rezultatet e arritura të garuesve, pasi që këto rezultate janë të vazhdueshme dhe kurrë nuk mungojnë, por përkundrazi dita-ditës janë edhe më të mëdha.
(Kohapress)
E ENJTE, 31 MAJ 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 31 maj 2018
Viti XVll Numër 816 Çmimi 0,50
Vrasësi i heshtur ISSN 1800-5696
Kontributi i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës
Artistët shqiptar e “ndezën” sken “Altice Arena” të Lisbonës