Koha 817

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 7 qershor 2018 Viti XVll Numër 817 Çmimi 0,50

Simbol i triumfit ushtarak

ISSN 1800-5696

Fuqizim i lidhjes së kulturave në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

Fiton Jonida Kovaçi


PËRMBAJTJE

8

10 Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi është një akt i fqinjësisë së mirë

Lidhjet e mundshme mes serbëve të Kosovës dhe Serbisë

12

14 “Nata në Sion”, një paralelizëm artistik në trajtesën shqiptare

Hakmarrja

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018


PËRMBAJTJE

18

22 Këngëtare që shpreh një dashuri të veçantë

Vepër e reflektimit të ndjenjave shpirtërore për familjen, vendlindjen, atdheun e kombin

26

28 “Çelësi” si simbol i rrugëve të njeriut në jetë

Një të shtunë në fshatin Delaj KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 7 qershor 2018 Viti XVll Numër 817 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Simbol i triumfit ushtarak Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Fuqizim i lidhjes së kulturave në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

Fiton Jonida Kovaçi

dhe Shqipërisë mes Malit të Zi së kulturave në Fuqizim i lidhjes

Kovaçi Jonida Fiton

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

ushtarak triumfit Simbol i

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në mbledhjen konstitutive të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi

Faik Nika u zgjodh kryetar 4

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Ulqin - Në mbledhjen konstitutive të përbërjes së tretë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, e cila u mbajt të shtunën në hotelin “Mediteran” në Ulqin, kryetar i ri i këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët në Malin e Zi, u zgjodh Faik Nika, sekretar i deritashëm i KKSH-së. Nika ishte kandidati i vetëm për kryetar të KKSH-së dhe për të votuan 18 nga 20 anëtarë të KKSHsë sa ishin të pranishëm, ndërsa dy anëtarë nuk morën pjesë në votim. Faik Nika ka mbaruar Fakultetin për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Më herët ka qenë këshilltar i Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, ndërsa aktualisht është nënkryetar i kësaj force politike. Ai zëvendëson në postin e kryetarit të KKSH-së, Genci Nimanbegun, deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, njëherazi nënkryetar i Forcës së Re Demokratike. Zgjedhja e sekretarit të KKSH-së, që po ashtu ishte në rendin e ditës, nuk është bërë për shkak të ndërprerjes së mbledhjes, siç është thënë për shkaqe objektive dhe kërkesës së disa prej anëtarëve të KKSH-së. Prandaj, ai pritet të zgjidhet në vazhdim të mbledhjes konstitutive. KKSH përbëhet nga 30 anëtarë, 15 prej të cilëve në bazë të funksionit dhe 15 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kuvendi III i Elektorëve, i mbajtur më 13 maj të këtij viti në Ulqin. i.k.


NGJARJE JAVORE

Për shkak të vonesës në kryerjen e punimeve në aksin rrugor Krythë-Ulqin

Rrezikohet seriozisht sezoni turistik në Ulqin Ulqin – Vonesa në kryerjen e punimeve në aksin rrugor Krythë-Ulqin, pjesë e rrugës magjistrale Ulqin– Sukubinë, rrezikon seriozisht sezonin turistik veror në Ulqin pasi që askush nuk din të japë përgjigje se kur do të lëshohet në qarkullim për automjete ky aks. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, me bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar të hënën punimet që po kryhen në këtë aks rrugor, me gjatësi 13.5 kilometra, ku janë njohur më për së afërmi me punimet që po kryhen në këtë segment, pjesë e të cilit janë ndërtimi i urës në Kllezën, me gjatësi 54 metra, dhe zgjerimi i tunelit të Klleznës. Sipas deklaratës për shtyp nga zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Nrekiqi ka shprehur shqetësim lidhur me dinamikën e punimeve, që sipas tij dhe bashkëpunëtorëve po vonojnë.

“Andaj kërkoi nga ta angazhim maksimal që deri në fillim të muajit te ardhshëm të jetë në gjendje për kalimin e mysafirëve të cilët vijnë nga pika kufitare Sukubinë-Muriqan”, theksohet në deklaratën për shtyp. Aksi rrugor Krythë-Ulqin vazhdon të jetë i mbyllur për komunikacion që prej datës 20 prill. Fillimisht u tha se do të jetë i mbyllur një muaj, deri më 20 maj, por kjo datë ka kohë që ka kaluar, ndërkohë që nuk dihet se kur mund të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Para disa kohësh, konkretisht më 22 mars, punimet në këtë aks rrugor i ka inspektuar drejtori i Drejtorisë për Transportit, Savo Paraça, i shoqëruar nga kryetari i mëparshëm i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe me atë rast është deklaruar se “në takim u konstatua se nisur nga kushtet klimaterike, mund të jemi të kënaqur me

zhvillimin e punimeve”. Me këtë rast është paralajmëruar se gjatë sezonit turistik do të ndërpriten në tërësi punimet në këtë aks rrugor ose eventualisht do të punohet në ato vende që nuk e pengojnë komunikacionin. Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Transport, Sava Paraça, ka siguruar se për nevojat e sezonit turistik rruga do të përgatitet qoftë edhe me një shtresë të asfaltit me qëllim që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. Punimet në rikontruksionin e aksit rrugor Krythë-Ulqin financohen nga Drejtoria për Transport, ndërsa kryhen nga firma “Met&Alu Plast” nga Danillogradi, e cila në bazë të kontratës së nënshkruar në tetor të vitit të kaluar duhet t’i përfundojë punimet në afat prej 360 ditë pune. i. k.

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Gjenerali Wesley Clark

Simbol i triumfi

Dy javë më parë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi ka dekoruar ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Presidenti Thaçi shkruan në rrjetin social Facebook se kjo dekoratë për gjeneralin Clark është gjithashtu simbol mirënjohjeje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që kanë dhënë dhe japin një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën Suprem i forcave aleate të Amerikës në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore -- Gjeneralin dhe ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Dwight EisenFrank hower. Shkreli Sulmi kundër Serbisë, ishte i pari sulm në historinë e Aleancës së NATO-s, një angazhim luftarak ky që është drejtuar nga Gjenerali Clark. Shumë ekspertë Në njoftimin e plotë, Presidenti i ndërkombëtarë e kanë konsideruar Kosovës thekson, “Gjeneralin amer- fushatën ushtarake të NATO-s për çlirikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë imin e Kosovës, si një ngjarje që mund këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe të kishte shkaktuar një luftë midis NApaqen në Kosovë, sot (16 Maj) e de- TO-s dhe Rusisë, përfshirë ish-Këshillkorova me Medaljen Presidenciale Ju- tarin për Sigurinë Kombëtare të Amerbilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. ikës, Z. Zbigniew Brzezinski, i cili ka Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen shkruar se kishte bindjen se në fund të si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë luftës në Kosovë, organizata NATO dhe e ushtarë amerikanë, që dhanë kon- Rusia, ishin në prag të një konflikti setribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. rioz, pikërisht për arsye të planeve dhe Populli i Kosovës i është përjetësisht përpjekjeve ruso-serbe për të ndarë mirënjohës Shteteve të Bashkuara Kosovën. të Amerikës dhe Gjeneralit Clark”, ka Siç ka shkruar edhe vetë Gjenerali shkruar Presidenti Thaçi në postimin e Clark në librin e kujtimeve të tija, “Waging Modern War”, lufta në Kosovë ishte tij në facebook. Gjenerali amerikan Clark, ish-koman- më tepër se një ndërmarrje luftarake. Ai danti suprem i Aleancës së NATO-s, shkruan se përveç strategjisë ushtarnë vitin 1999 ka udhëhequr fushatën ake të Aleancës NATO, si Komandanti e Aleancës së Atlantikut verior kundër Suprem i Nato-s, i cili drejtoi fushatën forcave serbe të regjimit të Milloshe- ushtarake kundër Serbisë – atij i duhej viqit, në kundërpërgjigje të një fushate që njëkohësisht të bashkërendonte të egër ushtarake serbe – ku makineria edhe përpjekjet dhe strategjitë diploe forcave ushtarake të ish-Jugosllavisë matike, marrëdhëniet ndërkombëtare, sulmoi shqiptarët e pafajshëm dhe të politikat e vendeve anëtare të NATO-s paarmatsour, me qëllim të një spastrimi dhe politikën e brendshme amerikane, etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre përfshirë konfliktet dhe mosmarrëveshnë Kosovë. Si i tillë, Gjenerali Wesley jet amerikano-evropiane dhe konfliktet Clark, pak më shumë se një gjysmë midis zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe shekulli më vonë, pasoi një gjeneral diplomatikë të shumë vendeve anëtare tjetër të njohur amerikan, si Komandant të aleancës. Ishte pra, Gjenerali Wes-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

ley Clark ai i cili duhej t’i bashkërendonte të gjitha këto politika, konflikte pothuajse të të gjitha niveleve -- kombëtare dhe ndërkombëtare -- për një ndërhyrje të suksesshme dhe efektive ushtarake të Aleancës së NATO-s në Kosovë, që më në fund çoi në suksesin përfundimtar dhe në triumfin e fushatës ushtarake perëndimore kundër forcave serbe, që më në fund çoi në çlirimin dhe në pavarësinë eventuale të Republikës së Kosovës. Ndonëse kanë kaluar aq vite kur Gjenerali Clark, si Komandanti Suprem i NATO-s drejtonte sulmet kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës, ai mbetet gjithnjë i interesuar për Kosovën dhe për fatin e saj, si shtet i pavarur dhe demokratik. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Gjenerali Clark tha se ndonëse në paqe, Kosova përballet me sfida dhe kërcënime të brendshme dhe të jashtme, përfshirë ndërhyrjen dhe influencën ruse në rajon. Në lidhje me sfidat dhe me rreziqet e brendshme të Kosovës, miku i saj Gjenerali Clark u shpreh kështu, duke i dërguar një mesazh kuptimplotë klasës politike aktuale mbarëshqiptare, jo vetëm në Kosovë, që të punojë për të mirën e përbashkët: “Mendoj se njerëzit këtu duhet të luftojnë për ta vendosur demokracinë, votimi është thjesht pjesë e demokracisë. Pjesë më e thellë e demokracisë është etika e shërbimit publik, ideja që kur merr një vend pune është me misionin e vetëm për të rritur të mirën e për-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

fit ushtarak bashkët, pothuajse sikur të jesh në një rend fetar ku merr para të mjaftueshme për të jetuar, por kurrë nuk do të jesh i pasur, dhe e bën këtë gjë për një kohë të caktuar e pastaj kthehesh në sek-

torin privat dhe pastaj mund të provosh veten në biznes dhe të bëhesh i pasur. Është një trashëgimi e komunizmit që njerëzit në pushtet të kenë privilegje ekonomike, ky ishte sistemi i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nomenklaturës së vjetër dhe ishte ironike sepse komunizmi thoshte se qeveria i takon çdokujt por nën komunizëm njerëzit në pushtet mbanin qeverinë dhe ekonominë dhe të gjitha privilegjet. Ndërsa demokracia është të kujdesesh për të gjithë. Në administratë, si shërbyes i thjeshtë në një demokraci duhet ta kesh vullnetin të jetosh në mënyrë modeste. Nëse doni një shtëpi në Monacco, një anije të shpejtë, një shtëpi të dytë në mal, pushime njëmujore të skijimit, mos hyni në qeveri, por filloni një biznes, bëjini paratë tuaja, bëjeni në mënyrën e duhur. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme të arrihet sot në Kosovë, krenaria në sektorin publik, krenaria në sakrificën e të qenit në shërbimin publik”, ka thënë Gjenerali Wesley Clark për Zërin e Amerikës, pas dekorimit të tij nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi. Gjenerali amerikan Wesley Clark i bashkohet listës së gjatë të politikanëve, diplomatëve dhe ushtarakëve amerikanë të cilët gjatë disa dekadave kanë kontribuar aq shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe për mbijetesën e kombit shqiptar, në përgjithësi. Gjithashtu, gjenerali Clark ishte dhe vazhdon të jetë mik i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sidomos shqiptaret e Kosovës, por i gjithë kombi shqiptar ka një mik të madh në personalitetin e Gjeneralit Clark, prandaj nuk duhet të harrojmë kurrë veprimtarinë dhe kontributin e tij ushtarak, diplomatik e politik të tij, sidomos, përpara dhe gjatë luftës në Kosovë, por edhe për angazhimin e tij edhe sot në interes të mirëqenjës së shqiptarëve. Prandaj, të gjithë shqiptarët kudo që janë, duhet t’i jenë mirënjohës Gjeneralit Wesley Clark, për rolin e gjithanshëm që ka luajtur për paqen e sigurinë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. Kontributi i tij për mbijetesën e shqiptarëve të Kosovës dhe për lirinë e tyre si edhe për një të ardhme më të mirë në një shtet të lirë e të pavarur për ta dhe për një të ardhme më të mirë për kombin shqiptar në përgjithësi, Gjenerali Clark meriton dekorimin e fundit me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, nga Presidenti i Kosovës. Për kontributet e tij në historinë moderne të Kombit Shqiptar, Gjenerali Clark do të kujtohet dhe do të nderohet brez pas brezi nga shqiptarët kudo, për triumfin dhe fitoren e tij në Kosovë, si Komandant Suprem i NATO-s. E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Lidhjet e mundshme mes serbëve të Kosovës dhe Serbisë Sot, serbët e Kosovës kryesisht kanë dokumente të Kosovës, meqenëse pa këto ‘dokumente të rreme’ ata nuk mund të funksionojnë normalisht. Nuk do të mund të hapnin llogari bankare, të votojnë, dhe siç u përmend, shumë ambasada po kërkojnë certifikata të lindjes të lëshuara nga institucionet e Kosovës për procedurën e aplikimit për vizë, e kështu me radhë

Nevena Radosavleviq Deklarata mospërfillëse e Marko Gjuriqit ku thotë se, sikur të gjithë serbët e tjerë, ai mund të udhëtojë në zonën e Shengenit, vetëm hedh kripë mbi plagët e serbëve të Kosovës që qartazi nuk janë ‘sikur të gjithë serbët e tjerë’. “Regjimi pa viza nuk zbatohet te poseduesit e pasaportave të Republikës së Serbisë, të lëshuara nga Drejtoria i Koordinuese e Ministrisë së Brendshme të Serbisë”. Kjo fjali, e cila gjendet në uebfaqen e Ministrisë së Brendshme serbe, ekziston për ta qartësuar faktin se qytetarët serbë që banojnë në Kosovë nuk mund të udhëtojnë pa viza në shtetet ku qytetarët e Serbisë mund të shkojnë pa viza. Në fakt, nëse dikush do të gjejë informata se a i duhet vizë për të udhëtuar jashtë, Ministria e Brendshme ka një listë të plotë të shteteve, të gjitha të dhënat e duhura për ato vende, si dhe informata për marrjen e vizave — të gjitha këto në internet.

8

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Kjo fjali përsëritet vazhdimisht, por s’është asgjë e re. Serbët e Kosovës janë të vetëdijshëm se diskriminohen nga shteti që i quan qytetarë të vet. Për më tepër, është fakt i pakundërshtueshëm se, çdo ditë e më shumë, serbët po përpiqen ta ndryshojnë adresën e banimit në vende të Serbisë që t’i marrin pasaportat e shumëkërkuara për të udhëtuar pa viza. Sidoqoftë, ky proces nuk është i lehtë. Ajo lyp shumë muaj për t’u përfunduar, ka kontrolle të rregullta të policisë, dhe njerëzit prapë refuzohen në shumicën e rasteve sepse, natyrisht, ata nuk jetojnë në adresat të Serbisë të cilat i paraqesin. Në qoftë se e harrojmë për një çast faktin se jeta në Kosovë është e pamundshme pa dokumente të Kosovës, pavlefshmëria e dokumenteve të Serbisë është arsye tjetër se pse një numër i madh i serbëve i marrin ato të Kosovës dhe i përdorin shumë e më shumë. Edhe pse ka kohë që serbët e Kosovës janë të vetëdijshëm se nuk trajtohen “sikur të gjithë serbët e tjerë”, kur dikush ta thotë këtë publikisht, ndjenja që të sjell s’është fare e këndshme.

Pra, kur Marko Gjuriqi, zyrtar i cili pretendon se lufton për mbijetesën e serbëve në Kosovë — edhe pse duket se bën vetëm gjëra që i vështirësojnë jetët e tyre (le ta kujtojmë hyrjen ilegale përmes kufirit) — dhe mbi të gjitha, është lider i ‘Zyrës për Kosovën dhe Metohinë’, nxjerr deklaratë mospërfillëse, ndjenja e parehatisë shndërrohet në zemërim të ashpër. Duke iu përgjigjur një ftese të Presidentit Hashim Thaçi që të aplikojë për pasaportë të Kosovës para disa javësh, Gjuriqi ka thënë se ai nuk ka nevojë për pasaportë të një shteti të rremë sepse posedon pasaportë serbe “me të cilën mund të udhëtojë pa viza, sikur çdo qytetar tjetër i Serbisë” në 119 vende të botës. Meqenëse serbët e Kosovës nuk gjenden në një pozitë ku mund të marrin pasaportë të tillë, kjo na çon drejt një përfundimi të thjeshtë: më në fund, dikush e konfirmoi të vërtetën e qartë se serbët e Kosovës nuk trajtohen “sikur të gjithë qytetarët e tjerë të Serbisë”. Mos më keqkuptoni, serbët e Kosovës nuk e shohin këtë si zhvillim të ri. Ata janë mësuar ta kenë të pamundur udhëtimin kur të duan, dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

shkojnë në Prishtinë për viza; ata e dinë faktin se dokumentet serbe bëhen më të pavlefshme dita-ditës, e dokumentet e Kosovës po bëhen realitet dhe nevojë e përditshme. Sidoqoftë, të njëjtët serbë jetojnë me iluzionin se shteti i Serbisë do të bëjë diçka për të mirën e tyre, e jo të shkaktojë tensione kastile që rrezikojnë jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë. Është lehtë të përligjet një iluzion i tillë: kur në njërën anë ke institucione të një shteti që e sheh si tëndin, pavarësisht se sa të dëmshme janë veprimet e tyre ndaj teje, dhe në anën tjetër ke institucione të një shteti të cilin s’e ke kërkuar fare – do të anosh nga ajo që dikur i ke besuar dhe që ende disi e sheh si tënden. Në këtë mënyrë serbët e Kosovës thjesht vendosin t’i anashkalojnë vendimet e veprimet e qeverisë së Serbisë, edhe pse ato janë, siç thashë, kryesisht të dëmshme për jetën e serbëve në Kosovë. Deklaratat e Marko Gjuriqit mund të merren si vazhdimësi e kësaj. Sidoqoftë, zemërimi që t’i mbërthen faqet kur e dëgjon kreun i Zyrës për Kosovën të ta rikujtojë se nuk je si të gjithë qytetarët e tjerë nuk zgjat shumë. Tashmë je mësuar me të. Së paku prej përvojës së tij, Marko

Gjuriqi duhet të ishte i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën jetojnë serbët e Kosovës (apo dikush mund të shpresojë ashtu). Pra, të thuash në të njëjtën intervistë se Kosova është provincë jugore e Serbisë, dhe pastaj të japësh deklaratë mospërfillëse se “sikur të gjithë serbët e tjerë”, ti gëzon lëvizje pa viza, është lënduese, si dhe kundërthënie e termeve. Nëse Kosova është provincë serbe, përse nuk i trajtohen të gjithë serbët e Kosovës sikur qytetarët e tjerë të Serbisë? Përgjigjja me gjasë është kjo: ka kaluar kohë e gjatë prej se Kosova nuk është parë si e rëndësishme prej Serbisë. Kjo duket se është e qartë për të gjithë përveç Marko Gjuriqit. Për më shumë, Gjuriqi po ashtu ka thënë se “pasaporta e rreme [e shtetit të Kosovës] është e pavlefshme.” Paj, ndoshta për “të gjithë serbët e tjerë”. Nëse e krahasojmë pasaportën e Kosovës me pasaportat e Serbisë që u janë lëshuar serbëve të Kosovës, ato kanë vlerë të njëjtë. Sido që të jetë, serbët nga Kosova duhet të shkojnë nëpër ambasada në Prishtinë për ta nisur procesin e vizave. Sot, shumica e ambasadave po kërkojnë dokumente të lëshuara nga Kosova, si certifikatat e lindjes, dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nuk i pranojnë ato të lëshuara nga Serbia. Pra, edhe kur serbët e Kosovës përdorin pasaportat e tyre të veçanta të lëshuara nga Drejtoria për Koordinim, atyre prapëseprapë u duhen disa dokumente kosovare. Sërish, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë veç Gjuriqit. Sot duhet të kihet parasysh se, serbët e Kosovës kryesisht kanë dokumente të Kosovës, meqenëse pa këto ‘dokumente të rreme’ ata nuk mund të funksionojnë normalisht. Nuk do të mund të hapnin llogari bankare, të votojnë, dhe siç u përmend, shumë ambasada po kërkojnë certifikata të lindjes të lëshuara nga institucionet e Kosovës për procedurën e aplikimit për vizë, e kështu me radhë. Është e vërtetë që pasaportat ‘e rreme’ të Kosovës nuk të lënë vetvetiu të shkosh në zonën Shengen, por së paku procesi i marrjes së vizave është i njëjtë për të gjithë, askush nuk diskriminohet dhe kanë pak a shumë të njëjtën vlerë si ato të lëshuara nga Drejtoria për Koordinim. Dhe po, kjo është arsyeja se pse ne nuk jemi ‘sikur të gjithë serbët e tjerë’. Se a është i vetëdijshëm Marko Gjuriqi për mënyrën e funksionimit të jetës në Kosovë ende mbetet e dyshimtë. Deklaratat sikur këto çojnë në përfundimin se, ose ai nuk e di fare, ose hiqet se nuk di. Sidoqoftë, nëse është i vetëdijshëm dhe e lë veten të flasë publikisht në këtë mënyrë, duke na mbushur mendjen se ai s’bën asgjë tjetër veç sakrificë për Kosovën, ky është vetëm tregues mosrespekti ndaj atyre serbëve që ende jetojnë në Kosovë. Më tej, Gjuriqi vazhdon të thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe në të njëjtën kohë na thotë neve serbëve të Kosovës se nuk jemi të barabartë me qytetarët e tjerë të Serbisë. Si lider i Zyrës për Kosovën, Gjuriqi, i cili dha deklaratë zyrtare për qytetarët serbë që haptazi përjashton serbët që jetojnë në Kosovë, ai na tregoi sërish se ku qëndrojnë serbët e Kosovës në lidhje me Serbinë, dhe si ajo i sheh ata në të vërtetë. Ne s’jemi të barabartë dhe qartazi jo si të gjithë serbët e tjerë. Përmes kësaj, Gjuriqi i ka bërë të pakuptimta të gjitha lidhjet e mundshme mes serbëve të Kosovës dhe Serbisë. E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi është një akt i fqinjësisë së mirë Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe lokale nga disa subjekte politike , OJQ-të satelitore të tyre dhe politikanë të margjinalizuar, kemi dëgjuar kërkesa të vjetra dhe të papërshtatshme për anulimin e njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Forcave të tilla retrograde dhe individëve të ndryshëm duhet t’u kundërvihemi

Nikollë Gegaj

Sulmet ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore të Malit të Zi me vendet e rajonit por dhe më gjerë nuk janë të dobishme, nuk kanë mbështetje në opinionin tonë të gjerë dhe janë të dënuara me dështim. I përkas një partie qytetare për të cilën të drejtat e njeriut, në kuptimin e plotë të fjalës, sovraniteti shtetëror, integrimi në strukturat ev-

“ 10

ropiane dhe euroatlantike, përmirësimi i gjendjes materiale të të gjithë qytetarëve dhe afirmimi i popujve pakicë, janë parimet më të larta. Nën udhëheqjen e mençur të DPS, Mali i Zi, megjithëse një vend i vogël, ruajti paqen, përforcoi harmoninë dhe tolerancën multietnike në këto kohë të trazuara të tranzicionit dhe i siguroi vetes një reputacion të merituar në rajon, Evropë dhe në Botë. Arritjet tona dëshmojnë se po mendojmë globalisht dhe veprojmë në nivel lokal . Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe lokale nga disa subjekte politike , OJQ-të satelitore të tyre dhe politikanë të margjinalizuar, kemi dëgjuar kërkesa të vjetra dhe të pa-

Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte një akt shumë i lartë moral i shtetit, me dëshirën që Kosova të zhvillohet dhe të përparojë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

përshtatshme për anulimin e njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Forcave të tilla retrograde dhe individëve të ndryshëm duhet t’u kundërvihemi. Vetëm vendosa t’u veja në dijeni për atë që po bëjmë për të gëzuar këtë besim të qytetarëve. Ne po punojmë për të inplementuar një arkitekturë moderne politike në vend dhe jashtë tij që rezulton me një qeveri të suksesshme dhe punë të suksesshme si të organeve shtetërore ashtu dhe të vetëqeverisjeve lokale me qëllim për të përmbushur të gjitha iniciativat e qytetarëve si për zhvillim të qëndrueshëm, ashtu edhe për mbrojtjen e mjedisit, dhe që kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm të ndërsjellë me bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vendet e rajonit. Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte një akt shumë i lartë moral i shtetit, me dëshirën që Kosova të zhvillohet dhe të përparojë në përputhje me standardet më të larta

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ndërkombëtare. Marrëdhëniet e Malit të Zi mund të shërbejnë si një model për të gjithë në rajon. Të dy vendet kanë vizion të

qartë për të ardhmen dhe integrimin evropian. Unë ftoj të gjithë njerëzit dashamirës nga radhët e forcave të lartpërmendura që të pranojnë

realitetin e ri politik në Ballkanin Perëndimor dhe të bashkohen me ne në përpjekjet për të ndërtuar Malin e Zi si një vend modern evropian.

Marrëdhëniet e Malit të Zi mund të shërbejnë si një model për të gjithë në rajon. Të dy vendet kanë vizion të qartë për të ardhmen dhe integrimin evropian. Unë ftoj të gjithë njerëzit dashamirës nga radhët e forcave të lartpërmendura që të pranojnë realitetin e ri politik në Ballkanin Perëndimor dhe të bashkohen me ne në përpjekjet për të ndërtuar Malin e Zi si një vend modern evropian

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Hakmarrja Astrit Lulushi

“ 12

Hakmarrja e tyre ndaj çdo gjëje që u rikujton humbjen e privilegjeve të dikurshme, në çdo kohë, në çdo vend, nën çfarëdo pretendimi, gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë zgjidhja e fundit për të rimarrë pushtetin a sunduar

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Hakmarrja vjen në mënyra të ndryshme, si ndëshkim, dënim, dëmtim i hapur ose i heshtur, i fshehur, dëshirë e hidhur për të lënduar një tjetër për një të keqe të bërë, ose nga smira a zilia për atë që tjetri ka bërë e bën, por ai nuk është në gjendje ta bëjë nga paaftësia ose nga frika.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Hakmarrja edhe trashëgohet, fshihet thellë deri në gjen. Shumë nga komunistët e djeshëm a bijtë e tyre intelektualë, sot në poste drejtuese, e kanë bërë hakmarrjen armë kundër armiqve të prindërve të tyre. Për ‘ta lufta e klasave gjenetikisht vazhdon

Hakmarrja edhe trashëgohet, fshihet thellë deri në gjen. Shumë nga komunistët e djeshëm a bijtë e tyre intelektualë, sot në poste drejtuese, e kanë bërë hakmarrjen armë kundër armiqve të prindërve të tyre. Për ‘ta lufta e klasave gjenetikisht vazhdon. Dhe këtë e kryejnë në heshtje, fshehurazi, por me sukses. Hakmarrja e tyre ndaj çdo gjëje që u rikujton hum-

bjen e privilegjeve të dikurshme, në çdo kohë, në çdo vend, nën çfarëdo pretendimi, gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë zgjidhja e fundit për të rimarrë pushtetin a sunduar. Ata drejtojnë e qeverisin autokratisht sepse duan të hakmerren, dhe duke i trajtuar njerëzit si plaçkë, e përmbushin qëllimin, këtë herë, gjoja se mbrojnë “padronin” e ri, a kapitalizmin.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Ata drejtojnë e qeverisin autokratisht sepse duan të hakmerren, dhe duke i trajtuar njerëzit si plaçkë, e përmbushin qëllimin, këtë herë, gjoja se mbrojnë “padronin” e ri, a kapitalizmin

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

13


KULTURË

“Nata në Sion”, një paralelizëm artistik në trajtesën shqiptare Zef Përgega

Në lojën e personazheve të ngjarjes, tipizimi i karaktereve është boshti i një romani dhe këtë Antoni e ka arritur me mendjen e tij të mprehtë, me penën e tij të talentuar dhe me armën e guximit, për t’u përballur në këtë betejë që lidh kohët me kohen në tempullin e rrëfimit. Vërtet, romani i tij është një vaskë e pagëzimit të fjalës ne trevën prej nga vjen, atë të Malësisë legjendare në dheun e Atit dhe fenë të parëve. “Por si do të bëheshin çlirimtarë te Sionit!? Duke ndërtuar tempujt e tyre, duke ngritur vaskat e pagëzimit dhe duke marrë të gjitha ordinancat … në emër të të gjithë të parëve të tyre që kanë vdekur.” Pagëzimet në lumë u ndërprenë, kur Profeti njoftoi: “Nuk do të ketë më pagëzime për të vdekurit, derisa ordinanca të mund të kryhet në Shtëpinë e Zotit. … Sepse kështu thotë Zoti!” Shenjtorët filluan të ndërtojnë me shpejtësi një vaskë pagëzimi të përkohshme prej druri në bazamentin e sapogërmuar të Tempullit. Vaska e ndërtuar me pishë mbështetej mbi shpinat e 12 qeve të drunjtë. Nata e Sionit është e përbashkët me natën e okupimit shqiptar. Si mund te bëhemi çlirimtarë të natës së gjatë në shpinë të pesë shekujve?! Vetëm duke grisur perden e zezë të saj, për t’i dhënë udhë rrezeve të dritës, të ndriçojnë e të dëshmojnë para zotit që nuk na harroi. Bibla u përkthye ne Malësi, Ungjilli jeton aty, gurët e rëndë, ku deri dje kanë mbajtur padrejtësisht mbi fytyrën e tyre të bardhë çerdhe korbash me gjak krimi

14

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

mbi malësorin dhe mbi shqiptarin në trojet e veta, në kullë të vet dhe në vatrën e zakonit. Libra shkruan meshtarët, prelatë te ungjillit dhe lirisë së fjalës, kanë nisur të shkruajnë, qe pema e plogështisë të shkundet nga frutat e kalbura . Malësia po flet me zërin e saj. Ky zë na vjen edhe këtu në Amerikë. Ka kohë që na ka ardhur nëpërmjet Fran Camajt me romanet e tij. Pra Dr. Antoni me veprën e tij na tregon se si mund të bëhemi dëshmues dhe çlirimtarë të natës tonë. Këta dy romancierë si të vetmit malësorë kane hyre denjësisht ne kulturën kombëtare shqiptare, duke qene pena e nderit te Malësisë dhe të shqiptarisë. Dr. Antoni i nxjerr faktet e kontroversit historik nën shkëmbin e rende te Malësisë dhe pasi i lanë në vaskën me ujët e pagëzimit te Cemit, që del me shkulma nga shpirti i madh i dheut ilirik, i mbledh në logun e kuvendit të flasin të vërtetën se koha ka ardhe e koha është! Aspekti historik dhe ai psikologjik në rrugën e gjatë te Malësisë se Madhe për mbijetesë, për atë çka është shqiptare, autoktone në rrënjët e lisit të moçëm të identitetit kombëtar, po i fton krijuesit e kësaj treve në lëmin e të gjitha zhanreve të krijimtarisë artistike, për të shëndritur visaret e jetës se kësaj toke në një cep të Ilirisë. Pjesë e këtij përkushtimi dhe detyre atdhetare është edhe romani “Vdekja e valëve” i autorit malësor Dr. Anton Gjuravçaj, i cili u promovua me 24 qershor 2012, në njërën nga sallat e kishës së Shën Palit, nën patronazhin e shoqatës Malësia e Madhe. Krijimtaria letrare e këtij autori, i cili në profesion është mjek në Podgoricë ka marrë jehonë në trevën ku jeton dhe më tej, mbasi është përkthyer edhe në gjuhën serbo-kroate dhe botuar në Prishtinë e në Tiranë. Ai siç mjekon dhe shëron dhembjet fizike në trupin e njeriut është treguar një mjeshtër i talentuar në përdorimin e “bisturisë” ne operimin

e fjalës së lire, të ngarkuar me mesazhe në dije dhe kulturë për historinë tonë. Dr. Antoni, si njeri që e njeh medicinën, ka ditur ta shpalosë edhe melhemin për shpirtin dhe për fjalën. Autori luan mjeshtërisht me brumin që i ka dhënë tradita shqiptare, e përdor atë në funksion të realizimit artistik, i cili bëhet domethënës në paraqitjen e botes në thellësi të individit, sa që të duket se i ka shqitur nga gojëdhënat, por nuk është ashtu, ai i ka zbuluar nga lëkura e pergamenteve të harruara. Dr. Anton Gjuravçaj pasi ka mësuar gjymtyrët e njeriut dhe funksionet e organeve, vendosi t’i shërbejë shpirtit human me vargun poetik, si ushqim dhe si energji pozitive e inspiruese dhe kështu krijimtarinë letrare e nisi herët duke shkruar poezi, qëkur ishte nё shkollën e mesme, ku eksperimentoi edhe shkrimin nё prozë. Dr. Antoni merret me publicistikё. Bashkёpunon me redaksitё televizive dhe ato tё gazetave, ku drejton emisione dhe publikon nё fushёn e mjekёsisё. Autori ka botuar:” Baladё Vertikale”(1994) -vёllim me poezi, “Memento”(1995) vёllim me poezi dhe prozё, pёrkthyer nё gjuhёn malazeze nga Biblioteka e qytetit tё Podgoricёs (2001), romanin ”Vdekja e Valёve”-2008, dhe “Nata nё Sion”-2016. Dr Antoni vjen për së dyti në Detroit pas gjashtë vjetësh me një roman tjetër, atë të titulluar “Nata në Sion”, në një kohë kur harresa tenton tё triumfojё mbi kujtesёn, e cila është thelluar dukshëm, si një hënë e eklipsuar që na i tmerron gjurmët, kur duket se mungesa e dilaogut dhe bashkëpunimit në liri na ka dalldisur si komb dhe vazhdojmё tё ecim pa busull dhe orientimit të qartë neper mjegull për në Europë, duke mbajtur zinxhirët e korrupsionit dhe të krimit, si Sizifi gurin e pendimit. Si sëmundje prej armiqve, harrojmë ç ‘kemi lёnё pas, harrojmë te nderojmë njeri=tjetrin, e më


KULTURË së shumti gjakun e të rënëve. Liria na ka bere shume të eger! Harresa është kapitullim. Autori shtjellon kohën e Vilajeteve, kohe qe na është kthyer në të gjitha mënyrat! Kujdes, ajo ka ardhur edhe në Amerikë nëpërmjet vilajetizimit të kulturës prej heretikëve të saj që po infekton fëmijët që nuk dinë gjë nga vijnë, kush ishin të parët dhe nga shkojnë .Edhe pse kjo temё, qё rrok autori, ajo e qёndresёs ndaj pushtuesit otoman, ёshtё trajtuar edhe nga autorë tё tjerë, per dallim nga ata ai ka guxuar mё shumё se tё tjerёt pёr tё shkuar pёrtej delikatesёs qё rrok tema provokuse dhe per te dale ne breg te diellit me mallin e vet. Autori pasi ka folur gjatë me grushtin e dheut të vet guxon me një stil të veçantë me bisturinë e penës që të zbulojë koren e plagёve, guxon pёr t’ia hequr pluhurin kujtesёs, sic fshinte malësori djersën e betejës me faculetën e ballit dhe fokusohet nё dyndjen barbare tё Perandorisё Osmane, pёrpjekjet e saj pёr tё ndryshuar fenё, kulturёn, jetesёn dhe identitetin e shqiptarёve. “Nata nё Sion” ёshtё njё roman qё shkon pёrtej Sionit te guximit qytetar. Romani i Gjurvaçajt të tërheq vëmendjen dhe të bie në sy stili modern i të shkruarit dhe operimi me mjeshtri me stilistikën dhe figuracionin e pasur letrar. Duke qenë se autori vjen nga lulet e lëndinës së poezisë me bluzën e bardhë të mjekut, atje në Malësi, ku flladet nuk janë të përziera me ajrin e ndotur të ligësisë, ai na ka dhuruar një roman , ku ndërthuret poezia natyrshëm me prozën moderne të lëvruar nga ai. Ka përshkrime magjepsëse, dialogje të thella, meditime mahnitëse, skena befasuese, që të mbeten në mendje edhe për shkak të shkëlqimit poetik të rrëfimit. Një ogur i mirë që e godet ne zemër natën e Sionit të tokës së vet. Gjithsesi romani kërkon vëmendje e përqendrim, jo vetëm për termat e konvencionet historike të përdorura, që lidhen me realitetin historik dhe terminologjinë e rogozës osmane, por edhe pse një pjesë e subjektit ndërthuret nё vetvete dhe një pjesë e personazheve, pasi mbarojnë misionin, duket se kalojnë në hije, por ato shfaqen nëpërmjet bijëve dhe gjeneratës që i transmeton deri në ngjizje zakonet e tyre , si një vazhdim i jetës, por edhe i gjendjes së njëjte që ruan nata. Autori gjatë rrjedhës se fakteve nuk është kronikan i ngurtë dhe sipërfaqësor, por shfaqet si një mjeshtër i përshkrimit sarkastik të situatave dhe kjo e bën lexuesin ta mbajë

frymën në faqen tjetër dhe te mos shkëputet nga leximi i ndodhive. Nata në Sion, është nata e gjatë pesëshekullore që mbuloi me pelerinën e zezë të errësirës aziatike trojet e Arbërit, ku për sfidë bijtë e saj derdhën gjak e armën nuk e lëshuan nga dora, bashkë me flamurin rezistuan, por edhe u konvertuan, madje një pjesë edhe u penduan dhe u rikthyen. (Rasti i Hoxhë Nailit, një instrument i përdorur nga pushtuesi për t’ua kthyer fenë vendasve, por është vetë ai që vdekjen e gjen në vendpagëzimin e vet, në kishë). Autori nuk merret shumë me qëndresën trimërore të shqiptarëve me mburrjen dhe tiparin e krenarisë së rrejshme e butaforike. Fragmentet e kryengritësve janë sporadike, autori as nuk përkundet në kuvertën e legjendave, nuk përshkruan gjatë betejat e kryengritësve, por merret me pushtuesin katil e agresiv, që ngre kurthe, që shpik metoda që çojnë në konvertim, që ndan e përçan, evidenton armët që përdor pushtuesi, merret me helmin shpirtëror, që u hedh ndër vete arbërorëve, shartimin e racës dhe të fesë etj. Më shumë se çdo gjë tjetër pushtuesin e tërbon krenaria e shqiptarit. Romani është i ndarë në shtatë kapituj, ku ruhet vijimësia e ngjarjeve. Ka shumë pjesë që të mbeten në kujtesë. Shkrimtari Gjuravçaj e ka shfrytëzuar mjeshtërisht shtratin e temёs historike qё trajton nё romanin e tij, duke sjelle ngjarje tё besueshme, mbi tё cilin thur subjektin e veprёs sё vet. Nё roman gjallojnё njё masё e madhe personazhesh, tё mirё e tё ligj, tё thyeshёm e tё pathyeshёm nё karakter, spiunё e tradhtarë, shёrbёtorё, lakej, nje lagunë e ndotur e kohës, tё konvertueshëm e qёndrestarё, hileqarё e mashtrues, tё babëzitur pёr pasuri, mejhane e dehur, njё galeri e pasur, tё cilët individualizohen me durim nga autori. Autori ka ditur me finesë të skalisë portretin e njeriut të zhytyr në psikologjinë orientale dhe forcën e tij për të mos u ndarë nga ajo dhe c’ka është më e keqja, ta vadisë e ta rrisë në vendin tonë edhe duke prerë kokat e mosbindjes. Në Malësi po provohet suksesi letrar në shumë lëmenj, por zhanri i romanit është në krye të radhës. Këtë e dëshmon edhe promovimi i këtij romani si testament i kujtesës kombëtare dhe tema malësorë disi e fshehur, disi e mbuluar nga tisi i thinjur i shekujve po vjen e del ne dritë, siç dalin margaritarët.

E ne këtë kuptim Dr. Antoni është një kapiten që anijen e tij e drejton drejt limaneve të Malësisë me emrin e flamurin e saj në direk, për të qenë e denjë me të gjitha portalet e letërsisë së kombit shqiptar. Ai tregon se Malësia është një minierë plot me thesare. Pajtohem me mendimet e studiuesve që veprën e Gjuravçajt e paraqesin si një dukuri e veçantë individuale me emrin e mirë të vet, me praninë e fuqishme te figurave letrare të alegorisë, sarkazmës, metaforës , përshkrimin hollësishëm te tipareve të personazheve, te cilët vijnë te lirshëm me mendimet dhe veprimet e tyre të pastisura e të pasforcuara. Nata e Sinonit është një paralelizëm figurativ i natës shqiptare. Një errësire që me sytë e dritës se autorit shpërthen si një katarkt i kontrolluar ne shtratin e vet. Kryqi i drunjtë që u gdhend me degët e lisit malësor, atij lisi të zjarrit dhe lisit të tamlit të Malësisë, hyjnueshëm shkëlqen në puntatat dramatike, duke u kthyer në një motiv te shenjte për qëndresë në tipare fisnike e burrërore trashëguese nga të paret, për t’u bëre në gur, sfidë ndaj strategjisë osmane “Përçaj e sundo shqiptaret”. Dikur ndër shekuj shqiptarët kanë organizuar prita në trojet e tyre, e pas kaq shekujsh Dr. Antoni ndërton një digë në kujtesën dhe kulturën kombëtare që s’do ta shembin rrebeshet e mohimit. Autori e ka zbritur pashain me emër origjinal nga kali me gjithë babagjyshin e tij. Ai Rushit nuk mund të kalarojë më në Malesi. Ky roman e ka dritën e vet, le të shkojmë pas saj! Ne mënyre qe sytë tanë, fytyrat tona, shpirti, zemra e karakteri i shqiptarit kurrë të mos ndeshen me ta dhe kurrë të mos i shikojë ata në token tonë. Me këtë epilog autori e mbyll romanin, për të prituar një trajtesë tjetër! E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi (CEKUM), promovoi librin “Ove Godine nije pao snijeg”, të autorit Skender Temali

Fuqizim i lidhjes së kulturave në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë Tuz – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, ka promovuar librin “Ove Godine nije pao snijeg”- “Këtë vit nuk ka rënë dëborë”, të autorit nga Shkodra, Skender Temalit, i cili njëherësh është edhe anëtar i kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës. Në fillim të këtij promovimi i cili u zhvillua në sallën solemne të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, ka përshëndetur Izedina Axhoviq nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, e cila theksoi se ky aktivitet kulturor është një vazhdim i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, përkatësisht i lidhjeve ndërkufitare mes dy shteteve, duke treguar se qendra në fjalë ka zhvilluar deri më tani një sërë veprimtarish kulturore në Shkodër dhe Tiranë. Në prani të një numri të vogël të adhuruesve të fjalës së shkruar, në mes tyre dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Z. Skender Durmishi, për librin dhe autorin kanë folur Z. Dimitrov Popoviq, (redaktor i librit) Pjetër Dreshaj (përkthyes), Zuvdija Hoxhiq nga PEN qendra dhe autori, Skender Temali. Redaktori i librit, Dimitrov Popoviq, ka thënë se shkrimtari Skender Temali është një penë e mprehtë dhe e dashur e ditëve tona, duke e shpalosur kështu një jetëshkrim të pasur të

16

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

autorit, të krijimtarisë së tij të suksesshme e shumëvjeçare si dhe çmimet që ka marrë brenda dhe jashtë vendit si një shkrimtar i madh dhe me vlera të veçanta. “Skenderi shquhet si një njeri me humanizëm shembullor në marrëdhënie me njerëzit, si në veri ashtu dhe një jug të vendit. Ai është treguar dhe vazhdon të tregohet shumë i gatshëm në marrëdhëniet ndërshtetërore sa i takon thyerjes së akullit midis shteteve tona në fushën e letrave. Nën drejtimin e tij janë organizuar shumë promovime të shkrimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, sidomos nga Ulqini, ku ka kontribuar me recensione dhe analiza të ndryshme”, tha në mes tjerash Popoviq. Në të njëjtën kohë, përkthyesi i librit, Pjetër Dreshaj, ka thënë se njëra ndër prozat e shkurtra të këtij libri është “Sramne Cipele” “ Këpucët e Turpshme“, e cila flet për gjendjen e varfërisë në një kohë në Shqipëri. “Shkrimtari Temali këtu flet për varfërinë e edukatorëve të cilët nuk kanë pasur mundësi të blejnë veshmbathje të reja por kanë qenë të detyruar t’i blejnë ato të përdorura dhe të vjetra për shkak të rrogave të ulta, por këtë s’ kanë dëshiruar t’ua tregojnë të tjerëve nga turpi që kanë pasur. Kjo prozë e Z. Temali flet për karakterin e njerëzve sepse ne edhe sot kemi situata të ngjashme, kur disa

lavdërohen me fjalë boshe, derisa të tjerët turpërohen dhe ju vjen zor kur ju duhet të nënvlerësohen”, u shpreh në mes tjerash Dreshaj, duke folur më tej për jetën dhe veprimtarinë krijuese të Temalit. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i PEN qendrës për Malin e Zi, (Organizatës Poetike Evropiane), Zuvdija Hoxhiq, i ka ndarë shkrimtarit Skendër Temali një mirënjohje për kontributin e madh që ka dhënë në lidhjen e kulturave, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, duke e vlerësuar lart krijimtarinë shumëdimensionale dhe disavjeçare të shkrimtarit Temali. Autori i librit, Z. Skender Temali, ka thënë se kontakti i tij me letërsinë malazeze është i vonë, duke lexuar aty- këtu përkthime nga gjuha malazeze, duke treguar se një përfytyrim të qartë e ka pasur dekadën e fundit kur u botuan dy vëllimet voluminoze “Një libër- Dy gjuhë“. “Përmes shkrimtarit dhe përthyesit Dimitrov Popoviq kam rënë në kontakt me antologjinë e poezisë malazeze për 40 poetët më të zëshëm të Malit të Zi. Pas krijimit të shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, marrëdhëniet me letërsinë malazeze janë shpeshtuar, pasi dihet se letërsia thyen kufij dhe barriera politike. Takimet e promovimet e librave të Pavle Goranoviqit, Zuvdija Hoxhiqit- Berisha e të Dimitrov Popoviqit, në Bibliotekën


KULTURË

Publike “Marin Barleti” në Shkodër të organizuar nga shoqata jonë e shkrimtarëve, kanë qenë jo vetëm të suksesshme por edhe kanë lënë gjurmë te krijuesit dhe kanë pasë jehonë te lexuesit përmes të gjitha mediave të shkruara e vizuale”, tha ndër të tjera Temali. Skender Temali ka lindur në Shkodër më 30 korrik 1946. Ka kryer Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në degën Gjuhë shqipe-letërsi dhe për 15 vjet (1966-1981) punoi gazetar në Radio Shkodra, në revistën “10 korriku” dhe në gazetën “Jeta e re”, ku ka

transmetuar e botuar me qindra artikuj problemorë, reportazhe letrare, përshkrime, portrete, skica, etj. Prej një çerek shekulli është drejtues e mësues në shkolla të mesme të vendlindjes së tij. Ka botuar cikle poetike e tregime si gjimnazist në almanakët letrarë “Shkodra”, në shtypin letrar të kohës “Zëri i rinisë”, “Drita”, “Nëntori” e revistat për fëmijë. Disa nga këto krijime kanë zënë vend edhe në botime të zgjedhura dhe janë vlerësuar me çmime lokale e kombëtare. Në vitin 2001, në konkursin e 7-të ndërkombëtar, të

shpallur nga Shoqata e Artistëve dhe Shkrimtarëve “Cristalide” në Padova të Italisë, mes 462 shkrimtarëve nga Italia e shumë shtete të botës, ai u nderua me çmimin special të jurisë, me tregimin “Këpucët e turpit”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1967 si dhe Ambasador i Paqes e anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Paqes. Është autor i 12 librave. Njihet edhe si redaktor i dhjetra librave artistikë të shkrimtarëve të rinj. t. u. E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

17


PORTRET

Greta Koçi, yll i estradës shqiptare

Këngëtare që shpreh një dashuri të veçantë

Greta Koçi është një vajzë nga Tirana, e që të gjithë e njohin si një këngëtare të mirë me një zë shumë karakteristik. Ajo që në moshën e fëmijërisë i ka kushtuar rëndësi shumë të veçantë muzikës. Greta vjen nga një familje muzikantësh, e për ndihmën dhe hapat e para të saj, ajo falënderon mamanë që e ka të diplomuar për flautë. Ndër të tjera hite të këngëtares edhe kënga e fundit “Si më Parë” u bë hit në hapësirën mbarëshqiptare Greta është një këngëtare e mirë, e dashur dhe shumë e preferuar për publikun. Këndon një zhanër që pëlqehet nga të gjithë. Greta që në fëmijëri e donte muzikën, kështu që ajo për herë të parë del në skenë në moshën 13 vjeçe. Sigurisht që askush nuk lind i mësuar, por talenti e pastaj ushtrimet e shumta bënë që Greta të bëhet një këngëtare shumë e famshme, po ashtu të bëhet një yll i estradës tonë. Ajo përveç se këndon edhe shkruan tekste të bukura, shpeshherë realizon edhe meloditë e këngëve të saj. E që për këtë fakt ajo është shumë e lumtur. “ Për fatin e mirë kemi prirje për të shkruar” shprehet Greta. Me këngët që ajo realizon çdo herë frymëzon dikë, çdo herë paraqet një

18

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

dashuri ku shpeshherë gjithsecili njeri mund gjejë diçka të bukur për veten e vet. Ndër këngët e tjera e që njihen si hite: “Përsëri”, “Nuk ka Dashni” , “S’ Jam jetime” “Ku Gabuam” ajo së fundmi publikoi hitin tjetër të radhës “Si më Parë”, në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Gena. Greta rrëfen se të dy artistët ishin

duke pritur në një aeroport kur u lindi ideja për duetin, ngaqë siç shprehet Greta, zërat e tyre kombinojnë. Kënga është punuar në “United Records”, ndërsa videoklipi është realizuar nga “Pro Video” e që ka zgjatur rreth tre ditësh dhe është xhiruar brenda Tiranës. Për tekstin e këngës, të dy artistët janë përkujdesur për pjesën e vet të strofës që

Greta që në fëmijëri e donte muzikën, kështu që ajo për herë të parë del në skenë në moshën 13 vjeçe. Sigurisht që askush nuk lind i mësuar, por talenti e pastaj ushtrimet e shumta bënë që Greta të bëhet një këngëtare shumë e famshme, po ashtu të bëhet një yll i estradës tonë


PORTRET

këndojnë. Ndër të tjera Greta nga tani është edhe Mësuese e Muzikës. Është duke u marrë me një projekt të ri, projekt për fëmijët që duan të mësojnë diçka më shumë rreth muzikës. Përveç këtyre, Greta flet pak edhe për jetën private. Ajo thotë se për të familja është mbi gjithçka, mamaja është ajo që e ka mbështetur çdo

herë, po ashtu edhe Eni, motra e saj e që të gjithë e njohim edhe atë si një këngëtare që shkëlqen dhe që është një yll skene. Greta është duke vazhduar me këngën e saj të re, ku brenda vitit do të kemi mundësi ta dëgjojmë. Deri atëherë shijoni këngën “Si më Parë”, ka thënë ajo. Shtjefën Ujkaj

Ndër këngët e tjera e që njihen si hite: “Përsëri”, “Nuk ka Dashni” , “S’ Jam jetime” “Ku Gabuam” ajo së fundmi publikoi hitin tjetër të radhës “Si më Parë”, në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Gena

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

19


MOZAIK

Fondacioni “Studenti” organizoi edicionin e 13-të të Garave të recituesve të rinj – “Ulqin 2018”

Fiton Jonida Kovaçi

Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i ka takuar Ildorina Lekperiqit nga Shkolla Fillore “Gjergj K Behar Palit nga Shkolla Fillore “Bedri Elezaga”. Ndërkaq në kategorinë e shkollave të mesme, vendi i parë i takoi Erestina Gjekës nga Gjimnazi Privat “ Muçajt, po nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” Ulqin – Nxënësja e vitit të tretë të Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim”, Jonida Kovaçi, ka fituar vendin e parë në edicionin e 13-të të Garave të recituesve të rinj – “Ulqin 2018”, që u mbajt të premten mbrëma, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Ajo ka recituar poezinë e saj, të titulluar “Rrugëtimi”, duke u vlerësuar me Çmimin e Parë nga juria në përbërje: Zija Vukaj, përkthyes, kritik letrar dhe

20

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkodra, Ilirijana Markashi, gazetare, dhe regjisorja Edina Mustafiq. Në kategorinë e shkollave fillore, vendi i parë i ka takuar Ildorina Lekperiqit, nxënëse e klasës së katërt në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros, vendi i dytë Amra Demirit, nxënëse e klasës së tetë në Shkollën Fillore “Marshall Tito” në Ulqin, kurse vendi i tretë Behar Palit, nxënës i klasës së gjashtë

në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë. Ndërkaq në kategorinë e shkollave të mesme, vendi i parë i takoi nxënëses Erestina Gjeka nga Gjimnazi Privat “Drita”, vendi i dytë Nejra Mujalit, nxënëse e vitit të tretë në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim”, dhe vendi i tretë Arnisa Muçajt, nxënëse e vitit të dytë në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim”. Në fjalën përshëndetëse, Hajredin Kovaçi, kryetar i Fondacionit “Stu-


MOZAIK

Kastrioti – Skënderbeu”, vendi i dytë Amra Demirit nga Shkolla Fillore “Marshall Tito”, kurse vendi i tretë

“Drita”, vendi i dytë Nejra Mujalit nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” dhe vendi i tretë Arnisa

denti”, i cili tash trembëdhjetë vite me radhë i organizon Garat e recituesve të rinj, tha se ato tashmë janë bërë tradicionale, por duhet “që të gjithë të kontribuojmë që ky aktivitet i bukur i fjalës artistike të mos ndërpritet”. Ai theksoi se jo rastësisht kanë zgjedhur 1 qershorin - Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, për t’i organizuar garat sepse, sipas tij, “edhe fëmijët tanë e meritojnë të shënohet kjo ditë, qoftë edhe në mënyrë simbolike”.

Për fituesit e garave, Fondacioni “Studenti” ka ndarë çmime në të holla dhe diploma, kurse për të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësimdhënësit që i kanë përgatitur ata libra. Po ashtu botuesi Gazmend Çitaku ka ndarë nga tre tituj të autorit Nexhat Halimi për nxënësit pjesëmarrës në gara. Mbajtja e edicionit të këtij viti është mbështetur nga Komuna e Ulqinit, nëpërmjet konkursit për organizatat joqeveritare për vitin 2017, por orga-

nizatori ka bërë të ditur se paratë për projektin nuk i janë paguar akoma. Në edicionin e sivjetshëm të Garave të recituesve të rinj – “Ulqin 2018” kanë marrë pjesë nxënës nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nga Komuna e Ulqinit, si dhe Shkolla Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros. Kjo veprimtari kulturore për fëmijë ka për qëllim ndër të tjera zhvillimin e frymës garuese, zbulimin e talentëve i. k. të rinj dhe afirmimin e tyre. E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

21


KULTURË

Vepër e reflektimit të shpirtërore për familj vendlindjen, atdheun (Mbi librin “Poema e mërgimit” të autores Hasnije Kukaj-Gjonbalaj)

Për Koha Javore:

Shaban Hasangjekaj

Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, e lindur para 54 vitesh në lagjen Kukaj të fshatit Krushevë , pos aktivitetit të punës që kryen si mësimdhënëse e Gjuhës frënge në Shkollën fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë dhe në Shkollën e mesme të përzier “Beqo Bashiq”të Plavës, më se 30 vjet, që nga mosha e re e saj si nxënëse ka filluar të merret me krijime letrare, kryesisht me poezi. Mirëpo aktiviteti i saj në këtë drejtim ka ardhur në shprehje të plotë në dekadën e fundit të këtij shekulli, duke u kurorëzuar me botimin e tri veprave: dy përmbledhjeve me poezi “Vargje jete” (2011), “Dua” (2014) dhe veprën e larmishme me poezi, prozë e skica “Poema e mërgimit” (2017), duke u radhitur kështu ndër krijueset e reja të suksesshme të krijimtarisë sonë letrare. Burimin e lëndës të përfshirë në librin e fundit “Poema e mërgimit”, të cilën e botoi Shtëpia botuese “Dija” në Prishtinë në fundvitin e kaluar, recensent i të cilës është Sadri Fetiu, lektore Sevdije Lecaj-Kukiq dhe autore e dizajnit dhe kopertinës Lejla Ibrahimi, autorja Hasnije Kukaj-Gjonbalaj e ka ndarë në tre kapituj: I Poezi, II Tregime dhe III Skica dhe tabela. Kapitullin me poezi e ka ndarë në pesë cikle: 1. Atyre që më dhanë jetë dhe frymëzim, me 11 poezi; 2. Nga përvoja jetësore, me 17

22

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

poezi; 3. Momente zhgënjimi dhe lufte, me 8 poezi; 4. Poema e mërgimit, me 9 poezi dhe 5. Pak humor, pak satirë, me 4 poezi. Sipas titullit të kapitullit të katërt, në faqen 58 të librit, gjendet edhe poezia (poema) me 18 strofa me nga katër vargje “Poema e mërgimit”, titull ky të cilin e mban libri në fjalë, nga e cila po shkëpusim vargjet e dy strofave të para: Një ditë gjyshi im i miri Me shami lotin ia fshina Në prehër të vetin mua më thirri E putha e përqafova Kur tregimin ai filloi Dhe çdo fjalë të gjyshit tim Loti në faqe i pikoi. Me vëmendje e dëgjova. Poezia të cilën në këtë libër e ka prezantuar autorja, është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, konkrete, e shkruar me një ndjeshmëri të sinqertë, me plot gëzim e çiltëri, si dashuri dhe adhurim, për të gjithë njerëzit, për virtytet njerëzore,

për humanizmin në tërësi. Këtu mbizotëron në mënyrë të veçantë ndjenja e thellë e dashurisë dhe e adhurimit për të dashurit e saj të zemrës: babanë, nënën, gjyshin e famshëm për trimërinë e tij, nipin, motrat, dajat etj. Bashkë me ndjenjat për të afërmit e saj, brenda ciklit të parë të poezive, do t’i gjejmë edhe disa krijime poetike, në të cilat rrezatimi nga Plava e Gucia shtrihet në të gjitha viset shqiptare dhe në mënyrë krejt të natyrshme del në sipërfaqe ndjenja atdhetare dhe synimi i sinqertë drejt bashkimit kombëtar të viseve shqiptare bashkë me Kosovën e me Çamëri. Në disa nga poezitë e këtij cikli, sidomos në ato për trimat e dalluar të Plavës e Gucisë, çfarë ishte edhe gjyshi i autores, është i theksuar ndikimi i vargjeve karakteristike të këngëve epiko- historike. Edhe cikli i dytë i kapitullit me poezi, përbëhet me poezi të ashtuquajtura


KULTURË

ë ndjenjave jen, n e kombin konkretiste, të cilat lidhen drejtpërdrejt me përvojën jetësore personale të autores. Brenda këtyre poezive, është mjaft e theksuar porosia didaktike, prandaj ky cikël mund të karakterizohet si poezi refleksive, në të cilat autorja bën apel për mirëkuptim, për tolerancë, për angazhim në punë, për të mirën e përgjithshme. Edhe poezitë e ciklit me titull “Momente zhgënjimi dhe lufte”, janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta, por përmbajnë një rrëfim të sinqertë për krejt atë që është zhgënjyese për autoren, sidomos për tradhtinë, hipokrizinë, mashtrimin, përgojimet, me një fjalë për të gjitha të këqijat njerëzore. Cikli i katërt, titullin e të cilit e mban vepra, e që përbën epiqendrën e saj, i kushtohet plagës së madhe të mërgimit, e cila i ka varfëruar shumë zonat e veçanta malore periferike të viseve shqiptare, siç është Plava e Gucia, pastaj Malësia e Madhe, Hoti e Gruda, etj. Këtë dukuri, autorja e shikon me një spektër më të gjerë, duke e lidhur edhe me mërgimtarët nga viset shqiptare të jugut, nga Çamëria, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre shekullore. Poezitë e këtij cikli i përshkon një ndjenjë e mallit, e dhembjes dhe e dashurisë për njerëzit që mund të bashkohen e të jenë të gëzuar brenda gjirit familjar vetëm në rrethana të veçanta të pushimeve verore. Cikli i pestë dhe i fundit i poezive të kësaj vepre të autores Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, bën fjalë për jetën e femrës në të kaluarën, e që lexuesve u paraqitet si një poemth humoristik, që e paraqet fatin e femrës në familjen patriarkale, kur ajo duhet të jetë një shërbëtore e nënshtruar, që do t’u shërbejë pa fjalë burrit, vjehrrës e vjehrrit dhe të gjithë familjarëve të tjerë. Humori këtu është mjaft i qëlluar, i çiltër, kurse mënyra e rrëfimit na kujton ndonjë poezi të traditës, si “Hanko Halla”, ndonëse

struktura e vargjeve këtu është shumë më e thjeshtë e figuracioni më i varfër. Me sy kritik në poezitë e këtij cikli është trajtuar edhe periudha e adoleshencës, për të cilën jepen disa shpjegime në formë të porosive kundërthënëse midis tyre. Poezinë në librin e vet “Poema e mërgimit”, autorja Hasnije Kukaj-Gjonbalaj e ka krijuar kryesisht me vargje tetërrokëshe, përgjithësisht mjaft të ngjashme me ato të poezisë popullore. Në shumicën e rasteve strofat janë katërshe (katrena), ku vargjet kanë rimë, më së shpeshti të puthshme, por edhe të kryqëzuara. Në librin e vet “Poema e mërgimit”, në dallim prej dy librave të parë me poezi, autorja ka përfshirë edhe gjashtë njësi në prozë, në të cilat mbizotëron tema që është e lidhur me fatin e gruas. Tri tregimet e para : 1. Nusja dhe kunata, 2. Nata e Vitit të Ri dhe 3. Verdhëza, me titull të përbashkët “Tregime të vërteta të femrave të zhgënjyera”, janë rrëfime të drejtpërdrejta, të shkruara gati tërësisht në vetën e parë, në të cilat flitet për ndjeshmëri të veçantë të gruas në raporte martesore. Në të tri rastet, gruaja është viktimë e keqkuptimit të rrethit familjar. Thënë më thjeshtë, në këto tregime autorja sikur do ta përforcojë ndjeshmërinë feministe të grave tona, që në të shumtën e rasteve janë viktimizuar për shkak të sjelljeve jopërkatëse të pjesëtarëve të gjinisë tjetër-burrave. Edhe në tri tregimet rrëfyese të librit në fjalë: 1. Guxim rinor, 2. Në klasë dhe 3. Debat mes shoqesh, me titull të përbashkët “Nga jeta”, autorja ka paraqitur ndjeshmërinë e gruas në çaste të veçanta të guximit rinor në momente prekëse, kur fyhet dinjiteti njerëzor dhe në çaste praktike kur dëshmohet me shembull konkret e vërteta. Shikuar përgjithësisht, edhe në pjesën e prozës së këtij libri, rrëfimet si tema

janë mjaft të ndjeshme, dhe mund të lexohen me interesim si rrëfime të drejtpërdrejta dhe të sinqerta. Libri i autores Hasnije KUkaj-Gjonbalaj “Poema e mërgimit”, përmban edhe një shtojcë interesante me skica të shprehura me një vistër tabelash, përmes të së cilave janë paraqitur gjenealogjitë familjare të banorëve të fshatit Vuthaj, shpërnguljet, migrimet dhe shtrirja e tyre në viset e ndryshme. Recensenti Sadri Fetiu, në recensionin vlerësues kushtuar kësaj vepre shprehet: “Vepra përmban një lëndë interesante përmbajtjesore (edhe poetike), sepse autorja ka qenë e angazhuar që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë t’i paraqesë ndjenjat e veta për rrethin e vet familjar, për vendlindjen e saj, për Plavën e Gucinë, por edhe ndjenjat atdhetare për mbarë popullin shqiptar. Ajo në këto përshkrime është frymëzuar nga dëshira që ta tregojë përvojën e saj jetësore me anë të poezive refleksive, t’i kritikojë dukuritë negative në jetën e popullit shqiptar, por edhe ta ruaj shpresën se do të vijnë ditë më të mira për kombin tonë.” Shikuar përgjithësisht, vepra “Poema e mërgimit” e autores Hasnije Kukaj-Gjonbalaj, është një projeksion i ndjeshëm i ndjenjave, i mallit dhe dashurisë, i brengave dhe i preokupimeve të autores për njerëzit e saj të afërm, duke filluar nga prindërit, familja, farefisi, e deri te të gjithë banorët e vendlindjes e të mbarë krahinës së Plavës e Gucisë. Krahas paraqitjes së virtyteve të malësorëve të kësaj krahine, të qëndresës së tyre heroike, në periudha të vështira të historisë, veprën si tërësi e përshkon tema e plagës së madhe të mërgimit të popullatës së këtyre viseve, e cila për shkak të rrethanave historike dhe vështirësive ekonomike, është shpërngulur dhe është shpërndarë në shumë vende të botës. Në fund rrjedh konstatimi se krijuesja letrare Hasnije Kukaj-Gjonbalaj e ka trajtuar lëndën e frymëzimit të saj me ndjenja të theksuara dashurie për njerëzit, me dhembje për plagën e kurbetit por edhe me mallin për të gjithë mërgimtarët e shumtë të viseve të Plavës e të Gucisë, që janë shpërndarë në shumë vende anekënd botës. Padyshim, vepra “Poema e mërgimit”, e Hasnije Kukaj-Gjonbalaj pos të tjerëve do të ketë edhe lexues të shumtë nga radhët e mërgimtarëve, por edhe të banorëve vendas-të Plavës e Gucisë. E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Përshtypje mbi vizitën e artistëve nga Ulqini dhe rajoni në Nju-Jork (2)

Drama “Nana” shkaktoi emocione të thella te publiku Jam më se i bindur se të gjithë ne në skenë dhe publiku përballë skenës, e përjetuam me emocione të mëdha shfaqjen e kësaj drame. Të gjithë ne i kuptuam sakrificat e nënës, mundin dhe pagjumësinë e saj, natyrisht edhe problemet të cilat shpesh ndodhin në familje “kur vjen nusja” në shtëpi, ndarja dhe largimi i fëmijëve, duke i lënë prindërit të jetojnë shpesh në vetmi

Ismet Karamanaga (vijon nga numri i kaluar) Pjesa e dytë e këtij spektakli ishte shfaqja e dramës “Nana” nga Trupa teatrale ”Teuta” nga Ulqini. Në fillim të shfaqjes, në skenë më ftoi edhe mua Etrita, për ta prezantuar shfaqjen. Para se të filloj, për Etritën i kam pasur fjalët e zgjedhura, duke e informuar publikun për këtë vajzë e cila na qëndisi skenën. I përkujtova se ajo ka qenë nxënësja më e mirë e Gjimnazit të Ulqinit, e talentuar në shumë lëmi, kurse sot është një ndër femrat më të suksesshme në Nju-Jork dhe në SHBA në përgjithësi nga komuniteti shqiptar. Natyrisht, prezantova anëtarët e Teatrit “Teuta” dhe dramën “Nana”, duke ua përcjellur mesazhin e nënave, motrave dhe vëllezërve nga Ulqini dhe rrethina, të gjithë atyre të cilët jetojnë dhe veprojnë në Amerikë. Zgjova emocione të thella duke u thënë se ata i kanë lënë nënat në vendlindje, por sytë e tyre janë plot lot dhe mall

24

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

për ju, kurse edhe shpirtat e atyre nënave të cilat nuk jetojnë më gjenden sonte në këtë sallë. Gjithashtu i përkujtova që nuk duhet të lejojnë që ta harrojnë gjuhën e nënës së tyre, pavarësisht nga koha, distanca dhe kushtet e jetesës që i kanë këtu. Vetë titulli “Nana” evokon kujtimet, kurse për nënën gjithmonë janë shkruar vepra të mëdha, dhjetëra e qindra vargje, libra, filma dhe pjesë muzikore që i dedikohen nënës, sepse ajo është qenia më e shtrenjtë në jetën tonë, kurse emri i saj është më i shenjtë në botë. Para fillimit të dramës, Jetlira, Mahmudija dhe Aurora recituan vargje nga poezi shqipe. Pastaj filloi drama, ku nana e cila tundte djepin e djalit, duke i kënduar ninulla, këngë që kanë qenë gjithmonë aq të njohura për brezat e kaluar, por të cilat mjerisht po zhduken në kohën moderne ndër nënat e sotme. Rolin e nënës e luajti Blerta Kurtoviq në mënyrë maestrale, ndërsa të djalit të vogël Anes Kurtoviq. Rolin e djalit e solli realisht aktori Muho Uruçi, një aktor i lindur. Mimika në fytyrën e tij, dialogët midis tij dhe nënës, të birit dhe nuses, që e luante Albana Kurti Zeçeviq, ishin të prekshëm për publikun e fokusuar pranë skenës. Në fund, pas dramës, Albana e cila luajti rolin e nuses “së keqe”, duke

dalë në skenë për t’u përkulur publikut, tha se unë nuk jam ajo “nusja e keqe”, rol që ajo e luajti aq mirë. Drama shkaktoi emocione të thella te publiku, i cili është larg nga vendlindja dhe ka mall të madh për vendlindjen. Jam më se i bindur se të gjithë ne në skenë dhe publiku përballë skenës, e përjetuam me emocione të mëdha shfaqjen e kësaj drame. Të gjithë ne i kuptuam sakrificat e nënës, mundin dhe pagjumësinë e saj, natyrisht edhe problemet të cilat shpesh ndodhin në familje “kur vjen nusja” në shtëpi, shpesh ndodh ndarja dhe largimi i fëmijëve duke i lënë prindërit të jetojnë në vetmi. Sot këto gjëra janë realitet i përditshëm te ne. Duhet të përmenden edhe aktorët e tjerë, si Bashkim Alaj në rolin e plakut të qytetit, Aurora Kurti në rolin e gruas së moshuar, Jetlira Hoxha në rolin e moshës së re, Benjamin Abazoviq në rolin e shokut të djalit; Mahmudije Nimanbegu së bashku me Aurorën dhe Jetlirën si recituese të poezisë shqipe. Të gjitha këto bënë që dërrasat e Teatrit “Symphony Space” në Nju-Jork të dridhen nga gjuha jonë e bukur shqipe. Fundi i dramës solli shumë lot ndër spektatorë. Vdekja e të birit nga stërmundimet, dhimbjet dhe kthimi i tij në fund të jetës në krahët e nënës ishte tragjedia që e shohim dhe e ndjejmë


KULTURË

me sytë tanë. Ai u shtri në krahët e saj dhe dha “shpirtin”. Vaji i nënës në skenë shkaktoi edhe lot te publiku. Dhe në fund, dy-tri fjalë për autorin e dramës “Nana”, Munib Abazoviqin. “Gjaku nuk është ujë”, thotë një thënie popullore. Prandaj edhe Munibi i ka të gjitha vetitë e fisit të madh të njohur Abazi nga Ulqini. Këto janë veçoritë karakteristike gjenetike të rrënjës së këtij fisi, të trashëguara brez pas brezi. Munibi ka treguar aftësi, dijeni, por edhe autoritet tek ekipi i cili në mënyrë profesionale i luan rolet nën drejtimin e këtij entuziasti të palodhshëm. Isha dëshmitar në disa seanca të shfaqjes, në veçanti në mbrëmjen fi-

nale në “Symphony Space” në mes të Nju-Jorkut. Duartrokitjet në fund të mbrëmjes do të na mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë, në veçanti Munibit i cili ishte autori dhe regjisori i dramës “Nana”, e cila i preku thellë të gjithë të pranishmit. Dhe fare në fund të këtij vështrimi, në mbyllje të programit, ku ndërmjet tjerash, z. Cafo Bogës, autorit dhe financierit të udhëtimit tonë në NjuJork, një njeriu human të jashtëzakonshëm, një njeriu të rrallë me zemër të madhe, i dhurova simbolikisht një shishe të vogël me vaj “të virgjër”, të prodhuar në mullirin e z. Fatmir Sadiku nga Ulqini, shishe e vendosur në një arkë të vogël artizanatesh,

si edhe librin tim më të fundit, ku z. Cafo Boga zë vend të veçantë. Pa dashur të promovoj librin, e citova një kritikë dhe një fjali të cilën e ka shkruar publicisti i njohur Ismet Kallaba: “Sintagma ‘Ulqini Florini’ tregon zakonisht bukuritë natyrore dhe pasuritë e mëdha të qytetit të Ulqinit, por ‘florinj’ për Karamanagën janë ata njerëz të mirë dhe të shtrenjtë, me vlera të larta njerëzore dhe morale, mbi të gjitha, të cilët Ulqinin e tij e bëjnë më të bukur”. Njëri nga këta florinj është z. Cafo Boga, i cili gjendet në majën e kësaj piramide. Ai pa dyshim meriton të shpallet Qytetar Nderi i qytetit tonë përgjithmonë. (Fund) E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

25


REPORTAZH

Reportazh nga mali i Trieshit

Një të shtunë në fshatin Delaj Gjekë Gjonaj

Mëngjesin e të shtunës, më 2 qershor 2018 , i shoqëruar nga djali im Rajmondi , u nisëm nga Ulqini për në vizitë vendlindjes sime. Pas dy orë vozitjeje mbërritëm në Qafë të Rozdecit. Aty u ndalëm për pak çaste për të përjetuar një pamje krejtësisht ndryshe. Para vetes kemi një vendbanim të lashtë shqiptar të rrethuar nga bukuritë e natyrës , i cili ka një emër, mali i Trieshit. Një krahinë 20 kilometra larg Podgoricës, ku historia flet shqip, ku e kaluara e bujshme historike ka lënë gjurmë. Edhe sot kjo trevë banohet qind për qind nga popullsi shqiptare të besimit katolik, duke ruajtur dhe trashëguar kulturën dhe traditën e bukur shqipe. E pavarësisht sulmeve të ndryshme trieshjanët kanë treguar gjithmonë rezistencë. Kanë treguar që së bashku mund t’ia dalin mbanë, vetëm të bashkuar! Ajo që sulmuesit nuk arritën asnjëherë të merrnin ishte identiteti i shqiptarëve trieshjanë. Teksa vazhdojmë udhëtimin rrugës së re gjarpërore të asfaltuar vitin e

26

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

kaluar në gjatësi prej 12 kilometrash nga donacionet në shumë prej afro 700.000 dollarësh të trieshjanëve në Amerikë, të bashkuar në Fondin Humanitar “ Trieshi, nëpër Rudinë, Nikmarash, Budzë, e Stjepoh, për tek Delajt , joshim edhe bukuritë që natyra i ka falur këtyre fshatrave. Sigurisht se secili fshat ( katund) përreth ka historinë e tyre. Të gjitha mbartin vlera të rëndësishme, por ajo që ofron kjo trevë nuk është thjesht një peizazh natyror. Trieshi në përgjithësi e Dela-

jt në veçanti janë vende ku relaksi dhe qetësia kanë ngritur tendën. Vendi ku ajri i pastër këndon rapsodi dhe ku vetë natyra e çiltër e jo narciste të fton në zemër të saj. Ajo çka të bën përshtypje në momentin e parë që futesh në këtë krahinë është fakti që ke ndijesinë se je aty ku duhet të jesh. Në momentin kur mbërritëm në qendër të Delajve gjetëm Nikollë, Kolë, Gjokë, Martin e Kristian Lucaj duke punuar trotuarin e gjatë 150 dhe të gjerë 2 metra. Secili prej tyre është i kënaqur

Një pjesë e banorëve të Delajve kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, pjesa më e madhe në SHBA, por vendlindjen kurrë nuk e kanë harruar. Ata kthehen gjithmonë për ta vizituar dhe për t’i shtuar edhe më shumë buzëqeshjen. Njëri nga ata është edhe aktivisti i njohur dhe intelektuali Marash Lucaj, një banor i fshatit Delaj, i cili aktualisht jeton prej vitesh në Nju Jork


REPORTAZH

Një krahinë 20 kilometra larg Podgoricës, ku historia flet shqip, ku e kaluara e bujshme historike ka lënë gjurmë. Edhe sot kjo trevë banohet qind për qind nga popullsi shqiptare të besimit katolik, duke ruajtur dhe trashëguar kulturën dhe traditën e bukur shqipe

për punën dhe kontributin që jep. Derisa i vërej ata duke punuar kam bindjen se këta punëtorë veç e veç po bëjnë një punë të vogël e bashkërisht diçka të madhe për të mirën e përgjithshme. Sapo u ndava nga këta banorë të fshatit takuam kolegun tim gazetar Pjetër Zefin Lucaj, i cili atë ditë bashkë me bashkëshorten e tij Diellën kishte dalë nga Tuzi për të vizituar vendlindjen dhe për t’iu bashkëngjitur bashkëvendësve të vet në këtë aktivitet punues. I pyetur se cilat janë investimet kryesore në këtë fshat ai me krenari përgjigjet: “Mërgimtarët e këtij fshati: Marash Lucaj ( Nju-Jork), Rrok Zefi Lucaj e Mark Nikollë Lucaj ( Detroit-Michigen) në themelet e shtëpive të familjarëve të tyre kanë rindërtuar shtëpitë e tyre, të cilat me të drejtë mbajnë epitetin bukuroshet e fshatit. Me donacionet e mërgimtarëve trieshjanë në qendër të Delajve është ndërtuar Kryqi në lartësi mbi 16 metra, ndërsa trol-

li është dhuratë e Mark Pjetrit Lucaj. Rrethimi dhe punimet e tjera janë investim i mërgimtarëve të Delajve. Aty qëndron edhe Truporja e Jezu Krishtit , të cilën mërgimtarit Rrok Zefi Lucaj e ka blerë në Itali”, thotë Lucaj Se vërtetë për banorët e këtij fshati vendlindja është përkrenarja që kudo shkojnë e mbajnë të kyçur krenarisht në dhomëzat e kujtimeve të tyre dëshmojnë pikërisht investimet e viteve të fundit në përmirësimin e infrastrukutrës. Me punë, thonë ata, arrihet çdo gjë. E banorët e Delajve dallohen si punëtorë të mëdhenj. Edhe sot njihen si muratorët më të mirë në Triesh. Kur vëren atë mund dhe estetikë të bërë me gurë nga dora mjeshtërore e banorëve të këtushëm , kupton se këtu jetuan njerëzit punëshumë. Një pjesë e banorëve të Delajve kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, pjesa më e madhe në SHBA, por vendlindjen kurrë nuk e kanë harruar. Ata kthehen gjithmonë për ta

vizituar dhe për t’i shtuar edhe më shumë buzëqeshjen. Njëri nga ata është edhe aktivisti i njohur dhe intelektuali Marash Lucaj, një banor i fshatit Delaj i cili aktualisht jeton prej vitesh në Nju Jork dhe e drejton me sukses fondacionin e lartpërmendur. Ai pasi na ftoi dhe na mirëpriti në shtëpinë e tij të rregulluar për bukuri, shprehet: “Edhe pse larg vendlindjes prej vitesh askush nga ne nuk e ka harruar atë. Çdokush prej nesh vendlindjen e kemi në zemër. E ndihmojmë atë për t’ia rikthyer buzëqeshjen e dikurshme, kur fshati gjallëronte, për dallim prej sot kur ndodhet më i vetmuar në mungesë të banorëve.” Kjo vizitë dyorëshe në këtë vend na e bëri guidën tonë të paharrueshme për nga vlerat e saj natyrore që disponon me anë të monumenteve të shumta që natyra ia ka falur. Investimet e kohëve të fundit në këtë fshat, por edhe në fshatrat e tjera të Trieshit, , janë një hap dhe lajm i mirë se në Triesh dalëngadalë po kthehet jeta. E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

27


KULTURË

Reflektime mbi librin “Çelësi” të autorit Mirsad Hadroviq

“Çelësi” si simbol i rrugëve të njeriut në jetë Ky libër është një mesazh, një thirrje për të gjithë ne, për shoqërinë njerëzore për të pyetur veten, më saktë, për t’ia vënë gishtin kokës, që të vetëdijësohet se familja e shëndoshë është shtyllë e shoqërisë njerëzore

Ismet Kallaba

Para se të them disa fjalë për librin “Çelësi”, dua të them se unë nuk jam studiues i letërsisë dhe nuk mund të flas me kompetencën e specialistit të fushës, por do të flas si gazetar dhe lexues i thjeshtë, si njëri prej secilit lexues që kur e lexon një libër krijon një mendim për të. Prandaj do të paraqes thjesht disa refleksione të mia për librin, tematikën që ai trajton, duke e shikuar më tepër në raport me jetën e përditshme. Në teorinë e letërsisë ka dy qasje kryesore mbi receptimin e një vepre letrare. Qasja e parë, sipas së cilës njohja e autorit ndihmon në kuptimin e veprës së tij; dhe qasja e dytë, sipas së cilës, mosnjohja e autorit ndikon në vlerësimin më objektiv të veprës së tij. Të dy këto teori kanë anët e veta pozitive dhe negative. E bëra këtë parantezë për të treguar se unë nuk e kam njohur më herët autorin dhe takimi im i parë me të ka

28

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

qenë nëpërmjet këtij libri. Megjithatë, fakti se ai është një teolog dhe edukator në Medresenë “Mehmed Fatih” në Milesh na ndihmon për të kuptuar më mirë librin, mesazhi i të cilit është në përputhje me bindjet e tij se vetëm morali dhe vlerat morale e shpëtojnë shoqërinë njerëzore. Jetojmë në një kohë kur janë vënë në pikëpyetje edhe ato që konsiderohen si vlera morale universale, në kohën e krizës morale të shoqërisë njerëzore, në kohën kur materialja dominon ndaj shpirtërores, në kohën kur askush nuk e din apo nuk mund të parashikojë me saktësi se ku jemi nisur, nga është duke shkuar shoqëria njerëzore etj. Prandaj edhe ky libër është një mesazh, një thirrje për të gjithë ne, për shoqërinë njerëzore për të pyetur veten, më saktë, për t’ia vënë gishtin kokës, që të vetëdijësohet se familja e shëndoshë është shtyllë e shoqërisë njerëzore. Libri trajton temën e alkoolit, njërin prej shqetësimeve të shoqërisë së sotme, krahas sëmundjeve tjera të varësisë, si droga, bixhozi etj. Drama e familjes së Emin Spahiqit, i cili është kryepersonazh i veprës, dhe i anëtarëve të familjes së tij (babai Ademi, nëna Malka, gruaja Selma, fëmijët Amari dhe Amina, vëllai Halidi, që kishte vdekur i

ri), është një histori, një rrëfim nga jeta jonë e përditshme. Për çdo ditë dëgjojmë apo shohim me dhjetëra, qindra e mijëra histori të tilla reale njerëzore. Njeriu i sotëm (modern) ndodhet përballë sfidave të ndryshme. Tekefundit, vetë jeta e njeriut është një sfidë, luftë me vetveten për shkak të keqkuptimit të lirisë personale apo individuale. Luftë ndërmjet “shoqërisë moderne”, “të emancipuar”, dhe shoqërisë patriarkale, të prapambetur, siç e paraqet autori në libër. Jeta e vë njeriun në sprovë. Emin Spahiqi është secili nga ne. Çdonjëri nga ne është gjetur në udhëkryqin e jetës. E mira dhe e keqja janë shumë afër njëra-tjetrës dhe në jetën reale e keqja shpesh e mund të mirën. Po bëj një digresion. Për analogji, studiuesit e medias vërejnë se lajmi i keq e mund lajmin e mirë. Lajmi i keq përhapet më shpejt se lajmi i mirë. Prandaj, ky është një libër me mesazh të qartë dhe i shkruar me një gjuhë të thjeshtë, që na bën të reflektojmë të gjithëve, të mendojmë për mënyrën e sjelljes sonë në jetën e përditshme. Ajo që dua të nënvizoj është karakteri edukativ i librit. Pyetja që shtrohet sot është nëse letërsia dhe arti në përgjithësi duhet të ketë rol apo funksion edukativ? A


duhet që letërsia të pasqyrojë realitetin apo është ikje nga realiteti? Autori Mirsad Hadroviq me vetëdije vendos në plan të parë të librit të tij misionin edukativ dhe vlerat morale. Në

librin e tij, e mira e mund të keqen, pa çka se në jetën e përditshme e keqja shpesh fiton ndaj të mirës. Ato që sot nga disa na prezantohen si vlera fetare, për mua janë në fakt

KULTURË

Ky është një libër me mesazh të qartë dhe i shkruar me një gjuhë të thjeshtë, që na bën të reflektojmë të gjithëve, të mendojmë për mënyrën e sjelljes sonë në jetën e përditshme

vlera njerëzore. Unë vërtet nuk jam kompetent të flas për fenë, por mendoj se Kur’ani, ashtu si dhe librat tjerë të shenjtë, është sublimim i përvojave njerëzore pozitive. “Çelësi” simbolizon rrugën (më saktë, rrugët e mundshme) që mund ndjekë njeriu në jetë. Autori citon profetin Muhamed a.s., i cili ka thënë se “Alkooli është çelësi i secilës së keqe”. Pra, shpëtimi nga kjo e keqe është ikja apo shmangia nga alkooli. Nga ana tjetër, familja e mirë, morale është “çelësi” i lumturisë. Një rast apo ngjarje në jetë mund të bëhet shkak për një kthesë të madhe. Amaneti i prindërve është më i fuqishmi. Derisa Emin Spahiqi nuk e kupton këtë, ai do të vuajë dhe do të kalojë nëpër peripeci të ndryshme. Po citoj diçka nga libri. Është mesazhi përmbyllës i librit: “Sa e çuditshme kjo jetë! Ke shumë rrugë të lajthitjes, të gjitha janë joshëse, kurse të kthehesh e të shpëtosh ke mundësi vetëm përmes njërës!” Edhe diçka për fund, që e vlerësoj si tejet pozitive. Po vjen një brez i ri i teologëve të shkolluar, të cilët duan ta sprovojnë veten edhe në fusha të tjera apo të cilët fenë nuk e shohin si diçka të ndarë nga jeta e përditshme, por si një nevojë e njeriut për të plotësuar dhe përmbushur vetveten. Natyrisht, edhe autori i këtij libri, Mirsad Hadroviq, bën pjesë në këtë kuadër. Libri “Çelësi” përbën një sprovë të autorit në fushën e letërsisë. Unë e përgëzoj atë, duke i dëshiruar që të na sjellë edhe vepra të tjera. Po ashtu, shpreh vlerësim edhe për përkthyesin, Suad ef. Ukoshatën, i cili e ka sjellë këtë libër në shqip, për lexuesin shqiptar. (Vështrimi është lexuar në përurimin e librit në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, më 18 maj 2018) E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

29


MOZAIK

Gjenerata e Parë e Shkollës së Muzikës në Tuz shënoi 1 Qershorin- Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Fillim i mbarë për një karrierë të ndritur Tuz – Një grup nxënësish dhe profesorësh entuziastë të Shkollës së Muzikës në Tuz, paralele e Shkollës “Vasa Paviq” nga Podgorica, kanë shënuar 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në këtë shfaqje muzikore të zhvilluar në kabinetin e Shkollës së Muzikës që ndodhet në kuadër të SHF “Mahmut Lekiq”, nxënës të gjeneratës së parë të Shkollës së Muzikës, kanë ekzekutuar pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë, në prani të prindërve të tyre, mësimdhënësve, përfaqësuesve nga Ministria e Arsimit e të mysafirëve të tjerë, duke treguar kështu një fillim të mbarë në artin muzikor. Gjatë kësaj shfaqjeje, vogëlushët kanë sjellë çaste të këndshme muz-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

ikore duke luajtur në piano dhe klarinetë. Ata janë duartrokitur fuqishëm pas çdo pike të luajtur. Duke ndjekur talentin e tyre që treguan gjatë luajtjes në piano dhe klarinetë, fillimi i tyre u paraqit shpresëdhënës e i mbarë dhe se falë punës së përkushtuar e profesionale të profesorëve, Luigj Dedvukaj dhe Kristian Bojaj, kjo gjeneratë e parë padyshim premton një të ardhme të suksesshme dhe të ndritur në muzikë. Rikujtojmë se Shkolla e Muzikës “Vasa Paviq” nga Podgorica, ka hapur zyrtarisht nëndegën e saj në Tuz vitin e kaluar, njëherësh shkollën e parë të këtij lloji në Malësi, e cila funksionon në kuadër të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz. Në gjeneratën

e parë të kësaj shkolle u regjistruan 42 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe në atë malazeze, ndërsa aktualisht ka 37 nxënës, numri i të cilëve është reduktuar për arsye të ndryshme. Ndërkaq, më 1 qershor çdo vit, fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë vëmendjen e prindërve, shoqërisë dhe të shtetit. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me atmosferë festive. 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. t. u


MOZAIK

Në zgjedhjet lokale në Komunën e Plavës të mbajtura më 27 maj

Asnjë listë zgjedhore nuk ka fituar shumicën e mandateve Plavë – Në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën më 27 maj në Komunën e Plavës për 31 këshilltarë sa do të ketë Kuvendi i Komunës në mandatin e ri katërvjeçar, garuan nëntë lista zgjedhore: një koalicion “Fronti Demokratik – Partia Popullore Socialiste, një grup qytetarësh “Zgjedhim Plavën” me shtatë parti (subjekte të pavarura politike): Socialdemokratët e Malit të Zi – Ivan Brajoviq “Në mënyrë konsekuente për Plavën”, 2. Alternativa Shqiptare “Ibër Hoti” (i vetmi subjekt politik kombëtar shqiptar në këto zgjedhje), 3. Demokratët e Malit të Zi – Alleksa Beçiq “Eja në shtëpi sepse kam planin për qytet modern”, 4. Partia Boshnjake, 5. Partia e drejtësisë dhe pajtimit “Plava shtëpia jonë”, 6. Partia Social- Demokrate “Ndryshimet në vepër” dhe 7 Partia Demokratike e Socialistëve – Millo Gjukanoviq “Ngadhënjyeshëm për të mirën e qytetarëve të Plavës”. Votimi u zhvillua në 22 qëndravotimi, ku prej 9145 zgjedhësve sa ishin në regjistrin e votuesve, këtë të drejtë, e shfrytëzuan 5158 ose 54,40 për qind e votuesve që në krahasim me zgjedhjet e mëparshme lokale të kësaj komune të mbajtura më 25 maj të vitit 2014, numri i votuesve është për 181 më i madh (8964 në vitin 2014), kurse dalja në votime është për 3,94 për qind më e vogël (58,34 për qind në vitin 2014). Në bazë të të dhënave që për Koha javore i komunikoi zëvendësi i kryetar-

it të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve z. Emir Shaboviq, asnjë listë zgjedhore nuk ka fituar shumicën e mandateve këshilltarësh, për ta formuar pushtetin lokal në këtë komunë, nga se asnjëra prej tyre nuk ka arritur minimumin prej 16 mandate këshilltarëve. Këtë e dëshmojnë numri i votave, gjegjësisht i mandateve të këshilltarëve që kanë fituar listat zgjedhore të garuesve në votime. Numrin më të madh të votave, gjegjësisht të mandateve të këshilltarëve e ka më fituar Socialdemokratët – Ivan Brajoviq “Me konskeuencë për Plavën” – 1538 vota apo 10 mandate këshilltarësh. Pastaj radhiten Partia Boshnjake me 1064 vota apo 7 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve – Millo Gjukanoviq “Ngadhënjyeshëm për të mirën e qytetarëve të Plavës” me 985 vota apo 6 mandate, Partia Social -Demokrate “Ndryshimet në vepër” me 534 vota apo 3 mandate, Koalicioni FD-PPS me 344 vota apo 2 mandate , Grupi i qytetarëve “Zgjedhim Plavën” me 230 vota apo 1 mandat këshilltari, Alternativa Shqiptare “Ibër Hoti” me 203 vota apo 1 mandat këshilltari, Demokratët e Malit të Zi – Alleksa Beçiq “Eja në shtëpi sepse kam planin për qytet modern” me 176 vota apo 1 mandat këshilltari dhe Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit “Plava shtëpia jonë” me 37 vota të fituara nuk e ka kaluar censusin e paraparë zgjedhor, andaj ka mbetur pa përfaqësim në Kuvendin e ri të komunës.

Nga të dhënat e parashtruara rrjedh se shqiptarët në Kuvendin e ri të Komunës së Plavës do të përfaqësohen me vetëm një këshilltar të fituar të Alternativës Shqiptare “Ibër Hoti” – të vetmit subjekt politik kombëtar shqiptar që garoi në zgjedhjet lokale në fjalë. Ndihmëskryetari i Komisionit komunal të zgjedhjeve z. Emir Shaboviq, në vazhdim të deklaratës për Koha Javore theksoi se për formimin e pushtetit lokal në Komunën e Plavës, janë të domosdoshme lidhjet e koalicioneve paszgjedhore të subjekteve të ndryshme politike që do të participojnë në Kuvendin e Komunës. Në vazhdë janë negociatat për koalicione të reja në këtë drejtim, mirëpo edhe përkundër supozimesh me parashikimeve ende nuk dihet se cilat subjekte së bashku do ta themelojnë pushtetin lokal në Komunën e Plavës. Tani për tani nuk ka ende negociata konkrete në këtë drejtim. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Të dielën e kaluar edhe në Rozhajë u mbajtën zgjedhjet lokale

Mbeten premtime

Sa u përket partive shqiptare, e vetmja parti që garoi për këshilltarë të komunës ishte Lidhja Demokratike Shqiptare të cilën e udhëhoqi Kryetari i degës Z.Hysen Daci ,i cili nenshkroi bashkëveprimin politik me Socialdeokratët e Rozhajës parti të cilës këtu në Rozhajë i prin Z.Faruk Kallaç, duke e ditur se votat e shqiptarëve kështu të shpërndara vështirë mund të arrijnë pragun Në këto zgjedhje për këshilltarët e kuvendit komunal të mbajtura më 21 maj të vitit 2018 morën pjesë nëntë subjekte, koalicione dhe kandidatë të pavarur . Në katër vitet paraprake Partia Boshnjake, në koalicion me Partinë Social- Demokrate kanë bashkëqeverisur, sepse partia boshnjake nuk kishte arritur ta ketë mundësinë e formimit të qeverisjes lokale. Për një muaj me radhë këto parti ,koalicione dhe kandidatë të pavarur janë paraqitur para qytetarëve me programet e tyre, duke ju premtuar ndryshime. Në mandatin katërvjeçar Partia Boshnjake ka pasur probleme, duke veçuar migrimin e madh të qytetarëve sidomos të rinjve nëpër vende të Evropës. Kjo qeverisje ka arritur të hapë një mini fabrikë për prodhimin e furnir- pllakave, ku ka punësuar 25 punëtorë. Në bashkëpunim me qeverinë qendrore ka pasur disa investime të vogla në infrastrukturën rrugore , ndërtimin e një qendre për fëmijë me nevoja të veçanta. Kjo qevirsje lokale do të mbahet mend për punësimin megaloman të punonjësve në organet e qeverisjes lokale. Sa i përket arritjes së shqiptarëve të kësaj komune, ka filluar me punë Radio Rozhaja me një orë program në ditë dhe me një punonjëse, e cila fatkeqësisht nuk ka ndjekur asnjë ditë shkollim në gjuhën shqipe, ka të kryer një degë të fakultetit ekonomik në drejtimin Administrim Biznesi, e punësuar si anëtare e Partisë Boshnjake. Në organet komunale janë punësuar edhe dy të rinj të cilët po ashtu kanë të

32

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

përfunduar Fakultetin trevjeçar të Administrim- Biznesit ,shqiptarë nuk ka në gjykatë , nuk ka në polici, një është në doganë ... tri fshatra shqiptarë janë të boshatisura totalisht ,etj... Në tubimet parazgjedhore me qytetarët pata rastin të jem edhe personalisht si anëtar në listën zgjedhore të socilaldemokratëve . Me të gjithë ku kemi pasur rastin të paraqesim programin parzgjedhor edhe në gjuhën shqipe ,shumica e pjesëmarrësve në tubimet parazgjedhore ankoheshin se asgjë nuk është punuar në katër vitet e qeverisjes lokale ,sidomos të rinjtë nuk shihnin perspektiven e vazhdimit të jetës në këtë qytet , që siç thanë ata , është komuna më e prapambetur në Mal të Zi. Një i ri i qytetit të Rozhajës u shpreh kështu :”Tash tri dekada prindërit tanë janë duke e shitur votën prandaj unë personalisht jam duke e ndjerë veten si të tradhtuar ,ata duhet të dalin para pasqyrës dhe të pendohen për sjelljet e tyre, sepse kjo shitje e votës tash tri dekada ka qenë shkaku kryesor i migrimit tonë nëpër vendet e Evropës e gjetiu nëpër botë. Kjo është gjenerata e tretë e cila detyrimisht është duke lëshuar vatrën e të parëve dhe trojet e veta. Kjo nuk është zgjedhje, sepse me rastin e shitblerjes së votës ata kanë sjellë në qeverisje njerëz të papërgjegjshëm, joprofesionistë, njerëz me zinxhirë të trashë të arit rreth fytit, njerëz të cilët keqpërdorin paranë publike , thënë troç se ata vjedhin paranë publike . Kjo është një shprehje e rëndë dhe

shumë e vështirë për t’ju thënë prindërve tanë sepse ata kanë dhënë shumë që ne të shkollohemi dhe të bëhemi të pavarur por nuk durohet më kështu ....! Unë ftoj gjeneratën time që të mos bëjmë gabimin e prindërve tanë, ne duhet të luftojmë për të zgjedhur njerëz me vlera intelektuale ,njerëz të sinqertë, profesionistë të punës së vet të cilët janë të urtë ( të mençur),këto gabime të prindërve tanë ne kurrsesi nuk guxojmë t’i përsërisim, sepse kam frikë që Rozhaja do të mbetët pa rini “.... Sa u përket partive shqiptare, e vetmja parti që garoi për këshilltarë të komunës ishte Lidhja Demokratike Shqiptare, të cilën e udhëhoqi Kryetari i degës Z.Hysen Daci, i cili nënshkroi bashkëveprimin politik me Socialdeokratët e Rozhajës, të cilës parti këtu në Rozjajë i prin Z.Faruk Kallaç, duke e ditur se votat e shqiptarëve kështu të ndara vështirë s mund të arrijnë pragun . Në këtë listë zgjedhore ishte edhe veprimtari i kësaj ane z.Haxhi Lajçi , i cili programin parazgjedhor para shqiptarëve e pati shumë të mirë, duke ju premtuar për një ndryshim të rrënjësishëm, të bashkësisë lokale e cila deri me tani nuk ka asnjë metër rrugë të asfaltuar nëpër fshatrat e saj, duke ju premtuar se do të punohet shkollë e re në të vetmin institucion të arsimit dhe edukimit të shqiptarëve. Programi në tërësi ishte i përkthyer edhe në gjuhën shqipe ,gjë që partitë e tjera nuk e bënë. Duhet theksuar se katër vitet e kaluara Lidhja Demokratike pati këshill-


MOZAIK

et për ndryshime

tarin e vet të zgjedhur ,i cili menjëherë pas fillimit të punës së qeverisjes lokale kaloi në Partinë Boshnjake ,dhe se për katër vjet me radhë gati kurrë nuk i takoi shqiptarët e kësaj ane të cilët janë duke jetuar në shumë kushte të vështira. I vetmi takim ishte në pranverë të këtij vitit kur shqiptarët e kësaj ane kundërshtuan ndërtimin e hidrocentraleve . Ajo që e tha i riu gjatë tubimeve parazgjedhore ,fatkeqësisht edhe njëherë ndodhi ,votat u blenë në shumicën e vendvotimeve, duke veçuar edhe votat e shqiptarëve që ia dhënë Partisë Boshnjake fatkeqësisht një numër i madh i votuesve shqiptarë të cilët tashmë disa vjet jetojnë në

Kosovë dhe kanë të drejtë vote këtu ,marrin mëditje të majme dhe kthehen në Kosovë pa ju interesuar fare për katër vjet me radhë se çka do të ndodhë me shqiptarët të cilët jetojnë dhe punojnë këtu në bashkësinë lokale Dacaj dhe në qytetin e Rozhajës. Pati edhe një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që e përkrahën LDSH-në dhe listën e Socialdemokratëve ,e cila parti pati rritje 110 për qind si në bashkësinë lokale në Dacaj ashtu edhe në shumicën e vendvotimeve në qytetin e Rozhajës ku votojnë shqiptarët .... Në fund po japim edhe rezultatet preliminarë të cilat janë kësisoji : Partia Boshnjake -19 vende ,Par-

tia Demokratike e Socialistëve -10 vende, Socialdemokratët -4 vende dhe Partia Social Demokrate -1 vend në kuvendin komunal të Rozhajës .Gjashtë lista zgjedhore nuka kaluan pragun . Duhet për të shtuar edhe një absurditet dhe befasi që ndodhi në këto zgjedhje të cilat u mbajtën me 21 maj në komunën e Rozhajës ,çfarë ndodhi me Partinë Demokratike të Socialistëve –Millo Gjukanoviq ,e cila parti pati rritje në të gjitha komunat siç dihet tashmë ,ku edhe mori qeverisjen, këtu pati rënie drastike dhe mëzi arriti t’i ketë 10 vende ! H. Lajçi E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

33


MOZAIK

Zyra e Sektorit për Bujqësi e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit

Ligjëratë për parandalimin e sëmundjes së hardhisë Tuz – Zyra e Sektorit për Bujqësi e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe me Zyrën e Sektorit për Bujqësi të kryeqytetit- Podgoricë, ka organizuar ditën e fundit të muajit maj një ligjëratë edukative për vreshtarë të trevës së Malësisë e cila u zhvillua në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit. Në këtë ligjëratë mori pjesë një numër i vogël i vreshtarëve edhe pse tematika që u trajtua në ligjëratën “Kloroza e hardhisë së rrushit dhe implementimi i masave fitosanitare në vreshtari” ishte e një interesi të gjerë sa i takon kujdesit dhe parandalimit të kësaj lloj sëmundjeje që mund të prekë hard-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Kloroza e hardhisë së rrushit (Grapevine flavescente doree) është një sëmundje e rrezikshme të cilën e shkakton mikroorganizmi i dëmshëm- fitoplazma (Candidatues Phytoplazma vitis) i cili dëmton hardhinë dhe përhapet me shumë shpejtësi. Në rast se nuk luftohet në kohë, ajo shumë shpejtë arrit shkallën e epidemisë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike

hinë e rrushit. Këshilltarja për Bujqësi dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Tuzit, Ismeta Gjoka, i tha Kohës Javore se Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, që në mars të këtij viti kishte dhënë urdhër për marrjen e masave urgjente fitosanitare për parandalimin e shfaqjes së klorozës së hardhisë së rrushit. “Sipas këtij urdhri, kultivuesit e hardhisë së rrushit dhe bimëve nga familja “Vitis” e kanë për obligim që të bëjnë kontrollin me qëllim që të konsolidohen simptomat e infektimit. Në rast se simptomat janë të dukshme, kultivuesit obligohen t’u paraqiten organeve kompetente, përkatësisht organeve të Drejtorisë për Mbrojtjen e Bimëve ose inspek-

torit sanitar”, u shpreh Gjoka. Në këtë takim, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sollën materiale informative për këtë sëmundje të hardhisë, të cilat, të interesuarit mund t’i marrin në Zyrën e Sektorit për Bujqësi në Komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit. Kloroza e hardhisë së rrushit (Grapevine flavescente doree) është një sëmundje e rrezikshme të cilën e shkakton mikroorganizmi i dëmshëm- fitoplazma (Candidatues Phytoplazma vitis) i cili dëmton hardhinë dhe përhapet me shumë shpejtësi. Në rast se nuk luftohet në kohë, ajo shumë shpejt arrit shkallën e epidemisë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. t. u.


SPORT

Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” fitoi trofeun e 12-të gjatë sezonit pranveror, në Turneun ndërkombëtar “Fojnica Open”

Vendi i parë në renditjen e përgjithshme Për të 21-in vit me radhë, të shtunën në Sarajevë është mbajtur Turneu ndërkombëtar në taekwondo “Fojnica Open”, ku Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” ka fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme, KT “Ulqini” është paraqitur në këtë turne me 22 garues, duke arritur të fitojë 19 medalje dhe katër kupa. Garuesit e këtij klubi kanë fituar pesë medalje të arta, nëntë medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta. Me medalje të arta janë kurorëzuar

Bledar Kasmi, Amar Bakalli, Merisa Malokraja, Sara Kraja dhe Sumeja Bisha, me medalje të argjendta Abdullah Dervishi, Amell Nuti, Amrudin Hoxhiq, Besart Kuqi, Enis Kurti, Hadi Resulbegu, Harun Dervishi, Amra Dushku dhe Mervana Muçaj, kurse me medalje të bronzta Mersida Demiri, Amella Nuti, Enes Dushku, Arta Ismailaga dhe Dion Mustafa. Garuesit e këtij klubi, Bledar Kasmi dhe Merisa Malokraja, u shpallën garuesit më të suksesshëm të turneut.

KT “Ulqini” ka fituar gjithsej 19 medalje, prej të cilave pesë medalje të arta, nëntë medalje të argjendta dhe pesë medalje të bronzta, si dhe katër kupa. Bledar Kasmi dhe Merisa Malokraja u shpallën garuesit më të suksesshëm të turneut

Në bazë të medaljeve të fituara, KT “Ulqini” fitoi vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinj, vendin e tretë në kategorinë e kadetëve, rrjedhimisht vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Ky është trofeu i 12-të që fiton KT “Ulqini” gjatë sezonit pranveror të garave. Nga KT “Ulqini” kanë falënderuar të gjithë sponsorët dhe prindërit për mbështetjen për pjesëmarrjen në këtë (Kohapress) aktivitet sportiv.

E ENJTE, 7 QERSHOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 7 qershor 2018

Viti XVll Numër 817 Çmimi 0,50

Simbol i triumfit ushtarak

ISSN 1800-5696

Fuqizim i lidhjes së kulturave në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë

Fiton Jonida Kovaçi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.