Koha 818

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 qershor 2018 Viti XVll Numër 818 Çmimi 0,50

Fadil Vokrri

Driblues në fushë dhe jashtë saj ISSN 1800-5696

Vazhdimësi

Intervistë E K S K L U Z IV E me pianisten e njohur nga Ulqini, Iliriana Gjoni


PËRMBAJTJE

10

12 Traditë e pasur dhe fisnike

Çfarë është mirë për Serbinë, është mirë për Rusinë

20

25 140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

U hap ekspozita fotodokumentare

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018


PËRMBAJTJE

26

29 Dimensioni atdhetar e njerëzor i Kolë Prëkë Gojçaj

Bursa për 55 studentë

30

35 Tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu, u prit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Kombi – origjina e organizimit të bashkësive fisnore dhe i ligjeve e kanuneve të Arbërve KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 14 qershor 2018 Viti XVll Numër 818 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Vazhdimësi

Intervistë EKSKL UZIVE me pianisten e njohur nga Ulqini, Iliriana Gjoni

Vazhdimësi

Gjoni Ulqini, Iliriana e njohur nga me pianisten Intervistë EKSKL UZIVE

jashtë saj në fushë dhe Driblues

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

Qëndrimi Fadil Vokrri anticivilizues i një politikani

Driblues në fushë dhe jashtë saj

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Fadil Vokrri

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Hyn në fuqi marrëveshja për demarkacionin e kufirit Mali i Zi-Kosovë

Haradinaj i kërkon Malit të Zi të nisë korrigjimin e kufirit Marrëveshja për demarkacionin e kufirit Mali i Zi-Kosovë ka hyrë në fuqi më 4 qershor. Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skënder Durmishi, ia ka dorëzuar notën verbale drejtoreshës së përgjithshme për çështjet ligjore ndërkombëtare të Malit të Zi, Tatjana Raspopoviq. “Pala malazeze është informuar se Kosova i ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kufitare Shtetërore midis dy vendeve, e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015”, shkruan në notën verbale. Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, në pajtim

4

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

me nenin 12 të Marrëveshjes, data e dorëzimit të notës së Kosovës gjithashtu është koha kur ka hyrë në fuqi marrëveshja, pasi që të dyja palët kanë përmbushur procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të saj. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Mali i Zi që të nisë procesi i korrigjimit të demarkacionit, si pjesë e marrëveshjes së presidentëve të të dyja vendeve. Këtë kërkesë ai e ka bërë në letrën që Kosova ia ka dërguar Malit të Zi, ku e ka njoftuar për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit. “E kemi informuar Malin e Zi për ratifikimin e demarkacionit, në të cilën përfshihet marrëveshja e dy pres-

identëve dhe raporti i Komisionit Shtetëror. Këto letra për procedura të tilla janë zakonisht standard, por kam kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi që të nisim me procedurat e rishikimit të demarkacionit”, është shprehur Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvendin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet dy shteteve në fund të dhjetorit 2015, ndërsa Kuvendi i Kosovës më 21 mars të këtij viti, pas disa përpjekjesh të dështuara për të siguruar shumicën për shkak të kundërshtimit nga një pjesë e deputetëve me arsyetimin se me këtë marrëveshje Kosova humb territor në (Kohapress) dëm të Malit të Zi.


NGJARJE JAVORE

Komuna e Ulqinit paralajmëron

Shërbimi komunal për monitorimin e sezonit turistik Kryetari i Komunës Ulqinit, Loro Nrekiq paralajmëroi formimin e shërbimit të ispekcionit komunal turistik dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për punë më të sukseshme për Policinë komunale. Po ashtu të pran-

ishmit kërkuan bashkëpunim më të madh ndërmjet organeve me qëllim që problemet të evitohen. Ata edhe këtë fillim sezonë shprehën shqetësim për cështjen e komunikacionit, parkimit, mënjanimin e automjeteve

të vjetra, zënien e hapësirave, zhurmës së muzikës , kafshët endacake etj. Shërbimet dhe NP muarën obligimet e duhura dhe në ditët në vijim do të njoftojnë për hapat e ndërmarra Trupin koordinues.

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Fadil Vokrri

Driblues në fushë d Ai ishte më i miri futbollist i Kosovës i të gjitha kohërave. 40 vjet të sportit kosovar nuk mund të merren me mend pa të… Me talentin e tij Fadil Vokrri i detyroi shumë serbë të rishqyrtojnë mendimet e tyre të ngurta dhe të duartrokasin. T’i duartrokasin një lojtari shqiptar punëtor i “Gradska čistoća”. Me talentin e tij Fadil Vokrri i detyroi shumë Enver serbë të rishqyrtojnë mendimet e tyre Robelli të ngurta dhe të duartrokasin. T’i duartrokasin një lojtari shqiptar. Dhe sot, më 9 qershor 2018, jo pak simpatizantë futbolli jo vetëm nga Fadil Vokrri iku sot, vdiq papritur nga Serbia po vajtojnë ikjen e tij, me fjalë një sulm në zemër, u largua nga kjo të mira, me apele për të kujtuar njeribotë më datën 9 qershor, mori me un që entuziazmoi mijëra njerëz kudo vete numrin 9, të cilin e kishte bar- në Ballkan. (Fakti që disa gazetarë tur kur luante për Prishtinën. Ai ishte budallenj të Beogradit po shkruajnë më i miri futbollist i Kosovës i të gjitha se Vokrri ishte kryetar i Federatës kohërave. 40 vjet të sportit kosovar së Futbollit të të “ashtuquajturës nuk mund të merren me mend pa të. Kosovë” duhet parë vetëm si forNga provinca e thellë kosovare ai e mulim të frustruarish nga e “ashkatapultoi ekipin e Prishtinës në ligën tuquajtura Serbi”). e parë të Jugosllavisë, e cila atëherë Në këngën e famshme “American sa i përket nivelit mund të matej me Pie”, e cila i kushtohet legjendës së shumë liga europiane. rokut Buddy Holly, i cili vdiq tragPastaj duke luajtur për “Partizanin” e jikisht, një varg thotë: “The Day the Beogradit në vitet e dalldisë së na- Music died” (Dita kur vdiq muzika). cionalizmit serb, mitingjeve, fjalimeve Natyrisht futbolli do të luhet edhe pas të Sllobodan Millosheviqit, shëtitjes vdekjes së Fadil Vokrrit, por një pjesë së eshtrave të Car Llazarit nëpër “to- e lavdishme me lot gëzimi e pikëllimi kat serbe” Fadil Vokrri rrëzoi shumë e futbollit kosovar sot shndërrohet në paragjykime që, për fat të keq, shumë kapitull të historisë. serbë edhe sot i kanë ndaj shqip- Fadil Vokrri ishte dribler në fushë tarëve. Në mendësinë e jo pak ser- dhe jashtë saj. Në vitet ’80 shumë bëve shqiptari mund të jetë më së të rinjve shqiptarë në Jugosllavi ua shumti bartës i qymyrit, bukëpjekës, ktheu vetëbesimin me sukseset e tij.

“ 6

Në vitet ’80 Vokrri dhe lojtarët e tjerë të Prishtinës ia arrinin të sillnin në stadium rreth 30 mijë veta, të tërhiqnin pranë televizorit dhe sidomos radiove mijëra e mijëra shqiptarë nga mbarë Jugosllavia – prej Poreçit deri në Preshevë. Futbolli ishte edhe një akt rezistence ndaj dalldisë nacionaliste të politikanëve të Beogradit që pastaj do të çonte pranë humnerës shumë popuj të Ballkanit

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Më vonë, pas çlirimit, në një ambient të vështirë dhe agresiv, mes një grumbulli tifozësh kinse patriotikë që bërtisnin “një komb, një kombëtare”, Vokrri kishte sens për realizëm, për të mundshmen e tanishme, andaj u përpoq për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA. Dhe ia doli, kuptohet jo vetëm, por gjithsesi meritat e tij janë të mëdha. Hapi tjetër i tij i madh, i fundit, ishte sjellja e një trajneri zviceran te Kombëtarja e Kosovës (për ata që u vjen mërzi: përfaqësuesja e Kosovës). Është shumë herët të vlerësohet puna e Bernard Challandes, por fillimi po duket i mbarë. Futbolli është më shumë se lojë. Në vitet ’80 Vokrri dhe lojtarët e tjerë të Prishtinës ia arrinin të sillnin në stadium rreth 30 mijë veta, të tërhiqnin pranë televizorit dhe sidomos radiove mijëra e mijëra shqiptarë nga mbarë Jugosllavia – prej Poreçit deri në Preshevë. Futbolli ishte edhe një akt rezistence ndaj dalldisë nacionaliste të politikanëve të Beogradit që pastaj do të çonte pranë humnerës shumë popuj të Ballkanit. Ndonëse krahasimi i historisë gjermane dhe asaj kosovare është i pamundshëm dhe gjithsesi i papranueshëm, megjithatë si shembull se si një ndeshje futbolli mund të ringjallë një komb duhet përmendur 4 korrikun e vitit 1954. Atë ditë në Bernë u zhvillua finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit. Hungaria kundër Gjermanisë. Hungarezët atëherë kanë qenë çfarë janë sot brazilianët apo spanjollët në futboll – të pamposhtur. Gjatë katër viteve kishin luajtur 32 ndeshje dhe asnjë nuk e kishin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dhe jashtë saj humbur. Gjermanët ishin autsajderë. Edhe më keq: pas humbjes së luftës (fatmirësisht e kishin humbur luftën!), ata ishin zhytur në një depresion të thellë. Gjermania ishte e ndarë në dy shtete, në administratën e pjesës perëndimore ende mbanin poste nazistët e kamufluar, vendi dhe ekonomia ishin të shkatërruara. Dhe në Bernë ndodhi mrekullia: Gjermania (perëndimore) fitoi 3 me 2 kundër hungarezëve. Golin vendimtar e shënoi Helmut Rahn në minutën e 84. Në fillim të kampionatit gjermanët kishin humbur 8 me 3 nga hungarezët. Dhe tani kjo kthesë, të cilën nuk e priste askush: Gjermania u bë kampione. Në youtube ka pamje

të vjetra, ku shihet Helmut Rahn duke hyrë në Gjermani, ku mijëra e mijëra njerëz dëshironin një autograf të tij. Gjermania e kishte mposhtur Hungarinë e Ferenc Pushkashit, të cilin hungarezët e quanin “Napoleoni ynë, komandanti ynë”. Fitorja i dha vetëbesim të madh Gjermanisë. Bota po luan sërish me ne, sërish guxojmë të brohorasim, të gëzohemi, sërish guxojmë të ëndërrojmë të jemi pjesë e kombeve të lira. Kështu mendonin shumë gjermanë atëbotë. “Ne tani jemi dikush”, kështu e komentonte kancelari Helmut Kohl ndeshjen e Bernës. Në Gjermani kjo ndeshje quhet thjeshtë: “Das Wunder von Bern”, mrekullia e Ber-

“ Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

nës, disa madje fitoren e quajnë aktin e vërtetë të themelimit të Gjermanisë, momentin kur ky vend qendror i Evropës filloi të marrë veten dhe të zhvillohet ekonomikisht. Regjisori Sönke Wortmann ka xhiruar para disa vitesh një film për finalen e madhe të vitit 1954, natyrisht filmi bart titullin “Das Wunder von Bern”. Në këtë frymë, Kosova sot, nesër dhe përgjithmonë mund t’i thotë Fadil Vokrrit: faleminderit, edhe falë teje sot jemi dikush. Vetëm mbetet për të shpresuar që manipuluesit politikë nuk do ta quajnë “komandant legjendar të futbollit Kosovar”. Tituj të tillë Fadil Vokrrit modest me siguri nuk do t’i pëlqenin. “Çdo klub ishte i rëndësishëm për mua, por në Prishtinë filloi gjithçka”, kishte thënë Fadil Vokrri në një intervistë. Sot ai e mori numrin 9 me vete dhe e mbylli kapitullin e jetës së tij ku tjetër pos – në Prishtinë.

Në këngën e famshme “American Pie”, e cila i kushtohet legjendës së rokut Buddy Holly, i cili vdiq tragjikisht, një varg thotë: “The Day the Music died” (Dita kur vdiq muzika). Natyrisht futbolli do të luhet edhe pas vdekjes së Fadil Vokrrit, por një pjesë e lavdishme me lot gëzimi e pikëllimi e futbollit kosovar sot shndërrohet në kapitull të historisë E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Express

Trekëndëshi i “ Çfarë fuqie organizative dhe potenciali negociator kanë Kosova, Serbia dhe Bashkimi Evropian. Çka mund të pritet javëve të ardhshme në përgatitje të finales së dialogut Kosovë – Serbi

Nëse me njësitë matëse të fuqisë organizative dhe të potencialit negociator, pak javë para se të nisin bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e Marrëveshjes ligjësisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të vlerësohej situata në Kosovë, në Serbi dhe në BE (në Zyren e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherinit), me gjasë, do të mund të mbërrihej tek këto konkudime. Nëse këtu, në këtë analizë do të fillonim me pozitën e Serbisë, gjegjë-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

sisht të Presidentit të saj, Aleksandar Vuçiqit, nuk ka kurfarë dyshimi që ai është dhe do të mbetet adresa e vetme zyrtare serbe që ka përgjegjësinë e plotë për t’i prirë bisedimeve në Bruksel. Pra, aktualisht, Serbia, apo, lidershipi i saj që njeh vetëm një emër të vetëm, Presidentin Aleksandar Vuçiq, ka një fuqi maksimale organizative në pritje të dialogut final me përfaqësuesit e Kosovës. Megjithatë, në anën tjetër, Vuçiq nuk mund aspak të krenohet edhe me potencialin negociator me të cilin ai posedon në këto rrethana. Vuçiq, realisht, ka pësuar një goditje të dyfishtë, brenda Serbisë dhe në shtetet kryesore perëndimore, kohëve të fundit, të cilat ia kanë ngushtuar goxha shumë hapësirën manovruese në përgatitje të kapitullit konkludues të dialogut me Kosovën. Së pari, i ashtuquajturi ‘dialogu i brendshëm’ në Serbi, të cilin e inicoi vet Presidenti i Serbisë, mori kahjen në masë të madhe të padëshiruar për Vuçiqin. Ai nuk prodhoi të thuash asnjë ide të re. Për më shumë, u ri-kthyen në skenën politike dhe mediatike qëndrimet të cilat prefero-

jnë mbajtjen e Status Quo-së së tanishme në Kosovë (apo, siç po kualifikohet shpesh të ‘konfliktit të ngrirë’, megjithëse Veriu i Kosovës më nuk është i tillë), deri në ndryshimin e situatës gjeo-politike, e cila do të ishte në favor të Serbisë. Realisht, tani Vuçiq, me fajin e vet, e ka më vështirë të bëjë Marrëveshjen me palën kosovare se sa një vit më parë. Së dyti, Vuçiq nuk ka gjetur askund në kryeqendrat kryesore perëndimore, dhe këtu veçmas kanë rëndësi Washingtoni dhe Berlini, përkrahje për opsionin e tij të preferuar të shkëmbimit të territoreve, ku Serbia do ta merrte Veriun e Kosovës (apo, territorin aktual të katër komunave të banuara me shumicën serbe), dhe në këmbim, do t’ia ofronte Kosovës një pjesë të Luginës së Preshevës. Për këtë shkak, Vuçiq tani është i detyruar që pozicionin e tij negociator ta definojë me fjalinë që po e përsëritë shpesh, sipas të të cilës, ‘nuk mundet një palë t’i humbë të gjitha (Serbia), e tjetra t’i fitojë të gjitha (Kosova)’. Sidoqoftë, fuqia e jashtëzakonshme organizative e tij, si President i Ser-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Brukselit bisë, përcillet me një pafuqi reale negociatore, e cila me gjasë, do të vie në shprehje nëse së shpejti do të ketë bisedime të mirëfillta në mes të autoriteteve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit. Sa i përket pozitës aktuale të Kosovës, këtu, vlerat aktuale e dëftojnë të kundërtën, në krahasim me gjendjen në Serbi. Kosova realisht ka një potencial serioz negociator, i cili do të mund të përkthehej në një Marrëveshje ligjësisht obligative që do të ishte e dobishme për Kosovën. Në dy rastet e kaluara kur përfaqësuesit e Kosovës kanë biseduar dhe negociuar me përfaqësuesit e Serbisë, apo, në Konferencën e Rambouilletit (1999) dhe në Procesin e Vjenës (2006-2007), bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Perëndimit, si dhe mungesa e plotë e vullnetit politik të Serbisë për Marrëveshje, kanë rezultuar me rrethanat politike, diplomatike dhe ushtarake që u konkluduan me çlirimin e Kosovës dhe me pavarësimin e saj. Kësaj radhe, Serbisë i ngutet më shumë se Kosovës. Kësaj here, Serbia është gjithsesi e interesuar për ta bërë Marrëveshjen

me Kosovën, sepse ajo e ka fuqinë e një lejekalimi (passwordi), që për te, për Serbinë pra, hapë dyertë e Bashkimit Evropian. Në anën tjetër, realiteti i shtetit të Kosovës, dhe këtë e di fare mirë edhe udhëheqësia e sotme e Serbisë, është i pakthyeshëm. Natyrisht, Presidenti i Serbisë Vuçiq do të përpiqet që ta mbajë gjallë praninë e shtetit të tij në Kosovë, më së shumti përmes krijimit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe sipas masës dhe ambicjeve të Beogradit. Megjithatë, pala kosovare në çdo variant e di mirë se për çka bëhet fjalë, dhe cila është hapësira eventuale negociatore. Sidoqoftë, në rastin e Kosovës, potenciali evident negociator, është aktualisht në shpërputhje me fuqinë organizative të Prishtinës zyrtare për bisedimet e ardhshme. Megjithëse ekziston në parim një vullnet i përbashkët për ri-krijimin e unitetit negociator sipas modelit të Ekipit të Unitetit, që krijua nga Presidenti i ndjerë Dr.Ibrahim Rugova, dhe u udhëhoq pastaj nga trashëgimtari i tij, Fatmir Sejdiu, në skenën politike kosovare ende ky vullnet parimor nuk

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

po përkthehet në një Marrëveshje politike për organizimin e ri të këtij Delegacioni. Objektivisht, politika kosovare ka edhe fare pak kohë, që matet me dy javë më së shumti, për ta bërë realitet formal këtë vullnet që ende mbetet i padefinuar. Më në fund, kur bëhet fjalë për Zyren e Përfaqësueses së Lartë, Zonjës Mogherini, e cila luan rolin e lehtësusesit në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, si qëndrojnë punët tani, kjo Zyre as nuk ka fuqi organizative dhe as nuk ka potencial negociator për t’i prirë kapitullit final të këtij dialogu. Për më shumë, duket që Mogherini dhe bashkëpunëtorët e saj, as që kanë pretendime për një organizim më të mirë dhe për një Plan të zhvillimit të këtyre negociatave, duke shpresuar që objektivisht, te dy palët do të kenë interes vetë të konkludojnë me sukses fazën konkluduese të këtyre bisedimeve. Takimi i fundit i përfaqësuesve të Quintit në Washington, i mbajtur para disa javëve, në masë të madhe ishte reflektim i këtyre dy veçorive të munguara të Zyres së Mogherinit. S’do mend që angazhimi i mëtejmë i pesëshes së madhe do të jetë i domosdoshëm për t’i shkruar deri në fund këtyre bisedimeve, apo, për t’i rrumbullakësuar ato me Marrëveshjen ligjësisht obligative. E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Imponimet Ruso-Turke në Ballkanin perëndimor

Çfarë është mirë pë Serbinë, është mirë Kështu ka deklaruar kohët e fundit ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin, sipas disa medieve në Kosovë. Duke folur në Beograd në lidhje me marrëshëniet midis Serbisë dhe Republikës së Kosovës, fundmuajin e kaluar, ambasadori rus në Serbi u shpreh se vendi i tij do të përkrahte çdo “zgjidhje”, përfshirë ndarjen e Kosovës, nëse sipas tij, kjo është “ zgjidhja më e mirë për të”, dmth. për Serbinë dhe se për Moskën është, “me rëndësi vetëm zgjidhja e cila ofrohet, të jetë në interes të Serbisë.”

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ambasadori rus flet duke shprehur qendrimin e shtetit që ai përfaqëson, sikur Republika e Kosovës të ishte një plaçkë për t’u ndarë sipas interesave të përbashkëta të plaçkitëseve ruso-serbë. Çështja e Kosovës është zgjidhur me çlirimin e saj nga forcat e Aleancës Perëndimore, NATO dhe me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008. Këtë e ka marrë vesh e gjithë bota, me përjashtim të Moskës dhe Beogradit. Marrëdhëniet e ngushta midis Rusisë së Putinit dhe Serbisë si dhe deklaratat e përfaqësuesve të dy vendeve, siç është deklarata e kohëve të fundit e kryediplomatit rus në Beograd se, “Çfarë është mirë për Serbinë, është mirë edhe për Rusinë”, vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime në rajon dhe në kryeqytetet perëndimore, përfshirë Uashingtonin. Më heret, Shefi i Komandës ushtarake amerikane në Evropë, Gjenerali Curtis

10

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

M. Scaparrotti e ka cilësuar “influencën keqdashëse” të Rusisë në Ballkanin Perëndimor si një prej shqetësimeve kryesore të tij, shkruan gazeta e pavarur e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, “Stars and Stripes”. “Rusia është e angazhuar në Ballkan, ndërkohë që ne i kemi larguar sytë nga ai rajon”, ka thënë zyrtari i lartë ushtarak amerikan, gjatë një deponimi para Senatit amerikan. Ai është shprehur se, “Rusia ka ndërmarrë një fushatë destabilizimi për të ndryshuar rendin ndërkombëtar, për të përçarë NATO-n dhe për të minuar lidershipin dhe influencën e Shteteve të Bashkuara anembanë botës.” Por, fatbardhësisht, duket se kohët e fundit, paralajmërimet e Shefit të Komandës Ushtarake Amerikane në Evropë, Gjeneralit Curtis M. Scaparrotti, po merren seriozisht jo vetëm në Uashington, por edhe nga Aleanca NATO dhe në kryeqytetet evropiane, pasi provat në terren të infiltrimit rus janë të bollshme në Ballkanin Perëndimor, për t’u parë dhe për t’u prekur, përfshirë Malin e Zi -- ku Moska u përpoq që me agjentët e saj të shkaktonte një grusht shteti në Podgoricë, me qëllim për të parandaluar anëtarësimin e atij vendi në NATO. Ka vite që Rusia ka ndjekur një politikë komplotesh për të influencuar politikat

dhe për të shkaktuar destabilitet në Ballkanin Perëndimor, të pakën ç ‘prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke përdorur marrëdhëniet “historike të veçanta” ose të imagjinuara midis Rusisë dhe sllavëve ortodoksë, në vende të ndryshme të Ballkanit. Historikisht, si në kohën e carit, ashtu edhe nën komunizëm, por edhe sot nën rrethana të reja politike post-komuniste, rusët mendojnë se që të konsiderohen si një komb i madh, Rusia duhet të jetë e pranishme në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të bashkimit të sllavëve, ideja pra e “pan-sllavizmit”, sipas të cilës pretendohen marrëdhënie të veçanta midis popujve sllavë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Historikisht, kjo politikë e Moskës në rajonin e Ballkanit, është zhvilluar dhe zbatuar gjithmonë kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në trojet e veta. Për të gjithë ata që duan të hapin veshët e sytë, deklarata e kohëve të fundit e ambasadorit rus në Beograd, tregon se asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket politikës ruse ndaj interesave dhe mbijetesës së kombit shqiptar në trojet e veta. Këtë realitet politik në Ballkan, përveç miqve perëndimorë të shqiptarëve, duhet ta kuptojë më së miri klasa politike aktuale e shqiptarëve në Tiranë dhe në Prishtinë dhe të veprojnë si është më mirë në interes të kombit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ër ë për Rusinë Ana tjetër e medaljes është natyrisht, politika e Presidentit turk, Rexhep Erdogan ndaj vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës. Politikë kjo që në shikim të parë duket se ndjek interesat “historike dhe fetare” turke në rajon, por influenca në rritje e sipër e Turqisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, nën presidentin Erdogan, sipas ekspertëve, pështjellon shumë punët në atë rajon dhe duket sikur është e bashkërenduar me përpjekjet aktuale ruse për të zgjeruar influencën e tyre atje dhe për të penguar afrimin e këtyre vendeve eme perëndimin. Në përhapjen e influencës së tyre në vendet ballkanike, fatkeqësisht, Turqia dhe Rusia po sigurojnë mbështetje të fortë nga zyrtarë të korruptuar të ra-

Statuja e Carit rus Nikolas II vendosur kohët e fundit në qendër të Beogradit, përballë presidencës serbe

jonit, pasi politikat autoritare erdogano-putiniste u përshtaten shumë mirë mënyrës së qeverisjes të udhëheqësve të këtyre vendeve. Qëllimi i përbashkët ruso-turk, përveç interesave të tyre individuale për influencë në Ballkan, është për të penguar antarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në organizmat e tjera euro-atlantike. Drejt këtij objektivi, Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan po derdhë miliarda dollarë në rajon, përfshirë Serbinë, ndërkohë që ka premtuar të financojë autostradën Beograd-Sarajevë, si një projekt i madh në rajon, por jo vetëm. Aeroporti i Prishtinës, disa banka dhe premtime të tjera për investime në Shqipëri, përfshirë ndër të tjera një aeroport në Vlorë dhe ndërtimi në Tiranë i xhamisë më të madhe në Ballkan, si dhe ndërtimi i rrugëve dhe fabrikave në Maqedoni, shkollave dhe xhamive anembanë rajonit -- janë ndërtuar, financuar ose janë pronë e interesave turke. Nuk ka dyshim se investimet e mëdha turke dhe ruse në projekte si këto, ushtrojnë ndikim dhe influencë të madhe në fushën politike dhe në tregjet ekonomike të rajonit. Ekspertët thonë se prova e influencës turke në rajon, si rrjedhim i këtyre investimeve, u pa kur Kosova arrestoi dhe deportoi gjashtë shtetas të Turqisë, që kërkoheshin në lidhje me të ashtuquajturin grusht-shteti, dy vjet më parë në Turqi. Media raportoi me këtë rast se Bashkimi Evropian e konsideroi këtë ngjarje si një pasojë e drejtpërdrejtë e zgjerimit të influencës turke në një vend të Ballkanit siç është Kosova, duke u dhënë përparësi interesave turke, në dëm të rendit dhe ligjeve ndërkombëtare, por edhe në dëm të interesave të vetë shtetit të Kosovës. Ndërkohë që si Putini ashtu edhe Erdogani po bëjnë çmos që të minojnë, ose të paktën të pengojnë influencën

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe interesat strategjike të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në Ballkan, Michael Roth, Ministër Shteti për Evropën pranë Ministrisë së Jashtme Federale, në një artikull botuar në gazetën “Telegraf “të Tiranës, porosit se pas rekomandimit të Bashkimit Evropian për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, “Tani është e rëndësishme të merren vendime të mençura, duke mbajtur në konsideratë faktorë gjeo-politikë dhe strategjikë, sikurse edhe interesat tona ekonomike dhe ato të sigurisë. Por për se bëhet fjalë? Çfarë është në lojë?” pyet ai. “Me këtë rajon (Ballkanin) nuk na lidh vetëm afërsia gjeografike, por edhe marrëdhënie të larmishme historike, kulturore dhe ekonomike. Ne jemi të interesuar në mënyrë esenciale që Ballkanin Perëndimor ta ankorojmë fort në Evropë e ta bëjmë rezistent – si kundër faktorëve destabilizues brenda vendit ashtu edhe ndaj ndikimeve të dëmshme së jashtmi...Të përafrohesh me Bashkimin Evropian nuk do të thotë asfare të jesh i detyruar të ndërpresësh marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore me shtetet e tjera. Por çdo vakum politik që u krijojmë evropianeve dhe evropianëve, do të mbushet pashmangshmërisht nga të tjerë, që janë të interesuar më shumë për destabilitetin dhe që vënë në pikëpyetje modelin tonë të një rendi demokratik të orientuar nga vlerat, e të mbështetur në rregulla.” Pas pothuaj 30-vjet zhgënjimesh, alternativa se cilën rrugë duhet të ndjekë klasa aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, është e qartë: drejt një destabiliteti permanent politik dhe ekonomik që frymëzohet nga ndikimet e jashtme, sidomos ato ruso-turke, apo drejt një modeli të rendit demokratik të orientuar nga vlerat perëndimore? Çka është mirë për shqiptarët? Koha nuk pret! E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Përdorimi i komunikimeve joverbale në zonën e Malësisë

Traditë e pasu

Disa kohë më përpara numri i komunikimeve me gjeste ka qenë shumë i madh, pothuajse çdo gjë është marrë vesh me ndihmën e tyre

Shtjefën Ujkaj

Si në çdo vend të botës edhe vendi ynë i ka të njohura komunikimet joverbale apo me gjeste, kemi komunikime joverbale të ndryshme që shpjegojnë shumë më shumë sesa vetë fjalët. Disa kohë më përpara numri i komunikimeve me gjeste ka qenë shumë i madh, pothuajse çdo gjë është marrë vesh me ndihmën e tyre. Nëpërmjet një kontakti apo një veshjeve, është marrë vesh se sa i mirë mund të jenë një burrë, i cilit rang është, sa i mençur është ai, çfarë familje përfaqëson një grua ” e kështu me radhë. Një nga traditat që kanë pasur burrat e zonës sonë ka qenë mbajtja e mustaqeve, me këtë është treguar shumëçka. Së pari është treguar bur-

“ 12

rëri, besnikëri dhe të gjithë njerëzit e tjerë kanë pasur respekt për këta burra. Në raste fatkeqësie apo vrasjeje këta kanë pajtuar gjaqet. Por jo çdokush i ka mbajtur mustaqet apo më mirë të themi jo çdokujt i është lejuar t’ i mbajë, sepse në qoftë se ka qenë burrë i paaftë apo burrë me virtyte të këqija, atëherë atë e kanë përqeshur dhe në të njëjtën kohë mund ta kenë kërcënuar. Por edhe në qoftë se për shumë kohë i ka mbajtur mustaqet dhe pastaj i ka hequr është përqeshur dhe automatikisht i është ulur vlera. Kurse tek femrat apo gratë si zakon ka qenë shamia apo ruba në krye, e po ashtu edhe veshja në rashë. Për ato që i kanë respektuar këto rregulla njerëzit e tjerë kanë pasur mendime të mira për to dhe, kanë thënë : “po kjo është vajzë e familjes së mirë”. Po qe e kundërta, menjëherë ka lindë mendimi i keq për të sepse ajo ka shprehur një diçka të keqe dhe njerëzit kanë thënë: ”Kjo s’paska pasë familje ”. Po ashtu një grua nëse

e kanë parë në pantallona i kanë bërtitë dhe në të shumta raste burrat kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, sepse me këtë gjest kanë përulur familjen. Njerëzit kanë thënë se në atë familje nuk paska burra. Por te malësorët janë parë dhe disa zakone si për shembull ,kur u ka lind fëmija. Kur ka lind djali në familje ka qenë gëzim i madh dhe lajmi është dhënë menjëherë në gjithë vendin apo fshatin ku kanë jetuar, po ashtu kanë përdorur armët duke thënë “u rritë me jetë” dhe të gjithë kanë shkuar dhe i kanë falë para. Në rast se ka lindur vajzë, askush nuk ka përdorur armën, por kanë thënë: shyqyr që ka shpëtuar nëna dhe ishalla pas vajzës djali dhe askush s’ ka shkuar me e falë. Këtu nuk kanë shprehë gëzim të madh. Po ashtu gratë e tjera kur kanë shkuar për vizitë me pa nënën në lodhnim kanë thënë: ”mashalla” që fëmija të mos marrë mësysh. E kanë pasë edhe si zakon që në djepin e fëmijës të hidhet bar i njomë ose gjeth, me shpresën që

Një nga traditat që kanë pasur burrat e zonës sonë ka qenë mbajtja e mustaqeve, me këtë është treguar shumëçka. Së pari është treguar burrëri, besnikëri dhe të gjithë njerëzit e tjerë kanë pasur respekt për këta burra. Në raste fatkeqësie apo vrasjeje këta kanë pajtuar gjaqet. Por jo çdokush i ka mbajtur mustaqet apo më mirë të themi jo çdokujt i është lejuar t’i mbajë, sepse në qoftë se ka qenë burrë i paaftë apo burrë me virtyte të këqija, atëherë atë e kanë përqeshur dhe në të njëjtën kohë mund ta kenë kërcënuar. Por edhe në qoftë se për shumë kohë i ka mbajtur mustaqet dhe pastaj i ka hequr është përqeshur dhe automatikisht i është ulur vlera

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ur dhe fisnike fëmija të mbetet i njomë. Gjithashtu malësoret kanë pasë zakone edhe tek martesat. Zakonet fillojnë prej se nisin shkuesit me kërkuar vajzën për djalë, ku sot shumë pak ndodh kjo gjë. Dikur dasma në Malësi ka zgjatur disa ditë, ndërsa sot kryhet për një ditë. Dikur vajza nuk ka marrë pjesë në zgjedhjen e fatit të vet, por pajtohej me atë burrë që i kishin gjetur prindërit. Sot ky ligj i ashpër është liberalizuar, tani vajza mendon vetë për fatin e saj dhe askush nuk mund te ndërhyjë.

Por te malësorët janë parë dhe disa zakone si për shembull ,kur u ka lind fëmija. Kur ka lind djali në familje ka qenë gëzim i madh dhe lajmi është dhënë menjëherë në gjithë vendin apo fshatin ku kanë jetuar, po ashtu kanë përdorur armët duke thënë “u rritë me jetë” dhe të gjithë kanë shkuar dhe i kanë falë para. Në rast se ka lindur vajza, askush nuk ka përdorur armën, por kanë thënë: shyqyr që ka shpëtuar nëna dhe ishalla pas vajzës djali dhe askush s’ ka shkuar me e falë. Këtu nuk kanë shprehë gëzim të madh. Po ashtu gratë e tjera kur kanë shkua për vizitë me pa nënën në lodhnim kanë thënë: ”mashalla” që fëmija të mos marrë mësysh

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Vazhdimësi Për Koha Javore:

Astrit Lulushi

14

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Ligjvënësit e politikanët, trashëgues të një regjimi të poshtër tiranik, përpiqen sot të shkatërrojnë qëllimisht çdo gjë që prekin, ata e vendosin veten në gjendje lufte me njerëzit, të cilët janë të çliruar nga çdo bindje, ose janë lënë për t’i zgjidhur problemet e tyre duke kërkuar çdo mënyrë, ose rrugën jashtë vendit, për të mbijetuar Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Të besosh do të thotë të mendosh, imagjinosh, dyshosh, supozosh, të arrish në një përfundim, të kuptosh. Besimi është pjesë e formimit të integritetit, i cili është thelbi i karakterit. Të besosh në diçka dhe të mos e jetosh, është e pandershme, e pafalshme ndaj vetes e tjetrit dhe ndaj jetës. Ndonëse lig-

jvënësit e politikanët, trashëgues të një regjimi të poshtër tiranik, përpiqen sot të shkatërrojnë qëllimisht çdo gjë që prekin, ata e vendosin veten në gjendje lufte me njerëzit, të cilët janë të çliruar nga çdo bindje, ose janë lënë për t’i zgjidhur problemet e tyre duke kërkuar çdo mënyrë, ose rrugën jashtë vendit,

Këto 30 vitet e fundit kanë treguar se e vërteta është më e rëndësishme se sa pasojat. Kjo është një nga gjërat më të vështira për t’u mësuar, ashtu si gënjeshtra nuk mund të na shpëtojë nga një gënjeshtër tjetër, prandaj dhe kjo gjendje vazhdon

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Të besosh në diçka dhe të mos e jetosh, është e pandershme, e pafalshme ndaj vetes e tjetrit dhe ndaj jetës

për të mbijetuar. Këto 30 vitet e fundit kanë treguar se e vërteta është më e rëndësishme se sa pasojat. Kjo është një nga gjërat më të vështira për t’u mësuar, ashtu si gënjeshtra nuk mund të na shpëtojë nga një gënjeshtër tjetër, prandaj dhe kjo gjendje vazhdon. E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

15


INTERVISTË

Intervistë E K S K L U Z IV E me pianisten e njohur nga Ulqini, Iliriana Gjoni

Kënaqësi të mbartësh një emër shqiptar në skenën ndërkombëtare

“ 16

Iliriana Gjoni është nxënëse e gjeneratës së parë të Shkollës së Muzikës në Ulqin. Ka fituar çmime të shumta në nivel republikan, federativ, kombëtar e ndërkombëtar. Nga këto çmime dallohen: Çmimet e para në nivel republikan, si pianiste soliste dhe në kategorinë e muzikës së dhomës, Vendet e para në Garat mbarkombëtare EPTA Shqipëri, Çmimet speciale “Beethoven” dhe për stil të spikatur në interpretim, si dhe Çmimi i parë absolut në Garat evropiane (Itali). Shkollën e Mesme të Muzikës e vazhdon në Podgoricë, në klasën e Prof. Boris Kraleviq. Në vitin 2005 zgjedhet nxënëse e gjeneratës të Shkollës së Muzikës “Vasa Paviq” dhe vazhdon shkollimin e saj në klasën e Prof. Nora Çashkut pranë Akademisë së Arteve në Tiranë. Studimet i përfundon me notë maksimale në vitin 2009. Gjatë viteve të studimit njihet me Prof. Lucia Passaglia, e cila e fton të vazhdojë studimet Master në klasën e saj në Konservatorin shtetëror “Luisa D’Annunzio” në Itali. Për këto studime ajo përfiton bursë të plotë nga Ambasada italiane në Mal të Zi. Në këtë vit ajo fiton edhe Çmimin e parë në Garat kombëtare të Italisë. E zgjedhur si përfituese e një burse Erasmus, transferohet në Universitetin e muzikës në Karlsruhe të Gjermanisë, ku përfundon studimet master, respektivisht dyvjeçare, me notë maksimale në disiplinën Piano – solo dhe Piano – muzikë dhome. Paralelisht me studimet, ajo fillon edhe veprimtarinë e saj si pedagoge. Që në 2016 jeton dhe vepron si pianiste dhe pedagoge në Mynih të Gjermanisë

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

K. Javore: Iliriana, talenti dhe suksesi juaj për piano është evidentuar nga fëmijëria juaj e hershme, duke spikatur si supertalente nëpër aktivitete të ndryshme. Nga ku buroi inspirimi që t’i hyni muzikës dhe cilat janë mbresat që kishit nga debutimi në skenë? I. Gjoni: Kur kujtoj fëmijërinë time, ajo që së pari më vjen në mendje është që, përveç lojës me vëllezërit apo kushërirat, gjithmonë më pëlqente të kaloja periudha të gjata vetëm, në qetësinë time. Besoj që ky është një prerekuizit i profesionit të muzikantit, që në mes të një bote të zhurmshme të jetë gjithmonë i aftë dhe ta ketë të nevojshme të dëgjojë zërin apo “tingullin” e vet. Ballafaqimi me skenën erdhi shumë natyrshëm; m’u dha mundësia që të shprehja për të tjerët atë që ndjeja brenda. Më dukej realizimi im më i lartë, të ndaja botën time emocionale me një publik të vëmendshëm, ndjesi e cila më përcjell edhe sot çdo herë që jam në skenë. K. Javore: Ndër vite u nderuat me çmime të rëndësishme, por edhe me vende të para në


INTERVISTË K. Javore: Çfarë e bën një pianiste ekselente, e një rangu kaq të lartë siç jeni ju dhe çfarë është muzika për ju? I. Gjoni: Në rastin tim ka qenë mbi të gjitha këmbëngulja. Është dashur të jem kokëfortë, punëtore dhe e pa dorëzuar. Besoj që jo shumë veta do ta kishin marrë guximin t’i futen disa sfidave që kam pasur dhe kjo më bën akoma më të lumtur që sot kam arritur ku jam. Muzika për mua ngel mjeti me të cilin më së miri shpreh aftësinë time për të ndjerë e kuptuar zhvillimin që njerëzimi ka pasur ndër kohë, në një mënyrë personale dhe pa paragjykime.

arenën kombëtare dhe ndërkombëtare në nivel republikan, si pianiste soliste dhe në kategorinë e Muzikës së Dhomës. Si arritët t’i “rrëmbeni“ këto çmime dhe çfarë përbëjnë ato për ju? I. Gjoni: Ka qenë një punë e madhe, sidomos për moshën time të vogël. Shumë përkushtim që buronte nga një dashuri e çiltër për muzikën klasike, e që i kthente ato orë të gjata studimi në kohën time të preferuar të ditës. Duke qenë se shpesh isha shqiptarja e vetme në garat ku merrja pjesë, e ndjeja veten edhe si një lloj “ambasadoreje” dhe sukseset e mia i përjetoja me një krenari jo vetëm personale, por edhe kombëtare. Besoj që çdo muzikant e përfaqëson jo vetëm veten, por edhe vendin nga vjen dhe në asnjë koncert, brenda apo jashtë shtetit, nuk kanë munguar pyetjet mbi vendin apo popullin tim. Më kënaq kur shoh që ato çmime të hershme kanë hapur dyert që nëpërmjet punës dhe artit tim, njerëz nga vende të largëta të dëgjojnë për Ulqinin e shqiptarët e Malit të Zi. Besoj se arti në thelb edhe ka këtë rol – që nëpërmjet një gjuhe universale – atë të ndjenjave, të afrojë botëra me

mijëra kilometra larg. Ndihem shumë e privilegjuar nga kjo anë. K. Javore: Nga një sërë çmimesh që keni fituar falë profesionalizmit të treguar në artin muzikor, do të veçoja Çmimin e parë absolut në Kompeticionin Evropian të Pianistëve të Rinj në Itali, në vitin 2000. Si e komenton këtë sukses të një niveli kaq të lartë? I. Gjoni: Për mua kjo eksperiencë ka qenë një koncert, në të cilin me padurim prisja të shfaqja ato që kisha mësuar. Përfitimet e këtyre çmimeve kanë një jehonë të padiskutueshme edhe në jetën time të sotme, si pianiste, pedagoge dhe si femër. Nëpërmjet këtyre arritjeve kam mundur të krijoj kushtet për aplikimin e bursave të ndryshme, kam hapur dyer që, po të mos kisha pasur atë besim prej fëmije entuziast, do të kishin mbetur të mbyllura përgjithmonë. Gjithashtu, mësoj dhe konfirmoj atë që jeta ime më ka treguar. Evropa e njëjta ajo që ka qenë është dhe një shqiptare e Malit të Zi mund të konkurrojë e bile edhe të fitojë në garë me çdo kënd tjetër pa asnjë problem.

K. Javore: Si e komentoni faktin që falë sukseseve tuaja të njëpasnjëshme keni krijuar një emër të madh dhe një karrierë elitare që çdo i ri mund t’ju kishte lakmi? I. Gjoni: Ndjehem e lumtur që puna e investuar ka dhënë frytet e pritura dhe jo vetëm: ajo më ka bindur që me qëllimet e duhura dhe punën përkatëse, nuk ka ëndërr e cila nuk mund të bëhet realitet. Kjo vlen jo vetëm për mua, por edhe për çdo të ri tjetër. Edhe pse jemi nga një vend i vogël, jeta është e gjatë, bota e madhe dhe në të ka vend e kohë për secilin nga ne të ndjek rrugën e realizimit të vet më të lartë. Duhet thjesht pak durim, shumë dashuri e besim, punë pafund dhe një qëllim që ja vlen. K. Javore: Cilat janë aktivitetet ku keni performuar, qoftë në disiplinën piano- solo apo piano-muzikë dhome, të cilat ju kanë lartësuar dukshëm në karrierë si dhe çmimet që ju bëjnë të njeheni krenare si shqiptare? I. Gjoni: Fillimisht kam qenë gjithmonë e lumtur që, qoftë në nivelin republikan, të Malit të Zi apo federativ, të Jugosllavisë, të kem mundësi ta shoh emrin tim të shkruar shqip si fituese e çmimit të parë. Rast tjetër ishin Garat evropiane të mbajtura në Itali, ku juria nuk la pa përmendur që shqiptarët demonstrojnë një afinitet të lartë jo vetëm në nivel teknik, por mbi të gjitha në rrafshin kompleks të deshifrimit emocional të veprave klasike. Evenimenti më i rëndësishëm ngel 300 vjetori i qytetit Karlsruhe të Gjermanisë, ku unë performova para 40.000 shikuesve live. Si padashje E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

17


INTERVISTË zgjodha një fustan të kuq e që në kombinim me flokët e zeza besoj ka bartur një mesazh të sublimuar mbi atë çfarë ky moment përfaqësonte për mua. Asnjëherë sukses vetëm personal, gjithmonë kënaqësi të bart një emër shqiptar në skenën ndërkombëtare. K. Javore: Keni një biografi të pasur të përvojave dhe vlerësimeve të larta nëpër evenimente muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga Ulqini, Podgorica, Tirana, Gjermania e gjetiu. Si e arritët gjithë këtë punë kolosale, kë kishit në mbështetje apo çdoherë sfiduat e vetme falë kurajës dhe këmbënguljes? I. Gjoni: Në radhë të parë, kam pasur gjithmonë përkrahjen e prindërve. Moment kyç në karrierën time ishte edhe kalimi nga gjimnazi i përgjithshëm në shkollën e mesme të muzikës. Ishte shtator, fillimi i vitit të dytë dhe babi e kishte vënë re që unë nuk isha shumë e kënaqur me të qenit nxënëse e gjimnazit, edhe pse vitin paraprak isha zgjedhur nxënëse më e mirë e gjeneratës. E ndava me të, që do të preferoja të isha në Podgoricë, në shkollën e mesme të muzikës, në mënyrë që t’i përkushtohesha plotësisht pianos. Të njëjtën ditë u transferova me të gjitha gjërat e mia në një apartament, të cilin ai e kishte gjetur brenda një ore. Janë gjeste të tilla të cilat kanë bërë që unë gjithmonë të jem e guximshme dhe asnjëherë të mos frikësohem të marr hapa riskante. Më vonë kam pasur edhe përkrahjen e pedagogëve e punëdhënësve.. K. Javore: Ndër vite keni qenë e kyçur përveç muzikës edhe në fusha të tjera si në gazetari, turizëm, përkthyese dhe koordinatore për projekte rinore në OJQ “Anima”- Ulqin, etj. Sa e vështirë ka qenë për ju që të kontribuoni në gjithë këto lëmi? I. Gjoni: Pas të gjitha eksperiencave të mia të studimeve dhe punës në shtete të ndryshme, kam arritur të kuptoj sa domethënëse kanë qenë në formimin e karakterit tim, pikërisht këto momente, kur arrija të shkëputesha nga roli i pianistit dhe të bëja prezantuesen apo përkthyesen. Në Gjermani po ashtu nuk kanë munguar role të ngjashme. Gjatë studimeve në Universitetin e Karlsruhes

18

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

kam qenë tutore dhe organizatore e aktiviteteve jashtëshkollore për studentët e huaj, në shkollën e muzikës ku kam punuar, ideatore e plan-programeve, koordinatore evenimentesh dhe përfaqësuese e shkollës në marrëdhëniet me publikun. K. Javore: Suksesi juaj është kurorëzuar me faktin që jo vetëm se jeni bërë pedagoge në Shkollën e Muzikës në Mynih të Gjermanisë nga viti 2016, por dhe për faktin se nga klasa juaj, studentët tuaj dalin fitues të garave kombëtare të Gjermanisë. Si ndjeheni për këtë? I. Gjoni: Është e vërtetë. Fillimisht kam pasur nxënës që kanë marrë çmime të para në nivel kombëtar të Gjermanisë dhe ka disa vite që jam rregullisht e ftuar të jem pjesëtare e jurisë në këtë konkurs. Ndihem e lumtur, pasi më ka rënë të punoj me veteranë të këtij profesioni dhe e shoh që kam arritur një nivel njohurie i cili bën që të jem e sigurt në konfrontimin me njerëz me shumë më shumë eksperiencë se unë. Kjo më motivon që të jem akoma më e përkushtuar dhe e motivuar gjatë punës me nxënësit. Talentet e jashtëzakonshme janë të rralla dhe deri më tani kam pasur fatin dhe privilegjin të jem e kërkuar personalisht për të punuar me disa të tillë. Kjo tregon që njerëzit kanë filluar të më njohin dhe puna ime të vlerësohet. Në një treg siç është ai gjerman, ku konkurrenca është tejet e lartë, besoj që kjo nuk është gjë e vogël. K. Javore: Së fundi, krahas disa performancave në Ulqin dhe Gjermani, morët pjesë si pjesëtare e Festivalit “Belcanto Dolcinio” në teatrin “Symphony

Space” në Nju Jork. Si ishte kjo eksperiencë për ju dhe si ju priti publiku atje? I. Gjoni: “Belcanto Dolcinio” në Nju Jork ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Duhet të përgëzoj z. Cafo Boga, i cili me besimin, përkushtimin dhe punën e tij të palodhur, bëri të mundshme që artistët tanë të performojnë në një sallë kaq të rëndësishme. Festivali “Belcanto Dolcinio”, i cili zhvillohet çdo shtator në Ulqin, këtë vit për herë të tretë, ka hapur një hapësirë për të promovuar artistët lokalë dhe për të shkëmbyer me ata nga jashtë, përvoja, njohuri dhe eksperienca të vlefshme. Roli kryesor normalisht është që publikut shqiptar nga Mali i Zi, dhe jo vetëm, t’i japi mundësinë që me kuriozitet të ndjek një degë e cila konsiderohet elitare nga shtetet me zhvillim më të lartë botëror, e në këtë mënyrë, të ndërtoj aftësinë e dëgjimit jo vetëm të muzikës, por edhe të vetes. Arti gjithmonë ka pasur një rol garues në shoqëritë antike. Unë do të isha e lumtur nëse sadopak arrijmë që të hapim veshët e zemrat e dëgjuesve tanë. Duartrokitjet dhe brohoritjet në fund të koncertit në Nju Jork sigurisht shërbejnë si një ogur i mirë dhe lënë vend për shpresë në këtë drejtim. K. Javore: Cilat janë angazhimet tuaja aktuale dhe planet më të afërta? I. Gjoni: Për momentin, jemi duke iu afruar fundit të vitit shkollor dhe këto javë janë të mbushura me koncerte të nxënësve. Është gjithmonë kënaqësi, të shohësh se si këta të rinj kanë arritur të përvetësojnë materiale jo të thjeshta, guximi të cilin ata po e mësojnë nga fillimi, në mënyrën e ballafaqimit me skenën, si dhe prindërit të cilët krenarë për punën dhe suksesin e arritur, përshëndesin me buzëqeshje dhe mirëbesim profesorët e investuar. Nga ana pedagogjike, është kurorëzim i një rruge të koklavitur, pasi në ditën e sotme është vërtet arritje të kesh nxënës të interesuar dhe punëtorë. Disa plane personale janë akoma në faza zhvillimi dhe nuk dua të flas para kohe, por me siguri që plane konkrete janë koncertet në Mynih, si dhe gëzohem që do të paraqitem sërish para publikut ulqinak në shtator me disa vepra shqiptare dhe të huaja në kuadër të festivalit “Belcanto Dolcinio”. Intervistoi: Toni Ujkaj


MOZAIK

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave organizoi konferencën “Etika, religjioni, e drejta”

Religjioni luan rol të rëndësishëm në botën bashkëkohore Ulqin – Përfaqësuesit e komunitetit akademik dhe institucioneve nacionale janë pajtuar se roli i religjionit është i madh në formimin e qëndrimeve dhe vlerave etike si dhe proceseve politike në botën bashkëkohore, në konferencën me temë “Etika, religjioni, e drejta”, të mbajtur në Ulqin. “Duke respektuar të drejtat fetare, respektojmë dinjitetin njerëzor. Liritë fetare zënë vend të rëndësishëm në ndërtimin e botës më të drejtë dhe më të sigurt, si dhe ndërtimin e kulturës dhe paqes”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, e cila e ka organizuar konferencën.

Sipas pjesëmarrësve të konferencës, religjionet tradicionale janë burime të rëndësishme për normat e të drejtës zakonore dhe për të gjitha fushat e shkencave juridike, si dhe që si të tilla mund të jenë dëshmi e rëndësishme historike në të cilat mund të mbështeten edhe sistemet juridike moderne. Ndërkaq, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke respektuar Konventën Evropiane si dokument kyç për të drejtat e njeriut po bëhet një institucion gjithnjë e më i rëndësishëm në mbrojtjen e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë. Nga ana tjetër, çdo shtet ka të dre-

jtën e diskrecionit që përmes legjislacionit të vet të rregullojë lirinë e fesë dhe të besimit në pajtim me standardet demokratike dhe politikën e respektimit të të drejtave të njeriut, të përcaktuara me aktet, normat dhe procedurat ndërkombëtare. Pjesëmarrësit e konferencës janë pajtuar po ashtu se religjioni luan rol të rëndësishëm në aspektin etik, ligjor dhe politik të botës bashkëkohore, prandaj zgjidhja institucionale e marrëdhënieve ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare përbën një hap të rëndësishëm për ndërtimin e kapaciteteve demokratike të çdo shoqërie. (Kohapress)

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

19


MOZAIK

Në kuadër të Javës së Arkivit

U hap ekspozita fotodokumentare Ulqin – Në kuadër të Javës së Arkivit, i cili këtë vit organizohet me moton “T’i ruajmë arkivat”, Arkivi Shtetëror i Malit të Zi në bashkëpunim me Degën e tij në Ulqin, ka hapur të premten në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin ekspozitën fotodokumentare me titull “Zyra Doganore e Rendit II Tivar – dokumentacioni për lejekalimet dypronësore nga viti 1928”. Në ekspozitë janë prezantuar 65 dokumente dhe 37 fotografi të vitit 1928, pjesë e fondit Zyra Do-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

ganore e Rendit II Tivar të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë, të cilat për të parën herë i paraqiten publikut. Dokumentet janë leje kalimi të lëshuara nga Zyra Doganore në Tivar familjeve që jetojnë në brezin kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, banorë të ishMbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene dhe ish-Mbretërisë së Jugosllavisë, me qëllim të shfrytëzimit të tokës. Ndërsa fotografitë paraqesin po ashtu disa nga familjet që jetonin në brezin kufitar përgjatë Liqenit

të Shkodrës dhe lumit Buna. Dokumentet dhe fotografitë e prezantuara, që datojnë para 90 vjetësh, janë me interes nga aspekti sociologjik, kulturor, etnologjik etj. Ekspozitën e kanë hapur drejtori i Arkivit Shtetëror të Malit të Zi, Sasha Tomanoviq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe udhëheqësja e Degës së Arkivit të Malit të Zi – Ulqin, Liljana Bullatoviq, të cilët në fjalën e tyre kanë nënvizuar rëndësinë e kësaj pasurie dhe trashëgimie.


MOZAIK

Në ekspozitën fotodokumentare me titull “Zyra Doganore e Rendit II Tivar – dokumentacioni për lejekalimet dypronësore nga viti 1928” janë prezantuar 65 dokumente dhe 37 fotografi të vitit 1928 Pas Luftës së Parë Botërore, në kohën e Mbretërisë SKS dhe Mbretërisë së Jugosllavisë, në zonën rreth Liqenit të Shkodrës dhe nëpër lumin Buna qarkullonin pandërprerë njerëzit dhe mallrat në linjën ujore Pllavnicë-Shkodër-Ulqin, si dhe nëpërmjet vendkalimeve kufitare tokësore qarkullonin banorët e fshatrave të zonës kufitare, të cilët i kishin tokat në pjesën e Shqipërisë, të cilat i punon me anëtarët e familjeve të tyre. Falë lejekalimit dypronësor ata realizo-

nin lehtësime doganore përkatëse, gjegjësisht ishin të liruar nga pagesa e taksave doganore për bagëti dhe prodhime bujqësore, të cilat i sillnin nga tokat e veta në bazë të marrëveshjes në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Zyra Doganore e Rendit II Tivar ishte organ përgjegjës për vendkalimet kufitare në këtë pjesë të kufirit dhe për pajisjen me lejekalimet përkatëse. Ajo kishte repartet e saj në Sukubinë dhe Ulqin. Nën juridiksionin e tyre ishin tetë vendkalime

kufitare: Skje-Zogaj, Kravar-Shtuf, Sukubinë-Muriqan, SukubinëGoricë, dhe në lumin Buna - Fraskanjel-Balaj, Shëngjergj-Prekal, Reç-Luarz dhe Shënkoll-Pulaj. Nga Arkivi i Malit të Zi kanë bërë të ditur se manifestimi tradicional “Java e Arkivit”, që këtë vit është mbajtur më 4-9 qershor, ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e arkivit si dhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit të gjerë publik ndaj veprimtarisë arkivore. i. k. E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

21


AUTOMOBILIZËM

Prezantohet super Audi Q8 SUV 2018 Ky është Audi Q8, apo motra e madhe e Q7, me të cilën marka gjermane zgjeron vargun e ofertave të saja SUV. Audi Q8 është rival direkt i BMW X6 e Mercedes GLE, me një çmim rreth 75 mijë euro, ky model i ri do të dal në shitje gjatë kësaj vere, transmeton koha.net. Audi Q8 është 4,986mm i gjatë, e që është 66mm më i shkurtër se Q7, por është më i gjatë se rivalët e

22

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

tij, X6 e GLE. Audi Q8 i ri do të ofrohet me 12 ngjyra të ndryshme për tu zgjedhur, e mbrojtës të ndryshëm nga plastika. Fillimisht ky super SUV do të ofrohet me vetëm një motor për t’u zgjedhur, ai 3.0 litërsh V6 me naftë që prodhon 282 kuaj fuqi, e që do të thirret Q8 50 TDI. Audi Q8 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.3

sekonda e atë maksimale prej 230 kilometra në orë. Audi ka konfirmuar se në vitin 2019 do t’i ofrohet motori me benzinë V6 55 TFSI me 335 kuaj fuqi. Që të gjithë motorët kanë edhe teknologjinë hibride 48V, i cili aktivizohet deri në 50 kilometra në orë. Audi Q8 prodhohet në të njëjtën fabrikë të Volkswagenit, ku prodhohet Q7, Porsche Cayenne e VW Touareg.


FOTOGRAFIA E JAVËS

ADELA NIKAJ REFLEKTIMI

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Në Detroit vlerësohet kontributi letrar i Anton Gjuravçaj Ka qenë iniciativa e shoqatës Malësia Madhe në Detroit, e cila organizoi në prani të bashkatdhetarëve të ardhur edhe nga Toronto e Kanadasë dhe Nju-Jorku, promovimin e krijimtarisë letrare të Dr. Anton Gjuravcaj, në kishën e Shën Palit, për t’u ndalur disi më gjate në romanin e tij të fundit “Nata ne Sion”, libër që ishte promovuar më parë edhe në Tiranë, Lezhë e Nju-Jork. Moderatori i këtij takimi, Masho Uli, ndër të tjera tha se Antoni është një shkrimtar tashmë i njohur dhe ka lënë gjurmë me punën e tij, sidomos në fushën humane si mjek, duke u ardhur në ndihmë në çdo kohe malësorëve, duke komunikuar me ta njerëzisht në gjuhën e bukur shqipe. E përgëzoi doktorin dhe tha se jemi krenarë për të mbasi ai ka shkuar për të gjitha kohët për historinë dhe çështjen e shqiptarëve. Më pas folën autorët e komuniteti Zef Përgega e Lulash Palushaj. Gazetari i ACTV të komunitetit të Detroitit, Lugj Gjokaj, mbajti një fjalë të rastit, ku evidentoi sukseset e shumë prej anëtarëve të fisit Gjuravcaj në Malësi të Madhe, njerëz të botës akademike, shkencore, publicistike, arsimore dhe te kulturore. Ai tha se nga familja Gjuravcaj kanë dalë deri tani 14 intelektualë në lëmi të arsimit, magjistraturës, profesorë, mjekë e shkrimtarë. Kontributi i tyre është i dukshëm dhe i vlerësuar ne Malësi, por edhe kudo që jetojnë e veprojnë në trevat shqiptare. Nga ana e tij Dr. Antoni vlerësoi shoqatën e Malësisë së Madhe , referuesit, moderatorin dhe Luigj Gjokajn. Në fjalën e tij ai tha se vepra e tij është promovuar në sallën e Muzeut Kombëtar në Tiranë që mban emrin e Gjergj Kastriotit, po ashtu ne Nju-Jork, që mban emrin e Nënë

24

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Terezës në Lezhë me emrin e madh të Gjergj Fishtës dhe në Detroit në ambientin kulturor Gjergj Kastrioti. Malësoret kane dhëne shumë ne fushën e humanizmit dhe patriotizmit. Ato kane ne themel familjen dhe kombin. Malësoret e kanë bërë të tyre postulatin e Nolit: “Nëno mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë!” Në librin tim, ngjarjet janë të lidhura me historinë e Malësisë. Vuajtjet dhe dhimbjet kudo kanë të njëjtën fytyrë. Ai më tej shtoi se është rritur

në një familje intelektuale, ku kishte shumë libra dhe ku flitej shumë për historinë e shqiptarëve. “Kështu kam lexuar me kohë librat e korifenjve të Rilindjes dhe më vonë krijimtarinë e shkrimtarëve shqiptarë të njohur. Kalimi nga osmanizimi në komunizëm dhe më pas në demokraci, janë cikle shumë te vështira, që e kanë mbajtur peng zhvillimin dhe përparimin e kombit shqiptar. Zakonet dhe mitologjia janë prezente në tematikën e romanit “Nata në Sion”.


KULTURË

140 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Në konferencë mori pjesë dr. Nail Draga me kumtesën “Ulqini dhe Ymer Prizreni” Në bashkëorganizim nga Instituti i Historisë nga Prishtina, Instituti i Historisë nga Tirana dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore

të Shqiptarëve në Shkup, në Prizren më 10 qershor u mbajt Konferenca shkencore kushtuar 140- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë Konferencë shkencore ndërkombëtare janë paraqitur 34 kumtesa, nga studiues nga hapësira etnog-

jeografike shqiptare. Nga shqiptarët në Mal të Zi ka marrë pjesë dr.Nail Draga me kumtesën “Ulqini dhe Ymer Prizreni”. Sipas organizatorëve, kumtesat do të botohen në një vëllim të veçantë. (Kohapress) E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

25


KULTURË

Njerëz të shquar nga Malësia

Dimensioni atdhetar e njerëzor i Kolë Prëkë Gojçaj Gjekë Gjonaj

Në kërkim të njerëzve të shquar nga Malësia që kanë bërë emër dhe janë gdhendur në kujtesën e komunitetit si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare më 12 qershor 2018 u njoha për herë të parë me mërgimtarin shumëvjeçar në Shtete të Bashkuara të Amerikës (Detroit) Kolë Prëkë Gojçaj , në shtëpinë e tij të lindjes në Helmicë të Hotit. Për këtë burrë të Malësisë dhe atdhetar të denjë më tregoi një mik yni i përbashkët, po ashtu nga Amerika. Falë nismës së tij m’u dha rasti e mundësia të bashkëbisedoj shkurt me Kolën për rrugëtimin e tij të jetës dhe për aktivitetet e tij të shumta larg vendlindjes në shërbim të çështjes kombëtare, veçmas në përpjekjet serioze të tij dhe të mërgimtarëve të tjerë shqiptarë në diasporë për lirinë, shtetësinë e mëvetësinë e Kosovës. Ai, u lind e u rrit në një familje me tradita të ngjizura patriotike, e me ndjenja të theksuara kombëtare. Pas gjysmë dekade jetë në mërgim (Itali e Amerikë), para pesë vitesh vullnetarisht është kthyer në shtëpinë e të parëve, e cila siç thotë ai, pesë herë është djegur e bërë shkrumb e hi me topa gjatë sundimit turk bashkë me shtëpinë e heroit tonë kombëtar Dedë Gjo’Lulit. Kola, para 22 vitesh, kur ndodhej për vizitë prindërve të tij, ndër të tjera, u kishte thënë vëllezërve: “ Deri sa të vdes vetë jekto dy dyer nuk myllen. Por, edhe ‘i tjetër dua me jua thanë.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Derisa të jetë vëllau ma i vogli Luca, haram u kjoftë rrita e babës dhe gjini i nanës ni kjoftë se dryhet jekjo derë. Sepse, ajo ka histori. Asht e lame disa herë me gjak.” Dashuria që ka treguar Kolë Gojçaj për vendlindjen më përngjan në dashurinë që ka pasur Odiseu ndaj Itakës të cilën asnjëherë nuk e harroi. Kola pasi i vdiqën prindërit dhe shtëpia mbeti pa banorë nuk e harroi fjalën e dhënë.” Unë kam vendosë me u kthye përgjithmonë në Malësi” – i tha familjes. Burri i Malësisë foli prerë si dikur. E mbajti fjalën. Tregoi karakterin e fortë. Nuk pranoi të gënjejë. Vullnetarisht u nda nga familja. U rikthye aty prej nga ishte larguar. Por tashmë në moshë të thyer. Erdhi me dëshirën e madhe për të vazhduar traditën e ngjizur të të parëve, ku javën e kaluar kremtoi 82 vjetorin e lindjes. As vetmia, as mosha nuk ia kanë zbehur kënaqësinë e tij. Përkundrazi ndjehet shumë i kënaqur e i përmbushur në

vendlindje. për vendimin e pazakontë e të rrallë që ka ndërmarrë, ndonëse natyrshëm ndjen mungesën e familjarëve të shumtë në Amerikë. Ky malësor i ndershëm e fisnik i familjes së afërt të Kolë Marash Vatës, i cili u vra në Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911 dhe i Tomë Nikës , i cili , siç e e vlerësuan britmëtarët (vajtorët) në ditën e vdekjes kishte qenë krahu i djathtë i Dedç Gjo’ Lulit, i kujton me nostalgji të gjithë njerëzit me të cilët është rritur. Të gjitha ngjarjet që i ka dëgjuar nga burrat e urtë të Hotit e të Malësisë. Të gjitha vështirësitë,. Të gjitha vuajtjet që i ka përjetuar populli i tij gjatë kohës së shkuar. I mbrujtur nga prindërit me ndjenja të thella atdhetare, gjithmonë vuante dhe vuan shpirtërisht copëtimin e Shqipërisë. Fliste dhe flet vazhdimisht për padrejtësitë që i kishin bërë shtetit tonë amë fuqitë e mëdha në vitin 1913. Ka dënuar me gjithë forcën e tij regjimin komunist në ish- Jugosllavi dhe atë të

Dashuria që ka treguar Kolë Gojçaj për vendlindjen më përngjan në dashurinë që ka pasur Odiseu ndaj Itakës të cilën asnjëherë nuk e harroi. Kola pasi i vdiqën prindërit dhe shtëpia mbeti pa banorë, nuk e harroi fjalën e dhënë.” Unë kam vendosë me u kthye përgjithmonë në Malësi” – i tha familjes


KULTURË

Ky malësor i ndershëm e fisnik i familjes së afërt të Kolë Marash Vatës, i cili u vra në Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911 dhe i Tomë Nikës , i cili , siç e e vlerësuan britmëtarët (vajtorët) në ditën e vdekjes kishte qenë krahu i djathtë i Dedë Gjo’ Lulit Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. U bë pjesë e të gjitha aktiviteteve të diasporës shqiptare në Amerikë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e saj. E ndihmoi haptas në mënyra të ndryshme, qofshin ato financiare apo luftarake, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila më vonë e nderoi atë me titullin veteran i saj. Për kontributin e tij të madh për Kosovën gëzon respektin, mirënjohjen dhe autoritetin e përfaqësuesve më të lartë të shtetit të dytë shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Po aq i madh sa veprimtaria patriotike është edhe dimensioni njerëzor i Kolë Gojçaj. Qysh në paraqitje të parë rrezatonte mençuri, mirësi e dashuri njerëzore. Madhështia e trupit shoqërohej me madhështinë e shpirtit. I thjeshtë. Komunikues. I papërtuar për çdo kërkesë të të afërmve, të shokëve, të miqve. I gjendur pranë nevojave dhe halleve të shqiptarëve. Kudo që e përplasën valët e jetës, nuk u ankua. Nuk u përkul. E as u ligështua. Edhe kur përjetoi vdekjen tragjike të vëllait dhe djalit. Edhe kur për veprimtari kombëtare për 16 vjet nuk iu lejua të vizitojë prindërit. Edhe kur e mbijetoi burgun në Mal të Zi. Thënë me pak fjalë: Ishte dhe mbeti një njeri në kuptimin e plotë të fjalës me virtyte të larta njerëzore, të cilat duhet të jenë shembull për brezat e ardhshëm shqiptarë. E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Në qytetin e Rozhajës

Ceremoni për nxënësit më të mirë Në Rozhajë u ndanë numër mbresëlënës të diplomëave Pishtarë (‘Luça’), të cilat iu dhanë 48 maturantëve të diplomuar. Nxënësit e gjenratës u shpallën Xhenisa Mujeviq dhe Xhenan Kajeviq. Këtyre nxnës jnë shpërblyer me një çmim modest me të holla në emër të pushtetit lokal dorëzoi Kryetari i komunës Z.Ejup Nurkoviq, i cili uroi të gjithë nxënësit për arritje të larta dh suksesit të shkëlqyeshëm gjatë gjithë periudhës së shkollimit , me dëshirën për të qenë të dobishëm në familje, komunitet dhe shoqëri në përgjithësi. Me Diplomë “Luca 1 “ u nderuan: Sara Sutoviq, Amina Bibiq, Irman Nurkoviq, Dino Kozica, Nejla Muriq, Ajsha Gjeçeviq, Selma Zejnelagiq, Jakup Ramoviq, Ansar Dedeiq, Zijad Kurpejoviq, Hazir Nurkoviq, Faris Demiq, Belma Kalaç, Xhenan Kajeviq, Dino Kurpejoviq, Nerma Husoviq, Amra Shutkoviq, Selvije Kuç, Armin Bibiq, Elmir Shkrijel, Emir Kardoviq, Semir Kardoviq, Emina Balota, Xhenisa Mujeviq, Elzana Seferoviq, Sejla Honsiq dhe Faris Muric. Shpërblyes të “Luça 2” janë: Sarah Ademagiq ,Irma Alomeroviq, Nasiha

28

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Haliloviq , Albina Husoviq, Katarina Bullatoviq, Amela Dedeiq, Amina Kuç, Emir Mulliq, Zineida Dedeiq, Almina Mujeviq, Anel Nurkoviq, Denis Fetahoviq, Jasmina Saboviq, Adin Skrijel, Adelisa Skrijel , Elzana Husoviq, Elma Demiq, Adea Kalaç, Azra Sutoviq, Mirza Hot dhe Naida Gjeçeviq. Dhënia e çmimeve u realizua nga drejtori i shkollës “30 Shtatori “Fejzo Muriq , i cili theksoi se ditën kur po bëhet promovimi i nxënësve më të mirë ,është një nga ngjarjet më të rëndësishme për shkollën tonë . -Drejtori I shkollës nxësve trë shkëlqyeshëm të gjeneratës ju drejtua me këto fjalë :” sot ne kemi nderin të ju themi lamtumirë gjeneratës 50 të shkollës sonë , të sigurtë se kjo gjeneratë ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe të përhershme në historinë e këtij vendi. Unë besoj se rezultatet e këtyre nxënësve që kanë arritur, imazhin më të mirë të tyre, vlerëson punën dhe angazhimin tonë. Kështu që unë dua të ju jap një ndjenjë të përmbushjes së kënaqësisë përsonale për suksesin tuaj. Për këtë lëvdatat duhet të shkojnë për të gjithë nxënësit, suksesi të

cilëve neve mësimdhënësve shumë na gëzon dhe na bën të ndjehemi shumë krenar. Të dashur të shpërblyer me çmimin “Pishtar “ të fushës së edukimit, përpara jush vijnë sfida të reja në fushën e arsimit dhe ne jemi të sigurt që ju do të dini se si duhet trajtuar në mënyrë të drejtë, dhe se ne, si prindërit tuaj kemi arsye të jenë krenarë me ju . Le të jetë pjekuria e juaj respekt ,të ushqejë marrëdhëniet në mes jush me cilësi të mëtutjeshme gjatë vazhdimit të shkollimit nëpër fakultetët që ju do t’i zgjidhni , qëndrimi i juaj i pjekurisë kam besimin e plot që do të jetë pozitiv ndaj asaj që ju do të ndiqni, të jetë letërnjoftim i juaj në të ardhmen. Ne jemi tashmë krenarë për vlerat e juaja njerëzore të cilat vlera do të kujtojmë përherë si nxënës më të mire të gjeneratës” ka thënë ndër të tjera fjalë Z.Muriq . Ceremonia u kujtua për rezultatet e nxënësve të Gjimnazit “30 Shtatori “e cila ka arritur të konkurrojnë në garat kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare dhe festivale të njohurive në të gjitha fushat. H.Lajçi


MOZAIK

Mërgimtarët ndihmojnë studentët shqiptarë nga Plava dhe Gucia

Bursa për 55 studentë Prishtinë – Të premten më 8 qershor, në sallën e Fakultetit Filologjik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Unioni i Pavarur i Studentëve Shqiptarë nga Mali i Zi, dega Plavë-Guci, ndau bursa në vlerë prej 250 dollarësh amerikan; për 55 studentë shqiptarë nga komunat Plavë dhe Guci, të cilët studiojnë në universitetet e ndryshme publike dhe private në Kosovë dhe Shqipëri. Mjetet investuese për bursa janë siguruar nga “Fondacioni Plavë-Guci” me seli në Nju Jork, si kontribut i bashkatdhetarëve tanë mërgimtarë në SHBA. Të drejtën e përfitimit të bursës e kishin studentët shqiptarë nga vendbanimet e komunave të Plavës dhe Gucisë, të cilët në vitin akademik 2017/2018 ishin

studentë të rregullt në fakultetet përkatëse të universiteteve ku studiojnë. Në ceremoninë solemne të ndarjes së bursave, të cilën e bëri kryesia e UPSSH – dega Plavë-Guci, në krye me kryetarin Jeton Ulaj, ishte i pranishëm edhe bashkatdhetari i studentëve shqiptarë nga Martinajt e komunës së Gucisë, Shkumbin Hasangjekaj, i cili si anëtar i kryesisë së Fondacionit Plavë-Guci me seli në Nju Jork dhe i deleguar special i tij, studentëve ua dorëzoi individualisht bursat e merituara. Në fjalën e vet të rastit, mysafiri i mirëpritur Hasangjekaj, i përshëndeti studentët bursistë, të cilëve u uroi shëndet dhe suksese në studime, duke u bërë thirrje që pas përfundimit të stu-

dimeve të kthehen në vendlindje për të dhënë kontributin e vet aty ku ka nevojë. Studentët, secili në mënyrën dhe shprehjen e vet në këtë rast solemn, vlerësuan lart kontributin e dhënë të bashkatdhetarëve në diasporë vite me radhë për ndihmesën e tyre të konsiderueshme përmes mjeteve të grumbulluara materiale në emër të bursave vjetore për të cilat u janë mirënjohës dhe përzemërsisht u shprehin falënderime të sinqerta. Studentët u zotuan se nuk do t’i zhgënjejnë, po përkundrazi do t’i shpërblejnë me aktivitetet e tyre si studentë në profilet e tyre të ndryshme shkencore. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

29


FEJTON

Kombi – origjina e o të bashkësive fisnore ligjeve e kanuneve të Në sferën shpirtërore, në zotërimin apo krijimin e vlerave , shqiptarët s´kanë arsye t´i kenë lakmi apo smirë të tjerët, aq më pak kanë arsye sot për një gjë të tillë (...) Shqipëria ka qenë rrjedhimisht truall fillestar i qytetrimit europian. Ismail Kadare (Kombi Shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë)

Fatbardha Demi

Për origjinën shqiptaro-arbërore të emrit KOMB dhe natyrën simbolike besimtare të kësaj fjale është folur hollësisht në materialin bashëangjitur (Emri Komb - “pasaporta” parahistorike e Arbërve). Duke patur parasysh rëndësinë e temës, mendoj ta zgjeroj këtë studim me të dhena të reja. Çdo njeri, në dejtë e të cilit rrjedh gjaku i prindërve me emrin Shqiptar apo Arbër, e di se këto emërtime shprehin KOMBËSINË e tij. Prandaj themi edhe sot e kësaj dite, kudo që ndodhemi : Jam me “kombësi shqiptare”. Po a tregojmë në këtë mënyrë përkatsinë ndaj një shteti të caktuar ? Sigurisht që jo, sepse kështu shprehemi në çdo cep të botës, pavarsisht pasaportës shtetërore që mbajmë në xhep dhe kështu janë shprehur edhe mërgimtarët tanë para formimit të shtetit shqiptar të 1912-ës. Fjala ”kombësi”, shpreh botëkuptimin dhe karakterin historik të popullit tonë, në dallim nga popujt e tjerë, origjina e së

30

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018


FEJTON

organizimit e dhe i Arbërve cilës rrjedh pikërisht nga emri Komb. Edhe në shekullin 21, emri Komb, krahas emërtimeve të tjera, vijon të përcaktojë popullin tonë (psh themi se : Kombi ynë, ose shqiptari, ose arbëreshi, ka patur si tipar dallues besën, dhe nuk themi se shteti ynë…). Por, ndërsa emrat e tjerë shprehin vetëm mitin besimtar (të origjinës hyjnore të paraardhësve tanë), fjala Komb, gjithashtu me origjinë besimtare, përfshin edhe veçoritë fizike, shpirtërore , të traditës etj. siç do ta vërejmë më poshtë. Asnjë popull tjetër, i lashtë apo i ditëve të sotme, nuk e ka një emërtim që ta luajë këtë rol, për rrjedhojë, kjo fjalë është shumë e lashtë dhe e papërkthyeshme nga gjuha shqipe. Për ta kuptuar këtë fakt, duhet të njohim fillimisht “mjetin” gjuhësor që kanë përdorur paraardhësit tanë, kur ja vunë vetes këtë emërtim dhe më vonë, fillozofinë besimtare dhe ligjore, me të cilën e kanë pasuruar si simbol. Në dialektin e Çamërisë, kur duam të lidhim dy a më shumë fije , i themi “ bëje kom”. Edhe në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006) tek fjala Komb, lexojmë: Komb- Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj. ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyje. E lidhi komb. Kur lidhim dy pjesë të litarit apo copave, pa e bërë nyjen , lidhja nuk mund të arrihet. Pra, LIDHJA kryhet vetëm kur bëhej NYJA, (veprimi i lidhjes përfundon me nyjen) e cila në shqip emërtohet KOMB. Për rrjedhojë, fjala kom/b =lidhje = nyje , dhe janë emërtime që nenkuptojnë njëra tjetrën. Arritja e lidhjes së nyjes, solli një ndryshim rrënjësor në jetën e njeriut primitiv, duke e yhvendosur banesën e tij, nga guvat e malit në kasollet me gardhe, i lehtësoi punën me veglat me bisht, e armatosi me shtizën dhe

harkun, përdorimin e lakut në gjueti, shaloi kalin dhe krijoi varkat me vela, dhe mbi të gjitha, njohu thurrjen për veshje, etj. Të gjitha këto arritje përmirsuan ndjeshëm jetën e fiseve, të cilët “e veshën” krijimin e tyre me petkun hyjnor, dhe gjatë të gjithë periudhës së lashtësisë është vlersuar si një ndër simbolet më të rëndësishme filozofike të besimit. «Nyja - pohon Petro Zhejiështë një simbol kompleks që përfshin shumë kuptime të rëndësishme, të cilat referojnë që të gjitha tek ideja e një lidhjeje të ngushtë, të shtrënguar …» (1) të cilën do ta sqarojmë më poshtë. Kuptimi i idesë së Kombit ka kaluar nëpër tre faza historike. Faza e parë : Paraardhësit tanë, me Nyjen hyjnore kanë lidhur veten me Krijuesin për të gëzuar mbrojtjen e tij. Emri Komb, i cili gjendet në Fjalorin e gjuhës sonë, e ka origjinën pikërisht nga botëkuptimi parahistorik i Pellazgo-Arbërve se ishin “popull hyjnor” (të lidhur me Zotin), i cili u përdor më vonë në mitet e popujve të tjerë të lashtësisë dhe e rizbulojmë ne Bibël , kur Mojsiu iu kërkon fiseve levite, të pranonin ligjet që i kishte shkruar Zoti me gishtin e tij, sepse ishin të vetmit : “të zgjedhurit e Tij”. Duke folur për Perandoritë bizantine, Romilly Jenkins (Bizanti dhe Bizantismi) shkruan: “Ne kemi vërejtur tashmë kryesoren nga lidhjet që mbanin së bashku popullin, masën poliglote dhe heterogjene, lidhjen e imperializmit të krishterë, ndjenjën se i «perkisje të zgjedhurit të Zotit ». Nyja (kom-bi), vijon të jetë e rëndësishme në simbolikën e veshjes dhe zbukurimeve të shqiptaro-arbërve, të izraelitëve besimtarë, etj, por edhe të Papës në Vatikan. 1.Nyja hyjnore e faraonit 2. Skulptura shpreh Neronin në rolin e ndërm-

jetësit me Krijuesin 3. Simboli i besimit pellazg (nyja hyjnore) në nje ikonë të besimit ortodoks 4.Dy nyjet të formuara në varësen e kryqit tek Papa në Vatikan. Bindja se ishin “popull hyjnor” , sikurse e kanë emërtuar veten paraardhësit e tyre pellazgë, ka mbizotruar tek shqipetarët deri në shk 19, pavarësisht praktikimit të besimeve të reja. Edhe në ditët e sotme, emri Komb mbetet i shënjtë për çdo “shqipetar të vërtetë”, siç shprehej Sami Frashëri. Faza e dytë: Me arritjet që patën bashkësitë fisnore në zotërimin e natyrës, sidomos në punimin e tokës për mbjellje, që u krijoi kushtet për t´u ngulitur në një vënd të caktuar, krahas lidhjes “qiellore” (me Krijuesin), Kombi u përfaqësua me dy lidhje të reja, ajo e “gjakut”, që përcaktonte familjen dhe fisin në lashtësi, dhe të “vëndit”, e shprehur me mitin besimtar se ishin “bij të Tokës” ku jetonin. Nga ky mit, burojnë edhe emrat që i ruajmë edhe sot :Tosk/tok, Geg/Ge=Dhe, Arbër/të bërë/lindur nga Ara=toka), që gjithashtu u veshën me petkun e shenjtërisë, duke i dhënë kuptimit të emrit Komb, një natyrë « tokësore ». Kjo fazë shpreh periudhën e matriarkatit, e cila nuk e humbi rëndësinë e vet edhe në periudhat e mëvonshme, siç vihet re nga rëndësia e perëndive femra në mitet e lashtësisë. Mendoj se kësaj periudhe i përket emërtimi Kom(b). Studimi i Petro Zhejit (Shqipja dhe Sanskritishtja) mbi simbolin e « nyjes », do të ndihmojë, në studimet e mëtejshme, për një trajtimin më të zgjeruar të këtij problemi. Dy shtyllat parahistorike të Komb-it , siç e përmendëm më siper, ishin ajo e “vëndit” dhe e “gjakut”, ku me kohë (kur filluan pushtimet pellazge të trevave të fiseve të huaja dhe anasjelltas),u bë e domosdoshme theksimi i veçorive apo të ngjashmërive, të bashkësive fisnore dhe mbretërive të tyre. Për rrjedhojë, në kuptimin e « gjakut » dhe « vendit », u përfshi edhe gjuha - gjuha e nënës, siç shprehemi edhe sot, për gjuhën e kombësisë -, si dhe doket (ritet e besimit që gjatë historisë njerëzore u kthyen në zakone të traditës popullore), deri edhe mënyra e qethjes, veshjes, valleve, luftimit etj. siç lexojmë në përshkrimet e Herodotit apo poemat e Homerit kur duan të tregojnë përkatësinë e njëjte të fiseve. E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

31


MOZAIK

Gëzuar Fitër Bajramin!

KOMUNA NË KUADËR TË KRYEQYTETIT - TUZ

Gëzuar festën e Fitër Bajramit!

32

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018


MOZAIK

Në Tuz ka hedhur themelet kopshti- çerdhja e fëmijëve

Projekt i shumëpritur dhe i domosdoshëm për Malësinë Tuz – Kopshti- çerdhja e fëmijëve, një projekt i shumëpërfolur dhe i zvarritur nga viti në vit, më në fund ka hedhur themelet në Tuz, konkretisht në afërsi të SHF “Mahmut Lekiq”, pranë rrugës magjistrale. Projekti në fjalë ka qenë një lajtmotiv i planeve financiare të Komunës së Tuzit prej më shumë se dhjetë vjetësh, por për fat të keq deri më tani nuk është bërë asgjë konkrete për realizimin e tij, ashtu sikurse kanë mbetur në errësirë edhe disa projekte të tjera me rëndësi jetike për këtë trevë, por që ende po radhiten nëpër plane financiare dhe asgjë më tepër. Ndërkaq, punimet për ndërtimin e këtij objekti i cili kap vlerën 1milion e 600mijë euro, kanë filluar më datë 24 maj të muajit që shkoi, ndërsa pun-

imet po vijojnë sipas planit të parashikuar. Duke shikuar plan-projektin i cili është vendosur tashmë në lokacionin ku po kryhen punimet, duket që kemi të bëjmë me një kompleks modern dhe bashkëkohor, që realisht i ka munguar kësaj treve. Kryetari i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Z. Abedin Axhoviq në një prononicim të shkurtër për Kohën Javore shprehet se kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm dhe me vlerë i cili sipas tij do të hap perspektiva të reja. “Unë si kryetar jam tejet i kënaqur me realizimin e këtij projekti madhor, pasi në radhë të parë, kjo do të thotë se do të hapen vende të reja të punës, do të punësohet rinia nga kjo trevë. Nga ana tjetër shpreh kënaqësi të

veçantë edhe si prind, pasi që fëmijët do të kenë kushte më të mira dhe më bashkëkohore gjatë qëndrimit të tyre në kopsht- çerdhe. Kopshti në fjalë do të ketë një kapacitet total prej 220 vendesh për fëmijë”, u shpreh Axhoviq. Kontraktues i këtij projekti me kapacitet total prej 1. 399.45 m 2, është firma “EUROZOX” nga Danillovgradi, kurse investitor është Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Punëve Publike. Afati për përfundimin e punimeve është parashikuar muaji maj i vitit 2019. Mbetet të shikojmë nëse ky projekt madhor dhe shumë i domosdoshëm për këtë trevë, do të realizohet brenda afatit të parashikuar. t. u. E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

33


MARKETING

Gëzuar festën e Fitër Bajramit!

Gëzuar festën e Fitër Bajramit!

34

Javore KOHA

E ENJTE, 14 QERSHOR 2018


MARKETING

Tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu, u prit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Pjesë e sportistëve të rinj të talentuar Cungu ka realizuar edhe një fotografi me Presidentin Donald Trump, duke u bërë studenti i parë shqiptar që është takuar me presidentin aktual të SHBA-së. Fotografia me Presidentin e SHBA-së pa dyshim se do të mbetet një nga kujtimet më të bukura në jetën e tenistit të ri ulqinak. Tenisti 19-vjeçar me perspektivë nga Ulqini, Rrezart Cungu, së bashku me ekipin e tij “Wake Forest” të Universitetit të Karolinës së Veriut, është pritur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të takimit “Dita e Sportistëve të Rinj në Shtëpinë e Bardhë”. i cili

organizohet për çdo vit në javën e fundit të muajit maj. Ai ka qenë njëri prej sportistëve të rinj të talentuar, të ftuar në Shtëpinë e Bardhë pasi që ekipi i tij u shpall kampion kombëtar në tenis në nivel të universiteteve, duke fituar në finale ndaj ekipit të Ohio State University. Me këtë rast, Cungu ka realizuar edhe një fotografi me Presidentin Donald Trump, duke u bërë studenti i parë shqiptar që është takuar me presidentin aktual të SHBA-së. Fotografia me Presidentin e SHBA-së pa dyshim se do të mbetet një nga kujtimet më të bukura në jetën e

tenistit të ri ulqinak. Tenisti i ri nga Ulqini konsiderohet si një lojtar me perspektivë, i cili hapat e tij të parë në këtë sport i ka bërë në Klubin e Tenisit “Bellevue”, ndërsa para disa kohësh është transferuar në ekipin “Wake Forest” të Universitetit të Karolinës së Veriut. Cungu është fitues i shumë turneve në nivel shtetëror, kombëtar dhe ndërkombëtar për grupmoshat e reja. Ai është lojtar i Përfaqësueses së Malit të Zi në tenis dhe aktualisht ndodhet në vendin e 836-të në Ranglistën e ATP-së. (Kohapress)

MINISTRIA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE

Gëzuar Bajramin! E ENJTE, 14 QERSHOR 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 14 qershor

2018 Viti XVll Numër 818 Çmimi

0,50

Fadil Vo

Driblues në fushë dhe jashtë sa ISSN 1800-5696

Vazhdimësi

Intervistë EK SK me pianisten e njohur nga Ulqini, Iliriana Gjoni


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.