KOHA Javore Podgoricë e enjte, 21 qershor 2018 Viti XVll Numër 819 Çmimi 0,50
Banorët ende në pritje të asfaltimit të rrugës së lënë përgjysmë
ISSN 1800-5696
Përsëri anashkalohet Shqipëria
Bisedë me regjisorin Igli Zarka
PËRMBAJTJE
5
10 Malësia e ndarë në dy zona
Jo çdokush ka fat në këtë jetë
12
14 Një manual për etnogjeografinë shqiptare në Mal të Zi
Revolucioni i informacionit
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
PËRMBAJTJE
16
20 Fëmijët nuk duhen detyruar, ata duhet t’i bindim
Eqrem Çabej mbi prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij
26
28 U shënua jubileu i 130-vjetorit
Ndihmë e cila nuk mungoi dhe nuk u vonua asnjëherë për 12 vjet KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 21 qershor 2018 Viti XVll Numër 819 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Përsëri anashkalohet Shqipëria
Bisedë me regjisorin Igli Zarka
Shqipëria anashkalohet Përsëri
Zarka regjisorin Igli Bisedë me
avoreHA KJO përgjysmë A avoreHrrugës së lënë KJO asfaltimit të Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Banorët ende nuknë pritje të asfaltimit të jetohet ma rrugës së lënë përgjysmë
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministrat e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Mevludin Nuhoxhiq dhe Fatmir Xhafaj, u takuan në Shkodër
Nevojë për modernizimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e procedurës së kalimit të kufirit Shkodër – Ministrat e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Mevludin Nuhoxhiq dhe Fatmir Xhafaj, kanë rënë dakord në takimin që kanë zhvilluar të premten në Shkodër, që dy shtetet të forcojnë patrullat e përbashkëta kufitare me qëllim të luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimit të kalimit ilegal masiv të kufirit nga migrantët. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi theksohet se gjatë vizitës së përbashkët të pikëkalimit kufitar “Bozhaj-Hani i Hotit”, dy ministrat
4
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
janë pajtuar edhe për nevojën e modernizimit të infrastrukturës në vendkalimet kufitare, sidomos në vendkalimin Sukubinë-Muriqan, dhe që për këtë qëllim dy shtetet të aplikojnë në fondet IPA. Ministrat Nuhoxhiq dhe Xhafaj diskutuan gjithashtu mbi masat shtesë për lehtësimin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në muajt e sezonit turistik veror ku ka një fluks pushuesish. Ata trajtuan çështje të bashkëpunimit më të mirë ndërkufitar, përfshirë kontrollin e përbashket të kufirit midis
dy vendeve si dhe lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes në vendkalimet kufitare duke mundësuar procedurën e vetëm një kontrolli në hyrje dhe në dalje. Dy ministrat konstatuan se dy shtetet fqinje mike kanë hapësirë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe partneritetit. Ministrat Nuhoxhiq dhe Xhafaj shoqëroheshin në takim nga u.d. së drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Vesko Damjanoviq, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ardi Veliu. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Komuna e Tuzit i dërgoi për pëlqim Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Propozim-vendimin për çështjen e tarifës dhe zonave për objektet ilegale
Malësia e ndarë në dy zona Tuz – Komuna e Tuzit në kuadër të Kryeqytetit, pasi ka shqyrtuar vërejtjet dhe sugjerimet nga debati publik i për legalizimin e objekteve ilegale, i mbajtur më 9 maj, ka hartuar dokumentin në të cilin janë dhënë konkluzionet sa i takon ndarjes së zonave dhe tarifave përkatëse. Këtë dokument Komuna e Tuzit ia ka dërguar Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit për pëlqim. Lajmin për këtë vendim e bëri të ditur për gazetën “Koha javore”, kryetari i
Kuvendit, Fadil Kajoshaj. Ai theksoi se administrata lokale ka arritur në përfundimin që Tuzi (Malësia) të ndahet në dy zona dhe jo në katër, siç ka qenë e propozuar më parë në projekt-vendimin për kompensimin e tokës ndërtimore për objekte të paligjshme. “Zona 1, e cila përfshin pjesën fushore, do të bëjë pagesën e duhur në bazë të ligjit për legalizime dhe zona 2, që përfshin viset malore nga Hoti deri në Poprat, do të lirohet nga kjo taksë. Çmimi për tarifën mbi legal-
izime është caktuar në bazë të diskutimeve, sugjerimeve e vërejtjeve nga debati publik dhe kështu kryetarët e të gjitha klubeve të partive politike në vend, janë dakorduar të ketë vetëm një zonë dhe të mos ketë dallime, kurse çmimi për zonën 1 do të jetë 15 euro për 1metër katror”, u shpreh Kajoshaj. Ai sqaroi se aktualisht kjo pagesë vlen vetëm për ato zona të cilat janë të urbanizuara, siç është Dheu i Zi dhe një pjesë e qendrës së Tuzit, kurse sa i takon pjesëve të tjera të paurbanizuara ende, banorët duhet të bëjnë paraqitjen e objekteve ilegale dhe të paguajnë tatimet vjetore të zakonshme, të definuara me ligj derisa ato të hyjnë në Planin Hapësinor Urbanistik. Ndërkaq, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit pritet të japë pëlqimin në këtë dokument i cili më pas do të paraqitet në seancën e Kuvendit të Komunës së Tuzit para këshilltarëve për votim. Rikujtojmë se afati për paraqitjen e kërkesave për legalizim të objekteve ilegale përfundon më 15 korrik 2018. t. u.
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Vizita e diplomatit të lartë amerikan Wes Mitchel në Ballkan
Përsëri anashkalohe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi të shtunën se Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wes Mitchell, filloi të dielën një vizitë prej pothuaj një jave në Evropë. Në njoftimin e DASH thuhet se kësaj radhe, Ndihmës Sekretari i Shtetit do të ndalet në Bukuresht të Rumanisë ku pritet të takohet me udhëheqës të lartë të vendit dhe me analistë të pavarur për të diskutuar mbi sigurimin rajonal dhe për bashkëpunimin ekonomik
Frank Shkreli
vizitë në Shqipëri nuk pasqyrohet në itinerarin e vizitës në rajon të zyrtarit më të lartë amerikan për Evropën dhe Euroazinë. Marsin që kaloi, Ndihmës Sekretari i
Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wes Mitchell, si i ri në këtë detyrë, zhvilloi vizitën e tij të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke vizituar me atë rast, Kosovën, Maqedoninë,
Gjatë qëndrimit të tij në Rumani, zyrtari i lartë amerikan për punët evropiane do të kryesojë delegacioni amerikan, i cili po merr pjesë në Dialogun e gjashtë amerikano-rumun dhe do të mbajë një fjalim në Universitetin e Bukureshtit. Pas Bukureshtit, diplomati i lartë amerikan Wes Mitchell do të vizitojë Zagrebin ku do të takohet me 19 qershor me zyrtarët më të lartë kroatë për të biseduar me ta mbi zhvillimet e fundit në Kroaci dhe në rajon, duke përfshirë, sipas njoftimit të DASH edhe stabilitetin në rajon dhe sigurinë energjetike. Nga Kroacia, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë do të niset për në Pragë për të marrë pjesë në Dialogun Strategjik-amerikano-çek dhe do të mbajë një fjalim të sponsorizuar nga Samiti Evropian i Pragës dhe Instituti Globsec. Në vazhdim të vizitës së tij në Evropë, diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Bruksel ku përveç takimit me Zëvendës Kryeministrin belg, Alexander De Croo, pritet të diskutojë me zyrtarët e lartë evropian, bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe të mbajë një fjalim në Institutin Carnegie të Evropës, para se të kthehet në Washington. Një
6
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
et Shqipëria Serbinë, Greqinë dhe Qipron. Në Prishtinë, zyrtari i lartë amerikan zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës, përfshirë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me përfaqësues të tjerë politikë dhe të shoqërisë civile të Kosovës, ku u bisedua për marrëdhëniet e ngushta midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen ekonomike, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për tejkalimin e sfidave rajonale që do të bëjë të mundur stabilitetin dhe integrimin në organizmat perëndimore. Edhe kësaj radhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wes Mitchell nuk vizitoi Shqipërinë, megjithëse ishte si të thuash aty në mëhallë.
Diplomati i lartë amerikan për çështjet evropiane dhe aziatike as në vizitën e tij të parë në Evropë, nëntorin e vitit të kaluar, nuk e kishte në shënjestër Shqipërinë duke e anashkaluar edhe me atë rast Tiranën, megjithëse vizita e tij ishte kryesisht në kryeqytetet e mëdha evropiane, si Parisi, Londra, Berlini, Vrashava e Kievi, qëllimi i të cilës ishte që të ritheksohej angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës transatlantike dhe ndaj partneritetit amerikano-evropian, nga administrata e Presidentit Trump. Kuptohet që gjatë kësaj vizite të kryediplomatit amerikan për punët evropiane dhe euro-aziatike në vendet kryesore aleate të Amerikës, të mos përfshihej vizita e tij në Shqipëri, por është pak e vështirë të kuptohet ose
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të arsyetohet se pse është anashkaluar Shqipëria dy herë gjatë vizitave të këtij diplomati, në rajonin e Ballkanit perëndimor. A po ndodhë diçka në Shqipëri që po tundë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë duke afektuar kështu negativisht edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikano? Është e pamundur të mos bëhet pyetja se pse po anashkalohet Shqipëria nga vizita të tilla të zyrtarëve të lartë amerikanë, sidomos kur janë aty për vizita zyrtare në Ballkanin Perëndimor, duke vizituar vendet kufitare me Shqipërinë? Anashkalimi i Shqipërisë është krejt në kundërshtim me vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë që po ndodhin në rajon dhe i pa shpjegueshëm. Është një “hap pele”, siç thotë fjala popullore, nga Prishtina, Shkupi ose Athina, por edhe nga Beogradi e Zagrebi, për të shkuar në Tiranë, por duket se është një anashkalim i qëllimshëm. Duhet bërë gjithashtu pyetja se ndonëse anashkalimi i Shqipërisë nga vizitorë të lartë amerikanë si Dr. Wes Mitchell është i dukshëm ose më mirë të themi është i qartë, është më pak e qartë se cila është arsyeja ose arsyet që shkaktojnë një anashkalim të tillë? Këto janë pyetje që duhet të bëhen nga të gjithë ata të cilëve u interesojnë marrëdhëniet e mira midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe për të gjithë ne të cilët kemi shfaqur shqetësim me kohë se diçka nuk po shkon mirë në këto marrëdhënie. Marrëdhëniet e ngrira midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë nuk janë në interesin afat gjatë të Shqipërisë, të shqiptarëve në përgjithësi dhe as të paqes dhe sigurisë në rajon. Nëse zhvillimi normal i këtyre marrëdhënieve po preket negativisht nga flirtimet me influenca të huaja, siç janë Turqia, Rusia dhe Kina, ose nga gjendja e brendshme politike në Shqipëri, ie. nga trafikimi i drogës, nga krimi i organizuar e korrupsioni, nga mungesa e sundimit të ligjit, ose nga vet marrëdhëniet personale (ose mungesa e tyre) të udhëheqësve më të lartë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, kjo mbetet për t’u parë. E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Segmenti rrugor Kilometri i shtatë – Fudna- Triesh, projekt i papërfunduar
Banorët ende në pritje të rrugës së lënë përg Ky segment rrugor, nga kilometri i shtatë deri në afërsi të fshatit Fudna, është në një gjendje kaotike, e përshkojnë për të parën herë këtë rrugë, mund të thyejnë veturat e tyre në disa pjesë ku rruga është
Toni Ujkaj
Segmenti rrugor, kilometri i shtatë – Fudna- Triesh, mbetet ende i papërfunduar, edhe pse punimet për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm ka më shumë se dy vjet që kanë filluar. Me iniciativë dhe fonde të vetë bashkëvendësve tonë në SHBA, punimet për zgjerimin e kësaj rruge filluan në vitin 2016, kurse një vit më vonë, qeveria e Malit të Zi duke parë që me fonde vetjake po kryhet një punë kolosale e cila kap vlerën e afro 1 milion dollarësh amerikanë, më në fund, siguroi mjetet financiare për as-
“ 8
faltimin e 12 kilometrave nga 15 sa kishte premtuar fillimisht, të cilat ishin të pamjaftueshme për ta përfunduar këtë aks rrugor plotësisht. Kjo rrugë edhe sot pas një viti asfaltim të pjesshëm, mbetet në një gjendje të pafavorshme për të gjithë ata drejtues mjetesh të cilët e përshkojnë këtë segment rrugor çdo ditë, por dhe për ata vizitorë të huaj që kalojnë këtë rrugë periodikisht. Ky segment rrugor, nga kilometri i shtatë deri në afërsi të fshatit Fudna, është në një gjendje kaotike, e mbushur përplot me gropa, madje për ata që nuk e dinë terrenin dhe e përshkojnë për të parën herë këtë rrugë, mund të thyejnë veturat e tyre në disa pjesë ku rruga është pushtuar nga gropa të thella e kanale. Me të hyrë në rrugë të re që u asfaltua dhe u zgjerua pas shumë vjetësh pritjeje, drejtuesit e automjeteve ndjehen pak më të “sigurt” dhe e kanë
Mendoj që dikush do të duhej të ketë vëmendje dhe kujdes edhe ndaj këtyre banorëve të cilët nuk do të duheshin trajtuar si banorë të rendit të dytë apo të tretë, por të jenë të barabartë me të gjithë banorët e tjerë të këtij shteti. Do të duhej që këtyre banorëve t’u vihet në ndihmë menjëherë dhe pa i neglizhuar kështu me muaj dhe me vite, sepse ata asnjëherë nuk kërkojnë ndonjë luks apo diçka të pazakontë, por vetëm kushtet më elementare që duhet t’i gëzojë një qenie njerëzore për të mbijetuar dhe për të përmbushur nevojat e përditshme
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
atë ndjesinë se po ngasin automjetin në një rrugë që ngjason sadopak në një rrugë me standarde të sigurisë, mirëpo për fat të keq nuk ndodh kështu dhe ata “gënjehen” në këtë aspekt. Po ta përshkosh këtë rrugë, secili vozitës do ta vërejë se aksi rrugor në fjalë nuk ngjason në infrastrukturë rrugore që plotëson parametrat e një rruge të sigurtë dhe me standarde bashkëkohore. Rruga në fjalë po ta shikosh edhe si njeri i thjeshtë (vozitës), pa pasur nevojë këndvështrimin e ekspertit që do merrej me këto çështje, vërehet menjëherë se rruga është pothuajse përgjatë gjithë gjatësisë së saj, e amortizuar- jo e rrafshët siç duhet të ishte, ndërsa si pasojë e kësaj,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e të asfaltimit gjysmë i mbushur përplot me gropa, madje për ata që nuk e dinë terrenin dhe pushtuar nga gropa të thella e kanale
veturat pësojë luhatje të dukshme edhe pse kemi të bëjmë me një aks rrugor të ri, të asfaltuar vetëm para një viti. Por jo vetëm kaq, segmenti rrugor në fjalë nuk plotëson as elemente të tjera të sigurisë në rrugë, të cilat janë të domosdoshme për çdo aks rrugor, qoftë rrugë urbane apo rurale. Në segmentin rrugor në fjalë, nuk figuron ende sinjalistika rrugore as ajo horizontale as vertikale. Madje për vendosjen e sinjalistikës rrugore vertikale ka pasur premtime se ajo së shpejti do të vendoset, mirëpo nga këto premtime kanë kaluar plotë 8 muaj, konkretisht ka qenë muaji tetor i vitit të kaluar kur këtë segment rrugor e vizituan kryebashkiaku i Podgoricës Z. Slla-
vollub Stijepoviq, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherësh dhe nënkryetar i Qeverisë së Malit Zi, Millutin Simoviq, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Putevi”, Violeta Klikovac, drejtori i Ndërmarrjes publike“Vodovod i Kanalizacija”, Vlladan Vuçeliq, kryetari i komunës së Tuzit në kudër të kryeqytetit, Z. Abedin Axhoviq, përfaqësues të Ushtrisë së Malit të Zi, etj, të cilët qenë zotuar se do të punojnë në favor të banorëve. Gjatë kësaj vizite pune, u qenë premtuar banorëve të fshatrave përkatës se do të asfaltohen ne një të ardhme të afërt edhe 3 kilometra të tjera, për të plotësuar kështu 15 kilometra të premtuara nga kryeqyteti Podgoricë për këtë segmente rrugor. Por, për fat të keq, nga atëherë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kaluan mbi gjysmë viti ndërsa rruga vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje siç ishte - e papërfunduar- pa sinjalistikë rrugore vertikale e horizontale dhe jashtë çdo standardi, kurse banorët e fshatrave përkatës vazhdojnë të shpresojnë se kjo rrugë do të përfundohet. Ndërkaq, banorët të cilët i vuajnë më shumë pasojat duke dëmtuar automjetet e tyre çdo ditë në këtë rrugë të papërfunduar, janë ata të fshatit poprat. Menjëherë me të mbërritur në fshatin Delaj nga Podgorica, përfundon rruga e re e asfaltuar së fundmi, dhe për të shkuar në Poprat duhet të ecësh në një rrugë e cila më tepër i ngjason një rruge të disa shekujve të kaluar sesa në një rrugë të një fshati e cila është pjesë e një shteti që aspiron çdo ditë dhe është në negociata e sipër për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Kjo rrugë e cila ka një gjatësi prej 4 kilometrash, është në një gjendje të mjerueshme, e pushtuar nga të katër anët nga gropa, e shkatërruar nga makineritë e rënda që punuan në zgjerimin e rrugës dhe e mbushur me kanalizime që hapën herë pas here nga reshjet e shiut, pra një rrugë si mos më keq. Banorët tashmë janë mësuar me atë strategjinë e vjetër të udhëheqësve politikë kur këta të fundit para çdo fushate zgjedhore vizitojnë vende të ndryshme, rrugë e objekte duke ju dhënë atyre premtime për mirëqenien e tyre, por ato për fat të keq janë vetëm fjalë boshe dhe asgjë më shumë, sepse pas çdo pale zgjedhjeje, situata vazhdon dhe mbetet e njëjtë, pa asnjë ndryshim në favor të banorëve. Mendoj që dikush do të duhej të këtë vëmendje dhe kujdes edhe ndaj këtyre banorëve të cilët nuk do duheshin trajtuar si banorë të rendit të dytë apo të tretë, por të jenë të barabartë me të gjithë banorët e tjerë të këtij shteti. Do të duhej që këtyre banorëve t’u vihet në ndihmë menjëherë dhe pa i neglizhuar kështu me muaj dhe me vite, sepse ata asnjëherë nuk kërkojnë ndonjë luks apo diçka të pazakontë, por vetëm kushtet më elementare që duhet t’i gëzoje një qenie njerëzore për të mbijetuar dhe për të përmbushur nevojat e përditshme. E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
A duam që me të vërtetë të ndihmojmë, apo duam që të na rritet emri
Jo çdokush fat në këtë Shtjefën Ujkaj
Shumë herë shohim nëpër rrugë njerëz të tjerë që shtrijnë dorën për të kërkuar diçka, sigurisht një hall i
10
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
madh i bën që të bëjnë këtë gjest. Dikush është pa punë, dikush s’ ka shëndet për punë, kurse të tjerëve nuk u ec asgjë, jo çdo kush ka fat në këtë jetë. Përveç këtyre shohim edhe tjerë, si për shembull, pleq të moshuar që dalin të shesin molla, kumbulla, qershia e përveç këtyre ndoshta edhe një copë djathi. Këta mundohen
të bëjnë lekun e bukës. Kur kalon afër tyre të thërrasin, bërtasin që t’ i shohësh çfarë janë duke bërë, me qëllimin se mos po ndalemi të ju blejmë një mollë. Por për fat të keq shumë pak ndalemi të ju blejmë një diçka të vogël, shumë pak mëshirë shprehim ndaj tyre. Çka është edhe më e keqja i përqeshim, nxitojmë të kalojmë rrugën e që mos të na
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Nuk është mendimi e as qëllimi për ndihmë, por duam që të mburremi. Se po të duam të ndihmojmë mundemi të ndihmojmë edhe atëherë kur s’ na del emri nëpër gazeta e televizione
ka jetë shohë ndokush edhe pranë tyre, sepse është “turp i madh” për mentalitetin tonë. Po pse? Pra një i tillë mund të jem edhe unë, e po ashtu edhe ti,. Atëherë pse mos të ndihmojmë nëse mundemi aty ku është e nevojshme? Por përqeshim, edhe përbuzim. Ndoshta shumë i shkojnë edhe atij mendimi, se ne po japim diçka, po ndihmojmë diçka e nuk po na sheh
dikush, po japim diçka e nuk na del emri askund. Aty ku është e nevojshme asgjë s’ duam të ndihmojmë. As atij lypsarit, e as plakut me disa prodhime të veta. Po pse aty ku na dëgjohet zëri japim me shumicë? A thua se Zoti na ndihmon më shumë se po të ndihmojmë aty ku s’ ka kush të thotë emrin, aty ku ndihma mbet në heshtje. Por nuk është mendimi e as qëllimi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
për ndihmë, por duam që të mburremi. Se po të duam të ndihmojmë mundemi të ndihmojmë edhe atëherë kur s’ na del emri nëpër gazeta e televizione. E mira do të ishte që kur të kalojmë afër plakut të marrim diçka tek ai, në një mënyrë ti ndihmojmë atij sadopak. Edhe kur të ndalemi tek ai mos ti themi a mundesh të na ulesh pak çmimin se shumë “shtrenjtë e ke”. E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate
Revolucioni i informacionit Joseph Nye
Shpesh thuhet se po përjetojmë një revolucion informacioni. Por çfarë do të thotë kjo dhe ku po na çon revolucioni? Revolucionet e informacionit nuk janë diçka e re. Në vitin 1439, shtypshkronja e Johannes Gutenberg nisi epokën e komunikimit masiv. Revolucioni ynë aktual, i cili filloi në Silikon Vallei në vitet 1960, lidhet me Ligjin e Moore: numri i transistorëve në një çip kompjuteri dyfishohet çdo dy vjet. Në fillim të shekullit njëzet e një, fuqia informatike kushton sa një e njëmijta e asaj që kushtonte në fillim të viteve 1970. Tani interneti lidh pothuajse gjithçka. Në mesin e vitit 1993, në botë kishte rreth 130 faqe interneti. Në vitin 2000, ky numër i kishte tejkaluar 15 milionë. Sot, më shumë se 3.5 miliard njerëz janë onlain; ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2020, “Interneti i Gjërave” do të lidhë 20 miliardë pajisje. Revolucioni ynë informatikë është ende në fillimet e tij. Karakteristika kryesore e revolucionit të tanishëm nuk është shpejtësia e komunikimit. Komunikimi i menjëhershëm me telegraf daton në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ndryshimi kryesor është ulja e madhe e kostos së transmetimit dhe ruajtjes së informacionit. Nëse çmimi i një automjeti do të kishte rënë aq shpejt
12
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
sa çmimi i fuqisë informatike, sot një makinë do të mund të blihej me të njëjtin çmim sa një drekë e lirë. Kur çmimi i teknologjisë bie kaq shpejt, ajo bëhet e aksesueshme gjerësisht dhe pengesat bien. Për të gjitha qëllimet praktike, sasia e informacionit që mund të transmetohet në mbarë botën është virtualisht e pafund. Kostoja e ruajtjes së informacionit ka rënë gjithashtu në mënyrë dramatike, duke i mundësuar epokës tonë të tanishme të dhëna të mëdha. Informacione që dikur do të mbushnin një depo, tani mund t’i fusni në xhepin tuaj të këmishës. Në mesin e shekullit të njëzetë, njerëzit druheshin se revolucioni në kompjuterë dhe komunikime do të çonin në një lloj kontrolli të centralizuar të përshkruar në romanin dystopian të George Orwell 1984. Vëllai i Madh do të na vëzhgonte nga një kompjuter qendror, duke e bërë autonominë individuale të pakuptimtë. Në vend të kësaj, meqë kostoja e fuqisë informatike ka rënë dhe kompjuterët janë zvogëluar dhe janë bërë sa smartfonët, orët e dorës dhe pajisje të tjera portative, efektet e tyre decentralizuese kanë plotësuar efektet e tyre centralizuese, duke mundësuar komunikimin midis tyre dhe mobilizimin e grupeve të reja. Megjithatë, për ironi, ky trend teknologjik ka decentralizuar gjithashtu mbikëqyrjen: miliarda njerëz në ditët e sotme vullnetarisht mbajnë një pajisje gjurmuese që vazhdon të shkelë privatësinë e tyre ndërsa kërkon antena celularësh. Ne e kemi futur në xhep Vëllain e Madh. Në mënyrë të ngjashme, rrjetet sociale krijojnë grupe të reja transnacio-
nale, por gjithashtu krijojnë mundësi për manipulim nga qeveritë dhe të tjerët. Facebook lidh më shumë se dy miliardë njerëz dhe, siç u tregua nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, këto lidhje dhe grupe mund të shfrytëzohen për qëllime politike. Europa është përpjekur të krijojë rregulla për mbrojtjen e privatësisë me Rregulloren e saj të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, por suksesi i saj nuk është ende i sigurt. Ndërkohë, Kina po kombinon mbikëqyrjen me zhvillimin e renditjes së krediteve sociale që do të kufizojnë liritë personale siç është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Në mesin e shekullit të njëzetë, njerëzit druheshin se progresi i kompjuterëve dhe komunikimit do të çonte në një lloj kontrolli të centralizuar të përshkruar në romanin “1984” të George Orwell. Sot me miliarda njerëz e kanë futur në xhepat e tyre Vëllain e Madh udhëtimi. Informacioni siguron pushtet dhe më shumë njerëz kanë qasje në më shumë informacione se kurrë më parë, për mirë dhe për keq. Ky pushtet mund të përdoret jo vetëm nga qeveritë, por edhe nga aktorë joshtetërorë që variojnë nga korporatat e mëdha dhe organizatat jofitimprurëse deri te kriminelët, terroristët dhe grupet informale ad hoc Kjo nuk do të thotë fundi i shtetit komb. Qeveritë mbeten aktorët më të fuqishëm në skenën globale, por skena është mbushur gjithnjë e më shumë dhe shumë prej lojtarëve të rinj mund të konkurrojnë në mënyrë efikase në fushën e pushtetit të butë. Një marinë e fuqishme është e rëndësishme për të kontrolluar detin, por nuk ofron shumë ndihmë në internet. Në Europën e shekullit të nëntëmbëdhjetë, shenja e një pushteti të madh ishte aftësia e saj
për të mbizotëruar në luftë, por, siç ka theksuar analisti amerikan John Arquilla, në epokën e sotme globale të informacionit, fitorja shpesh nuk varet nga ushtria e kujt fiton, por historia e kujt fiton. Diplomacia publike dhe pushteti për të joshur dhe bindur bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, por diplomacia publike po ndryshon. Ikën ditët kur oficerët e shërbimit të huaj vendosnin projektorë në zona të thella për të shfaqur filma për audienca të izoluara ose njerëzit pas Perdes së Hekurt mblidheshin rreth valëve të shkurtra të radios për të dëgjuar BBC-në. Progresi teknologjik ka çuar në një shpërthim informacioni dhe kjo ka prodhuar një “paradoks bollëku”, një bollëk informacioni çon në mungesë vëmendjeje. Kur njerëzit janë të mbingarkuar nga vëllimi i informacionit me të cilin përballen, është e vështirë të dish se
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ku të përqendrohesh. Vëmendja, jo informacioni, bëhet burimi i pakët. Pushteti i butë i joshjes bëhet një burim edhe më vta pushteti sesa në të kaluarën, por po ashtu edhe pushteti i fortë dhe i mprehtë i luftës së informacionit. Dhe, ndërsa reputacioni bëhet gjithnjë e më jetësor, përpjekjet politike për krijimin dhe shkatërrimin e besueshmërisë shumëfishohen. Informacioni që ngjan si propagandë jo vetëm që mund të përçmohet, por mund të jetë edhe kundërproduktiv nëse dëmton reputacionin e një vendi për besueshmëri. Për shembull, gjatë luftës në Irak trajtimi i të burgosurve në Abu Ghraib dhe Gjirin e Guantanamos në një mënyrë që nuk përputhej me vlerat e deklaruara të Amerikës, çoi në perceptime të hipokrizisë që nuk mund të ndryshoheshin duke transmetuar imazhe të myslimanëve që jetonin mirë në Amerikë. Në mënyrë të ngjashme, postimet në Twitter të presidentit Donald Trump që rezultojnë se s’janë të vërteta ulin besueshmërinë amerikane dhe reduktojnë pushtetin e saj të butë. Efikasiteti i diplomacisë publike gjykohet nga numri i mendjeve të ndryshuara (siç matet nga intervistat apo sondazhet), jo nga dollarët e shpenzuar. Është interesante të theksohet se sondazhet dhe indeksi Portlendit Soft Power 30 tregojnë një rënie në pushtetin e butë amerikan që nga fillimi i administratës Trump. Postimet në Twitter mund të ndihmojnë për të përcaktuar axhendën globale, por ato nuk prodhojnë pushtet të butë nëse nuk janë të besueshme. Tani teknologjia e inteligjencës artificiale, që po avancon gjithnjë e me më shumë shpejtësi, apo mësimi i makinës po i përshpejton të gjitha këto procese. Mesazhet robotike shpesh janë të vështira për t’u zbuluar. Por mbetet për t’u parë nëse besueshmëria dhe një narrativë bindëse mund të automatizohen plotësisht. E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Një manual për etnogjeografinë shqiptare në Mal të Zi (Nail Draga, Etnia dhe hapësira, botoi “Art Club”, Ulqin, 2017) Ardian Haxhaj Në të shumtën e rasteve deri më tani, studimet për çështjen e hapësirave etnogjeografike shqiptare, që kanë mbetur jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë dhe të Kosovës, janë bërë përciptazi, shpeshherë me nguti e me eufori në kuptimin e diskursit të të dhënave e argumenteve. Megjithatë, në mesin e atyre librave të paktë që mund të quhen si “Hyrje në...”, apo si “Manual...” për një çështje të caktuar shkencore, pa dyshim se është libri me studime Etnia dhe hapësira i autorit Nail Draga. Njëmbëdhjetë studimet e këtij libri paraqesin një përpjekje serioze shkencore të trajtimit në plotni të kësaj çështjeje në shkencën shqiptare. Interesimet shkencore të Dragës nuk janë vetëm subspecialistike në trajtimin e vetëm një mikro-çështjeje, por i qaset në disa dimensione. Trevat shqiptare që sot janë brenda Malit të Zi e kanë një histori të vetën, për të cilat Draga i shqyrton një mori të dhënash historike
14
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
nga autorë të huaj e vendës, kronikanë të kohës e dokumente gazetash, që i kanë trajtuar vitet tragjike të atij rajoni shqiptar, sidomos pas Krizës Lindore e këndej, ku në Kongresin e Berlinit në vitin 1878 Fuqitë e Mëdha e dizajnojnë kufirin e shtetit malazias në kurriz të tokave shqiptare. Studiuesi Nail Draga i paraqet dokumentet konkrete të zhvillimeve të atyre viteve tragjike, duke i përmbledhur edhe të dhënat statistikore të lëvizjes së popullsisë shqiptare, respektivisht të migrimit të dhunshëm dhe largimit nga trojet e veta. I pajisur me referenca autentike të kohës, studiuesi Draga i paraqet statistikat demografike të popullsisë së rajoneve shqiptare të Tivarit, Podgoricës, Malësisë e Ulqinit me rrethinë, në të cilat dominon popullsia shqiptare në atë kohë. Çështjet demografike janë substanciale për gjeopolitikën dhe këtë fakt studiuesi Draga e sforcon në çdo di-
“
Çështjet demografike janë substanciale për gjeopolitikën dhe këtë fakt studiuesi Draga e sforcon në çdo dimension të argumenteve. Ai merret edhe me analizat e oscilimeve në numra të demografisë në shtetin e Malit të Zi, duke i analizuar shkaqet dhe pasojat e këtyre lëvizjeve, sidomos kur ka të bëjë me demografinë shqiptare
KULTURË
“ mension të argumenteve. Ai merret edhe me analizat e oscilimeve në numra të demografisë në shtetin e Malit të
Studiuesi Nail Draga i paraqet dokumentet konkrete të zhvillimeve të atyre viteve tragjike, duke i përmbledhur edhe të dhënat statistikore të lëvizjes së popullsisë shqiptare, respektivisht të migrimit të dhunshëm dhe largimit nga trojet e veta. I pajisur me referenca autentike të kohës, studiuesi Draga i paraqet statistikat demografike të popullsisë së rajoneve shqiptare të Tivarit, Podgoricës, Malësisë e Ulqinit me rrethinë, në të cilat dominon popullsia shqiptare në atë kohë
Zi, duke i analizuar shkaqet dhe pasojat e këtyre lëvizjeve, sidomos kur ka të bëjë me demografinë shqiptare. Duke
e përcjellë kronologjinë e zhvillimeve historike, politike e shoqërore të shqiptarëve të mbetur brenda shtetit të Malit të Zi, studiuesi Draga e paraqet hartën demografike të trevave shqiptare që nga viti 1866 e deri në ditët tona. Metodat e hulumtimit që i zgjedh Nail Draga gjithnjë qëllojnë në shenj kur i argumenton me të dhëna të autorëve të kohës, sidomos të huaj, madje me harta të kohës, po ashtu të hartuara e të botuara nga autorë të huaj. Në librin me studime Etnia dhe hapësira autori nuk komenton si subjekt, por i ballafaqon argumentet. Përveç tjerash, në të njëmbëdhjetë studimet e përfshira në këtë libër studiuesi Draga angazhohet në hulumtimin shkencor për gjetjen e levave zhvillimorë bashkëkohorë të kësaj treve në ditët e sotme. Ai vlerëson se trevat shqiptare në Mal të Zi kanë potencial të rëndësishëm jo vetëm historik, por kanë potencial të rëndësishëm edhe ekonomik e kulturor. Duke i analizuar me korrektësi shkencore të gjithë përbërësit gjeografikë, historikë e ekonomikë të kësaj treve, Draga potencon se rruga e integrimit të kufijve ndërfqinjësorë, që në këtë rast janë kufij në mes të trevave shqiptare, paraqet një rëndësi jetike si për zhvillimin ekonomik, por edhe për zhvillimet e gjithëmbarshme demokratike në rajon. Nuk ndodh shpesh që brenda një teksti me studime të gjinden të gjitha informatat e rrumbullakuara për një çështje studimore sa në librin Etnia dhe hapësira të autorit Nail Draga. Libri studimor Etnia dhe hapësira mbetet një prej librave më referencial për shkencat që merren me etnogjeografinë shqiptare në Mal të Zi.
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Eqrem Çabej mbi p popullit shqiptar dh Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike, sepse më shumë se elementet e tjera gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të tjerët. Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe, paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar. Kompleks: sepse në formimin e një populli si një njësi më vete e me tipare vetjake që e dallojnë nga popujt e tjerë, kanë pjesë, sikundër dihet, rrethana të ndryshme të karakterit gjeografik dhe procese të shumëfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e gjuhësore. I komplikuar: në këtë fushë të studimeve shqiptare është shumë e ndjeshme mungesa e burimeve historike e të shkrimit. Megjithatë, dija e re shqiptare, edhe me këtë varfëri burimesh, me mjetet që ka në dorë përpiqet t’i afrohet zgjidhjes së këtij problemi. Dhe ka arritur në këtë lëmë rezultate që mbeten, e që kanë zënë vend dhe në fushën shkencore ndërkombëtare. Për vetë karakterin kompleks të çështjes edhe metoda për t’u zbatuar këtu duhet të jetë komplekse. Aty duhet të bashkëpunojnë disa disiplina shkencore. Sidomos vijnë në vështrim aty gjeografia historike, historia, gjuhësia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e njërës ndër këto fusha duhet të merren parasysh e të vlerësohen në masën e duhur nga disiplinat e tjera, të kombinohen me rezultatet e tyre, që të përmblidhen faktet e shumëllojshme në disa parime të përgjithshme, në disa fakte më të sigurta, për të arritur kështu disi në një sintezë. Shqiptarët janë autoktonë ose anas në Gadishullin Ballkanik, duke qenë që rrojnë aty që nga kohët e lashta par-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
ahistorike. Ata janë bashkë me grekët populli më i moçëm i kësaj treve, janë trashëgimtarë të situatës etnike të periodës së lashtë në këtë pjesë të Europës Juglindore. Në këto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli shqiptar, do të thotë me fjalë të tjera këtë: Stërgjyshët e shqiptarëve, ai popull që ka folur gjuhën nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ç’emër njihej në kohët antike në Ballkan? Prej cilit popull të lashtë të këtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarët e sotëm? Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italisë. Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera. Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë. Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më
të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birëri pellazge të popullit shqiptar. Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të burimit, do t’i sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës parahistorike në Gadishull të Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në periodën antike ka qenë e banuar prej disa popujsh, popuj të ndryshëm nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri. Dihet se në viset perën-
KULTURË
prejardhjen e he të gjuhës së tij dimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore trakasit, në anët jugore grekët, në qendër makedonët, të cilët kanë qenë të ndryshëm nga grekët edhe me një gjuhë më vete, sipas Herodotit me “gjuhë barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lënë mënjanë disa popullsi më të vogla, si fiset iranike në pjesën lindore të Gadishullit dhe disa fise kelte në viset veriperëndimore e qendrore, kjo ka qenë gjendja etnike në epokën greko-romake. Në këtë mes shtrohet pyetja se prej cilit nga këta popuj zbresin shqiptarët, prej cilës nga gjuhët e tyre rrjedh gjuha shqipe. Në këtë problematikë grekët, ose si quheshin në atë kohë, helenët, përjashtohen vetvetiu, si një popull i ndryshëm nga populli shqiptar. Përjashtohen gjithashtu dhe makedonët e vjetër, si një popull relativisht i vogël dhe gjeografikisht më në skaj të truallit gjuhësor të shqipes, ndonëse për punë të afërsisë territoriale disa lidhje nuk mund të mohohen kryekrejet. Në këto rrethanat dy janë popujt që vijnë në vështrim si të parët e shqiptarëve, ilirët dhe trakasit. Ilirët kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë. Duke lënë mënjanë përhapjen e tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që nga anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër brigjeve të Danubit në veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug, qytet që aso kohe quhej Ambrakia. Kështu fiset ilire banonin viset e sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi, Bosnjes e Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë gjasësh edhe mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore. Në lindje fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në Maqedoni Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi
quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe në një pjesë të Serbisë së sotme. Në ato anë ilirët ishin kufi me fiset trake, vise-vise edhe duke u përzier me to. Edhe trakasit kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë: Herodoti e quan popullin më të madh pas indasve. Shkonin që prej kufijve të ilirëve në perëndim e gjer në brigjet e Detit të Zi në lindje, prej Detit Egje në jug e gjer në malet e Karpateve në Veri. Përfshinin kështu një pjesë të Greqisë e të Turqisë europiane të sotme, Bullgarinë, Rumaninë e një pjesë të Hungarisë e të Polonisë. Për fatet historike të këtyre popujve e të fiseve të tyre, nga mungesa e materialit burimor për të cilin u fol më sipër, shumë pak jemi në gjendje të dimë, dhe kjo errësirë njohurish shtohet sa më lart të ngjitemi në lashtësi të kohëve. Dimë p.sh. që koncepti edhe emri ilir erdhi e u përhap vetëm me kohë, duke dalë prej një popullsie me këtë emër e duke përfshirë edhe fise etnikisht e gjuhësisht të afra. Ky emër në epopetë e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjë populli të veçantë, si ai i dardanëve dhe ai peonëve, të cilët në kohë historike kanë banuar në veri të makedonëve, del në skenë të historisë shumë më përpara se emri i përgjithshëm i ilirëve. Dihet gjithashtu që këta popuj të lashtë të Ballkanit, nën ndikimin e qytetërimit greko-romak, e sidomos me zotërimin e gjatë të Perandorisë Romake, me kohë pjesërisht u greqizuan, e për një pjesë të madhe u romanizuan. Me fjalë të tjera këta, pa u zhdukur si popuj, me kohë u asimiluan: lanë gjuhët e veta dhe morën vise-vise greqishten, vise-vise në pjesën më të madhe – latinishten. Kjo ndodhi sidomos nëpër qytete, nëpër qendra administrative e ushtarake ku romakët kishin ngulur garnizonet e tyre. Nëpër vise malore ndërkaq asimilimi nuk arriti të kryhej
kryekrejet. Popullsitë vendase ruajtën më gjatë karakterin e tyre etnik dhe gjuhën e tyre. Ndonjëri nga këta popuj bile i shpëtoi gjer në fund romanizimit. Dëshmi e gjallë për këtë është populli shqiptar, i cili duhet të jetë pasardhës i njërit nga këta popuj (a fise) të paromanizuar. Çështja e birërisë, e filacionit, d.m.th. e rrjedhjes së një populli të sotëm prej një të lashti, të një gjuhe të re e të njohur prej një gjuhë të vjetër e të zhdukur, paraqitet mjaft e lehtë kur prej popullit të lashtë e prej gjuhës së tij kemi njohuri relativisht të sakta. Po në lidhje me shqiptarët e me shqipen, kjo çështje, si u tha, mbetet veçanërisht e vështirë. Gjuhët e lashta të Ballkanit, për mungesë shkrimesh të tyre, mund të thuhet se njihen pak e aspak. Prej gjuhës së trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim. Mbishkrimet e mesapëve të Italisë Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i pasigurtë. Prej të dyja gjuhëvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanë mbetur disa të ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalë të tyre të dëshmuara prej autorësh grekë e romakë bashkë me kuptimet e tyre të dhëna greqisht a latinisht. Ka edhe një numër mjaft të madh me emra vendesh e personash, të gdhendur nëpër gurë a të dëshmuar nëpër tekste të autorëve klasikë; emra shumica me interpretim gjuhësor-kuptimor të dyshimtë dhe ku dijetarët modernë kanë gjetur prandaj një fushë të lirë për gjykime shpeshherë arbitrare. Kështu dy gjuhët në fjalë mbeten thuajse të panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve në fjalë. (vazhdon) E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
17
INTERVISTË
Bisedë me regjisorin Igli Zarka
Kemi nevojë për një art të vërtetë Igli Zarka është aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Lindur në Fier në vitin 1991, dhe karrierën si aktor e fillon në Tiranë. Ka ndjekur studimet e larta universitare dhe masterin për “Aktrim” në Akademinë e Arteve në Tiranë. Pas mbarimit të studimeve te Akademia e Arteve, Igli shumë shpejt u bë i njohur me shfaqjet teatrale, si: “Equus” (regjia Dino Mustafic), në rolin e Alan Strang; në rolin e Tom Wingfield në “Menaxheria e Qelqtë” (2013), me autor Tennessee Williams drejtor artistik Timo Flloko; roli Demetër në shfaqjen “Endrra e një natë vere” (2014) nga Shekspiri, me drejtore artistike Driada Dervishi; roli Konstandin Trepflief në “Pulëbardha” (2016) shkruar nga Çekov, me regji Timo Flloko, dhe roli Felice Devoto në “Drama e Dy Karaktereve” (2018) të dramaturgut të njohur amerikan Tennessee Williams. Në 2018 Igli Zarka realizon si aktor dhe regjisor/drejtor artistik shfaqjen e Tennessee Williams “Drama e Dy Karaktereve”. Në rolin kryesor debutojnë, aktorja e talentuar Chris Lleshi dhe Igli Zarka. Shfaqja u dha me sukses në Teatrin Aleksandër Moisiu në Maj 2018. “Drama e Dy Karaktereve nuk mund të realizohej kurrë pa Chris Lleshi. Metoda e saj, shpirti, mendja dhe trupi i dhanë jetë karakterit të Clare Devoto, e cila është personazhi kryesor në këtë dramë,” tha regjisori Igli Zarka. Gjatë kësaj kohe Igli Zarka punon intensivisht si aktor në filma, mes të cilëve edhe filmat artistik “Ana” (2016, regjia Ajola Daja) në rolin e Ergit; filmi “Kostumi” (2016, regjia Lulzim Sula), në rolin e Bekimit; dhe “Gëzhoja e Humbur” (2016, regjia Orsol Qafmolla). Igli Zarka vazhdon të interpretojë në teatër dhe film në vazhdimësi të karrierës së tij artistike 8-vjeçare. Momentalisht është i angazhuar në disa projekte teatrale dhe filmike. Koha Javore:Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit? Igli Zarka: Do kisha shumë dëshirë të thoja se ishte ëndrra e fëmijërisë sime të bëhesha “AKTOR”, të luaja në skena të mëdha me artistë, të mbaja peshë shpirtin e çdo njeriu, por nuk mundem. Austronaut ëndërroja te isha. Gjyshja gjithmonë më mësonte se duhet të kërkoja hënën për të kapur yjet. Koha Javore: Cili ka qenë projekti juaj i parë si aktor profesional?
18
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Igli Zarka: Projekti im i parë profesional, akoma pa u larguar nga bankat e shkollës, ka qenë “Equus” në rolin e Alan Strang me regji të Dino Mustafic në Teatrin Kombëtar. Pata fatin të luaj në skenë me profesorin tim Timo Flloko e artistë të tjerë si Arben Derhemi, Ermir Jonka, Christ Lleshi, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Luli Bitri, Ema Andrea, etj. Ishte një pikënisje gati si ëndërr për mua ndaj dhe tashmë jam shumë selektiv në projektet ku pranoj të luaj. Tennessee Williams nëpërmjet një personazhi te tij: “Kur nuk kemi ku të kthehemi, duhet të ecim përpara “
Për projektet në vazhdimësi mund të them vetëm se sezoni i ri artistik 2018-2019 mbart shumë surpriza. Koha Javore: Çfarë ju pëlqen në rolin/personazhin që po luani në këtë projekt? Igli Zarka: Procesi i brëndshëm që personazhi kalon për të arritur të vërtetën. Koha Javore: Si lidheni ju me këtë personazh? Igli Zarka: Shpirtërisht! Në botëkuptimin e tij, në vendimet qe ai merr. Kur bota të përbuz nuk ngelet gjë tjetër veçse ti kthesh shpinën.
INTERVISTË
Koha Javore: Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin? Igli Zarka: Lidhja Regjizor -Aktor është një magji mistike për mua, gati e pathyeshme. Jam një ushtar i bindur vetëm dhe e theksoj vetëm ndaj regjizorit, konceptit që ai ka. Pa regji nuk ka aktrim dhe anasjelltas. Koha Javore: Çfarë roli luan arti
në shoqëri? Igli Zarka: Kemi nevojë për “Art” që vërtetë të ketë një rol në shoqëri. Këto vitet e fundit “Art” quhet vetëm nëqoftëse zbavit, bën për të qeshur. Sistemi i vlerësimit e ka ulur aq poshtë stekën sa të gjithë të tjerët duken si Don Kishoti që lufton mullinjtë e erës. Por do të vijë dita që sdo tjetë turp kur të quajnë Artist
e nuk do të abuzohet më me fjalën “ART”. Koha Javore: Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjeki këtë karrierë? Igli Zarka: Mos u dorëzo kurrë edhe nëqoftëse gjithçka duket e pa shpresë, ti, mos u dorëzo kurrë! Bisedoi: Ermira Babamusto, Nju Jork E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
19
MOZAIK
Dilema prindërore: autoritar apo liberal ndaj fëmijëve?
Fëmijët nuk duhen detyruar, ata duhet t’i bindim
Arlinda Sukaliqi
Shpesh si prindër pyesim veten se cila gjë është më e mirë për fëmijën tonë, cila sjellje ose cili qëndrim është i duhuri që fëmija jonë të marrë edukimin e duhur? Na ka rastisur të dëgjojmë se kontrolli i tepruar dhe autoritarizmi në edukimin e fëmijëve, i nxitën shpesh që fëmijët të mos kenë besim te prindërit dhe rregullat e tyre, e në këtë mënyrë nxiten drejt sjelljeve të pahijshme. Po të shikojmë dhe anën tjtër, pra të jemi liberal, të tepruar, t’ua plotësojmë çdo teke, edhe aty do të shohim anën negative sepse ata llastohen dhe kërkojnë çdo gjë dhe kur nuk e kanë të nevojshme atë. Si duket, nuk ekzistojnë as patenta
“ 20
Si duket, nuk ekzistojnë as patenta dhe as manuale për t’u bërë prind, por është një “profesion“ që mësohet duke e ushtruar çdo ditë
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
dhe as manuale për t’u bërë prind, por është një “profesion“ që mësohet duke e ushtruar çdo ditë. Secili nga ne që është prind, e pyet veten: Apo bëj gjënë e duhur? Duke ia bërë këtë pyetje edhe vetes si prind, hulumtova nëpër internet dhe rastisa të shoh një hulumtim amerikan që ishte publikuar në një revistë amerikane e cila merrej me këto çeshtje, ku sipas saj ndikimi që stilet e ndryshme të edukatës kanë mbi probabilitetin që një fëmjë të shndërrohet në një adoleshent mistrec, deri në kriminel. Hulumtimi gjithqysh fokusohej te faktorët psikologjikë, socialë, ligjorë, që më vonë sipas tyre ndikojnë në atë se çfarë do të bëhet fëmija nesër - një fëmijë jo i sjellshëm dhe problematik apo i zgjuar, i edukuar mirë dhe duke ecur në rrugë të drejtë. Duke lënë pas këtë hulumtim, shtrohet pyetja se sa ne si shoqëri i marrim parasysh këto faktorë dhe çka me të vërtetë presim ne që të ndodhë me fëmijën tonë, çfarë do të bëhet ai në të ardhmen? Cili është stili adekuat edukues për fëmijën tim - ai autoritar, i egër apo i butë dhe liberal? Cili
është roli i këtyre stileve edukuese mbi vetëvlerësimin e fëmijës, besimin që ata ushqejnë karshi prindërve dhe ndaj rregullave të vendosura nga këta prindër? Po të pyetën fëmijët, sidomos ata adoleshentë, arrijmë në një përfundim se prindërit autoritarë kërkojnë dhe ushtrojnë kontroll të fortë mbi fëmijët e tyre. Vendosin zakonisht rregulla të forta mbi të cilat nuk diskutohet më, por vetëm respektohen. Këta prindër as që u shpjegojnë këto stile edukuese e lëre më të negociojnë me fëmijët. Nuk u kushtojnë rëndësi kërkesave të fëmijëve, por presin që këta të fundit t’u bindën duke vënë kështu njëlloj komunikimi të njëanshem. Po ta analizojmë këtë që thamë më lart, i bie se ne po jetojmë në një shkull të kaluar ku fjala e prindërit ishte e padiskutueshme, duhej bërë gjithsesi siç donte ai edhe pse ndonjëherë nuk kishte të drejtë. Si duket, kjo është një ndër mënyrat më të këqija të edukimit, ose mënyra edukuese më e keqe e mundshme sepse mund të nxisë rrezikun që fëmija të zhvillojë një pakënaqësi, që e çon në izo-
MOZAIK
Jini ai model i prindit i cili pak po lëshon pe ndaj liberalit sepse kështu fëmija s’do të bëjë rezistencë ndaj rregullave të vendosura, por përkundrazi ai do t’i respektojë ato duke parë se dhe ju po bëni një sakrificë për të
lim dhe më e keqja, që fëmija të mos ketë besim te prindi. Pasojat e këtij fëmije pastaj do të jenë: një fëmijë problematik kur të rritet ose thënë më mirë, adoleshent problematik, rebel, i pahijshëm në sjellje etj. Por, a e shohin njëjtë prindërit këtë stil edukimi? Jo! Ata përkundrazi mendojnë se fjala e prindërit e ka humbur vlerën dhe çdo ditë autoriteti i tyre po humb, pa e kuptuar si. Ata pohojnë se shoqëria e sotme po hyn shpejt në hapat e modernizimit të tepruar ku më nuk po kuptohet roli i prindërve në këtë mes. Ne anën tjetër, kemi prindërit më liberalë, më të butë, gjithnjë gati për t’i dëgjuar fëmijët e tyre dhe për t’i kuptuar kërkesat e tyre. Kjo kategori prindërish vendosin pak rregulla dhe nuk shqetësohen shumë nëse këto
“
rregulla fëmija i respekton. Prindërit e tillë prodhojnë fëmijë më pak të sigurt në vetvete, që bëjnë çfarë duan por edhe kanë më pak vetëkontroll. Pra, kjo mënyrë edukimi si stil edukimi ndryshon nga ajo autoritare, ku fëmijët nuk i konsiderojnë prindërit si figura me ndikim të madh, megjithatë nuk janë të prirë për sjellje të këqija. Shtrohet përsëri pyetja: a janë këta prindër pikërisht të duhurit për të nxjerrë nesër një fëmijë të shkëlqyeshëm, pa asnjë të metë? Sigurisht që jo. Të jemi real dhe të themi të vërtetën: ne si prindër do të donim të jemi autoritarë, të kujdesshëm dhe kërkues, por dhe të jemi pak liberal, të dashur, të hapur ndaj nevojave të fëmijëve. Me fjalë të tjera, të jemi gjysmë me gjysmë, pak autoritarë e pak liberalë.
Të jemi realë dhe të themi të vërtetën: ne si prindër do të donim të jemi autoritarë, të kujdesshëm dhe kërkues, por dhe të jemi pak liberal, të dashur, të hapur ndaj nevojave të fëmijëve. Me fjalë të tjera, të jemi gjysmë me gjysmë, pak autoritarë e pak liberalë. Por vallë, a mund të jemi kështu?
Por vallë, a mund të jemi kështu? Nëse kemi bërë një punë të mirë si prindër autoritarë, duhet të kemi fëmijë që kënaqen me gjërat që kanë, me një vetëkontroll të mirë dhe në tërësi të kënaqur. Kështu fëmijët do të dinë të njohin autoritetin tuaj dhe do të sillen mirë edhe atëherë kur ju nuk do të jeni aty për t’i kontrolluar sepse kanë besim në rregullat që ju i vendosni dhe mendojnë se janë të duhurat. Në këtë mënyrë ata do të kuptojnë se çelësi i vërtetë i suksesit qëndron në mënyrën që fëmijët janë të gatshëm të pranojnë përpjekjet e prindërve të tyre për t’i përgatitur ata për jetën shoqërore. Prindër të dashur, nëse doni një fëmijë të shëndetshëm dhe të edukuar mirë, mos u mundoni të jeni shumë autoritarë, me fjalë të tjera fëmijët nuk duhet detyruar, ata duhet t’i bindim. Jini ai model i prindit i cili pak po lëshon pe ndaj liberalit sepse kështu fëmija s’do të bëjë rezistencë ndaj rregullave të vendosura, por përkundrazi ai do t’i respektojë ato duke parë se dhe ju po bëni një sakrificë për të. E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
21
KULTURË
U mbajt cikli IV i “Natë stine”
Natë vere komike në Ulqin Përreth 45 minuta, sa ka zgjatur programi, tre artistët e rinj - aktori Bashkim Alaj, koreografja dhe skenografja Jetmira Hoxha, dhe regjisorja Edina Mustafiq kanë kënaqur me grimcat humoristike publikun që të dielën mbrëma kishte mbushur Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të cilët janë qeshur dhe kanë duartrokitur pareshtur për interpretimin e tyre Pas suksesit me ciklin e tretë në kuadër të “Natë stine”, tre artistë të rinj nga Ulqini, aktori Bashkim Alaj, koreografja dhe skenografja Jetmira Hoxha, dhe regjisorja Edina Mustafiq kanë vazhduar me ciklin e katërt të kësaj veprimtarie, të titulluar “Natë vere komike në Ulqin”. Përreth 45 minuta, sa ka zgjatur programi, ata kanë kënaqur me grimcat humoristike publikun që të dielën mbrëma kishte mbushur Galerinë e
22
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Qendrës së Kulturës, të cilët janë qeshur dhe kanë duartrokitur pareshtur për interpretimin e aktorëve. Programi i ideuar në formën e një debati televiziv ndërmjet protagonistëve në emisionin e emërtuar “Sy n’sy 2” të Televizionit të Shqiptarëve në Malin e Zi (TVSHNMZ), ku dy të ftuarit Bashkim Alaj dhe Jetmira Hoxha, me emra dhe mbiemra artistikë qesharakë, nën moderimin e drejtueses së emisionit Edina Mustafiq, trajtojnë
në mënyrë komike dhe përqeshëse tema të ndryshme aktuale në komunën e Ulqinit, si ndërtimi i rrugës Krythë-Ulqin, gropat në rrugët e Ulqinit, rritjen e çmimit të naftës, natën e maturës së nxënësve të shkollës së mesme etj. Programi humoristik është shoqëruar edhe me disa pika muzikore të kënduara nga këngëtarja e re e talentuar Jetlira Hoxha, nën përcjelljen e Imi Nii. k. manbegut në kitarë.
FOTOGRAFIA E JAVËS
FAHRUDIN GJOKAJ MALET E MALËSISË
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Poezi Anton Gjuravçaj
SANGRE AZUL Nëse poeti nuk është edhe poet i historisë muzat në valle thyejnë qafën nga shkëmbi i vajzave penda kalbet pa dhënë shpirt vargjet me këmbë të lidhura nisen nëpër botë të leckosur me samar në shpinë pa zë... ... ”shkencëtarët” edhe pse nuk mundin mbi supe te bartin këpucët \te mos flasim për shekujt\ shpikin diversitetin vend e pa vend... gjysmë shqipe gjysmë sorrë të gozhduan të mohuan të harruan
24
Javore KOHA
me ty u turpëruan por ti nuk trete kurrë i pa turbulluar i pa tëholluar prej hyjit i kulluar sangre azul hijet rrahin gjoksin në mes të ditës harruan lodrimin e tyre prej krimbit nëpër shekuj një nga një vodhën fjalët lashtësitë eshtrat /ua qitën qenve/ pasi në vete varën vetën për pakë... në pëllëmbën e dorës së huaj zbuluan shenjtërinë e tokës
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
ajrin për mushkri.... me ujin e harresës tani pagëzojnë... ....dëlirin fshijnë mëkatet e përsëri ditë e përditë thërrasin egërsinë si dielli nëpër qiell damarëve flakëron në terr pishtar në dritë flamur krenaria e jeta nuk ndahen ku ti gjallëron i përjetshmi sangre azul ullirit të shtrydhur lëvozhgës së zbrazët dyllit që është djegur për në shpellë
KULTURË
nuk i këndohet këngë... te i pathyeshmi kujtim te i forti vragë te qyqari zinxhir pa ty të mjerë të zhveshur pa emër mëndë e zemër vëlla edhe i barbarit të zi të tretur të përqeshur të nëmur nga buka uji fushë e gur fjalë qielli shëlbues sangre azul
engjëjt e rënë /prej fillimit...sot e përgjithmonë/ trashin ndryshkun thyejnë krahët pafytyrësi me shumë fytyra për të pafunden herë... pa numër puthje prej Jude qenies sonë në çerdhen e huaj vetëm zogu i qyqes rritet diversiteti e “ mosnjohja” e historisë nuk mund të përdorën si ilaç as si fashë për plagë e më së paku si maskë... sa herë që të ndërprenë shtegtimin gjer në thelb të tokës nënë shkove prej zemre në zemër e qiellit iu rrëqeth lëkura u dridh guri mbi gur
dhuratë e hyjit për damar të të parëve të shqiptarit i pa ndryshueshmi i pa thyeshmi sangre azul ndodh edhe sot njerëzit e lapsit të notojnë në lot për të nxirë faqet... më lehtë shtrihet dora e lëmoshës si Hamza se sa jepet lëkura si Golemi ku është rilindja drita e dijes shekulli liria... Albany - New York, maj 2018 E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
25
MOZAIK
Ndihmë e cila nuk mungoi dhe nuk u vonua asnjëherë për 12 vjet Këta familjarë, edhe përkundër vështirësive, ndjehen shumë të kënaqur e të lumtur. Natyrshëm se ky optimizëm i shprehur i këtyre nevojtarëve të bënë të ndjehesh mirë kur dëgjon fjalë të ngrohta miradie për donatorin (donatorët)
Gjekë Gjonaj
Tomë Palokë Memçaj, Nua Prëkë Gjokaj dhe Tone Mark Cacaj nga Trieshi prej shumë vitesh përballen me kushte të rënda të jetës dhe me probleme të theksuara shëndetësore. Emërues i përbashkët i këtyre familjeve janë mbijetesa, sëmundja dhe varfëria. Edhe historia e tyre e hidhur i përngjanë mjaft njëratjetrës. Të ardhurat e tyre mujore nga ndihmat sociale as për së afërmi nuk mundësojnë minimumin e shpenzimeve të tyre jetike. Shtypi malazez,para pak kohe, publikoi lajmin se njëra përej këtyre familjeve jeton në varfëri të skajshme dhe se ajo nuk gëzon përkrahje e
26
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
as ndihmë nga askush. Për hirë të së vërtetës duhet thënë se për të tri këto familje trieshjane në nevojë para 12 vitesh u interesua mërgimtari humanist Gjekë Gjonlekaj, nga Trieshi, i cili jeton në Nju-Jork. Gjeka, në fillim, për disa kohë, me vëllain Lucën dhe djalin e vëllait Tomën, u dhuruan këtyre familjeve nga 1o00 dollarë në vjet. Më vonë Gjeka vetëm pa ndihmën e tyre vazhdon t’u dhurojë atyre të njëjtën shumë dollarësh. Shpërdnarësi i rregullt dhe i besueshëm i këtyre ndihmave financiare ka qenë dhe vazhdon të jetë Lekë Lucaj, mësimdhënës i gjuhës angleze në SHF “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh. “ Unë tash 12 vjet radhazi ua kam dorëzuar nga 1.00o dollarë familjes së Tomë Memçaj, Nua Gjokaj dhe Tone Cacaj. Këtë donacion ua kamë dhënë atyre katër herë në vit dhe atë nga 250 dollarë për Pashkë, për Shtjefën, për Zojë të Trieshit dhe për Kërshëndella.” pohon Lucaj, i cili këto ndihma i ka ndarë me përgjegjë-
si e korrektësi të plotë. Në këtë mënyrë Gjekë Gjonlekaj tash 12 vjet radhazi shprehu dëshirën e gatishmërinë dhe u erdhi në ndihmë këtyre familjeve trieshjane në gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore. Falë përkujdesjes së vazhdueshme të tij këtyre familjeve u është kthyer shpresa për jetë. U është kthyer optimizmi i humbur e fuqia e munguar e shpirtit. Ishte ky një mison i cili me siguri i ka lumturuar këto tri familje, duke ua kthyer vaujtjen në shpresë. Sigurisht që kjo ndihmë në prag të festave ka krijuar një atmosferë të mirë të këtyre familjeve të varfëra. Me këto ndihma ata e ndien një siguri mbijetese, nga se ato ishin aq të rregullta saqë nuk janë vonuar asnjë ditë të vetmen. Kjo me siguri u ka mundësuar atyre të përballojnë më lehtë vështirësitë e rënda të jetës. Dhe jo vetëm kaq, por të tre familjarët e përmendur u ndien të sigurtë se nuk kanë mbetur në mëshirën e
MOZAIK
fatit. Se nuk janë të vetmuar. Se ka njerëz vullnetmirë. Se dikush ndanë dhimbjen me ta dhe u shtrinë dorën e ndihmës m’u atëherë kur ata kishin më së shumti nevojë. Ky donacion dëshmon se me vullnet dhe ide konkrete mund të përmirësojmë mirëqenien e këtyre familjeve në nevojë, duke shpalosur solidaritetin si virtyt të shoqërisë sonë shqiptare. Kjo ndihmë vullnetare e Gjekë Gjonlekaj nuk është kontributi i tij i parë dhe as i vetëm. Kontribute të këtilla vullnetare ka dhënë me vite dhe vazhdon të japë edhe sot në Shqipëri , Kosovë e Maqedoni. Ai prej vitesh i ka qëndruar pranë pop-
ullit vëlla shqiptar në nevojë e në gjendje të rëndë. Po ashtu ai ka ndihmuar edhe në raste të ndryshme të varfërisë shqiptarët në nevojë në Nju-Jork. Nuk janë të rradha ndihmat personave të panjohur në nevojë, siç është për shembull rasti i tre fëmijëve që nuk i njeh në Brazil, të cilët rregullisht i ndihmon tash tetë vjet, përmes shoqatave bamirëse të Amerikës. Përfituesit e këtyre ndihmave gjatë bashkëbisedimit u shprehën të jenë falënderues për këto kontribute të Gjonlekajt me këto fjalë: Nuk kemi fjalë me iu ç’borxhçua.“Nera i kjoftë për herë e mot! Jem borxhi i tij sa të
jem gjallë. Zoti e nimoftë me të mirat e tij! Këta familjarë, edhe përkundër vështirësive, ndjehen shumë të kënaqur e të lumtur. Natyrshëm se ky optimizëm i shprehur i këtyre nevojtarëve të bënë të ndjehesh mirë kur dëgjon fjalë të ngrohta miradie për donatorin ( donatorët). Dhe kjo besoj është forca motivuese që e bën Gjekë Gjonlekaj të ofrojë ndihmën e tij, e cila po ua lehtëson sado pak jetën familjeve që kanë nevojë për mbështetje. Shtojmë se vëllai i tij Luca para pak kohe ia kompensoi Gjekës shpenzimet e viteve të munguara. E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Nëntëvjeçarja ‘’Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’ në Triesh festoi ditën e shkollës
U shënua jubileu i 1 Solemnisht dhe me program madhështor ashtu si u përkon shënimit të jubileve nxënësit e kolektivi punonjës shënuan rrugëtimin e gjatë e të lavdishëm të arsimit të Trieshit . Shkolla anëtare e ORACLE Academy - Institucionit Amerikan më prestigjioz të shkencave kompjuterike. Në nder të Jubileut u ndanë mirënjohjet dhe falënderimet vjetore, Më shtatë qershor nxënësit dhe kolektivi i Shkollës ’’Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’ në Triesh shënuan Ditën e shkollës si dhe jubiletë domethënës 130 - vjetorin e ekzistimit dhe të punës saj, 50 - vjetorin ç’ prej ky institucion edukativo – arsimor mban emrin e Heroit Kombëtar si dhe 550- vjetorin nga vdekja e Gjergj Kastriotit. Të pranishmit i përshëndeti drejtori Zef Gjuravçaj dhe fjalën e rastit e filloi me figurën historike të krenarisë kombëtare duke theksuar se u mbushën 550- vjet nga vdekja e Gjergj Kastriotit, udhëheqësit të lavdishëm , strategut të shkëlqyer, çliruesit të atdheut nga pushtimi osmanë, por edhe themeluesit të shtetit shqiptar në shekullin XV. Gjergj Kastrioti dha plot shembuj heroizmi për liri, andaj me plot arsye qëndron në krye të historisë kombëtare. Ai me personalitetin e tij mishëroi madhështinë e një udhëheqësi të popullit, burrin e shtetit , mençurinë dhe talentin e tij jo vetëm si udhëheqës luftarak , por kjo figurë personifikon simbolin e guximit, trimërisë, të inteligjencës dhe të sensibilitetit të kombit tonë. Andaj i mbarë kombi krenohet me veprën dhe personalitetin e Gjergj Kastritotit, hero shqiptar, hero i Ballkanit, hero i Evropës - theksoi, pos tjerash, Gjuravçaj. Duke folur për historinë e bujshme të kësaj vatre të arsimit e cila para 130 vitesh filloi punën e vet si shkollë publike, pikërisht në vitin shkollor 1887/1888, përndryshe njëra ndër shkollat e para në komunën e Pod-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
goricës, nënvizoi se ky vit jubilar për arsimin e Trieshit është tejet i rëndësishëm, sepse 130 vite progres, kulturë, dritë, edukim e arsim nuk janë pak as për mjedise më të civilizuara. Po 50 vite ç’ prej Shkolla mban emrin Gjergj Kastrioti është krenari e veçantë jo vetëm për Institucionin tonë, për Trieshin, Malësinë po edhe për arsimin dhe shkolla simotra në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Drejtori shprehi mirënjohje e falënderim për të gjithë mësimdhënësit si dhe për drejtuesit që kanë punuar e përhapur rreze dije e kulture, përkatësisht drejtuar nga fillimi e deri më sot, sepse numri i intelektualëve të rangut më të lartë që kanë dal nga bankat e kësaj shkollë është më se impozant. Në kuadër të këtij Jubileu domethënës
përkujtoi se mësimin në këtë tempull të diturisë, kur ky Institucion edhe shënon periudhën më kulmore të zhvillimit të saj, krahas nëntë fshatrave të Trieshit nga hapja në shkollë tetëvjeçare për disa dekada mësimin e ndoqën edhe nxënësit e shumë fshatrave të Grudës, Kojës e të Fudnave, kjo fatmirësisht ndodh edhe sot kur në këtë shkollë, tashmë nëntëvjeçare, edukimin e arsimimin e fëmijëve na e besojnë edhe prindërit nga trevat tjera jashtë lokalitetit të Trieshit. Duke pasqyruar rezultatet në procesin edukativo – arsimor të cilat i vlerësoi të lakmueshme Ai përkujtoi se infrastruktura shkollore kënaq si në objektet e shkollës qendrore ashtu edhe në dy paralelet e shpërndara Triesh i Poshtëm e Cem i Trieshit.
MOZAIK
130-vjetorit Ajo çfarë në veçanti inkurajon është krijimi i bazës së volitshme për zhvillimin e procesit të mësimdhënies sipas standardeve bashkëkohore. Falë angazhimit të profesor Leon Gjuravçaj, shkolla në këtë vit jubilar u bë anëtare e Institucionit më prestigjioz amerikan të shkencave kompjuterike në nivel botëror ORACLE Academy kur ky Institucion fiton të drejtën të lëshojë licenca jo vetëm për nxënësit që vijojnë mësimin e rregullt , por edhe për ish vijuesit dhe studentët që janë akoma të kyçur në sistemin e arsimimit qoftë në shkollimin e mesëm apo universitar duke u ofruar trajnim dhe dhënie certifikatash që pranohen në mbarë botë – konkretisht certifikatat ‘’Database Foundations’’ dhe “Java Fundamentals” – tha në fund drejto-
ri Gjuravçaj duke falënderuar Ministrinë për Arsim, të gjithë donatorët e deritanishëm, dashamirët e arsimit, posaçërisht Fondin e Ndihmave Humanitare ‘’Trieshi’’ me seli në Nju Jork , kryetari i së cilit z.Marash Lucaj ishte i pranishëm në solemnitetin e rastit. Ky Fond ndihmoi shkollën me 13.700 dollarë amerikan me ç rast u pajis kabineti i specializuar i informatikës me tabelë elektronike – interaktive , aparat fotokopjimi dhe me dhjetë kompjuterë. Në vijim të manifestimit nxënësit shfaqën program të begatshëm e të larmishëm me karakter historik, edukativ dhe kulturo – artistik. Me ovacione u përcjell Program - recitali kushtuar 130 – vjetorit të arsimit të Trieshit dhe Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit dhe po me aq pasion
u ndoqën edhe recitimet , meloditë dhe interpretimet muzikore, hapat ritmik të muzikës moderne, valcerit dhe të valltarëve duke ekzekutuar valle kombëtare. Solemnitetin e rriti pjesëmarrja në program e mjeshtrit të folklorit burimor Shtjefën Ujkaj. Pjetër Lucaj, nxënës i gjeneratës i klasës IX është fituesi i sivjetshëm i Shpërblimit të Gjekë Gjonlekaj, kurse Mirënjohja ’’Shkëndija e dijës’’ e Fondacionit Prof.dr. Pjetër Toni Gjuravçaj këtij viti i takoi Antonetës Kolçaj, nxënëse e shkëlqyeshme e klasës VII. Për rezultate të arritura në procesin mësimor , Drejtoria dhe Këshilli i Arsimtarëve shpërbleu një numër nxënësish me mirënjohje, diploma dhe falenderime.
Katrinë Gjuravçaj
MIRËNJOHJE E FALËNDERIME Më rastin e 130 - vjetorit të ekzistimit Shkolla ‘’Gjergj Kastrioti Skënderbeu shpërbleu me: MIRËNJOHJE Katrinë Gjuravçaj, intelektualën e parë të Trieshit me motivacion për kontributin e çmuar në edukimin e arsimimin e brezit të ri. FALËNDERIM Gjekë, Lucë e Tomë Gjonlekaj Nju – Jork për kontributin shumëvjeçar në përparimin e arsimit në Shkollën vendlindjes.. FALËNDERIM Fondacionit Prof. Dr.Pjetër Toni Gjuravçaj ’’SHKËNDIJA E DIJES’’ për kontributin e dhënë në afirmimin e vlerave dhe të arritjeve arsimore në Shkollën e Vendlindjes. FALËNDERIM Fondit të Ndihmave Humanitare ‘’TRIESHI’ Nju –Jork për donacion në pajisjen e kabinetit të specializuar të informatikës në Shkollën e vendlindjes.
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
29
FEJTON
Kombi – origjina e o të bashkësive fisnore ligjeve e kanuneve të Në sferën shpirtërore, në zotërimin apo krijimin e vlerave , shqiptarët s´kanë arsye t´i kenë lakmi apo smirë të tjerët, aq më pak kanë arsye sot për një gjë të tillë (...) Shqipëria ka qenë rrjedhimisht truall fillestar i qytetrimit europian. Ismail Kadare (Kombi Shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë)
Fatbardha Demi
Shtimi i « lidhjeve » të Kombit, dëshmon periudhën e ndërgjegjësimit të njeriut se, krahas mbrojtjes nga Zoti, duhej edhe forcimi moral e ligjor, brënda familjes dhe midis anëtarëve të bashkësive, pa të cilat nuk do të mund të përballonin konkurencën me fiset e tjera për “hapësirat jetësore”(tokësore) dhe për të kryer veprime që kërkonin shumë mund dhe njerëz. Siç e vëren edhe Kolë Kamsi se, tek shqipetarët « dashunia për familje âsht mandej ndër ta edhe tash krejt ashtu si ish ndër kohët kreshnike t’etënvet të tyne : nji kult ». Modeli dhe baza morale e « lidhjeve » të Kombit, ishte besimtare dhe mbështetej tek ndëshkimi i perëndive, prandaj : gjaku, vendi, gjuha, doket - trajtoheshin si gjëra TË SHENJTA. Po të vërejmë mitet
30
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
e popujve të lashtë, të gjitha janë histori “familjare” dhe fisnore të Perëndive, për rrjedhojë, në shoqeritë e lashta, morali ka qënë totalisht fetar. Faza e tretë : Gjatë zhvillimit historik të bashkësive fisnore, u harua kuptimi besimtar i emrit (i lidhjes me Krijuesin, i panjohur edhe sot nga studiuesit), por jo ai « tokësor » (i gjakut, vendit, gjuhes etj), i ruajtur mrekullisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit : - « Familjen e përmbajnë gjindja e shpis, si shtohen këta , dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme (atdhe), nji gjak, nji gjuhë e doke ».(Krye i dytë, Nye i nandët. Pjestarët e Familjes, Kanuni i Lekë Dukagjinit) Mendoj se jo rastësisht mbled-
FEJTON
organizimit e dhe i Arbërve hësi i tij Shtjefën Gjeçovi, i pajisi pjesët përbërëse të tekstit, me fjalën shqipe : NYJE (lidhja hyjnore). Njohja e origjinës së emrit KOMB, ka një rëndësi të madhe për shkencën e Historisë botërore. Të tre fazat e siperpërmëndura, që janë fosilizuar në gjuhën shqipe tek fjala Komb, shprehin përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar, nëpërmjet vendosjes (shumë të zgjatur në kohë), të moralit dhe rregullit familjar dhe shoqëror (ligjeve), ku vend kryesor , siç e theksuam, ka patur besimi. Për të patur një parafytyrim më të qartë në këtë drejtim, do të shkëpusim një fragment, nga libri i Indro Montanelit mbi Historinë e Romës, që pasqyron një periudhë shumë më të vonë. - Qyteti (Roma-shën im) shënoi një arritje të madhe, miratimin e Ligjit të Dymbëdhjetë Tabelave. Ishte fitore e plebejve (artizaneve-shën im), të cilët, që kur ishin kthyer nga Mali i Shenjtë kishin kërkuar me forcë që interpretimi i ligjit nuk duhej të ishte monopol i kishës , e cila ishte monopol i patricëve (elitës romake-shën im), por ligjet duhej të publikoheshin , pasi kështu çdokush duhej të dinte se cilat ishin detyrat dhe masën e dënimit që do të vuante në rast se do t´i shkelte ato. Para miratimit të Ligjit të Dymbëdhjetë Tabelave , normat me te cilat gjyqtarët përcaktonin masën e dënimit ishin sekrete, këto ruheshin me xhelozi nga priftërinjtë dhe ishin një përzjerje ritesh fetare. Gjithashtu pretendohej se masa e dënimit ishte fryt i dëshirës së perëndive (…) Edukimi fetar me të cilin rritej djaloshi roman, kishte qëllim që të aftësohej , siç themi sot , të disiplinohej, kështu ai nuk edukohej me
idealet e bujarisë e të mirësisë, por duhej të pranonte ritet liturgjike pasi gjithë jeta e tij i ngjasonte një riti. Për këtë rëndësi që mbart emri Komb për historinë e njerëzimit, sigurisht kërkohet një trajtim më i thelluar. Vërtet sot, kur flitet për lashtësinë e pellazgo-shqipetarëve, dëgjohet shpesh shprehja se “ mungojnë dokumentet e shkruara”, por, siç përdoret në proceset gjyqësore, do të themi se : Fjala Komb, “ nuk është pa dëshmitarë”. Dëshmitarë të shumtë gjenden në mitet pellazge, dhe në formë të dokumentuar, në Kanunet që kanë drejtuar jetën familjare dhe shoqërore të Shqiptaro-Arbërve. Edith Durham e shikonte “bindjen fetare” me të cilën e zbatonin shqiptarët Kanunin, tek rëndësia e fjalës dhe figurës së Lekë Dukagjinit, megjithatë vëren se: “ ...ka më tepër forcë se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishtërimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t´i nënshtroheshin Kanunit të Lekës”. Shtjefën Gjeçovi kishte mendimin se : « Kanuni u ngjiz gjatë periudhës (1454-1481), kur Lek Dukagjini udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve». Një qasje më e thelluar ndaj neneve të Kanunit dhe njohja e botëkuptimit të pellazgo-shqipetarëve, (tezë akoma e papranuar) nxjerr në pah se, Kanuni nuk mund të “lindte” në një çast të caktuar historik, por është pasqyrë e një zhvillimi jashtëzakonisht të gjatë kohor të njeriut. Kanuni e mbart brënda vetes këtë zanafillë (sikurse njeriu ADN-në e tij), kur sqaron kuptimin e emrit – Komb (Krye i dytë, Nye i nandët. Kanuni i Lekë Dukagjinit).
Brënda Kanunit ndodhen gjurmë të shumta të tre fazave historike të “lidhjeve” të Kombit . Në §. 10. lexojmë: “Prifti asht ndorja e Famullis.” “Prifti s’bjen më gjak.” “Prifti s’çohet në be.” (7) Dhe më poshtë: “Njimend se mbas kanunit t’onë „gjaku shkon per gisht“, porse kjo kanu s’e perfshin gruen, për arsye, qi „Grueja s’bjen në gjak“ edhe me qillue se vret kënd. Në këto nyje, vërejmë se vetëm prifti (ndermjetësi në parahistori me Zotin) dhe gruaja (njeriu i parë që u hyjnizua në besim) në Kanun janë të paprekshëm. Pra mund të pohojmë se, zanafilla e Kanunit që njohim sot, është tek ideja e Kom(b)it, e “lidhjes me Zotin”, bindja ndaj të cilit ishte LIGJI i parë i bashkësive fisnore. Të gjitha Besimet, themelin e kanë tek ideja e « shënjtërisë» dhe « hyjnores », edhe koncepti - Komb dhe trashëgimtari i tij « ligjor » - Kanuni, janë bazuar po aty. Ja përse Rilindasit pohonin se « Feja e shqiptarit është shqiptaria », me të cilin nënkuptonin Kombin, ideollogji dhe besim, thënie që fatkeqsisht është injoruar nga studiuesit albanologë. Njeriu modern për fjalën besim, ka parasysh besimin e krishterë, mysylman, budist etj, por fjala Komb shpreh besimin PELLAZG dhe me saktësisht – të periudhës së matriarkatit. E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
31
RAJON
Maqedonia dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen për emrin
Një faqe e re bashkëpunimi në Ballkan Marrëveshja që zgjidh kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpeshherë janë përcjellë edhe me tensione dhe bllokada ekonomike. Emri “Maqedonia e Veriut”, në bazë të marrëveshjes do të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit
Maqedonia dhe Greqia kanë nënshkruar të dielën marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin “Maqedonia e Veriut”, u nënshkrua në Prespë, në pjesën e Greqisë, nga ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov i Maqedonisë dhe Nikos Kotzias i Greqisë, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Kryeministri grek marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve. “Kjo është një marreveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një
32
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
kontest shumëvjecar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve… Marrëveshja do të hapë edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”, ka deklaruar kryeministri Aleksis Tsipras. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane. “Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjecare që kishin ngritur mure mes dy shteteve…
Kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjiteshme për ndërtimin e miqësisë… E kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim”, ka deklaruar Zaev, duke theksuar se me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspektivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon. Në aktin e nënshkrimit të marrëvshjes kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë ndërkombëtare si ndërmjetësi i OKBsë, Metju Nimic, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, pastaj Rozmari Di Karlo, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, si dhe diplomat nga më shumë vende perendimore. “Të gjithë duhet të jemi falënderues që kemi liderë të këtillë, të përgjegjshëm për të ardhmen e vendeve të tyre. Kjo marrëveshje paraqet dokument strategjik për interesat e dy vendeve. Ishte një proces i vështirë, por është kënaqësi kur i gjithë mundi rezultoi me marrëveshje e cila duhet të jetë shembull për rajonin dhe më gjerë. Me këtë dëshmuam se kur ka vullnet mund të arrihet marrëveshje”, ka deklaruar ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.
RAJON
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, tha se ndjehet krenare për marrëveshjen e arritur, e cila sipas saj duhet të inkurajojë edhe pjesë tjera të rajonit për të ndërmarrë hapa të guximshëm për të mirën e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë. “Kjo marrëveshje e bën Evropën më të bashkuar dhe më paqësore. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për dy palët, por për tërë Evropën. Dy palët na kanë bërë krenarë, ne, evropianët me nënshkrimin e marrëveshjes. Shpresoj se kjo do të jetë një inspirim për shumë kë në rajon që të ndërmarrin hapa të guximshëm, sikur edhe për gjithë Evropën”, ka deklaruar Mogherini. Ndërkohë, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, shprehu kënaqësinë që rruga e gjatë e negociatave përfundoi me sukses, me nënshkrimin e marrëveshjes, të cilën e quajti “marrëveshja e së ardhmes”. Komisioneri Hahn tha se beson se Këshilli Evropian do të jep përgjigje lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë në BE. “Duhet të ndërmerren hapa të mëtejmë që çojnë drejt integrimit evropian. Kjo është një marrëveshje e mirë, një kompromis i mirë, marrëveshje për të cilën çdokush duhet të bëjë lëshime, që të jetë marrëveshje e mirë. Kjo marrëveshje do të kontribuojë për një jetë më të mirë për qytetarët, një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar ai. Marrëveshja që zgjidh kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpeshherë janë përcjellë edhe me tensione dhe bllokada ekonomike. Emri Maqedonia e Veriut, në bazë të marrëveshjes do të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit, apo sipas formulës, “erga omnes”, të cilën në
vazhdimësi e ka kërkuar pala greke. Marrëveshja sqaron edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas për të cilin sqaron se nuk ka asnjë ligjshmëri me të kaluarën antike të Maqedonisë, si dhe kulturën dhe traditën helene. Sa i përket gjuhës, në marrëveshje thuhet se ajo i takon grupit të gjuhëve sllave. Dy vendet kishin një marrëveshje në vitin 1995 me të cilën Maqedonia ishte pranuar në Kombet e Bashkuara me referencën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), por Athina kishte bllokuar procesin e integrimit në NATO dhe BE me kërkesën për gjetjen e një emri tjetër që nuk do të reflektonte pretendime territoriale ndaj territorit të saj verior me të njëjtin emër, Maqedoni, por që gjithashtu nuk do të kishte lidhshmëri me të kaluarën antike të emrit Maqedoni. Pas shumë përpjekjesh, e në veçanti pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni, ku tani në pushtet janë socialdemokratët, Shkupi dhe Athina arritën marrëveshjen për një emër me përcaktim gjeografik, Maqedonia e Veriut. Me marrëveshja përcaktohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Gjuha maqedonase, siç thuhet në marrëveshje, i takon grupit të gjuhëve sllave dhe se nuk asnjë lidhje me kulturën dhe të kaluarën e Maqedonisë antike dhe greke. Pas nënshkrimit nga dy qeverisë pason fazë më e ndërlikuar, ajo e zbatimit të saj, si ratifikimi nga dy Parlamentet. Fillimisht ajo duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë e më pas fillon procedura e ndryshimit të kushtetutës me qëllim harmonizimin e saj me marrëveshjen e re. Do të ndryshohet preambula që e definon Maqedoninë si shtet të popullit maqedon, por edhe të gjitha pjesët tjera që kanë të bëjnë me termet “Maqedoni” dhe “maqedonase”. Pas kësaj duhet të mbahet edhe referendum dhe nëse marrëveshja aprovohet nga qytetarët, atëherë e njëjta duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë, i cili gjithashtu duhet të ratifikojë edhe pranimin e Maqedonisë në NATO, si dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ndryshe, marrëveshja kundërshtohet si nga opozita në Greqi ashtu edhe nga ajo në Maqedoni. Dy blloqet opozitare vlerësojnë se marrëveshja rrënon interesat kombëtare maqedonase, përkatësisht greke. Dy opozitat kanë bërë të ditur se do të përdorin të gjitha
Protesta të dhunshme në Shkup dhe Greqi kundër marrëveshjes Marrëveshja për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është shoqëruar me protesta në Greqi dhe në Shkup. Në kryeqytetin e Maqedonisë, protesta është përshkallëzuar të dielën mbrëma në dhunë mes policisë dhe një grupi të protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin policor para Kuvendit të Maqedonisë. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përdorën gazin lotsjellës dhe bomba paralizuese për t’i shpërndarë demonstruesit. Protestuesit e kanë cilësuar marrëveshjen si “kapitulluese për popullin maqedonas”. Protestë tjetër është mbajtur edhe në qytetin e Manastirit, e organizuar nga partia e opozitës, VMRO-DPMNE. Lideri i kësaj partie, Hristijan Mickovski, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, duke e quajtur “tradhtar të interesave kombëtare maqedonase”. Ai ka thënë se partia që ai përfaqëson asnjëherë nuk do të njohë marrëveshjen e arritur në Prespë të Greqisë, duke paralajmëruar kështu bllokim në Kuvend, ku për ndryshimet kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave, por edhe gjatë referendumit që parashihet të mbahet në vjeshtë. mekanizmat për të penguar zbatimin e marrëveshjes. Ndërkaq, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Maqedoni thonë se marrëveshja e arriturmes Maqedonisë dhe Greqinë, për ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, paraqet një bazament shumë të shëndoshë për t’i dhënë fund kontestit dy dekadësh, mes dy vendeve fqinje, duke shtuar se kjo marrëveshje përpos që hap perspektiva për të ardhmen e shtetit me rëndësi të veçantë është se nuk preket identiteti i maqedonasve. Lëshimin që ka bërë pala maqedonase rreth kërkesës greke për të ndryshuar Kushtetutën e shtetit, ekspertët e shohin si zgjidhje më optimale që mund të arrihej, sepse ky lëshim i mundëson Maqedonisë të integrohet në NATO dhe BE. (REL) E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
33
KULTURË
Shoqëria Malazeze për Luftë Kundër Kancerit organizoi ekspozitë për rreziqet dhe pasojat që sjell duhanpirja
Larg duhanit, afër sportit
Nga kjo shoqatë kanë transmetuar mesazhe ndërgjegjësimi ndaj fëmijëve duke sqaruar se mënyra e jetesës në një masë të madhe ndikon në gjendjen shëndetësore, duke i ftuar fëmijët që të merren më shumë me aktivitete të ndryshme sportive Tuz – Organizata joqeveritare “Shoqëria Malazeze për Luftë Kundër Kancerit” në bashkëpunim me Komunën e Tuzit në kuadër të Kryeqytetit dhe QKI “Malësia” – Tuz organizuan edhe këtë vit në prag të fundvitit shkollor, ekspozitën e punimeve më të mira vizatimore të nxënësve nga shkollat fillore në Mal të Zi, me temën: “Rreziqet që sjell duhanpirja në shëndetin e njeriut”. Këtë ekspozitë të përbërë prej tetëdhjetë punimeve vizatimore, të ekspozuara në hollin e QKI “Malësia”, e ka hapur piktorja akademike Milena Peroviq, njëherësh edhe kryetare e jurisë për ndarjen e çmimeve për vizatimin më të mirë. Nga kjo shoqatë kanë transmet-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
uar mesazhe ndërgjegjësimi ndaj fëmijëve duke sqaruar se mënyra e jetesës në një masë të madhe ndikon në gjendjen shëndetësore, duke i ftuar fëmijët që të merren më shumë me aktivitete të ndryshme sportive. Në të njëjtën kohë, kjo shoqatë ka bërë të ditur se si pasojë e pirjes së duhanit, si një ndër sëmundjet më të rënda të varësisë, çdo vit anembanë globit humbin jetën me miliona njerëz duke shtuar se numri i vdekjeve në vitet në vijim, fatkeqësisht do të rritet. “Vetëm gjatë vitit 2017, siç njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, në botë kanë vdekur rreth 6 milionë njerëz, kurse në Mal të Zi mbi 1500. Ky numër për fat të keq deri në vitin 2030 do të rritet, sikurse te ne ash-
tu dhe në mbarë globin dhe kështu do të arrijë shifrën e mbi 9 milionë të vdekurve në vit si pasojë e konsumit të prodhimeve të duhanit”, njoftuan nga kjo shoqatë. Ndërkaq, në konkursin të cilin shoqata në fjalë e ka organizuar, kanë marrë pjesë nxënës të shkollave fillore nga klasa e katërt deri në të nëntën nga i gjithë territori i Malit të Zi, ndërsa punimet janë hartuar në formatin e bllokut 5, në teknika të ndryshme. Para hapjes së ekspozitës, nxënësja e Shkollës Fillore “Millorad Musa Burzan”, Stela Boshkoviq, ka ekzekutuar në kitarë pjesën muzikore të njohur “Oda e gëzimit” nga Ludvig Van Bethoven. t. u.
SPORT
Filloi Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018”
32 kombëtare luftojnë për titull 32 ekipe, të ndara në tetë grupe, përfshirë edhe vendin pritës, marrin pjesë në ngjarjen më të madhe sportive të vitit. Ato do të zhvillojnë 64 ndeshje gjatë 32 ditëve sa zgjat Botërori. Kupa e Botës “Rusi 2018” mbahet në 12 stadiume, në 11 qytete, duke filluar nga Kaliningrad në perëndim, deri në Ekaterinburg në lindje. Në kryeqyteti rus, Moskë, do të organizohet ndeshja finale më 15 korrik 2018 Me ceremoninë solemne madhështore dhe me ndeshjen ndërmjet nikoqirit të Kampionatit Botëror, Rusisë, dhe Arabisë Saudite, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin e thellë, 5-0, të enjten mbrëma në stadiumin “Luzhniki” në Moskë ka filluar edicioni i 21-të i Botërorit “Rusi 2018”. 32 ekipe, të ndara në tetë grupe, përfshirë edhe vendin pritës, marrin pjesë në ngjarjen më të madhe sportive të vitit. Ato do të zhvillojnë 64 ndeshje gjatë 32 ditëve sa zgjat Botërori. Kupa e Botës “Rusi 2018” mbahet në 12 stadiume, në 11 qytete, duke filluar nga Kaliningradi në perëndim, deri në Ekaterinburg
në lindje. Kryeqyteti rus, Moska, do të organizojë ndeshjen finale më 15 korrik 2018. Moska është edhe shtëpia e stadiumit më të madh “Luzhniki”, me kapacitet prej 80 000 vende. FIFA ka bërë me dije më herët se një total prej 400 milionë dollarësh do të ndahet mes pjesëmarrësve në Kupën Botërore 2018. Kjo është hera e parë që kampionati bëtëror zhvillohet në Evropën Lindore, pasi Rusia bëhet vendi i tetë evropian që organizon turneun. Përzgjedhja e Rusisë e bën atë vendin më të madh nga pikëpamja gjeografike ku do të zhvillohet ky kompeticion. Ndërsa Katari, ku do
të zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit në vitin 2022, do të bëhet vendi i parë i Lindjes së Mesme, por edhe vendi më i vogël gjeografikisht ku do të mbahet ky kompeticion. Çmimet e biletave për ndeshjet variojnë nga 20 dollarë amerikanë, për kategorinë më të ulët për një ndeshje të grupit të hershëm, në më shumë se 1 000 dollarë për kategorinë më të lartë për finalen. Ngjarja pritet të tërheqë një milion e gjysmë tifozë në Rusi dhe një audiencë televizive globale prej mbi tre miliardë shikuesish. Fituese e Kupës së Botës në vitin 2014 ka qenë Gjermania, e cila në finale ka mundur Argjentinën.
E ENJTE, 21 QERSHOR 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 21 qershor
2018 Viti XVll Numër 819 Çmimi
0,50
Banorët ende në pritje të asfaltimit të rrugës së lënë përgjysmë
ISSN 1800-5696
Përsëri anashkalohet Shqipëria
Bisedë me regjisorin Igli Zarka