KOHA Javore Podgoricë e enjte, 28 qershor 2018 Viti XVll Numër 820 Çmimi 0,50
Integrimi dhe identiteti i shqiptarëve në Mal të Zi ISSN 1800-5696
Bisedë me koreografen Joli Agolli Paparisto
Vlerësohet kontributi i Ibrahim Berjashit me rastin e 50-vjetorit të veprimtarisë letrare dhe publicistike
PËRMBAJTJE
4
8 Gatishmëri për bashkëpunim të frytshëm
Përkeqësohen marrëdhëniet amerikano-turke
10
12 Forcë e fuqishme për revolucione
Tërheqja nga e keqja
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
PËRMBAJTJE
14
18 Një pritje e vështirë... dhe zgjidhja po aq
Aktivizim dhe socializim i të rinjve për të kontribuar në shoqëri
26
28 Libri si festë e veçantë
Ngjarje që ka ndikuar në brumosjen e identitetit tonë kombëtar KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 28 qershor 2018 Viti XVll Numër 820 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Integrimi dhe identiteti i shqiptarëve në Mal të Zi
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti
Vlerësohet kontributi i Ibrahim Berjashit me rastin e 50-vjetorit të veprimtarisë letrare dhe publicistike
Paparisto Joli Agolli koreografen Bisedë me
dhe publicistike veprimtarisë letrare rastin e 50-vjetorit të i Ibrahim Berjashit me Vlerësohet kontributi
në Mal të Zi shqiptarëve identiteti i Integrimi dhe
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Bisedë me koreografen Joli Agolli Paparisto
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, zhvilloi takim pune me ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka
Gatishmëri për bashkëpunim të frytshëm
Podgoricë - Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, së bashku me anëtarët e KKSH-së, Smail Maliq Çunmulaj dhe Adriana Hoxha, të hënën u pritën nga ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka. Në deklaratën për shtyp të KKSH-së thuhet se ky ishte njëherit edhe takimi i parë zyrtar që kryetari Nika zhvilloi me marrjen e funksionit të kryetarit të
4
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
KKSH-së. Ministri Zenka fillimisht e uroi kryetarin Nika për postin e ri dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Në vazhdim kryetari i KKSH-së shtroi disa tema me rëndësi për diskutim, si: përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike, përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike dhe nevoja e hapjes së një zyreje për përkthimin e ligjeve e do-
kumentacioneve të ndryshme, Ligji për simbolet kombëtare, regjistrimi i studentëve shqiptarë në universitete përkatëse brenda Malit të Zi dhe në rajon, rënia e vazhdueshme e numrit të shqiptarëve në Mal të Zi, gjegjësisht emigrimi i tyre etj. Të dy palët u pajtuan për një bashkëpunim të frytshëm dhe urë kontakti sa më të fortë. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Kuvendi i Komunës së Tuzit, miratoi vendimin mbi kompensim për pajisje komunale të truallit ndërtimor për objekte të paligjshme
Malësia e ndarë në Zonën 1 dhe Zonën 2 Tuz – Kuvendit i Komunës së Tuzit në kudër të kryeqyteti, në seancën e mbajtur të mërkurën e kaluar, pas pëlqimit paraprak të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, ka miratuar vendimin mbi kompensim për pajisje komunale të truallit ndërtimor për objekte të paligjshme. Në këtë dokument- vendim të kuvendit të komunës së Tuzit në kudër të kryeqytetit, përcaktohen kushtet, lartësia, mënyra, afatet dhe proceduarat e pagesës së kompensimit për pajisje komunale të truallit ndërtimorë për objekte të paligjshme. “Kompensimi do të llogaritet në bazë të elaboratit të studimit të gjendjes së nxjerrë të objektit të ndërtuar, të vërtetuar nga organizata gjeodezike e licencuar për metër katrorë, të sipërfaqes neto të objektit dhe për metër katrorë të hapësirave të hapura në parcelën e dedikuar për kryerjen e veprimtarisë. Organi kompetent për lëshimin e vendimit për legalizimin e objektit të paligjshëm duhet t’i paraqes Sekretariatit për Financa të ardhurat lokale dhe investimet, elaboratin e studimit të gjendjes së nxjerrë të objektit të ndërtuar për llogaritjen e kompensimit”, thuhet në
“
Çmimi për 1 metër katrorë për Zonën 1, për ata të cilët do të bëjnë pagesën menjëherë do të jetë 15 euro, kurse ata të cilët këtë pagesë do ta bëjnë në 120 apo 240 këste, çmimi do të jetë 17 euro, kurse Zona 2, është e liruar nga kjo pagesë, i tha kryetari i kuvendit, Z. Fadil Kajoshaj, gazetës “Koha Javore”
këtë dokument- vendim. Sipas dokumentit në fjalë, kufijtë e zonave janë përcaktuar në bazë të dokumenteve të planifikimit, kufijve dhe komunave kadastrale. Zona 1 e cila përfshin KK Tuz, KK Dinoshë (përveç vendbanimeve: Pikalë, Priftën, Llofkë dhe Selisht), Vllanën dhe Rakiqin, brenda kufijve të vendbanimit, KK Vrane dhe KK Vuksanlekaj. Dhe Zona 2 e cila përfshinë të gjitha vendbanimet e tjera rurale dhe truallin në territorin e Komunës së Tuzi. “Çmimi për 1 metër katrorë për Zonën 1, për ata të cilët do të bëjnë pagesën menjëherë do të jetë 15 euro, kurse ata të cilët këtë pagesë do ta bëjnë në 120 apo 240 këste, çmimi do të jetë 17 euro, kurse Zona 2, është e liruar nga kjo pagesë, i tha kryetari i kuvendit, Z. Fadil
Kajoshaj, gazetës “Koha Javore”. Ndërkaq, sipas këtij dokument- vendimi, kompensimi për objektet ilegale paguhet në llogarinë e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, kurse pagesa mund të bëhet një herësh ose në këste të barabarta mujore të cekura në kërkesë të pronarit të objektit të paligjshëm, më së shumti në 240 këste mujore. “Pagesa e njëhershme nënkupton pagesën e kompensimit në shumën totale në afat prej 15 ditësh nga dita e lidhjes së kontratës për kompensim në rast kur pronari i objektit të paligjshëm ka të drejtë në zbritje prej 20përqind në vlerën e llogaritur të kompensimit. Llogaritet zbritje shtesë prej 35përqind për objektet e paligjshme të banimit themelor deri në 200 metra katror të sipërfaqes së përgjithshme neto, përkatësisht 30përqind zbritje shtesë për objekte të paligjshme të banimit me sipërfaqe të përgjithshme neto deri në 500metër katrorë”, thuhet në mes tjerash në këtë dokument- vendim. Vendimi mbi kompensim për pajisje komunale të truallit ndërtimor për objekte të paligjshme është miratuar nga këshilltarët e të gjitha partive politike në kuvend, me përjashtim të një këshilltari të Partisë Boshnjake i cili ka votuar kundër këtij vendimi. t. u. E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Integrimi dhe iden shqiptarëve në Ma
Çështja e integrimit është bërë dukuri e përditshme në takimet e ndryshme bilaterale dhe multilateral vendeve të Ballkanit Perëndimor tash disa dekada, duke qenë një ndër temat parësore e agjendave të ta animozitetet dhe paragjykimet nga e kaluara e largët dhe ajo e afërt te popujt e këtij regjioni, pasojat e ditët tona. Nga ky aspekt popujt e ndarë në mjediset multinacionale përballohen me sfida jetësore për t integrimi si retorikë bashkëkohore shpeshherë kamuflohet me konceptin e kosmopolitizmit përkatësis
Dr.Nail Draga
1.Integrimi evropian përmbushja e kritereve
Në lidhje me procesin e integrimit pushteti aktual është duke u treguar kooperativ ne lidhje me këtë çështje, sepse aspiratat qeveritare janë për tu bërë pjesë e bashkësisë europiane. Eshtë çështje tjetër se sa kanë kapacitet kadrovik strukturat e veçanta qeveritare dhe gadishmëri me u ballafaquar me kërkesat për reforma të ekzekutivit konformë standardëve europiane. Nga ana tjetër nga subjektet opozitare e sidomos nga shoqëria civile theksojnë se mungon dinamika e reformave të ekzekutivit si pasojë e rezistencës së vet pushtetit. Por, duhet theksuar se në vlerësimet Komisioni Evropian(KE) janë pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Ndonëse Mali i Zi i ka filluar
6
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
negocimet që nga qershori i vitit 2012, nga tridhjetë kapituj të obligueshëm deri me tashi ka mbyllur vetem tre prej tyre që ka te shtruar për bisedime nga del se në Mal të Zi mbetet shumë punë për të arritur harmonizimin me legjislaturën evropiane dhe në përmbushjen e kritereve.
2.Mungon integrimi i brendshëm
Nga ana tjetër, trajtimi i një çështjeje të tillë në mjediset multinacionale paraqet dilema në lidhje me pozitën dhe statusin e popujve përkatës. Pikërisht ne ketë aspekt Mali i Zi është rast specifik jo vetëm për Europën Juglindore por edhe me gjerë sepse është vendi me multinacional, andaj ekzistojnë edhe sfida të veçanta. Andaj krahas trajtimit të çështjes së integrimit të Malit të Zi në strukturat europiane, në mënyrë të veçantë duhet të trajtohet integrimi i brendshëm i popujve në këtë mjedis.Deri me tash nuk kemi pasur rast të degjojmë për ndonjë iniciativë të tillë, e cila është domosdoshme sepse kemi animozitet të theksuar nga pjesëtaret e popujve të ndryshëm. Fillimisht duhet të hapet debati në lidhje me këtë çështje e jo të vendosë shumica parlamentare për çështjet përkatëse pa konsultimin e miratimin nga ana e opozitës parlamentare. Vetëm përmes një debati konstruktiv do të eliminoheshin dilemat duke
prezentuar avantazhet e një procesi të tillë. Me një fjalë integrimi i brendshëm duhet të jetë konformë standardëve europiane për mjediset multinacionale në lidhje mbi barazinë qytetare e nacionale të popujve përkatës.Në rrethana të reja shoqërore, çështjet e tilla duhet të trajtohen me realizëm e jo me mentalitetin e monizmit, sepse pluralizmi ofron mundësi shumëplanëshe, por duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit. Por, Mali i Zi është specifik për tërë regjionin sepse është i vetmi vend ku nuk është ndërruar pushteti nga miratimi i pluralizmit. Madje nëse e analizojmë me në detaje del se këtu pushteti nuk është ndërruar nga Lufta e Dytë Botërore, përkatësisht nga viti 1945, duke mbetur ekzemplar i llojit të vet në tërë hapësirën e vendeve të ish kampit socialist në Europën Juglindore. Pikërisht duke marrë parasysh këto të dhëna, çështja e integrimit duhet te trajtohet me tërë kompleksitetin e vet në të gjitha fushat e veprimtarive shoqërore dhe ekonomike, që të jetë i pranueshëm për tërë qytetarët e këtij mjedisi.
3.Shqiptarët janë për integrim por me identitet
Në mozaikun nacional të popullsisë në Mal të Zi, shqiptarët janë e vetmja popullsi me prejardhje josllave,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ntiteti i al të Zi
le në mes përfaqësuesve politikë të akimeve, me qëllim për të amortizuar e të cilave janë të pranishme edhe në të mbrojtur identitetin e tyre, sepse sht të globalizmit. e dhënë kjo që i bën të veçantë nga pjesëtarët e popujve të tjerë. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, sepse shqiptarët si popull autokton kanë identitetin e tyre të veçantë nga të tjerët, si nga gjuha, kultura, historia e tradita. Andaj duke marrë parasysh këto veçori, me të drejtë bëhët pyetja, se si qendron çështja e integrimit të shqiptarëve në këtë mjedis. Ndonëse një temë e tillë paraqet çështje të veçantë, jemi dëshmitarë se edhe në pluralizëm ekzistojnë vështirësi të natyrave të ndryshme sa i përket integrimit të tyre në Mal të Zi, nga fakti se këtu gjithnjë është i pranishëm mentaliteti i kohës së monizmit. Shqiptarët nuk dëshirojnë të jetojnë në geto, përkundrazi ata dëshirojnë të integrohen, por me identitetin e tyre. Duke marrë parasysh se numërikisht janë pak, rreth 5% sipas statistikës zyrtare nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, duhet një përkujdesje e veçantë nga strukturat e pushtetit qendror për të mbrojtur identitetin kombëtar, e kjo ka të bëjë sidomos në fushën e arsimit, gjuhës, informimit, kulturës etj. Po ashtu përkujdesje duhet kushtuar edhe në investime e punësim, konformë përqindjës së pjesëmarrjës në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Por, përvoja e deritashme dëshmon se për ndryshime cilësore në këtë aspekt duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, e jo të dëgjojmë retorikë
monotone që në shumë raste i ngjanë demagogjisë. Mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve nuk rrezikon askend në Mal të Zi, përveç individ apo subjekte të ndryshme politike e jo politike, të cilët vuajnë nga sindromi i hegjemonizmit.Vetëm duke mbrojtur identitetin e popujve të vegjël, përkatësisht popujve të ndarë, duke mbrojtur dhe valorizuar trashëgiminë kulturore, si dëshmi e identitetit të tyre, Mali i Zi do të ishte në praktikë shtet demokratik multinacional sipas standardëve ndërkombëtare.
4.Integrimi i shqiptarëve në nivelin mbarëkombëtar
Me miratimin e pluralizmit me të drejt është pritur se pengesat ideologjike të së kaluarës do të eliminohen dhe shqiptarët do të angazhohen për integrimin e tyre mbarëkombëtar. Dhe një qasje të tillë kishin të gjithë shqiptarët, duke marrë parasysh se kemi përjetuar një periudhë ndarje dhe izolimi për pesë dekada, e cila ka lënë pasoja që janë të pranishme edhe në ditët tona. Dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me një popull të ndarë, me pamundësi komunikimi me shtetin amë. Pra kemi pasur të bëjmë me procesin e mbijetesës së shqiptarëve në Mal të Zi, çështje kjo e cila meriton një studim të veçantë sociologjik. Por,edhe pse janë bërë ca përpjekje në çështjet integruese mbarëkombëtare nga subjekte të ndryshme dhe shoqëria civile në këtë drejtim të arriturat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
janë minimale. Për ndryshime pozitive në këtë drejtim bartës të këtij procesi duhet të jenë institucionet shtetërore nga shteti amë-Shqipëria, e po ashtu edhe Kosova. Këtu kemi parasysh integrimin në fushën e kulturës, artit, arsimit, informimit, botimeve, turizmit etj., të cilat mund të realizohen duke mbeshtetur projekte përkatëse. Pasi integrimi mbarëkombëtar është koncept i gjerë, fillimisht janë këto fusha ku duhet insistuar sepse janë në favor të identitetit tonë kombëtar. Theksojmë më këtë rast pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Mali i Zi në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër(2015) që është ndër veprimtaritë e rralla në nivelin mbarëkombëtar me koordinim nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Veprimtari të ngjajshme duhet të organizohen nga institucionet shtetërore edhe në fushat e tjera ku duhet të ftohen shqiptarët nga hapësira e tyre etnogjeografike që është në favor të njohjes, këmbimit të përvojave e sidomos të bashkimit kulturor kombëtar. Duke eliminuar paragjykimet e kaluara në pluralizëm veprimtaritë e tilla mbarëkombëtare nuk cenojnë interesat e popujve të tjerë në Mal të Zi, por janë në favor të identitetit kombëtar të shqiptarëve e si të tilla në favor të konceptit multikulturor si kudo në vendet demokratike europiane. Mbetet obligim moral, profesional dhe kombëtar që të angazhohemi në këtë drejtim me të gjitha kapacitetet sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Projektligji mbi shpenzimet ushtarake të SHBA-ve
Përkeqësohen marrëdhëniet amerikano-turke Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi këtë javë një projektligj që autorizon shpenzimet ushtarake për Pentagonin, një projektligj i cili njëkohësisht do të bllokonte shitjen e aeroplanëve luftarakë amerikanë të tipit F-35, Turqisë në qoftë se Ankaraja nuk heq dorë nga blerja e raketave ruse të tipit S-400
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Miratimi i kësaj mase legjislative, i cili është pjesë e Aktit për Mbrojtjen Kombëtare që autorizon shpenzimin e 700-miliardë dollarëve për armët dhe programet ushtarake amerikane, është aprovuar me 85 vota në favor dhe 10 kundër nga Senati amerikan. Dhoma e Përfaqsuesve e Kongresit amerikan, miratoi versionin e saj të këtij projektligji i cili u kritikua ashpër nga Ankaraja zyrtare. Kryeministri turk, Z. Yildirim e cilësoi miratimin e legjislacionit nga Kongresi amerikan si, “Një zhvillim fatkeq” dhe shtoi se “Turqia nuk është pa alternativa të tjera”. Kongresi tani duhet të zgjidhë ndryshimet midis dy versioneve të këtij projektligji për shpenzimet ushtarake duke arritur një kompromis midis tyre dhe t’ia dërgoj Presidentit Trump për nënshkrimin ose veton e tij. Në të dy Dhomat e Kongresit ameri-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
kan dhe në radhët e përfaqsuesve të dy partive kryesore – demokratë dhe republikanë – ekziston një mbështetje e fortë që të bllokohet shitja e aeroplanëve tepër modernë, Turqisë – një vend anëtar i aleancës NATO, por marrëdhëniet e të cilit po acarohen gjithnjë e më shumë me Shtetet e Bashkuara. Një javë para miratimit të projektligjit për të bllokuar shitjen e aeroplanëve luftarakë amerikanë Turqisë, një grup prej 44 anëtarësh të Kongresit amerikan i dërguan një letër Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Z. James Mattis që të bllokonte shitjen dhe dërgimin e këtyre aeroplanëve Ankarasë, për arsye të masave armiqësore ushtarake të saj në Siri, kërcënimit të Turqisë për t’i dhënë Rusisë -- një fuqie armiqësore ndaj interesave të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara -- sekretet ushtarake të NATO-s, dhe për të blerë nga Moska një sistem raketor rus, si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për sulmet e Ankarasë zyrtare kundër institucioneve demokratike të vendit”. “Në kundërshtim me obligimet dhe me pritshmëritë e saj si anëtare e NATO-s, të cilat duhej të zbatoheshin nga një aleat i përgjegjëshëm”,
në vend të kësaj,Turqia -- theksojnë kongresmenët në letrën e tyre drejtuar shefit të Pentagonit – “Po vepron aktivishit për të minuar interesat e Shteteve të Bashkuara anë e mbanë botës.” Ligjëvensit amerikanë theksojnë më tej në letrën e tyre, se “Veprimet e vazhdueshme ushtarake të Turqisë kundër interesave amerikane, degradimi i pamëshirë i të drejtave të njeriut dhe demokracisë nën regjimin e Presidentit Erdogan në vend, si dhe qëllimet e qarta të tij për të ndërtuar një partneritet strategjik me Rusinë, kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë”, theksohet në letrën e kongresmenëve amerikanë. Me gjithë paralajmërimet nga Washingtoni, kongresmenët thonë se Turqia nënshkroi marrëveshjen me Moskën për blerjen e sistemit rus të raketave. Si rrjedhim, ligjvënsit amerikanë të dy partive politike – demokratë dhe republikanë –përfundojnë letrën e tyre dërguar Sekretarit amerikan të mbrojtjes, Z. James Mattis, se “Ne duhet ta mbajmë Turqinë përgjegjëse për sjelljet që kërcënojnë interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, sjelljet që minojnë interesat e partnerëve dhe aleatëve tanë dhe të cilat janë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
simbol i sulmeve të gjithanëshme ndaj vlerave themelore demokratike. Për këto arsye”, përfundojnë kongresistët amerikanë letrën e tyre të dates 14 qershor, dërguar shefit të Pentagonit, “Ju bëjmë thirrje që të merrni të gjitha masat e nevojshme për të bllokuar shitjen dhe dërgimin e aeroplanëve amerikanë të tipit F-35, Turqisë.” Duket se sa më të ngushta të bëhen marrëdhëniet midis Presidentëve Vladimir Putin dhe Recep Erdogan, aq më shumë keqësohen marrëdhëniet e Rusisë dhe të Turqisë me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara. Ankaraja akuzon Bashkimin Evropian se ndër të tjera, mbështet kryengritësit kurdë, ndërsda Shtetet e Bashkuara i akuzon se strehojnë klerikun Fethullah Gulen dhe se përkrahin kurdër sirianë, të cilët Turqia i konsideron si terroristë. Aykan Erdemir, një ish anëtar i Parlamentit turk dhe tani një eskpert pranë Fondacionit në Mbrojtje të Demokracive është shprehur në një prej medieve të Lindjes së Mesme se bllokimi i shitjes së aeroplanëve amerikanë Turqisë, tregon se sa poshtë kanë rënë marrëdhëniet midis Shteteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Për këtë gjëndje të krujuar në marrëdhëniet
dy-palëshe, eksperti turk fajësoi zyrtarët turqë dhe medien pro-qeveritare, se po inkurajonë anti-amerikanizmin me deklaratat e tyre kërcnuese siç është kërcënimi se Turqia do të sulmojë forcat amerikane në Siri”, u shpreh ai. Sidomos gjatë luftës së ftohtë, Shtetet e Bashkuara e konsideronin Turqinë si një prej aleatëve më të ngushtë të Washingtonit – ushtarëve turq u kishte dalë nami për heroizmin e tyre gjatë luftës së Koresë kundër forcave komuniste në fillim të 1950ave -- por gjatë 10-viteve të fundit, kjo aleancë që dikur ishte shumë e fortë midis këtyre dy vendeve, sidomos në fushën ushtarake, ka ardhur duke u keqësuar si rrjedhim i shkeljes së vlerave dhe normave demokratike nga Presidenti turk, Recep Erdogan. Fatkeqësisht, rezultat i këtij keqësimi në marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Ankarasë është edhe bllokimi nga ana e Kongresit amerikan të shitjes së aeroplanëve modernë luftarakë amerikan, Turqisë. Ndërkaq, Rusia dhe Turqia kanë lënë mënjanë rivalitetet e tyre historike si dhe ndryshimet midis tyre që mund të kenë lidhje me çështjet rajonale, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, ku duket se për qëllime të përbash-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
këta, kanë gjetur një “modus vivendi” midis tyre, në përpjekje për të minimizuar influencën amerikane dhe të BE-ës në rajonin e vendeve ballkanike në interesin e tyre dhe të aleatës së tyre Serbisë, duke lidhur marrëdhënie të forta ekonomike dhe një partneritet strategjik afat-gjatë midis Putinit dhe Erdoganit, ndërsa të pakën në sipërfaqe, marrëdhëniet midis dy vendeve sa vinë e keqësohen. Besoj se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, heret ose vonë, me Erdoganin si udhëheqës i Turqisë ose me ndonjë tjetër -- në interesin e tyre të përbashkët strategjik dhe ushtarak – dy vendet do i rregullojnë marrëdhëniet midis tyre, por shpresoj dhe lutem që në këtë ndërkohë, marrëdhëniet e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara mos të pësojnë ndonjë dëm afatgjatë, si rezultat i deklaratave të vazhdueshme dhe entuziaste të zyrtarëve më të lartë shqiptarë, “admirues” të Presidentit Erdogan dhe mbështetës të politikave të tija të mbrendshme dhe të jashtme, në kundërshtim me qëndrimet e aleatës strategjike, mbështetses historike të interesave të kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mos të na marrë edhe ne me vete Erdogani në klubin e tij me Putinin! E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Tërheqja nga e keqja Për Koha Javore:
Astrit Lulushi Qëndrimi i parë i vizitorit në Shqipëri shkakton përzierje ndjenjash, dhe nëse vendos të qëndrojë, atij i duhet të humbasë individualitetin. Më parë ishte një njeri i vetëm, tani është një “parti”. Pyetjet që i bëhen janë: “A je socialist apo demokrat, i majtë a i djathtë?” Kjo i shkakton atij hutim; e djathta dhe e majta në Shqipëri,
“ 10
Pyetjet që i bëhen janë: “A je socialist apo demokrat, i majtë a i djathtë?” Kjo i shkakton atij hutim; e djathta dhe e majta në Shqipëri, e formuar dhe e përbërë kryesisht nga ish-komunistë, ndryshon rrënjësisht nga koncepti perëndimor e formuar dhe e përbërë kryesisht nga ish-komunistë, ndryshon rrënjësisht nga koncepti perëndimor. Ky është ndryshimi i thellë që pëson në këto rrethana. Ai ndjehet si një nga bullonat e shumtë të hedhur tej të një mekanizmi të një makinerie të madhe pavlerë. Ndjenjat e tij për vendin zhgënjehen, dhe mendon:
“Kjo nuk është duke ndodhur, jo këtu. Dikur një vend i varfër, i izoluar, i shtypur dhe i ngritë nga ndenja e frikës, sot është i çorganizuar, lënë në mëshirën e fatit, me shpatën varur mbi kokë, a në gojën e ujkut. Njerëzit gjithmonë presin, duke u gënjyer nga një qeveri në tjetër, se shumë shpejt do të shohin ndry-
Ndjenjat e tij për vendin zhgënjehen, dhe mendon: “Kjo nuk është duke ndodhur, jo këtu. Dikur një vend i varfër, i izoluar, i shtypur dhe i ngritë nga ndenja e frikës, sot është i çorganizuar, lënë në mëshirën e fatit, me shpatën varur mbi kokë, a në gojën e ujkut. Njerëzit gjithmonë presin, duke u gënjyer nga një qeveri në tjetër, se shumë shpejt do të shohin ndryshimin.”
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
shimin.” Rregullat këtu duken gjysmë të çuditshme, të forta e të pafalshme, nëse nuk paguan nëndorë një polic, prokuror e gjykatësi. Njerëzit kanë kulturë, por shumë janë pa edukatë. Blerësi gjithmonë kërkon në mënyrë të vrazhdë dhe tregtari ia kthen në të njëjtën mënyrë; të dy janë të rënduar, njëri nga çmimet e larta, tjetri nga taksat. Pavarësia dhe indiferenca e njerëzve dallohet fuqishëm nga sasia e parave. Ka nga ata që kanë shumë, dhe të tjerë të papunë e që rropaten për të fituar diçka. Konkurrenca është shumë e përhapur. Njeriu jeton me shpejtësi, fshihet për të shpërthyer diku tjetër. S’ka dyshim se ky tension largon shumë shqetësime, ndërsa vetëm kur dëgjon se
“
S’ka dyshim se ky tension largon shumë shqetësime, ndërsa vetëm kur dëgjon se dikush hidhet nga “kulla” e tjetri godet me sopatë dikë tjetër, ndërsa të varfërit hanë veten, si të thuash. Shqetësimi duket se nuk ka shans. Ata që janë mbushur e dhjamur këto vite, duke shkelur mbi të tjerët, japin garanci për sjellje të mirë, ndërsa tërhiqen vazhdimisht drejt së keqes nga forca e grykësisë, që gati sa nuk i mbyt
dikush hidhet nga “kulla” e tjetri godet me sopatë dikë tjetër, ndërsa të varfërit hanë veten, si të thuash. Shqetësimi duket se nuk ka shans. Ata që janë mbushur e dhjamur këto
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
vite, duke shkelur mbi të tjerët, japin garanci për sjellje të mirë, ndërsa tërhiqen vazhdimisht drejt së keqes nga forca e grykësisë, që gati sa nuk i mbyt. E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
50 vjet të Lëvizjeve studentore
Forcë e fuqishme pë Sot, 50 vjet nga këto lëvizje që ndryshuan sistemin politik të Evropës dhe të ish Jugosllavisë, Ballkanin e sotëm, duket se ka filluar t’i kaplojë pluhuri i harresës, e mos të flasim për ndonjë organizim të tillë, demonstrata ose lëvizje për situata të ndryshme. Studentët e ditës së sodit, edhe pse të pakënaqur me shumë çështje, nuk është se ngrehin zërin por ashtu si gjysmë në gjumë, tentojnë t’i kapërcejnë ato
Kristjan Dukaj
Në shekullin e kaluar, lëvizjet studentore janë të njohura për ndryshimet politike brenda shtetit si dhe ndikimi i tyre në shtetet fqinje. Në shumë vende të Evropës, këto lëvizje arritën dukshëm të tundin qeveritë dhe të bëjnë ndryshime radikale në politikë. Të gjitha këto lëvizje edhe sot kujtohen me respektin më të veçantë, duke dëshmuar që forca rinore është motori kryesor i një shteti. Kjo valë lëvizjesh u përhap në shumë shtete, madje edhe në ish Jugosllavinë, e cila kaploi fuqishëm në vitin 1968. Një ndër zërat më të fuqishëm të këtyre lëvizjeve ishte edhe , Rudi Dutschken, lideri më karizmatik i
“ 12
lëvizjes studentore të viteve 60-të në Gjermani, e cila njihet për qëndrimin e saj antiautoritar. Në Jugosllavi qëllimi i parë i kësaj lëvizje kishte të bëjë me rritjen e çmimeve dhe papunësinë, sepse shumë ndërmarrje për shkaqe të ndryshme ishin mbyllur. Një numër i madh i qytetarëve, edhe pse të punësuar, me muaj të tërë nuk merrnin asnjë rrogë. Në vitin 1968 në Beograd ishte organizuar një manifestim i madh nga studentët dhe qytetarët e cila përfundoji me rrahje me policinë. Edhe pse në këtë lëvizje të madhe në Beograd, studentët u ndeshën keq me policinë, ata përsëri mbas 2 ditësh organizuan lëvizjen e rrallës e cila përsëri përfundoji me incidente. Rektorati i Universitetit në Beograd, kishte vendosur që të dalin në rrugë bashkë me të gjithë të punësuarit dhe studentët të cilin ishin mbi 50.000. Shumë shpejt demonstratat u përhapën në të gjitha kryeqendrat si në Zagreb, Lublanë, Titograd dhe Sarajevë. Ishte kjo një lëvizje e pandalshme e cila filloi nga qendrat e
mëdha Evropiane dhe mbërriti në ish Jugosllavinë e Titos. Studentët e vendosur dhe të bindur që kjo ishte rruga e vetme drejt zgjedhjes së një situate të vështirë politike dhe ekonomike që kishte kapluar vendin, qëndruan me ditë të tëra nëpër rrugë dhe vetëm mbas 7 ditëve, Josip Broz Tito u drejtohet studentëve dhe qytetarëve. Ishe kjo hera e parë në histori, që studentët arritën të ngrehin në këmbë një qeveri dhe një burrë shteti. Në fjalimin e tij bindës dhe shume të sinqertë, Josip Broz Tito u premton studentëve që do ju plotësojë kërkesat dhe që do të ketë ndryshime të mëdha brenda shtetit. Kjo shumë shpejt u vërtetua, sepse që të nesërmen disa nga kërkesat e studentëve vetëm se ishin plotësuar. Ishte kjo koha, kur studentët tundën një qeveri dhe një lider historik para të cilit përkulej bota, për karizmën dhe politikën e veçantë që posedonte. Sot, 50 vjet nga këto lëvizje që ndryshuan sistemin politik të Ev-
Ishe kjo hera e parë në histori, që studentët arritën të ngrehin në këmbë një qeveri dhe një burrë shteti. Në fjalimin e tij bindës dhe shume të sinqertë, Josip Broz Tito u premtoi studentëve që do t’u plotësojë kërkesat dhe që do të ketë ndryshime të mëdha brenda shtetit. Kjo shumë shpejt u vërtetua, sepse që të nesërmen disa nga kërkesat e studentëve vetëm se ishin plotësuar. Ishte kjo koha, kur studentët tunden një qeveri dhe një lider historik para të cilit përkulej bota, për karizmën dhe politikën e veçantë që posedonte
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
”
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ër revolucione ropës dhe të ish Jugosllavisë, Ballkanin e sotëm, duket se ka filluar ti kaplojë pluhuri i harresës, e mos të flasim për ndonjë organizim të tillë, demonstrata ose lëvizje për situata të ndryshme. Studentët e ditës së sodit, edhe pse të pakënaqur me shumë çështje, nuk është se ngrehin zërin por ashtu si gjysme në gjumë, tentojnë ti kapërcejnë ato. Çdo revolucion kërkon kohë, por koha e duhur e gjen atë. Andaj, në këtë jubilar të madh të këtyre lëvizjeve që inspiruan shumë poet, shkrimtar etj, duhet të na inspirojnë edhe neve në mënyrë që shoqëria të jetë shoqëri e pastër nga fryma e drejtësisë.
“
Në vitin 1968 në Beograd ishte organizuar një manifestim i madh nga studentët dhe qytetarët e cila përfundoi me rrahje me policinë. Edhe pse në këtë lëvizje të madhe në Beograd, studentët u ndeshën keq me policinë, ata përsëri mbas 2 ditësh organizuan lëvizjen e radhës e cila përsëri përfundoi me incidente. Rektorati i Universitetit në Beograd, kishte vendosur që të dalin në rrugë bashkë me të gjithë të punësuarit dhe studentët të cilën ishin mbi 50.000. Shumë shpejt demonstratat u përhapën në të gjitha kryeqendrat si në Zagreb, Lublanë, Titograd dhe Sarajevë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Disa mendime për romanin e ri të Asllan Bishës “Nusja e detar Agronit”
Një pritje e vështirë.. Fjala “burrë” në këtë roman ka vlerë e nënkupton burrin vetëm si bashkëshort, si familjar, që lë gruan për të fituar për familjen, dhe nuk ka të bëjë me burrërinë e njerëzve të kësaj ane, burrëri që është dëshmuar dhe që qëndron lart tregim i gjatë ose novelë “Nusja e detarit”, kaq jam gëzuar dhe kam fituar kënaqësi saqë e kam quajtur si diçka që më ka sqaruar shumë gjëra. Kam qenë taksist i “egër” dhe kam pasur mjaft kohë për ta lexuar “ngeshëm” Dimitrov Popoviq dhe për t’ia marrë si duhet përmbajtjen e mesazhet. Me kohë e kam radhitur ndër gjërat e bukura që kisha lexuar dhe s’kam pse ta fsheh; ua kam reko“Të besosh është fuqia e dytë, manduar edhe shumë njerëzve për ta sepse e para është të duash.” lexuar dhe për t’u sqaruar me pyetje që (V. Hygo) i kanë ardhur rrethazi veshit tonë. Kur e lexon romanin, kënaqesh se Nënqielli ku jemi lindur, rritur dhe ku ndrysh qëndron puna. Sqarohesh se jetojmë, ka ditur shpesh, siç di akoma, cilësitë e popullit të cilit i përkasin, i me të vërtetë ose me shaka, të etike- kanë edhe ata – ulqinakët -, bile shumë tojë në kuptimin jo dashakeq grupe të mira. Edhe ata janë burra, që kanë njerëzish jo vetëm në Ulqin, por edhe kaluar nëpër historinë shumë sheknë rrethinë, Malësi, Shkodër e më tej, ullore me ballin lart, që kanë nxjerrë me fjalë e shprehje si për shembull – burra e gra, të nderuar, të respektu“ata janë dembelë; ata janë pijanecë; ar dhe krenarë, që nuk ia kanë shtrirë ata dinë veç me u la; veç atje ka burra dorën në lypje askujt, që e kanë nxjerrë soji; atje ...nuk e bajnë një metelik; ata bukën nga thellësitë e detit, në luftë me dinë veç me të thanë si njehe; ata janë tërbimin e valëve dhe shkëmbinjtë e çarapëkuq; ata i ke hijezi ... etj. etj.”, malit, që nuk kanë vuajtur pak, që janë deri tek edhe shprehja që ndihet në rrahur me vaj e me uthull etj., etj. Bile romanin e ri të Asllan Bishës “ulqinak ëndrra për të pasur 50 rrënjë ullinj e ...e burrë aspak“. Nuk ka pse të mër- për të krijuar familje ka qenë jo e lezitemi - as ju, as shkrimtari e as unë që htë. Unë nuk e di si i thonë në Mal të nuk kam asgjë më shumë se njerëzit e Zi, por nga Shqipëria kam me vete një këtyre klasifikimeve që i përmenda më fjalë të urtë e shumë domethënëse për të vuajturit, kur thonë: Kemi heqë të lart. E kam mbaruar së lexuari librin e ri (së zitë e ullinit. Kjo është një shprehje që paku për mua) “Nusja e detar Agronit” lidhet me ullirin, e që ta gëzosh frytin të shkrimtarit Asllan Bisha dhe më e tij duhet shumë e shumë punë edhe shumë pyetje i kam drejtuar vetes, se ty si qenie njerëzore, edhe natyrës me sa shkrimtarit. Ta them drejt se kam dhuratat e saj. E aty janë treguar burgjetur më shumë seç kam pritur, se në rat, e ajo fjala “burrë” në këtë roman përpjekjen për të sjellë gjithnjë gjëra të ka vlerë e nënkupton burrin vetëm si reja e ta bëjë më tërheqëse përmba- bashkëshort, si familjar, që lë gruan për jtjen që paraqet, ai, si gjithë të tjerët, të fituar për familjen, dhe nuk ka të bëjë gërmon thellë e në të gjitha drejtimet. me burrërinë e njerëzve të kësaj ane, Kur e kam lexuar para shumë vitesh si burrëri që është dëshmuar dhe që qën-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
dron lart. Në fillim të librit autori sqaron se kërkesa për këtë libër ka pasur shumë, ndaj edhe vendosi ta zgjerojë dhe ta kthejë në roman. A ka arritur t’i realizojë kërkesat që lyp sot romani bashkëkohor? Si mund ta quanim këtë roman sot? e pyetje të tjera më kanë ngucur të arsyetoj. Unë them se autori ia ka arritur të na sjellë diçka fort të bukur përmes një përmbajtjeje të thjeshtë dhe të mbushur me ngjarje e ndodhi të një ambienti shqiptar veriperëndimor. “Më jepni një dhimbje, t’u jap një kryevepër”, thoshte Dostojevski. Dhe kjo dhimbje jeton në shpirtin e shkrimtarit, pa të nuk shkruhet, atë nuk ka nevojë t’ia lypë askujt. Ai e ka krijuar, e ka përjetuar dhe i ka dhënë krahë përmes gjuhës së popullit të vet, gjuhës amtare. Këtë përmbajtje autori e ka vënë në një hapësirë konkrete Ulqin – Mesdhe – Shkodër dhe anasjelltas. E ka vënë edhe në një kohë po ashtu konkrete: tre çerekët e fundit të shekullit të njëzetë, shekull i mbushur plot ngjarje të mira e dramatike, por të rëndësishme në historinë e atij populli. Me këto ai merret pak, i kalon rrëshqitazi, se nuk është ky qëllimi i librit. Ai do ta krijojë subjektin e grumbulluar në një kënd tjetër shikimi, me format e tij artistike, duke i filluar bukur dhe duke u shkuar deri në fund. Në vartësi të përmbajtjes ka krijuar personazhe të shumta, ku në themel qëndrojnë anëtarët e familjes së Detar Agronit, jeta dhe marrëdhëniet brenda familjes dhe lidhja me mjedisin. Aftësia e shkrimtarit qëndron pikërisht aty, se në atë kohë të trazuar, kujdesi për familjen ka qenë në maksimum, së paku si shqetësim. Nëna e detarit është realizuar aq bukur, ajo është ska-
KULTURË
.. dhe zgjidhja po aq litur si grua (grua dhe burrë bashkë) me shumë halle e telashe, edhe te ajo ka “burrë aspak“ se burri i saj ka vdekur rrugëve të jetës, por me shpirtin e gjerë dhe dashurinë për jetën bën të gjitha sakrificat që djali i saj të përparojë. Por nuk është e lehtë. Askush nuk i ngjan detit më shumë se fytyra e saj plot rrudha. Në gojën e personazheve dalin fjalë të pjekura të cilat shpesh shprehin anë filozofike dhe përmbajtje simbolike si: “Te villi çatall, ka mbetë ara batall...“ e shumë të tjera. Këto vargje i kisha dëgjuar nëpër malësi edhe më parë dhe fshehin po këtë mesazh, por Asllani e ka vënë në një gojë të personazhit që flet për veten dhe jo për të tjerët. Motivi i pritjes, si një motiv i rrahur shpesh, te të gjithë popujt, këtu karakterizohet brenda jetës e familjes shqiptare. Mendoj se mjaft bukur e ka trajtuar këtë pjesë Haxhi Shabani në parathënien te libri i mëparshëm “Ankthi i pritjes“. Pritja për t’u fejuar, pritja për të ardhur në shtëpinë e dhëndrit, pritja e burrit me vite... pritja për të qenë më mirë ...prit e prit. Dhe fundi dihet. Në këtë pritje të vështirë dhe zgjidhje po aq, ka monologë shumë të pasur dhe
origjinalë. Në të folurit e brendshëm lindin mendime të bukura e plot shpresë, enden dëshira të llojllojshme. A duhet parë gruaja e detarit tonë si përfaqësuese e të gjitha grave që i kishin burrat në det? S’ka pse ta marrim kështu. Ndoshta edhe jo. Trajtimi i nuses që u mërzit, që e shkeli “besën“ për një moment, por që gjeti forca për një kthim serioz, është interesant, i guximshëm dhe intrigues njëkohësisht, duke mos harruar se diçka e tillë është karakteristikë në botën përtej “gardhit” tonë. Por jemi në letërsi, aty ku fantazia punon më shumë, aty ku e vërteta thuhet ndryshe, aty ku historia është e vogël. Aty ka personazhe të tjera të fuqishme. Detarët e plakur, por të pasur shpirtërisht dhe me përvojë, bashkimi në fatkeqësi, i unifikon më shumë se sa i ndan me njerëzit e kalasë. Unë personalisht jam kënaqur me romanin, por po të mos e kisha lexuar novelën e parë, pra kopjen e parë. Për mua shtesat që janë bërë në planin vertikal kryesisht, në vitet e tjera pas kthimit në shtëpi të Agronit, shkuarja në Shkodër, punësimi atje, kthimi prej Shkodre përsëri në kala, ndryshimet politike që paraqiten zbehtë si ardhja e Italisë në Durrës dhe pushtimi (shumë pak fjalë për heroizmin e Mujo Ulqinakut, njeriun që i solli lavd e krenari burrërisë ulqinake), ardhja e Gjermanisë dhe largimi, çlirimi i Shqipërisë, masat shtrënguese të pushtetit komunist në Shqipëri veç e zgjatin (sipas meje) pak përmbajtjen, më shumë si propagandë që mban një vulë kohore, sesa paraqesin një pasqyrim të realizuar artistik. Pavarësisht kësaj, zgjerimi i novelës në roman në përmbajtje është bërë brenda një kompozicioni të gjetur bukur, ku janë të gjitha pjesët përbërëse të tij, si hyrja, zhvillimi i veprimit, pika kulminante dhe zgjidhja. Artistikisht, them gjithnjë, ndoshta nuk do i ndërroja emrat e personazheve që janë te “Nusja e detarit”, te ko-
pja e parë. Është pak zor dhe vështirë e besueshme që në atë kohë, në një oazë aq shumë islamike sa qe Ulqini, të kemi emrat e kohës së re, kur mbiemrat në kala edhe sot janë me tituj e ofiqe të tilla si Begu, Aga, Mulla etj., pavarësisht se autori është nisur nga qëllimi i mirë për të futë emrat e rinj (por që për mendimin tim nuk është i arsyetuar në kohë dhe hapësirë dhe është më tepër moralizues, emri Drita?, emri Agron? emri Flutur, Vjollcë, kur vetë autori, si moshatar afërsisht me heroin tonë, dhe si shumica e banorëve kanë emra me prejardhje turke). Edhe së fundi, emrin e novelës nuk do ta ndërroja. Do ta lija përsëri “Nusja e detarit“, pasi kështu i jep një përgjithësim më të madh e më përfshirës të asaj pjese të popullsisë që u rrit me detin, duke mos e bërë shumë të përveçëm. Unë nuk kam lexuar libra të tjerë nga Asllan Bisha, por me këtë që kam lexuar, dhe çfarë më kanë thënë shokët e mi nga Ulqini, them me bindje se ai është një shkrimtar i madh i prozës sonë dhe shumë i aftë, që e njeh mirë artin e krijimit dhe e përdor atë si duhet, jo vetëm se është vetë mësues i letërsisë, por ka një stil dhe mënyrë krijimi fjalish shumë të zhvilluar, ka një figuracion letrar të pasur, metaforat dhe krahasimet i ka shumë të goditura dhe me vend. Libri gjuhësisht e në drejtshkrim do të ishte edhe më i mirë, sikur të tregoheshin më të kujdesshëm edhe ata që e kanë përgatitur për botim, gjatë faqosjes dhe korrekturës, sepse kanë lënë jo pak gabime gjuhësore, të cilat, me një ribotim tjetër, duhen parë me afërsi e me një ndërhyrje dashamirëse. Më i pasur dhe më i ditur se ç’qesh para fillimit të leximit të këtij libri, falënderoj nga zemra autorin për dhuratën e tij, dhe në shenjë mirënjohjeje për të, se e di se kujt i drejtohem, po i dërgoj këto shënime modeste, të cilat besoj se do t’i lexojë..., dhe njëkohësisht t’i uroj shkrime të tjera po kaq të bukura e tërheqëse në interes të popullit të vet dhe ne të tjerëve, që ndajmë fatin e përbashkët ta kemi shok e mik të afërt. Suksese të mëtejshme! E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Fjalë që dihen prej shpjegohen mirëfill Eqrem Çabej
Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në pikëpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë, që nuk ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historik që shqip-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
tarët të jenë ardhës, që të kenë zënë vend në këto troje në një periodë historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë, në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej. Këto
dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire. Mund të thuhet bile që barra e argumentimit më fort u bie atyre që mohojnë burimin ilir të popullit shqiptar
KULTURË
ilirishtes, li me anë të shqipes
“
e të gjuhës së tij se atyre që e pohojnë. Në lidhje me këto nuk mund të jetë një gjë gand e e rastit edhe kjo, që emri i fisit ilir Albanoi, që përmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit në shekullin e dytë të erës sonë në trevën midis Durrësit e maleve të Kandavisë në Shqipëri të Mesme, vazhdon të rrojë në Arbën Arbër, Arbënesh Arbëresh,
Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire
emri i Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë, i gjallë dhe sot e kësaj dite. Në pikëpamje gjuhësore këtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, që vazhdimi i emrave të qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtat e tyre të sotmet ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhës shqipe. Aty hyjnë barazime të tilla si Scardus : Shar, Scodra : Shkodër, Drivastum : Drisht, Pirustae : Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhë), Isamnus : Ishëm Ishm, Dyrrachium : Durrës, Aulon : Vlonë Vlorë, Thyamis : Çam e të tjera. Edhe kjo dëshmon për autoktoninë ilire të popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike të këtyre emrave në të sotmet nuk gjen spjegim veçse me mjetet e shqipes. Nuk mund të spjegohet as me mjetet e gjuhëve romane as të gjuhëve sllave, e as nëpërmjet të ndonjë gjuhe tjetër të zonës ballkanike. Për vazhdimësinë ilire ka dhe të tjera të dhëna nga fusha gjuhësore, si disa barazime që dalin në emra personash ndër ilirët e hershëm e ndër shqiptarët e sotëm. Përveç këtyre, ato të paka fjalë që dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirëfilli me anë të shqipes. Edhe mjaft fjalë të mbishkrimeve mesapike zbërthehen me gjuhën tonë. Në këtë mënyrë të dhënat e gjeografisë historike dhe të gjuhës vijnë e plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk mungojnë edhe disa paralele të karakterit etnografik, në të cilat nuk po hyhet këtu. Prej lëmit të arkeologjisë
meriton vëmendje rrethana që në disa stacione parahistorike të trevës shqiptare vihet re një vazhdimësi e kulturës materiale, një kontinuitet nga epokat e lashta gjer në mesjetën e hershme; kjo rrethanë vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhësore që u shtruan më sipër. Për sa u përket trakasve dhe gjuhës së tyre, mbi dëshminë e disa të dhënave historike dhe gjuhësore (emra vendesh me tipare trake) është vënë re me kohë një prani elementesh trake në krahun veriperëndimor të Gadishullit Ballkanik e veçanërisht në viset bregdetare të Adriatikut të jugut. Ato duhet të jenë përzier me kohë me elementet ilire, pa mundur të themi se nga ilirët e trakasit kush qe anas e kush i ardhur. Si përfundim, edhe për arsye historike mund të thuhet se në formimin e etnosit shqiptar në bazë qëndron elementi ilir, porse mund të ketë pasur dhe një komponente trake, me përmasa gjithsesi më të vogla. Si u krye procesi i këtij formimi etnik e gjuhësor, në ç’rrethana territoriale e historike, në gjendjen e sotme të njohurive është vështirë të përcaktohet. Aty shihet më qartë përfundimi, që është populli shqiptar më gjuhën e tij, sesa rruga e zhvillimit që u përshkua gjersa u arrit gjer në gjendjen e sotme (Botuar së pari në gazetën Rilindja, Prishtinë 23.VII.1977). (fund) E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Në Tuz u mbajt Festivali rinor “Follow Us Summer Fest 2018”
Aktivizim dhe socializim i të rinjve për të kontribuar në shoqëri
Tuz – Organizata Joqeveritare “Follow Us” e themeluar para tre vitesh nga një grup i të rinjve entuziastë, ka organizuar për të tretin vit me radhë, festivalin garues “Follow Us Summer Fest 2018”, i karakterit kulturor- rekreativ-sportiv dhe muzikor të cilit edhe këtë vit iu bashkëngjitën një numër relativisht i madh i të rinjve dhe të rejave nga Malësia që për dy netë rresht u shoqëruan, argëtuam dhe zbavitën me njëri- tjetrin. Festivalin në fjalë e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Z. Abedin Axhoviq i cili përgëzoi këta të
18
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
rinj entuziastë për angazhimin dhe për vënien në punë të të gjithë kapacitetit të tyre për të organizuar këtë festival rinor shumë të nevojshëm dhe të mirëpritur në Malësi. “Kam kënaqësi që sot para jush po hap festivalin e tretë “Follow Us Summer Fest 2018”. Ky festival është i një rëndësie të veçantë për komunën tonë, andaj për mua është kënaqësi që këta të rinj entuziastë çdo vit edhe krahas temperaturave të larta atmosferike, punojnë fuqishëm dhe pa u kursyer në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij festivali, me synim që gjatë dy ditëvë të
shndrisin rininë tonë në këtë trevë nëpërmjet aktiviteteve dobiprurëse”, ka thënë Axhoviq duke bërë thirrje që rinia të jetojë shëndetshëm dhe larg stileve të dëmshme të jetesës. Në të njëjtën kohë, festivalin në fjalë e ka përshëndetur edhe drejtoresha e Gjimnazit “25 Maji”, Miliana Daboviq e cila ka uruar që ky festival të bëhet tradicional dhe të jetë një vazhdim i një fillimi të mbarë dhe shumë të mirëseardhur për të gjithë rininë e trevës së Malësisë. Ndërkaq, drejtori i Institucioni Publik për Akomodim, Rehabilitim dhe Risocializim të Shfrytëzuesve të
KULTURË
Substancave Psikoaktive – Podgoricë, Aleksandar Radinoviq, në hapje të këtij festivali, ka potencuar keqpërdorimin e drogës, si njërin ndër problemet më madhore të shoqërisë bashkëkohore në nivel global, i cili apeloi te të rinj që të shfrytëzojnë stilet më të mira dhe më të shëndetshme të jetesës. Festivali në fjalë ka si objektiv të tij primar, tubimin e të rinjve , socializimin e tyre për të vepruar dhe kontribuar në shoqëri përmes aktiviteteve frytdhënëse që favorizojnë gjeneratën e re, pa dallime kombësie, race, gjuhe, konfesioni
apo ndonjë përkatësie tjetër. Organizimi i këtij festivali përveç anëtarëve të OJQ “Follow Us”, u mbështet nga Komuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, Gjimnazi 25 Maji në Tuz dhe nga një numër relativisht i madh i donatorëve. Ky është viti i tretë që ky festival organizohet në Tuz ndërsa ideja për themelimin e kësaj shoqate dhe këtij projekti për të rinj ka lindur si nevojë për të kyçur rininë e kësaj treve duke pasur parasysh mungesën evidente të aktiviteteve rinore në këtë trevë. t. u.
“
Festivali në fjalë ka si objektiv të tij primar, tubimin e të rinjve , socializimin e tyre për të vepruar dhe kontribuar në shoqëri përmes aktiviteteve frytdhënëse që favorizojnë gjeneratën e re, pa dallime kombësie, race, gjuhe, konfesioni apo ndonjë përkatësie tjetër
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Bisedë me koreografen Joli Agolli Paparisto
Mundohem për ruajtjen e vlerave dhe traditave tona artistike dhe kombëtare Joli Agolli Paparisto është një femër 46 vjeçe që jeton dhe vepron në Miçigan. Joli është e diplomuar në shkollën e Arteve për koreografi në Tiranë. Ajo prej vitesh jeton dhe vepron në SHBA, por asnjëherë nuk e harroi kombin dhe origjinën e saj. Është themeluese dhe udhëheqëse e grupit të njohur artistik Gjergj Kastrioti në Miçigan K.Javore: Ka sa vite që i hyre jetës artistike, e njohur si koreografe.. Ndër këto vite qe ti i drejtove dhe drejton shumë artist, si ndjehesh? J.Agolli: Unë kam lindur në familje artistësh, ngaqë babai im ka qenë balerini i parë i trupës së ushtrisë në atë kohë në Shqipëri. Kështu që unë kam filluar të kërcej në një moshë shumë të vogël, po ashtu kam filluar jetën artistike profesionale që në moshën 10 vjeçare kur u pranova në shkollën profesionale të baletit në Tiranë. Dua të them se ndjehem shumë mirë dhe kam kënaqësi shumë të veçantë që i drejtoj këta të rinj, edhe jo vetëm që i drejtoj, por unë e kam krijuar grupin Gjergj Kastrioti që në zanafillë e sot. K.Javore: Si koreografe e këtij grupi të lartë përmendur çfarë mesazhi mundohesh të përcjellësh tek publiku nëpërmjet tij?
20
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
J.Agolli: Mundohem për ruajtjen e vlerave dhe traditave tona artistike dhe kombëtare. K.Javore: A bën bashkëpunime me homologet e tu, dhe çfarë eksperience mund të marrësh nga ndonjë koreograf i huaj? J.Agolli: Unë në të njëjtën kohë jap mësim për baletin klasik këtu në Miçigan, në një shkollë amerikane, kështu që jam në kontakt edhe me artin klasik që ndodh këtu në SHBA, edhe dua të them se çdo kontakt, çdo bashkëpunim është një eksperiencë dhe një ndjenjë e mirë. K.Javore: Duhet kohë për ketë lloj pune që ti ushtron, a has ndonjë herë në vështirësi për gjetjen e kohës? J.Agolli: Në fillim e kam pas vështirë, sepse është vështirë të ndërtosh një gjë nga themelet, por tani jam sistemuar dhe çdo gjë është në vendin e duhur. Kemi një program të
sistemuar dhe çdo gjë tani ka zanë vendin e vet. Kjo është puna ime, profesioni im dhe aspak nuk e shikoj si problem gjetjen e kohës. K.Javore: Grupi Gjergj Kastrioti është shumë i suksesshëm, e që të gjithë anëtarët të lindur e të rritur në SHBA.. Nga kush motivohen më shumë këta të rinj? J.Agolli: Këta të rinj dua të them se motivohen nga prindërit e tyre, dëshira që ata paraqesin për kulturën dhe artin shqiptar, folklorin, duke qenë të lindur këtu e kanë marrë nga prindërit e tyre. Është diçka e trashëguar dhe e mbajtur me besnikëri ndër breza. K.Javore: Keni marr pjesë nëpër festivale të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.. Sa vlerësoheni për punën që bëni? J.Agolli: Kemi marrë shumë çmime dhe kjo na ka dhënë një shtyrje shumë të madhe, duke menduar që
INTERVISTË
këta të fëmijë kanë filluar nga zeroja dhe nuk kanë qenë pjesë e shkollave profesionale artistike sikurse kanë qenë grupet e tjera që ne i kemi ndeshur në të tilla festivale. Kjo na ka bërë që ne të jemi shumë të lumtur, kemi marr çmime për koreografi të mirë, për interpretim të mirë, si grupi ma i mirë e që të gjitha këto na kanë rritur konfidencën. K.Javore: Në cilin vend ka qenë shfaqja e grupit tuaj më e suksesshme dhe më e bukur? J.Agolli: Impresionuese ka qenë shumë festivali në Vitojë, jemi pritur me shumë dashuri nga malësorët e Malit të Zi, por gjithashtu edhe te festivali në Gjirokastër jemi pritur shumë mirë, ky i fundit është shumë i madh si aktivitet dhe kemi marrë pjesë dy herë, e kemi ndjerë vetën pjesë e festivalit, por jo ashtu sikurse e kemi ndjerë vetën në Vitojë. K.Javore: Përveç me koreografi me çfarë tjetër merret Joli?
J.Agolli: Përveç shkollës së valles popullore, koreografisë merrem edhe me një shkollë klasike. Kjo është kryesisht puna që unë bëjë, por edhe unë gjejë kohën e lirë dhe jam e zënë me disa pasione të tjera të mijat. K.Javore: Së fundmi keni marr pjesë me disa pika të bukura në festivalin shqiptaro amerikan në Detroit.. Si u pritet nga publiku? J.Agolli: Personalisht kam qenë drejtuese artistike e festivalit, satisfaksioni ka qenë i hapur më shumë se sa të jesh një koreografe dhe drejtuese e grupit të Kishës së Shën Palit në Michigan. Ne u pritëm mirë, gjithçka në atë festival është pritur shumë bukur. Të gjitha grupet e valleve që morën pjesë kryesisht nga shtetet e ndryshme si Nju Jorku, Bostoni dhe Kanadaja, pa përjashtuar edhe grupin tim nga Michigani, kanë performuar shumë bukur, me shumë dinjitet dhe publiku i ka pritur shumë mirë.
K.Javore: Në të ardhmen çfarë mund të presim nga ju ? J.Agolli: Në të ardhmen do të mundohem të forcoj më tepër pozitat e një individi që insiston të ruaj artin dhe kulturën në diasporë. Kurse nga grupi im, ne kurrë nuk do të shterim së punuari për vallen e bukur, folklorin tonë shqiptarë. Tani ne duket që majat i kemi arritur, sepse festivali i Gjirokastrës, i Vitojës janë majat e performancave ku shkojnë e performojnë grupet e gjithë trevave shqiptare. Por do të mundohemi përsëri të rrisim nivelin artistik po ashtu të shtojmë numrin e anëtarëve. Kam edhe një falënderim për komunitetin e Kishës së Shën Palit, për prindërit e fëmijëve që vijnë aty, për mbështetjen që na e japin. Por një përshëndetje dhe falënderim të veçantë kam për Don Fred Kalaj. Pa mbështetjen e këtyre, pa ndihmën e këtyre, dëshirat tona nuk do plotësoheshin. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj, Nju Jork E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
21
KULTURË
Vlerësohet kontributi i Ibrahim Berjashit me rastin e 50-vjetorit të veprimtarisë letrare dhe publicistike
Në ruajtje të identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi “Si njohës dhe praktikues i mirë i kulturës mediatike, si publicist dhe letrar, e kishte preokupim fjalën e shkruar dhe publikimin e saj. Insistonte që në veprimtarinë e gjithëmbarshme të Shoqatës të hyjë edhe veprimtaria botuese dhe kjo organizatë joqeveritare të bëhet shoqata dhe botuesi i parë ndër shqiptarët në Malin e Zi”, ka thënë piktori dhe kritiku Qazim Muja Ulqin – Me rastin e 50-vjetorit të veprimtarisë së tij letrare dhe gazetareske dhe 70-vjetorit të lindjes, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Televizionin “Teuta” organizuan të martën e kaluar veprimtarinë kulturore “Ibrahim Berjashi – 50 vjet me gazetarinë dhe letërsinë”. Folësit e shumtë, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të autorit, vlerësuan punën shumëvjeçare dhe kontributin shumëdimensional të Ibrahim Berjashit në fusha të ndryshme, si letërsi, gazetari, kulturë dhe organizime kulturore, sektorin civil etj. Mr. Haxhi Shabani ka vlerësuar punën dhe kontributin e Ibrahim Berjashit në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi. Ai ka thënë se me punën e tij si korrespondent i gazetës “Rilindja”, “ky njeri ka arritur të bëjë atë që quhet integrim i shqiptarëve në Malin e Zi në këtë gazetë, e cila ishte institucioni themelor i shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe që ishte një medium që inte-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
gronte, mbase shumë më shumë sesa integrojnë sot mediat shqiptare”. Sipas tij, fakti se Berjashi, ky personalitet i kulturës shqiptare në Malin e Zi, ka bërë njëkohësisht dy profesione, është e rëndësishme edhe për faktin sepse aty ku përfundon lajmi, fillon arti i vërtetë. Piktori dhe kritiku Qazim Muja ka sjellë kujtime nga koha e themelimit të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, kur ajo udhëhiqej nga Ibrahim Berjashi si kryetar i parë i kësaj shoqate, peripecitë e punës së saj në fillim etj. Ai ka veçuar rëndësinë që i është kushtuar veprimtarisë botuese duke e vendosur atë ndër përparësitë e kësaj shoqate. “Si njohës dhe praktikues i mirë i kulturës mediatike, si publicist dhe letrar, e kishte preokupim fjalën e shkruar dhe publikimin e saj. Insistonte që në veprimtarinë e gjithëmbarshme të Shoqatës të hyjë edhe veprimtaria botuese dhe kjo organizatë joqeveritare të bëhet shoqata dhe botuesi i
parë ndër shqiptarët në Malin e Zi”, ka thënë Muja. Ai ka theksuar se një kapitull në vete përbën botimi i revistës “Fati”, iniciator për themelimin dhe kryeredaktor i së cilës ishte Berjashi. “Mendoj se dalja në dritë e revistës ‘Fati’ shënon fillimet e gazetarisë së pavarur te shqiptarët në Malin e Zi”, ka thënë Muja. Drejtoresha e Televizionit “Teuta”, Ilmira Lika, ka folur mbi trashëgiminë arkivore të gazetarit Ibrahim Berjashi në këtë televizion, ku ai ka punuar nga viti 2004 deri në pension. “Televizioni ‘Teuta’ ka një arkiv të pasur nga Ibrahim Berjashi, i cili ka punuar në shumë fusha të ndryshme e sidomos në atë politike dhe kulturore, gjurmët e të cilave do të mbesin edhe shumë e shumë kohë”, ka theksuar ajo. Lika ka thënë se ka mësuar shumë nga Berjashi si gazetar me bagazh të pasur, i cili përpos që ishte objektiv, ishte shumë aktiv sidomos në kohën kur duhej të promovohej sezoni tur-
KULTURË Ibrahim Berjashit Çmimi “Plisi i bardhë - emblema hyjnore e shqiptarisë”
istik. Në vijim të veprimtarisë është shfaqur një dokumentar i shkurtër, i përgatitur nga gazetarja Ilmira Lika, i cili flet për jetën dhe veprimtarinë e Ibrahim Berjashit, me theks të veçantë në punën e tij si gazetar në TV “Teuta”. Dr. Behlul Kanaqi, zëvendës i Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, ka theksuar se “përveç letërsisë dhe gazetarisë Ibrahim Berjashi ka dhënë një kontribut të madh dhe shumë domethënës edhe në përkujtimin e figurave kombëtare e fetare shqiptare duke kontribuar në përjetësimin e kujtimit të tyre”. Ai ka theksuar se Berjashi, si kryetar i SHAI “Art Club”, ka qenë iniciator për organizimin dhe realizimin e projektit të përkujtimit të Hafiz Ali Ulqinakut në vitin 1992 “duke ia kthyer atë simbolikisht Ulqinit, vendit të lindjes së tij”. Kanaqi ka nënvizuar se nën organizimin e SHAI “Art Club”, Ibrahim Berjashi mori iniciativën për promovimin e Dom Simon Filipajt, shqipëruesit të Biblës, një personaliteti fetar e kombëtar, në vitin 1993, ndërsa ciklin e promovimeve të personaliteteve kombëtare dhe fetare Berjashi e mbyll me mbrëmjen përkujtimore për Sheh Tahir Kanaqin, imam nga Kraja, të organizuar nga Shoqata “Harmonia”, me iniciativën e tij, në
korrik të vitit 2012. Kryetari i Shoqatës së Miqve të Kalasë “Kalaja”, Ismet Karamanaga, ka thënë se na mungon Ibrahim Berjashi me kronikat, intervistat, komentet dhe debatet e tij në televizion. “E shoh dhe e takoj nganjëherë në rrugë, në përurime dhe nëpër manifestime të ndryshme, në Bibliotekën e Qytetit apo në Qendrën për Kulturë. Mirëpo na mungon fjala e tij në TV ‘Teuta’, na mungojnë komentet, na mungon autoriteti i tij si moderator dhe si gazetar me një përvojë shumëvjeçare”, ka thënë ai, duke shtuar se Berjashi është një njeri i palodhur i cili “ka shkruar në kohën kur nuk ka guxuar kush të flasë shqip”. Këngëtari i muzikës popullore Shaban Gjekaj ka evokuar kujtime nga bashkëpunimi që ka pasur me Berjashin, i cili i ka shkruar tekstet për disa këngë të tij. “Të dy e kemi filluar karrierën në Kosovë, unë në Prizren, kurse Ibrahimi në Prishtinë. Jemi shoqëruar dhe aty ka filluar bashkëpunimi ynë, pastaj edhe në Ulqin, në vendlindje. Ibrahimi ka bërë shumë për mua. Ai është munduar që të përcjellë karrierën time muzikore, që në gazetën ‘Rilindja’. Si kryetar i ‘Art Club’-it ka organizuar një mbrëmje artistike në vitin 1992”, është shprehur ai.
Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren, e cila organizon Festivalin e poetekës mbarëkombëtare “Bytyçi”, në të cilin disa herë ka qenë pjesëmarrës poeti Ibrahim Berjashi, ka vendosur që me këtë rast t’i japë atij Çmimin “Plisi i bardhë - emblema hyjnore e shqiptarisë”, të klasit të parë, me motivacionin “me punën e tij krijuese si poet e gazetar, për 50 vite me radhë ka kontribuar pa u kursyar, si dikur nën Jugosllavi dhe tani në Malin e Zi, që si një lëvrues i letrave shqipe të shkruara të mbahet gjallë në mënyrë të kultivuar në harmoni e në mënyrë konkurruese me gjuhët e tjera të kombeve dhe kombësive të atij vendi, fjala dhe gjuha shqipe në tokat shqiptare të paliruara me qëllim që t’i shërbehet afirmitetit dhe unitetit në mes popujve në Ballkan”. Çmimin ia ka dorëzuar kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Agron Gjedia. Gjekaj më pas ka kënduar një këngë nën përcjelljen e instrumentistit Suad Astafa, një muzikanti talentin muzikor të të cilit e ka zbuluar Berjashi. Në fjalën përshëndetëse, vetë Berjashi ka thënë se ndjehet i emocionuar dhe ka falënderuar folësit për vlerësimet e bëra për punën dhe veprimtarinë e tij. “Ju falënderoj shumë për fjalë të mira, që me siguri edhe janë të zmadhuara sepse në këto raste njeriut i thuhen vetëm fjalë të zgjedhura, fjalë të mira”, ka thënë ai. Berjashi ka përmendur edhe disa persona që, përpos anëtarëve të Shoqatës, e kanë ndihmuar atë në fillimet e punës së “Art Club”-it. Poezi nga krijimtaria e Berjashit për të pranishmit ka recituar Jonida Kovaçi, nxënëse e Shkollës së Mesme në Ulqin, ndërsa gjatë programit janë lexuar edhe mesazhet e urimit që kanë mbërritur në emër të organizatorit me rastin e këtij përvjetori të gazetarit dhe shkrimtarit Ibrahim Berjashi. i. k. E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Ndihma humane
Sado e vogël qo për ta është e m Gjekë Gjonaj
Tomë Palokë Uci Memçaj me familje jeton në fshatin Rogam ( Pipër) 7 kilometra larg Podgoricës. Pas katër pesë vitesh martesë u shkurorëzua. Për herë të dytë u martua dhe gruaja Lena lindi dy fëmijë, djalin Stefanin dhe vajzën e verbër Suzanën. Deri para disa vitesh jetoi me babanë, tashmë të ndjerë. Një kohë ka punuar në Fabrikën “ Radoje Dakiq”. Me falemimentimin e saj mbetet pa punë. Më 21 tetor 2001 përjetoi një aksident të rëndë automobilistik në aksin rrugor Spuzh-Podgoricë. Me këtë rast Toma lëndohet rëndë. Ka pësuar fakturë të rëndë në anën e djathtë të trupit. Disa ditë ka qëndruar në gjendje kome. Është operuar dy herë, por jo me sukses të plotë. Këmba e djathtë i ka mbetur më e shkurtër se tjetra. Një e keqe thonë nuk vjen vetëm. Për fatin e tij të keq dy maj pas rehabilitimit , brenda vitit 2002 , përjeton dy sulme në zemër. Prej atëherë është i pa aftë për punë. Mbijetesën e familjes e siguron nga ndihmat sociale dhe donacionet (dhuratat) e bamirësve trieshjanë. Nua Prekë Gjokaj nga fshati Muzheçk jeton në Podgoricë në gjendje të vështirë shëndetësore dhe ekonomike. Ai më 13 qershor të këtij viiti i ka mbushur 69 vjet. Dikur ishte nxënës e student i shkëlqyer. E gjithë rinia e Trieshit ia kishim lakmi. Me të drejtë e vlersonim shumë. Ishte bukurosh.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Shumë i sjellshëm e me kulturë. Ishte shembull se si duhet të jetë një i ri i cili seriozisht ndjek rrugën e vështirë të dijes. Vërtetë nuk mbaj mend ndonjë të ri nga Trieshi i Poshtëm të ketë pasur më shumë autoritet se sa Nou i Prëkë Zefit, siç e quanim ne. E vlerësonim shumë. Për Noun, tash tridhjetë vjet prej se është sëmurë në vitin e tretë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, përkujdeset motra e tij Vitorrja, 67 vjeç. Në pyetjen tonë se në çfarë gjendje është vëllai i saj me zemër të thyer përgjigjet: “Ma mirë kite me kënë për ta sikur mos të ishte gjallë. “ E kam shumë shtirë me e pa vllanë tëm të vetëm në këtë gjendje të randë shnetësore. Ai jo vetëm se tash tri dekada lgon nga sëmunja mendore, por për me kënë edhe ma keq ai ka probleme shumë të mëdha edhe me enët e gjakut. Nou tash nuk ka asnji gishtë të kambëve. As të duarëve. Diosa I janë shkurtu. Të tjerët I janë tha. Por pa nuk ka plagë. Gati krejtësisht ashtë i palëvizshëm. Me njanin sy nuk sheh fare. E ka fitua edhe sklerozën. Pa nimën tëme nuk mundet mu çua prej shtratit . Ashtë babë i gjashtë fëmive. Grueja e tij e ka lanë vetëm. Kur ka shkua me vete ka marrë edhe fëmijët, të cilët nuk e ndihmojnë aspak babën e tyne. Vllau ëm nuk lypë nimën e tyne por vetëm pak përkujdesje. Kjo e munon shumë, sikur çdo babë tjetër. Të pramen herë ffëmijët e tij e kanë pa babën e vet para katër vjetesh”thotë Vitorrja. Shton se vllau i saj jeton me nji ndimë sociale në shumë prej 130 euro në muaj dhe me donacione të njerëzve vullnetmirë. Tone Mark Cacaj jeton në shtëpinë e saj të lindjes në fshatin Rudinë.
“
Disa familje shqiptare në Komunën e Podgoricës jetojnë në varfëri. Ato mbijetojnë falë ndihmave sociale dhe njerëzve vullnetmirë të cilët mishërohen dhe solidarizohen me këtë shtresë të popullatës
Është nënë e dy fëmijëve. Vajzën e ka martuar.Djali Nou 18 vjeç është anëtari i saj i vetëm i familjes me të cilin po bën luftën e fundit për jetën a vdekjen. Jeton në kushte tepër të vështira banimi, në shtëpi të vjetër,. Me plotë lagështi. Me dyer e dritare të vjetëruara.Në mes mureve me lagështi e pullazit që pikon. Për të qenë edhe më tragjike Tonja po vuan shumë nga një sëmundje e rëndë nga e cila operohet para dy muajsh në Qendrën Klinike Spitalore të Podgoricës. Aktualisht ndodhet në shtëpi. Para disa ditësh Javën më tha, se ka qenë në kontroll mjekësore. “Jam shumë keq. Tash asht ora katër mas mjesditet e unë me shumë shtirësi u çova nga shtrati. Ma shumë rri ratë se sa çuet. Më ka humë kiveti ( fuqia). Edhe apetiti ( oreksi). Nuk munem me hagër. As me fjet si duhet. Kam dhima të mëdha në trup. Kam humë shumë në peshë. Jam ba asht e lëkurë sa nuk mund ta shoh veten kështu. E doktorat më kanë thanë se do t’më kalojë kjo sëmunje e do të shnoshem,” thotë Tonja. Pavarësisht ndihmave të vogla so-
KULTURË
oftë, madhe
ciale që marrin dhe kontributeve të deritashme të njerëzve humanë brenda dhe jashtë shtetit, për të cilat kemi shkruar më parë në shtypin shqiptar, këto familje kanë nevo-
jë për ndihma të tjera. Prandaj secili prej nesh që ka mundësi të dëgjojë rrëfimet e këtyre familjarëve për vuajtjet e tyre, sfidat e tyre, sëmundjet e tyre, kushtet e këqia të banimit
dhe të japë ndihmesën e vet. Ndihma jonë, sado e vogël qoftë, për ta është e madhe. Kush ndihmon të tjerët, ndihmon vetveten! Kush s’bën për të tjerët , s’bën as për vete! E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Në Ulqin u shënua me një veprimtari shkencore 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Ngjarje që ka ndiku brumosjen e identi tonë kombëtar
“
Lidhur me aspekte të ndryshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kanë folur katër studiues. Akademik Prof. Dr. Beqir Meta ka kumtuar në temën “Propozimi britanik në Ulqin dhe rezistenca shqiptare maj-qershor 1880”, Prof. Dr. Gazmend Shpuza “Çështja e Ulqinit, fati i Çamërisë dhe e ardhmja e Shqipërisë përballë koalicionit ndërkombëtar”, Dr. Nail Draga “Ulqini dhe Ymer Prizreni” dhe Akademik Prof. dr. Marenglen Verli “Vëmendja dhe qëndrimet e Austro-Hungarisë për trevat veriperëndimore shqiptare nga vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në krijimin e shtetit shqiptar”
Ulqin – Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike – Tiranë shënuan të premten mbrëma me veprimtarinë shkencore “Trevat shqiptare veriperëndimore në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” 140-vjetorin e themelimit të kësaj organizate politike dhe ushtarake shqiptare, e cila vlerësohet si më e madhja dhe më e rëndësishmja pas kohës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm aktin, veprimtarinë, kontributin dhe gjurmët e thella që ka ngulitur në kujtesën tonë kolektive ngjarja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sidomos në rrjedhat e mëvonshme të historisë kombëtare, e kemi gjykuar si shumë me vend bashkorganizimin e kësaj veprimtarie shkencore.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
“Qëllimi ynë duhet të jetë që të mbajmë në kujtesë ngjarje të historisë sonë kombëtare, të diskutojmë për to, t’i shënojmë ngjarjet të cilat kanë ndikuar në brumosjen e identitetit tonë kombëtar”, është shprehur ai, duke shtuar se me këtë veprimtari të gjithë së bashku po lëmë një gjurmë në kujtim të këtij përvjetori. Kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba, ka përkujtuar se Ulqini dhe trevat shqiptare që sot i përkasin Malit të Zi kanë qenë vatër e rezistencës dhe e luftës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e trojeve shqiptare. “Ulqini është pjesë e plagës që kanë përjetuar shqiptarët si pasojë e vendimeve të padrejta dhe arbitrare të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, por është i lidhur edhe sepse në këtë qytet është varrosur Ymer Prizreni, njëri prej udhëheqësve të Lidhjes”, ka thënë ai.
Kurorë me lule në varrin e Ymer Prizrenit Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike vendosën të shtunën kurorë me lule në varrin e Ymer Prizrenit në Mëhallën e Re, në shenjë kujtimi dhe nderimi për njërin prej udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me rastin e 140-vjetorit të saj. Sipas tij, “megjithëse kanë kaluar 140 vjet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet aktuale sidomos për ne shqiptarët që sot jetojmë në Mal të Zi pasi që, për fat të keq, vazhdon procesi i rrezikimit dhe i copëtimit të trungut etnik shqiptar, tashmë jo me luftë, por me mjete të tjera asimiluese”. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademiku prof. dr. Marenglen Verli, në fjalën përshëndetëse ka thënë se këto treva kanë një histori të hershme.
KULTURË
uar në itetit Ai ka përmendur veprimtaritë që janë mbajtur në treva të ndryshme shqiptare në Mal të Zi, duke filluar që nga viti 2002 e më pas, të cilat sipas tij, “ndonëse nuk kanë ndonjë dimension të madh, kanë mjaft përmbajtje, janë thelbësore për integritetin e kombit, e popullsisë shqiptare kudo që ajo ndodhet”. Duke përkujtuar se sivjet kemi disa përvjetore të rëndësishme, siç janë 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, 100-vjetori i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës etj., ai foli edhe për punën që po bën Akademia e Studimeve Albanologjike në shënimin e këtyre përvjetoreve, me konferenca dhe botime të ndryshme. Lidhur me aspekte të ndryshme të
Nismë për ngritjen e bustit të Ymer Prizrenit në Ulqin Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kanë ligjëruar katër studiues. Akademik Prof. Dr. Beqir Meta ka kumtuar në temën “Propozimi britanik në Ulqin dhe rezistenca shqiptare maj-qershor 1880”, Prof. Dr. Gazmend Shpuza “Çështja e Ulqinit, fati i Çamërisë dhe e ardhmja e Shqipërisë përballë koalicionit ndërkombëtar”, Dr. Nail Draga “Ulqini dhe Ymer Prizreni” dhe Akademik Prof. dr. Marenglen Verli “Vëmendja dhe qëndrimet e Austro-Hungarisë për trevat veriperëndimore shqiptare nga vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në krijimin e shtetit shqiptar”. Ata po ashtu janë përgjigjur në disa pyetje të të pranishmëve. Me këtë veprimtari shkencore edhe Ulqini iu bashkëngjitet qyteteve që me aktivitete të ndryshme kanë shënuar 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Kohapress)
Në fjalën e tij, dr. Nail Draga ka nënvizuar se çfarë është bërë deri tani në Ulqin, qoftë nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” apo Komuna e Ulqinit, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe Ymer Prizrenin si njërin prej udhëheqësve të saj. Ai ka përkujtuar se në vitin 1998, SHAI “Art Club” ka shënuar 120-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ç’rast është bërë edhe përurimi i librit të mr. Riza Rexhës “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881”. Po në vitin 1998, “Art Club”-i i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit të Komunës së Ulqinit që një rrugë në këtë qytet të emërtohet me emrin e Ymer Prizrenit, gjë e cila është miratuar përfundimisht pas disa peripecive gjyqësore në korrik të vitit 2015 nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit dhe sot rruga kryesore në Mëhallën e Re mban emrin e Ymer Prizrenit. Ndërkaq në vitin 2002, “Art Club”-i ka organizuar simpoziumin shkencor për Ymer Prizrenin. “Tani praktikisht na ka mbetur një çështje pezull, që unë e kam prezantuar para disa viteve dhe unë besoj që ajo çështje duhet të zgjidhet për arsye se një qytet që mban një emër të një personaliteti, që ia ka dhënë një rruge, ai qytet duhet të ketë edhe bustin e tij. Mesazhi nga ky takim të jetë që busti i Ymer Prizrenit të vendoset në qytetin e Ulqinit, pikërisht në rrugën që mban emrin e tij”, ka thënë Draga.
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
27
KULTURË
Panairi i 20-të i Librit “Prishtina 2018”
Libri si festë e veçantë
Në Panairin e Librit “Prishtina 2018” morën pjesë mbi 100 shtëpi botuese me 1500 tituj të rinj, ku u vërejt një interesim i madh i qytetarëve, por edhe një shitje më e mirë e librit. Shtëpitë botuese dhe Shoqata e Botuesve të Kosovës u shprehën të kënaqur për interesimin e jashtëzakonshëm për librin, që krahasuar me vitet tjera pati një shitje të mirë
Ali Salaj Prishtinë
Panairi jubilar i librit në Prishtinë u zhvillua në një ambient të bukur dhe në prani të një publiku të gjerë ku libri
“ 28
mori pamjen e një feste të veçantë. Si asnjëherë më parë në panair u ekspozuan autorë të njohur nga
Në stendat e botuesve më të kërkuar ishin veprat e kompletuara të Veton Surroit e veçanërisht libri më i ri “Lopa e machiatos”, e cila nga kritika u cilësua si “libër i munguar në letrat shqiptare”. Në një deklaratë për “Kohën Javore”, Surroi vuri në dukje se “ kjo vepër është një udhërrëfyes për klasën e munguar politike dhe për mënyrën e bërjes së politikës në realitetin e Kosovës”. Libri fillon me qenin, i cili bën urinën dhe vizaton kufij se kjo është në funksion të zhvillimit dhe përkufizimit në antropologji, në atë që njeriu ka të trashëguar nga shtazët dhe përfundon me lopët që bën qumështin nga i cili bëhet makiatoja, që është formë bashkëkohore e ekzistencës
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
hapësira mbarëshqiptare dhe autor të përkthyer ndërkombëtarë , të cilët promovuan veprat e tyre dhe i nënshkruan ato për adhuruesit dhe dashamirët e librit. Në Panairin e Librit “Prishtina 2018” morën pjesë mbi 100 shtëpi botuese me 1500 tituj të rinj, ku u vërejt një interesim i madh i qytetarëve, por edhe një shitje më e mirë e librit. Shtëpitë botuese dhe Shoqata e Botuesve të Kosovës u shprehën të kënaqur për interesimin e jashtëzakonshëm për librin, që krahasuar me vitet tjera pati një shitje të mirë. Në edicionin e sivjetmë u bënë disa promovime si veprat e Çun Lajçit “Çakorr, ti vdekje e mirë”, “Ecje e plakut” dhe “ Bekimi i plisit të Moisiut” pastaj “Valësi i dashurisë”, roman i Jetlira Avdijaj, “Përshprimë gruaje” i Klara Buda etj. Ndërkaq, në stendat e botuesve më të kërkuar ishin veprat e kompletuara
KULTURË të Veton Surroit e veçanërisht libri më i ri “Lopa e machiatos”, e cila nga kritika u cilësua si “libër i munguar në letrat shqiptare”. Në një deklaratë për “Kohën Javore”, Surroi vuri në dukje se “ kjo vepër është një udhërrëfyes për klasën e munguar politike dhe për mënyrën e bërjes së politikës në realitetin e Kosovës”. Libri fillon me qenin, i cili bën urinën dhe vizaton kufij se kjo është në funksion të zhvillimit dhe përkufizimit në antropologji, në atë që njeriu ka të trashëguar nga shtazët dhe përfundon me lopët që bën qumështin nga i cili bëhet makiatoja, që është formë bashkëkohore e ekzistencës. Nga edicioni i “Kohës” u prit mirë edhe libri i shkrimtarit nga Ulqini Jovan Nikolaidis “Shqiptarët dhe unë” si dhe “Naltësimi i Iskanderit” të Benjamin Disraelit, “Vegimi” i Adrian Hoxhës etj. Shtëpia botuese “Buzuku” përveç shirjes ofroj edhe takime me lexues dhe shkrimtarë. Në këtë rol u paraqit edhe poetja nga Ulqini, Flutura Mustafa me librin e dytë “Andje”. Në panairin e kaluar libri i poetes “Na dy” u shpërblye me çmimin special për krijimtarinë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Botuesve në Prishtinë.
“
Autor i vitit, sa i përket letërsisë shqipe, është shpallur Adem Gashi për veprën “ Drenusha e trmbur dimrash”, ndërsa sa i përket letërsisë së huaj ky çmim i takoi francezit FrançoisHenri Deserable për veprën “Njëfar Z Piekyelny”.Juria në ceremoninë tashmë tradicionale të ndarjes së çmimeve në edicionin e 20-të të Panairit të Librit “Çmimin special” ia ka dhënë aktorit e shkrimtarit Çun Lajçi, atë për “Letërsinë për fëmijë” Viktor Canosinajt, “Çmimin për poezi” Majlinda Nana-Ramës për librin “Lulet e egra”, “Çmimin për kritikë e publicistikë” Ardian Vehbiut, për librin “Fjalë për fjalë”, “Çmimin për vepër të veçantë” Ermira Gjonmaqit, për librin “Përtej harrimit”
Autor i vitit, sa i përket letërsisë shqipe, është shpallur Adem Gashi për veprën “ Drenusha e trmbur dimrash”, ndërsa sa i përket letërsisë së huaj ky çmim i takoi francezit François- Henri Deserable për veprën “Njëfar Z Piekyelny”.Juria në ceremoninë tashmë tradicionale të ndarjes së çmimeve në edicionin e 20-të të Panairit të Librit “Çmimin special” ia ka dhënë aktorit e shkrimtarit Çun Lajçi, atë për “Letërsinë për fëmijë” Viktor Ca-
nosinajt, “Çmimin për poezi” Majlinda Nana-Ramës për librin “Lulet e egra”, “Çmimin për kritikë e publicistikë” Ardian Vehbiut, për librin “Fjalë për fjalë”, “Çmimin për vepër të veçantë” Ermira Gjonmaqit, për librin “Përtej harrimit”. Ndërkaq, shtandi më i vizituar është shpallur ai i librarisë së shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina, i cili ndër të tjera ishte botues i librit të Robert Elsie “ Fiset shqiptare, historia, shoqëria dhe kultura”.
Foto: KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
29
FEJTON
Kombi – origjina e o të bashkësive fisnore ligjeve e kanuneve të Në sferën shpirtërore, në zotërimin apo krijimin e vlerave , shqiptarët s´kanë arsye t´i kenë lakmi apo smirë të tjerët, aq më pak kanë arsye sot për një gjë të tillë (...) Shqipëria ka qenë rrjedhimisht truall fillestar i qytetrimit europian. Ismail Kadare (Kombi Shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë)
Fatbardha Demi
Jetëgjatësia e ligjeve të Kanunit e ka burimin nga botëkuptimi besimtar i lashtësisë, i « kultit të të parëve », që në gojën e popullit e gjejmë në formën:«kështu na i kanë lënë të parët tanë » (mjafton të lexojmë : Nye i tridhetepesët, Djelmt, §.62.Detyra e perlimi i dielmvet. Kanuni i Lek Dukagjinit). Hyjnizimi besimtar i Kombit dhe i « ligjeve » të tij - Kanunit - është faktori kryesor historik i mbijetesës së popullit tonë. Për këtë pohim, po sjell një shembull të moralit dhe « lidhjes së shënjtë » të shqipetarëve me trevat e tyre. William Eton, në librin e tij “A Survey of the Turkish Empire” riprodhon tregimin e të dërguarit të konsullit francez, pranë Ali Pashës (1792). Në qendër të ngjarjes janë dy figura shqiptare: Ali Pashë Tepelena dhe robi i tij, Llambro Xhavella. Pashai më i fuqishem i Ballkanit i afroi kapedanit suliot, që në këmbim të lirimit të tij dhe postit të “buluk-bashit”, t´i bindte
30
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
banorët ta braktisnin Marko Boçarin dhe njerëzit e tij dhe t´ia dorëzonin paqësisht krahinën e Sulit. Xhavella i kërkon dy ditë afat për të kryer këtë detyrë, duke i lënë peng Aliut djalin e tij dymbëdhjet vjeçar. Si përfundim , Llambro Xhavella nuk pranoi ta nxinte fytyrën e tij me një vepër tradhëtie dhe i dërgon lajm pashait se, ai si baba, e pranon sakrifikimin e djalit : - “Nëse fitojmë, mund të kem fëmijë të tjerë: gruaja ime është ende e re ; por nëse djali im, që është i ri, nuk di të vdesë i lumtur për të mirën e vendit të tij, atëherë ai nuk meriton që të jetojë, dhe as që ta pranoj atë për djalin tim.” Siç dihet, mirëqenia e një popullsie dhe qelizës së saj - familjes, varet nga ligjet me të cilat udhëhiqet realisht veprimtaria e tij. Por, ideja e Kombit si dhe e ligjeve të Kanunit është shumë më e gjerë se sa ajo e « ligjeve » moderne, sepse ato shprehin botëkuptimin dhe karakterin moral të shqipta-
ro-arbërve dhe luajnë rol edukues te të rinjtë, me traditën e trashëguar. Ja sepse në kuvendet ku zbatoheshin « ligjet » e Kanunit, merrnin pjesë si dëgjues të rinjtë dhe fëmijët meshkuj, duke i edukuar me ndjenjën e “përkatësisë” KOMBETARE , që shpreh tiparet e karakterit të shqiptarëve, në dallim nga popujt e tjerë ballkanikë dhe ata europianë. Si përfundim: Për , të gjitha faktet e sipërpërmëndura, fjala shqipe Komb, e cila vijon të na emërtojë edhe sot, shpreh botëkuptimin dhe zhvillimin e pandërprerë të QYTETRIMIT të popullit tonë, në trevat e veta. Origjina e Kanuneve (ligjeve të pashkruara) buron nga ideja e Kombit, i cili me « lidhjet » e shumta, që historikisht kanë pasuruar kuptimin e tij, përbën sot një dukuri vetëm të shqiptaro-arbërve. Të gjitha “lidhjet” e Kombit, janë në fakt lidhje shpirtërore “të njerëzve të Kombit”. Ai nuk varet nga marrëvesh-
FEJTON
organizimit e dhe i Arbërve
jet , dëshirat apo shijet (e çdo lloji) të një njëriu apo të një grupi , nisur nga kultura, nevoja ekonomike apo përkushtimi i tyre fetar (dhe çdo arsye tjetër), të cilat kanë karakter të përkohshëm apo janë të zëvëndësueshëm, siç e dëshmojnë studiuesit e shoqërisë moderne. Kombi ka natyrë të përjetshme, sepse nga “lidhjet” më të rëndesishme të tij është ajo e “gjakut”. Në Kanun, “lidhja e gjakut” emërtohet me emrin e pemës hyjnore të besimit pellazg të Dodonës – LISIN : Rrjedhja e brêzavet prej ânet të babës thirret “Lisi i gjakut”. Rrjedhja e brêzavet prej ânet të nânës thirret
“Lisi i tamblit”. (10) Fotot poshtë tregojnë një objekt të traditës shqiptare, ku megjithë 21 shekujt e kalendarit kristian, vijojnë të përdoren simbolet e besimit të parë të njeriut europian-Pellazgëve hyjnorë. 1.Simboli i degës së lisit, dhe të Krijuesit (rrathët boshe, disa rrathë me pikën në qëndër, dhe vargu i pikave lart). Mbështëtësja e një kolltuku nga Malësia Veriore. Objekt i traditës shqiptare në Arkivin e Institutit Historik, Tiranë. 2. Kryqi brënda rrethit të formuar me pika, në krahun e po
këtij kolltuku, është simboli i Krijuesit i shprehur në shumë objekte arkeologjike të parahistorisë. Po e mbyll shkrimin me një thënie të Gustav Le Bon (1841 - 1931) , që tregon drejtimin më të rëndësishëm që duhet ndjekur, për studimet mbi karakterin dhe historinë e popujve : “Udhëheqësit e vërtetë të popujve janë traditat e tyre. Tiparet morale dhe intelektuale, shoqërizimi i të cilave formon shpirtin e një populli, përfaqësojnë sintezën e së kaluarës së tij, trashëgiminë e stërgjyshërve të tij, motivet e sjelljes së tij…” (11) FUND E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në Shkollën e Mesme të Përzier në Plavë u ndanë diplomat “Lluça” (Pishtari)
Vlerësime të merituara për suksesin e arritur
Plavë – Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, e mërkura e kaluar (20 qershor) ishte ditë më e veçantë se ditët tjera të vitit shkollor. Atë ditë, në sallën e Qendrës mësimore të kësaj shkolle ishin tubuar maturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit dhe personalitete të tjera të shquara, për të marrë pjesë në ndarjen e diplomës “Lluça” (Pishtari), për rezultatet madhore që ata kanë arritur gjatë tri dhe katër viteve në këtë shkollë. Nga 73 maturantët e gjashtë paraleleve mësimore, një prej të cilave me mësim në gjuhën shqipe, 12 prej tyre gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm, trevjeçar dhe katërvjeçar, kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore, tre prej të cilëve notat në të gjitha lëndët mësimore i kanë pasur të shkëlqyera, të cilëve u janë ndarë diplomat “Lluça 1” (Pishtari), kurse nëntë të tjerëve, të cilët kanë pasur sukses të shkëlqyer, por jo në të gjitha lëndët mësimore, u janë ndarë diplomat “Lluça 2” (Pishtari). Për suksesin e arritur mësimor, me vendimin e kolektivit të mësimdhënësve të shkollës, nxënësit janë shpërblyer me nga një libër.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Drejtori i shkollës, Rifat Baliq, i cili ua ka ndarë diplomat maturantëve, në fjalën përshëndetëse ka thënë se “dita e dorëzimit të diplomave ‘Lluça’ për nxënësit të cilët me suksesin dhe sjelljet e veta kanë merituar të bartin epitetin e nxënësve më të mirë të gjeneratës, për shkollën është solemniteti më i rëndësishëm gjatë vitit.” Ai ka thënë në vijim se “ne si shkollë u jemi mirënjohës këtyre nxënësve që janë këtu, por edhe atyre që nuk janë, të cilët me punën, entuziazmin, vullnetin dhe qëndrimin e tyre korrekt, këtë shkollë e kanë ngritur në nivel mjaft të rëndësishëm në aspektin e cilësisë dhe çdo vit ajo shënon rezultate të cilat janë për çdo respekt”. “Me këtë rast, në emër të kolektivit, i falënderoj për kontributin e dhënë në të gjitha aktivitetet e tyre, si nxënës të kësaj shkolle, duke u uruar shëndet, mbarësi dhe sukses në shkollimin e tyre universitar në të ardhmen”, është shprehur Baliq. Ndarja e diplomave “Lluça” (Pishtari) është shënuar në mënyrë solemne. Në fytyrat e të gjithë të pranishmëve vërehej gëzimi, mburrja, krenaria dhe lumturia. Prindërit ishin të lumtur dhe krenarë kur përjetonin momentin e
ndarjes së kësaj mirënjohjeje të lartë dhe me vlerë për suksesin e arritur në mësim. Ata falënderuan përzemërsisht kolektivin e mësimdhënësve për kontributin e dhënë në avancimin dhe ngritjen e tyre edukativo-arsimore në shkallë më të lartë. Në këtë drejtim mësimdhënësit, stafin punëdrejtues të shkollës, por edhe të pranishmit tjerë në solemnitet me një kreativitet vërtet dinjitoz dhe mallëngjyes, i përshëndeti bartësi i diplomës “Lluça 1” dhe nxënësi i gjeneratës së drejtimit të gjimnazit në gjuhën malazeze, Nemanja Saviq, i cili për të gjithë të pranishmit kishte përgatitur ëmbëlsirën-tortën speciale të cilën ua servoi. Laureatë të diplomës “Lluça 1” (Pishtari) janë: Nemanja Saviq, Dona Çelliq dhe Jehona Prelvukaj, kurse laureatë të diplomës “Lluça 2” janë: Amina Piroviq, Allbina Emini, Sanell Kandiq, Jusuf Shaboviq, Majda Radonçiq, Anja Stamatoviq, Ajlla Kastrat, Elita Kukaj dhe Puhizë Qosaj. Kolektivi i mësimdhënësve të shkollës për nxënës të gjeneratës për këtë vit shkollor me mësim në gjuhën malazeze në drejtimin e gjimnazit shpalli maturantin Nemanja Saviq, kurse në drejtimet profesionale maturanten Ajlla Kastrat. Nxënës i gjeneratës në paralelen me mësim në gjuhën shqipe u shpall maturantja Jehona Prelvukaj. Të gjithë nxënësit e gjeneratës kolektivi i mësimdhënësve të shkollës nergut i shpërbleu edhe me nga një libër. Të gjithë nxënësit laureatë të diplomës “Lluça” të kësaj shkolle u deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në fakultetet e ndryshme të universiteteve të Malit të Zi, por edhe në ato të shteteve në rajon dhe më gjerë. Tri nxënëset shqiptare, laureate të diplomës “Lluça 1” dhe “Lluça 2”, Jehona Prelvukaj, Elita Kukaj dhe Puhizë Qosaj, për gazetën “Koha javore” deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në gjuhën angleze pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Për të gjithë të pranishmit, shkolla në sallën e Qendrës mësimore, ku u bë ndarja e diplomave, organizoi koktej rasti. Shaban Hasangjekaj
MOZAIK
Program festiv me rastin e përfundimit të vitit shkollor në Shkollën Fillore në Dacaj
Dyert e hapura të shkollës për nxënës-prindër dhe mësimdhënës
Gjatë gjithë vitit shkollor janë bërë përpjekje intensive të panumërta, si nga ana e drejtorit, ashtu edhe nga ana e stafit punonjës duke realizuar programin nga të gjitha lëndët mësimore në procesin e rregullt mësimor dhe të aktiviteteve të lira Rozhajë – Ashtu si dhe në shkollat e tjera në Mal të Zi, edhe në Shkollën Fillore “Dacaj në malësinë e Rozhajës më 13 qershor ka përfunduar viti shkollor për nxënësit e kësaj shkolle. Gjatë gjithë vitit shkollor janë bërë përpjekje intensive të panumërta, si nga ana e drejtorit, ashtu edhe nga ana e stafit punonjës duke realizuar programin nga të gjitha lëndët mësimore në procesin e rregullt mësimor dhe të aktiviteteve të lira. Me rastin e përfundimit të vitit shkollor, në këtë shkollë është mbajtur program festiv. Mësimdhënësja e ciklit të
ulët, njëherit moderatorja e programit të fundvitit, Gjylshahe Jakupi, ka përshëndetur prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit. Ajo fillimisht ua ka dhënë fjalën kryetarit të Këshillit të Shkollës, Ali Daci, kryetarit të Këshillit të Prindërve, Enver Daci, profesoreshës Senada Pepiq dhe në fund drejtorit të Shkollës, Haxhi Lajçi, i cili në mes tjerash i ka falënderuar ata për fjalët e mira si dhe nxënësit për përpjekjet në mësimnxënie, mësimdhënësit në punë të pandërprerë me nxënës në arritjen e rezultateve të kënaqshme si
dhe stafin teknik, duke veçuar punën e Afrim Dacit dhe Antigona Dacit, duke mos harruar edhe të gjithë të tjerët mësimdhënës. Pastaj programi i fundvitit ka vazhduar me ndarjen e dëftesave nga ana e kujdestarëve të klasave për mbarimin e suksesshëm të vitit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Pastaj para nxënësve drejtori i Shkollës në bashkëpunim me Shevqet Dacin dhe nxënësin e klasës së së shtatë, Ermir Lajçin, përmes kino-projektorit kanë përcjellur fotografi dhe video të ndryshme të realizuara nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë gjithë vitit shkollor 2017/2018. Në fund drejtori i Shkollës, Haxhi Lajçi, në mbledhjen e fundit me prindër ka marrë vendim që dita e fundit e vitit shkollor të jetë tradicionale me moton “Dyert e hapura të shkollës për nxënës-prindër dhe mësimdhënës”. Prindërit, sidomos nënat e disa nxënësve kanë sjellë ëmbëlsira, ushqime dhe lëngje tradicionale të vendit. Nxënësit në këtë ditë të shënuar për shkollën janë ndarë të gjithë të kënaqur si me sukses ashtu edhe me prindërit dhe mësimdhënësit bashkërisht. E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
33
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
ADMINISTRATIVE CLERK TEMPORARY POSITION – REPLACEMENT FOR EMPLOYEE ON SICK LEAVE • BASIC FUNCTION OF THE POSITION
The position provides a wide range of administrative duties for the Information Resource Management and other Mission offices, to include directing incoming calls, handling correspondence, filing and e-filing, data entry, scanning, copying, managing chancery access, escorting visitors, managing timekeeping and attendance, vouchering of petty cash, providing backup, and similar clerical tasks as may be required.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of secondary school is required. 2. EXPERIENCE: Two years of progressively responsible secretarial or other appropriate clerical experience is required. 3. LANGUAGE: Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Must have general knowledge of office operations, balancing books, phone etiquette etc. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must be tactful with good communication and interpersonal skills. Must have good computer skills. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: JULY 5, 2018 HOW TO APPLY: Applicants must submit the following documents to be considered: Universal Application for Employment (UAE) (Form DS-174), which is available on our website or by contacting Human Resources. Failure to do so may result in a determination that the applicant is not qualified. Via e-mail: podgoricajobs@state.gov Via mail: American Embassy Zagreb Human Resources Office – Job Application (Administrative Clerk) T. Jefferson 2, 10010 Zagreb, Croatia For more information on this Vacancy Announcement please look on the following web site https://me.usembassy.gov/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY (EEO): The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
MOZAIK
26 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare e Luftës Kundër Keqpërdorimit të Drogave u shënua këtë vit edhe në Tuz
Radinoviq: Droga përbën problemin më të madh global Podgoricë – Tuz – Institucioni Publik për Akomodim, Rehabilitim dhe Risocializim të Shfrytëzuesve të Substancave Psikoaktive – Podgoricë, në bashkëpunim me partnerët internacionalë të Asociacionit të Policisë – IPA, seksioni i Malit të Zi dhe OJQ “Preporod”, me mbështetje të Sekretariatit për Sport të Kryeqytetit – Podgoricë, kanë shënuar 26 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Keqpërdorimit të Drogave me një sërë aktivitetesh. Siç ka bërë me dije organizatorët, këto aktivitete kanë për qëllim ngritjen e nivelit të vetëdijes për problemin e madh që droga përbën për shoqërinë. Ata të mërkurën më 20 qershor kanë organizuar shpërndarjen e materialeve promovuese para Shtëpisë së Rinisë në Gollubovc si dhe kanë dhuruar një donacion me disa bimë të cilat do të mbjellën në oborr të këtij institucioni si dhe në ambientin e jashtëm të kopshtit “Zvjezdani Vrt”. Përfaqësues të IP për Akomod-
im, Rehabilitim dhe Risocializim të Shfrytëzuesve të Substancave Psikoaktive- Podgoricë, së bashku me partnerët e sipërpermendur kanë dhuruar 40 bimë (pemë) të lloj-llojshme edhe për Gjimnazin 25 “Maji” në Tuz të cilat do të mbillen përgjatë ambientit të jashtëm të këtij institucioni si dhe kanë shpërndarë broshura promovuese edukative të cilat kanë të bëjnë me rekomandime se si të rinjtë duhet të jetojnë stile të shëndetshme jete, larg drogës. Me këtë rast, i cili koncidoi dhe me organizimin e festivalit rinor në Tuz “The Sumer Fest Festival – 2018”, i pranishëm ka qenë dhe drejtori i Institucionit Publik për Akomodim, Rehabilitim dhe Risocializim të Shfrytëzuesve të Substancave Psikoaktive – Podgoricë, Aleksandar Radinoviq. Ai theksoi se droga sot përbën një ndër problemet më të rëndësishme në nivelin global, duke treguar se për këtë fenomen negativ, së bashku me partnerë, organizojnë herë pas here
fushata të ndryshme me synim që të ndikojnë në vetëdijen e të gjithë qytetarëve për problemin kyç që përbën droga për shoqërinë në tërësi. “Narkomania dhe sëmundjet e varësisë përbëjnë sot një problem global në botën bashkëkohore i cili prek të gjitha shtresat e shoqërisë, pavarësisht gjinisë, racës, besimit, kombësisë, etj, e cila shkatërron në masë jetë njerëzish duke krijuar kështu kriminalitet. Asnjë individ dhe pjesëtarë i shoqërisë njerëzore sot, nuk janë të sigurt në vendet ku nuk ekziston kontroll ndaj drogave ilegale. Droga ndikon në të gjitha segmentet e jetës në të gjitha shtetet. Keqpërdorimi i drogës, ndikon në liri dhe zhvillim të të rinjve të cilët për fat të keq janë dhe më të prekurit nga ky fenomen negativ”, tha ndër të tjera Radinoviq, i cili njëherësh apeloi tek të rinjtë që të shmangin përdorimin e drogave, të jetojnë shëndetshëm dhe të jenë të vlefshëm në shoqëri. Organizatorët e kanë përmbyllur aktivitetin e tyre me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Keqpërdorimit të Drogave më 26 qershor me performacën e titulluar: “Ji i lirë – thuaj jo drogës” i cili u zhvillua në qendër të Podgoricës, përkatësisht në rrugën: “Hercegovaçka”. Me këtë rast, pjestarët e grupit të ekspertëve të Institucionit Publik në fjalë, kanë dhënë informacione për këtë problematikë të gjithë qytetarëve të interesuar. Organizatorët kanë bërë të ditur se synimi i tyre është motivimi veçanërisht i të rinjve për të jetuar stile të t. u. shëndetshme të jetës. E ENJTE, 28 QERSHOR 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 28 qershor
2018 Viti XVll Numër 820 Çmimi
0,50
Integrimi dhe identiteti i shqiptarëve në Mal të Zi ISSN 1800-5696
Bisedë me koreografen Joli Agolli Paparisto
Vlerësohet kontr i Ibrahim Berjash rastin e 50-vjeto veprimtarisë letr dhe publicistike