Koha 821

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 5 korrik 2018 Viti XVll Numër 821 Çmimi 0,50

Kaosi ISSN 1800-5696

Busti përjetëson Ymer Prizrenin në Ulqin

Jam rritur në një frymë muzikore


PËRMBAJTJE

4

8 Më të lidhur se kurrë më parë

Kroacia pesë vjet pas anëtarësimit në BE

12

18 Festival i magjisë së ekranit të madh

Televizori i parë në Triesh të Poshtëm

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018


PËRMBAJTJE

24

28 Mediat të mos shkelin të drejtën e privatësisë

Dorëshkrime për njohjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Plavës me rrethinë

32

34 Kur “ngushëllohesh” duke bërë tifozllëk për të tjerët

Femra, motivi bazë i frymëzimit të punës së autorit

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv

Podgoricë e enjte, 5 korrik 2018 Viti XVll Numër 821 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696 6965-0081 NSSI

1001 HALL EVE

Busti përjetëson Ymer Prizrenin në Ulqin

Jam rritur në një frymë muzikore

në Ulqin Ymer Prizrenin Busti përjetëson

muzikore në një frymë Jam rritur

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Kaosi

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kaosi

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë në Shkodër

Më të lidhur se kurrë më parë Shkodër – Qeveritë e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë mbajtur të martën në Shkodër mbledhjen e parë të përbashkët ndërmjet dy kabineteve qeveritare, me ç’rast kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh dypalëshe. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare në rrugën “Kolë Idromeno”, dy qeveritë kanë parakaluar në këmbe deri tek Muzeu “Marubi”, në mjediset e të cilit është mbajtur mbledhja e përbashkët. Në fjalën e tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi sot janë “më të ndërlidhur se kurrë më parë”, por shtoi se “në këtë ndërlidhje ka potenciale të mëdha të pashfrytëzuara”. “Kemi një dialog si s’ka më të mirë politik. Na vjen mirë që na u dha mundësia ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju duke e mbështetur pa rezerva anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Edhe sot më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar më së miri. Hapja e pikave të reja kalimtare janë jo vetëm një sukses i këtij takimi, por edhe një bazë më të gjerë për vlera ekonomike dhe turistike”, ka theksuar

4

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

ai. Kreu i qeverisë së Shqipërisë ka thënë gjithashtu se turizmi i Malit të Zi është një shembull për t’u ndjekur. “Së fundi duke ndjekur edhe shembullin tuaj të turizmit, që është një shembull i shkëlqyer dhe duke komunikuar edhe me investitorët që janë të pranishëm në bregdetin tuaj, e kemi dëgjuar nevojën tuaj për t’u zgjeruar me investime edhe në anën tonë të kufirit. Kemi gjetur gjuhën pa asnjë mundim për të inkurajuar shkëmbimet kulturore. Kemi shumë për të bërë kur vjen puna tek nxitja e shkëmbimeve tregtare, pasi sot nuk janë në nivelin e duhur duke patur parasysh potencialin që kemi. Duhet të heqim barrierat tarifore që shpeshherë bëhen problem për importuesit tanë në të dyja anët”, ka thënë Rama. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, nënvizoi se mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të Shqipërisë është konfirmim i miqësisë së dy shteteve dhe lidhjeve të pandara të popujve. “Fakti që kjo është në fakt edhe mbledhje e parë që Qeveria e Malit të Zi organizon me një vend tjetër konfrmon në mënyrë të qartë miqësinë

tonë, lidhjet e pandërprera ndërmjet popujve tanë dhe vendosmërinë që të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Dhe kjo që po ndodh në Shkodër është simbol i vërtetë i marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ndërsa që nga viti i kaluar, ne jemi aleatë edhe në kuadër të NATO-s, gjë që është edhe një kualitet më shumë në marrëdhëniet tona”, ka thënë Markoviq. Ai ka theksuar gatishmërinë e Malit të Zi për bashkëpunim më të ngushtë me Shqipërinë duke potencuar se Mali i Zi është shumë i përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal. Kryeministri Markoviq ka shtuar se duhet avancuar sidomos bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve pasi që ekzistojnë potenciale të mëdha. Gjatë takimit të dy qeverive janë firmosur disa marrëveshje me interes të ndërsjellë, ndër të cilat edhe Marrëveshja për hapjen e Vendkalimit të përbashkët kufitar Skje-Zogaj. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive ka përfunduar me zhvillimin e Forumit të Biznesit Shqipëri-Mali i Zi. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Në takimin ndërmjet delegacioneve të Ministrisë së Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi dhe Ministrisë së Infrastrukturës së Republikës së Kosovës në Prishtinë

U nënshkrua dokument-marrëveshja që i paraprinë nënshkrimit të Marrëveshjes bilaterale Ditën e hënë, pas një angazhimi të komisioneve të Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, të udhëhequra nga ndihmës ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Dalibor Millosheviq, dhe zëvendës ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Rexhep Kadriu, u bë parafimi i dokument-marrëveshjes e cila i paraprinë nënshkrimit të Marrëveshjes Bilaterale për Transport Ndërkombëtar të Mallrave dhe Njerëzve, mes këtyre dy vendeve. Kjo marrëveshje pritet të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave si dhe të heqë sa më parë që të jetë e mundshme një seri të barrierave

administrative ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, gjithashtu ka pasur takim pune me anëtarët e delegacionit malazez në Prishtinë. Takimi konfirmoi interesin e ndërsjellë në realizimin e projektit të ndërtimit të një rruge të re që do të lidhë Malin e Zi dhe Kosovën, ose komunat Rozhajë dhe Pejë. Ministria e Transportit dhe Çështjeve Detare ka deklaruar se marrëveshja përbën një kuadër të juridiksionit të ri ligjor në këtë fushë dhe në të njëjtën kohë një shprehje të sovranitetit të dy vendeve në fus-

hën e trafikut. Në një takim të Komisionit të përbashkët në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar ndërmjet delegacioneve të Malit të Zi dhe Kosovës, që u mbajt në Prishtinë, u ra dakord që marrëveshja për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave duhet nënshkruar në korrik. Në takim, siç kanë deklaruar të dy Ministritë, u diskutua për zhvillimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e transportit rrugor, rregullat e veçanta për kryerjen e transportit të udhëtarëve në trafikun e rregullt rrugor, shkëmbimin e përvojave në procesin e anëtarësimit në BE, si dhe mbështetjen reciproke në implementimin e projekteve të infrastrukturës me interes të përbashkët. Delegacionin malazez kolegët kosovarë e njoftuan se janë duke punuar për të zgjidhur problemin e pagesave të policave të sigurimit kufitar dhe besojnë se çështja do të zgjidhet gjatë këtij viti. Në takim u vlerësua se është në interes të të dy vendeve për të zgjidhur këtë problem, sepse ky intensifikim rrit ndjeshëm koston e transportimit të mallrave dhe pasagjerëve. Nga dy ministritë kanë theksuar se bashkëpunimi i të dyja vendeve dëshmon edhe një herë marrëdhëniet e mira të miqësisë mes Malit të Zi dhe Kosovës, si vende mike dhe të gatshme që njëra-tjetrën ta trajtojnë si partnere me rëndësi strategjike në rrugëtimet e tyre euro-atlantike. H. Lajçi E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

“ Dukuri

Ulqini, qyteti për traditën dhe trashëgiminë e të cilit krenohemi dhe lavdërohemi, është shembull tipik i kaosit urbanistik, ku secili ndërton sipas kokës së vet dhe për interesin e vet, pa vrarë mendjen për qytetin, pamjen e tij dhe interesin publik

Kaosi Ismet Kallaba

Kaosi është mungesa e rendit, e rregullit dhe e ligjit. Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe fjala “kaos” është përkufizuar si “pështjellim i madh, çrregullim i plotë; rrëmujë.” Kaosi është formë e çrregullimit psiqik, i cili fillon në mendjen tonë dhe reflektohet në jetën tonë të përditshme duke lënë pasoja të mëdha për veten dhe shoqërinë. Fjala “kaos” u shkon shumë përshtat shqiptarëve sepse neve nuk na pëlqen rendi, jemi mësuar të jemi kaotikë dhe mundohemi të përfitojmë nga parregullsia. Na pëlqen kaosi sepse si popull jemi kaotik. Këtë e ka dëshmuar shumë herë historia, por edhe e tashmja. Shqiptarët janë kaotikë në mënyrën se si jetojnë dhe punojnë. Ne nuk planifikojmë, por jetojmë sot për nesër. Nuk

6

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

A mund të gjesh sot një qytet të rregulluar, funksional dhe jokaotik në të gjithë hapësirën shqiptare? Zor të gjesh, me ndonjë përjashtim të vogël. Kjo duhet të na shqetësojë si individ, popull dhe shoqëri ngaqë tregon se për nga natyra jemi të prirur për të krijuar dhe jetuar në kaos

i zbatojmë afatet, fjalën e urtë “punën e sotme mos e lër për nesër”, por i zvarrisim detyrimet edhe kur e dimë se koha nuk pret. Jemi “mjeshtër” të ndërtimit pa plan sepse nuk na pëlqen planifikimi urban. Ulqini, qyteti për traditën dhe trashëgiminë e të cilit krenohemi dhe lavdërohemi, është shembull tipik i kaosit urbanistik, ku secili ndërton sipas kokës së vet dhe për interesin e vet, pa vrarë mendjen për qytetin, pamjen e tij dhe interesin publik. Me mijëra objekte informale, shtëpi që fillojnë e nuk dihet kur mbarojnë sepse për çdo vit ngrejmë nga një kat të ri, uzurpimi i pronës publike, mungesa e infrastrukturës etj. janë dëshmi e këtij kaosi urbanistik. Por nuk është vetëm kaosi në ndër-

tim, pasi që kaosi mbizotëron pothuajse kudo - në trafik, vendkalimet kufitare, mënyrën e veshjes, politikën shqiptare etj. Shikoni vetëm se si i parkojmë automjetet në Ulqin? Për një të huaj, të mësuar me ligjin dhe rendin, ky ves i yni i parkimit të automjeteve në trotuare është pasqyra e një qyteti turistik ku nuk sundon ligji, por kaosi dhe anarkia. A mund të gjesh sot një qytet të rregulluar, funksional dhe jokaotik në të gjithë hapësirën shqiptare? Zor të gjesh, me ndonjë përjashtim të vogël. Kjo nuk duhet të na ngushëllojë, por të na shqetësojë si individ, popull dhe shoqëri ngaqë kjo tregon se për nga natyra jemi të prirur për të krijuar dhe jetuar në kaos.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kaosi është formë e çrregullimit psiqik, i cili fillon në mendjen tonë dhe reflektohet në jetën tonë të përditshme duke lënë pasoja të mëdha për veten dhe shoqërinë

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

DW

Kroacia pesë anëtarësimit

ja ishin kandidatët e radhës në këtë krizë. Shqetësimet ishin të mëdha në mediat gjermane: “BE po e pranon një fëmijë tjetër shqetësues”. Në mediat gjermane kishte edhe tituj të tillë: “Merreni karrigen tonë, ne së shpejti Zoran Arbutina do të largohemi”. Festimet ishin të përmbajtura edhe në Kroaci, sepse atje mendohej se Kroacia kaherë është dashur të Edhe para pesë vitesh kur Kroacia anëtarësohej në BE. Kroatët menu anëtarësua në BE gëzimi ishte i donin, se vendi i tyre kaherë ka qenë matur - si në Kroaci ashtu edhe në pjesë e Evropës dhe nuk do të duhej Bruksel. Kroacia u anëtarësua në BE aspak të priste kaq gjatë te pragu i me 1 korrrik 2013. Kriza e euros ishte portës. Ata mendonin se Kroacia në fazën më kulmore. BE dhe Banka është dashur të anëtarësohej para Qendrore Evropiane merreshin krye- Bullgarisë dhe Rumanisë. Në anën sisht me Greqinë, Portugalinë dhe tjetër ekzistonte frika e aftësisë Irlandën, në përpjekje për t’i shpëtuar konkurruese të ekonomisë kroate në ato nga falimentimi. Italia dhe Span- BE dhe se ka pasur mashtrime me

8

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

nivelin e papunësisë në vend, i cili asokohe ishte rreth 20%. Një prej gjërave më pozitive për të cilat flitej ishte Fondi i BE që i vihej në dispozicion Kroacisë për zhvillimin e vendit.

Brain drain si dhuratë

Sot pesë vite më vonë, në Kroaci nuk ka shumë shkaqe për të festuar. Pothuajse askush nuk mund të thotë qartë se çfarë të mire i ka sjellë Kroacia BE-së - nëse nuk llogarisim fuqinë e re dhe të kualifikuar punëtore të larguar nga Kroacia drejt vendeve të tjera të BE. Presidenti i atëhershëm i Komisionit të BE, Manuel Barroso thoshte, se Kroacia ka shënuar përparime të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por Transparency In-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë vjet pas në BE “ ternational pohon, se anëtari më i ri në BE zë vendin e 58 në listën e tyre, nga 180 vende. As nga perspektiva kroate anëtarësimi nuk mund të shihet si historia më e madhe e suksesit. BE prej vitesh po kalon nga një krizë në tjetrën. Qëllimi i BE-së ishte asokohe që të stabilizojë Ballkanin dhe Evropën, por Ballkani është sot më pak stabël se rrallë herë më parë. Kroacia nuk mund të konsiderohet sot si një prijëse e tolerancës dhe funksionimit të shtetit juridik. As ekonomikisht ky vend nuk ka mundur të përfitojë shumë. Këtë e dëshmon edhe fakti, se çdo ditë nga Kroacia mesatarisht largohen 180 vetë dhe shkojnë në Gjermani, Austri apo Irlandë. Ata janë kryesisht të rinj të përgatitur mirë.

Frika si argument

Në bilancin pesëvjeçar mbetet tani edhe faktori gjeostrategjik. Evropa Juglindore shihet si rajon jo i qendrueshëm dhe i rrezikshëm, që nga koha e shpërbëjes së ish-Jugosllavisë. Atje ekziston rreziku i vazhdueshëm i influencës nga Turqia, Rusia, Kina dhe vende të tjera, të cilat duan të shtrijnë influencën dhe interesat e veta në këtë rajon. Kryeministri i atëhershëm kroat Zoran Milanoviq premtoi para pesë vitesh, se vendi i tij do të shndërrohet në urë për vendet e Evropës Juglindore. Diçka e ngjashme me një bosht paqeje. Por Kroacia edhe sot ka probleme territoriale me Slloveninë. Bosnje-Hercegovina provokohet nga Kroacia me ndërtimin e një ure të madhe tek

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Para pesë vitesh Kroacia u bë vendi i 28 anëtar i Bashkimit Evropian. Rruga deri në anëtarësim ishte e gjatë, por çfarë ka ndodhur në këto pesë vite?

Neumi për të anashkaluar territorin e këtij vendi, ndërsa me Serbinë ka më shumë grindje sebvsa marrëdhënie bashkëpunimi. Megjithatë anëtarësimi i Kroacisë në BE nuk e ka dëmtuar rajonin dhe BEnë. Vendet e tjera të Ballkanit mund ta kenë Kroacinë si shembull dhe të intensifikojnë reformat, të marrin prej saj disa ligje që tingëllojnë mirë. Fakt është që për Kroacinë nuk është dëgjuar shumë vitet e fundit në BE, për shkak se atje po zhvillohet një grindje mes të mëdhenjve. Megjithatë në Kroaci nuk ka shumë shkaqe për të festuar.

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Busti përjetëson Y Prizrenin në Ulqin Vdekja e Ymer Prizrenit në sajë të një atentati si dhe amaneti i tij që të varrosej në varrezat familjare të Mollabeqirëve në Ulqin, nuk duhet trajtuar si çështje personale apo e një qyteti, por është pjesë e kauzës kombëtare të mohuar në trajtimin normal të valorizimit historik dhe kombëtar

Nail Draga

Në vendet demokratike ku vlerësohen figurat kombëtare përveç se emrat e tyre përjetësohen duke iu vendosur rrugëve, shesheve apo institucioneve të ndryshme, atyre poashtu iu ngritën buste apo shtatore. Duke marrë parasysh kontributin e Ymer Prizrenit në historinë tone kombëtare si dhe përjetësinë e tij me Ulqinin, ka ardhur koha për vendosjen e bustit të tij në një mjedis të veçantë në rrugën që mbanë emrin e tij në këtë qytet. Dhe realizimi i kësaj nisme ka kohën e duhur sepse përkon me jubileun e 140-vjetorit të LSHP, kësaj ngjarje historike me përmasa mbarëkombëtare. Është e njohur se në të kaluarën qytete apo krahina të ndryshme kanë pasur lidhje e veprimtari të përbashkëta, në sajë të kontakteve të personave si dhe të qarkullimit të mallrave duke krijuar raporte shoqërore që në forma të ndryshme vazhdojnë edhe në ditët tona. Por, në këtë aspekt ka edhe përjash-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

time ku raportet e tilla janë krijuar si rezultat i ngjarjeve apo individëve të ndryshëm të cilët kanë pasur autoritet në mjedisin përkatës duke dalë jashtë suazave lokale, madje në nivelin kombëtar. Pikërisht diçka e tillë ka ndodhur me qytetin e Ulqinit në shek.XIX, kur ky qytet ishte në vëmendje të diplomacisë ndërkombëtare të kohës, sepse ishte angazhimi përkatësisht kërcënimi i Fuqive të Mëdha që e detyruan Perandorinë Osmane për t’ia dorëzuar Ulqinin Malit të Zi. Edhe pse shqiptarët rezistuan me të gjitha mjetet aq sa kishin mundësi madje edhe më armë në organizim të LSHP, dorëzimi u realizua në nëntor të vitit 1880. Dhe nga ky vit e më pas kemi të bëjmë me kohën kritike të LSHP, sepse ajo sulmohej në mënyrë frontale nga pushteti Osman jo vetëm me armë por edhe me burgosje e internime të personaliteteve eminente shqiptare të kohës. Në plejaden e tyre figurave kombëtare të LSHP bën pjesë edhe Ymer Prizreni, i cili për ti shpetuar arrestimit nga autoritetet osmane ishte i detyruar për të lënë Prizrenin, duke vijuar për Shkodër e më pas në Ulqin(24 maj 1881). Dhe nga dita e vendosjes në Ulqin e deri sa vdiq me 12 qershor 1887 ai ishte simboli

i qëndresës kombëtare të shqiptarëve. Vdekja e Ymer Prizrenit në sajë të një atentati si dhe amaneti i tij që të varrosej në varrezat familjare të Mollabeqirëve në Ulqin, nuk duhet trajtuar si çështje personale apo e një qyteti, por është pjesë e kauzës kombëtare të mohuar në trajtimin normal të valorizimit historik dhe kombëtar. Andaj si i tillë Ymer Prizreni ka mbetur simboli i përjetësisë kombëtare të Ulqinit si dhe lidhjes shpirtërore të dy qyteteve (Ulqinit dhe Prizrenit), që vazhdon si binom i pandarë në ditët tona, por edhe në të ardhmen për brezat që do të vijnë pas nesh! Pikërisht duke marrë parasysh vlerat e përgjithshme si intelektuale e historike për figurën e Ymer Prizrenit, nga viti 1978 me rastin e 100-vjetorit të LSHP, emri i tij u përjetësua në bronz në shtatore në Prizren së bashku me Abdyl Frashërin. Ndërsa nga ajo kohë në Ulqin u fillua të flitej lirshëm, sepse deri atëherë vetëm sa pëshpëritej emri i tij, duke cekur së është i varrosur këtu e asgjë më shumë. Por, pas rënies së sistemit monist nga viti 1990, filloi një etapë e re, në nderim të figurave eminente kombëtare. Si kthesë paraqet viti 1998, me rastin e 120-vjetorit të LSHP, fillimisht u shënua në Ulqin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Ymer n

për të parën herë kjo ngjarje nga historia e jonë kombëtare, pastaj u publiku nisma nga Shoqata e “Art Club-it” që një rrugë apo shesh të emërtohet me emrin e tij. Më pas kjo Shoqatë organizoj Sesionin shkencor me 25-26 maj 2002 me titull “ Ymer Prizreni -Personalitet i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, ku më pas kumtesat u botuan në një botim të veçantë. Me këtë rast u restaurua edhe varri i Ymer Prizrenit. Ndërsa më 15 maj të vitit 2002 kuvendi komunal i Ulqinit vendosi

që një rrugë të mbaj emrin e Ymer Prizrenit, e atë pikërisht në Mëhallë të Re. Por, pas kontestimeve nga subjektet politike proserbe, ky emërtim rishqyrtohet dhe përsëri i njëjti në korrik të vitit 2015 miratohet në mbledhjen e kuvendit të Komunës së Ulqinit, në mënyrë identike sikurse më parë. Por, përjetësimit të kësaj figure historike, i mbetemi borxh me vendosjen e bustit të Ymer Prizrenit në një mjedis të veçantë në rrugën që mbanë emrin e tij në qytetin e Ulqinit. Dhe realizimi i kësaj nisme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ka kohën e duhur sepse përkon me jubileun e 140-vjetorit të LSHP, kësaj ngjarje historike me përmasa mbarëkombëtare. I mbetet obligim pushtetit lokal të Ulqinit të realizoj në vepër një nismë të tillë me vlerë historike, kulturore dhe qytetarie. (Pjesë nga kumtesa “Ulqini dhe Ymer Prizreni”, mbajtur në Konferencën shkencore në Prizren me rastin e 140-vjetorit të LSHP, në bashkëorganizim nga Instituti i Historisë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup me 10.6.2018). E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Tridhjetë e gjashtë vite më parë

Televizori i parë në T Botërori i vitit 1982 për rininë e Trieshit të Poshtëm, dhe jo vetëm, do të mbetet i paharruar përgjithmonë. Sepse pikërisht atë vit autori i këtyre rreshtave, i cili asokohe drejtonte rininë e Trieshit, vendosi që në shtëpinë e tij të lindjes në Rudinë të blejë televizorin e parë në këtë fshat. Këtë vendim e mori në prag të Botërorit 1982 , duke parë edhe interesimin e madh të të rinjve të kësaj treve për këtë spektakël

Gjekë Gjonaj

Kampionati Botëror në futboll është ngjarja më e madhe sportive në gjithë globin. Atë e ndjekin miliona tifozë nga të gjitha kontinentet. Botërori i vitit 1982 për rininë e Trieshit të Poshtëm, dhe jo vetëm, do të mbetet i paharruar përgjithmonë. Sepse pikërisht atë vit autori i këtyre rreshtave, i cili asokohe drejtonte rininë e Trieshit, vendosi që në shtëpinë e tij të lindjes në Rudinë të blejë televizorin e parë në këtë fshat. Këtë vendim e mori në prag të Botërorit 1982 , duke parë edhe interesimin e madh të të rinjve të kësaj trevë për këtë spektakël. Meqë atëherë Trieshi i Poshtëm ( fshatrat Rudinë, Nikmarash dhe Muzheçk), ende ishte i paelektrifikuar ( pa drita) duhej blerë televizorin në bateri. Disa ditë para Botërorit 1982 në Podgoricë, në të cilin për herë të parë morën pjesë jo 16 , por 24 skuadra, të ndara në 6 grupe, blemë një televizor të vogël bardhë e zi në bateri, në shitoren “EI” - Nish, në Podgoricë. Ky njëherë ishte edhe televizori i parë në Triesh të Poshtëm. E gjithë rinia, të cilëve nuk po ua përmend emrin nga droja se mund të harroj ndonjërin nga

12

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

ata, u gëzua, mbase për herë të parë na u ofrua mundësia të kemi edhe ne një televizor në shtëpinë tonë. Domethënë televizori i parë në këtë trevë arriti vonë, gati një gjysmë shekulli pas transmetimit të parë televiziv. Megjithatë ardhja për herë e kësaj kutie magjike në Rudinë do mbetet një ngjarje e shënuar në historinë e të këtij vendi ( fshati),larg vetëm 18 kilometra nga kryeqyteti i Malit të Zi. Si sot e kujtoj hapjen e Botërorit 1982 në stadiumin Nou Kamp në Barcelonë të Spanjës, ku erdhën 95.ooo ( nëntëdhjetë e pesë mijë) tifozë, me dëshirën që të njihen me cilësitë e mrekullueshme të futbollistit të ri , por shumë të famshëm të Argjentinës dhe të klubit katalonas “ Gauçoshi” Diego Armando Maradonës. Në këtë mbrëmje të bukur e të freskët qershori, në oborrin e shtëpisë sime, nën qiellin e hapur, pasi shtëpia ishte e vogël për të na pranuar të gjithëve brenda, ishin tubuar krejt rinia e Trieshit të Poshtëm. Të lumtur e të buzëqeshur ishim ulur pranë njëri-tjetrit, para këtij aparati të vogël televiziv, për të ndjekur emocionet që na i solli ndeshja midis kombëtares së Argjentinës dhe Belgjikës, e cila përfundoi me fitoren minimale të Belgjikës 1:0. Të gjithë ne u ngashëryem atë mbrëmje duke parë në shtëpinë tonë mrekullinë më të re të zbuluar në botë televizorin. Të gjithëve na lindi ndjenja e fascinimit për këtë dritare magjike, njërën nga

shpikjet më interesante të njerëzimit, të cilën në atë kohë e shikonim si një pajisje të jashtëzakonshme. Me padurim e prisnim ndeshjen e radhës. Por për ta shikuar atë duhej patjetër të mbushnin baterinë e automjetit e cila zgjaste 3-4 orë. Më pas duhej mbushur përsëri baterinë, duke e vendosur atë në automjet dhe duke kaluar dhjetëra kilometra. Në këtë mënyrë, me ato pak vetura që kishin prindërit tanë, mbushnim bateritë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kampionatit. Edhe përkundër kësaj vështirësie ne nuk lamë asnjë ndeshje pa parë. Rikujtoj se në natën e madhe spektakolare finale u ballafaquan Italia dhe Brazili. “Kombëtarja e “axurrës” fitoi 3:2. Zemrat e të gjithë brazilianëve i “ theu” Paolo Rosi, i cili shënoi tri gola. Nga radhët e kombëtares së “ sambas” shënuan Sokrates dhe Seleçao. Aspektet që e bëjnë këtë ndeshje të mbahet mend gjatë janë sulmi brazilian ( Falkao, Ziko, Eder, Sokrates etj.) dhe mbrojtja italiane ( Bergomi, Cabrini, Collovatio, Gentile etj), të cilat i përkisnin një niveli të lartë. Specialistët e futbollit e konsideruan jo vetëm si takimin më të bukur në historinë e kampionateve botërorë, por e cilësuan si ndeshjen më emocionuese që është luajtur ndonjëherë. Nga ana tjetër rina e Trieshit të Poshtëm e konsideruam këtë kampionat dhe këtë takim si ndeshjen më të bukur të jetës tonë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Triesh të Poshtëm

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

70-Vjetori i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut

Dokumenti më i p

Bota shqiptare, fatkeqësisht nuk dallohet shumë për kujtimin e përvjetorëve të tillë të datave ndërkombëtare në mbështetje të drejtave të njeriut. Por, në qoftë se autoritetet, si në Shqipëri ashtu edhe në Republikën e Kosovës, përfillin thirrjen e OKB-ës për të shënuar, jo vetëm këtë përvjetor, por edhe për të promovuar çdo ditë të vitit këto të drejta bazë të njeriut “për të gjithë dhe përgjithmonë” dhe pa dallim – atëherë, ky përvjetor duhet të shikohet jo vetëm nga realiteti i sotëm, por edhe nga një perspektivë historike e së kaluarës

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënon çdo vit më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, ditë kjo e cila kujton datën kur Asamblea e Përgjithshme e OKB-ës ka miratuar në vitin 1948 Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke shpallur se parimet e kësaj deklarate janë “Standarde të përbashkëta për t’u realizuar nga të gjithë popujt dhe nga të gjitha kombet.” Kjo deklaratë në tërësi, ndoshta si asnjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare, potencon se të gjithë njerëzit pa dallim, kanë lindur të lirë, në dinjitet, me të drejta dhe liri të barabarta -- një ide kjo që në sipërfaqe duket e thjesht, por është radikale në kuptimin dhe zbatimin e saj. Ky vit pra, shënon 70-vjetorin e kësaj deklarate të miratuar nga Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 Dhjetor, 1948, në Paris. Gjatë këtij përvjetori, OKB-ja po shqyrton ndikimin e këtij dokument të rëndësishëm në historinë njerëzore dhe në jetën e përditshme të njerëzve, anë e mbanë botës.

14

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Sipas OKB-ës, lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shënuar përparime të dukshme gjatë 70-viteve të kaluara, por, fatkeqësisht, abuzimet me të të drejtat e njeriut vazhdojnë me një ritëm të vazhdueshëm, anë e mbanë botës. Prandaj, ky përvjetor i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, është një rast i mirë, jo vetëm për të lartësuar sukseset e arritura, por edhe për t’u angazhuar rishtas ndaj respektimit dhe zbatimit të parimeve të përmbledhura në 30 artikujt e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Ashtu siç thuhet në parathënien e këtij dokumenti, “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë”. Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut na jep të drejtë, secilit prej nesh, jo vetëm që të mbrojmë të drejtat tona njerëzore, por edhe të drejtat e të tjerëve. Si një frymëzim për të mbështetur të drejtat e njeriut për veten dhe për të tjerët. Deklarata e Universale mbi të Drejtat e Njeriut, si një dokument i gjallë, sa universal për nga hapësira, aq edhe i rëndësishëm për çdo individ dhe shoqëri – njëkohësisht, sipas OKB-ës, edhe dokumenti më i përkthyer në botë, në më shumë

se 500-gjuhë të ndryshme. Zonja Eleanor Roosevelt (bashkëshortja e ish-Presidenti Franklin D. Roosevelt),njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit që përpiloi dokumentin në fjalë, mban pllakatin e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut --UN

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

përkryer në botë Photo (1949). Ashtu si gjatë viteve, OKB-eja u ka bërë thirrje të gjithë popujve dhe shteteve anëtare të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre për zbatimin e këtyre të drejtave, jo vetëm në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës, por edhe në përvjetorë të tjera, për të gjithë njerëzit pa dallim dhe për 365 ditët e vitit. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe parimet që kanë udhëhequr këtë organizatë gjatë më shumë se një gjysmë shekulli, ç ‘prej miratimit të saj më 10 dhjetor, 1948 — diskrediton tiranitë e sotme dhe ato të shekullit të kaluar që i kanë shkelur brutalisht këto të drejta, si komunizmin dhe fashizmin, si dhe diskriminimet, krimet dhe abuzimin e këtyre të drejtave ndaj personave ose grupe personash, sepse vetëm e vetëm, nuk pajtoheshin me këto ideologji. Bota shqiptare, fatkeqësisht nuk dallohet shumë për kujtimin e përvjetorëve

të tillë të datave ndërkombëtare në mbështetje të drejtave të njeriut. Por, në qoftë se autoritetet, si në Shqipëri ashtu edhe në Republikën e Kosovës, përfillin thirrjen e OKB-ës për të shënuar, jo vetëm këtë përvjetor, por edhe për të promovuar çdo ditë të vitit këto të drejta bazë të njeriut “për të gjithë dhe përgjithmonë” dhe pa dallim – atëherë, ky përvjetor duhet të shikohet jo vetëm nga realiteti i sotëm, por edhe nga një perspektivë historike e së kaluarës. Fryma e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duhet të frymëzojë në këtë 70-vjetor të miratimit të saj, promovimin e këtyre të drejtave sot, por duhet të shërbejë edhe si një rast për të kujtuar gjithashtu shkeljet dhe dhunën serioze ndaj këtyre të drejtave bazë të njeriut ndaj mijëra viktimave shqiptare të regjimeve shtypëse komuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, ashtu qe të pakën viktimat që janë ende gjallë, më në fund, pas vuajtjeve të shumta, ta

Zonja Eleanor Roosevelt (bashkshortja e ish-Presidenti Franklin D. Roosevelt),njëkohsisht edhe kryetarja e Komisionit që përpiloi dokumentin në fjalë, mban pllakatën e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut --UN Photo (1949) Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ndjejnë veten se janë pjesë e pandarë e shoqërisë shqiptare dhe se të pakën tani 30-vjet pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës, të gëzojnë të drejta të barabarta, dinjitet dhe liri të plotë për veten dhe për familjet e tyre, në krahasim me të tjerët, ashtu siç bëhet thirrje në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Trajtimi dhe ndriçimi i këtyre krimeve ndaj këtyre viktimave dhe i shkeljeve të drejtave të njeriut do të çonte drejtë një shoqërie më të hapur dhe më normale, në pajtim me vetveten dhe me të tjerët. Mos trajtimi dhe mos zbardhja e kësaj historie tragjike gjysmë shekullore për shoqërinë shqiptare vazhdon ta mbajë atë në një ngërç konfliktesh politike dhe ekonomike deri në ditët e sotme. Është e nevojshme që trajtimi i krimeve të regjimit komunist dhe krimet kundër shqiptarëve në trojet e veta në përgjithësi -- nga pikëpamja e shkeljes së të drejtave bazë të njeriut -- të konsiderohet brënda kontekstit të këtyre parimeve dhe të drejtave universale të Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut. Një gjë e tillë do t’i shërbente jo vetëm të vërtetës historike, por edhe lartësimit të nderit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Le të jetë ky një angazhim nga të gjithë pa dallim — në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Sepse, siç është shprehur edhe Eleanor Roosvelt, “Në fund të fundit, ku fillon zbatimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut? Në vende të vogla dhe në hapësirën ku jetojmë, e të cilat mund të jenë aq të vogla sa që nuk mund të dallohen as në ndonjë hartë të botës. Në qoftë se këto të drejta nuk kanë ndonjë domethënie dhe rëndësi atje ku jetojmë, atëherë ato nuk kanë rëndësi askund tjetër. Pa një angazhim të përbashkët të qytetarëve, në mbështetje dhe në mbrojtje të këtyre të drejtave njerëzore aty në rrethin ku jetojnë ata, atëherë presim më kot që këto të drejta universale të njeriut të zbatohen në botën më të gjerë”, ka theksuar Eleanor Roosevelt. E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

15


KULTURË

Letërsia

Mënyra më e mirë për të kuptuar veten tonë Një burrë që flet me një kafkë. Një monolog për vetëvrasjen, në kufirin poroz midis mendjes dhe çmendurisë. Një vajzë që po mbytet në një përrua, e pikëlluar për babain e saj. Nëse David Lynch do të kishte bërë “Twin Peaks”-in 400 vjet më parë, ai mund të kishte dalë me diçka të ngjashme. Por, ky ishte Uilliam Shekspiri. Në vitin 1596, i biri i tij Hamnet vdiq në moshën 11-vjeçare dhe pesë vjet më vonë, teksa dramaturgu po përfundonte Hamletin e tij tragjik, babai i Shekspirit pësoi një sëmundje serioze. Ai do të vdiste në shtator 1601. Profesori i Harvardit Stephen Greenblatt shkruan: “Diçka duhet të ketë ndodhur tek Shekspiri, diçka që ka nxitur këtë shpërthim linguistik. Siç e kanë kuptuar instiktivisht prej kohësh audiencat dhe lexuesit, dhimbja e fortë e provokuar nga vdekja e një njeriu të dashur, qëndron në zemër të tragjedisë së Shekspirit”. Vdekja e të birit dhe pritja e vdekjes së të atit, mund të ketë shkaktuar “një shqetësim psikik që ndihmon për të shpjeguar fuqinë shpërthyese të Hamletit. Ajo që shihet si një prej veprave më të mëdha të letërsisë, mund ta ketë

16

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

patur origjinën tek vuajtjet e forta emocionale”. Poçja në të cilën u krijua Hamleti mund të ndihmojë që të shpjegojmë pse tragjedia vazhdon të flasë me audiencat në mbarë botën, prej katër shekujsh. Hamleti është “shfaqja që ilustron kuptimin e thellë të të psikikës njerëzore nga ana e Shekspirit, përzierjen e njëkohshme të gjenialitetit dhe vetë-sabotimit, aftësisë tonë për dashuri dhe urrejtje, kreativitet dhe shkatërrim”, pohon poetja, romancierja dhe kritikja amerikane, Elizabeth Rosner. Sipas autorit dhe kritikut nga Mbretëria e Bashkuar, Adam Thorpe, është një histori që “ka ndikuar në mënyrën se si mendojmë për veten tonë dhe trazirën brenda saj. Ne hyjmë në brendësi të shpirtit të Hamletit, dhe dalim prej aty të mbushur me iluzione”. Hamleti zbulon se sa shumë historitë mund të na mësojnë për veten tonë. Siç ka thënë filozofi Noam Chomsky, “ne gjithmonë do të mësojmë më shumë për jetën dhe personalitetin njerëzor nga romanet sesa nga psikologjia shkencore”, diçka që kritiku dhe autori David Lodge e ka eksploruar. Në librin e tij “The Con-

Derisa disa tregime modelojnë ngjarjet politike dhe të tjerat rezonojnë mileniume pasi janë krijuar, plot të tjera ofrojnë qasje unike te natyra e njeriut, shkruan Fiona Macdonald

sciousness and the Novel” në vitin 2004, Lodge argumenton se “letërsia është një regjistrim i vetëdijes njerëzore, më i pasuri dhe më gjithëpërfshirësi që kemi… Romani është padyshim përpjekja më e suksesshme e njeriut për të përshkruar përvojën e qenieve njerëzore, që lëvizin përmes hapësirës dhe kohës”. Në një nivel, është aftësia për të spiunuar mendimet e njerëzve të tjerë që i jep letërsisë këtë pasqyrë. “Ne nuk e dimë se çfarë mendon dikush tjetër në çdo kohë – ndërgjegjja është një gjë shumë private – dhe ne pjesërisht shfrytëzojmë në letërsinë, në format e saj të ndryshme për të kompensuar fshehtësinë e nevojshme të jetës sonë të brendshme”, thotë Lodge. “Në thelb, arsyeja pse ne lexojmë tekstet letrare është se ata të japin përshtypjen, nëse janë të suksesshme, sikur na aftësojnë për të lexuar atë që mendojnë të tjerët. Ne e dimë se çfarë ndjejmë dhe çfarë mendojmë dhe çfarë shpresojmë apo kemi frikë, por ne nuk e dimë se si njerëzit e tjerë i përpunojnë këto ndjenja dhe vëzhgime”. (BBC)


KULTURË

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

17


KULTURË

Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Nju Jork

Festival i magjisë së ekranit të madh Për Koha Javore:

Ermira Babamusta Nju Jork Në Kaufman, u mbajt Ceremonia e Hapjes së Festivalit me Tapetin e Kuq si dhe Nata Gala e Ndarjes së Çmimeve, me prezantues Ermira Babamusta dhe Giorgio Kolaj. “Është shumë sfiduese dhe magjike njëkohësisht të organizosh një event siç është festivali jonë, International Filmmaker Festival of New York - IFFNY. Sfiduese për faktin se arrin të grumbullosh gjithë ato njerëz nga vende e kultura të ndryshme. Dhe, magjike po ashtu. Kur i bashkon tërë këto njerëz dhe arrin të ndërtosh relacione me artistë nga e mbarë bota, kjo më sjell satisfaksinim më të madh në fund të çdo edicioni,” tha Mrika Krasniqi, drejtoresha e festivalit IFFNY. “Të gjithë këto filmbërës: regjisorë, producentë, aktorë, etj, arrijnë të bëhen pjesë e familjes IFFNY. Shumica prej tyre na shkruajnë duke shprehur mirnjohjen e tyre për festivalin, disa po bëjnë enkas film për edicionin tjetër, disa po shkruajnë skenaret e tyre për ISC (International Screenwriting Competition), disa të tjerë e ofrojnë veten e tyre për t’i shërbyer festivalit, e disa na informojnë për sukseset e tyre nëpër festivale të tjera. Kështu vazhdon relacioni, dhe bashkë me ekipën time e gjejmë veten duke bërë përgaditje e plane për edicionin tjetër. Në këtë mënyrë kemi arritur të ndërtojmë festivalin tonë dhe emrin IFFNY t’a dërgojmë pothuajse në çdo cep të globit ku filmi adhurohet,” shtoi Mrika

18

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Krasniqi. Në edicionin e 7-të të IFFNY kishte rreth 500 aplikime, prej të cilëve 40 filma u përzgjodhën në garën zyrtare dhe programin special, me filma nga Izraeli, Franca, Shqipëria, Kosova, Brazili, Maqedonia, Argjentina, Spanja, Norvegjia, Japonia, India, Anglia, Amerika, Katari, Belgjika, Çekia, Italia, dhe Hollanda. Juria përbëhej nga: Ibër Deari (Selektor i Festivalit, Maqedoni), Jotti Ejlli (Kryetar Jurie, Shqipëri), John Blenn (Nju Jork), Margherita Peluso (Itali) dhe Kendrick Merdani (Nju Jork). Gjatë mbrëmjes të së martës u shpallën 8 çmime nga Juria, dhe 8 nga Festivali. Në krye të filmave më të mirë u nominuan: “The Kiss” nga Murilo Benicio; “Unwanted” nga Edon Rizvanolli dhe “One Bedroom” nga Darien Sills-Evans. Fituesi i filmit më të mirë u zgjodh “The Kiss” nga Murilo Benicio, të cilët fituan edhe nominimin për aktori më i mirë për Lazaro Ramos, nominimin për produksioni më i mirë, dhe fitues të “Outstanding Achievement in Acting” për aktorin Lazaro Ramos. Korpusi diplomatik nga Konsullata e Brazilit, në përfaqësim të Ambasadorit Enio Cordeiro, ishin të pranishëm në netët e hapjes dhe çmimeve të festivalit, si dhe të ftuar nderi nga ekipi Brazilian i filmit “The Kiss”, producenti Roberto Monteiro dhe aktorja e njohur Débora Falabella. “Ishim shumë të lumtur kur morëm lajmin për festivalin, si Festivali dhe Nju Jorku janë madhështor. Ndjehemi shumë të nderuar për ftesën. Kur bën një film të parë si regjisor, nuk e din akoma si publiku i mirëpret idetë e tua. Kur përzgjidhesh nga një festival si IFFNY, është gati si çmim në vete. Është shumë e rëndësishme për konfidencën e regjisorëve fillestarë, që të vazhdojnë të

tregojnë histori,” tha regjisori Murilo Benicio në intervistën për revistën NY Elite. Fituesit e Dokumentarit më të mirë me regji të shkurtër “Parivara”, regjisorët Alex Lora dhe Alex Kruz thanë se ia dedikojnë këtë çmim shtëpisë jetimore për fëmijët në Nepal, për të cilën bëj fjalë filmi dokumentar i tyre fitues. “Me këtë dokumentar donim të ndanim historitë e fëmijëve dhe për t’i sjellë ato në ekran në një mënyrë që të kenë impakt pozitiv tek të tjerët, dhe për të mësuar nga këto përvoja” tha regjisori Alex Lora. “Filmat që pamë po në të njëjtën kategori ishin ekselentë dhe jemi shumë mirënjohës që fituam çmimin e jurisë. Si fëmijët edhe ekipi janë shumë të gëzuar për çmimin,” u shpreh producenti dhe regjisori Alex Kruz. “Të jesh pjesë e një festivali të madh siç është IFFNY, për mua ishte një privilegj i madh dhe eksperiencë e veçantë! Festivali këtë vit ka qenë me një pamje shumë të veçantë, nga njerëzit dhe artistë të ndryshëm që erdhën aty… dhe u kuptua shumë qartë se për artistët nuk është shumë e rëndësishme se kush do fitojë trofen, por më e rëndësishmja për ata është lidhja me artistë të tjerë. Të gjithë në fund dalin të lumtur pasi bëjnë një numër të madh me njerëz të ndryshëm të filmave që do vazhdojnë të prodhojnë filma të tjerë në të ardhmen. Unë i uroj jetë të gjatë këtij festivali dhe jam shumë mirënjohës ndaj drjetoreshës Mrika Krasniqi që po arrin të mbaj këtë festival dhe t’i mbledhë artistët e gjithë botës në vendin më të bukur, vendin e ëndrrave NEW YORK… VIVA LA CINEMA,” u shpreh Ibër Deari, Selektori i Festivalit “International Filmmaker Festival of New York”. Për më shumë rreth edicionit të ar-


KULTURË dhshëm të festivalit mund të vizitoni www.iffny.com. Për të aplikuar për kompeticionin ndërkombëtar të skenareve mund të vizitoni www.nilproduction.net. Çmimet e festivalit të 7-të të filmit “IFFNY”: GRAND JURY PRIZES/Çmimet e Jurisë: -Best Feature Film/ Filmi më i mirë: “The Kiss” nga Murilo Benicio (Brazil) -Best Short Film / Filmi i shkurtër më i mirë: “Innocence” nga Miranda Jean & Michael Cicchetti (US) -Best Feature Documentary / Dokumentari më i mirë: “Operation Wedding” nga Anat Zalmanson Kuznetsov (Israel) -Best Short Documentary / Dokumentari i shkurtër më i mirë: “Parivara” nga Alex Lora & Alex Kruz (US) -Best Actress Award /Akotrja më e mirë: Adriana Matoshi në filmin “Unwanted” (Hollandë) -Best Actor Award / Aktori më i mirë: Darien Sills –Evans në filmin One Bedroom (US) -Production Award / Produksioni më i mirë

Më 29 maj 2018 përfundoi me sukses Festivali Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork (International Filmmaker Festival of New York – IFFNY), duke shpallur fituesit e jurisë dhe të festivalit. Organizuar nga Mrika Krasniqi dhe Nil Production, Festivali IFFNY u mbajt me 25-29 Maj te Kaufman Astoria Studios, një shtëpi historike dhe prestigjioze amerikane e filmave, e njohur si shtëpia e Paramount Studios, dhe për filmat bardhë e zi në vitet 20të

“A Year in Antarctica” nga Julia Martins (Brazil) Best Cinematography /Kinematografia më e mirë: “Cookie Heart” nga Charles Xiuzhi Dong (US) GRAND FESTIVAL PRIZE /ÇMIMI I FESTIVALIT: Outstanding Achievement in Acting/ Arritje të jashtëzakonshme në aktrim: Lazaro Ramos në filmin “The Kiss” (Brazil) FESTIVAL EXCELLENCE AWARDS/ ÇMIMET EKSELENCË TË FESTIVALIT: Breakthrough Performance Award: Devin Nelson në filmin “One Bedroom” (US) Honorable Mention/ Nderime: “10424” me regji nga Tatsuki Ima-

ji, për ekselencë në film të shkurtër (Japoni) “Rooftop Story” me regji nga Gazmend Nela, për ekselencë në film të gjatë (Kosovë) “Behind the Cove” me regji nga Keiko Yagi, për ekselencë në dokumentar të gjatë (Japoni) “Terraza 7” me regji nga Carlos Freire, për ekselencë në dokumentar të shkurtër (US) Best Screenplay Award / Skenari më i mirë: “Battle Fields” me regji dhe skenar nga Anouar H. Smaine (US) Creative Innovation in Filmmaking Award /Risi kreative në film: “Wood-Chuck” me regji nga Balaj Ragupathi (India) “Top Models are Deadly” me regji nga Larry Moore (US)

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

19


MOZAIK

Intervistë me këngëtaren e mirënjohur nga Tirana, Driselda Kanina

Jam rritur në një frymë muzikore

Driselda Kanina është një vajzë 33 vjeçe nga Tirana. Driselda është një këngëtare me një zë super magjik, e që të gjithë e duan për këtë. Që në moshë të vogël Ajo filloi të këndojë. Këngën e ka pasion familjar dhe që në fillimet e saj ka pasur mbështetje nga publiku K.Javore: Driselda, Ju jeni një këngëtare që publiku ju donë shumë ngaqë keni një zë shumë të veçantë... Sa të vështira i kishe fillimet e tua të muzikës? D.Kanina: Si tek ç’ do këngëtar- e fillimet e mija kanë qenë të vështira edhe pse unë kam kënduar që në moshë të vogël. Por dua të them se në familje jemi rritur me një frymë muzikore, sepse babai imë ka qenë këngëtar, e po ashtu edhe në rrethin tonë familjarë kemi pasur njerëz që janë marr me muzikën. Por do theksoja që, që në fillimet e mija të para jam mirëpritur nga publiku dhe gjërat më janë bërë më të lehta. Këtu dua të ceki se para dhjetë vitesh mora pjesë në një konkurs që u organizua nga një shkollë e cila quhet “ IEK AKMI”, dhe u dekorova me çmimin e parë. U ndjeva shumë me fat dhe shumë krenare. K.Javore: Po tani, ku has më shumë në vështirësi,. Një ndër to, a mendon se mund të jenë edhe konkurrenca? D.Kanina: Nuk është se shoh ndonjë vështirësi, pasi çdo njeri ka fatin e vet dhe është i veçantë me stilin e vet, dhe pse në të vërtetë ka një dyndje këngëtarësh dhe tregu është i mbi populluar.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

K.Javore: Këngët e tua të deritanishme kanë shpreh frymë dashurie.. Mendon se do vazhdosh po me të njëjtën tematikë? D.Kanina: Mendoj se dashuria është një nga motivet që jeta s’do kishte kuptim pa të, dhe ndër vite i ka rezistuar dhe i reziston kohës. Por nuk them se nuk do bëj prova edhe me tema të tjera, me kënaqësi. K.Javore: Dukesh shumë elegante në skenë.. Sa përkujdesesh për trupin tënd, bën stërvitje? D.Kanina: Për sa i përket përkujdesjes nuk është se i kushtoj shumë rëndësi, thjeshtë mundohem të mbaj një standard të caktuar. K.Javore: Me çfarë merreni me diçka dytësore, e që ne nuk jemi në dijeni ? D.Kanina: Profesioni im i dytë është parukeria për të cilën kam studiuar në Greqi, por për momentin nuk është se e ushtroj si profesion, ndoshta në një të ardhme pse jo. K.Javore: Si mund t’ a përshkruash Driseldën me pak fjalë, për ata të cilët nuk ju njohin shumë? D.Kanina: Nuk dua të bëhem modeste më shumë seç duhet, por

do t’ a përshkruaja si një vajzë me zemër të madhe dhe me besim tek i madhi Zot. K.Javore: Sa të pëlqejnë bashkëpunimet ? D.Kanina: Nuk them se nuk më pëlqejnë bashkëpunimet, por duke qenë në lëvizje gjithë kohës nuk kam gjetur mundësinë për tu akorduar me dikë tjetër. Po do kisha shumë dëshirë të realizoja edhe një bashkëpunim tjetër, ngaqë me bashkëpunim kam filluar karrierën time. K.Javore: Një mesazh për të gjithë lexuesit e Kohës Javore, po ashtu për të gjithë ata të cilët ju duan Ju dhe muzikën tuaj ? D.Kanina: Do doja të përshëndesja shqiptarët e të gjitha trojeve që kanë mirëpritur muzikën time dhe zërin tim, mikpritja që më kanë bërë në vende të ndryshme si: Amerikë, Austri, Greqi, Shqipëri, Maqedoni e të tjera vende, nuk mund që ta harroj. Po ashtu edhe ju si staf ju përshëndes, e po ashtu edhe lexuesit e gazetës suaj. Zoti i bekoftë shqiptarët ku do që janë !

Intervistoi: Shtjefën Ujkaj


MOZAIK

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

21


PANORAMË “Catch-22” është miniseria e ardhshme që do ta kthejë në ekranet televizive historinë e Luftës së Dytë Botërore. Aktori me nam, George Clooney është vënë në krye të treshes që po e bën regjinë e miniserisë për të cilën ende nuk janë bërë publike detajet. Mes ushtarakëve që janë rreshtuar përkrah forcave amerikane, në këtë projekt është edhe një i ri nga Kosova. Vegim Thaqi (35) – i cili jeton në ishullin italian qysh prej vitit 2005, e që pasion fort të madh e ka aktrimin, është në mesin e tyre.

Kosovari – oficer në serialin e George Clooney

22

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018


FOTOGRAFIA E JAVËS

ARBEN GJURASHAJ FLUTURIMI NGA BRATILA

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

23


KULTURË

Mbi librin “Rrëfime dhe fjalë të urta plavjane nga dorëshkrimet e Rizah-Riza Pejçinoviqit”, të për

Dorëshkrime për njohjen kulturore dhe shpirtëror Duke jetuar i qetë dhe modest në Plavë, Rizah-Riza Pejçinoviq ka dëgjuar dhe mbajtur në mend anekdotat, traditat, legjendat, proverbat, këngët dhe mençuritë tjera popullore dhe si rrëfyes mjaft i talentuar me shpirtin e tij bujar ka fisnikëruar dhe përcjellë më tej. Edhe pse në moshë bukur të shtyrë, diç nga ato i ka shënuar në fletoret e veta pa kurrfarë interesi, por vetëm me qëllim të caktuar - të lexohen dhe brez pas brezi të përcillen më tej

Shaban Hasangjekaj “Babai më ka lutur që t’i lexoj dorëshkrimet e mikut të tij Rizah-Riza Pejçinoviq dhe nëse është e mundur në formë libri t’i përgatis për shtyp. Tri fletore të shkruara me dorë kanë qenë në gjendje mjaft të keqe. Ato kanë qarkulluar nëpër Plavë dhe rrethinën e saj prej dorës në dorë, prej njeriut te njeriu tjetër. Janë mbushur me pluhur, fletët e tyre janë zverdhur, shkronjat zbehur, dhe kur kanë arritur tek unë, janë dukur si ndonjë material i shkruar i nxjerrë nga vendbanimi arkeologjik, të cilit shumë pjesë i kanë humbur. Megjithatë, përpjekja dhe mundi është paguar. Edhe pse me vështirësi, kam lexuar nga fletoret shënimet me dorëshkrim të veçantë të Riza Pejçinoviqit, në formën burimore kam njohur arkitekturën popullore, doket, adetet dhe margaritarët e krijimtarisë shpirtërore të gjeniut popullor, shumë persona autentikë dhe ngjarje vërtet interesante, tërheqëse e mahnitëse. Duke iu falënderuar dorëshkrimeve të mikut të babait tim, kam vajtur në

24

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

rrugëtim prej bjeshkës Qafa e Diellit deri në afërsi të fshatit Vermosh në Shqipëri. Kam shëtitur bjeshkëve, kam takuar vjelëse të boronicave dhe kam dëgjuar këngët e tyre jehuese, kam kaluar nëpër rrugë të vjetra karvanike, kam qëndruar në lugina të lumenjve, kam ngarendur maleve të larta të thepisura me vështirësi të përballuara, me shungullimë kam përshkuar Liqenin e Vilinjit e frikësuar nga zanat e tij, kam dëgjuar rrëfenjëzat e barinjve në stallat malore në idilën dimërore, jam futur në tbane, kam pirë tamël (qumësht) nga kopajat (enë prej druri), jam luhatur në lulashka, kam njohur shumë njerëz, kam përjetuar fatet e tyre, kam shkuar argat, kam qenë pjesëtare e kuvendeve, mbledhjeve e tubimeve, e në veçanti kam dëgjuar rrëfime të shumta popullore dhe kam mësuar shumë fjalë të bukura e joshëse të lëna pas dore të të folmes plavjane. Falë të gjitha këtyre të dhënave, kam pasur nderin dhe kënaqësinë që të përgatis për shtyp shënimet nga fletoret në dorëshkrim të krijuesit dhe kontribuesit të veçantë të letërsisë popullore, Rizah-Riza Pejçinoviq”, është shprehur në parathënien e librit “Rrëfime dhe fjalë të urta plavjane nga dorëshkrimet e Rizah-Riza Pejçinoviqit” (Plavske priče i poslovice iz rukopisa Rizaha-Riza Pejčinovića), publicistja dhe mësimdhënësja e Shkollës Fillore “25 Maji” në Rozha-

jë, Sanella Adroviq, e bija e autorit të shumë librave monografike kushtuar ruajtjes dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të komunave: Plavë, Guci dhe Rozhajë, mr. Halil R. Markishiq. Librin në fjalë, redaktore e të cilit është prof. Llejlla Orçusha, lektore prof. Nerkesa Kurpejoviq, radhitës kompjuterik prof. Osman Kurpejoviq, dizajnues i kopertinave Seid Kurpejoviq, e botoi Shtëpia Botuese “Priroda i bashtina” në Rozhajë, në vitin 2018. Është shtypur në Shtypshkronjë SaTCIP në Vrnjaçka Banja dhe përbëhet prej 131 faqesh. Nxjerrë nga fletoret e dorëshkrimeve të Rizah-Riza Pejçinoviqit, Sanella Adroviq ka përfshirë, radhitur dhe sistemuar 122 rrëfime të cilat ai i ka dëgjuar dhe shënuar në tbanishte të bjeshkëve dhe në vendbanime të Komunës së atëhershme të Plavës, siç vijon: në tbanishte të bjeshkës Qafa e Diellit ka shënuar 5 rrëfime; në ato të bjeshkës Hrid, 2 rrëfime; në fshatin Meteh, 2 rrëfime; në Jara të Poshtme 3; Jara të Epërme 6; Babino Pole 7; Prnjavor 38; Skiq 5; Plavë 9; Mallo Sello 1; Bogajiq 22; Hot 5; Gjuriq 1; Zavrsh 2; Vojno Sellë 5; Krushevë 1 dhe Dola 2. Sanella Adroviq në libër po ashtu ka përfshirë dhe sistemuar sipas alfabetit të latinicës 202 fjalë të urta të cilat autori Pejçinoviq i ka dëgjuar dhe shënuar nga persona të ndryshëm.


KULTURË

rgatitur nga Sanella Adroviq

n e trashëgimisë re të Plavës me rrethinë Lëndën e përfshirë në libër, përgatitësja dhe përpunuesja e tij, Sanella Adroviq, e fillon me hyrjen e impresioneve dhe mbresave të autorit të dorëshkrimeve, Riza Pjeçinoviq, i cili që në fillim në mënyrë admiruese shprehet: “I shkruaj këto rrëfime dhe fjalë të urta me shpresë që një ditë do t’i lexojë nipi im. Çdo fjalë në dorëshkrimet e mia atij i është përkushtuar”, për të vazhduar pastaj me të dhënat: “Kjo është pjesa e dytë e fletores sime, por ende nuk jam i sigurt se ajo mund të quhet libër, në të cilën kam përshkruar rrugëtimin tim prej Qafës së Diellit, bjeshkës e cila gjendet 15 km në verilindje të Plavës e gjithnjë deri në Vermosh, luginë kjo e cila gjendet 6 km në jugperëndim të Gucisë, Shqipëri. Kam ngarendur prej fshatit në fshat, prej shtëpisë në shtëpi duke i përkujtuar njerëzit të cilët në ato fshatra kanë jetuar dhe ngjarjet të cilat kanë ndodhur. Ato i kam shënuar ashtu siç i kam dëgjuar dhe siç më kujtohen. Është e mundur që ndonjë prej ngjarjeve të ketë ndodhur ndryshe dhe

dikujt ndryshe i kujtohet, sepse për të njëjtën ngjarje as dy njerëz dëshmitarë nuk do të rrëfejnë njëjtë”, thotë ai, dhe në vazhdim thekson: “Mbi historinë e Plavës dhe Gucisë, mbi ngjarjet të cilat kanë qenë të rëndësishme për këtë anë, mbi plavjanët dhe gucjanët e famshëm dhe mbi veprat e tyre me të cilat e kanë futur borxh popullin e vet, kanë shkruar studiuesit dhe shkrimtarët nga kjo anë dhe shumë të tjerë, të cilët nuk e kanë njohur, por e kanë dashur. Të gjithë ata bukur dhe detajisht kanë shkruar. Unë, me këtë pjesë të dytë të fletores i kam shënuar këto që po përfshihen në libër, ndërsa pjesën e parë, nëse Zoti më mundëson do të përfshijë në libër pas pjesës së dytë (tek unë, sikur çdo gjë shkon mbrapsht, por çka të bëj) pa kurrfarë qëllimi që dikë ta preki. Kam mbledhur edhe fjalë të urta të cilat plavjanët e mençur i kanë lënë trashëgim. Shumë fletë me fjalë të urta kanë humbur, e unë të gjitha nuk kam mundur t’i kujtoj, i kam shënuar të gjitha ato të cilat sipas mendimit tim janë me vlerë dhe të rëndësishme për popullin tim: martesa, kanagjeqe, kremtimi i Bajramit, Ramazanit, Ali Gjumit dhe Shën Gjergjit, qethja e deleve, mobat, si dikur janë ndërtuar shtëpitë dhe shumëçka të tjera. Kur e gjithë kjo të rregullohet, gjithsesi libri do të botohet. Në fund sinqerisht i falënderohem prof. Sanella Adroviqit, e cila ka pasur durim t’i lexojë shënimet e mia të shkruara me dorë, t’ia përshtasë drejtshkrimit në fuqi dhe t’i përgatisë në formë të librit për shtyp. Edhe pse nuk e kam njohur kur kam lexuar atë që ajo në fillim të këtij libri ka

shkruar dhe çfarë përpjekje ka bërë, kam qenë i sigurt se ajo është bija e mikut tim të nderuar dhe respektuar, Halil Markishiq.”. Përndryshe, libri është përmbledhje e vogël e anekdotave, shënimeve, rrëfenjëzave, fjalëve të urta dhe legjendave nga Plava me rrethinë të cilat i ka shënuar Rizah-Riza Pejçinoviq nga Përnjavori i Plavës. Ky plavjan ka bërë përpjekje të shënojë atë që vërtet ka ndodhur dhe mu ashtu si ka ndodhur, atë që flitet dhe siç flitet në popull. Edhe pse në përmbledhje dominojnë rrëfime mahnitëse, ai ka pasur kujdes që ndokënd mos ta ofendojë, edhe pse mahinë gjithnjë e ka pasur në shpirt. Me zë të çiltër është shprehur: “Mahia është dhuratë e Zotit”. Nga e gjithë kjo mendon dhe shpreson ai për të gjithë miqtë dhe lexuesit qëllimmirë se ky libër përmbledhës i dorëshkrimeve të tij do të kuptohet dhe vlerësohet si një kontribut mjaft modest i njohjes së trashëgimisë kulturore dhe i traditës shpirtërore të kësaj ane dhe synim i sinqertë që ajo të ruhet. Duke jetuar i qetë dhe modest në Plavë, Rizah-Riza Pejçinoviq ka dëgjuar dhe mbajtur në mend anekdotat, traditat, legjendat, proverbat, këngët dhe mençuritë tjera popullore dhe si rrëfyes mjaft i talentuar me shpirtin e tij bujar ka fisnikëruar dhe përcjellë më tej. Edhe pse në moshë bukur të shtyrë, diç nga ato i ka shënuar në fletoret e veta pa kurrfarë interesi, por vetëm me qëllim të caktuar, të lexohen dhe brez pas brezi të përcillen më tej. Vetëm një pjesë e shënimeve i është kthyer, kurse pjesa më e madhe në të cilat para së gjithash është poezia, edhe më tutje rrugëton dorë më dorë, prej shtëpie në shtëpi, prej fshatit në fshat. E ndoshta edhe ato një ditë do të mbërrijnë në duar të tij. Nëse ajo ndodh, në afatin më të shkurtër do të sublimohen në libër. E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

25


MOZAIK

Deputeti Fatmir Hasani kërkon të flasë shqip në Parlamentin e Serbisë Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin Popullor të Serbisë, Fatmir Hasani, për Agjencinë beogradase të lajmeve “Beta”, të mërkurën e 27 qershorit, është deklaruar se votoi kundër ligjeve për këshillat kombëtare të pakicave, me që sipas tij, nuk janë respektuar ndryshimet e përbashkëta të pakicave kombëtare. Deputeti Hasani, paralajmëroi se është duke u përgatit që para ligjvënësve të Republikës së Serbisë, ta paraqitet në gjuhën shqipe, ngase ligji i ri mbi pakicat kombëtare, i’a mundëson një gjë të tillë. Deputeti Hasani, i thotë “Beta”-as, se nga java e ardhshme, pret që sekretariati i kuvendit të sigurojë një përkthyes, ku paraqitjet e tij në kuvend, do të jenë më të shpeshta. “Do të jetë shumë më mirë, sepse unë sinqerisht për një paraqitje në kuvend në gjuhën serbe, duhet të

26

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

përgatitem dy herë më shumë, me që nuk është njëjtë si në gjuhën amtare. Deri më tani, unë së pari kam shkruar fjalimin në letër dhe shpeshherë nuk kam mundur t’a marrë fjalën për çështje të caktuara pa u përgatitë, përveç disa pyetjeve të shkurta “, thekson Hasani. Ai, deklaroi se, pavarësisht që ligjet e reja sjellin disa të mira, ai në parim nuk i ka votuar ato, sepse partia e tij, Partia për Veprim Demokratik, nuk e mbështet shumicën parlamentare, nga fundi i vitit të kaluar, pasi që “për një vit të plotë, Qeveria serbe nuk ka treguar progres në përmbushjen e kërkesave të shqiptare, të cilat u vlerësuan si të pranueshëm nga zyrtarët serbë” – tha Hasani. Deputeti Hasani, ka shtuar se, ai, nuk ka votuar për ligjet e këshillave kombëtare dhe pakicave kombëtare, sepse nuk i kishin marrë në konsider-

atë kërkesat e tij për rritjen e buxhetit për këshillat kombëtare, dhe që zyrtarët partiak, mund në të njëjtën kohë të jenë edhe funksioner në këshillat kombëtare. “Kundërshtimi kryesor është se ligjet në praktikë janë shumë të vështirë për t’u zbatuar, por mbi të gjitha nuk është pranuar kërkesa ime, që në letërnjoftim dhe pasaportë, emrat dhe mbiemrat e qytetarëve të pakicave kombëtare, të shkruhen në dy gjuhë; ketë rast shqip-serbisht”, ka thënë Hasani. Deputeti Fatmir Hasani, ka votuar kundër ligjeve për pakicat kombëtare, që ka zgjuar një interesim shtesë të mediave nga Beogradi, sepse, sipas tyre, shqiptarët nuk po pajtohen me ligjet e Serbisë, shkruan Agjencia e Lajmeve “Beta”. Sevdail Hyseni


MOZAIK

Një shtetas i Malit të Zi akuzohet për krime lufte në Kosovë Në Gjykatën e lartë të Podgoricës vazhdoi procesi gjyqësor ndaj shtetasit malazez , Vlado Zmajeviq i akuzuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Zmajeviq, sipas aktakuzës së prokurorit special, akuzohet se më 30 mars të vitit 1999, si vullnetar i Ushtrisë Jugosllave, në rajonin e Gjilanit ka vrarë bariun Imer Kadriun i cili ishte duke kullotur dhentë si dhe vrau dy vëllezërit nga Zhegra Milaim dhe Qazim Haziri dhe gruan e Qazimit, Qamilen. Në seancën e fundit, me video skajp, dëshmoi bashkëluftëtari nga qytetit i Zrenjaninit në Serbi, Damir Noviç, i cili e akuzoi rëndë Vlado Zmajeviqin për krime lufte ndaj civilëve.

Ai tha se si ushtarë vullnetar, pas ndjekjes së një fëmije shqiptar arritëm në oborrin e një shtëpie private në fshatin Zhegër, ku Zmajeviq vrau pa paralajmërim dy burra dhe gruan e njërit prej tyre. “Pasi i vrau dy burrat e hodhi gruan në dysheme dhe me thikë e goditi disa herë në ball”, tha dëshmitari Noviç. Më tej dëshmitari tha se “aty ishte edhe një djalë i vogël, të cilit me shikim dhe me gjeste i sinjalizova që të largohej dhe ai u largu nga dritarja”, tha ai. Dëshmitari Noviç e cilësoi Zmajeviqin si person jonormal, i cili tentoj ti vras fëmijët e mitur dhe disa herë mu kërcënua edhe mua. Pas vrasjes, ai me të njëjtën thikë, e cila ishte e përgjakur me gjakun e viktimave e

lëpiu atë duke thënë se “ është i ëmbël gjaku i Shiptarit”, tha dëshmitari Noviç. Zmajeviq nuk e pranoj aktakuzën duke refuzuar ti përgjigjet prokurorit special, Lidija Vikçeviq. Zmajeviq u arrestua në gusht të vitit 2016 në qytetin e Nikshiqin afër kryeqytetit Podgoricës dhe fillimisht u akuzua edhe për vrasjen e tre personave tjerë nga Gjilani, Ukshin Ukshini, Xhevahit Ukshini dhe Shyqeri Tahiri. Edhe këto vrasje ishin ngarkuar me urdhër për hetim, por nuk janë futur në aktakuzë sepse mungonin provat e mjaftueshme. Gjyqi ndaj të akuzuarit Zmajeviq do të vazhdojë me 17 shtator. a.s.

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

27


MOZAIK

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasjes së Lirë të Informacioneve organizoi ligjëratë trajnimi për gazetarët

Mediat të mos shkelin të drejtën e privatësisë Podgoricë – Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasjes së Lirë të Informacioneve, ka organizuar javën e kaluar një ligjëratë trajnimi për gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave me temën: “Raportimi për kategoritë e veçanta të të dhënave personale dhe të miturve në media”. Në këtë aktivitet i pranishëm ka qenë dhe drejtori i kësaj agjencie Z. Muhamed Gjokaj. Mbi këtë tematikë ka ligjëruar, Zj. Mirjana Volkov, Shefe e Sektorit për Lëndë dhe Ankesa, e cila ka thënë se kjo ligjëratë ka një rëndësi të veçantë pasi siç tha, këto janë tematika të cilat duhet të jenë të përpunuara edhe brenda shtëpive mediatike, në kuptimin e vlerësimit të rrezikut për publikimin e informacioneve të caktuara që kanë të bëjnë me privatësinë, përkatësisht me mbrojtjen e të dhënave personale të individëve. “Ne si agjenci këtë herë e vendosëm theksin në kategori të veçantë të të dhënave personale dhe të dhënave për të miturit të cilat publikohen në media. Kategori e veçantë e të dhënave personale janë të ashtuquajtuarat të dhëna personale të ndjeshme, të cilat kërkojnë shkallë më të gjerë mbrojtjeje në raport me të dhënat e tjera personale, pikërisht për arsye se me publikimin e tyre në një masë të madhe rrezikohet privatësia e individëve, përkatësisht e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale. Ligji për mbrojtje e të dhënave, definon se cila është kjo kategori e veçantë e të dhënave per-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

sonale dhe tregon se ato janë të dhëna të cilat konsistojnë në origjinë race ose etnie, orientim politik, antarësim në organizata sindikale, të dhënat që janë të lidhur me gjendjen e shëndetit ose me jetën seksuale dhe besimin e tyre fetar dhe filozofik”, theksoi Volkov. Ajo më tutje sqaroi se këto janë ato kategori të veçanta për të cilat kërkohet një vëmendje e veçantë, pavarësisht se gazetaria është e orientuar drejt sensacionalizmit. “Kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet të miturve, para së gjithash për shkak të moshës së tyre, sepse këta persona nuk janë të aftë të përfundojnë çështje ligjore dhe nuk janë të aftë të japin pëlqimin për përpunimin e të dhënave të caktuara personale. Një pëlqim i tillë në bazë të Nenit 10 të Ligjit tonë, fitohet me anë të prindërve, përkatësisht kujdestarit të personit të caktuar. Prandaj, vëmëndja e veçantë duhet të fokusohet në rastet kur publikohen informacione për fëmijët, në veçanti në raste kur fëmijët janë viktima e rasteve të caktuara si në raste dhune, keqpërdorimi, etj”, u shpreh Volkov. Ajo theksoi se Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasjes së Lirë të Informacioneve apelon tek të gjitha mediat në Mal të Zi si të shkruara ashtu dhe ato elektronike që në rastet e raportimit, të kenë kujdes për qëllimin e të dhënave personale të cilat publikohen, që të zbatojnë të ashtuquajturat teste të dëmtimit për publikimin e informacioneve të caktuara, përkatësisht që para se një informacion ose fotografi

të publikohet, të vlerësohet se cilat pasoja mund të ketë për privatësinë dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të personit të caktuar, me theks të veçantë në të drejtat e të miturve, përkatësisht në të drejtën e mbrojtjes së interesave të fëmijëve dhe që çdo gjë që të publikohet dhe që ka të bëjë me të miturit, të jetë në interesin e tyre më të mirë, në mënyrë që të afirmohen shkathtësitë dhe talenti i tyre, dhe që fëmija të mos jenë në faqet kryesore në situatat kur ata janë kryesisht viktima të veprave penale ose të ndonjë rasti tjetër fatkeq familjar”, tha Volkov. Ajo shtoi se kjo Agjenci është e hapur për të gjithë përfaqësuesit e mediave që të organizojë trajnime dhe të ofrojë gjithë ndihmën profesionale në kuptimin e dhënies së kontributit në aspektin e vlerësimit adekuat kur kryhen publikime të informacioneve të caktuara. “Mediat duhet të udhëheqin ato politikat e mbrojtjes së të dhënave personale brenda vet institucionit. Mediat kërkojnë informacione, merren me gazetari investigative dhe kjo është diçka që është legjitime, por prapseprap çdo gjë ka një masë dhe një limit të caktuar. Kur është në pyetje veprimtaria e kësaj agjencie, kemi pasur raste kur na janë drejtuar persona të cilëve në tekste të mediave të caktuara u janë publikuar të dhënat ose fotografia e tyre. Qëndrimi i kësaj agjencie është se në bazë të Ligjit për medie është definuar që përmbajtjet programore në aspektin e këtij ligji, të gjitha informacionet si: lajme, njoftime, opinione, punë au-


MOZAIK

toriale etj, të cilat publikohen nëpërmjet mjeteve të informimit me synim informimin dhe përmbushjen e nevojave kulturore, arsimore, etj dhe në lidhje me këtë, këshilli vlerëson se përmbajtja programore nuk konsiderohet si grumbullim i të dhënave personale në kuptimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe se informacioni i cili është publikuar në medie trajtohet si pjesë e përmbajtjes programore, çfarë do të thotë se individi të dhënat e të cilit janë publikuar në media, të cilat kanë të bëjnë me sferën e privatësisë, gjegjësisht të dhënave personale, ka të drejtë që të ngre padi kundër mediumit të caktuar dhe në këtë mënyrë

të kërkojë përmbushjen e të drejtës së tij në mbrojtje të të dhënave personale”, ka thënë ndër të tjera Volkov. Kur bëhet fjalë për sistemin GDPR ( Rregollorja e Përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave personale e cila zbatohet në Unionin Evropian), meqenëse Mali i Zi aspiron të bëhet anëtare e BE-së, kjo agjenci ka si synim që ligjin që ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale ta harmonizojë me atë të Bashkimit Evropian. Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasjes së Lirë të Informacioneve është formuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje të informacionit personal, si organ i pavarur,

nga viti 2009, me emërim të organeve të Agjencisë (këshillit të drejtorëve), me plotësimin e kushteve organizative dhe teknike të punës, me miratimin e akteve nënligjore, etj. Agjencia ka statusin e personit juridik me kompetenca publike. Kompetenca bazë e Agjencisë është që të siguroj rol adekuat mbikëqyrës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të qasjes së lirë në informacione në përputhje me Ligjin, parimet dhe standardet të cilat ju përmbahen Marrëveshjeve Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe të Lirive Bazë dhe në përgjithësi Rregullave të pranueshme t. u. të të Drejtës Ndërkombëtare. E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

29


RAJON

Institucionet e Maqedonisë pas Marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit

Sprovë e re për zgjidhjen e ngërçit politik

Njohësit e çështjeve juridike thonë se presidenti si në rastin e Marrëveshjes me emrin me Greqinë, ashtu edhe me Ligjin për gjuhën shqipe, që po ashtu nuk është dekretuar, bën shkelje të Kushtetutës dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi Kuvendi i Maqedonisë javën e ardhshme sërish do të votojë Marrëveshjen për emrin me Greqinë, pasi presidenti i këtij vendi Gjorgje Ivanov refuzoi ta dekretojë ligjin që u miratua me shumicë votash, më 20 qershor, me arsyetimin se marrëveshja që parasheh ndryshimin e emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut” është antikushtetues. Duke marrë parasysh refuzimin e parë, partitë në pushtet nuk e përjashtojnë mundësinë që presidenti ta refuzojë edhe votimin e dytë, andaj po shqyrtojnë mundësinë juridike që ligjin ta fuqizojnë apo ta shpallin në Gazetën Zyrtare, pa nënshkrimin e presidentit. Njohësit e çështjeve juridike thonë se presidenti si në rastin e Marrëveshjes me emrin me Greqinë, ashtu edhe me Ligjin për gjuhën shqipe, që po ashtu nuk është dekretuar, bën shkelje të Kushtetutës dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. “Presidenti nuk e ka një të drejtë të tillë, si të drejtë absolute. Ai ka të drejtë që një ligj të cilin e miraton Kuvendi, në votimin e parë të mos e dekretojë, por pas votimit të dytë, ai është i obliguar të fuqizojë ligjin. Nëse këtë nuk e bën, atëherë ai duhet të bartë përgjegjësi. Kushtetuta qartë i ka të përcaktuara të drejtat e pres-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

identit dhe nuk mbajnë pretendimet e disa intelektualëve maqedonë se gjoja presidenti ka të ‘drejtën e xhepit’, dhe kur të dojë mund t’i vë veto ligjeve. Me veprimet që bën presidenti manifeston të drejtën absolute, por një të drejtë të tillë nuk e ka. Nëse nuk e dekreton atëherë hapet një kaptinë e re, ajo e përgjegjësisë ndaj tij”, thotë Osman Kadriu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Marrëveshja për emrin, nga partitë në pushtet vlerësohet si një nga vendimet më të rëndësishme që nga pavarësia e Maqedonisë dhe Marrëveshja e Ohrit, por partia opozitare VMRO-DPMNE dhe presidenti i shtetit i zgjedhur në këtë post me votat e VMRO-së, thonë se Marrëveshja për emrin paraqet “kapitullim dhe tradhti kombëtare”, meqë sipas tyre, me të hiqet dorë nga identiteti dhe gjuha maqedonase. Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve politike thotë se pavarësisht rezervave që mund të ketë, kreu i shtetit duhet ta respektojë Kushtetutën, por duke marrë parasysh qëndrimet e betonuara të palëve, ai zgjidhjen e ngërçit e sheh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si mundësi për të shmangur bllokadat e presidentit. “Sikur të bëhej fjalë për njerëz të

kuptueshëm, ata do të uleshin dhe do të merreshin vesh. Por, me atë njeri më nuk është e mundur të ulesh, as të bisedosh, e as të përballen argumentet. Nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin e tij. Nuk mund të fillojë as ndonjë procedurë për përgjegjësinë e tij, për shkak të mungesës së numrave në Kuvend. Deklarata e kryeministrit, Zoran Zaev se mund të shkohet edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, mendoj se është opsioni më i mirë”. “Shumica e tanishme besoj se në këto zgjedhje do të fitonte shumicën, madje edhe dy të tretat dhe Kuvendi dhe më këtë zgjidhen edhe bllokadat që bën presidenti i shtetit. Përndryshe, Ivanov edhe pas miratimit të dytë në Kuvend të Marrëveshjes, ai nuk do të ndryshojë mendjen, pra sërish do të refuzojë ta dekretojë ligjin”, thotë Dujoski. Ismet Ramadani nga Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë thotë se nuk mbajnë pretendimet se gjoja me këtë marrëveshje rrezikohet identiteti maqedon. Sipas tij, Marrëveshja për emrin duhet të zbatohet, pasi përveç NATO-s, Maqedonia alternativë tjetër nuk ka. “Ka të papërgjegjshëm që fare nuk e kanë lexuar marrëveshjen dhe de-


RAJON

batojnë për të, duke thënë se e kemi humbur identitetin, e kemi humbur gjuhën, e kemi humbur shtetin... Nuk ka kuptim që të ndjellin aq pasiguri dhe të manipulojnë me emocionet e qytetarëve tanë. A ka alternativë tjerë? S’ka sepse nuk ka tjetër NATO. Prandaj duhet të bëjmë çmos që këtë Marrëveshje për emrin me Greqinë ta zbatojmë, pra të marrim

ftesën për anëtarësim dhe të vazhdojmë me përmbushjen e kushteve tjera duke filluar nga ratifikimi i saj në Kuvend, që më pas edhe të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s. Kjo është e mira jona”, thotë Ramadani. Maqedonia ftesën për anëtarësim në NATO e pret në samitin e aleancës më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, por pranimi i saj nuk do të bëhet pa

zbatimin e Marrëveshjes së emrit. Sa i përket Bashkimit Evropian, ajo ka marrë datë për çeljen e negociatave në qershor të vitit 2019, por me kusht që të përmbushë disa kritere, si luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të zbatojë reformat në gjyqësor dhe të zbatojë Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. (REL) E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

31


KULTURË

Në QKI Malësia u hap ekspozita personale e piktorit akademik nga Ulqini, Bilal Nikezi

Femra, motivi bazë i frymëzimit të punës së autorit

Tuz –Piktori akademik nga Ulqini, Bilal Nikezi ka hapur ekspozitën e tij personale në QKI “Malësia” në Tuz, në prani të një numri të konsiderueshëm të admiruesve të artit figurativ. Në emër të QKI “Malësia” ka përshëndetur Vahid Dresheviq, i cili theksoi se femra është motivi bazë nga ku piktori frymëzohet për punën e tij duke shtuar se opusin e pasur të Nikezit e përbëjnë vajrat dhe kolazhet por padyshim dhe mjeshtëria e tij e shprehur në piktura. Motivi erotik i femrës, deti dhe dielli – tha ai – janë temat më të shpeshta dhe më obsesive të këtij piktori. Këtë ekspozitë e ka shpallur të hapur, piktorja, Seida Belegoviq e cila e vlerësoi lart krijimtarinë artistike të piktorit të njohur Bilal Nikezi, duke theksuar se në kontekstin e shikimit të skenës artistike dhe bashkëkohore malazeze , krijimtaria e piktorit Nikezi përfaqëson një proces kreativ të qetë, autentik dhe të qëndrueshëm. “Kjo u takon artistëve të cilët inspirim-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

in dhe kënaqësinë e krijimtarisë e gjejnë në mjedisin të cilin i rrethon: mediterani, kalimera, janë ato të cilat në interpretimit e tij artistik fitojnë një kualitet të ri shpirtëror, estetik dhe artistik. Në shikim të parë si cikle të ndara tematike, punimet e Bilalit përfaqësojnë një qëndrim unik për jetën dhe natyrën. Nikezi njohuritë, talentin dhe mjeshtërinë e tij për pikturën ua transmeton gjeneratave të reja dhe derisa ai në qytetin e tij punon dhe krijon zellshëm, punimet e tij shkojnë në koleksione private anekënd botës”, tha ndër të tjera Belegoviq. Ndërkohë, autori i kësaj ekspozite, piktori Bilal Nikezi ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë ekspozitë. Para hapjes së kësaj ekspozite kanë ekzekutuar në flaute dhe kitarë, Llara Shqekiq dhe Millosh Paviqeviq, fitues të çmimit “Lira e Artë” në garat e muzikantëve të rinj në Herceg Novi. Ekspozita në fjalë ka qëndruar e hapur plot 7 ditë. t. u.

Bilal Nikezi ka lindur në qytetin e Ulqinit më 1955. Ka diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë në vitin 1978 në klasën e prof. R. Ferrit. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Malit të Zi që nga viti 1978. Ekspozitat Vetiake: 2014 – BUCHS – Galerie – L 33 2014 – LICHTENSHTEIN – Zvicër – Gelerie Hadorn 2011 – Tivat – Galeria “Buqa” 2011 – Berat – Galeria “Edwart Lear” 2008 – Podgoricë – Galeria “Most” 2005 – Graz – Austria – Galeria Rest “Olympia” 2005 – Graz Austria – Galeria “Kunstlerbund Graz” 2001 – Ulqin – Galeria – Kulla e Balshajve 1999 – Augsburg – Gjermani – Galerie – Schroder 1998 – Podgoricë – Galeria “Art” 1994 – Tiranë – Galeria Kombëtare e Arteve 1993 – Ulqin – Galeria – Kulla e Balshajve 1992 – Prizren – Galeria “Rada” 1990 – Ulqin – Galeria Kulla e Balshajve 1989 – Tivat – Galeria e Arteve “Buqa” 1988 – Ulqin – Galeria Kulla e Balshajve 1978 – Ulqin – Galeria Kulla e Balshajve Bilal Nikezi ka marrë pjesë në më shumë se 200 ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Çmimet: 1974 – Novi Sad – Shpërblimin special në Ekspozitën e Tretë Ndërkombëtare – Insea – 74 1977 – Çmimi i Dytë për pikturë në ekspozitën e studentëve të Akademisë së Arteve në Prishtinë 1980 – Cetinë – Shpërblimi Blerës në Sallonin “13 Nëntori”


MOZAIK

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi vazhdoi seancën konstitutive dhe seancën e parë të rregullt

U zgjodhën nënkryetarët dhe sekretari i KKSH-së Tuz – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, me prezencë të kryetarit, Z. Faik Nika, ka mbajtur të shtunën më 30 qershor, vazhdimin e seancës konstitutive në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit si dhe seancën e parë të rregullt. Në rend të ditës të kësaj seance kanë qenë emërimi i sekretarit të këtij këshilli, pikë kjo nga rendi i ditës së seancës së kaluar konstitutive e cila për shkaqe objektive u ndërpre më 2 qershor në Ulqin ku me vota të shumicës në këtë post u emërua, Lindon Gjelaj. Ndërkohë, pas përfundimit të seancës konstitutive, këshilli ka vijuar

seancën e parë të rregullt, gjatë së cilës, me vota të shumicës së përgjithshme të anëtarëve këshillit, janë emëruar dy nënkryetarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Z. Smail Maliq Çunmulaj nga Malësia dhe Z. Ibër Hoti nga Plava. Gjatë seancës së parë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, në rënd të ditës ka qenë: Verifikimi i mandateve të antarëve të rinj, të Ilir Çapunit – anëtar me automatizëm (kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe të anëtarit dhe Qazim Mujës – i përzgjedhur në kuvendin e elktorëve, duke

arritur kështu numri i anëtarëve të KKSH-së në 32 anëtarë në total. Ndërkaq, gjatë kësaj seance është formuar edhe Komisionit për Ndryshime dhe Plotësime të Statutit të Këshillit. Në seancën e ardhshme KKSH- ja pritet të përzgjedh anëtarët e komisioneve të tjera. Rikujtojmë se para tre javësh në mbledhjen konstitutive të përbërjes së tretë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, kryetar i ri i këtij institucioni u zgjodh Faik Nika, i cili ishte sekretar i deritanishëm i këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët t. u. në Malin e Zi. E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

33


SPORT

Kampionati Botëror në futboll dhe shqiptarët

Kur “ngushëllohesh” duke bërë tifozllëk për të tjerët Është e pakuptueshme se si disa ngazëllehen duke bërë tifozllëk për të tjerët, por si duket kjo është në mentalitetin e shqiptarëve. Dikush mund të thotë që kjo tregon se nuk jemi popull egocentrik, por për mua kjo është shenjë e dobësisë, e inferioritetit dhe e përulësisë sonë si popull Kampionati Botëror në futboll, i cili këtë vit zhvillohet në Rusi, konsiderohet ndër ngjarjet më të rëndësishme

34

Javore KOHA

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

sportive të vitit në botë. Ai ka tubuar me qindra mijëra futbollistë, sportistë dhe tifozë në vendin mikpritës

të Kampionatit si dhe me miliona të tjerë që e përcjellin përmes ekranit. Plot 32 kombëtare morën pjesë në


SPORT edicionin e sivjetshëm të Botërorit dhe është e vetëkuptueshme që popullsia e këtyre vendeve të jetë më e interesuar dhe e fokusuar në ngjarjet që lidhen me Botërorin. Tashmë ka përfunduar faza e grupeve dhe e të tetës së finales, ku janë përcaktuar ekipet çerekfinale që do të luftojnë për kupën e botës. Ndonëse shqiptarët kanë tashmë dy përfaqësuese, Shqipërinë dhe Kosovën e cila mori pjesë për të parën herë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, tashmë jemi mësuar me faktin që të mos jemi pjesë e fazës përfundimtare të Botërorit. Kujtojmë që Shqipëria në historinë e saj nuk ka marrë pjesë asnjëherë në 21 edicionet e deritanishme të kampionateve botërore, kurse për të parën herë ka marrë pjesë në një kampionat evropian para dy vitesh në Francë. Të ndodhur në një situatë të tillë, një pjesë e madhe e shqiptarëve po mundohen të “ngushëllojnë” veten me faktin se disa futbollistë shqiptarë po marrin pjesë në Botërorin e sivjetshëm. Ata kanë parasysh se për

Zvicrën, e cila nga disa është cilësuar si kombëtarja e dytë shqiptare, aktivizohen katër futbollistë me origjinë shqiptare – Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri, kurse për Belgjikën Adnan Januzaj, të cilët dorën në zemër kanë qenë edhe protagonistë falë lojës dhe golave të tyre. Por e vërteta është se ata luajnë dhe përfaqësojnë kombëtaret e tyre. Shqiptarët duhen t’u gëzohen suksesit të këtyre futbollistëve, të cilët në ndonjë rast edhe dëshmojnë prejardhjen e tyre shqiptare, siç ishte rasti i shqiponjës nga Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë, por asnjë kombëtare tjetër nuk mund ta zëvendësojë kombëtaren shqiptare. Një pjesë tjetër e shqiptarëve kanë zgjedhur të bëjnë tifozllëk për skuadrat e mëdha dhe të njohura, në përgjithësi për ato që janë shpallur kampione bote. Është e pakuptueshme se si disa ngazëllehen duke bërë tifozllëk për të tjerët, por si duket kjo është në mentalitetin e shqiptarëve. Dikush mund të thotë që kjo tregon

Shqiptarët duhen t’u gëzohen suksesit të këtyre futbollistëve, të cilët në ndonjë rast edhe dëshmojnë prejardhjen e tyre shqiptare, siç ishte rasti i shqiponjës nga Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë, por asnjë kombëtare tjetër nuk mund ta zëvendësojë kombëtaren shqiptare

se nuk jemi popull egocentrik, por për mua kjo është shenjë e dobësisë, e inferioritetit dhe e përulësisë sonë si popull. I. Kallaba

E ENJTE, 5 KORRIK 2018

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 5 korrik 2018

Viti XVll Numër 821 Çmimi 0,50

Kaosi ISSN 1800-5696

Busti përjetëson Ymer Prizrenin në Ulqin

Jam rritur në një frymë muzikore


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.