KOHA Javore Podgoricë e enjte, 12 korrik 2018 Viti XVll Numër 822 Çmimi 0,50
Kisha Ortodokse Serbe në qytetin antik të Shasit
ISSN 1800-5696
Kultura gjithnjë pa qasje mbarëkombëtare
Liri e rregulluar
PËRMBAJTJE
8
12 Teatër në kohë fruthi
Kryeprifti serb mësynë tokat shqiptare në Shas të Ulqinit
16
18 Mësuesja e popullit Urti Osmani
Flamuri amerikan valëvitet mbi Capitol Hill
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
PËRMBAJTJE
20
26 Orë letrare për Basri Çapriqin
Personalitet me frymëzim të jashtëzakonshëm
28
34 Futbollistët e zemrës
Nuk është Amerika më ajo që ishte, tani duhet më shumë punë për pak të ardhura KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Autostrada “Dukagjini” dhe tuneli i “Alpeve shqiptare”
Projekte me shumë rëndësi për Rozhajën, Pejën dhe rajonin Ditë më parë ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se autostrada e “Dukagjinit“ dhe tuneli i “Alpeve shqiptare“ do ta bëjnë atraktive këtë pjesë të Kosovës për investime në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët dukagjinas janë të njohur në të dyja anët e shteteve, të Kosovës dhe Malit të Zi, sepse kjo traditë e tregtisë në mes të dy qyteteve - Pejës dhe Rozhajës ka filluar shumë shekuj më parë dhe është duke vazhduar edhe në vitet e pasluftës, përkundër barierave ndërkufitare. Tuneli i “Alpeve shqiptare”, që do të lidhë Pejën dhe Rozhajën, pritet të shkurtojë rrugën përreth 45 minuta me Malin e Zi, rrjedhimisht këto dy qytete do të lidhen me korridore ndërkombëtare.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Me realizimin e këtij projekti madhor, nga Peja deri në Rozhajë do të arrihej për vetëm 18 minuta. Përfaqësuesit e ministrive relevante, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Rrugë Shtetërore në Ministrinë e Transportit dhe Detarisë së Malit të Zi, Mirsad Ibrahimoviq, dhe zëvendës ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Rexhep Kadriu, kanë biseduar dhe trajtuar detalet e ndërtimit të tunelit nga Rozhaja në Pejë. Ky takim është vazhdim i bisedimeve mbi këtë projekt kapital të inicuar nga kryeministrat e dy vendeve, Dushko Markoviq dhe Ramush Haradinaj. Ky projekt i cili tashmë ka fituar rëndësi ndërkombëtare, ka shumë rëndësi për rajonin. Ai do të ndikonte në valorizimin turistik të Hajlës dhe Shtedimit. Ky projekt do të jetë edhe shkas i rikthimit të banorëve shqip-
tarë të Malësisë së Rozhajës, të cilët vite me radhë kanë boshatisur fshtrat e kësaj treve. Shkak i lëshimit të trojeve të veta ishte edhe lufta e fundit dhe shumë faktorë tjerë që tashmë dihen botërisht, në radhë të parë infrastruktura, punësimi, shkollimi i mesëm etj. Realizimi i këtij projekti madhor për banorët e të dy shteteve planifikohet të kushtojë rreth 181 milionë euro Mjetet financiare për ndërtimin e tunelit “Alpet shqiptare” do të sigurohen nga fondet e Bashkimit Evropian, Malit të Zi dhe Kosovës si dhe partnerëve publiko-privatë të dy shteteve. Projekti parasheh që gjatësia e tunelit të jetë 7.25 kilometra, çka do të thotë se rruga nga Rozhaja deri në Pejë do të shkurtohet për 23.5 kilometra,dhe se nga njëri qytet në tjetrin do të arrihet vetëm për 18 minuta. H. Lajçi
NGJARJE JAVORE
Kisha Ortodokse Serbe i provokon sërish shqiptarët
Liturgji në Qytetin e Vjetër të Shasit Ulqin – Disa dhjetëra qytetarë shqiptarë nga Ana e Malit kanë protestuar të dielën në lokalitetin arkeologjik në Shas kundër paralajmërimit të Mitropolisë Ortodokse Malazeze-Bregdetare për mbajtjen e liturgjisë dhe pagëzimin e Kishës së Shën Gjonit në Qytetin e Vjetër të Shasit. Ata nuk kanë lejuar kalimin e Mitropolitit të kësaj kishe, Amfilohije Radoviq, duke i bllokuar rrugën në terrenin sportiv në hyrje të rrugës për në
Qytetin e Vjetër të Shasit. Banorët vendas dhe disa përfaqësues politikë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit janë konfliktuar verbalisht dhe penguar fizikisht kalimin e Mitropolitit Radoviq, i cili me ndihmën e policisë e cila i ka larguar protestuesit, pas disa minutash, i shoqëruar nga truprojet e tij dhe besimtarët ortodoksë, ka arritur në vendin ku është mbajtur manifestimi. Liturgjia ishte parashikuar të mbahej
në Kishën e Shën Gjonit, por pasi që policia nuk ka dhënë leje për t’u mbajtur brenda këtij objekti fetar, ajo është mbajtur në afërsi të tij. Forca të shumta policore, të përbëra nga Policia e Ulqinit dhe njësitë e ndërhyrjes së shpejtë, kanë siguruar manifestimin e organizuar nga Mitropolia Ortodokse Malazeze-Bregdetare. Drejtoria e Policisë ka njoftuar se tubimi ka kaluar pa incidente. (Kohapress)
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Kisha Ortodokse Serbe mban meshë në qytetin arkeologjik të Shasit
A kanë vend shqipta malazeze pas kësaj
Sot, e në këtë shekull, e me dy shtete shqiptare, që promovojnë fqinjësi ideale, nuk guxojmë që trashëgiminë tonë shpirtërore e kulturore ta lëshojmë në mëshirën e këtij shovinisti që fshihet pas kryqit
Nikollë Camaj
Të dielën në Shas, në epiqendrën e trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore, pra edhe në epiqendrën e
6
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
identitetit evropian të shqiptarëve në Malin e Zi, në vendlindjen e autorit të veprës së parë në shqip, dhe të përkthyesit të parë të Biblës në shqip, pati një invadim ogurzi, të një vlladike mesjetar, me ithtarët i tij. Ishte ky një desant, një okupim në paralajmërim e ndjellakeq, me qellim të tjetërsimit të kësaj pasurie shqiptare. Çka është edhe më keq, e gjithë kjo u bë edhe me asistencën e policisë malazeze, e cila gjoja paraprakisht
ua kishte ndaluar këtë pelegrinazh primitiv e antinjerëzor. Pra, edhe pse shqiptarët dhanë e po japin kontribut për këtë shtet, këta vazhdojnë me të vjetrën! Lidhur me këtë shqiptarët e atjeshëm reaguan siç u ka hije trashëgimtarëve të vërtetë (me ndonjë lëshim të vogël, si pasojë e pagjetunisë). Provuan që me trupat e vet të ndalojnë depërtimin e kësaj kolone drejt shenjtoreve tona, por nuk mjaftoi. Shteti ishte më
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
arët në qeverinë j ngjarjeje?
“
i fuqishëm dhe favorizoi dhunën mbi vlerat tona! Pati edhe shkresa nga kryetari i Kuvendit të Ulqinit, dhe i KKSH-së, drejtuar kreut të Malit të Zi, por që hasën në veshe të shurdhër, sepse, siç duket, pushtetarët nuk po lodhen se çka mendojnë shqiptarët, të cilët i përkrahin pa kushte! Dihet se kryeministri dhe kryetari i shtetit u zgjodhën me angazhimin maksimal të këtyre përfaqësuesve, dhe ja sa u vlen fjala. Prandaj, ky lloj i bashkëpunimi shterp me ta, e në dëm të shqiptarëve, duhet të ndërptitet sa më parë, sepse kështu jo vetëm se defaktorizohemi, por edhe mbyllen dyert, që dikush të na ndihmojë. Në kushte normale, për një popull që mendon për të ardhmen e vet, është e natyrshme që të priten
Në kushte normale, për një popull që mendon për të ardhmen e vet, është e natyrshme që të priten dorëheqjet e të gjithë përfaqësuesve tonë në këtë qeveri dhe shkarkimi i kryetarit të komunës së Ulqinit, i cili vjen nga radhët e partisë në pushtet. Pra, SHKURT E SHQIP, mbas sodit, e deri në krijimin e kushteve ku ne do të jemi vërtet faktor e partnerë, shqiptarët nuk kanë çfarë të kërkojnë në qeverinë e Malit të Zi
dorëheqjet e të gjithë përfaqësuesve tonë në këtë qeveri dhe shkarkimi i kryetarit të komunës së Ulqinit, i cili vjen nga radhët e partisë në pushtet. Pra, shkurt dhe shqip, mbas sodit, e deri në krijimin e kushteve ku ne do të jemi vërtet faktor e partnerë, shqiptarët nuk kanë çfarë të kërkojnë në qeverinë e Malit të Zi. Vetëm atëherë mund të çojmë kushtrimin edhe më tej. Kushtrimin se, edhe në këtë shekull, e me dy shtete shqiptare, po vazhdon asimilimi i kulturës sonë! Prandaj, sot, e në këtë shekull, e me dy shtete shqiptare, që promovojnë fqinjësi ideale, nuk guxojmë që trashëgimin tonë shpirtërore e kulturore ta lëshojmë në mëshirën e këtij shovinisti që fshihet pas kryqit. Kurse, me pjesëmarrje në qeveri që favorizoi dhunën mbi vlerat tona,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Lidhur me këtë shqiptarët e atjeshëm reaguan siç u ka hije trashëgimtarëve të vërtetë (me ndonjë lëshim të vogël, si pasojë e pagjetunisë). Provuan që me trupat e vet të ndalojnë depërtimin e kësaj kolone drejt shenjtoreve tona, por nuk mjaftoi. Shteti ishte më i fuqishëm dhe favorizoi dhunën mbi vlerat tona!
qengjin e kemi futë në strofullin e ujkut! E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Kryeprifti serb mësyn shqiptare në Shas të U Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Kjo nuk është hera e parë që elementë të Kishës Ortodokse serbe janë përpjekur që, që në vitet e fundit, të vizitojnë këtë vend historik për shqiptarët, me qëllim për të përvetësuar jo vetëm gërmadhat e sotme por edhe historinë që ato bartin gjithnjë për Kombin shqiptar. Sidoqoftë, duket se pas një përleshjeje me dhjetëra banorë vendas që donin të bllokonin vizitën e kryepriftit serb në atë zonë, policia e lejojë atë që të shkonte deri tek Kisha e Shën Gjonit në Shas, por siç duket nuk e lejuan të futej brenda për të kryer një ceremoni fetare, ashtu siç kishte në plan, sipas portalit Ulqinionline. “Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do t’i ruajmë”, kështu iu drejtuan Amfillohijes banorët vendas që kishin bllokuar rrugën, shkruan portali Ulqinionline. Kjo masë e policisë u mor, jo se kishin ndonjë kundërshtim me vizitën e udhëheqësit të Serbisë në Shas, por thuhet se ai nuk kishte bërë një kërkesë me kohë për një ceremoni të tillë fetare atje. Pas përleshjeve të banorëve me policinë, u zhbllokua rruga ndërkohë që njoftohet gjithashtu se policia nuk mori në konsiderim bllokimin e vizitës së Amfillohijes në Shas, as në bazë të një apeli nga Ministria e Kulturës – Drejtoria për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe as nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, pasi, sipas tyre, ka pasur shenja se mund të vijë deri tek prishja e rendit dhe qetësisë publike atje – si pasoj e
8
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
vizitës provokuese të udhëheqësit të Kishës ortodokse serbe, në Shas të Ulqinit – i ftuar atje nga askush. Mediat vendore njoftuan se organizata politike të shqiptarëve në Mal të Zi protestuan vizitën e Kryepeshkopit serb në Shas duke u bërë thirrje autoriteteve shtetërore dhe vendore që “parandalojnë këtë “fushatë serbo-pravosllave”, në Shasin e lashtë mijëvjeçar, sipas një kumtese të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Ndërsa, në një komunikatë tjetër, në vigjilje të vizitës së udhëheqësit kishtar serb në Shas, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, drejtuar autoriteteve vendore dhe shtetërore të atij vendi thotë se, “Banorët e kësaj zone janë shumë të shqetësuar dhe të revoltuar për këtë ngjarje të paralajmëruar dhe e konsiderojmë si provokim dhe sulm ndaj trashëgimisë sonë kulturo-historike me qëllime kryekëput tendencioze”, dhe u bëhet thirrje institucioneve kompetnete të Malit të Zi që të, “marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e aktiviteteve të tilla provokuese ndaj popullsisë vendase dhe trashëgimisë së tyre kulturore”, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. Kjo përpjekje provokuese nga autoritetet politike dhe kishtare serbe ndaj historisë dhe kulturës shqiptare nuk është e para dhe jam i sigurt se nuk do të jetë as e mbrëmja. Por lind pyetja se ç ’kërkon kryeprifti serb ortodoks në trojet shekullore shqiptare për të kryer ceremoni fetare në një kishë, që sipas historianëve, kanë qenë kisha të riti romak, kisha pra të katolikëve shqiptarë dikur. Shasi dhe as historia e tij nuk kanë të bëjnë aspak me fenë ortodokse serbe as me kulturën dhe historinë sllave. Shasi që gjendet midis Shkodrës dhe Ulqinit, sipas historianëve, ka qenë dikur një prej katër “qyteteve
satelitë” të Shkodrës, me shekuj qendër me rëndësi e Kishës Katolike Shqiptare dhe e kulturës iliro-arbërore. Gjatë sundimit të regjimit komunist jugosllav nuk flitej asgjë për historinë e lashtë të këtij qyteti. E mbajë mend si fëmijë, pasi jam lind e rritur krejt afër qytetit të vjetër të Shasit, kur të moshuarit na thonin se sipas gojëdhënave Shasi ka patur dikur 365 kisha, secila e pagëzuar pas një shenjti ose shenjtëreshe të Kishës Katolike, një kishë për çdo ditë të vitit. Megjithëse për çdo ditë kalonim aty afër gërmadhave të qytetit të vjetër të Shasit, askush nuk fliste për historinë mijëra vjeçare të tij, madje as mësuesit e shkollës fillore që frekuentonim aty afër në Katërkollë nuk mbaj mend ta përmendin ndonjë herë atë vend historik. Pas shembjes së komunizmit, kemi mësuar se politika komuniste sllave i kishte dhënë urdhër historianëve dhe arkeologëve të saj që të mos bënin hulumtime aty, por ta lënin në heshtje pa e zbuluar historinë e Shasit, “Qytetit ilir që u fsheh nga sllavët”, duke mos dashur dhe duke mos lejuar, për arsye etnike dhe politike, të zbulohej historia e tij e vërtetë iliro-arbërore. Fatbardhësisht viteve të fundit vihet re një interesim i ri për Shasin dhe historinë e këtij të qyteti të lashtë iliro-arbëror nga banorët shqiptarë të atyre viseve por edhe nga intelektualët shqiptarë. Por ky interesim i ri, duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e sllavëve, e sidomos të kishës serbe, në përpjekje për të vjedhur historinë kishtare të shqiptarëve, ashtu siç ka bërë në shumë raste edhe në Kosovë. Prandaj lindë pyetja, ç’lypë udhëheqësi i Kishës ortodokse të Malit të Zi, në gërmadhat e kishave katolike shqiptare të stilit romak në Shas, ku deri para disa viteve, historiografia sllave i kishte lënë në heshtje dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
në tokat Ulqinit
si rrjedhim në shkatërrim e sipër, duke mos dashur të zbulonte origjinën e vërtetë iliro-arbërore të tyre. Vizita e Amfillohijes ose të tjerëve të llojit të tij, më herët në Shas – nuk është asgjë tjetër veçse një provokim dhe një përpjekje e shëmtuar nga ana e autoriteteve fetare serbe për të tjetërsuar të vërtetën historike duke vjedhur historinë iliro-arbërore në trojet shekullore shqiptare. Nuk janë vetëm autoritetet vendore shqiptare – por edhe autoritetet e dy shteteve shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, ato që duhet tu dalin zot këtyre monumenteve kombëtare, siç është Shasi. Por në mungesë
Mediat vendore të Ulqinit njoftojnë se të dielën udhëheqësi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije - i cili është i lidhur shumë ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe me qendër në Beograd --me një grup prej afro150 ndjekësish të tij, vizitoi fshatin Kalanë e Shasit me qëllim që të mbante ceremoni fetare në gërmadhat e Kishës së Shën Gjonit, njërës prej 365 kishave që thuhet se ekzistonin dikur aty në Shas
të ruajtjes dhe të mbrojtjes së monumenteve shqiptare anë e mbanë trojeve arbërore -- nga autoritetet shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë -- kundër këtyre hienave grabitqare antishqiptare, të cilat kanë për synim të vjedhin ose të ndryshojnë historinë e shqiptarëve në trojet e veta – duhet të përshëndesim banorët e Shasit dhe të Anës së Malit, të cilët iu kundërvunë dje këtyre përpjekjeve anti-shqiptare sllave duke bllokuar sadopak dhe planet provokuese të vizitës së përfaqësuesit të Kishës serbe në Shasin shqiptar. Shasi antik simbolizon një dimension vlere kulturore jo vetëm shqip-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tarët, por edhe për evropianët dhe mund të themi së është madje edhe vlerë e qytetërimit botëror. Prandaj, vlerat historike të Shasit – nuk janë të sllavëve as të Kishës ortodokse serbe sepse ata kanë ardhë tepër vonë atje -- por i përkasin jo vetëm mbarë shqiptarëve por edhe gjithë njerëzimit dhe si të tilla duhet të ruhen dhe të mbrohen si vlera të përbashkëta e të jashtëzakonshme për brezat e ardhshëm. Identiteti kulturor historik e kombëtar i shqiptarëve nuk duhet të lihet në dorë të hajdutëve të huaj dhe as atyre që nuk kujdesen për mbrojtjen e vlerave historike dhe kombëtare të shqiptarëve! E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi kulturor
Kultura gjithnjë pa qasje mbarëkombët Dr. Nail Draga
Ditë më parë mediat elektronike dhe të shkruara njoftuan se Kosova dhe Shqipëria do të kenë një kalendar të përbashkët kulturor për vitin 2018. Kështu në Prizren në ambientet e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor Vjetor, të pestin vit radhazi. Përmes këtij akti, dy vendet janë pajtuar për përfshirjen e aktivitete, i cili është i bazuar në “Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës” nënshkruar në Prizren më datë 11 janar 2014.. Bëhet më dijes se në sajë të kalendarit të përbashkët kulturor do të realizohen aktivitete në fushën e trashëgimisë, që kanë të bëjnë me digjitalizimin e trashëgimisë dhe trajnime dhe edukim në fushën e restaurimit dhe konservimit, ekspozita në fushën e arkeologjisë dhe të muzeve, në fushën e teatrove do të mbahet festivali mbarëkombëtar i teatrit dhe do të realizohen shfaqje teatrale si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, në fushën e filmit do te jepen premierat e pesë filmave. Në fushën e artit pamor do të realizohet një
10
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
ekspozitë në Shqipëri. Këto aktivitete do t’i bartin institucionet kombëtare përkatëse të kulturës. Nënshkrimi i Protokollit paraqet një vazhdimësi të bashkëpunimit të dy vendeve tona në fushën e kulturës me synimin e avancimit dhe promovimit të kulturës kombëtare brenda hapësirës shqiptare duke e konsideruar si nxitje për veprimtari të tjera në nivel mbarëkombëtarë, ku kultura duhet të jetë model për të tashmen dhe të ardhmen. Organizmi i veprimtarive të tilla kulturore mundëson prezantimin, njohjen dhe vetënjohjen shqiptare, qe paraqet nderim ndaj veprimtarisë kulturore kombëtare në përgjithësi. Andaj, një akt i tillë është për t’u përshëndetur, sepse është në favor të bashkëpunimit ndërshtetëror në përgjithësi dhe integrimit kulturor mbarëkombëtar në veçanti.
Anashkalimi i shqiptarëve në Mal të Zi
Por, me të drejt bëhet pyetja ku janë shqiptarët në Mal të Zi, Luginë të Preshevës e Maqedoni, dhe pse ata nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje? Mungesa e qasjes së tillë edhe për këto mjedise shqiptare, del qartë se kjo marrëveshje është e mangët dhe nuk mund të gëzojë epitetin e sintagmës mbarëkombëtare. Por, pse ka munguar një qasje e tillë nga ministritë përkatëse nga Tirana e Prishtina, përgjigja duhet të jepet pikërisht nga këta dy adresa. Mendoj se është dashur në mënyrë taksative të shënohen obligimet në kalendarin kulturor, në rastin konkret edhe për shqiptarët në Mal të Zi. Kështu shfaqje të ndryshme nga teatri, ansamblet muzikore, apo ekspozitat e
ndryshme artistike do të ishin të obligueshme të paraqiten para shqiptarëve në Mal të Zi. Në Ulqin si kryeqendra e shqiptarëve në Mal të Zi, gjatë verës organizohen veprimtari të ndryshme kulturore në mes tjerash siç janë: “Panairi i librit”, Festivali “Skena verore” dhe “Kalimera poetike”, ku të ftuar vazhdimisht kanë marrë pjesë trupa teatrale nga Shqipëria e Kosova, por edhe piktor dhe grupe të ndryshme muzikore, kryesisht në sajë të takimeve individuale apo të subjekteve të ndryshme kulturore por jo me institucionet qeveritare. Duket ndoshta paradoksale por me sa jam i informuar deri me tash nuk ka ekzistuar ndonjë interesim nga institucionet përkatëse për ndonjë takim për çështje të tilla as nga Prishtina apo Tirana, nga del se shqiptarët në Mal të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tare
“
Nënshkrimi i kalendarit kulturor Shqipëri-Kosovë për vitin 2018 për të pestën herë, paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit të dy vendeve tona në fushën e kulturës me synimin e avancimit dhe promovimit të kulturës kombëtare brenda hapësirës shqiptare. Organizmi i veprimtarive të tilla kulturore mundëson prezantimin, njohjen dhe vetënjohjen shqiptare, që paraqet nderim ndaj veprimtarisë kulturore kombëtare në përgjithësi. Por, edhe ky kalendar si ato të mëparshmit ka defekte, sepse janë anashkaluar shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni, Luginë të Preshevës e diasporë që nuk është në favor të integrimit kulturor mbarëkombëtar që është synim i kauzës sonë kombëtare
Zi thënë më së buti janë anashkaluar vazhdimisht. Duhet thënë së takimet për çështje të tilla ishin kryesisht individuale jashtë institucioneve apo ministrive përkatëse, pra me subjektet e ndryshme kulturore apo nga shoqëria civile, që kanë treguar interesim dhe gatishmëri për pjesëmarrje ne veprimtaritë kulturore në Ulqin. Qasje jo serioze apo mungesë e vullnetit politik Duke marrë parasysh se në të kaluarën në sajë të rrethanave shoqërore të kohës, ka qenë e pamundur një angazhim konkret në ketë drejtim, tash në pluralizëm, pesha bie mbi institucionet përkatëse ne lidhje me bashkëpunimin ne ketë drejtim. Andaj, mendoj se ka ardhur koha për angazhim konkret ne ketë aspekt, sepse intergrimin kulturor nuk do të na bëjnë të tjerët. Iniciues të kësaj çësht-
jeje duhet të jetë Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, sepse një veprim i tillë është obligim profesional dhe kombëtar sepse është i mbështetur edhe në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Anashkalimi nga kalendari kulturor i shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës dhe ato në diasporë, ndoshta nuk është bërë me qellim, por mungesa e kësaj hapësire kulturore ne kalendarin kulturor të publikuar me 18 qershor 2018 nuk arsyetohet më asgjë. Andaj ka ardhur koha për një reflektim tjetër e ate fillimisht në institucionet përkatëse si në Tiranë dhe në Prishtinë, sepse nëse nuk angazhohemi vet në ketë drejtim punët tona nuk do të na i kryejnë të tjerët. Ndërsa qasja formale në këtë drejtim thënë më së buti dëshmon joseriozitet profesional të titullarëve në institucionet përkatëse. Sepse, integrimi kulturor mbarëkombëtarë duhet të jetë mision parësor për ministritë përkatëse dhe institucionet shtetërore, ku me një koordinim të veprimeve nuk do të mungojnë as rezultatet konkrete, por fillimisht duhet të ndryshojë qasja dhe mentaliteti i personave përgjegjës në institucionet përkatëse. Ndërsa deklarata e ministrave se kalendari është i hapur dhe do të përfshihen te gjitha vendet ku ka shqiptarë, e vlerësojmë si deklaratë te rastit e asgjë më shumë, sepse po të kishte ekzistuar qasje serioze dhe vullneti politik i pushteteve, çështja e integrimit kulturor mbarëkombëtar do të kishte përmasa tjera. Drejtoria e veprimtarive kulturore mbarëkombëtare kërkesë e kohës Në lidhje më integrimin kulturor mbarë-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kombëtar vite më parë kam propozuar që në favor të avancimit të integrimit kulturor është i nevojshëm të themelohet një subjekt i veçantë në kuadër të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Mendoj se subjekti duhet të emërtohej Drejtoria e veprimtarive kulturore mbarëkombëtare, që do të ishte përgjegjëse për veprimtaritë kulturore me karakter mbarëkombëtar. Subjekti i tillë do të përfaqësohej nga individë kompetentë, që janë dëshmuar me punën e tyre profesionale. Nuk do të thotë se një subjekt i tillë të mos ekzistojë edhe në Prishtinë në kuadër të Ministrisë së Kulturës pranë Qeverisë së Kosovës, por Shqipëria duhet të jetë model për të tjerët, sepse ajo është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Një subjekt i tillë nuk duhet të jetë sa për formë, sepse të tillë ekzistojnë mjaft, por të jetë i veçantë dhe të dallohet me projekte të realizuara në mënyrë praktike. Vetëm në këtë formë të impenjimit do të bëhet ndarja nga e kaluara, e cila në këtë aspekt ka qenë jo e favorshme dhe në kundërshtim flagrant të identitetit kulturor mbarëkombëtar. Drejtoria përkatëse do të bashkëpunonte me subjektet kulturore nga hapësira mbarëkombëtare nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës e në diasporë, duke përgatitur program pune nga profesionistë të fushave të ndryshme. Vetëm në këtë formë të organizimit dhe me mbështetje financiare nga Qeveritë e të dy vendeve tona mund të realizohet në praktikë integrimi kulturor mbarëkombëtar, që është synim i kauzës sonë kombëtare. (Korrik, 2018) E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Teatër në koh Si në Krajë, ashtu dhe në dy shtetet tona amë ikja e energjisë rinore e pozitive është e frikshme. Me jetët tona po luhet teatër dhe është sensplotë ai që ka fatin të shkelë mbi dërrasa, sepse shumica gjenden poshtë, duke i bërë shtratin dyshemesë së teatrit. Pakicat kombëtare nuk besoj të gjenden as aty, veçse në rrjetin e ujërave me ngjyra, ndonjë me pak më shumë fat tek ata pa ngjyrë e erë. Kur u ndamë, kështu na ra’. Kështu thuhet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, apo jo!?
Argëzon Sulejmani
1. Papritur, në një nga tarracat e Ranës ku jam ulur të kaloj pak kohë, hynë Shiu i Verës. Në dy tavolinat djathtas meje, janë ulur veçmas dy burra rreth të pesëdhjetave. Shiu i Verës që stërpikë mbi çadrat e tarracës, pas një mbushjeje të thellë me frymë, i nxjerrë të parit disahershëm fjalinë: “Bjer o shi, hë, bjersh i bardhë”. Tjetri, sikur kishte pritur që i pari të vërë pikën, duhet të ketë marrë frymë cekët e disahershëm para se të kundërvihej me nervozitet ndaj tij: “Përse po ndjellë keq, hë!? Po lutesh që të më pritet buka, apo. Këtë do!?” Sezoni turistik kishte nisur me mot të paqëndrueshëm, çka e rriste frikën që të zgjasë edhe më shkurt se zakonisht. Paradoksalisht, shiu theksohet të jetë shenjë bereqeti, gjasme përjashtuar ditët e dasmave dhe së fundmi ditët e sezonit të verimeve. Ulqini numëron ditë turistike vjetore aq sa thuhet të disponojë me kilometra vijë bregdetare. Tjetër paradoks.
12
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
2. Jo larg prej Ulqini, në Shkodër u mbajt mbledhja në mes të dy qeverive respektive, të Shqipërisë dhe Malit të Zi. U takuan ati dhe njerku i shqiptarëve në Malin e Zi. Paramendoja që do të flitej për ne, por jo, kishte tema më të rëndësishme se jetët tona. Dreq. Nuk po arrijmë të kapim trendin. Është koha kur sho-
qatat për ruajtjen e kafshëve çirren nëse keqtrajtohet një qen endacak, i cili mund të jetë gojasi i amshimit të atij fëmijës që ishte në ballinë të të përditshmeve javën e kaluar. Këtij non sensi i jemi fajtorë ne që nuk disponojmë me të tillë sens!? Në fjalimin publik, KM Rama, që mund ta zgjedhësh në e do për atë a për njerk, i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendesh
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
hë fruthi si fqinjësore, miqësore, vëllazërore. Tjetër non sens për mungesë tonit sens!? Janë bërë veç disa vite prej se u hap pika kufitare në Muriqan dhe kaq mjaftoi të miqësohemi, kumbarohemi e vëllazërohemi. Gjeneratat e datëlindjeve të ‘90, 1990 është fjala, e mbajnë mend se si kalohej kufiri me gomone dhe nëpër pyje, ku sot kalohen lëndë më të rënda, në ndërkohë shpejt e shpejt qenkeshim bërë vëllezër. Po ato faqet e historisë me rrethime e gjëmime i gjymtuat apo pikturuat!? Ende me mentalitetin enverist “vëllezërit kinezë e miqtë kosovarë”. Në fund, u tha se u nënshkrua marrëveshja për një pikë të re kufitare që do të lidhë Krajën me Shkodrën. Krajën e harruar për së gjalli e së fundmi dhe boshatisur nga të gjallët do ta bëjnë perspektive. Unë asnjëherë nuk dyshoj që vendet tona nuk bëhen dhe që një ditë, falë resurseve të shumëllojta, do të superbëhen, por qëllimi është të bëhen sa, ne si popull, pse jo dhe si brez, të
jemi këndej. Kraja ka dekada që po zbrazet dhe mesiguri edhe në këto çaste që po lexohemi një kranjan po përgatitë çantën e ikjes. Gjithë këto ikje dhe Kraja ende nuk është fikur, sa e madhe duhet të ketë qenë ajo Krajë, do pyesin brezat!? Kraja, si më parë Tivari, Rozhaja, Plava e Gucia rrezikon të mbetet si tempull teatri ku luhej dramë reale me jetët e njerëzve. KM-të e kanë qejf teatrin!? 3. “KM” është roman i Ben Blushit, që kësisoj e prefikson kryeministrin e vitit 2020 në Shqipëri. Sigurisht, apriori aludohet në kryeministrin e tanishëm të Shqipërisë, me të cilin autori ka patur njohje të thella të hershme e konflikte të cekëta më vonë, por lirisht mund t’i atribuohet secilit prijës ballkanik që veten e paramendon si Zot a Sulltan, si “Zot të dobësisë së pandryshueshme të njerëzve”, sipas autorit të lartcekur. Një ditë pas takimit të Shkodrës,
që duhet thënë ishte spektakolar në paraqitje, KM i Shqipërisë vendosi të rrëzojë Teatrin, ndërtesën e ndërtuar në qendër të Tiranës, këtu e 80 vite më parë nga italianët okupues të asaj kohe. Pavarësisht kundërshtive dhe protestave të aktorëve të vendit të tij, shtuar këtyre dhe opozitën dhe shoqatat e sensta e të pasensta, dora sulltaniane goditi tavolinën: të shëmbet Teatri! Derisa kundërshtarët e shëmbjes po sfilonin me parullën #unëjamteatri, KM zgjodhi t’ua kthejë dhëmb për dhëmb me #unëjamkulla, duke aluduar në objektin e ri që do ndërtohet si kompleks kullash me teatër. Blushi në librin e tij kishte parashikuar që KM “do ndryshonte qendrat e qyteteve të vendit, duke i kthyer ato në gota çaji, filxhanë kafeje, lapsa e pirunë, jastekë e bateri, tavlla e çakmakë”. Kulla është çakmak që po s’ndezi të djegë. Ashtu siç të gjithë projektet në Ballkan. Është tejet shqetësuese se ku mbetet njeriu në tërë këtë katrahurë? Si në Krajë, ashtu dhe në dy shtetet tona amë ikja e energjisë rinore e pozitive është e frikshme. Me jetët tona po luhet teatër dhe është sensplotë ai që ka fatin të shkelë mbi dërrasa, sepse shumica gjenden poshtë, duke i bërë shtratin dyshemesë së teatrit. Pakicat kombëtare nuk besoj të gjenden as aty, veçse në rrjetin e ujërave me ngjyra, ndonjë me pak më shumë fat tek ata pa ngjyrë e erë. Kur u ndamë, kështu na ra’. Kështu thuhet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, apo jo!? 4.
I trokëllitën rëndë gotat me raki dy burrat që më parë u fjalosën. Me gjuhën e trashur flisnin pakuptueshëm, por nuk e kishin ndërmend të ndaleshin së piri e së foluri. Kuptova të thonë: “me Zot dhe me shtet nuk ka lojna”. Mësova të kishte kaluar një orë prej se isha ulur buzë detit, kur pastruesja e katit të parë gjuajti me ujë çadrën e dy burrave: çohuni tash, keni pesë orë që pini pa ndërprerje. Ata, gati sa s’i thyen gotat nga gëzimi që në jetët e tyre hyri sërish Shiu i Verës. Teatër!? Teatër në kohë fruthi, ku dy shqiptarë i bashkon e pajton ndonjë teke raki. Imagjinoja t’i pyesja për KM-në, për teatrin, për kullën. Por, e paradija përgjigjen e tyre. Le të hy KM në kullë e të shohë Stambollin. Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Liri e rregulluar Qetësia nuk është e dëshirueshme në asnjë situatë, veçanërisht kur njeriu ndjehet i shtypur. Duke qenë nga natyra i lirë, i barabartë dhe i pavarur, askush nuk mund të nxirret nga prona e tij apo t’i nënshtrohet pushtetit politik të një tjetri pa pëlqimin e vet
Astrit Lulushi
14
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Njeriu nuk plaket. Plakja duhet të jetë nocion i krijuar nga njerëz të këqinj që marrin pushtet e prona, duke përndjekur të tjerët, për të fshehur dobësitë e veta. Jeta është plot trazira, dhe vetëm fundi është bilanci i saj. George Orwell ka thënë se 50 vjeç njeriu merr pamjen që meriton. Ai vdiq 46 vjeç. Njeriu është bërë për të vepru-
ar dhe për të nxituar. Gjithmonë i pakënaqur. Leonardo da Vinçi ishte tepër modest, duke thënë: Vdes i trishtuar; kam fyer Perëndinë dhe njerëzimin, sepse puna ime nuk ka arritur cilësinë që duhet të ketë. Qetësia nuk është e dëshirueshme në asnjë situatë, veçanërisht kur njeriu ndjehet i shtypur. Duke qenë nga
KULTURË natyra i lirë, i barabartë dhe i pavarur, askush nuk mund të nxirret nga prona e tij apo t’i nënshtrohet pushtetit politik të një tjetri pa pëlqimin e vet. Kjo i bën njerëzit të bashkohen në komunitete për një jetesë të sigurt në gëzim të sigurt të pronave të tyre, pa humbur individualitetin. Gardhi i mirë bën fqinj të mirë. Suksesi mund të shpjegohet kryesisht me një fjalë që është karakteri. Jo karakter të përkohshëm, por të durueshëm, të qëndrueshëm, të ndershëm, dhe në të cilën e tërë Zemra është e vendosur. Karakteri është më i lartë se intelekti. Një shpirt i madh do të jetë i fortë për të jetuar dhe për të menduar. Njeriu sigurisht, nuk mohon se ka disa njerëz superiorë, por ai mohon se kushdo ka të drejtë të vendosë se kush janë këta njerëz. Rregullat që bazohen në forcë dhe frikë, minojnë bazën morale të marrëdhënieve. Në një
“
ekonomi të kontrolluar, bëhet më e lehtë për të marrë ryshfet nga një inspektor ndërtimi se sa për të përmbushur standardet e ndërtimit. Biznesmeni do të duhet të kalojë disa vite për të krijuar reputacionin e tij para se të fitojë një pozicion besimi të mjaftueshëm për të nxitur investitorët për të dhënë fonde. Prandaj, mbrojtja e konsumatorit me rregullore është iluzore. Integriteti nuk ka nevojë për rregulla. Njeriu gjithmonë ka jetuar një botë si e tashmja, ku asgjë nuk është e lidhur sëbashku, megjithë rregullat e shumta, ku virtyti është pa madhështi, dhe madhështia pa nder; ku dashuria e rendit është me prirje për shtypje dhe ndjenjat e lirisë me një shije të hidhur për ligjin; ku drita e hedhur nga ndërgjegjja për veprimet njerëzore është e zbehtë dhe ku asgjë nuk duket më e ndaluar apo e lejuar, e ndershme apo e turpshme, e rreme apo e vërtetë.
Një shpirt i madh do të jetë i fortë për të jetuar dhe për të menduar. Njeriu sigurisht, nuk mohon se ka disa njerëz superiorë, por ai mohon se kushdo ka të drejtë të vendosë se kush janë këta njerëz. Rregullat që bazohen në forcë dhe frikë, minojnë bazën morale të marrëdhënieve
“
Njeriu gjithmonë ka jetuar një botë si e tashmja, ku asgjë nuk është e lidhur sëbashku, megjithë rregullat e shumta, ku virtyti është pa madhështi, dhe madhështia pa nder; ku dashuria e rendit është me prirje për shtypje dhe ndjenjat e lirisë me një shije të hidhur për ligjin; ku drita e hedhur nga ndërgjegjja për veprimet njerëzore është e zbehtë dhe ku asgjë nuk duket më e ndaluar apo e lejuar, e ndershme apo e turpshme, e rreme apo e vërtetë
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Për nder të biznesmenit dhe filantropit shqiptar Lazim Destani
Flamuri amerikan valëvitet mbi Capitol Hill
Ruben Avxhiu
“Ky flamur u valëvit për t’ju nderuar juve në 4 Korrik, miku im”, i tha kongresti Engel duke ia dorëzuar në mënyrë ceremonial një ditë më pas flamurin, ndërsa e falenderoi që Festën e Amerikës e kishin festuar së bashku në Nju Jork. Engel i lexoi edhe përmbajtjen e dokumentit zyrtar që shoqëron flamurin e palosur në mënyrë ceremoniale në fund të ditës së valëvitjes, nga oficerë të Ushtrisë Amerikane. “Ky është një çmim dhe vlerësim që na nderon të gjithë ne shqiptarëve! Për mua personalisht ky është një nga nderet më të mëdha që kam përjetuar deri më tani. Është i këtillë sepse e pranoj nga shteti Amerikan, nga shteti i cili historikisht na ka mbështetur dhe me të cilin kemi lidhje të forta miqësore”, than ë fjalën e tij biznesmeni dhe filantropi shqiptar me emër, Lazim Destani. Është një traditë e bukur amerikane që flamujt të cilët valëviten mbi ndërtesën e famshme të Kongresit, të
16
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
njohur ndryshe si Capitol Hill (Kodra e Kapitolit) të përdoren vetëm një herë dhe të ruhen si simbole të vyera amerikane. Ata ruhen për t’u dhuruar miqve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo figurave të shquara të fushave të ndryshme. Shpesh, si në rastin e filantropistit të shquar shqiptar, flamurit porositet paraprakisht, në mënyrë që të dihet se për kë valëvitet. Në këtë rast, ndërmjetës për të nderuar zotin Destani ishte kongresisti Eliot Engel. Themeluesi dhe bashkëdrejtuesi i Kaukusit të Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan dhe një nga miqtë më të mëdhenj të botës shqiptare në këto 30 vitet e fundit, Engel ka ndërhyrë edhe në raste të tjera për nderime me flamur. “Unë jam shumë krenar për miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Kemi një diasporë të mrekullueshme shqiptare, e përqendruar sidomos në Nju Jork, por e
shtrirë kudo dhe unë kam pasur rastin t’i vizitoj në Detroit, Chicago dhe Boston”, tha Engel, i cili e falënderoi zotin Destani për miqësinë e tij. Kongresisti kujtoi kohën kur vizitoi Ballkanin dhe shkoi nga Kosova në Tetovë, Maqedoni. “Ju na pritët me bujari dhe krahë hapur dhe u jam mirënjohës”. Engel foli edhe për rrugën e vështirë drejt lirisë që i ishte dashur të bënin shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni etj. Edhe Lazim Destani foli me të njëjtën frymë: “Unë e çmoj lart këtë miqësi mes dy popujve tanë dhe do vazhdojmë ta forcojmë gjithnjë e më shumë duke mbetur përgjithmonë miq të ngushtë mes vete dhe partnerë besnik te idealeve të përbashkëta”. “Ju falënderoj pa masë Juve kongresist Engël, jo vetëm për iniciativën që të më dhuroni këtë flamur, që në nderim timin u valëvit në Capitol Hill, por edhe për angazhimin tuaj personal prej dekadash, duke dhënë kontribut të paçmueshëm për zgjidhjen e çështjes
KULTURË
Në një ceremoni të bukur e simbolike, të zhvilluar në zyrën e tij, kongresisti Eliot Engel i dorëzoi zyrtarisht biznesmenit dhe filantropistit të shquar Lazim Destani, flamurin amerikan që është valëvitur në 4 Korrik, mbi ndërtesën e Kongresit Amerikan
shqiptare si dhe për demokratizimin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi”, tha Destani, nje nga figurat më në zë të botës së biznesit shqiptar. “Ju jeni dhe përgjithmonë do të mbeteni një ndër figurat më emblematike dhe historike për ne shqiptarët si edhe për botën demokratike të rajonit tone”. Disa vjet më parë, flamuri amerikan u valëvit në majën e selisë së Kongresit Amerikan për nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Në 1996, kur në mes të periudhës së zezë të diktaturës së Millosheviqit, kongresisti Engel siguroi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, ai solli me vete një flamur të tillë që ishte valëvitur mbi Capitol Hill. Është një nder akoma më i madh kur bëhet fjalë për një flamur të valëvitur në datën 4 Korrik, festës së madhe kombëtare të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi që siguroi pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës e meriton t’ia festosh festën e vet të pavarësisë. Aq më bukur kur në një ditë si 4 Korriku nderohet
edhe një figurë shqiptare. Lazim Destani u bë një nga emrat më të njohur të biznesit në Gjermani, fillimisht me Sharr Tourist e pastaj me firmën e tij ndërkombëtare Ecolog. Veprimtaria e tij e shtrirë në mbarë globin përfshiu edhe programe trasporti dhe furnizimi për trupat e NATO-s në disa vende. Duke dashur të bëjë më shumë për shqiptarët dhe komunitetin ku u lind, ai zgjeroi biznesin e tij edhe në Tetovë, investoi në disa aspekte të shoqërisë shqiptare, dhe ka shërbyer e shërben si një shembull model i sipërmarrësit shqiptarë në atdhe dhe në diasporë. Ai është edhe pronar i klubit të fubollit “Shkëndija” me të cilin ka arritur suksese të mëdha nëkampionatin vendas e së fundi me sfida të forta ndërkombëtare. Lazim Destani është i njohur edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, si pjesëmarrës i rregullt i darkave vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, ku është njohur edhe me
kongresistit Engel. Disa vite më parë, gjatë një vizite në Ballkan, i shoqëruar nga aktivisti Harry Bajraktari dhe botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, kongresisti Engel ndaloi në Tetovë për t’u konsultuar me zotin Lazim Destani, të cilin e përgëzoi për nismat e tij për përparimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Zoti Destani shtroi një drekë për miqtë nga SHBA. Lidhjet mes tyre kanë mbetur të forta edhe sot e kësaj dite dhe ishin të dukshme në ceremoninë e mbajtur në Zyrën e Kongresistit Engel. Një vit më parë, Engel kishte marrë pjesë në një festim të 4 Korrikut në Kosovë, të organizuar nga Harry Bajraktari. Këtë vit, ishte Engel që e organizoi në Nju Jork festën për Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Kongresisti i njohur dhe miku i tij nga Europa, Lazim Destani u ndanë me urimin që një nga festat e ardhshme të 4 Korrikut ta festojnë në Tetovë, mes shqiptarëve të Maqedonisë. E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Mësuesja e popullit Urti Osmani (Në 90-vjetorin e lindjes)
Hajrullah Koliqi
Zonja Urti Osmani është një arsimtare dhe intelektuale shqiptare, për shumëçka unikale. Mësimdhënëse, autore tekstesh, studiuese dhe bashkëshorte model, për t’u admiruar. Bashkëshortja dinjitoze dhe bashkëpunëtorja me kompetencë e prof. dr. Shefik Osmanit, tani i ndjerë. Lindi në më 1928, në Libohovë, rrethi i Gjirokastrës. Kreu shkollën e mesme pedagogjike dhe studioi për
18
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
biologji dhe kimi në Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë. Gjatë viteve 1950-1966 ishte mësimdhënëse e biologjisë dhe kimisë në shkolla të mesme, përkatësisht në: Elbasan, Gjirokastër, Tiranë dhe Shkodër. Veprimtarinë e saj edukative, si logopede e vazhdoi në Institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë, në Tiranë, ku punoi gjatë viteve 19671978. Gjatë punës së saj mësimore dhe edukative, ajo u dëshmua dhe u afirmua si mësimdhënëse e respektuar dhe pedagoge me personalitet. Ndërkohë, Urtia u angazhua edhe për hartimin e teksteve mësimore për fëmijët që nuk dëgjojnë, për nxënësit e shkollës fillore dhe për fëmijët parashkollorë. Ajo është autore ose
bashkautore e rreth njëzet tekesteve të tilla, kryesisht të dituri natyrës. Ishte bashkautore materialesh (udhëzimesh) metodike për mësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si: “Probleme të leximit nga buzët” dhe “Shqiptimi”. Ajo u mor edhe me hartimin e teksteve shkollore për mësimin plotësues shqip në diasporë. Emri i saj u bë i njohur dhe i respektuar, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në diasporën shqiptare. Jeta dhe veprimtaria e zonjës Urti Osmani lidhet ngushtësisht me shokun e jetës, prof. dr. Shefik Osmanin, të cilin ajo e kujton “me mirënjohje të thellë, për kujdesin e jashtëzakonshëm, që ka treguar dhe për dashurinë e pakufishme, që më ka dhuruar”. Me per-
KULTURË
“
Urtia u angazhua edhe për hartimin e teksteve mësimore për fëmijët që nuk dëgjojnë, për nxënësit e shkollës fillore dhe për fëmijët parashkollorë. Ajo është autore ose bashkautore e rreth njëzet teksteve të tilla, kryesisht të dituri natyrës. Ishte bashkautore materialesh (udhëzimesh) metodike për mësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si: “Probleme të leximit nga buzët” dhe “Shqiptimi”. Ajo u mor edhe me hartimin e teksteve shkollore për mësimin plotësues shqip në diasporë. Emri i saj u bë i njohur dhe i respektuar, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në diasporën shqiptare
sonalitetin dhe veprimtarinë e prof. Shefikut lidhet edhe puna studiuese e saj. Ajo ishte oponente, korrektore dhe lektore e rregullt e veprave të tij. Për këtë dëshmojnë edhe veprat e saj për prof. Shefikun: “Përjetë me Shefikun” (2013), “Bibliografi e veprave, artikujve dhe ligjëratave të prof. dr. Shefik Osmanit dhe shkrimeve për të” (2015), “Një jetë midis punës dhe dashurisë” (2018) dhe albumi “Prof. dr. Shefik Osmani”, me 207 fotografi të rëndësishme për veprimtarinë e Prof. Shefikut brenda dhe jashtë vendit. Portretin e intelektuales dhe bashkëshortes shembullore, zonjës Urti Osmani, e dëshmon dhe e madhëron seria e veprave, me
shkrime të Prof. Shefikut të botuara në organe të ndryshme të shtypit, gjatë periudhës 1940-2009, të cilat Urtia me dashuri dhe me akribi të jashtëzakonshme i mblodhi, i sistemoi dhe i botoi gjatë viteve 2014-2016. Dhe, ato janë shtatë sosh: “Figura të shquara të arsimit dhe të pedagogjisë”, “Ligjërata dhe shkrime të zgjedhura”, “Vlerësime për prof. Shefik Osmanin”, “Probleme të ciklit të ulët në rrjedhën e viteve”, “Kontribut për historinë e filatelisë shqiptare”, “Probleme të ciklit të ulët, të arsimit dhe të kulturës”, “Vështrime mbi studime e botime për shkollën, shkencën dhe kulturën”. Me botimin e këtyre veprave ajo i ngriti një përmendore
bashkëshortit të saj të ndjerë, prof. Shefik Osmanit dhe kontribuoi si rrallë kush tjetër për afirmimin dhe përjetësimin e veprimtarisë shkencore-profesionale dhe të personalitetit të tij. Për veprimtarinë dhe rezultatet e saj në fushën e arsimit dhe të edukimit, mësimdhënësja Urti Osmani u dekorua me titujt e nderit “Mësuese e meritur” (1981), përkatësisht “Mësuese e Popullit” (1987). Për fund, zonjës Urti Osmani, në 90-vjetorin e lindjes, i shpreh konsideratën time të veçantë për punën e saj të jashtëzakonshëm dhe për kontributin e vyer që ka dhënë, duke i uruar shëndet të mirë dhe jetë të gjatë! E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
19
KULTURË
Manifestimi letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve” zbarkon në Ulqin
Orë letrare për Basri Çapriqin “Iku nga kjo botë tokësore për të hyrë dhe për të mbetur përgjithmonë në botën e pavdekshme të vlerave letrare të letërsisë shqipe. Basri Çapriqi ishte poet i mrekullueshëm, eseist brilant, studiues i letërsisë dhe mësimdhënës i veçantë, sikurse edhe vepra e tij me ese e poezi, e cila është përfshirë në dhjetëra antologji botërore. Vlera e veprës së tij në fushën e studimeve letrare sikurse edhe ne atë të poezisë dëshmon se Basri Çapriqi do të mbetet ndër poetët dhe studiuesit më të rëndësishëm të hapësirave mbarëshqiptare”, ka thënë prof. dr. Sali Bashota Gjakova, Ulqini dhe Kruja janë përzgjedhur sivjet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” për mbajtjen e edicionit të gjashtë të manifestimit letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve”. Dita e dytë e këtij manifestimi, i cili është mbajtur në bashkorganizim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Teatrin Shqiptar në SHBA, është mbajtur të shtunën në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Takimi ka filluar me një minutë heshtjeje për poetin, studiuesin e profesorin e ndjerë Basri Çapriqi, kryetar i Pen Qendrës së Kosovës, i cili u nda nga jeta në muajin janar të këtij viti, të cilit i është kushtuar pjesa kryesore e këtij manifestimi. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se manifestimi “Muzat e Alpeve” tashmë i ka kaluar suazat rajonale. Duke iu referuar shkrimtarit të njohur malazez Jevrem Brkoviq, me rastin e ndarjes së Çmimit “Teuta”, ai ka thënë “që historia dhe miqësia e popujve fillon nga shkrimtarët dhe me manifestime të tilla ne mësojmë nga njëri-tjetri, nga jeta e përbashkët e kulturave të ndryshme”. Nrekiq ka theksuar se si kryetar i
20
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Komunës së Ulqinit ndjehet i lumtur që ky aktivitet zhvillohet në Ulqin, “në qytetin që rrezaton kulturë 2500 vjeçare, e ku veprimtaritë e tyre i kanë zhvilluar dhe i zhvillojnë shumë artistë, poetë, dhe shkrimtarë, të cilët me veprimtarinë e tyre zënë vend të rëndësishëm në letërsinë mbarëshqiptare”. Edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Skender Durmishi, ka vlerësuar rolin e takimeve të këtilla letrare në bashkëpunimin e popujve të rajonit. “Është gjëja më e mirë që mund të na ndodhë sepse vetëm takimet e kulturës, komunikimet e njerëzve të artit, kulturës, shkencës, janë ato që na duhen më shumë se çdo gjë tjetër. Përkatësisht, mungesa e komunikimeve të njerëzve të këtij vokacioni gjithmonë prodhon kontaminime negativiste, paragjykime, mosnjohje dhe gjëra të tilla të cilat i mbajnë distancat gjithmonë aktive”, është shprehur ai, duke shtuar se Ambasada e Republikës së Kosovës sa herë që të ketë mundësi do të ndihmojë aktivitete të tilla dhe të luajë rolin e koordinimit. Kryetarja e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “Teuta”, Ajete Beqiraj, ka shprehur kënaqësi që ndodhen
në Ulqin, aty ku siç tha ajo ka krijuar librin e saj të parë “Ylli i fatit i pushonte në dorë“, të cilin e ka botuar në rrethana të jashtëzakonshme të vitit 1995. “Dhe kjo, duke iu falënderuar kryetarit aktual të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, shembullin e të cilit për fat të keq nuk e ndoqën pararendësit e tij, të cilët pas premtimit për mbështetje, mbylleshin në heshtje deri në injorim. Do te doja të mund të thosha ndryshe me këtë rast”, ka thënë Beqiraj, e cila falënderoi artistët ulqinakë si dhe SHAI “Art Club” për bashkorganizimin. Ndërkaq kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se letërsia dhe në përgjithësi kultura i bashkojnë njerëzit dhe popujt, nxisin dhe i paraprijnë bashkëpunimit në fusha të tjera. “Kultura në vetvete ka për qëllim njohjen dhe komunikimin me të tjerët. Në kohën e nismave për bashkëpunime rajonale në nivele shtetërore, manifestimi letrar ndërkufitar ‘Muzat e Alpeve’, i shërben më së miri këtij qëllimi”, ka thënë ai, duke shtuar se Ulqini është i nderuar që ky takim letrar mbahet në Ulqin dhe duke përgëzuar organizatorin që në programin e këtij manifestimi në Ulqin flitet për krijimtarinë e Basri Çapriqit.
KULTURË Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, të pranishmit i ka përshëndetur Albert Kurtulaj, zyrtar i lartë për integrime evropiane pranë kësaj ministrie.
Çapriqi në botën e pavdekshme të vlerave letrare
Në kuadër të programit të ditës së dytë të manifestimit në Ulqin është mbajtur ora letrare kushtuar Basri Çapriqit, për krijimtarinë e të cilit ka folur prof. dr. Sali Bashota. “S’ke me dalë nga parajsa” ishte poezia me te cilën ai e filloi kumtesën kushtuar jetës dhe veprës se shkrimtarit dhe studiuesit të njohur, i cili sipas tij u përkiste gjithë hapësirave mbarëshqiptare dhe la pas vetes një bagazh të pavdekeshëm në thesarin e letërsisë mbarëshqiptare, ballkanike dhe më gjerë, duke u ndarë nga jeta pa i mbushur 58 vjeç. “Iku nga kjo botë tokësore për të hyrë dhe për të mbetur përgjithmonë në botën e pavdekshme të vlerave letrare të letërsisë shqipe. Basri Çapriqi ishte poet i mrekullueshëm, eseist brilant, studiues i letërsisë dhe mësimdhënës i veçantë, sikurse edhe vepra e tij me ese e poezi, e cila është përfshirë në dhjetëra antologji botërore. Vlera e veprës së tij në fushën e studimeve letrare sikurse edhe
në atë të poezisë dëshmon se Basri Çapriqi do te mbetet ndër poetët dhe studiuesit më të rëndësishëm të hapësirave mbarëeshqiptare. Une si një nga miqtë e tij i falem kujtimit të tij. U prehtë në paqe”, ka thënë Bashota. Për jetën dhe veprën e Çapriqit kanë folur dhe evokuar kujtime edhe shkrimtari Mirash Martinoviq, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi, shkrimtarët Asllan Bisha dhe Ibrahim Berjashi etj., kurse në emër të familjes ka përshëndetur vëllai Xhevdet Çapriqi. Takimi në Ulqin ka vazhduar me orën poetike, ku vargje nga krijimtaria e tyre kanë lexuar krijuesit vendas nga Ulqini dhe të tjerë nga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, si dhe me shfaqjen e fragmenteve të filmit dokumentar, prodhim i RTK-së, i cili flet për rrugëtimin e manifestimit “Muzat e Alpeve” gjatë pesë viteve. Me këtë rast, SHRSH “Teuta” ndau mirënjohje për mbështetjen për “Art Club”-in si dhe për kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, të cilit i dhuruan po ashtu edhe një fotografi me panoramën e Ulqinit. Edicioni i sivjetshëm i manifestimit “Muzat e Alpeve” është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, Komuna e Gja-
Çmimi për vepër jetësore “Teuta” Nazmi Rrahmanit Përmbyllja e manifestimit “Muzat e Alpeve” u bë të dielën në Krujë, me aktivitete në frymën e “Vitit të Skënderbeut”. Po ashtu u nda Çmimi për Vepër Jetësore “Teuta”, i cili iu nda shkrimtarit të mirënjohur nga Kosova, Nazmi Rrahmani, me motivacionin: “Një ndër prozatorët më në zë të letërsisë shqiptare dhe ndër më të lexuarit, i futur edhe në lektyrën shkollore në Kosovë, i cili vazhdon me botimin e veprave më të rëndësishme të shkrimtarëve shqiptarë, duke i kontribuar nxjerrjes në pah të vlerave letrare si dhe promovimit të tyre.” Laureatë paraprakë të Çmimit për Vepër Jetësore “Teuta” janë shkrimtarët e mirënjohur shqiptarë dhe malazezë: Jevrem Brkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq dhe Moikom Zeqo. kovës, Komuna e Ulqinit, Bashkia e Krujës, Komuna e Istogut dhe Komu(Kohapress) na e Deçanit.
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
21
KULTURË
Në kuadër të Festivalit “Barski ljetopis” u hap ekspozita individuale e piktores Vahida Nimanbegu
Piktura që fshehin sekretin që mbart në vete çdo art i madh “Simbolika e kondensimit provokon kontekstualizimin e dy botëve – natyrës rreth nesh dhe asaj që ndodhet në vetë ne, botëve që bashkëjetojnë në sensacionet kolorite unike, balancimin tërheqës të potencës së energjisë”, ka thënë dr. Anastazija Miranoviq, historiane e artit dhe kritike figurative Në kuadër të programit figurativ të edicionit të 31-të të Festivalit “Barski ljetopis”, të mërkurën e kaluar në Galerinë “Velimir A. Lekoviq” është hapur ekspozita individuale e piktores akademike nga Ulqini, Vahida Nimanbegu. Ajo është paraqitur para publikut të Tivarit me njëzet punime në vaj në pëlhurë të punuara gjatë viteve të fundit. Ekspozitën e ka hapur historiania e artit dhe kritikja figurative dr. Anastazija Miranoviq, e cila ka thënë se Mediterani, Mali i Zi dhe Ulqini janë toponime gjeografike të përmbajtjeve të shprehjes pikturore të Vahidës dhe bota në të cilën jeton dhe me të cilën korrespondon. “Harmonia kompozicionale e balancuar në punimet e Vahida Nimanbegut, marrëdhëniet ritmiko-dinamike në dukje rastësore, lënë të kuptosh se çdo gjë ka lindur pothuajse spontanisht. Përkundrazi, elementet figurative të menduara dhe të balancuara të veprës, e përbëjnë konstruktin e pikturës fushë të hapur të intervenimeve të projektuara”, ka theksuar ajo. Sipas saj, “simbolika e kondensimit provokon kontekstualizimin e dy
22
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
botëve – natyrës rreth nesh dhe asaj që ndodhet në vetë ne, botëve që bashkëjetojnë në sensacionet kolorite unike, balancimin tërheqës të potencës së energjisë”. Miranoviq ka thënë se “arti i Vahida Nimanbegut fsheh sekretin që mbart në vete çdo art i madh, si një sfidë dhe parandjenjë i disa leximeve të reja/të ardhshme”. Vahida Hasanaga – Nimanbegu ka kryer studimet në Fakultetin e Arteve Figurative dhe të Aplikuara në Beograd. Është anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Malit të Zi nga viti 2009 dhe fituese e disa çmimeve dhe mirënjohjeve në Mal të Zi,
Kosovë, Serbi dhe Maqedoni. Ka hapur ekspozita individuale në SHBA, Gjermani, Zvicër, Izrael, Shqipëri, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, shumë qytete të Malit të Zi etj. Është themeluese dhe udhëheqëse e Shoqatës “Art Dulcinium” me të cilën ka realizuar shumë projekte në fushën e artit, ndër të cilët edhe disa koloni artistike. Po ashtu ka marrë pjesë në dhjetra ekspozita kolektive në vend, Evropë dhe botë, si dhe në shumë simpoziume dhe koloni artistike. Nga viti 2004 udhëheq punishten e artit figurativ për fëmijë në Ulqin. Ekspozita do të qëndrojë e hapur (Kohapress) deri më 18 korrik.
MOZAIK
Në seancën konstitutive të Kuvendit të Komunës së Plavës
Verifikohen mandatet e këshilltarëve Plavë – Të enjten, më 5 korrik, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë, është mbajtur seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Plavës. Seancën e ka hapur sekretari i Kuvendit, Millomir Dashiq, i cili këshilltarëve të zgjedhur u ka uruar dhe dëshiruar sukses dhe mbarësi në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Pastaj seancën e Kuvendit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri e ka kryesuar këshilltari më i moshuar i përbërjes së re të parlamentit lokal të Plavës, pensionisti 68-vjeçar Medo Markishiq (PSD), i cili në rend të ditës për shqyrtim kishte: Raportin e Komisionit komunal zgjedhor mbi rezultatet e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Plavës, Verifikimin e mandateve të këshilltarëve të KK të Plavës, Zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Plavës dhe Vendimin mbi pushimin e mandatit të kryetarit të deritanishëm të KK të Plavës. Zëvendësi i kryetarit të Komisionit komunal zgjedhor për Komunën e Plavës, Emir Shaboviq, duke raportuar mbi rezultatet e zgjedhjeve për zgjedhjen e këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Plavës, të mbajtura më 27 maj të këtij viti, të pranishmit i njoftoi se për 31 këshilltarë sa do të ketë Kuvendi i Komunës kanë garuar nëntë lista zgjedhore. Votimi është kryer në 22 qendra votimi, kur prej gjithsej 9145 zgjedhësve sa ishin në regjistrin e votuesve, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 5158 votues, prej të cilëve 4953 duke votuar në vendet e votimeve dhe 205 jashtë tyre, ose 54.40 përqind. Numrin më të madh të votave, gjegjësisht të këshilltarëve e kanë fituar Socialdemokratët e Malit të Zi – Ivan Brajoviq – 1538 vota apo 10 mandate këshilltarësh. Në Parlamentin e
ri të Plavës atë do ta përfaqësojnë këshilltarët: Omer Mehmedoviq, Dr. Vllado Sijoviq, Mirza Bajraktareviq, Sanija Srdanoviq, Mr. Igor Vukaniq, Admir Llalliq, Sanell Canoviq, Hurjeta Pejçinoviq, Mirallem Feratoviq dhe Adis Toshiq. Në vazhdim pasojnë: Partia Boshnjake me 1064 vota apo 7 mandate. Në Kuvend atë do ta përfaqësojnë këshilltarët: Damir Gutiq, Dr. Omer Shahmanoviq, Ervin Kandiq, Jasmina Cikotiq, Mirza Medunjanin, Besim Musiq dhe Sellmir Purishiq. Partia Demokratike e Socialistëve – Millo Gjukanoviq me 985 vota apo 6 mandate. Atë do ta përfaqësojnë këta këshilltarë: Shefket Jevriq, Dr. Sabahudin Pupoviq, Samir Pejçinoviq, Dr. Sabina Markishiq, Tomisllav Stesheviq dhe Admir Madunjanin. Partia Social Demokrate me 534 vota ose 3 mandate, të cilën do ta përfaqësojnë: Medo Markishiq, Izet Haxhimushoviq dhe Aida Kollashinac. Koalicioni FD-PSD me 344 vota apo dy mandate. Në kuvend do të përfaqësohet me këshilltarët: Millun Zogoviq dhe Radojko Dashiq. Grupi i zgjedhësve “Zgjedhim Plavën” me 230 vota apo me një mandat. E përfaqëson këshilltari Orhan Shamanoviq. Alternativa Shqip-
tare “Ibër Hot” me 203 vota apo me një mandat përfaqësohet nga Ibër Hoti, këshilltari i vetëm shqiptar në Kuvendin e ri të Komunës së Plavës, Demokratët – Aleksa Beçiq me 176 vota apo një mandat. Në Kuvend i përfaqësuar nga këshilltari Marko Vukoviq dhe Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit me 37 vota të fituara, nuk e ka kaluar censusin e paraparë zgjedhor, andaj e vetmja ka mbetur pa përfaqësim në Kuvend. Në seancën konstituive u verifikuan mandatet e 31 këshilltarëve që do të participojnë në punën e Kuvendit të ri të Komunës së Plavës në periudhën katërvjeçare. Për formimin e pushtetit lokal në Komunën e Plavës janë të domosdoshme lidhjet e koalicioneve paszgjedhore të subjekteve të ndryshme politike që do të participojnë në Kuvendin e ri të Komunës. Edhe përkundër negociatave kjo ende nuk është arritur. Andaj, zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit të Komunës dhe miratimi i Vendimit për pushimin e mandatit të kryetarit të deritanishëm të Kuvendit të Komunës të parapara për këtë seancë, është shtyrë.
Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
The Week
Pse Instagrami “pushtoi” mediat sociale Navneet Alan E mbani mend kur njerëzit u çuditën nga lajmi, se kompania Facebook, do të shpenzonte 1 miliardë dollarë mbi Instagramin? Në vitin 2012, ky aplikacion në cellular, ishte i njohur kryesisht për filtrat retro të vendosur mbi fotot e përdoruesve të rinj e të saj urbanë. Kompania nuk kishte të ardhura. Nuk kishte as edhe një aplikacion Android. Çfarë marrëzie! Gjërat nuk mund të jenë shumë më ndryshe se sa tani. Një analist në Bloomberg Intelligence, e vlerësoi kohët e fundit Instagram në 100 miliardë dollarë. Platforma e fotografive, i kaloi kohët e fundit një miliardë përdorues aktivë në muaj, dhe i njëjti analist i Bloomberg, sugjeroi se ajo është në rrugën e duhur për ta dyfishuar këtë shifër tashmë të jashtëzakonshme. Dhe ndoshta më e rëndësishmja: tani njerëzit kanë filluar të shpenzojnë më shumë kohë në aplikacionin Instagram, se sa në Facebook. Po çfarë e bën kaq të suksesshëm këtë aplikacion që shfaq foto dhe video? Pjesërisht, është zgjedhja e zgjuar e dizajnit. Por gjithashtu edhe fakti, se Instagram ka qenë në gjendje të realizojë dëshirën e njerëzve, për t’u lidhur me një platformë me një rritje më të mirë të të ardhurave se sa çdo platformë tjetër. Ju mund të gjurmoni suksesin e Instagram, tek estetika në fillim e përqeshur e “hipsterit”. Përdorimi i filtrave, i vendosur fillimisht si një rikthim mobil në Polaroid, përfundoi inkuadrimin e fotografive të njerëzve si paraqitje
24
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
idilike të jetës:Ja dita ime e kaluar sot në qytet – thjesht e mrrekullueshme! Instagrami u bë kësisoj i lidhur ngushtë me aspiratën. Ka qenë për
vite me rradhë një klishe, qëndrimi se platforma është një vend për njerëzit që të tregojnë veten. Edhe llogaritë me një fokus të gjerë, nga modelet
KULTURË dhe tek dizenjot e bikinit, luajnë me idenë e paraqitjes së një versioni të larmishëm të jetës, duke mbledhur mijëra apo edhe miliona pasues për shkak të saj. Efekti i saj mund të ndihet kudo. Është një fenomen i mirë-dokumentuar, tani që kafenetë dhe baret e reja, madje edhe shfaqjet artistike, do të organizohen për t’u parë mirë në “gram”. Dhe shkrimtari Kyle Chayka, është tepër i bindur për këtë. Ai madje ka prodhuar një lloj uniformiteti të hapësirave “hip” në botë – një prirje që ai e quan AirSpace – faktin që në kafenetë në Berlin dhe Bombei, njerëzit shohin thuajse saktësisht të njëjtën gjë. Është i njëjti fokus mbi estetikën dhe aspiratën, ai që e bëri platformën ideale për tregtinë online. Së pari, njerëzit me llogari të mëdha u bënë ndikues, dhe filluan të shpërndanin ose të paktën të miratonin produkte
të caktuara. Pastaj, markat u zhvendosën nëpër platformë, sepse dizajni visual i Instagram, ishte fillimisht për marketing, veçanërisht për modën. Tani, përdoruesit e Instagramit mund të blejnë produkte direkt në aplikacion, si nga dyqanet e saj online, dhe nga feed-sat e saj kryesore. Nëpërmjet monetizimit të mënyrës sesi njerëzit gjejnë dhe shprehin atë që që dëshirojnë, Instagrami është i mirë-pozicionuar, për të prodhuar të ardhura serioze, veçanërisht me një bazë të tillë të madhe përdoruesish. Suksesi i tij, është se si solli një rrymë të ardhurash në kulturën vendase të platformës. Por në qoftë se Instagram është pjesërisht aty ku njerëzit jetojnë jashtë jetës së tyre, aplikacioni ka gjithashtu një “valvul” të zgjuar, për çlirimin e të gjithë presionit që shoqëron vetë prezantimin:historinë. E kopjuar nga Snapchat, funksioni i
mundëson përdoruesit të kthejë fotot dhe videot, në një formë të indit lidhës social. Ai gjithashtu i jep vetes kalimtaren, të çrregulltën dhe spontanen. Ndryshe nga natyra e lëmuar e imazheve që shfaqen në profilin e tij, historia është më shumë si një përditësim i statusit audio-vizual, që thjesht fshihet pas një dite, dhe ka më shumë kënaqësi për shkak të tij. Në këtë kuptim, Instagrami është një lehtësim nga rrjetet e tjera sociale. Ai ka shmangur grackat e Facebook dhe Tëitter, përmes natyrës së vet më të mbyllur. Përdoruesit nuk mund të vendosin lidhje në komente, kështu që ai lloj spam-i është i penguar. Nuk ka funksionin “ri-gram”, të ndërtuar në ‘retweet’ e Twitterit ose që citon funksionin tëeet, duke e bërë më pak të theksuar zhurmën e dëshpëruar për një viralitet. Ndërkohë, natyra e thjeshtë vizuale e aplikacionit, nënkupton gjithashtu se ka më pak gjasa që të përdoret për qëllime haptazi politike ose ideologjike (edhe kur kjo është diçka e mirë, ose nuk varet nga pritshmëritë e dikujt). Kjo s’do të thotë që Instagrami nuk ka problemet e veta sociale. Vetëm kohët e fundit, aktorja e “Star Wars”, Kelly Marie Tran doli nga Instagrami për shkak të ngacmimeve që ajo mori atje, dhe nuk është e para. Platformat e mëdha digjitale, lejojnë gjithnjë të depërtojë keqdashja dhe përdorimet e padëshiruara, ndaj është e domosdoshme që kompanitë e teknologjisë të mendojnë që në fillim për këtë fakt. Tek e fundit, shumë shpesh, krijuesit e rrjeteve sociale, nuk mendojnë për të gjitha pasojat e strukturave të platformave të tyre. As Twitter as Facebook, nuk parashikonin që aplikacionet e tyre do të ishin të mbushura me përdorues keqdashës, për shkak se aplikacionet e tyre i dhanë përparësi shikimit, metrikës dhe ndarjes së infomacionit. Ajo çka tregon suksesi i vazhdueshëm i Instagram, është se është struktura e aplikacioneve – mënyra se si ato janë ndërtuar dhe çfarë lejojnë – është çelësi për të kultivuar një kulturë që nuk bëhet toksike. Sikurse rezultoi, filtrat më të rëndësishëm të Instagram, ishin ato që ndihmuan në uljen e sjelljeve të këqija:dizajni, pak fat dhe “martesa” e kulturës me tregtinë. E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
IN MEMORIAM: Omer Rexhepagiq 1925-2018
Personalitet m të jashtëzakon Duke përkujtuar Omer Rexhepagiqin me qellim u përcakmuan qe ky tekst te korrespondojë me Ditën e Kryengritjes Antifashiste në Mal te të Zi të Luftës se Dytë Botërore, pasi ai ishte një nga pjesëtarët e korpusit të famshëm muslimano-boshnjak dhe atij shqiptar nga Mali I Zi. Rrjedh nga një familje bejlere (babai i tij, Emin beg Rexhepagaj me 1991 e dekoroj, pas vdekjes, ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, për kontributin në çështjen shqiptare). Në moshën e rinisë, si nxënës i Medresës së famshme Mbretërore të Shkupit (ku nder te tjerët vijuan mësimet Bedri Elezaga dhe Musa Muharemi nga kjo treve, por dhe heroi I popullit Rifat Burxhoviq Trsho si dhe shumë myslimanë – boshnjakë nga tërë Ballkani, te cilët pas Luftës II Botërore ishin elita intelektuale dhe politike në ish- Jugosllavi) tregoi
26
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
pikëpamje antimonarkiste ndaj Mbretërisë Jugosllave. Ne simpoziumin ndërkombëtarë kushtuar hadisologut më të njohur në Turqi – Muhamed Taib Okiq, njëherësh prof. në Medresenë e Shkupit në fillim te shekullit XX, i cili u mbajt në Sarajevë, ku morri pjesë dhe O.Rexhepagiq si nxënës i këtij profesori të famshëm, u treguan ndodhitë nga jeta e medresistëve. Sipas kësaj ndodhie pasi Rexhepagiqit i ishin vonuar parat që ia niste e ëma për tu kthyer në shtëpi pas përfundimit te vitit shkollor, ai kërkoj një shume te vogël profesorit si hua. Mirëpo, të nesërmen, pa hezituar, pasi qe i kishin mbërrit parat, shkoj tek profesori për të kthyer borxhin. Profesori e refuzon këtë gjë, por malësori koke fortë dhe i ndershëm doemos insistoi. Ne fund profesori përmes shkollës e gjen formën për tia dhuruar shu-
men në fjalë. Kjo ngjarje e treguar gjate simpoziumit i emocionoi studentet e Prof. Okiq nga Turqia dhe pasqyroi karakterin dhe principet e medresistit nga Plava. Nga viti 1941 merr pjesë aktive ne Luftën Antifashiste me motive për barazi shoqërore dhe sociale, ku arrin gradën e komandantit batalonit. Jeta nuk e ledhatoj këtë kolos fizik dhe spiritual qe linte përshtypjen e një shkëmbi të shkëputur nga Bjeshkët e Nemuna. Pas çlirimit, ushtroi disa pozita kyçe ne qarkun e Andrijevices duke pasur motivim kryesor familjet që kishin humbur te afritë ne lufte dhe ato te varfër, por edhe zhvillimin e kësaj zone te prapambetur. Ishte një autoritet i padiskutueshëm ne ambientin shumënacional por dhe arkaik, ku me optimizëm dhe energji pozitive rrezatonte tek bash-
KULTURË
me frymëzim nshëm këpunëtoret, qe ngjalli xhelozi ne ambientin ku vepronte. Burgoset në vitin 1950. dhe qëndroi 40 muaj ne burgun famëkeq politik të Goli Otokut. Kësaj drame personale, por edhe shoqërore, e cila mbeti si njolla me e madhe e sistemit komunist botoj librin me titull: Od nevolje price. Tërë të burgosurit politik, pas lirimit, jetonin ne tmerrin nga torturat e përjetuara. Rexhepagiqi ishte i pari që pati guximin te nis procedurat për te argumentuar pafajësinë për burgosjen dhe pas një kohe arriti rehabilitimin partiak(1961), por me sugjerimin e UDB-se famëkeqe nuk u be rehabilitimi shtetëror me vendim 409/63. Nga rinia, thjeshtësia karizmatike e tij i ofroi miqësi të ngushtë Esad dhe Hasan Mekulin e cila mbet miqësi jetësore, por dhe me intelektualë të tjerë.
Në këtë kuadër ai ishte personalitet dhe bashkëbisedues i mirëpritur në qarqet e politikes malazeze ( Blazho Jovanoviq, e vecanarisht Velko Milatoviq, Andro Mugosha Veselin Bullatoviq Dr. Sulejman Rexhepagiq Omer Kurpejoviq e shumë te tjerë). Skulptori me fame evropiane dhe ish kryetari i Beogradi dhe kundërshtari kyç i politikes se Milosheviqit, Bogdan Bogdanoviq, sociologu Ratko Bozhoviq ,filozofi Branko Gjuriq e shumë te tjerë mbanin lidhje vazhdueshme dhe tejet miqësore me Rexhepagiqin. Ishte ne lidhje të vazhdueshme me akademiket: piktorin Vojo Staniq, shkrimtaret, R. Zogoviq, Jevrem Brkoviq, Hysein Bashiqin, Dushan Kostiqin Zuvdi Hoxhiq Berishen, Jashar Rexhepagiqin etj. Deri ne pension punoi dhe veproi ne vendlindje si profesor dhe drejtor i qendrës, ku gëzonte raspekt
dhe simpati nga nxënësit, kolektivi dhe rrethi. Ne dy mandate ushtroi punën e deputetit ne Parlamentin e Malit te Zi. Gjatë jetës së tij ai u nderua me shumë shpërblime për veprimtarinë e tij shoqërore si me Urdhrin për Merita III, Urdhrin e Vëllazërim Bashkimit II, Urdhrin per Merita Ushtarake me Rreze te Argjendt et. Si 93 vjecar ai konsiderohej si një histori e gjallë, por mbi te gjitha fjalët e tij tingëllonin si fjalë alkemike që ishin frymëzim dhe inspirim për bashkëbiseduesit. Vdiq në janar të vitit 2018. Botoj dy libra “ Od nevolje price” 1991 dhe “Plavski slucaj” si dhe shumë ese dhe polemika në gazetat dhe revistat e vendit. Dr. Behlul Kanaqi Sadik Pelinku E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
27
REPORTAZH
Jeta e mërgimtarëve shqiptarë në Nju Jork
Nuk është Amerika m duhet më shumë pun Për Koha Javore:
Shtjefën Ujkaj Nju Jork SHBA të njohura në Botë, e sidomos qyteti i Nju Jorkut i njohur me pasuri dhe me luks. Vend i bukur dhe shumë i populluar. Ky vend është metropol, nga pamja e parë asgjë nuk të mungon këtu, por në realitet këto bukuri që dukën në foto, dikujt bukur mirë i kushtojnë. E kush mund të jenë ata që e kanë jetën më të vështirë këtu? Natyrisht që mërgimtarët tonë shqip-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
“Çdo gjë është me kosto të lartë këtu, banesat, shërbimet mjekësore shpenzime”, shprehet një banor që ka tridhjetepesë vite që jeton në kë tar. Duke shëtitur nëpër këtë vend, në çdo skaj, në çdo cep e sheh një “shqipe”. Dikush më shumë e dikush më pak, por më shumë dominon puna e krahut. Në mëngjes sheh të mbushur trenat e autobusët me plot krah punët, me një kafe në dorë dhe me një çantë pas krahut. Si duket nuk gjendet koha as edhe për një kafe që të pihet ulur në
karrige. Duke marrë në intervistë disa banorë të cilët dëshiruan të mbetën anonim, u shprehën që “Nuk është Amerika më ajo që ishte, tani duhet shumë punë për pak të ardhura. Vetëm ata të cilët kanë biznese mund t’a kenë jetën më të lehtë, edhe me të ardhura të mira”. “Tani të ardhurat e një punëtori krahu
REPORTAZH
më ajo që ishte, tani në për pak të ardhura
e po ashtu edhe shkollat... Shumë pak jam i Zoti tani me mbulua këto ëtë vend mund të krahasohen me të ardhurat në Malësi, Jemi në vend te huaj dhe duhet të punojmë shumë sa për me hëngër një copë buke, e po ashtu edhe të kemi frikë çdo njërin, se mos po i bëjmë diçka dhe po na akuzon”, shprehet një mërgimtar. Disa të tjerë ankohen edhe më shumë, “ unë kam pasur biznese, e kam pasur
punën dhe jetën shumë të mirë, tani jam i ndarë nga familja dhe çdo gjë më mori bashkëshortja”, shprehet një tjetër mërgimtar. Si duket dhe sipas këtyre fakteve tani nuk është më e lehtë jeta në mërgim. “Çdo gjë është me kosto të lartë këtu, banesat, shërbimet mjeksore e po ashtu edhe shkollat.. Shumë pak jam i Zoti tani me mbulua këto shpenzime”,
shprehet një banor që ka tridhjetepesë vite që jeton në këtë vend. Por jo çdo herë vendi i huaj mund të dalë më i mirë se vendi jot. Këtu ka të bëjë edhe fati, Dikush më mirë e dikush më keq. Sipas këtyre e kaluara ishte shumë më e mirë për të ardhura financiare. Tani çdo gjë ka ndryshuar. Ndoshta mund të bëhet edhe më keq.
Foto: KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Komuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka sjellë vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për organizatat joqeveritare për vitin 2018
Disa OJQ të zhgënjyera
Tuz – Ndarja e mjeteve finaciare për Organizatat Joqeveritare nga Komuna e Tuzit në kuadër të kryeqytetit për vitin 2018, ka ngjallur reagime te disa OJQ të cilat në kumtesat e tyre për opinion, shprehin pakënaqësi dhe zhgënjim për mënyrën e ndarjes së këtyre mjeteve. OJQ “Labeatët”, një organizatë e cila ka si mision hulumtimin e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike të Malësisë së Madhe, ka kumtuar se ndarja e këtyre mjeteve është bërë në mënyrë selektive, të padrejtë dhe diskriminuese. Kjo OJQ ka njoftuar se në konkursin publik të shpallur më 04. 06. 2018, nga ana e komisionit për shpërndarjen e mjeteve financiare për OJQ-të, është shkelur rregullorja e këtij konkursi dhe ligji sepse, siç ata sqarojnë, pikërisht janë financuar projekte që nuk kanë të bëjnë me territorin e komunës së Tuzit, gjë që siç theksojnë, bie ndesh me
30
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
rregulloren e konkursit. “Komisoni për ndarjen e mjeteve të parapara për OJQ- të ka shkelur pikërisht pikën e parë të konkursit me vendimin që ka marrë. Përkatësisht, në bazë të listës së OJQ-ve, të cilin e ka sjellur komisioni dhe nënshkruar kryetari i komisionit, Naser Kërkanoviq, shihet qartë se mjete të konsiderueshme financiare janë ndarë për aktivitete të cilat do të mbahen jashtë territorit të Komunës së Tuzit. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe e konkursit, veprim i cili irriton çdo njeri normal e jo më OJQ-të, të cilat bëjnë sakrifica, vetëfinancim dhe punë të mëdha vullnetare, thjeshtë për të hellur në dritë dhe promovuar kulturën, traditën, trashëgiminë dhe historinë tonë. Gjithashtu, në bazë të të dhënave nga regjistri në dispozicion, vërehet në mes tjerash edhe ndarje e pabarabartë dhe e padrejtë e mjeteve financiare. Në bazë të
regjistrit të sjellur nga ana e komisioni përkatës, së paku në dy raste është shkelur rregullorja”, thuhet në kumtesën për opinion të Këshillit Ekzekutiv të OJQ “Labeatët”. Nga kjo OJQ kanë bërë të ditur se nga 16 OJQ - të e “peshqeshuara” – siç ata e kanë quajtur – të mbështetura nga ana e buxhetit të Komunës, vërehet qartë disharmoni në sasinë e mjeteve të shpërndara: nga 2.550€ sa ka fituar OJQ, SHKA “Ramadan Sharkiq” deri 200€ sa u ranë për pjesë dy shoqatave me minimumin e mbështetjes. “OJQ Labeatët këtë herë ishin të mbështetur me 4.5% nga kërkesa të cilën e paraqiti me projëktin e vet. Këto fakte sjellin dyshim se shpërndarja e buxhetit për kulture është bërë në mënyrë të padrejtë dhe selektive madje edhe diskriminuese, në shumë aspekte. Ky është një rast i mirë për shumë votues që ta vënë gishtin
MOZAIK
në tamth dhe të mendojnë mirë për shumë gjëra, ta kthjellin mendjen e tyre. Kjo nuk është hera e parë që buxhetet e Komunës ndahen pa ligj. Kohë më parë, por edhe vitë më përpara, janë bërë veprime të tilla edhe në sektorin e kulturës, e sidomos në sektorin e sportit. Ky ishte një ilustrim adekuat i shkeljeve flagrante e të drejtave në Komunën e Tuzit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj OJQ- je. Ndërkohë, në lidhje me ndarjen e këtyre mjeteve financiare dedikuar OJQ-ve, nëpërmjet një njoftimi për opinion ka reaguar edhe SHKA “Rapsha”, përkatësisht kryetari i saj, Lucë Junçaj, i cili shprehet i zhgënjyer ndaj mënyrës së ndarjes së këtyre mjeteve financiare dhe shumës së vogël të të hollave që kjo shoqatë përfitoi në këtë konkurs publik. “Shka “Rapsha”, konkurroi me projektin e librit SHKA “Rapsha” – 40
vjet veprimtari kulturore –artistike. Një libër që përpos një historiku të shkurtër të kësaj shoqate, në thelb ka pasqyrimin e folklorit të Malësisë së Madhe. Në rregulloren që vet ata e kanë miratuar, në dy pika të saj thuhet qartë se mjetet e ndara nuk mund të shpenzohen për projekte që organizohen jashtë territorit të Komunës së Tuzit, por për ironi të fatit, shoqata që konkurron me projekte që nuk organizohen në territorin e Komunës së Tuzit, fiton edhe shumën më të madhe nga ky konkurs. Besoj se kjo padrejtësi do t’u shërbej qytetarëve të Malësisë që të mendojnë disa herë se kujt po ja lanë në dorë timonin e Malësisë”, shprehet ndër të tjera Junçaj në reagimin e Tij duke shtuar se shoqata në fjalë së bashku me të gjitha shoqatat tradicionale të Malësisë së Madhe dhe me njerëzit vullnetmirë do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre patriotike, që të pasqyrojnë sa më
denjësisht kulturën, doket, zakonet dhe folklorin e Malësisë së Madhe. Ndërkaq, më herët në lidhje me ndarjen e këtyre mjeteve financiare në seancën e fundit të kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka reaguar dhe këshilltarja e Lidhjes Demokratike Shqiptare, Albina Dreshaj, njëherësh dhe anëtare e komisionit për ndarjen e këtyre mjeteve financiare e cila theksoi se në ditën e ndarjen së këtyre të hollave nuk ka qenë e njoftuar fare. Kujtojmë se me buxhetin e Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit për vitin 2018, transfertat për organizatat joqeveritare janë planifikuar në shumën 15 mijë euro nga të cilat, 12 mijë euro të shpërndara nëpërmjet konkursit publik dhe 3 mijë euro të shpërndara sipas kërkesave të OJQ- ve.
t. u.
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në seancën e Kuvendit të Komunës së Tuzit
U zgjodhën nënkryetarët e komunës dhe sekretari i kuvendit Tuz – Kuvendi i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit ka mbajtur seancën e tetë të veçantë në të cilën këshilltarët kanë debatuar dhe votuar për një pikë të rëndit të ditës, atë të emërimeve, ku janë zgjedhur nënkryetarët e komunës dhe sekretari i kuvendit të Komunës. Para fillimit të hapjes së diskutimeve për këtë rend të ditës, këshilltarët e Lidhjes Demokratike Shqiptare kanë propozuar që pjesë e rëndit të ditës për diskutim të hyjë dhe propozimi për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Tuz duke ju bërë thirrje të gjithë këshilltarëve, pozitë- opozitë, që të mbështesin këtë iniciativë që ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët e kësaj treve duke qenë se jemi në kuadër të vitit të vitit të Skënderbeut, mirëpo edhe krahas thirrjeve, me shumicë votash kundër të shumicës, kjo pikë e rendit të ditës u anulua. Ndërkohë, Alternativa Shqiptare propozoi që në rënd të ditës të vendoset propozimi për themelimin e
32
Javore KOHA
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Komisionit Zgjedhor Komunal duke arsyetuar se para shpalljes së zgjedhjeve për Komunën e Re, kjo komunë duhet të jetë e përgatitur dhe funksionale me Komision Zgjedhor Komunal të saj, por, as kjo pikë e rendit të ditës nuk gëzoi mbështetje, duke marrë vetëm tetë vota pro dhe të tjerat të përmbajtura. Në seancën e tetë të veçantë, ky kuvend ka emëruar dy nënkryetarë të Komunës, të cilët fillimisht për kandidatë në këtë post kryetari i Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit Z. Abedin Axhoviq i propozoi Simon Ivezajn dhe Haris Ramoviqin. Në lidhje me propozimin e kandidatëve në fjalë, këshilltarët e partive politike shqiptare kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën e emërimit të kandidatëve të propozuar. Këshilltarët e Lidhjes Demokratike Shqiptare shprehën vërejtje ndaj kryetarit të Komunës si propozues i kandidatëve i cili gjatë propozimit të tyre nuk shpalosi asnjë jetësh-
krim të kualifikimit dhe veprimtarisë së tyre profesionale duke thënë se njërin nga të propozuarit as që e kanë parë ndonjëherë. Ndërkaq, Alternativa Shqiptare u shpreh se vet propozuesi i kandidatëve në fjalë, Z. Abedin Axhoviq, vepron në mënyrë jolegjitime. Në të njëjtën kohë, me 20 vota pro, 8 kundër dhe 2 të përmbajtur u emëruan Simon Ivezaj dhe Haris Ramoviq, nënkryetarë të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit. Ndërkaq, kryetari i kuvendit Z. Fadil Kajoshaj, ka propozuar që për sekretar të këtij kuvendit të emërohet Z. Nermin Alibashiq nga radhët e PDS-së, i cili paraqiti një jetëshkrim të kandidatit të fjalë, të arsimimit të tij dhe të përgatitjes profesionale, ku i propozuari në fjalë, Z. Nermin Alibashiq, me 19 vota pro, 7 kundër dhe 2 të përmbajtur u emërua, sekretar i Kuvendit të Komunës së Tuzit në kuadër të kryeqytetit. t. u.
SPORT
Në Malësi u hap Shkolla e Parë e Tenisit
Fillim i mbarë i një sporti të ri për Malësinë Numri i të regjistruarve në këtë shkollë do të rritet në vazhdim pasi interesimi është i lartë. Trajneri është profesionist dhe jo i rëndomtë për këtë sport pasi të tillë kemi shumë pak trajnerë në të gjithë Malin e Zi. Dy muajt e parë kjo shkollë për femra do të jetë falas sepse në synojmë që edhe femrat të fillojnë t’i hyjnë këtij lloj sporti dhe të integrohen në mënyrë të barabartë sikurse edhe meshkujt. Tuz – Në Malësi para një muaji është hapur Shkolla a Parë e Tenisit, një sport ky elitar por i ri dhe i munguar në trevën e Malësisë. Themelimi i kësaj shkolle private është realizuar me iniciativë të Z. Pashko Dedvukaj, një sportist i suksesshëm me një përvojë disavjeçare në sportet marciale duke qenë se në Malësi fatkeqësisht nuk kemi asnjë të tillë, qoftë publike apo private. Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, Dedvukaj vë në dukje se pse vendosi të hap një shkollë të tillë në Malësi e cila është mirëpritur në një masë të gjerë nga të gjitha moshat, fëmijët e të rriturit. “Duke qenë se në Malësi nuk kemi pasur një shkollë të këtij lloj sporti, e duke u lodhur çdo ditë t’i dërgojmë fëmijët në Podgoricë për të ushtruar këtë sport, mendova që e kemi të nevojshme një shkollë të tillë edhe ne në Malësi. I nxitur nga këto rrethana, definitivisht e realizova këtë ide, duke e hapur këtë shkollë tenisi e cila punon në kushte optimale dhe bashkëkohore e që në vazhdim do të modernizohet dhe do të pajiset me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimin e këtij lloj sporti”, u shpreh
Dedvukaj. Hapja e Shkollës së Tenisit në Tuz është pritur jashtëzakonisht mirë nga të gjithë ata që synojnë të merren me këtë lloj sporti dhe aktualisht këtë shkollë sipas Dedvukajt e ndjekin 15 persona të cilët i ushtron dy herë në javë trajneri i licencuar (profesionist) nga Podgorica Aleksandar Tomiq. “Numri i të regjistruarve në këtë shkollë do të rriten në vazhdim pasi interesimi është i lartë. Trajneri është profesionist dhe jo i rëndomtë për këtë sport pasi trajnerë të tillë kemi shumë pak në të gjithë Malin e Zi. Dy muajt e parë kjo shkollë për femra do të jetë falas sepse në synojmë
që edhe femrat të fillojnë t’i hyjnë këtij lloj sporti dhe të integrohen në mënyrë të barabartë sikurse edhe mashkujt. Çmimi për këtë shkollë kushton 40 euro në muaj, me dy termine gjatë javës. Kam vendos të njëjtin çmim sikurse e kanë shkollat e këtij lloji në Podgoricë”, theksoi Dedvukaj. Qëllimi kryesor i hapjes së shkollës së parë të tenisit në Malësi – shton ai – është që fëmijët dhe të rinjtë të aktivizohen më shumë në sport, të kenë stile të shëndetshme të të jetuarit dhe të largohen nga fenomenet negative dhe nga rruga. t. u. E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
33
SPORT
Emocionet pozitive të Kupës së Botës 2018
Futbollistët e zemrës
Ky Botëror mund të quhet fare mirë Botërori i shqiptarëve. Këta futbollistë me gjakun shqiptar shënuan gola spektakolarë ndaj Serbisë, ndaj Kostarikës dhe ndaj Anglisë, duke u bërë kështu vendimtarë në sukseset e Zvicrës dhe Belgjikës
Gjekë Gjonaj
Pavarësisht se në kampionatin e sivjetshëm botëror të futbollit, i cili po mbahet në Rusi, nuk marrin pjesë asnjëra prej dy shteteve shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, shqiptarët në Malin e Zi, sikur të tjerët kudo që ndodhen, vazhdojnë ta përcjellin me shumë interesim dhe me emocione të njëjta pozitive Edhe ne shqiptarët, ashtu si në pjesën më të madhe të
“ 34
Botës, u përfshimë nga spektakli dhe ndjenjat e futbollit. Kjo për arsye se në këtë kampionat shkëlqyen yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhaka, Gjerdan Shaqiri, Blerim Xhemaili dhe Valon Brehami, të cilët luajtën për Kombëtaren e Zvicrës dhe Adnan Januzaj për përfaqësuesen e Belgjikës. Pra, ky Botëror mund të quhet fare mirë Botërori i shqiptarëve. Këta futbollistë me gjakun shqiptar shënuan gola spektakolarë ndaj Serbisë, ndaj Kostarikës dhe ndaj Anglisë, duke u bërë kështu vendimtarë në sukseset e Zvicrës dhe Belgjikës. Me këto gola perlë, lojtarët me origjinë shqiptare u dhuruan shqiptarëve ngado që janë emocione të forta, adrenalinë të shtuar dhe kënaqësi të
Këta futbollistë, sikurse shqiptarja më e famshme Nëna Tereze, shkrimtari Ismail Kadare, sopranoja Inva Mula, aktori Janes Belushi, nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane Ferid Murati, fotografi Fadil Berisha, arkitekti Karl Gega, muzikantet Ana Oxa, Rita Ora e Dua Lipa, supermodelja Emina Çunmulaj, futbollisti Lorik Cana, xhudistët Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, na nderuan me lojën e tyre të suksesshme
KOHA Javore
E ENJTE, 12 KORRIK 2018
“
Ata na bënë krenarë edhe për faktin se Kosova si shtet i ri mund të japë kaq talente në futboll, që luajnë edhe për ekipe të tjera të dëshmuara në kampionate evropiane e botërore. Gjithsesi krenaria jonë kombëtare u shtua shumë herë më shumë, kur dy futbollistët me kombësi shqiptare Shaqiri e Xhaka festuan golat duke bërë shqiponjën e flamurit shqiptar
madhe. Dorën në zemër këta futbollistë na bënë krenarë që jemi shqiptarë. Ata na bënë krenarë edhe për faktin se Kosova si shtet i ri mund të japë kaq talente në futboll, që luajnë edhe për ekipe të tjera të dëshmuara
SPORT
në kampionate evropiane e botërore. Gjithsesi krenaria jonë kombëtare u shtua shumë herë më shumë, kur dy futbollistët me kombësi shqiptare Shaqiri e Xhaka festuan golat duke bërë shqiponjën e flamurit shqiptar. Nga ana tjetër ky emocion që kishte përfshirë Xhakën e Shaqirin, duke bërë me duar shqiponjën dykrenare- simbolin e shqiptarëve, ngjalli revoltë jashtëzakonisht të madhe tek Kombëtarja e Serbisë, e cila u eliminua nga kjo garë faktikisht nga shqiptarët. Me kërkesën e tyre FIFA nisi procedurat disiplinore ndaj dyshes Shaqiri- Xhaka, të cilat, për fat të mirë, përfunduan pa suspendimin e tyre. Natyrisht se u bëmë krenarë e u ndi-
em shumë mirë kur këto yje të futbollit shqiptar zunë faqet e para të gazetave më të njohura sportive evropiane e botërore. Gazeta e mirënjohur zvicerane “Tages Ainziger” ka bërë një reportazh në Kosovë, vendi prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zviceranë të futbollit, në prag të ndeshjes Zvicër-Suedi. “Hajde Zvicër !” Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Ainziger në tekstin për fshatin Zhegër, fshat nga i cili e ka prejardhjen Gjerdan Shaqiri, i cili bashkë me Xhakën, Januzin , Xhemaili dhe Brehamin, u bënë ambasadorët tanë më të mirë në krejt botën. Këta futbollistë, sikurse shqiptarja më e famshme Nëna Tereze, shkrimtari
Ismail Kadare, sopranoja Inva Mula, aktori Janes Belushi, nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane Ferid Murati, fotografi Fadil Berisha, arkitekti Karl Gega, muzikantet Ana Oxa, Rita Ora e Dua Lipa, supermodelja Emina Çunmulaj, futbollisti Lorik Cana, xhudistët Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, na nderuan me lojën e tyre të suksesshme . Ju lumtë futbollistë shqiptarë të Kombëtares së Zvicrës dhe Belgjikës! Sepse dëshmuat se dini të luani shkëlqyeshëm futboll. Dëshmuat se jeni profesionistë. Njëherë edhe patriotë. Edhe atëherë kur nuk i mbroni ngjyrat e Kombëtares së Kosovës e Shqipërisë, në zemër keni flamurin kuqezi dhe himnin kombëtar. E ENJTE, 12 KORRIK 2018
Javore KOHA
35