KOHA Javore Podgoricë e enjte, 19 korrik 2018 Viti XVll Numër 823 Çmimi 0,50
Votimi me listat e hapura, e drejtë e mohuar e qytetarëve
ISSN 1800-5696
Radio Ulqini lëngon që 12 vjet!
Intervistë me artisten nga Tirana, Dorina Plaku
PËRMBAJTJE
6
14 Rikthimi i kohëve të errëta
Në Ulqin ka politikanë shqiptarë që ende hezitojnë të flasin për krimet e komunizmit ndaj popullit ulqinak
16
18 Demokracisë i ka rënë lija
Sporti sjell përfitime të shumëfishta për organizmin e njeriut
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
PËRMBAJTJE
24
26 Entuziazëm dhe aventurë e re në eksplorimin e gjuhës
Pasqyrim i gjenocidit ndaj popullatës civile të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë
28
30 Pishtar dhe simbol i arsimit dhe i teatrit në gjuhën shqipe
Ndejat e pasdarkës KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 19 korrik 2018 Viti XVll Numër 823 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
nuk jetohet ma Komedia e mjerimit
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Radio Ulqini lëngon që 12 vjet!
Intervistë me artisten nga Tirana, Dorina Plaku
12 vjet! lëngon që Radio Ulqini
Dorina Plaku nga Tirana, me artisten Intervistë
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
ISSN 1800-5696
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
743 Çmimi 0,50
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Kadare meriton Nobelin!
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
pozitiv
Votimi me listat e hapura, e Lufta e drejtë e Ftohtë duhet mohuar e shmangur qytetarëve
qytetarëve mohuar e drejtë e
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, priti delegacionin e Komunës së Deçanit, në krye me kryetarin Bashkim Ramosaj
Bashkëpunimi duhet avancuar Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe bashkëpunëtoret e tij pritën të premten delegacionin e Komunës së Deçanit, të kryesuar nga kryetari i saj Bashkim Ramosaj. Komuna e Ulqinit ka vite që është binjakëzuar me Komunën e Deçanit dhe urat e bashkëpunimit janë vënë në disa sektorë. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se edhe në këtë takim palët u pajtuan që ky bashkëpunim duhet avancuar, veçmas në sektorët siç është turizmi veror respektivisht ai dimëror, në shkëmbimin e përvojave, por vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe bashkëpunimit në fushën e kulturës.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Po ashtu në takim u tha se ka vend për bashkëpunim në hartimin e projekteve të përbashkëta që mbështeten nga Bashkimi Evropian. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka konfirmuar vullnetin e mirë për të forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy komunave. “Ne jemi një trup, i cili funksionon në atë mënyrë edhe do të vazhdojmë këtë funksionim edhe më tepër në të ardhmen”, ka deklaruar ai për RTKnë. Edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë për RTK-në se bashkëpunimi në intensifikimin e promovimit kulturor, turizmit dhe forcimi i shkëmbimit ekonomik, duhet të jenë prioritetet e këtij bash-
këpunimi në mes dy komunave të binjakëzuara. Në takim është folur edhe për projekte madhore, siç është ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, i cili është thënë se mbetet prioritet në nivel të dy shteteve. Gjatë vizitës së tij në Ulqin, pjesëtarët e delegacionit të Komunës së Deçanit, të shoqëruar nga zyrtarët e Komunës së Ulqinit vizituan objektet e rëndësishme kulturore në Ulqin. Vizita kthyese e delegacionit të Komunës së Ulqinit, të kryesuar nga kryetari i saj Nrekiq, do të zhvillohet të premten, më 20 korrik, me rastin e Panairit tradicional në Deçan. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Millutin Simoviq, i kënaqur me investimet në komunën e Ulqinit
Kërkohet angazhim i shtuar i qeverisjes vendore Ulqin – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural të Malit të Zi, Millutin Simoviq, ka thënë se vala e investimeve që ka filluar në Ulqin kërkon angazhim më të madh të qeverisjes vendore, krahas vazhdimit të mbështetjes së Qeverisë, në mënyrë që të vazhdojë zhvillimi i përshpejtuar i Komunës, hapja e vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve të Ulqinit. Ai i ka bërë këto deklarata gjatë vizitës së punës që ka zhvilluar të
martën e kaluar në Ulqin. Në takim me udhëheqjen e Komunës së Ulqinit, në krye me kryetarin Loro Nrekiq, është shprehur kënaqësi për realizimin e një varg projektesh infrastrukturore në territorin e Komunës së Ulqinit, të cilat paraqesin bazë për interesimin e mëtejshëm të investitorëve. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se do të ishte mirë që ndërtimi i segmentit rrugor Ulqin-Krythë të ecte me dinamikë më të shpejtë, por edhe besimin se ai do të përfundojë me sukses sezonin e ardhshëm. Simoviq ka thënë se është i kënaqur edhe me investimet e CEDIS-it në territorin e Komunës së Ulqinit, por edhe ka shprehur shqetësim për shkak të situatës në terren. Gjatë vizitës së tij në Ulqin, zëvendëskryeministri i Malit të Zi ka mbikëqyrur punimet që është duke i kryer ndërmarrja “Cijevna Komerc” në degën e djathtë të lumit Buna me qëllim të thellimit të shtratit të këtij
lumi dhe qarkullimit të ujit. Sipas tij, ato janë duke vijuar me dinamikën e planifikuar dhe se me këto punime do të zgjidhet një problem shumëvjeçar, i cili hap rrugën për zgjidhjen e problemeve tjera. Me këtë rast, ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural mr. Millutin Simoviq ka firmosur kontratat me tre qiramarrës për dhënien me qira të 200 hektarëve tokë bujqësore në pronësi shtetërore në komunat e Ulqinit, Podgoricës dhe Kotorrit. Qiramarrës të tokës bujqësore janë firma “Kantina e Verës Milloviq” në Malin e Brisë (Ulqin), firma “Agrolife Montenegro” në Gollubovc dhe “Çelebiq Agrar” në Vranoviq të Kotorrit, të cilët kanë prezantuar projektet e tyre që parashikojnë investime në vlerë prej 10 milionë euro dhe punësimin e 41 punëtorëve, krahas punësimit të punëtorëve të tjerë sezonalë. Simoviq ka theksuar se qeveria përmes projekteve të reja të valorizimit të tokës shtetërore dërgon mesazhin e zotit të mirë të shtëpisë dhe me shembullin e vet tregon se toka duhet të punohet. (Kohapress)
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Express (1)
Rikthimi i koh Pushteti absolut i injorantëve dhe i të korruptuarve, do të thoshte Sokrati, i vendosur përmes sistemit demokratik, është më i keq se çdo diktaturë
filluar të ndjejmë një dhembje që na sfilit, një dëshpërim që ka zënë të na lodhë. Të gjithë, pothuajse të gjithë, kemi filluar të vuajmë nga pafuqia për Mehmet Kraja ta duruar fyerjen dhe poshtërimin, që ia bëjmë vetes ose na e bëjnë çdo ditë. Na fyejnë dhe na poshtërojnë politikanët, titullarë institucionesh Nuk kam asnjë llogari të pambyllur ose liderë partiakë, deputetë ose me këtë vend, as politike, as patri- këshilltarë, të rinj dhe të vjetër, burotike, as kulturore, as letrare. Nuk ra dhe gra, të cilët në çdo paraqitje kam as nxitje intelektuale, nuk kam publike afishojnë paditurinë dhe imoas llogari pragmatike për të folur në ralitetin e tyre. (Si është e mundur që këtë kohë, sepse në kohë krizash të Kosova të jetë kaq e padijshme, sa mëdha, siç është kjo e jona, kur të ta durojë në heshtje këtë injorancë, gjithë flasin dhe dërdëllisin hipokrizi këtë rrugaçëri, këtë mediokritet të dhe dëngla amorale, nuk është përbindshëm?! Si është e mundur mençuri as heroizëm që edhe ti të që Kosova të mos ketë pasur më këpusësh ndonjë nga ato gjepurat shumë se kaq dije, kulturë, moral, e mëdha ose të vogla. Më anë tjetër, dinjitet, vlera njerëzore?!) Na fyejnë tashmë të gjithë u mësuam më këtë dhe na poshtërojnë çdo ditë kolegët realitet dëshpërues dhe e vetmja gjë e mi, gazetarë, shkrimtarë, artistë, që na ka mbetur, është që të shohim profesorë, akademikë, filozofë, soderi ku mban durimi dhe deri në çfarë ciologë, historianë, juristë, të cilët do mase mund ta përballojmë pafuqinë t’i falte edhe vetë providenca qiellore tonë. Tani për tani në Kosovë nuk ka pse nuk dinë më shumë, por nuk e di një masë kritike, e cila do të përbente pse i falin fëmijët e tyre, teksa e venë kufirin moral midis të mirës dhe të në funksion të gënjeshtrës publike keqes, që do të ndante vlerat nga dhe të korrupsionit intelektual edhe atë pak dije që kanë. Na fyejnë dhe jovlerat. Pavarësisht si dukemi së jashtmi, pa- na poshtërojnë studentët dhe krejt varësisht në jemi shkaktarë apo vikti- të rinjtë e këtij vendi, të cilët e kanë ma të këtij realiteti, duhet ta pranojmë humbur sensin e kundërshtimit dhe se edhe vetë plëngprishësit, shkatër- të protestës, tek dëgjojnë me indifrimtarët e këtij vendi, të gjithë kanë fil- erencë (të mërzitur ose jo, po kush i luar tashmë të ndihen bashkëvuajtës, pyet?), ndërsa i mashtrojnë, i gënjesepse për sjelljen tonë të papëlqyer jnë të gjithë me radhë, baballarët dhe (lexo: idiote, të papërgjegjshme, nënat e tyre, njerëzit e fesë dhe të primitive) kemi filluar të paguajmë pushtetit, të shkollës dhe të mejtepit, faturën. Mbi të gjitha, pavarësisht në të gjithë pa përjashtim ua nëpërkëme themi me zë ose jo, të gjithë kemi bin të gjitha shpresat dhe idealet.
6
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Vetëm se krejt kjo duket patetike dhe nuk besoj se vlen aq shumë. Por nuk është patetike, është tmerrësisht cinike, që në Kosovën e dëshiruar për më shumë vlera, tashmë po kthehen zërat e errësirës: kërcënimi i çdoditshëm për të humbur atë që është fituar; sekush legalisht, sekush ilegalisht punon që Kosova të humb territor dhe të integrohet me Serbinë; dikush tjetër ka përvetësuar të drejtën historike të pajtimit; një tjetër ka uzurpuar të drejtën e ndarjes së territorit; Shqipëria politike e ndihmon Serbisë për pacifizimin dhe ndarjen e Kosovës; sekush e pohon publikisht se është i përfshirë në krimin e organizuar serb; sekush tjetër e ndërton krejt prestigjin ekonomik dhe shoqëror duke bërë tregti dhe kontrabandë me Serbinë; nostalgjia për ish-Jugosllavinë (edhe për Serbinë) është bërë trend politik dhe kulturor; autonomistët dhe ish-luajalët e jugosllavizmës janë bërë heronj; ish-spiunët e UDBsë ose trashëgimtarët e tyre bëhen këshilltarë të burrave të rëndësishëm të shtetit; ideologjitë po rifuqizohen; marksist-leninistët dhe enveristët e djeshëm kanë bërë “bashkim ideologjik” më ish-komunistët jugosllavë; rikonfigurohen koalicione fetare, politike dhe ideologjike më të pamundshme që janë parë ndonjëherë; mëkatarët dhe blasfemuesit me pedigre, mashtruesit, zhvatësit dhe masa e madhe e njerëzve me deficit moral kanë gjetur strehën më të rehatshme te feja dhe patriotizmi, ndërkaq institucionet e shtetit janë azili më i madh
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
hëve të errëta i vagabondëve dhe pushtave të këtij vendi. Pushteti absolut i injoranteve dhe i të korruptuarve, do të thoshte Sokrati, i vendosur përmes sistemit demoktatik është më i keq se çdo diktaturë. Por as adhurimi i diktaturave nuk na mungon: erdoganizmi fetar dhe politik ka marrë përmasat e një epidemie. Po kultura? Unë bëj pjesë aty dhe më duhet ta pranoj se mungesa e vlerave, korrupsioni kulturor, shthurja institucionale kanë marrë përmasa të çmendurisë kolektive. Për më tepër, derisa politika merret me “punët e mëdha të kombit”, në arsim dhe në kulturë është duke ndodhur një masakër e vërtetë. Si brez ne mbajmë përgjegjësi, pse nuk arritëm të ngrehim dhe të fuqizojmë një gjeneratë iluministësh, krijuesish dhe anima-
torësh të kulturës, që do të dinin t’i identifikonin vlerat dhe do t’ia dinin kuptimin artit të lirë dhe lirisë në art. Sepse, tashmë dhe tashmë, pikërisht në këtë fushë liria ka marrë kuptimin e zhvlerësimit, të së drejtës për të shkelur dinjitetin e vet dhe të kombit të vet, për ta nëpërkëmbur atë dhe për t’u mburrur me përdhosjen që i bëhet. Liria e Kosovës tani ka marrë kuptimin e së drejtës për të fyer dhe për të zbrazur pëgërat (lexo: flligështirën) mbi çdo shenjtëri. Ose, për të ngarendur deri në Beograd, me një vepër letrare, me një performansë teatrore ose figurative, që nuk t’i bluan mideja dhe ta çojnë barkun po u bëre konsumator i pavëmendshëm i tyre. Nuk është problem i madh pse disa OJQ tonat i gjejnë me aq lehtësi paratë për promovime të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
këtilla pa dinjitet; as nuk çon peshë fakti pse para opinionit kulturor të Beogradit na prezantojnë me jovlera, sepse në qarqet e atjeshme kulturore as që çan bythën kush për “mirëdita, dobar dan”; vetëm se, pikërisht vetëm se, është e shëmtuar dhe neveritëse që këta djem dhe vajza (dikur i quaja të UNMIK-ut, por tani nuk e di kush më se të kujt dreqin janë!), për të marrë legjitimitet patriotik dhe për t’u bërë objekt e medies në Kosovë dhe në Serbi, i luten Zotit që ndonjë polic serb të bëjnë ndonjë proçkë në kufi dhe nja dhjetë protestues të gjenden në ndonjë rrugë të Beogradit, në mënyrë që “dishepujt kulturorë të Europës”, që i ndihmojnë Serbisë për integrim, kur të kthehen në Prishtinë, të fitojnë atributet e heronjve të kombit.
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Nail Draga
Ka kohë që në opinionin politik në Mal të Zi qarkullon ideja e ndryshimit të Ligjit zgjedhor, që ka të bëjë me ndryshimin e votimit të listave zgjedhore, nga listat e mbyllura siç është tash apo me lista të hapura siç veprohet në disa vende demokratike europiane. Në saje të ligjit zgjedhor ekzistues në Mal të Zi thuhet se votuesi mundet që me nënshkrimin e tij të mbështesë një listë zgjedhore, si për zgjedhje të këshilltarit apo të deputetit. Nuk bëhët fjalë për mundësinë që qytetari mund të zgjedhë me emër e mbiemër kandidatin i cili do të mbronte interesat e tyre, pa marrë parasysh renditjen e kandidatit në listën zgjedhore. Në Mal të Zi nga miratimi i pluralizmit ekziston sistemi zgjedhor proporcional më lista të mbyllura, ku votuesi mund të votojë vetëm për një listë zgjedhore, duke rrumbullakuar numrin para listës zgjedhore të subjektit përkatës të cilën ai e mbështet.
Listat e hapura në favor të demokracisë
Përparësia e sistemit zgjedhor me lista të hapura është e madhe, sepse do të zvogëlohej ndikimi autoritar i liderit të partisë, sepse ata në saje të formimit të listave zgjedhore
8
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Votimi me listat e drejtë e mohuar e imponojnë individët e përshtatshëm sipas shijes së tyre, të cilët në shumë raste nuk janë të pranueshëm për qytetarët. Nuk ka dilemë se zgjidhja e drejtpërdrejtë nga qytetarët do të kishim një përgjegjësi më të madhe si nga deputetët dhe këshilltarët, sepse forma e tanishme e zgjedhjes së tyre mbet pa përgjegjësi të qytetarët, sepse ata nuk kanë votuar individët përkatës me emër e mbiemër, por kanë votuar listën partiake.
Për ndryshime nevojitet vullneti politik
Por, edhe pse deri më tash në forume të ndryshme qoftë nga shoqëria civile, apo subjektet politike të opozitës, kjo çështje është trajtuar si obligim për të ndryshuar ligjin zgjedhor, realisht asnjëherë nuk është trajtuar me qasje serioze nga shumica parlamentare. Nga një qëndrim i tillë indiferent jep për të kuptuar se ata realisht nuk janë për ndryshimin e Ligjit zgjedhor ekzistues, por kohë pas kohe deklarohen se edhe ata janë për ndryshime, varësisht nga kontaktet me përfaqësuesit e ndryshëm të vendeve europiane. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse ligji ekzistues me lista të mbyllura që më saktë është të quhen lista partiake, i
konvenon shumicës, sepse në këtë mënyrë mundet më lehtë të kontrollojë situatën brenda partisë. Fjala është për përshtatshmërinë e individëve pa marrë parasysh përgatitjen e tyre profesionale dhe meritokracinë partiake e vlerat e përgjithshme shoqërore. Pikërisht këtu edhe qëndron problemi, sepse listat e hapura i japin mundësi qytetarit votues të votojë kandidatin që ai e dëshiron, pavarësisht se ku gjendet ai në listën partiake. Pra, votuesit i jepen dy mundësi, që përveç listës partiake të votoj kandidatin që ai e vlerëson, duke kriuar besueshmeri në sistemin zgjedhor, përkatësisht duke avancuar demokracinë e brendshme partiake. Madje një votim i tillë jep mundësi që kandidati më i votuar të jetë jo në pjesën e sipërme të listës zgjedhore por të jetë diku në mes apo më poshtë, por të votohet më tepër se disa të tjerë që janë më lartë në listë.
Demokratizimi i sistemit zgjedhor
Nuk ka dilemë së një veprim i tillë do të dëshmonte demokratizimin e sistemit zgjedhor, përkatësisht lirinë qytetare dhe vlerësimin për kandidatin përkatës, si përfaqësues i denjë i
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e hapura, e e qytetarëve mjedisit të elektoratit votrues. Po ashtu, një veprim i tillë do të eliminonte dilemat edhe të vetë subjektit politik, përkatësisht të udhëheqësisë së tyre, duke dëshmuar në mënyrë transparente kandidatë më të pranueshëm për elektoratin votues. Por, duhet cekur se një veprim i tillë do të vënte në sprovë edhe udhëheqësit partiakë, të cilët shumë herë abuzojnë me qëndrimin autoritar, duke iu servirur elektoratit listën sipas shijes së tyre e jo at sipas meritokracisë e profesionalizmit. Rastet e tilla janë të shumta, që është dëshmuar shumë herë në zgjedhjet nga miratimi i pluralizmit.
Infektimi i klasës politike
Edhe pse shumëkush ka menduar se në pluralizëm nuk duhet të ndodhin gjëra sikurse në monizëm, për fat të keq, shumëçka është identike, nga del se mentaliteti monist ka infektuar klasën politike që ende vuan nga një virus i tillë. Nuk kemi si të themi ndryshe, kur mediokrit kandidohen në listat partiake për këshilltarë, të cilët jo se nuk kanë dëshmuar rolin e tyre, por e kundërta, kanë qenë qesharakë dhe të dëmshëm për subjektin përkatës. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, kur kemi pasur raste tipike në parla-
Është përshtypje e përgjithshme se forma e votimit e trashëguar vite me radhë përmes listave të mbyllura, është konsumuar tej mase, andaj ka ardhur koha që ajo formë e votimit të ndryshohet. Duke marrë parasysh se një formë të tillë të votimit shumë vende evropiane e kanë tejkaluar, duke mbështetur listat e hapura, është koha që edhe në Mal të Zi të veprohet në të njëjtën mënyrë, konform standardeve europiane
mentin lokal në Ulqin në te kaluarën, kur gjatë tërë mandatit këshilltari nuk ka diskutuar fare, pa e shfletuar dhe analizuar materialin përkatës për çështje të ndryshme në nivel të komunës, nga del se aty është gjendur në mënyrë aksidentale. Personat e tillë, qofshin këshilltarë apo deputetë, ka kohë që në mënyrë metaforike cilësohen si “fotografia pa ton”, duke mbetur anonimus për mjedisin përkatës. Ndërsa nga ana tjetër individë të përgatitur dhe të dëshmuar profesionalisht kanë mbetur jashtë, sepse ashtu ka vendosur kryetari, përkatësisht udhëheqja e partisë sipas shijes së tyre. Dhe për të ndryshuar gjendjen ekzistuese, ndryshimi i Ligjit zgjedhor për të votuar përmes listave të hapura, jep mundësi për eliminimin e defekteve të tilla në nivel lokal e atë shtetëror.
Votimi preferencial në shumicën e vendeve europiane
Në shumicën e vendeve europiane në përdorim janë listat e hapura, të cilat ofrojnë mundësi të votimit preferencial për kandidat të veçantë brenda listës zgjedhore. Këtë model të votimit e kanë Kroacia,BeH,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Greqia, Holanda, Irlanda, Italia, Qiproja, Letonia, Lituania,Luksemburgu, Malta, Gjermania, Polonia,Sllovakia,Sllovenia, dhe Suedia. Përjashtim bën Estonia, sepse shfrytëzohet kombinimi i listave të hapura dhe të mbyllura. Një votim i tillë edhe në Mal të Zi pa dyshim se do të ndikonte dukshëm në zvogëlimin e korrupsionit politik, ndërsa qytetarët do të ishin të lidhur drejtpërdrejt më përfaqësuesit e zgjedhur qoftë për parlamentin lokal apo atë shtetëror. Përfundim Të votohet lista partiake apo individët në listë mbetet çështje për diskutim në ndryshimin e Ligjit zgjedhor, duke i dhënë mundësi qytetarit të votojë kandidatin që e vlerëson e jo atë të imponuar nga lista partiake. Ndryshimi i qasjes në këtë aspekt duhet të jetë në favor të demokracisë dhe ligjit zgjedhor, sepse konceptet e deritashme në shumë aspekte janë të demoduara, andaj ka ardhur koha për ndryshime cilësore në këtë drejtim. Nuk ka dilemë se me vendosjen e listave të hapura do të ishim një hap para në demokratizimin e procesit zgjedhor, duke ofruar imazhin e demokracisë europiane në Mal të Zi. (Korrik, 2018) E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Në kuadër të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut (1)
Kujtojmë shqiptaroe madh Peter Genc
Ishte fillim korriku i vitit 1970 kur në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjerë u përhap lajmi i zi se Chikos (Çikos), kryetar i Federatës Pan-shqiptare ‘‘Vatra’’
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Si udhëheqës i organizatës më të madhe shqiptaro-amerikane, Peter Çikos ishte natyrisht i njohur në radhët e komunitetit shqiptar në Amerikë, por ishte gjithashtu i njohur edhe në komunitetin më të gjërë amerikan ku jetonte e vepronte, sidomos në qytetin Boston të shtetit Masaçusets. Gazeta e njohur amerikane Boston Globe kishte njoftuar vdekjen e parakohshme të Peter Çikos në moshën 51-vjeçare, duke venë në dukje arritjet në jetën dhe veprimtarinë e tij, përfshirë medaljet që kishte fituar si përfundim i heroizmit të tij në Luftën e dytë Botërore. Detyrat e ndryshme me rëndësi që kishte kryer në ushtri, përfshirë atë si oficer i inteligjencës ushtarake në stafin e Gjeneralit (Dvajt Ajzenhauer) gjatë invadimit të Francës, si pjesëtar i Grupit të 6-të të Ushtrisë Amerikane, ndërsa ka shërbyer më vonë edhe si anëtar i Misionit për Kontrollin e Berlinit. Ndërkohë që largohet me nderimet më të larta nga radhët e ushtrisë amerikane pas luftës, Peter Çikos me të kthyer në Boston ndihmoi në themelimin e
10
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Shoqatës së Veteranëve shqiptaro-amerikanë dhe fillon një jetë të re si civil, pa uniformën ushtarake. Në një shënim nekrologjik, Gazeta Boston Globe shënonte se me të dalë nga ushtria, Peter Çikos vazhdoi veprimtarinë e tij në komunitetin shqiptaro-amerikan, bazuar në gjurmët që kishte lënë, si shembull babai i tij, Harris (Llambi) Çikos, njëri prej themeluesve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe njëherazi Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, një organizatë patriotike shqiptare, siç e ka cilësuar Vatrën me atë rast gazeta Boston Globe. Kjo gazetë ndër më të mëdhatë e asaj kohe, por që edhe sot gëzon influencë në Amerikë, shkruante edhe për përpjekjet personale redaksionale të Peter Çikos në mbështetje të gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-shqiptare Vatra, si dhe për ndihmën financiare që ai jepte për botimin e gazetës që në atë kohë dilte një herë në javë. Gazeta Boston Globe shkruante gjithashtu se Departamenti Amerikan i Shtetit, duke njohur aftësitë e Peter Çikos si udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, organizoi në vitin 1968 disa simpoziume ndërkombëtare nën drejtimin e tij dhe të Federatës Pan-shqiptare Vatra, me rastin e 500-vjetorit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në Romë, në Vatikan dhe në Nju Jork – “Kur për herë të parë”, thekson gazeta ameri-
kane Boston Globe, “Në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork u mbajtën shërbimet ekumenike fetare Katolike, Ortodokse dhe Myslimane.” Gazeta shënon gjithashtu se Peter Çikos ishte pritur në Vatikan nga Papa Pali i VI me rastin e ceremonive kushtuar 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skendërbe në vitin 1968, ku ai kishte ndihmuar në organizimin e manifestimeve madhështore me atë rast, por kishte kryesuar gjithashtu një delegacion mjaft të madh shqiptaro-amerikanësh, pa dallim feje a krahine, që mori pjesë në ato ceremoni në kujtim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Romë dhe në Vatikan, ku shqiptarët e mërguar, sidomos në Amerikë dhe në Evropë ishin mbledhur atje për të përkujtuar dhe nderuar Fatosin e tyre të Madh dhe njëkohësisht për t’i shpalosur botës një dëshmi të pashoqe dinjiteti kombëtar dhe bashkëpunimi dhe marrëveshjeje vëllazërore. Është ky rol historik dhe ndihmesa e Peter Çikos në organizimin e 500-vjetorit të Skënderbeut që më shtyri të kujtoj këtë burrë të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të Kombit, pikërisht këtë vit, të shpallur nga Shqipëria dhe nga Kosova si Viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut - 50-vjetë më vonë -- me rastin e 550-vjetorit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Por fatkeqësisht, në këtë vit kushtuar Heroit Kombëtar të shqiptarëve duket se është harruar Gjergj Kastrioti – Skenderbe –
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
-amerikanin Çikos
e, papritmas, kishte ndërruar jetë nga një goditje në zemër, Peter Genc
ndërkohë që zyrtarët më të lartë të dy shteteve shqiptare si dhe media në përgjithësi, flasin më shumë për influencën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan në trojet shqiptare sesa për trashëgiminë dhe për porositë e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut për bashkim. Kjo temë nuk është subjekt i këtij shkrimi modest, por le të kthehemi tek kontributi historik i Peter Çikos, duke cituar disa prej
bashkëkohësve dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e kanë njohur atë nga afër, si person dhe si udhëheqës i komunitetit shqiptaro-amerikan, që përveç manifestimeve kastriotjane me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit në Romë dhe në Vatikan në vitin 1968, organizoi gjithashtu edhe aktivitete të tjera, përfshirë edhe Seminarin Ndërkombëtar të Vatrës në Nju Jork në vitin 1969. Ernest Koliqi, një bashkërendues dhe bashkorganizator i manifestimeve kastriotjane me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Itali, kishte krijuar një respekt të jashtëzakonshëm për aftësitë organizuese dhe për gatishmërinë dhe prirjet e Peter Çikos për të bashkuar diasporën shqiptare në Amerikë dhe më gjerë. “I lindun e i rritun në tokën amerikane, dhe si i tillë i përjashtuam nga ndasitë që ligshtojnë botën shqiptare, drejtoi veprimtarinë e vet dhe të rrethit vatran në harmonizim të atyne forcave të shpërndamuna”, ka
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shkruar Koliqi në një editorial botuar në revistën Shëjzat, kushtuar jetës dhe veprimtarisë patriotike të Peter Genc Çikos. “Me dinamizëm amerikan, i përkrahun nga rrethi i vjetër ashtu nga dasahmirë të ri, ia doli qëllimit në skaj: organizoi në Boston e në New York manifestimet dhe organizimet ma të shkëlqyeshme që njofti diaspora shqiptare sot e kësaj dite. Mblodhi në nji ndjesi vëllaznore Vatranë, Arbëreshë e Shqiptarë të mërgatës, pa dallim besimesh e krahinash, kulturash e rrymash politike.” Ernest Koliqi e pagëzon Peter Çikos, si “Unifikuesi”, në historinë e diasporës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. “Kjo i jep Atij të drejtën m’u quejtun në historinë e diasporës sonë, Çikos Unjisuesi ose( Unifikatori) i gjakut të shprishur”. Koliqi në të vërtetë e krahason Peter Genc Çikon me më të njohurit e historisë shqiptare, duke u shprehur se, “Instinktivisht, ndoshta pa dijeni t’imtë të rrethanave historike shqiptare, Ai ka rrah udhën diellore të Shqiptarëvet më të mëdhej: t’atyne që tue fillue prej Skenderbeut dhe tue mbarue tu Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, u munduan me mish e me shpirt t’i bashkojnë Shqiptarët. Peter Çikos ndoqi shembullin e tyne”, përfundon Koliqi nderimin e tij për punën dhe veprimtarinë e këtij shqiptaro-amerikani të njohur. Ndërsa një tjetër eskponent i mërgatës së atëhershme shqiptare, Tahir Kolgjini e ka kujtuar ish-Kryetarin e Vatrës si një njeri me “Sjellje simpatike, t’urtë, i cili krijoi marrëdhënie të përzemërta me grupet e ndryshme, pa ardhun ndesh me programet e tyne. Muar pjesë në 500-vjetorin e përkujtimuer të Heroit Kombëtar në Romë. Shkoi edhe në gjirin e Arbëreshve në Itali, vizitoi vende të tjera të Evropës, rregulloi në mënyrë shembullore përkujtimoren e Heroit tonë në Shtetet e Bashkueme”, e të tjera. Për të gjitha këto, sipas Tahir Kolgjinit, “Qëllimi i tij ishte për t’ia bamë të njohun botës se raca shqiptare ashtë e gjallë kulturalisht dhe fizikisht. Nderoi Vatrën, nderoi Diellin. Nderoi botën shqiptare. Nderoi edhe vetveten...Me pak fjalë, ngriti naltë sedrën kombëtare, tue mbajtun në kambë moralin e shqiptarëve, që ishin të dënuem me qëndrue larg Atdheut.” E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Mediat në udhëkryq
Radio Ulqini lëng
Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, me përvojë mbi tri dekada, me një numër të vogël të të punësuarve, po ballafaqohet me probleme të mëdha. Arsyet kryesore janë vështirësitë financiare. Radio Ulqini tani është duke përjetuar ditët e veta më të errëta. Radio Ulqini, këtë s’e meriton? Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë
Esat Mehmeti
Radio Ulqini, punën e vet e ka filluar, në korrik të vitit 1987, themelues i të cilit është pushteti vendor i Ulqinit. Radio Ulqini, relativisht me një përvojë mbi tri dekada, falë zhvillimit teknologjik, ka qenë dhe është urë-lidhjeje mes radiove, si në rrafshin kombëtar, ashtu dhe atë ndërkombëtar. Postulatet në të cilat Radio Ulqini ndërtoi sukseset e veta, janë që ky medium të jetë i hapur për të gjithë, duke realizuar programin e punës, përmes emisioneve të ndryshme si : emisione informative, emisione për art, shkencë, kulturë, arsim e letërsi, emisione për të rinj, për fëmijë, emisioni për persona me t’meta ( të hendikepuar ), kontakt emisione, emisione për turizëm, për fshat, si dhe emisione muzikore e sportive. Për informim të gjithanshëm, programin e pasuron edhe me informata të marra nga interneti. Me vëmendje të posaçme përcjell aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjerë, si nga lëmia e ekonomisë, politikës, kulturës, ashtu dhe aktivitete të tjera. Emisionet informative plotësohen me kumtesa e deklarata nga takimet e zyrtarëve dhe aktiviteti i partive politike dhe shoqatave, nga
12
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
tryezat e rrumbullakëta etj. Radio Televizioni i Ulqinit ( RTUL), vetëm në letër Po bëhen gati 10 vite, që është punuar në projektin e nisur, për hapjen e Televizionit “Ulqini”, Projekt që pjesërisht është realizuar, por mbeti vetëm në letër, RTUL, e kurrgjë më tepër ? ! … I gjithë ky aktiviteti, për hapjen e TV “Ulqinit ” ( RTUL), nuk është përcjellë me ndonjë përmirësim të dukshëm nga ana e themeluesit. Autoritetet e qeverisjes lokale pohojnë se janë të vetëdijshëm për problemet që
kanë në RTUL. Secila “garniturë” e qeverisjes vendore, në fillim të mandatit të vet, jep sinjalet e një shprese për një përmirësim të mundshëm ? !…Mirëpo, kur është fjala për realizimin e premtimeve të dhëna, janë tepër të rezervuar dhe atë pak shpresë, na e kanë vrarë !. Radio Ulqini, tani po përjeton ditët e saja më të errëta. Radio Ulqini, tani është në një gjendje të pavolitshme, materiale, teknike, si dhe kadrovike. Radio Ulqini ka vite që përballet me problemet e trashëguara financiare,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
gon që 12 vjet! çka dukshëm vështërson punën dhe ekzistimin e tij normal ? !!!. Gjendja materiale në këtë institucion prej vitit në vit ka ardhur duke u rënduar. Duhet veçuar, se edhe përkundër premtimeve të dhëna nga themeluesi, fillimviti i 2018-ës nisi me sëmundjen e vjetër. Themeluesi, jo vetëm që nuk ka arritur të shlyej obligimet e veta ndaj këtij institucioni për vitin paraprak, por vështirësitë shoqërohen gjithnjë e më shumë dhe dukshëm reflektohen në realizimin e programit, e aq më tëpër po ndrydhin jetën e të punësuarve në këtë institucion. Arsyet kryesore janë vështirësitë financiare me të cilat ballafaqohet sot Radio Ulqini. Borxhet janë të mëdha: Të ardhurat mujore të të punësuarve nuk u janë paguar me rregull dhe në trend me të punësuarit në komunë dhe ndërmarrje të tjera.( janë 14 paga mujore pa u paguar ), duke mos i llogaritur këtu edhe kontributet e papaguara, ( 7-8 vitet e fundit ), si dhe
borxhet e tjera; të radio-operatorit, elektrodistribucionit dhe pagesa të tjera të detyruara ende të pashlyera, ku çdo ditë e më shumë po rriten dhe sot, ato arrijnë shifra të majme. Duhet theksuar se Radio Ulqini, jo vetëm se ka numrin më të vogël të të punësuarve, aty ku themeluese është vet Komuna e Ulqinit, por duhet të veçojmë edhe faktin, se ka mbi pesëmbëdhjetë vite e më shumë, që Radio Ulqini nuk është freskuar me kuadro të reja, nuk është punësuar askush, që është më se e nevojshme për mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij institucioni informativ. Atëherë, pa dëshirën tonë, jemi të privuar nga e drejta për të qenë të lumtur si të tjerët !. Ky “fat”, na përcjell vite me radhë. Ka vite të tëra, që në heshtje presim e përcjellim festa e gazmende të ndryshme familjare pa “ kokrrën e lekut”, vetëm e vetëm me shpresën , se një ditë do të bëhet mirë !. Ne, nuk kërkojmë lëmoshë, nuk kërkojmë asgjë më tepër,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kërkojmë vetëm djersën dhe mundin tonë. Kërkojmë trajtim të barabartë si të tjerët. Andaj, mua s’me mbetet tjetër, por në shenj kujtim, në këtë përvjetor, po e përfundoj këtë shkrim duke theksuar se, Radio Ulqini dhe të punësuarit në këtë institucion informativ, po përjeton dhe përballet me një krizë të thellë ekonomiko-materiale dhe kjo krizë ,dita-ditës sa vjen e thellohet. Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët e saja më të errëta në punën e deritanishme. Radio Ulqini, po lëngon që 12 vjet dhe ende ilaçi për te s’u gjet… ? ! Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja : vallë, si është e mundur që ; Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, dhe përvojë 31-vjeçare, me numër kaq të vogël të punësuarve, po ballafaqohen me probleme të mëdha ?!….Radio Ulqini, këtë se meriton ?. Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë deri më tani. Me siguri, kjo amulli, kjo k a t r a h u r ë, ndoshta edhe i shkon përshtati dikujt, që Radio Ulqini të fiket fare, të falimentojë !. Mendoj se këtë e dëshirojnë, vetëm ata zhurmëxhinj që trumbetojnë në heshtje, të cilët pengojnë dhe nuk japin zgjidhjen e duhur problemeve të akumuluara vite me radhë, vetëm e vetëm për orekset e mëdha e interesat e tyre të ngushta. Nejse… Por, edhe përkundër gjithë këtyre vështirësive, falë vullnetit të mirë dhe angazhimit të vetë të punësuarve, Radio Ulqini, serish ka arritur të mbijetojë. Procesi i punës zhvillohet pothuaj normalisht, me përjashtim të disa emisioneve të reduktuara. Sot, Radio Ulqini ka nevojë më shumë se kurrë. RTUL-i, kërkon ndihmë dhe përkrahje e duhur financiare. Ka shansin të ndryshojë filozofinë në të mirë. Andaj, nëse, themeluesi e sheh nevojën e duhur, duhet ta mbështesë dhe të rrijë pas tij. Me një vullnet të mirë e angazhim të përbashkët dhe me një qasje tjetër të qeverisjes lokale, RTUL-i mund të mbijetojë. E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Në Ulqin ka politika ende hezitojnë të fla komunizmit ndaj po Haxhi Zeneli
Duke hezituar ta thonë të vërtetën e këtyre krimeve të bëra nga komunistët jugosllavë, ndodh që disa politikanë dalin edhe me deklarata naive se:”13 Korriku është i shkruar me shkronja të arta”, çka do të thotë që i hapim plagët vetvetes. Edhe pse ka kaluar më së një çerek shekulli, shumica e republikave të ish- Jugosllavisë jetojnë në të kaluarën komuniste. Ne atë ideologji që shkatërroi dhe indoktrinoi njerëzit, duke i shndërruar ata në argatë komu-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
nistë, ku është vështirë që të bëhet një dekontaminim i plotë i trurit të tyre. Është dekurajues fakti, se çfarë thuhet kurë shikojmë sjelljet e disa të ashtuquajturve “politikanë”, të cilët s’kanë bërë në këtë aspekt asgjë për t’u çliruar nga ajo ideologji. Ata përkundrazi janë peng e së kaluarës, të cilët promovojnë partitë joshqiptare më demokraci të rrejshëme në viset tona. A e dinë ata se çfarë ka ndodhur në Ulqin në kohën e komunizmit? Është ma se evidente që disa në mendjet e tyre ende ju rri e fshehur e kaluara e “artë “komuniste si nostalgji. Këtë mund ta vërejmë edhe nga një kënd tjetër, për shembull: kur ecë rrugëve të qytetit të Ulqinit, të zë syri ende ato parulla komuniste me emrin e Titos, që siç duket askush s’ka pasur guximin t’i largojë nga vendet publike.
Ulqinakëve për 50 vite u është fshehur një histori e vërtetë e popullit të tyre nga komunistët, andaj ka nga ato që s’kanë njohuri për historinë e të parëve të tyre. Shqiptaret e Ulqinit me rrethe, jo vetëm që nuk kanë guxuar ti kujtojnë viktimat e komunistëve, por edhe nëse dikush ka ditur për këtë histori dhe e ka bërë publike, ai e ka paguar me jetë. Emrat e këtyre komunistëve që vranë ulqinakët me urdhrat e tyre, në mënyrë direkte apo indirekte, ende i mbajnë disa rrugë dhe shkolla në këtë komunë. Ata në vitet e pasluftës shfrytëzonin rastet siç thotë populli “me një plumb me vra dy zogj”, ku këtu e paguan shtrenjtë edhe disa patriot shqiptar të cilët eliminoheshin, sepse donin të ishin zot në vendin e tyre, donin gjuhen dhe flamurin shqiptar. Ata ishin të përndjekur si “armiq e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
anë shqiptarë që asin për krimet e opullit ulqinak popullit”, ku për të arritur këto qëllime bashkëpunonin edhe me komunistët naiv të sigurimit të Tiranës dhe bashkëpunëtoret e tjerë të UDB-së. Sa për të ju rikujtuar, po i përmendim disa emra të këtyre patriotëve, që për këto vrasje nuk guxonte askush ta çelte gojën. Ata u eliminuan pa gjygj nga komunistët, siç ishin: Hodo Alibegu,Cen Lamoja , Zydi Fici, Memin Resulbegu, Kolë Zef Marashi, Vasë Filip Mirdita, Zeqir Brahim Zeqiri, Ali Beqir Bajrami ,Lekë Mac Kola, Vuk Pjeter Vuka Malaj, Rafo Gorana, Hafiz Hasan Llunji, dom Nikollë Tusha, Rifat Alibegu e shumë e shumë, e shumë të tjerë (referencë nga librin i Cafo Beg Ulqini, Fahri Buçin ca, faqe,207).E gjithë pra kjo bëhej nga ata komunistët e asaj kohe, që ende edhe sot emrat e tyre i shohim në rruga, shkolla, dhe vende të
tjera publike, dhe askush s’ka guximin as sot që të përballët me të vërtetën e atyre ngjarjeve makabre nga komunistet e Jugosllavisë artificiale të Titos, mbi shqiptarët e pafajshëm. Kështu, disa politikanë shqiptar, ose nuk duan ta dinë ose janë të painformuar, për atë që u ka ndodhur shqiptarëve të Ulqinit. Përkundrazi, ata me nostalgji atë kohë e quajnë,”...periudha të artë, si një vend i paqes për të gjithë”. Ulqinaket injorojnë faktet historike, ata “flasin për turizmin gjerman, francez, anglez” etj. Andaj nuk duhet të keqkuptohet nga askush, së ajo kohë ishte tragjike për shqiptaret, ata i takojnë një ideologjie komuniste, qe vrau dhe shkatërroi familje të shumta. Na pëlqen apo jo, kjo është e vërteta. Ka ardhur koha që të përballemi me këtë nostalgji të rre-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
jshme. Ne nuk mund të heshtim përballë një historie të tillë, që të persekutonte për mendimin e lirë, cënonte lirin e popullit tonë, cenonte flamurin tonë kombëtar, heronjtë tonë kombëtare etj. Përse ne ende duhet të heshtim për ato që na i bënë? Përse ne ende i mbajmë këta emra nëpër shkolla, vende publike, ente kulturore etj? Përse ende nxënësit duhet të mësojnë në shkolla që mbajnë emra komunistësh? Ne duke i përkëdhelur këta emra, pajtohemi me atë që na ka ndodhur. Andaj këto shkolla duhet të emërohen me emra të merituar, që kanë dhënë kontribute të pakontestueshme për shoqërinë dhe kombin, përndryshe çdo gjë do mbetët artificiale si më parë, duke kultivuar një demokraci të rrejshëm.
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Ecja dhe shëndeti
Sporti sjell përfitime të shumëfishta për organizmin e njeriut
çdo ditë, është gjeja më e mirë dhe më efikase për shëndetin e njeriut; të ecësh çdo ditë, do të thotë të kesh një jetë në tërësi më të shëndetshme dhe mund të jesh më pak i ekspozuar ndaj sëmundjeve eventuale. Toni Në disa vende të botës, po të shiUjkaj kosh mënyrën e të jetuarit, dinamikën e jetës e cila është e ngarkuar nga stresi pothuajse në çdo sferë të Në jetën e përditshme jo rrallëherë jetës, rezulton se në ato vende për fat kemi dëgjuar njerëz të grup-moshave të keq këto fenomene janë të prantë ndryshme teksa thonë: të ecësh ishme siç është stresi në punë apo
“ 16
Të merresh me sport, cilido lloj që të jetë ai pa dyshim që do të kemi përfitime të shumëfishta në organizmin tonë – kështu tregojnë studimet e ndryshme, organizatat e shëndetësisë dhe mjekët. Ata përherë, ose kurdoherë që ju jepet rasti, apelojnë pa reshtur që të merremi me sport sa më shumë që të jetë e mundur, në veçanti, ata potencojnë të mirat që i sjell të ecurit në natyrë
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
ajri i ndotur, etj, ka më shumë humbje në njerëz për shkak të fenomeneve negative të pranishme dhe të përditshme, për shkak të qëndrimit larg sportit, pra për shkak të një stili pasiv të të jetuarit. Pikërisht për shkak të këtyre pasojave që i sjell mënyra e të jetuarit, qindra- mijëra dhe miliona njerëzve anembanë gjithë globit, organizatat e ndryshme të shëndetësisë, shoqatat sportive, ambientalistët, etj, organizojnë fushata të herëpashershme sensibilizuese, nëpërmjet të cilave transmetojnë mesazhe dhe apelojnë që të fillojmë të merremi me sport duke potencuar njëkohësisht me qindra avantazhe të cilat i përmban sporti në vetvete. Të merresh me sport, cilido lloj që të jetë ai padyshim që do të kemi përfitime të shumëfishta në organizmin tonë – kështu tregojnë studimet e ndryshme, organizatat e shëndetësisë dhe mjekët. Ata përherë, ose kurdoherë që ju jepet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
rasti, apelojnë pareshtur që të merremi me sport sa më shumë që të jetë e mundur, në veçanti, ata potencojnë të mirat që i sjell të ecurit në natyrë. Studimet tregojnë se ata të cilët ecin çdo ditë sipas një orari të caktuar, do të kenë jetëgjatësi më të lartë në raport me ata njerëz të cilët nuk ecin ose ata të cilët jetojnë jetë pasive dhe larg sportit. Specialistët e shëndetësisë në çdo deklaratë të tyre ose raport, kanë shpalosur një varg përfitimesh që vijnë falë ushtrimit të sportit, në veçanti falë ecjes në natyrë çdo ditë. Ata kanë treguar se ecja, fjala vjen, parandalon ose e vonon shfaqjen e diabetit i cili është një ndër sëmundjet më goditëse dhe më e përhapur e shek. 21 në mbarë globin. Të ecësh çdo ditë – sipas specialistëve të shëndetësisë – mund të parandalosh atakun kardiak, shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare (të zemrës) por edhe të parandalosh
një sërë sëmundjesh të tjera të rrezikshme të cilat vetëm ecja e rregullt dhe në kontinuitet i parandalon. Nisur nga këto përfitime që ky lloj sporti i sjell secilit nga ne, do të duhej që ta merrnim më me shumë seriozitet ushtrimin e këtij lloj sporti , të vetëdijesohemi më shumë për gjithë këto të mira që na dhuron sporti dhe të fillojmë gradualisht të merrmi me sport (me ecje, vrapim apo dhe disiplina të tjera), e të largohemi nga stilet e pashëndetshme dhe degraduese të shëndetit tonë. Vetëm duke u marrë me sport do të jemi më vital, më pozitiv, më efikas në familje dhe në punë, por dhe do të evitojmë stilet e pashëndetshme të të jetuarit, veset negative siç mund të jete konsumimi i alkoolit dhe i duhanit. Të ecësh dhe të merresh me sport do të thotë të kesh një shëndet të mirë por dhe do të jesh një njeri që do të kontribuosh me frytshëm në shoqëri.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Nisur nga këto përfitime që ky lloj sporti i sjell secilit nga ne, do të duhej që ta merrnim më me shumë seriozitet ushtrimin e këtij lloj sporti, të vetëdijesohemi më shumë për gjithë këto të mira që na dhuron sporti dhe të fillojmë gradualisht të merrmi me sport (me ecje, vrapim apo dhe disiplina të tjera), e të largohemi nga stilet e pashëndetshme dhe degraduese të shëndetit tonë
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Demokracisë i (Ose, dashuri në kohë fruthi)
Argëzon Sulejmani
1. Një mjek pediatër po më tregonte se sa lehtësisht e tundueshme është jeta në Ballkan, që i bie sa e pavlerë dhe sa e pambrojtur është ajo. Në një datë të viteve ‘90, fillon rrëfimin doktori tanimë 70- vjeçar, kur po punoja në njërën nga Urgjencat e Sarajevës, kur një natë më sjellin një fëmijë të moshës 2-3 vjeçare në gjendje të rëndë e të pavetëdijshme. Bëra gjithçka që dija dhe që munda, vazhdon doktori dhe, arritëm së bashku me ekipin që fëmijën ta rikthejmë në jetë. Fëmija nisë të këndellet, kurse prindërit fillojnë të qajnë nga gëzimi e nuk ndalen së thënë urata e së dhëni përqafime. Pak net më vonë, i njëjti baba do të më paraqitej çdoherë në të njëjtin vend. S’do mend që u merakosa me idenë se djali do të kishte përfunduar keq dhe me drojë e pyeta për shëndetin e tij. Ai kërcënueshëm e nxitimthi më tregoi që djali ishte mirë, por që unë i kam tri orë kohë ta lëshoi vendin. Lufta kishte disa javë që kishte nisur të përflitej, kurse buletinet e lajmeve e dramatizonin edhe më shumë. Mora frymë thellë, s’do mend që ndjehesha si i vetëm në mes skëterre dhe me qetësinë e sforcuar e pyeta se për çfarë duhet të largohem unë, në emër të kujt po luftoni, a po i mendoni emrat e fëmijëve tuaj, kush do t’i shërojë fëmijët tanë, kush do t’i dalë në ndihmë fëmijës tënd nëse i ndodhë një krizë e re si ajo e asaj nate!? Ai më kapi për krahu dhe më shtyu disa metra, duke përsëritur dhe treguar me gishta se i kam veç tri orë kohë.
18
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Ai e kishte humbur secilën lidhje me realitetin. Nuk ishte i narkotizuar, por më keq, i droguar nga ligësi raciste që e shtynin të besonte që duheshin klasifikuar qafët që përqafeshin pa dallim përditë në këndet e lojërave. 2. Para disa ditësh, Komuna e Ulqinit, gjegjësisht Shasi pati ca mysafirë të paftuar dhe të sikletshëm. Lajmin e morën dhe i dhanë dhenë vetë banorët e zonës. Institucionet u çuan të reagojnë një natë para ndodhjes. U tha se liturgjia në fjalë nuk do mbahej, thirrur në disa ligje e nene që i mbrojnë lokacionet e rëndësisë historiko-kulturore. Kjo është tejet e arsyeshme para se të jetë e ligjshme, s’do mend. Por, mos harroni dasmën e kryebashkiakut të Tiranës në bedenat e Kalasë së Gjirokastrës. Dashuria i thyen të gjitha ligjet. Apo kjo mund të duket tepër adoleshente!? Liturgjia u mbajt. Ditën dhe orën e caktuar. Në vendin e caktuar. Banorët e zonës e hëngrën rrengun se manifestimi nuk do mbahej dhe vetëm ata më vigjilentët dolën të kujdeseshin për tokën e tyre. Pushteti kthehet tek populli sa herë që i njëjti nuk institucionalizon dot. Ashtu ndodhi edhe këtë herë. Populli arriti që së paku të ruajë shenjtërinë e Kishës së Shën Gjonit. Mbi të s’u shkel dot. Demokracitë e brishta i ruan frika nga populli. Sa kohë të jetë kështu zyrtarët luajnë vetëm rolin e krushkut. Tridhjetë vite dasëm!? Dasma e Erion Veliajt në Kalanë e Gjirokastrës u tha që do rrisë frekuentimin turistik të zonës dhe kështu dashuria triumfojë.
Triumfi dashuroi dy krahët, kryebashkiakun dhe gjirokastritët. Në emër të dashurisë. Dashuri në kohë fruthi, ku serum është harbimi. Ashtu dhe liturgjia e mbajtur në Shas u mbajtë dhe s’u mbajtë ku secili deshi e, kështu triumfojë demokracia. Triumfi demokracënoi dy krahët. Në emër të demokracisë. Demokraci që i ka rënë lija. Për më keq, që e anatemon rëndë vaksinën anti-lijë. 3. Shasi matë me shekuj dhe orë. Shekujt iu takojnë studiuesve, kurse “Ora” është e jona. “Shoqata Ora” është flegra apo alveola e vetme ku Shasi merr pak frymë. Gjenerata entuziaste që ka marrë përsipër gjithë këtë mal me botë ia ka arritur që Shasin ta bëjë çështje. Politika shqiptare në Malin e Zi jo veç që nuk e ka zgjidhur çështjen e shqiptarëve në këtë shtet, por s’ka arritur as ta
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ka rënë lija
ngritë në nivel çështjeje. “Shoqata Ora” ka hapur botën shqipnore të Shasit dhe ka hapur dyert e Shasit për botën universale. Vendasit, ani pse të anashkaluar e të harruar, kanë ditur ta ruajnë si shenjtëri lokacionin e Shasit antik. Po të vihet re, fshati i Shasit është ndërtuar dhe vazhdon të ndërtohet në ultësirën ballë bedenave të qytetit të lashtë. Mesiguri është përjashtim i rrallë i kohës së perspektivave moderniste e kapitaliste, rasti i Shasit fshat, ku banorët e zonës sakrifikojnë në emër të historisë së të parëve të tyre dhe në vend të shpatit e malit me pamje kah liqeni, themelet e reja të shtëpive të tyre i hapin ballë bedenave të qytetit të lashtë. Si të donin të tregonin që sytë e tyre ngopen veç nga ajo madhështi e suazave mitologjike. Kam përshtypjen që dhe Aya Sophia do ta kishte lakmi këtë ndjenjë të paqtë qytetarie, të lashtë sa njeriu
embrional. Por, a kujtohet kush vallë për njeriun në kohën robotike!? Në një tjetër vend të Ballkanit ajo zonë do të tjetërsohej e përshtatej sipas mendësisë dhe nevojave të kohës: do kishte shumë dhe thellë beton, ambiente hoteliere, rekreative, apartamente private e kafeteri, objekte fetare që përkojnë me besimin e banorëve, beton prapë, etj. Kjo ka qenë dhe është filozofia barbare e ballkanasve të shkarë: pushto, përçudno, përshtatë. Shasi është përjashtimi i rrallë shumëdimensional, falë banorëve mendje-e-zemërhapur. Sytë janë dritë e shpirtit. Ne nuk duhet të luajmë qorrin, pikësëpari për shpirtin tonë. 4. Çudia më e madhe tri ditë zgjatë. Kjo ishte e intervalit kohorë, në mes njëzetë e katër e dyzetetetë orëshe.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Është koha që përfundimisht të mjekohemi nga ankthet e liga të së kaluarës. E kaluara nuk shlyhet dot. Për mua polici nuk mund të bëhet asnjëherë shok, sepse milicët e fëmijërisë sime ishin kanosës e persekutues. Skenat e javës së kaluar veç m’i freskuan kujtimet. Por, fëmijët tanë duhet t’i rrisim në një ambient të qëndrueshëm ku mësuesi, mjeku e polici janë miq të përjetshëm të tyre. Nikolaidis jep rastin e Ulqinit, adresë refugjatësh kosovarë në vitin ‘99 me proporcion deri pesë me një ndaj popullatës vendase, si model se si Evropa mund dhe duhet t’u dalë në ndihmë turmave nga Lindja e përgjakur. Në këtë linjë, mund të themi për Shasin dhe banorët e zonës se janë model i bashkëjetesës në mes të së djeshmes dhe të së nesërmes, ndërjetësisë dhe përjetësisë. Shasi, vlerë muzeore, muze i vlerave më të shquara njerëzore. E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me artisten nga Tirana, Dorina Plaku
Unë, pasioni dhe dëshira jemi bashkë Dorina Plaku është një vajzë nga Tirana. Ajo është menaxhere e shumë këngëtarëve në Shqipëri. Po ashtu merret edhe me reklamimin e artistëve në diasporë dhe me realizimin e tyre në videoklipe. Dorina që në moshë të vogël e ka dashuruar artin dhe asnjëherë nuk u shkëput nga ai. Ajo për pasionin e saj ka realizuar edhe videoklipe e këngë, kurse nga biznesi i saj realizoi produksionin “Dartchannel” K.Javore: Që në moshë të vogël ke filluar të merresh me artin, e po ashtu edhe të interpretosh nëpër skena. Më thuaj pak, çfarë ndjesie të ka dhënë jeta e artit në përgjithësi, si këngëtare, si producente, menaxhere festivalesh? D.Plaku: Është e vërtetë se unë që në moshë të vogël jam njohur me artin dhe rashë në dashuri me muzikën, gjithashtu edhe me pikturën. Më pëlqente shumë kërcimi, aktrimi dhe të gjitha tematikat çfarë kanë të bëjnë me artin. Unë isha e dashuruar me to dhe e pasionuar në to. Është një ndjesi shumë e veçantë dhe emocionuese në brendësinë time. K.Javore: Duke parë që si vajzë e re ke marrë pjesë në festivale të ndryshme si këngëtare, dhe mund të them se ishe ndër kandidatet e para në “Topfest1”, “Topfest2” e kështu i kalove me sukses këto, more ato çmime që i prisje, apo jo? D.Plaku: Festivali i cili ka qenë një ndryshim i jetës time ka qenë festivali “Topfest1”, pasi kënga ime me të cilën mora pjesë ishte super hit, kënga “ pranvera”, ku u ftova në të gjitha emisionet e njohura televizive, pa i marrë me emra. Po ashtu edhe në shumë koncerte nëpër rrethe. Për
20
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
mua ishte më shumë sesa një çmim pjesëmarrja në këto festivale, nëse do e merrja një çmim do ishte shumë pak fjala çmim sesa ndjesia e hitit, ajo këngë dhe ajo njohje që unë mora në atë kohë. K.Javore: Disa vite ke punuar si redaktore muzikore nëpër festivale, e që bëje përzgjedhjen e këngëtarëve që do te merrnin pjesë në këto festivale. Çfarë eksperience more nga kjo punë? D.Plaku: Gjithmonë unë zgjedh të bëj diçka me pasion, zgjedh diçka që më bën të jem vetvetja. Nëse nuk dashuroj diçka nuk e bëj dot, prandaj unë, pasioni dhe dëshira jemi bashkë. Çfarëdo pune që bëj e bëj me kënaqësi. Po ashtu dua të them se merr eksperienca të veçanta. K.Javore: Tani merresh me menaxhimin e shumë këngëtarëve. A është e vështirë të bësh një gjë të tillë? Apo ndoshta është diçka shumë e bukur për ty? D.Plaku: Të gjithë artistët unë i vlerësoj shumë dhe dua që profesionalizmi të rritet në artin shqiptar. Dëshirojë që çdo artist të ketë hapësira dhe rritje, ecuri të vazhdueshme në pasionin e tyre të muzikës, e po ashtu edhe tek talentet e tjera të veçanta që
Zoti ju ka dhënë. Më pëlqen që të menaxhoj dhe të ndihmoj sa më shumë në këto fusha të artit. K.Javore: Me që punon si producente e disa emisioneve për të rritur. A mendon që një ditë do krijosh mundësi edhe për një emision fëmijësh? D.Plaku: E kam në plan që të bëj diçka për vogëlushët, do të bëj emisionin “Dartkids”, ku do të përfshihen intervista, tregime përrallash, gjera kreative. Them që shumë shpejt do të dalim në treg me këtë emision me fëmijët nga 0- 12 vjeç, pasi muzika fillon që në fëmijëri dhe ajo kultivohet e rritet me kohën. Kështu që fëmija kur rritet me kulturën e artit, atëherë nuk ju duket diçka e pamundur në fushën e artit. K.Javore: Së fundmi, ke hapur edhe studion audio-vizive “Dart channel” dhe je pronare e saj.. Sa e kënaqur je që udhëheq këtë studio? Keni klientë të mjaftueshëm? D.Plaku: Jam e kënaqur për vizionin që kam, për Dart channel për dëshirën e këmbënguljen që unë kam çdo ditë që ta bëj atë vizion. Dua të them se jam shumë e kënaqur me stafin që punoj, për bashkëpunimin unik që kemi të gjithë bashkë. Për sa u përket
INTERVISTË
klientëve, është diçka që qëndron në pritje pasi ne kemi vetëm dy vite që merremi me këtë punë. Por, klientela do të sjellë klientelën e gjithashtu edhe kënaqësia sjell kënaqësinë. K.Javore: A ke kohë të lirë dhe si e kalon atë ? D.Plaku: Po, natyrisht që gjej kohë të lirë dhe kohën e lirë e kaloj me dy fëmijët e vegjël që kam. Pas pune e gjithë koha e lirë me kalon me ta, duke dalë në lodra, apo duke drekuar bashkë. Ajo është koha ime më e mrekullueshme dhe më relaksuese.
K.Javore: Perveç menaxhimeve videoklipeve e të tjera ke ndjekur disa vite studimi në fakultetin e juridikut, ke punuar si juriste ndonjëherë? D.Plaku: Njohuritë që kam marrë në fakultetin e juridikut më kanë ndihmuar shumë në jetën praktike në çfarëdo pune që kam bërë. Por për të punuar në këtë sektor, unë nuk kam punuar akoma. Nuk i dihet jetës në vazhdim. K.Javore: Çfarë mund të presim nga ti në vazhdim, do të kemi
mundësi të shohim që je duke bërë diçka të re ? Apo do vazhdosh të njëjtën rrugë si deri tani? D.Plaku: Patjetër që unë do të bëj projekte të reja. Në plan të parë kam të bëj dy këngë, njëra baladë kurse tjetra ritmike. Njëra nga këngët do të jenë në gjuhën shqipe, ndërsa tjetra në gjuhën angleze. Shpresoj që të përfundohen sa më parë. Dua të ju falënderoj për intervistën dhe për hapësirën që më dhatë tek gazeta Koha Javore. Intervistoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
21
PANORAMË
Ylli i filmit Vanessa Redgrave viziton Prishtinën Aktorja britanike Vanessa Redgrave, fituese e çmimit “Oscar”, Presidente e Bordit të Nderit të PriFest-it, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të PriFest-it në vitin 2009, kthehet pas dhjetë vjetësh për ta parë nga afër progresin e këtij festivali “Ne jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që Vanessa Redgrave do të rikthehet në Prishtinë për ta vizituar festivalin tonë. Është një gjë e mrekullueshme! Ajo ishte këtu në edicionin e parë, kur ne kishim nevojë më së shumti për të dhe tash ajo rikthehet këtu për ta festuar me ne një përvjetor të veçantë – thuhet në një dekadë të PriFest. Për më tepër, ajo në PriFest do ta sjellë filmin e saj të parë të punuar si regjisore, filmin “Sea Sorrow” që vitin e kaluar kishte pre-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
mierën botërore në Cannes, një film shumë personal e dinamik që trajton temën e krizës globale të refugjatëve. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për gjithë përkrahjen e saj ndër vite për komunitetin artistik në Kosovë dhe festivalin, PriFest-i do ta shpërblejë atë me çmimin “Hyjnesha e Artë”. “Ajo ishte me ne kur ne ishim refugjatë në Maqedoni, na vizitoi në kampe dhe na inkurajoi që të qëndronim të fortë. Më pas, ajo u rikthye në Prishtinë në shtator të vitit 1999 për ta orga-
nizuar një festival të mrekullueshëm të muzikës dhe teatrit. Ky festival quhej “Kthimi” dhe kishte për qëllim festimin e rikthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre në Kosovë. 10 vite më vonë, ajo u rikthye në ceremoninë hapëse të PriFest-it, për ta hapur festivalin dhe për ta pranuar rolin ‘Presidente e Bordit të Nderit të festivalit’. Tash ajo po rikthehet përsëri dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë vizitë.” – u shpreh Vjosa Berisha, drejtoresha e PriFest-it, me shumë entuziazëm.
PANORAMË
Ndërron jetë Stan Dragoti, regjisori i famshëm shqiptar në Hollywood Regjisori i njohur me origjinë shqiptare Stan Dragoti është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare në Los Angelos, Kaliforni. Dragoti ka qenë regjisor i filmave: Dirty Little Billy; Love at First Bite; Mr. Mom; The Man with One Red
Shoe; She’s Out Of Controll dhe Necesary Roughness. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale. Dragoti ka lindur më 4 tetor 1932 në Nju Jork Siti. Prejardhja e tij është shqiptare, pasi rrjedh nga
një familje nga Tepelena, që ka emigruar shumë herët në SHBA. Disa vite më parë, Dragoti ka vizituar Shqipërinë, ku edhe nisi së bashku me producentë dhe bashkëpunëtorë të tij disa projekte për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar. E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
23
KULTURË
Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq drama “Gjaku i Srebrenicës”
Pasqyrim i gjenocidit ndaj popullatës civile të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë Tuz – Qendra Kulturore Boshnjake – Tuzlla, (Bosnje Hercegovinë), në bashkëpunim me QKI “Malësia” në Tuz, kanë shfaqur dramën “Gjaku i Srebrenicës”, me regji të Nedim Mallkoçekiq, në interpretim të Samir Kariq dhe Nedim Mallkoçeviq, kurse dramaturg dhe producent ekzekutiv janë Kemal Bashiq dhe Edis Bajiq.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Kjo dramë e cila u shfaq para një numri të vogël të pjesëmarrësve në sallën e QKI “Malësia”, trajton një histori të plagëve më të mëdha boshnjake , rreth gjenocidit, rreth përgjegjësisë, rreth jetëve të shkatërruara, rreth fatit të dy vëllezërve, Nerminit dhe Kerimit, të cilët me rastin e rënies së Srebrenicës në korrik të
vitit 1995, përpiqen të lëvizin drejt territorit të lirë. Kjo shfaqje e cila zgjati rreth një orë, nëpërmjet aktrimit mjeshtëror të dy aktorëve, Nedim Mallkoçeviq dhe Samir Kariq, pasqyron jetën e paraluftës në Srebrenicë. Personazhet e kujtojnë të kaluarën, kurse në mënyrë origjinale dhe artistike, tregohet rënia e
KULTURË
Drama “Gjaku i Srebrenicës”, sipas opinionit të të mbijetuarve të viktimave të gjenocidit, është njëra nga projektet më të rëndësishme artistike mbi gjenocidin në Srebrenicë. Siç thuhet në konspektin e kësaj drame – këtë e tregon fakti se kjo shfaqje, me kërkesë të nënave të Srebrenicës, është inkuadruar në kuadër të programit zyrtar të shënimit të përvjetorit të gjenocidit në qendrën Memoriale në Potoçar, e cila ndodhet rreth 6 kilometra në veriperëndim të Srebrenicës Srebrenicës, robëria, keqtrajtimi i njërit prej vëllezërve si dhe përballja me atë çfarë sjell e ardhmja tragjike, e cila është shënuar me jetët e më të dashurve dhe me kërkimet e pandërprera për eshtrat e tyre. Drama Gjaku i Srebrenicës, sipas opinionit të të mbijetuarve të viktimave të gjenocidit, është njëra nga projektet më të rëndësishme artistike mbi gjenocidin në Srebrenicë. Siç thuhet në konspektin e kësaj drame – këtë e tregon fakti se kjo shfaqje, me kërkesë të nënave
të Srebrenicës, është inkuadruar në kuadër të programit zyrtar të shënimit të përvjetorit të gjenocidit në qendrën Memoriale në Potoçar, e cila ndodhet rreth 6 kilometra në veriperëndim të Srebrenicës. Këtë dramë e kanë mbështetur Qeveria e Kantonit të Tuzllës, Myftinia e Tuzllës si dhe reisi, I- Ulema Husein ef. Kavazoviq. Ndërkaq, në konspektin e kësaj drame thuhet se regjisori i dramës “Gjaku i Srebrenicës”, Nermin Mallkoçeviq, është njëri ndër aktorët më të mirë të
gjeneratës së re të Teatrit Popullor të Tuzllës në Bosnje dhe Hercegovinë. Shfaqja “Gjaku i Srebrenicës” është shfaqur në kuadër të manifestimit kulturor- turistik “Vera në Mostar 2018”, ndërsa kjo është hera e parë që prezantohen në Tuz. Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte i kryer nga Ushtria serbe gjatë vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë së cilit u vranë më shumë se 8mijë boshnjakë myslimanë. t. u.
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Shkolla verore e gjuhës angleze
Entuziazëm d re në eksplor Arlinda Sukaliqi
Në ambientet e institucionit publik të Shkollës Fllore „Marko Nuculloviq“ Shtoj nga data 25 qershor deri më 6 korrik, kur edhe u finalizua ky projekt, u mbajt Shkolla verore e gjuhës angleze në kuadër të Universitetit Lindor të Miçigenit, ku me praninë e tyre nderuan shkollën rreth 20 mësimdhënës të këtij universiteti, në krye me organizuesen kryesore të tyre, zonjën Zuzana Tomas. Ky bashkëpunim lindi me ndërlidhjen e mësimdhënëses Silvija Marnikoviq, e cila si mësuese e gjuhës angleze pranë Shkollës Fillore „Marko Nuculloviq“ fitoi një bursë studimi në Universitetin e Miçigenit. Gjuha angleze, siç dihet, po përdoret në të gjitha sferat e jetës dhe të dish të flasësh gjuhën angleze sot nuk është më luks, por një nevojë e jetës së përditshme. Ishte pikërisht Shkolla Fillore „Marko Nuculloviq“, e cila ishte më me fat kësaj here, së cilës i takoi të themi „bingoja e madhe“, ku nxënësit e kësaj shkolle, bashkë me nxënës të shkollave të tjera të qytetit, ishin
26
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Ishte pikërisht Shkolla Fillore „Marko Nuculloviq“, e cila ishte më me fa të shkollave të tjera të qytetit ishin pjesë e kësaj aventure, sa interesa pjesë e kësaj aventurë sa interesante aq dhe motivuese dhe sfiduese. Interesantja e gjithë kësaj aventurë ishte pikërisht dhe detaji i cili e veçon këtë aktivitet, e ajo ishte pjesëmarrja jo vetëm e nxënësve, por edhe e prindërve të tyre dhe të rriturve të tjerë të interesuar për të përvetësuar gjuhën angleze. Mbi 100 studentë, gjithsej shtatë grupe, të ndarë në kategorinë e fëmijëve, të rinjve dhe të prindërve dhe arsimtarëve e ndoqën këtë kurs të gjuhës angleze për ta përvetësuar atë më mirë. Zbatimi i kësaj metode të mësimit në institucionet shkollore është më se i mirëpritur. Kjo gjë shihet qartë nga numri i madh i të interesuarve për të ndjekur shkollën verore të gjuhës angleze. Ditët e para të kësaj shkolle verore ishin plot emocione dhe entuziazëm si nga ana e mësimdhënësve nga Miçigeni, të cilët u befasuan me njohuritë e shumta të gjuhës angleze të nxënëseve tanë. Ata i kishin parë bukuritë e Ulqinit nëpërmes internetit dhe përshkrimet që profesoreshë
Silvia kishte bërë për Ulqinin, ku ata shprehën dëshiren që të shohin nga afër vendin tonë e me këtë rast të zhvillojnë dhe një projekt profesional në qytetin e Ulqinit. Mësimi u zhvillua në mënyrë të rregullt, për dy javë rresht, ku përveç Shkollës „Marko Nuculloviq“ patëm mysafirë edhe nxënës të dy shkollave tjera fillore të Ulqinit. Një gjë që ra qartë në sy në mbajtjen e orëve: ambienti i këndshëm, klima pozitive në klasë, oraret ditore të përgatitura mirë me strukturë të mirorganizuar, sigurimi i një mjedisi që ofron përvoja të ndryshme, stimulim etj. Shtrohet pyetja se çfarë duhet më shumë që këto orë të cilësohen si pozitive?! Që nga fillimi e deri në fund të këtij projekti, nxënësit dhe prindërit përveçse përvetësuan njohuri të reja të gjuhës angleze, zhvilluan dhe projekte me tema të ndyshme, ku ndër to ishin edhe temat lidhur me qytetin tonë Ulqinin, ku përmes tyre mësimdhënëset nga Miçigeni u njohën
KULTURË
dhe aventurë e rimin e gjuhës
at kësaj here, së cilës i takoi të themi „bingoja e madhe“, ku nxënësit e kësaj shkolle bashkë me nxënës ante aq dhe motivuese dhe sfiduese me qytetin përmes punimeve të nxënësve tanë. Duke i zhvilluar këto kurse, te nxënësit rritet motivimi dhe pavarësia e tyre për të dokumentuar dhe reflektuar më shumë nivelet e arritjes. Duke ndjekur këtë shkollë verore, ata rriten vetëvlerësimin mbi njohjen e gjuhës angleze dhe i shtuan dhe një pjesë shtesë valixhes së gjuhës angleze të tyre. Ky takim nuk ishte vetëm fitim njohurish, por edhe lidhje miqësore të reja, shkëmbim përvojash etj. Pas dy javësh pune intensive u mbyll dhe ky aktivitet, i cili u përmbyll me ceremoninë e zhvilluar në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Ulqin, ku të pranishëm ishin dhe përfaqësues nga Ambasada e SHBAsë në Podgoricë, të cilët bashkë me nxënës, prindër e organizues ndoqën programin që kishin përgatitur mësimdhënësit nga Miçigeni me nxënësit tanë, duke shpalosur disa aktivitete që ata i kishin realizuar gjatë dy javëve të punës intensive të zjarrtë në shkollën verore të gjuhës
angleze. Kjo iniciativë u vlerësua me nota të larta, me ç’rast nxënësve dhe të rriturve që morën pjesë në këtë projekt u ndanë çertifikatat përkatëse për punën dyjavore. Sipas një analize të përgjithshne dhe në bazë të mendimeve të mësimdhënësve nga Miçigeni, projekti ishte i suksesshëm dhe ka gjasa që vitin e ardhshëm të kthehen përsëri me një aktivitet të tillë në Ulqin. Nuk munguan as lotët në ditën përfundimtare sepse koha e shoqërimit kishte mbaruar dhe duhet të ndaheshin njëri nga tjetri. Një gjë është e sigurt, se nxënësit dhe të rriturit u pajisen me njohuri të reja nga gjuha angleze, u liruan në komunikim, u pajisen me metoda të reja të mësimdhënies, shkëmbyen përvoja dhe eksploruan si ekspertë të vërtetë gjuhën më popullore në botë gjuhën angleze. Mësimdhënëset nga Miçigeni u larguan me përshtypje dhe kujtime të mira nga Ulqini, me premtimin se do të kthehen përsëri ndoshta për
“
Ndonjëherë këto lloj aktivitetesh, projektesh, nuk vlerësohen sa duhet ose injorohen nga shoqëria dhe individë të veçantë, por secila risi, sidomos kur është në të mirë të nxënësve dhe të një shkolle a qyteti duhet përgëzuar, përkrahur e duartrokitur
pushime ose për ndonjë projekt të ri. Ndonjëherë këto lloj aktivitetesh e projektesh, nuk vlerësohen sa duhet ose injorohen nga shoqëria dhe individë të veçantë, por secila risi, sidomos kur është në të mirë të nxënësve dhe të një shkolle a qyteti duhet përgëzuar, përkrahur e duartrokitur. E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
27
MOZAIK
Jeta familjare dikur në Triesh
Ndejat e pasdarkës
Vetë historia e lashtë shqiptare e trieshjanëve, të cilët sikur rrënjët e lisave janë të thella dhe të ngulitura thellë në këto male dhe në këtë dhe që e ruajtën trungun s’bashku me rrënjët edhe pse shumë herë u plagosën, u dogjën, por prapëseprapë mbetën gjallë dhe të paluhatshëm në tokën e trojeve të tyre stërgjyshore
Gjekë Gjonaj
Vetëm ai që ka jetuar në Triesh e di se sa interesant është jeta atje. Gjithçka në këtë trevë legjendare është e bukur. Peizazhi i mëngjesit. Perëndimi i diellit. Ajri i pastër që të mbush mushkëritë me oksigjen dhe thua me vete: Ah, sikur të jetoja këtu! Pranvera. Vera. Vjeshta. Dimri. Pyjet dhe lëndinat e mbushura me bar e gjethe. Livadhet me lule shumëng-
“ 28
jyrëshe. Arat me kallamboq ( misër), grosh ( fasule), kërtolla ( patate) , lakra, e prodhime të tjera bujqësore. Edhe bjeshkët. Kodrat. Shpellat, Gropat. Lugjet. Brigjet. Grykat. Kapërcejtë. Rrugicat. Shkëmbinjtë, Përrenjtë. Lumi Cem. Shtëpitë e ndërtuara prej gurit. Tëbanat karakteristikë. Bilbilat me zërin e tyre të ëmbël që këndonin në degët e drunjve e ferrave . Qengjat rreth tufës duke lodruar. Zëri i fyellit, zypares, çiftelisë e lahutës. Gurgullima e zërit të ujit. Kënga e barinjve dhe bareshave shpat më shpat. Qentë rreth tufës së deleve. Kumbona e dhenve. Këndimi i gjelave. Djemtë e vashat. Gratë e nuset. Pleqtë e plakat . Vesha kombëtare. Vet historia e lashtë shqip-
Në mbarim të ditës, pasi perëndonte dielli mbi malin e Sukës, Rozdecit, Kazhenikut, Gozdecit, Sjevikut ... trieshjanët gjenin kohë edhe për argëtim. Ata kohën e lirë e kalonin kryesisht në ndejat e pasdarkës, të cilat dikur organizoheshin çdo natë dimri. Kjo mënyrë e organizimit të atëhershëm të familjeve trieshjane , ishte argëtimi apo dëfrimi i vetëm gjatë kësaj stine
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
tare e trieshjanëve, të cilët sikur rrënjët e lisave janë të thellë dhe të ngulitur thellë në këto male dhe në këtë dhe që e ruajtën trungun s’bashku me rrënjët edhe pse shumë herë u plagosën, u dogjën, por prapë mbetën gjallë dhe të paluhatshëm në tokën e trojeve të tyre stërgjyshore. Dikur ograjat e bashtinat ishin plot me pleq, të rinj e të reja, fëmijë, kafshë, shpend e çfarë jo... Gumëzhinte fshati deri natën vonë. Në mbarim të ditës, pasi perëndonte dielli mbi malin e Sukës, Rozdecit, Kazhenikut, Gozdecit, Sjevikut ... trieshjanët gjenin kohë edhe për argëtim. Ata kohën e lirë e kalonin kryesisht në ndejat e pasdarkes, të cilat dikur organizoheshin çdo natë dimri. Kjo mënyrë e organizimit të atëhershëm të familjeve trieshjane , ishte argëtimi apo dëfrimi i vetëm gjatë kësaj stine. Nuk ka natë që nuk tuboheshim komshitë te njëri-tjetri. I ri e i vjetër. Meshkuj e femra. Të gjithë ishim të gëzuar. Dikush luante letra ( bixhoz). Dikush domino. Dikush zu-zu. Dikush luan kapuças. Dikush këndonte. Dikush tregonte anekdota e përralla me shumë humor. Dikush qëndiste. Dikush bënte grep. Dikush tjerrte perin.
MOZAIK
Dikush thurte ( bënte) çorapë, fanella e rrobe të tjera. Me një fjalë luhej e këndohej deri vonë pas mesnate. Loja më e preferuar e meshkujve në mbrëmje në fshatin Rudinë e Muzheçk ishin dominotë. “Mjeshtrit” më të mëdhenj të kësaj lojë, në kohën time, ishin Gjergj Gjoku Gjokaj, Prëlë Mati Gjokaj, Nikollë Baci Arapaj, Gjon Marku Gjonaj, Mak Cubi Cacaj, Pjetër Cubi Cacaj, Pjetër Gjoka Gjolaj, Gjekë Marku Nikollaj, Gjergj Kola Nikollaj, Nikë Gjeti Arapaj e shumë të tjerë. Në shtëpitë e familjarëve të tyre kjo lojë luhej edhe
ditën edhe natën, për të cilën thonin se u ka hyrë në gjak e nuk munden pa të. Unë jam dëshmitar okular i shumë netëve pa gjumë me domino në dorë. Në mungesë të rrymës elektrike përdornim kandilat e vajgurit. Nga tymi i zi i kandilave gjithë natën na nxihej fytyra. Kjo nuk na bënte përshtypje. E rëndësishme për ne ishte se kush do të dalë fitues. E, jo pamja jonë vërtetë e përçudnuar, e pahijshme, e shëmtuar. Për të shkuar tek njëri –tjetri netëve pa hënë përdornim llamba të vogla dore me bateri. Ato ishin të rralla, kurse më
shpesh për ndriçimin e rrugës përdornim pishën dhe gomën e opakëve ( opingave). Ato kishin aromë të keqe. Por e duronim, sepse e përballonte shiun, erën dhe dëborën. Për kohën e kaluar kjo mënyrë e dëfrimit ishte normale. Ishte ky stili dhe mënyra e jetesës së njerëzve në fshat. Në kohët e sotme, këto doke e zakone të tjera shqiptarëve, shumica e të rinjve nuk i ka parë kurrë. Nuk i njeh. Nuk i di fare. Sepse ata sot kohën e lirë e kalojnë pranë televizorit, në fejsbuk dhe në tviter. E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
29
MOZAIK
Portret: Bajram Rexha
Pishtar dhe simbol i arsimit dhe i teatrit në gjuhën shqipe Jeta dhe veprimtaria e Bajram Rexhës është shembull i përkushtimit të intelektualit për qëllimin e lartë të zhvillimit e të përparimit të kombit. Me veprimtarinë që ushtroi, me karakterin e fortë, moralin, shpirtin e qëndresës dhe atdhetarizmit, u bë personalitet i respektuar. Mbeti simbol i arsimit në gjuhën shqipe Bajram Rexha ka qenë një ndër personalitetet më “të fortë” të rilindjes sonë kombëtare të viteve ‘70 të shekullit 20-të dhe më vonë. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, një albanolog i rrallë, nga i cili të gjithë ne kemi mësuar të bëjmë sa më pak gabime në drejtshkrimin e gjuhës sonë të bukur shqipe. Në veçanti ne të cilët kemi studiuar në gjuhën serbe kemi pasur ndihmë të madhe nga ky njeri i palodhur. Ende edhe sot e kam ndër mend një shprehje të cilën gjithmonë e ka përsëritur kur e kam pyetur ndonjë gjë nga drejtshkrimi i gjuhës shqipe: “Ne gjuhëtarët e kemi veshin më të mprehtë dhe nuk guxojmë të bëjmë gabime.” Bajram Rexha ishte njëri ndër pishtarët e parë të arsimit në gjuhën shqipe dhe në përgjithësi njëri ndër pishtarët e parë të arsimit te ne. Më kujtohet se me sa fuqi shpirtërore dhe fizike, në kohën e lirë, dhe me sa autoritet i ka organizuar aktivitetet së bashku me nxënësit për ngritjen e vetëdijes se duhet të shkruhet, të shprehet dhe të luhen dramat edhe në teatër në gjuhën shqipe. Puna e tij në shkollë ka qenë e pafund, kurrë nuk është lodhur. Prandaj, me këtë rast, po i përmendi disa aktivitete të cilat i ndjeri Bajram Rexha ka ndërmarrë në shkollë. Ai ishte autori i revistës “Fillimet” në gjuhën shqipe në Gjimnazin e Ulqinit, udhëheqës i
30
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Seksionit të Dramës dhe i shumë aktiviteteve kushtuar zhvillimit të nxënësve në këtë lëmi. Brezin e ri e ka dashur me zemër. Shumë gjeneratave u kujtohet puna e tij, duke filluar nga fillet e punës së tij në arsim, ku ai pa pasur një vizion të rrallë në punën edukativo-arsimore. Shpesh ka thënë: “Profesionin e mësimdhënësit e dua sa jetën. Nëse profesioni dashurohet me gjithë zemër, s’ka se si të mos zotërohet mirë e me themel. Ky profesion është i veçantë dhe i shenjtë. Ai që përcaktohet për të, duhet të jetë përherë i përgatitur për të ndihmuar nxënësin që të përparojë. S’ka punë më të bukur dhe më më të ndershme sesa puna e përgatitjes së njeriut për jetë. Mësimdhënësi të riut ia zgjeron horizontin e diturisë dhe e aftëson atë për të bërë mrekulli”. Prandaj them se Bajram Rexha brezin e ri e ka dashur me zemër, e ka çmuar dhe udhëzuar për jetë. Në shkollë ka pasur disiplinë “gjermane” për vete dhe për nxënës, dhe gjithmonë ka kërkuar që nxënësit të jenë shembull në mësimin e të tjerëve, në veçanti në Gjimnazin e Ulqinit, ku kam pasur edhe unë nder një kohë, derisa është ndarë nga jeta, të bashkëpunoj me të, të them më mirë të mësoj shumë nga ai. Për këtë arsye, është një sfidë e madhe të shkruash për këtë personalitet. Është vështirë të shkruash pasi që Bajrami ka
qenë një personalitet i kompletuar, një njeri i cili më vonë ka bërë shumë edhe për themelimin e partisë së parë shqiptare në trojet tona – Lidhjes Demokratike në Mal të Zi. Në vitin 1993 themeloi dhe bëhet kryetari i parë i Unioit Demokratik të Shqiptarëve, pas disa mosmarrëveshje me ata të cilët kanë qenë në krye të partisë së parë. Kështu që është më rëndësi të përmendet aktiviteti i tij edhe në politikë, pasi që ai dhe disa të tjerë kanë bërë hapat e parë të demokracisë dhe “zgjimit”, të them më mirë të Rilindjes së dytë tonë kombëtare, në kohën e tranzicionit të viteve të fundit të shekullit 20-të. Them “zgjimit” pasi që ai dhe disa shokët e tij në kohën e “tmerrit” të politikës asimiluese komuniste, me veprimin e tyre në këtë fushë kanë mbetur edhe pa punë, kurse Bajrami dhe disa të tjerë edhe janë dënuar me burg për shkak se kanë dashur të shkruajnë dhe të arsimohen gjeneratat në gjuhën amtare shqipe. Dhe më në fund, të luftojnë për gjërat normale në botën civilizuese, të flasin dhe të shkruajnë lirisht gjuhën amtare shqipe, t’i kenë dokumentet dhe ta shprehin lirisht identitetin e tyre, pa frikë se po shpallen armiq të shtetit i cili ka qenë gjithmonë edhe i yni. Prandaj Bajram Rexha meriton një vend të veçantë në piramidën e arsimit tonë, por edhe për vetëdijen se nëpërmes të
MOZAIK
politikës së partive shqiptare mund të arrihen të drejtat e kombit tonë nëpër institucione edhe jashtë shtetit amë. Ky njeri i rrallë, human, modest, me një kulturë të gjerë, albanolog i dalluar, ka pasur vizione të forta për të ardhmen e të rinjve, për arsimin në gjuhën tonë, por duhet të theksohet se ai ka qenë edhe trim dhe guximtar. Sot puna e tij vërehet në secilin hap në administratën e Komunës së Ulqinit, në shkolla, në Parlamentin e Malit të Zi, ku ka pasur dhe ende ka përfaqësues shqiptarë. Njëri nga ata i cili ka vendosur gurthemelin e kësaj demokracie ishte edhe i ndjeri Bajram Rexha. Natyrisht këtu dhe çdokund, unë nuk i harroj edhe bashkëpunëtoret e tij Mehmet Bardhin, Qazim Rexhën, Ibrahim Cekën, Hadixhe Gjonin dhe të ndjerët Tahir Peraziqin, Fuad Nimanin dhe të gjithë ata të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në “zgjimin” e rilindjes kombëtare. Në kohën e fillimeve të tranzicionit dhe këtij “zgjimi” ka qenë shumë më vështirë se sot. Këtu qëndron edhe theksi i shkrimit tim kushtuar të ndjerit Bajram Rexha. Ai ka lindur fshatin Klleznën të Anës së Malit. Ka jetuar dhe është arsimuar në një familje të nderuar nga të gjithë Ulqini, një familje e cila ka pasur emër dhe gëzonte respekt nga të gjithë. Ende edhe sot të gjithë anëtarët e kësaj familjeje përmenden me respekt të madh, në veçanti të ndjerët Bajram dhe Riza Rexha. Bajrami me shokë mori rrugën e shkollimit, me dëshirën në zemër për të plotësuar nevojën dhe mungesën e madhe të asaj kohe për kuadër të shkolluar në gjuhën shqipe. Shkollën fillore e kreu në Katërkollë (Vladimir), ndërsa në Prishtinë kreu shkollën e mesme (normalen) dhe Fakultetin Filozofik - dega Gjuhë dhe letërsi shqipe. Bajrami me shokë, duke pasur vullnet të fortë për punë, disiplinë dhe vizion për jetën, u bënë shembull i kapërcimit të vështirësive
ekonomike në shkollim. Rrugën e tyre e ndoqën edhe të tjerët më vonë. Tërë jetën dhe veprimtarinë e tij, Bajrami ia ka kushtuar punës në arsim, në kulturë dhe më vonë edhe në politikë, duke treguar dashurinë e madhe për kombin dhe ngritjen e tij edhe më tepër edhe më lart se deri tani, në veçanti në kohën e tranzicionit pas viteve ‘90 të shekullit të kaluar. Asgjë nuk është e rastit, prandaj, edhe ishte e nevojshme të përmenden fillimet dhe shkollimi i të ndjerit Bajram Rexha, duke filluar nga Katërkolla, pastaj vazhdimi në Prishtinë dhe formimi i tij si një personalitet i rrallë. Ai ka pasur vizione dhe Perëndia këto gjëra i ka caktuar shumë më parë duke ia trasuar rrugën atij si dhe disa personaliteteve të tjerë, ndërmjet të cilëve Bajram Rexha ka merita të mëdha. Punën edukativo-arsimore e filloi në vitin shkollor 1955\56 në Shkollën fillore në Katërkollë si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Posedonte aftësi të jashtëzakonshme Gjatë periudhës dhjetëvjeçare të mësimdhënies në Gjimnazin “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, është e madhe puna e Bajramit në aktivitetet e lira me nxënës dhe të rinj. Me të mbahej gjallë jeta kulturore e shkollës dhe e qytetit. Puna e tij motivohej nga dashuria për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Aktivitete në kulturë në këtë kohë në Ulqin kishte shumë pak. Këtë zbrazëti duhej ta plotësonte gjimnazi në qytet, i cili atëherë ishte i vetmi institucion shkollor i mesëm në gjuhën shqipe në Mal të Zi në përgjithësi. Ka punuar me nxënës të talentuar, në grupin letrar “Shpresa”. Në revistën “Fillimet” ka botuar punimet më të mira të nxënësve. Me grupin recitues, përgatiste here pas here shfaqje me recitime. Me grupin e dramës së bashku me atë të recituesve ka marrë pjesë në Festivalin në Bijello Pole. Zgjedhja e repertorit ishte bërë me qëllim dhe kritere të caktuara për ta ngritur kulturën dhe gjuhën shqipe të popullit tonë. Qyteti i Ulqinit, duke falënderuar Bajram Rexhën u bë i njohur edhe në këtë lëmi. Kur shfaqeshin këto drama salla mbushej plot me shikues. I ndjeri Bajram Rexha ka bërë gjithashtu shumë edhe për emancipimin e gruas, në veçanti në Anën e Malit. Bajrami shprehej: “Do të kemi nesër mësuese të mira, të afta, të ndërgjegjshme”. Ishte vizioni i tij i cili sot është plotësuar në shumë lëmi. Mjafton të shihni të punësuarit në shkolla, në administratë dhe çdo kund tjetër dhe të shihni se sa fem-
“
Gjatë periudhës dhjetëvjeçare të mësimdhënies në Gjimnazin “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, është e madhe puna e Bajramit në aktivitetet e lira me nxënës dhe të rinj. Me të mbahej gjallë jeta kulturore e shkollës dhe e qytetit. Puna e tij motivohej nga dashuria për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe
ra nga Ana e Malit janë të punësuara, bile dhe intelektuale me grada shkencore. Jeta dhe veprimtaria e Bajram Rexhës është shembull i përkushtimit të intelektualit për qëllimin e lartë të zhvillimit e të përparimit të kombit. Me veprimtarinë që ushtroi, me karakterin e fortë, moralin, shpirtin e qëndresës dhe atdhetarizmit, u bë personalitet i respektuar. Mbeti simbol i arsimit në gjuhën shqipe. Prandaj, ky shkrim modest kushtuar Bajram Rexhës, ky portret i shkurtër është një kontribut modest i imi për këtë personalitet të mirë, i cili asnjëherë nuk e ka ngritur zërin dhe i cili gjithmonë me një buzëqeshje është përgjigjur. Këshillat e tij ende i kam ndërmend dhe shpesh i përkujtoj dhe i përmend kurdoherë kur rri me ndokënd që e ka njohur apo ka pasur privilegj ta njohë, si unë. Më kujtohet modestia e tij kur më në fund shoqëria ia dha një banesë në një godinë përballë Komunës se Ulqinit, një pritje e ngrohtë nga ky personalitet i paharruar i arsimit tonë. Jam më se i bindur se Bajram Rexha meriton shumë më tepër, më së pakti një rrugë ose një institucion publik të emërtohet me emrin e tij. Dhe fare në fund, shumë më vonë e kam marrë vesh se pensionin e merituar gjatë jetës së vet e ka lidhur si dhuratë Bibliotekës së Ulqinit. A nuk e meriton që ky institucion i kulturës sonë ta mbajë emrin e Bajram Rexhës?! Më duket se edhe shpirti i këtij intelektuali të rrallë të arsimit tonë do të gjente prehje në Xhehnet, ku ai pa dyshim e ka Ismet Karamanaga vendin. E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
31
MOZAIK
Shuhet mjeshtri i humorit shqiptar, Fadil Hasa Fadil Hasa, mjeshtri i humorit shqiptar vdiq në moshën 78-të vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Humbja e tij është një humbje për humorin shqiptar, pasi Hasa është një nga kontribuuesit e çmuar të kësaj gjinie. I lindur në Durrës më 8 prill të vitit 1940-të aktori nuk e la asnjëherë qytetin e lindjes, duke nisur fillimisht karrierën në Estradën e qytetit më 1974-trën si aktor profesionist, për të vijuar më pas në skena të ndryshme të vendit. Rolet e tij kanë shënjuar historinë e humorit shqiptar, me karaktere e personazhe që kujtohen ende nga spektatorët. Janë shumë role në të cilat Hasa ka spikatur si “Dajrja”, krah kolegut Muharrem Hoxha, “Sheqeri”, “Tekniku i lavatriçes”, apo copëza humori, të cilat shfaqeshin për natën e fundvitit në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, mbeten edhe sot, si perla të humorit shqiptar. Por karriera e tij vijoi e në kinematografi.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Ai ka luajtur edhe në filma si : Kronikë provinciale (2009), Mao Ce Dun (2007) roli i Hekuran Romalinit dhe Zëvendësi i grave (1987) roli i Shabanit. Në edicionin e 13 të Festivalit Mbarëkombëtar të filmit, aktorit Fadil Hasa ju dha çmimi i Aktorit më të Mirë, për rolin e luajtur në filmin “Mao Ce Dun”. “Interpretoja personazhin e Hekuranit, ka qenë një film i cili u mirëprit nga publiku. Me këtë film unë kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse në pesë festivale ndërkombëtare të filmit, sot po e them për herë të parë, 5 herë jam nominuar për çmimin si aktori më i mirë, në festivalin e filmit në Moskë, Egjipt, etj”, shprehej ai për këtë rol. Në intervista të dhëna vitet e fundit aktori shprehte shqetësimin për gjendjen e estradave shqiptare. “Gjendja e estradave me atë që unë konstatoj në qytetin tim të Durrësit, por kështu është në të gjithë
Shqipërinë është e rrënuar, përderisa prej tyre shteti është tërhequr, i ka lënë në dorë të bashkive. Ky është gabim i madh për mua, sepse është tjetër interes, bëhen shfaqje nëpër teatro, bëhen në sheshe ku nuk merret vesh asgjë, dhe kur ke një projekt estrade thonë që kanë mbaruar lekët. Kjo më duket se është sëmundje e të gjithë estradave që janë sot”, shprehej aktori pak kohë më parë. Duke folur për Estradën e Durrësit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës ai e quante fat faktin që në këtë estradë ishin dy regjisorët dhe shkrimtarët më të mirë në Shqipëri Gjergj Vlashi dhe Haxhi Rama. I pyetur për pengjet aktori është shprehur se “nuk ka pengje”. “Jo nuk kam pengje. Unë kam qenë një nga kryesorët e trupës së Estradës së Durrësit që jam respektuar dhe nderuar me çmime. Ato që unë kam dëshiruar mi kanë dhënë”, është shprehur ai.
MOZAIK
Në seancën e dytë të Kuvendit të Komunës së Gucisë
Miratohet vendimi për binjakëzimin e komunave Guci dhe Pejë Guci – Në seancën e dytë të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të enjten më 12 korrik në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë, pas aprovimit të procesverbalit nga seanca e fundit, nga rendi i ditës prej 12 pikash u tërhoq pika e parë – Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gucisë, me arsyetim të këshilltarit Demir Bajroviq se ende nuk është marrë pëlqimi nga Ministria përkatëse e Qeverisë së Malit të Zi. Para aprovimit të rendit të ditës, këshilltarët e Lidhjes Demokratike Shqiptare e braktisën seancën sepse siç theksoi kryesuesi i tyre, këshilltari Asdren Çelaj, komuna nuk ka plotësuar, miratuar e as realizuar një vistër kërkesash të tyre në seancat e kaluara. “Kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, as pas një viti prej se kemi kërkuar, asgjë nuk ka ndërmarrë që nga radhët e shqiptarëve të emërohet nënkryetari i Komunës së Gucisë. Nuk ka as investime komunale për fshatin Vuthaj, edhe pse ai është trevë me atraksione të begata për turizëm. Situatë e njëjtë është edhe në vendbanimet tjera rurale të banuara me popullatë shqiptare. Ngec infrastruktura. Materialet kuvendore vetëm pjesërisht përgatiten të përkthyera në gjuhë shqipe. Mungon përkthyesi i përhershëm. E braktisim seancën e Kuvendit dhe derisa të gjitha kërkesat tona nuk respektohen, nuk do të kthehemi në kuvend. Të drejtat tona ligjore e kushtetutare do t’i kërkojmë në instancat relevante shtetërore dhe më gjerë”, ka bërë me dije këshilltari Çelaj. Këshilltari i PDS-së, Sherif Feratoviq, në emër të Këshillit për bashkëpunim ndërkomunal përtejkufitar, të pranishmit në seancë i ka njoftuar se në
mbledhjen e këshillit në fjalë, është marrë vendimi mbi binjakëzimin e Komunës së Gucisë (Mali i Zi) me atë të Pejës (Republika e Kosovës), sepse siç ka theksuar ai, kjo ka qenë dëshirë e flaktë e prijësve të Gucisë dhe Pejës. Me këtë vendim, pa dyshim do të miratohet, por edhe avancohet, bashkëpunimi i ndërsjellë i dy komunave në çdo aspekt. Propozim vendimi në fjalë është miratuar njëzëri. Administratori kryesor i Komunës, Hasret – Hasko Radonçiq, ka arsyetuar propozim vendimin mbi miratimin e planit komunal të mbrojtjes dhe shpëtimit nga zjarri, duke theksuar se në këtë drejtim ekzistojnë tri tipe të planeve komunale, për çka edhe është marrë pëlqimi i Drejtoria shtetërore për situata të jashtëzakonshme qysh në vitin 2016. Këshilltari i Partisë për Gucinë, Fahrudin – Fujko Dervisheviq, të pranishmit i ka bërë me dije se me Ligjin e ri të mbrojtjes nga zjarri, planet në fjalë i hartojnë vetëm personat me licencë, andaj ky plan që na është servuar nuk është valid. Duke iu përgjigjur këshilltarit Dervisheviq, kryeadministratori Radonçiq është thirrur në nenin 34 të Ligjit mbi mbrojtjen dhe shpëtimin. Mirëpo këshilltari Dervisheviq ka mbetur në qëndrimin se ai nen nuk vlen më. Këshilltari i PSD-së, dr. Elvis Omeragiq ka theksuar se në këtë drejtim të drejtë kanë të dy palët. Sekretarja për urbanizëm në Komunën e Gucisë, Havaja Prelvukaj, pikën e rendit të ditës – Propozim Vendimi mbi kompensimin e pasurisë së tokës ndërtimore për objektet pa leje ndërtimi, e ka argumentuar me të dhëna krahasuese të komunave tjera, me çka këshilltarët kanë qenë të kënaqur. Ka theksuar se në ndërkohë janë caktuar edhe zonat kate-
gorizuese dhe se është vendosur që të gjitha hapësirat e vendbanimeve rurale t’i takojnë zonës së katërt. Këshilltarët kanë pasur vërejtje në problemet e objekteve të vjetra prej 20 deri në 150 vjetë, të cilat trajtohen njësoj si të ishin të kohës së re. Edhe në këtë seancë, si në atë të fundit, polemikë e ashpër është zhvilluar mbi Ndërmarrjen Komunale dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të saj, Demir Bajroviq. Kryetarja e komunës, Anella Çekiq, ka konstatuar se i vjen keq që nuk është lënë për shqyrtim edhe pika e parë e rendit të ditës e cila është tërhequr. Në deklaratën e vet ajo ka theksuar se “Komunalja” e Gucisë është ndërmarrje e re dhe se është e nevojshme që në çdo mënyrë ta mbështesim dhe ndihmojmë. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash. Para fillimit të punës së seancës është verifikuar mandati i këshilltares së re të koalicionit UDSH-Aleanca Shqiptare, Jeta Hasangjekaj, e cila zëvendëson këshilltarin e deritanishëm të koalicionit në fjalë, Myftar Balidemaj, i cili dha dorëheqje nga detyra e këshilltarit në Kuvendin e Komunës së Gucisë. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
Fondacioni Biberaj bashkëfinancon
Programin e Studimeve të Gradës Master Fondacioni Biberaj shpall mbështetjen me $2.5 milion të programit MIP të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për të ndihmuar profesionistët shqiptarë që synojnë të ndjekin studime pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara Nju Jork, 14 korrik 2018 – Sot, Fondacioni Biberaj shpalli projektin e tij të parë, bashkë-financimin e Programit të Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Programi “Master’s and Intership” (MIP) është themeluar në vitin 2016 nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) për t’u dhënë profesionistëve të rinj shqiptarë dhe udhëheqësve të ardhshëm një mundësi të veçantë për të ndjekur studimet për gradën Master dhe për të kryer praktika profesionale në fushat e Menaxhimit dhe Administrimit të Biznesit, Trashëgimisë Kulturore, Eko-Turizmit dhe Mikpritjes, Arsimit, Teknologjisë Informative, Shkencave Kompjuterike, Politikave Publike dhe Administratës Publike. “Familja Biberaj ndihet e nderuar për të bashkëfinancuar, me një donacion prej 2.5 milion dollarësh, Programin e Studimeve të Gradës Master të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, që u drejtohet profesionistëve të rinj shqiptarë që synojnë të përparojnë duke studiuar në Shtetet e Bashkuara,” tha Ken Biberaj, zëdhënësi i Fonadacionit.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 19 KORRIK 2018
“Ne u jemi thellësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara për suksesin që kemi arritur dhe ndihemi krenarë për trashëgiminë tonë shqiptare. Shpresojmë që ky program do të ndihmojë brezin e ri të studentëve shqiptarë drejt arritjes së suksesit të tyre akademik, duke përmbushur angazhimin për të ndihmuar më pas në shkëmbim shoqërinë e tyre shqiptare.” Fondacioni Biberaj u krijua me rastin e 50 vjetorit të mbërritjes së familjes Biberaj në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968. Pas largimit, duke i shpëtuar shtypjes së komunizmit në Shqipëri dhe mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, rasti i tyre është dëshmi e realizimit të “Ëndrrës Amerikane.” Përmes punës së vazhdueshme individuale dhe bashkë, përmes shpirtit sipërmarrës, anëtarët e familjes Biberaj zotërojnë sot bizneset e tyre dhe kanë ndjekur karriera që nga arsimi, teknologjia, drejtësia, shërbimi publik, financat, tregtia, pasuri të patundshme, filantropi dhe arte. Ata besojnë në mbështetjen e shoqërive të tyre dhe dëshirojnë që mundësitë që arsimi i lartë u ka dhënë atyre, të
vazhdojë tek të tjerët. Misioni i Fondacionit Biberaj është të mbështesë mundësitë për të ndjekur studimet e larta të studentëve shqiptarë nga Ballkani në institucionet amerikane. Pas studimeve, përfituesit e ndihmës financiare duhet të kthehen në vendin e tyre dhe të punojnë për të forcuar themelet e shoqërive demokratike. Këshilli Amerikan për Studime Ndërkombëtare (American Councils for International Education) do t’i ndihmojë studentët për vendosjen në Shtetet e Bashkuara dhe do të ndjekë përparimin e tyre akademik. Informacione të mëtejshme për ndihmën financiare mund të gjeni në këtë faqe: http://mip-aadf.org. Kontakte: Mark Zielinski American Councils for International Education http://www.americancouncils.org 651-955-6114 Elona Xhaferri, Menaxhuese e Progrmait MIP, AADF Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit http://www.aadf.org/
MOZAIK
Projekti Balkan Girl Power
Vajzat e fuqishme të Ballkanit: thirrje për shprehje interesi Jeni të interesuara të mësoni se si të bëni fotografi, të cilat reflektojnë këndvështrimin tuaj mbi botën? A jeni të interesuara të njihni vajza të tjera nga vendet fqinjë dhe të ndani me to fotografitë pyetjet dhe idetë tuaja? Dëshironi të mësoni më shumë rreth procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe çfarë nënkupton kjo gjë për ju? Jeni një vajzë midis 18 dhe 26 vjeç nga Mali Zi? Nese përgjigjet e mësipërme janë pozitive, na kontaktoni ne përgjigje të kësaj thirjeje për shprehje interesi, për të marrë pjesë në projektin: “Balkan Girl Power” Nëse do të përzgjidheni për të marrë pjesë në këtë Projekt, ju do të: - Trajnoheni dhe këshilloheni nga një fotograf profesionist dhe një artist në vendin tuaj mbi mënyrën se si mund të beni fotografi interesante; - Do të keni mundësi të publikoni pesë fotot tuaja më të mira në platformën online Balkan Girl Power; - Do të keni mundësi të ndërveproni virtualisht, nëpërmjet platformës online Balkan Girl Power dhe faqes së dedikuar në Facebook, me vajza nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dhe të ndani me to çështjet që ju interesojnë ndërkohë që vendi juaj po hedh hapa para
drejt integrimit në BE; - Do të merrni pjesë në një ekspozitë ku do të përzgjidhen fotografitë më të mira të bëra gjatë Projektit, të cilat do të prezantohen në Ekspozitën Balkan Girl Power që do të zhvillohet në Tiranë, gjatë muajit shkurt, 2019; - Të vini në Tiranë (pjesëmarrëset
e përzgjedhura) për Ekspozitën Balkan Girl Power, dhe të merrni pjesë në një Master Class mbi fotografinë me fotografen dhe artisten e mirënjohur Lala Meredith Vula. Nëse jeni të interesuara, ju lutemi të plotësoni formularin në: https://docs.google. com/forms/d/1YKD42rNNfwiTTVbVk5y8kPtqnPuYI1R0ASTNj9XhSBw/edit jo më larg se dita e premte datë 20 korrik. Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për më tepër informacion, ju lutem na shkruani në adresën e e-mail ngo. iact@gmail.com, ose na telefononi në numrin e telefonit +38267630268. Projekti Balkan Girl Power Project do t’u ofrojë vajzave pjsëmarrëse nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia trajnim dhe këshillim se si të bëjnë fotografi ku të reflektojnë perspektivat, idetë dhe ëndrrat e tyre në një kohë kur vendet e tyre përparojnë drejt integrimit në BE; dhe në të njëjtën kohë të ndërtojnë marrëdhënie me vajzat pjesëmarrëse nga vendet e tjera. Veprimtaritëe projektit do të fillojnë nëmuajin korrik 2018 dhe do të përfundojnë në Shkurt 2019. Projekti Balkan Girl Power financohet nga Western Balkan Fund dhe zbatohet nga Intituti për Kontratën Shoqërore (Shqipëri), Artpolis Center (Kosovë), the National Youth Council of Macedonia, iACT (Mali i Zi), dhe Organization for the Promotion of Activism (Sërbi). E ENJTE, 19 KORRIK 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 19 korrik 2018
Viti XVll Numër 823 Çmimi 0,50
Votimi me listat e hapura, e drejtë e mohuar e qytetarëve
ISSN 1800-5696
Radio Ulqini lëngon që 12 vjet!
Intervistë me artisten nga Tirana, Dorina Plaku