KOHA Javore Podgoricë e enjte, 26 korrik 2018 Viti XVll Numër 824 Çmimi 0,50
Mungesa e tregut dhe shqetësimi i fermerëve ISSN 1800-5696
Fisi i Triepshit në vështrimin e Robert Elsit
Luftëtari nga Mëhalla e Re
PËRMBAJTJE
8
12 Pse s’duhet ta harrojmë Srebrenicën
Media në shërbim të politikës
14
16 Kontribut studimit të shoqërisë tradicionale shqiptare
Nga simboli në fole gjarpërinjsh
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
PËRMBAJTJE
20
22 Procesi krijues bazohet në vlerat e mirëfillta
Shpalosje e ecurisë së procesit të zgjidhjes së çështjes shqiptare
29
33 U hap ekspozita e artistëve ulqinakë
Tri mbrëmje të letërsisë së sotme shqipe KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 26 korrik 2018 Viti XVll Numër 824 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka r e Mungesa e tregut dhe mungu ë e shqetësimi i fermerëve ir dësh nhjëet ma o trit Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Fisi i Triepshit në vështrimin e Robert Elsit
Luftëtari nga Mëhalla e Re
Robert Elsit vështrimin e Triepshit në Fisi i
la e Re nga MëhalLuftëtari
shqetësimi i fermerëve Mungesa e tregut dhe
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
U mbajt takimi i tretë i ministrave të punëve të jashtme të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të Trilateralit të Adriatikut
Miratohet Deklarata e Përbashkët Në kuadër të Trilateralit të Adriatikut, të premten në Budva është mbajtur takimi i tretë i ministrave të punëve të jashtme të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në takim kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, prof. dr. Srgjan Darmanoviq, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe njëherazi zëvendëskryemistrja e Kroacisë, Marija Pejçinoviq – Buriq. Gjatë takimit tre ministrat e jashtëm u fokusuan në bilancin e Samitit të NATO-s në Bruksel, Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Londër në kuadrin e Procesit të Berlinit, përmirësimin e ndërlidhjes dhe transportit në rajon, si dhe nxitjes së bashkëpunimit në fushën e turizmit
4
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
dhe mbrojtjes së ambientit. Duke vlerësuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s, ministrat shprehën mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë dhe vlerësuan marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës si dhe dialogun Kosovë-Serbi. Një fokus i veçantë iu kushtua ecurisë dhe ndërveprimit për avancimin e projekteve me rëndësi strategjike si Korridori Adriatiko-Jonian dhe Gazsjellësi që do lidhë linjën Trans-Adriatike me Kroacinë nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, por edhe bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit dhe mjedisit. Në përfundim të takimit, ministrat e jashtëm të të tre vendeve nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, me të cilën ndër të tjera, definohet
se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, përmes shkëmbimit të përvojave, mbeten elemente kyçe në aspektin e integrimit të plotë rajonal në BE. Pas Malit të Zi, kryesimin e takimeve të ministrave të punëve të jashtme të Trilateralit të Adriatikut e ka marrë Kroacia. Trilaterali i Adriatikut është një platformë e krijuar me qëllim për t’u shërbyer përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e bashkëpunimit në Evropën Adriatike, tashmë të shndërruar edhe në NATO-n Adriatike, dhe për një aksion të përbashkët në interes të një rajoni më të sigurt dhe më të ndërlidhur në të gjitha dimensionet. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Qeveria e Malit të Zi deklarohet për incidentin në lokalitetin arkeologjik në Shas me rastin e liturgjisë së Mitropolisë Ortodokse Malazeze-Bregdetare
Objektet në Shas, të mira kulturore nën juridiksionin e shtetit Podgoricë – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se objektet në lokalitetin arkeologjik në Shas janë nën juridiksionin ekskluziv të shtetit të Malit të Zi dhe se qëllimi i qeverisë është që Kisha e Shën Gjonit, në rastin konkret, të mbrohet si e mirë kulturore. Ai është përgjigjur në pyetjen e deputetit dhe kryetarit të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, në orën e kryeministrit, të mbajtur të mërkurën e kaluar në Kuvendin e Malit të Zi. Mandiq e ka pyetur se pse qeveria ia ka pamundësuar kreut të Mitropolisë Malazeze-Bregdetare, Amfilohije Radoviq, që të veprojë në kishën e krishterë, e cila është nën juridiksionin e tyre shpirtëror dhe se çfarë masash kanë ndërmarrë organet kompetente kundër pjesëtarëve të konfesioneve të tjera të tubuar me qëllim të parandalimit fizik të Mitropolitit ortodoks për të mbajtur liturgjinë në themelet e Kishës së Shën Gjonit në Shas.
Kryeministri i Malit të Zi ka thënë që nuk ka rëndësi fakti se nën juridiksionin shpirtëror të kujt është objekti apo e mira në fjalë. “Qëllimi kryesor i mbrojtjes së të mirave kulturore është mbrojtja dhe avancimi i tyre, si dhe ruajtja për gjeneratat e ardhshme në formën autentike. Kjo nënkupton sigurimin e kushteve të domosdoshme për mbijetesën e të mirave kulturore dhe ruajtjen e integritetit të tyre, si dhe parandalimi i aktiviteteve të cilat mund të ndryshojnë pamjen, funksionin, veçantinë, kuptimin ose rëndësinë e të mirës kulturore”, ka thënë Markoviq. Sipas tij, Drejtoria e Policisë si organ kompetent ka vepruar në pajtim me ligjin dhe se paraqitja e bërë nga Komuna Kishtare Ulqin për mbajtjen e tubimit në gërmadhat e Kishës së Shën Gjonit në Shas nuk është bërë në kohë dhe ka qenë e parregullt në bazë të Ligjit për tubimet publike.
“Përpos kësaj, bëhet fjalë për objektin i cili ka statusin e të mirës kulturore, kurse tematika dhe qëllimet e tubimit publik të lartpërmendur, në bazë të vlerësimit të Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore nuk kanë qenë adekuate me rëndësinë e të mirës kulturore të Kishës së Shën Gjon Pagëzuesit në Shas, si dhe me regjimin arkeologjik të përcaktuar që sundon në këto objekte. Prandaj, ky tubim, edhe nëse do të ishte paralajmëruar në kohë, nuk mund të gjejë bazë ligjore nga aspekti i Ligjit për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore”, ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq. Disa dhjetëra qytetarë shqiptarë nga Ana e Malit kanë protestuar të dielën, më 9 korrik, në lokalitetin arkeologjik në Shas kundër paralajmërimit të Mitropolisë Ortodokse Malazeze-Bregdetare për mbajtjen e liturgjisë dhe pagëzimin e Kishës së Shën Gjonit në Qytetin e Vjetër të Shasit. Banorët vendas dhe disa përfaqësues politikë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit janë konfliktuar verbalisht dhe penguar fizikisht kalimin e Mitropolitit Radoviq, i cili me ndihmën e policisë e cila i ka larguar protestuesit, i shoqëruar nga truprojet e tij dhe besimtarët ortodoksë, ka arritur në vendin ku është mbajtur manifestimi. (Kohapress)
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Express (2)
Rikthimi i kohëve të errëta Mehmet Kraja
Por nuk është vetëm kjo. Një performansë e para do ditëve në sallën e Kuvendit të Kosovës më bëri të çmeritëm. Seç kishin hyrë në atë sallë ca delikuentë të artit dhe e përdhosën atë në mënyrën më barbare, të cilët me lejen ose me ndihmën e vetë kryetarit, apo të ca skuthave përreth tij, vunë maskat në fytyrat e tyre dhe i kënduan rekuiemin institucionit më domethënës të shtetit të Kosovës. Askush nuk u brengos, askush nuk tha gjë, se ai Kuvend, përveç që është përdorur dhe keqpërdorur së fundi për shumë paudhësi, ai e ka edhe historinë e tij, nga më domethënëset për Kosovën dhe lirinë e saj. Të gjithë u duken të lumtur për këtë sadomazohizëm politik dhe kulturor të paparë, një pjesë e komunitetit artistik, mediet, të gjithë, pa çka se është pikërisht ky komunitet artistik dhe kulturor që e di mirë, se këta biçim artistësh, të cilët, pasi iu ka skaduar afati, pasi kanë humbur terren dhe substancë, edhe
6
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Pushteti absolut i injorantëve dhe i të korruptuarve, do të thoshte Sokrati, i vendosur përmes sistemit demokratik, është më i keq se çdo diktaturë kreativitet natyrisht, iu kanë vërsulur tani atyre dy metelikëve të buxhetit të varfër të kulturës në Kosovë, duke ua marrë bukën e gojës atyre që artin nuk e mendojnë, nuk e ëndërrojnë dhe as e perceptojnë si bagël e qelbur e lopës, as si bythë plastike në Galerinë e Arteve të Kosovës. Po kujt i thua! Unë nuk e di pse këta artistë kontemporanë nuk i realizojnë këto ide atje ku kanë zgjedhur ta bëjnë jetën e tyre. Pse këta artistë kontemporanë, ta zëmë, nuk i vënë Statujës së Lirisë në Nju-Jork, rreth kokës dhe rreth qafës, një çallmë nja njëqind metër të gjatë të Bin Ladenit? Ose, pse nuk e improvizojnë një mur betoni nja 20 metër të gjatë, me tel me gjemba sipër, në sallën e madhe të Kongresit Amerikan, mbi atë qilimin e kaltër, aty pranë foltores, duke i vendosur rrëzë atij muri 10-15 fëmijë meksikanë të leckosur, tek hanë përshesh me lugë druri nga ca govata plastike? Përse, pra, para Muzeut të Holokaustit, po në Nju-Jork, këta
artistët tanë kontemporanë nuk vendosin një statujë të Adolf Hitlerit të veshur si rabin hebre? Këto janë ide që tronditin botën, dhe jo ca bagla lopësh në Galerinë e Arteve të Kosovës. Të gjithë e dinë se idetë e këtilla, të shkalluara e të lajthitura gjithsesi, kanë një problem të madh: nuk gjejnë dot një vend të çmendur për t’i realizuar ato. Zhgjyri kulturor dhe politik na doli në sipërfaqe edhe me shtatoren ose bustin e Anton Çettës (po e shkruaj me dy “t” për respekt, jo pse ka ndonjë kuptim). Tani më vjen për të qeshur nga shqetësimi që ndihet në ajër për një gjest jokulturor, poshtërues për memorien historike të këtij vendi, i cili vjen nga një institucion simbol, siç është Instituti Albanologjik, por që shumë vjet e këndej i pushtuar nga ca shkencëtar minorë dhe makiavelistë. Çudi për t’u çuditur nuk është pse Instituti Albanologjik në oborrin e tij nuk i bën vend Anton Çettës (mbështetës i LDK-së),
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION sepse atë hapësirë ia ka rezervuar Rexhep Qosjes (mbështetës i PDKsë), por të habit fakti pse njerëzit nuk e paskan kuptuar tanimë se Instituti Albanologjik, edhe Instituti i Historisë, me punën që bëjnë që nja njëzet vjet e këndej nuk nderojnë më askënd, as Ali Hadrin pak më lart, as Anton Çettën apo Rexhep Qosjen pak më poshtë. Çudi për t’u çuditur është pse njerëzit nuk e paskan kuptuar se nuk është i politizuar vetëm Instituti Albanologjik, por e politizuar është edhe Biblioteka Kombëtare (po Biblioteka Universitare ku mbeti?), i politizuar është edhe Universiteti, madje edhe fijet e barit në hapësirën gjelbëruar përreth tij. Të politizuara janë të gjithë institucionet e kulturës, të tilla kanë qenë
dhe, mbase, do të jenë edhe për një kohë të gjatë, si Tetari Kombëtar (derisa të mos vendosin ta rrënojnë një ditë, si në Tiranë), si Galeria, si Qendra Kinemtografike, si Muzeu etj., të gjitha, pa asnjë përjashtim. Këto institucione për afro njëzet vjet me radhë janë sunduar nga partitë politike, kryesisht nga PDK-ja, ndonjëherë edhe nga LDK-ja, qoftë përmes bordeve, qoftë përmes drejtorëve të ligjshëm ose të paligjshëm, përmes konvertimit dhe shitblerjes të lojalitetit, përmes financimit, përmes projekteve, përmes punësimit etj. Po cili është ndryshimi, çfarë e bëri sundimin e LDK-së më të mirë se sundimin e PDK-së? Asgjë, përveç se të dy palët kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, u kanë bërë gjëmën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
institucioneve, kanë ushqyer pasione të pandershme dhe, në shumë raste janë bërë bashkë për të luftuar kundër ndonjë kauze të drejtë, kundër vlerave dhe kundër atyre që i krijojnë ato. (Ndërkohë, unë që jetoj në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, mund t’ju bëj me dije se kam në afërsi një rrugë qorre që mban emrin e Anton Pashkut dhe një rrugicë të shëmtuar që mban emrin e Ali Podrimjes. Esad Mekulin dhe Azem Shkrelin nuk i gjej dot askund.) Në fund, në ndihmë të atyre që e kanë mendjen e turbullt dhe ende janë të përhantë, mund të shpreh një mendim: Vetëm diktatorëve iu caktohet vendi i përmendoreve para se të vdesin; me shkrimtarë nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë.
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Pse s’duhet ta harr Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës duhet të marrë fund, autorët e pagjykuar të gjykohen dhe nxënësit e shkollave duhet të mësojnë për të vërtetën e masakrave të korrikut 1995
Dunja Mijatovic Çdo 11 korrik që nga viti 1995, qindra njerëz janë mbledhur në Qendrën Përkujtimore në Potocar për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës, ku u krye krimi më i tmerrshëm në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave kërkojnë drejtësi, njohje dhe respekt. Brenda pak ditësh në atë korrikun e 23 viteve më parë. Më shumë se 8,000 djem dhe burra u ekzekutuan sistematikisht dhe brutalisht, kurse 30,000 njerëz u zhvendosën me dhunë. Që atëherë, të afërmit e viktimave – dhe në veçanti, nënat që kanë humbur bashkëshortët, djemtë, vëllezërit – kanë nisur një rrugë të gjatë dhe të guximshme drejt drejtësisë dhe
8
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
njohjes së gjenocidit. Përgjatë kësaj rruge, ata kanë gjetur disa standarde. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka konstatuar se në Srebrenicë u krye gjenocid dhe dënoi disa nga kriminelët e luftës që e organizuan dhe morën pjesë në të. Dhe organizatat bazë po kapërcejnë pengesa të mëdha për të nisur rrugën e gjatë drejt pajtimit. E gjithë kjo mbart një rëndësi të madhe, por mbetet ngushëllim i vogël për të mbijetuarit e gjenocidit dhe familjet e viktimave. Ata kërkojnë të gjejnë të dashurit e tyre, por procesi i ngadaltë i identifikimit u shkakton atyre vuajtje shtesë. Ata kërkojnë kujdes shëndetësor për të trajtuar traumën e tyre dhe marrin terapi nën standard. Ata kërkojnë përgjegjësi, por shumë kriminelë lufte janë ende të lirë dhe të pandëshkuar.
Ata kërkojnë njohje, por vuajtja e tyre shpërfillet, përgënjeshtrohet ose mohohet. Kjo e fundit me siguri ka qenë një nga gjërat më të vështira që ata kanë qenë të detyruar të durojnë gjatë periudhës pas gjenocidit. E megjithatë ata kanë gjetur forcën për të vazhduar luftën e tyre për të vërtetën dhe për drejtësi, pavarësisht nga mohimi dhe minimizimi i gjenocidit, të cilin e shohim që po ndodh edhe në arsim. Shkollat monoetnike dhe sistemi “dy shkolla nën një çati” ende karakterizojnë arsimin në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai karakterizohet gjithashtu nga injorimi i së kaluarës dhe manipulimi i fakteve rreth luftës së fundit. Një situatë e tillë përjetëson ndarjet etnike, të cilat bënë të mundura tensionet aktuale dhe ato të së kaluarës dhe pengojnë pajtimin dhe paqen.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
rojmë Srebrenicën Ne duhet ta ndryshojmë këtë. Viktimat civile të gjenocidit të Srebrenicës duhet të marrin mbrojtje adekuate sociale dhe ndihmë juridike të avancuar për të siguruar të drejtat e tyre dhe për të marrë dëmshpërblime. Autoritetet politike dhe gjyqësore në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi duhet të përmirësojnë bashkëpunimin e tyre për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, duke identifikuar dhe ndëshkuar kriminelët e luftës. Ata gjithashtu duhet të investojnë më shumë në identifikimin e të gjithë viktimave të gjenocidit dhe të sqarojnë fatin e atyre që mbeten të zhdukur. Ata duhet të shtojnë kërkimin për varre masive dhe të sigurohen që dëshmitarët që mund të japin informacione të nevojshme për të identifikuar të gjitha varrezat masive ku janë varrosur kufomat, të ndihen të sigurt për ta bërë këtë. Qeveritë dhe vendimmarrësit duhet të miratojnë politika largpamëse që krijojnë përgjegjësi dhe përqendrohen në arsim. Kjo duhet të bëhet një përgjegjësi e përbashkët, kryesisht për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë, por edhe për vendet e tjera
europiane, jo vetëm në ish-Jugosllavi. Sistemet e arsimit në rajon duhet të bëhen më gjithëpërfshirëse. Ata duhet t’i nxjerrin brezat e rinj nga shpellat e paragjykimit në të cilat realitetet e prodhuara turbullojnë të vërtetën dhe përhapin farën e urrejtjes. Librat shkollorë, jo vetëm në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, por në të gjithë Europën, duhet të përfshijnë një dëshmi objektive të gjenocidit të Srebrenicës, duke e portretizuar atë pa konotacione politike ose etnike. Ata duhet të edukojnë për të kaluarën, të edukojnë për të zbutur mitet, të edukojnë për drejtësinë dhe barazinë për të gjithë. Vendet europiane duhet të ofrojnë më shumë mbështetje për nismat bazë për pajtim. Ata gjithashtu duhet t’i bëjnë më shumë presion politikanëve dhe figurave të tjera publike në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë për të ndaluar mohimin e së kaluarës dhe për të ndërtuar sisteme dhe shoqëri arsimore gjithpërfshirëse. Ashtu si holokausti dhe gjenocidi në Ruanda, gjenocidi i Srebrenicës nuk ishte një aksident. Ai nisi shumë kohë para se të ndodhte. Ai filloi kur qeniet njerëzore u veçuan
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
për shkak të përkatësisë së tyre etnike. U rrit me një diskutim publik, të nxitur nga disa media, të cilat i dehumanizuan ato dhe margjinalizuan zërat kritikë. Ai mori formë në shfarosjen sistematike dhe industriale të një grupi të madh njerëzish, nën sytë e një komuniteti pasiv ndërkombëtar. Dhe vazhdon sot, me mohimin dhe mosndëshkimin. Gjenocidi i Srebrenicës shënoi një nga faqet më të errëta të historisë europiane. Nëse duam të shkruajmë një të ardhme më të ndritur, duhet të kujtojmë atë që ka ndodhur dhe t’i trajtojmë të gjitha viktimat si viktima, pa konotacione politike ose etnike. Duhet të pranojmë vuajtjet e të mbijetuarve dhe të familjeve të viktimave. Ne duhet të bëjmë që lufta e tyre për drejtësi të bëhet qëllimi ynë. Si Komisionere për të Drejtat e Njeriut, unë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të ndodhura gjatë luftërave në Ballkan. Vetëm duke i shërbyer drejtësisë mund të përballemi të gjithë me të kaluarën dhe ta parandalojmë përsëritjen e saj. (Autorja është komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës)
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Në kuadër të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut (2)
Kujtojmë shqiptaro-amerikanin e madh Peter Genc Çikos Ishte fillim korriku i vitit 1970 kur në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe më gjerë u përhap lajmi i zi se, papritmas, kishte ndërruar jetë nga një goditje në zemër, Peter Genc Chikos (Çikos), kryetar i Federatës Pan-shqiptare ‘‘Vatra’’
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Ndërsa Martin Camaj, poeti dhe shkrimtari në mërgim, thotë se e kishte takuar për herë të parë Peter Genc Çikos në Romë në vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, i cili megjithse i lindur në Amerikë, i kishte lënë poetit të Dukagjinit një përshtypje të mrekullueshme, siç shprehet Camaj, me “korçarçen e tij të bukur me elementa të shqiptimit amerikan”. Martin Camaj ka shkruar se e kishte njohur Çikos-in si “Një burrë të rrahun me jetë, realist, me cilësi të mbara e të nevojshme të një shqiptari të vendosun e krenar, për të ia pasë lak-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
mi”. Peter Genc Çikos, ka shkruar Martin Camaj, ishte ndër ata shqiptarë të cilët i “Sollën nderimin emrit shqiptar në botën amerikane.” Ne shkruajmë e flasim për meritat e Fan Nolit e të Faik Konicës për krijimin e një qëndre shqiptare në Amerikë e cila luajti një rol të dorës së parë në mbrojtje të interesave të Kombit Shqiptar, por shton Martin Camaj, shpesh “Harrojmë e nuk vemë në dukje sa duhet ndihmesat e etërve të Peter Chicos-it me shokë, të cilët dijtën të organizoheshin, e ndanë deri kashatën e gojës për ta mbajtë në kambë këtë vepër të madhe. Këta e
banë këtë me thjeshtësi dhe pa trumbetime mburrëse”, është shprehur poeti e shkrimtari Martin Camaj, me rastin e vdekjes së Peter Çikos më 1970. Camaj e ka kujtuar atë si një “Të rritun e të burrnuem në nji botë shqiptaro-amerikane i cili kishte ndjenjat e të atit, shqiptar me përmallim të pashlyeshëm për vendlindje...” Është kjo ndjenjë shqiptaro- amerikane e Peter Çikos që i kishte lënë një përshtypje të thellë edhe albanalogut të njohur italian At Zef Valentinit, se me të takuar Peter Çikos i ishte dukur sikur, “Me ‘të në krye të Vatrës kishte hypë breznija e re e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarëve të Amerikës, dhe ashtu kishte hi përnjimend Amerikanizma në shërbim të Shqiptarizmës.” Në Korrik të vitit 1970, Vatra ka humbur Kryetarin e vet, ndërsa komuniteti shqiptaro-amerikan humbi burrin e madh, shqiptaro-amerikanin e ndershëm dhe krenar, diplomatin dhe njeriun që besonte me gjithë zemër dhe bëri aq sa kishte mundësi dhe rast për bashkimin e të gjithë shqiptarëve pa dallim këtu në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, ndërsa komuniteti ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbi unifikuesin e vet. Siç ka shkruar edhe Skënder
H. Hasani në një shkrim botuar në revistën Shëjzat të Ernest Koliqit, Peter Çikos, si Kryetar i Vatrës por edhe si njeri dhe si shqiptaro-amerikan i brumosur dhe i ushqyer me më të mirat e dy kulturave tona – asaj shqiptare dhe amerikane – i tregoi “Diasporës shqiptare se ç’rrugë duhet marrë e si mund të dëgjohet zëri i tyre në botë. Me urtësi e butësi, por me program të caktuar bëri që të përtërihet me hov roli historik i Vatrës.” Vdekja e Peter Çikos në Korrik të vitit 1970, në një moshë relativisht të re, ishte e rëndë për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, por shembul-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
li dhe nami i tij prej një unifikuesi të të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, ideologjie a krahine, sidomos në këtë 550-vjetor të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbe, duhej të shërbente si një rast për bashkimin e fuqive më të shëndosha intelektuale, morale dhe kombëtare, në shërbim të interesave më të larta kombëtare, jo vetëm këtu në diasporën tonë në Amerikë por edhe anembanë trojeve shqiptare, pikërisht ashtu siç bëri edhe Peter Genc Çikos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit Kombëtar të Shqiptarëve në vitin 1968. E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Dukuri
Media në shërbim të politikës
Marrëdhëniet ndërmjet medias dhe politikës janë shumë të afërta. Media ka një rol kryesor dhe ndihmon shumë në formimin e bindjeve. Por si dhe në çfarë mënyre mediat sot paraqesin dhe pasqyrojnë realitetin, krejtësisht varet nga qëllimet e interesat personale të pronarëve të këtyre mediave
Shtjefën Ujkaj
Roli i medias në shoqëri konsiderohet shumë i rëndësishëm, kryesor dhe parësor për informimin mbi diçka që ka ndodhur, mbi diçka të re që më përpara nuk është rastisur të dëgjohet apo të shikohet. Në këtë kuadër media në shumë vende konsiderohet edhe si pushteti i katërt për fuqinë që paraqet në opinionin publik. Media, si një vëzhgues ndjek çdo gjë që ndodhë, qoftë një shfaqje kulturore apo një dramë, qoftë edhe ndonjë fatkeqësi, sport e kështu me radhë... Kohëve të fundit në këto media, çka
12
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
është më e keqja , politika po zë një vend shumë të veçantë dhe është lajmi i parë që hap emisionet informative. Kësisoj, televizionet, radiot dhe gazetat janë duke u shndërruar në një skenë politike dhe janë vënë në shërbim të saj. Kjo ka ndikuar që këtyre mediave t’u bie vlera dhe nga publiku të ndiqen me rezerva të dukshme dhe me mosbesim për lajmin e transmetuar. Po të bëjmë një analizë të thuktë, një përqindje shumë e madhe e këtyre mediave anon ose vihet në shërbim të së djathtës ose të majtës politike.
Në çdo kohë që të hapësh TV, has në një diçka për politikën, qoftë lajm apo reklamë dhe propagandë për liderët. Tani është reduktuar çdo gjë, një film vizatimor për fëmijët, një film dramatik, një shfaqje kulturore e kështu, vetëm e vetëm t’u lëhet vendi atyre që “paguajnë mirë” ose që i kontrollojnë këto medie. Si në mediet kombëtare e po ashtu edhe në ato private e shtetërore, çdo gjë është e njëjtë dhe me të njëjtat tematika. Marrëdhëniet ndërmjet medias dhe politikës janë shumë të afërta. Me-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Kohëve të fundit në këto media, çka është më e keqja , politika po zë një vend shumë të veçantë dhe është lajmi i parë që hap emisionet informative. Kësisoj, televizionet, radiot dhe gazetat janë duke u shndërrua në një skenë politike dhe janë vënë në shërbim të saj. Kjo ka ndikuar që këtyre mediave tu bie vlera dhe nga publiku të ndiqen me rezerva të dukshme dhe me mosbesim për lajmin e transmetuar. Po të bëjmë një analizë të thuktë, një përqindje shumë e madhe e këtyre mediave anon ose vihet në shërbim të së djathtës ose të majtës politike
dia ka një rol kryesor dhe ndihmon shumë në formimin e bindjeve. Por si dhe në çfarë mënyre mediat sot paraqesin dhe pasqyrojnë re-
alitetin, gjithçka varet nga qëllimet dhe interesat personale të pronarëve dhe nga klientelizmi i këtyre mediave. Kjo formë e propagandës është më
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
”
e theksuar në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit ,por kështu ndodh edhe në vendet me një demokraci më të avancuar. E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
13
KULTURË
Shtëpia e Pashës në Ulqin
Nga simboli në fo
Nga objekti madhështor mbeti vetëm konstruksioni. Gjurmët e pullazit të punuar dhe gdhendur me dorë vazhdojnë të jenë të dukshme në mure, pjesa më e madhe u zhduk në gërmadha, gjersa pjesa e mbetur shembet për çdo ditë
Arijana Kurmemoviq Dikur një nga ndërtesat më të bukura në Ulqin, sot është e harruar, e lënë pas dore, e rrënuar. Shtëpia e Pashait ishte simbol, ndërsa tani është bërë shtëpi e fantazmave, deponi, shëmti në qendër të qytetit. Edhe pse është e vendosur në “Rrugën 7”, në afërsi të të cilës gjendet Kalaja, shkolla më e vjetër në qytet, “Boshko Strugar”, kisha ortodokse e Shën Nikollës dhe Xhamia e Ali Pashës, asnjë nga organet kompetente me dekada nuk e pa si të nevojshme që të ndërmarrë diçka konkrete. “Shtëpia e Pashës dikur ishte përmendore e kategorisë së parë, nën juridiksionin e Entit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore nga Cetina, gjersa sot është turp dhe marre për të gjithë ne”, thotë kronisti dhe publicisti ulqinak Ismet Karamanaga. Sipas të dhënave historike, këtë objekt në vitin 1742 e ndërtoi, me urdhër të sulltanë Mahmudit, pashai i Shkodrës Jusuf Çausholli. Qëllimi i qëndrimit më të gjatë në Ulqin të Pashait dhe njerëzve të tij ishte ndalimi i piraterisë. Nga mesi i shekullit 18 Ulqinakët, me përkrahjen e kusarëve nga Afrika veriore, shpesh sulmuan anijet venedikase. Perandoria Osmane, pas nënshkrimit të paqes me Republikën Venedikase, në vitin 1719, ka ndërmarrë masat e
14
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
fuqishme në mënyrë që të parandalojë kusarinë në Adriatik. “Kjo shtëpi ishte gjatë një nga ndërtesat më të bukura në Ulqin. Në të kanë jetuar madje edhe nga dhjetë familje. Komunistët e kanë ruajtur shumë më mirë se neve. Sot ajo është në gjendje të mjerueshme. I kishte tavanet më të bukura, gdhendjet më të bukura”, kujtohet Karamanaga i cili si djalosh lozi rreth Shtëpisë së Pashait. Nga objekti madhështor mbeti vetëm konstruksioni. Gjurmët e pullazit të punuar dhe gdhendur me dorë vazhdojnë të jenë të dukshme në mure, pjesa më e madhe u zhduk në gërmadha, gjersa pjesa e mbetur shembet për çdo ditë. Shtëpia e Pashait ishte vakëf, kurse për shumëkë ishte strehë. Sot njerëzit që jetojnë pranë kësaj ndërtese, frikësohen për sigurinë e fëmijëve të vet. Banori vendas Danillo Bojanoviq është baba i dy fëmijëve. Shtëpinë e Pashait e ka praktikisht në oborr, kështu që fëmijët kalojnë për çdo ditë aty pranë. “Nuk ka person të cilin nuk e thirrëm. Iu drejtuam të gjithëve, kërkuam ndihmë, shkruam peticione. Askujt nuk i intereson. Neve na luajnë këtu fëmijët për çdo ditë. Kemi frikë të vazhdueshme nga më e keqja. Shemben mbetjet e pullazit pothuajse për çdo ditë. Nuk dimë më çfarë të bëjmë. Askush nuk është kompetent, thonë nuk mund të bëjnë asgjë. Mund të vdesë fëmija, askujt nuk i intereson”, thotë Bojanoviq. Edhe fqinja e tij Vesna Stanisavleviq është e hidhëruar. “Kjo është turp. Me të vërtetë nuk mund të besojë se në mes të qytetit, në vendin turistik, diçka e tillë mund të qëndrojë për vite të tëra.
Çfarë jemi ne? A duhet dikush të humbë jetën, a duhet fëmijët nesër ta pësojnë!? Nëna ima ka 89 vite, unë nuk guxoj ta lë vetëm, edhe pse është grua e lëvizshme. Kam frikë se diçka nga pullazi do ta mbysë. Qëndrojmë rreptësishtë në anën tjetër të murit”, tha ajo duke konstatuar se Shtëpia e Pashait është edhe çerdhe gjarpërinjsh. Peticionet janë shkruar shumë herë, por banorët e “Rrugës 7” asnjëherë nuk gjetën mirëkuptim. Të vetëdijshëm për rrezikun nga komshiu i pazakontë kërkuan nga shumë pushtete të kaluara dhe zyrtarët e qytetit që të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të rindërtojnë shtëpinë, para se dikush të humbë jetën. Mirëpo, përgjigja gjithmonë ishte se Komuna e Ulqinit nuk ka kompetenca, se për këtë vendos Ministria e Kulturës, Drejtoria për Mbrojtjen e Të Mirave Kulturore… Mirëpo banorët vendas nuk pranojnë justifikime të tilla. Sepse, Shtëpia e Pashait është e regjistruar në Regjistrin e Të Mirave Kulturore të Patundshme si e mirë me rëndësi lokale. “Patjetër, duhet të reagojë Ministria e Kulturës. Por, nga vetëqeverisja vendore duhet të niset iniciativa, që më në fund diçka të nisë të ndodhë. Ajo është në territorin e Komunës së Ulqinit dhe askush nuk mund të më bind se është ndryshe, kot i lajnë duart me vite dhe flasin se nuk janë kompetentë, se ajo është kompetencë e shtetit”, tha Karamanaga. Drejtuesi i Muzeut në Ulqin Gazmend Kovaçi thekson se rrënimi ndodhi për shkak të moskujdesit të institucioneve kompetente. “Ashtu si pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore të Ko-
KULTURË
ole gjarpërinjsh munës së Ulqinit edhe ky monument është lënë të shkatërrohet për shkak të qasjes joadekuate të institucioneve dhe mungesës së funksionit”, mendon Kovaçi. Edhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Të Mirave Kulturore vlerësojnë se shkatërrimi i monumentit të rëndësishëm kulturor dhe historik erdhi si pasojë e mungesës së bashkëpunimit në mes institucioneve lokale dhe shtetërore, në veçanti pas tërmetit të vitit 1979. Nga ky institucion njoftuan se është bërë elaborati për valorizimin e kësaj të mire kulturore, në të cilin hollësisht është shpjeguar gjendja momentale dhe masat e mbrojtjes së tij përmes Projektit të sanimit, e në bazë të hulumtimeve paraprake të hollësishme konservatore. Ministria e Kulturës që në vitin 2013, përmes Programit të Mbrojtjes dhe Ruajtjes së të Mirave Kulturore, ndau 12.000 euro për hartimin e projektit konservues për të mirën kulturore Shtëpia e Pashait, në bazë të të cilit duhej të zbatohen masat konservatore. Vlera e përmendur e parave, siç mësojmë nga të punësuarit në këtë institucion, e të cilët për këtë çështje nuk dëshironin të flisnin publikisht, përfunduan në adresë tjetër, për shkak të bllokimit të llogarisë së Qendrës për Kulturë në Ulqin!? Llogaria e Qendrës asokohe ishte në bllokim të vazhdueshëm, kështu që mjetet të cilat mbërrinin shkonin për shlyerjen e borxheve. Kjo ndodhi edhe
me paratë e dedikuara për Shtëpinë e Pashait. Në Programin e Mbrotjes dhe Ruajtjes së të Mirave Kulturore për vitin 2018 Ministria e Kulturës së Malit të Zi përmenden 116 projekte të “propozuara nga ana e institucioneve publike nacionale dhe lokale dhe të organeve të pavarura të administratës nga fusha e trashëgimisë kulturore”. Ndër këto projekte nuk është Shtëpia e Pashait, edhe pse theksohet se “një nga qëllimet kryesore të këtij Programi është zhvillimi i barabartë i kulturës në tërë territorin e Malit të Zi.” Ndoshta kjo është një nga arsyet pse nga ky dikaster qeveritar nuk i janë përgjigjur pyetjeve tona lidhur me këtë monument kulturor historik. Banorët e “Rrugës 7” dhe qytetarët e Ulqinit e vlerësojnë këtë si skandaloze. Përveç njerëzve që jetojnë në afërsi të këtij objekti dhe kanë frikë nga siguria e më të afërmve, si dhe profesor Karamanagës, i cili jo rrallë rikujton opinionin për shkatërrimin e një nga simbolet e dikurshme të Ulqinit, të tjerët, kryesisht, heshtin për Shtëpinë e Pashës. Nga Bashkësia Islame e Ulqinit me vite paralajmërojnë se me ndihmë të Agjencisë Shtetërore Turke (TIKA) duhet të fillojnë punimet për rikonstruktimin e Xhamisë së Ali Pashës, hamamit, si objekt unik në Mal të Zi, si dhe i Shtëpisë së Pashës dhe Beladijes (Komunës së dikurshme, e cila ndodhet në Çarshinë e Ulqinit dhe po ashtu është në
gjendje të rrënuar). “Me rikonstruktimin e këtyre objekteve, të cilët janë pjesë e trashëgimisë tonë fetare, por edhe kulturore, do të pasurohet dhe do të ngritët në nivel më të lartë oferta e jonë turistike”, thonë nga ky institucion. Ish kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga thotë se gjatë mandatit të tij (2006-2011) ka kërkuar nga drejtuesit e TIKA-së që të financojnë rinovimin e këtij objekti. “Ato duhet të gjejnë vend edhe në listën e Organizatës Turistike, si vende të cilët mysafirët dhe vizitorët duhet patjetër ti vizitojnë gjatë qëndrimit në qytetin tonë”, thotë Hajdinaga. Kovaçi thotë se Muzeu se ka ndërmend që, në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Të Mirave Kulturore, të dorëzojë iniciativën për rinovimin e Shtëpisë së Pashës. “Propozojmë që objekti i sanuar të jetë në kuadër të Muzeut të Ulqinit me karakter të organizimit të aktiviteteve të ndryshme nga fusha e kulturës”, shton ai. Iniciativa patjetër është e dobishme dhe e lavdërueshme, ama vetëm kur të hartohet projekti konservues. E mjetet për këtë gjë, megjithatë, duhet t’i ndajë Komuna e Ulqinit. (Artikulli është shkruar në kuadër të projektit “Faktet janë të rëndësishme! Gazetaria objektive dhe inovative për BE!” të cilin e realizon CGO, në bashkëpunim me RTMZ dhe Portalin Ul-info. Projektin e financon Bashkimi Europian).
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
15
KULTURË
Kontribut studimit të shoqërisë tradicionale shqiptare (Kahreman Ulqini, BAJ RAKU N Ë O R GAN IZ I M I N E VJ ETË R S H O QË R O R, Botoi: Akademia e Shkencave, Tiranë, 1992)
Në institucionin e bajrakut në kuvend ekzistonte parimi i konsenzusit me rastin e marrjes së vendimeve. Bajraktari edhe pse ishte personi ma autoritativ i krahinës, ai nuk mund të merrte asnjë masë ndaj cilit do individ pa u vendosur në kuvend. Pasi bajraktarët paguheshin nga administrata osmane e kohës, kuptohet së zbatonin urdhrat e tyre
Dr. Nail Draga
Studimi i dukurive të organizimit shoqëror të popullit tonë ka paraqitur një interes të veçantë për studiues të ndryshëm, qofshin ata vendas apo të huaj. Të dhënat e deritashme dëshmojnë se në këtë aspekt studiues të huaj kanë shfaqur interesim të konsideruar për organizimin shoqëror të shqiptarëpve që në shek.XIX, me ç’ rast kanë dhënë një ndihmesë më vlerë në lidhje me këtë çështje. Në kuadrin e studiuesve vendës që janë marrë më studimin e organizimit shoqëror të popullit tonë, bën pjesë edhe Kahreman Ulqini, i cili opinionit kulturor e shkencor shqiptar i prezan-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
tohet me librin “Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror”, në botim e Akademisë së Shkencave. Në fillim të këtij studimi autori bën fjalë në lidhje me krijimin dhe shtrirjen tokësore të bajrakut. Është mendim i përgjithshëm i historianëve shqiptarë, konstaton autori, se institucioni i bajrakut është krijuar në fund të shek.XVII. Nga të dhënat relevante del se treva e bajrakut nuk u krijua mënjëherë, sepse ajo varej nga pozita ekonomike, shoqërore e administrative e një krahine apo rrethine. Në fillim bajraku u vendos në ca krahina të thella malore në Sanxhakun e Shkodrës e të Dukagjinit. Nga aspekti territorial, bajraku përfshinte një grup katundesh që përbënin një njësi të vogël gjeografike(mikroregjione) me kufij natyrorë të përcaktuar mirë. Por, duhet cekur se përcaktimi i shtrirjes territoriale të bajrakut varej edhe nga dëshira e autoritetëve qeveritare të kohës.Kështu nga mesi i shek.XIX, hetohet një
shtim i numrit të bajraqeve, që vinte nga ndarja e tyre e brendshme. Këtë proces e bënte qeveria për të nxitur përçarjen në mes malësorëve dhe rivalitetin në mes bajraktarëve. Autori në këtë studim ka prezantuar bajraqet e tre vilajeteve: Shkodër, Kosovë e Manastir. Ndërsa nga ana tjetër, sipas sanxhaqeve autori prezanton pjesëmarrjen e numrit të fshatrave në kuadrin e bajrakut përkatës, të dhëna këto me interes, për të kuptuar shtrirjen regjionale të tij në mjedisin përkatës. Me kompetencë profesionale autori ofron të dhëna të mjaftueshme për ta kuptuar më detalisht treveën e bajrakut, krahinën etnografike e atë gjeografike, që është me rëndësi, sepse është evidente se shumë studiues, si më parë edhe tash, duke mos i pasur të qarta konceptet përkatëse kanë bërë gabime. Veprimtarisë administrative të bajrakut autori i kiushton një rëndësi të veçantë. Në krye të bajrakut emëro-
KULTURË
hej bajraktari i cili dallohej mes individëve të tjerë, si për pozitën ekonomike, shoqërore ashtu dhe për besimin që gëzonte te autoritetet qeveritare. Në saje të funksionit që kishte, bajraktari ishte i ngarkuar me detyra administrative, ushtarake e gjyqësore, përgjigjëj për ruajtjen e rendit, mbledhjen e taksave etj. Po ashtu ndërmjetësonte e zgjidhte grindje e mosmarrëveshje, drejtonte veprimtarinë pajtuese, kresisht të gjaqeve dhe për zbatimin e vendimit të kuvendit. Me një fjalë, në saje të kompetencave që kishte bajraktari, del se ai ishte një lloj prefekti i një autonomie lokale. Në institucionin e bajrakut në kuvend ekzistonte parimi i konsensusit më rastin e marrjes së vendimeve. Bajraktari edhe pse ishte personi më autoritativ i krahinës, ai nuk mund të merrte asnjë masë ndaj cilitdo individ pa u vendosur në kuvend. Pasi bajraktarët paguheshin nga administrata osmane e kohës, kuptohet se zbatonin urdhrat e tyre. Veprimtarinë ushtarake të bajrakut autori e trajton në dy aspekte: si veprimtari për mbrojtjen e organizimit të vet shoqëror dhe malësorëve si detyrim ndaj pushtetit osman. Po ashtu vend të rëndësishëm në këtë stduim i kushtohet edhe veprimtarisë pleqnore të trevës së bajrakut, duke potencuar se në viset malore të Shqipërisë së Veriut së bashku me organizimin e vjetër shoqëror u
“
Veprimtarinë ushtarake të bajrakut autori e trajton në dy aspekte: si veprimtari përmbrojtjën e organizimit të vet shoqëror dhe malësorëve si detyrim ndaj pushtetit osman. Po ashtu vend të rëndësishëm në këtë stduim i kushtohet edhe veprimtarisë pleqnore të trevës së bajrakut, duke potencuar se në viset malore të Shqipërisë së Veriut së bashku me organizimin e vjetër shoqëror u ruajt edhe e drejta kanunore
ruajt edhe e drejta kanunore. Andaj, me krijimin e institucionit të bajrakut nuk u shfaq nevoja të bëhëshin ligje të tjera. Është institucioni i bajrakut ai që solli ca elemente të reja në të drejtën kanunore administrative e në proceduren e organizimit. Në fund autori bën fjalë në lidhje me shthurjën e institucionit të bajrakut. Në lidhje me këtë çështje analizohen rrethanat politike, ekonomike e administrative të kohës e në veçanti në shek.XIX. Është fakt i pamohueshëm se për një kohë ky institucion pat luajtur rol të rëndësishëm në organizimin shoqëror, por në rrethana të reja kjo formë e organizimit është vjetruar, andaj me formimin e shtetit shqiptarë në rrethana të reja kjo formë e organizimit si pjellë e shoqërisë feudale duhej flakur. Duhet cekur më këtë rast së jo rrallë bajraku kishte veprimtari në kundërshtim më interesat kombëtare, por nga ai kanë dalur individ dhe figura të rëndësishme të
historisë dhe kulturës kombëtare. Në përgatitjen e këtij studimi autori përveç literaturës ka shfrytëzuar edhe materiale arkivore, e poashtu ka bërë edhe hulumtime në terren, më ç’ rast shumë çështje të trajtuara janë pasqyruar më shëmbuj dhe referenca konkrete. Nga ajo që u tha më lartë del se institucionin e bajrakut autori e ka trajtuar në diakroni e sinkroni nga paraqitja e tij në shek.XVII, e deri në vitin 1912, kur u krijua shteti shqiptar. Libri është i mirëseardhur jo vetëm për studiuesit e të drejtës kanunore të popullit tonë, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të dijnë dhe të zgjerojnë njohuritëe tyre për organizimin e vjetër shoqëror te shqiptarët. Pasi studimi mbi institucionin e bajrakut është botimi më analitik i botuar deri më tash, si i tillë paraqet një studim të rëndësishëm nga fusha e etnografisë në përgjithësi, dhe ajo kombëtare në veçanti. E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
17
KULTURË
Fisi i Triepshit në vështrimin e Robert Elsit Robert Elsi ( 1950-2017), njëri prej albanologëve të huaj, i cili gjithë jetën dhe gjithë dhuntinë e tij të gjithanshme krijuese ia kushtoi letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi në librin e tij “Fiset Shqiptare” ( Historia, shoqëria dhe kultura), Prishtinë 2017 , në kapitulin e parë “ Fiset e Alpeve të Shqipërisë së Veriut - Malësia e Madhe)” Trieshit i ka kushtuar një hapësirë prej 15 faqesh
Gjekë Gjonaj
Mali apo krahina e Trieshit vazhdimisht ka qenë një vend që ngjallte kureshtje. Udhëtarë, studiues, shkrimtarë, etnografë, e shumë të tjerë kanë ardhur gjatë shekujve, duke marrë me vete edhe kujtimet nga një vend i panjohur me njerëz po aq të ashpër sa edhe natyra e tij. Dhe jo vetëm kaq. Për më tepër kjo krahinë shqiptare është bërë objekt studimi i shumë studiuesve seriozë shqiptarë e të huaj të fushave të ndryshme.Secili nga ata sjellin vështrimet, pikëpamjet dhe përyshtypjet e veta për historinë e lavdishme ende të pahulumtuar e të pandricuar të kësaj trevë e cila gjatë sheku-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
jve u rrezistoi rrebesheve tepër të vështira të kohës, duke mos u përkulur asnjëherë para sunduesve të ndryshëm, por duke rujtuar me vendosmëri etnosin shqiptar. Robert Elsi ( 1950-2017) , njëri prej albanologëve të huaj , i cili gjithë jetën dhe gjithë dhuntinë e tij të gjithanshme krijuese ia kushtoi letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi në librin e tij “ “Fiset Shqiptare” ( Historia, shoqëria dhe
“
kultura) , Prishtinë 2017 , në kapitulin e parë “ Fiset e Alpeve të Shqipërisë së Veriut - Malësia e Madhe)” Trieshit i ka kushtuar një hapësirë prej 15 faqesh. Profesor Elsi studimin e tij “Fisi i Triepshit” e fillon me pozitën e tij gjeografike, për të vazhduar me popullatën, legjendat për fisin, strëgjyshërit dhe duke e përrnbyllur me dy figura te shquara, Nikollë Ivanaj dhe Mirash Ivanaj.
Në shekujt shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, Triepshi kishte 100 shtëpi. Në raportin papnor të periudhës 1717-30 përmenden 96 shtëpi dhe 800 banorë katolikë, kurse më 1764 94 shtëpi dhe 680 banorë. Vizitori papnor në Shqipëri, Pjetro Stefano Gaspari , i cili udhëtoi në këto anë më 1671gjatë rrugës së tij nga Kelmendi në Grudë raportonte: Më 17 shtator 1671, ne u nisëm nga Kelmendi për të shkuar në Grudë, rruga më zgjati dy ditë nga Klementi
KULTURË
Ky njohës i mirë i çështjes shqiptare, duke folur për pozitën e territorit të fisit të Trieshit, shkruan: “ Rajoni i fisit të Triepshit ( ose ( Trieshit) ndodhet në Mal të Zi, në bregun e djathtë të lumit Cem, afër kufirit verior të Shqipërisë. Territori i tij shtrihet në anën e verilindjes deri të Suka e Milisit. Trieshi në sllavishte njihet si Zatrijebaç. Ai kufizohet me rajonet e fisit tradicional të Hotit në jug, me Grudën në veriperëndim, me Kelmendin në lindje dhe me trevat sllavishtfolëse në veri të territorit të fisit të Kuqit ( Kuçit shënimi im) . Disa e konsiderojnë Triepshin si pjesë
shqipfolësëse të Kuqit. Ngulimet kryesore të Triepshit , pothuajse të gjitha, janë fshatra të vogla, si Nikmarashi, Rudina, Muzheçku, Budëza, Poprati, Stjepohi, Delaji ( Delajt sh.im) ( ish Bitidosi), Bëkaji ( Bëkajt) shim) dhe Cemi ( Cemi i Trieshit sh.im)”, fq.100. Në vazhdim Elsi jep të dhëna me interes për historikun, popullatën, numrin e banorëve në periudha të ndryshme kohore dhe për familjet e shquara të Triepshit. “ Termi Triepshi, dikur është shqiptar si Triebçi, që si duket ka të bëjë me fjalët slave Trijebaç dhe Zatrijebaç. Kjo trevë ishte
e njohur dikur si Kuqi i Vogël ( sllavisht Mali Kuçi, në italishten e vjetër Kuçi Pikoli dhe shpeshherë merret si pjesë e territorit të fisit Kuq. Triepshi përmendet më 1485, në regjistrin turk të Sanxhakut të Shodrës. Në atë kohë përmenden ngulimet e Pantaleshit me 11o shtëpi, Bardhaj mke 25 shtëpi, Bonkeqit me 11 shtëpi , Bitidosit ( Delaj) me 11 shtëpi, Broqinit me 12 shtëpi, Radunjës me 55 shtëpi, Spanit me 24 shtëpi dhe Lazorcit me 5 shtëpi. Në shekujt shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, Triepshi kishte 100 shtëpi. Në raportin papnor të periudhës 1717-30 përmenden 96 shtëpi dhe 800 banorë katolikë, kurse më 1764 94 shtëpi dhe 680 banorë. Vizitori papnor në Shqipëri, Pjetro Stefano Gaspari , i cili udhëtoi në këto anë më 1671- gjatë rrugës së tij nga Kelmendi në Grudë raportonte: Më 17 shtator 1671, ne u nisëm nga Kelmendi për të shkuar në Grudë, rruga më zgjati dy ditë nga Klementi. Fshtarat e Triepshit, Ledinës, Koçit ( Kuçi) dhe Tuzës ( Tuzit sh.im) kanë 306 shtëpi. Ato kanë familje të mëdha dhe 2500 frymë. Më 1886 Emil Vieti, konsulli francez në Shkodër, ka shënuar se ka 111 shtëpi katolike me 593 banorë. Triepshi ishte fis, që d.m.th. ishte një bashkësi njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta me njerëz të një gjaku dhe me një stërgjysh të veçantë.Ky fis përbehej nga një bajrak katolik. Po kështu, ky fis pretendon se edhe rajoni në anën jugore të lumit Cem, që i takon Hotit, është i tij. Si pasojë, shpesh kanë shpërthyer grindje dhe përplasje ndërmjet Triepshit dhe Hotit. Bregu i veriut në të djathtë të lumit Cem, konsiderohej si zonë neutrale.”, shkruan Elsi , fq. 100-101. Ky njohës i historisë, kulturës dhe historisë sonë në këtë kapitull, ndër familjet e shquara të Trieshit përmend: Arapaj, Cacaj, Curanaj, Dedivanaj,,Dukaj, Gashaj,Gegaj, Gjekaj, Gjelosjhaj, Gjokaj, Gjonaj, Gjonlekaj ,Gjurashaj, Gjuravçaj, Hasanaj, Lekoçaj, Lucaj, Margilaj, Memçaj, Micakaj, Nikollaj, Nikprelaj, Palushaj, Prenkoçaj, Ujkaj dhe Vataj. Sipas Elsit Bajraktarët e Triepshit kanë qenë nga familja Lucaj, kurse më vonë nga familja Ujkaj. (vijon) E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me shkrimtarin Bujar Plloshtani
Procesi krijues bazohet në vlerat e mirëfillta Bujar Plloshtani, është poet dhe eseist, lindur më 18 dhjetor 1983 në qytetin e Tetovës. Ka kryer studimet për Drejtësi në Universitetin e Evropës Juglindore. Ka punuar në Organizatën SAATCHI, sektori i intervistave, në Shkup. Në Tetor 2007, themelon Shoqatën e artistëve “Pushkin” dhe zgjedhet kryetar i saj. Në cilësinë e anëtarit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë merr pjesë në Ekspozitën e Friedrich Schiler. (Jeta dhe Vepra në kohë e shkrimtarit gjerman). Më 2010, emërohet anëtar i Shoqatës së Poetëve të Japonisë. Është Anëtar i Dhomës së Festivalit të poezisë “Ura Poetike AMA-HASHI”, Kyoto, Japoni. “Duet of Azure” është libri ku poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze dhe japoneze nga JUNPA Books, Japoni. Është fitues i Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2016” - Edicioni II Çmimi i Parë i Jurisë për esenë “Mbi ekzistencializmin”. Ka marrë pjesë në Festivale Letrare në shkallë vendi dhe jashtë. Redaktor në Agjencinë e lajmeve “Klosi News” Koha Javore: Cili është libri juaj më i ri dhe kur e keni botuar? B. Plloshtani: Libri më i ri që është botuar këtë vit mban titullin “Etikë dhe Politikë”, dhe ndërkohë ky botim vjen nga kolana e filozofisë politike. Koha Javore: Për çfarë bën fjalë libri? B. Plloshtani: Materia në fjalë është përafërsisht një reflektim i filozofisë politike, e cila trajton problematika të ndryshme filozofike dhe politike. Ngjarjet e shumta filozofike dhe politike që e karakterizojnë botën sot si kryefjalë kanë diskutimet e shumta, për të arritur modelin e një shteti me qeverisje të mirëfilltë të vlerave demokratike, zbatimin dhe shtrirjen e sundimit të së drejtës në mbarë territorin shtetëror dhe demokracinë, si formë më e mirë e kontrollit të pushtetit. Përpjekjet e tilla kanë për synim një qeverisje dhe bashkëpun-
20
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
im më të mirëfilltë të institucioneve që rregullojnë në veçanti të gjitha aspektet shoqërore e politike me elementet substanciale që bart shteti i së drejtës. Koha Javore: Çfarë mesazhi keni dashur të përcillni përmes tij? B. Plloshtani: Është paraqitur ideja për përgatitjen e një lideri ideal për të qeverisur me pushtetin, dhe ndërkohë është vënë në dukje paraqitja dhe roli i politikanit të rastit në vendimmarrjen e politikave në veçanti. Sidomos, edhe çështjet etike siç janë: e mira, e keqja, e lejueshmja, e palejueshmja, e drejta, e padrejta, e vërteta, e pavërteta janë çështje morale që janë bërë lëndë e diskutimit në këtë materie. Koha Javore: Çfarë strukture ka libri?
B. Plloshtani: Libri është ndarë gjithsej në katër kapituj, dhe trajton tema të ndryshme nga filozofia, politika dhe shkrime të tjera sociale. Në kreun e parë të titulluar «Çështje esenciale mbi mendimin filozofik», janë trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me filozofinë politike dhe me mendimin filozofik në përgjithësi. Sidomos janë trajtuar esetë mbi etikën, shtetin, botën dhe artikuj tjerë që lidhen me filozofinë. Në kreun e dytë, të titulluar «Në përgjithësi mbi mendimin politik», janë trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me politikën dhe qeverisjen e shtetit demokratik. Ese mbi nocionin e politikës dhe mbi kuptimin e demokracisë. Në kreun e tretë, të titulluar «Përsiatje mbi disa çështje politike», kryesisht janë trajtuar çështje që lidhen me proceset aktuale politike në vendet e rajonit. Në kreun e katërt, të titulluar
INTERVISTË
«Disa vlera kushtetuese, politike dhe sociale», janë trajtuar çështje që lidhen me të drejtat dhe liritë e njeriut, nocionin e lirisë, zgjedhjet e lira dhe një shqyrtim i shkurtër mbi nocionin e shoqërisë civile. Koha Javore: Çfarë e ka frymëzuar këtë zhanër të librit? B. Plloshtani: Nëse mund ta përkufizojmë shkurt, filozofia politike merret me studimin e qeverisjes dhe marrëdhënieve mes individëve dhe bashkësive me shtetin. Si duket, filozofia politike nuk është lëvruar në masë të gjerë, dhe me vullnet të lirë iu përkushtova kësaj materie të cilën e konsideroj si nevojë të kohës. Të paktën besoj se kjo materie sadopak do të zgjojë interes për lexuesit. Koha Javore: Cilin libër do të veçonit nga veprimtaria juaj? B. Plloshtani: Nëse do të duhej ta veçoja një libër nga veprimtaria ime është pa mëdyshje «Etikë dhe Politikë». Duhet të jetë kaq e vështirë ta veçosh një libër nga veprimtaria, sepse çdo libër konsiderohet për kohën e vet si një pjesë e pandashme dhe unike. Prandaj, mendoj se çdo libër cilësor duhet të jetë i denjë për çfarëdo kohe. Koha Javore: Çfarë temash ju interesojnë të trajtoni në shkrimet tuaja? B. Plloshtani: Te poezia përpiqem ta kthej botën shpirtërore në një nd-
ikim të domosdoshëm me botrat e ndryshme shpirtërore. Nuk mund ta fsheh dot nën buzë motivin social dhe filozofik. Ndërsa te eseu përpiqem të pasqyroj një mendim a ide për të cilën mund të konstatohet një realitetit a gjykim kritik mbi çështje të ndryshme shoqërore, letrare dhe politike. Temat kryesisht filozofike më interesojnë, pasi trajtimet e tilla i shoh si kontrabandë mendore, dhe kështu mendoj se e bëjnë më interesant dhe më të besueshëm librin. Koha Javore: Çfarë mendoni për letërsinë që krijohet sot? B. Plloshtani: Letërsia si art i fjalës është tërësia e domosdoshme e nevojës ideo-estetike e prirur të shërbejë në çdo kohë, dhe si e tillë mundëson ta njohësh ekzistencën e njeriut, konceptin e botës dhe veten si krijues. Letërsia që krijohet sot në mbarë botën është duke u vlerësuar në udhën e duhur. Mirëpo, nëse futemi në thelbin e kritikës, shpesh mund të lexojmë dhe libra që nuk përmbushin kriteret më elementare letrare dhe artistike. Letërsia si e tillë është shkencë që përpiqet të hapërojë në udhë të cilësuara, duke vënë në dukje realitetin shoqëror përmes figurave letrare, dhe vetëm kështu, si e tillë ajo mundëson në njohjen e jetës së njeriut dhe të botës. Koha Javore: Si ka ndryshuar stili i shkrimit tuaj gjatë viteve? B. Plloshtani: Për shkrimtarin
me rëndësi duhet të jetë stili dhe autenticiteti i mendimit që shpaloset brenda procesit krijues. Sipas meje, trajektorja e shkrimeve ka nisur me poezinë dhe habitshëm ka rrugëtuar deri te eseu. Stili mund të kuptohet si veçantia e autorit në një vepër letrare, që duhet kujdesur të shmangë gjuhën e zakonshme. Kur flasim për stilin, këtu e kam parasysh pothuaj stilin që është i ngjashëm me pikëpamjet e mia individuale, duke u përpjekur të ruaj shprehësinë emocionale dhe gjuhën e zakonshme. Kur jemi te pikëpamjet, them mbase kanë ndryshuar në mënyrë të njëtrajtshme. Stili, i cili të ndërlikuarën arrinë ta bëjë mjeshtërisht të kuptueshme për masën, atëherë një vepër do të përmbushte prej vërteti pritshmëritë. Koha Javore: Çfarë e bën të suksesshëm një shkrimtar? B. Plloshtani: Shkrimtari është një sistem kompleks, që vështirë se zbërthehet. Për mua suksesi lidhet me punën në vazhdimësi. Ndërsa puna në vazhdimësi mund ta nxjerrë në dritë një vepër të suksesshme. Një shkrimtar të suksesshëm e bën puna konstante individuale. Kjo është esenca themelore, ndryshe udhë të ndërmjetme nuk ka. Një shkrimtar të suksesshëm e bën vepra që i përmbush pritshmëritë e një procesi krijues, që bazohet në vlerat e mirëfillta, qofshin ato letrare ose filozofike. Bisedoi: Ermira Babamusta E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
21
KULTURË
Mbi librin “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane” të autorit Jusuf Buxhovi
Shpalosje e ecurisë së procesit të zgjidhjes së çështjes shqiptare
Shaban Hasangjekaj “Shqipëria Osmane si projekt politik, dhe Shqipëria Evropiane si koncept i ideologjisë nacionaliste të shqiptarëve, të prodhuara nga mendësia e Rilindjes Kombëtare dhe filozofia politike që do të dalë prej saj, thuajse lindën në të njëjtën kohë dhe në përputhje me të njëjtin qëllim. Ato, madje, ushqyen njëra tjetrën dhe krijuan platformën reale mbi të cilën do të ndërtohet koncepti i ardhmërisë jo gjithaq të qartë të shqiptarëve që nga rrethanat e Krizës Lindore e deri te Luftërat Ballkanike, kur do të shfaqet shteti i pavarur shqiptar. Shikuar nga ky këndvështrim, mund të thuhet se zgjimi kombëtar shqiptar jashtë formulës së Shqipërisë Osmane jo vetëm që nuk do të ishte i mundur, por do ta parandalonte në përgjithësi procesin e lindjes së shtetit shqiptar, ngaqë atij do t’i mungonte komponenti i bashkimit të brendshëm, i cili duhej të kalonte nëpër ndasitë fetare, ato krahinore dhe dallimet e tjera, që duhej përballuar doemos. Andaj, nuk është për t’u habitur pse ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për të arritur te pika e kthesës historike, doemos duhej të ishin islamistë (Sami Frashëri), ose osmanlistë (nga Abdyl Frashëri e deri te Ismail
22
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Qemali, Hasan Prishtina e të tjerë), në mënyrë që të luftonin edhe për çështjen shqiptare. Ky pozicionim me të drejtë çështjen shqiptare dhe problemet e saj që nga Kriza Lindore e deri në Luftërat Ballkanike, e nxjerr si të veçantë, prej nga mund të thuhet se tretmani i status quo-së nëpër të cilën do të kalojë Perandoria Osmane nga Kongresi i Berlinit e deri te disfata nga Aleanca Ballkanike, do t’i shkojë për shtati asaj. Por, ditën që në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, do të shpallet pavarësia e Shqipërisë, Shqipëria Osmane dhe Shqipëria Evropiane, jo vetëm që nuk do të bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë më, siç kishte ndodhur për më shumë se tri decenie, por do të hyjnë në luftë me njëra-tjetrën, luftë kjo e pashmangshme, meqë ashtu dhe me të, nga brenda dhe më shumë nga jashtë, duhej të kundërshtoheshin realitetet e reja shoqërore dhe politike në të cilat ndodheshin shqiptarët, kur pas pesë shekujsh, u gjendën në atë udhëkryqin vendimtar që duhej t’i kthente në gjirin e qytetërimit perëndimor”, janë këto impresiono me të cilat në mënyrë koncize, me admirim dhe maturi shprehet në nismën e parathënies së librit të vet me titull “Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane”, historiani, albanologu, shkrimtari, publicisti dhe gazetari i mirënjohur kosovar, Jusuf Buxhovi. Librin në fjalë, redaktor i të cilit është Nazmi Rrahmani, redaktor teknik Enver Sylejmani, recensent Ramadan
Musliu, punues i kopertinës Salih Lutolli, e botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë në vitin 2010. U shtyp në shtypshkronjën “PROGRAF” në Prishtinë dhe përbëhet prej 595 faqesh. Brumin e lëndës të përfshirë në këtë libër, autori Jusuf Buxhovi e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në tri pjesë. Pjesën e parë “Shqiptarizmi midis islamizmit dhe osmanizmit” e ka ndarë në dy kapituj. Kapitulli i parë “Islamizmi dhe shqiptarizmi” është i sistemuar në 14 trajtesa shtjelluese, kurse kapitulli i dytë “Osmanizmi dhe shqiptarizmi”, në pesë trajtesa shtjelluese. Pjesa e dytë “Shfaqja e Shqipërisë Evropiane” parashtrohet në një kapitull (kapitulli i parë) “Konferenca e Londrës dhe pavarësia e Shqipërisë” dhe është i sistemuar në pesë trajtesa shtjelluese. Pjesa e tretë “Një projekt gjerman për Shqipërinë etnike” pasqyrohet përmes trajtesave shtjelluese: “Memorandumi për Shqipërinë” i shkruan nga Wilhelm Wied – Princ Vidi, nga mbarimi i vitit 1917, i mbetur si manuskript në Bibliotekën e Këlnit, Literatura dhe burime tjera, Shënime për autorin dhe Regjistri i emrave. Në vazhdim të parathënies, autori Buxhovi thekson: “Para se të fillojë lufta në mes dy Shqipërive në fjalë, është e domosdoshme të shpjegohet pse lindja e Shqipërisë Osmane, si projekt politik dhe Shqipëria Evropiane, si koncept ideologjik i nacionalizmit shqiptar, për shumë kohë ndërthureshin, dhe ndonëse me mjete të
KULTURË
ndryshme, luftonin drejt arritjes së të njëjtit qëllim, ndërsa në një kohë të caktuar erdhën para shpërputhjeve të papërballueshme, sa të luftojnë mes vete. Gama e këtij kundrimi shpjegon ndërlikueshmërinë e nacionalizmit shqiptar dhe të shqiptarizmit në ato rrethana, të cilat për të arritur shkallën e koncepteve kulturore, shoqërore dhe politike në përpëlitje e sipër, fillimisht i duhej një bashkëveprim taktik me islamizmin dhe me osmanizmin, ngacmimi i të cilave do ta vërë në binarët e një lëvizjeje të fuqishme, e cila do të përfundojë me pavarësinë kombëtare.” Në këtë bashkëveprim taktik dhe strategjik dhe njëherësh fërkim me këta faktorë të rëndësishëm, autori Buxhovi konfirmon se “ndeshja ishte e pashmangshme madje edhe e paraparë, po qe se aspekti kulturor-kombëtar do të mbetej jashtë dividentës së caktuar politike. Sepse, nacionalizmi shqiptar i cili mbështetej mbi gjuhën dhe jo rreth fesë, domosdoshmërisht do ta nxjerrë në pah në njërën anë identitetin kombëtar të shqiptarëve me rrënjë të qytetërimit perëndimor, dhe në anën tjetër vizionin afetar të identitetit kombëtar si me anë të miletit osman, me çka do të mundësohet edhe pozicionimi si entitet homogjen, që nënkuptonte
edhe tretmanin e pranimit të etnisë së tyre dhe ngritjes në shkallën e një vetëqeverisjeje autonome, të ngjashme me të tjerat, që ishin shfaqur nga koha e Krizës Lindore e tutje.” “Komponenti i dytë do të ketë rëndësi të veçantë, sepse mbi platformën e tij, nacionalizmi shqiptar, nga pozicionet e mundshme vetësqaruese identitare në raport me islamizmin dhe ombrellën e tij, që më vonë do ta marrë përsipër osmanizmi i xhonturqve (pasi që të ketë tejkaluar sprovën e vështirë të vetëdëshmimit kombëtar), do të kalojë në strategjinë e kërkesave për vetëqeverisje brenda një vilajeti të përbashkët nga katër sosh, ku ishin të shpërndarë (i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe i Janinës), gjithnjë në përbërje të Perandorisë Osmane, të cilat do të shfaqen nga koha e Kongresit të Berlinit, për të marrë forma të ndryshme si autonomi vetëqeverisëse dhe të ngjashme, që do të shihen edhe si shfaqje e Shqipërisë Osmane në truallin evropian, gjë që nxirrte në pah një strategji të caktuar politike të një spektri të gjerë, e cila do të shpinte pashmangshëm tek shteti i pavarur shqiptar”, veçon autori në këndvështrimin e vet studiues. Autori Buxhovi, më pastaj konstaton se “mundësia e shfaqjes së Shqipërisë Osmane, që kishte filluar
të projektohej jo vetëm brenda shqiptarëve, por edhe nga jashtë, veçmas nga Fuqitë e Mëdha (fillimisht nga Anglia, së cilës duhet njohur merita për shtruarjen e kësaj kërkese që nga vitit 1880, në mënyrë që në prill të vitit 1881, ajo t’i paraqitej zyrtarisht Konferencës së Ambasadorëve në Londër, e prej andej t’i shtrohet si kërkesë Portës së Lartë, në mënyrë që pastaj kjo të pranohej edhe nga Austro-Hungaria dhe vendet e Paktit Trepalësh) – përjashtohej apriori nga fqinjët e shqiptarëve (serbët, malaziasit, grekët dhe bullgarët) dhe mbështetësi i tyre kryesor Rusia, ndërkohë që refuzohej edhe nga Perandoria Osmane edhe atëherë kur dukej gjithnjë e më sheshazi se vetëm mbajtja e mëtutjeshme e shqiptarëve nën kurorën perandorake, mund t’ia zgjaste jetën në pjesën evropiane. Xhonturqit, edhe pse do të vijnë në pushtet me ndihmën e shqiptarëve dhe në saje të mbështetjes vendimtare që do t’u jepet në Kuvendin e Ferizajit të korrikut të vitit 1908, jo vetëm që atë do ta kundërshtojnë – nga shkaku i vetëm se modeli i Shqipërisë Osmane rrënonte konceptin e shtetit centralist mbi të cilin mbështeteshin dhe shpresonin se Perandoria Osmane mund të ruante vendin në radhën e fuqive botërore – por edhe do ta luftojnë me të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe ato ushtarake. Kjo do t’i detyrojë shqiptarët që t’u kthehen kryengritjeve të mëdha siç ishin ato të viteve 1910, 1911 dhe vendimtarja e vitit 1912, me epiqendër Kosovën, që bashkë me xhonturqit dhe qeverisjen e tyre do të rrënojnë edhe fanatizmin e osmanizmit dhe të centralizmit – si të vetmes mundësi mbijetimi për Perandorinë Osmane. Pranimi i Katërmbëdhjetë Pikave të Shkupit, të quajtura edhe si Memorandum i Hasan Prishtinës, praktikisht ia hapin dyert lindjes së Shqipërisë Osmane, pale se ajo fillimisht edhe mund të mos quhej si e tillë, por që pashmangshëm ndiqte atë kah dhe koncept, kur dihej se mbi çfarë platforme qëndronte ajo, e mbi të gjitha, kur kihej parasysh se emancipimi politik i shqiptarëve nuk mund të mbetej nën atë të popujve të tjerë të Ballkanit, të cilët kishin realizuar qëllimet e tyre.” (Vazhdon) E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
23
SOCIALE
Bujqësia në Malësi dhe bartja e problemeve të vjetra
Mungesa e tregut dh bujqësore shqetësim Veprimtaria bujqësore me kushte të volitshme dhe me mjete bashkëkohore të punës në trevën e Malësisë vazhdon vrullshëm nga viti në vit, por fatkeqësisht situata mbetet e njëjtë kur bëhet fjalë për grumbullimin e produkteve dhe tregut. Disa nga fermerët që janë më të mëdhenj, i kanë grumbulluesit e tyre të përhershëm, por pjesa tjetër nuk mund të thuhet që gëzon të njëjtin fat
Toni Ujkaj
Malësi – Bujqësia, sektor ky primar në trevën e Malësisë me të cilën merren pjesa dërrmuese e banorëve të kësaj zone, as këtë vit nuk ka shënuar ndonjë ndryshim pozitiv kur është fjala për të pasur një treg të sigurt dhe të qëndrueshëm në mënyrë që fermerët t’i shesin produktet e tyre. Nga viti në vit në këtë trevë, fermerët, qofshin të vegjël, të mesëm apo të mëdhenj, prodhojnë kultura bujqësore të cilat përveç në kuantitet, kanë dhe kualitet të lartë, siç shpeshherë janë vlerësuar nga specialistë të fushës përkatëse, të cilët siç kanë konstatuar se prodhimtaria e tyre mund të kishte qenë konkurrente përkrah fermerëve në rajon dhe më gjerë. Por, edhe krahas kësaj dhe pavarësisht punës së zellshme dhe me përkushtim të fermerëve në këtë sektor i cili është dhe kryesori në këtë trevë për burimin e të ardhurave, situata nuk është e volitshme dhe nuk favorizon fermerët e kësaj zone. Ata herë pas here kanë shprehur
24
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
shqetësimin e tyre për mungesën e një tregu të mirëfilltë dhe për mungesë të një shoqate bujqësore (kooperativë) e cila do të merrej me grumbullimin dhe blerjen e produkteve vendore. Gjithashtu, ata herë pas here shprehin indinjatën e tyre për çmimin e ultë që uu paguajnë grumbulluesit gjatë blerjes së produkteve të tyre bujqësore, të cilin fermerët në çdo
sezon shitjeje e kanë konsideruar si një çmim tejet të ultë dhe qesharak. Duke ju referuar këtyre shqetësimeve me të cilat ballafaqohen fermerët vite me radhë, disa nga ata, kanë paralajmëruar edhe protesta dhe në disa raste edhe bllokim të rrugës ndërkombëtare Tuz- Bozhaj, si shenjë e pakënaqësisë ndaj çmimit të ulët që ju japin grumbulluesit, por edhe për të tërhequr vëmend-
SOCIALE
he e kooperativave m i fermerëve jen se do të ishte koha të sigurohej një treg i gjerë për shitjen e produkteve vendore dhe të reduktohet importimi i produkteve nga jashtë. Ndërkaq, veprimtaria bujqësore me kushte të volitshme dhe me mjete bashkëkohore të punës në trevën e Malësisë vazhdon vrullshëm nga viti në vit, por fatkeqësisht situata mbetet e njëjtë kur bëhet fjalë për grumbullimin e produkteve dhe tregut. Disa nga fermerët që janë më të mëdhenj, i kanë grumbulluesit e tyre të përhershëm, por pjesa tjetër nuk mund të thuhet që gëzon të njëjtin fat. Krahas këtyre problematikave të cilat nga viti në vit mbeten aktuale për shumë fermerë, një shqetësim tjetër për shumë kultivues përbën edhe mos kompensimi i dëmeve të cilat i pëson prodhimtaria e tyre në raste përmbytjesh
ose fatkeqësish të tjera natyrore . Në raste të këtilla dëmi llogaritet në shifra kolosale, varësisht nga sasia dhe përmasat e tokës së punuar, mirëpo kompensimi që ju bëhet fermerëve me të holla ose përmes formave të tjera eventuale është minimal dhe i pamjaftueshëm ose mund të ketë aty- këtu mbështetje simbolike siç e kanë cilësuar shpeshherë fermerët. Duke shikuar këto problematika me të cilat vazhdon të ballafaqohet sektori i bujqësisë në trevën e Malësisë dekada me radhë, fermerët në shumë raste, kurdoherë që kam dialoguar me ta, kanë shprehur indinjatë aq të thellë saqë kam dëgjuar shumë nga ata teksa thoshin: “as lekët e investuara në prodhimtarinë e sivjetshme nuk i kam nxjerrë, madje kam hyrë edhe në deficit”.
“
Duke shikuar këto problematika me të cilat vazhdon të ballafaqohet sektori i bujqësisë në trevën e Malësisë dekada me radhë, fermerët në shumë raste, kurdoherë që kam dialoguar me ta, kanë shprehur indinjatë aq të thellë saqë kam dëgjuar shumë nga ata teksa thoshin: “as lekët e investuara në prodhimtarinë e sivjetshme nuk i kam nxjerrë, madje kam hyrë edhe në deficit”
Duke i shikuar dhe analizuar këto brenga të cilat i preokupojnë fermerët e kësaj zone nga viti në vit, do të ishte e udhës por dhe teje e domosdoshme që të iniciohen nisma konkrete për të krijuar ndonjë shoqatë kooperative në Malësi dhe të sigurohet një treg i qëndrueshëm në kuadër të tregjeve malazeze, më synim që edhe fermerëve të Malësisë, t’u krijohet mundësia që t’i sheshin produktet e tyre bujqësore dhe të mos u shkoj mundi “bosh”, të kenë më shumë subvencionime gjatë prodhimtarisë së tyre nga institucionet relevante dhe që prodhimtaria vendase të jenë epiqendër e tregjeve vendase.
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbrojtja e Tivarit e vitit 1878
Luftëtari nga Mëhalla e Re Gani Karamanaga
Tivari i është dorëzuar Malit të Zi në vitin 1878. Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878. Pas një muaji punimesh, Kongresi morri një varg vendimesh për rishikimin e Paqes së Shën Stefanit dhe për rregullimin e gjendjes në Ballkan. Morën pjesë Fuqitë e Mëdha: Britania e Madhe, Gjermania, Austro-Hungaria, Franca dhe Italia. Me vendimin e parë Malit të Zi i takonin Plava, Gucia, Podgorica dhe Tivari. Me intervenimin e Rusisë,
26
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Në ndihmë të komandantit të Tivarit Ibrahim Begut shkuan Selim Bushati komandën e Shaban Beg Shkodranit. Mosarritja në kohë e komandant A Serbisë dhe Malit të Zi Turqia obligohet që Malit të Zi t’ia dorëzojë edhe Ulqinin. Por, pati rezistencë të madhe prej popullit për dorëzimin e Ulqinit dhe Tivarit. Selim Zejnel Dervishi ishte 40-vjeçar, vullnetar prej Ulqinit në mbrojtjen e Tivarit në vitin 1878. … Kasabaja e Tivarit ka pasur rreth 600 shtëpi dhe ajo ndahej në dy pjesë;
pjesa e kalasë në të cilën jetonin tre mijë banorë dhe rrethina e saj. Në momentet e rënies së Tivarit nën Malin e Zi komandant dhe kajmakam i Tivarit ka qenë Ibrahim Begu prej Ajdinit (sot qytet në Turqi). Në momentet e sulmeve të ushtrisë malazeze, Tivari qëndron në mbrojtje për 59 ditë (dhjetor 1877 – 25 janar 1878) nën kanonadën e bombardimeve të pandërprera me 18 topa të mëdhenj. Në ndihmë të komandantit
KULTURË
“
Në luftën për mbrojtjen e Tivarit kanë mbetur të gjallë në kazerma 2600 pleq, gra e fëmijë; janë djegur 600 shtëpi; kanë mbetur 800 persona pa strehë; 200 persona janë plagosur; së bashku me 500 ushtarë të rregullt. Numri i dëshmorëve ka qenë 800 persona, pa i numëruar të vdekurit civilë
i nga paria e Tivarit së bashku me 200 luftëtarë vullnetarë nga Ulqini dhe 300 vullnetarë nga Shkodra nën Abdi Pashës me ushtri bëri që tivarasve t`u humbnin shpresat edhe pse qëndruan heroikisht deri në fund të Tivarit Ibrahim Begut shkuan Selim Bushati nga paria e Tivarit së bashku me 200 luftëtarë vullnetarë nga Ulqini dhe 300 vullnetarë nga Shkodra nën komandën e Shaban Beg Shkodranit. Mosarritja në kohë e komandant Abdi Pashës me ushtri bëri që Tivarasve t`ju humbnin shpresat, edhe pse qëndruan heroikisht deri në fund. Në luftën për mbrojtjen e Tivarit kanë mbetur të gjallë në kazerma 2600 pleq, gra e fëmijë; janë djegur 600
shtëpi; kanë mbetur 800 persona pa strehë; 200 persona janë plagosur; së bashku me 500 ushtarë të rregullt. Numri i dëshmorëve ka qenë 800 persona, pa i numëruar të vdekurit civilë. … Mbrojtësit qëndruan disa ditë, kurse lufta vazhdonte. Selimi tregoi trimëri të madhe , gjithmonë ishte në rendin e parë të luftës. Në një sulm të ushtrisë malazeze, Selimi më disa shokë luftuan gjoks më gjoks me armikun. Selimi
u plagos rëndë, e nxorën prej lufte dy shokët nga Tivari . Pas një kohe e transportuan me karrocë nëpër Peçuricë, Goranë e Pistullë deri në shtëpi në Mëhall të Re. Pas disa ditëve ndërroi jetë. Ai e dha jetën e vet për mbrojtjen e Tivarit . Por nuk qe i vetmi ulqinak. (Nga libri në dorëshkrim “Pazari i gjytetit”) E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
27
KULTURË
Libra të rinj
Roman mbi keqtrajtimin e gruas së pafat (Ibrahim Berjashi, Sheshi i tregut me gra, Botoi: “Art Club”, Ulqin, 2018)
Shkrimtari nga Kraja, Ibrahim Berjashi, i cili jeton dhe vepron në Ulqin, doli këto ditë para opinionin kulturor me një vepër të re letrare. Fjala është për romanin e tij të parë “Sheshi i tregut me gra”. Autori ka përzgjedhur një temë shumë aktuale dhe fatkeqe të mjediseve tona – persekutimin fizik, moral, shpirtëror, duke theksuar shitjen, prostitucionin, vrasjen e vajzave dhe grave të divorcuara. Romani është shkruar me një gjuhë të kapshme dhe personazhe të imagjinuara, të lidhura me ngjarje dhe
28
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
dukuri të keqtrajtimit të femrës shqiptare nga keqbërës dhe trafikantë. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi. Në ballinë figuron piktura e piktorit të ndjerë Rudi Goga me dedikim të posaçëm për këtë roman. Redaktor i librit është publicisti dhe kritiku i filmit Ali Salaj, ndërsa recensente shkrimtarja Farida Zmijani – Ramadani. Ibrahim Berjashi ka botuar deri më tash këto vepra letrare në prozë dhe
poezi, për të rritur dhe fëmijë: “Lule prej guri”, “E tej malësi e det”, “Veloret e bardha”, “Lundra e humbur”, “Orët e vetmisë”, “Floçka e liqenit”, “Dritaren lëre hapur” (Antologji e poezisë shqipe - bashkautor), “Ora e Rumisë”, “Gati u harruem”, “Sirena e liqenit” dhe “Kungulli ziliqar”. Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 130 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi. i. k.
KULTURË
Nesër mbrëma fillon edicioni i 26-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”
Tri mbrëmje të letërsisë së sotme shqipe
Nata e parë e edicionit të sivjetshëm do t’i kushtohet poetit, studiuesit dhe profesorit të ndjerë Basri Çapriqi në formën e një mbrëmjeje homazh. Dy netët tjera do të organizohen mbrëmje autoriale me shkrimtarët e ftuar - poeten dhe skenaristen Natasha Lako nga Shqipëria dhe poetin Salajdin Salihu nga Tetova (Maqedoni) Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 27-29 korrik 2018, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 26-të të manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”. Që prej këtij viti “Kalimera Poetike” ka marrë emrin e poetit të ndjerë Basri Çapriqi, prandaj nata e parë e edicionit të sivjetshëm do t’i kushtohet këtij autori në formën e një mbrëmjeje homazh. Dy netët tjera do të organizohen mbrëmje autoriale me shkrimtarët e ftuar - poeten dhe skenaristen Natasha Lako nga Shqipëria dhe poetin Salajdin Salihu nga Teto-
va (Maqedoni). Tash një çerek shekulli “Kalimera Poetike” tubon emrat më të njohur të letërsisë shqipe dhe letërsive të vendeve të tjera nga rajoni dhe bota. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët. “Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie
ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Që nga viti 2010, në kuadër të këtij manifestimi, përveç me shkrimtarë shqiptarë, janë organizuar mbrëmje autoriale edhe me shkrimtarë nga Mali i Zi, rajoni dhe më gjerë, duke bërë që “Kalimera Poetike” të shndërrohet në festival letrar me karakter rajonal dhe ndërkombëtar. “Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini është vendtakim i shkrimtarëve shqiptarë (Kohapress) dhe atyre nga rajoni.
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
29
KULTURË
Poezi Fiqret Mujeziqi
Princi i shkretëtirës nga deti në det nga mali në mal nga shkretëtira në shkretëtirë me një emër të huaj pasaportë të huaj fushave të blerta udhëtoj sikur të mos kishte ndodhur asgjë unë princi i shkretëtirës
Prodhim vendor Të gjitha në trup i kam të huaja: edhe këmishën edhe pallton edhe pantallonat këpucët, po se po, asgjë s’kam nga prodhimi vendor, edhe lëkura ime e huaj, vazhdimisht prodhon djersë të huaj, të ftohtë. Këtu jam në kërkim të karvanit tim, të mundur, të humbur, duke pritur të vjelat e prodhimit vendor në brigjet e një liqeni të huaj,
30
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
të ngrirë, larg, shumë larg, në acarin verior.
Kur yjet të ndezen Gjurmët e mija i fshiu vala e detit në ranën e Ulqinit, por një pjesë imja mbetet aty tek rrënja e ullirit, histori e shkruar në erë duke u valëvitur mbi plisin e bardhë të Rumisë, dëgjoni zhurmën time duke klithur në dorën e njeriut, dhe kur yjet të ndezen dhe rrezet urtë e butë, t’mbulojnë luginën e blertë, ashtu si një vajzë, drenushë që ëndrrën përkund në një natë të ngrohtë verore, le të pijnë nga përmbytjet e mia.
Pjata e hakmarrjes Ju mbështjellur me petkun e pushtetit, duke nxjerrë lekë nga xhepi i popullit, ashtu si naftëtarë të zellshëm që nxjerrin naftë, e kur xhepat e popullit të jenë boshatisur, shpërndajeni nëpër botë këtë popull të lodhur, duke e arratisur, fundi fundit ç’u duhet një popull që s’ka lekë
s’di t’mashtrojë, hapni dyer, kufij, ju që na sollët liri, demokraci, jemi ngopur nga dëshira për të qenë të lirë, sepse lirinë e bëtë copë duke e shqyer si kojotë, duke e mjelë si lopë, na e drodhët, na e hodhët, na vodhët: atdhedashurinë, lirinë, demokracinë; kur këto fjalë dëgjojmë kuptojmë se ju mendoni: hajninë poshtërsinë tradhtinë, JU klasë e pasur që s’kishte parë as gomar, sot shëtit me fuoristradëNE një popull i varfër që endet nga ambasada në ambasadë, për një vizë, për një punë, një kafshatë, ju të pasur ne të ngratë, duke bredhur rrugëve të botës, por as neve nuk na bëhet vonë, gjellën tonë të hakmarrjes do e shijojmë të ftohtë, servuar në pjatë, ndonjë ditë, ndoshta natë.
KULTURË
Ura e vjetër Ishte një urë e vjetër, mbi një lumë të thatë Që ujë s’kishte, por vetëm zallë. Kujtimet tona i futëm të gjithë n‘atë mur, Kur ecnim këmbëzbathur, gjuanim me gurë. Murin s’e gjejmë dot, ka humbur ajo urë, Dhe m’duket se s’kemi, për ta gjetur kurrë. Është zhdukur çdo gjurmë, mbi lumin pa ujë, Ndërsa vargu im, gjithnjë gjuan me gur.
Kur yjet shkëlqejnë Kur yjet shkëlqejnë mbi kokën e Rumisë unë për ty ëndërroj i shkruaj dashurisë atëherë qielli blu mbi Rumi shkrihet kujtoj buzëqeshjen
që në buzë tua shtrihet dhe kur muzgu mbulon kokën plis të bardhë për ty këndon një lahutë malësori Bega në male bijë e këtij trolli kurse vargu im ngre velat në barka të falemnderit për Ruminë sacra
Atdhe i tretur Atdheun e ngritëm mbi varret e të parëve varret i vodhën s’qajmë dot gjyshërit e vdekur me një djep në krah kërkojmë atdheun e tretur nëpër botë sorollatemi varret për t’i gjetur
Baladë Në vitin një mijë e nëntëqind
e pesëdhjetë e shtatë u lind një djalë me emrin Agim, ishte lajmëtar i lindjes së Diellit, në pyll këndonte, me drunj vallëzonte sëpatën kishte kitarë. Një ditë ende Dielli pa lindur në errësirë, ai humbi bishtin e sëpatës dhe u nis në kërkim, sot, rrugëve të New Yorkut, Arthur Avenue një burrë i moshuar kërkon pa pushim, bishtin e sëpatës që dikur kishte humbur djali Agim. E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
31
KULTURË
U hap edicioni i 31-të i Festivalit “Skena Verore”
Festë e bukur dhe e madhe e kulturës Ulqin – Për një muaj rresht, adhuruesit vendorë të kulturës dhe turistët në Ulqin do të kenë mundësi që të ndjekin programet e ndryshme kulturore në Festivalin “Skena Verore”, i cili këtë vit shënon 30-vjetorin e tij. Ai është hapur të enjten mbrëma, me një program të larmishëm, ku kanë marrë pjesë grupi koreografik nga Tirana, nën udhëheqjen e koreografit Albi Nako, aktorët Sllobodan Marunoviq dhe Simon Shkreli, sopranoja Gjylie Pelingu nën përcjelljen e pianistes Fatime Buzuku dhe grupi i instrumentistëve Ramazan Peku dhe Miron Peku në violinë dhe Ares Fani në kitarë. Në fjalën e hapjes, drejtori i Qendrës
32
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
së Kulturës, koreografi Musa Hoxha, ka thënë se gjatë viteve ky festival është rritur dhe publiku e ka ndjekur dhe duartrokitur. “Në këtë skenë kanë defiluar artistë të mëdhenj, ansamble dhe krijues jo vetëm nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova, por nga të gjitha vendet e rajonit si dhe nga vende të tjera”, ka thënë ai. Hoxha ka theksuar se kultura ka rol të rëndësishëm në promovimin e imazhit të Ulqinit. “Unë dhe bashkëpunëtorët e mi do të punojmë me përkushtim që ky Festival, që është festa jonë e bukur dhe e madhe, të bëhet ngjarja më e rëndësishme kulturore gjatë sezonit
turistik”, ka thënë ai, duke falënderuar për mbështetjen të gjithë donatorët e edicionit të sivjetshëm. Festivali “Skena Verore” është hapur nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili duke iu drejtuar publikut ka thënë se dëshiron që t’i kalojnë 30 net në një atmosferë shumë të bukur, të inspirohen prej artistëve të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 31-të të “Skenës Verore”. Festivali “Skena Verore” organizohet nga Qendra e Kulturës – Ulqin, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit, Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, Organizatës Turistike Ulqin dhe disa afaristëve të qytetit të Ulqinit. i. k.
KULTURË
Në mjediset e hotelit “Pallati Venezia” në Kalanë e Ulqinit
U hap ekspozita e artistëve ulqinakë Punimet e tyre në këtë ekspozitë i kanë paraqitur gjashtë artistë: Allmi Suka, Bilal Nikeziqi, Edin Kapllani, Mersiha Mavriq, Naser Hasa dhe Vahida Nimanbegu Ulqin – Gjashtë artistë nga Ulqini kanë prezantuar punimet e tyre në ekspozitën e artistëve ulqinakë, e cila është hapur të martën e kaluar në Sheshin e Servantesit, në mjediset e hotelit “Pallati Venezia” në Kalanë e Ulqinit. Punimet e tyre në këtë ekspozitë i kanë paraqitur gjashtë artistë: Allmi Suka, Bilal Nikeziqi, Edin Kapllani, Mersiha Mavriq, Naser Hasa dhe Vahida Nimanbegu.
Ekspozitën e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiqi, i cili e ka vlerësuar këtë si ngjarje të rëndësishme në kuadër të aktiviteteve kulturore që po zhvillohen gjatë sezonit veror në qytetin e Ulqinit. “E vlerësoj lart këtë ekspozitë dhe mendoj se ajo përcjell nivelet bashkëkohore të mjeshtërve tanë, të cilët unë i uroj dhe i falënderoj për punën e tyre”, është shpre-
hur ai. Nrekiq ka premtuar mbështetje për aktivitetet e ndryshme kulturore, duke thënë se pushteti vendor do t’i intensifikojë veprimtaritë e tilla për artistët e talentuar nga Ulqini dhe vende të tjera. Ekspozita e artistëve ulqinakë është organizuar nga Hoteli “Pallati Venezia”. i. k. E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
33
MOZAIK
Lidhja Demokratike Shqiptare
Mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor Kryetar i LDSH-së në mandatin katërvjeçar u zgjodhen Z. Nikollë Camaj, nënkryetarë u emëruan Z. Asdren Çelaj dhe Ali Daci, kurse sekretar i përgjithshëm i partisë u emërua Z. Vasel Berishaj Tuz – Lidhja Demokratike Shqiptare ka mbajtur Kuvendin e Rregullt Zgjedhor në të cilin me prezencë të delegatëve dhe të simpatizuesve partiakë nga Malësia dhe trevat e tjera shqiptare në Mal të Z dhe të të ftuarve nga Alternativa Shqiptare, u emërua kryetari i kësaj partie, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i saj. Pas intonimit të himnit kombëtar dhe pas verifikimit të kuorumit i cili qe i mjaftueshëm për të zhvilluar seancën, në prani të 77 delegatëve të pranishëm nga 105 sa kanë qenë të ftuar, Këshilli për Organizim të Kuvendit emëroi katër delegatë të cilët e udhëhoqën këtë kuvend zgjedhor deri në mbarim të punës së tij. Fillimisht, Lidhja Demokratike Shqiptare me shumicë votash miratoi Rregulloren e Punës të Kuvendit Zgjedhor. Ndërkohë, ky kuvend pas emërimit të forumeve punuese të përbërë nga komisioni verifikues, komisioni kandidues dhe nga Komisioni Zgjedhor, të përbëra nga anëtarë nga treva e Malësisë, Plavës dhe Rozhajës, të cilët propozuan kandidatin e tyre, me shumicë votash të delegatëve, kryetar i LDSH-së në mandatin katërvjeçar u emërua Z. Nikollë Camaj i cili nuk kishte kundërkandidat, nënkryetarë u emëruan Z. Asdren Çelaj dhe Ali Daci kurse sekretar i përgjithshëm i partisë u emërua Z. Vasel Berishaj. Kuvendi Zgjedhor i LDSHsë gjithashtu miratoi listën e anëtarëve të kryesisë së partisë, të përbërë prej 19 anëtarësh. Ndërkaq, kryetari i sapo emëruar legji-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 26 KORRIK 2018
tim i kësaj partie Z. Nikollë Camaj, në fjalën e rastit falënderoi të gjithë delegatët dhe mbështetësit partiakë duke thënë se në këtë mënyrë kurorëzuan një obligim statutor partiak. “Ne nuk arritëm që ish- kryetarin e kësaj partie ta nxisim të bëjë këtë që bëmë ne sot, ta mbajmë kuvendin që të mund të dalim në zgjedhje me legjitimitet. Partia që nuk bën kuvend pas një viti pasi që i përfundon mandati, ajo nuk mund të dalë më në zgjedhje. Ne duke mos pasur mundësi të dalim në zgjedhje, vendosëm ta kryejmë këtë obligim legjitim. Subjekti ynë politik mbështetet në vlerat të cilat i ka themeluar gjatë viteve të 90-ta por që kjo rrugë kërkon miq të rinj për të zgjidhur çështje të cilat janë grumbulluar. Ne si strukturë politike së bashku me mbështetësit tonë kemi inspirim dhe motivimin që t’i shërbejmë diçkaje që është lëvizje kombëtare dhe jo interesa individësh a grupacionesh të ndryshme të interesit. Unë si kryetar i zgjedhur i kësaj partie zotohem para jush se kjo parti do të respektojë atë që kemi votuar sot e që është statusi i punës”, u shpreh Camaj. Në të njëjtën kohë, u lexua dhe deklarata politike e kësaj partie, e cila në fund edhe u miratua nga ku-
vendi partiak, e ku ndër të tjera thuhet se: “Lidhja Demokratike Shqiptare u mbetet besnike parimeve themelore të veprimtarisë së përgjithshme politike që i ka themelet në lëvizjen e përgjithshme, në organizimin e parë politik të shqiptarëve në Malin e Zi në vitet e 90-ta, e që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe avancimin e të drejtave dhe interesave kombëtare për popullatën shqiptare në Mal të Zi”. Ndërkaq, në kuadër të Kuvendit Zgjedhor, Lidhja Demokratike Shqiptare me vota unanime ka emëruar 15 anëtarë të kryesisë të Këshillit Komunal të Malësisë të kryesuar nga kryetari, Ivan Ivanaj, i cili në fund të përfundimit të punës së këtij kuvendi falënderoi të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur, duke u zotuar se do të punojë në të mirë të çështjes së avancimit të interesave të popullit. t. u.
MOZAIK
Formohet shoqata humanitare „Miqtë“ me seli në Hamburg të Gjermanisë
Shoqatë që do të ndihmojë fëmijët e Malit të Zi dhe Kosovës Gjatë kësaj jave në vizitë pune në Plavë,Guci dhe në Rozhajë ishin Herbert Pubans dhe Christel Pubans, të cilët janë bashkëdrejtues të kësaj shoqate . Në Rozhajë ata i ka pritur drejtori i Shkollës Fillore „Dacaj „ z.Haxhi Lajçi i cili pastaj me kërkesën e tyre kanë vizituar çerdhen e fëmijëve „Boshko Buha „në Rozhajë. Aty kanë parë çerdhen e fëmijëve dhe janë njoftuar për së afërmi me kushtet e punës të këtij Instititucionit parashkollor .Drejtoresha e këtij institucioni Meska Kajeviq mysafirët nga Gjermania i ka njoftuar me inicijativën të cilën e ka marrë drejtori i shkollës Z.Haxhi Lajçi, i cili së bashku më këshillin e prindërve të shkollës fillore kanë kërkuar hapjen e grupit parashkollor edhe për fëmijët shqiptarë të kësaj ane, të cilët për shkak të mungesës së lokalit deri tani nuk kanë pasur mundësi për të ndjekur edukimin parashkollor ,siç ndjekin shumica e fëmijëve të këtij qyteti dhe gati në të
gjithë vendin kudo në Mal të Zi. Zotërinjtë ,burrë dhe grua,Hebert Pubans dhe Christel Pubans në bashkëpunim edhe me anëtarët e shumtë të njerëzve humanë në Gjermani kanë dhënë fjalën se do të ndihmojnë finasiarisht dhe moralisht hapjen e kësaj çerdheje sa më parë që do të jetë e mundshme. Prandaj mbesin me shpresë se drejtoresha e Çerdhes Znj. Meska Kajeviq do të marrë dritën jeshile nga Ministria e Arsimit për hapjen kësaj çerdhe dhe punësimin e edukatorës e cila do të uhëheqë grupin e 15 fëmijëve shqiptarë të Rozhajës, duke filluar nga mosha 3 vjeçare ,mundësisht nga muaji shtator i këtij viti shkollor . Duhet theksuar se një vit më parë me incijativën e zotrinjve Ahmet Ibrahimaj dhe Herbert Pubans nga qyteti i Hamburgut të Gjermanisë patën vendosur se do të ndihmojnë fëmijët e çerdheve dhe të shkollave në Mal
të Zi dhe në Kosovë. Duhet theksduar se këtë iniciativë fillimisht e kanë përkrahur dhe punuar zotrinjtë Haxhi Lajçi dhe Tahir Gjonbalaj , të cilët ju ndanë ndihma të konsiderueshme me materiale shkollore çerdheve të Gucisë ,Plavës ,Rozhajës si dhe shkollës fillore në „Dacaj“ ,ndihma të cilat i kishin mblerdhur disa nga individët dhe organizata nga Hanburgu me rrethina në Gjermani ... Herbert dhe Christel Pubans kanë falënderuar pamasë mikpritjen e cila ju është bërë këtyre gjatë vizitës që kanë bërë në Ulqin,Plavë , Guci dhe në Rozhajë dhe se në të vërtetë do të jenë gjatë gjithë jetës „Miqtë“ e Malit të zi dhe të Kosovës ! Ata pas vizitës së punës që kanë pasur në Mal të zi kanë vazhduar udhëtimin e tyre zyrtarë për në Kosovë për të takuar edhe atje veprimtarët dhe fëmijët e asja ane . (Kohapress) E ENJTE, 26 KORRIK 2018
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 26 korrik 2018
Viti XVll Numër 824 Çmimi 0,50
dhe Mungesa e tregut rëve e shqetësimi i ferm ISSN 1800-5696
Fisi i Triepshit në vështrimin e Robert Elsit
Luftëtari nga Mëhalla e Re